Mos njefsh e mos pafsh!
Ajo që pam e dëgjuam dje në Kuvendn e Kosovës, kur u zgjodh Qeveria Kurti, nuk i ngjante një Kuvendi e as Ode të Burrave.
Mjerisht ato që folën dy liderët e dy partive të majta, Kadri Veseli e Fatmir Lima, ishin kërcnime direkte kundër Liderit të Vetëvendosjes, tash kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.
Komandant pamuki alias komandant Leshi
Fatmir Lima, kur iku apo e përzuri Hashim Thaç nga PDK-ja, vendasi dhe bashkëkrahinori, Isni Kilaj e quante ”Komandant Pamuki”, ”Komandant Leshi”, duke ia mohuar ato që ai ia atribuonte vehtes, si ”Komandant Qeliku”, për nder të vëllait, Demirit 1*).
Fatmiri, menxi hyri në ”Kuvend”, e tash sillet sikur princ e perandor, duke përdorur fjalë që as rrugaqët nëpër rrugët e bazenin e Bajës nuk i thonë.
Fatmir, pse vjell vrer kundër Albinit dhe Qeverisë?
Albini i ka fitua votat nga populli dhe është lider i dashur nga mërgimtarët ndërsa ti je ndër më të kompromituarit, më të korruptuarit. Po të kishe dy gisht ”ftyrë”, ti do të ikshe edhe nga Kosova, jo veç nga ”Parlamenti” nga ”Malisheva” e nga Prishtina.
Ti bashkë me Shpendin, që nuk ishte tjetër, veç si një pulë, e tash bë ”gjeraqinë” u nisët për në Bruksel për ”llafe” me Serbinë. Të dytë muarët përgjigje nga votuesit por ti e mbushe ”pushkën” me barut ”të thatë” e Behgjeti, duqit me pare dhe hytë me zor në parlament (…dhament, shën. imi).
Pse Fatmir, nuk ”e mate” vehten, me dalë si parti e vetme në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pa Behgjetin, sikurse LDK-ja e Vetëvendosja?
Edhe ”psd-ja” me Shpendin kryetar, e mori përgjigjen e merituar.
Fatmir, ti drejtëpërdrejt iu drejtove Albinit në vend se të japësh ide e ”këshilla” (se si të vidhet) se si të qeveriset, me gishtin tregues, edhe ashtu e fundose dhe ”shkrive” qelikun.
Ai gishti yt, i Kadriut dhe disa grave ”e burrave”, ma kujtuat kohën e Sllobadan Millosheviqit kur iu tha serbëv në Fushë Kosovë ”Asnjë kime nga kryet (kreja, koka) s`ka me ju mungua”.
Ju ”komandantët” e leshit, më mirë do të ishte që të pushoni në shtëpitë përmirësuese e ato korrektuese në …. Dubravë e në Lipjan.
Fatmir, ju keni frigë nga Albini, sikur dreqi nga drita.
Ju pushtetin gjithsesi e keni humbur por duhet ta k`theni edhe pasurinë e vjedhur.
Po Kadri Veseli?
Edhe Kadriun e kishte marrë malli me u shfry kundër Albinit e kundër LDK-së sikur deri më tash e paska pas pengua ”Kumona e kryekuvendarit” e nuk ka mundur të flas.
Mungoi veç edhe … një ”komandant”, ai i Dukagjinit.
Nuk e lan keq as gratë nga partia ”demokrotike”e aak-ja.
Ganja nga Drenica veç sa nuk e ”ngalati” Albinin, me dy flamuj ”lara-lara” ia vendosi në gjoks.
Eh moj Ganë, ”lumja” Drenica për ty, çka ka qit ”n`fis t`huej” he medet.
Një mjeke humaniste e aak-së, Time Kadria, iu bashkua turmës së ”mizave” që ishin ”ranis” për ”krushqi” .
Ndërsa Hajredin Pasha na tha ate që (s`)duhej thënë: ”opozita ka dna-në e uçk-së.
Sa mirë, që juristi e ”profesori” i juridikut paska marrë rrolin edhe të mjekëve, mjeko ligjor.
”O njerëz” të pdk-së, aak-së e të nismës, që i ka ditët e numëruara, më keq se ju, as shtetet e Amerikës Latine, me drogë e as ato të Afrikës Qendrore me korrupcion nuk qeverisin më keq se sa ju.
Ata marrin ”yrrnek” nga ju.
Pasuria e juaj, është e vjedhur, pasuria e të gjithëve, pa përjashtim.
Cili nga ju merr më shumë qira nga godinat që i keni dhënë qesim?
Për ”komandant” remin, u tha se ka marrë disa miliona (200 milion euro qira nga Vala).
Është Albini dhe ky koalicion që ndoshta do të ngjall shpresat për at popull të mjerë.
Shpresa (nuk) vdes e fundit.
Me juve, Fatmir, Kadri, Ramush, Hashim e ”komandantë” të tjerë, që e keni vrarë shpresën e popullit, por ende ka ymyd, jo me juve por me Qeverinë e Re, me Albin Kurtin, kryeministër, me Anton Çunin, Ministër i Mbrojtjes dhe me …. Vjosën, kryekuvendare, sikur Anton Çetta, Kryeplaku i Kryeplqeqëve.
Për fund një anekdotë drenice.
Burrat tanë i hanë edhe baglat
Një nuse kur hyn për herë të parë në Magje, diku në fshat të Drenicës, frigohej se po i dalin bukët e liga e kunata më e madhe ia hjek ”tuten” duke i thënë: ”Hajt mos ki gajle se burrave tonë, bagla me iu qit, i hanë”
”Komandantë”, ju jo bagla, por edhe …i keni dhënë me hëngër këti populli e ai kësaj radhe tha: -Hajeni ju! Enver Hoxha, kallamoqin e mykt që as thive, nuk iu kanë qit, (popullit e) fshatarësisë iu ka nda me hëngër.
Këto që iu ngjeha juve, jam i sigurt se Albin Kurti, nuk do ti bëjë.
Cili ”komandant”, që nga ”Komandant Qorri”, në Kaqanik …. E kryatar komuanash të ”katillës” në Llap, Llapushë, Dukagjin e Drenicë nuk është i dyshuar, natyrisht nga organet, që ju i udhëhiqnit?
Se ka pasur dobësi Albini, ”pajtohem” por me vjedhur e me vra kundërshtarë politik, askush s`mund ta drejtoj gishtin nga Ai.
1*) Demir, nga turq. Dmth, qelik, hekur.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 4 shkurt 2020