VOAL

VOAL

Deputeti i VV: Presidentit do t’ia dërgojmë emrin e mandatarit pas pandemisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se partia e tij do t’ia përcjellë emrin e mandatarit të ri presidentit në një kohë të përshtatshme.

Bajqinovci deklaroi se këmbëngulja e presidentit Thaçi është e panevojshme në këtë kohë dhe se emrin do ia dërgojnë pasi të kalon pandemia.

“Në letrën e fundit që i ka dërguar kryeministri Kurti presidentit Thaçi nuk ka thënë se nuk do i dërgoj emrin por se në një kohë të përshtatshme do i dërgohet emri. Duke e pa pandeminë në gjithë botën presidenti merret me mandatarin e ri, e kemi sqaruar se në një kohë të përshtatme do e dërgojmë emrin kur të kaloj pandemia”, tha ai në Klan Kosova.

“Edhe luftrat janë ndalë kemi vende nëpër botë që pozitë-opozitë janë bërë bashkë kundër koronavirusit, ndërsa Presidenti kërkon me bë mandatarin e ri, kemi zgjedhje deri në shkuarjen në zgjedhje e kemi Qeverinë në detyrë”, deklaroi Bajqinovci.

Bajqinovci theksoi se Qeveria në detyrë është duke bërë punë të mirë dhe se nuk ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve pas pandemisë.

“Pas mocionit të mosbesimit vendi shkon në zgjedhje, duke iu referuar Arsim Bajramit si hartues i Kushtetutës së Kosovës. Me nenin 95 shkojmë në zgjedhje, kalon pandemia dalim e matemi”.

“Nëse nuk ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve”.

Bajqinovci mes tjerash deklaroi se Qeveria Kurti është rrëzuar nga frika pas miratimit dhe zbatimit të ligjeve antimafia.

“Kurti nuk e ka kundërshtu dialogun, kjo Qeveri është rrëzu për shkaqe të ndryshme e konkretisht kur kanë ardh ligjet antimafia të kalojnë nëpër Kuvend, njerëzit aty janë frikësu dhe kanë tentu me çdo kusht me rrëzu këtë Qeveri”.

Bajqinovci tha se në zgjedhjet e ardhshme partner do të kenë qytetarët.

“Partner i preferuar tani nuk mund të them se kush është pasiqë është herët, partneri kryesor i joni do të jetë qytetari pasiqë ndoshta nuk do të kemi nevojë për partner koalicioni”.

GJYKATA KUSHTETUESE E BËRI LECKË KUSHTETUTËN!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kushtetuta e Kosovës është njera ndër kushtetuta më të mira në Evropë e me gjerë.Por,kjo kushtetut qe sa vite,e sidomos në këtë vitë ka ra në hall te madh.Kësaj kushtetute i madh e i vogël, bariu dhe akademiku,gazetari, opinionisti dhe politikani ia kanë mesy ku secili ne menyrën e vetë donë ta intërpetoi.
Pra,këte kushtetutë e kanë msy si çakejt nga te gjtha anët,po donë me ja nxjerr shprtin.I madh e i vogël qe nga Presidenti e deri te pastruesi sot po merrën me kushtetutën,me interpetimin e saj.
Sejcili prej tyre këtë kushtetutë e interpeton sipas qejfit dhe deshirës së tij dhe interesit të partisë së tij.Për te njetët nene jipen interpetime të ndryshme siku kushtetuta ti kishte 100 dyrë për dalje e hyrje.
E bënë leckë,paqavër kushtetutën më interpetime te ndryshme,e rrall kush e thotë dhe vepron ashtu siç thotë kushtetuta.Duke e interpetuar kushtetutën njerezit e thjeshtë,politikan dhe pushtetar partitë politike janë në luftë më njeri tjetrin,se kush ka te drejtë e kush jo.Qohet edhe njeriu i thjeshtë mbas edhe çobani qe dy fije nuk i ka me kushtetutën e interpeton sipas qaejfit,bile i kundërvehet edhe akademikut,profesorit qe për shumë vite e ligjeron ne Universitet Kushjtetutën, gadi qe si thotë ti nuk dinë gjë.
Nuk është për tu çuditë ndaj atyre qe ia futin kot duke e intërpetuar kushtetutn,por është shumë e quditeshme kur edhe vetë Gjykata Kushtetuese për te njejtën materie jepë interpetime të ndryshme për te jejtën çështje,sipas urëdhave të te forteve në politik,sepse ata i kanë vendosë në gjykatë jo më meritën e tyre por sipas interesave te politikës qe te luajn lojën e djallit me kushtetutën.
E kanë bërë kushtetutën si një leckë.Është për tu vajtu.Mjerim.
Kjo është e turpshme,skandaloze qe te jepë më kuptu se jo Kushtetuta,por gjykata kushtetuese është e kapur dhe e zapueme nga klanet e ndryshme mafioze e politike qe sa vite vrajnë e këthejellin në këtë Kosovën tonë shumë te pëvuajtur.
Deri kur kështu,një zot e dinë.

Politizimi i pandemisë nga virusët politikë! – Nga Florim Zeqa

 

Dështimi i seancës së djeshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Koosvës ndodhi për dy arsye; për shkak të mungesës së deputetëve të LVV-së dhe për shkak të tërheqjes së PDK-së nga propozimi i saj për pakon emergjente.

Siq dihet seanca e Kuvendit ishte thirrur me kërkesën e PDK-së për debat parlamentar për “Pakon Emergjente”, të cilën tentuan ta kthejnë në mocion për nxjerrjen e dy projektligjeve; për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe pakon emergjente financiare prej 320 milion eurosh, gjë të cilën e kundërshtoi kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duke e arsyetuar me rregulloren e Kuvendit dhe komentarin e Kushtetutës si pengesë për futjen e mocionit të PDK-së në rend të ditës, të cilët më pas u tërhoqën nga propozimi dhe seanca u mbyll pa debat parlamentar.

Ndodhi ashtu siq e kisha cekur në shkrimin “Përballja e parë LVV-PLAN” të datës 13.04.2020; “Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme e Kuvendit, për shkak se aq të paparashikueshëm janë bërë politikanët kosovarë, saqë nuk ju besohet më për asgjë!”.
Mungesa e deputetëve të LVV-së doli jashtë parashikimit tim, jo pse nuk e kisha menduar këtë, por pse nuk doja të besoja që LVV-ja do ta merrë një vendim të tillë për ikje nga përballja në Kuvend.
Ikjet nga debati paralmentar nuk janë praktika të subjekteve të hapura që pretendojnë ndryshimet politike dhe reformat substanciale, e aq më pak të subjekti që deri më sot nuk i ka ikur asnjë debati në kuvend!

Anashkalimi apo më mirë të themi, injorimi i institucionit më të lartë në vend, siq është Kuvendi i Republikë së Kosovës, si organi i parë dhe më i lartë i republikës parlamentare nga një qeveri e shkarkuar paraqet përmbysje të rendit kushtetues në vend.

Në anën tjetër, tendenca e PDK-së për futjen e mocionit në rend të ditës së seancës së djeshme në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, paraqet tendencën antikushtetuese të marrjes së kompetencave të qeverisë në detyrë, gjegjësisht tendencës për krijimin e një qeverie nën hije, ngjashëm siq kishte vepruar gjatë qeverisjes LDK-AAK në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Koha nëpër të cilën po kalojmë, nën kërcënimin e pandemisë botërore të “Covid-19”, i bënë të pa pranueshme fiskulturat politike dhe manipulimet e kësaj klase të papërgjegjshme politike me opinionin publik, kinse në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Përhapja e “Covid-19” dhe dualizmi i veprimeve politike të bartësve të institucioneve shtetërore dhe mos koordinimi i liderëve shtetërorë, e rrezikon akoma më shumë jetën e qytetarëve, të cilët nuk e kanë të qartë se çfarë realisht është duke ndodhur në vendin tonë.
Kështu po ndodhë në vendin e paradokseve të mëdha, për shkak të politizimit të virusit “Covid-19” nga virusët politikë, që fatkeqësisht janë me bollëk në vendin tonë.

Përderisa shkaktimi i krizës qeveritare erdhi nga mosmenaxhimi i mirë i situatës së parë konfliktuoze nga ana e kryeministrit Kurti, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së shpresës në kohë pandemie ishte skenarë dhe produkt i virusëve politikë që thyen shpresat e qytetarëve dhe rrezikuan të ardhmen e shtetit.
Sikurse mocioni i mosbesimit ndaj partnerit qeverisës në kohë pandemie, ashtu edhe kthimi në shtratin e PAN-it do të jenë vetëvrasje politike për LDK-në!

Përplasja e ashpër e kryeparlamentares Vjosa Osmani me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, e dëshmon situatën shpërthyese brenda LDK-së, shkaku i prishjes së koalicionit me LVV-në dhe gatishmërisë për koalicionin e ri qeverisës me partitë e PAN-it.

Bazuar në përhapjen e deritanishme të “Covid-19” në Kosovë, jam thellësisht i bindur që Kosova do të kalojë më lehtë dhe më mirë nga kjo pandemi sesa të gjitha vendet e rajonit, por do ta ketë shumë të vështirë të lirohet nga virusët politikë që po ia gërryejnë shpirtin Kosovës tani e dy dekada pa ndërprerë.

Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi në Kosovë

Prishtinë

Ka ndërruar jetë një 69-vjeçar nga Suhareka, i infektuar me koronavirus, njoftoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

I sëmuri ishte në mjekim intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Kjo është viktima e nëntë në Kosovë, që ka pësuar pas infektimit me koronavirus.

Aktualisht në Klinikën Infektive bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 53 raste pozitive me koronavirus, 39 prej të cilave janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Tre pacientë mbesin në gjendje kritike, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Që nga shfaqja e rastit të parë në Kosovë, më 13 mars, 387 persona kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, ndërsa 69 kanë pasur sukses në shërim. rel

Kryetarët e komunave në veri informojnë publikun për masat e reja

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës në një konferencë për shtyp, më 15 prill, 2020. Nga e majta: Zoran Todiq, Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Srgjan Vuloviq.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ku jeton shumica e popullatës serbe, përmes një konference për shtyp, informuan publikun lokal për masat e reja, të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, tha se masat e reja, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, vlejnë gjithashtu për të gjitha komunat në veri: Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët e Kosovës mund të dalin nga shtëpitë vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe varet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për qytetarët tanë që posedojnë letërnjoftime të lëshuara nga autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë, është se leja e lëvizjes për ta përcaktohet në bazë të numrit të fundit në letërnjoftim ose pasaportë”, tha Rakiq.

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, është e ndaluar lëvizja me një person tjetër, përveç me personat me aftësi të kufizuara ose ata nën moshën 16 vjeç.

Personat mbi 65 vjeç këshillohen të mos dalin jashtë.

Rakiq po ashtu falënderoi shtetin e Serbisë dhe Zyrën për Kosovën atje për, siç tha, ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes në të gjitha nivelet – nga ekipet mjekësore deri te pajisjet mbrojtëse, ilaçet dhe dezinfektuesit.

Në gjithë territorin e Kosovës, aktualisht janë të konfirmuara 387 raste të të infektuarve me koronavirus; nëntë pacientë kanë vdekur, ndërsa 69 janë shëruar. rel

Roli i SHBA në rrëzimin e qeverisë, Kurti: U akuzova si antiamerikan, pata mospajtime me Grenell

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për prestigjiozen britanike ”The Economist” ka folur për rolin e SHBA dhe Hashim Thaçit në rrëzimin e qeverisë së tij dhe përplasjet e me të dërguarin e posaçëm Richard Grenell.

Kurti thotë se u akuzua si antiamerikan për shkak të përplasjeve me Grenell jo për marrëveshjen me Serbinë, por për përmbajtjen e saj.

Kreu i LVV tha se nuk e konsideronte që përplasjet me Grenell do të kishin rëndësi të madhe por sipas tij doli që kishte duke nënkuptuar këtu edhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Ata më akuzuan si antiamerikan sepse në këtë pikë nuk u pajtova me ambasadorin Grenell. Kështu që, unë u pajtova me ambasadorin Grenell që duhet të kemi një marrëveshje me Serbinë, se një energji e re është e nevojshme, por atëherë kur bëhet fjalë për përmbajtjen e marrëveshjes, ne patëm mospajtime. Nuk e konsideroja që ky mospajtim duhet të kishte një rëndësi kaq të madhe, por doli të ishte i tillë.”- tha Kurti. bw

Tri gafet e kryeministrit! – Nga Florim Zeqa

 

Në konferencën e mbrëmjes e së dieles së 12 prillit, kryeministri i vendit u shpërfaq në mënyrën më të keqe të mundshme me dy gafe paradoksale.

Gafi i parë, edhe pse Kosova është shtet laik, kryeministri e zgjodhi kohën e “ezanit” për konferencë shtypi. Koinçidencë apo rastësi, ndërprerja e konferencës dhe të qëndruarit gatitu gjatë interpretimit të “ezanit” nga ana e kryeministrit Kurti, ka lënë shije të keqe tek shqiptarët dhe të qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Gafi i dytë i kryeministrit Kurti ka të bëjë me thirrjen publike për ndihmë nga Diaspora në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Janë të rregulluara me ligj format e grumbullimit të mjeteve financiare nga qeveria, siq janë; taksat ligjore, grumbullimi i mjeteve nga doganat, kreditë në bankat vendore dhe ndërkombëtare, donacionet dhe huatë publike, etj, por jo hapje të fondeve private në formën e fondeve të luftës (“3%-shit” dhe “Fondit Vendlindja thërret”), të cilat tingëllojnë tepër keq tek mërgimtarët e viteve të ’90-ta, paratë e të cilëve asnjëherë nuk përfunduan në destinacionet e duhura por në xhepat e hajdutëve dhe mashtruesve, milionerëve të sotëm të skenës politike.

Pikërisht janë abuzimet që kanë ndodhur me fondet e luftës, aktorët e të cilave akoma janë në skenën politike e që kanë ndikuar në humbjen e besimit të mërgatës për të ndihmuar në këto ditë vështira që po kalon vendi.

Mergimtarët do e gjejnë mënyrën për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës edhe në këto ditë të vështira pandemie, ashtu siq e ndihmuan për këto dy dekada rresht, pra mergimtarët duke i ndihmuar familjet e veta në Kosovë i ndihmojnë edhe familjet tjera, për arsye se, secila familje e mërgimtarëve do t’i ndihmojë familjet tjera që kanë nevojë sikuurse në vitet e ’90-ta në formën e aksionit popullor “Familja ndihmon Famlijen”.

Edhe po qëse kërkesa e Kurtit të jetë vullnetmirë, në momentin kur e kërkoj ndihmën e Diasporës, situata në krejt Kosovën ishte e menaxhueshme nga një komunë e vogël siq është Klina ime zemërmadhe, prandaj është e pajustifikueshme dhe si e tillë ngritë dyshimet për tendencën për abuzim me mërgatën tonë.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur i njëjti kryeministër ditë më parë deklaroj; “Ju nuk po mundeni me ardhë për këto pushime në Kosovë, por ju kisha lutur që ato para që i keni ndarë për kafshatën e fëmijëve të juaj, për këto pushime, edhe mos të ardhëshit, ju paratë dërgoni”!

I njëjti kryeministër, nga shfaqja e “Covid-19” e deri më tani nuk e ka treguar as interesim minimal për gjëndjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës në shtetet evro-perëndimore.
Prandaj kërkesa për ndihmë nga mërgata jonë në këto rrethana është jo humane, plotësisht e pajustifikueshme dhe e jashtëligjshme, abuzim dhe keqpërdorim i pozitës së kryeministrit.

Jo vetëm Albin Kurti, por të gjithë politikanët tjerë, duhet ta kenë të qartë, se mërgimtarët nuk mashtrohen më me improvizime krizash artificiale dhe vajtime qyqare të atyre që nuk janë të zotët të qeverisin me vendin.

Gafi i tretë janë masat e mbrëmshme frikësuese të kryeministrit, të lansuara jashtëligjshëm përmes ministrit të shëndetësisë, thuajse Kosova është në gjëndje të jashtëzakonshme.

Duke i analizuar një nga një masat kufizuese, shihet qartë se ato janë kopje ekzakte e masave ndëshkimore që qeveria italiane i kishte aplikuar tre javë më parë në pikun e situatës alarmante. Sikurse masat kufizuese, ashtu edhe ato ndëshkimore janë të njëjtat edhe përkundër standardit ekonomik pakrahasimisht të ulët që është në Kosovë. Dallimi qëndron tek lëvizja njëorëse e qytetarëve sipas numrave personal, shpikje kjo e kryeministrit apo e ndonjë këshilltari “pragmatik”.

Masat e mbrëmshme kufizuese dhe ndëshkimore janë aplikim faktik i gjëndjes së jashtëzakonshme në vend. Le të provojë dikush ta dëshmojë të kundërtën e kësaj që ceka më sipër.

NUMËR NË KOHË MURTAJE!… Nga Jusuf Buxhovi

“Atyre u duhen numrat, sepse me ta rrotullohet bota përherë, të shumtën për së mbrapshti, i thashë Lamit. ” A nuk e sheh si mjeku Izet Aga , gjoja me brengosje, nxjerr numra të të prekurve nga sëmundja ose edhe të vdekur, që ne nuk i dimë fare, për t’I kthyer në “armë” të hyqymetit?… A nuk e futi ky hesap në karantinë edhe shehrin? Edhe pse dihet se kjo masë nuk paraqet shpëtim nga murtaja, pos një vrasjeje të dyfishtë, që krahas mikrrobit, vjen nga paniku, vetmia e mbi të gjitha nga terrori i sejmenëve të mëhallëve dhe xhelatëve të vetëshpallur, që marrin përsipër çdo gjë, qoftë jetën dhe vdekjen edhe pse këtë nuk ua lejon as Fermani!”

“Kush do të thoshte se kthehemi në numra të thjeshtë, në gurë varresh pa emër?, fshani Lami kur po largohej. “Mendja e ligë, që pushtetin e ngrit mbi vdekje dhe varre, sikur nuk ka fund…Por, ne do ta mbijetojmë edhe këtë murtajë, do të zvishemi nga hiqësia e numrave…”

(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982).

Kurti: Njëherë pako emergjente, pastaj pako për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Pakoja Emergjente Fiskale është dizajnuar për të ofruar ndihmë financiare për shtresat më të varfra në Kosovë, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Këto komente, ai i bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Kurti shpjegoi qëllimet e Pakos Emergjente Fiskale:

“Së pari, të ofrojë ndihmë financiare për shtresat më të varfra gjatë pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. Së dyti, të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative, në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, por edhe të sigurohet që bizneset kanë mundësi që të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Së treti, të ofrojmë likuiditet shtesë për bizneset, në mënyrë që të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik. Së katërti, të stimulohen punëtorët e sektorëve esencialë gjatë gjendjes së emergjencës, të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit dhe, së pesti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”.

Aktualisht, sipas Kurtit, Pakoja Emergjente është e nevojshme, pasi Kosova është në një situatë emergjente shëndetësore.

Pas kalimit të pandemisë, shtoi ai, do të krijohet një pako e re që do të ketë ndikim në rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Kjo pako nuk ka si qëllim politikat afatgjate për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë. Për këtë do të bëhet një analizë, një studim më i thellë. Do të hartohet një pako e dytë, e cila do t’i adresojë nevojat afatgjate të sektorit privat”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se në këtë fazë është e palogjikshme që të krijohet pako afatgjate, sepse nuk dihet dëmi ekonomik që do të shkaktohet nga pandemia.

“Ne jemi munduar që një pjesë të mirë të pakos ta mbështesim me ndihmë financiare nga jashtë dhe kemi kërkuar kredi nga të gjitha institucionet relevante financiare, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Gjermane për Zhvillim, Bashkimi Evropian, Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, donatorët bilateralë dhe të gjithë na kanë premtuar kredi dhe ndihma me norma të ulëta të interesit”, tha Bislimi.

Kurti dhe Bislimi e quajtën të kotë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të miratimit të masave konkrete ekonomike e financiare për adresimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit. rel

Përballja e parë LVV-PLAN! – Nga Florim Zeqa

 

Kur e gjithë bota është në luftë me “Coronavirus”-in, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë bëjnë luftë njëri me tjetrin për pushtet. E filluan me mocionin për rrëzimin e qeverisë, tani po vazhdojnë betejën e re politike në kuvend në rrethana të jashtëzakonshme, gjë e cila nuk ndodhë në asnjë vend të botës.

Sikurse seanca e parë e jashtëzakonshme e ditës së merkurë e 25 marsit 2020, me kërkesën e LDK-së, në rrethana të jashtëzakonshme që rezultoi me rrëzimin e qeverisë legjitime, edhe seanca e nesërme e jashtëzakonshme, ditë e martë, 14 prill 2020 me kërkesën e PDK-së, kinse për miratimin e një pako emergjente financiare, do të shkaktojë turbulenca të reja politike në Kuvend.
Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra janë seanca të orkestruara që për qëllim të fundit kanë luftën politike për pushtet e jo interesin e qytetarëve.
Për dallim nga seanca e parë e jashtëzakonshme në kohë pandemie, kur u shkarkua qeveria, në të cilën deputetët e PDK-së qendruan të heshtur gjatë realizimit të planit të tyre 100 % përmes LDK-së, në seancën e nesërme të jashtëzakonshme, përseri në kohë pandemie, do të jenë të koordinuara mes tyre LDK-ja dhe PDK-ja, ku si zakonisht më të zëshmit në diskutimet e tyre kundër qeverisë në detyrë të Albin Kurtit do të jenë këta të fundit, të ndihmuar nga AAK dhe NISMA.

“Testi demokratik” i fushatës në kuvend

Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme e Kuvendit, për shkak se aq të paparashikueshëm janë bërë politikanët kosovarë, saqë nuk ju besohet më për asgjë!
Seanca do të jetë një “test demokratik” i fillimit të fushatës elektorale në Kuvendin e Kosovës dhe jo vetëm. Në këtë seancë do të maten impulset e deputetëve dhe analizohet mundësia e grupimeve të reja parlamentare për formimin e qeverisë së re në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Për më tepër se kaq, seanca e nesërme e kuvendit, përveqse do të shënojë fillimin e fushatës elektorale në parlament, do të jetë kjo edhe përballja e parë mes LVV-së PLAN-it në kuvend.
PLAN apo LAN, si do që të jetë varianti final, po vërtetohet se futja e NISMA-s në kuvend ishte plan, përderisa qeveria e re e dalë nga kjo përbërje do të jetë nën tutelën e plotë të Hashim Thaçit dhe ndërkombëtarëve deri në nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

Variantet e zgjedhjes së qeverisë së re

Pas shkarkimit të ‘qeverisë së shpresës’, ekzistojnë dy variante të formimit të qeverisë së re. Sikurse në variantin e parë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, propozon mandatarin e ri dhe provon ta bëjë shumicën në kuvend, ashtu edhe në variantin e dytë, kur mandati do t’i kalohet partisë dytë të dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, në këtë rast LDK-së, me marrëveshje të kësaj të fundit me partitë e PAN-it, do ta kemi një qeveri kalimtare me një afatë të shkurtër qeverisës.
Kjo qeveri kalimtare e PLAN-it do ta ketë një dhe vetëm një mision politik, përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, respektivisht nënshkrimin e marrëveshjes politike e cila është në “Stand By” tani e një kohë të gjatë në kancelaritë e larta perëndimore.

Rregullat parlamentare, kushtëzojnë vullnetin për zgjedhje

Shteti i Kosovës nuk është monarki, por është Republikë Parlamentare dhe se duhen respektuar rregullat parlamentare, gjegjësisht vulneti i shumicës së deputetëve në Kuvend.
Organizimi politik i vendit tonë, si Republikë Parlamentare që jemi, e bën që populli i Kosovës nuk mund të zgjedhë drejtëpërdrejt kryeministrin, presidentin dhe as kryeparlamentin por vetëm përbërjen e Parlamentit të Kosovës.
Pra, përbërja e Parlamentit si produkt i votës së qytetarëve, vendosë për zgjedhjen e drejtuesve të tri institucioneve më të larta në vendn tonë.
Për të mos u lëshuar më thellë aktet kushtetuese, janë tri raste kur shkohet në zgjedhje të reja parlamentare; dështimi në zgjedhjen e presidentit, dështimi në zgjedhjen e qeverisë dhe (vet) shpërbërja e kuvendit.
Si rezultat i mos marrëveshjeve për tejkalimin e krizës institucionale pas rrëzimit të qeverisë, do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai i cili i determinon zhvillimet e mëtutjeshme politike rreth formimit të qeverisë apo shkuarjes në zgjedhje të reja pas tejkalimit të “Covid-19”-it.

Edhe në rast të dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, vendi nuk mund të shkojë menjëherë në zgjedhje për shkak të situatës së krijuar nga “Covid-19”, prandaj është i domosdoshëm kompromisi politik për zgjedhjen e një qeverie kalimtare, si do të quhet ajo “teknike” apo “politike”, derisa të krijohen kushte për (vet) shpërbërjen e parlamnetit, gjegjësisht organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kurti letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se nuk është detyrë e presidentit të Kosovës “që të imponohet me shkresa duke kërkuar emra kandidatësh për kryeministër” dhe se pas pandemisë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pas rrëzimit të qeverisë së tij më 25 mars.

Ai i bëri këto komente në një letër të gjatë dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në dy raste gjatë këtij muaji i kërkoi zotit Kurti emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Në lerën e 2 prillit presidenti i referohet nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Në letrën e dytë me radhë të presidentit drejtuar zotit Kurti më 10 prill, thuhet se “qytetarët dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me të drejtë presin funksionalizimin e qeverisë së re dhe dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeministër”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shprehu në letrën e së hënës presidentit Thaçi, “keqardhjen time të thellë pas shkresave tuaja të fundit, në të cilat ju e deklaroni haptas qëllimin për të anashkaluar detyrën tuaj kushtetuese që të shpërndani Kuvendin dhe të shpallni zgjedhje të reja, pas përfundimit të betejës kundër COVID-19”.

Në letër më tej thuhet se nuk është në përgjegjësinë e presidentit “vlerësimi i interesave të partive politike, por mbrojtja e interesit shtetëror”.

Në letër ai thekson se “pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike. Presidentit të Republikës së Kosovës, si organ kushtetues, një mocion mosbesimi i jep të drejtën që të përmbushë vetëm një veprim të përcaktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra, shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Se kjo është procedura e vetme të cilën e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vënë asnjëherë në dyshim as në praktikën e deritanishme kushtetuese”, shkruan ai.

“E kam të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë. Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme”, shkruan zoti Kurti duke nënvizuar se “nuk është detyrë e Presidentit që të imponohet me shkresa duke kërkuar emra kandidatësh për Kryeministër. Sidomos jo në një periudhë të emergjencës shëndetësore”.

“Por më lejoni të theksoj, se kjo shkresë nuk është refuzim për të ju dhënë një emër të kandidatit për Kryeministër. Është një rikujtim i kornizës së kompetencave tuaja dhe obligimeve kushtetuese që bien mbi institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi, sepse nuk është në diskrecionin tuaj që të impononi skenarë jokushtetues”, thuhet mes tjerash në letrën e zotit Kurti.

Partitë tjera politike kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve duke kërkuar ngritjen e një qeverie të re.

Kosovë: 79 raste të reja me koronavirus – numri më i lartë i konfirmuar në një ditë

Në Kosovë autoritetet konfirmuan të dielën mbrëma 79 raste të reja të të prekurve me COVID-19, që është numri më i lartë i konfirmuar në një ditë që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 35 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, 6 raste në Han të Elezit, 6 raste nga komuna e Vitisë, 3 nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Malishevës, 2 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Skënderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Kamenicë.

Rastet e konfirmuara të dielën e çuan në gjithsej 362 numrin e të prekurve.

Po sot autoritete shpallën një të shëruar duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Gjithsej 7 veta kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi.

Sipas institutit që nga 8 shkurti janë kryer gjithsej 3 mijë e 256 teste.

Të dielën mbrëma qeveria në detyrë paralajmëroi shtrëngimin e masave në luftën kundër koronavirusit.

Disa qytete të Kosovë tashmë janë vënë në karantinë.

Kurti kërkon ndihmën e diasporës për luftën kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.

Në një video drejtuar diasporës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.

“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. E kemi parasysh që pandemia ju ka prekur edhe juve në mërgatë, e edhe të afërmit tuaj në Kosovë. Mirëpo, si gjithnjë, kur kemi qëndruar së bashku, edhe këtë herë do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Kurti.

Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 283 persona me koronavirus. Deri tani, 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Autoritetet tashmë kanë ndërmarrë disa masa për frenimin e përhapjes së sëmundjes, përfshirë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik dhe futjen në karantinë të kryeqytetit – Prishtinës.

Kosovë-koronavirusi: 283 të prekur – Prishtina në karantinë

Edlira Bllaca

Autoritetet në Kosovë konfirmuan të shtunën mbrëma 27 raste të reja të të prekurve me COVID-19 nga të cilët 20 në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se përveç 20 rasteve në Prishtinë, 3 janë nga Prizreni, 3 nga komuna e Vitisë, 2 nga Mitrovica e Veriut 2 nga komuna e Skenderajt, 1 në Suharekë, 1 në Zubin Potok dhe 1 në Zveçan.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vendosën që ta shpallin kryeqytetin “zonë karantinë. Me këtë vendim, ndalohen hyrje – daljet në komunën e Prishtinës.

Zoti Ahmeti tha se “policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolle më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikëqyrje 24 orëshe nga policia”.

Më herët gjatë ditës ministri i Shëndetësisë ArbenVitia vendosi shpalljen “zonë karantinë” edhe për qytetin e Ferizajt.

Zona të tilla tashmë janë shpallur komuna e Malishevës që është me numrin më të madh të të infektuarve si dhe komunat veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Rastet e konfirmuara të shtunën e çuan në 283 numrin e të prekurve.

Deri tani nga pasojat e virusit kanë humbur jetën 7 persona, ndërkaq ka shkuar në 58 numri i të shëruarve.

Deputeti i katërt i LDK-së del hapur se ishte kundër rrëzimit të Qeverisë

Kundër rrëzimit të “Koalicionit të Shpresës” ishte dhe një deputet i Parlamentit nga Gjilani. Fatmir Rexhepi thotë për Express se në këtë kohë iu bashkua thirrjeve të OBSH për të luftuar koronavirusin e jo për të rrëzuar Qeverinë. Thotë se rënia e ekzekutivit është kundër mesazhit të qytetarëve për një Qeveri që garantonte ndryshim e drejtësi.

Fatmir Rexhepi është deputeti i katërt i LDK’së që po del hapur se ishte kundër rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me koronavirusin. Që mos të rrëzohej Qeveria kishin votuar Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Kurse Deputeti Rexhepi nuk ka marrë pjesë në seancën e mocionit për rrëzimin e qeverisë që është mbajtur më 25 mars.

Tash thotë se s’mund të ishte pro rrëzimit të një Qeverie e cila garantonte ndryshim e drejtësi.

“Kështu, unë si deputet, i vetmi anëtar nga koha dhe Kabineti i Presidentit Rugova në Parlament, vazhdoj t’i mbesë besnik traditës dhe frymës së ndërtimit të institucioneve demokratike në çdo kohë dhe jo për rrëzimin e tyre në kundërshtim me mesazhin dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes zgjedhjeve demokratike për Qeveri me një format të pastër politik që do të garantojë ndryshim, drejtësi, zhvillim dhe diplomaci për interesa nacionale të vendit, duke ecur në hap me kohën në drejtim të integrimeve euro atlantatike”, ka deklaruar Rexhepi, në një përgjigje me shkrim, për Gazetën Expresss.

Sidoqoftë, edhe gjatë kohës kur zhvilloheshin bisedimet për ndërtimin e koalicionit LDK-VV, Fatmir Rexhepi kërkonte një bashkëqeverisje të tillë ndërmjet dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Aktualisht, Kosova po përballet me përballjen me koronavirusin. Nga kjo sëmundje kanë vdekur 7 persona, janë infektuar 283 dhe janë shëruar 58 të tjerë.

Edhe kur nisi kriza në Parlamentin, koronavirusi kishte filluar të prekë edhe Kosovën. Në këtë situatë, Fatmir Rexhepi thotë se i është bashkuar thirrjeve të OBSH kundër pandemisë e jo rrëzimit të Qeverisë.

“Në këtë kohë në respektim të rekomandimeve të OBSH-së, zëri im si deputet u bashkua me të gjithë parlamentarët dhe qeveritë e tjera të botës në betejën kundër pandemisë Covid-19”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi u shpreh se ka refuzuar të bëjë argatin në punëtorinë “Hajde ta prishim shtëpinë e re”.

“Refuzova, sepse në Kosovën tonë Sui-Generis ndodhi e kundërta nga ana e Presidentit, Qeverisë si dhe drejtuesve të partive politike në ditët me të rënda për qytetarët dhe vendin, duke e rënduar edhe më shumë krizën e përgjithshme sociale, ekonomike dhe politike, në vend se të vazhdojnë qeverisjen dhe të gjejnë kompromiset e bashkëqeverisjes deri në një kohë më të mirë”, ka shtuar ai.

Ai nuk ka komentuar se a duhet LDK-ja të formojë qeveri më AAK-në, Nismën dhe pakicat e as përplasjen në distancë në mes dy nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

Deputeti i LDK-së tha se beteja e tij dhe e institucioneve duhet të jetë në ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.

“Sot, beteja e institucioneve të Kosovës dhe e imja si deputet do duhej të ishte në ndërtimin e strategjive aktuale, masave dhe paketës financiare për nevoja sociale të qytetarëve dhe në mbështetje për mjekët, policinë, ushtrinë në këtë situatë krize”, ka thënë Rexhepi.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të cilin e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm 40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, Albin Kurti, vendosi të shkarkonte Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund “koalicionit të shpresës”. Pas kësaj, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti u shkarkua nga më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të Parlamentit.

Ferizaj futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se edhe Komuna e Ferizajt do të futet në karantinë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

“Me propozim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendim për të shpallur Komunën e Ferizajt – zonë karantine. Në krye të detyrës është shtabi emergjent që po punon me kapacitete të plota. Kemi një lutje apo apel për qytetarët ferizajas që të qëndrojnë në shtëpi duke mos rrezikuar as veten as familjet e tyre e as shoqërinë në përgjithësi. Janë marrë mostrat edhe nga 65 persona të tjerë në Ferizaj, po presim rezultatet nga IKShPK”, ka thënë Sherifi.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu është thënë të ketë pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim ka ardhur pasi të premten është raportuar për 18 persona të infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Deri më tani në këtë qytet janë infektuar 20 persona me këtë virus, derisa në gjithë Kosovën është raportuar për 250 persona të prekur nga kjo sëmundje, 52 janë shëruar derisa 7 të tjerë kanë vdekur.

Si t’i largojmë matrapazët nga skena politike!? – Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive përmes votës së lirë. Përderisa lidhja e koalicionit paszgjedhor LVV-LDK, gjegjësisht formimi i qeverisë së shpresës kishte shënuar kthimin e shpresave të qytetarëve, prishja e këtij koalicioni shënon fundin më të keq të iluzioneve për ndryshim!
Mbase zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve dhe ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.
Atëherë kur të gjithë ishin në pritje të ndëshkimit të keq-qeverisjes 12 vjeçare, të atyre që katandisen shtetin e Kosovës dhe thyen shpresat e qytetarëve, ndodhi e kundërta.
Popullit të Kosovës i ndodhi zhgënjimi i papritur dhe thyerja më e madhe shpirtërore në këto 21 vjetët e fundit nga prishja e koalicionit të shpresës.
Matrapazët politik përmes pazareve të pista, Kosovën nga një vendi i shpresës dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur.

Shpresat e qytetarëve u kthyen në iluzione

Deri të kjo ka ardhur, për shkak se shumica e liderëve të partive politike s’kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e vendit, për arsye se mendjen e kanë tek bizneset e tyre, tek pasuria dhe të milionat e tyre të deponuar në bankat jashtë vendit, ndoshta edhe në “Parajsat Fiskale!
Liderët e papërgjegjshëm partiak elektoratin e tyre e përdorin vetëm si objekt përfitimi përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t’ua grabitur besimin (votën), ndërsa më pas të gjitha pazaret i bëjnë në mes vete duke e kontrabanduar vullnetin e elektoratit nga njëra parti tek tjetra vetëm për interesat e tyre personale.
Kasta e korruptuar politike e vendit, në veçanti liderët e partive politike para opinionit publik (elektoratit) shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t’i shkojnë deri në fund “konfliktit”, shkaku i interesave të përbashkëta, apo thënë më qartë dhe më kjartë, shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve dhe përfitimeve nga aferat korruptive që i ndajnë me njëri-tjetrin.
Pothuajse të gjithë liderët e subjekteve tona politike janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqes, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore),…duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore, në një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.
Kësaj gjendje në masë të madhe i ka kontribuar edhe pritja e gjatë e popullit, me shpresën se një ditë do të bëhet mirë, si dhe heshtja e pajustifikueshme e një pjese të elitës intelektuale.
Edhe pse jo drejtpërdrejt të kyçur në politikë, me idetë dhe vizionin e tyre, inteligjenca jonë mund të bënin, që shumë gjëra të ndryshonin më shpejtë në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Partitë politike, korporata fitimprurëse për politikanët e korruptuar

Klasa e kusarëve politik standard të veprimeve të tyre e kanë gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve, vjedhjen dhe abuzimin me paratë e taksapaguesve të varfër të këtij vendi.
Përderisa partitë politike janë shndërruar në korporata fitimprurëse për liderët dhe vartësit e tyre, janë bërë edhe shkelëse dhe abuzuese te besimit të qytetarëve.
Duke u ngritur në karrierë politike dhe pasuruar nga mashtrimet dhe kauzat e rrejshme, klasa politike aktuale (pushtet dhe opozitë) modelin e abuzimit e kanë ngritur në standard të politikës ditore.
Pra, kjo klasë kusarësh politikë dinë se si të gënjehet, e mashtrohet, të blihet e mbahet elektorati për 21 vjet për mbajtjen, gjegjësiht marrjen e pushtetit.
E vetmja shpresë e vogël e qytetarëve të dëshpruar është ngjizja e një nisme të re nga Diaspora në bashkëpunim me kapacitetet e shëndosha intelektuale të vendit, me veprimtarët dhe atdhetarët e përkushtuar ndaj Kosovës martire, për ta ç’rrënjosur në themel të keqën që ka mbërthyer vendin tonë në këto 12 vjetët e fundit.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat dhe matrapazët politik, nga uzurpatorët e shtetit, përkatësisht nga kusarët politik të “Cosa Nostra”-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja nivelet e qeverisjes, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive, dita e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Çlirimi i vendit nga matrapazët dhe kusarët politik është i mundur të arrihet me vetëdijësimin e elektoratit për ndëshkim me votë, gjegjësisht me mos votimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, të rregullta apo të jashtëzakonshme kurdo që do të mbahen ato.

Anton Quni: Agim Ramadani ishte i fascinuar me samurajët, prandaj ia propozova nofkën “Katana”

Edhe nderimet për heroin Agim Ramadani sot në 21 vjetorin e rënies së tij u bënë në mënyrë virtuale për shkak të pamundësisë për t’u bërë bashkë.

Ceremoninë “Ditëve të Shqipes” në këtë 21 vjetor e transmetuan drejtpërdrejt në rrjetet sociale gruaja e Agimit, Shukrije Ramadani, shokët e tij dhe qytetarët.

Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes, në këtë ditë përkujtuese ka ndarë disa fakte interesante për bashkëluftëtarin dhe shokun e tij, Agimin.

Ai tha se pasi filluan miqësinë në trajnime ushtarake e beteja mësoi edhe disa gjëra për të.

“Mësova për pasionin e tij për pikturë, poezi dhe art në përgjithësi dhe po ashtu edhe për pasionin që kishte historinë e popullin tonë. Në kohën e lirë lexonte. Çdoherë kishte me veti libra të zhanreve të ndryshme, por më shumë i bënin përshtypje librat për formacionet e lashta ushtarake siç ishin spartanët, të pavdekshmit e Persisë, samurajët e të tjerë”.

“Kishte vlerësim të lartë për kodin etik të samurajëve. Ishte i fascinuar me moralin, rregullat, principet dhe gatishmërinë për të mbrojtur kauzën. Kur i propozova nofkën “Katana”, ai e pranoi me entuziazëm, pasi katana ishte arma e preferuar e samurajëve. I kishte të studiuara mirë personalitetet ushtarake të Luftës së Dytë Botërore, gjithmonë në këndvështrimin ushtarak dhe profesional dhe jo në atë ideologjik”.

Katana është një shpatë japoneze e karakterizuar nga një teh i lakuar. Ajo u përdor nga samurajët e Japonisë antike dhe feudale.
“Sot pas 21 vjetëve nga Beteja e Koshares, të gjithë ata që patën fatin të jenë krah me Agimin, sot që kanë përgjegjësi dhe detyra të ndryshme, por gjithmonë e kanë në konsideratë se si do të veprojnë nëse Agimi do të ishte në këto rrethana. Me jetën dhe veprën e tij ndikoi në personalitetin e tij të çdo bashkëluftëtari”.

Po ashtu, një mik tjetër i afërt që sot drejton një brigadë me emrin e tij “138 Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, e konsideron si ditën më të rëndë kur humbi Agimin.

“Ishte një ditë kur forcat tonë u ballafaquan direkt me forcat serbe. Forcat tona ishin në sulm për t’i marrë objektivat e fazës së dytë kurse forcat serbe ishin në kundërsulm për rikthimin e pozicioneve të humbura. Ishte betejë e ashpër dhe e përgjakshme në të gjitha drejtimet e luftës. Por, forcat tona edhe përkundër ritmit të luftës, tri ditë pa ndërpre arritën t’ia dalin duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në njerëz, pajisje dhe duke ia bërë me dije se këtu kanë të bëjnë më një organizim profesional e ushtarak”.,

“Por, edhe nga radhët tona pësuam humbje. Në altarin e lirisë u flijuan për të mos vdekur kurrë Agim Ramadani nga Zhegra e Gjilanit dhe shokë të tjerë”.

“Kjo ditë ishte më e vështira në jetën time pasi më nuk e kisha në krah Agim Ramadanin, i cili ishte frymëzim për të gjithë luftëtarët e Betejës së Koshares. Edhe sot e kujtojmë figurën e Agim Ramdanit dhe sfidat me të cilën u ballafaquam gjatë këtij rrugëtimi”.

Prokuroria nis hetimet për të gjetur personin që kërcënoi Kurtin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e hetimeve lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Në një komunikatë për media thuhet se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

Të premten, në rrjetin social Facebook, një person, që sipas medieve në Prishtinë, në llogarinë e tij në Facebook ka emrin, Daniel Arianitti kishte shkruar se do të japë shpërblim në këmbim “të kokës së Albin Kurtit”. rel

Kosharja e lavdisë dhe krenarisë kombëtare – Nga Skënder MULLIQI

 Lufta në Kosharën Legjendare , do të mbetet data më e ndritur e historisë së re të shqiptarëve.Për herë të parë i thye kufiri shqiptaro-shqiptarë ,pas 50 vitësh të okupimit nga Serbia .114 dëshmorët dhe heronjët e Kosovës, në krye më Sali Çekaj, Agim Ramadani më shokë , janë sublimimi më i mirë i vlerave për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Në luftën e Kosharës armiku serb pësojë humbjën më të madhe. Edhe vet serbët që ikën nën bisht nën shalë, luftën në Koshare e cilësuan si një Vietnam i vërtetë.Tashmë kan kaluar 21 vite.Shumë natyrisht. Por, do të kalojnë edhe shumë vite tjera , edhe decenie dhe Kosharja kurrë nuk do të harrohet nga shqiparët.Nuk do të harrohen të vrarët e as të gjallët , së janë historia jonë e lavdishme .Nuk mund të harrohen as komandantët e gjallë si, Rrustem Berisha, Anton Çuni, e të tjerët. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill 2008, i ka rrënjët në 9 prillin e krenarisë së Kosharës.Dhe, më të drejtë kjo datë po quhen ”Ditët e Shqipës”.”Ditët e Jo Shqipës” janë këto 21 vite në liri nga kjo klasë politike që amanetin Tuaj nuk e dërguan në vend, keqpërdorën më të madhe pronën shoqërore …!

Po më vjen vështirë lexues të ndëruar në këtë përvejtor të kësaj ngjarje të lavdishme , të shkruajë këto radhë, por a ka gjë më të tmershme së Kosova, të bie në këtë deregje kaq të ligë ! Të rënët nuk luftuan për poste e parti politike, por luftuan që Kosova të frymon lirshem , që Kosova, të jetë atdheu ynë i përbashkët?!Ky përvjetor i rënjës së juaj heroike , po e gjënë Kosovën e katandisur më pandeminë e koronavirusit si të gjithë globin. Por, sigurisht së më e keqe së kjo zezonë e kohës, janë koronavirusët e politikës ,të cilët na u ka ngjitë si rriqna për trup që shumë kohë, e nuk ka kush qe i shkoqë .

Po të ishit gjallë e ta shikoni këtë klasë politike , së si po luftojnë për pushtett!Turpi i Zotit! Pikërisht në këtë kohë epidemie kur të gjithë do të duhet të ishim të bashkuar , këta janë ndarë e përqarë ! E rrëzuan qeverinë e shpreses në kohë epidemie! Këtyre nuk ju ka mbetur respekt të populli i vet. Na prrallisen më ka krejtë edhe para botës demokratike…!

Kryetares së Kuvendit Zonjës Vjosa Osmani Letër të hapur – Nga Tahir CUKAJ

Durimi, guximi dhe etika janë tri veti që e ndërtojnë personalitetin e njeriut. Për fat të mirë, ju jeni njëra ndër zonjat e Kosovës që i posedoni këto veti.

– E kam të qartë situatën politike dhe fatin e popullit tim, tani e tridhjetë vjet me radhë, sic ishin burgosjet, arrestimet, dëbimet, dhe vrasjet nga pushteti i Millosheviçit, por nuk e kam të qartë ditën e sotit dhe qëndrimet e pushtetarëve të mijë.

– E kam të qartë periudhën e diferencimeve që bëheshin nga pushtetarët lojal si dhe suprimimin e autonomisë së Kosovës, nga klasa politike e ajasj kohe, por nuk e kam të qartë heshtjen dhe nënshtirimin e akademikut dhe intelektualit tim të asaj kohe.

– E kam të qartë burgosjen e studentëve dhe minatorëve dhe mburrem me guximin dhe kërkesën e tyre, sepse i takoja atij brezi dhe atij mendimi, por nuk e kam të qartë zërin e turpshëm dhe heshtak të asaj klase politike që ishte dikur.

– E kam të qartë takimin e Shoqatës së Shkrimëtarëve të Kosovës me atë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, dhe guximin e saj të udhëhequr nga Prof. Dr Ibrahim Rugova, por nuk e kam të qartë tërheqjen e pseudointelektualëve dhe pseudopatriotëve të asaj kohe, e sot sillen si xhandarë të kralit duke shitur mend për partinë dhe shtetin.

– E kam të qartë edhe lëvizjen e re studenteske në kohë okupimi, ku edhe JU ishit njëra ndër yjet që u gjetët në krah të motrave dhe vëllezërve Kosovar, me qëllimin më të mirë për Kombin dhe Kosovën, por nuk e kam të qartë elitën politike dhe konceptet e saja të errëta dhe plotë vnerë që heshtnin para kërkesave të popullit, e sot shesin mend dhe patriotizëm.

Sa e tmerrshme është dita e sotit, dhe sa i rëndë është fati i popullit tim. Në këtë kohë përqarjesh dhe pandemie dëgjoj zëra të cmendur nga liderët politik duke ofenduar dhe poshtëruar njeri tjetrin e aq më keq duke ofenduar Kryetaren e Kuvendit Zonjën Vjosa Osmani, një intelektuale dhe një nënë e bekueme, një veprimtare dhe një eksperte e pashoqe që I zbardhë fytyrën mbarë kombit shqipëtar, një rugoviste e përflakur që nga hapat e parë të aktiviteteve e deri te Kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Sot Vjosa Osmani është ajo që u dëshmua me votën e qytetatarit përballë çdo rivali të saj. Vjosa Osmani arriti ta fuqizojë LDK-ën dhe ta faktorizojë fuqishëm, duke rënditur në vendin e dytë dhe duke i kthyer shpresen qytetarit.

Pra, kjo është Vjosa Osmani retorika dhe qëndrimi i saj prej një zonje e madhështon dinjitetin e femrës shqiptare dhe na bën të ndihëmi krenar me të, ajo sot është një Tringë apo Norë e Kelmendit, një heroinë e paqes dhe njerëzimit që sakrifikohet për të mirën e popullit dhe institucionet e Kosovës. Zëri saj është paqja, është e ardhmja e popullit.

Dhe për fund dua të them çfarë njeru është ai njeri që etiketon dhe përbuzë vlerat e Vjosa Osmanit.

FMN ndan 56.5 milionë dollarë për të mbështetur Kosovën në kohën e COVID-19

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur të premten se ka ndarë 56.5 milionë dollarë si mbështetje emergjente për Kosovën.

Në një komunikatë të këtij fondi thuhet se financimi është bërë përmes “instrumentit të Financimit të Shpejtë, që siguron ndihmë financiare të shpejtë dhe me qasje të ulët për vendet anëtare që përballen me një nevojë urgjente të bilancit të pagesave, pa nevojën e një programi ekonomik të plotë ose rishikime. Mund të sigurojë mbështetje për të përmbushur një gamë të gjerë të nevojave urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga tronditjet e çmimeve të mallrave, katastrofat natyrore, konfliktet dhe situatat pas konfliktit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra në pengimin e zgjerimit të saj, e kanë dobësuar rëndë pamjen ekonomike të Kosovës. “Ekonomia pritet të tkurret me 5 për qind në vitin 2020 pasi që turizmi, dërgesat nga emigracioni, eksportet e mallrave dhe Investimet e Huaja të drejtpërdrejta do të ulen”.

Zëvendës drejtori menaxhues dhe kryesuesi i radhës i bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, citohet të ketë thënë se “pandemia globale COVID-19 ka ndikuar negativisht në Kosovë, duke krijuar një nevojë urgjente të bilancit të pagesave. Brenda vendit, rritja e pasigurisë dhe kufizimet e lëvizjes kanë ndërprerë furnizimin dhe kufizojnë më tej kërkesën”.

“Si rezultat i këtyre masave, deficiti buxhetor pritet të zgjerohet dhe borxhi ka të ngjarë të rritet”, citohet të ketë thënë mes tjerash ai.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, mirëpriti miratimin e ndihmës nga Fondi Monetar ndërkombëtar. Në një postim në faqen e tij në Facebook, ministri Bislimi tha se “ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv. Në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit”, shkroi zoti Bislimi.

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një pako emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, me anë të cilës synohet të mbështeten bizneset, skemat sociale dhe komunat.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë e kanë mirëpritur pakon e qeverisë por kanë kërkuar edhe më shumë mbështetje pasi që sipas tyre Kosova po humb rreth 10 milionë euro çdo ditë.

Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet të martën në një seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e Partisë Demokratike në opozitë për të trajtuar një pako emergjente financiare për të lehtësuar dëmet e shkaktuara në ekonomi. Kjo parti ka hedhur propozimin e një pakete prej 320 milionë eurosh për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po përballen me pandeminë. zëri i amerikës

Thaçi dhe Mustafa, apo dy bashkautorët e “Zajednicës”!! Nga Skënder MULLIQI

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, merret më politikë bukur moti. Rolët e tija i ka përfekte. Deshtimët e shumta në politikëbërje gjatë këtyre viteve, po i aktron si të suksesshme.Dhe, kështu po vazhdon, pa ndryshuar asgjë .Nese fillon më mos aktru, si bëson më kush! I ndryshon deklaratat sa herë që i tekët, dhe atë punë e bënë sikur aktori kur delë në skenë. Sa herë e ndëgjuam deri më sot për liberalizim të vizave?!Sa here e ndëgjuam së gjendja politike dhe ekonomike janë fortë të mira?Sa herë ka dëklaruar së marrveshjet e firmosura më Serbinë janë në dobi të vendit? Kështu ka dëklaruar më mentoren e tij, Edita Tahiri edhe për Fusnotën famoze!Mirë kan aktruar më Skender Hysenin dhe Isa Mustafën së Kosova , nuk humb asnjë pëllembë toke më Mal të Zi! Dhe, këtë dëm të madh që ju bë Kosovës, këta nuk e kan problem fare ,bashkë më ata deputetë që i ngritën gishtat lartë atë ditë në kuvend.
Gadi harrova lexues të ndëruar këtu ta përmendi edhe “Zajednicën” më kompetenca ekzekutive, po ashtu të firmosur nga këta aktorë të politikës.Dhe, vërtetë po të fillojnë neser për të ndryshuar rolët nuk do tu shkonte , dhe as nuk do tu kishte hije, dhe nuk do tu kishte besuar kush?!E tash po dëshirojnë më Serbisë më hy në pazare territoriale , së pak herifat e çetnikizmit serb kan marrë territore nga shqiptarët, duke e bërë Serbinë jo të madhe ,por Super të Madhe, nga Pashallëku i Beogradit qe e kishin?!Dhe, për ta bërë faktike këtë punë, e rrëzuan qeverinë në kohë PANADEMIE, e të sapo formuar në emer të kauzave të rreme për antiamerikanizëm të Kurtit. Nese dikush është antiamerikan në këtë vend, janë pikërisht këta dy përsona, të cilët nuk kan më çka të lavdërohen së punuan mirë , as në planin e mbrendshem as në planin e jashtëm. Po , punuan mirë për vete, familjët e tyre , dhe për të dëgjueshmit e tyre ,duke bërë pasuri përrallore jo legjitime .
Si mund ta quajnë veten proamerikan , kur puna e tyre politike dhe praktike nuk përputhën më asgjë më konceptin politik më amerikanizëm? Për 20 vite qytetarët u ndëshen me fenomenet më negative të mundshme për një shoqëri. Me krim, korrupcion , nepotizëm , klientelizëm, hajni …Kësaj i thonë proamerikanizëm a? Jo zotëri të ndëruar !
Albin Kurti që nuk dua ta mbrojë , nuk e katandisi Kosovën në këtë gjendje së nuk ishte në pushtet .Kurti nuk ju solli varfërinë e skajshme dhe varferinë e shumicën në vend. Ju jeni protagonistët bashkë më këtë klasë politike të dësheushme . U shpërfaqë aktrimi i juaj politikë, pa sinqeriteti, manipulimi, propaganda… Për ata jeni duke mbetur gjithnjë e më të izoluar…!

 

LAPSUSI I QELLIMSHËM, APO JO, I PRESIDENTIT THAÇI?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi sot ka përkujtuar diten e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës si një arrijtje e madhe shteterore pas shpalljësë së pavarësisë.

Por ai në këtë përkujtim për Kushtetutën e vendit,me qellim apo pa qellim e bëri një gabim lapsus fatal duke e përdhunu, duke e nençmu Kushtetutën e Kosovës,apo ndoshta ky është veç një llapsus i tijë siç bënë ai shumë here.Ai thotë, citati:

“Kushtetuta jonë është dokumenti i mbrojtjës së integritetit të qytaraëve”

Por kjo nuk është më e rëndësishmja qe shkruhet në Kushtetutë qe e harroi Presidenti ta thotë.Kushteta thotë diçka diçka më te rëndesishme së sa kjo qe e thotë presidenti.

Kushtetuta e thotë sakëtë,ate qe qellimshëm nuk e tha Thaçi.Kushtetuta precizon së:

“Kushtetuta e Kosovës është garant i mbrojtjës së sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si dhe kufijt e saj janë te e pa cenueshme”.

Pse presidenti e bëri këtë llapsus,pa vetëdije,qellimshëm duke e anashkaluar,përjashtuar ,duke e mohuar ashiqare së Kushtetuta është”garant i mbrojtjës së sovranitetit,integritetit dhe mbrojtjën e kufijve te sajë”?!.

A do të thotë kjo së presidenti i Kosovës de faco dhe de jure nuk e pranon integritetin,sovranitetin dhe kufijtë e Kosovës të pranuar ndërkombtarishtë nga me shumë se 120 shtete.

A do të thotë kjo se Kosova duhet te bëjë kompromise të dhëmshme me Serbinë?!

A do të thotë kjo se ekzistojnë biseda te mshefta me çetnikun Vuçiq lidhrë më këtë?!

A do te thotë kjo se a janë realiste shkrimet e gazetave me renome te botes së ekzistojnë plane te mshefta për ndarjën e Kosovës.Këte na e kan bërë te dijtur shumë personalitet të jetës publike të Amerikës,te Evropës dhe më gjerë?!

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.

Në njoftimin e prokurorisë të akuzuarit apostrofohen vetëm me iniciale, mirëpo në bazë të përshkrimit të detyrave të tyre si anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, bëhet fjalë për ish-ministrat e kabinetit qeveritar që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër, dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ata ngarkohen me këtë akuzë pasi, siç thuhet në njoftim, më datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

Misioni i intelektualit – Nga Florim Zeqa

 

Odat shqiptare gjatë periudhave të pushtimeve të gjata kanë luajtur rolin e kuvendeve, ndërsa njerëzit e ditur (intelektualët) ishin prijetarë të pushtetit moral në popull.
“Dy palë njerëz e prishin odën thonin të vjetrit, “ata që nuk dijn e flasin dhe ata që dijn e nuk flasin”. Në grupin e parë të njerëzve hyjnë injorantët e të paditurit që flasin shumë e s’thonë asgjë, ndërsa në grupin e dytë të njerëzve hyjnë të mençurit e të diturit që hezitojnë të flasin.
Intelektual janë njerëzit me dhunti natyrore (nga Zoti), me një inteligjencë të zhvilluar që i thonë gjërat kjartë e bindshëm, duke reflekuar besim dhe shpresë për ardhmëri në mesin që i rrethon dhe jo vetëm.

Pleqnarët e kohës, liderë popullorë

Në të kaluarën, njerëzit e mençur duke ndihmuar familjet në zgjidhjen e problemeve e ngatërresave, janë shndërruar në lider popullor, që ndryshe i kanë quajtur “pleqnar”.
Pleqnar janë quajtur si i riu, ashtu edhe i moshuari, pa dallim moshe, fshati apo qyteti, religjioni apo ideologjie.
Në të kaluarën, njerëzit e ditur (intelektualët), edhe kur nuk kanë mundur të shprehën lirshëm nga pushtuesit, gjithmonë e kanë gjetur mënyrën pët t’ia thënë të vërtetën popullit të tyre përmes metaforave, anekdodave, tregimeve të imagjinuara (meseleve).
Njerëzit e ditur dhe intelektualët ishin bartës të lëvizjeve kombëtare që nga kohët antike e deri në ditët e sotme, që nga Kuvendi i Lezhës e deri të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që nga Rilindja Kombëtare e deri të lëvizja paqësore demokratike (LDK) e viteve të ’90-ta, intelektualët u shndërruan në prijës politik dhe ushtarak, për ta nxjerrë popullin nga shtypja dhe robëria shekullore siq ndodhi edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99.

Mos t’i thotë vetes intelektual, ai që pranon të shfrytëzohet nga një injorant politik

Në rrethanat e reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë më parë për unifikimin e trurit kombëtar, të intelektualëve, njerëzve të ditur dhe atdhetarëve të vërtetë për ta nxjerrë vendin nga pushtimi i antivlerave, dukurive të shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni politik, egoizmi, imoraliteti,…e mbi të gjitha për ta shpëtuar vendin nga zhveshja e vlerave, traditave dhe identiteti kombëtar.
Hezitimin e intelektualëve për kyqje në jetën politike, janë duke e shfrytëzuar injorantët e të gjitha ngjyrave politike. Por më keq se kaq, rreshtimi i intelektualëve në anën e së keqes është duke e dëmtuar seriozisht të ardhmën e vendit.
Në rrethanat që ndodhet vendi ynë sot, hyrja e një intelektuali nën tutelën e partive të dështuara politike, e bën akoma më të pashpresë jetën e qytetarëve në Kosovë.
Mendimi i mprehtë i një intelektuali vërehët nga thënja e të vërtetës së pastër, pa kamuflime dhe pa ngjyrime partiake. Mendimi i lirë i intelektualit paraqet kërcënim shqetësues për politikanin injorant dhe të korruptuar, për hajdutët dhe matrapazët politik.
Pavarësisht kërcënimeve dhe linçimeve intelektuali në asnjë rrethanë nuk guxon të largohet nga misioni i shenjtë për mbrojtjen dhe pëhapjen e së vërtetës dhe i të qenurit mbrojtës besnik i interesave kombëtare dhe të drejtave qytetare.

Intelektualiteti në sprovë me sfidat e kohës

Një njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend, le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk është në nivelin që e pretendon.
Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siq janë strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të “lartë”.
Me siguri në këtë vend nuk do të bëhej më fjalë për prosperitet, ndryshime pozitive, zgjedhje demokratike, zhvillim ekonomik dhe mirëqënje qytetare, por do të fashiteshim deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisja e antivlerave.
Ndoshta disa intelektual të kalibrit të “lartë” janë duke menduar sikurse disa arsimtar më përvojë të viteve të ’90-ta, kur e lanë arsimin për të ikur drejt vendeve evro-perëndimore, kur thoshin, po citoj; “tani ka mjaft të pashkolluar që punojnë pa rroga, unë do të kthehem kur të bëhet mirë”…e ndoshta për intelektualët e fjetur, mirë do të bëhet kur në Kosovë nuk do të ketë më banda kriminale që do t’ua rrezikonin jetën për pushtet.

Ndoshta, neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe mbeturinat e sistemit të kaluar, intelektualët e fjetur të kalibrit të “lartë” na konsiderojnë të ç’mendur!
U mbetët qytetarëve të vendit, që ta vlerësojnë kontributin e së cilit prej nesh, por edhe heshtjen dhe ndërgjegjën e të intelektualëve të fjetur.

Kurti zhvillon bisedë telefonike me presidentin francez Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka premtuar rritjen e rolit të Francës, dhe të atij vetë, në lehtësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidenti francez ka thënë se sapo të krijohen kushtet e duhura do të organizohet samiti i Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nën mbikqyrjen e Francës dhe Gjermanisë.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit Kurti, bëhet e ditur se Macron ka shprehur mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka thënë presidentit Macron se “qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve”.

“Ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet t’i ketë thënë Kurti presidentit Macron.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën ndaj mallrave serbe.

Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës.

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit.

Më 1 korrik të vitit të kaluar, presidenti francez kishte planifikuar mbajtjen e një samiti në Paris me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai kishte dështuar, pasi palët nuk kishin lëvizuar nga qëndrimet e tyre.

Serbia kërkonte heqjen e tarifës ndërkaq qeveria e asaj kohe e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kundërshtonte një gjë të tillë. rel

Kosovë: 224 numri i të infektuarve me koronavirus, përfshirë të dhënat nga komunat serbe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) në njoftimin për rastet e reja me COVID-19, ka përfshirë edhe rastet nga komunat e banuara me shumicë serbe.

Kjo është hera e parë që ky Institut i përfshinë rastet nga komunat me shumicë serbe në të dhënat që publikon për numrin e të infektuarve në Kosovë.

Deri tani të dhënat nga komunat me shumicë serbe janë raportuar në Serbi.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se përfshirja e rasteve nga komunat me shumicë serbe ndihmon në posedimin e një pasqyre të qartë të shtrirjes së rasteve në gjithë vendin.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik,pas analizës së disa mostrave qe i ka bërë vet në veri, dhe pas raportimeve të rasteve edhe nga ajo zonë, i ka përfshirë në raportin e rregullt edhe rastet e raportuara në veri. Kjo ndihmon për të pasur një pasqyrë të qartë të shtrirjes së rasteve në gjithë vendin”, thotë drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Me rastet e reja të konfirmuara nga IKSHPK-ja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 224, ndërsa numri i viktimave është gjashtë.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe shtatë pacientë janë shëruar, që e çon në 37 numrin e të shëruarve në Kosovë.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. rel

NË EMISIONIN DESKU TË KTV – AFERIM, VJOSA, SONTE KE SHKELQYE… – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Vjosa nuk zhgenjeu,

Pëkundrazi Vjosa shkelqeu sonte ishte një trimereshë, një heroinë shendriste si dielli dhe hana më rrezatimin e saj, me mendjen dhe mençurin e saj.

Vjosa sonte ishte si një meteor, ishte si një murlan, ishte si një stuhi e cila fshiu përpara zemerkëqinjet, idiotat politikë, pelhivanat e LDK, KLanin mafioz të instaluar brenda LDK .

Ua qiti për ledinë te gjitha makinacionet e bosave te korruptuar te LDK te cilët nuk janë trima por tuxana sepse asnjeri prej tyre nuk e kishte guximin te ballafaqohet më qytetaret në zgjedhje, kurse me pas kukurizën si gjelat se kush jemi na.

Ju nuk jeni kërkushi, jeni asgjë, jeni hiqa, jeni pengesa e LDK. Jeni njësoi si PAN-i hajna dhe zhvatës te pasurisë sëpopullit.

Nuk është Vjosa antiamerikane o ju te mjerë.

Ju nukmjeni fare proamerikan,jeni proamerikan vetem më fjalë.Nuk mund te jeni proamerikan kur ju e vidhi dhe e plaçkiseni shtetin.

Ju mund te jeni vetem prothaçist të përbetuar.

Nuk mund te jeni proamerikan kur je e zhvateni pasurin e popullit.Njerëzit e këtill Amerika nuk i paranon si proamerikan.

Sonte ne Desk Vjosa nuk zhgenjeu,por ajo shkelqeu si rrezja e diellei,

Oh,sikur LDK te kishte më shumë këso rrezesh dirtite LDK do të ishte një parti ndryshe,e jo sikur sot qe fare nuk dallon nga partit tjera te ngurthuara ne PAN-in.

Vjosa Osmani, kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.
“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument. Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.
“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit. SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.
“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

Kurti i shkruan Lajçakut për parimet dhe ekipin negociator në bisedimet me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letërkëmbimi me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga BE-ja dhe SHBA-ja që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes.

Kurti në letër i thotë Lajçakut se sipas Kushtetutës së Kosovës është i obliguar që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator të Kosovës.

Në këtë frymë, Kurti thotë se ekipit negociator do t’i printe ai, ndërsa anëtarë të tij do të ishin, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe nga një përfaqësues të partive politike parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike, koalicionit AAK-PSD, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe Grupit 6+.

Parimet e dialogut, sipas Kurtit

Kurti në kuadër të parimeve të dialogut thotë se palët duhet të sigurojnë që në asnjë rrethanë ose situatë të mos diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore”, shkruan Kurti për të shtuar se “marrëveshja duhet të shoqërohet me një paketë masash politike, ekonomike dhe financiare që do të përshpejtonin përmirësimin e standardit të jetesës në të dyja vendet, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën ndaj mallrave serbe.

Palës kosovare në dialog i printe presidenti, Hashim Thaçi.

Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës.

Çfarë thotë Lajçak?

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit.

Në letrën të cilën, i BE-së, Miroslav Lajçak i ka dërguar Kurtit, ai thotë se vendimin për heqjen e tarifës, e sheh si shenjën e parë konkrete të vullnetit për të rinisur dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Bashkëpunimi rajonal në këto periudha sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e papenguar të mallrave, është thelbësor për të mbajtur në kontroll pandeminë. Gjithashtu në këtë kontekst, unë do të doja të përsëris mirëpritjen e BE-së për vendimin për heqjen e tarifave për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thotë Lajçak në letrën të cilën e ka publikuar zyra e kryeministrit të Kosovës.

Ai shton se “emërimi i tij jep sinjale të një rikthimi të angazhimit të BE-së në dialog”.

Rezervat e Thaçit ndaj Lajçakut

 

Emërimi i ish-kryediplomatit sllovak në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun, nuk është mirëpritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë më herët se misioni i Lajçakut “është i paracaktuar të dështojë”.

“Misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Që nga ndërprerja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësoheshin nga BE-ja, të dyja vendet kanë arritur dy marrëveshje: për hekurudhat dhe linjën ajrore.

Të dyja këto marrëveshje janë ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell. rel

Kurti: Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar maksimalisht me çështjen e pandemisë.

Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

“Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit. Puna edhe më madhe duhet të vazhdoj në muajin prill. Muaji prill është vendimtar për daljen nga kriza”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi se qeveria do të zhvillojë më 7 prill një mbledhje online ku do të diskutojë për masat tjera ndaj kësaj situate.

Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Nga 1 prilli, 1.7 milion euro mallra serbe hynë në Kosovë

Mbi 1.7 milion euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve.

Në mallrat serbe, autoritetet e Kosovës kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë.

Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se 1.6 milion është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër janë importe të Bosnjës, në vlerë të rreth 113 mijë eurove.

Sipas tij, shumica e importeve janë produkteve ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Të gjitha dërgesat deri tani u janë kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë mes tjerash Stavileci.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në Kosovë, në nëntor të vitit 2018.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e kësaj mase, ndërkohë që zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se nuk përkrahin as masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Apostolova thotë se BE mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolova ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.

Bllokohet kalimi nëpër sheshet e Prishtinës për shkak të koronavirusit

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme.

Drejtusit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe.

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, shtoi ai.

Komuna e Prishtinës po ashtu paralajmëroi se nga data 7 prill nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët, nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe disa parqe pranë ndërtesave kolektive në Prishitnë.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 27 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Ndalimi i lëvizjes së njerëzve në kuadër të masave të qeverisë është në fuqi nga ora 17:00 deri në 06:00, çdo ditë.

Kosovë, me 2 raste të reja rritet në 3 numri i të vdekurve me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar për 2 raste të reja të vdekjeve të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 3 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur MSH, dy pacientët që kanë vdekur në orët e para të së hënës, njëri është me vendbanim nga Prishtina, burrë 59 vjeçar, kurse tjetra grua 70 vjeçare nga fshati Korishë i Prizrenit.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04.04.2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së”, bën të ditur njoftimi nga MSH, ku theksohet se pacienti ka qenë me sëmundje shoqëruese të diabetit, si dhe është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, apo pa vetëdije.

Sipas njoftimit të MSH-së, edhe pacientja e dytë nga Korisha e Prizrenit, grua e moshës 70 vjeçare ka pasur sëmundje shoqëruese.

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë – Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, përfundon njoftimi.

Në Kosovë, deri tani janë regjistruar 145 të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nga të cilët 23 janë shëruar dhe 3 kanë vdekur.

Xhelal Sveçla bisedon me banorët e Zveçanit dhe Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vizituar Mitrovicën dhe disa fshatra të komunës së Zveçanit.

Sipas një komunikate të ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla i ka siguruar banorët për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19 në pjesën veriore të vendit.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ai së bashku kryetarin e komunës Agim Bahiti, kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, “ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje”.

Në njoftim thuhet se biseda me kryetarin e komunës së Mitrovicës është zhvilluar dy ditë pasi “ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë”.

Në Kosovë, deri tash janë të konfirmuara 140 raste me Covid-19, përfshirë këtu 1 vdekje dhe 23 të shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, janë regjistruar 26 raste, përfshirë 1 vdekje, por nuk ka të dhëna mbi të shëruarit. Komuniteti serb në Kosovë rastet e infektimit i raporton te strukturat e shëndetësisë në Serbi.

KADRI VESELI, CAR LLAZARIN NUK E SOLLI ALBIN KURTI NË MITROVICË POR ATA QË ISHIN NE PUSHTET QË 20 VJET – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kadri Veseli sot paska thanë:

“Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës”. Bash këto ditë të pandemisë boterore.

Kadri Veseli thuaji këtij populli së kush e pruni Car Llazarin në Mitrovicë, gjithesi jo Albin Kurt.

Sovranitetin e veriut e humbën ata qe qendruan në pushtet qe 20 vjet pa ndërmarë asgjë qe te shpetohet,

Në veri qe 20 vjet frymon çdo gjë serbisht e asgje shqip.

Në veri gjatë gjithëkesaj kohe jan instalu struktura paralele, ka lulezuar krimi i organizuar dhe korrupcioni.

LIsta Srpska është pjellë e Beogradit.

Më veriun qe 20 vjetë udhëeheq Beogradi me Vuçiqin ne krye,Serbet te gjitha udhezimet i marrin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.

Pra,sovranitetin e veriut e humben ata qe e e lejuan Serbin te këthehet në Kosovës anipse menduam se u çliruam.

Pra,Car Llazarin nuk ua solli Albin Kurti ne Mitrovicë por e sollën ata qe qendruan ne pushtet qe 20 vjet.

Në foto:shatorja e Car Llazarit në Mitrovicë

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit (video)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një video-mesazhi, Kurti ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit, duke provokuar incidente.

“Tash duan konfikte e gjakderdhje ne terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur Gjendje të Jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arriten ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë për ta shpallur”, ka thënë Kurti.

Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë në detyrë duke thënë se ajo është e papërgjegjshme karshi situatës së krijuar me pandeminë në veri të Kosovës.

Dy komuna të veriut, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë vendosur në karantinë dhe kjo, sipas Thaçit është bërë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Mirëpo zyrtarët e qeverisë në detyrë kanë instistuar se vendosja në karantinë e këtyre dy komunave është bërë në koordinim zyrtar më Ministrinë e Shëndetësisë dhe bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është ministria e Shëndetësisë ajo që ka shpallur karantinën në dy komunat me shumicë serbe.

“Ne e dimë se Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë se ajo merr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në veri. Të gjitha këto ne i raportojmë të KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. Ne veprojmë e sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë kur askush nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç shëndetit publik”, ka thënë Kurti. rel


Send this to a friend