VOAL

VOAL

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimurati ka njoftuar të shtunën se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje do të nisin një peticion për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, teksa ka theksuar se kjo Lëvizja nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”.

Konferenca e LVV-së vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Disa parti politike në Kosovë kanë kërkuar respektim të vendimit, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar interpretim të vendimit të Thaçit, e ka konsideruar vendimin e Gjykatës, si skandaloz.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë po ashtu përgjatë konferencës se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e marrjes së një legjitimiteti të ri, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë së çfarë lloj shteti dhe qeverisje dëshiron”, ka deklaruar ai.

I pyetur për mundësinë e organizimit të protestës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Aliu ka thënë se:

“Protestat janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne nuk i përjashtojmë asnjëherë protestat si mjet. Tani për tani nuk ka nevojë për protestë”.

Po gjatë ditës së shtunë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se anëtarët e koalicionit janë duke e pritur aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur seancën për krijimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mustafa ka thënë se është i bindur që LDK-ja dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Vendimi për formim të qeverisë së re ka ardhur pas rrëzimit të Qeverisë tashmë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të organizuar nga LDK-ja.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. rel

Publikohet raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

UNDP ka publikuar sot sondazhin raportit “Pulsi Publik” mbi aspektin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës që kanë për punën e liderëve politik të vendit.

Ky raport, kësaj radhe, si pasojë e pandemisë, është realizuar përmes intervistave telefonike me gjithsej 1306 qytetarë.

Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%

Më poshtë ju sjellim raportin e publikuar nga UNDP:

Në vijim disa nga gjetjet kyçe nga përmbledhja e fundit e Pulsit Publik:

Nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010. Kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.

Niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5% të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.

Përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Anketa e opinionit tëka regjistruar një rritje të Indeksit të Demokratizimit (ID) që aktualisht është 1.53, që përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga Pulsi Publik që nga viti 2010.

Mund të vërehet një rënie në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), që ka rënë nga 1.05 në 0.98, duke sugjeruar se më shumë se dy të tretat e kosovarëve janë të brengosur me zhvillimet ekonomike në Kosovë

Perceptimet lidhur me problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen Kosovarët vazhdojnë të jenë të njejtat: për 37.2% të të anketuarve është papunësia, e ndjekur nga korrupsioni (23.5%) dhe varfëria (15.3%).

Ngjashëm me anketat e tjera në të kaluarën, gjetjet tregojnë se shumica e të anketuarve (52.7%) i kanë formuar perceptimet e tyre për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë nga mediat.

Kjo anketë nxjerr në pah ndjenjën e fuqizimit të qytetarëve përballë politikës në Kosovë. Në pyetjen nëse vota e tyre mund ta ndryshojë situatën në Kosovë, një numër shumë i madh i të anketuarve (46.7%) deklaruan se vota e tyre mund të sjellë ndryshime. Gjetjet gjithashtu tregojnë se 70.2% e të anketuarve do të votonin për një parti të caktuar politike ose një koalicion, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin në të ardhmen e afërt.

Të anketuarit e PP 18 u pyetën edhe për njohuritë e tyre në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Gjithsej 19.5% thanë se dinë shumë për këtë temë, 36.8% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 36.9% e të anketuarve thënë se pak dinë për këtë temë.

41% e të anketuarve thanë se kanë zvogëluar shpenzimet, ndërsa 15.3% huazuan para dhe 14.1% vazhduan të punojnë për të përballuar krizën pandemike.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjitha komuniteteve etnike: 65.7% e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.

Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike raportuan ndikim negativ të COVID-19 në shëndetin e tyre mendor: 59.2% e shqiptarëve të Kosovës, 65.2% e serbëve të Kosovës dhe 64.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës.

Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.

Borrell: S’jemi në garë me Amerikën për dialogun Kosovë-Serbi, kufijtë të mos preken

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një bisedë me disa gazetarë të vendeve evropiane, foli të premten edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell tha se BE-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, porse duhet pritur sqarimi i situatës politike në Kosovë. “Ne nuk jemi në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dialogut. Është vetëm një dialog, e ai është dialogu që e ka nisur BE-ja. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë, kjo është mirë, të na japin një dorë ndihme. Ne nuk veprojmë për qëllime propagandistike, por bëjmë punë serioze për të rinisur dialogun, i cili është i bllokuar”, tha Borrell.

Kosova, qysh më 25 mars, është me qeveri në detyrë, ndërsa këtë javë Gjykata Kushtetuese e vendit i ka dhënë mbështetje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar një kryeministër të ri, pa shkuar në zgjedhje.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth ideve për ndryshimin e kufijve, më saktësisht për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Borrell shprehu një ndryshim pozicioni në krahasim me atë që ka thënë më herët, kur nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. Ai tha se idetë e tilla nuk kanë mbështetje dhe se BE-ja do të preferonte që të mbahet gjendja e tanishme e kufijve.

“Së pari, duhet thënë se marrëveshja duhet të jetë mes serbëve dhe kosovarëve. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë asgjë. Por, është thënë tashmë se marrëveshja duhet të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Ato [Kosova dhe Serbia] nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë”.

“Nëse filloni t’i ndryshoni kufijtë në një vend, atëherë edhe të tjerët mund të thonë se duan të njëjtën gjë. Pra, gjëja më e mirë për t’u bërë është ruajtja e status quo-së dhe të shihet se si do të shkojnë negociatat. Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim”, tha Borrell.
Ideja për ndryshimin e kufijve si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është shpërfaqur nga vetë presidentët e të dyja vendeve në vitin 2018, por ajo ka hasur në reagime për dhe kundër si në Prishtinë dhe Beograd, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar. Borrell u pyet edhe për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është nga Sllovakia – shtet që nuk e ka njohuar pavarësinë e Kosovës.

Ai dha të njëjtin argument si edhe më herët, duke thënë se sikur i dërguari i posaçëm të ishte nga ndonjë vend që e ka njohur Kosovën, atëherë Serbia do të mund të ishte e pakënaqur. Borrell tha se duhen ndalur këto kritika dhe se duhet punuar në mënyrë serioze, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për diplomat që përfaqëson Bashkimin Evropian. Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Përfaqësues të posaçëm në dialog tani kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell. /REL

SKANDALOZE: GJYKATA E LËSHOI VENDIMIN E TURPIT – Nga Binak MAXHARRAJ

Është ditur së kjo do te ndodhë, sepse gjykata kushtetuese nu punon sipas kushtetues por sipas urdhnave te bosave te saj politik,sepse ka rredhjedh nga ata dhe punon për ta,dhe klshtu behet pjesë e krimit të organizuar.

GJykata kushtetuese sot e lëshoi verdiktin e turpit te saj.Kjo gjykatë punon me dy kute,e jo sipas nenev kushtetuese.

Më 214 po kjo gjykatë e turpit thoshte qeverin e formon vetem partia qe delë e para,kurse sot

E ndrroi mendjen se qeverin po muka me e formu edhe parrtia e dytë,e tretë,e katertë…por edha ajo qe e ka kaluar veq pragun.

Sor gjykata kushtetuese e shpërfilli vullnetin e popullit duke e përjashtuar partinë e parë fituese e zgjedhjeve.

Sot gjykata kushtetuese tregoi edhe kësaj radhe,se është gjykat e kapur,e zapueme nga kupola e krimit te organizuar dhe se është ne shërbim te tyre.

Ap ndoshta gjykata kushteuese e solli një verdikt te ketllë nga friga se a mos po bënë Presidenti Hashim THaçi vetevrasje ne shenjë revolte për refuzimin e dekretit te tij,po

Gjykata kushtetuese sote ne vewnd se te deshproi një njeri,ajo e deshproi tërë një popull,elektoratin dhe votuesi e mbi 400 mijë,

Soe gjykata kushtetuese e shtine ne telashe tërë një popull i cili votoi për ndryshime,votoi kundert krimite te organizuar,nepotizmit,kundër kapjes shkerdhirjës së shtetit.

Dhe kjo është drejtesia në Kosove duke filluar nga kjo gjykate e poshtë qe nuk funksion sipa ligjeve por sipas porosive te pushtetarëve.

AKR me dy deputetët e saj do të jetë në opozitë

Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, thotë se kjo parti nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, që pritet ta formojë Avdullah Hoti.

Zyberaj në Facebook ka shkruar se AKR’ja me dy deputetë në Kuvend, do të jetë opozitë.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, thuhet në postimin e tij.

Qeveria pritet të formohet nga LDK’ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. /Express/

Kurti: Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit

Albin Kurti, Prishtinë, 28 maj 2020

Shkëlqim Hysenaj

Kryemnistri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurti ka thënë se në pak vende të botës mund të gjendet ndonjë rast kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe presidenti i vendit.

“Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë ineksistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit. Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon”, ka shkruar Kurti.

Duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se beteja kundër vendimit do të vazhdojnë, siç u shpreh ai, së bashku me popullin.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijesuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se nuk ka pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, porse, sipas tij, ky vendim është “përtej imagjinatës e nën çdo nivel logjik e juridik”.

LDK synon ta formojë qeverinë brenda tri ditësh

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejt presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur që synon formimin e qeverisë në tre ditët e ardhshme.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka më asnjë pengesë për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit tonë Parlamentar (v.j. Arben Gashi) edhe me kandidatin për kryeministër (v.j. Avdullah Hoti) se kur do të thirret mbledhja e kuvendit, por edhe me partnerët tanë, AAK-në, Nismën e të tjerët”, deklaroi Mustafa.

Kreu i LDK-së, tha se ekziston mundësia që qeveria të votohet edhe të shtunën.

“Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, atëherë unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të pritjet më shumë që të mbahet nesër (v.j. e shtunë). Nëse procedurat e aktgjykimit kërkojnë që afati të shtyhet atëherë do ta respektojmë edhe atë”, tha Mustafa.

Duke komentuar kundërshtimin e Vetëvendosjes sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Mustafa tha se edhe partia e Albin Kurtit duhet të respektojë vendimin pasi sipas tij, gjithçka është bërë në frymë kushtetuese.

Thaçi: Të formohet sa më parë qeveria e re

Formim të shpejtë të qeverisë ka kërkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kishte qenë i kujdesshëm për respektimin e Kushtetutës, kur vendosi për mandatimin e Avdullah Hotit, si kandidat për formimin e qeverisë së re.

“Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë që të punojmë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt

Presidenti Thaçi gjatë konferencës së sotme për media.

Presidenti Thaçi gjatë konferencës së sotme për media.

demokratik”, tha presidenti Thaçi.

Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Vetëvendosje e kishte dërguar dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues. Vendimin e gjykatës, Vetëvendosje e ka quajtur skandaloz.

Respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Edhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, kërkoi nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti e quan të papranueshëm vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar të padrejtë dhe të paparanueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se dekreti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e Avdullah Hotit nga LDK-ja si mandatar për formimin e qeverisë së re, është në përputhje me Kushtetutën.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka thënë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se për hapat tjerë politikë, qytetarët do të njoftohen në ditët në vijim.

Vetëvendosje e kishte dërguar dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të formohet sa më parë qeveria e re e Kosovës.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re do të thirret shumë shpejt. rel

Baton Haxhiu: Vendimi i Gjykatës është i pakthyeshëm, Vetëvendosje e pafuqishme për revoltë

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vendosi që deputetët mund të zgjedhin qeverinë, tha se ky është një vendim i pakthyeshëm.

Haxhiu u shpreh se Albin Kurti nuk mund të kërcënojë me dhunim të institucioneve të shtetit.

“GJK është nën presionin e partive dhe ka qenë vazhdimisht. Kosova është ngjitur në standarde demokratike për shkak të Gjykatës Kushtetuese. GJK ka dhënë vendime në tërësi të mira, historikisht. GJK ka marrë në dorë 4000 faqe të bisedave. Vendimi ka qenë i qartë për këtë ceshtje. Faji për rrëzimin e kësaj qeverie i takon vetem Albin Kurtit.

Rruga e opozitarizmit nuk iu ka qëndruar mirë në lëkurën e tyre. GJK ka marrë vendim i pakthyeshëm, gabim do ishte nëse Albin Kurti dhunon institucionet. Në krah Kurti nuk e ka Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke mos pasur fuqi protestuese. Fuqinë e ka pasur për shkak të këtyre dy figurave të UCK. Duke qenë se këta dy figura të UCK janë brenda qeverisë, prandaj nuk ka fuqi”, tha Haxhiu.

Baton Haxhiu u shpreh më tej se beson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më sot fuqinë e duhur, pasi është dobësuar në krahasim me vitet më herët.

“Zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fituesin. Por procedura ndonjëherë është më e vlefshme sesa zgjedhjet. Zoti Thaci njëherë e një kohë ka hequr dorë dhe u bë ministër i Jashtëm, kurse la Isa Mustafën kryeministër. Unë mendoj se VV është sot fuqia e pafuqishme. Nuk ka më fuqi. Revolta nuk ka nisur nga VV, por fitorja ka ardhur për shkak të pakënaqësisë së popullit. Vetëvendosje nuk ka më shumë se 12 përqind votues. Simpantizantët e VV kanë shpresuar që LDK do të respektohej, por panë tjetër fytyrë”, u shpreh Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Deputetët vendosin për qeverinë e re

Nuk ka zgjedhje të reja për Albin Kurtin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur mbrëmë me votë unanime që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit, por t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje dhe kryetari i kësaj partie. Ndërkohë Albin Kurti tha se kjo parti do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Para vendimit të Kushtetueses, anëtarë të VV-së organizuan pasditen e sotme në sheshet qendrore të Prishtinë një, siç thanë ata, provë proteste, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Kurti- Thaçit: President helaq, sa herë godasim korrupsionin, filloni Amelika, Amelika, Gleneli, Gleneli

KOSOVA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Presidentin Thaçi lidhur me qëndrimet e këtij të fundit për dialogun dhe SHBA.
Kurti thotë se sa herë i preket korrupsioni, nis dhe përmend Amerikën e Grenellin ndërkohë që ushtrojnë trysni mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
STATUSI NGA ALBIN KURTI
Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Vendimi i Kushtetueses: Për dikë pakënaqësi, për të tjerët festë

Arton Konushevci

Vetëm edhe një ditë ka mbetur kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se do të sjellë aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Kjo çështje për disa javë ka qenë një nga temat më të përfolura në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe përplasje fjalësh, akuza e kundërakuza ndërmjet presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përplasjet mes Thaçit dhe Kurtit kanë pasur të bëjnë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë e re pas mocionit të mocionit të mosbesimit, të votuar suksesshëm ndaj Qeverisë Kurti më 25 mars, në Kuvendin e Kosovës.

Analisti Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, tha për Radion Evropa e Lirë, se cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dikush nga palët do të dalë i pakënaqur.

“Tani na mbetet të shohim se si do të përpiqet Gjykata Kushtetuese të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë, mirëpo unë nuk pres që vendimi do të zgjidhë problemin esencial që ka të bëjë me një krizë politike të zgjatur e të stërzgjatur, e cila fatkeqësisht edhe përmes zgjedhjeve nuk ka arritur të zgjidhet dhe nuk shoh ndonjë mënyrë se si një vendim i Gjykatës Kushtetuese do ta mbyllë këtë krizë, tashmë disavjeçare”, tha Bajrami.

Analisti politik Imer Mushkolaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i balancuar, por nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët.

“Kushtetuesja duhet të veprojë me integritet e profesionalizëm, pavarësisht pritjeve që i kanë partitë politike. Vendimi i gjykatës duhet të respektohet, edhe pse nuk mund të jenë të kënaqur të gjithë. Kur bëhet fjalë për vendim të balancuar të gjykatës, mund të ndodhë që dekreti për mandatarin të shpallet antikushtetues, e ndërkohe t’i caktohet afat partisë se parë për të dërguar emrin e mandatarit te ri”, tha Mushkolaj.

Gjykata mund ta shtyjë marrjen e vendimit

Thaçi pretendon se e drejta i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të saj partnere, pasi që Vetëvendosje nuk i ishte përgjigjur atij në kërkesën për të prezantuar mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Kurse, Kurti pretendon se qeverinë mund ta formojë vetëm partia që i ka fituar zgjedhjet dhe se në rastin konkret, kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Edhe analisti tjetër politik, Blerim Vela, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i gjykatës nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët.

“Duke pasur parasysh pozicionin [qëndrimet] e palëve politike, është pak e vështirë që cilido aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese do t’i kënaqë palët. Në aspektin teknik ndoshta gjykata do të deklarojë se dekreti është antikushtetues për vet faktin se partia e parë shprehimisht nuk e ka refuzuar mandatin, por duhet të hapë rrugën për krijimin e një qeveri të re, pra nuk do të mbështet kërkesën kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që është shpërndarja e kuvendit. Në këtë drejtim, do të jetë një vendim që besoj nuk do t’i kënaqë të gjitha palët, njëra palë do ta ndjejë veten fituese”, tha Vela.

Vela mendon se aktgjykimi i Gjykata Kushtetues, kurdo që do të publikohet, në një afat të shpejt nuk do ta zgjidhë krizën politike. Ai mendon po ashtu se gjykata mund të shtyjë afatin e saj për të publikuar aktvendimin.

“Gjykata në këtë rast ende nuk ka vendosur se a do te ketë seancë dëgjimore dhe ky mund të jetë një indikatorët që ndoshta edhe vendimi nuk do të shpallet brenda këtij afat i të parë, që është paraparë masën e përkohshme deri më 29 maj. Ka gjasa që ndoshta gjykatës i duhet edhe pak kohë deri sa të bëjë arsyeshmërinë e saj ligjore për vendimin që do të marrë”, tha Vela.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, më 25 mars, presidenti Hashim Thaçi kishte nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

Gjatë periudhës nga data 2 deri më 22 prill, Thaçi i kishte dërguar pesë letra kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që si lider i partisë fituese të zgjedhjeve (Lëvizjes Vetëvendosje), të propozonte mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Marrë parasysh që Kurti i kishte kthyer atij letrat, por jo edhe emrin e kandidatit për kryeministër, Thaçi kishte ardhur deri te konkludimi se Vetëvendosje nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe kishte vendosur që këtë të drejtë t’ia bartë partisë së dytë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë frymë, më 30 prill, Thaçi dekretoi kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin për pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Të njëjtën ditë, Vetëvendosje dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Thaçi kishte shkelur Kushtetutën.

Një ditë më vonë, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme, duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga LDK, për kryeministër.

A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, kjo parti ka thënë se është e vendosur në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deri tani nuk është përgjigjur direkt në atë se a do ta respektojë vendimi e gjykatës, por është deklaruar se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe jo, siç ka thënë ai, shkrimin e saj.

Gjykata Kushtetuese gjatë këtyre ditëve është përballur edhe me presione nga politika, për të cilën gjë edhe ka reaguar.

Gjykata ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e saj, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.

“Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje”, është thënë në reagimin e kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese nuk besohet se do të sjellë ndonjë vlerësim apo zgjidhje që nuk janë të shkruara apo parapara në Kushtetutë, ngase kjo do të nënkuptonte rishkrimin e Kushtetutës.

Pritja apo opsioni i parë, është që Kushtetuesja të japë vetëm interpretimin kushtetues se si përcaktohet identifikimi i mandatarit duke identifikuar partinë fituese dhe rastin si veprohet pas mocionit të mosbesimit.

Një interpretim i ngjashëm, ishte dhënë edhe në vitin 2014, mbi bazën e të cilit ishte përcaktuar se kush mund të formojë qeverinë (të paktën në rrethin e parë) dhe cila konsiderohet partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve, që çdo herë vjen në shprehje së pari kur është në pyetje formimi i qeverisë, pavarësisht nëse ndërkohë është formuar një shumicë e re parlamentare.

Nuk digjet shteti për pushtet! – Nga Florim Zeqa

 

Shkrimin e sotëm do e filloj me një rrëfim interesant, se si dy fëmijë të moshës 3-4 vjeçare duke lozur në shtëpi, me të dëgjuar në radio këngën “Qysh e don shoqnija, flakë le të kallet shpija”, për pak i kishin vënë flakën shtëpisë! Në momentin kur fëmijët grumbullit me letra filluan t’i vënë flakën, hyn brenda e zonja shtëpisë, çfarë ini duke bërë ashtu!? Të dytë njëzëri përgjigjen; “Po ai në radio na tha mi kallë shpinë”!

Fëmijët arsyetohen edhe në raste të tilla, por të rriturit dhe të moshuarit që dëgjojnë “këngë” të tilla nga politikanët e papërgjegjshëm nuk duhet t’i vënë flakën shtëpisë, por duhet ta mbrojnë shtëpinë nga flakëvënja.

Paralajmërimi i protestave nga Lëvizja Vetëvendosje për ditën e Enjtë 28 Maj 2020, është një ogurë i keq për Kosovën.

Sikurse vënja e masave të ndalimit të levizjes shkaku i pandemisë, ashtu edhe heqja e tyre në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjërë, janë aplikuar në fillim të javës, ndërsa tek ne në mes të javës!

Ky është tregues i mjaftueshëm se diçka këtu nuk është në rregull! Ne, ose jemi me të mençurit ose më krisurit e rruzullit tokësorë.

Nga këtu shihet qartë se heqja e masave kufizuese për qytetarët e vendit tonë në mes të javës nuk ka të bëjë fare me virusin “Corona”, por me virusin politik.

Edhe protestat duhet të kenë kuptimin e vet e jo të protestohet për gjithçka dhe për asgjë.

Protesta një ditë para vendimit të organit më të lartë gjyqësor të vendit, do të thotë presion i pastër politik para gjyqësorit, kurse protesta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të thotë mosrespektim dhe mospërfillje e vendimit të organit të pavarur juridik dhe gardianit më besnik të kushtetutës së vendit.

Parashtruesi i kërkesës në kushtetuese, LVV duke ngulë këmbë në të drejtën e saj për ta çuar vendin në zgjedhje në kundërshtim me aktet juridike, me protestën e saj para verdiktit final të Gjykatës Kushtetuese, paraprakisht po e mohon kushtetuesen dhe ekzistencën e shtetit në përgjithësi.
Meqë e kemi një kushtetutë, duhet ta kemi vetëm një zgjidhje ligjore, e jo dy e tri zgjidhje si produkt i presioneve apo ndikimeve partiake.

Mosrespektimi i vendimeve të organeve shtetërore përveqse abuzim, paraqet mohim të shtetit në veten e parë. Veprimet e pamatura dhe anarkiste mund të çojnë në rrënim dhe flakëvënje të shtetit.

Shteti i Kosovës nuk është pronë e politikanëve dhe as e partive politike, por është pronë e të gjithë qytetarëve të vendit. Meqë është kështu, nuk duhet rrezikuar shtetin për egot e sëmura të liderëve partiak, por duhet mbrojtur me të gjitha mjetet demokratike dhe juridike.

Sikurse vendimin e Kuvendit të Kosovës së 25 Marsit 2020, si organ më i lartë ligjvënës në vend, ashtu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese si organ më i lartë juridik dhe gardian i Kushtetutës duhet të respektohet nga të gjithë.

Përderisa e njëjta gjykatë, që ka rrëzuar dy president dhe është respektuar nga të njëjtit në mënyrë të civilizuar (Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli), pse të mos respektohet vendimi i saj nga një kryeministër i shkarkuar ligjërisht dhe me shumicë të votave në parlament!?

Pse u dashka të mbrohet me aq ngulm vullneti i 26 % të votave të qytetarëve kundrejt vullnetit të 84 përfaqësuesve të popullit në Kuvend!?

Në momentin që i është drejtuar kushtetueses, LVV-ja dhe lideri i saj, Albin Kurti duhet të tregohen të përgjgjshëm në respektimin e vendimit të saj, ashtu siq i rekomandoj Komisioni i Venedikut, në të kundërtën mbajnë përgjegjësi historike për rrezikim të shtetit.

Kontestimi i Gjykatës Kushtetuese për jo profesionalizëm dhe anshmëri si dhe kërkesa drejtuar Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit, ishin shprehje e mosbesimit të Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese institucioneve të shtetit në përgjithësi!

Përderisa Komisioni i Venedikut e shprehu besimin dhe mbështetjen e plotë për Gjykatën Kushtetuese dhe profesionalizmin e saj, mos respektimi i vendimeve të kushtetueses nga cilido subjekt apo lider i yni partiak paraqet paradoks, shqetësim dhe rrezik të madh për të ardhmen e shtetit.

Nuk duhet lejuar të digjet shtëpija për mosmarrëvshje mes anëtarëve të familjes dhe as të digjet shteti për inate personale dhe ego për pushtet të liderëve partiak.
Janë 1001 arsye për të protestuar në Kosovë, por jo për kauza pushteti të liderëve partiak.

NJË VENDIM I DREJTË I GJYKATËS KUSHTETUESE DO TA SHPETONTE VENDIN – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Data 29.5.2020,konsiderohet një ndër datat me te rëndësishme për vendin në këto vitet e fudnit,sepse një vendim i drejtë i sajë i bazuar(jo ne lojra politike)por decitivishtë i bazuar në kushtetutë do ta shpetonte vendin,
nga ngerçi politik,do te sillte një kurs tjetër politikë në jetën politike te vendit,Do ti sillte shumë te mira vendit,sepse

1.Nga ky vendim i drejtë i gjykates kushtetuese,i bazuar ne kushtetutë,do ta detyronte Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të jepte doreheqëje si shkelës i kushtetutës duke i mandatuar joligjerisht Avdullah Hotin për kryeministër.Dobia do te ishte e shumë fishët,sepse do te dorëheqej nga Presidenca njeriu i cili për vite i solli te këqija dhe e mbeshtolli jeten pilitike ne atë masë sa qe ajo gadi të paralizohet,por edhe duke sjellë imazh te keq për Kosovën në arënën ndërkombëtare,

2.Një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta çonte vendin ne zgjedhjet e reja që në një garë ferë midis partive do te fitonte ajo parti për te cilën populli mendon se është më e mira e cila është në funksion të tijë dhe jo të interesave të oligarkive,kriminelve dhe të korruptuarve,dhe

3.Ajo së çfarë është,poashtu shumë e rëndësishme,një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese,do ta pengonte ndarjën e Kosovës,coptimin e saj,më çrast do ta mbronte integritetin dhe sovranitetin e vendit qe parashihet edhe më kushtetutë.Përndryshe,çdo kushë duhet ta dijë se nese gjykata kushtetuese nuk e parandalonë këtë vedi shumë shpejtë do te coptohet,janë gadi planet,hartat,skicat,te cilat janë në tavolinat e qeverive te medha të cilat si te tilla nuk po demantohën haptasi,pos nga ajo gjermane.

Shkëlzen Gashi i reagon Hashim Thaçit: S’kam thënë asnjëherë që UÇK ishte terroriste

Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje në një intervistë tha se Gashi e ka quajtur UÇK’në terroriste. Ish-këshilltari i Kurtit thotë se kjo nuk është e vërtetë.  

Gashi kujton se Presidenti Thaci përmendet 26 herë në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, i cili nga ngritur dyshime se gjatë luftës në Kosovë janë trafikuar organe. Gashi thotë se Thaci asnjëherë nuk e paditi Martyn, edhe pse kur kishte dalë raporti, në vitin 2011, ishte zotuar se do ta padiste senatorin zviceran.

Ish-këshilltari i Kurtit, përmend edhe Gjergj Dedajn, për të cilin thotë se Thaci e ka emëruar gjithmonë në pozita shtetërore, pas akuzave që Dedaj ia ka bërë Thacit se e ka torturuar gjatë luftës.

“Pra, Hashim Thaçi nuk e paditi Dick Marty-n, e themeloi Gjykatën Speciale, e emëroi, e dekoroi dhe e dekretoi Gjergj Dedajn. Me të gjitha këto, ai i pranoi akuzat se ka bërë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.

Shkrimi i plotë:

Hashim Thaçi, Dick Marty, Gjergj Dedaj dhe Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, mbrëmë në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit deklaroi se «…këshilltari i Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë». Nuk kam deklaruar asnjëherë se UÇK-ja ishte terroriste, e as se ushtarët e UÇK-së ishin kriminelë. Përkundrazi. E përsëris deklaratën time: «Pjesëtarë / individë nga radhët e UÇK-së, madje me pozita të larta, sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, kanë qenë të përfshirë në krime».

Natyrisht, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, sepse ishte çlirimtare. A ka bërë UÇK-ja gabime? Sigurisht që ka bërë dhe për këto gabime duhet të diskutojmë. Ta zëmë, gabimi i saj i parë dhe kryesor ishte që ka pranuar ta ketë drejtor politik Hashim Thaçin.

Presidenti Thaçi në intervistën e mbrëmshme e përmendi Raportin e Dick Marty-t. Duhet thënë se në atë raport, Hashim Thaçi përmendet plot 26 herë. Pas publikimit të këtij raporti, z. Hashim Thaçi, atëherë Kryeministër i Kosovës, pati paralajmëruar se do ta padiste Dick Marty-n për shpifje. Kuptohet, lëre që nuk e paditi asnjëherë, por madje e themeloi Gjykatën Speciale mbi bazën e Raportit të Dick Marty-t.

Edhe diçka. Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, z. Gjergj Dedaj, e ka akuzuar publikisht Hashim Thaçin duke thënë se gjatë luftës në Kosovë e pati torturuar fizikisht atë dhe disa veprimtarë të LDK-së. Hashim Thaçi iu përgjigj këtyre akuzave duke e emëruar Gjergj Dedajn katër herë zëvendës-ministër: në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (2008); në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2013); në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (2015) dhe së fundmi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2017). Më vonë, në vitin 2018, Presidenti Thaçi e dekoroi Dedajn me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e më pas, po më 2018, e caktoi Ambasador të Jashtëzakonshëm Fuqiplotë në Shkup.

Pra, Hashim Thaçi nuk e paditi Dick Marty-n, e themeloi Gjykatën Speciale, e emëroi, e dekoroi dhe e dekretoi Gjergj Dedajn. Me të gjitha këto, ai i pranoi akuzat se ka bërë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Vetëvendosja përgatitet për protesta në Kosovë, nesër teston 5 mijë njerëz në shesh

Lëvizja Vetëvendosje e cila është partia qeverisëse por përgatitet për protesta pas përfundimit të pandemisë.

Nesër do të ketë një protestë provë në Prishtinë e cila është e dyta gjatë pandemisë dhe do të ketë deri në 5 mijë njerëz.

Vetëvendosja po largohet nga qeveria por kërkon zgjedhje të parakohshme por nga ana tjetër LDK- AAK- Nisma kanë lidhur një koalicion qeverisës pa qenë nevoja për zgjedhje,

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, kanë thënë nga LVV’ja për Gazetën Express.

Rexhaj: Nëse Kushtetuesja merr vendim ndryshe nga ai i VLAN-it, Vetëvendosja s’do ta respektojë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin e presidentit duhet të jetë i njëjtë me atë që gjykata kishte marrë në kohën e LAN-it, përkatësisht VLAN-it, në vitin 2014.

“Një rast të tillë, pra të Gjykatës Kushtetuese, e kemi pasë në kohën e LAN-it përkatësisht VLAN-it pak më vonë kur Gjykata Kushtetuese pati thënë decidivisht që subjekti i parë – fitues relativ – e fiton Kryetarin e Kuvendit dhe ka të drejtë ta formojë qeverinë”.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje presim që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendosë në raport me atë se çfarë ka vendosur më parë – do të thotë që Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën që ta bëjë qeverinë. Në ndërkohë, ne kemi insistuar në zgjedhje për shkak që kemi pasë mocion i cili e ka rrëzuar qeverinë. Në momentin kur një mocion e rrëzon qeverinë, atëherë vendi ynë duhet të shkojë në zgjedhje. Kemi shembuj kur presidenti e ka dërguar vendin menjëherë në zgjedhje”, ka thënë Rexhaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta rithotë fjalën e vet të cilën e ka thënë në kohën e VLAN-it, pra ta thotë vendimin e vet jo në favor tonin, por atë që e ka thënë dhe është e pakthyeshme më”.

Ai ka insistuar që Gjykata Kushtetuese duhet ta rikonfirmojë vendimin që e kishte marrë në kohën e VLAN-it pasi, sipas tij, në të kundërtën bie në kundërshtim me veten.

“Në rastin e VLAN-it, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur në favorin tonë. Atëbotë PDK-ja pati dalë e para në zgjedhje, derisa ne kishim krijuar një bllok. Gjykata Kushtetuese pati thënë që qeverinë duhet ta bëjë PDK-ja. LDK-ja me arsyetimin se Gjykata Kushtetuese e ka bllokuar vet këtë bllok shkoi në koalicion me PDK-në”.

“Kemi vendim që është i ngjashëm 100 për qind me këtë që e kemi. Çfarëdo vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese bie në kundërshtim me vet vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do të duhej që ta ritheksonte vendimin”.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese kur ka konstatuar vet që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta japë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Presidenti [Hashim Thaçi] kur na dërgonte letra që t’ia dërgonim mandatarin sa më shpejt së pari kalonin nëpër media dhe më pas vinin te ne. Këto letra për mandatim të LDK-së nuk i kemi parë gjëkundi, sepse ka konsideruar se po të dalin në publik mund t’i dërgonim në Gjykatën Kushtetuese për ankesë”.

“Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk përcaktohen afatet kushtetuese se kur Lëvizja Vetëvendosje e dërgon emrin e mandatarit te presidenti – si periudhë kohore. Në këtë rast presidenti nuk mund të paragjykojë dhe as të analizojë nëse Lëvizja Vetëvendosje e dërgon emrin ose jo. Ne kemi pasë përgjigje ndaj presidentit ku i kemi thënë që do të përgjigjemi me kohë, derisa ai kokë më vete ka konkluduar se ne nuk do t’ia dërgojmë emrin. Këtu e ka bërë shkeljen e parë kushtetuese”.

Por, a do ta pranojë Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse i njëjti është ndryshe nga vendimi i vitit 2014?

“Kushtetuta e përcakton veprimin e krijimit të qeverisë. Kushtetuta e Kosovës tashmë ka dhënë një vendim. Nëse Gjykata Kushtetuese del me një vendim tjetër, atëherë bie ndesh me vendimin e mëparshëm. Atëbotë, ne e patëm pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe pse nuk ka qenë në interesin tonë politik… Ndërsa tash nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim tjetër me të cilin nuk e respekton as vendimin e vet, normalisht që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta respektojë”, tha ai.

“Nuk do ta pranojë vendimin, sepse një vendim i tillë do të ishte shkelje e vet Kushtetutës. Është mendimi im personal, por besoj që kështu mendojnë edhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje. Do të mbahet një mbledhje e Kryesisë dhe do të merret një vendim i qartë, por unë insistoj që të mos pranohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese që bie ndesh me vendimet e veta”.

Në një rast të tillë hipotetik kur Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta respektonte vendimin e Kushtetueses, a do të krijonte një precedent të rrezikshëm mosrespektimi i institucionit më të lartë juridik në vend?

“Tash po krijohet një precedent tjetër. Fituesi i zgjedhjeve nuk konsiderohet më ai i cili duhet ta formojë qeverinë, pra mund ta formojë qeverinë i pesti, i treti, i shtati, por jo i pari”, tha Rexhaj.

Zëdhënësi Kryeziu sqaron qëndrimin e Qeverisë Kurti ndaj asosacionit të komunave serbe

Qeveria në detyrë e konsideron të zhvleftësuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ani pse ky mekanizëm përmendet në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024. Zyra e Kryeministrit këtë e bazon në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 23 dhjetor 2015.

Pjesë e obligimeve të MSA-së është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, respektimi i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimi efektiv me misionin e Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Sa i përket pikës që i referohet Asociacionit, thuhet se do të veprohet në përputhje me aktin më të lartë juridik dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se askund në këtë dokument nuk kanë paraparë ndonjë masë afatshkurtër ose prioritet afatmesëm që parasheh çfarëdo veprimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan KOHA.

Ai ka cituar pjesën e Programit ku thuhet se, “është thelbësore që Kosova të vazhdojë zbatimin në mirëbesim të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Në dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës gjithnjë do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është paragrafi vijues të cilin e ka përmendur Kryeziu në përgjigje.

“Pra, përmendet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. KO 130/15, i publikuar më 23 dhjetor 2015, i cili praktikisht e ka zhvlerësuar projektin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nënkupton se meqë përmendet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon se qëndrimi i Qeverisë është se ne kemi vullnetin politik t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet, përfshirë këtë, në mirëbesim dhe në përputhje me Kushtetutën dhe rendin juridik. Më tej, askund në këtë dokument nuk kemi paraparë ndonjë masë afatshkurtër ose prioritet afatmesëm që parasheh çfarëdo veprimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kryeziu për KOHËN.

“Në këtë kontekst, siç është evidente në Programin e Qeverisë – i cili në faqe 42 parasheh si në vijim: ‘Rishikim i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani, me qëllim të analizimit të shkallës së zbatimit të tyre nga ana e Serbisë dhe, në bashkëpunim me BE-në, të shtrohen këto çështje në tavolinën e dialogut’ – dhe nga deklarime të vazhdueshme publike të kryeministrit Kurti lidhur me këto marrëveshje, Qeveria nuk do të marrë ndonjë vendim ose ndërmarrë ndonjë veprim para përfundimit të një rishikimi të tillë. Çfarëdo vendimesh e veprimesh eventuale që do të merren pas këtij rishikimi në çdo rast do të jenë vetëm në përputhje të plotë me frymën dhe përmbajtjen e Kushtetutës dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Por edhe pse Gjykata Kushtetuese pati konstatuar shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes, ajo nuk e ka rrëzuar atë duke thënë se shkeljet duhet të evitohen me rastin e draftimit të statutit. Për Kushtetuesen vazhdon të vlejë marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013, e cila në gjashtë pikat e saj flet për themelimin e Asociacionit.

Produktet nga Serbia rikthehen në tregun e Kosovës

Nadie Ahmeti

Produktet e prodhuara në Serbi janë rikthyer në tregun e Kosovës, që kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka zëvendësuar taksën 100 për qind për produktet serbe, me masat reciproke më 1 prill të këtij viti.

Sipas Doganës së Kosovës, nga 1 prilli deri më datë 25 maj nga Serbia në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë 29 milionë euro, kryesisht produkte ushqimore dhe grurë.

Gjatë muajit prill, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka arritur në vlerën mbi 15 milionë euro përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2019, kur ka qenë në fuqi taksa 100 për qind, vlera e mallrave serbe në Kosovë ishte 637 mijë euro.

Nga Kosova në Serbi në muajin prill janë eksportuar mallra në vlerë prej 1.1 milion euro.

Një ndër kompanitë që ka filluar importin e disa produkteve nga Serbia është kompania tregtare “Elkos Group”. Kushtrim Mujaj menaxher i importit në këtë kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se kanë importuar sasi të vogël të produkteve, kryesisht ato produkte që kanë çmim më të ulët, sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ka disa lehtësira për disa kategori që të furnizohemi prej Serbisë me çmime më të lira, sesa jemi furnizuar deri tash nga shtetet e tjera. Një nga produktet që në tregun e Serbisë është më i lirë, është vaji i produkteve ushqimore. Disa lloje që kemi importuar më herët, kemi filluar importin gradual të tyre në sasi të vogël”, tha Mujaj.

Stavileci: Reciprociteti po zbatohet në tërësi

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka zëvendësuar taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia, të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, duke futur gradualisht masat reciproke.

Masa e parë e tillë ka të bëjë me emërtimin e Kosovës në dokumente që duhet të përputhen me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Këto dokumente janë si certifikata fitosanitare dhe veterinare dhe dokumente të tjera ndihmëse për ushqim dhe produkte të tjera me origjinë bimore, joshtazore dhe shtazore, që janë objekt i kontrollit kufitar.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nga 1 prilli –kur është shfuqizuar taksa dhe është vendos reciprociteti –e deri më tani, vlera e mallrave nga Serbia ka arritur në 29 milionë euro. Shumica e këtyre produkteve janë nga industria ushqimore, konkretisht gruri.

Të gjitha dërgesat nga Serbia vijnë më dokumentacion që i përmbahet vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për reciprocitet.

“Në fillim kemi pasur disa problematika, por me kalimin e kohës të gjitha dërgesat që vijnë nga Serbia, janë komplet në rregull. Deri më tani nuk kemi hasur asnjë dokument i cili nuk i përmbahet vendimit për reciprocitet të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Stavileci.

Eliminimi barrierave, në interes të bizneseve

Edhe ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se eliminimi i barrierave me vendet e rajonit është në interes të komunitetit të biznesit. Safet Gërxhaliu, ish-kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shifrat e shkëmbimeve tregtare me Serbinë kanë tejkaluar pritjet dhe njëherësh është tregues sa ka vështirësuar taksa tregtinë e lirë në mes këtyre dy shteteve.

“Barrierat nuk i bëjnë nderë proceseve integruese dhe partneritetit të vendeve të rajonit. Është koha kur më tepër të bëhet garë për të eliminuar barrierat, për t’i zhbërë ato. Me heqjen e asaj takse është një frymëmarrje tjetër e bizneseve të Kosovës, ku kemi të rritje të shkëmbimeve tregtare dhe importit të mallrave nga Kosova në Serbi. Prandaj, në këtë drejtim duhet të mësohemi nga e tërë kjo që dialogu nuk ka alternativë, që definitivisht eliminimi i barrierave në interes të biznesit duhet të jetë gjithmonë në funksion dhe nuk fitohet nga populizmi”, thotë Gërxhaliu.

Më 1 prill, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, derisa masën ndaj mallrave serbe e ka zëvendësuar me reciprocitet.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.

Që nga ajo kohë është pezulluar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar vendimin për të zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe me masa reciprociteti.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kosova “duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika janë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe janë duke e bllokuar ekonominë e Kosovës”.

Intervistë me Jusuf Buxhovin 6 vjet më parë

Jusuf Buxhovi: Qeveria Thaçi ka humbur legjitimitetin,këtu kemi dyshimin e madh se e kemi këtë qeveri mafioze, pse kështu deshën të huajt

 

 

Jusuf Buxhovi, një emër i madh në aradhen e figurave më të spikatura në historinë moderne të këtij gjysmëshekulli, krahas Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit, të cilët i dredhuan letërsisë për një kauzë të madhe si vazhdon të mbetet në sendërtimin e paqes, në një rrugëtim që nis prej çlirimit e deri tek shteti ligjor.

Pas çlirimit të Kosovës, Jusuf Buxhovi duket sikur i ka dredhuar politikës, ndërkohë mospërfshirjen në politikën aktive ai e ka plotësuar me një angazhim të jashtëzakonshëm për të demonstruar permes shkrimit identitetin evropian të shqiptarëve. Për të rrënjosur atë që është synuar të çrrënjoset, rrënjët e shqiptarëve, produkt i së cilës ishte edhe lufta e Kosovës, si e fundit pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Vepra e tij  historiografike në tri vëllime “Kosova” ështe një Monument, që mund të kishte ardhur si rrjedhojë e punës të Akademisë të Kosovës a asaj  të Shqipërisë, o të dyjave sëbashku, ndërsa Jusuf Buxhovi e ka arritur vetë. Shoqëruar nga një sukses i jashtëzakonshëm i publikut shqiptar në trevat shqiptare dhe diasporë. “Kosova” e Jusuf Buxhovit është ribotuar disa here, kështu edhe romani i tij më i ri “Jeniçeri i fundit”.

Pikërisht në kohën më të zezë të krizës për librin shqiptar, ku shitjet janë minimale, librat e Jusuf Buxhovit arrijnë kuotat më të larta të shitjeve si bestseller. Ai ka pohuar të kundërtën e  Ivo Andriçit. Si një të vërtetë qetësuese, e cila është ilaç në kohën e integrimeve për të gjithë, kur Ballkani thuhet se e ka humbur konotacionin e dikurshëm si “FuçiBaruti”, ndërsa keqqeverisjet shqiptare iu ngjajnë fuçive të barutit.

Shitja e veprës tregon se ai gëzon një besim të padiskutueshëm tek publiku shqiptar, i cili, nëse Jusuf Buxhovi do të përfshihej në politikë, do t’i shndërrohej në votëbesim.

Unë si gazetare e kam ftuar ashtu si Ismail kadarenë, edhe Jusuf Buxhovin të përfshihet në politikë, sepse përfshirja e tij do të gjeneronte katarsis dhe do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për të mirën e Kosovës dhe lexuesit të tij.

Bashkë me pyetjet për intervistë, katër syresh, pasi përgjigjeve që dha të cilat do t’i lexoni pak më poshtë, i dërgova këtë shënim:

“I nderuari Profesor,  ju falënderoj shumë. Ju jeni emri i vetëm në Kosovë i padiskutueshëm për ato që shprehni dhe që shkruani. Nga kjo rrjedh suksesi juaj, të cilin e garantoni me personalitetin që keni. Njerëzit e dinë edhe kur ju ende e keni veprën në laborator, pa e publikuar, se ajo që keni shkruar e po thoni përmes shkrimit, është padiskutueshmërisht me vlerë. Pra lexuesi ju beson, sepse këtë besim ju e keni ushqyer. Prandaj angazhimi juaj në politikë është shumë i rëndësishëm, jo për ju, por për Kosovën dhe shqiptarët.

Shqiptarët kudo që jetojnë janë të etur të dëgjojnë të vërtetën ku ndodhemi dhe si dalim prej kësaj baltovine. Mos u shqetësoni kurrë prej zagarëve. Kaloni në rivistë se çfarë i kanë bërë Rugovës, Kadaresë, Nënë Terezës dhe Skënderbeut. Sulmet e zagarëve merrini si sport dhe angazhohuni. Kurrë nuk jeni vonë. Tani gjithsesi koha duket më fatlume, sepse ka të paktën 15 vjet dështime në qeverisje. Ne ju duam shumë dhe vlerësimet tona janë të padiskutushme, deri në qiell. Presim të takohemi, këtu apo atje. Shumë të fala Zonjës, fëmijëve, mbesës dhe nipave – Gjinit të vogël, që e dini se ju ngjan fort. Shumë të fala prej nesh, me përqafime, Elida“

Më poshtë vjen intervista.

Në secilin vend demokratik personat e apostrofuar nga drejtësia së paku do të heshtnin – tek ne, ngjet që edhe nga burgjet jo vetëm që drejtohet shteti,  por edhe bizneset, dhe madje edhe fushatat zgjedhore!

Elida Buçpapaj: Përfaqësuesi i CDU në Bundestagun gjerman Michael Brand ka dalë deklaritivisht hapur kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. „Deri tani – tha ai përpara Parlamentit – në Kosovë nuk kemi as stabilitet, as shtet ligjor, as struktura stabile shtetërore“. Në këto kushte, a ka të drejtë partia e Hashim Thaçit të pretendojë fitore të zgjedhjeve ?

JUSUF BUXHOVI: Edhe pa vlerësimet e qëlluara te zotit M. Brand, qeveria Thaçi qysh moti e ka humbur legjitimitetin qeverisës. Mjafton të shihet shkalla e korrupsionit, pastaj kriminaliteti dhe dukuri të tjera ku shteti zhvatet në të gjitha segmentet e tij, ndërkohë që qytetarët lokalë gjenden në një situatë kur shteti jo vetëm që nuk ua jep ato që ka për detyrë, por edhe ua merr edhe ato që kanë.

Pos këtyre është edhe çështja e krimeve të luftës dhe të tjera me të cilat ngarkohen shumica e bosëve të partisë së Thaçit, të cilët janë në qeveri dhe faktori ndërkombëtar (SHBA, Bashkimi Europian dhe NATO) përditë bëjnë me gisht kah ata.

Mjafton të shihet se si këto ditë fushata zgjedhore e kësaj partie përcillet po ashtu me një seri shkrimesh në “Kohën ditore” me plot e përplot akuza për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga pjesa më e madhe e liderëve të kësaj partie!

Në secilin vend demokratik personat e apostrofuar nga drejtësia, së paku do të heshtnin përderisa gjyqi ta thotë fjalën e fundit. Te ne, ngjet që edhe nga burgjet jo vetëm që drejtohet shteti, por edhe bizneset, dhe madje edhe fushatat zgjedhore!

Elida Buçpapaj: Po në Bundestagun gjerman, në debatin e organizuar për qeverinë e Prishtinës, u fol për „Mafien politike të Kosovës.“. Nisur nga fakti që Ministrja gjermane e Mbrojtjes nuk u takua me kryeministrin në ikje, çfarë do të thonë këto fakte ?

JUSUF BUXHOVI: Sa i përket “Mafias politike”, që zunë n‘gojë gjermanët, ata e dinë më mirë se ne se çfarë janë përmasat e saj, siç e dinë edhe amerikanët dhe të tjerët, të cilët, megjithatë nuk mund të bëjnë vetëm me gisht, siç po bëjnë tani, kur ata kanë përkrahur këto garnitura qeverisëse dhe shumë prej tyre i kanë përdorur dhe shfrytëzuar për të futur në dorë resurset e caktuara ekonomike të Kosovës (Telekomin e Kosovës, Elektroekonominë dhe resurset tjera).

Këtu tashmë ekziston dyshimi i madh, se ne kemi këtë qeverisje mafioze pse si të tillë e deshën të huajt, ku nuk mund të përjashtohen as gjermanët, që kanë të përzgjedhurit e tyre në këtë lëmsh kriminal, të cilët i futën në lojë qysh para luftës dhe veçmas gjatë saj, pasi përjashtuan intelektualët dhe idealistët që e donin shtetin e Kosovës të pastër dhe properëndimor.

Është për keqardhje kur dihet se Kosova si projekt  perëndimor euro-atlantik, që u vu nën protektoratin ndërkombëtar, instaloi një armatë të tërë mekanizmash ndërkombëtarë nga ata të sigurisë e deri te ekspertët dhe këshilltarët e shumtë, të cilët në vend se të punonin për këtë qëllim, vepruan për të kundërtën, gjë që katandisja e Kosovës në këtë gjendje është edhe meritë e tyre e madhe!

Në farsën mediale nuk mund të mos fajësohet edhe faktori ndërkombëtar

Elida Buçpapaj: Në Bundestag u përmend edhe liria e mediave, e cila në Kosovë është pothuaj 100 % e komprometuar, çfarë do të thotë kjo për një gazetar me përvojë dhe krijues si ju, dhe çfarë duhet të bëhet?

JUSUF BUXHOVI: Liria e mediave në Kosovë ka kohë që nuk ekziston. Kemi një farsë mediale, fund e krye në sherbim të bosëve politikë, të cilët e kanë degraduar profesionin e gazetarit tmerrësisht! Me ndonjë përjashtim të vogël, gazetat dhe televizionet drejtohen nga politika dhe interesat e tyre. Edhe këtu nuk mund të mos fajësohet edhe faktori ndërkombëtar, i cili, në vend se të forcojë fjalën e lirë dhe gazetarinë e pavarur, ka investuar te disa grupe dhe mediume që kanë qenë në shërbim dhe grupeve politike dhe mediale. Kështu që mizeria politike në të cilën ndodhet Kosova nuk do të mund të ishte e tillë pa meritën e gazetarëve dhe të gazetarisë së Kosovës dhe pa sponsorët e jashtëm, që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë vasalë dhe jeniçerë!

Me librat e mi i kundërvihem rënies të madhe morale

Elida Buçpapaj: Jeni gjithnjë në aktivitet krijues, me trilogjinë Kosova, të përkthyer edhe në anglisht, me Jeniçerin e Fundit, gjithkund jemi i zënë në promovime, librat tuaja janë më të shiturit, ndërsa Kosova është në degradim, a nuk duhet t’i ktheheni angazhimeve qytetare si pjesë e elitës, sikur keni bërë bashkë me inteligjencien 24 vjet më parë kur themeluat LDK ?

JUSUF BUXHOVI: Është e vërtetë se librat e mia (“Kosova” dhe “Jeniçeri i fundit”) janë më të shiturat dhe më të kërkuarat, gjë që tregon se jo gjithçka e ka humbur besimin. Kjo më bën edhe më të përkushtueshëm. Përcaktimi kah krijimtaria nuk është vetëm një satisfaksion për krijuesin e dëshpëruar në kohë krize të thellë siç është kjo e jona, por është një mjet i fuqishëm që t’i kundërvihet kësaj të keqeje. Suksesi i veprave të mia si dhe interesimi i madh për to e dëshmon këtë. Ndaj, nuk do t’i kthehem politikës së papastër, e cila të kthen në shërbëtor dhe  jeniçer, por do të mbetem te librat, në mënyrë që me anën e tyre t’i kundërvihem rënies së madhe morale, shoqërore në për të cilën po kalojmë.

27 Maj 2014

ELIDA BUÇPAPAJ

Reagon Osmani: Mustafa e di për cilin zyrtar të LDK e kam fjalën, e kam informuar me 27 shkurt

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, i ka reaguar shefit të partisë, Isa Mustafës, për një përgjigje dhënë Gazetës Express rreth “letrave kundër saj”, që Osmani thotë se zyrtarë të lartë të LDK’së ia kanë dërguar administratës amerikane.

Osmani thotë se Mustafa është njoftuar me dalë 24 shkurt për një zyrtar të lartë të partisë, që sipas saj, ka dezinformuar për të në qarqet më të larta të administratës amerikane dhe thotë se kreu i partisë i ka dëshmitë për këtë çështje.

“Kryetarin Mustafa e kam informuar me datën 27 shkurt lidhur me dezinformatat që një zyrtar i lartë i LDK-së (anëtar i kryesisë) i ka bërë ndaj meje drejtuar niveleve më të larta të administratës amerikane. Pra është i informuar se për kë është fjala dhe ja kam dërguar dëshmitë për një gjë të tillë”, ka thënë Osmani për Gazetën Express.

Mustafa më herët e ka komnetuar intervistën e Osmanit dhënë mbrëmë në Pressing të Televizionit 7.

Kreu i LDK’së ka thënë se nuk ka njohur që dikush nga LDK’ja ka folur për kryeparlamentaren e tanishme me administratën amerikane. Për akuzat e Osmanit, kreu i partisë e fton atë që t’i bëjë publike emrat e zyrtarëve.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj. Osmani ka argumente, do ta ftoja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

Osmani, që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e LDK’së për kryeministre, dje në Pressing ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie, se u kanë thënë amerikanëve se ajo nuk e përfaqëson partinë.

“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP’së, dhe të tjerëve lidhur me mua, prapa shpine. Flitet për letra ku thonin se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së. Pastaj po këta zyrtarë të SHBA’së dhe të EPP’së më njoftonin mua çka u ka thënë partia”, është shprehur Osmani. /Express/

Albin Kurti takon Valdete Dakën: KQZ gati të mbajë zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Valdete Dakën, kryetaren e KQZ duke vijuar me bindjen se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës, bëhet me dije se Valdete Daka e ka njoftuar Kurtin që KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje në kohë pandemie.

NJOFTIMI NGA QEVERIA E KOSOVËS

Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor. Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, z. Kurti e njoftoi znj. Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre. Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre

Osmani: Nëse do të ma jepte mandatin LDK, do ta merrja dhe do t’i drejtohesha VVsë për koalicion

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.

“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.

“Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.

“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.

Osmani: Fyerjet çnjerëzore ndaj meje nuk ia fal kurrë LDKsë

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj.

Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV’në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.

“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK’së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.

Sipas saj fyerjet e tilla janë publike.

“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fal kurrë”, shton ajo.

“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre.

“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.

Kështu votuan shqiptarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjedhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Asnjë rast i ri me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus mbetet i njëjtë (1032).

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 138 mostra, prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste. Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 4 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

SOT ASNJË RAST I RI POZITIV ME COVID-19!

Sot më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.453.185 raste të COVID-19 dhe 345.077 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK-ja (!!) Nga Skënder MULLIQI

 Partite politike në Kosovë , janë kryesisht parti lideriste. Vendimet e marra me shumë po bëhën nga lideri së sa nga strukturat partiake. Kjo logjikë i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore . Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë diktatoriale e veprimit. Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore , e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata. Për fat të keq edhe LDK , që dikur shquhej si subjecti politike mw serioz dhe mw i madhi , nga krerët e saj të sotwm po shëndrrohet në parti jo serioze , në parti të grupeve të interesit , duke ju bashkuar në këtë drejtim partive majtiste . Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë , së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, dr.IbrahimRugova. Kur në Bosnje vdiq Alia Izetbegoviq, ka pësuar rënje drastike Partia e Aksionit Demokratik. Njejtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit në Kroaci me, HDZ-ne . Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat. Së në LDK është instaluar logjika përjashtuese është shëmbulli i Vjosa Osmanit si më e votuara e LDK-së ne dy palw zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake nw LDK po bëhën sipas dwshires të krerëve duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar demokracinë e mbrendshme . Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin e duhur . Kryetari i LDK-se,Isa Mustafa, Vjosën po shtrydhë si limonin për vota , dhe pastaj po e shpallë si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve .Kan filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë të Albin Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë.Mustafa, Rugova , Veliu e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK ,së është bërë më Kurtin. Këta në menyrë përfide po lançojnë teza të tilla , për ti arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua më të drejte më rrëzimin e qeverise , Kurti nga ana e LDK-së , që u bë ne emer të kauzave fallsho , për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike .Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e dirigjojnë situatën politike për interesa të tyre. Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës, duke ia shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dëmin më të madh deri më sot . Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë , kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët e nënshkrimit të dy marrveshjeve të dëmshme, ajo më Malin e Zi dhe “Zajednicën” . Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira , nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj , më duket mua veq sa do ta ringriste edhe më shumë politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla , siq është zonja, Osmani . Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…

Roli prijës i intelektualit në shoqëri! – Nga Florim Zeqa

 

Për të folur rreth rolit të intelektualit në shoqëri duhet kohë dhe hapësirë, kërkohet çasje serioze dhe pragmatike, për shkak se roli i intelektualit në një shoqëri është shumë i madh, e në veçanti në shoqërinë tonë është shumëdimensional dhe i pakompensueshëm.
E madhe është mungesa fizike, e dëmshme dhe e patolerueshme heshtja dhe indiferenca politike e intelektualit në rrethanat e tranzicionit politik e sidomos në rrethanat e një procesi pas zgjedhor, gjegjësisht të ngërçit politik që sot po kalon Kosova.

Zgjimi i intelektualëve nga agonia e thellë

Vite më parë në një shkrim timin më titull; “Intelektualët e heshtur të një populli të fjetur”, u mundova të zgjoj ndërgjegjën e disa prej intelektualëve të heshtur e të përgjumosur, qe në të kaluarën jo shumë të largët bartnin poste të larta, ishin; kryetar, nënkryetar, ministra, kuvendar, kryetar komunash, anëtar kryesie,…etj, e që sot janë strukur në strofullen e tyre dhe bëjnë “sehirë” thuajse nuk po ndodhë asgjë në Kosovë!
Atë që nuk arrita më një mijë fjalë në një arikull gazete, e arrita më dy fjalë më një postim të shkurtër të në rrjetin social Facebook.
Ashtu siq ishte i aspektit pozitiv komenti im, i të njëjtit nivel nuk ishte edhe reagimi i intelektualit të fjetur,…siq thotë populli “atij që i djegë miza nën kapelë lajmërohet i pari”, duke thyer heshtjen e gjatë më një koment në stilin e tij të zakonshëm sa filozofik, po aq demagogjik…
Mënjëherë pas reagmit të intelektualit, më lajmërohen qytetar të shumtë,…të cilët pas fjalëve përshendetëse, më drejtoheshin më fjalët; “zoti Zeqa ju falenderoj që arritet t’i nxirrni nga goja një fjali kaq të gjatë intelektualit tonë të fjetur, ka kohë që na mungon intelektuali, nuk e dinim ku ndodhet intelektuali,…e shumë fjalë tjera që përmbajtje kishin kthimin e intelektualit në shtëpinë që e rriti dhe ngriti në nivelet më të larta”.
Nganjëherë edhe kështu duhet gjetur mënyren për t’ua thyer heshtjen intelektualëve të fjetur, ishte përgjigja ime!
Një njeri që i thotë vetes intelektual e atdhetar, e që sot rrin indiferent ndaj zhvillimeve politike në vendin e tij,…le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk mund të jetë intelektual në kuptimin e fjalës.
Jam munduar ta gjejë arsyen e heshtjes së disa intelektualëve të kalibrit përballë rrënimit të vlerave në subjektet tona politike dhe shoqërinë në përgjithësi.
A është frika nga përballja me grupet e interesit apo ambiciet e larta për pushtet, ketë nuk e kam të qartë dhe as që kam të drejtë ta prejudikoj,…por do të jetë e ardhmja ajo që do t’i nxjerrë në shesh te gjitha “fshehtësitë” e indiferencës intelektuale!

Roli prijetarë i intelektualit

Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshim të gjithë nga shkrimet dhe reagimet siq janë tërhequr një pjesë e intelektualëve të “kalibrit”,…në ketë vend nuk do të bëhej më fjalë as për prosperitet, as për ndryshime pozitive, as për zgjedhje demokratike, as për zhvillim ekonomik dhe as për mirëqenje qytetare,…do të fashiteshim deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisja e antivlerave.
Ndoshta disa intelektual të kalibrit të “lartë” janë duke menduar sikurse disa arsimtar më përvoj të viteve të ’90-ta, kur e lanë arsimin shqip për të ikur drejt vendeve evro-perëndimore, kur thoshin, po citoj; “tani ka mjaftë të pashkolluar që punojnë pa paga, ne do të kthehemi kur të bëhet mirë”…e ndoshta për intelektualët e fjetur, mirë do të bëhet kur në Kosovë nuk do të ketë më banda kriminale që do t’ua rrezikonin jetën për pushtet,…ndoshta neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballjen më dukuritë negative dhe mbeturinat e sistemeve totalitare na konsiderojnë të krisur apo naiv!?
S’ke si e argumenton ndryshe deklarimin e një intelektuali të kalibrit, por citoj; “Jam anëtarë i thjeshtë dhe do t’i qëndroj besnik partisë”, pa e bërë as përpjekjen minimale për ndryshimin e gjëndjes në subjektin që pretendon që është pjesë e tij.
Në asnjë rrethanë dhe me asgjë intelektuali i kalibrit të lartë nuk mund ta arsyetoj heshtjen dhe indiferencën ndaj zhvillimeve politike në vendin e tij me deklarimet; jam anëtarë i thjeshtë, jam qytetar i thjeshtë, i barabartë, etj…pasi kjo bie në kundërshtim më nivelin e tij intelektual!

Intelektualët që i nënshtrohen tutelës së pushtetit janë pseudointelektual

Intelektualët e shkëputur nga interesat e popullit punojnë vetëm për interesat e pushtetarëve, e më së paku ose hiq për interesat e qytetarëve. Intelektualët në shërbim të pushtetarëve të gjitha energjitë e tyre i shpenzojnë për revanshizëm ndaj intelektualëve aktiv dhe të pavarur duke i mbajtur në thumb të kritikës, si “përçarës dhe rrënues të sistemit”.
Përderisa të gjithë intelektualët e shteteve të Balllkanit dinë të bashkohen dhe pajtohen në kohë krizash nacionale, duke lënë mënjanë mospajtimet dhe zënkat personale,…tek ne akoma zhvillohet një revanshizëm primitiv i përcjellur me urrejtje patologjike, me tendencë shkatërrimtare për shtetin e Kosovës, i cili po kalon orët më të liga që nga përfundimi i luftës e këndej.
Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se fusha e politikës është e mbuluar me pseudopatriot dhe pseudointelektual të graduar me diploma dhe tituj shkencor me plagjiaturë në shkollat e “natës”, të instaluar në universitetet publike dhe private, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë intelektual të profilit ideologjik dhe partiak, por jo edhe intelektual të mirëfilltë të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, siq i kishim në të kaluarën jo shumë të largët.

Intelektualët e vërtetë, opozitë e antivlerave

Intelektualët e vërtetë duhet të marrin rolin e opozitarizmit ndaj antivlerave, ndaj shërbëtorëve të pushteteve të korruptuara.
Intelektualët e vërtetë nuk guxojnë të heshtin përballë sfidave të kohës nëpër të cilën po kalojmë, por duhet gjetur rrugë dhe mënyra të reja të organizimit jasht koncepteve dhe ideologjive partiake, për të krijuar një organizim të mirëfillt të shoqërisë sonë konformë rrethanave të reja kohore në funksion të unifikimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një front të përbashkët, për të mbrojtur Republikën e Kosovës nga ndarja si dhe mbrojtjen e shoqërisë nga degjenerimi i antivlerave dhe kulturave të huaja të instaluara në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Intelektualët e mirëfilltë edhe përkundër këmbimit të ideve dhe mospajtimeve për tema të caktuara, asnjëherë nuk thyhen mes tyre, përkundrazi prodhojnë një gamë të gjërë mendimesh dhe ideshë në funksion të shtetit dhe të mirës së qytetarëve.

Kosova rrezikon të humbasë rreth 300 milionë euro

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova rrezikon të humbasë miliona euro kredi nëse nuk arrin që të ratifikojë në Kuvend marrëveshjet të cilat janë negociuara nga Qeveria e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe mekanizmat ndërkombëtarë financiarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dërguar Radios Evropa e Lirë, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshinë pesë marrëveshje kredie në vlerë 228.1 milionë euro dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë euro.

Vlera e këtyre shtatë marrëveshje kap shumën e 289.9 milionë euro.

Marrëveshjet për kredi të cilat kërkojnë ratifikim në Kuvend nuk kanë të bëjnë vetëm me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19, por janë edhe marrëveshje tjera për projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza.

Infografikë

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Për përballimin me situatën e krijuara nga COVID 19, shëndetësore dhe ekonomike, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve janë pesë marrëveshje në vlerë prej 253 milionë euro.

Nga pesë këto marrëveshje, thotë Shahini, vetëm një është dërguar në kuvend për ratifkim, të tjerat janë duke u negociuar ose nuk janë nënshkruar.

Nuk ka para pa ratifikim të marrëveshjeve në kuvend

Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nga Qeveria në detyrë janë proceduar në Kuvend disa marrëveshje ndërkombëtare.

Një nga këto marrëveshje të proceduara në Kuvend është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Ndërkaq, marrëveshjet tjera të cilat janë dërguar në kuvend kanë të bëjnë me projekte të tjera të cilat nuk lidhen me situatën e krijuara nga pandemia COVID 19.

Por, këto marrëveshje Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk po arrin t’i vë në rend dite në një nga seancat e kuvendit.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit ka caktuar datën 4 qershor si datë të mundshme për mbajtjen e një seance, por nuk është e sigurt nëse në rend dite do të jenë në diskutim marrëveshjet ndërkombëtare financiare, pasi që deri më 4 qershor, pritet të mbahet edhe një takim i Kryesisë së Kuvendit.

Çdo marrëveshje duhet të votohet me dy të tretat e votave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur gjatë kësaj jave ka thënë se nuk ka konsensus mes partive politike parlamentare që këto marrëveshje të procedohen në Kuvend.

“Sugjerimi im është që me këto marrëveshje ndërkombëtare të shkojmë përpara. Ka pasur mirëkuptim nga disa (grupe parlamentare), por për fat të keq pasi marrëveshjet kërkojnë dy të tretat nuk ka aq disponim që ato të procedohen menjëherë”, ka thënë Osmani.

“Ka gatishmëri nga disa grupe parlamentare që të ulemi dhe të gjejmë një mundësi dhe të mos bllokohen këto marrëveshje ndërkombëtare pasi që disa nga to kanë afat të caktuar brenda të cilit mund të përfitojmë fonde”, ka shtuar ajo.

Një nga këto marrëveshje të cilat kanë afat caktuar dhe duhet aprovuar para datës 30 qershor, sipas Ministrisë së Financave është marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë prej 25.1 milionë euro, e që ka të bëjë me një projekt për furnizim me ujë të pijshëm në Gjilan.

Bedri Hamza, anëtar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se PDK nuk do të pengojë në asnjë formë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

“Sigurisht në momentin që këto marrëveshje vendosen në rend ditë për ratifikim unë në parim po e thëm që ne jemi pro, përjashtim të ndonjë çështje specifike që duhet shikuar me kujdes pasi që edhe pjesa dërmuese e këtyre marrëveshjeve nuk janë para falas, por janë kredi që Kosova është e detyruar t’i kthejë dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ngarkohen gjeneratat e ardhshme”, thotë Hamza.

Ai bën të ditur se shumica e marrëveshjeve që janë duke u finalizuar sa i përket pjesës teknike një pjesë e madhe e janë si rezultat i punës që kanë ndodhur në qeverinë paraprake të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Relacionet qeveri – kuvend, të vështirësuara

Zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë, se duhet gjetur një zgjidhje më të shpejtë politike që marrëveshjet të ratifikohen.

“Relacionet që janë krijuar mes kuvendit dhe qeverisë po pengojnë këtë proces. Kuvendi nuk po pranon që të merr asnjë obligim, pra këtu ka mbetur procesi. Në këto rrethana pa pas një qeveri e cila bashkëpunon me Kuvendin dhe pa u siguruar dy të tretat e votave një pjesë e këtyre fondeve rrezikohen të humbin”, thotë Krasniqi.

Kontestohet negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga qeveria në detyrë

Por, siç thotë analisti Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, qeverisë në detyrë mund t’i kontestohet negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

“Në aspektin kushtetues dhe ligjor nuk ekziston asnjë dispozitë e cila ja ndalon qeverisë që të ndërveproj me Kuvendin. Por, problemi tjetër aktual është interpretimi që është bërë nga një pjesë e partive parlamentare të cilat me të drejtë kanë ngritur në diskutim tek mungesa e legjitimitetit që ka qeveria në detyrë për të hyrë qoftë në marrëveshje ndërkombëtare me palë të tjera në emër të Kosovës derisa e njëjta është shkarkuar nga ana e Kuvendit”, thotë Cakolli, për Radion Evropa e Lirë.

Faktori ndërkombëtar kërkon ratifkim të shpejtë të marrëveshjeve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, krerët e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, kreu i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, kanë bërë thirrje për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare me BE-në, shtetet e saj anëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

“Ne besojmë se në këtë kohë të paqartësive të mëdha, të gjitha palët duhet të lënë anash dallimet dhe të punojnë së bashku në të mirë të njerëzve”, është thënë mes tjerash në një deklaratë nga institucionet e lartpërmendura.

Kurti thotë se Thaçi duhet të intervistohet nga prokuroria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i këtij shteti, Hashim Thaci, do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit.

Sipas tij, Thaçi do të duhej të intervistohej si dëshmitar lidhur me deklaratat e dhëna rreth pretendimeve për kërcënim, të cilat Kurti ka thënë t’i ketë marrë përmes rrjetit social, Facebook.

Kyeministri Kurti ka pretenduar se është kërcënuar nga, siç është shprehur ai, e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Në shkresën e kësaj Garde, të publikuar nga Kurti, Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet organizatë kriminale, derisa thuhet se pas informatave për organizim të protestave në Prishtinë më 29 maj, njësitet e Gardës në fjalë “do të jenë gjithandej dhe ku do të paraqitet nevojë do t’i dalim në mbrojtje vendit”.

“Presidenti, meqë ka informacione të tilla, do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje”, ka thënë Kurti pasi bëri homazhe në 21-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

“Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon Qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, ka shtuar mes tjerash Kurti.

Ai po ashtu ka folur edhe për situatën politike, duke thënë se pas mocionit të 25 marsit është absurde të mos ketë zgjedhje.

Ky mocion është organizuar nga partia në koalicion qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. rel

“Trepça” do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, thotë Kurti

Kombinati metalurgjik “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar të mërkurën në këtë kombinat.

Sipas një komunikate për media nga zyra e Kurtit, bëhet e ditur se gjatë takimit me menaxhmentin e këtij kombinati, kryeministri në detyrë ka thënë se “tash është koha kur ne do të punojmë në ide konkrete në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të horizonteve të Trepçës”.

“Trepça është organizatë e punëtorëve, pasuri kombëtare por edhe industri prodhuese. Roli i kësaj ndërmarrjeje është përtej ekonomik. Është edhe historik dhe shtetndërtues”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e ’80, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, nuk numëron më shumë se 1 mijë e 300 punëtorë dhe mosha mesatare e tyre është 58 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit, kurse sot, nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.

Por, përveç miratimit të statutit të “Trepçës” si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve i takojnë qeverisë dhe 20 për qind punëtorëve, kjo ndërmarrje nuk arriti të vihen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të zgjidhë problemet më të cilat përballet ndërmarrja.

Gjatë vitit 2019, ndërmarrja “Trepça” u përball me probleme financiare dhe si rrjedhojë, minatorët nuk i morën pagat me rregull.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. rel

Inatet personale, vetëvrasje kolektive për shqiptarët! – Nga Florim Zeqa

 

Për dallim nga të gjithë popujt e botës, tek ne shqiptarët inatet personale barten në jetën shoqërore. Dëmet dhe pasojat e inateve personale më së keqi reflektojnë në jetën politike, duke u shndërruar nga inate personale të liderëve në urrejtje mes elektorateve politike.

Urrejtja e elektorateve partiake ka filluar të merrë permasat e një përçarje më të thellë kolektive shkaku i shprehjes së bindjeve politike në mënyrë primitive, e cila po kulmon me konflikte verbale dhe fizike.
Sikur bindjet politike të shpreheshin në mënyre civilizuese nga liderët partiak, nuk do të vinte deri tek përçarja dhe ndasitë e mëdha kolektive të shoqërisë sonë.
Mirëpo, për fatin e keq të qytetarëve, kur inatet personale të liderëve partiak e shtetëror manifestohen në mënyrën më vullgare dhe me një fjalorë rrugaçërie, reflektojnë përçarje të gjërë kolektive.
Gjuha e ashpër dhe fyese mes liderëve partiak, po përçohet negativisht tek elektoratet partiake, duke i kthyer inatet personale në një urrejtje kolektive mes kundërshtarësh politik, vetëm pse i takon një partie apo një mendimi tjetër politik.
Fyrjet e rënda mes liderëve partiak, me ose pa fakte, me ose pa arsye kanë ndikuar në polarizimin e skajshëm të shoqërisë sonë, të cilat jo rrallë
kulmojnë me eskalim të situatave, me manifestim të dhunës fizike ndaj njëri-tjetrit.
Kontaminimi i skënës politike burimin e ka tek gjuha e ulët dhe denigruese e liderëve partiakë, duke i akuzuar partitë rivale si parti armike të këtij populli.

Pa depolitizimin e shoqërisë nuk hiqen polarizimet ndërpartiake!

Politizimi i shoqërisë i ardhur si produkt i polarizimeve partiake, ku si pasojë e kemi ndarjen dhe përçarjen e tmerrshme të popullatës në baza partiake dhe brenda partiake, ku secili e lufton secilin jo me idetë e veta, por sipas ideve të liderëve (liderit) partiak.
Shkaktar të këtij politizimi dhe përqarje të popullatës janë aktorët kryesor të skenës politike kosovare, të cilët kanë arritur ta shkatërrojnë bërthamën e shtetit-familjen.
Si pasojë e kësaj, sot në brendinë e së njëjtës familje, kush më pak e kush më shumë janë futur të gjitha partitë politike, duke i ndarë anëtarët e së njëjtës familje në disa parti politike.
Kësaj ndarje nuk i thuhet vlerë demokratike, por përqarje dhe katandisje deri në vetëshkatërrim të një shoqërie njerëzore.
Pra, bandat partiake kanë arritur aq thellë, ku popullatës kosovare përveq ndarjeve shoqërore, i shkaktuan edhe ndarje familjare, duke ia humbur kështu kuptimin edhe vetë jetës në Kosovë.
Politikanët pa etikë, pa integritet moral dhe njerëzor, e kanë rrënuar në themel shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve.

Distancimi qytetarë ndaj gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak

Për ta shpëtuar shtetin nga katandisja e mëtutjeshme dhe evitimin e vetëvrasjes kolektive kërkohet një vetëdijësim i lartë qytetarë, për t’u distancuar nga gjuha e urrjetjes e liderëve partiak.
Për këtë kërkohet ndihma e intelektualëve të pavarur nga politika, për shkak
se jo të gjithë qytetarët e përceptojnë realitetin në mënyrë të njejtë, varësisht prej pozicionit dhe kapaciteteve intelektuale. Nuk është se njerëzit nuk e shohin realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë, por shkaku që nuk ju pëlqen, mundohen ta largojnë nga mendja e tyre duke imagjinuar mrekullinë edhe në zhgënjimin më të madh.
Duhet bërë çmos që arsyeja e shëndoshë ta mund urrejtjen e shkaktuar nga liderët partiak. Mendimin ndryshe të tjetrit mos ta kuptojmë ndryshe por vetëm si vlerë të demokracisë.
Secili ka të drejtë të thotë atë që e mendon pa e cenuar mendimin e tjetrit, duke i ruajtur gjithnjë raportet shoqërore, ndërfqinjësore dhe ndërvëllazërore, për shkak se partitë shkojnë e vijnë e ne duhet të mbetemi aty ku ishim para se t’na vinin këto parti dhe këta liderë partiakë, pra duhet të mbetemi një shoqëri e shëndoshë njerëzore, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit duke kultivuar traditat e bukura kulturore dhe zakonore të kombit tonë.
Vetëm kështu mund të dëshmohemi para botës se jemi njëri ndër popujt më të vjetër dhe më të civilizuar të gadishullit ballkanik.

Kurti: Linja ajrore Kosovë-Serbi ishte shprehje e interesit dhe jo marrëveshje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dokumenti për linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrëveshje, por shprehje e interesit.

Sipas tij për t’u bërë marrëveshje, duhet të kalojë edhe nëpër shumë hapa të tjerë, por që për shkak të pandemisë, edhe kjo çështje si shumë të tjera “është ngrirë”.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë. Pra, atëherë kur negocimi dhe draftimi i saj kishin përfunduar. Mund të them që ne jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet të ketë parasysh dy gjëra themelore: e para është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Republikën e Kosovës, dhe e dyta është rentabiliteti ekonomik. Ajo nuk është në kuptimin e plotë të fjalës një marrëveshje, më shumë është një shprehje e interesit, e cila duhet të kalojë edhe në shumë hapa të tjerë për t’u bërë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Më 12 maj, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë. rel

Albin Kurti reagon për Teatrin: Duhet të jemi mbrojtës të kulturës, një pjesë na e vodhi pushtuesi serb, pjesa tjetër…

Kryeministri i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në facebook pas prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kurti shkruan se ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. “Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.” Shkruan Kurti.

Postimi i plotë:
Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.

Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.
I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.

Cili është dallimi mes intelektualëve iluministë dhe atyre materialistë!? – Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha të arriturat dhe dështimet 21 vjeçare të shtetit të Kosovës janë meritë e përbashkët e gjithë spektrit politik, shoqërisë civile, mediave, intelektualëve, studentëve, bujqëve, afaristëve, artistëve, krijuesve, këngëtarëve dhe mërgimtarëve.

Pa dyshim, se pa ndihmën tonë, asnjëra nga partitë politike nuk do të mund të qeverisnin më gjatë se një mandat, pa ndihmën tonë nuk do të ngritej në karrierë asnjë politikan i nivelit qendror apo lokal.
Përderisa me ndihmën e politikës u pasuruan skajshmërisht një pjesë e estradës muzikore dhe artistike në Kosovë, shumë intelektual u bënë krijues të famshëm me botimin e librave me paratë e qeveritarëve, gjegjësisht me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës.
Me paratë e mërgimtarëve u zhvilluan shumë bisnese përmes restoranteve, me organizimin e dasmave moderne (në kundërshtim me traditat e lashta iliro-dardane), para të cilat riciklohen më pas në llogaritë e politikanëve (pronarëve faktik të këtyre bizneseve dhe të tjerave të jashtëligjshme).
Megjithatë, në tërë mozaikun e dështimit tonë si shtet dhe shoqëri civile, përgjegjësia më e madhe bie mbi kastën më të ngritur, në atë të intelektualëve që defiluan nga njëra tek tjetra parti e skenës politike kosovare.
Mbajtja e “isos” politikanëve mashtrues dhe të korruptuar nga ana e intelektualëve të kalibrit, e ka dëmtuar më shumë se asgjë tjetër procesin e ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Intelektualët interesgjinjë e ndërrojnë “gëzofin” qysh të ndërron moti

Intelektualët e prekur me virusin kancerogjen i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reagojnë vetëm atëherë kur ju preken interesat e tyre personale apo të ndonjë familjari të tyre, ndryshe as që ju dëgjohet zëri kundër dukurive të përditshme negative në vendin tonë.
Të tillët, pra intelektualët e heshtur, të prekur me virusin korruptiv, reagojnë ashpër kundër secilit analist apo gazetar që ua rrezikon interesat e tyre përmes kritikave të shëndosha ndaj partisë politike apo liderit në veçanti, por jo edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dukuri kancerogjene në Kosovë.
Kjo çasje “pragmatike” e intelektualëve të zhytur në korrupsion, bie ndesh me politikën e pavarur editoriale të mediave, mendimin e pavarur dhe konstruktiv të analistëve dhe publicistëve që nuk pranojnë të futen nën tutelën e pushtetarëve të inkriminuar.
Respekt për secilin intelektual të rreshtuar në një parti politike, që mbronë me nder parimet dhe frymën politike të subjektit politik që i takon, por assesi atyre intelektualëve që e ndërrojnë “gëzofin” qysh të ndërron moti (partia në pushtet).
Intelektualët interesgjinjë, duke e luajtur lojën e viktimës, me lehtësi ju përshtaten ndërrimeve të pushteteve, duke u shtirrur e çirrur si viktima para pushtetarëve të rinjë derisa të nxjerrin të dëshiruarën prej tyre.
Me të rënë nga pushteti të subjektit të deridjeshëm, i bashkangjiten sërish subjektit tjetër që vjen në pushtet, me përkushtim e dashuri, thuajse kanë lindur me atë subjekt!
Ndryshe nga intelektualët interesgjinjë, intelektualët e pastër dhe të vërtetë qëndrojnë vertikalisht përkrahë interesave të popullit dhe gjithmonë janë avangardë e ndryshimeve dhe proceseve pozitive, duke e luajtur rolin e “qiririt”, që digjet për t’u bërë dritë për të tjerëve, duke sakrifikuar interesin e vet personal për interesin e përgjithshëm shoqëror dhe shtetëror.
Pra, intelektualët duhet të jenë iluminist që ndriçojnë ardhmërinë e kombit, e jo materialist që përfitojnë nga fatkeqësia dhe tragjedia e popullit për mirëqenje personale.
Ndryshe, intelektualët materialist të zhytur në llumin e politikës, e mbrojnë një lider partiak për të mbrojtur interesat e veta personale apo e kundërshtojnë atë vetëm ateherë kur iu humben privilegjet nga ish partia në pushtet.
Me këtë dua të themë se, targën e dështimeve të rrugëtimit tonë 21 vjeçar si shtet dhe shoqëri civile nuk e bartë një liderë apo një parti e vetme politike, por e bartim të gjithë nga pak.

Secili nga ne duhet të marrim pjesën që na takon, për të mirë apo për të keq

Unë si akter indirekt dhe i pavarur nga politika kosovare, jam i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për pamundësinë e angazhimit tim të drejtëpërdrejtë në politikë.
Për këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një subjekti apo subjekti tjetër politik.
Interpretimet e mia politike nuk janë të gërshetuara me interese personale, pra, janë të pandikuara nga liderët e partive politike, janë janë krejtësisht të lira dhe pavarura, por që janë produkt i zhvillimeve politike në vend, si të tilla, nganjëherë mund edhe të mos jenë të përshtatshme për një pjesë të lexuesve shkaku i paanësisë partiake, por jam dhe do të mbetëm i tillë derisa të më punojë mendja dhe zemra për të mirën e popullit dhe vendit tim të shenjtë.
Edhe pse kam pasur oferta për t’iu bashkangjitur disa prej partive të skenës politike dhe nismave të fundit partiake nga diaspora, nuk e kam bërë një gjë të tillë për faktin se, nuk kam dashur ta kufizojë pavarësinë e mendimit dhe krijimit brenda konjukturave të një partie politike por edhe për faktin tjetër akoma më të rëndësishëm, se, futja brenda sistemit nuk e ndihmon ndryshimin, përkundrazi e favorizon dhe ndihmon sistemin aktual qeverisës në vendin tonë.

Intelektualët materialist janë shndërruar në virus brejtës të ardhmërisë së shtetit dhe qenjes sonë kombëtare. Aq sa uzurpatorët e shtetit, janë bërë të rrezikshëm edhe pseudopatriotët e veshur në petkun e intelektualit, që u shërbejnë me zellë të gjitha pushteteve.

Kurti: Në zgjedhjet tjera le të bëhen të gjithë liderët bashkë kundër meje, le ta marrin edhe presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë për të gjithë rivalët e tij në politikë që lë te bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.

21 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, motra e tij Myrvetja thotë që ai është ende i gjallë

E ruan me xhelozi këtë fotografi.Me Ukshin Hotin motra e tij Myrvetja flet përmes kësaj fotoje tash e njëzet e një vite.

Fjalët e tij i ka në vesh pothuajse për çdo ditë.

Takimin e fundit me profesorin, veprimtarin, filozofin, aktivistin e shkencëtarin e shquar e mban në mend sikur të ishte dje.

Ajo në mes emocionesh tregon arsyen se pse profesor Hoti i kishte thënë të mos e vizitonte më.

Por nuk harron të thotë që në mendjen e saj ishte i pranishëm çdo ditë.

Për shkak të këtij refuzimi të flasë gjuhën serbe ai ishte maltretuar e rrahur fort nga policët që e mbanin rob.

Në kujtesë të freskët e ka edhe momentin kur u zhduk veprimtari i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti në datën e 16 majit ditën kur u lirua nga burgu i Dubravës.

Megjithatë edhe njëzet e një vite pas Myrvetja beson që aktivisti i pashoq shqiptar është i gjallë.

Kur flet për të vëllanë Myrvetja thotë që është e zhgënjyer nga institucionet me trajtimin që i është bërë çështjes së Hotit.

E, Në këtë burg gjendej edhe Ukshin Hoti, ku më 17 të muajit maj do t’i bushte 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg.

Kështu kishte qenë i dënuar e tani duhej të lirohej me 17 maj 1999.

Por me mbylljen e derës së burgut u mbyll edhe fati i Ukshin Hotit.

Nga ajo ditë, nuk dihet asgjë për Hotin.

Teksa në letër tutje shkruan që në shtëpinë e një politikai ishte gjetur një document ku shkruante gjoja se për shkak të sjelljeve të mira gjatë 5 viteve të vuajtjes së dënimit Ukshin Hotit i ishte falur një ditë.

Kohën kur Hoti ishte në burg Aleksandar Rakoçeviç nga Peja ishte drejtori i burgut në Dubravë ndersa Branko Komatina nga Dobrusha në Pejë, ishte shef i rojeve në Dubravë atë kohë. Vendimi për lirimin e Ukshin Hotit u nënshkrua nga Aleksandar Rakoçeviç.

Demonstrimi i industrisë pamfletiste?! – Vështrim nga Skënder MULLIQI

 Kur institucionet nuk funksionojnë mirë, pak gjë mbetet nga shteti.Vendi po rreshqet me mundësi të destabilizmit .Kur institucionet e shtetit funksinojnë ndarazi, apo veprojnë kunder njera -tjetrës, nuk mund të kemi shtet normal.Si duket Pandemia po shfryëzohet për të krijuar paqartësi, situata konfliktuoze deri të ndjekja dhe linqimi i kundershtarëve politikë. Kjo klasë politike duke shikuar ti përbush interesat përsonale, gjithnjë më shumë po e lëshojnë kursin evropian, si vlerë civilizuese .Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaqi, i ka përvetësuar kompetencat që nuk i takojnë më kushtetutë. Kjo ka futur konfuzitet dhe paqartësi në vendimarrje politike, duke prodhuar krizë të madhe institucionale, pikërishet tash në kohë pandemie globale!Kuvendi si institucioni më i lartë i shtetit nuk ka mbetur i pavaruar dhe i përgjegjshëm para qytetarëve .Korrupcioni po i rrënon institucionet , dhe po i rrënon edhe mardhënjet e ndërnjërzore. Sistemet nuk po i realizojnë të drejtat dhe interesat e përgjithshme, për çka edhe detyrohen. Qendrimet e tilla më shumë po ngjajnë në qendrime autokratike. Kjo është edhe logjikë e pa edukatës bazike. Fatkeqësisht këto struktura të vjetra më çdo kusht po veprojnë për të mos lëshuar pushtetin forcave përparimtare, të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit.Këta sikur nuk dëshirojnë më kuptuar së nuk kan mundësi të evoluimit politik. Opinioni publik ju kan nënshtruar shumë manipulimeve , relativizimit të vlerave dhe mendimeve politike ndryshe. Teoritë e mashtrimeve sigurisht së do të marrin fund . Këto struktura të vjetra i kan krijuar disa qendra propaganduese për ti mbajtur gjallë idetë e tyre tashme te vjetruara politike dhe ideologjike. Po demonstrojnë industri pamfletiste.Kosovës i nevoitet një kulturë krejt tjetër politike. Një kulturë e cila do të na kishte afruar shumë më shpejt drejtë Evropës së Bashkuar.Ne vend që të mbretëron përgjegjësia individuale , Kosova po bëhët viktimë e kthimit të logjikës autokratike dhe të logjikës së vetë izolimit.Institucioneve ju është thyer shumë kurrizi nga dobësite e pushteteve të deritashme …

Djali i Ukshin Hotit me postim prekës: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje

Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini që është deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një fotografi sa ishte foshnje në prehër të babait të tij me një përshkrim emocionues.

Ai ka thënë se nuk arriti të marrë kujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit, ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”

Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë!

Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves!

Edhe nëse dikush do t’donte t’na zbeh forcen për mbajtjen e shpresës që një ditë do t’dihet fati i tij, e kan gabim! Ajo shpresë nuk do t’shuhet sa t’kemi jetë.

Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë!

As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit. FALEMINDERIT!

Kurti: Presidenti të japë dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore, pasi që sipas tij, është i frustruar.

Ai tha se Thaçi nuk është i kënaqur më postin që ka, prandaj po kërkon më shumë pushtet.

“Presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bën mirë ta lëshojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shikojë për vizionin që do ta japë dhe votat që do marrë. Ai qartazi dëshiron të jetë më shumë se president dhe për ta bërë këtë i duhet një kryeministër më pak se kryeministër, këtë s’mund ta gjejë të unë”.

“Ne kemi një president të frustruar që po bëhet gati për fushata zgjedhore. Më së miri dhe së drejti dhe më sinqertë s’mund të jetë se të dorëhiqet dhe të vijë në fushatë, pasi ashtu po sillet, ashtu po flet”.

“Institucionet nuk janë të bllokuara, por kemi një karrige të bllokuar. Këto probleme s’mund t’i zgjidh unë e as s’është interes i imi”.

Kurti tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të dalë kundër vetes për dekretin e presidentit, pasi, sipas tij, janë aktgjykimet e mëhershme.

“Gjykata Kushtetuese i ka aktgjykimet e mëhershme dhe kemi përvojën tonë praktikë, rasti aktual s’ndryshon nga ai i vitit 2014 dhe 2017. S’besoj që Kushtetuesja vjen në kundërshtim me veten, e as s’besoj që dekretet e presidentit të jenë autorë të shkrimit të Kushtetutës. Thaçi duhet ta respektojë dhe jo ta shkruajë atë”.


Send this to a friend