VOAL

VOAL

ARKEP: Telekom Serbia nuk mund ta blejë IPKO-n

Luljeta Krasniqi – Veseli

Operatori i telefonisë mobile IPKO, nuk mund t’i shitet telekomit Serb – Telekom Serbia (Telekom Srbija), dhe po ashtu nuk mund të bëhet as bartja e të drejtës dhe detyrimeve pa pëlqimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), thotë anëtari i bordit të këtij autoriteti, Shqiprim Pula.

Ndërkohë, ai shton se deri më tani nuk kanë asgjë zyrtare sa i përket blerjes së kompanisë IPKO nga Telekom Serbia.

Gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime, Pula ka theksuar se sipas bazës ligjore pika tre e shtojcës mbi autorizimin individual që ka të bëjë me operatorin, IPKO nuk mund të shitet, mund të jepet me qira apo të jepet si garanci pa miratim paraprak nga ARKEP.

“Po e supozoj një situatë, në momentin që shitet IPKO tek cilido subjekt ata duhet të bëjnë kërkesë pranë ARKEP nëse mund t’i bartet edrejta dhe detyrimet tek subjekti i ri. Me Ligjin për komunikime elektronike rregullohet kjo materie për bartjen e shfrytëzimit të së drejtës tek subjekti tjetër. Prandaj, një shitje e tillë supozuese duhet të vijë tek ne për bartje apo mosbartje të atyre të drejtave. Personalisht deklaroj se unë nuk bëj një votim apo nuk nënshkruaj një bartje të tillë sepse që subjekti në fjalë për mendimin tim është i padëshiruar në territorin e Kosovës për shumë arsye”, thotë Pula.

Operatori i telekomunikimeve IPKO është operatori i dytë më i madh në Kosovë, pas Telekomit të Kosovës. Në vitin 2005, Telekomi i Sllovenisë kishte përzgjedhur Kosovën për të investuar në tregun e telekomunikimeve, duke blerë aksione në ofruesin e shërbimeve të internetit në vend, IPKO.

Por, tashmë IPKO është në shitje dhe Telekom Serbia, që është 58 për qind në pronësi të shtetit serb, ka bërë ofertën e vet.

Anëtari i bordit të ARKEP, Pula ka bërë të ditur se Telekom Sllovenia, pjesë e së cilës është IPKO, në korrik 2019 e ka nisur procesin e shitjes dhe që nga atëherë procesi është i papërfunduar zyrtarisht. Sipas tij, e vërteta është që telekomi serb ka ofertuar për blerje, por se blerja nuk ka ndodhur zyrtarisht, pra siç thotë Pula, nuk ka konfrmim.

“E vetmja gjë që mund të konfirmohet është se Telekom Sllovenia ka filluar shitjen dhe Telekom Serbia ka ofertuar për blerjen e mundshme, kaq dihet momentalisht”, tha Pula.

Megjithatë, anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime kanë kritikuar ARKEP-in për mungesë të informacioneve të duhura lidhur me procesin.

Mimoza Kusari-Lila, anëtare e Komisionit, tha se ka një mungesë të përgjegjësisë dhe bashkërendimit në nivel vendi. Ajo shtoi se duhet të sigurohet që Kosova ka mekanizma që sigurojnë që nuk ndodhin gjëra të tilla që sipas saj, do të kenë pasoja katastrofale.

“Pa marrë parasysh a jemi deputet i pozitës a opozitës për këtë çështje 99 për qind kemi me qenë njëzëri, absolutisht asnjë nuk ka interes me ndodh kjo. Por, mua më frikëson fakti se sa me lehtësi e merrni, që juve nuk ju ka ardhur asnjë letër për këtë”, thotë Kusari – Lila .

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje për të marrë një përgjigje nga IPKO, por nuk ka arritur të kontaktojë me dikë nga zyrtarët e kësaj kompanie.

Telekom Serbia e interesuar të blejë IPKON

Ndërkohë, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi me qëllim “të fuqizimit” të ndërmarrjeve, shumica e të cilave janë pronë shtetërore, kanë paralajmëruar zgjerimin rajonal të bizneseve të këtyre kompanive.

Ndër veprimet e fundit në këtë drejtim është edhe oferta e kompanisë Telekomi i Serbisë për blerjen e telefonisë mobile IPKO, në Kosovë.

“Telekomi i Serbisë është kompani serioze, e cila në rajon ka shumë filiale dhe deri më tash ka zhvilluar rrjetin në shumë shtete të rajonit. Për këtë shkak, nuk është befasi që dëshiron të zgjerojë biznesin e saj edhe në disa operatorë të tjerë”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, ndihmësja e ministrit të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Irina Reljin.

Ajo ka shtuar që kjo ofertë është në domenin e ofertave komerciale dhe jo të çështjeve politike.

Nga kompania Telekomi i Serbisë, për Radion Evropa e Lirë kanë konfirmuar që kanë dhënë ofertën jo-obliguese për blerjen e operatorit të Kosovës, por nuk kanë dashur të flasin për detajet rreth kësaj çështjeje, për shkak të marrëveshjes që i obligon për moszbulimin e informacioneve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, pati reaguar në rrjetin social Twitter duke thënë se Telekomi i Serbisë ka dhënë ofertën më të lartë për ta blerë IPKON prej 155 milionë eurosh. Ai shtoi se kjo duhet të bllokohet.

Reagimin nga Prishtina e pati komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai u ka thënë gazetarëve, më 26 qershor në Bruksel, që nuk i kupton kërkesat e Kosovës dhe të disa vendeve të tjera përqark, në të cilat thuhet që Serbia nuk guxon të blejë telefoninë mobile në Kosovë, “ndonëse ajo ka dhënë ofertën më të favorshme”.

Funksionimi i Telekomit serb në Kosovë dhe rajon

Përveç shtetit të Serbisë, në pronë të së cilit është 58.11 për qind e aksioneve të Telekomit, pronarë të kapitalit janë edhe qytetarët e Serbisë me 14.95 për qind, punëtorët e dikurshëm dhe të tashëm të kompanisë, të cilët posedojnë 6.94 për qind të kasioneve, ndërkaq që 20 për qind të kapitalit e përbëjnë aksionet e vet kompanisë.

Në hapësirat me shumicë serbë në Kosovë, është i pranishëm një filial i Telekomit të Serbisë, kompania “Mts.d.o.o.”, e cila në këtë shtet është e regjistruar dhe bën biznes sipas ligjeve të Kosovës dhe e gjithë kjo në bazë të marrëveshjes së Brukselit, e vitit 2013.

Telekomi i Serbisë, që nga viti 2007 është i pranishëm edhe në Bosnjë e Hercegovinë, në entitetin e Republikës Serbe, ku 65 për qind është pronar i Telekomit të këtij entiteti nga Banja Lluka dhe me të cilin mbulon gjithë territorin e Bosnjë e Hercegovinës.

Po ashtu, që nga viti 2007, Telekomi i Serbisë është pronar i 51 për qind të kompanisë “M:tel d.o.o. Podgorica” nga Mali i Zi. Pjesa tjetër, prej 49 për qind e operatorit malazez , është në pronësi të Telekomit Serpska nga Republika Serbe.

Oferta e refuzuar në Shqipëri

Në fund të 2018, telekomi serb u përpoq të hynte edhe në tregun shqiptar. Më pas u konfirmua nga Qeveria e Serbisë që kompania serbe bëri një ofertë për blerjen e Telekomit te Shqipërisë i cili asokohe ishte në pronësi gjermane të Deutsche Telekom.

Qeveria shqiptare megjithatë nuk e ka mbështetur shitjen. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në tetor 2018 se bizneset serbe janë të mirëseardhura, por se “në këtë sektor strategjik, kjo nuk është një preferencë”.

Telekom Albania u shit në vitin 2019 për kompaninë bullgare Albania Telekom Invest.

Zyrtarët serbë e konsiderojne Telekomin si një nga kompanitë më fitimprurëse serbe.

Sipas të dhënave nga raporti financiar për vitin 2018, kompania ka operuar me një fitim prej 86 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 fitimi neto arriti në më shumë se 120 milionë euro.

Në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të licencuar të telefonisë mobile, ai i Telekomit të Kosovës dhe IPKO, me licencë të plotë për operim në të gjithë territorin e Kosovës.

Analistët: Për marrëveshjen përfundimtare, kryeministrit i duhet një president i ri i zgjedhur

Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e opozitës në përpjekjet e tij për të siguruar një konsensus politik rreth bisedimeve me Serbinë. Ftesa e tij për forumin e udhëheqësve të partive politike mbi këtë çështje u bojkotua të martën nga partitë opozitare.

Mungesa e një konsensusi të brendshëm dhe situata politike në vend sipas analistëve, rrezikon të pamundësojë një marrëveshje me Serbinë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës, se politika në Kosovë nuk është e përgatitur për një marrëveshje përfundimtare dhe sipas tij, kryeministrit të vendit i duhet një president i ri i zgjedhur.

“Qeveria e udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe pa bartës tjerë të institucioneve do ta ketë të pamundur të bëjë negociata për marrëveshje finale, kjo është mirë e ditur dhe nuk kërkon diskutim. Ajo çka do të duhej shpejt të ndodhë varësisht nga zhvillimet që ndodhin me Dhomat e Specializuara, që partitë politike të merren vesh për zgjedhjen e presidentit. Ka indikacione se do të mund të merren vesh për zgjedhjen e presidentit, i cili nuk do të duhej të jetë vetëm një figurë e gjetur diku sa për të mbushur pozicionin, por duhet të jetë një figurë me mbështetje sa më të gjerë politike dhe që të jetë i fuqishëm politikisht, e fuqishme politikisht, që së bashku me kryeministrin të bartin përgjegjësinë e negociatave”, tha zoti Rashiti.

Analistja Donika Emini thotë se kryeministri Hoti përballet me mungesë të mbështetjes në parlament.

Donika Emini

Donika Emini

“Nëse e shohim me numra, eventualisht nëse një pjesë e PDK-së i bashkëngjitet, ne kemi menduar se kjo do të ndodhë nëse një marrëveshje do të shtyhej nga presidenti Thaç,i që megjithatë një pjesë e PDK-së do ta mbështet dhe në parlament do të kalojë. Mirëpo, tash kur e kemi pozitën e pezulluar të presidentit dhe kemi parë që në mënyrë të hapur këshilltarë e presidentit kanë deklaruar që zoti Hoti nuk ka legjitimitet të shkojë atje, më bën të kuptoj që një pjesë e PDK-së apo të gjithë, nuk do ta përkrahin një marrëveshje e tillë, andaj nëse nuk përkrahet nëse nuk e ka përkrahjen e parlamentit, nuk e di se me çfarë matematike mundet zoti Hoti të shtyjë tutje një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha zonja Emini.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

Analistët në Kosovë thonë se Bashkimi Evropian është i pafuqishëm të çojë përpara një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“E kemi një BE e cila nuk di çka të bëj me procesin. Bashkimi Evropian për dy vite me radhë ka tentuar ta kthejë procesin në kuluaret e tij pa e ditur se çka do të ofrojë. Është investuar shumë që të mos lejojnë amerikanët të marrin procesin në duar por në momentin që ka ardhur procesi në duart e tyre ata janë konfuz. Ata nuk kanë fuqi politike, fakti se sot po flitet për dialog teknik ajo veç tregon një manovër politike të BE-së për të mbuluar mungesën e fuqisë politike që kanë për të ecur tutje me një marrëveshje e nivelit të lartë politik”, tha Donika Emini.

Naim Rashiti

Naim Rashiti

“E para; BE-ja nuk ka ndonjë metodologji të përshpejtuar të kësaj përkundër gjithë këtij angazhimi ndërkombëtar dhe takimi i ardhshëm në shtator tregon se kemi kohë mjaft ,pastaj në nëntor një tjetër dhe e dyta qeveria e Kosovës, politika në Kosovë a janë gati për të hyrë në një proces negocimi për një marrëveshje përfundimtare dhe Vuçiç a do të sillet me atë qasjen e ngjashme siç është parë në takim apo do të ofrojë diçka për marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo për mua është dilema më e madhe dhe nuk tregon ndonjë gatishmëri serioze të vendeve përtej vullnetit të mirë për të shkuar në dialog për një marrëveshje përfundimtare”, tha zoti Rashiti.

Analistët thonë se udhëheqësit e Kosovës po shfaqin plogështi politike dhe mungesë të bashkërendimit gjë që sipas tyre do të vështirësojë edhe më tej mundësinë e vazhdimit të bisedimeve.

Koordinatori për dialog, “pa mandat” për të negociuar në emër të Kosovës

Bekim Bislimi

Koordinatori për dialogun me Serbinë, të cilin e ka emëruar Qeveria e Kosovës të martën, nuk mund të jetë i efektshëm pa një legjitimitet nga i gjithë spektrit politik në vend dhe për më shumë, ai nuk ka mandat që te negociojë në emër të shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Reagimet e tyre vijnë pas emërimit të Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë nga Qeveria e Kosovës.

Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i dialogut deri tash ka kaluar në mënyrë jotransparente dhe të paefektshme, kështu që është pak e pritshme që një koordinator t’i kompensojë të gjitha mangësitë e deritashme, të cilat, sipas tij, kanë qenë rezultat i mosbashkëpunimit nga i gjithë spektri politik.

“Emërimi i një koordinatori, është një akt, i cili më shumë është formal sesa konkret, sepse është shumë pak e pritshme që një koordinator, të jetë aq i efektshëm sa ta përfundojë marrëveshjen dhe të sublimojë të gjithë ata hapa që janë bërë deri më tash. Po ashtu, as momenti aktual, nuk është aspak i përshtatshëm, me spektrin politik të Kosovës, i cili është jashtëzakonisht i përçarë dhe nuk ekziston as edhe një përafrim minimal, që do t’i jepte një legjitimitet politik nga të gjitha partitë një ekipi të tillë, siç ka ndodhur në procesin e Vjenës apo më herët në atë të Rambujesë”, tha Muhaxhiri.

Ai shtoi se dialogu dhe koordinimi i tij, nuk mund të jetë punë vetëm për një individ, qoftë ai edhe Skender Hyseni, i cili, sipas tij, e ka një përvojë të konsiderueshme në politikën ndërkombëtare të Kosovës. Muhaxhiri vlerësoi se Kosova ka nevojë për një ekip shumë më përfaqësues, me legjitimitet shumë më të madh të përfaqësuesve të qytetarëve dhe të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësim më të madh në aspektin e ekspertizës nga profesionistë që do të mund të kontribuonin në dizajnimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur edhe në Vjenë dhe në Rambuje.

Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri beson se Kosova nuk ka nevojë për një koordinator për dialogun me Serbinë, sepse bisedimet duhet të mbahen në një nivel të lartë, politik, dhe thekson se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë se procesi duhet të udhëhiqet nga qeveria, pra nga kryeministri i Kosovës.

“Vetëm qeveria ka një mandat të negociojë në emër të shtetit dhe të nënshkruajë marrëveshje. Nuk mund të transferohen autorizime te një person tjetër, por me siguri Avdullah Hoti bëri një kompromis me strukturat e LDK-së. Unë mendoj se ai rrezikoi pozitën e qeverisë sepse ka vetëm 61 vota. Nëse nuk ka mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun dhe marrëveshjet e ardhshme, atëherë vështirë do të mbijetojë”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Tahiri nuk sheh asnjë arsye për të emërimin e një koordinatori për dialogun e Kosovës me Serbinë, duke theksuar se ai nuk mund të jetë mbi postin e ministrit dhe qeverisë.

Lidhur me çështjen e emërimit të koordinatorit për dialog me Serbinë, të martën është biseduar në takimin e Forumin e liderëve, nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti.

Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar nga Hoti që të kihet kujdes që Kosova të mos rrëshqasë në një dialog teknik, sepse ai, sipas tij, nënkupton zvarritje të zgjidhjes apo normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nisma nuk mendon se duhet të ecet në atë rrugë, sepse jemi të sigurt që kemi të bëjmë me të njëjtin film që e kemi parë prej vitit 2011 dhe kemi të bëjmë me të njëjtit aktorë dhe regjisorë. Kosova ka nevojë për një dialog, i cili do të zgjidhë shpejt dhe drejt raportin mes Kosovës dhe Serbisë“, tha Sherifi pas takimit.

Në takimin e thirrur nga kryeministri Hoti nuk morën pjesë përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Emërimi i Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialog, vjen pasi bisedimet në nivelin politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian rinisën më 16 korrik.

Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim u tha se u bisedua për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.

Pas takimit të dialogut në nivelin politik, BE-ja paralajmëroi se ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen këtë javë, kurse Hoti e paralajmëroi takimin për te enjten.

Por, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se të hënën se nuk do të ketë vazhdim të dialogut teknik – që nisi më 2011 dhe i parapriu atij në nivelin politik – por, Kosova do të dialogojë vetëm për marrëveshje finale, e cila sipas tij duhet të përmbajë njohje reciproke.

Hyseni pritet ta përfaqësojë Kosovën në takimin e së enjtes ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Siç ka thënë kryeministri Avdullah Hoti të hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe ne “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

Paralajmërimet për rinisjen e dialogut teknik nuk u mirëpritën në Prishitnë, ku përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, kjo ide u kundërshtua edhe nga Presidenca.

Hoti e emëron Skënder Hysenin koordinator të bisedimeve me Serbinë pas takimit me partitë

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më 1 korrik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Këshillin e Ekspertëve do ta udhëheqë Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë.

Udhëheqës i Këshillit të Ekspertëve pas emërimit nga kryeministrit Hoti do të jetë Skender Hyseni i cili do jetë njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit.

Skender Hyseni pritet që pasnesër të udhëtojë për në Bruksel për të vazhduar dialogun me Serbinë në nivelin e ekspertëve. /GazetaExpress/

Pesë pacientë me COVID-19 humbin jetën në Kosovë, konfirmohen 168 raste të reja

Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona. Po ashtu janë konfirmuar me COVID-19 168 raste të reja, ndersa janë shëruar 157 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë raste pozitive 168.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.

Kosovë: Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur, iu shërbeu shqiptarëve prej viteve 90

Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.

I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë.

Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale.

Basha në Prishtinë: Shqetësim mungesa e një muzeu për të përkujtuar gjenocidin, Shqipëria do i bashkohet përpjekjeve për ta ngritur

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se në takimin me Vjosa Osmanin i ka shprehur asaj qëndrimin se Shqipëria do t’i bashkohet përpjekjeve për të ngritur një muze në Kosovë për të përkujtuar gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në fakt, ka qenë Osmani ajo që e ngriti këtë si shqetësim për shkak të mungesës së këtij muzeu që mund t’i lihet brezave të ardhshëm por Basha i shprehu gatishmërinë që Shqipëria do të bëjë përpjekje për muzeun e kujtesës.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me kënaqësi të veçantë bashkëbisedova sot me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, të cilën e njoh dhe personalisht prej gati 20 vitesh, dhe më vjen mirë që një përfaqësuese politike e brezit të ri drejton njërin prej institucioneve më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

I theksova zonjës Osmani, se ashtu siç mblidhemi bashkë në gëzime, duhet të dimë të jemi bashkë edhe në sfida. Ndihma më e mirë që Shqipëria mund të japë, ashtu siç ka bërë në ditët e pavarësimit dhe njohjes së saj ndërkombëtare, apo koordinimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, që afruan vendet tona, ashtu dhe në sfidat e tanishme, ajo sot duhet, dhe nesër do të jetë patjetër, mbështetje totale për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, kudo ku ata do të kenë nevojë.

Diskutuam edhe për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Natyrisht dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por objektivi kryesor i tij, është njohja reciproke mes dy shteteve te pavarura.

Zonja Osmani më shprehu shqetësimin për mungesën e nje muzeu, për të përkujtuar sot e për t’ua lënë si dëshmi brezave që do të vijnë, vuajtjet, dhunën, genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shpreha angazhimin dhe përkushtimin tim që Shqipëria do t’i bashkohet përpjekjeve për të ngritur muzeun e kujtesës, në mënyrë që të mos harrojmë të shkuarën, e mbi sakrificën e atyre që dhanë jetën, të ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Kosovë: Thirrje për bashkërendim dhe konsensus për bisedimet me Serbinë

Leonat Shehu

Grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen këtë javë në Bruksel për të trajtuar temat e ngritura javën e kaluar në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Të dy udhëheqësit diskutuan të enjten e kaluar për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës dhe zhvillimin ekonomik, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, pas një pezullimi 20 muajsh të tyre, me pajtimin që të vazhdojnë në shtator.

Kryeministri Hoti u gjet nën kritika në Kosovë ku thuhet se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohje dhe duhet shmangur çdo mundësi që procesi të stërzgjatet me diskutime teknike.

“Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog të cilin do ta emëroj së shpejti për të biseduar dhe draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke, ky është objekti ynë i vetëm në këtë proces, çdo koment tjetër që dëgjoni ose nuk është i informuar plotësisht ose dëshirojnë vet t’i shtrembërojnë gjërat ashtu si dëshirojnë ata”, tha kryeministri Hoti.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Zoti Basha i cili po takohet me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike bëri thirrje për bashkërendim të gjitha forcave politike në Kosovë përballë sfidave me të cilat po përballet.

“Si parti e orientimin euro-atlantik kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi midis SHBA-së dhe BE-së ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të gjithë vendeve të rajonit që dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizoj dhe përshpejtoj procesin e dialogut me synim njohjen reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, tha zoti Basha.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rifilluan pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili për herë të parë nuk është pjesë e procesit, tha sot se bisedimet me Serbinë duhet të përmbylljen me njohje të ndërsjellë dhe jo me aspekte teknike.

“Për ne është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim e para në mes të spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë dhe përfshirës në mënyrë të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, qytetarëve, partive politike dhe institucioneve, gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur ndërsa gjithashtu është jetike për ne faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Evropian të jetë unik por edhe një koordinim i ngushtë në mes të Uashigntonit dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i siguritë, i besueshëm dhe pastaj i pranueshëm për qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik sepse aspektet teknike kemi diskutuar tash e nëntë vite por të përmbyllet me njohje reciproke sa më shpejt që është e mundur”, tha presidenti Thaçi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë dhe nuk arritën deri tani të përmbushin synimin kryesor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Hoti ftohet të raportojë përpara kuvendit të premten

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të raportojë të premten përpara ligjvënësve, në lidhje me raundin e fundit të dialogut me Serbinë, të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel.

Osmani tha se ftesa është bërë pas letrës që ka marrë nga Hoti, ku ai ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në kuvend, dhe pas konsultimeve që i ka pasur me Kryesinë e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Tani presim përgjigjen nga ana e kryeministrit rreth kohës së propozuar”, tha Osmani në një konferencë për media në Prishtinë.

Hoti, javën e kaluar, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Takimi ka qenë i pari i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, qysh në fund të vitit 2018.

Atëbotë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është ndërprerë për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

Taksa është zëvendësuar më vonë me masa reciprociteti, por me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, ato janë hequr, për t’i dhënë mundësi, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.

Në takimin e fundit, tema kryesore kanë qenë personat e pagjetur të luftës dhe bashkëpunimi ekonomik.

Për këtë javë, Brukseli ka paralajmëruar një takim tjetër midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel teknik, por Hoti e mohoi mundësinë që të ketë një proces të ri teknik, ndërsa takimin e paralajmëruar e konsideroi si pikënisje për draftimin e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kosovë: Katër viktima, 142 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit edhe katër viktima nga koronavirusi dhe 142 raste të reja pozitive.

Këto të fundit rezultuan nga testimi i 485 mostrave.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan.

Ramadani po ashtu tha se IKSHPK-ja ka konfirmuar 101 raste të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive shkon në 5,877.

Prej tyre, 139 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 3,069 janë shëruar.

Në konferencën për media në Gjilan morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se, aktualisht, 240 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 324 në spitalet e përgjithshme.

Ministri Zemaj tha se ka themeluar bordin këshillëdhënës për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, për të ndihmuar në, siç tha, përmirësimin e shëndetit publik.

Bordi do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka.

Hoti: Këtë javë fillon draftimi i marrëveshjes finale Kosovë –Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë detaje sa i takon vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në një konferencë për media, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se është paraparë një takim për këtë javë në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e ku sipas tij, do të punohet në draftimin e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, Kosovën do ta përfaqësojë koordinatori për dialogun, të cilin kryeministri Hoti tha se do ta emërojë shumë shpejt.

“Të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog të cilin do ta emëroj së shpejti, për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke. Ky është objektivi ynë i vetëm në këtë proces”, deklaroi Hoti.

Përkundër faktit se edhe Bashkimi Evropian tha se do të jetë takim i nivelit teknik, Hoti përjashtoi çdo mundësi që të ketë rinisje të procesit teknik të dialogut me Serbinë.

Synim kryesor i Kosovës në këtë proces, sipas kryeministrit Hoti, është njohja reciproke.

“Dialog teknik nuk ka. Ka dialog vetëm politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, deklaroi Hoti.

Kryeministri Hoti ka njoftuar po ashtu se ka dërguar ftesa për një takim të liderëve të partive politike në Kosovë si dhe se ka dërguar shkresë në Kuvendin e Kosovës me kërkesë për t’i informuar deputetët për procesin e dialogut në Bruksel.

Në takimin që pritet të mbahet këtë javë në Bruksel, është thënë se do të bisedohet për dy tema kryesore, të pagjeturit si dhe çështje të ekonomisë. Tek ekonomia, kryeministri Hoti ka thënë se përfshinë dëmet e luftës, pensionet, shkatërrimin e pronës private gjatë luftës si dhe çështje të tjera.

Këto komente Hoti i bëri pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulëzim Basha i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Basha dha mbështetje për procesin e dialogut, në ndërkohë që premtoi se në rast të ardhjes në pushtet në Shqipëri, do ta heqë taksën prej 5 eurosh për atë që njihet si “Rruga e Kombit”.

HASHIM, LARG DUART NGA DIALOGU ME SERBINË – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Ne dialogun me Serbin nuk te deshiron as Amerika e as Evropa/

Disa mistreca ne stafin e Presidentit thaçi sa ishte ai ne Hagë reaguan ashpër sepse, në stilin se si pati guxim qe Kryeministri Hoti të nisë dialogun me Serbinë, duke aluduar pa prezencën e Presidentit Thaçi.

Por këta te gjoret sikuar kanë harruar së Presidenti Hashim Thaçi nuk ai i para Hagës,është një tjetër Hashim Thaç të cilin e zhveshi Haga nga ai Hashim Thaçi i parë.

Pra,Hashim Thaçi i para Hagës dhe ai Hashim Thaçi pas Hagës nuk janë njësoi dallohën shumë mes vedi,sepse ky Hashim Thaçi i pas Hagës është i ngarkuar me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerezimit duke e ngarkuar si te dyshuar për nja 100 vrasje.

Ai për këto akuza tanimë do te konsiderohej si President i dorehequr.Por kot ai aq shumë e don pushtetin sa qe pa te është rrezik te fitoi ndonjë sulm kardiak,se sipas tij,pa Hashimin pavarësia e Kosovës do te zhbehet,etj.

Për këtë akuzë kundër tij ai banojë katër ditë ne Hagë, ai u mundua t’u mbajë nasihat prokurorve për vlerat e UÇK,sikur UÇK të ishte në bankën e zezë e jo Hashim Thaçi,por edhe duke u munduar më e”pastruar vehtën nga akuzat qe e ngarkojnë”,më shumë mundime dhe me shumë djerësitje në Hagë ai kaloi nëpër nëntë rrathet e ferrit duke u përgjegjur për afër 24 orë apo për 1440,00 minuta.

Më te këthyer nga Haga Hashim Thaçi ne një video-inçizim mes tjerash ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të cilin ia mori kryeministri Avdullah Hoti.Midis tjarash ai tha:”na duhet te flasim botës më një zë dhe te zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet”,por për shtat vite sa ai ishte në dialog si kalores i vetmuar asnjëherë nuk kërkoj unitet,i grahu hu vetem trup e terthuer bisedoi me djallin dhe t’birin e tij derisa e qiti në peshojë sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.Tashti sikur prap dëshiron në përzihet në dialog.I ka mbetë zhig.

Jo Hashim,puna jote rreth dialogut ka marr fund.Bota nuk don ta shohë Hashim Thaçin e pas Hagës,Hashim Thaçin e akuzuar për vepra penale të përzihet edhe me tutje në këtë punë,në punët vitale për te ardhën e Kosovës.

Boll më Hashim e ke bërë berllog punën e dialogut.

Hashim në dialog me Serbin nuk te deshiron as Amerika e as Evropa.

Bile për ty ka përfunduar edhe dialogu ne SHBA,sepse ky dialog ishte i pakuptiumët kur veç nisi dialogu në Evropë.

Hashim u mashtrove shumë apo te mashtroi ambasadori Grinell kur e filluat dialogun por planet u shkuan huq.Te vetmën gje qe e bëtë është se e rrexuat qeverin me te votuar qe nga pas lufta,qeverin Kurti.Pra,dialogu ne SHBA ka përfunduar,ai e kishte vetem qellimin elektoral.

Thjeshtë Amerika nuk dehiron me te pa me në kurrfarë dialogu.Lëre me këta te Evropës te cilëve ua ketheve shpinën as qe donë me te pa ne dialogun mis Kosovës dhe Serbisë.Bile këtë dialog fuqishëm e prkrahi edhe Departamenti i shtetit në SHBA.

O,Hashim larg duart nga dialogu më Serbinë.Puna jote rreth dialogut ka përfunduar,ka marr fund.

Hashim ikë nga dialogu sepse ishte një nxanës i dobët në dialog.Derisa çetniku Vuçiq ishte me plotë dosje e dokumenta për para në tavolinë,ti si një nxanës i shkollës fillore nuk merrje me vedi as laps e as fletore,dhe mu për këtë arsy Vuçiqi te mundi ai kaloi ti mbete në klasë si nxanës i dobët.

Hashim ik nga dialogu,mos u përzi edhe më tutje,sepse në këtë dialog me shumë i dole zot Serbisë se sa Kosovës.Po te mos të ndalnin këta te Evropës ne krye me mikën e mdhe të Kosovës Angela Merkel ti qe duke e nda Kosovën.

Prandej ik Hashim nga dialogu,mos u përzi edhe më.Ik se dialogu me nuk te ka hije nuk te ecë.

Hashim rri largë dialogut dhe veç këqyrë nga larg sepse në dialog tani janë aktor tjerë qe e luajnë lojën më mirë se sa ti.

Hashim merre vehtë më të mirë,rri largë dialogut,këqyrë së çka po ndodhë me dy në këta muajt qe vijnë a po te marrin apo po te lënë nuk dihet hala.Por deshiroi qe te kesh fatë.

Por deri atëhërë President Hashim Thaçi banë mirë të dorehiqesh,jo pse a je fajtor apo nuk je,por ke përgjegjesi morale,përgjegjesi te fytyrës.

Hashim,populli thotë se fytyra e njeriu nuk është dhjetë pëllambë.

Hashim,pra për ta ruajtë fytyrën dorëhiqu,lesho rrugë,nuk je ti i vetmi qe”kujdesesh”për Kosovën.

Hashim Kosova mundet edhe pa ty,bile edhe mirë.

Kosova sot ka djem e vasha,gra dhe burra trima e trimeresha qe dijnë më mirë se sa ti me i dalë zot Kosovës.

Te garantoj se secili prej tyre më parë e jepë jetën se sa e qetë Kosovën në Pazar.

Hoti i shkruan Osmanit se është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiçin

Gjatë javës së kaluar në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. E për gjithë atë se çka është diskutuar në Bruksel, Hoti është shprehur i gatshëm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Për këtë punë, kryeministri i ka dërguar letër kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, shkruhet në letrën që kryeministri Hoti i ka dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

E para pak minutave Hoti në facebook ka shkruar se nuk do të ketë dialog teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruan Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen pas asaj të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, pas takimit me Hotin në Bruksel, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, nuk kanë qenë të lehta.

“Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik”, tha Vuçiq. Ditë më parë, kryeministri ka theksuar se qeveria Hoti, për një muaj, kanë hequr nga diskutimi, temën e integritetit territorial të Kosovës, “të cilën më nuk e përmend kush”.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, pati shkruar Hoti.

Hoti: Nuk ka dialog teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka dialog teknik me Serbinë.

“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar kryeministri Hoti në rrjetin social Facebook.

Pas 20 muajsh, dialogu Kosovë –Serbi ka rifilluar më 16 korrik në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Dy temat kryesore në këtë takim ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik.

Pas këtij takimi, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.

Rinisja procesit teknik të dialogut në Bruksel, në kohën kur pritej që ky proces të shkonte drejt një marrëveshjeje finale politike, po shoqërohet me kundërshtime në Prishtinë.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se këto tema që janë diskutuar në takimin e javës së kaluar në mes të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq duhet të përfshihen në kuadër të marrëveshjes finale e jo të diskutohen në proces teknik.

“Tani duhet të punohet për marrëveshjen finale si dhe brenda saj mund të adresohen çështjet që quhen teknike, por që janë shumë të rëndësishme, reparacionet e luftës, pastaj suksesioni, ndarja e pasurisë e të tjera. Por, nëse përsëri shkohet më gjëra teknike dhe pastaj të vihet me marrëveshjen finale, kjo ka rrezik që ta lë procesin të hapur pafundësisht”, ka thënë Tahiri.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian konfirmon se ka dërguar ftesat te Kosova dhe Serbia, sa i takon rinisjes së dialogut teknik.

Zëdhënësja për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali, thotë se në takim do të diskutohet për çështjet që janë biseduar në takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dialogu në Bruksel filloi në mars të vitit 2011. Ideja ka qenë të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Në tetor të vitit 2012, procesi kaloi në nivelin politik.

Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, për të mundësuar, siç është thënë, vazhdimin e dialogut.

Presidenca: Rinisja e dialogut teknik nuk është në interesin e Kosovës

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, tha Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ky reagim i Çollakut vjen pasi më 17 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Pas kësaj, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.

Ndërkaq, kryeministri Hoti pas takimit të Brukselit se Kosova dhe Serbia janë shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

“Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Hoti, duke shtuar se në këtë takim kanë folur për personat e zhdukur dhe ekonominë.

Ndryshe, Hoti kur u pyet në Bruksel nga gazetarët nëse për dialogun ka koordinim me presidentin Thaçi, deklaroi:

“Unë përfaqësoj Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, bashkë me partnerët e koalicionit, duke e mbajtur plotësisht të informuar të gjithë spektrin politik në Kosovë”.

Takimi i 17 korrikut, që erdhi pas 20 mujash të ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi, u kritikua nga partitë opozitare në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, thanë se kryeministri Hoti nuk është i përgatitur për dialogun dhe se nuk ka as platformë e ekip për këtë proces.

Arbërie Nagavci nga partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Hoti nuk është i përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë.

“Hoti, për këtë as nuk është i përgatitur e as nuk ka një platformë, një ekip dhe të tjera si këto, si dhe nuk e ka legjitimitetin as brenda vendit. As në kuadër të koalicionit të tij qeverisës nuk e ka fuqinë, por as në raport me gjithë spektrin politik, përfshirë këtu edhe opozitën”, thekson Nagavci.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Hoti u nxitua që të shkoi në këtë takim në Bruksel pasi sipas tij, procesi ka paqartësi si dhe kryeministri nuk ka mbështetje të nevojshme politike e institucionale.

“Jemi kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i para dy ditëve tregoi se Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësish për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se pas 15 vjetësh, të mbylljes së temës së të zhvendosurve serbë, në takimin Hoti-Vuçiq, kjo temë u rikthye.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që deri më tani ka udhëhequr dialogun në emër të Kosovës, ishte angazhuar që procesi i dialogut të kalojë në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se, siç kishte thënë, Brukseli e ka humbur kredibilitetit në këtë proces, por edhe në raportet me Kosovën.

Në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga viti i kaluar është përfshirë edhe i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili deri më tash ka arritur t’i sigurojë tri marrëveshje në letër, për vendosjen e linjave ajrore dhe hekurudhore, si dhe për autostradën Prishtinë-Beograd. rel

Si t’i largojmë uzurpatorët e lirisë sonë! – Nga Florim Zeqa

 

Sikurse rrjeti i uzurpatorëve të shtetit që është i gjërë, ashtu edhe numri i politikanëve milionerë, të pasuruar jashtëligjshëm mbi kurrizin e popullit është i madh dhe i pambarim, është i shpërndarë në të gjitha subjektet politike pa dallim pushtet dhe opozitë. Betejën me korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund ta fitojnë subjektet që në strukturat e tyre udhëheqëse kanë super milionerë nga aferat korruptive dhe uzurpimi i pasurisë publike dhe shtetërore.

Papërgjegjësia e liderëve partiak dhe shtetëror

Liderëve politikë (partiak) iu mungon përgjegjësia morale, kultura dhe respekti ndaj qytetarëve. Janë shndërruar në mashtrues dhe zhvatës të mëdhenjë, në shkelës dhe uzurpatorë të lirisë dhe demokracisë, në shkatërrues të së tashmës e se ardhmës së gjeneratave të reja. Korrupsioni i ka mbuluar të gjitha institucionet e shtetit dhe partitë politike. Liderët mashtrues dhe të korruptuar janë shkaktar për fundosjen e shpresave të dy gjeneratave të shoqërisë sonë .
Gjëndja katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një lidershipi të papërgjegjëshëm ka bërë që populli të mos iu besoj më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënje drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, sepse qytetarët nuk kanë më për kë të votojnë.
Në mëndjen dhe vetëdijen e popullit është krijuar bindja, se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren më poltikë janë mashtrues e intrigantë, janë hajna ordinerë të shndërruar në kusarë politik.
Janë grupe të shumta interesi në Kosovë që iu shkon për shtati gjendja aktuale. Janë aferat korruptive, bizneset dhe interesat klanore që i bëjnë bashkë pozitën dhe opozitën në Kosovë.
Politikanët e shantazhuar dhe te korruptuar, ditën në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para mediave nuk e kursejnë njëri-tjetrin më sharje dhe fyerje sa për të mashtruar opinionin, përderisa natën bëjnë marrëveshje dhe pazare politike të fshehta për ndarjen e tenderëve dhe shtrirjen e sferave të interesit në Kosovën e lodhur dhe të rraskapitur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave njerëzore!

Largimi nga Kosova nuk është zgjidhje dhe as shpëtim

Kahdo dhe kudo që shkon nëpër Kosovë sheh fytyra të thyera dhe te ngrysura nga humbja e të gjitha shpresave për të jetuar në këtë vend, më secilin që bisedon, një përgjigje e gjenë-zhgënjim dhe humbje shprese për të jetuar në këtë në këtë vend të bekuar, një dëshirë dhe një synim të përbashkët-ikjen dhe largimin nga vendi i “mallkuar”!
Po ndodhë pikërisht kështu si pasojë e një klasë të pandërgjegjshme politike e cila ua ka fikë të gjitha dritat e shpresës popullatës shqiptare në Kosovë.
E vetmja shpresë reale për ndryshime pozitive ka mbetur tek elitat intelektuale. Një armatë intelektualësh dhe veprimtarësh të dëshmuar të viteve të ’90-ta, një armatë e të rinjëve të specializuar në fusha të ndryshme, munden dhe duhet të mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatorët e lirisë sonë!
Ndryshimin mund ta bejnë vetëm ata që janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të vihen edhe një herë në shërbim të popullit e atdheut, për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja e ç’kombtarizimi, nga krimi dhe korrupsioni dhe dukuritë e shumta negative, të ardhura si produkt i keq-qeverisjes dhe politikbërjes së gabuar të kastës aktuale politike.
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston, thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare.
Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera kombëtare, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes tani e dy dekada ne Kosovë.

Të gjithë kundër uzurpatorëve të shtetit

Secili mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së ardhmës për fëmijet tonë. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bejmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit dhe shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
E vetmja shpresë për ta çliruar shtetin nga uzurpatorët, kusarët politik dhe bandat partiake është zgjimi i popullit nga agonia e gjatë e pritjes dhe aktivizimi i menjëhershëm i elitës intelektuale si në Kosovë ashtu edhe në mërgatën tonë.
Vetëm një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
Vetëm një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare, me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe ta shpëtojë vendin nga katandisja e mëtutjeshme.

Më ndyshimet e ardhshme kushtetuese, Kosovës duhet t’i kthehet Referendumi Popullor, si shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi, për marrjen e vendimeve popullore që kanë për qëllim rregullimin e rendit shoqëror dhe politiko-juridik të vendit tonë.

PDK nuk i bashkohet Qeverisë, vazhdon ta mbështesë në Parlament

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbesin në opozitë dhe nuk kanë diskutuar në asnjë organ partiak për mundësinë hyrjes në Qeveri.

“Ne si PDK e kemi qëndrimin që e kemi pasur para disa muajsh që ne mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj, në një konferencë për media.

“Deri tani as organet e partisë e as grupi parlamentar i PDK-së nuk kanë diskutuar për përfshirje në qeveri. Pra, PDK-ja mbetet në opozitë”, ka shtuar ai.

Një ditë më parë, Avdullah Hoti, në Pressing të T7, nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri, kur foli për mundësinë e zgjerimit të koalicionit.

Hoti ka thënë se një mundësi e tillë do të hapet kur të vijë koha për zgjedhjen e Presidentit pasi t’i konfirmohet aktakuza ose kur t’i skadojë afati.

Kryeministri ka thënë se përpos zgjerimit të koalicionit ekziston edhe mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja nëse partitë politike nuk gjejnë konsensus.

Edhe një tentim për Ligjin që mbron vlerat e luftës së UÇK-së

Bekim Bislimi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, së shpejti mund ta kenë para vetes për shqyrtim dhe votim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerës e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë euro, pa i llogaritur edhe investimet për ndërtimin e Muzeut të Luftës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka proceduar me këtë projektligj dhe ai tash i dërgohet komisionit funksional, që në këtë rast është Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Inovacion.

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fillimisht në prill të vitit 2018, ndërkaq në tetor të po atij viti ishte shqyrtuar në parim nga Komisioni i njëjtë funksional.

Por, sipas zyrtarëve të PDK-së, procedimi i mëtejmë i këtij projektligji kishte ngecur, për shkak të ndryshimeve në udhëheqjen e ekzekutivit të vendit, gjatë vitit 2019.

PDK-ja e hapur për sugjerime, LVV-ja me shumë vërejtje

Më 30 prill 2020, Partia Demokratike e Kosovës, sërish i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të njëjtin projektligj, pa ndonjë ndryshim në përmbajtje, kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj partie.

Propozimin, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës e ka bërë deputeti Gazmend Bytyqi.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai Bytyqi thotë që është optimist që deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht dallimeve partiake, do ta votojnë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, sepse kjo do ta plotësonte tërësisht kornizën ligjore që ka të bëjë me vlerat e luftës.

“Prandaj presim, që këtu më së paku, të gjitha partitë politike apo deputetët të tentojnë të bëjnë lojën e pushtetit dhe opozitës dhe që të bëjnë politikë të ngushtë partiake. Por, presim që të gjithë do ta mbështesin. Do të jemi shumë të hapur, unë dhe Grupi Parlamentar i PDK-së që ta plotësojmë apo të marrim sugjerimet dhe këshillat, por edhe vërejtjet jo vetëm nga të gjitha grupet tjera parlamentare, por ne kemi takuar edhe të gjitha shoqatat e dala nga lufta dhe presim që të kemi edhe propozimet e tyre, në mënyrë që ky ligj të jetë sa me më përmbajtje dhe që ta mbrojë apo vlerësojë sa më mirë luftën e shenjtë të UÇK-së”, tha Bytyqi.

Por, Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare, thotë për Radion Evropa e Lirë se Projektligji i iniciuar nga PDK-ja për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, nuk e ka përmbajtjen e duhur në përputhje me temën që trajton.

Vërejtjet lidhur me këtë projektligj, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i kishte shprehur edhe kur ishte iniciuar për herë të parë, në vitin 2018 dhe do t’i shprehë sërish. Sipas tij vërejtjet nuk do të jenë të pakta, por kjo nuk nënkupton që Lëvizja Vetëvendosje kundërshton miratimin e një Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ai thotë që vërejtje të shumta, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur edhe për Ligjin për veteranët e luftës së UÇK-së, të cilat kundërshtarët politikë i kishin cilësuar si kundërshtim të ligjit. Por, siç thotë ai, vërejtjet ishin shtruar për ta bërë ligjin më të mirë, gjë që nuk ndodhi dhe sipas tij, pasojat tashmë janë të dukshme.

“Nuk do të duhej ta bënim të njëjtën gjë edhe me Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, thjeshtë për ta përmbushur një hapësirë të mbetur bosh me diçka që nuk është adekuate. Nëse është hapësirë e mbetur bosh, ligji, pra, mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së, atëherë do të duhej që këtë hapësirë ta përmbushnim me një ligj adekuat, me një ligj që e trajton me shumë dinjitet vlerën e UÇK-së. Ne nuk kemi pse të jemi kundër, por as pse ta pranojmë ‘blanco’. Ne aty jemi për t’i dhënë mendimet tona, për t’i dhënë vërejtjet tona. Vërejtje kemi të mjaftueshme. Në përputhje me përfshirjen e vërejtjeve tona, atëherë do ta përfaqësojmë edhe votën për këtë projektligj ose jo. Sido që të jetë, nëse nuk do të ketë ndryshim ky ligj, siç është tash për tash, nuk ia vlen sa të përkrahet”, theksoi Selimi.

Haradinaj: Më mirë çfarëdo ligji sesa fare

Ndërkaq, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shohin si prolongim të panevojshëm deri më tash miratimin e një Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së. Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se përgjatë mandateve të tri qeverive të fundit, është tentuar që projektligji të procedohet për miratim në Kuvend, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, nxjerrja e një ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, është vonuar për shkak të, siç thotë ai, “tekeve të partive politike”.

Tashmë sipas tij, pavarësisht vërejtjeve që mund t’i kenë për projektligjin e tanishëm, siç thotë ai, më mirë është të ketë një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, sesa fare.

“Tash, më vjen mirë që më në fund paskan bërë diçka. Por, me duket se u desh edhe insistimi i Ambasadës amerikane që është këtu, sepse në takimin që ka pasur kryetari ynë (Hysni Gucati), ambasadori (Philip Kosnett) i ka premtuar që do të ndihmojë që ky ligj sa më shpejt të aprovohet. Nëse aprovohet ligji, si çdo ligj ai është i mirë, derisa nuk del një ligj tjetër që plotësohet, me amendamente dhe të tjera. Por, me rëndësi është që të paktën të kemi një ligj, sepse deri më sot nuk kemi pasur dhe njerëzit nuk kanë pasur respekt për këto vlera të luftës dhe nuk kanë ditur që kanë edhe obligime ndaj këtyre vlerave. Është shumë mirë që po bëhet dhe është keq që është vonuar. Keq edhe turp për ata që deri më sot e kanë vonuar”, tha Haradinaj.

Së fundmi, më 9 korrik, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar edhe një rezolutë “në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, ku është thënë që Kuvendi i Kosovës “e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.

PDK: Kryeministri Hoti u nxitua që shkoi në Bruksel

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për pjesëmarrje në takimin e para dyditësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Hoti u nxitua që të shkoi në këtë takim pasi sipas tij, procesi ka paqartësi si dhe kryeministri nuk ka mbështetje të nevojshme politike e institucionale.

“Jemi kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Takimi i para dy ditëve tregoi se Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësisht për një proces të tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, deklaroi Hoxhaj.

Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se Qeveria Hoti do të duhej të kërkonte shtyrjen e takimit dhe të përpiqej që të arrinte konsensus politik në vend.

Hoxhaj me tej shtoi se kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe në renditjen e temave.

“Për herë të parë është rikthyer në proces të dialogut tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova e cila është mbyllur para më shumë se një dekade, para 15 vjetësh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet sa i takon të zhvendosurve serbë”, deklaroi Hoxhaj.

Në takimin në Bruksel ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit u tha se u bisedua për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.

Edhe partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Hotin për “pafuqi” politike, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në të jashtëm.

Arbërie Nagavci nga kjo Lëvizjes, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Hoti nuk është i përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë.

“Hoti, për këtë as nuk është i përgatitur e as nuk ka një platformë, një ekip dhe të tjera si këto, si dhe nuk e ka legjitimitetin as brenda vendit. As në kuadër të koalicionit të tij qeverisës nuk e ka fuqinë, por as në raport me gjithë spektrin politik, përfshirë këtu edhe opozitën”, thekson Nagavci.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u takuan më 16 korrik në Bruksel.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas pothuajse dy vjetësh.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjes së një takse nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. rel

Lulzim Basha viziton të hënën Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës. Vizita e zotit Basha vjen pas ftesës së Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Burime për ‘BalkanWeb’, thanë se gjatë qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

 

Vizita e kreut të PD, në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë- Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga Covid19.

Gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se duhet një bashkëpunim më i ngushtë ekonomik mes Shqiperisë dhe Kosovës.

 

Bashkërendimi i veprimeve mes dy vendeve është mënyra më e mirë dhe më e sukseshme për të përshpejtuar proçeset integruese të të dyja vendeve – theksoi zoti Basha gjatë takimit të zhvilluar në Tirane me kryeministrin Hoti.  Duke  risjellë në vëmendje  bashkërendimin e sukseshëm gjatë proçesit të pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare, ndërsa theksoi se “është koha për ti vënë në jetë këto përvoja të sukseshme për të mirën e shqiptarëve”.

 

Lulzim Basha e ka bërë të ditur prej kohësh mbështetjen për autoritetet e Kosovës në proçesin e negociatave Kosovë- Serbi ku ka theksuar se përpos normalizimit të  marrdhënieve, produkti  i këtyre negociatave duhet të jetë njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Coronavirusi merr një tjetër jetë në Kosovë, ndërron jetë prokurori në Gjilan

Ka ndërruar jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur për drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshin ka qene i shtrire ne Repartin e Infektives, ne Spitalin e Pergjithshem te Gjilanit.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 59 vjecare.

Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti, ka vdekur sot.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi.

“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur. Nuk është testuar për COVID-19. Vetëm dje ka pas problem me frymëmarrje dhe e kanë dërguar në spital, ku edhe ka vdekur. Sipas familjarëve nuk ka pas simptoma, tash mbetet të shihet”, ka thënë Bytyqi për Express.

Sot ka vdekur edhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Numri i rasteve të konfirmuara me këtë semundje deri tash ka arritur në 5 mijë e 472, me gjithsej 127 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese

Raportuesja për Kosovën sot ka qëndruar në Hagë: Specialja po bën punë të mrekullueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se sot ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ajo tha se Gjykata Speciale po bën punë të mrekullushme dhe se duhet të vazhdojë kështu.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

Tutje, ajo tha se puna e Gjykatës Speciale duhet të vazhdojë në Hagë për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Viola von Cramon.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojne sundimin e ligjit”, shtoi Viola von Cramon.

Mbi 150 policë të infektuar me koronavirus; një i vdekur

Mbi 150 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus.

Në një njoftim për media të Policisë së Kosovës thuhet se, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, më 13 mars, 154 zyrtarë policorë kanë kontraktuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 77 policë janë shëruar, 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa polici Ilir Gjokaj ka vdekur të enjten, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës po ashtu tha se është duke i kushtuar “kujdes të veçantë aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët, por edhe për vetë zyrtarët policorë”.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,369 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 118 kanë vdekur dhe 2,545 janë shëruar. rel

SHEFI I BIK- ut TËRNAVA PASI SU FLIJUA PËR ATDHE TASH PO DON ME U FLIJUAR PËR XHAMI NË DARDANI..! Nga Saim Tahiraj

 

Dje filluan punumet për ndërtimin e një xhamije të madhe në Prishtinë, pas shumë debateve të ashpra pro dhe kundër, për një kohë të gjatë.

Armiqt perfid presin dhe shfrytëzojnë situatat e caktuara, kur jemi shumë të zënë me armiq. Neootomanisti Tërnava, çuditërisht, dje, në të njejtën kohë me puqin ushtarak që kishte ndodhur në Turqi, filluan punimet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe si një trofe e fitoreve kundër demokracisë atje dhe që s”ka të bëj asgjë me punën tonë e as me ne këtu.

Duke u bazuar në dekleratat e tij, se njeriu i parë që do flijohet për këtë Xhami të sulltanëve do jetë vet Tërnava, tregon sikur ky vend i ilirëve të lashtë, s”paska zot e as trima, sikur të ishte kjo një pronë mesjetare e tij nën pushtimin e dikurshëm. Fitohet përshtypja sikur ky vend qenka hajratë i të huajve, se ne s’ qenkemi pasardhësit e Skendërbeut dhe as të qytetrimit Evropian.

Numri i shumfyshuar i ndërtimit të xhamive në trojet shqiptare, tani për tani tejkalon dhjetfysh numrin total të sundimit pesë shekullor turk për vetëm njëzet vjet të lirisë sonë që nga paslufta.

Këto agjentura kompromentuese i zuren pa përvojë institucionet tona dhe aty ku ndeshen në rrezistencë, i përqanë dhe tek tuk i blenë disa edhe me para dhe aktivizuan njerëz dhe grupe të ndryshme edhe me projekte sllave.

Ndërtimi i kësaj “Xhamije” e vulos komplet gurthemelin e neootomanozmit në Kosovë dhe minimin e kulturës së lashtë Dardane.

Kosova nuk guxon kurrsesi ta lejojë ndërtimin e kësaj “xhamije” e cila do të shfrytëzohet nga armiqt tanë si një bombë shpërthyese me benzin kundër fëmijve dhe pasardhësve tanë për shekuj me radhë.

Bëjmë apel që institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës ta ndalojnë menjëherë ndërtimin e këtij objekti politik e konfliktuoz. Shteti ka informacione të bollshme për këto grupe ekstreme dhe bandave kiminale të cilët për peticione, fjalë e apele s‘kan dert.

Nese këtë nuk e bëjnë institucionet përgjegjëse dhe të cilët në këtë drejtim popullin e hudhen në baltë dhe e tradhtuan, atëherë duhet që populli i Kosovës e në veçanti banorët e Prishtinës ta pengojnë me të gjitha mënyrat, me protesta dhe të tregohet se ky vend është i shqiptarëve të cilët gjithëherë derdhen gjak, çoftë edhe për punët më të vogla, në mbrojtje të lirisë dhe pavarsisë së vendit tani e mijëra vjet më parë.

Ne nuk jemi koloni as e Serbisë e as e Turqisë.

Lidhur me shkrimin sipër dhe vendosjen në Facebook menjëherë janë këto reagime si në vijim:

Fadil Fazlija: Respekt për Ju z. Saim Tahiraj, mjerim për popullin shqiptar të Kosovës dhe shtetin tonë të brishtë …!
Beqir ASllani:Fadil Fazlija Respekt z. Tahiraj për komeentin e qelluar.Fort mirë dihet nga e kaluara e historisë shqiptare. sa herë Shqiptaret kanë lshue shiqimet nga lindja te kombi Shqiptar ka mbretrue prapambeturia Kombëtare Shqiptare. kjo u vertetue shum mirë dhe ne kohen më te re ne luften e fundit kunder gjakpirsit serbo-sllav se kush ishte lindja dhe kush perendimi për Shqiptaret Iliro Dardan.Gabimet nuk do te na i fal më historia.
Arber Gashi: T’lumtë Saim Tahiraj!
Rasim Rexhaj: Fajet i ka edhe politika e jone, qe disa mundohen me fitu votus tuj i perkrah kta njerz. Ndersa ju, ju lumt per ket shkrim shu te perpikt.
Hamze Morina: Para dy vitesh kishte nje propozim nga vet nenkryetari i Prishtines Selim Pacolli per vendin e pershtatshem te ndertimit te kesaj Xhamie ne trollin e Universitetit, aty ku eshte ndertuar edhe kisha politike e Milosheviqit, perballe Bibliotekes Universitare.
Dalngadal po fillon lufta e hershme politiko fetare e kohes se mesjetes nga rivalet Tyrbes se Sulltan Muratit e varrit te knjaz Llazarit. Po perderisa kjo lufte zhvillohej ne fushat e gjera te mellenjave, tash po zhvendoset ne pjesen urbane ne Prishtine, duke falenderuar klasen e qullte politike, kujdesin e BI dhe dhuraten e Sulltanit te ri Erdogan qe eshte zedhenesi i neootomanizmes ne Ballkan.
Pra brenda kesaj lufte te faktorizuar turko sllave qe gjithmone perfundon me marrveshtje ne kurriz te shqiptareve qe defaktorizon elementin thelbsor ne trollin e tyre.
E shqiptaret: „ Hane buke e kastraveca e marojne petulla ne uje“
Gani Lipa: Ahmetaj Shum e vertete….
Leo Palushi: Respekt per ju Hero i gjalle dhe Dardan i vertete.
Abas Fejzullahi: Me i pas ndërtue shqiptarët në Kosovë 800 shkolla, çerdhe për fëmijë, spitale për nevojtarët, kishin përmirsuar sadopak të tashmen e me siguri të ardhmerin më të mirë të pasardhësve të tyre me arsim e kulturë po edhe me zhvillim ekonomik e mirëqenie njerëzore e kombëtare.

Me ndërtimin e mbi 800 xhamive në këto 20 viet e fundit, për t’ u lutur, që të njetat lutje mund të bëhen edhe në shtëpi nga secili nëse vërtetë është besimtar.

Kuvendi i Kosovës mbanë përgjegjësi dhe është fajtori kryesor për këtë sepse është shëndrruar nga shumica e kurvendarëve në arenë ndarjesh e përçarjesh, që përfaqësojnë partit e tyre pozitë opozitë tue ndrruar vendet dhe tue emrue nëpër pozita e institucionet vendore të pushtetit por edhe të bashkësive fetare njerëz siç janë vet që qeverisinë e shumica prej tyre keq dhe keq përdorin kudo e kahdo që munden për interesat dhe përfitimet e tyre vetanake në çdo drejtim, janë përgjegjësit kryesor lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie që ka me u përcjellur me pasoja të mdhaja e të dëmshme tani e në të ardhmen…sepse po shifet se ka ndarje e përçarje pasi që miftiu po dojka me u ba hero tue u vetflijua për këtë xhami…!

Ish-deputeti i Kosovës: Forcat malazeze po i dëbojnë banorët nga Kulla e Zhlebit, pasojat e demarkacionit kanë filluar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi ka thënë se pasojat e votimit të demarkacionit me Malin e Zi tashmë kanë filluar.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka filluar dëbimi i banorëve të fshatit Llukë nga forcat malazeze, fshat ky i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit.

“Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta”, ka shkuar Lajçi.

Postimi i plotë i tij:
Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi!
Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta.
Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura)
Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.
Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare?
“Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan!
Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë.

DOSJA E HASHIM THAÇIT PO DEL TË JETË E RËNDË, S’PO MUJNË ME I DALË NË FUND – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Në Hagë e ka marrë edhe karrikën e Presidentit me vehte spse u frigesu se pa ja nxenë dikush deri sa te kethehet.

Mu për këtë aryse ate nuk pati kush ta detyroi te jepë doreheqje si i akuzuar siç bën bota e civilizuar,sepse dorehejën ai po e konsideron si kijamet për te.

Parashkuarjes ai deklaroi se po shkojë me e mbrojtë luftën e pastër te UÇK-se.Dhe vertetë kjo luftë ishte aq e paster sa qe nuk ka nevojë te mbrohet nepër gjykata,por individet e apostrofuar ne aktakuza duhet ta mbrojnë vehtën nese nuk janë sjellë mirë me këto vlera sublime te UÇK.

E çartrë si loti.

Për tri dite Presidenti Hashim Thaçi u intervistu ne Gjykatën Speciale ne Hagë,intervist e cila për këto tri ditë zgjati 18 orë,e cila do te vazhdoi edhe në ditet në vijim.

Si duket dosja e tij paska qenë shumë e madhe,shumë e rëndë,voluminoze qe duhët kaq shumë kohë për sçarime shtesë.

Interviste edhe pas tri diteve do te vazhdoi dhe nuk dihet se kur do te përfundoi.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Presidentit tonë nuk i dihet,ndoshta to ta mbajë pozitën e Presidentit edhe nese akuzohet aq shumë ështël e kapur për këtë pozitë.

Paj ndoshta ka marrë mësim nga Sami Lushtaku i cili edhe nga burgu e mbante pozitën e kryetarit ne Skenderaj.

Kosovë: 6 të vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19

Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se ka arritur në 118 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 132 nga 486 të testuar dolën se janë të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se me rastet e konfirmuara të enjten, Prishtina prinë me gjithsej 47 raste e pasuar nga komuna e Ferizajt 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Rastet e reja e çuan në 5 mijë e 369 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 545 raste, ndërsa 2 mijë e 706 mbeten raste aktive.

Autoritetet kanë vendosur një varg masash më të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve ndërsa janë vënë në përpjekje edhe në shtimin e kapaciteteve të trajtimit të infektuarve me Covid nëpër spitale të ndryshme të Kosovës. zëri i amerikës

Pritet zgjerimi i koalicionit, PDK-ja ka vendosur t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Express mëson se brenda PDK-së po diskutohet përfshirja në Qeverinë Hoti. Por kur pyeten zyrtarisht kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i ka dhënë zyra për media e partisë.

Dorëzimi i aktakuzës ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, prej Prokurorisë Speciale, ka trazuar qetësinë në të cilën dukej se është kjo parti. Përveç që, siç ka raportuar Express dje, po diskutohet mundësia që Veseli të zëvendësohet me një kryetar të ri, nëse i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, aty po diskutohet edhe për ndryshime të tjera.

Gazeta Express mëson se dy javët e fundit, brenda kësaj partie kanë nisur diskutimet për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hotit, në partneritet me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

Zyrtarë të lartë të PDK-së, të pyetur se a po e negociojnë hyrjen në Qeveri, kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i kanë dhënë zyra për media e partisë.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, dy javë më parë, pasi u publikuan aktakuzat, ka shkruar se partia e Kadri Veselit mbetet opozitare. Ai thoshte se “deri tani” nuk është diskutuar për përfshirjen në Qeverinë Hoti.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar Bytyqi në FB.

PDK-ja, nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku doli parti e tretë, ka qëndruar në opozitë, ndërsa prej atëherë janë ndryshuar dy Qeveri.

Lëvizja Vetëvendosje, që prej 3 qershorit e shoqëron PDK-në në opozitë, e akuzon vazhdimisht partinë e Kadri Veselit, se indirekt po e përkrah Qeverinë Hoti.

Zyrtarët e PDK-së vazhdojnë të thonë se do të jenë parti opozitare deri në zgjedhje.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar në fund të qershorit se ka dorëzuar aktakuzë ndaj kreut të PDK-së, Veselit, presidentit Hashim Thaçi, dhe disa të tjerëve, të cilëve nuk u janë bërë publikë emrat. Prokuroria Speciale akuzon këtë epror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, megjithatë aktakuza akoma nuk është konfirmuar.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij, ndërsa Veseli nuk është deklaruar nëse jep dorëheqje nga kreu i partisë. /Express/

Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 7 të vdekur në 24 orë

Shtatë vetë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq, gjatë të mërkurës, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.
Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërsa, viktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e viktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

115 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Konfirmohen 119 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), kanë bërë publike sot përmes një konference për media, rezultatet e reja të testimeve për COVID-19.

Nga 420 mostra të marra nga QKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve në teren, pozitiv kanë rezultuar 119 persona.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike ka filluar të normalizohet.

“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Numri i rasteve aktive është 2,663.

Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 63 raste
Komuna e Gjakovës 12 raste,
Komuna e Drenasit 6 raste
Komuna e Fushë Kosovës 5 raste
Komuna e Pejës 5 raste
Komuna e Podujevës 5 raste
Komuna e Skenderajt 3 raste
Komuna e Ferizajt 2 raste
Komuna e Deçanit 2 raste
Komuna e Gjilanit 2 raste
Komuna e Istogut 2 raste
Komuna e Kaçanikut 2 raste
Komuna e Lipjanit 2 raste
Komuna e Vushtrrisë 2 raste

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15:00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj.

Gurthemeli iu vendos para 8 vjetësh, sot filluan punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në kryeqytet, gurthemeli i së cilës është vendosur në parkingun e Telekomit të Kosovës, qysh nga viti 2012

Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai uroi të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët”, thuhet në njoftimin e BIK’ut.

Xhamia qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.

Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana.

Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro./GazetaExpress/

Kosovë – 10 deputetë me koronavirus, propozohet mbajtja e seancave online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mundëson deputetëve mbajtjen e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Propozimin në emër të LDK’së e ka bërë deputetja Besa Gaxherri.

“Në emër të LDK’së e ngre propozimin tuaj si mocion që ne ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit dhe të kemi mundësi që të punojmë nga largësia, për shkak se deri më tani 10 deputetë janë të infektuar, unë besoj se një numër më i madh prej nesh janë të infektuar. Të takohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që seanca të mbahet nga largësia për ndonjë afat të caktuar kohor. Ju kisha lutë znj.kryetare dhe juve deputetë që ne sot ta marrim këtë veprim ta ndryshojmë rregulloren dhe të ia japim mundësinë vetes që mos të ngecin proceset siç ishte propozimi që bëri kolegia”, tha deputetja.

Këtë cështje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se e ka ngritur që nga muaji mars.

“Lidhur me përpjekjet që janë bërë për ndryshim të rregullores ka qenë propozimi që nga marsi që të mbahen seancat online. Për komisionet kjo mundësi ekziston, ne po i mbajmë mbledhjet e kryesisë përmes platformës ZOOM. Për seancë duhet patjetër të ndryshojë rregullorja. Mua më është dashur konsensusi i grupeve parlamentare”, tha Osmani.

Nga Vetëvendosje, shefi i deputetëve, Rexhep Selimi ka thënë se nuk mund ta ofrojnë mbështetjen që kjo pikë të futet në rend të ditës.

“Ne kemi me të drejtë rezervat tona lidhur me motivet e kësaj nisme. Gjithsesi ne do të donim që Kuvendi të ishte funksional. Kjo nismë nuk është një nismë për tu keqpërdorur. Ne si grup parlamentar kemi nevojë konsulta me tepër që kur ta japim mendimin tonë. Ne nuk mund ta ofrojmë mbështetjen që sot të futet në rend të ditës”, ka thënë ai.

PDK ka thënë se në këtë situatë në të cilën ndodhte vendi duhet të modelohet një zgjidhje që i mundëson kuvendit që të jetë funksional.

“Po iu pamundësohet deputetëve që për shkak të gjendjes shëndetësore të votojnë në seancë”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

AAK përmes shefit të grupit parlamentar, Daut Haradinaj tha se kanë propozuar edhe ditë më parë votimin online.

“Edhe sot jemi një deputet minus, do ta jepim përkrahjen”, tha Haradinaj.

“Ju lus deputetë që të gjithë bashkarisht të mund të zgjedhim një zgjidhje sa i përket mënyrës së votimit. Deri të mërkurën kur e kemi mbledhjen e kryesisë ju lus të vini me propozime”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kurti: Thaçi e çoi karrigen e presidentit në Hagë

Ish-kryeministri Albin Kurti ka komentuar me anë të një video-mesazhi intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga prokurori i Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti është vegël e presidentit Thaçi, derisa, për presidentin ka thënë se ulësen e të parit të shtetit e ka marrë me vete para prokurorisë speciale.

“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, ka thënë ai.

Kurti shton se ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori e gjykatë.

“Në republikë, sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki, sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Për një javë, 43 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Nuk arritën ta mposhtin virusin. 4 persona ndërruan jetë të shtunën në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19.

E numri i të vdekurve nga ky virus gjatë javës shkoi në 43

Nderkaq situata me Covid-19, cdo ditë e më shumë po rëndohet në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit korrik, janë infektuar mbi 1800 persona në vend.

Kjo ka bërë që të stërngarkohen Klinikat ku janë të shtrirë këta pacientë.

Një natë më parë numri I të prekurve ishte 203 nderkaq kishte raste nga shumë pjesë të Kosovës por që prin kryeqyteti.

Nderkaq së fundmi në Kosovë u regjistruan 71 raste të shëruar nga Covid-19, duke e cuar numrin në 2227 të të shëruarve në total në vend, ndërsa, numri i rasteve aktive është 2387.

Kosovë: Një i vdekur dhe 216 raste të reja me COVID-19

Autoritetet në Kosovë konfirmuan të dielën një të vdekur dhe 216 raste të reja të të prekurve me koronavirus.

Shifrat e së dielës çuan në 102 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19-tës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha së Prishtina sërish ka numrin me të lartë të të prekurve, përkatësisht 115 raste, e pasuar nga komuna e Drenasit 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Rastet e së dielës e çuan në 4 mijë e 913 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 267 raste, ndërsa 2 mijë e 562 mbeten raste aktive.

Qeveria e Kosovës paralajmëroi masa më të rrepta kufizuese që nga dita e hëne. Në një konferencë për gazetarë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se “është e papranueshme që derisa vendimet e qeverisë janë në fuqi ndërkohë që inspektorati është në terren, policia, po ashtu, organizohen ahengje dhe dasma nëpër qytete të ndryshme anë e mbanë Kosovës. Me këto veprime po rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë dhe të prindërve tanë”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti tha se në ditët e ardhshme do të ndiqet situata me koronavirusin për të vendosur nëse do të shpallet apo gjendja e jashtëzakonshme. zëri i amerikës

Hoti: Normalizimi i marrëdhënieve, vetëm pas njohjes reciproke

Në një konferencë për media te dielën pasdite, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Ai konfirmoi arritjen e pajtueshmërisë në parim që më 16 korrik të zhvillohet takimi i parë ne Bruksel.

“Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve e cila vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, shtoi Hoti.

Sipas tij, marrëveshja finale duhet të përfshi njohjen reciproke, adresimin e çështjes të së pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore.

“Këto janë tema që do të jenë pjesë e procesit të dialogut nga e enjtja e tutje”, tha Hoti.

Hoti tha se ne Bruksel ai do të përfaqësojë shtetin e Kosovës si kryeministër, dhe bashkë me të do të jetë edhe delegacioni shtetërorë i cili përfaqëson koalicionin qeverisës, duke shtuar se gjithashtu është “shtrirë dora tek opozita që të jetë pjesë e këtij procesi”.

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference.

Takimi i së dielës është dashur të zhvillohej në Bruksel me praninë fizike të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por ky takim është shtyrë për datën 16 korrik në Bruksel. rel

Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Hoxha, dje u pa në rrugë, përkundër faktit që do të duhej të ishte e izoluar si paciente me Covid-19.

Deputetja vetë njoftoi ditë më parë që është e infektuar, teksa Sejdiu përveç deputetes, kritikoi edhe inspektoriatin që nuk e ka dënuar ende atë për veprimin e bërë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna 😡. E nese ke dale per arsye shendetesore, dil me raport, na e mbyll gojen te gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.

Ndryshe, vetëm ditë më parë, në Vushtrri u dënua një infermiere me 1,000 euro gjobë për faktin që u zu në rrugë nga policia dhe inspektoriati, edhe pse kishte rezulutuar pozitiv me COVID-19

Ky është postimi i plotë i kryeinfermieres:

Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna. Express

Vjosa nuk është vetëm?! – Nga Skënder MULLIQI

Liria në kuptimin e plotë fjalës ende është largë në Kosovë?! Liria është koncept i përgjithshem në një shoqëri të prosperuar dhe demokratike.Ne, nuk po e ndërtojmë ende një shoqëri të lirë , për fatin tonë të kaq.E aq me pak po ndërtojmë liri për gjininë femnore , e cila është qënja më e shtrejte njerëzore.Nuk ka gjë më humane së në një shtet të kemi barazin gjinore në nivel të duhur .Ende jemi largë inkuadrimit të gruas në jetën shoqërore e politike .Edhe nese ato janë të ikuadruara diku nuk po gezojnë respektin e nevojshem , ende zëri i tyre nuk po ndëgjohet sa duhet. Forca e gruas shqiptare ka bërë jehohë në botën demokratike . Kemi këngëtare të famshme, gra që kan arritur të ngjitën lartë edhe në politikëbërje , sportiste e kështu më radhë.Shumë gra të Kosovës madje janë më burra ,së do burra , neper institucione të shtetit.E tillë është edhe kryeparlametarja Vjosa Osmani, e cila vetëm së ka parime dhe mendime ndryshe në politikë , po linqohet dhe madje po kërcnohet nga shume burra(bureca) të LDK-së, edhe nga burrat e partive të tjera politike .Ajo nuk po i duron sundimtarët mbi kokë që 20 vite , nuk po i duron padrejtësitë karshi qytetarëve të lodhur në skam dhe mjerim social, e në anën tjetër na janë krijuar pasanikë mbrenda natës pa asnjë ndjersë.Vjosa është gruaja më e votuar dhe më reputacion në Kosovë. As kjo gjë nuk po respektohet.Një njeri që nuk bjen pre e pazareve të pista duhet të gëzon autoritet të pakontestueshëm .U shkarkua nga kryesia e LDK-së për mendimin e saj ndryshe sigurisht shumë më pozitivë për ta përmirësuar gjendjën e ecurive ekonomike dhe atyre politike gadi kolapsuese.Unë e kam përmbajtur Vjosën gjatë fushatës, së i ka të gjitha atributët e një politikane serioze , dhe është profesioniste e vertëtë .Këto reshta i bëra më shumë për faktin së ajo në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, u sulmua nga një deputet i papërgjegjshem i LDK-së, u sulmua nga një anonimus si Xhavit Ukaj . Duket së ky njeri dështi ta dalë në qendër të vëmendjës më gjeste rrugaqësh, duke e sulmuar Vjosën. Ky së bashku më shumë të tjere te LDK-se , nese rrahin gjoks, të bëhën të fortë më burra ?! Vjosa kur është shkarkuar ka thënë së më “shkarkuan vetëm pse jamë grua”?! Shpesh në shkrimet e mia e kam theksuar së Kuvendi i Kosovës që shumë kohë po ngjanë në “Klub Cirkuzantësh”, së ketu janë tubuar gjithfarë halabakësh politik, që së kan vendin në institucione të larta të shtetit.Çdo respekt për të gjitha gratë kuvendare pa marrë parasysh së cilit taborr politikë i takojnë.Shumica kan sjellje korrekte, për çka janë edhe të thirrur të gjithë kuvendarët. Në Kosovë ka ardhur koha për korrigjime të mëdha e historike. Në fron moti ka qenë dashur të ngjitën forcat përparimtare, duke i larguar forcat reakcionare dhe korruptive .Kjo klasë politike nuk po pajtohet për ndryshime pozitive. Sikur të ishin pajtuar nuk do ti kishin bërë gjitha këto marri politike midis pandemie globale ku po na vdesin shumë njerëz!Vjosa i ka të gjitha kapacitetet , pozitën dhe njohuritë politike, që të bëhët pjesë e dialogut më Serbinë…


Send this to a friend