VOAL

VOAL

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me FBI-në, arreston tre persona të dyshuar për krime kibernetike

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale “hyrje në system kompjuterik”.

Të dyshuarit, E.J, (1998), Ç.B, (1998) dhe V.S, (1996), dyshohet se kanë shënjestruar platforma të ndryshme online dhe më pas kanë kryer veprimtari të paligjshme kibernetike.

“Të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, ‘mjete’ për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Pas kontrollimit të dy lokacioneve, Policia ka sekuestruar: shtatë shtëpiza kompjuteri, tre kompjuterë laptopë, katër hard disqe, shtatë telefona mobile, pesë USB memorje, dy mikro SD memorje, para të gatshme – 2625 euro dhe dokumente tjera të ndryshme.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit është thënë se janë në mbajtje. rel

Kosova kushtëzon Serbinë për Asociacionin: Zbatimi, pas njohjes reciproke

Shkumbin Ahmetxhekaj

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të rikthehet në fokus të dialogut Kosovë-Serbi këtë të enjte, porse autoritetet kosovare insistojnë se kjo temë “do të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyjave vendeve”.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se Kosova do të kushtëzojë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe me njohjen reciproke. Ai e konfirmoi këtë qëndrim për Radion Evropa e Lirë, para se ekipet e ekspertëve të të dyjave vendeve të takohen të enjten në Bruksel, ku do të diskutojnë “për aranzhimet rreth komuniteteve joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronave”.

Beqiri insiston se Kosova nuk do të nënshkruajë marrëveshje të veçanta për çështje specifike.

“Qëndrimi zyrtar i delegacionit të Kosovës dhe i kryeministrit po ashtu, është se asnjë marrëveshje, sado e vogël, për çështje që duken të parëndësishme, nuk mund të arrihet, nëse nuk arrihet marrëveshja finale, ligjërisht e obligueshme, gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihet edhe njohja”, deklaroi Beqiri për REL.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më 2015, të dyja vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, porse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Kushtetuesja përcakton se parimet mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Kjo çështje ka nxitur debate të ashpra e protesta masive në Kosovë.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian tha se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Pas kthimit në Prishtinë, ai tha se “zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me secilën shkronjë të Kushtetutës”.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë se si do të procedohet tutje, kur kihet parasysh se një ekip menaxhues në gusht të 2018-tës, i përbërë nga katër anëtarë serbë – Vinka Radosavljeviq, Dejan Radojkoviq, Igor Kallamar dhe Svetisllav Durleviq – kishte dorëzuar në Bruksel një draft-statut për funksionalizmin e Asociacionit, i cili nuk u diskutua asnjëherë dhe mbeti në sirtarët e BE-së. Ky ekip menaxhues, i emëruar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës, kishte autonomi të plotë në punën e vet.

Thaçi: Rihapja e temës së Asociacionit, kthim prapa për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një deklarimi për media në Prishtinë më 15 shtator, u shpreh kritik për rihapjen e temës së Asociacionit në dialogun me Serbinë, duke e cilësuar këtë gjë si “kthim prapa për Kosovën”.

Presidenti Thaçi deklaroi se takimi i së enjtes, në mes të ekipeve të ekspertëve, është i rrezikshëm duke shtuar se askush nuk ka të drejtë që të arrijë një marrëveshje të re për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, u shpreh Thaçi.

BE konfirmon diskutimet për Asociacionin

Në BE nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse draft-statuti i ekipit menaxhues është ende valid apo nëse do të jetë temë diskutimi.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se në takimin e së enjtes do të ketë diskutime për aranzhimet e përgjithshme, në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni/Bashkësia ishte mekanizëm që u gjet në 2013-tën për të adresuar nevojat e komunitetit joshumicë serb. Është esenciale që si pjesë e negociatave për marrëveshje gjithëpërfshirëse, të adresohen aranzhimet e përgjithshme për komunitetin joshumicë”, deklaroi Stano, pa specifikuar përmbajtjen e “aranzhimeve të përgjithshme”.

(Mos)Koordinimi i koalicionit qeverisës

Partnerja në koalicionin qeveritar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është zënë në ‘befasi’ nga rihapja e temës së Asociacionit dhe zotimi i kryeministrit Hoti në Parlamentin Evropian për zbatimin e marrëveshjes të vitit 2015.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, që vjen nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë tha se kjo çështje as që ishte temë diskutimi në takimet e javës së kaluar në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare të delegacionit qeveritar të Kosovës.

“Mund të konfirmoj se në asnjë takim që kam qenë unë, Asociacioni nuk u hap si temë. Gjatë vizitës së fundit në Bruksel, unë i kam pasur tri takime me kryeministrin dhe asnjëherë nuk u hap si temë. Temat kanë qenë (raportet me) Brukselin, përditësimi për dialogun dhe ka pasur pyetje që kanë qenë publike prej deputetëve. Dhe me sa e di unë, me sa më kujtohet, askush nuk ka pyetur për këtë temë”, tha Tahiri, duke shtuar se nuk ka njohuri se çfarë do të ndodhë në procesin tjetër dialogues të Brukselit.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka emëruar Skender Hysenin si koordinator për dialogun me Serbinë, gjë që kishte acaruar raportet LDK-AAK, ku kjo e fundit kishte kërkuar publikisht përfshirjen e zyrtarëve të saj në proces. Hyseni nuk ka dhënë detaje për temat që do të diskutohen.

Pas takimit të ekspertëve këtë të enjte, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar një takim në nivel liderësh, brenda muajit shtator.

Pas emërimit në këtë post në prill të këtij viti, Lajçak pati thënë se dialogu Prishtinë-Beograd nuk do të jetë proces i pafund, duke paralajmëruar marrëveshje eventuale brenda një viti. Edhe mandati i tij fillestar është i kufizuar në 12 muaj.

Letra e plotë e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu: Në këtë Vit të Ri (hebraik), unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës

Me sponsor politik, kombin më të fuqishëm të botës, Shtetet e Bashkuaa të Amerikës, njohja reciproke tashmë e firmosur në Uashingon, është një fitore gjeopolitike e shumëfishtë për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor.

————————-

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një letre që u lexua në një manifestim në Prishtinë me rastin e vitit të ri hebraik. Kremtimi u organizua pa ditë pasi që Kosova dhe Izraeli ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, që ishte pjesë e dakordimit për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e tij, kryeministri Netanyahu theksoi se “zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët. Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt përmbushjes”, thuhet në letër.

Kur Kryeministri Benjamin Netanyahu firmoste në emër të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, në Kosovë lexohej letra e tij dërguar populli kosovar dhe Kosovës, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë me rastin e Vitit të Ri Hebraik, Rosh Ha’Shana 5781.

“Në këtë Vit të Ri, unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës”, thuhej në mesazhin e tij të ngrohtë ndaj një miku të vjetër në marrëdhëniet historike dhe të ri në marrëdhëniet diplomatike. Kosova shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që vazhdimisht ky akt është përmendur me respekt në Izrael.

Edhe pse në Kosovë prisnin letrën e njohjes zyrtare të Kosovës, krerët më të lartë të politikës kosovare, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Abdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilët ishin të pranishëm në takimin e Prishtinë, ritheksuan me entuziazëm, vullnetin për marrëdhënie të plota me Jerusalemin, përfshirë lidhjet ekonomike dhe vendosje e selisë diplomatike në kryeqytetin e Izraelit.

Me sponsor politik, kombin më të fuqishëm të botës, Shtetet e Bashkuaa të Amerikës, njohja reciproke tashmë e firmosur në Uashingon, është një fitore gjeopolitike e shumëfishtë për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Izraelit, një njohës i mirë i gjeopolitikës botërore e tha shumë qartë në letrën e tij se, “zhvillimet e fundit midis Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një erë të re që do të sjellë përfitime për të dy popujt”, duke ritheksuar se rruga drejt njohjes tashmë është shtruar dhe pritet vetëm ceremonia.

“Unë jam i bindur që, ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se ne do ta shohim këtë realizim”, ishte mesazhi i njeriut më të fuqishëm në Izrael, duke theksuar dhe rolin e Komunitetit Hebre të Kosovë, për të sjellë dy vendet më afër.

Në Jerusalem dhe Prishtinë, dy ministritë e Jashtme po merren me modalitet burokratike të përpunimit shkresor, procedura normale që kërkojnë kohën e tyre, ndërkohë që vullneti politik midis dy vendeve është rikonfirmuar disa herë.

Pak ditë më parë, kryeministri Netanyahu shpërndahu në rrjetet sociale videomesazhin miqësor të kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani, të realizuar pikërisht në vendin ku më parë ngrihej sinagoga e Prishtinës, e prishur në vitin 1963, kur Kosova ishte ende pjesë e Jugosllavisë.

Letra e Netanyahut përkoi edhe me falënderimin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për luftë kundër Antisemitizmit, një tjetër sinjal ky që tashmë marrëdhëniet midis dy vendeve kanë hyrë në rrugën zyrtare drejt finalizimit të njohjes reciproke./Izraeli Sot

Letra e plotë

Kryeministri
13 shtator 2020

Të dashur miq,

Ju dërgoj përshëndetje të ngrohta për Rosh Hashanh (Vitin e Ri Hebraik) të gjithëve ju në Prishtinë.

Në këtë Vit të Ri, unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës. Zhvillimet e fundit midis Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një erë të re që do të sjellë përfitime për të dy popujt. Unë jam i bindur që, ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se ne do ta shohim këtë realizim.

Unë e vlerësoj thellësisht përpjekjen e Komunitetit Hebre të Kosovë, për të na sjellë neve më afër. Shanah tova, Gëzuar Vitin e Ri, dhe le të regjistroheni ju në Librin e Jetës.

Sinqerisht,
Benjamin Netanyahu

 

Thaçi: Takimi i së enjtes në Bruksel, i rrezikshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të martën se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën.

Ai i ka bërë këto komente pas pjesëmarrjes në ngjarjen e organizuar në Prishtinë me rastin e shënimit të Vitit të Ri Hebraik.

Thaçi madje ka thënë se takimi i së enjtes është i rrezikshëm dhe, siç është shprehur ai, është agjendë e Serbisë.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, ka thënë Thaçi para mediave.

Presidenti i Kosovës ka thënë se gjithçka ka përfunduar në vitin 2013 dhe me opinionin e Gjykatës Kushtetute të Kosovës gjithçka që mund të realizohet duhet të bëhet me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015), nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Në fakt, është e diskutueshme që Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumica.

Janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë. rel

Situatë e rënduar në Kosovë, 222 pacientë me koronavirus të shtruar në spitale, shkon në 600 numri i viktimave

314 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës, ku 222 prej të cilëve janë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, pesë persona janë në respirator, 21 janë duke u trajtuar me CPAP maskë dhe 199 janë me oksigjenoterapi.

Ndërkohë, sot janë konfirmuar 55 raste të reja me koronavirus dhe janë shënuar pesë persona të vdekur.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Vjosa Osmani e konsideron gabim serioz diskutimin e çështjeve “të mbyllura” në Bruksel

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se transparenca e plotë është e domosdoshme në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë një takimi me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Aarne Sannes Bjornstad në ambientet e kuvendit.

Sa i përket dialogut, Osmani e ka konsideruar gabim serioz, faktin që në këtë proces po hapen, siç ka thënë ajo, çështje tashmë të mbyllura dhe çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

“Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog”, ka deklaruar ajo.

Si kryeparlamentarja Osmani, ashtu edhe Bjornstad janë cituar të kenë thënë se procesi i dialogut mes këtyre dy shteteve duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës, dhe se duhet të sigurohet që ky institucion të ketë rol aktiv.

E intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, Osmani ka thënë një javë më parë se Kosova ka pritur më shumë nga takimi i 4 shtatorit në Uashington. Sipas saj, delegacioni i Kosovës ka humbur një mundësi të madhe që t’i shtyjë përpara interesat e Kosovës.

Mes tjerash, Osmani ka thënë se delegacioni i Kosovës në Uashington, nuk ka arritur t’i sjellë vendit pikërisht ato që u premtoi qytetarëve dhe kuvendit për një kohë të gjatë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve. rel

Kosovë, fillon procesi i pjesshëm mësimor

Leonat Shehu

Një pjesë e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës të hënën vitin e ri shkollor, mes masash për frenimin e zgjerimit të pandemisë së COVID-19.

Në hyrje të shkollës çdo nxënësi po i matej temperatura ndërsa të gjithë janë të detyruar të mbajnë maska gjatë orarit të mësimit.

Viti i ri shkollor në Kosovë

Viti i ri shkollor në Kosovë

Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore, Naim Frashëri në Prishtinë, Drita Qorrolli, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e mësimit me kushte të pandemisë.

“Ndërrimi i paradites shkoj shumë në rregull, nxënësit ishin këtu. Temperaturën ua kemi mat dhe të gjithë e kishin të përshtatshme për shkollë. Mësimi shkoj në rregull dhe tash fillon ndërrimi i dytë, ndërsa klasat u dezinfektuan ndërkohë”, tha ajo.

Nga sot ka filluar mësimin një grup i nxënësve që do të pasohet me grupin tjetër pas një jave, në mënyrë që të shmangen grumbullimet e mëdha. Mësimi do të mbahet me orar të shkurtuar dhe i ndarë në klasa me nga 20 nxënës për të mbajtur distancën fizike ndërmjet tyre.

“Brenga jonë është që t’i ruajmë të gjithë fëmijët të mos infektohen gjatë qëndrimit në shkollë gjithashtu edhe për personelin besoj që do të shkoj mbarë si sot që filloj mësimi”, tha Drita Qorrolli nga shkolla Naim Frashëri në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se ky vit i ri shkollor është ndryshe nga të tjerët dhe se prindërit, arsimtarët dhe fëmijët duhet t’i respektojnë masat kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskave, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës fizike.

Por lëvizja Vetëvendosje kritikoi qeverinë për vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor dhe për shumë paqartësi. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Fitim Uka, tha se ministria e arsimit ende nuk ka shpalosur skenarët se si do të fillojë mësimi për grupin e dytë të nxënësve që pritet të nisë nga java e ardhshme.

“Ku ishin deri më sot këta që nuk ja dolën të identifikojnë të gjitha shkollat dhe potencialet e tyre për të filluar mësimin dhe si është e mundshme që edhe sot një javë para fillimit të mësimit për këto klasa nuk e kemi të qartë se si do të jetë skenari. Për kaq muaj që i kishim në dispozicion kjo qeverisje dhe kjo ministri për të bërë një analizë të detajuar në terren për potencialet e secilës shkollë, jo që nuk ja dolën por edhe shkaktuan edhe shumë huti te prindërit, nxënësit, mësimdhënësit”, tha ai.

Ai paralajmëroi interpelance në parlamentin e Kosovës me ministrin e arsimit lidhur me organizimin e procesit të ri shkollor.

Ministria e arsimit kishte marr vendim për shtyrjen e procesit të ri mësimor për dy javë për shkak të përgatitjeve më të mira për fillimin e mësimit, i cili në mesin e muajit mars ishte ndërprerë pas shfaqjes së pandemisë COVID-19. I gjithë procesi mësimor ishte zhvilluar nëpërmjet transmetimit të mësimeve në distancë në dy kanale të televizionit shtetëror dhe në platforma në internet.

Autoritetet thonë se janë përgatitur tre skenarë për mbajtjen e procesit mësimor në vend zbatimi i të cilëve do të varet nga situata me koronavirus.

Diva botërore Inva Mula me një grandkoncert në Arenën e Klan Kosova – E dua Kosovën – me këtë koncert vij t’i them “Faleminderit”!

voal.ch – Një koncert madhështor i sopranos Inva Mula në Arenën e Klan Kosovës me titullin – “Të du Kosovë”, duke sjellë repertorin e këngëtareve më të famshëm të Kosovës, si Nexhmije Pagarusha, Liliana Çavolli, Muharrem Qena, Sabri Fejzullahu etj.

Inva startoi koncertin me këngët e divës Kosovare Nexhmije Pagarusha “Të du Prishtinë”, pastaj me “Zambakun e Prizrenit” e me rradhë.

Me një performancë magjike, me një orkestër të jashtëzakonshme, në piano Genc Tukiçi, me një skenë dhe ndriçim të përkryer dhe një kamer shumë artistike

Inva Mula ishte e jashtëzakonshme në skenë, duke bërë ta duartrokasë me zemër e gjithë Kosova.

Kishte një ngarkesë të tillë emocionale, sa dukej sikur intepretonte në qiellin e shtatë, niveli superor që arrin Artisti.

U duk sikur Pagarusha u ringjall!

Inva solli si homazh këngën e të jatit, Artistit të Popullit Avni Mula, gjakovar që u largua nga Gjakova 2 vjeç dhe u kthye pas dekadash.

Sopranoja me famë botërore krijoi mes publikut dhe interpretimit të saj një fushë manjetike nga ato që dinë të krijojnë vetëm artistët e dimensioneve të saj.

Nëse e do Kosovën një herë, Kosova ta kthen me dashuri njëqindfishe.

“Po këndoj këngë të mëdha, janë të vjetra në kohë, por janë të pavdekshme”, tha Inva.

“E dua Kosovën, shprehet Inva Mula përpara mikrofonit. “Jam rritur me këto këngë, artistët e Kosovës kanë patur një ndikim shumë të rëndësishëm në formimin tim si artiste dhe sot me këtë koncert, kam ardhur këtu t’ju them “faleminderit”.

Në fakt është një gërshetim reciprok falenderimesh midis Inva Mulës dhe Kosovës./Elida Buçpapaj

Hasani: Mbrojtja e Manastirit obligim kushtetues, s’kishte nevojë të ishte në Marrëveshjen e Washingtonit

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar se ruajtja e trashëgimisë fetare është obligim që Kosova ka marrë në momentin që ka shpallë pavarësinë më 17 Shkurt 2008. Ka thënë se me Kushtetutë dhe me dy ligje është përcaktuar ruajtja e zonave të mbrojtura përreth manastireve.

Këtë shpjegim Hasani e ka dhënë kur ka komentuar Marrëveshjen e arritur në Washington mes Kosovës dhe Serbisë ku është përfshirë edhe pika për të ruajtur zonat e mbrojtura të trashëgimisë fetare në Kosovë.

“Sa i përket ruajtjes së trashëgimisë fetare, ai është obligim i Kosovës, i cili u mor përsipër nga Kushtetuta, Ligji për Komunitetet Fetare dhe Ligji për Zonat e Veçanta. Kjo tashmë është në fuqi, madje edhe pa këto dokumente, me vetë aktin e shpalljes së pavarësisë, Kosova ka ndërmarrë një detyrim ndërkombëtar për të mbrojtur të gjitha komunitetet”, ka deklaruar Hasani ka në një debat të organizuar nga KoSSev.

Ka thënë se i vjen keq pse një vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

“Është për të ardhur keq që kjo dispozitë është atje, sepse ekziston një vendim i gjykatës kushtetuese për tokën e Deçanit”, ka shtuar ai. Express

KËRKIM-FALJA E BURRËSHTETASVE SI AKT MORAL I SHPREHJES ZYRTARE PËR PENDESË KOLEKTIVE, APO SI AKT DOBËSIE- Nga Ryzhdi Baloku

Ka kohë që kam dashur të shkruaj lidhur me temën e aktit të kërkim-faljes, të cilën ishte dashur ta bënin serbët ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve, për shkak se shteti i tyre gjatë luftërave pushtuese ka kryer akte të shfarosjeve kolektive, duke e involvuar edhe popullatën e saj në ato krime, por assesi të gjeja moment vullneti që t’ia nisja shkrimit. Mirëpo, bie diçka e ta përkujton temën, duke të jep njëkohësisht edhe motiv për të shkruar.

 

Para ca kohësh në Pejë, ekipet e çminimit nga Gjakova, nisën pastrimin e terrenit nga mjetet shpërthyese ushtarake, në zonën e maleve afër lagjes Kapeshnicë, sipër “shtegut të shëndetit”, andaj ky veprim që është shumë human por edhe i rrezikshëm për kryesit e punës, m’i përkujtoi masakrat e shumta ndaj shqiptarëve që i kanë kryer serbët në luftën e fundit. Mandej, m’u kujtuan edhe ato të mëhershmet, e që regjimet e njëpasnjëshme të atij shteti as që kanë shprehur ndonjëherë për to së paku ndonjë pendesë formale, madje as për ato të luftës së fundit, të njohura për opinionin e gjerë si gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga ta. Aq më keq, qeveria e Vuçiqit dhe ai vetë po i mohon këto krime të pamohueshme, për të cilat e tërë bota e di, e mos të flasim për kërkim-faljen nga ai, apo nga dikush prej qeverisë së tij.

Siç dihet, pas çlirimit nga Serbia, Kosova e shpalli pavarësinë e saj me përkrahjen ndërkombëtare të shumicës së shteteve demokratike dhe fuqive të mëdha botërore. Mirëpo, përkundër këtyre njohjeve që pasuan nga shumë shtete të botës, shteti i ri i Kosovës megjithatë mbeti në “geto”, pa liberalizim vizash, për çfarë Bashkësisë Evropiane as që po i bëhet vonë kjo çështje. Në anën tjetër, në vend që Serbia të ndëshkohej si agresor që i nisi luftërat gjatë viteve të nëntëdhjeta ndaj republikave të ish RSFJ dhe kreu gjenocid ndaj tjerëve, Bashkësia Ndërkombëtare sikur po e përkëdhel këtë shtet ! Sipas mendimit tim, ky veprim i çuditësh i saj, është për studim !

Të gjitha këto të dhëna që i ceka deri tash, janë një uverturë që lidhet ngushtë me temën e parashtruar.

Për ta kuptuar lexuesit më mirë esencën e saj, do ta vazhdoj shkrimin me përshkrim kronologjik të disa përjetimeve, duke i vënë ato në paralele me metodën komperative nga e kaluara historike që lidhen me Kosovën.

Gjatë dhjetorit të vitit 2019 dhe janarit të vitit 2020 isha në një vizitë njëmujore në Gjermani, te vajza ime dhe bashkëshorti i saj, që të dy mjek-kirurg, të cilët jetojnë dhe punojnë në atë shtet. Sa isha atje, i vizitova disa qytete më të rëndësishme të Bavarisë, madje edhe nga dy a tri here secilën prej tyre. Qytetet që i vizitova, ishin: München, Nürnmbeg, Bayreuth, Bamberg dhe Pegnitz.

Përshtypja e parë në Gjermani e cila më la mbresa ishte pastërtia e qyteteve dhe rregullat që mbretëronin në atë shtet. Te ta nuk vlente parimi si në Kosovë, “rrëno të vjetrën dhe ndërto të renë në vend të saj”. Atje, madje as fasadën e shtëpive nuk kishin mundësi ta ndryshonin pronarët e tyre, e mos të flasim për anekset dhe mbindërtimet në ndërtesat kolektive, siç veprohet tek ne, për të cilat veprime ata nuk do të guxonin as t’i shihnin në ëndërr. Pos kësaj rregulle të natyrshme urbanistike, brenda pjesës së vjetër të qytetit nuk mund të shihje ndërtesat e reja. Ato kryesisht ndërtoheshin në pjesën periferike të qyteteve.

Nga qytetet që i vizitova, më së shumti mbresa më la qyteti i Bambergut, i cili pos bukurisë së mahnitshme që e përshkonin ndërtesat me dekorime të stilit gotik, e nëpër të cilin kalonte lumi Regnic, me një madhështi të panoramës së papërshkrueshme, ky vendbanim ishe shpallur edhe qytet muze nën mbrojtjen e UNESK-os.

Derisa ecja nëpër trotuaret e rrugëve të këtij qytetit me shtëpi të arkitekturës së ndërtimit të ulët, më rënë në sy disa pllaka metali ngjyrë ari, me emra e mbiemra që ishin të fiksuara nëpër trotuare në trajtën e kubzave, afër dyerve të disa shtëpive, andaj iu drejtova vajzës dhe bashkëshortit të saj që të ma shqipëronin shkrimin, se çfarë shkruante në to.

Përgjigjja e tyre ishte se gjatë luftës së dytë botërore, nga këto shtëpi ishin deportuar familjet hebraike, pronë e të cilëve kishin qenë ato.

Ky shënim, jo vetëm që më bëri përshtypje, por edhe me nxiti të meditoj lidhur me filozofinë e të menduarit të udhëheqjes së sotme gjermane, si dhe për karakterin e moralit njerëzor në përgjithësi.

Këto shkrime në pllaka metali nga qyteti Bamberg, sipas mendimit tim shërbejnë për ta përkujtuar popullin gjerman, që mos ta lejojnë ardhjen në pushtet të njerëzve me mentalitet luftënxitës, që mund ta shpinin shtetin e tyre në humnerë.

Dihet po ashtu se shteti gjerman i pasluftës, për dekada me radhë ka paguar reparacione lufte, për shumë shtete. Pos kësaj, kreu i saj i ka kërkuar falje popullit hebre, lidhur me gjenocidin që e ka bërë makineria ushtarake e Vermahtit gjerman, gjatë luftës së asaj kohe.

Në anën tjetër nëse i kthehemi historisë së shqiptarëve, duke e vënë atë në paralele me Serbinë dhe Gjermaninë, mund të vërejmë se në memorien e familjeve të muhaxhirëve, endë është i freskët dëbimi i popullatës prej 714 vendbanimeve shqiptare nga Sanxhaku i Nishit. Pra, po të kishte qenë Serbia shtet me mentalitet gjerman të kohës së tashme, do të duhej që në hyrje të çdo fshati e qyteti që gravitojnë në territorin e Toplicës dhe Kosanicês, të shënohen pllaka përkujtimore me të dhënat se nga ky vend janë dëbuar kaq e kaq familje të shqiptarëve etnik, gjatë periudhave pushtuese të viteve 1876, 1878 dhe 1912 e 1913.

Nisur nga ky këndvështrim, mendoj se edhe udhëheqja e jonë ka një lloj faji në këtë drejtim, sepse është dashur edhe në Kosovë, në hyrje të çdo fshati e qyteti ta vendosë nga një pllakë përkujtimi, lidhur me krimet serbe nga lufta e fundit, me shënime mbi numrin e qytetarëve të vrarë, numrin e shtëpive të djegura dhe dëmeve tjera të luftës që i kanë shkaktuar paramilitarët, policia dhe ushtria serbe.

Shikuar si tërësi, nuk është i vetmi mëkat i serbëve, dëbimi i shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Shteti serb në mënyrë kontinuele ka hartuar programe kundër shqiptarëve.

– Në vitin 1844, Ilija Garashanin përpilon programin ekspansionist të quajtur projekti i madh “Naçertanije” ,

– Në vitin 1881, Serbia harton programin për dalje në det,

– Në vitin 1908, Vlladan Gjeorgjeviq harton programin për reformën agrare dhe kolonizimin e trojeve shqiptare,

– Në vitin 1920, Serbia harton programin për likuidimin e shqiptarëve,

– Në vitin 1937, Vasa Çubrilloviç harton elaboratin për zhdukjen e shqiptarëve me dhunë dhe terror,

– Në vitin 1939, Ivo Andriç (fitues i çmimit “Nobel”) harton programin për shpërnguljen e shqiptarëve, zhbërjen e Shqipërisë dhe kolonizimin e trojeve shqiptare,

– Në vitin 1941, kemi programin e Stefan Moleviçit, në të cilin parashihet zhdukja e Shqipërisë nga harta gjeografike dhe zhdukjen e shqiptarëve,

– Në vitin 1942, kemi programin e Drazha Mihajlloviçit për zhdukjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve të sanxhakut.

– Në vitin 1944, Vasa Çubrilloviç harton përsëri edhe një program për zhdukjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës,

– Në vitin 1945, kemi “Masakrën e Tivarit”,

– Në vitin 1950, kemi programin jugosllav për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë,

– Në vitin 1986, kemi Memorandumin e Akademisë serbe për “Kosovën serbe”,

– Në vitin 1998-1999, kemi gjenocidin e pandëshkuar të Serbisë kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas librit “Akuza që ulërijnë” të dijetarit austriak Leo Freundlich, vetëm në veriun e Shqipërisë, gjatë të vitit 1912 u vranë në mënyrën më mizore rreth 250.000 shqiptarë nga pushtuesit serb dhe malazez, me ç’rast shtypi perëndimor i kohës shkruante se Luma nuk ekziston më, ndërsa gjatë periudhës së viteve 1912-1913, kur aleanca ballkanike i kishte sulmuar trojet shqiptare, u vranë dhe u masakruan rreth 500.000 shqiptarë.

Me bindje të plotë mund të konstatohet se politika serbe gjithmonë ka qenë e karakterit luftënxitës. Serbët janë ata që e nxitën luftën e parë botërore, me vrasjen e Franc Ferdinandit me 1914 në Sarajevë, i cili ishte trashëgimtarë i fronit të Austro-Hungarisë.

Për të gjitha këto të këqija që i ka bërë shteti serb, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë, bashkësia ndërkombëtare ka njohuri, andaj është çudi e madhe, pse nuk e ndëshkuan Serbinë sikurse Gjermaninë naziste.

Si përfundim të këtij shkrimi mund të them: Edhe pse askush s’mund ta laj veten për krimet e kryera, megjithatë, kërkim-falja e një burrështetasi është një akt moral i njeriut fisnik, i cili në mënyrë zyrtare e shprehë pendesën kolektive të shtetit që e përfaqëson, ku regjimi i mëparshëm i atij vendi ka kryer vepra të cilat cilësohen si krime kundër njerëzimit, vrasje kolektive apo gjenocid, me qëllim të pastrim etnik dhe zhdukjen e një populli, ngjarje këto të njohura nga historia, andaj mos kërkim-falja nga udhëheqja e shtetit serb tregon dobësinë njerëzore të tyre, e ndoshta kjo tregon edhe një dozë dobësie të udhëheqjes së Kosovës e të Shqipërisë për indiferencë ndaj sjelljeve neglizhuese të serbëve, e po ashtu edhe të shteteve Evropiane për mos ndëshkim të Serbisë.

(Video) Intervistë e Xhafer Shatrit: Fati i individit nuk është fati i Kosovës!

Xhafer Shatri tregon për telashet e Kosovës. Ndiqeni se ia vlen. Intervistoi Agron Bajrami

 

https://www.youtube.com/watch?v=Tk1KBYBIhzY

 

Në Kosovë kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Në kuadër të kujtimit të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001, Zjarrfikësit  e Kosovës, kanë pastruar pllaton në Bulevardin “Bill Clinton”.

Po, ashtu është ngritur edhe flamuri i ri i Amerikës në këtë bulevard, si dhe janë ndezur alarmet nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

Komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka foli për iniciativën që kanë marrë për të pastruar pjesën e bulevardit Bill Clinton në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

” Po nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA.  Na jemi pjesë e këtij manifestimi dhe marrim pjesë çdo vit dhe e mirëmbajmë pllakatin e këtij burri të madh Bill Clinton”. Express

Hoti: Do ta respektojmë marrëveshjen për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera”, ka deklaruar ai.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015), nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Në fakt, është e diskutueshme që Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumica. Janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.

Teksa ka folur për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, Hoti ka thënë nënshkrimi i këtij dokumenti përbën një tjetër hap drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“E kemi quajtur marrëveshje për normalizim ekonomik, meqë që pjesa më e madhe ka të bëjë me çështje ekonomike. Unë e shoh këtë marrëveshje si plotësuese të dialogut që po zhvillohet në Bruksel”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Hoti ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është tejet e rëndësishme sa i përket integrimit evropian.

“Të rinjtë e Kosovës nuk janë në gjendje të vijnë në Evropë. Ne kemi popullatën më të re në Evropë. Për ne është e rëndësishme të hapen kufijtë për qëllime studimore, ekonomike dhe të tjera”, ka deklaruar ai.

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë rreth bashkëpunimit me opozitën, Hoti ka thënë se ai është duke bërë më të mirën për t’u siguruar se opozita është e përfshirë plotësisht në të gjitha zhvillimet, sidomos në procesin e dialogut.

Ai ka shtuar se tashmë ka informuar pjesëtarët e opozitës për këtë proces dhe se i raporton parlamentit pas secilit raund të dialogut.

“Nuk e di se si mund të kemi më transparent ndaj partive opozitare”, ka deklaruar Hoti, duke shtuar se ai është i bindur se do ta ketë mbështetjen e opozitës kur duhet për ratifikimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së ka rinisur më 16 korrik të këtij viti.

Ky proces ishte pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të një takse që autoritetet e Kosovës kishin vënë në mallrat serbe.

Raundi i fundit i dialogut mes liderëve të këtyre vendeve, përkatësisht kryeministrit Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është mbajtur më 7 shtator, tri ditë pas takimit që kanë pasur të njëjtit në Uashington. rel

Prapaskenat- “Ideja për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja ishte e Thaçit dhe e Isa Mustafës”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, deklaroi se ideja e largimit të Vjosa Osmanit, nga LDK-ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë Skënder Hysenin dhe Agim Veliun. Nëse LDK-ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet. Një parti si LDK-ja e viteve të 90’ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”, tha ai.

Më tej Avdylaj tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK’së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë. Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. “Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.

Albin Kurti thotë se nuk do të respektojë marrëveshjen e Uashingtonit nëse kthehet në zyrë

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nëse subjekti i tij kthehet në qeverisje, atëherë nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim dhe ka thënë se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe j transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”

“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, përfundon ai. /Express/

Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington, duke thënë se disa nga pikat e saj janë “gabim” dhe “shkelin Kushtetutën e Kosovës”.

Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarë të Vetëvendosjes u ndalen kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit.

Ky liqen është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë.

Pjesa më e madhe e tij, përkatësisht 70 për qind, ndodhet në territorin e Kosovës, ndërsa 30 për qind në territorin e Serbisë.

“Për herë të parë, një kryeministër i papërgjegjshëm u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resureset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës”, tha Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media në Prishtinë.

“Ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, ai e bën një krim të madh”, tha ai.

Albulena Haxhiu, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në pikën 7 të marrëveshjes përmendet termi “ndarje” për Liqenin e Ujmanit.

“Termi ndarje që është përdorur në këtë marrëveshje ka kuptimin e pjesëmarrjes së Serbisë në pronësinë, kontrollin dhe menaxhimin e një pjese të këtij liqeni”, tha Haxhiu.

Sipas saj, kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin dy, paragrafin dy.

Konjufca po ashtu tha se marrëveshja e Uashingtonit përmban pika, që, sipas tij, i ka shtyrë përpara presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përse Qeveria e Kosovës pranon që të pezullohen përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare? Ky është një lëshim i madh. Neni 17, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Nënshkrimi i Hotit e shkel Kushtetutën e Kosovës”, tha Konjufca.

Në pikën e 15-të të marrëveshjes thuhet se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi kërkesat e saj për anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia, në këmbim, do të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet zonës së mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar.

Atëbotë, Kosova e ka kundërshtuar pjesëmarrjen në të.

“Gatishmëria e kryeministrit Hoti që të hyjë në zonën e lirë ekonomike, të propozuar nga Serbia, është po ashtu një gabim i madh”, tha Konjufca, për të shtuar se është “ëndërr e Serbisë për ta hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën”.

Konjufca po ashtu paralajmëroi hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. rel

Deputeti i AAK-së thotë se Hoti mund të shkarkohet nesër

Është duke vazhduar takimi i zyrtarëve partiak të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me liderin e partisë, Ramush Haradinaj.

Deputeti i kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

Ai e ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.

“Mendoj që ishte dashtë me qenë tema e takimit në Uashington, nënshkrimi i marrëveshjes. Do të diskutojmë për koalicionin, i shohim këto fërkime ne, por zoti Hoti duhet të ketë parasyshë se ai ka ardhur me votën tonë kryeministër dhe mund të shkarkohet nesër, siç janë shkarkuar edhe kryeministrat tjerë”, ka thënë ai për “Front Online”.

Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektojë AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet pa pasur nevojë ne me mbledhur nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai.

Hetues të Gjykatës Speciale zbarkojnë në zyrat e OVL-UÇK-së, kërkojnë 4 mijë dosjet e “dyshimta”

Hetuesit e Gjykatës Speciale kanë shkuar sot në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku për Gazetën Express.

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Husni Gucati, ka thënë të hënën në një konferncë për medie se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.
“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Gucati tha se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

Hasani: Specialja veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për aktakuzë ndaj Presidentit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se Gjykata Speciale veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

“Unë po them se ka drejt me shpallë.. siç ka drejtë në rregullore… siç ka drejt ngritjen e aktakuzës me mbajt sekret. Edhe atë ka drejt ta bëjë Gjykata… S’po them a është mirë a keq, s’po bëj paragjykim”, tha Hasani i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ai është i bindur se Specialja veproi sipas kompetencave që ka.

“Besoj që arsyeja kryesore e shpalljes së aktakuzës është ajo që është thënë në njoftimin e Gjykatës Speciale, frika nga fraksionet….”, tha Hasani.

Ai është i bindur në punën e drejtë të ekipit të Speciales.

“Sepse tjetër çka unë kurrë nuk mund të besoj dhe nuk dua të besojë se biografia e atyre që i kam pa, një edhe e kam njoftë personalisht …s’muj me besu që ata janë si prokurorët tonë që me një fishkëllimë gjuju këtij, gjuju atij…ndryshojnë qëndrim’, theksoi Hasani.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Kosova në mini-Shengen, përmes Uashingtonit

Luljeta Krasniqi – Veseli

I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë, sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë se përmes projektit të mini-Shengenit do të eliminohen barrierat tregtare mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve.

Mini-Shengeni, sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nënkupton njohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatat fitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse.

Po ashtu, mini-Shengeni nënkupton një bashkëpunim më të mirë mes doganave të vendeve të ndryshme pa krijuar pritje të gjata dhe qarkullimin e qytetarëve nga një vend në vendin tjetër, me më pak procedura.

Gërxhaliu: Mundësi e mirë për investime

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi ekonomik duhet të jetë paraprirës për integrim politik dhe në këtë drejtim eliminimi i barrierave në Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor.

“Mini-Shengeni në aspektin politik po krijon një mundësi të re që përmes dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik të eliminohen barrierat e trashëguara me vite. Në aspektin ekonomik, është një mundësi reale për të tërhequr investime nga jashtë dhe për të fuqizuar ekonomitë vendore përmes eliminimit të barrierave. Në aspektin integrues, sa më herët që të kuptojmë rëndësinë e eliminimit të barrierave, i përshpejtojmë proceset integruese”, thotë Gërxhaliu.

Përmes mini-Shengenit, shton Gërxahliu, do të ketë një avancim të dialogut privat-privat, do të ketë një avancim të dialogut publiko-privat, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit nga aspekti bilateral, në atë rajonal.

Kosova dhe vendet e tjera të rajonit para mini-Shengenit kanë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, të cilat kanë pasur për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Gërxhaliu thotë se këto marrëveshje, përfshirë edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, CEFTA, në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar nga shtetet nënshkruese.

Por, mini-Shengeni, sipas Gërxhaliut, do të jetë diçka më serioze në këtë aspekt.

“Mini-Shengeni është një dizajn i ri dhe është draftuar në kuadër të procesit të Berlinit. Termi ‘Shengen Ballkanik’ është produkt i Berlinit, që dëshmon seriozitetin e kësaj çështjeje që nuk ka të bëjë me politika dhe rregulltiva që janë më tepër dekorative, por një konkretizim që ekonomia të jetë prioritet”, thotë ai.

Çka përfiton Kosova?

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojë ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre në mënyrë të papenguar në tërë zonën.

Zeka shton se nuk ka dilemë që promovimi i lirisë së lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por edhe kapitalit, do të ndikojnë në rritjen e shkëmbimit ekonomik, tregtar ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Mini-Shengeni e bën shumë më të mundur lëvizjen e kapitalit njerëzor dhe financiar nga njëri shtet në shtetin tjetër, sikur të ishin brenda vetë shteteve të tyre. Kjo do të eliminojë barrierat burokratike që mund të kenë ekzistuar në këtë aspekt”, thotë Zeka.

Sektori i pazhvilluar i prodhimtarisë, ndërkohë, në vazhdimësi nga ekspertët e ekonomisë ishte theksuar se po e vë Kosovën në disavantazh, kur po nënshkruhen marrëveshjen të tilla.

Brenda një viti (2019), sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro.

Por, sipas Zekës, mini-Shengeni do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve dhe do të jetë një shtysë edhe për prodhuesit vendorë në Kosovë.

“Serbia nuk do mend që është fuqi më e madhe industriale krahasuar me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi arsyet historike se nuk kemi një bazë të fuqishme industriale, por promovimi i zonës mini- Shengen do t’iu ofrojë ndërmarrjeve prodhuese nga Kosova mundësi të reja për zgjerimin e papenguar dhe pa barriera të produkteve dhe shërbimeve të tyre përtej Kosovës edhe në shtetet ku ka pasur vështirësi për shkak të arsyeve politike”, thotë Zeka.

Barrierat që i shkaktuan vendet e Ballkanit njëra-tjetrës

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vazhdimësi kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore njëra-tjetrës.

Serbia qysh nga viti 2008 pati krijuar barriera tregtare ndaj produkteve ‘Made in Kosova’, duke mos njohur dokumentacionin që lëshohej nga ky shtet. Barriera të tilla tregtare për produktet e Kosovës, gjatë viteve të fundit ka vendosur edhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova, ndërkaq më 21 nëntor të vitit 2018, e kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ashtu në disa raste kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore ndaj produkteve të Kosovës, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të produkteve të Kosovës në këto shtete.

Kosova në disa raste u është përgjigjur këtyre vendeve me masa të njëjta.

Pse e kundërshtoi Kosova mini-Shengenin më 2019?

Në atë kohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte quajtur këtë iniciativë rajonale të pakuptimtë, për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Krijimin e një mini-Shengeni e pati kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti e cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Ai kishte thënë se kjo nismë çon në krijimin e një “mini-Jugosllavie”.

Ndërkaq, kryeministri i atëhershem, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, kishte thënë se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “mini-Shengen”, përveç tjerash, mundëson “rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë”, marrë parasysh se “Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd”.

KOSOVA SHTET ME SHUMICË MYSLIMANE, APO KOSOVA SHTET LAIK I QYTETARËVE TË SAJ- Nga Ryzhdi Baloku

 

 

Për deklarimet publike me frazën “Kosova shtet me shumicë myslimane”, apo të disave se, shqiptarët në Kosovë janë 95% myslimanë, nënkupton kontekstin e definimit fetar të këtij vendi.

Sipas mendimi tim, një përkufizim i tillë paraqet një tezë, sa të gabueshme, po aq edhe të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën.

Ç’është e vërteta, ekziston një pakicë e besimtarëve të cilët ekspozohen zhurmshëm nëpër hapësirat e oborreve përreth xhamive, për lënë përshtypje se paraqesin një komunitet të madh fetar. Lidhur me ta, në biseda private qytetarët shprehin dyshime se krerët e tyre financohen nga armiqtë e shtetit të Kosovës, andaj mendoj se AKI duhet t’i shtrij hetimet edhe në këtë drejtim, me qëllim të ruajtjes së integritetit shtetëror të Kosovës. Mirëpo, t’i kthehem temës të cilën e kam parashtruar që në fillim, për ta rrumbullakuar sa më shkurt.

Duke u bazuar se askund në Kushtetutë nuk shkruan se Kosova është shtet me shumicë myslimane dhe se asnjëherë në këtë vend nuk është bërë regjistrimi i cili ligjërisht i ka obliguar qytetarët e saj për t’u deklaruar patjetër sipas përkatësisë fetare (ngaqë sipas meje, deklarimi fetar nuk ishte obligues), e që po ashtu mendoj se po të kishte pasur aty një rubrikë në pyetësor të regjistrimit ku do të shkruante se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, jam i bindur se 95 % të shqiptarëve (e ndoshta edhe më shumë) do ta miratonin një përcaktim të tillë deklarimi.

Sipas mendimit tim, feja është një produkt njerëzor, siç janë edhe partitë politike, andaj logjika shpie se ekziston vetëm një Zot, por megjithatë në rruzullin tokësor ka shume besime fetare. Pra, shikuar nga ky këndvështrim, feja nuk është diçka fondamentale apo jetësore, pa të cilën nuk bënë.

Si ilustrim lidhur me këtë temë shqyrtimi, do ta marr një shembull konkret nisur nga vetja.

Edhe pse nga prindërit e kam trashëguar emrin me kuptim të deshifrimit në gjuhen arabe, e po ashtu edhe fenë myslimane, megjithatë asnjëherë nuk kam shkuar të falem në xhami, madje as që di të lutem sipas riteve fetare të këtij besimi. Pos kësaj (sipas mendimit tim), edhe pse pjesa dërmuese e shqiptarëve besojnë në Zot, megjithatë mendoj se nuk janë fetar të devotshëm. Po të bëhej një anketë, do të shihej qartë se pjesa dërmuese e shqiptarëve të cilët e kanê trashëguar myslimanizmin nga prindërit, janë myslimanë (si unë) që nuk kanë fare njohuri lidhur me ritet fetare.

Nisur nga këto fakte, mendoj se kishte qenë mirë që Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ta organizoj një simpozium shkencor me karakter ndërkombëtar, me qellim që në mënyrë gjentile e studimore ta sqaroj këtë çështje për opinionin e gjerë, ngase shqiptarët s’kanë asgjë të përbashkët me arabët, e në këtë kuptim as me turqit, pos robërisë pesë shekullore nga ta.

Si përfundim mund të them: Le ta di bota mbarë se shqiptarët myslimanë, sunit e shit, me shqiptarët e besimit të krishterë, ortodoks, katolik e protestant, etj., janë vëllezër të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture, me të njëjtat zakone dhe se ADN e tyre është 100% e njëjtë.

Kryeministri në Bruksel takon Palmerin dhe Lajçakun, thotë se SHBA dhe BE janë të koordinuara për Marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me Emisarin Special të BE-se për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, me të cilët ka diskutuar rreth dialogut dhe takimit që do të mbahet nesër në nivel ekspertësh, raporton Express.

Hoti ka thënë se është shumë i kënaqur që po sheh koordinim mes BE’së dhe SHBA’së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot në Bruksel takuam Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosoves dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.

Diskutuam për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë. Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, e hëna do t’i gjejë përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës në diskutime të reja me ata të Serbisë.

Në takimin e ekspertëve e ku do të jenë prezentë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të hapet edhe tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Burime të Express kanë thënë se janë marrë të gjitha dokumentet përgatitore për Asociacionin dhe do të diskutohen të hënën në Bruksel.

Përveç asociacionit, në Bruksel do të driskutohet edhe çështja e të pagjeturve si dhe për çështje ekonomike.

Pjesë e delegacionit janë Shqiprime Dërvisholli, Muhamet Mustafa, Ibrahim Makolli dhe Gazmend Qorraj, të cilët kanë shkuar të premten në Bruksel për të përgatitur takimin e së hënës mes Hotit dhe Vucicit.

Kjo përbërje është nisur të premten drejt Uashingtonit, ndërkaq gjatë së shtunës dhe të dielës kanë pasur takime përgatitore për atë të së hënës.

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, i cili buron nga Marrëveshja e Brukselit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tashmë jo vetëm që ka ngecur në fazat e zbatimit, por në takimet e fundit ndërmjet liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë, nuk është përmendur fare.

Çështja e themelimit të Asociacionit, e cila konsiderohej si pjesë esenciale e Marrëveshjes së Brukselit ka mbetur në margjinat e ideve për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e përfolur për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi në nivel të ekspertëve dhe ai i nivelit të lartë vijnë pas takimit ku Kosova dhe Serbia patën të premten e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku prezent ishte edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump.

Në këtë takim, palët arritën marrëveshje për disa marrëveshje ekonomike.

Ndërkohë, emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se njohja reciproke nuk u diskutua në Shtëpinë e Bardhë mes Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiq për arsye se kjo temë do të hapet të hënën në Bruksel.

“Palët do të takohen të hënën në Bruksel dhe është një aspekt tjetër që do të diskutohet dhe më lër që të lidhem me pyetjen tënde për këtë “pikën 10” një nga arsyet që ne nuk kemi dashur të flasim për këtë temë këtu është sepse është në agjendën që do të diskutohet të hënën në Bruksel”, ka thënë Grenell.

Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke ua ka lënë europianëve.

“Ne po provojmë që të bashkërenditemi me evropianët se çfarë mund të bëjmë ne dhe çfarë mund të bëjnë ata për të shtyrë këtë përpara. Të hënën ajo temë do të diskutohet në detaje në Bruksel, kështu që unë jam i sigurt që ne në njëfarë mënyrë duhet të lëmë dhe të punojmë me evropianët në këtë çështje”, u shpreh ai.

Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve që çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t’i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, ndërkaq për asociacionin ne nuk jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që nuk paragjykon apo nuk parapërjashton mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë”, tha ai.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik. rel

Vjosa Osmani: Marrëveshja nuk solli ato që u premtuan për një kohë të gjatë

Kryetarja e Kuvendit të Kosoves, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se delegacioni i Kosovës në Uashington, nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani numëroi çështjet si, arritja e njohjes së ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e Liqenit të Ujmanit, mospranimin e Mini-Schengenit, të pagjeturit, si dhe pika të tjera.

Në anën tjetër, Osmani ka mirëpritur njohjen nga Izraeli duke e konsideruar si një nga njohjet më të rëndësishme për Kosovën.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. rel

Hoti jep detaje për marrëveshjet që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë me praninë e presidentit amerikan Donald Trump në Washington, shënon hap të madh drejtë normalizimit të plotë midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media për mediat e Kosovës që po mbulojnë zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë, Hoti e quajti këtë marrëveshje historike.

“Sapo e nënshkruam marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje që është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të Kosovës dhe Serbisë të cilat do të normalizohen me njohje reciproke midis të dyja vendeve. Një marrëveshje historike në kuptimin e rëndësisë që ka si hap drejt marrëveshjes finale, e nënshkruar nga Shtëpia e Bardhë, nga e cila kanë ardhur vetëm lajme të mira për Kosovën”, tha Hoti.

Hoti theksoi se janë dy pika kryesore të marrëveshjes të nënshkruar midis të dyja palëve në Shtëpinë e Bardhë: projektet e mëdha infrastrukturore dhe njohja reciproke me Izraelin.

“Pjesa e parë e marrëveshjes për projektet e mëdha infrastrukturore përfshin autostradën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdarë, studimin e fizibilitetit për hekurudhë që lidh Prishtinën me Detin Adriatik dhe mbështetje të mëdha për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Gjithashtu investime në energjetikë përmes sjelljes së gazit në Prishtinë dhe ndërtimit të termocentralit në vend dhe rrjetit shpërndarës të gazit në Kosovë. Të gjitha këto marrëveshje kapin shumën mbi 1 miliardë euro, financa të ofruara në dispozicion nga MCC dhe nga Banka Eksport-Import e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka zotim të qartë të presidentit Trump se që gjitha këto projekte të fillojnë së zbatuari brenda një viti”, tha Hoti.

Elementi i dytë i marrëveshjes, siç tha Hoti, është njohja e ndërsjellë me shtetin e Izraelit, për të cilën tha se ka kryer një telefonatë me kryeministrin Netanjahu në prezencë të presidentit Trump duke falënderuar atë për gatishmërinë për shtetin e Izraelit për ta njohur Kosovën, me të cilin është dakorduar që menjëherë të vendosen marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve.

“Sapo të kthehemi në Prishtinë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që sa më parë Kosova të ketë ambasadën e stafit diplomatik të plotë në shtetin e Izraelit”, tha Hoti.

Përpos këtyre dy pikave kryesore të marrëveshjes, Hoti tha se ka edhe pika të tjera, siç është funksionalizimi i pikës kufitare në Merdarë ku do të vendoset i gjithë stafi doganor dhe policor i Kosovës dhe Serbisë; gatishmëria kosovare që të hyjë në mini-schengen; njohja e diplomave dhe certifikatave nga të dyja vendet; është arritur pajtim që gjithashtu të bëhet studim fizibiliteti për Liqenin e Ujmanit (për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen).

Në fund, Hoti tha se u është kërkuar që për një vit Kosova të pauzojë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare (përjashtim bëjnë njohjet e reja); ndërkaq, Serbia është obliguar që të stopojë çfarëdo kampanje kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja të shtetësisë.

Kryeministri Avdullah Hoti do të qëndrojë së paku edhe për një ditë në SHBA, ku nesër pritet që ta takohet me sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes: U nënshkrua një marrëveshje e dëmshme dhe e pazbatueshme

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah ‘Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës’.

“E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Haxhiu tha po ashtu se me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit, është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka shtuar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka nënshkruar sot marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në emër të Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara që do të çojë në njohjes reciproke mes dy vendeve.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.Albulena Haxhiu

Hoti: Sot hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjes përfundimtare

Keida Kostreci

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i tha Zërit të Amerikës pak pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë se ky ishte hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjes finale

Zëri i Amerikës: Kryeministër Hoti na flisni pak për marrëveshjen që u nënshkrua dhe gjithashtu a janë cekur tema tjera sidomos politike në këtë takim.

Avdullah Hoti: Mendoj që është një ditë e madhe, shumë e rëndësishme për Kosovën dhe regjionin. Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve dhe me mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që i lidhin më mirë ekonomitë e dy vendeve, që krijon qasje më të mirë në rajon dhe Evropë, që krijojnë qindra mijëra vende të reja të punës në të dy vendet dhe përtej dy vendeve në mbarë regjionin. Unë dëshiroj që të falënderoj administratën amerikane për mbështetjen e fuqishme, një lajm shumë i mirë për Kosovën që është pjesë e marrëveshjes. Unë tash sapo kreva diskutimet e nevojshme dhe presim që të marrim shpejt njohjen nga Izraeli edhe të vendosim marrëdhënie të shpejta diplomatike edhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Unë besoj që kjo është një arritje shumë e madhe me ndihmën e SHBA-së. Në këtë shtëpi tepër të rëndësishme dhe të shenjtë për Kosovën dhe shqiptarët janë arritur gjithmonë marrëveshje të mira edhe kësaj radhe marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke, pra kjo është qasja që kemi ndjekur dhe na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm që e kanë shtyrë këtë marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Kur thoni që i hap rrugë, atëherë çfarë është ndryshe në anën politike sot që nuk ishte dje dhe çfarë u bë lidhur me temat e diskutuara dje për njohjen e ndërsjellë?

Avdullah Hoti: Sot është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshje finale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim si një hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke. Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi me atë pikën që bënte fjalë për njohjen e ndërsjelltë, u la për një kohë të mëpasme, si do të vazhdojnë bisedimet?

Avdullah Hoti: Bisedimet sigurisht do të vazhdojnë dhe të hënën do të jem në Bruksel pra në takim me presidentit Vuçiç për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Haradinaj: I lumtur që shqetësimet tona rreth Ujmanit u reflektuan në marrëveshje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.

“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Më herët gjatë ditës, Haradinaj, partia e së cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, tha për Radion Evropa e Lirë se kishte mësuar se në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që u nënshkrua sot në Shtëpinë e Bardhë – ishte përfshirë edhe Liqeni i Ujmanit, duke shtuar se nëse kjo pikë nuk hiqej, ai nuk do ta përkrahte marrëveshjen si të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshjen për normalizimin ekonomik.

Kjo marrëveshje nga presidenti Donald Trump u cilësua si “historike”, që sipas tij, është një përparim i madh në bashkëpunimin ekonomik. rel

Lajmi i fundit: Pritet dorëheqja e ministrave të AAK-së, Haradinaj largohet nga Qeveria

Gazeta Express mëson se ministrat e AAK’së pritet të japin dorëheqje pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryeministri Hoti me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, e rrjedhimisht, partia e Haradinajt largohet nga koalicioni qeverisës me LDK’në.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën është dakorduar dje kryeministri Avdullah Hoti në takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga amerikanët.

Gazeta Express mëson se Haradinaj e ka njoftuar LDK’në se do ta braktisë Qeverinë, nëse sot nënshkruhet marrëveshja në Shptëpinë e Bardhë.

Express ka raportuar më herët se ka tensione në delegacionin e Kosovës në Uashington.

Pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, ka përplasje mes kryeministrit Hoti dhe të dërguarve të Haradinajt, pasi ai nuk po pajtohet me marrëveshjen.

Haradinaj ka thënë sot për Radio Evropën e Lirë se nuk e pranon marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot, pasi, sipas tij, aty bëhet fjalë edhe për Liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës.

“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.

Ai madje e ka paralajmëruar pak më parë se po rrezikohet qëndrueshmëria e koalicionit nga pranimi i një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë ai për REL.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e premte e madhe për Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuçiqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë ka shkruar në Twitter se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dakordime, se nga Shtëpia e Bardhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe apo e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 5 pasdite në Kosovë.

Osmani: Çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosovë, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

“U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Pasditen e së premtes, në Uashington pritet të nënshkruhet një dokument nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump. rel

Haradinaj: Ujmani s’duhet të jetë pjesë e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit. Haradinaj thotë se që prej 3 shtatorit është në dijeni se çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes.

“Kam komunikuar me të gjitha palët relevante, kam kërkuar që të hiqet si pikë, përndryshe nuk do të jemi pjesë e saj”, tha Haradinaj.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj tha se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.

“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.

“Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë. Pra, një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe të mos e nënshkruajë, ku është edhe Serbia palë”, tha Haradinaj, duke shtuar se ndonëse i gëzohen arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ka disa elemente të tjera që janë të ndjeshme.

“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha ish-kryeministri Haradinaj.

Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të Kosovës, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, tha ai.

Në pyetje e Radios Evropa e Lirë se a mund të ketë sanksione nga amerikane ndaj tij nëse marrëveshja refuzohet , Haradinaj tha shkurtimisht që është e mundshme.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump pritet që sot të nënshkruajnë një dokument.

Ky dokument është thënë se përmban çështje ekonomike, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nisën më 3 shtator, nën ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Ndryshe, në delegacionin e Kosovës në Uashington janë ministrat nga AAK-ja, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashme, Meliza Haradinaj-Stublla. Në takimet e së enjtes në Shtëpinë e Bardhë ka marrë pjese, krahas Hotit, edhe Selim Selimi.

Pas takimit të 3 shtatorit, O’Brien tha se palët kanë bërë “përparim të vërtetë”, ndërkaq kryeministri Hoti tha se marrëveshja do të finalizohet më 4 shtator.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet nuk është publikuar deri tani. rel

Hoti: Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se “Kosova ka bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, një ditë para takimit kryesor Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Washington në kuadër të dialogut midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hoti, siç njofton komunikata për media nga Qeveria e Kosovës, është takuar të enjten me palën serbe në prani të këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-ve, Robert O’Brien, ambasadorit Richard Grenell dhe ekipit nga institucione të ndryshme të SHBA-ve që mbështesin “këtë dialog të përqendruar në temat ekonomike”.

“Ne tash kishim një takim bashkë me presidentin serb dhe me Këshilltarin O’Brien. Nesër presim që ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot paradite dhe pasdite”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se informata më në detaje do të jepen nesër.

Më tej, kryeministri Hoti tha se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme për Kosovën asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë.

Po ashtu, ai theksoi se është bërë një progres i madh në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik dhe se “është bërë një hap i madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”.

“Jemi plotësisht brenda parimeve që i kemi si qeveri. Ju do të shihni nesër marrëveshjen se kështu ishte dakordimi që nesër të bëhet e qartë gjithçka që jemi marrë vesh”, tha kryeministri Hoti.

Në delegacionin e Kosovës për takimin e 4 shtatorit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, kryeministri Hoti do të jetë kryesues, ndërsa pjesë e ekipit që do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut do të jenë edhe disa zyrtarë tjerë të qeverisë.

Në këtë takim, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor, nuk po merr pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për shkak të një propozim-aktakuze të ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është konsideruar sidomos nga pala kosovare si më i rëndësishmi në arritjen e një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare.

Kurti thotë se negociatat në Uashington nuk kanë transparencë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media nga selia e partisë tha se delegacioni i Kosovës në Uashington nuk ka platformë për bisedime.

“Nuk dihet agjenda e formati, përmbajtja e qëllimi”, tha Kurti.

Ai theksoi se pala kosovare nuk ka legjitimitet e as kredibilitet për të zhvilluar takime në Uashington.

Në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike pa atë politike. Karakteri politik është i pashmangshëm. Këto negociata të paralajmëruar nuk kanë transparence e nuk dihet formati edhe qëllimi”, tha Kurti.

Kurti, ka kritikuar delegacionin e Kosovës po ashtu duke thënë se “kanë shkuar të flasin për çështje ekonomike e nuk e kanë me vete ministrin e Ekonomisë”.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti më herët kishte thënë se në prani të Grenellit ishte diskutuar për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – që sipas tij, ky shkëmbim do të hynte në kuadër të marrëveshjes finale.

Por, më 20 prill, Grenell kishte reaguar ndaj këtyre pretendimeve të Kurtit duke i hedhur poshtë ato.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, kishte shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë që po qëndrojnë në Uashington nuk e kanë mohuar mundësinë që në bisedime, përveç ekonomisë, të diskutohet edhe për çështje tjera politike. rel

Ish-Shefi i Shtabit të UÇK-së Agim Çeku ftohet nga Specialja

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për Gazetën Express.

Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Çeku, i tha Gazetës Express se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Gjykata Speciale deri më tani ka dërguar ftesa për më shumë se 200 persona, ish-pjesëtarë të UÇK’së në cilësi të ndryshme, si dëshmitarë dhe të dyshuar.

Gjykata Speciale u miratua me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015 me mandat pesë vjeçar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të jenë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe të vazhdojnë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit.

Ndërkaq Prokurori i Specializuar më 24 qershor të këtij ka publikuar një propozim-aktakuzë për dy krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Thaçi dhe Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka kohë gjashtë muaj nga data e paraqitjes së aktakuzës që të njëjtën  konfirmojë apo ta hedh poshtë.

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut të enjten janë gjetur mbetjet mortore të së paku një personi, që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

“Në rastin konkret janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës dhe pastaj sigurisht po flas për minimumin. Pastaj do të vazhdohet me ekzaminimin ligjor dhe varësisht prej ekzaminimeve përfshire edhe analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gara tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë raste të tjera.

Ai ka shtuar se në vendin ku janë bërë gërmimet janë kthyer për të disatën herë në bazë të disa informacioneve të reja të marra nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komisionit të të pagjeturve në Serbi.

“Në ditët në vijim do të kthehemi sërish në ketë lokacion varësisht prej punës që po e bëjmë në kuptimin e lokalizimit të rasteve”, u shpreh Gara.

Autoritetet e Kosovës, vit pas viti që nga përfundimi i luftës kanë kryer gërmime në lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Edhe 2 dekada pas luftës, 1643 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Nga ky numër, pjesa më e madhe janë shqiptarë, të tjerët janë serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

DIALOGU KOSOVË-SERBI: I PA KORDINUAR, BILE I ÇORIENTUAR?! – Nga Binak MAXHARRAJ

/Pos temave te ftohta, do te këtë edhe tema te nxehta-valë/

Dialogu me Serbin nuk është i ditëve te sotit,më Serbinë është diagoluar që shtatë vite.Nuk është arrijtë pathuaj asgje pos disa mareveshjeve qe e poshtersojnë Kosovën.Dhe kjo për fajin e vetë Hashim Thaçit i cili nuk ishte në nivel e as i dijës,por shumë i shantazhuar dhe i nenshtruar dhe i zënun rob nga Serbia gjatë gjithë këtij procesi të diagolimit.

Për një mareveshje të mundëshme përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë kohet e fundit po flitet shumë si ne Amerikë po ashtu edhe ne Evropë që te arrihet një marevëshje midis Kosovës dhe Serbisë qe si rezultat do të kishte normalizimin e marëdhenjeve midis këtyre vendeve.

Por diçka këtu nuk po shkon,nuk po ecë.I kemi dy dealogje te ndara,njerin ne Brukseë e tjëtrin në Washington.Dy dialogje te pakoordinuar dhe krejtesishte te çorijentuara.Nese Brukseli dhe Wanshingtoni secila arrijnë ne ndonjë mareveshje finale,cila ështe e pranueshme.Nuk mund te kemi dy mareveshje finale me dy dialogje te ndara.

Për këtë është quar ne këmbë Evropa dhe Amerika gadi si dy rivale ne këtë proces,ne vend se te bashkohën në një trupë të përbashkët.Në njeren anë Amerika e caktoi diplomatin e deshtuar Richard Grenell qe te nisë këtë proces,nga ana tjetër Evropa Josip Borellin si minister i jashtem i BE,duke e angazhuar Miroslav Lajçak për ta udheheqe dialogun.

 

E quditëshme,e pamundshme dhe e pakuptueshme të arrihet një mareveshje midis Kosovës dhe Serbisë me dy dialogje te ndara:njeri ne Bruksel e tjetri në Washington ku ne te dyjat trejtohën çështjet e njejta. Realishtë dialogu do te duhëj te zhvillohet ne Evrpë më pjesemarrjën edhe te te Amerikës në dialog sepse pa Amerikën nuk mund te arrihet një mareveshje finale dhe e kundërta.Por,dosido interesat ne mareveshjën finale duhet te jenë te pranueshme si ne Washington ashtu edhe në Evropë.

S’ka dilemma se Washingtonit po i ngutet ta nxjerrë një mareveshje finale sepse po i duhet si rezultat para zgjedhjeve te saje qe i ka ne Nëntor të këtij viti,qoftë ajo e pranueshme apo te detyrueshme për palët në dialog.

 

Por,ne këto dy dialogje ai ne Washington me 4 shtator dhe ai tjetri ne Bruksel me 7 shtator është lidhë nyja e Gordit midis paleve:Kosova kërkonë nga Serbia njohjën e Kosovës si shtet,pa u prekë kufijtë e sajë,kurse Serbia nuk done me dijtë për njohjën e Kosovës,sepse Serbia ka hyer ne dialog jo për normailizim te raporteve por thjeshtë për teritor,ajo e don Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliradhësh eurove e praruar ne florinjë. Serbisë as qe i hanë palla për insistimin e Amerikës qe te këtë një Mreveshje finale me Kosovën pa marrë diçka nga Kosova siç e përseritë Vuçiq si papagalli.

 

Kosova ne këto dy dialogjet nuk është edhe  e pergatitur siç duhet dhe pa asnjë kërkesë paraprake,siç janë kerkimfalja,pagesa e demeve te luftës,sçarimi i te pagjeturve,denimi i te dhunuarve shqiptare,etj.pa te cilat nuk ka bazë reale për ndonjë mareveshje.Askush,e as ky delegacion ynë nuk ka te drejtë te ia falë Serbisë krimet dhe gjenocidin duke u pajtuar me te.

 

Por,megjithate delegacioni I Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hotin te hanën do te niset për ne Washington që me 4 shtator në Shtepin e Bardhë te takohët me palën serbe te cilën e kryeson presdienti i Serbisë Aleksander Vuçiq.Delegacioni I Kosovës merre pjesë ne këtë takim disi  çorijetuare dhe jo me ndonjë platformë te duhur,delegacioni I Kosovës karshi atij te Serbisë është i brishte,shkonë atje pa një unifikim te skenesë politike për këtë qellim ekipi i delegacionit është shumë i dobët,pa dije te mjaftueshme profesionale,atje thjeshte shkojnë servilet e qeverisë kukull te Avdullah Hotit,atje nuk shkojnë njerezit e shkences dhe te dijës,nuk shkojnë përdafqesuesit e dy partve me te mëdha LVV dhe PDK,atje shkojnë do parti minoritare te cilat e rrembyen qeverin pas rreximit te asaj Kurti,te cilat nuk përfaqesojnë pjesën shumicë te popullit dhe si e tillë nuk ka të drejtë te sjellë mareveshje te dëmshme për Kosovën.Ky delegacion shkonë ne Uashington edhe pa e pasur te qartë se për çfarë do te diskutohet atje.

 

Kurse nga ana tjetër delegacioni I Serbisë te cilin e kryson presidenti Aleksander Vuçiq është shumë mire I pregatitur për këtë dialog ne te gjitha nivelet,si ne rrafshin politik poashtu edhe ne nivelin e ekspertve te pajisur me dokumentacion dhe material përkatese për dialog.

 

Por për çfarë do te diskutohet ne këtë takim ne Shtepin e Bardhë.Në këtë takim pritet,ashtu siç është lajmeruar shumë here të dikutohet për çështjet ekonomike,por ne veçanti Kosova nuk guxon te lejojë hapjën e temave ne veçanti,specifike sikur është fjala për asetet e shtetit si Trepça dhe Ujamani.Është lajmeruar se mundë te mere pjesë edhe presidenti Trumb,ose për te bërë ndonjë trysni paleve ose ne ceromonin e neshkrimet nese arrihet mareveshja midis paleve.

Mirëpo,a do te ishte ndonjë mareveshje ekonomike spektakulare për administratën e Tumpit para zgjedhjeve,jo se jo,sepse mareveshjet e karakterit ekonomik nuk qojnë peshë te votuesit,çështjet e karakterit ekonimik vetëvetiu rregillohen me ligjet tjara me ato te tregut nga interesi reciprok.Në këte drejtim po përmendet si “sukses”i kësaj Administrate mareveshja e arritur kohë me parë midis Izraelit dhe Emirateve te bashkuar te cilat këto dite u nëemshkrua  që do te lidhën me do vija rrugore dhe hekurodhe,areporte,etj.Çështja çendron diku tjetër.Sepse vendet e Lindjes së afert dhe te tjëra rrafsh qe 72 vjet kanë bërë mreveshje te ndryshme më Izraelin më ndërmetesimin e Amerikës por pa sukses.Pra,çështja nuke është te ato ekonomike,sepse problemet midis Izraelit dhe shteteve arabe janë kryesishte çështje politik.

Pra,baza e ndonjë mareveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë është kryesishte politike,dhe se pa bazamentin politik nuk mund te arrihet ndonje mareveshje finale.Kurse bazamenti politik midis dyja vendeve është shumë i ndërlikuar,i pakapërcyeshëm,me plotë meri dhe urrejtje mes ehte sidomos nga Serbia e cila qe 20 vite pas lufte nuk e lenë rehat Kosovën,por vazhdon sot e kesaj dite ia ia futë presat,te ia zënë pritat ne organizatat ndërkombetare.Thjeshtë problem midis Kosovës është i natyres politike e jo aq shumë i natyrës ekonomike,sepse bie fjala për votuesin e nentorit ne SHBA hiq nuk do te jetë spektakulare se sipas ndonje mareveshje ekonomike te arrijtur se a do te fluturojn areplanat dhe a do te udhetojnë trenat midis dy shteteve.Ky është një non sens.

Por ne dialogun e datesë 4 shtator,pos bisedave për çështjet ekonomike,nuk duhet përjashtuar mundesi,anipse nuk është bërë publike,qe ne tavolinë të shtrohën edhe çëshrtje tjara te “nxehta”.Nuk është aspak e papritëshme qe diagoluesve do tu dridhen karrikat kur në tavolinë tu servohën edhe tema tjara jo ekonomike nga fushat tjara juridike,politike,nga rrafshi ekzekttiv sikur është çështja e Asociacionit te komunave serbe me kompetenca ekzekutive që do të dhoshte de facto dhe de jure një”republika serpsa”mbrenda Koosvës me te gjitha prorogativat politike dhe juridike te një shteti.Ose terthorazi te futet edhe mundësia e këmbimit te teritoreve,apo ndarjes së Kosovës qe do te ishte katastrofë për krejtë rajonin e më gjerë çka kjo do ti konvenonte shumë Serbisë.Pra ne të këtilla dialogje nuk përjashtohet mundësia e diskutimit apo edhe te imponimit te temave të tilla për te trumbetuar ndonjë sukse te administrates Trump.

Unë nuk jamë i dijshëm ta di se sa është i aftë delegacioni i jonë,se sa ka mençuri dhe dije,se sa ka atdhedashuri se nese imponohën tem ate tilla nuk duhet ti pranoi sepse askush nuk ka të drejtën ta demtoi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës të përcaktuar me ligje dhe Kushtetutë.

Personalshtë duke e pare dimensonin e çështjëve qe do te diskutohën atje,si dhe duke e pare sa sa largë janë delegacionet në këto çeshtje për ndonjë mareveshje jamë shumë skeptik se më 4 shtator nuk do te ndodhë diçka sepktakulare,sepse çështjet e dialogut nuk janë aq te thjeshta për tu kapë,por janë shumë te komplikuara te cilat nuk durojnë presone dhe diktate jashtë paleve ne dialog.

Megjithate për delegacionin e Kosovës do te jetë një kujtim i bukur qe ishin musafir ne Shtepin e Bardhë qe rrallë kush e ka fatin te futet mbrenda dhe do te jetojnë për shumë gjatë më këtë kujtim.

Delegacioni i Kosovës është nisur sot drejt Washingtonit për takimin e 4 shtatorit

Delegacioni i Kosovës që do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në një takim ku i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur mëngjesin e ditës së sotme për në Uashington. Për ekipin që do ta përfaqësojë shtetin kanë folur nga Qeveria për Gazetën Express.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm delegacioni i Kosovës i përbërë nga tetë persona është nisur drejt Uashingtonit, ku me datë 4 shtator do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin amerikan është përfolur se mund t’i pajtojë shtetet deri në marrëveshjen përfundimtare, ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi në Serbi.

Në Qeveri të Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se ekipi është nisur sot në mëngjes, duke dhënë detaje dhe për emrat që kanë udhëtuar drejt Uashingtonit.

“Janë nisur sot në mëngjes. Në ekip janë kryeministri Avdullah Hoti, dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi dhe koordinatori i Kosovës në dialog, Skënder Hyseni”, bëjnë të ditur në Qeveri.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.

Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.

Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar për Express se Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.

Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express stafi i kryetares së Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kryeministri për takimin në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë këshilltari i kryeparlamentares, Bekim Kupina.

Kosova dhe Serbia do të përballen me ndërmjetësimin amerikan me datë 4 shtator. Takimi ishte paraparë të mbahej me datë 2 shtator, mirëpo, është shtyrë për dy ditë më vonë pasi është përfolur se mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në Prishtinë u përurua busti i senatorit Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve

Busti i senatorit amerikan Bob Dole, u zbulua të dielën në Prishtinë me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990.

Busti ndodhet në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit në Prishtinë.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën para 30 vjetëve. Tridhjetë vite kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, tha Dole.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është nder i veçantë zbuli i bustit të një personi siç është senatori Bob Dole.

“Senatori Dole është i pari që ka vizituar Prishtinën dhe presidentin Ibrahim Rugova në kohët më të vështira”, tha Hoti.

Ndërtimi i bustit të senatorit Bob Dole u bë nga artisti i njohur Luan Mulliqi. Projekti u financua nga Oda Amerikane në Prishtinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të dielën ka zbuluar pllakën përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin “Nënë Tereza”.

Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright dhe tani Bob Dole, janë personalitetet të cilave u janë bërë buste në kryeqytetin e Kosovës.

EULEX: Jepni mostrat e gjakut, mund të identifikohen deri në 20 persona

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, tha se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së.

“Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë, të tjerët nuk duan t’i japin mostrat e gjakut përpara se kryerësit e veprave të sillen përpara drejtësisë”, ka thënë Formisto.

Ajo ka thënë se sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut, deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të AND-së.

“Unë dëshiroj t’u bëj apel të afërmeve të të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që ne të mund ta përfundojmë procesin e identifikimit për disa prej tyre,” tha zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Me anë të një komunikate për media nga EULEX-i, Formisto ka dhënë disa shpjegime se pse ende më shumë se 1640 persona nuk janë gjetur në Kosovë.

“Ekziston mungesë e informacioneve të reja dhe të besueshme për lokacionin e saktë të varrezave, duke shtuar se disa prej mbetjeve mortore janë në varreza masive, disa prej tyre në varreza klandestine më të vogla, si dhe nëpër varreza në zona të ndryshme, gjë që e bën më të vështirë procesin e lokalizimit të mbetjeve mortore”.

“Ekziston gjithashtu edhe çështja e një numri të caktuar të keqidentifikimeve. Menjëherë pas konfliktit kufomat janë identifikuar në mënyrë të përgjithësuar, për shembull nëpërmjet fotografive, rrobave apo gjësendeve personale, që ka rezultuar në gabime të cilat sot është vështirë të gjurmohen dhe të korrigjohen “, ka shpjeguar ajo.

Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë në Kosovë së bashku me kolegët në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prej fillimit të mandatit të EULEX-it e deri sot, ky mision thuhet se ka kryer 656 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur, përfshirë 166 zhvarrime.

Po ashtu sipas EULEX-it, janë identifikuar mbetjet mortore të 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur. rel


Send this to a friend