VOAL

VOAL

JEVTIQ PREMTON KTHIMIN E SHQIPTARËVE NË KROIN E VITAKUT

 

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Dalibor Jevtiq, dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, kanë arritur marrëveshje për formimin e një grupi punues, për të zgjidhur problemet në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, që kanë të bëjnë me kthimin e shqiptarëve të zhvendosur.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky grup punues do të përbëhet nga dy përfaqësues të kthyer shqiptarë, banorë të Kroit të Vitakut, pjesëtarë të komunitetit serb, dy kryetarët e komunave, ministrat Mariq dhe Jevtiq, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ministri Jevtiq citohet të ketë thënë se çështja e kthimit të shqiptarëve në Kroin e Vitakut do të zgjidhet në mënyrë transparente.

“Është bërë një hap i rëndësishëm në qasjen për zgjidhjen e problemit të lagjes Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Pas bisedimeve disaorëshe me familjet e zhvendosura të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, kemi rënë dakord për të formuar një grup punues, i cili do të përbëhet nga të gjitha palët dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të Kosovës, si dhe organizatat ndërkombëtare, ashtu që çështja e kthimit në Kroin e Vitakut të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të rezultojë në një zgjidhje afatgjate dhe paqësore”, citohet të ketë thënë ministri Jevtiq.

Në lagjen Kroi i Vitakut ka pasur shpesh incidente pasi serbët e atjeshëm kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë. rel

SEANCA PËR GJYKATËN SPECIALE – MË 29 MAJ

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në seancën e ardhshme e cila do të mbahet më 29 maj, të procedohen amendamentet kushtetuese që i hapet rrugë Gjykatës Speciale. Po atë ditë pritet që edhe ligji për gjykatën të shqyrtohet dhe miratohet.

Kështu u tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes , Glauk Konjufca tha se është shumë e dëmshme themelimi i kësaj gjykate sepse dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne do t’i bëjmë të gjitha veprimet për të mos u votuar gjykata. Ky është një dëm i pariparueshëm nëse ndodh”, ka thënë ai.

Kurse, Pal Lekaj i AAK-së, tha se grupi parlamentar i AAK-së, shpreh shqetësimin rreth krijimit të kësaj gjykate.

“Krijimi i Gjykatës Speciale është sui generis. Ne themi se Qeveria e Kosovës dhe të gjitha shtyllat janë treguar të pa afta dhe kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje që t’i merret mëvetësia”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk është vendosur se si do ta kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate por në ditët në vazhdim do të koordinohen.

Ndërsa, Adem Grabovci i PDK-së, deklaroi se ka të bëjë me një çështje tepër të rëndësishme dhe sensitive. Ai shtoi se më 23 prill të vitit të kaluar kanë votuar pro themelimit të kësaj gjykate

“Kjo çështje nuk me lejon të bëjë politikë. Kam marr besimin e qytetarëve që t’i mbroj interesat e vendit dhe interesat kombëtare.

Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi por ta mbrojmë interesin luftës sonë çlirimtare”, ka thënë ai.

Lidhur me deklaratat e opozitës se nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, Grabofci tha se nuk kanë nevojë ta bindin askënd se si të votojë.

Ismet Beqiri i LDK-së, tha se në mes Rusisë dhe SHBA-ve, ata zgjedhin ata që ishin dhe janë për krah Kosovës.

“Në këtë situatë asnjë parti nuk do duhej të mundohej të përfitonte politikisht. Më së paku duhet të shtrohet çështja në qoftë se i kemi votat por duhet të votojmë dhe të mos lejojmë që të shkon kjo çështje atje ku kemi shumë armiq. Ne do të votojmë përsëri sikurse kemi votuar vitin e kaluar dhe është bërë e pa tejkaluar krijimi i Gjykatës Speciale.”, ka thënë ai.kp

EDI RAMA NESËR NË PRISHTINË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta vizitojë Kosovës. Ai do të jetë prezent në cermonin e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetime delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar. kp

BEQIRI – SHKELJE BRUTALE TË LIGJEVE NDAJ GRUPIT TË PARABURGOSUR TË KUMANOVËS

Arrestimi i grupit të armatosur në Kumanovë ka shtuar zërat për shkelje ligjore, dyshime për torturë dhe veprime tjera antiligjore.

Prof.dr. Mitasin Beqiri, profesor universitar i kriminologjisë dhe penologjisë dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve në Maqedoni përgjigjet në INA mbi procedurat dhe të vërtetën se çfarë kanë ndodhur me grupin e Kumanovës, pas shqetësimeve të avokatëve për tortura, brutalitet dhe shkelje ligjore gjatë procedurave nga privimi i tyre.

Ngjarja me grupin e dorëzuar në rastin e Kumanovës, ka nxitur shumë zëra dhe dyshime për shkelje ligjore dhe të procedurave, dyshime për torturim dhe akte tjera antiligjore. Çfarë mund të na thoni në këtë drejtim se si është trajtuar sipas jush ky rast?

Beqiri: Sipas analizave të bëra nga ajo që publikohet dhe shqetësimet e shprehura nga avokatët mbrojtës dhe Avokati i Popullit, mund të them se nuk janë respektuar ligjet dhe ka shkelje të mëdha ligjore dhe të procedurave.
Është e habitshme se si nuk respektohet imuniteti i ambasadorit që ka kërkuar vizitë dhe që nuk i është dhënë leje. Familjarët kanë qëndruar me shumë vuajtje, nënçmime para dyerve të burgut të Shutkës dhe një pjesë e tyre mezi kanë kryer vizita e shkurtëra. Kjo u pa edhe në fotot dhe deklaratat e familjarëve. Personat e privuar janë rrahur prej Kumanove deri në Shkup dhe kjo shihet në pamjet e MPB-së. Kjo ka ndodhur edhe kur kanë shkuar në pyetje tek gjykatësi i procedurës paraprake. Nga vendi i arrestimit deri tek gjykatësi personat e privuar mbahen në stacion policor deri në 72 orë. Kjo është faza më e errët e mbajtjes së personave të privuar në stacionet policore. Këtu rrihen, maltretohen, nënçmohen dhe pësojnë të zezat e ullirit. Më pas pason dërgimi tek gjykatësi hetues, i cili ka për detyrë që në ate gjendje të rrahur dhe maltretuar, të cakton masën e shërimit të detyrueshëm në spital e jo masën e paraburgimit, siç ka ndodhur me këtë grup. Me këtë duhet të nxjerrim në pah se organet policore vihen në pozitë mbi prokurorinë dhe gjykatën, ndërsa në fakt duhet të jenë në shërbim të këtyre institucioneve.
Gjykatësi i procedurës paraprake me kryetarin e Gjyqit Themelor Shkupi 1, e kanë për obligim që të shkojnë në paraburgim ti shohin personat e paraburgosur.
Në këtë fazë, personat e privuar kanë të drejtë t’i shohin përfaqësuesi i ambasadës së vendit përkatës, Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, Komiteti për Torturë dhe Sjellje çnjerëzore dhe nëse shihet se është tejkalu sjellja e organeve të rendit duhet të merren masa ndaj policëve përgjegjës, por edhe gjykatësit të procedurës paraprake, se pse ka lejuar këtë gjendje të burgosurëve deri në 11 herë në alivanosje dhe me probleme shëndetësore.

Pra ju përmendni këto shkelje dhe se shkelësit e ligjit tashmë dihen. Por a është koha që për këtë dikush të bartë përgjegjësi, sepse këto praktika po përsëriten ?

Beqiri: Po sigurisht se kjo mund të identifikohet shumë lehtë nga organet e rendit, duke u ditur fillimisht se kush ka qenë në operacion. Edhe gjykatësit që kanë marrë në pyetje në këtë gjendje dhe të marrin masa. Andaj apeloj që kjo të zbardhet dhe pikërisht hetimi i gjërë që po kërkohet sidomos nga faktori ndërkombëtar duhet të përfshijë edhe këtë pjesë më të errët, e cila është aplikuar dhe po aplikohet ashpër në Maqedoni, edhe përkundër pretendimeve për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ditëve të fundit është hasur edhe heshtja e ministrit të Drejtësisë, Adnan Jashari. Ndërsa si e komentoni deklaratat e Avokatit të Popullit ?

Beqiri: Ministri i Drejtësisë nga ajo çka po flasim duhet të ndërmarrë iniciativë nëpërmjet Këshillit Gjyqësor Republikan të shkarkojë gjykatësit e procedurës paraprake, që u kanë caktu paraburgim personave të rrahur dhe maltretuar. Ndërkohë, duhet shkarkuar drejtoreshën e ekzekutimit të sanksioneve dhe drejtorin e burgut të Shuktës, se pse i kanë pranuar personat në këtë gjendje shëndetësore.

Avokati i Popullit duhet të jetë më zëshëm dhe mos të mbrojë gjykatësit e procedurës paraprake, se janë rrahur ata prej gjyqi deri në burg. Ndoshta janë rrahur edhe në këtë rast, por ata janë rrahur edhe nga Kumanova për në stacionin policor, edhe kur janë dërguar tek gjykatësi, por edhe nga gjykata deri në burgun e Shutkës. Avokati i Popullit duhet qartë ta sqarojë gjendjen faktike që është me të paraburgosurit në burgun e Shutkës. Për këtë ai duhet të përgadis raport për në Parlament dhe jo këtë ta thotë vetëm përmes mediave.

Nuk është mjaft të prononcohet ai se nuk i lejohet vizita. Atëherë shtrohen pyetjet dhe shumë dilema se edhe kësaj radhe kush cilët i rrahin? apo Kush janë të privuar, rrahur, shkallmuar, pra shqiptarët!?.

Pse nuk u jepet leje anëtarëve të familjes për vizitë, pse nuk i lejohet ambasadorit që të vizitojë, pse nuk i jepet leje Avokatit të popullit, pse heshtën Ministri i Drejtësisë. Këto dhe shumë dilema tjera janë shqetësuese për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk duhet të heshtim, por këto çështje duhet të alarmohen.

Me gjithë këtë po shtohen faktet dhe e vërteta se ky vend nuk respekton ligjet dhe aplikon padrejtësi të mëdha?

Beqiri: Me rastin e fundit të Kumanovës, u pa se ky shtet nuk respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Nuk respektohet demokracia. Rasti i Kumanovës na kujton si rastin e Lubotenit. Kjo tregon se akoma nuk ndryshojnë gjërat këtu në këtë aspekt. Këto i themi që të mos përsëriten më dhe shqiptarët të mos jenë viktima. Këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të plotë të standardeve evropiane dhe ligjeve për të drejtat e personave të privuar dhe personave të burgosur. Këto dhe shumë çështje tjera tregojnë gjendjen faktike në Maqedoni.

Pas gjitha këtyre shkeljeve skandaloze të ligjeve në sferën penale dhe kushtetutës, shihet qartë se ky shtet nuk po funksionon. A duhet reviduar disa çështje dhe ngritjen e pozitës dhe rolit shqiptar si faktor i barabartë në Maqedoni?
Beqiri:
Edhe pse ligjet janë mirë, përsëri duhet reviduar, edhe ate shumë prej tyre sepse janë sjellë në mënyrë të njëanshme.

Pikë së pari duhet reviduar Kushtetutën e vendit, për të rregulluar sferën e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Kjo nënkupton një model federalizimi me Parlament dydhomësh, buxhet koncensual, me respektimin e të drejtave kolektive dhe duhet ndryshuar në bindjen dhe psikologjinë e njerëzve, sepse mund të sillen ligje të mira, por nëse ato nuk respektohen apo abuzohen, atëherë kjo nuk ka efekt apo nuk respektohet, duke sjellë njërën palë në pozitë inferiore.

SI DO TË VEPROHET SOT ME JABLLANOVIÇIN?

Aleksander Jabllanoviq, ish ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, do të duhej që sot të paraqitet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, në cilësinë e të pandehurit. Ai ka thënë se nuk do të paraqitet në prokurori, por ende nuk dihet edhe veprimi i Prokurorisë në Gjakovë.

Lënda hetimore kundër Jablanoviçit u ngrit për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës. KosovaPress merr vesh se lëndën për Jabllanoviqin, Prokuroria në Gjakovë e ka dërguar në Prokurorin Speciale në Prishtinë dhe kjo e fundit deri dje në mesditë nuk e ka kthyer në Gjakovë.

Me ta marrë ftesën nga prokurori, që me 22 maj të paraqitet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Jabllanoviq ka nxituar t’u drejtohet gazetarëve në veri të Mitrovicës, duke e cilësuar ftesën, veçanërisht aktakuzën, si përpjekje për t’i frikësuar dhe për t’i disiplinuar serbët e Kosovës.

Jabllanoviq ka siguruar, se siç tha ai, “ne që nuk jemi fajtorë për asgjë, pafajësinë edhe nuk duhet që ta dëshmojmë, sidomos jo para Prokurorisë në Gjakovë”.

Ndryshe, Jabllanoviq është shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunite, pas protestave të shqiptarëve që ishin organizua në Prishtinë kundër Qeverisë së Kosovës, e me kërkesën që Jabllanoviq të shkarkohet.

Reagimet e politikanëve kosovarë, studentëve dhe shoqërisë civile, si dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kishin ardhur pas deklaratës së Jabllanoviqit në Zoçishtë të Rahovecit, i cili nënat e civilëve të zhdukur shqiptarë të Gjakovës i kishte quajtur egërsira.kp

TRUPAT E 9 TË VRARËVE SILLEN NË PRISHTINË NGA KUMANOVA PËR EKZAMINIM TË SËRISHËM

Fotografi nga homazhet për të vrarët në Kumanovë

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj, janë sjellë në Kosovë, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Familjarët e personave të vrarë i kanë marrë trupat e pajetë të të afërmve të tyre nga autoritetet e Maqedonisë rreth orës 3 e 15 , ndërkohë që kortezhi ka hyrë në territorin e Kosovës, në orën 4: 10, përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Familjarët që kanë marrë të afërmit e tyre të pajetë në Maqedoni, që nga dita e enjte, gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Gërxhaliu, menjëherë pas hyrjes së kortezhit në territorin e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas procedurave, që i quajiti të zgjatura burokratike nga autoritetet maqedonase, trupat e pa jetë janë identifikuar nga familjarët dhe ata ishin në rrugë drejt morgut të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

“Paksa i stërzgjatën procedurat, ndoshta edhe më tepër se që duhet. Por, marrë në përgjithësi që numri ishte prej nëntë personash, secili drejtim i punës priste ta përfundonte punën një sektor, për ta marrë pastaj sektori tjetër. Kjo ishte paksa e mundimshme, mirëpo meqenëse u arrit që familjarët të bëjnë identifikimin e 9 personave, arritëm që t’i marrim në këto orë të vona. Në orën 4 e 10 minuta kemi hyrë në kufi dhe tash jemi rrugës. Po i dërgojmë në morgun e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se gjatë pritjes për identifikimin dhe marrjen e trupave të pajetë, kanë pasur mbështetje dhe ndihmesë mjaft të madhe nga ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Gërxhaliu, ka theksuar se vetë familjarët e shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e Kumanovës, kanë insistuar që të përsëritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas tij, një gjë e tillë edhe do të bëhet..

“Po, ata e kanë thënë këtë gjatë gjithë kohës dhe ne kemi qëndruar bashkë më shumë se 12 orë. Ata janë duke ardhur drejt morgut që të bëjnë kërkesat e tyre dhe dëshirojnë që gjithsesi të bëhen ri-autopsitë edhe në departamentin tonë”, ka theksuar Gërxhaliu.

Në anën tjetër, edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, ka bërë thirrje ndaj familjarëve të personave, shtetas të Kosovës, që kanë humbur jetën në incidentin e Kumanovës, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës, që të përsëritet ekzaminimi i trupave të pajetë.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky këshill insiston që trupat e pajetë që janë sjellë nga Maqedonia, të mos varrosen para se t’i nënshtrohen edhe një herë ekspertizës.

“Insistimi ynë është që ka mundësi edhe forenzika, por edhe mjekësia ligjore – në qoftë se është nevoja, shteti duhet të investojë edhe në ekspert të jashtëm- në mënyrë që të bëhet një super-ekspertizë, në mënyrë që të vërtetohen shkaqet e vdekjes. Vetëm atëherë kur të bëhet një super-ekspertizë dhe të dihen shkaqet e vdekjes, atëherë mund të bëhet varrimi. Në qoftë se e bëjnë varrimin tash, atëherë shumë gjëra do të mbeten mister dhe të pasqaruara”, tha Shala.

Ai ka shtuar se KMDLNJ, insiston që të zbardhen faktet nëse personat që kanë humbur jetën në incidentin në Kumanovë janë vrarë gjatë luftimeve apo pasi ata janë dorëzuar.

“Këtu ka shumë gjëra për të cilat mund të dyshohet, sepse dëshmitarët që kanë marrë pjesë në luftime, tregojnë se disa prej tyre kanë qenë të plagosur e pastaj ata figurojnë në listën e të vrarëve. Mjekësia ka shkuar aq larg sa që mund të konstatohet edhe koha, por edhe mënyra e vdekjes”, ka theksuar Shala.

Ndryshe, Gërxhaliu ka theksuar se ekipet për ekzaminimin e trupave të pajetë janë të gatshme në Departamentin e Mjekësisë Ligjore dhe se pritet qe ky proces te përfundojë brenda dy apo tre ditësh.

KTHEHEN NË KOSOVË TRUPAT E 9 TË VRARËVE NË KUMANOVË

Morgu në Shkup

Në orën tre të mëngjesit të së premtes, është bërë transferimi nga Morgu i Shkupit për në Kosovë, i trupave të pajetë të 9 shtetasve të Kosovës të vrarë në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, në Lagjen e Trimave.

Identifikimi I tyre paraprakisht u bë nga ana e të afërmve të tyre, në pranitë ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa dhe të drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gërxhaliu.

Ambasadori i Kosovës në Shkup Ylber Hysa të enjten në mbrëmje është shprehur se procedura e identifikimit i trupave të pajetë në morgun e Shkupit nga të afërmit e tyre që ka zgjatur më shumë se 12 orë, ka qenë për arsye të procedurës së komplikuar të mbledhjes së dokumentacionit.

“Po arsyet janë të natyrës teknike. Janë ligjet e vendit (Maqedonisë) të cilat nuk janë dhe aq të thjeshta sepse nuk bëhet fjalë për vdekje të natyrshme por rrethana të tjera. Disa nga dokumentet që është dashur të sigurohen, si certifikata e lindjes të atyre të cilët i identifikojnë kufomatnuk, duhet të jetë më vjetër se gjashtë muaj dhe disa procedura të tjera të cilat varen nga institucionet maqedonase”.

“Siç e shihni, ne po e bëjmë punën tonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe presim kjo çështje të kryhet dhe sipas të gjisa gjasave kthimi i trupave do të bëhet sot”, ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa duke bërë të ditur se autoritet maqedonase,autoriteteve të Kosovës dhe familjarëve, të cilëve u kanë dorëzuar dhe raportin e autopsisë të realizuar nga Mjeksia Ligjore e Maqedonisë.

“Ne kemi kërkuar nga autoritetet maqedonase të na dorëzohet raporti i autopsisë dhe kjo na është lejuar, kështu që do ta kemi edhe këtë raport”, ka bërë të ditur zoti Hysa.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur. rel

PSE NDRYSHOI NUMRI I TË VRARËVE NË KUMANOVË?

 

 

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

Prokuroria Publike e Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 trupa të vrarë, 9 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë, por ajo nuk e ka komentuar faktin pse është ndryshuar numri i të vrarëve nga radhët e grupit të armatosur, nga 14 në 10.

Nga ana tjetër, Ivo Kotevski nga Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se infomacioni se kanë mbetur të vrarë 14 pjesëtarë të grupit të armatosur është bazuat në të dhënat e para jozyrtare, të mbledhura nga terreni, nga pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë.

“Informacionet të cilat i plasuam si Ministri e Punëve të Brendshme ishin informacione të cilat ne i morrëm nga terreni, përderisa aksioni ishte ende në rrjedhë, kështu që është e kuptueshme se ndonjë pjesëtar i policisë i ka emëruar dy here trupat e pajetë. Ato [trupat] nuk kanë qenë në një hapësirë të vetme, por kanë qenë në më shumë lokalitete, andaj edhe thamë se këto janë informacionet e para jozyrtare nga terreni”, thotë zoti Kotevski.

Numri prej 22 viktimash gjithsejt, ishte komunikuar më 10 maj nga ana e MPB-së maqedonase, për t’u ndryshuar me datën 18 maj nga ana e prokurorisë, në numrin e përgjithshëm prej 18 viktimash.

Njohësit e sistemit të sigurisë thonë se gabimi është bërë për qëllime populliste dhe jo mungesë informacioni.

“Nuk bëhet fjalë për gabim, por për atë se politikanë të caktuar dëshiruan që në frymën populliste të tregojnë se forcat policore maqedonase kanë kryer një operacion të suksesshëm, me atë që kanë asgjësuar një numër shumë më të madh të terroristëve, kundrejt humbjeve në njërëz që kanë pësuar forcat e njësitit special të policisë maqedonase”.

“Pra, thjesht ishte popullizëm nga ana e autoriteteve maqedonase, ajo më pas krijoi shumë huti, si në opinion ashtu edhe gjatë komunikimit me autoritetet e Republikës së Kosovës”, thekson Vlladimir Pivovarov, ish zyrtar i lartë i shërbimeve të zbulimit në Maqedoni.

Pivovarov thotë se procedura e stërzgjatur e verifikimit dhe plasimit të informacioneve në opinion reth më shumë çështjeve që lidhen me rastin e Kumanovës, paraqet një sinjal të qartë se bashkëpunimi i ministrive të brendshme në Maqedoni dhe Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, me gjithë prononcimet e udhëheqësve të tyre se kanë një bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë. rel

PROKURORI AMERIKAN SCHWENDIMAN – GJYKATA E POSAÇME TË FORMOHET SA MË PARË

 

Prokurori amerikan David Schwendiman, do të vazhdojë hetimet e bashkëkombësit të tij Clint Williamson, të pretendimeve për krime lufte në Kosovë.

Prokurori amerikan i David Schwendiman i emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë, bëri thirrje sot për themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës së Posaçme për këtë çështje.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një komunikate nga zyra e tij në Bruksel ku ai ka arritur të enjten për marrë përsipër detyrën e tij në të cilën pason prokurorin amerikan Clint Williamson.

Në komunikatë thuhet se angazhimi i tij “është riafirmim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për ta parë këtë proces duke lëvizur dhe është edhe një shenjë tjetër e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

Ai thekson se “dhomat e posaçme duhet të krijohen sa më shpejt”, ndërsa u bënë thirrje palëve të përfshira “që të bëjnë çdo gjë të mundur për ta miratuar kuadrin juridik që kjo të bëhet e mundshme”.

Në fund të muajit korrik, prokurori Clint Williamson tha se zyrtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen me akuza për krime kundër njerëzimit.

Në vitin 2011, zoti Williamson mori përsipër të hetojë pretendimet e ngritura nga i dërguari i Këshillit të Evropës Dikc Marty në vitin 2010, për krime lufte, përfshirë edhe trafikimin me organet e personave të rrëmbyer. Ai tha se “është përballur me sfidë për mbledhjen e dëshmive mbi këto pretendime. Por, sipas tij, kjo nuk nënkupton se grupi hetues ka hequr dorë dhe se hetimet do të vazhdojnë, meqë ekziston dyshimi se një krim i këtillë ka ndodhur në masë të kufizuar.

Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për, miratoi themelimin e gjykatës së posaçme, ndërsa tani pritet miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për ngritjen e saj. Opozita ka paralajmëruar votimin kundër ngritjes së kësaj gjykate të cilën e vlerëson edhe si cenuese të sistemit të drejtësisë në Kosovë por edhe sovranitetit të saj.

GREGORY DELAWIE – SHBA PËRKRAH KOSOVËS PËRBALLË SFIDAVE

 

“Kosova, demokracia më e re në Evropë, ka shënuar përparim të madh që nga shpallja e pavarësisë: ka miratuar dhe vënë në zbatim ligje moderne, ka përjetuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësim të sigurisë duke krijuar një atmosferë që lejon lulëzimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”. Ky është vlerësimi i diplomatit të lartë amerikan Gregory Delawie, kandidat i Presidentit Barak Obama për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ai iu përgjigj dje pyetjeve të Senatorëve në një seancë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për konfirmimin e përfaqësuesve të rinj diplomatikë amerikanë.

Në fjalën e tij, zoti Delawie parashtroi përparësitë e tij nëse i besohet detyra e ambasadorit amerikan bazuar në atë që e cilësoi si një pikësynim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës:

“Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me demokracinë më të re të Evropës mbështeten në një vizion të përbashkët për vendin legjitim që i takon Kosovës në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.

Arritja e këtij vizioni, shprehet kandidati i Presidentit Obama për ambasador amerikan në Kosovë, përballet me një numër pengesash në rrugën e Kosovës për t’u shndërruar në një shtet plotësisht demokratik, shumetnik dhe funksional. Zoti Delawie tha se puna e tij do të diktohet nga tre sfida madhore:

“Nëse miratohet kandidatura ime, unë do të përqëndrohem në tre drejtime shumë të rëndësishme dhe të ndërlidhura: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike”.

Diplomati i lartë amerikan theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të hartojë një metodologji të koordinuar në përgjigje të problemit të mprehtë të korrupsionit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, mund të japin ndihmesë konkrete në këtë drejtim, duke ofruar ekspertizë nga një numër agjencish amerikane.

Një temë aktuale është ajo e gjykatës së posaçme që të hetojë akuzat për krime lufte.

“Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj duke miratuar së shpejti masat ligjore për të ngritur një gjykatë speciale që të merret me rastet që lidhen me akuza për krime gjatë kësaj periudhe. Nëse miratohet kandidatura ime unë do të nxis qeverinë e Kosovës të mbështesë intensivisht procedurat gjyqësore të këtij institucioni”.

Një tjetër proces i rëndësishëm institucional është ai i tranzicionit nga Forca e Sigurisë e Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Nëse miratohet kandidatura ime, do të angazhohem për të garantuar se Shtetet e Bashkuara e udhëheqin këtë tranzicion në një mënyrë që rrit stabilitetin rajonal, forcon institucionet demokratike në Kosovë dhe e pozicionon Kosovën që në një të ardhme të përmbushë kushtet për antarësim në NATO”.

Kosova, tha kandidati i Presidentit Obama për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka pasuri të shumta natyrore e njerëzore. Kapitali i saj më i madh është rinia, që ky vend e eksporton me çmimin më të ulët. Diplomati i lartë amerikan u zotua që ta shfrytëzojë rolin dhe potencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë për të mbështetur Kosovën në kapërcimin e problemeve dhe shndërrimin në një demokraci funksionale që gëzon besimin e qytetarëve të saj.

BEG RIZA DHE SHOKËT E TIJ LYPIN DREJTËSI

Beg Riza dhe shokët e tij lypin drejtësi, kësaj here nuk do të shkojë si herët e tjera, vrit shqiptarë dhe akuzoi pastaj shqiptarët si terroristë!

Çun Lajçi me poezi për komandantin Beg Riza

Çun Lajçi me poezi për komandantin Beg Riza

Për rënien e komandantit, Beg Rizaj në Kumanovë gjatë përleshjeve mes policisë maqedonase dhe grupit të armatosur, ka shkruar edhe Çun Lajçi.
Ai i ka kushtuar komandantit të rënë një poezi.
Lajçi këtë poezi e ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Ja vargjet e tij:

Rrjedhë lumi
( Beg Rizes)
Mi ktheni rrugët andej
Lumin ma leni të rrjedhë
Zemrës sime pa dallgë,
Ëndërrat e bardha ua le
Juve që ëndërroni lule.
Dallandyshet nëse ikin
Foletë mos ua prishni.
Ju mjaftojnë mbase dy gur
Tri dërrasa e një grusht Dhé
Të ma bëni një shtëpi!

SERBIA – PARTNERI KRYESOR NË TREGUN E KOSOVËS

 

Shteti i Serbisë vazhdon të mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar importi i produkteve të Serbisë në Republikën e Kosovës ka qenë mbi 368 milion euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi mbi 27 milion euro.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, duke treguar se në vitin 2013 vlera e importit të produkteve serbe ne Kosovë ka qenë mbi 285 milion kurse vitin 2012 mbi 278 milion euro.

Ndërkaq i eksporti i prodhimeve “ Made in Kosova” në shtetin e Serbisë në vitin 2013 dhe 2012 ka qenë mbi 14 milion euro .rel

ISMAJL KURTESHI – SHQIPTARËT E MALIT TË ZI PA TË DREJTA

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi, ku u tha se ata nuk gëzojnë të drejtat elementare që u takojnë. Deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, tha se kanë kërkuar nga përfaqësuesit e këtij shteti që të ketë reciprocitet në fushën e të drejtave politike dhe ekonomike.

Kurteshi tha se shqiptarët atje kanë nevojë për tekste shkollore dhe kanë kërkuar përkrahje nga Kosova e Shqipëria për hapjen e një universiteti në Mal të Zi.

Ndërkohë, gjatë seancës është ngritur edhe çështja e grevistëve të fabrikës së tubave në Ferizaj, ku u tha se do të duhej që sa më shpejt ta kenë një përgjigje.kp

AAK KËRKON KRIJIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS

Donika Kada Bujupi nga AAK ka ngritur çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke i bërë thirrje Qeverisë që të riprocedojë dokumentet dhe të gjitha subjektet politike të dalin jashtë interesave partiake dhe të votojnë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë që të riprocedohen dokumentet nga qeveria, pasi që që në të kundërtën kuvendi nuk mund t’i trajtojë ose ta votojë formimin e ushtrisë.

Ndërkohë, Kadri Veseli tha se kryesia kërkon këtë çështje në mënyrë zyrtare.kp

TRUPAT E TË VRARËVE NË KUMANOVË NUK KTHEHEN AS SOT NË KOSOVË

Trupat e nëntë kosovarëve që u vranë në konfliktin e Kumanovës nuk do të kthehen as sot në vendin e tyre.

Burime të KosovaPress-it thonë se sot do të bëhet vetëm identifikimi i tyre nga ana e familjarëve por jo edhe kthimi në Kosovë.

I njëjti burim thotë se sjellja e trupave të tyre bëhet në ditët në vijim por pa precizuar ndonjë datë

KËRKOHET QË TË VRARËT NË KUMANOVË TË PËRCILLEN ME NDERIME USHTARAKE

Kosovarët e vrarë në Kumanovë kanë qenë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ligji obligon që secili veteran të përcillet me nderime ushtarake dhe që shpenzimet e varrimit të tyre të mbulohen nga buxheti i shtetit. Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë (FSK) nuk kanë treguar nëse do të përmbushin këtë obligim.

Megjithëkëtë, varrimi nuk do të bëhet pa ceremoni e pa nderime. Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është mobilizuar për të organizuar një ceremoni të përbashkët për të nëntë të vrarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por kështu, ka në plan t’ia nisë FSK-së një kërkesë për nderime ushtarake gjatë varrimit. Dhe, nëse do të ketë përgjigje negative, vetë veteranët kanë në plan t’i nxjerrin nga sirtarët uniformat e UÇK-së dhe të ofrojnë nderimet.

“Ne do t’ia bëjmë një kërkesë ushtrisë sonë. Nëse nuk përgjigjet, ne i kemi veteranët që do t’i veshim me uniforma dhe pa nderime nuk do t’i përcjellim”, i ka thënë gazetës Avdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës për rajonin e Dukagjinit. “Ata që u vranë në Kumanovë, janë veteranë, sepse kanë marrë pjesë në tri luftërat. Do të organizojmë ceremoni të përbashkët, në Prishtinë apo kudo, sepse kanë qenë shokë të një ideali dhe mendoj që duhet organizuar ceremoni e përbashkët” .

ISA MUSTAFA – MOS MA NGUCNI DJALIN

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është marrë sot me shkrimet e disa mediave në Kosovës, të cilët shkruan së fundmi edhe për djalin e tij Besnikun, i cili është në një proces gjyqësorë.

Mustafa, në një shkrim të publikuar në rrjetin social facebook, po akuzon mediat se po bëjnë fushatë linçuese dhe po e trajtojnë pabarabarësisht djalin e tij në raport me të akuzuarit e tjerë.

Lexojeni të plotë shkrimin e Mustafës në facebook

Filloi në vitin 2009 një procedurë ndaj Besnik Mustafës, djalit tim, për një garancion që ai si udhëheqës i shërbimit të financave në Bankën e Biznesit e kishte lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës për një kompani fluturimi. Shtatë vite po zgjatë kjo procedurë hetimore dhe gjyqësore e cila përfshinë individë nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Banka e Biznesit. Dhe kaq vite mediat tona, sidomos njëra prej tyre, bëjnë fushatë linçuese. Të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit e tjerë, cilësohen me emër dhe mbiemër, kurse për Besnikun tim, thuhet djali i Isa Mustafës. E Isa Mustafa nuk ka punuar në Bankën e Biznesit. Një herë, djali i Kryetarit të Komunës e tani djali i Kryeministrit.

Vërtetë Besniku është djali im. Një djalë i mrekullueshëm, i ndershëm, punëtorë i mirë, i cili punon nga agu deri në mbrëmje dhe jeton me punën e tij. Djalë që e dua e respektoj dhe i besoj, ashtu siç i besoj Arbenit dhe Afërditës. Ai duhet të trajtohet barabar me tjerët para ligjit dhe, nëse gjendet se ka gabuar, duhet të përgjigjet para ligjit. Para ligjit, jo para linçuesve dhe organizatorëve të linçimit.

Nëse ai ka gabuar, kjo duhet të dëshmohet në sistemin e drejtësisë. Për fat të mirë ky sistem tani po ç’kapet dhe duhet në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet. Denigrimi publik, dhe vërja e litarit për të varur dikën nga disa media e më parë edhe nga disa njerëz të shërbimeve informative është pasojë e ngecjes së drejtësisë.

SHQIPTARËT NESËR MARRIN VENDIM PËR NDËRTIMET TE KROI I VITAKUT

VOAL – KROI I VITAKUT, MITROVICË – Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve të Lagjes “Kroi i Vitakut” janë takuar të mërkurën në Zyrën Administrative në Veri për të gjetur një zgjidhje rreth vazhdimit të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në atë lagje.

Edhe pas disa orë bisedime të ndara të kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq, me banorët shqiptarë dhe ata serbë, ku ka qenë edhe Adriana Hoxhiq, nuk është arritur ndonjë marrëveshje e qëndrueshme.

Nazmi Ismajli, përfaqësues i banorëve shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”, është shprehur skeptik për rrjedhën e marrëveshjes së sotme. Ai tha se ka qenë kategorik kundër shtyrjes së datës 20 maj.

Sipas tij, pavarësisht takimit të sotëm, nesër shqiptarët e “Kroit të Vitakut” do të bien një vendim rreth vazhdimit të ndërtimit të shtëpive të tyre.

Kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se po bëhen angazhime maksimale për ta zgjidhur problemin.

Ai ka potencuar se është hera e parë që përfaqësuesit e serbëve të veriut janë dakorduar për kthimin e fqinjëve të tyre shqiptarë në atë lagje.

Ndërkaq, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka falënderuar përfaqësuesit e të dyja komuniteteve për siç u shpreh, durimin dhe mirëkuptimin e tyre.

Sipas tij, marrëveshja nënkupton që të inkuadrohen më shumë institucione siç janë ministrat dhe që nga nesër do të fillohet me takimet e radhës dhe me punë të mëtutjeshme.

Në anën tjetër, shefja e administratës në komunën e veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, theksoi të jetë optimistë për marrëveshjen, duke falënderuar Qeverinë për interesimin dhe mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Ajo ka apeluar tek të gjithë qytetarët pa dallim, që ta përkrahin këtë proces institucional, sepse ndryshe nuk mund të arrihet një qëllim I suksesshëm, e që është bashkëjetesa.kp

PRISHTINA PRET SQARIME NGA SHKUPI RRETH TË VRARËVE DHE TË ARRESTUARVE

 

VOAL – PRISHTINË – Autoritetet e Kosovës ende janë në pritje të konfirmimit zyrtar nga ana e autoriteteve të Maqedonisë, të emrave të personave të vrarë dhe atyre të arrestuar në incidentin e armatosur të Kumanovës, si dhe konfirmimin zyrtar që lejon marrjen e trupave të pajetë të shtetasve të Kosovës, të vrarë në këtë incident.

Gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat e rendit në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj, thuhet të jenë vrarë 9 shtetas nga Kosova dhe 21 të tjerë të jenë arrestuar.

Institucionet e Kosovës, kanë organizuar task forcën, e cila po përcjellë vazhdimisht zhvillimet dhe informatat që vijnë nga Maqedonia.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se janë të gatshme që të ofrojnë ndihmë edhe për të arrestuarit, por edhe për çështjen e sjelljes në Kosovë të viktimave që pësuan në incidentin e Kumanovës, e që janë shtetas të Kosovës, si dhe për familjet e tyre.

Deri më tash, Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka ndihmuar familjarët e personave të arrestuar në 13 vizita për ta.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se kanë krijuar komisionin që do të bëjë verifikimin, transportin dhe pranimin e personave të vrarë në incidentin e Kumanovës.

Gjithashtu, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se do të jenë të gatshme t’i plotësojnë kërkesat e familjarëve të viktimave, në rast se ato kërkojnë obduksionin e të afërmve tyre të vrarë.

Në anën tjetër, familjarët e personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë, të përkrahur nga organizatat e dala nga lufta në Kosovë, kanë organizuar protestë në Prishtinë, të cilës i janë bashkuar qindra qytetarë të tjerë.

Ata kanë kërkuar që të arrestuarit nga incidenti në Kumanovë, të kthehen në Kosovë, ashtu sikurse edhe trupat e personave të vrarë në konflikt me policinë maqedonase.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë, Taulant Gashi, ka thënë se kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të interesohen për fatin e të afërmve të tyre, dhe se protesta e së mërkurës është shenjë revolte për, siç tha ai, indiferencën e institucioneve të vendit për qytetarët e vet.

“Jemi sot këtu në shenjë solidariteti për djemtë, familjarët dhe shokët tanë, por edhe për t’iu bërë thirrje institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, që të angazhohen shpejt për zbardhjen e rastit dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet”.

“Ne si familjarë, miq e bashkëluftëtarë, ende nuk e kemi të qartë fatin e tyre. Djemtë tanë po torturohen në mënyrat më çnjerëzore nga regjimi sllavo-maqedonas. Sot, ne terrorizohemi nga mungesa e informacionit, shpifjet dhe propaganda që tregohet për fatin e atyre çlirimtarëve”, tha Gashi.

Gashi ka kërkuar që institucionet e Kosovës veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar, si dhe për identifikimin dhe sjelljen në Kosovë të trupave pa jetë të qytetarëve të saj, që u vranë në incidentin në Kumanovë.

Ndryshe, dy ditë më parë, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se janë duketentuar që të sigurojnë mundësinë që Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut t’i vizitojë të burgosurit në Maqedoni dhe të sjellë një raport para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë kanë kërkuar nga ambasada e Kosovës në Shkup që ta përshpejtojë procesin dhe të sigurohet leja nga autoritetet maqedonase.

“Ne i kemi bërë të gjitha punët që nevojiten. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të shkojmë në çdo kohë. Ambasada na ka kërkuar emrat e ekipit që do të shkoj të vizitojë. I kemi dërguar, emrat, të dhënat e pasaportave, të cilat janë të nevojshme dhe tash jemi në pritje”, theksoi Shala.

Ai ka shtuar se pas incidentit në Kumanovë, institucionet e Kosovës janë gjetur në huti dhe nuk kanë mundur të veprojnë menjëherë, por tashmë ato janë vënë në lëvizje.

Ndryshe, ditën e martë, autoritetet e Maqedonisë kanë konfirmuar se kanë marrë kërkesën nga autoritetet e Kosovës për “sigurimin e listës së personave të vdekur, sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjë obduksionin e trupave të vdekur, si dhe transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë” .

Autoritetet e Maqedonisë kanë theksuar se kërkesat e Kosovës “do të procedohen me proces të përshpejtuar”.

KOSOVË – PRITET RRITET E TRYSNISË NDËRKOMBËTARE PËR GJYKATËN SPECIALE

 

VOAL – PRISHTINË – Faktori ndërkombëtar mund të jetë i detyruar sërish të shtojë trysninë mbi liderët dhe institucionet e Kosovës, me kërkesën që të përshpejtohet themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Zvarritjet e procedimit të amandamentit kushtetues për themelimin e kësaj Gjykate, nga analistët po shihen si indikacione se koalicioni qeverisës nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Artan Muhaxhiri, analist politik, mendon se koalicioni qeverisës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndodhet mes presioneve të brendshme dhe atyre nga jashtë.

Fillimin e zgjidhjes ai e parasheh te nisja e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar, siç ka ndodhur edhe me proceset tjera politike kur vendimet hasnin në nyje dhe ngërçe politike.

“Tani unë pres që të fillojnë takimet nëpër ambasadat në Prishtinë, më konkretisht në ambasadën amerikane, në mënyrë që të merret miratimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thënë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Përveç anës së presionit ndërkombëtar dhe mungesës së mbështetjes nga opozita, krerët e koalicionit qeverisës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij Hashim Thaçi, sipas Artan Muhaxhirit, ndodhen edhe mes trysnive të brendshme nga disa deputetë të të dyja partive të cilët këmbëngulin se nuk do ta miratojnë themelimin e kësaj Gjykate.

Ganimete Musliu është deputete e Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka deklaruar haptas se nuk do ta mbështes këtë Gjykatë.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Musliu ka thënë se nuk e sheh si parimore që të themelohet një gjykatë që do të merrej me trajtimin e krimeve të supozuara.

“Kjo gjykatë tashmë ka humbur kuptimin e saj. Nuk është parimore të themelohet një gjykatë për krimet e supozuara, kur ne i kemi krimet e faktuara në Kosovë që kanë ndodhur në luftën e fundit dhe askush nuk është përgjigjur për ato krime. Kështu që e konsideroj që kjo gjykatë është e pakuptimtë”, është shprehur Musliu duke rikonfirmuar votën e saj kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, fillimisht kalon përmes amandamentimit të Kushtetutës së Kosovës me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

Lista Serbe përbën shumicën e deputetëve nga radhët e minoriteteve, andaj, pa votat e këtij subjekti politik, nuk do të mund të themelohej kjo gjykatë.

Artan Muhaxhiri beson se Lista Serbe, si një eksponent politik i krijuar nga Qeveria e Serbisë do të mund të bindej vetëm nëse faktori ndërkombëtar do të ushtronte presion fillimisht mbi Beogradin.

“Refuzimi i Listës Serbe do të vazhdojë, por vetëm deri në një pikë kur presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit, i cili është urdhërdhënësi kryesor i Listës Serbe në Kosovë, do të bëhet aq i madh sa që nuk do të mund t’i thotë jo as Brukselit e as Uashingtonit”, ka theksuar Muhaxhiri.

Selia e Gjykatës Speciale për Krime Lufte pritet të jetë jashtë Kosovës.

Në përbërjen e saj do të ketë prokurorë e gjykatës ndërkombëtar.

Ajo do të hetojë dyshimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat u hetuan më pas nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare.

PRISHTINË – FAMILJARËT KËRKUAN QË TRUPAT E PAJETË TË BIJVE TË TYRE TË KTHEHEN NË KOSOVË

VOAL – Protesta e organizuar nga familjarët e të arrestuarve dhe të vrarëve në Kumanovë e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka përfunduar.

Familjarët kanë kërkuar që të familjarët e arrestuar por edhe kufomat e të vrarëve të kthehen në Kosovë.

Taulant Gashi i cili ka folur në emër të familjarëve tha se janë të indinjuar me qeveritarët kosovarë që luftëtarët e Kumanovës i quajtën terroristë

Protestën e përkrahën edhe shoqatat e luftës.

Kryetari i Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari tha se sot janë bashkë për të përçuar një mesazh nga deri te institucionet që të jenë në krye të detyrës.

“Ata që luftuan në Kumanovë nuk janë vetëm pjesëtarët e familjeve tuaja por edhe janë luftëtarë të lirisë kudo që jetuan shqiptarët. Nga sot e tutje të gjithë ata që lëshojnë deklarata të pamatura ndaj atyre që luftuan në këto troje ne u themi se e kanë gabim”, tha Jashari.

Protestuesit përveç fotografive të të vrarëve në Kumanovë, kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Ku janë djemtë tanë”, “Poshtë pushteti sllavo-maqedonas”, etj.

PËRFUNDON AUTOPSIA – PRITET KTHIMI I TRUPAVE

Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së  kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën.

Numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia.

Burime të besueshme të gazetës në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë, transmeton Zëri.

Ndonëse lista me emrat e të vdekurve akoma nuk ka arritur në Kosovë, gazeta ka pasur qasje në atë listë në të cilën në mesin e të vdekurve janë edhe të shumëpërfolurit, Mirsad Ndrecaj  (17.06.1979) dhe Beg Rizaj (25.12.1977).

IXHET MEHMETI – TË PARABURGOSURIT E KUMANOVËS JANË TORTURUAR

Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve. Kështu ka deklaruar Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.

Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.

Memeti gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksiuone nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë./Alsat/

SOT PROTESTË NË PRISHTINË PËR TË ARRESTUARIT E KUMANOVËS

Familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë do të mbajnë sot, me fillim në orën 12:00, një protestë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën, siç kanë paralajmëruar, do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve që janë të arrestuar.

Përmes një thirrjeje publike ata thonë se në Kumanovë u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve dhe përmes protestës e cila do të organizohet në mbështetje të organizatave të luftës, veteranëve dhe studentëve do të adresojnë kërkesat e tyre.

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përkrahin protestën e organizuar nga familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në luftimet e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe u bënë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në të.

“Kjo protestë organizohet, për shkak se familjarët e luftëtarëve që u janë publikuar emrat në listën e të vrarëve nuk kanë informacion zyrtar, si dhe për shkak të keqtrajtimit të atyre luftëtarëve që gjenden në burgjet e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Me anë të një komunikatë, protestën e përkrahu edhe Grupi i Pavarur Studentor, organizatë kjo e cila kohë më parë organizoi në sheshin e Prishtinës ndezjen e qirinjve për të rënët në luftimet në Kumanovë.

“Ne si Grup i Pavarur Studentor shprehim përkrahjen e fuqishme për familjarët e viktimave që ndodhën në Kumanovë dhe njëherwsh për familjarët e të arrestuarve dhe shprehim brengen tonë në lidhje me mënyrën e trajtimit që po u bëhet të arrestuarve”, thuhet në komunikatën e GPS, në të cilënm njëkohësisht, kërkohet nga Qeveria një transparencë më e madhe dhe një kujdes më i madh për bashkëkombësit ne Maqedoni.

Ja dhe kërkesat të cilat i parashtrojnë organizatorët e protestës së sotme:

– Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

– Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare. kp

SKËNDER HYSENI – NGJARJET NË MAQEDONI S’KANË LIDHJE ME TERRORIZMIN

VOAL – TIRANË – Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin, dhe kushdo që e bën këtë paralelizëm gabon rëndë.

Kështu u shpreh sot në Tiranë, ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ndërsa ka marrë pjesë në samitin rajonal që po zhvillohet në Shqipëri,për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Asnjë lidhje nuk mund të tërhiqet, asnjë paralele. Kujtoj është fondamendalisht qasje e gabuar nëse çfarëdo paralele tërhiqet midis terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe ngjarjeve në Maqedoni, dhe absolutisht në Tiranë jemi duke biseduar për mënyrat më efikase të mundshme për të luftuar terrorizmin por ngjarjet në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me këtë, dhe çfarëdo përpjekje për të tërehqur një paralele midis asaj që po ndodh në Maqedoni dhe terrorizmit global është gabim shumë, shumë i madh dhe absolutisht qëndrimi im është i prerë; nuk kanë lidhje ngjarjet në Maqedoni me çfarëdolloj terrorizmi apo ekstremizmi,” tha Skënder Hyseni sot në Tiranë.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë marrë masa në mënyrë që të mos ketë importim të trazirave nga Maqedonia në Kosovë dhe po sigurohen që të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të situatës dhe të ardhjes së shqiptarëve të Maqedonisë që mund të kërkojnë strehim në Kosovë.

Aktualisht janë mbi 50 aktakuza të ngritura për pjesëmarrjet në luftëra të huaja, e për më tepër Kosova ka miratuar edhe një ligj të posaçëm për ti ndaluar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit të tyre. kp

MUSTAFA – S’KAM PASUR INFORMACIONE PËR NGJARJET E KUMANOVËS

VOAL – PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin lidhur me tendencat për manipulimin e opinionit se gjoja ai ka pasur informata nga AKI lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë.

Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit, sipas të cilës po që se Kryeministri i Republikës së Kosovës do të dispononte me informata të tilla, jo vetëm që me urgjencë do të kërkohej nga institucionet e sigurisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet parandaluese, por një gjë e tillë do të kërkohej edhe nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të parandalimit të humbjes së jetës së njerëzve dhe dëmtimit të pronës. kp

MUSTAFA NUK IA DHA HYSENIT INFORMACIONET QË MUND TË EVITONIN KUMANOVËN

Ka mundur të parandalohej vrasja e nëntë kosovarëve në Kumanovë, në rast se për lëvizjet e tyre të dyshimta kryeministri Isa Mustafa do të përcillte te Ministria e Punëve të Brendshme informacionet që ia kishte vu në dispozicion Inteligjenca, kanë theksuar të hënën deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Gjatë dëgjimit në Komision, ministër i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar të mos i jenë përcjellë informatat nga shefi i tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Defekti në komunikimin Mustafa-Hyseni është zbardhur pasi deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Aida Dërguti, ka ngritur çështjen e një raporti që Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në fillim ia kishte përcjellë kreut të Qeverisë, por edhe presidentes Atifete Jahjaga. Dërguti është anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, por edhe e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

NESËR NË PRISHTINË PROTESTË PËR TË ARRESTUARIT NË KUMANOVË

Është një protestë tjetër që është thirr nga familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë.

Përmes një thirrje publike ata po thonë që në Kumanovë u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve dhe përmes protestës e cila do të organizohet në mbështetje të organizatave të luftës, veteranëve dhe studentëve dhe do të adresojnë kërkesat e tyre.

Ky grup përmes protestës do të kërkoj urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve që janë të arrestuar.

Ja kërkesat e tyre

-Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

-Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

Protesta thirret për 20.05.2015 (E mërkure) dhe organizohet para objektit të Qeverisë. kp

PRELEC – SHQETËSIMET PËR GJYKATËN SPECIALE, TË GABUARA

preleccShqetësimet rreth ngritjes së Gjykatës së Posaçme për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë janë të gabuara, thotë drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec. Ai thotë se ngritja e kësaj gjykate po ndodh pasi institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare nuk kanë arritur të trajtojnë disa nga akuzat për krime të bazuara në raportin e Dick Martit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Prelec gjithashtu tha se qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për plotësimin e kushteve të BE-së për liberalizimin e vizave.

​​

Drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec thotë se shqetësimet mbi ngritjen e Gjykatës së Posaçme për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë janë të gabuara.

“Së pari, nëse institucionet e Kosovës dhe instucionet ndërkombëtare si UNMIK-u dhe EULEX-i do të kishin bërë një punë më të mirë në sjelljen para drejtësisë të njerëzve të akuzuar për disa nga krimet që kanë krijuar bazën e raportit të Dick Martit, që janë krime reale që kanë prekur serbët dhe shqiptarët, ne sot nuk do të flisnim fare për këtë. Së dyti, nuk ka asrsye për të besuar se ka një ndryshim në ritmin e njohjeve për shkak të raportit të Dick Martit ose përpjekjeve për të ngritur Gjykatën e Posaçme. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë bërë atë për shkak të shqetësimeve të tyre të brendshme. Në disa raste këto vende ndeshen me lëvizje seperatiste brenda territorit të tyre dhe për këtë arsye nuk kanë njohur Kosovën. Vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, janë vende të cilat tradicionalisht kanë qenë aleate të Serbisë. Së treti gjykat do të krijohet në një mënyrë apo tjetër. Është e qartë se qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar është ngurtësuar. Tani gjuha e komunitetit ndërkombëtar është e qartë, nëse Kosova nuk e miraton ligjin për ngritjen e Gjykatës së Posaçme, atëherë Këshilli i Sigurimit të OKB-së do ta themelojë atë”.

Në lidhje me mungesën e pëparimit në çështjen e liberalizimit të vizave, zoti Prelec tha se qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për plotësimin e kushteve të BE-së për këtë çështje. Ai thotë se Kosova është pa fat pasi tani për shumicën e votuese në vendet e BE-së migrimi është një çështje e debatueshme dhe më pak popullore.

“Vendet e BE-së po tregohen më të kujdesshme dhe duan që Kosova të plotësojë me përpikmëri të gjitha kushtet. Por, nga ajo që kam parë unë, Kosova nuk po diskriminohet në këtë proces. Është përgjegjësi e qeverisë së Kosovës që të zbatojë atë që i kërkohet asaj sa i përket ndërtimit të institucioneve të forta të zbatimit të ligjit, ashtu si vendet e tjera”.        

Ndërsa, pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme, është një problem për paranadalimin e të cilit qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë.

“Shtrirja e këtij problemi në Kosovë nuk ka dallim shumë të madh me atë në vendet e Bashkimit Evropian të cilat gjithashtu kanë një numër të të madh të popullsisë që i përkasin fesë islame. Kosova ka një numër të vogël qytetarësh që kanë shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme në krahasim me Bosnjen, një vend tjetër i rajonit. Ky është një problem për të cilin qeveria mund dhe duhet të bëjë më shumë për ta parandaluar”.

Drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec thotë se arsyet e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Lindjen e Mesme janë nga më të ndryshmet, duke përfshirë arsyet ekonomike, si dhe bindjet politike e fetare.

Shfletim i historisë – JETULLAH DESKU, LAJMËTARI I LIRISË SONË – Nga FLORIM ZEQA

Në 25 vjetorin e vrasjes në ish Armatën Jugosllave të Jetullah (Haxhi) Deskut

Akoma janë të freskëta në memorien shumicës shqiptare të Kosovës, ato vitet kur nga e ashtuquajtura  Armatë Popullore Jugosllave (APJ), bijtë më të mirë të kombit shqiptar ktheheshin në arkivole të bllombura, me arsyetimin “mjeko-ligjor” të bërjes “vetvrasje”, dukuri kjo e paqenë në traditën shekullore shqiptare.

I freskët është kujtimi i njëzetepesë viteve më parë, i 18 Majit të vitit 1990, kur familjes Desku nga Siqeva e Klinës i vritet biri i tyre në ish armatën gjakatare Jugosllave.

Jetullah Desku lindi me 10 Maj 1970 në fshatin Siqevë, komuna e Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujëmirë, ndërsa të mesmën në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Jetullahu i frymëzuar nga idetë përparimtare dhe tradita e atdhedashurisë familjare, që në rininë e njomë merrë pjesë në demonstratat dhe protestat e fundviteve të ’80-ta dhe fillimin e të ’90-ve, siq ishin ato në mbrojtje të emrit të shkollës “Luigj gurakuqi” nga barbarët serb dhe disa prej shqipfolësve të asaj kohe…!

Në këtë 25 vjetor bashk me Jetullahun kujtojmë edhe 89 të rinjët shqiptar të vrarë në ish Armatën Jugosllave, numri i të cilëve është edhe më i madhë, ngase jo vetëm përgjatë viteve ’87-’90, por edhe më pas kanë vdekur shumë të rinjë si pasojë e torturave të burgjeve të Armatës Jugosllave.

Regjimi serbosllav, i zgjedhte bijtë më të mirë të kombit tonë, nga familjet më të forta dhe atdhetare, me të vetmin qëllim dëmtimin e tyre dhe uljen e moralit në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë.

Veq dëmtimit me vrasjen e bijëve të mirë, me “diagnozat mjeksore”, fyenin moralin e familjeve shqiptare.

Në shpirtin dhe moralin e pastër kombëtar të shqiptarëve të kalitur ndër shekuj, përmes sfidave dhe sakrificave të panumërta, “vetvrasja” nuk ka qenë asnjherë prezente gjatë historisë shekullore në traditën e kombit tonë.

Andaj “arsyetimet” e autoriteteve ushtarake të asaj kohe që të rinjët shqiptar po “bënin” vetvrasje ishte një vrasje e dytë për familjarët.

Odiseada e vrasjeve të të rinjëve shqiptar në ish Armatën Jugosllave kishte filluar kah fundi i viteve të ’80-ta, kur në pushtetin e atëhershëm Jugosllav kishte ardhur satrapi i Ballkanit, krimineli Sllobodan Millosheviq.

Pikërisht me 3 shtator të vitit 1987, në kazermën e Paraçinit, vritet në mënyrën më barbare simboli i qëndresës dhe rezistencës së shqiptarëve në armatën gjakatare, Aziz Kelmendi, përderisa shokët e tij i dënojnë me vite të gjata burgim, duke i burgosur edhe prindërit dhe familjarët e tjerë në Kosovë !

Një çerekshekulli më parë, i njëjti fat e gjen edhe familjen Desku nga Siçeva e Klinës, me 18 Maj të vitit 1990 u vritet biri i tyre Jetullahu, ushtar në të ashtuquajturën Armatë Popullore Jugosllave, me 5 plumba në trupin e tij të njomë, vetëm pse nuk pranoj të bëhej vegël e shovinistëve dhe barbarëve serb.

Duke mos u pajtuar me diagnozën e “vetvrasjes” të birit të tyre, të nesermën me 19 Maj, me gjithë rrezikun dhe rrethanat e vështira, një delegacion 7 antarësh i familjes Desku i kryesuar nga mësuesi Cenë Desku, vëllau i Jetullahut-Bajrami, kushërinjët Sinani, Xhevati, Avdullahu, Shefqeti dhe Reshit Hut Gashi u nisen për në komanden qendrore të Ushtrisë Jugosllave në Beograd për të shprehur pakënaqësitë rrethë versionit zyrtar të vrasjes së Jetullahut..

Fillimisht u ndalen në vendin e ngjarjes në Suboticë, për të kërkuar sqarime rrethë vrasjes së Jetullahut,…por mbetën pa përgjigje.

Në mëngjesin e ditës së neserme me 20 Maj u takuan me gjeneralët e ushtrisë jugosllave, Kadijeviç, Paniç  kolonel Drago Romiq dhe të tjerë.

Delegacioni i familjes Desku nuk i pranuan ngushllimet e gjeneralit Paniç,…në vend të kësaj i kërkuan komision dhe ekspertizë ndërkombëtar për ndriçimin e rastit të vrasjes së Jetullahut dhe ushtarëve të tjerë,…kërkesë kjo që kishte tërbuar gjeneralët serb të armatës vrastare Jugosllave.

Pas këtij takimi me gjeneralët e Ushtrisë Jugosllave, delegacioni i familjes Desku, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur menjëherë kthehen në vendlindje për t’i dhënë lamtumirën e fundit birit dhe vëllaut të tyre Jetullahut.

Në pasditën e 20 Majit 1990, në fshatin Siqevë ishin tubuar rrethë 200 mijë pjesmarrës të ardhur nga e gjithë Kosova dhe trojet shqiptare.

Përkundër insistimit të Ushtrisë Jugosllave për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, ata pengohen në fshatin Shtaricë, në hyrje të fshatit Siqevë,…pas ndalimit, atyre u mirret kufoma në arkivol, fillimisht vendoset në tokë, mbulohet me flamur kombëtar duke u nderuar me një minutë heshtje,…ndërsa kurorën që kishin sjellur ushtarët ju kthehet mbrapa duke ju thënë atyre; “këtë kurorë dërgojuni gjeneralëve tuaj në Beograd”.

Në ato momente të rënda dhe shpërthyese, familja Desku dhe popullata e organizuar e marrin një mesazh të fuqishëm nga komandanti i stacionit policor në Klinë, Sheremet Ismaili (i ekzekuatuar gjatë luftës nga forcat serbe); “çka do që të ndodhë ne policia shqiptare jemi me ju…”

Kjo garancë nga policia shqiptare, ishte një motiv shtesë për familjen Desku, për të mbajtur akoma më lartë moralin dhe forcuar më tepër qendresën burrërore kundrejt dhibjes së madhe dhe provokimeve të ushtrisë serbosllave.

Me të dërguar kufomën në shtëpi, familja e nxjerrin Jetullahun nga arkivoli, ia zhveshin rrobat e ushtrisë të cilat bashk me arkivolin ua shtinë flakën për të vazhduar ceremoninë e varrimit sipas ritualeve kombëtare.

Nga ky varrim, u dha një betim i përbashkët nga nënat dhe baballarët shqiptar, se bijtë e tyre më nuk do t’i dërgojnë për në armatën gjakatare jugosllave, por do t’i përgaditin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përgjatë gjithë kohës sa zgjati ceremonia e varrimit të dëshmorit Jetullah Desku, mbi masën e tubuar fluturonin helikopterët serb, për të frikësuar masën e njerëzve, të cilët atyre ju përgjigjeshin me “DY” gishtrinjë lartë si shenjë fitoreje ndaj forcave serbosllave.

Tri  ditë nga varrimi i Jetullahut, familjes Desku ju vijnë ftesa zyrtare nga komanda qendrore e ushtrisë Jugosllave; babait të Jetullahut, Haxhi (Nushi) Desku, djalit të axhës Halit Hasan Desku dhe kusheririt Sadri Desku (arsimtar i Fizikës), me qëllim të mbylljes së rastit në favor të tyre, duke ju ofruar edhe shperblim nëse e pranojnë versionin e tyre,….mirëpo familjarët e Jetullahut edhe kësaj radhe ua thonë në fytyrë gjeneralëve serb; “Ju e kini vrarë birin tonë Jetullahun dhe të gjithë ushtarët e tjerë në armatën e juaj, kjo nuk ishte vetvrasje dhe pikë….
Jetullahu dhe ushtarët e tjerë të vrarë në Armatën Jugosllave ishin lajmëtarët e parë të lirisë sonë, që sensibilizuan mbarë faktorin shqiptar, për nevojën e bashkimit dhe unifikimit të forcave për çlirimin e vendit nga robëria shekullore.

Guximi i familjes Desku në refuzimin e pjesmarrjes së ushtrisë jugosllave në varrim dhe hapja e arkivolit në kundërshtim me urdhërat e tyre, u bë inspirim edhe për familjet tjera që nga ky moment vepruan në të njëjtën mënyrë.

Vlenë të permendet, se gjatë luftës çlirimtare, familja e Jetullahut dhe familja e gjerë Desku, ishin bërë bazë dhe strehë e sigurtë e luftëtarëve të lirisë, siq ishte vend i sigurtë për komandantin Bekim Berisha-ABEJA, i cili kishte dhënë instruksionet për punimin e minave prej druri në puntorinë e Sinan Deskut të projektuara nga inxhinieri Bajram Desku (vëllau i dëshmorit).

Mbetët e pafalshme dhe e turpshme harresa institucionale e ngjarjeve të viteve të ’90-ta, dhe injorimi prej kaq viteve nga pushtetarët vendor, e sidomos në këto 16 vitet e pasluftës,…për t’u dhënë statusin e dëshmorit të kombit, të gjithë atyre liridashësve që më parë pranuan vdekjen me nderë (në ushtrinë jugosllave), se sa të bëhen bashkëpuntor dhe robër të turpëruar të pushtuesve serbojugosllav.

Lavdi e përjetshme Jetullah Deskut dhe qindra ushtarëve të vrarë në Armatën Jugosllave,  lajmëtarëve të lirisë sonë.

Barometri diplomatik – E GJITHË KOSOVA NË KËMBË, SË BASHKU ME ISËN DREJT BOLETINIT! – Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

 

 
*** Nëse në bisedimet dyvjeçare (2013-2015) në Bruksel, kinëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës,  dikush i ka premtuar Serbisë, të paktën  si “kompromis politik”  se asaj do t’i rikthehet Kosova Veriore, që përfshin edhe fshatin Boletin të Isa Boletinit, atëherë, do të mund të pranohej vendimi i Thaçit dhe i Edi Ramës, që rivarrimi i eshtërave të Isa Boltinit, të bëhet në Vlorën heroike, ndryshe jo, me asnjë çmim të diktatit politik Beograd-Prishtinë-Tiranë.
 
*** Amaneti i heroit tonë gjithëkombëtar, Isa Boletini, që ai të rivarroset në vendlindjen e tij në Boletin të Shalë Bajgorës, me çdo kusht, duhet të plotësohet edhe nga familijarët e tij,  edhe nga populli, edhe nga shteti i Kosovës, edhe nga ai i Shqipërisë.
 
Në këtë çështje,  nuk kanë të drejtë të përzihen as qeveria e Kosovës, as ajo Shqipërisë, prandaj, prerazi, duhet të hudhet poshtë “Vendimi i përbashkët i këtyre dy qeverive, që më 10 qershor 2015, Isa Bletini të rivarroset në Vlorë” (www.noa.al/14/05/2015).
 
Në këtë rast, nuk vlen kurrfarë marrëveshje e nënkryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit me kryeministrin  e Shqipërisë, Edi Rama, sepse vendimi i tillë i tyre është në kundërshtim me çdo normë zakonore dhe tradicionale shqiptare, si dhe me ligjet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Prandaj, një vendim të tillë të gabuar, të turpshëm dhe anticivilizues Thaçi – Rama, duhet ta hudhin poshtë  si Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ashtu edhe Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga .
 
Për më tepër, Hashim Thaçi nuk ka kurrfarë të drejte morale, ligjore, as kushtetuese vendore, as  ndërkombëtare që të lidhë kurrfarë pakti politik me kryeministrin Edi Rama, pa lejën e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, përkatësisht pa pëlqimin e qeverisë, të kuvendit dhe të Presidentes së Republikës së Kosovës, sepse  rivarrosja e kolosit Isa Boletni nuk është kurrfarë “tenderi privat” dhe çështje tekniko-politike a diplomatike e “Marrëveshjes së Brukselit, Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013), që i përket vetëm Hashim Thaçit (sikurse hyrja në dialog me Beogradin, pa njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran), sepse Kosova nuk është vetëm e Hashim Thaçit dhe e “bishtave” të tij, por e gjithë popullit shqiptar dhe e gjithë Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj,  për rivarrosjen e Isa Boletinit, vendos vetëm familja e tij, sipas amanetit që e ka lënë Isa Boletini, të rivarroset në Boletin të Kosovës, askund tjetër, dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të veprojë ndryshe, duke mos përfillur Amanetin e Isës  dhe vendimin e familjarëve të tij, që ai të prehet në vendlindjen e  tij në Boletin të  Shalë Bajgorës.
 
Në potez: Treshi Drejtues i shtetit të Republikës së Kosovës
 
Pikësëpari, Presidentja  Atifete Jahjaga, Kuvendi dhe Qevria e  Republikës së Kosovës me në krye  Kadri Veseli dhe  Isa Mustafa, prerazi, duhet ta hudhin poshtë  vendimin e  e Këshillit Organizativ  me në krye Hashim Thaçi, që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Vlorë, jo në Boletin. Këtë padrejtësi, amoralitet dhe turp nuk duhet lejuar, as Presidentja Jahjaga, as Kryekuvendari Kadri Veseli e as Kryeministri Isa Mustafa, sepse si familja, ashtu  edhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar të Kosovës (së bashku me liderët përfaqëues të tij), është pronocuar publikisht që heroi i tyre dhe i Kosovës-Shqipërisë Etnike, Isa Boletini, të RIVARROSET në Boletin sipas AMANETIT dhe DËSHIRËS së tij të fundit, e cila, patjetër, duhet plotësuar nga të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu, edhe jashtë Shqipërisë Etnike. Kështu thotë zakoni dhe tradita shekullore shqiptare.
 
Prandaj duhet të plotësohet DËSHIRA dhe AMANETI  personal dhe njerëzor  i Isa Boletinit, jo dëshira politike e Hashim Thaçit dhe e Edi Ramës, sepse kjo nuk është çështje personale, politiike, ideologjike dhe partiake e tyre, por çështje zakonore dhe tradicionale shqiptare.
 
Në rast dështmi të Treshit Jahjaga-Veseli-Mustafa, atëherë, e gjithë opozita në këmbë së bashku me popullin, në protesta demokratike dhe paqësore në gjithë Kosovën!
 
Sepse u tepërua,  mjaft më me  falsifikimin dhe me sofistikimin e së vërtetës shqiptare, të historisë, të lirisë, të drejtësisë, të barazisë, të demokracisë dhe të patriotizmit shqiptar, sipas  “fontanë dëshirash” dhe grackave shekullore të serbomëdhnjeve të Beogradit zyrtar,  i cili, përmes bishtave besnikë kolaboracionistë në Kosovë dhe në Shqipëri, ia arriti qëllimit  që të POLITIZOJË  rivarrosjen e Isa Boletinit.
 
Mirëpo, këtë pëfidi serbo-filoserbe, duhet shkallmuar përfundimisht, duke mos lejuar që Isa Boletini, të rivarroset dikund tjetër, por vetëm në vendlindjen e tij në Boletin të Kosovës, jo ashtu siç po dikton Serbia me lakejtë  dhe me hyzmeqarët vasalë të saj, të fshihet me fshesë hekuri  kujtesa historike,  kombëtaree dhe heroike e Isa Boletinit  para bashkëqytetarëve të vendlindjes, të Mitrovicës , të Shalë Bajgorës dhe të gjithë popullit shqiptar të Kosovës.
 
Mirëpo, siç kanë deklaruar dhe reaguar shumë figura dhe personalitete të njohura politike dhe kombëtare të Kosovës, si dhe kryebashkiaku i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryeheroi i Shqipërisë Etnike të Isamil Qemalit, Isa Boletini, duhet të rivarroset në Boletin të Shalë Bajgorës.
 
Kështu kanë reaguar edhe shumë personalitete politike dhe kombëtare shqiptare në  diasporë (në Evropë dhe në Amerikë) dhe në Shqipëri, duke mbështetur AMANETIN dhe DËSHIRËN e fundit të Isa Boletinit, që ai të rivarroset në vendlindjen e tij në Boletin, jo në Vlorë, sipas diktatit të Beogradit dhe të Hashim Thaçit!!!
 
Që të mos ndodh një skandal dhe një turp i këtillë politizues antinjerëzor, antikombëtar dhe anticivilizues,  tani, nevojitet, që  të gjitha forcat politike përparimtare, demokratike dhe paqësore shqiptare, së bashku me popullin, të hidhen në protesta gjithë popullore paqësore, që të mos pranojnë vendimin e Këshillit Organizativ me në krye Thaçi – Rama, sipas të cilit, me 10 qershor të këtij viti, në Vlorë, parashikohet rivarrimi i heorit dhe i patriotit gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, Isa Boletini.
 
Një vendim i tillë plotësisht i gabuar dhe me qëllim i politizuar nga ana e politikës dhe e propagandës së Beogradit zyrtar, fsheh  me arsye dyshimin se, Kosova Veriore së bashku me Boletinin e Isasë, ndoshta  i është bërë “teslim” Serbisë  nga ana e atyre që po dialogojnë me Beogradin. Ndryshe, nuk ka asnjë arsye valide, që Isa Boletini, të mos rivarroset në Boletin-vendlindje e tij.
 
Mirëpo, nëse Kosova Veriore i është premtuar Serbisë, atëherë, po del krejt e qartë, pse Serbia e ka politizuar edhe rastin e rivarrosjes së Isa Boletinit, sepse serbët e as Serbia nuk duan dhe, nuk pranojnë që në “territorin e tyre verior” , që përfshin edhe fashin shqiptar Boletin, të rivarroset dhe të ngritet Shtëpia Përkujtimore Historike Kombëtare Shqiptare e Isa Boletinit.
 

HARADINAJ I THOTË KUQIT – PËR BASTISJET KENI MARRË URDHËR NGA GRUEVSKI?

VOAL – PRISHTINË – Aksioni i Policisë së Kosovës për bastisjen e shtëpive të personave që thuhet se kanë marrë pjesë në konfliktin e Kumanovës, ka ngritur një debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, në mes deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Derisa deputetja Donika Kadaj- Bujupi kërkoi nga ministri Kuçi të dinte se në bazë të çfarë vendimi policia ka bastisur në këto shtëpi. Megjithatë, Kuçi nuk iu përgjigj Kadaj-Bujupit, e kjo e shtyri deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj të pyeste Kuçin se bastisja në këto shtëpi a është kryer pas urdhrit nga kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski.

E ministri Kuçi tha se ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe se nuk është përgjegjës për policinë.

Ndërsa, kryetari Veseli ka thënë se kanë dërguar kërkesë tek institucionet maqedonase që Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Lirit e Njeriut të lejohet për t’i vizituar të burgosurit ,dhe për të ditur gjendjen e tyre. Ai tha se që nga dita e premte me 15 maj, janë duke pritur një përgjigje zyrtare nga shteti maqedonas. kp

9 KOSOVARË TË VRARË E 21 TË ARRESTUAR NË KUMANOVË

Nëntë kosovarë të vrarë rezultojnë të jenë në Kumanovë dhe 21 të a arrestuar. Kështu ka thënë sot para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri Shpend Maxhuni. “Ne as sot nuk i kemi certifikatat e tyre që kanë vdekur në Kumanovë sepse Maqedonia ende nuk i ka lëshuar ato”, ka deklaruar Maxhuni, raporton gazetari i gazetës “Kosova Sot”.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka deklaruar se qeveria maqedonase është duke luajtur me të dhënat që po i kërkon Qeveria e Kosovës.

Hyseni ka deklaruar se nuk kanë të dhëna për raportin e AKI-së për personat e vrarë.

(Kosova Sot)

KOSOVË – MINISTRIA E BRENDSHME NUK PATI INFORMACION NGA AKI PËR KUMANOVËN

 

VOAL – Prishtinë, 18 maj – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni mohon të ketë pasur informacione për situatën në Maqedoni, nga Agencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar as një raport nga AKI për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur, ndërkaq, siç tha që nga 21 prilli i ka bërë të gjitha veprimet në territorin e Kosovës, ta sigurojmë kufirin, të ndërmarrë veprime operative, që të mos ketë veprime kriminale në Kosovë”, tha z. Hyseni gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë.

Hyseni tha se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni është përgjegjësi ekskluzive e shtetit maqedon. Ai akuzoi autoritetet maqedonase se po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave të të vrarëve, duke thënë se nuk e di sa është ky numër.

QYTETARËT E PYESIN THAÇIN – PSE NUK PRANOI TË TAKOHET ME TY ADEM JASHARI?

Qytetarët kërkojnë që Thaçi të tregojë pse Adem Jashari nuk pranoi të takohet dhe as të komunikojë me të, që nga viti 1993

Familja Jashari nga Prekazi legjendar më 5 mars të vitit 1998, së bashku me 20 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit, ra heroikisht në altarin e lirisë, duke luftuar heroikisht kundër forcave okupuese policore-ushtarake serbe, me të vetmin qëllim, çlirimin e Kosovës nga okupatori vrasës serbian.

Duke kujtuar këtë heroizëm të familjes Jashari, edhe 16 vjet pas luftës vazhdon të shtrohet pyetja se ku ishin shokët e komandantit legjendar, Adem Jashari, në atë mëngjes të madh heroik, njëkohësisht të kobshëm, jo vetëm për Jasharët, por edhe për gjithë Kosovën dhe popullin shqiptar kudo që gjindej. Pse e lanë vetëm, pse nuk e ndihmuan, dhe shumë të tjera? Pse, pse? Kjo pyetje assesi nuk po merr një përgjigje, edhe pas më shumë se 16 vjetësh në paqe.

Pas perfundimit të luftës, të gjithë ngarendën të marrin meritat se (kinse) ishin bashkëluftëtarë të afërt të komandantit Adem Jashari dhe (sikur) e kishin shok të ngushtë.

Njëri prej tyre, pa dyshim, është ish-shefi politik i UÇK-së gjatë luftës, i njohur si ish-komandant ‘Gjarpri’, ish-kryeminister i Qeverisë së përkohshme të Kosovës,  bashkëthemeluesi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ish- kryeministri i vendit për dy mandate dhe aktualisht zev.i kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, zbardhja e së vërtetës nga vetë personazhet ndonjëherë edhe vonon, por janë të tjerët që e ruajnë dhe e sjellin nga kujtesa e tyre e freskët. Njëri nga njerëzit më të afërt të familjes Jashari dhe njeriu që kaloi orët e fundit me komandantin legjendar pak para se Adem Jashari së bashku me familje të vritej, duke mbrojtur pragun e shtëpisë,familjen dhe Kosovën , është deputeti Rexhep Selimi.

Ai në një intervistë, të dhënë për gazeten”Kosova Sot”, ka konfirmuar se Hashim Thaçi në gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit nuk ka takuar dhe as nuk kanë komunikuar me komandantin Adem Jashari. Kjo është e vërteta, ndërkaq thotë se i takon vetë Hashim Thaçit, perderisa është gjallë, të bëjë zbardhjen e  arsyeve dhe shkaqeve që kanë çuar në ato raporte të ngrira.

“Adem Jashari nuk e ka ditur se ku janë ata, por ata e kanë ditur se ku është Adem Jashari, por nuk kanë ardhur asnjëherë që ta takojnë, edhe pse ata ( Hashimi dhe jo vetem ) herë pas here, sidomos që nga viti 1996 janë futur në Kosovë. Por, një gjë e di, që ata diku për 6 vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit nuk janë takuar me njëri-tjetrin, as nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin…”, është shprehur para ca ditësh njëri nga protagonistët më kryesor të luftës së UÇK-së, Rexhep Selimi.

Këtë deklaratë të deputetit Selimi më së miri e plotëson dhe konfirmon edhe vetë Hashim Thaçi, me mosshkuarjen e tij prej shumë vjetësh në kullën e familjes më të ndëruar në Kosovë, Jashari, gjatë mbajtjes së shumë epopeve të UÇK-së, që mbahen për cdo përvjetor ,më 5-6 dhe 7 mars, në Prekaz.

Duke vlerësuar si një çështje e temë tepër të rëndësishme dhe se populli shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj ka nevojë të dijë të vërtetën, gazeta “Kosova Sot Online” e ka realizuar një anketë me lexuesit e saj “online”.

Pyetja e anketës për lexuesit ishte: A duhet Hashim Thaçi t’ia shpjegojë popullit arsyet pse Adem Jashari nuk ka pranuar të takohet me të që nga viti 1993?

JA BISEDA E SOKOLIT ME MIRSAD NDRECAJN E BEG RIZËN PAK DITË PARA LUFTËS NË KUMANOVË

Në një bisedë te zhvilluar ne rrjetin social Facebook, ndërmjet Sami Ukshinit-Komandant Sokolit dhe dy te vrarëve ne luftimet e Kumanovës , Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizes, kritikohet ashpër Ali Ahmeti, duke e cilësuar atë si tradhtar dhe komunist.

Ne ju sjellim bisedën e zhvilluar pa ndërhyrje në tekst:

Beg Rizaj: A ala shqiptart po jetojn me andrra Amerika nuk i përkrah kriminelat e nëntokës ma me vija ka lindja e sllavizmi

Sami Ukshini: E Beg Riza ata qe jan rrit e edukuar me komunizmin, jan frymzuar me veprat e Leninit, qe sot fatkeqësisht ju prin shqptarve e i mashtrojnë per antarsim ne NATO e B.Evropian. Sikur këto te kishin qen nga Lindja do te ishin mbyllur tashme.

Mirsad Ndrecaj: Alijes ju ka prish busulla nuk po din ma ka asht lindja Apo perëndimi por prap ky asht si puna e iriqit ngrejë ka te duash ky prap ne lindjese aty i shkon shpirti komunist i përbetuar

Sami Ukshini: Po me duket se Dokumentat e dyta qe ja ka dhen KOS-i Alis i ka pas me qat emër..!

Misrad Ndrecaj: Sami Ukshini po ku mbet Mamica dajica strella drini gjeneratat e Udbashave qe janë shperbly me shume qmime e dekorata nga Dashakeqasit e Sqhiptarve

Beg Rizaj: Mirsad Ali Ahemti (Alekasnder Antic) Fazli Veliu (Ujak) Musa Xhaferi (Mama) Gzim Osdreni (Drin) Talat Xhaferi (Strela) kta jan qe i udhëheqësin vllezrit tan atje

Ilir Tahirsylaj: Komandant Sokoli Qka Po i bjen me kon Na Qe i kemi sherby Antiqi? Ti Sokol fort i ke raportu Antiqit, se une Begi e Mirsadi jemi kan ushtar sna ka vet kush

Sami Ukshini: Ilir ne atje kemi bere nje shërbim per vllezrit tan, sa i përket Alis ti e di se kush e ka emru. Jan do shoke te Alis qe ti hala po rrin me ta…!

Mirsad Ndrecaj: Kush janë ata Vlla ta dim edhe na

Shababn Vishaj: Pershendetje djem, qe ka vend per kritika këtu pajtohna edhe une ama te etiketohet Alia me kto etiketa une jam kategorik kundraj se nuk i shkojn përshtati!

Sami Ukshini: Shaban pom doket edhe ti e ke lexu Maji e Kuq

Mirsad Nrecaj: Sami qka eshte kjo Maji e Kuq

BOLETINËT BETOHEN – RIVARRIMI I ISËS VETËM NË BOLETIN

VOAL – MITROVICË – Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar në Kompleksin e Kullave në Boletin, familjarët e heroit Isa Boletini, të cilit edhe njëherë i kanë rikonfirmuar vendimin e prerë të tyre se eshtrat e heroit Isa do të rivarrosen vetëm në Boletin dhe askund tjetër, më 10 qershor të këtij viti, ashtu siç kishin vendosur institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.

Ata, duke i shtrënguar duart mes veti dhe me kryetarin Bahtiri, janë betuar për një gjë të tillë. Në takim ishte i pranishëm edhe imami Mulla Asllan Murati, i cili për më shumë se 15 vjet i kishte ruajtur në një vend të fshehtë eshtrat e heroit Isa Boletini.

Bahtiri i ka falënderuar edhe njëherë familjarët e heroit Isa Boletini, para së gjithash nipin Xhavitin dhe stërnipin, Gazmendin, të cilët njëherë ishin pajtuar që rivarrimi i gjyshit të tyre të bëhet në Vlorë dhe më pastaj ndryshuan mendjen dhe vendosën që rivarrimi të bëhet në vendlindje, duke e mbështetur kështu vullnetin plebishitar të mitrovicasve dhe qytetarëve tjerë të shtetit të Kosovës e më gjerë.

Nipi i heroit, Xhavit Boletini dhe stërnipi Gamend Bolatini, falënderuan kryetarin Bahtiri, për interesimin e tij të pandërprerë për të rivarrosur eshtrat e heroit Isa Boletini në vendlindje, duke thënë njëkohësisht se këtë e vlerësojnë pa masë dhe nuk do ta harrojnë.

Ata në vazhdim i thanë kryetarit Bahtiri se pas reagimit të paparë deri tash në respektim dhe mbrojtje të vlerave dhe figurës së heroit Isa Boletini, si dhe kërkesës unanime që rivarrimi të bëhet në Boletin, u penduan dhe kuptuan gabimin që e kishin bërë duke u pajtuar që rivarrimi të bëhet përkohësisht në Vlorë, transmeton Telegrafi.

“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”, thanë Xhaviti dhe Gazmendi.

Të gjithë familjarët e mbështetën fuqishëm propozimin e kryetarit Bahtiri, që të bashkërendojnë hapat dhe aktivitetet me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Këshillin për Rivarrim, të caktuar nga Qeveria e Kosovës, për përgatitje për rivarrim të eshtrave të heroit Isa Boletini, ashtu siç është përcaktuar më parë, më 30 qershor të këtij viti, në Boletin.

Duke e ripërsëritur se përveç Boletinit, nuk ka alternativë tjetër për rivarrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletini, familjarët thanë së nëse institucionet e Kosovës nuk e mbështetin vullnetin e familjarëve dhe të qytetarëve që rivarrimi të bëhet në Boletin, atëherë do ta bëjnë këtë bashkë me institucionet komunale, apo edhe vetëm ata, me ceremoni të thjeshtë familjare.

Por, kryetari Bahtiri i garantoi ata se nuk do i lë kurrë vetëm ata të rivarrosin eshtrat e njeriut që ka bërë shumë për Mitrovicën, Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarinë. “Mirëpo, unë jam i bindur se institucionet e Republikës së Kosovës do të respektojnë vullnetin e familjes dhe të qytetarëve dhe se do të vazhdojnë përgatitjet për rivarrimin e eshtrave në mënyrë madhështore e dinjitoze në Boletin, ashtu sikur që e meriton ky njeri i madh i kombit”, tha Bahtiri. /Telegrafi/

SOT DITA E DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË GJAKOVËS

VOAL – Me nderime dhe homazhe, është shënuar sot 17 Maji, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, njofton komuna e Gjakovës, përmes një kumtese për media.

Zyrtarë të Qeverisjes Lokale, asambleistë dhe përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, pranë lapidarit “Shokët e Lirisë”, në varrezat e Dëshmorëve në Shqiponjë, si dhe në rajonet e ndryshme të Komunës së Gjakovës.

Image

Gjithashtu, sot është shënuar edhe 16 vjetori i çlirimit të fshatit Shqiponjë, ku në një Akademi rasti, organizuar nën patronatin e Komunës së Gjakovës, fjalë rasti ka mbajtur nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, i cili ka vlerësuar lartë sakrificën e Dëshmorëve dhe kontributin e dhënë nga luftëtarët e lirisë për lirinë e Shqiponjës, Gjakovës dhe mbarë Kosovës.

Image

 

“Ky vend i Dushkajës së Gjakovës, për çdo trim u bë ideal, duke reflektuar dritën e ndonjë vendi të shenjtë, se këtu u jetua dhe u përjetësua për liri. Në këtë vend uniforma e lavdisë u lartësua me sakrificën dhe trimërin e djemëve të brigadave 132 “Myrtë Zeneli” dhe 135 “Agim Zeneli”, formacione ushtarake të cilat i treguan armikut vendin dhe e bënë të kuptoj se Shqiponja dhe Gjakova të gjallë nuk dorëzohen”, tha ndër të tjera nënkryetari Hoti, thuhet në komunikatë.

Po ashtu fjalë rasti në këtë përvjetor kanë mbajtur edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Pal Lekaj. /Zëri/

Image

KOSOVË – SASI ALARMANTE E MBETURINAVE PËR KOKË BANORI

 

VOAL – PRISHTINË – Në Kosovë mbi 574 mijë tonë ka qenë sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2013. Rreth 317 kilogramë mbeturina është mesatarja e gjeneruar për kokë banori, apo vetëm në rajonin e Prishtinës, për vitin 2013 sasia e mbeturinave komunale ka arritur 1.4 kilogram në ditë për një banor.

Kështu thuhet në raportin e fundit “Disa fakte mbi mjedisin 2015”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, (ASK) ku tregohet se në Kosovë grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 69 për qind, ndërsa në banim kolektiv ka qenë 31 për qind.

Lidhur me këtë, ekspertë të ambientit konsiderojnë se sasia e mbeturinave për kokë banori në Kosovë është shumë e lartë.

Profesori Zeqir Veselaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se një aspekt që e komplikon situatën e mbeturinave në Kosovë, është se në politikat e Bashkimit Evropian, menaxhimi i mbeturinave administrohet nëpërmjet një sistemi që quhet piramida e mbeturinave.

Në bazë të kësaj piramide, sipas tij, në radhë të parë vjen parandalimi i mbeturinave, ripërdorimi, riciklimi dhe krejt në fund është deponia. Kurse, në Kosovë ndodh e kundërta.

“Kjo piramidë që ekziston në Bashkimin Evropian, në Kosovë në fakt është kthyer përmbys. Në Kosovë zgjidhja e parë është deponia. Te ne, shumë pak ose aspak nuk i kushtohet vëmendje mundësisë së parandalimit të mbeturinave që në burim. Nuk kemi raste kur qytetari mund të marrë një qese tekstili që të marrë bukën, si nevojë e përditshme, por zakonisht i jepet me një qese plastike dhe ajo qese plastike menjëherë pas përdorimit shndërrohet në hedhurina”, thotë Veselaj.

Edhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në një raport të quajtur “Menaxhimi i sistemit të mbeturinave komunale”, thuhet se Kosova ka problem serioz me menaxhimin e mbeturinave komunale.

Kompanitë Rajonale të Mbeturinave, thuhet në raport, nuk i mbledhin mbeturinat në tërë territorin e vendit. Vetëm 50 për qind popullatës së vendit pranojnë shërbime pastrimi, prej tyre90 për qind jetojnë në zona urbane dhe 10 për qind në zona rurale.

Edhe aty ku mbeturinat mblidhen, shërbimet e ofruara nuk janë në nivelin e duhur. Kjo ka rezultuar me krijimin e deponive të egra të mbeturinave në ambiente publike dhe në gjendjen e rëndë mjedisore në vend.

Por, disa qytetarë konsiderojnë se përveç menaxhimit joadekuat të hedhurinave nga autoritetet kompetente, një pjesë fajit për ambient të ndotur e kanë vetë qytetarët e Kosovës.

Learta Blakaj, studente në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë, thotë se ka njerëz që kujdesen për ambientin, por, sipas saj, ka edhe të atillë që nuk kanë kujdes fare.

“Në përgjithësi, ka njerëz që janë të kujdesshëm, unë kam hasur në persona të tillë. Por, nuk janë të paktë as ata, të cilët janë plotësisht të pandërgjegjshëm dhe nuk i hedhin mbeturinat në vendet e caktuara, por zakonisht rrugës ose në vendet ku janë duke kaluar andej pari. Një pjesë e madhe e fajit për një ambient jo të pastër është edhe e qytetarëve, të cilët nuk janë të kujdesshëm dhe u japin arsye të tjerëve që të ankohen për ta”, thotë Learta.

Klasifikimi i mbeturinave vlerësohet mekanizëm drejt përmirësimit të menaxhimit të tyre, madje kjo është edhe kërkesë ligjore, e cila është përfshirë edhe në strategjinë 2013-2022 për menaxhimin e mbeturinave për të lehtësuar riciklimin.

Në raport, ndërkaq, thuhet se është detyrë e komunës ta organizojë sistemin e klasifikimit dhe ta themelojë një infrastrukturë të përshtatshme për ta mundësuar këtë proces.

Se riciklimi është një ndër metodat më të mira për të zvogëluar sasinë e mbeturinave, thotë edhe profesori Zeqir Veselaj.

“Në disa materiale që mund të riciklohen qëndrojmë më mirë, siç është rasti me kanaçe, riciklimi është në faza shumë të hershme, riciklimi i metaleve, skrapit është në faza të avancuara, kurse riciklimi i plastikës dhe qelqit është në faza shumë të hershme, mos të them se nuk ekziston fare”, thotë Veselaj për Radion Evropa e Lirë.

Edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare është theksuar se Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore.

Sipas një analize të mëhershme të Bankës Botërore është thënë se një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet në Kosovë çdo ditë e më shumë.


Send this to a friend