VOAL

VOAL

Krerët e bashkësive fetare të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në UNESCO

PRISHTINË – Krerët e bashkësive fetare në Kosovë janë bërë bashkë dhe kanë dhënë përkrahjen e tyre për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO), duke i dërguar një letër të përbashkët Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe delegacioneve të vendeve anëtare të UNESCO-s, thuhet në komunikatën për media ku është bashkangjitur edhe letra origjinale dërguar drejtoreshës së UNESCO-s.

“Ne po ju drejtohemi në emër të shumicës dërrmuese të të gjitha bashkësive fetare në Kosovë, që përfaqësojnë 96% të të gjithë popullsisë së Kosovës. Luteni ta konsideroni këtë letër si një argument shtesë për mbështetjen tuaj dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO” shkruan në komunikatë.

Krerët fetarë rrëfyen se Kosova ka qenë gjithmonë në udhëkryq të qytetërimeve, perandorive dhe feve, duke potencuar tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyeshme fetare, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e kosovarëve veten e konsiderojnë myslimanë sunitë.

“Prania e fuqishme historike bashkësive krishtere ortodokse, katolike, muslimane bektashiane, sufi muslimane, protestante ungjillore dhe hebraike, dhe bashkësitë e tjera, pasurojnë vendin tonë të përbashkët që ne e quajmë Kosovë. Ne konsiderojmë se jemi vërtetë të bekuar me këtë thesar. Ne e përqafojmë harmoninë dhe bashkëpunimin historik ndërfetar, megjithëse një luftë e egër shkatërroi vendit tone vetëm 16 vite më parë. Kosova është vendi ku një vajzë e re me emrin Gonxhe Bojaxhiu u zotua për herë të pare për t’u bërë Nënë Tereza e të gjithë njerëzimit dhe ku familjet fisnike shqiptare muslimane i fshehën hebrenjtë për t’i shpëtuar nga Shoah apo Holokausti. Kjo pasuri dhe ky diversitet duhet të ruhen dhe mbrohen” shkruajnë krerët fetarë në letrën adresuar UNESCO-së.

Më tutje, ata tregojnë se si, një pjesë e madhe e trashëgimisë kosovare është humbur përgjatë historisë, posaçërisht në dekadat e fundit.

“Në epokën që po jetojmë, bashkësitë fetare të Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh për të ndërtuan një shoqëri paqësore dhe tolerante ku ne mund të bashkëjetojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht nga përkatësia jonë etnike apo fetare” thuhet në letrën e krerëve fetarë të cilët, me këtë, arsyetojnë dhe mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në fund, ata shprehin besimin e tyre të plotë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO, sepse, sipas tyre, lënia e qytetarëve kosovarë të izoluar dhe pa qasje të drejtpërdrejtë në UNESCO nuk do të ndihmojë kauzën e mbrojtjes së trashëgimisë së përbashkët kosovare, promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen gjithëpërfshirëse ndaj të gjithë njerëzve që përqafojnë paqen anembanë botës.

Kjo letër është nënshkruar nga Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Don Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Kishës katolike në Kosovë, Pastori Driton Krasniqi, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Sheh Lulzim Shehu, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës, Baba Mumin Lama, kryetar i Komunitetit Bektashian në Kosovë, dhe Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka mirëpritur këtë letër dhe i ka falënderuar krerët fetarë të Kosovës. aa

Vrasja e vëllezërve Bytyçi, problemi më i madh i marrëdhënieve Serbi-SHBA

Beograd, 13 gusht – Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka thënë sot se vrasja e shtetasve amerikanë, tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, është problem më i madh bilateral në marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA, por që ai problem do të zgjidhet.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha se qeveria nuk ka ndërmend për të mbrojtur të gjithë kushdoqoftë ai që mund të jetë përgjegjës ose i përzier në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Vuçiq ka thënë se në SHBA nuk ka ndërmend të sjellë dëshmi të reja në këtë rast, siç është thënë më herët.

“Detyrimi i Qeverisë është për të përfundojë hetimin e tyre në lidhje me këtë pyetje që ai të rast të zgjidhet e jo për të mbajtur letrat”, ka thënë Vuçiq.

Ai po ashtu tha se atë rast nuk e kanë zgjedhur disa që kanë qenë në Qeverisë 13 ose 14 vjet.

“Ne këtë do ta zgjedhim. Nuk është në pyetje dëshmi të reja, por një krim të rëndë. Ne këtë pyetje mund ta zgjedhim dhe kjo nuk është problem bilateral, por sepse është krim i rëndë dhe i tmerrshëm që ka ndodhur ndaj shtetasve amerikanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se ka probleme edhe në mbledhjen e dëshmive në hetim e natyrisht se për këtë edhe zgjatë ky proces.

Haradinaj u lutet krerëve të shtetit të mos e japin tokën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje sot krerëve të shtetit, kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të mos e japin tokën e Kosovës, ndërsa ka shtuar se ata janë duke gabuar në relacion me kufirin me Malin e Zi.

Kreu i AAK-së thotë se nga kjo Kosova po humb rreth 12 mijë hektarë tokë, e jo asnjë milimetër siç po pretendojnë Thaçi e Mustafa.

Haradinaj ka thënë se është shqetësuese puna që ka bërë Komisioni Shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi e po ashtu edhe më shqetësuese është se Qeveria ka miratuar raportin e këtij Komisioni, komision ky që, sipas Haradinajt, ka ofruar version të gabuar.

Sipas tij kjo është një thirrje e sinqertë që po i bënë Presidentes dhe Qeverisë që ta ndalin këtë veprim.

Pas shkrimit të gazetarit Milaim Zeka, Prokuroria nën hetim Baton Haxhiun – i ngatërruar në shumë afera korruptive

Prokuroria vërteton shkrimin e gazetarit Milaim Zeka

Para dy ditëve gazetari Milaim Zeka në reagimin që bëri ndaj një kolumne që kishte shkruar Baton Haxhiiu rreth listave të Gjykatës Speciale, kishte përmendur që ndër të tjera Baton Haxhiu është aksionar në një spital për të cilin edhe është duke u hetuar.

Në lidhje me këto pronocime të Milaim Zekës kemi një reagim të Prokurorisë për Gazetën Kosova Sot.

Ja qfarë thotë Prokuroria për Gazetën Kosova Sot

Debati që ka nisur në lidhje me listën e personave që do të procedohen nga Gjykata Speciale ka hedhur dritë edhe mbi çështje të tjera, të përfolura por të papublikuara më herët. Kështu, gazetari Milaim Zeka, ndërsa ka folur rreth listës së personave që pritet të kalojnë në duart e Gjykatës Speciale, është ndalur tek gazetari Baton Haxhiu, duke e quajtur atë shembullin më të keq të gazetarit shqiptar dhe se është pasuruar në mënyrë joligjore. Për më tepër, sipas Zekës, Baton Haxhiu po hetohet nga Prokuroria në cilësinë e aksionarit të një spitali privat. “Unë di të të them dy gjëra Baton. E para, s’ka njeri që të beson dhe e dyta, ti je shembulli më i keq i çdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit që Bibël, Kuran, Zot e atdhe, ka paratë. Po të ketë prokuror Kosova, ti prej kohësh do të ishe në Dubravë. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar”, ka shkruar Zeka në rrjetet sociale. Ndërkaq ende nuk ka pasur një reagim nga Baton Haxhiu, ndërsa nga ana tjetër nga Prokuroria e shtetit kemi mësuar se emri i Baton Haxhiut ndodhet në dosjen hetimore ne Prokurorinë Speciale në rastin e stentave.

Përfshirja në rastin e stentave

Burime nga Prokuroria e shtetit konfirmuan për gazetën “Kosova Sot”, se Baton Haxhiu është pjesë e dosjes së skandalit të stentave. “Emri i Baton Haxhiut është në dosjen e skandalit të stentave. Për shkak të hetimeve nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë një burim i gazetës, i cili ka qartësuar më tej pozicionin e Haxhiut në spitalin “Eda”. Sipas të njëjti ai është bërë aksionar për shkak se spitali nuk ka paguar paratë e reklamës në televizionin ku Haxhiu punon. Skandali i stendave është i lidhur me mjekët të cilët dyshohen se janë përfshirë në mashtrime të pacientëve me stenta, duke i dërguar këta të fundit nga QKUK-ja në klinika private. Të dyshuar në këtë rast janë mjekë të QKUK-së dhe të disa klinikave private që veprojnë në Kosovë, përfshi Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra. Ndërkohë në mesin e të dyshuarve të përfshirë në këtë skandal është edhe ishministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Në Tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati arrestuar 9 mjekë, si dhe pati intervistuar ministrin e atëhershëm te Shëndetësisë, si dhe sekretarin permanent të kësaj ministrie, Gani Shabanin. Hetimet në rastin e stentave janë kryer nga prokurori Besim Kelmendi, por me largimin e tij në Prokurorinë e shtetit, pritet që lënda t’i ndahet një tjetër prokurori javës që vjen. Më herët nga prokuroria kemi mësuar se hetimet në rastin e stentave janë zgjeruar, pasi janë siguruar prova të reja.

Dyshimet për pasurinë e kundërligjshme

Pas konfirmimit nga Prokuroria e shtetit në lidhje me emrin e Baton Haxhiut si pjesë e dosjes hetimore të stentave, analistë të ndryshëm në vend kanë kërkuar hetimin pasurisë së tij që siç thuhet nga Milaim Zeka shkon në shifrën e 4 milionë eurove. “Nëse emri i Batoni Haxhiut është në dosjen e rastit të stentave, patjetër që duhet të hetohet pasuria e tij, por jo vetëm e tij, por të gjithë njerëzve të implikuar në këtë këtë skandal, që shkaktuan vdekjen e qindra njerëzve. Prokuroria e shtetit e ka për detyrë që t’i hetojë të gjithë politikanët, biznesmenët dhe bishtat e tyre, se si u pasuruan në Kosovën e pasluftës, kur e dimë të gjithë se në çfarë gjendje financiare kanë qenë para luftës. Dhe përveç dënimeve të rënda me burg, ajo pasuri e tyre të krijuar në kurriz të këtij populli, t’u konfiskohet dhe t’u kthehet prapë popullit, që po vuan nga këta kriminelë të politikës dhe parapolitikës, të cilët e kanë kapur shtetin aq keq për fyti, sa që as zotin s’po e njohin më, e lëre më popullin”, është shprehur analisti Faik Krasniqi. Edhe sipas analistit Isa Mulaj, duhet të hetohet jo vetëm pasuria e Baton Haxhiut, por edhe personave të tjerë që mund të kenë lidhje me të. Sipas Mulajt është ky shkaku (pasuria e kundërligjshme), që e ka detyruar Baton Haxhiun të merret me listën e emrave që do të procedojë Gjykata Speciale. “Natyrisht se duhet të hetohet, jo vetëm prejardhja e pasurisë së Baton Haxhiut por edhe shumë të tjerëve. Lëvizjet e fundit dhe spekulimet e Batonit për të ashtuquajturën listë të personave me të cilët kinse do të merret Gjykata Speciale, krijojnë dyshimin se ky e bën një gjë të tillë nga një zor për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit tek tjetërkush. Është me rëndësi se themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Speciale paralelisht do t’i japë një shtytje edhe konsolidimit të gjykatave vendore, e nëse Baton Haxhiu ka dosje në prokurori, atëherë gjasat për hetim të vendosur janë më të mëdha se kurrë më parë. Batoni sigurisht se është i vetëdijshëm për këtë, prandaj edhe duket se po i frikësohet tendencave serioze për vendosmërinë e sundimit të ligjit”, ka thënë Mulaj.

Bashkëpunimi me klanet mafioze

Sipas veprimtarit Reshat Badallaj, i cili është gatshëm të dëshmojë edhe para organit të akuzës, ky i fundit duhet të hetojë edhe nëse u takua Baton Haxhiu me Dragan Raqën në Serbi, për pasuri të paligjshme. “Dihet botërisht se Baton Haxhiu është pasuruar në mënyrë të paligjshme duke i vjedhur pasurinë e Kosovës. Baton Haxhiu, përpos zullumit zinxhiror që i shkaktoi vendit duke bashkëpunuar me klanet mafioze serbiane, aty u lidh edhe me bandën Devolli. Rasti më i fundit, është kur mesiti serbian, Baton Haxhiu, duke bashkëpunuar me kanalet e nëntokës serbe, zbrazën depot e kafshëve në qytetet e Serbisë me krunde kafshësh dhe i shitën e i shtruan në sofrat shqiptare për miell. Qindra tonë krunde kafshësh hynë pa u doganuar në Kosovë e Shqipëri duke përfituar dhe trashur xhepin ky bandit, Baton Haxhiu”, është shprehur veprimtari Badallaj. Sipas të njëjtit, Baton Haxhiu, është i lidhur ngushtë me bandën mafioze shtetërore të Kosovës. “Prapa shpinës të këtij banditi pa dyshim se qëndron edhe Qeveria e Kosovës. Baton Fazli Haxhiu, është edhe këshilltar i kryekuvendarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit. Prokuroria e shtetit, përpos se duhet të hetojë pasurinë e paligjshme Baton Haxhiut, duhet të hetojë edhe pasurinë marramendëse të bandës shtetërore të Kosovës. Kjo bandë bashkë me mesitin serb, Baton Haxhiu e kanë bërë zap edhe gjyqësinë dhe prokurorinë, ndaj, ky i kishte duart e lira të veprojë me kontrabandë në Kosovë dhe haraçin ta ndajnë bashkë me banditët shtetërorë. Prokuroria të mos rrijë duarkryq, por duhet të veprojë menjëherë kundër kësaj bande kriminale për të shpëtuar Kosovën. Isha i pari që në gazetën lidere në Kosovë, “Kosova Sot”, i shkrova letër të hapur në publik, kryeprokurorit të porsazgjedhur të shtetit, zotit Aleksandër Lumezit, që menjëherë të burgosen banda Devolli dhe mesiti serb Baton Haxhiu”, ka thënë më tej Reshat Badallaj.

Qëllimi i pushtetit, çoroditja e popullit

Ndërkaq, flitet se Baton Haxhiu ka lidhje edhe me privatizime të kundërligjshme siç është rasti i fabrikës së amortizatorëve, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale. Por gjithashtu thuhet se nëse prokuroria do të marrë guximin të rihapë çështjen e Dino Hasanajt mund të zbardhen detaje të reja. Pak ditë më parë ka qenë avokati Tom Gashi i cili ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen vdekjen e ish kreut të AKP -së. Dino Hasanaj, por më tej mbetet për t’u parë qëndrimi i prokurorisë së shtetit. Ndërkaq sipas analistit Isa Mulaj, vetëm Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto çështje që janë enigmatike për mbarë opinionin publik dhe që janë zvarritur nga organet hetuese vendore. “Tema e Gjykatës Speciale sikur ka filluar t’ua ngjallë shpresat qytetarëve se po vjen koha e thyerjes së censurës dhe kërcënimeve kundër lirisë së shprehjes. Këto shpresa do të materializohen posa Gjykata të themelohet dhe bëhet funksionale. Do të dalin në shesh shumë raste interesante për të cilat opinioni publik ende nuk e di të vërtetën. Mirëpo, disa gazetarë që e kanë “mizën mas veshi” kanë filluar shumë herët të merren me spekulime dhe akuza se kë do akuzojë Gjykata. Këtë janë duke e bërë nga frika, sepse po dolën të vërtetat në shesh, gazetarët e tillë do të diskreditohen. Shqetësimi i tij po përcillet me propagandën e një sulmi paraprak ose siç njihet në anglisht “preemptive strike” kundër të tjerëve, që ka për qëllim ta mbrojë veten duke i etiketuar të tjerët, thua se Gjykata Speciale do të jetë injorante dhe nuk ka ide se kë duhet ta akuzoj”, ka thënë Mulaj duke iu referuar emrit të Baton Haxhiut, i cili së fundmi është marrë me temën e Gjykatës Speciale. Ndërsa sipas analistit Faik Krasniqi, tema e Gjykatës Speciale po përdoret për të hedhur mjegull dhe për të lëkundur organet hetuese vendore në punën e tyre. “Kosova dhe qytetarët e saj, kanë me mijëra probleme nga të cilat po vuajnë, nga ky pushtet mafioz dhe të korruptuar, e nuk do të ishte e udhës që vëmendja e këtyre problemeve që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull, të përqendrohet tek debati i listave të Gjykatës Speciale, e sidomos kur këto lista përpilohen nga njerëz që janë pjesë e këtij pushteti mafioz. Prandaj ky është qëllimi i këtij pushteti, që përmes veglave të tyre të mediave ta çorodisin popullin, në mënyrë që popullata e Kosovës t’i harrojnë mijëra problemet që i kanë, të shkaktuara nga këta mafiozë dhe kriminelë të pushtetit”, ka thënë Krasniqi.  (KOSOVA SOT), /parrotlla.net/

Mediat: Lëkundet koalicioni i madh, mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme

 

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK – LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zeri” shkruan sot se pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës.

Ish UÇK – 17 mijë veteranët që nuk luftuan kurrë

Dy listat e Agim Çekut flasin për shifra të ndryshme të veteranëve.

Listën e parë me 13 mijë veteranë Çeku ia ka dorëzuar KFOR-it më 1999. Të dytën me mbi 30 mijë veteranë ia ka prezantuar publikut më 2015.

Të dyja janë prezantuar si të vërteta. Në listën që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona Operative e Drenicës – 2.611.

Ajo e Pashtrikut – 1.715. Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë. Ajo e Shalës – 1.253. E Llapit – 4.523. Zona e Nerodimes kishte 1.253. Ajo e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40.

Me verifikim numri i veteranëve kalon 30 mijë. /Koha Ditore

Po na merr malli me pa shqiptar (Si e shof unë atdheun tim!) Nga AGIM GASHI

Me nji guri në nji lajthi,
Larg, larg trojeve të mia,
T´u i kujtu kohnat që shkuen
Më ka rrokë e shkretë merzia;
Të robnuem neve ishim
Por krenarinë në qiell e kishim.

Ishim t´ri me plot gjallni,
Mësonim shqip këtë histori,
Jetohej vshtirë por me pasterti
Mendjen kishim në Arbëni;
Vllaznisht rrinim pa pas ftrik,
Musliman e katolik.

Askush s´pyeste çfarë fe ti ke?!
Nji gjuhë kishim e një atdhe,
T´part na e lanë për jetë e mot
Shqipja kishte vetëm nji Zot;
Nga anmiku skishim frikë
Prapa shpine asnji thikë.

Sot anmiku ka arritë
N´shtëpi tona shpatë e thikë.

Po si ndrroi kjo kohë mizore?
Ndrroi veshja e ndrroi tradita,
Ndrroi kanga e historia,
Sa ditë t´zeza kalon Arbnia;
Nuk di shumë, por nji e di
Ska shqiptari ma atdhetari!

Shif me sy e ske çka ban,
Të shajnë pisat e t´kercnojnë,
Kur ua qet hajnitë n´ledinë
Spiunazhet dhe tradhëtinë;
Hajmedet o i dashtuni atdhe
Sa shumë tradhëtar erdhen ndër ne.

Sheh n´atdhe, sot çka nuk shef?

Shef ministrat bajnë hajni,
Deputetet bajnë tradhëti,
Me atdhe bahet tregëti;
Udbash, spiuna e rakixhi
Tespit n´dorë, n´saf t´parë n´xhami!

Njofta shumë dje, nof dhe sot,
Çfarë t´kalueme o i Madhi Zot,
Veç me shkije kohen kan que
Shokë e miqë t´u i spiunue;
Janë shkue n´Qabe e ba haxhi,
Tash deputet dhe n´qeveri.

E mbani mend o miqë të mi?
Si në Kishë edhe Xhami,
Kishim Zot e kishim fe
Aty flitej për atdhe;
Zoti n´qiell, ne ishim n´tokë
E shqiptarit ishte kjo botë.

Edhe dasmat kur i banim
Kangëtarë kanges ja thonin,
Binte daullja deri n´re
Kangë për nusen e për atdhe;
Si thonë qiell ma, por hava,
Dhe shqip kangës tallava.

Ra kjo luftë e u pa kush jemi,
U pa sa pisat ne i kemi,
Grat e shplueta varg e vi,
Mbuluen ftyrat me shami;
Burrat mjekrrat si livadh
Pantollonat tre fertal.

Ah e dinte anmik barbari
Se shumë lirë shitet shqiptari,
Bleu mjekrra dhe shamia
Kalifat me u ba Arbnia;
Ndertuen xhamia në çdo mahallë
Me hoxhollarë spiuj, tradhëtar.

Shiten shpirtin e atdheun
Anmik banë Skënderbeun,
Vranë Shqipninë e vranë Kosoven
Nanë Terezen, Ibrahim Rugoven;
Me bekim t´BIK-ut e tarikatit,
I kendohen kangë Sulltan Muratit.

Mbi vorre tona ra errsira
Krenari ska ma Drenica,
U harruen trimat si Ahmet Delia
U harrue Shota e Azem Galica;
Dolen disa pa rod pa fe,
Thanë: “Ska si ne ma mbi këtë dhe“!

Këta “trima”, karaxhoza,
Shiten e vidhen çka pat mu vjedh,
Harruen legjenden, Adem Jasharin,
Rjepen, mjelen çka pat me u mjel;
N´hoxhollar e lane rininë
Me e zhdukë ma shpejt Arbninë.

II
Ky atdhe i Mulla Idrizit,
I Naimit e i Gjergj Fishtes,
Shekujt kështu diçka nuk pane
Kaq të liga që na ranë;
Krojet rrjedhen po e ndalin
Edhe zogjet e lëshojnë malin.

O sa shumë pata me shkrue
Vajit ma smuj me i qëndrue,
Qaj për qiell e për atdhe
Për ato troje ku kam le;
Qava dje e po qaj sot
Veç në vaj po m´shkon ky mot.

Ngrehu ti moj rini shqiptare
Ti me edukim e shkollë kombëtare,
Leni kasha e xhamia
Për këtë tokë fe ashtë Arbnia;
Kur ta bajmë tonin atdhe
Do t´kem´ Zot e do t´kem fe.

Sot për sot skem ku lavdrohemi,
Çdo ditë me krimin po takohemi,
Valojnë flamujt serb dhe t´ISIS-it,
Koria e kombit dhe e fisit;
Eni sbashku t´punojmë e msojmë
Atdheun nji ditë ne ta gzojmë.

12.08.15
Düren

Milaim Zeka: Burim e Arsim Ramadani mbahen kot 13 vite në burg – Gjykata Speciale do ta zbulojë krimin në Politikë, Gjykatë, Prokurori, Polici, UNMIK dhe EULEX

VOAL – PRISHTINË, 12 GUSHT – Pas publikimit të listës me ata që do të hetohen nga Gjykata Speciale, që janë emrat në majën e piramidës të politikës, gazetari Milaim Zekaës është sulmuar nga segmenti klientelist i kësaj piramide. Por ai nuk ka rreshtur me reagimet  nga faqja e tij e Facebook-ut, si është edhe ky i sotmi. Ja çfarë shkruan Milaim Zeka:

“Burim e Arsim Ramadani, te cilet po mbahen ne burg qe 13 vite, pa asnje fakt, jane kuti e Pandores te Krimit ne Drejtesi, te kryer nga kupola e piramides te shtetit te Kosoved, sebashku me nderkombetaret,” shkruan në statusin e tij në Facebook gazetari Milaim Zeka. Dhe vijon:

“Gjykata speciale, jo vetem do ta zgjidhe kete krim, po do ta zbuloj krimin ne:
1. Politike
2. Gjykate
3. Prokurori
4. Polici
5. Unmik dhe Eulex”

Mbi 1 250 femra të ekzaminuara me mamografin mobil

Vitin e kaluar mamografi mobil u vu në shërbim të grave të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës të kryejnë kontrollet e gjirit.

Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh. Ndonëse në fillim të punës, ka pasur disa telashe me funksionimin, ky shërbim tashmëpo funksionon mirë.

Ardian Bicaku – koordinator për mamografin mobil, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë për punën që është bërë për disa muaj lidhur me këtë shërbim.

“Që gjashtë muaj po punojmë në teren. Janë ekzaminuar rreth 1,254 femra. Numri i grave që ekzaminohen me mamografin mobil është pothuajse i barabartë me punën në QKUK. Deri tash janë diagnostikuar 5 femra me kancer në gji”, bëri të ditur ai.

Zoti Bicaku ka shtuar se përqindja e grave që bëjnë ekzaminime të gjirit është shumë e vogël dhe brengosëse.

“Shënimet janë pak brengosëse, pasi që rreth 80 për qind e femrave të ekzaminuara, asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë bërë mamografi. Në vitin 2008, është bërë një hulumtim, ku ka rezultuar që 90 për qind e grave asnjëherë nuk kanë bërë. Por as shumë vjet pas nuk kemi një situatë më të mirë”, tha Bicaku.

Ndryshe, kanceri i gjirit zë vendin e parë në tumoret malinjë që prekin gratë.

Shqetësues është fakti se në Kosovë çdo vit zbulohen rreth 200 raste të reja me kancer.

Përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë dhe në vendet e rajonit është alarmante, thonë zyrtarë shëndetësorë.

Serbeze Kabashi drejoreshë e radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,ka theksuar se ndonëse ka sfida rreth ekzaminimit me mamografin mobil nëpër territorin e Kosovës, ky shërbim ka një rëndësi shumë të madhe për gratë.

“Puna e mamografit mobil ka një rëndësi të madhe për femrat e Kosovës. I kemi përkushtuar rëndësi të madhe që të mos dështojë, ndonëse kemi pasur sfida. Por me organizimin e duhur të klinikës së radiologjisë dhe stafit komplet, nuk do të mund të funksiononte. Mirëmbajtja e tij ka pasur shumë sfida. Megjithatë presim përkrahje financiare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës”.

“Sa i përket fluksit të pacienteve, ka rënë përqindja në QKUK, por këtu prapë punohet me kapacitete të plota. Për të qenë të kompletuar, ne kemi prezantuar edhe në Parlamentin e Kosovës se na duhet diagnostika e gjirit, na duhet ultrazëri, pastaj diagnostika. Por megjithatë mamografi është një preventivë për karciomat e gjirit”, tha Kabashi.

Por zonja Kabashi ka shtuar se në klinikën radiologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u mungojnë disa pajisje të nevojshme për diagnostikim sa i përket ekzaminimeve të gjirit.

“Ne nuk e kemi një ultrazë adekuat, dhe me plotësimin e tij do të jetë protokolli ashtu si gjithkund në botë, dhe më pastaj për diagnostikim asnjë grua nuk do të kishte nevojë të shkonte jashtë institucionit tonë”, bëri të ditur ajo.

Zyrtarë shëndetësorë thonë se vetëm gjatë vitit 2014, në Kosovë janë regjistruar rreth 800 raste të reja të të sëmurëve me kancer që janë trajtuar në institucione shëndetësore, por nuk dihet numri i saktë i të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Format më të shpeshta të regjistruara në Kosovë, janë kanceri i gjirit te gratë dhe ai i mushkërive te burrat.

Milaim Zeka: Prap e paska dh* Baton Haxhiu – Me pas prokuror Kosova ti Baton moti do të ishe në Dubravë!

Gazetari Milaim Zeka reagon në Facebook rishtas në lidhje me listën që do të hetohet nga Gjykata Speciale që ai ka publikuar. Lexuesit po ia sjellim këtë reagim:

“Baton Haxhiu, pasi qe ka heshtur sikur Ariu Sovjetik, sot paska leshuar nje batare kunder listes qe kam botuar me emrat ne listen A, te cilet, sipas hetimeve paraprake do te akuzohen.

Jam shume i sigurte, qe ashtu siq u be me porosi nje liste me emra te tjere, ku u hoqen emrat e Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, edhe ky reagim vjen nga padronet e Batonit.

Perderisa kolegu i tije qe perpiloi listen e dyte, hane vetem taxhine e PDK-se, Batoni ua hane te gjitheve: PDK se, AAK se, Nismes, LDK se e VV.

Batoni e din, te pakten ai e din per veten e tije, qe perpos temave te sexit, sahere ka shkruajtur dicka me rendesi, gjithmone ka pasur nje porosi. Ai e din se kush e kishte porositur me 1998, qe te me merrte ne telefon nga Prishtina ne Stokholm, per ta kordinuar nje takim ne mes Bujar Bukoshit dhe Azem Syles. Nejse po e leme kete teme.

Batoni e din se si shkruan: O me porosi, sikur kesaj radhe, o me shantazhe, duke i detyruar njerezit te paguajne. Per marifetin e dyte munde te rrefehet Behgjet Pacolli, kuptohet nese don…

Per mos me zgjate shume e me tjerre lesh si Baton Haxhiu, une po i beje thirrje publike, jo per te, po per hire te departamentit te lajmeve, qe te vie ne emision, sebashku me kryeredaktorin dhe po ja tregoj listen. Nese nuk kam liste nga nderkombetar, me emer e mbiemer, me vule e te gjitha, jo burime anonime, une do ja doreheqje nga jeta publike. Nese e kam listen, a mundet Batoni te ma jap fjalen qe do haj vetem lakra dhe karrota, si puna e lepurit, e nuk ka nevoje me hanger mut sipas porosise.

Te gjithe ata qe jane ne liste, qe te gjithe e dine se lista e publikuar ekziston dhe eshte e vertete. Sa paret i ka marre Batoni per t i qetesuar shpirterat e trazuar, vetem ai e din.

Une di te te them dy gjera Baton. E para, s ka njeri qe te beson, aqe sa dikush do i besonte nje prostitute qe eshte virgjine.

E dyta: Ti je shembulli me i keq e cdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit qe bibel, kuran, zot e atdhe, i ka paret.

Me pas prokuror Kosova, ti moti do ishe ne Dubrave. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je akcioner edhe ne nje spital, per cka je duke u hetuar…

Kaq kesaj radhe Baton!!!”

FAMILJA REXHAJ: LETER PUBLIKE PËR ALSAT M – Udhëheqjes e gazetarëve të kësaj shtëpie mediatike

Së pari ju pyesim a keni ju familje? A keni nëna, baballarë? A keni gra dhe fëmijë? Dhe mbi të gjithat a keni Zot e a keni zemra?

Nëse Komandant Malisheva nuk e ka përkrahjen nga Institucionet shtetrore kosovare, dhe as nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, ta dini se ai ka dikend, ka familjen, ka popullin i cili nuk na len anash, dhe se ju si Shtëpi Mediatike Publike, duhet dikujt t’i jepni përgjegjësi bile morale ndaj veprimeve të jueja teper të ulta.


Çka ju shtyni dhe kush ju shtyni të na e shtoni dhimbjen shpirtrore e njerzore? Kujt i jepni ju përgjigje dhe kush ju paguan për veprimet e tilla? A jeni edhe ju farë e fiseve shqiptare, apo jeni sortë meleziane që keni humbë çdo traditë kombëtare, për të lansuar lajme aq idioteske që për ne ishin po aq të tmerrshme sa vetë lufta e Kumanoves!!!


Unë Arjeta Rexhaj Krasniqi, bashkëshortja e Muhamet Krasniqi- Komandant Malishevës, kërkoj përgjegjësi morale e politike për shpërndarje e lajmit se gjoja Komandant Malisheva paska dashtë të bën vetëvrasje. Dhe pas lajmit të juaj makaber, versulen qindra gazeta e portale idoteske, ta shpërndajnë këtë lajm friksimi dhe parapregaditje për ndonjë veprim makaber nga sllavo-maqedonasit në bashkpunim me tradhëtaret shqiptare në Maqedoni e Kosovë.

Lajmi i juaj i rrejshëm, se gjoja “Komandant Malisheva paska dashtë ta vras vetëveten me acid sulfurik” ju bënë bashkëfajtor me vrasësit. Metodat e tilla janë perdor me dekada në trojet tona dhe ndaj nesh. Mos të harrojmë vrasjen e ushtarëve e oficierve shqiptar që na vinin në funerale si gjoja të vetëvrarë, ose të burgosurit tjerë politik që nuk nënshtroheshin patra organeve të UDB-së.

Gjithashtu, ndjehem e obliguar moralisht që ta falenderoj popullin tim në përkrahjen masive për sherimin e plagës që na e sjaktuat, dhe se i drejtohem popullit me informaten se Komandant Malisheva gjendet shëndosh e mirë, dhe se as që i ka shkue ndërmend ndonjë veprim i tillë.

Përmes kësaj letre, dua që të ua përcjell fjalët e burrit tim, Komandant Malishevës:


“Unë Muhamet Krasniqi, i drejtohem familjarëve të dëshmorëve të lirisë si dhe familjarëve të të burgosurve, shokëve të idealit dhe mbarë popullit shqiptar, dhe Ju betohem se më daten 09.05.2015 kam menduar disa herë të vetëvritem që mos t´u bi në dorë armiqëve tanë, por për shkak të tradhëtisë që na u bë, jam dorzuar me qëllim që të dali e vërteta në sipërfaqen e kësaj toke arbnore. Pra, kur atë ditë nuk e bëra gjestin e vetëvrasjes, ta dini se një gjest të tillë s’do ta bëj kurr. Çdo veprim tjeter do të jetë vrasje e kurrësesi vetëvrasje.

Në këto momente na nevojitet përkrahja e Juaj morale e njerzore o populli im i dashur“!

Kjo leter i shpërndahet mediave publike.
Me respekt Arjeta Rexhaj-Krasniqi.

 

Ish Ambasadorja e SHBA kërcen vallen ‘Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…’ (Video)

Ish-Ambasadorja e SHBA Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare, videoja e së cilës është postuar në rrjetet sociale nga një shqiptaro-amerikan, ndërsa gazeta Express e ka sjellë atë të plotë.

Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, kishte organizuar një pritje të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA. Aty kanë qenë të ftuar ministra, deputetë, kongresmeni Eliot Engel, por edhe Ambasadorja e SHBA’së në Kosovës, Tracey Ann Jacobson me bashkëshortin e saj.

Pas fjalimeve politike, Ambasadorja amerikane ka dalë të vallëzojë. Ka rastisur që kënga me të cilën ka vallëzuar Ambasadorja të jetë një këngë jo aq e përshtatshme për një diplomate. Bëhet fjalë për këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…”

Videoja është hedhur në Youtube nga vetë Harry Bajraktari.

Nenet për Gjykatën e Posaçme opozita i dërgon në Gjykatën Kushtetuese

Përfaqësuesit e tri partive politike në opozitë kanë dërguar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse amendamentet kushtetuese për themelimin e gjykatës së Posaçme janë në pajtim me Kushtetutën. Përfaqësuesit e opozitës thanë se themelimi i kësaj gjykate paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.

Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se parlamenti ka miratuar amendamentet kushtetuese pa i përfillur procedurat ligjore kushtetuese. “Ky amendament është dashur që fillimisht të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për tu vlerësuar nëse i njëjti pakëson të drejtat e njeriut dhe për shkak të aspektit përmbajtës sepse i njëjti amendament e suspendon në tërësi kushtetutën e Kosovës sepse në fillim të këtij amendamenti thuhet se pavarësisht dispozitave të kësaj kushtetute. Pra nuk mund të thuhet që i njëjti amendament është në përputhje me kushtetutën për sa kohë vet fillimi i amendamentit tregon që ky amendament e suspendon kushtetutën e Kosovës. Krijon sistem paralel, pra cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe konkretisht bie ndesh me kapitujt një, dy, katër, pesë, shtatë dhe dymbëdhjetë”, tha zonja Haxhiu.

Kërkesa e partive opozitare, pason votimin e një jave më parë të parlamentit të Kosovës ku me 82 vota miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte.

Me gjithë kundërshtimin e partive opozitare, miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për ngritjen e gjykatës së posaçme nga parlamenti i Kosovës, nga diplomacia euro perëndimore është vlerësuar si një hap me rëndësi për të ardhme e shtetit të ri.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Miratimi i gjykatës hap rrugën për fillimin e negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Holandës ku pritet të jetë selia e gjykatës, e cila do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës, por do të drejtohet në tërësi nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Opozita provon të rrëzojë vendimin e Kuvendit për Specialen

Partitë opozitare në Kosovë kanë finalizuar lëndën me të cilën do të provojnë që përmes Gjykatës Kushtetuese të kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me amendamentin për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, pritet që të procedojnë lëndën për në kushtetuese të martën.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se amendamenti i miratuar parasheh themelimin e një gjykate që ka si qëllim diferencimin etnik dhe jo dënimin e krimeve në përgjithësi.

Si e tillë, kjo gjykatë, sipas saj, paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës. Haxhiu ka numëruar edhe disa nga argumentet në të cilat mbështetet opozita në pritje që Gjykata Kushtetuese ta interpretojë si jo kushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës të datës 3 gusht, kur u miratua amendamenti për themelimin e kësaj gjykate të posaçme apo speciale.

“Ne konsiderojmë që amendamenti në fjalë është në shpërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vetëm po ta lexojmë, në fillim të këtij amendamenti thuhet që ‘pavarësisht dispozitave tjetra kushtetuese…’, pra ky amendament e suspendon edhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Ne në seancën kur është shqyrtuar ky amendament kemi kërkuar respektim të procedurave, sepse kryetari i Kuvendit kishte obligim kushtetues që ta dërgonte këtë amendament së pari në Gjykatë Kushtetuese për të konstatuar se a i pakëson të drejtat e njeriut. Kështu që është bërë shkelje kushtetuese. Pra, do ta kontestojmë si në aspektin procedural ashtu edhe në atë përmbajtësor”, ka thënë Haxhiu.

Argumentet e veta, opozita i mbështet sidomos në riprocedimin e amendamentit kushtetues për miratim në Kuvend, pavarësisht që ai në seancën e 26 qershorit ishte rrëzuar nga deputetët.

Sipas deputetes Albulena Haxhiu, pas riprocedimit, ky amandament u miratua pa i respektuar procedurat paraprake dhe si pasojë e një trysnie të paparë që u bë ndaj disa deputetëve nga strukturat qeveritare dhe faktori ndërkombëtar.

Ajo beson se Gjykata Kushtetuese do t’i marrë për bazë zhvillimet mes dy votimeve dhe të interpretoj drejt vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese në fazën paraprake nuk e ka pasur të drejtën që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kapitujve tjerë të kushtetutës, mirëpo vetëm kapitullin dy në raport me të drejtat e njeriut”.

“Duke marrë parasysh që ky amendament krijon sistem paralel, pra nga Gjykata Themelore deri te ajo Supreme, madje edhe organ paralel të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, mendojmë që ka bazë të mjaftueshme që Gjykata Kushtetuese ta hedh poshtë këtë amendament”, ka theksuar Haxhiu.

Marrë parasysh faktin që amendamenti kushtetues ishte rrëzuar në seancën e 26 qershorit, opozita konsideron se me atë vendim ishte dashur të përmbyllej kapitulli i këtij amendamenti.

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se riprocedimi për një çështje që ishte mbyllur, nuk ka bazë juridike.

Nuk është dashur të përsëritet votimi për një çështje që tashmë ka kaluar votimi në Kuvendin e Kosovës duke qenë deputetët kundër”, ka thënë Isufi.

Me gjithë kundërshtimet e opozitës, miratimin e amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte e kanë përshëndetur presidentja dhe kryeministri i Kosovës si dhe përfaqësues të shumtë ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë.

DokuFest 2015 – Te Ura e Gurit në Prizren ‘viza’ për të huajt

PRIZREN – Saktësisht në ora 18:30, para koktejit dhe ceremonisë zyrtare të hapjes së Dokufestit 2015, “postblloku kufitar ” mbi Urën e Gurit në Prizren ka filluar punën e tij, duke “vendosur” regjimin e vizave për të gjithë qytetarët e huaj që kanë ardhur për të vizituar DokuFestin2015, në veçanti për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që zbatojnë regjimin e vizave për kosovarët, qytetarëve të vetëm në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm.

Kompania turke Limak që është Pritës Zyrtar (Oficial Host) i edicionit të sivjetmë, ka sponsorizuar instilacionin i cili ishte një protestë kreative për izolimin i cili po iu bëhet kosovarëve dhe pamundësisë që ata të lëvizin lirshëm, pa viza, sikurse gjithë qytetarët e tjerë të shteteve të Evropës, përfshirë edhe ato të Ballkanit.

Aktorë të njohur kosovar të veshur me uniforma të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës, në “zyrat e kalimeve kufitare”, “obligonin” shtetasit e huaj dhe në veçanti ata të BE-së që të plotësojnë aplikacionet simpatike me pyetje qesharake, në mënyrë që t’iu lëshohet “pasaporta me vizë speciale” e cila iu mundësonte kalimin e lirshëm të Urës së Gurit. Në pyetësorin për aplikimin e “vizës” kishte pyetje qesharake, intime dhe provokuese, në stilin: A ju kujtohet emri i dashurisë së parë në shkollën e mesme? Sa kohë do të qëndroni mbi Urë (minuta apo sekonda) ?  A frikësoheni nga merimangat? A besoni në zbarkimin e njeriut në Hënë? A mendoni se jemi të vetmuar në Univers? A mendoni se duhet të ju lejojmë të qëndroni në Urë? A jeni në gjendje ta kaloni Urën?

Të gjitha këto pyetje që ishin kusht për ta marr “vizën” për ta kaluar Urën e Gurit dhe shkuar në koktejin dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së DokuFestit, në mënyrë shumë kreative dhe satirike, kanë përçuar mesazhin e protestës së kosovarëve për pamundësinë e lëvizjes së lirë dhe kërkesës për t’i dhënë fund mosdhënies së vizave, vetëm për kosovarët.

“Porositësit” e parë të procedurës së lëshimit të “vizave” dhe kontrollit mbi urë ishin një çift nga Australia. Ata, për disa çaste përjetuan atë që kosovarët e përjetojnë me muaj, kur duhet të aplikojnë për udhëtim jashtë vendit, në Evropë dhe botë. Komenti i tyre ishte se, kjo nuk është e drejtë që po u bëhet kosovarëve, sepse ky popull është i mrekullueshëm dhe meriton të jetë i barabartë me të tjerë. “Duhet të keni mundësi të udhëtoni. Ishte shumë e vështirë për ne që të vijmë këtu (në Urë). Duhet të keni mundësi që thjeshtë…të hipni në autobusë dhe të udhëtoni” tha australiani i ri.

Ndërkohë, ndalimin, plotësimin e aplikimit për “vizë” dhe kalimin e kontrolluar “rreptë” mbi Urë, e ka shijuar edhe producenti suedez i filmave dokumentar, David Aaronovitch. Ai u pajtua me këtë formë të protestës, duke u shprehur se ky është ilustrim i mirë i situatës. Producenti suedez i dokumentarëve, Aaronovitch është kundër vizave, jo vetëm për kosovarët por edhe qytetarët e shteteve tjera jo-anëtare të BE-së, që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Evropë. Sipas tij, kufijtë duhet të jenë të hapura për të gjithë dhe vizat janë gjepura. “Është një nga ato rregullat e çmendura që i bëjnë njerëzit e caktuar ilegal dhe të tjerët legal, ku krijohet koncepti i nacionalizmit” thotë David Aaronovitch, i cili për disa momente e shijoj se çfarë do të thotë të jesh i detyruar të durosh procedurat e pajisjes me vizë, qoftë edhe për disa minuta.

Një ndër ata të cilët e shijuan procedurën e “keqtrajtimit” gjatë aplikimit për viza, ishte edhe njeriu i cili çdo ditë ndeshet me këtë dukuri në zyrën e tij, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Dr. Johann Brieger. Në pyetjen e Anadolu Agency se çfarë ishte ndjenja, Brieger konstatoi se ishte interesant të ndërrohen rolet. “Është ndjenjë interesante të shohësh këtë në Kosovë. Natyrisht, ne këtë e shohim çdo ditë kur qytetarët e Kosovës presin në rresht dhe presin që t’iu lejohet kalimi i kufijve dhe udhëtimi. Kjo nuk është asgjë e re për ne në ambasadë. Ne mundohemi ta tejkalojmë këtë dhe punojmë shumë që kjo të tejkalohet dhe të mbetet në histori. Shpresoj se vitin e ardhshëm, kjo do të jetë pjesë e së kaluarës” tha ambasadori Brieger.

I pyetur nëse liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodh vitin e ardhshëm, Dr. Johann Brieger ishte shumë optimist dhe tha se, sipas të gjitha gjasave, nga viti i ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa viza në BE.

Ideatori i këtij instilacioni kreativ të sponsorizuar nga Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe të realizuar në bashkëpunim me Paper Communications, kompaninë e komunikimit dhe marketingut, Faton Mikullovci shpjegon se postblloku i cili është i rëndomtë për kosovarët por jo edhe për të huajt, do ta përçojë mesazhin në botë, lidhur me vuajtjet e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë. “Është një instilacion i cili duhet të japë një porosi për të gjithë ata mysafirë që vijnë nga jashtë, me e ndjerë vetën ashtu qysh ne rëndomë e ndiejmë vetën, kur vendosim me udhëtuar, kudo jashtë Kosovës” thotë Mikullovci.

Ai më tutje rrëfen se ky instalacion artistik i vendosur mbi Urën e Gurit, para hapjes zyrtare dhe në natën e hapjes së DokuFestit, do ta ketë efektin e vet dhe do ta mbështes logjikën e Migrimit, temës kryesore të edicionit të sivjetmë të DokuFestit. “Postblloku (rampa) është diçka që tregon ndalesën dhe që në mënyrën e vet, patjetër e kryen efektin, sepse njerëzit përreth nuk e dinë se çka po ndodh kurse postblloku vetvetiu e kryen atë interaksionin me njerëz” shpjegon ideatori i këtij instalacioni artistik, Faton Mikullovci i bindur se postblloku do t’i ftojë të pranishmit në Prizren që të shkojnë dhe të shohin se çfarë po ndodh tek Ura, sidomos mysafirët nga bota e jashtme dhe në veçanti shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat edhe më tutje zbatojnë regjimin e vizave për kosovarët.

“Ata janë njerëz të cilët, përveç që kanë ardhur këtu, ata edhe dalin dhe shëtisin çdo kund nëpër botë edhe këtë mesazh e përfolin në vendet e tyre, në vendet tjera ku udhëtojnë edhe mendohen kur donë me i thirr film bërësit nga Kosova, sepse para se me i thirrur, duhet t’iu japin kohë me marr vizë” përfundon Mikullovci.

Ura e Gurit, përveç se ishte “bllokuar” me “postblloqet kufitare” ishte e mbuluar edhe me një strehë, sipërfaqja e brendshme e së cilës është reflektuese dhe me dizajn të zogjve. Ky detaj simbolizon lëvizjen e lirë në Urë, ku shprehet dëshira dhe synimi i kosovarëve për të lëviz lirshëm ndërsa, anash urës janë të vendosura telat me gjemba që pasqyrojnë morbiditetin e izolimit të popullit të vetëm në Evropë, që ende nuk mund të lëvizë lirshëm dhe pa viza.

Gjithë këtë kolazh të porosive artistike e kompletojnë porositë e vendosura në tabelat anësore, në gjuhët kryesore të shteteve të Bashkimit Evropian, për dëshirën e qytetarëve të Kosovës që të vizitojnë lirshëm Parisin, Romën, Berlinin, Londrën, Amsterdamin, Brukselin, Athinë e kështu me radhë.

Zogjtë mund të fluturojnë lirshëm nëpër Evropë. Pse nuk mundemi edhe ne, kosovarët? – Ishte ky mesazhi i kësaj vepre artistike.

Ministri i Jashtëm kërcënohet nga një proces për krime lufte Nga Enver Robelli, Prishtinë

Për të shmangur pengesat, gjarpëri lëviz zakonisht me dredha. Jo vetëm në mitologji ai përshkruhet si i rrezikshëm dhe me dy fytyra. Reptili gjatë jetës ka aftësinë që lëkurën e tij të vjetër ta ndërrojë dhe të duket si një person i ri. Gjatë konfliktit në Kosovë, lideri rebel Hashim Thaçi e kishte emrin e luftës “Gjarpëri”, sepse ai ishte i aftë të mos linte gjurmë.  Tani, 16 vjet pas përfundimit të luftës, e kaluara e tij e errët i shfaqet përsëri.

Kryeministri për një kohë të gjatë dhe aktualisht Ministri i Jashtëm i vendit të vogël ballkanik është në shënjestër të drejtësisë ndërkombëtare. Ai pretendohet se ka kryer së bashku me udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krime lufte kundër serbëve, romëve dhe “bashkëpunëtorëve shqiptarë”. Flitet edhe për tregti organesh.

Thaçi kërcënohet nga një aktakuzë?

Këtë javë ka filluar për Thaçin dhe Kosovën një epokë e re. Pas muajsh të gjatë të refuzimit, Kuvendi i Kosovës votoi me gjysmë zemre Gjykatën Speciale e cila do të hetojë për krimet e pazbardhura. Ndoshta në fillim të 2016 do të mbërrijnë aktakuzat e para. Tashmë në kafeteritë e Prishtinës kjo histori shihet si një film agjenturor. Pyetja kryesore në mesin e politikanëve vendas, diplomatëve dhe zyrtarëve të shërbimeve inteligjente është: A do të jetë edhe Thaçi, ish-komisari politik i UÇK-së, në mesin e të pandehurve?

Akuzat kundër tij janë të shumta, por deri tani nuk janë të provuara. Shërbimi Informativ Federal (BND) pohon se Thaçi ka dhënë urdhër për vrasje. Ish Kryeprokurorja e OKB-së Karla Del Ponte ka shkruar në kujtimet e saj, se UÇK-ja kishte terrorizuar pakicat. Në raportin e formuluar nga politikani zviceran Dik Martit për Këshillin e Europës, Thaçi ishte “bosi” i një organizate mafioze-si dhe ishte përfshirë në krimet e luftës dhe trafikun e drogës. Provat ishin të shumta sa BE-ja dhe SHBA-ja u detyruan të veprojnë. Ata porositën një hetues amerikan i cili duhej të hetonte në pretendimet. Ky hetues gjykoi se kishte prova të mjaftueshme për të paditur disa udhëheqës të rangut të lartë të UÇK-së.

Deri tani, as gjykata e OKB për ish-Jugosllavinë, as administrata e OKB-së dhe BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë nuk kanë mundur të hetojnë krerët e lartë të UÇK-së. Hetuesit ndërkombëtarë zakonisht japin dy arsye për dështimin e gjyqësorit: Muri i heshtjes është aq i padepërtueshëm sa i organizatës mafioze Cosa Nostra dhe fuqitë perëndimore kanë të bëjnë me elitën sunduese. Po si mund të shkohet më tej?

Që prej përfundimit të luftës Thaçi (PDK), hap pas hapi i gjithë sistemi politik dhe ekonomik është i infiltruar me Partinë e tij Demokratike – të afërmit, anëtarët e famëkeqit shërbimit informativ të UÇK-së SHIK-ut dhe ushtarët besnik të partisë. Në verën e vitit 1999, pasi NATO-ja e mori në dorëzim territorin e Kosovës, u kujdes për të lejuar kthimin e personave të zhvendosur dhe për të mbrojtur pakicat ndaj akteve të hakmarrjes nga shqiptarët. Thaçi me njerëzit e vet mori në dorë rrjetin e pikave të karburantit. Edhe sot, karburanti në Kosovë është rreth dhjetë për qind më i shtrenjtë se në Maqedoninë fqinje. Nga ky burim tani duhet të jenë derdhur në arkat e njerëzve të UÇK-së mbi 800 milionë euro.

Kompanitë kryesore në vend – posta, rrjeti i telefonisë celulare, miniera e Trepçës e pasur me plumb, zink dhe argjend, termocentralet – janë në duart e të besuarve të Thaçit. Dhënia e kontratave publike nuk është transparente, çka e lehtëson korrupsionin. Autostrada e re, e cila është ndërtuar nga kompania amerikane Bechtel që e lidh Kosovën me Shqipërinë, me sa duket kushton rreth një miliard euro. Për krahasim, buxheti i shtetit i Kosovës arrin në rreth 1.5 miliardë euro. Pavarësisht protestave nga shoqëria civile, qeveria refuzon edhe sot e kësaj dite për ta bërë publike kontratën për 120 km, edhe pse kjo kërkesë është legjitime.

Pasojat e kësaj politike në ekonomi janë fatale për të ardhmen e afërt  të 1.8 milionë banorëve të vendit. Kosova, e pavarur prej 2008, ka popullsinë më të re në Evropë. Gati gjysmë milioni kosovarë nën 25 vjeç janë të papunë. Çdo vit, 30.000 të rinj janë të gatshëm për tregun e punës, i cili në princip zor se ekziston.

Për hir të paqes sociale, autoritetet kanë mbështetur dhe autorizuar  rreth 30 universitete private në mënyrë që të rinjtë të kenë të paktën një aktivitet për kohën e lirë. Por zor se pret diçka të mirë njeriu prej këtyre kooperativave të edukimit. Shëndeti publik është gati në kolaps, dhe kjo u krijon kushte mjekëve lokalë, apo mjekëve aventurierë e delikuentë turq e maqedonë për të hapur spitale private.

400.000 raste të bllokuara, të pashqyrtuara

Pothuajse e pashpresë është situata në sektorin e drejtësisë. Asnjë gjyqtar vendor nuk ka guximin për të ndërmarrë veprime kundër politikanëve të rangut të lartë nga partia e Thaçit. Drejtësia ndërkombëtare po përballet me një mal të madh të gati 400,000 rasteve gjyqësore të papërpunuara. Përveç kësaj, Misioni i EULEX vendosur për ta ndihmuar Kosovën për të ndërtuar policinë, gjyqësorin dhe administratën e sheh veten të konfrontuar me akuzat për korrupsion. Një prokuror italian në shërbimin e EULEX-i duhet t’i ketë kursyer politikanët kosovarë prej hetimeve në këmbim të shumave të parave.

Një temë e zymtë është ajo e mbrojtjes të dëshmitarëve. Janë të përsëritura në Kosovë rastet e vdekjeve misterioze dhe vrasjeve të dëshmitarëve që do të dëshmonin në gjykatë. Që nga viti 1999, shumë dëshmi janë shkatërruar. Ndërsa deputetët votuan javën e kaluar për krijimin e Gjykatës Speciale, Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, ish shefi i inteligjencës të UÇK-së, tha se ata do të zbulojnë shumë shpejt se “cilët do të jenë dëshmitarët kundër Thaçit”.

Asnjë diplomat perëndimor nuk protestoi kundër këtij kërcënimi flagrant. Thaçi konsiderohet ende si një partner i Perëndimit, që e mban situatën nën kontroll, që negocion me Serbinë për një normalizim të marrëdhënieve dhe bën lëshime që Kosova të bëhet një shtet funksional. Objektivi i ndjekur nga Prishtina, është afrimi me BE-në. Kjo përfshin edhe premtimin për pranimin e një rrjeti të komunitetit serbo kosovar në veri të vendit. Komunat serbe në Kosovë janë konsideruar si një nga blloqet më të mëdha penguese në rrugën për një relaksim të Beogradit. Ata do të vazhdojnë të financohen nga Beogradi dhe të mbështesin atje sigurinë e tyre dhe strukturat administrative.

Nisur nga kjo situatë konfuze, klientelizmi dhe korrupsioni i pajton njerëzit që t’i venë këmbën shtetit. Në dymbëdhjetë muajt e fundit rreth 100.000 kosovarë u larguan nga vendi i tyre si refugjatë ekonomikë në Evropën Perëndimore. Në Gjermani, shqiptarët e Kosovës janë aty bashkë me refugjatët sirianë që kanë ikur nga lufta civile. Ata janë grupi i dytë më i madh, dhe vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti 31.400 kosovarë kërkuan azil. Shans i miratimit të këtyre kërkesave është zero, sepse vendi ballkanik i origjinës në krahasim me Sirinë është relativisht i sigurt.

Nuk janë jo vetëm të varfërit që i kanë kthyer shpinën vendit. Edhe klasa e mesme nuk ndihet e sigurt. Baballarët të cilët kanë punuar nga viti 1999 për organizatat dhe misionet ndërkombëtare dhe deri tani nuk kanë fituar keq, nuk shohin ndonjë të ardhme për fëmijët e tyre dhe janë gati t’i paketojnë.

“Ne kemi kryer gabime të tmerrëshme pas luftës”, thotë një nga themeluesit e UÇK-së me tone vetëkritike. Shokët e tij të armëve tani janë financiarisht aq të fuqishëm sa që asnjë opozitë nuk mund të rrëzojë këtë demokraci si fasadë, për të ndërtuar mbi të një shteti funksional. “Duhet”, thotë, “një forcë e re politike që e do këtë vend, aq të pasur me burime të shumta natyrore, dhe që është e gatshme për ta çrrënjosur klientelën e vjetër.”

Kjo ditë duket të jetë larg për shumicën e kosovarëve. Ndërsa mijëra lënë vendin për në Perëndim, një pakicë e vogël udhëton në Siri për të luftuar për Kalifatin e ISIS. Dy duzina xhihadistë kosovarë kanë humbur deri tani jetën e tyre atje, nga rreth 200 sa janë gjithsejt sipas shërbimeve të sigurisë, që vazhdojnë të enden nëpër rrugët e Sirisë dhe Irakut./ E shqipëroi Elida Buçpapaj

Die Welt – Außenminister droht ein Prozess wegen Kriegsverbrechen Enver Robelli, Pristina

Außenminister des kleinen Balkanlandes steht im Visier der internationalen Justiz

welt.de
Außenminister droht ein Prozess wegen Kriegsverbrechen

Enver Robelli, Pristina

Um Hindernisse zu umgehen, bewegt sich die Schlange gewöhnlich in Windungen. Nicht nur in der Mythologie wird sie als doppelzüngig und gefährlich beschrieben. Das Kriechtier wächst lebenslang und besitzt die Fähigkeit, die alte Haut abzustreifen, um mit einer neuen Schicht wie neugeboren aufzutreten. Während des Kosovo-Krieges trug der damalige Rebellenführer Hashim Thaci den Kampfnamen “Gjarpri”, die Schlange, weil er es vermochte, keine Spuren zu hinterlassen. Nun, 16 Jahre nach Kriegsende, holt ihn die dunkle Vergangenheit ein.

Der langjährige Ministerpräsident und derzeitige Außenminister des kleinen Balkanlandes steht im Visier der internationalen Justiz. Er soll zusammen mit der Führungsriege der kosovarischen Befreiungsarmee UCK Kriegsverbrechen an Serben, Roma und “albanischen Kollaborateuren” begangen haben. Sogar vom Organhandel ist die Rede.
Droht Thaci eine Anklage?

Diese Woche hat für Thaci und auch für Kosovo ein neues Zeitalter begonnen: Nach monatelanger Weigerung stimmte das Parlament in der Hauptstadt Pristina zähneknirschend der Gründung eines Sondertribunals zu, das Untaten der Aufständischen aufklären soll. Vermutlich Anfang 2016 werden die ersten Anklageschriften eintreffen. Schon jetzt geht es in den Kaffeehäusern von Pristina wie in einem Agentenfilm zu. Die Hauptfrage unter den einheimischen Politikern, Diplomaten und abgebrühten Geheimdienstlern lautet: Befindet sich auch Thaci, der frühere Politkommissar der UCK, unter den Angeklagten?

Vorwürfe gegen ihn gibt es zuhauf, bewiesen ist davon bislang nichts. Der Bundesnachrichtendienst (BND) behauptet, Thaci habe Morde in Auftrag gegeben. Die frühere UNO-Chefanklägerin Carla Del Ponte schrieb in ihren Erinnerungen, die UCK habe Minderheiten terrorisiert. In einem vom Schweizer Politiker Dick Marty formulierten Bericht für den Europarat heißt es, Thaci sei der “Boss” einer mafiaähnlichen Organisation, die in schlimmste Kriegsverbrechen und in Drogenhandel verwickelt gewesen sei. Die Indizien waren so erdrückend, dass die EU und die USA handeln mussten. Sie beauftragten einen US-Ermittler, der den Vorwürfen nachgehen sollte. Dieser stellte fest, dass es genügend Beweise gebe, um mehrere hochrangige UCK-Führer anzuklagen.

09-08-2015 21-41-56

Foto: REUTERS Ein deutscher Kfor-Soldat im November 2007: Die Bundeswehr half im Rahmen der Nato-geführten Friedensmission bei der Sicherung des Waffenstillstandes vor Ort. Wenig später erklärte das Kosovo seine Unabhängigkeit

Bisher ist es dem UN-Tribunal für das frühere Jugoslawien, der UN-Verwaltung und der EU-Rechtsstaatsmission in Kosovo nicht gelungen, die Spitzenleute der UCK strafrechtlich zu belangen. Internationale Ermittler geben meist zwei Gründe an für das Scheitern der Justiz: Die Mauer des Schweigens sei so undurchdringlich wie beim Verbrechersyndikat Cosa Nostra und die federführenden westlichen Mächte hätten sich mit der herrschenden Elite abgefunden. Wie aber konnte es so weit kommen?

Seit Kriegsende hat Thaci mit seiner Demokratischen Partei (PDK) Schritt für Schritt das ganze politische und wirtschaftliche System unterwandert – mit Verwandten, Mitgliedern des berüchtigten UCK-Geheimdienstes SHIK und treuen Parteisoldaten. Als im Sommer 1999 die Nato nach der Kapitulation des serbischen Terrorregimes in Kosovo einmarschierte, um die Rückkehr der Vertriebenen zu ermöglichen und die Minderheiten vor Racheaktionen der Albaner zu schützen, übernahmen Thacis Leute sofort das Tankstellennetz. Noch heute ist der Treibstoff in Kosovo etwa zehn Prozent teurer als im benachbarten Mazedonien. Aus dieser Quelle sollen mittlerweile über 800 Millionen Euro in die Kassen der UCK-Leute geflossen sein.
09-08-2015 21-43-54
Foto: ja Im serbischen Norden des Kosovo, am Fuß der Brücke von Mitrovica, ist der Asphalt aufgerissen: Eine Überfahrt in den albanischen Teil ist nicht erwünscht

Die wichtigsten Unternehmen des Landes – die Post, das Mobiltelefonnetz, die Trepca-Mine, in der nach Blei, Zink und Silber geschürft wird, das Elektrizitätswerk – befinden sich in den Händen von Thacis Vertrauten. Die Vergabe der öffentlichen Aufträge verläuft intransparent, was wiederum Korruption erleichtert. Die neue Autobahn, die von der US-Firma Bechtel gebaut wurde und Kosovo mit Albanien verbindet, kostete offenbar etwa eine Milliarde Euro. Zum Vergleich: Der Staatshaushalt des Kosovo beträgt rund 1,5 Milliarden Euro. Trotz Protesten aus der Zivilgesellschaft weigert sich die Regierung bis heute, den Vertrag für das 120 Kilometer lange Asphaltband publik zu machen, obwohl sie dazu gesetzlich verpflichtet ist.

Die Folgen dieser Politik bezeichnen Wirtschaftsexperten als fatal für die unmittelbare Zukunft des 1,8 Millionen Einwohner zählenden Landes. Kosovo, erst seit 2008 unabhängig, hat die jüngste Bevölkerung Europas. Fast eine halbe Million Kosovaren unter 25 sind arbeitslos. Jedes Jahr drängen 30.000 Jugendliche neu auf den Arbeitsmarkt, der im Prinzip kaum existiert.

Um zu verhindern, dass der soziale Friede auseinanderbricht, haben die Machthaber die Gründung von über 30 Privatuniversitäten zugelassen, damit die Jugendlichen wenigstens eine Freizeitbeschäftigung haben. Mehr können sie von diesen Bildungskooperativen nicht erwarten. Das öffentliche Gesundheitswesen steht vor dem Kollaps, dafür dürfen einheimische Ärzte, türkische Medizinabenteurer und mazedonische Delinquenten Privatkrankenhäuser eröffnen.

400.000 unbearbeitete Fälle

Geradezu hoffnungslos ist die Situation im Justizbereich. Kein einheimischer Richter hat den Mut gegen hochrangige Politiker von Thacis Partei vorzugehen. Die internationale Justiz steht vor einem riesigen Berg von nahezu 400.000 unbearbeiteten Gerichtsfällen. Außerdem sieht sich die EU-Rechtsstaatlichkeitsmission (Eulex), die dem Kosovo beim Aufbau der Polizei, Justiz und der Verwaltung helfen soll, selbst mit Korruptionsvorwürfen konfrontiert. Ein italienischer Staatsanwalt in Eulex-Diensten soll kosovarische Politiker vor Ermittlungen verschont und dafür im Gegenzug Geld kassiert haben.

Ein ähnlich dunkles Thema ist der Zeugenschutz. Immer wieder kommt es im Kosovo zu mysteriösen Todesfällen oder Mordanschlägen, bevor Zeugen vor Gericht aussagen können. Seit 1999 sind viele Beweise vernichtet worden. Als in der vergangenen Woche die Abgeordneten für die Gründung des Sondertribunals stimmten, sagte Parlamentspräsident Kadri Veseli, der frühere Geheimdienstchef der UCK, man werde “sehr bald erfahren”, wer die Zeugen gegen Thaci seien.

Kein westlicher Diplomat protestierte gegen diese unverhohlene Drohung. Thaci gilt immer noch als Partner des Westens, der die Lage unter Kontrolle hält, mit Serbien über eine Normalisierung des Verhältnisses verhandelt und Zugeständnisse macht, die Kosovo zu einem funktionsunfähigen Staat machen sollen. Das Ziel, das Pristina dabei verfolgt, ist die Annäherung an die EU. Dazu gehört die Zusage, man werde einen kosovarisch-serbischen Gemeindeverbund im Norden des Landes akzeptieren. Die serbischen Kommunen im Kosovo gelten als einer der größten Stolpersteine auf dem Weg zu einer Entspannung mit Belgrad. Sie werden nach wie vor aus Belgrad finanziert und greifen auf eigene Sicherheits- und Verwaltungsstrukturen zurück.
09-08-2015 21-45-49

Foto: ja Eigentlich verbinden Brücken: Diese hier in Mitrovica aber trennt. Die Serben haben die Straße mit Bäumen und Rollrasen blockiert, sie bezeichnen die Anlage als “Friedenspark”

Angesichts der verworrenen Lage, Klientelpolitik und Korruption stimmen immer mehr Menschen mit den Füssen gegen den Staat ab. In den vergangenen zwölf Monaten haben etwa 100.000 Kosovaren ihre Heimat verlassen, um als Wirtschaftsflüchtlinge nach Westeuropa zu ziehen. In Deutschland sind nach den syrischen Bürgerkriegsflüchtlingen die Kosovo-Albaner die zweitgrößte Gruppe, allein in den ersten sechs Monaten dieses Jahres haben 31.400 Kosovaren Asyl beantragt. Die Chance auf Bewilligung dieser Anträge ist gleich null, denn der Balkanstaat gilt im Vergleich zu Syrien als relativ sicheres Herkunftsland.

Es sind nicht nur die Habenichtse, welche dem Balkanland den Rücken kehren. Auch die ohnehin überschaubare Mittelschicht wird dünner. Familienväter, die seit 1999 für internationale Organisationen und Missionen vor Ort gearbeitet und eigentlich nicht schlecht verdient haben, sehen keine Zukunft mehr für ihre Kinder und packen ihre Sachen.

“Wir haben nach dem Krieg schreckliche Fehler begangen”, sagt einer der UCK-Gründer selbstkritisch. Seine Kampfgenossen seien inzwischen finanziell so mächtig, dass keine Opposition diese Fassadendemokratie zum Einsturz bringen könne, um darauf einen funktionsfähigen Staat aufzubauen. “Es braucht”, sagt der Insider, “eine neue politische Kraft, die dieses reiche Land mit vielen Bodenschätzen liebt, bereit ist, radikal mit der alten Klientel abzurechnen.”

Dieser Tag scheint fern zu sein für die meisten Kosovaren. Während Tausende in Richtung Westen aufbrechen, reist eine kleine Minderheit nach Syrien, um für das IS-Kalifat zu kämpfen. Zwei Dutzend kosovarische Dschihadisten haben dort bisher ihr Leben gelassen, über 200 sind nach Erkenntnissen von Sicherheitsdiensten in Syrien und im Irak unterwegs.

“Lista e …” Milaim Zekës! Nga Bajrush Morina

Milaim Zeka këto ditë është shndërruar në “yll medial!”. Ai shkruan, poston lajme senzacionale, jep deklarata e intervista, të cilat dorën në zemër, më së paku kam pritur se do t’i lansojë ai, me gojën e tij.

Por Milaimi foli, po flet e do të flasë duke u bazuar në “…informata ndërkombëtare jo nga Ballkani!” (Ndoshta nga Suedia!)

Sidoqoftë, në gjithë këtë hallakamë mediale që po e shkakton Milaim Zeka mund të ketë diçka të vërtetë, apo të vërtetë të pjesshme, të mesme apo apsolute.

Ç’është e vërteta, për mua përmendja e emrave si të dyshuar nga Gjykata Speciale nga Milaim Zeka nuk përbën ndonjë lajm senzacional. Fundja as baba I Milaim Zekës

(I cili në krah të djalit poashtu u bë figurë mediale për shkollimin dhe profesionin e tij) e as baba im nuk do të akuzohen. Për këtë jam i sigurtë 100%.

Ndërkaq të apostrofuarit e Milaim Zekës, nuk po përmenden për herë të parë si të dyshuar të mundshëm për veprimtari të dyshuara kriminale .

Madje sa për t’ia kujtuar opinionit dhe vetë Milaim Zekës, kur në vitet e para të pasluftës, ne një grup gazetarësh, i përmendnim disa prej këtyre emrave si të dyshuar për veprimtari kriminale, vetë Milaim Zeka i ka pasë “quar fjalë”  të ndjerit Bardhyl Ajetit. (“Selamin” për Bardhyl Ajetin  besoj se e kujton Milaimi!) ndërkaq pjesa më e madhe e “gazetarëve të pavarur” dhe “opinionistëve me syze e me mjekrra” na akuzonin se “…po fusim vëllavrasje mes shqiptarëve!”

Pra, vriteshin, kryesisht aktivistë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së, ne I përmendnim disa prej tyre si të dyshuar të mundshëm (SHIK-un, shefin e SHIK-ut e Xhavit Halitin më së shumti) në ndërkohë që prapë, ne gazetarët  e gazetës “Bota sot” akuzoheshim se po përpahim “vëllavrasje!”

Tash, 16 vjet pas përfundimit të luftës, emrat që po i përmend Milazim Zeka po dalin të jenë si të dyshuar për krime nga Gjykata Speciale!

Unë e di se Milaim Zekës i dhemb shpirti kur i pëmrend  këta të dyshuar, se i ka pas e i ka shumicën prej tyre miq të idealit e të luftës, por pse atëherë këta  emra për Milaim Zekën ishin “burra të mirë” e sot janë të dyshuar nga Specialja?

Pse atëherë nuk u hetuan këta të dyshuar, për faktin se së paku do të ishin parandaluar disa vrasje politike të pasluftës në Kosovë?

“Lista….” e Milaim Zekës, mund të jetë e vërtetë. Kjo listë mund të zgjerohet edhe më shumë.

Por të gjithë ata që dyshohet se do të jenë „objekt hetimi“ nga Gjykata Speciale, në një farë mënyre „…i kanë zbritur pelës prej bishti, prandaj….“ prandaj ….për ata sot interesohet edhe Specialja, për ta sot flet edhe Milaim Zeka.

 

 

 

Mospërfillja nga qeveria i shtyn përsëri në protestë veteranët e UÇK-së

PRISHTINË – Disa dhjetëra ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë protestës së sotme në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, përkundër paralajmërimit se shprehja e pakënaqësisë së tyre do të jetë e qetë, në një çast thyen dyert e rrethojave para ndërtesës dhe u futën brenda oborrit deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ku u ndaluan nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi tentoi t’i qetësojë veteranët e inatosur, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që sot protestuan për shkak të shtyrjes së vazhdueshme të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, si dhe mos zbatimit të ligjit për veteranët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, siç bëri të ditur për Anadolu Agency, Xhevdet Qeriqi.

“Po kalojnë edhe 16 vite dhe veterani i luftës nuk e gëzon asnjë të drejtë. Ne sot po protestojmë me dy pika: publikimi i listave finale, sa më shpejtë dhe zbatimi i ligjit për këto kategori” tha Qeriqi.

Ai me këtë rast shprehu indinjatën e bashkëluftëtarëve të tij që janë lodhur nga pritja e stërzgjatur për definimin e statusit të tyre dhe ka akuzuar rëndë jo seriozitetin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, të internuarit dhe pjesëtarit të UÇK-së.

Ai bëri me dije se më herët gjatë vitit, veteranët e UÇK-së janë takuar me kryeministrin Mustafa dhe ai kishte premtuar se buxheti i dedikuar për kategoritë e dalura nga lufta nuk do të preket dhe se është një buxhet i shenjtë, mirëpo informatat që aktualisht ka marr Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tregon të kundërtën.

“Për fat keq, kjo ka ndodhur tani, me rishikimin e buxhetit veç 6 milion kanë kaluar diku tjetër. Kam informacione se prapë do të preket ky buxhet deri në fund të vitit, mirëpo një pjesë e veternavëe ende po mashtrohen se deri në fund të këtij viti asnjë pikë e këtij buxheti nuk do të jetë. Krejt do të kalojë diku tjetër sepse Komisioni nuk po arrin t’i përfundojë listat përfundimtare” tha Qeriqi, duke shpjeguar se Ligji për kategoritë e dala nga lufta nuk mund të filloi së zbatuari pa publikimin e listave finale.

Ai akuzoi ish bashkëluftëtarët e tij që tani janë pjesë e Qeverisë se po bëjnë propagandë në terren duke i gënjyer dhe mashtruar veteranët se shumë shpejt do t’i marrin pensionet.

“Unë shumë pak besoj se këtë vit do të ketë benificione për veteranët e luftës” thotë i zhgënjyer ky ish luftëtar i lirisë i pakënaqur me punën e komisionit qeveritar

“Është e pakuptimtë që plot tri vite një komision mos me arrijë të verifikojë veteranatë e luftës. Gjithë e dimë se një vit e diçka ka zgjat lufta kurse tani, tri vite, gjithë ai komision dhe zinxhir komandues nuk po arrijnë t’i verifikojë këta veteranë. Kjo po bëhet qëllimisht dhe politikisht” tha Qeriqi.

Ai paralajmëroi se veteranët e UÇK-së nuk do të ndalen së protestuari, deri në realizimin e kërkesave të tyre, pavarësisht sfidave dhe kërcënimeve që kanë pasur në vazhdimësi. Ai këtë e arsyetoi për faktin se kjo është një kategori e shoqërisë e cila ka sakrifikuar shumë për Kosovën ndërsa sot, veteranët e luftës janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve bëri me dije se bashkëluftëtarët e tij, çdo ditë e më shumë, po  kërkojnë nga Këshilli që ta shtojë presionin tek qeveritarët e papërgjegjshëm, ndërsa kanë diskutuar edhe mundësinë që t’iu dërgojnë shteteve mike dhe këshillave për mbrojtjen e drjetave të njeriut nga një letër, të paktën për t’i njoftuar për gjendjen aktuale të veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe mos plotësimin e obligimit ndaj tyre, kur vitin e kaluar u ishin ndarë 10 milionë euro, në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtare, por ato asnjëherë nuk u shpërndanë për ish-pjesëtarët e UÇK-së, përfundoi Qeriqi.

Protesta e radhës, ësthë paralajmëruar përe të hënën dhe indinjata dhe pakënaqësia e ish luftëtarëve të UÇK-së sa vjen e shtohet.

Kjo ka mundur të shihet edhe nga refuzimi i shumicës së veteranëve të UÇK-së për ta ndërprerë protestën e sotme duke kërkuar edhe ndryshim në qasjen e protestimit.

Oliver Ivanoviq hyn në grevë urie

PRISHTINË – Oliver Ivanoviq, lideri i Iniciativës Qytetare Serbe – SDP, filloi grevën e urisë në burgun e Mitrovicës duke kërkuar mbrojtjen në liri, pasi dje iu vazhdua paraburgimi edhe dy muaj, deri më 6 tetor, ka thënë për Anadolu Agency zëvendësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq.

“Oliver Ivanoviqit dje i është zgjatur paraburgimi deri më 6 tetor. Mesa duket, nga dëshpërimi dhe situata pa rrugëdalje në të cilën nuk ekziston e drejta dhe drejtësia, ai ka marr vendim që nga sot ta fillojë grevën e urisë”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo shpreson se gjykata do të rishqyrtojë vendimin e vet

“Konsiderojmë se kjo nuk është në rregull që në shekullin 21 të thyhen të drejtat elementare të njeriut, ku ju e dini se asnjë nga dëshmitarët nuk e ka akuzuar, ku janë hetuar dhe intervistuar më shumë se 45 dëshmitarë, ku deri më 10 shtator më nuk ka gjykim dhe gjitha këto e kanë bërë që ai të fillojë grevën e urisë”, thotë ajo.

Ksenija Bozhoviq ka apeluar tek organet kompetente që ta kuptojnë seriozitetin e kësaj situate në të cilën gjendet shefi i partisë së saj, Oliver Ivanoviqi, për shkak të moshës së tij si dhe faktit që prej 18 muajsh, ai gjendet në paraburgim, ndërsa njeriut në moshën e tij mund t’i përkeqësohet shëndeti.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000. Të akuzuar për tentim vrasje nga EULEX-i janë edhe koloneli i policisë së MPB-së serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq. Vazhdimi i gjykimit kundër Oliver Ivanoviqit fillon më 10 shtator.

Prapë paska hangër Ernest Luma – Nga Milaim ZEKA

Rishtas në faqen e tij në Facebook për temën e listave të Gjykatës Speciale kemi një reagim të gazetarit Milaim Zeka ndaj Ernest Lumës të titulluar: “Prap paska hanger Ernest Luma” –

Po ia sjellim lexuesit:

“Kurr nuk e kisha zene ne goje, sikur te mos ishte puna qe ai me pergojon per rastin e Kumanoves. Thote se une paskam thene:”Jane vrare 9 sirian, te Isis e te Al Qaedes”!

Mem citu dikush tjeter gabimisht, edhe ja fali. Shkrimi im eshte i botuar.

Duke shkruar per rastin e Kumanoves, une kam thene qe te konfirmuar, pra te konfirmuar, jane tre shqiptare. E kam pasur edhe listen me emra te tjere, por shenjat e gishtave nuk ishin verifikuar akoma nga policia e Kosoves.

Ministria e Puneve te Maqedonise, pra MPB, ajo qe vet i kishte vra keta njerez, doli e tha: Jane 14 terrorist te vrare.

Nderkohe, disa dite para Kumanoves, sipas burimeve nderkombetare, nga dikush ishin vra 9 refugjate nga lindja e mesme (nuk kam permend nga cili shtet), ku autoritetet maqedone kishin thene se “i ka shkelur treni”! Sherbimet e huaja, i kishin kap ne pergjime agjent te sherbimit sekret maqedon, te cilet po thoshin: Hajde i perzijme trupat e ketyre me trupat e luftetareve, edhe justifikohemi perpara amerikaneve dhe evropianeve, se grupi ka qene i lidhur me organizata terroriste”!

Me ta marre kete lajm, une bera shkrimin, jo per te treguar shifra, po per te parandaluar njollosjen e atyre djemeve, te cilet e dija qe vriten e vdesin per shqiptari e Atdhe, po kurr per ideologji fetare.

Qe shkrimi im ishte bombe per sherbimit sekret te Maqedonise, e teregoi fakti se Mp te Brendeshme doli e tha: Nuk jane 14 te vrare, po 10!

Tani linde pyetja: Perse Ernest zgarica nuk merret me zbritjen e shifrave te Ministrise, po te nje gazetari, qe edhe mundet me ja huqe, ashtu qysh ja kane huqe mediat me te medha boterore?!

Nese ndonje pune me bene krenar qe jam gazetar, eshte pikerisht Kumanova. Edhe prishja e ketij plani. Une kam publiku edhe rastin Monstra, ku shqiptare te pafajshem mbahen ne burg.

Ernest, une e di dhe te kuptoj sinqerisht qe ti merr porosi neper lokale se cka me shkru e kujte me ja fut. E ke te veshtire me hanger dreke te Ramushi, e darke te kreret e Pdk se! Ta di edhe darken e fundit para 10 diteve, ne cilin restoran dhe me kend?!

Une rri me ata njerez te PDK se qe rrine me ju neper kafe, edhe me nje zyrtar te larte te kesaj partie, edhe thojne: bane nje liste te re. Heqne emrin e Hashimit, Kadrise dhe Xhavit Halitit, e futne emrin e Ramushit e te Rrustem Berishes. Nuk e beje kete sepse frigohem prej Zotit, jo prej askujt.

Gjyshi me ka mesuar qe Zoti ma ka fal shpirtin, ai ma merr!!!

Sa per fund Ernest: Kur Luani e pyet lepurin ç’ka han ti?! Lepuri i thote: Ha lakna, karrota, po ha edhe mut!!!

Ha ti ha….

Krejte zagaret e partive politike mu kane gju ne shpine, po zagari nuk bahet qen, krimbi nuk bahet shqiponje, mushka nuk bahet ati per me shalu.

U kam pas thane ish shokeve te mi: Tullat nuk marohen prej mutit.

Foto per here te pare: Bege Riza, Sami Ukshini, Shkelzen Zeneli, daja Esat dhe zotri Gashi, qe tash jetojne ne Norvegji.

07-08-2015 13-33-58

07-08-2015 13-34-2207-08-2015 13-34-3807-08-2015 13-34-54

MILAIM ZEKA I PËRGJIGJET ME REAGIM REAGIMIT TË AGIM ÇEKUT PËR LISTAT

Pas botimit të listës nga ana e gazetarit Milaim Zeka me emrat që presupozohet se do t’i hetojë Gjykata Specialetë, ka reaguar Agim Çeku në gazetën Express.

Por nuk vonoi reagimit të Agim Çekut, Milaim Zeka i përgjigjet me reagim në faqen e tij në Facebook:

Ja çfarë i shkruan Agim Çekut Milaim Zeka:

“Agim Çeku paska deklaruar per gazeten Express, se emrat te cilet jane ne listen e atyre qe do te akuzohen jane:

1. Top Secret

2. Asnje vendor nuk i din listat.

E para eshte e vertete.

E dyta eshte e vertete.

E treta une nuk jam vendor.

E katerta: Agimi edhe te gjithe ne liste e dine qe une nuk beje hajgare me gjera kaqe te rendesishme dhe kaq te dhimbeshme.

Madje per informacion shtese, ne ate listen Top Secret, Agim Çeku mbane nr 1.

Mire kishte me qene qe keta njerez me shume me fole ne menyre hipotetike per veten e tyre: Po nese akuzohemi?!!!”

Këtu e mbyll Milaim Zeka reagimin e tij për Agim Çekun.

 

MIRË SE VJEN, DIKTATURË! Nga Jusuf BUXHOVI

Diktatura, në rrugë e sipër që të vendos çdo gjë nën urdhër dhe mbikëqyrje të plotë, kërkon vrasjen e mendimit të lirë, nga ai kritik, krijues e deri te ai shkencor.

Kjo vrasje fillon nga faza e anatemimit të ideve dhe të autorëve të tyre me anën e fyerjeve ndër më të ulëtat, shpifjeve ndër më të pabesueshmet dhe të deskriditimit të paturpshëm publik, deri te shkalla e linçimit.

Këtë punë, rëndom e bëjnë palaçot nga radhët e kalemxhinjve mediokër dhe “analistëve” të shpifur, të njohur për ngjyerjen në secilin grazhd, të njohur për atë që sipas nevojës ndërrojnë padronë, të njohur për atë që të ndërrojnë besime,dhe të njohur edhe për atë që ndërrojnë emëra e mbiemra dhe ndërrojnë edhe lëkurë madje!

Të tillët, gjithnjë sipas urdhrave që marrin, ngarendin “t’i kryqëzojnë shpatat” me krijues me autoritet, me shkencëtarë me vepra dhe bagazh shkencor,pra me gjithë ata që punojnë pa u kthyer në sherbëtorë, vasalë e jeniçerë.

Me këtë rast, fjalamanët “zhvlerësojnë vepra”, “diskreditojnë pikëpamje”, caktojnë se cila prej tyre është “shkencore” dhe “joshkencore”, kush është “historian” e kush “rrenacak”, kështu gjithnjë duke shpirfur për autorë të rëndësishëm dhe veprat e tyre, pa ngurruar edhe të gërryejnë nëpër biografitë e tyre,.Po të kishte shtet juridik dhe ligj, do të thirreshin në përgjegjësi, bashkë me mediumet që u japin hapësirë, sado që shumë prej tyre, duke vjelë fonde nga vendet perëndimore, krenohen “për frymën demokratike” dhe për “liri mendimi”!

Pra, diktatura nuk është rastësi.

Ajo kthehet në një të keqe të madhe, në një tirani, çastin që një shoqëri, e cila, në vend se një politike të papërgjegjshme dhe rrënuese t’ia ndal turrin me të gjitha mjetet dhe mundësitë, në vend se ta mbrojë hapësirën e lirisë bashkë me sistemin e vlerave, heq dorë prej saj! Ndërsa ajo pushtohet nga kalemxhinjtë gebelsianë në rolin e prokurorëve; pushtohet nga strukturat e gjithëfuqishme paramilitarët që kontrollojnë shtetin duke e kthyer atë në plaçkë të krimit, dhe kontrollohet nga klerikët, që marrin të drejtën të gjykojnë për të gjitha dhe të përgatisin turrat e drunjve ndaj “të pafeve”!

Ringjallja e trefishtë e Abetares dhe nënëlokja Fazile Nga Qamil Zekolli

06-08-2015 14-43-05
(4 gusht 1929 – 12 prill 2015)
Në vigjile të 86 vjetorit të lindjes së Nënë lokes tonë Fazile Gërdalla-Zekolli

4 gusht 2015 , Bllacë

 

Fazile Zekolli ishte fëmija e dytë e Osman dhe Rabije Gërdallës . Ajo u lindmë 4 gusht 1929 në fshatin Karvasari, (nga Karvan – saraj ) , Komuna e Therandës, tani komuna Malishevë . Babai i nënë Faziles qysh në rininë e tij ishte rënë në kontact me veprimtar të ilegales kombëtare dhe kishte fillue të shpërndante librin shqip në Kosovën e okupuar . Ai bashkë me Vesel Pagarushën nga fshati Pagarushë , Dërvish Bullakun nga fshati Nishor dhe Dërvish Sadrinë , rapsod nga fshati Karvasari kishin formuar një qelulë për shpërndarjen e librit në gjuhën shqipe nëpër një pjesë të Kosovës .
Vetëm Osman Gërdalla kishte njëmbëdhjetë pika shpërndarjeje ilegale duke fillue prej fshatit të tij të lindjes , pastaj në fshatrat Bllacë , Ngucat, Nishor, Topillë , Budakovë, Koshare, Javuer , Lloshkobare , Peqan , Berishë dhe Lladroc .
Siç tregonte nëna Fazile , ata kalonin kufirin ilegalisht , shkonin në Shqipëri me kuaj , iu hiqnin kashtën samarëve dhe në vend kashtës futnin libra pastaj i sillnin në Kosovë dhe i shpërndanin në vende të caktuara dhe të besueshme në konspiracion të madh , sepse në vitet ndërmjet dy laftave botërore në pjesën dërmuese të rasteve , për një shkronjë latine gjandarët serbë vranin njerëz pa kurrëfarë gjyqi dhe askush nuk kërkonte përgjegjësi prej tyre .
Vëllau i madh i Nënë Faziles , Zeqiri diku në moshën 12 vjeçare , duke ruajtur bagëtinë bashkë me bashkëfshatarin e tij , Pajazit Ismail Bytyqi i lagjës së Misinëve , kishte prerë një thupër thane .
Duke ia hequr nejtë thuprës Pajaziti i thotë :
– Je kah e ndreqë mirë një thupër thane me thikë dhe me shkopin e tij , të cilit i kishte ngjitë një gozhgë në fund e shkruan germën “th” mbi një rrasë .
Zeqiri ishte më i ri kurioz , e pyet Pajazitin :
– Çka shkrove bre ?!…
-Jo more kurrëgjë, por vetëm e bëra një vijë të lakuar .- thotë Pajaziti
– Pasha t’madhin Zot kjo nuk është vetëm vijë, por kallxom çfarë germe është ? – ia kthen Zeqiri
-Zeqir ti je i ri , por në qoftë se e mbanë fjalën dhe ma jep besën se nuk i tregon askujt , unë të mësoj me shkrue dhe me lexue me germa shqip .
– Besën po ta jap se nuk i trgoj askujt . – ia kthen Zeqiri.
– Kjo është germa “th” , i thotë Pajaziti , E shkrova “th” mbi rrasë , sepse më erdhi ashtu kur të pashë se ti kishe në dorë një thupër thane dhe e rregulloje me thikë . Pra fjalët “thupër” , “thanë” dhe “thikë fillojnë me germen “th” dhe e fshiu shkronjën mbi gurë , sepse në atë moment panë se jo shumë larg tyre po kalonte një udhëtarë.
Prej asaj dite Zeqiri dhe Pajaziti u afruan edhe më shumë me njëri tjetrin dhe filluan të bashkëpunojnë në fshehtësinë më të madhe .
(Në vitet ’40-a Pajaziti burgoset dhe vritet nga sllavo-bullgarët në burgun e Idrizovës . Zeqiri dënohet dhe mban dymbëdhjetë vjet burg në kazamatet jugosllave . Zeqiri vdiç më 18 shkurt 2012 në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçare , në këmbë e duarë të veta dhe me vetëdije të plotë deri në minutën e fundit të jetës së tij .)
Zeqiri ruante bagëtinë , kurse Fazilja gjashtë vjet më e re shkonte pas tij dhe ditë pas ditësh Zeqiri e kyqi edhe ate në mësimin e alfabetit të gjuhës shqipe . Zeqiri merrte gurë të butë , i bënte në formë shkumësi, uleshin me motrën Fazile dhe shkruanin shkrojat mbi rrasa , të cilat nuk janë të pakta në zonën tonë . Ata mbanin me veti guralecë dhe kur shihnin se po afrohej dikush , ose po kalonte aty pari , fshinin germat dhe fillonin të luanin guralecë . Kështu nuk mund të dekonspiroheshin dhe të zbuloheshin .
Duke filluar nga Gollusha në Bllacë deri në Malishevë e Rahovec , ajo pjesë malore kodrinore është e gjitha prej gurësh gëlqerorë dhe ka rrasa të dimenzioneve të ndryshme shumë të përshtatshme për të shkruar mbi to pasi sipërfaqja e tyre është mjaft e lëmuar .
Deri në fund të viteve gjashtëdhjeta të gjitha shtëpitë e fshatit Bllacë dhe të fshatrave për rreth kanë qenë të mbuluara me rresa .
Jo vetëm familja Gërdalla , por të gjitha familjet me autoritet bastiseshin shpesh nga gjandarmëria serbe dhe librat duhej të siguroheshin mirë , sepse po të zihej , jo një libër, por vetëm një shkrojnë latine , ishte më keq se sa të ziheshe me armë . Por as Zeqiri e as Fazilja nuk dinin gjë për punën dhe lidhjet e prindit të tyre , Osmanit në shpërndarjen e librit shqip . Edhe Osmani nuk dinte që fëmijët e tij kishin filluar të nxënit e alfabetit shqip tinza tij .
Abetarja të cilën e ka ruajtur nënë Fazilja , si tregonte Ajo, tri herë është shti në dhé e mbështjellur me mushama dhe tri herë është nxjerrë nga dheu . Prej lagështisë pjesët e jashtme të abetares kanë marrë ngjyrë kafeje të qelur , kurse fletët janë bërë shumë të ndieshme dhe nga pakujdesia e mund të grisen e të bëhen blozë.

06-08-2015 14-43-45

 

Për fat të keq kjo abetare nuk i ka kopërtinat dhe nuk jemi të sigurtë për vitin e botimit, por si thoshte Nënëlokja , duhet të jetë botim i vitit 1936 deri 1940 .
Osmani kishte mësuar të shkruante në qirilice , por ende nuk dinte të lexojë shqip .
Në vitin 1937 ju kishte ardhur një letër nga një kushëri i tyre i cili jetonte në rrethin e Durrësit . Osmani kishte shkuar te Dërvish Sadria për ta lexuar letrën . Në të kthyer në shtëpi takohet me djalin e tij Zeqirin , i cili atë buzëmbrëmje po i kthente bagëtinë nga kullosa ditore .
– Hej more Zeqir , kusherini na ka shkrue letër prej Shqipnije . – i thotë Osmani
Zeqiri nga kurreshtja dhe gëzimi i kërkon menjëherë letrën.
– Ama bre ta shoh ! – kishte thënë Zeqiri .
Pasi e merr letrën fillon ta lexojë më zë dhe nga kurreshtja nuk e dinte se po dekonspirohej para prindit të tij .
“Kusheri të dashtun,
Ne jemi mirë me shëndet familjarisht , …., këtu te ne janë ra do mjegulla të dendura dhe të rënda dhe pa dyshim shpejt do të vijnë edhe kah ju në Kosovë… Të fala dhe mall kusheriri juaj ” – shkruante ndër të tjera në letër .
Kur mbaron së lexuari ngritë kokën dhe e sheh babain e tij me lotë në sy .
– Haj kuku për mue , duke e pasë djalin tim që din me lexue , unë kam shkue me e mërzitë Dervish Sadrinë me ma lexue letrën . – psherëtinë thellë Babë Osmani .
– Më fal baba, por nuk kam mujt me të tregue se kështu i kemi pasë fjalët , mos me i kallxue kërkujt .
Pra Zeqiri kishte lexuar dhe shkruar shqip tri vjet rresht pa e ditur as prindët e tij .
Prej asaj dite edhe pse Zeqiri ishte i ri, sa i kishte kalue të pesëmbëdhjetat dhe prindi i tij fillojnë të bashkëpunojnë në nxënjen e dijes dhe pas një kohe shumë të shkurtër edhe Osmani do të mësojë të lexojë dhe të shkruaj shqip .
Pastaj edhe nënë faziles iu lehtësua qasja në libra shqip dhe abetaren e ruante me një dashuri të madhe sikur të ishte fëmijë e sajë .
Miqësia e bashkëpunimit në fushën e dijes i miqësoi edhe familjarisht Osman Gërdallën dhe Ali Bislim Zekollin , duke ia dhënë Fazilen për Latifin , djalin e vetëm të Aliut .
Nënë Fazilja me at Latifin kaluan nëpër sfida të mdhaja gjatë jetës së tyre . Ishin të margjinalizuar nga shteti okupues serbo-jugosllav gjatë gjithë ekzistencës së kësaj fantome me emërin RSFJ .
Ata lindën dhe rritën së bashku plotë 14 fëmijë , prej të cilëve dhjetë prej tyre janë me trashigimtarë . Libadja , Asllani dhe Libadja e dytë vdiçën pasi u bënë të ecnin vetë . Nuk kishte përkujdesje mjekësore dhe i mori vdekja . Kurse Aliu vdiç , ( lexo: e vdiçn), në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare me 12 shtator 1968 . Dyshimi për vdekjen natyrore të Aliut kurrë nuk na u hjek , sepse ndodhi në vigjilje të demonstratave të mëdha studentore e mbarëpopullore të vitit të këndelljes , vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit të popullit tonë . Ai sihte vetëm tre ditë i sëmurë dhe mendohej se ishte ftohur, apo kishte një lloj gripi . Kur shkoi të vizitohej te mjeku në Duhël, (mjek ishte një Aca nga Shkupi ) , i dha disa injekcione dhe në vend se të përmirësohej , gjendja e tij në ditën e tretë u keqësua aq shumë sa që heret në mëngjesin e dymbëdhjet shtatorit e dërguan në spitalin e Prizrenit , ku edhe ndrroi jetë rreth orës 15 e 5 minuta . Aliu nuk qëndroi asnjë ditë i shtrirë në shtat , përveç natën e 11 e 12 shtatorit që përpëlitej si zorra n’prush deri sa vdiç në spital.
Nënëlokja Fazile dhe at Latifi u mbajtën fort dhe i përballuan me forcën e madhe morale e njerëzore të gjitha dhimbjet dhe sfidat e jetës së tyre .
Me daljen e UÇK-së në skenë dhe fillimin e luftës për çlirim nga okupatorët serbo-çetnik , shtëpia e sajë ishte vatër e djemve dhe vajzave të luftës . Me mish e shpirt nënëlokja Fazile me djemt , të rejat , vajzat, nipat dhe mbesat iu përkushtuan luftës për çlirim , kurse vetë nënë Fazilja ishte dhe mbeti deri në vdekje një plakë e respektuar nga të gjithë ata që e njohën .
Më 23 gusht 1998 , djemt e Bllacës luftuan për trembëdhjetë orë resht me forcat serbe , ku vetëm në një oborr në vendin e quajtur Te Shelgjet , vranë shtatë ushtarë serb , dëmtuan disa mjete të blinduara dhe plagosën një numër të konsiderueshëm ushtarësh të okupatorit serb . Në të njejtën ditë u vra djali i madh i nënë Faziles, Bislimi dhe u plague Destani . Të nesërmen plagohet edhe djali i vogël i nënë Faziles Zeneli , bashkë me dy bashkëfshatarë dhe bashkëluftarë Isuf Lumi dhe Ukë Guraziu .
Nënë Fazilja edhe në këtë rast u tregua shumë e fortë dinjitoze dhe kurajuese ndaj ushtarëve tjerë duke ju thënë se “… ju jeni të gjithë të bijtë e mi dhe mos mërziteni ju , se nana qëndron e fortë . Liria pa gjak nuk fitohet !….”
Ajo ju dha zemër dhe i priti dhe i përcolli të gjithë djemt dhe vajzat e UÇK-së të zonës tonë , por edhe më gjerë, sikur bijtë e sajë .
Nëna Fazile edhe pas mbarimit të luftës , bashkë me nënat e dëshmorëve kurrë nuk iu ndanë aktiviteteve për shënimin e festat kombëtare dhe përvjetorëve për dëshmorët .
Më 7 qershor 2000 , në Bllacë ishin prezente shtatë nënat e dëshmorëve të rënë në fshatin Bllacë . Papritmas mederatorja ia dha mikrofonin . Ajo u befasua , sepse nuk e dinte se do ti jepej fjala , por aty për aty e ngacmoi moderatoren :
– Bijo pse nuk më keni tregue më heret se edhe unë di me shkrue sa ju dhe e kisha shkrue edhe unë fjalimin tim .
Pastaj iu drejtua rreth 15 000 pjesëmarrësve të pranishëm, me një lehtësi shumë të madhe e një origjinalitet që vetëm pleqët tanë dinë ta kenë në raste të tilla . Ata nuk skuqen para kamerave dhe as që shikojnë në drejtim të kamerës .
“-Të nderuem pjesëmarrës, miqë dhe dashamirë ,
Të nderueme nana dhe familje të dëshmorëve ,
Ju përshëndes të gjithëve nga thellësia e shpirtit dhe zemrës .
Nana të dëshmorëve , djemt tanë nuk kishin fatin të vishen ushtar dhe ti zgjedhin uniformat në depo ushtarake, por janë nisë në kambë , kanë shkue në Shqipëri dhe i kanë ble do pushkë të vjetra dhe do uniforma , e janë ardhë nëpër flakë të pushkëve për me i dalë zot vendit vet , Atdheut tonë . Kur u kthejshin , shkojshin te baci (vllau i sajë Zeqiri), dhe ai i rregullonte dhe i qitke në terezi pushkët e tyre me do dana të këqija . Pra ju nana qëndroni të forta , sepse ne nuk kishim pasë lindë vetëm fëmijë , por kishim pasë lindë plumba kundër Serbisë së madhe ! Ju nana të dëshmorëve qëndroni të forta dhe dijeni se të gjithë këta djem dhe vajza janë fëmijët tanë ! ” dhe pastaj e përfundon me “- E gëzofshi Lirinë e ju falemnderës për ardhjen tuaj ! ”
Ajo e përjetoi shumë rëndë rënjen e të madhit Komandant Kumanova-Ismet Jashari , më 25 gusht 1998 , për të cilin sa herë fliste dhe e kujtonte shumë shpesh me respekt e dashuri prej një nëne , që vetëm ajo dinte të shprehte ato ndjenja aqë njerëzore për Ismetin.
Nënëlokja kishte përjetuar bukur rëndë edhe rënjen e Imer Krasniqit e Sahit Tixhës , sepse thoshte se kanë ardhë këtu te na me na ndihmue me e luftue shkaun . Edhe për dëshmorët Mehmet Lumin, Shaban Iballi, Kadri Qollaku e Sadri Guraziu fliste shpesh , por më shumë përmendte Salih Kërmenin , i cili ishte ndër djemt më të ri në UÇK dhe më i riu në mesin e dëshmorëve .
Nënëlokja Fazile dhe at Latifi përjetuan bashkë me gjithë popullin tonë shtypjen sllave me të gjitha peripecitë shtypëse në periodat më të rënda kohore si , dita e zisë, (vdekja nga uria), “vishaku” e “otkupi” , akcioni i armëve e deri ta demonstratat e gjithëpopullore të viteve ’80-a e ’90-a .
At Latifi vdiç më 4 shkurt 1996 dhe nuk pati fatin të mbrrijë daljen e djemve dhe të vajzave tona në male për çlirimin e trojeve shqiptare . Ai nuk arriti të shoh as Kosovën e lirë . Ai ëndërronte vdekjen e tij nga plumbi në luftë kundër okupatorit serbo-sllav dhe kurrë nuk paramendonte një vdekje nga natyra .
Eshtë interesante se në kohën RSFJ-së familjet që kishin më shumë se shtatë fëmijë shpalleshin kumbarë me Titon dhe gëzonin disa privilegje , At Latifi dhe nënë Fazilja edhe pse kishin dhjetë fëmijë të gjallë , kurrë nuk u bënë kumbarë me ate që udhëhiqte shtetin okupues jugasllav . Thjeshtë ishin të padëshiruar dhe të pa përshtatshëm për okupatorin .
Nënë Fazilja dhe at Latifi nuk kishin frikë nga vdekja dhe nuk ishin praktikues të asnjë religjioni , bile shpesh edhe urrenin klerin muslimanë , të cilët sipas tyre ishin iformatorët dhe bashkëpunëtorët kryesor të oznës dhe pastaj edhe të udbës , pra sigurimit të shtetit okupues.
Nënë Lokja Fazile arriti të rris , të edukojë me dashuri të madhe e përkushtim katëmbëdhjetë fëmijët e sajë, arriti të bëhet 43 herë gjyshe dhe priti 36 stërnipa e stërmbesa .
Pikërisht sot një vit , ajo kishte kishte ditëlindjen e tetëdhjetë e pestë dhe na bashkoi puthuaj të gjithëve.

06-08-2015 14-50-14

 

Nënëlokja la ca prorsi me të cilat na e lehtësoi edhe përcjelljen e sajë në banesën e fundit me çka e falenderojmë dhe do ta çmojmë gjestin e sajë fisnik për jetë e mot .
**
3 janar 2015 , Tiranë
“- Këtë letër e shkrova në Tiranën e bukur shqiptare , në Shqipërinë e bukur , për të cilën babë e babgjysh janë djegë e përvëlue gjithë jetën….
***
– Mirë se vini miqë e dashamirë në varrimin dhe të pamen time ! Ju falemnderës të gjithëve për respekt e pjesëmarrje !…
****
– Zenel , a ban me të vetë ty , a mundesh me ma gjetë një flamur të vjetër dhe me ma qitë në shkam? Unë jam e vjetër, por flamuri është shumë ma i vjetër se unë.
Mos më qitni lule mbi flamur, se flamuri nuk duron kurgja mbi te , sepse flamuri është shenja ma e madhe dhe ma e vlefshme e kombit dhe e Atdheut …
***
– Imamë e hoxhollarë mos thirrni ! Në ardhëshin vetë pritni si të gjithë miqët e dashamirët tjerë !…
***
…Qamil , po të porositi ty se je ma i madhi . Të pamen ma mbani shtatë ditë , sepse kemi shumë miqë e dashamirë dhe kështu mujnë me ardhë të gjithë . Mos ju thuaj hoxhollarëve , jeni të poshtër e shpijuna , por pritni mirë si gjithë tjerët … Mos ma prish të pamen !…
***
…Ju falemnderës , së krejt anëtarët e familjes , që më kanë respektue dhe kurrë fjalë të keqe nuk më kanë thënë !… Veç Zeneli dhe Zejnija janë mundue ma shumë dhe janë harxhue ma shumë , i falenderoj të dytë ! …
***
Kur të më qoni te vorri, mos e ndalni kërkend , por le të vijnë çika e gra e fëmijë , nipa e mbesa sikur në përvjetore të dëshmorëve që po shkojmë . Afër vorrit ma së pari le të vendosen familja Gërdalla dhe ajo Zekolli , të me qesin nga një grusht dhé …
***
-Këtë letër jua kam shkrue djemve , çikave dhe krejt familjes …
Lamtumirë !…”

Nëna Fazile vdiq më 12 prill 2015 në ora 01 e 50 minuta në Bllacë . Ajo ishte në këbë të veta dhe me vetëdije të plotë deri 25 minuta para vdekjes

 

06-08-2015 14-48-18

Nënëlokja Fazile vdiq, por Abetarja që u varros tri herë dhe ende jeton bashkë me kujtimet e shumëta të nënëlokes Fazile dhe do të jetojë për jetë e mot , në mesin e të gjithë familjes , miqëve dhe dashamirëve të familjeve Gërdalla dhe Zekolli .
Sa me fat jemi , që kishim një nënë, një gjushe e një nënëloke të dashur , të njohur e të respektuar nga aq shumë njerëz të mirë anë a mbanë trojeve shqiptare .
Shembëlltyra , edukata dhe virtytet e sajë do të jenë gjithëmonë e jetë udhërrëfyese për ne dhe gjeneratat që vijnë pas nesh .
Përulemi me pietet, respekt të thellë dhe dashuri të madhe për Nënëloken Fazile !
U prehësh në paqe nëna Fazile !

Gjykata Speciale – fillimi i pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës?

Votimi i ndryshimeve të kushtetutës, të cilat hapën rrugën për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, has në reagime të kujdesshme në Beograd. Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se formimi i këtij gjyqi është hapi i parë dhe se pjesa më e madhe e punës është në të ardhmen. Serbia nuk mund të jetë e kënaqur, derisa të mos dënohen ata që kanë kryer krime, tha Gjuriç. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë Rasim Ljajić mendon se miratimi i amendamenteve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës së UÇK-së përbën një hap të rëndësishëm për procesin e pajtimit, i cili nuk mund të kryhet, nëse të gjithë nuk përballen me krimet, që janë bërë në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Në Beograd transmetohen edhe supozimet se akuzat e para do të ngrihen në fillim të vitit të ardhshëm dhe se në bankën e të akuzuarve do të jenë ndër të tjerë edhe ish- kryeministri i Kosovës Agim Çeku, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe kryetari aktual i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.

Dalja e Kosovës nga euforia nacionale

Historia këtu përsëritet, thekson për DW komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç. “Ashtu siç e kundërshtoi Serbia formimin e tribunalit, që do të merrej me krimet që kanë kryer serbët, sepse e interpretonte si gjykatë antiserbe, edhe në Prishtinë në të njëjtën mënyrë është refuzuar ideja e Gjykatës Speciale. Ne mund të mendojmë çfarë të duam për tribunale të tilla, por roli i tyre në pajtimin e rajonit është i rëndësishëm, mendon Jakshiç. Sepse përballja me të vërtetat është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, edhe sikur të jenë të imponuara nga selia e Bashkimit Evropian. Mendoj se formimi i gjykatës do të çojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës, do të kontribuojë për relaksimin e tensioneve në raportet e tyre dhe do t’u shërbejë shqiptarëve të Kosovës, nga të cilët pritet që të dalin nga periudha e euforisë nacionale e hapur me çështjen e pavarësisë shtatë vjet më parë, dhe të ndërtojnë në mënyrë më efikase shtetin e tyre ligjor.”

Procese rreptësisht të kontrolluara

Çështja e Gjykatës Speciale ka zgjatur shumë, thotë për DW Dushan Prorokoviç, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Alternativa Strategjike dhe se është e qartë se rruga për formimin e gjykatës është hapur me presionin e madh të SHBA-së dhe në një farë mase të BE-së. “Për këtë arsye edhe fati i kësaj gjykate dhe i të gjithë proceseve, që zhvillohen në të, është në duar të Perëndimit dhe jo të shqiptarëve të Kosovës.

Mendoj se për këtë arsye do të ketë shumë drejtësi selektive, se proceset do të jenë të kontrolluara rreptësisht dhe do të synojnë individë, të cilët nuk kanë pasur shumë kontakte me shërbimet perëndimore dhe politikanët gjatë luftës. Do të jenë pjesëtarë të rangut të mesëm të së ashtuquajturës UÇK dhe për këtë arsye mendoj se nuk bëhet fjalë që para kësaj gjykate t’i bëhet procesi Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt.”

Dushan Prorokoviç mendon se Perëndimi ka bërë presion që të formohet gjykata, sepse pas procesit, që udhëhoqi Dick Marty në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bë e pamundur të mbuloheshin të gjitha provat, që kishin dalë. “Perëndimi thjesht duhej të reagonte në lidhje me to, sepse është fakt se në kampet e vdekjes në veri të Shqipërisë dhe në Kosovë kanë kaluar jo vetëm qytetarë të Serbisë, por edhe qytetarë të huaj. Njëfarë përgjigje është dashur të jepet. Për vendet perëndimore do të kishte qenë e papërshtatshme, që Gjykata Speciale të formohej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sepse do të ishte nën lupën e Rusisë, Kinës dhe disa vendeve të tjera, dhe në këtë mënyrë kjo është evituar.”

E ndryshme nga Tribunali i Hagës?

Përvoja e Tribunalit të Hagës tregon se proceset kundër shqiptarëve të akuzuar për krime lufte kryesisht kanë përfunduar me lënien të lirë të të pandehurve, dhe janë pasuar me frikësimin apo likuidimin e dëshmitarëve. Tani shtrohet pyetja, çfarë do të ishte e ndryshme në këtë Gjykatë Speciale nga ajo që ka ndodhur në tribunalin e Hagës. Boshko Jakshiç thotë se shumë gjëra ndoshta nuk kanë për të qenë ndryshe. “Por përvojat e shumta negative, që kanë ndodhur në Hagë, mund t’i shërbejnë kësaj gjykate të re. E vërtetë është se edhe kjo gjykatë ka një dimension politik, si të gjitha paraardhëset, por duhet të nisesh nga arsyet se përse ajo themelohet. Motivi është që shumë gjëra të sqarohen, që nga normalizimi i marrëdhënieve, tek marrëdhëniet e brendshme në Kosovë, deri te vendosja e shtetit ligjor dhe demokratizimit dhe krijimit të shtetit funksionues. Në këtë mënyrë do të lehtësohet jo vetëm procesi i integrimeve evropiane të Kosovës, por edhe i të gjithë rajonit.”

Kontribut i vogël drejt pajtimit?

Pajtimi në rajon, që bëhet një pikë e përbashkët e reagimeve me rastin e kësaj ngjarjeje dhe të tjerave të ngjashme, duhet të jetë rezultati i punës së kësaj gjykate. Dushan Prorokoviç mendon se gjykata e re do t’i shërbejë pajtimit po aq sa ka shërbyer edhe tribunali i Hagës. “Unë mendoj se ky është një absurditet, me të cilën gënjehet opinioni ynë. Procesi i pajtimit mund të kryhet si është kryer në Afrikën e Jugut, pra si një proces origjinal, që vjen nga njerëzit dhe institucionet, që ato përfaqësojnë. Çdo gjë që bëhet nën presionin e huaj, kjo është dëshmuar në 15 vitet e fundit, jo vetëm që nuk mund të kontribuojë për pajtimin, por mund të bëjë shumë më tepër probleme se sa kanë qenë.”

Edhe Boshko Jakshiç mendon se formimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës së UÇK-së nuk do të japë ndonjë kontribut spektakolar për pajtimin e rajonit. Madje është e mundur që të ndodhë lirimi i ndonjë drejtuesi të UÇK-së, nëse i bëhet përsëri procesi para kësaj gjykate. Por nuk ka dyshim se në situata të caktuara megjithatë, do të shpallen dënime, dhe çdo shqiptim i dënimit është pak a shumë afrim me drejtësinë dhe të vërtetën. Këto janë ndoshta disa hapa të vegjël, por në këtë rajon edhe këto hapa të vegjël duhet të jenë të mirëpritur”, thotë Jakshiç. dw

NEUE ZÜRCHER ZEITUNG: “PO-JA” PËR GJYKATËN SPECIALE NGA ZORI Nga Andreas Ernst, Beograd

Në Foto: Ish-komandanti i UÇK-së dhe ministër i tanishëm i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një paradë në vitin 1999. (Foto: Amel EMRIC / AP)

 

Voal.ch ju sjell një shkrim autorial marrë nga NZZ, gazeta më prestigjoze zvicerane rreth ngjarjes më të fundit, siç ishte miratimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila shoqërohet me një analizë të situatës.

NZZ – Vetëm me presionin e madh perëndimor Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ngritjen e një gjykate që do të hetojë për krimet e UÇK-së, ndërkohë që marrëdhëniet me “Ndërkombëtarët” janë në një pikë të dobët.

Parlamenti i Kosovës miratoi një amendament kushtetues të hënën, çka hap rrugën për një gjykatë të veçantë që do të vlerësojë akuzat kundër luftëtarëve të UÇK-së. Më parë, Uashingtoni dhe Brukseli kishin ushtruar presion masiv për muaj të tërë. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Mogherini, vlerësoi hapin si “përgjegjësi në përputhje me rrugën evropiane të Kosovës”. Ambasadat e vendeve të BE dhe SHBA kanë deklaruar se sqarimi i të shkuarës do t’i shërbejë pajtimit të ish-armiqve të rajonit. Tribunali në të vërtetë do të zbatojë ligjet e shtetit të Kosovës. Stafi përbëhet para së gjithash nga të huajt, të cilët do të ulen në Hagë, ku do të jetë Gjykata Speciale. Kjo është bërë sepse gjyqësori i Kosovës ka një reputacion të keq, në mënyrë që të të shmangen presionet ndaj gjyqtarëve, dëshmitarëve dhe të pandehurve, të cilët më parë janë penguar.

Akuzat e rënda kundër UÇK-së

Në vitin 2008, ish-kryeprokurorja e gjykatës së krimeve të luftës në Hagë, Carla Del Ponte, vuri në dukje në librin e saj me kujtime se një numër i krimeve serioze kundër minoriteteve të Kosovës, si “pabesi”e shqiptarëve, nuk janë zbardhur. Në emër të Këshillit të Evropës, Dik Marti, një ish-prokuror i Tiçinos, në gjurmët e Del Pontes, në vitin 2011 botoi një raport spektakolar, ku akuzoi një grup brenda UÇK-së që ka organizuar jo vetëm vrasjet dhe dëbimet, por edhe heqjen me forcë të organeve nga të burgosurit për qëllime trafiku. Për këtë qëllim Brukseli dhe Uashingtoni ngritën një komision hetimor, i cili në korrik të 2014 njoftoi se ka prova të mjaftueshme për fillimin e procedurës penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së. Në lidhje me trafikimin e organeve, do të merren ato raste për të cilat ka një evidencë. Hashim Thaçi, i cili u quajt nga Marti si “udhëheqës i rrjetit”, i konsideroi akuzat si të pabaza.

Kundërshtimi ndaj Gjykatës është mbështetur në faktorë pragmatikë dhe ideologjikë. Ish-anëtarët e UÇK-së, që sot formojnë një pjesë të klasës politike, kanë patur frikë se mos inkriminohen. Organi i akuzës mbështetet në deklaratat e dëshmitarëve dhe, 16 vjet pas ngjarjeve, ora troket në favor të të akuzuarve. Sa më gjatë që të zvarritet procesi, aq më tepër gjasa ka që dëshmitarët të blihen apo të heshtin. Hashim Thaçi, me kokë të ftohtë, thuhet në shkrimin që boton NZZ, pas publikimit të raportit të Martit, kishte kërcënuar se ai do t’i bënte të njohur emrat që do të bashkëpunonin me hetimin.

Në nivelin ideologjik, kjo ka lidhje me imazhin historik të Kosovës. Ishte një luftë e drejtë nacionalçlirimtare kundër shtetit serb, i cili prej vitit 1912 kishte ushtruar një kolonizim brutal. Në versionin zyrtar lufta e UÇK-së ishte “e pastër”. Në këtë luftë, kështu tregohet, se krime ka kryer vetëm ekskulzivisht aparati shtetëror represiv serb. Kush akuzon UÇK-në, ndot kujtimin e “dëshmorëve”. Së fundi, ka një motiv të tretë, si arsye themelore se përse shumë kosovarë e refuzojnë gjykatën e re: Sepse gjyqtarë të huaj, jashtë vendit, gjykojnë mbi Kosovën. Gjykata Speciale Ndërkombëtare kësisoj e bën sovranitetin e Kosovës në mënyrë të konsiderueshme shumë të kufizuar.

Shtetësia e Kosovës është e diskutueshme ndërkombëtarisht edhe shtatë vjet pas Shpalljes së Pavarësisë. Anëtarësimi në OKB është larg. Jo shumë kohë më parë ishte edhe kërcënimi amerikan për krijimin e një tribunali të veçantë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili duhet të jetë ajo çka bëri që të thyhej rezistenca për miratimin e Gjykatës Speciale. 16 vjet pas luftës, misionet ndërkombëtare janë jopopullore në mesin e popullatës – me përjashtim të forcës paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO. Sidomos pasi Misioni i ligjit nga BE i EULEX-it perceptohet si joefikas dhe i korruptuar.

Paragjykimet e ndërsjella

Imazhi historik i sundimit të huaj serb, tani nga shumë, përfshin nocionin e paraqitjes së “ndërkombëtarëve” si mjeshtërat e rinj kolonizatorë. Ndërkohë, nga ana tjetër, është rritur mosbesimi i fuqive ndërkombëtare mbrojtëse të Kosovës, sidomos gjatë luftës për miratimin e Gjykatës Speciale. Në biseda private, me ndërkombëtarë, klasa politike kosovare përmendet shpesh kolektivisht si e korruptuar dhe kriminale dhe shpesh ju do të dëgjoni tone raciste kundër popullsisë. Është sikur në lidhje me parashikimin e kolonalizmit eminent ata përgjigjen e japin vetë, dmth e shohin tek vetja e tyre./Përktheu dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj

 

Nora Ahmetaj: Shoqëria kosovare nuk është e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën

PRISHTINË – Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QDHP) nga Prishtina, Nora Ahmetaj, konsideron se krimet e çfarëdo natyre duhet të zbulohen dhe kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Ahmetaj e cila ka hulumtuar krimet e luftës në Kosovë dhe rajon, konsideron se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale vjen si pasojë e punës jo të mirë të gjyqeve në Kosovë dhe se detyra e gjyqeve është që të dëshmojnë të vërtetën, pavarësisht se në disa raste ajo mund të jetë e dhimbshme.

Ajo konsideron se nuk është mirë që selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Holandë, por thekson se rrethanat ishin të tilla pasi Kosova nuk ka dëshmuar se është e gatshme të krijojë Gjykatën e vet Speciale, sikurse e kanë Serbia, Bosnja e Hercegovina, dhe Kroacia.

“Deri tani gjyqet nuk kanë punuar si duhet. Është parë se, as UNMIK-u dhe as EULEX-i, nuk kanë arritur të merren më seriozisht me këtë çështje edhe pse kanë punuar mjaft në krahasim me gjykatat tona të cilat nuk kanë qenë të gatshme t’i zhvillojnë gjykimet për krimet e luftës” tha Ahemtaj.

Ajo u shpreh se nuk kishte dashur që ndonjë individ nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të ketë bërë krime në emër të saj dhe më vonë ta ndajë të njëjtin identitet me ushtrinë çlirimtare

“Askush këtu nuk po e mohon faktin se këtu ka ndodhur një luftë dhe UÇK-ja ka luftuar për liri dhe për të përzënë regjimin e Millosheviqit mirëpo, nëse individë brenda strukturave të UÇK-së kanë kryer krime, atëherë kjo aspak nuk ka të bëjë me tërë UÇK-në dhe këta individë që e kanë keqpërdorur për interesa personale, duhet të gjykohen,” nënvizoi Ahmetaj.

Aktivistja e njohur kosovare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thotë se gjyqit i nevojitet një periudhë e gjatë kohore për të mbledhur prova materiale dhe disi ta nënshkruajë marrëveshjen me dëshmitarët, çka është pika më e dobët e Kosovës.

“Vërejtja apo brenga ime e vetme është nëse ky gjyq do të mund të mbledhë rreth vetes dhe t’i mbrojë dëshmitarët të cilët do të jenë të gatshëm të dëshmojnë për vepra të tilla, sepse as Tribunali i Hagës e as EULEX-i, deri diku, nuk kanë arritur t’i mbajnë nën kontroll dëshmitarët ose t’i mbrojë ata,” tha Ahmetaj.

Ajo rikujtoi se gjykatësi special amerikan, Uilliamson, në raportin e tij për vitin që shkoi, kishte shkruar se, gjatë hetimeve të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë” në veri të Shqipërisë ka qenë shumë e vështirë të gjenden prova materiale që dëshmojnë tregtinë me organet njerëzore, ndërsa është edhe më vështirë të gjinden dëshmitarë.

Megjithatë, Ahmetaj shtoi se Uilliamson ka gjetur disa dëshmi ndërsa çfarë do të jenë këto dëshmi, duhet ti vërtetojë Gjykata Speciale.

Ahmetaj është këmbëngulëse në konstatimin e saj që për përballje me të kaluarën nuk është e gatshme asnjëra palë, qofshin  serbët e Kosovës apo shqiptarët e Kosovës, sepse është shumë vështirë të ballafaqohesh me krimet e tua personale.

“Ne dëshirojmë të identifikohemi vetëm me viktimën dhe nuk dëshirojmë që individët që kanë kryer vepra të këqija të gjykohen. Thjesht, ende jemi në një lloj çmendurie kolektive dhe kurrqysh nuk po mundemi të shikojmë veten si individ, por këtë e kërkojmë në kuadër të kolektivitetit etnik, “ thotë ajo.

Ahmetaj po ashtu thekson faktin se, edhe pasi kanë kaluar 16 vite nga përfundimi  i luftës, në Kosovë shumë pak flitet për krimet që janë bërë ndaj civilëve, ende diskutohet shumë pak dhe do të duhet edhe një kohë bukur e gjatë, në mënyrë që shoqëria kosovare të rehabilitohet plotësisht.

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Armend Ibrahimi, në katërshen e EPP-së për Evropë!

Revista e të rinjve studentë të Partive Popullore Evropiane, ka zgjedhur Kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në mesin e katër të rinjve nga e gjithë Evropa. Revista ka publikuar një shkrim ku tregon për karrierën e deritanishme të Këshilltarit Ibrahimi. Armend Ibrahimi para disa ditësh ishte në një takim me strukturat rinore të EPP-së jashtë vendit.

Ja shkrimi i plotë i revistës:

Armend Ibrahimi (23) është këshilltari më i ri i Kryeministrit në historinë e Republikës së Kosovës. Ai është kryetar i Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (FRLDK), kurse gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale, Armendi ishte 22 vjeçar, kandidati më i ri për parlament në historinë e Kosovës.

Prej kur ishte në shkollë, Armendi filloi të tregonte cilësitë e tij prej udhëheqësi duke shërbyer si President i rinisë shkollore dhe si njëri nga themeluesit e Lëvizjes Rilindja, një grup informal i pavarur i të rinjve, me më shumë se 13.000 anëtarë nga e gjithë Kosova. Pavarësisht kësaj, fokusi i tij kryesor ishte orientuar drejt organizimit të aktiviteteve rinore, teknologjisë digjitale, projektimit të fushatave zgjedhore dhe të shërbyerit si zëri i të rinjve në politikë.

Për shkak të punës së tij të shkëlqyeshme, Armendi shpejt po bëhet një figurë e rëndësishme dhe e respektuar në parti. Aktualisht, angazhimet e tij kryesore janë krijimi i mundësive të punës për të rinjtë, përfshirja e të rinjve në një shkallë më të lartë në vendimmarrje si dhe inkurajimi i inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë.

Përveç kësaj, ai është duke vazhduar studimet Master në Politikë Ndërkombëtare, duke i shtuar kështu shkallës bachelor i Shkencës Politike nga Universiteti i Prishtinës.

Armendi është gjithashtu një sportist aktiv dhe praktikon karatenë me pasion të madh: ai është i kurorëzuar kampion i 8të fisht nacional i Kosovës dhe ka fituar shumë medalje të tjera nacionale dhe ndërkombëtare në sport.

Cilët janë hapat e ardhshëm për Gjykatën e Posaçme?

Prokurori kryesor ndërkombëtar i Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, David Schwendiman është shprehur i “inkurajuar” me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës dhe ka ftuar të gjithë faktorët e përfshirë në ketë çështje që t’i vazhdojnë përpjekjet, në mënyrë që ky mekanizëm gjyqësor të mund të funksionojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ai ka deklaruar se “procesi i krijimit të Dhomave Speciale dhe i Zyrës së Prokurorit Special ende nuk është i kompletuar, prandaj duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”.

Disa nga anëtarët e grupit teknik për shqyrtimin e legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale, kanë shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se hapi i ardhshëm për formimin e kësaj gjykate është negocimi i një marrëveshjeje me shtetin ku do të jetë qendra kryesore e kësaj gjykate.

Kjo marrëveshje do të negociohet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe vendit ku do të jetë selia kryesore e gjykatës.

Pas arritje së marrëveshjet ndërkombëtare dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Kosovës, anëtaret e grupit teknik kanë shpjeguar se hapi tjetër i ardhshëm do të jetë përzgjedhja e gjyqtareve dhe prokurorëve, që do të jenë të gjithë ndërkombëtarë.

Anëtari i grupit teknik për shqyrtimin e legjislacioni për formimin e Gjykatës Speciale, Enver Peci tha për Radion Evropa e Lirë se për formësimin e Dhomave të Veçanta për gjykatën, kompetentë janë ndërkombëtarët dhe Kosova nuk ka kompetenca për procedurat e mëtutjeshme.

“Nuk jemi ne kompetent të vendosim se çfarë duhet bërë tutje. Mirëpo, me sa dihet ata (ndërkombëtarët) janë duke punuar. Përzgjedhja e gjyqtareve, kompletimi i stafit të duhur dhe gjërat e tjera që duhet të bëhen sipas ligjeve që janë aprovuar, duhet të ndodhin. Kjo është kompetencë e ndërkombëtareve”, tha Peci.

Anëtari tjetër i grupit teknik për shqyrtimin e legjislacioni për formimin e Gjykatës Speciale Sylë Hoxha, pohoi se Gjykata e Posaçme për krime lufte e cila do ta ketë selinë në një shtet të Bashkimit Evropian, sipas ligjit, do t’i ketë edhe disa zyra në Kosovës.

“Sigurisht që edhe njësitet e caktuara të Policisë së Kosovës do t’i ndihmojnë këto dhoma, njësi të veçanta. Do të jenë edhe vendorët që do të ndihmojnë në raste të caktuara dhe do ta kenë një mbështetje teknike”, tha Sylë Hoxha, i cili deri sa ka qenë ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të shtetit ka qenë anëtar i këtij komisioni.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

Gjykata e Posaçme për Krime Lufte, apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parasheh të funksionojë në përputhje edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtën zakonore ndërkombëtare, së cilës i është dhënë përparësi kundrejt ligjeve vendase me nenin 19(2) të Kushtetutës.

Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor të vitit 2000, thuhet në nen 7 të këtij ligji.

Ish-prokurori kryesor i grupit hetues të Bashkimit Evropian, Clint Williamson në vitin e kaluar ka paralajmëruar ngritjen e aktakuzës kundër disa zyrtarëve të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës”.

Williamson pati thënë se “viktimat e këtyre krimeve ishin kryesisht serbë, romë dhe pakica të tjera, por gjithashtu shqiptarë të Kosovës, të cilët u etiketuan si kolaboracionistë të serbëve ose të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së”.

Policia e Kosovës hetime të përbashkëta me FBI: Tre të arrestuar të dyshuar për krim kompjuterik

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i ka arrestuar tre vetë, të dyshuar për krime kompjuterike.

Policia tha se “pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar, të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve)”.

Me rastin e arrestimeve, policia thotë se është bërë edhe kontrolli i shtëpive dhe obejkteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes së provave.

Operacioni policor është zhvilluaar në rajonin e Gjilanit dhe në atë të Mitrovicës.

Personat e dyshuar, shqiptarë të Kosovës, të moshës 23 – 26 vjeçare, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejshme.

LIMAJ: NUK KAM KOMENT PËR LISTAT

VOAL – Me të kaluar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës, në opinion filluan të dalin emrat e të akuzuarve të mundshëm

Në mesin e tyre është edhe emri i Fatmir Limajt, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Limaj në një intervistë për Radio Dukagjinin publikimin e listave të tilla e quajti sport të këndshëm për ata që merren me këtë çështje.

“Ky është tashti një sport shumë i këndshëm për njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë dhe këtu nuk kam asnjë koment, as që më interesojnë fare këto komente që bëhen”.

Ai thotë se i intereson fakti që ata që kanë votuar tërë jetën do të ndihen të turpëruar, ndërsa ata që kanë pritje në këtë drejtim do të ndihen të zhgënjyer nga ajo që ndodhi dje.

Në fund të fundit, tha Limaj, Kosova ka treguar dje se është larg të jetë shtet, vend që kultivon vlerat e veta.

SELIA E GJYKATËS SPECIALE DO TË JETË HAGA-

VOAL – Edhe pse Holanda mendohej gjithmonë të ishte vendi ku do të ketë selinë Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, konfirmim nuk ka pasur zyrtar ende.

Por, në reagimin e vet përshëndetës Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka treguar se selia do të jetë pikërisht në Hagë.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime. BE-ja do të ofrojë fondet për të”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.

04-08-2015 11-26-05

MILAIM ZEKA: KËTA PERSONA DO TË AKUZOHEN NGA GJYKATA SPECIALE

Gazetari Milaim Zeka, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Kosovës, kishte publikuar katër emra të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.Megjithatë, Zeka nuk është ndalur me kaq.Sot ai ka publikuar edhe një listë “më të gjerë” në të cilën ka përmendur edhe figura politike të larta, duke përfshirë edhe liderin e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Veç këtyre, sipas tij, në listë janë të përfshirë edhe Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti e Shaip Muja.

Gjithashtu sipas Zekajt, në listë janë edhe Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Akuzohet edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli

Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.

Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

1. Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.

2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

3. Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

4. Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.

5. Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.

6. Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.

7. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Këta ishin nga radhët e PDK- së

Nga radhët e AAK- së:

1. Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.

2. Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.

3. Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja

1. Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:

1. Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.

Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.

*****************************************
Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një listë emrash ku ka renditur katër persona si të parët që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.
Ai rënditë Bislim Zyrapin, Ilaz Dergutin, Ajvaz Berishen dhe Blerim Kuqin.

“Ja kush do te akuzohet?
Keta jane katershja e pare:
1.Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.
2. Xheneral Ilaz Derguti, fsh. rezalle i Skenderajt. Bashkeluftetar i Adem Jasharit. Ky eshte tek lista B.
3. Profesor Ajvaz Berisha, i lindur ne fsh. Vasileve, komuna e Drenasit. Aktualisht: konzull ne Frankfurt te Gjermanise.
4. Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekes. Kuader e larte i AAK-se.
Zyrapi, Berisha dhe Kuqi jane ne listen A te arrestimeve. Derguti ne listen B”, shkruan Zeka.

NGA AGIM GASHI – SATIRË PËR KUVENDIN E KOSOVËS – BIRA E MINIT 300 GROSH

Moj Kosovë qysh po lun´ kosh

Bira e minit 300 grosh,

300 grosh e pa kusur

Fadil Hoxha tha dikur.

 

Tash erdh koha e Putinit

I pret trimat bira e minit,

Kush i fundit, kush i parë,

Kush me zor, kush „vullnetar“.

 

Herë me fjalë, herë me letër

Dëshmon njani për shokun tjeter,

I ka rrok trimat paniku

Kuku both pushteti iku.

 

Ku mi lane dashnoret t´mjera,

Gjith kto firma me tendera,

Moj Kosovë naj qite vnerin

Bashk i bane hajrin me sherrin.

 

Kah mi tret netet e gjata

Gjith kta trima me doktorata,

Doktorata tituj shkencor

Me kallasha meritor.

 

Pi kesh buza mire Putinit

A ju qova n´bir të minit?

Pa qit za e pa qit fjal

Nuk ju pres juve me dal

 

03.08.2015 Düren

Katër të arrestuarit e parë nga Tribunali, sipas Milaim Zekës

Shkrimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Ja kush do te akuzohet?

Keta jane katershja e pare:

1.Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.

2. Xheneral Ilaz Derguti, fsh. rezalle i Skenderajt. Bashkeluftetar i Adem Jasharit. Ky eshte tek lista B.

3. Profesor Ajvaz Berisha, i lindur ne fsh. Vasileve, komuna e Drenasit. Aktualisht: konzull ne Frankfurt te Gjermanise.

4. Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekes. Kuader e larte i AAK-se.

Zyrapi, Berisha dhe Kuqi jane ne listen A te arrestimeve. Derguti ne listen B.

SHIU HISTORIK NË PRISHTINË

VOAL – PRISHTINË – Nga titulli ky lajm duket shumë romantik, por më shumë se romantike, ishte komike situata që krijoi rënia e shiut në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, duke e zënë atë gafil dhe duke e zhytur në ujë, bën të ditur voal.ch.

Kanalizimet e qytetit nuk ishin në gjendje të përthithnin sasitë e mëdha të reshjeve të dendura në formë rrebeshi të fuqishëm, duke ndërprerë çdo qarkullim të automjeteve.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u detyruan pikërisht nga ky shi historik të heqin dorë nga vazhdimi i manifestimit të tyre para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po debatohej rreth ndryshimit të amendamentit kushtetues për miratimin e Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera në kohën e luftës.

pr shiprshtn

KUVENDI I KOSOVËS E VOTOI GJYKATËN SPECIALE ME 82 VOTA PRO DHE 5 KUNDËR –

Parlamenti miraton Gjykatën e Posaçme

Parlamenti i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

VOAL – Parlamenti i Kosovës, miratoi me 82  vota për dhe 5  vota kundër ndryshimet kushtetuese për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për trajtimin e pretendimeve për krime lufte.

Rivotimi i sotëm pasoi dështimin e parlamentit për të miratuar këto ndryshime më 26 qershor. Votimi i hapi rrugën miratimit të ligjit për gjykatën e posaçme dhe qeveria paralajmëroi sot më herët se gjatë ditës do të dërgojë atë për miratim në parlament, së bashku me projektligjin për mbrojtjen e personave të akuzuar të mundshëm nga Gjykata e Posaçme.

Projektligji për Gjykatën e Posaçme miratimi i të cilit kërkon shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve, është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë disa nga ndryshimet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Po ashtu miratimi i ndryshimeve kushtetuese pritet të pasohet nga sqarimi i çështjeve tjera që lidhen me funksionimin e gjykatëse e cila pritet të vendoset në Holandë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje për këtë çështje dhe ajo do të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u përshkua me debat të ashpër dhe thirrje të opozitës kundër kësaj gjykate. Madje në disa raste debatet morën edhe ngjyrime personale ndërmjet deputetëve.

Qeveria e Kosovës u tha deputetëve se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap me rëndësi të posaçme për Kosovën në procesin e përmbushjes së detyrimeve kundrejt partnerëve ndërkombëtarë. Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për, miratoi themelimin e gjykatës së posaçme.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Opozita fillimisht hodhi një propozim për miratimin e një rezolute për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 -1999, përkatësisht siç thuhet gjenocidin që ka ushtruar Serbia në Kosovë, por nuk siguroi votat e mjaftueshme që kjo çështje të futet si pikë e parë e rendit të ditës për sot.

Udhëheqësit e opozitës thanë se nuk janë kundër një gjykate për krime lufte, por për një gjykatë gjithëpërfshirëse, ndërsa theksuan se ri votimi e dëmton rëndë demokracinë në vend.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri.

Vendimi për rivotim pasoi diskutime të gjata brenda koalicionit qeverisës, përkatësisht brenda Partisë Demokratike, një numër i deputetëve të së ciëls votuan kundër, abstenuan, apo nuk morën fare pjesë në seancën e 26 qershorit gjë që  nxiti shtimin e trysnisë ndërkombëtare posaçërisht ndaj kryetarit të kësaj partie Hashim Thaçi, për gjetjen e rrugëve për votimin e serishëm të ndryshimeve kushtetuese./ZA

Miratohet Gjykata Speciale me 82 vota pro dhe 5 kundër

ARBANA XHARRA:PSE I KENI FRIKËN GJYKATËS SPECIALE NËSE JENI TË PASTËR,JU QË NUK VOTONI NUK E KENI HALLIN E KOSOVËS, POR TË VETES

Arbana Xharra, kryeredaktorja e gazetës Zëri në një postim të sajin në Facebook në adresë të atyre që nuk e votojnë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës shkruan:

“Derisa flisni për luftën e UÇK-së, a ka kush brenda Kuvendit që ju përmend keqperdorimin që një numër i madh prej jush e keni bërë në emër të saj?!

Sa prej jush jeni bërë milionerë në emër te luftës? Gjithë ky frustrim, nga frika që humbni privilegjet?! Pse i keni friken Gjykatës nese jeni të paster? Pse nuk po i reagojne Speciales, ushtarët e denjë të saj që nuk përfituan asnje cent…

Ju aty jeni për të përfaqësuar qytetarin e Kosovës, shihni sondazhet për Specialen sa prej tyre janë pro e sa kundër.

E keni zorin të shpëtoni veten, nuk e keni hallin e Kosovës e as të luftës.

Mos nënçmoni qytetarët, se e dijnë mirë, secili prej jush kush jeni!

Shpërfytyrimi i shqiptarëve – Nga GANI MEHMETAJ

 

 

Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus. Ç’kanë shqiptarët fatkeqë më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pré e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit.

 

Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të Madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.

Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).

A kapën fondet islamike majat e shtetit?  

Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.

Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.

Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.

Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marrë lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën. Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.

Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?

Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat. A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?

Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.

Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës

Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.

Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.

Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.

Kosova, Shqipëria e territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat. Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.

Islamizmi do të shkërmoqet mu si komunizmi

ShBA-të do ta shkërmoqin islamizmin, ashtu sikurse e shkërmoqen para tridhjetë vjetësh komunizmin e Bashkimin Sovjetik. Deri atëherë shqiptarët do të pësojnë nga islamizmi, ashtu sikurse pësuan nga komunizmi. “Evropa do të bëhet islamike”, çirren ca mercenarë shqiptarë mu sikur serbët e shqiptarët dikur për komunizmit që u bë hi e pluhur.

Prandaj, duhet ta kërkojnë me urgjencë ndihmën e SHBA-ve e të Evropës Perëndimore në mënyrë që ta luftojmë islamizmin që po i shpërfytyron shqiptarët. Na shpëtuan nga Serbia le të na shpëtojnë nga islamizmi. Ne duhet të integrohemi në BE jo me refugjatë që po e frikësojnë Evropën gati sa islamikët, por duke i zgjidh problemet e popullatës me fabrika e vende pune, në vend të xhamive koti. Problemet nuk zgjidhen nëse përpiqemi t’i dendim me hashashin islamik pjesën e varfër të popullatës, duke i bërë mish për top për luftëra fetare arabe, apo skllevër të turqve. Duhet të kërkojmë nga SHBA-të, NATO e Bashkimi Evropian të na çliroj nga Turqia, Arabia Saudite e Iranit.

Por së pari duhet të kërkojmë të na çlirojnë nga klasat jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar.


Send this to a friend