VOAL

VOAL

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht marrëveshjet e Kosovës me Serbinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur “masën e përkohshme” me të cilin pezullon zbatimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor të “parimeve të përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e bërë ditë më parë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për  “vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se masa e përkohshme nuk paragjykon ndonjë vendim të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata “për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i kërkoi më 30 tetor Gjykatës Kushtetuese interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i saj pasoi një periudhë tensionesh të brendshme politike për shkak të kundërshtimit nga ana e partive opozitare ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht.

Opozita bllokoi punën e parlamentit duke theksuar se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes ku asociacion do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural.

Për gati dy muaj, partitë opozitare nuk lejuan mbajtjen e seancave të parlamentit në të cilat u hodh gaz lotsjellës dhe të cilat u përshkuan me skena dhune për shkak të mospajtimeve.

Vendimi i Presidentes Jahjaga nxiti reagimin e Beogradit, i cili kërkoi ndërhyrjen e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit serbë në parlamentin e Kosovës thanë se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese të paktën do të zvarris për një kohë ngritjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, meqë shqyrtimi në këtë Gjykatë mund të zgjas deri në 60 ditë.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e cila u nënshkrua më 27 tetor.

Opozita e quan fitore vendimin e kushtetueses – por nuk i beson asaj

Partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë të martën në mbrëmje se nuk i besojnë Gjykatës Kushtetuese, por vendimin e saj e cilësuan fillim të fitores së tyre.

Në një komunikatë të përbashkët të të tri partive thuhet se “sot, pas dy muajsh të rezistencës aktive të opozitës, pas mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, gjunjëzimi i pushtetit veç ka filluar. Presidentja i dërgoi në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjet e 25 gushtit ndërkohë që demarkacioni me Malin e Zi, tashmë është i shpallur ‘nul’ dhe në formën aktuale, nuk do të ratifikohet nga askush.

“Ne kemi njëmijë arsye që të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka besueshmëri dhe është e kapur, por vetë fakti që presidentja u detyrua t’i dërgojë marrëveshjet atje, është tërheqje e pushtetit karshi presionit qytetar dhe të opozitës”.

Në komunikatë thuhet se “kjo tërheqje ka për synim pamundësimin e fitores së plotë të opozitës, në kauzën e saj për tërheqjen e plotë të këtyre marrëveshjeve. Është pikërisht Gjykata Kushtetuese ajo që paligjshëm ia vazhdoi PDK-së qëndrimin në pushtet dhe normalisht që nuk presim kurrfarë vendimi në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës, nga një gjykatë e kapur. Pra, nuk do të ndalemi që të presim vendimet e saj. Përkundrazi, subjektet opozitare do të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë edhe më intensive. Nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”.

Bie pjesëmarrja e qytetarëve nga Kosova në luftëra të huaja

Pjesëtarë të grupit militant Al-Nusra në Aleppo të Sirisë, foto arkivi

Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thanë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar Shtetit Islamik ka shkuar në rreth 300.

Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se rreth kësaj çështjeje ministria dhe institucionet e tjera janë duke punuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Janë diku 300 kosovarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat të huaja. Kjo shifër nuk do të thotë se [ata persona] janë ende atje, pra po flasim për një numër të cilët në një periudhë kanë qenë atje, e disa prej tyre ende vazhdojnë të mbeten në ato vatra lufte”, tha Mjekiqi.

Zonja Mjekiqi theksoi se nga këta persona ka edhe të vrarë…

“Afërsisht dihet se janë diku rreth 50 veta. Mirëpo, ju e dini që këto informacione nuk janë edhe shumë të sakta, sepse informacionet janë marrë nga burime të ndryshme”, deklaroi Mjekiqi.

Në shifrën prej rreth 50 persona të vrarë, hyjnë edhe ata shqiptarë nga Kosova që kanë pasur nënshtetësi të ndonjë shteti tjetër, përveç asaj të Republikës së Kosovës.

Autoritetet e sigurisë dhe të ndjekjes penale në Kosovë, tashmë po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin ndaj më shumë se 110 personave.

Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria e Shtetit, thuhet se “lidhur me statistikat për rastet e terrorizmit, 31 persona gjenden ne paraburgim, 21 persona janë nën masën e arrestit shtëpiak, 37 persona në masën alternative, kurse 22 persona janë liruar nga paraburgimi ose masat tjera alternative”.

Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se në përgjithësi Kosova mund të merret si shembull i mirë se si i është qasur luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

“Nëse e shikojmë trendin prej vitit 2012 deri në vitin 2014 dhe nëse i krahasojmë [shifrat] me vitin 2015, atëherë vërehet një rënie e numrit të qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë si luftëtarë të huaj kryesisht në Siri dhe Irak”.

“Si shoqëri civile, qeveria dhe mediet në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen pak më shumë se ata persona që marrin pjesë në luftën e Sirisë dhe Irakut i shkaktojnë më shumë dëme komunitetit mysliman në Siri e Irak, e shumë pak mund t’i ndihmojnë”, tha Perteshi.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe përveç tij, autoritetet në Kosovë kanë hartuar edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Strukturat e dobëta shtetërore në Kosovë, politika e paqëndrueshme, korrupsioni, varfëria, sistemi i dobët ekonomik, janë ndër shkaktarët kryesor të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në grupe ekstremiste në Siri dhe Irak, kanë konstatuar zyrtarë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, në një raport që është publikuar më herët lidhur me përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Njohësit e fesë islame në Prishtinë, nuk e përjashtojnë mundësinë që të rinjtë nga Kosova të kenë shkuar në Siri e Irak në këmbim të kompensimeve financiare, ndonëse pohojnë se ato nuk janë primare.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Mashtruesit multimilionësh në SHBA bëjnë biznes në Kosovë

Koha Ditore shkruan sot për ndjekjen penale që Shtetet e Bashkuara po i bëjnë një biznesmeni kosovar.

Mes tyre Jason Galanis, i cili ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.

Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Shahini me kompaninë “Printec” ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës, përcjell koha.net. Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale.

Këto janë 15 shtetet që kanë njohur Kosovën, por që nuk mbështetën sot në UNESCO

Voal – Kosovës sot i duheshin vetëm edhe tri vota më shumë që të anëtarësohej në UNESCO dhe mungesa e tyre bëri që Kosova të mbetet pa u bërë anëtare e kësaj organizate të paktën edhe dy vite të tjera. Në anën tjetër, 15 shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës, sot nuk e përkrahën. Një pjesë votoi kundër, një pjesë abstenoi, e pjesa tjetër zgjodhi të mos jetë fare e pranishme në sallë

Sot u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO’s me vetëm një pikë të rendit të rendit të ditës: votimin e propozimit të Shqipërisë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta shtyrë këtë votim, votimi u mbajt sot, ndërsa rezultati ishte dëshpërues për Kosovën. Kjo pasi që Kosova në këtë votim i mori 92 vota e i duheshin 95 për t’u anëtarësuar.

Në mungesë të tri votave, Kosova mbeti edhe të paktën dy vite larg UNESCO’s.

Në votimin e sotëm 15 shtete që e kanë njohur Kosovën, nuk e përkrahën që të anëtarësohej në këtë organizatë.

Kolumbia, Antigua dhe Barbuda, Burundi, Unioni i Komoreve, Egjipti, Japonia, Polonia, Guinea Bisau, Mauritania, Mikronezia, Peru, Koreja e Jugut, Sau Tome dhe Principe, Sëalizandi dhe Uganda, të cilat kohë më parë i kanë dorëzuar kredencialet dhe e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, sot ose votuan kundër, ose abstenuan, ose zgjodhën të dalin jashtë sallës, shkruan Gazeta Express.

Por çka i shtyu këto 15 shtete njohëse, të mos votojnë PËR Kosovën në UNESCO?

Këtë çështje e ka shtruar edhe avokati Kujtim Kerveshi, i cili ka pyetur se çka i shtyu shtetet njohëse të mos votojnë PËR.

“Debati ka filluar te devijoj: ceshtja eshte se na duheshin 3 vota me shume, atehere pse nuk pyesni cka e shtyri Japonine dhe Polonine te abstenoj? Shtete keto qe kane njohur pavarsine!”, ka shkruar në facebook, Kujtim Kerveshi, jurist.

Kosovën sot e votuan gjithsej 185 shtete, prej të cilave 92 ishin PËR, 50 KUNDËR dhe 43 ABSTENUAN..

Halil Matoshi: Hashim Thaçi të japë dorëheqje

Voal – Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar pasi Kosova nuk arriti të pranohej në UNESCO në votimin e sotëm në Konferencën e Përgjitshme të UNESCO-s.

Matoshi është shprehur se fajtor janë lidershipi që dështoi t’i bindë  disa vende liberale pse Kosova duhet të bëhej anëtare e UNESCO-s.

“Sot Hashim Thaçi duhet me dhane dorëheqje – ai asht fajtori i pare – ai qe verdallosej me analfabetin Behgjet Pacolli, i cili as Kazakistanin e tij nuk e bindi ne favor te Kosoves.
Prandej sot para popullit te Kosoves duhet me u sqarue ata qe me 2004 e perdorshin edhe RTK-ne me kall kisha te krishtera!”.

Ai ka folur edhe për Rexhep Bojën që është ambassador në Arabinë Saudite, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e kuptoj si ndihet sot dhe per çka rri ende Rexhep Boja ambasador ne Arabine Saudite dhe nuk e kuptoj Fuad Ramiqin qe me aq zell luftonte per te drejten e Palestines (madje tuj mbledh ndihma nga varfnjaket kosovare” ka përfunduar ai.

Paraqet dorëheqjen Nasip Naço, ministër i Metës

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka paraqitur dorëheqjen para kryeministrit Edi Rama.

Burime pranë kryeministrisë kanë bërë të ditur se, deputeti dhe ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.

Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar para pak minutash.

Akoma nuk dihet nëse kryeministri e ka pranuar dorëheqjen e Naços apo jo, por kujtojmë se menjëherë pas takimit Rama-Meta në zyrën e kreut të Kuvendit, ministri i parë që shkoi ishte Nasip Naço.

Kur u pyet se pse ishte në zyrën e kreut të LSI-së, Naço u shpreh se në fakt kishte takuar Petrit Vasilin.

Por kreu i grupit parlamentar dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili konfirmoi për SYRI.net se në fakt atë ditë ndodhej në Fier e jo në selinë e Kuvendit.

UNESCO: Kërkesa e Serbisë për shtyrje dështon

Kërkesa e delegacionit të Serbisë në organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], për ta shtyrë votimin mbi anëtarësimin e Kosovës, nuk mori vota të mjaftueshme.

Kundër propozimit të Serbisë ishin 89, për ishin 59, abstenime kishte 22. Të pranishme në votim ishin gjithsej 170 vende.

Beogradi zyrtar ka kërkuar që kjo çështje të shtyhet dhe të futet në diskutim, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën së shpejti pritet të vendos nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të drejtë vote, që nga 8 nëntori u vitit 2013. UNESCO ia pati heqë të drejtën e votës SHBA-ve dhe Izraelit, meqë të dyja nuk i kishin paguar borxhet që kanë pasur që nga viti 2011, kur Palestina u pranua si anëtare në UNESCO.

SHBA-të kanë një ligj në fuqi, i cili ndalon dhënien e fondeve për cilëndo agjenci të OKB-së, në të cilën është e antarësuar Palestina.

UNESCO i nis punimet, Serbia kërkon shtyrje

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën do të vendoset nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Delegacioni serb ka paraqitur kërkesën për ta shtyrë pikën e sotme të rendit të ditës, e cila kërkesë, nëse votohet për, e shtyn anëtarësimin e Kosovës në UNESCO deri në punimet e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme, më 2017.

Deri tash, kërkesën e Serbisë e ka refuzuar Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kurse në përkrahje të saj ka dalë Rusia, Argjentina dhe Kuba.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që ka hapur rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Kosova, mes mitit dhe realitetit ! – Nga FLORIM ZEQA

Edhe pse në shekullin 21, kur distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët, disa po harrojnë se ka kaluar koha e miteve. Është zhvillimi i hovshëm teknologjik që pamundëson krijimin e miteve dhe “piramidave” si në të kaluarën.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë pushtetarët duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, si rezultat i dështimit të tyre në qeverisjen e vendit apo frikës së humbjes së pushtetit.
Do të ishte nderë i madhë për ta, që ketë ta bënin nga adhurimi për të, nga ndjenja e mirë apo nga dëshira për ta ngritur sa më lartë figuren e arkitetktit të shtetit të Kosovës,…mbase do të ishte tejët pozitive për të ardhmen e vendit instalimi i vlerave demokratike, unifikuese e civilizuese të Rugovës.
Mirëpo, kjo po ndodhë për arsye e motive tjera.
Sikurse në të kaluarën jo shumë të largët, kur disa nga pushtetarët aktual sulmoheshin nga Vetëvendosja në kuvend, gjëja e parë që bënin ishte thirrja në emrin e presidentit, në vlerat, qytetërimin, e humanizmin rugovian, etj,…ashtu edhe sot “uragani” i VV-së së bashku me bllokun opozitar është bërë i papërballueshëm për qeveritarët e pangopshëm për pushtet, të cilët shkaku i dështimeve në dialogun me palën serbe në Bruksel, kanë filluar ta humbasin busollën orjentuese të veprimeve dhe deklaratave politike.
Mirëpo ajo çfarë po ndodhë në seancat e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosoves është pak sa e tepruar. Tendeca e tërheqjes së paralelës mes Ibrahim Rugoves dhe Hashim Thaçit, është e pa drejtë dhe pa justifikueshme  para qytetarëve të Kosovës, është një keqperdorim i pa precedent i emrit të presidentit historik.
Janë dy figura politike e kombëtare diametralisht të kundërta nga njëra-tjetra.
Çdo njeri, figurat historike dhe politike të kohës duhet vlerësuar sipas veprave të tyre e jo sipas dëshirave, ambicieve apo paragjykimeve personale.
Rugova në mos për asgjë tjetër, vlerësohet për ruajtjen e shpëtimin e qenjës sonë kombëtare (kallëxuesi), dhe krijimin e shtetit të Kosovës (kryefjala),…vepra sublime të një njeriu të madhë.
Për dallim nga Rugova,  personaliteti i Hashim Thaçit është ndërtuar në një platformë tjetër. U bë faktor politik duke u thirrur në luftën e UÇK-së, në sakrificën e familjës Jashari, në gjakun e dëshmorëve për lirinë e kosovës,…më një fjalë është përfitues nga meritat e të bëmat e të tjerëve. Ajo çka është më e keqja në majat e pushtetit erdhi  duke i injoruar e fyer personalitetin e Rugovës, duke baltosur rrugën paqësore të tij, para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Njeriu i zakont, kur i ndëgjon fyerjet e sharjet ndërmjet  Hashim Thaçit e Albin Kurtit në kuvendin e Republikës së Kosovës, pashmangshëm  kthenë kujtesën në kohën e pasluftës, kur shahej e fyhej Presidenti Rugova nga të njëjtit njerëz që sot thirren në emrin e tij!
Kjo na jepë të drejtë më besue, së në të ardhmën jo shumë të largët, ata që sot shahën në mes vete në Kuvendin e Republikës së Kosovës,…nesër mund të jenë bashkë në qeverisje apo opozitë duke i thurur lavde njëri-tjetrit për patriotizëm,  atdhedashuri…apo internacionalizëm proletar!
Krahasimi që kishte bërë dikur një ish deputet në Kuvendin e Republikës Kosovës; “atë që e bëri Ibrahim Rugova për Kosovën në paqe, e bëri Hashim Thaçi në luftë”,… “Hashim Thaçi, Xhorxh Washingtoni i Kosovës”, etj,…jo vetëm që janë të paakceptueshme për mendjen e shëndoshë njerëzore, nuk përkojnë me realitetin, është një analogji e pa justifikueshme për ata qytetar që e kanë jetuar epokën më të ndritshme të Kosovës, në epokën e levizjes paqësore.
E sotmja po e dëshmonë të kundërtën, shëmbja e mitit të “Xhorxh Washingtonit” kosovar filloi me mbylljen e derës nga familja simbol e sakrificës dhe qëndresës shqiptare (familja Jashari), po vazhdon me “Zajednicën”, demarkacionin…gjithsesi fundi do t’i vie nga vet qytetarët e vendit !
Përderisa në epokën e levizjes paqësore të Ibrahim Rugovës, bota na njohu si popull i urtë dhe besnik, liridashës dhe paqësor, të civilizuar dhe propërëndimor,…në qeverisjen post-Rugoviane, bota është duke na njohur për gjëra të tjera negative; korrupsion, prostitucion, trafikim, haraq, abuzim, shperdorim, ekstremizëm fetar dhe çka jo tjetër.
Në mungesë të funksionimit të shtetit ligjor, dukuritë negative janë duke shënuar rritje enorme. Ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë është duke stimuluar krimin e organizuar, korrupsionin e dukuritë tjera negative.
Në cilin vend të botës ndodhë që i dënuari më burgim nga gjykata të mos shkoj në vuajtje të denimit ?
Përgjigja është askund ! Përveq në vendin e quajtur Kosovë*,…mjafton të jeshë i afërt më pushtetin, për të bërë qfarë të duash! Edhe nëse ndëshkohesh “gabimisht” nga gjykatësi, prap do të mbetesh i pa prekshëm,…është politika, ajo që e thotë fjalën e fundit!
Rasti i ish kryetarit të Kaçanikut dhe e kryetarëve të tjerë të dënuar e verteton atë që thash më lartë, dhe njiherit i demanton pretendimet e dikujtë për ndërtimin e mitit të rrëjshëm mbi “ndërtuesin” e shtetit të Kosovës, por e verteta e hidhur është së në Kosovë ekzistojnë”supermenat” e politikës dhe parapolitikës,…të gjithëpushtetshmit, analfabetët politik që vazhdojnë t’i zënë frymarrjen e lirë shtetit më të ri në Europë.

Paris – Sot votohet për Kosovën në UNESCO

Sot në Konferencën e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të votohet për pranimin, ose jo, të Kosovës në këtë organizatë të OKB-ës.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë vazhduar për lobimin e Kosovës, për antarësim në UNESCO.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosovën, të hënë, e pret një sfidë, me gjasa reale mjaft pozitive.

Në anën tjetër, zyrtarët serbë kanë kërkuar që çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017 dhe që kjo çështje të diskutohet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun në Bruksel.

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s,do t’i zhvillojë punimet deri me 18 nëntor, ndërkaq sot 195 vende anëtare të kësaj organizate, do të votojnë nëse Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Liri për Komandant Rremin dhe Liridashësit Tjerë… ! – Nga AGRON SHABANI

Në Kosovë sërishe linçime, kriminalizime, ” proceduar gjyqësore”, ” rigjykime” dhe ridenime të ndryshme politike dhe të tjera ndaj komandantëve dhe luftëtarëve me në Zë tës UÇK-së! Ish komandanti legjendar i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit dhe deputeti aktual i parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Mustafa ( Rremi) së bashku me bashkëluftëtarët e tij, sërish para gjyqit!!!
Komandantët ose bartësit kryesorë të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, kriminalizohen, shantazhohen, burgosen ose arrestohen nga gjykatat ose tribunalet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në bazë të fletëarrestëve ,fletëakuzave ose fletëpadive të njohura  të Serbisë! Mbase, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive, insinuatave dhe inskenimëve të njohura sllavo-bizantine të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, zhdukën dhe i masakruan shqiptarët.
Ndërkohë që e ashtuquajtura ” liria e Kosovës” për të cilën u deshën heronj, luftëtarë, komandantë, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve, thonë se i ka mbushur me tepër se 16 vjet. Ndërkaq, i ashtuquajturi ” shteti i pavarur, soranë , integral dhe demokratikë” i Kosovë, dikund me tepër se 15 vjet.
Por jo! Kot se koti. Bosh…!
Kurthat, intrigat dhe dredhite e njohura serbo- çetinke, gjithmonë të fuqishme dhe aktuale-kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ndaj luftëtarëve dhe komandatëve të shquar të UÇK-së si z.Rrustem Musta-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarë të tyre-sidomos.
Z. Rrustem Mustafa ( Rremi) dikur ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar, respektivishtë, zyrtar i lartë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë pranë parlamentit kosovar. Mbase, i atij parlamenti (kuvendi) i cili me 17 shkurt të vitit 2008 e shpalli dhe miratoi Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës e cila u njoh dhe u pranua zyrtarisht nga shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit. Por….!
Mos të flasim këtu mbi sfidat, shantazhët, provokimet ose padrejtësitë e njohura ligjore, morale dhe politike-ndaj liderit të AAK-s, komndantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministri kosovar, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij në tribunalin e Hagës!!! Ose, ato ndaj Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit -gjithashtu! No Comment!
Apo, dje dhe prap sot Rrrustem Mustafa-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi etj. Nesër ose pasnesër ( ndofta?) Hashim Thaçi, Kadri Veseli ose dikush tjetër…?!
I tërë populli ose “Epoka” para gjyqit! (…)  Kush e di!?
Të jesh, të dishë dhe të keshë….?
Të jetoshë (mbijetoshë) dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” !? Gjegjësishtë, nën hallka ose zinxhirë të shkurtër! Për disa luftëtarë dhe komandant te njohur  të UÇK-së, si duket kjo është çështja.
Ndonëse, luftëtarët e lirisë, kurrë nuk e kanë vendin në “bankat e zeza” të gjykatave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare. Por në Olimpin ose Panteonin e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dikund në një shesh kryesor të Parisit, thonë se ndodhët nje monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh (çekiçësh) të thyer mbi të dhe një mbishkrim që thotë:Hedhni çekanët banda armiqësore! Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i viganëve të popullit dhe Perëndisë, përgjithmonë do të mbetët.
UÇK-së dhe pjesëtarët e saj (luftëtarët e lirisë pra!)- kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej rruzullit tokësorë. Kjo pavarësishtë ” tribunaleve” ose ” gjykatave të ndryshme speciale” në Kosovë ose dikund tjetër.
Nuk denohet, nuk burgosët dhe nuk arrestohët liria! Dhe, aq me pak ëndërrat e njohura liridashëse dhe patriotike të një populli ose kombi të tërë. Jo kurrën e kurrës.
Nga ana e ” burrave të fortë ” të Brukselit dhe Uashingtonit, për Kosovën dhe shqiptarët, si gjithmonë ligje dhe standarde tjera. Të dyfishta mbase. Si ato ndaj Bosnje Hercegovinës ose dikujt tjetër si për shëmbull.
” Tribunale” ose ” gjykata speciale”, aktakuza, fletëarreste, denime të ndryshme “optimale” ose drakonike ndaj komandantëve ose luftëtarëve të lirisë…Sfida, pengesa, bariera , udhëkryqe  dhe përkufizime të ndryshme ligjore, politike, administrative, juridike dhe të tjera si dikur….Si gjithmonë!
Shih ti tashti edhe koncesione të reja teritoriale, administrative, juridike, politike dhe të tjera të Prishtinës ( Kosovës) ndaj Serbisë dhe Malit të Zi si i ashtuquajturi ” asociacioni i komunave serbe” në Veriun e Kosovës së bashku me koncesionet e njohura teritoriale ndaj Mali të Zi dhe kështu me radhë!!!
….!
…Dhe, si të kapërcehet ylberi…?!
Erich Frommi, respektivisht, vepra e tij e njohur me titull “Të jesh apo të keshe”, edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezente dhe tepër aktuale në forma dhe menyra të ndryshme akute ose kronike tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion. Në “shtetin” dhe “demokracinë e re” (unimikistane,eulexiane,ahtisariane etj..) të Kosovës-sidomos .Dhe, kjo aq me tepër duke menduar në neurozat, psikozat, destruktivitetët, padrejtësitë dhe anomalitë e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, administrative, juridike, sociale, kulturore, ekonomike, diplomatike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë kosovare në pothuajse të të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës.
Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij “Të jesh apo të kesh” ,  në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për edukatën, kulturën, arsimimin, rezonansën, përformansën, guximin, forcën, refleksionet, idealet, vizionet, individualitetin, spontanitetin, intimitetin, subjektivitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e tij.
Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e projekton dhe sendërton mbi substratin, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopsikologjik, sociopolitik, socioekonomik dhe antropogjenetik. Mbase, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore ( politike) dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi. Duke iu dhënë përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike (condito humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose sojit njerëzorë ose qytetar.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ligjet dhe teoritë e njohura evolutive dhe sociofizike të Darvinit,Maltusit etj.
Të ndodhurit e vazhdueshëm ose të përhershëm dikund në mes “lirisë së rrezikuar” dhe “robërisë së qetë”! Për të mos thënë këtu në mes ” profecisë” dhe “blasfemise” së pergjithshme të  mbinjerëzve ose “supermenëve të ri” politik dhe  ushtarak të globit tonë! Na bëjnë të reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë së bashku  me “intelegjencën emocionale” (lëxo: emocionet e përmbajtura, racionale dhe intelegjente) në raport me qëllimet, vizionet dhe idealet supreme të kombit dhe atdheut tonë: Tek pjesa me e madhe e qytetarëve dhe lidershpit shqiptarë, duhet konceptuar, përceptuar, akceptuar dhe anticipuar si faktorët dhe predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale, funksionale, aksionale dhe pozitiviste.
Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj atyre të tjerëve që po vijnë.
Sidoqoftë, në këtë rast, përveç Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyrorë dhe historikë. Në anën tonë kësaj radhe i kemi edhe kohën, vetëvetën dhe vitalitetin tonë në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme .Kemi potenciale dhe resurse të shumëta njerëzore, natyrore dhe të tjera. Ato na i ka falur ose blatuar Zoti.
Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe, përkushtim dhe pjekuri maksimale në këtë sfond. Rruga deri Atje nuk është edhe aq e largët si dikur .
Në të kundërten, përveç shumë faktorëve të  tjerë që i cekëm me sipër: Në këtë kuader duhet menduar dhe reflektuar paksa me thellë edhe mbi rolin, ndikimin dhe funksionin e njohur konstruktiv ose rekonstruktiv të faktorit të njohur luftarak ose ushtarak. Respektivisht, në kauzalitetin e lartë shtetërorë, nacional, politikë, historikë, gjeografikë etj.
Kjo gjithnjë duke menduar në lirinë individuale ose personale të Atyre që na sollën lirinë, shtetin dhe pavarësinë globale ose kolektive.
Se këndejmi, Zigmund Frojdi me plot të drejtë konstaton se nuk ekziston ( është inekzistente) e ashtuquajtura “psikologjia individuale” e një personi të caktuar ose individi i cili ndodhët i izoluar nga shteti, shoqëria apo nga mjedisi i gjërë shoqërorë ose qytetar. Përse kjo ? Sepse, gjithnjë sipas Frojdit,Jungut, Adlerit etj. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë njerëz ose individ të izoluar ose të përjashtuar nga ndikimët dhe reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative. Respektivisht, shtetërore, nacionale, shkencore, fetare, kulturore, politike, diplomatike,  ushtarake etj.  Nuk mund të ketë pra  “Homo Psychologicus” apo “Robinson Cruso” të ndryshëm psikologjik. Ashtu siç mund të ketë “Robinson Cruso” apo “Homo Economicus” të ndryshëm social ose societal në teoritë klasike të shtetit dhe ekonomisë politike të Perëndimit.
Ç´është e vërteta, psikologjia (ose psikoanaliza) individuale e Perëndimit, në radhë të parë e trajton njeriun ose personin si “ego” apo si individ,  në atë menyrë që mëpastaj t´i studioi dhe analizoi kahët, udhët, përcaktimet ose drejtimët e tij shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale dhe të tjera në raport me qëllimet, arritjet , zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme globale ose univerzale të popullit ( kombit)  ose vendit të tij përkatës ose respektivë. Të cilat do duhej të ishin analoge, koherente, komparative dhe analogjike me vullnetin, egon ( unin), idealet dhe vizionet e njohura institucionale ose politike  të një njeriu ose individi ( funksioneri) të caktuar shoqërorë ose politik.
Në këtë prizëm,”psikologjia individuale” në raste të rralla ose të jashtëzakonshme mund të (mos) ketë ndikime ose influenca të ndryshme eksterne ose eksplikative në marëdhëniët ose raportët e personit ose individit ndaj të tjerëve. Respektivisht, ndaj njerëzve, popullit ( kombit), shtetit dhe shoqërisë së tij përkatëse ose respektive. Në rastin e çlirimtarëve ose luftëtarëve të lirisë-sidomos.

Facebook: Donika Gërvalla merr në mbrojtje Gazmend Muhaxherin

VOAL – Veprimtarja e njohur e çështjes kombëtare Donika Gërvalla, në një status të sajnë Facebook merr në mbrojtje Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Komunës së Pejës, i cili ka akuzuar Ramush Haradinajn se po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Kryetari i AAK-së ka hedhur në gjyq Kryetarin e Pejës nën akuzën për shpifje. Ja statusi i zonjës Gërvalla, si dhe ilustrimet e tij me thënien e famshme të poetit gjerman Betolt Brecht dhe me foto:

Ai që nuk e di që gjyqësia në Kosovë është e korruptuar, është thjesht budalla. Por çfarë është vallë ai që këtë gjyqësi don ta shfrytëzojë për të mbuluar të pabërat e tij?
Respekt Kryetarit të Pejës për guximin për ta thënë të vërtetën si në të kaluarën, kur mund ta paguaje me kokë, por edhe sot, kur kërcënimet janë bërë shumë më të sofistikuara.

donikaa

Sot përkujtohen edhe ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë do përkujtojë sot të rënët përgjatë 100 viteve të fundit, duke përfshirë edhe 14 ushtarët që janë vrarë në Kosovë që nga viti 1999 deri sot.

Në këtë ceremoni përveç Gardës së Uellsit, një ndihmë do ta japin edhe pjesëtarët e FSK-së.

2015 – Vit i humbur legjislativ

Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë, të pestën që nga themelimi, ka arritur të miratojë deri tash mbi 25 ligje, derisa në planin e punës janë paraparë që brenda vitit 2015, të miratohen më shumë se 100 ligje.

Bllokimi i punës në Kuvendin e Kosovës, do të ketë efekte negative në shumë drejtime, deklarojnë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Ata konsiderojnë se pasojat nga mosfunksionimin i Kuvendit, do t’i bartin drejtpërdrejt qytetarët e vendit.

Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratike i Kosovës, institut ky që bën monitorimin e punës së Kuvendit, konsideron se Kosova në kontestin e përgjithshëm, është keq në përgjegjësinë e ligjbërjes.

“Kuvendi i Kosovës gati një vit e gjysmë është në krizë të kryerjes së mandatit të vet kushtetues që ka. Në këtë kontest, rolin kryesor e ka procesin e ligjbërjes”.

“Që nga konstituimi i kësaj legjislature, që i bie gati një vit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 25 ligje në të dy leximet, 20 janë në procedurë dhe 70 prej tyre presin që të vijnë. Dhe, nëse marrim kontestin e përgjithshëm, del që as pothuajse 20 për qind e planit legjislativ, të menduar dhe planifikuar për vitin 2015, nuk është realizuar”, thotë Selmanaj.

Kuvendi i Kosova, shton ai, edhe më herët, edhe tash nuk po arrin që t’i realizojë planet e veta.

 “Përfundimisht jemi keq, jo vetëm me përgjegjësinë e ligjbërjes, por edhe në mandatet e tjera kushtetues që i ka Kuvendi, qoftë në plotësimin e bordeve të agjencive të pavarura, qoftë në mbikëqyrjen parlamentare, e kështu me radhë”.

“Më e rëndësishmja është se tani, së fundmi e kemi Ligjin për buxhetin, projektligj ky që është prej më të rëndësishmëve, që përcakton kahet e zhvillimi të këtij vendi, që shërben edhe për pagat e njerëzve që jetojnë në Kosovë. Janë edhe disa ligje që shërbejnë për procesin e liberalizmit të vizave. Për fatin e keq, duket se edhe për këto çështje do të ketë shumë probleme në gjetjen e formës se si do të kalojnë”, shpjegon Selmanaj.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, thekson se edhe sikur Kuvendi i Kosovës të punonte 24 orë pa u ndalur, nuk do të mund të plotësonte nevojat e njerëzve që jetojnë në Kosovë në procesin e ligjbërjes, kontrollit ndaj agjencive të pavarura dhe kontrollit ndaj ekzekutivit.

“Them se ky vit i jetës parlamentar ka shkuar ters, gati që ka dështuar për fat të keq. Kjo për shkakun se fillimisht mezi u gjet rruga për konstituim, diku muaji janar – shkurt, dhe vetëm në mars filloi një punë serioze e Kuvendit të Kosovës”.

“Nga marsi deri në qershor ishte një përshtypje që linte të shpresohej që diçka normale po arrihej. Më pas u futëm në krizën tjetër, ku nuk po lejohet mbajtja e seancave. Në kontestin e përgjithshëm, nëse ne mund ta marrim, i bie që Kuvendi i Kosovës po vendnumëron, mos të them që në situata të caktuara, ndoshta ka edhe regres”, shprehet Selmanaj.

Viti 2015 konsiderohet si viti i humbur për Kosovën, thotë edhe Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika.

Në prononcimin për Radion Evropa e Lirë, ia thotë se me mosfunksionimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht nga mosmiratimi i ligjeve, pëson shteti, në përgjithësi.

“Janë hapa prapa ose cenime të konsolidimit të institucioneve. Kjo vjen si rrjedhojë e krizës së vitit të kaluar, nuk buron nga sot. Pastaj janë çështjet legjislative që kanë të bëjnë direkt me jetën e qytetarëve. Agjenda e Kuvendit ka paraparë kalimin e 132 ligjeve. Ka ligje që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave, është edhe buxheti …”, thekson Rashti.

Ai thotë se shtetet, të cilat janë duke filluar negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë duke mbajtur seanca parlamentare dhe kalojnë amendamente e miratojnë ligje çdo të dytën ditë, ndërkohë ne, pra Kuvendi i Kosovës, është i bllokuar.

“Unë nuk po shoh vullnet polik për ta kaluar këtë situatë, as të Qeverisë, shumicës parlamentare, e as të opozitës për të pranuar dialogun dhe për të bërë një marrëveshje pozitë-opozitë. Ka hezitime shumë të mëdha për ndonjë marrëveshje të tillë dhe nuk po shoh që kriza do të zgjidhet së shpejti. Jemi realisht në një status-quo të rëndë të marrëdhënieve politike pozitë – opozitë dhe defunksionalizimit të Kuvendit”, vlerëson Rashiti.

Njohësit e zhvillimeve politike dhe të integrimeve evropiane, konsiderojnë se në rast se qëndrimet aktuale diametralisht të kundërta të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, mbesin të tilla edhe më tutje, rrezikojnë funksionalitetin e institucioneve. E, kjo do ta rrezikonte në shtigje afatgjata gjithë procesin e integrimeve të Kosovës.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë se bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës, do të ketë efekte të padëshirueshme për proceset në vend edhe në proceset tjera, sikurse procesi i liberalizimit të vizave.

“Ai është një proces më përmbajtjesor dhe rrjedhimisht është një proces që mund të ndikohet shumë lehtë, sepse marrëveshjet nënshkruhen me institucione të qëndrueshme dhe jo sikur me këto tonat, të cilat po manifestojnë një papjekuri totale institucionale dhe kushtetuese”, deklaron për Radion Evropa e Lirë profesor Ujkani.

Kuvendi i Kosovës ka hyrë tashmë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet Qeverisë dhe opozitës janë tensionuar.

Bllokimi i seancave nga opozita, është shoqëruar edhe me përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e seancave. Ndërkaq, paralajmërohet se këto nuk janë mjetet e vetme që do të përdoren për të pamundësuar funksionimin e organit më të lartë ligjvënës.

Kjo rezistencë opozitare, arsyetohet me marrëveshjen e 25 gushtit, që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Krahas kësaj marrëveshjeje, opozita po e kundërshton edhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën autoritetet e Kosovës e firmosën nën garancitë ndërkombëtare. Arton Konushevci

Vetëvendosje qëllon me vezë Kuçin e drejtësisë

Pjesëtarë të lëvizjes Vetëvendosje qëlluan të premten me vezë ministrin e drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi. Kjo lëvizje publikoi një video ku shihet veprimi i tyre, ndërsa thekson se zoti Kuçi, “përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell “Zajednicën” (fjala serbe për asociacionin e komunave) dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë”.

Në një komunikatë të kësaj lëvizjeje thuhet se “subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t’i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”.

Zoti Kuçi, nuk e ka komentuar këtë veprim i cili u dënua nga qeveria e Kosovës, e cila thekson se “veprimet e tilla të dhunshme, rrezikojnë shëndetin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të institucioneve legjitime të Kosovës dhe kanë për synim të frenojnë progresin dhe proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës”.

Në reagim mes tjerash qeveria u bën thirrje përfaqësuesve të tjerë opozitarë që “të distancohen dhe të mos bëhen pjesë e kësaj agjende antishtetërore, dhe që së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, të jenë pjesë e angazhimeve për zhvillim ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit, integrim në strukturat euroatlantike dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe vendet e BE-së”.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media dënoi veprimin e lëvizjes Vetëvendosje ndaj zotit Kuçi, që është edhe nënkryetar i kësaj partie.

Këto akte të shëmtuara, po i cenojnë figurat publike dhe integritetin e tyre personal, po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë imazhin e Kosovës në botë”, thuhet në reagimin e kësaj partie e cila bëri që t’u jepet fund veprimeve të tilla të veprimtarëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët e partive opozitare e qëlluan me vezë kryeministrin Isa Mustafa në parlament më 22 shtator derisa ai po raportonte për marrëveshjet me Serbinë dhe me këtë veprim filloi bllokimi i punës së këtij institucioni i cili u përball edhe hedhje të gazit lotsjellës dhe skena dhune.

Që nga atëherë disa funksionarë të qeverisë janë qëlluar me vezë, ndërsa vetëm tri seanca solemne të parlamentit janë zhvilluar normalisht.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u ratifikua të hënën në parlamentin e Kosovës.

Në UNESCO, për trashëgiminë serbe në Kosovë! – Nga FLORIM ZEQA

Nga momenti i aplikimit për antarësim të Kosovës në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara, ka filluar edhe “Lufta” në mes Kosovës dhe Serbisë për UNESCO. Të prirur nga aspektet pozitive, kanë filluar edhe opinionet e politikanëve, analistëve dhe gazetarëve, pa analizuar edhe anën tjetër të “medaljes”.
Ska dyshim, çdo antarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare e ka vlerën dhe rëndësinë e veqantë, qofshin ato në fushën e shkencës, kulturës, sportit, etj.
Propagandat e Serbisë “kundër” antarësimit të Kosovës në UNESCO i shikoj nga një këndveshtrim tjetër.
Pas fitores së Serbisë në bisedimet e Brukselit, me ç’rast kjo e fundit e arriti  legalizimin e “Zajednicës” mbrenda shtetit të Kosovës.
Serbia të arriturat e saj përmes decentralizimit etnik dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë, dëshiron t’i fusë edhe në mbrojtje ndërkombëtare, në këtë rast të UNESCO-s.
Manastiret, kishat, kultet tjera, madje edhe varrezat serbe të rivitalizuara pas lufte me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, pas antarësimit të Kosovës në UNESCO do të kalojnë në mbrojtje edhe më të fuqishme ndërkombëtare.
Andaj, propagandat e Serbisë, kinse kundër pranimit të Kosovës në UNESCO s’janë gjë tjetër veqse lojë e dyfisht politike e saj. Me këto veprime Serbia përveq fujtes në mbrojtje ndërkombëtare të trashëgimisë serbe në Kosovë, po synon ringjalljen e nacionalizmit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Këtë e dëshmojnë edhe thirrjet e presidentit serb Nikoliq, drejtuar qytetarëve serb; “për publikimin e sa më shumë fakteve të shkatërrimit të objekteve fetare dhe trashëgimis kulturore serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Për fat të keq, miopia e politikanëve kosovar nuk i akcepton këto gjëra me rëndësi jetike për vendin.
Le të më thotë dikush, ide e kujt ishte pranimi i Kosovës në UNESCO, apo kush është sponsorizuesi kryesor i saj ?!
Një lidership i mençur, i guximshëm dhe pragmatik, para UNESCO-s do të kërkonte antarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, si një kusht i domosdoshëm i vulosjes së ekzistencës së shtetit tonë nga kjo organizatë.
Ata që akoma mbajnë dilema rreth antarësimit të Kosovës në UNESCO, nga këtu ju themë, se kjo është punë e kryer, nga dita e hënë, 9 nëntor 2015, Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s, dhe trashëgimia kulturore serbe, përveq mbrojtjes së institucioneve tona, do të ketë edhe mbrojtje të fuqishme ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi për agjencinë The Associated Press;  “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të mbrojë dhe rikonfirmojë më mirë tashëgiminë kulturore dhe historike serbe.
Përderisa “kryediplomati” Thaçi flet me aq  përkushtim për trashëgimin kulturore të minoritetit serb, nuk e nxjerrë dot as një fjalë të vetme për trashëgiminë kulturore të mbi 90 % të shqiptarëve etnik në trojet e tyre!
Se a janë deklaratat e Hashim Thaçit miopi politike apo analfabetizmin ndaj historisë sonë kombëtare, le ta vlerësojnë lexuesit e këtij shkrimi.
Për freskimin e memories së lexuesve, po i sjelli vetëm disa fakte; në Kosovë ka pak kisha e manastire tipike serbe, ato janë ndërtuar kryesisht pas vitit 1912, do me thënë pas ripushtimit të Kosovës, njëra ndër to është edhe Kisha e ngritur dhunshëm para lufte, nga regjimi i Miloseviçit në hapsirën e Universitetit të Prishtinës.
Sa u përket kishave dhe manastireve monumentale të Kosovës, si; Patriarkana e Pejës, Manastiri i Decanit, etj,  janë monumente kulturoro-historike dhe religjioze me prejardhje shqiptare,…të përvetësuara më pas nga pushtuesit serb.
E keqja më e madhe është se, këto manastire dhe kisha serbe, që “kryediplomati” Thaçi po kërkon t’i kalojë në mbrojtje ndërkombëtare, nuk e njohin dha as pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre, por gjithnjë e trajtojnë si “Kosovo e Metohija” (Kosova pronë kishtare) !
Pra, ky është një zotim personal i “kryediplomatit”  Thaçi për të mbrojtur me të gjitha mjetet trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.
Prandaj, Kosova ska pse të mos e marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara, me shkurtesën UNESCO.
Ajo, çka na mbetët neve, si popullatë shumicë shqiptare në ketë vend, është të tregojmë kujdesin maksimal ndaj vlerave tona kombëtare, ruajtjen e atyre pak objekteve të vjetra të shpëtuara nga lufta e fundit dhe nga dora e jonë e pakujdesshme pas lufte.
Ne, në vend të objekteve (kullave) qindëra vjeqare të mbetura në këmbë pas lufte, i rrënuam me dorën tonë, duke bërë gara me njëri-tjetrin, ndërtuam villa luksoze…u larguam nga historia jonë shekullore, për fat të keq edhe nga traditat e lashta kombëtare.

30 media të Kosovës i shkruajnë Drejtoreshës së UNESCO-s

Tridhjetë media të shkruara, elektronike dhe online të Kosovës i kanë dërguar një letër drejtoreshës së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Irina Bokova.

Edhe kjo letër, sikurse shumë të tjera, është dërguar në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara. Letra është nënshkruar nga pronarë, drejtorë, kryeredaktorë dhe gazetarë të mediave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Mes tjerash, në letrën e përbashkët të mediave kosovare thuhet: “Ne vazhdimisht e vëzhgojmë punën e qeverive tona dhe jemi zëri kryesor kritik ndaj tyre kur ato dështojnë të japin rezultatet e duhura – qoftë në luftë kundër korrupsionit, reformën e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe arsimit apo në rritjen ekonomike”.

“Që Kosova vërtetë të ketë sukses në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shoqëri të fortë, demokratike dhe të hapur, me respekt të plotë për liritë individuale dhe të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e patjetërsueshme të shprehjes, ne na duhen mundësi të barabarta”.

“Dhënia e mundësive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për të rinjtë tanë në arsim, shkencë dhe kulturë mund të jetë e dobishme për të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne sot ju nxisim që të mbështetni kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO”.

Mbështetja e komunitetit mediatik për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka ardhur pas angazhimit të një sërë institucionesh dhe personalitetesh me famë botërore të cilët i ishin bashkuar aspiratës së Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s.

Rokada tjetër – Mustafa President, Thaçi Kryeministër

Hashim Thaçi mund të rikthehet shumë shpejt në “kolltukun” e kryeministrit, duke ia lëshuar postin e premtuar të presidentit shefit të tij në Qeveri, Isa Mustafës.

Kjo është rokada e mundshme që po hamendet për dy pozitat kryesore të shtetit, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku partitë opozitare po i kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.
Në prill të vitit 2016 presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t’i skadojë mandati i saj pesëvjeçar, përderisa sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, pas skadimit të mandatit të presidentes, pozitën e saj do ta zërë Hashim Thaçi.

Megjithatë, drejtimi i Qeverisë dhe zbatimi i obligimeve ndërkombëtare, përfshirë formimin e Asociacionit, Gjykatës Speciale, po duket një mision i vështirë për Isa Mustafën, marrë parasysh ofensivën e opozitës në drejtim të tij.
Prandaj, pozita e presidentit po shihet si zgjidhje më e pranueshme në këtë situatë për Mustafën e madje edhe për vetë Thaçin që të mos mbetet me kompetenca ceremoniale. Zëri

Konsorciumi francez paraqiti Masterplanin për Brezovicën

PRISHTINË – Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), sot është bërë prezantimi i Master Planit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës nga konsorciumi francez i udhëhequr nga Compagnie des Alpes (CDA) dhe kompanitë MDP, EGIS, POMA, MND. Ato shpalosën projektin para bizneseve kosovare, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës, të interesuara për bashkëpunim dhe nën-kontraktim në ndërtimin e projektit të kësaj qendre turistike malore.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe me përfitime të shumanshme.

“Ky është një projekt që ka multidimensionalitet, ka ekonomi, ka strategji sa ka strategji, ka komponentë integruese, sa ka komponentë integruese ka komponentë ndëretnike dhe mbi të gjitha është konotacioni dhe rëndësia sociale e cila i jep veçanti një projekti të tillë” tha Gërxhaliu.

Ai tregoi se ka pasur hezitime por procesi ka marr mbështetje nga të gjitha shtetet e QUINT-it dhe se prezenca e përfaqësuesve të konzorciumit të procesit të privatizimit në këtë prezantim tregon se projekti i Brezovicës është vendosur në udhë të mbarë.

Kryetari i OEK-ut ndër të tjera tha se, ky projekt do të ndihmojë që Kosova të arrijë stabilitet ekonomik, social, politik dhe mbi të gjitha qytetarët të shijojnë frytet e këtij projekti. Ai falënderoi komunitetin e biznesit për interesimin duke cekur se pjesëmarrës ishin elita e biznesit në lëmi të ndryshme që lidhen me këtë projekt, nga Shtërpca, Mitrovica, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe kjo, projektit në fjalë i jep një frymë të veçantë. “Po e shihni se sot po promovohet një partneritet, po promovohet një dialog po ofrohet një mundësi sot nuk ka ndarje. Të gjithë jemi për  ekonomi që e bën të veçantë projektin në fjalë. Në qoftë se një projekt ka volum 400 milion, në qoftë se një projekt mund të krijojë 3 mijë vende të reja punës, në qoftë se një projekt mund të përmirësojë imazhin e Kosovës dhe në qoftë se, një projekt e përmirëson perceptimin e krijuar të Kosovës përmes zhvillimit, atëherë kjo është Brezovica” tha Gërxhaliu.

Duke i falënderuar ata që e bënë këtë privatizim, kryetari i OEK-ut shprehu edhe dëshirën që në këtë projekt të ketë sa më shumë kompani vendore.

Gërxhaliu përmendi edhe situatën nëpër të cilën po ecën Kosova dhe se këto investime janë garanci e qëndrueshmërisë dhe suksesit ekonomik të cilën e quajti “vulë ekonomike”.

Pascal Roux, drejtori ekzekutiv i MDP Consulting tha se për rreth dy orë do të prezantohet projekti tek komuniteti i biznesit kosovar dhe se si do të mund të përfshihen këto të fundit, duke prezantuar projektin dhe terminologjinë.

Ai potencoi ndër të tjera se qëllim kanë edhe përfshirjen e interesave të kompanive vendore duke vënë theksin tek përfitimet që do të ketë ky makro investim për Kosovën, “Çdo euro që investojmë në projekt përkthehet në shtatë euro në ekonominë globale. Që të ketë kuptim për ju, ky projekt për të cilin po flasim në vitet e para do të sjellë 5-10 milion euro kthim të investimeve në vit dhe në etapën e mesme për rreth 15 milion euro në brenda 10 vjetëve. Dhe rezultati final që presim në përfundim të jetë 80 deri në 100 milion euro në vit.”

Jill Jamieson, këshilltare strategjike e projektit të Qendrës së Turizmit malor të Brezovicës, gjatë këtij takimi tha se ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin.

“Është e rëndësishme të kuptohet se; komuniteti ndërkombëtarë e shikon këtë projekt si prioritet të rëndësishëm për Kosovën, të hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të imazhit, dhe përmirësimit të tërheqjes së investimeve të huaja” tha Jamieson.

Ajo tha se ky konzorcium nga partnerët shihet si rivitalizim i kësaj Qendre Turistike dhe ka të bëjë me krijimin e parqeve ujore (Aquapark), vendeve të punës, trajtimit të ujit, infrastrukturën, qëndrueshmërisë së mjedisit etj.

Jamieson tregoi se ky është një projekt i veçantë i cili nuk është parë më herët në Kosovë. Ajo për fund tha se ky investim është i rëndësishëm dhe se dështimi nuk është opsion. Ajo theksoi se ky projekt është për të mirën, jo vetëm të Kosovës ku përfitojnë të gjitha komunitetet, por edhe për regjionin.

Ky konzorcium publiko – privat e ka marrë për ndërtim me koncesion Qendrën Turistike të Brezovicës për 99 vite.

Procesi i ndërtimit do të zgjas në tri etapa, gjatë 18 viteve të ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe do të ndërtohen mbi 100 kilometra shtigje, me rreth 35 ski-lifte më moderne dhe infrastrukturë e cila Brezovicën do ta fusë në hartën botërore të turizmit malor sepse kjo qendër do të punoj gjatë tërë vitit, 365 ditë. aa

Kosova ka humbur miliona dollarë ndihma nga mosanëtarësimi në UNESCO

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, në konferencën e sotme për mediat prezantuan përfitimet e arsimit dhe shkencës nga anëtarësimi i vendit në UNESCO

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, në konferencën e sotme për mediat prezantuan përfitimet e arsimit dhe shkencës, nga anëtarësimi i vendit në UNESCO.

Mustafa tha se Kosova është e gatshme të konkurrojë dhe jo vetëm kaq, por edhe të jetë pjesë shumë aktive e UNESCO-s. “Kosova është e gatshme, Kosova meriton dhe Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s” tha Mustafa dhe shtoi se, vendi ka çfarë ti ofrojë nga e kaluara, këtij institucioni të Kombeve të Bashkuara, sepse nevoja për arsim e shkencë, e ka mundur okupimin klasik mbi popullin.

“Dëshmi e kësaj ka qenë organizimi i popullit tonë për hapjen e shkollave, pas mbylljes së tyre nga regjimi okupues serb gjatë viteve 1990-1999. Ekspertët, profesorët, doktorët e shkencave, biznesmenët dhe personalitetet tjera që sot lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, janë pikërisht ata që u shkolluan nëpër shtëpi të improvizuara si shkolla, gjatë okupimit”- u shpreh Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare përmendi fushatën e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duke theksuar se, “në këtë mënyrë, ish-okupatori serb nuk po mundohet të pengojë vetëm integrimin e popullsisë shqiptare por edhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në shtetin e pavarur të Kosovës. Serbia kështu nuk po kërkon asgjë më pak se diskriminimin e qytetarëve tanë, diskriminimin e një vendi të pavarur dhe jo vetëm të shqiptarëve por edhe të serbëve, boshnjakëve, romëve, ashkalive, turqve dhe të egjiptianëve, sepse ata janë qytetarët tanë” tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës theksoi që, Serbia po përdor Kishën Ortodokse për të arritur qëllimet e veta kundër Kosovës, përkundër faktit se i janë dhënë të gjitha garancitë për veprime të plota dhe të lira në këtë vend. Në anën tjetër, ai përmendi se të gjitha bashkësitë e tjera fetare kanë dhënë pëlqimin dhe kanë shprehur gatishmërinë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s.

Sipas tij, një prej arsyeve se pse Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s, është popullsia e re e cila është potencial i dijes dhe kulturës. “Kosova ka një popullatë të re, të etur për dije dhe për njohuri kulturore, dhe për lidhje me botën. Janë këta të rinj të talentuar, janë shkencëtarët tanë të cilët mund ti kontribuojnë dijes globale” tha kryeministri Mustafa.

Se vendi ka një popullsi të re, me më shumë se gjysmën e saj nën moshën 25 vjeçare e tha edhe Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), dhe se dhënia e prioritetit arsimit dhe shkencës janë të përfshira në strategjitë afatgjata të zhvillimit të Kosovës.

Bajrami radhiti disa përfitime që do të ketë Kosova në sferën e edukimit dhe shkencës me anëtarësimin në UNESCO ku në rrafshin praktik, në shkencë kulturë dhe arsim ky Institucion mbulon mbi 70 programe të ndryshme ku do të mund të merrte pjesë menjëherë pas vitit të parë të anëtarësimit duke filluar që nga edukimi i ulët e deri tek institucionet shkencore.

Ai shtoi se mos anëtarësimi i vendit deri më tani ka sjellë humbje të mëdha financiare; “Kosova deri më sot ka humbur mundësinë për të përfituar miliona dollarë asistencë nga korporata “Për Sfidat e Mijëvjeçarit”, i cili punon nga të dhënat e ofruara nga Instituti i Statistikave” të UNESCO-s i cili as sot nuk mbledh të dhëna në Kosovë”. Fusha të tjera në përfitime ai përmendi përmirësimin e cilësisë siç janë trajnimet e mësimdhënësve, përmirësimi i kurikulave,  përdorimi i teknologjisë dhe kërkimit shkencorë dhe akademik.

Votimi për rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të kësaj Organizate rreth pranimit të plotë të Kosovës pritet të merret më 9 nëntor.

Nga 195 anëtarë sa ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë dy të tretat (2/3) e tyre apo 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, prandaj për të siguruar pranimin e plotë duhet të sigurojë edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Edhe më të vështirë situatën për Kosovën e ka bërë aksioni i fundit i Serbisë, lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, përkundër nënshkrimit të Marrëveshjeve në Bruksel ku zotohet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucione rajonale dhe ndërkombëtare, në cilëndo fushë. aa

MSA-ja e improvizuar, infuzion për pushtetarët, iluzion për qytetarët! – Nga FLORIM ZEQA

Qeveritarët kosovarë krizën parlamentare po mundohen ta mbajnë të “kamufluar” përmes seancave “solemne” dhe akteve të improvizuara, pa qenë në gjendje të ofrojnë asnjë zgjidhje për problemet kyqe të vendit.
Pas nënshkrimit më 27 tetor në Strasburg të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, dita e hënë e 2 nëntorit 2015, është dita e fillimit të një sprove të re për shtetin Kosovës. Pra, është sprovë e pozitës dhe opozitës njikohësisht.
Votimi i Listës serbe pro MSA-së dhe mosvotimi i opozitës (dalja nga kuvendi në momentin e votimit) flet mjaftueshëm për kualitetin e kësaj MSA-je dhe gjendjen në të cilën ndodhet shteti i Kosovës; mes dështimit dhe ecjës përpara!
Dy nenet e MSA-së (5 dhe 9), që e obligojnë Kosovën në mënyrë të njëanshme për përmbajtjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe neutarliteti BE-së ndaj Kosovës me fusnotë*, flasin qartë për “kualitetin” e kësaj marrveshje (kontrate ndërkombëtare) dhe obligimet që ka marrë Kosova!
Pas MSA-së gjysmake, liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit vazhdon të mbetët një ëndërr dhe një shpresë për dalje nga ferri i mjerimit social dhe politik nga  vendi i tyre.
Ska dyshim, se është në interes të shtetit të Kosovës, rrugëtimi drejtë integrimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Mirëpo, me problemet socio-ekonomike, me një sistem të drejtësisë të degraduar, me bllokada politike dhe protesta në rrugë, Qeveria e Kosovës, e ka të vështirë, do të thoja të pamundur të bëjë hapa para drejt liberalizimit të vizave, e të mos flasim për rrugën e gjatë të antarësimit në BE.
Me njëherë pas miratimit të MSA-së në Kuvendin e Republikës  Kosovës, filluan edhe deklaratat e para të qeveritarëve kosovar për liberalizimin e vizave. Secili në mënyrën e vet, duke filluar prej “kryeministrit” Mustafa, zv. kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme z. Thaçi, ministrit për integrime europiane z. Qollaku, dhe të tjerëve me radhë,…të ngazllyer nga “suksesi” i arritur, përveq se e quajtën akt historik nënshkrimin e një MSA-je të improvizuar nga ndërkombëtarët, nxituan së premtuari (mbrenda vitit të ardhshëm)  levizjen e lirë për qytetarët e Kosovës !
MSA-ja, nuk erdhi në Kosovë si produkt i qeverisjes së mirë dhe as përmbushjes së obligimeve shtetërore, por erdhi si “infuzion” politik për mbajtjen në pushtet të një qeverie servile ndaj ndërkombëtarëve dhe jo kredibile ndaj qytetarëve të saj.
MSA-në, e quajta të improvizuar, për faktin e thjeshtë, se një MSA gjysmake, pa përfshirjen e afateve kohore, parashtrimin e kushteve strikte për qeverinë, jo vetëm që nuk e garanton liberalizimin e vizave, e vënë në pikëpyetje ecjën e Kosovës drejt antarësimit në BE, si etnitet i pa njohur nga Brukseli zyrtar!
Ashtu sikurse Brukseli, si sponzorizues i kësaj MSA-je gjysmake, edhe liderët tanë e dijnë fare mirë se, Kosova nuk i ka të përmbushura kushtet elementare për liberalizim të vizave, siq janë; zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja qytetare, luftimi i krimit dhe korrupsionit, depolitizimi apo dekriminalizimi i sistemit të drejtësisë, ngritja e nivelit të sigurisë për investitorët e jashtëm,…e deri të kontekstet pronësore me fqinjët (demarkacionin), e në veqanti problemi i hapur me fqiun verior-Serbinë, e cila, edhe 16 vjet pas lufte, përmes Asociacionit të komunave serbe (Zajednicën) po tenton të mbajë të pushtuar pjesën veriore të vendit dhe destabilizimin nga mbrenda të shtetit të Kosovës përmes komunave (enklavave) serbe.
Improvizmi i MSA-së, nuk i shërben të ardhmës së qytetarëve të vendit tonë, për më tepër u shërben pushtetarëve dhe grupeve të interesit që fshihen prapa lojërave dhe prapaskenave të tilla të pasinqerta.
Për çfarë liberalizimi bëhet fjalë, kur qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës akoma jetojnë si refugjat në pjesën jugore të qytetit dhe gjithandej Kosovës ?
Për çfarë sovraniteti të shtetit bëhet fjalë, kur barrikada mbi urën e lumit Ibër vetëm sa është përfocuar,…përderisa “Parku i paqës” në anën përtej lumit rritet dhe zhvillohet dita-ditës i papenguar nga askush !
Deklaratat e politikanëve (qeveritarëve) tanë; “së shpejti do të vie liberalizimi”, pa qenë në gjendje të caktojnë ndonjë datë të caktuar, jo vetëm që nuk përkojnë me realitetin, janë hipokrizi e kulluar, përmes të cilës mundohen t’i mbulojnë dështimet e tyre në mbushjen e premtimeve zgjedhore; “hapjen e qindëramijëra vendeve të punës, levizjen e lirë dhe kthimin e të gjithë të shpërngulurëve në shtëpitë e tyre, zbardhjen e fatit të 1700 të pagjeturëve nga lufta e fundit, bërjen e shtetit me ushtri,…e shumë e shumë premtime të tjera, vargu i gjatë i të cilave, është i pamundur të përfshihet në një shkrim të vetëm autorial.
Populli, më nuk ju beson fjalëve boshe dhe premtimeve megalomane, kërkon veprime konkrete dhe rezultate të prekshme në të gjitha lëmitë e jetës, përfshirë edhe liberalizimin apo levizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.
Hapi i parë, për qeveritarët kosovar mbetët dalja nga kriza parlamentare, nga kaosi instituacional, të cilin po mundohen ta mbajnë të “kamufluar” përmes  seancave “solemne” dhe akteve të improvizuara, pa qenë në gjendje të ofrojnë asnjë zgjdhje për problemet kyqe të vendit.
Megjithatë “shpresat” mbetën tek Gjykata Kushtetuese, a do të jetë ajo që do t’u hapë rrugë zgjidhjes së problemeve aktuale apo do ta thellojë më tepër krizën institucionale, mbetët të shifet në ditët në vazhdim. Deri atëherë, popullit i mbetët të ushqehet me daklarata dhe spekulime të llojeve të ndryshme, varësisht prej erërave politike.
Thënë ndryshe, MSA-ja e improvizuar, s’është gjë tjetër veqse infuzion për pushtetarët, dhe iluzion për qytetarët e vendit tonë !

Serbia shkatërroi në Kosovë 2700 objekte me vlera kulturore dhe arkeologjike

Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka bërë promovimin e tre librave në të cilat janë paraqitur krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Përmbajtja e tre vëllime ka paraqitur një numër i madh i personave të zhdukur, monumentet e shkatërruara si dhe vrasjet në Kosovë.

Me këtë rast, udhëheqësi i këtij Instituti Ismet Salihu, ka thënë se Serbia kishte qëllime gjenocidale në Kosovë, ndërsa ka shtuar se kjo dëshmohet edhe nga masakrat sikur ajo e Mehës, Likoshanit e Reçakut, si dhe varrezat masive.

Veprime gjenocidale Serbia u tha se ka bërë edhe në aspektin kulturor ku ka shkatërruar mbi 2700 objekte me vlerë kulturore e arkeologjike./KlanKosova

Indonezia: E mbështetim Kosovën në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës e njëherësh ministër i Punëve të jashtme i vendit, Hashim Thaçi, përmes Facebookut njofton se nga kryetari i Organizatës myslimane në Indonezi, Muhammadiyah, ka marrë një letër përkrahëse, që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.
Indonezia është shtet mysliman me mbi 200 milionë banorë, e cila ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Fushata jonë po fiton përkrahje nga shumë anë të botës. Kryetari i organizatës më të madhe myslimane në botë Muhammadiyah në Indonezi, që numëron 30 milionë anëtarë sapo dërgoi një letër të fuqishme të përkrahjes për Kosovën në UNESCO” ka shkruar në Facebook Hashim Thaçi.

Veseli dhe Mustafa garantojnë të drejta të plota për komunitetin LGBT

PRISHTINË – Randy Berry, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBT, i cili sot po qëndron në Kosovë, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjatë takimit me kryeparlamentarin Veseli, u bisedua për të drejtat e njeriut që komuniteti LGBT i gëzon në Kosovë.

Me këtë rast, Berry theksoi se të drejtat e njeriut, duke qenë universale, duhet të respektohen njësoj për të gjithë anëtarët e shoqërisë, pavarësisht dallimeve të tyre në përkatësi dhe identitet. “Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të individit është parim themelor i shoqërisë demokratike”, tha Berry.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi faktin se Republika e Kosovës funksionon mbi bazën e një kushtetute që ngërthen në vete standardet më të larta të garantimit dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ne kemi kushtetutën më liberale në rajonin ku jetojmë, por edhe një traditë të fuqishme kulturore të tolerancës ndaj mënyrave të ndryshme të jetës dhe kjo na mundëson që të jemi më efektivë në luftën kundër paragjykimeve dhe stereotipeve me të cilat ballafaqohen anëtarët e komunitetit LGBT”, tha Veseli. Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të angazhohet dhe punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht dallimeve që ata mund të kenë.

Më pas, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBT, Randy Berry u prit nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë këtij takimi në të cilin ishte prezent edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Kryeministri Mustafa theksoi se Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për të krijuar një shoqëri ku të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, janë vlerat fundamentale për zhvillimin e shoqërisë.

“Kosova ka mishëruar në Kushtetutën e saj parimet universale të të drejtave të njeriut, sipas standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare. Në këtë drejtim, në kuadër të infrastrukturës ligjore, Republika e Kosovës ka nxjerrë një varg ligjesh që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e të drejtave të njeriut, si Ligji kundër diskriminimit, që rregullon dhe parandalon çfarë do forme të diskriminimit, nga çfarë do lloj baze apo përkatësie. Po ashtu të gjitha ligjet tjera janë në harmoni dhe bazohen në standardet e të drejtave të njeriut”, deklaroi kryeministri Mustafa.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës po punon që çfarë do forme diskriminimi, ndaj cilit do grup shoqëror, të adresohet konform standardeve më të larta të drejtave të njeriut.

“Me këtë qëllim, në dhjetor të vitit 2013 është themeluar Grupi Këshillëdhënës dhe Koordinues në nivel kombëtar në Republikën e Kosovës për të drejtat e komunitetit LGBT. Ky grup udhëhiqet nga Zyra për qeverisje të mirë në ZKM, dhe në përbërjen e tij ka përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe nga organizatat që përfaqësojnë interesat e komunitetit LGBT, dhe nga organizata ndërkombëtare”, informoi kryeministri Mustafa të dërguarin special të State Department, Berry-në.

Më tutje, i pari i Qeverisë së Kosovës potencoi se Qeveria është e vendosur të mos lejojë kurrfarë frikësimi, diskriminimi apo trajtimi të pabarabartë, të kujt do në Kosovë dhe se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare për të avancuar më tej, zbatimin dhe respektimin e të drejtave të secilit individ në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBT, Randy Berry duke falënderuar kryeministrin për mikpritje, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për respektimin e plotë të të drejtave të secilit individ në Kosovë.

Ai çmoi punën e Qeverisë së Kosovës në adresimin e çdo forme diskriminimi ndaj çdo grupi shoqëror, duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë Amerikane për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme që çdo komunitet në shoqërinë kosovare, të realizojë lirshëm të drejtat e tij. aa

UNESCO – Kosova në rendin e ditës, Serbia nuk arrin ta pengojë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ka miratuar agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën.

Kjo, siç ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka ndodhur përkundër kërkesës së Serbisë që të hiqet nga agjenda kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Më 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës brenda kësaj organizate.

Vendimi përfundimtar duhet të merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila zhvillon punimet nga sot deri më 18 nëntor.

Për t’u pranuar, Kosovës i duhen dy të tretat e votave në Konferencën e Përgjithshme, e cila përbëhet nga 195 vende anëtare.

Kosovës i duhen koalicionet e natyrshme, të logjikshme, jo ‘koalicionet e vogla’ ose ‘koalicionet e mëdha’ – Nga AGRON SHABANI

Siç mund të mësohet nga proceset e gjithëmbarshme të zhvillimit nëpër të cilat po kalon Kosova në këtë periudhë sfiduese dhe tepër furioze ose dinamike të tranzicionit, konsolidimit, etablimit ose profilizimit politik ose partiak etj. I ashtuquajturi  “koalicioni i madh” në mes PDK-së dhe LDK-së , me kalimin e kohës, gjithnjë e me shumë do i ngjasoi ( ngjasoje) një të ashtuquajture “kulle të Babilonisë”  ku krahu i djathtë i saj, nuk do të dijë asnjëherë se çfarë bën ose vepron  krahu i majtë i saj dhe anasjelltas.

Aty janë edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, estetikës, disiplines, emancipimit, disajnit, rezonanses dhe performanës së preferuar institucionale, konstitucionale, profesionale, kadrovike dhe të tjera së bashku me paradokset, mediokritetet, anakronizmat, hipotekat dhe anomalitë e ndryshme objektive dhe subjektive në kuader të koalicionit të lartëcekur qeveritarë ose politikë të trashëguara që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Të cilat me kalimin e kohës, sigurisht se do paraqesin një ” gogol të madh” ose ” thembër Akili” për mbarëvajtjen dhe funksionimin maksimal ose optimal të shteti dhe pushtetit ( ekzekutivit) kosovarë në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Dhe, të cilat sigurisht se do e arrijnë  “zenitin” ose kulminacionin e tyre me rastin e aktakuzave ose aktapadive të mundshme ndaj figurave ose personalitetëve të ndryshme qeveritare ose politike nga ana e ” Tribunalit” ose ” Gjykatës Speciale” në Kosovë….? Ku, pos tjerash, pritët të shalosen, detektohen ( deshifrohen) dhe të dalin në shesh ose dritë të plotë ” misterët”,” ekuacionet”,  të ” panjohurat” ose të ” papriturat” e ” binomit” ose ” koalicionit të madh” në mes LDK-së dhe PDK-së. Duke e marrur kështu formen ose profilin e një “grushteti të vogël” institucional dhe konstitucional në jetën përgjithshme institucionale dhe politike në Republikën Kosovës! Prej nga ku sigurisht se kanë ” lindur” ose gjeneruar ( degjeneruar) edhe i ashtuquajturi ” asociacioni i pavarur i komunave serbe ” ( lëxo: ” republika serbe” ) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me të të ashtuquajturin ” demarkacionin shtetërorë” ose ” kufitarë” me Malin e Zi si dhe një sërë kompromisësh dhe koncesionësh tjera ndaj çështjeve ose aspektëve kruciale ose esenciale që kanë të bejnë me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetërorë, nacional, teriotorial ose politikë të vendit tonë.

Kjo donë të thotë se ” ekuacionet” ose ” formulat” e mesipërme pushtetmbajtëse ose politike në mes PDK-së me LDK-së, në  esencën e tyre me tepër janë “marrëveshje” ose “aleanca poroze” dhe “ireverzibile” që i shpartallon dhe davarisë mëngjesi.

Një apologji diskursive ose analogjike nga e kaluara:

Se këndejmi, ndërkohë që LDK-së lindi ose u themelua dikur si ” levizje alternative” ose demokratike në muzgun ose buzëmbremjen e shkatërrimit ( dekompozicionit)  të ish Jugosllavisë. Lufta dhe revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë: Ishin luftë dhe një revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit ( kombit) dhe lidershipit të njohur ushtarak dhe politik kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist, çfarë ishte Serbia dhe regjimi i saj kriminal dhe gjakatarë në Beograd.

Në këtë fryme te mespërme revolucionare dhe patriotike,  nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si feniksi, dolën dhe u shfaqën fuqishëm dhe përjetësisht edhe akterët dhe protagonistë kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Për të mos thënë këtu Gjorgj Uashingtonët dhe Tomas Xhefersonët shqiptar ose kosovar. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetë.

Se këndejmi, lufta dhe revolucionin çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej: Ndërkohë që ishin të motivuara dhe stimuluara nga idealët dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale.Në anën tjetër ndërkaq, ishin të shquara (karakterizuara ) dhe sublimuara ose konfirmuara edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s ( Kujo Aleancën e Madhe NATO-UÇK gjatë luftës çlirimtare dhe historike në Kosovë! Për të cilen në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.).

E thënë dhe deshifruar ndryshe: Kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, ekskurse dhe diskurse të ndryshme komparative dhe analogjike me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. Ndërkaq, e ashtuquajtura “rezistenca pasive” ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së, në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër “uvertyrë” ose një “paralojë e butë revolucionare” ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në  territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë.

Jugosllavia, siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta “abortin” ose shkurorëzimin ( dekompozicionin)  e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë! Të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.
Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi:  Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose “epoka” e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale, atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe gjetkë.

Historia Amerikane:

Ndryshe nga kjo, ” rilindja” ( renesansa) ose “epoka e re” revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë, do fillonte pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste.

Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan, atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse kjo? Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian. Kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale dhe antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën. Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga “kurora mbretërore” britanike dhe kështu me radhë…Mbase, të nisur ose filluar dikund në vitin 1619, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersi, Delaware, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj. Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond  “Mayflower” dhe “41 viganët e parë”  të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.

Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngriste dhe themelonte shtetin e pavarur të “Pyejeve” ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të njohur amerikan nga të të ashtuquajturat ” 13 shtetë” ose “kolonitë”  e atëhershme amerikane-kunder “metropolës britanike” në shekullin 17. Të cilat në themelin ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit “sovranitetit” parlamentar dhe monarkist anglez. Për t´u kurorëzuar në ” Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental”  të Philadelphias (Filadelfia) në vitin e paharruar 1774. Në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së. Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775. Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit  1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.

Për t´i arritur kështu “zenitin” ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike “Checks and Balances”  (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787. Kjo done të thotë se edhe shteti dhe populli (kombi)  i madh amerikan, në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në Rrugën e Lavdishme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë.

Se këndejmi, mitët, epostet, legjendat, stenogramet dhe historitë e njohura mbi ” Party of The People ” ( Partia Demokrate) si dhe mbi “The Grand Old Party”  ( Partia Republikane) në SHBA-së: Janë lajtmotivi dhe udhërrefyesi me sublim në drejtim të etablimit dhe profilizimit të gjithëmbarëshëm dhe përfundimtarë të spektrit politikë ose partiak në Kosovës. Përfshirë edhe aleancat ose koalicionet e atjeshme pushtetmbajtëse ( qeveritare) ose politike . ërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme parlamente dhe demokratike në vendin tonë. Pa dashur t´ua cekim emrat ose adresat partive ose subjektëve të ndryshme politike.

Hashim Thaçi, kryetar i urithëve të nëntokës së LDK-së! -nga FLORIM ZEQA

Urithët, pakurrizorët apo zvarranikët e LDK-së, quani si të doni, sikur sot që janë në pushtet, edhe atëherë kur nuk ishin në pushtet vraponin pas privilegjeve, tenderëve apo të ndonjë “ashti të fëlliqur” që ua hudhte nga largësia shefi i tyre Hashim Thaçi
Ideja e titullit të këtij shkrimi me lindi gjatë leximit të një artikulli në gazetën Kosova sot, të datës 27.10.2015, me titull; “PDK-ja dhe SHIK-u po e rrenojnë LDK-në”, përmes të cilit me të drejtë LDK-ja trajtohet si marionetë e PDK-së.
Lidhja e (pa) natyrshme kriminale e koalicionit PDK-LDK, për interesa të ngushta të urithëve të nëntokës dhe grupeve kriminale, përveq se do të jetë me pasoja afatëgjata negative për vendin, kaloj me pasoja fatale për LDK-në e katandisur pas kuvendit VIII zgjedhor të saj.
LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga rivalët e saj politikë, sa ka qenë e rrezikuar dhe e dëmtuar rëndë nga urithët e nëntokës së saj, të cilët në këtë subjekt qendrojnë vetëm për të keqën e saj.
Më mirë dhe më qartë se asgjë tjetër, ishin zgjedhjet fundit parlamentare dhe ato partiake në LDK,  e shfaqën fenomenin e  “dashurisë” së urithëve të nëntokës ndaj LDK-së rugoviane!
Urithët, pakurrizorët apo zvarranikët e LDK-së, quani si të doni, sikur sot që janë në pushtet, edhe atëherë kur nuk ishin në pushtet vraponin pas privilegjeve, tenderëve apo të ndonjë “ashti të fëlliqur” që ua hudhte nga largësia shefi i tyre Hashim Thaçi.
Urithët e nëntokës së LDK-së, për të fshehur gjurmët e bashkëpunimit me  rivalin kryesor të frymës rugoviane, ditën përlaheshin para opinionit, para mediave apo edhe në parlament, ndërsa natën vazhdonin bizneset e fshehta dhe ndejat e natës me drejtuesit e PDK-së, hoteleve luksoze apo vilave private gjithandej vendit.
Edhe sot, ditën deklarohen “kundër” Hashim Thaçit president, ndërsa natën bëjnë plane për zgjatjen e jetës koalicionit fatkeq për vendin. Mirëpo kjo nuk është e vetmja marrëzi !
Të njëjtit, gjatë fushatës zgjedhore për të mashtruar opinionin dhe për të mbrojtur “pastërtinë” e tyre, elektoratit të LDK-së i bënin thirrje; “mos i votoni hajnat”,….“kujdes, ruani xhepat nga qeveria”,…nga kush t’i ruajmë xhepat tani, nga Thaçi, nga Isa Mustafa apo urithët e tjerë të LDK-së ?
Urithët e LDK-së, me të njëjtin avaz vazhduan propagandat e tyre për mashtrimin e elektoratit edhe gjatë përiudhës paszgjedhore. Për të arsyetuar lojen e dyfisht të liderit të tyre me VLAN-in, thonin kështu; “Isa Mustafa e ka caktuar  Ramush Haradinajn për kryeministër, si njeri i guximshëm,…si VAMPIR  për ta ngrënë Hashim Thaçin”,…kush është duke e luajtur sot rolin e vampirit dhe përbindëshit të  interesave kombëtare në Kosovë?
Urithët e nëntokës së LDK-së, ashtu si në Kosovë, edhe në diasporë vrapojnë pas gjahut të qelbur, në cilësinë e  mbështetësve dhe sahanlëpriësve të një pushteti kriminal,…të cilët për interesa të ngushta personale, për akomodimin (punësimin) e vet apo të ndonjë familjari të tyre në institucionet publike në Kosovë, ua kthyen shpinën bashkatdhetarëve të tyre, për t’ju bashkangjitur të keqës së madhe (Koalicionit PDK-LDK), duke u bashkuar me krimin dhe korrupsionin në dëmë të interesave të shumicës shqiptare në Kosovë!
Vetëm nga pjesa veriore e Italisë, nga viti i kaluar e këndej, janë më shumë se katër raste të urithëve të nëntokës së LDK-së , që për interesa personale, nga “rugovist” të përbetuar u shëndrruan në shërbëtor të Hashim Thaçit dhe strukturave uzurpuese të shtetit të Kosovës.
Konventa e punës, apo siq po i thonë disa kongresi i punës së LDK-së i paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti, nuk do të ketë kuptim pa pjesmarrjen edhe të Hashim Thaçit, udhëheqësit moral të nëntokës së LDK-së, kandidatit për president të shtetit.
Në LDK-në e grupeve të interesit, shumica e 355 delegatëve të kuvendit zgjedhor, shumica e degëve dhe nëndegëve të LDK-së aprovuan koalicionin e turpit PDK-LDK, me kushtin që Hashim Thaçi të zgjedhet president,…
Në garën (hipotetike) mes dy kandidatëve për kryetar të LDK-së; Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, do të votonin me aklamacion apo fshehtas për këtë të fundit, shkaku i ruajtjes së vendeve të punës apo privilegjeve tjera; drejtues bordesh dhe agjensionesh, nënpunës civil, rojtar, parrukier apo lustragjinjë !
Gjendjen e mjerë politike në LDK, e vërtetuan edhe deklarimet e fundit të disa eksponentëve mbrenda këtij subjekti për ridizajnimin e marrveshjes PDK-LDK, apo ndrrimin e pozitave; “që Isa Mustafa të bëhet president, ndërsa Hashim Thaçi kryeministër”,…kjo përveqse miopi politike paraqet servilizim të skajshëm dhe degradim të mëtutjeshëm të LDK-së.
Sikur të ishte ndryshe, urithët e nëntokës së LDK-së nuk do ta votonin të keqën e madhe për vendin (koalicionin PDK-LDK), nuk do ta votonin shkatërrimin (Isa Mustafën) për LDK-në!
Andaj me plotë drejtë, Hashim Thaçin, mund ta quajmë kryetar, kryeministër apo president të urithëve të nëntokës së LDK-së !

MSA-në e rrezikon Lista Serbe, kërcënon me bojkot

PRISHTINE – Pas opozitës e cila ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bojkotin është duke e shqyrtuar edhe Lista Serbe.

Kjo listë ka 11 deputetë në Kuvend dhe pa përkrahjen e tyre nuk do të mund të arrihen 81 votat e nevojshme, siç kërkohet në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta të dielën nuk ka arritur të vërë kontakt me drejtues të Listës Serbe, kurse nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur për problemet me Listën Serbe. Vetëm kanë shprehur besimin se të hënën do të jenë prezentë të gjithë partnerët e koalicionit.

Ndërkaq opozita nuk do ta bojkotojë në tërësi seancën për MSA-në. Ajo ka vendosur që disa deputetë të saj të marrin pjesë në seancë për t’i dhënë argumentet rreth kësaj marrëveshjeje, por nuk do të votojnë.

Burime të gazetës kanë thënë se përfaqësues të Listës Serbe e kanë njoftuar kryeministrin Isa Mustafa se janë duke shqyrtuar mundësinë e mospjesëmarrjes në seancën e së hënës, e cila në rend dite ka vetëm një pikë – shqyrtimin dhe miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Opozita bojkoton seancën për MSA-në, ka shumë vërejtje për tekstin

Liderët opozitarë: Marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian duhet të jenë në baza barazie e reciprociteti

Qeveria e Kosovës, pasi ka ratifikuar projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, atë e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka vendosur në agjendën e tij për ditën e hënë, 2 nëntor, që ta ratifikojë këtë projektligj.

Megjithatë, zyrtarët e bllokut opozitar kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë seancën së hënës, ashtu siç kanë bërë deri tash, por nuk do ta votojnë projektligjin për MSA-në.

Zyrtarët nga Lëvizja Vetëvendosje thanë për Radion Evropa e Lirë se liderët opozitarë janë marrë vesh të mos shkojnë në seancën, në të cilën pritet të ratifikohet MSA-ja.

Teutë Rrusta, koordinatore e të gjitha qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaron se subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e së hënës.

Teutë Rrusta tha se ky vendim është marrë pasi që opozita, siç shprehet ajo “ka shumë vërejtje për këtë marrëveshje”.

“Subjektet opozitare jam marrë vesh që mos të marrin pjesë në këtë seancë, meqë ne kemi vërejtje për përbërjen e kësaj marrëveshjeje. Megjithatë, nuk do ta bllokojmë këtë marrëveshje, pasi që konsiderojmë se është e rëndësishme marrëdhënia kontraktuale me BE-në”, rikonfirmon qëndrimin e opozitës koordinatorja nga Vetëvendosje Teuta Rrusta.

Rrusta tregon se të hënën, liderët e subjekteve opozitare do të mbajnë një konferencë për media, ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në.

Ajo përmend shkurtimisht se ku janë mospajtimet më të mëdha me këtë marrëveshje me BE-në.

Mjafton të themi që kushtëzimet që i bëhen Kosovës me MSA-në, për marrëveshjet me Serbinë, janë të padrejta. Marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian duhet të jenë në baza barazie e reciprociteti, e jo të kushtëzuar prej marrëveshjeve me Serbinë. Një problem tjetër është që Kosova në MSA paraqitet me fusnotë”, thekson ajo.

Nga na tjetër, analistët politikë në Prishtinë konsiderojnë se mosratifikimi i MSA-së nga opozita, është një taktikë jo e qëlluar.

Analisti Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se opozita mund të vazhdojë me bojkotimin e seancave, por nuk do të duhej të vepronte me bojkot sidomos të hënën

“Pavarësisht përplasjeve partiake, përplasjeve politike, inateve që mund t’i kenë partitë në Parlament, unë besoj se MSA-ja do duhej që të votohej nga të gjithë nesër në Kuvend. Kjo edhe për shkakun se është një akt shumë i rëndësishëm, i cili në një farë forme e trason konkretisht rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, vlerëson Mushkolaj.

Mushkolaj konsideron se edhe sikur partitë opozitare të ishin në pushtet, do ta nënshkruanin një marrëveshje të tillë, pasi që, sipas tij, formati aktual i kësaj marrëveshjeje, ka qenë i vetmi i mundshëm.

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile, përmbushin standardet e BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t’i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner, shumë serioz, për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme”.

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit kanë nisur para dy vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Leku propozohet si monedhë e dytë zyrtare në Kosovë

Një ndër emrat që e ka përfolur më shumë këtë ide është deputetja shqiptare Mesila Doda, e cila është e mendimit se sidomos në këto kohë kur Evropa është në krizë duhet menduar për një skenar rezervë, dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të mendosh lekun si monedhë kombëtare, dhe shërbimi është më i lirë se sa ai që të ofron Banka Qendrore Evropiane.

Por ekspertet e ekonomisë mendojnë ndryshe, madje thonë se kjo është një ide e gabuar.

I pyetur nga KosovaPress Zef Preçi, ekspert ekonomie thotë se ky propozim ka më shumë vlerë patriotike se sa ekonomike, pasi në këtë drejtim duke përdorur euron, Kosova është një hap para Shqipërisë, pasi edhe vendit tonë si hap i fundit për t’u anëtarësuar në BE do t’i kërkohet heqja dorë nga monedha vendase dhe përdorimi i euros.

Nga ana tjetër, ekspertë të tjerë kanë argumentuar më herët se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, asnjëherë nuk ka qenë nën presionin e asaj se me çfarë valute do të bëhet pagesa, por eksporti dhe importi kryesisht kanë qenë të penguar nga barrierat absurde që kanë aplikuar qeveritë e të dyja vendeve, ndaj dhe qeveritë e të dyja vendeve tona më shumë duhet të fokusohen në heqjen e barrierave administrative, përafrimin e kushteve për themelimin dhe zhvillimin e biznesit, ndërtimin e infrastrukturës funksionale, se në propozime të tilla.

Pristhinë – Opozita fut me forcë peticionin në Kuvend

Liderët e tri partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, pa lejen e sigurimit, kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka hyrë me forcë bashkë me liderët e tjerë, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos lejohet futja e disa dokumenteve në Kuvend.

“Po teprohet prej pushteti edhe duhet ta kuptojnë edhe ata, që në rast se mendojnë se mund të veprojnë kështu, kuptohet se do të ketë mosdëgjueshmëri edhe ndaj këtyre rregullave. Ne i respektojmë të gjitha rregullat, por edhe rregullat duhet të respektojnë detyrën dhe obligimet e deputetit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se si opozitë janë të vendosur që të vazhdojnë me kundërshtimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Pas futjes në Kuvend, liderët opozitarë para medieve kanë treguar se janë mbledhur mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se peticioni i organizuar nga opozita, është peticioni më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë.

Ai ka deklaruar se peticioni është mjaft i rëndësishëm.

“Këta 200 mijë qytetarë, janë qartazi në kundërshtim me këto vendime të qeverisë. Kjo do të thotë se kjo qeveri, siç po dëshmohet me këtë peticion, është qeveri e cila vendimet e veta nuk i bën në përputhje më interesin dhe vullnetin e qytetarëve por, i bën në përputhje me interesin personal, si dhe interesat e qarqeve të tjera që nuk janë në Kosovë, e as të qytetarëve”.

“Prandaj, kjo është një dëshmi që këto marrëveshje të Brukselit dhe ajo për demarkacionin domosdo duhet të anulohen dhe të tërhiqemi nga to”, është shprehur Ymeri.

Ndërkaq, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka sqaruar shkurtimisht se si do të veprohet tash e tutje me nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët.

“Nënshkrimet e tyre [qytetarëve] do të shkojnë atje ku duhet. Ne kemi planifikuar t’i dërgojmë këto peticione në zyrat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, duke nisur nga Brukseli, për të parë se vullneti i qytetarëve të Kosovës është ndryshe. Dhe, gjithashtu, ky numër masiv i nënshkruesve të peticionit, na motivon për të vazhduar kërkesat tona që këto dy marrëveshje të tërhiqen”, ka shpjeguar Limaj.

Të tri partitë në opozitë, kanë ritheksuar se do të vazhdojnë të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, përderisa, siç po pretendojnë ato, kryeministri Isa Mustafa të mos i tërheq nënshkrimet nga Marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Në të kundërtën, opozita i kërkon dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe gjithë Qeverisë së Kosovës.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Kosova, “de jure” dhe “de facto” shtet, apo… ?! – Nga AGRON SHABANI

Nga prizmi i antropologjisë dhe epistemologjisë se përgjithshme revolucionare dhe asaj politike:
Të gjithë sikur flasin ( flasim) dhe shkruajnë ( shkruajmë) si në “kor” mbi shtetin e pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në Kosovë. Dakord. Kosova se këndejmi, ´de jure´- është shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik që nga 17 shkurti i ivitit 2008. Mbase, që nga Shpalllja ( Deklarata) e njohur kushtetuese, legjislative dhe juridike me 17.02.2008. Ndërkohë që Republikën e Kosovës gjer me sot e kanë njohur ose pranuar zyrtarisht shtetët ose vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit tonë tokësor.
Por….!
Në anën tjetër ndërkaq, Republikën e Kosovës (de facto) vazhdojnë të mos e njohin ( honepsin) ose respektojnë vetëm pjesëtarët e ndryshëm të pakicës ose minoritetit serb në vendin tonë. Mbase, pikërisht ata që në një formë a tjetrën, kanë qenë bashkëpunëtor të regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit, Sheshelit, Arkanit, Nikoliqit, Daçiqit, Vuçiçit etj.  Kjo edhe përkunder asaj se pakica ose minoriteti serb në Kosovë, vazhdojnë të jenë pakica ose minoriteti me i respektuar dhe me i privilegjuar në raport me pakicat ose minoritetët tjera në vendin tonë. Por, kot se koti. Në secilin serb sikur ndodhët ose ekziston një ” mit” një ” reliktë” ose një ” totem” i rrejshem mesjetar, pseudoshkencor ose johistoriik mbi Kosovën. Edhe perkunder faktit se serbet vet jane popull artificial ose johistorik.
B. Malinovski, E. Durhemi, Zh. Balandie, E. Tejlori, Xh. Frajzeri dhe socioantropolog të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë, në kuadër të studimëve, enkodimëve, dekodimëve, deshifrimëve dhe analizave të ndryshme funksionale, aksionale, strukturale, simbolike, emocionale, sociopsikologjike, organike, pradigmatike dhe të tjera të fetishëve, reliktëve, simbolëve ose totemëve të ndryshme mitike, shamanike, mesjetare, arkaike ose eshatologjike të popujve, fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme etnike, fetare, kulturore dhe të tjera gjithandej globit: Duke u shprehur se vdekjët, gjegjësisht, luftërat, urrejtjet ose konfliktët e ndryshme fetare, kulturore, nacionale, racore dhe të tjera në këtë kontekst, të duken ngjarjet dhe momentët me iracionale, me groteske, me reaksionare dhe me destruktive në domenin e përgjithshëm ose multidimenzional të fjalës. Në radhë të parë do fokusohen dhe stacionohen në zgjidhjen dhe tejkalimin e çështjëve dhe problemëve të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore, politike dhe të tjera në kuader të “dinamikes sociale dhe societale” që mund të jenë shkaktarët dhe faktorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të përgjithshëm shtetërorë, nacional, qytetar, kulturor, politik etj…Duke iu dhënë në këtë rast prioritet dhe ambiguitet të posaçëm indikatorëve dhe predikatorëve të ndryshëm simbolik, determinant dhe paradigamtik të sjelljës ose mirësjelljës së detyruar shtetërore, qytetare dhe politike në njerën anë. Përkatësisht, mekanizmave dhe instrumentëve të njohura shtetërore, qeveritare dhe politike ( lëxo: mekanizmat dhe instrumentët e njohura të shtetit ligjor, qytetar, konstitucional, institucional dhe demokratik )- për sjelljën ose mirësjelljen e  detyruar ose obligtive të çdo njeriu ose qytetari pavarësisht racës, gjuhës, gjinisë, etnisë, funksionit ose përkatësisë së tij fetare, kulturore, politike, nacionale ose etnike në anën tjetër. Mbase, me anë të aparatit të njohur ligjorë, kushtetues ose juridikë.
Në anën tjetër ndërkaq, socioantropologu i njohur frëng, Pjerre Clastres, në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Antrophologie Politique” ( lexo. Antropologjia Politike ), duke u shprehur se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet. Gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile. Mendon se në bazë të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoje, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore ose qeveritare nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme ( globale dhe universale) të njeriut ose individit. Respektivisht, shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shkencore ose filozofike të Karl Popperit, Thomas Kuhnit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit dhe të tjerëve, të shprehura dhe formuluara në kuadër të epistemologjisë së përgjithshme revolucionare dhe asaj politike. Duke e vërë theksin në historimzmin dhe ideologjinë e gabuar shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, politike ose historike në themel të luftërave, konfliktëve dhe regjimëve të ndryshme kriminale, gjakatare, autoritare, totalitariste, militare, hegjemooniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste dhe të tjera. Respektivisht, në liberalizmin, parlamentarizmin, pluralizmin, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm individual dhe kolektivë si racionalizëm kritikë dhe humanistë-kundër iracionalimit të papërmbajtur infantil ose patologjikë dhe kështu me radhë . Sidomos, kundër ideologjive të ndryshme totalitare, hegjemeniste, militare ose ekspanzioniste si çështje iracionale dhe tepër groteske ose retrograde në sfond.
Mbase, gjithnjë fjala mbi zhvillimët, procesët, fenomenët, turbulencat, destruksionet, dekontruksionet, patologjitë ose anomalitë e mesipërme individuale ose kolektive të nje pjese te konsiderueshme te minoritetit dhe lidershipit serb ne Kosove.
Në fund të fundit, edhe lënda ose materia e njohur e antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar ose afirmuar pikërisht nga shkenca ose disiplina e njohur e etnologjisë dikund në fund të shekullit 18. Respektivisht, në fillim të shekullit 19. Pa i harruar këtu edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore si etnografia, etnopsikologjia, etnohistoria, etnogjeografia, etnobiologjia etj. Respektivisht, antropogjeografinë, antropohistorinë, antropogjenetikën, antropofizikën dhe kështu me radhë…Në funksion të etnopolitikës, gjeopolitikës, realpolitikës etj. Në funksion të politikës dhe filozofisë së njohur shtetërore, nacionale dhe politike të popullit (kombit) dhe lidershpitit të përgjithshëm shtetërore, nacional dhe politik në Republikën e Kosovës .Në funksion të dallimit esencial ose substancial në mes analizave të ndryshme qeveritare ose politike dhe analizave të njohura shkencore, strategjike ose politologjike.Në funksion te lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëshëm shtetërorë , nacional, teritorial dhe politikë të vendit tonë pa ” enklavat”, ” eldoradot”, ” apendikset” ose ” republikat ( zajednicat) e pavaruse serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicë etj.

Shkelje të rënda në dikasterin e Vlora Çitakut – ish ministres së skandaleve

Ish- ministrja e Integrimeve Evropiane në mandatin e kaluar nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, për Ministrinë që ka drejtuar ka marrë një vlerësim negativ të menaxhimit të parasë publike- buxhetit të kësaj Ministrie, nga Raporti i Auditimit të Financave për vitin 2013. Në Raportin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të cilin e ka gazeta në dispozicion dhe që iu referohet Rekomandimeve për Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2014, i shqyrtuar më 23 shtator, është konstatuar se Ministria e Integrimeve Evropiane kishte subvencionuar pesë projekte në vlerë 17,674 euro, projekte këto të refuzuara nga komisioni vlerësues, ngase qëllimi i projekteve nuk ishte brenda fushës së veprimtarisë së përcaktuara nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Aty thuhet se projektet e tilla ishin aprovuar më vonë, me vendim të ministres. Gjithashtu janë evidencuar edhe dobësi në menaxhimin e burimeve njerëzore. Një zyrtare, edhe pse ishte në pushim të lehonisë, ishte caktuar anëtare e grupit punues apo e sekretariatit për liberalizim të vizave. Si anëtare e këtij komisioni, ajo është paguar me 250 euro në muaj pa qenë pjesëmarrëse në grupin punues. Dobësi sistematike janë hasur edhe në menaxhimin e shpenzimeve të tjera. Për dy udhëtime zyrtare jashtë vendit ishin rezervuar bileta të klasit biznes. Vlera e tyre ishte 9,440 euro, përderisa biletat e klasës ekonomike për të njëjtin relacion ishin 3,722 euro, duke shkaktuar në këtë rast mbishpenzim prej 5,718 eurosh. Ishin paguar dy bileta të klasit biznes në relacion Prishtinë-Romë-Uashington në vlerë 3,681 euro dhe Uashington-Stamboll-Prishtinë në vlerë 3,603 euro.. ks

Renee Jones në Kosovë: Gjykata Speciale mund ta qartësojë të kaluarën

 

Kanë mbetur edhe disa veprime për të cilat duhet t’i votojnë Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Holandës, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale, ka thënë ministrja e Jashtme e Holandës, Renee Jones.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Jones ka potencuar se Holanda ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë në funksionalizmin e Speciales, por, siç ka thënë ajo, aktualisht negociatat janë duke u zhvilluar mes Bashkimit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës.

Diplomatja holandeze e cila ka vizituar Kosovën në kuadër të përgatitjeve për marrjen e presidencës në BE gjashtë muajt e ardhshëm, ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është një kornizë e mirë për ta zhvilluar më tej shtetin. E pyetur se kur Kosovës do t’i hiqen vizat, Jones ka deklaruar se fokusi kryesor duhet të jetë në përmbushjen e kritereve të cilat kryesisht ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit:

“Jam në Kosovë para marrjes Presidencës në Bashkimin Evropian, sepse nga fillimi i janarit, Holanda do ta marrë udhëheqjen e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie dhe njohuri të mira për zhvillimet në vendet e shumta. Pra, vizita ime është në kuadër të këtij qëllimi dhe do të bëhet edhe në rajon. Përveç Kosovës, kam qenë në Shqipëri dje, do të shkojë në Maqedoni më vonë. Edhe kolegët e mi janë duke realizuar vizita të tilla në kuadër të përgatitjes për Presidencë në BE. Kam ardhur këtu të shoh situatën, progresin, i cili mendoj se është bërë në fusha të ndryshme. Kemi biseduar me zyrtarë të Qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertët holandezë që punojnë këtu dhe mediet, këtë rast juve.”

EULEX pyet Buzhalën e Lushtakun si të dyshuar se ndihmuan arratisjen e Grupit të Drenicës

Ish-deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, së bashku me Mërgim Lushtakun, i cili është djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohen që e kanë ndihmuar “Grupin e Drenicës” që në maj të vitit 2014 të “arratisen” nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

EULEX-i i ka ftuar për deklarata Buzhalën e Lushtakun. Gazeta ka mësuar se të dy këta janë thirrur dy herë nga EULEX-i në lidhje me rastin e arratisjes së “Grupit të Drenicës”.

Mërgim Lushtaku nuk e ka mohuar ftesën nga EULEX-i, por ka thënë se për momentin nuk dëshiron të flasë rreth kësaj çështjeje.

“Kur të vij koha do të dalë të flas publikisht”, ka thënë shkurt Lushtaku.

Ndërkaq drejtori i gazetës “Express”, Berat Buzhala, ka thënë se nuk e di saktë se a e cilëson EULEX-i si dëshmitar apo si të dyshuar. Ai ka deklaruar se është ftuar dy herë për intervistë./Kohaditore

Vuçiçi e falënderoi Putinin për mbështetjen e Serbisë

Aleksandër Vuçiçi dhe Vladimir Putini gjatë takimit të sotëm në një rezidencë afër Moskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik me Serbinë është i mirë, megjithqë ekonomia botërore është në gjendje të keqe.

Kryeministri Vuçiq e ka falënderuar zotin Putin për mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara dhe UNESCO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Serbia, siç u shpreh ai, po përpiqet ta ruaj integritetin e saj, raporton agjencia Beta.

“E dimë se situata në gjithë botën është e komplikuar”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “as në Ballkan nuk është më pak e komplikuar”.

Theksohet se zoti Vuçiq e ka njoftuar presidentin Putin për Marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel dhe pengesat në zbatimin e saj.

Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Aleksandar Vuçiq, pos me presidentin Putin, është takuar edhe me kryeministrin Dmitry Medvedev.

Vizita triditëshe e Vuçiqit në Rusi përfundon nesër.

Safet Blakaj: Rreth 25 mijë përdorues narkotikësh

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, defektologu Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, ka shpjeguar se në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të drogave të cilët, siç thotë ai, i përdorin në mënyrë aktive këto substanca.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Blakaj, në çfarë përmasash mund të shihet fenomeni i përdorimit të substancave narkotike në Kosovë?

Safet Blakaj: Vitet e fundit përdorimi i drogës “heroin” ka rënë dukshëm dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe na bën që të jemi më ambicioz. Por, tash kanë filluar të futen drogat e reja të dizajnuara në Kosovë e që për neve paraqesin komplikim, pasi që përveç mangësisë së njohurive po ashtu edhe identifikimi i atyre substancave është sfidë.

Marihuana ka pasur një përhapje të madhe dhe vazhdon të përdoret shumë në Kosovë. Pastaj droga e re GHB sidomos në Prishtinë vazhdon të ketë shtrirje të shpejtë.

Nëse krahasohet me vendet e regjionit ne nuk qëndrojmë dramatikisht me statistika, por tek rreziku se në një moment të caktuar shpërthen përdorimi i drogave në përmasa të mëdha është për arsye se numri i të rinjve është shumë më i madh se në regjion dhe mos angazhimi i tyre në punë dhe aktivitete të tjera.

Gjithashtu mungojnë programet parandaluese duke e futur edhe sistemin e arsimit dhe atë jashtë-shkollor. Programet parandaluese duhet të konsolidohen dhe të jenë efikase.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë grupmoshat që përdorin substanca narkotike dhe cili është lloji i substancave narkotike që abuzohet më shumë në vend?

Safet Blakaj: Marihuana dhe atë jo vetëm në qytet, por edhe në vende rurale ka përdorim të gjerë dhe mosha gjithnjë është në rënie. Mund të flasim se ka rënë në minimumin e moshës. Për shembull nëse krahasohet viti 2007 me vitin 2014, mund të flasim se fillimi i përdorimit të drogave ka rënë në minimum.

Mosha mesatare ka qenë në 21, derisa tash ka rënë në 16. Kjo është shqetësuese, derisa nuk po flasim për moshat 12 vjeç pasi që ato janë raste të rralla.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë çfarë ka bërë dhe çka në fakt bën shteti i Kosovës për luftimin e kësaj dukurie, përfshirë këtu edhe organizatat joqeveritare dhe gjithë aktorët që merren me këtë problematikë?

Safet Blakaj: Para dy vitesh ka qenë iniciativë e mirë sa i përket institucioneve dhe ka qenë e orientuar tek trajtimi i përdoruesve të drogave dhe është rregulluar legjislacioni duke na hapur rrugën drejt trajtimit medicinal, jo vetëm në Labirint, por edhe në institucione tjera publike.

Ka filluar të aplikohet programi mbajtës me Metadon , është një program i veçantë për ata që kanë problem nga varshmëria nga drogat, por nuk është e mjaftueshme pasi që nuk e përfshinë gjithë territorin e Kosovës. Më shumë se gjysma e territorit nuk është e mbuluar gjeografikisht.

Sa i përket parandalimit, ngecjet janë më të mëdha pasi që nuk ka ndonjë program parandalues për nxënësit në shkolla dhe për të rinjtë tjerë që janë jashtë sistemit shkollor.

Këto programe nuk kanë unifikim dhe nuk zbatohen në kontinuitet në mënyrë që informacioni të arrijë te të gjithë të rinjtë.

Kjo është një mangësi e madhe dhe ne programet parandaluese i shohim si shumë të nevojshme dhe të rëndësishme dhe këto programe duhet që sa më shpejtë të zhvillohen dhe të konsolidohen.

Radio Evropa e Lirë: Është thënë se Kosova është rrugë transiti i narkotikëve drejt Perëndimit. A është shndërruar Kosova në vend destinimi?

Safet Blakaj: Po e përmendi marihuanën pasi që është vend destinimi edhe pse ka pasur aktivitetet të policisë dhe kanë gjetur parcela të mbjellura me kanabis prej ku del edhe marihuana.

Ndërkaq të gjitha drogat tjera vijnë nga shtete tjera dhe atë çka ne po e vërejmë është se Kosova po bëhet vend destinacioni i drogave.

Nëse i referohemi të dhënave të autoriteteve të rendit, gjyqësisë, del se aktiviteti kriminal i trafikimit të drogave ka rënë.


Ariana Kasapolli – Selani

[email protected]

Ariana Kasapolli – Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Politikanët pa integritet moral degraduan shtetin e Kosovës! – Nga FLORIM ZEQA

Asaj çfarë është duke ndodhur në skenën politike të vendit, nuk e di çfarë përkufizimi tjetër do t’i shkonte, përpos “imoralitetit politik”. Politikajt në njërën anë thirren në emrin e popullit, ndërsa në tjetrën punojnë për interesat e tyre personale.
Politikanët sa më shumë thirren dhe sa më të zëshëm janë “në emër të popullit”, aq më mëkatarë janë ndaj tij. Imoraliteti i kastës aktuale politike kosovare sikur i ka kaluar të gjitha limitet.
Nga moshë e fëmijërisë më ka rënë të dëgjoj thëniren e pleqve; “gjysëm mësuesi të lenë pa shkollë, gjysëm hoxha të lenë pa fe, gjysëm mjeku ta shkatërron shendetin…”!
Për më tepër se thënie ishte kjo një metaforë e përcjellur ndër vite dhe dekada, e cila shërbente për luftimin e dukurive negative të shoqërisë, por që i shkonë për shtati edhe aktualitetit të sotëm politik në vendin tonë.
Jo vetëm që kemi mësues, profesor, akademik dhe mjek gjysmak në profesionin e tyre,…kemi edhe politikaj, përveqse gjysmak në profesionin e tyre, janë pa integritet moral, të cilët me qëllim kanë devijuar profesionin e tyre, duke përfituar nga pozicionet e tyre partiake dhe shtetërore,  janë  shendrruar nga politikaj në biznesmen të pangopshëm me djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit të vet !
Pasurimi i shpejtë dhe marramendës i një kaste politike karrshi një popullate pothuajse skajshmërsiht të varfër është treguesi më i mirë i imoralitetit politik dhe njerëzor të tyre.
Të fortit e politikës i diktojnë të gjitha “rregullat”  e lojës në vend, përfshirë këtu edhe ato të organit ligjvënës në vend siq është Parlamenti i Kosovës.
Tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të krizës institucionale, ska dyshim se dëmi politik i Kosovës për këta muaj të bllokadës parlamentare është i madhë, por shumfish më i madhë është dëmi që i shkaktoi vendit kjo klasë e papërgjegjshme politike në tetë vitet e fundit, e në veqanti këtyre viteve të fundit përmes bisedimeve me Serbinë,  të cilat si konseguencë kanë bartjen e pasojave  afatëgjata si në planin e mbrendshëm politik, (Asociacioni i komunave serbe) ashtu edhe në atë të jashtëm, të kthimit të besimit në faktorin ndërkombëtar, në aspektin e përfitimit të mbështetjes politike dhe financiare për rimëkëmbjen e vendit nga gjendja e rënduar politike dhe socio-ekonomike.
Kështu me bllokada, apo më mirë do të thoja me ndërskamca politike që po i shkaktojmë vetvetës i ka vërtetuar thënjet e armiqëve tonë; “shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet…”
“Zënkat” e politikanëve në parlamentin e Kosovës, çdo ditë e më shumë po i qesin në shesh të palarat, imoralitetin dhe hipokrizinë e klasës politike.
Heqja e maskave njëri-tjetrit ua ka bërë të qartë opinionit publik, se këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime pozitive, por vetëm për mashtrim, për marrje të pushtetit dhe vazhdim të qeverisjes me avazin e vjetër të pasurimit të një kaste të “re” politike në kurriz të qytetarëve të vendit.
Nga loja e pandershme e kësaj kaste politike, është popullata ajo që duhet të nxjerrë mësimet e duhura, që të mos i përserisë gabimet nga e kaluara.
Para se të votojnë për subjektin apo kandidatin të mendohen një herë mirë, të mos mashtrohen nga premtimet boshe, nga ofertat parazgjedhore,…por të bazohen në programet politike dhe integritetin e kandidatëve, traditën atdhetare dhe pastërtinë politike të tyre.
Pas sharjeve e fyerjeve që ndodhën në seancën e fundit të kuvendit, dëgjuam për tërheqje të fjalëve fyese nga ana e kryaparlamentarit dhe disa deputetëve të tjerë.
Në  situatën kur kaosi, mjegulla dhe errësia kanë përfshirë institucionet publike, tërheqja e deklaratave nxitëse dhe fyese nga zyrtar të lartë të skenës politike do të ishtë një sinjal i mirë dhe një fije shprese për normalizim të situatës tensionuese mes dy blloqeve politike të barrikaduara përballë njëra-tjetrës në kuvend.
Mirëpo, tërheqja nga deklaratat ofenduese dhe nxitëse për konflikt, duhet të vie si shprehje e sinqert e një akti moral e jo si rezultat i presionit politik.
Zotimi i qeveritarëve para opnionit vendor, për rishikimmin e të gjitha marrveshjeve me Serbinë në Bruksel, rishikimi e demarkacionit me të gjithë fqinjët, përveqse do t’i hapte rrugë dialogut të mbrendshëm politik, do të reflektonte besim tek opozita dhe shpresë tek qytetarët e vendit,…njiherit, kjo do të ishte garanca më e fuqishme për stabilitet politik jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin e Ballkanit.
Lënja mënjanë e inateve personale dhe ambicieve të sëmuara për pushtet do të qonte në normalizimin akoma më të shpejtë dhe  të qendrueshëm të situatës, do të krijonte kushte optimale për gjetjen e zgjidhjeve afatgjate politike për vendin.
Tërheqja e njerëzve të mëdhenjë para situatave konfliktuoze nuk vjenë asnjëherë si rezultat i dobësisë, frikës apo nënshtrimit, por gjithmonë tërheqja e tyre nënkupton largëpamësi politike, guxim dhe mençuri njerëzore.
Përballë kësaj sfide ndodhen të gjithë akterët politik, pa dallime, pushtet dhe opozitë, lider partiak dhe kuvendar (deputet). Para së gjithash reflektimi pozitiv i takon shumicës parlamentare, pastaj opozitës, por edhe deputetëve me bagazh të lartë intelektual dhe politik.
Andaj, në rast të dështimit përballë përgjegjësive sfidave që ka përpara klasa politike e vendit, përgjegjësia u bie të gjithëve sipas hierarkisë politike, nivelit intelektual dhe kombëtar, pavarësisht pozicionimit aktual që mbajnë, pushtet apo opozitë qofshin ata.
Politikanët pa integritet moral, janë gjysmak, e shkatrrojnë shtetin !

Vrasësi i policit Triumf Riza po dëshmon në rastin Sekiraça

Ka vazhduar sot gjykimi kundër Enver Sekiraçës, i akuzuar për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, transmeton koha.net.

Sot para panelit gjyqësor për rastin po dëshmon Arben Berisha, tashmë i dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007.


Send this to a friend