Në Kosovë, ish-të përndjekur politikë thanë se pa dënimin e krimeve të komunizmit nuk mund të flitet për një vend demokratik. Ata thonë se krimet e komunizmit kanë qenë të përmasave të mëdha dhe se Kosova është një nga vendet më të goditura të komunizmit. Kosova ka pasur disa propozime, për rezoluta dhe për ligjin e lustracionit, por asnjë nuk ka kaluar. Dënimi i krimeve të komunizmit nga të gjitha vendet e dala nga ai sistem kërkohet edhe nga Këshilli i Evropës.
Në prag të tetëvjetorit të njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë
17 shkurti 2016, ndjenjë e përzier e shqiptarëve
Rrallë herë ka ndodhë moti, me u perzi kënga e loti!
Kështu do ta niste këngën rapsodi popullor për 17 shkurtin e 2016-s, ku në njërën anë qeveritarët do të përpiqen në mënyrën e tyre të kremtojnë në mënyrë sa më “madhështore” Pavarësinë e Kosovës pa simbole kombëtare, siq po e quajnë njohjen formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Krahas simbolit (antikombëtar) shtetëror, duhet të vendosen edhe flamujt kombëtar të etnitetit shumicë në vend, pra të 93 % të popullatës shqiptare në Kosovë,…për të luftuar tjetërsimin dhe dëshmuar para opinionit ndërkombëtar përkatësinë tonë kombëtare krahas simboleve të shtetit, të instaluara padrejtësisht nga instanca ndërkombëtare, me qëllim të caktuar për dëmtimin e së ardhmës kombëtare të shtetit tonë.
Në anën tjetër, opozita e bashkuar me qindëramijëra qytetar të pakënaqur, të zhgënjyer nga mashtrimet serike të pushtetarëve, nga gjendja e rënduar socio-ekonomike, degradimi i shtetit në të gjitha segmentet,…në vend të festimit do ta shprehin pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj keqqeverisjes tetvjeqare, keqmenaxhimit edhe të drejtësisë ndërkombëtare në raport me grupet kriminale dhe korruptive në vendin tonë.
Pra në njërën anë do të kemi këngë e valle nga pushtetarët, ndërsa në tjetrën shprehje mllefi dhe lot hidhërimi të qytetarëve për padrejtësitë dhe prapësitë e shumta në gjysëm shtetin e “pavarur” të Kosovës.
Tetvjetori i njohjes formale të Republikës së Kosovës, qytetarët e vendit i gjenë me ndjenja të përziera, të ndarë si anjëherë më parë gjatë këtyre viteve të pasluftës.
Protesta e paralajmëruar e 17 shkurtit, është akumulim i pakënaqësive të shumta përgjatë këtyre tetë viteve të njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë, e në veqanti të këtyre katër viteve të dialogut vrastar për shtetin tonë, me Republikën e Serbisë në Bruksel, përmes të cilit, qeveritarët tanë, me (pa) dashjen e tyre e bënën Serbinë hisetare të shtetit tonë,…duke i pranuar asaj të gjitha kërkesat destruktive ndaj shtetit tëKosovës; e filluan me enklavizimin e Kosovës përmes decentralizimin etnik, për të vazhduar me amnistimin e kriminelëve serb e deri tek krijimi i “Zajednicës”-mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës.
Rreth 17 vjet nga çlirimi i vendit dhe tetë vjet, siq po thuhet nga “pavarësia” e vendit, Kosova jonë e dashur, shumë pak, për të mos thënë hiq, i ngjet një shteti të pavarur.
Një shtet i pavarur nuk e ndanë sovranitetin e vendit të vet me ish pushtuesin e saj, pas një lufte të përgjakshme dhe pas një ndërhyrje të fuqishme të forcës më të madhe ushtarake dhe politike në botë-NATO-s.
Ndarja e sovranitetit me shtetin serb, është pak më tepër se shkelje e gjakut të dëshmorëve. Nuk e besoj që ka mallkim më të madhë për një klasë politike se sa mallkimi i familjeve të dëshmorëve, i nënave dhe baballarëve, vllëzërve dhe motrave, grave të veja dhe fëmijëve jetim, të mbetur nën mëshirën e Zotit dhe lëmoshën e kusarëve politik të të gjitha ngjyrave politike, që e përdorën Kosovën si plaçkë lufte, për t’u pasuruar duke u thirrur në emrin e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Mbase të gjithë e dijnë mirë, se “pavarësia” e 17 shkurtit nuk është produkt i kësaj klase politike, por është produkt i një projekti ndërkombëtar (Planit diskriminues për shqiptarët të Martti Ahtisaarit)…pas të cilit, kusarët politik të ditëve të sotme vraponin për marrjen e meritave “historike” të rishpaslljes së pavarësisë, për t’u shndrruar më pas në degraduesit më të mëdhenjë të integritetit dhe sovranitetit të shtetit me bisedimet e pabarabarta me palen serbe në Bruksel,…duke u shndrruar në rrënuesit e vlerave kombëtare, në mohuesit më të mëdhenjë të ngjarjeve historike që janë bazament dhe gurthemel i pavarësisë së shtetit tonë, si; 2 Korriku i vitit 1990 i Deklaratës Kushtetuese që shpalli Kosovën Republikë të barabartë me republikat e tjera në ish federatën jugosllave, pastaj Referendumi ghithëpopullor për shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, të mbajtur në tërë territorin e vendit prej datës 26 deri me 30 shtator 1991. Njiherit ky referendum ishte shprehja plebishitare e popullates shqiptare dhe vulosja më e fuqishme politike dhe juridike pas miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990 në Kaçanikun legjendar.
Në anën tjetër, në Diasporën shqiptare, gjithë andej vendeve europërëndimore janë paralajmëruar manifestime të shumta kulturore në wikendin e parë në vigjilje të 17 shkurtit dhe tjetrin pas tij.
Mërgimtarët, të prirur nga dashuria dhe respekti ndaj shtetit për të cilin investuan me dashuri për vite dhe dekada,…sikurse edhe më parë në festat tjera kombëtare, do të kremtojnë të bashkuar dhe në mënyrë dinjitoze tetvjetorin e njohjes formale të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan,…mirëpo kësaj radhe edhe mërgimtarët janë me shpirt të thyer dhe zemër të plagosur shkaku i gjendjes kaotike në vend, shkaku i degradimit të shtetit dhe vlerave tona kombëtare nga kjo klasë e shëmtuar politike,…që me veprimet e tyre të papërgjegjshme , përveq që i ulën imazhin vendit, e sollën shtetin buzë greminës dhe dështimit fatal.
Me bindje dhe përgjegjësi e themë këtë, ngase me bisedimet e fundit në Bruksel u shkel drejtëpërdrejt Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u shkel pavarësia ligjore, juridike dhe integriteti territorial i shtetit të Kosovës.
Vallë a negociohet pavarësia e vendit me barbarët serb, që na i mbushen tokat me varre, që vranë me dhjetëramijëra shqiptar të pafajshëm, që dëbuan mbi 1 milion shqiptar nga trojet e tyre stërgjyshore dhe dogjën pamëshirshëm shtëpitë dhe vodhën pasuritë tona, dhunuan dhjetëramijëra motra e nëna tona shqiptare, i zhdukën pa asnjë gjurmë me mijëra shqiptar (reth 1700 të pagjetur),…vallë çfarë faji ka Kosova që duhet të paguaj një çmim kaq të lartë për lirinë e saj ?!
Ndërmjetsuesve aktual të këtyre bisedimeve, diplomatëve italian; Gentilini dhe Mogherini do ua bëja vetëm një pyetje; me çfarë çmimi do të negocionit ju pavarësin e vendit tuaj me ish pushtuesit e shtetit tuaj ?
Me siguri përgjigja e tyre do të jetë; me asnjë lloj çmimi !
Po ndodh pikërisht këshktu sepse negociatorët e Kosovës në bisedimet e Brukselit janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e shtetit,…janë përfitues të etapave të ndryshme historike; të levizjes paqësore, të luftës dhe pasluftës në Kosovë,…sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit shqiptar dhe varrëmihësit e shtetit të tyre.
Në fund, për të gjithë ata që dëshirojnë të kremtojnë në mënyrë dinjitoze pavarësinë e Republikës së Kosovës, po i shkëpus disa vargje nga kënga “Mos të harrojm se jem shqiptar”, të rapsodit popullor Rifat Berisha;
Dy-tri fjalë për ju shqiptar, ju dardan e kosovar,
kush e nin veten shqiptar,
gjak shqiptari që ka n’damar,
mos t’ndrrojmë komb e flamur,
shqiptar jem, shqiptar qofshim përgjithmonë.
Ajo që duhejt të ndodhte sot por as nuk figuroi për asnjë çast në takimet e Sekretarit te Shtetit John Kerry në Shqipëri, ka qenë edhe një takim i shumëpërfolur me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë e kanë pompuar shumë gjatë këtyre ditëve lajmin se në Tiranë për të pritur Sekretarin Kerry do të ishte dhe Hashim Thaçi, i cili nga ana tjetër po përgatitet të kërkojë votat në Kuvend për tu zgjedhur President i Kosovës.
Por as në komunikimit paraprake të oficerëve të Amabasadës Amerikane me ato të stafit të Kerry-t, dhe as në ndonjë moment tjetër të protokollit të ditës së sotme nuk ka figuruar për asnjë çast mundësia e pranisë së Thaçit në ndonjë prej takimeve. Mendohej se Thaçi mund të kishte një takim në Kryeministri me Sekretarin Kerry, por në vend të zv/kryeministrit të Kosovës, aty është shfaqur për habinë e të gjithëve Pandeli Majko.
Duket se Rama ka përzgjedhur atë për të plotësuar vakancën e pakuptueshme të Thaçit në takimin me John Kerry-n. Gjithmonë duke iu referuar burimeve pranë qeverisë shqiptare që e bënin të kryer praninë e Thaçit gjatë vizitës së Kerryt në Tiranë. Kjo na bën të besojmë se ose stafi i Sekretarit të Shtetit me shumë gjasë e ka refuzuar praninë e tij në këto takime, sëpari duke evituar interferimin në punët e brendshme të Kosovës në kohën kur Kuvendi pritet të shprehet me votë për kandidaturën e tij si President, ose në një mundësi të dytë dhe jo krejt të pabesueshme, ky është një mesazh negativ që vjen nga Uashingtoni dhe që zhbën ëndrrën e Hashimit për të plotësuar karrierën e tij politike për të marrë postin e Kreu të Republikës së Kosovës.
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot (e shtunë, 13 shkurt 2016) në Prishtinë ka ndërruar jetë Ilaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij.
Ilaz Kurteshi ka lindur në vitin 1927. Ka qenë një nga personalitetet më të njohura në kohën kur Kosova ishte autonomi në përbërje të ish-federatës Jugosllave. Ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.
Ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve.
Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rrambujesë.
Varrimi i të ndjerit do të mbahet të dielën, në 14 shkurt 2016, në fshatin e tij të lindjes Lubinje e Poshtme (Prizren), në ora 14.30.
Posti i fundit të cilin i ndjeri Kurteshi e ka mbajtur ishte ai në krye të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Sipas dëshirës së tij të fundit, familja kërkon nga të gjithë ata që atij dëshirojnë t’i tregojnë respekt me vënien e kurorave apo luleve, që këto mjete t’i bartin në xhiro-llogarinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.
Një prej tyre është që, në një të ardhme jo të largët të mundësojë nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale paqeje me Serbinë dhe njohjen reciproke si vende sovrane.
Thaçi nuk ngurron edhe gjatë kësaj interviste t’i dërgojë një mesazh opozitës kosovare, e cila, sipas tij, po tenton marrjen e pushtetit me dhunë.
“I ftoj liderët e partive humbëse të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuese të tyre dhe para institucioneve shtetërore”, apelon Thaçi, duke paralajmëruar: “Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike”.
Zoti Thaçi, Presidentes Jahjaga po i mbaron mandati dhe ju jeni kandidati i mazhorancës kosovare. Opozita ndërkaq po përpiqet të pengojë zgjedhjen tuaj nga Parlamenti. Si i komentoni këto qëndrime të opozitës dhe a jeni i sigurt për zgjedhjen tuaj si president i ardhshëm i Kosovës?
Mua më vjen keq që pakica parlamentare nuk tregon respekt për vullnetin e popullit dhe institucionin e demokracisë, duke u përpjekur disa herë rresht të bllokojë me dhunë punimet e Kuvendit të Kosovës. Unë kam respekt për rolin që luan në një demokraci opozita, pasi vetë kam qenë për një kohë të gjatë lider i opozitës dhe e di mirë që sistemi ynë të funksionojë duhet që të ketë konkurrencë politike, si dhe presion të opozitës ndaj qeverisjes. Mirëpo, kjo konkurrencë politike mund të bëhet vetëm nëpërmjet proceseve zgjedhore e jetës parlamentare dhe jo nëpërmjet rrugës dhe dhunës.
Prej kohësh janë adresuar dy shqetësimet e opozitës në rrugë institucionale, mirëpo fakti që nuk po i përmend më ato, por po kërkon zgjedhje të parakohshme, ka zbuluar se motivi i vërtetë i protestave të tanishme është marrja e pushtetit nëpërmjet dhunës. Unë kam drejtuar një opozitë parlamentare më të madhe në vota dhe numra deputetësh se kjo e sotmja, mirëpo gjatë gjithë kohës në opozitë kemi luajtur një rol konstruktiv në të gjitha proceset e rëndësishme që kalonte vendi dhe ndryshe nga opozitarët e sotëm kurrsesi nuk kemi vënë në rrezik stabilitetin, imazhin apo marrëdhënien me aleatët e Kosovës për hir të oreksit për pushtet apo hatërmbetjeve banale personale.
Asnjë vend nuk ka luksin që të organizojë zgjedhje të parakohshme, sa herë që udhëheqësit që kanë dështuar në mënyrë të njëpasnjëshme t’i kërkojnë ato, sepse demokracia ka rregullat e saj të mirëpërcaktuara dhe mbështetet te logjika e afateve dhe mandateve kushtetuese. Zgjedhjet e kaluara në Kosovë kanë qenë të lira dhe të ndershme e të pranuara si të tilla si nga palët që morën pjesë ashtu edhe nga monitoruesit e brendshëm e të jashtëm. Unë sërish i ftoj liderët e partive humbëse që të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuesve të tyre dhe para institucioneve shtetërore. Ndërkaq, ata janë më se të lirë që të punojnë dhe bindin publikun se janë të aftë të ofrojnë një vizion më të mirë, modele me të suksesshme qeverie në komunat që drejtojnë, në mënyrë që kur të vijë koha të kenë më shumë sukses në zgjedhjet e rregullta.
Për sa i përket kandidaturës sime, koalicioni që e mbështet këtë kandidaturë është shumë solid dhe përbën shumicën dërrmuese të Parlamentit. Pra, bëhet fjalë për një konsensus të gjerë, për sa i përket vullnetit popullor që përfaqësojnë deputetët e këtij koalicioni dhe është përgjegjësia jonë para votave masive të popullit, si dhe demokracisë që ta përmbushim këtë vullnet nëpërmjet zgjedhjes së Presidentit konform procedurave dhe normave kushtetuese. Ju garantoj se procesi ka për të qenë transparent dhe i besueshëm, duke i siguruar Kosovës një president që përmbush standardet më të larta të legalitetit dhe legjitimitetit. Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike, pasi Kosova e ka hedhur tutje prej 17 vitesh regjimin politik komunist dhe okupator, ku vullneti i popullit tonë nëpërkëmbej. Tanimë jemi rreshtuar në radhën e vendeve që mbështeten te demokracia dhe sundimi i ligjit.
Ju keni fituar tri zgjedhje të njëpasnjëshme parlamentare dhe jeni personi më i votuar në zgjedhjet e kaluara. Pra, keni vota për të pasur shumë më tepër pushtet dhe fuqi vendimmarrëse sesa ka presidenti. A mund të konsiderohet vajtja juaj në Presidencë një largim i parakohshëm nga ekzekutivi dhe politika aktive?
Duke u larguar prej ekzekutivit drejt Presidencës, në kushtet kur kam fituar zgjedhjet, shpresoj të vendos një precedent domethënës dhe të jap një shembull të mirë për politikanët shqiptarë kudo që ndodhen. Fakti që unë si politikan kam numrin më të madh të votave dhe se kandidatura ime gëzon një mbështetje të madhe në Parlament, është një garanci për legjitimitetin tim si Presidenti i ri e popullor i Kosovës dhe do të ma lehtësojë punën në rolin e simbolit unifikues të vendit. Gjithashtu, dua të them se është e vërtetë që presidenti nuk ka pushtetin vendimmarrës të ekzekutivit, por unë besoj se politikani nuk është si administrator kompanie që i vë gjërat në lëvizje me autoritetin e firmës. Për mua, një politikan duhet të jetë udhëheqës dhe jo menaxher, pra të shtyjë vizionin e tij përpara nëpërmjet frymëzimit e jo urdhrit, nëpërmjet sigurimit të konsensusit dhe miratimit të nevojshëm e jo thjesht nëpërmjet autoritetit të hierarkisë apo fuqisë diskrecionale që të jep karrigia. Parë në këtë këndvështrim, unë besoj se kam shumë për të kontribuuar për të ardhmen e Kosovës, sepse Presidenti i Republikës së Kosovës ka një rol të rëndësishëm në konsolidimin e brendshëm të shtetit tonë, në përmirësimin e pozitës ndërkombëtare, në rritjen e nivelit të sigurisë dhe në mbështetjen e reformave të nevojshme që do të na mundësojnë integrimin euroatlantik të Kosovës.
Si do të jenë raportet tuaja me Serbinë dhe mbarë rajonin, duke pasur parasysh që ju keni qenë drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Tanimë kjo çështje nuk është gjë e re, pasi pesë vite më parë, kur isha në krye të ekzekutivit, nisa dialogun për çështjet teknike me Serbinë dhe pas një sërë takimesh të nivelit të lartë ne kemi arritur shumë marrëveshje të rëndësishme, të cilat kanë synuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe kanë mundësuar konsolidimin e sovranitetit të Kosovës. Falë dialogut kemi mundësuar integrimin e veriut të vendit, shkrirjen e strukturave paralele, përfshirjen e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë në institucionet e Kosovës, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të imazhit tonë ndërkombëtar. Falë dialogut, Kosova nuk konsiderohet më si një vatër konflikti, por si një model i kurajës dhe largpamësisë që zgjedh që problemet e së kaluarës t’i zgjidhi në frymën e dialogut dhe mirëkuptimit.
Në dialog ne kemi pasur mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara kanë pasur një impakt të madh në konsolidimin e shtetit tonë. Në krye të Ministrisë së Jashtme e kam pasur prioritet të kultivoj fqinjësinë e mirë, prandaj vizitat e mia të para në këtë post, si dhe një pjesë e mirë e marrëveshjeve që kam negociuar e nënshkruar në këtë periudhë, kanë qenë pikërisht të dedikuara për rajonin. Për shembull, së fundmi jemi anëtarësuar tek Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime me Maqedoninë. Si president do të vijoj në të njëjtën frymë për të kultivuar një bashkëpunim rajonal sa më të mirë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundet që gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen të gjitha në Bashkimin Europian dhe në NATO. Po ashtu, do të vazhdoj që ta përkrah dialogun me Serbinë, duke synuar eventualisht që të mundësojmë në një të ardhme jo të largët njohjen reciproke si vende sovrane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale paqeje më Serbinë.
Cilat do të jenë prioritetet tuaja kryesore si president i Republikës së Kosovës?
Angazhimi im i gjatë politik dhe përfshirja si protagonist në zhvillimet më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit më kanë dhënë jo vetëm përvojën dhe përgatitjen e duhur për t’i dalë zot me sukses postit të rëndësishëm të kryetarit të shtetit të Kosovës, por edhe më kanë mësuar se cilat janë nevojat më të mëdha të vendit dhe popullit tim, si dhe cilët janë hapat që duhen bërë për të përshpejtuar integrimin euroatlantik të vendit.
Brenda prerogativave kushtetuese që ka presidenti i Kosovës, do të jap maksimumin tim për të avancuar dhe konsoliduar sundimin e ligjit në Kosovë. Përmirësimi i këtij sektori është një ndër kriteret e Kopenhagës, që duhen përmbushur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian dhe është një ndër parakushtet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Vendi ynë nuk mund të ecë përpara pa një sistem efikas të drejtësisë dhe me integritet që garanton zbatimin e kontratave, mbrojtjen e pronës private dhe luftën kundër korrupsionit. Si një vend që ka dalë nga lufta dhe duke pasur parasysh zanafillën e karrierës sime politike, konsolidimi i sigurisë së njerëzve dhe i vendit, si dhe mbështetja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, kanë për të qenë një nga prioritetet kryesore në Presidencë.
Kushtetuta e Kosovës i jep presidentit jo vetëm detyrën e komandantit të Forcave të Armatosura, por edhe të kryediplomatit, e në këtë aspekt mendoj se përvoja ime e pasur, si dhe kontaktet që kam ndërtuar në vazhdën e shumë viteve, do të më mundësojnë që të luaj një rol të konsiderueshëm në këtë sferë. Si president kam për të punuar në mënyrë intensive që të konsolidohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, të përmirësohet reputacioni i vendit dhe të nxitet tërheqja e investitorëve të huaj dhe promovimi i eksporteve tona. Gjithashtu shoh një mundësi të madhe për të kontribuuar si faktor uniteti, duke punuar për të nxitur kohezionin social në Kosovë, për të shtuar përkujdesjen për barazinë gjinore, për promovimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara si fëmijët apo të moshuarit, si dhe për të kultivuar më tutje harmoninë ndërfetare dhe komunikimet me pakicat etnike e kulturore në vend. Gjithashtu, jam shumë i interesuar që në bashkëpunim me institucionet e tjera të shtetit, të mbështes iniciativat që synojnë përmirësimin e profesionalizmin e administratës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, duke e vëne theksin tek arsimi në Kosovë.
Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar një aktakuzë kundër 14 serbëve në Klinë, të cilët janë të ngarkuar me krime të rënda për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kosovë.
Gjykata e Pejës raportohet se e ka sjellë këtë vendim në bashkëpunim me prokurorin special të Kosovës për krime lufte, krim për të cilin të dyshuarit serbë mund të dënohen me burgim disavjeçar. Disa prej tyre, të cilët janë në këtë listë, gjenden jashtë territorit të Kosovës, transmeton “Zeri.info”
Avokati Ljubomir Pantoviç, tha për “Tanjug”-un se Prokuroria Speciale e Kosovës ka shumë raste për të cilat serbët janë duke u ndjekur penalisht për krime lufte.
“Veprat janë të kualifikuara si krime lufte sipas Nenit 152 të Kodit Penal të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi, më 1 janar 2013”, është shprehur ai.
Qeveritë e deritashme, dhe sidomos qeveria aktuale po e kthejnë Kosovën në arkivol !!! – Nga Skënder MULLIQI
Këtë shkrim po e filloi më një thënie nga shumë thënje të intelektualit të pa përseritshem shqiptar , Faik Konicës të cilat janë aktuale edhe sot “Botëkuptimi i një patrioti të vërtetë : të ngjallësh tek kombit tënd – me shijen e mendimit intelektual dhe me ndjenjë të fuqishme dinjiteti kombëtar – dëshirën e zjarrtë për përparimin e shoqërisë në kuptimin e plotë të fjalës. Ksenofobia, as që ishte pjesë e natyrës së patriotit. Ashpërsia dhe poshtërsia s’kanë si të jenë detyra patriotike “. Nga parimi bazë i patriotizmit siq e thotë Konica , pak ka mbetur sot në Kosovë. Aq shumë e kanë shkallmuar dhe po vazhdojnë ta shkallojnë vendin e vet, kjo garnituarë në pushtet sa mendja e shëndosh e njeriut nuk e përthekon.Këto janë vërbuar e do të mbeten të vërbër pas pushtetit , për të gllabëruar të gjitha të mirat materjale deri sa mos të mbetet asgjë.Kosova si shtet më i ri në Evropë, ndodhet përballë një kaste politike të qoroditur e cila nese i lejohet një marrshim i tillë, do ta na shkallmon si shtet dhe si komb.Nga maskarallëqët e qeverive të deritashme, dhe të kësaj aktuale gjithnjë e më shumë po e kthejnë vendin në arkivol. Po e ngulfatin , vendin, po qesin barrikada të pa kapërcyeshme , duke na futur secilen ditë në kurthin ekonomik dhe në kurthin e Serbisë fashiste.Gjithnjë po shpërfaqën si mjeran të poltikës të cilët më veprimet e veta po i rrisin pakanqësit dhe zemërimin e popullit.Kjo klasë politike ka bërë që të kemi numrin enormë të atyre që kërkojnë punë. Kjo garniturë gadi komplet politike ka bërë privatizimin më të keq të mundshem( privatizimin më të mirë për elitën në pushtet).Kjo kastë politike duke lënë të rinjët te pa pa punë, ka bërë që edhe një numer i tyre të rekrutohen në radhët e ISS-it.Në atë shtet që humbet përspektiva për të jetuar një jetë normale , nga varfëria e krijuar edhe nuk është shumë vështirë që të rinjët të inkriminohen pastaj në rrjetët e ndryshme kriminale. Jemi shtet në miniaturë , por jemi shteti ku secilën pore të jetës e ka kapluar korrupcioni, zhvatja, hajnitë, kontrabanda etj . Vrasjët për motive politike kurrë nuk u zbardhën deri me sot, sepse askush nuk është i interesuar ti zbulon krimet në radhët e veta.Jemi deshmitarë së shumë zyrtarëve të lartë të shtetit po iu dalin të palarat e tyre , dhe këta po sillen sikur mos të kishte ndodhur ama bash asgjë. Shumë figura politike në krye të shtetit , janë përfolur në opinionin e gjerë publik, dhe këta nuk e kan ndjenjën e përgjegjësisë politike që të dorëhiqën. Në fakt këta nuk I takojnë kategorisë elitare politike, këta më veprimet veta abuzuese dhe diktatoriale janë shendrruar në kapobanda , të cilët kategorinë popull moti e kan shlyer nga fjalori i tyre. Kështu vjen puna kur në pushtet katapultohen tipat e tillë problematik, të cilët kanë ardhur aty edhe më detyra të caktuara . A nuk fletë e dhëna tjetër së edhe partitë politike më shumë po ngjajnë në koorporata të kontrolluara rrept nga kreu i tyre.Regjimet në rajon pa marrë para sysh së cilit shtet i takojnë bashkëpunojnë mirë më njëra- tjetrën sepse një bashkëpunim i tyre jo vetëm që u sjellë leverdi materjale por edhe ua zgjatë atyre pushtetin .Këta pushtetarë kanë bërë që mos të kemi liberalizim të vizave. Këta kanë bërë dhe po bëjnë që mos të kemi institucione të qendrushme , por jemi katandisur që shumë kohë në krizë permanente institucionale. Këta e kan bërë moti haram voten , sepse votuesit nuk ua kanë dhënë të drejtën e abuzimeve, nuk ua ka dhënë të drejtën e nëpërkëmbjës të te drejtave të tyre legjitime. Nuk e kanë lejën e popullit që interesat vitale shtetërore ti qesin si në ankand publik . Askush nuk e ka besuar së figurat qendrore të skenës tonë poltike , do të shkojnë aq largë më veprimet e veta të dëmshme për Kosovën.Na mund edhe të flasim dhe të shkruajmë së këta janë do engjujë, por katundi që duket nuk don kallauz. Kjo që po e ndiejmë dhe po e përjetojmë në lëkurën tonë është e dhembshme . Eshte mëkati më i madh që një shtet I cili nuk i ka as 2 milion banorë aktualisht, sepse vendi po zbrazet, të jetojnë afër 30 përqind në varfëri të skajshme, të jetojnë pa kulm mbi kokë , të sëmuar rëndë etj. Ndërsa klasa politike në pushtet po jetojnë si në parajsë pa iu prishur terezia nga askush. Të gjithë ata që janë të zhytur në krime një ditë do të duhej të përgjigjen para popullit dhe organeve tona të drejtësisisë , duke iu konfiskuar pasuria jo ligjore.Rruga e dytë nuk ekziton , nese dëshirojmë të mbajmë gjallë Republikën, për të cilën shumë gjenerata dhanë jetën dhe u dërgjen burgjeve dhe kazamateve serbosllave. Një ringjallje dhe ringritje e ndjenjave kombëtare është e nevojshme më shumë së kurrë. Nese materjalistëve të katapultuar në pushtet u lejohet ta përcaktojnë ardhmerinë e brezave , ata një ditë sigurisht së do tna mallkojnë…
Mjeku nigerian Philip Njemnzes ka pranuar që hetuesve serbë t’iu japë dëshmi dhe të dëshmojë për atë që mediat serbe po e quajnë “trafikim organesh” në të cilat gjoja është i implikuar edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, tash zëvendëskryeministri i vendit Hashim Thaçi.
“Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë kundër Thaçit dhe Okorochas. Të gjitha informatat dhe dëshmitë që i kam për tregtinë ilegale, jap i gatshëm t’i ndaj me cilindo institucion zyrtar, përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë”, citon gazeta “Blic” e Beogradit të ketë thënë Philip Njemanze, transmeton Koha.net.
Media të Beogradi prej një jave po shkruajnë për gjoja implikimin e Thaçit për trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer në Kosovë gjatë dhe pas luftës.
Donika Gërvalla-Schwarz ka shpërndarë një artikull të gazetës gjermane “Bild”, e cila e paraqet Hashim Thaçin si humbës të javës.
Artikulli i shkurtër përmend akuzat e fundit ndaj Thaçit për tregti organesh pikërisht në kohen kur ai pret të votohet për President.
Ky është postimi i Donika Gërvallës në facebook:
Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president.
Gazeta BILD
Humbësi
12.02.2016
Çfarë historie horrori: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi (47), mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore, raportojnë mediat. Një gjykatë hollandeze do t’i hetojë këto akuza si dhe do të sqarojë, se a është i përzier Thaçi në këtë tregti që nga vitet 90.
BILD mendon: Më e neveritshme nuk ka ku shkon!
Foto: dpa Picture-Alliance
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie i tha Zërit të Amerikës se ambasada amerikane nuk do të bisedojë me partitë politike që nuk refuzojnë dhunën. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë rezultat i dhunës por i kalendarit kushtetues. Ambasadori Delawie, duke folur edhe për korrupsionin tha se nuk do të takojë as zyrtarët që janë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë të një krize politike, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj. Cila është rrugëdalja nga kjo situatë sipas jush?
Greg Delawie: Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj. Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.
Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo se ju e mbështesni vetëm qeverinë?
Greg Delawie: Jo. Unë e mbështes demokracinë në Kosovë, i mbështes qytetarët e Kosovës, e mbështes parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet demokratike për të cilat kemi punuar shumë që t’i krijojmë për Kosovën gjatë 16-17 vjetëve të fundit. U kundërvihem atyre që provojnë ta shkatërrojnë demokracinë e Kosovës dhe ta shkatërrojnë rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Kishit disa mesazhe për opozitën. Përse nuk takoheni me ta, të bisedoni me ta dhe t’ua shpjegoni atyre drejtpërdrejt ato mesazhe?
Greg Delawie: Pjesëtarët e ambasadës sime janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë politike që heqin dorë nga dhuna. Ne mbajmë kontakte me partitë politike që nuk përfshihen drejtpërdrejt në dhunë. Ne i mbështesim partitë politike demokratike. Nuk jemi të interesuar të bisedojmë me ata që ushtrojnë dhunë.
Zëri Amerikës: Por ata janë aty, janë pjesë e parlamentit, përbëjnë 27 për qind të deputetëve, nuk mund të injorohen?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të bisedojnë me të gjitha partitë politike që nuk ushtrojnë dhunë në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju keni ndjekur nga afër takimin e organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Gjykuar nga qëndrimet e shprehura në takim, sa janë mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje politike?
Greg Delawie: Mendoj se përfundimisht ka shpresë për zgjidhjen e krizës politike. Nuk mund të jesh diplomat nëse nuk ke vullnet të jesh optimist. Jam optimist. Mendoj se ka hapësirë për zgjidhje politike të këtyre problemeve. Sigurisht që iu bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të partive politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për këtë rrugë pa krye politike dhe të fillojnë t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës që i kanë zgjedhur.
Zëri i Amerikës: Ju keni deklaruar se Kosova ndodhet në zgrip. A ka vullnet për ta shmangur humnerën?
Greg Delawie: Më duhet të mendoj se afro tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, ata që luftuan dhe u përpoqën që të arrijnë Kosovën që e kemi sot, do të duhej të jenë të gatshëm t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve që i kanë punësuar ata. Prandaj, besoj se ka shpresë. U bëjë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara.
Zëri i Amerikës: A jeni i gatshëm, le të themi, të ndërmjetësoni mes partive politike?
Greg Delawie: Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet. Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike.
Zëri i Amerikës: Opozita ka paralajmëruar protesta për javën e ardhshme. Si i komentoni ato?
Greg Delawie: Protestat paqësore janë e drejtë thelbësore në demokraci. Është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore. Por, unë tërheq vijën tek dhuna në protestë. Nuk duhet të ketë kokteje molotovi; nuk duhet të ketë shkatërrim të pronës. Për fat të keq partitë opozitare nuk kanë qenë të gatshme të heqin dorë nga dhuna, gjë që është e tmerrshme. Jam i shqetësuar se për shkak të dhunës ndonjë demonstrues, ndonjë polic mund të pësojë lëndime të rënda. Jam posaçërisht i shqetësuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, ata njerëz që po provojnë ta marrin peng ditën e pavarësisë, po ata po provojnë ta marrin peng edhe demokracinë e Kosovës dhe orientimet e saj euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme. Çfarë të keqe ka nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja?
Greg Delawie: Zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna politike do të ishin humbje kohe shumë e shtrenjtë. Ato do ta pengonin parlamentin që të kryejë punët e rëndësishme në emër të qytetarëve të Kosovës. Por, më e rëndësishmja nga pikëpamja ime, është se zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna na fusin në një lloj modeli: “Nëse nuk arrini atë që doni në kutitë e votimit, atëherë, le të ketë dhunë për të çuar në zgjedhje të reja”. Filloni ta zbatoni këtë precedent dhe nuk mund të keni gjë tjetër veçse dhunë e zgjedhje, dhunë e zgjedhje përjetësisht dhe Kosova nuk përparon fare.
Zëri i Amerikës: Ta vëmë në një perspektivë më të gjerë. I gjitha rajoni do të jetë në zgjedhje këtë vit. Pse jo edhe Kosova?
Greg Delawie: Nuk kam çfarë të shtoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me atë a janë zgjedhjet të mira apo të këqija. Qartazi zgjedhjet janë element thelbësor i demokracisë, por këtu kemi të bëjmë me atë nëse zgjedhjet rrjedhin nga dhuna apo nga kalendari normal i tyre që është pjesë e kushtetutës së çdo vendi.
Zëri i Amerikës: Kriza pasoi marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kritiket druajnë se ky asociacion mund të çojë në federalizmin e Kosovës. Sa mund të dëmtojë Kosovën një mekanizëm i tillë?
Greg Delawie: Jemi të vetëdijshëm për situatën lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund t’ju them, dhe e tha edhe sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor, se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin asnjë marrëveshje apo asgjë tjetër që do të vinte në pikëpyetje tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës. Ky asociacion nuk do ta bëjë asnjërën. Ne vazhdojmë ta mbështesim atë. Vazhdoj të besoj se është shumë me rëndësi për Kosovën që të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë në rrugën e saj drejt institucioneve evropiane.
Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Serbia ka përfituar nga bisedimet me Kosovën. Po Kosova çfarë ka përfituar?
Greg Delawie: Çështja e parë është, siç e thashë, marrëdhëniet më të mira me Serbinë janë element i rëndësishëm i rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike. E dyta, ka pasur përfitime vërtetë konkrete që kanë ndihmuar të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe për ta forcuar sovranitetin e Kosovës. Po mendoj për gjërat si integrimi i policisë së Kosovës në veri. Pastaj, u mbajtën zgjedhje lokale, përfshirë edhe në veri në vitin 2013 dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 2014. Që kur marrëveshjet e arritura në bisedime u nënshkruan në vitin 2013, Kosova filloi t’i mbledhë doganat në kufijtë verior. Pra, këto janë përfitime të vërteta e konkrete që jo vetëm e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë, por e bëjnë Kosovën më sovrane.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ndonëse me herët pyeta nëse jeni të gatshëm të ndërmjetësoni, nga ana tjetër ju dhe kolegët tuaj nga ambasadat e BE-së jeni kritikuar ndonjëherë edhe për siç është thënë, përfshirje më shumë se ç’duhet në politikën e Kosovës, madje edhe përtej mandatit tuaj. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Greg Delawie: Sigurisht ishte një kohë gjatë pavarësisë së mbikëqyrur deri më 2013, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kosovës, luanin një rol të rëndësishëm në këshillimin e qeverisë se si të funksionojë. Ajo periudhë ka përfunduar para disa viteve, sepse ne besuam dhe Kosova besoi se i ka mjetet, se i ka zhvilluar mundësitë dhe strukturat që t’i drejtojë punët e saj. E di se Shtetet e Bashkuara dhe jam i sigurt edhe bashkësia ndërkombëtare donin ta ndihmonin Kosovën sa më shumë që ishte e mundur në përparimin demokratik, por vendi tash është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe ata duhet të marrin vendimet për të ardhmen dhe zhvillimin demokratik dhe ne sigurisht e mbështesim këtë koncept.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, kur erdhët në Kosovë, në ditët tuaja të para, thatë se përparësi e punës suaj do të jetë lufta kundër korrupsionit. Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallë të lartë të lartë të korrupsionit. Sipas jush, ku ka ngecur lufta kundër kësaj dukurie?
Greg Delawie: Me të vërtetë më vjen mirë që ma shtruat këtë pyetje, sepse mendoj që korrupsioni është çështje kryesore në mendjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe më me dëshirë do ta shihja klasën politike dhe qytetarët e Kosovës duke folur për çështjet e rëndësishme si korrupsioni, sesa për kriza politike të sajuara që i përmenda më herët. Shikoni, korrupsioni është çështje e vështirë. Jemi duke punuar rreth kësaj çështjeje qe një kohë të gjatë, por kohëve të fundit e kemi intensifikuar punën edhe më shumë. Po të kisha një shkop magjik për ta zgjidhur çështjen e korrupsionit, më besoni që do ta përdorja dhe do t’ua jepja kolegëve të mi gjithandej botës sepse korrupsioni është problem botëror. Janë disa çështje. Duhet ta dënoni korrupsionin. Policia dhe prokuroria duhet të punojnë së bashku për t’i identifikuar zyrtarët e korruptuar, për t’i dënuar ata, për t’i burgosur dhe për t’i mbajtur në burg. Kjo është çështje po aq thelbësore lidhur me korrupsionin që e kemi parë anekënd botës. Sundimi i ligjit është mjet i rëndësishëm. Natyrisht jemi duke trajnuar policët, prokurorët, gjykatësit se si të përballen me këto çështje që janë të vështira për t’u përballur për të gjitha vendet. Ka korrupsion edhe në vendin tim.
Një rrugë tjetër është të vështirësohet mundësia e të qenit i korruptuar. Të bëhen gjërat më transparente si prokurimi publik. USAID-i po punon me komunat e Kosovës për ta zhvilluar atë që quhet prokurimi elektronik, gjë që e bënë të qartë që kur qyteti dëshiron të blej diçka, njerëzit duhet të konkurrojnë online, konkurrimi do të jetë transparent dhe të gjithë do ta dinë në fund se kush e ka fituar kontratën dhe çfarë çmimi duhet të paguajë. Kjo e bënë korrupsionin më të vështirë sepse “drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë”, siç ka thënë një nga ish presidentët e mi.
Çështja tjetër që dua ta vë në spikamë është se në ambasadën time kemi vendosur se nuk do t’i takojmë zyrtarët publik që akuzohen për shpërdorim të detyrës. Kjo sigurisht e bën jetën më të vështirë. Janë disa kryetarë komunash të Kosovë, të cilët nuk i kam takuar. Ne mendojmë se është shumë me rëndësi që të tërheqim vijën në rërë dhe iu kundërvihemi atyre që vjedhin nga taksapaguesit e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, një çështje që lidhet me zhvillimet politike është edhe funksionalizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Sa mund ta dëmtojë kriza politike këtë proces?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë fuqishëm se Gjykata e Posaçme duhet të krijohet sa më parë që është e mundur. Sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor e bëri të qartë se pret që Kosova t’i kryejë procedurat që të hyjë në fuqi dhe të ndihmojë zgjidhjen e çështjeve që ende mbesin pezull mbi krimet e luftës, me të cilat duhet të merret Gjykata e Posaçme. Mendoj se është përgjegjësi e Kosovës dhe qeverisë së saj që të përparojnë shpejt për të mundësuar këtë pavarësisht nga ajo që po ndodhë në situatën e brendshme politike.
Zëri i Amerikës: Shumë gjëra janë në rrezik për shkak të krizës politike, madje dhe çështja e zgjidhjes së presidentit të Kosovës. Çfarë prisni në këtë rrafsh?
Greg Delawie: Jam i vetëdijshëm për dosmdoshmërinë kushtetuese për ta zgjedhur presidentin në një të ardhme të afërt. Unë nuk marr qëndrim se kush duhet të jetë president, cila parti politike kë do të kandidojë. Kjo është në tërësi në duart e qytetarëve të Kosovës dhe parlamentit që ata e kanë zgjedhur për të marrë atë vendim.
Zëri i Amerikës: Kosova është përmendur si një nga vendet që përballet me lëvizjet radikale fetare. Si i vlerësoni masat e marra nga autoritetet e Kosovës për t’u përballur me këto shqetësime?
Greg Delawie: Problemi i ekstremizmit është jashtëzakonisht serioz. Është problem i Kosovës, është problem i Ballkanit, i Evropës dhe madje edhe problem i Shteteve të Bashkuara. Është diçka për të cilin duhet të punojmë të gjithë. Unë mirëpres hapat që Kosova ka ndërmarrë gjatë disa vjetëve të fundit. Parlamenti miratoi ligjin mbi luftëtarët e huaj para një viti. Qeveria e Kosovës morri pjesë në takimin botëror në Nju Jork, në takimin rajonal në Tiranë në mes të vitit të kaluar. Është çështje e vështirë dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i kuptojmë më mirë se cilat janë shkaqet e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. Duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi ta bëjmë më të vështirë lëvizjen e njerëzve për të ecur drejt Lindjes së Mesme për të luftuar në luftërat e dikujt tjetër. Sërish, nuk është një çështje e lehtë. Me siguri do të bëjmë gabime derisa punojmë në këtë çështje, por është thelbësore që të gjitha vendet të marrin pjesë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, shpallja e së cilës për shumëkënd ishte e paimagjinueshme pa rolin e Shteteve të Bashkuara. Tetë vjet më pas, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës?
Greg Delawie: Jam shumë i lumtur që do të jem këtu në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës që është për pak ditë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e demokracisë së saj në vitet pasuese. Jemi shumë krenarë për rolin që patëm mundësi të luajmë për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë dhe për këtë jemi të përkushtuar që ta mbajmë atë demokraci. Ta përmbledhi: Më duhet të them se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë po aq të mira sikundër edhe kanë qenë.
Ditët për themelimin e Gjykatës speciale po afrohen. Disa nga emrat që do të dalin para kësaj gjykate apo prokurorisë së saj po afrohen. Ditët e lirisë dhe madhështisë së tyre të rrejshme po marrin fund.
Ne për emrat e më të dyshuarve për krime, vrasje politike dhe krim të organizuar kemi biseduar me Naim Miftarin i njohur për nxjerrjen e shumë dëshmive, që tregojnë për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, të kryer kryesisht nga e majta që kishte ngritur një sistem të sajin paralel gjatë luftës, dhe që u imponua me të pas luftës, duke sjelle si gjatë luftës dhe pas saj vrasje politike, plaçkitje, uzurpime etj.
Për Miftarin, njerëzit e parë që duhet të përgjigjen për krim të organizuar dhe vrasjet politike janë të parët të familjes së kandidatit për president Hashim Thaçit.
“Emrat që duhet të përgjigjen për krim të organizuar janë Hashim Thaçi me vëllezër të vet, pastaj Adem Grabovci me Xhavit Halitin, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reçica, Njazi Thaçi e Arben Xhuka, Ferat Shala, Rrustem Mustafa-Remi, Ahmet Shala”, thotë Miftari.
Këto figurat kyçe po ashtu të krimit të organizuar duhet të përgjigjen si Azem Syla, Ilmi Reçica, ndërsa Njazi Thaçi e Arben Xhuka për abuzimet në KEK, Ferat Shala-për abuzimet po ashtu në TREPÇË.
“Një person tjetër që duhet të përgjigjet për shumë abuzime e keqpërdorime është Rrustem Mustafa-Remi”.
Ai thotë sehumica e zyrtarëve të ish AKM-së duhet të përgjigjen për krimin e organizuar në privatizimet, që përveç se i kanë shitur pasuritë e Kosovës me çmime të lira, ata e kanë rrënuar ekonominë dhe industrinë e Kosovës.
“Sidomos duhet të jap llogari sekseri i krimit të organizuar pro serbi, bashkëpunëtori i UDB-së zyrtari i lart i ish AKM-së Ahmet Shala, duke mos i harruar edhe shumë zyrtarë të LDK-së, AAK-së por edhe disa edhe nga VV, njerëz që kanë qenë dhe janë dorë e zgjatur e krimit të organizuar sot”, thotë për SHQIPTARIN, Miftari.
Korrupsioni dhe keqpërdorimi në dogana, privatizimi i KEK-ur, Aeroportit, fabrikës Llamkosit, afera e pasaportave, privatizimet e AKM-së, abuzimet në Trepçë, ndërtimtari, minerale, dogana etj.
Sipas tij krimi i organizuar nuk ka ngjyrë politike, por kuptohet PDK-ja është kupolla e mafisë ekonomike dhe politike, e cila kontrollon daganën, policinë, gjykatat, prokurorinë, AKI-së, FSK-në, burgjet etj.
“Në krim të organizuar janë përfshirë edhe shumë zyrtarë ndërkombëtar, ambasador, dhe disa emisar politik duke mos harruar ndikimin e shërbimit sekret francez dhe serb, në shumë dështime të njëpasnjëshme të sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”, thotë ai.
Po ashtu ai beson se shumica e këtyre njerëzve duhet të përgjigjen edhe për tradhti ndaj ish UÇK-së në marrëveshjen K-90 dhe tradhti ndaj vendit për dhjetëra e qindra vrasje, mafioze dhe politike, por sidomos për vrasje kur eliminohen konkurrentët e mundshëm politik edhe brenda subjektit të njëjtë. “Me dhimbshmja është vrasja e komandantëve të vërtetë të luftës, Ahmet Krasniqi, Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Behadin Hallaqi, Meh Uka, Muj Krasniqi, Sali Çeku, Agim Ramadani, Tonin dhe Mici, e komandantë Drini, Enver Maloku, Zahir Pajaziti, Hyzri Talla, …. por, edhe Adem Jashari, i tradhtuar haptazi, si dhe shumë heronj të tjerë kombëtar, dihet se kush i vrau dhe i hodhi në prita të UDB-së e forcave serbe.
Një përgjegjësi e pashmangshme e kësaj kaste politike, sipas Miftarit është për shitjen e territorit të vendit, kontrabandës dhe konspiracioneve me armiqtë e vendit tonë, “duke mos harruar ndikimin e shërbimit sekret francez DGSE dhe SHIK-SHISH, por edhe të UDB-së serbe, në shumë dështime të njëpasnjëshme të sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”.
Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një prononcim për media nuk e ka përjashtuar mundësin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president në këtë uikend.
Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësin që presidenti i vendit të zgjidhet para 17 shkurtit në sallën alternative të Kuvendit.
Grabovci poashtu është shprehur i bindur se Thaçi do te marrë me shume se dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.
Merret vesh se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë uikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.
Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.
Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.
Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme, njofton Klan Kosova.
Për çështjen e dialogut mes palëve në Kosovë do të prononcohet edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, i cili të dielën viziton Shqipërinë.
Deri atëherë pritet të ketë edhe një përpjekje që palët të arrijnë një pajtim të mundshëm mes vete.
Se PDK-LDK dhe Lista Serbe nuk do të mund ta zhvillojnë këtë seancë flasin edhe mungesat e shumta të deputetëve të Kosovës, një pjesë e të cilëve gjenden jashtë vendit.
Konsulta me ambasadorët për akordimin e rrjedhës së ngjarjeve po zhvillon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli është duke mbajtur takim me ambasadorin italian Andreas Ferrarese dhe ambasadoren e Francës Maryse Daviet.
Kreu i Kuvendit të Kosovës sot gjatë ditës tha për media se presidenti do të zgjedhet shumë shpjet, por duke mos dhënë një datë.
Për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ka folur edhe krytari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai tha, në një forum të organizuar nga Lëvizja FOL, se zgjedhja potenciale e Thaçit do ta thellonte krizën në Kosovë dhe do të irritonte edhe më shumë qytetarët e pakënaqur të vendit.
Në ndërkohë salla alternative e Kuvendit të Kosovës në të cilën u mbajtën shumë mbledhje dhe ku u miratuan edhe një varg projektligjesh ka ndryshuar pamje.
Aty shihet sesi janë bërë ndryshime dhe ajo po bëhet gati për seancën e ardhshme parlamentare.
Ka mundësi që në të njëjtën sallë të bëhet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit.
Pushteti është në fazën finale përgatitore për seancën plenare, në të cilën ka për synim ta zgjedhë Hashim Thaçin për president të shtetit. Seanca do të organizohet brenda pak ditësh.
Tashmë janë bërë gati ftesat për ligjvënësit e mysafirët, ka thënë një burim i gazetës të enjten që ka treguar edhe për anulim të të gjitha vizitave jashtë vendit, të planifikuara nga deputetët e subjekteve që qeverisin, apo nga zyrtarët e lartë të Ekzekutivit. Edhe skenari është gati, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur turin përfundimtar të konsultave me ndërkombëtarët. Burime të gazetës kanë thënë se kryeparlamentari ka marrë dritën jeshile për të ecur përpara me çështjen kryesore që e ka në agjendë Kuvendi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është vendosur sërish në qendër të mediave ndërkombëtare për akuzat e tregtisë së organeve.
Këtë herë është agjencia e lajmeve gjermane DPA, që e cilëson kryediplomatin kosovar si të dyshuar në tregtinë ndërkombëtare të organeve. Por dyshimet për këtë tregti tani lidhen me Afrikën.
Kjo agjenci e lajmeve e cilëson Thaçin si një prej politikanëve më të dyshimtë në Evropën Juglindore. Dëshmitari kryesor për çështjen e tregtive ndërkombëtare me organe përmendet mjeku nga Nigeria, Philip Njemanze.
Njemanze pretendon se guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, viteve të fundit ka hapur disa spitale, ku thuhet se kryhen vepra kriminale të heqjes ilegale të organeve. Si ndërmjetësues i shitjes së organeve në Evropë përmendet Thaçi, shkruan DPA, duke iu referuar njoftimeve mediatike dhe akuzave të mjekut nigerian.
Prokuroria serbe ka njoftuar se synon të dërgojë një kërkesë në Nigeri për ndihmë juridike.
Sipas DPA, Thaçi është përmendur vazhdimisht si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë – në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë.
DPA shtro pyetjen se si mund të jetë e mundshme një gjë e tillë, duke pasur parasysh praninë ndërkombëtare në Kosovë – EULEX, NATO dhe diplomatë të shumtë.Ai si ndërmejtësues të Okorocha përmend Thaçin i cili sipas tij ndihmon shitjen e organeve në Evropë.
DPA njofton se Prokuroria serbe ka në plan që të dërgojë një kërkesë në Nigeri në mënyrë që të merr ndihmë juridike.
Sipas kësaj agjencie të lajmeve kjo akuzë ka një bazë ligjore, duke e lidhur kështu me themelimin e Gjykatës Speciale.
Ambasadori O’Konell tha sot se don ta shoh]e në burg Remzi Mustafën Remin, pasi është e pamjaftueshme që njerëzve si ai tu merret vetëm mandati.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’ia merr mandatin pasi është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës së Apelit, për vuajtje të dënimit për krime lufte.
Para se ti hiqej mandate kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i bëri thirrje publike që ai ta dorëzonte vullnetarisht mandatin, që të mos i merrej. Kjo e shtyri Remzi Mustafën, Remin të reagonte me nervozizëm dhe gati me kanosje, por ndaj njeriu shumë më të dyshimtë se vet, komandant Remi.
Por, tashmë heqja e mandatit të deputetit dhe reagimet publike të figurave të rëndësishme e kanë nxitur, atë që të reagojë sot edhe njëherë, duke e anashkaluar fatin e tij, dhe ndëshkimin e bërë nga gjykata dhe tash edhe nga institucionet politike. Remi tashmë e ka hedhur bombën e radhës. Ai e ka akuzuar, klanin rival në PDK, që njihet si struktura ortodokse e SHIK-ut, që ka gllabëruar çdo pjesë, dhe që tani Remo po pretendon të distancohet prej saj.
“Këtu mu në privatizimin e pronave dhe aseteve të shtetit është e gjithë mjegulla, ku bandat kriminale kanë ndërtuar me inteligjencë mekanizmin e sundimit të politikave dhe gjithë sektorëve me rëndësi për shtetin… Unë besoj se po përfundon fshehja e bandave dhe do të fitoj e mbara..!!”, ka shkruar Remi sot në fb.
Gjithë sa thotë Remi sot, është korrekte, por ai ka një obligim të veçantë, dhe tepër të madh, që të tregojë një të vërtetë të madhe për vrasjet politike. Pavarësisht që nuk është ndërlidhur emri i tij për atentatin ndaj Enver Malokut, zona ku është kryer krimi, binte, sipas përgjegjësisë së organizimit të luftës nga e majta, LPK-ja, në ‘Zonën Operative të Llapit” (ZOLL).
Ai po ashtu do të ketë hasur jo në pak informacione gjatë këtyre viteve, të cilat do të shërbenin qartë për të plotësuar dosjen për vrasjen e Enver Malokut. Po ashtu në shumë atentate ë janë kryer kanë marrë pjesë anëtar të kësaj zone ushtarake. Remi do të duhej të fokusohej që në këtë aspekt ti bëjë presion edhe Kadri Veselit, për zbardhjen e krimeve nga ky grupim, SHIK-u. Remin që tashmë e pret vuajtja e dënimit do të duhej të tregohej më burrëror dhe të dëshmojë gjithë çfarë dinë lidhur me njërin prej atentateve më të bujshme.
Enver Maloku u vra në janarin e vitit 1999, në Prishtinë, në kohën kur ai me QIK-un ishin kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për shqiptarët për informimin e shqiptarëve, por edhe për botën e interesuar për luftën në Kosovë. Maloku ishte krahu i djathtë dhe nga më të fuqishmit në informim në institucionet e Republikës së Kosovës. SHQIPTARI.EU
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie
Kriza politike në Kosovë ka qenë gjatë ditës së sotme njëra nga temat e diskutimit në mes të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë, ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadori britanik Ruairi O’Connell si dhe ambasadori norvegjez, Jan Braathu.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi, ndër temat e takimeve të sotme kanë qenë “proceset aktuale politike në vend, krizën nëpër të cilën po kalojnë raportet në mes pozitës dhe opozitës, me theks të veçantë reflektimin e tyre në punë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
“Ambasadorët kanë theksuar domosdoshmërinë që të hiqet dorë nga përpjekjet që përmes dhunës të diktohen vendimet politike, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet, sepse kjo bie në kundërshtim me parimet demokratike. Përpjekje të tilla janë duke e dëmtuar shumë imazhin e vendit dhe përparimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin demokratik të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Kryetari Veseli citohet të ketë thënë se do të angazhdohet që fryma e dialogut dhe komunikimit, “në fund do të dominojë mbi të gjitha tendencat destruktive politike”.
Në këto takime thuhet se është biseduar edhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.
“Ambasadorët kërkuan që ky proces të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa Kryetari Veseli theksoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës do të jetë plotësisht kushtetues, demokratik, transparent dhe inkluziv”, ka njoftuar Kuvendi.
Ambicia e hershme e Hashim Thaçin për postin e presidentit të vendit, është shtuar dukshëm këtyre ditëve. Ndonëse për dy mandate ishte kryeministër i vendit, ëndrra e tij e madhe gjithnjë ishte dhe është ngritja dhe konsulidimi i një pushteti në duart e një njeriu të vetëm, të tipit monark. Për të arritur këtë atij i duhet posti i presidentin, të ketë kontrollin edhe mbi ushtrinë duke qenë kështu Komandan i Forcave te Armatosura, të emërojë prokuror dhe gjyqtarë, si dhe zhveshja e pushteti ekzekutin nga kompetencat. Si duket Hashimi po ndjek strategjinë dhe rrugen e vëllaut të tij , presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit pasi rriti ekonominë e vendit, sa ishte kryeministër i Turqisë , fuqizoi pushtetin dhe ngritjen e popullariteti duke u zhvendosur pastaj në postin e presidentit të vendit.Për të pasur edhe me ndryshimet kushtetutes të cilat i japin kreut të shtetit pushtet të pakufishëm në cdo fushë të qeverisjes së vendit. Korrelacioni i Hashimit me Erdoganin , ndonëse qalojnë shumë pasi ky i yni jo që nuk ngriti ekonominë por edhe e shkatërroi, gjithësesi i bashkon një gjë: etja për sundim.
Për të arritur tek caku, Thaçi shkel cdo normë etike dhe politike, me hipokrizinë e te qenurit njeri i thjeshtë dhe i afërt me popullin, po krijon mitin e të qenurit i pa arritshëm.Kësaj teze i ka ndihmuar shumë LDK-ja. Duke qenë e brishtë , pas vdekjse së liderit të saj, u fut në një rreth vicioz për të ndihmuar kundërshatrin e saj politik, që ka qenë dhe duhet të jetë PDK-ja, për shkak të divergjencave në koncept dhe në veprim . Dhe kur kundërshatari është i dobët dhe i zhytur në korrupsion . atehërë e ke më lehtë të arrish qëllimin, duke kushtëzuar : ose eja me mua ose mund të perfundosh në qeli.
Thaçi dhuroi posti e kryeminisrit për të arritur vet tek zyra e presidentit.
Duke qenë edhe kryeministër por edhe ministër i punëve të jashtëm, Hashim Thaçi ka dështur me punën e tij , si në qeverisjen e vendit ashtu edhe në diplomacinë e jashtme përball Serbisë, kujtojmë ketu rastin UNESKO, pastaj rezoluta e fundit e Këshilit të Evropës , në njohjet e pakta etj.
Megjithëse koalicioni qeverisës edhe mund të realizoi skenarin për zgjedhjen e Thaçit president, kjo mund të rezultojë e gabueshme pasi Thaçi përmendet edhe si njeri që ende ka probleme me ligjin. Akuzat e Dick Martyt, mund edhe ta çojnë para bankës së drejtësisë që do të ishte goditje për shtetin e Kosovës, pasi edhe kundërshtarët e pavarësisë mund ta përdorin si atu për të njollosur vendin tone.
Vendi ka nevojë për të vënë në krye të shtetit një figurë të zgjuar dhe karizmatike, që nuk ka probleme me ligjin dhe nuk e sheh veten diktator, por shërbëtor të vendit.
Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, të mërkurën pasdite ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Christopher T. Doss, asistentdrejtor i divizionit të laboratorit.
Sipas një komunikate të lëshuar nga MPB-ja, memorandumi “ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e forenzikes (mjekësisë ligjore)”.
Sipas komunikatës, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e SHBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe terrorizmin.
Para nënshkrimit të memorandumit, sipas MPB-së, “ministri Hyseni ka biseduar edhe me drejtorin e FBI-së, James B. Comey”.
“Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit, në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”, thuhet në komunikatë.
Fatmir Rexhepi, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte dhënë dorëheqje nga ministria që ai drejtonte vetëm dy ditë pasi ishin vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes Mon Balaj dhe Arben Xheladini më 10 shkurt 2007.
Rexhepi tha në transmetuesin publik se vendimi i tij ishte drejtë dhe në këtë mënyrë, sipas tij, i ishte adresuar përgjegjësia organeve qeverisëse të UNMIK-ut për vrasjen e dy aktivistëve të VV-së që protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit dhe negociatave të Prishtinës me Beogradin.
“Vendimi ishte i drejtë, shikuar nga plani moral dhe politik dhe i kontribuar vendit”, tha ai.
Ai forcën e përdorur nga policët e UNMIK-ut kundër aktivistëve të Vetëvendosjes në demonstratën e 10 shkurtit e quajti veprim të tepruar.
Kosova po përjeton sot një krizë të thellë politike, me parlamentin e bllokuar që nga muaji shtator për shkak të protestave të opozitës, ndërsa organi ligjvenës është në prag të limiteve kohore për të zgjedhur presidentin e ri. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm që pritet këtë vit, dhe që për momentin duket sikur është lënë në harrese për shkak të bllokimit të parlamentit, është edhe miratimi i ligjislacionit të duhur për fillimin nga puna të Gjykatës së Posaçme për krimet e luftës. Për të diskutuar sa do të ndikojë kjo gjykatë për drejtësinë dhe demokracinë në Kosovë, Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Doktoren e shkencave juridike, Rudina Jasini, eksperte e ligjeve ndërkombëtare penale.
Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi, raporton gazeta KOHA e Shkupit.
Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për krime të rënda në Maqedoni nuk mbajnë.
Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, e ka njoftuar shkurt gazetën KOHA se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje.
Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012.
Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.
Te të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, policia kosovare kishte gjetur një arsenal të tërë armësh, të cilat Afrim Ismailoviqi i kishte arsyetuar me nevojën që të dy kishin për t’u mbrojtur, pasi siç kishte thënë ai në Prokurori, ndiqeshin nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.
Te Ismailoviqi e Demiri policia e Kosovës kishte zbuluar dy armë automatike, një pistoletë, dy bomba dore, dy siguresa detonatorësh dhe 31 fishekë…
Blloku opozitar ka realizuar takimin e parë pas pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt në takimin e organizuar nga Presidentja ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tre liderët janë dakorduar që të kundërshtojnë Qeverinë deri në shpalljen e zgjedhjeve.
“Kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga AAK-ja.
Aktet terroriste po iu mundësojnë njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta – Opinion nga Skënder MULLIQI
Në televizione , portale, ne mjete të informacionit të shkruar, po kemi rastin të shikojme dhe ndëgjojmë lajme të kronikës së zezë. Vëmendjen e tërheqin ato lajme kur ndëgjojmë për aktet makabre terroriste, atentatët e ndryshme , lajmet së sa njerëz nga një akt i tillë janë vrarë dhe plagosur, pastaj rastët e njerëzve kamikaz të cilët po futën në turma duke lënë të vrarë shumë njerëz të pafajshem, plaçiktjet, lajmet nga vrasjet mbrenda familjës, vrasjët e atyre që po bartin drogë, kapjen nga policia të drogave dhe dilerëve , e shumë lajme të tjera rreqethëse. Ndëgjojmë gjithashtu edhe lajme të mira , por ato janë pak më të rralla. Mediat , portalet dhe rrjetët e ndryshme sociale më shumë vihen në kërkim të lajmeve të cilat njeriun nuk e bëjnë shumë të lumtur atë ditë , ose edhe më gjatë.Nese bombardohemi sistematikisht më lajme të tilla , sigurishtë së edhe gjurmet e plasimit të një lajmi të tillë mbetën të secili njeri. Lajme të përditshme të mbushura nga kronika e zezë po na vijnë edhe nga trojet tona etnike .Përpos atyre fatkeqësive të cilat janë natyrore, njerëzimi sidomos në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull po tmerrohet duke ndëgjuar ose parë lajme së si terroristët po marrin shumë jetë të njerëzve të pafajshem.Në botë kemi shumë organizata terroriste të cilat janë të motivuara në pikëpamje fetare, por edhe të organizuara për qëllime subverzive politike.Këto akte terroriste edhe kanë bërë që të rrezikohet shumë paqja botërore. Në shtetet të ndryshme të botës ka ende regjime autokratike , që shumëqka kanë të përbëshkët më terrorizmin ndërkombëtar . Një shembull i tillë është regjimi i Bashar El Asadit në Siri dhe lufta që po bëhët atje.Shumë palë janë përfshirë në këtë luftë, kështu edhe Rusia , e cila gjoja duke e luftuar terrorizmin po vret edhe njerëz të pafajshem. Putini dhe Asadi janë dy diktator të cilet më shumë po ngjane në terroristë , siq ishin edhe Gadafi , Sadam Hysein e ndonjë tjeter. Globalizmi ka berë që edhe terrorizmi të merre përmasa globale.Veprimet e tyre makabre po gadosin në shumë vende të Evropës, së fundi (Francën) e në shume vende tjera.Kemi edhe disa vrasje pak sa specifike siq po janë ato të të nxenësve nepër shkolla , apo vrasjët që vijnë nga njerëzit retarduar, po që rastet e tillla më shumë konsiderohen si raste të izoluara.Terrorizmi po ndikon edhe në bllokimin e proceseve zhvillomore .Vëtem brenda një viti humbin jetën më mijëra njerëz të pafajshem .Bota do të duhej ta lufton terrorizmin , por me e dobishme do të ishte gjetja e mënyrës preventive .Aktët terroriste të një përmase të madhe po fusin panik të popullata së edhe ata mund ti nënshtrohen një ditë një sulmi të tillë. Këto akte janë dezorjentuese , dhe të cilat po ua mundësojnë në shumë vende të botës , njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta. Lidhshmëria e strukturave të caktuara politike me struktuart mafioze e vështirësojnë luftën kunder terrorizmit.Edhe rajoni i Ballkani Perëndimor ka në gjirin e saj struktura mafioze politike të lidhura me strukturat të krimit të organizuar.Problem numer një i botës sot është bërë lufta kunder terrorizmit, pastaj pa punësia e përmasave të mëdha, dhe problemi i migrimit masovik, veqmas nga vendet të cilat po zhvillohen luftëra. Migrime po kemi edhe nga vendet të cilat kanë mbetur të varfëra më shumë për fajin e strukturave mafioze politike të lidhura më krimin e organizuar .Niveli i lartë i krimit dhe korrupcionit por edhe kërcënimet që vijnë nga qarqet terroriste, kanë bërë që të kemi ngecje të proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Regjimet diktatoriale bëhën strehë e terrorizmit dhe ekstremizmave fetare. Bota demokratike dhe shtetet më të fuqishme krahas luftës kunder terrorizmit, do të duhet ti luftojnë edhe diktatorët , sepse kështu më duket mua i ngushtohet edhe rrethi terrorizmit .Kur luftohën diktaturat deri në fund, luftohët edhe streha e terroristëve. Kur luftohën diktarorët vijnë në shprehje proceset demokratike dhe ndryshimet për të mirë . Edhe migarcioni do të zvoglohet dukshem , që është bërë problem madhor sot në botë. Kur të gjitha të këqijat luftohën pa paragjykime fetare, racore apo klasore edhe kthehet jeta, kthehet liria e plotë e njerëzve, kthehett dinjiteteti duke e bërë botën kështu më të civilizuar …
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka takuar ushtarët amerikanë që shërbejnë në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA’ve, Delawie ka vizituar ushtarët amerikanë që janë të ngarkuar me përgjegjësi për të siguruar lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës. Ambasada njofton se Delawie i ka falënderuar ushtarët që po kujdesen për të mbajtur një Kosovë të sigurt.
Një studim i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve të anketuar besojnë se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë po dështojnë të arrijnë qëllimin e tyre, ndërsa kanë shprehur qëndrim kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rezultatet janë përmbledhur në një edicion të Barometrit të Sigurisë, nëpërmjet të cilit qendra ka bërë matjen e opinionit publik për politikën e jashtme dhe bisedimet me Serbinë.
Donika Emini nga kjo qendër thotë se qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë me bisedimet pasi që, sipas tyre, vendi nuk ka përfituar asgjë. Ajo thotë po ashtu se kundërshtimi ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shënuar ngritje.
“Mund të themi që ka pasur një ngritje prej dhjetë për qind në qasjen negative, mbi 70 për qind kanë thënë që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe kjo ka shënuar rritje prej vitit të kaluar për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë parë se çka përmban marrëveshja dhe diskursi i ashpër politik ka ndikuar që qytetarët e Kosovës ta shohin nga një anë negative”, tha ajo.
Sipas zonjës Emini, debatet e ashpra e muajve të fundit kanë ndikuar te qytetarët në formësimin e mendimit të tyre për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti, tha se rritja e pakënaqësisë kundër marrëveshjeve me Serbinë është pasojë e mungesës së transparencës nga ana e institucioneve ndaj qytetarëve.
“Nëse ky hendek krijohet në një nivel të pasigurisë, pasi që më shumë se 80 për qind e qytetarëve e shohin të rrezikshëm, ky është alarm i sigurisë dhe nëse ky hendek krijohet për një asociacion, çka do të ndodh kur të fillojnë proceset tjera të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zoti Rashiti.
Analisti i Grupit për Studime Juridike dhe politike, Fisnik Korenica, tha se mungesa e konsensusit për bisedimet me Serbinë ka rritur tensionet në Kosovë. Ai tha se një rritje e lartë e numrit të qytetarëve kundër marrëveshjes për asociacionin, duhet trajtuar me kujdes.
“Një percepcion i tillë mendoj që kërkon qasje serioze nga ana e qeverisë por edhe miqve ndërkombëtarë, meqë një kundërshtim i tillë duhet shikuar realisht se mos po përkthehet të nesërmen në një tension që është vështirë pastaj të menaxhohet”, tha zoti Korenica.
Partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë të pajtohen për rrugën e zgjidhjes së krizës politike, që ka hyrë në muajin e gjashtë të saj. Opozita e cila ka paralajmëruar protesta për datën 17 shkurt, që shënon edhe tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë në dritën e vlerësimeve të gjykatës kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në muajin dhjetor Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Qeveria e Kosovës është zotuar sërish të martën se do ta zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës në fazat që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve mbi asociacionin.
Situata aktuale mund të sfidojë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, që sipas kushtetutës duhet të ndodhë deri më shtatë mars, meqë presidenti zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidenti aktual.
Bisedimet me Serbinë i siguruan Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbisë, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
PRISHTINË – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shpresojnë se dialogu mes liderëve politikë do të sjellë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë, ndërsa insistojnë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin situatën, meqë ato nuk do të ndryshonin pothuaj asgjë nga përbërja e Qeverisë aktuale.
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, tha se dialogu i nisur në tryezën e së hënës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të vazhdojë.
“Së pari, ne lavdërojmë presidenten Jahjaga dhe liderët e partive politike që u bënë bashkë sot për të nisur kërkimin për një zgjidhje të bllokimit aktual politik, dhe u bëjmë thirrje partive politike që të vazhdojnë dialogun për të gjetur një rrugë përpara në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Drewry për “Kohën Ditore”.
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së shtoi se e vetmja rrugë përpara është të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje me kompromis, por përjashtoi zgjedhjet si rrugëdalje nga situata e krijuar.
Presidenti Ibrahim Rugova kërkonte zgjidhje të përbashkët për të gjithë shqiptarët me rastin e shkatërrimit të Jugosllavisë, ai vlerësonte se si asnjëherë në historinë e tyre, ata duhej të deklaroheshin për të ardhmen e tyre, pra bashkimin në një republikë apo në një shtet të vetëm shqiptar. Shqiptari.eu
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e grushtimit mes deputetëve.
Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar pas një përleshjeje në qershor të vitit 2012, deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit, të hënën. Nëse seancat do të vazhdojnë të mos mbahen deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon parashkrimin, pasi që në këtë muaj kalon dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar me Kodin Penal.
Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndaj kryetarit të VV-së ka lëshuar fletësjellje me dhunë.
Universiteti i Mitrovicës Veriore është larg legalizimit të veprimtarisë së vet dhe futjes brenda kuadrit ligjor të Kosovës.
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e cila menaxhon edhe sistemin e lartë të arsimit në vend, e pranon se Qeveria ende nuk e ka bërë hapin e parë drejt integrimit të këtij Universiteti në sistemin arsimor të vendit, e që është krijimi i ekipit të ekspertëve, i cili duhet ta përgatisë punën e Komisionit të Pavarur rreth Universitetit të Mitrovicës Veriore.
Ky Universitet që zyrtarisht quhet “Universiteti i Prishtinës – Mitrovica e Kosovës”, që nga paslufta ka funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës dhe pa financimin e shtetit në territorin e të cilit vepron. kd
Një takim me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ku pritet të zhvillohen diskutime për tejkalimin e krizës politike, do të marrë pjesë vetëm një nga tre liderët e tri partive politike opozitare.
Kryetari i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Jahjaga.
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se lideri i AAK-së do të shkojë në takimin e ftuar nga e para e vendit.
“Përgjigja është po, Haradinaj do të shkojë në takim”, ka deklaruar shkurt Nitaj.
Deri tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kurse, ftesën e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.
Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në vend, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se takimi i ftuar nga presidentja Jahjaga nuk ka kuptim.
Por, duke folur për vendimin e liderit të AAK-së që të marrë pjesë në takim, Krasniqi ka thënë se, edhe pse ka dallime ndërmjet partive opozitare, bashkëpunimi do të vazhdojë.
“Blloku opozitar vazhdon në njëfarë mënyrë të ketë një qëndrim të caktuar, tjetër është që Aleanca (AAK) ka vendosur që vetë të shkojë. Ky është vendim i tyre, ne nuk kemi çka ta komentojmë vendimin e një subjekti që është i pavarur nga Vetëvendosja. Ne kemi dallime me gjithë faktin që jemi në bashkëpunim dhe vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Krasniqi.
Deputetja e partisë Nisma për kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ftesa nga presidentja nuk mund të trajtohet sikur ftesat, të cilat më parë i kishte presidentja për liderët e partive politike në vend.
Sipas Bajramit, Nisma për Kosovën do të ulej për biseda vetëm nëse temë e këtyre takimeve do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkuarjen ose jo te presidentja, mund të vendosin që të shkojnë edhe ndaras e jo si bllok. Prandaj, thirrja e presidentes është paksa me vonesë duke e ditur që presidentja ka pranuar një letër nga liderët e partive opozitare, dhe ne gjithsesi që do të pranonim të ulemi dhe të diskutojmë për caktimin e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë të pashmangshme”, ka theksuar ndër të tjera Bajrami, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.
Në takimin e së hënës ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.
Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihaj thotë se Hashim Thaçi akuzohet hajni e korrupsion, deri për vrasje dhe tradhti ndaj atdheut.
Sipas tij, vendi nuk e meriton ta ketë një president, partia e të cilit është e zhytur në krim dhe korrupsion.
Deputeti Adem Salihaj në këtë intervistë për Gazetën Fjala, nuk kursen t’i thotë edhe fjalët më të rënda për Thaçin. Atë e quan tradhtar, hajn e njeri të korruptuar.
“Mbi vetë Thaçin rëndojnë akuza të rënda publike, prej hajnive e korrupsionit, deri te vrasjet dhe tradhtia ndaj atdheut. Do të jetë me pasoja katastrofave për Kosovën nëse Kosova do ta ketë një president me një imazh kaq të keq, siç është Hashim Thaçi”, ka thënë Salihaj.
Salihaj thotë se opozita ka të drejtë të protestoj por jo me dhunë. Ai mendon se me përkrahjen e qytetarëve opozita do të mund të bëjë ndryshime në vend.
“Sa u përket protestave,opozita ka të drejtë sa herë të dojë të mbajë protesta paqësore. Vetëm me përkrahjen e qytetarëve mund të bëjë ndryshime, jo me metoda të dhunës siç ka ndodhur po thuajse vazhdimisht deri më tash’, ka thënë Salihaj.
Furnizimi jostabël me energji elektrike po vazhdon edhe pas 16 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Kryeqyteti, Prishtina, kursehet më shumë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, por kjo nuk ndodh në qytetet tjera apo fshatrat e Kosovës.
Një qytetar nga Fushë Kosova tregon se ka ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, por ai thotë se furnizimi tani është shumë më i mirë krahasuar me vitet e mëparshme.
“Ndërprerje të energjisë elektrike ka, ndoshta jo të shpeshta, por nuk mund të themi që ka energji elektrike stabël”, shprehet Egzoni.
Ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike, përmes njoftimeve zyrtare, i paralajmëron edhe Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS).
Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike. Ndërprerjet me energji elektrike thuhet se nuk janë më të gjata se një orë.
Arsyet që jep KEDS për këto ndërprerje, zakonisht kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rrjetin energjetik.
Por, pavarësisht këtyre ndërprerjeve të energjisë elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja me energji elektrike është mjaft stabël.
“Kemi një situatë të mirë me energji elektrike. Aktualisht janë tri blloqe në sistem, të cilat prodhojnë diku deri në 650 megavat orë energji elektrike, pjesa tjetër importohet”, bën të ditur Buzhala.
Gjatë kësaj jave, ndërprerje të energjisë elektrike të planifikuar kishte pasur edhe në disa fabrika në Kosovë.
Pasiguria me furnizim me energji elektrike edhe sipas disa raporteve të bëra nga organizatat ekonomike që merren me mbrojtjen e interesave të bizneseve, ishte konsideruar si barriera kryesore në të bërit biznes në Kosovë.
Pronari i ndërmarrjes “Euro Commerce”, në Mitrovicë, Muharrem Osmani, pati treguar për Radion Evropa e Lirë, se që nga paslufta, çdoherë herë kanë pasur probleme me energji elektrike.
“Gjatë procesit të prodhimit, derisa e kemi makinerinë e aktivizuar, aty na shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që digjen edhe motorët e makinerisë. Problemi më i madh është te prodhimi i plastikës”.
“Ato makina janë shumë të ndjeshme, për arsye se masën e plastikës e zënë brenda nëse kallëpet janë të mbyllura dhe neve, më pas, na duhet me orë të tëra me brinera t’i shkrijmë ato për t’i nxjerrë. Kurse, të gjitha ato goma që janë në makineri, ato digjen si pasojë e ndaljes së rrymës”, pati thënë Osmani.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se problemi me energji elektrike është dashur të eliminohet deri tani.
Rinora Gojani nga Instituti për Politika Zhvillimore, shprehet:
“Qeveria e Kosovës kur privatizoi distribucionin, ua dha me këtë ide që të eliminohen këto probleme, siç është furnizimi jostabël me energji elektrike, dhe tani kanë kaluar më shumë se 4 vjet që nga koha kur u bë privatizimi i distribucionit dhe gjendja nuk është përmirësuar”.
“Rreth 300 milionë që janë zotuar nga kompania për investime, është dashur të bëhen në këtë kohë dhe jo të lihen të bëhen sipas marrëveshjes që është për 15 vjet”.
Ndryshe, në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.
Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re” dhe energjisë alternative, Kosova nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.
Voal – Në Kosovë, partitë në pushtet e mirëpritën ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për një takim me udhëheqësit e partive politike për të diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa opozita ende nuk ka një qëndrim të përbashkët rreth kësaj nisme të presidentes që është mbështetur edhe nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Kriza politike që ka hyrë në muajin e gjashtë, pasoi marrëveshjen me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi, për shënimin e vijës kufitare.
Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të këtij procesi.
Ata vlerësojnë se Lista Serbe do të paraqesë pengesë pasi ky subjekt nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për këtë transformim.
Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për “Zërin” se FSK-ja është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, por, sipas tij, ky transformim varet nga proceset politike.
“Kjo varet nga zhvillimi i proceseve politike në Kosovë, nga veprimet që do të zhvillohen këtu në Kosovë dhe nuk varen më nga FSK-ja. FSK-ja është e gatshme për transformim. Po e theksoj edhe një herë se ne si Ministri dhe FSK jemi të gatshëm për transformim. Ne besojmë se këtë vit forcat politike në Kosovë, Qeveria edhe faktorët, që janë pjesëmarrës në këtë proces të vendimmarrjes, do të gjejnë gjuhën e përbashkët, forcën për të realizuar këtë objektiv me shumë interes për shtetin, për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Shala…
Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nisë Kosova. Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar se do të jetë temë diskutimi në bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo ka ngjalluar reagime të shumta, sidomos nga partitë opozitare të cilët thonë se në momentin e përcaktimit do të rriten tensionet.
Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare me Serbinë duhet të bëhet domosdoshmërish për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet I pavarur, edhe pse është shprehur skeptik se Kosova është e përgatitur për këtë proces.
Ai konsideron se duhet formuar një komision ekspertësh i cili paraprakisht do të duhej të punonte së paku një vit rreth kësaj çështje. /Tribuna Channel/