VOAL

VOAL

Kuvendi i Kosovës sot seancën plenare të përjatshimit të opozitarëve

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën plenare me 9 pikat e mbetura për diskutim dhe miratim nga e premtja e kaluar. E veçanta e kësaj seance mbetet çështja e suspendimit të numrit më të madh të deputetëve nga partitë opozitare.

Vendimi për suspendim është marrë të premten nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe sjelljeve tjera të opozitarëve.

Meqë bëhet fjalë për vazhdimin e seancës, masa e njëjtë sipas praktikës, zbatohet deri në përfundimin e seancës, pavarësisht sa ditë vazhdon ajo.

Megjithatë në deklarimet e tyre për media, deputetët e suspenduar kanë paralajmëruar se do të provojnë që edhe sot të jenë në sallën e Kuvendit.

Seanca e kaluar e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt me 19 shkurt, ishte ndërprerë tri herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë.

Në seancën e kaluar, nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm një deputet, Ilir Deda, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Amnesty International: Në Kosovë shtim tensionesh ndëretnike gjatë 2015-s

Raporti i organizatës Amnesty International për vitin 2015 dokumenton gjendjen e të drejtave të njeriut në 160 shtete dhe territore. Kësaj radhe, në rrafshin global, raporti është përqëndruar më shumë në valën e refugjatëve të cilët janë larguar nga represioni dhe konflikti.

Përmbledhje e pjesës për Kosovën

Nga janari deri në mars të vitit 2015, rreth 48 900 qytetarë nga Kosova kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian, thuhet në raport.

“Në Hungari, autoritetet ua kanë refuzuar azilin 99% të aplikuesve dhe i kanë riatdhesuar. Në Gjermani, nga 29,801 vendime për azil, vetëm 0.4% qytetarë nga Kosova e kanë fituar strehimin”, thuhet në raportin e AI, në të cilin gjithashtu tërhiqet vërejtja se masat e reintegrimit për të riatdhesuarit mbeten rrënjësisht joadekuate.

Organizata ka tërhequr vërejtjen edhe për shtimin e tensioneve ndëretnike në Kosovë.

“Tensionet ndëretnike gjithashtu janë shtuar pas aplikimit të pasuksesshëm të Kosovës për anëtarësim në UNESCO”, thuhet në raport, në të cilin gjithashtu përmenden edhe protestat e fillimvitit 2015, për shkarkimin e ministrit serb, për kthim dhe komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Ky i fundit, i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse më 6 janar.

“Serbët e Kosovës u janë nënshtruar kërcënimeve, plaçkitjeve dhe sulmeve, përfshirë këtu edhe përpjekje për zjarrvënie, në Gorazhdec dhe Klinë, në maj dhe korrik”, vlerëson AI, duke theksuar edhe rastin e dëmtimit të pronave të dy familjeve në Gorazhdec nga të shtënat me armë zjarri.

Amnesty githashtu rikujton se 1,650 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë dhe se me gjithë gërmimet që kanë ndodhur në disa lokacione potenciale si varreza massive, lokacione të tjera nuk janë identifikuar as në Serbi, e as në Kosovë.

Në këtë kuadër, përmendet edhe rasti i zhvarrimit të disa trupave në Krushë të Vogël, nga ana e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Përfaqësuesit e këtij misioni kishin bërë zhvarrimin nën dyshimet për identifikim të gabuar, por nuk kishin njoftuar të afërmit e viktimave.

Për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte, Amnesty vlerëson se masat për ngritjen e saj, e cila do të përndjekë ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë zvarritur vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës.

“Nën trysninë ndërkombëtare, legjislacioni për themelimin e gjykatës së posaçme është miratuar në gusht”.

Amnesty International, mes tjerash ka vënë në pah edhe kundërshtimin e zëshëm të opozitës në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, më 25 gusht 2015.

Organizata e ka vlerësuar si ushtrim të tepruar të forcës rastin e ndërhyrjes së autoriteteve të rendit më 28 nëntor në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, për të arrestuar njërin nga udhëheqësit e saj, Albin Kurtin.

Albulena përgatit fli për protestuesit (foto)

Deputetet e partive opozitare janë duke ndihmuar në forma të ndryshme protestuesit që gjenden me shatorë përballë Qeverisë së Kosovës.

Derisa shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi kishte gatuar bukë për këta protestues, ndryshe paralajmëroi deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, raporton “Zeri.info”

Kjo e fundit në një postim në “Facebook” ka thënë se në darkë do të përgadisë një ushqim tradicional shqiptar.

“Ti (Donika v.j.) ua paske ndihmu mengjesin, une po ju bej fli per darke”, ka shkruar ajo.

flija2

Zemaj: Më 7 mars shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Deputeti i LDK-së, gjithashtu anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Armend Zemaj ka thënë se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President dhe se sipas tij, më 7 Mars vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këto komente, Zemaj i ka bërë në mbledhjen e Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Katër projektligje që ishin paraparë në këtë komision kanë marrë dritën e gjelbër për të proceduar në Kuvend në seancën e ardhshme.

Por pika e tretë e rendit të ditës që ishte shqyrtimi i raportit me amendamentet e Komisionit Funksional për Procedurën e përgjithshme Administrative, iu kthye këtij komisioni për shkaqe të parregullsive.

Armend Zemaj tha se Qeveria duhet ta tërheqë këtë projektligj, sepse do të jetë i pazbatueshëm.

Edhe Agim Aliu nga radhët e PDK-së kishte pakënaqësi rreth këtij projektligji.

Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët e subjekteve opozitare.

Visar Ymeri: Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor ose Gjykata Kushtetuese duhet ta shpallë të jashtëligjshme Listën Serbe.

Ymeri ka thënë se kjo Listë nuk përfaqëson interesat e Kosovës, por pjesëtarë të saj punojnë në emër të Beogradit.

“Ata janë përfaqësues të Beogradit në Kosovë. Ata janë qytetarë që duhet t’i gëzojnë të drejtat e barabarta dhe pastaj t’i gëzojnë të drejtat që u përkasin sipas standardëve të BE-së”, ka thënë Ymeri.

“Nuk është detyrë e ekzekutivit që të shpallë subjektet të jashtëligjshme. Është detyrë e KQZ-së. Duhet të shpallet e jashtëligjshme. Është përfaqësuese e Beogradit. Ata po e thonë, ne jo. Nuk duket që institucionet tona të kenë ministër që përfaqëson Beogradin”, ka theksuar ai.

“Identifikimi duhet thotë a je i qendrës, liberal, a je i majtë apo i djathtë, identifikimi nuk duhet të bëhet në bazë të etnive. Këtë e ka bërë Serbia që ta dobësojë politikën në Kosovë”.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ymeri, gjatë emisionit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin ka thënë se duhet të fillojë nga zero.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja për demarkacionin, Ymeri ka thënë se në bashkëpunim me Malin e Zi duhet të krijohet një kufi, i cili do të kënaqte dy palët.

“Mendoj që ky proces duhet të fillojë nga zero, dhe në bashkëpunim me Malin e Zi të krijojmë një kufi, i cili nuk prek asnjërën palë. Duhet të krijohet komisioni i ri, i përbërë nga ekspertët dhe të arrijmë një marrëveshje që do të jetë e pranueshme nga gjitha palët”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka theksuar se edhe nëse do të zgjidhej problemi i demarkacionit me Malin e Zi, kjo marrëveshje përsëri nuk do të mund të nënshkruhej nga ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

“Ta zëmë se me këta ekspertë bëjmë marrëveshje, e cila përsëri do të nënshkruhet nga Hashim Thaçi. Këta njerëz nuk janë kredibil. Largimi i kësaj qeverie për shkak të gabimeve dhe lëshimeve që kanë bërë nga këto marrëveshje, do të vijë si alarm që tregon se populli nuk fal”, ka thënë Ymeri.

PDK mbledhje urgjent në orën 17:00

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj një mbledhje me deputetët e saj. Mbledhja pritet të mbahet nga ora 17:00. Deputetët e kësaj partie janë njoftuar për këtë mbledhje me anë të SMS-ve.

“Të nderuar deputet.Ju njoftoj se sot në ora 17:00 mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së në selinë e partisë. Pjesëmarrja është e obliguar, ju lutem konfirmoni marrjen e njoftimit dhe pjesëmarrjen tuaj”, thuhet në SMS-in, dërguar deputetëve. Gazeta Blic merr vesh se kjo mbledhje ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të vendit. “Në këtë takim do të diskutohet për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Natyrisht që do të flitet për mënyrën dhe sfidat për zgjedhjen e tij në krye të shtetit”, ka thënë ky burim brenda PDK-së. Në takim, ndërkaq do të flitet edhe për krizën politike, në të cilën është futur vendi.

Kosovë: Opozita synon protesta të vazhdueshme

Partitë opozitare në Kosovë, thanë se që nga e marta do të vendosin tenda në qendër të Prishtinës, përballë qeverisë, për të hapur një periudhë të re të protestave të vazhdueshme.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, tha se nga sot “do ta fillojmë protestën e vazhdueshme kundër këtij regjimi antikushtetues, kjo protestë do të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie, kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e protestës”.

Udhëheqësit e partive opozitare thanë se kanë marrë leje për vendosjen e tendave nga komuna e Prishtinës, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje.

Nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm dhe të përhershëm këtu në shesh. Ky aktivitet është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura. Me tenda, leje nga komuna dhe gjithçka është në përputhje me të drejtat tona, si qytetarë, taksapagues dhe parti politike.  Nga sot jemi këtu”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata tha se marrëveshja në pjesën më të madhe të saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu, ato kanë paralajmëruar forma të ndryshme të kundërshtimit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, që sipas Kushtetutës duhet të përmbyllet deri më 7 mars.

Opozita është shprehur kundër mundësisë që kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi të jetë president i ri q do të pasojë presidenten aktuale Atifete Jahjaga, mandati i së cilës skadon më 7 prill.

Opozita në Kosovë paralajmëron protesta ‘ditë e natë’

Anton Konushevci – Opozita në Kosovë ka nisur një mobilizim për intensifikimin e veprimeve kundër qeverisë aktuale. Zyrtarë dhe aktivistë të subjekteve politike opozitare, kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale tubime, protesta dhe aktivitete të ndryshme protestuese.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, sipas paralajmërimeve nga aktivistët e tyre, pritet të mblidhen sot në orën 14:00 për të nisur protestat e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës.

Këto tubime thuhet se po bëhen në kundërshtim të vazhdimit të qeverisjes nga koalicioni aktual dhe në kundërshtim të mundësisë se mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, për të cilin post, kandidat i vetëm mbetet lideri i Partisë Demokratike, Hashim Thaçit.

Zyrtarë të partive opozitare i kanë konfirmuar për Radios Evropa e Lirë, se sot do të ketë aktivitete të ndryshme me aktivistë e qytetarë. Po ashtu, partitë opozitare i kanë dhënë një afat deri më 27 shkurt qeverisë së Kosovës që të dorëhiqet. Në të kundërtën, janë paralajmëruar protesta masive.

Pas këtyre paralajmërimeve, forca policore janë parë në mëngjes përreth objektit te Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit.

Opozita po po shqyrton edhe mundësinë e vendosjes së tendave pranë Kuvendit të Kosovës, ku aktivistët e tyre do të qëndronin gjatë tërë kohës, siç thuhet, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të vendit.

Ndërkohë që në Prishtinë po përgatiten aktivitete protestuese, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në mëngjes janë paraqitur deputetet e partive opozitare Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata janë ftuar në gjykatë në seancë dëgjimore për shkak të posedimit dhe përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvend

 

Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj- Bujupi janë paraqitur vet në gjykatë, kurse Albin Kurti është dërguar nga Policia e Kosovës në Pallatin e Drejtësisë pasi si herën e kaluar nuk është paraqitur vet në gjykatë.

fatonievr

Deputeti Faton Topalli në rrjetin social ka postuar një fotografi me mbishkrimin “ne gjykatë, për shkak të angazhimit kundër kthimit të Serbisë në Kosovë”. Në fotografi shihen të katër deputetët.

Deputetët që kanë qenë në masa të ndryshme të sigurisë, paraburgim e arrest shtëpiak, tash e një kohë janë duke u mbrojtur në liri.

Por, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit në Kuvend, Gjykata Themelore e Prishtinës, të shtunën, u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë, deputeteve Pal Lekaj e Donika Kadaj-Bujupi nga AAK, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismajli dhe Besa Baftiu nga Vetëvendosje.

E njëjta gjykatë, për katër deputetët e tjerë, Rexhep Selimi, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Shqipe Pantina, ka shqiptuar masën e lajmërimit në polici, për veprime të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit në Kuvend.

‘Gjarpëri’ që pi gjakun e një populli – Opinion nga FATON MEHMETI

Gjarpëri është zvarranik, ndërron lëkurën e tij çdo 41 ditë dhe duhet që çdo orë të lagë trupin e tij në ujë dhe çdo tre orë të lyhet me locion për të mbijetuar.

Disa nga karakteristikat e gjarpërit ngjasojnë shumë edhe me njeriun, kryesisht kur ai është helmues ndaj armikut. I tillë u quajt Hashim Thaçi në kohën e luftës në Kosovë, për të marr primatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, automatikisht për Serbinë u perceptua si armiku numri një i tyre. U tha se “ helmoi “ shumë serbet, ndaj edhe ata ende ia kanë frikën.Por bashkë me mbarimin e luftës, edhe lëkura e tij prej gjarpëri ndryshoi. I veshur me kostume moderne, kollare të markave të njohura, me frizurën e ngjashme të Elvis Presley, mori primatin e qeverisjes së vendit.

Menduam se helmin e kishte nxjerr jashtë, se bashkë me përfundimin e luftës s’do helmonte më askend.

Mjaft kohë fshehu helmin nën dhëmbë dhe me ndihmën presë , krijoi pershtypjen e një lideri modern, aq sa edhe u nominua për Çmimin Nobel për paqe. Shpesh herë ndjente peshën e kollares, i dukej më e rendë se lëkura e gjarpërit, se ashtu u ndjene më burrë, më trim.I shtyrë për te mos qenë ai që është, transformimi nën lëkurën e njeriut po ia ndalonte jetën.Nuk mund të rrinte dot pa pi gjakun e një populli mijëvjeçarë, të rropatur në për intriga historie të armiqëve. Nuk kishte cfarë të bënte tjetër, nuk mund të rezistonte dot, nuk mund të evulonte dot. Nuk rezitoi gjatë,pas protestes se fundit të opozitës, u shfaq pa kollare, me nje shikim vrasës prej “ Gjarpëri ”. Derisa po mbante lart krenarinë e një fitimtari prej, ku kundërshtari tërhiqet nga frika, e tha troq “ata kishin dërguar mesazhe na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”,per te shtuar se “ po të vinin sdo i kishim prit me kafe “. “ Gjarpëri ” i dikurshëm , ishte përgadit për mejdan, për të qëruar hesapet me ata që mendojnë ndryshe dhe protestojnë për korrupsionin dhe krimin, si dhe dëmin që po i shkakton vendit. Kjo ngjason me batutën “ ta pre malin , edhe ski çka bën “, derisa gjarpëri përseri u vesh me lëkurën e “ luftëtarit”, për të helmuar qyetetarët e tij për egot e tij shtatazarak.

Sa me shumë po afrohet dita kur synon të bëhet i pari i vendit, aq më tepër uni për gjak po shtohet…Gjarpëri do gjak…..!!!

Ngacmimet seksuale – dukuri e përhapur në Kosovë

Leonat Shehu – Një hulumtim i publikuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës nxjerrë në pah se ngacmimi seksual është dukuri e përhapur në Kosovë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme.

Sipas hulumtimit, nga ky fenomen më së shumti preken gratë dhe vajzat e reja. Gjatë vitit 2014, rreth 45 për qind e kanë përjetuar këtë lloj ngacmimi, ndërsa rreth 48 për qind kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual gjatë jetës së tyre. Grup moshat e reja janë ato që preken më së shumti nga këto ngacmime.

Adelina Berisha nga ky rrjet tha se qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar për format e ngacmimit seksual.

Siç mund ta shihni 73 për qind e qytetarëve të Kosovës e mendojnë se dhunimi apo tentim dhunimi është formë e ngacmimit seksual përderisa shumë pak e dinë që format më të vërtetë që janë ngacmim seksual siç është favorizimi në këmbim të përfitimeve seksuale vetëm 16 e qytetarëve e kanë ditur që kjo është formë e ngacmimit seksual”, tha zonja Berisha.

Zonja Berisha thotë se në Kosovë ende mbizotëron dhe është mjaft e hapur kultura e fajësimit të viktimës.

Rreth 31 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se njerëzit natyrshëm ngacmojnë seksualisht të tjerët kur ata kanë tërheqje ndaj njëri tjetrit dhe kjo është në rregull, kjo nuk është në rregull kjo është ngacmim seksual. Si te burrat ashtu edhe te gratë ekziston një besim i hapur ku rreth 40 për qind e tyre kanë menduar se vajzave të reja ju pëlqen të ngacmohen seksualisht, Rreth 74 për qind e qytetarëve besojnë se gratë i sjellin vetes probleme me ngacmimin seksual duke u veshur apo duke u sjellur ne mënyrë provokative”, tha ajo.

Sipas hulumtimit, një pjesë e madhe e institucioneve kanë mungesë të njohurive kornizën ligjore dhe përkufizimin e ngacmimit seksual, dhe kjo ju pengon në përgjigjen efikase ndaj këtyre rasteve. Rreth 46 për qind e të anketuarve në institucionet përgjegjëse për mbrojtjen nga ngacmimet seksuale thonë se gratë i sjellin vetes ngacmim seksual me anë të veshjes së tyre provokuese.

Hulumtimi nxjerrë në pah po ashtu se shqetësim i madh mbeten ngacmimet seksuale nga mësimdhënësit.

“Prej totalit të popullatës 2.4 për qind prej tyre kanë raportuar që kanë qenë të ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësit e tyre që është një statistikë shqetësuese kur flitet për ambientin shkollor”, tha ajo.

Në shumicën e rasteve sipas hulumtimit gratë dhe burrat kanë qenë më shumë të ngacmuar nga një person i panjohur në rrugë, e përcjellë me personat e njohur, pastaj shefat dhe partnerët.

Edona Hajrullahu nga Agjencia për Barazi Gjinore thotë se edhe pse ligjet e dënojnë ngacmimin seksual, një dukuri e tillë në Kosovë mbetet e përhapur.

“Pasojat e ngacmimit seksual mund të jenë të shumta që nga vështirësitë e punës sidomos për femrat, pastaj problemet për integrimin e femrës në shoqëri, pozitën e saj dhe rolin në vendimmarrje gjë e cila pastaj shkakton pasoja në ndjekjen e një karriere të mirëfilltë si dhe mund të arrijë deri te shkatërrimi i një familje”, tha zonja Hajrullahu.

Përfaqësueset e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës thonë se ngacmimet seksuale ndodhin në shumë vende që nga hapësira publike, në shkolla, universitete, në punë.

Der Spiegel»: Bartetzko dyshohej se ishte vrasës me porosi i UÇK-së

Biografia dhe bëmat e Roland Bartetzkos si dhe kontaktet e tij me struktura të UÇK-së, që sot kryesisht vegjetojnë në PDK, mund të ndihmojnë për të kuptuar se ku e ka gjenezën peticioni i tij kundër ambasadorit amerikan. Ky peticion disa mediumeve joprofesionale në Kosovë u shërbeu për të nisur një fushatë të pashembullt njollosjeje kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe shoqërisë civile.

Nga Enver Robelli/dp

Për opinionin gjerman Roland Bartetzko, personi që nisi një peticion për largimin e ambasadorit amerikan nga Prishtina, nuk është i panjohur. Për të ka shkruar revista e njohur gjermane «Der Spiegel» në numrin e 18-të të vitit 2001, pas një atentati kundër zyrtarëve serbë që në Prishtinë punonin në të ashtuquajturën «Zyrë për pasaporta» të Beogradit. Me atë rast ishte vrarë shefi i kësaj zyre dhe ishin plagosur katër shoqërues të tij. Sipas «Der Spiegel» shpërthimi kishte ndodhur në rrugën e Mostarit në Prishtinë, pasi zyrtarët serbë kishin braktisur zyrën rreth orës 14:50. Bartetzko ishte arrestuar i pluhurosur. Policia ia kishte marrë gjurmët e gishtërinjve dhe e kishte liruar pasi gjermani kishte mohuar çdo lidhje me sulmin. Atëbotë njësia për hetimin e krimeve të rënda në Prishtine drejtohej nga një nëpunës i shërbimit sekret gjerman. Ekipi i tij kishte zbuluar edhe një bombë të dytë të pashpërthyer me gjurmët e gishtërinjve të Bartetzkos. Pastaj Bartetzko u arrestua dhe dënua me burg shumëvjeçar, të cilin tashmë e ka vuajtur. Urdhrin për arrestim e lëshoi gjykatësja gjermane e UNMIK-ut, Renate Winter.

«Der Spiegel» shkruan se Bartetzko, sipas të dhënave të qarqeve të OKB-së në Prishtinë, ishte vrasës me porosi i UÇK-së dhe dyshohej të jetë fajtor për tri sulme terrori në Kosovë. Për sulmin kundër të ashtuquajturës «Qendër për Paqe dhe Tolerancë» në Prishtinë më 18 gusht 2000, me ç’rast u plagos një punëtore e Partisë Popullore Turke; për sulmin mbi rezidencën e përfaqësuesit të Beogradit në Kosovë më 22 nëntor 2000, me ç’rast u vra shoferi i tij; dhe «për masakrën ndaj burrave, grave dhe fëmijëve serbë, vargani i autobusëve të të cilëve më 16 shkurt 2001 ra në një kurth eksplozivi afër Podujevës».

Gjithnjë sipas «Der Spiegel» Bartetzko në vitin 1991 ishte përjashtuar nga Ushtria Gjermane për shkak të sjelljeve të tij të pandershme. Ai ishte parashutist dhe kishte marrë pjesë në kurse për shpërthime me eksploziv. Pas përjashtimit nga ushtria ai banoi në një konvikt studentësh në Belgjikë. Banorët e konviktit e përshkruanin si njeri të dhënë tepër pas armëve. Nga dokumentet e OKB-së rezulton se Bartetzko kishte luftuar në anën e kroatëve dhe njihej me emrin «Matthias». Më vonë pretendohet se ai ishte bashkuar me forcat e myslimanëve të Bosnjës.

Pas përfundimit të luftës në Bosnjë Bartetzko më 1996 u shfaq në Gjermani. Pas disa muajsh ai përfundoi në një burg në München për shkak të grabitjes së çantës së një personi; njëkohësisht atë e kërkonte edhe policia austriake për shkak të plaçkitjes. Pas daljes nga burgu Bartetzko duket se erdhi në Kosovë dhe pas stacionimit të trupave të NATO-s më 1999 ai u pa në Mitrovicë, ku, siç shkruan revista nga Hamburgu, ai themeloi një firmë sigurie dhe u martua me një shqiptare. Valbona M., shkruan «Der Spiegel», i kishte lënë përshtypje «ngrohtësia njerëzore» e Bartetzkos. Duket se ngrohtësi njerëzore ai gjeti edhe te UÇK, ku kishte marrë nofkën «Shabani». Revista gjermane aludonte atëbotë se firma e sigurisë e Bartetzkos në fakt ishte vetëm sinonim për «terror dhe haraç». Një zëdhënës i OKB-së e përshkruante Bartetzkon si «peshk të madh», si person «me pasaportë gjermane, mbiemër rus dhe grua shqiptare».

Kundër mercenarit gjerman në vitin 2001 zhvillonte hetimet prokurori nga Frankfurti, Peter Korneck, një specialist për krim të organizuar. «Ai dëshiron t’i kap urdhërdhënësit e tij (Bartetzkos), të cilët supozohet të gjenden në qarqet e udhëheqjes shqiptare (të Kosovës)», shkruante «Der Spiegel». Edhe sot në qarqet ndërkombëtare të sigurisë Bartetzko përshkruhet si «tejet i afërt» me strukturat e SHIK-ut, shërbimit sekret të Partisë Demokratike të Kosovës. Pas arrestimit të Bartetzkos hetuesit kishin marrë paralajmërime se «luftëtarë radikalë të UÇK-së» po planifikonin një aksion për nxjerrjen e tij nga burgu. Për këtë arsye Bartetzko ishte dërguar në kampin ushtarak amerikan «Bondsteel».

Biografia dhe bëmat e Roland Bartetzkos si dhe kontaktet e tij me struktura të UÇK-së, që sot kryesisht vegjetojnë në PDK, mund të ndihmojnë për të kuptuar se ku e ka gjenezën peticioni i tij kundër ambasadorit amerikan. Ky peticion disa mediumeve joprofesionale në Kosovë u shërbeu për të nisur një fushatë të pashembullt njollosjeje kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe shoqërisë civile.

(Artikulli i DER SPIEGEL mund të gjendet në këtë vegëz: http://magazin.spiegel.de/EpubDelivery/spiegel/pdf/19075702)

Prokuroria fillon hetimin ndaj tre personave për Fondin e 3 përqindëshit

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tre personave për veprën penale të krimit të organizuar që lidhet me transaksionet e dyshimta nga Fondi i Republikës së Kosovës. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka konfirmuar hetimet.

Transaksionet e mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës i njohur si 3%-shi, janë bërë objekt hetimesh të Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës, ka mësuar gazeta online Insajderi.

Prokurori special, Faik Halili ka nisur hetimet për krim të organizuar me këto transaksione. Baza e hetimeve është bërë një raport i Qendrës së Inteligjencës Financiare (FIC) që është hartuar gjatë hetimeve kundër Ilir Tolajt, Bujar Bukoshit dhe të tjerëve, në vitin 2012. Raporti hetimor që i ishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është publikuar të premten nga Insajderi.

Dokumenti flet për tërheqje të mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës gjatë viteve 2006-2011.

Këto para janë tërhequr nga bankat në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit.

Të dhënat e këtyre fondeve, tregojnë se Fondi i Republikës së Kosovës-i regjistruar si OJQ- ka llogari në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. 16 transaksionet bëhet fjalë për shtatë, deri në 50 mijë euro.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka konfirmuar për Insajderin nisjen e hetimeve.

“Mund t’ju konfirmoj se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me këtë rast ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre personave”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit nuk ka folur për detajet e hetimit me arsyetimin se është në fazën fillestare, por ka garantuar se deri në fund të këtij viti do të dalin rezultate konkrete të hetimit.

Burime nga Prokuroria Speciale kanë thënë se më herët kishte nisur një hetim për këtë fond bazuar në deklaratat e Musa Dakës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Amerikë. Por, ky hetim ishte mbyllur për shkak të parashkrimit të veprave.

“Të gjitha keqpërdorimet para vitit 2004 janë të parashkruara”, ka thënë ky burim. Bujar Bukoshi ditë më parë e ka pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh. Ka thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë kryeministri aktual Isa Mustafa.

Bukoshi ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi me arsyetimin se kjo çështje tashmë është e mbyllur për të. Ka thënë se paratë janë tërhequr nga Naser Osmani, deputet i LDK-së dhe Atdhe Gashi, ish këshilltar i tij.

Osmani e Gashi kanë mohuar se kanë pasur qasje në llogaritë bankare jashtë vendit.

Kryeministri Isa Mustafa, ish-ministër në Qeverinë e Bukoshit në Ekzil, vazhdon të hesht për këtë çështje.

Raporti i hetimeve financiare të FIC-it mban datën 27 mars 2012. Dyshimet kanë të bëjnë me pastrim parash. Dokumenti është i klasifikuar si “konfidencialitet i rreptë”.

Analiza është kryer bazuar ne një kërkesë të Zyrës së Prokurorisë Speciale të 15 dhjetorit 2011 dhe 4 janar 2012. Kërkesat lidheshin me dyshimet për pastrim parash nga Ilir Tolaj, Bujar Bukoshi dhe të tjerë.

Hetimi i FIC-it thotë se Bujar Bukoshi është person i autorizuar për llogarinë e Fondit të Republikës së Kosovës.

Fondi është një Organizatë Joqeveritare e regjistruar në New-Ulm të Republikës Federale Gjermane. Themelues dhe nënshkrues të statutit ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin.

Në dokumentin hetimor thuhet se kryesit e këtyre transaksioneve nëpërmjet përshkrimit të tyre kanë thënë se transferet kanë për qëllim të mbulojnë “shpenzimet mujore” ose “pagesat” për zyrë. Por hetimi thotë se kjo nuk ka qenë e mundur të konfirmohet.

“Ky supozim nuk mund të konfirmohet nga përshkrimi i debiteve të llogarisë. Një pjesë e madhe e fondeve rregullisht transferohen te Union Fund for the Reconstruction of Kosovo (UFORK)*, thuhet në dokument.

“134,660 euro përmes 26 transfereve mes viteve 2006 dhe 2012. Janë shpenzuar 179,815 euro për ‘shpenzime’ të paspecifikuara, ndonjëherë duke përmendur ‘zyrën e UFORK-ut’”, thuhet në këtë dokument.

Opozita ndryshon formën e protestës, ditë e natë para Qeverisë

Forma e protestës së opozitës do të ndryshojë ditët në vijim duke mos ndërruar vendin e protestës.

Burime të Koha.net brenda opozitës bëjnë të ditur që forma e protestës nga opozita do të ndryshojë dhe do të jetë e vazhdueshme.

Në njëfarë mënyre, këtë e kishte paralajmëruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Përveç 27 shkurtit, mund të ndodhim reagime qytetare. Me siguri do të ndryshojë qasja e protestës, jo protestë e njëhershme, por mund të fillojë që tani, që nesër e pasnesër, qytetarët e vendit me ardhë të fillojnë një reagim të prezencës së përhershme, jo që shkojnë e vinë, por të një prezence të përhershme të vazhdueshme deri në dorëheqje. Sidomos sot (19.02.2016) qytetarët e kanë parë që vërtetë duhet të jenë të vendosur sepse këta nuk po marrin vesh as në mënyrën paqësore, vetëm duhet t’i detyrojmë të japin dorëheqje, kuptohet pa pasoja e pa fatkeqësi për vendin”, ka thënë Haradinaj të premten pas seancës problematike, që rezultoi me deputetë të arrestuar, transmeton Koha.net.

Të njëjtat fjalë i pati thënë edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa largohej nga Kuvendi i Kosovës drejt zyrave të Vetëvendosjes, pas përjashtimit të opozitës nga seanca e datës 19 shkurt.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se para Qeverisë së Kosovës protesta do të jetë paqësore dhe do të zgjasin për ditë me radhë, sipas tyre, deri në dorëheqje të Qeverisë.

Gazi lotsjellës, si përgjigje ndaj çmimit të tradhtisë së Isa Mustafës ndaj VLAN-it! – Nga FLORIM ZEQA

Mjaft gjatë kemi duruar duke qenë të shtypur, të  uritur, të papunë, të varfëruar, të shfrytëzuar dhe të  diskriminuar, nën kamxhikun dhe padrejtësitë e regjimit Millosheviqian, vallë pse u dashka të durojmë torturën e një regjimi të ri, të kamufluar nën petkun demokratik, të një regjimi të korruptuar, nepotist, burokratik, oligarkik antihuman, antiligjor dhe antidemokratik të këtyre tetë viteve të fundit!
Tetë vjet sa të gjata, të rënda e të mundimshme, ishin edhe të zeza për shumicën dërrmuese të popullit, duke mbijetuar në mjerimin dhe në varfërinë më të thellë dhe më të skajshme sociale në rajon.
Protesta e opozitës së 17 shkurtit 2016 përveq paqe dhe urti politike demonstroi edhe kulturë të lartë demokratike, duke ripërsërtiur kërkesat e saj, që qeveria e korruptuar dhe e dështuar e tandemit Mustafa-Thaçi, të tërhiqej vullnetarisht (sa më parë, aq më mirë) nga skena politike.
Strategjia paqësore e opozitës, dëshmoi para opinionit vendor dhe  para miqve tanë ndërkombëtar, se vërtet kemi të bëjmë me një pjekuri politike dhe demokratike njikohësisht, që po lufton kundër një qeverie kriminale, të korruptuar, mafioze, nepotiste, despotike, autokratike,antidemokratike dhe antipaqësore, e cila ka kohë që është shkëputur nga interesat e popullit të tyre.
Mirëpo, një strategji e tillë, nuk i shkoi për shtati regjimit totalitar të Thaçit e Mustafës. Deklaratat e mënjehershme të krerëve të qeverisë e treguan shpirtin e tyre antihuman dhe antidemokratik, nxitës dhe provokues ndaj opozitës.
Deklarata e Thaçit;  “Ata kishin dërguar mesazhe, na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”, e tregon qartë gatishmërinë e tyre për shkaktim të gjakderdhjes shqiptare  dhe shkatërrim të procesit të shtetëndërtimit pikërisht në ditën e 17 shkurtit, në ditën e shenjtë të njohjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kërcënimet e hapura të Hashim Thaçit, janë edhe një dëshmi më tepër, se insitucionet janë vënë në shërbim të klaneve, grupeve të interesit, dhe  individëve që me çdo kusht duan ta mbajnë peng shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve të vendit.
Paraqitja para mediave, e tandemit Thaçi-Mustafa e dëshmonë në mënyrën më besnike nivelin e ulët të “kryeministrit” të vendit, i cili vetëm sa për sy e faqe e mbulon atë post, duke mos qenë në gjendje i vetëm të dali as para mediave, e lëre më të marri vendime të guximshme për vendin, apo thënë ndryshe vet po e dëshmon se është një kryeministër kukull në duart e Thaçit.
Vetëm dy ditë nga protesta paqësore, radha i erdhi përseri një dite të veshtirë në parlamentin e Republikës së Kosovës. Përseri opozita përdori gazin lotsjellës dhe bllokoi punimet e parlamentit.
Me ç’rast, pushteti shfaqi edhe njëherë karakterin e dhunshem te tij, duke tërhjekur zvarrë të zgjedhurit e popullit nga parlamenti, për t’i arrestuar më pas disa nga deputetët e opozitës.
Kjo ishte një dhunë e paralajmëruar nga Hashim Thaçi me 17 shkurti kur tha;  “Opozita u largua nga protesta me bisht ne shale”. Në vend që ta falenderonte opozitën për mënyrën paqësore të protestimit, e cila  parandaloi dhunën e pritshme nga pushtetarët në ditën e Pavarësisë, dhunë e cila përveqse do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosoves, do të mund të shkaktonte edhe viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë i vetmi opsion i daljes nga kriza aktuale, e cila burimin e vërtetë nuk e ka të marrëveshjet e Brukselit, nuk e ka të “Zajednica” dhe as të demarkacioni aq shumë i përfolur në vend, por e ka tek TRADHTIA e madhe e liderit të LDK-së ndaj kolaicionit paszgjedhor-VLAN, pas një bllokade të gjatë 6 mujore institucionale në vend. Prandaj, ky është çmimi që po e paguajnë deputetët dhe qytetarët e vendit shkaku i aktit qyqar të Isa Mustafës.
Pra, shkaktari numër 1 në vend i të gjitha të këqijave pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014 e këndej nuk është askush tjetër pos Isa Mustafës, e këtij njeriu me ambicie të sëmuara për pushtet dhe privilegje shtetërore.
Përgjegjësia asnjëherë nuk bie mbi njerëzit e papërgjegjshëm, por mbi ata që kanë mundësinë e parandalimit të së keqës dhe nuk e bëjnë atë. Në këtë rast, është LDK-ja mbetët  përgjegjëse kryesore, pse i mbështeti veprimet e papërgjegjshme të liderit të saj.
Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, LDK-ja, partia e besës dhe shpresës shqiptare nuk ishte dasht ta mbështesë aktin e tradhëtisë së Isa Mustafës, për t’u shndrruar në thyerëse të shpresave të qytetarëve për jetë në vendin e vet. Nuk ishte në traditën e LDK-së kapja e shtetit, instalimi i frikës dhe shantazhit politik.
Nëse vërtetë LDK-ja ka vendosur ta mbështes të keqen e vendit deri në vitin 2018-të, dëshirë kjo e Thaçit dhe Mustafës, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta vlerësojë situatën pa ambiciet e pushtetit në të ardhmën, ngase me Isa Mustafën në pushtet, në zgjedhjet e 2018-s LDK-ja do të shndrrohet në parti minore në vend, pa ndonjë vlerë dhe rendësi politike për vendin.
LDK-istët, as mos ta mendojnë që do munden ta amnistojjnë vetën në të ardhmën, për heshtjen qyqare ndaj veprimeve antidemokratike të liderit të tyre, duke filluar nga periudha e VLAN-it, zgjedhja antidemokratike në kuvendin e VIII-të të partisë, nënshkrimi i “Zajednicës” e deri tek dështimet në qeverisjen e vendit.
Edhe një gjë dua t’ua rikujtoj disa mjeranëve politik brenda LDK-së që po e luajnë vallen e dreqit me SHIK-un; “Gjarpëri helmon edhe kur nuk kafshon”!

Vjosa osmani: Unë nuk do të hesht para degradimit moral si dhe ndaj fyerjes që dje e sot ju bë Albulenës

Meqë po flitet për respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikes (që padyshim është ndjenjë e thuaja të gjithë qytetarëve të Kosovës), do të ishte mirë të mësojmë pak nga ky shtet, dhe vlerat që promovon.

Ja, p.sh., mësimi i sotëm: Presidenti Obama thotë se kur vetëm kur edhe gratë janë të suksesshme – Amerika është e suksesshme. Gjatë viteve të fundit, politika e jashtme amerikane ka rritur jashtëzakonisht shumë kujdesin ndaj rolit të gruas dhe fuqizimit të saj në aspekt global. Madje, diskriminimin ndaj grave tashmë e konsiderojnë jo vetëm si cështje të të drejtave të njeriut, por edhe si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare e globale.

E ku jemi ne? Një deputete e zgjedhur përplaset për toke me kokë, kontrollohet në trup nga policia gjatë ekzaminimit mjekësor, dhe shpifet me fotografi të manipuluara se kinse ka mbajtur bombolë gazi në organin gjenital. Asnjehere deri me sot nuk kam pare fushatë më të ulët e të ndytë, më shqetësuese dhe me fyese ndaj një gruaje e nëne se sa kjo qe ndodhi me lajmin për bombolën e gazit. Jam e bindur se një fushatë e tillë kurrë nuk do të lansohej ndaj një politikani burrë. Për mē keq, komentet seksiste ndaj grave, qoftë të politikës, qoftë të shoqërisë civile po vazhdojnë.

Unë nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem me Albulenën për shumë e shumë gjëra qe i ka thënë apo me veprime të saj gjatë këtij mandati. Do të vazhdojë të kundërshtojë cdo mjet të dhunës në Kuvend e jashtë tij, sepse këto metoda po na qojnë në qorrsokak. Do të vazhdojë të kundërshtojë gjuhën përqarëse e fyese që perfaqësues politikë po përdorin ndaj njëri tjetrit. Do të vazhdojë të kundërshtojë cdo tendencë për të dëmtuar raportet e miqësisë së pêrhershme me SHBA-të (përfshirë peticionin e fundit), shtet falë të cilit u ndal tentimi për shfarosjen tonë si popull.

Por sikur une të heshtja para degradimit moral si dhe ndaj fyerjes që dje e sot ju bë grave, do t’a fyeja dhe tradhtoja më së shumti vetveten, mesimet qe kam marre nga prinderit e mi, mësimet që i kam mësuar për vite të tëra në demokracinë amerikane dhe shumë mësime që kam marrë nga disa veprimtarë të urtë të LDK-së. Heshtja ndaj rasteve të tilla nuk është shembulli që dua të jep për vajzat e mia.

Albulena ende në urgjencë, forca të Policisë e ruajnë tek dera! (video)

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu po qëndron ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kështu ka njoftuar për “Zeri.info”, Adonis Tahiri nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu, e cila gjendet në katin e katërt të QKUK-së (Emergjencës), është duke ruajtur nga disa policë të Kosovës të cilët posa të lirohet pritet ta arrestojnë atë.

Sipas një njoftimi të PK-së, thuhet se, deputetja Haxhiu është në spital duke u trajtuar pasi është e alivanosur nga gazi lotsjellës dhe dyshohet për veprat penale si në vijim:

“ Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyres zyrtare” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve. Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore një zyrtar policor ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e PK-së .

VV: Do ta vazhdojmë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit

Kuvendi i Kosovës, 19 shkurt 2016

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media, e kanë quajtur antikushtetues suspendimin e deputetëve nga radhët e opozitës, si dhe arrestimin e tyre gjatë seancës të së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka theksuar se opozita do ta vazhdojë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit, deri në realizmin e synimeve.

Suspendimi i deputetëve, tërheqja zvarrë dhe arrestimi i tyre, e bën Kuvendin e Kosovës jodemokratik. Kjo Qeveri që po tenton ta shtypë opozitën, i ka ditët e numëruara në pushtet”, tha ndër të tjera Dërguti.

Ndërkohë, nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, konsideron se “brutaliteti i djeshëm mbi deputetët opozitarë ishte me urdhra politik, nga paniku që e kapur pushtetin, për shkak të kundërshtimit në rritje gjithë-popullor ndaj tij”.

Ai ka akuzuar sigurimin e Kuvendit të Kosovës për pengim të dhënies së ndihmës mjekësore deputetes Albulena Haxhiu, e cila ishte alivanosur dje pasi u përplas në tokë.

“Pjesëtarët e sigurimit e penguan për një kohë të gjatë edhe dërgimin e Haxhiut në spital. E pasi është dërguar atje, është penguar edhe puna e mjekëve, për shkak të pranisë së shumë policëve brenda dhomës ku po trajtohej, në QKUK”, theksoi Çaushi.

E përkrah qeverinë, peticion për largimin e ambasadorit amerikan në Kosovë

Ka nisur një peticion për largimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie nga Kosova.

Përdoruesi i faqes së peticioneve Change.org, Roland Bartetzko ka nisur peticionin kundër ambasadorit amerikan me arsyen se ai po e përkrah regjimin në Kosovë.

“Craig Delawie si ambasador amerikan në Kosovë duhet të përkrah vlerat demokratike dhe t’i ndihmojë Kosovës që të bëhet shtet me demokraci funksionale dhe pa korrupsion”, ka shkruar ai në arsyen e hapjes së këtij peticioni.

“Sidoqoftë ai po e bën të kundërtën: Craig Delawie është duke përkrahur regjimin që ka humbur përkrahjen në popull. Korrupsioni në Kosovë është në rritje, por kjo nuk e shqetëson Delawien, i cili do të dërgonte sinjal te të gjithë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende kujdeset për demokracinë dhe respekton të drejtat e njeriut”, thuhet më tej në arsyetimin e këtij peticioni.

A kemi skenarë për anarshi në Kosovë?! – Nga Skënder MULLIQI

Duke filluar nga orët e hershme të mengjesit e deri në mbrëmje qytetarët e Kosovës  shikuan, ndëgjuan  në Parlament, fyerje, sharje, gazë lotësjellës, heqja zvarë të deputetve të Opozitës nga salla e Kuvendit , pastaj arrestimet e tyre nga policia.Kapeshin deputetët opozitarë si lecka të pavlera  dhe hudheshin jashtë. Disa protestonin aty afër kuvendit më moton “poshtë Zajednica, jo Thaçi president” .Ndëgjuam  pas gjithë kësaj edhe deklaratën qortuese karshi  bllokut opozitarë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Delawie, e cila nuk  do të ishte dashur nga Pozita të keqpërdoret për masa  represive karshi  bllokut Opozitarë.Shpesh deklaratat e tilla pushetit iu kthehen si bumerang. Deklarata e Greg Delawie duhet të analizohet dhe kuptohet  mirë nga të dy palët e acaruara politike.Jemi shtet shumë i  vogël në këtë botë dhe pa miqë nuk kemi mundësi   të shkojmë asnjë hap përpara.Pastaj, erdhi edhe dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i deputetit , e shumë  ndodhi tjera të pa mira të cilat zor të mbahen në mend të gjitha, Unë për vetën time nuk kam ndëgjuar së bëhën edhe skenarë që Parlamenti të mbetet pa Opozitë. Kjo nuk përkon me rregullat e demokratike të lojës, por e gjithë  kjo iu hynë në shërbim atyre  të cilët janë  përfolur në mjetet e informimit   si kandidatë potencial  të Gjykatës Speciale. Kjo anarki politike ka mundësi  të eskalon në diqka shumë të keqe për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Duket së gjithaçka është planifikuar  mire , si të ishte skenarë i ndonjë filmi, apo shfaqjeje teatrore .Në politikë nuk ndodhë asgjë rastësisisht , dhe protagonistët e kësaj loje më zjarrë , po shërbehën më slloganin “ Sa më e keqe gjendja politike,  aq më mirë për neve”. Nese  nuk shikohet përtej  interesave përsonale apo grupore do të vjen në pyetja shtetësia e Kosovës . Protesta masovike opozitare ishte diqka tjeter në krahasim më ate së qka pamë sot.Sigurisht së shumë indikative e ngjarjeve të  pamira  ishte deklarata e djeshme aspak e matur  e Hashim Thaqit karshi  protestuesve, edhe pse sot ai para gazetarëve u përpoq të arsyetohet.Vëtem rruga e dialogut  të ndërsjellë mund të përmërson këtë gjendje të elektrizuar politike.Kjo i takon më shumë  pushtetarëve , duke lën anash logjikën  e diktatit. Duke lënë anash arrestimet  dhe grishjet e ndryshme të cilat gadi Kosovën  dhe të ardhmen e saj e kan futur në qorrsokak . Kjo nuk i nevoitet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pushtetet ndrrohen kurse populli mbetet. Këtë sikur  e kan harruar krejt kjo kastë politike e qorruar për pushtet apsolut…

Përplaset me kokë në hollin e Kuvendit deputetja e VV-së Albulena Haxhiu

PRISHTINË– Pas refuzimit të deputetëve të opozitës që ta lëshojnë sallën, pas përjashtimit nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ata janë nxjerr jashtë me anë të sigurimit policor të Kuvendit.

Pas përjashtimit të 18 deputetëve nga seanca e sotme, për shkak të bllokimeve të punës së Kuvendit të Kosovës, si dhe refuzimit për ta lëshuar sallën, sigurimi i Kuvendit ka nxjerrë me forcë deputetët e pezulluar. Gjatë ndërhyrjes, deputetja e VV-së Albulena Haxhiu është lënduar pasi ka rënë me kokë në hollin e Kuvendit dhe është dërguar me një makinë zyrtare të Kuvendit në spital, në përcjellje të deputetes së Partisë së Drejtësisë, Labinote Demi-Murtezi. aa

Gaz lotues në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e partive opozitare në Kosovë, hodhën sërish gaz lotsjellës në sallën e parlamentit vetëm pak çaste pas fillimit të sesionit pranveror të tij.

Gazi lotsjellës ndërpreu tri herë me radhë gjatë të premtes seancën e parlamentit dhe pas kësaj kryetari i parlamentit Kadri Veseli vendosi pezullimin për një ditë të 23 deputetëve të opozitës.

Forcat e sigurisë larguan me forcë nga salla e parlamentit deputetët e pezulluar.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendsoje, Visar Ymeri tha se largimi i deputetëve është veprim arbitrar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se policia ka arrestuar deputetët e kësaj partie Donika Kadaj Bujupi dhe Pal Lekaj.

Pasdite parlamenti rifilloi seancën, por pa deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Në seancë për pak çaste ishte deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i cili bëri thirrje që t’u jepet fund inateve.

Grupe veprimtarësh të partive opozitare janë mbledhur para parlamentit në pritje të zhvillimeve brenda tij.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për aosciacioin e komunave me shmicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Greg Delawie: Hedhja e gazit – zhgënjyese 

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u shpreh i zhgënjyer me faktin se opozita ka vendosur të hedh sërish gaz lotsjellës.

“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës sic janë “tradhëtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, tha ai.

Qëllohet me vezë Albin Kurti nga dy policë civilë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është sulmuar me vezë nga dy persona, të premten në mëngjes, derisa po hynte në ndërtesën e parlamentit të Kosovës.

Njëri nga sulmuesit është shoqëruar nga policia e Kosovës, ndërsa tjetri ka arritur të ikë.

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate shprehu dyshimin e saj se sulmuesit mund të jenë policë të veshur në rroba civile.

“Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës”, thuhet në komunikatë.

Parlamenti mblidhet të premten për hërë të parë në sesionin pranveror, ndërsa partitë opozitare kanë paralajmëruar bllokimin e sërishëm të punës së tij.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për aosciacioin e komunave me shmicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Kosovë – Jamie Shea: Debati duhet të bëhet në parlament

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, aktualisht ndihmës sekretar i NATO-s, tha të enjten në Prishtinë se debatet duhet të zhvillohen në parlament e jo jashtë tij.

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në kolegjin AAB në Prishtinë, ku u nderua me çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut “për kontributin e dhënë në ndihmën, përkrahjen dhe shpëtimin e refugjatëve dhe popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës mars – qershor 1999”.

Zoti Shea u shpreh i prekur nga lidhja qe ruajnë qytetarët e Kosovës me periudhën e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe misionin e KFOR-it. Duke perifrazuar filozofin francez Voltaire, se “çdo njeri ka dy shtëpi”, ai tha se për të janë dy po ashtu, “një në Kosovë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar“.

Ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen dhe sigurinë në Kosovë. “Më lejoni t;u garantojë se për aq kohë sa do të keni nevoje për në që t’u ndihmojmë për ta bërë lirinë, demokracinë dhe përparimin tuaj edhe më të përsosur, ne do të jemi këtu që t’ju ndihmojmë“, tha ai.

Ai tha se në botë aktualisht ka ende shume vuajtje duke përmendur konfliktet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Krime dhe gjetiu.

Çështja e të drejtave të njeriut është punë e papërfunduar, tha ai, “Sot mund të kremtohet puna e kryer mirë në vitin 1999 kur u ndalua situata, që unë besoj që pa ndërhyrjen e NATO-s, mund të çonte në situata tragjike si në Bosnjë, në Srebrenicë edhe në masakrat tjera të tmerrshme. Prandaj, jam krenar që NATO-ja mësoi nga Bosnja dhe ndërhyri shpejt dhe me vendosmëri, asisoj që nuk mund të ndalnim vuajtjet, por të paktën i kufizuam kundruall asaj që mund të ndodhte“.

Zoti Shea tha se një nga arsyet që ende është shumë i ngazëllyer me pavarësinë e Kosovës dhe faktin që NATO-ja bëri punë të mirë në vitin 1999, është edhe, siç tha besimi i tij se Kosova do të jetë vend madhështor.

Nuk duhet të jeni vend i madh për të qenë madhështor“, tha zoti Shea duke theksuar se është punë e vështirë të ndërtohet një demokraci e përkryer në vetëm tetë vjet. Por, Kosova, tha ai, mund të bëjë me shumë, duke përmendur rastet si Singapori apo Koreja Jugore, të cilat siç tha në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, të ardhurat individuale ishin baras me Egjiptin dhe Nigerinë. Në ditët e sotme tha ai, të dyja këto vende kanë 20 herë më shumë të ardhura për kokë banori sesa Egjipti dhe Nigeria.

E tëra është bërë nga udhëheqësit e mirë që luftuan korrupsionin. Është bërë nga politikat e mira demokratike që nënkupton argumente të mira, por debatet janë bërë brenda parlamentit, jo jashtë tij. Dhe debatet janë bërë nga njerëzit me argumentet më të mira dhe jo megafonat më të mëdhenj“, tha mes tjerash zoti Shea, duke nënvizuar se Kosova është e pavarur dhe është përgjegjësi e saj dhe askush tjetër nuk mund të fajësohet nëse gjërat shkojnë keq.

Sa më shumë që përmbushni reformat thelbësore dhe u shtrini dorën fqinjëve, pavarësisht sa e vështirë është, aq më e lehtë do të jetë për ë gjithë ne që t’u ndihmojmë ta bëni Kosovën Singaporin evropian të së ardhmes“, tha zoti Shea, i cili në Kosovë gëzon një simpati të posaçme për shkak të rolit të tij si zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimeve të saj kundër objektivave serbe në vitin 1990, por edhe qëndrimit të tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, pa të cilën kishte deklaruar ai para shpalljes së saj, misioni i NATO-s nuk mund të quhej i përfunduar.

Pa(s)varësia e Kosovës, iluzion apo realitet! – Nga FLORIM ZEQA

Pas 17 shkurtit 2008, përgjatë këtyre tetë viteve na ka rënë shpesh të dëgjojmë krahas refrenit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, edhe refrenin e rishpalljes së Pavarësisë. Nocione këto të kundërta me njëra tjetrën!
Meqë është kështu, vetvetiu shtrohet pyetja,  cila është datëlindja e shtetit të Kosovës; 2 Korriku i vitit 1990 apo 17 shkurti i vitit 2008 ?!
Është edhe argumenti tjetër i fuqishëm, asnjë shtet i lirë dhe demokratik në rruzullin tokësor nuk i ka dy data të pavarësisë nga i njëjti shtet, por vetëm një.
Dëshiroj t’ua rikujtoj qeveritarëve tanë një të vërtetë të pakontestuar-sikurse subjektet që kanë një ditë të lindjes, poashtu edhe shtetet sikurse njerëzit, kanë vetëm një datë të lidnjes, andaj për shtetin e Kosovës ekziston vetëm një, ajo është 2 Korriku i vitit 1990.
Republika e Kosovës për popullin shumicë të saj ekziston që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare gjatë përiudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat okupuese.

Të mjerë janë ata që injorojnë të arriturat e gjeneratave të mëparme.

Anashkalimi dhe harresa e qëllimshme  e 2 Korrikut ’90,  ngjarjeve dhe dokumenteve historike që determinuan të ardhmën e e këtij vendi nga ana e institucioneve aktuale shtetërore të Kosovës, jo vetëm që është e pa pranueshme, është tendencioze dhe më shumë pasoja për të ardhmën e vendit.
Anashkalimi i 2 Korrikut nga vargu i gjatë të festave të shumta në Kosovën “multietnike” paraqet paradoksin sa të keq  po aq të dhimbshëm !
Kasta aktuale politike, për t’u bërë qejfin “miqëve” ndërkombëtarë, heqën dorë nga identiteti kombëtar dhe trashëgimia politike  e kulturore e popullit të vet ! Atë që s’mundi ta bëjë Serbia më represion  e dhunë për një dekadë në Kosovë, po e bëjnë qeveritë tona pas “Pavarësisë” së 17 Shkurtit e tutje.
Themelet e shtetit të Kosovës nuk janë në pakon e Ahtisarit e as në 17 shkurtin e 2008-së, siq e prejudikojnë pushtetaret aktual dhe mbështetësit e tyre, por janë në sakrificat e gjata e të pa numërta; në gjakun e derdhur për liri, ne ndjekjen e burgosjen e  veprimtarëve e intelektualëve, në faljen e gjaqeve, në helmimet e nxënësve, në mbylljën e shkollave e fabrikave, në dëbimet më dhunë të popullatës nga vatrat e veta,…e deri tek masakrat masive ndaj popullatës shqiptare gjithandej Kosovës në luftën e fundit 1998/99.
Përkushtimi i madhë i qeveritarëve kosovar ndaj bisedimeve me Serbinë, ka bërë që të shkëputën nga problemet vitale të popullatës shqiptare në Kosovë,…duke mbajtur në kokat e tyre marrveshjen “historike” të 19 prillit 2013-të me Serbinë në Bruksel, të përseritur siq është më së keqi edhe nga lideri i LDK-së (në cilësinë e kryeministrit kukull) me 25 Gusht 2015. Kjo ka bërë t’i largojnë nga kujtesa e tyre ngjarjet madhore historike kombëtare siq janë 28 nëntori i vitit 1912 dhe 2 korriku i vitit1990 !
17 Shkurti i vietit 2008, nuk është asgjë më pak dhe as më shumë përveqse njohje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Pranimi i identitetit artificial të shtetit, në 17 shkurtin e vitit 2008,  është në kundërshtim me vullnetin e popullatës shumicë (shqiptare) në vend dhe kundër idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve dhe martirëve që ranë në altarin e lirisë.
Kualiteti i “pavarësisë” së 17 shkurtit është improvizim i një pavarësie sa për sy e faqe, që i ngjet një shteti në inkubator, apo të mbajtur peng nga Serbia!
Me fillimet e bisedimeve të Brukselit, pavarësia e vendit e ka humbur në masë të madhe kuptimin e saj. Varësia e madhe qeveritarëve tanë nga Beogradi, i ka bërë të pafuqishëm në nxjerjen e vendimeve kruciale për të ardhmën e vendit.
Si pasojë e varësisë së liderëve të shtetit të Kosovës nga Beogradi dhe Brukseli, edhe tetë vite pas 17 Skurtit, Republika e Kosovës ka mbetur një realitet i hidhur; pa ushtri të vetën, pa zhvillim ekonomik, me sovranitet dhe integritet të cunguar territorial, pa pranim në organizatat ndërkombëtare,…edhe përkundër njohjes së Republikës së Kosovës nga 111 shtete të botës, përveq mospranimit në OKB, kjo e fundit Kosovën e trajton akoma në bazë të  rezolutës 1244, si njësi territoriale nën administrim ndërkombëtar, duke i lejuar Republikës së Serbisë që edhe më tutje të mbajë Kosovën në kushtetutën e saj.
Kjo duket të jetë më tepër se lojë e ndërkombëtareve me fatin e një populli të ndarë nga vet ata një shekull më parë, duke e mbajtur të getoizuar në zemër të Ballkanit dhe në mes të Evropës,…sikur të ishim të mallkuarit e Zotit !
Pra, pas 17 shkurtit 2008, pavarësia është shndrruar në pasvarësi të dyfisht; në njërën anë nga Serbia, ndërsa në tjetrën nga ndërkombëtarët.
A është Pa(s)varësia e Kosovës, iluzion apo realitet ?!

Brigada 138 ‘Agim Ramadani ‘ e revoltuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit

Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit për dënimin në mungesë të eprorëve të UÇK-së, të brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka reaguar edhe këta të fundit.

Përmes një komunikate për medie, luftëtarët e Brigadës 138 “ Agim Ramadani”, shprehin shqetësim dhe revoltën e tyre ndaj vendimit të një trupe gjykuese.

Ne ju sjellim komunikatën e plotë ish luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani ”:

Ne, si ish luftëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani ” shprehim shqetësimin dhe revoltën tonë ndaj vendimit të një trupe gjykuese, mobile e kontrabanduar nga Prokuroria dhe Gjykata e Nishit në pjesën veriore të Komunës së Mitrovicës, që dënon me vendim të formës se prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh bashkëluftëtarët tonë: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija.

Konsiderojmë se ky veprim i gjyqësisë serbe, është jashtë realitetit politik dhe juridik të Kosovës në raport me shtetet fqinje përfshirë edhe Serbinë.

Statusi juridik ndërkombëtar politik dhe shtetëror i Republikës së Kosovës, që derivon nga marrëveshjet ndërkombëtare si: e Rambujesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Ahtisarit, pastaj statusi i Pavarësisë së Kosovës dhe indentiteti i saj shtetëror kushtetues, e shkëpusin tërësisht sistemin juridik të Kosovës nga juridiksioni i Serbisë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës i nënshtrohen vetëm drejtësisë dhe legjislacionit pozitiv të vendit tonë, drejtësia dhe gjyqësia serbe është jashtë kontekstit juridik dhe shtetëror, sipas të cilit ajo funksionon sot.

Sitemi juridik RFJ-së, mbi bazën e të cilit janë ngritur këto pretendime për penalizim, është një sistem i skaduar, pozitivitieti i të cilit është kontestuar me luftën çlirimtare-mbojtëse të popullit të Kosovës.

Prandaj, si i tillë, nuk përben bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që takojnë me një realitet të ri politiko-shtetëror.

Me ketë kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës, që në koordinim me faktorin ndërkombëtar të tejkalonë këto veprime me karakter provokues dhe që cenojnë liritë dhe drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Në ketë kontekest, kërkojmë nga Qeveria dhe nga ministria përkatëse, që ky vendim i gjyqeve të kontrabanduara të Serbisë, të shpallet i pavlevshem NULL dhe  qytetarët ish luftetarë të apostrofuar, tani më bartës të detyrave dhe përgjegjësisve publike, të merren në mbrojtje nga insitutucionet vendore dhe sistemi juridik i Kosovës.

Kosova e akuzon Serbinë për përzierje në sistemin juridik

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë, reaguan ndaj njoftimeve se një gjykatë serbe ka dënuar në mungesë tetë ish oficerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata serbe i shpalli fajtorë ata duke i dënuar me nga 15 vjet heqje lirie për dy aksione ushtarake gjatë shtatorit të vitit 1998 në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dënuarit janë Sheqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Në mesin e tyre janë deputetët e parlamentit të Kosovës, Anton Çuni dhe Rrustem Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të enjten se “asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Aq më pak të zhvillojë procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë zhvilluar luftë çlirimtare duke respektuar ligjet dhe zakonet e luftës”.

Ai tha se qeveria do t’i njoftojë partnerët ndërkombëtarë “dhe do të kërkojë prej tyre që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsat e tilla gjyqësore dhe ndjekjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës me akuza të pabaza dhe krejtësisht jashtë standardeve juridike ndërkombëtare. Asnjë vendim i djeshëm i kësaj gjykate ndaj tetë qytetarëve të Republikës së Kosovës, eprorë të nderuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë proces tjetër nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi dhe nuk do të mund të zbatohet asnjëherë, sepse gjykatat e Serbisë nuk kanë juridiksion të procedojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Republikës së Kosovës janë shtetas të huaj”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Ministria e drejtësisë në Kosovë tha se “Serbia vazhdon të sillet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Ky vendim bie ndesh edhe me parimet bazë të ligjshmërisë dhe juridiksionit që vendos drejtësinë në aspektin e së  drejtës pozitive dhe kompetencës lëndore dhe territoriale,  si dhe parimit të inter-operabilitetit në fushën e juridiksionit të së drejtës penale vendore dhe asaj ndërkombëtare. Ky vendim shkel edhe  parimin e të drejtës pozitive të vet shtetit serb, i  cili në mase të madhe po keqpërdor edhe tolerancën e mekanizmave ndërkombëtar.  Prandaj, kjo situatë duhet të shqyrtohet me kujdes edhe nga mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, veçanërisht nga EULEX-i”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se veprimi i gjykatës serbe “është precedent i rrezikshëm dhe përzierja flagrante në sistemin juridik e politik të Kosovës“.

Aleanca vlerëson se është i çuditshëm një vendim i tillë, i cili behët publik pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe në kohën, kur “institucionet e Kosovës, po bëjnë edhe kompromise antikushtetuese për Asociacionin e komunave serbe. Ky do të duhej të ishte një alarm edhe për reflektimin e institucioneve të Kosovës, në raportet që po i  ndërtojnë me Beogradin, dhe bazë që nga bashkëbiseduesit e tyre serbë në Bruksel, të kishin kërkuar tashmë që Serbia të heqë dorë nga ndjekja e shtetasve të Kosovës“.

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se “baza juridike e trupës klandestine gjyqësore serbe, i takon ish sistemit socialist- komunist të Republikës Federale të Jugosllavisë,  e cila nuk ekziston as si rregullim shtetëror e as si sistem politik. Ky ish sistem juridik, nuk mund të trashëgojë bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës“.

Autoritetet serbe kanë mbajtur gjykime në mungesë dhe kanë lëshuar urdhër arreste në disa raste për ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, që të mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

AAK e krahason dënimin e komandantëve të UÇK-së në Serbi me arrestimet e zyrtarëve të VV-së

“Gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së në ditën e pavarësisë, në kohën kur në Prishtinë ishin mbledhur mbi 100 mijë qytetarë për të kundërshtuar krijimin e nivelit të tretë të pushtetit të Serbisë përmes Asociacionit në Kosovë, si dhe arrestimet e ditëve të fundit të eksponentëve të Opozitës, janë pasqyra reale e pushtetarëve në raport me vendin që e udhëheqin.

Kështu, ndërsa në ditën më të rëndësishme për Kosovën, një gjykatë regjimi në Beograd, i dënon në mungesë 8 ish-luftëtarë të UÇK-së, një ditë më parë ose një ditë më vonë, organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt.

Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij.

Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë  shenjë e regjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvendësi i tij.  Fjalia e tyre antologjike “I pritëm por nuk erdhen dhe ikën me bisht ndër shalë” shpjegon krejt frustrimin e tyre.

AAK, pavarësisht veprimeve dëshpëruese të pushtetit në Prishtinë dhe të agjendës politike të gjykatave në Beograd,  do ta vazhdojë aleancën me qytetarin e në mbrojtje të interesave të Kosovës”, thuhet në reagim.

Thaçi tërbohet që protesta ishte paqësore, shan dhe fyen opozitën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me mediat, tha se “kësaj radhe organizatorët e protestës janë larguar si qyqarë”, duke thënë se autoritetet ishin të gatshme të japin përgjigjen e duhur thirrjeve se “janë duke ardhur”.

“Ne ishim këtu, i pritëm, nuk erdhën”, tha zoti Thaçi, duke shtuar se askush nuk mund të mendojë të rënojë rendin kushtetues të Kosovës.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zoti Thaçi, tha se ultimatumet revolucionare nuk funksionojnë.

Takimi me mediat është mbajtur me të përfunduar protesta e forcave politike në opozitë, gjatë së cilës është kërkuar dorëheqja e qeverisë së Kosovës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Presidentja: Qytetarët t’i refuzojnë ndasitë politike, të kërkojnë llogari për degradimin moral dhe korrupsionin në vend

“U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë”, tha Presidentja Jahjaga.

Fjalimi i plotë i Jahjagës:

Sonte jemi bashkuar për të shënuar tetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, të vendit tonë të dashur, ditëlindjen e shtetit tonë të ri. Këtë ditë madhështore, të cilën breza të tërë për njëqind vjet e patëm ëndërr dhe që për një shekull e lartësuam si synim të përpjekjeve tona kolektive për të jetuar në paqe dhe liri.

Shteti ynë lindi me shumë mundime. Për të u bë një sakrificë e hatashme njerëzore, vuajtje të thella me pasoja të rënda, të cilat shumë familje vazhdojnë t’i jetojnë 16 vjet pas përfundimit të luftës, edhe në këtë natë përvjetori të pavarësisë.

Është pikërisht ky rrugëtim i jonë i përbashkët dhe përjetim i përveçëm për secilin prej nesh që e forcon themelin e Kosovës që e bëmë bashkërisht shtet. Na bën secilit t’i gëzojmë privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenurit kosovar – përfshirë përgjegjësinë historike për ta përmbyllur këtë cikël shtetndërtimi – njëkohësisht. E bën Kosovën idealin e vetëm, sepse Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh.

Sakrifica për të arritur deri këtu na bën të vetëdijshëm që Kosova nuk mund të përvetësohet. Ajo nuk është e asnjë lideri politik. U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë.

Ju faleminderit që jeni përkrah nesh Ambasador Delawie, Kosova nuk ka mik më të madh. Ambasadorë të nderuar, ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer.

Këtë vit më shumë se çdo vit tjetër i kemi përjetuar dhimbjet e rritjes. Në kontekst të tillë, mospajtimet janë kuptueshme sikur që janë sfidat e një kushtetute të aprovuar, por të patestuar, e cila përkundër të gjithave duhet të vazhdojë t’i japë peshë e legjitimitet çdo vendimmarrjeje dhe veprimtarie tonë. Zgjidhjet tona duhet të jenë kushtetuese dhe institucionale, sepse vetëm kështu e forcojmë besimin që na duhet për ta rrumbullakuar këtë shtetformim. Është e pamohueshme që në këtë fazë të shtetndërtimit si shoqëri na duhet dialog i brendshëm për rrugën tonë përpara.

Por, ky diskutim asnjëherë nuk guxon të sfidojë konsensusin bazik demokratik, të cilin e vendosëm në themelet e shtetësisë së Kosovës dhe mbi të cilin ndërtuam legjitimitetin tonë shtetëror e ndërkombëtar. Nuk guxon ta testojë miqësinë tonë me aleatët tanë apo ta vë në mëdyshje përcaktimin tonë për të ndërtuar shtet demokratik, të ngjallë frikë e të krijojë pasiguri për të ardhmen tonë. Kjo është ditë e shumëpritur, kjo është ditë e shenjtë që nuk shndërrohet në kontestim të dashurisë për atdheun.

Është e padiskutueshme që kemi shumë punë. Shumë punë për të kërkuar drejtësi për ata që nuk janë më. Punë për të përfshirë secilin qytetar, pa dallim etnie, në ndërtimin e shtëpisë tonë të përbashkët. Punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie qytetarit të Kosovës. Punë për të arsimuar gjeneratën e ardhshme. Për ta mbajtur atë të shëndoshë. Vendosmëri për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që nuk i kanë përfaqësuar interesat e qytetarëve denjësisht.

Padyshim, Dita e Pavarësisë duhet të jetë ditë reflektimi. Por, mbi të gjitha ajo është ditë feste, ditë gëzimi kur kthejmë kokën prapa dhe ndihemi krenarë për të arriturën tonë më të madhe këtë shekull, bërjen e Kosovës shtet. E ndajmë këtë ditë me më të dashurit tanë për të festuar dashurinë tonë më të madhe – dashurinë tonë për Kosovën, këtë ëndërr gjeneratash që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë.

Kosova do të ecë përpara, ballëhapur e e patrembur. Qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë insistues për të ardhmen e tyre të pakthyeshme evropiane, të palëkundur në besimin që ditët e mira për Kosovën vetëm sa kanë filluar.

Qytetarë të Republikës së Kosovës, Urime 8 vjetori i pavarësisë. Të jemi krenarë me arritjet tona të përbashkëta dhe të mos ndalemi të aspirojmë më shumë.

EULEX: Nuk kemi të bëjmë me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes

“Pas raportimeve në media për arrestimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes , EULEX- i thekson se nuk ishte i përfshirë në këtë.  Këto arrestime janë bërë nga Policia e Kosovës sipas urdhrit të gjykatësit vendor të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Çdo pyetje lidhur me arrestimet duhet drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës”, thuhet në e-mailin e dërguar.

Policia e Kosovës dje dhe sot ka arrestuar disa aktivistë të LVV, mes tyre edhe deputetin Glauk Konjufca. Për këtë Vetëvendosje kishte thënë se fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata, raporton Express.

Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova

Në një postim në Twitter, Lunacek ka thënë se nëse do të ketë dhunë në  rrugë do të procesi i liberalizimit të vizave.

„Si mike e devotshme e republikës së re të Kosovës, do të prekesha thellë në rast se festa shndërrohet në ngjarje të dhunshme dhe destruktive’, tha mes tjerash Lunacek.

“Pas finalizimit të MSA-së dhe në rrugën e liberalizimit të regjimit për viza, ekzistojnë shkaqe të mira për të kremtuar pavarësinë. Por, sivjet Kosova do te duhej të përkujtojë fituesin e Cmimit Saharov (1998), Ibrahim Rugovën, i cili ndërroi jetë para dhjetë vitesh. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës, dhe ajo që është më e rëndësishme sot në politik, ai është simbol i përpjekjeve paqësore , poet dhe lider i madh i shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre europiane,”, ka deklaruar Lunacek.

“Ftoj opozitën dhe qeverinë që sivjet ta shënojnë Ditën e Pavarësisë në mënyrën e veçantë kosovare, që Ibrahim Rugova ia mësoi njerëzve të shtetit të ri, Kosovës” ka shtuar ajo.

Lunacek “inkurajon të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë edhe pas tetë vjetorit në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, në frymën e përkujtimit të traditvs së mirë kosovare të rebelimit civil pa dhunë”

PDK dhe LDK mbledhin Kuvendin të premten

Grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë arritur harmonizimin e qëndrimeve për thirrjen e një seance solemne më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë.

Thirrja e kësaj seance është iniciuar nga dy partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por ajo është kundërshtuar nga subjektet opozitare, të cilat kanë paralajmëruar protesta për shënimin e 8-vjetorit të pavarësisë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar pas takimit të Kryesisë së këtij institucioni se nëse ka vullnet nga dy partitë në pushtet, seanca mund të thirret edhe pa opozitën, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve.

Përndryshe, Kryesia ka caktuar seancën e radhës për të premten, ku në shqyrtim, Kuvendi do të ketë 21 pika, por jo edhe atë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Universiteti i Prishtinës – Jep dorëheqje rektori Ramadan Zejnullahu

Logo e UP-së

Ramadan Zejnullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai e ka bërë të ditur dorëheqjen nëpërmjet një letre publike.

“Para 18 muajsh kam ardhur në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza, në të cilën e kishin futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Por, kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. E kam bërë këtë për ta inkurajuar stafin akademik dhe studentët që, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, të reflektojnë për situatën e përgjithshme dhe të zgjedhin një rrugë që jep shpresë”, ka shkruar Zejnullahu në letrën e tij publike.

Ai po ashtu ka përmendur zgjedhjet e përgjithshme në universitet dhe ka deklaruar se zgjedhjet kanë marrë rrugën e vet drejt rezultatit përfundimtar.

“Si duket njerëzit janë të kënaqur, prandaj edhe i votojnë ata që, sipas bindjes sime, e katandisën Universitetin në këtë gjendje, ata që, vite me radhë, manipuluan, falsifikuan, mashtruan dhe përfituan. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes së interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjorë të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre”, thuhet mes tjerash në letër.

Senatori Bob Corker vizitë në Kosovë

Shefi i politikës së jashtme në Senatin amerikan, Bob Corker, takoi të martën në Prishtinë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, Bob Corker, po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës është takuar me udhëheqësit më të lartë të institucioneve.

Në një komunikatë të zyrës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thuhet se aj dhe senatori Corker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga, thuhet në njoftim,  falënderoi senatorin Corker dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, zhvillimin dhe të ardhmen e saj demokratike. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar, dhe mbetet një faktor i paqes, qëndrueshmërisë dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët të institucioneve dhe popullit të saj, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe vlerësoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresit amerikan për Ballkanin dhe për procesin  e integrimit euroatlantik të shteteve të këtij rajoni.

Ndërkaq në një njoftim të zyrës së kryemnistrit Isa Mustafa, thuhet se ai e njoftoi senatorin Corker për trendet pozitive të zhvillimeve në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, si rezultat i politikave dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe senatori Corker biseduan gjerësisht edhe për zhvillimet politike në Kosovë, me ç’rast kryeministri e njoftoi për përkushtimin e plotë të qeverisë për adresimin me dialog në institucione, të çdo teme të rëndësishme, duke lënë anash format e dhunës të përdorura për kauza të paqëndrueshme politike.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Komunikata citon senatorin Corker, të ketë vlerësuar përparimin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Jusuf Buxhovi: 17 shkurti 2008 i barazvlefshëm me 28 nëntorin 1912

Jusuf Buxhovi njëri nga emrat më identifikues me Kosovën e sotme shkruan në Facebook:

“Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Si i tillë, thuajse përmbush kornizën e konceptit politik të Rilindasve që etnia shqiptare në përmasat e katër vilajeteve sa kishte në prak të shembjes së Perandorisë Osmane, t’i kthehet botës perëndimore. Andaj, nga kjo pikëpamje, 17 shkurti i vitit 2008 është i barazvlefshëm me 28 nëntorin 1912. Bota shqiptare ka arsye që këtë ditë, si festë gjithëkombëtare, ta kremtojë me dinjitet, ndërsa shteti shqiptar duhet që 17 shkurtin ta shpallë festë zyrtare.”

Në përkrahje të protestës edhe aktivistët e shoqërisë civile

Sipas një kumtese për media, thuhet se në këtë situatë, protesta është një mjet demokratik që duhet shfrytëzuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Duke marrë parasysh krizën politike në vend, zgjedhja e Presidentit në këto kushte nuk do të kontribuonte drejt një zgjidhjeje. Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Kryeministri i vendit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja në vend, për të evituar çdo tensionim të mëtejshëm të gjendjes politike, dhe për të rikthyer besimin e humbur në institucionet demokratike të shtetit”, thekson kumtesa.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe masive në protestën e 17 shkurtit”, theksohet më tej.

Nënshkruesit e deklaratës:

1. Adelina Lipovica (aktiviste e shoqërisë civile) 

2. Adriana Nimani Kutllovci (aktiviste e shoqërisë civile)

3. Agron Demi (aktivist i shoqërisë civile)

4. Alban Rafuna (aktivist i shoqërisë civile)

5. Arben Qirezi (prof./aktivist i shoqërisë civile) 

6. Ardian Veliu (aktivist i shoqërisë civile)

7. Argjentina Grazhdani (aktiviste e shoqërisë civile)

8. Armend Mazreku (analist)

9. Arnisa Xharra (aktiviste e shoqërisë civile)

10. Bardha Ahmeti, (aktiviste e shoqërisë civile)

11. Bekim Ramku (arkitekt)

12. Besa Luzha (prof./aktiviste e shoqërisë civile) 

13. Besa Shahini (hulumtuese/aktiviste e shoqërisë civile) 

14. Bim Bima (Burim Kursani – artist)

15. Blerta Avdili (aktiviste e shoqërisë civile)

16. Bora Duli (aktiviste e shoqërisë civile)

17. Dardan Islami (sipërmarrës/aktivist i shoqërisë civile)

18. Dardan Velija (aktivist i shoqërisë civile) 

19. Donat Dedi (aktivist i shoqërisë civile)

20. Diora Binxhiu (aktiviste e shoqërisë civile)

21. Donik Sallova (prof.)

22. Dukagjin Gorani (analist)

23. Edona Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

24. Eli Gashi (aktiviste e shoqërisë civile) 

25. Eli Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

26. Elona Kastrati (aktiviste e shoqërisë civile)

27. Faton Kryeziu (piktor)

28. Fanol Duli (aktivist i shoqërisë civile)

29. Florina Duli (aktiviste e shoqërisë civile) 

30. Furtuna Sheremeti (aktiviste e shoqërisë civile)

31. Genta Hoxha (muzikante/filarmonia e KS)

32. Imer Mushkolaj (analist) 

33. Jeta Berisha (aktiviste e shoqërisë civile)

34. Kastriot Jahaj (aktivist i shoqërisë civile)

35. Kombëtar Ramadani (sipërmarrës)

36. Krenar Shala (aktivist i shoqërisë civile) 

37. Kushtrim Shaipi (konsulent/aktivist i shoqërisë civile)

38. Linda Shala (sipërmarrëse)

39. Luljeta Çeku (aktore)

40. Oda Haliti (aktiviste e shoqërisë civile)

41. Petrit Gora (aktivist i shoqërisë civile)

42. Rasim Alija (aktivist i shoqërisë civile)

43. Roland Sylejmani (aktivist i shoqërisë civile)

44. Saranda Sylejmani (aktiviste e shoqërisë civile)

45. Shqipe Gjocaj (aktiviste e shoqërisë civile/publiciste)

46. Tringë Shpendi (aktiviste e shoqërisë civile)

47. Valbona Bajrami (punëtore sociale/aktiviste e shoqërisë civile)

48. Veton Sylhasi (aktivist i shoqërisë civile)

49. Veton Zogaj (aktivist i shoqërisë civile)

50. Vigan Rogova (Prof.)

51. Visare Aliu (aktiviste e shoqërisë civile)

52. Visare Gorani-Gashi (aktiviste e shoqërisë civile)

53. Xhevdet Gegollaj (aktivist i shoqërisë civile)

54. Yll Rugova (aktivist i shoqërisë civile)  

A po e mallkon veten populli më heshtje?! – Nga Skënder MULLIQI

Kjo indiferencë apo heshtje e gjatë e popullit përball gjithë këtyre problemeve të grumbulluara politike dhe ekonomike, më fajin e  garniturave në pushtet, më duket së nuk justifikohet . Gjithë ky pasivitet politik  do të duhej të pushon.  Dhe, ka ardhur koha që populli mos ta mallkojë më vetën më gjithë këtë heshtje . Popullit po i mungon angazhimi që zingjiri i regjimeve autoritare të shkëputet.Sa më shumë që kalon koha do të jemi edhe më të  dobët përballë këtyre tiranëve , të cilët  shteti dhe populli po mendojnë që janë bërë vet. Askush nga jashtë nuk na e ndryshon gjendjën për të mirë, nese ne vetë  nuk e ndryshojmë ate më angazhimin tonë të përditshem.

Ti o popull mos prano regjime dhe njerëz të cilat janë ngritur mbi Ty. Mos prano që në emer tëndin të qeverisinë më vendin njerëzit e paditur dhe të shitur . Të shitur te qarqet antishqiptare të Evropës, të cilët shumë po na imponojnë lojën e tyre  politike. Ti popull mos lejo që të tërheqin  për hunde gjysëm analfabetët politik.Mos lejo popull që një grusht oligarkësh politiko-finaciar ta qmontojnë jetën tonë normale, duke na futur në  qorrësokak .Mos lejo popull që  ky grupazh politik   , të dikton kushtet e veta së si duhet sjellur.Mos ua lejo të drejtat tua popull, atyre të cilët që 17 vite nuk po ngopën duke abuzuar shtetin në emer tëndin. Kjo klasë politike moti e ka lënë edhe  rrugën e Zotit.Zatën për nekomunistët më rëndësi është idelogjia e tyre .Çdo heshtje në vazhdim është  sikur neve të gjithë kemi pranuar kapitulimin  para atyre të cilët po e përbysin anijën në dallgët e detit.Nuk ka gjë më tragjike siq e kam thënë edhe një shkrim më parë që të bëhëmi azilant në tokën tonë.Ky pushtet edhe në fakt nuk është fajtor. Fajtor jemi të gjithë ne.Fajtor jemi ne së e bëm haram votën.Edhe nese nuk i paten kokrrat e nevojshme për fitore , këta i vodhën ato , manipuluan më votën e popullit. Për këtë tokë luftuam brez pas brezi.Mos të lejojmë që askush të shkelë mbi  gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit. Kjo do të ishte tradhëtia më e madhe.Kan mbetur edhe 1800 kufoma  diku në Serbi, e këta as që po i përmendin. Popull mos  i prano për mendim të saktë dhe serioz ate që po na vjen nga mediatë e kontrolluara pushtetare. Ajo është vetëm një propagandë e tipit gebelsianë. Mos lejo krejimin e politikës të atyre të cilët  politikën e kan shndrruar në profesion për përfitime  përsonale, e asgjë  më tepër.Përgjegjësia tek e fundit është e jotja  popull, nese pranon të jeton në kushtet e diktateve .Nese pranohet ky nënshtrim dhe ky poshtnim  edhe më gjatë ,faji nuk është më i garniturës në pushet. Së si ia presim  rrobat  veti  edhe i bajshim më shëndet. Nese dikush tjetër na bën jetën tonë, dhe tregimin  së si po funksionon bota, e ardhmja dhe përspektiva jonë kurrë nuk do të jetë e mirë. Kosova po zbrazët para syve tanë e Ti popull ende po bënë sehirë.Po bën sehirë para atyre të cilët  gjendjen sociale dhe ekonomike e kanë pru në shkallën më të ulët. Jeta dhe bota rreth nësh nuk ndërtohet më përralla të kësaj elite politike.Po lejohet që një grusht njerëzish të na i dikton rregullat e lojës.Tjetërsimi nga vetëvetja është gjëja më fatale !!!

Kur pavarësia shënohet me festë dhe protestë

Këshilli organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili është themeluar në kuadër të Kryeministrisë së vendit, për datën 17 shkurt ka paraparë organizimin e një morie aktivitetesh nëpër komunat e Kosovë, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën.

Në kryeqytet është paraparë parakalimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, pastaj homazhe para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe artistike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka theksuar se organet e rendit do të kujdesen për sigurinë gjatë kremtes.

“Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitetet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve respektove, për nderë të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe qytetarëve tanë t’u mundësohet festim sa më dinjitoz në këtë datë të rëndësishme për vendin”, ka thënë Hoxha.

Dy ditë para shënimit të përvjetorit të tetë të pavarësisë, qyteti i Prishtinës ende nuk është dekoruar, siç bëhet zakonisht për festa, si dhe nëpër sheshe nuk janë vendosur flamujt dhe simbolet e shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestë, e cila do të nis në orën 14, dhe përmes së cilës do të kërkojnë largimin e qeverisë së vendit.

Ditë më parë, përgjatë sheshit kryesor në Prishtinë, sheshit “Nëna Terezë”, nga autoritetet komunale ishin vendosur pankarta në formë të parullave, në të cilat u bëhej thirrje qytetarëve për protestë dhe për largimin e qeverisë së vendit.

Megjithatë, të hënën, në orët e pasdites, këto pankarta janë hequr. Erzen Vraniqi, zëdhënës i komunës së Prishtinës, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se pankartat janë hequr nga aktivistët e opozitës.

“Aktivistët e opozitës së bashkuar, më saktësisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar t’i heqin pankartat, për shkak se pak më herët, një pankartë është shkëputur nga era e fortë dhe ka rënë në shesh. Tash, për ta shmangur rrezikun që pankartat të shkaktojnë ndonjë lëndim të ndonjë kalimtari, ata kanë vendosur që t’i heqin ato nga sheshi”, ka thënë Vraniqi.

Ai ka shtuar se pankartat nuk kanë qenë pengesë për dekorimin e qytetit, që sipas tij, e kanë për obligim autoritetet qendrore dhe jo ato komunale, për faktin se shënimi i ditës së pavarësisë së vendit është festë shtetërore.

“Ne kemi marrë kërkesë edhe prej Këshillit organizativ të qeverisë, që ata ta dekorojnë qytetin dhe ta vendosin një skenë në sheshin ‘Nëna Terezë’. Kjo kërkesë e tyre do të aprovohet, kështu që ata do ta dekorojnë qytetin.”

“Nga komuna asnjëherë nuk ka pasur dekorim konkret dhe meqenëse është festë shtetërore, gjithmonë ne ua kemi lejuar hapësirën publike për dekorim dhe u kemi ofruar ndihmë logjistike, nëse ata kanë pasur nevojë. Kjo ka ndodhur edhe viteve të kaluara”, ka thënë Vraniqi.

Në anën tjetër, në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, aty ku është publikuar agjenda e Këshilli organizativ për shënimin e 8 vjetorit të pavarësisë vendit, thuhet se “Komunat ndërmarrin aktivitete për dekorimin e rrugëve, parqeve dhe shesheve, për datat 15-17 shkurt 2016, me flamuj, dhe brenda mundësive të tyre edhe dekorimin e shesheve dhe rrugëve me logo të 8 vjetorit të Pavarësisë”.

Por, a do të festohet apo protestohet gjatë 17 shkurtit?

Vraniqi e sheh kështu situatën.

“Sipas nesh, do të ketë shënim të 17 shkurtit. Qeveria do ta dekorojë qytetin e populli do të protestojë për të drejtat e veta. S’ ka dekorim ma të bukur se sa kur qytetarët e mbushin sheshin”, tha Vraniqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka theksuar se lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita, Policia e Kosovës me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ, i cili ka për qëllim sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e ligjit.

“Policia e Kosovës APELON te të gjitha shtresat e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rendin dhe sigurinë publike”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se për datën 17 shkurt, policia parasheh shtimin e masave të sigurisë dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe akteve kriminale të mundshme, që në çfarëdo mase do ta rrezikonin qetësinë publike, apo shkaktimin e dëmeve në pronë publike apo private.

Shtet veç në letër – Opinion nga FATON MEHMETI

Po bëhen tetë vjet duke uruar njëri tjetrin që vitin tjetër festiv , të jemi vërtet shtet. Fatkeqesisht, Kosova veç formalisht është shtet, mekanizmat e saj shtetërorë nuk funksionojnë, për më tepër sovraniteti i saj çdo ditë e më tepër po pëson degradim. Si rezultat i keqqeverisjes vendi ynë po pëson çdo ditë e më teper deshtime, si në fushën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.

Kosova lëngon nga institucione të paqëndrueshme, gjyqësor të korruptuar, pasurime të paligjshme të elitave të qeverisjes, partizim të skajshëm të shoqërisë, mosdiferencim të partisë nga shteti, shpërndarje ekstremisht të pabarabartë të zhvillimit dhe të ardhurave, krijimit të “kapitalizmit politik”, si dhe sistem të ekonomisë jofunksionale, ku as për së afërmi nuk sigurohen shanse të barabarta për të gjithë. Limitimi i konkurrencës së mirëfilltë në të gjitha fushat e jetës për një pakicë ekstreme krijon nivele më të larta të çmimeve mesatare në regjion, e përfitime monopole dhe për shumicën e gjerë krijon shtresa në nevojë. Ky fragmentim socio-ekonomik si në epokën e një kapitalizmi të egër bëhet gjithnjë e më i padurueshëm dhe shkakton pakënaqësi dhe tensione të vazhdueshme sociale. Në pak shtete mund të gjenden “modele” ku për më pak se një dekadë në mënyrë marramendëse u shumëfishua pasuria e individëve politikanë ose të afërt me ata që humbin kuptimin për përgjegjësi shoqërore dhe solidaritet minimal në shoqëri. Shumë të pakta janë rastet e pasurimit të afaristëve me meritë përmes një sistemi konkurrent të një ekonomie të lirë tregu, siç definohet normativisht sistemi.

Politika e jashtme ka pësuar dështime të njëpasnjëshëm, pa vizion të qartë dhe me njerëz të inkriminuar në krim , nuk pritej diçka tjetër .

Korrupsioni po vret të ardhmën e këtij populli, indeksi i perceptimit të korrupsionit në Kosovë sipas Amnesty International është 2.9, dhe klasifikohet si nivel i korrupsionit të “shfrenuar”. Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, ka raportuar gjithashtu se “Kosova mbetet tolerante ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, që nënkupton se rrezikun i të qenurit (apo edhe është aktualisht) ”shtet i kapur” është i lartë 3P.

Liri e shprehjes është e kufizuar ndonëse shumica e mendjeve të hapura dhe popujve të civilizuar kanë ecur përpara përmes të vërtetës. Kur e vërteta nuk thuhet, kur fshihet dhe deformohet, popujt nuk ecin përpara. E vërteta është busulla e popujve.

Si duket në realitet nuk po dijmë të bejmë shtet, përveç në letër.


Send this to a friend