DUKAGJIN- Kryeministri Isa Mustafa është qëlluar sot me mollë nga një përfaqësues i asamnblesë së Lëvizjes Vetëvendosja. Ngjarja ka ndodhur sot në Junik, në Rrafsh të Dukagjinit. Mësohet se Zenel Maloku fill pas incidentit është vënë në pranga, përcjell k.net.
Sakaq, lajmin në fjalë e kanë konfirmuar dhe burime të Lëvizjes Vetëvendosje.
Afër 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore gjenden jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Sipas një dokumenti të publikuar të enjten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnje e Hercegovinë 18, kurse prona të tjera gjenden në Kroaci në Maqedoni dhe në Slloveni.
Kryesuesi i njësisë për marrëdhënie me publikun në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Veton Hajdini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci është administratore e të gjitha aseteve që gjenden në territorin e Kosovës, por edhe jashtë saj.
“Në këto lista figurojnë asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe mandati i agjencisë është që të trajtojë dhe shqyrtojë procedurat e mëtutjeshme të adresimit të ndërmarrjeve shoqërore”, ka deklaruar Hajdini.
Në bazë të dokumentit të kësaj agjencie, shumica e pronave janë lokale dhe zyra.
Vetëm ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Peja, ka 34 objekte afariste në republikat e ish-Jugosllavisë. Pas kësaj vjen “Trepça” me 17 prona, pastaj “Eximkos”, ndërmarrja “Marketing- Export”.
Lidhur më zgjidhjen e problemit të pronave që gjenden jashtë territorit të Kosovës, ekspertë për çështje ekonomike, shprehen se autoritet duhet të reflektojnë shpejtë në këtë çështje, pasi sipas tyre, ata janë vonuar.
Musa Limani, profesor i ekonomisë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qeveria, ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe tashmë Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk e kanë trajtuar shumë këtë problem, edhe pse bëhet fjalë për vlera shumë të mëdha financiare.
“Kjo nuk do të duhej të ishte çështje e vështirë. Duhet të shikohet në mënyrë analoge, se si e kanë zgjedhur republikat tjera, sepse ish-Jugosllavia, dihet se ka qenë e përbashkët dhe normalisht se janë ngritur fabrika nga një republikë në republikën tjetër”.
“Por, republikat tjera e kanë zgjedhur këtë problem. Normal se duhet të shqyrtohen edhe disa ndërmarrje të pakta që kanë qenë të Serbisë në Kosovë“, ka thënë Limani.
Sipas profesorit Limani, nëse shtetet ku gjenden pronat e Kosovës paraqesin ndonjë problem eventual, atëherë çështja duhet të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.
“Normalisht se nuk mundet askush të mohojë çështjen e pronësisë. Por, në rast se nuk dëshirojnë, duhet të hyhet në arbitrazh dhe me të drejtën ndërkombëtare mund të zgjidhet ky problem. Mirëpo për fat të keq, qeveria jonë ka probleme tjera”.
“Ka problemin e karriges dhe ruajtjen e pozitave. Pra, gjithmonë jemi vonuar për zgjidhjen e problemeve madhore, por jo për ruajtjen e pozitave”, thotë Limani.
Që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2003, AKP ka privatizuar 1290 prona brenda territorit të Kosovës dhe asnjë pronë në vendet e rajonit.
Ndërsa të paprivatizuara kanë mbetur edhe 1680 prona, kryesisht lokale, tokë bujqësore dhe fabrika.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) të hetojë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Kufirit, të cilët kanë bërër shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se i ka shkruar letër presidentes në largim të Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka iniciuar formimin e një komisioni me eksepërtë ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit.
Eksepertët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk kanë gjetur shkelje në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Por, Haradinaj ka thënë se “i gjithë procesi i shënimit të kufirit me Malin e Zi, përpara se të jetë një çështje juridike ndërkombëtare, është një problem i brendshëm dhe është e domosdoshme që ai t’i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm ndërkombëtar”.
Për arsye se i kam lajmëruar dy raste për korrupcion ne Prokurorinë e Shtetit ke kryeprokurori Z. Aleksander Lumezi, dhe kam pasë një ftesë për keto ke oficeret policë te krimit ekonomik Peje: Z. Haki Kabashi dhe Z. Ismail Shkreli me kanë marrë në pyetje ne MPB -Pejë (se ai rast për Dr. Ali Kuçin si ish drejtor i drejtoriatit P.Nj. K. Junik dhe QKMF-Junik i është dhënë për shqyrtim prokurorit të nderuar Z. Haxhi Sinani në Prokurorinë Peje). Ketyre 3 muajve të fundit kam pase shume kercnime, presione sepse isha nëpër media- si edhe shumë tjerë që kanë paralajmëruar presione dhe gracka, edhe mua janë duke mi përgatitur ato me të madhe dhe me të shpejtë.
Ditën e 24.03 2016 isha duke shkuar në nderim të Heronjëve dhe Deshmorëve të Epopesë Dukagjinit ne Glogjan dhe Deçan- kanë ardhur nga Inspektorati shendetsorë i M.SH. nga Prishtina Dr. Nora Krasniqi dhe Dr. Diana Shehu Devaja për kontroll të shoqëruara nga policët e Stacionit policor në Junik oficer Beqir Shehu dhe oficer Bashkim Gjota.
Dera e ordinancës së Organizatës humanitare antikancer- Kosovë ka qenë e mbyllur, unë isha në rrugë për në Epope të Dukagjinit. Nuk e di si e kanë hapur derën, kanë hy mbrenda dhe bërë innqizime dhe më kanë lënë një raport mbi inspektimin e bërë.
Kolege të nderuara kishit qenë ke unë në Junik me dt. 24.03 2016. Me vjen keq që nuk isha me ju pritur dhe nderuar me nga një kafe si koleg i juaji.Unë kam Organizatë humanitare antikancer -Kosovë(OHAK).Por pasi nuk ka ndihma nga qeveria as donatorët humanitar që nga 03. 12 2012,është në atë gjendje dhe jashtë funkcionit.Një kohë të gjatë isha në media “fushate”, kishe po mbahen zgjedhje sipas Draft-ligjit të korrik 2001- mars 2012.Nuk kam pasë kohë as koken me e çue nga intervistat, bile me ka munguar mjekësia. Ata dy policë qe i keni pasë me veti kane dosje nga unë disa herë radhazi me togerin Z. Rasim Sylaj- komandant i Stacionit policor në Junik.
Kjo është çertifikata e regjistrimit të OHAK, me Nr. i Regjistrimit 5112638-6, dhe ky është Vendimi i OHAK- “Mahalla Hoxhe”, Komuna Junik, i lëshuar nga MAP me dt.03.12.2012. Këto dy dokumente i ka edhe Inspektorati komunal dhe Z. Dinë Maloku në komunën e Junikut. Për organizata humanitare nuk ka tatim. Ju lutem me njoftoni për ligj dhe risi- sepse ju i dini me mirë.
me nderime dhe respekte kolegiale:
Dr. med. Ismet Hebibi- Drejtor i OHAK Junik.
P.s. unë isha në M.SH. Prishtinë, por sigurimi me vonoi dhe kurrsesi të ju takoja- edhepse kisha ardhur zyrtarisht sipas raportit Juaj.Sespe unë e respektoi ligjin dhe i nderoi koleget aty.
Znj. Doktoresha dhe inspektore të nderuara,nëse këto nuk mjaftojnë ua sjell edhe dokumentat tjera të OHAK.
Kryetarit të Republikës së Serbisë Tomisllav Nikoliç i është dërguar ftesa zyrtare që të marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës.
Lajmin për këtë ftesë e ka publikuar gazeta e Beogradit “Danas” duke u thirrur në burime jozyrtare të Prishtinës, transmeton Koha.net.
Inaugurimi i Thaçit bëhet më 7 prill e për këtë rast është paparaparë mbajtja e një ceremoni solemne në të cilën janë ftuar mbi 500 personalitete nga vendi rajoni e bota.
Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë ngjarje thotë se Nikoliq deri më tash nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ndërkombëtar ku ka qenë i pranishëm Thaçi e disa herë është takuar me Atifete Jahjagën, porse ato takime nuk kanë pasur asnjë karakter formal.
Thaçi më herët, në një bisedë për Standardin vjenez kishte paralajmëruar se do t’ia bënte ftesën Nikoliqit për të marrë pjesë në inaugurimin e vet kryetar.
“I gëzohem ftesës që do t’ia dërgoj kryetarit Nikoliç”, kishte thënë ai atëherë.
“Kjo nuk është gjë e re, ne jemi takuar edhe më parë”, ka shtuar Thaçi.
Dardan Molliqaj thotë se Lëvizja “Vetëvendosje” ka dallime të mëdha me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas tij, në rast se vendi shkon në zgjedhje, do të bëjnë një listë të përbashkët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partinë e Fatmir Limajt
Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, është i bindur se shkuarja me një listë të përbashkët zgjedhore me partinë e Ramush Haradinajt do të ishte gabim shumë i madh.
Kjo për faktin se, sipas tij, Lëvizja “Vetëvendosje” dallon shumë me AAK-në.
Këto komente Molliqaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën Zëri duke shtuar se me partinë e Haradinajt kanë dallime të mëdha ideologjike.
“Dallimi tjetër është mungesa e gatishmërisë së AAK-së që vendimet për listë të përbashkët t’i bazojnë në kritere dhe në parime e jo në teke të cilësdo parti pjesëmarrëse”, ka shtuar Molliqaj.
Gjatë kësaj interviste për Zërin Molliqaj ka folur edhe për partnerët e mundshëm të koalicionit, në rast se vendi do t’i nënshtrohej një procesi zgjedhor.
Ky subjekt politik, sipas Molliqajt, është i interesuar që të bëjë listë të përbashkët me shoqërinë civile dhe partinë e Fatmir Limajt, “Nismën për Kosovën”.
Ai ka folur edhe për emrat e mundshëm për kryeministër me të cilët do të garonin në zgjedhje.
Sipas tij, Visar Ymeri dhe Albin Kurti janë kandidatët e mundshëm, ndërkohë ka mohuar mundësinë që në këtë fazë për kryeministër të propozohej dikush tjetër, duke përfshirë anëtarë të rëndësishëm të “Vetëvendosjes” siç janë Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti…
Edhe pse blloku opozitar VAN, është vazhimësi e bllokut të zgjeruar paszgjedhor VLAN, shkaqet dhe arsyet e çarjes i ka të kundërta. Përderisa për çarjen e bllokut paszgjedhor VLAN dhe lidhjen e kurorës qeverisëve PDK-LDK, një eksponent i lartë i PDK-së në vazhdimësi kishte paralajmëruar se kjo do të ndodhë (kur askush nuk e besonte një gjë të tillë),..në çarjen e bllokut opozitar VAN ka diçka të pashpjegueshme, do të thoja të mistershme.
Ndryshimi i kursit të veprimeve të njërit prej antarëve të bllokut brenda natës, përveçse kurioz, mbetet edhe shqetësues për qytetarin e rendomtë në Kosovë.
Kështu, “çarja” e bllokut (opozitar) në fazën e ngurtësimit si materie fizike, hapë shumë dilema dhe paqartësi, krijon huti dhe mosbesim në opinion për të ardhmen politike në Kosovë.
Pavarësisht deklarimeve të akterëve të bllokut paszgjedhor, se në asnjë rrethanë nuk do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale,…ndihma për qeverinë aktuale antikushtetuese mund të jetë më e madhe edhe pa qenë fare pjesë e saj.
Këtë që e themë, lexuesit dua t’ia bëjë të qartë me një shembull sa të thjesht po aq edhe praktik, po citoj; “LDK-ja e Isa Mustafës nga 2010-ta, më shumë e ka ndihmuar qeverinë Thaçi 2 si opozitë se sa që është aktualisht në pushtet,…i vazhdoj mandatin qeverisjes së Hashim Thaçit përmes marrveshjes politike me rastin e zgjedhjes së presidentes nga zarfi, ia ka aprovuar marrveshjen famkeqe të Brukselit të 19 Prillit 2013, e cila e prodhoj Zajednicën, ligjin për amnistimin e kriminelëve serb të luftës dhe akomodimin e tyre në FSK dhe PK, ligjin për demarkacionin, ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë (kishave dhe manastireve serbe), e shumë e shumë ligjeve tjera diskriminuese të aprovuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Kjo përvojë e hidhur, na lenë të dyshojmë në opozitarizmin e brisht politik në Kosovë.
Regjimet dhe pushtetet diktatoriale nuk largohen me lutje të mëngjesit, as me dëshirat e mbrëmjes për një të nesërme më të mirë.
Mënyra e vetme e largimit të regjimeve diktatoriale arrihet përmes një mobilizim të përgjithshëm të popullatës, me padëgjueshmëri qytetare, me protesta të pandërprera mbarpopullore e assesi me protesta periodike, me debate shterrpe televizive, e aq më pak përmes prononcimeve në rrjetet sociale (virtuale),…ku secili shprehë pakënaqësitë apo dëshirat, nganjëherë edhe në mënyrë të shfrenuar,….duke dëmtuar dhe rrënuar në mënyrën më të shëmtuar edhe kauzat më fisnike dhe sublime të një populli të gjunjëzuar para krimit dhe korrupsionit politik në vend.
Liderët dhe partitë aktuale politike janë konsumuar tej mase para popullit tyre, duke mos ofruar asnjë strategji të zhvillimit ekonomik të vendit, pa treguar mënyra konkrete të luftimit të korrupcionit,…të përmirësimit të sistemit të drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës,…etj.
Secili nga liderët partiak kanë retorika të njëjta sa u përket segmenteve të caktuara negative, duke na u paraqitur “engjuj” në stilin e fjalës së urtë popullore: “Faji është jetim”,…pa qenë në gjendje asnjëri lider partiak në vend të caktoj afate kohore për luftimin e korrupsionit apo përmirësimin e mirëqenjes qytetare.
Humbja e besimit të qytetarëve në klasën aktuale politike, shtron nevojen e lindjes së një Alternative të Re politike, për shkëputjen totale nga kjo klasë e shëmtuar kusarësh politik,…të cilët si gjithnjë i ndanë dhe i bashkon pushteti, interesi personal dhe klanor, e asnjëherë interesi i shtetit!
Në këta rreshtat e fundit, e gjejmë edhe përgjigjen hipotetike të parashtruar në titullin e shkrimit.
Ndihmat e mërgimtarëve ndaj atdheut, nuk kanë munguar asnjëherë, para, gjatë dhe pas luftës,….mirëpo etja e pakufishme për pushtet, për pasurim nga privilegjet e pushtetit, i disa njerëzve të papërgjegjshëm, duke harruar ku ishim dje, ku jemi sot, dhe ku do vemi nesër,….kjo ka ndikuar në humbjen e besimit të mërgimtarëve ndaj institucioneve të shtetit të tyre dhe brenda vet mërgimtarëve,…keqpërdorimet e mjeteve të tyre para dhe gjatë periudhës së luftës kanë çuar edhe në uljen e ndihmave solidare të mërgatës sonë.
Pa zbardhjen e fondeve të luftës (fondit të 3% dhe fondit “Vendlindja thërret”), pa ndëshkimin e keqpërdoruesve të këtyre fondeve, vështirë se do të kthehet besimi në mesin e mërgimtarëve,…përderisa të jenë në pushtet së bashku akterët e fondeve të sipërpërmendura, as që mund të bëhet fjalë për zbardhje të atyre fondeve.
Zhgënjimi më i madh mërgimtarëve u vjen nga paradoksi, kur i shohin së bashku bartësit e këtyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar njëri-tjetrin si më parë, por duke bashkëqeverisur (zhvatur buxhetin e shtetit) prap në kurriz të populli te varfër.
Zbardhja sa më parë e këtyre fondeve, është kusht i vetëm e i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e riorganizimit të mërgatës në baza të shëndosha, në funksion të ndihmës për shtetndërtimin e Kosovës.
Nëse vazhdohet gjatë me këtë qeverisje dhe me këtë “luftë” për pushtet, kush e di nesër a do të na mbetët pak shtet për të mbijetuar si qënje kombëtare, e lëre më për të arritur ndryshime apo çuarjen në vend të drejtësisë !
Ndryshimin mund ta bejnë vetëm ata që janë të gatshëm, që edhe një herë në mënyrë vullnetare të vihen në sherbim të popullit e atdheut, për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja e ç’kombtarizimi, nga krimi dhe korrupsioni të shkaktuara nga keq-qeverisja e kastës aktuale politike.
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston,…thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera kombëtare, në atdhedashuri e moral të pastër njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes në Kosovë.
Secili mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së ardhmës për fëmijet tonë. Secili me takatin e zanatin e vet, mund ta bejmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit dhe shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
Intelektualët e rinjë mund të instalojnë një formë të re të demokracisë euro-përëndimore, e cila në qënder e ka qytetarin e jo liderin, që politikën ta vëjë në shërbim të qytetarëve e jo të liderëve e grupeve të caktuara të interesit siq po ndodhë aktualisht në vendin tonë.
Kosovës i duhen lider të së ardhmës, që demokracinë e zhvillojnë nga poshtë-lartë. Qytetarët duhet të dijnë nga ju vijnë e nga ju shkojnë paratë e tyre, ku çdo lëvizje financiare bëhet transparente para qytetarëve.
Me ndyshimet e ardhshme kushtetuese, Kosovës duhet t’i kthehet Referendumi Popullor, si shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi të pavarur dhe sovran.
Ndërkombëtarët: Nuk ka shkelje në shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Opozita e Bashkuar: Kjo ishte porosia e Presidentes
Opozita e Bashkuar: Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një komision i besueshëm shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente të vlefshme, metodologji të përshtatshme të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë
Komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, vlerëson se nuk ka pasur shkelje gjatë procesit të shënimit të këtij kufiri dhe ai është në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Këto vlerësime janë bërë në raportin që ky komision i dorëzoi të mërkurën, presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.
Duke paraqitur raportin presidentja tha se “nga aspekti ligjor dhe teknik ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit”.
Komisioni ka vlerësuar se procesi i shënimit të kufirit është dashur të jetë më transparent përfshirë edhe familjarizimin e publikut me hartat, të dhënat dhe gjetjet gjeodezike.
Dy javë më parë presidentja Jahjaga themeloi një komision ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, për vlerësimin e procesit të shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Partitë opozitare në Kosovë reaguan duke e vlerësuar të papranueshëm raportin.
“Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kenë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi“, thuhet në një reagim të përbashkët të partive opozitare.
Ato theksojnë se kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një komision i besueshëm shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente të vlefshme, metodologji të përshtatshme të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
“Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshtohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip. Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komisioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhen zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi. Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla”, thuhet në reagimin e opozitës.
Çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë bërë që partitë opozitare të bllokojnë punën e parlamentit dhe të pengojnë funksionimin e qeverisë, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.
Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Të ardhmen time në LDK nuk e përcaktojnë figura të caktuara të momentin apo të mandatit. Të ardhmen time në LDK gjithmonë e kam pasur dhe e kam akoma të lidhur me elektoratin e LDK-së.
Voal – Vjosa Osmani nuk e hedh poshtë mundësinë që pas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të PDK-së Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një situatë e tillë, sipas saj, nuk do të jetë e favorshme për LDK-në.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe në të kaluarën është dëshmuar se nuk i respekton marrëveshjet. Prandaj, sipas saj, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe pasi që Kadri Veseli të konfirmohet kryetar i partisë më të madhe në vend, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Këto komente deputetja Osmani i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se nëse shkohet në zgjedhje partia e saj do të ndodhet para një situate të pafavorshme.
Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit, kur nuk ishte e pranishme në seancë. “Vullneti i deputetëve të LDK-së u tregua në rundin e parë, kur Thaçi mori vetëm 50 vota. Por ndryshimi i votave në rundin e tretë, në 71, flet shumë se ka mundur të ketë presione”, është shprehur ajo. Gjatë intervistës për “Zërin” deputetja Osmani flet edhe për zgjidhjen e krizës politike në vend, për raportet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe për mundësinë e rikandidimit për postin e kryetares së LDK-së.
Zëri: Cili është raporti juaj personal me Isa Mustafën pas këtyre akuzave të ndërsjella dhe a ka ardhur deri aty ku ju mund të largoheni nga LDK-ja?
Osmani: Nuk është që kam pasur ndonjë raport personal, natyrisht kam pasur respekt për shkak të bashkëpunimit të gjatë që kemi pasur, kam pasur respekt njerëzor, por edhe për institucionit që ai përfaqëson. Raportet e mia kanë qenë tipike profesionale, ne kemi bashkëpunuar shumë për një kohë të gjatë, qysh nga dita e parë që unë kam filluar punën në institucionet e Kosovës. Mirëpo sulmi i tij ndaj meje dhe atë jo vetëm një herë përmes Facebook-ut por edhe në një televizion, është tipik personal. Pra tregon një mllef personal që unë s’e kuptoj dhe po ashtu tregon fakti që kemi qenë pesë deputet që nuk kemi marrë pjesë, një gjuhë seksiste, jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë indirekte, për arsye se kemi qenë pesë deputetë dhe katër që janë burra mendon që nuk do duhej të merrej me ta, por mendon që gjithmonë e ka më lehtë të merret me gratë në politikë, mirëpo besoj se praktika e ka treguar se nuk është ashtu.
Ndërsa, të ardhmen time në LDK nuk e përcaktojnë figura të caktuara të momentin apo të mandatit.
Të ardhmen time në LDK gjithmonë e kam pasur dhe e kam akoma të lidhur me elektoratin e LDK-së.
Natyrisht që edhe hapat e mi të ardhshëm do të përcaktohen në bashkëpunim me njerëzit brenda LDK-së që vazhdimisht me kanë përkrahur jo si individ por parimet që unë mbroj dhe çdo hap në të ardhmen do ta koordinoj me ta dhe do t’i përgjigjem elektoratit të LDK-së.
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi është parë sot në Zyre të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kuvendin e Kosovës.
Zyrtarë të LVV-së kanë konfirmuar këtë gjë, por që nuk deshën të flasin nëse Kadaj-Bujupi është bërë gati të kalojë në partinë e tyre.
“Deputetët bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe Donika ishte në zyren e GP të “Vetëvendosjes”, ka thënë për “Zeri.info” njëri prej zyrtarëve të partisë së Visar Ymerit.
Ndërkohë, “Tribuna Channel” ka raportuar sot gjatë ditës se ish shefja e deputetëve të AAK ka qëndruar për pak minuta në zyre të GP të AAK-së ku ka marrë formualin për deklarim të pasurisë dhe të njëjtin ka shkuar ta plotësoj në GP të VV-së. /Zëri/
Qeveria e Kosovës konfirmon se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova të cilët aktualisht gjenden në vatrat e luftës në Lindje të Mesme (Siri e Irak). Ndërkaq potencohet edhe fakti se për tetë muajt e fundit, sipas evidencave të Policisë dhe shërbimeve tjera, nuk janë shënuar raste të shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve tjerë në këto luftëra.
Këto të dhëna u paraqitën pas një takimi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe udhëheqës të Policisë se Kosovës ku është diskutuar gjendja e përgjithshme e sigurisë me fokus në çështjet e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.
Aty u vlerësua se Kosovës është e përgatitur në të gjitha aspekte në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit.
Kryeministri Mustafa tha se në saje të punës që kanë bërë institucionet e sigurisë për tetë muaj nuk është shënuar asnjë shkuarje e ndonjë shtetasi të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.
Kurse ministri Hyseni tha se në bazë të informacioneve që kanë janë rreth 70 qytetarë të Kosovës që aktualisht gjinden në vatra të luftën në Lindje të Mesme.
Doganat e Kosovës kanë kthyer mbrapsht 5 maune me naftë dhe gaz natyror nga Serbia, në kuadër të zbatimit të masës së reciprocitetit që është vënë nga Qeveria e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Janë kthyer prapa pesë (autobot). Nuk kemi në kufi asnjë që është duke pritur. Do të thotë 5 (autobot) janë kthyer parapa gjatë këtyre ditëve. Por, ditëve të fundit nuk kemi parë që ka ardhur ndonjë, sepse e kanë kuptuar lajmin, kështu që nuk ka pasur as tentime për të ardhur”, ka theksuar Stavileci.
Sipas tij, pas fillimit të zbatimit të vendimit nga ana e Doganës së Kosovës dhe pas shpërndarjes së informatave që Republika e Kosovës nuk njeh më certifikatën e ADR-së për automjetet si dhe certifikatën e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritetet serbe për transportuesit, nuk ka pasur tentime për të realizuar importe në vendintonë nga ana e transportuesve serb.
Ekspertët ndërkombëtarë për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi tashmë kanë përfunduar takimet me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të partive opozitare, me banorët lokalë, si dhe me ekspertë të fushës.
Sikurse Qeveria që vazhdon të këmbëngulë se Kosova nuk humb territor në raport me shtetin malazias, ashtu edhe opozita e ekspertët, të cilët pretendojnë të kundërtën, shpresojnë në vlerësim objektiv të Komisionit ndërkombëtar ad hoc.
Pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë, ekspertët nga ShBA-ja, Britania dhe Gjermania të premten kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Pasi të dëgjojnë versionin e Podgoricës zyrtare, ata do të dalin me raportin përfundimtar nëse ka pasur shkelje ose jo me rastin e shënimit të vijës së kufirit.
Në Qeverinë e Kosovës nuk ka treguar për hapat që do t’i ndërmarrin nëse Komisioni konstaton shkelje ose jo në raportin për të cilin është thënë se do të finalizohet brenda dy javësh.
Pas ndërmarrjes së masave të reciprocitetit me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës për të bllokuar kamionët me mallra serbe që hyjnë në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri i atjeshëm, Aleksandër Vuçiçi.
Vuçiq, në një prononcim për media, ka thënë se qeveria e tij është duke u marrë me problemin, është në diskutim të vazhdueshëm me Brukselin dhe se beson që kjo çështje do të zgjidhet shpejtë.
Ai ka thënë se nuk dëshiron që t’i “vë benzinë zjarrit” kur bëhet fjalë për këtë çështje.
“Po shikojmë që ta zgjidhim këtë dhe ju them me bindje të plotë se për këtë çështje po merremi çdo ditë. Nuk dua që të vë benzinë mbi zjarr për këtë çështje, por besoj që në një të ardhme shumë të afërt do ta zgjidhim këtë çështje”, ka porositur Vuçiq, transmeton Koha.net.
Tre ditët e fundit, për shkak të masës së reciprocitetit të ndërmarr nga Ministrja e Tregtisë. Hykmete Bajrami me Serbinë për bllokimin e kamionëve me mallra serbe, në Merdarë po shkaktohen kolona të gjata të veturave, sidomos të atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropën perëndimore.
Ata janë pritur nga zyrtarë të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të cilët u kanë dhuruar qytetarëve ujë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami kishte nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Vendimi kishte ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme. Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia.
Rreth 21 mijë euro në ditë i humbë Serbia nga bllokada e naftës dhe gazit, pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovë.Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milion litra gaz dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi 8 milion euro.
Përfaqësues të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë organizuar në pikën kufitare të Merdarës një aksion të shpërndarjes së ujit për shoferët e automjeteve që po presin në këtë pikë kalimi mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes kësaj fushate, zëvendësdrejtori i kësaj zyre, Dushan Kozarev, ka dashur që të arsyetohet para atyre që po presin në pikën kufitare, duke thënë se “ne nuk dëshirojmë që ju të prisni”, ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që të respektohet në plotësi liria e lëvizjes së mallit.
Si pasojë e ndalesës së librave shkollorë nga autoritetet serbe, të dedikuara për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Prishtina zyrtare, kishte marr vendim që të aplikojë masën e reciprocitetit, duke ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, në një deklaratë për mediat serbe, Kozarev ka kritikuar qeverinë kosovare për këtë akt, ndërsa ka thënë se aksioni i sotëm do të vazhdojë edhe më tej, nëse nuk shfuqizohet ky vendim.
Përfaqësues të bizneseve serbe që eksportojnë mallrave në Kosovë, kanë hedhur një sërë akuzash ndaj politikanëve serbë dhe, u kanë kërkuar atyre që të ndërmarrin diçka, pasi siç thonë, kjo po u kushton atyre me dëmtim të mallrave.
Ndërkohë, ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, në një prononcim të tijin për mediat serbe ka thënë se me këtë ndalesë, Kosova nuk po e respekton marrëveshjen e CEFTA-a. /lajmi.net
Arbana Xharra i drejtohet Ramush Haradinajt me një status në rrjetin social, si më poshtë:
“Ramush Haradinaj sqaroi sot ripozicionimin e tij në raport me veprimet e deritanishme që kishte në koordinim me “Vetëvendosjen”.
Por, derisa numëron aktet me të cilat tash thotë se nuk pajtohet, si: përleshja me policinë, shkrryerja, siç e tha ai, nëpër korridore etj., etj., duhet të jetë i sinqertë deri në fund, të tregojë se ku nuk pajtohet me “Vetëvendosjen”.
Cilat janë pikat që ata nuk mund të kenë gjuhë të përbashkët? Ta thotë pse nuk pajtohet me Albinin? Sepse Visar Ymeri nuk është faktor vendimmarrës në “Vetëvendosje”, këtë e di shumë mirë Haradinaj.
Fol me sinqeritet, çka nuk mund të tolerosh nga kërkesat dhe linja e Albin Kurtit? Një lider partiak duhet t’i bëjë të qarta qëndrimet politike, jo me llafe të odave.”
Disa herë kam shkruar për domosdon e hapjës së dosjeve. Situata politike në Kosovë, zënkat e ndërsjella të shumë njerëzve të cilët gjinden në institucione të shtetit, po e theksojnë nevojën e hapjës së dosjeve. Këto zënka të filluara më heret, por tash së fundi shumë të theksuara ,ku po ndëgjojnë etiketime të rënda deri në tradhëti kombëtare. Nese vërtetë kemi njerëz në institucione edhe kombëtarisht të dyshimitë, ashtu siq po i ndëgjojmë këto akuza dhe kundër akuza, kjo nuk flet mirë për të ardhmen e shtetit . Do të ishte në interes të vendit që lidhur më hapjen e dosjeve të mbahet edhe ndonjë tubim lidhur më këtë temë.Opininoni publik deri më tash nuk është shumë i njoftuar më temën e hapjes së dosjëve nga e kaluara komuniste.Raporti karshi hapjës së temës së dosjeve është një tregues së sa jemi të përgatitur që si shoqëri të demokratizohemi.Dosjët si temë janë mbyllur gadi në të gjitha vendet e ish bllokut komunist , që ishte edhe si kusht për inkuadrim në BE-e.Hapja e dosjeve nuk është aspak e lehtë , kur dihet e kaluara jonë komuniste. Por heret apo vonë kjo temë duhet të përfundon.Mos hapja e saj është duke na sjellur telashe në demokratizimin dhe rrjedhat e përgjithshme shoqërore dhe politike.Është mirë që një herë e përgjithmonë të ndahet siq thonë shapi nga sheqeri.Gjithë ky stagnacion ekonomik dhe gjithë kjo krizë politike më duket së lidhet edhe më hapjen domosdoshme të dosjeve . Nuk po lirohemi dot nga e kaluara komuniste edhe pse kemi hy në sistemin modern kapitalist. Ende në shumë sisteme kemi struktura nga ish regjimi komunist. Këto struktura janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara. Në Kosovë askush nuk po tregohet e gatshem të ballafaqohet më temën e dosjeve .E kjo është e nevojshme të ndodhë për arsye se duhet si shoqëri të shkëputemi nga totalirizmi. Nën petkun e demokracisë po ballafaqohemi më regjimin jo shumë demokratik. Dihet së në kohën e totalirizmit shumica e qytetarëve konsiderohen si armiqë të sistemit, dhe kundër tyre sa here që është paraqitur nevoja pushteti ka ndërmarr masa sikur të ishte në pyetje ndonjë armik i jashtem.Për hapjën e dosjeve politike sigurisht nuk pajtohen në asnjë mënyrë strukturat e ish sistemit të cilat edhe sot po dirigjojnë më të mirat materjale. Pas luftës na ndodhën para syve tanë likuidime të kundershtarëve politik . Hapja e dosjeve politike është temë komplekse. Kjo temë kërkon çasje historike, politike, filozofike , sociologjike ….Por nese dëshirojmë që të kemi elita të mirëfillta politike dhe shoqëri të lirë dhe demokratike , atëherë hapja e dosjeve na bëhët shumë e domosdoshme. Natyrisht së për hapjen e dosjeve nevoitet aprovimi edhe i ligjit të lustracionit.Për këtë ekzistojnë shumë arsye sidomos arsyet politike.Për dekomunizimin e shoqërisë nuk mund të flasim pa hapjën e këtyre dosjeve.Për shqiptarët komunizmi ishte përiudha më e keqe në histori.Dhe mu për atë nuk ekzistojnë asnjë arsye që mos të hapën dosjet. Shumë kush këtë periudhë e pagoi me jetë, me burgosje shumë vjeqare me internime , më shpërngulje masovike nga vendlindjet e tyre…Zyrtarizimi i hapjeve të dosjeve do të krijonte një atmosferë të re politike, do të hapte një kaptinë të re edhe historike. Natyrisht së shoqëria kosovare, elita politike dhe kulturore do të transformoheshin krejt më ndryshe . Do të kishim sisteme të jetës shumë më kualitative , organe të gjyqësorit shumë më funksionale , dhe do të liroheshim përfundimisht nga të gjitha para gjykimet për njeri –tjetrin. Ka mundësi që shumë nga dosjet janë zhdukur, ose edhe mund të manipulohen për të futur përqarje në popull .Por, sigurisht së dosjet ruhën edhe nepër arkiva , e që duhet gjetur mekanizma adekuat që ato më në fund të bëhën ta hapura për opinionin. Pa hapjen e dosjeve manipulimet do të vazhdojnë.Do të kemi manipulime më njerëz dhe biografi të tyre.Shteti është i detyruar që të hapën dosjet edhe për arsye madhore së shumë kush ka vuajtur në të kaluarën nga komunizmi dhe ende po vuan nga një koncept i tillë politik .Nuk bëhët fjalë për numër të dosjeve ,por bëhët fjalë për diqka parimore .Hapja e dosjeve do të hapte shtigje të reja të jetës, të sigurisë dhe fatit të përgjithshem. Hapja e dosjeve do të ishte fundamenatale për të pastruar skenën tonë politike, dhe do të kishte pastruar edhe strukturën elitare në pushtet .Dosjet politike duhet hapur pa dhëmbje dhe pa pasoja për qytetarët …
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda – janë dënuar me burg për veprën “Bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Vendimi është marrë për të akuzuarit T.I, I.Z dhe N.Z , sipas nenit 3 par. 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK”, thuhet nga komunikata e gjykatës.
Të akuzuarit janë shpallur fajtorë sepse me datën 14.11.2015, pas marrëveshjes paraprake në mes veti, janë takuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe janë nisur drejt pikës kufitare Hani i Elezit. Me taksi e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, e më pas – rreth orës 18:00 – kanë arritur në Aeroportin e Shkupit, përmes të cilit kanë fluturuar me aeroplanin “Turkish Airlines” për në Stamboll. Qëllimi i tyre ishte Siria ku do t’i bashkëngjiteshin ISIS-it.
Por, pas aterrimit në aeroportin e Stambollit në Turqi, në momentin e dorëzimit të pasaportave për kontroll, iu është refuzuar udhëtimi më 15.11.2015. Ata i kanë kthyer në aeroportin e Shkupit, ndërsa pas kthimit të tyre në Kosovë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
I akuzuari T.I është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e katër muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje; i akuzuari I.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtëmuaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje; dhe e akuzuara N.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje.
“Ndaj të akuzuarve T.I, I.Z dhe N.Z vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, përfundon komunikata zyrtare.
Kosova po ngec në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare si pasojë e mosfunksionimit të duhur të institucioneve, thonë njohësit e çështjeve politike.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ajo që po shohim në diplomacinë është reflektim i politikës së brendshme. Sipas tij, derisa vendi ka një qeverisje të dobët nuk mund të ketë as diplomaci të duhur.
“Nuk mund të kemi këtë dallim kaq të mëdha që qeverisjen e brendshme ta kemi shumë keq ose shumë dobët në performancë, ndërkohë që përfaqësimin jashtë ta kemi shumë të lartë. Kjo nuk ka mundësi të ndodh. Pra, nëse e shohim ketë nivel që është nën çdo nivel, nuk mund të kemi nivele tjera në diplomacinë e Kosovës jashtë”, thekson Zogaj.
Sipas Zogajt, ajo që është parë në punën e ambasadoreve është veç dërgimi e pranimi i telegrameve të urimeve e organizimeve teknike.
Ambasadorët pa përjashtim, thekson ai, nuk po arrijnë që të kryejnë misionin e tyre në përmirësimin e imazhit të Kosovës.
“Nuk kemi parë që bizneset e vendeve të zhvilluara të jenë më të interesuar për Kosovën, të vijnë në Kosovë dhe të investojnë. Nuk e kemi parë ketë gjë nga ambasadoret që kanë një lloj qasje”.
“Ose nëse edhe vet nuk mund të bëjnë të paktën, t’i hapin rrugë ministrave, kryeministrit, presidentit e institucioneve të tjera që ketë gjë ta bëjnë. Nuk kemi parë që të ketë marrëveshje për arsim, shëndetësi. Nuk kemi parë gjëra që janë në mandatin e një ambasadori që t’i bëjë”, thotë Zogaj.
Kurse, Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, njohës i zhvillimeve politike në Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se imazhi i Kosovës nuk është ai të cilin e dëshirojnë qytetaret e vendit. Në ketë drejtim, vijon ai, jo vetëm diplomacia, por as institucionet tjera të Kosovës nuk kanë bërë sa duhet.
“Në rend të parë Kosova duhet të punojë shumë më tepër për të krijuar një diplomaci shumë më aktive e profesionale e cila natyrisht në prioritet e ka avancimin e Kosovës në gjithë arenën ndërkombëtare, fuqizimin e këtij statusi dhe përmirësimin e imazhit i cili nuk është aty ku duhet dhe ku kemi pasur dëshirë që ta kemi”, thotë Ujkani.
Po ashtu, tërhiqet vërejtja se emërimet politike, joprofesionale, mungesa e llogaridhënies janë disa nga çështjet me të cilat mund të përshkruhet diplomacia kosovare. Këso lloj emërimesh të ambasadorëve, sipas Ujkanit, kanë dëmtuar diplomacinë e Kosovës.
“Emërimi i ambasadorëve në baza partiake nuk është një shembull i mirë ose nuk është një kriter i mirë që është dashur të merret. Mirëpo, edhe nëse diçka e tillë behët ose është bërë, mendoj se partitë politike kanë njerëz të mjaftueshëm që edhe nga këto parti [personat] t’i dërgojnë në nivel të përfaqësimit të ambasadorëve”, shprehet Ujkani .
Analistët konsiderojnë se Kosovës i duhet një politikë tjetër e zhvillimit dhe avancimit të saj, në shumë rrafshe; si në arenën ndërkombëtare, po ashtu edhe në atë të brendshme.
Kosovës, nuk ka arritur të sigurojë numrin prej 130 njohjesh, që do të mundësonte që çështja e pranimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se “Republika e Kosovës ka siguruar 111 njohje” dhe se “njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës do të mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Jashtme”.
Qeveria e Serbisë tha të premten se “nuk do të lejojë” që dënimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, të përdorët kundër popullit serb.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, takoi të premten kreun e Kishës Ortodokse serbe, patriarkun Irinej dhe mblodhi qeverinë për të diskutuar mbi dënimin me 40 vjet heqje lirie të Radovan Karaxhiçit nën akuzat për gjenocide dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid lidhur me masakrën e Srebrenicës, ku forcat serbe vranë në korrik të vitit 1995 mbi tetë mijë burra e të rinj myslimanë boshnjakë, pak pasi morën nën kontroll qytetin që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Radovan Karaxhiç u dënua për përndjekje, shfarosje, deportim, zhvendosje të dhunshme dhe vrasje – por u lirua na akuza për gjenocid lidhur me një fushatë për të përzënë myslimanët boshnjakë dhe kroatët nga fshatrat e pushtuara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992- 1995.
Qeveria serbe nëpërmjet një deklarate tha se pas vendimit të Gjykatës së Hagës, “nuk është lejuar hedhja e fajit kolektiv te një popull për shkak të krimeve që kanë kryer individët”.
Qeveria serbe, thuhet në njoftim, nuk dëshiron të flasë për përmbajtjen e vendimit, por “pas punës shumëvjeçare të asaj gjykate, mbetet shija e hidhur për shkak se ata që janë krijues të politikës së krimeve ndaj serbëve, pothuajse fare nuk janë dënuar”.
Qeveria serbe thekson se “politike serioze dhe e përgjegjshme e Serbisë ndaj qytetarëve të saj dhe pjesëtarëve të popullit serb kudo që ndodhen, nënkupton edhe kujdesin ndaj serbëve në Republikën Serbe” në Bosnjë dhe nuk do të lejojë “rrezikimin e saj”.
Radovan Karaxhiçi, është zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e para 21 vjetëve, në të cilën mbi 100 mijë veta humbën jetën.
Karaxhiç u arrestua në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje.
I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë dhjetë vjet më parë para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.
Ratko Mladiç, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, është i fundit i të arrestuarve për masakrën e Sebrenicës dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Gjykatën e Hagës.
Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, që ishin pjesë e akuzave kundër Karaxhiçit, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është shprehur shumë i shqetësuar me ritmin e punës për ndriçimin e fatit të personave që edhe 17 vjet pas luftës në Kosovë, llogariten të zhdukur.
Këto komente u bënë gjatë takimit në Beograd të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq, ku janë diskutuar hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur me 1 mijë e 666 persona që ende janë në listat e të zhdukurve.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është shprehur i shqetësuar për mungesën e përparimit në këtë çështje, meqë vetëm katër raste janë zgjidhur gjatë vitit 2015, që paraqet numrin më të ulët vjetor të raportuar që nga fundi i luftimeve.
Kryesuesi i grupit punues, Laurent Burkhalter nga Kryqi i Kuq tha se “familjet kanë të drejtë të shprehin zhgënjimin e tmerrshëm për mungesën e përparimit. Ato ndjejnë që e drejta e tyre për të ditur, në mënyrë që të përmbyllin këtë dhimbje, po injorohet. Është me të vërtetë koha që vullneti politik i autoriteteve të kthehet në vepër, e më pas në rezultate.”
Një përparim ishte arritur gjatë vitit 2014 kur trupat 53 personave të gjetur në Rudnicë të Rashkës në Serbinë jugore, ishin zhvarrosur dhe identifikuar.
Megjithatë, thuhet në një komunikatë të Kryqit të Kuq, procesi pothuajse ka ngecur në vitin 2015. Është më se e nevojshme që tani autoritetet të angazhohen aktivisht në hulumtimin e rasteve të personave të zhdukur dhe në kërkimin e vend-varrezave të mundshme. Nga ana e tij, KNKK ka vazhduar të mbledhë informata nga arkivat kombëtare dhe ndërkombëtare mbi personat e zhdukur dhe vend-varrezat e dyshuara.
Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjet kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre të zhdukur. Këto familje janë në pritje për 17 vite të gjata. KNKK do të vazhdojë t’i përkrahë ato në përpjekjet e tyre që kjo e drejtë t’u mbrohet, që kërkesave të tyre t’u kushtohet vëmendje dhe që zëri i tyre të dëgjohet, thuhet në një komunikatë të Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq, i cili që nga vitit 2004 ndërmjetëson bisedimet për këtë çështje me grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë.
Kosova doli nga lufta e vitit 1998 -1999 me mbi 10 mijë te vrarë dhe mbi 5 mijë te zhdukur. Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë të Kosovës.
Kur Visar Ymerit i është përmendur oferta e subjekteve në pushtet për t’i dhënë zgjidhje krizës politike, ai ka rikujtuar filmin “Kumbari” që tematizon familjen mafioze Corleone, e në të cilin nuk refuzohet oferta që jepet.
Partitë e koalicionit qeverisës kanë theksuar se opozita nuk do të mund ta refuzojë ofertën që do ta ketë në tryezë.
Në pjesën e dytë të intervistës, dhënë “Koha Ditore”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë të mos ketë kurrfarë oferte që ofrohet nga pushteti dhe që do të ishte në dobi të Kosovës. Kjo, pasi ka theksuar se, në ofertën për marrëveshje, partitë në pushtet duan të përfshijnë një komponent të amnistisë.
PDK-në e LDK-në nuk i ka quajtur parti politike. Ymeri, si kryetar i partisë kryesore në opozitë, ka thënë të ketë propozuar listë të përbashkët me AAK-në e Nismën, edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, propozim që nuk ka gjetur mbështetje akoma.
Në këtë intervistë, Ymeri ka folur edhe për sjelljen që do të tregojë opozita në ceremoninë e mundshme të pranimit të detyrës së presidentit nga Thaçi, e edhe për pjesëmarrjen e mundshme në Komisionin për Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe komisionin që do të mund ta rishkruante Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Uran Butka, autor i librit Masakra e Tivarit, në një shkrim për Gazetën Express jep një përgjigje për nostaligjikët e Fadil Hoxhës, me rastin e 100 vjetorit të tij të lindjes. Ai tregon rastet kur Fadil Hoxha ka qenë pjesëmarrës direkt në vrasjet e shqiptarëve.Për gjykimin dhe vlerësimin e një personaliteti historik mbahet parasysh koha kur ka vepruar, si edhe qëndrimi ndaj ngjarjeve kryesore të jetës të popullit e kombit të vet. Fadil Hoxha jetoi dhe veproi në një nga kohët më kritike të kombit tonë: Lufta e Dytë Botërore dhe paslufta, që ndikuan dhe kondicionuan në formimin dhe veprimtarinë e tij.
Në këtë shkrim nuk do të shpalos aktivitetin e plotë të Fadil Hoxhës, por do ndalem shkurt vetëm në disa qëndrime të tij, që bien ndesh dhe rrëzojnë vlerësimet tendencioze të Rahman Perllakut dhe të disa nostalgjikëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë, që e quajnë Fadil Hoxhën figurë e shquar të kombit shqiptar, me qenë se këto vlerësime bëhen publike në shtyp dhe përhapin ende sot të pavërteta, deformojnë historinë, si edhe lëndojnë ndjesinë kombëtare.
Do të sjell disa fakte të dokumentuara, lexuesi le të gjykojë.
1. Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu. Menjëherë pas pushtimit Italian ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës çlirimtare kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë.
Pikërisht, kur forcat e Lëvizjes “Kryeziu”, ku bënin pjesë edhe luftëtarët e Mehmet Ali Bajraktarit, Mujë Ramës dhe Ymer Bardhoshit, bashkë me ta edhe Llazar Fundo si edhe britaniku Simkoks, luftonin kundër pushtuesve gjermanë në betejen për çlirimin e Gjakovës, 10 -15 shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcave e Brigadës V të Ushtrisë Nacoonalçlirimtare të Shqipërisë.
E.Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji Fadil Hoxha ka biseduar me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade.[1] I thashë Fadilit që ta vrasë (Zai Fundon) pa marrë parasysh asnjë rrethanë.” (Arkivi Qëndror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944)
Sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNJ. Pavle Joviçeviçi (Rade) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” ( Dokumente AIH, Instituti i Hitorisë, Beograd, 1949)
Gjithashtu, E. Hoxha i dërgonte më 21.09. 1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH ne Veri, radiogramin: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët” ( AQSH, F.41 d.158 v.1944)
Fadil Hoxha i dergonte informacion të plotë Liri Gegës për shpartallimin e forcave të Gani Kryeziut, arrestimin r britanikut Simkoks dhe Said Kryeziut si edhe pushkatimin e Zai Fundos (AQSH F.41 v.1944 D.158)
Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij…Zain e vrisni andej…”(Radiogrami E.Hoxhës. 21.9.1944)
E ekzekutuan më 23 shtator 1944, pasi e torturuan për vdekje.
2,Shaban Polluzha ka hyrë në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar si një luftëtar i madh i kombit dhe si një martir i tij. Këtë nuk e kundërshton dot askush. Mirëpo, urdhërin për shtypjen e përgjakshme të rezistencës kombëtare të tij e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviç. Atëherë, s’ka sesi të jetë figurë e shquar e kombit njëkohësisht edhe viktima, Shaban Polluzha, edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe i qindra luftëtarëve të tij atdhetarë, Fadil Hoxha?
Po japim dokumentin:
SEKRET
Nr.119, 5 shkurt i vitit 1945
U R D H Ë R 50
Të dhëna mbi armikun: Forcat e Adem Vocës, nga Veriu i Mitrovicës së Kosovës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, janë shkatërruar. Forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë janë me një fuqi prej 5000 ushtarësh. Po japin një rezistencë të fortë. Rrethimi i tyre po shtrëngohet. Një grup në mes të Runikut dhe Rakoshit ka kaluar drejt Rogoznit. Forcat e tjera kanë tendencën në po atë drejtim dhe në drejtim të Gjakovës dhe Istogut. Forcat tona janë fuqizuar me Divizionin 24 dhe Brigadën I malazeze të Bokës dhe të Kotorrit.
Detyra: Të vazhdohet me shkatërrimin , përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit.
Komisari Krsto Filipoviç Komandanti Fadil Hoxha
(Dokumenti: Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)
Mësymja ushtarake kundër forcave të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nisi në fillim të shkurtit dhe përfundoi më e ashpër gjatë ditëve 12- 22 shkurt 1945. Sh. Polluzha, M.Gradica dhe luftëtarët shqiptarë luftuan heroikisht me forca të pabarabarta në numër dhe armatime, por qëndruan heroikisht.
Fadil Hoxha urdhëronte: “Forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eleminohet armiku” ( Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)
Armiku, sipas Fadil Hoxhës, ishte Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij drenicarë, që mbronin të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare të Drenicës dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, njëlloj si Enver Hoxha, i quante armiq të gjithë kundërshtarët, qoftë edhe Brenda Lëvizjes NÇ. Sa për dijeni, Shaban Polluzha dhe forcat e tij, mbi 6.000 luftëtarë, bënin pjesë në aradhet nacionalçlirimtare dhe luftonin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, por edhe mbronin popullin e saj nga barbarizmat e ushtrisë jugosllave dhe çetnikët e Mihajlloviçit.
Në përleshje me forcat komuniste serbo-malazeze-shqiptare, Sh. Polluzha dhe M. Gradica u plagosën, por s’e ndalën luftën, kundër-sulmuan dhe e çanë rrethimin në drejtim të fshatit Gollupovë. U plagos për të dytën herë Polluzha dhe vdiq po atë natë në fshatin Çikatovë. Po ashtu, u vranë në betejë Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa. Gjatë atyre 28 ditë luftimesh, u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6 000 banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës me rrethet iu grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e tundur. (Dokumenti:Promemorie gjeneralit britanik Hodgson, 22 tetor 1945)
3. Nga ana e Shtabit Suprem të Jugosllavisë, u përdor strategjia e shtypjes dhe asgjësimit të forcave kombëtare në Kosovës, por edhe strategjia e shpërnguljes nga Kosova të forcave ushtarake nacionalçlirimtare të saj dhe rekrutëve të mobilizuar me dhunë. Kështu, u urdhërua Shtabi Operativ i Kosovës që disa brigada kosovare të linin Kosovën dhe të zhvendoseshin në Vojvodinë e në Bosnjën Lindore, për t’ua lënë vendin aradheve të ushtrisë jugosllave, si edhe forcave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Brigada VI kosovare u dërgua më 2 janar 1945 në Vojvodinë, në rajonin e Vershacit, ku luftëtarët e saj u shpërndanë nëpër brigadat plotësuese jugosllave. Trajtimi i tyre ishte si të ishin robër lufte. Në një raport të OZN-ës, të datës 10.02.1945, lexojmë: “ Këtu ndodhen rreth 1.500 arnautë në brigadën plotësuese… Po kërkojnë prej shtabit të brigadës t’i dërgojnë në front, ose t’i kthejnë në Metohi. Shtabi i brigadës është përpjekur t’i çarmatosë, por pa sukses…; me rastin e kryengritjes së batalionit shqiptar, në brigadën plotësuese në Vershac – atje ka shkuar Fadil Hoxha… Fadili është emëruar kryetar i gjyqit ushtarak, që i ka dënuar organizatorët e kryengritjes…në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.”
Edhe Brigada VII, me 15.260 ushtarë dhe me komandant Shaban Haxhia nga rrethi i Tropojës, e mori urdhrin nga shtabi Operativ i Kosovës me komandant Fadil Hoxhën për të shkuar në Srem, por gjatë rrugës u sulmua nga partizano-çetnikët jugosllavë dhe u gati u shfaros. Shaban Haxhia shihte me dhimbje shokët që i vriteshin dhe i vdisnin nga tifoja, por megjithatë vazhdoi rrugëtimin e vdekjes. Luftëtarët e paktë të mbetur të saj u shpërndanë në Banatë nëpër brigadat jugosllave dhe thuajse nuk u kthyen më në Kosovë. U kthye vetëm komandanti i palavdishëm Shaban Haxhia me katër vetë në Kosovë. A thua nuk ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë plojë? Si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më pas si komandant i Shtabit Operativ, ka luftuar edhe kundër gjermanëve, edhe kundër nacionalistëve shqiptarë,si pjesë e Luftës NÇ të Jugosllavisë dhe e PK të Jugosllavisë, duke u shërbyer besnikërisht atyre.
4. Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, projektuar dhe realizuar ndaj shqiptarëve nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar. Historinë e plotë të kësaj masakre e kam trajtuar të plotë te libri “Masakra e Tivarit”. Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”
Kështu u mobilizuan 13.050 rekrurë shqiptarë në Kosovë e viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi ( me ndihmën e Divizioneve V dhe VI të ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që ishte vënë nën urdhërat e Shtabit Suprem të Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë) dhe u dërguan të çarmatosur dhe të shoqëruar nga ushtria Jugosllave nëpër Shqipëri drejt Frontit të Adriatikut për t’u asgjësuar.
Sipas dokumenteve që gjenden ne Aerkivin e shtetit shqiptar dhe në Arivin e Ushtrisë NÇ të Beogradit, shtabet e Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë i dorëzonin Shtabit Operativ të Kosovës gjithë të rekrutuarit dhe gjithë vullnetarët kosovarë të vetëdorëzuar në mirëbesim tek divizionet s Shqipërisë, të cilët mandej dërgoheshin si mish për top në Srem apo në Tivar, për t’u asgjësuar. Për ilustrim, vetëm një dokument:
***
SHTABIT OPERATIV PËR KOSOVË E METOHI,
PRISHTINË
Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe vullnetarëve kosovarë t’ardhun në radhët e këtij divizioni.
Komisari Politik Komandantui i Divizionit V
N.Kol.RamizAlia Rahman Perllaku
(Dokumenti: AQSH, Fondi 206/ APL v.1945)
Në udhëtimin e tyre mortor nga Kukësi në Shkodër u vranë dhe u zhdukën mëse 1000 nga këta shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në Tivar e më tutje, gjithsej 3933 bashkëkombas të pafajshëm. Fadil Hoxha ishte në atë kohë (mars-prill 1945) nënkomandant i Shtabit operativ të Kosovës, nga i merrnin urdhërat divizionet dhe brigadat ushtarake jugosllave që vepronin në Kosovë. A ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë masakër? Kur tri kolonat me rekrutë shqiptarë u masakruan në Tivar në muajin mars 1945, përse u dërguan dhe tre kolona të tjera në prill dhe që pësuan të njëjtin fat? Përse Fadil Hoxha nuk u përpoq ta ndalonte këtë kasaphanë? Edhe nëse nuk e ndalonte dot, përse nuk foli, nuk kundërshtoi, përse nuk e dënoi asnjë herë këtë masakër, përse nuk dha dorëheqjen nga komanda e Shtabit që drejtonte masakrën kundrejt mijëra shqiptarëve?
Madje edhe Rankoviçi, ministri i Brendshëm i Jugosllavisë, e ka pranuar masakrën në Kongresin e Parë të PK të Serbisë, maj 1945, ndonëse e trajtoi si një incident: “Gjatë dërgimit të një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV, ndodhi një incident, Por, drejtuesit tanë, në vend që çështjen ta zgjidhnin pa e përhapur konfliktin, deshën të bënin reprezalje, tentuan t’i pushkatonin 40 shqiptarë për çdo luftëtar të vrarë. Shpërtheu revolta…Kurse komandantët tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë” ( Kongresi I i PK të Serbisë, maj 1945. Fjala e Rankoviçit)
Gjithsesi, Rankoviçi ka meritën që ta përmendë këtë masakër dhe ta quajë “gabim të tmerrshëm kundrejt shqiptarëve”, ndërsa Fadil Hoxha e Fadilistët, jo vetëm atëherë, por asnjëherë nuk cekën apo nuk e shqyrtuan këtë gjenocid shtetëror kundër shqiptarëve. As në vitet e mëvonshme, kur këtë çështje e rihapi dhe e shtroi me kurajë e fakte denoncuese ish-përjetuesi i i masakrës së Tivarit, Azem Hajdini .
Fadil Hoxha, përgjegjësi kryesor i udhëheqjes politike dhe ushtarake në atë kohë në Kosovë, heshti si fija e barit. Vetëm më vonë, pas 35 vjetësh, më 14 dhjetor 1979, në simpoziumin “Forcat e armatosura revolucionare të LNÇ të Kosovës 1941-1945”, pohoi me gojën e tij: “Nuk ka revolucion në botë, ku nuk ka pasur ndonjë gabim. Diçka nga kjo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, pse janë vrarë dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë. Nëse , megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontribuohej shumë historisë…” ( Fadil Hoxha, Diskutime, Prishtinë 1981)
Kjo është hera e parë dhe e fundit që flet Fadil Hoxha për këtë tragjedi kombëtare. Fatkeqësisht, ai thotë se ajo që ka ndodhur është shumë pak, se shqiptarët janë vrarë me “gjasë të pagabuar dhe të paborxh”, që do të thotë se nuk ka gabuar kush, nuk u ka borxh askush, nuk ka përgjegjësi kush!! Sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Ai nuk pajtohet me zërat që kërkojnë të zbardhet e vërteta, sepse e vërteta është e hidhur edhe për atë vetë dhe duhet fshehur.
5. Fadil Hoxha, si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë kishte luftuar egërsisht kundër forcave kombtariste. Këtë e vërtetojnë urdhrat që ai ka lëshuar si komandant i Shtabit Operativ të Kosme-tit, para datës 8 shkurt 1945, por edhe me veprimet si nënkomandant i këtij shtabi dhe, mandej, si një nga partiakët e pushtetarët më të lartë të Jugosllavisë. Këtë rol ai e vulosi më 18 shkurt 1945 në mbledhjen e KQ të PKJ në Beograd, ku u diskutua për statusin e Kosovës. Fadil Hoxha nuk e ceku opsionin e bashkimit të trojeve shqiptare me shtetin amë, siç ishte shprehur edhe Konferenca e Bujanit si edhe vetë udhëheqësit jugo-sllavë gjatë luftës. Ai përkrahu zgjidhjen e dytë, atë të ndarjes së trojeve shqiptare dhe bashkëngjitjen e qarkut të Kosovës me Serbinë. Më e keqja është se këtë e pranoi “në emër të popullit shqiptar, si zgjidhja më e drejtë” ( Fadil Hoxha, Dklaratë publike , 25 qershor 1990)
Kjo ishte zgjidhje e padrejtë, sepse trojet dhe popullsia shqiptare, që zinte vendin e dytë në Jugosllavi për nga numri, pas serbëve, u ndanë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke i hapur kështu rrugën eliminimit të përkatësisë e njësisë kombëtare shqiptare. Ndryshe reagoi Halim Spahia, njëri nga personalitetet e Lëvizjes NÇ dhe të Konferencës së Bujanit: “E gjithë ndihma që ne i dhamë LNÇ të Jugosllavisë paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!”
Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani e të tjerë udhëheqës komunistë të Kosovës dhe vegla të bindura të PK Jugosllave, në bashkëpunim të plotë me Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviç, kryetar i OZNA-s etj, organizuan më 27 mars 1945 të ashtuquajturin Komitet të Shqiptarëve të Kosovës e Metohisë, i cili në Kuvendin Themelues, me kryetar Fadil Hoxhën, shprehu “vullnetin” e popullit të Kosovës për bashkim me Serbinë, duke varrosur përpjekjen shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. Kuvendi Themelues iu drejtua kolonel Fadil Hoxhës, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qëllimet e tij” ( Rilindja, Prishtinë 5 prill 1945)
Fadil Hoxha, mohoi publikisht si të gabueshme vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mbi parimin e vetëvendosjes, kur deklarohej ndryshe në Kuvendin e Prizrenit, (10 korrik 1945), i cili ligjëroi përfundimisht aneksimin e Kosovës nga Serbia, si “qark autonom” pa të drejtë flamuri, gjuhe zyrtare dhe të drejta kombëtare”: “Ligjërisht dhe në mënyrë demokratike njëherësh anullohet edhe pjesa e gabueshme e Rezolutës së miratuar në Konferencën e Bujanit” – deklaronte Fadil Hoxha në Kuvendin e Prizrenit, që vendosi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.
Krahas këtyre akteve kolaboracioniste, erdhi ripushtimi i dhunshëm e i përgjakshëm i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia, me ndihmën e brigadave nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të divizioneve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Fadil Hoxha i dënoi demonstratat e qytetarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe në vitin 1981 dhe, kur shteti policor serb i shtypi me gjak si edhe Kosova sërish u zbraz nga intelektualët, ai heshti dhe u pajtua me dhunën ndaj bashkëkombasve të tij. Fadil Hoxha nuk u bë i gjallë as kur kasapi i Ballkanit, Milosheviçi, kreu masakrat e përbindshme mbi popullin e Kosovës në vitin 1998- 1999 dhe realizoi spastrimin më të madh etnik të Kosovës, kur mbi 1.000.000 shqiptarë i pëezuri me forcë nga trojet dhe shtëpitë e tyre.
Mundet që Fadil Hoxha të jetë një një figurë e shquar e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, e politikës Jugosllave dhe e shtetit komunist Jugosllav, ku shërbeu dhe arriti majat më të larta, por në asnjë mënyrë figurë e shquar e Kosovës dhe e kombit shqiptar.
Pastërtija morale e shqiptarëve në Kosove – sipas fjalet të Antoine Garapon, kryetari i Federates ndërkombetare për mbrojten të drejtave e Njeriut – ishte për aleatet tanë një garanci qe intervenimi i NATO-së ishte i drejtë.dhe qe nuk do të behën pishman. .
Lufta për Kosovën ka mbetur një fitore morale historike për boten e qyteteruar.
Detyra jonë është sot të tregojmë se kemi merituar mbështetjen e botes demokratike dhe të ndertojmë një shtet demokratik shembullorë në Kosovë. Për qytetarët të saj natyrisht, për të falenderuar ata qe kanë berë luftë për neve por edhe qe të vazhdoje të shkëlqejë drita e shpresës për popujt dhe njerëzit të cilët ende aspirojnë për liri dhe demokraci.
Mos të behëmi populli i mosmirënjohjes dhe i turpit!
Foto: Kujtim të vizitës e Presidentit Rugova në selinë e NATO-s në prag të luftës.
Muaj më parë, respektivisht nga 21 dhjetori i vitit të kaluar, skenës politike kosovare i është shtuar edhe një subjekt i ri politik. Fjala është për Ballin Kombëtar Demokrat.
Menjëherë pas çertifikimit si subjekt politik nga KQZ-ja, veprimtarët dhe aktivistët e BKD-të kanë intensifikuar punën e tyre në shtrirjen gjeografike të degëve gjithandej Kosovës.
Deri tani BKD-të ka formuar degët në Besianë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Gjakovë, Prishtinë, dhe së fundmi në Kamenicë,…se shpejti pritet t’i formojnë në Pejë. Mitrovicë dhe qytete tjera të Republikës së Kosovës.
Përderisa, kuvendin zgjedhor BKD-të do ta mbajë me daten 10 Qershor në qytetin e Lidhjes Shqiptare-në Prizren.
Puna në themelimin e degëve dhe nëndegëve kudo nepër Kosovë është e vazhdueshme, ngase kërkesat e elektoratit për antarësim në BKD-të janë në rritje e sipër. Ky interesim i madh i elektoratit për subjektin më të ri politik në Kosovë, vjen si rezultat i zhgënjimit në subjektet e deritanishme politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë.
Njiherit motivimi shtesë i elektoratit për BKD-të, është fakti se, ky është subjekti i parë politik i pasluftës, që vjen në frymën e pastër kombëtare, me ide, program dhe vizion të qartë kombëtar.
Për dallim nga subjektet tjera politike, BKD-të, elektoratit i ofronë një qeveri të spektrit të djathtë, me vetëm 7 ministri, një administratë profesionale shtetërore, të depolitizuar terësisht dhe në shërbim të qytetarëve.
Për dallim nga qeverisja aktuale megalomane me 21 ministri, përcaktimi qeverisës i BKD-të me vetëm 7 ministri (sipas modelit Zviceran), e dëshmonë qartë vizionin për ndërtimin e shtetit e jo marrjen e pushtetit për zhvatjen e shtetit, siq vepruan qeveritë e deritanishme në Kosovën e pasluftës.
BKD-të synon arritjen e reformave të thella në të gjitha institucionet, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, drejtësia, ekonomia, kultura,…etj.
Poashtu prioritet i këtij subjekti politik do të jetë avancimi i bizneseve vendore. Ndërlidhja dhe bashkëpunimi i arsimit profesional me bizneset vendore,…përveq përvojes, nxënësit do ta kenë të garantuar edhe punësimin pas përfundimit të studimeve.
Bashkëpunimi i zgjeruar me sipërmarrjet vendore, është bazament i fuqishëm për arritjen e reformave ekonomike, garantues i marrëdhënjeve të shëndosha punëdhënës-punëmarrës,…model ky i bashkëpunimit të suksesshëm në shtetet e zhvilluara euro-përëndimore (Zvicër, Gjermani, etj).
Objektiv tjetër madhor i BKD-të është unifikim i tregut ndërshqiptar dhe heqja e tërsishme e kufirit Kosove-Shqiperi.
Zhvillimi ekonomik dhe unifikimi i tregut mes dy shteteve shqiptare, është synim që duhet t’i paraprijë bashkimit formal dhe juridik të shqiptarëve në Ballkan.
Të njëjten politikë BKD-të do ta ndjekë edhe sa i përket Akademisë së Shkencave dhe Arteve, sportit dhe shumë sferave tjera me interes dhe me vlerë integruese kombëtare.
Një Akademi e Shkencave dhe Arteve Shqiptare, do të ishte më e dobishme për ne, se sa këto dy gjysmë akademi të politizuara që i kemi sot.
BKD-të, si një parti me shtrirje gjeografike mbarkombëtare do të insistojë për lirinë e plotë të organizimit politik dhe heqjen e të gjitha pengesave ligjore dhe barrierave artificilae të politikave ditore, që e pamundësojnë funksionimin e subjekteve me shtrirje mbarkombëtare.
Deri më tani, per shkak te pengesave ligjore, BKD-të ka arritur të regjistrohet vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Mirëpo janë duke u bërë përpjekje serioze për regjistrim edhe në Maqedoni dhe vise të tjera të banuara me shqiptar.
Me një fjalë, BKD-të synon shtrirjen gjeografike mbarkombtare, në një organizim të përbashkët ku përfaqësohen; Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore, Çamëria dhe mërgata shqiptare në përgjithësi.
Për fund, ja vlenë të theksohet se, deri në kuvendin zgjedhor të 10 Qershorit, kryetar i përkohshëm i BKD-të është emëruar zoti Bekim Baftiu nga Ferizaji.
BKD-të, përveqse ofertë serioze për elektoratin kosovar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen shumë shpejt, paraqet shpresë për ndryshime pozitive dhe përmbajtësore në skenën politike kosovare.
Eshtë momenti i fundit që elektorati kosovar të vetëdijësohet dhe të votoj për programe të qarta kombëtare, të kapshme dhe të realizueshme njikohësisht,…e assesi të mos mashtrohet pas premtimeve (boshe) megalomane të klsaës së dështuar aktuale politike.
Vetëm një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga intelektual të nivelit të lartë, analist dhe gazetar të guximshëm, veprimtar dhe aktivist të devotshëm të çështjës kombëtare mund ta njerrë vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
Vetëm një filim i ri, një organizim i ri, një levizje e re politike e përmasave kombëtare, me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtje të interesave kombëtare, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe shpëtoj vendin nga katandisja e mëtutjeshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore.
Kryetari i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli është distancuar nga komunikata e lëshuar nga kolegjiumi i pesë degëve në Prishtinë, të cilat kërkojnë dënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Muçolli ka gjykuar gjuhën e përdorur në këtë komunikatë dhe është distancuar prej saj. Ka thënë se nuk ka dorë në këtë komunikatë.
“Në mediat tona po qarkullon një kumtesë e lëshuar në emër të Kolegjiumit të Degëve të Prishtinës, pjesë e të cilit jam edhe unë. Subjekt i kumtesës është tema e ngritur nga gazetari Vehbi Kajtazi. Kam pranuar shumë telefonata e mesazhe nga miq e kolegë, që shprehin habinë dhe irritimin e tyre rreth gjuhës së përdorur. Çështjen e nivelit të komunikimit me opinionin dhe nivelin gjuhësor si pjesë e tij, e kam bërë temë të paktën në dy raste, në forumet ku marr pjesë”, ka deklaruar Muçolli.
“Ndaj, unë nuk mund të kem dorë në një kreaturë të tillë gjuhësore. Unë, në asnjë rrethanë nuk do të kërkoja të merren masa ndaj gazetarëve pos kërkesës që çështjet familjare e shëndetësore të trajtohen me kujdes e profesionalizëm”, ka thënë Muçolli.
Këtë reagim ai e ka bërë një ditë pasi kolegji i pesë degëve të LDK-së në Prishtinë, që drejtohet nga Ismet Beqiri që është sekretar i përgjithshëm i LDK-së, dhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, kanë kërkuar dënimin e gazetarit Kajtazi, për shkak se siç pretendohet shantazhin kundër kryeministrit, Isa Mustafa dhe dëmit që ia ka bërë vendin në arenën ndërkombëtare.
“Njëherit, ky Kolegjium fton organet përgjegjëse të marrin masa adekuate në përputhje me ligjin ndaj këtyre dukurive dhe shkelësve të ligjit, të cilat me këto akte jo ligjore janë duke i bërë dëme jo vetëm kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, por gjithë Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Këto pesë degë të LDK-së e kanë quajtur gazetarin Kajtazi edhe shantazhues.
“Shantazhin e fundit, të cilën i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, flet më së miri se puna dhe angazhimi në krye të qeverisë me kryeministrin Mustafa, është duke i penguar dikujt, andaj qarqet të cilat nuk ia donë te mirën Kosovës dhe zhvillimit te saj, porositin shantazher si ky tani Vehbi Kajtazi, për të degraduar personalitetin e Kryeministrit, si dhe lidershipin e Kosovës, duke u munduar t’i jepet hije të keqe shtetit të Kosovës, si brenda e po ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar”, shkruan në reagimin e degëve të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës që qeverisë vendin ka kërkuar dënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi, për shkak të, siç pretendohet, shantazhit kundër kryeministrit Isa Mustafa dhe dëmit që ia ka bërë vendin në arenën ndërkombëtare.
Kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së së Prishtinës, të cilat udhëhiqen nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është sekretar i Përgjithshëm i LDK-së së Isa Mustafës, ka kërkuar që kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi “ta marrë dënimin e merituar” për shkrimin e tij, që qiti në pah faktin se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, ka kërkuar azil në dy vende të BE-së.
Nëpërmjet një komunikate, këto pesë degë të LDK-së, kërkojnë që ndaj gazetarit të ndërmerren masa dënuese.
“Njëherit, ky Kolegjium fton organet përgjegjëse të marrin masa adekuate në përputhje me ligjin ndaj këtyre dukurive dhe shkelësve të ligjit, të cilat me këto akte jo ligjore janë duke i bërë dëme jo vetëm kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, por gjithë Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Këto pesë degë të LDK-së e kanë quajtur gazetarin Kajtazi edhe shantazhues.
“Shantazhin e fundit, të cilën i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, flet më së miri se puna dhe angazhimi në krye të qeverisë me kryeministrin Mustafa, është duke i penguar dikujt, andaj qarqet të cilat nuk ia donë te mirën Kosovës dhe zhvillimit te saj, porositin shantazher si ky tani Vehbi Kajtazi, për të degraduar personalitetin e Kryeministrit, si dhe lidershipin e Kosovës, duke u munduar t’i jepet hije të keqe shtetit të Kosovës, si brenda e po ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar”, shkruan në reagimin e degëve të LDK-së.
Kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së, së Prishtinës, fton opinionin e gjerë që të mos bien pre e këtyre dukurive negative, të cilat janë të porositura nga qarqet e caktuara të cilën Kosovën nuk duan ta shohin në sferën e zhvillimeve politike, ekonomike si dhe në zhvillimet e patjetërsueshme të qarqeve dhe instancave ndërkombëtare, e atyre që Kosovën nuk duan që në këtë mandatë qeverisës të ndodh liberalizimi i vizave, si dhe qasjet tjera zhvillimore ekonomike etj.
Voal – Vehbi Kajtazi, autor i portalit INSAJDER, gazetar investigativ nga të paktit që kanë mbetur në Kosovë për të kryer misionin që ka çdo gazetar, pasi gazetaria në Kosovë është gati mision i pamundur. Gazetarët janë ose të shitur tek politika, ose të friksuar nga kërcënimet ose autocensuruar se humbin vendin e punës.
Kërcënimet nuk u ndahen atyre pak gazetarëve që arrijnë në Kosovë të shqiptojnë të vërtetën.
Kundër Vehbi Kajtazit, që disa ditë më parë botoi shkrimin se i vëllai i kryeministrit kishte kërkuar azil në Gjermani, që u botua në gazetat dhe agjensitë më prestigjioze të botës, ka nisur një fushatë barbarike që kryesohet nga kërcënimi i kryeministri dhe vijohet nga linçimet e sejmenëve të tij në LDK.
Dhe LDK është kthyer një parti tribale që prej 2006, kur vdiq Rugova.
Vehbi Kajtazi është shembull se si duhet të jetë gazetari.
Në vitin 2014 ai u dallua për shkrimet e tij investigative që ndriçonin korrupsion në EULEX. Zyrtarë të EULEX i bënë presion Vehbi Kajtazit që të ndalonin botimin e këtyre shkrimeve, por ai nuk u ndal.
Dhe për punën e tij të shkëlqyer në raportimin e së vërtetës, Vehbi Kajtazi në vitin 2015 shpallet gazetar i vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Ai është shpërblyer edhe me çmimin “Rexhai Surroi” që ndan gazeta Koha Ditore.
Në qershor të 2015 Vehbi Kajtazit iu akordua Çmimi i parë i BE-së për gazetari hulumtuese gjatë 2014 pikërisht për serinë e shkrimeve për skandalet e EULEX-it.
Vehbi Kajtazi meriton nderim dhe vlerësim edhe nga opinioni publik.
Prandaj le të bëhemi të gjithë me gazetarin Vehbi Kajtazi!
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, është pozicionuar në anën e kryeministrit, Isa Mustafa, kundër gazetarit Vehbi Kajtazi.
Shahini i ka dërguar sot një mesazh telefonik gabimisht një qytetari duke menduar se po i shkruan kryeministrit të vendit.
“I nderuari Kryeministër Mustafa, e keni përkrahjen e AKB-së për deklarimin tuaj kundër atij gazetari që prek vëllaun Tuaj… Respekt Agim Shanihi”, shkruan në sms që ka siguruar Insajderi.
I kontaktuar në të njëjtin numër që ka shkruar mesazh, Shahini ka thënë se është në Gjermani dhe se mesazhi mund të jetë dërguar gabim. Ai nuk ka sqaruar se pse është pozicionuar në anën e kryeministrit, Mustafa dhe kundër gazetarit Kajtazi. /Insajderi.com
Kosova ka kthyer prapa një maune me produkte të Serbisë, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë autoritetet doganore.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunen e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Stavileci.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.
Ndryshe, Serbia është importuesi kryesor në Kosovë.
VOAL: PDK-LDK po e largon Kosovën nga Shqipëria sa mē shumë që po e sjell Serbinë në Kosovë, shkruan ndër të tjera në postimin e tij para një ore Arbër Zaimi, shtetas shqiptar, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvemdosje, të cilit nga organet policore në Prishtinë iu komunikua sot dëbimi nga Kosova. Më poshtë po e japim të plotë postimin:
Arbër Zaimi -Sot, ndërkohë që isha në qendër të Prishtinës, u mora prej disa policëve të Kosovës, dhe u mbajta në stacion për disa orë. Fletarrest nuk kishin, dhe ma thanë.
Për disa orë koloneli i policisë dhe zyrtarë të tjerë i dëgjova tek flisnin në telefon me dikë “të ministrisë”, të cilit i shfajësoheshin duke i thënë se nuk po munden të gjejnë “lëndë” për të arsyetuar vendimin.
Si përfundim policia mori të dhënat kufitare, dhe tha se unë në 6 muajt e fundit paskam qëndruar 95 ditë, ndërkohë që lejohet veç 90, sipas ligjit për të huajt.
Por nuk m’i treguan të dhënat kufitare, vetëm m’i lexuan. Sipas atyre të dhënave, unë i kisha në një kohë rreth 8 dalje, dhe vetëm një hyrje. Hyrja ime e fundit ishte në 30 janar 2016.
Policët më thanë se ndoshta herët e tjera nuk më është regjistruar hyrja (kjo ndodh zakonisht, pasi regjimi kufitar ka qenë i relaksuar). Por, siç nuk më është regjistruar hyrja, ka plot raste që nuk më është regjistruar as dalja. Policia nuk ka qenë në gjendje ta faktojë pretendimin e saj për 95 ditë.
Këtë procedurë tashmë po e ndjek ligjërisht. Urdhri për dëbimin tim është i padrejtë dhe i montuar politikisht, për shkak që jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Unë nuk e kam thyer asnjë ligj të Kosovës.
Falënderoj të gjithë ata që janë solidarizuar sot me mua. Populli i Kosovës nuk e do këtë që po ndodh. Fajet i ka të gjitha regjimi anti-opozitar PDK-LDK, i cili po e largon Kosovën nga Shqipëria sa mē shumë që po e sjell Serbinë në Kosovë. Kjo qeveri është servile e skllave e kolonializmit. Policia ka vetëm një faj. Që i zbaton urdhrat e padrejtë.
Vetura zyrtare Volswagen B7 e ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Kosovës, Ljubomir Mariq, po qarkullon nëpër Kosovë me targa provuese të Republikës së Serbisë.
Ajo është parë të martën në mëngjes me targa provuese të qytetit të Rashkës të shkruara në alfabetin cirilik PA 34-24, e parkuar para banesës së ministrit Mariq në rrugën ‘Vllado Çetkoviq’ në veri të Mitrovicës, raporton Kosovapress.
Shqiptarët e asaj pjese, por edhe disa qytetarë serbë, kanë thënë se ndjehen shumë të revoltuar me një veprim të tillë.
“Vërtetë nuk po mundem me kuptu, kur një ministër i qeverisë së Kosovës dhe me automjet zyrtar të qeverisë, qarkullon me targa të Serbisë nëpër Kosovë si me qenë në Republikën e Serbisë. Ky është shtet se jo mahi”, ka thënë njëri prej banorëve shqiptar të ‘Kodrës së Minatorëve’ në veri të Mitrovicës (emri i njohur për redaksinë), i cili për shkaqe sigurie preferoi të mbetet anonim.
Në lidhje me këtë çështje, KP ka kontaktuar përmes mesazheve telefonike edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi, i cili tha se ndodhet jashtë vendit.
Abrashi ka kërkuar që t’i dërgohet ndonjë foto e veturës, për të identifikuar se cilës Ministri apo institucion i takon ajo, mirëpo edhe pas dërgimit të fotografisë, ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Jeta pasive politike më së shumti iu kushton vendeve në tranzicion. Mos angazhimi në jetën politike të shumicës sot në Kosovë, ka bërë që të kemi edhe këtë gjendje të keqe të rrjedhave ekonomike dhe proceseve politike.Indiferenca politike është kapitulim para atyre strukturave në pushtet. Nese bisedojmë më njerëz të kategorive të ndryshme shoqërore, secili ka mendime të caktuara politike, është vrojtues aktiv i të gjithë asaj së çka po ndodhë.Të gjitha këto po mbesin të mbyllura në kokat e tyre, pa kërkuar që të bëhën aktiv në jetën politike, përmes partive politike, ose në forma të tjera të organizimit. Të sillemi së gjithë ajo çka po ndodhë në mesin tonë nuk na intereson është vetëvrasje e llojit të vet.Partitë politike janë vend ku secili i shpërfaq jo vëtem bindjet e veta politike, por janë vend ku shprehen edhe interesat e ndryshme . Sjellja apolitike merre pikëpamje dogmatike karshi gjithë jetës shoqërore politike.Pasiviteti , apo mos interesimi ndaj të gjitha ndodhive shoqërore të cilat lidhën më jetën tonë , është egoizmi më i keq i mundshem.Ky pasivitet edhe po ua mundëson struktrurave të burokratizuara politike jetë gjatësinë e tyre. Po ua mundëson vazhdimin e keqpërdorimeve pa frikë së do tu dalë dikush përpara.Nuk mund të kemi evoluim pozitiv përsonal e të përgjithshem pa u bë pjesë e jetës aktive politike.Ne jemi ende në fazën e tranzicionit , ku kërkohet prej nesh të japim kontributin në zhvillimet e gjithëmbarshme shoqërore dhe politike.Sa jemi të interesuar për mirëqenjën tonë, për aq do të kemi edhe shtet të përparuar dhe demokratik. Që shumë kohë po sillemi në rrethin vicioz,ose edhe po degradojmë në shkallë të gjërë.Na janë krijuar struktura dogamtike të cilat nga lakmia për përfitime përsonale dhe karrieriste kan mbyllur çdo përspektivë të vendit tonë. Çdo ditë po jemi dëshmitarë të prodhimit të aferave të ndryshme politike, për ti shmangur qëllimisht temat esenciale nga jeta. Strukturat e burakoratizuara politike mbijetojnë përmes prodhimit të krizave përmanente . Secili prej nesh duhet hequr nga koka iluzionet së vetvetiu bëhët mirë. Mëkati më i madh i kohës është që qorrazi të mendojmë së do të kemi ndryshime pozitive pas gjithë këtyre ndodhive politike .Secili popull duhet ti këtë synimet e veta për jetë më të mirë, duke hapur përspektiva për gjeneratat e reja.Sikur ia kemi mbyllur vetit rrugët, duke u dorëzuar para kastës politike e cila nuk po punon mirë.Po sillemi në labirintin të cilin po na servojnë të ‘fortit’ e politikës. Procset politike sidomos kohën e fundit të krizës institucionale kan shënuar kulminacionin e të të keqës. Pa zgjimin e një vetëdije politike nuk kemi mundësi ti kapërcejmë problemet e grumbulluara.Orjentimi ynë politik , por edhe i gjithëmbarshem nuk do të duhej të bazohet pas gjithë këtyre dështimeve në këtë strukturë politike.Idiferenca politike na ka qitur jashtë binarëve normal të jetës.Kjo na bën njerëz të mjerë, dhe do të bën që gjithmonë faturat e keqëpërdorimeve nga kastat politike në pushtet ti paguajmë vetë.Gjithnjë e më shumë po largohemi nga sistemi pluralist , si sistemi më i avansuar shoqëror. Mos aktivizmi i të gjitha potencialeve shoqërore , ka bërë të mundur që krimi të zënë vend në strukturat më të larta të shtetit. Pjesë e pandashme e kësaj është edhe kurrupcioni dhe të gjitha dukurit tjera deviante . Kemi njerëz të vullnetshem të cilët do të bënin kthesa pozitive për mirëqenjën e të gjithë qytetarëve . Kemi njerëz të cilët politikën nuk e kuptojnë si profesion për tu pasuruar , por si profesion ku do të punohej për jetën më të mirë për të gjithë .Kështu më këtë gjendje aktuale politike, jemi larg kohës së modernitetit.Po mos të ishin të fjeturit politik, sigurisht së nuk do të ekzistonin edhe diktaturat gadi të pathyeshme . Kështu rrethi po na bëhët më i ngusht , duke jetuar nga qasti në qast, duke mos ndryshuar logjikën së mund të jetojmë pa sundimtarët. Ky do të ishte fati më i keq për një shtet dhe një komb…
Sëmundjet pasojë e luftës, varfëria “rezultat” i egoizmit njerëzor !
Tetë vjet vendnumrim, rrethërrotullim, tetë vjet rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak, madje janë shumë për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri ekstreme.
Por akoma më të rënda bëhen për popullin e varfër, për faktin që për tetë vite rresht mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, duke u pasuruar skajshëm në kurriz të saj!
Tetë vjet regres politik, ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral të shtetit të Kosovës, do të mbetën gjatë në kujtesën e popullit,…të shkruara apo të pashkruara qofshin ato!
Përderisa liderët shtetëror bëjnë gara në kapjën e tenderëve milionësh në proceset e privatizimit,…popullata e lodhur nga varfërija numëron kilogramët e fundit të miellit dhe artikujve tjerë ushqimor në shtëpitë e tyre,… të sëmurët që askush nuk përkujdeset për ta, numërojnë ditët e fundit të jetës,…janë qeniet më të pafajshme, që s’janë gjë tjetër veqse viktima të keqqeverisjes dhe abuzimit të liderëve partiak me institucionet e vendit.
Të përditshme janë bërë storjet televizive e të rinjëve dhe fëmijëve me sëmundje të rënda. Vetëm muajin e fundit i kemi më dhjetëra raste që kërkojnë ndihmën për shpëtim.
Sikur rastet e sipërpermendura të të sëmurëve të ishin të komunitetit serb, me siguri gjërat do të trajtoheshin pak më ndryshe.
Jo vetëm që do të mirrej seriozisht Qeveria e Kosovës më këtë problem, kjo do të shkonte tutje për trajtim edhe në KS të OKB-së dhe në instancat tjera ndërkombëtare.
Për çka, shumë shpejtë do të ndërmirreshin masa urgjente për shërimin e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Për ironi të faktit, askush në Kosovë nuk dëshiron apo nuk e ka guximin të merret me shkaqet e këtyre sëmundjeve të rënda, për të cilat akoma nuk është bërë asnjë akzaminim apo hulumtim profesional nga mjekësia ligjore!
Si ka mundësi të ndodhë kjo në vendin i cili ka qeveritarët më të pasur në rajon, deputet milionera, kryetar komunash poashtu milionera!
Si ka mundësi të vdesin njerëzit nga sëmundjet e rënda në vendin ku po ndërtohën Autostradat më moderne dhe më të kushtueshme në rajon?
Si ka mundësi e gjithë kjo “odiseadë” sëmundjesh të kaloj e pa vrejtur nga qeveritarët dhe milionerët kosovar?!
Edhe sa jetëra të njoma duhet të fikën, për të prekur ndërgjegjën e fjetur qeveritare?
Pse hesht qeveria karshi një fenomeni fatal të qytetarëve të vet?
I kuptojmë angazhimet e qeverisë së kosovës për akomodimin e pakicës serbe në rrjedhat e sistemit politik, por krahas kësaj nuk do duhej harruar as shumicën shqiptare në vend,…të paktën, duhet t’i dëgjojnë zërat e atyre që kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve njerëzore!
Për dallim nga problemi i pakicave serbe, që është kryekëput politik, problemi i sëmundjeve të rënda vdekjeprurëse është problem nacional i shumicës shqiptare, por mbi të gjitha është edhe problem humanitar.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të mirret e vetme me shërimin e qytetarëve të saj, atëhere pse të mos e kërkojë ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në ketë rast UNHCR-it, UNICEF-it apo organizatave tjera humanitare, për shpëtimin e shumë jetëve të njoma dhe të pafajshme të qytetarëve të varfër të vendit të tyre!
Heshtja e qeveritarëve në Prishtinë ndaj dukurisë së sëmundjeve vdekjeprurëse e të rinjëve shqiptar, e ka vetëm një spjegim-mjerimin dhe egoizmin njerëzor në të cilin kanë rënë.
“Varfëria nuk është vepër e Zotit, por vjenë si rezultat i egoizmit njerëzor”
Nuk e di, si nuk i vret ndërgjegja këta pushtetarët e sotëm, që dikur aq shumë thirreshin në vlerat e luftës, disa prej të cilëve ishin edhe pjesë e luftës, përderisa sa të tjerë ishin jashtë vendit dhe luftën e “shijonin” vetëm përmes TV-së, kur në Kosovë luftohej për jetë a vdekje.
Ndërsa sot, quditërisht po bëhen të shurdhër dhe të verbër, para një situate të rëndë socio-ekonomike dhe shëndetësore të bashkëluftëtarëve të tyre.
Luftëtarët. dëshmorët, invalidët, martirët, nuk meritojnë të mbetën të harruar nga shteti, e assesi të mbesin raste socilale dhe në mëshirën e Zotit!
Ata luftuan per një shtet të lirë e të barabartë për të gjithë. Mirëpo për fat të keq, sot vlerat e lirisë po i gëzojnë pseudopatriotët, përfituesit e luftës të konvertuar në politikan-biznesmen.
Si pasojë e kësaj, sot luftëtarët nuk i gëzohen lirisë e as pavarsisë së përgjysmuar, për të cilat dhanë gjymtyrët e trupit tyre,…të mbetur pa asnjë përkujdesje shtetërore, të nëpërkëmbur e përbuzur nga shoqëria dhe shteti!
Nuk është nderë për një vend të sapodalur nga lufta, që në njërën anë të ketë politikan milionera, ndërsa në tjetrën ish luftëtarët e lirisë mbledhin kanaqe rrugëve për të mbijetuar nga varfëria!
Kjo gjëndje e krijuar, përveq së e dhimbshme, mund të jetë edhe një rrezik për një shpërthim më përmasa përmbysëse për shtetin e Kosovës!
Ska dyshim se plagët e shtetit të Kosovës janë të shumta dhe të shumllojshme: varfëria, papunësia dhe shpërngulja…janë plagët të ardhura si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar dhe korrupsionit nga mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë,…dështimet në sistemin arsimor, shëndetësor, kulturor të vendit dhe shumë e shumë të tjera,…por mbi të gjitha është klasa e dështuar politike, e shndrruar në sindrom kancerogjen të shtetit të Kosovës.
Pushtetarët, janë dhe do të mbetën edhe për një kohë të gjatë bartësit e të gjitha plagëve të shtetit, gjitha vuajtjeve dhe mundimeve, thyerjeve shpirtërore dhe zhgënjimeve të qytetarëve.
Pa largimin total të kësaj klase kancerogjene nga pushteti, pa ndëshkimin e të inkriminuarëve në krime dhe korrupsion, pa depolitizimin e institucioneve të pavarura dhe pa rimëkëmbjen ekonomike të vendit do të ishte iluzive të flitet për ndryshime pozitive, e aq më pak për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike.
Imoraliteti i kastës aktuale politike kosovare i ka kaluar të gjitha limitet
Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.
Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.
Mirëpo, këtë investim duhet ta bëjë vetë populli, e jo qeveritë e huaja të instaluara në Kosovë. Në rrethana të tjera do të mjaftonin më pak se 17 vite pritje, prej të cilave më tepër se tetë vite pavarësi, për të arritur në realizimin e ëndrrave të artyre që sakrifikuan për shtetin e Kosovës.
Por nëse vazhdohet kështu, mund të kalojnë edhe po aq vite të tjera e populli të mos e merrë fatin e Kosovës në duart e veta.
Të mos presim kot. Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë. Kombi ynë ka nevojë për qytetarët e vet e jo për karrieristë, sepse karrierizmi është kancer i demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.
Një fillim i ri, me njerëz të ri, gjakë të ri dhe të pastër kombëtar do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme,…që e solli buzë greminës klasa e shëmtuar aktuale politike e vendit, e njerëzve pa integritet moral, servil ndaj ndërkombëtarëve dhe e pabesë ndaj bashkombasve të vet.
Ju politikaj të akomoduar në qeverinë e “re”, mbase mund të ndjeheni të lumtur, edhe pse popullit i keni bërë jetën ferr, kur në të njëjtën kohë vetës i keni siguruar gjitha të mirat e kësaj bote…vazhdoni të garoni për poste e privilegje të reja,…ngase nesër do ta kini më lehtë të mbani pushtetin pa njerëzit,…që ikja nga vendlindja e tyre u ka mbetë i vetmi shpëtim nga varfëria dhe denigrimi moral.
Por një gjë mos e harroni, ju pushtetar që i keni nxënë dritën e diellit dhe vrarë ardhmërinë e këtij populli, mallkimin e tij do ta keni mbrapa edhe në ferr po të shkoni.
As udhëheqësit e Kishës Katolike në Prishtinë duket se nuk i kanë rezistuar tundimit që t’i shpërblejnë familjen e tyre të ngushtë me punë ndërtimore.
Gazeta Express merr vesh që familja e ngushtë e Ipeshkvit Dodë Gjergji po merren me kryerjen e punëve në Katedrale, që kushtojnë qindra mijëra euro.
“Kompania ‘Torre’ ka kryer lyerjen e objektit brenda në Katedralen e Prishtinës është në pronësi të familjarëve të Ipeshkvit Dodë Gjergji”, thotë një burim i Gazetës.
Pronari i kompanisë “Torre”, Gazmend Gjergji, i kontaktuar nga Gazeta Express, nuk e ka mohuar që është djali i vëllait të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por as nuk ka sqaruar rrethanat e përfitimit të privilegjit për të punuar si punëkryes në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ai ka thënë se do të sqarohet më vonë.
Edhe drejtuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, të kontaktuar nga Express, nuk e kanë mohuar që punëkryesit në Katedralen në Prishtinë janë të afërm të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por edhe ata sikurse pronari i kompanisë “Torre” kanë kërkuar kohë.
“Jemi në kohën e përgatitjeve për festën e Pashkëve dhe nuk do të jetë e mundur të përgjigjemi”, thuhet në përgjigjen e Ipeshkvisë për Express.
Kompania “Torre” ka publikuar në faqen e tyre në Facebook që Katedralja në Prishtinë është kryevepra e punëve të kësaj kompanie dhe kanë publikuar fotografi nga procesi i kryerjes së këtyre punimeve, vitin që lamë pas.
Express merr vesh se ndërtimi i Katedrales në Prishtinë, pos që është zgjatur përtej pritjeve fillestare, është një barrë edhe për familjet e krishtera në Kosovë.
Ato janë të obliguara nga Ipeshkvia që të paguajnë për ndërtime e katedrales edhe nga 100 euro në vit, por kjo nuk është vlerë fikse pasi që varet statusi financiar i familjeve.
Të krishterët paguajnë edhe taksën “haku i kishës” që është po ashtu taksë vjetore që po ashtu varet prej gjendjes ekonomike të familjeve.
Katedralja “Nëna Tereza” ka filluar të ndërtohet në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë ende është në ndërtim e sipër, derisa salla e madhe e saj është vënë në përdorim për kremte të ndryshme të organizuara nga Ipeshkvia e Kosovës, përfshirë edhe meshat e Krishtlindjeve.
Nuk dihet në publik ende vlera financiare e investimeve në këtë projekt, derisa për të janë dhënë donacione edhe nga jashtë vendit. Para kompanisë “Torre” punime në këtë objekt gjigant në qendër të kryeqytetit kishte kryer edhe ndërmarrja “Vëllezërit Dodaj”.
Deri më tash janë investuar shifra të mëdha të hollash, por që nuk ka pasur ndonjë transparencë të madhe rreth kësaj çështje. Nuk dihet saktësisht se sa janë investuar dhe sa do të investohen. Ajo që dihet është se në Shtete të Bashkuara të Amerikës janë dhënë donacion miliona euro.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga MASHT, Departamenti për Arsimin e Lartë obligohet për zbatimin e procedurave për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare, të fituara në institucionet jopublike (private) të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 8/2010 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të Iarta profesionale dhe gradave universitare të fituara
“Në përputhje me pikën 1 të këtij Vendimi, kërkesat për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare dorëzohen dhe shqyrtohen në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë në MASHT. Obligohen Këshilli Kombëtar për Njohje dhe Komisionet e Ekspertëve të Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MASHT për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.
Ramush Haradinaj, Visar Ymeri e Fatmir Limaj shumë shpejt mund ta kenë para vetës propozimin e PDK-së për tejkalimin e krizës politike. Këtë e kishte paralajmërim e ka dhënë u.d i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të premten e kaluar, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Veseli s’kishte treguar detaje të propozimit të PDK-së për daljen nga kriza por s’e kishte mohuar edhe mundësinë e dakordimit për një datë të re të zgjedhjeve nacionale. Por, gjithçka kishte thënë se do të bëhet me marrëveshje.
Opozita ende s’është njoftuar me këtë plan të PDK’së. Tre liderët opozitarë kanë mbajtur tubimin e fundit të shtunën ku kanë paralajmëruar protestën e madhe për 27 mars.
Por, për planin e PDK’së s’ka njohuri as Partia e Isa Mustafës, e cila udhëheqë me Qeverinë e Kosovës.
Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka thënë për Express, se s’kanë diskutuar për asnjë zgjidhje të re me PDK’së. Ka thënë se Qeveria dhe LDK është në pozicionet që kanë qenë më herët.
“Ne nuk kemi diskututuar për këtë çështje me partnerin e koalicionit”, ka deklaruar Rugova, për Express, të dielën.
“Ne jemi në pozicione të njëjta. Vazhdon marrëveshja e koalicionit ndërsa ndonjë ofertë për opozitën s’është diskutuar në LDK”, ka shtuar ai.
Opozita ka refuzuar çfarëdo dialogu me Qeverinë e udhëhequr nga LDK në koalicion me PDK’në dhe minoritetet.
Ndërkohë, Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka thënë se është i gatshëm t’i shpallë edhe zgjedhjet e reja nëse partitë pajtohen për një datë të re të zgjedhjeve.
“Si President unë do t’i ftoj pozitën dhe opozitën të dialogojnë dhe sa për zgjedhje kjo i takon partive politike të cilat nëse merren vesh për këtë çështje unë jam gati t’i shpalli ato në bazë të përgjegjësive që më takojnë”, kishte thënë Thaçi, në një intervistë në RTV21.
As për këtë pikë s’kanë njohuri në LDK’në.
“Nuk kemi biseduar dhe askush nga LDK s’e ka nxjerrë në rend dite një diskutim të tillë”, thotë njeriu i dytë në LDK.
Ndërkohë, për mundësinë e zgjedhjeve të reja kishte folur edhe Nënkryetari tjetër i LDK’së, Lutfi Haziri. Kishte thënë se në zgjedhje të reja shkohet vetëm nëse për këtë vendos LDK dhe askush tjetër.
Sidoqoftë, Kadri Veseli kishte thënë se beson se Opozita do ta pranojë ftesën e PDK’së për marrëveshje.
“Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, kishte thënë ai.