VOAL

VOAL

Shefi i EULEX-it i krahason portalet dezinformative me zyrat e UDB-së së Rankoviçit dhe Sigurimit të Enver Hoxhës

Voal – Në një intervistë për emisionin «Drejtësia në Kosovë» diplomati italian Gabriele Meucci është ankuar mbi presionet që i bëhen sistemit të drejtësisë nga ana e politikanëve të Kosovës. Meucci ka kritikuar sidomos ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, për të cilin ka thënë se nuk mund të japë opinione personale në raste gjyqësore, siç ka vepruar ditë më parë, duke i bërë presion Gjykatës së Apelit që në rastin e Sami Lushtakut dhe shokëve të tij të marrë vendim korrekt, siç është shprehur Kuçi.

Meucci në këtë intervistë ka sulmuar ashpër portalet dezinformative në Kosovë, të cilat pandërprerë plasojnë informata të rrejshme për interesa të parapolitikës. Shefi i EULEX-it foli edhe për një seri shkrimesh ndaj dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, Nazim Bllaca. Ai tha se është shqetësuese që gjëra të tilla ndodhin në Kosovë, por nuk ndihet i befasuar. Meucci shtoi se gjyqtarët e EULEX-it nuk ndihen të kërcënuar, «ngase ata e dinë që gjëra të tilla ndodhin».

«Dhe nëse këta njerëz që zhvillojnë fushata të tilla kërcënuese ndaj dëshmitarëve të mbrojtur mendojnë që janë duke bërë diçka të re apo revolucionare, e kanë shumë gabim, ngase kjo ndodh në çdo vend ku ka krim të organizuar dhe Kosova nuk është vendi i vetëm në botë ku vërehet ky fenomen si çështje e përditshme», deklaroi Meucci.

Ajo që për shefin e EULEX-it është shqetësuese është ajo që ai e quan ndërmjetësim i mediave.

«Kjo është e çuditshme. Ajo që shohim sot janë portalet me burime anonime, ku nuk mund të kuptohet se kush i publikon këto portale, nuk mund të gjesh emrin e gazetarit, ata krijojnë lajme që pastaj ripublikohen nga portalet e tjera dhe pastaj krijohet diçka. Ky është një sistem klasik i krijimit të baltës», thotë ai. «Nga ky këndvështrim, ju duhet të keni përvojë këtu, ngase është sistem tipik i përdorur nga UDB-a e Jugosllavisë dhe nga Sigurimi në Shqipëri. Këto besoj që nuk janë shembuj të mirë që duhet t’i ndjekim në të ardhmen», tha ai.

Meucci ka siguruar se dëshmitarët e mbrojtur nga EULEX «janë të mbrojtur mirë», ndërsa sa u përket dëshmitarëve të mbrojtur nga institucionet vendore thotë se ekziston programi i mbrojtjes së tyre, por funksionalizimi i tij nuk është testuar.

(Lajmi i plotë: http://kallxo.com/disa-portale-krijojne-balte-sikur-ne-kohen-e-udb-se-dhe-sigurimit/)

Halil Matoshi: Nuk jam fajtor për deportimin e Boiken Abazit

Ky është reagimi i plotë i Matoshit:

VV-ja spiunon e kërcënon opinionistat!

Me dije per Albin Kurtin dhe Visar Ymerin: Ndaloni spunet tuaj ne FB, qe hallakatin shkrime e profile dhe qe kercenojne qytetaret; Tregojuni aktivistave tuej qe aq dendun po e perdorin cilesoron ‘fashist’ dhe ‘fasizem’ qe ata vet po perdorin metoda dhe gjuhe fashiste; Kjo asht thirrje per “goditje” dhe linc publik, zoterinj! Tregojuni atyne fanatikeve te verbuem nga ideologjia se Halil Matoshi nuk punon ne organet e zbatimit te ligjit, per me e ba bashkefajtor me policine kosovare per deportimin e Boiken Abazit!

halamati

EDHE NJËHERË MBI KOALICIONET E LOGJIKSHME DHE TË NATYRSHME ( NATYRALE) NË VENDIN TONË….! – Nga Agron Shabani

Siç mund të mësohet nga proceset ose zhvillimët e  gjithëmbarshme reaksionare dhe turbulente në Kosovë. Gjegjësishtë, nga paradokset, anakronizmat, turbulencat, destruksionet, dekonstruksionet dhe anomalitë  e shumëta objektive dhe subjektive në jetën e njohur institucionale dhe politike të Kosovës. I ashtuquajturi  “koalicioni i madh” në mes PDK-së dhe LDK-së , ka shumë që po vazhdon t´ngjajë një të ashtuquajture “kulle të Babilonisë”  ku krahu i djathtë i saj (PDK), si të thuash nuk di asnjëherë se ç´bën dhe vepron (prapa shpinde) krahu i majtë i saj (LDK) ose anasjelltas.

Aty janë edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, edukatës, kultures, arsimimit, profesionalizmit, disiplines, emancipimit, disajnit, rezonanses dhe performanës së preferuar institucionale dhe konstitucionale të “koalicioni të madh” në fjalë së bashku me paradokset, mediokritetet, anakronizmat, hipotekat dhe anomalitë e njohura ( objektive dhe subjektive)  të ministrave ose funksionarëve të ndryshëm qeveritar, parlamentar ose politik brendapërbrenda “koalicionit të madh” në fjalë të trashëguara që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Të cilat sigurisht se paraqesin një” gogol të madh “, apo sfidë të pakapërcyeshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin optimal ose maksimal të shteti dhe qeverisë kosovare në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Të cilat sigurisht se do e arrijnë  “zenitin” ose kulminacionin e tyre me rastin e paralajmërimëve të njohura vendonre dhe ndërkombëtare mbi ngritjen ose formimin e një të të ashquajture ” gjykate speciale” në Kosovë. Ku edhe njëherë do shfaqen ose dalin në shesh shantazhet, sabotazhet, subverzionet, aversionet, divergjencat, diskrepancat, kurhat, intrigat, komplotet dhe dredhitë e njohura (serbo-bizantine) të LDK-së ndaj PDK-së etj. Ndaj obligimeve të njohura morale, institucionale, kushtetuese, juridike, institucionale dhe patriotike- sidomos. Për të njohur ose ” zbuluar” kështu formen ose profilin e një “grushteti të vogël” institucional dhe konstititucional të LDK-së ndaj PDK-së në jetën e atjeshme pushtetmbajtëse ose politike.
Sidoqoftë, nga akti i mësipërm ” instutucional” dhe ” konstitucional” i Isa Mustafës dhe  LDK-së, presidenti Hashim Thaçi dhe subjekti i tij politik (PDK), e kanë  rastin të mësojnë diç më shumë mbi paqëndrueshmërinë, fragjilitetin, inkompaktibilitetin dhe jovaliditetin e koalicioneve të ndryshme poroze, heterogjene, të panatyrshme ( jonatyrale) , jolegjitime dhe jologjike çfarë është i ashtuquajturi ” koalicioni i madh për shtetin” në mes PDK-së  dhe LDK-së.
Aty janë edhe ish gardistët, pionerët ose veteranët e dikurëshm titist ose jogokomunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë së bashku me joshqiptarët dhe antishqiptarët e ndryshëm ( brenda LDK-së dhe PDK-së) si ” kolonë e pestë” e Serbisë. Mbase, si bombë e kurdisur me sahat kundër Kosovës dhe shqiptarëve…Të kontrabanduar dhe inkriminuar në majat me të larta të shtetit, pushtetit dhe parlamentit ( kuvendit) kosovar.
Në vazhdim njjë apologji analogjike:
Se këndejmi, ndërkohë që LDK-së lindi ose u themelua dikur si ” levizje alternative” ose demokratike në muzgun ose buzëmbremjen e shkatërrimit ( dekompozicionit)  të ish Jugosllavisë. Lufta dhe revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë: Ishin luftë dhe një revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit ose kombit shqiptar kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist çfarë ishte Serbia. Përkatësisht, Jugosllavia e dikurshme.
Në këtë fryme te mespërme revolucionare dhe patriotike,  nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si feniksi, dolën dhe u shfaqën fuqishëm dhe përjetësisht edhe akterët ose protagonistët kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Për të mos thënë këtu Gjorgj Uashingtonët dhe Tomas Xhefersonët shqiptar ose kosovar. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetë.
Lufta çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, ndërkohë që ishte e projektuar, motivuar dhe stimuluar nga idealët, vizionet dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit)  tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale. Në anën tjetër ndërkaq, ajo ishte e shquar (karakterizuar) dhe tipizuar edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.
E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, analogji dhe diskurse të ndryshme politike, ushtarake, historike dhe të tjera analoge me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. Ndërkaq, e ashtuquajtura “rezistenca pasive” ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër “uvertyrë” ose një “paralojë e butë revolucionare” ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë.
Jugosllavia siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta “abortin” ose “shkurorëzimin” e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.
Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi:  Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose “epoka” e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme absolutiste, koloniale ose imperialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe më larg. Ndërkohë që “epoka e re” revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë, kishte filluar pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste.
Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse ( pse) kjo? Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian. Kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale, familjare ( gjenealogjike) ose antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën. Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga “kurora mbretërore” britanike dhe kështu me radhë të nisur ose filluar asokohe dikund në vitin 1619. Respektivisht, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj. Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond  “Mayfloëer” dhe “41 viganët e parë”  të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.
Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngrisi dhe themeloi ” shtetin e pavarur të pyejeve” ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat ” trembëdhjete shtetet” ose kolonitë e atëhershme amerikane-kunder “metropolës britanike” në shekullin 17. Të cilat në themelet ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit “sovranitetit parlamentar” dhe monarkist anglez.
Për t´u kurorëzuar në ” Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental”  të Philadelphias (Filadelfia) në vitin 1774. Në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së. Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775. Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit  1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor. Duke e arrirë kështu zenitin ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike “Checks and Balances”  (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787.
Kjo done të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në rrugën e zorshme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë. Sigurisht.
Ndaj, edhe përcaktimi, koncentrimi, etablimi dhe profilizimi i partive ( subjekteve) dhe elektoratit shqiptar (kosovar) në dy parti ose subjekte të fuqishme nacionale dhe konstitucionale: Me kalimin e kohës do i kishin dëshmuar përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë inflacioni të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës. Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate ( Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së me shumë gjasë sikur paraqesin Sinonim dhe Një Udhërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme partiake ose poltike në vendin tonë.
P.S. Pa dashur t´ua cekim emrat partive ose subjektëve të atjeshme politike, do theksuar krejt ne fund se me rastin e vdekjes se Dr.Ibrahim Rugose , ne nje forme ose tjetren, sikur vdic dhe u varros edhe LDK-se se bashku me platformen dhe filozofine e njohur rugoviane. Ne anen tjeter nderkaq, pas largimit te Hashim Thacit nga posti ose funksioni i te parit ( liderit) te PDK-se, per shkaqe dhe lajtmotive te ndryshme funksionale dhe institucionale te z.Thaci si president i ri i Republikes se Kosoves, edhe kjo parti ka ngelur si te thuash pa nje lider te forte dhe karismatik sic ishte Hashim Thaci. Ibrahim Rugova ( LDK), Hashim Thaci ( PDK) dhe Ramush Haradinaj( AAK), se kendejmi, me teper mund te quhen ose kualifikohen si Instanca e Larta Morale dhe Historike ne subjektet e tyre perkatese ose respektive, se sa si lider partiak ne kuptimin klasik te fjales.

 

Kosova, shtet me fusnotë* – Nga FLORIM ZEQA

Pushtetarët qeverisjen e vendit e kanë kuptuar si privilegj e jo si përgjegjësi. Po të mos ishte kështu nuk do të luanin me kaq komoditet me interesat e vendit dhe me pasurinë e qytetarëve të Kosovës.
Privilegjet e pushtetarëve fillojnë nga kafeja në Kuvend, drekat e darkat, mëditjet e larta, makinat luksoze e deri të ekskursionet e gjata në shtetet europerëndimore, të gjitha këto të paguara nga paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës.
Dështimet në qeverisjen e vendit përgjatë tetë vjetëve të fundit janë të shumta dhe të shumëllojshme, megjithatë dështimi më fatal për shtetin e Kosovës ndodhi në bisedimet e Brukselit, duke pranuar gjithçka që ofroi Serbia,…pa i vënë as kushtin e vetëm palës kundërshtare në dialog!
Fillimisht Kosova në bisedimet e Brukselit hyri me fusnotë*, me ç’rast “de jure” dhe “de facto” e pranoi Serbinë si hisedare të tërësisë territoriale të shtetit tonë,…duke anashkaluar vullnetin e shumicës shqiptare, duke shkelur mbi idealet dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë, që u flijuan për një shtet ndryshe nga ky i sotmi.
Mbetja e veriut të vendit me sovranitet të dyfishtë është më tepër tradhti kombëtare, ngase veriu i vendit është interes mbi të gjitha interesat, andaj askush nuk e ka të drejtën e as privilegjin të vendosë për fatin e pjesës më vitale të vendit tonë.

Arsyetime të pakripë të qeveritarëve

Për gjëra kaq madhore mund të vendosin vetëm qytetarët, ata janë sovrani i këtij vendi e jo qeveritarët kushdo qofshin ata; të djathtë apo të majtë, të njërit apo të tjetrit ekstrem politik. Problemet që janë të lidhura me sovranitetin e vendit i takojnë tërë popullit e jo një qeverie.
Praktikat e mëhershme na kanë mësuar për fleksibilitetin e qëndrimeve të qeveritarëve aktualë, që ndryshojnë nga çasti në çast,…ndryshe thonë e ndryshe veprojnë.
Çdo nismë ndërkombëtare për realizimin e planeve serbe mbi Kosovë, fillimisht është kundërshtuar nga qeveritarët tonë,…por menjëherë  pas ndërhyrjes së “miqve” ndërkombëtarë, të njëjtën e kanë pranuar në emër të ruajtjes së “stabilitetit”, të fqinjësisë së mirë, në emër të miqësisë më të huaj,…duke u thirrur në normalizimin e marrëdhënieve më shtetin serb, në emër të stabilitetit të rajonit, si kusht i nevojshëm që Kosova të anëtarësohet në BE, në OKB, e organizma të tjerë ndërkombëtarë!
Arsyetime këto të pakripë të qeveritarëve, që nuk përkojnë aspak me realitetin,… deklarime të cilat për më tepër janë të motivuara nga presioni i qarqeve të caktuara ndërkombëtare, që për liderët e korruptuar e të shantazhuar kosovar janë gjithnjë punë e kryer!
Opsionin  e shtrirjes së sovranitetit në veri, qeveritarët sikur e kanë harruar, ashtu siç e kanë harruar të kaluarën e tyre të të qenit çlirimtarë të vendit…
Tanimë opsioni i shtrirjes së sovranitetit në veri është zëvendësuar  me dialog politik më palën serbe, që s’është gjë tjetër veçse legjitimim i ndarjes së asaj pjese nga harta gjeopolitike e Kosovës.
Në vend që Serbia të kushtëzohet me njohjen e Kosovës shtet, me shpërbërjen e vërtetë të strukturave të saj në veri, me ndriçimin e fatit të të pagjeturve, me kërkim-falje dhe pagimin e dëmeve të luftës, me kthimin e librave kadastralë,… e më shumëçka tjetër që e obligon Serbinë si shkaktare e shumë plagëve e vuajtjeve të popullit shqiptar të Kosovë tani e njëqind vjet më parë.
Pushtetarët kosovarë nga  bisedimet e Brukselit ua krijuan iluzionin qytetarëve të vendit për liberalizim të vizave, anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në BE, në OKB,…por së fundi nuk e arritën as anëtarësimin në UNESCO!
Pushtetarët kosovar nuk arritën të krijojnë asnjë lloj reciprociteti me shtetin serb. Mallrat e dyshimta serbe hyjnë të papenguara dhe të padoganuara  në Kosovë, duke e ngulfatur kështu tregun dhe prodhimtarinë vendore, duke filluar nga mielli, vaji ushqimor, sheqeri,…kur të njëjtat produkte vendore në të kaluarën jo shumë të largët, jo vetëm që mbulonin tregun kosovar, por eksportoheshin edhe në republikat e tjera të ish- federatës jugosllave.

Shtet pa ushtri

Po ashtu, edhe në rrafshin e brendshëm politik, Qeveria aktuale e vendit është e varur dhe e ndikuar nga Beogradi përmes pakicës serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Si pasojë e kësaj varësie e kemi edhe mostransformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht në FAK siç po e dëshirojnë ta quajnë pushtetarët aktualë.
Vetë ikja nga terminologjia FARK, që përkon me një ushtri të shtetit sovran, është treguesi më i mirë i rrëshqitjes drastike të politikës kosovare nga shtetësia dhe sovraniteti i vendit.
Shtet të pavarur nuk ka dhe as që mund të ketë pa sovranitet të plotë, me integritet territorial të cunguar dhe pa ushtri-elemente bazike këto që i jepnin kuptim pavarësisë së shtetit dhe lirisë së popullit.
Edhe përkundër trumbetimit të vazhdueshëm të pushtetarëve aktualë, që e kanë në dorë sovranitetin, integritetin territorial dhe ushtrinë e “gatshme”, realiteti po ua thotë të kundërtën. As FA*K-u nesër pa akronimin e Republikës, nuk do t’i ketë kompetencat e një ushtrie të kompletuar, dhe as që do të jetë e gatshme për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.
Sado që kemi institucione, në shtetin e Kosovës nuk funksionon ligji e as kanuni. Të huajt (ndërkombëtarët) janë bërë zot shtëpie në vendin tonë. Drejtuesit e institucioneve tona shtetërore shërbejnë vetëm si dekor,…janë vetëm figura (shahu) politike në duart e mekanizmave ndërkombëtarë.
Rolin e presidentit të shtetit e mban përfaqësuesi i BE-së, përderisa rolin e kryeministrit, si gjithnjë, e mban ambasadori amerikan me vartësit e tij evropianë.
Ne jemi bërë pikë e pesë siç thotë populli, të ndarë në shumë parti e grupacione politike, duke vrapuar si të çmendur pas pushtetit në shtetin me fusnotë*, duke mos respektuar asnjë kriter apo vlerë njerëzore.

Dokument – Nëntëmbëdhjetë kërkesa për komuna të reja në Kosovë

Nëntëmbëdhjetë kërkesa për komuna të reja, presin shqyrtimin dhe aprovimin e Qeverisë së Kosovës.

Mes kërkesave janë ato të komuniteteve pakicë. Goranët kanë kërkuar krijimin e Komunës së Gorës. Kroatët ndërkaq, atë të Janjevës, derisa boshnjakët kanë kërkuar që Vitomirica ta marrë statusin e Komunës.

Kërkesa e parë për t’u bërë komunë është bërë nga Zhegra në vitin 2006. E fundit ka dorëzuar kërkesë Kieva në 2014.

Në listën e kërkesave nuk është Prilluzha, që sipas opozitës pritet të krijohet si kompromis i votimit të Hashim Thaçit për president nga ana e Listës serbe.

Në Qeveri kanë thënë se krijimi i komunave nuk është fare në rend të ditës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka deklaruar se së pari duhet të bëhet një studim i fizibilitetit. Sipas tij, shumica e kërkesave do të hidhen poshtë për shkak se nuk mund të kenë qëndrueshmëri.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bërë fizibilitetin e komunave aktuale, pastaj hyn në shqyrtimin e kërkesave të reja”, ka thënë Abrashi për gazetën online Insajderi.

Komunat e reja fillimisht duhet të votohen në Qeveri e pastaj në Kuvend me dy të tretat e votave, përfshirë dy të tretat e deputetëve të pakicës serbe.

Qeveria e kaluar e drejtuar nga presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi kishte marrë vendim që të krijoheshin disa komuna të reja. Gjonaj, Rogova dhe Zhegra janë votuar në Qeveri.

Qeveria aktuale thotë se ato nuk kanë qenë vendime, por nisma. Dhe si të tilla pritet të shqyrtohen në të ardhmen bashkë me kërkesat e komuniteteve.

Ndërkohë, me planin Ahtisaari janë krijuar komunat e Hanit të Elezit, Kllokotit, Mamushës, Junikut, Parteshit, Ranillugut dhe Graçanicës.

Së fundi është krijuar Komuna e Mitrovicës Veriore që udhëhiqet nga serbët. Ajo është themeluar pas bisedimeve në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Derisa Qeveria mohon se do të krijohet Komuna e Prilluzhës, opozita tashmë ka nisur protestat kundër saj. Në Vushtrri sot proteston opozita kundër krijimit të Prilluzhës, komunë.

“Pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritashme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet”, ka thënë Qeveria në një komunikatë./Insajderi.com

Lista_Insajderi-1024x768

Halil Matoshi: Ja pse Boiken Abazi u dëbua nga Kosova

Analisti kosovar Halil Matoshi e ka vlerësuar të ligjshëm deportimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, duke thënë se ai nuk e njohu kurrë shtetin e Kosovës.

Sipas Matoshit, secili shtet e ka të drejtën e mbrojtjes nga njerëzit që nuk i janë besnik.

Ja postimi i plotë i Matoshit në Facebook:

“Deportimi i Boiken Abazit asht i ligjshem dhe krejtesisht i justifikueshem per shkak se ai nuk njohu kurre shtetin e ri, as Kushtetuten dhe as ligjet e tij, as rendin simbolik te tij, por foli e punoi per shperberjen e entitetit juridik-politik te quejtun Republika e Kosoves. Pra secili shtet pra edhe Republika e Kosoves, kurdo dhe ne cdo rrethane e ka te drejten me e mbrojte veten nga njerezit qe nuk i jane besnik si atdheut te vetem te tyne. Abazi e ka nji atdhe rezerve – qe na nuk e kemi!?.

Qe cka thoshte ai:

“Flamuri i Kosoves, si cdo flamur shteteror, nuk eshte thjesht nje dizajn apo nje cope lecke. Ai eshte shume me shume se kaq. Eshte simboli i triumfit te imponimit nderkombetar kunder vullnetit te shumices ne Kosove, simbol i politikaneve te kamur dhe te kalbur te Kosoves, simbol i nenshtrimit te tyre, simbol dhunues per lirine, simbol shenjues i rruges qe po e con Kosoven tatepjete. Me ndryshimin e kesaj rruge, me heqjen e matrapazeve nga pushteti, do t’i hiqet Kosoves shpejt edhe ky shenjues nenshtrimi …”

Agron Demi: Kosova, shtet i zhvatësve

Pas një debati që nisi mbrëmë në lidhje me banesën e ish-kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, ka reaguar Agron Demi, drejtor i Institutit GAP, i cili ka numëruar disa raste kur drejtues të shtetit kanë përfituar të mira materiale nga buxheti i shtetit.

Ai Kosovën e ka quajtur si shtet zemërgjerë dhe shtet i zhvatësve.

Demi ka thënë se Ismet Beqiri nuk është kryetari i vetëm i komunës që ka përfituar banesë gjatë kohës sa ka qenë duke ushtruar postin e kryetarit.

“Në vitin 2009, liderët e të gjitha partive politike në Komunën e Klinës, duke përfshirë edhe kryetarin Sokol Bashota, i kishin ndarë vetit nga një banesë, me arsyetimin se duhet me qenë afër komunës,” ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas tij asnjëheër nuk ka kthyer kompjuterët laptop të blerë nga paret e buxhetit të shtetit.

“Çdo zyrtar publik i cili e përfundon mandatin e tij, asnjëherë nuk e kthen telefonin mobil, të blerë me buxhet të shtetit; ish-Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci kishte rregullu dhëmbët me buxhet të Kuvendit, kurse në vilen e tij jashtë Prishtinës kishte dërguar një TV të blerë nga Kuvendi,” ka shkruar Demi.

“Krejt këto me pare të shtetit, në të cilin kontribuojnë me dhjetëra familje të cilat nuk kanë mundësi me i sheru anëtarët e tyre, e nuk kanë mundësi me ua ble një loptop fëmijëve, e me i rregullu dhëmbët e tyre,” ka thënë ai./Insajderi.com

Qeveria Mustafa nënshkruan marrëveshje me Elkos-in e deputetit të PDK-së Ramiz Kelmendi

Disa ditë pas paralajmërimit se do të braktis PDK-në, kompania e Ramiz Kelmendit do të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Deputeti Kelmendi thotë se është tërhequr nga nënshkrimi i saj përkundër se MASHT ka njoftuar mbrëmë se marrëveshja do të nënshkruhet mes Kelmendit dhe ministrit Bajrami. Nënshkrimi nga Kelmendi do të përbente shkelje ligjore.

Qeveria e Kosovës sot do të nënshkruaj marrëveshje me kompaninë në pronësi të  Ramiz Kelmendit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja parasheh ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. Ministria e Arsimit njoftoi mbrëmë se marrëveshja do të nënshkruhet mes ministrit Arsim Bajrami dhe përfaqësuesit të kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendit.

Nënshkrimi nga ana e Kelmendit përben shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ligji obligon zyrtarët e lartë publik që heqin nga postet menaxheriale në kompanitë e tyre. Zyrtari i lartë gjatë kohës së ushtrimit të mandatit nuk ka të drejtë të përfaqësojë, promovojë dhe të nënshkruajë marrëveshje në emër të kompanisë që e ka në pronësi.

Këto përgjegjësi duhet t’i delegoj tek personat tjerë. Kelmendi është pyetur për këtë nga Insajderi. “Këtë pyetje ia kam shtruar edhe vetes mbrëmë. Kam ardhur në përfundim se nuk kam të drejtë të nënshkruajë. Do të nënshkruajë dikush tjetër, ndoshta drejtori apo zv/drejtori”, ka thënë Kelmendi. Por Kelmendi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në ora 11:00, në zyrat e kompanisë “Elkos” në Pejë.

“Do të jem si deputet aty”, ka thënë Kelmendi. Shton se nëse edhe prania si deputet përben problem  atëherë ai mund ta pres në shumë forma ministrin Bajrami.

“Unë duhet ta pres ministrin Bajrami. Kam obligim edhe njerëzor që ta pres ministrin që viziton pronën time. Do të jem aty si pronar, vëzhgues…”, ka shtuar ai.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës vjen vetëm tetë ditë pas paralajmërimit të Kelmendit se mund të braktis Partinë Demokratike të Kosovës. Deputeti Kelmendi thotë se nuk ka ndërlidhje mes këtyre dy veprimeve. Thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit ishte diskutuar para disa muajsh, por është shtyrë për shkak të situatës politike.

Kelmendi i pati rënë pishman vetëm një ditë më vonë dhe kishte deklaruar se do të vazhdonte të qëndronte në PDK. Ai vazhdon të kërkoi postin e zv/kryeministrit për zhvillim ekonomik në Qeverinë e Kosovës. Kërkesë alternative e tij mbetet edhe posti i ministrit të ndonjë prej Ministrive që kanë fushëveprim ekonominë. Insajder

Ahmeti – Beqirit: Më ka ardhë gjynah kur të pashë që e votove Thaçin me kokë ulur

Shpend Ahmeti: Nuk keni marrë vota për ta votuar Hashim Thaçin president. Ti nuk e ke marrë votën për të votuar Asociacionin.

Më ka ardhë gjynah prej teje Ismet Beqiri, kur të kam parë duke e ul kokën kur e ke votu Thaçin president. Unë t’i gjejë deklaratat kur ke thënë se jo vijë të kuqe, por vijë të zezë e ka Hashim Thaçi. [Ismet Beqiri: Ka qenë vendim i partisë, se sikur të isha pyetur unë nuk do të bëhej president. Unë e respektojë vendimin e partisë, sikur ti që po e respekton kur po të thotë me shkatërru qytetin]

Nuk gjuaj molotova unë, dhe as Vetëvendosje nuk gjuan molotova. Nuk them kurrë se duhet djegur veturën e Ismet Beqirit.

———————————————————————————-

Ahmeti: Kiflet po i paguajmë nga kursimet në Taureg të Beqirit e Q7 të Mustafës

Shpend Ahmeti: Sa çerdhe publike kanë qenë në kohën e Ismet Beqirit. Asnjë çerdhe nuk e ka hap, për pos një në Kodrën e Trimave, edhe atë duhet shikuar se si është bërë. Isa Mustafa asnjë çerdhe nuk e ka hapur.

Kiflet vijnë prej kursimeve 700 mijë euro nga shpenzimet e Tauregut të Ismet Beqirit e Q7-it të Isa Mustafës.

E keni shti Avdullah Hotin mos me dhanë një garancion për trafikun urban, hor u bëmë me BERZH-in.
——————————————————————————

Beqiri-Ahmeti: Keni vazhduar kontratë kornizë që është e paligjshme

( I Plotësuar) Ismet Beqiri: Shiko faqen 24 të Auditorit të Përgjithshëm, për kontratën e naftës, është shumë e qartë, komuna me naftë dhe makinat me benzinë. Keni vazhduar kontratën kornizë që është e paligjshme, dëmi është diku 1 milion euro, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshme.

Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, prej 20 mijë euro kontratë kornizë, është rritur. Kontrata kornizë nuk duhet vazhduar.

————————————————————————————

Shpend Ahmeti: Banesën ia ndatë vetes me konflikt interesi

Po të mos kishe qenë kryetar nuk do ta kishe marrë kurrë atë banesë. I keni nda edhe për disa këshilltarë komunalë për të neutralizuar këtë proces.

Ju keni konflikt interesi, sepse ju ja keni nda vetes banesën. Dhe ju nuk po e kuptoni që keni konflikt interesi. Babai im nuk ka qenë ai që i ka ndarë vetes banesë, por ia ka ndarë Teatri. Ndërsa ju i keni ndarë vetes.

Juve ju kanë dhënë verdiktin qytetarët, sepse kanë votuar për t’iu ndryshuar. [*Ismet Beqiri: Mosu friko se nuk e ke larg as ti. Vitin tjetër do të rrëzohesh]

——————————————————————————————-

Beqiri: Banesa më është dhënë nga Kuvendi, është krejt e ligjshme

Ismet Beqiri: Çka po bën ti në Prishtinë, që të mbahesh mend? (Shpend Ahmeti: E çka ke bërë ti që të mbahesh mend?)

Prej kur ka ardhur në Komunë, po merresh me banesën tënde. Unë, për dallim nga ti, kam bërë diçka për këtë vend. Ndoshta edhe ti ke bërë, por unë më shumë.

Shpend vendimi për shfrytëzim të banesës sime, ka nënshkruar Kuvendi Komunal dhe jo unë. Ligji për shitjen e banesave, nga ky ligj kanë përfituar shumë familje edhe nga KEK-u e të tjerët. Ligji është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përpos serbëve, kanë votuar të gjitha partitë politike. Çmimi është përcaktuar në këtë ligj, çdo gjë është ligjore.

Kur kam qenë unë, shumë familjeve i kemi dhënë banesa në shfrytëzim: Zahir Pajaziti, 10 këshilltarëve komunal, Adem Jashari, Sali Çekaj e të tjerë kanë marrë banesë.

Sa i përket memorandumit (“Kodrinat”), ti nuk ke shpallë ofertë sepse ka mundur t’i bien edhe dikush tjetër 100 pronarë. Ja ke humbur të drejtën të tjerëve, se edhe dikush tjetër ka mundur ta bëj atë.

———————————————————————————-

Ahmeti – Beqirit: Banesën 120 metra katror e bleve 10 mijë euro

Nëse po thoni se nuk janë 46 mijë ndërtime pa leje, atëherë le të na tregojë Ismeti se në kohën e tij si kryetar sa ndërtime janë ndërtuar?

A ka ardhur shefi i inspeksionit me te tregu se është duke u ndërtuar një objekt pa leje. Dhe çfarë keni bërë? A e keni pyetur shefin tuaj të inspeksionit se është rrënuar ai ndërtim pa leje?

Në qytet me u ndërtuar 49 ndërtime pa leje, dhe unë mos me e ditë dhe shefi inspeksionit mos me marrë masa është e pamundshme!

Shefi i inspeksionit në kohën e LDK-së ka pasur rrogë 400 euro e ka vozitur veturë 400 mijë euro!

A mundet Ismet Beqiri me na tregu si është e mundur që banesën 120 metra katror e ke ble për 10 mijë euro

————————————————————————————-

Ahmetit: Jeni pronar i ndërtimit pa leje

Ismet Beqiri: Unë nuk kam dashur asnjëherë ta personalizojmë, por po vazhdojmë. Ti z.Ahmeti je pronar i ndërtimit pa leje (Shpend Ahmeti: po shpifni, keni kujdes për fjalë publike).

Jeni i fundit që mund të flisni për LDK-në dhe rugovizmin, unë asnjëherë nuk jam zgjedhur përpos me vota. Të gjithë e dinë që keni votën nga PDK.

Keni bërë koalicion me AAK-në, e keni thënë se nuk do të bëni me askënd.
46 mijë ndërtime pa leje, a e dini sa janë me leje? Kodra e Trimave është pothuajse 90% pa leje. Duhesh t’i ndash të Isa Mustafës e Ismet Beqiri. Nuk ka shancë me qenë të gjitha tonat.

Vitin 2014 i keni 92 me kontratë mbi vepër, edhe 2015 ka pasur rritje.

Lëndët i keni çuar në Prokurori pa u kryer hetimet. Keni bërë memorandum bashkëpunimi dhe është shkelje e jo-ligjore, për projektin “Kodrinat”.

———————————————————————————

Beqiri: VV ka punësuar 300 persona me kontratë mbi vepër, në 13 vjet ne asnjë

Ismet Beqiri: Është e pavërtetë që ka qenë vdekje klinike, ka shumë anë tjera që e bëjnë një qytet pa vdekje klinike. Në qeverisjen e LDK-së është bërë punë e madhe në Prishtinë, edhe tri mandate me ja dhënë VV-së nuk munden me kry. Ky (Shpend Ahmeti) është bërë kryetar me votat e PDK-së.

Fillimi i punës është bërë me etiketime dhe njollosje. Lëndët në prokurori i takojnë prokurorit e jo kryetarit të Komunës. Afër 300 me kontratë me vepër, e ne asnjë në të gjitha mandatet. 37 janë futur në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Ka instaluar një logjikë tjetër në kuptimin negativ. Shumë drejtorë nuk e njohin dhe nuk e duan Prishtinën. Ka pasur shumë më të mirë që të udhëheqin Arsimin e Infrastrukturën se sa dikush tjetër që nuk është nga Prishtina. Kryetarin e kanë votuar qytetarët e Prishtinës, e jo të tjerët.
Ky është kryetari i parë që udhëheq pa Kuvend Komunal.

Nuk e keni zgjidhur ujin, mos e përvetësoni zotri Ahmeti projektin e fabrikës së ujit. Autobusët e trafikut janë projekt i Qeverisë së Kosovës.

——————————————————————————

 Ahmeti: Prishtina ka qenë në një vdekje klinike

Shpend Ahmeti: Është mirë që të kemi debate të tilla sa më shpesh. Madje do të ishte mirë që edhe z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi të dalin ndonjëherë dhe të ballafaqohen me opozitën”, ka thënë Ahmeti, në emisionin “Rubikon” të KTV-së

Situata në Prishtinë ka qenë në një kaos total urbanistik, ku kushdo ka ndërtuar ku ka dashur. Në shumë ndërmarrje publike ka pas familjarizëm.

Prishtina ka qenë në një vdekje klinike.

Kemi dërguar 70 dosje në prokurori me dyshime për keqpërdorim të rreth 28 milionë euro, për 49 ndërtesa.

Pa marrë parasysh se çka do të ndodh në zgjedhjet e ardhme, për një gjë jam i sigurt se asnjëherë më nuk do të kthehet situata që e kemi pasur situata që e kemi pasur para dy vitesh.

Mogherini – Mustafës: Dialogu zgjidh paralizën e Kuvendit

Pamje gjatë një takimi të mëparshëm Mustafa – Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në Bruksel është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Mëtutje, në kumtesën e qeverisë së Kosovës, theksohet se zoti Mustafa e ka njoftuar atë “për progresin e gjithanshëm në Kosovë”, duke veçuar përmbushjen e rekomandimeve dhe kritereve për liberalizim të viziave.

Në këtë kuadër ai ka shprehur besim se “BE-ja së shpejti do të merr vendim pozitiv për liberalizim të viziave për qytetarët e Kosovës”.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, tha se shpreson se dialogu gjithpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovë në periudhën e ardhshme.

Ajo, po ashtu, ka konfirmuar gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Digjet në Malishevë vetura e Gjykatës Themelore të Gjakovës

Në Rr. “Wiliam Wolker” të Malishevës mbrëmë është djegur një veturë zyrtare e Gjykatës Themelore të Gjakovës. Lajmin konfirmohet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Më 16.03.2016, në orën 22:32, raportohet se nga të dyshuar të panjohur është djegur vetura zyrtare, pronë e Gjykatës Themelore në Gjakovë, thuhet në Raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

Ligji për Trepçën trajton çdo pronë brenda dhe jashtë Kosovës

Kombinati metalurgjik “Trepça” do të shndërrohet në pronë të qeverisë së Republikës se Kosovës, dukë përfshirë këtu të gjitha asetet e tij, qoftë në pjesën veriore të Kosovës, por edhe asetet që gjenden jashtë territorit të Kosovës.

Këtë mendim kanë udhëheqës të këtij kombinati dhe përfaqësues të sindikatës së punëtorëve të tij.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e një Komisioni për Hartimin e Projekt -Ligjit për Trepçën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se komisionit i është dhënë detyrë që në afatin optimal t’ia paraqesë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik projekt-ligjin, dhe që deri në mesin e këtij viti, ai të procedohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm në kombinatin metalurgjik “ Trepça”, njëherësh anëtar i Komisionit, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i qeverisë është edhe një hap tjetër drejt definimit të statusit të këtij kombinati.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në komunën e Mitrovicës; sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.

Ky kompleks metalurgjik është nën një moratorium, të vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i tij.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

Deri para kësaj date, Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Ligjin për Trepçën, në mënyrë që ta shpëtojë nga likuidimi këtë ndërmarrje.

Tmava tregon se menaxhmenti i këtij kompleksi ka përgatitur një studim për të, dokument ky që, sipas tij, do të shërbejë si bazë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të kësaj ndërmarrjeje.

“Unë jam optimist se status i Trepçës do të definohet dhe do të jetë status zhvillimor. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim dhe presim që të definohet statusi si status zhvillimor. Do të jetë një ndërmarrje më aksione qind për qind të qeverisë se Kosovës, do të thotë do të jetë aset shtetëror”.

“Esenca e Ligjit për Trepçën është sjellja e një statusi zhvillimor, kurse problemet tjera janë probleme në vazhdimësi. E pastaj do të trajtohet edhe borxhi i pretenduar dhe menaxhimi i asetëve të Trepçës, të cilat ndodhen jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Tmava.

Përfaqësues të sindikatës se punëtorëve të këtij kombinati, njëri nga të cilët do te jenë anëtar i komisionit, thonë se “Trepça” do të jetë ndërmarrje publike dhe punëtorët nuk do të lejojnë që statusi i këtij kombinati të marrë drejtim tjetër.

Nezir Behrami, kryetar i kësaj sindikate për Radion Evropa e Lirë, thotë se në këtë ligj do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës, duke përfshirë edhe ato që gjenden jashtë territorit të Kosovës. Çfarë do vendimi tjetër, thotë ai, do të kundërshtohet nga punëtorët.

“Ne mendojmë se të gjitha astetët do të përfshihen, kjo është pasuri e jona. Janë mbi 100 asete që gjenden në territorin e Ish – Jugosllavisë, e mendojmë se do të përfshihen”, ka thënë Behrami.

Edhe anëtarët tjerë të komisionit për hartimin e Ligjit, konsiderojnë se ligji i hartuar do të zgjidhë problemet e tashme dhe ato të kaluara.

Ferat Shala, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, thotë se projekt-ligji do të jetë i gatshëm brenda një afati optimal.

“Dhe ne krejt atë që pretendojmë se është më e mira mbi bazën e një ekspertize shkencore dhe profesionale, do ta themi në komision. Dhe Ligji do të jetë produkti i debatit, analizës, produkt i konsensusit juridik, ekonomik, shkencor e pse jo edhe social e mjedisor”, tha zoti Shala.

Ky kombinat që para viteve të 90-ta ka pasur 25 mijë punëtorë, ndërsa tash numëron vetëm 1400 punëtorë aktivë.

Kosovë: Djegie dhe dëmtime makinash zyrtare

Policia e Kosovës tha se gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes, janë dëmtuar disa makina zyrtare të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Një makinë e Prokurorisë së Posaçme, është djegur në rrethana të paqarta në Mitrovicë.

Policia tha se në vendin e ngjarjes është gjetur “një shishe me substancë koktej molotovi, e cila ishte hedhur brenda në veturë”. Sipas policisë, dyshohet se persona të maskuar fillimisht kishin thyer xhamin e makinës dhe kishin hedhur shishe me benzinë.

Tash për tash nuk dihen më shumë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të këtij incidenti që policia tha se po e heton si vepër penale ‘zjarrvënie’.

Po, gjatë natës, në Mitrovicë janë dëmtuar katër makina të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Policia tha se makinat janë gërvishtur dhe u janë thyer dritat nga persona të panjohur dhe se rasti po hetohet si “dëmtim prone”. Policia nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth këtyre dëmtimeve

Këto raste pasuan disa incidente të javëve të fundit kur në rrethana të pasqaruara u dogjën disa makina të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe makina të institucioneve të drejtësisë.

Kosova po përballet tash e një gjysmë viti me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.

Votimi për Thaçin – antikushtetues dhe antidemokratik Nga Hysamedin Feraj

Tej jurisprudencës së ngushtë, sjellja votuese e deputetëve, veçanërisht të LDK-së në rastin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, është ndesh frymës kushtetuese të Kosovës. Nuk ka rëndësi nëse është votuar sipas vullnetit të tyre të lirë, për të mirën e popullit apo nën presion. Cilado qoftë arsyeja, secila bie ndesh Kushtetutës dhe idesë së demokracisë.

Nga përcaktimi kushtetues i deputetit, Kosova është demokraci përfaqësuese: Neni 2, pika 1 dhe Neni 70, pika 1 përcaktojnë se deputeti në Kuvendin e Kosovës është “përfaqësues i popullit”. Veç këtij, deputetët “nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” tjetër, asnjë urdhërimi, autorizimi apo përfaqësimi të dikujt tjetër, as ndërgjegjes së tyre të lirë, siç mund ta përcaktojnë kushtetutat e disa vendeve.

Sipas Kushtetutës së RK-së, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të mandatuar. Vetë kuptimi i fjalëve deputet, mandat, përfaqësim, etj., e thotë detyrën e tyre kushtetuese: “mandat” nga latinishtja “mandatum” = manus (dorë) dhe “dore” (i jepet, i vihet) = i jepet në dorë të bëjë një punë, është i ngarkuar, urdhëruar, komandë, etj. Po ashtu emri “deputet”, nga latinishtja “deputatus”, i emëruar si zëvendës për dikë tjetër dhe i autorizuar të veprojë për të, në emër të tij, ta përfaqësojë atë në mungesë të autorizuesit; zëvendësues në një post.

Demokracia përfaqësuese bazohet në argumentin se në shoqëritë e mëdha është e pamundur që në miratimin e ligjeve dhe të vendimeve, të detyrueshme për të gjithë, të marrë pjesë i gjithë populli. Në këtë pamundësi populli i merr vendimet dhe i jep ligjet vetes nëpërmjet përfaqësuesve që i zgjedh vetë. Pra, përfaqësuesit e popullit, deputetët, siç e thotë kuptimi i fjalës, e zëvendësojnë popullin në Kuvend si të urdhëruar, të ngarkuar, të komanduar, të autorizuar, etj., të tij. Nga ana tjetër, përfaqësuesi (deputeti, zëvendësi) e humb autorizimin nëse nuk vepron sipas autorizuesit, sepse nuk është më përfaqësues i tij = zëvendës në vend të atij që duhej të kishte shkuar vetë në legjislativ.

Praktikisht, individë, me nismën e tyre ose të propozuar nga partitë politike, gjatë fushatës zgjedhore shkojnë dhe i propozojnë popullsisë (votuese) vendimet që duhet të merren në Kuvend dhe të kthehen në ligje. Nëse sovrani, populli, i konsideron si vullnet të tij marrjen e atyre vendimeve i zgjedh ata, domethënë i autorizon që në emër të tij, si përfaqësues të tij të marrin ato vendime. Ne rastin e LDK-së, si parti dhe si individë të propozuar prej saj, gjatë fushatës zgjedhore i kanë thënë popullit se do të marrin vendime për largimin e PDK-së dhe të Hashim Thaçit nga pushteti. Që të veprojnë kështu janë zgjedhur si të dërguar, të mandatuar, të autorizuar, etj., në Kuvendin e Kosovës.

Në rastin më të mirë për ta, se paskan votuar “nga ndërgjegjja e tyre e lirë”, siç e kanë gjykuar si “më e mira për vendin dhe popullin”, prapëseprapë votimi i tyre është ndesh përcaktimit kushtetues dhe të natyrës së demokracisë përfaqësuese, sepse e zëvendëson sovranitetin e popullit me sovranitetin e (ndërgjegjes) së tyre. Sipas Kushtetutës deputeti është i zgjedhur si përfaqësues i popullit, ndërsa sovraniteti i vullnetit dhe i pushtetit “i takon popullit dhe ushtrohet… nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur” (Neni 2, pika 1). Vetëm duke i vënë ligjet vetes populli është autonom (autonomos = që i vë ligjet vetes), është sovran, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës se nuk urdhërohet (ligjërisht) nga askush tjetër veç vetes së tij. Përkundrazi, çdo vendimmarrje tjetër, qoftë në “emër” të tij ose “për të mirën” e tij, etj., i heq popullit sovranitetin dhe autonominë, dhe në vend të tij autonom ose sovran bëhet individi apo grupi i ngushtë që merr vendime nga ndërgjegjja e vet autonome, sovrane, pavarësisht autorizimit nga populli. E gjitha kjo bie në kundërshtim me idenë themelore se demokracia nuk është vetëm për popullin (të mirën e tij, çka e bën edhe “diktatori i iluminuar”), por para së gjithash nga populli.

Prandaj për sa që Kushtetuta e përcakton si përfaqësues, deputeti në Kuvendin e Kosovës nuk është vendimmarrës në lirinë e vullnetit dhe të ndërgjegjes së tij personale. Për rrjedhojë, në rastin e deputetëve të LDK-së që e kanë votuar Hashim Thaçin, sipas “vullnetit të vetë të lirë”, nuk kanë vepruar si përfaqësues të zgjedhur dhe të mandatuar, meqenëse çështja ka qenë diskutuar gjatë fushatës zgjedhore dhe kanë qenë mandatuar të mos mbështesin PDK-në dhe shprehimisht kryetarin e kësaj partie, Hashim Thaçi. Duke mbështetur Hashim Thaçin, deputetët e LDK-së ndonëse mund të kenë votuar sipas vullnetit të tyre të lirë, kanë votuar në kundërshtim me përcaktimin e tyre kushtetues si përfaqësues, të zgjedhur, të përfaqësojnë zgjedhësit dhe jo vullnetin e tyre krejt të lirë.

Në rastin më të keq për ta, votimi nën presion bie ndesh me nenet dhe frymën e Kushtetutës, veçanërisht me Nenin 4, pika 1 dhe 4, Nenin 70, pika 1, dhe Nenin 75, pika 1, po aq sa me idenë e demokracisë. Përkatësisht në ta thuhet: “Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë”. Dhe se: “Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar”.

Përkundrazi, duke iu nënshtruar presionit të kryeministrit dhe të ministrave të Qeverisë, deputetët kanë shkelur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Për më tepër, duke iu nënshtruar presionit të kryeministrit dhe të ministrave të Qeverisë, deputetët me veprimin e tyre e kanë vënë faktikisht Parlamentin nën kontrollin e ekzekutivit, në kundërshtim të fjalëpërfjalshëm me këtë nen të Kushtetutës. Në Nenin 70, pika 1 thuhet: “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”. Duke iu nënshtruar presionit të kryetarit të partisë, z. Isa Mustafa, deputetët kanë vepruar në kundërshtim me detyrimin kushtetues që të veprojnë si “përfaqësues të popullit” dhe jo të kryetarit të partisë së tyre. Sipas përcaktimit kushtetues deputetët “nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” tjetër, duke përfshirë atë partiak, veç përfaqësimit të popullit.

Neni 75, pika 1, mbi imunitetin e deputetit thotë se: “Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit”.

Interpretimi më me kuptim i këtij neni, së paku i frymës së tij siç është formuluar, është siguria që i jepet deputetit që të veprojë si përfaqësues i popullit përkundër presionit që mundet të ketë nga partia politike e tij ose nga ekzekutivi. Përndryshe neni nuk e imunizon nga votimi nën presione kriminale që ushtrohen nga të tjerët, individë ose në grup, për sa që e ka detyrën ligjore t’i kallëzojë si të tilla. Po ashtu imuniteti (pjesa e dytë e nenit) nuk e siguron përballë veprimeve të veta të tilla si votimi nëpërmjet mitëmarrjes ose pazareve me privatë apo grupe. Pra duket se fryma e nenit për imunitetin e deputetit është ta sigurojë në veprimtarinë e tij si përfaqësues i popullit përballë presionit politik, ekonomik ose çfarëdo tjetër që mund të ushtrojë ndaj tij pushteti partiak, privat ose ekzekutiv. Çka siguron Kushtetuta është se deputeti duhet t’i qëndrojë besnik mandatimit nga populli: kur partia i kërkon këtë besnikëri, i kërkon të zbatojë programin partiak me të cilin ka fituar mandatimin nga populli dhe deputeti i nënshtrohet “disiplinës partiake” është në përputhje me përcaktimin e tij; kur deputeti nuk i nënshtrohet kësaj “disiplinë partiake”, por vepron sipas “ndërgjegjes së tij” është ndesh përcaktimit të tij. E kundërta: kur deputeti i nënshtrohet “disiplinës partiake” për të vepruar në kundërshtim me autorizimin që ka marrë ai dhe partia e tij nga populli, bie ndesh Kushtetutën dhe demokracinë. Për këso rastesh studimet krahasuese kanë dëshmuar se nënshtrimi i deputetëve ndaj disiplinës partiake e ka dobësuar demokracinë në frymën dhe kuptimin e saj të mirëfilltë, duke e kthyer secilën herë e më shumë nga demokraci prej popullit në regjim partiak dhe në lojërat e kryetarëve të partive për pushtet dhe sovranitet personal.

Këtyre aspekteve mund t’iu shtohen konsiderata të përgjithshme që provojnë se sjellja e deputetëve në procesin e votimit të presidentit të Republikës bie ndesh me frymën e Kushtetutës së Republikës me demokraci përfaqësuese. Siç e thamë, demokracia përfaqësuese e merr legjitimitetin e saj nga fakti se vendosja e ligjeve nëpërmjet përfaqësimit është e barasvlershme me vendosjen e ligjeve nga vetë populli (që sipas Nenit 2, pika 1, është burimi dhe bartësi i sovranitetit). Nga fakti se vetë populli, nëpërmjet përfaqësimit, ia jep vetë ligjet vetes (ruan autonominë, vetëligjësimin) buron detyrimi i popullit t’iu bindet ligjeve që vetë ia ka vënë vetes. Përndryshe, populli nuk ka detyrim legjitim t’iu bindet ligjeve për të cilët nuk ka dhënë asnjë miratim, aq më pak kur ka dërguar përfaqësuesit të votojnë kundër një vendimi të cilin në fakt e miratojnë deputetët duke mos qenë më përfaqësuesit e tij. Prandaj, me votimin e tyre në procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës, një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të popullit e kanë dëmtuar frymën e Kushtetutës, legjitimitetin e vendimeve të Parlamentit dhe themelin e detyrimit të popullit për t’iu bindur ligjeve të nxjerra nga Parlamenti.

*Profesor i filozofisë politike dhe i së drejtës

Kosova në vendin e 77-të, shumë më e lumtur se Shqipëria

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Danimarka është vendi më i lumtur në botë.

Raporti ka analizuar gjendjen e lumturisë në 157 vende.

Në këtë listë, Kosova radhitet në vendin e 77-të.

Në fund të listës është Burundi.

Raporti ka konstatuar se njerëzit janë më të lumtur në shoqëritë ku ka më pak pabarazi.

Raporti ka analizuar bruto prodhimin e brendshëm për kokë banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë të tjerë.

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë shënohet më 20 mars.

Erdogani përshëndeti rihapjen e xhamisë së restauruar të Emin Pashës në Prizren

PRIZREN – Me ceremoninë festive në të cilën, përmes video-konferencës, mori pjesë edhe kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot në Prizren është rihapur xhamia e restauruar e Emin Pashës.

Kryetari i Turqisë i cili Kosovën e konsideron si një vend vëllazëror dhe nuk kursen mjete për ta ndihmuar në rindërtim dhe zhvillim, përmes projekteve të shumta të financuara nga TIKA, sot parme s videolidhjes nga Ankara, përshëndeti popullin e kosovës dhe ia bëri me fat rihapjen e Xhamisë së rinovuar të Emin Pashës.

“Përshëndesim të gjithë të pranishmit, ministrat e qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e bashkësisë islame, nxënësit, mësuesit dhe vëllezërit tonë kosovar, dhe nga kryeqyqyteti i Turqisë, Ankara iu dërgojmë përshëndetje. Ju urojmë për rihapjen e kësaj xhamie të mrekullueshme të Emin Pashës dhe iu dëshirojmë fat. Ju qoftë për hajr”, tha kryetari i Turqisë Erdogan.

Në vazhdim ai luti mikun e tij, myftiun e Kosovës, Naim efendi Tërnavën që ta këndoj duanë e hapjes dhe më pas e dha sinjalin për prerjen ceremoniale të shiritit nga të gjithë së bashku, ministrat e Qeverisë së Kosovës: Agani, Yagcilar dhe Demiri, deputetët turk në Kuvendin e Kosovës, Myftiu i Kosovës Naim efendi Tërnava, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selen Evcit, përfaqësuesit e TIKA-së, përfaqësuesit e Institutit Yunus Emre në Kosovë dhe pjesëtarët e kontingjentit të forcave ushtarake turke në kuadër të KFOR-it.

Xhamia e ndërtuar në vitin 1832 nga Emin Pasha, një nga xhamitë më të bukura në Kosovë, është rinovuar duke i falënderuar përkrahjes financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA dhe sot, për nder të rivënies në shërbim të besimtarëve të fesë islame në Prizren, është organizuar një ceremoni madhështore në të cilën ishin prezent personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore nga Kosova dhe mysafirë të nderuar nga Turqia.

Në fillim të ceremonisë, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Eyup Umutlu, theksoi se TIKA me realizimin qindra projekteve në fusha të ndryshme, po e ndihmon dhe përkrah zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës, ndërsa ruajtja e trashëgimisë kulturore është një nga fushave ku jo agjenci tregon kujdes më të veçantë.

“Sot jemi tubuar këtu për të bërë rihapjen e xhamisë së restauruar, ngase ruajtja e trashëgimisë kulturore është një fushë të cilës ne i kushtojmë rëndësi të madhe. Andaj, pjesëmarrja jonë në këtë ceremoni paraqet një kënaqësi të vecantë. Restaurimi i një xhamie si kjo e ka një kuptim të vecantë. Vendi nga i cili po ju flas tash, është vend në të cilin njerëzit tash e 200 vite kanë jetuar dhe i kanë kryer ritet e tyre fetare, ndërsa në Kosovë ka xhami edhe më të vjetra dhe këto vepra arti janë dëshmi se muslimanët këtu ekzistojnë me shekuj të tërë dhe nga ky aspekt kjo xhami e ka një vlerë të vecantë”, tha Umutlu.

Myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava i cili fillimisht dënoi ashpër sulmin terrorist makabër në Ankara i cili ndodhi të dielën mbrëma dhe ku humbën jetë shumë civilë të pafajshëm, shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë turke, duke thënë se Kosova është pranë Turqisë në këto momente të vëhstira. Ai njëherësh falënderoi TIKA-në dhe Turqinë për investimet të cilat i bënë në Kosovë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Me këtë rast më lejoni që në emër të BIK-ut të falënderoj nga thellësia e shpirtit TIKA-në dhe Yunus Emren, të cilët po bëjnë shumë në Kosovë në restaurimin e xhamive të vjetra në Kosovë po edhe në aspektin kulturor dhe fetar. Mund të them se BIK-u do të vazhdojë edhe më tutje me këtë bashkëpunim dhe gjithëherë sa të jetë bota do të jetë falënderues për të gjithë ata të cilët janë ndarë nga pasuria e tyre që të bëjnë restaurimin e këtyre xhamive, dhe nëpërmjet të restaurimit të këtyre xhamive po restaurojnë në një masë të konsiderueshme edhe shpirtin tonë, po e forcojnë besimin në zemrat , në shpirtin dhe mendjen tonë, ngase restaurimi i xhamisë fuqizon edhe më ndjenjën e një devotshmërie dhe përkushtimi edhe më të madh karshi krijuesit të këtij universi, Allahut Xheleshanehu”, tha Tërnava

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic në fjalimin e saj falënderoi institucionet kosvare për bashkëpunimi dhe shprehu falënderime për TIKA-në e cila ka financuar rindërtimin e xhamisë së Emin Pashës e cila, sipas saj, është një nga më të bukurat që ajo ka parë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që sot jam në mesin tuaj, në njërin prej qyteteve më të bukura në Kosovë, vendit mik dhe vëllazëror, për të hapur xhamin e rinovuar të Emin Pashës, njërit prej monumenteve më të rëndësishme të pararardhësve tonë, këtu në Prizren. Jam e lumtur që jam në rihapjen e Xhamisë e Emin Pashës, xhami kjo e ndërtuar në vitin 1832, që është dëshmi e lidhjeve të forta miqësore dhe vëllazërore shekullore me Kosovën dhe një monument i para ardhësve tanë që ka mbetur deri në ditët e sotme duke na i prezantuar kujtimet e së kaluarës, po hynë sërish në shërbim me një pamje të re dhe të bukur, në shërbim të vëllezërve tonë kosovar”, tha Kiliç.

Pas ceremonisë së inaugurimit të xhamisë, të gjithë së bashku hynë brenda për ta vizituar punën e bërë, para se xhemati i Prizrenit e fali namazin e drekës, zyrtarisht, namazin e parë pas restaurimit të Xhamisë së Emin Pashës. aa

Arrestohen dy të dyshuar për mbështetje e financim të terrorizmit

Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës ka realizuar dy operacione në lokacione të ndryshme të vendit, duke arrestuar dy persona nën dyshimet për rekrutim dhe financim të terrorizmit.

Operacioni i kryer në rjaonin e Prishtinës dhe Pejës ka të bëjë me zbatimin e urdhër-kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj objekteve të banimit dhe bizneseve të personit F. R.

“I dyshuari F. R. në vazhdimësi ka vënë në dispozicion bizneset e tij, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes financiare dhe logjistike të personave që janë të përfshirë në organizim dhe rekrutim për terrorizëm, duke përfshirë edhe persona të cilët njihen për përhapjen e ideologjisë ekstremiste në tërë Kosovën, si dhe persona të cilët kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë për në zonën e konfliktit”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Shumë persona të cilët i dyshuari F. R. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet personave tjerë i ka mbështetur në aspektin financiar dhe logjistik, janë arrestuar për vepra penale nga kapitulli i XIV i KPK-së, përkatësisht veprave penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, disa prej tyre aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa një numër i tyre, duke përfshirë edhe disa persona që kanë qenë të punësuar në bizneset e tij, janë raportuar të vrarë në zonën e konfliktit”, vijon komunikata.

I dyshuari F.R. akuzohet për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe lehtësim në kryerjen e terrorizmit. Të gjitha këto vepra janë të dënueshme me ligjet e Kosovës.

Operacioni tjetër ka ndodhur në rajonin e Prizrenit, ndaj të dyshuarit P. D., nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në ‘financim apo lehtësim të terrorizmit’, sanksionuar sipas Ligjit.

“I dyshuari P. D. së paku në një rast ka financuar dy persona me qëllim të pjesëmarrjes në grup terrorist, përkatësisht në konflikt jashtë vendit, vepër e ngelur në tentativë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në muajin dhjetor 2015 në tentativë që të udhëtojnë për në zonën e konfliktit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve zyrtarë, në nëntë muajt e fundit “nga Kosova nuk është shënuar as një rast i shkuarjes në Siri për të luftuar për grupin militant Shtetit Islamik”.

Kosovë: Mbi 120 raste në vit me tumor të trurit

Në institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vit lajmërohen rreth 120 raste me kancer në sistemin nervor qendror. Kështu thotë onkologja në këtë institut, Vildana Goga Çmega.

Sipas saj, krahasuar me vendet e rajonit, numri apo incidenca e të prekurve me karcinomën në sistemin nervor qendror, është më e ulët në Kosovë, pasi që edhe popullata është më e re në moshë, derisa siç thotë ajo sëmundja prek kryesisht njerëz më të moshuar.

“Modalitetet e trajtimet e kësaj sëmundjeje janë disa lloje. Intervenimi kirurgjik, aplikimi i radioterapisë, kemioterapi dhe target terapi. Të gjitha këto kryhen në Institutin Onkologjik”.

“Një aparaturë që ne e posedojmë është mjaft efektive për trajtimin e karcinomës së sistemit nervor qendror, derisa për fëmijët egzistojnë metoda më të sofistikuara e që Instituti Onkologjik nuk i posedon”, ka thënë Çmega.

Zonja Goga Çmega, gjithashtu tregon edhe për mbulueshmërinë me barna për trajtimin e këtij lloji të kancerit në Institutin Onkologjik.

“Me barnat për sistemn nervor qendror jemi të mbuluar 95 për qind për këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, pasi që rastet janë më të rralla dhe planifikimi është bërë mire”, ka thënë ajo.

Por, për tu diagnostikuar me karcinomën e sistemin nervor qëndror, biopsia duhet bëhet nga patologët.

Ramadan Sopa, patolog, njëherit drejtor në Institutin Paraklinik në Qendrën Klinike Universitare, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pas marrjes së biopsisë së pacientit, ai duhet të pres deri në një muaj për rezultatin. Kjo sipas tij, për shkak të listës së gjatë të pritjes së pacientëve dhe punës jo shumë të shpejtë që bëhet në këtë institut.

‘’Tumoret e sistemit nervor zbulohen pa vështirësi të madhe, qoftë me metodat e zakonshme, por edhe me metodat ndihmëse me imuno-histokimi që të verifikohet gjeneza e tyre”.

“Në patologji ne punojmë aq sa na japin klinikat raste. Për fat të keq një numër i pacientëve shkojnë në klinika private, pasi ne kemi një listë të gjatë të pritjes, ku pacientët duhet të pritesin deri në një muaj për rezultatin, gjë që është shumë për një tumor’’, ka theksuar Sopa.

Rezultati i analizës për sëmundjen e kancerit në këtë rast, sipas patologut, Ramadan Sopa kryhet brenda katër ditësh, por kjo nuk ndodhë në Institutin e Patologjisë për arsye të muingesës së stafit me përvojë.

‘’Në klinika private i kryejnë për katër ditë. Janë mjekë me përvojë dhe mundësia është më e shpejtë. Te ne për shkak të fluksit të madh kryhen më ngadalë dhe kemi mjekë të rinj me nga dy tre vjet përvojë pune dhe ata kanë nevojë për konsulta. Kjo punë dëshiron përkushtim më të madh. Tek ne rezultatet kërkojnë kohë deri në një muaj. Ideja është që të punohet më shumë. E mjekët thonë se duhet studim më i madh, duhet kohë, konsultim e kështu me radhë‘’, ka thënë Sopa.

Sidoqoftë në Kosovë gjatë vitit 2015, janë paraqitur gjithsej 808 raste të reja me sëmundjen e kancerit në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti Dugolli – Fletarrestimet e Serbisë ende në fuqi për kosovarët

 Kosovarët ende po vazhdojnë të arrestohen me urdhra të Serbisë. Rasti i fundit është arrestimi i drejtorit të Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Gafurr Dugollit.

Ai u arrestua nga autoritetet maqedonase me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Sipas MFSK-së, ky nuk është rasti i parë kur ish-ushtarët e UÇK-së me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të Policisë së Serbisë ndalohen qytetarët e Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së nëpër kufijtë dhe aeroportet e shteteve të ndryshme.

Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK, nuk ka komentuar për “Zërin” rastin në fjalë vetëm se ka thënë që bashkëpunimi po vazhdon.

“Bisedimet dhe bashkëpunimet me Qeverinë e Maqedonisë për lirimin e zotëri Dugollit janë duke vazhduar”, ka deklaruar Shala për “Zërin”.

Mirëpo, Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për arrestimet e tilla. Gjatë ditës së djeshme gazeta “Zëri” ka adresuar pyetje në adresë të Zyrës për Komunikim me Publikun, mirëpo asnjë përgjigje nuk ka marrë nga kjo Ministri.

E mosbashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me shtetet fqinje për fletarrestime të tilla nga Policia e Serbisë, njohësit e çështjeve juridike thonë se po u kushton më së shumti qytetarëve

Thaçi: Me Daçiçin jam takuar 29 herë, kam biseduar 200 orë

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale.

Në fjalimin e tij të gjatë Thaçi ka folur për karrierën e tij që nga Lëvizja studentore e viteve nëntëdhjetë, formimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, intervenimin e NATO-s, shpalljen e Pavarësisë si dhe shumë pika tjera që lidhen me Kosovën, transmeton koha.net.

Duke folur për UÇK-në Thaçi, ndër të tjera tha:

Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”. Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.

Në vazhdim Thaçi ka folur edhe për bisedimet Kosovë- Serbi .

Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryeministrat Vuçiq dhe Daçiq.

Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.

Fjalia e parë nga Daçiq ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.

Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.

Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv.

Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013.

Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.

Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës.

Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët. Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit, tha Thaçi.

7 prill – Thaçi betohet pa opozitën

Hashim Thaçi do të betohet në seancën e 7 prillit të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, por aty do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e koalicionit qeverisës. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë, ku do të betohet presidenti i ri, me arsyetimin se Thaçi nuk është unifikues dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e tyre do të legjitimoheshin shkeljet, siç thonë ata, me rastin e zgjedhjes së të parit të shtetit.

Zyrtarë të partisë më të madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, thonë se do të kenë shumë aktivitete deri në ditën kur do të betohet Thaçi.

“Është shumë herët të diskutojmë për datën 7 prill, meqë kemi shumë aktivitete deri në atë datë. Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në orën 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Tahiri.

KARRIGEJA – opinion nga FATON MEHMETI

Për njerëzit e rendomtë karrigeja ka sherbyer si ndjenjëse me katër këmbë per t’u clodhur, pra si mjet çlodhës.Në sistemet monarkiste , mbretërit dhe princërit shijonin momente relaksimi në kolltuqet elegante dhe të rehatshme, ndonjëherë kur ishin nervoz kreshpëronin grushtet mbi brrylësat e kolltukut.

Në ato kolltuqe, vendosej fati i popujve dhe njerëzve gjatë historisë se njerëzimit. Kryesisht mbi karrige uleshin njerëz të fuqishëm, njerëz në duart e të cilëve varej fati i popujve. Karrigeja ka shërbyer si analogji e ngritjës së figurës së mbretit apo udhëheqësit, derisa nën karrige klithte populli i varfër , që vdiste për një kafshatë bukë.

Ndonëse keqpërdorimi me deshja i karrigejes nga ana e udhëheqësve, ka sjellur shumë vuajte dhe luftëra.

Karrigeja në Kosovë

“ Infektimit ” me sindromen “ pushteti në karrige, pupulli nën te ” s’munden dot t’i rezistonin as udhëheqësit e shqipëtarëve në Kosovë, të cilët pas lufte kryen metabolizëm të çrregullt me jetën tonë shoqërore. Karriget e politikanëve tanë u ndërtuan aq të mëdhaja dhe të larta, sa asnjëherë nuk e panë popullin në sytë e të cilëve shpresa po venitet çdo ditë, mbase sikur te kishin karrige më të ulëta., do e shihnin popullin më afër dhe më mirë .Karrigeja është ndërtuar për t’u çlodhur dhe për të punuar, në rastin konkret të qeverisjes, ajo duhet të shërben si mjet pune në shërbim të qytetarëve. Duke qenë se ka ndodhur e kundërta, mbi karrige të ministrave e kryeministreva të vendit tonë, është thelluar vuajta dhe mjerimi i këtij populli. Katandisja ekstreme ka ardhur si rezultat se në ato karrige janë ulur njerëz servil, të papërgjegjshëm dhe shpesh edhe kriminel me kollare ,të kamufluar si shpëtimtarë e komandantë të luftës së lavdishme të UÇK-së .

Antagonizmi i karrigejes në Prishtine dhe asaj në Bruksel, vë në pah mungesën e parimit që duhet të kenë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Të njëjtit përsona janë aq të zot për të kamufluar hajnit e tyre brenda zyreve në Prishtinë, po të njejtit në bisedime me Serbinë ne Bruksel, nuk janë të zot të mbrojnë interesat e vendit të tyrë. Përkundrazi janë aq të skrupull, ata që duken gjigant para qyetarëve, në Bruksel janë marioneta, aq sa mezi i zë syri i kamerës.

Ndonëse në të dyja rastet ulën në karriga, njëra pushtim e tjera nënshtrim, mbi të gjitha është populli ai që peson.

Karrigeja e Skënderbeut , Ismail Qemailit, Naimit, Fishtës, Rugovës, Kadaresë, nuk është e drejtë që as si ndërtim druror të jetë edhe e Hashimit , Isës , Ramushit, Fatmirit. Populli nën karrige si maca nën sofër, e mbi atë karrige sa lluksi e amoraliteti kryhet, eh ..populli i mjër..eh kjo karrigeja e ( pa ) lumtur …!!

Zbrazja në heshtje e Kosovës, mallkim për shtetin! – Nga FLORIM ZEQA

Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë…, më lot në sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura. Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më mes vete në këtë jetë! Shuarja e shpresave, e ëndrrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindjen e tij është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.

Zbehja e shpresave të qytetarëve

Para tetë vjetëve, kremtimet e gjata të pavarësisë ngjallën shpresa dhe gjallëri në jetën e qytetarëve kosovarë. Të gjithë prisnin zhvillimin ekonomik të vendit, prisnin investime vendore dhe ndërkombëtare që do të gjeneronin hapjen e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies qytetare,…të gjithë prisnin qeverisje të mirë dhe transparente. Mirëpo, me kalimin e ditëve, muajve dhe viteve filloi të zbehej dhe zhbëhej shpresa e qytetarëve për jetë në shtetin e tyre të pavarur. Mbase zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve. Atëherë kur të gjithë ishin në pritje të ndëshkimit të keqqeverisjes shtatëvjeçare, të atyre që katandisen shtetin dhe thyen shpresat e shqiptarëve, ndodhi e kundërta,…shpërblimi qeveritarëve të korruptuar u erdhi nga subjekti më i madh opozitar, nga subjekti me traditë më të gjatë politike dhe demokratike… Ikja e të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur, pothuajse çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe nga qendrat e tjera të Kosovës, numër i madh i kosovarëve (shqiptarëve) mbushin autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar për Hungari, me destinacion drejt vendeve të perëndimit. Flitet për dhjetëra mijëra shqiptar të Kosovës, që gjatë këtyre dy vjetëve të fundit u “konvertuan” në shtetas të Serbisë, për t’u pajisur me një pasaportë serbe,…mundësi kjo e ikjes më lehtë nga Kosova drejt vendeve europerëndimore. Emigrimi është bërë plagë e pashërueshme e popullit tonë, arsyet e ikjes së një numri të madh të qytetarëve janë kushtet e vështira socioekonomike,…situata e rënduar politike dhe e paperspektivë, ka çuar në humbjen e shpresave për jetë dhe ardhmërinë vendin e tyre. Prapavija po ashtu është politike, objektiv i kahershëm i fqinjëve tonë veriorë (serbëve) për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare po bëhet realitet në Kosovën e “pavarur”,….këtu nuk përjashtohen as marrëveshjet e fshehta të Serbisë me disa nga shtetet europerëndimore! Përderisa politikanët tonë të mjerë më tepër janë shndërruar në spektatorë se vendimmarrës në shtetin e tyre,…si gjithnjë përfitues të këtyre situatave janë kontrabanduesit e njerëzve në bashkëpunim me qeveritarët andej dhe këndej kufirit !

Zbrazja në heshtje e Kosovës nuk ka të ndalur

Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindjet e tyre ndjellë kob për shtetin e Kosovës. Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre,…pushtetarët ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre. Ikja nga vendlindja është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup njerëzish të papërgjegjshëm ua kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë. A ka dëshpërim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime…”. Jo vetëm e dhimbshme kjo, është mallkimi më i madh për pushtetarët, për qeveritarët që u është bërë gjaku ujë,…të cilëve përveç egos së pafundme për pasurim dhe uzurpim të shtetit, nuk shohin gjë tjetër para vetës. Atyre pushtetarëve që u kanë mbet vetëm edhe pak ndjenja njerëzore në shpirtin e tyre, duhet t’i thërrasin ndërgjegjes e të i thonë STOP kësaj gjendje mjeruese në vend, në të kundërtën përveç mallkimit të bashkëkombësve të vet, një ditë do t’i zërë edhe mallkimi i Zotit!

Hagë – Thaçi premton se bisedimet me Serbinë i ka përparësi kryesore

Në fjalimin e tij të gjatë Thaçi ka folur për karrierën e tij që nga Lëvizja studentore e viteve nëntëdhjeta, formimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, intervenimin e NATO-s, shpalljen e Pavarësisë si dhe shumë pika tjera që lidhen me Kosovën.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e gjatë të presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi:

Shkëlqesitë tuaja, ambasadorë të nderuar,

Të dashur miq të Kosovës,

Më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që më keni bërë për të prezantuar sot këtu para jush.

Kam pasur kontakt me Institutin tuaj edhe në të kaluarën. Sekretarja zonja Ollbrajt dhe ish-ministri i jashtëm rus Igor Ivanov janë në Bordin t uaj të këshilltarëve. Ata dy kanë luajtur një rol në historinë bashkëkohore të Kosovës, secili në mënyrën e vet.

Kam takuar sekretaren Ollbrajt dhe ministrin Ivanov 18 vjet më parë në një kështjellë në Rambuje të Francës.

Isha vetëm 29-vjeç atëbotë, por kam qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Kam qenë edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në negociatat me qeverinë serbe përmes së cilave synohej vendosja e paqes në Ballkan.

Millosheviqi e refuzoi marrëveshjen e propozuar qëështë mbështetur nga Evropa, SHBA-ja e Rusia dhe kështu historia ndryshoi.

Historia e Kosovës ndryshoi.

Historia e Ballkanit Perëndimor ndryshoi.

Edhe librat e shkencës politike në Evropë ndryshuan pasi që NATO nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të bombardonte Serbinë.

Ishte kjo hera e parë që një shtet evropian u bombardua për shkak se kishte kryer spastrim etnik dhe gjenocid.

Fjala ime sot përqendrohet në atë sesi mund të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe për fqinjët tanë dhe sesi Kosova po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në kontinentin evropian.

Megjithatë, do të filloj nga e kaluara.

Do të filloj me Rambujenë dhe me ata hapat e parë përmes të cilëve e bëmë Kosovën shtet të pavarur.

Nuk do të prekë shumë në histori, por dua të ofroj pak kontekst.

Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë federale. Serbia kishte suprimuar autonominë e Kosovës dhe kishte filluar shtypjen e shqiptarëve të Kosovës. Si përgjigje, Kosova fillimisht u përcaktua për një rezistencë paqësore.

Udhëheqësi ynë i atëhershëm na udhëhiqte siç Gandi i kishte prirë popullit të tij.

Por, Serbia nuk ishte për Kosovën ashtu siç Anglia mund të ketë qenë për Indinë. Rezistenca jo e dhunshme nuk solli paqe apo stabilitet.

Millosheviqi vazhdoi të shkatërronte Kroacinë me të gjithë forcën, pastaj Bosnjën dhe shumë shpejt i erdhi rendi edhe Kosovës.

Së pari, kam udhëhequr lëvizjen studentore në Prishtinë kundër sistemit njëpartiak.

Komunizmi ra, por represioni ndaj popullit tim vetëm sa shtohej. Rënia e komunizmit nuk ishte e mjaftueshme për vendin tim. Ne nuk kishim mundësi të ndërtonim demokracinë pa liri.

Kjo është arsye pse, së bashku me studentë të rinj dhe disa intelektualë në Kosovë, e nisëm një lëvizje të rezistencës së armatosur.

Mund të gëzoja një jetë të mirë në Vjenë ose në Paris, ku i kam pasur të afërmit e mi, të cilët i kisha vizituar disa herë.

Kurrë nuk kam pëlqyer luftën dhe konfrontimet. Në të vërtetë, gjithmonë kam urryer luftërat. Por, rezistenca aktive kishte mbetur alternativa e vetme për lirinë e vendit tim.

Lëvizja jonë, e cila shpejt mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo UÇK, bazohej në pesë parime:

E PARA: Ne nuk do të përdornim terrorizmin si metodë. Prandaj, nuk do të hidhnim asnjë bombë në Beograd dhe asnjë veprim kundër civilëve kudo. Qëllimi ynë ishte që ta largonim ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova. UÇK-ja asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime jashtë territorit të Kosovës dhe nuk ka kryer sulme ndaj civilëve.

E DYTA: Mbështetja logjistike dhe financiare do të pranohej vetëm në baza vullnetare, nga diaspora në mbarë botën. Dhe asnjëherë nëpërmes ndonjë lloji të aktiviteteve kriminale.

Dhe kështu edhe ndodhi.

E TRETA: Ne kërkonim mbështetje dhe përqafonim vlerat perëndimore dhe integrimin euroatlantik. Disa nga miqtë mi ishin marksistë të majtë në fillim, disa ishin nacionalistë të djathtë, disa ishin pjesëtarë të shoqërisë civile dhe tëmedieve në Prishtinë, por kemi pasur konsensus se pas rën ies së Murit të Berlinit, ne do të mbështesnim aleancat e kombeve evropiane dhe të SHBA-së. Kjo gjithashtu nënkuptonte se ne do të bashkëpunonim dhe të luftonim për një sistem demokratik.

E KATËRTA: Lufta jonë assesi nuk do të përmbante motive apo ngjyrime fetare. Mund të them me krenari se ia dolëm që të mbanim larg çfarëdo përpjekje e ideologji fetare apo luftëtarë fetarë për të depërtuar në radhët e UÇK-së. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, asnjë fundamentalist islam nuk është lejuar të bëhet pjesëtar i UÇK-së.

Jam krenar të them se gjatë gjithë luftës, në vitet 1998 dhe 1999, as edhe një objekt fetar apo kulturor ortodoks serb nuk është prekur.

E PESTA: Ne kërkonim pavarësinë e Kosovës si një kompromis. Disa shqiptarë kërkonin për të bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet. S erbia donte vetëm të kishte Kosovën brenda Serbisë, pa i dhënë të drejtën popullit tonë për të zgjedhur fatin e tij. Kompromisi – si zgjidhje e mesme – ishte Kosova e pavarur. As bashkimi me Shqipërinë dhe as me Serbinë.

Ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm për ne dhe për të gjithë.Kjo u shndërrua shumë shpejt në qëllimin e negociatave politike që i udhëhoqa nëRambuje, më 1999 në Paris, më 2006 dhe 2007 në Vjenë dhe në 4 vitet e fundit në Bruksel.

I përmenda këto pesë pika,sepse dua të jem i qartë se nga dita e parë e aktivitetit tim në jetën politike – së pari si një udhëheqës studentor, pastaj si udhëheqës politik i UÇK-së, më pas si udhëheqës i opozitës, e më vonë si kryeministër dhe tani si një President i ardhshëm, jam dhe do të mbetem krenar që kemi arritur qëllimet tona duke respektuar parimet tona.

Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”.

Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.

Ne ia dolëm që ta bëjmë Kosovën shtet të pavarur.

Tani ne kemi para vetes qëllimet përfundimtare: të bashkohemi me BE-në dhe NATO-n në të ardhmen, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo pasqyron konsensusin tonë të tretë shtetëror, pas arritjes së lirisë dhe pavarësisë.

Kosova e pavarur tashmëështë pjesë e zgjidhjes për paqe në Ballkanin si një tërësi.

Ne nuk po importojmë më forca të sigurisë për të sjellë stabilitet.

Ne tani po eksportojnë nisma për paqe dhe dialog si një kontribut për zgjidhje afatgjata dhe për integrimin evropian të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha shteteve të tjera në Ballkan.

Pasi shpallëm pavarësinë më 2008, Serbia u përpoq të bllokonte njohjen e subjektivitet tonë ndërkombëtar duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Në GJND, Serbia argumentoi kundër Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ne argumentuam të kundërtën dhe dolëm fitues.

GJND-ja vendosi se Kosova kishte të drejtë dhe se shpallja e pavarësisë sonë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kosova tani njihet nga 111 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Ne sot jemi edhe një shtet olimpik dhe, këtë verë, Kosova, për herë të parë në histori, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, nën flamurin e saj shtetëror.

Këtë vit ne gjithashtu kemi arritur një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian. Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në, si një marrëveshje e parë formale mes shtetit të Kosovës dhe BE-së.

Më 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu opinionin e GJND-së dhe e udhëzoi BE-në për të nisur një dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Baronesha Ashton nisi dhe lehtësoi këtë dialog, fillimisht si një dialog teknik dhe më pas si një dialog politik.

Nuk ishte e lehtë për Kosovën që të bisedonte me ish-armiqtë e saj pa marrë nga këta të fundit kërkimfaljen për krimet e luftës që shteti serb kishte kryer, pa kërkimfaljen për spastrimin etnik.

Nuk ishte e lehtë për liderët serbë të takoheshin me mua, drejtuesin politik të UÇK-së.

Ashtu siç nuk ka qenë e lehtë për Mandelën dhe de Klerkun të takoheshin, por edhe shumë raste të tjera në histori.

Por, ata ia dolën. Ata e bënë atë për një të ardhme më të mirë për shtetin e tyre.

Nuk ishte e lehtë për ne, Kosovën dhe Serbinë, por ne duhej të punonim së bashku, sepse qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë u duhej normalizim.

Kisha detyrë para qytetarëve të Kosovës për të punuar për një perspektivë të re evropiane dhe për kompromise konstruktive.

Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryministratVuçiq dhe Daçiq.

Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.

Fjalia e parë nga Daçiq ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.

Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.

Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv.

Ne duhej të fillonim nga zeroja për shumë çështje: për të njohur dip lomat universitare, për të njohur kartat e identitetit, për të njohur të dhënat kadastrale.

Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013.

Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.

Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës.

Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët.

Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit.

Kjo është një marrëveshje e rëndës ishme qëështë shembull për republikat e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Pas 70 vjetësh, një kryeministër i Shqipërisë vizitoi Beogradin dhe një kryeministër i Serbisë vizitoi Tiranën disa muaj më pas.

Jam ftuar në një ngjarje të organizuar nga kryeministri Rama për kryeministrin Vuçiq.

Pa Marrëveshjen e Brukselit – ata të dy u pajtuan – nuk do të mund të kishte as normalizim ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Marrëveshja e Brukselit mund të përdoret sot si model edhe për çështje të tjera të hapura, të tilla si kontesti rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Si Kosovë, ne duam të shohim Maqedoninë në NATO.

Marrëveshja e Brukselit gjithashtu ka ndihmuar kancelarenMerkel për të nisur “Procesin e Berlinit”, në kuadër tëtë cilit të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të jenë të barabarta dhe të bashkëpunojnë në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe në fusha të tjera ekonomike.

A është Marrëveshja e Brukselit marrëveshja përfundimtare dhe hapi i fundit drejt paqes?

Jo, nuk është.

Më lejoni të jem i qartë.

Më shumë punë duhet bërë.

Një shekull konflikti nuk mund të zgjidhet në një vit të dialogut. Dialogu duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të jemi të guximshëm.

Në Kosovë, disa parti politike nuk e pëlqejnë Marrëveshjen e Brukselit dhe ato po protestojnë në Kuvend dhe në rrugë kundër dialogut me Beogradin.

Edhe në Serbi ka kundërshtarë të dialogut me Kosovën, të tillë si Shesheli dhe disa nacionalistë të tjerë. Dhe Qeveriae Serbisë nganjëherë nuk respekton frymën e marrëveshjes.

Vitin që shkoi, Qeveria e Serbisë nisi një fushatë shumë negative kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe ata ende po përpiqen për të na penguar që të bëhemi anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Por, unë jam i bindur se kjo përbën një nacionalizëm afatshkurtër për përfitime afatshkurtra politike për Serbinë dhe vetëm për Serbinë.

Ne duhet të përqendrohemi në bashkëpunim afatgjatë dhe dialog dhe në dobitë që do të gjenerohen për të gjitha shtetet në rajonin tonë.

Tani që jam bërë President i sapozgjedhur i Kosovës, propozoj katër elemente të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë për të krijuar një kornizë të përhershme për paqe.

Kjo kornizë mbështetet në fuqinë gravituese të Brukselit.

Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo siguron mjete përmes së cilave mund të vendosim paqe dhe bashkëpunim:

Pika e parë: Duhet të kontribuojmë ndjeshëm dhe në mënyrë konstruktive në shqetësimet me të cilat përballet Evropa. Ballkani nuk është më në fokus tëtë gjithë të tjerëve. Në fqinjësinë tonë, emigrimi është një problem, ekstremizmi fetar është një problem.

Ka probleme në Paris, në Berlin, në Hagë.

Pra, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të dhënë një kontribut real ndaj problemeve evropiane.

Ne duhet të punojmë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Duhet të punojmë shumë për të mposhtur rrjetet terroriste dhe ISIS-in në shtetet tona. Gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm përballë përfshirjes ruse. Serbia ende mirëpret një rol të Rusisë. Por, unë mendoj – DHE JAM I SIGURT – se Serbia në të ardhmen do të kthehet nga NATO dhe BE-ja më shumë sesa nga Rusia, sepse ajo është e rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja.

Ç’është e vërteta, nuk ka të ardhme për Serbinë jashtë bashkëpunimit euroatlantik dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ndihmuar në integrimin e rajonit tonë.

Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Ne duhet gjithashtu, në të ardhmen, t’i bashkohemi programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Pika e dytë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjata që do të na ndihmojnë të përqendrohemi në ekonomitë tona, në vendet e reja të punës, jo vetëm në dialog. Dialogu nuk është i mirë nëse ai merr tepër shumë kohë, ose shkakton shumë emocione për të kaluarën. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 5 muajt e ardhshëm. Serbia duhet të pranojë Kosovën si fqinj dhe nuk duhet të kundërshtojë Kosovën në integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Pra, ne duhet të bëjmë kompromise që na lejojnë të mendojmëpër të ardhmen dhe të kthehemi nga e ardhmja, Serbia duhet të hapë kapituj të negociatave me BE-në. Kosova duhet të bëhet vend ka ndidat për anëtarësim në BE.

Dikush mund të thotë se dialogu duhet të përdoret si një shkop kundër Kosovës dhe Serbisë.

Unë them se zbatimi i marrëveshjeve është karota dhe shkopi për të dy shtetet.

Kush i zbaton marrëveshjet, ec përpara. Kush nuk i zbaton, ngel prapa dhe paguan çmimin.

Pika e tretë: Ne duhet të punojmë në një kontekst rajonal dhe të gjejmë zgjidhje që përfshijnë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve bilaterale. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë pajtimin, atëherë Bosnje e Hercegovina mund të bashkëpunojë më Kosovën pa probleme nga udhëheqësit e “Republika Srpska”-s. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i mirëpritur në Kosovë dhe kjo nënkupton më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Kjo e bën rajonin më të sigurt për të ecur përpara dhe për t’u bashkuar me komunitetin euroatlantik.

Qëndroj krenar që vitin që shkoi nënshkrova marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Obama me të drejtë e quajti atë një marrëveshje historike. Sërish, jo të gjithë në Prishtinë më duartrokitën për këtë. Por, ne jemi liderë, jemi këtu për të marrë vendime të vështirë, por të drejta.

Prandaj, ne duhet të vazhdojmë me Procesin e Berlinit dhe të kemi një konferencë të suksesshme në Paris këtë verë.

Por, BE-ja duhet të punojë me ne në projekte konkrete, sepse të bisedojmë nuk është e mjaftueshme. As premtimet nuk janë të mjaftueshme.

Kosova nuk mund të mbahet e izoluar. Ne kemi nevojë për liberaliz im e vizave sot. Kishim dje dhe jo nesër.

Projektet konkrete në infrastrukturën rrugore dhe në fushën e energjisë janë jetike.

Ne duhet të lidhim dhe të integrojmë rajonin dhe të përgatisim atë për integrim në BE në të ardhmen.

Pika e katërt: Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në sundimin e së drejtës dhe në sjelljen e drejtësisë për viktimat. Kosova ka vendosur dhomat speciale – një gjykatë speciale e Kosovës me ligjet e Kosovës, por e cila do të vendoset në Hagë. Shumë akuza janë publikuar në të ashtuquajturin raportin e DikMartit dhe tani Kosova po jetëson një proces shumë transparent dhe ndërkombëtar gjyqësor për të vendosur të vërtetën. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.

Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Ko sovën dhe jo një dënim. Unë udhëhoqa procesin e krijimit të kësaj gjykate në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. Kosova gjithmonë ka pasur bashkëpunim të plotë me drejtësinë ndërkombëtare. Ne nuk mund të vazhdojmë të shpërfillim akuzat thjesht, sepse ne duhet të heqim çdo dyshim mbi emrin e UÇK-së.

Nuk më pëlqen fakti se Kosova është i vetmi vend që duhet bërë këtë dhe shpresoj se Serbia gjithashtu do të detyrohet të përballet me akuzat për gjenocid që vijnë si rezultat i akteve të politikanëve dhe ushtarakëve serbë në Kosovë.

Ne do të punojmë me gjykatat ndërkombëtare për të treguar se viktimat nuk janë harruar. Asnjë viktimë kurrë nuk duhet të harrohet. Por, gjithashtu, nuk duhet të harrohen edhe të gjithë kriminelët që kanë bërë krime. Krimet e luftës nuk janë brenga jonë e vetme.

Kjo është një çështje e vjetër, por sfida jona e re është se si të përballemi me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të dyja këto fenomene ekzistojnë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe kriminelët dhe njerëzit e korruptuar bashkëpunojnë në të gjitha shtetet ballkanike.

Pra, çdo e ardhme për Ballkanin në BE duhet të bazohet në reforma të thella dhe strukturore të projektuara për të konfirmuar dhe për të përforcuar sundimin e së drejtës.

Unë do të mbetem i përkushtuar në këto 4 pika si President i Kosovës dhe shpresoj se do të na ndihmoni për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Demarkacioni – Opozita mban qëndim ndaj vendimit të presidentes

Liderët opozitarë

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i kanë reaguar presidentes Atifete Jahjaga në lidhje me vendimin e saj për formimin e një komisioni ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Në këto rrethana rikujtojmë edhe njëherë se peticioni i qytetarëve me 205 mijë nënshkrime, ekspertët e fushës dhe subjektet opozitare kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit më Malin e Zi të nënshkruar nga Hashim Thaçi në 26 mars në Vjenë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të opozitës.

Po ashtu, opozita kërkon fillimisht anulimin e marrëveshjes së arritur me Malin e Zi e mëpastaj themelimin e komisionit, duke insistuar që si pjesë e tij të jenë edhe ekspertë nga Kosova.

“Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës”, ngrisin tutje shqetësimet e tyre partitë opozitare.

Subjektet politike në opozitë, kanë kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke konsideruar se cënon tërësinë territoriale të Kosovës.

Ky është i arrestuari i dyshuar për bombën molotov në shtëpinë e Kryeministrit Mustafa (foto)

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person si të dyshuar për sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe po i njëjti ka hedhur bombë molotov në protestën e 26 shkurtit në Prishtinë.

Policia ka dërguar edhe fotografi të personit të dyshuar, Kushtrim Avdimetaj i cili është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

ndali

Vrasjet në UÇK, kërkohet dorëheqja e ambasadorit të Kosovës në Tiranë

Politologu kosovar, Naim Rashiti komenton përplasjet e Ramiz Lladrovcit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. I bën thirrje Ministrisë së Jashtme që ta shkarkojë

Njohësi i çështjeve politike në vend, Naim Rashiti përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka komentuar përplasjet e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcit dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimit. Rashiti në postimin e tij thotë se Lladrovci duhet të tërhiqet nga pozita e ambasadorit, pasi që sipas tij nuk u lejohet diplomatëve të bëjnë deklarata të tilla. Rashiti gjithashtu ka kërkuar nga ministria e jashtme që ta kthej prapa Lladrovcin nga pozita e ambasadorit. Ndër të tjera Rashiti thotë se të tjerët duhet të kenë kujdes që të mos futen në debatin e krijuar. “Pavarësisht se kush ka të drejtë në këtë debat. Ata të cilët janë brenda vendit dhe pjesë e politikës apo e shoqërisë kanë të drejtë të vazhdojnë debatin. Por kjo nuk mund t’u lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve në detyrë. Miqësisht do t’i kërkoja Ministrisë së Jashtme ta kthejë Ramiz Lladrovcin mbrapa. Kjo i bën mirë shërbimit të jashtem dhe shtetit. Të tjerët duhet të kenë kujdes, mos të futen në debatin aktual të luftëtarëve. Ata mund ta bëjnë këtë debat, janë në të drejtën e tyre, kanë hequr shumë në ato kohë e tani dhe askush nga të tjeret nuk e di çka ka ndodhur në ato kohë. Prandaj të tjerët, ne e çdo kush tjetër që nuk ishte pjesë e asaj kohe duhet të kenë kujdes sepse mund të gabojë në gjykimin e tij.

Akuza e Ladrovcit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci e ka akuzuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala. Po ashtu, Ladrovci ka thënë se rasti Hafir Shala nuk u hetua asnjëherë deri tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviq. “Dje, (më 12 mars) ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores së kombit, Luljeta Jahir Shalës. Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kindapuar në prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi, dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë deri më sot. Megjithëse rasti i tij nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kindapimit dhe mbytjes me dhune nga hetuesit e pushtetit të satrapit Sllobodan Millosheviq. Rasti nuk u hetua kurrë, as nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

E, dje Nëna Shehide, sikur vite me parë edhe babai i Dr. Hafir Shalës, shkoi në amshim me mallin për t’i gjetur eshtrat e tij. Por, ajo tanimë ka gjetur shpirtin e të birit. I përjetshëm qoftë kujtimi për Nënën Shehide! Kurse, neve, të gjallëve, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të Dr. Hafir Shalës, na mbetet amanet moral, njerëzor dhe punë patriotike, që ta ndriçojmë rastin e bashkëluftëtarit tonë.

Aq më shumë, kur e dimë se UDB-ashi që e kindapoi dhe nga duart e të cilit vdiq, e më pas u zhduk Dr. Hafir Shala, është i gjallë dhe bartë përgjegjësi të larta në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, në Policinë e Kosovës”- shkroi Lladrovci në “Facebook”.

Selimi: S’ka luftë në mes komandantëve por kundër të vërtetës së UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kërkuar nga udhëheqësit e PDK-së të mos fshihen në debatin për luftën, duke i nxjerrë zyrtarët tjerë të kësaj partie. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar se po bëhet luftë në mes komandantëve, duke shkruar se këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës. Ai në rrjetin social ka shkruar se një fjali e vetme në Kuvend i alarmoi të “parët” e PDK-së, duke shtuar sepo sikur të flitet më shumë, ku do ta fusni kokën?

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin. E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës. O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?”-shkroi Selimi.

 

Tetë deputetë të opozitës në arrest shtëpiak dhe një në paraburgim

Opozita vazhdon t’i ketë një numër të madh të deputetëve në paraburgim dhe nën masën e arrestit shtëpiak

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka rreth një muaj që po qëndron në paraburgim, për shkak se akuzohet që në vitin 2009 ka marr pjesë në rrotullimin e automjeteve të EULEX-it, shkruan zeri.info

Ndërsa, gjashtë deputetë tjerë të Vetëvendosjes dhe dy të AAK-së po vazhdojnë të mbahen në arreste shtëpiake.

Aktualisht deputetët, Salih Salihu, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu dhe Shqipe Pantina, ndërsa, nga AAK-ja në arrest shtëpiak janë Donika Kadaj-Bujupi, njëherit edhe shefe e grupit parlamentar të AAK-së, si dhe Pal lekaj.

Të gjithë këta deputetë akuzohen se kanë kryer veprën penale përdorim i armës në Kuvend, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend./ZËRI

VV koalicion me AAK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kanë zyrtarizuar sot koalicionin ndërmjet VV-së dhe AAK në Komunën e Prishtinës.

Tash e pas këto dy parti do të jenë në bashkëqeverisje në këtë komunë.

Për këtë lajmë patën raportuar mediat qysh para një muaji, por ishte kundërshtuar nga zëdhënësi i kësaj komune Erzen Vraniqi, transmeton KP.

Ai, pati thënë për KosovaPress se lajmi ishte spekulativ.

Prej nëntë muajsh asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Siri

Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka theksuar se Kosova ka arritur që për një periudhë të shkurtë kohore të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizimit.

“Para një viti e gjysmë, Kosova ishte një nga shtetet që kishte dhënë numër të madh të luftëtarëve të huaj, por, në një periudhë të shkurtë, me masat dhe veprimet që i kemi bërë si shtet, sot e kemi një situatë që po hyjmë gati në muajin e nëntë që nga Kosova nuk është shënuar as një rast i shkuarjes në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë që për të avancuar në luftën kundër terrorizimit dhe veprave tjera kriminale, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë është mjaft i rëndësishëm dhe jetik.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,mbi luftën kundër terrorrizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

Princi Charles dhe Camilla sot nË Kroaci, të shtunën në Kosovë

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla

Princi britanik, Charles dhe gruaja e tij Camilla do të nisin sot turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Në Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Çifti mbretëror pastaj planifikon që ta vizitojë pjesën historike të qytetit, për të parë nga afër restaurimet e ndërtesave, të dëmtuara gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia, të viteve 1991-1995.

Më 15 mars, princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Çifti mbretëror planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 mars, para vizitës në Mal të Zi, në Podgoricë, më 18 mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars.

Ky është turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo është vizita e saj e parë në këto shtete të Ballkanit.

Çifti mbretëror e kishin vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, së bashku, në mars të vitit 2007.

Shembulli i Kroacisë më rastin e dënimit të ish–kryeminstrit Ivo Sandar – Nga Skënder MULLIQI

 Ish kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vite për keqpërdorim të pozitës u dënu më nëntë vite burg. Po ashtu , do ti konfiskohet tërë pasuaria  e tij, dhe e familjës   e realizuar me veprat e dënuara.A nuk është ky proces gjyqësor shëmbulli më i mirë së si duhet të funkcionojnë organet e drejtësisë të një shteti demokratik. Sanader veq që është dënuar për veper penale , atij si masë e dënimit iu shqiptua edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Ne Kosovë këso rasteve të korrupcionit dhe të krimit të organizuar këmi   më bollëk.Shumë qeveritarë u moren nga organet tona të drejtësisë për  keqpërdorim të pozitës , por ata jo vetem që u liruan pas një kohë të shkurtër të përballjës  më ligjin , por  u kthyen në pozitat e tyre të larta pushtetare, që nuk ndodhë në asnjë vend tjeter demokratik.Disa u lejuan edhe të largohen nga vendi duke i ikur kështu arrastimeve për vepra penale.Organet më të larta të shtetit tash e shumë kohë janë bërë  epiqendra  e krimit të organizuar dhe korrupcionit. Po të kishim organe të gjyqësisë të pavarura nga politika ditore , sigurisht së shumë kënd  do ta priste fati i ish kryeministrit kroat, Sanader. Këto struktura  politike dhe shtetërore janë përfolur  shumë në opinion së janë struktura që direkt ose terthorazi kan lidhje më krimin e organizuar .  Shumë çka në Kosovë pamë dhe dëgjuam nga ngjarjët e pa mira që po ndodhin, dhe këta njerëz në pushtet po sillën dhe veprojnë sikur të mos kishte ndodhur ama bash asgjë .Përmes situatës permanente konflktuoze po bëjnë përpjeke të mbesin në pushtet, nga droja së strukturat e reja politike që do të zëvëndësonin , do ti qesin para organeve të drejtësisë për keqpërdorime të pozitës shoqërore.Elitat politike  janë pasuruar mbrenda natës, dhe deri me tash nuk po kemi ndonjë hetim nga organet përkatëse për prejardhjën e kësaj pasurie. Ata kan stopuar deri më tash çdo hulumtim të pasurive të tyre, përmes njerëzve të tyre të inkudruar në organet  përkatëse.Të gjitha raportet e deritashme ndërkombëtare kishin bërë të ditur së nuk po luftohet korrupcioni dhe krimi i organizuar , si parakushte për tu inkuadruar shteti ynë  në strukturat relevante të BE-së. Edhe situata e krijuar e krizës institucionale ka lidhshmëri më krimin , korrupcionin dhe më menagjimin e keq të qeverive të deritashme. Të gjitha dukurtitë negative po luftohen më shumë verbalisht. Sigurisht së kjo elitë politike , edhe nuk i lufton dukuritë negative  në mesin e vet.Kemi shëmbuj të shumtë në shtetet demokratike së askush nuk qendron mbi ligjin, kështu edhe rasti  me kryeminstrin kroat, Sanader.Njeriu më meritori për bashkimin e dy gjermanive , Helmut Kol, kishte dhën llogari për një shumë parash , të cilat  kishin  të bënin më një evidencë jo të saktë të tyre  ,së sa që në pyetje ishte  ndonjë hajni. Në Kosovë, shumë kush  në krye të institucioneve të shtetit janë përfolur si të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive  , dhe ata pa ndonjë frikë së do të ndeshën më ligjin  po qëndrojnë  në  poste të larta pushtetare.Nese dëshirojmë të kemi shtet funksional dhe ligjor, do të duhej ta ndjekim shëmbullin e shtetit kroat, i cili për keqpërdorime e ka dënuar më burg, ish –kryeminsitrin , Ivo Sanader…

A po shkojnë partitë drejt profilizimit politik? – Nga FLORIM ZEQA

Lënia e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Në këto vitet e fundit pak është folur, e më pak është bërë rreth profilizimit të partive politike. Po t’i shikosh programet e të gjitha partive politike, vrenë së janë të përafërta me njëra-tjetrën. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë…
Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orjentimin politik të tyre.
Kur partia me përvojen më të gjatë politike në vend-LDK-ja e ka humbur busollën orjentuese, duke rrëshqitur nga shtrati demokratik në diktaturë  tipike komuniste, çka të themi për politike e themeluara pas luftës, të cilave jo vetëm që u mungon demokracia e mbrendshme, shprehja e mendimit ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazë i demokracisë.
Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe ofertë serioze për elektoratin kosovar.
Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjën e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.
Kështu më ketë spektër krejtë “djathtistë” në Kosovë me përjashtim të VV-së, jo vetëm që po vihet në lajthitje elektorati, po vihet në mëdyshje edhe faktori ndërkombëtar !
Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, qoftë në ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë apo protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetarëve, më siguri situata do të ishte krejt ndryshe.
Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja nga pritja e “mrekullisë nga qielli”.
Heshtja ndaj skandaleve serike të qeverisë dhe respekti i tepruar ndaj ndërkombëtarëve na ka sjellë në situatë mjeruese.
Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës garanton stabilitetin politik që kërkojnë “miqt” ndërkombëtarë, përderisa mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit ka prodhuar varfërinë ekstreme dhe mjerimin social në vend.
Vetëm një popullatë shqiptare e varfër dhe e heshtur, me një klasë politike servile dhe nënshtruese ua garanton të huajve jetëgjatësinë e tyre në Kosovë!
Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e “stabilitetit” politik.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Nëse dëshirojmë ndryshime, duhet t’u bëhemi barrë në qafë pushtetarëve me kërkesa të vazhdueshme për vende të reja pune, ulje taksash, sigurime shëndetësore, arsim cilësor,…organizimi i protestave gjithandej vendit për rritje pagash, ulje çmimesh të konsumit të përditshëm, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje në ditë të ftohta të dimrit,…do ta bënin Qeverinë të gjunjëzohej shpejtë para kërkesave popullore.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë,…zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.
Për fat të keq disa nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, si instrument demokratik i një shoqërie njerëzore ju kanë nënshtruar cenzurës “demokratike” të pushtetarëve.
Madje disa prej tyre janë servilizuar tej mase. Me shkrimet e tyre janë bërë dorë e zgjatur e pushtetit.
Nëse qytetarët nuk tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre mediave shumë lehtë mund të shndrrohen në adhurues të pushtetarëve dhe urrejtës të të shtypurve në vendin e tyre.
Ditë më parë, një “mik” i imi më qortoi për përmbajtjen e shkrimeve; “kujdes zoti Zeqa jeni bërë shumë i ashpër me kritikat ndaj LDK-së” !
Pëgjigja ime ishte kjo; “i nderuar, t’u paska mjegulluar mendja nga ambicia për të shkoqitur ndonjë asht të kalbur nga pushtetarët,…unë të njëjtit tel i kam rënë tetë vjet rresht, po i bie sot dhe do t’i bie edhe në të ardhmën derisa të arrijmë ndryshimet pozitive,…isha dje, jam sot, do të jemë edhe nesër kundër keqeverisjes në vendin tonë,…bashkangjitja e LDK-së qeverisjes së keqe, jo vetëm që nuk paraqet progres për vendin, paraqet ngulfatje të demokracisë dhe vazhdim të së keqës akoma më të madhe në vendin tonë”.
Nëse deri dje, qeverisjen e PDK-së e kemi quajtur qeveri të keqe, tani e tutje me LDK-në duhet ta quajmë Qeveri të stërkequr, të stërgjatur dhe të stërshëmtuar nga lakmiqarët e pushtetit,…që nuk kanë të ndalur me kapjen apo më mirë të themi me uzurpimin e shtetit !
Mbetët i habitshëm fakti, se si disa njerëz, deri para marrveshjes famkeqe dhe fatkeqe për vendin të 19 nëntorit të vitit të 2014, mes krerëve të  dy partive madhore në vend,…hidhnin vrerë, shanin e fyenin partnerin aktual të LDK-së, duke ja mveshur gjitha të këqijat (të qëna dhe të paqëna),…kurse tani sikur e kanë zhveshur nga mëkatet, në një farë mënyre e kanë amnistuar PDK-në nga keqeverisja e mëparshme shtatvjeqare !
Akoma më shqetësues mbetët fakti i heshtjës së disa gazetarëve dhe analistëve që më parë bënin thirrje të vazhdueshme kundër këtij koalicioni qeverisës, ndërsa tani i kanë futur veshët në lesh dhe heshtin, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe në këtë vend.
Madje disa kanë filluar edhe t’i këndojnë himne qeverisjes aktuale duke shtrëmbëruar realitetin e krijuar; gjoja se me formimin e kësaj qeverie, qytetarëve u janë kthyer shpresat për jetë në vendin e tyre,…duke mbyllur sytë para realitetit të hidhur, kur çdo ditë nga vendi largohen me dhjetëra familje e qindra shqiptar drejt vendeve euro-përëndimore.
Roli i gazetarisë në këtë drejtim është i madhë dhe shumëdimensional. Informimi i drejtë i ngjarjeve në skenën politike, zhvillimeve në jetën shoqërore, i determinon zhvillimet afatmesme dhe afatgjata, ndihmon dhe përgaditë në aspektin moral shoqërinë për përballjen me sfidat e kohës.
Gazetarët dhe analistët e mirëfilltë asnjëherë nuk bien pre e grupeve të interesit dhe as nën ndikimin e pushtetarëve, përkundrazi i qëndrojnë besnik misionit fisnik të gazetarisë, të të qënurit kritik ndaj dukurive negative dhe avangardë e zhvillimeve pozitive të një shoqërie njerëzore.
Për të qenë akoma më i qartë, këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!

VV: Enver Hoxhaj ia dha tenderin mikut të vet në kërkim nga Interpoli dhe FBI

 Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-ministrinë e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion euro, ia kishte dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, i cili sipas Vetëvendosjes është në kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim.

Por sipas Dardan Sejdiut nga Vetëvendosje,Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë Printpek, në Agjencionin për regjistrimin e bizneseve.

“Në vitin 2011, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me Luksemburgun për ndihmë në projekte si sistemi i informimit shëndetësor. Në vitin 2012, hapet tenderi për ndërtimin e sistemit të infromimit shëndetësor për blerjen e hardëerit. Kontrata për nënshhkruar nga 4 palë MSh, Piritpek, përfaqësohet nga Ymer Shahini, Enver Hoxha është mik i tij. Ky përfaqësues nënshkruan këtë kontratë por në agjencionin për regjistrimin e bizneseve nuk figuron, nuk është përfaqësues i kompanisë. Nënshkruhet për implementim për 36 muaj. 12 muaj të sillen pajisjet për 24 muaj mirëmbajtje. Sot 4 vite me vonë kemi ardhë në situatë, ku ky zotëriu ngritët kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim. Në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksio n, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bënë hetimet”, tha ai.

Ndërsa, Mirsad Shkreta tha se shqetësuese është mosreagimi i institucioneve dhe të përfshirëve në këtë rast.

“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar për asnjë problem për këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar. Kjo skemë e paraqet turpin e krimit të organizuar në këto dy parti e që kokën e ka te Isa dhe Hashimi”, th ai. /KP/

Rexhep Selimi: Ju të ‘parët’ e PDK-së, bëhuni trima e nxirreni kokën

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar se po bëhet luftë në mes komandantëve, duke shkruar se këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

Ai në rrjetin social ka shkruar se një fjali e vetme në Kuvend i alarmoi të “parët” e PDK-së, duke shtuar sepo sikur të flitet më shumë, ku do ta fusni kokën?.

Ja postimi i plotë i Selimit në facebook:

“PËRPLASJA-LUFTA NË MES KOMANDANTËVE”?

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin.

E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?

Visar Ymeri: Ja pse Hashim Thaçi frikësohet të përballet me Rexhep Selimin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është përfshirë sot në debatin mes komandantëve.

Ai ka thënë se Hashim Thaci frikësohet të përballet me Rexhep Selimin e as t’i japë përgjigje atij.

Sipsa Ymerit, Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flasë për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Lexoni reagimin e plotë të Visar Ymerit:

Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euonews më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Nga pozicioni i Presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj.

Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gadualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë.

Kosovë – Lokalet e natës nuk e respektojnë shenjën 18+

Shenja 18+, që ndalon hyrjen e të rinjve nën moshën 18 vjeç nëpër lokalet e natës, siç janë diskotekat, nuk respektohet në të shumtën e rasteve. Kështu thonë vetë disa të rinj që nuk e kanë arritur ende moshën 18 vjeçe.

Në anketën e përjavshme “VOX” që Radio Evropa e Lirë ka realizuar me disa të rinj, kryesisht të shkollave të mesme, ata thonë se me gjithë moshën nën 18 vjeçe, asnjëherë nuk u ndalohet hyrja në diskoteka e klube nate.

Erion Shala, 17 vjeç, vijon mësimet në Shkollën e Mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë. Ai thotë se të gjithë të rinjtë, të cilët kanë dëshirë të shkojnë në ndonjë diskotekë, nuk i ndalon askush për të hyrë aty.

“Nuk ka asnjë diskotekë në Prishtinë që ndalon hyrjen e të rinjve nën moshën 18-vjeçare. Na lejohet që të hyjmë, sepse ata përfitojnë nga ne. Aty lejohet të konsumosh çka të duash. Te ne ligjet nuk zbatohen”, thotë ai.

Erioni thotë, po ashtu, se te moshatarët e tij, aktualisht duhani konsumohet në masë të madhe. Ai tregon edhe për mënyrën se si një i ri, nëse nuk ka mundësi të blejë një pako me cigare, ato mund t’i sigurojë edhe në forma tjera.

“Disa lokale e kanë mundësinë që të shesin cigare me copë. Një cigare dhjetë cent”, tregon Erioni.

Edhe Mimoza Makolli, nxënëse e Shkollës së Mesme “28 Nëntori”, thotë se sheh shpesh të rinjtë nxënës, që kanë më pak se 18 vjet, duke blerë cigare në dyqane të ndryshme.

“Ne mund të blejmë cigare edhe me copë, siç kam parë nxënës të shkollës sonë. Po, edhe në diskoteka mund të hyjmë, edhe pse nuk i kemi ende 18 vjet”, thekson Mimoza.

Ndërkaq, Shqiponja Jetullahu, po ashtu nxënëse e Shkollës së Mesme “28 Nëntori”, në Prishtinë, thotë se shumë të rinj të gjeneratës së saj, ndonëse nuk i kanë mbushur ende 18 vjet, në ditë të caktuara frekuentojnë diskotekat pa kurrfarë pengese.

“Nuk na ndalojnë asnjëherë, edhe pse ne jemi ata që mund të dëmtohemi, kurse ata përfitojnë nga ne. Ata në lejojnë që të hyjmë në diskotekë dhe na thonë kujdes nga pijet që konsumoni. Në Prishtinë po thuajse çdo natë ka organizime të ndryshme “, thotë Shqiponja.

Kurse, Iliriana Rama, nxënëse e vitit të parë të njërës nga shkollat e mesme të Prishtinës, rrëfen për festat që këta të rinj mund të organizojnë nëpër këso lloj lokalesh:

“Para dy-tre ditësh, një nga shoqet e mia e ka pasur ditëlindjen dhe kemi shkuar në një lokal-diskotekë për të festuar. Nuk kemi pasur ndonjë problem dhe aq më pak, pasi ka qenë e organizim. Unë sa herë që dal konsumoj lëngje, por kemi edhe shokë që konsumojnë birra”.

Këta të rinj, janë të vetëdijshëm se nuk e kanë arritur moshën për t’i vizituar këto lokale.

Shpreson Krasniqi thotë se mosha 18 vjeçe, të cilën ai nuk e ka arritur ende, nuk e pengon atë që të dalë natën nëpër kafiteri apo ndonjë lokal tjetër.

“Nuk e di pse të rinjtë lejohen të shkojnë në diskoteka. Unë shkoj dhe nuk më ka ndaluar askush”, shprehet Shpresoni.

Një dukuri tjetër që ka nisur të vërehet te të rinjtë, është edhe përdormi apo konsumimi nga shisha. Shisha është një term që përdoret gjithkund në botë, duke iu referuar tymosjes së aromave të ndryshme pa nikotinë apo edhe me të.

Kjo dukuri, sikurse edhe duhani, alkooli e të ngjashme, është e papranushme për Ardian Krasniqin nga Prishtina, i cili studion në Fakultetin e Arkitekturës.

“Frekuentimi i diskotekave dhe konsumimi i duhanit, nuk besoj që është e drejtë sidomos për nxënësit që janë nën moshën 18-vjeçare, nuk besoj që është e lejuar të hyjnë në kafiteri të ndryshme”.

“Pse ndodh kjo në Kosovë, nuk e di, por ndoshta nga moszbatimi i ligjeve. S’ka inspeksion që kontrollojnë lokalet, po ashtu edhe pirja e duhani është një dukuri që nxënësit me të madhe janë duke e përdorur. Do të ishte mirë që të ndërmerren masa që për nxënësit duhani dhe alkooli të ndalohen”, thotë Ardiani.

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike, thonë se kohëve të fundit vërehet një rritje e konsumimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike.

Ekspertët thonë se përdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike nga të rinjtë, mund të shkaktojë dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral.

Deputetët e Kosovës dorëzohen para SHIK-ut

Kanë kaluar pesë vjet qëkur në Kuvendin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në mars të 2011-s paraqiti në Kuvend idenë e themelimit të këtij Komisioni.

“Kur e kam nisur atë iniciativë për komision hetimor, ndoshta nuk e kam njohur mjaftueshëm skenën politike. Porse si një aktivist i ri në politikë dhe pa të kaluar pengmbajtëse, kam menduar se është më mirë për Kosovën dhe politikën kosovare që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut. Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, thotë Ramadani.

Ramadani: Politika e ka legjitimuar SHIK-un

Pesë vjet më pas Ramadani vlerëson se ideja që kishte nisur ka qenë e mirë dhe e qëlluar, por, siç thotë ai, e parealizueshme.

Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, dhe pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë

Shishe me benzinë mbi Presidencën e Kosovës

Të shtunën në mëngjes, persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë mbi ndërtesën e presidencës së Kosovës. Institucionet dhe partitë politike, dënojnë sulmin

Në Kosovë, policia tha se persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë mbi ndërtesën e presidencës së Kosovës.

Sulmi që la pas vetes dëme materiale, ka goditur murin dhe një dritare në pjesën e Parlamentit ku janë vendosur zyrat e presidentes së Kosovës.

Policia tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tash është duke u hetuar si “rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”.

Tash për tash nuk dihen më shumë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të sulmit.

Sulmi i sotëm, pasoi disa incidente të javëve të fundit kur në rrethana të pasqaruara u dogjën disa makina të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Kosova po përballet tash e një gjysme viti me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.

Parlamenti i Kosovës është shndërruar në skenë përplasjesh për shkak të mospajtimeve ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Partitë opozitare kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës në seancat e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në disa prej protestave të opozitës edhe në rrugët e Prishtinës.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Qeveria kërkon që shqetësimet e saj të diskutohen në institucione, ndërsa akuzon opozitën se po synon të marr pushtetin me dhunë.

Institucionet dhe partitë politike, dënojnë sulmin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi sulmin duke e cilësuar atë “veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.”

Në një reagim të saj, shprehet shqetësimi për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private.

Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste, thuhet në reagimin e saj.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin mbi ndërtesën e parlamentit.

Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës, është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi policinë, ndërtesën e qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike.

Aktet e tilla, qeveria e Kosovës i konsideron të rrezikshme për rendin kushtetues dhe për stabilitetin e vendit, prandaj kërkon me ngulm që ato të zbardhen dhe kryesit të përgjigjen para ligjit“.

Në nje reagim të qeverisë u bëhet thirrje “të gjithë përfaqësuesve politikë, të cilët në paraqitjet e tyre publike, po përpiqen të arsyetojnë sulmet me molotov mbi shtëpitë private dhe institucionet publike, duke u thirrur në kauza krejt fiktive, që të heqin dorë nga një gjuhë e tillë. Veprimet e tilla dëmtojnë interesat madhore të qytetarëve të Kosovës, proceset e intensifikuara eurointegruese, fuqizimin e shtetit ligjor dhe perspektivën ekonomike të vendit“.

Qeveria e Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit politik, “të cilët duke u bazuar në kauza jo të qëndrueshme, kanë nxitur dhe promovuar futjen e gjuhës së molotovit dhe mjeteve tjera joligjore në jetën politike dhe publike në Kosovë, që të distancohen nga këto akte dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera mike“, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënoi sulmin e sotëm duke e cilësuar atë “një akt kriminal, të dënueshëm” dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të organeve të rendit për zbardhjen e tij.

Është krejtësisht e papranueshme, se si sulmohet ndërtesa e një institucioni të lartë të vendit, që prezupozohet të jetë e vëzhguar me kamera dhe e ruajtur nga policia“, thuhet në reagim, duke u bërë thirrje institucioneve të rendit dhe të ligjit që ta bëjnë punën e tyre dhe ta zbardhin këtë akt kriminal, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe t’i identifikojnë sulmuesit, dhe të njëjtit t’i nxjerrin para drejtësisë dhe t’i bëjnë të njohur për opinionin publik.

Ndërkaq Qeveria e vendit, është mirë që të mos paragjykojë kryesit e mundshëm të këtij akti qyqar, dhe të mos provojë që këto sulme kriminale, t’i përdorë për të justifikuar dështimet e veta. Për më tepër ta akuzojë Opozitën për kauza fiktive. Kauza “fiktive” e Opozitës ka rezultuar të jetë shkelje flagrante e Kushtetutës, nga kryeministri i vendit dhe partnerët e tij.

Prandaj sulmi i sotëm është një akt kriminal dhe duhet të trajtohet si i tillë. Përpjekjet për t’i dhënë këtij akti banditesk dimensione politike, pa u gjetur aktorët dhe motivet e tij, i konsiderojmë një tjetër sulm mbi stabilitetin e vendit“, thuhet ë reagimin e AAK-së.


Send this to a friend