VOAL

VOAL

Jahjaga pjesë e partisë së re në Kosovë, krijohet nga figura të njohura të politikës

Foto: Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila

Ilir Deda e zyrtarizoi braktisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i dhënë kështu fund spekulimeve të kahmotshme se ai nuk po mund të funksionojë brenda VV-së.

Largimi i Dedës nga Vetëvendosje vije në një moment kritik për këtë parti, marrë parasysh edhe ndarjen si opozitë nga AAK-ja dhe Nisma.

Deda sot në konferencë paralajmëroi edhe formimin e një subjekti të ri politik.

Indeksonline raporton nga burime brenda “grupit iniciues” se përveç Ilir Dedës në partinë e re do të jenë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila e larguar zyrtarisht nga AKR-ja, kryetare e Gjakovës, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu dhe deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Ftesë u është bërë edhe Dastid Pallaskës dhe Lumir Abdixhikut, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga këta dy”, thonë këto burime.

Ilir Deda shpjegon largimin nga Lëvizja Vetëvendosje

Ilir Deda, deputet i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti politike. Dorëheqjen, Deda e ka bërë publike përmes një konference për media në selinë e partisë, ku ishte i pranishëm edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka falënderuar Dedën për kontributin që ka dhënë deri më tani në këtë subjekt politik.

Deputeti Ilir Deda, i cili tash e tutje vazhdon si i pavarur, ka paralajmëruar se në një të ardhme prej pak muajsh, do të angazhohet në një organizim të ri politik në Kosovë. Tërheqjen nga Vetëvendosja, Deda e ka arsyetuar me faktin që ai dhe partia kanë dallime konceptuale.

Kurse Molliqaj ka thënë se “ne po ndahemi, kushtimisht, por jemi bashkë kundër regjimit aktual”.

Visar Ymeri e Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm

Ilustrim

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e Rexhep Selimi janë liruar nga aktakuza për rrahjen e kolegut të tyre nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetit Bekim Haxhiu. Kurse me gjashtë muaj burg me kusht, është dënuar Besart Bujupi, po ashtu i përfshirë në këtë rast.

Vendimi është shpallur nga gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli i cili ka thënë se nuk është arritur të vërtetohet më prova bindëse se të akuzuarit Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi kanë kryer veprën penale dëmtim trupor.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2012 gjatë një pauze, ku pas një debati në Kuvendin e Kosovës kishte ardhur deri te përplasja mes këtyre deputetëve.

Në këtë rast është i përfshirë edhe ish-deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, por ai ndodhet jashtë Kosovës kështu që procedura ndaj tij mbetet e veçantë.

Opozita ri-rreshtohet, Kuvendi i vazhdon seancat pa të

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë nuk kanë vendosur ende dialogun e ndërsjellë me qëllim të tejkalimit të mospajtimeve dhe funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, është mbledhur të hënën dhe ka caktuar seancën e radhës, por aty nuk ka marrë pjesë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e vetmja që përfaqëson opozitën në këtë organ.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se opozita duhet të rikthehet në Kuvend në mënyrë që t’i merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Deri më tani, sipas tij, kishte disa komunikime, por jo në nivel të liderëve.

“Ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të kthehen sa më shpejt. Pak ka rëndësi se cilat janë raportet aktuale mes tyre, ata duhet të kthehen si opozitë dhe t’i marrin përgjegjësitë në vendimmarrje të cilën e kemi të përbashkët”.

“Oferta vazhdon të jetë e njëjta. Ne kemi disa komunikime mes nesh, por të cilat nuk e atakojnë drejtpërdrejtë lidershipet e partive”, ka thënë Veseli.

Përderisa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike po i përsëritë ftesën opozitës të kthehet në Kuvend, dy subjekte opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, tashmë kanë marrë vendime që të mos jenë pjesë e seancave të kësaj legjislature.

Vendimet e tyre mbështeten në vlerësimet politike se ky kuvend dhe këto institucione e kanë humbur legjitimitetin.

Ndërkaq subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, praninë në seanca e ndërlidhë më agjendën e Kuvendit.

Por, si do që të jetë, opozita, pas ndarjes ndërmjet AAK-së dhe Nismës në njërën anë dhe Vetëvendosjes në anën tjetër, sot ka pësuar edhe një ndryshim të ri.

Deputeti Ilir Deda, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është tërhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të dallimeve konceptuale që ka me këtë subjekt politik. Dorëheqjen nga Vetëvendosja, Deda e ka bërë publike në selinë e kësaj partie politike gjatë një konference të përbashkët me sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Ky i fundit ka thënë se pa Ilir Dedën, Vetëvendosje dobësohet, por sipas tij, e përbashkëta e tyre mbetet kundërshtimi i qeverisë aktuale të Kosovës.

Kurse Ilir Deda, ka paralajmëruar se brenda një kohe do të angazhohet në një organizim të ri politik.

“Unë do ta fillojë një angazhim në muajt e ardhshëm. Të jemi të qartë, jo në javët, por muajt e ardhshëm për krijimin e një organizimi të ri politik”, ka thënë Deda.

Ri-rreshtimet në skenën politike në Kosovë tashmë janë një praktikë e zakonshme. Edhe në të kaluarën, deputetët apo zyrtarët e ndryshëm të partive politike kalojnë nga një subjekt në tjetrin.

Një lëvizje e tillë, së fundi ishte ajo e ish shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj Bujupi e cila kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, në rastin e deputetit, Ilir Deda, ai vet ka konfirmuar se nuk e sheh si zgjidhje bashkimin në ndonjë subjekt politik, por krijimin e një organizimi të ri.

Sulmohet me automatik banesa e kandidatit për deputet në parlamentin e Serbisë

ZUBIN POTOK – Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri banesën e kandidatit për deputet në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiç.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 në fshatin Jagnjenicë, afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas mediave kosovare, mësohet se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ristiç, ndërsa ai pohoi se gjatë kohës që ndodhi ngjarja në banesë ndodheshin 12 persona, përfshi 6 fëmijët e tij. Ndër të tjera, kandidati për deputet theksoi se nga të shtënat janë goditur dritaret e shtëpisë së Ristiç. Sakaq, policia e Kosovës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

‘Rrahja e Kamishit’, gjykata e Prishtinës shpall sot vendimin

PRISHTINE- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish–deputeti Florin Krasniqi dhe truproja i Rexhep Selimit, Besart Bujupi do të marrin sot vendimin për padinë që është ngritur ndaj tyre nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ymeri, Selimi, Krasniqi dhe Bujupi akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të katërve të dyshuarve se kanë rrahur Haxhiun më 28 qershor të vitit 2012, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Britania përfshin Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme

Zyra e Punëve të Jashtme dhe Komonuelthi në Britaninë e Madhe e ka publikuar një hartë të re, duke i radhitur 18 vendet më të rrezikshme dhe 45 vendet pjesërisht të rrezikshme për t’i vizituar, në të cilën Kosova konsiderohet si pjesërisht e rrezikshme për t’u vizituar nga britanikët.

The Sun e ka publikuar lajmin, duke e cituar Zyrën e Jashtme Britanike, e cila ju bën thirrje qytetareve të vet që të mos i vizitojnë për pushime këto vende, në mesin e tyre dhe Kosovën.

Ja 18 vendet më të rrezikshme të botës që duhet shmangur:

Afganistani

Burundi

Republika e Afrikës Qendrore

Çadi

Republika Dominikane e Kongos

Guineja

Irani

Libia

Mauritania

Nigeri

Territoret palestineze

Sierra Leone

Somalia

Somalilandi

Sudani Jugor

Siria

Tunizia

Jemeni

Ndërsa këto janë vendet që konsiderohen pjesërisht të rrezikshme:

Algjeria

Angola

Armenia

Azajbergjani

Bangladeshi

Burkina Faso

Burma

Kamboxhia

Kameruni

Kolumbia

Djibuti

Ekuadori

Egjipti

Eritrea

Etiopia

Gjeorgjia

Haiti

India

Irani

Izraeli

Bregu i Fildishtë

Japonia

Jordania

Kenia

Kosova

Libani

Madagaskari

Malajzia

Mali

Nepali

Nigeria

Pakistani

Filipinet

Republika e Kongos

Rusia

Arabia Saudite

Sudani

Tajkistani

Tajlanda

Turqia

Uganda

Ukraina

Venezuela

Sahara Perëndimore.

Vetëvendosje: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë në kundërshtim me Kushtetutën

Votimi i serbëve në Zveçan, 24 prill 2016

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media,ka reaguar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë.

Sipas tyre, Serbia me këto zgjedhje po rikonfirmon praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë po jetëson qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.”

“Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore, derisa ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. rel

Policia: Situata e sigurisë e qetë, votimi pa probleme

Votimi për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë, po zhvillohet pa probleme, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se pjesëtarët e kësaj policie janë të pranishëm në çdo vendvotim dhe deri më tash nuk është shënuar asnjë incident.

“Sa i përket punës policore dhe angazhimet, Policia e Kosovës është duke e dhënë asistencën e saj për OSBE-në, në grumbullimin e votave të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Policia e Kosovës është duke iu përgjigjur kësaj situate në kuadër të detyrave të rëndomta, pikërisht në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, deklaron Hoti.

Ai shton se gjatë tërë ditës, roli i Policisë së Kosovës do të jetë ruajtja e rendit publik dhe ofrimi i asistencës për OSBE-në.

Ndryshe, në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, sot janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Serbët e Kosovës sot votojnë për parlamentin e Serbisë

Në Kosovë sot banorët serbë votojnë për parlamentin e Serbisë, nderkohe qe në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale e në krahinën e Vojvodinës edhe zgjedhjet për Kuvendin Krahinor.

Në Kosovë, sipas medias serbe, për sot janë të regjistruar  106. 094 votues, të cilët “të drejtën e tyre për të votuar mund ta realizojnë në 90 qendra votimi”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar ndërmarrjen sot të një operacioni të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Paralajmërohej se, në këtë ditë, Misioni i OSBE-së do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre. OSBE ka deklaruar se ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i dergoje votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë (qytete në Serbi) dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë për numërim e procedura të metejshme.

Haradinaj nuk tërhiqet për demarkacionin me Malin e Zi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Rugovën në komunën e Pejës, për të diskutuar për demarkacionin me shtetin fqinj Malin e Zi.

Në këtë takim ishin të pranishëm shumë banorë të kësaj zone. Kreu i AAK-së deklaroi që nuk ka nevojë për ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtare lidhur me kufirin, duke i kërkuar njëkohësisht institucioneve kosovare që të mos nguten sa i përket kësaj çështje, njofton ‘Klan Kosova’.

Ali Lajçi, anëtar i komisionit për demarkacion me Malin e Zi, dha porosinë që të mos ketë ngatërresa lidhur me kufirin, ndërsa banorët e kësaj zone kërkuan nga Ramush Haradinaj që të përçojë zërin e tyre në Prishtinë se këta janë kundër vijës kufitare që u caktua së fundmi.

Me ngritjen e flamurit të Turqisë hapet konsullata në Prizren

Me ngritjen e flamurit të Turqisë nga Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmush, sot në Prizren të Kosovës u bë hapja zyrtare e konsullates së përgjithshme të Turqisë

PRIZREN – Me ngritjen e flamurit të Turqisë nga Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmush, sot në Prizren të Kosovës u bë hapja zyrtare e konsullates së përgjithshme të Turqisë.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, I shoqëruar nga ministrat e qeverisë së Kosovës, ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete nga jeta publike e Kosovës.

Pas ngritjes së flamurit ceremonia vazhdoi me një koktej rasti gjatë të cilit kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri turk Kurtulmush vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe u shpreh përkushtimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Turqisë. aa

“Trojet e Arbrit” kundër 8 akademikëve gjakovarë për Fadil Hoxhën

Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, lidhur me një kërkesë të 8 akademikëve gjakovarë të Kosovës që Fadil Hoxhës t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”.
Na habiti shumë informata që, në rrethanat aktuale në Kosovë, ku ndasitë dhe problemet ekzistenciale po e rrezikojnë seriozisht edhe perspektiven e saj si shtet i pavarur, të dalin nostalgjikët komunistë të akomoduar në Akademinë tonë dhe të përpiqen të lartësojnë veprimtarinë e Fadil Hoxhës, liderit kryesor komunist në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një reagim të “Expresit” na është rifreskuar kujtesa për disa nga gjynahet e shumta të Fadil Hoxhës, të cilat i ka shumë të njohura edhe ideatori i këtij propozimi, Jusuf Bajraktari. Prandaj shtrohet pyetja pse u pranua në Akademi vetëm ky “historian” nostalgjik i Fadil Hoxhës e u refuzuan pa asnjë sqarim, Zekeria Cana, Ramiz Abdyli, Jahja Drançolli, Izber Hoti etj.  Cili nga Akademia i ka refuzuar shkencëtarët më të zotë në Kosovë dhe, në vend të tyre, ka pranuar vetëm Jusuf Bajraktarin? Si është e mundur që recensionin për të ta shkruajë një “historian” i filozofisë marksiste dhe shef shumëvjeçar i Kabinetit të Fadil Hoxhës?!  
Në  shoqatën “Trojet e Arbrit” jemi të inkurajuar kur mësuam se Presidenti Nishani  nuk kishte rënë në grackën e mjeshtërve të dredhive dhe të prapaskenave për këtë lloj maskarade. Na duket e çuditshme, përse akademikët nga Gjakova e injorojnë institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe i drejtohen presidentit të Shqipërisë. Ne mendojmë, se propozuesit do të ishte dashtë që kërkesën t’ia bënin presidentit të Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaqi. Dhe ky, si ish komandant, historian, si dhe President i Kosovës, por edhe nëse duam edhe si drenicas, do të mund ta vlerësonte më mirë se askush tjetër, “ndihmesën” e Fadil Hoxhës për të “mirën” e Kosovës dhe kujdesin e tij për shtypjen e “kontrarevolucionit” në Drenicë, për dhunën dhe terrorin që ushtrohej, sidomos në këtë krahinë, për mobilizimin e djalërisë heroike të Drenicës në kolonat e vdekjes për në Tivar e gjetiu dhe, sidomos, për kujdesin, që asnjë gjakovar të mos gjendej bashkë me ta në këtë kalvar të pashembullt… Këta kanë mundur të llogarisin në presidentin Thaqi, sepse ky e pat nderuar Fadil Hoxhën, madje duke i bërë varrim me nderime ushtarake. Por tani këtë ai nuk do ta bëjë presidenti Thaqi, sepse ka kaluar plotësisht koha e nostalgjisë për ata që ishin bashkëpjesëmarrës në ripushtimin e Kosovës me vise dhe kumbarë të copëtimit dhe aneksimit të tyre nga Serbia, me ata që miratuan dhunën dhe terrorin, aksionin e armëve, konfiskimin e tepricave ushqimore, burgjet dhe internimet, shpërnguljen dhe gjithë vuajtjet që pësoi popullli i Kosovës me vite e dekada. Nuk do të bëhet kjo, ngase, me këtë akt, do të ndiheshin të fyer e të injoruar me qindra e mijëra dëshmorë e heronj, që luftuan dhe u flijuan për Kosovë e Shqipëri. Do të lëndoheshin me dhjetëra mijëra studentë të dikurshëm që demonstruan trimërisht, e të cilëve, për sakrificat dhe angazhimin shumë  atdhetar, Fadil Hoxha u tregoi “birën e miut 300 grosh” dhe i quajti “plehu i Kosovës”.
E Fadilin e kanë njohur mirë shqiptarët dhe rinia e Kosovës. Prandaj atij i është kënduar edhe kështu:
“Sepse sot vajton Kosova,
E trathtueme nga Fadil Hoxha.”
Ishte kjo këngë e Tiranës, e adaptuar për Kosovën, e kënduar më 1967, edhe Ditën Flamurit, nga studentët e asaj kohe të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren. E këtë këngë e kënduan ata edhe në demonstratat e vitit 1968.
Po të ishte Fadili, ashtu siç u munduan ta  kontrabandonin akademikët gjakovarë, ai, pas heqjes se autonomisë se Kosovës, do të dilte në botën e jashtme si Dalaj Lama i Tibetit, kur Kina ia pushtoi dhe aneksoi vendin e tij dhe të alarmonte botën se, e njejta gjë, po i ndodhte edhe Kosovës, apo të bënte edhe ndonjë akt tjetër për t’u vlerësuar.
Prandaj anëtarët e shoqatës “Trojet e Arbrit” kërkojnë që Akademia e Kosovës, në vend të këtyre propozimeve të pakuptimta, të zotohet për hartimin dhe realizimin e projekteve, që do të jipnin ndihmesë për afirmimin e shtetësisë së Kosovës, për zhvillimin dhe për përparimin e saj. Kjo do të kishte më shumë vlerë se zotimi për Fadil Hoxhën, kur dihet se mbi figurën e tij rëndojnë dyshime të mëdha, të pazbardhura kurrë, që nuk do ta lejonin atë për të fituar respektin e popullit shqiptar. Ithtarët e Fadil Hoxhës mund t’i shprehin mirënjohjen e tyre personale idolit të tyre, por jo edhe në emër të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Duam të theksojmë, se në asnjë vend ish – komunist nuk ka ndodhur që dikush nga strukturat drejtuese të asaj kohe të shpallet hero apo nderi i kombit. Përjashtim, ndoshta, mund të bëhej vetëm për Millan Kuçanin e Sllovenisë, të cilin populli slloven e ka dashur dhe e ka zgjedhur President edhe pas shpalljes se pavarësi së Sllovenisë.
Për shoqatën e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”
Prof. dr. Muhamet Shatri, kryetar,
Mr. sc. Nue Oroshi, nënkryetar.

EULEX-i nuk jep hollësi rreth vrasjes së Bedri Currit

Eulexi nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes së Bedri Currit, 37 vjeç nga Korrotica e Epërme e Drenasit, i cili u vra të enjten,

Vrasja e Currit i cili u varros dje mbetet ende një mister edhe për policinë e Kosovës. Ish luftëtari i UÇK-së të enjten rreth orës 18:15, u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës.

Në pyetjen që “Zëri” i ka dërguar EULEX-it rreth detajeve të kësaj vrasje por edhe rreth dyshimeve për lidhjen e vrasjes së Currit me faktin se ai ka qenë dëshmitarë i Gjykatës Speciale, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

“Eulexi nuk mund të komentoj për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë duke shtuar. “Ndërkohë sa i përket pyetjes rreth dhomave të veçanta kontaktojeni zëdhënësin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë asgjë konkrete nuk ka dhënë as Policia e Kosovës në komunikatën e saj “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”./Zeri.

Arrestohet anëtari i Kryesisë së VV Artan Abrashi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është arrestuar sot në pikën kufitare në Vërmicë.

Lajmi e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për medie.

Sipas VV-së, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.

“Sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga ky pushtet kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike. Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në komunikatën e VV-së, teksa bëjnë thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë.

“Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Qershor 1999: Marrëveshjet diplomatike dhe dyshimet për planin e ndarjes së Kosovës

Marrëveshja – apo plani i paqes – iu prezantua udhëheqjes së RFJ-së më 2 përkatësisht 3 qershor 1999, nga ana e Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari (Kudhra), dhe nga Viktor Çërnomërdini (Çekani), përfaqësues special i Presidentit të Rusisë.

Procesi i bisedimeve kaloi në dy faza. Në ditën e parë 2 qershor palët njoftuan zyrtarët jugosllavë me dokumentin, shkruan Besim Qeriqi në pjesën e gjashtë të serisë Marrëveshjet diplomatike dhe dyshimet për planin e ndarjes së Kosovës.

John Norris citon bisedën e zhvilluar midis negociatorëve dhe udhëheqësit jugosllavë, sipas tij, që në fillim Milosheviqi akuzoi NATO-n si një agresore, e cila ka vrarë civilë të pafajshëm…, këtë e arsyetonte në mosbesimin ndaj Aleancës Perëndimore, ngase, sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i largojnë serbët dhe ta okupojnë Kosovën, shkruan sot KohaDitore

Në këtë rast, Ahtisaari kundërshtoi, duke theksuar se “kjo është arsyeja pse është vënë si kusht për praninë e trupave ruse, për të cilën SHBA-ja dhe NATO-ja kanë dakord me të”. (“Collsione Course”, J. Norris, fq. 18). Me gjithë mospajtimet, siç shkruajnë Çërnomërdin dhe Ahtisaari në kujtimet e tyre, takimi kaloi “çuditërisht mirë” ku Milosheviqi, siç theksojnë ata, u soll tërë kohën shumë njerëzishëm dhe me dinjitet.

Ish-ushtari i UÇK-së Bedri Curri, duket se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së Bekim Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale, raporton ‘Insajderi’. 37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK ‘së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.

Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri, ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës.

Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit.

Policia , nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

I ndjeri, prej pasluftës ka jetuar në Zvicër.

Ndërkohë Xhavit Doberdolani e gjeti kufomën e tij derisa po shkonte në arë për të punuar derisa thotë se derisa ka ardhur policia, nuk e kishte njohur fare viktimën.

Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

Të shtëna armësh janë dëgjuar të premten rreth orës 17:30 nga një kafene që ndodhet në rrugën “Oslobodjenje” në Veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, pas të shtënave nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë edhe karabinierët italianë.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti. Kujtojmë se të dielën mbahen zgjedhjet serbe, përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Mërgimtarët, qytetarët e shtetit pa identitet! – Nga Florim Zeqa

Simbolet e një shteti nuk janë gjë krejt e parëndësishme siq e kualifikojnë disa nga handikapët politik dhe qytetarët e pakujdesshëm të shtetit të Kosovës. Simbolet kombëtare (himni dhe flamuri) përveq identitetit kombëtar të një shteti, përcaktojnë të kaluarën historike, kulturën dhe traditën popullore.
Përgjatë këtyre tetë viteve të pas”pavarësisë”, gjatë festave kombëtare dhe shtetërore, më ka rënë shpesh të dëgjojë nga bashkatdhetarët naiv të thonë; “E rendësishme është që e kemi shtetin tonë,…simbolet e shtetit (flamuri lara-lara dhe hymni pa tekst) janë gjëra të imponuara nga ndërkombëtarët,…ne në zemër kemi simbolet e lashta kombëtare”
Ky, është më tepër se vetmashtrim që disa i bëjnë vetës dhe opinionit të gjërë. Përveq aspektit vizuel dhe fonik, simbolet shtetërore (himni dhe flamuri) duhet të prekin thellë në ndjenjat e qytetarëve,…që për fatin e keq, të 93 % të popullatës (shqiptare) të Kosovës, jo vetëm që nuk sensibilizojnë ndjenjat e tyre, e bëjnë të kundërtën, provokojnë ato në mënyrën më të keqe, duke ua mohuar identitetin e lashtë kombëtar.
Akoma më i shëmtuar se dizajni i flamurit të shtetit, është përmbajtja e dokumenteve personale, në veqanti e atyre të udhëtimit, ku nuk është i përcaktuar fare nacionaliteti i personit fizik që bartë me vete pasaportën e Kosovës.
Politikanët kosovar, të dalldisur pas pushtetit, e pranuan në “Pako të mbyllur” planin diskriminues, apo më mirë të themi shkombëtarizues (për shqiptarët) të Ahtisarit, pasojat e të cilit i ndjejmë tani tani  e sa vite ne mërgimtarët në shtetin italian.
Se vërtet simbolet shtetërore, jo vetëm që janë akronim i shtetit, janë bazë fundamentale për trajtimin e qytetarëve jasht kufinjëve shtetëror. Këtë që e themë e dëshmon trajtimi i shtetasve kosovar nga autoriteteve italiane nga 17 i vitit 2008-të e deri në ditët e sotme.

Mërgimtarët, qytetarët e shtetit pa identitet!

Mospërcaktimi i identitetit kombëtar në Pasaportë, ua ka dhënë mundësinë e keqpërdorimit me (pa) qëllim të autoriteteve italiane me shtetasit kosovar. Edhe pse kanë kaluar tetë vite nga njohja ndërkombëtare e shetit të Kosovës, Italia vazhdon të tallet me shtetasit kosovar, me rastin e lëshimit të Lejëve të Qëndrimit (Permesso di Soggiorno), duke ua vënë siglën YUG, herë në vend të nënshtetësisë e herë në atë të vendlindjes,…ndërsa akoma më keq se kaq, në vend të kodit fiskal të Kosovës (160), e vën atë të Jugosllavisë (118) !
Ky është identifikimi më paradoksal që shteti italian është duke u bërë shtetasve, të cilëve ua ka njohur shtetin tetë vite më parë!
Vënja e  siglës “YUG” për shqiptarët e Kosovës paraqet fyerje të rëndë dhe poshtëruese për shumë arsye;
-e para, për faktin se jemi të vetmit emigrant nga ish Jugosllavia që na ndodhë një gjë e tillë. Këtë dëshiroj ta ilustroj me një shembull konkret; emigrantëve të  Bosnjës, në Lejët e Qendrimit ua vëjnë vetëm siglën B e H, ndërsa nacionalitetin sipas përkatësisë etnike; serb, kroat apo boshnjak,
-e dyta, Jugosllavia është një krijesë e cila nuk ekziston më (nga viti 1995),
-e treta, më kryesorja, pas 17 shkurtit 2008, shteti i Kosovës është njohur juridikisht nga mëse 110 shtete gjithandej globit tokësor.
Andaj kthimi prapa në kohë i autoriteteve italiane, përveqse tendencioz dhe me prapavijë politike është shumë i dëmshëm sa i përket identitetit të shqiptarëve në Ballkan.
Në këtë rast, vetvetiu shtrohet pyetja për pushtetarët në Prishtinë; jemi apo s’jemi shtet, kemi apo s’kemi Qeveri, kemi apo s’kemi Ministri të Punëve të Jashtme, kemi apo s’kemi Ambasadë në shtetin italian, kemi apo s’kemi Polici Kufitare?!
Në veqanti mbetët i pashpjegueshëm fakti i këtyre të fundit (PK), se si sigla YUG në Lejët e Qëndrimit të shtetasve kosovar në Itali nuk ua ka ngacmuar akoma syrin e diplomatëve dhe “vigjilentëve” të sovranitetit të shtetit,…ngase kjo përbën  një nga format e shkeljes juridike të sovranitetit të shtetit.
Pikërsht me këtë çështje, në radhë të parë do duhej të mirrej  Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, si përfaqësuese diplomatike e shtetit dhe mbrojtëse e të drejtave të bashkombasve të tyre në shtetin italian.
Megjithatë pyetja e parë i shtrohet kryeministrit të vendit; “Zoti Mustafa, a e keni  fuqinë politike, guximin njerëzor dhe intelektual, që në bisedimet e radhës me Vuçiqin në Bruksel ta parashtroni hapur këtë çështje brengosëse të bashkatdhetarëve tuaj,…nëse jo, atëhere gjatë përqafimit të radhës me ndërmjetësuesën italiane të bisedimeve me palën serbe, zonjën Federica Mogherinin, t’ia thotë fshehurazi në vesh; “kujdes zonja Mogherini, mos m’i trajtoni shtetatasit e mi si jugosllav…”
Trajtimi paradoksal i shtetasve kosovar si jugosllav nga ana e shtetit italian, në njërën anë po vë në pahë identitetin artificial të shtetit, ndërsa në tjetrën dukurinë e mosfunksionimit të aparatit shtetëror, e në veqanti të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Mbase, ky duhet të jetë shqetësim për të gjitha shoqatat dhe veprimtarët e shumtë në Itali, për reagimin e menjëhershëm ndaj autoriteteve italiane, për ndaljen e kësaj dukurie sa absurde po aq të dëmshme të trajtimit të shtetasve kosovar si “YUG”!

OSBE i hap pesë qendra votimi në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë

Ilustrim

Misioni i OSBE-së ka njoftuar se do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, më 24 prill, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

OSBE do të ndërmarrë këtë operacion me qëllim të grumbullimit të votave, për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote (nga komuniteti serb) në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

“Stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre. OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e operacioneve të mëhershme, në veçanti atë të vitit 2014.

OSBE do të jetë bartëse e operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces.

“Materiali, si fletëvotimet dhe listat e votuesve, i është dorëzuar OSBE-së nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë (KZR). Mënyra e hedhjes së votës për personat me të drejtë vote do të jetë e njëjtë si në 2014”, vijon njoftimi.

Për personat me të drejtë vote, prania e Misionit të OSBE-së në terren ka vënë në dispozicion informacion rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion.

Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë për numërim e procedura të mëtutjeshme.

Bedri Curri erdhi nga Zvicra me pushime: Vrasja e ish-luftëtarit e mistershme

Bedri Curri, 37-vjeç, nga Korrotica e Epërme e Drenasit nuk ishte as 19 vjeç kur ishte bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëluftëtarët e tij e njohin si një prej ushtarëve më të guximshëm në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”. Pas përfundimit të luftës, Bedriu kishte shkuar në Zvicër, por siç thonë në Drenas, ai vinte shpesh në vendlindjen e tij. Ai edhe tani kishte ardhur në Korroticë të Epërme të Drenasit për të qëndruar shkurt në familje. Mësohet se edhe babait i tij, Vehbiu, të cilin në Drenas e njohin si rrobaqepësin më të vjetër, kishte ardhur nga Zvicra, ku ndodhej në vizitë tek Bedriu.

Por ardhja e fundit në vendlindjen e tij doli të jetë fatale për ish-luftëtarin e UÇK-së. Të enjten rreth orës 18:15, Bedriu gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës. Komandanti i Stacionit të Policisë në Drenas, toger Driton Morina, tha se me këtë rast është duke u marrë policia rajonale dhe se çdo informacion duhet të merret atje.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë, por nuk ka dhënë asgjë konkrete e as ndonjë detaj të ri për këtë rast, “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”.

“Policia ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti është cilësuar si vrasje”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së Kosovë. Ndonëse policia nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast,  njerëz që kanë parë vendin ku është gjetur viktima,  por edhe të tjerë, kanë shprehur dyshimet e tyre, se Bedriu është vrarë në ndonjë vend tjetër dhe pastaj është sjellë aty.

Në anën tjetër, vëllai i viktimës, Bujar Curri, i cili edhe me disa familjarë dhe kushërinjtë të tij kishte ardhur për t’u konsultuar me drejtuesit e OVL-së në Drenas rreth varrimit, nuk ka mundur pothuajse ta nxjerr asnjë fjalë. Ai vetëm ka thënë se as si familje, e as Bedriu e anëtarët tjerë nuk i kanë pasur hak askujt. Në pyetjen e “Zërit” se mos kanë marrë vesh diçka, Bujari, i cili nuk mund t’i ndalte lotët, vetëm ka rrudhur supet.

Asnjë koment për këtë rast nuk ka mundur ta jap as kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. I pyetur për reagimin e tij dhe të institucioneve komunale, Demaku tha se nuk mund të thotë asgjë. “Nuk po dihet asgjë. Nuk di si të reagojmë kur nuk po dihet kurgjë. Kam biseduar me drejtorin e Policisë në Drenas, por tani për tani nuk kemi çka me thenë”, ka  thenë Demaku për “Zërin”.

Vrasja e mistershme e 37-vjeçarit Bedri Curri, nga Korrotica e Epërme e Drenasit, ka shqetësuar tej mase qytetarët e Drenasit. Këtë akt kriminal, ata e komentojnë në mënyra të ndryshme, madje ka të tillë që këtë vrasje e lidhin edhe me Gjykatën Speciale.

E ndërkaq, Enver Hajdari, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, dega në Drenas, i cili me familjarët e viktimës por përpiqej t’i dakordonte punët rreth varrimit të Bedriut, që do të bëhet në ora 17:00, tha se ish-luftëtari i UÇK-së, Bedri Curri, ka qenë një prej luftëtarëve të pare dhe se shquhej për guxim dhe trimëri. Ai tregon për një rast, kur Bedriu, pikërisht në vendin ku është gjetur i vdekur, kishte sulmuar policë dhe ushtarë serbë. “Ka qenë ushtar i fort, i ri ka qenë atëherë, por ishte trim. Ai ka qenë shumë i shkathtë, edhe në luftë, por edhe në jetën e përditshme”, thotë Hajdari. Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë informatë, apo ndonjë indikacion, që Bedriu i ka bërë dikujt ndonjë telashe.

Ky është ish ushtari i UÇK-së i vrarë në Drenas (foto)

Një person me inicialet B. C., nga Korrotica e Lartë e Drenasit është gjetur i vrarë në orët e mbrëmjes të së enjtes.

“koha.net”, raporton se ky është personi që është vrarë sonte në orët e mbrëmjes në Drenas.

Policia e Kosovës ende nuk është bërë e qasshme, për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti.

ishushtari2

Albin Kurti: Simbolet i pranojmë vetëm në institucione, në zyrat tona flamurin kuq e zi

Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova, i cili tha se simbolet e Kosovë si pranojnë vetëm në institucione.

“Asnjë aktivist nuk i ka dëmtuar simbolet e shtetit të Kosovës. Mirëpo në zyrat e shtëpitë tona, nuk i përdorim. Jemi të bindur se flamuri kuq e zi na ka sjellë deri këtu, dhe po ai na e garanton të ardhmen.

“Nuk e besoj që flamuri i Kosovës është aq i qëndrueshëm, për shkak se nuk është as historik dhe as demokratik, sepse nuk është zgjedhur me referendum”.

“Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga bashkimi kombëtar, sepse kjo është më e mira për ne”.

Më 2015 Qeveria e Kosovës 10.7 milionë euro për shpenzime udhëtimi

Shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për udhëtime zyrtare apo edhe për shpenzime tjera të luksit. Duke u bazuar në raportin vjetor të Ministrisë së Financave (MF), i cili është publikuar para pak ditësh, shihet qartë se gjatë vitit që lamë pas institucionet e vendit vetëm për shpenzime të udhëtimit kanë shpenzuar hiç më pak se 10 milionë e 749 mijë euro apo 186 mijë euro më shumë sesa në vitin paraprak.

Gjithnjë duke u bazuar në raportin vjetor të MF-së shihet se për shërbimet e telekomunikacionit janë shpenzuar 4.4 milionë euro apo rreth 100 mijë euro më pak në raport me vitin paraprak. Në kategorinë buxhetore të identifikuar në raportin vjetor të MF-së si shpenzimet për shërbime janë shpenzuar 38 milionë e 878 mijë euro apo gati 3 milionë euro më pak sesa në vitin paraprak.

Në këtë kategori buxhetore bëjnë pjesë: shërbimet e arsimit dhe trajnimit, shërbimet e përfaqësimit dhe avokaturës, shërbimet e ndryshme shëndetësore, shërbimet këshillëdhënëse, shërbimet për shtypje, mirëmbajtje e softuerit, kompensimi për vendimet gjyqësore, etj. Gjatë vitit paraprak për furnizim për mobilie për zyrë janë shpenzuar 5 milionë e 778 mijë euro, derisa për derivate dhe lëndë djegëse janë shpenzuar 19 milionë e 628 mijë euro.

Po ashtu në kategorinë buxhetore të identifikuar si furnizime tjera janë shpenzuar gjithsej 59 milionë e 112 euro, derisa në vitin 2014 për këtë qëllim janë shpenzuar 54 milionë e 618 mijë euro.

Trupat ushtarake ruse, nderojnë flamurin e Kosovës (FOTO)

Voa – Trupat ushtarake ruse, e kanë nderuar flamurin e Kosovës, siç shihet edhe në këtë fotografi, të siguruar nga Zëri.

Në fakt, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan, prandaj rusët, si organizatorë, u desh ta nderonin edhe flamurin e Kosovës, të cilin fillimisht nuk dëshironin ta linin të shfaqej. Madhështore.

auto_Rusii1461257731

https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsovrani.info%2Fvideos%2F1709483992598204%2F&display=popup&ref=plugin&src=video

 

Kosovë – fillon shënimi i “Javës së Personave të Pagjetur”

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, gjatë konferencës së sotme ka ripërsëritur kërkesën që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë – Serbi, në Bruksel

PRISHTINË – Familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, së bashku me gjitha shoqatat dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur të Kosovës, sot kanë zyrtarizuar fillimin e “Javës së të Pagjeturve në Kosovë”.

Duke vendosur lule tek Memoriali për të Zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës, familjarët e personave të zhdukur dhe përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar kanë shënuar fillimin e aktiviteteve për të kujtuar më shumë se 1600 persona të vrarë dhe pastaj të zhdukur nga forcat serbe, për fatin e të cilëve edhe sot e kësaj dite, 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk dihet asgjë.

Gjatë kësaj jave, nga sot e deri më 27 prill kur edhe shënohet “Dita e të Pagjeturve në Kosovë”, komisioni së bashku me familjarët dhe shoqatat, do të kërkojnë që kjo çështje e ndjeshme mos të mbahet më peng nga politika e cila, sipas tyre, po bllokon procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve.
Kjo kategori e shoqërisë kosovare që cilësohet si një nga më të prekurat nga lufta, insiston tek institucionet dhe udhëheqësit e shtetit që t’i kushtojnë rëndësi shumë më të madhe çështjes së ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë trysni më të madhe tek Qeveria e Serbisë për të bashkëpunuar në këtë aspekt.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, gjatë konferencës së sotme ka ripërsëritur kërkesën që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë – Serbi, në Bruksel.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, thekson se ata janë të vetëdijshëm që institucionet e Kosovës i kanë duart e lidhura në këtë proces, por ka theksuar se pala kosovare duhet të jetë më këmbëngulëse në kërkesën e saj që Serbia të bashkëpunojë më tepër në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Nga sot e deri më 27 prill, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur së bashku me shoqatat, për shtatë ditë rresht, do të vizitojnë familjet dhe monumentet përkujtimore, për ta ndarë dhimbjen së bashku me familjarët e 1666 personave të zhdukur, për fatin e të cilëve edhe pas 17 vjetëve nuk dihet asgjë. aa

Kosovë: Demaskimi i milionerëve

 Kosova edhe pse konsiderohet vendi më i varfër në rajon dhe me shkallë të lartë të papunësisë edhe varfërisë, ka një pjesë të shtetasve të saj milionerë të cilëve në shumë raste nuk u dihet prejardhja e pasurisë apo mjeteve financiare, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Lidhur me parandalimin e kësaj dukurie, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit, i cili siç thuhet, përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Por, përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë, jo vetëm që e konsiderojnë të vonuar ligjin që rregullon çështjen e fitimit të parave në mënyrë të paligjshme, por edhe shprehen pesimist se miratimi i tij mund të ndikojë në parandalimin e pastrimit të parasë.

Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, për Radion Evropa e Lirë, konsideron se miratimi i këtij projektligji është sa për të përmbushur kriteret e Bashkimit Evropian, kurse sa i përket pasurisë milionëshe të qytetarëve apo edhe politikanëve të Kosovës, ky ligj nuk do sqarojë prejardhjen e pasurisë.

Demhasaj, thotë se parandalimi i shpëlarjes se parasë në Kosovë mund të realizohet me formën penale dhe atë civile.

“Nëse shkohet me vepër penale është e vështirë, pasi gjithmonë duhet të ndërlidhet pasuria me vepër penale që pastaj të shqyrtohet ajo pasuri. Por, nëse kalohet me çështje civile është më lehtë për shtetin, për shkak se çdo herë kur shteti ka dyshime që një person, politikan, ose një individ ka pasuri të paligjshme, e thërret në procedurë dhe kërkon nga ai që të tregojë prejardhjen e pasurisë që posedon. Nëse ajo pasuri nuk argumentohet se është e fituar në bazë ligjore, atëherë shteti mund të konfiskojë atë pasuri”, thotë Demhasaj.

Në vijim, Demhasaj thekson po ashtu se Ligji anti- mafia do të mund të rregullonte çështjet që kanë të bëjnë më fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Ky ligj, ka kohë që përmendet nga qeveria dhe ligjvënësit, por ai nuk është proceduar ende për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, shihet si ligj i mirë. Por, ka hapësira për të përmirësuar, sidomos sa i përket bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme që janë përgjegjëse për zbatim, thotë Artan Canhasi”, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës.

Ai kujton gjithashtu se Kodi Penal rregullon mirë këtë fushë, dhe në masë të madhe është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare.

“Miratimi në janar 2014, i strategjisë për Luftimin e pastrimit të parave, ishte një ndër arritjet kryesore të viteve të fundit. Por, këta shembuj tregojnë që fokusi nuk është në zbatim të legjislacionit, por në krijim të tij dhe strategjive të ndryshme”.

“Prejardhja e pasurisë do të mbetet një nga problemet kryesore edhe në të ardhmen, nëse nuk zbatohet një sistem i mirëfilltë i kontrollit të kësaj pasurie”, ka thënë Canhasi.

Zhbogar: Pa konsensus nacional nuk ka integrime evropiane

Tryeza e diskutimit me temën “Si ta shndërrojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës” të cilën e kanë organizuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Instituti për Studime Politike i Prishtinës, ka bërë që drejtuesit e institucioneve të larta dhe përfaqësuesit e partive opozitare, pas muajve të tërë, të ulen në një tavolinë.

Samuel Zhbogar, përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik për bashkëpunim në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai ka theksuar se e ardhmja evropiane e Kosovës fillon pikërisht me MSA-në, e cila sipas tij, do ta avancojë pozitën e Kosovës në tregun ndërkombëtar.

Zhbogar ka theksuar se sa më shumë që Kosova e zbaton këtë marrëveshje, për aq ajo do të jetë më afër standardeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Marrëveshja është testament që anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vet Bashkimi Evropian kujdesen për Kosovën dhe që nuk ka dyshime në zotimin tonë për Kosovën dhe avancimin e saj. Zbatimi i MSA-së kërkon mbështetje nga i gjithë spektri politik dhe nga shoqëria civile, sid he aktorët tjerë që luajnë rol në mbikëqyrjen e këtij procesi”, ka theksuar Zhbogar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se MSA është dokumenti më i rëndësishëm i nënshkruar që nga nënshkrimi i pavarësisë së vendit.

“Por, marrëveshja nënkupton edhe angazhimin e gjithë spektrit politik kosovar, Parlamentit të Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, institucioneve të drejtësisë, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve dhe shoqatave të tyre, si dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për realizimin e MSA-së na nevojitet një energji e përbashkët, sepse objekti dhe përcaktimi i ynë është përcaktim i përbashkët proevropian”.

Ai ka theksuar se përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje është i madh dhe bërë thirrje për unitet, për shkak se, siç ka thënë ai, në këtë mënyrë arritjet mund të jenë më të mëdha.

Në anën tjetër, kryetari i subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar diskursin politik në Kosovë që ndërlidhet me rrugën e Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Kosova nuk ka perspektivë evropiane derisa sa atë nuk do ta njohin pesë anëtaret e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur. Siç ka thënë ai, rruga e Kosovës për në BE është e lidhur ngushtë me zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, që nënkupton se BE-ja po e trajton Kosovën si entitet dhe jo si një shtet të pavarur.

“Kemi dëgjuar disa herë të thonë, përfaqësuesit institucional të kësaj qeverie dhe të qeverive të kaluara, që BE-ja nuk ka alternativë dhe se BE-ja do të jetë shpëtimi ynë. Kjo nënkupton se me aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, atëherë të gjitha problemet që ne i kemi këtu, do të rregullohen”.

“Pra, në këtë drejtim, BE-ja më shumë e merr karakterin e një parajse. Kështu, parajsa na premtohet pas aderimit në BE dhe që në njëfarë mënyre i suspendon plotësisht detyra, përgjegjësitë tona që i kemi karshi ngritjes së cilësisë së jetesës në republikën tonë dhe për qytetarët e Republikës”.

Ardian Gjini, nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se problemi kryesor në Kosovë është humbja e besimit ndërmjet partive politike, ndërmjet institucioneve, si dhe humbja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Sipas tij, ndërtimi i besimit, duhet të jetë prioritet.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është i pamjaftueshëm për ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike, posaçërisht meqenëse e ka një shpejtësi kështu si e ka. Për Aleancën, procesi i integrimit është jetik dhe Kosova kurrsesi nuk guxon ta humbë shpresën se një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.

“Por, në të njëjtën kohë, nuk guxojmë të mos themi se në momente të caktuara ky proces po shndërrohet në konflikt ose po krijon logjika konfliktuoze. Kosova ose duhet të provoj që të zhvillohet më shpejt, në mënyrë që të integrohet më shpejtë në BE ose duhet ta gjejë një rrugë të integrimit më të shpejtë e që pastaj eventualisht të zhvillohet , sikurse që ka ndodhur me disa vende të Ballkanit. Në këtë fazë, nuk po ndodhë asnjëra”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur mendimin se Kosovës i nevojitet dialogu i brendshëm, nga i cili varen mjaft çështje brenda vendit.

“Agjenda jonë evropiane është një prioritet nacional. Fatmirësisht, për këtë çështje kemi konsensus të përbashkët, pavarësisht nëse jemi pushtet apo opozitë. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë të gjithë përkrahjen, të cilën e kemi marrë gjatë gjithë këtij procesi nga partnerët tanë”.

“Por, në të njëjtën kohë, nuk mundemi të mos kërkojmë, veçanërisht nga 5 shtetet, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin tim, Republikën e Kosovës, që të mos e bëjnë atë”.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim paraqet kornizën e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë rast me Kosovën.

Kjo marrëveshje është e përshtatur me situatën specifike të secilit vend partner në Bashkimin Evropian, mbi vendosjen e tregtisë së lirë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në këtë rast. Marrëveshja gjithashtu identifikon qëllimet e përbashkëta politike dhe ekonomike dhe nxit bashkëpunimin rajonal.

Në kontekstin e qasjes për në Bashkimin Evropian, kjo marrëveshje shërben si bazë për zbatimin e procesit të qasjes./Bekim Bislimi

Jahjaga: Arilena Shala e Yll Dalladaku studentët e parë nga Kosova në akademinë prestigjioze ushtarake West Point

Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ish- presidentja e Kosovës Atfiete Jahjaga, përmes një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Jahjaga thotë se ndjehet jashtëzakonisht krenare për këtë të arritur dhe falenderuese për mundësinë që West Point ua ofroi kadetëve të FSK-së si rezultat i bisedave me udhëheqësit e kësaj akademie gjatë vizitës time atje në vitin 2014, transmeton “zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Jahjagës:

Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.

I përgëzoj ata dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në përmbushjen e kritereve rigoroze akademike, i cili do të hapë mundësi të reja për profesionalizimin dhe avancimin e kuadrove të ushtrisë tonë.

Ndjehem jashtëzakonisht krenare për këtë të arritur dhe falenderuese për mundësinë që West Point ua ofroi kadetëve të FSK-së si rezultat i bisedave me udhëheqësit e kësaj akademie gjatë vizitës time atje në vitin 2014.

Kosova dëbon për në Serbi ish-gjeneralin Bojoviq

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta dëbojë nga Kosova ish-gjeneralin e ushtrisë serbe, Millovan Bojoviq.

Atij i është ndërprerë paraburgimi dhe është dorëzuar te Policia e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, kjo gjykatë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës që të akuzuarin, me vendbanim në Beograd të Republikës së Serbisë, ta dëbojë deri në pikën kufitare më të afërt dhe t’ia dorëzojë Policisë Kufitare të Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Millovan Bojoviq është shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprën penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Kosovë – Qytetarët e rrezikuar nga produktet e kontrabanduara ushqimore

Produktet me cilësi të dyshimtë të cilat rrezikojnë shëndetin e qytetarëve janë vazhdimisht të pranishme në tregun e Kosovës, thonë përfaqësues të bizneseve në vend dhe organizatat që merren me mbrojtjen e konsumatorit.

Megjithatë, këto dyshime hedhen poshtë nga mekanizmat shtetërorë, përgjegjës kryesorë për kontrollin e ushqimit në vend.

Përfaqësuesit e biznesit, dyshimin në cilësinë e produkteve e vënë tek mallrat të cilët hyjnë në Kosovë në mënyrë të kontrabanduar, të cilat i ikin kontrollit të pikave kufitare dhe kontrollit të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se jo të gjitha produktet të cilat hyjnë në Kosovë arrijnë të kontrollohen nga mekanizmat kompetentë.

“Derisa kontrabanda dhe informaliteti në tregun e Kosovës është e rritur deri në 35 për qind, po aq është edhe dyshimi për konsum të të gjitha produkteve që nuk i nënshtrohen kontrollit. Mekanizmat që janë të thirrura për kontrollin e ushqimit në Kosovë kanë një staf të limituar dhe që nuk arrijnë të përfshijnë të gjithë pikat e në veçanti në pikat ku shiten këto produkte”, shton Shahini.

Shëndeti i qytetarëve të Kosovës nga produktet më afat të skaduar apo dhe të dyshimta, po shkaktohet edhe nga tregtarët, të cilët siç thotë Shahini, këtë po ë bëjnë përfitime financiare.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, të cilët janë përgjegjës kryesor për kontrollin e ushqimit në Kosovë, sigurojnë qytetarët për produkte cilësore.

Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se produktet të cilët importohen, si dhe ato të cilët prodhohen në Kosovë iu nënshtrohen një kontrolli rigoroz, dhe se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për cilësinë e tyre.

“Ne si AVUK në bazë të kompetencave të cilët i kemi çdoherë veprojmë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që neve na obligojnë. Produktet të cilat janë të pasigurta ato nuk lejohen të importohen, kjo vlen edhe për ato të cilat prodhohen edhe në Kosovë. Produktet të cilat nuk plotësojnë kushtet për konsumim asgjësohen dhe nuk lejohet të bien në dorën e konsumatorit në vendin tonë”, thotë Gjinovci.

Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm gjatë ditës së djeshme ka asgjësuar afër 30 mijë copë fidane mjedre, të infektuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës (Agrobacterium tumefaciens).

Ngarkesa me material fidanor të mjedrës, sipas zyrtarëve të AVUK-it, është importuar nga shteti i Serbisë, dhe kishte pasur destinim tregun e Kosovës.

Valdet Gjinovci tregon se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është e pajisur edhe laboratorë të ushqimit, ku kryhen analiza të shumta sa i përket sigurisë së produkteve ushqimore.

“Lirisht mund të themi se produktet të cilat ne i konsumojmë dhe i përdorim janë produkte të cilat i plotësojnë kriter dhe kushtet e sigurisë dhe janë produkte të sigurta ashtu sikurse në vendet e Bashkimit Evropian”, shton Gjinovci.

Kritika të vazhdueshme për cilësinë e produkteve të dyshimta në Kosovë bën organizata e vetme joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit.

Kryetari i kësaj organizuare Selatin Kaçaniku, në prononcimet e tij dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte thënë se qytetarët e Kosovës rrezikohen vazhdimisht nga produktet e dyshimta.

Ndërkohë, edhe qytetarë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, kishin shprehur shqetësimet e tyre lidhur më cilësinë e dyshimit të produkteve.

Arjeta një qytetare nga Prishtina, është mjaft e kujdesshme kur blen një produkt, pasi që i kishte ndodhur që të blej produkt me cilësi të dyshimtë.

“Nuk i besoj shumë produkteve të cilat shiten tek ne. Problemi qëndron në atë se nuk ruhen në mënyrë adekuate çfarë e kërkon një produkt. Kam pasur raste kur kam blerë produkte i cili dyshohej për nga cilësia”, thotë ai.

Vetëm gjatë vitit 2015, mbi 600 mijë kilogramë / litra, produkte me afat të skaduar dhe cilësi të dyshimtë janë asgjësuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë.

Ligji antimafia i vë në provë institucionet e Kosovës

Infrastruktura e kompletuar ligjore vlerësohet të jetë një nga parakushtet bazike që Kosova duhet të vendos si standard në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kuadër, Ligji antimafia, ka kohë që përmendet nga qeveria dhe ligjvënësit, por ai nuk është proceduar ende për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ligji antimafia besohet se rregullon shumë çështje që kanë të bëjnë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, ndonëse jo të gjithë e mbështesin nxjerrjen e një ligji të tillë.

Në raportet e Komisionit Evropian disa herë është kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ecet përpara në miratimin e këtyre ligjeve.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ligjet që mendohet se mund të ndihmojnë institucionet kompetente në luftimin e korrupsionit duhet të miratohen sa më parë. Sipas tij, në shërbim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar është i mirëseardhur çdo ligj.

“Nuk ka justifikime, as ai ligji për parandalimin e konfliktit të interesit që është bërë gati tri vite e cili po zvarritet herë në Qeveri e herë në Kuvend, po edhe me këtë Ligjin anti-mafia i cili është duke u diskutuar e kërkuar, por që nuk po procedohet. Mendoj se të gjitha këto janë veprime të pajustifikueshme të cilat duhet të rregullohen, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Hasani.

Ligji anti-mafia vlerësohet se është i rëndësishëm pasi që do t’i bënte njerëzit të kuptojnë se nuk mund të përfitojnë pasuri të cilën nuk mund ta arsyetojnë.

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, konsideron se Kosova nuk qëndron keq sa i takon ligjeve të cilat mundësojnë luftimin e korrupsionit. Por, sipas tij, edhe po të ekzistonte Ligji anti-mafia, me përbërjen aktuale të qeverisë, përceptimi dhe niveli i korrupsionit nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk besoj se ky është problemi. Shumë e më shumë besoj që problemi është të logjika jonë qeverisëse. Problemi është te logjika jonë korruptive qeverisëse, ka apo nuk ka ligje të duhura të mirëfillta. Nëse janë të mirëfillta nuk do t’i zbatojnë”, ka thënë Zogaj.

Përderisa Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë nuk mungojnë ligjet për luftën kundër korrupsionit sa ka mungesë të llogaridhënies. Po ashtu, ai ka veçuar si dobësi edhe mungesën e vullnetit politik për t’i luftuar këtë dukuri negative.

“Aktualisht ka kornizë të mjaftueshme ligjore që të bëhet ndjekja dhe gjykimi i kryerësve të veprave penale të korrupsionit dhe të përmes tyre të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme. Por, fatkeqësisht ligjet të cilat janë në fuqi asesi nuk janë duke u testuar nga ana e zbatuesve të ligjit, pasi që nuk janë duke u zbatuar fare“, ka deklaruar Musliu.

Megjithatë, Musliu thotë se Ligji anti-mafia që në vete do të ngërthejë edhe mundësinë e konfiskimit të pasurisë në procedurë civile, në kontestin e Kosovës është i panevojshëm.

Musliu mendon kështu për faktin se, siç thotë ai, sistemi i drejtësisë në Kosovë është i brishtë.

“Ky ligj mund të keqpërdoret nga ana e prokurorëve të cilët në fund të fundit nuk do t’i ndiqnin ata politikanë që mund t’i kenë milionat dhe pasuritë e tyre, por do të ishin thjeshtë të persekutuar vetëm qytetarët të cilët do ta kishin një shtëpi trekatëshe e të cilën në të vërtetë do ta kishin të vështirë ta argumentonin ligjërisht. Pra, ekziston mundësia shumë e madhe që ky ligj mund të keqpërdoret nga ky sistem i drejtësisë i cili po shihet se është i kapur nga politika”, ka thënë Musliu.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Transparency International, që masin përceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë thonë se mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë është i ndërlidhur me ndërhyrjet politike dhe neglizhencën e prokurorëve.

Kosova dhe Serbia prapë marrëveshje mbi marrëveshjet

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që t’i japin fund bllokadës së transportit të mallrave që cilësohen si “të rrezikshme”. Në një njoftim të ministrisë për dialog në qeverinë e Kosovës thuhet se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës palët janë pajtuar në Bruksel që “për njohjen e ndërsjellë të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme”, me të cilat pajisen automjetet dhe drejtuesit e tyre.

Kosova vendosi muajin e kaluar të bllokojë kamionët nga Serbia e cila nuk njihte certifikatat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Marrëveshja hynë në fuqi nga 25 prilli.

Në njoftim thuhet se ministrja për dialog Edita Tahiri ka ngritur shqetësimet “në lidhje me fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian të përcaktojë qartësisht standardet për frymën e normalizimit në mënyrë që të parandalohen shfaqjet destruktive dhe keqpërdorimet e marrëveshjes për normalizim nga ana e zyrtarëve serb gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë kuadër me kërkesë të BE-së që palët të angazhohen për frymën e normalizimit  dhe pas kërkim faljes nga ana e Marko Gjuriçit për hyrje ilegale në Kosovë, palët janë zotuar që të respektohet marrëveshja për vizitat reciproke të zyrtarëve si dhe deklarimet duhet në mënyrë rigoroze të respektojnë frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve“.

Në njoftim thuhet se është biseduar për çështjen e hyrjeve dhe daljeve në Kosovë me letërnjoftime “ilegale të lëshuara nga strukturat paralele”. Bashkimi Evropian ka kërkuar që të krijohet një hapësirë kohore kalimtare në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

Javën e kaluar ministrja Tahiri kishte vendosur të ndalojë hyrjen në Kosovë të atyre që janë të pajisur me letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele serbe, duke nxitur reagimin e Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Ndërkohë, drejtori zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se “letërnjoftimet e Serbisë do të përdoren normalisht, ashtu sikurse edhe deri më tash’. Ai tha se Brukseli ka anuluar edhe ndalesën e hyrjes së zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, si dhe është arritur pajtimi për mënyrën e votimit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 24 prill.

Është arritur marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve sipas modelit të njëjtë me vitin 2014, me praninë e OSBE-së, e cila do të garantojë që në vendvotime gjithçka të jetë në rregull, si dhe të ketë siguri”, deklaroi Marko Gjuriç.

Të mërkurën, misioni i OSBE-së në Kosovë tha se do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave në Kosovë për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote qasje në zgjedhjet parlamentare serbe të datës 24 prill.

Kosova shpalli pavarësinë e saj të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian në shkurt të vitit 2008, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Serbët e Kosovës marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, meqë kjo u garantohet me parimin e dyshtetësisë, që është i përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.

Udhëheqësit e partive politike serbe, janë lejuar gjatë ditëve të fundit të organizojnë tubimet e tyre parazgjedhore në zonat e banuara me shumicë serbe, gjatë të cilëve ata kanë përsëritur kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo ka bërë që një pjesë e partive politike të kërkojnë nga autoritetet që të mos lejojnë vizitat e udhëheqësve politikë serbë.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Tre vjet më parë, ato nënshkruan 16 marrëveshje në kuadër të bisedimeve, por deri tash, vetëm 4 syresh kanë zbatuar në terren.

Marko Gjuriçi i kërkon falje Edita Tahirit për hyrjen ilegale në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriçi, gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ka kërkuar falje për shkak të hyrjes ilegale në territorin e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjuriqit i është hequr masa e ndalesës për të vizituar Kosovën, pasi që ai kishte kërkuar falje.

“Duke qenë se kishim shkelje nga zyrtarë të Serbisë, përfshirë edhe hyrjen ilegale të zyrtarit Gjuriq në Kosovë, atëherë pasi që ai kërkoi falje për shkeljet që i ka bërë, Bashkimi Evropian kërkoi nga të dyja shtetet që të rikonfirmojnë zotimin tonë që të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes së normalizimit. Po ashtu, Bashkimi Evropian do të dalë me një koncept dokument me të cilin i vendos standardet e fjalorit politik për normalizim”, ka thënë Tahiri.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë negociuar të martën në Bruksel për afërsisht 18 orë, ku kanë arritur marrëveshjen për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura me emrin ADR.

Visar Ymeri sërish në gjykatë me polici

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shoqëruar sot sërish nga policia për në Gjykatë, pasi që nuk i është përgjigjur vullnetarisht thirrjes për paraqitje në seancë gjyqësore.

Bëhet fjalë për rastin e incidentit në Kuvendin e Kosovës të datës 28 qershor të vitit 2012.

Aty ishin përfshirë deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi, të cilët sipas deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu e kanë sulmuar atë me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore.

Nga personat e përfshirë në këtë incident, mungon ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili ndodhet jashtë Kosovës, andaj ndaj tij është paralajmëruar procedurë e veçantë.

vy

SËRISH ARRESTOHET KRYETARI VISAR YMERI

Sot rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e VETËVENDOSJE!-s, z. Visar Ymeri.

Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.

Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.

Albulena Haxhiu: ‘Largimi i AAK-së nga Kuvendi ishte marrëveshje mes Veselit e Haradinajt’

Albulena Haxhiu, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka pohuar se ekziston një marrëveshje bashkëpunimi me Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Haxhiu ka argumentuar duke thënë se me rastin e vendimit të largimit nga Kuvendi i Kosovës të AAK-së, lideri i kësaj t të fundit e ka ndihmuar kryetarin e parlamentit kosovar.

“Në qoftë është duke i interesuar që dikush të dalë nga seanca opozita është Kadri Veseli. E këtë e ka ndihmuar AAK-ja me vendimin e saj. Këtu dyshojmë se është arritur një marrëveshje mes Veselit dhe Haradinajt”, ka thënë Haxhiu në Info Magazinë.

Ndër të tjerash, Haxhiu ka thënë se VV-ja nuk është kundër protestës së organizuar nga AAK-ja dhe nuk do t’iu bëjë thirrje simpatizantëve të vetë të mos protestojnë. /Telegrafi/

Gjatë qëndrimit ilegal në Kosovë, Gjuriçi shoqërohej nga dy zyrtarë kosovarë (fotot)

Të premten në mënyrë ilegale qëndroi në Kosovë Marko Gjuriçi, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriçi përkundër vendimit që kishin marrë institucionet e Kosovës për ndalim e hyrjes së tij, arriti të futej dhe madje qëndroi gati gjithë ditën.

Derisa institucionet e cilësonin shkelje të rendit kushtetues hyrjen e Gjuriçit, ai shoqërohej nga dy zyrtarë kosovarë. Njëri ishe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ndërsa tjetri, ministri Ljubomir Mariq.

Hyrja ilegale në territorin e një vendi të huaj cilësohet vepër penale, njëjtë si në vendin tonë çështje kjo të cilën e rregullon Ligji për të Huajt.

Megjithëse, zëvendëskryeministri Stojanoviq dhe ministri Mariq shpërfillen urdhrat e qeverisë pjesë të së cilës janë, qeveria e kryeministrit Isa Mustafa nuk ka asnjë koment. Në pyetjet e “zeri.info” nuk është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi e as zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj.

Ndërkohë Ligji për të Huajt parasheh:

Neni 32

Kalimi ilegal i kufirit

 

1. Kalimi ilegal i kufirit shtetëror konsiderohet atëherë kur i huaji:

1.1. nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji.

1.2. tenton të kalojë kufirin shtetëror jashtë pikës së kalimit kufitar apo kohës të

caktuar për kalimin e kufirit shtetëror;

1.3. shmanget apo tenton t’i shmanget kontrollit kufitar;

1.4. gjatë kalimit të kufirit shtetëror përdor dokumentin e udhëtimit jo të vlefshëm, te

falsifikuar si dhe dokumente udhëtimi autentike te personave të tjerë të përdorura në

mënyrë abuzive;

1.5. jep të dhëna të rrejshme zyrtarëve të autorizuar për kontrollin e kalimit të kufirit

shtetëror;

1.6. hynë në Republikën e Kosovës ndërkohë që urdhri për largim me ndalesë për rihyrje

është në fuqi.

Maric_-_Stojanovic_-_Gjuric_2

Vetëvendosje: Nepotizimi PDK-LDK nën moton ‘Familja, prona, shteti’

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albana Gashi ka postuar në llogarinë e saj në “facebook”,  një skemë të punësimeve të familjarëve të njerëzve të koalicionit PDK-LDK. Këtu përmenden emra  të politikanëve të fuqishëm siç është presidenti Hashim Thaçi.

 

Më poshtë gjeni postimin e plotë

 

Një numër simbolik i familjarëve të pushtetarëve të punësuar në institucione publike, siç duket nën moton “Familja, prona,shteti”, duke vënë shtetin në shërbim të pronës dhe familjes:

Hashim Thaçi, PDK → vëllau, Byroja Kosovare e Sigurimeve

→motra e gruas, RTK

→kunata (motra e gruas) e Gani Thaçit, vëllait të Hashim Thaçit RTK

Isa Mustafa, LDK→ një dyzinë kusherinjsh në Komunën e Prishtinës.

Vlora Citaku, PDK→ motra, RTK

Bekim Qollaku, PDK → vëllau i gruas, RTK

Kamishi, PDK→ motra, RTK

Shaip Muja, PDK,→ gruaja, RTK ( ka realizuar emision cili është paguar nga RTK)

Mustafë Mustafa PDK→ I punësuar pa konkurs, vëllai, daja, RTK

Azem Syla, PDK→ mbesa, RTK

Sali Asllani, LDK → vajza, RTK

Xhevahire Izmaku, PDK→ vajza, RTK

Hajdar Beqa, PDK→ vllaun , Ministria e Zhvillimit ekonomik

Hajdar Beqa, PDK→ gruaja ,Ndërmarrja Publike Ibër-Lepenci

Skender Ahmeti, ish- dekan, PDK → vajza, BQK

Halim Halimi , LDK→ vajza, Ndërmarrja publike Banesore

Justin Shiroka-Pula, PDK→ djali, PTK , asistent në UP

Beqir Sadikaj, PDK→ djali, këshilltar i zv.ministrit Lirak Çelaj

Agron Mustafa, PDK→ e dashura, RTK

Analistët: Marrëveshja Kosovë – Serbi e dështuar dhe pa progres

Me qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, sot tre vjet këto dy shtete hodhën nënshkrimin e parë në Bruksel, tekstin e së cilës e kishte ofruar ish-shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton.

Hashim Thaçi, atëkohë kryeministër i vendit së bashku me homologun e tij serb, Ivica Daqiq, nënshkruan marrëveshjen prej 15 pikësh, marrëveshje kjo që u cilësua si historike, raporton lajmi.net.

Ndonëse kryeministri serb këtë marrëveshje e kishte konsideruar si shumë më të favorshme për palën serbe, për Thaçin arritja e kësaj marrëveshjeje ishte njohje e Kosovës, e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial.

Por pavarësisht se kanë kaluar tre vjet që kur është bërë nënshkrimi mes dyja palëve, zbatimi i saj shihet dështues.

Këtë mendim ndan Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri i cili në një prononcim për lajmi.net e quajti këtë marrëveshje si një fatkeqësi të madhe.

“Është një fatkeqësi e madhe që një marrëveshje që konsiderohet të jetë bilaterale, mirëpo edhe me karakter ndërkombëtar të çalojë në zbatim në veçanti në integrimin e pjesës veriore të Kosovës dhe, për më shumë do të thotë me nisje të zbatimit të kësaj marrëveshje. Ju kujtohet që problemi themelor i përmendur gjatë asaj kohe, ka qenë ura në Mitrovicë tek lumi Ibër”, shpjegoi Tahiri.

Madje ai thotë se, përderisa marrëveshjet tjera që janë dashur ta lehtësojnë integrimin e pjesës veriore të Kosovës, siç është shprehur, vetëm që e kanë çalu këtë problem dhe këtë ai e cilësoi si një dështim.

Tahiri sqaroi edhe punën e Asociacionit për të cilin siç vlerëson ai janë bërë shkelje kushtetuese.

“Ndërsa çështjen e Asociacionit unë e shoh: gjykata kushtetuese ka evidentu mbi 20 nene, dmth mospërputhshmëri me kushtetutën respektivisht shkelje të kushtetutës, kjo nënkupton që duhet të merren shumë seriozisht, e dyta asociacioni i komunave me shumicë serbe në asnjë formë nuk guxon t’i ketë tri elemente, pra kompetencat ekzekutive, sepse duket që edhe në formë edhe në përmbajtje, por edhe në statut që është nivel i dytë i qeverisjes dhe mbi të gjitha do të thotë mos ta prek parimin e multietnicitetit, sepse kur është themelu është bazu në parimet e multietnicitetit edhe pse shoqnia nuk është multietnike, meqenëse është kështu, të gjitha këto parime duhet të merren parasysh”, tha ndër tjerash Tahiri.

Se mundësitë për të arritur nga kjo marrëveshje nuk janë shfrytëzuar, e thotë edhe analisti i vendit Nexhmedin Spahiu.

Ai për lajmi.net tha se, ndonëse dialogu është një interes nacional dhe i rëndësishëm i Kosovës, arritjet e delegacionit kosovarë kanë lënë për të dëshiruar.

“Mendoj që ka qenë hap me rëndësi, marrëveshje që është bo para tri viteve por arritjet e delegacionit të Prishtinës, përgjatë këtyre viteve, kanë lënë shumë për të dëshiruar. Mundësitë kanë qenë shumë të mëdha ndërsa arritjet shumë të vogla”, tha Spahiu.

Tutje, ai tha se është bërë progress në këtë aspekt, por progres që siç shpjegon ai, në krahasim me kohën që ka shkuar dhe mundësitë që kanë qenë tregon për paaftësinë e klasës politike të Kosovës.

“Tri vjet janë goxha shumë dhe, kjo është një kohë shumë e madhe e humbur”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot tre vjet, përkatësisht me datë 19 prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësim të Bashkimit Europian nënshkruan marrëveshjen.

marreveshjakosoveserbi


Send this to a friend