VOAL

VOAL

Këshilli i Sigurimit e filloi debatin për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar debati për situatën në Kosovë.

Kosovën në këtë seancë e përfaqëson ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.

Në këtë seancë, bazë për diskutim është raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për gjendjen në Kosovë, në periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti.

Në pjesën e raportit për çështjen e sigurisë, theksohet se në përgjithësi ajo mbetet stabile, megjithqë “tensionet politike kanë prodhuar një numër të rëndësishëm të incidenteve, përfshirë protesta të dhunshme, sulme dhe kërcënime kundër zyrtarëve dhe dëmtim të pronës private dhe qeveritare”.

Mëtutje, në raportin e Ban Ki-moonit, që është publikuar në faqen në Internet të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, theksohet se “situata e sigurisë në komunitetet jo-shumicë mbetet stabile dhe ishte ndikuar më pak nga dhuna politike, megjithqë policia i ka shtuar patrullimet në gjithë Kosovën, e veçanërisht në pjesën veriore”.

Në raport theksohet se “numri i incidenteve të raportuara, që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë, kanë shënuar rënie, në krahasim me periudhën e njejtë në vitin 2015”.

Nga Mr.Ukshin HOTI: “Filozofia politike e çështjes shqiptare” – POLITIKA SI ART = “POLICY” DHE “POLITICS”

Nga libri “Filozofia politike e çështjes shqiptare”

Aktivitetin e vetëdijshëm të forcave politike, ose të subjekteve politike, gati të gjithë teorikët e politikës e vënë në kontekst të shtetit, duke e konsideruar atë si instrument shoqëror me të cilin udhëheqin forcat subjektive.

Ndërkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar këtë aspekt të politikës në funksion të rregullimit të konflikteve, e përqendrojnë vëmendjen e tyre në “format e rregullimit të konflikteve” gjë për të cilën e huazojnë termin anglo-sakson “politics” dhe në përmbajtjen e konflikteve, gjë për të cilën poashtu huazohet termi anglo-sakson “polic” ose “issue” që do të thotë çështje.

Meqenëse të gjitha konfliktet, marrë logjikisht, nuk duhet të kenë kuptim politik, ata e kontestojnë këtë me faktin e totalitarizimit të jetës shoqërore dhe të përzierjes së shtetit modern madje edhe në raportet private të familjes (disa teorikë të tjerë, të cilëve një ditë medoemos do t’u kushtojmë vëmendje, konstatojnë me pikëllim se “shtetëzimi” i jetës private është bërë total: “asgjë e shenjtë nuk ka mbetur jashtë kthetrave të pushtetit (ne do të shtonim se ato, kthetrat, kërcënojnë të rrezikojnë çdo bashkëshortësi dhe çdo fëmijë legjitim të martesave legjitime).

Në diskutimin politiko-shkencor të viteve ’60 (Bachra/Baratc dhe të tjerët), u fut nocioni i jo-vendimeve (non-decisions) me qëllim të tërheqjes së vëmendjes mbi numrin e temave që nuk u lanë në disponim të tubimeve. Me fjalë të tjera, si jo-politike mbetën ato sfera të jetës shoqërore të cilat politika, në saje të një koncensusi të përgjithshëm  të nënkuptuar, nuk deshi t’i njihte si të tilla. Ato megjithatë ekzistojnë dhe paraqiten si rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik; dalin në sipërfaqe atëherë kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin në skenë. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonë të tilla, rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik, sepse edhe politika, po të jetë e tillë, e humb kuptimin e vet.

Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojën e artikulimit të kërkesave dhe të orientimit të politikës në rregullimin e konflikteve (politikë janë të gjitha format joluftarake të zgjidhjes së konflikteve) e thekson të folurit si kriterium të shprehjes së cilësisë së politikës: “Kudo që është fjala për relevancën e të folurit, në lojë doemos futet politika, sepse njerëzit janë të prirur për politikë vetëm për shkak se janë qenie që e kanë dhuntinë e të folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63).”

Megjithatë, njerëzit merren me politikë për shkak se kanë nevoja dhe interesa. Dhuntia e të folurit e mundëson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse që politika nuk mund të reduktohet vetëm në format jo-luftarake të zgjidhjes së konflikteve. Teoria politike që moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftën si vazhdim i politikës me mjete të tjera. Fjalët e cituara të H.Arendtit mund të kuptohen vetëm në kontekst të intencës për zhdukjen e luftës si metodë dhe formë të vazhdimësisë politike, por kjo është një çështje tjetër.

Politika si art dhe morali

Në fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinë, 1980)  fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si “policy”, “issue” etj., për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri.

Puna është se arti inspirohet me të bukurën dhe të mirën. Ndërkaq metodat me të cilat realizohet e bukura dhe e mira në art mund të jenë gjithashtu të bukura por mund të jenë edhe jashtë saj, siç ngjet zakonisht me kushtet në të cilat realizohet ndonjë vepër artistikisht e bukur.

Dredhia, dinakëria dhe dhelpëria mund të hyjnë në kuadër të mjeshtërisë së artistit për të realizuar të bukurën. Me këtë rast përsëri do të mbeten art, sepse qëllimi (vepra e bukur artistike) e përcakton përmbajtjen e tyre si aftësi të artistit për të paraqitur të bukurën. Mirëpo ato mund të jenë edhe metoda, madje prioritare, të ndonjë imitatori apo falsifikatori të veprave artistike.

Në rast të tillë këta do të bënin pjesë në mjeshtërinë e imitacionit, të falsifikimit dhe të hajdutllëkut. Përmbajtja e qëllimit të imitimit (p.sh. për të gënjyer opinionin me qëllim të përfitimit material) do t’i klasifikojë si të pamoralshme dhe të dëmshme për njerëzit. Në politikë gjërat qëndrojnë njësoj si edhe në art, por konsekuencat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme.

Përderisa me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me ndonjë vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull apo më shumë sish si dhe anasjelltas, me veprën e falsifikuar mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt.

Nuk lypset ndonjë mençuri e veçantë për të kuptuar se konceptimi i politikës si art apo mjeshtëri, veçuar nga morali shoqëror, i përgjigjej (në të kaluarën) borgjezisë në formim e sipër, por jo edhe asaj tashmë të formuar, sepse shkonte ndesh me botëkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorësiake, dhe se në mënyrë të drejtëpërdrejtë i cënonte botëkuptimet, por edhe interesat e pjesës më të madhe të popullsisë.

Për shkak të interesit për avancimin e gjithmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike.

Opinioni i krijuar mbi atë se ç’është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të ishte qëllim i arsyeshëm nga aspekti i logjikës së shtetit -ruajtja e qetësisë publike.

Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm që është akt i pamoralshëm, por akti i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit. Në kontekst të kësaj, qëllimi i ruajtjes së qetësisë publike ose i pengimit të kaosit në të vërtetë shndërrohet në qëllim të ruajtjes së dominacionit të padëshiruar, imoral dhe të padrejtë në vetvete.

Ndër ne, p.sh., shpeshherë dëgjohet komentimi se serbët janë politikanë të zotë, që do të thotë se janë mjeshtër të politikës si art i së mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikës dhe të Kushtetutës nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e quajti si akt “kaçaniko-kaçak” (Kaçaniçko-kaçaçki Ustav) duke e pasur për qëllim denigrimin e rëndësisë së këtij akti si akt të pamoralshëm meqë e shpallën “kaçakët” dhe jo deputetët. Në këtë rast nuk vihej në spikamë fakti se “kaça(ni)kët” e tillë ishin të zgjedhur si deputetë pikërisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetë ata -serbët, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë në kushte të imponuara konspirative. Përkrahja masovike e popullsisë e bën të pamoralshëm tentimin e politikës serbe që ta denigrojë një akt të tillë fisnik.

Andaj thënia se serbët janë politikanë të aftë në sytë e shqiptarëve lidhet me konotacion negativ, ndërkaq në sytë e serbëve, pavarësisht nga përparësitë momentale që mund t’ua sigurojë “aftësia” e tillë, në një plan afatgjatë mund t’i kualifikojë vetëm si manipulues të mirë për qëllime  afatshkurtra por në kundërshtim me interesat afatgjata dhe pozitive të popullit serb, siç është p.sh. miqësia me shqiptarët.

Politika si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit të parashtruara në librin e tij “Il Principe” (Sundimtari), të botuar për herë të parë më 1514. Për të politika esencialisht është shumë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet me qëllim të shfrytëzimit të tij.

Mirëpo këtij botëkuptimi pragmatist për politikën që nuk ka të bëjë fare me moralin, përafërsisht në të njëjtën kohë i kundërvihet Thomas Mori, në librin e tij të botuar më 1516  Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. U-topia=vend që nuk ekziston, si intencë, drejtim i mendimit (utopist) është ëndërr mbi rregullimin e drejtë të jetës, ëndërr që është në kundërshtim me kontekstin special, përkatësisht, që është negacion kritik i situatës historike.

Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si përfytyrime mbi një të ardhme më të mirë. Ato në këtë mënyrë, më tepër në mënyrë indirekte, komandohen në pikëpamje përmbajtësore si alternativë e së tanishmes ekzistuese. Andaj, çdo nocion relevant i Utopisë, doemos e reflekton momentin e saj shoqëror, luftën e saj kundër njëmendësisë së keqe”(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31).

Tejkalimi i njëmendësisë së keqe, për Makiavelin, varet nga aftësia  (virtu) e sundimtarit për të ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresës së cilës i takon (d.m.th. borgjezisë në lindje e sipër). Për të sistemi moral dhe politik qëndrojnë njëri pranë tjetrit, pothuajse paralelisht, por njëkohësisht nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.

Ndërkaq Utopia e Morit është një alternativë e moralshme, e cila niset nga fakti se “në asnjë shtet nuk mund të ketë drejtësi dhe as që do të sundojë ndonjëherë brenda tij lumturia” (vep.cit.f.33). Ky botëkuptim natyrisht do të jetë “…përfytyrim i parë i ëndrrave-dëshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.)  dhe të cilat sërish, së paku në Evropë, do të mbeten midis utopisë dhe synimeve shoqërore, meqë si komunizëm i praktikuar mendohet të ketë dështuar.

Kjo megjithatë nuk e nënkupton dështimin e politikës si intelekt, si shkencë, por përkundrazi, dikur e tretur në materializmin dialektik të vendeve të socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si një nga shkencat që në vetvete i ngërthen rezultatet e Ekonomisë Politike, Sociologjisë Politike, Psikologjisë Politike dhe të disiplinave tjera të lidhura me Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Mirëpo edhe si shkencë, edhe si aktivitet politik, gjithnjë e më tepër do ta marrë parasysh aspektin moral të çështjeve të caktuara, qoftë si norma të stabilizuara morale gjatë mijëra vjetëve të historisë njerëzore, qoftë si norma të kodifikuara të se Drejtës Ndërkombëtare Publike. Si aktivitet i vetëdijshëm për avancimin e interesave të caktuara zhvillohet brenda ambientit të dhënë shoqëror, duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të caktuar shoqërore.

Realiteti politik i krijuar kësisoji e lejon definimin e politikës si “sferë të jetës shoqërore me vend të veçantë në strukturën e përgjithshme të raporteve dhe të institucioneve shoqërore, dhe me ligjshmëritë e veta objektive”(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillë, ajo në Kosovë gjer më tani nuk ka ekzistuar, por tani janë hapur rrugët për zhvillimin e saj të gjithanshëm. Edhe me këtë rast, si edhe më parë, shteti, dhe gjithçka që është e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve të shkencave politike, ndërsa avancimi i pozitës dhe i interesave të caktuara shoqërore mbetet përmbajtje e politikës si të tillë. Kosova, në këtë pikë, nuk duhet të bëjë kurrfarë përjashtimi.

Lubjanë, më 30 Janar 1990

Pjesë nga libri “Filozofia politike e çështjes shqiptare”

Krasniqi: Dekriminalizimi i politikës të fillojë me largimin e Thaçit, është protagonist kryesor i Dick Martyt

Jakup Krasniqi, ish bashkëpartiak e shoku i luftës me Hashim Thaçin ka thënë se ky nuk do të duhej të ishte kryeministër në mandatin e dytë, e as tash president.

Në një intervistë për Kosovapress, Krasniqi ka thënë se Thaçi ishte protagonisti kryesor raportit të Dick Martit, me të cilin u dëmtua imazhi i Kosovës.

Këto komente i ka bërë teksa ka komentuar deklaratën e Thaçit për dekriminalizim të politikës.
“Ndryshe, sa i përket deklaratës së presidentit Thaçi, që në listat zgjedhore mos të jenë njerëz që janë nën hetime, Krasniqi ka thënë që është vet Thaçi, ai që nuk do të duhej të jetë kryeministër në mandatin e dytë, dhe as president, për shkak se ishte protagonist kryesor raportit të Dick Martit, me të cilin ka dëmtuar imazhin e Kosovës”, citon KP, ish kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në anën tjetër, Kohavisioni ka raportuar mbrëmë se si presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk është lodhur së përsërituri se duhet të bëhet dekriminalizimi i skenës politike e në listat zgjedhore të mos futen njerëz me aktakuza për krim e korrupsion, ani pse në kohën sa ishte kryetar i PDK-së, pati plot njerëz të tillë, raporton KTV.

Por lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që pikërisht hetimet të nisin nga kreu i shtetit e i pari i Qeverisë.

AAK-ja i ka quajtur demagogji këto deklarata të presidentit, i cili në krye të shtetit u ngrit nga partia që sipas AAK-së, ka pasur më së shumti të dyshuar e të akuzuar nga drejtësia.

Për Nismën, lëvizjet nëpër parti po bëhen sepse të gjithë e kanë vërejtur sipas tyre, fuqinë e koalicionit AAK-Nisma.

Ndërkohë, pjesëtarë të shoqërisë civile kohë më parë patën thënë se nëse presidenti vërtet do që të lëvizë përpara, atëherë mund të propozonte vetë projektligjin për dekriminalizim dhe kështu do të dëshmonte sa do të kishte fuqi të përballej me bashkëpartiakët e tij të dikurshëm.

Dushk për gogla, apo BE-së dhe Kosova çfarë (nuk) i njohim të gjithë…?! – Nga Agron Shabani

Edhe përkundër idealeve, vizionëve, konceptëve, formulave, platformave ose rezolutave të njohura integrale, konvencionale ose ” revolucionare” të Sen Simonit, Schumanmit, Wanderbergut ose të dikujt tjetër mbi ” Evropën e bashkuar të njerëzve, popujve dhe shtetëve të barabarta dhe të pakufijë”: BE-së ( UE-së) se këndejmi, në esencën ose substancën e saj ndodhët e ngritur ose projektuar mbi ” ruinat” ose ” gërmadhat” e njohura të dy luftërave të mëdha botërore. Gjegjësisht, mbi konceptët ose diktatët e ” suspektshme” dhe tepër dubioze ( ” urbi et orbi”) të ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të ndryshme borxheze ose paktisto-antantiste të Versajës,  Atlantikut, Jaltës, Teheranit, Kazablankës, Parisit, Brukselit, Romës dhe kështu me radhë. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët ose ” fenomenët” e njohura  luftarake( ushtarake), hipotetike, reparative, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në sfond. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe averzionet, divergjencat, disonancat, diskrepancat, antagonizmat dhe rivalitetet e njohura shteterore, nacionale, politike, ushtarake, industriale, tregtare, monetare , finansiare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strategjike dhe të tjera në mes popujve ( kombëve) dhe vendëve ( shtetëve) me të fuqishme ose kryesore të BE-së si Republika Federale e Gjermanisë, Britania e Madhe, Franca, Italia etj.

Në këtë prizëm zaten edhe strukturën, arkitekturën ose infrastrukturën e përgjithshme ose kryesore të BE-se (UE-së) në esencën ose substancën e saj e përbejnë si të thuash natyra dhe karakteri i njohur fragjil, poroz, heterogjen dhe tepër i flashkët ose inkompaktibil në çështje dhe aspekte të ndryshme industriale, teknologjike, ekonomike, fiskale, finansiare, konjukturale, manufakturale, strategjike etj. Aty janë edhe ” modelët” ose ” konceptët” e larmishme, alternative, determinante ose paradigmatike brendapërbrenda UE-së ose BE-së si ” Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, ” Modeli Anglo- Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, ” Modeli Skandinavikë” i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda , ” Modeli Jugor ” ” Mesdhetar” i përbërë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja si dhe ” modeli” ose ” koncepti i ri” i vendëve ose shtetëve të reja anëtare të BE-së nga ” blloku” ose ” hemsifera” juglinore e kontinentit plak. Ndonëse, sëcili prej tyre me kushte, standarde, modalitete, mentalitete, koncepte dhe përceptime të ndryshme ose specifike të cilat jo rrallë e sfidojnë, kolidojnë, eklipsojnë  ose katapultojnë njëri tjetrin në shumë çështje dhe aspekte të ndryshme esenciale ose substanciale.
Mos të flasim këtu mbi dallimet ose diferencat e thella kardinale ose kolosale në mes Gjermanisë si lokomotiva kryesore e BE-së dhe njëra prej tre fuqive kryesore të globit dhe Greqisë, Qipros, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë ose Bullgarisë si për shëmbull. Me të cilat ” resurse, kapacitete ose potenciale të mundshme njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike, teknologjike dhe të tjera ” mund të krahasohen me resurset, potencialet, kapacitetët ose fuqinë e njohur njerëzore, materiale, shkencore, industriale, teknologjike ose ekonomike të Gjermanisë: Greqia, Qiproja, Spanja, Portugalia, Polonia, Sllovakia, Rumania ose Bullgaria si për shëmbull….?!
Në këtë kontekst të ” suspektshëm” ose tepër dibiozë, njerëzit, popujt ose shtetët e ndryshme brenda BE-së ose UE-së, mund të jenë të njejtedhe të barabartë me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën vetëm në ëndërra ose iluzione të ndryshme hedoniste ose utopiste. Në këtë drejtim , pos standardit ose kulitetit jetësor, mjafton të cekën ose rikujtohen në sfond  vetëm fuqia, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike ose teknologjike të Gjermanisë, B. Madhe, Francës ose Italisë … Gjithëçka është e qartë. No Coment.U mor vesh se projektët , eksperimentët dhe planimetritë e ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e “instruktorëve” ose “arkitektëve” të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar në vendin tonë mbi ngritjen dhe projektimin e “popujve artificial” ose “johistorik”, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?!  Kujto nö këtë vorbullë “popullin e lindur” ose të “dalur nga lufta”! Përkatësiisht, “popullin e ri kosovar”  sipas “koncepteve”, “vizioneve” dhe “definicioneve spektakulare” dhe “bombastike” të Mahti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit, Gjingjiçit, Koshtunicës, Tadiqit, Fatmir Sejdiut, Hajredin Kuçit, Arsim Bajramit, Blerim Shalës etj. Ndonëse në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Turqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Rusinë në njerën anë, si dhe me aprovimin ose miratimin “intern” ose indiskreto-eksplikativë të qarqëve, strukturave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme evroperëndimore të cilave po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja ne “koncertin e madh” të biritmave dhe ” ulurimave të reja” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë ndaj vendit tonë në anën tjetër. Dhe, të gjitha këto të miratuara dhe aprovuara dikur nga i ashtquajturi “ekipi i unitetit” i cili dikur me vonë do e shpallte  ose vetëquante vetën si “grupi i elefantëve”në Vjenë të Austrisë.
Pra nga “grupi i elefantëve” në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës. Duke e marë formën dhe profilin e plotë të tradhëtisë së lartë shtetërore dhe nacionale me rastin e firmosjes së ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të rënda unilaterale ose monologjike të Vjenës dhe Brukselit mbi ” demarkacionin kufitar” me Malin e Zi si dhe mbi të të ashtuquajturin ” asociacionin e pavarur të komunave serbe” ( lëxo: mbi republikën serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës nga ana e të të ashtuquajturit ” delegacionitë lartë shtetëror ose qeveritar” të Kosovës. Duke i sjerllur Kosovën dhe shqiptarët para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të” rikthmit të sofistikuar” të Serbisë në Kosovë, apo të Kosovës në Serbi…!? Dhe, kjo me “dorën e zgjatur” të SHBA-së, Gjermanisë, B.Madhe etj. Gjegjësisht, në emër të të ashtuquajturit ” liberalizimit të vizave” si dhe të ” integrimëve” tjera ndërkombëtare ose veriatlantike të Kosovës.

Të falësh tokë ose teritore të ndryshme me interes të lartë shtetëror, nacional, ekonomik ose strategjik! Apo, të nënshkruash marrëveshje ose traktate të ndryshme unilaterale dhe disfatiste me Serbinë, Malin e Zi ose me dikënd tjetër në emër të ” liberalizimit të vizave”, gjegjësishtë në emër të interesave të njohura pushtetmbajtëse, politike, materiale, profiteriste, karieriste dhe të tjera të një kaste ( klike) të harbuar dhe të kontrabanduar demagogësh, hipokritësh, matrapazësh, analfabetësh ose gjysëmanalfabetësh të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik! Vërtetë të ngjanë në ” punë” Sizifi si dhe në gogol ose karrem të madh politik. Në blasfemi, hedonizëm dhe makiavelizëm të pafalshëm kardinal ose historik.
´ Në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si dhe në Bjeshkët ( Alpet) e njohura të Rugovës, thonë se ndodhën resursët ose pasuritë me të mëdha minerale, hidrografike ( ujore) dhe të tjera në Kosovën dhe me largë. Se këndejmi, sipas teorive dhe hipotezave të njohura shkencore ose metodologjike të inxhinierëve ose ekspertëve të specializuar në fushat e ndryshme të metalurgjisë ose gjeologjisë, aty ku qielli është i kthjellët dhe i kaltert-blu dhe ku bora ( dëbora) është rrezatuese dhe jetëgjatë mbi alpe( bjeshkë) aty ka rezerva ose pasuri të pashtjerrshme të ujit, arit, argjentit etj..;

Dhuna, terrori, genocidi ( gjenocidi), urbanocidi, kulturocidi , hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi i egër policor dhe ushtarak i regjimit kriminal dhe gjakatar te Millosheviçit ose Beogradit zyrtar kundër shqiptarëve të Kosoves si dhe ndaj vendëve dhe popujve tjerë joserb gjithandej: Pos tjerash, atëbotë sollën edhe homogjenizimin dhe mobilizimin e gjithëmbarëshëm politik, liridashës dhe patriotik të shqiptarëve dhe të tjerëve kundër hegjemonizmit, ekspanzionizmit, absolutizmit, totalitarizmit, militarizmit, kolonializmit ose gjysëmkolonializmit serb. Gjegjësisht, ngritjen dhe avansimin optimal ose maksimal të moralit dhe vetëdijes së përgjithshme shtetëformuese, kombëtare (çlirimtare) ose patriotike të shqiptarëvëve dhe të tjerëve kundër sundimit dhe robërisë së rëndë nën serbin. Duke i nënkuptuar këtu të të ashtuquajturën ” rezistencën paqësore” ose ” pacifiste” të Dr. Rugovës dhe LDK-së, PSHDK-së si dhe partive ose subjektëve tjera shqiptare në ” muzgun” ose ” buzëmbremjen e parë” të. shpërbërjës ose shkatërrimit të gjithëmbarëshëm të ish Jugosllavisë….Për t´u kurorëzuar dhe sublimuar fuqishëm me kryengritjen e armatosur,  respektivisht, me  rastin e lufës çlirimtare dhe patriotike të UCK-së ( 1998-1999) !

Ngritja ose avansimi i vazhdueshëm ose sistematik i moralit dhe vetëdijës së gjithëmbarëshme liridashëse ose patriotike pa ngritjen ose avansimin e vazhdueshëm ose permanent të edukatës, kulturës, disiplines, emancipimit  dhe vetëdijes së lartë shtetformuese, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, akademike etj. Të ngjajnë në ” platforma” ose ” formula” boshe, pllakative, fakultative, pezhorative, ataviste, nihiliste, mazohiste, imagjinare, fiktive, aproksimative etj.
Përkatësisht, në hedonizëm dhe alkimizëm politik etj. Gjithnjë duke menduar këtu në kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak ( luftarak) historik, gjeografik etj. Respektivisht, në lirinë, shtetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin përgjithëshëm shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës në kuptimin er plotë të fjalës.
Në këtë frymë të përgjithshme liridashëse ose patriotike, thonë se fusha kryesore e një lideri ose intelektuali dhe patrioti të lartë shtetëror, nacional ose politik, janë koha, njerëzit, populli(kombi) dhe atdheu i tij. Ndërkaq, kredoja, besimi, ideali dhe vizioni i tij kryesorë janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë. Në këtë lideri, politikani ose intelektuali i mirëfillët, ekselent dhe profesionist, me të njejtën bukuri dhe dashur që e do Zotin, jetën, botën, familjen dhe farefisin e tij, i do edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij.
Kjo donë të thotë se liderët e vërtete shteteror, nacional ose politik nuk shajnë, nuk urrejnë, nuk ofendojnë dhe s´e paragjykojnë askënd. As shtetin, as qeverinë, as grupin, as personin ose individin. Askënd. Qofshin madje ata ose ato edhe në oponenca ose opzita të ndryshme politike, partiake, parlamentare, konceptuale ose ideologjike me ta apo me partinë ose organizatën e tyre përkatëse ose respektive.Duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, liderët e shquar shtetëror, nacional ose politik,  i mbrojnë kombin ( popullin) dhe atdheun e tyre përkatës ose respektivët. nga klanizimet, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet, komercionalizimet, absolutizimet, monopolizimet ose relativizimet e ndryshme objektive dhe subjektive në kohë dhe hapësirë.
Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, paradoksale, reaksionare ose anakronike së bashku me anomalitë, patologjitë ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të klanizimëve, fosilizimëve, uzurpimeve, privatizimëve, komercionalizimëve, instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.

Sipas konceptëve, pikëpamjeve, teorive,idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare dhe liberaliste të shtetëve dhe shoqërive të konsoliduara parlamentare dhe demokratike, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti ligjor, parlamentar dhe demokratik, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirëm e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja , lideret partiak ose politik dhe deri tek qytetarët e rëndomtë.
Në këtë sfond  intelektualët politik ose liderët e vërtetë shtetëror, nacional ose politik, angazhohen vazhdimisht për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Mbase për një shoqëri të lirë, të pasur,  të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza,  tensioni, depresioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Për një jetë të udhëhequr nga ideali, respekti, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun ose qytetarin e lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat,  pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, edukatën, arsimimin dhe ekskluzivitetin e tij.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën anë , gjegjësisht , sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin, demokracinë , moralin, disiplinën, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin universalitetin global ose globalitetin universal në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore (qytetare) dhe shtetërore e nacionale në të gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike , ushtarake( ludftarake), historike dhe gjeografike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “vetëdijes kolektive” të E. Dyrkhemit, “aksionëve  dhe vetëdijes individuale” të Max Weberit, “karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “karakterit nacional dhe historik” të Meaduovit, “karakterit antropohistorik, antrogjeografik, antropokulturor dhe antropobiologjik ose antropogjenetik ” të  A. Gobinos, R. Chemberleinit etj.
Ndonëse, duke i vëçuar këtu edhe aksionet ose reaksionet( reagimet) e ndryshme individuale ose kolektive të ndara dhe klasifikuara sipas konceptëve dhe teorive të njohura shkencore dhe filozofike të Max Weberit, Sigmund Freudit, Karl Gustav Jungut , Alfred Adlerit etj.Përkatësisht, në levizjet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet, vizionet , kërkesat ,aspiratat ose interesat e larta individuale dhe kolektive. Levizjet ,aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike. Aksionet ose reagimet e njohura racionale, logjike dhe intelegjente. Aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, imagjinare, fiktive, negative dhe të tjera për të cilat kemi shkruar edhe me herët.

Arrestohet në Kosovë prifti pedofil britanik pas pesë vjetësh arratie

Policia e Kosovës arrestoi këtë javë një ish prift katolik britanik, me kërkesën e autoriteteve në Britani, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.

Ish prifti Lawrence Soper, po ndiqej nën dyshimet se gjatë viteve 1991-2000, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t’u liruar me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor dhe për këtë arsye policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.

Policia në Kosovë nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth arrestimit dhe as procesit të dorëzimit të tij ish priftit që kishte jetuar një kohë në Itali dhe më pastaj për disa vjet në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore.

Portali Insajderi në Kosovë, shkruan se ai kishte jetuar me emrin Andrew në Pejë, por askush nuk di se cila ishte veprimtaria e tij.

Kosovë: Kursimet e qytetarëve tejkalojnë ndjeshëm buxhetin e vendit

Shuma e mjeteve materiale të kursyera të qytetarëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, është më e madhe se sa buxheti i përgjithshëm i vendit.

Përderisa buxheti për këtë vit, kap shifrën rreth 1 miliard e 600 milionë euro, depozitat e qytetarëve janë një miliard më tepër, apo mbi 2 miliardë e 600 milionë euro.

Përveç kësaj vlere, qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera, shuma e të cilave arrin në 127 milionë.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vërehet se nga vlera e përgjithshme, depozitat e ekonomive familjare kapin shifrën rreth 2 miliardë euro, kurse ndërmarrjet kanë të kursyera mbi 500 milionë euro.

Megjithatë, ekspertë për çështje financiare shumën e mjeteve të kursyera e konsiderojnë befasuese, por edhe shqetësuese.

Sipas tyre, Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, kurse në anën tjetër, kanë arritur në mbi 2. 6 miliardë euro depozitat në banka.

E, shqetësues mbetet fakti, se në mungesë të një ambienti të sigurt për investime, qytetarët obligohen që mjetet e tyre financiare t’i mbajnë të bllokuara në institucionet financiare, pavarësisht faktit se norma e interesit në depozita është jashtë zakonisht ulët.

Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte që këto mjete të shfrytëzohen për biznese ose shërbime.

“Në Kosovë ende nuk kemi një strategji zhvillimore, e cila në mënyrë racionale do t’i angazhonte këto depozita dhe atëherë norma do të rritet edhe në depozita, kurse përfitimi më i madh është për ekonominë dhe shtetin, pasi krijojnë një mundësi të rritjes së normës së Bruto Produktit Vendor”, thotë Mustafa.

Eksperti për çështje financiare, Mejdi Bektashi, tregon se dekadën e fundit, për çdo vit ka pasur rritje të vlerës së depozitave.

Arsyeja e mbajtjes së parave të ngrira, sipas tij, tregon pasiguri për të investuar, po njëherësh tregon besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë.

“Shpjegimi mund të jetë edhe ekonomik dhe tradicional. Unë besoj se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve, janë të bashkatdhetarëve tanë që punojnë në botën e jashtme. Dhe, të njëjtat i mbajnë në Kosovë.Kurse në aspektin ekonomik, tërheqja e parave nga qarkullimi zvogëlon konsumin që mund të paraqitet edhe si pengesë për zhvillimin ekonomik”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Nazmi Mustafa, ndërkaq thotë se nevojiten programe të veçanta për shfrytëzimin dhe angazhimin e këtyre mjeteve.

“Esenca e mosshfrytëzimit të këtyre mjeteve, është se nuk ka programe të cilat i mbështesin politikat makro-ekonomike zhvillimore. Dhe në atë kuptim del edhe siguria nga kompanitë e tilla, qoftë të investimeve të jashtme, të cilat janë shumë të vogla në Kosovë, qoftë edhe investime për diasporë. Është dëm i madh investues dhe ekonomik mbetja e këtyre depozitave të ngrira me një normë të ulët të interesit”, thotë Mustafa.

Edhe Mejdi Bektashi, nuk e mohon faktin se te qytetarët ekziston edhe elementi i pasigurisë, që këto mjete t’i investojnë në prodhim apo shërbime tjera të caktuara.

“Por, shpërndarja e këtyre mjeteve është e thellë pasi shumë qytetarë kanë shuma të vogla të deponuara dhe ato nuk mjaftojnë për të bërë ndonjë investim konkret”, shton ai.

Ndryshe, norma efektive e interesit për depozita të ekonomive familjare është 0.9 për qind, kurse për ndërmarrje 1.2 për qind.

Konfirmohet zyrtarisht vendimi i Apelit: Fatmir Limaj i pafajshëm

Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar. Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Është konfirmuar zyrtarisht se Gjykata e Apelit e ka shpallur Fatmir Limajn dhe të tjerët përfundimisht të pafajshëm për krime lufte në rastin Kleçka.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë dhe e ka vërtetuar në tersi aktgjykimin e shkallës së parë që e shpall Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij të pafajshëm.

Për këtë vendim, Insajderi ka raportuar më 16 prill të këtij viti. Pafajësia e Limajt konfirmohet nga aktgjykimi prej 96 faqesh i siguruar nga Insajderi.

Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar.

Apeli i ka dhënë fund këtij procesi të gjatë që ka nisur pesë vjet më parë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.

Fatmir Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm për rastin “Kleçka”

Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rigjykim apo dënim të të akuzuarve për krime lufte në fashatin Kleçkë.

Ankesa e Prokurorisë ishte shqyrtuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.

Zogaj e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit. /INSAJDERI/

Sekretarja gjenerale e CVP Beatrice Wertli priti ne takim pune delegacion të PSHDK

Voal – Sekretarja gjenerale e CVP Beatrice Wertli priti ne takim pune në Bernë Kryetarin e PSHDK Uke Berisha dhe Z/kryetarin e PSHDK Zef Morinen.

Ne fjalen e rastit z. Wertli theksoi se CVP-CDU-OVP-CSU e kane nje vlere te perbashkete me demokristianet e Kosoves, dhe kjo vlere eshte nje vlere jo e polarizimit te majte apo te djathte, por e qendreses e cila eshte ne sherbime te qytetarit dhe kunder çdo ekstremizimi, politik te majte apo te djathte te shoqerisë, dhe kerkoi qe populizmi te mos jete pjese e mendimit politik.

CVP eshte qe religjinoin te jete larg politikes, dhe mos te ngaterrohen mes vete, tha z. Wertli.

Ne theksoi z. Wertli jemi te interesuare qe Kosova te jete nje vend demokratik dhe jo nje vend me polarizime ekstreme, si dhe kundër çdo ekstremizmi fetare qofte kristian apo Islam.

Ne fjalen e tij z. Uke Berisha falenderoi CVP per bashkepunimin e shkelqyshem me PSHDK si dhe u zotua se edhe ne te ardhmen bashkpunimi nuk do te mungojë. Kryetar i PSHDK Uke Berisha e njoftoi z. Wertli per mos realizimin e marrveshjeve parazhgjedhore qe kishte PSHDK me PDK e z. Thaqi.

Z. Wertli theksoi se njeri nga bashkëpuntore e ngushte te z. Juncker eshte edhe miku i PSHDK z. Patrick Foler i cili vitin e kaluar ishte mysafir i PSHDK ne Prishtinë bashke me ish kryetarin  e CVP  Christopher Daberly.

Z. Zef Morina vuri në dukje se Kosova ka sfida ne forcimin e demokracisë, dhe ka nje stagnim te zhvillimit i cili nuk është pritur. Ai tha se  edhe LDK nuk eshte sikur ne kohen e presidentit historik I. Rugova, tani gjerat kane ndryshuar dhe pozita e demokristianve ne Kosove si faktore politik eshte ne nje faze te re, te forcimi dhe mbeshtetja e faktorit europian eshte me rendesi te veçante.

Z. Wertli theksoi se Presidenti i ri i CVP Gerhard Pfister si dhe shefi i grupit parlamentar te CVP ne parlamentin zviceran njeherit  dhe perfaqesuesi i CVP ne EPP z. Filipo Lombardi, me disa deputetë demokristian nga Zvicra do te vizitojnë kete vite PSHDK dhe Kosoven.

Z.  Nue Kaqinari nga PSHDK ne Zvicer nder te tjera tha se Kosova kishte nje trinom kerkesash për Liri, Pavarësi, Demokraci, dy te parat u arriten liria dhe pavarsia, per te cilat ju jemi mirënjohes Perendimit, por me demokracinë si duket e e kemi me veshtire ta ndertojmë si kemi deshire, pas nuk respektohen marrveshtjet parazgjedhore, dhe jane komisioneret qe vendosin se kush do te jete deputet e kush jo. Vota e popullit manipulohet dhe vritet demokracia.

Aktivisti i vjeter i PSHDK dhe çeshtjes Kombtare Marash Berisha, theksoi se Diaspora  shqiptare ne Perendim ka bartur barren e financimit te jetes politiko/shoqerore ne Kosove dhe se Perendimi duhet te mbeshtes me shume Demokristianët dhe Kosoven pasi jemi pjese e Europes dhe mbrojtes te vlerave europiane.

13220042_506542979546005_363317076_n

Ali Lajçi: Mos të bëhet ratifikimi i demarkacionit

Përfaqësuesi i zonës së Rugovës, Ali Lajçi në fjalën e tij ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me qëllim që të dëshmojnë se komisioni i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në demarkacionin me Malin e Zi. “Asnjë vij kufitare e dëshmuar deri më sot e aq më pak nga viti 74 e këtej nuk paraqet vijat kufitare të cilat janë përcaktuar tash të cilat janë bërë vetëm në bazë të interesave të Malit të Zi”, ka thënë Lajçi transmeton zeri.info.

“Ne fuqimisht e kundërshtojmë atë. Është një vendim i nënshtruar nga Qeveria e Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e Hashim Thaçit. Këta synojnë këtë vijë kufitare të cilat synojnë pikat strategjike duke marrë pjesët më të bukura në kuptimin burimor dhe turistik. I themi jo dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Lajçi duke shtuar se nëse qohet në ratifikim kjo marrëveshje do të jetë shumë e dësmshme për Kosovën.

Lekaj: Për pushtet Isa dhe Hashimi falin edhe territorin e Kosovës

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se populli është në gjendje të fal Isën e Hashimin mirëpo asnjëherë asnjë pëllëmbë toke.

Lexo fjalimin e Pal Lekajt:

Këta pushtetarë që tash e sa vite që janë në pushtet asnjëherë nuk e dëshmuan që janë në gjendje të punojnë në të mirë të Kosovës por vetëm në dëm të saj.

Me dëmët që ia sollën këtij vendi po i përjeton secili qytetarë. Këta pushtetarë të japin cdo gjë mirëpo jo pushtetin. Janë të gatshëm të falin edhe territorin. Janë në gjendje të bëjnë Kosovën jo funksionale dhe të thyejnë dinjitetin e vendit.

Prandaj ne këtij pushteti i themi Mjaftë. Populli nuk i ka humbur shpresat as në ditët tona më të rënda. Si popull do të arrij të gjej rrugën e shpresës dhe perspektivës. Ky popull do të fal edhe isën e Hashimin mirëpo asnjëherë asnjë pëllëmbë toke.

Jakup Krasniqi: Ti themi jo Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova sot duhet të bashkohet për të mirën e Kosovës kundër marrëveshjeve në Bruksel dhe dialogut me Serbinë.

Lexo fjalimin e Krasniqit:

I themi jo kushtëzimit të liberalizimit të vizave me demarkacionin me Malin e Zi. U themi Po të gjitha fitoreve politike të gjitha fitoreve politike deri më sot. U themi jo të gjitha marrëveshjeve të dëmshme të Kosovës që kanë bërë Thaçi dhe Mustafa.

Ne dhe ju u themi Jo Qeverisë antikushtetuese Mustafa-Thaçi. U themi jo Qeverisë e cila nuk di dhe nuk do të qeverisë në shërbim të qytetarëve të Republikës. U themi jo korrupsionit. U themi Po dorëheqjes së Qeverisë. U themi Po zgjedhjeve të parakohshme. U themi Po vullnetit të qytetarëve të Kosovës, që me vullnetin e tyre të shprehin në zgjedhjet e parakohshme. Këta qeveritarë e kanë humbur legjitimitetin për të qeverisur. Qytetarë të nderuar. Ju që jeni këtu në këtë shesh. Sikur të gjitha ata që janë në punët e tyre duhet të na dëgjonë dhe të na besojnë se pushtetin nuk duam ta marrim në asnjë rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të lira. Pushtetin nuk e duam për veten tonë por për popullin.

Rasim Selmanaj: Qeveria të shkarkohet

Kryetari i Deçanti, Rasim Selmanaj ka thënë se kundërshtimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin janë arsyeja pse kanë dalë në protestë.

Ndërkohë në një prononcim për zeri.info, ai ka shtuar se Qeveria duhet të shkarkohet.

“Kundërshtimi i dy marrëveshjeve është arsyeja pse kemi dalë në protestë. Kjo qeveri duhet të shkarkohet dhe për këtë ne jemi këti”, ka thënë Selmanaj.

Deputeti i Vetëvendosjes Kurteshi proteston me AAK-në dhe Nismen

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel vitin e kaluar.

Deputeti i VV-së Kurteshi në një prononcim për zeri.info e ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë protestë. Ai ka thënë se ka qenë pjesë e protestës për dy arsyet dhe kërkesat e opozitës, kundërshtimin e marrëveshjeve atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

“ Po kam marrë pjesë në protestë me arsyen e njejte që kemi pasur deri tani. Marrëveshjet e Brukselit po dëmtojnë vendit dhe për këtë arsye kamë dal”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ndër të tjera a thënë se nuk është me rëndësi se nga kush është organizuar protesta ku sipas tij marrëveshjet janë më të dëmshme. Ai po ashtu ka thënë se opozita duhet të jetë e bashkuar ndaj kundërshtimit të këtyre dy marrëveshjeve.

“ Mendoj që kish qenë mirë me qenë bashkë e gjithë opozita për ta kundërshtuar këtë Qeveri dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka thënë Kurteshi.

Kjo është protesta e parë që këto dy parti opozitare kanë organizuar pa Lëvizjen Vetëvendosje

Zeqir Halili: Demarkacioni e ndan Rugovën në dy pjesë

Ndër protestuesit e shumtë që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga partitë opozitare AAK dhe Nisma, ka qenë edhe Zeqir Halili nga Rugova e Pejës.

Edhe pse në moshë të shtyrë, Zeqiri thotë se ka dalur për ta kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, kufiri ka qenë në Çakorr, ndërsa me marrëveshjen e re kufiri ka ardhur në Kuqishtë, dhe me këtë marrëveshje ai thotë se Rugova është ndarë në dy pjesë.

Albulena Haxhiu – Shpend Ahmetit: Nuk duhej t’ia jepje dorën Thaçit

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit i cili mbrëmë në ndeshjen e basketbollit mes Prishtinës dhe Pejës ku prezent ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shtrëngoi duart me presidentin Hashim Thaçi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ahmeti nuk është dashur ti shtrëngoj duart me Thaçin pasi që ai është përgjegjës për gjendjen në vend.

Postimi i plotë:
Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin.
Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhëtar.

(Video) Enver Hasani: Kosova u mashtrua në demarkacionin me Malin e Zi

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, është i bindur që pala malazeze e ka mashtruar me harta palën kosovare gjatë bisedimeve për caktimin e vijës kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve.

Hasani, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri vitin e kaluar, tha gjatë emisionit “Jeta në Kosovë” se detajet e këtij mashtrimi i ka të qarta.

“Nëse thua kufijtë republikanë në kuptim Serbinë dhe Malin e Zi është gjë tjetër në krahasim me nëse thua në Çakorr, siç e thotë procesverbali, se kufiri është i njëjti me atë të viteve 1922, 1929, 1933. Në ato vite, Mbretëria Jugosllave ka qenë shtet unitar dhe i ka pasur 33 rajone që nuk kanë lidhje me asnjë fazë të mëvonshme të zhvillimit të asaj Jugosllavie. Pastaj janë bërë nëntë ‘banovina’…”, tha ai.

Limaj: Hashim e Kadri, boll më! – Limaj i përgjigjet Shaban Sylës – (letra e Limajt dhe e Sylës)

Voal – Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nëpërmjet një statusi në Facebook i ka kthyer përgjigje Shaban Sylës, i dënuar me 7 vjet burg në rastin “Bllaca 2”.

Ky i fundit ka kërkuar sqarime nga Limaj për një takim që, siç ka thënë ai, e ka pasur me dëshmitarin kryesor të “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, si dhe në rastin e deputetit të arrestuar Azem Syla.

Letra e plotë e Limajt:

Mos tentoni që në këso forma ti zhvendosni temat të cilat kanë të bëjnë me ju dhe për ju, e të tentoni që me maskarallaqe të juaja ti ktheni ato tema në kurriz e në dëm të të tjerëve.

Hashim e Kadri, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që kur ju keni nevojë t’i zhvendosni e ndërroni ato apo këto tema, apo kur ju jeni në siklet (sikur shumë herë me parë, e edhe tash kohën e fundit) i drejtoni dhe i gjuani shigjetat kundër të tjerëve, e posaçërisht ndaj meje, sikurse që keni bërë që një kohë të gjatë vazhdimisht !

Hashim e Kadri, e keni keqkuptuar qëndrimin tim duke mos ua kthyer, duke heshtur.!
Unë do të ju përgjigjem juve tani e tutje, s’ka më që JU të hedhni gurë e të fshihni dorën!

Hashim e Kadri, U bë boll më, adresa e orkestrimit dhe e shtytësve të kësaj fushate dhe të tjerave më herët, tashmë është e njohur për të gjithë, të gjithë më po e dinë që JU jeni.

Lerni më njerëzit në halle të tyre, e mos i gënjeni, mos i joshni kundër njerëzve (kundër meje) për qëllimet e juaja të ulëta dhe të liga.

Kurse një përgjigje të shkurt për ju zotëri Shaban Syla, pas asaj që pash në medie lidhur me një letër publike tuajën drejtuar mua, duke lexuar aty se keni qenë edhe i shtyer, duke tentuar madje edhe të ju paguajnë që të dëshmoni të pavërteta kundër meje. Unë ju përgëzoj që nuk keni dëshmuar rrejshëm, që nuk keni rënë pre e këtyre intrigave kundër meje, sepse e vërteta vonon por gjithnjë triumfon.

Ndërsa vetëm për hir të së vërtetës po ju them, unë asnjëherë nuk kam biseduar me Nazim Bllacën, kushdo që ua ka thënë këtë, ju ka gënjyer.

Jam i sigurt që në rrethanat që jeni ju z. Syla, nuk ju ndihmojnë duke ju gënjyer, por besoj se juve ju ndihmon e vërteta.

Edhe njëherë: Kushdo që ju ka thënë për atë takim apo bisedë, ju ka gënjyer, ajo gjë s’ka ndodhur asnjëherë.

Kujdes, nga ata që po ju shpifin, nuk ju ndihmojnë.

Kjo është letra e hapur e Shaban Sylës drejtuar Fatmir Limajt:

Letër e hapur Fatmir Limajt

Shaban Syla (6 maj 2016)

Fatmir Limaj dhe disa komandantë që po heshtin sot, tregoni pse u takuat me Nazim Bllacën (Dragolubin e vogël). Tregojeni burrërinë, po ju lus vëllazërisht se unë do tua publikojë emrat

Fatmir bëhu burrë e trego që je takuar me Bllacën pas ardhjes nga Beogradi. Fatmir, trego a kam qenë dëshmitarë i Hagës ndonjëherë? Apo i rastit “Kleçka”? Kam dokumente dhe deklarata që i kam dhënë para hetuesit me emrin që quhej “Olleja”.

Fatmir, deri sot të kam quajtur komandant “Çeliku” e sot po të them Fatmir, sepse je vetëm Fatmir.

Fatmir, mua Shaban Sylës më janë ofruar 200 mijë marka nga vëllai i Hasan Dobrevës vetëm të bëhesha dëshmitar i juaji, por unë nuk u bëra- se nuk ishte e vërtetë. Fatmir, unë u shantazheve nga ky “Olleja”, polici hetues vetëm që të isha dëshmitar i yti.

Fatmir, trego më 9 maj kush e kishte zënë Grykën e Llapushnikut sepse të kam respektuar pa meritë, vetëm për hir të luftës së UCK-së.

Fatmir, pyete Topin (Haxhi Shalën) kush ishin shpallur njësitë më të mira në vitin 1999: një: ‘Arbëri’- njësiti special i “Brigadës 121”; nën dy, njësiti i Shaban Sylës- këto janë të shpallura nga Haxhi Shala. Jemi shpallur me direktivat e Shtabit të Përgjithshëm.

Fatmir, e di mirë se çfarë deklarate ka dhënë edhe Elmi Sopi rreth 9 majit të 98’ësh.

Fatmir, unë jam dënuar me 8 vite burg, por unë nuk kam qarë.

Fatmir, trego për Avni Sinanin se çfarë dëshmitari ishte ai në Hagë? Do të tregoj komandant ‘Qercizi’, do të tregoj tezaku i babait tim- Hajredin Bala.

E ti, Fatmir, takohesh me Bllacën fshehtazi?! Fatmir, të kam pritur gjatë- e prapë po të them për hir të luftës së UÇK ‘së: I ke lexuar deklaratat e Fadil Qadrakut se ai ishte dëshmitar në rastin e Hagës, e ti kurrë nuk ke dalë që ti demantosh, o Fatmir.

Unë nuk frikësohem e as nuk bëhem dëshmitar i mbrojtur, por po të lus: Dil publikisht e fole të vërtetën se ti Fatmir më ke dobësuar shumë…. Fatmir, kur të duash ti tregoj spijutë që i ke pasur me vete, me emër e mbiemër.

Fatmir, mos pretendo me anë të tradhtisë ti marrësh meritat e të tjerëve- e këto tregoja gazetarit (Milaim Zekës).

Unë nuk kam qenë ushtar as i yti, as i Azem Sylës, as i Hasim Thaçit, as i Kadri Veselit- unë jam betuar para Sabit Gashit, Fatmir Humollit, Fahri Fazliut, Valon Muratit….

Fatmir, kurrë nuk do ti kisha thënë këto fjalë nëse nuk do të ishe takuar me Bllacën.

Po ju lus juve, komandantëve të zonës së “Dukagjinit”, eprorëve më të lartë, tregojeni burrërinë vetë e mos të flas unë se cka kërkoi ndihmë nga ju Bllaca.

Fatmir unë e dij edhe bisedën që e ke bërë me Bllacën, kur të duash e publikoj, por bëhu burrë e trego vetë.

Nga i dënuari, veteran luftëtar, Shaban Syla- Fatmir, pas rrënjës së Grykës së Llapushnikut kush e zuri atë për së dyti? Këtë po ta dëshmoj: nën një ishte Abedin Bujupi, Feime Sopi, Faik Bujupi, Shaban Syla, Arsim Kastrati, Bekim Sopi, Fadil Gashi, Valdet Gashi, Driton Gashi pastaj u krijuan skuadrat, batalionet, brigadat- e krejt këto ishin meritë e komandant “Gjatës”, Idriz Hysenit….

Fejtoni vazhdon nëse ti nuk i publikon të gjitha këto, dhe unë do ti publikoj të gjitha këto ty.

Veseli fillon diktatin ndaj Mustafës

Kadri Veseli, kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, i ka bërë thirrje aleatit të tij bashkëqeverisës, kryeministrit Isa Mustafa, të “riformatojë” qeverinë, menjëherë pasi mori në dorë partinë.

“Në qoftë se Mustafa dëshiron të ndryshojë vetëm disa emra, këta mund të bëjmë shumë shpejt. Megjithatë, ne mbështesim konceptin e një riformatimi të gjerë,” tha të martën Veseli.

Të shtunën, pa pasuar përballë asnjë kandidat tjetër, Veseli, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, u zgjodh kryetari i ri i PDK-së pa asnjë votë kundër.

Veseli ka vepruar si kryetar i partisë që kur lideri historik i PDK-së, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen pasi u zgjodh President i Kosovës më 7 prill.

Thaçi gjithashtu dha dorëheqjen si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, duke lënë dy poste të hapura për zëvendësim -por Veseli tha se qeveria ka nevojë për ndryshime më thelbësore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK e Musftafës dhe PDK-ja arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014 në Kosovë, pas një krize politike gjashtë mujore gjatë së cilës Kosova nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri të re.

Sipas marrëveshjes PDK-LDK, Mustafa u bë kryeministër me kusht që LDK-ja të ndihmonte në zgjedhjen e një presidenti të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Të dy palët janë të balancuara. PDK-ja ka 35 vende në parlament, ndërsa LDK ka 33.

Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës në dhjetor të vitit 2014, pasi shërbeu si zyrtar i lartë i partisë PDK për disa vjet.

Ai më parë ka drejtuar organizatën e shërbimit të fshehtë, SHIK, e cila pushoi së ekzistuari, pasi u krijua Kushtetuta e Kosovës në maj të vitit 2008 me ndihmën e aleatëve të saj perëndimorë.

Lekaj: Deputetët që votojnë Demarkacionin shpallen tradhtarë të kombit (video)

 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka tërhequr vërejtjen për përpjekjet e Qeverisë që të shpie përpara procesin e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Lekaj në “InfoBox” të RTV Dukagjini, duke folur edhe në emër të banorëve të anës së Dukagjinit ka potencuar se ata madje janë të gatshëm të kapin armët për ta mbrojtur vendin e tyre.

Ky deputet i AAK-së, thotë se gjithë ata deputetë që e votojnë këtë vij të kufirit duhet të shpallen tradhtar të kombit.

Rojtarët e continuum-­it identitar arbëror Nga Ardian Nikolla / Prishtinë

Voal –  Frang Bardhi, apo siç e quan pedagogia e Universitetit të Bolonjës prof. Ledi Shamku, Frangu i Bardhë, vlerësohet si një ndër figurat më emblematike dhe kryesore arbërore në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe atij shpirtëror. Kur themi identitet, gjithmonë, mendja shkon të prelatët shqiptarë, qoftë ata nga kleri katolik apo të ata laik, të cilët në kohëra të vështira, ruajtën gjuhën dhe identitetin tonë, dhe në asnjë mënyrë, nuk lejuan që gjuha jonë të tjetërsohej. I tillë ishte edhe Frangu i Bardhë, i cili, edhe pse vdiq në një moshë relativisht të re, pas vetës na ka lënë një thesar të çmuar, thesari i Frangut tonë ogur bardhë është fjalori “Dictionarium Latino-Epiroticum”, fjalorë i cili është rojë dhe mbrojë e vetë continuum-it tonë identitar arbëror.

Në një ligjëratë të organizuar nga Fondacioni “DRITA” në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në kuadër të tribunës “I krishteri dhe shoqëria”, prof. Ledi Shamku, ka ligjëruar për jetën dhe veprën kolosale të njërit nga humanistet më të mëdhenj shqiptar Frang Bardhi dhe rëndësinë e tij në continuum-in e identitetit arbënor.

“Jo rastësisht Dictionarium-in Bardhi e filloi me maksimën e Katonit – u shpreh profesoresha që në fillim të ligjëratës së saj – ; ai dyshonte se, sikundër kish ndodhur me Budin ca më parë, edhe ai do të lexohej por rrezikonte të mos kuptohej. Dhe ndofta ka pasur të drejtë në dyshimin e tij,  pasi ende sot, pas gati 400 vjetësh, vërtet që Dictionarium­i është lexuar e rilexuar, por qëllimi i ndërmarrjes së kësaj nisme në 1635­n e largët është “neglizhuar”nga shumëkush; dmth. ky qëllim ose nuk është kuptuar, ose në është kuptuar, nuk është nxjerrë në pah. Kështu është bërë shprehi t’i mëshohet vetëm shqetësimit objektiv të humanistit të ri lidhur me “ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastarξohete…”. Në fakt qëllimi i Bardhit do ketë qenë më tepër se kaq; Dictionarium­i, atij dhe udhërrëfyesve të gjindjes, do t’u shërbente si mur mbajtës për truallin shqiptar, që ai të mos shkimej kundrejt korpusit europian – me të cilin kish qenë i pandarë – si rezultat i veprimit të një erozioni shpirtnor që në shek. XVII, me osmanizmin, ish thelluar.”

E çfarë është ky fjalor dhe pse është kaq i rëndësishëm? Prof. Ledi tregohet shumë e qartë dhe përmbajtjesore: “Fjalori shpalonte pa kurrfarë ndërdyzje një tjetër identitet tonin. Dhe është ky shpalim që e bën atë modern sot e gjithë ditën, anipse kanë rrjedhë gati katër shekuj nga hartimi i tij. Ja pse sot, duke e dlire tejqyren shkencore nga ndotja ideologjike, studiuesit, studentët, bibliofilët, të gjithë duhet me i kthy serish syte nga “Dictionarium Latino-Epiroticum”, per ta pare Frangun tonë Ogurbardhë dhe krejt veprimtarine e klerit katolik ne Shqiperi ashtu sikunder është në thelb: jo thjesht punë gjuhëdashësish por rojë dhe mbrojë e vetë continuum-it tonë identitar”, dhe vazhdon prof. Ledi Shamku, duke saktësuar qëllimin e Frangut të Bardhe dhe Fjalorit të tij, “Me lexu e mos me kuptu, domethanë me neglizhu ­ citon Bardhi; e pra ndër librat tona ka patur një neglizhim të qëllimshëm. Kështu pra që në fjalinë e parë të paraqitjes që Bardhi i bën Dictionariumit, del qartë si drita e diellit se Qëllimi Kryesor i tij është “mā fort me ndihmuem gjithë atyne që janë nd’urdhënite Tinëzot e të Shintesë Kishë Katolike e s’dīnë giuhënë latine…” ­ pra për të ndihmuar pikërisht klerin e vendit ­ ase barinjtë e ahershëm të popullit. Të mëshuarit mbi faktin se Bardhi e krijoi fjalorin e tij vetëm me qëllim progjuhësor, nuk është veçse Gjysma e Dytë e s’vërtetës. Fshehja ndaj studentëve e faktorit parësor të ndërmarrjes historike të tij dhe censuara ndaj mendimit, shpjegon krejt përse-të dhe ndërdyshjet e studiuesve të mësipërm. Ruajtja e identitetit religjioz, sikundër deduktonte Çabej, asokohe do të thoshte së pari ruajtje e identitetit europian të trevës e të gjindjes; dhe së dyti (për efekt të një kulture rajonale në gji të këtij identiteti) ruajtje e përkatësisë etnike nëpërmjet lavrimit të një koineje letrare të përbashkët”.

Prof. Ledi, Frangun e Bardhë e pati si shkakun e parë për të hedhur tezën, të ngjeshur e të themeluar shkencërisht, se humanistët shqiptar nga Buzuku, Bogdani, Budi, Bardhi e të tjerë të kësaj shkolle, kanë kontribuuar në pashkëputshmenin – continuum – e identitetit arbëror, duke e përdorë gjuhën, duke e folur gjuhën, atë të folme që ka ushqyer shpirtin arbënor ndër shekuj. Këta humanistë nuk ishin vetëm “kujdestar” të shqipes – theksoj prof. Ledi – por, si humanistë që ishin, ata e kuptuan më së miri se gjuha dhe shpirti i një populli janë një.

Kemi të bëjmë me një mision të shenjtë të këtyre humanistëve arbëror për ta mbrojtur identitetin shpirtëror dhe shoqëror të një populli që ishte kapur keq dhe i shkruhej tjetërsimi i palcës identitare. Humanistët e lartpërmendur ishin misionar shpëtimi për të mos e lanë të tretet e të djerret ky shpirt arbënor, e të cilët përmes të folmes e të shkruemit bën që të mos këputet ai pe që e ka lidh gjindjen tonë me humanitetin europian, siç e thekson me të drejtë E. Çabej.

Pasi mbarojë me ligjëratën, prof. Ledi ishte e disponueshme për të bashkëbiseduar me audiencën, e cila ishte e interesuar për të dituar se, nëse ka pasur një continuum, a ka pasur një discontinuum në këtë aspekt. Një student i ditëve tona kërkon ndihmën e pedagogut, sepse ai nuk e kupton të shkruemit e letrave më sublime të gjuhës shqipe, veprat e të cilëve e kanë formësuar këtë vazhdimësi identitare. Kjo e tregon se ka pasur discontinuuitet jo vetëm këtu por edhe në rrafshin sociolinguistik, herë me qef e herë pa qef. Po a duhet të jemi mirënjohës klerit katolik shqiptarë edhe sot për continuum-in e identitetit tonë shqiptar, ishte njëra nga pyetjet e bëra nga audienca. Prof. Ledi duke shpalosur përvojën personale, tregoj qartë se ky klerë ka hapur horizonte të reja e gjithnjë të freskëta kësaj vazhdimësie identitare dhe pa mëdyshje duhet cilësuar si rojë e këtij shpirti.

Për dy orë e më tepër – ligjëratë dhe diskutim – pasi organizatorët e falënderuan prof. Ledi për ligjëratën e shkëlqyer, audienca e bashkuar vazhdoj në koktejin e përgatitur në hollin e Rezidencës, ku pati mundësi të vazhdohet diskutimi edhe personal me shoqi-shoqin për këto çështje të rëndësishme.

 

2-3-640x480

6-2-640x480

1-3-640x480

Fotografitë: Sebastian Sokoli

http://www.drita.info/2016/05/07/frangu-i-bardhe-roje-e-continuum%C2%ADit-tone-identitar/

 

Qeveria: Shumë shpejt do ta ratifikojmë Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk e dinë saktë se kur çështja do të shkojë në Kuvend, por sipas tyre, kjo do të ndodh shumë shpejt.

“Nuk ka informacione se kur do të procedohet kjo çështje në Kuvend edhe pse e dimë që kjo duhet të përfundojë shpejtë”, ka deklaruar, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Gecaj ka theksuar po ashtu se për ketë çështje partitë në pushtet dhe opozita duhet të ulen dhe të bisedojnë që të arrihet një pajtim.

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte deklaruar se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të zhvillohen takime me udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet.

Përderisa qeveria është në përgatitje të procedimit të marrëveshjes për ratifikim, grupet parlamentare në Kuvend shprehin mendime të ndryshme karshi kësaj marrëveshjeje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, konsideron se ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare për Demarkacionin me Malin e Zi është një çështje e ndjeshme dhe ajo duhet të analizohet dhe vlerësohet drejtë. Ai thotë se shteti i Kosovës duhet ta ketë të shënjuar vijën kufitare me shtetet që e rrethojnë.

“Varet nga Qeveria se kur do ta sjellë në Kuvend. Varet nga ajo se kur vlerëson se është e përgatitur kjo marrëveshje për të proceduar më tutje”, ka thënë Grabovci.

Tutje, deputeti Grabovci thotë po ashtu se si Kosova ashtu edhe Mali i Zi janë deklaruar se nuk kanë interesa që të fitojnë nga territori fqinjë.

“Mund të përcaktohet, apo të korrigjohet, apo edhe të aprovohet kjo [marrëveshje] ashtu siç është mbi bazën e fakteve dhe argumenteve që mund të sillen dhe që ekzistojnë”, është shprehur Grabovci.

Marrëveshja për Demarkacionin është nënshkruar në Vjenë më 25 gusht të vitit të kaluar.

Ajo ishte prezantuar nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës si shumë e rëndësishme, pasi që Kosova po shënonte vijat kufitare me shtetet fqinje.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me disa deputetë të LDK-së, por të njëjtit nuk janë në dijeni se kur qeveria do ta procedoj në kuvend marrëveshjen në fjalë. Në bazë të deklarimeve të mëhershme, disa deputetë të LDK-së kanë shprehur rezerva apo edhe kundërshtim të kësaj marrëveshjeje.

Ndërkaq, subjektet politike opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi marrëveshjen për demarkacionin, duke konsideruar se ajo cenon tërësinë territoriale të Kosovës.

Subjekti me i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se ashtu siç është marrëveshja, nuk do të lejohet të ratifikohet në Kuvend.

Frashër Krasinqi nga Vetëvendosje, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky subjekt politik është interesuar që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet, por jo në dëm të territorit Kosovës.

“Duke e pasur parasysh që marrëveshja aktuale e Demarkacionit ia humb Republikës së Kosovës mbi 8 mijë hektarë, kjo e dyfishon padrejtësinë ndaj vendit tonë. Nuk është vlerë evropiane që marrëdhëniet në mes dy shteteve të zgjidhen në dëm të njërës palë. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe do të angazhohemi maksimalisht për parandalimin e saj”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, kërkesa për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, para se çështja e liberalizimit të vizave të shkojë në Parlamentin Evropian për miratim, është e padrejtë, ngase siç thotë ai, një kërkesa e tillë po i bëhet vetëm Kosovës dhe nuk i është bërë asnjë shteti të rajonit.

Lidhur me këtë çështje, në Kuvend, por edhe jashtë tij, opozita për gjashtë – shtatë muaj kishte organizuar protesta, duke kërkuar anulimin e marrëveshjes.

Dy subjektet e tjera opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar sërish protesta.

Sidoqoftë, pas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, tani ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ta miratojnë fillimin e zbatimit të liberalizimit, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh.

Ministri i integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka theksuar se në rast të vonesave të miratimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, liberalizmi i vizave mund të zvarritet tutje.

Cili është çmimi i liberalizimit që do e paguajë Kosova?! – Nga Florim Zeqa

Pranimi i liberalizmit të kushtëzuar është një çmim i lartë për Kosovën!

Euforia që shpërtheu tek pushtetarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e rekomandimit nga KE-ja për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, gati sa nuk u shndërrua në festë shtetërore. Në njërën anë festuan pushtetarët për shpërqendrimin total të vëmendjes së opinionit kosovar nga problemet e mëdha të përditshmërisë së tyre, ndërsa në tjetrën anë festuan qytetarët, për largimin qoftë edhe të përkohshëm nga ferri që u krijuan pushtetarët në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Rekomandimi për liberalizimin e vizave është lajm i mirë, mirëpo jo edhe aq ekzaltues, siç po shfaqet nga liderët shtetërorë dhe një pjesë e qytetarëve të vendit, ngase kushtet janë aq rigoroze nga BE-ja, saqë, nëse u referohemi kushteve ekonomike të vendit tonë, vetëm një pjesë e vogël e popullatës mund ta shijojnë këtë gjysmë-liberalizimi të kushtëzuar.

Lajm më i mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët do të ishin: krijimi i vendeve të punës, investimet kapitale, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si kusht për luftimin serioz të krimit dhe korrupsionit në vend, etj. Në rastin e parë, pranimi i liberalizmit të kushtëzuar është një çmim i lartë për Kosovën! Të pranohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi sipas rekomandimit të “ekspertëve” ndërkombëtarë, në radhë parë kënaq orekset e Malit të Zi, ndërsa luftimi i korrupsionit me këtë klasë politike të korruptuar në pushtet do të mbetet vetëm një dëshirë dhe iluzion i qytetarëve. Dhënia Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë në këmbim të liberalizimit, është më tepër se “fitore e Pirros” në rastin e liberalizimit, e cila vendit i shkakton tkurrje enorme të integritetit territorial. Në rastin e dytë, edhe më të keq, të pranimit të kushtëzimit për FAKun me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, “de facto” dhe “de jure”, Kosova do të pësonte debakël të dyfishit politik: humbje të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror njëkohësisht. Thënë ndryshe, me krijimin e “Zajednicës” ndodh ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh, me çka drejtpërdrejt cenohet rendi kushtetues i vendit. Me këtë kurs qeverisës, politikanët tanë Kosovën janë duke e dërguar në greminë, apo në rrugë pa krye dhe të pambarim, ngase orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë me kaq,…Serbia, edhe më tutje do të vazhdojë agresionin politik ndaj shtetit tonë, pasi me këtë lëshim eventual për FAK-un, i lënë derën hapur për një gjë të tillë! Thënë ndryshe, pushtetarët aktualë sovranitetin tonë të brendshëm e kanë shndërruar në tortë, ku secili nga fqinjët po merr pjesën që po dëshiron!

Duke qenë i vetëdijshëm për koston e lartë që do të paguajë Kosova për lëvizjen e “lirë” të qytetarëve të saj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij pas rekomandimit për liberalizim të vizave u mundua t’ua adresojë “meritat” qytetarëve të vendit! Qytetarët e vendit, në asnjë rrethanë nuk do të pranonin humbje të tërësisë territoriale të vendit të tyre në këmbim të liberalizmit, siç u shpreh Thaçi!Mbase do të votonin pa hezitim largimin e kësaj Qeverie kuislinge, pa qenë nevoja për të paguar çmime të larta në këmbim të të drejtave universale, siç është lëvizja e lirë, shprehja e lirë dhe jeta dinjitoze në vendin e tyre. Vallë deri kur do të paguajmë çmime kaq të larta për të drejtat që i gëzojnë të gjithë popujt e tjerë në kontinent ?! Deri atëherë, kur në krye të shtetit janë njerëzit e pakurrizorë dhe të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve të vendit të vet dhe servilë ndaj ndërkombëtarëve, shkaku i shantazhit nga akuzat për vepra të rënda kriminale dhe korruptive, që rëndojnë mbi supet e tyre. Mungesa e një opozite të fuqishme, ua ka lënë duart e lira pushtetarëve në marrjen e vendimeve antikushtetuese, në dëm të qytetarëve dhe së ardhmes prosperuese të shtetit tonë.

EBU: Pranohet flamuri i Kosovës në Eurovizion

Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka marr vendim për lejimin e flamujve të shteteve jo pjesëmarrës në këtë festival evropian të muzikës.

Në mesin e listës së publikuar ditë më parë, ku ndalohej pjesëmarrja e disa flamujve, të disa shteteve, ishte edhe flamuri i Kosovës.

Situata e krijuar shkaktoi pakënaqësi, jo vetëm për shtetin fqinj por edhe në shumë vende të Evropës.

Kjo gjë ka detyruar organizatorin e festivalit që të heq dorë nga ndalimi i tyre.

EBU thotë se ky vendim është marr pas bisedimeve me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse, që të lejojë flamujt kombëtarë, rajonal, lokal të pjesëmarrësve, por, kjo do të lejohet përderisa audienca respekton natyrën jo politike të Eurovizionit

Kadri Veseli zgjidhet kryetar i PDK-së

 Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 7- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Zgjedhja e kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës është bërë me votim të hapur nga rreth 7, 000 delegatë, të cilët morën pjesë në këtë konventë.

Pas zgjedhjes së tij kryetar i PDK-së, Veseli ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë edhe më tej me prioritet strategjike të saj, të cilat, sipas tij, janë edhe në interesin e Kosovës.

“Jam shumë falënderues nga ju sot, por në të njëjtën kohë do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i përgjegjshëm se bashkë me ju na presin edhe shumë punë të përbashkëta për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, për Partinë Demokratike të Kosovës.”

“Do të fillojmë menjëherë të punojmë. Ku i kemi punët mirë, do të punojmë edhe më mirë. Aty ku kemi ngecje do të përmirësohemi, do t’i pranojmë gabimet dhe do të ecim përpara, në mënyrë që Partinë Demokratike të Kosovës ta forcojmë për shtetin e Kosovës, për qytetarin e Kosovës. Fitore të sigurt”, ka thënë Veseli.

Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka qenë kandidati i vetëm.

Veseli, si kryetar i ri i PDK-së, ka pasuar kryetarin e mëparshëm të kësaj partie dhe themeluesin e saj, Hashim Thaçin, i cili kohë më parë ka hequr dorë nga funksionet partiake, pasi që nga Kuvendi i Kosovës është zgjedhur president i vendit.rel

DY PYETJE KOMISIONIT QË TË SHPALL VETERAN LUFTE NË KOSOVË – Nga REXHEP SHAHU

Nuk po ua di adresen, por po ua bej nje pyetje as mos e thithni nga ajri. A i keni shpalle veterane te luftes se Kosoves pilotet e NATO-s qe luftuan e bombarduan nga qielli 78 dite e nete per ta çliruar Kosoven, per ta debue Serbine prej Kosove. Ishalla po. Se ata pilotet nuk qene Zoti, por ishin bij nenash qe luftuan per lirine tone. Dhe ato nuk rrejne se nuk ka shkurre atje ne qiell ku te fshihen. Pyetje tjeter Komisionit qe shpall veteran lufte ne Kosove. A e keni shpalle veteran lufte humanistin e madh gjerman Rupert Neodeck, president i Organizates Kap Anamur. Nje dite vjeshte 1998, ne Qafe Prush, teksa kthehej nga Tropoja ku kish takuar te debuarit e rajonit te Decanit qe ishin strehuar ne Tropoje, ai teksa shihte tym e flake ne periferi te Gjakoves, e pyet Kadri Balaj, cfare eshte ai zjarr e tym atje. Po digjen shtepiat e shqiptareve e markat gjermane, i thote Kadria. Rupert Nojdeck mpaket edhe me shume ne ate trupin e tij te vogel, lidhet direkt me telefon nga aty ne çast me Klaus Kinkel, minister i jashtem ne ato kohe i rrefen cfare po shihte me syte e tij dhe i kerkon urgjent te nderhyhet e te ndalet masakra ndaj shqiptareve. Kinkel erdhi ne Tropoje. Ju te Komisionit qe gradoni veterane mund te keni qene ne ndonje uikend, por Kinkel erdhi urgjent ne Tropoje. Vec ndihmes kolosale ne kohen e luftes, Rupert Nojdeck ka meremetuar edhe rreth 300 banesa ne Kosoven e pasluftes. A e keni shpalle Nojdeckun veteran te luftes se Kosoves apo jeni ba horë.

Kosovë: Nga lirimi i pronave të uzurpuara dhjetëra milionë euro asete të sekuestruara

Aksioni policor në Prishtinë

Pas një aksioni për lirimin e disa pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj, Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se janë liruar disa objekte të uzurpuara.

Procedura penale kundër uzurpatorëve thuhet se do të zhvillohet pranë gjykatave kompetente.

Me kërkesë të prokurorive, gjykatat kanë urdhëruar sekuestrimin e aseteve të 3 pompave të derivateve, një depoje, 56 hektarëve tokë në rajonin e Ferizajt, kurse në Prishtinë janë sekuestruar tokë, ndërtesa dhe 5 lokale në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Një vlerësim fillestar i këtyre pasurive, në komunikatën e dërguar nga Prokuroria e Shtetit, kap shumën prej dhjetëra miliona eurosh asete të sekuestruara (konfiskim i pasurisë nga shteti në bazë të vendimit të gjykatës).

Prokurori i Shtetit informon opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. rel

Policia e Kosovës po konfiskon prona milionëshe të uzurpuara

Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, pritet që pas pak minutash të nisin një aksion për konfiskimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj.

Gazeta “Zëri”, mëson se vlera e pronave të uzurpuara kap vlerën prej 8 milion euro.

Po ashtu sipas burimeve të “Zërit” në prokuroi, ky aksion ndërmerret pas hetimeve që gazeta “Zeri”, kishte publikuar rastet e uzurpatorëve të pronave.

Mësohet se arrestime nuk do të ketë por vetëm nëse Policia ballafaqohet me rezistencë të uzurpatorëve.

Njëra nga pronat më të madha që do të hetohet kap vlerën prej  3 milionë euro.

Ramushi dhe Hashimi ‘urrejtjen’ e kthyen në ‘dashuri’

Vizita e përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini si duket ka ndikuar edhe në pajtimin e pozitës dhe opozitës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE- së për Politika të Jashtme, Frederica Mogherini, ka zhvilluar edhe me liderët kosovarë, shoqëria civile dhe gazetarë.

Në këtë takim i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në këtë takim Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj janë parë duke u përshëndetur dhe shtrënguar duart, përcjell “zëri.info”.

Mbetet të shihet se më të vërtetë ky mund të quhet një pajtim, kur dihet se ka kohë që ka mos pajtime mes tyre.

I dërguari i Rusisë sot brenda Sallës së Kuvendit të Kosovës

Shteti i tij është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, mirëpo Atasheu i Federatës Ruse Nikita Suhodollov, sot ka qëndruar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Suhodollov ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit që ishte thirrur pas vendimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Atasheu i Federatës Ruse Nikita Suhodollov, ka qëndruar brenda sallës së kuvendit edhe në kohën kur aty fliste kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini.  /zeri.info/

Mogherini: Kosova është Evropë

Voal – Në vizitën e saj të parë në Kosovë pas rekomandimit për liberalizimin e vizave, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka thënë se është e lumtur të ndaj gëzimin së bashku me Kosovën për këtë arritje.

Mogherini ka thënë se “Kosova është Evropë” dhe se “jemi duke punuar për integrimin e Kosovës në BE dhe institucione evropiane.”

“Po i thoja kryeministrit se kjo është një javë shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Mogherini duke iu referuar edhe vendimit të UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë institucion.

Ajo ka kërkuar që të vazhdohet dialogu me Serbinë dhe të bëhet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve, “të cilat janë shumë të rëndësishme jo vetëm për BE-në por edhe për rajonin dhe Kosovën.”

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se është i nderuar të presë përfaqësuesit e lartë të BE-së në kremten e Kosovës pas vendimit për liberalizimin e vizave. Ai tregoi se me zyrtarët e BE-së kanë biseduar për propozimin për liberalizimin e vizave, dhe për procese të tjera integruese evropiane të Kosovës.  Ai tha se temë e takimit ka qenë edhe përkushtimi i Kosovës për luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Vendimi i Komisionit Evropian është një arritur e madhe e bazuar në përmbushjen e kritereve nga na e Kosovës dhe gatishmërisë së BE-së për ta vlerësuar këtë përmbushje ashtu siç është zotuar edhe më parë”, ka thënë Mustafa.

“Ky vendim e nxjerrë Kosovën nga izolimi, i hapë perspektivë të fuqishme politike dhe ekonomike, dhe së bashku me MSA-në krijon ambient shumë më pozitiv për progres në alternativën tonë të vetme, që është alternativa Evropiane”, ka shtuar kryeministër.

Edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos, i cili po ashtu mori pjesë në konferencë, tha se Kosova është pjesë e familjes Evropiane.

Sipas tij, vendimet për liberalizim vizash dhe anëtarësimi në UEFA janë dy ngjarje që krijojnë unitet kombëtar.

Ai ka kërkuar që të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave, por tani Kosova duhet të ratifikoj kufirin me Malin e Zi dhe të vazhdoj luftimin e krimit të organizuar,”ka thënë ai.

Ashtu siç u paralajmërua ditëve të fundit, Komisioni Evropian të mërkurën propozoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke vlerësuar se Kosova ka arritur me sukses kryerjen e reformave në fushën e drejtësisë.  Propozimi për heqjen e vizave do t’i procedohet për vendim final Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

Komisioni konfirmoi dje se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do ta ketë të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë të forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.

Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë në zonën Shengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të udhëtojnë në shtete të Evropës deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj). Por, liberalizimi i vizave nuk mundëson edhe të drejt pune në këto vende të Evropës./Insajderi.com

Pacolli: E njoh Trumpin nga 1989, do të jetë president i mrekullueshëm

Lideri i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për njohjen e tij me kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se ai është mik i tij.

Pacolli ka treguar se miliarderit nga New Yorku ia ka anuluar takimin në momentet e fundit – jo vetëm një herë, por dy herë.
“Unë Trumpin e njoh që nga viti 1989 – ende në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ka udhëtuar edhe jashtë, dhe jemi takuar në Moskë. Jemi shoqëruar, si miq. E respektoj”, ka thënë Pacolli në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, transmeton Express.
Por, përkundër miqësisë me Trumpin, ai ka thënë se përkrahë demokraten Hillary Clinton në një përballje të mundshme me të në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor.
Shqiptarët do ta respektojnë edhe Trumpin, nëse ai bëhet president i SHBA’së, ka thënë Pacolli.
“Secili që fiton në SHBA, shqiptarët do ta respektojnë pa limite”, është shprehur ai.
Sipas Pacollit, edhe “Trump do të ishte një president i mrekullueshëm”.

Ermira Mehmeti i gëzohet liberalizimit: Ra muri i fundit i izolimit të shqiptarëve

Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti nuk e ka fshehur gëzimin e madh të saj lidhur me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian ku qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nëpër shtetet e BE-së.

Mehmeti në profilin e saj në Facebook shkruan se ky akt i Komisionit Evropian mundësoi rrëzimin e murit të fundit të izolimit të shqiptarëve nga Evropa.

Më poshtë postimi i saj i plotë në Facebook

Ra muri i fundit i izolimit te shqiptareve nga Europa! Orientimi yne perendimor po merr formen dhe kuptimin e plote.

Gradualisht por sigurt po kthehemi aty ku natyrshem perkasim, ne familjen e madhe te popujve te qyteteruar europiane e perendimore.

Urime Kosove!

ermira-fb-4-maj_

KE rekomandon sot liberalizimin e vizave me Kosovën

Komisioni Evropian, pritet t’u rekomandojë të mërkurën Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni tashmë ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara në udhërrëfyesin për këtë çështje dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë pas viza  në zonën Shëngen, për qëndrime të shkurtra, sikurse edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.

Vendimi pritet të publikohet të mërkurën ndërsa të enjten në Kosovë do të qëndrojë shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Zyrtarë të Komisionit Evropian besojnë se çështja do të kalojë në Parlamentin dhe Këshillin Evropian, me gjithë faktin se pesë vende anëtare të BE-së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e fundit në proceset integruese edhe për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian. Ajo është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kosova  mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012.

Ajo është e fundit që nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian e cila u mundësua për shkak të marrëveshjeve me Serbinë, e cila ndërkaq hapi kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto marrëveshje ndërkaq e kanë çuar Kosovën në një krizë politike disa muajshe për shkak të mospajtimit të partive opozitare që vlerësojnë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton sovranitetin e Kosovës.

U arrestua në Zyrih – Refuzohet ekstradimi i Albert Spahiut në Serbi

Ish-ushtari i UÇK-së, Albert Spahiu, i cili është arrestuar para një jave në Zyrih të Zvicrës nuk do të ekstradohet në Serbi.

Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë, duke cituar mediat zvicerane.

Sipas RTS, Spahiu që është nga Opterusha e Rahovecit është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas televizionit shtetëror të Serbisë, Albert Spahiu kërkohet për shkak të krimeve në fshatrat Reti dhe Opterushë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 1998.

Në Zvicër po ashtu është arrestuar edhe Genc Zogaj, i cili sikurse Spahiu është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë.

400 banesa të shqiptarëve janë të uzurpuara në veri të Mitrovicës

Edhe pas tri vjetësh nga Marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të ish-kryeministrave, Thaçi e Daçiq, për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë, asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë për shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Ata edhe më tutje nuk mund t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, nuk mund të kthehen në banesat që u janë uzurpuar, nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër rrugët e pjesës veriore, madje as nëpër lagjet e veta. Nuk është zbatuar as Marrëveshja në Bruksel për urën kryesore të Ibrit, e cila do të duhej që të ristrukturohej dhe të lëshohej për qarkullim në qershorin e këtij viti, me çka do t’i vinte fundi edhe të ashtuquajturit “Park i paqes”, i vendosur nga serbët e veriut të Mitrovicës, që udhëhiqeshin nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Ura dhe barrikada në formë të parkut janë rrethuar me pllaka alumini nga Zyra e BE-së në Prishtinë, ndërsa kalimtarëve u është mbetur vetëm një korridor skaj urës, nëpër të cilin mund të lëvizin nga veriu në jug dhe anasjelltas. Komuna Veriore e Mitrovicës, që ka dalë nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2013, nuk ka treguar asnjë përkujdesje për t’i ndihmuar shqiptarët e asaj pjese, përkundrazi pengon çdolloj aktiviteti që ndërmarrin shqiptarët e asaj pjese, ndërkohë që nxit ekstremistët serbë që t’i bllokojnë punët sa herë që ata janë përpjekur t’i rindërtojnë shtëpitë e djegura dhe të rrënuara.

Takimet e organizuara në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë të lagjes “Kroi i Vitakut” për zgjidhje të problemit rreth rindërtimit të shtëpive, si dhe formimi pastaj i një Këshilli Ndërministror, pjesë e të cilit janë përfaqësuesi i shqiptarëve të pjesës veriore, ai serb, si dhe ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Mariq e Dalibor Jevtiq, doli të jetë vetëm një mashtrim sa për t’i ulur gjakrat, pasi ai Këshilli nuk ka bërë asgjë që do t’i ndihmonte shqiptarët të punojnë për ndërtimin e shtëpive të tyre, ndërkaq ka lejuar serbët të ndërtojnë objekte të larta banimi, në të cilat vendosen refugjatët serbë të jugut të Kosovës, të Serbisë, madje edhe refugjatë serbë nga Kroacia.

Kosova shpreson të anëtarësohet sot në UEFA

Federata Evropiane e Futbollit, do të vendosë të martën nëse Kosova do të jetë anëtarja e 55 e kësaj organizate. Kjo është edhe pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që i zhvillon punimet në Budapest.

Kosovës i duhen të paktën 28 votat e 54 vendeve anëtare të UEFA-s ku votimi është i hapur dhe bëhet me ngritje dore ose të kartonit të votimit.

Synimi i Kosovës, për t’u bërë anëtare e plotë e UEFA-s, shënoi një hap përpara në shtator të vitit të kaluar kur Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, u pajtua që kërkesa zyrtare e Kosovës për anëtarësim, të vihet në rendin e ditës së kongresit të saj.

Nëse kërkesa miratohet, atëherë Kosovës do të mund t’i mundësohej anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, në takimin e radhës që do të mbahet në Mexico City, me 12 dhe 13 maj.

Nëse pritjet e Kosovës përmbushen, atëherë, ekipet e saj do  jenë në gjendje të marrin pjesë në garat e UEFA-s, dhe ekipi i saj kombëtar mund edhe të pranohet në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2018. Shorti për këtë është hedhur në Rusi në muajin korrik të vitit të kaluar, por Kosova potencialisht mund të shtohet në një nga grupet e Evropës.

FIFA vendosi në janar të vitit 2014 që t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Megjithatë ajo vendosi kufizime duke i ndaluar Kosovës që të luajë kundër ekipeve të vendeve që kanë dalë nga ish federata jugosllave.

Po ashtu klubeve të Kosovës u është ndaluar të shpalosin simbolet kombëtare apo të intonojnë himnin shtetëror gjatë ndeshjeve.

Serbia i është kundërvënë anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.

Federata e Futbollit të Serbisë tha se do të luftojë deri në fund që të pengojë anëtarësimin e Kosovës ne UEFA. za

Si të mbrohet epoka e luftës çlirimtare? – Nga Florim Zeqa

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i ka “hapë” rrugën themelimit të Gjykatës Speciale (të njëanshme) për krimet e luftës në Kosovë.
E quajta kështu të njëanshme, për arsye se kjo Gjykatë nuk parasheh të gjykohen edhe krimet (e shumta) serbe ndaj shqiptarëve, por vetëm ato të shqiptarëve?!
Se a ishte ky një votim i domosdoshëm apo jo, është koha, ajo që po e dëshmonë si votim të padrejtë,…për të cilin votuan mbi 2/3 e deputetëve; disa me (pa) vetëdije, sa të tjerë nën presionin e liderëve partiak,…përderisa më së vështiri ishte të abstenohej nga një votim i tillë !
Tani secili prej liderëve dhe deputetëve në mënyrën e vet po mundohen ta arsyetojnë votimin apo mosvotimin e Gjykatës Speciale!
Pavarësisht votimit pro apo kundër, kjo Gjykatë Speciale, me “bekimin” e ligjvënësve kosovar, është duke bërë përgatitjet e fundit për fillimin e  gjykimit të  krimeve të supozuara të pjestarëve të UCK-së!
Meqenëse Kuvendi i Republikës së Kosovës ndodhet në prag të shpërbërjes,  i mbetët politikbërjes dhe ligjvënësve të legjislaturës së ardhshme të kuvendit, që të gjejnë mënyrën për mbrojtjen e luftës së drejtë çlirimtare në Kosovë.
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar të dëmtohet imazhi i luftës çlirimtare nga kjo Gjykatë Speciale, sepse do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme për të ardhmën e shtetit tonë,…gjë të cilën e pret Serbia (si nxitëse kryesore e formimit të kësaj gjykate) në fund të procesit gjyqësor.
Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë dy gjëra që e rrezikojnë të ardhmën e njerëzimit në mbarë botën. Gjatë gjykimit të këtyre dy dukurive të shëmtuara duhet pasur kujdes gjithnjë në mospërzierjën e individit me një kolektivitet më të gjërë.
Ashtu si terroristi, edhe krimineli duhet të ndahet nga kolektiviteti i tij, etnia, raca, feja, partia apo cili do grupim tjetër.
Edhe në rastin tonë, duhet treguar kujdesin maksimal në identifikimin e rasteve, trajtimin e barabartë, ballafaqimin me argumente dhe fakte për secilin veq e veq,…duke mos e përzier luftën e pastër çlirimtare më ndonje rast të izoluar (të shkaktuar për motive hakmarrjeje, të nxitur nga urrejtja e krimeve masive serbe ndaj shqiptarëve), apo mospërgjegjësie individuale në rrëthana lufte.
Lufta i ka fituar liritë e shumë popujve të botës, dhe do të jetë prapë e zonja të çlirojë popuj të tjerë nga robëria, shtypja dhe kolonializmi. Lufta i vë në sprovë të madhe të gjitë njerëzit; ku përveq forcës fizike dhe qendrueshmërisë kërkonë përgaditje të lartë morale në përballimin e sfidave shpirtërore.
Kur rruga paqësore nuk e arrin qëllimin, përdorimi i dhunës mbetët opcioni i vetëm për të gjetur domenin e lirisë. Kjo është arsyeja mbi të cilën e ka bazën e drejta e një populli për t’u çliruar, si dhe e drejta e intervenimit humanitar për ta ndihmuar një popull apo vend tjetër të robëruar.
Mbi këtë të drejtë ndodhi edhe intervenimi (për herë të parë) i forcave ajërore të NATO-s për shpëtimin e popullit shqiptar nga shfarosja dhe dëbimi kolektiv.
Lufta në Kosovë nuk erdhi si dëshirë dhe as si qëllim i shqiptarëve. Erdhi për më tepër si imponim dhe nevojë ekzistenciale.
Shqiptarët e Kosovës për afro një dekadë provuan me rezistencën e tyre aktive paqësore. Sa më shumë shtoheshin kërkesat për ndihmë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, aq më tepër rritej dhuna dhe represioni serb ndaj shqiptarëve.
Masakra e forcave serbe ndaj familjes Jashari në marsin e ’98-së ju dha fund shpresave të shqiptarëve për shkuarjën tutje vetëm në rrugë paqësore dhe demokratike, sikurse që edhe masakrat e mëvonshme në gjithë Kosovën,…thyen iluzionet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen në rrugë paqësore të problemit të Kosovës.
Organizimi i shqiptarëve në grupe të armatosura, erdhi si domosdoshmeri e mbrojtjës së nderit dhe dinjitetit familjar, të mbrojtjës së pragut të shtëpisë, siq e thoshte shpesh presidenti historik Ibrahim Rugova (edhe para Tribunalit të Hagës).
Përfundimi i suksesshëm i epokës së luftës do të shëronte shumë plagë, do të hapte një kapitull të ri paqeje si dhe do t’i hapte një përspektivë të ndritshme të ardhmës së vendit tonë dhe mbarë rajonit të trazuar të ballkanit përendimor, fakt ky  të cilin duhet ta kenë parasyshë të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët.
Megjithatë, për popullin dhe të ardhmen e Kosovës, më e rendësishme se kjo “Gjykatë Speciale”, ka pasur dhe ka nevojë, për krijimin e një Tribunali Special për dënimin e krimeve ekonomike dhe politike në Kosovën e pasluftës,…e cila prodhoj situatën më paradoksale në rajon, të krijimt të një “super” klase të pasur kusarësh politik, karrshi një popullate skajshmërisht të varfër.
Andaj, pa dënimin e këtyre kusarëve politik, të shpërndar gjithandej subjekteve politike, ndryshimi pozitiv dhe fillimi i një epoke të re për Kosovën, do të mbetën vetëm një iluzion në shpirtërat e virgjër dhe atdhedashës të kombit tonë.

Komisioni Evropian: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova i plotësoi kushtet

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva.

Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për zëri.info, duke shtuar. “Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo.

Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.

Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva për zëri.info.

PDK-ja humbet primatin në Kuvend

Largimi i deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës po bën që kjo parti ta rrezikojë primatin e partisë më të madhe në vend. Nëse deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, atëherë kjo e fundit do të barazohet me PDK-në në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shkon duke u zvogëluar pasi shumë deputetë prej konstituimit të kësaj legjislature i kanë ikur, duke bërë që të jetë partia e cila ka pësuar më së shumti nga ikja e deputetëve.

PDK-ja me largimin e Ramiz Kelmendit tani ka mbetur me vetëm 34 deputetë, që ka vetëm një deputet më shumë sesa LDK-ja, si grupi i dytë më i madh parlamentar.

Po që se deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, ashtu siç kanë raportuar disa medie, atëherë partia e kryeministrit, Isa Mustafa, do të barazohet me PDK-në në Kuvend.

Deri tani PDK-së i kanë ikur edhe deputetët, Gëzim Kelmendi, Shaip Muja dhe Margarita Kadriu, që veprojnë në Kuvendin e Kosovës si deputetë pa grup.

Megjithatë, Kelmendi ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkëngjitet ndonjë partie tjetër apo do të veprojë si i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk e ka mohuar kalimin në ndonjë subjekt tjetër, ku gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet LDK-së, meqë në AAK- ai ishte, por u largua për t’iu bashkuar PDK-së, të cilën e braktisi meqë nuk ia dhanë postin e zëvendëskryeministrit


Send this to a friend