Ambasadori Qëndrim Gashi ka lënë një numër emergjent për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në Nice të Francës.
Numri emergjent është: +33 6 03 33 03 18
Numri emergjent është: +33 6 03 33 03 18
Ish kreu i Kuvendit të Kosovës ka zgjedhur shprehjen në gjuhën malazeze për kreun e ekzekutivit, Isa Mustafa, në vazhdim të kundërshtimit që kanë nisur në distancë. E ka quajtur “Velikan Crna Gora” e ka që ka kuptimin e “të madhit të Malit të Zi”
Për Jakup Krasniqin, me reagimet e tij kryeministri Isa Mustafa vazhdon ta konfirmojë se është me gjithkënd pos me Kosovën.
Në përgjigjen tjetër që ia ka kthyer Mustafës, në përplasjen në distancë që kanë nisur të dy, Krasniqi ka thënë se kryeministri “vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull”.
“ Po të angazhohej me kaq zell për të mbrojtur interesat e vendit që e përfaqëson jam shumë i sigurt që deri tani do t’i kishte gjetur provat se ky version i demarkacionit është në dëm të Kosovës. Mirëpo ky nuk është i interesuar, sepse, po të kishte qenë i interesuar t’i gjejë, nuk i është dashur shumë punë por vetëm t’i thërrasë dhe t’i dëgjojë ekspertët të cilët deri tani i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës dhe vetëm ai refuzon t’i dëgjojë, madje njërin nga ta nuk i duhet shumë për ta gjetur sepse e ka deputet të grupit parlamentar të partisë kryetar i së cilës është vet Isa Mustafa. Fjalën e kam për deputetin Shpëtim Bulliqi” ka thënë Krasniqi.
“Por jo, ai këtë nuk e bën, sepse është përcaktuar që historia ta kujtojë si ‘Velikan i Malit të zi’ dhe jo si ‘Burrështetas i Kosovës’! Por edhe kjo është zgjedhja e tij! Fundi i fundit çdo kush shkon atje ku përcaktohet vet. Por, në rastin konkret, kufijtë e Kosovës nuk do të mund t’i lëviz askush, sepse do ta mallkojnë Bjeshkët e Nemuna”, ka thënë Kransiqi.
Ata, së bashku edhe me 34 persona të tjerë po dyshohen për krim të organizuar, për tjetërsim të pronave.
Në seancën e parë në kuadër të hetimit të veçantë ka dhënë dëshminë dëshmitari 1, i cili është dëshmitar i mbrojtur. Duke qenë se kjo seancë është zhvilluar pa praninë e publikut, për rrjedhën e saj kanë njoftuar vetëm avokatët mbrojtës të të dyshuarve.
Ata kanë thënë se ky dëshmitar është marrë në pyetje nga prokuroria për dy rastet e mëhershme gjyqësore, të njohura si rasti “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”. Marrjen në pyetje për këto raste e kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me lëndën. Mirëpo, siç kanë thënë ata, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja e EULEX-it, Jennifer Seel, nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e adresuara.
Kemi qenë të okupuar për shumë kohë nga armiku serbosllav. Gjatë duruam torturat dhe vrasjët e okupatorit i cili kishte për synim shtypjën e çdo vlere shqiptare. Kishin për synim uljën e dinjitetit, kishin për synim largimin masovik nga trojet tona etnike. Armiku përdori gjithëfare torturash ndër më çnjërzorët , por kurrë nuk arritën të na gjunjëzojnë, kurrë nuk arritën ti shtypyn ndjenat tona për atdhe dhe komb. Jetuam të okupuar , por ishim të gëzuar. Ishim të gëzuar sepse ishim unik në synimin tonë madhor për liri dhe pavarësi . Sa herë që na shtypnin aq më shumë na zgjoheshin ndjenjat kombëtare që të shkëputemi nga një armik i egër siq është Serbia. Më ndonjë përjashtim së secili komb i ka në mesin e vete edhe renegatet , ishim të lidhur dorë për dore deri në fitoren përfundimtare. Liria dhe pavarësia u arritën pas shumë vuajtjesh pas shumë përipetish, pas shumë sakrificave njerëzore e materjale . Rezistencën paqësore dhe luftën çlirimtare e bëm së bashku duke kontribuar dikush më shumë e dikush më pak. Lirinë e pritem të gëzuar , e pritem të emocionuar , e pritëm më shpresën së do të jemi më të bashkuar së kurrë më parë.
Na erdhën në krye të pushtetit njerëzit jo kredibil, që nuk u treguan të ditur, nuk u treguan vizionarë në rrethanat e reja politike . Liria nuk po preket , ajo më shumë ka mbetur nocion apstrakt. Nese dojmë që në tërsi të prekët lira dhe pavarësia , na duhet një vetëdije kombëtare tjetër, na duhet një qasje tjeter karshi shtëtndërtmit dhe mirëqenjës së përgjithshme. Nevoitet një përgjegjësi për vete dhe një përgjegjësi e përgjithshme . Nuk jemi duke e kryer amanetin e shumë gjeneratave të cilët u flijuan për këtë tokë . Nuk po e qojmë deri në fund amanetin e martirëve dhe dëshmorëve të luftës së fundit . Fjala krizë na është bërë refren i merzitshem gjatë këtyre viteve. Fjalët varfëri dhe mjerim social po na mbysin për së gjalli. Këtë ndijesi nuk e paten dhe vazhdojmë mos ta kenë kastat politike, të cilët u ndërruan në pushtetet e pas luftës . Nuk na sollën asgjë të re, nuk na sollën gëzimin dhe unitetin , nuk na sollën prosperitetin. Na sollën dhëmbje , na i sollën hajnitë , zhvatjet , abuzimet e ndryshme, na sollën krim të organizuar , vrasje për motive politike dhe korrupcion , e sollën jetën e shumicës buzë greminës sociale. Këto fenomene negative të pas luftës, nuk i ka pritur as pesimisti më madh. Interesat përsonale u vunë para interesit të popullit, e kjo nuk është e mira jonë kolektive. Shëndeti individual dhe shëndeti kolektiv janë të lidhura , kan ndikim në njeri – trjetrin . Që ta kemi shëndetin kolektiv nevoitet të kemi individ më vetëdije të pastër kombëtare dhe më vetëdije të lartë morale . Na nevoiten njerëz të cilët e kthejnë optimizmin të punohet , na kthejnë optimizmin për jetë më të mirë, e kthejnë optimizmin që do ta ndihmojmë më shumë njeri- tjetrin .Ne, jemi popull i vogël , dhe ndihma dhe puna e ndërshme e secilit do ta kthente situatën ekonomike dhe politike në binarë normal. Gjendja e normalitetit na nevoitet më shumë së kurrë . Përcepcioni jonë duhet të jetë në korelacion me kohën në të cilën po jetojmë dhe veprojmë.Ne, Kosova dhe qytetarët e saj mundemi të bëhemi të lumtur , të pasur nese shikojmë gjithë këtë pasuri mbi tokë, dhe nën tokë, të cilën na ka falë Zoti. Ne, krenohemi më tokën pjellore, ne jemi krenarë që kemi bjeshkë që mund ti lakmon edhe Zvicra, e shumë qka tjeter që jetën na bën të begatshme . Mos të pranojmë kapitulimin para kush do qoftë ai, së për ne ajo është fjalë e huaj . Jemi të pa kënaqur. Pse? Kosova është futur gadi krejt në gjendje depresionuese. Pse është kështu? Kemi humbur qdo kontakt më vetëvetën tonë ,i kemi ngulfatur ndjenat tona, i kemi harruar të parët tanë, të cilët sakrifikuan shumë që të jemi të lumtur. Kjo klasë politike e ka humbur orjentimin e saj , Të bëhëmi të gjithë të sinqertë ,së kemi shumë kategori shoqërore të cilat po jetojnë si në mesjetë edhe pse jemi në zemër të Evropës.Ti ndryshojmë për së mbari edhe sistemet të cilët nuk po funksionojnë mirë .Të gëzojmë rininë tanë më hapjën e vendeve të reja të punës.Të bëjmë rininë tonë të qeshur dhe të gëzuar, sepse ata janë ardhmëria e shtetit dhe e kombit tonë . Mjaftë fytyra të ngrysura , mjaftë më gjendje të pa shpresë që të jetohet në Kosovë… Të realizojmë projekte të cilat e ndryshojnë situatën ekonomike për së mbari. Koha është për ndryshime .Të zgjohemi së koha nuk na prêt. ..
Avokati i Azem Sylës ka kërkuar përjashtimin e kryetares së panelit të gjyqtarëve, pasi, sipas tij, ajo mbante anën e Prokurorisë, por pavarësisht kësaj, seanca nuk është ndalur. Në këtë seancë, ka filluar të japë dëshminë përmes video-linkut njëri nga dëshmitarët e mbrojtur të Prokurorisë, nga dy sa pritet të japin dëshminë në këtë fazë.
Seanca e parë e hetimit të veçantë, në rastin e njohur si Azem Syla dhe të tjerët, nuk ka qenë aspak e lehtë.
Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së panelit të gjyqtarëve, Jennifer Seel, pasi, sipas Gashit, ajo ka mbajtur anën e Prokurorisë.
Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 1, përmes video-lidhjes, prokurori, sipas Gashit, ka tentuar të hapë hetime të reja për dy raste që kanë aktgjykime përfundimtare, në të cilat klienti i tij nuk ishte i akuzuar, duke iu referuar rasteve “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”.
Seanca, pavarësisht kërkesës për përjashtim ka vazhduar, çka, sipas Gashit, paraqet shkelje të Kodit të Procedurës Penale.
Mos-ndërprerja e seancës në momentin e kërkesës për përjashtim të kryetares së trupit, sipas avokatit të Nuhi Ukës, Tahir Rrecaj, vë në rrezik këtë pjesë të hetimit.
Avokati Rrecaj, është ankuar edhe për shkelje të të drejtës për një gjykim në kohë të arsyeshme, pasi ish-kryetari i Gjykatës së Prishtinës, Nuhi Uka, asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokuroria, për më shumë se 2 vjet nga fillimi i hetimeve.
Seancat e hetimit të veçantë, ku janë përfshirë vetëm 19 të dyshuar, pritet të zgjasin për disa ditë, derisa Prokuroria ka edhe një dëshmitar tjetër të mbrojtur që pritet të merret në pyetje.
Gjithsej 52 persona, janë pjesë e grupit që pretendohet se udhëhiqej nga ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, po hetohen nga prokuroria për krim të organizuar, me shitblerjen dhe tjetërsimin e pronave shtetërore.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, kanë paralajmëruar takime intensive ndërmjet forcave politike në vend, që do të çonte drejt krijimit të një konsensusi kombëtar për zgjidhjen e përbashkët të çështjes së hapur të përkufizimit të kufirit me Malin e Zi, që ka shkaktuar përplasje të forta në skenën politike në vend.
Por partneri tjetër në koalicion Lidhja Demokratike thotë se debati duhet të zhvillohet brenda institucioneve të vendit, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës.
Hapja e debatit ndërmjet forcave politike në vend, u përmend vetëm pas kërkesave të diplomatëve ndërkombëtarë, në veçanti në prag dhe pas vizitës në Prishtinë të ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.
Një tjetër diplomat i huaj, ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i sugjeroi qeverisë së Kosovës që të mos nxitojë me paraqitjen e marrëveshjes për demarkacion në Kuvend përpara se të shterë një debat në shoqëri për të njëjtën çështje.
Qeveria, duket se u tërhoq, duke shtyrë diskutimin për marrëveshjen për një periudhë tjetër, pa saktësuar afatet.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi, njëherësh nënkryetar i PDK-së, tha pak kohë pas propozimit të ambasadorit britanik se për çështjet me rëndësi kombëtare siç është demarkacioni duhet të tejkalohen dallimet politike duke lënë të kuptohet se po veprohet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Ai tha se po bëhen përpjekje për dialog të brendshëm edhe me forcat politike por edhe ato jo politike.
“Për disa gjera kërkohet që të kalojë koha. Për disa gjëra kërkohet një intensitet i shtuar. Në ditët në vijim do të ketë intensitet të shtuar në këtë drejtim. Por ajo çka dua të them është se do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës dhe interesin nacional të vendit. Do të ketë takime të shtuara me të gjithë akterët politikë dhe jo politikë të vendit tonë”, tha Kuçi.
Sipas tij Kosova nuk duhet të ketë dallime të thelluara për çështjet madhore, përfshirë demarkacionin.
“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të ketë hidhërim po e them, as partitë politike e as shqiptarët në raport me demarkacionin ose ndonjë punë tjetër me interes nacional”, tha Kuci.
Por, partneri tjetër në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke mos e përjashtuar zhvillimin e debatit, thotë se i njëjti duhet të zhvillohet në Kuvend.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i partisë së tij është se çështja e demarkacionit duhet të procedohet dhe të respektohen të gjitha proceduarat.
“LDK-ja preferon që debati të bëhet aty ku e ka vendin në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj deputetët e Kuvendit ta marrin vendimin për të cilin mendojnë se është më i miri për Kosovën. Sa u takon dilemave – LDK-ja nuk është e bindur se po të ishte e bindur se humb vetëm një metër katror në këtë proces nuk do ta pranonte procesin”, tha Veliu.
Sipas tij komisioni shtetëror për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka punuar mbi kriteret e përcaktuara dhe Kosova sipas tyre nuk ka humbur territor.
Propozimi i ambasadorit britanik për debat të hapur në shoqëri për çështjet që kanë ngjallur përplasje, është cilësuar nga shoqëria civile, si mënyrë për të arritur deri tek pajtueshmëria ndërmjet palëve në kundërshtim.
Drejtuesi i organizatës FOL, Petrit Zogaj, thotë se megjithëse i vonuar debati është i domosdoshëm.
“Çka duhet të bëjnë palët është që si fillim të kenë një pajtim minimal për parimet e një debati të tillë. Të pajtohen që gjërat nuk mund të shkojnë në pafundësi në këtë mënyrë. Të kenë përgjegjshmëri para publikut të brendshëm, para fqinjëve dhe para miqve ndërkombëtar”.
“Të gjitha këto, mbi të gjitha duhet t’i iniciojnë dhe t’i bëjnë partnerët e koalicionit qeveritar, por pa lënë anash edhe përgjegjësinë e opozitës. Në këso lloj gjërash, që kanë një ndjeshmëri të madhe, nuk duhet të ketë nguti dhe duhet të shfrytëzohen të gjitha mënyrat për të arritur deri tek një konsensus nacional”, tha Zogaj.
Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të mbështesin dhe inkurajojnë debatin parlamentar.
Albert Krasnqi nga kjo organizatë i tha Radios Evropa e Lirë se organizmi i dëgjimeve publike apo formave të tjera të ballafaqimit të argumenteve për demarkacionin, para se të procedohet në Kuvend është i nevojshme dhe shumë i rëndësishëm .
“Ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të ketë një debat publik ku do të mund të paraqiteshin argumentet dhe fakte e të dyja palëve pra grupeve të ndryshëm të ekspertëve dhe komisionit shtetëror në mënyrë që të qartësohet për publikun se ky shenjim është kryer ashtu siç duhet apo nëse ka gabime të cilat mund të bëhen dhe të korrigjohen dhe të mos ketë një shenjim të gabuar të kufirit që nuk do të mund të ribëhet pastaj”, tha Krasniqi.
Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, është kundërshtuar fuqishëm nga opozita në vend e cila ka përdoruar edhe gazin lotsjellës për të mos lejuar ratifikimin e saj në Kuvendin e Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar bllokimin e marrëveshjes në formën aktuale dhe ka kërkuar që ajo të ndryshojë, dhe që Kosovës, sipas saj, t’i kthehen mbi 8 mijë hektarë tokë që i janë dhënë, siç thotë, Malit të Zi me marrëveshjen aktuale.
Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, ku shefat e grupeve parlamentare të boshtit opozitar AAK dhe Nisma, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami bën të ditur se në Kuvend do të kthehen, vetëm atëherë kur të jetë në rend dite për ratifikim demarkacioni, për ta kundërshtuar atë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i thonë jo marrëveshjes së demarkacionit, për të cilën thotë se është e dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e vendit.
“Ne se pari i ftojmë të gjithë deputetët që ta thërrasin mendjen e arsyes që ti thonë jo demarkacionit. T’i thonë jo ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, sepse nëse ne si deputet marrim barrën e komisionit qeveritar dhe qeverisë në përgjithësi dhe mendojmë që të ratifikojmë marrëveshjen, do të jetë e dëmshme për Kosovën , qytetarët dhe të gjitha gjeneratat që vijnë. Dhe gjeneratat do të na mallkojnë për besimin që na kanë dhënë. Sepse ne si deputet jemi të thirrur që të mbrojmë sovranitetin territorin dhe integritetin e republikës së Kosovës. Çdo mendim tjetër i çdo deputeti, nuk sillet sipas betimit mendoj se do të rreshtohet në anën tjetër… I ftojmë deputetët që t’i ulin flamujt partiak dhe ta kthejnë mendjen kah interesi i shtetit të republikës së Kosovës ”, tha ai, raporton kp.
E sa i përket iniciativës për thirrjen e një tryeze, ku do të diskutohej për këtë çështje, Lekaj tha se do t’i përgjigjen ftesës për një debat të tillë edhe pse ata tashmë e sa kohë, kanë bojkotuar Kuvendin.
“Ne do t’i përgjigjemi ftesës së një debati, ku do të jetë dhe komisioni prezent. Por ju po e shihni se për z. Meha më interesant është pushimi, sesa çështja madhore e Kosovës. Ai gjendet në pushim dikund ka humbur dhe mendoj që ky është mos serioziteti i qeverisë dhe mos përgjegjësia e Komisionit. Ne jemi të vendosur që çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes dhe qytetarëve dhe që mbron territorin e Kosovës do ta përkrahim dhe do të jemi unik në këtë drejtim. Mirëpo e kundërta do të protestojmë dhe do ti marrim të gjitha veprimet e duhura që të mos lejojmë që ti falet dikujt territor”, tha ai.
Ndërsa tha se nuk do të përdorin më gaz lotsjellës, pasi që sipas tij ai tashmë ka arritur efektin e vet.
“Sa i përket gazit lotsjellës, ne kemi thënë se ka qenë një mjet i domosdoshëm, jo i preferueshëm dhe tanimë është sensibilizu qytetari dhe masa në përgjithësi. Ne nuk do të përdorim gaz lotsjellës por të gjitha veprimet tjera që shkojnë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, tha ai.
Thirrje deputetëve për mos votimin e demarkacionit u ka bërë edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami, e cila tha se interesat shtetërore duhet të jenë para atyre partiake.
Kjo marrëveshje sipas saj duhet të rishikohet dhe të kthehet në piken zero, pasi që është e dëmshme për vendin.
“Qeveria me ngulm do ta bëjë këtë ratifikim, duke anashkaluar çdo debat, duke anashkaluar çdo qytetar, duke anashkaluar dhe opozitën dhe në mënyrë tinëzare duan ta bëjë ratifikimin në mënyrë të heshtur dhe fshehurazi. Por ne si koalicion nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje, pasi që kemi ekspert tanë dhe qytetarë të cilët vazhdimisht kanë ofruar dokumente dhe fakte që toka jonë po i jepet shtetit fqinj”, tha ajo.
Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi e ka përjashtuar mundësinë e krizës në koalicionin aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Duke u ndërlidhur me disa deklarata të ministres së Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e kishte thënë se asnjë partie politike nuk do t’i konvenonte një koalicion i cili nuk e miraton Ligjin për Investime Strategjike, Kuçi ka thënë “koalicionin qeverisës as nuk e kanë lidhur disa deklarata dhe as nuk e vënë në krizë disa deklarata”.
Sipas Kuçit, janë konceptet qeverisëse e programore ato që e mbajnë gjallë apo jo një qeveri të koalicionit.
“Koalicioni qeverisës e vënë në krizë ose jo parimet, konceptet dhe programi qeverisës”, është shprehur Kuçi.
Për pak pritet edhe të fillojnë gërmimet e terrenit në kapmusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të , të dyshuar për një varrezë masive.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviçi, i cili është i pranishëm ka thënë se nuk janë kundër gërmimit dhe kjo duhet të verifikohet. Ai ka thënë se nuk do të gjendet asnjë kufomë.
Stojanoviq, ka thënë se ka pasur zëra se kjo Kish këtu ka qenë e Millosheviqit duke shtuar se nuk është aspak e vërtetë.
“ Ne nuk jemi kundër këtyre gërmimeve por dëshirojë që edhe Kisha që gjendet këtu të fillojë dhe të funksionalizohet”, ka thënë Stojanoviq. /ZERI/
PRISHTINE– Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, por duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.
Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.
Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë ta kenë një batalion. Kjo, sipas tij, është e papranueshme.
Ka afro gjashtë vite që kur në Kosovë u iniciua Ligji “anti-mafia”, me të cilin do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme, por i njëjti mbeti vetëm një ide.
Ligji “anti-mafia” u iniciua në vitin 2010 nga, atëbotë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Të njëjtin e kishte rekomanduar edhe Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane.
Por, mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuara dhe korrupsionin në Kosovë dhe frika e ballafaqimit me njerëz që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, thuhet të këtë ndikuar mbi autoritetet kompetente të cilat i kanë “neglizhuar procedurat e hartimit të ligjit “anti-mafia”.
Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë dhënë përgjigje se deri ku kanë arritur procedurat lidhur me ligjin në fjalë.
Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë se Kosovës, vazhdimisht kanë deklaruar se pavarësisht që nuk ekziston ligji “anti-mafia”, është “Ligji për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale” që sipas tyre kryen funksionin e njëjtë.
Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, ligji anti-mafia, ka kohë që përmendet nga qeveria, por ai ende nuk është proceduar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.
“Për vite radhazi qeveritë e ndryshme dhe kjo e tanishmja kanë premtuar se shumë shpejt do të sillet Ligji “anti-mafia” në Kuvendin e Kosovës, por në fakt kjo nuk ka ndodh për shkak të vullnetit politik dhe arsyes tjetër kryesore që është se njerëzit e korruptuar asnjëherë nuk mund ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thekson Haxhiu.
Deputetja Haxhiu e cila i takon subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, thotë se në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës kishin propozuar një projektligj për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajusfitikueshme, por që si i tillë ishte kundërshtuar, siç thekson Haxhiu nga ministri, i atëhershëm, i Drejtësisë Hajredin Kuçi.
“Kjo dëshmon faktin se as Partia Demokratike e Kosovës dhe as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë të interesuara ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për këtë arsye dua të them se derisa kemi në qeveri njerëz të cilët janë të përfshirë në afera korruptive nuk mund të ketë luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Haxhiu.
Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërkaq Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurive të paligjshme, por, thonë ata, nuk ka vullnet që të zbatohet ky legjislacion në fuqi.
Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka pasur asnjëherë vullnet që të zbatohet korniza ligjore aktuale, as nga ana e prokurorëve dhe as e gjykatësve.
“Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale sot eksiton edhe Ligji mbi kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ligj ky i cili pothuajse asnjëherë nuk është përdorur nga ana e prokurorëve dhe kjo tregon se ka mungesë të vullnetit për të luftuar pasuritë e paligjshme. Rrjedhimisht për të luftuar kriminelët të cilët i kanë krijuar këto pasuri duke zhvatur buxhetin publik dhe buxhet tjetër përmes veprimtarive kriminale”, thekson Musliu.
Përpjekja për të krijuar një Ligj të ri “anti-mafia”, shton Musliu është “vetëm një përpjekje e autoriteteve për të arsyetuar mos punën dhe mungesën e vullnetit që të ballafaqohen me atë njerëz që sot janë milionerë e që kanë zhvatur buxhetin në mënyra të kundërligjshme dhe kriminale”.
Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Transparency International, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.
Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, “niveleve të larta të përfshira në korrupsion” janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Conoll i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të organizojë një debat publik në lidhje me sqarimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadori O’Connell ka preferuar debatin politik për këtë çështje, e cila aktualisht po e “ndez” skenën politike në Kosovë.
“Kjo është një çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe paraqet kusht për liberalizimin e vizave”, ka thënë O’Connell. Sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të shqyrtojë opsionin e hapjes së një debati publik, siç ka thënë ai, për t’i “furnizuar qytetarët me fakte”.
Në kohën kur po përgatiten kundërshtime në Kuvend, por edhe në rrugë, ambasadori O’Connell kishte një porosi edhe për opozitën dhe mbështetësit e kundërshtimit të Demarkacionit, duke kërkuar maturi në veprimet e tyre.
“Mendoj që mund të ndihet shumë mirë një njeri që mendon se ai e mbron Republikën, e mbron tokën e Kosovës, por ju lutem, para se të vazhdoni në këtë drejtim, mendoni se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ambasadori britanik.
Mesazhet e ambasadorit britanik, pasojnë porositë e ndihmësekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, të dielën në Prishtinë, e cila tha se Kosova do të duhej t’i bënte hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se aktualisht po diskutohet brenda institucioneve se kur do të procedohet në kuvend për miratim, Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Kosova ende nuk është shtet anëtar i OKB-së dhe ambasadori britanik dhe unë e dimë se çka nënkupton kjo. Çdo demarkim i kufirit me Malin e Zi e shndërron atë në kufi ndërkombëtar dhe e dimë peshën se sa ia vlen të përmbyllet një proces i tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Përderisa nga kabineti i kryeministrit Isa Mustafa është paralajmëruar që Marrëveshja e Demarkacionit t’i procedohet Kuvendit gjatë kësaj jave, Hoxhaj i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë, përfshirë edhe vazhdimin e diskutimeve ndër – institucionale për kohën kur do të procedohet.
“Ne si qeveri jemi në një proces të konsultave të brendshme, ndërkaq është vendim i kryeministrit dhe qeverisë i cili e harmonizon agjendën me kryetarin e Kuvendit se kur kjo çështje shkon në kuvend për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë ministri i Jashtëm.
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në Vjenë, po kundërshtohet ashpër nga opozita, por edhe nga disa deputetë brenda koalicionit qeverisës.
Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ka biseduar edhe me Listën Srpska përkitazi me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, e ka demantuar lideri i Listës Srpska, Sllavko Simiq. Mjetet e informimit në gjuhen serbe në veri të Mitrovicës kanë transmetuar fjalët e kryetarit të Listës Srpska. Sllavko Simiq, i cili ka demantuar presidenin Hashim Thaçi, se për themelimin e FAK-ut ka biseduaar edhe me përfaqësuesit e Listës Srpska, pa miratimin e të cilës Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ai madje ka thënë se nuk ka as edhe një përfaqësues i vetëm i Listës Srpska, i cili do ta kishte guximin që të bisedojë i vetëm apo fshehtas për themelimin e FAK-ut dhe nëse është e vërtetë ajo që ka thënë Thaçi, atëherë ai duhet ta tregojë emrin e njeriut nga Lista Srpska, me të cilin ka biseduar në këtë temë.. Ai thotë se as me të nuk ka biseduar askush lidhur me këtë temë, ndonëse, siç kanë thënë ai “për çdo ditë sillet në qarqet e larta politike të Kosovës”.
“Unë bisedoj me shumë përfaqësues të instituticioneve dhe me duhet të jem i sinqert e të them se deri me tani askush nuk e ka hapur me mua temen e themelimit, apo të transformit të Forcës së Siguriës së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Në përgjithësi në përpiqemi t’i potencojmë ato tema të cilat e shqetësojnë komunitetin serbë në Kosovë, nga temat ekonoomike deri te ato të sigurisë, sepse ato janë tema që shqetësojnë dhe që rëndojnë mbi popullatën serbe”, ka thënë Simiq, përcjell ‘zeri.info’.
Ai ka ripërseritur se asnjë prej liderëve serbë në Kosovë nuk do ta ketë guximin që vetëm, ose fshehtas të bisedojë për këtë temë serioze me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, e as me Hashim Thaçin.
“Them sigurt se asnjë përfaqësues i Listës Srpska nuk do të guxonte që i vetëm të hyjë në aranzhma të bisedimeve për transformimin e Forcave së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Kjo temë është shumë e ndërlikuar, të cilën shumë nuk e kuptojnë, kështu që nuk do të flisja nëse dikush ka biseduar rreth kësaj teme. E them këtë për shkak, sepse mund të ketë tendenca për krijimin e përqarjeve dhe konflikteve të reja dhe ndasi përbrenda listës”, ka thënë Simiq. Ai është shprehu i siguritë se askush nga përfaqësuesit e serbeve nuk ka folur me Hashim Thaçin për temën e transformimit të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.
“Nëse Hashim Thaçi ka biseduar me këdo, lë të na e thotë lirisht me kë ka biseduar nga përfaqësuesit e Listës Srpska, por unë jam i sigurit se deputetët nga lista jonë, ministrat në qeveri nuk kanë biseduar për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka përfunduar kryetari i Listës Srpska, Sllavko Simiq, fjaët e të cilit i përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.
Se serbët nuk do të pajtohen me transformimn e FSK-së në FAK e kanë thënë edhe ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, në veçanti ministri Lubomir Mariq, por edhe zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq.
Ai ka thënë para pak ditëve se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, deputetë e kryetar komunash nga Lista Srpska nuk e kanë fare hallin e transformimit të FSK-së në FAK, por vëmendje të madhe i ka kushtuar formimit të “Zajednicës…” dhe hartimit të Statutit të saj.
Ai madje ka reaguar në pohimet se Statutin e “Zajednicës” do ta hartojnë kryetarët e komunave në bashkëpunim me institucionet kosovare dhe me pjesëmarrje të OSBE-së në Kosovë, shkruan ‘zeri.info’.
‘Për hartimin e Statutit do të punojë ekipi drejtues, sipas marrëveshjes në Bruksel, kjo është e vetmja gjë për të cilën nuk ka fare dilema, të gjitha të tjerat janë kalkulime. Është e sigurt që në hartimin e Statutit të BKS do të punojnë një numër i madh i njerëzve të cilës të japin sugjerimet e tyre. Kjo flet se kjo temë është interesante, e cila do të jetë interesante edhe në periudhën e ardhshme. Sigurisht se për këtë do të shkruhet edhe shumë, gjë që është mirë, që do të thotë se në hartimin e Statuti është duke u punuar dhe do të punohet edhe mëtutje, e në interesin tonë është që kjo punë të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që ta bëjmë “Zajedncën..”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës. /ZERI/
Drejtori i Departamentit të Mjeksisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i tha Radios Evropa e Lirë, se gërmimet e terrenit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të dyshuar për një varrezë, do të fillojnë ditën e mërkurë, më 13 korrik.
Në punimet në kampusin e Universitetit, do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.
Gërxhaliu tha se ka dyshime “se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare”.
“Në bazë të informacioneve të dëshmitarëve, më sakt të qytetarëve që na kanë dhënë informacionet do të fillojmë punimet. Do të punojmë së bashku me ekspertët e EULEX-it. Do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia, me kërkesën e tyre. Së bashku me ta punojmë 17 vjet dhe kanë shpreh dëshirën të jenë këtu. Prokurori dhe komisioni e kanë pranuar. Nesër (e mërkurë), fillon hulumtimi i vendit të dyshuar. Nuk mund të themi se bëhet fjalë për një varrezë masive, sepse ende nuk është përcaktuar si e tillë”, tha Gërxhaliu.
Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.
Ai ka thënë se nuk mjafton thirrja që demarkacioni mos të votohet, por duhet të ndalohet që ajo të hyjë në rend dite.
“Qëndrimi i z. Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa, sepse si mund ta arsyetojmë ne veprimet e drejta në Kuvendin e Kosovës për dhjet muaj rresht për të kundërshtuar demarkacionin”, ka thënë Çaushi, përcjell Koha.net. “Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet. Gazi lotsjellës është i drejtë se bëhet për një kauzë tepër të rëndësishme”, ka thënë më tej ai.
Gazi lotsjellës do të mund të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.
Krejtësisht legjitime e të drejtë e ka konsideruar këtë formë të kundërshtimit deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi. Në emisionin ‘Interaktiv’ në KTV, ai ka thënë se do të bëjnë çmos që ta parandalojnë votimin në Kuvend për ratifikim të demarkacionit të kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.
‘Është e tërësisht e ligjshme dhe e drejtë kur gazi lotsjellës përdoret për një kauzë tepër të rëndësishme për vendin. Cilido nga subjektet opozitare të që tërhiqet nga kundërshtimi që e kemi pasur për këtë kohë të përbashkët është mëkat”, ka thënë Çaushi, teksa ka thënë se qëndrimi i ish-deputetit e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa.
‘Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet’, ka thënë Çaushi.
Hoxha nuk ka qenë emër shumë publik, megjithatë ajo ka qenë pjesë e Qeverisë edhe në mandatet e kaluara. Ministrja e Drejtësisë, ka qenë këshilltare politike e sigurisë në kabinetin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi – tash president i vendit.
Ajo është edhe këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit dhe PDK’së, Kadri Veseli. Përveç tjerash edhe profesoreshë në disa kolegje private, shkruan Gazeta Express.
Kjo është biografia e plotë e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha:
Dhurata Hoxha aktualisht është Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulojnë politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Para se të emërohej në pozitën aktuale ka qenë Këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën pozitë është emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015. Përgjegjësitë e saj kryesore kanë qenë në fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit.
Përvoja e Hoxha përfshinë edhe këshilltare e Ministrit të Punëve të Brendshme që nga tetori 2008 – mars 2011. Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Dhurata ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë.
Ajo ka përfunduar studimet master në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare, në Georgetown University në Washington DC. Znj. Hoxha ka përfunduar studimet e saj universitare në Graceland University, ku ajo diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta.
Dhurata që nga viti 1999, ka punuar edhe në ambasadën britanike si Menaxhere e projekeve, si dhe ka punuar edhe në Zyrën amerikane (tani Ambasada e SHBA) në Prishtinë në seksionin POL /ECON, dhe në OSBE.
Hoxha është anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së, si dhe e Kryesisë së PDK-së dega Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit, si anëtare e PDK-së, Dhurata kandidoi për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Që nga viti 2008, Hoxha është gjithashtu profesor jo i rregullt në kolegjin ESLG dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku ajo ligjeron lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizimi, Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Vlerat dhe Politikat Publike. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë projekte si konsulente.
Dhurata Hoxha është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Women in International Security (WIIS) me seli në Washington DC. Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale kundër terrorizmit, sigurinë e energjisë, sundimi i ligjit, dhe qeverisja e mirë.
Zyrtarët e AAKsë nuk kanë asnjë një informacion se pse zyrtarja amerikane, Victoria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn. Mirëpo, thonë se është shenjë e mirë se ajo kërkoi luftë kundër krimit e korrupsionit. Pavarësisht premtimit të Kryeministrit Isa Mustafa se do ta çojnë përpara demarkacionin, AAK thotë se kështu siç është s’do të ketë ratifikim të vijës kufitare me malazezët.
Nënkryetari i AAKsë, Ahmet Isufi, ka thënë për Express se s’e nuk e di pse Ndihmës Sekretarja Amerikane, Vicotria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn, Visar Ymerin e Fatmir Limajn.
Isufi ka thënë se me rëndësi ishte që Nuland në takimet me zyrtarët e lartë kishte kërkesa të qarta për luftë kundër krimit e korrupsionit.
“Nuk kemi ndonjë informatë (pse nuk pati takim me Haradinajn), por, është me rëndësi shumë përkrahja e SHBA’së për stabilitet në Kosovë dhe Ballkan. Është e sigurt se në takimet e Nuland me zyrtarët e Kosovës krye temë ishte lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit që i është bërë edhe vërejtje Qeverisë”, ka thënë Isufi.
Kryeministri i Kosovës, Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë
PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.
Në një njoftim nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim Mustafa njoftoi Nuland për përkushtimin e institucioneve të Kosovës dhe progresin e arritur në proceset eurointegruese, në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.
Duke folur drejt së ardhmes euro-atlantike të Kosovës, kryeministri Mustafa u shpreh se së bashku me përkrahjen e SHBA-ve, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për ta hapur udhën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.
Mustafa, gjithashtu shprehu interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, ku përfshihet zvogëlimi i kabinetit, pjesëmarrja e njerëzve të rinj si dhe rritja e efikasitetit dhe të përshpejtimit të proceseve reformuese.
Ndërkohë, zëvendës- sekretarja Nuland, duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Obama nga Samiti Varshavës, shprehu përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për proceset në Kosovë.
Nuland bëri të ditur se zgjidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektivës eurointegruese të Kosovës.
Duke vlerësuar progresin e arritur në zhvillimin ekonomik dhe në luftën kundër terrorizmit, Nuland shprehu përkrahjen edhe për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, si dhe inkurajoi që të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zëvendës asistenti i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Në kuadër të një vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka qëndruar të dielën në Prishtinë, ku është takuar, veç e veç, me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës.
Në takime të ndara, Nuland është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Branimir Stojanoviq.
Siç është thënë më herët në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, qëllimi i vizitës së ndihmëssekretares Nuland në Kosovë dhe i takimit me krerët institucionalë të vendit, është diskutimi lidhur me përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në komunikatat për medie, të lëshuara nga institucionet e larta të vendit, thuhet se ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Nuland, ua ka përcjellë udhëheqësve institucionalë të Kosovës përshëndetjet e presidentit amerikan, Barak Obama, nga Samiti i Varshavës, si dhe të zëvendëspresidentit Joe Biden.
“Ishim bashkë me presidentin Obama në Varshavë dhe presidenti ju dërgon përshëndetjet e tij, sikur edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili mirëpret përparimin në hapat e rëndësishëm që duhet të ndërmarrë Kosova në muajt në vijim”, ka thënë Nuland në takimin me presidentin Thaçi, thuhet në komunikatën për medie të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në këtë komunikatë, gjithashtu theksohet se Nuland ka përshëndetur arritjet e Kosovës, veçanërisht në luftimin e korrupsionit, porse ka theksuar nevojën që të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim.
Ajo, gjithashtu, ka theksuar se vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit, ndërsa SHBA-të në vjeshtë do të jenë të përqendruara në zgjedhjet presidenciale dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre.
“Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”, citohet të ketë thënë Nuland, sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se presidenti Thaçi, e ka njoftuar ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Nuland, për prioritetet e tij, dhe“promovimin e dekriminalizimit të skenës politike në Kosovë”, si dhe instalimin e praktikave “që personat e dënuar apo të akuzuar, të heqin dorë nga postet dhe detyrat politike në vend”.
“Kemi iniciuar plotësimin e Kodit Penal. Deri në vjeshtë do të kemi hapa konkretë në këtë drejtim”, ka thënë presidenti Thaçi dhe ka shtuar se“nuk do të lejohet që askush t’i ikë drejtësisë”.
Në komunikatë thuhet se presidenti Thaçi, po ashtu, ka thënë se Kosova i promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përfshirë edhe Serbinë, por se të dyja palët duhet t’i z batojnë marrëveshjet e arritura deri më tash.
“Është koha për një kualitet të ri në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të sjell pajtim dhe marrëdhënie fqinjësie më të mira dhe më bashkëpunuese”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në takimin e Thaçit me Nuland është folur edhe për fushën e sigurisë dhe përkushtimin e Kosovës në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, por edhe në përmbylljen e procesit të ndërtimit të arkitekturës së sigurisë, përfshirë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Nuland është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Nëpërmjet një komunikate për medie, është thënë se Nuland ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Qeverisë amerikane për Kosovën në ecjen e saj përpara për forcimin e sundimit të ligjit, të sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.
Veseli ka shprehur “përkushtimin e tërësishëm në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale, që kanë të bëjnë me agjendën euro-atlantike të vendit”, thuhet në komunikatën për medie të Kuvendit të Kosovës.
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Nuland, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ka diskutuarpër zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-së për Kosovën.
Në një komunikatë për medie nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se: “kryeministri Mustafa ka folur për proceset aktuale dhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në adresimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.
“Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka theksuar se institucionet e Kosovës, duke u bazuar edhe në përkrahjen e ofruar nga SHBA-ja, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke i hapur udhë lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Po ashtu, sipas kësaj komunikate, Nuland “ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektives euro-integruese të Kosovës”.
Nuland, gjithashtu, vlerësoi reformat e ndërmarra në zhvillimin ekonomik, në luftën kundër terrorizmit, si dhe shprehu përkrahjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, si dhe ka inkurajuar vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit me takimet në Prishtinë, ka nisur vizitën e saj në rajonin e Ballkanit dhe gjatë ditës do të udhëtojë për në Tiranë, dhe më 11 korrik do të vazhdojë vizitat edhe në Beograd e Shkup.
Vizita e ndihmëssekretares Nuland në rajonin e Ballkanit bëhet për t’u dhënë mbështetje proceseve integruese dhe në veçanti bashkëpunimit rajonal, në kohën kur problemet e brendshme të pothuajse secilit shtet veç e veç, kanë ndikuar mbi këtë proces.
Isa Mustafa, një ditë më parë, tha se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje shkence por çështje politike.
Tha se është duke u bërë zhurmë e panevojshme për të krijuar opinion negativ për Qeverinë.
Por, ish-deputeti Naim Maloku ka thënë se komentet e Kryeministrit konfirmojnë se shënimi i vijës kufitare me malazezët ishte çështje pazari e jo diçka tjetër.
“Dhe me ne fund Kryeministri e pranoi publikisht qe: caktimi i vijes kufitare s’ka te beje me harta, matje apo fakte tjera…PUNE PAZARI ESHTE”, ka shkruar Maloku
Isa Mustafa ka lënë të kuptohet se ai e ka marrë si kërcenim letrën publike që deputeti i AAKsë ia drejtoi atij dhe Presidentit Hashim Thaçi
Në një përgjigje të tij, kryeministri Isa Mustafa thotë se Haradinaj po do ta marrë në dorë ligjin me kanun për të përcaktuar tradhtarët. Ai i është kundërpërgjigjur deputetit, me siç thotë ai, argumente për demarkacionin. Kjo është përgjigja e plotë e Isa Mustafës ndaj Daut Haradinajt: Sot e lexova një ultimatum të deputetit Daut Haradinaj në “letrën e tij publike” që mos ti bëjë tradhti vendit me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Deputeti Haradinaj e paska marrë në dorë ligjin (apo kanunin) për të caktuar se kush dhe për çfarë është tradhtar, duke parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Qeveria do t’ia prezantoj Kuvendit Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, sipas argumenteve të Komisionit shtetëror. Z. Haradinaj, në vend të kërcënimeve do të ishte e rrugës t’ia prezantoj Kuvendit argumentet se cila tokë që është administruar nga Kosova përfundimisht më 31 dhjetor të vitit 1988 iu paska dhënë Malit të Zi. Unë do tu gëzohesha argumenteve të tilla. Por, deri sot, përveç manipulimeve me harta topografike e ushtarake, në periudha kohore të cilat nuk i përkasin kohës dhe rrethanave të shpalljes së pavarësisë, si dhe kërcënimeve dhe denigrimeve, asnjë argument nuk është ofruar as nga ata që e pollën këtë kauzë të humbjes së 8,000 hektarëve e as nga ata që po i thonë vetes specialist dhe që janë vënë në shërbim të kësaj kauze dhe të politikës populliste. Z . Haradinaj duhet tu tregoj qytetarëve të Kosovës, pse grupi parlamentar i AAKsë votoi Ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna zonë të mbrojtur në po këta kufij me Malin e Zi. Duhet tu tregoj qytetarëve pse Plani Hapësinor I Kosovës, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës ( i nënshkruar nga Kryetari i mëparshëm i Kuvendit) është në po këta kufij. Tu tregoj qytetarëve se pse Ligji për kufijtë Komunal i aprovuar në vitin 2012 ( i nënshkruar nga kryetari i mëparshëm i Kuvendit) është në këta kufij. Tu tregoj qytetarëve të Pejës, pse Plani Zhvillimor Komunal i Pejës, që është drejtuar nga AAK, është në këta kufij. Të më tregoj edhe mua si qytetar i këtij vendi. Argumentet nuk zëvendësohen me trimëri dhe as me kërcënime. Kur nuk ka argumente, trimëria shndërrohet në ligësi.
Ajo, me këtë rast, do të prezantojë teorinë e saj mbi Multiuniversin- teoria e pakrahasueshme e universit tonë si univers paralel me shumë të tjerë.
Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e North Carolina në Chapell Hill. Ajo është mbështetëse e teorisë së multiverseve, e cila thotë se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që na rrethojnë.
Ajo ka argumentuar se anomalitë strukturale në universin tonë më së miri shpjegohen nga tërheqjet gravitacionale të ushtruara nga universet tjera. Mersini-Houghton kreu bacherlorin e saj në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe masterin në Univerzitetin e Maryland. Ajo u doktorua në vitin 2000 në Univerzitetin e Wisconsin-Milwaukee.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapjen zyrtare, ka thënë se këtë vit presin rendimente rekorde.
“Sot po fillojmë fushatën e lamëve në komunën tonë dhe jo rastësisht e kemi zgjedhur ta hapim në tokat e bukës në Cernicë, që është simbolika e bereqetit për këtë vit në Gjilan dhe Anamoravë. Sipas njoftimeve profesionale nga Drejtoria e Bujqësisë, sivjet presim rendimente rekorde. Pas korrje-shirjeve duhet të bëhemi gati për mbjelljet vjeshtore, që nënkupton korrjen e misrit, por edhe përgatitjet për mbjelljet sezonale”, është shprehur kryetari Haziri.
Ai tha se synim i Komunës së Gjilanit është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa u punuar.
“Në Gjilan po synojmë që asnjë pëllëmbë toke të mos e lëmë pa e mbjellë. Po punojmë shumë që, përveç grurit dhe kulturave tjera, në Gjilan të kthehet kultivimi i duhanit dhe jemi gati që t’i subvencionojmë bujqit qind për qind. Synimi yni është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht dhe i lus familjet bujqësore dhe pronarët e tokave që vërtetë të përgatiten këtë vjeshtë për punë. Me bereqetin e këtij viti, besoj që edhe sofra do të jetë e begatshme. Urime”, tha Haziri.
Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramdani, ka informuar se në këtë vit janë të mbjella 3 mijë hektarë grurë.
“Sot, pas vlerësimit se janë krijuar të gjitha kushtet dhe është bërë pjekja teknologjike e grurin, e fillojmë zyrtarisht fushatën. Komisioni komunal nga sot e deri në përmbyllje të fushatës do të jetë në monitorim intenziv. Këtë vit i kemi 3 mijë hektarë të mbjellura me grurë, 100 hektarë me elb dhe 130 hektarë me tërshërë. Në komunën e Gjilanit janë 68 kombanja dhe për dy javë besoj se do ta përfundojmë fushatën e korrje-shirjeve”, ka thënë Ramadani.
Për fund, kryetari Haziri dhe drejtori Ramadani kanë apeluar bujqit që të jenë të kujdesshëm gjatë fushatës dhe të mos i ndezin hamulloret.
Në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës të mërkurën e ardhshme do të fillojnë gërmimet për varrezë masive. Gërmimet janë parashikuar të zgjasin dy ditë.
Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se javën e ardhshme në kampusin universitar, përkatësisht afër kishës ortodokse do të fillojnë gërmimet vlerësuese për varrezë masive.
Gërmimet vijnë pas informatave të dy qytetarëve të ndryshëm që thonë se gjatë vitit 1999 kanë parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion.
Ndërkaq koordinatori i Komisionit qeveritar për Persona të zhdukur Kushtrim Gara, sipas rtk-së, ka thënë se me kërkesë të këtij Komisioni dhe familjarëve të të pagjeturve Prokuroria Speciale ka lëshuar po ashtu urdhëresë duke autorizuar gërmimet.
VOAL – Gazetarja e njohur Arbana Xharra i ka kushtuar këtë status në faqen e saj në facebook gjestit të Alma Lamës, ish deputete e Vetëvendosjes, tani deputete e LDK-së, e cila votoi për të zgjedhur Hsshim Thaçin president në shkëmbim të postit të ambasadores në Itali. Ja statusi i plotë i gazetares Xharra:
Alma Lama a po te vjen turp ta shesesh voten per nje pozite??? Deri ketu paska ra pazari??? Ku mbeti gjithe ajo zhurme e moral politik qe me vite na ke shitur. Me befasoj lajmi kur lexova se ti ke rene ne kete nivel, e aq me shume kur tash po kujtoj gjithe ate perpjekje qe ke bere gjeja per te miren e ketij vendi. Te gjitha kauzat tuaja, pasken qene per nje post diplomatik!
Përderisa ekzistojnë dilemat, dyshimet ose edhe argumentet se Kosova mund të humbë territor me marrëveshjen e demarkacionit me Malin Zi, Kuvendi i Kosovës nuk do të mund ta ratifikojë këtë marrëveshje, thonë përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në Kuvendit të Kosovës.
Kyqëndrim i tyre vjen, përkundër paralajmërimeve nga raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, së në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi para pushimit të verës, “do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar problematike çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për faktin se lidhur me këtë çështje janë krijuar dy “të vërteta”, ajo e Qeverisë së Kosovës dhe ajo e partive opozitare.
Sipas tij, lidhur me këto përplasje do të duhej të kishte një ballafaqim argumentesh ndërmjet pushtetit dhe opozitës në institucione, në komisionet parlamentare, në Kuvendin e Kosovës, si dhe me specialistët nëpër komisione të ndryshme, por kjo nuk po ndodhë.
“Jemi të bombarduar nga informatat, nga kërkesat, por edhe nga opinionistët, që nuk bën për ta votuar. Në anën tjetër, kemi të vërtetën e qeverisë, që thotë ‘gjithçka është në rregull’. Hajde tash që këto dy të vërteta, të vërtetën e kundërshtarëve dhe të vërtetën e qeverisë, t’i ballafaqojmë me një debat në parlament dhe të vendosim. Në qoftë se nuk bëhet kështu, atëherë unë besoj që nuk mund të bëhen votat, sepse njerëzit nuk duan që të mbesin dhe të etiketohen në mënyra të ndryshme nga elektorati, nga qytetarët dhe në fund të fundit edhe nga familjarët e vet”, thotë Haliti.
Haliti, po ashtu, ka shprehur mendimin se do të ishte e rrugës që opozita të ndërmarrë një nismë për një ballafaqim të tillë në Kuvendin e Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës, kanë mbetur të betonuar në pozicionin e tyre kundërshtues ndaj marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo parti ka hequr dorë nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe se deputetët nuk do të kthehen në Kuvend.
“Jo vetëm që nuk do të jetë në Kuvend, por unë jam i bindur që AAK, unë personalisht, por edhe krejt njerëzit e Kosovës kanë për ta kundërshtuar, sepse Kosova nuk ka çka të humbë më shumë. Bile, ne i kemi thënë Malit të Zi, ‘mos na shtini që t’i hapim letrat e vjetra, sepse ne i lypim pastaj Ulqinin, Tivarin, Hotin, Grudën, Plavën dhe Gusinë”.
“Ne kemi lypur vetëm Çakorrin dhe Kullën e Zhlebit. Për këtë arsye, ne mendojmë që kufiri duhet të kthehet aty ku ka qenë dhe ne nuk duam që të kthehemi më tutje me hartat e vjetra. Por, nëse dikush pretendon ta prekë kufirin, atëherë kufiri do të kthehet aty ku ka qenë dhe do të kthehemi në historinë e vitit 1913”, tha Haradinaj.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, drejtuar qytetarëve të vendit, ka thënë se kriteri, cili do ta hapë rrugën për liberalizim të vizave për Kosovën, “duhet të plotësohet nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme”.
Ai ka ftuar “të gjitha partitë parlamentare që kjo e arritur evropiane t’i bashkojë dhe të ratifikohet marrëveshja”.
Por, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, shpreh mendimin se në rast se nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, përgjegjësinë do ta bartin të dyja palët, qeveria dhe opozita.
“Përgjegjësia është e të dyja palëve. Por, fundja, unë nuk e besoj që është më i rëndësishëm liberalizimi i vizave se sa saktësimi i kufijve. Ne duhet, së pari, të punojmë për interesa të Kosovës dhe interesat e Kosovës janë integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës”.
Ndërkaq, Haradinaj thekson se AAK, si pjesë e opozitës është e gatshme ta pranojë pjesën e saj të përgjegjësisë në rast se procesi për marrjen e liberalizimit të vizave zvarritet ose edhe dështon, për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
“Jo vetëm që është e pranueshme, por është zgjedhje e AAK. Ne jemi munduar tash e dy vjet që ta sensibilizojmë presidenten, kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe tash president, që t’i vetëdijesojmë se ku ka qenë problemi. Por, meqenëse ata e kanë injoruar një fakt, atëherë tashmë ai është bërë edhe si kusht”.
“Por, unë do t’i kisha bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe t’i thuhet ‘vëni kushte edhe për Kroacinë dhe Slloveninë, se akoma nuk e kanë bërë kufirin dhe u keni dhënë të drejtën për të qenë anëtare të BE-së’. Pse duhet Kosova ta ketë një kusht të tillë? Unë nuk e di. Megjithatë, Kosova nuk ka territor për ta humbur dhe ky është një qëndrim publik, jo vetëm i AAK-së, por mendoj edhe i qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.
Mosratifikimi deri më tash i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë shkak që, të martën, me 5 korrik, Fajon, mori vendimpër shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën në Komitetin LIBE (Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme) të Parlamentit Evropian, për datën 5 shtator, në vend të gjysmës së korrikut, siç ishte paraparë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, ende nuk e ka proceduar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës.(REL)
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.
Ajo tha se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, që do të mundësonte hapjen e procesit të liberalizimit të vizave. Fajon, që mori vendimin për shtyrjen e votimit në komitetin LIBE deri më 5 shtator, në vend të 12 Korrikut, siç ishte paraparë, tha se përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme evropiane janë të qartë se “pa përmbushjen e kushtit për demarkacion nuk mund të arrihet shumica e votave në Parlamentin Evropian”.
Raportuesja e PE-së për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, në vendimin e saj për shtyrje të votimit në Komisionin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, tha se “është e detyruar ta bëjë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në përmbushjen e kriterit të fundit”.
Fajon u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të përmbushin kushtet, përmes ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së demarkacionit, “përpara pushimeve të verës”.
“Nëse duam që të kemi një zë të fuqishëm dhe një porosi të fortë në Parlamentin Evropian, atëherë duhet të ratifikohet kjo marrëveshje. Kam pyetur Komisionin dhe të gjitha institucionet e tjera për kushtet që i janë vënë Kosovës. Ju e dini se jam ithtare e liberalizimit, por fakti dhe realiteti janë se këto vende dhe Komisioni po kërkojnë përmbushjen e këtij kriteri, dhe vetëm kështu mundësohet liberalizimi. Nëse Kuvendi këtë e bën pas pushimeve të verës në Kosovë, kjo do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë këtë çështje. Nuk dua që kjo të ndodh dhe nuk dua që të humbim kohë”, tha Fajon.
Ajo tha se të gjitha proceset e liberalizimit të vizave kanë kaluar nëpër një rrugë të vështirë dhe se zyrtarët evropianë dhe përfaqësuesit e qeverive të vendosur se “pa përmbushjen e këtij kushti është e pamundur që të merret liberalizimi i vizave”.
“Shpresa ime më e madhe tani është që Kuvendi I Kosovës ta kryej këtë sa më shpejtë dhe unë do të bëjë çdo gjë të mundur që të bëhet votimi në Parlamentin Evropian në shtator”, tha Fajon.
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e arritur vitin e kaluar, nuk është futur në rend dite në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, për shkak të kundërshtimeve të fuqishme të opozitës që përdori edhe gazin lotsjellës për të pamundësuar këtë gjë.
Opozita ka theksuar se me marrëveshjen Kosova humb një pjesë të territorit të saj. Qeveria ndërkaq ende nuk e ka vendosur nëse do të procedojë marrëveshjen në Kuvend, përkundër kundërshtimeve të forta. (REL)
Ministria e punëve të brendshme e Kosovës ka njoftuar se nesër do të shkatërrohen 2382 armë të vogla dhe të lehta.
Në këtë mënyrë, me mbështetjen e Zyrës së jashtme gjermane dhe Programit për zhvillim të OKB-së, Kosova e shënon Ditën Ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla.
Këto armë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së saj në hetimin e krimeve.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Është shtyrë votimi për udhëtim të lirë pa viza për Kosovën për shtator. Votimi, në masë të madhe, varet nga ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Main e Zi”, ka shkruar evrodeputetja, Tanja Fajon, në një postim në rrjetin Twitter.
Aktualisht, nuk është e qartë se kur do të mund të të ratifikohej Marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, meqë ajo kundërshtohet nga partitë opozitare.
Po ashtu, kundër kësaj marrëveshjeje janë shprehur edhe disa anëtarë të Kuvendit të Kosovës nga partitë e koalicionit qeverisës, LDK dhe PDK.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pas faljes së namazit të Bajramit të Madh, në mesazhin e tij drejtuar besimtareve, ka thënë që ta duan më shumë Kosovën, dhe të kujdesën për vendin e tyre, për të cilin u dha shumë gjak.
Tërnava duke përmendur rastet e tmerrshme që po terrorizojnë botën, sipas tij këto janë akte barbarë dhe larg çdo tolerance e mësimi që na ka dhënë Kurani.
“Islami është kundër çdo vrasje e terrori ndaj çdo natyre nëpër botë. Kjo që po ndodh nuk është asgjë nga Islami”, ka thënë ai.
Tërnava po ashtu tha se duhet ruajtur e kujtuar sakrifica e të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën./Zeri/
Solidariteti ndërmjet njerëzve në Kosovë ka filluar të zbehet për shkak të kushteve ekonomike e sociale që e karakterizojnë shoqërinë në Kosovë, ka deklaruar profesori i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Profesor Hamiti ka folur në ditën e kremtimit të Fitër Bajramit, një prej festave më të rëndësishme të besimit islam, që pason muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjërojnë 30 ditë.
Profesor Hamiti thotë se kushtet e vështira ekonomike që po e përcjellin popullin e Kosovës, në përgjithësi, e kanë zbehur njërën nga karakteristikat që e veçojnë festën e Fiter Bajramit, solidaritetin ndërmjet njerëzve.
“Si popull shqiptar, pa dallim feje, jemi shquar për solidarizimin me të tjerët. Mendoj që akoma një cilësi e tillë vazhdon t’i shoqërojë shqiptarët, por besoj që ka një zbehje, duke pasur parasysh edhe kushte e rëndë ekonomike dhe sociale të cilat po mbretërojnë në trojet tona. Shkalla e solidarizimit është akoma e gjallë në shpirtrat e njerëzve dhe uroj që kjo të vazhdojë edhe më tutje. Ne në fakt kërkohemi që të jemi gjithmonë në shërbim të tjetrit”, thekson Hamiti.
Kosova është njëra nga vendet me ekonominë më të pa zhvilluar në rajon dhe një pjesë e madhe e qytetarëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.
Numri i familjeve të cilat jetojnë në varfëri e të cilat marrin asistencë sociale është mbi 25 mijë, me mbi 100 mijë anëtarë.
Disa prej familjeve të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, për festën e Fiter Bajramit, ndërkohë janë ndihmuar nga qytetarë dhe kompani të ndryshme tregtare në Kosovë.
Një zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se janë mbi 15 mijë familje të cilat janë ndihmuar nga donatorët e ndryshëm.
“Muaji i Ramazanit është edhe muaji i solidaritetit, muaji i ndihmave të ndryshme. Kur jemi tek çështja e solidaritetit mund të konstatojmë se në këto ditë të vështira të popullit të Kosovës, kur kihet parasysh niveli i lartë i papunësisë dhe kemi një shtresë bukur të madhe të popullit që kanë nevojë për ndihmë, kjo dukuri e solidaritetit ka qenë prezent sidomos në këtë vit, në këtë Ramazan ka qenë shumë e theksuar”, thekson Sadriu.
Ndërkohë, Ardita, një qytetare nga Prishtina, thotë se Festa e Bajramit në familjen e saj ka rëndësi të veçantë, por shton se përgatit edhe një numër paketash për familjet në nevojë.
“Festa e Fiter Bajramit në familjen tonë është mjaft e rëndësishme. Në këtë ditë ushqimet janë nga më të ndryshimet dhe që bëhen enkas për këtë festë. Pastaj fillojnë vizitat që iu bëhen familjarëve dhe miqve. Po ashtu, ajo çka veçohet janë pakot ushqimore që ne i shpërndajmë tek dy apo tre familje që jetojnë në kushte jo të mira ekonomike”, tregon ajo
Myslimanët kudo në botë, pas një muaji agjërimi, i kthehen përditshmërisë së tyre të natyrshme, jetës ditore, orarit natyral ditor, thotë profesori Xhabir Hamiti.
Profesori Hamiti për Radion Evropa e Lirë flet për rëndësinë dhe domethënien e festës së Fiter Bajramit .
“Festa e Bajramit, ndryshe e njohur si Eid al-Fitr në gjuhën arabe, dhe Bajram në gjuhën që ne e kemi përdorur shekuj me radhë, janë dy terme të cilat nuk janë të gjuhës shqipe. Eid al-Fitr do të thotë kthim në natyrshmëri, ndërsa Bajram është fjalë persiane që e ka kuptimin e solemnitetit. Myslimanët kudo në botë, pas një muaji agjërimi, i kthehen përditshmërisë së tyre të natyrshme, jetës ditore, orarit natyral ditor, dhe të bashkuar falen dhe luten për ditë më të mira dhe për një të ardhme më të mirë të tyre”, thekson Hamiti.
Si çdo festë tjetër, edhe festën e Fitër Bajramit, sipas Hamitit, e karakterizon gëzimi, si dhe përkushtimi ndaj Zotit, por, po ashtu, sipas tij, ka edhe aspektin tjetër të socializmit me njerëz, vizitave të ndërsjella familjare dhe fqinjësore, të cilat, siç thotë ai, e rrisin dashurinë dhe paqen mes njerëzve.
Besimtarët myslimanë në Kosovë, sipas profesor Hamiti, janë duke e kremtuar në mënyrë më aktive festën e Fiter Bajramit.
“Të gjithë familjaret e besimit islam në Kosovë dhe ne trojet tona shqiptare këtë festë në veçanti e presin me padurim…edhe mërgimtarët të cilët punojnë në vende të ndryshme të botës, të paktën këtë datë, e shënojnë në orarin e tyre që të kthehen në familjet e tyre që të festojnë dhe nuk shoh një zbehje, por një përkushtim që vazhdon të mbahet dhe të festohet ashtu siç është më së miri”, thotë Hamiti. (REL)
Me secilin njeri që takohesh temë e pashmangshme është politika. Sikur të kishin shumica një vend të punës, sigurisht së tema e politikës do të kishte mbeturn temë sporadike. Por , në këtë vendin tonë të mbërthyer më plotë probleme të natyrës ekonomike dhe të natyrës politike, komentimet lidhur më punën e kësaj klase politike në pushtet janë bërë të pashmangshme.Në bisedë e siper njerëzit nga mllefi i akumuluar sepse po jetojnë keq nuk hezitojnë ta dergojnë aty ku nuk duhet jetën që po e bëjnë , dhe çdo gjë tjetër bashkë më këta politikanë .Të gjithë pajtohen së këta qeveritarë dhe këta parlamentarë nuk po kan dijeni , e po gjejnë arsyetime banale. Kuptohet këta udhëheqës politik po e ‘ blejnë “ kohën për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Shekulli në të cilin sa po kemi hy kërkon njerëz të guximishem , njerëz të cilët kan predispozita për ndryshime pozitive , të cilët do të na bëjnë më kuptu së do të kemi një të ardhme të ndritur. Këta po tregohen guximtarë vëtem atëherë kur u bjen mirë për vete. Është iluzore që të presim diqka të hajrit nga ata që rastësisht kan hy në profesionin e politikës, ose kan hy më qëllime djallëzore, për ta shfrytëzuar pasurinë e popullit dhe djersën e tij. Kjo qeveri sikurse ato paraprakët po punojnë ad hok, pa ndonjë projekt afatgjatë qeveritarë, pa planifikuar ama bash asgjë që do të kishte sjellur ndonjë ndryshim pozitiv të gjendjës .Vendimet politike të kësaj garniture pushtetare po janë të pa menduara mirë, e të cilat vendime po na sjellin humbje të territoreve rreth e për qark Kosovës. Gjithnjë po gjejnë arsyetime banale së kështu i kan sygjeruar miqët ndërkombëtar, e mvarësi të tjera politike. Sigurisht së ka mundësi të ndodhë edhe varianti i parë edhe variant i dytë, sepse këta e kanë të zënë ‘bishtin” më derë . Kanë keqpërdorë aq shumë pozitat pushtetare sa as vet nuk dinë se cilin keqpërdorim e kan më të madh së tjetrin. Kur këta si pushtetarë bëhën pjesë e kriminaliteteve të ndryshme , nuk ka mundësi të luftohën dukurit negative . Rregullat e lojës dhe të suksesit në politikë i përcaktojnë njerëzit e guximshem dhe njerëzit të cilët dojnë dhe dijnë të punojnë pa hile. Të guximshmive , u prinë edhe fati. Guximi dhe kreativiteti në politikë , por edhe në jetë shpaguhen. Nuk na duhen ata që rrahin gjoksin për heronjë, por kemi nevojë për njerëz të cilët teorinë e lidhin mirë më praktikën . Njerëzit e profilit të tillë po na mungojnë edhe në krye të subjekteve politike.Opinioni është merzitur nga banalitetet e kësaj kaste politike,e cila po merret më gjëra sporadike , me llafe të kota , më retorikë boshe politike , që për synim kanë edhe zhvendosjën e vëmendjës nga problemet e shumta të cilat kërkojnë zgjedhje .Kjo strukturë politike në pushtet , politikën si profesion fisnik , edhe ekonominë po i shohin si marketing. Po bëjnë përpjekje të fshehën pas njeri- tjetrit, po i bëjnë akuza të rënda njeri- tjetrit duke filluar nga pozitat që i kan deri të akuzat për vrasje, për keqpërdorime gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj, deri të keqpërdorimet e dy fondeve të luftës. Të gjitha këto natyrisht po bëhën kur pritet të nisë punën Gjykata Speciale , të cilën gjykatë e prunë vet të dera e shtëpisë. E kan pru Gjykatën Speciale sepse nuk kan lënë hapësirë që të funksionojnë si duhet organet tona të drejtësisë . Është turpi jonë që po lejohen grupimet e tilla të interesit të na manipulojnë .Po vazhdojnë të na sundojnë në mënyrë komode, pa drojë së do tu rrezikohet pushteti apsolut të cilin e kan instaluar.Nuk kemi liderë , por kemi shumë udhëheqës politikë të rrejshem,..
Dita e Pavarësisë së SHBA-së është njëkohësisht edhe festë për shqiptarët në Kosovë. Po aq sa edhe pavarësia e vendit, 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së SHBA-së – për qytetarët e Kosovës shënon një kremtim të veçantë.
Në këtë Ditë në Prishtinë, në Bulevardin Bill Clinton, pikërisht përpara shtatores së Presidentit Clinton, më 4 korrik ngrihet flamuri amerikan, një prej aktiviteteve të Shoqatës “Miqtë e Kosovës”. Shtatorja u vendos në vitin 2009 dhe tregon Presidentin Clinton me një dokument në dorë të 24 Majit 1999, me të cilin miratohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës, Agim Rexhepi, thotë se për “kosovarët dhe përgjithësisht shqiptarët, Dita e Pavarësisë së SHBA-së është e një rëndësie të posaçme, një obligimi moral dhe njerëzor ndaj SHBA-ve, për shkak “të të gjithë asaj që kanë bërë përgjatë gjithë historisë e në veçanti në vitin 1999, kur me aleatët e tyre e ndalën spastrimin etnik”.
“Pjesa dërrmuese e kosovarëve e vlerësojnë shumë këtë, por mendoj se është e nevojshme të bëhet edhe më shumë, përveç aktiviteteve me rastin e 4 Korrikut, me qëllim të dëshmimit të respektit ndaj SHBA-së. Me këtë forcohet vetëdija e opinionit në Kosovë dhe përçohet një porosi e fuqishme në SHBA”, thotë Rexhepi.
Në bazë të një hulumtimi të Gallup International, të zhvilluar në 139 shtete të botës, Kosova radhitet për herë të dytë, vendi më pro amerikan.
Në Kosovë ka njerëz që bartin emra të burrështetasve amerikanë, kurse një pjesë e rrugëve dhe bulevardeve gjithandej vendit mbajnë emrat e presidentëve amerikanë.
Shaban Gashi nga Peja, që mbi 30 vjet jeton në New York me gjithë familjen e tij, ka vendosur që më 4 korrik në Sheshin Nëna Tereza në Prishtinë të shpalos 100 fotografi të tij “të bëra përgjatë përpjekjeve shumëvjeçare të luftës për çështjen kombëtare shqiptare”.
“Në këto fotografi janë të gjitha aktivitetet e familjes sime, e cila në 35 vitet e fundit është marrë me çështjen kombëtare, filluar me aktivitetet përpara Shtëpisë së Bardhë. Nuk kemi kursyer asnjëherë asgjë. Kur ka qenë e nevojshme kemi protestuar edhe përpara OKB-së dhe Shtëpisë së Bardhë. Qëllimi ynë ka qenë që të arrijmë këtu ku kemi arritur – deri tek pavarësia e Kosovës nuk do të arrihej pa mbështetjen e SHBA-së”, tha Gashi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kremtimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, tha se “Shtetet e Bashkuara mbesin partneri më strategjik dhe miku më i madh për Kosovën dhe prandaj e gjithë agjenda politikeështë përputhur me atë amerikane”.
Qytetarët e Kosovës i shohin SHBA-të si vend mik për shkak të mbështetjes së madhe që SHBA-të i kanë dhënë në arritjen e pavarësisë, pas largimit të forcave ushtarake serbe në vitin 1999, që pasoi një periudhë prej 78 ditë të bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se “është i lumtur që do ta festojë Ditën e Pavarësisë në një vend që – jashtë Shteteve të Bashkuara – është vendi më pro-amerikan në botë”.
Ambasadori Delawie tha se SHBA-të, pas një numër mosmarrëveshjesh dhe kontesteve për kufirin dhe paqartësive të gjata për mënyrën e qeverisjes, 200 vjet më vonë, u shndërruan në demokraci të gjallërishme dhe të fuqishme, që përmbushin vizionin e shumë njerëzve që i kanë pasur shpresat më të mëdha.
“Këtë e shpresoj edhe për Kosovën: që pas dhjetëra e qindra viteve, Kosova ende të jetë demokraci e gjallërishme dhe e fuqishme, që do t’i ndihmojë qytetarët e saj për t’i përmbushur dëshirat e tyre”, ka thënë ambasadori Delawie. (REL)
Këtë komente Mustafa i ka bërë pas deklaratës së Kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se shumë shpejt Prishtina, Tirana e Shkupi mund të goditen nga sulmet e ngjashme terroriste siç ndodhën ditë më parë në Stamboll.
Por, zëvendësministri ka thënë se të gjitha statistikat tregojnë se Kosova s’është e rrezikuar nga sulme të tilla.
“Statistikat me të cilat disponon policia e Kosovës, AKI’ja dhe partnerët ndërkombëtarë flasin se Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë një bazë e sulmeve të tilla terroriste”, ka thënë Mustafa, për Express, të dielën.
Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka treguar se për tetë muaj s’ka asnjë informacion se ndonjë kosovar ka shkuar në luftërat e Sirisë e Irakut.
“Falë punës së madhe të institucioneve qytetarët kanë arritur ta kuptojnë rrezikun që sjell terrorizmi dhe se Republika e Kosovës me kohë është rreshtuar krah aleatëve në kampin ndërkombëtar kundër terrorizimit. Fakti që mbi tetë muaj nuk ka informacione për shkuarje të reja të qytetarëve kosovarë në Siri e Irak është dëshmia më e mirë e orientimit properëndimor dhe proamerikan të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022