VOAL

VOAL

Kosovë: Varrosen dy nga viktimat e sulmit në Mynih

Në Kosovë sot u varrosën dy nga viktimat e sulmit të së premtes në Mynih të Gjermanisë. Nëntë persona u vranë në një qendër tregtare në Mynih, kur mbi ta shtiu një 18 vjeçar iraniano – gjerman, i cili më pas u vetëvra. Tre nga nëntë viktimat e sulmit ishin me prejardhje nga Kosova.

kosovevvvv

Pamje nga varrimi i sotëm i Diamant Zabërgjës të vrarë në sulmin në Munih

Mijëra shqiptarë në Kosovë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të riut 21 vjeçar, Diamant Zabërgja, i vrarë javën e kaluar në Munih të Gjermanisë.

I ndjeri Zabërgja ishte vrarë nga 18 vjeçari gjermano-iranian, i cili në një qendër tregtare në Munih i ka vrarë 9 vetë, të premten e kaluar, dhe plagosur disa të tjerë. Ai pastaj e ka vrarë edhe vetveten.

Të afërmit, njerëz të tjerë dhe zyrtarë qeveritarë, kanë marrë pjesë në varrimin e Diamant Zabërgjes, në fshatinë Ropicë afër Vushtrisë. Arkivoli i tij ishte mbështjellur me flamurin kombëtar kuq e zi, raporton agjencia AP.

Dy vajza të reja shqiptare, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, po ashtu, janë vrarë në sulmin në Munih.

Armela Segashi u varros sot në Podujevë, ndërsa Sabina Sulaj do të varroset në Gjermani.

Turqia kërkon ndëshkimin e gazetarit në Kosovë për shkak të komenteve në facebook

Ambasada turke në Prishtinë i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të ndëshkojë gazetarin Berat Buzhala për shkak të komenteve në rrjetin social, Facebook, në kohën e përpjekjes për grusht shteti në Turqi.

Në një letër që u publikua të martën nga agjencia e lajmeve Reuters, ambasada turke i shkruante ministrisë së Jashtme të Kosovës për ta informuar se “pronari dhe drejtori i përgjithshëm i portalit Gazeta Express, Berat Buzhala, më 15 korrik derisa vinin lajme për përpjekjet për grusht shtet në Turqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Turqi, të vihen në anën e grupit që bëri përpjekje për grusht shteti”.

Ambasada i referohet një statusi ironik të zotit Buzhala në facebook në të cilin thuhej se “i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që janë me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

Ambasada turke ka nënvizuar ligjin për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja të miratuar në mars të vitit 2015, si rrugën e ndëshkimit të zotit Buzhala.

Gazetari Buzhala tha se nuk është informuar për kërkesën, por “është e papërfytyrueshme që një qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të disa komenteve satirike.”

Kjo tha ai, dëshmon “arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtroj edhe politikisht”.

Përpjekja për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, bëri që autoritetet turk të ndërmarrin një fushatë arrestimesh në shkallë të gjerë dhe të shtojnë trysninë edhe jashtë Turqisë duke kërkuar dorëzimin e rivalit politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Fethullah Gulen, i cili akuzohet për nxitje të grusht shtetit.

Autoritetet në Kosovë mohuan të kenë marrë ndonjë kërkesë për mbylljen e shkollave private të udhëhequra nga Fethullah Guleni, ndërsa në kohën e trazirave ishin vënë në mbështetje të “rendit kushtetues të Turqisë”.

Ministri e Jashtme e Kosovës nuk ka komentuar letrën e ambasadës turke. za

Viktimat e Mynihut varrosen në Kosovë

Dy të rinjtë nga Kosova, që u vranë të premten e kaluar në sulmin në Munih të Gjermanisë, do ta varrosen të martën, më 26 korrik, në Kosovë, në vendlindjet e tyre, kanë bërë të ditur familjarët.

Kufomat e dy të rinjve u sollën gjatë natës të së hënës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, dhe sipas njoftimeve, Diamant Zabërgja, do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë kurse Armela Segashi, vajza 14 vjeçe, do të varroset në varrezat e qytetit të Podujevës.

Tri viktima të sulmit me armë zjarri në një Qendër Tregtare në Munih të Gjermanisë, nga një i ri gjermano-iranian, janë shqiptarë, dy nga të cilët me origjinë nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria.

Autoritetet policore në Gjermani thanë se sulmuesi veproi i vetëm dhe më herët kishte “probleme mendore dhe ishte në depresion”.

Nëntë të rinj u vranë në sulmin me armë zjarri në Qendrën Tregtare në Mynih. (REL)

Kosovë: Akuzë kundër një shtetasi iranian

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të hënën një aktakuzë kundër një shtetasi Iranian, nën dyshimet për veprat penale të dënueshme me ligjet për “parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit”.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e Organizatës Joqeveritare “Kur’ani”, drejtor i së cilës është i akuzuari që është identifikuar me nistoret H.A.B., “janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kërkohet sipas ligjit. Po ashtu, në vitin 2014 i njëjti ka raportuar rrejshëm në Njësinë për Inteligjencë Financiare se do të pranojë një donacion nga Kuvajti, e në fakt paratë ishin të deponuara në Kinë”.

Më tej në aktakuzë thuhet se i akuzuari, që nga mediet lokale është identifikuar si Hasan Azari Bejandi, nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-së “Kur’ani”, ashtu që “nga viti 2005 deri më 06 gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën prej 579 mijë e 521 eurosh, përderisa tërheqjet janë në shumën prej 871 mijë e 491 eurosh, që do të thotë se kjo OJQ ka realizuar tërheqje bankare më të mëdha se të hyrat, në shumë prej 291 mijë e 970 eurosh, shumë e cila nuk është raportuar”.

Prokuroria e Posacme ka kërkuar nga Gjykata që “të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30 mije eurosh si dhe dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës”.

Si rezultat i hetimit të këtij rasti, Ministria e Administratës Publike ka pezulluar në fund të muajit të kaluar veprimtarinë e pesë Organizatave Joqeveritare: “Kurani”, “Ibni Sina”, “Bregu i Diellit”, “Nisa” dhe “Ehli Bejti”.

Të gjitha këto organizata me seli në Prishtinë e Prizren, ishin bastisur në qershor të vitit të kaluar dhe hetuar nën dyshimet për veprën penale “pastrim i parave” dhe financim të mundshëm të grupeve ekstremiste.

Imami i radikalizuar në Kosovë i bashkohet IS-it

Shtëpia ku ka jetuar familja Maliqi

Ecim një rrugë të vështirë me baltë, drejt rrugës kryesore të fshatit për të arritur një shtëpi të vogël me tulla.

Një burrë në moshë mesatare qëndron në fund të një oborri të mbuluar nga rrënjë të gjata dhe mobilje. Derisa e fshin djersen nga balli, ai e lyen me të bardhë një depo të vogël.

“Është tragjedi”, thotë bujku Fehmi Maliqi, derisa ulet në një stol që lëshon zëra thua se po thehet.

Ai e thotë këtë për nipin e tij, që është i zhdukur prejse është larguar nga zona e varfër në fushat e varfëra të Kosovës lindore.

Në vitin 2014, 27 vjeçari Alejhim Maliqi i kishte thënë familjes së e ka fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar në Kajro. Ai më pas e mori bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe u largua nga vendi.

..Për të mos u parë apo dëgjuar më.

Heshtja ka zgjuar dyshimin e të afërmëve nëse ai po lufton në Siri. Ky shqetësim është konfirmuar kur autoritetet e Kosovës në muajin maj e kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të.

Fehmiu e mban kokën me duart e mbuluara me ngjyrë. “Nuk kemi më ndonjë kontakt me të, kështu që nuk e dimë nëse është i gjallë apo jo”, thotë ai.

Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste, duke e bërë kështu Kosovën me gati 2 milionë banorët e tij një nga kontribuesit më të mëdhenj në Evropë për këto organizata.

Rreth 50 xhihadistë të radikalizuar në Kosovë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri apo Irak, derisa 120 janë rikthyer në Kosovë.

Fehmiu kujdeset për shtëpinë e familjes derisa të afërmit e tjerë janë larguar për në qytetin e Gjilanit. Vëmendje e mediave ishte bërë e pamundshme për tu përballur.

Fehmiu e përshkruan Alejhimin si njeri “të mirë, të respektueshëm dhe inteligjent”.

“Ai e donte shkollën, ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Ka qenë person i mirë”.

Medreseja radikale

Xhaxhai i tij thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur e ka përfunduar shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese, apo shkollë fetare në Gjilan ku e ka studiuar Kuranin për disa vjet.

Alejhimi ishte i detyruar të shkojë në Medrese sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, thotë Fehmiu.

Medreseja ishte gratis ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës si dhe para dhe rroba.

Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq i cili më 20 maj është dënuar me 10 vjet burg pasi është shpallur fajtor për rekrutimin e të rinjëve nga Kosova për të luftuar përkrah militantëve të grupit radikal, Shteti Islamik në Siri.

Në pjesën e fundit të vitit 2014, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 14 organizata humanitare, përfshirë edhe atë ku Alejhimi mbante mësimin fetar, pasi dyshohej se kanë lidhje me grupe ekstremiste islamike.

Sipas një ligji të ri, Kosova mund të burgos deri në 15 vjet qytetarët e saj nëse marrin pjesë në luftëra të huaja.

Por, pak njerëz janë akuzuar ndërsa shumë janë lënë të lirë.

Dhjetëra organizata humanitare që kanë punuar fshehtas dhe medreset e financuara nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit operojnë në tërë Kosovën dhe promovojnë një version ekstrem të Islamit.

Fondacionet humanirate akuzohen se iu shpërlajnë trurin të rinjëve nga Kosova duke i rekrutuar ata për grupet ekstremiste jashtë vendit.

Fondacionet nga Lindja e Mesme kanë abuzuar me të varfërit, komunitetet rurale si Busavata që neglizohen me të madhe nga qeveria dhe ku papunësia mund të arrij deri në 50 %, duke i bërë kështu të rinjët si cak i lehtë për indoktrinim.

Ideologjia ultrakonservative duket që në Busavatë ka fituar terren.

“Të rinjtë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë Fehmiu, derisa bën me gisht drejt xhamisë kryesore, ndërtesa e vetme e re në tërë fshatin.

“Ata janë të varfër dhe kështu, për të kaluar kohën shkojnë në xhami për tu lutur”, thotë më tej ai.

“Të gjithë jemi të turpëruar”

Pas studimeve të kryera në medresenë në Gjilan, Alejhimi është kthyer në Busavatë ku është bërë imami i fshatit. Ai ka punuar si hoxhë për gjashtë vjet.

“Atëkohë e vërej se ai ka ndryshuar”, thotë Abedin Maliqi, drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në të cilën ka qenë nxënës edhe Alejhimi.

“Ne mund ta vërenim se ai është bërë me ekstrem”, thotë ai.

Alejhim e ka mbajtur një mjekërr të gjatë ndërsa ka mbajtur ligjerata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku ai ka folur për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.

“E doja shumë sepse ishte fëmijë shumë i mirë”, ka thënë Abedini, një burrë i shkurtë me trup në moshë nga fundi i të 50-ve.

“Jam i befasuar që një fëmijë si ai ka përfunduar aty ku ka përfunduar. Mendoj se ka qenë viktimë”, thotë drejtori në zyrën e tij.

Abedini bën me gisht drejt një dollapi të mbushur me trofe dhe medale, shumica e të cilave janë fituar nga Alejhimi, të cilin drejtori e quan “nxënësi i tij më i mirë”.

“Sot, ai është në një gjendje që të gjithëve na vjen turp”, thotë ai derisa zgjatet në karrikën e tij gati të thyer.

“Ai vidhte dardha”

Para tre vjetësh, Alejhimi i kishte kërkuar ndihmë babait të tij për të udhëtuar drejt Egjiptit për studime.

Babai i tij e kishte shitur lopën e vetme, të vetmën pasuri të familjes, në vlerë rreth 900 dollarë me idenë se po e ndihmon djalin për shkollim.

Abedini thotë se varfëria dhe dëshpërimi e kanë krijuar mundësinë për “manipulimin” e Alejhimit nga fondacionet radikale islamike dhe medreset që janë ende aktive në këtë zonë.

Ai e kujton një ngjarje nga fëmijëria e Alejhimit që ende e trishton atë: “Ai vidhte dardha nga shtëpia ime për t’i shitur që me paratë e fituara të vlej fletore për shkollë”.

“Kur mendoj për Alejhimin, më dhemb zemra”, thotë ai derisa ecën korridoreve të errta të shkollës.

“Nëse do të mundja, do të ulesha dhe do të bisedoja me të”, thotë Abedini. Ai ndalet përkohësisht për të fërkuar sytë me mëngen e këmishes dhe shton: “por nuk e dij se si ta gjejë atë apo nëse është ende gjallë”.

Përgatiti: Artan Haraçia

BE: Xhamia e Ibrit nuk është pjesë e revitalizimit

MITROVICË – Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Xhaminë e ndërtuar që në vitin 1778 në veri të Mitrovicës, pranë Urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 e dogjën forcat serbe, kurse një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.
Tashmë, xhamia që gjendej në urën që ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet.
Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosovë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar.

Visar Ymeri: Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht

PRISHTINE- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të planifikojnë dhe të organizojnë aktivitete e rezistencës për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ai u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes që të kenë prioritet organizimin e aksioneve dhe protestave që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku tha se qeveritaret po mundohen të kthejnë çështjen e Demarkacionit në tryezat politike, por Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ndal çdo vendim të tillë.

“Beteja të rëndësishme po na presin dhe është shumë rëndësishme të qëndrojmë pranë shumë njëri-tjetrit në muaj dhe vite që po vinë. Nuk duhet të lejomë që pozitat e dikujt në lëvizje të bëhen arsye për largimin e aktivisteve të tjerë….Ne nuk e duam pushtetin për vete, në pushtetin duam të ia japim qytetarëve, popullit, programit dhe ideve tona dhe aspiratave kombëtare… Qeveritarët tanë do ta provojnë ta rikthejnë në tryezat politike çështjen e Demarkacionit, por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo vendim të tillë që është katastrofë për tërësinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak. Tashmë kemi nisur të planifikojmë dhe të organizojmë aktivitete tona të rezistencës, prandaj shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që të keni prioritet organizimin e aksioneve, e protestave që do të ndërmarr Lëvizja kundër Demarkacionit sepse së bashku nëse tregojmë të njëjtin vetë-sakrifikim kemi për të ndalur sërish me çdo kusht”, tha Ymeri.

Protestat masive dhe gatishmëria e tyre brenda dhe jashtë kuvendit, refuzimi i frikës përballë shtypjes policore, sipas Ymerit kanë qenë momente të vështira përballë pushtetit anti-popullor dhe despotiv./k.press

Dittmann: Marrëveshje detyruese e Serbisë me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd Axel Dittmann ka theksuar se Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obligative juridike për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke.

Dittmann për portalin European Western Balkans ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog, njofton tvn1.

Normalizimi është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE, pasi nuk duam të importojmë konflikte rajonale. Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës , ka thënë në fund Dittmann.

Haradinaj: Ja si më shpëtoi vëllai nga vrasja në front (video)

Kryetari i AAK­së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, se është themelues i UÇK-­së, pasi ka qenë prej viteve ‘80­ i angazhuar në këtë projekt.

Komandanti i Rrafshit të Dukagjinit ka treguar si asnjëherë më parë lidhjen me dy vëllezërit dëshmorë, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj. Derisa me Luanin thotë të jetë angazhuar më shumë në bartjen e armëve, betejat i ka zhvilluar me Shkëlzenin.

“Kur Shkëlzeni e mbante një vijë të frontit, nuk kishte gjasa që ta lëshonte atë. Sepse, e dinte se do të befasohesha unë në vijën tjetër. Nuk është mirë që një familje t’i ketë dy djem në luftë, sepse vriten për të mbrojtur njëri tjetrin”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se vëllezërit e tij dhe të gjithë dëshmorët do të ishin të qetë pasi Kosova është e lirë, por nuk do të ishin të kënaqur me politikën.

Identifikohen zyrtarisht viktimat dhe të plagosurit nga Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se të paktën dy nga nëntë viktimat e sulmit të mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih janë identifikuar nga policia gjermane.

Të rinjtë nga Kosova të vrarë në Mynih janë “Aremela Segashi dhe Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër”.

MPJ në komunikatën e dërguar mbrëmjën e së shtunës njofton se është identifikuar së paku edhe një shtetase e Kosovës që rezulton në mesin e të plagosurve, ndërsa dy të tjerë që mund të jenë nga Kosova.

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Dhjetë persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, një 18 vjeçar gjermano-iranian, i lindur dhe rritur në Munih, janë vrarë gjatë sulmit.

Policia gjermane tha se “nuk janë gjetur dëshmi” të lidhjes me grupin Shteti Islamik në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin ne Munih, por la të kuptohet se “kishte lidhje të qarta” me vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Breivik.

I dyshuari i vetëm u gjet i vdekur vetëm një kilometër larg nga Qendra Tregtare Olympia ku ndodhën vrasjet, me gjasë i vetëvrarë në kokë, tha policia.

Shefi i Policisë së Munihut, Hubertus Andrae, tha në një konferencë me gazetarë, të shtunën, se krimi dhe kryesi i tij absolutisht nuk kanë lidhje” me çështjen e fluksit të refugjatëve në Gjermani.

Andrae tha se sulmuesi – emri i të cilit nuk është zbuluar nga policia – ishte i obsesionuar me librat dhe shkrimet për vrasjet masive “që lidhen me maniakë”.

Prokurori i Mynihut, Steinkraus Koch, tha se i dyshuari kishte librin : “Rampage in Head: Why Students Kill” (Turbullira në kokë: Pse studentët vrasin).

Policia tha se “kishte një lidhje të qartë ndërmjet sulmit të Munihut me masakrën e para pesë vjetëve, kur u vranë 77 persona nga Breivik.

Njëzet e dy korriku i sulmit në Munih koincidon me 5-vjetorin e sulmeve në Norvegji.

Policia tha se sulmuesi vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik. Gjithashtu, u bë e ditur se 18-vjeçari ishte i armatosur me revolen Glock 9 mm dhe kishte 300 fishekë.

Autoritetet ndërkaq thonë se 18-vjeçari nënshtetas gjerman me origjinë nga Irani, mund të ketë provuar gjithashtu që të mbledhë sa më shumë viktima afër një prej restoranteve të “McDonalds”, ku edhe e ka nisur sulmin.

Ai, përmes një postimi fals në Facebook ka ofruar ushqime falas për ata që shkojnë në atë restorant, sqaron policia gjermane.

Në mesin e të vrarëve ka turq dhe një grek, kryesisht të rinj.

“Fëmijët qanin – u krijua kaos”.

Informatat e para për sulmin u dhanë të premten vonë pasdite. Dëshmitarët thanë se sulmuesi hapi zjarr mbi qytetarët në restorantin e ushqimit të shpejtë në rrugën Hanauer ndërkaq të shtënat i vazhdoi edhe në qendrën tregtare Olympia.

“Ishim në McDonald’s-in e afërt kur dëgjuam të shtënat. U krijua panik dhe i gjithë personeli i restoranit iki jashtë dhe pas tij edhe të gjithë njerëzit e tjerë.

Fëmijët filluan të qanin, u krijua kaos”, e përshkruan ngjarjen njëri nga dëshmitarët.

Ndërkohe, shefi i stafit të kancelares gjermane, Peter Altmaier, i pyetur nëse sulmi mund të ishte parandaluar, tha: “Mund të ketë siguri absolute vetëm në një shtet të mbikëqyrur absolutisht dhe askush nuk e dëshiron këtë. Do të ishte e kundërta e mënyrës së lirë të jetesës evropiane perëndimore”.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, e dënoi sulmin dhe tha se “ndjen me ata që janë në terren për të mbrojtur njerëz dhe shpëtuar jetë”.

Ministria e jashtme e Iranit e dënoi sulmin në qendrën tregtare në Mynih.

Zëdhënësi i MInistrisë. Bahram Hasemi, tha se “Irani e dënon këtë akt dhe shpreh solidaritetin me popullin gjerman dhe qeverinë e tij”.

Ai citohet të ketë thënë se “Irani e dënon vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe se rrugëdalja e vetme është lufta e përgjithshme dhe e pakusht ndaj terrorizmit”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi mbështetje për Gjermaninë.

“Zotohemi se do të ofrojmë gjithë mbështetjen për të cilën mund të kenë nevojë”, tha Obama dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga tragjedia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se autoritetet amerikane po punojnë me ato gjermane për të parë nëse ndonjë shtetas amerikan është prekur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i tronditur nga “sulmi i tmerrshëm” dhe “humbja e jetëve”.

“Jemi të gatshëm për të ndihmuar miqtë tanë në Gjermani. Këshilla jonë për shtetasit britanikë në zonë është të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale”, tha Johnson.

Rasti i mbrëmjes së 22 korrikut është rasti i tretë i një sulmi të madh kundër civilëve në Evropën Perëndimore në tetë ditët e fundit.

Përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, ai në Nicë të Francës dhe në një tren në Bavari të Gjermanisë janë marrë nga grupi militant, Shteti Islamik.

Policia fillimisht edhe këtë sulm të mbrëmjes së 22 korrikut e ka trajtuar si incident terrorist.

Këtë të premte është shënuar edhe pesë vjetori i masakrës së kryer nga Anders Behrin Beivik në Norvegji gjatë së cilës janë vrarë 77 persona. Breivik konsiderohet hero për militantët e të djathtës ekstreme në Evropë dhe Amerikë.(REL)

Ambasadori Cepurin: autoritetet e Kosovës ta krijojnë Asociacionin

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksander Cepurin, tha të shtunën në Mitrovicën e veriut se “zgjidhja për problemin e Kosovës është respektimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ambasadori Cepurin tha se me rëndësi për serbët e Kosovës është “ruajtja dhe zhvillimi i ekonomisë, ndalimi i ikjes së popullatës dhe vazhdimi i jetesës në këtë vend si dhe kthimi në Kosovë”.

Ai tha se “autoritetet Kosovës duhet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të arritur në dialogun me Serbinë në Bruksel. Sipas tij është me rëndësi të vazhdohet dialogu me respektim të ndërsjellë.

“Pala e Kosovës duhet të angazhohet që Marrëveshja të realizohet me qëllim që popullata serbe në Kosovë dhe Metohi të jetë e mbrojtur”, tha ambasadori rus Cepurin.

Gjatë vizitës treditore në Kosovë, ambasadori rus Cepurin, ka vënë kurorë lulesh tek shtatorja e konzullit rus Grigorij Stepanoviq Shqerbin në Mitrovicën e veriut.

“Populata e këtushme është e gatshme që të zgjidhë të gjitha problemet me rrugë paqesore, përmes dialogut”, tha Aleksandar Spiriq, kryetar i organit të Përkohshëm të komunës së Mitrovicës së Kosovës.

Me ftesë të kryetarit të Organit të Përkohshëm të komunës së Zvecanit, ambasadori Cepurin vizitoi edhe vendin ku do të ndëtohet një vendbanimi “Lugina e Diellit”, për të kthyerit serbë në komunën e Zvecanit. (REL)

Ambasadori rus në Serbi po qëndron në veri të Kosovës

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin është duke qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.

Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit, ndërsa tani kur po raportojmë, ai ndodhet në veri të Mitrovicës.

Chepurin është i shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores tek cepi verior i urës kryesore mbi Ibër.

E diela ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave në Mynih

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën, 24 korrik 2016, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit në Mynih, në mesin e të cilave edhe tre shtetas nga Kosova,. Në njoftimin e Zyrës së Presidentit thuhet se dita e zisë shapllet edhe “në solidarizim me popullin gjerman”.

“Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Tre nga nëntë viktimat e sulmit më armë zjarri, nga një i ri gjermano-iranian, janë të rinj nga Kosova, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Vizita e Thaçit në Grackë të Lipjanit do të shërbejë si grackë për Kosovën?! – Nga Skënder Mulliqi

Përuli luftën tonë çlirimtare

Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme shqiptare

Kjo vizitë ishte fyese jo vetëm për Kosovën, por ishte fyese për shqiptarët kudo që janë

Presidenti i Kosovës, i zgjedhur më votat e PDK-së , LDK-së, e të Listës Serbe, Hashim Thaçi, të mërkurën vizitoi memorialin e serbëve të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit. Kjo vizitë e Thaçit dhe përkulja e tij para një memoriali të serbëve të vrarë, që ende nuk dihet autori i vrasjeve apo autorët e vrasjeve, është më shumë së skandaloze. Kjo vizitë ishte fyese jo vetëm për Kosovën, por ishte fyese për shqiptarët kudo që janë. Kanë kaluar 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, e asnjë udhëheqës serb deri më tash nuk e bëri kërkimfaljen e vetme karshi shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar barbarisht nga dora e tyre. Më parë serbët me kod gjenetik të prishur do të pranonin t’i këpusin dy duart se të vënë lule para lapidarëve të të vrarëve shqiptarëve në Kosovë.

I zgjedhur për president në rrethana të shtetrrethimit

Sikur Serbia të kishte kërkuar falje për viktimat e pafajshme shqiptare, do të ishte diçka tjetër, edhe pse çdo vizitë e tillë është e pajustifikueshme kur dihet se serbët ishin pushtues në Kosovë. Një vizitë e tillë e Thaçit ka për qëllim që me ‘ bisht nën shalë’, siç kishte thënë ai për opozitën në kohën e protestave, të shpëtojë disi nga Gjykata Speciale, kur dihet se raporti zviceranit, Dick Marti, ka ngritur akuza të rënda karshi presidentit Thaçi,  në kohën e luftës. Thaçi i bëri hisedarë shqiptarët në shpërbërjen e dhunshme të ish-Jugosllavisë. Nuk di si të komentohet ndryshe një veprim i tillë. Ai edhe pse i zgjedhur për president në rrethana të shtetrrethimit dhe pa bekimin e bllokut opozitar, bën vizita të tilla thuajse ai është vetë shteti i Kosovës. Thaçi e përuli edhe luftën tonë çlirimtare, i poshtëroi ata, të cilët me krenari mbajtën në gjoks stemën e UÇK-së dhe përuli përgjithësisht luftën tonë çlirimtare.  Kjo vizitë ka mundësi  të shfrytëzohet nga Beogradi zyrtar dhe serbët për një fushatë të re antishqiptare dhe për një propagandë  para botës demokratike si cilësimi i shovinistëve  serbë se shqiptarët gjoja na qenkan terroristë.

Regjimet despotike

Ende nuk është tharë gjaku i djemve dhe vajzave, të cilët bënë që sot të jemi të lirë. Ende nuk janë kthyer eshtrat e 1200 të zhdukurve diku në varrezat masive të Serbisë, të cilët trupa i kanë bartur kriminelët serbë. E asgjë nuk do të ishte e çuditshme se pikërisht serbët janë ata të cilët kanë bërë edhe transplantime  të organeve të shqiptarëve. Në vend që përfaqësuesit e minoritetit serb në Qeverinë e Kosovës, të përkulën para martirëve dhe dëshmorëve të  gjenocidit serb , ata pa fije turpi dhe frike edhe i fyen nënat shqiptare – Jabllanoviqi në Gjakovë. Kjo deklaratë e çetnikut Jabllanoviq pati nxitur protesta masive. Jabllanoviqi, po të kishim shtet si duhet, do të ishte dashur detyrimisht të përgjigjet para organeve tona të drejtësisë. Po i njëjti para do ditësh vuri kurora lulesh te të vrarët serbë në Kosharen Legjendare. Edhe kësaj radhe fyerja e Jabllanovit që i bëri luftës tonë çlirimtare  kaloi pa u ndëshkuar. Kaloi  pa ndëshkuar se në krye të shtetit janë vënë dy njerëz, të cilët interesat e tyre personale për pushtet absolut i kanë vënë para interesave të Kosovës. Regjimet despotike të instaluara në Prishtinë dhe në Tiranë, nëse nuk largohen nga pushteti, druaj se nuk do t’i kemi punët hiç mirë si shtet dhe komb në Ballkanin Perëndimor. Këto regjime me veprimet e tyre jo të mira politike, dashur ose pa dashur  po  çojnë ujë në mullirin e qarqeve hegjemoniste të boshtit sllavo- ortodoks në hapësirat ballkanike…

Konsullata e Kosovës është vetëm 150 metra nga vendi i ngjarjes në Mynih

Edhepse zyrtarisht nuk janë të konfirmuara lajmet nga zyrtarët e Policisë Bavareze dhe ata të Qytetit të Mynihut tashmë është pothuajse e qartë që nga 10 viktimat e terrorit në Mynih 3 janë të rinj shqiptarë.

Një detaj interesant është që nga vendi i ngjarjes Konsullata e Republikës së Kosovës është vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes së djeshme në Munih.

Në faqen Zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (Diplo.de) është edhe njoftimi që Konsullata është në Rrugën “Ehrenbreitsteinerstraße 28” kurse siç mund shihet në të shihe në Google Maps në atë pjesë të qytetit duket të ketë patur edhe vend takim të të rinjëve shqiptarë.

Deri tashti Konsullata e Kosovës ende s’ka dalë me lajme të sakta për sulmet e djeshme.

Dijamant Zabërgja, viktima tjetër shqiptare në Mynih

Sipas informacioneve jo-zyrtare dhe të pakonfirmuara nga autoritetet gjermane, edhe një 21-vjeçar nga Kosova është viktimë e sulmit të djeshëm në Munich.

Kështu ka bërë të ditur djali i xhaxhait të tij, B.Z., i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook lajmërimin për vdekjen e Dijamant Zabërgjës në Munich.

Deri tash dihet edhe për një viktimë tjetër, Armela Segashi nga Podujeva, për të cilën ka lajmëruar vëllai i saj. kd

dijamantfb

Mësimi fetar zbatohet në shkollat serbe në Kosovë

Ilustrim

Që nga viti 2000, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në hapësirat ku jetojnë serbët në Kosovë, në plan-programet mësimore, të cilat zhvillohen sipas sistemit të arsimit të Serbisë, mësohet edhe lënda e mësim besimit, si lëndë zgjedhore e obligueshme.

Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e institucioneve paralele të arsimit të Serbisë në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Predrag Stojçetoviq, shefi i të ashtuquajturës Administratë shkollore i Ministrisë së Arsimit të Serbisë në Kosovë, strukturë kjo paralele, thotë për Radion Evropa e Lirë se lënda e mësim besimit në shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit e komunitetit serb në Kosovë, është njëra nga dy lëndët zgjedhore të obligueshme, të cilën e vijojnë shumica e nxënësve serbë.

“Të dhënat flasin se më shuam se 70 për qind e nxënësve është përcaktuar për lëndën e mësim besimit. Në po flasim për shkollat tona, këtu në Kosovë. Mësimdhënësit për lëndën e mësim besimit i cakton bashkësia fetare. Peshkopata e Rashkës dhe Prizrenit e ka caktuar një person të veçantë, i cili e mbikëqyrë punën e mësimdhënësve të mësim besimit”, ka thënë Stojçetoviq.

Igumeni Sava Janjiq, përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se shumica e nxënësve serbë në Kosovë, të cilët po ashtu vijojnë mësimin në gjuhën serbe sipas sistemit të arsimit të Serbisë, janë të besimit ortodoks.

Lëndën e mësim besimit, sipas tij, e ligjërojnë personat e kualifikuar ose të aftësuar për këtë lëndë mësimore.

“Shumica e tyre janë klerikë, por kemi edhe përfaqësues civil, gjegjësisht, qytetarë që janë aftësuar si mësues të mësim besimit, të cilët kanë kaluar kurset e caktuara te kisha dhe që mund ta ligjërojnë këtë lëndë”, thotë igumeni Janjiq.

Në anën tjetër, plan programet mësimore sipas sistemit të arsimit të Republikës së Kosovës, nuk e përfshijnë lëndën e mësim besimit.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i Qeverisë së Kosovës, Usmen Baldzhi, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës janë në dijeni për faktin se lënda e mësim besimit mësohet nga nxënësit serbë.

Por, sipas tij, për arsimimin e nxënësve serbë në Kosovë edhe më tutje zbatohet plan programi arsimor i Serbisë, për faktin se bashkësia serbe edhe më tej po refuzon që të integrohet në sistemin arsimor të Kosovës dhe sipas plan-programeve mësimore të këtij sistemi.

“Pavarësisht nga kjo dhe për më tepër, bashkësia serbe në Kosovë, e cila ndjek mësimet në gjuhën serbe, merr pagat e dyfishta. Merr paga nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga buxheti i Republikës së Serbisë. Kjo është mjaft publike në Kosovë dhe të gjithë ne e dimë mirë këtë”.

“Marrë parasysh që plan-programi i Serbisë i parasheh si lëndë zgjedhore mësim besimin ose edukatën qytetare, ata që e ligjërojnë lëndën e mësim besimit i paguan vetëm Ministria e Arsimit të Serbisë dhe jo Ministria e Arsimit e republikës së Kosovës. Kjo për shkakun se në Kosovë, me kurikulë nuk është e paraparë mësim besimi si lëndë”, tha Baldzhi.

Se mësimdhënësit e lëndës së mësim besimit paguhen vetëm nga buxheti i Serbisë, këtë e konfirmon edhe Stojçetoviq.

“Pagat i marrin nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, por Peshkopata, gjegjësisht sektori për mësim besim pranë Ministrisë së Arsimit, i cakton personat që plotësojnë kushtet për ligjërimin e kësaj lënde”, ka thënë Stojçetoviq.

Zëvendësministri Baldzhi thotë se arsimimin në Kosovë e ndajnë të gjitha bashkësitë etnike , përveç asaj serbe, të cilën, sipas tij, Ministria e Arsimit e Serbisë, dhe vet shteti Serb, po e mban peng në procesin e arsimit, e urdhëron dhe e kushtëzon.

Por, pse Ministria e Arsimit e Kosovës i paguan nga buxheti i saj, punëtorët serbë të arsimit, të cilët punojnë sipas një sistemi paralele dhe refuzojnë të punojnë sipas plan programeve të sistemit të arsimit të Kosovës?

“Ne duhet ta bëjmë këtë, si shtet i ri, si shoqëri e re, që të kërkojmë modalitete që ta integrojmë atë bashkësi, që të mendojnë pozitivisht. Ne nuk mund t’i kthehemi të kaluarës. Ne, si ministri, nuk e mbajmë qëndrimin hakmarrës , ashtu sikurse është bërë dikur, në të kaluarën, ndaj shumicës shqiptare dhe bashkësive tjera në Kosovë. Ne dëshirojmë integrimin dhe me bisedime dhe negociata t’i bindim që më së miri për serbët është që të integrohen në sistemin arsimor të Kosovës”, tha zëvendësministri Baldzhi.

Ai ka shtuar se si shenjë e vullnetit të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për integrimin e bashkësisë serbe, shkollave ku mësojnë nxënësit serbë, përveç pagave për mësimdhënësit nga Ministria e Arsimit e Qeverisë së Kosovës, institucionet lokale ua sigurojnë edhe lëndën djegëse, shpenzimet materiale, energjinë elektrike dhe të gjitha shpenzimet për infrastrukturë.

Mërgimtari e hoqi foton e Rugovës nga Kuvendi, aktin e dënon Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit, ku një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes.

Vetëvendosje – Hysenit: Ministër, ndali depërtimet e shqiptarëve

Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar për aksionin  ndaj ministrit të brendshëm Skënder Hyseni.

Vetëvendosje i ka kërkuar ministrit të brendshëm  që t’i ndalë depërtimet e aktivistëve të tyre. Lexojeni komunikatën e plotë;

“Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria.

Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë.

Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Republika e Shqipërisë. Përndryshe aksionet tona nuk do të ndalen me kaq!”

Pas 3 gushtit, Demarkacioni drejt ratifikimit ose anulimit

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti pritet të marrë një përgjigje definitive nga Kuvendi i Kosovës. Opsionet janë ratifikimi apo anulimi i saj.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Debati në formë tryeze është thirrur nga Kryesia e Kuvendit, ku janë ftuar edhe ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo tryezë nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci mbështet shterjen e të gjitha debateve, para se kuvendi të merr hapin final të ratifikimit të marrëveshjes.

“E shoh të domosdoshëm që paraprakisht të kemi një debat edhe me shoqërinë civile, me qëllimin më të mirë që të shfrytëzohen të gjitha mjetet e mundshme, të dëgjohet zëri dhe arsyeja e gjithë akterëve që kanë të thonë për këtë çështje dhe debati final duhet të zhvillohet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Grabovci për Radion Evropa e Lirë.

Debati për Demarkacionin ka pasuar nismën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjen aktuale duke pretenduar se me të, Kosova humb një pjesë të territorit buzë kufirit me Malin e Zi.

Bulliqi thotë se zgjidhja e problemit fillon me formimin e komisioneve nga të dy shtetet për rishikimin e marrëveshjes.

“Ekzistojnë faktografi të mjaftueshme se ka ekzistuar një linjë apo një vijë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, prandaj krejt puna që mbetet është që ekspertët të dalin në terren dhe ta bëjnë shënjimin apo vijëzimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bulliqi.

Sa vjen kah finalja, debati për Demarkacionin po përcillet edhe me disa mesazhe të dy personaliteteve kryesore që ishin protagonist të marrëveshjes me Malin e Zi, përkatësisht të presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa. Të dy, nuk shprehen kundër debatit, por janë deklaruar së fundit se marrëveshja aktuale me Malin e Zi është e drejtë dhe duhet të ratifikohet.

Por, deklarata të tilla të liderëve të institucioneve më të larta, po kundërshtohen nga opozita.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu mbështet debatin e 3 gushtit duke insistuar në anulimin e Marrëveshjes dhe nisjen e negociatave për një Demarkacion të ri. Në të kundërtën, ajo thotë se skenat e bllokadës dhe gazit lotsjellës në Kuvend mund të rikthehen sërish.

“Se cilët do të jenë hapat e mëtejmë, natyrisht se do të dihet pas kësaj tryeze, mirëpo në qoftë se tentojnë të kontrabandojnë një marrëveshje të njëjtë pas kësaj tryeze të cilën e kemi kundërshtuar në vazhdimësi, situata do të tensionohet. Pra, do të rikthehemi në skenat sikurse në muajt e fundit të vitit të kaluar apo ato të fillimit të këtij viti”, ka deklaruar në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Albulena Haxhiu.

Për rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi në vazhdimësi është deklaruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se nuk mund të pajtohet që Kosova t’i falë mbi 8 mijë hektarë tokë ndonjë vendi tjetër.

“Interesimi i kryeministrit ose i të tjerëve me e bindë Kosovën se çdo gjë është e kotë, qoftë edhe debati që është paralajmëruar më 3 gusht, qoftë diskutimet në publik apo edhe mendimet e ekspertëve, janë njëfarë dëshmie për panikun e tyre se kjo temë është kuptuar nga të gjithë se është bërë gabim marrëveshja”, ka deklaruar Haradinaj.

Opozita shpreson që pas debatit të 3 gushtit, opsioni i Marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për demarkacionin do të dështoj dhe do të hapen mundësi për një marrëveshje të re.

Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kanë lënë shumë hapësirë që marrëveshja të pësoj ndryshime.

Por, sfidë për koalicionin qeverisës, megjithatë, mbetet sigurimi i dy të tretave të votave të deputetëve për ratifikimin e saj, ngase nuk është vetëm opozita, por janë edhe disa deputetë nga partitë në pushtet që nuk e pranojnë versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Thaçi vendos kurorë lulesh në memorialin e serbëve të vrarë në Grackë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Grackë të Lipjanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur sot kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit.

Këtë akt kriminal, presidenti Thaçi e ka quajtur veprim jo vetëm kundër viktimave që ishin duke punuar në arë, por edhe akt kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj demokratike.

“Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër. rel

Fotografia që i heq dilemat për Demarkacionin – Këtu është kufiri

Një fotografi e rrallë është publikuar e cila i heq disa dilema se ku është pika kufitare me Malin e Zi.

Kjo fotografi që po rrjedh neper internet, tregon qartë se ku ishin të vendosura objektet kufitare me Malin e Zi para se të kryhej demarkacioni.

Në këtë fotografi shihet se në të kaluarën Çakorri ishte pjesë e territorit të Pejës.

Kjo foto tregon se ky territor ka qenë i shfrytëzuar nga banor shqiptar, ku kishin ngrit edhe një shtëpi banimi të përbashkët.

Një shtëpi e vjetër ,e cila në foto mban një mbishkrim në gjuhën serbo-malzeze shkruan, “Pejë-Shtëpia e bjeshkatarëve në Çakorr”.

Është kjo një fotografi shtesë që tregon të kuluaren historike shqiptare të kësaj zone, e cila me përcaktimin aktual të vijës kufitare ,që ka bërë Komisioni për Demarkacion i udhëhequr nga Murat Meha do t’i takoj Malit të Zi. Këtë foto e ka publikuar portali “elajm”.

Ekspertët amerikanë: Kosova ka të drejtë ligjore të vendoset si komb sovran në listën e OKB-së

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë zhvilluar një takim me Dekanin, Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller nga Universiteti i Iowas. Në këtë takim anëtarët e Komisionit parlamentar kanë kërkuar nga profesorët që Kosova të merr asistenca nga ky universitet.

Prof Miller, në adresimin e tij, ka thënë se Kosova juridikisht ka të drejtë të vendoset në listën e OKB-së si shtet sovran.

“Kosova mund të vendoset në listën e OKB-së si një komb sovran dhe në fakt ka një mënyrë si të bëhet kjo në aspektin ligjor. Ligjërisht kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe siç e kuptova është një proces në vazhdim mirëpo ne ishim në gjendje që të jemi të parët që të sjellim në vëmendje ministrit dhe është një fushë në të cilën do të jetë e mundshme. Ne kemi bërë një analizë të gjerë për rrugët ligjore për t’u bërë anëtar i OKB-së. Kosova edhe pa qenë anëtare e OKB-së, ka të drejtë plotësisht të anëtarësohet në shumë traktate shumëpalëshe. Ne po i shqyrtojmë rrugët që Kosova nëse vendos mund të bëhet pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare dhe që t’i sjell paditë aty drejtpërdrejt. Po analizojmë gjithashtu serinë e traktatit në Këshillin e Evropës për të përcaktuar që Kosova a mund të anëtarësohet a jo”, ka thënë Miller, raporton Kosovapress.

Ndërkaq, anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar që të ngrihet çështja e grave të dhunuara gjatë luftës në arenën ndërkombëtare.

“Mendoj që është njëra prej temave që ne bashkërisht duhet t’i gjejmë modalitetet. Tashmë e kemi ligjin për viktimat seksuale të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse nuk ka filluar ende përfitimi i tyre nga ligji, po punohet shumë nga Qeveria që të përfitojnë gjithë ato që ju garantohet me ligji. Ne kemi nevojë nga të gjithë miqtë e Kosovës që ta ngremë këtë çështje në arenën ndërkombëtare që të kërkohet drejtësi ndërkombëtare meqë ende nuk kemi asnjë të dënuar për krimin që është kryer në Kosovë”, tha Kodra.

Ndërsa, Puhie Demaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kanë nevojë për bashkëpunim në diplomacinë parlamentare me profesorët e Universitetit të Iowas.

“Një nga aspektet që nuk është trajtuar mjaft është diplomacia parlamentare. Ndoshta në këtë drejtim mund të shohim se cilat janë mundësitë të bashkëpunojmë me juve. Të shohim se si mund të përforcojmë rolin e Parlamentit apo Kuvendit në punët e jashtme”, tha Demaku.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Kosova ka mundësi të shkëmbejë përvoja në aspektin e kushtetutshmërisë.

Sipas tij, Kosova ka një kushtetutë pak më specifike.

“Përvoja juaj veçmas në aspektin e kushtetutshmërisë, nxjerrjes së kushtetutave dhe ndihma në shumë shtete na ndihmon ne që jemi shtet që edhe Kushtetuta jonë është më specifike edhe rrethanat që jemi formuar si shtet kanë qenë rrethana specifike falë rrethanave që u thanë këtu. Ne jemi shumë të interesuar që të punojmë shumë më tepër në forcimin e përvojave qoftë përmes komisioneve apo edhe të deputetëve”,tha Beqiri.

Profesoresha Adrien Wing, u ka premtuar anëtarëve të Komisionit se do t’i përcjellin edhe tek kolegët e tyre kërkesat e deputetëve në mënyrë që të përcaktojnë se në çfarë fusha ka nevojë për asistencë.

“Dëshirojmë që nga ky takim të kem një vazhdimësi për të diskutime me kolegët tonë në të gjitha fushat të cilat ju i përmendte për të përcaktuar se në cilat fusha duhet të përcjellim menjëherë. Në çfarë fusha do të na nevojitet asistencë nga pjesët tjera të universitetit tonë apo organizatave të tjera për të zbërthyer informacione të cilat sapo na jepet. Në aspektin e sigurisë ne i kemi sjell disa koleg nga Kosova në nëntor që të takohen me gardën e Iowa-së, duke përfshirë persona të cilët sapo janë kthyer nga Kosova. Ne jemi shumë krenar në aspektin sigurisë që kjo po vazhdon. Nuk është historike po është në vazhdimësi. Të drejtat e grave kanë qenë pjesë e punës në specializimin tim. Në aspektin e disa vendeve si dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe kam shkruar një artikull në gjenocidin e Bosnjës dhe përdhunimeve në të drejtat ndërkombëtare në vi tin 1991. E kam përdorur atë në tribunalin e krimeve të luftës të ish-Jugosllavisë. Kështu që ne kemi kapacitete në çfarë do fushe apo çështje të grave pavarësisht në të drejtat ndërkombëtare apo në kudër të shtetit tonë“, tha Wing.

Ajo ka thënë se Universiteti i Lowa-së ka mbështetur dhe studentë nga Kosova.

Kosovë – Përplasjet politike shtyjnë reformën zgjedhore

Kuvendi i Kosovës

Reforma zgjedhore nuk do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës, përpara se të zgjidhen problemet apo çështjet, për të cilat ka kundërshtime të skajshme ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike të Kosovës, në pushtet dhe opozitë.

Kuvendi i Kosovës, pas përplasjeve të forta dhe punës në kushte të rënduara gjatë disa muajve, ende nuk i është kthyer plotësisht normalitetit, me kërcënimet e opozitës se do të pengojë çfarëdo përpjekje për të votuar çështjet si demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një numër çështjesh tjera ligjore kanë mbetur pa u diskutuar në mungesë të opozitës në sallë, dhe reforma zgjedhore, që u punua në vitet e kaluara, nuk shihet se mund të vihet në rend dite së shpejti.

Basri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston pajtimi i kësaj partie për reformë zgjedhore dhe se tashmë, janë identifikuar pikat, të cilat, sipas tij, kërkojnë reformim.

“Ndoshta sistemi zgjedhor do të duhej të bëhej pak më ndryshe se sa që është deri më tash, sepse votimi i shumë kandidatëve, e dini sa telashet i ka sjellë. Ne i kemi trajtuar dhe i kemi fiksuar pikat – që unë nuk do t’i them tash, nuk do t’i bëj publike – të cilat do të duhej t’i bënim”.

“Por, megjithatë, që të shtrohej kjo çështje në Kuvend, sigurisht se do të duhej njëherë që t’i kalojmë disa probleme aktuale që i kemi. Do të duhej të ishin prezente të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në kuvend dhe të shtrohet kjo çështje”, thotë Musmurati.

Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë për Radon Evropa e lirë, se në qoftë se partitë politike përcaktohen që të shkojnë drejt reformës zgjedhore,atëherë duhet pasur parasysh problemet me të cilat janë ballafaquar në zgjedhjet e deritashme.

Sipas saj, problemet nuk kanë buruar nga sistemi zgjedhor e as nga ligji për zgjedhjet.

“Problemi ka qenë tek njerëzit që kanë qenë të gatshëm të kryejnë vepra penale, pra, për të vjedhur vota. I njëjti ligj është aplikuar edhe në vitin 2010, kur ka pasur vjedhje industriale të votave, por edhe në vitin 2014, kur ka pasur një rregullsi goxha të kënaqshme sa i përket procesit zgjedhor”.

“Pra, problemi nuk ka qenë te ligji. Problemet janë të tjera. Për shembull, pastrimi i listave zgjedhore, që nuk varet nga ligji, por varet nga gatishmëria e Ministrisë së Punëve të brendshme dhe deri diku edhe KQZ-së”, thotë Osmani.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo opozitare, thotë se nisma për reformën zgjedhore ka pasur edhe në mandatin e kaluar parlamentar, por që nismat e tilla kishin ngecur.

“Kosova ka shumë nevojë që të ketë një reformë zgjedhore dhe një demokratizim më të madh të shoqërisë. Ne konsiderojmë që, duke u bazuar në përvojën e deritashme, Kosova ka nevojë të ndahet në zona, për shkak të përfaqësimit të kuadrove dhe për shkak të llogaridhënies së deputetëve në zonat, të cilave u takojnë. Prandaj, do të ishte mirë që lista e hapur të jetë në zona dhe përgjegjësia do të ishte shumë më e madhe, por edhe përfaqësimi”, tha Isufi

Por, kur mund të pritet që reforma zgjedhore të shtrohet si çështje në Kuvendin e Kosovës?

Musmurati thotë se, nuk mund të përcaktohet një afat eventual se kur kjo çështje mund të diskutohet, por sipas tij, e nevojshme është që reforma zgjedhore të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme, lokale dhe qendrore.

“Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje komunale dhe më vonë edhe zgjedhje qendrore. Nëse do të kishte mundësi që kjo reformë të bëhet para zgjedhjeve, do të ishte sukses shumë i madh edhe i Kuvendit, por edhe i subjekteve politike dhe i Kosovës. ne si subjekt (PDK) do t’i japim shtysë që kjo të bëhet para zgjedhjeve”.

Osmani thotë se mbi 90 për qind të sfidave të cilat janë identifikuar në proceset zgjedhore, vite me radhë, tashmë janë adresuar nga ish Komisioni për reformë zgjedhore. Por, në rast se kërkohet ndryshimi i zonave zgjedhore, kjo, siç thotë ajo, do t’i detyrojë partitë politike që të ulen dhe fillojnë një proces, për të cilin, në legjislaturën e kaluar nuk ka pasur pajtim.

Po ashtu, sipas saj, në rast se do të propozohej mbyllja e listave, kjo do të ishte një hap prapa. Në të kundërtën sipas saj, reforma zgjedhore do të mund të bëhej brenda mandatit të legjislaturës së tanishme.

“Kjo varet nga partitë politike parlamentare dhe nga ajo se sa dëshirojnë këto parti që kjo reformë të jetë e thellë. Në qoftë se përcaktimi i partive është që të shkohet me reformën që tashmë ka përfunduar si draft-ligj, në mandatin e kaluar, atëherë do të jetë shumë thjeshtë, sepse vetëm draft-ligji i përgatitur nga ish Komisioni për reformë zgjedhore, që kishte më shumë se dy vjet mandat, mund të vendoset në votim në këtë legjislaturë dhe ajo natyrisht që nuk merr kohë”.

Por, Isufi shpreh mendimin se reforma zgjedhore nuk do të mund të bëhet shumë shpejt, për shkak të problemeve aktuale që kanë përplasur partitë politike në pushtete dhe opozitë.

“Problemet, siç janë: krimi organizuar, korrupsioni, mandej edhe temat e rënda nacionale, siç janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe Demarkacioni, kanë bërë që Kuvendi të mos mund të merret me reformën, e aq më pak partitë politike”.

Sido që të jetë , përfaqësuesit e partive politike, pajtohen në një pikë, që për ngritjen e shkallës së demokratizimit të zgjedhjeve në Kosovë, reforma zgjedhore është e domosdoshme. (REL)

Rashiqi: Ende nuk është formuar ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit

Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiqi, ka deklaruar se ende nuk është formuar kurrfarë ekipi ose grup punues, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet të formohet sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Rashiq i ka thënë agjencisë Beta se tregimet për atë se është formuar ekipi i tillë, sipas njohurive të tij, tash për tash janë spekulime.

“Mediat kanë transmetuar se në këtë ekip gjoja se do të jenë katër kryetarë të komunave nga pjesa veriore e Kosovës”, tha Rashiq dhe ka vëlerësuar se “kjo nuk është e vërtetë dhe se një koncept i tillë do të ishte i gabueshëm, sepse në këtë ekip do të ishin vetëm njerëzit nga pjesa veriore e Kosovës”.

Ai konsideron se ekipi duhet të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e serbëve në pjesën jugore dhe veriore, prej profesionistëve të cilët një kohë të gjatë punojnë në institucionet e Kosovës dhe e dinë se si ky statut në mënyrën më të mirë mund të përfshihet brenda sistemit të Kosovës. rel

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit e çon Kosovën në zgjedhje të parakohshme

Kundërshtimet e opozitës dhe një pjesë të deputetëve të koalicionit qeverisës që po i bëjnë versionit aktual të demarkacionit gjithnjë e më tepër po vlerësohet se ky proces do të dështojë.

E, dështimi i procesit do të mundë ta prishte edhe koalicionin aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat ende nuk po gjejnë konsensusin për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas janë partitë opozitare, të cilat po kërkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ky koalicion është lajmi i keq për vendin, shiheni çka po i ndodh Kosovës, politizim i skajshëm i çdo hallke të institucioneve të vendit. Është një politizim i skajshëm. Është një situatë jo e lehtë në vend. Kur do të mbahen zgjedhjet?. Sa më shpejt, është më mirë për Kosovën. Besoj që këtë vit do të ketë, sepse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, ka thënë kreu i AAK-së.

E këmbëngulur për zgjedhje të parakohshme është edhe Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas të cilës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

Falsifikimi i historisë më të re kombëtare nga pseudopatriotët dhe “çlirimtarët”! – Nga Florim Zeqa

Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në përiudhën e sundimit komunist, pushtetarët për interesat e “vëllazërim-bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar” e kanë shtrëmbëruar dhe falsifikuar historinë e lavdishme të kombit tonë pëmes shqipfolësve dhe shanlëpirësve të pushteteve.
Pas çdo kryengritje apo lufte çlirimtare, shqiptarët na dalin të jenë ata që kanë shtrëmbëruar historinë e tyre, duke mohuar heronjët e vërtetë,…në të shumtën e rasteve ata që kanë bashkëpunuar me armikun apo që kanë vra shqiptarë janë shpallur “heronjë dhe dëshmorë”,…përderisa luftëtarët dhe komandantët trima janë vra pas shpine gjatë apo pas lufte si “tradhëtar”!
Sindromi kancerogjen i bajraktarizmit i shfaqur brez pas brezi në shoqërinë tonë, është reflektuar negativisht dhe si është më së keqi në këto dy-tri dekadat e fundit, gjatë përpjekjeve të popullit tonë për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Pas çdo ngjarje, pas çdo aktiviteti dhe pas çdo sakrifice popullore, në sipërfaqe janë dalë pseudopatriotët të veshur në petkun e “shpëtimtarit” apo “çlirimtarit”, duke u shtyrë me brryla dhe me forcën e muskujve për të marrë meritat e të tjerëve.
Të tillë na dolën me bollëk pas luftës së fundit çlirimtare, ku shumë prej tyre u ngriten në karrierë politike dhe ushtarake duke u thirrur në emrin e dëshmorëve, gjakut të derdhur për liri, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit.
Zhgënjimi i veteranit të luftës çlirimtare
Sa e pandershme dhe e pasinqertë, po aq fyes dhe denigrues është fakti që në të njëjtjën listë të veteranëve, çlirimtarëve të vërtetë, luftëtarëve që lanë gjymtyrët e trupit të tyre në fushat e betejës ballë për ballë me armikun të futen edhe sabotuesit e luftës çlirimtare, hajdutët dhe uzurpatorët, manipuluesi, falsifikatorët e deri tek bashkëpuntorët e armikut dhe tradhëtarët e kombit shqiptar.
Ditë më parë, gjatë një bisede me një veteran të vërtetë të luftës çlirimtare, bartës i armatimit disa herë gjatë luftës nga Shqipëria në Kosovë dhe pjesmarrës në shumë beteja,…i zhgënjyer në manipulimin me listat e veteranëve u shprehë, po citoj; “Sikur të kisha pasur një burim sa do të vogël ekzistencial për familjen shtatantarëshe, kurrën e kurrës nuk e kisha lënë pa dalur publikisht me e shqyer librezën dhe çertifikatën e veteranit të luftës çlirimtare,…e ndjejë vetën tepër të fyer të krahasohem me spiun dhe bashkëpuntor të Serbisë,…si dhe me ata që nuk kanë qenë  asnjëherë pjesë e luftës çlirimtare (komandatntët e Rognerit), apo me ata që gjatë periudhës së luftës kanë qenë azilant në shtetët përëndimore…”
Më tepër se fyes për çlirimtarët është fakti tjetër, që në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj përiudhës së pas-pavarësisë, komandantët  e djeshëm (varfanjak),…milionerët e sotëm janë shndrruar në “supermen” të skenës politike, të cilët për interesat e tyre personale janë duke dëmtuar interesat e vendit dhe rrënuar  ardhmërinë e popullit të tyre!
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizojeni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur?
Kjo është një JO e madhe.
Qytetarët, nuk e kanë pritur, që 17 vjet pas lufte të hajnë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prap pas dere ata që na vranë dhe prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli, e në veqanti gjatë luftës së fundit !
Populli nuk e ka pritur në asnjë rrethanë, që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, sovranitetin dhe integritetin e vendit duke shkelur mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve,…përderisa një gjë e tillë është krejt normale për ndonjë pionerë të Titos dhe sllavokomunisti të përbetuar.
Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik
Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…ngase këtë ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Kjo klasë politike, që vjedhi pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë,…përgjegjëse është edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, e cila ka shkaktuar thyrje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kusarët e pangopshëm politik.
Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënja e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”.

Lëvizja turke Gylen me ndikim në sistemin e arsimit në Kosovë

Turqia ka shtrirë ndikimin e saj në Kosovë dhe përgjithësisht në rajonin e Ballkanit përmes hapjes së shkollave, kryesisht në nivel fillor dhe atë të mesëm. Këto shkolla funksionojnë në disa komuna të Kosovës, kurse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ato janë të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe veprojnë sipas plan programeve shkollore të vendit.

Hapja e shkollave që financohen nga Turqia filloi që prej përfundimit të luftës dhe shumica e tyre janë pjesë të organizatës joqeveritare Gylistan, pjesë e Lëvizjes së Gylenit, një disident turk, që jeton në SHBA. Së fundi Ankaraja zyrtare e akuzoi atë për organizim të grusht shtetit, që dështoi fundjavën e kaluar.

Shkollat e financuara nga Turqia në Kosovë, sot ndodhen në pothuajse pjesën më të madhe të vendit, me një numër të konsiderueshëm të nxënësve. Ato janë shtrirë në komunat e Lipjanit, Prizrenit, Gjakovës dhe në lagjen Marigona në afërsi të Prishtinës dhe që të gjitha thuhet se veprojnë në kuadër të shkollës ‘Mehmet Akif’.

Fillimisht, në Prizren qe hapur një organizatë joqeveritare që ndihmon në fushën e kulturës dhe të arsimit, e quajtur Atmosfera, që vazhdon punën e saj edhe në ditët e sotme edhe në Prishtinë.

Në një hulumtim të mëhershëm të një hulumtuesi të pavarur, Jeton Mehmeti, thuhet se Lëvizja Gylen për vite të tëra vepron gjithandej vendit, me përpjekjet që të ndërtojë reputacionin se po ndihmon në shkollimin e të rinjve, që po kontribuon në dialogun ndëretnik dhe lëvizja e tij ka lidhje të ngushta me Kolegjin Mehmet Akif, megjithëse funksionojnë ndaras.

Në hulumtimin thuhet se Lëvizja Gylen ka ndihmuar në ndërtimin e konvikteve të studentëve, në ofrimin e lëndëve jashtë mësimit për mësim të gjuhëve të huaja dhe gjithashtu ka ofruar ndihmë edhe për përkthimin e librave të rëndësishëm.

Sipas hulumtimit, kolegji i përmbahet kurrikulit shtetëror dhe është shkolla e vetme ndërkombëtare që bazohet në shkencë, por nxënësit i mëson edhe për etikën dhe moralin.

“Nuk ka lëndë për religjionin, po studentëve përveç mësimit për shkencën u ofrohen edhe dije për vlerat etike”, është thënë në hulumtim.

Por, një ish- nxënëse e shkollës Mehmet Akif që ndodhet në Lipjan, Ajla nga Prishtina thotë se shkollimi aty është cilësor, por nga personeli arsimor ka presion të madh mbi studentët që të falen dhe të mësojnë për islamin.

“Nuk na kanë lejuar që të ulemi në të njëjtën bankë me shokët. Në ekskursione vajzat dhe djemtë janë shoqëruar ndaras. Gjatë orës së mësimit nuk ka pasur presion, por në aktivitetet jashtë shkollës po. Kanë përcjellë sjelljen e vajzave dhe i kanë njoftuar prindërit për këtë, tha ajo. Nuk më ka pëlqyer krejt kjo dhe e kam lënë këtë shkollë”, tha Ajla për Radion Evropa e Lirë.

Gylistani në Kosovë filloi punën në vitin 2000 kurse në 2003 u shndërrua në Mehmet Akif, thonë në Minsitrinë e Arsimit të Kosovës. Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Usmen Balxhi tha se sot mbi 1500 nxënës vijiojnë mësimin në këto shkolla gjithandej Kosovës.

“Të gjitha veprojnë në kuadër të Mehmet Akifit dhe respektojnë ligjet për shkollimin parauniversitar në Kosovë, edhe shkollat emesme dhe ato fillore. Kryesisht program arsimor zbatohet në kuadër të kurrikuleve, do të thotë përmes planit dhe programit të ministrisë së arsimit të Kosovës. Kanë licenca të rregullta dhe çdo gjë është në rregull sa I përket procesit të arsimit dhe ligjit”, thotë Balxhi.

Por, Ministria e Arsimit nuk ka ndonjë njohuri nëse këto shkolla janë pjesë të Lëvizjes Gylen.

Ndërkohë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë punojnë sipas sistemit arsimor të Kosovës dhe nuk e beson se ndikimi i cilësdo lëvizje mund të jetë i madh për faktin se, siç tha, të gjithë funksionojnë brenda ligjit dhe sistemit të Kosovës.

“Në Kosovë nuk janë vetëm institucionet e arsimit shkollor të përmendura, por ka edhe shkolla të tjera. Nëse ju lejohet nuk është e mirë as për Kosovën e as për asnjë shtet. Në këtë rrafsh, ndikimi është i përcaktuar me ligjet dhe institucionet e Kosovës. Duhet të përputhet. Në këtë rrafsh askush nuk mund të dal jashtë kësaj dhe unë nuk besoj se dikush do të mund të ndikojë dhe nuk duhet”, tha Yagcilar, ministri i Administratës Publike të Kosovës.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve të arsimit në Kosovë Halim Hyseni njëherësh udhëheqës i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit në Kosovë tha për Radion Evropa Lirë se shkollat turke në Kosovës e kanë një traditë pozitive të punës, por ato shkolla sipas tij kanë ndikimin e tyre në orientimin identitar dhe fetar.

Hyseni tha se puna e këtyre shkollave duhet të monitorohet.

“Sistemi i edukimit në Kosovë është shumë i mangët dhe shumë i brishtë dhe e atakon të ardhmen e këtij vendi. Unë mendoj se MASHT dhe organet e tjera kompetente duhet të monitorojnë edhe punën e këtyre institucioneve të sigurojnë më kohë informacione relevante që të pengohen. ajo që është e sigurtë se problemet që i kemi tani me orientimet fetare kryekëput janë rezultat i dobësive në sistemin e arsimit”, tha Halimi.

Hyseni mendon se sistemi arsimor i Kosovës duhet të shtrihet në të gjithë shkollat, përfshirë ato turke të hapura në Kosovë.

“Kosova nuk ka standarde për menaxhim të cilësisë së sistemit të arsimit dhe licencimi i këtyre shkollave është bërë në mungesë të këtyre standardeve, andaj edhe kemi këto probleme për të cilat në po flasim”, tha Hyseni.

18 vjet më parë masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur.

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë barbarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë, për fatin nuk u pa dritë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Vdes një person pasi vetaksidentohet te ‘Ura e Fshejtë’

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate një person ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar te “Ura e Fshejtë” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

Prishtinë – Dënohen me 47 vjet burg të akuzuarit e rastit “Badovci”

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë pesë të akuzuarit e rastit të njohur si “Badovci” të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Sipas këtij vendimi, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Enis Latifi me 8 vjet burg dhe Fehmi Musa me 4 vjet.

Aktakuza ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit 2015 kanë shkuar te liqeni i Badovcit, që ndodhet në afërsi të Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Ata thuhet se kishin si qëllim që këtë video ta publikojnë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen në Republikën e Kosovës të organizatës, tashmë të shpallur terroriste “Shtetit Islamik”.

Serweri: Kosovës i duhet ushtria për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit

PRISHTINE- Kosova duhet të reflektojë për rrugën e saj drejt BE-së, pasi ajo ka humbur një nga mbështetësit e saj kryesorë për integrim në Bashkimin Evropian, pas daljes së Britanisë së Madhe nga ky union shtetesh.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një konferencë të organizuar nga ministria që ai drejton, për Brexit-in dhe ndikimin e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kurse, eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, tha se më e mira që do të mund të bënte Kosova pas Brexit-it, është ta plotësojë sovranitetin e saj, të krijojë një ushtri të aftë për ta mbrojtur këtë sovranitet dhe të përpiqet të krijojë vende pune.

Server ka thënë se duhet pasur kujdes si po zgjidhet kufiri me Malin e Zi, pasi që shumë shpejt ai do të jetë kufi i NATO-s.

Kurse, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, tha se pasojat e para të Brexit-it tashmë janë shfaqur, pasi Serbia po e rimendon pozicionin e saj në bisedimet me Kosovën.

Në këtë konferencë, u tha se do të duhet të kalojnë disa vjet që Britania e Madhe ta marrë veten pas daljes nga BE-ja.

Politka kosovare, (si kaçikat e pules) me afat të skaduar! – Nga Florim Zeqa

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, largimi nga vendlindja ishte i motivuar nga regjimi okupues i Serbisë, tani në shtetin e “pavarur” ikja nga Kosova po shkaktohet nga keq-qeverisja e pushtetarëve vendor, këtyre uzurpatorëve të lirisë sonë!
Për humbjen e shpresave të qytetarëve për të jetuar në shtetin e tyre, “merita” ka edhe opozita,…që shpeshëherë u bë krahë i djathë i keq-qeverisjës së pushtetarëve aktual !
Në këto tetë vitet e paspavarësisë, pushtetarët vendor jo vetëm që nuk u kujdesën për mirëqënjen e popullit, ua thyen të gjitha shpresat për ardhmëri në vendin e tyre,…ata u kujdesën vetëm për vetën e tyre, duke i shkaktuar popullatës thyerjën më të madhe shpirtërore në këto tri dekadat e fundit.
Askush nuk e ka pritur që në shtetin e “lirë e të pavarur”, do të krijohet një diskrepancë kaq e madhe mes pushtetarëve dhe qytetarëve; të parët (pushtetarët) u pasuruan skajshmërisht nga shitja e pasurive shoqërore, nga vjedhja dhe plaçkitja e qytetarëve të varfër, ndërsa këta të fundit, qytetarët (popullata) u varfëruan dhe vazhdojnë të varfërohen për ditë e më shumë si pasojë stagnimit të zhvillimit ekonomik.
Për këto tetë vite të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, e tërë energjia e Qeverisë së Kosovës u konsumua për qytetarët e pakicës serbe, ndaj qytetarëve që nuk e njohin dhe as pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre!
Qasja aktuale politike e pushtetarëve aktual jo vetëm se po e izolon Kosovën, por po paraqet edhe një kërcënim serioz për procesin shtetndërtues, duke krijuar kështu mundësinë për kriza serioze të brendshme politike, ashtu siç edhe është dëshmuar këtyre dy viteve të fundit me bllokada dhe postbllokada parlamentare.
Izolimi dhe mbajtja nën “embargo” e Kosovës, në radhë të parë vjen si rezultat i një lidershipi të dështuar, i një klase të papërgjegjshme dhe një shoqërie civile të heshtur dhe përgjumur. Është e vërtetë se bllokadat artificiale e krijuar në Kuvend dhe institucione i ka bërë të pashpresë qytetarët, por akoma më të pashpresë i ka bërë koalicioni qeverisës në njërën anë dhe në tjetrën çakordimi i opozitës, dikur të bashkuar kosovare.
Populli i Kosovës është duke humbur shkaku i kësaj klase të konsumuar, korruptuar dhe shantazhuar skajshmërisht,…do të thoja të një klsae politike  me afat të skaduar sikurse “kaçikat e pulës” që në Kosovë vijnë nga vendet aziatike.
Për vendnumërimin e Kosovës, krizën politike dhe ekonomike, bllokadat dhe post-bllokadat, korrupsionin, krimin e organizuar dhe përhapjen e shumë dukurive negative, përgjegjësia është kolektive, përgjegjës janë e gjithë klasa politike pa dallim, pushtet dhe opozitë, shoqëri civile dhe popullata me heshtjen e gjatë dhe të pambarim…
Në vend që të ndërmarrin iniciativa të shëndosha, janë mjaftuar duke fajësuar njëri-tjetrin për dështimet e njëpasnjëshme në politikëbërjen dhe shtetndërtimin e vendit.
Largimi i menjëhershëm nga mendjet tona i paragjykimeve, tendencave dhe prapaskenave kundër njëri-tjetrit, do të na çlirojë më shpejtë nga “gogoli” i fajësisë kolektive. Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara, për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku lugetërit aktualë të politikës kosovare, të mbajturit peng nga forcat e fshehta të organizatave ndërkombëtare, të cilët, duke ëndërruar shpëtimin e pasurisë së tyre, e thonë sloganin nën mashtrim: “Bashkimi Evropian është objektivi ynë, vizioni ynë!”, për të mbajtur sa më gjatë nën iluzione popullatën me shpresa të humbura dhe zemra të thyera nga dështimet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të tyre.
Populli im i dashur, i kuptoj brengat e juaja; e di që e keni të vështirë të jetoni në varfëri karrshi një klase super të pasur,…por më e vështirë është t’ja kthesh shpinën shtëpisë dhe vendlindjes, vendit më të bekuar në botë.
Ne që jemi largë atdheut, jemi të gatshëm të kthehemi në çdo moment për të shijuar varfërinë, nga e cila ju çdo ditë dëshironi të ikni…por në asnjë rrethanë nuk dëshirojmë t’ju rëndojmë jetën tuaj duke u bërë barrë e shoqërisë, përkundrazi dëshirojmë që kthimit tonë në vendlindje t’i gezoheni edhe ju.
Ju që i sfiduat të gjitha vështirësitë nën përiudhën e gjatë të okupimit barbar serb, qëndroni vetëm edhe pak,…jemi shumë afër ditës së madhe të fitores ndaj pushtetit antipopullor, ta bëjmë bashkarisht kthesën pozitive përmes votës së lirë dhe demokratike, për ta dërguar të keqën një herë e përgjithmonë në “muzeun” e pakthim të harresës.
Ketë e kemi për obligim ta bëjmë për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët tonë, për nipat e mbesat që padrejtësisht gjenden largë vatrave stërgjyshore,…për të mos mbetur një komb i shprishur dhe nëpërkëmbur nga të tjerët, për të mos mbetur shërbëtor dhe ndërtues të vendeve të huaja, por të bëhemi Zot në shtëpinë tonë.
Përgjegjësinë nacionale pa dyshim e mbajnë krerët e shtetit, të cilët herët apo vonë, përveqse do të ndëshkohen nga drejtësia, ndëshkimin do ta marrin edhe nga qytetari me votën e lirë apo përmes formave tjera të pakënaqësisë qytetare.

Nata terroriste e tmerrit në Nicë – Nga Skënder MULLIQI

 

Vendi i cili pati fatin e keq të goditët pa rreshtur nga terroristët  është Franca, qendra e artit ,e kultures dhe  e civilizmit  botëror. Ky shtet që nga viti 2012  radhazi  deri në vitin 2016 u goditë  herë më pak e herë më shumë nga terrorizmi , i cili tashmë është bër tmerri i kësaj bote. Ata më veprimet e tyre makabre , nuk po I kursejnë as fëmijët .Edhe më 14 korrik , rrugët e  qytet turistik -Nicës, u përgjakën nga një akt makabër I një qmënduraki  . U vranë 84 përsona dhe mbi 200 të tjerë u  plagosën në një natë të Bartolomeut. Këta që po vrasin  në emer të Zotit,  nuk janë gjë tjeter veq të pashpirtit  e kësaj bote.Terroristi i pa shpirt shkeli  më kamion edhe mbi gjakun e njomë , mbi filizat të cilët sapo  e kishin pa këtë botë .Ky akt barabarë bie ndesh me parimet e fese ,mbi ndesh mbi parimet e civilizmit dhe bie ndesh mbi parimet e  qyteterimit global. Sikur qdo festë shtetërore që festohet në botë, edhe njerëzit e këtij nënqielli kishin dalë të kënaqën më familjët e tyre për ta festuar Ditën Kombëtare të Francës.Ne vend të përjetimeve të mira, në vend të gëzimit dhe haresë, përjetuan tmerrin dhe lemerinë , përjetuan një masakër  të përbidshme . Ate që pamë në televizione , në video të ndryshme  ishin pamje që të stepin , ishin pamje të cilat nuk do të na shlyhen kurrë nga truri , ishin pamje ku pamë gjak , ku pamë njerëz të sakatosur , ku pamë një masakër që është shumë  vështirë të paramendohet si e tillë. Protagonisti I kësaj ngjarje të turpit ishte 31 vjeqari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me origjinë nga Tunizia,  tipik  një  pseudo-mysliman që pinte alkool, merrte droge, hante mish derri, rrihte gruan, nuk shkonte në xhami, nuk lexonte Kur-anin… por vriste në “emër të Allah-ut”.Kushëriri i autorit të masakrës në Nisë ka folur për mediat duke e cilësuar atë si njeri alkolist që nuk ka asnjë lidhje më myslimanët. Një dëshmitar  pensionist italian që jeton në Nicë prej 2 vitesh tregon: “Kamioni më kaloi vetëm 1 metër larg meje, ndërsa ishte duke shtypur njerëzit sikur të ishin birila: burra, gra,dhe mbi 50 fëmijë, ishte një tmerr”. Dëmin qe po e shkaktojnë një grup qmendurakësh , nuk mund ta riparon lehtë as mbarë njerëzimi. Plaga e gjithë kësaj mbetet, njerëzit që humbin nuk kan  mundësi të kthehen … Rruga dhe luftimi i këtij fenomeni të shëmtuar nuk duhet shikuar nga një kënd i ngushtë dhe nuk ishte dashur të jetë rrugë njëkaheshe.Terrorizmi dhe terroristet janë të gjithë të njejtë.  Ne, në Kosovë e dimë mirë se e kemi përjetuar krimin institucinal të Serbisë , të cilët pikërishit zgjodhën metodat terroriste të shfarosjës së shqiptarëve,  edhe të boshnjakëve  në Bosnje. Masakrat në Bosnjë , dhe në Kosovë ishin  tipike akte terroriste . Serbët katil nuk i kursyen  gratë ,  të moshuarit dhe as fëmijët, madje të cilëve ua prenë edhe kokat.Bota këto akte të terrorizmit shtetëror serbë, dhe aktet të cilat po ndodhin  tash para syve tanë ,ishte dashur ti dënojn pa dallime feje , race dhe kombi.Sikur në këtë botë të mbushur plotë me telashe të ekzistonte më shumë  mirëkuptim  ,   vullneti i përbashkët, toleranca fetare gjithëqka do të dukej  shumë më ndryshe,  jeta do bëhëj më e mirë  për të gjithë. Që mos të thellohet e keqja, mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet më miqtë dhe kundër çdo të keqeje kudo qoftë ajo, të shkollohet, prioritet të bëhet dija dhe puna e merituar, e jo të përqafohen  predikimet fetare të atyre që po i bëjnë të gjitha të  zezat  e kësaj bote për hesapet e tyre të pista dhe për  para …

Thaçi, Mustafa e Veseli reagojnë ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi

Presidenti Thaçi u shpreh se “Stabiliteti i Turqisë është çelës i stabilitetit i të gjithë rajonit. Në mbështetje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, të ligjit dhe të rendit në vend”

PRISHTINË- Pas tentativës për kryengritje nga një pjesë e vogël në ushtrinë turke, reagojnë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Thaçi u shpreh se “Stabiliteti i Turqisë është çelës i stabilitetit i të gjithë rajonit. Në mbështetje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, të ligjit dhe të rendit në vend”.

“Në këto momente sfiduese për Turqinë, fuqimisht përkrah institucionet e dala nga vota me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi mik të Kosovës. Në shoqëritë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli. Uroj që sa më shpejtë të stabilizohet gjendja në Turqi dhe të mos ketë viktima të pafajshme”, u shpreh Kryeministri Mustafa, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se “Me shqetësim të thellë kemi ndjekur ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Përgëzojmë Kuvendin e Madh Popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”. aa

Një kafe e “ëmbël” në KOSOVA SOT! – Nga Florim Zeqa

Dyert e gazetës Kosova sot, m’i hapi “koburja” e Isa Boletinit, respektivisht shkrimi autorial me titull; “Vrasja e dytë e Isa Boletinit nga vasalët e Serbisë !”, botuar me 17.05.2015, për të vazhduar me 104 shkrime autoriale dhe rreth 100 prononcimeve të përditshme këtyre muajëve të fundit.
Menjëherë, pas tre-katër muaj të bashkëpunimit me gazetën Kosova sot, më erdhën kushtëzimet e para nga kjo e fundit, përmes këtij e-maili; [email protected], i datës 16/09/2015, të cilin po e publikoj të plotë në origjinal për lexuesit e shkrimeve të mia:
“Pershendetje, z.Florim,
Ju falenderojme per bashkepunimin e deritashem dhe shpresojme se edhe ne
te ardhmen ky bashkepunim do te jete me i frytshem, por duhet t’Ju
informojme se gazeta Kosova Sot e ka parim qe ata qe shkruajne per
Kosova Sot nuk duhet te shkruajne ne gazeta te tjera dhe as ne portale
te tjera, pasi ne e kemi portalin me te lexuar dhe mund t’jua botojme
shkrimet ne portal dhe natyrisht ne gazete.
Shendet dhe suksese, i mirepresim opinionet Tuaja. Redaksia e Kosova Sot”
Kushtëzimit të tillë ju përgjigja pa hamendje negativisht, për t’ju qendruar besnik portaleve që kanë përcjellë shkrimet e mia nga fillimi, duke llogaritur konseguancat e  mundshme, qoftë edhe të ndërprerjes së bashkëpunimit që atëherë me gazetën Kosova sot.
Megjithatë, bashkëpunimi me gazetën Kosova sot zgjerohej dita-ditës, për t’u shndrruar këtyre muajëve të fundit në një bashkëpunim në baza ditore. Me shtimin e kërkesave nga ana e gazetës, gjithnjë e mendoja mundësinë e shqyrtimit të pozicionit tim në gazetë. Nga vizita e shkurtër familjare e një muaji e gjysmë më parë,…me 1 qershor 2016-të, e ndava një gjysmë dite për vizitë në redaksinë e kësaj gazete, me qëllim të njohjes nga afër me stafin e gazetës dhe pronarët e saj.
Para se të nisem,  nga shtëpia i telefonova njërit nga dy bashkëpuntorët e përditshëm, i cili e mirëpriti viziten time.
Në redaksi arrita diku rreth orës 14.00, në hyrje e gjeta sekretareshën (Gresa) e clia sipas rendit dhe traditës më solli një kafe dhe një ujë. Aty ishin prezente edhe dy gazetare të reja, të cilat pos përshendetjes nga largësia, nuk shkëputeshin nga puna në kompjuter!. Më pas, njëri pas tjetrit filluan të mbushen karriget e zbrazura me gazetar, ku secili ulej në vendin e tij të punës.
Me të ardhur bashkëpuntori të cilin e kisha lajmëruar për vizitën, më nxori jasht për një kafe, aty erdhen edhe dy gazetar të tjerë. Pas një ndeje të shkurtër në një kafene aty afër, gazetarët kërkuan t’i liroj të shkojnë në vendet e punës,…u thash po vi edhe unë me ju, dua ta takoj pronaren dhe editoren e gazetës, (zonjën Margarita),…me ç’rast njëri nga bashkëpuntorët më tha; “ajo vjen në ora 16, e ne pastaj e kemi një mbledhje në redaksi”!
Me të rikthyer në redaksi, e gjeta sallën e madhe pothuajse të mbushur me gazetar. Fillova të përshendetem një nga një me të gjithë, dëshiroja t’i njihja nga afër bashkëpuntorët e mi. Në biesedë e sipër me redaktorin e “Opinioneve”, erdhi një gazetar pak më i moshuar, i cili pas një bisede të shkurtër m’u drejtua; “eja zoti Zeqa shkojmë të pijmë kafe jasht”!
Për të mos i prishur qefin, shkuam në “CITY PARK”, pas një ndëje vllëzërore dhe bashkëbiisedimi kolegial (në orar të punës), me të dalur jasht lokalit,  gazetarët deshën të përshendeten me mua, por unë me qëllim e kisha lënë në redaksi xhaketën (setrën),…me duhet të vij patjetër me ju, ishte përgjigja ime. Me të hyrë brenda në redaksi, nga qetësia madhe, dëgjoheshin vetëm tastaturat e kompjuterëve, gjë e cila më bëri të kuptoj se aty dikund brenda ishte edhe e  zonja e shtëpisë (Margarita), e cila e kishte vendosur të mos takohej me mua,…sigurisht nga frika, mos po i kërkoj ndonjë honorar apo formë tjetër të kompenzimi për punën e përdtishme për gazetën.
Dola nga aty me ndjenja të përziera, i gëzuar që u njoha me disa nga bashkëpuntorët e përditshëm,…i zhgënjyer pse nuk e pata “fatin” ta takoj zonjen e shtëpisë.
Thonë, çdo fillim e ka edhe fundin, kështu edhe ndodhi një përfundim krejtësisht i papritur me shkrimin autorial “Politizimi i misioneve diplomatike, produkt i pazareve politike”, i datës 06.07.2016, respektivisht me prononcimin e tri ditëve më pas, “Thaçi ua vë dryrin këshillave të Jahjagës”, pra me 09.07.2016.
Ndodhi kështu, pas letrës që iu dërgova pronarëve të gazetës, zotit Ruzhdi dhe zonjës Margarita me 2 korrik 2016, përmes të cilës ngrita disa nga pengesat e bashkëpunimit, mandej shqyrtimin e pozicionit tim si bashkëpuntor i përditshëm i gazetës dhe për modalietet e bashkëpunimit në të ardhmen!
Letrën që ju drejtova zotërinjëve të nderuar e përfundova kështu; “Mbetëm me shpresën, që kjo letër të hasi në mirëkuptimin e plotë nga ana e juaj i nderuari Editor i gazetës, dhe jo vetëm kaq, pres nga ju vlerësimin e merituar të punës time në mos për asgjë tjetër, si satisfaksion moral për kohën, që çdo ditë e ndaj për ju… “
Mosgatishmëria e zonjës Margaritë, editore gazetës dhe deputete e “pavarur”,  as për një përshendetje me 1 qershor 2016 dhe mospërgjigja në letrën e 2 korrikut e po të njëjtit vit, më detyruan të marr vendimin e pakthyeshëm të ndërprerjes së bashkëpunimit mbi një vjeqar me këtë gazetë, të cilin e bëra publik edhe në rrjetin social FACEBOOK me datë 10 korrik 2016.
Pas tri orë pritje, nga takimi i 1 qershorit 2016 në redaksinë e gazetës Kosova sot,…përveqse kafeja doli të jetë e idhët, uji dhe kopia gratis e numrit të gazetës  mbetën i vetmi satisfaksion për qindëra shkrime dhe prononcime, të cilat përveq shtimit të numrit të lexuesve, ndikuan edhe në rritjen e tirazhit të gazetës.
Ky është shpërblimi i bashkëpuntorëve të jashtëm të gazetave ditore në Kosovë !

Hollande në Nicë: 50 të plagosur mes jetës dhe vdekjes

Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë sot një vizitë në qytetin e Nices, ku ka vizituar edhe të plagosurit në spitalin e qytetit.

Pas vizitës së të plagosurve në spitale, presidenti francez tha se nga krimi i një nate më parë, numri i të plagosurve ka arritur në 50 të cilët po e luftojnë vdekjen.

Sulmi në Nice ndodhi të enjten mbrëma, kur një personi me një kamion, hyri në turmë të njerëzve në një rrugë të Nices ku po festohej dita e pavarësisë së Francës, duke i vrarë 84 persona.

Naim Maloku: Po çka merr vesh ti o Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka ftuar qytetarët që të shikojnë një debat në Televizionin Publik në të cilin do të diskutohet për demarkacionin.

Gecaj ka treguar se kush janë edhe panelistët e tjerë, raporton zeri.info.

Por ky panel e ka nervozuar tej mase ish-ushtarakun dhe politikanin Naim Maloku i cili i ka kërkuar Gecajt që të dal në debat me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe profesorin Zejnullah Gruda.

“Naim Maloku Ballafaqohuni me Shpejtim Bulliqin dhe prof. Zejnullah Gruden.

auto_Naim_Maloku1468584916

Po çka keni lidhje ju te tret me demarkacionin dhe me te drejtën Ndërkombëtare? Nuk ka te beje kjo me pozite-opozite as me parti politike. Për integritet territorial është fjala” ka komentuar Naim Maloku në statusin e zëvendësministrit Gecaj.

auto_Bjram_Gecaj1468584915

Kosova solidarizohet me Francën

Institucionet politike e fetare në Kosovë dënuan ashpër sulmin e së enjtes në Nicë të Francës.

Në një deklaratë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava thuhet se “sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta. Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave.

Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më“, thuhet ne deklaratën e myftiut Tërnava.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u shpreh i tronditur “me aktin barbar i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm në qytetin e Nicës. Në këto çaste të rënda për shtetin dhe popullin francez, Kosova bashkëndjen dhe shprehë solidaritetin e plotë me popullin mik francez”.

Ai ritheksoi siç tha përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.

Aktet e tilla terroriste nuk do të arrijnë të na ndalin në luftën tonë kundër të keqes globale“, thuhet mes tjerash në reagimin e kryeministrit Mustafa.

Ndërsa kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sulmi “ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, thuhet në reagimin e zotit Veseli.

Të tronditur janë shprehur edhe udhëheqësit e partive politike të cilët theksojnë pos tjerash se terrorizmi megjithatë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e qytetërimit evropian.


Send this to a friend