VOAL

VOAL

Tërmet edhe në Kosovë, epiqendra në Shkup

Një tërmet që ende nuk dihet se sa shkallë Rihter ka qenë, ka dridhur në ora 15:10 pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Dridhjet kanë zgjatur 5-6 sekonda.

Sipas një harte në “myearthquakealerts”, në të njëjtën orë në Maqedoni afër Shkupit është regjistruar një tërmet me 5.0 shkallë Rihter.

Dridhjet janë ndier në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Skenderaj dhe shumë qytete tjera.

Nga të gjitha këto qytete kanë ardhur informacionet prej dorës së lexuesit në Koha.net.

Presidenca më 2011 e konsideronte Çakorin pjesë të Kosovës

Çakori që tash thuhet se kurrë nuk ka qenë pjesë e Kosovës dhe as nuk do të mbetet me demarkacionin aktual me Malin e Zi, në vitin 2011, ishte njohur si pjesë e territorit të Kosovës.

Madje, gjatë një takimi më mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Roqen dhe ish-presidentes Jahjaga, transmeton kp, kjo e fundit kishte thënë se institucionet e Kosovës i japin përkrahje të plotë nismës për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe nismës që të hapet pika kufitare në Çakor.

Kështu thuhej në atë kohë në një komunikatë të lëshuar për media, e cila është edhe në uebin e Presidencës së Kosovës, http://www.president-sgov.net/?page=1%2C6%2C1801#.V9UXLPl97c.

Kurse, kryetari i komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha në debatin e tre gushtit të këtij viti për argumentet dhe kundërargumentet, ka thënë se Çakori ka qenë dhe mbetet jashtë territorit të Kosovës.

“Të gjitha këto argumente konfirmojnë se Çakori kanë qenë dhe janë dhe ashtu kanë mbet jashtë territorit të Kosovës, nuk kanë qenë asnjëherë të regjistruara si prona në territorin dhe as nuk janë menaxhuar asnjëherë në territorin e Kosovës. Kjo është dokumentacioni që flet se edhe ju mund ta vërtetoni sepse ky dokumentacion është mbi të cilën krahina e Kosovës së atëhershme dhe Republika e Kosovës së tashme, është territor i cili i takon deri në Haxhaj që kanë dhe përkufizimin në harta që është paraqitur…nuk ka pronë private as shoqërore që deri sot e ka dokumentuar dikush dhe ka thënë se prona apo territori im që ishte brenda vijës kufitare të Kosovës ka mbetur tani e tutje jashtë territorit të Kosovës”, tha ai.

Opozita, rugovasit dhe deçanasit, si dhe përfaqësues të disa fshatrave të komunës së Pejës, së bashku edhe me qytetarët e Podgurit apo të Anadrinit, në vazhdimësi kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur nga Komisioni shtetëror dhe nënshkrimin nga ministri i jashtëm i atëhershëm Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni.

Ata kanë thënë se vija kufitare me Malin e Zi për ta do të mbetet përgjithmonë Çakori, Moknat Smilovica, Hajla, Shtedimi dhe Kulla e vjetër në Zhleb.

Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtator të vitit 2011 në ShBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite më parë në SHBA.

Për ta përkujtuar këtë ditë, Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-ve, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nën patronazhin mbahet kjo akademi.

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.

President, sa më shumë gjunjëzohesh, aq më shumë akuzohesh – Nga Jakup Krasniqi

Nuk kam asnjë dyshim që lajmi i marrë nga mediat serbe, se “Thaçi po përgatitet për të marrë veriun e Kosovës me NATO-n”, është një gënjeshtër e madhe ruse e serbe. Është gënjeshtër, meqenëse ka kohë që Thaçi nuk e ka fort hallin për ta mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Nuk kam asnjë dyshim se kjo gënjeshtër e radhës, që vjen nga Beogradi, ka për qëllim ruajtjen, kultivimin dhe vazhdimin e politikës serbe të shkatërrimit e të gjenocidit serb ndaj Kosovës. Këtë më se miri e konfirmon edhe mosgatishmëria e qeveritarëve në Beograd, për tëmos realizuar as edhe një marrëveshje të “arritur” në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Ndonëse në ato bisedime, veç të tjerave, qeveritarët e Beogradit ishin zotuar qëtëmos e pengonin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në fakt, ajo nuk e ka ndërprerë për asnjë moment aktivitetin e saj anti-Kosovë. Bile, përmes Listës Serbe, ajo është bërë hisedare në sovranitetin e Kosovës, pasi ministrat serbë vazhdojnë t’i përgjigjen Vuçiqit e jo Mustafës. Se bisedimet e Brukselit janë “llafe pa bukë” e tregon edhe “marrëveshja” e këtyre ditëve për targat, për çka dëgjuam lajme kontradiktore, “jo u arrit, jo nuk u arrit” marrëveshja!

Ç’ironi, fakti teksa Thaçi mundohet t’i bindë serbët se është i gjithë qytetarëve të Kosovës, kur u gjunjëzua në memorialin – pllakën përkujtimore – në Grackë e Vjetër të Lipjanit, ku shqiptarët quhen terroristë! Madje ai gafin më të madh e bëri pak ditë më vonë në Gorazhdec, kur vendosi lule pranë pllakës ku ishin të shkruar emrat e policëve serbë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ky në fakt është skandal i madh politik! Pasi ata ishin pjesë e eskadrileve të vrasjeve të shqiptarëve, dhunimeve të grave e tëzjarrvënieve të shtëpive e të pasurive të qytetarëve të Kosovës.

Kjo qëtrumbeton sot shtypi i Beogradit për Presidentin e Kosovës është njëporosie qartëpër të, edhe pse është thjesht gënjeshtër!Ndaj Presidenti Thaçi kot gjunjëzohet para memorialeve, pllakave përkujtimore e monumenteve çfarëdoqofshin ato, të policëve serbë të vrarë në luftën tonë çlirimtare. Madje, aty ishin edhe emrat e disa të rinjve serbë, vrasjen e të cilëve as sot e kësaj dite nuk dihet se kush e ka kryer. Është i njohur rasti në kafen “Panda”, kur pushteti i Beogradit vrau disa të rinj serbë dhe më pas u akuzuan shqiptarët!!! Me këtë, e qartë sa s’ka ku vete, Beogradi dëshiron ta legjitimojë gjenocidin ndaj shqiptarëve…

President, sa më shumë që gjunjëzohesh aty ku nuk duhet,aq më shumë do të akuzohesh nga Beogradi! Është mirë që udhëheqësi politik i UÇK-së ta ruajë konsistencën e koherencën politike, po aq sa edhe integritetin e institucionit që tani përfaqëson!Sesa për integritetin tuaj personal dhe te të zgjedhurit tuaj për Kryeministër, i keni qitur në rrafshin horizontal. Shpresoj që te dyve u është i njohur fakti seserbët edhe për mikun, sopatën e ruajnë nën jastëk!

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin – Nga Florim Zeqa

Përderisa Riinvest-istët e sotëm, dikur bartësit e 3 % të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, u përkujdesën për hapjen e “Dardania Bank” në Tiranë”, të tjerët, pra SHIK-istët e sotëm, ish bartësit e fondit “Vendlindja Thërret”, mjetët e tyre i shpërndanë në llogari të ndryshme private.
Ashtu si njëri, edhe tjetri grup, asnjëherë deri më sot nuk i bënë transparente llogaritë e tyre bankare. Askush përveq bartësve të fondeve të sipërpërmendura  nuk i din saktësisht shumat e derdhuar në ato llogari bankare, sikurse që nuk u bë publik asnjëherë destinacioni i parave të grumbulluara në diasporë, të djersës së qindëramijëra apo miliona bashkatdhetarëve, që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit.
Paralelisht fondit të Republikës së Kosovës në Diasporë, vepronte edhe fondi tjetër “Vendlindja Thërret”, në ëmer të luftës së UÇK-es, siq thonin atëhere drejtuesit e saj, si i vetmi fond që ndihmon luftën në Kosovë, duke akuzuar fondin e Bukoshit për sabotim të luftës, dhe për mos dërgimin e ndihmave për popullatën e rrezikuar në Kosovë.
Kjo kishte çuar në përqarjën e mërgatës, veqanarishtë të kontribuesit e vërtetë të fondit të Qeverisë, të cilët ndanë kafshatën e femijëve të tyre për shtetin e Kosovës dhe lirinë e saj.
Gjendja e lartë emocionale e mërgimtarëve , dashuria e madhe ndaj atdheut, dëshira e pa kufijshme për çlirim nga pushtuesi, kishte bërë te vetën, sa që shumë nga donatorë të deridjeshëm të qeverisë së Bukoshit, të shndrrohen në donator të fondit “Vendlindja Thërret”.
Këtë  gjendje emocionale të mërgatës e shfrytëzuan në mënyrën më të “mirë”, drejtuesit e fondit “vendlindja thërret”, përmes aksionit “Atdheu në rrezik”, në periudhën mars-prill të vitit 1999, duke grumbulluar miliona marka e dollarë nga mërgata shqiptare anë e kënd botës.
Krejt kjo ndodhi pak kohë para çlirimit të vendit nga intervenimi i NATO-s. Nga shkuan e si u shfrytzuan ato para askush nuk e di?. Madje të paktë janë ata që marrin guximin të pyesin për ato mjete të grumbulluara nga djersa e mundi i mërgimtarëve.
Si pasojë e veprimeve të lartëpermendura, mërgata e jonë, sot e 17 vite më parë ka mbetë e ndarë e përqarë në grupacione të ndryshme, duke i thenë njëri-tjetrit;  ti ke dhënë për atë fond e unë për këtë tjetrin!
Në fakt të gjithë që kanë derdhë mjete në ato fonde janë atdhetarë të devotshëm  të qështjes kombëtare, por që kanë mbetë të dëshpruar e  me besim të thyer nga keqëperdorimet e shumta nga të dyja fondet.
Zhgënjimi më i madhë mërgimtarëve ju vie tani nga paradoksi, kur i shohin së bashku në pushtet bartësit e atyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin si dikur, por duke u pasuruar prap në kurriz të popullit të varfër.
Zbardhja e këtyre fondeve sa më parë, është kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e ri organizimit të mërgatës në baza të shëndosha jasht ndikimeve partiake, në funksion të ndihmës dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Zbardhja e fondeve të luftës është interes kombëtar, është kusht primar dhe jetik për kthimin e besimit ndër bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë, gjë e cila drejtëpërdrejtë do të gjeneronte investime të reja në Kosovë, me çka do të determinonte ecjen dhe zhvillimin më të shpejtë të shtetit tonë
Nëse vërtetë klani qeverisës SHIK-RIINVEST, dëshirojnë të hyjnë në histori siq pretendojnë dhe trumbetojnë çdo ditë, atëherë duhet të bëjnë publike aspektet financiare fondeve të tyre gjatë luftës; sa para u mblodhen, sa u shpenxuan për nevojat e sipërpërmendura,…nëse kanë mbetë të pashfrytëzuara ku gjenden ato mjete sot, në cilat banka apo i kanë shndrruar të gjitha në pasuri të “paluajtshme” paslufte në Kosovë?!
Lëni premtimet e kota të fushatave elektorale, mos u merrni me frazeologji boshe politike, “për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare”mos ua theni edhe më tutje shpresat e të pashpresëve në këtë vend.
Ndryshimi fillon me ju qeveritar të “nderuar”,…ju lutem, tregoni haptas dhe me sinqeritet të vërtetat e atyre fondeve, rrëfehuni para këtij populli të varfër, se nesër do të bëhet vonë…ngase zemërimit dhe durimit qytetar i ka ardhur fundi, ashtu siq ju erdhi fundi iluzioneve të shkaktuara nga mashtrimet dhe premtimet marramendëse elektorale të zgjedhjeve të fundit nacionale.
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, ishte marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të  padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq kontraverse politike, e cila paraqet binomin më fatal për shtetin e Kosovës.
Arritja e “kurorës politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur  në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, është injorimi dhe poshtërimi më i madhë që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar masat më të tmerrshme të diktaturës brenda këtyre dy partive politike.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues brenda elektoratit të këtyre dy subjekteve politike dhe nga popullata e gjërë të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Ngase situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Mustafa me sejmenët t tyre) duke u thirrur në numrat e kontrabanduar gjatë dhe pas procesit zgjedhor,…si dhe duke u thirrur në “vullnetin” e qytetarëve të heshtur.

Në Kosovë lulëzon kontrabanda e arit, zhdoganohen vetëm dy kilogramë në vit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në 50 lokacione të argjendarive duke sekuestruar 26 kilogramë ari dhe 33 kilogramë argjend.

Konfiskimi i kësaj sasie të arit dhe argjendit është bërë me dyshimit se ka qenë të kontrabandë.

Ndërsa të dhënat zyrtare të zhdoganimit të arit flasim për shifra tepër të vogla në krahasim me sasinë që posedojnë argjendarët nëpër dyqane.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci  thotë se në Kosovë zhdoganohen sasi të vogla të arit për gjatë një viti, rreth dy kilogramë. Ai thotë se ari është produkt shumë i lehtë dhe i kontrabandueshëm pasi sasia e vogël ka vlerën e lartë.

“Ari është një sfidë kryesore e Doganave të Kosovës. Kryesisht janë sasi të vogla që zhdoganohen dhe ne si dogana gjithmonë e kemi adresuar”, ka thënë Stavileci për Indeksonline.

Ndërsa në Kosovë në bazë të dhënave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve ushtrojnë veprimtarin 534 tregtarë që merren me ari e argjend.

Nga kjo del të jetë se shumica e arit nëpër argjendari është kontrabandë në mënyra të ndryshme.

Gjatë vitit 2012 në Kosovë janë zhdoganuar 2 kilogram ari, ndërsa vitet paraprake edhe më pak.

Çmimi i arit në tregun ndërkombëtarë sillet rreth 39 mijë dollarë për kilogramë.

Ndërsa vlera e arit të konfiskuar sot sillet mbi një milion dollar.

Zëdhënësi i Qeverisë tregon injorancë- thotë se Mali i Zi mund ta tërheqë njohjen

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanovic ka deklaruar se Mali i Zi dhe Kosova mund ta dërgojnë në arbitrazh ndërkombëtar çështjen e demarkacionit nëse nuk arrijnë pajtim. Ai ka thënë se nuk duhet të lejuar që Podgorica dhe Prishtina t’i prishin raportet duke theksuar se vendi i tij nuk e do asnjë metër të Kosovës. Por zëdhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu është shfaqur si specialist i çështjes duke thënë se Mali i Zi mund ta tërheqë njohjen që i kishte bërë Republikës së Kosovës.

Mali i Zi dhe Maqedonia e kishin njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë – duke nxitur edhe një herë hidhërimin e Serbisë me njohjet që po i vinin shtetit të ri.

Vet Gjukanovic theksoi se Kosova nuk ka raporte tw kwqija me Malin e Zi por gjithë këtë e interpretoi si një luftë të brendshme ndërmjet partive politike në Kosovë.

Por tani, sipas Abdullahut, gjërat kanë shkuar aq larg sa Mali i Zi është afër tërheqjes së njohjes. Natyrisht një deklaratë e tillë është naive.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.

Pajtimi për demarkacionin që mund ta na sjell humbje të pariparueshme

 Nëse do të pajtohemi pozitë dhe opozitë për demarkacionin, ashtu sikur pretendon opozita, tek atëherë do të shohim çka do të humb Kosova, tek atëherë do të shohim çka do të thotë mospajtimi.

 

Mospajtim dhe humbje e shansit për vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve me Malin e Zi vend i cili pas Serbisë e ka potencialin përbrenda për të qenë kundër nesh dhe këtë në të ardhmen mund ta bëj deri në tërheqjen e njohjes së pavarësisë.

 

Mospajtim deri në humbjen e shansit për integrime evropiane, sepse në rrugëtimin tonë për në BE, do të na ndezet drita e kuqe.

 Mospajtim me SHBA-t duke fituar logjika kryeneçe opozitare se ne ‘populli i përvuajtur i një vendi të vogël’ mund ta kemi mirë dhe jo SHBA-t, që do të mund të vazhdohet ngjashëm edhe për ‘Asociacionin’ edhe për procese tjera. Humbje e mundësisë që si shtet i ri ta ndihmojmë tutje procesin e forcimit dhe konsolidimit të pranisë politiko-ushtarake të NATO-s në Ballkan. Transformimi i FSK-së dhe Vizat as që do të na bien në mend.

Veseli kërkon zgjedhje të parakohshme, Mustafa nguron

Kosova shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të paktën këtë ide e ka dhënë nëpërmjet  deklaratave publike shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke theksuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

Në anën tjetër partneri i koalicionit të PDK-së në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, insiston se ky është momenti më i keq për zgjedhje në Kosovë, me arsyetimin se për shkak të Speciales dhe arrestimeve që do të bëhen nga kjo e fundit mund të ketë krizë në vend, shkruan “Zëri”.

Sipas deputetit të LDK-së Adem Salihajt, nëse PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, atëherë, siç thotë ai, këtë do ta bënte vetëm për “interesat e krimit”, por jo edhe për interesa të qytetarëve.

I shpejtë ka qenë reagimi i opozitës kosovare, e cila thënë se ajo deklaratë është vetëm sinjali i parë për zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër edhe analistët kosovarë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë do t’i konvenonin më së shumti partisë më të madhe në vend. Sipas tyre, aktualisht vetëm LDK-ja nuk është e interesuar për zgjedhje.

E PDK-së në zgjedhjet e parakohshme flitet se mund t’i ndihmojë edhe Behgjet Pacolli me partinë e tij (AKR). Megjithëse nga kjo parti nuk kanë preferuar të flasin për ndonjë koalicion parazgjedhor me PDK-në, ata kanë konfirmuar se përgatitjet për zgjedhje kanë filluar.

Shkëlzen Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Qeveria nuk e ka menaxhuar mirë çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mirëpo kjo marrëveshje nuk ka “vdekur”, siç po pretendon opozita kosovare. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti politik Shkelzen Maliqi, duke shtuar se dy shtete sovrane mund të bisedojnë hapur për korrigjim logjik të kufirit.

Ai mohon që opozita ka qenë faktor për tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e 1 shtatorit në Kuvend, por, sipas tij, pa mbështetjen e Listës Serbe nuk ka qenë e mundur të kalojë kjo marrëveshje.

Sipas Maliqit, pozita edhe opozita po tregojnë shenja lodhjeje, çorientimi dhe dështimi dhe nuk merren me  probleme jetike, por po zhvillojnë luftën e pakompromis për pushtet.

Kosova mes lindjes dhe perëndimit! – Nga Florim Zeqa

Sjellja paradoksale e politikanëve në njërën anë, dhe heshtja e indiferenca e qytetarëve ndaj veprimeve të politikanëve në anën tjetër, i ka vënë në lajthitje miqt tanë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Çfarë po kërkon dhe kah dëshiron të shkoj ky popull!
Politikanët, në njërën anë deklarohen pro-përëndimor (por-amerikanë), në tjetrën vazhdojnë lidhjet dhe kumbarinë me pushtuesit shekullorë turko-sllavë, duke ua dhënë (falur) në koncesion (përmes privatizimt të egër) të arterieve më profitabile dhe strategjike në vend, si: KEK-un (KEDS), Aeroportin e Prishtinës, ndërtimin dhe menaxhimin e Autostradave,…etj.
Qasja jopragmatike e politikanëve kosovar, ka ndikuar në sjelljen dhe reflektimin negativ të shoqërisë kosovare. Në të njëjtin diskurs me politikanët po sillen edhe qytetarët, në njërën anë deklarohen se janë populli më pro-ameriakn në rruzullin tokësor, ndërsa me sjelljet e tyre çdo ditë e dëshmojnë të kundërtën e saj.
Pak kush nga shumica shqiptare në Kosovë, asokohe ju kishte gëzuar ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, gurthemelin e së cilës e pati vënë arkitekti i shtetit të Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova bashkë me Ipeshkvin e ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin. Ishte kjo një ide sa e qëlluar, po aq pragmatike, që ka të bëjë me ripërtritjën e rrënjëve tona të lashta, në njërën anë dhe me lidhjën e miqësisë me botën përparimtare e demokratike, në anën tjetër.
Për ironi të faktit, ditë më parë shumë nga kundërshtarët e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, ishin prezent në shënjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, jo nga dëshira dhe ndjenja shpirtërore, por vetëm sa për t’u paraqitur “pro-perëndimor”.
Muaj më parë, aq fuqishëm u kundërshtua edhe ndërtimi i një kishe katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit, sa që u shndrrua në “hit lajm” i mediumeve të shkruara dhe elektronike në Kosovë, anipse e drejta dhe liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pa marrë parasysh se a është përbërja  katolike, myslimane apo ortodokse.
Historia e besimeve në Kosovë është shumë e lashtë. Krishtërimi ka luajtur rol të rendësishëm në mbijetesën e kombit shqiptarë ndër shekuj. Ishte krishtërimi ai që i dha identitet të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve të ndryshme barbare, si dhe gjatë sundimit të egër osman për më tepër se pesë shekuj, ku populli shqiptarë qe rrezikuar nga asimilimi dhe shperngulja masive.
Është prap krishtërimi, në përfundim të shekullit XX-të e shpëtoi popullin shqiptarë të Kosovës nga shfarosja dhe shpërngulja barbare serbe,…akoma vazhdon të na ndihmojë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë.
Por shtrohet pyetja; a jemi duke i respektuar e vleresuar sa duhet angazhimet e tyre? – E verteta është, Jo!
Sikur shumë shpejtë e harruam luftën dhe pasojat e saja. Pastaj, harruam ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë, që na erdhi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës  dhe ato evropiane. Vertetë pati ndodhur një mrekulli, ku më të drejtë Akademiku, i ndjeri Mark Krasniqi, e kishte thënë: “Mrekullia vetëm një herë zbret nga qielli”, derisa fliste për rëndësinë e intervenimit të NATO-s kundër forcave pushtuese serbe.
As ndërtimi i xhamive , as kostumet fetare islame, madje as shamitë e gjinisë femërore nëpër shkolla dhe parlament, e as mbajtja e mjekrrave të gjata nga shumë të rinjë shqiptarë nuk i mjaftuan botës islame që ta pranojnë Kosovën shtet. Pse?
Sepse, ne jemi evropian e jo pjese e errësirës mesjetare turke, arabe apo aziatike, të cilët edhe pas tetë vitesh nga shpallja e pavarësisë vazhdojnë të mos e pranojnë Kosovën shtet. E gjithë kjo do të thotë, se gjaku ynë i derdhur për pavarësinë e Kosovës, për botën islame nuk ka ndonjë vlerë.
Me siguri të gjithëve u kujtohet një thënje e ish presidentit të SHBA-ve, zotit Bill Clinton gjatë një vizite të pasluftës në Kosovë, po citoj; “Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen…”
Thënje kjo më tepër se e sakt, profetike do të thoja. Mundësitë që na i dha përëndimi, në radhë të parë SHBA-të për ndërtimin e shtetit, jo vetëm që nuk dijtëm t’i shfrytëzojmë si duhet, në të shumtën e rasteve u keqperdorën nga njerëz të pandërgjegjshëm në pushtet; duke filluar nga ndihmat humanitare, financiare dhe investimet jo të pakta që bashkësia ndërkombëtare i solli në Kosovë!
Për këtë dështim të gjithë jemi nga pak fajtor, që i lejuam të shkojnë kaq largë kusarët politik në zhvatjen e shtetit.
Pushtetarët e deritanishëm pothuajse të gjithë pa dallime janë bërë të njëjtë; lakmiqar të pakursyer në grabitjen e pasurive publike dhe shtetërore, duke u shëdrruar në klasë të pasuruarish nga privilegjet e pushtetit mbi kurrizin e një populli të varfër.
Rikuperimi i gabimeve të politikes është një procesi cili duhet të ndodhë petjetër në të ardhmen,…me ardhjen në krye të shtetit të një Qeverie të pastër dhe të përgjegjshme politike.
Meqenëse shumica e këtij populli po e zgjedhë dhe duron akoma këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, atëherë nuk e meritojmë më mirë.
Një fjlaë e urtë popullore e thotë: “Kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”. Vërtetë na ka ardhur koha të zgjedhim mes lindjes dhe perëndimit. Kaluan 17 vjet nga përfundimi i luftës, e ne si popull kemi mbetur peng i sjelljeve tona të papërgjejgjshme, e kështu mund të na kalojnë edhe po aq vite të tjera, por perëndimi (SHBA) nuk ka kohë të mirret përgjithmonë me ne,…dhe fatii ynë shumë lehtë mund të kaloj në anën e kundërt, për çka situata mund të na kthehet mbrapsht për 360 °.

Vështrim – Kosovës i duhen fytyra të pakompremetuara politike?! – Nga Skënder MULLIQI

 Pak ose asgjë të hajrit nuk  përjetuam  nga pushtetet e pasluftës. Kemi menduar se veq të mira do të kemi, se ishim për shumë kohë të robëruar .Kemi shpresuar së  do të ndërtojmë shtet  ashtu siq edhe na ka hije. Na ndodhën shumë të papritura sepse në pushtet erdhën njerëzit  që më profesionin e politikës nuk kan asgjë të përbashkët. U qartësua tashmë së kjo garniturë gadi e njejtë pushtetare e pasluftës, si qëllim e ka pasur pasurimin për vete dhe varfërimin e shumicës. Dua të lidhëm më fillimin e tekstit,  së veq hidherime na u servuan. Kastat që u ndërruan në pushtet i sollën popullit vetëm vuajtje dhe mjeriom social. I sollën këtij vendi dhe popullit krim dhe korrupcion të cilat që shumë kohë nuk po zbresin nga temat kryesore .I sollën nivel të lartë të atyre që po kërkojnë  punë. Na sollën migrime masovike …. Shumë pak na sollën gëzime , shumë pak e sollën lumturinë dhe harenë në familjët tona. E zymtësuan jetën  e shumë familjeve më vrasje të motiveve të ndryshme dhe të vrasjeve për motive politike.  

 Politika në Kosovë ishte  dhe ka mbetur  ana më e ërrët e realitetit  tonë ,  dhe e cila po na përcjellë si hije  e keqe …Dhe, natyrisht së këtu vjenë në shprehje katërcipërisht ajo  kur  ambasadori amerikan Donald  Lu,    thotë  “ Ju shqiptarët  kam ndëgjuar së shquheni si njerëz të fjalës dhe të besës, por politikan më të pa besë nuk kam pa”.  Kjo vlenë për  politikanet  shqiptarë  edhe në trojet tjera  etnike . Lu në konferencën e fundit  në kuader të luftës kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit në Shqipëri , por që vlenë edhe për Kosovën     tha” se bosët e krimit levizin lirshem për shkak të lidhjeve të tyre më njerëz më ndikim”. Ambasadori Lu sigurisht këtu ka aluduar  edhe në njerëzit në krye të politikës dhe  të pushtetit në Shqipëri, të cilët jo që nuk e luftuan krimin kurrë por edhe vet janë  bërë pjesë e krimit të organizuar , bashkë më vëllëzërit e tyre në krye të pushtetit në Kosovë. Ai mori  shëmbull Al Kaponën. Edhe unë në një shkrim para disa muajëve  e pata përmendur pikërisht Al Kaponën si krahasim më situatën  në  Kosovë dhe në Shqipëri. Megjithate në kohën e Al Kaponës nuk ka jetuar populli dobët sikur tash nga Al kaponët  e kohës moderne , të cilët e kan kapur popullin fortë për gryke , duke ia qitur sytë duq…

  Ata që po na e zbardhin fytyrën , ata që po na bëjnë të lumtur dhe krenarë janë  bërë  sportistët  tanë të cilët po korrin suksese të jashtë zakonshme në arenën ndërkombëtare. Futbollistët në ligat evropane dhe  dy kombëtarët  tona  janë   prijetaret e sukseseve dhe të gëzimeve tona të mëdha . Pastaj , xhudistja Majlinda Kelmendi shumë herë deri më sot na gëzoj më sukseset kulminante  në nivelët botërore  , edhe në Olimpiadën e fundit…Na gëzuan kombëtarja në futboll e cila u plasua në kamponatin Evropan në Francë, dhe  më lojën e  mirw tw shfaqur atje… dhe së fundi prap na gëzuan dy përfaqësueset tona, ajo  e Shqipërisë dhe  përfaqësuesja e Kosovës në kuader të kualifikimeve për  Kampionatin Botëror në futboll. Kur jemi këtu duhet theksuar së si po vrapojnë pa fije turpi, njerëzit e politikës , duke u përpjekur që sukseset e sportistëve  tia faturojnë disi si meritë edhe e tyre. Pamë presidentin ,Hashim  Thaçin së bashku më djalin dhe njerëzit e tij  në Brazil në Lojërat Olimpike ,ku Majlinda e  zuri vendin e parë. Kështu vepruan edhe  më rastin e shenjëterimit  të Nenë Terezës në Vatikan më një delagacion të gjërë , më shumë për të shetitur më para  të këtij  populli të varfëruar   . Kjo ndodhi edhe së fundi  edhe në Finlandë . Populli  i ka një mijë e një arsye që kurrë  më, votën  mos  ta ‘ shes’ aq lirë . Kosovës i nevoiten  më shumë së kurrë fytyra të reja  të pa komprimituara politike… 

Fajon: Kosova të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian, mbështeti të hënën raportin dhe propozimet e raportueses për Kosovën në këtë Parlament, Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën

Por, komiteti nuk i dha asaj “mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Evropian për Kosovën”.

Komiteti, i cili mbështeti më 25 vota propozimin duke pasur 24 vota kundër, kërkon që Kosova të përmbushë çështjet e mbetura siç janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vëzhguesit thonë se zhvillim pozitiv është fakti që çështja nuk do të kthehet më në komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, por, rruga drejt liberalizimit është ende e gjatë dhe vështirësia themelore qëndron në ndarjet e thella që ekzistojnë në Kosovë rreth kufirit me Malin e Zi.

Më 1 shtator qeveria e Kosovës tërhoqi nga seanca e parlamentit projektligjin për këtë çështje i cili ka nxitur krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Opozita pohon se marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit 2015, e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj, me gjithë vlerësimet edhe ndërkombëtare se shënimi i kufirit është në pajtim më dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e votave në parlamentin e Kosovës dhe partitë në pushtet nuk arritën të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të tyre për shkak të mospjesëmarrjes në seancë të deputetëve të komunitetit serb por edhe pakënaqësive edhe në radhët e tyre.

Ndonëse të dyja palët bëjnë thirrje për një pajtim rreth kësaj çështjeje, deri tash nuk ka pasur asnjë përpjekje për krijimin e një konsensusi rreth saj.

Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012 dhe propozimin katër vjet më pas, por qytetarët e saj edhe më tej janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shëngen, që përfshinë pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Analizë – Intelektualëve nuk u ka hije heshtja, ajo nuk është as njerëzore!! – Nga Skënder MULLIQI

Kohë me parë në shkrimet autoriale kam  theksuar nevojën e angazhimit më të madh të elitës intelektuale në rrjedhat  shoqërore -politike të Kosovës.Pse kjo heshtje kaq e madhe e intelektualëve e don një elaborim dhe analizë  shumë  ekzakte. E dimë tashmë së kontrollin në Universitetin e Kosovës si institucioni më  lartë i dijës, e ka futur kasta politike në pushtet. I kan vu në pozitat më të larta njerëzit e vet të cilët deri në ato poste  kan arritur  në saje  poltronizmit  politik, dhe se edhe diplomat univerzitare i kan marr shkel e shko.  Duket së kjo ka ndikuar që intelektualët e shumtë që i kemi kan preferuar heshtjën përballë këtij estabilishmenti të degraduar politik në krye të shtetit. Nese në krye të institucioneve është infiltruar ndonjë intelektual , ai është aty më shumë   për ti zbatuar urdhërat e shefave të shefit kryesor.Dihet së pas luftës janë  vu në funksion metodat e shantazhit karshi   profesorëve .Pas 17 viteve kur punët në shtetndërtim nuk po na shkojnë mirë, të prefrohet heshtja e intelektualëve nuk është e justifikueshme . Nuk justifikohet së jemi në shekullin 21 kur analfabetet potencialë politik do të  duhej më në fund të largohen. Shteti nuk bëhët më njerëz të cilët i kan hyrë politikës për të përfituar materjalisht  . Detyrë patriotike e secilit prej nesh është ti dalim Zot shtetit dhe kombit atëherë kur më së  shumti është nevoja. Nevojë të madhe kemi pikërisht tash për  një elitë intelektuale , e cila do të kishte bërë shumë  në ecjën tonë përpara. Kemi mbetur që shumë kohë në status-kuon  politike dhe ekonomike, apo  edhe jemi duke u kthyer mbrapa  .Jemi duke u kthyer mbrapa më logjikën e sistetimit të kaluar komunist ,të atyre që  e kan timonin e shtetit  në dorë. Inferioriteti karshi ndodhive jo të mira më shtetin tonë, është diqka që nuk i falët  sot askujt . Mos të thotë dikush së nuk ka mundësi të gjetjës së formave dhe metodave të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore apo inkuadrimit të drejtëpërdrejt në rrjedhat  politike . Bukur shpesh heshtja apo inferioriteti karshi rrjedhave shoqërore , është barazi më tradhëti kombëtare. Oportunizmi  i intelektualëve është i pa falshëm . Të pa shkolluarit për punë të mëdha shtetërore , nuk duhet lejuar   të duken më të menqur dhe më të dijshem së intelektualet e mirëfilltë . Ky pajtim më fatin do të shprehesha  kështu nuk është i pranueshëm  .

Nuk e di së a pajtoheni së tek ne po dominojnë antivlerat në secilin segment të jetës. Agresiviteti i pa meritorëve është bërë tepër  i madh, që mos ti lëshojnë vendet e tyre të punës ose postat e larta shoqërore . Pranimi i një barbarësie më ata të cilët nuk e kan kaqikun është më shumë së e turpshme dhe shumë e dëmshme për një shoqëri demokratike. Në mbarë sistemin na janë instaluar njerëzit që çdo ditë po abuzojnë më shtetin, njerëzit të cilët dinë të sherbehën më metodat e shantazhit, din edhe ti kërcënojnë të tjerët. Në vend të argumenteve e  përdorin forcën për diciplinimin e masës , besa edhe diciplinimin e intelektualëve , që deri më tash për fatin tonë të keq shumë u ka shkuar për dorësh. Këta njerëz  pastaj  bëhën të rrezikshem në rrugë, në institucione të shtetit  ,  në trafikë , në kafene dhe ne secilin vend tjetër. Po jemi dëshmitarë të shumë vrasjeve , ku mbrenda  harkut kohor të shkurtër  humbën jetën 9 përsona. Aty ku nuk funksionon shteti ligjor, gjejnë vend të gjitha të zezat e kësaj bote. A duhet ta vërtetojmë tezën së  kështu ka qenë edhe gjatë  historisë? Mos të pranojmë më fatin që pikërisht intelektualët dhe  atdhetarët kanë  rënë gjithmonë  viktima të regjimeve të tipit autokratik. Nese në të kaluarën për intelektualët ka qenë kohë më të vështira , sot është  më lehtë që të ndëgjohet zëri i tyre. Të shihet  kontributi i tyre faktik në rritjën e mirëqenjës , zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik të Kosovës. Të deligjitimohen të gjithë ata të cilët për këto vite e prun gjendjën e keqe ekonomike , politike dhe gjendjën e moralit  në pikën më të ulët. Nese hezitojmë ti thëmi të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë , përspektiva jonë është e mbyllur. Të krijojmë rrethana të reja politike ,duke i stopuar të gjithë ata të cilët janë mësuar të jetojën pa punuar.  Tu dalim përpara atyre të cilët nuk po ndalën më hajnitë e tyre, nuk po ndalën më keqpërdorimin e qdo vlere shoqërore.Ti ndalojmë ata që po jetojnë në luks të madh pa djersë, karshi shumicës të cilët mëzi po e presin fundin e muajit. Më të pa barabartët në secilin plan nuk preferohet debati. Intelektualëve nuk u ka hije heshtja ,ajo nuk është  as njerëzore…

Reagon ndaj Insajderit Mulla Osmani:S’kam thënë: Nënë Tereza të mos respektohet,por është hiperbolizuar deri në bezdisje(Foto)

Imami i xhamisë në Drenas, Mulla Osmani, ka reguar ndaj shkrimit të publikuar nga portali “Insajderi”, mbi veprimtarinë e Nënës Tereze.

Osmani e ka quajtur artikullin e portalit kosovar si dezinformim të opinionit publik dhe se nuk është autor i atij shkrimi.

Sipas hoxhës në xhaminë e Drenasit, shkrimi të cilin e citon “Insajderi”, autor ka Sead Zimerin dhe nuk janë fjalë e tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”:

Reagim ndaj Insajderit për dezinformim

Une si Mulla Osman nuk kam thënë asnjëherë qe Tereza nuk duhet respektohet. Perkundrazi çdo njeri në këtë botë meriton respekt ngase është krijesë e Zotit.
Ndërsa sa i përket keqperdorimit te figures se saj per politika te interesave te caktuar madje provokimin e neglizhencen e figurave Islame është shumë e vërtetë qe kam folur e do të flas. Tereza është nje humaniste që i ka shërbyer Vatikanit dhe Krishtërimit dhe jo figurë kombëtare dhe ska nevojë te përdoret per qëllime te tjera.
Kështu që Tereza duhet të respektohet por ska nevojë të hiperbollizohet ne atë masë saqë te na bezdis te gjithëve.
E atyre qe e bëjnë këtë do u thosha që mos e harroni edhe Nënë Zahiden ngase ishte ajo qe edukoi një familje që duhet të jetë shembull ne këto kohë krizash…

Shkrimi te cilin e citon Insajderi autor ka Sead Zimerin dhe nuk jane fjalë të mia. Pavarësishtë pajtimin tim apo jo ato jane mendime te një intelektuali që sipas meje meriton respekt edhe nëse nuk pajtohemi me të.

Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet

“Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit”, thuhet në atë shkrim, të shpërndarë nga Imami nga Drenasi.

Gjithashtu, në shkrimin e shpërndarë nga Musliu në Facebook, thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

“Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfëritë, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Musliu. /Insajderi.com

Qeveria e riprocedon në Kuvend Demarkacionin në rastin e parë të volitshëm

Qeveria e Kosovës pritet ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, menjëherë pasi të fillojë sesioni vjeshtor.

Zyrtarët qeveritarë thonë se nuk kanë afat kohor se kur do ta riprocedojnë në organin ligjvënës, por kjo do të ndodhe shumë shpejt, për shkak të proceseve të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, thotë se në ditët e ardhshme pritet edhe të konsultohen me partnerët e koalicionit para riprocedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka kohë të caktuar, por për shkak të proceseve të rëndësishme si rasti i liberalizimit të vizave, duhet ta rikthejmë në Kuvend sa më parë që të jetë e mundur. Besoj pas konsultimeve në ditët e ardhshme në mes të partnerëve të koalicionit”, ka thënë Gecaj për gazetën “Zëri”.Në seancën e së enjtes kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tërhoqi këtë projektligj, duke thënë se një grup parlamentar ka kërkuar koncesione si kusht për ta votuar Demarkacionin

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve – Nga Florim Zeqa

Pas dështimit të Qeverisë në votimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbetët iniciativa për mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance sipas procedurave ligjore, për votimin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë antikushtetuese, tashmë dhe antiligjore si rezultat i dështimit të fundit dhe mungesës së numrave në kuvend.
Një iniciativë e tillë duhet të filloj menjëherë, në mënyrë që të vihet në rendin e ditës së seancës së parë vjeshtore. Në të kundërtën vihen në lajthitje deklarimet dhe kërkesat e bllokut opozitar për mungesën e numrave të Qeverisë në kuvend.
Sipas rregullores së kuvendit, ligjeve në fuqi dhe kushtetutës së vendit, me votimin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë në kuvend nga ana e deputetëve,…sipas procedurave dhe kompetencave ligjore, presidenti i shtetit, zoti Hashim Thaçi është i obliguar, që në afatin kohor brenda 3 ditësh të caktoj datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Duke i marrë parasysh rrethanat e krijuara politike dhe gjendjen e rënduar socio-ekonomike të vendit, vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpëtim për vendin, në të kundertën vendi mund të hyjë në një krizë akoma më të thellë politike si pasojë e ndikimit të fuqishëm të Listës “Serpska” ndaj kësaj qeverie të nënshtruar para Beogradit, Podgoricës, Shkupit,…dhe Brukselit zyrtar.
Largimi i kësaj qeverie kuislinge, përveqse imperativ kohor, është shpëtimi më i madh për vendin, ngase në ditët, javët dhe muajt në vazhdim deputetët e kuvendit, përveq ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, do të ballafaqohen edhe më keq me “Zajednicën”, produktin më fatal për vendin, të nënshkruar në Bruksel nga dy krerët shtetëror (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me 19 Prill 2013, respektivisht me 25 Gusht 2015).
Serbia përmes “Zajednicës” synon t’i vënë nën kontroll rreth 30 % të territorit të Kosovës dhe ushtrimin e plotë mbi institucionet shtetërore. Kur kësaj i shtohen 2500 hektar të dhënë Maqedonisë dhe mbi 8200 hektar Malit të Zi, atëherë kemi të bëjmë me tkurrje enorme të integritetit territorial të shtetit tonë.
Nga shifrat e sipërpermenduara shifet qartë se nuk janë në pyetje dhjetëra e as qindëra metra, por është në pyetje një territor tepër i gjatë dhe i gjerë për Kosovën e vogël. Humbja e një territori kaq të madh, përveqse e cenon në mënyrë të dukshme territorin e vendit tonë,…e ndryshon edhe në aspektin gjeografik, pra e ndryshon hartën,…bashk me këtë e ndryshon edhe pamjen vizuele të flamurit lara-lara të shtetit multietnik (laraman) të Kosovës.
Në këtë rast deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të zgjedhur me votën e lirë të popullit, për të shpëtuar humbjen e territorit dhe pengimin e cenimit të sovranitetit nga “Zajednica”, fillimisht duhet të ngrenë Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë kuislinge, për t’i hedhë më pas poshtë të gjitha marrëveshjet antishtetërore dhe antikombëtare të nënshkruara në Bruksel dhe Vjenë nga liderët e shantazhuar politik.
Nëse nuk ndodhë Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nga ana e deputetëve, atëherë Gjykata Kushtetuese është e obliguar që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Në rast se edhe Gjykata kushtetuese i dorëzohet shantazhit politik të liderëve të korruptuar shtetëror, atëherë çdo gjë mbetët në dorën e popullit, ngase Kosova e vogël s’ka territor të tepërt për t’i falur askujt.
Në të kundërtën, deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mosndërmarrjen e veprimeve ligjore për largimin e kësaj qeverie antikushtetuese dhe jolegjitime, mund të shndrroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli shqiptar nuk do të pranoj për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.

Kosova kundër Jeremiqit për sekretar në OKB

Dhjetëra nëna, motra, e familjarë të 1,650 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, u mblodhën të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër zgjedhjes se ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Nysrete Kumnova, nga shoqata Thirrjet e Nënave, tha se zgjedhja e Jeremiqit si sekretar i OKB-se do të ishte zgjedhje kundër humanizmit dhe vlerave, mbi të cilat është krijuar kjo organizatë.

Bota demokratike, ka shtuar Kumanova, duhet t’i ndëshkojë kriminelët dhe jo t’i favorizojë ata.

“Konsideroj se shtetet anëtare të OKB-së duhet ta dinë mirë sa zemra digjemi për së gjalli në pritje prej 17 vjetësh, të eshtrave të më të dashurve tanë, derisa politika serbe loz me fatin tonë. Ju lutemi juve delegatëve në OKB, mos e ngritni dorën ta votoni Vuk Jermiqin, por votën jepni për njerëzit meritorë që dinë dhe duan të punojnë për të drejtat e njerëzimit”, ka theksuar Kumnova.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Vuk Jeremiq, ka theksuar Kumnova edhe gjatë mandatit të tij si kryesues i OKB-së ka mbjell urrejtje kundër shqiptarëve duke mbuluar krimet serbe në Kosovë.

Për më keq, Jeremiq, ka shtuar Kumnova, ka injoruar çdo familjar që ka kërkuar zbardhjen e personave, të cilët janë zhdukur gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Serbia, si pushtuese, ende nuk i ka zbuluar të gjitha varrezat me persona të zhdukur duke tentuar t’i fsheh gjurmët e krimit, prandaj si e tillë duhet të deklasohet dhe të mos i pranohet as dhurohet as një post qoftë edhe udhëheqja e OKB-së. Ne duam drejtësi, ne duam që në OKB të na udhëheqin njerëz human dhe kredibil dhe jo pasues të sistemit kriminel serb si përgjegjës për krime luftë në Bosnje e Kosovë”, ka thënë ajo.

Organizatorët e protestës kanë treguar se do t’u dërgojnë një letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiq për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Jeta Berisha, organizatore e kësaj proteste, ka lexuar pjesë të letrës që do t’i dërgohet OKB-së:

“Kosova do t’i bashkojë forcat me Srebrenicën dhe Zhepën, jo vetëm duke organizuar protesta të mëdha, por do të ndërpresë të gjitha bashkëpunimet që ka arritur me shumë punë dhe përkushtim me shtetin e Serbisë, Kosova do të bojkotojë të gjitha produktet dhe prodhimet që hyjnë nga shteti i Serbisë. Ne nuk jemi përfaqësues të partive politike. Ne jemi qytetarë të lodhur të politikave të Serbisë, ne jemi rinia e Kosovës, ne jemi zëri që po vdes për t’u dëgjuar”.

“Serbia ka vrarë njerëz në vendin tonë Serbia kurrë nuk është akuzuara që ka lënduar botën tonë, Serbia asnjëherë nuk ka pranuar fajin e lërë me të kërkojë falje që ka kryer gjenocid në shtëpitë tona. Rinia e Serbisë nuk e njeh historinë e saj dhe sot rriten, edukohen shkollohen duke na njohur neve si pjesë të tyre, si rob të tyre”.

Protestës kundër zgjedhjes se ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në postin e sekretarit gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i janë bashkuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë, Vuk Jeremiq, është futur në garë të ngushtë për të pasuar sekretarin e deritashëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Në votimin e tretë joformal në Këshillin e Sigurimit të OKB-se, që u mbajt të hënën e kësaj jave, Jeremiq doli i treti me shtatë vota pozitive, pesë negative dhe tri vota pa opinion.

Në mesin e garuesve të tjerë për postin e kreut të OKB-se janë edhe ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, shefja e UNESCO-se bullgarja, Irina Bokova, ish-ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, dhe ministrja e Jashtme e Argjentinës, Susana Malcorra.

Përzgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB-se pritet të përfundojë këtë vjeshtë, ndërsa kreu i ri i kësaj organizate do të marrë detyrën në janar të vitit që vjen.

Kosovë: Vrasjet gjatë vitit 2016, fenomen në rritje

Vrasjet në Kosovë po shndërrohen në një fenomen në rritje. Gjatë këtij viti, sipas statistikave zyrtare, janë shënuar 23 vrasje.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar ishin shënuar 11 vrasje. Këto të dhëna, sipas autoriteteve të rendit, dëshmojnë se numri i vrasjeve nga viti në vit është në rritje.

Ndërsa, gjatë pasluftës, ku përfshihen periudha nga qershori i vitit 1999 e deri më 2014, statistikat e Policisë së Kosovës flasin për rreth 1500 vrasje me motive të ndryshme.

Si një fenomen në rritje dhe mjaft shqetësues, vrasjet në Kosovë janë temë e rubrikës së përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Nisur nga statistikat dhe rastet e fundit të vrasjeve, ish-deputeti Burim Ramadani, njohës i fushës së sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë tre faktorë themelorë që kanë ndikuar në trendin e rritjes së vrasjeve dhe përkeqësimit të sigurisë publike.

“Prania e madhe e armëve ilegale në duart e qytetarëve, në njërën anë, dhe mungesa e një programi gjithëpërfshirës politik e shoqëror të qeverisë për të larguar ndjenjën dhe kërkesën e qytetarëve për armët ilegale, përbën një prej elementeve”.

Gjithashtu, neglizhenca e institucioneve të sigurisë, atyre të hetuesisë dhe të drejtësisë, si dhe e treta, mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin politik në Kosovë, e sidomos në atë të drejtësisë. Ekziston edhe më tutje ndjenja te qytetarët që më lehtë mund t’i qërojnë hesapet personalisht, sesa të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë”, thotë Ramadani.

Ai vlerëson se edhe gjendja e tensionuar mund të ketë ndikim në shtimin e rasteve që si pasojë kanë vrasjet.

“Në gjithë këtë situatë, gjendja e tashmë shumë e tensionuar dhe që po e sfidon sigurinë në Kosovë, si numri i rritjes së aksidenteve, me numër të madh të plaçkitjeve, qoftë në prona, shtëpi , banka, ka ndikuar në rritjen e frustrimeve të përgjithshme të qytetarëve, gjë që ndikon edhe në rritjen e numrit të vrasjeve”, shton ai.

Një fenomen i tillë, është ngritur si shqetësim edhe në debatet e disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Armët pa leje, në vazhdimësi janë potencuar si rrezik i përhershëm për sigurinë e qytetarëve. Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar 682 armë pa leje.

Një përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, kishte ofruar ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni. Ai ka folur për atë se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me numrin e madh të armëve pa leje, të cilat ndodhen në duart e qytetarëve, si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve.

“Me mbështetjen shumë gjeneroze edhe të institucioneve ndërkombëtare, të UNDP-së mbi të gjitha, por edhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi aktualisht duke zhvilluar një varg fushatash, në fushën e kontrollit të armatimit pa leje, qoftë përmes vetëdijesimit, aksioneve, sepse armët e konfiskuara në masën më të madhe shkatërrohen ose vihen në kontroll ligjërisht”.

“Fushatat nuk mungojnë, janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. Vrasjet e fundit të qytetarëve, si gjithmonë, janë shqetësuese dhe duhet të japin alarm për institucionet e sigurisë. Kjo nuk do të thotë që Policia e Kosovës nuk është duke e bërë punën e vet ditore, sepse armët pa leje janë shqetësim parësor i Policisë së Kosovës”, kishte deklaruar Hyseni.

Mungesa e zbatimit të ligjit, nga sociologët shihet si një prej faktorëve që ndikon edhe në rritjen e dukurive negative në shoqëri, ku bëjnë pjesë vrasjet,pavarësisht motiveve që kryhen.

Sociologu Besnik Peci mendon se në përgjithësi ka një devalvim të vlerave në shoqëri, andaj edhe në situata të tilla, shtohet numri i dukurive negative.

‘’Perspektiva ime për vrasjet në Kosovë i takon asaj që në vend është instaluar njëfarë anomalie e vlerave dhe standardeve. Njerëzit nuk po dinë më se çka të respektojnë. Jemi të bombarduar prej devalvimit të vlerave dhe mungesës së implementimit të ligjit”, vlerëson Peci.

Në këtë kontekst, sipas tij, fajtorët nuk e marrin dënimin e merituar. Kurse, te populli, vijon Peci, po shfaqet bindja se pavarësisht nëse vepron në mënyrë devijuese apo të drejtë, sërish mbetesh si pjesë e fajit.

Një perceptim i tillë, sipas tij, edhe përbën një prej faktorëve që po ndodhin kaq shumë vrasje. Ndërkaq, në elementet tjera, ai përmend edhe gjendjen sociale të popullatës.

“Papunësia, varfëria mund të ndikojnë. Gjithashtu edhe mungesa e vendeve rekreative që të kalohet koha e lirë, por mendoj se kryesorja është se njerëzit po e shkelin ligjin, kanë afera të ndryshme dhe këto sjellje po i bëjnë model për shoqërinë”, thekson Peci.

Ndërkaq, nga Zyra e informimit në Policinë e Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thuhet se “Policia e Kosovës, të gjitha rastet, duke përfshirë edhe vrasjet, i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë”.

Sipas policisë, “në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime konkrete për parandalim, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të çojnë te kryerja e akteve të tilla”.

Por, zyrtarë të autoriteteve të rendit kanë potencuar faktin se në aspektin e parandalimit të rasteve të tilla, përveç policisë, duhet luajtur rolin e tyre edhe aktorët tjerë, të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme, në përgjithësi.

Dështimi i votimit në kuvend, fundi i koalicionit PDK-LDK – Nga Florim Zeqa

Kur u pranua e ashtuquajtura “Pako e Ahtisarit”, për pavarësimin (njohjen ndërkombëtare) të shtetit të Kosovës, të gjithë liderët partiak dhe shtetëror të asaj kohe patën deklaruar njëzëri: Ky është kompromisi i dhimbshëm për pavarësimin e shtetit, nga i cili nuk do të levizet tutje me kompromise të reja…”
Mirëpo, përkundër atyre deklarimeve, kompromiset në dëmë të Kosovës ngarendën njëri pas tjetrit, duke filluar me 6 pikat e Ban Kimunit, decentralizimin etnik (sipas orekseve serbe),…për të vazhduar me bisedimet e Brukselit, të cilat prodhuan Asociacionin e komunave (“Zajednicën) serbe e deri tek Demarkacioni i kufirt me Malin e Zi.
Të gjitha këto projekte ndërkombëtare u bënë për të kënaqur orekset serbo-malazezo-maqedone në dëmë të shqiptarëve,…të cilat u pranuan lehtësisht nga liderët e korruptuar shtetëror të Kosovës,…duke u thirrur si gjithnjë në emër të “forcimit” të shtetit, liberalizimit të vizave dhe integrimeve europiane.
Të gjitha këto, përveqse hipokrizi qeveritare, na dolën të jenë farsë dhe alibi diplomatike përendimore, për të mbajtur Kosovën e martirizuar dhe të izoluar nga bota e lirë dhe demokratike, papërspektiva zhvillimore, me rrezikshmëri permanente të shpërthimit të “bombës sociale” si produkt i krizës së thellë politike dhe sociale në vend.
Ndryshe, analizuar pak më thellë situatën e viteve të fundit në Kosovë, e tëra çfarë ka ndodhë, ishte dhe është një skenar i përgatitur i qarqeve proserbe për destabilizimin e Kosovës, përmes obstruksioneve të vazhdueshme në mardhënjet ndërkombëtare dhe invazionit politik të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.
Tërheqja qyqare e kryeministrit Mustafa
Atëherë, kur çdo gjë ishte gati për (mos) votimin e  Marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në foltore u paraqit kryeministri kukull, i cili e bëri publik vendimin e tij për tërheqje nga rendi i ditës të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duke e arsyetuar me mungesën (kushtëzimin) e Listës “Srpska” në seancën e kuvendit.
Përveq vasalitetit të kryeministrit, pushteti e vërtetoi mungesën e numrave në kuvend dhe kredibilitetin e kësaj qeverie, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Dështimi i sotëm në votimin e variantit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është delegjitim total i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Tërheqja nga ana e kryeministrit Mustafa nga rendi i ditës, të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nën arsyetimin e mungesës (kushtëzimit) të Listës “Srpska” në seancën e kuvendit, përveq pozitës nënshtruese dhe vasalitetit të kryeministrit, e tregoi dështimin e qeverisë përballë listës “Serpska” dhe vërtetoi dështimet dhe gabimet e komisionit qeveritar në demarkimin e kufirit me Malin e Zi,…mungesën e numrave dhe kredibilitetin e fundosur të kësaj qeverie kuislinge, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Në rrethanat e krijuara, e vetmja dalje nga situata e rënduar politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në afatin ligjor prej 45 ditësh, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si nevojë imediate për nxjerjen e një qeverie kredibile,…të pastër dhe të guximshme për largimin njëherë e përgjithmonë nga skena politike të kësaj klase të dështuar politike dhe sejmenëve të tyre nga institucionet shetërore.
Le të jetë ky, fundi i kompromiseve politike në dëmë të shtetit dhe qytetarëve të vendit. Lavdi e përjetshme të gjithë deputetëve, ekspertëve ligjor dhe qytetarëve të vendit, që me mendjet dhe trupat e tyre dolën në mbrojtje të kushtetuthsmërisë dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës.
Nderi dhe krenaria u takon të gjithë atyre, që në mënyra të ndryshme, nuk u ndalen së kundërshtuari variantin qeveritar të demarkacionit, shpeshëherë duke rrezikuar edhe qenjen e tyre fizike.
Sot me 1 Shtator 2016, përfundimisht u mund tradhëtia nga atdhedashuria, u ndal e keqja e madhe,…do të mbetët ky shembulli më i mirë dhe udhërrëfyes për gjeneratat e e reja, se si mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit nga papërgjegjësia dhe tradhëtia kombëtare e liderëve shtetëror.
Nga sot, 1 Shtator 2016, kurora e panatyrshme qeverisëse PDK-LDK, pashmangshëm do të shkoi drejt shkurorëzimit, si rezultat i mosbesimit në njëri-tjetrin, mospërmbushjen e premtimeve elektorale, kapjes së shtetit, dështimit të përbashkët në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit në vend dhe mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare në raport me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Florim Isufi sjell një fakt të ri kundër demarkacionit

Florim Isufi, njëri prej ekspertëve që po kundërshton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka publikuar një fakt të ri, i cili sipas tij, tregon më mirë kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Studimi i fizibilitetit të rrugës Pejë-Rozhaj. Materiali shkencor në aspektin gjeomorfologjikë dhe gjeologjikë ku saktë precizohet edhe kufiri mes dy njësive administrative”, ka shkruar Isufi në Facebook derisa ka publikuar edhe disa pjesë të materialit.

florim2florim3florim4

Donika Kadaj-Bujupi: Nesër protesta historike, të gjithë në shesh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi thotë se protesta e nesërme për kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të Kosovës me Malin e Zi, është historike.

Përmes Facebook-ut , Kadaj-Bujupi u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste, në mënyrë që sipas saj, t’i tregohet pushtetit se toka e Kosovës nuk është për t’u tregtuar.

Postimi i plotë i Kadaj-Bujupit

Të dashur qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë në gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, nesër është ditë shumë e rëndësishme.

Protesta e nesërme është historike. Është momenti vendimtar që t’i tregohet klanit Pronto se Kosova, toka e saj, nuk tregtohet.

Nesër, me 1 shtator, në orën 11:00, të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë.

Jo demarkacionit! Nuk kemi tokë për të falur!

Albin Kurti: Jam i bindur që do ta ndalim Demarkacionin

Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se opozita dhe sidomos Vetëvendosje, do ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në seancën e 1 shtatorit.

Gjatë një konference për media, Kurti ka thënë se aktiviteti i Vetëvendosjes do të përqendrohet si në seancë të Kuvendit ashtu edhe në protesta në rrugë, për të mos lejuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore, por jo edhe e qetë.

“Nuk do të kisha thënë protestë e qetë, sepse jemi njerëz të shqetësuar dhe njerëzit e shqetësuar nuk dalin në protestë të qetë. Por, do të jetë protestë paqësore. Do të jetë protestë masive dhe natyrisht që me vendosmërinë tonë, të cilën do ta shihni nesër, jam i bindur që ne do t’ia arrijmë ta ndalim Demarkacionin”, ka thënë Kurti.

“Pra, unë jam i bindur dhe shumë i qartë se çfarë synojmë, çfarë duam dhe çfarë do të arrijmë”, ka deklaruar ai.

Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që më 1 shtator të diskutojë dhe më pas edhe votojë për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

CPJ kërkon mbrojtjen e RTK dhe drejtorit Shala

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli ne New York, dënoi sulmin e 28 gushtit në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala dhe u bëri thirrje autoriteteve që ta mbrojnë atë nga kërcënimet e vazhdueshme për jetën e tij.

Organizata e themeluar në vitin 1981 më synimin për të nxitur lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “sa më shpejt dhe në mënyrë efektive të hetohet sulmi dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Mentor Shalës dhe transmetuesit publik, që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të ofrohet siguri personale për zotin Shala dhe punonjësit e tij“.

Bashkërenduesja e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore, Nina Ognianova tha që “nëse ata që kërcënuan dhe provuan të frikësojnë Shalën, ia dalin, atëherë gazetarët do të mund të përballen me dhunë të mëtejshme“.

Një shpërthim ndodhi më 28 gusht në pjesën e pasme të shtëpisë së drejtorit Shala në një lagje periferike të Prishtinës, por pa pasoja në njerëz. Shpërthimi pasoi një sulm tjetër që kishte ndodhur disa ditë më parë në pjesën e pasme të Radiotelevizionit të Kosovës, po ashtu pa dëme në njerëz.

Një grup që veten e quante “Rugovasit”, mori përsipër përgjegjësinë. Në një mesazh elektronik dërguar medieve lokale, grupi theksonte se “sulmi ndaj Mentor Shalës është vetëm paralajmërim”, duke e akuzuar atë për mbulim të njëanshëm të debateve rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që çoi në krizë të thellë politike në Kosovë.

Grupi kishte marrë përsipër edhe një sulm në fillim të muajit gusht në ndërtesën e parlamentit të Kosovës.

Të martën policia e Kosovës tha se kishte arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për sulmin mbi ndërtesën e parlamentit. Autoritetet thanë se gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, që të gjithë veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, “janë konfiskuar gjashtë armë zjarri: tri pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municione, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”.

Policia tha se hetimet kanë nxjerrë në pah se të dyshuarit kanë dërguar komunikata për marrjen e përgjegjësisë për sulmet e ditëve të fundit me emrin e Rugovasit.

Lëvizja Vetëvendosje tha se arrestimi i veprimtarëve të saj “është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve politik“.

“Policia e filloi atë që e kishte filluar dje Radio Televizioni I Kosovës ose tash e ca ditë, të montimit të rasteve të sulmeve të fundit ndaj aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje. Këto metoda, këtë lidhje polici, media dhe pushtet nuk është se po e shohim për herë të parë sot, është saktësisht e njëjta metodë që e përdorte UDB-ja (shërbimi i dikurshëm shtetëror jugosllav i sigurimit) dikur dhe që e ka përdorur SHIK-u (ish Shërbimi Informativ i Kosovës) tash e sa kohë në Kosovë”, tha kryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri.

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje thanë se armët e konfiskuara nga ana e policisë nuk kanë të bëjnë asgjë me sulmet për të cilat po dyshohen veprimtarët e saj.

Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më 1 shtator parlamenti i Kosovës pritet të debatojë ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe hedhin poshtë pohimet e Komisionit Shtetërorë për kufirin se shënimi i tij është në pajtim me dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

PDK-ja ia ofron Thaçit katër propozime për demarkacionin

Janë katër versione që prej dy muajsh ndodhen në tryezën e presidentit Hashim Thaçi, tri nga të cilat do të mundë t’u prezantoheshin autoriteteve të Malit të Zi si propozimzgjidhje për çështjen e demarkacionit.

Të gjitha kërkojnë rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit ose dërgimin e rastit në arbitrazh.

Njëri version është deklaratë pajtimi në mes dy vendeve. Tjetri është aneks i Marrëveshjes së 26 gushtit të vjetëm. I treti përbën deklaratë të përbashkët mes kuvendeve të Kosovës e Malit të Zi. Nëse asnjëri nga tri versionet nuk do të mbështetej nga Podgorica zyrtare, nëpërmjet versionit të katërt është paraparë zgjidhje e njëanshme – nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shtetit nuk e ka marrë në konsideratë ndonjërën, pavarësisht se draftet janë hartuar nga juristë të Partisë Demokratike, subjekt politik që Thaçi e ka drejtuar deri në fillimvit, kur është zgjedhur në majë të pushtetit. Ato i posedon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka pasuar Thaçin në krye të partisë.

Serbia të japë përgjigjen për 1650 persona të zhdukur

Për Nehbi Morinën nga fshati Samadrexhë, Komuna e Suharekës, plagët e luftës së fundit në Kosovë mbesin ende të hapura, teksa kërkon me ngulm që të zbulojë se ku gjenden eshtrat e vajzës së tij 26 vjeçare, të vrarë në periudhën e luftës.

Në Ditën Ndërkombëtare për personat e zhdukur, Nehbi Morina, nuk ka shuar shpresat se megjithatë një ditë do të zbardhet edhe fati i vajzës së tij, së bashku me qindra qytetarë të Kosovës, të pagjetur që prej përfundimit të luftës.

“Vajza ime ishte masakruar nga policia serbe dhe ishte marrë nga shtëpia nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999. Tash e 17 vite Mevludja, vajza ime mungon. Ne nuk kemi arritur të gjejmë eshtrat e saj. Në ankth jemi gjithmonë – ditën e natën. Kah të shkojmë. Por, jetojmë me shpresë se një ditë do t’i gjejmë eshtrat e saj”, thotë Morina.

Morina beson në institucionet e Kosovës se do të arrijnë të bëjnë më shumë në gjetjen e personave të zhdukur, në mesin e të cilave është edhe vajza e tij.

Familjarë të personave të pagjetur kanë kërkuar në vazhdimësi angazhimin e të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ata thonë se asnjëherë nuk do të ndalen deri se të gjendet edhe personi i fundit i pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, thotë se “kjo plagë e cila është e hapur tek familjarët për 17 vite duhet të mbyllet”.

“Të gjithë ne besojmë dhe shpresojnë se kjo çështje me të vërtetë do të merret seriozisht, e posaçërisht pas konkluzave të një tryeze të djeshme ku janë dhënë disa rekomandime të cilat do t’ua përcjellim të gjithëve”, thekson Qerkini.

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë janë edhe 1,650 persona të pagjetur, fati i të cilëve ende nuk është ndriçuar.

Informacioni i besueshëm mbetet sfida më e madhe për ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Adresa për të kërkuar për personat e zhdukur si pasojë e luftës, për kryetarin e komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, mbetet Serbia.

“Cila është adresa për të kërkuar personat e zhdukur si pasojë e luftës dhe adresa është e njohur është Serbia, institucionet serbe, sepse ushtria serbe, policia serbe kanë bërë krime dhe kanë fshehur gjurmët e krimit dhe mendojmë se ende ka varreza masive të cilat nuk i dimë, prandaj kërkohet një presion më i madh në palën serbe”, thotë Gjetaj.

Çështja e personave të zhdukur, shton Gjetaj mban peng shumë procese tjera, përhapa të mëtutjeshëm në ballafaqim të së kaluarës dhe normalizimit të marrëdhënieve në kuptim të ripajtimit.

“Derisa ende kemi këtë numër të personave të pagjetur nuk mund të bëhet hapa të mëtutjeshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe në këtë drejtim apelojmë që faktori ndërkombëtarë të jetë më këmbëngulës dhe kushtëzues për Serbinë”, thotë Gjetaj.

Në ditën Ndërkombëtare të Personave të zhdukur, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë nderime dhe homazhe te përmendorja kushtuar personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Ai tha se institucionet e Kosovës po punojnë që të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Si president i vendit, shpreh sërish solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve, por njëherësh edhe zotimin dhe përgjegjësinë për të punuar edhe më tepër që sa më shpejtë të zbardhet fati i çdo të personi të zhdukur”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shtuar se kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe një mbështetje të fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka e shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa i ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të shtojnë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë se ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se gërmimet në një nga varrezat e supozuara masive në Serbi pritet të fillojnë së shpejti. (REL)

INTEGRIMI I KOSOVËS ME MALIN E ZI DUHET TË KALOJË VETËM NË RRUGËN DEÇAN-PLAVË – Nga Ramiz Lushaj

  1.

Ruejna Zot, po a kini ndie çka po fjalnojnë (fallnojnë) disa zyrtarë të BE-së në Prishtinë e deri në Bruksel, se qysh po kakarisin disa “kokë-pulatikana” të Kosovës: Rruga e integrimit për në Europë kalon nga Mali i Zi (!) Turp e faqja e zezë!
Kjo, sipas këtij kushti poshtalak: u dashka ratifikue Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, se atëherit Kosovës i vjen Lëvizja e Lirë “Shengen”, e pret Integrimi Euro-atlantik, etj. Ç’ka asht gjithë kjo “dashuri me kushte” e Europës ?! Qysh po luen kështu, kaq skutnisht e skuthnisht me parimet e vlerat e veta, kjo, Europa e Bashkuar?!
 Europa plakë dhe e re prapë po na kërkon t’iu japim fqinjëve tanë sllavë toka etnike shqiptare. Jo pak, por 82 km2, nja 40 herë ma shumë se Principata e Monakos. Kosova nuk është “monedhë tregu”! Krejt Europa kontinetale, përveç shtetit ishullor të Islandës, ka probleme etnike me toka e kufinj, por askujt e asnjiherë, përveçse Kosovës, BE nuk i ka parashtruar kërkesa të tilla kushtëzuese.
 
2.
Kosova, dikur, rreth nji gjysëm shekulli ma herët, në Planin afatmesëm të zhvillimit ekonomik të saj në vitet 1971-1975 ka pasë planifikue të ndërtohen tri auto-rrugë nacionale për ta lidhë atë me republikat fqinjë:  Rruga Deçan-Plavë me Malin e Zi, rruga Prizren-Tetovë me Maqedoninë, rruga Gjilan-Preshevë  me Serbinë Jugore. Vetëm rruga Deçan-Plavë nuk u ndërtue asokohe dhe as deri më sot, në shek. XXI. Atë e pengonte Tito me administraten e tij të lartë, etj., tuj arsyetue politikisht: “nuk do të ndërtojmë rrugë me u lidh me Shqipërinë”, sepse kjo rruga Deçan-Plavë do të kalonte në afri, përskej, kufinit Shqipëri Londineze- Kosovë (Ish Jugosllavi).
Kjo që thoshte Tito atëherit ishte vet platforma shovene ideo-politike e diplomatike e Pansllavizmit, e Ortodoksizmit Sllav, prej nga Uralet në Beograd, në Çetinë (kryeqyteti i Fronit i Malit të Zi), në Shkup e në Prishtinë. Kjo e ka vonue tepër gjatë hapjen e Rrugës së sotme Deçan-Plavë, e cila mund të fillonte edhe në vitet ’90, pasi projekti i saj ishte krejt i gatshëm. Kjo platformë sllave po e pengon dhe sot hapjen e Rrugës nga Plava deri në vijën e kufinit me Kosovën.
 
3.
Në vitin 2007 pati një interesim të lartë, të drejtpërdrejtë, të shumanshëm, të pandalshëm, për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë. Si nga Kosova. Si nga Shqipëria. Si nga vet Deçani dhe nga Plavë-Gucia me diasporat e tyre të fuqishme. Ishte një start i ri, një stad i ri, një standard i ri.
Në historikun e ri të kësaj rruge ndërkombëtare që lidh direkt Kosovën me Malin e Zi (si dhe me Shqipërinë nga Vermoshi, Çeremi e Bjeshkët e Bekuara – Nemuna), janë shkrue fjalë të mira për përpjekjet e kontributet e Sali Berishës – ish kryeministër i Shqipërisë (2005-2013), të Hashim Thaçit – ish kryeministër i Kosovës (2008-2014), të gjeneral Ramush Haradinajt – ish kryeministër i Kosovës, kryetar i AAK, të Rasim Selmanajt – ish deputet i Parlamentit të Kosovës, kryetar i komunës së Deçanit prej nga viti 2010, të Orhan Shahmanoviq – kryetar aktual i komunës së Plavës, prej origjinës derë e shquar shqiptare e tashma i kthyem në boshnjak, etj.
Sot, çështja shtrohet: – Kush e pengonte hapjen e Rrugës ndërkombëtare Deçan-Plavë? Kush nuk po ia mundëson përfundimin e saj plotor brenda vitit 2016 apo 2017-të ?!
Dihet. Ka vetëm nji shkaktar e përgjegjës të përhershëm: Boshti Pansllav në Europë dhe Ortodoksizmi Sllav në Moskë, Beograd, Çetinë (Mali i Zi), Kosovë, etj. Sigurisht, pengonte dhe Popi Sava Janjiq i Manastirit të Deçanit, i cili kishte ndërhyrë tek ambasada të huaja në Prishtinë, në  institucione të Bashkimit Europian në Kosovë, etj. Këtë fakt e dinë fort mirë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ish ministri i Jashtëm i Sllovenisë. Për disa vite kjo çështje madhore mbeti stopuese me atë shprehjen e përseritur keq e shpesh : “Nuk po lejojnë Ndërkombëtarët” (!).
Manastiri i Deçanit është i njohur në histori për gjithato qëndrime kundërshqiptare. Mark Milani, antar i Senatit të Malit të Zi, vojvodë i Kuçit, një nga ushtarakët malazezë të Luftës së Nokshiqit, e ka pasë ngritë një celulë spiunazhi në Manastirin e Deçanit për të ndjekë me gjurmime e skedime veprimtarinë kombëtare shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Manastiri i Deçanit është i privilegjuar nga Ndërkombëtarët e tipit diplomatik Petersen (ish Përfaqësuesi i BE në Prishtinë), nga shtetarë të Kosovës të niveleve të larta. Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit ia shtoi sipërfaqen Manastirit të Deçanit dhe me 23 ha toka publike komunare të Deçanit. Në koft se nji ditë populli i Kosovës do ta dijnë saktësisht të vërtetën e hidhur se sa km2 sipërfaqe i merr tokës së Kosovës ky Manastiri i Deçanit dhe të tjerë të ngjashme me të, atëherit kishte me u çue në kamb’ protestueshëm për me i nxjerrë nga zyrat e shtetit me gurë e shkopinj gjithata shqiptar zyrtarë të lartë të Kosovës që kanë gisht në këso punësh të liga.
 
4.
Para disa vitesh u mblodhën në nji takim të përbashkët për Rrugën Deçan – Plavë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Kristofer Dell (nisiator i takimit e përkrahës i flaktë i kësaj rruge), Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryekomunari i Deçanit, Rasim Selmanaj.
Aty, në atë takim, Popi Sava i Manastirit të Deçanit, kur e pa se të gjithë ishin për hapjen e kësaj rruge ndërkombëtare nga Deçani në Plavë, ai nuk foli as për mirë e as për keq, qëndroi neutral, iku i heshtur. Po ai nuk ishte aq paqësor apo mirësor. Jo.
Ai, Sava i Manastirit të Deçanit,  ishte me Boshtin Sllav, me Boshtin e së Keqes. Ai ishte dhe mbetet kundër Rrugës Deçan-Plavë. Këtë e tregon dhe fakti se rruga u detyrue me e anash kalue Manastirin e Deçanit. Me ndryshue projektin e kahershëm. Me krye projekt të ri e punime shtesë. Me pasë kosto ma të lartë. Me ia shtue kilometrat kësaj autorruge ndërkombëtare.
 
5.
Rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë filloi në vitin 2014 dhe është krye loti i parë i saj. Projekti i saj mendohet me u krye deri nga viti 2020, në rreth pesë vite. Ajo, deri në kufi me Plavën kap 33 km, ndërsa deri në Plavë shkon në 40 km. Aktualisht kjo rrugë ndërkombëtare po hapet me fonde të pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës e të komunës së Deçanit, të planifikuara në katër apo pesë vite deri në përfundimin e saj. Kjo nismë, kjo punë, duhet përshendet, po rruga nuk duhet “lanë në rrugë”, por të shkojnë nga Deçani në Plavë, si ma e mira “Rrugë e Alpeve.
Rruga Deçan-Plavë të çon shpejt në dy qytetet etnike shqiptare Plavë e Guci e prejandeja, nëpër Vermosh e shkon deri në Shkodër dhe në Podgoricë e në Ulqin. Dikur, dr. Ibrahim Rugova thoshte për Rrugën e Kombit se është aq afër sa “për nji kafe në Tiranë”, ndërsa për Rrugën Deçan-Plavë thuhet se është aq afër sa “për nji kafe në Ulqin”. 
Sikur Rruga e Kombit për Kosovën, sikur Korridori VIII nga Porti i Durrësit drejt Shkupit në Maqedoni, është dhe kjo Rruga Deçan-Plavë për Rrafshin e Dukagjinit dhe Veriun e Malit të Zi.  
Kjo rrugë është zhvillim i gjithanshëm, qytetërim bashkëkohor, mos asimilim i  mëtejshëm i shqiptarëve, mos shpërngulje e tyre nga trojet e veta etnike në Veriun shtetit të Malit të Zi. Njëherash, i sjell zhvillim të madh e të shumanshëm dhe Deçanit e Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës. E, bash këto janë arsyenat reale gjeostrategjike që këtë rrugë e lufton Mali i Zi, Serbia, Kisha Ortodokse Serbe, etj. dhe po e pengon, anashkalon, po na e vonon vet Bashkimi Europian.
           
            6.
Shteti i Malit të Zi e ka lëshue ndonji fjalë, nga ato të zakonshmet të tyne, të shtetit të tyne: “Rruga Deçan-Plavë është në projektet tona deri në vitin 2020”, “Do të flasim me Bashkimin Europian për fonde”, “Do ta shqyrtojmë hapjen e Rrugës pas Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit”, e të tjera të tilla si këto.
Fakti se në anën e shtetit të Malit të Zi nuk po hapet kjo rrugë ndërkombëtare deri në kufi me Kosovën tregon se nga pala malazeze nuk ka gadishmëri të mirë e fshihen qëllime të liga të saj.
            As Kosova, as Shqipëria, asnjana nga shtetet shqiptare në Ballkan nuk i ka vnue kushte Malit të Zi për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë, ndërsa Shqipëria e Kosova po ua plotësojnë të gjitha kërkesat që ua ban’ shteti i Malit të Zi (!) Hashim Thaçi para dy vitesh, bash në ditën e zgjedhjeve të komunës shqiptare të Ulqinit, në një të dielë uikendi në Prishtinë, më 26 janar 2014, iu premton Gjukanoviçit e Vujanoviçit të Malit të Zi se Kosova ka me e njoft “komunitetin malazez”, “ka me e caktue Ditë Festën e tyne”, duke ndërhyrë dhe në Kushtetutën e re të Kosovës dardane e euro-atlantike. Po qysh Thaçi nuk ia vuni kusht Malit të Zi të pakten ndërtimin e Rrugës Deçan-Plavë?!
Në koft se faktori Shqiptar dhe ai Ndërkombëtar nuk do të merren me Rrugën Deçan-Plavë, atëherë shteti i Malit të Zi nuk ka me ba kurrgja. Veç ashtu si përherë, tash nji gjysëm shekulli; fjalë dhe vetëm fjalë, shovinizëm dhe vetëm shovinizëm.
 
7.
Mali i Zi nuk don të ketë lidhje me korridore rrugore të komunikimit e të zhvillimit të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë me Shqiptarët e komunave të Plavës e të Gucisë, etj.
Kjo duket dhe tek fakti se ende nga Mali i Zi nuk po ngrihet pika kufitare (e deri doganore) në Qafën e Previsë në Plavë (!) Pavarësisht se para disa vitesh është nënshkrue një Marrëveshje e përbashkët nga kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.  Pavarësisht se në komunën e Plavës janë hap 12 km e rrugës deri në Qafë të Vranicës dhe në Bashkinë e Tropojës janë hap 14 km rrugë me 6 m. gjerësi të saj nga Çeremi në Dragobi.
Kjo rrugë tjetër ndërkombëtare (ndonëse e paasfaltuar, etj.) e lidh krahinën e Plavë-Gucisë me Tropojën, e përgjatë brigjeve të Drinit me Hasin e Pukën, me Malësinë e Madhe, Shkodrën e Lezhën, apo si i thonë fjalës: nga Plava e pinë kafen në Portin e Shëngjinit e anasjelltas. Në një të afërme të shpejtë kjo rrugë nga Plava do të jetë e lidhun dhe me Auto-rrugën e re dhe me Hekurudhën e pritshme Bregut të Drinit.
 
8.
Bashkimi Europian, si e cekëm ma nelt, po flet shumë e shpesh për Ratifikimin e Marrëveshjes të Demarkacionit me Malin e Zi si kusht për Integrimin Euro-Atlantik, etj.
Nga ana tjetër, BE nuk ka asnji nismë politike e financimi për lidhjen e Kosovës me Malin e Zi me Rrugën Ndërkombëtare Deçan-Plavë.
Bashkimi Europian, përplot një vit ma parë, në Samitin e Vjenës, financoi tri projekte të Malit të Zi për ta lidh me “Autostradë të Kaltër” deri në Igumenicë të Greqisë, për ta lidh me hekurudhë dhe me autostradë nga Tivari në Beograd, po asnji fond për lidhjen rrugore me Kosovën (!)
Bashkimi Europian në Samitin e Vjenës (gusht 2015) dha fonde për tri projekte të Kosovës: Autostrada nga Nishi i Serbisë për në Prishtinë. Hekurudha nga Kraljevo (Serbi)–Prishtinë–Gorçe Petrov (Maqedoni). Autostrada Prishtinë – kufiri Kosovë/Maqedoni.
Pra, BE nuk ka dhanë asnjë Euro për Rrugën Deçan-Plavë, që e lidh Kosovën me Malin e Zi.
BE, me ose pa dashje, edhe në këto dy vitet e fundit, sidomos me fondet e dhanuna për korridore rrugore e hekurudhore, po e ravijëzon e konturon “Bllokun, Boshtin” e vjetër Sllavo-Ortodoks në nji pjesë të trupit të vet gjeo-politik euro-lindor, veçmas në Kosovën dardane?! Kjo po ndodh dhe me nji fare dobësimi të “Boshtit Anglo-Sakson” pas largimit nga BE të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, dhe të nji forcimi e rivalizimi të Boshtit Franko-Gjerman, të gjallërimit ofensiv të Boshtit Sllavo-Ortodoks, të synimeve të vjetra e të reja ndaj Ballkanit, etj. Shkak e pasojë e këtij “Boshti-Blloku” Sllavo-Ortodoks janë dhe problematikat me Demarkacionin me Malin e Zi sot, si dhe Demarkacioni me Serbinë nesër (!)
Europë e Bashkuar, aspak mos të duket tepri kjo kërkesë panshqiptare, ky apel i yni, për Rrugën ndërkombëtare Deçan-Plavë, sepse tashti jemi në “Epokën e Korridoreve Rrugore dhe Hekurudhore të Europës”, pasi jemi në kohën e integrimeve euro-atlantike, pasi jemi në shek. XXI.
Europë e Bashkuar, nëse Integrimi i Kosovës, sipas disa “asish e kësish” në Prishtinë apo në Bruksel kaloka rrugës nëpër Malin e Zi, atëherit po të them(i) se ka vetëm një rrugë kalimi e, kjo, asht’ vetëm Rruga Ndërkombëtare Deçan-Plavë.

Ymeri: Armët e ekspozuara nga policia nuk janë të aktivistëve të VV-së

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar nën dyshime se kanë organizuar dhe ekzekutuar sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më datën 4 gusht.

Këtë aksion të Policisë së Kosovës, të realizuar në bazë të hetimeve të Prokurorisë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të motivuar politikisht, duke konstatuar se aktivistët e saj nuk qëndrojnë prapa sulmit në fjalë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Policia dhe Prokuroria kanë ofruar edhe fotografi të personave të arrestuar, pastaj të një motoçiklete që thuhet se ishte përdorur për kryerjen e aksionit dhe të armëve që janë konfiskuar, siç u tha, gjatë momentit të arrestimit të këtyre personave.

Një hetues në Policinë e Kosovës, Luan Keka, tha se ky grup ka qenë nën monitorim dhe është kuptuar veprimtaria e tyre deri te dërgimi i komunikatës, kur merret përgjegjësia për kryerjen e sulmit.

“Të gjitha këto prova e kanë ndërlidhur grupin që është arrestuar të martën në mëngjes dhe secila provë ka qenë e ndërlidhur me provën tjetër dhe kemi ardhur deri te rezultati i tanishëm. Ne i kemi kryer gjashtë bastisje, në lokacione të ndryshme në territorin e Prishtinës. Kemi ndaluar, arrestuar dhe shoqëruar për në stacionin policor, gjashtë të dyshuar që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Keka.

Ndërkohë, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, tha se arrestimi i këtyre personave ka pasuar disa veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave që nga nata e sulmit.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe Prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardhur deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

Të gjashtë personat e arrestuar, tashmë është konfirmuar se janë aktivistët ë Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë mundësinë e ndërlidhjes së arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj me sulmin me bombë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj kanë akuzuar kreun e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni se është vënë në shërbim të politikës ditore të pushtetit.

“Këto metoda, nuk është që po i shohim sot për herë të parë. Është ky regjim policor ai që kishte hyrë në zyrat e Vetëvendosjes vetëm e vetëm për të shpërndarë frikë. Ne atëherë nuk kemi heshtur, sot nuk do të heshtim dhe nuk do të heshtim as nesër”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Përderisa Dardan Molliqaj ka thënë se kjo që po ndodhë në Kosovë “është shënjues i një shteti totalitar”.

Molliqaj ka thënë se të arrestuarit nuk kanë pranuar së armët që ka ekspozuar policia janë në pronësi të tyre.

Sipas tij, të arrestuarit janë keqtrajtuar nga policia gjatë mbajtjes në paraburgim dhe ka ftuar organizatat ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut t’i vizitojnë ata në burgje për të konstatuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën gjashtë persona, të cilët më pas u konfirmuan se janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Sipas njoftimit të policisë, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës të kryer më 4 gusht 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët, thuhet se kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë. (REL)

Policia e Kosovës nuk po i gjen autorët e tri sulmeve me bomba

Organet e rendit dhe të ligjit nuk kanë arritur që të zbardhin rrethanat dhe autorët e sulmit në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala. Ato nuk kanë arritur që të zbardhin të vërtetën e sulmit të para 6 ditëve në oborrin e RTK-së, e as atë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më 5 gusht.

Policia ka thënë se në mesin e pistave të hetimit është edhe informacioni që u është dërguar sërish medieve nga të ashtuquajturit “Rugovasit”, të cilët kanë marrë përsipër autorësinë për sulmin e fundit, por edhe të sulmeve paraprake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shpërthimi që përfundoi pa dëme në njerëz është dënuar nga drejtuesit dhe sindikalistët e RTK-së, Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ), institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe nga partitë politike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk ka të arrestuar.

VV-ja kundërpërgjigje LDK-së: Ndalni shpifjet, keni mbetur degë e PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas asaj që Lidhja Demokratike e Kosovës akuzoi këtë parti, se me anë të videove nëpër rrejtet sociale siç thotë kjo parti,  po bën thirrje për vrasje publike.

Sipas VV-së, LDK-ja tanimë ka mbetur vetëm një degë e Partisë Demokratike të Kosovës.

VV-ja përmes një kumtese për media, i ka bërë thirrje LDK-së që t’i ndalë shpifjet ndaj ëktij subjekti.

Më poshtë e gjeni të plotë kumtesën:

E vetëdijshme për të këqijat që i ka sjellë e po i sjellë këtij vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë paranojake, dhe po reagon ndaj çdo formë të kritikës që i bëhet pushtetit dhe ndaj çfarëdo thirrjeje për mobilizim qytetar.

Përmes një kumtese tjetër, të mbushur fund e krye me shpifje, LDK po akuzon Lëvizjen VETËVENDOSJE! për një video-material prej ku bëhet thirrje për të dalë në protestën e 1 shtatorit, e për të cilin thotë se është thirrje për vrasje publike. E këto akuza, LDK i bën nga nënsqetulla e PDK-së, kreun e të cilës dikur e quante vrasës e kriminel, teksa sot vepron nën urdhrat e tij dhe ka mbetur asgjë më shumë se një degë e PDK-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE! thërret LDK-në që të ndalojë me fabrikimin e shpifjeve që më nuk i merr askush seriozisht, dhe në vend të kësaj, të sqarohet dhe të japë përgjegjësi për krimin 13 vjeçar në Prishtinë, dhe skandalet e shumta prej se udhëheq me Qeverinë. E në vend që ta luajë avokatin e ShIK-ut dhe PDK-së, t’i jep fund koalicionit me këtë parti.

Ndërsa sa i përket protestës së 1 shtatorit, i sjellim në vëmendje LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, se ashtu siç nuk u ndal mobilizimi qytetar gjatë protestave të janarit dhe shkurtit, e paefektshme do të jetë propaganda edhe kësaj here. Qytetarët e pakënaqur dhe të shtypur nga kjo qeverisje e keqe, do ta thonë fjalën e tyre me 1 shtator kundër demarkacionit dhe kundër kësaj qeverie kriminale.

Dënohet sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së

Institucionet, partitë politike dhe shoqatat e gazetarëve e dënuan ashpër sulmin e së dielës mbrëma në pjesën e pasme të shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Shpërthimi që kaloi pa dëme në njerëz ndodhi të dielën rreth 22 e 10 minuta.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë zoti Shala.

Policia ka filluar hetimet por nuk ka dhënë asnjë hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi.

Sulmi është dënuar gjerësisht në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se sulmi I mbrëmshëm është një “akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi.

Qeveria e Kosovës tha se “ky akt kriminal, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike “që të heqin dorë nga gjuha e dhunës, ultimatumet, kërcënimet dhe shantazhet që së fundi i kanë adresuar ndaj RTK-së dhe disa mediave tjera private, të cilat janë pasuar me sulme të tilla“, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës dënoi sulmin duke e cilësuar atë “një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik”, thuhet në reagim.

Sulmi u dënua edhe nga lëvizja Vetëvendosje ku nëpërmjet një komunikate theksojnë se “ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë“, thuhet mes tjerash ne reagim.

Sulmi u dënua edhe nga partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën të cilat e kanë konsideruar të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfarëdo arsye qoftë”.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi sulmin si “një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik“, thuhet mes tjerash në reagim.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e shqetësuar me hedhjen e granatës natën e kaluar në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. “Jemi të brengosur për ciklin e dhunës në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioz. Asnjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër dikujt, e aq më pak kundër fëmijëve”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Shpërthimi i së dielës, pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës që po ashtu kaloi pa dëme në njerëz.

Rastet kanë pasuar një periudhë tensionesh politike. Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më një shtator Parlamenti i Kosovës pritet të debatojë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me gjithë kundërshtimet e partive opozitare.

Fajon: Së pari ratifikimi i Demarkacionit pastaj liberalizimi i vizave

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Fajon tha se “për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane ratifikimi është një prej argumenteve kryesore që të ecet përpara“.

Ajo tha se shpreson në një rezultat pozitiv në Kuvendin e Kosovës, përndryshe “nëse gjërat përshkallëzohen do të ketë vështirësi“.

Deklaratat e Fajon vijnë pak ditë përpara se Kuvendi i Kosovës ta diskutojë çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, në një sesion parlamentar të paralajmëruar për 1 shtator, përmes kundërshtimeve të fuqishme të opozitës në vend.

Fajon: Fillimisht le ta shohim se si do të kalojë debati në Kuvend dhe çfarë përfundimi do të ketë votimi. Natyrisht, shpresoj të kemi një rezultat pozitiv, sepse demarkacioni i kufirit është një kusht i Komisionit Evropian, dhe është diçka që të gjithë në Bruksel po e presin. Nuk dua të spekulojë kur mund të presim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Duhet të ecim hap pas hapi. Do të kthehem në Bruksel pasdite, dhe në biseda me kolege do të shoh se si është gjendja në Parlamentin Evropian. Ende na prêt votimi në Komitetin Libe (Komiteti për liritë civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme të Parlamentit Evropian) me 5 shtator dhe kjo pak varet edhe nga zhvillimet në Prishtinë.

Raportuesja për liberalizim të vizave tha se gjendja paraqitet shumë e ndjeshme dhe e rëndë dhe tensionet, dhuna dhe incidentet mund të mund të shkaktojë vështirësi në Bruksel.

“Mund t’ju sigurojë se me kolegët e mi në Parlamentin Evropian, me Ulrike Lunachek, po bëjmë çdo gjë që raporti im të votohet në Komitetin LIBE dhe pas tij edhe në Parlament. Por, natyrisht, nëse gjërat përshkallëzohen, atëherë do të ketë vështirësi”.

“Aktualisht po bëhen bisedime për tri ose katër shtete që në valën tjetër të lirohen nga regjimi i vizave. Situata është shumë e ndjeshme dhe duhet të shohim se çfarë disponimi mbretëron edhe në Këshill. Ka disa shtete anëtare që kanë rezerva dhe prandaj duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe vazhdimisht të zhvillojmë dialog, të bëjmë çdo gjë. Kjo vlen edhe për Parlamentin e Kosovës dhe qeverinë”.

“Kur të përmbushen kushtet, atëherë kemi një argument më të mirë, pra të kemi votim pozitiv në Kuvend dhe pastaj edhe Këshilli edhe shtetet anëtare nuk do të kenë argumente kundër. Unë shpresoj se së bashku me shtetet e tjera, Ukraninën, Gjeorgjinë dhe ndoshta Turqinë edhe pse me vështirësi, do të ecim tutje dhe do të shohim edhe Kosovën pa regjim vizash“, tha Fajon.

“Duhet të shohim pas diskutimit të parë javës së ardhshme në Komitetin LIBE. Pres që votimi në Parlament të bëhet së shpejti në njërën nga sesionet e ardhshme. Por aktualisht çdo gjë varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi, që për Parlamentin dhe institucionet e tjera është një prej argumenteve kryesore të ecim përpara”, shtoi Fajon. (REL)

Përgatiti: Arbër Vllahiu

1 Shtatori, dita “D” e demarkacionit! – Nga Florim Zeqa

Dita e 1 Shtatorit 2016-të, do të mbahet gjatë në mend, ndoshta përgjithmonë do të ngulitet në kujtesën e shumë gjeneratave, të atyre që përjetuan në shpirtërat e tyre votimin e një kuvendi shqiptar kundër interesave të shumices shqiptare!
Shqiptarët nga historia kanë mësuar edhe për votime të tjera të dhunshme të kuvendeve si; kuvendi i Prizrenit më 8-10 korrik 1945 (aneksimi i Kosovës nga Serbia), kuvendet e njëpasnjëshme të ish LKJ e deri të kuvendi Kosovës i 23 marsit 1989 (suprimini i autonomisë së Kosovës, prap nga Serbia), të mbivotimit të shumicës shqiptare nga deputet e agjentë serbë të sigurimit, nga shqipfolës e sahanlëpirës të pushtetit.
Në seancën e kuvendit të 1 Shtatorit, përveq agjentëve serbo-malazo-maqedon, do të jenë edhe agjentët dhe spiunët ndërkombëtarë, kurse në vend të policisë serbe në kuvend dhe për rreth tij, do të jenë trupat e uniformuar të policisë së Kosovës!
Poashtu është kjo hera e parë (qoftë e fundit) të shofin shumicë deputetësh shqiptar që votojnë kundër interesave të popullit të vet, dhe një shumicë tjetër deputetësh shqiptar në mbrojtje të integritetit, sovranitetit e kushtetutshmërisë së vendit të tyre!
Do të mahet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Kosovës heroizmi i deputetëve shqiptar në mbrojtje të rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit teritorial të vendit…do të jehojë gjatë në veshët e qytetarëve të Kosovës zëri kumbues i thirrjes së qytetarëve drejtuar deputetëve; “mos e votoni, mos e votoni demarkacionin,…ju lutem mos e votoni ketë marrveshje të dëmshme”.
Zëri i ndërgjegjës qytetare duhet të trokas në zemrat dhe shpirtërat e të gjithë deputetëve shqiptar, qofshin ata në pushtet dhe opozitë.
Derisa të tjerët, të varurit e “Bosëve” partiak, deputët e ardhur në kuvend me votën e lirë (vjedhur) të popullit, i ftoj të mos bëhen të verbër e shurdhmëmec, injorant e të papërgjegjëshëm karshi një të keqeje të madhe, të cilët me voten e tyre mund ta bëjnë një gabim të pariparueshem për vendin.
Do të ishte e palogjikshme nga ana e deputetëve që votojnë pro-demarkacionit, që nesër të thonë; se ky ishte një imponim nga bashkësia ndërkombëtare apo  gabim i pavetëdijshëm i tyre, ngase (pa)qartësia e marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa me autoritetet malazeze, duhej të ishte motiv shtesë dhe shkas për votim kundër apo abstenim në votim të marrëveshjes fatkeqe për vendin
Po të ishte vetëm një grup i vogël njerëzish të shitur në ketë vend, siq prejudikohet në presidentin, kryeministrin, komisionin qeveritar për demarkacion, etj,…atëherë kjo do të ishte e keqja më e vogël dhe lehtë e tejkalueshme, por këtu kemi të bëjmë më një klasë politike servile e të dirigjuar nga “Boset” e tyre partiak, varësia e të cilëve ndaj faktorit ndërkombëtar i kalon kufijt e vasalitetit, të cilët janë shndrruar në robër të politikave antishqiptare.
Përderisa legjislatura e tretë e pasluftës e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ditën “D” të 17 shkurtit 2008 votoi për simbolet antikombëtare të shtetit, paraprakja dhe kjo e tanishmja shkuan edhe më largë me votimet antikushtetuese të legalizimit të strukturave pushtuese në veri të vendit përmes të ashtuquajturit “Asociacion” i komunave serbe, që praktikisht i bie ndarje e sovranitetit të shtetit më pushtuesit serb, terminologjia përfundimtare e të cilit do të votohet prap në një ditë “D” në kuvendin e Kosovës.
Padyshim shqiptarët e Kosovës do të dëshironin, që e krejt kjo të ishte një ëndërr e keqe për shtetin, nga ankthi i së cilës do të liroheshin në realitetin e shtetit për të cilin sakrifikuan gjatë dhe luftuan heroikisht në luftën e fundit me Serbinë.
Të nderuar deputet, përcaktimi i drejtë i votës suaj me 1 Shtator, jo vetëm që parandalon humbjen e territorit të vendit, e përshpejton ndaljen e keqeverisjës dhe shumë proceseve tjera negative që janë duke u zhvilluar në dëmë të së ardhmës së shtetit të Kosovës.
Janë këto dhe shumë arsye të tjera që e bëjnë voten e juaj të shënjtë dhe më vlerë historike.
Andaj para se të votoni, lexojeni edhe një herë betimin e deputetit, të cilin po ua servojë më poshtë;
Betimi i Deputetit
Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”.
1 Shtatori, edhe pse ditë e enjte, do të mbetët si dita “D” e demarkacionit, e mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës apo e kundërta e saj,…e votimit të tradhëtisë kombëtare!

Shpërthim afër shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur prapa shtëpisë së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij mediumi publik, Mentor Shala, por ka kaluar pa dëme në njerëz.

Në faqen e internetit të këtij mediumi thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth 22 e 10 minuta.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë zoti Shala.

Policia ka filluar hetimet por nuk ka dhënë asnjë hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi, që pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës që po ashtu kaloi pa dëme në njerëz.

Policia edhe më tej është duke e hetuar atë sulm si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ende nuk ka dhënë hollësi rreth as për autorët apo motivet e mundshme të tij.

Sulmi pati nxitur shumë reagime të institucioneve vendase e ndërkombëtare, partive politike dhe shoqatave të gazetarëve.

Rastet kanë pasuar një periudhë tensionesh politike. Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më një shtator Parlamenti i Kosovës pritet të debatojë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me gjithë kundërshtimet e partive opozitare.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe hedhin poshtë pohimet e Komisionit Shtetërorë për kufirin se shënimi i tij është në pajtim me dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Nënkryetari i VV: Kryeministër i paske harru 70 dosjet në Prokurori, vendin e ke në burg

Dritan Çaushi ka ironizuar postimin e Kryeministrit Mustafa, i cili flet për korrupsionin, në një tekst, të gjatë, të cilin e përmbyllë me thirrjen për të çkapur shtetin dhe ruajtur prej kapësve të tjerë.

“A ka harruar Isa për 70 dosjet në prokurori, të cilat ia ka përmendur edhe ambasadorja joimagjinare Jacobson? Ato 70 dosje faktojnë në mënyrë fizike (por jo shteruese) korrupsionin e Isës dhe të të tijve”, ka shkruar Çaushi në FB.

“Korrupsioni juaj po e kthen Kosovën në shkretëtirë Isë. Lëri hartimet, se në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar, meqenëse leximet siç duket nuk i ke dhe fort për zemër”, ka shtuar ai.

Lexojeni të plotë reagimin e Nenkryetarit te VV’se:

Sot Isa Mustafa paska shkruar një hartim në të cilin ky autor i patalentuar tregon se si populli i Kosovës korrupsionin e paska problem kulturor, e se si ky popull më shpesh e më shpejt fajëson (pushtetin) për korrupsion, se sa që e vërteton atë korrupsion. Këto “perla diturie” Isa i vogël autor hartimesh i paska dëgjuar nga një ndërkombëtar imagjinar (që si gjithë këshilluesit imagjinarë, i bie të jetë i madh).

A ka harruar Isa për 70 dosjet në prokurori, të cilat ia ka përmendur edhe ambasadorja joimagjinare Jacobson? Ato 70 dosje faktojnë në mënyrë fizike (por jo shteruese) korrupsionin e Isës dhe të të tijve.

A e ka harruar Isa faktimin e korrupsionit në aferën Pronto, të cilat janë përgjime të mbledhura prej ndërkombëtarëve joimagjinarë të EULEX-it? Ato përgjime tregojnë se si shefat e Isës në PDK e kanë kapur çdo instancë publike, prokurorinë, gjykatat, policinë, e bordet e çdo ndërmarrjeje.

Korrupsioni, i nderuar hartim-shkrues, nuk është mit apo defekt kulturor i kombit tonë. Është zakoni kriminal i pushtetit tuaj, që prej luftës e deri sot, e dorën në zemër, për do prej jush, korrupsioni ka qenë zakon edhe para luftës.

Korrupsioni juaj ka shkatërruar industrinë e punësimin, përmes privatizimeve katastrofale të fabrikave. Ka shkatërruar bujqësinë dhe ekonominë, përmes ryshfeteve të megaimportuesve në dogana. Ka shkatërruar jetët e qytetet, përmes lejeve absurde që i keni dhënë ndërtuesve të parregullt. Ka shkatërruar drejtësinë, me gjykatat, prokurorinë e policinë që tërësisht është në mbrojtje të interesave të pushtetit. Ka shkatërruar arsimin duke prodhuar analfabetizëm te nxënësit e te mësuesit e punësuar nga partia, ka shkatërruar mjekësinë e cila sot është pa barna për faj të tenderëve.

Por korrupsioni ka rregulluar jetët tuaja, shtëpitë e ranchet tuaja ku qytetari nuk guxon as të afrohet për të protestuar. Ka bërë me biznese familjarët tuaj, ka bërë me diploma prestigjioze fëmijët tuaj. Korrupsioni ju ka mundësuar juve edhe të “loboni” madje në qendrat e pushtetit botëror, ku paguani paratë e bukës së Kosovës së pangrënë, për të blerë një rrahje shpatullash prej ndërkombëtarëve.

Korrupsioni juaj po e kthen Kosovën në shkretëtirë Isë. Lëri hartimet, se në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar, meqenëse leximet siç duket nuk i ke dhe fort për zemër.

Historianët e Deçanit: Serbët gjenocidalë nuk kanë vend në Mushtishtë as në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë së Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtishtë të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Ky subjekt i ka bërë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtar që të mos provokohet situata “me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare” ngase kjo nuk është e pranueshme dhe “është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët”.

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht – banorët kundërshtojnë kthimin e serbëve

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpejkje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)

VV: Me Grabovcin të hetohen edhe Thaçi e Veseli

I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë dalë në një konferencë për gazetarë, me ç’rast kanë përshëndetur Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, lidhur me aferat Pronto 2.

Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të paplotësuar paralajmërimin e Prokurorisë, pa u nisur hetimet edhe ndaj kryetarit të shtetit dhe atij të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veseli.

“Çdo hetim që ka nisur e vazhdon për rastin e Grabovcit, pa u hetuar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli është hetim i mangët dhe si i tillë shkon në dëm të qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Nga ana tjetër, Shpend Ahmeti ka numëruar me rend të gjitha institucionet dhe sektorët ku qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë problem të mëdha, dhe të gjitha këto vijnë si pasojë e emërimeve pa kritere e pa përvojë të personave të zgjedhur nga PDK në borde e udhëheqje të shumë institucioneve.

“Papunësia, varfëria, shërbimet në QKUK, në arsim, policia, gjyqësia, nuk janë rezultat i një fati të keq që na ka kapluar, por është pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminale…Pra nëse emërohen persona në borde e udhëheqje të kompanive atëherë s’ka se si të ketë sukses vendi”, tha Ahmeti.

Është e qartë se Adem Grabovci nuk ka punuar vetëm e as nuk ka punuar që ta mbajë vetëm vetveten në pushtet, por ai është kujdesur për ta mbajtur këtë grup kriminal në pushtet, andaj hetimet nuk duhet të ndalen vetëm tek këta persona, ka thënë Shpend Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se dyshime të mëdha lindin nga mos e këtyre përgjimeve nga ana e hetuesve të shtetit, të cilët flitet se kishin regjistrimet e Pronto 2 që nga viti 2011.

“Nëse këto përgjime na qenkan të vitit 2011 pse atëherë nuk janë marrë me hetime për gjithë këto vite, por kanë pritur 5 vjet. Është e qartë që presioni qytetarë ka qenë dhe do të jetë rruga e vetme ndaj këtyre dukurive. I ftojmë qytetarët që ta mbajnë presionin lartë, të jenë aktiv dhe të ngrinin zërin e tyre. Të dalin në protesta dhe të mos plotësohen me këtë vendim për nisje të hetimeve”, ka thënë Ahmeti.

Kosova nuk ka mësimdhënës për fëmijët me autizëm

Kosova nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë jetojnë me autizëm. Statistikat botërore flasin se një në 68 fëmijë lind me autizëm.

Psikologë, të cilët tashmë janë për specializim jashtë Kosovës, për sjelljet e fëmijëve me autizëm, si dhe mësimdhënie për ta, thonë se Kosova nuk ka kuadro të kualifikuar për këtë kategori të shoqërisë.

Tringa Krasniqi, mësuese e nxënësve me autizëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç problemit me trajtimin mësimor për fëmijët me autizëm, edhe më keq qëndrojnë adoleshentët dhe njerëzit e rritur me autizëm.

“Pozita e fëmijëve me autizëm në Kosovë, nuk është e mirë. Këta fëmijë shërbimet i marrin në qendra ku vetë prindërit paguajnë për ta. Nuk ka kuadro të kualifikuara dhe me ta punojnë psikologë. Ata nuk studiojnë për autizëm dhe për metodat shkencore që përdoren për t’i arsimuar nxënësit me autizëm”.

“Këta fëmijë duhet të marrin intervenim të hershëm dhe duhet të jenë 5 orë në ditë intensive që të marrin shërbime. Edhe një tjetër problem që unë po e vërej është se ka fëmijë të rritur dhe adoleshentë me autizëm dhe askush nuk merret me ta. Po i shmangen përgjegjësive pasi që është punë më sfiduese”, thotë Krasniqi.

Cen Krasniqi, kryetar i shoqatës “Autizmi”, thotë se kushtet në trajtimin e autizmit në Kosovë, janë të pandryshuara që prej vjetësh dhe nuk ka asnjë përparim.

Numri i fëmijëve me autizëm është në rritje. Ka shoqata në Kosovë që merren me trajtimin dhe sfida mbetet te trajtimi i mirëfilltë. Çdo ditë nga një deri në dy orë në ditë, zhvillohet trajtimi me program special për ta. Staf të nivelit bazik ka. Ne, si shoqatë, kemi trajnuar dy gjenerata , por ka qenë trajnim tremujor profesional vetëm për autizëm”, shpjegon Cen Krasniqi.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë pak njohuri për autizmin.

“Po nisem nga vetë prindërit që e heshtin dhe hezitojnë të flasin për të. Gjithashtu, ka mungesë të mirëfilltë të diagnostikimit. E, edhe në rast të diagnostikimit gjasat për t’i ndihmuar këta fëmijë, janë të vogla, pasi edhe vetë prindërit po hezitojnë t’i paraqesin”, shton Cen Krasniqi.

Për Radion Evropa e Lirë flet edhe nëna e fëmijës me autizëm, Violeta Hyseni, duke treguar treguar për sfidat me të cilat përballet si prind i një fëmije me autizëm përmend mungesën e kuadrove, shkollave të specializuara, si dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

“Nuk ka ndryshime pozitive, nga viti në vit. Nuk ekzistojnë shkolla për fëmijë me autizëm dhe nuk po shohim ndonjë interesim për këtë punë. Funksionojnë qendrat dhe shoqatat e prindërve, por jo diçka tjetër. Këto qendra funksionojnë me donacione, e që janë të pakta dhe prindërit kontribuojnë vetë. Përkrahje institucionale pothuajse nuk ka fare, ose tepër pak kontribuojnë dhe atë vetëm për mjete të punës dhe për atafëmijë me raste sociale”, tregon Violeta Hyseni.

Zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë ndihmuar herë pas here, organizatat që merren me problematikën e autizmit, me një shumë simbolike dhe se po shqyrtojnë mundësitë që të shtojnë nivelin e ndihmës për këtë kategori të shoqërisë.


Send this to a friend