VOAL

VOAL

Foto e video: Hakerat serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Gjatë ditës së martë hakerat serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës së Shqipërisë është sulmuar  duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë.Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.

 

Thaçi, Engel: Franca ta kthejë Haradinajn në Kosovë

Eliot Engel (majtas) dhe Hashim Thaçi

Në një kumtesë të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se “ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë”.

Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit” dhe se “në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën”.

“Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel.

Shpërthim në veriun e Mitrovicës

Pamje nga cepi verior i urës kryesore në Mitrovicë

 

Policia në veriun e Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, tha se një shpërthim pa pasoja në njerëz ka ndodhur të martën në mbrëmje në një hotel në atë zonë, një pjesë e të cilit është marrë me qira nga qeveria e Kosovës.

Policia tha se mjeti që është hedhur nga persona të panjohur la pas vetes dëme materiale.

Sulmi mbi ndërtesën një pjesë e të cilit shfrytëzohej nga qeveria e Kosovës është i dyti brenda dy javësh.

Më 28 dhjetor një bombë u hodh në oborrin e tij por nuk shpërtheu.

Ende nuk janë dhënë hollësi të tjera dhe policia nuk di për motivet e mundshme të tij.

Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është vend punë për pjesëtarët e komunitetit serb që punojnë për qeverinë e Kosovës. Hapja e mjediseve të punës ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt dëshmon për tradhti! – Nga Asllan Dibrani

Pro amerikanizmi  i Ramush  Haradinajt   dhuratë grilat franceze!?

Vet ftesa vetëm për Ramush Haradinajn nga ana e amerikaneve,ka lëne te dyshosh se u ngritën lugetërit  antishqiptarë bashkë me një spektër politik të dobët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!Arrestimi i tij  sinjalizon zgjimin e ndërgjegjeje  nga korrupsioni ,hajnia, pjesa e politikanëve që  keqpërdoren shtetin, keqpërdoren sakrificat dhe luftën  e drejte  të UÇK-së. Një pjesë e popullatës harroi rrezikun për jetë a vdekje që kishim dhe i dha votën njerëzve ,qe brenda nate u bënë komandant ,doktor, profesor ,politikan,ambasador,kryetar komunash etj .  Nga ky përfitim  iu zë fryma shtresës intelektuale  dhe luftëtarëve të devotshëm qe e dëshmuan veten si patriot,  luftëtar, madje  qe i flisnin edhe disa gjuhë të botës, i vranë,   i zhduken për  karrige,përfitime personale  dhe pushtete!!!

Politikajtë si në Shqipëri dhe në Kosovë  lejuan kumbari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus?shqiptaret proamerikan rrezikohen si Ramush Haradinaj!?.

 

Kjo shtresë  e politukajve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,nga populli  me votat e veta    iu lanë  duart e lira ,bane kumari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus duke i shkolluar  hoxhallarët tanë duke e rritur edhe një ekstrem sa po edhe ushtarë rekrutuan  për luftëra në  vendet e huaj  si në Siri  e gjetiu.

Pas çlirimit të Kosovës bashkë me aleatët tanë  në krye me amerikanët   në  emër të demokracisë me qindra xhami u ndërtuan që lagje nuk ka me pa to,  a ne anën tjetër rreshtohet  populli ma i varfër në Evropë. Nga kjo politike  Kosova është  duke e rrezikuar edhe pavarësinë  e Kosovës, që me mund e fituam .Me  amerikanët e bëmë  shtetin dhe njerëzit proamerikan, janë ne shënjestrën e  tradhtarëve   njëzove  përfitues  për xhepat e vet dhe bixhosxhive  me serbosllavët në dëmin e çështjes kombëtare!?.

Heshtjen  amerikaneve  në rastin   e Ramush Haradinajt, sikur ne po i prijmë  vet  duke mos pasur  vizion  kombëtarë, para bote se kah kemi rrugën tonë me perëndimin    qe i paraprin Amerika, apo me Lindjen qe   tani po ndihet  nuhatja e Rusisë  ne ndikim qe nga Siria duke përfshirë  ish shtetet  e inkuadruar në  Paktin e Varshavës.  Të tilla  synime Rusia i ka  përmes Serbisë prapë ta ngulfate   gadishullin  ballkanik  e pikërisht  çështjen  shqiptare qe për fat të keq si intervenim  i tyre kemi mbetur akoma të shkapërderdhur ne disa shtete.

Politikën shterpë shqiptare dhe te pa vizion,po e  paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim pro amerikan dhe perëndimor.

Dhe, mjerisht, njëmijë here mjerisht, kjo po na përsëritet prej rasti në rast. Faktet i dinë të gjithë evropianët,  se kush duhet të arrestohet në këtë periudhë pas luftën së Kosovës. Veprimtaria e  uzurpatorëve  të kapitalit dhe politikes  ditore në Kosove,po u shkon për shtati  çarqeve antishqiptare. Sot po i paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim , pro amerikan dhe perëndimor.

Kjo  lojë e piste është në shërbimin  UDB-ës së Serbisë,me shefat e tij në shërbimin sekret francez. S’ka  tjetër motiv këtu,pos ai politik i  fletëarresti  nga Interpoli  i Serbisë. Kosova nuk ka mundësi ta ngrehe padinë kudër  terroristëve të Serbisë ,por shtrohet pyetja, përse këtë nuk  e bënë  Interpoli  i Shqipërisë dhe tu krijojmë  probleme ndërkombëtare   edhe terroristëve  serb  qe sot shëtisin të lirë në Serbi  e ndonjëherë dhe në Kosove po edhe në Evropë!!!

Si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet gjatë historisë e tradhtuan!

Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan! Përforcimi i   Evropës pritet  përmes  shqiptarëve!

Historia na mëson qe gjithnjë e kanë tradhtua si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet. Pra, definitivisht ka ardhë  koha se kjo gjenerate e politikaneve të Kosovës  dhe të Shqipërisë  nuk kane  logjikë teorike me zhvillua karrierë politike në dëmin e çështjes së Kombit shqiptare.  Prandaj edhe këta vetë duhet me u largu dhe me iu shmange kësaj retorike të rrezikshme .

Pra pavarësisht se shqiptarët kishin gabime të pa riparueshme gjatë shekullit të 20 të, për çka edhe u përbuzën, edhe shqiptarët nuk mësuan nga gabimet e veta (tyre), por edhe Evropa nuk mësoi asgjë nga trajtimi i shqiptarëve si skllav, që po trajtohen deri me sot .

Prandaj sot kjo Evropë rrezikohet nga Rusia në njërën anë kurse në anën tjetër kemi të njëjtën Evropë ku përkëdhelet aleatja e Rusisë, Serbia,në dëmin e shqiptarëve.  Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë përforcimin e  Evropës përmes  shqiptarëve… Por, Evropa apo  Franca  si e veçante  vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së shqiptarëve, e cila përbuzje me dashje (me vetëdije apo edhe pa te) forcon Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan Serbinë.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjesë kryesore të fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI!

Pas luftës janë instaluar në jetën dhe shoqërinë kosovare, UNMIKudhe  OJQ të ndryshme, e ma voné edhe né EULEX, komplet e kapen  shtetin  e Kosovës.  Qeveria e jonë është vetëm kukull në duart e këtyre shërbimeve , me dashje apo pa dashje, me qejf apo pa qejf , me hatër apo me zor !?.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjese kryesore te fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI, që  hapin gjyqe të reja  kundër  UÇK-së.

Arrestimi i Ramush Haradinajt në France, e para është fyerje për këtë vend, pasi që Kosova është e pranuar nga kjo qeveri dhe  superfuqitë botërore po përfitojnë nga ‘përçarja’ e shqiptarëve..

 

Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare!

Pas Ismail Qemalit, nuk është drejtuar asnjëherë shteti  i ynë nga njerëz dhe personalitete të denja në  këtë rast  Kosova po bien viktimë e tyre. Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare, në  fund  dy qeveritë kukulla  nuk po i krijojnë  hapësirë  as Shqipërisë as Kosovës  inkuadrimin   me Perëndimin pasi rruge tjetër, ne as qe kemi as që duhet te kërkojmë. E gjithë kjo gjendje në dy shtetet   donë  reformim të shpejt  dhe ti epet   fund  një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar.

-Rasti më i freskët i injorancës   është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, edhe se ka reagime nga shume  faktor ndërkombëtar   dhe  reagimet nga  populli   me demonstrata ,ndërsa  qeveritë tona nuk e shohin   të arsyeshme ta  thirrin një   seance kushtuar  Ramush Haradinajt; që  përmes tij njihet  edhe lufta e Kosovës . Pos turpit  kësaj  po i vijën era edhe tradhti. Dikush do ta paguaj shtrenjtë këtë indiferentizëm  dhe sabotazhe  të rrugës se nisur  për çlirimin e Kosovës dhe qe po  vazhdon  me heroin tonë Ramush Haradinaj.

Pas fyerjes së gazetarit të KTV, MPJ nis procedurë disiplinore ndaj ambasadores Lama

Fyerja që Alma Lama ia bën gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së, është bërë shkas që Ministria e Jashtme t’ia tërheqë vërejtjen stafit të saj diplomatik.

Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së nuk i është drejtuar vetëm ambasadores në Itali, por të gjithë ambasadorëve të Kosovës.

Në këtë udhëzim, të cilin e ka siguruar KTV-ja, stafi diplomatik udhëzohet që të mos marrë qëndrime politike dhe të respektojë hierarkinë në MPJ sa herë të kenë kontakt me mediat.

“Shërbimi i jashtëm përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës jashtë vendit dhe çdo qëndrim që mund të bëhet për tema të brendshme në Kosovë, paraqet shkelje të këtij rregulli”, thuhet në këtë letër.

Ambasadorja e Kosovës në Itali, ish-deputete e LDK-së, ka reaguar pas stories së publikuar në Interaktiv, ku asaj i kujtohen deklaratat e dhëna për Presidentin e vendit dhe votimin për të. Mosrespektimi i këtij udhëzimi, pason me marrjen e masave disiplinore për të gjithë pjesëtarët e shërbimit të jashtëm.

Në Prishtinë ndërkaq MPJ ka nisur procedura disiplinore ndaj ambasadores Lama. Për fyerjen që ka bërë ambasadorja Lama ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.

 

Arrestohet Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin “Medicus”

Njëri nga të dënuarit në rastin “Medicus”, Lutfi Dervishi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas disa vitesh në arrati. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës.

“Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë.

Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”.

Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet, “trafikimin me njerëz”.

1 lajm dhe 2 foto: I ftohti siberian, ujku zbret nga mali e ‘shëtit’ në qendër të Malishevës

Edhe Kosova si Shqipëria është përfshirë nga i ftohti dhe ngricat.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur sot dhe madje e rrezikshme. Një ujk ka ‘braktisur’ malin dhe ka dalë shëtitje në qytetin e Malishevës në Kosovë, me siguri në kërkim të ushqimit.

Sipas “Malishevapress” në orët e para të mëngjesit në Malishevë afër stacionit të policisë është parë edhe një ujk. E natyrshëm të kujtohet shprehja e të vjetërve dikur “aq ftohtë është sa flenë bashkë ujku me dhinë”.

RAMUSHI PËRBALLË MAKUTERISË DHE MEDIOKRITETIT POLITIKO-MEDIATIK! – Nga Guxim ALIMANI


Ata që e njohin nga afër Ramushin e dinë mirë se nuk është vetëm trim e luftëtar, por një njeri mjaft inteligjent dhe i kultivuar!
 
Në këtë situatë të rëndë për të ai kurrë nuk lëshoi akuza se odiseja e tij ka lidhje me konspiracione politike të insinuara nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi! Të tjerë mediokër e provokatorë mendojnë ta përdorin rastin.Ata me ose pa dashje po bien në kurthin konspiratif serbo-rus i cili produktin e vet do ta shes me marken “Made in Kosova”.
 
Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë heronjtë e gjallë të lirisë së shqiptarëve në Kosovë e Ballkan. Kjo është aksiomë!
 
Problemi është më larg e më lart! Situatën nuk e shërojnë qaramanët si Ilir Meta që në kundërshtim me protokollin nuk takon homologun Veseli, por shkon për vaki në zyrat e AAK.!?
 
Unë mendoj se Serbia me aleatë po bëjnë të fundit provë konspirative të dëshpëruar të atitydit të ri amerikan ndaj Kosovës e shqiptarëve. Edhe kjo provë nuk do ketë sukses. Që prej Presidentit Willson qëndrimi amerikan është stoik ndaj shqiptarëve. I tillë do ngelet dhe nën Presidencën 8 vjeçare Trump!

Arrestimi i Haradinajt, eksperiment i koordinuar politik! – Nga Florim Zeqa

Rasti i ndalimit të kryetarit të AAK-së, zotit Ramush Haradinaj me fletë-arrest të shtetit serb është bërë Top-Lajmi i të gjitha mediumeve shqiptare dhe shumicës së mediave ndërkombëtare.
Arrestimi dhe paraburgimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest,  të është lëshuar vite më parë nga ana e Serbisë, është një sinjal ogurzi për pozicionin nënshtrues të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë dhe njiherit paraqet degradimin e skajshëm të drejtësisë ndërkombëtare.
Kur e themë këtë e kam parasysh faktin, se zoti Haradinaj vite më parë ka dalë fitimtar përballë “filtrave” të drejtësisë ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës nën akuzat e Serbisë për krime lufte.
Shkaqet të cilat e sollën riarrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj mund të jenë të shumta dhe të shumëllojshme. Padyshim se disa nga shkaqet e arrestimit të tij mund të jenë kundërshtimet e fuqishme të zotit Ramush Haradinaj për çështjen e Demerkacionit me Malin e Zi dhe krijimit të Asociacionit të komunavce serbe në veri të vendit (Zajednicës).
Politika, përveqse art i së mundshmës, është sfidë e pafundme e cila përveq njohurive dhe argumenteve kërkon edhe guxim dhe qendrueshmëri të lartë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.
Është i pamohueshëm fakti, se sikur të mos kishte qenë Ramush Haradinaj me ja hedhë në fytyrë hartat e falsifikuara Murat Mehës, ndoshta çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të kishte kaluar në heshtje edhe përkundër protestave të opozitës së “bashkuar”.
Ishte veprimi sa i guximshëm po aq edhe energjik i zotit Ramush Haradinajt që bëri të zgjohet ndërgjegja e disa prej deputetëve të përgjumosur në pushtet dhe opinionit të fjetur publik.
Reagimi i guximshëm i Haradinajt nuk ishte kundërshtim vetëm ndaj Murat Mehës dhe komisionit qeveritar, por ishte kundërshtim ndaj qasjes së gabuar qeveritare dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtar.
Kur ndaj dukurive negative dhe të dëmshme për vendin nuk mirren parasysh faktet, duhet reaguar edhe forcërisht nëse e kërkon nevoja për të mbrojtur të vërtetën, në të kundërtën e vërteta rrezikon të mbytet në heshtje.
Nga ai reagim i guximshëm i Ramush Hradinajt në tryezë me kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, zotin Murat Meha filluan të gjitha kundërshtitë e mëpastajme, jo vetëm në kampin opozitar, por edhe nga radhët e depuetëve të pozitës.
Përfundimisht duhet të themi, se guximi politik i Ramush Haradinajt e  parandaloj një të keqe të madhe për vendin,…në të njëjtën kohë ju tërhoq vrejtja edhe ndërkombëtarëve që të mos manipulojnë me këtë klasë të korruptuar dhe shantazhuar politike për interesa të fqinjëve tanë, ngase në çdo rrethanë, territorit të vendit jemi të gatshëm t’i dalim zot me të gjitha mjetët, pa kursyer as jetën tonë.
Andaj në rastin e montuar të zotit Haradinaj, pashmangshëm shtrohet pyetja; mos vallë në këtë lojë të koordinuar të Serbisë dhe Francës, është implikuar edhe ndonjëri nga liderët shtetëror të Kosovës, me qëllim të eksperimentimit politik për menjanimin e pengesës më të madhe (Haradinajt) në realizimin e projekteve shtetshkatërruese të Kosovës, siq janë; cenimi i rendit kushtetues në vend, tkurrja territoriale e vendit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh-mes serbëve dhe shqiptarëve!
Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe nga kjo e tanishmja, e cila ka rënë nën ndikimin e fuqishëm politik të Beogradit dhe çarçeve antishqiptare të disa prej shteteve më me ndikim brenda BE-së.
Pas arrestimit të fundit të liderit të AAK-së, zotit Ramush Haradinaj, patjetër duhet të ndryshoj kursi qeverisës në vendin tonë, bashk me këtë duhet të ndërpriten qoftë edhe përkohësisht bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Ndrrimi i ekipit negociator dhe vendosja e kushteve ndaj shtetit serb për dialog të mëtutjeshëm është nevojë urgjente. Kushti themeltar duhet të jetë njohja e shtetit tonë nga Serbia dhe mbyllja e të gjitha dosjeve ndaj ish veprimtarëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
As zbardhja e fatit të rreth 1700 të zhdukurëve nga lufta e fundit nuk do të bëhet pa ndrrimin e komisionit qeveritar për të zhdukurit dhe pa një trysni të fortë politike përmes vënjes së kushteve të reciprocitetit në të gjitha fushat, përfshirë kompenzimet për dëmet e luftës, kthimin e fondit pensional dhe pasurive të shumta të grabitura gjatë përiudhës së luftës nga barbarët serb.
Andaj lirimi i mënjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi dhe pa asnjë kusht nga shteti francez, do të thotë liri për Kosovën dhe qytetarët e saj. Heqja e listave nga shërbimi i Interpolit të lëshuara nga regjimi i Serbisë me akuza të rrëmë kundër figurave politike dhe ushtarake, përfshirë edhe shtetasit e rendomt kosovar, të përgatitura në kuzhinat e Beogradit duhet të jetë kushti themeltar që Brukseli dhe Washingtoni duhet t’i vëjnë Serbisë, në të kundërtën do t’ua bëjmë me dije shteteve të “Quintit”, se me asnjë çmim nuk do të pranojmë rirobërimin dhe poshtërimin nga askush, qofshin ata fqinjë apo “miq” përëndimor.
Në fund të këtij shkrimi, i drejtohem Brukselit dhe qendrave tjera të vendosjes, mos e keqpërdorni këtë klasë të korruptuar politike në dëmë të interesave të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë për hirë të Serbisë, në të kundërtën do të përballeni me hidhërimin dhe zemërimin e 7 milion shqiptarëve në Ballkan dhe miliona shqiptarëve në vendet përëndimore.
Tashmë, kur është rrezikuar levizja e lirë dhe ekzistenca fizike e shtetasve kosovar, edhe durimit rugovian mund t’i vie fundi, e të mos flasim për shpirtërat e trazuar nga padrejtësitë e shumta dhe kriza e rënduar socio-ekonomike e këtyre viteve të fundit!

Vazhdojnë pritjet në Merdarë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdarë arrijnë deri në 400 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale.

Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdarë, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

Deputeti Shala: “Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë?”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, mendon se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar nga persona në Kosovë.

Sipas ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinajt iu planifikua arrestimi në mënyrë që të mos mund të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it president i SHBA-ve, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

“Apo mos ndodhi, sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pasi për të kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Kosovë: Në Merdarë – pritje dhe kolona më të gjata

Vendkalimi kufitar në Merdarë

 

Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë, përveç përqendrimit më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi.

“Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha theksoi, po ashtu, se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, gjendja për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e vendit, e posaçërisht nëpër ato rrugë që çojnë nëpër pika më të thella malore dhe kufitare, është më e vështirë.

“Kërkohet kujdes dhe vigjilencë maksimale për të realizuar një qarkullim sa më të sigurt nëpër rrugët tona”, deklaroi zëdhënësi Hoxha.

Smajl Latifi akuzon Thaçin për arrestimin e Haradinajt

Ish-kryetari i Rahovecit, njëherit anëtari i kryessisë së AAK, Smajl Latifi, përmes një reagimi në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka hedhur akuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi duke e akzuar si njeri qe po e pengon shtetin e Kosovës.

“Para 100 vjetësh Franca, Rusia, Serbia dhe Mali i Zi e kanë pas gjetur një bashkëpunëtor që të punojë kundër krijimit të shtetit shqiptar. Ai ka qenë Esat Pasha. Historia po përsëritet, i njëjti bosht sot e ka gjetur një bashkëpunëtor tjetër, që të pengoj shtetin e Kosovës! Hashim, a mos je ti? Se ish-shefi i Shërbimit Francez, Pierre Siramy ka thënë PO”, ka thënë Latifi

Gjuriçi përuron linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, ka përuruar linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë.

Kjo linjë direkte sipas mediave serbe do të nisë të funksionojë për herë të parë pas luftës.

Në këtë linjë do të udhëtojë treni më i ri nga Rusia, i cili pritet të bëjë udhëtimin e tij të parë në Vitin e Ri serb.

“Për Vitin e Ri serb zyrtarisht do të udhëtojë treni në linjën Beograd – Mitrovicë. Ai do të udhëtojë përmes destinacionit Beograd – Mlladenovac – Lapovo – Kragujevac – Rashkë – Mitrovicë. Ky do të jetë një tren me shpejtësi të lartë dhe nuk do të ndalet në çdo urë”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai shtoi se çmimi i biletës do të jetë për gjysmë më e lirë sesa e autobusëve.

Sipas tij, fjala është për një tren modern i cili është i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

“Treni është i zbukuruar me flamurin serb dhe emrat e kishave më të bukura serbe, manastiret dhe qyteteve mesjetare të Kosovës dhe Metohisë”, tha Gjuriq i cili tregoi se këtë vepër e ka kryer artisti Andreja Vasiljeviq.

Gjithashtu, ai tha se përfituesit kryesorë të kësaj linje të re hekurudhore janë studentët nga pjesë të ndryshme të Serbisë, të cilët studiojnë në Universitetin e Mitrovicës.

Rexhep Qosja: Çfarë duhet të mësojmë nga arrestimi i Haradinaj

Nga Rexhep Qosja

Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.

A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.

Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.

Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.

Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Kryetarit të AAK Ramush Haradinaj – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

 
Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest që është lëshuar dhe i punuar kohë më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit është një shenjë ogurzezë për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por me shkaqet të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj. Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj për qështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaftë të fortë nga ana e opozitës.
 
Shkaku i dytë ishte Zajednica.Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe, por me këmbëngulje e kundërshtoj këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesorë ishte ftesa që i bëri Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Me këtë Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinaj e sheh si një lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunoj ngushtë me të. Trump e di shumë mirë se Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politikë në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Historikë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili nuk bëri marrveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamik, ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë kush më shumë e kush me pak bashkpunuan me ’’flliqanat me mjekrra ’’sic i quante Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.
 
Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të Serbisë dhe Francës është future edhe ndonjë udheheqës shteteror i Kosovës, kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptarë po i ndëgjon ato, se ka filluar të vetdisohet dhe po vjen koha që shumë shpejt me u nda shapi nga sheqeri. Përkrahja masovike që po i bëhet Ramush Haradinajt tregon qartë se Ramush Haradinaj, nuk është vetëm por simpatizohet nga të gjitha viset shqiptare. Ai me thjeshtësinë e tij, ka bërë që të fitoj simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi.
 
Franca duhet t’i kërkoj falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevoj për ndryshime politike. Kosova ka nevoj për një Qeverisje ndryshe e cila nuk do t’iu lenë hapësirë, veprimi  qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare. Ramush Haradinaj i nevoitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptareve do të bëhen ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës.Ndalimi që i bëhet Ramush Haradinajt që mos të merr pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri te Amerikës Donald Trump, është një veprim amatoresk politik i atyre qarqeve që e kanë planifikuarë këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo që gjindenë duhet përkrahur fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e vërtet të UÇK dhe Kryetarin e AAK.

Gjykata Speciale ka cak udhëheqësit e UÇK-së dhe të Qeverisë së Përkohshme

Prokurori që po merret me hetimet lidhur me krimet e kryera gjatë dhe pas luftës do t’i ketë në cak udhëheqësit politikë e ushtarakë të pasluftës. Kjo për shkak se Qeveria e Përkohshme kishte kontroll mbi Shtetin. Ky është paralajmërimi i Enver Hasanit, njohës i të drejtës ndërkombëtare.

 “Këto nuk flitet vetëm për krimet e kohës së luftës, por edhe pas 1999, kur ka pasur një Qeveri të përkohshme, e cila ka pasur strukturë dhe kontroll. Këtu është një dallim se është kohë paqeje”, ka thënë Hasani, në Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se më së shumti Gjykata Speciale do të merret me kohën e pasluftës për shkak se në kohën e luftës s’kishte hierarki të qartë as në udhëheqjen e UÇK’së. Ka marrë shembullin nga gjykimi i Limajt në Hagë ku ishte thënë se ai s’ka pasur përgjegjësi komanduese pasi UÇK s’kishte strukturim të qartë në udhëheqje.

“Prcedenti Limaj i Hagës vlen sepse përgjegjësia e UÇK’së nuk mund të jetë komanduese”, ka thënë Hasani, teksa ka folur për krimet e kryera pas luftës.

“Nuk çuditëm edhe nëse arrestohen ata”, ka thënë Hasani, kur është pyetur për mundësinë e arrestimit të Thaçit si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.

Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme kishte qenë Hashim Thaçi; Ministër i Punëve të Brendshme Rexhep Selimi; Ministër i Mbrojtjes, Fatmir Limaj; Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Azem Syla;  Komandant i UÇK’së pasluftës, Agim Çeku etj.

Por, pse është themeluar  kjo Gjykatë?

Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.

Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngriten përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.

“Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë”, kishte thënë Williamson, në korrik, të vitit 2014.

Ky Prokuror kishte përmendur numrin dhjetë të aktakuzave, por jo edhe numrin e të akuzuarve, shkruan Gazeta Express.

“Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza”, kishte shtuar ai.

Deri më tash, askush s’ka përmendur emrat e atyre që do të akuzohen, por Prokurori Williamson, kishte treguar adresën se ku janë ata njerëz që do të ndiqen penalisht.

“Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të dhënat tona janë në koherencë me atë që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK’së”, kishte shtuar ai.

Në vend të Williamson është emëruar amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Europës për krime lufte në Kosovë.

Por, kush janë emrat që përmenden në këtë raport?

Ata janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt.

Emrat e udhëheqësve të UÇK’së në Raportin e Martyt

Më së shumti përmendet emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK’së, Hashim Thaçit. Pra, emri i tij figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit. Konkretisht, pesë herë përmendet emri dhe mbiemri, ndërsa, 21 herë të tjerë mbiemri i tij. Në total, emri i Ish-Kryeministrit Thaçi përmendet 26 herë.

Pas tij vjen deputeti tjetër i PDK’së, Shaip Muja, i cili përmendet 20 herë në Raport. Ai ka pasur pozita edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së. Pos tyre, në Raport përmendet shtatë herë edhe emri i Kadri Veselit, aktualisht, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjashtë herë përmendet edhe emri i Fatmir Limajt, aktualisht, deputet dhe udhëheqës i një partie të vogël politike.

Azem Syla dhe mbiemri Haradinaj përmenden nga dy herë në raport.

Emërtimi “Grupi i Drenicës” përmendet pesë herë, ndërsa, udhëheqës i tij, thuhet se është Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi.

“Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX­i zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.

“Disa anëtarë të tjerë të ‘Grupit të Drenicës’ na janë dhënë indikacione gjatë hulumtimit se kanë luajtur rol vital si bashkë­konspiratorë në aktivitete të ndryshme kriminale. Këtu përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta janë hetuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit si të dyshuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale, duke përfshirë raste të mëdha të udhëhequra nga UNMIK­u, Tribunali i Hagës, dhe EULEX­i. Deri më sot, të gjithë i kanë ikur drejtësisë”, shkruan mes tjerash Marty.

“Burimet e drejtpërdrejta që disponojmë tregojnë në mënyrë të besueshme se Haliti, Veseli, Syla e Limaj, si dhe Thaçi e anëtarët e tjerë të rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, do kenë urdhëruar, e ndonjëherë do kenë ndjekur edhe personalisht, realizimin e një numri vrasjesh, burgosjesh, agresionesh dhe marrjesh në pyetje, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe konkretisht, çka na intereson në mënyrë më të veçantë, gjatë operacioneve të kryera nga UÇK-ja në territorin shqiptar, në vitet 1998-2000”, thuhet në raport.

Kosova kërkon nga Franca lirimin e Haradinajt

Ministria e Drejtësisë ka nisur një letër zyrtare tek autoritetet franceze, të dytën brenda javës me të cilën kërkohet lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se “i është drejtuar sërish të premten homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt”.

Ajo tha se po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij.

Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.

Haradinaj doli përpara një gjykate franceze një ditë pas ndalimit, dhe ajo vendosi që ta mbante në paraburgim, deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij.

Zyrtarë të partisë së zotit Haradinaj i thanë Radios Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës e mban atë në “paraburgim dhe gjithashtu mundëson edhe lirimin e tij me kusht” deri në paraqitjen e ‘provave nga autoritetet e Serbisë”.

Një zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “avokatët e zotit Haradinaj pritet që së shpejti të kërkojnë zyrtarisht lirimin me kusht” duke ofruar edhe garancat e shtetit të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt”.

Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte “qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze”.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë do të drejtojë në një afat sa më të shkurtër një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt”, tha për Radion Evropa e Lirë shërbimi për media I Ministrisë.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.

Policia ndalon disa protestues në Gjakovë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka shoqëruar në stacionin policor disa protestueses të cilët ishin mbledhur afër Kishës Ortodokse, për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Një grup i qytetarëve të Gjakovës është mbledhur afër Kishës Ortodokse me qëllim që të kundërshtojë vizitën e paralajmëruar të pelegrinëve serbë për Krishtlindjet Ortodokse.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një numër të vogël të qytetarëve që janë mbledhur afër Kishës Ortodokse.

“Për momentin situata është e qetë janë diku rreth 30 persona që janë aty, nuk presim që mund të eskalojë situata. Ende pelegrinët serbë nuk kanë arritur në Gjakovë janë në Deçan për momentin, por presim që ata do të vinë në vizitë edhe në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.

Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse.

Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.

Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri.

Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.

Prof. Dr. Jahja Kokaj: BURGOSJET E RAMUSHT BRENGOSJE SERIOZE PER SITUATEN TONE

Autoritetet franceze, sikur se edhe ato sllovene, se shpejti pas lirimit te Ramushit do te dalin me deklarate qe “ishte fjala per nje veprim rrutinore ne proceduart kufitare”. Edhe analfabeti diplomatik dhe politik e dine qe Ramushi dhe burgosjet e tij nuk jane rrutinore, nuk jane verime rrutinore por me domethenje shum dimenzionale nga te cilat te pakten dy prej tyre duhet ti vejme ne dukje:
a) Serbia , e cila done qe kambengulesisht te jete konsekuante me qendrimet e saja armiqsore, ” e ka doren e gjate” dhe se mund e te shkaktoje tauma psiqike te heroit tone te gjalle dhe familjes se tij, te cilet aq shum u turturuan me burgosjet e me te dashurit te tyre. Kur keto maltretime Sebia arrine te ia bene Ramushit, logjikisht munde te ia bene edhe qytetareve tjere te Kosoves.
b) Politika jone e perkuljes apo qafezgjatjes para agresionit diplomatik, destruktiv dhe te gjithellojshem te Serbise ishte e gabuar dhe po e damtone prosperitetin tone.
Burgosjet ne fjale duhet te shikohen ne kostelacionin e izolimit tone si grope e zeze ne mes te Ballkanit dhe Europes, muri ne Mitrovice, agresionit diplomatik te papare dhe shum elementeve tjera te cilat duhet ti kuptojme si mesazh qe me kete politike jemi duke u zhyte ne thellesi te kobeshme te prespektives tone kombetare. Agresioni diplomatik I Serbise, qe si duket po I paraprine edhe te kqijave qe nuk mund ti parashohim, disi po gjene tolerance nga disa qarqe Europiane dhe fatkeqsisht ka supozime, qe edhe qeverija Tramp te jete jo ne favor te ardherise tone. Ndaj akcionet serbe ne dukje do te pasojne me nje progres dhe dinamizem te kobeshem.
Akcioneve duhet te iu pergjigjesh me reakcione. Por fatkeqsisht ne nuk kemi fuqi apo potenciale te iu kundervehemi verpimeve serbe , dores se zgjatur te tyre ne Europe, por se shpejti ndoshta edhe ne Amerike.
E vetmi reakcion I yni fillimisht diplomatik do te ishte kercnimi yne publik I bashkimit me Shqiperine. Fillimisht do te ishte akcion diplomatik por nese nuk na garantohet integriteti I cili eshte I rrezikuar me te gjitha elemntet e permendura, pershi edhe burgosjet e heronjeve tane te pafajshem, te realizojme bashkimin e vertete.
Me nje Shqiperi te bashkuar na do te krijonim nje gravitacion te fuqishem qe edhe pjeset tjera shqipetare do te bashkoheshin menihere.
Me shqipetaret ma se 6 milion te bashkuar ne Ballkan nuk do te luante me Europa e askush tjeter. Serbia do te ishte nje fqinje I qete me qe ne do te kishim potenciale njerzore dhe ekonomike.
Ne anen tjeter nje Shqiperi e re do te kishte nje mase kritike sociale e cila do te garantonte konkurence pozitive , ku referenca do te ishin vlerat pozitive, e jo dukurite teresisht negative siq eshte korrupcioni dhe vlerat tjera degraduese qe mbretrojne sot ne skenat politike dhe jetesore te te dy sheteve tona.
Prof. Dr. Jahja Kokaj, Drejtor I Qendres Hulumtuese per Zhvillimin e Kosoves

Arrestimi i Haradinajt, flet për herë të parë bashkëshortja

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin dhe lënien në burg të tij në Francë pas një urdhërarresti serb.

Anita në një pronocim për RTK ka thënë se deri më tani nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje. Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për neglizhencë.

Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke e pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”, ka thënë Anita Haradinaj.

Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Prishtina tregon arsyen e refuzimit të kërkesës së Nikoliqit për të vizituar Kosovën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.

Ministria për Punë të Jashtme, në njoftimin për media tregon se refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së. “Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

Arbana Xharra: 3 miliardë Euro qytetarët e Kosovës kanë ble mallrat e Serbisë

Arbana Xharra në një status në rrjetin social shkruan rreth importeve të Kosovës ndaj Serbisë që kanë arritur në 3 miliardë Euro mallra që janë blerë nga qytetarët e Kosovës.

Ja çfarë shkruan Arbana Xharra:

3 miliarde euro, qytetaret e Kosoves i kane dergu Serbise me konsumimin e mallrave te tyre.

Kjo qeveri ka dale nga ky popull. Keshtu qe pergjegjesia eshte kolektive.

“Me malle te Serbise nuk ka”…keshtu shpesh degjoheni si neper dhembe!

Vështrim Popujt apo elitat politike janë në konflikt të përhershem ?! Nga Skënder MULLIQI

Ndërmjet popujve gadi gjithmonë janë gjendur në mes regjimet, të cilat edhe kan futur përqarje ndërmjet popujve të ndryshem .Kjo përqarje i ka sjellur konfliktet dhe luftërat . Kan sjellur tragjedi të cilat është dashur të rikuperohen për një kohë të gjatë. Disa hasmeri të popujve të instaluara nga regjimet nuk kan mbaruar kurrë. Ofendimet që ua janë bërë popujve të ndryshem nga “intelegjenca’ e popullit tjetër, kan futur përqarje dhe urrejtje historike, kan instaluar mos besueshmëri shumë të kushtueshme në njerëz dhe të mira materjale . Këto urrejtje kanë pasur qëllime pushtuese karshi popullit më gjuhë , kulturë dhe prejardhje krejt tjetër . Këtu mund të rrjedhin edhe shumë pyetje të cilët kurrë nuk mund tu gjendet përgjigjja adekuate .Hasmeritë në hapësirat ballkanike midis popujve po zgjatin tepër shumë . Armiqësimi i popullit serb më atë shqiptarë ka një histori të gjatë , të tipit pushtues hegjemonist . Serbia dhe serbët rrëgullisht kan punuar më elaboratet e Akademisë se Shkëncave dhe Arteve dhe të Kishës Ortodokse Serbe .Serbia ka zhvilluatr luftëra pushtuese karshi shqiptarëve në Ballkan . Pikërisht nga intelegjenca serbe janë hartuar edhe shumë elaborate shfarosëse karshi shqiptarëve në tokat e tyre . Serbia dhe serbët territorin e vogël që e kishin e zgjëruan shumë fish më luftëra .Dhe, kjo logjikë pushtuese e instaluar nga intelegjenca serbe sikur nuk po ka të mbaruar edhe sot e kësaj dite. Serbët nuk po ngopën më tokat e pushtuara të shqiptarëve , duke synuar pushtime të reja. Këtu fola pak për logjikën pushtuese dhe për logjikën konfliktuoze të popullit serbë , por edhe të disa popujëve të tjerë në këtë pjesë të Evropës. Kemi logjikën pushtuese bullgaromadhe bashkë më logjikën pushtuese të sllavmaqedonasve të pa identitet etj. Në këtë kontekst tash kur luftërat në ish- Jugosllavi kan përfundur po jo edhe larguar përfundimisht , kemi situatën jo stabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë. Kriza politike ka rezultuar edhe dhe krizën ndërmjet popujve shtetformues të kësaj republike.Kjo krizë është duke zgjatur që 20 vite. Kemi acarime të situatave politike dhe ndëretnike më tëntim konfliktit të hapur .Këtu prap shtrohet pyetja logjike ,kush është në konflikt të vazhdueshem , populli apo elitat politike ?Janë në konflikt edhe popujtë edhe elitat ! Në Bosnje është situata gjithnjë e elektrizuar sepse Marveshja e Dejtonit vëtem sa e ka përfunduar luftën , e nuk e ka sjellur paqën e përhershme .Elitat politike për interesa të veta ,po e mbajnë situatën politike të tensionuar atje. Elitat gjithnjë fshihen pas popullit edhe në situatat e mbrendshme jo të mira të rrjedhave politike dhe të rrjedhave ekonomike .Elitat politike në pushtetin e Kosovës e kan zgjedhur modelin e mbajtës së konfliktit të mbrendshem më qëllim të përftimeve dhe të zgjatjës së pushtetit të tipit apsolut. Ku janë motivet e përqarjës së popujve ? Ose elitat politike janë të hasmuara ose i mbrojnë më fanatizem elitat paraprake të cilat e kan trasuar këtë përqarje për interesat e tyre përsonale . Intelegjenca serbe këtë ngulitje të hasmerirsë në kokën e popullit serbë karshi shqiptarëve e kan bërë në mënyrë përfekte . Elitat politike në Ballkan po vazhdojnë më retorikat politike , të cilat retorika nuk po i lëshojnë popujt nga këto hasmeri .Nuk po e ndryshojnë kursin politik më fqinjët shqiptarë . Këtë vullnet politik nuk po e shprehë pala serbe e cila edhe pse kemi hy në shekullin 21 . Nuk po lirohet nga hipotekat e të kaluarës , nuk po lirohet nga logjika imagjinare së populli serbë është popull hyjnorë , i cili është mbi të tjerët etj . Elitat politike në Kosovë gjithnjë e më shumë po instalojnë logjikën e tyre sundimtare, duke mos lejuar mendimin ndryshe .Një logjikë e tillë imponuese e sjelljës dhe e veprimit mund të shkakton gjendje kaotike në Kosovë. Logjika “përqajë e sundo “, mund të na sjellë deri të ndonjë luftë qytetare të cilën askush nuk do ta dëshironte .Logjika e keqe mafioze mund të na kushtojë shumë si shtet dhe si komb. Mund të na kushtojnë edhe në planin e zhvillimit të përgjithshem .Elitat politike në pushtetin e Kosovës po kërkojnë më ngulm stabiltet për vete dhe për njerëzit për rreth tyre .Kjo logjikë detyrimisht do të na dërgon në një situatë anarshike , kur dihet së edhe bota është zhytur në shumë probleme . Nuk ka më tragjike së instalimi i logjikës që një popull i tërë të mbahet më mentalitetin e robit …Të ndryshohen përcepcionet politike të formës regresive më përcepcionet politike të formës bashkëkohore , gjithnjë conform aspekteve zhvillimore reale, e jo aspekteve imagjinare të elitave aktuale politike në pushtetin e Kosovës …

Në 14 vjetorin e vrasjes së paralajmëruar të kolonel Tahir Zemajt – Nga Skënder MULLIQI

Vitët po kalojnë e u bënë 14 vite pa ushtarakun e karrierës kolonel Tahir Zemaj. U bënë 14 mote kur në një pritë të organizuar ndodhi një vrasje e paralajmëruar. U krye një vrasje mizore nga njerëzit mizor , nga satrapët e kombit të cilët e lanë në gjakë Kosovën e përgjakuar historikisht nga bishat karpatiane serbosllave. Çdo vrasje kur paralajmerohet bëhët edhe më e rëndë dhe kthehet në legjendë . Vrasjës së kolonelit më 4 janar 2003 i kan parapri edhe disa tentim atentate tjera. I gjithë shtypi i verdhë e përgatiten atentatin kunder një njeriu i cili shumë e deshti atdheun dhe lirinë e popullit të vet. U vra colonel Tahir Zemaj veti i treti afër Kombinatit të Drurit në Pejë. U vra Tahir Zemaj nga bresheritë e automatikëve nga një dorë gjakatare dhe tradhëtare në një pritë të organizuar dhe pas shpine bashkë më të birin Enisin, dhe veprimtarin e LDK-së, kusheririn, Hasan Zemaj.Nuk isha shumë largë vendit të ngjarjës dhe dola shumë shpejt për të parë nga afër një pajme që kurrë nuk do ta harroj. Kriminelet e pa shpirt e kishin bër shosh më automatik xhipin ku ndodheshin colonel, Zemaj vet i treti . Pashë atë ditë edhe shumë njerëz të cilët i nematisën ata që vranë colonel Zemajn .Kosovën e pllakosi dhembja dhe pikëllimi së humben njeriun i cili e mundi armikun në Betejen e heroike te Logjës dhe në beteja të tjera . Tahir Zemaj nuk dinte së çka është frika . Frikacakë ishin ata të cilët vranë pas shpine kundershtarët e vet politik të krahut institucional të luftës . Vëtem frikacakët vrasin e nuk dalin përballë , vrasin dhe e fshehin dorën . Traditë e shqiptarit ka qenë që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e jo tinëzisht dhe pas shpine .Ata e vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas Zemaj la vepra të mëdha , la kontributin e tij kombëtar të pazëvendësueshëm …Aq më keq kur kurrë deri më tash këto vrasje nuk e gjeten dritën e diellit, si ngushllim i vëtem për familjarët dhe për të gjithë ata të cilët në zemer e kan Kosovën .Është vështirë të shkruhen kujtime për një njeri i cili meritoj shumë të jetonte , meritoj që ta udhëhiqte ushtrinë e Kosovës në shtigjet e lirisë dhe të pavarësisë . Kriminelët ende po shetisin të lirë për mungesë të shtetit ligjor dhe funkcional. E kan pru gjendjën pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj.E kan pru gjendjen e keqe së edhe synimet i kishin të mbrapshta karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. E ropën popullin deri në asht. Hileqarët e kombit po e burgosin një popull të tërë. E kan kthyer vendin në ferr të vërtetë . E kan zymtësuar të ardhmën e brezave që po vijnë . Kolonel, Tahir Zemaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e vendit , luftuan dhe ranë për një Kosovë krejt më ndryshe . Luftuan për një Kosovë pa vrasje dhe pa hasmeri , luftuan për një Kosovë ku do të sundonte rendi dhe ligji. Luftuan për një Kosovë të pavarur të Ibrahim Rugovës .Nuk kan mundur të marrin më mend së Kosova do të bjen në ketë deregje te mjerë ekonomike dhe politike ,edhe pas 17 viteve të shtetgtimit në liri. Heronjtë e kombit, colonel, Ahmet Krasniqi, colonel, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj , Sali Çeku , Agim Ramadani , Adem Ukëhaxhaj, Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Bardhyl Ajeti e shumë të tjerë luftuan më tërë qënjen që Kosovën ta udhëheqin njerëzit meritor , mos ta drejtojnë profiterët dhe halabaket . Vrasjët që ndodhën pas lufte në Kosovë në popull shkaktuan frikë, urrejtje dhe armiqësi, më qëllim të pengimit të rrugës së trasuar nga i madhi , presidenti historic i Kosovës , dr, Ibrahim Rugova. Shtetet dhe kombet përparimtare investojnë shumë në formimin e kuadrove të larta ushtarake çfarë ishin, Ahmet Krasniqi , Tahiz Zemaj … Ndërsa në mesin e shqiptareve u gjenden njerëzit e liqë të kombit të cilët janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara . Është i pa kalueshem fakti së si LDK-ja e Ibrahim Rugovës , të bie në duarë të hileqarëve . LDK-ja e Isa Mustafës e legjitimoi krimin e organizuar në Kosovë, e këtë nuk e kan pritur as skeptikët më të medhenjë. U bë pjesë e një koalicioni që është turpi që nuk i falët kurrë . U bë pjesë e strukturave të cilat çdo ditë po e errësojnë Kosovën . Hyn në koalicion më PDK-në , një kundershtar i përbetuar politikë i LDK-së rugoviane ?! Haram iu qoftë vota e anetarësisë . E vodhën dhe ropën Kosovën në luftë , po e vjedhin dhe po e plaqkisin edhe në paqë?!E harruan gjakun e Tahir Zemës , Ahmet Krasniqit , Sali Qekajt, Smajl Hajdarit e bashkëluftetarëve të tyre të gjallë e të vdekur ! Kan harruar, së iu kan ra në tru përfitimet përsonale , pasurimi i pafundshem … Kolonel Zemaj nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort i mirë dhe prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha ishte atdhetar i madh…

Enis Begolli ende në liri, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit

30-vjeçari kosovar, Enis Begolli, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale që kanë të bëjnë me “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, është arrestuar ditë më parë nga Policia kufitare.

Begolli, i cili gjendet në liri dhe ishte në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit për ekzekutim të dënimit prej katër vjetësh gjatë ditës së enjte nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri.

Ndërkaq të pyetur nga “Zëri” Policia bëri të ditur se “Lidhur me personin Enis Begolli ju infomoj se në bazë të kallëzimit penal, të ngritur nga DKT-ja, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale ‘Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’, nga Neni 143 të KPRK-së. Duke u bazuar në këtë aktakuzë, E. B. është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej katër vjetësh. I njëjti ka qenë dhe vazhdon të jetë në gjendje të lirë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Më datën 29.12.2016, në pikën kufitare të Vermicës (Morinë) nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë është ndaluar dhe nuk i është lejuar hyrja në territorin shqiptar, me ç’rast është kthyer mbrapsht tek Policia e Kosovës. Meqenëse për të njëjtin nuk ekziston urdhërarrestimi dhe me vendim të Gjykatës është në gjendje të lirë, pas intervistimit të tij ai është liruar. Për informata të tjera drejtohuni gjykatës kompetente”, bëri të ditur Departamenti Kundër Terrorizimit, pran Policisë së Kosovës, për “Zërin”

Presidenti Erdogan darkë në nder të presidentit Thaçi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan shtroi darkë në nder të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan shtroi darkë në nder të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Erdoğan dhe Thaçi, pas konferencës së përbashkët për media, kaluan në darkën zyrtare.

Darka në rezidencën presidenciale kaloi e mbyllur për media.

Erdogani: “Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshme”

Presidenti i Turqisë Recep Recep Tayyip deklaroi se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme”

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Recep Tayyip deklaroi se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme”. Presidenti Erdogan dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, pas takimit që u zhvillua në rezidencën presidenciale kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Erdoğan theksoi se me Kosovën kanë lidhje të thella historike dhe kulturore dhe se Kosova ka vend të veçantë në mesin e popullit të Turqisë. Siç tha Erdoğan, Turqia është shteti i cili pas pavarësisë, ka mbështetur Kosovën në çdo fushë dhe i ka konsideruar çështjet e saj si çështje të veta.

Ai rikujtoi se përmes TIKA-s, Drejtorisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Institutit Junus Emre, komunave, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile, gjithnjë kanë qenë në anën e kosovarëve, duke shtuar se edhe përmes ushtarëve në kuadër të forcave të NATO-s kanë ofruar dhe do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për sigurinë e Kosovës.

“Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshme”

Duke theksuar se si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta sot Kosova është partner i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar dhe siguri për stabilitetin në rajon, Erdoğan tha se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme”.

Erdoğan rikutjoi se deri më tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete dhe shtoi se janë duke vazhduar përpjekjet e tyre para shteteve relevante për rritjen e kësaj shifre.

“FETO paraqet rrezik të madh për të gjitha shtetet ku zhvillon veprimtari”

Presidenti i Turqisë Erdoğan njoftoi se gjatë takimit me homologun e tij Thaçi dhe takimin mes delegacioneve kishin rastin të diskutonin në lidhje me atë se çfarë mund të bëhet në sferën politike, ushtarake, tregtare dhe ekonomike. Erdoğan më tej vazhdoi:

“Folëm për tentativën tradhtare për grusht shteti, luftën kundër FETO-s dhe pritjet tona në këtë luftë nga shtetet mike. Siç e dini, fatkeqësisht Kosova është vendi ku organizata terroriste FETO ka rrjetin më të dendur të organizimit në Ballkan. Edhe njëherë, dua të theksoj se kopetë terroriste si FETO, PKK, YPG, DHKP-C ve DEASH nuk kanë aspak dallim për ne. Luftën kundër këtyre po e vazhdojmë dhe do ta vazhdojmë si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Pa dyshim që në kuadër të ligjit do të kërkojmë llogari për vrasjet dhe gjakun e derdhur të njerëzve të pafajshëm. Kudo që të ikin, ne asnjëherë nuk do të pushojmë së ndjekuri krerët dhe militantët e organizatave terroriste, sepse çdo tradhtar është tradhtar në çdo vend dhe terroristi është terrorist në çdo vend. FETO nuk paraqet rrezik të madh vetëm për Turqinë, por për të gjitha shtetet ku zhvillon veprimtari. 15 Korriku dhe ngarjet pas saj e treguan qartazi këtë të vërtetë”.

“Të mos brengosen aspak vëllezërit tanë kosovarë”

Duke uruar që të përfundojë procesi i largimit të fëmijëve dhe gjeneratave të reja nga duart e strukturës së FETO-s, Erdoğan u shpreh: “Besoj që edhe vëllezërit tanë nga Kosova do të tregojnë ndjeshmërinë e duhur. Vëllezërit tanë kosovarë të mos brengosen aspak nga kjo. Përmes Fondacionit Maarif dhe së bashku me bashkëpunëtorët në Kosovë, plan-programet aktuale dhe botëkuptimi aktual i procesit arsimor mund të bëhet më cilësor”.

Presidenti i Turqisë Erdoğan tha se ndihet i gëzuar nga hapat e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se mbështesin procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke shtuar se deri më tani kanë dhënë çdo përpjekje të mundshme për zhvillimin e Kosovës.

Ai bëri të ditur se gjithnjë i motivon biznesmenët të investojnë në Kosovë. Sipas presidentit Erdoğan, vlera e investimeve turke në Kosovë ka arritur në 350 milionë dollarë.

Sipas tij, sipërmarrësit turk zhvillojnë veprimtari në shumë fusha dhe se këto kompani kanë punësuar 10 mijë kosovarë.

Erdoğan tha se vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur vlerën prej 221 milionë dollarëve në dhjetë muajt e parë të vitit 2016. “Këtë shifër nuk e shohim si të mjaftueshme dhe jemi të vendosur ta rrisim edhe më lartë. Procesi i miratimit të marrëveshjes për tregti të lirë të cilën e nënshkruam në vitin 2013, u plotësua në Turqi vitin e kaluar. Me homologun tim të nderuar diskutuam dhe ramë dakord rreth përfundimit të procesit të miratimit edhe në Kosovë. Me theks të veçantë biseduam për këtë marrëveshje e cila do të jetë pikë kthese për qëllimet tona në fushën e tregtisë. Shpresoj që shumë shpejt t’i shohim rezultatet”, theksoi Erdoğan.

Siç tha Erdoğan, komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët me prejardhje kosovare në Turqi kanë detyrën e një ure midis dy shteteve. “Në të njëjtën mënyrë, vëllezërit shqiptarë në Kosovë dhe vëllezërit shqiptarë në Turqi kanë detyrën e një ure”, tha Erdoğan, për të shtuar më tej ky solidarizim reciprok duhet forcuar dhe vazhduar edhe më tej.

Erdoğan më tej theksoi se viti 2016 është shpallur viti i Kosovës nga YTB. Ai theksoi se ajo ka organizuar shumë aktivitete kulturore që kanë shtuar afërsinë dhe solidarizimin mes dy shoqërive. “Besoj që ky proces të kurorëzohet me vizitën e presidentit të nderuar dhe mendoj se ky takim zyrtar dhe takimet që zhvilluam do ta forcojnë edhe më tepër vëllazërinë tonë”.

Erdoğan falënderoi Thaçin dhe delegacionin e tij për vizitën dhe uroi që ajo të sjellë dobi për dy shtetet.

Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste

“15 korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”

ANKARA – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “15 korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”.

Presidenti Thaçi, i cili mori pjesë si mysafir në mbledhjen e fundit të Odës Tregtare të Ankarasë (ATO) për vitin 2016, në fjalimin e tij rikujtoi se Turqia është një nga shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e theksuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Duke theksuar se në kuadër të takimeve në Turqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe me disa ministra, Thaçi u shpreh se ndihet i lumtur nga prezenca e tij në këtë mbledhje.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi foli edhe në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO. “15 Korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste”, u shpreh Thaçi.

Marrëdhëniet ekonomike 

Hashim Thaçi më tej theksoi se Kosova si shtet i ri ofron mundësi të shumta. “Jemi një orë larg nga Stambolli, dy orë nga Frankfurti dhe tri orë larg nga Londra”, tha presidenti i Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi po ashtu nënvizoi se kompanitë turke kanë realizuar punë të suksesshme në Kosovë. Sipas tij, kompanitë turke janë liderë në investime në shumë sektorë, me theks të veçantë sektori i ndërtimtarisë. “Rruga për bashkëpunim mes dy vendeve është plotësisht e hapur. E them si një mik i juaji: Ju ftoj në shtetin tim në emër të popullit të Kosovës. Në Kosovë do të ndiheni si në shtetin tuaj”, vazhdoi Thaçi.

Duke theksuar se edhe kompani evropiane dhe amerikane kanë filluar të investojnë në Kosovë, ai u shpreh: “Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik në rajon. Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian është miratuar. Po ashtu, në kuvendin tonë është nxjerrë ligji për investime strategjike. Kompanitë e mëdha, në bashkëpunim, mund të bëjnë investime në Kosovë.”

Thaçi tha se 34 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinj nën moshën 18-vjeçare, për të vlerësuar më tej se “Investimi kryesor për Kosovën do të jetë investimi në fushën e informatikës”.

Krahas energjetikës, siç tha presidenti Thaçi, edhe xehetaria është sektor i rëndësishëm që pret investime.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet në Pallatin Presidencial nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve, Erdoğan dhe Thaçi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ndërkohë që do të shtrojë edhe darkë në nderë të presidentit të Kosovës.

Presidenti Thaçi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogani

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdogan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Turqi për vizitë zyrtare.

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdoğan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve.

Presidenti Thaçi përshëndeti trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Presidenti i Turqisë dhe ai i Kosovës shtrënguan duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Kosovës të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë dhe ai mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Fahri Kasırga, zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjerë. aa

Prishtinë: Prokuroria ngre padi për terrorizëm ndaj aktivistëve të VV-së

Pamje nga Kuvendi i Kosovës më 4 gusht 2016, pas sulmit me mjet shpërthyes, Prishtinë

Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj Atdhe Gashit, Frashër Krasniqit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës.

Vepra penale sipas njoftimit të kësaj prokurorie në Prishtinë është e paraparë “në nenin 136 paragrafi 1, lidhur me neni 135 paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Komunikata e dërguar mediave thotë se: “në aktakuzën e ngritur ndër të tjera thuhet së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari”, thuhet gjithashtu në këtë njoftim.

Katër të akuzuarit thuhet se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti, duke shkaktuar dëme materiale.

Në fund të muajit gusht Policia e Kosovës arrestoi disa aktivistë të Vetëvendosjes, me dyshimin se kanë kryer sulmin mbi Kuvendin .

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit, por që në autopsinë e bërë thuhet se ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë, pak kohë më parë, Kuvendi i Kosovës, pas hapjes së një debati për rastin Dehari miratoi rekomandimet e partive në koalicion, PDK dhe LDK, në të cilat thuhet se “rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe transparente”, që ky rast “të mos lejohet të politizohet” dhe “nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet”.

Kurteshi e fyen përsëri ministren Hoxha: Ajo është një hienë që kultivon kurvëri politike

Ish-Avokati i Popullit, tani anëtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi, nuk e ka ndërmend që t’i kërkojë faljes ministres së Drejtësisë, Dhuarata Hoxha, të cilën para dy ditëve e ofendoi duke e quajtur “lopë”. Kurteshi përveç që nuk ka kërkuar falje ai ka shkuar dhe më tej me ofendime ndaj ministres duke e quajtur atë “hienë e cila kultivon kurvëri politike”.

Tutje Kurteshi është shprehur se ministrja Hoxha nuk meriton kërkim falje.

“… Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë”, ka shkruar Kurteshi.

Postimi i Sami Kureshit në Facebook: 

“U mbars mali, polli një mi”
Në reagimin tim në intervistën e ministres së drejtësisë të Republikës së Kosovës në emisionin Rubikon të Ktv para dy ditësh, kanë reaguar të shqetësuar edhe miqtë, por sidomos armiqtë politikë, ashtu si ka filluar t’i konsiderojë e trajtojë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje klika vrastare e pushtetit të kriminalizuar në Kosovë.

Kjo ministre e këtij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë.

Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbeten hiena, pa caktim gjinie.

Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.

Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!

Thaçi takohet me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım

Presidenti i Kosovës është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë

ANKARA – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot me Kryeministrin Binali Yıldırım.

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore Çankaya Köşkü. Thaçi është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Presidenti i Kosovës Thaçi pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. aa

Presidenti Thaçi takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti i Kosovës, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti

ANKARA – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua i mbyllur për median.

Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i TBMM-së, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. aa

Granatë dore në verit të Mitrovicës, në afërsi të objektit të qeverisë

Të mërkurën, rreth orës 20, në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka identifikuar një mjet eksplodues të pashpërthyernë afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës, inaugurimi i së cilës është bërë të mërkurën.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti.

“Shumë pranë afër objektit, në disa metra afër, Policia e Kosovës ka identifikuar mjetin e pashpërthyer, granatë dore, të tipit M 75, që në zhargonin ushtarak njihet si granatë dore defanzive. Për shkaqe të panjohura, fatmirësisht, ajo nuk ka shpërthyer. Njësitë e specializuara për identifikim të mjeteve shpërthyese, kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e kësaj granate të dorës”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, policia nuk ka regjistruar pasoja si rezultat i shpërthimit të kontrolluar, nga i cili, siç thotë ai, nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar.
Hoti, ka theksuar se hetuesit policor po kryejnë të gjitha procedurat intensive hetimore, në kërkim të kryesit apo kryesve të kësaj vepre, që deri më tash ende nuk janë identifikuar.

Dje në Mitrovicë të veriut, ka qëndruar ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka vizituar objektin e Qeverisë së Kosovës.
Hoti, thotë se policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i vendosjes së mjetit shpërthyes në afërsi të këtij objekti, të jetë vizita e ministres Tahiri.

Mitrovicë – Bombë në hotelin ku qëndroi sot në veri Edita Tahiri

Sonte në mbrëmje është hedhur një bombë në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës.

Bomba nuk ka shpërthyer.

Lajmin e hedhjes së bombës për Koossev e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Sivjet, njoftojnë medie nga veriu, gjatë verës Tahiri kishte qëndruar në kopshtin e kafenesë Dolce Vita.

Po atë mbrëmje ishte hedhur bomba në kopsht.

Gjuriçi: AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë

Asociacioni i Komunave serbe o të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor dhe do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërës e Serbisë, ka thënë Marko Gjuriçi.

I ashtuquajturi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes rts –së ka caktuar afatin për formimin e Asociacionit duke u kërcënuar: “Nëse deri më 15 shkurt 2017, autoritetet e Kosovës nuk fillojnë të përmbushin detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe(AKS), Beograd, bashkë me përfaqësuesit serbë në Kosovë, do të nisë në mënyrë të pavarur themelimin tij”

“Nuk do të presim përjetësisht dhe nëse ata nuk janë të gatshëm të bëjnë diçka lidhur me këtë çështje, natyrisht se ne do ta përkrahim formimin e AKS -së të cilin përfaqësuesi serbë duan të formojnë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka shtuar se AKS do të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor.
Ai ka theksuar se AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërëse e Serbisë.

“AKS, edhe me Beogradin, sikur dhe me Prishtinën do të mbajë lidhje aktive institucionale, ekonomik e politike, në dëm të askujt por në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

Dy fjalë zemre mbi patriotin, intelektualin dhe publicistin e shquar gjakovar, z.Fahri Xharra – Nga Agron Shabani


Me vemendjen dhe kuriozitetin e njohur të një emigranti ose mërgimtari shqiptarë, i përcjelli, vështroj dhe analizoj me kujdes shkrimet, vështrimet, studimet dhe analizat e holla dhe aq të thella të patriotit, intelektualit, studiuesit, kulturologut dhe publicistit të shquar gjakovarë, z.Fahri Xharra. Kjo në radhë të parë falë qasjeve ose reflektimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative (përmes botës virtuale) në internetin shqiptarë si dhe në gazeta ose agjensi të ndryshme të lajmëve t´vendit tonë. Ku pos tjerash, si të thuash menjëherë të bien në sy luciditetit dhe akribitetit i shquar subtil dhe tepër sublim së bashku me dellin (damarin) dhe gjakun e njohur krijues dhe patriotikë të një patrioti, studiuesi, intelektuali, kulturologu dhe publicistit të rangut ose nivelit të lartë siç është pikërishtë Fahri Xharra.
Se këndejmi, duke i parë, lëxuar dhe analizuar me kujdes shkrimet, studimet, vështrimet ose analizat e thella kulturore, historike dhe publicistike të z.Xharra, edhe njëherë bindësh dhe mrekullohësh me një mendim të njohur shkencorë ose filozofikë të Fojerbahut dhe Popperit mbi Njeriun e diturë dhe intelektual si prodhuesin ose arkitektin me të rëndësishëm ose kryesor të edukatës, kulturës, vetëdijes, emancipimit, zhvillimit, moralit dhe karakterit të përgjithëshëm shtetëror, nacional, qytetar, politik, historik, gjeografik dhe kështu me radhë. Ndonëse, gjithënjë duke menduar dhe reflektuar këtu në etosin dhe erosin e shquar krijues, intelektual dhe patriotik të z.Fahri Xharra. Respektivisht, në narrativin, substratin, substitutin dhe simbiozen e njohur etike dhe metaetetike në mes jetës si art, artit si filozofi dhe njeriut krijues, intelektual dhe patriotikë si instancë morale dhe një sintezë interferuese dhe tepër sublime ose relavante në mes botës shpirtërore ose materiale, botës fizike dhe botës së njohur krijuese, intelektuale ose patriotike në sfond.
Kjo gjithëmonë duke iu referuar bërthamës (nukleusit), thelbit (substancës) ose subjektit të studimëve ose analizave kulturore dhe historike të studiuesit ose publicistit të lartëpërmendur shqiptarë nga Gjakova, z.Fahri Xharra që kanë për qëllim detektimin, deshifrimin, enkodimin, identifikimin, ravijezimin, konturimin, unifikimin (konvencionalizimin), eksplorimin, florifikimin, shquarjen, artikulimin dhe në fund paraqitjen ose prezantimin e vlerave të shquara dhe aq të shkëlqyera nga kopshti ose thesari i madh shpirtërorë, fetarë, kulturorë, intelektual dhe historiko-patriotikë i popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Dhe, pse (përse) jo edhe paraqtjen, prezantimin ose interpretimin e njohur linear dhe multidisiplinar të vlerave dhe traditave të shquara intelektuale, kulturore, historike dhe patriotike të qytetit të njohur të Gjakovës-të paramenduar dhe mbiquajtur shpesh edhe si “kryqyteti kulturorë i Kosovës”, ose ” Vajmari i Kosovës” etj.;

Ndaj, pa valorizime, glorifikime, ekzegjeza ose ekzagjerime të ndryshme objektive dhe subjektive, do shtuar në vazhdim se intelektuali, studiuesi dhe publicisti Xharra, në stilin dhe manirin e njohur të shumë intelektualëve dhe patriotëve tjerë gjakovarë, mbi krihet ose shpatullat e tij studiuese, intelektuale dhe patriotike e ka marur thesarin e përgjithëshëm shpirtërorë, fetarë, kulturorë, historikë dhe patriotikë të popullit (kombit) dhe atdheut tonë për t´a bartur dhe shpërndarë gjithëkah dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe vlerat e njohura europerëndimore.

Në Gjakovë thonë se intelektualët dhe patriotët e atjeshëm shqiptarë, gjithëmonë lindin me diell në sy dhe me flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në shpirtë.

Në këtë frymë të përgjithshme krijuese, intelektuale dhe patriotike, të vetmët gjëra që bien ndeshë ose në kundërshtim të thellë me me të tjerët, janë edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali, karakteri, idealet dhe vizionet e njohura integrale, liridashëse dhe patriotike të z.Fahri Xharra. Këtu zatën ndodhën të ruajtur ose të fshehur edhe sekreti i fitorës ose triumfit së bashku me çelësin ose formulën e lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të një patrioti, studiuesi dhe intelektuali të lartë dhe ekselent si Fahri Xharra. Në celebrimin dhe brilancën e tyre krijuese, intelektuale dhe patriotike.

Aty janë edhe fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, qyteti i lindjes, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli pesëfaktorial etj. Që u përkasin ose takojnë predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale, kognitive, profesionale dhe funksionale në kontekstin e përgjithshëm të psikologjisë dhe filozofisë integrale dhe pozitiviste të personit ose individit. Gjegjësisht, atributit dhe variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociohistorik, socidemogratikë, sociopolitikë etj.

Borxhi i Kosovës mbi 840 milionë euro

Borxhi i përgjithshëm i shtetit të Kosovës konsiderohet më i ulti në rajon dhe më gjerë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi total i Republikës së Kosovës është 842 milionë euro, prej të cilave, 473 milionë euro është borxh i brendshëm, kurse 368 milionë euro i përket borxhit ndërkombëtar.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Ekspertë për çështje ekonomike, thonë se Kosova ka nivel të ulët të borxhit, çka mundëson hyrje në borxhe të reja të cilat mund të shfrytëzohen për projekte kapitale.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në të ardhmen ka mundësi që të shfrytëzon edhe borxhe të reja të cilat mund të përdoren për financimin e projekteve që kanë leverdi ekonomike.

“Unë mendoj se borxhin publik Kosova mundet ta shfrytëzojë për projekte të cilat kanë efekte afatgjata edhe të cilat kanë kthim më të madh ekonomik dhe social dhe që mundësojnë që edhe sektorët tjerë të kenë përfitime nga këto projekte”.

“Pra, projekte të mëdha në infrastrukturë, në energji, ose projekte të ngjashme të cilat kanë mundësi më pas të kthehen në investim. Si rrjedhojë, në kthimin e këtyre investimeve, jo vetëm të shlyhet borxhi, por të ndihet edhe vlera e investimeve në masë të madhe tek njerëzit”, thekson ai.

Se Kosova ka nivel të ulët të borxhit, por gjithashtu edhe kapacitet të ulët për kthim, flet edhe Samir Krasniqi, ish drejtor në Odën Ekonomike Gjermane.

Ai thotë se autoritetet kompetente duhet të analizojnë projekte për të financuar nga borxhet e mundshme ndërkombëtare, por jo për infrastrukturë rrugore. Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes për borxhin e huazuar.

“Shtrohet gjithmonë pyetja se me borxhin që e merr çfarë bën; a gjeneron rritje ekonomike, a gjeneron vende të reja të punës? Nuk guxojmë asnjëherë, që me borxhin publik të mbulohen deficitet buxhetore”.

“Borxhet që merren duhet të futen në investime kapitale. Edhe njëherë po them, jo për të shtruar rrugë, por për investime të tilla që ndikojnë në rritjen ekonomike, gjenerojnë vende të reja të punës”, thotë Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, përqindja e borxhit ndaj Bruto Prodhimit Vendor është vetëm 14 për qind, kurse sipas Ligjit për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Samir Krasniqi, shprehet se borxhi i përgjithshëm i shteteve të rajonit kalon vlerën prej 40 për qind. Kosova ka hapësirë që të rrisë këtë përqindje, por me kujdes jashtëzakonisht të shtuar.

“Ne e kemi të përcaktuar deri në 40 për qind, por vendet e rajonit shkojnë edhe deri në 70 për qind. Pra, Kosova ka hapësirë këtu, por duhet pasur shumë kujdes, për çfarë arsye merret borxhi”.

“Gjithmonë në rritjen e borxhit duhet pasur kujdes edhe për një arsye tjetër, sepse marrja e borxhit tejkalon afatet kohore të qeverisjes. Do të thotë, çdo borxh i lenë barrë qeverive tjera apo gjeneratave tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq , Alban Hashani nga Instituti Riinvest, thotë se vendet e ndryshme kanë nivele të ndryshme të borxhit të përgjithshëm.

“Ka vende që janë shumë të zhvilluara dhe kanë borxhe më shumë se qind për qind, pra se Bruto Prodhimi Vendor. Mirëpo ka vende që kanë pasur borxhe të mëdha publike dhe janë futur në telashe makro-fiskale, siç është Greqia”.

“Fatmirësisht, Kosova e ka nivelin e ulët të borxhit publik, mirëpo mundësitë për tu shfrytëzuar ky borxh duhet të analizohen në atë mënyrë që kthimi të jetë sa më i madh”, shprehet Hashani.

Me gjithë faktin se borxhi i përgjithshëm prej rreth 850 milionë euro, vlerësohet i ulët, kjo shumë ndër vite ka shënuar rritje të dukshme. Në vitin 2012 vlera e borxhit të përgjithshëm ka qenë 409 milionë euro, kurse vitin e kaluar ka arritur në rreth 750 milionë euro. (REL)


Send this to a friend