VOAL

VOAL

Çitaku-Trumpit: Jam ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në botë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur rastin të takohet me presidentin e zgjedhur Donald Trump, të nominuar për Sekretar të Shtetit, Tillersonin dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Flynn.

Gjatë takimit me Trumpin në një darkë të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit për komunitetin diplomatik në Amerikë, Çitaku i ka treguar se është ambasadore e një shteti pro-amerikan.

“U thash atyre se jam ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në botë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kosova është Serbi” lë të hapur opsionin e luftës mes Serbisë dhe Kosovës – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik
 
 
 
*** “Testin 1” me trenin rus, Kosova e përballoi ngase Beogradi me sugjerimin e Moskës atë e stopoi në Rashkë, më 14 janar 2017) ngase spiunët e tyre filoserbë u treguan të saktë me inofrmacionet e tyre të drejtimit të qarkullimit të  tij Beograd-Mitrovicë.
 
Mirëpo,  “Testin 2”, që me gjasë, do të jetë ndonjë apo disa aeroplanë luftarakë rusë të kamufluar si “aeroplanë të zakonshëm të udhëtarëve”,  Prishtina do ta ketë të vështirë ta përballojë për faktin se spunët filoserbë, nuk do të pajisen me informacione sekrete serbo-ruse (sikurse në rastin e trenit rus) ngaqë ata  aeroplanë invadues marshrutën e tyre sulmuese, mund ta kenë nga drejtime të  shteteve të ndryshme ballkanike ( jo vetëm nga bazat ushtarake ajrore të Serbisë: Batajnicë, Rajllovac, Nish dhe Kralevë, por edhe nga aerodromet e Maqedonisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjës).
 
Nëse kjo ndodh, atëherë dialoguesit shqiptarë të Kosovës, do të konsiderohen njësoj fajtorë dhe përgjegjës  sikurse invaduesit ruso-serbë, sepse  një sulm i tillë, direkt dhe indirekt do të ketë për pasojë  bisedimet e palës shqiptare me atë serbe në Bruksel (2011-2017).
 
Të jemi të qartë se, nëse  ata liderë politikë shqiptarë të Kosovës, do të vazhdojnë dialogun e filluar në Bruksel me Beogradin, ndërkohë, ose në rast dështimi të tij, Serbia së bashku me Rusinë, do të provojnë “testin e dytë” luftarak kundër Kosovës. Këtë rrezik potencial, duhet ta mbajnë parasysh negociuesit e palës shqiptare të Kosovës.
 
*   *     *
 
                                          
Cili është interesi i Kosovës dhe i Shqipërisë
 
*** Togfjalëshi kolonial gjeopolitik  serbomadh: Kosovo je Srbija”, do të thotë luftë, mos sot, nesër(!)
 
 *** Kush nuk e kupton kështu, do të thotë nuk është i vetëdijshëm për rrezikun permanent, që po i kanoset Kosovës së lirë dhe të pavarur(1999-2017).
 
-Shtrohet pyetja, cili është interesi politik i palës negociuese shqiptare të Kosovës, që ka pranuar të hynte në dialogun  me palën serbe në procesin e Brukselit (2011-2017)?
 
Edhe pse  kanë kaluar shtatë  vite negocita me Serbinë në Bruksel, praktikisht nuk ka asnjë fryt konkret pozitiv për interesat vitale të Republikës së Kosovës, veç përgjigjes deklarative propagandistike të grupit negociues Thaçi-Mustafa-Tahiri, se interesi i tyre ishte “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, si dhe gënjeshtra e vazhdueshme  e tyre, se gjoja me arritjen e disa  “marrëveshjeve” në Bruksel, “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!?
 
Mirëpo, kjo përgjigje e tyre është tejet e gabuar politikisht, sepse imponon prapë pyetjen, po si është e mundur, që “Serbia de fakto dhe de jure e paskësha njohur Kosovën” dhe i paskësha  “normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, kur titullarët e politikës serbe të Beogradit me projektin e tyre strategjik  shekullor “Kosova je Srbija” po kërkojnë, që Serbia të rivendosë pushtetin e saj kolonial në Kosovë (1912-1999)?!
 
Derisa, para gjithë botës,  Beogradi  zyrtar, t’ua përplasë në fytyrë Prishtinës dhe Tiranës  se “Kosova është Serbi”, atëherë nga doli interesi politik nacional dhe shtetëror i qeverisë dhe i kuvendit të Hashim Thaçit, të Edita Tahirit dhe të Isa Mustafës, të hynin në  “dialogun historik” me përfaqësuesit e qeverisë serbe të Aleksandar Vuçiqit në Bruksel (2011-2017)?
 
Po ashtu, nga doli edhe interesi i politikës dhe i diplomacisë shqiptare me presidentin  Buajr Nishani, me kryeministrin Edi Rama , me kryekuvendarin Ilir Meta dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, që presidenca, parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë zyrtarisht ta mbështetëte  atëfarë “dialogu historik”  mes Kosovës dhe Serbisë, derisa presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryemiistri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë deklaruar se kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
 
-Ku është interesi nacional dhe shtetëror i palës negociuese të Kosovës dhe i politikës mbështetëse  të Tiranës zyrtare?
 
Pse të hyhej dhe të mbështetej   dialogu i Prishtinës me Beogradin, kur dihet se përfundimi i tij , do të  imponojë edhe arritjen e një kompromisi politik të përbashkët, ku secila palë, do të jetë e detyruar, që t’i  bëjë koncesion njëra-tjetrës. Në lidhje me këtë, shtrohet edhe kjo pyetje, po, pala shqiptare, çfarë koncesioni do t’i bëjë palës serbe, kur Kosova është e pavarur nga Serbia (17 shkurt 2008)?
 
Në këtë rast, nuk mund të ketë asnjë kompromis politik reciprok, sepse  pala shqiptare nuk guxon t’i  bëjë Beogradit asnjë koncesion politik  Serbisë në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës. –Andaj, pse  dialog me të “shurdhërit”-me ata që kanë kryer gjenocid mbi Kosovën (1989-1999) dhe, tani e  duan Kosovën parapa në  “rezervatin” kolonial të Serbisë së Madhe?
-Çfarë normalizim marrëdhëniesh me Beogradin, kur elita politike drejtuese çetniko-fashiste e Serbisë (Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiqi, Marko Gjuriq etj.) për çdo ditë dekalron se  “Kosova është Serbi”!
 
-Ky është “normalizimi” i marrëdhënieve me Serbinë  kolonialiste dhe gjenocidale?!
 
Beogradi zyrtar nuk po  tërhiqet nga  kërkesa iracionale maksimale kolonialiste:  “Kosovo je Srbija”!
 
-Atëherë, pse pala shqiptare qe gjashtë vjet (2011-2017) ka pranuar të negociojë me Beogradin, për çka, kur Serbia e  Slobodan Milosheviqit dhe e “argatëve” të tij dikurshëm dhe sotshëm me ngulmë po kërkojnë që ta rikolonizojnë Kosovën me forcë, duke u mbështetur në  Rusinë e Vladimir Putinit.
 
Këtë projekt strategjik dhe gjeopolitik të  ripushtimit të Kosovës, pa dyshim se e provoi edhe “treni promovues” rus (Beograd-Mitrovicë, më 14 janar 2017), të cilin Beogradi e stopoi në stacionin hekurudhor të Rashkës për shkak të frikës së shpërthimit të konflitkit të aramatosur me forcat speciale policore të Kosovës, të pozicionuara në Jarinje.
 
Mirëpo, siç mësohet, konflikti u evitua në saje të ndërhyrjes së Moskës, e cila sugjeroi krymenistrin e qeverisë Aleksandar Vuçiq, që ta stoponte trenin provokues ruso-serb në Rashkë të Serbisë, pavarësisht se në kufirin Serbi-Kosovë. Beogradi kishte vendosur mbi  3 mijë trupa policiore dhe ushtarake, të përgatitura për  të ndërhyrë në Kosovë.
 
Treni rus është sinjali i parë i paralajmërimitt të luftës në Kosovë!
 
 *** Ndërsa  hashim thaçët  në frymën e parullës ndjellakeqe  “Kosovo je Srbija” po kërkojnë vazhdimin dhe riformatimin e dialogut me nikoliqët dhe me vuçiqët në Bruksel. Ndërkaq ,Tirana hesht në shenjë miratimi të këtij dialogu fatal për Kosovën!?
 
-Çfarë nonsensi ky, Kosova ndodhet me  “ një këmbë në luftë”,   e politika miope e Kosovës “zemërhapur” e mbështetur nga  qeveria e Edi Ramës, do vazhdimin e  bisedimeve me Beogradin zyrtar në Bruksel, edhe pse  treni rus i datës 14 janar 2017 (Beograd- Mitrovicë) në  “ mënyrë solemne” me parullën “KOSOVo JE SRBIJA” i vuri në  dijeni shqiptarët, se Serbia, është në prag të luftës  me Kosovën.
 
Për t’i shpëtuar një rreziku të këtill֝ë serbo-rus, si Populli  i Kosovës,  ashtu edhe qeveria e Edi Ramës, duhet ta detyrojë Hashim Thaçin, që të ndërprejë çdo kontakt dhe çdo bisedim zrytar me serbomëdhenjtë e Beogradit, të cilët në format më primitive anticivilizuese dhe antievropiane po ndërhyjnë në çështje të brendshme të Kosovës, me qëllim që me forcë ta rikthejnë sovranitetin  kolonial të Serbisë së Masdhe mbi Kosovën (1912-1999).
 
Mosnjohja e Kosovës nga Beogradi imponon fundin e bisedimeve fatale  me Serbinë!
 
-Ndryshe, Serbia e ndihmuar nga Rusia, së shpejti do të jetë në Kosovë! Këtë e paralajmëroi edhe TRENI RUS!
-Si mund të ketë “normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, kur krerët udhëheqës serbomëdhenj të saj: Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçqit, Ivica Daçiq, çdo ditë deklarojnë, se “Kosova është Serbi”, duke u bazuar në Kushtetutën e tyre në fuqi (2006)?
 
-Sa herë, duhet të përsërisim konstatimin se, derisa politika dhe diplomacia zyrtare e Beogradit, Kosovën e quan “Serbi”, kjo do të thotë, se Serbia është në luftë të hapur me Kosovën. Andaj, pse dhe, çfarë kuptimi ka diaogimi me vuçiqët dhe me daçiqët në Bruksel (2011-2017), kur opcioni i luftës është i hapur me Serbinë (këtë vetëm gomarët e Nasradinit nuk po e marrin vesh), ndryshe, ata, kurrë nuk do të kishin pasur guximin të pohonin se “Kosova është Serbi”. Derisa serbomëdhenjtë e Slobodan Milosheviqit, të thonë se “Kosova është Serbi” (gjëqë kjo parullë, do të thotë luftë, jo normalizim marrëdhëniesh me Serbinë), nuk ka hapësirë për dialogim paqësor me Serbinë, por vetëm,  duhet përgatitur për vetëmbrojtje nga ndonjë agresion i Serbisë.
 
Amnistimi i  Serbisë së Slobodan Milosheviqit për tri gjenocidet (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë), tani po i kthehet si  “bumernag” drejtësisë dhe paqes evropiane dhe  ndërkombëtare, se  Serbia e  kryekriminelit Slobodan Milosheviq e drejtuar nga bashkideologët dhe nga bashkëmbështetësit e tij (Tomsilav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivicas Daçiq) me ndihmën e Rusisë së Vladimir Putinit po kërkon që  të fillojë një luftë të re kundër Kosovës, me qëllim që të marrë fund projekti strategjik evropian perëndimor me Amerikën në krye në Ballakn.
 
Sikur Kosova dhe Shqipëria të kishin qenë faktorë poliitikë me peshë në Ballkan, sigurisht se çetnikët serbomëdhenj Nikoliq, Vuçiq, Daçiq) nuk do ta kishin pasur guximin politik, kushtetues dhe diplomatik, që botërisht ta kërcënonin Kosovë, duke e konsideruar  “territor serb”.
 
Gjithashtu, sikur BE-ja dhe OKB-ja, të mos e kishin rehabilituar Serbinë për tre (3) gjenocidet e saj në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-199), sigurisht se  sot,  qarqet zyrtare antievropeiane, antidemokratike dhe anticivilizuese të Serbisë, do të kishin “bluar”  krejtësisht ndryshe ndaj Kosovës dhe ndaj Kroacisë.
 
MIrëpo, meqë Serbia nuk është  dënuar kolektivisht për tre gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, kjo, tash e ka kthyer “gëzofin” ndryshe, duke kërkuar llogari  edhe ndaj vendeve të viktimizuara fqnije, edhe ndaj Bashkimit Evropian, edhe ndaj OKB-së, sikur kjo të  “ishte viktima” e jo “xhelati” (1989-1999).
 
Kjo politikë agresive e papërgjegjshme me pretendime të vjetra kolonialiste ndaj vendeve fqinje (Kroacia dhe Kosova) dhe, kjo arrogancë  e paskrupulltë iracionale e Serbisë, duhet të ndëshkohet nga bashkësia ndërkombëtare, qoftë edhe përmes sanksioneve politike, ekonomike, tergtare dhe ushtarake etj. Ndryshe Serbia sërish, do të destabilizojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, ashu sikurse Slobodan Milosheviqi në dekadën e fundme të shekullit XX.
 
Ekuivalenti  politiko-diplomatik i “normalizimit të marrëdhënieve” të Serbisë me Kosovën është: “KOSOVO JE SRBIJA”  dhe hyrja e Serbisë në BE!?
 
-Ky është interesi i shumëfishtë  i politikës serbomadhe, e cila do Kosovën nën Serbi dhe  aderimin në BE, duke u përvijuar përmes Dialogut të Brukselit, në saje të palës negociuese shqiptare të Kosovës, të mbështetur edhe nga politika aktuale e  Shqipërisë.
 
Këtë strategji  “lebensraum” të Hitilerit, pasuesit e tij serbomëdhenj të Beogradit, tanimë e kanë bërë të qartë me kërkesat e tyre në kuadrin e Dialogut të Brukselit (20011-2017), sa viojn:
 
1.     Krijimi i srpska zajednicës  serbe në Kosovë,  e cila,  si hap të parë  nënkupton kantonizimin e enklavave  serbe domethënë  “bosnjëzimin” e territorit të Kosovës deri në  copëtimin dhe në rikolonizimin e saj të plotë;
2.    Tjetërsimi i Minierës “Trepça” në Mitrovicë, pasuria më e madhe e gjithë kombit shqiptar në Ballkan;
3.    Tjetërsimi i Liqenit “Gazivoda” , cili me ujë të pishëm i furnizon dy qytete (Mitrovicën dhe Vushtrrnië);
4.   Tjetërsimi i Brezovicës (si qendër turistike);
 
5.    Refuzimi i prerë i caktimit të kufijve ndërshtetërorë (Kosovë – Serbi), sepse Kosovën e konsiderojnë si “pjesë integrale të Serbisë” në kuadrin e kufijve administrativë, jo, assesi shtetërorë;
6.   Mohimi i vlerave të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së, e cila është meritore për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, si dhe për sjelljen e Amerikës dhe të NATO-s në Kosovë;
7.    Ndëshkimi, arrestimi dhe burgosjae pjesëtarëve të UÇK-së, siç është edhe rasti më i ri i arrestemit dhe i burgosjes së heroit të Kosovës, Ramush haradinaj në aeroportin e Kolmarit të Francës, më 4 janar 2017, i cili është liruar me kusht nga Gjykata e Apelit, por, së shpejti, pritet të dalë para një sence të re gjyqësore për shkak të kërkesës së Serbisë, që ai të ekstradohet në Serbi, gjoja për “krime të luftës” në Kosovës (1999), edhe pse ai  është liruar i pafajsdhëm  nga Tribunali i Hagës, sepse të gjitha akuzat e   Serbisë kanë qenë të shpifura  dhe të montuara kundër tij.
8.   Kërkesa për formimin e Gjykatës Speciale Evropiane  për ndëshkimin e ushtarakëve të UÇK-së;
9.   Lobimi 9-vjeçar  në skenën e bashkësisë ndërkombëtare, që Kosova të mos pranohej si shtet i pavarur. Dëshmi e  kësaj trysnie agjenturore te shtetet dhe tek organizatat ndërkombëtare , është edhe refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe  në Interpol;
10.                 Provokimi i Kosovës, i Shqipërisë, i NATO-s, i BE-së dhe i Amerikës, më 14 janar 2017  me vënien në qarkullim të Trenit rus (Beograd-Mitrovicë), që kishte për qëllim fillimin  “spektakular” (me car llazarë, me Slobodan milosheviqë-Kosovo je Srbija)  të luftës në Kosovë, si “dhuratë” dialoguesve dhe mbështetësve  shqiptarë të procesit të Brukselit (Hashim Thaçi, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj dhe Isa Mustafa).
 
Të gjitha këto ndërhyrje dhe kërkesa ultimative serbomëdha të Beogradit  për bombardimin e shtetit të pavarur të Kosovës, sipas  klikës drejtuese të Serbisë (Nikoliq, Vuçiq, Daçiq) emërues të përbashkët kanë  “NORMALIZIMIN E MARRDHëNIEVE  të Serbisë me Kosovën?!
 
Vërtet, kush i beson kësaj politike propagandistike  fashistoide antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane, do të digjet më  keq sesa në zjarrin dhe në flakën e terrorizmit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
 
Dersia të vazhdojë Dialogu i Brukselit, rreziku për copëtimin e Kosovës nga Serbia është pashmangshëm. Mirëpo, nëse Kosova e mbyllë atë , atëherë Serbia, do të jetë  në pozitë nënshtruese dhe varësie, o, do ta njihte Republikën e Kosovës, o, do ta priste izolimi bankrotues në kuptimin politik, ekonomik, diplomatik dhe tregtar    rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, duke qenë se Kosova nuk është koloni e Serbisë.

Kur pritet të mbahet seanca gjyqësore për Haradinajn?

Lirimi i Ramush Haradinaj nga Franca është duke u varur nga materiali i aktakuzës, të cilën e ka ngritur shteti serb në Interpol, të cilin ende nuk e ka marrë gjykata për ta marrë vendimin për liderin e AAK-së.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahemti Isufi ka thënë për Indeksonline se seanca e radhës për Ramush Haradinajn do të mbahet shumë shpejt ku në të pritet lirimi nga këto akuza.

“Ne jemi duke pritur vendimin e gjykatës për lirimin e plotë të zotit Haradinaj dhe kthimin në Kosovë. Por së pari gjykata në Francë duhet që ta marrë materialin nga Serbia e më pas të caktohet një seancë ku do të marrte vendimin për lirimin e zotit Haradinaj”, ka thënë Isufi.

Ai beson se drejtësia franceze nuk do të marrë vendime mbi shpifje dhe aktakuza të pa baza të ngritur nga një shtet me tendenca destabilizuese siç është Serbia.

“Drejtësia e Francës i ka proceduar e veta të cilat duhet ti zbatoj në afate të caktuara dhe normalisht duket i përfillur këto afate e merr edhe vendimin, prandaj e gjithë kjo është çështje procedurash”, ka thënë Ahmeti. /Indeksonline/

Kosova e gatshme për hekurudha ndërkombëtare

Stacioni hekurudhor në veri të Kosovës

 

Në pjesën e parë të këtij viti pritet fillimi i rehabilitimit të rrjetit hekurudhor që lidhë Kosovën me shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Për këtë çështje tashmë kanë përfunduar projektet e nevojshme, njëherësh janë siguruar rreth 50 për qind e mjeteve financiare.

Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, e cila merret me infrastrukturën hekurudhore.

Rehabilitimi i rrjetit hekurudhor brenda Kosovës është 148 kilometra, dhe është e ndarë në tri faza: Faza e parë fillon nga Hani i Elezit – Fushë Kosovë, faza e dytë Fushë Kosovë – Mitrovicë Jugore dhe faza e tretë është nga Mitrovica e Jugut deri në Leshak, në kufirin me Serbinë.

E gjithë ky investim, sipas tij do të kushtojë rreth 208 milionë euro, shumë kjo tashmë e siguruar.

Kjo linjë pastaj do të lidhet më korridorin e dhjetë hekurudhor që lidhë Kosovën më Ballkanin Perëndimor dhe rrjetin Trans-Evropian të Transportit.

Kjo linjë, sipas autoriteteve qeveritare, fillon nga Salzburgu dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë.

“Kjo linjë siguron një lidhje me rajonin dhe Evropën dhe më të gjitha korridoret dhe rrjetin bazik të hekurudhave të rajonit dhe Evropës. Ne tashmë e kemi buxhetuar këtë linjë. Mjetet buxhetore janë siguruar nga Komisioni Evropian 50 për qind, sipas kalkulimeve tona janë 87 milionë euro, donacion kurse rreth 80 milionë janë kredi me interes të butë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Evropiane për Investime“, ka thënë ai.

Autoritetet në Prishtinë vazhdimisht kanë konfirmuar gatishmërinë për realizimin e projekteve të linjave hekurudhore dhe rrugore me vendet e rajonit, siç është linja hekurudhore Durrës – Prishtinë – Nish, projekt ky që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Projektet rajonale hekurdhuore ishin diskutuar edhe në Procesin e Berlinit, pjesë e të cilit është edhe Kosova.

Ky proces ishte iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, në të cilin përfshihen dymbëdhjetë shtete, gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe gjashtë shtete anëtare të BE-së.

Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian, në vitin 2015, pati premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.

Projektet e përbashkëta të infrastrukturës kanë si qëllim thellimin e integrimit ekonomik me vendet e Ballkanit.

Për realizimin e këtij projekti, Thaçi thotë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me vendet fqinje.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Republikën e Maqedonisë, me Republikën e Serbisë, në mënyrë që të zbatojmë realizimin e këtij projekti nga korridori 10, e cila linjë lidhet më korridorin e tetë të rrjetit bazik të hekurudhave të rajonit”, ka thënë Thaçi.

Edhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se integrimi rajonal përmes korridoreve hekurudhore është shumë i rëndësishëm për shkak se do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Sadullah Avdiu, profesori i lëndës “Projektimi i Hekurudhave”, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ka thënë se e rëndësishme është se Kosova ka linja ndërkombëtare, por që nevojitet rehabilitimi i tyre.

“Pa u ndalur në momentet aktuale të situatës në Ballkan, linja hekurudhave është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm. Sepse bartë një numër shumë të madh të udhëtarëve dhe mallrave, që mjetet tjera të transportit e kanë të pamundur. Por, gjendja e tashme e infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore është mjaft për të dëshiruar, sepse ka shumë punë për të bërë për të ardhur në gjendje, që është dashur të ketë transporti hekurudhor”, shprehet Avdiu.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Kurse, në periudhën e ish-Jugosllavisë, hekurudha Athinë-Shkup-Prishtinë dhe deri në Munich, ishte lidhja edhe e Kosovës me vendet e tjera në Evropë. (REL)

Forenzika: Nuk u gjetën prova se sulmi në Kuvend është kryer nga aktivistët e VV-së

Asnjë prej pajisjeve elektronike, të cilat janë sekuestruar nga aktivistët e “Vetëvendosjes” dhe i janë nënshtruar ekspertizës nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, nuk ka rezultuar me ndonjë gjetje apo provë që do t`i bënte përgjegjës për sulmin te Kuvendi i Kosovës.

Gjetjet nga ekspertiza janë prezantuar të hënën nga sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, shkruan sot Koha Ditore.

Publikimi i saj u bë një ditë pasi u prezantua ekspertiza tjetër, e cila konstatoi se ADN-ja e aktivistëve, të cilët tashmë po akuzohen për terrorizëm, nuk përputhet me ADN-në e gjetur në motorin me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.

Të dy ekspertizat janë nxjerrë me kërkesë të prokurorisë, para se të ngrihet aktakuza në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekspertizat, por edhe të tjera dokumente që janë paralajmëruar se do të publikohen ditëve në vijim, nga VV-ja janë konsideruar fakte të mjaftueshme për të dëshmuar se ky rast është montuar dhe ka prapavijë politike.

Në anën tjetër, prokuroria ka thënë se i kanë pasur për bazë dhe i kanë analizuar ekspertizat para se të ngritin aktakuzë. Mirëpo, sipas tyre, aktakuza është bazuar në prova të tjera, të cilat i ka konsideruar relevante dhe të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.

Kush e ndali trenin!? – Nga Florim Zeqa

Java që e lamë pas përfundoj me provokimet luftënxitëse të Serbisë, e të cilat nuk nuk do të ndalen me trenin e “zi”, të ilustruar me fotografi dhe shkronja ncionaliste.
Treni i nisur me pompoziteti dhe ç’frenim nacional-shovenist dhe ikonografi tradicionale  serbe, të cilat i kishte përzgjedhur Qeveria e Serbisë me ” promovimin ” e të ashtuquajturit ” trenit rus ” dhe linjës hekurudhore nga Beogradi  për në qytetin e Mitrovicës, ishte eksperiment dhe veprim i radhës i qeverisë së Beogradit në suazat e luftës speciale serbe kundër Kosoves.
Provokimet serioze të Serbisë nisën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar me ndërtimin e murit ndarës në veri të Mitrovicës, për të vazhduar me ndalesën e Ramush Haradinajt në fillim të janarit në Francë me urdhër të një fletë-arresti serb e deri të treni i “zi”, që për qëllim kishte destabilizimin e rajonit me provokimin dhe nxitjen e shqiptarëve për trazira të paparashikuara.
Nga tri provokimet e Serbisë, dy prej tyre u ç’montuan falë trysnisë ndërkombëtare, në veqanti SHBA-ve, përderisa muri ende mbetët në të njëjtat nivele të një muaji më parë.
Si zakonisht pas përfundimit të betejës, në sipërfaqe dalin rrahagjoksët për marrjen e meriatave për fitoren e ndaljes së trenit.
Sikurse qeveria serbe, që e përdori Trenin për konsum të brendshëm politik, ashtu edhe qeveria e Kosovës e bëri të njëjtën gjë.
Pas ndaljes së trenit nga lartë (SHBA-të), qeveria e Kosovës dërgoi forca të mëdha policore në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, gjoja për të treguar forcën e saj,…krerët e lartë shtetëror ngrisin zërin sikurse Gjeli në plehë për diçka që apsolutisht nuk është meritë e tyre.
Nuk është hera e parë që Hashim Thaçi tenton të marrë meritat e të tjerëve për gjërat pozitive në Kosovë, siq ndodhi me ndaljen e trenit! Kjo, përveqse një tendencë për përmirësimin e rrënuar të imazhit të tij, Hashim Thaçi hapur e injoroi partnerin e koalicionit, më konkretisht kryeministrin e vendit zotin Isa Mustafa për vendimin e Qeverisë për “ndaljen” e trenit, ashtu siq e kishte anashkaluar presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu me rastin e shpalljes së pavarësisë.
Disa nga kanalet televizive të Kosovës dhe  analistët e afërt me Thaçin thanë se presidenti, ishte ai që e ndaloj trenin, duke e paraqitur atë si njeriun më të fortë të Kosovës, me qëllim të gjetjes së preteksit që Kosova nesër të shkoj drejt një Republike Presidenciale!
Në fakt, si shpallja e pavarësisë së 2008-së, ashtu edhe ndalja e trenit provokues serb ishte meritë e bashkësisë ndërkombëtare.
Sikur të kishin forcën e ndalimit qeveritarë tonë, me të nisur treni do t’i bënin të qartë Serbisë dhe mbarë opinionit publik se treni nuk do të hyjë në Kosovë.
Vakumi i një “vendimi” të tillë, bëri që shqiptarët brenda një dite, nga të urryerit e Qeverisë të shndrrohen në lavdëruesit e saj….
Argumenti shtesë që e vërteton faktin se nuk ishte Qeveria e Kosovës, ajo që e ndaloi trenin provokues serb, është Muri ndarës në veri të Mitrovicës dhe përmendorja e Car Lazarit, si pararojë e atij muri famëkeq.
Treni provokues i Serbisë, le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim kombëtar,…shtron nevojen e unifikimit te faktorit politik shqiptar kundrejt provokimeve te koordinuara te ish pushtuesve verior dhe tejkalim të ndasive dhe mosmarrveshjeve brendashqiptare.
Me trenin provokues, Serbia na tregoi edhe një herë se nuk ka hequr dorë nga planet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe se është burim i përhershëm i konflikteve në Ballkan.
Rasti i trenit provokues “ruso serb”, tregoi se politika aktuale serbe me Vuçiçin, Nikoliçin e Daçiçin, nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit e viteve të ’90-ta.
Reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese, ishte një veprim i domososhëm institucional. Në situata të tilla liderët e kanë  obligim të jenë shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet e tyre,…duke paragjykuar situatën dolën joserioz para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit.
Derisa treni po qarkullonte ende në teritorin serb, deklaratat e disa liderëve partiak ishin paragjykuese, të ngutshme dhe aspak produktive. Opozita duhet ta luaj rolin konstruktiv dhe korrigjues ndaj çdo veprimi ose mosveprimi të qeverisë.
Në situata të tilla, të gjithë e kemi për  obligim të jemi shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet tona.
Rendësi ka që treni provokues “ruso-serb” nuk hyri në tokën e Kosovës, pak rendësi ka kush e ndali; a e “ndali” Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni apo Shpend Maxhuni….
Më i rendësishëm se gjithçka tjetër është koordinimi i veprimeve të institucioneve tona me SHBA-të, garantuesin e lirisë së shtetit tonë. Trenin nuk e ndalem ne,  atë e ktheu prapa Amerika, sikurse që zotin Ramush Haradinaj nuk e ekstardoj Franca në Serbi  falë ndërhyrjes së SHBA-ve. Thank You USA.
Atyre që e rrëzojnë murin në veri, me plotë të drejt rapsodi popullor do t’ua këndoi këngën; “Kush e rrëzoi murin dhe Kosovë e bëri….”

Intervista-Thaçi: Serbia po llogaritë në Rusinë për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e “skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës”.

“Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar”, ka thënë Thaçi.

Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore).

“Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj”, ka shtuar Presidenti i Kosovës.

Beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t’i viktimizojë serbët e Kosovës për t’i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni dhënë urdhër që të mos lejohet hyrja e trenit nga Serbia në Kosovë, ndërkohë Serbia e akuzoi Kosovën që luan lojëra lufte, madje edhe presidenti i Serbisë ka thënë që është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë. Për fillim, kush po luan këtu lojëra lufte dhe a janë serbët aq të rrezikuar siç po thotë Nikoliqi?

Hashim Thaçi: Treni ilegal propagandues është një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Ky veprim nuk paraqet një risi për sjelljen e Serbisë në relacion me Kosovën sepse Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj. Sigurisht që nga ky provokim i radhës i Serbisë dhe provokime të tjera që do të mund të ndodhin në të ardhmen janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës, për të arritur këtë qëllim.

Serbia është duke llogaritur në ndihmën e Rusisë dhe kjo është arsyeja pse pikërisht një tren i dhuruar nga Rusia niset nga Beogradi për në Kosovë. Pra, asgjë nuk është ndonjë skenar i rastësishëm. Është gjithçka e planifikuar dhe e menduar nga Beogradi. Kërcënimi me thirrje për luftë nga ana e Serbisë, me arsyetimin se Serbia është e gatshme t’i mbrojë serbët e Kosovës, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, është dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari lufte në Serbi që si qëllim e ka aneksimin fillimisht dhe më pas ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës. Serbët e Kosovës gëzojnë të drejtat më të avancuara të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A duhet qytetarët e Kosovës të ndjehen të rrezikuar nga kjo që e flet dhe e bën Serbia?

Hashim Thaçi: Kërcënimi i vetëm për sigurinë e serbëve të Kosovës është vetëm përdorimi i tyre nga ana e Serbisë për realizimin e skenarit për destabilizimin apo ndarjen e Kosovës. Serbët e Kosovës i kanë të garantuara liritë dhe sigurinë e tyre në mënyrë të barabartë sikur të gjithë popujt e tjerë. Asnjë kërcënim nuk iu ka ndodhur në të kaluarën dhe asnjë kërcënim nuk do të ndodhë në të ardhmen qytetarëve të komunitetit serbë në Kosovë nga ana e shumicës shqiptare.

Serbët e Kosovës janë vetëm të rrezikuar nga manipulimi i politikës së Beogradit për qëllimet e tyre ekspansioniste, fillimisht të aneksimit të kësaj pjese të territorit të Kosovës dhe pastaj bashkëngjitjes së kësaj pjese të territorit të Kosovës – Serbisë. Pra, Serbia është e gatshme të sakrifikojë dhe të viktimizojë qytetarët e komunitetit serbë që jetojnë në Kosovë për qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, siç i ka manipuluar dhe viktimizuar e sakrifikuar qytetarët serbë edhe në Kroaci dhe në Bosnje.

Radio Evropa e Lirë: Si ndikon kjo retorika dhe e Serbisë kohët e fundit ndërmjet dy shteteve në kohën kur ndodhë të arrihet një normalizim i marrëdhënieve?

Hashim Thaçi: Jetojmë në shekullin e 21-të, dhe kjo është periudha e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Fjala luftë duhet të hiqet nga fjalori i retorikës nacionaliste në Serbi. Sot, Serbia po e kërcënon Kroacinë, po e kërcënon Bosnjën dhe Hercegovinën, po e kërcënon Malin e Zi, po e kërcënon Kosovën. Është bërë adresa e kërcënimit për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si kryeqytet nxitës, Beogradi si kryeqytet nxitës i trazirave të reja në Ballkanin Perëndimor.

Kërcënimi me luftë nga lidershipi më i lartë në Serbi duhet të jetë shqetësues për çdo njeri të zakonshëm. Duhet të konsiderohet tepër alarmuese edhe për NATO-n edhe për Bashkimin Evropian. Pavarësisht kësaj situate të tensionuar, unë e ftoj Serbinë për dialog, për paqe, për bashkëpunim ndërfqinjësor si rruga e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë.

Kështu, nëse Serbia thërret për luftë, Kosova thërret për paqe. Nëse Serbia thërret për ndarje territoriale dhe etnike, atëherë Kosova thërret pët integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni reagimin apo vëzhgimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj kësaj situate, që ka ndodhur?

Hashim Thaçi: Këtë skenar të vjetër të ndarjeve territoriale nga ana e Serbisë, që e ka riaktualizuar, e njeh shumë mirë bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, jam i bindur që nuk do të mund të realizohet sepse ne së bashku me NATO-n, institucionet e Kosovës do të garantojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj.

Radio Evropa e Lirë: SI e shihni ardhmërinë e dialogut? Keni thënë disa herë se duhet të reformohet, sa është i mundshëm suksesi i këtij procesi nëse nuk ekziston një sinqeritet?

Hashim Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë. Në vend të kërcënimit, unë ftoj për paqe. Në vend të konfrontimit, ftoj për dialog. Në vend të raporteve të ndara ndërfiqnjësore, ftoj për fqinjësi të mirë që do të dërgonte drejtë një normalizimi të raporteve tona ndërshtetërore dhe një pajtimi në bazë të vlerave dhe standardeve euroatlantike. Dialogu nuk ka alternativë. Duhet të vazhdojë, pavarësisht krizave dhe incidenteve ditore.

Radio Evropa e Lirë: Sapo jeni kthyer prej SHBA-ve. Keni pasur atje disa takime me zyrtarë të ndryshëm. Çfarë prisni nga administrata e re e Trumpit? A keni pasur mundësi të vëreni çfarë qasje kanë ndaj Ballkanit apo ndaj Kosovës?

Hashim Thaçi: Unë jam takuar me zëvendëspresidentin Biden, me shumë kongresmenë, senatorë, “think-tanke”, me shumë institute të ndryshme. Kam njoftuar për progresin e arritur në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen. Kam falenderuar administraten e presidentit Obama dhe zëvendëspresidentit Biden. Kosova është në rrugë të sigurtë, është në rrugë të drejtë, në rrugë të ngadhnjimit të vlerave euro-atlantike.

Nga vizita ime e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe relacionet e reja që kemi filluar të ndërtojmë me administraten e re të presidentit Trump, mund të themi lirisht dhe me besim të plotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Trump, administrata e tij, do ta ruaj vëmendshëm kujtesën për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor, pra do ta ruaj, do ta ketë në vëmendje të theksuar zhvillimet edhe në Kosovë, edhe në Ballkanin Perëndimor, dhe përspektivën euro-atlantike të këtyre vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Thaçi, nëse mund të kthehemi edhe njëherë në veri, sipas disa shkrimeve që janë dal në media serbe. A ka të drejtë ROSU të shkojë në veri?

Hashim Thaçi: Unë si president i Republikës së Kosovës, si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, si përgjegjësi numër një për ruajtjen e rendit, të sigurisë, tërësisë terroritoriale, kam kërkuar prej të gjitha institucioneve të vendit që, në përputhshmëri me Kushtetën, ligjet, hiearkinë shtetërore të shfrytëzohet i tërë potenciali në shërbim të ruajtjes së paqes, stabilitetit, integritetit territorial.

Prandaj, e tëra është, i tërë angazhimi është i bazuar në Kushtetën dhe ligjet e Kosovës. Duke mos vepruar dhe lejuar që të ndodhin gjëra çfarë planifikon Serbia, atëherë nënkupton mos interesim dhe shkelje kushtetuese dhe ligjore. Ndërsa veprimi është respektim i Kushtetuës dhe ligjeve.

Radio Evropa e Lirë: A bën të mundësohet edhe shkuarja e FSK-së në një kohë të caktuar në veri?

Hashim Thaçi:

Unë e theksoj, i tërë angazhimi do të jetë i përbashkët, i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Do të jetë i koordinuar vetëm në ato përkushtime që çojnë në forcimin e paqes, në forcimin e stabilitetit, në integrimin e të gjitha komuniteteve, në jetën e sigurt të çdo qytetari dhe i ftoj të gjithë serbët e Kosovës, edhe ata në veri, që ta ndijnë vetën të sigurtë. Ata jetojnë në atdheun e tyre, jetojnë në shtëpinë e tyre, jetojnë në një përspektivë të së ardhmes së sigurt dhe shteti i Kosovës do të kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë.

Gjithashtu i ftoj që të mos bëhen pjesë e manipulimit për pretekst të destabilitetit të Kosovës dhe të raporteve ndërfqinjësore. Nuk dëshiroi që në asnjë rrethanë që serbët e Kosovës, në veçanti ata në veri të viktimizohen për aspiratat e politikës nacionaliste apo ekspansioniste të regjimit të Beogradit.

Përgatiti: Artan Haraçia

Intervista – Mustafa: Kemi një eskalim të politikës së Serbisë në Kosovë, një rikthim të Serbisë në logjikën e Millosheviçit

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shënuan një shkallë të lartë të shtunën për shkak të trenit të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, ndërsa pasuan disa veprime si rasti i ish kryeministrit Haradinaj, ngritjes së murit në Mitrovicë etj. Sa kërcënuese janë për paqen e qëndrueshmërinë në Kosovë dhe rajon këto zhvillime?

Isa Mustafa: Tani unë mendoj se kemi një eskalim të politikës së Serbisë në Kosovë. Kryesisht është e orientuar në destabilizimin e relacioneve, por edhe situatës politike e cila pastaj do të ndikojë në gjendjen edhe në ekonomi edhe në fusha të tjera, jo vetëm tek shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Unë jam habitur me qëndrimin e zyrtarëve serbë edhe lidhur me deputetët e Listës serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe me anëtarët e qeverisë nga kjo listë nga të cilët është kërkuar në mënyrë shprehimore se ata duhet të mbrojnë dhe të përfaqësojnë interesat e shtetit serb këtu, ndërkaq ata janë përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve serbë, por jo vetëm serb, sepse i kanë votat në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Është një ndërhyrje shumë e rëndë dhe e dëmshme jo vetëm për parlamentin dhe qeverinë tonë, por edhe për serbët, sepse do të ishte shumë më mirë që ata të jenë në kuvend, të jenë në qeveri dhe të përfaqësojnë çdo ditë interesat e popullit serb, por edhe qytetarëve tjerë. Është pastaj problemi i cili tash lindi me zotin Haradinaj, i lëshimit të fletarresteve për ish luftëtarët e UÇK-së dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Ne këtë problem e kemi hapur edhe në Bruksel dhe kemi kërkuar që të gjendet një zgjidhje. Nuk është gjetur ndonjë zgjidhje eksplicite në këtë aspekt, por kemi thënë se është një situatë shumë e rëndë, sepse po riaktualizohen fletarreste të tilla të cilat janë krejtësisht politike, sepse, Serbia nuk ka autoritet legjislativ mbi Kosovën. Këtë e ka humbur që në vitin 1999. Prandaj, është e pashpjegueshme edhe për ne se si institucionet ndërkombëtare dhe vende të ndryshme në suaza të INTERPOL-it, duhet të respektojnë fletarreste të tilla. Tani problemi themelor është që të zgjidhet çështja e fletarresteve. Çështja tragjike, të themi që i ka ndodhë në këtë rast zotit Haradinaj, është çështje tjetër, sepse flitet për një kryetar të një subjekti politik opozitar shumë të rëndësishëm në kuvendin e Kosovës, për një ish kryeministër të Republikës së Kosovës, për një njeri që në radhë e ka treguar pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë bazë. Mirëpo, problemi është që komuniteti ndërkombëtarë edhe BE-ja, por edhe vendet tjera të ndihmojnë që ato fletarreste të eliminohen përderisa edhe Kosova të mos behët anëtare e INTERPOL-it. Kemi pasur pastaj edhe veprime tjera siç ka qenë veprimi me ndërtimin e murit në Mitrovicë. Do të thotë është bërë vetëm një zhvendosje e barrikadës nga ura e Ibrit, andej urës tek rruga “Mbreti Peter”, e cila rrugë në bazë të marrëveshjes së Brukselit është pranuar të shndërrohet në shëtitore, por në asnjë rast nuk është biseduar as nuk ka pasur vendim, por as paralajmërim që të bëhet mur atje, sepse është e pakuptueshme që ata që pretendojnë të bëhen anëtar të BE-së, të një bashkimi, në mënyrë simbolike të themi, pa mure apo pa kufi, tani të ndërtojnë mure dhe kufi, në mënyrë që të ndajnë serbët nga shqiptarët dhe serbët t’i mbrojnë me mure, që është totalisht e papranueshme edhe si logjikë demokratike edhe si logjikë shtetërore e civilizuese. Muri është ndërtuar në mënyrë jo ligjore, pa asnjë bazë urbanistike ose ligjore dhe ai duhet të hiqet nga aty. Ndërkaq ishte edhe problemi i një treni provokues, sepse qytetarët duhet ta dinë se lëvizje të trenit ka pasur që nga viti 2008 në atë pjesë, edhe pse nuk është legjitimuar në asnjë rast me licencë të veçantë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave. Ne jemi për atë që qytetarët të lëvizin lirshëm, por kurrsesi që shteti i Kosovës të provokohet me një tren i cili pretendohet të futet në Kosovë me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, do të thotë që janë krejtësisht synime okupuese ndaj Kosovës e cila ka shpallur pavarësinë dhe është njohur nga 113 vende të botës, e cila është në dialog me Serbinë në Bruksel për të zgjidhë problemet të cilat kanë mbetur. Dhe kjo flet për një sjellje ose për një rikthim të Serbisë në logjikën e (Slobodan) Millosheviçit dhe në logjikën e së kaluarës.

Zëri i Amerikës: Si i vlerësoni paralajmërimet e presidentit serb se Beogradi do të mund të dërgonte ushtrinë në Kosovë nëse ndodhë të vriten serbët?

Isa Mustafa: Në asnjë rast, e kam thënë edhe publikisht, nuk konsideroj se serbët në Kosovë janë të rrezikuar. Sepse, ne u kemi siguruar serbëve të Kosovës pjesëmarrjen në parlament edhe mbi fuqinë e proporcionalitetit të tyre, sepse është një diskrimimin pozitiv, për arsye se kanë pjesëmarrje shumë më të madhe sesa që është përqindja e banorëve serbë në Republikën e Kosovës. I kemi në parlament, i kemi në qeveri, në të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës, i kemi siguruar të gjitha të drejtat. Është lëvizja e lirë dhe asnjë serb nuk ankohet se nuk mund të lëvizë lirshëm në tërë territorin e Kosovës. Kemi toleruar që edhe arsimi, derisa mos ta zgjidhim problemin, të funksionojë në pjesën e veriut të vendit, funksionin universiteti në pjesën veriore të Mitrovicës, e kemi zgjidhur problemin e policisë, jemi duke zgjidhur problemin e organeve të drejtësisë. Prandaj unë e shoh vetëm si një deklaratë edhe të papërgjegjshme politike, por edhe një rikthim të logjikës së vjetër të Serbisë për këtë pejsë, që është jo vetëm kërcënim ndaj Kosovës, por është edhe kërcënim në Ballkan. Dhe ne këtij kërcënimi nuk dëshirojmë t’i përgjigjemi me fjalë të njëjta. Ne jemi të interesuar që të jetojmë në bashkëjetesë, të kemi më fqinjët tanë fqinjësi të mirë edhe me serbët edhe me vendet tjera. Të sigurojmë të drejta të plotë të të gjithë qytetarëve tanë, të drejta të barabarta edhe të komunitetit shumicë edhe pakicë dhe bashkërisht të punojmë në integrimet tona evropiane dhe euro-atlantike. Gjërat e tilla i shohim më tepër si dobësi qoftë personale, qoftë dobësi të një regjimi ose të një pushteti në Serbi, por assesi si perspektivë që duhet të ndodhë në Ballkan.

Zëri i Amerikës: A keni shqetësim se mund të ketë ndonjë përpjekje për shkëputje të veriut të Kosovës, sikundër është thënë nga shumë analistë dhe vëzhgues gjatë këtyre ditëve?

Isa Mustafa: Po unë mendoj se shqetësimet në pikëpamje të stabilitetit gjithmonë ekzistojnë. për arsye se derisa ka kërcënime të tilla dhe ka veprime të tilla, atëherë nuk mund të themi se nuk ka shqetësime të tilla. Ne kemi pasur shqetësime edhe lidhur me trenin dhe në një periudhë të gjatë kohore e kemi konsideruar këtë çështje edhe me MPB-në edhe me agjencitë tjera, me ministritë tjera përkatëse që e mbulojnë këtë fushëveprimtari dhe kemi kërkuar të merren masa ligjore e kushtetuese. Dhe mendoj se e kemi arritur me një koordinim shumë të mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës, por gjithmonë duke ju referuar ligjit, institucionet që duhet të zbatojnë ligjin edhe në këtë fushë

Zëri i Amerikës: A jeni vonuar? Ka pasur shumë kritika se jeni vonuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, në përballjen me këtë situatë?

Isa Mustafa: Po mund t’ju them se nuk konsideroj që ka pasur asnjë vonim. Sepse, ne kemi filluar me kohë. Kemi biseduar edhe me faktorët ndërkombëtarë këtu edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe ju kemi shprehur në fillim të javës së shkuar qëndrimet e qarta. Unë në zyrën time u kamë shprehur se nuk do të lejojmë të hyjë asnjë tren në Kosovë dhe të hyjë dikush tjetër me tren në Kosovë jashtë rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. I kemi njoftuar edhe përfaqësueist e vendeve që janë partnerë strategjik të Kosovës, me ambasadorët e “quintit”, kemi pasur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kemi biseduar me përfaqësuesit të policisë, të Agjencisë së Inteligjencës, me kryetarin e kuvendit në disa raste kemi pasur takime. I kemi koordinuar të gjitha veprimet. Pra këto janë veprime që koordinohen, sepse veprimet e ligjit, ose mënyra se si zbatohet ligji, nuk është çështje që duhet t’ua komunikojmë qytetarëve dhe publikut sepse policia dhe organet tjera ekzistojnë që ta respektojnë ligjin dhe ministritë tjera ekzistojnë që në moment të caktuar të merret vendim për aplikimin e ligjit dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Unë mendoj se është vepruar me kohë. Nuk ka pasur vonesa. Çështja e deklaratave pastaj është çështje tjetër.

Zëri i Amerikës; Pas ndalimit të zotit Haradinaj dhe zhvillimeve rreth trenit është kërkuar, kryesisht nga opozita që të ndërpriten bisedimet me Serbinë. në fakt sa kanë kuptim këto bisedime në këtë situatë?

Isa Mustafa: Unë mendoj se janë shpeshtuar kërkesat në kuvend, sepse çdo gjë që propozohet në kuvend, qoftë si debat i kuvendit, qoftë si interpelancë, e ka për propozim një pikë lidhur me ndërprerjen e bisedimeve. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Gabim e kanë edhe ata që e propozojnë, sepse unë do t’ua shtroja të njëjtën pyetje atyre. Në qoftë se ata do të vijnë në pushtet nesërm si do t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet Kosova? A mund të zgjidhen këto probleme jashtë procesit të dialogut? Apo e kanë vetëm të ndërrojnë ata që zhvillojnë dialogun. Sepse janë probleme që ne nuk kemi alternativë tjetër të zgjidhjes. Unë mendoj se alternativa strategjike e zgjidhjes së problemeve që i kemi si Kosovë, është dialogu dhe s’kemi asnjë mundësi që të tërhiqemi, të bllokojmë ose të kushtëzojmë me dialog. Para se gjithash kur unë konsideroj se dialogu nuk po zhvillohet për të zgjidhur problemin e Serbisë, por dialogu po zhvillohet për të zgjidhur problemin e Kosovës. Sepse, ne nuk kemi hyrë ne territor të Serbisë që të mbajmë peng një pjesë të territorit të Serbisë dhe të themi se po e ndërprejmë dialogun sepse nuk dëshirojmë të flasim për këtë. Por po flasim për territorin e Republikës së Kosovës, i cili në një pjesë të saj ka mbetur akoma peng i disa strukturave paralele dhe të interferimit të Serbisë në atë pjesë të territorit, të cilën gjë, ne po mundohemi me këshillën e faktorit ndërkombëtarë, të SHBA-ve para së gjithash, por edhe BE-së, ta zgjidhim përmes procesit të dialogut. Dhe ky është proces i cili pa marrë parasysh se kush do të vijë nesër në qeveri, unë shpresoj se qeveria prapë do të mbahet me këtë organizim dhe këto forca politike, por çdonjëri që vjen, pa paragjykuar, do ta ketë dialogun si alternativë themelore. Alternativa tjetër është e Nikoliçit, janë kërcënimet e tij. Por, ne nuk mendojmë që ajo është alternativë e zgjidhjes së marrëdhënieve tona në Ballkan edhe me fqinjët tanë, por është procesi i dialogut.

Zëri i Amerikës: Por a nuk është dashur të kushtëzohet dialogu, ta zëmë me urdhër arrestet e lëshuara nga Beogradi?

Isa Mustafa: Çështja e fletarresteve është çështje e veprimit të institucioneve ndërkombëtare edhe të INTERPOL-it edhe të vendeve të caktuara. Opinioni duhet të dijë se ky nuk është problemi i Kosovës që është në dialog me Serbinë, por ka qenë një kohë të gjatë edhe problem i marrëdhënieve të Kroacisë me Serbinë. Para së gjithash duhet edhe ne të bëhemi anëtar të INTERPOL-it, por ne kërkojmë mirëkuptimin edhe të INTERPOL-it edhe të vendeve të BE-së dhe të vendeve tjera për këtë. Përndryshe, sa i përket vetëm Serbisë do ta kemi vështirë që ta bindim Serbinë që të tërheq fletarrestet që janë krejtësisht politike, të pabaza, janë të padrejta, sepse nuk ka të drejtë sovrane që Serbia të veprojë në këtë formë. Por, ne i kemi disa probleme jetike të Kosovës që po na pengojnë çdo ditë të marrim frymë edhe po na pengojnë të zhvillojnë aktivitetet tjera dhe për këtë arsye po e zhvillojmë dialogun.

Zëri i Amerikës: Por të paktën ndryshimi i formatit të tij a do të mund të ishte më i frytshëm sesa deri tash?

Isa Mustafa: Unë plotësisht pajtohem me ju sepse në qoftë se vazhdojmë më formatin që është deri më tani mendoj se s’do të arrijmë të zgjedhim shumë probleme, s’do të arrijmë të implementojmë marrëveshjet sepse deri më tani thënë në mënyrë simbolike po bisedojmë tre herë për të njëjtën çështje. Një herë bisedohet për të arritur marrëveshje, pastaj hera e dytë bisedohet për implementimin e marrëveshjes, pastaj herën e tretë për teknikalitetet ose teknikën e implementimit të marrëveshjes që po ndodhë që katër vjet ose pesë vjet të bisedohet vetëm për një marrëveshje dhe pastaj ato po bëhen vetëm çështje të takimeve në Bruksel të disa nënshkrimeve, por po bëhen marrëveshje të parealizueshme. Ne duhet ta bëjmë një situatë që ta kemi një pako të caktuar të marrëveshjeve për një fushë të cilën e arrijmë për menjëherë dhe që arritja e marrëveshjes nënkupton edhe teknikën e implementimit të kësaj marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Në këtë kuadër, Serbia është duke bërë trysni përmbi juve, do të thotë mbi Prishtinën, bashkë me serbët e Kosovës, për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përndryshe është paralajmëruar se në mes të shkurtit ata mund ta themelojnë vet atë. Çfarë do të bëjë apo si do të sillet Prishtina në një rast të tillë në qoftë se ata veprojnë vet?

Isa Mustafa: Po unë mendoj se ne e kemi bërë të qartë se është edhe orientim edhe qëndrim i yni që ne ta themelojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe sepse kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili ka dhanë orientimet dhe kornizën se si duhet të themelohet Asociacioni, në mënyrë që të mos cenohet kushtetuta, por po ashtu ka thënë që Asociacioni duhet të themelohet sepse Asociacioni është bërë pjesë e rendit juridik të Kosovës, që këtë të dytën nganjëherë mundohet edhe opozita ta fsheh edhe thotë se Gjykata Kushtetuese ka vendosë se s’duhet të themelohet. Në të vërtetë Gjykata Kushtetuese ka vendosë se duhet të themelohet, sepse është bërë pjesë e rendit juridik porse duhet të themelohet duke i marrë parasysh të gjitha rekomandimet që i ka dhanë kjo Gjykatë për ta ruajtur frymën kushtetuese dhe normën kushtetuese te ne dhe ne jemi në gjendje të ulemi çdo moment të lejojmë ose të aktivizojmë ekipin menaxhues që të punojë në statutin e Asociacionit. Marrëveshja është që ky ekip duhet të koordinojë me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me zyrën e Bashkimit Evropian, me OSBE-në, me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, por për këtë duhet të kthehen serbët në qeveri sepse edhe ata duhet të jenë pjesë edhe në Kuvend, pjesë e kësaj pune dhe qeveria do të procedojë dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të procedojnë. Kjo nuk nënkupton që ne do të shkelim Kushtetutën, sepse Asociacioni s’mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë pushteti i trete, por mund të ju ndihmojë themi komunave me shumicë serbe ose qytetarëve që ata më shpejtë t’i realizojnë disa kërkesa të tyre sa i përket pozitës së tyre ekonomike, sociale, arsimore e të tjera, që unë mendoj se vetëm sa i kontribuon demokracisë së brendshme dhe integrimit të serbëve në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Nëse ata e provojnë ta bëjnë vet, pa juve?

Isa Mustafa: Do të thotë ai mund të jetë vetëm një Asociacion ose një organizim i cili mund të jetë fiktiv, por ai nuk mund të funksionojë nëse nuk është në harmoni më kushtetutën dhe nëse nuk themelohet ashtu si Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar. Ne nuk do ta pranojmë, do ta vlerësojmë si veprim ilegal, jo kushtetues, jo ligjor, dhe s’do të lejojmë që ai të implementohet dhe të funksionojë në territorin e Republikës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër një çështje tjetër që ka shkaktuar krizë politike në Kosovë dhe që është bërë temë debati tashmë 1 vit e gjysmë gati është ajo e kufirit me Malin e Zi. Cila është rrugëdalja?

Isa Mustafa: Rrugëdalja është që deputetët ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar, sepse, kjo vetëm mund të prolongohet, por unë jam i bindur që nuk ka vijë tjetër kufitare dhe s’ka marrëveshje tjetër e cila mund të jetë substitut ose zëvendësim i kësaj marrëveshje. Ne e kemi themeluar edhe një komision, i cili nuk është ai i cili e zëvendëson komisionin e parë për përcaktimin e vijës kufitare, por është një komision për matjen e territorit në mënyrë që të heqim të gjitha dyshimet ose të themi ta vërtetojmë qartë para qytetarëve të Republikës së Kosovës se sa kilometra katrorë i ka pasë Kosova, se sa ka qenë territori i Kosovës para nënshkrimit të marrëveshjes më Malin e Zi dhe sa është pas nënshkrimit të marrëveshjes më Malin e Zi, në mënyrë që të shuhen të gjitha dilemat që janë krijuar te qytetarët se ne i kemi humb 8200 apo sa hektarë, për të cilat na ka akuzuar opozita dhe se ne po shesim territor të Kosovës për të marrë liberalizimin e vizave. Unë kam thënë publikisht se ne s’e japim asnjë hektar për liberalizim, por po ashtu nuk ka të drejtë askush që të mbajë peng qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe të rinjtë edhe të tjerët edhe ata që duhet të bëjnë biznese edhe ata që kanë perspektivë të shkollohen jashtë, t’i vizitojnë prindërit e tyre, familjarët e tyre për arsye të disa orekseve edhe qëllimeve të tyre thjeshtë politike. Ne tani kemi marrë propozimin e gati të gjitha subjekteve për komisionin për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, nuk i kemi marrë akoma propozimet vetëm nga partitë opozitare, nga Vetëvendosja, Aleanca dhe Nisma. Nga të gjitha subjektet e tjera do të thotë kemi diku rreth 17 subjekte kemi marrë propozimet, do të fillojmë javën e ardhshme që komisioni të punojë dhe ta bëjë detyrën e tij. por po ashtu pres që deri atëherë t’i kemi edhe propozimet e partive opozitare me ekspertë të tyre, sepse nuk kanë arsye që të mos dërgojnë ekspertë. Të vijnë ekspertët edhe do ta vërtetojnë të kundërtën në qoftë se, të kundërtën themi të territorit që e ka konstatuar komisioni shtetëror, por unë mendoj se jemi në një situatë në të cilën ne duhet të jemi unik, duhet të kemi parasysh edhe gjendjen në të cilën po veprojmë dhe që është në dobi të të gjithëve që ne ta sqarojmë territorin tonë dhe të themi se këto janë vijat të cilat Krahina e Kosovës përpara i ka pasë kufijtë dhe të cilat nuk i lëvizim në asnjë rast dhe që në këta kufij ne e shënojmë themi edhe me Malin e Zi por nesër edhe me Serbinë kufirin shtetëror.

Zëri i Amerikës: Duke pasur parasysh pikërisht faktin që me Serbinë nuk ka ende as një fillim bisedimesh për çështjen e demarkacionit, si të matet territori zoti kryeministër nuk e kam shumë të qartë, si mund të matet territori kufijtë e të cilit ende nuk janë të përcaktuar qartazi?

Isa Mustafa: Po tash kjo pyetje mund të shtrohet edhe për opozitën, si e ka mat opozita territorin që ne i kemi humbë 8200 hektarë? Unë mendoj se përgjigja është shumë e thjeshtë, përgjigja është që ne e kemi territorin si e ka pasë Kosova si krahinë, i kemi kufijtë që ne si krahinë autonome përpara i kemi pasë kufijtë me Serbinë dhe ne ata kufij konsiderojmë se duhet të shndërrohen në kufij shtetërorë dhe koordinata e matjes së territorit të vihen në ata kufij, kufij që Kosova i ka pasë dhe i ka sot me Serbinë edhe pse nuk janë shndërruar në kufij akoma shtetërorë, janë, do të thotë kemi një trashëgimi të kufijve administrativë por nuk dëshirojmë që Kosova si shtet me shtetet fqinje të ketë kufij administrativ, por duhet të ketë kufij ndërkombëtarë, pra duhet koordinatat të vihen në kufijtë që Kosova i ka pasë si krahinë edhe të matet, sepse mbi ato është konstatuar se kemi humb territor tash mbi ato ne po i masim prapë dhe po konstatojmë se a kemi humb apo jo. Konstatimi është dhanë nga opozita s’është dhanë nga ne, sepse ne kemi pohuar gjithmonë se s’kemi humb asnjë kilometër katrorë.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër diskutimet rreth kësaj çështje nuk kanë qenë vetëm pjesë e opozitës, edhe një pjesë e vet koalicionit qeverisës ishin kundër kësaj forme të demarkacionit. Nëse as pas kësaj matje të kufirit nuk ka një unitet rreth kësaj çështje, a e keni shqyrtuar ndonjëherë mundësinë që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja?

Isa Mustafa: Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë arsye sepse në qoftë se do të ishin arsye zgjedhjet e reja atëherë këtë duhet ta thotë opozita që ne e pranojmë këtë kufi vetëm se do të bëhen zgjedhjet e reja, në qoftë se kjo është qëllimi themelor, por ata s’kanë thënë që e pranojnë, por ata po vërtetojnë sepse s’mundet që nëse i fitojnë zgjedhjet tash me thanë ne i fituam, por ne po ia falim tash Malit të Zi 8200 hektarë, të cilët ka dashtë më ia falë qeveria e mëparshme, në qoftë se është fjala për humbje të territorit atëherë askush s’mundet që ta merr këtë përgjegjësi. Ndërkaq sa i përket deputetëve që nuk janë të opozitës, që janë të partive tona edhe të LDK-së unë kam, jo vetëm deputetë të LDK-së por ka ekspertë LDK-ja që shiten si ekspertë dhe që trumbetojnë tërë ditën se ne po humbim atë territor. Unë në rast kur qeveria e konstaton edhe komisioni i ekspertëve e konstaton territorin, unë do të kërkojë edhe përgjegjësi ligjore ndaj atyre të cilët na kanë akuzuar se ne kemi shitë territor sepse nuk është kjo çështje vetëm e deklaratave politike edhe e dëmit politik që i bëhet vendit, por është çështje edhe e dëmit juridik edhe e dëmit institucional, sepse nuk dëshiroj që as kjo qeveri as unë si kryetar i kësaj qeverie të dal si tradhtarë nga kjo qeveri, se unë kam dashtë ja të humbi territor dhe t’i falë territor një shteti tjetër, në qoftë se dikush më ka akuzuar për atë, kur një komision shtetëror konstaton se askush s’ka shitë territor, atëherë ata duhet të dalin e të përgjigjen qoftë për ekspertizën e tyre profesionale dhe ta mbrojnë atë ekspertizë para organeve të drejtësisë se a është ashtu siç kanë thanë, ose duhet të marrin edhe dënimin e merituar për një dëm që po i shkaktojnë vendit, sepse askush nuk mund të provojë që të mbajë në geto qytetarët e Republikës së Kosovës, që dikujt i shërben që ai nesër ndoshta do të merr vota në një pjesë ose në një kënd të këtij vendi më shumë sesa që ka marrë deri më tani.

Zëri i Amerikës: Hipotetikisht, në qoftë se komisioni që e keni paralajmëruar nxjerr se vendi ka humbur tokë, çfarë do të veproni në rast të tillë?

Isa Mustafa: Në rast të tillë ne si qeveri do të marrim përgjegjësi.

Zëri i Amerikës: Që nënkupton?

Isa Mustafa: Marr përgjegjësi që nënkupton se ne do të marrim menjëherë masa ndaj komisionit qeveritar që ne na e ka propozuar një vendim të tillë edhe po ashtu ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar që ta kemi një marrëveshje të tillë. Do të thotë, ne e marrim përgjegjësinë dhe për këtë arsye edhe po e bëjmë, do të thotë ne kërkojmë përgjegjësi, në qoftë se ne atëherë edhe unë publikisht dal si kryeministër edhe them që pa marrë parasysh që unë nuk e kam matur territorin e Republikës së Kosovës, do të thotë unë kam qenë ai i cili e kam drejtu një mbledhje të qeverisë në të cilën i kam pyet përfaqësuesit e komisionit se a është kjo e saktë, në rast se garantojnë, dhe kanë thanë po, por megjithatë do të thotë ne si qeveri e kemi proceduar këtë dhe ne marrim përgjegjësi si qeveri por edhe komisioni edhe anëtarët e komisionit që kanë punuar, në qoftë se dëshmohet kemi humb territor gjatë shënjimit të vijës kufitare.

Rakiq-Veselit: Askush të mos provojë ta rrënojë me forcë murin në Mitrovicë

U takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Këtë deklaratë ai e ka bërë si përgjigje ndaj zotimeve të udhëheqësve të institucioneve qendrore në Prishtinë, se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, do të rrënohet së shpejti.

Rakiq tha se në marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, palët janë pajtuar që të rivitalizohet ura kryesore mbi lumin Ibër, përkatësisht që në rrugën “Kral Petar”, ku parashihet edhe hapësira për këmbësorë, në njërën prej pikave të marrëveshjes, sipas tij, potencohet se punimet do t’i kryejë komuna veriore e Mitrovicës.

“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit, kështu që rezoluta dhe deklaratat për rrënimin e murit nuk ka kurrfarë baze juridike”, ka deklaruar Rakiq.

Deklarata për rrënimin e murit, ka vijuar Rakiq, shqetësojnë banorët serb në pjesën veriore.

“Askush të mos provoj që me dhunë të rrënoj murin”, ka porositur Rakiq.

Mesazhet politike të Rakiqit për murin në Mitrovicë, pasuan zotimet e përsëritura në Prishtinë se ky muri është ilegal, ndarës dhe si i tillë do të rrënohet.

Së fundit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se muri do të rrënohet para 17 shkurtit, kur Kosova do të festojë Ditën e Pavarësisë.

Qehaja: Serbia synon aneksimin e veriut

Ramadan Qehaja vlerëson se planet e mirëpërgatitura të Serbisë janë në funksion të arritjes së qëllimeve që kanë të bëjnë me aneksimin e veriut të Kosovës me mjete dhe metoda të kombinuara konvencionale e jokonvencionale

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, që është ftuar dje nga presidenti Tomislav Nikolliq, i janë dhënë detyra konkrete çdo subjekti. Toni i tyre kërcënues ngërthen në vete planet e mirëpërgatitura në funksion të arritjes së qëllimeve që kanë të bëjnë me aneksimin e veriut të Kosovës me mjete dhe metoda të kombinuara konvencionale e jokonvencionale. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ish-gjeneralmajori në Armatën Jugosllave, tanimë të shpërbërë, Ramadan Qehaja, duke shtuar se tashmë pritet të ketë edhe intensifikim detyrash dhe pranisë së agjentëve të shërbimit inteligjent civil e ushtarak serb, jo vetëm në atë pjesë të territorit, por në tërë territorin e Kosovës.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja,  i rekomandon institucioneve të Kosovës që të sigurojnë gatishmërinë vepruese të Policisë së Kosovës në funksion të dekonspirimit dhe reagimit ndaj pretendimeve të cekura më lart. “Kjo punë duhet bërë në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, shprehet ai.

Po ashtu, sipas tij, është më se urgjente që Policia e Kosovës të furnizohet tutje me mjete të blinduara, armë të gjata krahu dhe pajisje tjera personale. Ndërsa, njësitet speciale, sipas tij, duhet urgjentisht të pajisen me helikopterë për bartjen e njësiteve në pika të caktuara dhe të zgjerohen numerikisht konform nevojave. “Zhvillimi i këtyre njësiteve duhet bërë si një proces e jo veprime ad-hoc, duke menduar në intensifikimin e tyre që tani”, shprehet Qehaja

Në Beograd po thonë: Prishtina e ka në plan pushtimin e veriut!

Kthimi mbrapsht i trenit nacionalist serb nga Kosova vazhdon ta mbajë në këmbë politikën ditore serbe me përplot retorikë kundër shqiptare në Kosovë.

Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se ngjarjet rreth trenit janë pasojë e presionit afatgjatë ekonomik e politik që Prishtina bën ndaj serbëve.

Ai mendon se këto ngjarje kanë lidhje me faktorët ndërkombëtarë, ndërsa pret që nga “sjellja e administratës së re amerikane të varet zhvillimi i mëtejmë i ngjarjeve përreth Kosovës”.

Drecun ka theksuar se ka plane të Prishtinës për “pushtimin e veriut dhe instalimin e institucioneve të saj, dhe, kjo sipas tij, dëshmon militarizimin veriut: ”Në radhë janë Podujeva, Bajgora, Mitrovica jugore”, ka thënë ai pa treguar se të gjitha këto janë pjesë përbërëse të Kosovës dhe se nuk ka si të ndodhë që Kosova ta pushtojë Kosovën .

Sipas Drecunit, “të gjitha bëhen për të zvarritur formimin e Asociacionit të Komunave serbe, i cili, sipas tij bën boshtin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Natyrisht Drecunit dhe zyrtarëve të tjerë nga Serbia nuk u ka pëlqyer gatishmëria e institucioneve dhe e njësive policore të Kosovës për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit. Ai, madje, këtë gatishmëri e ka quajtur terrorizëm.kd

Treni i bukur-modern rus, por me përmbajtje çetniko-nazifashiste serbe, nuk kalon në Kosovë! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

BAROMETRI DIPLOMATIK
 
*** Nuk kanë thënë kot etërit tanë të urtë :” Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”.
 
*** Derisa të dialogohet me Serbinë në Bruksel, është i pashmangshëm agresioni  serbo-rus në Kosovë. Këtë e paralajmëroi në mënyrë “ceremoniale”, edhe treni serbo-rus, i cili arriti deri në Rashkë, më 14 janar 2017.
 
Duke qenë se Kosova është shtet i pavarur ( i njohur nga 113 shtete të OKB-së), atëherë,  Beogradi zyrtar, duhet ta ketë më se të qartë, se  trenat dhe aeroplanët e Serbisë dhe të Rusisë mund  do të arrijnë në Kosovë, vetëm atëherë, kur Moska dhe  Beogradi ta njohin Republikën e Kosovës. Ndryshe, jo, pavarësisht nga  premtimet dhe nga  koncesionet  politike të bëra nga “Trojka”: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edita Tahiri në procesin e Dialogut të Brukselit (2011-2017).
 
Treni serbo-rus Beograd-Mitrovicë (1401.2017) nuk pati fatin të arrinte në destiancion e fundit në Kosovë, sepse ata që e planifikuan dhe e vunë në qarkullim pas 18 vitesh, edhe e ndaluan në stacionin hekurudhor të Rashkës nga frika se, do të përjetonte avari “terroriste” nga shqiptarët, para se të arrinte në Mitrovicë.
 
“Dhurata” serbo-ruse nuk arriti në duart  e dialoguesve kosovarë me Beogradin, sepse patën frikë nga populli, që ta pranonin atë!
 
S’ka dyshim se, treni special serbo-rus me bagazh  çetniko-fashist antishqiptar i Slobodan Milosheviqit-Tomislav Nikoliqit-Aleksandar Vuçiqit-Milan Gjuriqit-Ivica Daçiqit-Vojislav Sheshelit-Mirsolav Llazanksit-Milovan Drecunit… etj., i cili, në mëngjesin e 14 dhjetorit 2017, niset nga Beogradi për të arritur në Mitrovicën e Kosovës,  ishte “dhuratë” konkrete speciale, e destinuar për   Hashim Thaçin, për Edita Tahirin, për Isa Mustafën dhe për Enver Hoxhajn, të cilët kanë meritat kryesore për hapjen dhe për zhvillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel (2011-2017) sipas Planit Gjashtë Pikësh të  Vuk Jeremiqit (ish-ministër i Jashtëm i Serbisë), të miratuar edhe nga  qeveria dhe nga parlamenti i Kosovës, e më pas edhe nga Ban Ki Moon-i (ish-sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara), sepse ishte me bazë të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, e cila, ashtu sikurse qeveria dhe kushtetuta e Serbisë (2006) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
 
Kjo ishte arsyeja kryesore e fillimit të Dialogut famëkeq në Bruksel (2011) mes palës serbe dhe asaj kosovare, JO kurrfarë  “dialogu teknik”, as i  “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë e as i “njohjes de fakto dhe de jure të Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar”.
 
 
   Të pezullohet dialogu me Serbinë!
 
*** Nëse duam t’i parandalojmë trenat e paralajmërimit të vdekjes së shqiptarëve me flamuj të nacionalizmit shovinist serbomadh të Slobodan Milosheviqit, që të mos hyjnë në Kosovë, sikurse në vitet 1987-1999, atëherë, pezulloni çdo dialog me Beogradin, sepse, nesër do të bëhet vonë. Lufta do të jetë e pashmangshme mes Kosovës dhe Serbisë.
 
-Hëpërhë, më 14 janar të këtij viti,  “treni special serbo-rus” Beograd-Mitrovicë u ndalua në Rashkë ngase qeveria e Kosovës së Isa Mustafës mori vendimin e drejtë në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën e Kosovës, që ai të mos qarkullonte më tutje në drejtim të kufirit të Kosovës.  Për fat të mirë, këtë vendim të prerë të qeverisë së Kosovës, kryeministri  i qeverisë së Serbisë e kuptoi drejt, në momentin e duhur, dhe urdhëroi, që  “treni provokues” (dallendyshja e parë e paralajmërimit të luftës së Serbisë kundër Kosovës), të përfundnte udhëtimin e tij në stacionin hekurudhor të Rashkës brenda Serbisë
 
Mirëpo, ky kompromis, nuk do të thotë, edhe zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Përkundrazi, ky provokim  “ i papritur”, tanimë, paralajmërom hapjen e një konflikti të  ri  të armatosur  mes Serbisë dhe Kosovës.  Ndryshe, kokë më vete, pa pëlqimin e palës shqiptare, qeveria e Aleksandar Vuçiqit, nuk do të niste një tren të tillë  për të hyrë në territorin e Kosovës, me qëllim që qeverisë dhe shqiptarëve të Kosovës, t’u tregonin, ja shikoni përmbajtjen e brendshme dhe të jashtme të këtij treni të “stolisur” me kisha, me ikona, me car llazara, me kërcënime dhe me paralajmërime   Slobodan Milosheviqit, se  “Kosova është serbe”.
 
Kjo është prapavija e dialogimit me Beogradin, jo kurrfarë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore. Ky është  vetëm një bllof për t’i mashtruar shqiptarët dhe Evropën ngase ai farë “dialogu historik” është në funksion të mohimit të lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke qenë se “platforma” e tij politike dhe juridike është zbatimi dhe respektimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, që nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).
 
Ia vlen të theksojmë se, as në aspektin politik, as diplomatik, as de fakto e de jure, pas pavarësimit të Kosovës (17.II. 2008) nuk ka kurrfarë kuptimi dialogimi me Serbinë në frymën e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, sepse është e pavlefshme-nul për Kosovën dhe për të gjitha ato shtete, që e kanë njohur Kosovën (113).
 
Prandaj, ikni nga “zona e kuqe” e rrezikut të Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste! Ndaloni  dialogun, jo trenin, se ai është pjellë e keqe e dialogut. Nëse ndërpritet dialogu  i Brukselit, atëherë, do të marrin fund edhe problemet me Serbinë. Kështu, do të vinte në shprehje detyrimi i Serbisë, që ta përshpejtonte procesin e njohjes së Republikës së Kosovës.
 Ndryshe, Serbia, derisa  t’i realizojë objektivat e saj për rikthimin e saj në Kosovë, do të vazhdojë me  provokimin e incidenteve dhe  të konfliktave të saj, duke atakuar sovranitetin territorial të Kosovës, ashtu sikurse provoi me  rivendosjen  në funksionim të vijës hekurudhore Beograd-Mitrovicë, duke vën në qarkullim  trenin modern rus, më 14 janar 2017.
 
Dialogu hap  vijat e hekurudhore dhe ajrore, që trenat dhe aeroplanët e Serbisë, të ripushtojnë Kosovën, ashtu sikurse qindra autobusë dhe kamionë Beograd-Prishtinë (2000-2017).
 
Po qe se nuk ndërpritet Dialogu i Brukselit (2011-2017), Kosova  (në afat të gjatë) nuk mund të pengojë asnjë tren, asnjë autobus, asnjë kamion dhe asnjë  aeroplan nga Beogradi për në Kosovë, sepse  Serbia dhe Kosova, tanimë janë partnerë  bashkëpunues dhe pretendues për të aderuar në BE. Me një fjalë kanë pranuar obligimet e bashkëpunimit dhe të integrimit rajonal dhe evropian sipas kritereve dhe standardeve të BE-së. Kështuqë, as Serbia e as Kosova nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën, kur është fjala për qarkullimin e  lirë të kapitalit, të tregtisë dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve, sepse  këto standarde janë alfa dhe e omega  respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut.
 
 dy kryeministrat: Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq parandaluan shpërthimin e konfliktit të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, duke ndaluar trenin provokues  serb në Rashkë!
 
Këtë vendim të drejtë të  tyre, duhet përshëndetur si Prishtina, ashtu edhe Beogradi zyrtar, sepse  është në interesin e përbashkët të ruajtjes së paqes  mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Në veçanti, duhet  çmuar vendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që ka urdhër ndalimin e trenit serb në Rashkë, duke kuptuar seriozisht paralajmërimin e qeverisë së Kosovës, se treni i tij provokues  dhe  i dekoruar me ikona religjioze, me kisha,  me manastire, me flamuj dhe me mesazhe kërcënuese nacionalshoviniste, raciste, segreguese dhe kolonizuese, të shkruara  në disa gjuhë të huaja, se “Kosova është Serbi”, nuk ka asnjë shans, që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.
 
Si rrjedhim, që të mos përsëriten provokimet e tilla mes Serbisë dhe Kosovës, që tani, qeveritë e këtyre dy shteteve, duhet të braktisin Dialogun e filluar në Bruksel, sepse  ai është fallso, nuk ka të bëjë as me normalizimin e marrëdhënive mes dy shteteve të theksuara e as me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Së fundi, këtë e dëshmoi edhe  vënia në qarkullim e
trenit modern rus-Beograd- Mitrovicë (14 janar 2017).
 
Nëse Beogradi zyrtar dëshiron që trenat e Serbisë, të arrijnë në: Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Kaçanik, së PARI, duhet ta njohë Republikën e Kosovës.
 
Pa përmbushjen e këtij kushti,  lidershipi i Kosovës, nuk duhet të lejojë kurrfarë “treni”, apo “aeroplani” të Serbisë  në Kosovë ngaqë kjo do të ishte cenim direkt dhe indirekt i sovranitetit terrirotorial dhe shtetëror  të Kosovës.

Nëse Serbia mësyn në Kosovë, KFOR-i, i gatshëm për intervenim

Zëdhënësi i KFOR-it, nënkoloneli Max Barbacini,në një prononcim për gazetën “Zëri”, u ka bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare për vetëpërmbajtje dhe të angazhohen për dialog. Megjithatë, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevojë për intervenimin e tyre

Tentimi që treni i nisur nga Beogradi me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, të hyjë në Kosovë, ka kaluar të gjitha kufijtë e “normalitetit” të provokimeve të deritashme nga ana e Serbisë. Ky rast, nga ekspertët e sigurisë në vend, po shihet si “luftënxitëse”, dhe që ka cenuar situatën e sigurisë në Kosovë. Madje, sipas tyre, në pikëpyetje është edhe vetë stabiliteti rajonal, transmeton zeri.info. Megjithatë, sipas Policisë së Kosovës, nuk ka vend për shqetësime në nivel shtetëror për gjendjen e sigurisë. Ata vlerësojnë se situata është e qetë dhe e “brishtë” në pjesën veriore të Mitrovicës. Për këtë arsye edhe kanë ngritur në dispozicion të gjitha kapacitetet që kanë. E presidenti serb, Tomislav Nikoliç, dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë Nacionale, pas së cilës ka thënë se Serbia është e gatshme të nisë edhe ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohen jetët e serbëve.

E rreth krejt kësaj situate reaguesi i tretë për sigurinë në vend, KFOR-i, në një prononcim për gazetën “Zëri”, u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në dialog, duke shtuar se ata do të jenë të gatshëm për çfarëdo lloj situate që paraqitet në terren.

b040422f
22nd April 2004
NAC Visit to KFOR
– KFOR Troops in Kosovo Province

 

Vështrim Treni shovenist ruso –serb dhe politika serioze e shteteve perëndimore?! Nga Skënder MULLIQI

U kthye mbrapa treni ruso- serb më do udhëtarë që Zoti e di qka ishte puna e tyre sigurisht njerëz të sherbimeve sekrete , të cilët morën një aventurë ndoshta më shumë mediatike e që do ta tregoi koha . Kjo aventurë e Serbisë dhe e Rusisë nuk është asgjë e re për shqiptarët e Kosovës. Tashmë jemi mësuar që shumë vite më provokimet serbe në veri për destabilizimin e Kosovës. Edhe në disa shkrime në kohën e fundit e kam theksuar faktin e ofenzivës politike të Putinit dhe Vuqiqit në Ballkan . Të gjitha provokimet tjera për mua kan qenë shumë më të rrezikshme se provokimi i fundit më tren i mbular më ikonografinë e qetnikizmit serbë në pushtet. Nese vërtetë ka pasur diqka serioze në gjithë këtë lojë të re serbo -ruso , ishte më duket mua vëtem një matje e impulsit së pari të Amerikës e cila në krye më Obamën shumë i lëshoj pe hegjemonizmit rusomadh në Lindje të Mesme(Siri) dhe i lëshoi pe më rastin e aneksimit të Krimës dhe të Gjeorgjisë. Kur në krye të Amerikës po vjen i pa parashikuari në politikë, Donald Tramp, sigurisht së rusët të cilët po mundohen që ta bëjnë Trampin ashtu të thëm mik më zor, me duket së veq u ka hy frika në palc. Trenin serbë e ndali nese dojmë të bëhemi serioz në politikë bashkësia ndërkombëtare duke mos e lejuar edhe njëherë tjetër talljen ruso- serbe në shpinë të BE-së dhe Amerikës. Ishte bërë mjaftë më më matje të pulsit të shteteve të BE-së dhe Amerikës nga aventurat e parreshtura të diktatorit, Vlladimir Putin dhe Serbisë ne veri. NATO dhe BE sigurisht së nuk janë tiger prej kartoni që të frikësohen nga nje aventurë më tren të qetnikut Vuqiq . Të lejohet një aventurë e tillë e serbëve të pa besë vështirë të mendohet . Kjo aventurë ishte tepër sipërfaqësore për politikën serioze botërore. Sido që të jetë çdo respekt për mobilizim të foracave të rendit të Kosovës . Gjithë ai investim i bërë në Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare nuk lejohet të vihet në pëshore më trena të tillë të vizatuar me ikonografi shoveniste serbe. Si duket ne shqiptarëve më shumë na udhëheqin emocionet së sa bërja politikës serioze dhe pragmatike . Secili nga udhëheqësit shtetëror do të vrapojnë që këtë sukses tia atribuojnë në një mënyrë ose tjetër vetit, e që në fakt është krejt ndryshe. NATO ishte aty dhe nuk kishte asnjë rrezik që treni qesharak serb të futët në Kosovë . Presidenti i PDK dhe LDK –së, Hashim Thaqi doli më deklaratë së treni nuk bënë të lejohet të futën në Kosovë. Unë e thëm së sa për Thaqin treni nuk do të ishte ndalur . Në qershor të vitit 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, 100 forca speciale serbe ishin futur në veri të Mitrovicës . Forcat tona policore në kufi u kthyen më një polic të vrarë dhe u kthyen më bisht nën shalë. Puna e ndalimit të trenit është punë ekskluzive nese thirremi ne organe, e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme , dmth punë e Qeverisë së Kosovës , e jo kompetencë e kryetarit . Thaçi me duket mua e shfrytëzoi rastin per të bërë më shumë fushatë elektorale karshi PDK-së në krizë të thellë. Duket ashiqare së ky koalicion është lëkundur shumë më ngjarjet jo të mira politike që ndodhën në kohën e fundit, dhe më krizën e pafundshme ekonomike .Ndalimi i trenit serbë mund të shikohet edhe nga ky kënd ,për tia shpëtuar sado pak fytyrën faktori ndërkombëtar kësaj qeverie të kolapsuar .Deklarata e kryeministrit serb, Aleksandar Vuqiq së “shqiptarët mos të provojnë më i sulmuar më armë serbët në Kosovë dhe Metohi , sepse Serbia këtë gjë nuk do ta lejon” , është deklaratë provokuese , kur dihet së veprimet e pushtetit të Beogradit zyrtar janë duke e rrezikuar të ardhmën e minoritetit serbë në Kosovë. Dhe, së provokime për luftë gjithnjë po vijnë nga Beogradi zyrtarë i cili nuk po e pranon realitetin e krijuar pas luftës . Sa më parë që shovenisti Vuqiq e pranon pavarësinë e Kosovës aq më mirë do të jetë për minoritetin serbë. Ku jemi të planet gjeostrategjike dhe gjeopolitike ne botë , edhe stacionimi i forcave ushtarake amerikane në Poloni e ka domethënjën e caktuar në këtë kohë të krizës globale …Nuk do të lejohet një destabilizim i ri apo aventurë ushtarake e re si duket nga Amerika në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo u nënkuptua edhe nga deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavi më rastin prononcimit të tij lidhur më trenin ruso -serb…

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe njësitet speciale tërhiqen nga Jarinja

Në stacionin hekurudhor Jarinja e Poshtme tek vendkalimi kufitar Jarinjë, nga ora 20:00 e së shtunës gjendeshin rreth njëqind policë kosovare dhe pjesëtarë të njësiteve special ROSU, lajmëron reporter i AA-së nga vendi i ngjarjes

NOVI PAZAR/JARINJË –Në veri të Kosovës, afër vendkalimit kufitar Jarinjë mbrëmë ka patur përforcim nga forcat e Policisë së Kosovës dhe njësitet speciale ROSU, ndërsa pasi që treni i cili u ndalua në Rashkë u nis drejt Beogradit, filloi edhe tërheqja e pjesëtarëve të forcave kosovare të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stacionin hekurudhor Jarinja e Poshtme tek vendkalimi kufitar Jarinjë, nga ora 20:00 e së shtunës gjendeshin rreth njëqind policë kosovare dhe pjesëtarë të njësiteve special ROSU me së paku 20 automjete të blinduara dhe të tjera, lajmëron reporter i AA-së nga vendi i ngjarjes. Pjesëtarët e policisë kosovare u tërhoqën nga Jarinja.

Policët kosovarë gjendeshin përgjatë binareve, ndërsa pjesëtarët e njësiteve ROSU, në afërsi të rrugës magjistrale Jarinjë-Mitrovicë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk e ndalën trenin, ndërsa në këtë vend erdhën sonte rreth orës 18:00 kur pritej që këtu të kalonte treni Beograd-Mitrovica e Kosovës i cili u ndal në Rashkë, dhjetë kilometra nga Jarinja.

Para ardhjes së policisë kosovare në Jarinjë të Poshtme u mblodhën rreth pesëdhjetë serbë nga veriu i Kosovës, por u shpërndanë.

Treni pas 18 viteve sot në mëngjes u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ku pas ndaljes në Rashkë u nis për në Beograd rreth orës 20:40.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Qeverinë e Serbisë deklaroi se treni, sot pasdite është ndaluar për shkak të përpjekjeve për minimin e hekurudhës. Vuçiç, duke u bërë thirrje serbëve që të jenë të qetë, theksoi se vendimi i tij në atë moment ishte që të ndalet treni në Rashkë, dhe se është krenar me atë vendim dhe se Serbia dëshiron paqe.

Nga Policia e Kosovës, lidhur me informacionet se janë vendosur mjete shpërthyese përgjatë hekurudhës drejt Mitrovicës, theksohet se policia mori të gjitha masat që të kontrollohet hekurudha se deri tani nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me motive dhe fotografi të kishave dhe manastireve ortodokse nga Kosova sot në mëngjes u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Kosovës. Në trenin i cili është donacion nga Rusia ishin kryesisht gazetarë.

Linja e rregullt e trenit në relacionin Beograd – Mitrovica e Kosovës nuk qarkullon nga viti 1999.

Vllasi: Nuk ka baza juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

“Sipas Rezolutës 1244 Serbia nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë, e cila nënkupton që nuk ka as mbi qytetarët e Kosovës”, deklaroi Vllasi

PRISHTINË – SIBEL VEZAJ

Duke iu referuar bazave ligjore dhe përvojave të mëparshme të ngjashme, analistët në Kosovë, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk besojnë se ish-kryeministri dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të ekstradohet në Serbi.

Azem Vllasi, avokat dhe njohës i rrethanave politike në rajon, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka shprehur mendimin se ndalimi i Haradinajt nga autoritetet franceze, me një urdhërarrest të Serbisë është një provë tjetër e arrogancës dhe një provokim i qartë i Serbisë. Ai theksoi se nuk ka baza juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Vllasi vuri në dukje se të gjitha provat dhe dëshmitë që eventualisht i ka pasur Serbia, ia ka dorëzuar Tribunalit të Hagës deri në vitin 2004, në bazë të së cilave në vitin 2005 është ngritur aktakuza kundër Haradinajt. Ai rikujtoi se në bazë të tyre, pas dy proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës, Haradinaj ishte liruar.

“Thëniet se ka prova të reja janë një gënjeshtër e pastër, sepse ata nuk mund të kenë prova të reja për vitin 1999, meqë provat e fundit janë dorëzuar deri në vitin 2004. E dyta, sipas Rezolutës 1244 Serbia nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë, e cila nënkupton që nuk ka as mbi qytetarët e Kosovës”, deklaroi Vllasi.

Ai po ashtu theksoi se nëse Serbia eventualisht do të kishte prova të reja, ato do të mund t’i dërgonte nëpërmjet BE-së, pra Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), i cili merret me raste të tilla, dhe i cili tashmë ka proceduar disa raste nga koha e luftës ndaj disa të ish-komandantëve të UÇK-së. Ai vlerëson se akuzat dhe pretendime e tilla të Serbisë për gjykimin e qytetarëve të Kosovës për vepra të kryera para dhe pas luftës në Kosovë do të jenë një pengesë e përhershme për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

As Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë nuk beson se mund të shkojë gjendja deri në ekstradimin e Haradinajt. Në një prononcim për AA, Blakaj theksoi se nëse shikohet edhe në rastet e mëparshme, si në ndalimin e Haradinajt në Slloveni dhe në arrestimin e komandantit të forcave boshnjake në Srebrenicë, Naser Oriç në Zvicër, shihet se nuk ka ndodhur ekstradimi në Serbi.

Ai vuri në dukje se akuzat e Serbisë për krime lufte janë të vjetra më shumë se dhjetë vite dhe se duhet të tërhiqen, posaçërisht tani kur fillon punën Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Nëse Serbia është e interesuar për të drejtat e viktimave të luftës, e që sipas tij “edhe duhet me qenë e interesuar”, Blakaj theksoi se për këtë Serbia duhet të gjejë një mënyrë tjetër, e cila mund të ndodhë përmes dialogut të Brukselit dhe bashkëpunimit me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Kosova tani ka një Prokurori Speciale për krime lufte dhe tashmë ajo ka ngritur disa aktakuza dhe ka nisur disa gjykime. Për këtë arsye mendoj që vetëm përmes bashkëpunimit me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me Gjykatën Speciale mund të dorëzohen dëshmitë të cilat i posedon Gjykata Speciale e Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet drejtësia për viktimat e krimeve të luftës”, tha Blakaj.

Ai po ashtu theksoi se Serbia nuk duhet vetëm të dorëzojë dëshmi, por edhe duhet të pranojë dëshmitë prej shteteve tjera, sepse sipas tij edhe në Kosovë janë mbledhur dëshmi të shumta për krime të luftës të kryera nga personat që jetojnë në Serbi. Meqë ata nuk jetojnë në Kosovë, Blakaj u shpreh se as aktakuzat nuk mund të ngriten në Kosovë. Sipas mendimit të tij, bashkëpunimi rajonal në fushën e drejtësisë duhet të jetë çelësi i ndjekjeve penale për kriminelët e luftës nga të gjitha vendet e rajonit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në bazë të një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ndërkaq, më 12 Janar ai u lirua me kusht nga autoritetet franceze, ku Gjykata e Apelit në Colmar deklaroi se janë në pritje të dokumenteve të nevojshme nga qeveria e Serbisë. Gjatë kësaj periudhe Haradinaj do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe në bazë të lirimit me kusht, ai është i detyruar të paraqitet dy herë në javë tek policia franceze dhe i kufizohet ardhja e tij në Kosovë. Haradinaj edhe në vitin 2015 ishte arrestuar në Slloveni dhe më pas ishte liruar.

Tahiri: Treni ilegal është një ndërhyrje agresive e Serbisë në sovranitetin shtetëror të Kosovës

Ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, duke theksuar se ky është një provokim i radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë

PRISHTINË – Ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar për paralajmërimin e Serbisë se nesër do të bëhet prezantimi i linjës hekurudhore Beograd – Mitrovicë.

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se me këtë rast ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, duke theksuar se ky është një provokim i radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve. Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën, ka theksuar ministrja Tahiri.

Duke vënë në dukje se Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, ministra Tahiri është shprehur se faktori ndërkombëtar duhet ta ndalë Serbinë.

“Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, ka deklaruar ministrja Tahiri.

Kjo linjë është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, e cila lansohet për herë të parë që nga viti 1999. Drejtori i kësaj Zyre, Marko Djuric është shprehur për mediat serbe se ky tren është i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

Jakup Krasniqi: Serbia po kthehet në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e Mustafës me Beogradin, kanë bërë që Serbia të kthehet në Kosovë.

“A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?

Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!

Qytetarët duhet të shikojnë se çka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015!

Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!

Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!

Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!

Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!”, ka shkruar ai.

Prishtina akuzon Beogradin për destruktivitet

Prishtinë, Janar 2017

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, “qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe këmbënguljes së Serbisë për ekstradim të tij.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një pergjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se “Serbia mund të izolohet në mendësinë e saj të vjetër që nuk sheh përtej Moskës, nëse nuk dëshiron fqinjësi me Kosovën”.

“Kosova ka një raport të qartë ndaj Serbisë, e që ka për bazë parimin tonë themelor që vetëm njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ky dialog që po zhvillohet ne Bruksel ka këtë si qëllim final dhe është në kuadër të këtyre qëllimeve”, është përgjigjur Tahiri.

Autoritetet në Prishtinë i bënë të qartë autoriteteve serbe se do të mund të përgjigjen, siç thonë, “me masa reciprociteti” nëse, siç thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, “ajo nuk heq dorë nga përndjekja e qytetarëve të Kosovës”.

Qeveria i ndaloi hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, duke arsyetuar veprimin me ‘mosrespektim të procedurave’.

Shefi i Zyres së Serbisë në Kosovë Marko Gjuriq dhe ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nella Kuburoviq.

Por, Qeveria e Serbisë në një mbledhje të saj urgjente, ditën e premte, pas vendimit të një gjykate në Francë për lirim me kusht të Ramush Haradinajt, deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa e saj për dorëzimin e Haradinajt në Serbi, për siç thuhet, ‘përballje me drejtësinë’

“Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt“, tha ministrja e Drejtësisë në qeverinë serbe, Nela Kuburoviq.

“Ne shpresojmë që Franca do të sillet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me aktet ndërkombëtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt për faktin se ne i plotësojmë të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me kërkesën tonë për ekstradim“, ka thënë Kuburoviq, duke nënvizuar faktin se përveç tjerash, organeve franceze u është prezantuar fakti “se në në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë”.

Prokuroria serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-99, pavarësisht se ai, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës.

Rasti Haradinaj ngriti edhe më tutje dilemat nëse, siç thonë njohësit e rrethanave, se ‘të dyja palët janë të interesuara që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Ky proces ndërkaq, u vlerësua të jetë cenuar në disa raste, para ndalimit të zotit Haradinaj, përmes ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, zvarritjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimit të Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analistët në Kosovë thanë se rasti Haradinaj duhet të shërbejë “si një alarm që institucionet e Kosovës se duhet ndryshuar qasjen ndaj Serbisë”.

Analisti politik Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se është e qartë se Kosova si vend fqinj me Serbinë, gjithmonë ka qenë konstruktive në drejtim të përmirësimit të raporteve mes dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë me e zëshme në Bruksel, shumë më serioze dhe t’i vendos disa pika të kuqe përtej të cilave nuk mund të kalojë. Pra, cenimi i dinjitetit të qytetarëve dhe mungesa e vullnetit të plotë për aplikimin në realitet të të gjitha marrëveshjeve që janë realizuar deri me tash e bën absurde dhe të pakuptueshme secilin vazhdim të bisedimeve”, tha Muhaxhiri.

Ai tha se Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të këmbëngul që zyrtarët në Bruksel që janë lehtësues të dialogut të jenë garantues serioz i marrëveshjeve të arritura.

“Nëse pala kosovare nuk e bën publik zemërimin me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani me procesin e Brukselit, atëherë një qasje e tillë do të vazhdojë sepse as Brukseli as Serbia nuk kanë vullnet që të ndryshojnë. Mirëpo, pala kosovare e ka të drejtën morale që ta ngris zërin dhe të këmbëngul në ndryshimin e qasjes sepse është pala që ka bërë më së shumti dhe e ka këtë të drejtë”, tha Muhaxhiri.

Sidoqoftë, marrëdhënia ndërmjet dy palëve, thonë njohësit e rrethanave, do të mund të acarohet edhe më shumë nëse autoritetet serbe do të insistojnë me këmbëngulje që të ‘krijojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme”, pavarësisht kundërshtimeve nga Prishtina zyrtare. (REL)

Kur Kuvendin e mbulon turpi…! – Nga Florim Zeqa

Shqetësimi nga shkrimi im paraprak, për rastin e montuar të zotit Haradinaj,  mos vallë në këtë lojë të koordinuar mes Serbisë dhe Francës, është implikuar edhe ndonjëri nga liderët shtetëror të Kosovës, me qëllim të menjanimit të pengesës më të madhe (Haradinajt) në realizimin e projekteve shtetshkatërruese të Kosovës, siq janë; cenimi i rendit kushtetues në vend, tkurrja territoriale e vendit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh-mes serbëve dhe shqiptarëve,…për fatin e keq doli të jetë i saktë.
Këtë më së miri e vërtetoi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila edhe një herë shpërfaqi politikën disfatiste të qeveritarëve tanë në raport me Serbinë.
Mosvotimi i Rezolutës, përveqse një zhgënjim i madh, është edhe një thyerje e madhe shpirtërore e qytetarëve në të zgjedhurit e tyre. Mosvotimi i Rezolutës për lirimin e mënjëhershëm të Ramush Haradinajt, me kushtin themeltar për pezullimin e bisedimeve deri në lirimin e tij, përveqse është votë PRO Serbisë, kësaj të fundit i lë derën hapur për të vazhduar gjuetinë e saj ndaj çlirimtarëve dhe veprimtarëve më të devotshëm, përfshirë edhe qytetarët e zakont që mbështesin pavarësinë e plotë të Kosovës nga Serbia.
Edhe pse më pak se një muaj na ndanë për të hyrë në vitin e dhjetë të rishpalljes së pavarësisë së shtetit tonë nga Serbia, ne akoma nuk po mund dëshmohemi se jemi të zotët të ecim me këmbët tona!
Aq pak jemi “rritur” dhe konsoliduar si shtet, sa që gjithnjë dhe për çdogjë kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve. Partitë politike, gjegjësisht liderët partiak assesi të vetëdijësohen dhe ndërgjegjësohen për dëmin që janë duke i shkaktuar shtetit dhe qytetarëve me keqqeverisjen, papërgjegjësinë politike, mentalitetin totalitar  qeverisës, me kapjen e shtetit përmes sistemit të instaluar korruptiv dhe kriminal në të gjitha nivelet.
Ky virus kancerogjen i qeverisjes i ka kapur të gjitha partitë në pushtet dhe opozitë, si pushtetin qendror ashtu edhe atë lokal pa përjashtim.
Në këtë situatë të rënduar politike, qytetarët e heshtur dhe të fjetur të vendit tonë të gjitha shpresat për ndryshim i kanë përqendruar tek bashkësia ndërkombëtare, respektivisht tek ambasadoret e shteteve të Quintit, e në veqanti tek ambasadori amerikan dhe përfaqësuesi i BE-së per t’na “shpëtuar” shtetin nga kusarët politik vendor, duke instaluar sundimin e ligjit në vend të sundimtarëve mbi ligjin.
Kjo çasje e gabuar qytetare, vetëm sa mund ta rëndojë akoma më shumë situatën. Nuk është thënë kot; “Vullneti i popullit është vullnet edhe i zotit!”
Nëse kthehemi në retrospektivë vetëm një vit më parë do të bindemi në këtë thënje. Në vlugun e protestave gjithëpopullore, kur vendi ishte në prag të ndryshimit të madh politik në vend, ndodhi ajo që më së paku i duhej vendit, ndodhi thyerja e bllokut opozitar në njërën anë dhe dhunimi i vullnetit qytetar nga pushtetarët.
Luftimi i “mortajes” kriminale duhet të jetë prioritet dhe objektiv qytetar deri në largimin e të inkriminuarit të fundit nga pushteti.
Unifikimi i popullatës në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative, pa dyshim se do të gjejë edhe mbështetjen ndërkombëtare.
Të mos i krijojmë vetës iluzionin dhe as të presim që ndërkombëtarët të bëjnë më shumë se sa ne për Kosovën. Varësisht sa ne i imponohemi bashkësisë ndërkombëtare, aq do të kemi mbështetjen e saj dhe e kundërta, për aq sa ne heshtim para të keqës, do të injorohemi dhe përbuzemi nga ana e tyre.
Secili e do vendin dhe popullin e vet, të mos presim që ndërkombëtarët ta duan Kosovën më shumë se ne. Miqësia në politikë duhet të jetë reciproke, në të kundërtën kthehet në tradhëti dhe armiqësi me pasoja afatgjata.
Nuk e di a ka degradim më të madh të institucioneve të shtetit dhe mallkim për vendin, kur në legjislativin e vendit nuk arrinë të votohet një Rezolutë e propozuar nga vet pushtetarët aktual (PDK-LDK)!
Kjo do të thotë që e ardhmja e shtetit është në rrezik të madh, ngase shteti përbëhet nga institucionet e kapura nga individët e korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt.
Rrënues të shtetit në asnjë rrethanë nuk mund të jenë qytetarët që kërkojnë liri të levizjes, zhvillim ekonomik të shtetit, arsim cilësor dhe drejtësi të barabart (jo selektive) për të gjithë qytetarët.
Në fakt rrënuesit më të mëdhenjë të institucioneve shtetërore janë shndrruar bartësit e tyre, me paaftësinë dhe papërgjegjësinë qeverisëse.
Me seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, Kosova është gjunjëzuar edhe një herë para Serbisë, si pasojë e deputetëve servil ndaj liderëve të korruptuar partiak dhe të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve të vendit të vet.
Ramush Haradinaj përveqse viktimë e pazareve politike të Brukselit, nga seanca e jashtëzakonshme e kuvendit, pavarësisht faktit nëse do lirohet apo jo, bashkatdhetari ynë, qytetari i Kosovës i prangosur në Francë,  është viktimë edhe e deputetëve që nuk votuan Rezolutën për lirimin e tij.
Kjo është një e vërtetë e hidhur dhe vështirë e kapërdishme për të gjithë ata që  sakrifikuan dhe dhanë gjithçka nga vetja e tyre për lirinë e Kosovës.
Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të Paulo Coelho: “Të presesh është e dhimbshme, edhe të harrosh është e dhimbshme, por të mos dish se çfarë vëndimesh të marrësh kjo është një nga vuajtjet më të mëdha”.

Iu dha lamtumira e fundit shkrimtarit Ramiz Kelmendi

Në varrezat e Prishtinës, sot u varros shkrimtari dhe publicisti i njohur, Ramiz Kelmendi, i cili ndërroi jetë mbrëmë

Pjesë e ceremonisë së varrimit ishin edhe figura të njohura dhe kolegë të profesor Kelmendit.

Ramiz Kelmendi ishte një nga figurat e njohura të publicistikës shqiptare, profesor dhe shkrimtar.

Ai ndërroi jetë mbrëmë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Biden – Thaçit: Përkushtimi amerikan s’ndryshon me administratën e re

Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët “i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”.

Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.

Trumpi iu kundërpërgjigjet agjencive të inteligjencës: A po jetojmë në Gjermaninë naziste?

Disa orë para konferencës së tij të parë për media si presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar agjencitë amerikane të inteligjencës të cilat i ka fajësuar për publikimin e raporteve të pavërtetuara për marrëdhëniet e tij me Rusinë, duke pyetur “A po jetojmë në Gjermaninë naziste?”

Një zyrtar amerikan tha dje për Associated Press se zyrtarët e inteligjencës e kanë informuar Trumpin rreth raportit të pavërtetuara se Rusia posedon informata të fshehta personale dhe financiare për të, transmeton Express.

Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk e ka pasur të lejuar të diskutojë publikisht këtë çështje.

Trumpi dhe presidenti Obama janë njoftuar rreth të dhënave të komunitetit të inteligjencës javën e kaluar, sipas këtij zyrtari.

Dosido, Trump e ka quajtur të rrejshëm raportin dhe ka thënë se agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajme të rreme të publikohen.

“Unë i fitoj zgjedhjet me lehtësi, një ‘lëvizje’ madhështore vërtetohet, dhe kundërshtarët e shtrembër tentojnë ta nënvlerësojnë fitoren tonë me LAJME TË RREME. Gjendje e dhimbshme! Agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajmet e rreme të dalin në publik. Edhe një goditje e fundit ndaj meje. A po jetojmë në Gjermaninë naziste?” shkroi Trump në rrjetin social “Twitter”. /GazetaExpress/

Jep dorëheqje Faik Hoxha, gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga Grupi i Azem Sylës

Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si dhe ajo e gjyqtarit.

Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.

Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti ‘Vujoviq’.

Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh.

Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha për Insajderin.

“Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…”, ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë.

Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici.

Në përgjimin që përmendet ryshfeti prej 20 mijë eurosh, bazohet dyshimi i Prokurorisë.

Shpresim Uka: Jo, po, po është ai prokuror. Ai njeri ka kërkuar 20 mijë.

Fahredin Gashi: Aha.

Shpresim Uka: Do të më tregojë kur përfundimisht, tash të shoh se çfarë më thotë ai.

Komuna e Prishtinës prezanton 15 autobusët e rinj

Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përurimi i këtij projekti të trafikut urban është një proces i rëndësishëm i zhvillimit të qytetit

PRISHTINË – Në Prishtinë sot u prezantuan 15 autobusët e parë të projektit të reformimit të trafikut urban në kryeqytetin e Kosovës. Në prezantimin e tyre morën pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësdrejtoresha në Departamentin për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Lin O’Grady, Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, Drejtoresha për Kosovë në BERZH Elena Petrovska si dhe anëtari i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus, Antoine Garnier.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se përurimi i këtij projekti të trafikut urban është një proces i rëndësishëm i zhvillimit të qytetit. Duke vënë në dukje se numri total i autobusëve të rinj do të jetë 51, Ahmeti tha se “Sot pas 3 viteve jemi këtu me autobusët e rinj pas shumë diskutimesh dhe shumë analizash që t’i kemi këta autobusë sot në Prishtinë. 15 autobusët e dytë vijnë me 23-24 janar dhe 21 autobusët e fundit të kësaj pjese do të vijnë në muajt mars-prill’.

Ahmeti po ashtu vuri në dukje se ky numër nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se Prishtina ka nevojë për rreth 160-200 autobusë. Ai shtoi se kredia e dhënë nga BERZH-i është jashtëzakonisht e favorshme, duke vënë në dukje se përveç kredisë, një pjesë rreth 1 milion euro është asistencë teknike për reformimin e kompanisë së trafikut urban.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se këto projekte tregojnë për rëndësinë që ia kushton qeveria kryeqytetit të vendit dhe vuri në dukje se ky projekt do të replikohet edhe nëpër 4-5 qendra tjera kryesore të Kosovës, ku ka nevojë për autobusë modern.

“Ky është një ndër projektet më të rëndësishme që ka mbështetur Qeveria e Kosovës për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projektet tjera. Si Qeveri dhe Komunën e Prishtinës besoj këtë vit mund të fillojmë edhe me fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza dhe stadiumin olimpik dhe projektet tjera”, tha Hoti.

Nga ana e saj, zv/drejtoresha Lin O’Grady, theksoi se ky është projekti i parë i BERZH-it që ndërlidhet me një komunë dhe me Kosovën në tërësi dhe shtoi se do të vazhdojë për projektet tjera që pritet të vijojnë.

“Ky projekt i autobusëve i dorëzimit të autobusëve është pjesë e një memorandumi të mirëkuptimit që ne kemi nënshkruar me Komunën e Prishtinës, që është më i gjerë dhe nuk përfshin vetëm autobusët dhe kjo nënkupton që mbështetja e BERZH-it dhe financimi i BERZH-it do të zgjerohet më tutje përtej fushës së transportit publik”, tha O’Grady.

BERZH-i përdorë fonde të qeverive të ndryshme, ku në këtë projekt ka përdorë fondin e qeverisë çeke. Me këtë rast ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy tha se Republika e Çekisë mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, jo vetëm në fushën politike por edhe për përmirësimin e standardeve të jetesës së njerëzve.

Pas fjalimeve pjesëmarrësit bënë një udhëtim të shkurtër me autobusët e rinj rreth qytetit të Prishtinës.

Marrëveshja për furnizimin e komunës së Prishtinës me autobusë të rinj, në mes të ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit u arrit në shtator të vitit të kaluar. aa

Askush nuk ka kërkuar nga Serbia heqjen e aktakuzave ndaj politikanëve shqiptarë të Kosovës – Nga Augustin Palokaj

Haradinaj do të lirohet, por me këtë nuk do të zgjidhet problemi. BE-ja ia ka njohur të drejtën Serbisë që t’i japë vetes kompetenca për të ngritur aktakuza ndaj cilitdo qytetar në cilindo shtet të ish-Jugosllavisë. Komisioni Evropian, duke e mbrojtur Serbinë pas kritikave të Kroacisë, madje ishte shprehur se “juridiksion universal kanë edhe shtetet e BE-së” duke injoruar kështu faktin se Serbia këtë e ka për qëllime politike. Madje edhe vetë BE-ja, e cila nuk ka kërkuar e as që do të kërkojë nga Serbia heqjen dorë nga akuzat e tilla, konfirmon se në dokumentet e saja në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit. Pos BE-së, as politikanët e Kosovës nuk kanë dëshmuar konsistencë në raporte ndaj Serbisë

Rasti i ndaljes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia para më shumë se 10 vjetësh, ka dëshmuar edhe një herë inferioritetin që ka Kosova jo vetëm në raporte me Serbinë, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Mund ta kuptojmë se pse Kosova është e pafuqishme. Mund ta kuptojmë edhe pse Serbia ka shumë më tepër mirëkuptim sesa Kosova në BE. Por atë që nuk mund ta kuptojmë është pse politikanët e Kosovës, e besa edhe ata të Shqipërisë, nuk kanë qenë asnjëherë konsistentë në raportet me kolegët e tyre nga Serbia. Është shumë e qatë se politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë një gjuhë përdorin kur shprehen nëpër faqet e tyre në “Facebook” dhe një tjetër kur me ta takohen nëpër sallonet e Brukselit, Parisit, Berlinit apo Vjenës. Këtë na e kanë thënë shpesh edhe diplomatët e huaj, sa herë që u kemi thënë se “është vështirë të bashkëpunohet me ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit dhe Sheshelit që sot janë në pushtet në Serbi”. Por ata na janë përgjigjur se “atmosfera në takimet e liderëve nga Kosova, e edhe nga Shqipëria, me ta është shumë e mirë, madje shpesh edhe më miqësore sesa me politikanët nga BE-ja”. Prandaj edhe qytetarët duhet ta dinë se gjuhën që përdorin nëpër postimet e tyre në “Facebook”, përfshirë edhe “dënimet” që shprehin këto ditë për arrestimin e zotit Haradinaj në Francë, e bëjnë për t’u arsyetuar para opinionit të brendshëm, për të fshehur pafuqinë e tyre, dhe atë gjuhë do ta harrojnë sapo të kalojnë kufirin dhe të zbresin në ndonjë vend të huaj, ku duhet të promovojnë imazhin e tyre prej kozmopoliti dhe ku sulmojnë kundërshtarët e dialogut si “radikalë, ekstremistë dhe antievropianë”.

Haradinaj do të lirohet, por me këtë nuk do të zgjidhet problemi. BE-ja ia ka njohur të drejtën Serbisë që t’i japë vetes kompetenca për të ngritur aktakuza ndaj cilitdo qytetar në cilindo shtet të ish-Jugosllavisë. Komisioni Evropian, duke e mbrojtur Serbinë pas kritikave të Kroacisë, madje ishte shprehur se “juridiksion universal kanë edhe shtetet e BE-së”, duke injoruar kështu faktin se Serbia këtë e ka për qëllime politike. Madje edhe vetë BE-ja, e cila nuk ka kërkuar e as që do të kërkojë nga Serbia heqjen dorë nga akuzat e tilla, konfirmon se në dokumentet e saja në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit. Pos BE-së as politikanët e Kosovës nuk kanë dëshmuar konsistencë në raporte ndaj Serbisë. Presidenti Thaçi para disa muajsh në Bruksel kishte thënë se “Me Serbinë raportet janë shumë më të mira sesa që mendohet në opinion”. Nëse vërtet është ashtu siç thotë Thaçi, e ai me siguri di më shumë sesa dimë ne që mendojmë se raportet nuk janë të mira, atëherë le t’i përdorë ato raporte të mira për të zgjidhur këtë problem madhor, i cili në të kundërtën do të zgjasë edhe shumë vjet.

Me zgjatjen e këtij problemi, të listave të Serbisë për të dyshuar për krime lufte, do të zgjatet edhe pasiguria dhe paparashikueshmëria juridike dhe pasiguria personale për personat që janë në ato lista, sipas të gjitha gjasave edhe për vetë presidentin Thaçi, të cilin, me gjithë dëshirën e tij, nuk e lanë të vizitojë Beogradin me porosinë se “nëse vjen do të arrestohet, sepse është në fletarrestim”. Pasi është botuar edhe lista e veteranëve të UÇK-së, mund të ndodhë që e njëjta të përdoret nga Beogradi për të shtuar numrin e personave në listat e tyre për fletarrestim. Këtë Serbia nuk e bën vetëm për shtetasit e Kosovës, por edhe për ata të Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e mund ta bëjë edhe për shumë shtetas të vendeve të BE-së, të cilët kanë luftuar në anën e shqiptarëve të Kosovës apo të kroatëve gjatë luftës mbrojtëse kundër agresionit të Serbisë. Disa deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel kishin llogaritur se janë 13 shtete të BE-së nga të cilat ka pasur luftëtarë në radhët e ushtrisë kroate gjatë luftës atdhetare, dhe të gjithë ata potencialisht mund të akuzohen nga Serbia.

Arrestimi i Haradinajt nga policia kufitare e Francës në aeroportin e trekëndëshit Zvicër-Francë-Gjermani (Basel-Moulhouse-Freiburg) me siguri nuk ka qenë arrestim politik. Por ekzistimi i fletarrestimit, edhe pasi Haradinaj ishte liruar nga Haga, është politikë. Nga Serbia duhet kërkuar që të heqë një praktikë të tillë. Tash edhe për Brukselin duhet të jetë më e qartë se si Serbia përdor kompetencat që i ka dhënë vetes, të jetë “gjykues i të gjithëve”, i përdor për qëllime politike. Nëse arrestimet e tilla destabilizojnë Kosovën, Kroacinë apo Bosnjë-Hercegovinën, nëse ato prishin edhe raportet e këtyre vendeve me disa vende evropiane, atëherë edhe më mirë për Serbinë. Një ministër i Kroacisë para disa muajsh akuzat që ngre Serbia për krime lufte në Kroaci, Kosovë dhe Bosnjë, ndaj qytetarëve që nuk janë qytetarë të Serbisë, i ka quajtur si “perversitet historik, duke pasur parasysh faktin se Serbia ishte agresore ndaj këtyre shteteve dhe tash i gjykon ata që u mbrojtën”. Edhe gjykata e Londrës, kur kishte liruar politikanin boshnjak Ejup Ganiq, dhe madje pas një procesi që zgjati një muaj, ishte shprehur se nuk ka gjetur asnjë argument për aktakuzë, pos qëllimeve politike. Këtë rast e kishte përdorur Kroacia në përballjen e saj me Serbinë në Bruksel, por Komisioni Evropian i kishte dalë fuqishëm Serbisë në mbrojtje, madje edhe duke e përpiluar një “non paper”, ku arsyetohej e drejta e Serbisë. Kur e pata zbuluar atë dokument dhe pata shkruar për të në gazetën “Jutarnji list” të Kroacisë, nga Komisioni Evropian u munduan të përgënjeshtrojnë ekzistimin e tij. Prandaj edhe e botoi ajo gazetë tërë dokumentin në fjalë. Në vend që të bëhej presion ndaj Serbisë, për këtë bëhej presion ndaj Kroacisë. Por Kroacia nuk hoqi dorë. Sikur Kosova, edhe ajo ka problem me mbrojtësit e saj, ish-luftëtarët dhe veteranët e luftës, të cilët duan ta dinë se a mund të udhëtojnë apo jo jashtë shtetit.

Kosova ndoshta nuk ka fuqi të ndikojë në gjykatat e Francës, por me dhënien e dëshmive. Por duhet të jetë e qartë ndaj burokratëve të BE-së, të cilët në këtë rast pa dyshim janë në anën e Serbisë, dhe t’u sqarojnë atyre se kurrfarë normalizimi i raporteve nuk po ndodh përderisa ekziston një paqartësi e tillë juridike. Edhe pse Kroacia, si vend i BE-së dhe i NATO-s, ndoshta nuk ka aq shumë nevojë për ndihmën e Kosovës, do të ishte mirë sikur së paku moralisht dhe publikisht, si viktimë e agresionit serb, t’i kishte shprehur mbështetje Kroacisë. Por politikanët e Kosovës ishin të zënë duke u shitur si ndërtues të paqes, mirëkuptimit dhe pajtimit në rajon.

Edhe një gjë duhet nxjerrë si mësim nga rasti Haradinaj. As BE-ja, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as vendet mike nuk kanë reaguar për këtë rast. BE-ja ka heshtur duke u kufizuar në thënien se “po verifikon informatat që ka në dispozicion dhe po vëzhgon për së afërmi zhvillimet”. Të gjitha reagimet kanë qenë vetëm personale nga deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, dhe nga kongresisti amerikan Eliot Engel. Edhe pse që të dy janë personalitete të shquara, ata nuk flasin as në emër të BE-së e as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i paraqitur ato si reagime amerikane dhe të BE-së, kosovarët vetëm ia bëjnë qejfin vetes. As sharjet dhe fyerjet ndaj shtetit të Francës nuk ndihmojnë. Franca ishte shtet i cili ka ndihmuar shumë Kosovën, gjatë dhe pas luftës. Në këtë shtet shpejt mund të ndodhin ndryshimet dhe në pushtet të vijë një president që dëshiron afrim me Rusinë, dhe që bën paralele mes aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pavarësia e Kosovës. Nuk është fjala vetëm për kandidaten e ekstremit të djathtë Marine le Pen, e cila është edhe e financuar nga Rusia, por për Francuis Fillon,personin i cili ishte kryeministër në Presidencën e Sarkozyt pikërisht në kohën kur Franca njohu Kosovën.

Problemi qëndron në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel e jo në ndonjë njësi policore në ndonjë qytezë të Francës. As në punën e shërbimeve policore të shteteve të BE-së nuk ka konsistencë në veprime rreth fletarrestimeve të Serbisë. Në të shumtën e rasteve nuk veprojnë, sipas tyre, por nganjëherë ndonjë polic të cilit i ndizet alarmi në kompjuter kur skanon pasaportën mund edhe ta bëjë arrestimin. E kur bëhet atëherë duhet të ndiqet procedura. Dhe kur nisin procedurat nuk mund të ketë ndërhyrje politike. Kosova është dashur që moti të insistonte që kjo të bëhet edhe pjesë e dialogut në Bruksel. Por, gjykuar në bazë të prononcimit të zonjës Edita Tahiri, Kosova ka provuar dhe nuk ka arritur ta fusë si temë, sepse Serbia nuk ka pranuar të diskutohet ajo. Dhe, siç na sqaroi përsëri zonja Tahiri, për ta futur një temë në dialog duhet të pajtohen të dyja palët. Me këtë ajo në mënyrë direkte apo të tërthortë pranoi se Kosova ka pranuar që të diskutohet për çështjet e saj të brendshme, për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për fusnotën, ndërsa Serbia nuk ka pranuar që të flitet për arrestet e saja.

Problemi është shumë serioz dhe vështirë së Kosova do të gjejë mbështetje ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Serbisë, sidomos tash kur ka një pauzë në aktivitetin e diplomacisë amerikane në Ballkan, një hiperaktivitet të Rusisë dhe një rënie të madhe të ndikimit të BE-së. Por, askush nuk ua ndalon liderëve të Kosovës që të tregojnë pak më shumë dinjitet kur përfaqësojnë shtetin, sidomos në dialogun në Bruksel. Dhe aty duhet të angazhohen për të gjithë e jo vetëm për fatin e tyre personal.

E sa për Serbinë vetëm në këtë moment, kur ajo bazohet në autoritet që gjykon krimet e luftës, ekzistojnë këto çështje të hapura: Serbia ka ndërprerë bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës, Serbia nuk arreston të akuzuarit nga Tribunali i Hagës, Serbia ka pritur si hero të dënuarit nga Tribunali i Hagës, të cilëve u janë dëshmuar krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë, në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit, Serbia nuk njeh gjenocidin në Srebrenicë me gjithë faktin se ky krim si i tillë është njohur edhe nga Gjykata e Hagës për krime lufte e edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, përfaqësuesit e Serbisë rehabilitojnë Slobodan Millosheviqin dhe mbi varrin e tij thonë se atë “e ka zgjedhur Zoti”. Këto janë vetëm disa nga faktet që dëshmojnë se sa e sinqertë është Serbia në përballjen me të kaluarën e saj. Dhe problem edhe më i madh është se tash nga Serbia askush as nuk kërkon që të përballet me të kaluarën e saj, e madje edhe politikanët shqiptarë nga Prishtina e Tirana këtë e bëjnë vetëm përmes “Facebookut”

Kuvendi nuk miraton rezolutën rreth ndalimit të Haradinajt

Të dy rezolutat e prezantuara, një nga AAK dhe një nga PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të kaluar

PRISHTINË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan asnjë nga dy rezolutat e propozuara në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u mbajt debati parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Francë.

Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për dy projektrezoluta, një të prezantuar nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe të mbështetur nga opozita dhe tjetrën të propozuar nga grupet parlamentare në pozitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy rezolutat e prezantuara, një nga AAK dhe një nga PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të kaluar.

Ndërkaq, mosvotimi i këtyre projektrezolutave erdhi si përfundim i asaj që deputetët nuk arritën ta harmonizojnë një projektrezolutë të vetme, për arsye se pozita dhe opozita nuk u pajtuan me dy pikat e fundit të rezolutës së prezantuar nga deputeti Pal Lekaj, ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve me Serbinë dhe dorëheqja ose shkarkimi i të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë.

Në projektrezolutën e AAK-së e cila përfshinte 5 pika kërkohej lirimi i sa ma shpejt i Haradinajt, përfshirja direkte e Bashkimit Evropian, përmes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, në përshpejtimin e lirimit të Haradinajt nga shteti francez, si dhe kërkohej që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në informimin e institucioneve ndërkombëtare se, refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Ndërkaq dy pikat e fundit të kësaj rezolute përfshinin ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga Serbia kundër ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së në Interpol si dhe dorëheqjen ose shkarkimin e të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së theksuan se nuk janë pajtuar për dy pikat e fundit, ndërsa i kanë dhënë mbështetjeje 3 pikave të para.

Rezoluta e AAK-së u votua nga 36 deputetë, ku 28 ishin pro, 3 kundër dhe 3 abstenuan, kurse ajo e PDK-LDK-së u votua nga 47 deputetë, e cila mori 38 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Mbajtja e kësaj seance të jashtëzakonshme u vendos në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, e cila u mbajt ditën e shtunë, ku u vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve, e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqës i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ai në vitin 2015 ishte arrestuar edhe në Slloveni dhe më pas është liruar. Ndërkaq sot Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka dërguar kërkesën deri te organet e drejtësisë franceze për ekstradimin e Haradinajt, i cili që nga dita e ndalimit gjendet në paraburgim në Francë. aa

Foto e video: Hakerat serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Gjatë ditës së martë hakerat serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës së Shqipërisë është sulmuar  duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë.Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.

 

Thaçi, Engel: Franca ta kthejë Haradinajn në Kosovë

Eliot Engel (majtas) dhe Hashim Thaçi

Në një kumtesë të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se “ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë”.

Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit” dhe se “në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën”.

“Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel.

Shpërthim në veriun e Mitrovicës

Pamje nga cepi verior i urës kryesore në Mitrovicë

 

Policia në veriun e Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, tha se një shpërthim pa pasoja në njerëz ka ndodhur të martën në mbrëmje në një hotel në atë zonë, një pjesë e të cilit është marrë me qira nga qeveria e Kosovës.

Policia tha se mjeti që është hedhur nga persona të panjohur la pas vetes dëme materiale.

Sulmi mbi ndërtesën një pjesë e të cilit shfrytëzohej nga qeveria e Kosovës është i dyti brenda dy javësh.

Më 28 dhjetor një bombë u hodh në oborrin e tij por nuk shpërtheu.

Ende nuk janë dhënë hollësi të tjera dhe policia nuk di për motivet e mundshme të tij.

Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është vend punë për pjesëtarët e komunitetit serb që punojnë për qeverinë e Kosovës. Hapja e mjediseve të punës ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt dëshmon për tradhti! – Nga Asllan Dibrani

Pro amerikanizmi  i Ramush  Haradinajt   dhuratë grilat franceze!?

Vet ftesa vetëm për Ramush Haradinajn nga ana e amerikaneve,ka lëne te dyshosh se u ngritën lugetërit  antishqiptarë bashkë me një spektër politik të dobët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!Arrestimi i tij  sinjalizon zgjimin e ndërgjegjeje  nga korrupsioni ,hajnia, pjesa e politikanëve që  keqpërdoren shtetin, keqpërdoren sakrificat dhe luftën  e drejte  të UÇK-së. Një pjesë e popullatës harroi rrezikun për jetë a vdekje që kishim dhe i dha votën njerëzve ,qe brenda nate u bënë komandant ,doktor, profesor ,politikan,ambasador,kryetar komunash etj .  Nga ky përfitim  iu zë fryma shtresës intelektuale  dhe luftëtarëve të devotshëm qe e dëshmuan veten si patriot,  luftëtar, madje  qe i flisnin edhe disa gjuhë të botës, i vranë,   i zhduken për  karrige,përfitime personale  dhe pushtete!!!

Politikajtë si në Shqipëri dhe në Kosovë  lejuan kumbari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus?shqiptaret proamerikan rrezikohen si Ramush Haradinaj!?.

 

Kjo shtresë  e politukajve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,nga populli  me votat e veta    iu lanë  duart e lira ,bane kumari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus duke i shkolluar  hoxhallarët tanë duke e rritur edhe një ekstrem sa po edhe ushtarë rekrutuan  për luftëra në  vendet e huaj  si në Siri  e gjetiu.

Pas çlirimit të Kosovës bashkë me aleatët tanë  në krye me amerikanët   në  emër të demokracisë me qindra xhami u ndërtuan që lagje nuk ka me pa to,  a ne anën tjetër rreshtohet  populli ma i varfër në Evropë. Nga kjo politike  Kosova është  duke e rrezikuar edhe pavarësinë  e Kosovës, që me mund e fituam .Me  amerikanët e bëmë  shtetin dhe njerëzit proamerikan, janë ne shënjestrën e  tradhtarëve   njëzove  përfitues  për xhepat e vet dhe bixhosxhive  me serbosllavët në dëmin e çështjes kombëtare!?.

Heshtjen  amerikaneve  në rastin   e Ramush Haradinajt, sikur ne po i prijmë  vet  duke mos pasur  vizion  kombëtarë, para bote se kah kemi rrugën tonë me perëndimin    qe i paraprin Amerika, apo me Lindjen qe   tani po ndihet  nuhatja e Rusisë  ne ndikim qe nga Siria duke përfshirë  ish shtetet  e inkuadruar në  Paktin e Varshavës.  Të tilla  synime Rusia i ka  përmes Serbisë prapë ta ngulfate   gadishullin  ballkanik  e pikërisht  çështjen  shqiptare qe për fat të keq si intervenim  i tyre kemi mbetur akoma të shkapërderdhur ne disa shtete.

Politikën shterpë shqiptare dhe te pa vizion,po e  paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim pro amerikan dhe perëndimor.

Dhe, mjerisht, njëmijë here mjerisht, kjo po na përsëritet prej rasti në rast. Faktet i dinë të gjithë evropianët,  se kush duhet të arrestohet në këtë periudhë pas luftën së Kosovës. Veprimtaria e  uzurpatorëve  të kapitalit dhe politikes  ditore në Kosove,po u shkon për shtati  çarqeve antishqiptare. Sot po i paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim , pro amerikan dhe perëndimor.

Kjo  lojë e piste është në shërbimin  UDB-ës së Serbisë,me shefat e tij në shërbimin sekret francez. S’ka  tjetër motiv këtu,pos ai politik i  fletëarresti  nga Interpoli  i Serbisë. Kosova nuk ka mundësi ta ngrehe padinë kudër  terroristëve të Serbisë ,por shtrohet pyetja, përse këtë nuk  e bënë  Interpoli  i Shqipërisë dhe tu krijojmë  probleme ndërkombëtare   edhe terroristëve  serb  qe sot shëtisin të lirë në Serbi  e ndonjëherë dhe në Kosove po edhe në Evropë!!!

Si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet gjatë historisë e tradhtuan!

Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan! Përforcimi i   Evropës pritet  përmes  shqiptarëve!

Historia na mëson qe gjithnjë e kanë tradhtua si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet. Pra, definitivisht ka ardhë  koha se kjo gjenerate e politikaneve të Kosovës  dhe të Shqipërisë  nuk kane  logjikë teorike me zhvillua karrierë politike në dëmin e çështjes së Kombit shqiptare.  Prandaj edhe këta vetë duhet me u largu dhe me iu shmange kësaj retorike të rrezikshme .

Pra pavarësisht se shqiptarët kishin gabime të pa riparueshme gjatë shekullit të 20 të, për çka edhe u përbuzën, edhe shqiptarët nuk mësuan nga gabimet e veta (tyre), por edhe Evropa nuk mësoi asgjë nga trajtimi i shqiptarëve si skllav, që po trajtohen deri me sot .

Prandaj sot kjo Evropë rrezikohet nga Rusia në njërën anë kurse në anën tjetër kemi të njëjtën Evropë ku përkëdhelet aleatja e Rusisë, Serbia,në dëmin e shqiptarëve.  Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë përforcimin e  Evropës përmes  shqiptarëve… Por, Evropa apo  Franca  si e veçante  vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së shqiptarëve, e cila përbuzje me dashje (me vetëdije apo edhe pa te) forcon Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan Serbinë.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjesë kryesore të fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI!

Pas luftës janë instaluar në jetën dhe shoqërinë kosovare, UNMIKudhe  OJQ të ndryshme, e ma voné edhe né EULEX, komplet e kapen  shtetin  e Kosovës.  Qeveria e jonë është vetëm kukull në duart e këtyre shërbimeve , me dashje apo pa dashje, me qejf apo pa qejf , me hatër apo me zor !?.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjese kryesore te fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI, që  hapin gjyqe të reja  kundër  UÇK-së.

Arrestimi i Ramush Haradinajt në France, e para është fyerje për këtë vend, pasi që Kosova është e pranuar nga kjo qeveri dhe  superfuqitë botërore po përfitojnë nga ‘përçarja’ e shqiptarëve..

 

Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare!

Pas Ismail Qemalit, nuk është drejtuar asnjëherë shteti  i ynë nga njerëz dhe personalitete të denja në  këtë rast  Kosova po bien viktimë e tyre. Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare, në  fund  dy qeveritë kukulla  nuk po i krijojnë  hapësirë  as Shqipërisë as Kosovës  inkuadrimin   me Perëndimin pasi rruge tjetër, ne as qe kemi as që duhet te kërkojmë. E gjithë kjo gjendje në dy shtetet   donë  reformim të shpejt  dhe ti epet   fund  një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar.

-Rasti më i freskët i injorancës   është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, edhe se ka reagime nga shume  faktor ndërkombëtar   dhe  reagimet nga  populli   me demonstrata ,ndërsa  qeveritë tona nuk e shohin   të arsyeshme ta  thirrin një   seance kushtuar  Ramush Haradinajt; që  përmes tij njihet  edhe lufta e Kosovës . Pos turpit  kësaj  po i vijën era edhe tradhti. Dikush do ta paguaj shtrenjtë këtë indiferentizëm  dhe sabotazhe  të rrugës se nisur  për çlirimin e Kosovës dhe qe po  vazhdon  me heroin tonë Ramush Haradinaj.

Pas fyerjes së gazetarit të KTV, MPJ nis procedurë disiplinore ndaj ambasadores Lama

Fyerja që Alma Lama ia bën gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së, është bërë shkas që Ministria e Jashtme t’ia tërheqë vërejtjen stafit të saj diplomatik.

Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së nuk i është drejtuar vetëm ambasadores në Itali, por të gjithë ambasadorëve të Kosovës.

Në këtë udhëzim, të cilin e ka siguruar KTV-ja, stafi diplomatik udhëzohet që të mos marrë qëndrime politike dhe të respektojë hierarkinë në MPJ sa herë të kenë kontakt me mediat.

“Shërbimi i jashtëm përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës jashtë vendit dhe çdo qëndrim që mund të bëhet për tema të brendshme në Kosovë, paraqet shkelje të këtij rregulli”, thuhet në këtë letër.

Ambasadorja e Kosovës në Itali, ish-deputete e LDK-së, ka reaguar pas stories së publikuar në Interaktiv, ku asaj i kujtohen deklaratat e dhëna për Presidentin e vendit dhe votimin për të. Mosrespektimi i këtij udhëzimi, pason me marrjen e masave disiplinore për të gjithë pjesëtarët e shërbimit të jashtëm.

Në Prishtinë ndërkaq MPJ ka nisur procedura disiplinore ndaj ambasadores Lama. Për fyerjen që ka bërë ambasadorja Lama ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.

 

Arrestohet Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin “Medicus”

Njëri nga të dënuarit në rastin “Medicus”, Lutfi Dervishi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas disa vitesh në arrati. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës.

“Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë.

Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”.

Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet, “trafikimin me njerëz”.

1 lajm dhe 2 foto: I ftohti siberian, ujku zbret nga mali e ‘shëtit’ në qendër të Malishevës

Edhe Kosova si Shqipëria është përfshirë nga i ftohti dhe ngricat.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur sot dhe madje e rrezikshme. Një ujk ka ‘braktisur’ malin dhe ka dalë shëtitje në qytetin e Malishevës në Kosovë, me siguri në kërkim të ushqimit.

Sipas “Malishevapress” në orët e para të mëngjesit në Malishevë afër stacionit të policisë është parë edhe një ujk. E natyrshëm të kujtohet shprehja e të vjetërve dikur “aq ftohtë është sa flenë bashkë ujku me dhinë”.

RAMUSHI PËRBALLË MAKUTERISË DHE MEDIOKRITETIT POLITIKO-MEDIATIK! – Nga Guxim ALIMANI


Ata që e njohin nga afër Ramushin e dinë mirë se nuk është vetëm trim e luftëtar, por një njeri mjaft inteligjent dhe i kultivuar!
 
Në këtë situatë të rëndë për të ai kurrë nuk lëshoi akuza se odiseja e tij ka lidhje me konspiracione politike të insinuara nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi! Të tjerë mediokër e provokatorë mendojnë ta përdorin rastin.Ata me ose pa dashje po bien në kurthin konspiratif serbo-rus i cili produktin e vet do ta shes me marken “Made in Kosova”.
 
Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë heronjtë e gjallë të lirisë së shqiptarëve në Kosovë e Ballkan. Kjo është aksiomë!
 
Problemi është më larg e më lart! Situatën nuk e shërojnë qaramanët si Ilir Meta që në kundërshtim me protokollin nuk takon homologun Veseli, por shkon për vaki në zyrat e AAK.!?
 
Unë mendoj se Serbia me aleatë po bëjnë të fundit provë konspirative të dëshpëruar të atitydit të ri amerikan ndaj Kosovës e shqiptarëve. Edhe kjo provë nuk do ketë sukses. Që prej Presidentit Willson qëndrimi amerikan është stoik ndaj shqiptarëve. I tillë do ngelet dhe nën Presidencën 8 vjeçare Trump!

Arrestimi i Haradinajt, eksperiment i koordinuar politik! – Nga Florim Zeqa

Rasti i ndalimit të kryetarit të AAK-së, zotit Ramush Haradinaj me fletë-arrest të shtetit serb është bërë Top-Lajmi i të gjitha mediumeve shqiptare dhe shumicës së mediave ndërkombëtare.
Arrestimi dhe paraburgimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest,  të është lëshuar vite më parë nga ana e Serbisë, është një sinjal ogurzi për pozicionin nënshtrues të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë dhe njiherit paraqet degradimin e skajshëm të drejtësisë ndërkombëtare.
Kur e themë këtë e kam parasysh faktin, se zoti Haradinaj vite më parë ka dalë fitimtar përballë “filtrave” të drejtësisë ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës nën akuzat e Serbisë për krime lufte.
Shkaqet të cilat e sollën riarrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj mund të jenë të shumta dhe të shumëllojshme. Padyshim se disa nga shkaqet e arrestimit të tij mund të jenë kundërshtimet e fuqishme të zotit Ramush Haradinaj për çështjen e Demerkacionit me Malin e Zi dhe krijimit të Asociacionit të komunavce serbe në veri të vendit (Zajednicës).
Politika, përveqse art i së mundshmës, është sfidë e pafundme e cila përveq njohurive dhe argumenteve kërkon edhe guxim dhe qendrueshmëri të lartë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.
Është i pamohueshëm fakti, se sikur të mos kishte qenë Ramush Haradinaj me ja hedhë në fytyrë hartat e falsifikuara Murat Mehës, ndoshta çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të kishte kaluar në heshtje edhe përkundër protestave të opozitës së “bashkuar”.
Ishte veprimi sa i guximshëm po aq edhe energjik i zotit Ramush Haradinajt që bëri të zgjohet ndërgjegja e disa prej deputetëve të përgjumosur në pushtet dhe opinionit të fjetur publik.
Reagimi i guximshëm i Haradinajt nuk ishte kundërshtim vetëm ndaj Murat Mehës dhe komisionit qeveritar, por ishte kundërshtim ndaj qasjes së gabuar qeveritare dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtar.
Kur ndaj dukurive negative dhe të dëmshme për vendin nuk mirren parasysh faktet, duhet reaguar edhe forcërisht nëse e kërkon nevoja për të mbrojtur të vërtetën, në të kundërtën e vërteta rrezikon të mbytet në heshtje.
Nga ai reagim i guximshëm i Ramush Hradinajt në tryezë me kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, zotin Murat Meha filluan të gjitha kundërshtitë e mëpastajme, jo vetëm në kampin opozitar, por edhe nga radhët e depuetëve të pozitës.
Përfundimisht duhet të themi, se guximi politik i Ramush Haradinajt e  parandaloj një të keqe të madhe për vendin,…në të njëjtën kohë ju tërhoq vrejtja edhe ndërkombëtarëve që të mos manipulojnë me këtë klasë të korruptuar dhe shantazhuar politike për interesa të fqinjëve tanë, ngase në çdo rrethanë, territorit të vendit jemi të gatshëm t’i dalim zot me të gjitha mjetët, pa kursyer as jetën tonë.
Andaj në rastin e montuar të zotit Haradinaj, pashmangshëm shtrohet pyetja; mos vallë në këtë lojë të koordinuar të Serbisë dhe Francës, është implikuar edhe ndonjëri nga liderët shtetëror të Kosovës, me qëllim të eksperimentimit politik për menjanimin e pengesës më të madhe (Haradinajt) në realizimin e projekteve shtetshkatërruese të Kosovës, siq janë; cenimi i rendit kushtetues në vend, tkurrja territoriale e vendit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh-mes serbëve dhe shqiptarëve!
Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe nga kjo e tanishmja, e cila ka rënë nën ndikimin e fuqishëm politik të Beogradit dhe çarçeve antishqiptare të disa prej shteteve më me ndikim brenda BE-së.
Pas arrestimit të fundit të liderit të AAK-së, zotit Ramush Haradinaj, patjetër duhet të ndryshoj kursi qeverisës në vendin tonë, bashk me këtë duhet të ndërpriten qoftë edhe përkohësisht bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Ndrrimi i ekipit negociator dhe vendosja e kushteve ndaj shtetit serb për dialog të mëtutjeshëm është nevojë urgjente. Kushti themeltar duhet të jetë njohja e shtetit tonë nga Serbia dhe mbyllja e të gjitha dosjeve ndaj ish veprimtarëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
As zbardhja e fatit të rreth 1700 të zhdukurëve nga lufta e fundit nuk do të bëhet pa ndrrimin e komisionit qeveritar për të zhdukurit dhe pa një trysni të fortë politike përmes vënjes së kushteve të reciprocitetit në të gjitha fushat, përfshirë kompenzimet për dëmet e luftës, kthimin e fondit pensional dhe pasurive të shumta të grabitura gjatë përiudhës së luftës nga barbarët serb.
Andaj lirimi i mënjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi dhe pa asnjë kusht nga shteti francez, do të thotë liri për Kosovën dhe qytetarët e saj. Heqja e listave nga shërbimi i Interpolit të lëshuara nga regjimi i Serbisë me akuza të rrëmë kundër figurave politike dhe ushtarake, përfshirë edhe shtetasit e rendomt kosovar, të përgatitura në kuzhinat e Beogradit duhet të jetë kushti themeltar që Brukseli dhe Washingtoni duhet t’i vëjnë Serbisë, në të kundërtën do t’ua bëjmë me dije shteteve të “Quintit”, se me asnjë çmim nuk do të pranojmë rirobërimin dhe poshtërimin nga askush, qofshin ata fqinjë apo “miq” përëndimor.
Në fund të këtij shkrimi, i drejtohem Brukselit dhe qendrave tjera të vendosjes, mos e keqpërdorni këtë klasë të korruptuar politike në dëmë të interesave të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë për hirë të Serbisë, në të kundërtën do të përballeni me hidhërimin dhe zemërimin e 7 milion shqiptarëve në Ballkan dhe miliona shqiptarëve në vendet përëndimore.
Tashmë, kur është rrezikuar levizja e lirë dhe ekzistenca fizike e shtetasve kosovar, edhe durimit rugovian mund t’i vie fundi, e të mos flasim për shpirtërat e trazuar nga padrejtësitë e shumta dhe kriza e rënduar socio-ekonomike e këtyre viteve të fundit!

Vazhdojnë pritjet në Merdarë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdarë arrijnë deri në 400 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale.

Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdarë, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

Deputeti Shala: “Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë?”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, mendon se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar nga persona në Kosovë.

Sipas ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinajt iu planifikua arrestimi në mënyrë që të mos mund të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it president i SHBA-ve, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

“Apo mos ndodhi, sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pasi për të kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.


Send this to a friend