VOAL

VOAL

Shpërndahen serbët që po ruanin murin në veri

Janë shpërndarë serbët që për disa orë rresht kanë qëndruar “duke ruajtur murin” në veri të Mitrovicës.

Shpërndarja e tyre është bërë pak pasi që ka përfunduar takimi në Rashkë në mes të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës.

Në fakt, besohet se serbët nuk janë shpërndarë tërësisht, por kanë mbushur kafeteritë që janë përskaj murit.

Ata ishin tubuar sot pasdite matanë murit.

Muri i ndërtuar ilegalisht është bërë shkas i deklaratave të ashpra nga krerët politikë të Serbisë e Kosovës. Ata në Beogradë thonë se “Prishtina po planifikon të sulmojë veriun”. Në anën tjetër Prishtina zyrtare ka thënë se muri ilegal duhet të rrënohet.

Më 2 shkurt 1990 Anton Çeta ndërmori nismën për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan kp.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. E fundit ishte dje. Familja Bekteshi nga Hajvalia, ka falur gjakun e të birit, pas pesë vjet hasmërie me familjen Halimi nga Bakshia e Obiliqit.

Thaçi: Serbia të mos nxisë konflikt të ri

“Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre”, ka thënë Thaçi

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimet lidhur me “fushatën propagandistike” të Serbisë.

Në një njoftim nga Presidenca thuhet se Thaçi është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me “fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë”, e cila sipas tij vazhdon të ndjellë frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Përgjatë gjithë historisë së deritashme, shteti i Serbisë e ka manipuluar dhe viktimizuar për qëllime të veta politike komunitetin serb që jeton në Kosovë. Pasojat e një qasje të tillë destruktive janë evidente edhe sot”, ka thënë Thaçi.

Ai ftoi Serbinë për të hequr dorë nga praktikat e tilla, të cilat sipas tij, nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Presidentit BE-ja dhe NATO duhet t’i tërheqin vërejtjen Serbisë për të mos nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon.

“Me këtë rast, dua ta siguroj komunitetin serb që jeton në Kosovë se asnjë e keqe kurrë nuk do t’u ndodhë atyre nga ana e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat janë demokratike dhe mbrojnë jetën e të gjithë qytetarëve kudo që janë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet t’i tërheqin vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga skenari për të nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon. Kosova dhe i gjithë rajoni ynë kanë nevojë vetëm për rritje të bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në BE dhe NATO, si kusht kryesor për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka thënë Thaçi. aa

Rama në Kosovë: Fillimi i punës së dy qeverive për t’i fshirë urdhër-arrestet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në takimin me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini është biseduar për ndalimin e Haradinajt në Francë si dhe për situatën në tërësi

PRISHTINË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot takimin e parë e zhvilloi me zyrtarët e partisë opozitare të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye të së cilës ndodhet Ramush Haradinaj. Me këtë rast Rama theksoi nevojën e punës së përbashkët për fshirjen përfundimtare të urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajtën një prononcim për media, ku Rama tha se gjatë këtij takimi është biseduar për ndalimin e Haradinajt në Francë, si dhe për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta të këtyre dy vendeve.

Duke theksuar besimin se përfundimi i procesit të Haradinajt do të jetë “përfundimi që duam të gjithë”, Rama tha: “Ky nuk është fundi por është fillimi i një pune të përbashkët të Qeverisë sonë dhe të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve të Shqipërisë dhe të institucioneve të Kosovës për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhërarreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe që na shfaqet hera herës në këto forma, të cilat na kujtojnë se e shkuara është gjithmonë një kërcënim për ne, por edhe na obligon që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe të demokracisë ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme”.

Kurse nga ana e tij, nënkryetari Gjini tha se vizita e kryeministrit Rama ka nderuar ish-kryeministrin Haradinaj. Sipas tij, me nderimin e Haradinajt, Rama i ka nderuar të gjithë patriotët dhe të gjithë shqiptarët.

“Ne bashkarisht kemi qenë të vetëdijshëm për rolin që e ka luajtur kryeministri Rama dhe Republika e Shqipërisë jo vetëm në këtë fazë por në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës, e posaçërisht duam të falënderojmë publikisht për angazhimin që e kanë pasur me situatën që është krijuar pas ndaljes së kryetarit Haradinajt në Francë”, ka thënë Gjini.

Kryeministri Rama sot do ta takojë edhe homologun e tij kosovar, kryeministrin Isa Mustafa si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Ai më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze, kurse me 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ektraduese të Haradinajt në Serbi.

Juristët: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Juristë të njohur nga Kosova sot diskutuan për aspektet juridike të ndalimit të Haradinajt në Francë dhe aspektet e shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast

PRISHTINË – Juristë të njohur nga Kosova sot mbajtën një konferencë profesionale, ku diskutuan për aspektet juridike të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast.

Gjatë fjalimit të tij, Riza Smaka profesor si dhe kryesues i Departamentit të Drejtësisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e Haradinajt nuk duhej të pranohej nga autoritetet franceze, meqë sipas tij, kjo kërkesë është e motivuar me politika ditore.

Smaka po ashtu vuri në dukje se me mbajtjen e tij, Haradinajt po i shkaktohen dëme fizike, morale e shpirtërore të pariparueshme. Duke vënë në dukje se autoritetet serbe kanë pretenduar se Haradinaj ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë brenda territorit të këtij shteti dhe ndaj qytetarëve të saj joshqiptarë, Smaka tha se nuk ka baza juridike për procedimin e kësaj kërkese, meqë kjo çështje është nën juridiksionin e autoriteteve kosovare e jo të një shteti tjetër.

“Rrjedhimisht autoritetet serbe nuk kishin as nuk kanë legjitimitet aktiv jurudik e as autorizim juridik për ta akuzuar cilin do qytetar të Kosovës, as Haradinajn e aq më pak për krimet e pretenduara kinse të kryera në një shtet fqinj, jashtë kufijve politik të shtetit serb, në Republikën e Kosovës”, tha Smaka.

Kurse, Zejnullah Gruda, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare shprehu bindjen se ndalimi i Haradinajt është një sajim i një shteti i cili ka qenë shkaktar i katër luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë dhe shkaktar i gjenocidit që ka ndodhur në zemër të Evropës në fund të shekullit njëzet.

Ai këtë rast e krahasoi me Luftën e Dytë Botërore, ku theksoi se pas kësaj lufte nuk mund të ndodhte që ndonjë luftëtar që ka sakrifikuar veten për liri dhe demokraci të ndalohej siç ndodhi me rastin e Haradinajt

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare nuk e ka bërë shqyrtimin e krimeve të Serbisë siç ia ka bërë Gjermanisë, për të cilët sipas tij, ka argumente të bollshme me të cilat mund të dënohen.

Izet Salihu, profesor i së drejtës penale theksoi se ndihen të zhgënjyer me të drejtën ndërkombëtare si të Trubunalit të Hagës ashtu edhe të UNMIK-ut dhe të EULEX-it për punën e tyre në mbedhjen e të dhënave për krimet e luftës të kryera nga serbët, të cilat sipas tij janë krimet më të mëdha të kryera pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin e Evropës.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së ekstradimit të Haradinajt në Serbi, Salihu tha se “Kjo mundësi është zero për shkak se në bazë të Konventës Evropiane për ekstradim të vitit 1957 një shtet nuk duhet të ekstradojë personin e kërkuar nga shteti nëse ajo vepër është politike, nëse është ushtarake, nëse pritet të shihet se ai gjykim nuk do të jetë i drejtë, nëse pritet se do të ketë trajtim çnjerëzor”, tha Salihu.

Kurse avokati Azem Vllasi tha se lidhur me rastin e Haradinajt ka dy dimensione, dimensioni juridik dhe ai politik. Ai po ashtu shprehu bindjen që organet e drejtësisë së Francës nuk do ta ekstradojnë Haradinajn në Serbi, duke nisur nga fakti se nuk ka asnjë shans që të ketë një gjykim fer ndaj tij në Serbi. “Kjo është e mjaftueshme që gjykata franceze ta refuzojë kërkesën për ekstradim”, tha Vllasi.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë lidhur me këtë rast është të bëjë propagandë politike dhe fushatë anti-Kosovë.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Ai më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze, kurse në seancën e sotme gjyqësore u bë paraqitja e materialit nga Serbia, ndaj tij. Ndërkaq javën e ardhshme, më 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ektraduese të Haradinajt në Serbi. aa

Thaçi e Vuçiçi zhvillojnë bisedë telefonike përpara takimit në Bruksel

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, pas Samitit Bërdo-Brioni, Bosnjë Hercegovinë 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një bisedë telefonike kanë ritheksuar nevojën e uljes së tensioneve dhe “zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve”.

Burime në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se biseda telefonike ndërmjet Thaçit e Vuçiqit u zhvillua të mërkurën në mëngjes në prag të një takimi të dytë në Bruksel, në nivel të lartë politik me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Biseda telefonike e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë është e dyta brenda pak ditësh dhe thuhet se është zhvilluar me ‘qëllim të uljes së tensioneve të ngritura në javët e fundit’ që ngritën një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet palëve.

Thaçi: Pres uljen e mëtejme të tensioneve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Deklarata e Thaçit erdhi vetëm pak orë përpara fillimit në Bruksel të një takimi të dytë brenda një jave në nivelin më të lartë politikë ndërmjet presidentëve Thaçi e Nikoliq dhe kryeministrave Mustafa e Vuçiq, me lehtësimin e BE-së.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi javën e kaluar pas një periudhe disa ditore të tensioneve, që u krijuan fillimisht me arrestimin, në Francë, të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi bazën e një urdhër – arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe dhe posaçërisht pas nisjes për në Kosovë të një treni me ikonografi kishtare.

“Pres që të ulen edhe më tutje tensionet. Pres që të vazhdojë dialogu, të vazhdojë angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve, për pajtim dhe bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, i tha Presidenti Thaçi Radios Evropa e Lirë në një deklaratë me shkrim.

Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimeve.

Prishtina akuzoi Beogradin zyrtar se me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare, siç tha, “po provonte të shkelte sovranitetin e vendit”, ndërkohë që Beogradi zyrtar e akuzoi Kosovën se me “dërgimin e njësiteve speciale të policisë në veri të Kosovës po nxiste konflikte”.

Pas takimit të javës së kaluar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini u kërkoi përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë prapa tensionet.

Një numër marrëveshjesh të arritura ndërmjet palëve nuk janë zbatuar përfshirë edhe heqjen e një parku mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë por edhe krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që ka shkaktuar një valë reagimesh të opozitës në Kosovë.

Ndërkohë një mur i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, në kohën e renovimit të urës mbi Ibër, përshkallëzoi më shumë raportet ndëretnike, por autoritetet në Prishtinë u zotuan ta heqin atë në periudhën e muajit shkurt.

Takimi i 1 shkurtit në Bruksel ndërkaq bëhet se nuk ka ulur tensionet mes palëve, thonë njohës të rrethanave, megjithëse nivelet e larta politike janë thirrur për të garantuar “mbarëvajtjen e procesit dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura” afatet kohore të të cilave tashmë kanë skaduar. (REL)

Një veturë me targa të Serbisë ‘ngriti në këmbë’ Prishtinën

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë me targa të Beogradit, është gjetur e braktisur në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë cilësuar veturën të dyshimtë.

Pas procedurave te kontrollit, nuk është raportuar se ne veturë kishte ndonjë mjet të dyshimtë.

Nënkoloneli Rexhep Sjarina, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se “vetura me targa të Beogradit dhe me mbishkrimin ‘Taxi’ është gjetur e braktisur në rrugën Garibaldi, rreth orës 16.”

“Vetura ka qenë e braktisur, e ndezur dhe një dritare ka qenë e hapur. Na është dukur e dyshimtë sepse brenda ka pasur disa para të Republikës së Serbisë, një telefon, ndërsa vozitësi i makinës nuk ka qenë në atë lokacion. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është larguar nga makina në drejtim të sheshit Nëna Terezë. Ne e kemi bërë kontrollin e parë dhe për momentin nuk ka asnjë mjet të dyshimtë”, ka thënë koloneli Sjarina, duke shtuar se veturës do t’i bëhet edhe një kontroll.

Sipas tij, tashmë Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka vozitur veturën dhe ai tashmë është shoqëruar nga zyrtarët e rendit.

2017…muri…treni…Kosova… – Nga Faton MEHMETI

Viti 2016 u konsideruar dështim  për Kosovën. Shumë procese të rëndësishme për Kosovën të pa përfunduara që prej viteve paraprake, nuk kanë mundur të përfundojnë as në vitin 2016. Për mos realizimin e këtyre proceseve për vite me radhë organet përgjegjëse fajësojnë njëra- tjetrën. Me të fillluar 2017 Kosova u sfidua shumë nga Serbia. Rrjedhoja e murit vazhdoi me arrestimin e Ramushit dhe trenin me mbishkrime nacionaliste.

Kur të gjithe prisnim që fillim i këtij viti të  rezultoi edhe me themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Kosovën që do të merret me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe me vrasjet për motive politike pas luftës në Kosovë. Ky Tribunal i njohur si Gjykata Speciale nuk filloi punën vitin që shkoi edhe pse kjo ishte e pritur. Mirëpo, pasi Holanda e ka ratifikuar marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj gjykate kjo marrëveshje hyn në fuqi që nga 1 janari i këtij viti. Gjithesesi veprimet e para të kësaj gjykate pritet të jenë sfiduese për Kosovën pasi që janë përmendur shumë emra të udhëheqësve shtetëror ndaj të cilëve do të ngitet aktakuza nga kjo gjykatë.

Kosova edhe gjatë këtij viti do te ballafaqeohet me Demarkacionin me Malin e Zi, ajo ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk është arritur kuorumi. Kjo marrëveshje nuk është ratifikuar sepse deputetet që janë kundër këtij Demarkacioni thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb territor. Përkundër faktit që për këtë çështje janë angazhuar disa komisione duke përfshirë këtu edhe komisione ndërkombëtare prapë nuk është arritur të ratifikohet kjo marrëveshje.Tani u formua një komision tjetër me në krye njeriun e afërt me Isa Mustafën, derisa emarkacioni  është një nga kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Liberalizimi i Vizave   që nuk u arrit në vitin që e lëmë pas edhe pse nga udhëheqësit e vendit u premtua aq shumë se 2016-ta do të jetë viti kur qytetaret do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Në muajin maj 2016, Komisioni Evropian, përmes raportit të tij, propozoi liberalizimin e vizave për kosovarët me disa kritere. Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, rezultate konkrete për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë kriteret e caktuara nga ky komision për liberalizim të vizave.Vështirëqe  kriteret të përmbushen me këtë koalicon qeverisës.

 

Një tjetër sfidë me të cilën do të përballen institucionet e Kosovë në këtë vit është  Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është. Marrëveshja për asociacion është nënshkruar që nga muaji gusht i vitit 2015 nga pala kosovare dhe ajo serbe në Bruksel mirëpo, ka kaluar edhe viti 2016 dhe ky asociacion nuk është formuar ende. Që në fillim të këtij viti, zyrtarët serb kanë deklaruar se nëse ky asociacion nuk formohet nga institucionet e Kosovës, atëherë do të formohet nga institucionet e Serbisë.

Paqartësitë me rolin e ri amerikan  në Ballkan , respektivisht ne Kosove kanë krijuar huti dhe panik tek qytetarët. Prandaj, pas provokimit te Serbisë me trenin, janë shtuar zërat për formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Faktishit ishte menduar se vitit që e lamë do të jetë viti kur Forcat e Sigurisë së Kosovë (FSK) do të shndërrohen në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) mirëpo, edhe 2017-ta e gjeti Kosovën pa ushtri. Themelimi i FAK-ut do të jetë procesi tjetër sfidues për politikën e vendit i cili çdo vit po premtohet se do realizohet brenda atij viti.

Sfida që po e përcjell për disa vite me radhë Kosovën është Dialogu me Serbinë. Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian e që mbahen në Bruksel filluan si bisedime teknike e më pas u transformuan në bisedime politike. Dialogu me Serbinë ka rezultuar me arritjen e disa marrëveshjeve të cilat pastaj krijuan paqartësi në vend pasi që asnjëherë nuk u bënë publike detaje të këtyre marrëveshjeve, dhe nuk po  zbatohen asnjëherë. Edhe pse është ditur se bisedimet me Serbinë sdo të kishin asnjë efekt pozitiv qe Kosova dhe Serbia të jetojne si fqinj të mirë, gjithësesi me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare ato filluan. Edhe përkundër qe u arritën disa marreveshje ato nuk janë zbatuar, përkundrazi keqësimi i raporit me Serbinë arriten kulmin me insistimin për të sjellur trenin me mbishkrime nacionalsite, arrestimin e Ramushit dhe murin. Pas gjithë këtyre veprimeve është e pashpegueshme dhe abulutisht non sens, që të vazhdohen bisedimet me një shtet që ka tendenca për të na zhbër nga faqja e dheut. Vazhimi i bisedimeve me Serbinë legjitimon synimet e saj për ta zhbër shtetin e Kosovëes, prandaj çdo vazhdim i bisedimeve pa ndryshuar qasjen Serbia është totalisht i kot dhe pa asnjë rezultat. Përkundrazi  është  Serbia ajo qe po perfiton nga këto bisedime , pasi po perfiton nga bashkësia nderkombëtare në proceset e integrimit. Kosova duhet të dal me një qëndrim karshi Serbisë, me nje qendrim nga të gjitha forcat politike dhe shoqëria, siç jane : njohja e Republikës së Kosovës, heqja nga synimet për luftë me Kosovën, të paguaj dëmet e luftës, të tregoj për fatin e të zhdukurve, të heq fletarrestet për ish pjestarët e UÇK-së etj. Realiteti po e dëshmon se bisedimet me Serbinë nuk i kanë sjellur asgjë pozitive vendit, prandaj ato duhet të rishikohen, përndryshe rrezikojmë të futemi në një pafundësi bisedimesh pa rezultat.

Viti 2017 nuk filloi mirë për Kosovën, thonë se dita e mirë shihet në mëngjes, por ne ditë të mira spo shohim asnjëherë

Liria që kemi në Kosovë shumë po ngjan me lirinë e botës shtazore – Nga Skënder Mulliqi

Liria të cilën e kemi sot në Kosovë shumë po ngjan me lirinë e botës shtazore. Në xhungël secila shtazë ka lirinë e vet të të sjellurit dhe të jetuarit. Por në fakt shumë lloje të shtazëve i mbizotërojnë të tjerat, se fizikumin e kanë më të fuqishem . E kështu gadi të gjitha shtazët kategorizohen … Të dalim te njerëzit e Kosovë. Liria jonë shumë po ngjanë në lirinë e shtazeve. Liria njerëzore mvarët nga vet njeriu. Ne , në Kosovë i kemi lënë një kategori njerëzish të mbizotërojnë në këtë nënqiell më të gjitha, edhe më lirinë tonë . Sigurisht së punet i kemi llogaritur gabim. Nuk kemi llogaritur punët mirë ,dhe tash po mbizotërojnë karshi njerëzve të tjerë .Liria thelemore por edhe liria e plotë mvaret së sa dhe si e kërkojmë ne ate . Shumë shteteve iu janë dashur revolucionet e ndryshme dhe luftërat për të arritur lirinë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne, në këtë vendin tonë të varfër e kemi pranuar lirinë sipas kutit të atyre të cilët janë në pushtet , e kemi pranuar aq liri sa po na dhuron kategoria e cila ka bërë pasuri përrallore .Çfarë shteti është Kosova? Ne, kemi hequr dorë nga bukuritë dhe pasuritë natyrore të cilat na i ka falë Zoti. Kemi hequr dorë , mw atw ditw kur e kemi pru këtë kastë të mjerë politike në pushtet. E kemi pranuar kapitulimin, si shtet dhe si popull kur po i lejojmë një kategori bazhibuzukesh, një kategori hajnash, një kategori kriminelësh ta kalerojnë shtetin si pelën pa fre.Ne, po i kryejmë të gjithë obligimet karshi shtetit , kurse ata që janë ngjitur në pushtet po paguajnë pak karshi të ardhurave shumë të larta dhe benifiteve te cilat po i gëzojnë . Nuk ka gjë më tragjike së kur shumica bëjnë përpjekje titanike për shtet , kurse ata në hierakinë e lartë shtetërore e rrënojnë ate . Askush nuk po e garanton shumicën për asgjë . Nuk ka siguri në rrugë , nuk ka siguri në lokale e gjetiu… Pak kush nga pushtetarët u përgjigj para ligjit për të bëmat e tyre të pista karshi shtetit .Po dënohen njerëzit e thjeshtë si mbulesë të vjedhjeve të rnëdha të cilat po bëhën nga sundimtarët . Nuk ka kush që i dënon së vet janë bërë ligji .Thjesht nuk po ndërtojmë dhe nuk kemi shtet si duhet . Çfarë sistemi kemi kur gjithëqka po funksionon më defekte të mëdha . Nuk kemi arsim në nivel dhe as shëndetësi, nuk kemi organe të sigurisë në nivel të duhur, nuk po formojmë ushtri. Kur njerëzit vritën edhe mbrenda organeve policore dhe në burgje , për çfarë shteti mund të bëjmë fjalë ? Dhe , nuk mund ta ndërtojmë kurrë shtetin pa u larguar strukturat e kriminalizuara dhe të korruputara .Nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur sot, së njeriu kur krenohet më familje të mirë, nuk ka ndjenjë më të bukur së kur kemi gjithqka para dhe rreth vetit të bukur . Sigurisht së nuk ka gjë më madhështore së sa të kesh pushtet në nivel të duhur . Nuk ka më kenaqësi në këtë botë së kur e ke sigurinë përsonale dhe sigurinë kolektive …Shteti nuk është faculetë …Shteti është bashkësia e cila i ruan qytetarët e vet …Shteti është i të gjithëve pa dallim …Të gjithë kan të drejtë të jetojnë lirshem , të jetojnë dha ta shijojnë lumturinë. Kur të gjithë trajtohen barabarësisht para ligjit, atëherë edhe mund të bëhët fjalë për funksionim të shtetit ligjorë dhe demokratik. Askush nuk largohet për pikë të qejfit nga vendi i vet, siq po ndodhë më shqiptarët rregullisht. Nuk ka gjë më tragjike për atë shtet dhe atë komb së kur populli largohet nga bashkëkombasit e vet pushtetarë …

“Këmbimi i territorit” Thaçin do ta bënte DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH të Ballkanit! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri  diplomatik


“Këmbimi i territorit”, Thaçin do ta bënte  DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH  të  Ballkanit!
 
**** Flini, flini, kënaquni, ” kullotni moj bagëti, kullotni”!!! (Naim Frashëri)
 
*** Kësaj  teme iu kam referuar  (shqip e anglisht), që nga viti 2007, para se Kosova të bëhej e pavarur nga Amerika dhe  nga aleatët e saj  evropianë perëndimorë. Mirëpo, kot i kotit, si shkrove mirë si keq, krejt njësoj e ke, askush se vret mendjen për atë, sepse ai “milet” është mësuar të ushqehet me gënjeshtra, me mashtrime dhe me dezinformime, JO me të VËRTETËN!- Sëmundje e keqe kjo për shëndetin e interesit të përgjithshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.


*** Mirëpo, ai që  nuk është me të VËRTETËN, nuk është as me Zotin, as me shkencën, as me popullin, as me atdheun, as me   drejtësinë, as me demokracinë, as me Shqipërinë Etnike, as me Amerikën e as me Evropën Perëndimore, por vetëm me   dreqin dhe me të keqen deri në thyeqafje , në  përbuzje dhe në vetëkapitullim.
 
 -E kam shumë të qartë se çfarë domethënie dhe peshe të madhe ka kompromisi politik, por, jo GJITHMONË të FITOJË Serbia e ASNJËHERË Kosova dhe Shqipëria! – O, “më të mençurit e botë”!
 
– E, po,  kështu nuk thotë as Populli, as Zoti, as shkenca, as e drejta, as patriotizmi e as shqiptarizmi, sepse  territori  i Shqipërisë Etnike nuk është  pronë e  luajtshme, që kujt t’i  “teket”  për hesape të veta politike, bajraktariste, karrieriste, materialiste të ndyra,  ta bëjë “rrush e kumbulla” në emër të rremë të atdhetarizmit, të   demokracisë, të vërtetës, të drejtësisë, të popullit  dhe të Zotit, por është thesar i paluajtshëm, që i përket mbarë kombit shqiptar.
 
Prandaj, kujdes, Jo  “këmbim”, por  ribashkim të territorit shqiptar-shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, në mënyrë që Thaçi, Mustafa, Tahiri, Vuçiqi, Nikoliqi, Daçiqi, si  dhe të gjithë  partizanët e tyre brenda dhe jashtë Kosovës dhe Serbisë së Madhe, të ngelnin me “gishta në gojë”.
 
-Edhe sikur  Beogradi zyrtar të pranonte  formulën e gabuar të “këmbimit të territorit verior të Kosovës me atë të territorit të Preshevës”,  ne, me asnjë kusht nuk duhet të pranojmë, sepse  do ta humbisnim minierën “Trepça” dhe territorin shqiptar. Sikur të ndodhte kjo, Kosova do të ngelte një vend i varfër dhe i pazhvilluar, i parëndësishëm dhe pa kurrfarë perspektive. Por, gjithmonë  e rrezikuar dhe  e varur nga Serbia. – Andaj, kujt, do t’i duhej një Kosovë e tillë  pa  “Trepçen”? –Askujt, sepse “Trepça” është pasuria kryesore jetësore e  Kosovës!
 
“KËMBIMI”  do t’i jepte “vulën” historiko-diplomatike  Dialogut të Brukselit (2011-2017)!
 
Prandaj, thoni, -JO  DIALOGUT TË BRUKSELIT (2011-2017); THONI, jo “këmbimit” të territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, sepse  duam rikthimin dhe ribashkimin e territoreve tona autktone të Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Vraja, Prokuple, Bllaca Kurshumlia etj.).
 
Kjo do të ishte zgjidhja e drejtë  dhe përfundimtare e problemit kolonial shqiptar, pavarësisht nga  aspiratat dhe nga  pretendimet hegjemoniste, militariste  dhe kolonialiste të Serbisë së Madhe për t’i mbajtur të copëtuar dhe të sunduar shqiptarët dhe territoret e tyre si  “plaçkë” të përjetshme koloniale, duke u mbështetur në historiografinë  falsifikatore të miteve  të tyre nacionalshoviniste romantike të mesjetës dhe të shekujve XIX dhe XX.
 
Ndryshe, çdo zgjidhje tjetër do të kishte karakter paliativ afatshkurtër dhe të  dëmshëm për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.
 
Humbja e Veriut të Kosovës nënkupton edhe humbjen e përgjithmonshme të  “Trepçes”!
 
-Andaj,  çfarë  do na duhej Presheva dhe Kosova, pa “TREPÇEN”?     
 
-Asgjë, sepse do ngelnim tërë jetën të varfër dhe shtegtarë si “vezet e qyqes”  nëpër botë, duke bredhur me djepa në shpinë për të siguruar një krodhe buke për fëmijët tanë, ashtu sikurse deri tash (1912-2017). –Nuk lihen gjithmonë në megrim mbi 6 milionë shqiptarë. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm, të vendosur, largpamës dhe këmbëngulës, që të mos humbasim asnjë metër katror të territorit shqiptar, sepse “një popull pa territor, ai nuk është popull”, ka  thënë   Rilindësi, ideologu, patrioti dhe arktiketi i ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, SAMI FRASHËRI.
 
Pra, jo kurrfarë këmbimi territoresh shqiptare-shqiptare me Serbinë (ndoshta Serbia do të pranonte  të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në pasurinë  milionshe dhe miliardshe të rezervave të arit, të plumbit, të zinkut, të argjendit  dhe të bakrit të  “ Trepçes”. Kjo pasuri llogaritet të jetë  më e madhe sesa e gjithë pasuria e sheteve  të  BE-së. Kështu ka pohuar akademiku serb, Matija Beçkoviq: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/555017/Matija-Beckovic-Ako-Vucic–kaze-ne–Putinu-bice–novi-Tito).
 
“Këmbimi i territorit” shqiptar-shqiptar, do t’i bënte heronj evropianë Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafën, Aleksandar Vuçiqin dhe Tomislav Nikoliqin!
 
“Këmbi territorial”, do ta shpëtonte Dialogun e Brukselit, kurse Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, do të shpalleshin  “ shtetarët më të mëdhenj  dhe më meritorë ” për pajtimin historik të e serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan.
 
-Kjo do të ishte fitorja  historike, politike dhe diplomatike e presidentit Hashim Thaçi dhe e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe e Serbisë së Madhe, jo e Kosovës, as  e propozuesve të   tezës  së  “këmbimit territorial” !
 
Prandaj,  të mos jemi aq zemërgjerë ndaj  hegjemonizit dhe ekspansionizmit serbosllav në përthithjen e territoreve indigjene të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse këmbimi i Veriut të Kosovës me Preshevën shqiptare, më  së shumëti, do t’u konvenonte  negociatorëve serbo-shqiptarë në Dialogun e Brukselit (2011-2017) si dhe mbështetësve shqipfolës të këtij dialogu fatkeq, duke u gënjyer dhe mashtruar se me një “këmbim të tillë”, do t’i iknin përgjegjësisë së historisë për humbjen e territorit verior të Kosovës (1999-2017).
 
Pra, s’ka asnjë dyshim se,  nëse do të vinte në shprehje  “lëvizja e kufirit” të Kosovës me Serbinë, sepse në këtë rast, nuk do të gëzohej vetëm Serbia, por edhe  garniturat e sotme politike shqiptare në pushtet mbase këtyre nuk iu “dhemb” fare për popull  e as për territor shqiptar, por vetëm si ta kenë mirë me krerët e Beograddit nëpër ahengje të ndryshme  “ngre dreka e shtro darka”, si dhe të pasurohen në mënyrë të paligjshme (me korrupsion, me plaçkitje, me vrasje dhe me krim të organizuar etj.), duke e  lënë popullin  në mjerimin e thellë social-ekonomik, të papunë, të pazhvilluar, pa perspektivë dhe të varfëruar në skajshmëri.
 
Ky soj i liderëve politikë të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, janë në gjendje të shesin dhe të këmbejnë çdo gjë me Serbinë, vetëm për ta ruajtur pushtetin   nepotist, pasurinë dhe hedonizmin iracional të tyre, sepse kjo është e vetmja mënyrë, që ta mbajnë gjallë  miqësinë, kënaqësinë absolute dhe interesin e biznesit të tyre me Serbinë, si dhe ta ruajnë  ekuilibrin e  besimit të rremë, të  krijuar te partnerët e tyre  ndërkombëtarë.
 
Teori e keqe  ajo:  “mbath gjogun, zbath doriun” !
 
Duke qenë se shiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, janë në truallin e tyre autokton shqiptar, kurse serbët në Kosovë, janë kolonë në truallin e huaj. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet të bëhet kurrfarë “trampi” i keq  “mbath gjogun, zbath dorinë”! – Ndaj,  Veriun e Kosovës nuk e japim për asnjë kombinim territorial me Serbinë, sepse edhe  Veriu i Kosovës, edhe Presheva, edhe Bujanoci, edhe Medvegja  janë territore të patjetërsueshme të kombit shqiptar dhe tëi Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj, në këtë pikëvështrim  nuk duhet të pranojmë asnjë formulë politike për  dhurimin e Verut të Kosovës  shtetit të Serbisë, edhe pse ky de fakto  është nën kontrollin e Serbisë.  Por, duhet të bëjmë çmos, që  Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t’ia rikthejmë zotëruesit legjitim-Shqipërisë Etnike. Kjo do të ishte trimëria, urtia dhe largpamësia  strategjike e politikës dhe e diplomacisë shqiptare. Ndryshe, do të fitojë Serbia në kurrizin e territorit të Shqipërisë Etnike.
 
Kësaj  “teme”  iu kam referuar disa  vite më parë (2012), pse ne nuk duhet pranuar kurrfarë opsioni politik për ndarjen e Kosovës (Veriut) në këmbim me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, SEPSE terrritori i Kosovës, ashtu sikurse territori i këtyre tri komunave shqiptare (që ende janë plaçkë koloniale e Serbisë së Madhe, 1878-2017) historikisht dhe ligjërisht është territor i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë së Madhe.- Nuk ka Serbia kurrfarë territori  të vet, që do ta këmbente me Veriun e Kosovës. Ky është problemi që konteston  idenë e  këmbimit të territorit shqiptar-shqiptar. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë kurrfarë këmbimi, por vetëm INTEGRIM të terrritorit etnik shqiptar.
 
Prandaj,  në këtë kontekst, nuk kemi se çfarë të ndajmë dhe të këmbejmë me Serbinë, sepse ajo nuk ka humbur kurrfarë Kosove, duke qenë se Ksoova  kurrënjëherë nuk ka qenë territor legal i Serbisë, por vetëm një plaçkë koloniale dhe gjenocidale  100-vjeçare e saj (1912-1999).
 
Kjo e vërtetë, duhet të mbrohet me çdo kusht, dhe, t’u thuhet në sy, edhe Serbisë kolonialiste, edhe  Rusisë, edhe BE-së, edhe NATO-s, edhe Amerikës, edhe OKB-së, jo të spekulohet me terma eufemiste të politikës propagandistike  serbomadhe, se “Kosova  duhet copëtuar” , sepse edhe me një këmbim të tillë, do të humbisnim territorin tonë, do të tëkurreshim në skajshmëri. Këtë Serbia do donte, sepse do ta merrte edhe  “Trepçen” në këmnbim me Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.
 
 – Mbajni  në mend (për hir të gjeopolitikës dhe të gjeostretegjisë nacionale dhe shtetërore), Serbia nuk do të pranonte  dot, që Kosovës, t’ia jepte edhe Bujanocin dhe Medvegjën krahas Preshevës.
 
Me një fjalë, çdo propozim a çdo zgjidhje, që pranon Serbia,  nuk është zgjidhje, por humbje dhe katastrofë për Kosovën, përkatësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan. Këtë e ka provuar edhe historia dhe plitika e derisotme e marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.
 
Ajo që  Serbisë i bie tamam mirë , Shqipërisë  i bie keq e zi!
 
-Mbani  mend, o  të pangopshëm, o shpirtzinj, hashotuxharë dhe fatzinjë, se Shqipëria Etnike nuk është biznes, as firmë, as pronë indiduale, partiake, klanore e as artikull konsumi  privat, por  pronë legjitime e gjithë shqiptarëve (jo vetëm e liderëve politikë dhe e aminuesve të tyre jopolitikë).





Kujtdo le t’i “mbetet hatri” dhe le të LEÇITET  prej meje (dert i thellë), por, unë kurrë nuk do të sugjeroj e as pranoj, tezën  e “këmbimit  të territorit të Kosovës Veriore me atë të trekëndshit Preshevë-Bujanoc-Medvegjë”, sepse fjala është për një lloj “KËMBIMI ME VETËVETËN”, JO me kurrfarë  këmbi të territorit të Kosovës dhe të Serbisë.





Pra, as sot e as nesër, kurrë nuk do ta ndryshoj këtë mendim timin, sepse çdo këmbim territori me Serbinë, do të thotë humbje të territorit të Kosovës.



Me një fjalë(siç theksuam më sipër) humbja e territorit të Kosovës, do të nënkuptonte edhe humbjen e Minierës “Trepça”. –Këtë e do Serbia, sepse  “Trepça” është “manastiri” dhe pasurria më e madhe dhe e pashtershme e Serbisë (ari, argjendi, plumbi, zinku, bakri), jo manastiret dhe dioqezat serbe në Kosovë.



Pra, kujt do t’i duhej Presheva dhe Kosova e ribashkur  pa “TREPÇEN”?!



Askujt, sepse humbja e “Trepçes”, do to thotë të ngelësh  i varfër përjetësisht dhe me djepa në shpinë e me fëmijë ngrykë, duke bredhur nëpër vende të ndryshme të Evropës, si lypësarë dhe si nomadë për një krodhë buke dhe për  ndonjë kasollë a tendë strehimi.



Ky është motivi kryesor, pse Serbia po e do Veriun e Kosovës, po e do “Trepçen” ngase kjo është  “MANASTIRI KRYESOR”  i serbomëdhenjve dhe  i Serbisë së Madhe kolonialiste, jo as Manastiri i Deçanit, i Graçanicës e as Patrikana e Pejës.



Për këtë qëllim po zhvillohet edhe Dialogu i Brukselit (2011-2017), i cili është plotësisht  i gabueshëm dhe i papranueshëm për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
 
Është i papranueshëm krahasimi banal i elementit autokton shqiptar në Anamoravë me atë kolon serb në Kosovë!
 
 
-Presheva, Bujanoci dhe Medvegja  le t’i rikthehen Shqipërisë  Etnike, jo të “këmbehen”  me asnjë  pjesë të territorit të saj!
 
-Le të merret në konsideratë e drejta historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare e shqiptarëve të “Luginës së Preshvës” alias të Anamoravës së Shqipërisë, që ata t’i ribashkohen Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, sepse janë pjesë e trungut të tyre, qëkur njihen shqiptarët dhe Shqipëria në Ballkan.
 
Kjo e drejtë dhe kërkesë shekullore e shqiptarëve të Anamoravës (pjesët e tjera të saj, Serbia i ka serbizuar dhe spastruar etnikisht me terror dhe me gjenocid (1878-2017), jo që nuk janë të kontestueshme nga këndvështrimi historik dhe nga interesi i përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror shqiptar, por janë të ligjshme dhe të domosdshme, që sa më parë, të vihen në “rend dite” për shqyrtim të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të aksit Tiranë-Prishtinë.
 
Pavarësisht nga e drejta dhe nga kërkesa e drejtë dhe e ligjshme e shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), që përfundimisht të zgjidhej statusi i tyre politik, duke u bashkuar me Kosovën, përkatësisht  me Shqipërinë, Prishtina e as Tirana zyrtare nuk duhet të pranojnë kurrfarë këmbimi të territorit të veriut të Kosovës për territorin shqiptar të Anamoravës, sepse si Veriu, ashtu edhe Lindja e Kosovës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), janë pjesë të tërësisë së territorit integral të Shqipërisë, jo të Serbisë, në asnjë kuptim qoftë historik, qoftë juridik ndërkombëtar.
 
Në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohet statusi i shqiptarëve dhe i territorit të tyre nën Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) me statusin e serbëve në Veriun e Kosovës, sepse shqiptarët në Anamoravë janë autoktonë në tokat e tyre të Shqipërisë Etnike, kurse serbët, jo vetëm në Veriun, por në gjithë Kosovën, janë kolonë, të ngulitur me dhunë, me terror, me gjenocid dhe me spastrim etnik (1878-2017).
 

UÇK dhe “komandantët” e Bllacës e të Stankovcit….! – Nga Agron Shabani

Nuk jam përcjellës ose ndonjë vëzhgues i rregullt ose periodik i rrjedhave dhe zhvillimëve të ndryshme politike, kulturore dhe informative në Kosovë. Jo. Por vetëm një vëzhgues ose participant i kohëpaskohëshëm dhe observativ i asaj që në sfondin e njohur të antropologjisë së përgjithshme kulturore, informative dhe politike mund të quhet dhe konceptohet si ” Reinventing Antropology” ose “Observation Antropology”.
Mbase i asaj pjese aq vitale dhe fundamentale (substanciale) të antropologjisë kulturore ose politike e cila i ka për qëllim studimet dhe analizat e përgjithshme mbi rolin dhe ndikimet e ndryshme dhe të shumëfishta (reflektive, impulsive, afirmative, simbolike, alternative, determinante, paradigmatike etj.) të nstitucionëve të njohura qeveritare, politike, shkencore, intelektuale, fetare, kulturore dhe informative në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kudo në botë. Të medieve të shkruara dhe elektronike sidomos. Me theks të posaçëm tek ato shtete ose shoqëritë të ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion ku mediet e shkruara dhe elektronike nuk janë si të thuash vetëm “mjete transporti”, apo një “industri” e njohur informative dhe propagandistike në kontekstin e njohur profitabil dhe komercionalist. Jo. Por, ato në radhë të parë ato janë “referues” ose “monitorues global” si dhe “lojtar”të rëndësishëm dhe tepër relevant në kontekstin e njohur observativë dhe participant ( “observation participant”) të monitorimit, observimit, përçuarjes dhe afirmimit të vlerave dhe resursëve të njohura globale ose universale të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përktëse ose respektive në tregun e njohur global ose universal të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. Kjo mu për faktin se për botëkuptimin dhe filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti në instancë të fundit janë partner, participant, klient, anticipant, miq dhe aleat të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e  përgjithshme të shtetit dhe shoqerisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryemistrja, kryeparlamentari ose kryeparlamentarja, ministri apo ministresha dhe gjër tek qytetari i rëndomtë.
Në këtë frymë, antropologjia e njohur kulturore dhe ajo informative ose difuzive (lëxo: shtëpitë, mekanizmat ose  institucionet e sipërpërmendura kulturore dhe informative) në radhë të parë angazhohen për një shoqëri të pastër, të pasur, të shëndetshme, humane, të ndërgjegjshme, të lirë , të pavarur dhe sovrane në kuptimin e përgjithshëm ose multidimenzional të fjalës. Për një shoqëri të çliruar nga skamja, neuroza, depresioni, destruksioni, dekonstruksioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive. Për një jetë të udhëhequr nga respekti, dashuria, idealet dhe vizionet e perbashkëta individuale dhe kolektive. Për njeriun ose qytetarin e lirë dhe tepër sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lrinë, spontanitetin,reflektimet, intimitetin, individualitetin, subjektivitetin, identitetin, dinjitetin dhe eksluzivitetin e tij kushtetues dhe juridik.Për edukatën, kulturën dhe arsiminin ose emancipimin e tij…Për etikën dhe estetikën e njohur individuale dhe kolektive dhe kështu me radhë.
Në këtë sfond antropologjia e përgjithshme si shkencë holistike dhe primatologjike, gjegjësiisht, si një disiplinë e posaçme e filozofisë, për mendimet dhe vlerësimet e njohura shkencore dhe metodologjike të Erich Wolfit, Clode Levi Strausit, Antonio Gramshiit, Jammes Cliffordit, Georg Marcusit etj. Me plotë të drejtë konsiderohet si disiplina me e ngritur, me humane, me shkencore, me racionaliste dhe me pozitiviste në domenin e njohur të primatologjisë dhe filozofisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe strukturalizmin, funksionalizmin, aksionalizmin dhe tradicionalizmin e njohur empirik, kulturor, historik dhe nacionalgjenetik së bashku me antropogjeografinë, antropohistorinë , antropofizikën, antropobiologjinë dhe antropologjinë e njohur sociale ose sociokulturore në funksion të ndarjes, enkodimit, periodizimit dhe institucionalizimit të antropologjisë së përgjithshme kulturore, politike etj.
Në këtë menyrë pra mediet e shkruara dhe elektronike (duke i nënkuptuar këtu mediet e mirëfilleta, renomative dhe profesioniste në kuptimin e njohur të etikës, estetikës dhe antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe difuzive) në të shumtën e rastëve i ngjajnë një ansambi ose simfonie të shkëlqyer kulturore dhe informative që puçët( puçën) dhe gërshetohet( gërshetohen) vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive. Dhe, jo të zëdhënësve ose propaganduesve të ndryshëmkakofonik, forumian ose kabinetik të së “vërtetës” ose “lavdisë së madhe” të liderëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike në Kosovë ose dikund tjetër. Duke u ngjarë kështu kthetërave, klisheve, fiksioneve ose recidiveve të njohura autoritare dhe totalitariste ku të të ashtuquajturat gazetat ose “mediet e pavarurua” dhe “nacionale” në Kosovë , vazhdimisht i referohen censurës ose diktatëve të ndryshme editoriale, shtetërore, qeveritare, konjukturale, nomenklaturale, politike, parapolitike etj.

U mor vesh se estetika si shkencë ose një disiplinë e veçantë e filozofisë ka lindur dikund në fund të shekullit tetëmbëdhjetë (18) ose në fillim të shekullit të nentëmbëdhjetë (19)në Gjermani dhe Francë. Mbase në shekujt ose epokën e njohur të etikës, estetikës, humanizmit, renesanses, emancipimit dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore , intelektuale, akademike dhe politike në nivel botëror ose planetar. Në këtë sfond si të atilla çfarë ishin ose çfarë janë u ngriten,u zhvilluan, përsosen dhe u afirmuan edhe shkencat ose disiplinat tjera humane dhe akademike si arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, politika, diplomacia etj.Ndonëse, sëcila ose akëcila prej tyre me itinerare, ritme, forma dhe metoda të ndryshme diskursive, dialektike, evolutive, organike, empirike etj. Pra, me ritme, itinerare, standarde dhe trende të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra.
Se këndejmi, estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur mbi artin, mbi të bukurën, të veçantën, të posaçmën, të përsosurën, sublimen, relevanten etj.Në këtë sfond, në fokusin ose agjendën kryesore të estetikës janë e bukura, e dashura, e veçanta, e përzgjedhura, artistikja, stilistikja dhe kështu me radhë.
Kuptimi dhe esenca e përgjithshme e estetikës qëndron pikërisht në konstruktin, antinomin, enkodimin dhe substratin e saj filozofik dhe metaestetik. Në këtë frymë me estetikë nënkuptojmë artin, muzikën, teatrin, shkrimin e njohur letrar ose gazetaresk,romanin, prozën,novelën,poezinë etj. Përkatësisht, nonfiksionin dhe diksionin e njohur letrarë dhe artistik, teknikën, teorinë, mjeshtërinë, imagjinatën dhe fantazinë e njohur krijuese dhe artistike. Dualizmin ,strukturalizmin, funksionalizmin, metaforat, diaforat, adiaforat, alegoritë e ndryshme, humorin, satiren, paroditë, diagramet, mesazhet, simbolet, ngjarjet e ndryshme dhe figurat…Bukurinë dhe profecinë e njohur krijuese dhe artistike. Stilin, disajnin, strukturën,s trukturat dhe superstrukturat e njohur intelektuale dhe profesionale. Vokalin e tyre ,kohezionin, ritmin, taktin dhe dinamikën e njohur linerare, satisfaktive, ataraktive, inkarnative etj…Trendët, standardet ,tendencat, zhvillimet dhe levizjet e njohura tredimenzionale, multidimenzionale, matriksiale etj.Konceptët, përceptimet dhe anticipimet e ndjeshme, të ndërgjegjshme, racionale, profesionale dhe metaestetike.Nuhatjet, intuitën, përjetimet ,shpërthimet, interferimet, reflektimet, rrezatimet, tundimet dhe mbindërtimet e njohura etike dhe metaestetike. Respektivisht, shquarjen, fokusimin ,deshifrimin ,dekodimin, enkodimin dhe artikulimin e asaj që është  e bukur dhe me vlerë të lartë etike, profesionale dhe artistike etj.
Ndaj, objekt ose objektivë kryesor dhe esencial i një shkrimi, raporti, reportazhi, komenti, vështrimi, studimi ose analize të mirëfillët gazetareske ose publicistike, në radhë të parë janë njeriu dhe jeta. Respektivisht, arti dhe jeta, jeta dhe filozofia, arti dhe filozofia dhe kështu me radhë. Ndërsa, subjekt i  shpirti i i njeriut së bashku me materien, krijesën , ekzistencën ,nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare në kuptimin e vlerave dhe lirive të njohura globale dhe universale të jetës së njeriut. Dhe, jo e “vërteta” ose “lavdia e madhe” mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën, Xhavit Halitin, Sabri Hamitin ose dikënd tjetër atje….!

Në instancë të fundit, kanë qenë bordet e njohura editoriale dhe redaksionale të disa gazetave ose “medieve të pavarura” dhe publike ato që përmes shkrimëve, portretëve, komentëve, vështrimëve, kronikave, reportazhëve, mitëve, eposëve ose legjendave të stisura, sajuara ose të rimuara të “gaze(p)tarëve”, kronistëve, opinionistëve ose “analistëve” të ndryshëm stupid, sërvilë, nebuloz, mediokritë, inkompetent, komplotist, konspirativistë ose dekonspirativistë, i kanë ngritur, faktorizuar dhe afirmuar edhe të të ashtuquajturit “komandantët” e Bllacës dhe Stankovcit së bashku me hajnat (hajdutët), matrapazët ose “gjeneral-komesarë” e ndryshëm të “Rognerit” të Tiranës si dhe të fondëve “Vendlindja thërret” ose ” 3 % ” etj….Duke i ngritur dhe afirmuar ata që nuk kanë qenë kurrë në luftë, por që janë ngritur, avansuar dhe pasuruar aq shumë në emër të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë. Gjegjësisht, në emër të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës!
Në këtë vorbullë edhe supozimet ose “historitë” e njohura mbi aktakuzat ose arrestimet e mundshme të “komandantëve” të Bllacës, Stankovcit ose Hotel “Rognerit” të Tiranës etj., me tepër janë “histori” të stisura dhe sajuara të personave ose individëve të ndryshëm demagog dhe hipokritë, gjegjësisht, anafabet ose gjysëmanalfabet, që u shkojnë për shtati  “popullaritetit” ose “reitingut” luftarak (ushatak) dhe politik të atyrte që nuk kanë luftuar kurrë dhe askund për Kosovën dhe shqiptarët dhe të cilët sipas të të gjasave së bashku me shërbimet e ndryshme sekrete ose intelegjente të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Turqisë etj., qëndrojnë prapa akuzave, shpifjeve, kurthave, intrigave, dredhive, shantazhëve dhe komplotëve të ndryshme kundër luftëtarëve ose komandantëve me në Zë të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë!? Për të mos thënë këtu edhe në ballë të krimëve dhe zezona tjera në Kosovën e pasluftës etj….???!!!

Haradinaj kujton masakrën e Rogovës së Hasit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Rogovës së Hasit përmes një postimi në Facebook, duke thënë se veç në Kosovë ndodh që një vend kaq i vogël të tregojë sa të mëdha janë plagët e popullit.

Një nga masakrat më të tmerrshme të shkaktuara nga forcat serbe kishte ndodhur më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në Rogovë të Hasit.

“Veç në Kosovë ndodh që një vend i vogël si Rogova e Hasit, të na kujtojë se sa të mëdha janë plagët e këtij populli! Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët! I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen! Për të qenë aty, ku ata e meritojnë të jemi për çdo vit, po e publikoj këtë fotografi nga përvjetori i shkuar”, ka shkruar Haradinaj, që ishte arrestuar më 4 janar nga policia franceze, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar përmes INTERPOL-it, më 2004, dhe po vazhdon të mbahet me kusht në Francë.

Të rinjtë: Dialogu me Serbinë nuk solli rezultate

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, nuk po ndihmon në përmirësimin e raporteve reciproke. Ky dialog, nuk po sjell rezultate as për qytetarët, thonë të rinjtë, për rubrikën “VOX”.

Ejona Hoxha, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri tash procesi nuk ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por, siç shprehet ajo, ndoshta në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë.

“Nuk merrem shumë me politikë, por thjesht e di që nuk ka ndihmuar se qe sa vite, deri tash është dashur të ketë ndonjë ndryshim. Edhe thjesht nuk e di nuk ka ndihmuar asgjë, por shpresoj se do të bëhet mirë. Optimizmi është mbi të gjitha”, shprehet Ejona.

Qëndrim Morina, student në Fakultetin e Arteve, thotë se dialogu do të duhej të ndihmonte në radhë të parë rreth lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Deri më tani unë, personalisht, nuk kam parë ndonjë rezultat. Po ashtu, nuk kam parë ndonjë rezultat as pas marrëveshjeve të arritura. Normalisht që [dialogu do ishte dashur ] të ndihmojë në përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve”, thotë Qëndrimi.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate.

Anduena Halilaj, studente që studion Antropologjinë, mendon se dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

“Mendoj se nuk është në rregull të vazhdojnë bisedimet derisa po ndodhin ngjarje si ato të fundit. Asgjë nuk po kemi të mirë nga ato bisedime, mendoj se nuk duhet vazhduar. Mendoj se duhet të ketë marrëdhënie më të mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe sigurisht edhe lëvizje të lirë”, konsideron Anduena.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, vazhdon të jetë një nga temat që dominon skenën politike në Kosovë.

Egzon Rexhepi që studion në Universitetin e Prishtinës për Shkenca Kompjuterike thotë se dialogu politik me Serbinë, për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka sjellë përftim në asnjë rast.

“Deri tash, ne si qytetarë, nuk e besoj që kemi pasur ndonjë përfitim prej atij dialogu, që është një dialog që do të zgjasë edhe më shumë. Nuk pres që në të ardhmen të ketë ndonjë përmirësim. Çka do të ishte dashur të kishte, mendoj në radhë të parë sovraniteti deri aty ku i kemi kufijtë dhe reciprocitet me palën serbe”, thotë Egzoni.

Kurse, Bujamir Hoxha thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke i dëmtuar shumë procese, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Kosova nuk është duke e arritur asnjë sukses me këtë çka është duke e bërë. Serbia është duke i bërë të gjitha gjërat e këqija për Kosovën edhe ne prapë po shkojmë dhe bëjmë dialog me Serbinë. Në dialog nuk po bisedohet për dëmet e luftës së ashpër, për të pagjeturit. Institucionet duhet të jenë të vetëdijshme dhe të kenë masë reciprociteti me Serbinë”, thekson ai.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se sjellja e Qeverisë së Serbisë në raport me dialogun dhe me qasjen e përgjithshme që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, kanë qenë destruktive dhe ato po vazhdojnë të jenë të tilla.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet në Bruksel në nivelin politik dhe atë teknik dhe po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij dialogu, sipas Brukselit, është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalizim ky që është vënë edhe si kusht për të dyja vendet në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. (REL)

Arrestohet aktivisti i VV-së Nol Nushi

Policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi.

Lajmin e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.

Sipas “Vetëvendosjes”, Nushi është arrestuar pa asnjë sqarim, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu, kjo Lëvizje ka kërkuar që të ndalen menjëherë përndjekjet ndaj aktivistëve të tyre.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Në kohën kur Serbia ka rritur provokimet ndaj Republikës së Kosovës, duke kërcënuar edhe me luftë, pushteti kriminal përndjek dhe arreston aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ky pushtet i cili tashmë është dorëzuar para Serbisë, sonte në orët e mbrëmjes, ka arrestuar Koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nol Nushi.

Ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim.

Ky veprim i pushtetit tregon se klani “Pronto” po synon që në Kosovë të instalojë regjim autoritar.

Veprimet e tilla janë të papranueshme, prandaj kërkojmë lirim të mënjehershëm të aktivistit Nushi.

Po ashtu, kërkojmë që të ndalen menjëherë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë.

RADIO EVROPA E LIRË – SA ËSHTË PASURIA E TREPÇËS?

Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.

Ajo çka mund të thuhet për vlerën e këtij kombinati, sipas ish udhëheqësve të tij dhe njohësve të kësaj fushe, është se ky kombinat ka rezerva të mëdha të mineraleve, plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.

Ish-drejtori i Trepçës, Burhan Kavaja në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se nuk janë bërë hulumtime të detajuara dhe praktikisht është shumë vështirë të dihet vlera reale.

Siç thekson ai, çdo muaj kur të nxirren dhe shfrytëzohen sasitë e mineraleve, zbulohen të tjera të reja.

“Në vitin 1992 kemi bërë një vlerësim për të gjitha resurset e Kosovës, [vlera] ka qenë 505 miliardë [USD];  pjesa kryesore e tyre ka qenë thëngjilli, kaustobiolidet.  Atëherë pati mbetur që Trepça, në atë kohë potencialin material e ka pasur 85 miliardë dollarë. Mirëpo, tash nuk mund të themi sa [është vlera reale], se edhe në kohën kur e kanë shfrytëzuar serbët, edhe në kohën kur e kemi shfrytëzuar ne, nuk janë bërë kurrfarë kërkimeah, të cilat do të ishin të verifikuara dhe të kategorizuara”, shprehet Kavaja.

Për vlerën reale të kombinatit Trepça, thekson Kavaja, kërkohen hulumtime, incizimet, si dhe shpimet e nevojshme për të bërë verifikimin dhe kategorizimin e rezervave.

Por, ajo çka është reale, sipas Kavajës, është se në dhjetë vjetët e ardhshme Trepça me potencialin e vetë mund të shfrytëzohet në mënyrë racionale të prodhohet metali dhe të përpunohet.

Ish menaxheri i Trepçës, Ferat Shala thekson se për çështjen e pasurisë së Trepçës, para se të jipen shifra, duhet të kryhet një studim i fizibilitietit në baza shkencore dhe logjikën ekonomike.

“Pasuria është e madhe. Rezervat minerare janë të konsiderueshme, jemi realisht fuqi rajonale në fushën e plumbit, zinkut, arit dhe argjendit. Dhe duke llogaritur që në rajonin e Ballkanit dhe Evropën Juglindore askush nuk ka rezerva më të mëdha dhe duke pasur parasysh pozitën gjeografike që ka Kosova, për ne janë kapital i një rëndësie të madhe”, shton Shala.

Ndërkohë, Halil Qela, njohës i kësaj fushe, thotë se problemi kryesor është se Kosovës i mungon ligji për standardizimin e rezervave e që sipas tij, është kushti kryesor që do të tregonte se cila është sasia e rezervave minerale që mund të vlerësohen në bazë çmimeve aktuale që janë në bursë.

“Ne sot po flasim për diku 58 milion tonë xehe, por po them që mund të jenë edhe dhjetëra miliona të tjera që gjenden në këtë brez metalogjenik dhe nuk janë të studiuara ende në detaje që kanë një vlerë e që me standardet e sotme moderne ato mund të jenë një kategori që mund të shfrytëzohet. Edhe mund të jetë një kategori që për teknologjinë e sotme në botë nuk mund të shfrytëzohet”, shton Qela

Përveç aseteve dhe degëve të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, kombinati Trepça ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e 80-a, me mbi 21 mijë punëtorë.

Çështja e Trepçës është aktualizuar së fundi kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cili aktualisht është nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të kthehet në pronësi të shtetit.

Por, menjëherë pas këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës e kishe hequr nga rendi i ditës çështjen e pronësisë se këtij kombinati.

Më pas kishin pasuar protestat e mijëra qytetarëve të cilin kërkonin nga kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që të nxjerr një ligj, me të cilin Kuvendi i Kosovës, do ta rregullonte statusin e kombinatin metalurgjik, Trepça, duke e shndërruar atë në një ndërmarrje të veçantë publike./REL

Presidenti Thaçi bisedon në telefon me kryeministrin Vuçiç

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ka biseduar me telefon me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar sot në rrjetin Facebook presidenti Thaçi.

Në takimin e fundit në kuadër të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, më 24 janar në Bruksel, janë takuar delegacionet e nivelit më të lartë të të dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në delegacionin e Kosovës, pos presidentit, Hashim Thaçi, ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa në atë të Serbisë, pos presidentit, Tomisllav Nikolliq, ishte edhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Mos e hapni temën e rivizatimit të kufijve, mos punoni kundër Kosovës – Nga Adriatik Kelmendi

Është çmenduri që në kontekstin e provokimeve të fundit nga Beogradi dhe në aktualitetin e mjegulluar gjeopolitik, vetë Prishtina të iniciojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Kjo, për faktin e thjeshtë, se në fund vetë Kosova do të humbte së paku veriun e banuar me shumicë serbe dhe nuk do të fitonte asgjë si shkëmbim. Natyrisht, as komunat e Luginës së Preshevës.

SECILI SHQIPTAR që në këtë kohë lanson idenë e ndarjes së Kosovës, ose rivizatimit të kufijve në Ballkan, me ose pa vetëdije është duke ndihmuar rritjen e Serbisë.

Është çmenduri që në kontekstin e provokimeve të fundit nga Beogradi dhe në aktualitetin e mjegulluar gjeopolitik, vetë Prishtina të iniciojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Kjo, për faktin e thjeshtë, se në fund vetë Kosova do të humbte së paku veriun e banuar me shumicë serbe dhe nuk do të fitonte asgjë si shkëmbim. Natyrisht, as komunat e Luginës së Preshevës.
Në debatet tona të brendshme shqiptare është stërdiskutuar fakti se Shqipëria është e rrethuar me shqiptarë etnikë që jetojnë në territore kompakte jashtë kufijve të saj.

Sakaq, pak është nënvizuar se këtë fat e ka tash edhe Serbia. Serbia, duke dashur që të arrijë synimin e Serbisë së Madhe, ka zhvilluar dhe humbur katër luftëra, atë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, si dhe ka humbur pa luftë pjesë të territoreve të banuara me popullatë serbe, në rastin e pavarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Mirëpo, në këtë stad, më mirë qëndrojnë shqiptarët. Sot, lirisht mund të thuhet se shqiptarët i kanë dy shtete, Kosovën e Shqipërinë, si dhe janë etni shtetformuese në Maqedoni.
Serbët e kanë vetëm një shtet, Serbinë, porse kanë popullatë serbe jashtë kufijve të Serbisë – në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Kosovë.

A DUHET TASH që Prishtina në kohë paqeje t’ia bëjë të mundur Serbisë t’i bashkojë serbët brenda një shteti? Pse?!
Me çfarëdo lloj iniciative për lëvizjen e kufijve në Ballkan Serbia do të rritej, rrjedhimisht më shumë serbë do të jetonin brenda Serbisë.

Për më tepër, Prishtina jo se nuk do të duhej ta ndihmonte Serbinë që t’i bashkonte serbët në një shtet vetëm për inat, ose hakmarrje, por ky do të ishte edhe hap në kundërshtim të parimeve të SHBA-së dhe BE-së. Asnjë shtet i ri në Ballkan nuk është formuar mbi parimin etnik, por duke respektuar kufijtë e njësive konstitutive të ish-Jugosllavisë.

Ndonëse nuk është pranuar ende si e tillë nga Beogradi, Kosovën e pavarur e kanë njohur mbi 110 shtete, shumica prej të cilave janë demokracitë më të mëdha botërore, me territor të garantuar nga NATO-ja dhe BE-ja, e njohur si entitet i veçantë edhe nga OKB-ja me Rezolutën 1244, si dhe e kornizuar nga Tri Parimet e Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit është edhe Federata Ruse. Këto fakte do të duhej të mjaftonin që edhe shqiptarët e edhe serbët ta pranonin Kosovën e pavarur dhe integrale, si kompromisi i dakorduar i të gjitha forcave politike globale të mijëvjeçarit të ri, e cila përjashton idetë e krijimit të Shqipërisë Etnike ose “Shqipërisë së Madhe”, respektivisht Serbisë Etnike ose “Serbisë së Madhe”.

MIRËPO, EDHE TE kompromisi Kosovë, siç po e shohim, shtizat shqiptaro-serbe vazhdojnë të thyhen për një pjesë të serbëve dhe të shqiptarëve që janë zënë të jetojnë jashtë kufijve të shteteve që konsiderojnë se u takojnë etnikisht. Serbët që jetojnë në veri e që kërkojnë të jenë pjesë e Serbisë dhe shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës e që kërkojnë të bashkohen me Kosovën.
Pse të mos merremi vesh për këtë?, dëgjojmë të na thonë disa në Prishtinë dhe Tiranë këto ditë.

Përgjigjja e thjeshtë është: ngase nuk jemi të barabartë.
Hapja e kësaj mundësie pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, rrjedhimisht pa u anëtarësuar Kosova në OKB, në secilin variant do të mundë të çonte në humbje territori nga Kosova, pa gjasa reale që të përfitojë diçka si kundërshpërblim.
Asnjëherë deri më sot Beogradi nuk ka pranuar që të bëhet çfarëdo paraleleje ndërmjet komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe tri komunave të Luginës së Preshevës. Kjo, meqë Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, me ulëse në OKB dhe pa probleme të aderimit në institucione ndërkombëtare, në kufij të qartë (natyrisht, pa Kosovën, për ato shtete e organizata që e njohin Kosovën si të pavarur). Presheva, Medvegja e Bujanoci janë pjesë e kësaj Serbie të njohur ndërkombëtarisht. Beogradi zyrtar ushtron kontroll të plotë dhe të pacenuar të sovranitetit mbi këto komuna.

Por, njësoj nuk qëndron puna edhe me Kosovën, e cila ende nuk e ka rrumbullakuar procesin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, ende nuk është anëtare e OKB-së dhe e disa organizatave ndërkombëtare, si dhe nuk ushtron kontroll të plotë sovraniteti në komunat me shumicë serbe.
Për këtë arsye, vetëm Beogradit sot i konvenon që të flitet për rivizatim kufijsh. Ngase Serbia e Kosova janë të pabarabarta. Beogradi ka kontroll de fakto në pjesë të caktuara të territorit të Kosovës, Prishtina nuk ka kurrfarë kontrolli në Luginë të Preshevës.

Logjikisht: përse Beogradi do të pranonte të jepte territore të cilat i ka nën kontroll të vetin Prishtinës, kur Prishtina nuk ka asnjë kontroll në ato territore që do të mundte dikush t’i synonte për shkëmbim?!
Duke përdorur andrallat dhe romantizmat e disa shqiptarëve shkurtpamës të së sotmes, Beogradi vetëm sa do të ndihmohet në shitjen e idesë se edhe shqiptarët po pajtohen me ndarje të Kosovës. Kështu, me provokimet e njëpasnjëshme që po i shohim synon të arrijë një pozicionim të ri në kontrollin e territoreve me shumicë serbe në Kosovë, në mënyrë që nën vazhdën e ndryshimeve drastike që po ndodhin aktualisht në BE, në SHBA dhe me politikën ekspansioniste të Putinit në Rusi, të mundë të hapte në nivele të larta çështjen e ndarjes së Kosovës.

NË QOFTË SE edhe Prishtina e edhe Beogradi e kuptojnë se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë vetëm vullnete të shqiptarëve dhe të serbëve, porse ka pasur luftë, se ka pasur humbës e fitues dhe ka pasur një bashkësi ndërkombëtare që ka marrë pjesë në atë luftë, e ka vendosur paqen dhe ka treguar se ku janë kufijtë – atëherë do të ishte më e lehtë. Formula për shqiptarët dhe serbët e pakënaqur do të ishte zgjidhja evropiane për të drejta të komuniteteve pakicë në shtetet ku janë.
Në qoftë se edhe Kosova, edhe Serbia janë të sinqerta se dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të praktikojnë vlerat evropiane, nuk kanë se si të shprehen kundër të drejtave që duan komunitetet pakicë në vendet e tyre, në mënyrë që qytetarët e këtyre komuniteteve ta ndiejnë veten me të drejta të barabarta me popullin shumicë e jo qytetarë të rendit të dytë.
Në këtë frymë, në bazë të të drejtave të njeriut, do të mundë të avancoheshin statuset e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.
Si do të mundë të arrihej kjo?

Po në një Kosovë evropiane do të duhej të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë serb, njësoj siç do të duhej që në një Serbi evropiane të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë shqiptar.
Pra, me reciprocitet të plotë.
Përndryshe, nuk do të ishte e kapshme se si serbët në një Kosovë që përmbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë do të kishin më shumë të drejta sesa shqiptarët në një Serbi që përmbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë. Standardet e BE-së do të duhej të vlenin njësoj e barabar për të gjithë, dhe të mos jenë të dyfishta.

Përfundimisht, si dy shtete evropiane, Kosova dhe Serbia do të duhej ta njihnin sovranitetin e njëra-tjetrës reciprokisht. E nëse do të pajtoheshin plotësisht ndërmjet vete një ditë që në bazë të reciprocitetit të plotë të ketë edhe shkëmbim paqësor territoresh, mbase kjo s’do të paraqiste problem edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
Deri atëherë dhe në atë mundësi duhet pranuar realiteti i sotëm.
Ai flet qartë për të drejta të njeriut në kufijtë e tashëm dhe pamundësi për krijim të shteteve njëetnike.

[email protected]
Twitter: @adriatikk

Kosovë – Shteti u ndanë mbi 4 milionë euro në vit partive politike

Buxheti i Kosovës u ndanë më shumë se 4 milionë euro në vit partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në përbërjen aktuale të Kuvendit, përfaqësohen 13 parti politike.

Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë për rubrikën e e përjavshme “Fokus”, bëjnë të ditur se pagesa e partive politike bëhet sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike.

“Ndarjet e buxhetit për financimin e partive politike, sipas Ligjit të buxhetit është në nën-programin ‘Fondi për mbështetjen e partive politike’, kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nga 4,200,000 euro në total për të gjitha partitë politike për një vit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Mënyra e shpenzimit të këtyre mjeteve të buxhetit të shtetit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, vazhdon të mbetet çështje e diskutueshme. Ata thonë se partitë politike i shmangen publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimit financiar.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se subjektet politike, duke përjashtuar këtu Lëvizjen Vetëvendosje, e cila i bën publike këto shpenzime, kryesisht nuk i publikojnë këto të dhëna.

“Ka katër vjet që partitë politike nuk i publikojnë këto para dhe paratë tjera që vijnë nga kontributet e ligjshme. Në këtë drejtim, përgjigjja e shkurtër do të ishte, se nuk e dimë se çfarë po ndodh, nuk e dimë se kush i shpenzon paratë e taksapaguesve të Kosovës, nuk e dimë se si dhe për çfarë qëllime shpenzohen këto para dhe a shfrytëzohen ligjshëm këto mjete”, thekson Canhasi.

Përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në të shumtën e rasteve këto burime janë nga disa kompani private, të cilat më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publikë nga partia që e fiton pushtetin.

Megjithatë, disa nga partitë politike kanë dhënë prononcime për Radion Evropa e Lirë rreth mënyrës së shpenzimit të këtyre mjeteve.

Si fituese e zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës prin për kah shuma e mjeteve që i ndahet nga buxheti. Kësaj partie, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2016 i janë ndarë 1.290,00 euro.

Basri Musmurati, sekretar i kësaj partie në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se të gjitha këto mjete shpenzohen nëpërmjet projekteve që përgatiten paraprakisht.

“Këto mjete shpenzohen për të mbajtur gjallë subjektin politik në disa mënyra, disa mjete shpenzohen për çështje të ndryshme të brendshme të partisë, disa për paga, disa shpenzohen për të paguar administratorët në secilin degë të partisë, një pjesë e mjete shpenzohen për Grupin Parlamentar të PDK-së, disa mjete shpenzohen për aktivitete politik që mbahen në terren, seminare të ndryshme, ku shtrohen tema të ndryshme”, bën të ditur Musmurati.

Sipas tij, në çdo fund vit e bëjnë raportin financiar dhe e dorëzojnë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Subjekti tjetër politik që financohet nga buxheti i Kosovës, është Lidhja Demokratike e Kosovës. Kësaj partie, sipas KQZ-së në vitin 2016 i janë ndarë 1.050,00 euro.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë zyrtarë të kësaj partie nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Ndërkohë, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë që çdo herë publikojnë raportet e tyre dhe se janë transparentë në shpenzimin e mjeteve të buxhetit të shtetit.

Kësaj partie, nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike në vitin 2016 i janë ndarë 560 mijë euro.

Shkodran Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket shpenzimeve të partisë, gjithçka është transparente dhe ato janë të detajuara në ueb-faqen e tyre zyrtare dhe sipas tij “nuk ka asgjë që fshihet nga publiku apo nga institucionet përkatëse”.

“Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që i ka bërë publike të hyrat edhe shpenzimet e saj. Ato janë të publikuara në ueb faqen tonë. Të gjitha shpenzimet janë të detajuar dhe kryesisht janë shpenzime që bëhen për pagesa të zyrave dhe për aktivitet të ndryshme të partisë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se AAK-ja për vitin 2016 është financuar nga buxheti i Kosovës nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me shumën prej rreth 380 mijë eurosh.

Nga kjo shumë, shpjegon Tolaj, në bazë të Ligjit mbi financimin e subjekteve politike, 10 për qind e mjeteve i takojnë Grupit Parlamentar të AAK-së, të cilat mjete menaxhohen nga vetë Grupi Parlamentar dhe KQZ-ja.

“Rreth 85 për qind e buxhetit shpenzohen për paga dhe mëditje, ndërsa pjesa tjetërshpenzohen për blerje të mallrave dhe shërbimeve, reprezentacion, mirëmbajtje të zyrave dhe objekteve dhe mbulim të aktiviteteve për selinë dhe degët e AAK-së”, bën të ditur Tolaj.

Ai thekson se zyra e financave e AAK-së, në afatin maksimal prej një muaji, ashtu siç parashikohet me Ligjin në fuqi, do të hartojë dhe dorëzojë në KQZ raportin vjetor financiar dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e AAK-së.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën efitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër Raportet e Progresit që publikon Komisioni Evropian.

Edhe “Transparency International”, në një nga raportet e publikuara kishte tërhequr vërejtjen se situata është përkeqësuar nga mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive politike.(REL)

Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit

Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit e vendosur në Prishtinë

Në prag të Ditës ndërkombëtare të Holokaustit, në Kosovë është mbajtur akademi në ndërim të viktimave të Holokaustit.

Përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të shoqatave shqiptaro hebraike pjesëmarrës në këtë akademi kanë kujtuar viktimat e Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenarë për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë strehuan dhe mbrojtën hebrej.

Ruzhdi Shkodra kryetar i Organizatës shqiptarohebraike ka thënë se Kosova përgjatë viteve shënon Ditën ndërkombëtare të Holokaustit

“Sot e gjitha bota demokratike organizon ditën ndërkombëtare të kujtesës, kjo ngjarje qytetarët e Kosovës i gjen ballë hapur dhe krenar me familjet që strehuan dhe mbrojtën hebrenj”, ka thënë Shkodra.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.

Burrat nga Prekazi: Kush e prek Haradinajn, e ka ndezë luftën

Në rast se ekstradohet Ramush Haradinajt në Serbi, disa burra nuk do të rrinë duarkryq.

Dhjetëra ish-luftëtarë të Dukagjinit, porositën nga Prekazi, se në një rast të tillë, më nuk do të ketë paqe me Serbinë.

“Kjo është dëshmia më e mirë, siç ka thënë edhe Ramushi, kurrë nuk është boll për vendin”, ka deklaruar Daut Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“U bë pengesë për Serbinë dhe qëllimet e saj në Kosovë”, tha Fatmir Humolli.

“Nëse e prekin Ramushin, e kanë dhez luftën”, kanë deklaruar disa nga bashkëluftëtarët e Ramush Haradinajt.

TREPÇA KA VLERË 2 TRILIONË DOLLARË, PRANDAJ SERBIA NUK HEQ DORË PREJ SAJ

Nuk është e rastësishme këmbëngulja e Serbisë për pasurinë më me vlerë të Kosovës, Trepçën. Por, sa është saktësisht vlera e Trepçës, nga e cila nuk po heq dorë me presione të vazhdueshme qeveria e Serbisë?

Sipas presidentit shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja, Kosova me Trepçën ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, gjithnjë sipas hulumtimit më të fundit që instituti që drejton Muja ka realizuar në Kosovë gjatë muajit janar të këtij viti.

Muja ka thënë për mediat amerikane se Kosova dhe Trepça kanë rezerva të mëdha të mineraleve që llogariten të jenë prej rezervave më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.

Ai thotë për New York News se Serbia jo rastësisht po insiston për Trepçën dhe pasuritë minerale të Kosovës.

Sipas Mujës, shumë investitorë amerikanë dhe kanadezë janë duke shikuar mundësinë për të investuar në Kosovë për shkak të politikave të volitshme fiskale dhe ambientit miqësor ekonomik, por vlerëson se paqartësitë dhe definimi i këtyre pasurive të mëdha natyrore të ka Kosova në raport me Serbinë po pengon procesin e zhvillimit ekonomik.

Trepçka ka potencial për të gjeneruar qarkullim vjetor prej 4 miliardë dollarë.

Intervista – Abel: Llogaridhënia dhe integriteti institucional në Kosovë, shumë të dobëta

Transparency International

Koordinatorja rajonale e Transparency International, për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin, Cornelia Abel, i tha Radios Evropa e Lirë se në vendet e rajonit të Ballkanit “sistemi politik është i kapur dhe me pushtet të përqendruar tek partitë politike”.

Sipas saj një “numër i liderëve në Ballkan po shndërrohen në autokratë duke e ndjerë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth”. Ajo tha se “fuqia politike dhe financiare në Kosovë janë të përqëndruara në duart e qeverisë dhe sikurse edhe në gjithë Ballkanin, kemi të bëjmë me një sistem të kapur “.

Organizata Transparency International në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë i bën shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në mesin e vendeve më të korruptuara në botë?

Cornelia Abel: Rajoni i Ballkanit ka qenë i trazuar nga kjo çështje për një periudhë dhe procesi i anëtarësimit është përqendruar në këtë. Së fundi, në vendet kandidate dhe në përgjithësi në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta jo në Kroaci dhe Slloveni, është bërë një vlerësim i integritetit të sistemit dhe mbi të gjitha mundësinë e parandalimit të korrupsionit në sistem.

Koordinatorja rajonale e Transparency International, Cornelia Abel

Koordinatorja rajonale e Transparency International, Cornelia Abel

Rezultati i përgjithshëm i yni në rajon ishte se këtu kemi të bëjmë me sistemin e kapur politik, ku partitë politike kanë pushtet të madh dhe ekzekutivi i mbisundon të gjitha institucionet e tjera dhe nuk ka një ndarje të qartë të pushtetit në këto vende; ka një sistem të dobët të drejtësisë dhe organe të dobëta të sundimit të ligjit, megjithëse ka patur në vitet e kaluara më shumë vëmendje në to dhe ajo që është më shqetësuesja është se mediat dhe shoqëria civile po kërcënohen gjithnjë e më shumë.

Pra, çështja themelore këtu është se nuk kemi një sistem funksional të llogaridhënies dhe mekanizma të sundimit të ligjit dhe dikë që do të kërkonte llogaridhënie nga jashtë sistemit, e që do të ishin mediat dhe shoqëria civile, që janë të kërcënuara dhe të shtypura gjithnjë e më shumë. Kjo çon drejt problemeve të tjera që dalin nga niveli i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Nëse e vlerësojmë Kosovën, ajo është përballur me korrupsionin që prej vitesh. Por, çka i mungon Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Ju folët për Ballkanin në tërësi, por çka në veçanti me Kosovën?

Cornelia Abel: Kur flasim për Kosovën, ajo në indeksin tonë ka shënuar një rezultat të ulët në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit madje edhe më të ulët se sa Maqedonia e cila këtë vit ka rënë jashtëzakonisht shumë për shkak të krizës politike dhe ngjarjeve të tjera.

Ajo që shohim në Kosovë është se legjislacioni nuk është i dobët, por nuk zbatohet si duhet. Kjo ndodh gjithandej rajonit. Ajo që shohim posaçërisht në Kosovë, dhe jo vetëm në këtë vend, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. Është përmirësuar paksa në vitin 2016, sepse u krijua një task-forcë e hetimeve që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, pra ka hapa të ndërmarrë. Çështja më e madhe është se institucione të ndryshme që kishin përzierje të përgjegjësive nuk kanë bashkëpunuar, por e kanë penguar njëra tjetrën.

Problemi më i madh në Kosovë, e këtu ajo nuk është e vetmuar, është se llogaridhënia institucionale dhe integriteti institucional janë shumë të dobëta. Pastaj fuqia politike dhe financiare janë të koncentruara në duart e qeverisë dhe siç e thash edhe më herët ne kemi të bëjmë me një sistem të kapur e që i referohet edhe Kosovës. Përderisa edhe fuqia politike edhe ajo financiare janë të përqendruara tek një parti politike apo tek ajo që është në pushtet në këtë kohë, ato mund ta keqpërdorin gjithashtu.

Problemi më i madh është me prokurimin publik megjithëse janë bërë hapa në vitin 2016, por mbetet ende një çështje madhore ku mjetet financiare shkojnë në drejtim të gabuar dhe jo për përftime të qytetarëve, por për një numër të vogël të njerëzve. Dhe në fund, partitë kryesore politike po kontrollojnë institucionet e tjera dhe nuk ka ndarje të qartë të pushtetit në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse vendet e tjera po përballen me rritjen e liderëve populistë për shkak të korrupsionit, atëherë ku qëndron Ballkani?

Cornelia Abel: E saktë. Nëse e marrim Ballkanin, tashmë pjesërisht liderët me porosi populiste dhe autokrate kanë ardhur në pushtet. Merreni si shembull atë që po ndodh në Serbi. Ajo po ecë në këtë drejtim. Edhe në Bosnjë populizmi është përdorur shumë posaçërisht nga udhëheqësit e entiteteve që janë shumë të fuqishëm atje. Maqedonia tani, meqë Gruevski sërish ka arritur që të bëjë qeverinë dhe ka kërcënuar, e porosia këtu është autokrate. Autokracia dhe populizmi shkojnë së bashku.

Problemi kryesor këtu është se megjithëse autokratët u thonë njerëzve se ne do të krijojmë rend dhe do të përkujdesemi dhe do të bëhet më mirë, kur e shikoni më afër gjithë këtë e shihni se ka shumë më shumë interesa personale dhe që kryesisht shkon në kurriz të buxhetit të shtetit. Pastaj e shihni se mbyllet hapësira për shoqërinë civile, hapësira e mediave dhe këtë e kemi parë shumë në Ballkan në këto vitet e fundit.

Posaçërisht kishte shumë fokus për këtë në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, gjithandej ku mediat dhe gazetarët kanë raportuar në mënyrë kritike dhe janë kërcënuar dhe pjesërisht kjo vlen edhe për shoqërinë civile. Ka pak hapësirë për llogaridhënie kur bëhet fjalë për autokratët dhe duhet vetëm të shihet Turqia që nuk është larg nga Ballkani Perëndimor, ku në këto tri vitet e fundit i gjithë sistemi që ishte i ndarë ka rënë në duart e sistemit presidencial.

Kam frikë se një numër i liderëve në Ballkanin Perëndimor po shikojnë nga Trump, nga Putini, Orbani e Erdogani. Megjithëse në vende të vogla ata po e ndjejnë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth dhe unë shpreh shqetësimin tim për këtë gjë. (REL)

Rriten pakënaqësitë e minatorëve – kërkohet zbatimi i Ligjit për Trepçën

Trepça, Mitrovicë

Janë bërë afër tre muaj që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Trepçën dhe Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të krijojë ende Bordin mbikëqyrës të Trepçës, në mënyrë që të mund të fillohet me zbatimin e ligjit.

Sipas Ligjit për Trepçën, i miratuar në tetor të vitit të kaluar, qeverisja me Trepçën do të duhet bëhet nga Bordi Mbikëqyrës dhe Bordi Menaxhues.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk është bërë konstituimi i Bordi për Trepçën, porse është në proces e sipër.

Sipas tij, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Trepçën, ka gjashtë muaj afat për të themeluar Bordin për Trepçën.

“Ashtu siç parashihet edhe në ligj, duhet t’i funksionalizojmë këto struktura. Ne do ta themelojmë një grup pune, i cili do ta përcjellë zbatimin e Ligjit për Trepçën me detyra të sakta, për shkak se edhe në ligj, te shumica e vendimeve strategjike, kemi bërë një ndërlidhje institucionale në mes përgjegjësisë së Qeverisë dhe Kuvendit. Bëhet fjalë për një ndërmarrje, e cila do të jetë në pronësi të qeverisë, prandaj edhe nuk është gjë e lehtë dhe e thjeshtë zgjedhja e bordit dhe e strukturave të tjera për këtë çështje”, tha Stavileci.

Por, mosmiratimi i këtij bordi ka shtuar pakënaqësitë e minatorëve të Trepçës, thonë përfaqësues të sindikatës së Trepçës.

Sipas tyre, autoritetet e Kosovës kanë treguar neglizhencë në zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe rrjedhimisht kërkesat e minatorëve.

Shyqri Sadiku, kryetar i kësaj sindikate, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se minatorët janë në pritje të zbatimit të Ligjit për Trepçën dhe të kërkesave të tyre.

“Kemi bërë kërkesë te të gjitha institucionet e Kosovës, por asnjë nuk ka gjetur kohë të bisedojë rreth kërkesave të minatorëve. Me datën, 13.01.2017, punëtorët nuk kanë dashur të hyjnë të punojnë dhe kanë shtruar disa kërkesa. Kanë kërkuar edhe që të mbahet një tubim në muajin janar”, tha Sadiku.

Disa nga kërkesat e minatorëve, drejtuar institucioneve të Kosovës, sipas Sadikut, janë rritja e pagave 20 përqind në mënyrë lineare, sistematizimi i vendeve të punës, sigurimi i punëtorëve në nivel të lartë, duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe kushtet e rënda të punës, si dhe sëmundjet që shkaktohen në minierë.

Përveç tjerash, Sadiku tha se minatorët kërkojnë që të numërohet stazhi i punës prej vitit 1990 e tutje dhe të zbatohet Ligji i Punës dhe Marrëveshja Kolektive.

“Edhe pas miratimit të ligjit dhe para miratimit, të njëjtat kërkesa kanë qenë të shtruara dhe institucionet e Kosovës kanë qenë të informuara. Deri më tani, asnjë institucion nuk është marrë me këto kërkesa dhe pakënaqësitë e minatorëve janë rritur”, u shpreh Sadiku

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e Kosovës, sa ma parë që është e mundur, duhet të bëjë një bord mbikëqyrës dhe të fillojë zbatimi i Ligjit për Trepçën.

“Tani më Ligjin për Trepçën, në aspektin e përgjithshëm, janë arritur disa objektiva: Trepça nuk rrezikohet nga likuidimi dhe hyn në epokën zhvillimore. Por, që të ndodhë zhvillimi, pritet konstituimi edhe i bordit mbikëqyrës, edhe i bordit qeverisës, si institucione që obligohen pastaj t’i kryejnë të gjitha aktet nënligjore që e zyrtarizojnë atë plan zhvillimor, duke bërë edhe regjistrimin e ndërmarrjes, duke aprovuar edhe statutin, duke aprovuar edhe një plan zhvillimor”, tha Tmava.

Gjiganti metalurgjik Trepça në Mitrovicë, për 17 vjet, ishte pa një status të zgjidhur. Por, nga 7 tetori i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, me të cilin mëtohet të rimëkëmbet dhe rivitalizohet ndërmarrja.

Gjithashtu, Ligji ia ndërron edhe pronësinë kompleksit Trepça, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tek ekzekutivi.

Për të gjitha këto vite, Trepça llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e tetëdhjeta, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, ajo e kaloi fazën e mbijetesës dhe nuk numëronte më shumë se 1,400 punëtorë.

Opozita kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Kuvendi i Kosovës – Deputetët opozitar

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë dalë me qëndrime të përbashkëta kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, në formatin dhe përmbajtjen aktuale.

Në një konferencë të përbashkët për media, përfaqësuesit e këtyre tri partive politike thanë se vazhdimi i dialogut, “në kohën kur Serbia mbanë në fuqi urdhër arrestet kundër figurave politike të Kosovës, në kohën kur ndërton mure ndarëse në Mitrovicë dhe në kohën e nisjes së një treni provokues”, është i pakuptimtë.

Andaj, opozita kërkoi që dialogu të pezullohet dhe për këtë të deklarohet edhe Kuvendi i Kosovës.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se në fillim të procesit të dialogut, qeveria kishte premtuar se me anë të këtij procesi Kosova do të fitoj në fund njohjen e saj nga Serbia, do të fitoj në procesin e integrimit evropian dhe do të integroj komunitetin serb.

Të tri premtimet, vijoi ai, nuk janë realizuar, madje sipas tij, Serbia i ka intensifikuar veprimet e saj kundër shtetit të Kosovës, kurse përafrimi i Kosovës me BE-në është sfiduar seriozisht.

“Tani kemi nevojë që ta rishqyrtojmë dialogun”, ka thënë Konjufca.

Dialogun me Serbinë, sipas tij, asnjë qeveri nuk mund ta sheh si një të drejtë të saj, pasi që pozicioni i Kosovës në këto bisedime, duhet të jetë konsensus i rrafshit nacional.

Si masë kundër vazhdimit të dialogut në formën aktuale, tri partitë opozitare thanë se do të thirrin një seancë parlamentare, ku do të shqyrtohet pozicioni i Kosovës në bisedime, përfshi edhe kërkesën për pezullim të dialogut.

Në përvjetorin e vdekjes – Nazmi Lukaj jetoi një jetë si një simbol i mençurisë dhe urtësisë – Nga Skënder MULLIQI

Ky 24 janar shënon edhe një datë të dhembjes së madhe kur u nda nga kjo jetë gazetari dhe publicisti në zë nga Peja, Nazmi Lukaj. Lajmi nga Tirana për vdekjen e kolegut dhe mikut, Nazmi Lukaj ishte lajm që na stepi, ishte lajm që na la pa fjalë. U nda nga familja, farefisi dhe u nda nga Kosova dhe shqiptaria një penë e shquar e gazetarisë moderne. Portreti  dhe vepra e tij ishin  madheshtore  duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Ky përvjetor na sjellë edhe më shumë mall, dhembje dhe emocion njeherësh. Mu rikthyen ne mendje ato ditë të mbushura me plotë sakrificë, mu kthyen ne mendje gjithë ato ditë që i kaluam së bashku në gazeten ”Bota sot” ku punonim. Mu kujtuan ditët që i kalonim në qytetetin e bukur rrezë Alpeve Shqiptare. Kishin gjithë ato muhabete dhe ndeja së bashku, kishim nje jete dinamike së edhe vet zhvillimet në Kosovën e pas luftës imponuan një dinamizem të tillë. Kishin vullnetin dhe kurajon e përbashkët që të ndërtojmë shtet funksional, ligjor dhe shtet  demokratik. Rrugëtimi ynë  ishte i zorshëm së te zorshme na dolën edhe proceset e pasluftës. Ju vum përballë fenomeneve negative të paluftës për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj të përvujtuar shekuj më radhë . Shumë herë  ishte  kërcenuar nga strukturat kriminale të pasluftës . Por , gjithmonë qendroi vertikalisht karshi të gjithë sfidave të  jetës  . Ishte nder  penat  më te guximshme  shqiptare te  pasluftës .Zenitin në gazetari dhe në publicistik nuk e kishe të plotë  , së vdekja e ndau nga hovi i jetës , e ndau nga hovi i punës  në moshë të re .Ishte njeri ndër njerëzit të cilët i dhuroj shumë demokracisë dhe lirisë. Edhe para luftës u shqua më aktivitete të ndryshme të  karakterit kombëtar , për qka ishte rrahur  shpesh  nga policia serbe .Krahas kësaj ai   ishte edhe student shëmbullor në Fakultetin  Filozofik të Prishtinës. Edhe në këtë përvejtor nuk do të mungojnë buqetat dhe kurorat e luleve mbi varrin tend  aty ku prehesh .Nuk iu frikësove  vdekjës  për asnjë qast , edhe në ditët kur të kishte mundur  sëmundja e rëndë . Ti  gjete forcë për familjen dhe shokët ta dhuroje  gjithmonë atë buzëqeshjën tënde të qiltër dhe të sinqertë. Ishe shok , mik dhe profesor i dashur  për të gjithë . Nuk të harrojnë nxënësit dhe as kolegët e  gjimnazit Bedri Pejani , ku shperndave rreze diturie për shumë vite . Dhe shumë për Kosovën në jëtën tënde të shkurtër . Ishe dhe vdiqe kryelartë , sepse edhe vete jeta jote ishte e mbushur më krenarinë dhe lavdinë , të cilën e lë mbrapa .Nuk të kam harruar as unë , nuk të kan harruar dhe smund të harrojnë  as të tjerët edhe pse më  nuk je më  në mesin tonë . Kosova është as me shumë as me pak së një shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht për të cilën kauzë u angazhove gjithë jetën.Edhe sot në këtë përvjetor ne përkujtojmë mikun tonë të qmuar, Nazmi Lukaj . Sot e ndërojmë 6 vite pasi Nazmiu u nda nga familja e tij e ndëruar  dhe shoqëria . Sot , ne e shohim  disa herë më të madh Nazin  së sa ishte kur ai shkoj në botën e amshuar .Me kohën figura dhe përsonaliteti I tij poliendrik  po marrin përmasat më të mëdha , ato që ai I kishte më të vërtetë. Nazi,  jetoj një jetë si një simbol i menqurisë dhe i urtësisë dhe gjithë kjo rrezatoi në menyrën  më të fuqishme kontributin e pazëvendësueshem te tij si profesor, gazetar dhe publicist i  shquar.

Thaçi: Po nis kapitulli i fundit i bisedimeve me Serbinë

Kosova dhe Serbia po hapin kapitullin e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimet e radhës në Bruksel, ka nënvizuar Thaçi, pritet të udhëhiqen nga niveli i presidentëve të të dyja vendeve, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

“Përfundimisht ka ardhur koha që të hapet kapitulli i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

“Kapitulli i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore që nënkupton një normalizim në rrafshin politik, atij të sigurisë, në rrafshin ekonomik, të integrimeve rajonale e euro-atlantike, gjithmonë mbi vlerat dhe bazat e perspektivës evropiane të dy shteteve”, ka thënë Thaçi.

“Sa u përket çështjeve të brendshme, secili shtet është autonom, ka sovranitetin e vet dhe nuk do të negociohet asgjë sa u përket çështjeve tjera, të cilat mendohet se mund të diskutohen”, ka vijuar presidenti Thaçi.

Andaj, sipas tij, mund të diskutohen vetëm çështjet e normalizimit të raporteve ndërshtetërore dhe nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës.

Thaçi ka thënë se nuk mund ta parashikojë se sa do të zgjasë ky kapitull i bisedimeve, por ka preferuar që të përmbyllet sa më shpejt.

Sipas tij, Serbia, kohët e fundit, ka provokuar rëndë Kosovën qoftë me fletë-arrestet në fuqi, siç ishte rasti me Ramush Haradinajn, pastaj me murin në Mitrovicë dhe nisjen e trenit për në veri, çka ka nënvizuar ai, e bën të domosdoshme që të dyja vendet të diskutojnë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

“Definitivisht që zgjidhja më e mirë e mundshme është që të ndodhte njohja nga Serbia për Kosovën. Kjo do të nënkuptonte përmbylljen e këtij procesi të rëndësishëm të dialogut, fillimisht për çështje teknike dhe tani të një faze të avancuar të dialogut, apo të kapitullit të fundit të normalizimit që do të sillte përfundimisht edhe njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

Takimi i radhës, në nivel të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është thirrur për 24 janar, në Bruksel.(REL)

Anita Haradinaj: Në Uashington më pyetën shumë për ndalimin e Ramushit në Francë

Bashkëshortja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar për qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

“Ne Washington shkova me ftesat qe kishim une dhe Ramushi, per ceremonine e Inaugurimit te presidentit”, ka treguar Anita Muçaj.

“Takimi me kongresiste, bisedat me ta per Kosoven, per te berat dhe te paberat ne Kosove, bisedat per Ramushin, Ballo Inauguruese e Presidentit, kontaktet e para me njerez te fushave te ndryshme nga administrata e re, gjithcka ishte pervoje interesante”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Megjithe ndryshimet ne program, mungese te verejtshme nga shume njerez te Ramushit dhe pergjigjeve te shume pyetjeve per ndalesen e Ramushit ne France, vizita ishte e bukur dhe eksperience ndryshe!!!”, ka treguar Anita Muçaj.

“Washingtoni ishte ndryshe!!! Tradita ne nderrimin e administrates tregonte ekzistencen e demokracise!! Feste e proteste, te dyja ngertheheshin kaq bukur sa lente shume per te deshiruar!!! Urime Demokraci!!!”, ka shkruar ajo. /Express/

Pse harrohet historia e lavdishme e degës së LDK-së në Klinë!? – Nga Florim Zeqa

Reagim me shkas në përvjetorin e 27-të të degës së LDK-së në Klinë
Të gjitë ata që në kujtesën historike e mbajnë të freskët themelimin e degës së LDK-së në Klinë, nuk mund të shkojnë tutje pa e kujtuar vendin ku u mbajt kuvendi themeltar i degës. Ishte “Shtëpia e Kuvendeve të Rezistencës” në fshatin Bokshiq.
Ishte lagja Zeqa, respektivisht familjet; Zeqa, Musa, Uka dhe familjet e gjithë fshatit që i strehuan të gjithë delegatët e këtij kuvendi,…e rrezikuan vetën dhe familjet e tyre për të bërë të mundur mbajtjen e këtij kuvendi themeltar. Në oborret e tyre i vendosen të gjitha makinat, delegatëve pos strehimit të sigurtë, ju kthyen edhe drekë secili sipas mundësive, duke mos kursyer asgje nga te mirat materiale që kishin në dispozicion.
Me habit fakti, si munden ta harrojnë këtë histori jo shumë të largët gjenerata e asaj kohe, të pakët që kanë mbetur në kryesinë e kësaj dege,…për mbajtjen e një përvjetori simbolik, apo të paktën të vizitojnë bashkarisht vendin historik të themelimit të degës,  pra në ditën e përvjeorit të themelimit të degës të shkojnë në Bokshiq,…të ulën këmbëkryq në odën e madhe ku u ulën burrat më të mëdhenjë të asaj kohe, jo vetëm nga Klina, por nga Prishtina e gjithë Kosova.
Se a është e qëllimshme apo e rastësishme harresa e bastionit të LDK-së  nga ana drejtuesve aktual të Degës së LDK-së, e Bokshiqit historik, e vendit ku u vunë themelet e subjektit të parë politik shqiptar në këtë komunë, vend të cilin në fillim vitet e ’90-ta e patën vizituar pothuajse të gjithë themeluesit e LDK-së qendrore nga Prishtina,…për Bokshiqin atë kohë ishte folur edhe në departamentin e shtetit amerikan pas sulmit të forcave serbe mbi këtë fshat në 23 shkurtin e vitit 1993.
E keqja e madhe është, se me “shlyerjen ” nga kujtesa të kësaj pjese të lavdishme të historisë së LDK-së, po mohohet një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së rezistencës aktive paqësore e luftës së popullit tonë për çlirim nga pushtuesit serb.
Më mirë se askush tjetër e kujton Bokshiqin, bastionin e LDK-së së viteve të ’90-ta, themeluesi dhe ish kryetari i degës së LDK-së në Klinë, mëpastaj edhe  nënkryetari i LDK-së qendrore (Ibrahim Rugovës), zoti Anton Kolaj.
“Na thirren një herë në mbledhje në Bokshiq, dhe meqë nuk doja, si klinas, të vij vetem, pyeta kryesinë se kush mundet me ardhë në Bokshiq? Profesor Agani që rrallë shkonte në teren, tha a në Bokshiq është vendi im. Le të vij kush të doj , por unë jam i pari. Rrugës për në Bokshiq përpos tjerash, Fehmi Agani më tha edhe këtë: “Anton këta të këtyre fshatrave jane të mrekullueshëm” I pelqente shumë kultura organizative dhe mikëpritja. (Anton Kolaj).
Fshati Bokshiq i komunës së Klinës, në vitet e ’90-ta, ishte bërë halë në sy për pushtuesit serb. Pasi ky fshat ishte shëndrruar në bastion të LDK-së, bartës i të gjitha aktiviteve të rezistencës dhe qendresës paqësore për të gjithë klinasit. Në ketë vend u mbajtën të gjitha organizimet politike e atdhetare të asaj kohe të nivelit komunal dhe më gjerë.
Një thënje e urtë italiane  e thotë; “Të gjitha rrugët të dërgojnë për në Romë”, andaj është e pamunduar të përshkruash rrugëtimin e degës së LDK-së së Klinës pa kaluar nëpër Bokshiq.
Më mburrje dhe krenari atë kohë qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin “Kaqaniku i vogël”, ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin “Shtëpia e Kuvendeve te Rezistencës”.
Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve; Lidhjes Demokratike të Kosovës,dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë  (shtator 1990), Forumi i Rinisë i LDK-së (1990, 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar “Luigj Gurakuqi” (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.
Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës nderon më mirënjohje aktivin e LDK-së, dhe disa nga martirët, veprimtarët dhe aktivistët e  këtij fshati, siq kishte ndodhur me rastin e përurimit të Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistecës, ku është mbajtur Kuvendi i I-rë i degës së LDK-së në Klinë me ç’rast kryesia e degës së LDK-së ndau MIRËNJOHJE për Ali R. Zeqa (Martir i kombit, vdekur me 5 prill 1993 si pasojë e torturave serbe) për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe forcimin e LDK-së, forcë relevante politike në rrugën për realizimin e Pavarësisë së Kosovës (Klinë, 13.11.2005, nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i degës së LDK-së në Klinë, zoti Prenkë Gjetaj).
Shlyerja e kujtesës përveqse një sëmundje është veti i njerëzve të lig dhe naiv, shkurtpamës që nuk shofin përtej hundës së tyre, ndërsa kujtesa është shpërblimi më i mirë për të kaluarën e lavdishme dhe garancë e fuqishme për ardhmerinë e brezave.

Në takimin e Brukselit edhe presidenti Thaçi

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar për koha.net se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi.

Kujtojmë se të martën në mbrëmje, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, dhe nga vet ai, ndërsa ka theksuar se edhe nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë, raporton FoNet.

“Mendoj se do të ketë mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuara me serbë për të treguar muskujt. Për Serbinë, më e rëndësishmja është që t’i shmanget provokimeve”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij muaji, Serbia nisi një tren të mbushur me mbishkrime nacionaliste serbe nga stacioni qendror i Beogradit për në veri të Mitrovicës, por i cili u ndalua në Rashkë dhe u kthye mbrapsht për në Beograd. Liderët shtetërorë të Kosovës kanë thënë se vendimi për ndalim të hyrjes së këtij treni është marrë nga institucionet e Kosovës, kurse kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas ndalimit të hyrjes, mbajti një konferencë për media ku tha se vendimi për të mos lejuar kalimin e tij në Kosovë është marrë nga pala serbe, për të, siç tha ai, “shpëtuar jetë njerëzish”.

Policia e Kosovës kishte dërguar njësitet e saja speciale në kufi me Serbinë, përkatësisht në Jarinjë, për të penguar hyrjen e këtij treni, i cili në pjesën e jashtme kishte të shkruar me shkronja të mëdha dhe në disa gjuhë “Kosova është Serbi”, ndërsa në brendësi ishte i brenduar me ikonografi ortodokse. /Koha/

Prishtinë – Konferencë shkencore në mbrojtje të Haradinajt

“Gjenocidi serb në Kosovë”, është titulli i konferencës shkencore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të mbahet nesër (e hënë).

Kjo konferencë do të mbahet në solidarizim për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas arrestimit nga Policia franceze me urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte.

Konferenca organizohet në përkrahje për lirimin e menjëhershëm të të parit të AAK-së.

“Ju mirëpresim të ipni kontributin tuaj, në përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramush Haradinaj, kudo ku flitet shqip, ngase të gjithë shqiptarët po ndihemi të fyer”, thuhet në një njoftim.

Serbia vazhdon financimin e strukturave paralele

Strukturat paralele në veri ende po vazhdojnë të funksionojnë, pavarësisht se me marrëveshjen e arritur para më shumë se tre vjetësh në Bruksel parashihet shuarja e tyre. Për më tepër, Serbia edhe sot vazhdon t’i financojë ato struktura në komunat e banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Derisa ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje derisa të kalojnë tensionet, përfaqësues të Komunës së Mitrovicës së Jugut thonë se shumë shpejt do të ndërpritet financimi dhe do të arrihet shuarja e tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se Serbia nuk do ta ndërpresë financimin për strukturat paralele pasi që, sipas tyre, ajo nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me palën kosovare. Kurse, njohësit e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se me një praktikë të tillë Serbia vazhdon të tregojë se nuk është e gatshme të tërhiqet nga synimet e saj karshi territorit të Kosovës.

Një kujtim i shkurtër për burrin e Dardanisë prof.dr.Ibrahim Rugova – Nga Nue Oroshi

Sot është 11 vjetori i kalimit në amshim të Presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova. E nisi më vështirësi të madhe jetën politike. Ajo sikur ia kujtonte babain e masakruar nga pushtuesit serb, kur ky kishte vetëm 6 muaj jetë. Por i doli në krye, duke e ringjallur një pjesë të Shqipërisë Etnike me emrin Dardani. Ai gjithmonë thoshte se Shqipëria Etnike është projekt i gjeneratës së ardhshme. Ne jemi ajo gjeneratë e ardhshme. Asnjëherë në asnjë periudhë të re historike një lidër politikë shqiptarë nuk e ka pasur përkrahjen më të madhe të botës Perendimore sa e kishte prof.dr.Ibrahim Rugova. Kjo u pa kur fuqitë e NATOS bombarduan pushtuesit serb. Ai ishte lideri politik që ishte i lidhur ngushtë me popullin e tij shqiptar. Punoi dhe veproi politikisht e kombtarisht por edhe ndërroj jetë duke mbetur i pamposhtur. Ai nuk u mposhtë as nga partitë opozitare e as nga kundërshtarët e mbrendshëm mbrenda LDK. Për qështjet me interes kombëtar ai mblidhte të gjithë politikanët. Shpesh herë është kritikuar nga ndonjë lider apo analistë me pikpamje komuniste se nuk e kishte përkrahur sa duhet rezistencën kombëtare, për qlirimin e Kosovës. E ku ky vetë e kishte themëluar këtë rezistencë në krye me Adem Jasharin, Sali Qekun e Zahir Pajazitin. Komplotët që kanë ardhur më pas mbrenda kësaj rezistence janë qështje tjetër që do t’i zbardh historia e kësaj periudhe. Pavarsia e Kosovës është e identifikuar me emrin e prof.dr.Ibrahim Rugovës,deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë këtë fakt kjo është një qështje tjetër.

Kosova uroi presidentin Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një komunikate për opinion ka uruar Presidentin Trump duke nënvizuar siç tha energjinë dhe pasionin që presidenti Trump ka dëshmuar për përgjegjësinë në krye të shtetit.

“Kosova i ka gjithmonë sytë e drejtuar nga Uashingtoni. Jemi krenarë që ndajmë të njëjtat vlera, përparësi dhe aspirata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në urimin e presidentit Thaçi duke nënvizuar se në Kosovë ka konsensus të plotë për miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për marrëdhëniet e përbashkëta të posaçme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se “roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit. Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me udhëheqjen e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa, i cili thekson se qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e “popullit më proamerikan në glob”.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri amerikan për marrjen e detyrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, zoti Haradinaj, i cili ndodhet në Francë në pritje të një procesi gjyqësor, ka shprehur bindjen “se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump! Unë me zemër sot isha në Uashington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet”.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në urimin e tij tha se “Presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështesin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë. Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe amerikanët janë populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjellin në çdo kohë. Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës”, thuhet në komunikatën e zotit Limaj.

Inaugurimi i Presidentit të 45-të të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Dnald Trump është ndjekur me interesim edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara, vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj. Institucionet e Kosovës shfaqin shpresën për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe ato të integrimeve euroatlantike.

NATO: Pse Rusia e armatosi Serbinë 1 muaj para tensioneve me Kosovën?

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nënshkroi muajin e kaluar një marrëveshje me Rusinë për të marrë prej saj gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG 29, 30 tanke T 72 dhe mjete ushtarake BRDM-2, të cilat po ashtu do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak serb. Pas Ukrainës dhe Sirisë, Rusia ka furnizuar edhe Serbinë me armatime.

Këta janë avionë të vjetër, siç raportoi media ruse, në fund të vitit të kaluar dhe kanë nevojë për riparime, të cilat do t’i kryejnë autoritetet serbe.

Marrëveshja u nënshkrua më 21 dhjetor, gjatë vizitës së kryeministrit serb Vuçiç, në Rusi. NATO dhe vendet e tjera të rajonit janë shprehur të shqetësuar për këto lëvizje të Moskës, e cila duket se po dëshiron të forcojë edhe më pozitën e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin. Edhe më parë, kryeministri serb ka pasur në vëmendje ngritjen e kapaciteteve ushtarake të vendit.

“Deri në shtator të vitit 2016, ne do t’i kemi në gjendjen më të mirë të mundshme edhe njësitë ajrore – do të na vijnë pesë MIG 29 dhe tre MIG 21. Këta janë tetë gjuajtës serioz. Po punojmë edhe në GALEB 4 dhe shpresoj se do të arrijmë edhe marrëveshje dhe kontrata tjera të mira”, ka theksuar Vuçiç, para marrëveshjes me Rusinë.

Vuçiç e ka vlerësuar ushtrinë serbe si një fuqi dominante luftarake, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Vështrim Popullin të cilin e lë logjika , kusuritet më etikë përverse – Nga Skënder MULLIQI

Kemi ndëgjuar nga pleqët së kur shpëton jetë ose bëhët fjalë për diqka të mire edhe ia vlen rrena. Thuhet së me rrena nuk shkohet në Gjenet …Kur dikuash na therret në telefon e sna pelqen të komunikojmë më te , iu themi fëmijeve apo dikujt që qëllon aty ta ngrisë telefonin , e ka shumë raste kur e lëm zilen deri ne fund te bien pa e ngritur . Kur është fjala për të shpëtuar jetë njeriu rrena është e mirë …Rrenat përsonale apo rrenat e rrethit të ngusht familjar apo rrenat jo të kalibrit të madh , sigurisht së nuk janë të mira në krahasim më rrenat e mëdha publike të cilat kan të bëjnë shtet dhe komb . Rrenat e çdo ditëshme të pushtetarëve së punët i kemi mirë, pse mirë i kan punët ata përsonalisht , janë duke na kushtuar gjithnjë e më shumë si shtet. Që sa kohë ia kan nisur më rrena së më këtë datë apo më këtë vit do të kemi liberalizim të vizave , dhe nuk ka gjë nga ajo punë. Kosova ka mbetur i vetmi vend i izoluar si geto në Evropë .Natyrisht së zhgënjimi në popull po bëhët edhe më i madh në këtë kastë politike . Ka kohë që strukturat më të larta të shtetit kan dhënë deklarata të mbushura në rrena së nuk është e largët dita kur Kosova do të inkuadrohet në strukturat e BE-së. Na dolën krejt rrena edhe premtimet për 150 mijë të vende të reja të punës . Mos të flasinm për rrena të vogla ditore të cilat i kemi më bollëk ,dhe fare këta matrapazë politikë nuk po merzitën . E rrejtën publikun e gjëre edhe për çështje kapitale siq është “Zajednica” dhe Demarkacioni më Mal të Zi, së këto marrveshje gjoja nuk e rrezikojnë sovranitetin politik dhe territorial të Kosovës. E dihet së të dyjat këto tema janë tema që prekin rënd në statusin politik të Kosovës. Këto dy marrveshje dhe shumë marrveshje të tjera të firmosura më Serbinë , na dolën së janë marrveshje në dëm të Kosovës, e keta nuk e patën fare dert pse firmosën bllanko . Rrejtën para opinionit të gjërë public më rastin e ekzodit të dytë pas atij të vitit 1999 kur shqiptarët u larguan nën tytat e automatikëve serbë nga Kosova . U larguan shumë njerëz e këta bënin sehir duke na shitur kaqabardhica së ata që po largoheshin na paskan ajfona . Kan harruar rrenacakët e kombit , së qka kan për vete dhe familjët e tyre , ajfonat për fëmijët e pushtetarëve janë barazi më zero. Ata vozitën më veturat më moderne , kan vila të bukura në qdo cep të Kosovës, kan biznese të mëdha e të vogla dhe para më shumicë .Paftyrësia e tyre është që gjithmonë më rrena dhe mashtrime të qendrojnë në pushtet. Së fundi po na krekosën së ndalen vozin serb , thua së shqiptarët nuk e din forcën e tyre pushtetare .NATO dhe BE-ja ishin ata që dhanë urdhëra për kthimin e trenit shovenist ruso- serbë mbrapa , së tashmë ishte mbushur kupa nga opstrukcionet politike serbe dhe ishte mbushur kupa nga aktet e dhunshme për destabilizimin e Kosovës. Edhe, pas kësaj shumë do të dëshironin , të këtë ndonjë ndodhi tjetër politike që do tua zgjate pushtetin .Po i mbushin faqët e gazetave, televizionëve dhe portaleve më akuza dhe kunder akuza për çështje shumë periferike , të cilat pak ose fare pak i interesojnë popullit .Po rrejnë gjithashtu kur po shesin patriotizma , e dihet së patriotët nuk e vjedhin në mënyrë masovike popullin dhe shtetin e vet. Patriotët nuk uzurpojnë prona shoqërore , nuk zhvatin , dhe as nuk i vrasin bashkëkombasit e vet . Për patriotë , funksionon ashtu si duhet shteti ligjor .Nuk mungon angazhimi i qdo ditshem për rritjën e mirëqënjës dhe rritjen e ecurive ekonomike .Patriotët punojnë dhe japin çdo gjë na vetja , sikurse e ka bërë dikur këtë punë ,patrioti në zë , Haxhi Zeka. Këta po gjuajnë ashtu të shprehemi në hapësirë të zbrazët politike …E kan lodhur tashmë popullin më rrena të kushtueshme …Popullin të cilin e lë logjika , kusuritet më etikë perverse…

Takimi i radhës Kosovë – Serbi më 24 janar

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në një takim të nivelit të lartë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, më 24 janar në Bruksel.

Në një njoftim të zyrës së zonjë Mogherini thuhet se “zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian deh Ballkanin perëndimor në tërësi”.

Të shtunën autoritetet e Kosovës ndaluan hyrjen në Kosovë të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Zhvillimet rreth trenit nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve

Ekspertja britanike: Rusia mund ta njohë Kosovën

Një nga ekspertet më të respektuara të Britanisë së Madhe dhe komentuesve për çështje të Rusisë ka nxjerrë mundësinë e Rusisë që të njohë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trumpi t’i marrë frenat si President amerikan.

Mary Dejevsky, një ish-korrespondente nga Moska dhe Uashingtoni dhe tani autore në gazetën Guardian dhe anëtare në institutit Chatham House të Britanisë së Madhe, ngriti ide në revistën katolike Tablet të Britanisë në edicionin e 21 janarit, duke reflektuar mbi pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm Trump-Putin në të ardhmen e afërt.

Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, menjëherë pas inaugurimit të tij dhe të vendosin lidhjet amerikano-ruse në një bazë të re.

Dejevsky, e cila rregullisht takohet me udhëheqësit e Kremlinit nëpërmjet Grupit Valdai, që mbledh zyrtarët rusë çdo vjeshtë, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një pakete që synon mbylljen e çështjeve të ndryshme diplomatike të pas Luftës së Ftohtë që kanë ndjekur marrëdhëniet mes fuqive.

Në artikull, Dejevsky ka përshkruar Trump-in si një krijues të marrëveshjeve i cili së shpejti do të mund ta shohë nëse lideri rus ishte serioz për një marrëveshje dhe do të ecte përpara në në bërjen e aranzhimeve të reja, nëse do të ndihej i mashtruar.

Megjithatë, Dejevsky tha se Putin është duke investuar shumë në bërjen e një marrëveshjeje me Administratën e re amerikane, dhe nuk duket se do ta lë këtë mundësi t’i ikë, pasi kjo do ta dëmtonte rejtingun e tij të brendshëm.

Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm njohjen e Kosovës, një ish-krahinë e aleatit të saj të ngushtë Serbisë që u nda me ndihmën ushtarake perëndimore në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e plotë në vitin 2008.

Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA-të, kohë më parë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, pesë vende të BE-së dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur ende. Shtetet mosnjohëse përfshijnë edhe shumicën e vendeve në Amerikën Qendrore e Latine dhe Azi si dhe rreth gjysma e shteteve në Afrikë.

Ritmi i njohjeve është ngadalësuar edhe në vitet e fundit; vitin e kaluar Kosova u njoh nga vetëm dy shtete, Surinami dhe Singapori. Në total, 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.

Përderisa njohja ruse do të shihej si një rrugëdalje e madhe në Kosovë, ajo do të vinte si një goditje e madhe për aleatët historikë të Rusisë, Serbinë. Beogradi është zotuar të mos pranojë kurrë shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon ta pretendojë Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj shtetëror, edhe pse ajo ka rënë dakord për “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën nën ombrellën e BE-së. /kallxo.com/.

Enver Hasani: Veriu s’është Krimeja, por Serbia llogarit në trazira pas Gjykatës Speciale

“Serbia dëshiron që ta ruaj gjendjen e tensionuar në Kosovë me shpresën që kur të fillojë punën Gjykata Speciale, situata të dalë jashtë kontrolli, siç kishte ndodhur në vitin 2004”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai mendon se veriu i Kosovës dallon shumë nga rasti i Krimesë, ndërkaq nuk e përjashton mundësinë që si pasojë e tensioneve, një ditë Moska dhe Uashingtoni ta trajtojnë zgjidhjen e çështjes së veriut si problem të veçantë.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, po interpretohen si përpjekje e Serbisë për zbatimin e skenarit rus, të ngjashëm me rastin e Krimesë. Sa shihni ju ngjashmëri në këto dy raste?

Enver Hasani: Mendoj që skenari si i Krimesë, në rastin e Kosovës është shumë vështirë i zbatueshëm, për shumë arsye. Në Krime, siç dihet, ka pasur një flotë ruse, që ka qenë dhe është shekullore. Është një interes strategjik që rusët e kanë planifikuar që pas luftës së ftohtë si afërsi imediate e kufijve rus, ku hyjnë Ukraina, Gjeorgjia dhe të gjitha ato vende të cilat i kanë animuar konfliktet për të penguar ndikimin perëndimor në një afërsi imediate të Rusisë. Krimea është pjesë e saj dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend strategjik për sigurinë ruse.

Në rastin e Kosovës, një skenar i tillë është vështirë i realizueshëm për shkak se ai në rend të parë do ta vinte Serbinë në një pozitë jashtëzakonisht të palakmueshme, apo të një ‘mashe’ siç thuhet, në raportet e Evropës dhe botës perëndimore dhe që do të çonte në rend të parë në largimin e investimeve dhe në izolimin e Serbisë, marrë parasysh rrugën të cilën Serbia e synon me çdo kusht, pra rrugën e integrimit euro-atlantik.

Mirëpo, nëse merret parasysh tranzicioni që unë do ta quaja gjeo-strategjik si pasojë e zgjedhjeve në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku shihet qartë ndryshimi i politikës së jashtme amerikane kundrejt Evropës dhe strukturave të sigurisë euro-atlantike. Pra, në këso rrethana nuk përjashtohet mundësia që Serbia, në një nivel tjetër, do të thotë përmes riaktivizimit të forcave paramilitare të ish-policisë së Serbisë, të krijojë struktura paralele në mënyrë që bisedimet në nivelin më të lartë ose diskutimet ruso-amerikane dhe aleatëve perëndimor, Kosova të jetë në defansivë si pasojë e veprimeve të tilla serbe.

Radio Evropa e Lirë: Sa shihni këtu rritjen e ndikimit rus në vendimmarrjet në Serbi karshi Kosovës dhe pjesës veriore të saj?

Enver Hasani: Këtu, sigurisht që ka ndikim rus dhe kalkulimet e Serbisë bëhen gjithmonë mbi shpresat e saj se Rusia mund të jetë e fuqizuar tash në dritën e ndryshimeve të reja përgjithësisht në planin global.

Kjo është parë në planin e Alepos dhe në radikalizmin e konfliktit dhe tragjedisë siriane. Dhe, tash Kosova, përkatësisht këto sjellje të Serbisë, janë hap në vijim të atyre kalkulimeve që po i bëjnë serbët. Por, po shihet qartë që serbët këtë e bëjnë me dy mendje, sepse e dinë që një ofensivë e tillë në mënyrë të hapur, siç e bënë dhe po duan ta bëjnë këtë ditë, mundet t’u sjell probleme serioze Serbisë sa i përket integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni sjelljen e lidershipit të Kosovës në raport me zhvillimet e fundit në veri marrë parasysh atë që u tha edhe nga presidenti Hashim Thaçi se Serbia ka pretendime të hapura ndaj veriut të Kosovës?

Enver Hasani: Serbia ka pretendime jo vetëm ndaj pjesës veriore të Kosovës, por në përgjithësi. Por, në veri e ka më lehtë, sepse e ka një shumicë të koncentruar serbe.

Problemi është, ashtu si e shoh unë, që Serbia si qëllim imediat me trenin apo lëvizjet e fundit, ka si synim mbajtjen gjallë të diskursit apo situatës së tensionuar me një retorikë të theksuar nacionaliste në Kosovë, për shkak të hapave që priten të ndërmerren nga ana e Gjykatës Speciale.

Andaj, Serbia dëshiron që ta ruaj këtë situatë me tensione me shpresën që kur të fillojë veprimi i Gjykatës Speciale, situata në Kosovë do të dalë jashtë kontrolli, siç kishte dalë në vitin 2004, gjë që do të ishte një katastrofë e madhe për Kosovën dhe konsolidimin e shtetësisë së saj në planin ndërkombëtar nëse do të përsëritej një skenar i tillë.

Unë besoj që ky është skenari imediat dhe kalkulimi i Serbisë, ndërkohë që në një afat më të gjatë ajo llogaritë që çështja e veriut të Kosovës të jetë pjesë e dialogut global, amerikano-rus që pritet të zhvillohet në të ardhmen dhe dinamikave tjera të sigurisë euro-atlantike.

Se sa do ta arrijë këtë qëllim Serbia, unë besoj që nuk duhet neglizhuar këtë rrethanë dhe Kosova duhet të sillet jo me retorikë boshe, agresive, por të bëhet kalkulimi se sa mundet Kosova të projektojë forcë afatgjatë për ruajtjen e sovranitetit. Nëse ky kalkulim nuk bëhet, atëherë del veprimi me ROSU (Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës) një herë, dy apo tri herë, por dikur del se Kosova nuk po tregohet serioze dhe e aftë për ta ruajtur integritetin territorial.

Tek e fundit, duhet të dihet që konsolidimi i shtetësisë së Kosovës dhe integritetit territorial vetëm me masa represive, është problem.

Prandaj, duhet të dihet se deri në ç’masë mund të neutralizohet si rrezik i sigurisë ndërhyrja serbe në veri dhe sa është pjesë tjetër e procesit politik (dialogut) që domosdo duhet të vazhdoj në një format tjetër, pasi që ky format (i dialogut) po shihet qartë se është komprometuar.

Në moment që po shihet qartë se ka ndryshim të kursit të politikës së jashtme amerikane sa u përket çështjeve të sigurisë globale, me fokus të veçantë Evropën, atëherë edhe pozita e Evropës edhe e Kosovës në dialog karshi Serbisë dobësohet dhe është dobësuar.

Radio Evropa e Lirë: Me fjalë tjera, besoni që zhvillimet në veri dhe ato që do të pasojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale, sikur po ndikojnë dhe e bëjnë të paqartë vet tërësinë, hapësirën territoriale të Kosovës?

Enver Hasani: E bëjnë, sepse këtu nuk duhet të shikohet çështja e pjesës veriore si diçka që duhet të mbrohet vetëm nga një garniturë e caktuar e politikanëve. Ajo është interes shtetëror dhe nuk është interes partiak e politik.

Nga ky nuk mund të përfitojnë, vetëm mund të krijojnë një kaos të ngjashëm me vitin 2004, nëse kalkulimet nuk bëhen mbi bazat shtetërore dhe unë me sa po shoh dhe po kuptoj më shumë ka kalkulime për interesa për dinamika të brendshme politike, sesa të një plani afatgjatë për ri-intgrim të veriut në Kosovë.

Kjo është rrethana në të cilën Serbia po kalkulon. Duke e ditur saktë se Gjykata Speciale duhet të veproj dhe me këto veprime, Serbia po i fryn zjarrit me shpresën që strukturat qendrore të Kosovës do të tregohen të paafta për ta menaxhuar situatën në rast të fillimit të punës së Gjykatës Speciale.

Një paaftësi e tillë, më pastaj, do të shfrytëzohej nga Serbia që t’u thotë aleatëve perëndimor dhe botës se nuk është çështje vetëm veriu, por e komplet dobësia e strukturave të shtetit të Kosovës të cilat janë të paafta të tregohen gardian të integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sipas kësaj që thoni, gjeopolitika do të kthej sërish një lloj përplasje të interesave ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, perëndimit në Kosovë dhe rajon?

Enver Hasani: Fuqishëm jam i bindur që çështja e Kosovës, funksionimi i institucioneve të Kosovës, konsolidimi i shtetësisë, puna e Gjykatës Speciale, veriu, janë tema të cilat domosdo do të jenë në agjendën globale amerikano – ruse, por shumë më poshtë sesa që mendojmë ne.

Mendoj se këtë duhet ta kemi parasysh, pra shumë më poshtë sesa që e mendojmë ne. Mendoj kështu sepse problemi i sigurisë në Lindjen e Mesme është problemi parësor i sigurisë euro-atlantike. Atje rrezikohet siguria euro-atlantike nga interesat imediate ruse. Do të thotë është problemi i Sirisë, i Iranit, i Irakut dhe e shihni edhe Turqinë me politikën tërësisht të gabuar të Erdoganit i cili deri në marrëzi është i orientuar kah Rusia që do të provohet në të ardhmen se është fatale për shtetin turk.

Kurse Kosova, bën pjesë në ato probleme tjera të sigurisë evropiane, ku në çdo kombinim, Evropa mbetet partnere e SHBA-së sa i përket çështjes së sigurisë. Evropa e ka fare të qartë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë Evropë stabile.

Por, edhe Serbia e ka problem, sepse është e izoluar. Asnjë vend, në rajon, nuk është me orientim pro-rus, përveç segmenteve të caktuara të shoqërisë serbe përfshirë edhe establishmentin aktual atje. I gjithë Ballkani dhe i gjithë orientimi evropian është anti-rus. Kështu që Serbia e ka problem ta heq maskën, sepse nuk do të mund të shërbente si lokomotivë për ta shtyrë rajonin kah Rusia.

Megjithatë, roli i Serbisë dhe i Rusisë në këtë pjesë do të jetë një rol me të cilin duhet të llogarisë të përballet perëndimi, përkatësisht SHBA-të dhe Evropa. Prandaj Kosova në këtë drejtim ka pozitë shumë më të dobësuar, sesa që kishte para 10 -15 viteve, sepse ka ndërruar balanci, raporti global i forcave, në rend të parë rreth Lindjes së Mesme, sepse për shembull, pa Rusinë s’mund të arrihet zgjidhja e problemit të Sirisë, sikurse edhe në vende tjera në atë pjesë.

Ato janë probleme me peshë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, krahasuar me Kosovën. Andaj, Kosova duhet ta ketë parasysh këtë, e sidomos duhet ta kenë parasysh ata që mendojnë se vetëm me forca represive të integrohet veriu. Mendoj se e kanë tërësisht gabim. (REL)

Hashim Thaçi e ka patur aleat Kelmendin që nuk e njeh Skënderbeun, Perandorinë osmane nuk e quan pushtuese dhe turqit i quan vëllezër

Lind pyetja se si është e mundur që në Parlamentin e Kosovës të kemi deputetë si Kelmendi që nuk e njeh Skënderbeun, Perandorinë Osmane nuk e quan pushtuese dhe turqit i quan vëllezër.

Mos harrojmë se kjo partia e tij ka qenë aleate me partinë e Hashim Thaçit!
Deputeti shqiptar kundër përkujtimit dhe nderimit të Skënderbeut: Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese, ne jemi vëllezër me turqit

Më 17 Janar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 549-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Si sot, 549 vjet më parë, ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Heroi ynë kombëtar ishte i pari që realizoi një bashkim politik të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës dhe për çerek shekulli ndali perandorinë më të fuqishme të kohës që të depërtonte në zemër të Evropës.

Me luftën e tij të paepur, ai i dëshmoi mbarë botës se edhe një popull i vogël si yni mund t’i bëjë ballë një fuqie të madhe në luftë të drejtë për liri.

Figura e Skënderbeut ka mbajtur të pashuar dashurinë e shqiptarëve për liri dhe orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit.

Vepra e tij frymëzoi rilindjen tonë kombëtare, qëndresën ndaj pushtuesve, luftën çlirimtare në Kosovë dhe do të na frymëzojë edhe në të ardhmen për konsolidimin e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka shkruar Thaçi.

Por, deputeti shqiptar në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, është irrituar pse Thaçi ka thënë që Skënderbeu ka luftuar kundër pushtuesve.

Sipas tij, Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese në trevat shqiptare, pasi shqiptarët u bënë me dëshirë pjesë e saj.

“I nderuar President Thaçi,

Sot paskeni uruar ditëlindjen e Skënderbeut.

Ajo çka më bëri përshtypje në urimin e juaj është fakti se perandorinë osmane e cilësoni pushtuese.

Është e drejtë edhe e juaja edhe e imja të kemi mendime të ndryshme për perandorinë osmane.

Ju, para disa ditëve ishit në vizitë zyrtare te Presidenti i Republikës së Turqisë Erdogan, ku u pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Presidenti Erdogan ka bërë dhe vazhdon të bëj shumë për Kosovën, dhe ky epitet që sot ja dhatë perandorisë osmane, duke e quajtur pushtuese, ju e goditët keq Erdoganin, e goditët keq Turqinë dhe gjithë ata shqiptarë që perandorinë osmane nuk e cilësojnë pushtuese.

Mos harroni se ju jeni President i Kosovës, dhe deklarat e tilla nuk i bëjnë mirë raporteve Kosovë -Turqi.

Ditë më parë ju ishit ndër ata që urdhëruat kthimin e trenit rus mbrapa në serbi ( për hirë të korrektësisë, ju kam cituar si një ndër meritorët).

Por, çka nëse serbia nuk ndalet me kaq?

A do të mundesh të kërkosh ndihmë nga Turqia nëse Serbia kërcënon ushtarakisht Kosovën?

Deri me tani përveç investimit turk në Kosovë mbi 350 milion dollarë, Turqia ka dhuruar autoblinda policore-ushtarake, është duke investuar në shkollimin e pilotëve, policëve dhe oficerëve tanë në vendin e saj.

Është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon të loboj për pavarësinë e Kosovës.

Nëse i referohemi termit të juaj ” pushtues” për perandorinë osmane, mos harro se pjesë përbërëse e kësaj perandorie osmane kanë qenë shumë shqiptarë, dhe sipas jush ne i kemi vetpushtuar trevat tona.

Unë dhe shumë qytetarë të Kosovës e dijmë mirë pse e ke uruar ditëlindjen e Skënderbeut, pse po përkulesh para varrezave serbe ku shkruan se janë të vrarë nga “terroristët shqiptarë”.

Por nuk të ka hije, je President i një vendi për të cilin është derdh shumë gjak, dhe mos e shkatërro këtë vend për interesa personale” ka shkruar deputeti Kelmendi.


Send this to a friend