VOAL

VOAL

Presidenti Thaçi i kërkon LDK-së të mos manipulojë me vrasjet e pasluftës, por t’i zbulojë ato

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi është përfshirë në debatin për vrasjet politike. Ka kërkuar nga LDK-ja të mos i politizojë këto vrasje por të ndihmojë drejtësinë në zbardhjen e tyre.

Deklaratën e ka dhënë në një intervistë për KosovaPress, ku ka thënë se është në pritje të veprimeve nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, të cilit i ka kërkuar publikisht t’i zbardhë vrasjet e pasluftës.

“Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë”, ka thënë Thaçi.

“Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj është obligim i partive politike dhe institucioneve në vend që t’i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im”, ka shtuar ai.

Temën e vrasjeve politike e ka rikthyer në debat LDK në përvjetorin e Partisë në Podujevë. Atje, Agim Veliu kërkoi nga Shtetit zbardhjen e vrasjeve politike.
Pas kësaj kërkese kanë reaguar edhe familjarët e personave të vrarë pasluftës duke i quajtur fushatë për përfitime të votave riaktuaizimin e kësaj teme në prag të zgjedhjeve lokale.

Veseli: Do ta kemi ushtrinë dhe miqësinë me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka siguruar qytetarët se “do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës”.

Në Konventën e tetë zgjedhore të PDK-së, Veseli ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe anëtare dinjitoze e NATO-s.

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e faktorit ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, përballë institucioneve të larta të Kosovës.

Por, Kadri Veseli ka garantuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimin Evropian nuk do të prishet, përkundrazi, siç ka thënë ai, partneriteti ndërkombëtar do të fuqizohet.

“Janë njerëzit e PDK-së që kanë meritat më të mëdha për partneritetintonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Me vizionin tonë, me besimin e madh të qytetarëve të Kosovës, e garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti. Aleanca me perëndimin, e lindur në ditët e rënda të luftës sonë çlirimtare, është vlera më e pacenueshme e jona”, ka thënë Veseli.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Hashim Thaçi dërgoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e kanë cilësuar “hap të njëanshëm”.

Por, presidenti Thaçi, që ka ‘kërcënuar pak ditë më parë me dorëheqje në rast të mosvotimit të ushtrisë së Kosovës në Kuvend’’, ka ripërsëritur garancitë për partnerët ndërkombëtarë se i gjithë procesi i transformimit, do të zbatohet në koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duhet të zgjidhet “në koordinim me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Analistët në Kosovë thonë se vendimet e mundshme për ta çuar përpara Ligjin për ushtrinë mund të acarojnë më tepër raportet e Kosovës me faktorët ndërkombëtarë dhe t’i vënë në rrezik ato.

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur shqetësues ‘rebelimin e Thaçit karshi aleatëve”. Sipas Pallaskës, burim kryesor i sigurisë kombëtare është pikërisht raporti i Kosovës me aleatët, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-n.

“Nuk ka armatim ushtarak që do ta zëvendësonte këtë element të sigurisë kombëtare. Edhe sikur ta investonim gjithë buxhetin e vendit për dhjetë vitet e ardhshme në armatim, ne nuk kemi kapacitet për ta zëvendësuar këtë element të sigurisë kombëtare”, ka thënë Pallaska.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e edhe ndërmjet vetë drejtuesve të institucioneve të larta të vendit.(REL)

Hoxhaj e pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se e ka marrë notën origjinale të njohjes se pavarësisë se Kosovës nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi, e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së jashtme me 113 letrat e tjera të njohjeve” ka shkruar Hoxhaj në rrjetin Facebook.

Më 27 shkurt të këtij viti, autoritetet thanë se Bangladeshi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mustafa: Projektligji për Ushtrinë do të procedohet në Kuvend brenda afatit ligjor

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Projektligji për FSK-në do të dërgohet në Kuvend brenda afatit ligjor, duke shtuar se këtë do ta bëjnë në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky projektligj në afatin ligjor do të kthehet në rrugën përkatëse. Opinionet janë marrë dhe janë duke u realizuar në Zyrën e Kryeministrit pra në zyrat përkatëse dhe ajo do të arrijë në kuvend në afatin ligjor”, thotë ai.

 

Mustafa po ashtu ka siguruar se i gjithë procesi për transformimin e FSK-së në ushtri do të bëhet në partneritet dhe koordinim të plotë me ShBA-në, NATO-n, si dhe institucionet vendore, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam i bindur që ushtria duhet të bëhet, por këtë do ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë në bashkëpunim dhe partneritet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Nato-s sepse edhe ashtu e kemi themeluar si FSK-në, e kemi ndërtuar në partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n. Unë mendoj se në këtë formë duhet të vazhdohet dhe askush nuk ka dëshirë që t’i ikë këtij partneriteti sepse vetëm në këtë formë ne do ta keni një ushtri të mirëfilltë dhe unë mendoj se do të kemi një koordinim të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që kjo të bëhet në këtë formë dhe do të arrijmë ta bëjmë ushtrinë.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë një vizite që realizoi në Mitrovicë, ku u njoh për së afërmi me gjendjen në të cilën operojnë bizneset në këtë rajon.

Dhunohet me shufra metali aktivisti i VV, ja mesazhi që i dhanë autorët

Aktivisti i Vetëvendosjes është dhunuar mbrëmjen e djeshme kur shoqëronte sekretarin organizativ të kësaj partie. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:35, kur persona të panjohur e kanë sulmuar Agron Kabashin, i cili kishte shoqëruar me makinë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e një televizioni në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi ka lënë Molliqajn dhe po kthehej me makinë.

Ai është goditur me shufra metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe tani ndodhet në Qendrën Emergjente të QKUK’së, raportojnë mediat në Kosovë.

Nga dëshmitë e para mësohet se autorët e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, duke lënë shkas se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetevendosje!.

Momentalisht policia po heton mbi ngjarjen, ndërsa gjendja shëndetësore e Agronit është stabilizuar.

Ethet e zgjedhjeve kanë nisë:Sipas sondazheve të Rrokum TV: VV e para, pastaj PDK, AAK-Nisma, LDK në bisht

Qytetaret e Kosovës i kane dhanë votat e tyre për partitë politike në vend, ne një matje të opinionit te organizuar nga emisioni Rrokum Roll.

Sipas votimit direkt, qe qytetaret e kane bërë si përmes telefonit ashtu edhe përmes votimit ne Facebook, ka dale një rezultat qe për shumëkënd mundet me qene befasues.

Subjekti politik ma i votuar ka dalë Vetevendosje me 3600 vota, e pasuar nga PDK me 1531 vota, derisa e treta ka dale koalicioni AAK-Nisma me 940 vota. Në renditje sdipas votave e katërta parti në vend ka dalë LDK me 703 vota, e pesta AKR me 362 vota, ndërsa e fundit ka dale Alternativa me 120 vota.

Ne ketë votim kane marre pjese gjithsejtë 7256 votues.

Thaçi: Njerëzit nën hetime jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Njerëzit nën hetime, të mos lejohen jo vetëm të marrin poste publike, por as të përfshihen në listat zgjedhore”, ka deklaruar Thaçi.

Këto komente,ai i bëri në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Ëestminster për Demokraci në Kosovë”.

Synojmë që në Kosovë të kemi parti politike gjithëpërfshirëse e transparente, tha Thaçi.

Nisma e tij për miratimin e një kodi për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, është mbështetur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell. Ai tha se sondazhet tregojnë se partitë politike janë më së paku të besueshme nga qytetarët.

“Ky fakt, është mjaftë shqetësues për Britaninë e Madhe. Andaj, ne kemi ofruar eksperiencën tonë që partitë politike të bëhen më përgjegjëse dhe transparente dhe së bashkua ta luftojnë të keqën”, ka thënë O’Conell.

“Populli duhet të kërkoj më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe t’i mbajë ato llogaridhënëse”, theksoi ai.

Por, brenda partive politike, vijoi ai, ka njerëz që janë nën hetime për vepra kriminale.

“Si mund të presim që kriminelët të japin llogari qytetarëve të vet”, theksoi ambasadori O’Conell.

“Duhet të kemi parti politike të shëndosha, demokratike e transparente”, theksoi O’Conell, duke u pajtuar plotësisht me nismën e presidentit Thaçi, për miratimin e kodit për dekriminalizimin e skenës politike.

Qëllimi i kësaj konference, u tha se është të ndihmohen proceset demokratike në Kosovë dhe të ndikohet te partitë politike të rrisin transparencën e financimit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë para votuesve.

Serbia nuk mund të anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Serbisë nuk ka mundësi që të anulojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tilla shërbejnë vetëm për nevojat e brendshme të udhëheqësve shtetërorë në Serbi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Deklarimet e Kelmendit pasuan qëndrimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar, sipas të cilit qeveria e tij ka marrë “vendim për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj”.

Vuçiq tha se “ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit “Trepça”, në nëntor të vitit të kaluar kur, sipas tij, “ka anuluar” një vendim të Kuvendit të Kosovës që ka miratuar Ligjin për Kombinatin.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pronat e paluajtshme, që nxiti reagimin e Serbisë, u tha se ‘bazohej në ligjet dhe në Kushtetutën e Kosovës”.

“Ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit dhe ato vendime të Qeverisë së Serbisë janë inekzistente dhe jo valide për tërë territorin e Kosovës. Ato, ai [kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq] mund t’i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Ligji ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk i jep mundësi Qeverisë së Serbisë për të anuluar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se zyrtarë të Serbisë e kanë interpretuar gabimisht ligjin ndërkombëtar, pasi sipas tij, ditën e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, e gjithë pasuria e patundshme i takon shtetit që krijohet.

“Ajo nuk mund të bëhet për dy arsye: arsyet kushtuese dhe ligjit ndërkombëtar. Arsyet kushtetuese janë se Serbia nuk ka asnjë juridiksion ndaj Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur. Kurse arsyet e ligjit ndërkombëtar, që Serbia dhe juristët e tyre i dinë, që në momentin kur një shtet fiton pavarësinë, e që është rasti i Kosovës, ditën e shpalljes se pavarësisë, krejt pasuria e patundshmëria e shtetit pararendës i takon shtetit që krijohet”.

Hasani, deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ndërkaq i konsideron ‘marketing për qëllime politike të brendshme’.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka vendosur që të gjithë pronën e patundshme të regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, ta kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës.

Edhe sipas planit të Ahtisarit “prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e Marrëveshjes, do t’i kalohet në pronësi Kosovës”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, thotë se sipërfaqja më e madhe e regjistruar në emër të Republikës Federale të Jugosllavisë, kanë qenë pronat e Ushtrisë së Jugosllavisë.

“Të gjitha pronat që kanë të bëjnë më Armatën e Jugosllavisë, ajo ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të numrit të objekteve dhe hapësirave në territorin e Kosovës, të gjitha institucionet shtetërore federative të asaj kohe . Pastaj, të gjitha institucionet republikane të Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës. Janë rreth 85 titullarë që kanë më shumë se një pronë”.

Pak vite më parë, autoritetet serbe patën deklaruar se pronat e shtetit të Serbisë në Kosovë përfshijnë një numër të madh edhe të ndërmarrjeve publike, por edhe pasuri tjetër tokësore, përfshirë edhe Brezovicën.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ka deklaruar se “që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut.

Por, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës “nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë” dhe se për to vendos “vetë Kosova”. (REL)

LDK, mes rolit të viktimës dhe mospërgjegjësisë – Nga Faton MEHMETI

 

Më afrimin e zgjedhjeve partnerët e koalicionit qeverisës po i rikthehen zanatit të vjetër, akuzave ndaj njëri tjetrit. Ne vorbullën e politikës së pistë që zhvillohet tek ne , dhe akuzave ndaj kundërshtarit kur nevojiten votat dhe pazaret me te kur zgjedhjet mbarojnë u përfshi LDK. Ajo kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, do të ishte krejt në rregull sikur kjo parti politike të ishte në opozitë , por duke qenë në pozitë vetëvetiu lind pyetja kujt po i kërkon të zbardhen këto vrasje  ?, apo edhe nuk e ka kuptuar se lajtmotivi i kësaj shprehje ska më sens. Vrasjet e pasluftës LDK i shfrytëzoi për poena politik, pothuaje në çdo miting gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa  premtoi se sapo të marrin pushtetin, në mesin e shumë premtimeve ( duhet thënë se asnjë nuk i ka realizuar ) premtoi edhe zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, vrasjet kryesisht të ish anëtarëve të LDK-së.  Disa nuk besuan në premtimet e tija, por një pjesë e madhe edhe i besuan për çka edhe e votuan, nuk shkoi shumë kohë dhe u dëshpëruan, Isa bëri koalicon me ata që deri dje i akuzonte për vrajset e anëtarëve të partisë së tij, për më tepër duke votuar Kadri Veslin për kryetar Kuvendi, njeriun e SHIK-ut, të cilën LDK e akuzonte si përgjegjëse për vrasjet e figurave të saj politike. Faktikisht veprimtari e SHIK-ut, pasi kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre

 

Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ”spiunë” që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ”spiunëve” të Serbisë. Me kujtohe se kur rusët ”çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me sloganin: ” unë të çlirova unë të …”. Kështu vepruan edhe argatet e Hashimit dhe Kadriut, duke trajtuar Kosovën si mbetje e luftës, dhe duke gllabëruar çdo gjë që iu dilte përpara.

Lidhja Demokratike e Kosoves e cila gjithmonë viktimizimin e ka armë për të  mbijetuar në skenën politike sidomos atëherë  kur fillohet të flitet për zgjedhje. Sa herë dhe sa shpesh kjo parti politike ka pasur mundësi t’i zbardh të gjitha vrasjet e zyrtarëve të saj që kanë ndodhur para dhe pas luftës, asnjëherë nuk është bërë përpjekje  serioze që do të çonte në zbardhjen e të gjitha vrasjeve të ashtu quajtura politike.

LDK-ja  që 17 vite nuk veproi por  flet për motive politike dhe elektoriale. Dhe tashmë ata nuk janë vrarë vetëm njëherë, por po vriten sa herë që po përdoren nga ky subjekt politik për tu viktimizuar para qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosoves ka humbur disa mundësi që kanë mundur minimalisht të lehtësojnë dhimbjen e familjarëve të vrarë dhe të antarësisë. Si mundësi ishte një inicim që ka ndodhur në Kuvend para disa viteve që të hetohen vrasjet politike të ndodhura në Kosovë, por pikërisht kjo  është penguar edhe nga vetë LDK-ja , si mundësi tjetër është kryeministri  Isa Mustafa që është nga LDK dhe që mund t’i përdor të gjitha mekanizmat për të hetuar vrasjet e zyrtarëve të saj në mënyrë që njëherë e mirë të largohen nga agjenda e komunkimit politik çështja e vrasjeve. Por edhe LDK dyshoj se është e interesuar për një gjë të tillë, pasi do i shterohet mundësia e përdorimit të kartës së vrasjeve politike për poena politik.

 

Përkufizimi i parë që na vjen ndërmend kur flasim për viktimën, është: viktima është një person që vuan nga veprimet e një përsoni tjetër të quajtur “xhelat”, në këtë rast LDK aktron rolin e viktimës , ndërsa  SHIK-un e paraqet “ xhelat ”, por po harron se  ligji i transformimit thotë “. Në çdo rast mund të kalohet nga gjëndja e viktimës në rolin e xhelatit dhe e anasjellta”. Nëse dikur ishte viktimë sot është vetë “ xhelati “ pasi nuk ka bërë asgjë që këto vrasje të zbardhen, dhe për më tepër me keqqeverisjen e  e saj është shëndrruar në makth dhe dëshperim për qytetarët  e Kosovës. Duke vjedhur dhe kriminalizuar shtetin po i vjedhin ëndrrat e fëmijëve tanë, duke tortuarua çdo ditë ata për luftën e mbijetesën.  Viktima ka qenë dhe është qytetari i Kosovës, ndërsa “ xhelatet “ janë të njejtë, disa me maska e disa pa to.

Vështrim – A janë shëndrruar Kosova dhe Shqipëria në “Republika Banane”? – Nga Skënder MULLIQI

“Republika Banane “interpretohet në mënyra të ndryshme .Secili variant për këtë është ndoshta më i keq së tjetri. Termini për “Republikën Banane” gjenezën e kan nga Hondurasi në fillim të shekullit të kaluar, kur disa kompani amerikane kan kontrolluar ekoniminë e këti shteti .Kur në një qast regjimi I Hundurasit ka vendosur ta kundërshtoj ligjin e vendit ,duke bërë kështu që të ndrrohet edhe regjimi .Ky aksion ka marr konotacion edhe gjeopoliotik të “Republika Bananës ”.Kjo shprehje është e lidhur më shtetet e e Amerikës Jugore si shenjë për shtetet të cilat nuk respektojnë parimet e së drejtës dhe ligjet e shtetit .Dihet së konotacioni i Repubikës Banane nuk e dëshiron populli veq qarqet e cakuara politike.Kjo i shkon për shtati më së shumti shteteve më regjime fragjile dhe të predisponuar kah diktatura.Kjo vlen për shumë shtete të rajonit por edhe për dy shtetet shqiptare. Për këtë gjë sigurisht së përgjegjës janë funksionarët e lartë të dy shteteve tona .Shqipëria e Edi Ramës duke kultuvuar në menyrë institucionale kanabisin dhe drogat është shendrruar në shtet të Banana Republikës.Nuk është frazë e zbrazët së regjimi në Tiranë dhe regjimi në Prishtinë I kan kthyer shtetet e tyre në shtete ku po lulëzojnw krimi i të gjitha formave dhe korrupcioni I nivelit të lartë. Ne atë vend ku shumë fusha dhe në male kultivohet kanibisi dhe kur mbarë aparati shtetëror në një formë apo në formë tjetër është të implikuar, janë tregues i mjaftueshem së Shqipëria ka zgjedhur rrugën e gabuar . Protesat masovike të Opozitës në qender të Tiranës dhe protesta e formës së qadrave janë product te mos qeverisjës së mirë më vendin të qeverisë të Edi Ramës, edhe vet i implikuar në afera të ndryshme kriminale .Këto protesta rezultuan më katër dorëheqje në qeverinë e Ramës, por jo edhe më zëvendësimin e tyre adekuat . Madje në një post të lartë u vu pa sardhësi tipik i Enver Hoxhës. Zatën më të gjithë format Edi Rama po bën përpjekje të kthimit të Shqipërisë në kohën e diktaturës .Për shumicën e qytetarëve zgjedhjet në Kosovë dhe një qeveri teknike siq po e kërkon Lulëzim Basha i PD-së kan mbetur solucione të vetme apo mundësi e daljës nga kriza e katandisur e Kosovës dhe Shqipërisë . Zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria teknike në Shqipëri do të ishin zgjedhje për jetën.Kjo vlen edhe për zgjedhjet në të gjitha nivelet.Të largohen më votë të lirë njerëzit spekulativ dhe njerëzit të cilët në mënyrë permanete janë duke iu sjellur dëme te medha dy shteteve shqiptare . Nuk është frazë boshe sot për shumë njerëz gjetja e nje vendi të punës, ajo është barazi më jetën . Në grupimin e parë të qytetarëve hynë ata të cilët të ciklet e zgjdhjeve i konsiderojne si shpresë për ndryshime pozitive . Për grupin e dytë te qytëtarëve vet brenga e kësaj bote është një kore bukë, të cilët po jetojnë më ndihma sociale . Grupimi i tretë është më numer më të vogël dhe ka fuqi vendimarrëse ne shoqëri.Grupimi i tretë është i predisponuar për prosece demokratike në Kosovë, por që ky grupim e ka hambur shumë durimin nga gjendja e pa shpresë që është krijuar qëllimisht në Kosovë. Ata gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi.Po largohen nga shteti, ku pa mëshirshem po i plaqkitët prona shoqërore .Po largohen nga shteti i cili secilin ditë e më shumë po u sjellë trauma , sepse nuk ka drejtësi , nuk ka siguri sociale. Humbja e shpresës ka një ciklus sikurse që janë vetë zgjedhjet .Po shtohet numri I politikanëve të cilët si mjet dhe metodë I kan manipulimet dhe rrenat .Sot, është shumë vështirë të bëjmë dallimin se cila është rrena dhe së cila është e vërteta .Qytetarët shumë pak kan qka të mbajnë në mend nga të mirat materjale, së na kan vershuar nga të katër anët të keqijat të cilat nuk po kan të ndalur.Nuk ka se si të bëhët mirë kur shteti plaqkitët dhe vjedhët pa mëshirshëm nga kastat politike në pushtet. Plaqkitët dhe sërish fillohet nga e para.Kjo është turpi që nuk lahët kurrë.Këto kasta në pushtetin e Shqipërisë dhe në pushtetin e Kosovës po na sjellin situata dramatike . Regjimet në rajonin e Ballkanit shumica janë më biografi të dyshimt dhe më biografi kriminale , dhe për ata edhe e kan gjetur kooperimin e mirë më njeri –tjetrin .Nuk ka gjë më keq së kur fatin e një kombi e kan në dorë Rama , Thaqi dhe Mustafa. Treshe përfekte kjo e përfshirë në afera të krimit të organizuar dhe të korrupcionit .Po mos t ë ishte kështu nuk do ti kishim punët kaq llugë në pikëpamje politike dhe të ecurive ekonomike .Kjo treshe më logjikë komuniste të te menduarit dhe të vepruarit ,janë bërë të rrezikshem për proceset demokratike në Shqipëri dhe në Kosovë…

Serbët e veriut: Për ne është njëlloj, si Forcë e Sigurisë si ushtri e Kosovës

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Leposaviqit, Xhemshit Bekteshi, shpreh qëndrimin që ushtria e Kosovës të operojë në secilin cep të Kosovës. Ai i ka thënë “Zërit” të premten se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri së Kosovës nuk u bën dëm serbëve, përkundrazi shkon edhe në favorin e tyre. Kjo aq më parë kur pjesë e Ushtrisë së Kosovës janë edhe serbët dhe komunitetet tjera joshumicë.

“Në dokumente të të gjithëve na shkruan se jemi kosovarë, si shqiptarëve, si serbëve, si boshnjakëve, si romëve, si ashkalinjve dhe komuniteteve tjera. Do të thotë se me Kushtetutë të gjithë jemi kosovarë, andaj edhe ushtrinë e kemi të Kosovës. Me Kushtetutë dhe ligje ajo ka mandat t’i bie vizavi Kosovës, prej Vermice e në Jarinje”, thotë Bekteshi, transmeton zeri.info.

Ndërkaq, një serb i veriut të Mitrovicës, Serxhan Milladinoviq, thotë se nuk është asgjë kundër që FSK-ja të bëhet ushtri. “Për mua është krejt e njejtë, si FSK si FAK, krejt njejtë është. Ka njerëz që po i frikohen kësaj, disa janë edhe të frustruar dhe këmbëngulin që asnjë forcë mbrojtëse mos ta kalojë Ibrin dhe të dalë në pjesën veriore. Të tillët janë edhe kundër pranisë së forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Ta them të drejtën jemi lodhur”, ka thënë Milladinoviq, i cili kishte dalë nga pjesa veriore në ETC në jug të Ibrit për t’u pajisur me artikuj jetësorë.

Shefqet Hajrizi, ekonomist, thotë se nëse nuk ka kompetenca për t’i zbatuar detyrat me Kushtetutë edhe në pjesësn veriore të vendit, më mirë të mos formohet fare ushtria.   “Duhet ta kenë të qartë të gjithë, se pa veri nuk mund të ketë ushtri. Vendi duhet të mbrohet me ushtri, kjo është në të gjitha shtetet e botës që janë të pavarura dhe sovrane. Sovraniteti i vendit ruhet dhe mbrohet me ushtri”, thotë ai.

Raportohen të zhdukura, përfundojnë të trafikuara apo edhe me martesë

Trafikimi me qenie njerëzore në Kosovë vazhdon të thellohet si shqetësim i përgjithshëm. Aq më tepër, kur viktimat e trafikimit, ku dominon gjinia femërore, janë nën moshën 18 vjeç.

Autoritetet e rendit thonë se gjatë një viti, raportohen rreth 30 viktima të trafikimit.

Riza Murati, shef i Sektorit Qendror të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndër vite trafikimi po shënon rënie, porse si fenomen, vazhdon të mbetet shqetësues.

Ai bën të ditur se që nga viti 2010 janë fuqizuar kapacitetet policore në luftimin e kësaj dukurie, ndonëse ende mbetet sfidë.

“Mund të them që është një rënie e lehtë sa i përket trafikimit me qenie njerëzore. Moshat e trafikuara si viktima, janë nën moshën 18 vjeçare. Rastet kur raportohen femrat si të zhdukura, kryesisht u takojnë situatave kur ato largohen nga shtëpia, qoftë me premtime të rrejshme, apo premtimi për një vend pune”, thotë Murati.

Sipas tij, në momentin kur femrat raportohen si të zhdukura, policia angazhohet dhe në bashkëpunim me njësitë relevante provohet që të verifikohet informacioni në lidhje me ndonjë rast të trafikimit.

“Një rast, këtë vit, ka rezultuar si viktimë e shfrytëzimit në prostitucion”, shton Murati.

Sakibe Doli, drejtoreshë e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë bën të ditur se mosha e femrave të trafikuara, që janë identifikuar nga persona gjegjës ndër vite, sillet kryesisht nga 18 deri në 25 vjeç.

“Shumë prej tyre ka që janë martesa të hershme, martesa që bëhen jashtë vendit dhe rrallë herë ka ndodhur që burri të jetë trafikant. Kohëve të fundit ka rënë trafikimi, por vajzat kamuflohen si punëtore, apo këngëtare, por ato shpesh zihen në pozita të palakmueshme dhe bëhen viktima të trafikimit pa dëshirën e tyre, por joshen shumë lehtë nga trafikantët”, thotë Doli.

Në Kosovë, thekson ajo, është Strehimorja Shtetërore që ka kapacitet të mjaftueshëm. Po ashtu, shton ajo, Kosova i ka ligjet adekuate dhe janë krijuar mekanizmat për ta luftuar dukurinë e trafikimit.

Statistikat e Policisë së Kosovës flasin se gjatë këtij viti, janë 17 vajza që janë raportuara si të zhdukura, derisa në vitin 2016 kanë qenë 117.

Ndryshe, jo të gjitha vajzat e raportuara si të zhdukura përfundojnë si viktima të trafikimit.

Shumë nga to në moshë shumë të re edhe martohen, por që fillimisht ikin nga shtëpia dhe raportohen si të zhdukura.

Ka raste kur ato janë edhe në moshën 12- vjeçare dhe martohen. Apo raste kur që si 13- vjeçare lindin dhe bëhen nëna. Kjo dukuri, raportohet të jetë më e theksuar te komunitetet rom, ashkali e egjiptian.

Njëri nga familjarët e një vajze të martuar qysh si 12- vjeçare, flet për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti:

“Ndodh që vajza 12 vjeçikë nga shtëpia dhe martohet. Kjo po ndodh shpesh, sidomos në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Prindërit nuk i pyesin. Ikin nga shtëpia. Qysh si 12 vjeçe ikën te burri dhe 13 vjeç bëhet nënë dhe lind fëmijë”.

Edhe Ramjana Gashi, e komunitetit rom, tash i ka mbushur 19 vjet. Ajo para moshës 16- vjeçare ishte martuar. Tash kujdeset për 3 fëmijët e saj, në kushte të vështira ekonomike.

‘’Qe 4 vjet jam martuar, i kam 3 fëmijë. Po lypin të hanë, e të pinë. S’po kam çka t’iu ofroj. As social nuk kemi. Unë në shkollë asnjëherë nuk kam shkuar, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, edhe kam vendosur të martohem e re. Por, edhe këtu te burri kushtet ekonomike i kemi shumë të vështira”, thotë ajo.

Kohë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kishte vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson në tërësi standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti kishte vlerësuar se korrupsioni qeveritar krijon “një ambient që mundëson disa prej krimeve të trafikimit”, derisa kujton se “disa oficerë policorë, punonjës të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit”.(REL)

Fëmijët e Kosovës pjesë e garës evropiane në matematikë

Njëmijë e treqind nxënës nga klasa e dytë deri në klasën e dymbëdhjetë të rajonit të Prizrenit, kanë marrë pjesë sot në garën e matematikës.

Interesimi për këtë garë ishte i madh në gjithë Kosovën, ndërkohë, nga organizatorët u vlerësua si mjaft e rëndësishme, pasi fëmijët e Kosovës për herë të parë kanë garuar njëjtë si ata në vendet evropiane.

Profesori i matematikës, njëherësh koordinator për Prizren, Afrim Shemsedini tha se kjo garë po mbahet për herë të parë në Kosovë, por shpreson që do të bëhet garë tradicionale.

“Këtyre fëmijëve në Kosovë për herë të parë ia kemi hapur dyert drejt Evropës që edhe ata të garojnë me moshatarët e tyre në gjithë botën, pasi që detyrat e njëjta janë kudo që kanë garuar sot, në çdo pjesë, sidomos sot vlen të ceken vendet evropiane si Gjermani, Franca, 1 milion nxënës marrin pjesë në këtë garë. Ne pasi që jemi viti i parë, Prizreni me rajon i ka 1300 nxënës, besojmë se do të ketë rritje edhe me të madhe. Këtu nuk është qëllimi garues qëllimi është siç e thamë edhe më herët ta dinë matematikën dhe të mendojnë për matematikë dhe secili nxënës që duhet të certifikohet ajo certifikatë është ndërkombëtare që pranohet kudo që shkon në botë“, ka tha ai.

Kurse nxënësit thonë se kjo është mundësi për ta testuar veten, transmeton KP. Dion Luma thotë se testi ka qenë i lehtë.

“Testi ka qenë ekstrem shumë i lehtë. Unë e dua shumë matematikën por kësi testi kaq të lehtë nuk kam parë. Unë kam dashtë ta provojë vetën a jam i suksesshëm në matematikë. Matematika nuk është lëndë e keqe, është shumë e lehtë”, tha ai.

Koldian Pula ka thënë se ka dashur ta testojë vetën në këtë test.

“Më ka shtyrë sepse i kam notat e mira dhe kam dashur ta testoj vetën. Testi mu duk jo shumë i lehtë por me pyetje të moshës sime, ka mundur të jetë më mirë të ketë, më shumë nxënës por nuk ka pasur shumë nxënës të klasës sime”, tha ai.

Testi është i njëjtë në të gjithë botën dhe zakonisht ka detyra logjike. Rezultatet pritet të publikohen brenda dy jave.

LDK në Gjilan kërkon zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Sipas një komunikate për media të kësaj dege, thuhet se të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri, duke vlerësuar lart qeverisjen komunale në udhëheqjen e tij, “i cili e ktheu kujdesin e Qeverisë së Republikës në investime, përderisa interesim të madh për Gjilanin ka shfaqur Tirana, Brukseli dhe shtetet tjera mike, duke ia ndryshuar jetën qytetarëve të Gjilanit”.

“Ndërkohë, pas një debati të gjatë në kryesi, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë takimit të sotëm të LDK-së, është vlerësuar lartë kontributi i gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ndërsa është kërkuar nga autoritetet e sigurisë që ta zbardhin rastin e vrasjes makabre, “sikurse edhe rastet e vrasjeve tjera të veprimtarëve të LDK-së”.

Në këto takime, Komisionet e Degës kanë paraqitur raportet një-vjeçare të punës, është miratuar buxheti 2017 dhe po ashtu “LDK ka ndarë obligimet organizative për t’u rikthyer në bashkëbisedim me qytetarët”.

“Strukturat LDK-së në Gjilan janë mobilizuar i fuqishëm për fitoren e radhës, e cila do të jetë sërish plebishitare, edhe atë pa balotazh. Të pranishmit kanë vlerësuar se LDK është shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit”, thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë u tha se LDK është duke punuar për organizimin e Konventës ditore më 16 prill, kur edhe do të shënohet 27-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

Pas shumë vjetësh “Bota Sot” e konfirmon se gazetari i saj i vrarë, Bardhyl Ajeti, shkruante edhe me pseudonim

Gazeta “Bot Sot” e ka pranuar se gazetari i vrarë më 2005, Bardhyl Ajeti, ka shkruar me pseudonimin Artur Seiti tekste për këtë gazetë.

Ajeti kishte shkruar edhe tekste me emrin e vetë, mirëpo, duket se shkrimet akuzuese i kishte shkruar me pseudonimin Artur Seiti.

Ky sqarim  ka ardhur pas një rrëfimi të Ramush Haradinajt, i cili në “Komitet” të Gazetës Express, kishe treguar se “Bota Sot” kishte ndalur shkrimet kundër tij tek kur ishte takuar me Ibrahim Rugovën.

“Artur Seiti (Bardhyl Ajeti), kishte futur panik për të vërtetat që shkruante me penën e tij në atë periudhë dhe AAK kërkonte zbulimin e emrit të vërtetë të autorit”, shkruan B.Sot.

“Por për lexuesit, është e rëndësishme të dihet se si para 15 vitesh, me këmbëngulësi partia e Ramush Haradinajt, AAK, kërkonte t’a dinte se kush vërtet ishte autori Artur Seiti…”, thuhet më tej në sqarimin e B.Sot.

Gazetari Bardhyl Ajeti kishte shkruar tekste pasluftës kundër ish-udhëheqësve të UÇK’së derisa ishte vrarë duke shkuar në shtëpinë e tij, në Gjilan.

Buxheti për FSK-në 51 milionë euro në vit, kur të bëhet ushtri shtohen 5 milionë

Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se forcës së re do t’i ndahen nga 5 milionë euro më shumë për secilin vit.

“Buxheti është 51 milionë për çdo vit dhe do të ketë rritje plus 5 milionë”, ka deklaruar  për “Zërin” zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ndërkohë, ka thënë se FSK-ja pas transformimit në ushtri do të pajiset me të gjitha ato mjete që ka çdo ushtri për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin.

Kurse, sipas projektligjit të hartuar, FSK-ja do të jetë e pajisur me ato armë të cilat do të jenë të nevojshme për forcën e re, transmeton zeri.info.

“FSK-ja do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK-së për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në dokument.

Sipas këtij dokumenti, FSK-ja është e autorizuar që ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që ka në përdorim me qëllim të përmbushjes së misionit të dhënë kushtetues dhe ligjor, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitimë të FSK-së.

Në të më tej bëhet e ditur se rekrutimi i personave në FSK nuk është i obligueshëm, por bëhet në mënyrë vullnetare. Sipas të njëjtit dokument, FSK-ja pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Kosovës dhe pjesëtarët e saj rekrutohen nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përderisa mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç, mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficerë dhe 25 vjeç për grada të tjera.

Veliu do nga Qeveria zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së

Kryetari i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, manifestimin e 27 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet e shfrytëzoi për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

“Udha që kemi bërë së bashku në këto 27 vjet siç e dimë ka qenë e vështirë e me përballje, me përpjekje e me arritje, por e dinjitetshme dhe e paepur drejt qëllimit për liri pavarësi e demokraci në Kosovë. Duket ashiqare që ne që jemi fatlum tek i gëzojmë, i shijojmë dhe kujdesemi me fisnikëri t’i ruajmë këto vlera”, ka thënë Veliu, përcjell ksp. “Pashmangshëm këto ditë i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideologët e veprimtarët, deputetët e kryetarët që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie, si Fehmi Agani, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, ushtarakë e veprimtarë tjerë dhe Fadil Ferati mbetën shëmbëlltyra dhe dedikim nderimi. Ndërsa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin, gjithsesi”, u shpreh Veliu.

Thaçi: Është e pamundur të formojmë ushtrinë me ndryshime kushtetuese

Formimi i ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundur ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.

Në vazhdën e takimeve e bashkëbisedimeve të ndryshme në lidhje me nismën e tij për transformimin përmes ndryshimeve ligjore të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak, Thaçi ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT, në Prishtinë.

Aty, ai tha se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës është peng i vendimeve të Beogradit, andaj, ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë, të cilat po i kërkojnëNATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pamundura.

“Lista Serbe është deklaruar qartë se nuk mund të votojnë dhe nuk guxojnë të votojnë nga Beogradi”, ka theksuar Thaçi.

“Andaj, a duhet të mbetemi ne peng i Beogradit, derisa Beogradi të disponohet që ne ta kemiushtrinë”, tha Thaçi, si përgjigje ndaj insistimeve ndërkombëtare që transformimi i FSK-së në forcë të armatosur, të bëhet përmes kushtetutës.

“Pas zgjedhjeve 2014, me Listën Serbe (subjekt politik që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë) është krijuar një realitet krejt tjetër. Këto ditë është thënë qartë se lista serbe nuk do të votojë kurrë për ushtrinë e Kosovës, pasi ata punojnë me interesa të qeverisë së Serbisë”, tha presidenti i Kosovës.

“Kjo do të thotë që ne nuk mundemi të shkojmë me ndryshimet kushtetuese, por me projektligj”, ka deklaruar ai.

Forca e sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Tre vjet më parë ajo përmbushi kapacitetet operacionale dhe autoritetet në vend nisën procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë duke kërkuar më shumë kompetenca për FSK-në që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë.

Kjo megjithatë duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por, kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradi zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Mustafa: Çështjet e brendshme nuk i diskutojmë me Serbinë

Kryeministri Mustafa tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e vendeve të rajonit, duke folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në punimet e Samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, i cili u zhvillua në Sarajevë.

Në takim, përveç kryeministrit Mustafa ishin edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn si dhe kryeministrat e Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Në punimet e Samitit, kryeministri Mustafa, para të pranishmëve ka prezantuar të arriturat e Republikës së Kosovës, si dhe ka shprehur qëndrimet lidhur me proceset e mëtejme eurointegruese të Republikës së Kosovës dhe rajonit. Ai me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Kosovës në axhendën e bashkëpunimit rajonal, sidomos në aspektin ekonomik dhe tregtar.

“Synimi i Kosovës është të jetë pjesë e tregut evropian, ndërkaq me vendet e Ballkanit Perëndimor të lehtësojë dhe përparojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Tregu i përbashkët, për të cilin po insistohet, qoftë ai unik evropian, apo një treg i Ballkanit Perëndimor nuk mund të funksionojë pa lëvizjen e lirë dhe për Kosovën pa liberalizim të vizave”, tha Mustafa.

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e vendeve të rajonit, duke folur edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa i është kundërpërgjigjur disa çështjeve që janë ngritur në këtë takim nga kryeministri serb, Vuçiç duke i bërë të qartë se ato janë çështje të brendshme të Republikës së Kosovës dhe se nuk do t’i diskutojnë ato çështje me të.

“Disa çështje që u hapën sot këtu nga Vuçiç, i konsideroj se janë çështje të brendshme të Kosovës, ku Kosova ka legjitimitet të plotë të vendosë, prandaj nuk e shoh asnjë arsye që ato t’i diskutoj këtu me juve”, tha kryeministri Mustafa në samit.

Ky Samit, është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë. aa

Uk Lushi: Jam me Presidentin e Republikës të Kosovës

Uk Lushi nga SHBA ka bërë një reagim në lidhje me transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës. Ai e mbështet Presidentin Hashim Thaçi. Ja si shkruan në rrjetin social Uk Lushi:

“E kam kritikuar Presidentin Thaçi disa herë dhe do ta kritikoj përsëri nëse duhet kritikuar.

Por qëndroj plotësisht me Presidentin e Republikës së Kosovës në nevojën e transformimit të trupave të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, deputetët dhe qytetarët e Kosovës duhet të rreshtohen prapa Ushtrisë së Kosovës. Kosova, liderët e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet të udhëheqin dhe kenë në pronësi proceset që çojnë shtetin përpara.

Amerika dhe vendet aleate euro-përëndimore të Kosovës janë dhe do të jenë me Kosovën dhe Ushtrinë e saj.”

Murat Jashari: Si e organizova atentatin kundër Vllasit

Rrëfimi që Murat Jashari, për ditën që ai kreu sulmin me armë zjarri ndaj avokatit Azem Vllasi është i mbushur me plot kontradikta të cilat takohen tek një version: problemet mendore siç pretendon ai. Insajderi sjellë rrëfimin e plotë që Jashari ka dhënë para autoriteteve për ditën kur kreu sulmin.

Ishte zgjuar fiks në 05:46. Kishte larë sytë, e më pas kishte ndezur një cigare. Fiks 18 minuta më vonë kishte kryer dy obligime fetare, një të fesë myslimane e një tjetër të fesë katolike.

Pak kohë më vonë do të pinte një gotë raki dhe do të provonte ta vriste Azem Vllasin.

“Në ora 06.04 kam marrë abdes, jam kthyer nga Manastiri qyteti i shenjtë i yni, kam ba kryq për ortodoksë shqiptarë, për katolikë shqiptarë, paraardhësit tanë dhe ata qe jetojnë. Katër reqate i kam falë, babë e nën mysliman, dova nuk di por për hir të prindërve dhe myslimaneve popullit tim shqiptar”, rrëfehet Jashari, para gjyqtares së procedurës paraprake në Gjykatën Alltëne Mureseli.

Rrëfimin e tij e ka siguruar Insajderi, të cilën e sjellë së bashku me aktvendimin e prokurorit special Sylë Hoxha, për nisjen e hetimeve ndaj Jasharit dhe të tjerëve, të dyshuar si bashkëpunëtor të tij.

Pasi kishte kryer ritet fetare, në orën 06:45 Jashari rrëfen sesi kishte nxjerrë revolen dhe në të kishte futur një plumb.

Më pas ishte nisur nga hotel “Fontana” që gjendet në periferi të kryeqytetit, kishte zbritur në qendër. Aty kishte blerë gazetat ditore dhe kishte hyrë në lokal.

“Kam pi një kafe, një gotë raki, një gotë ujë…”, rrëfehet Jashari.

Kishte pritur deri sa të bëhej ora 07:40. Pesë minuta më vonë, Jashari kishte filluar ta bëjë planin për të shkuar në zyrën e Vllasit, të cilin e plagosi. Jashari thotë se nuk e ka pasur në plan të vras atë.

“Në ora 07:45 shkova me rrahë në zile tek Azem Vllasi. Doli në derë por nuk e hapi derën si shqiptar, dhe me pyeti se kush jam. Kam thënë Avniu jam. Për çka ke ardhë, jam prej Matiqani dhe kam një kontest”, rrëfehet Jashari.

Jashari ka rrëfyer të martën, se ai nuk ka dashur vetëm ta plagosë Vllasin. Madje sipas tij, ai e ka gjuajtur në bark e jo në kraharor.

“E kam gjuajtur me mendimi timin në bark për ta plagosur, dhe e kam gjuajtur me vetëm një plumb, vetëm që të hjek edhe ky person për jetë”, rrëfehet Jashari.

Në fillim të deklaratës së tij, Jashari pranon edhe diçka që përthekon krejt veprimet e tij kontradiktore.

“Unë jam refugjat në Zvicër sepse kam ikur qe 30 vite dhe nuk jam shtetas i Zvicrës, por vetëm banor dhe e kam vizën e përhershme, ndërsa për shkaqe të sëmundjes time psiqike që kam, nuk punoj”, thotë Jashari në fillim të rrëfimit të tij.

Aty ai shpjegon edhe urrejtjen e tij siç thotë patologjike ndaj Azem Vllasit.

“Me Azem VIlasin kam urrejtje patologjike për të gjitha çka i ka bërë në vitet tetëdhjeta. Kam pas për qëllim për 11.03.2017 me e plagos që të hjek në këtë bazë”, ka rrëfyer Jashari.

Sipas aktvendimit të autoritete zyrtare, “ekziston dyshimi i bazuar, se me datën 13.03.2317, rreth orës 07:45, me dashje që ta privoj nga jeta Azem Vllasin, ish-udhëheqës i lartë i si person zyrtar, e duke vlerësuar si tradhtar të çështjes kombëtare”, Murat Jashari ka gjuajtur Vllasin në kraharorë me “revole sinsilator- shurdhues kalibri 7.65 mm” duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Me këtë kishte për të kryer veprën penale: Hakmarrje në tentative nga neni 396 par 2 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Me datën 13.03.2017 gjate kontrollit ne motelin “Fontana” te pandehuri Murat Jashari është gjetur një revole e tipit Cervena Zastava model 70 e kalibrit 7.65 mm me një karikator dhe 7 fishek dhe silenciator shurdhues te cilën e ka poseduar pa lejen e organit kompetent”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria dyshon se Jashari kishte për bashkëpunëtor edhe dy persona të tjerë.

Por përderisa Jashari shfajëson komplet nga akti dy persona të tjerë të arrestuar si bashkëfajtor, Avni Llumnicën dhe Arsim Brahimin, autoritetet e thonë të kundërtën.

Sipas Prokurorisë, Llumnica i ka ditur veprimet e Jasharit. Madje i ka siguruar edhe vend për të fjetur në shtëpinë e tij në Barilevë.

“Pas kryerjes së shenjës me armë dhe plagosjes se viktimës Azem Vllasi, të pandehurin e merr me automjet të tij për ta dërguar te moteli Fontana dhe pastaj për tu larguar nga Kosova ne drejtim te Zvicrës por kur kanë shkuar te moteli pjesëtarët e policisë kanë arrestuar që të dy”, thuhet në aktvendim.

Ndërsa Arsim Brahimi, dyshohet se ka ndihmuar Jasharin, duke e strehuar në motelin “Fontana” në Prishtinë, pa e regjistruar në mënyre të rregullt si klient.

“Duke e strehuar në motelin e tij pasi që i dyshuari kishte kryer veprën e përshkruar në dispozitvin një ndaj Av. Azem Vllasi, kishte për të kryer veprën penale: Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes te veprave penale…”, thuhet në aktvendim.

Por Jashari thotë se as Llumnica e as Brahimi nuk kanë lidhje me aktin e tij ndaj Vllasit.

Ai ka një rrëfim tjetër për ta por megjithatë tregon se nuk iu kërkuan dokumentet në hotel.

“Atë natë kur kam shkuar në hotel, respektivisht unë kam qenë mysafir i Avniut dhe ai ma ka paguar natën e parë ndërsa të nesërmen kam paguar unë, kurse sa i përket dokumenteve recepsionisti nuk më ka kërkuar dokumente për qëndrim në hotel”, rrëfen Jashari, teksa i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe  nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij.

E Brahimi, në rrëfimin e tij thotë se si recepsionist në hotelin “Fontana” e ka takuar Jasharin pasi ai ka qenë i vendosur në hotel dhe se nuk e ka ditur nëse ka qenë apo jo i regjistruar.

“Recepsionisti që ka qenë një nate më herët më ka thënë se ia kishin kërkuar dokumentet por i ka thënë se do t’ia sjell më vonë ashtu që vetëm kur më kanë thirrur mua se kinse ka një problem në hotel, Murati më ka treguar se është i vëllai i komandantit Ismet Jashari Kumanova. Unë nuk kam pas kontakte e as kurrfarë pune me asnjërin prej këtyre dyve e as me Muratin i cili ka qëndrua ne hotel”, rrëfen Brahimi.

Prokuroria thotë se Llumnica kishte planifikuar edhe largimin e Jasharit nga Kosova në Zvicër.

Vet Jashari e pranon se Llumnicën e ka mik qe 20 vjet. Pas plagesës së Vllasit, miqësia e tyre do të vazhdojë të jetë një argument edhe për autoritetet e drejtësisë. /Insajderi.com

Aktakuzë kundër ministrit për Kthim, Dalibor Jevtiq

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq

PRISHTINË-Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, ministër nga Lista Serbe, si dhe për një sekretar të përgjithshëm dhe një drejtor të departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës thuhet se tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre, sipas prokurorisë, me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme ministrisë përkatëse.

“I pandehuri D.J., në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me nr.172/2 të datës 11.02.2014, me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm të një (1) automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës. Ndërkaq, i pandehuri N.S, si person përgjegjës për menaxhimin e pasurisë se kësaj ministrie duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm, ai pajtohet me një veprim të tillë dhe urdhëron zyrën ligjore të kësaj ministrie që të përpiloj kontratën (marrëveshjen) mbi dhënien e automjetit në shfrytëzim të përhershëm Radio KIM TV-Centar me seli në Çagllavicë. I pandehuri i tretë, M.P. si person përgjegjës në departamentin e administratës dhe financave në këtë ministri, duke nënshkruar kontratën me nr.172/2 të datës 11.02.2014 në mes të ministrisë dhe Radio KIM TV- Centar me seli ne Çagllavicë duke dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin e përmendur zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Tre të pandehurit me këto veprime, sipas prokurorisë, kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Delawie: Për ushtrinë Thaçi e Veseli nuk janë koordinuar me SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar prerazi nga autoritetet kosovare që të stopojnë procedurat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori Greg Delawie e ka cilësuar të papranueshme mënyrën se si po punohet për këtë çështje. Po ashtu ka demantuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli, se janë koordinuar me SHBA-të.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka paralajmëruar autoritetet kosovare për pasoja nëse themelojnë Ushtrinë e Kosovës nëpërmjet ligjit.

Në një intervistë për gazetën online Insajderi, Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar gjatë që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer marrë parasysh të gjithë përkushtimin e ShBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së.

Ambasadori amerikan po ashtu ka demantuar deklaratat e fundit të liderëve të Kosovës, Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke ndodhur në koordinim të plotë me partnerët.

“Kjo nuk është ajo se si ne e parashikuam se do të ndodhë procesi. Kjo me të vërtetë nuk e pasqyron përmbajtjen e diskutimeve që ne kemi pasur me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në të kaluarën e afërt”, ka thënë ai.

“Ne punojmë shumë ngushtë në partneritet lidhur me këto çështje. Kjo është arsyeja pse disi u befasuam dhe u zhgënjyem kur ky projektligj u paraqit javën e kaluar sikur të kishte rënë nga qielli”.

Ambasadori Delawie ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë në këtë kohë. Ka bërë thirrje që të reflektojnë për pasojat e mundshme nëse vazhdohet në mënyrën e propozuar javën e kaluar.

“Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të ndalet dhe do të fillojë një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë të bashkësive të Kosovës për këtë hap, dhe do të punojë ashtu siç ne gjithmonë e kemi diskutuar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara me kënaqësi do të punojnë me njerëzit e Kosovës në atë çështje”, ka thënë Delawie.

Kur është pyetur se çfarë nënkupton me pasoja, ambasadori Delawie ka thënë: “E dini si, shpresoj se kurrë nuk do ta marr vesh këtë”.

Tutje, Ambasadori Delawie ka numëruar disa prej përkrahjeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ndërtimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së.

Thotë se ShBA-të “mburren shumë” me punën që kanë bërë për FSK-në që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, ai thotë se vendi i tij nuk është kundër formimit të ushtrisë, por jo në mënyrën e propozuar.

“Qëndrimi ynë është se ky transformim duhet të ndodhë nëpërmjet një amendamenti kushtetues. Ky ka qenë qëndrimi ynë për një kohë të gjatë. Nëse shikoni uebfaqen tonë do të shihni dëshminë time para Senatit të SHBA-ve në vitin 2015 ku unë e thashë pikërisht këtë. Kjo është e rëndësishme sepse na ndihmon që të sigurohemi se të gjitha bashkësitë janë të përfshira në procesin shumë të rëndësishëm të vendimmarrjes. Pra, ne kemi punuar në këtë me vite”, ka thënë Delawie në këtë intervistë për Insajderin.

Gani Geci: Pushtetarët që erdhën nga lufta, më të poshtër se Azem Vllasi e Kaqusha Jashari

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i ka akuzuar pushtetarët e vendit duke iu thënë atyre se janë më të poshtër se Azem Vllasi e Kaqusha Jashari.

Ai kujton kohën kur i kishte thënë Kaqusha Jasharit që nëse nuk e sheh gjatë ditës t’ia kujtojë atij që ta përqafojë atë. Siç thotë ai, jo se e mban në mend për të mirë pushtetin e kohës së tyre dhe të Azem Vllasit sepse sipas tij, gjatë pushtetit të tyre, ata i kanë rrëzuar edhe gurët e varrreve të babës dhe të babgjyshit të tij dhe i kanë dënuar edhe me burgë.

“Ju kërkoj falje i kam pas thënë Kaqushës për këtë mendim pa lidhje dhe të pa drejtë sepse mbas instalimit të qeverisë së përkohshme pas Luftës erdhen këta kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës, e këta ishin kanë 1000 herë ma te kqinjë se ju komunistat e Titës”, shkruan ai./Express/

Postimi i tij:

Kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës ishin kanë 100 herë ma të poshtër se komunistat e Titës.

Kur thonin pleqtë “Ka zi e ma zi ,ka keq e ma keq ” nuk ju besoja. Prej dy të kqijave zgjidhe te keqen ma të vogël kur thonin:Turri e vrapi e thejn qafën e i ngadalshmi e pret nafakën nuk ju besonim.

Gjatë kohës sa isha deputet ne Kuvendin e Republikës së Kosovës takoja çdo ditë kolegët deputetë e deputete të partive tona ,por edhe deputetë të komuniteteve tjera serb, boshnjak, turq e romë .Gjatë një debati i kam pas than Kaqusha Jasharit,

kolegës nga koalicioni i PDK-së që nëse rastësishtët nuk të shof gjatë ditës qitma ndërmend që të përqafoj , jo që e mbaj në mend për të mirë pushtetin e kohës tuaj dhe të Azem Vllasit sepse gjatë pushtetit tuaj na i keni rrëzuar edhe gurët e varrreve të babës dhe të babgjyshit dhe na keni dënuar edhe me burgë, na keni ndaluar shkollimin e rregullt, na keni ba kulak në tokën tonë dhe aso kohe kemi menduar se nuk ka njerëz ma të kqinjë se ju. Ju kërkoj falje i kam pas thënë Kaqushës për këtë mendim pa lidhje dhe të pa drejtë sepse mbas instalimit të qeverisë së përkohshme pas Luftës erdhen këta kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës, e këta ishin kanë 1000 herë ma te kqinjë se ju komunistat e Titës.

Kumunistat e Titës kur e kan pushkatuar babgjyshin me 06 Janar të vitit 1945 e kishin pas shkruar një letër pushkatohet Halil Bajraktari sepse ka qenë në qarqet Ballistike me Xhafer Devëne me Rexhep Mitrovicen ndërsa këta kur morën vendim të më pushkatonin mua, këta kumunistat e Stalinit shkruajtën një komunikatë me nr. 59 dhe si pasoj e asaj kumunikate përkunder që Zona e Drenicës e ka hudhë poshtë këtë komunikatë une dhe familja ime ende po vuajm dhe Zoti e din kur do të ndalen dhimbjet.

Kosova pronare e patundshmërive të RSFJ-së dhe Serbisë, serbët e vlerësojnë “represion“

E gjithë prona e patundshme e regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, do të kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës, thuhet në një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit që mban datën 1 mars, në këtë pronësi përfshihen patundshmëritë shtetërore, administrative, ushtarake dhe të organizatave shoqëroro-politike.

Qeveria ka kërkuar nga Agjencia e Kadastrit që të bëjë regjistrimin e menjëhershëm të të drejëts pronësore.

Qeveria tha se po e mbështet vendimin në Kushtetutën e Kosovës, Deklaratën e Pavarësisë dhe Rregulloren e të drejtës ndërkombëtare për suksesionin e pronës shtetërore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, që ka nisur këtë proces, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo çështje është dashur të përfundojë që ditën kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.

Kelmendi ka thënë se shumica e komunave në Kosovë janë ‘përballur me problemin e zhvillimit të hapësirave ekonomike sepse parcela të caktuara i kanë takuar Ushtrisë së Jugosllavisë’.

“Shërbimi juridik ka dhënë pëlqimin se me Kushtetutën e Kosovës të gjitha pronësitë e Ushtrisë së Jugosllavisë kalojnë në pronësinë të shtetit të Kosovës“, tha Kelmendi.

Në mesin e objekteve që i kanë takuar Ushtrisë së Jugosllavisë është edhe ai ku aktualisht është vendosur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e sportit sepse, për shembull, një pjesë e hapësirës ku po ndërtohet stadiumi i ri gjithashtu ishte në pronësi të Ushtrisë së Jugosllavisë. Më herët nuk kemi mundur të marrim kredi të caktuara sepse ajo nuk ishte në pronësi të shtetit të Kosovës dhe tani është, prandaj edhe mund të marrim kredi për këtë“, tha Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Këtë hapësirë, të martën e ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin në pronësi të saj të të gjithë pronës që dikur ishte në pronësi të RSFJ-së, Serbisë dhe Krahinës Autonome, “është represiv dhe ai duhet menjëherë të tërhiqet”.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është tendencioz dhe paraqet përpjekje që përmes vendimeve të institucioneve të Kosovës të vazhdohet represioni mbi popullatën serbe në Kosovë dhe Metohi, me marrjen e pasurisë shoqërore e private të popullit serb”, ka thënë Simiq, citojnë mediat serbe.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, prej tetorit të vitit të kaluar, kur është miratuar Ligji për Trepcën dhe për investimet kapitale, po i bojkotojnë institucionet e vendit dhe vendimi për pronat e paluajtshme u morr pa pjesëmarrjen e tyre.

Vendimi i qeverisë së Kosovës ka bërë që drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. (REL)

Mbi 1.5 milion euro për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Mbi 1. 5 milion euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti, për t’i ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, thonë zyrtarë qeveritarë.

Ata thonë se kjo shumë është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.

Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.

Isni Kilaj, zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në rast që vlera e mjeteve kërkohet të jetë më e madhe, beson se Qeveria do të gjejë mjete për këtë kategori.

Është ndarë një fond i veçantë, në buxhetin e vitit të 2017. Shuma është 1. 5 milion euro për këtë kategori të mundshme. Ky është i vetmi fond që është planifikuar për të akuzuarit e mundshëm, mbrojtjen por edhe për anëtarët e familjes së tyre”, ka thënë Kilaj.

Ndryshe, analistë për çështje politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile japin vlerësime të ndryshme sa i përket mbulimit të shpenzimeve të të akuzuarve të mundshëm.

Analisti Imer Mushkolaj, për Radion Evropa e Lirë, mbulimin e shpenzimeve për këtë kategori e konsideron të papranueshëm dhe diskriminues, pasi thotë se një numër i individëve mund të jenë të akuzuar për të kaluarën kriminale.

Pasi Gjykata Speciale, thotë Mushkolaj, i ka atributet e një Tribunali Ndërkombëtar, edhe mbrojtja e mundshme juridike e individëve që mund të gjykohen në këtë Tribunal, sipas tij duhet të sigurohet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe jo nga taksapaguesit kosovarë.

Dhe besoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë përgjegjës, që disa bashkëqytetarë të tyre, në të kaluarën kanë bërë vepra të tilla. Dhe kjo shumë e ndarë për këtë çështje duhet të përdoret për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Unë besoj se është diskriminuese sigurimi i mbrojtjes vetëm për një grup të njerëzve të cilët potencialisht mund të akuzohen nga Gjykata Speciale”, është shprehur Mushkolaj.

Por ndryshe mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson se një qasje e tillë mund të ndikojë për të mirë tek të pandehurit e mundshëm dhe tek familjarët e tyre.

Vetë fakti që Kuvendi i Kosovës, thotë ai, ka marrë vendim ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale, mbrojtja financiare dhe juridike, konsiderohet si masë që shteti i Kosovës mund t’ia ofrojë të akuzuarve të mundshëm dhe familjarëve që shkojnë për t’i vizituar.

Megjithatë, shpenzimi i këtyre mjeteve, sipas Miftarajt, duhet të jetë transparent.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, këto procedura, këto rregulla t’i bëjë publike, të jenë të rregullta në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar se sa do të jetë ndikimi financiar për popullin e Kosovës, buxhetin e Kosovës lidhur më këto shpenzime. Kjo në njëfarë mënyre, të mos mund të keqpërdoret që të pandehur të caktuar të kenë trajtim tjetër, ndoshta ndaj të tjerëve”, ka thënë Miftaraj.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.

Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës. (REL)

I caktohet masa e paraburgimit sulmuesit të dyshuar të Vllasit

Vendi ku është qëlluar avokati Azem Vllasi

Emrush Kastrati, avokat i Murat Jasharit, i cili dyshohet se ka plagosur avokatin Azem Vllasi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kastrati tha se masa e njëjtë i është shqiptuar edhe të dyshuarit tjetër në këtë rast, Avni Lumnici, ndërsa personi i tretë i dyshuar është dërguar në arrest shtëpiak.

Avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri të hënën në mëngjes në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë.

Kosova afër proceseve gjyqësore për krime lufte

Në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë janë duke u bërë përgatitjet për miratimin e dokumentit kyç, Rregullat e Procedurës dhe Provave, i cili do të hapë rrugën për fillimin e proceseve gjyqësore.

Zëdhënësja e Dhomave të specializuara të Kosovës, Avis Beness, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht të gjitha përpjekjet janë të fokusuara drejt mbledhjes plenare, e cila do të mbahet gjatë muajit mars, kur edhe pritet miratimi i Rregullores, e cila rregullon udhëheqjen e proceseve gjyqësore në Dhomat e specializuara.

Pa miratimin e këtij dokumenti dhe hyrjes së tij në fuqi, proceset gjyqësore nuk mund të fillojnë, kështu që momentalisht po punojmë për këtë”, ka thënë Beness.

Në mbledhjen plenare në Hagë do të marrin pjesë të gjithë gjyqtarët ndërkombëtarë të emëruar, që janë 19 dhe të cilët deri më tash kanë pasur rastin ta komentojnë draftin e Rregullores.

Mbetet që ata të pajtohen për versionin përfundimtar dhe që dokumenti të miratohet. Më pas, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në afat prej 30 ditësh duhet ta konfirmojë se rregullorja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Vetëm pas kësaj, rregullorja mund të hyjë në fuqi dhe atëherë Dhomat mund të fillojnë me proceset gjyqësore. Rregullorja do të jetë mjaft voluminoze dhe ajo në detaje do t’i rregullojë udhëheqjet e procedurave gjyqësore, pra, para gjykimit, gjatë gjykimit, apelin, por hyn edhe më thellë në çështjet e organizimit dhe administrimit të Dhomave të specializuara, gjegjësisht të drejtën e personave gjatë hetimit, arrestimit, paraburgimit, pjesëmarrjes së viktimave dhe të tjetra”, theksoi Beness.

Gjatë kohës deri sa po bëhen përgatitjet përfundimtare për fillimin e proceseve gjyqësore, në Kosovë edhe më tej po mbretëron pakënaqësia me Gjykatën speciale, të cilin e kanë formuar autoritetet e Kosovës.

Javën e kaluar, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është prezantuar kërkesa që përsëri të shqyrtohet dhe ndryshohet Ligji për Dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e specializuar.

Marrë parasysh që për ndryshimin e ligjit është paraparë procedura, deputetët kanë refuzuar që të miratojnë kërkesën që për këtë ligj të diskutohet në seancën e radhës, por kanë rekomanduar që kërkesa t’i drejtohet Komisionit parlamentar dhe Kryesisë së Kuvendit, sipas procedurës.

Diskutimin, në bazë të procedurës, e kanë mbështetur partitë në pushtet.

Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike, Driton Selmanaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se marrë parasysh faktin që Gjykata do t’i trajtojë rastet në të cilat janë të përfshirë njerëzit nga niveli i lartë i institucioneve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të kuptueshme tensionet në vend, para fillimit të punës së Gjykatës.

Megjithatë, ai vlerëson se nismat sporadike, sikurse kërkesa e veteranëve të UÇK-së që Kuvendi sërish ta shqyrtojë Ligjin dhe t’i përfshijë edhe krimet serbe, si dhe nisma e udhëheqësve të Kosovës që të formohet ushtria, më shumë janë “tendencë që t’i dërgohet porosi bashkësisë ndërkombëtare se të vetmit faktor stabiliteti në Kosovë janë ata që eventualisht mund të jenë subjekt i Gjykatës Speciale”.

Më tepër e shoh një tendencë të tyre për të provuar për ta shantazhuar bashkësinë ndërkombëtare, sesa ndonjë tendencë e cila mund të shkaktojë definitivisht destabilitet ose mund ta shkundë skenën politike të Kosovës. Kosova është e gatshme që të merret me secilën pasojë eventuale që mund të vijë nga Gjykata Speciale”, thotë Selmanaj.

Selmanaj ka shtuar se sa më shumë që ofrohet data e arrestimeve dhe aktakuzave të para, kjo mund të ngjallë tensione. Por, sipas tij, Kosova tashmë e ka kaluar krizën e mundshme që mund ta rrezikojë stabilitetin.

Nuk e besoj këtë që mund të ndodhë. Njerëzit në Kosovë tashmë e kanë kuptuar që përgjegjësia individuale e njerëzve, çfarëdo natyre qofshin ata, në çfarëdo pozite qofshin ata, është tërësisht individuale, dhe si i tillë duhet trajtuar. Nuk gjykohet në Gjykatën Speciale lufta e UÇK-së, nuk gjykohet Kosova. Gjykohen individë, të cilët dyshohet eventualisht se kanë bërë krime eventuale. Unë mendoj që Gjykata Speciale do ta pastronte, një herë e përgjithmonë, gjithë atë dyshim që është ngritur që nga paslufta, rreth involvimit të njerëzve të rëndësishëm të skenës politike të Kosovës në krime të rënda”.

Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ka miratuar legjislacionin e plotë për formimin e Gjykatës Speciale, pas një debati të ashpër ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të merret me hetimin e krimeve të cilat “pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë bërë mbi pakicat etnike dhe rivalët politikë” që nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000 dhe të cilat, senatori Dick Marty i ka theksuar në raportin e tij para Këshillit të Evropës. (REL)

Thaçi i bindur për mbështetjen: Ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në diskutimin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ai nuk është personi që do t’i prish marrëdhëniet me ndërkombëtarët për krijimin e ushtrisë.

“E kam ruajtur bashkëpunimin me bashkimin evropian si sytë e ballit, dhe për këtë çështje fleni dath”, ka thënë Thaçi.

Ai tha sot se transformimi i FSK-së nuk do të këtë implikim ne mandatin e KFOR-it dhe NATOS që buron nga Rezoluta 1244 dhe se as sot FSK asnjë veprim nuk e ndërmerr pa u konsultuar me KFOR-in.

Thaçi është i sigurtë se 110 deputetë do votojnë për krijimin e ushtrisë.

Ai ka thënë, se për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë votuar 109 deputetë, ndërsa ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë. Thaçi u shpreh, se asnjëri nga ta deri më tani se ka kundërshtu.

Murat Jashari e pranon se deshi ta vrasë Azem Vllasin

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë avokatin Azem Vllasi, pasi atë e konsideron tradhtar.

Jashari ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Tentim-vrasja ndaj avokatit Azem Vllasi ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të sekuestrojë revolen dhe një shurdhues, dhe se deri më tani ka arrestuar dy persona.

Murat Jashari është cilësuar nga policia si i dyshuari kryesor lidhur me tentim- vrasjen ndaj Vllasit.

Vështrim – Koalicioni jo natyror PDK –LDK dhe agonia e shtetit te Kosovës ?! Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët e humben një shekull nën Jugosllavi , por e ruajtën mendjen dhe e ruajtën më mjeshtri çenjën tonë kombëtare. Shumica punuan për interesat nacionale edhe pse të okupuar .Patëm jo shumë njerëz të cilët për interesa të veta u vunë në sherbim të armikut serbosllavë .Disa u mashtruan për ndonjë post , apo u paguan për ti shitur interesat kombëtare . Pati edhe vullnetarë të cilët për qdo sabah kan shkuar për ti spiunuar bashkëkombasit vet tek organët serbe! E fituam lirinë dhe pavarësinë më luftë .Në kushte te paqës i harruam të gjitha viktimat dhe dëmët materjale nga dora e çetnikizmit serbomadh .Lehtë po i barazojmë humbjet dhe fitorët tona.Shumë lehtë po i barazojmë edhe Harresën dhe Faljët.Dhe ,po falim lehtë së nuk jemi popull më gjen të prishur si serbosllavët të cilët gjithmonë u shkatuan dhëmbje popujve jo sllavë veqmas shqiptarëve në trojet e tyre .E harresa si komponent i dytë është e keqja jonë e madhe. E ardhmja e një populli ndërtohet duke mos e harruar të kaluarën historike .Dhe , një e metë tjetër është së më shumë po i vlerësojmë vlerat e huaja së sa vlerat tona .Ne i kemi të mirat tona tradicionale të cilat nuk bënë më i anashkaluar .Po bëhëmi popull mendjelehtë i cili kurrsesi të mëson nga gabimet e kaluara historike. Po i harrojmë edhe ndërskamcat që na i vunë të tjerët pa drejtësisht. Po i përserisim gabimet nga gjerat më të vogla deri të çështja jonë madhore kombëtare. E fituam shtetin por spo e ndërtojmë ashtu si duhet . Jemi një popull i vogël që kemi pasur mundësi të jetojmë mirë , të kemi shtet ligjior dhe funksional e nuk i kemi.Nese fund shekulli i kaluar ishte vendimtarë për Kosovën dhe shqiptarët , fillim shekullin 21 nuk e humbem por po e humbim shumë mendjën . Po shpalosën ide në opinion nga kjo kastë politike në pushet të cilat nuk përkojnë fare më interesat nacionale dhe interesat shtetërore .Mendjelehtet po harrojnë viktimat e shumta të luftës së fundit, të cilat nuk ka ra që ta kemi këtë gjendje hiq të mirë në planin politike dhe në planin zhvillimor ekonomik.Kur politikanët tregohen të dobët , kur nuk kan ide , kur nuk kan as rezultate ekonomike , ata po rebelohen .Gjithnjë më retorika po e maskojnë pa fuqinë e tyre politike .Nuk janë në domenin e politikbërjës , nuk kan karizem , nuk po kan strategji për të ardhmen tonë .Janë bërë lakmitarë të pushtetit apsolut dhe kjo është pengesë e madhe për proceset zhvillimore dhe për proceset demokratike .Mos vizioni dhe lakmia për të mira materjale po bënë që gjithnjë e më shumë shteti i Kosovës ti ngjanë anijës e cila fillon të përmbytet në detin e gjerë. Kosova është në situatë specifike dhe delicate politike. “Zajednica” dhe Demarkacioni janë barrë të rënda të cilat na i kan ngarkuar mbi shpinë faktori ndërkomëbtar por edhe kjo garniturë në pushtet shumë po ia ban hyzmetin . Servilët dhe të dëgjueshmit për qdo gjë para faktorit ndërkombëtar janë duke e degraduar shtetin e ri të Kosovës. Dhe, mos të harrojmë së qendrat e ndyshme të vendosjës dhe grupet e ndryshme të interesit si Rusia po dëshirojnë në Ballkan që prapë të kemi konflikte të ndryshme ose edhe lufëra pushtuese, duke mëtuar kështu që rrotën historike të kthejnë mbrapa . Ne, nuk po ndërtojmë strategji që tu kundervihemi të gjitha rrymave politike destructive kështu edhe Serbisë hegjemoniste , e cila po punon më logjikën e viteve të 90-ta .Për shkak të lidershipit të dobët të korruptuar dhe të kriminalizuar Kosova nuk po bëhët shtet më politikë të çartë dhe vizionare. Këtë vizion nuk e ka presidenti Thaçi si i pari i vendit , dhe këtë vizion nuk e ka as i pari i ekzekutivit Mustafa , e kështu i pa vision për të gjitha proceset kan mbetur Qeveria dhe Parlamenti.Kur interesat e vendit shitën lehtë nga dobësitë e pushtetarëve , sigurisht së shumë vishtërsohet edhe rrugëtimi ynë si shtet .Kjo kastë politike na ka lënë pa rezultate pozitive , duke prodhuar kriza politike, e duke prodhuar edhe kriza institucionale për shumë kohë .Zatën kjo Qeveri dhe ky Parlament janë mësuar të mbijetojnë më prodhimin e krizave , të cilat tashmë janë duke e rrezikuar seriozisht edhe të ardhmen tonë .Me një president të shtetit të cilin e ngarakon akuza për krime të luftës dhe shumë të meta të tjera , më një kryeqeveritar mbi të cilin binë akuzat për qeverisje të keqe sa ishte i pari i Prishtinës dhe tash , nuk ka mundësi Kosova dhe populli i saj të ecë përpara. Kjo kastë politike në pushtet bashkë më presidentin Thaqi dhe kryemnistinë Muftafa nuk kan strategji zhvillimore , nuk e kan tolerancën e nevojashme politike karshi Opozitës . Kjo udhëheqje shtetërore por edhe partiake nuk kan mundësi të ruajnë stabilitetin politikë ,I cili stabilitet edhe në shumë shtete te rajonit nuk është i mirë.Thaçi është njeri ndër përgjegjësit kryesor për gjendje të dobët ekonomike, është përgjegjës për privatizimin e keq të tipit profitereskë , për korrupcion të lartë dhe krim të organizuar gjatë mandatit 8 vjeqar në krye të qeverisë . Suksesi i politikanëve matet më mirëqënje dhe zhvillim dhe gjithmbarshem. Suksesi matet kur ulët në shkallë normale numri i atyre të cilët po kërkojnë punë .Suksesi i një lidershipi matet kur jetojnë mirë pensionistet , kur kemi pak kategori të rrezikuara ekonomikisht. Pak po bëhët edhe për familjët skamnore dhe për familjët e dëshmorëve dhe martirëve te kombit , e që është turpi që nuk lahët .Na nevoiten njerëz jo problematic në politikë, na nevoiten njerëz të cilët janë për stabilitet politik dhe stabilitet ekonomik, e jo njerëzit të cilët na kthejnë mbrapa në sistemin komunist .Nuk i duhet Kosovës dhe as rajonit njerëzit të cilët po sjellin kaos, po sjellin luftëra dhe fatkeqësi popujve .Thaçi për hesapet e tija pa u konsultuar më miqët tanë amerikan i hyri temës së ushtrisë të nevojshme për një shtet, por hap shumë i pa justifikueshm politikë. Mos ti bën bashkë Thaçi punet e tija personale më punët e Kosovës. Ushtria e Kosovës ndërtohet më ata të cilët i kontribuan shumë lirisë dhe pavarësisë. As ushtria dhe as Kosova nuk kan gje lidhje më para fushata elektorale të Thaçit dhe të Veselit, por nuk kan asnje lidhje as më budallakinat politike të Mustafës ,për të cilat herët i kam treguar përmes shkrimeve . Ky koalicion politikë është koalicioni më i dëmshem i pas luftës. Sa të vazhdon ky koalicion jo natyror PDK dhe LDK, për aq do të vazhdon edhe agonia e shtetit të Kosovës…

Mediat serbe: gjykata në Francë kërkon sqarime shtesë rreth ligjeve serbe

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka marrë pyetje të tjera shtesë nga Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, i është thënë sot agjencisë së lajmeve Tanjug nga Ministria e Drejtësisë.

Në pyetjet e gjykatës franceze, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet sqarimi i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat Haradinaj akuzohet nga Serbia.

Intervista – Rohan: Kosova ka ushtrinë e saj, FSK-në

Albert Rohan, ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës

Ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Forca e Sigurisë së Kosovës është realisht Ushtria e Kosovës” dhe shtoi se çfarëdo ndryshimi rreth saj duhet bërë brenda kuadrit kushtetues.

Deklaratat e Rohanit pasuan dorëzimin në Kuvend të një projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me kompetenca shtesë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Projektligji iu kalua Qeverisë së Kosovës ndërkohë që shkaktoi reagimin e fuqishëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që kundërshtuan, siç thanë, ‘veprimet e njëanshme’.

Zëvendës ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se “FSK-ja kufizimin e vetëm e ka në numrin e pjesëtarëve dhe armatimin e rëndë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një Ushtri. Kufizimi i vetëm është në numrin e saj dhe në pajisjet erënda. Nuk e di se cfarë duhet të ndryshojë në konceptin dhe mandatin e kësaj force. Në çfarëdo rasti mund të ndryshohet vetëm brenda procedurave të ligjit të Kosovës dhe të Kushtetutës”.

Radio Evropa e Lirë: Por kjo është shmangur nga institucionet e Kosovës. Kemi parë një reagim të fortë nga NATO dhe nga përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së. Megjithatë, a mund ta krijojë Kosova Ushtrinë e saj?

Albert Rohan: “Por ajo e ka një Ushtri. A mund të më qartësohet se cili është dallimi ndërmjet Forcave të Sigurisë dhe një Ushtrie?”

Në pothuaj dhjetëvjetorin e përfundimit të bisedimeve në Vjenë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe dorëzimit në OKB të Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari, që nuk u pranua nga të gjithë anëtarët e organizatës botërore, Albert Rohan tha se dialogu i vazhduar në Bruksel është alternativa e vetme drejt zgjidhjes së çështjeve. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodh në fund të dialogut.

“Pranimi i shtetësisë si një fakt jetësor nuk mund të vijë në fillim por në fund të dialogut. Do të ishte e pakuptimtë të shpresohej për diçka tjetër. Në fund, Serbia mund ta njoh Kosovën… si do të ndodh kjo nuk e di. Supozoj se kjo mund të ndodh në kontekstin e anëtarësimit të të dyja vendeve në BE, kurdo qoftë. Por kjo situatë do të ndodhte në fund dhe jo në fillim. Ndërkohë duhet të vazhdohet ky proces proaktiv i arritjes së gjërave të vogla, por të rëndësishme. Një nga një dhe të mos fillohet me çështjet e mëdha që nuk mund të zgjidhen sot”, tha Rohan.

Megjithatë, një prej çështjeve më problematike që ka ngjallur reagime të fuqishme posaçërisht të opozitës në Kosovë, është ajo e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e paraparë të krijohet me një Marrëveshje Kornizë të arritur në Prill të vitit 2013.

Por një marrëveshje e lidhur dy vjet më pas në Bruksel për Asociacionin çoi drejt një krize politike në vend. Në një vendim që pasoi kërkesën e presidentes së Kosovës, Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, e kanë ndërlidhur pjesëmarrjen e tyre në jetën institucionale të vendit me themelimin e Asociacionit.

Por Albert Rohan tha se çështja e Asociacionit të Komunave është propozuar edhe me Planin Ahtisaari “që u mor si një instrument i Këshillit të Evropës, bazuar në Kartën Evropiane për vetëqeverisjen lokale”. Ai tha se “ideja sipas Kartës Evropiane është jo një shtresë administrative, jo diçka që ka përgjegjësi të veta, por një Asociacion që duhet të promovojë interesat e komunave”.

“Ka të bëjë me promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të komunave. Detyrat do të ishin: trajnimi, ndërtimi i kapaciteteve, ndihma teknike, rekomandime të politikave. Pra për nga natyra është plotësisht e ndryshme nga ajo që Beogradi ka në mendje. Këso lloj Asociacionesh ekzistojnë edhe në vendim tim në Austri, në Gjermani dhe cdo kund. Ne kemi një Asociacion të Komunave dhe një Asociacion të Qyteteve.Por ato nuk kanë kompetenca vetanake. Janë organizma këshillëdhënës ose të lobimit. Ato diskutojnë psh për resurset financiare që duhet t’i jepen komunave por pa kompetenca ekzekutive. Kjo është ideja e Këshillit të Evropës, kjo ishte ideja që ne kishim kur e futëm në Planin Ahtisaari dhe çdo gjë tjetër është në kundërshtim me këtë ide”, tha Rohan.

Në bisedë me Radion Evropa e Lirë, Albert Rohan tha se “e ka të paqartë kundërshtimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi” dhe theksoi se “kufijtë e Kosovës sot korrespondojnë me kufijtë në ish Federatën Jugosllave, përveç atij me Maqedoninë”.

“Zakonisht demarkacionet e kufirit janë procese teknike, ku teknikët dhe ekspertët vendosin se ku shtrihet vija kufitare. Nuk mund ta kuptoj se pse kjo është bërë një problem politik. Qëndrimi iopozitës është i vështirë të kuptohet. Do të duhej të ishte një proces i qetë ndërmjet dy fqinjëve që do ta përcaktonte vijën kufitare bazuar në hartat ekzistuese”, tha Albert Rohan për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria: Kosova ta ketë ushtrinë në bashkërenditje me SHBA-në e NATO-n

Qeveria e Kosovës tha se është e përcaktuar që Kosova ta ketë ushtrinë e saj në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët strategjikë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se kryeministri Isa Mustafa vlerëson se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit.

“Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thekson komunikata.

Po sipas saj, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një bisede telefonike, ka kërkuar nga kryeministri që të rishqyrtohet ndryshimi i mandatit të FSK-së përmes ligjit.

Qëndrime të ngjashme, kryeministri thuhet të ketë marrë këtë javë edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore”, thekson komunikata.

Çitaku impresionohet se sa shumë di për Kosovën vajza e Trumpit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, sot gjatë ditës në një ndejë të Shtëpisë së Bardhë për Ditën e Gruas.

Ajo thotë të jetë impresionuar se sa shumë di vajza e presidentit Trump për Kosovën.

KOMANDANTI ADEM JASHARI I PËRKET KRAHUT INSTITUCIONALIST TË LUFTËS Nga JUSUF BUXHOVI

(Fjala që është dashur të mbahet në Akademinë e sotme Përkujtimore kushtuar Adem Jasharit, me rastin e përvjetorit të vrasjes heroike, nga e cila hoqa dorë për shkak të “ruajtjes së paqes politike”, por jo nga e vërteta që duhet të thuhet)

Thaçi: Kthim prapa nuk ka, FSK bëhet ushtri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Thaçi ka deklaruar se FSK duhet të transformohet në ushtri.

Presidenti Thaçi i dorëzoi të martën kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që [Kosova] duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, tha Thaçi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti Thaçi ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre. FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon thekson Thaçi.

“Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi.

“Unë ftoj për unitet politik dhe qytetar në Kosovë dhe definitivisht, kam besim të plotë se deputetët do të shikojnë mbi interesat partiake ditore dhe do të votojnë për shtetin e Kosovës, për transformimin e FSK-së, për ushtrinë e Kosovës, një ushtri kjo multietnike e orientimit euro-atlantik”.

Presidenti Thaçi beson se transformimi i FSK-se në Forca të Armatosura do të jetë një proces i suksesshëm dhe sipas tij, pas dorëzimit të Projekt-ligjit në qeveri, ajo nuk duhet të humb shumë kohë që të jap mendimin dhe të vazhdohet tutje.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s pa e themeluar ushtrinë. Ne kemi pritur deputetët serbë tash e tri vite dhe ata janë deklaruar ditë me parë se kurrë nuk do votojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse janë të ndikuar nga Beogradi dhe tani jemi të detyruar të vazhdojmë me planin “B”, ndryshimin e ligjit që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi. (REL)

Përgatiti: Arton Konushevci

Deputetja Musliu: Ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së, ishin prezent në protestën për Ramush Haradinajn

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur se ata që dje fabrikuan fshehurazi dosje kundër UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “GJ.K.Skenderbeu”, në protestën e organizuar kundër mbajtjes së Ramush Haradinajt nga autoritetet Franceze.

Musliu për mes një statusi në profilin e saj në facebook, ka thënë se në këtë protestë u kuptua përfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-se, sot kishin dal haptazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për tu burgosur

Ja positimi i saj i plotë në facebook:

Ata qe dje fabrikuan fshehurazi dosje kunder UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “Skenderbeu”!

Me vullnetin me te madh sot u zhvesha nga petku i deputetes dhe ai partiak për te dhëne një kontribut sa do te vogel duke shprehur revolten time si qytetare per mbajtjen padrejtesisht ne France te Gjeneral Ramush Haradinajt. Per te shprehur edhe njeher respektin dhe mirenjohjen time per luften e Shkelzenit dhe Luanit, per luften e shejte te mijera deshmoreve, dhjetra mijera ushtarve e veteranve, vujtjen e mijera grave e vajzave te dhunuara. Per mijera femije te vrare e masakruar, per shume konaqe te mbyllura e lana shkrete.

Dikush do ta merrte zhgenjim keqperdorimin e protestes por une jo sepse edhe pse protesta me se paku ishte proteste per Ramushin, edhe pse protesta u keqperdor, kjo proteste kishte nje te mire: Sot u kuptua perfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinez dhe fshehurazi dosje kunder UÇK-se, sot kishin dal hapurazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga kreret e UÇK-së e ka radhen per tu burgosur. Sot ma shumë se kurr ma deshmuan ata qe qajne me lote krokodili kunder gjykates speciale se ata asnjeher nuk ishin kunder kesaj gjykate ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolen sheshit me pankarta ne duar.

Nje faleminderim te veqante dua te beje per ata mijera simpatizante te PDK-se te rinje e te reja qe edhe sot per kunder provokimeve te shumta u permbajten ne proteste dhe deshmuan se Lufta e UÇK-se dhe popullit te saj kalon permasat partiake e regjionale. Jam krenare me JU!

#MeRamushin dhe #UÇK, por kurr asnjeher me ata qe tentojne ta njollosin luften e lavdishme per liri!


Send this to a friend