VOAL

VOAL

Ramush Haradinaj: Thaçi dhe Mustafa, kukulla të Serbisë

Sapo është marrë vesh koalicioni i ri AAK-PDK-Nisma. Që populli të mos harrojë Voal.ch po sjell ca jehona se çfarë konsderatash kanë për njëri-tjetrin këta që tash janë shtri së bashku në një shtrat:

23 Janar 2017

Që nga Franca ka reaguar ashpër kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj, kundër vendimit të presidentit dhe kreut të qeverisë së Kosovës për vazhdim të dialogut me Serbinë, pavarësisht tensioneve pas trenit.

 

Reagimi ka ardhur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.

Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!

RH

Në Kosovë krijohen blloqe të mëdha koalicionesh parazgjedhore

Partitë politike në Kosovë u dhanë fund përpjekjeve të tyre për të nënshkruar koalicione të gjera parazgjedhore, një gjë e pazakontë deri në këto zgjedhje. Në mesnatë kaloi afati i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit si koalicione.

Si asnjëherë më parë përgatitjet për këto zgjedhje çuan në krijimin e blloqeve të mëdha politike.

Partia Demokratike e Kosovës arriti marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovën dhe disa parti të tjera të vogla për të krijuar një koalicion të gjerë për zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni do të jetë Ramush Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq është përfshirë në koalicion parazgjedhor me dy parti politike, me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit dhe Alternativën e drejtuar nga Mimoza Kusari – Lila. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, aktualisht kryeministër në largim, ka vendosur të mos përfshihet as në listën zgjedhore, ndërsa ka caktuar si kandidat për kryeministër ministrin e tij e deritashëm të financave, Avdullah Hoti.

Ndërsa, lëvizja Vetëvendosje do të konkurrojë në këto zgjedhje e vetme, pa koalicione dhe kandidat i saj për postin e kryeministrit pritet të jetë Albin Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme pasuan rënien e qeverisë së Kosovës dhe prishjes së koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat për dy vjet e gjysmë udhëhoqën me vendin. Qeveria ra pas votimit të një mocioni të mosbesimit ndaj saj që ishte iniciuar nga Nisma për Kosovën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar dhjetë ditë fushatë zgjedhore për partitë politike.

Avdullah Hoti konfirmohet kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti është kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i LDK-së Isa Mustafa.

“Ne sot e kishim mbledhjen e kryesisë së Partisë. Biseduam edhe për kandidatin e partisë për kryeministër të vendit. Unë jam interesuar që të hap një proces që LDK’ja do të del me një kandidat tjetër për kryeministër të vendit. Kemi vlerësuar se ky nuk është një proces i thjeshtë. Dhe për këtë është vendosur që te kandidohet Abdullah Hoti për kryeministër”, tha kryetari i LDK’së, Isa Mustafa”, ka thënë kreu i LDK-së Isa Mustafa, raporton Express.

Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhore, kreu i LDK-së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera, por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.

“Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjafte shume kushtet për disa partner, por nuk do te flas për ta derisa te mos i kemi marrëveshjet definitive”, tha Mustafa. Ai tutje tha se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë

Edhe Hoti tha se “koalicioni i djathtë do të fitojë”, por pa treguar se kush janë pjesë e këtij koalicioni.

Kujtojmë se deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.

Biografia e Avdullah Hotit:

Arsimi: Ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998. Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe. Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.

Përvoja akademike dhe hulumtuese: Ka filluar angazhimin si asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, ndërkaq më 2012 është zgjedhur profesor i asocuar. Në këtë fakultet ligjëron disa kurse në studimet bachelor, master dhe të doktoratës. Në Kolegjin Dardania në Prishtinë ligjëron mikroekonominë dhe makroekonominë. Ka ligjëruar në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009. Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar si hulumtues, me kohë të pjesshme, në Institutin Riinvest në Prishtinë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Ka qenë anëtar i disa këshillave profesionale dhe akademike në vend dhe jashtë. Ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor. Ka publikuar 16 artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migracionin dhe remitancat dhe fusha të tjera.  Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare dhe vendore.

Angazhimet politike: Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është i martuar dhe ka dy djem, Ledionin dhe Antianin.

16 maj 1999 dita nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 është dita që u zhduk çdo gjurmë për fatin e profesorit dhe veprimtarit Ukshin Hoti.

Më 16 maj 2009 ai u lirua nga Burgu i Dubravës, por pas daljes prej andej atij i humbi çdo gjurmë.

Fatkeqësisht kanë munguar përpjekjet institucionale për zbardhjen e fatit të tij.

Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahoveci-t. Ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosove gjatë viteve 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, Ukshin Hoti ishte një ndër intelektualet me te arsimuar ne Kosovë ai kishte qenë edhe ligjerues ne disa universitete në Sh.B.A ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar, Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundra Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas denohet 5 vjet burg,

Më 16 Maj te vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të dhe njerëzit qe e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel një ditë jo e zakonshme per lirimin e te burgosurve.

Veprat
“Lufta e ftohtë dhe detanti”, 1975}
“Filozofia politike e çështjes shqiptare”, 1995

Të tjerët për Ukshin Hotin

Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”

 

Krimet e Serbisë në Kosovë – Bilanci i luftës në Kosovë 11840 të vrarë

AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS BOTON BILANCIN ZYRTAR TË LUFTËS SË KOSOVËS – 11 840 TË VRARË

Tiranë – Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kanë ardhur shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, të promovuara në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Historianët Beqir Meta, Maringlen Verli e të tjerë e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmuan për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë.

Për drejtorin e Arkivave kosovare, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, dëbimet nuk ka qenë i thjeshtë.

Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama.

Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999

– Vrasjet, masakrimet

– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova

– Varrezat masive

– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.

– Dhunimet e femrave

– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.

– Helmimet

– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare:    100.589

Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës

Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë

Masakra të mëdha

Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:

Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.

– 1739 femra

– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

– 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.


Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

247.800 në Maqedoni,

69.300 në Mal të Zi;

21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani

7.581 në Turqi

5.829 në Itali

5.730 në SHBA

pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Cili do të jetë dështimi i radhës!? – Nga Florim Zeqa

Këtë shkrim do e filloj me një thënje të vjetër popullore: “Nëse bie me fjetë në shtratë me fëmijë, në mëngjes mund të zgjohesh i lagur”!
Disa sikur (qëllimshëm) po harrojnë se për këto 18 vite, me përjashtim të një gjysëm mandati kanë fjetur në të njëjtin shtrat (qeverisje)  me fëmijët e llastruar, të lagur e zhytur në pisllëqe të shumta,…atëherë aty nuk bëhet më fjalë për pastërti.
I kuptoj shpirtërat e virgjër të LDK-së, që kërkojnë unifikim dhe bashkim të elektoratit rugovian në prag të këtyre zgjedhjeve të kurdisura nacionale, por në asnjë rrethanë nuk i akceptoj djallëzitë e atyre që deri dje fjetën në të njëtin shtrat me fëmijët e “lagur”, ndërsa sot paturpërisht po thonë se “atyre” u vie era kështu e ashtu, duke harruar se edhe vet janë duke kundërmuar të njëjtën erë.
Arsyetimet mund të gjenden nga më të ndryshmet, por faktet gjithnjë janë më të fuqishme dhe të pamëshirshme ndaj tendencave djallëzore për mashtrimet e radhës.
E kam një thirrje shpirtërore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin jo sipas fjalëve, por sipas veprave. Vetëm duke respektuar vlerat e njëri-tjetrit, besimin dhe përcaktimin e lirë dhe sovran të njëri-tjetrit i krijojmë standardet e një shteti të lirë dhe sovran.
Mendimi ndryshe është vlerë, kritikat, këshillat dhe sugjerimet e tjerëve t’i pranojmë me dashamirësi. Asnjëri në këtë botë nuk jemi të përkryer, secili ka diçka më shumë dhe diçka më pak se tjetri.
Bashkombas të dashur, vllëzër e motra shqiptare të mos ndahemi e përçahemi për parti politike, për interesa të liderëve partiak, as për koncepkte ideologjike por të bashkohemi me njëri-tjterin për kauzën e shtetndërtimit, mbrojtjen e interesaave vitale të shtetit tonë siq janë sovraniteti dhe integriteti teritorial, elemente këto që klasa aktuale politike i ka vënë në pazar në bisedime me armiqt e shtetit tonë në Bruksel.
Madhështia e njerëzve dallohet në momentet e vështira, në tejkalimin e situatave pa sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sikurse çdo gjë që ka fillimin dhe mbarimin e vet, edhe koalicionet politike e kanë fillimin dhe mbarimin e tyre.
Jo rrallë, koalicionet dhe kurorat qeverisëse përfundojnë para kohe dhe në mënyrë  të njëanshme, duke i shkaktuar hidhërim dhe “plagë” të pashërim partnerit tjetër.
Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, fitoj shkathtësia politike ndaj ambicieve dhe dëshirave. Edhe kësaj radhe, për të satën herë u vërtetua ajo maksima e vjetër për politikën, si “art i së mundshmës”.
Të paaftit politik, shkaktarët e prishjes së kurorës së panatyrshme qeverisëse po i akuzojnë si tradhëtar e besëprerë! Në raste të tjera mbase do të ishin normale konstatimet e tilla, por kurora e fundit qeverisëse nuk ka pasur mundësi të përfundoj ndryshe, ngase parimet bazë të lidhjes se asaj kurore kanë qenë të bazuara pikërisht mbi interesat e ngushta personale dhe elementet e tradhëtisë dhe pabesisë njerëzore.
Të paaftit politik krahas meritave që po ia atribuaojnë vetes përgjatë qeverisjes trevjeqare, duhet të jenë të gatshëm të pranojnë edhe përgjegjësitë për dështimet e përbashkëta në qeverisjen e vendit. Edhe po deshën, nuk do mund ta pastrojnë aq lehtë veten e tyre ashtu siq po trumbetojnë.
Pasi vet fillimi i koalicionit PDK-LDK brenda natës, ishte nje sinjal ogurëzi për të ardhmen e vendit dhe LDK-së në veqanti, mirëpo e keqja më e madhe është tek katandisja e disa vlerave, të cilët për kënaqjen e egos së tyre personale për pak pushtet e privilegje u bënën bashk me djallin….
Fatkeqeësisht edhe përkundër abortit të dytë politik, LDK-ja edhe kesaj radhe nuk do te ndryshoj, lideri i saj  nuk do t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, për të ikur nga kreu i saj. Të gjitha deklarimet se gjoja “nuk do të kandidoj sërish për postin e kryeministrit” janë lojëra ditore për të mashtruar elektoratin, por jo edhe kryesinë dhe të deleguarit në KP të LDK-së, sepse ata janë vasalët, mbështetesit e tij më besnik,…e të cilët nesër prap do ta kërkojnë kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër.
Ngase, për të mos thënë të gjithë, shumica e eksponentëve të larte të LDK-së së sotme, në forma të ndryshme janë të lidhur me strukturat e SHIK-ut, duke filluar nga bizneset, tenderimet dhe punësimet e familjarëve të tyre,…të tillët në disa raste në shkrimet e mia i kam quujtur  “Urithët e nëntokës së LDK-së, të cilët para opinionit, diten shiten si rugovista në LDK, ndërsa natën e kalojne më Kadri Veselin, Thashim Thaçin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin, etj.
Kjo është tepër e dhimbshme, por është e vërteta e hidhur e disa LDK-istëve të ditëve të sotme.
Unë nuk shofë asgjë të keqe, prej atyre që publikisht aderojnë nga njëra parti në tjetrën, por e keqja e madhe është e atyre që ditën trupin e mbajnë në LDK, ndërsa natën, përveq shpirtit sheshin gjithçka tek partitë e tjera për përfitime personale.
Edhe pse tani akoma jemi në fazën e spekulimeve mediatike sa u përket lidhjeve të koalicioneve parazgjedhore, LDK-ja ndodhet në prag të dështimit të radhës, pra të një lidhje të re akoma më të panatyrshme, nga e cila përveqse më e dëmtuar, do të dali edhe më qesharake para opinionit publik dhe elektoratit të saj.
Në rrethana normale, për të mos thënë e pamundur, do të ishte veshtirë e realizueshme për LDK-në, por shkaku i kapjes së tmerrshme të saj nga grupet e interesit është e mundur të ndodhë çdo gjë.
Mosrespektimi i programeve, koncepteve dhe parimeve bazë, shumë nga subjektet politike do t’i nxjerrë nga shtrati i tyre politik.
Do të ishte mirë për të ardhmen e vendit, që liderët partiak t’u qendrojnë besnik parimeve dhe deklarimeve të tyre publike të dhëna menjëherë pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, në të kundërtën përveqe do t’i dëmtojnë partitë e tyre, do t’i lëndojnë proceset demokratike dhe do të rrezikojnë të ardhmen e vendit nesër, ngase shumë procese (të nisura) të dëmshme për vendin pritet të vazhdojnë nën qeverisjen e re, gjegjësisht në legjislaturen e gjashtë të Kuvendit, siq janë; Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe, finalizimi i Gjykatës Speciale, etj.
Dukuri e pazakont është duke ndodhur edhe me aderimin e disa figurave të njohura publike (analist të pavarur dhe gazetar) nëpër partitë e ndryshme politike, e me të cilat deri dje kanë pasur mospërputhshmëri të plotë konceptuale!
Edhe pse në parim, aderimi në një subjekt politik është krejtësisht çështje personale, kur janë në pyetje figura që deri dje kanë reflektuar shpresë për ndryshime pozitive në vendin tonë, me kalimin e tyre tek subjektet aktuale, përfundimisht janë shuar bashk me vizionet e tyre për ndryshim.
Ashtu siq e fillova, shkrimin do ta përfundoj me një thënje të këtyre ditëve të profesor Anton Kolajt, njëri ndër themeluesit dhe nënkryetar i LDK-së rugoviane të viteve të ’90-ta, po citoj: “Duke i përcjellë zhvillimet parazgjedhore në skenën politike kosovare, më sakt aderimet, aterimet, hidhrimet, ndarjet, ribashkimet, sharjet, lavdrimet, dribllimet, ndreckamsat, brrylat, fishkllimat, aplauzet etj, etj, kam ardhë në përfundim se në Kosovë, parimet dhe platformat politike janë të vdekura. Sa veshtirë do e kenë ata që dijnë më i kuptu programet dhe vlersojnë parimet”.

Kosovë, ndahet nga jeta gazetari Ganimet Klaiqi

Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta të hënën në mëngjes gazetari i të përditshmes Koha Ditore, Ganimet Klaiqi.

I lindur më 26 janar të vitit 1965 në fshatin Poliçkë të komunës së Kamenicës në Kosovën Lindore, në vitin 1997 kishte nisur punën në këtë të përditshme.

Viteve të fundit ai ishte angazhuar edhe në mësimdhënie.

Koha Ditore dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësuan vdekjen e tij si një humbje të madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

Vazhdojnë hetimet për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Policia e Kosovës tha se po vazhdon hetime të ngjeshura për ndriçimin e sulmit ndaj ish gazetares, Arbana Xharra, e kthyer në politikane, e cila u sulmua dhe u rrah nga persona ende të panjohur në hyrje të apartamentit të saj në Prishtinë, natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës.

Edhe më tej policia nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të sulmit që u dënua në shkallë të gjerë në Kosovë.

Zonja Xharra është trajtuar në spitalin e Prishtinës para se të lirohej për t’u trajtuar në shtëpi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u shpreh i “tmerruar” me sulmin ndaj zonjës Xharra duke shfaqur shpresën se përgjegjësit do të vihen shpejt para drejtësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu shqetësimin e tij me këtë sulm. Në reagimin e tij ai thekson se është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejohet që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë, thuhet në reagim.

Kryeministri në largim Isa Mustafa, tha se sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u shpreh e tronditur nga sulmi duke e cilësuar atë sulm ndaj vlerave njerëzore, për të cilat angazhohet Bashkimi Evropian.

Te papranueshëm dhe të dënueshëm e kanë cilësuar sulmin edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera dhe te partive politike.

Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, ditë më parë, la gazetarinë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi i saj, që u mor një ditë para se të binte qeveria dhe të shpërndahej parlamenti, nxiti debate të gjera në rrjetet sociale.

E njohur për kritikat ndaj zyrtarëve të kësaj partie por edhe partive tjera për korrupsion e përfshirje në veprimtari kriminale, ajo u kritikua nga një numër i kolegëve të saj nga mediet dhe shoqëria civile.

Veprimtarë të të drejtave të njeriut u shprehën të shqetësuar me siç u tha, “fjalorin e dhunshëm” që pasoi anëtarësimin e zonjës Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës.

Para se të përfshihej në politikë, zonja Xharra dhe shoqatat e gazetareve kishin denoncuar disa herë kërcënime ndaj saj.

Dy vjet më parë ish kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, ishte fituese e Çmimit prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Donika Gërvalla: Nëse Kadri Veseli zgjidhet kryeministër për Kosovën do të jetë një dimër i acartë

Në intervistën tek Rrokum TV midis të tjerave Donika Gërvalla theksoi:

“Në zgjedhjet e ardhëshme bëhet vetëm fjalë  a do të lejojë zgjedhësi në Kosovë që pushteti në Kosovë të merret nga byroja infernale Thaçi-Veseli në totalitet apo do të ketë mundësi për ta penguar Veselin që të zgjidhet kryeministër. Kjo është pyetja që i shtrohet Kosovës.

Unë nuk e njoh Kadri Veselin, nuk i kam dhënë as ndonjëherë as dorën, por unë njoh kryetarin e SHIK-ut.

Unë ju siguroj se izolimi i deritashëm i Kosovës nuk do të zbutet, përkundrazi do të vijë duke u forcu edhe më shumë nëse e kemi këtë përbërje në krye të shtetit.

E kam përmendur, kur është votu Hashim Thaçi president, e kam thënë Kosova do të jetë e vetmume, dimri do të jetë shumë i ftohtë, e nëse zgjidhet Veseli kryeministër për Kosovën do të jetë dimri i acartë.”

 

Moratorium politik për LDK-në! – Nga Florim Zeqa

Prishja e koalicionit qeverisës ditën e merkure me 10 maj 2017, shënon abortin e dytë politik të LDK-së nga martesa me PDK-në.
Sikurse politika që nuk bëhet nga emocionet e çastit, ashtu edhe LDK-ja nuk mund të ribëhet nga emocionet dhe dëshirat e çastit, ngase në çast mund të ndodhin vetëm fatkeqësitë dhe fenomenet natyrore.
Katandisja e LDK-së është gjatë, e thellë dhe aq e dhimbshme, saqë vetëm një mendje e shëndoshë me një profeci hyjnore mund ta nxjerrte nga gremina e thellë, e fundosur në mënyrë sistematike pas shkuarjes në amshim të liderit historik dhe profetit të kohë sonë, Ibrahim Rugova.
Për fundosjen e “TITANIK-ut” kosovar, LDK-së rugoviane fajtor janë të gjithë nga pak, por pa dyshim më “meritori” është Isa Mustafa me sejmenët e tij, sahanlëpirësit dhe urithët e të gjitha pushteteve, të cilët për pak ambicie pushteti apo privilegji personal, rrënuan një trashëgimi të pasur politike dhe thyen shpresat e shumicës shqiptare në Kosovë.
Përgjatë këtyre viteve të pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, në veqanti pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor të saj, u vrejt qartë se LDK-në nuk mund ta ribëjnë lakmitarët e pushtetit (të shumtë në numër në radhët e saj), të cilët i joshi pas pushtetit dhe më pas edhe i mashtroi lideri diktatorial dhe rrënuesi në thëmel i LDK-së rugoviane, Isa Mustafa me sejmenët e tij të pakurrizorë dhe padinjitet njerëzor.
Pra, përveq Isa Mustafës, bashkrrënues të drejtëpërdrejtë të LDK-së rugoviane u bënën të gjithë ata që mbështetën dhe e votuan marrëveshjen personale mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit të 19 nëntorit 2014-të, për ta shpëtuar këtë të fundit nga rënja e sigurtë nga pushteti pas zgjedhjeve të 2014-s, kur i gjithë spektri politik shqiptar dhe popullata u bashkuan për largimin e tij. Për fatin e keq të vendit e më pak të LDK-së, të njëjtit votuan për zgjedhjen e kreut të SHIK-ut në krye të Kuvendit, e më pas edhe për zgjedhjen fatale të Hashim Thaçit për president të vendit.
Kështu pra, rrënues të LDK-së dhe shpresave të qytetarëve u bënë të gjithë ata që mbështetën liderin diktatorial në vendimet e dëmshme për vendin.
Klientela e Isa Mustafës në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së ua mbylli dyertë përfaqësuesve të dy degëve më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër e Gjermani), por e keqja më e madhe është heshtja ndaj në veprimi të tillë e mbi 300 “deleve” (delegatëve) të atij kuvendi famëkeq.
Për dhe rrethë LDK-së rugoviane mund të flitet e shkruhet për përiudhën 23 dhjetor 1989 deri me 21 janar 2006-të, si parti e vlerave unifikuese kombëtare dhe parti e hapjes së proceseve demokratike në hapësirat mbarëkombëtare, si parti që vuri thëmelet e shetit tonë-Republikës së Kosovës.
Pas 21 janarit 2006-të, përveq lidhjeve emocionale të elektoratit, LDK-së nuk bënë t’i atribuohet asnjë lidhje me të kaluarën e lavdishme të saj.
Kuvendi i VI-të apo siq njihet në opinion si kuvendi i karrigëve, ishte një paralajmërim ogurëzi për të ardhmen e këtij subjekti politik, mbase edhe për fundin fatal të frymës rugoviane në këtë subjekt.
Përderisa Kuvendi i VII-të shpërfaqi frymën e pabesisë dhe aktin e tradhëtisë, ku  Isa Mustafa brenda natës i përgatiti “Puçin” politik ish kreut të LDK-së, zotit Fatmir Sejdiu për t’u katapultuar vet në kreun e LDK-së,…Kuvendi i VIII-të zgjedhor i kësaj partie instaloi dhunën, shantazhin politik dhe këcënimet si format më të vrazhda të diktaturës politike (post-komuniste).
Pabesinë e tij, Isa Mustafa e përseriti edhe në raport me subjektet tjera politike. Pas humbjes së zgjedhjeve nacionale të 3 nëntorit 2014, për t’i shpëtuar kërkesave të elektoratit rugovian për shkarkim, brenda natës e lidhi koalicionin mashtrues paszgjedhor fillimisht me AAK-në dhe NISMA, duke mashtruar më pas edhe Lëvizjen Vetëvendosje në koalicionin më të madhë të pasluftës në Kosovë, i cili PDK-në e solli në prag të rënjës përfundimtare dhe jo vetëm kaq, Hashim Thaçin e kishte shndërruar në një figurë të vdekur dhe të pavlerë politike.
Por, kësaj radhe pabesia e Isa Mustafës i kaloi kufijtë partiak. Me lidhjen e kurorës brenda natës me Hashim Thaçin për interesa personale i tradhëtoi mbi 70 % të vullnetit të shqiptarëve për ndryshimin e kursit qeverisë në vend.
Për të mos i permenduar të gjitha pasojat politike që janë të njohura për opinion publik, pabesia e Isa Mustafës ndaj spektrit politik shqiptar ka bërë që sot LDK-në e Isa Mustafës të mos e do askush, nuk e do asnjë parti politike shqiptare, madje as shoqëria civile, thënë ndryshe sot Isa Mustafa ka vija të kuqe nga i gjithë spektri politik shqiptar.
Kështu siq e ka katandisë LDK-në Isa Mustafa, kjo parti mund të përdoret vetëm si patericë e partive tjera për arritjen e kuotave të pushtetit e asgjë më shumë.
A ka mjerim më të madhë për partinë e traditës më të gjatë demokratike në vend, për partinë e besës dhe shpresës shqiptare kur i shef të ikin të gjithë prej saj!
Këtë rrezik të katandisjes së LDK-së e kisha vrejtuar pas zhvillimeve antidemokratike në Kuvendin e VIII-të të saj, me ç’rast pata ngritur shqetësimet e mia në shkrimin mjaft përmbajtësor “LDK-ja Post-mortum”, botuar me 1 qershor 2015 në gazetën Kosova sot dhe publikuar në dhjetëra portale mbarëkombëtare, ku në fillim të këtij shkrimi shënova epitafin më sa vijon: “Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij”.
Ndërsa, për ata që nuk e kuptuan atëherë mesazhin e atij shkrimi, do ua përserisë edhe më qartë: “LDK-së nuk i mjafton “Rifreshi”, duhet ndërruar komplet “Hard-Diskun”!
Mesazhi i mësipërm vlenë si alarm i fundit për Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe elektoratin  e saj, nëse vërtetë duan ta ruajnë vazhdimësinë e LDK-së me një formë dhe përmajtje të re, në të kundërtën, le të shërbehen me epitafin e 31 majit 2015-të, për ta kujtuar me pietet të lartë të kaluarën e lavdishme të LDK-së bashk me liderin shpirtëror Ibrahim Rugova, si dhe ta shpallin Moratoriumin politik në LDK  para zgjedhjeve nacionale të caktuara të mbahen me 11 qershor 2017, që i bie abstenim i plotë nga procesi zgjedhor, i cili do të shënonte fundin e epokës së keqe post-rugoviane të LDK-së dhe fillimin e një kapitulli të ri demokratik në Kosovë.
Dikujt mund t’i duket paradoksale kjo kërkesë e sinqert e imja, por është e vetmja mundësi. Edhe pse në dukje të parë katër vite janë të gjata për të mbetur jasht parlamentit, do të jenë mjaft të shkurtëra për t’i rekuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara në LDK për 11 vite.
Vetëm “Rifreshi” që përmenda më sipër dhe ndërrimi i “Hard Diskut”, do ta  mundësojnë kthimin në pikën zero të LDK-së dhe mundësinë për një fillim të ri, me çka Kosovës do t’i lindte një alternativë e re dhe shëndosh politike, e shkëputur krejtësisht nga  e kaluara, me njerëz të rinjë, me vizion të ri për shtetndërtimin e Kosovës dhe një përspektivë të sigurtë për qytetarët, ku secili do të kishte mundësi të barabarta të kyçjes në proceset demokratike.
Pos tjerash, Moratoriumi politik, do të shënonte një standard të ri demokratik në skenën politike kosovare për shkëputjen nga e keqja, nga antivlerat dhe modelet e vjetruara qeverisëse.

LDK-ja me kandidat të ri për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mund të mos nominohet për kryeministër nga ky subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë për Radion Evropa e Lirë, e kakonfirmuar edhe Arben Gashi, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, duke thënë se “ ky është qëndrim i zotit Mustafa, i cili vetë e ka deklaruar sot në 27 -vjetorin e themelimit të LDK-së, dega në Istog.

Gashi ka shtuar se LDK -ja tashmë nuk ka një qëndrim zyrtar se kush do të nominohet, por siç ka thënë ai, “z. Mustafa ka deklaruar vullnetin e vet se përkrah gjeneratat e reja”.

Blerim Shala në PDK

Ish-Nënkryetari i Parë i AAK’së, Blerim Shala, do t’i bashkohet PDK’së. Aderimi në Partinë e Veselit, Shala po e bën pasi për një kohë ishte deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

 Ish-gazetari, Blerim Shala, pritet t’i bashkohet PDK’së. Ai po shkon në Partinë e Kadri Veselit pasi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shala para se t’i bashkohej AAK’së kishte qenë udhëheqës i Gazetës Zëri.

Ndryshe, anëtari i ri i PDK’së, prej kohës kur kanë nisur bisedimet me Serbinë, ka mbajtur pozitën e koordinatorit për dialog.

Burime kanë treguar se zyrtarizimi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti mund të jetë edhe pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.

Express ka kontaktuar me Shalën, por ai s’ka pranuar të flasë për aderimin në PDK.

“Jam në takime”, ka thënë Shala, kur është pyetur për aderimin në PDK.

Bllokohen në Morinë, 15 autobusë, policia: Do kaloni vetëm pas orës 12:00

Policia shqiptare ka bllokuar në doganën e Morinit 15 autobusë me udhëtarë që vinin nga Kosova.

Burime nga policia thonë se në pikën kufitare të Morinës në Kukës janë bllokuar mbi 15 autobusë që vinin nga Kosova. Një pjesë edhe për protestën.

Autoritetet shqiptare u kanë thënë që do të kaloni vetëm pas orës 12:00./JOQ

Hashim Thaçi: Dhuna ndaj Xharrës e papranueshme

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që i ka ndodhur Arbana Xharrës. Ka thënë se dhuna nuk bën të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e sulmuesve

Reagimi i plotë i Presidentit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH

 

Ja s’i duhet të votojnë shqiptarët – Nga Faton MEHMETI

Për shkak të tranzicionit të zgjatur shoqeria shqiptare ndodhet në një situatë pa rrugëdalje,mbase per shkak te mungesës së vetëdijës.Vetëdija është një shkallë e lartë e zhvillimit social – kulturor të individit dhe shoqërisë. Individi i vetëdijshëm është në gjendje të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e tij në shoqërinë ku jeton, dhe shoqëria e vetdijshme, është në gjendje të përcaktojë vendin dhe kufirin e lirive dhe detyrimeve të individit. Individi i vetdijshëm, është në gjendje ta kuptojë veten si pjesë e shoqërisë. Njeriu ynë ndodhet tashmë në gjendje kapitullimi përballë realitetit në të cilin është pjesë, herë si viktimë,ndodh edhe si hero. Si rezultat i mendësisë arkaike, refraktare pa vetëdije shqiptari i Kosovës është shëndrruar në servil të polikës.Marrim shembull procesin e votimit, shqiptarët nuk janë të prirur për të marrur ate për të cilen votojnë, dhe vazhdimisht i votojnë të njejtit njerëz edhe pse përveç gënjeshtrave asgjë nuk iu ofrojnë votuesve. Votuesi shqiptar për këto vite ka votuar për vetë-skllavërimin e tij, mjerimin dhe izolimin nga bota. Votuesit e tillë iu mundësojnë matrapzëve qëndrimin në pushtet, por nëse është një intelektual kritik e kurajoz për sëmundjet e shoqërisë ose do ti ofrohet ndonjë copë e majme nga njerëzit me pushtet ose ndonjë llokum dinamiti. Rasti, fatkeqësisht më i freskët i Arban Xharrës, politika duke e marxhinalizuar e “ detyron ” t’i ofrohet .

Për shumë prej shqiptarëve të sotëm, bota mbaron te shkallët e apartamentit, ose edhe ma keq, mbas derës së tij,dhe kjo vjen si shkak i izolimi nga bota. Shqiptarë ende jane popull patriarkal dhe tradicional. Përpjekjet për t’i shpjeguar proceset shoqërore të dominimit përmes kategorive psikike, janë përpjekje që nuk i kontribujnë ndriçimit, por errësimit të këtyre proceseve shoqërore. Pikë së pari, proceset shoqërore kurrë nuk janë konsistente, gjithëpërfshirëse. Patriarkalizmi, për shembull, mëton ta gjejë shkakun e padrejtësive, diskriminimit.

Shqiptaret vazhdojnë të varfërohen, si pasojë e keqqeverisjes.

Ndërkohë që sot, të dhënat zyrtare për situatën ekonomike po na injektohen me doza optimizmi, realiteti i familjeve shqiptare është i pashpresë. Rritja ekonomike e pretenduar nuk po prodhon as punësim, as të ardhura dhe për më keq kjo rëndon në familjet me të ardhura të ulëta, duke vështirësuar jetesën dhe duke rritur hendekun ekonomik e social.

Në një analizë më të thellë, edhe brenda partive politike kryesore duket të reflektohen mentalitete autokratike, borgjeze, prepotente e komuniste, ashtu sikurse është e qartë se ato nuk pasqyrojnë filozofinë politike përkatëse.

Pas prishjes se koalcionit situata e tensionuar politike, natyrisht intensifikon në sasi, por edhe përmbajte taktikat elektorale që do të përdoren në zgjedhjet e afërta, çka parathotë se fushata elektorale, e cila ka nisur, nuk do të jetë mbresëlënëse, por edhe agresive. Derisa shqiptarët nuk e konceptojnë votën si besim dhe kthimin e besimit në sherbim, dhe kur nuk ndodh kjo të ndeshkohet me votë, veshtirë të pritën ndryshime. Nuk duhet patur frikë nga ndryshimet, një popull që fle edhe vdes, ne duhet të tregojmë se jemi të zotët e këtij vendi. Votoni, por me mend, mos hedhni votën kot.

Nënkryetari Memli Krasniqi: PDK nuk ka vija të kuqe për koalicion me LDK-në

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, qoftë edhe LDK-në.

“PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe për sa kohë të jetë partia më e madhe në vend me besimin më të madh të qytetarëve ajo gjithmonë do të udhëheqë Qeverinë. Për neve njëherë është kjo me rëndësi, koalicioni me qytetarë që të marrim edhe njëherë besimin e tyre që të jemi partia e cila do të kemi mandatin që edhe njëherë me qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi.

“Pas kësaj do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, por para se gjithash e përmenda me partitë të cilat janë të ngjashme me orientimin ideologjik dhe orientimin politik por mbi të gjitha me konceptete ekonomike. Dhe absolutisht nuk e përjashtojmë as LDK-në, AAK-në, as AKR-në, as partitë e tjera të cilat janë të përafërta me këto orientime”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Krasniqi ka thënë se pas “fitores” preferojnë që të krijojnë një koalicion qeverisës me partitë të cilat janë të përafërta me synimin e tyre politik, veçanërisht me ato parti të cilat e pranojnë dhe përcaktojnë programin për zhvillim ekonomik, që sipas tij, do të jetë shtylla qendrore e programit të PDK-së.

Isa Mustafa LDK-së ia bëri varrin?! – Nga Skënder MULLIQI

Eshtë fakt së e gjithë ajo të cilët e kam thënë në shkrimet e mia pas lidhjës së koalicionit PDK dhe LDK dolën të sakta. Unë jam përpjekuar që në shkrimet e mia ti përmbahem objektivitetit duke u marr më probleme e jo më njerëz. Fill pas koalicionit pata theksuar për gabimin e madh të Mustafës , I cili pas gjashtë muajve të mashtrimit karshi koalicionit të madh VLAN , më dinakërin komuniste iku në gjirin e PDK-së, për të cilin subjekt politik kishte derdhur vrerë gjatë gjithë fushtave elekotorale . Kishte thëne së kurrë nuk do të lidhë koalicion më PDK-në , të cilën e kishte akuzuar për vrasje politike të anëtarve të LDK-së dhe për korrupcion. Pata potencuar gjithashtu së PDK-ja sa ti arrinë objektivat politike ka për ta hedhur LDK-në si leckë të pavlerë , dhe pikërisht doli ashtu. E përdori LDK-në Hashim Thaçi për tu zgjedhur president i vendit më qyk të zorit në një gjendje të shtetrrethimit, të cilën gjë PDK-ja kurrë nuk do ta kishte bërë po të ishte në pyetje që presidenti të zgjedhet nga radhët e LDK-së. Atë ditë më kujtohet sjellja e Thaçit në kuvend së më qfarë dinakërie arriti pas gjithë asaj hallakame në lokalet e kuvendit dhe jashtë në qytet të bëhët president. Ky ishte objektivi i parë i Thaçit . Hapi tjetër nuk ishte aq i ngutshem po shumë i paramenduar dhe i projektuar më skenarë për ta rrezuar qeverinë e Mustafës më pretendim të PDK –së që Kadri Veseli të bëhët kryeminister i Kosovës .Edhe këtë gjë e pata thënë më herët në shkrimet e mia, së PDK-ja nuk mund ta duron që ekzekutivin ta udhëheq LDK-ja . Të kthehem pak mbrapa . Për dy mandate sa e drejtonte qeverinë Hashim Thaçi , vendi kolapsoi politikisht dhe ekonomikisht , u vjedh dhe plaqkitë për të katër anët. Na doli në sipërfaqe klani “ Pronto’ I cili i solli dëme politike Kosovës . Thaçi si kryeminister i bëri lëshimet më të mëdha politike më Fusnotën , “Zajednicën” dhe më Demarkacionin dhe shumë marrveshje të tjetra të dëmshme më Serbinë . Pamë shumë afera korruptive të qeveritarëve të cilat afera përfunduan më asgjë , së organet e drejtësisë të kontrolluara nga pushteti , të akuzuarit pas një kohe të shkurtër jo vetëm që i shpalli të pafajshem por i kthej në vendet e të tyre të punës, kurse disa të akuzuar u larguan pa therrë në kembë nga Kosova. Pak kishim njohje të shtetit të Kosovës gjatë mandatit të PDK-së. LDK-ja dhe Isa interesgjiu e pranojë një lojë të tillë politike , kur të gjithë berllogun e grumbulluar qeveritarë të Thaqit ia qiti vetit në preher. A nuk doli kjo e saktë pas prishjës së këtij koalicioni shumë të pa natyrshem .? Sigurisht se po. Isa Mustafa dhe do servila aty rreth tij, e pranuan koalicionin më PDK-në së edhe vet janë të zhytur në afera të ndryshme të keqpërdorimeve .Dhe, mirë e gjeten mjeranat e LDK-së të cilët më përjashtim të tre ,kater vetave dukeshin si qyqarë sikur mos të ishin burra ate ditë në kuvend. E ditën së nga aleati bashkëqeverisës moti është përgatitur skenari për prishje te koalicionit dhe i kishin ngulur këmbët si magari në lloq. Nuk ruhen pozitat pushtetare më zort dhe nuk ruhen pozitat pushtetare duke e humbur dinjitetin dhe kredibilitetin partiak e shtetëror. Në vazhdimësi LDK-ja u ballafaqua më lojërat e rrezikshme politike , të cilat kishin dhe kan pasur për qëllim rrënimin e LDK-së dhe pushtimin e kalasë nga mbrenda . E gjeten PDK-ja aleatin adekuat Isa Mustafën më të cilin janë njohur mirë kur ai ishte shef i financave në Qeverinë e Bukoshit. Mustafa gjatë këtyre viteve u dëshmua së është dinak dhe vetjak dhe së nuk e ka dert atë punë që LDK-së ia bëri varrin .Demarkacionin dhe “Zajednicën” si dy tema të interest madhor nacional Thaçi dhe Mustafa i prun para aktit të kryer . Mustafa me veprimet e veta hazarde politike i bëri dëme të mëdha LDK-së dhe Kosovës. Rënja e këtij koalicioni ishte dashur të ndodhë edhe më herët .Prishja e koalicionit të prodhimit të krizave permanente dhe ngjarjve të pamira , do të duhej të jetë mësim i mirë për partitë politike së më rrena , mashtrime , me hajni , krim të organizuar dhe korrupcion nuk bëhët shteti. Me dredhi, tradheti dhe dinakëri politike është mbushur kupa …Është koha e fundit për ndryshime pozitive, në mënyrë që popullit ti zgjidhet laku nga fyti të cilin po e mban për shumë vite më radhë nga kjo klasë politike …

Thaçi vendos: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Telegrafi ka mësuar se presidenti Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë pas takimit që pati me partitë politike.

Edhe burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se tashmë janë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Ndryshe, presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike. Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Ia marrin qeverinë, Mustafa nuk e lëshon partinë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka vendosur ta mbledhë kryesine e LDK-së veç një ditë pas rënies së Qeverisë, të cilën e drejtonte.

Premton se do t’i mbledhë rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës.

Me pak fjalë, ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga LDK-ja.

Ky është statusi i Mustafës:

Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani sot e nesër vizitë zyrtare në Kosovë

Foto nga arkivi

 

Presidenti Nishani do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me udhëheqës të tjerë të institucioneve si dhe të partive politike në vend.

Ai do të pritet fillimisht me ceremoni shtetërore në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Presidenti NIshani, të premten, do të shpallet qytetar nderi i Deçanit.

Vizita e Presidentit NIshani në Kosovë vjen një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rënies së qeverisë së saj pas një mocioni mos-besimi, të nxitur nga partitë opozitare.

Donika Gërvalla: Isa Mustafa me Ismet Beqirin e 3 nënkryetarët e LDK-së të japin dorëheqjen

Donika Gërvalla shkruan në rrjetin social:

“Është vetëm çështje kohe.

Isa Mustafa brenda ditës së sotme duhet ta marrë mbi vete përgjegjësinë politike.

Ai duhet të japë dorëheqje dhe të hapë rrugë për një fushatë zgjedhore pa ngarkesat e dështimeve të tij të vazhdueshme.

As ai, por as Ismet Beqiri dhe 3 nënkryetarët e LDK-së, si bashkëpërgjegjës për një politikë, e cila e ka dëmtuar LDK-në dhe Kosovën deri në palcë, nuk mund të luajnë asnjë rol në zgjedhjet e ardhshme dhe as brenda LDK-së, nëse partia e Presidentit Rugova dëshiron të fitojë qoftë edhe pak nga besimi i humbur gjatë viteve të fundit.

Nevojitet urgjentisht një LDK e re me parime të sprovuara për ta tejkaluar hap pas hapi krizën e rëndë që mbizotëron në Kosovë.

Nëse LDK-ja nuk vepron shpejt, atëherë Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe gjatë fushatës do ta ndjekin si dhelpra lepurin, siç bënë vite me radhë në një koalicion joparimor dhe krejtësisht të papranueshëm.

Nga takimet e mia në të gjithë Kosovën e di që LDK nuk ka vetëm votues dhe anëtarë të frustuar apo të zemëruar. Mbi të gjitha ka të tillë që nga LDK-ja presin më në fund një sinjal të qartë shprese dhe ringjalljeje.

Me këta njerëz dhe me forca civile shoqërore mund ta nxjerrim Kosovën nga kriza e gjithanshme.

Një ekip i shëndoshë me bërthamë të shëndoshë dhe emra si Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Anton Quni e shumë e shumë të tjerë jep shpresë për një të ardhme shumë më të mirë.

Pra të përvjelim mëngët se na pret shumë punë.”, përfundon Donika Gërvalla.

Image may contain: 16 people, people sitting and suit

Thaçi nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Parlamentit (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.
Përmes këtij dekreti, i cili hyn në fuqi nga sot, shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës. Gazeta Express ka siguruar dokumentin e presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka dhënë nënshkrimin e tij për t’i dhënë fund Parlamentit.

“Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 10 maj. Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Kujtojmë se sot me 78 vota të deputetëve ra Qeveria Mustafa, ndërsa presidenti duke nisur nga nesër do konsultohet me partitë parlamentare për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Lista e deputetëve që rrëzoi qeverinë e Isa Mustafës – Kush votoi (Yes – Y) -“Po” dhe kush (No – N) “Jo”

Ja lista e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sot rrëzoi qeverinë e Isa Mustafës. Gërma N është No – Jo, Gërma Y – është Yes – Po.

 

Haradinaj: Lajm i mirë rrëzimi i qeverisë, AAK ka vija të kuqe për PDK-në e LDK-në

Presidenti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, i është gëzuar lajmit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Ai tha se përfundimi i kësaj qeverie është lajm i mirë sepse, siç tha ai, “Kosova tashmë është e sovranit”.

“Hapi i rëndësishëm pas kësaj dite është ndërtimi i shtetit ligjor, shteti që është i aftë t’i dalë zot qytetarit në të gjitha sferat e jetës dhe që s’lejon që Serbia, apo ndonjë shtet tjetër armik i Kosovës, t’i fut duart në Kosovë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga SHBA dhe BE-ja që të garantojë zgjedhje të drejta.

Ai u vuri vijë të kuqe partive që ishin në pushtet deri tani, LDK-së dhe PDK-së, për një marrëveshje parazgjedhore.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me partitë në pushtet. AAK, vi të kuqe me partitë në pushtet. AAK ka një marrëveshje me Nismën, por jo me partitë në pushtet”, u shpreh kreu i AAK-së.

I pyetur se si do të veprojë me demarkacionin në rast se e marrin pushtetin, Haradinaj tha se do të sjellin versionin e duhur.

“Rrëzohet ky version i gabuar dhe vjen versioni i duhur”, tha Haradinaj.

Anton Quni e shkund sallën e Kuvendit të Kosovës – Do të rri këtu z.Veseli e Thaçi deri sa të ju shoh parapa Grilave!

Anton Quni ka goditur Isa Mustafën dhe partnerët e tij të koalicionit. Quni tha se unë i kam njohur nga lufta, nga fronti, dhe e kam ditur se keta ju lene, ikin…

Ju kamë thënë se këta janë njerëz që ju ënë në gjysmë të rrugës, nuk arrijnë në finale,

Z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja pse më detyroni të qëndrojë në këtë Kuvend.

Të gjitha to mjerime që ia keni shkaktuar qytetarëve të Kosovës, shantazhe, manipulime. Këtu do të rri derisa ju z.Veseli e Thaçi deri sa të ju shoh parapa grilave.

Ju të tillë keni qenë edhe në luftë, keni braktisur ushtarët.

Ju z.Veseli vini nga një formacion shumë i dyshimtë. Ju mbani përgjegjësi për sigurinë e deputetëve të Kosovës, me ato shprehi dhe metoda të gabuara si në luftë dhe pas luftës ta udhëheqni edhe Kuvendin e Kosovës. Ju nuk jeni për rend kushtetues, për integrimin e Kosovës…

Ju duhet të jepni përgjegjësi për veriun, për krimine organizuar, celuat e terrorizmit…

Ne jemi këtu dhe do të ballafaqohemi edhe në betejat vendimtare.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka quajtur Hashim Thaçin e Kadri Veselin kriminelë, të cilët duhet të qëndrojnë prapa grilave.

Ai duke iu drejtuar Thaçit e Veselit ka thënë se ata përbëjnë një formacion të dyshimtë, i cili dikur do të dalë në shesh.

Quni duke iu drejtuar atyre, u ka thënë se “metodat” që i kanë përdorur gjatë luftës dhe pas luftës, nuk do të mund t`i ushtrojnë në Parlamentin e Kosovës.

“Ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë, i cili duhet të japë përgjegjësi përballë qytetarëve të Kosovës. Me ato metoda që i keni përdorë gjatë luftës dhe pas luftës, ju mendoni se mundeni me udhëheq edhe Parlamentin e Kosovës me të njëjtat metoda, por e keni gabim. Në finale keni me u demasku, por qytetarët do tëk uptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, nuk jeni për stabilitet politik, për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane, sepse keni frikë se keni përgjegjësi të mëdha para qytetarëve, keni frikë se duhet të jepni llogari se pse nuk ushtrojmë kontroll në Veri, pse u zhvilluan celulat e terrorizmit”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Quni e ka quajtur LDK-në garancë dhe shtyllë të shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është garanca më e fuqishme si shtylla më e fortë e shtetit të Kosovës, ne do të jemi këtu për zgjedhjet e ardhshme. Në finale do të jeni humbës”, ka thënë tutje ai.

Quni e ka përshëndetur kryeminsitrin Isa Mustafa, duke i thënë se anipse nuk ishte pajtuar që ai të jetë në krye të LDK-së, sot e përkrah paraqitjen e tij. Gjithashtu, ia ka kujtuar Mustafës se para se të hynte në koalicion me PDK-në, të mendonte mirë se me kë do të kishte të bënte.

Quni është shprehur se e ka menduar tërheqjen nga politika, por që Thaçi e Veseli e shtyjnë atë të mos e bëj një hap të tillë.

Aderimi i Arbana Xharrës në politik, akt revolucionar – Nga Isuf B.Bajrami

 

Ne kemi të drejtë natyrore që t’i përdorim penat tona si dhe gjuhët tona, në rrezikun dhe sakrificën tonë

Suksesi i punës së gazetarëve mbështetet tek sigurimi i informatave të besueshme.

Liria e shprehjes është përkufizuar si e drejtë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, duke përfshirë lirinë e mendimit pa ndërhyrje dhe e drejta për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione dhe ide përmes çfarëdo mjeti, pa barriera.

Ushtrimi i profesionit të gazetarëve në Kosovë është i ndikuar nga një sërë faktorësh që kufizojnë ose zgjerojnë kufirin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të profesionalizimit të medias.

Korniza institucionale dhe ligjore nuk është tërësisht funksionale për të reaguar ndaj kërkesave dhe problemeve të gazetarëve.

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mbajtjes së mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mediumi, pa marrë parasysh kufijtë e rrezikshmërisë.

Në këtë tranzicion demokratik, hulumtimi mbi gjendjen e medias dhe të gazetarëve nga perspektiva kushtetuese dhe ligjore është relativisht i mangët, pasi përvoja në praktikë tregon një gjendje tërësisht të kundërt nga baza ligjore e përshkruar.

Në Kosovë, ushtrimi i profesionit të gazetarit është mjaft sfidues! Arbana Xharra një grua e fuqishme, nënë e përkushtuar, vendimtare e paluhatshme, gazetare e palodhshme dhe kritike e pandalshme. Duke i marrë parasysh këto virtyte, aderimi i saj në politikë është një akt revolucionar!

Çelësi i ratifikimit të demarkacionit, në duart e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës besohet ta ketë çelësin në duar për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike, ka ftuar në mbështetje për t’i bindur deputetët e partisë së tij edhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova.

Të dy zyrtarët ndërkombëtar kanë zhvilluar të martën një takim me kryeministrin Mustafa dhe deputetët e LDK-së.

Pas takimit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se LDK megjithatë do të jetë unike në votimin për demarkacionin.

“Po e konfirmoj që LDK-ja, kur t’i vjen radha demarkacionit, do të jetë unike. LDK-ja do të jetë shumë më unike sesa partitë tjera që thonë se i kanë votat”, ka thënë Beqiri.

Megjithatë, është një grup prej 17 deputetëve të LDK-së e ka kushtëzuar votën për ratifikimin e demarkacionit me kërkesën që marrëveshja aktuale të rishikohet pas një afati kohor prej dy viteve.

Këtë kompromis, ky grup i deputetëve e ka ofruar për të mundësuar vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Por, një praktikë e tillë e ratifikimit të kushtëzuar të një marrëveshje ndërkombëtare nuk ishte mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës i ka shtuar presionet mbi kryeministrin Isa Mustafa që të dërgoj Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend ku do të shihet nëse e ka apo jo mbështetjen e deputetëve për ratifikim.

Varësisht disponimit dhe mbështetjes që do ta ketë qeveria për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, PDK më pas ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat, përkatësisht do të vendos nëse do të shkoj në drejtim të prishjes së koalicionit apo vazhdimit të tij deri në fund të mandatit kushtetues.

Për ratifikimin e demarkacionit kërkohen 80 vota të deputetëve.

Kurse opozita, ka në duar mocionin me nënshkrimet e 42 deputetëve për rrëzimin e qeverisë.

Për shkarkimin e qeverisë, nevojiten 61 vota të deputetëve.

Sa i përket këtij mocioni, Ismet Beqiri ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk do të votoj për shkarkimin e qeverisë.

“Unë mund t’ju siguroj, dhe është shumë e qartë, që LDK-ja nuk ka votë kundër qeverisë. Asnjë votë nuk e ka për mocionin e tillë”, ka deklaruar Beqiri.

Seanca për votimin e mocionit të opozitës tashmë është caktuar, për të mërkurën në ora 10:00. (REL)

48 orët e fundit të Isa Mustafës – Nga Faton MEHMETI

Është moment i të vërtetës, moment të cilin çdo kundërshtar në politikë e pret. Jane 48 orët e ankthit nga njëra palë dhe shprese tek tjera, tërheqja e litarit për të shfaqur muskujt vetëm sa do të sforcohet. Dy partitë kryesore në vend që bashkeqeverisin për interesa të pak njerëz në kryes të secilës, pa asnjë dashuri por interes po ndjejne se iu ka ardhur fundi së bashku.Sikur një qift i martuar pa dashuri dhe ndjen se asgje me nuk mund t’i nxit të bashkëjetojnë. Derisa PDK gjindet në pozitën idele për të rrezuar këtë qeveri , e njejta nuk ndodh me partnerin tjetër të koalcionit LDK-në e cila po krijon insinuta të ndryshme për t’i shpëtuar rënies. Të dy partitë po lozin me kartat e tyre në dëm të tjetrit dhe në interes të vetvetës, por përse është tani rasti ideal i PDK-së dhe fatal për LDK-në. PDK ndihet fituese morale karshi LDK-së , pasi arriti të bëjë koalicion me ata që nuk lanë gje pa thënë për Hashimin, SHIK-un dhe prap me ta beri koalicion. PDK arriti të bëj president njeriun më te “urryer ” nga LDK, duke u dëshmuar Thaçi dhe njëherë fitues ndaj Isës dhe LDK-së.

PDk arriti t’ia le në dorë “ kembet e arushes ” ceshtjen e demrakcionit, arriti te perforcoj iden se LDK nuk eshte parti qe ka guximin per te marr hapa teguximshem. Mos hajpa e ansje vendi t epunes, deshtimi ne UNESKO, deshtimi ne njohje, mugnesa e liberalizimit te viazve tj jane vetem disa sdeshtimi qe i atribohen qeveriseje se LDK-se. Përflitja për fillimin e punës së Gkylkates Scpeiale e perpjeshton PDK per te shkaur ne zjgehdjet, duke ditur se rivali i saj është i dëmtuar si nga brenda ashtu edhe nga jashte per ato që u ceken me lart, prandaj mundoeht te shfrytezoj renien ekesja qeverisje per t”u knifrumaur si force e pare ne vend dhe per ta ofrmuar pastaj qeverine.

Derisa krejt e kundërta ndodh me LDK-në e cila është me e ndarë se kurrë më parë pas bërjes së koaliconit me PDK-në, respektivisht zgjedhjen e Thaçit president. Ndërsa nga jashtë zyrave të partisë, tek elektorati, qytetarët nuk shohin asgjë pozitive për vendin, nuk ka hapur asnjë vend pune. Asnjëherë nuk janë larguar njerëz më shumë nga vendi se gjatë këtyre tri viteve të koaliciont të LDK-së, dhe kjo flet mjaft qartë për dëshpërimin e njerëzve të cilet më nuk po gjejnë zgjidhje tjetër përvec për të ikur nga vendi.

Isa Mustafa po mundohet të bëjë trikun e fundit, duke shtyrë procedimin për demarkacionin pas mocionit për rrëzimin e qeverisë, Isa po “ shantazon ” PDK-në përpara faktorit ndërkombëtar në rast se bije Qeveria e udhëhequr nga ai,me aluzionet se ne do e votonim demarkacioni por nuk na dhanë mundësi. Edhe në rast se bije Qeveria, rrjedhimisht demarkcioni do t’i mbetet barrë qeverisjesës së ardhshme të cilën Isa e di se me nuk do të jetë aty ku është. Pra në të gjitha mënyrat në këtë rast barra do i bie PDK-së, mirëpo e sigurtë pothuaje është se Isën më nuk e shpëton asgjë. Kameloni i politikës po bjen në kurthën të cilën ai iu ngirti mbi 100.00 votueseve të LDK-së me besimin për kauzen “ kurrë me PDK-ne ”. Nuk dihet se çfarë përalla do thurr Isa për votuesit e tij, por e sigurtë është se përveç vartësve dhe servilëve më askush nuk iu beson gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tija. Fatkeqësia tjetër është se kushdo që vjen pas Isës nuk do të bëjë asgjë më mirë, përveç se arrogancën e tij shpresoj mos ta trashëgoi askush. Ky popull duron çdo gjë por jo arrogancën, injorimin dhe përbuzjen që iu bëri Isa.

Sot pritet procedimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend

Sot pritet që marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paralajmërimi u bë qysh të premten nga kryeministri Isa Mustafa.

Kjo është njëra prej marrëveshjeve më të rëndësishme për Kosovën, e cila është edhe kusht për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Vënia e demarkacionit për ratifikim në Kuvend është zvarritur për kohë të gjatë, për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës.

Në një tjetër zhvillim, javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës, sipas të cilit, Kuvendi do të votojë këtë të mërkurë për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Në pritje të lajmit të mirë – Nga Florim Zeqa

“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” (Gore Vidal)
Momentumi politik nëpër të cilin po kalon Kosova, kur së shpejti pritet që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i shkojnë për shtati askujt tjetër përveq klanit “Pronto” dhe PDK-së. Bazuar nga ky konstatim, rënja  e “Qeverisë Mustafa” është çështje ditësh e mbase edhe orësh!
Një situatë e tillë duhet të thërras si kushtrim në ndërgjegjën e antarësisë së gjërë të LDK-së, pasi sinjali i “kuq” i rrezikut të futjes së LDK-së në zgjedhje me këtë lidership të bastarduar dhe kredibilitet të humbur në elektoratin e saj, do të ishte fatale për subjektin me traditën më të gjatë demokratike në vend.
Lidershipi aktual i LDK-së, “akademiku” (plagjiat) pa asnjë vepër shkencore, në kreun e këtij subjekti politik erdhi nën premtimin e realizimit të reformave të thella dhe ndryshimeve substanciale.
Isa Mustafa, në vend të reformave e instaloi format më të vrazhda të kërcënimeve dhe shantazheve politike në parti, duke i larguar apo pamundësuar së vepruari veprimtarët më të devotshem, intelektualët më të spikatur dhe ish themeluesit e LDK-së, duke anashkaluar dhe mbyllur dyert për pjesën më të shëndoshë të diasporës shqiptare.
Tashmë kur hipokrizisë politike të Isa Mustafës i ka ardhur fundi, duke i skaduar çdo afat kohor dhe legjitimitet moral në elektoratin e LDK-së, i mbetët këtij të fundit (elektoratit) që të inicioj procesin e reformave të mëdha në LDK, proces ky i cili duhet të filloj me shkarkimin e Isa Mustafës dhe kryesisë që ai drejton.
Pas iniciativave të shumta (mbledhjes së nënshkrimeve dhe peticioneve) nga mërgata jonë për shkarkimin e Isa Mustafës, kjo duhet të vazhdoj me iniciativen nga degët dhe nëndegët e LDK-së, për ta shpëtuar LDK-në nga katandisja e mëtutjeshme, do të thoja shkatërrimtare në të cilën është duke e dërguar lideri diktatorial postkomunist.
Kur jemi në këtë segment, pra në pritje të lajmit të mirë, të fillimit të iniciativës për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së, nuk mund të mos e ndaj një “sekret” me lexuesit, apo më mirë të themi një dëshirë që vlon si vullkan në zemren dhe shpirtin tim, e ajo është; “Që iniciativa për shkarkimin e Isa Mustafës të rrjedh pikërisht nga Dega e LDK-së në Klinë.”
Pikërisht nga Klina e vogël, e cila LDK-së rugoviane dhe shtetit të Kosovës i ka dhuruar burrështetas dhe figura të mëdha politike dhe ushtarake. Klina e vogël në zemër të Kosovës, me iniciativën për shkarkimin e Isa Mustafës do t’i hapte dyert e mëdha të ndryshimeve substanciale në mbarë Kosovën.
Ashtu sikurse çdo iniciativë tjetër, edhe iniciativa për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së mund të jetë edhe personale, por në rastin konkret kërkon mbështetjen e një dege, për t’u pasuar me kërkesat për shkarkim nga të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së gjithandej Kosovës.
Në këtë mënyrë do të fillonte pastrimi nga klani mafioz i uzurpatorëve dhe urithëve të nëntokës së LDK-së, produkt i të cilëve, përveq Hashim Thaçit- president dhe Kadri Veselit-kryeparlamentar, moszhvillimit ekonomik dhe anarkisë ligjore, vendi rrezikon humbjen e mbi 8 mijë hektarëve tokë nga Demarkacioni me Malin e Zi dhe humbjen  e veriut të vendit nga krijimi i Asociacionit të komunave serbe!
Elektorat besnik i LDK-së, mbështetës të frymës rugoviane nëse edhe kësaj radhe e heshtni iniciativen e mërgatës për shkarkimin e Isa Mustafës, nesër do të bëhet tepër vonë.
Pas katandisjes së LDK-së në procesin zgjedhor, kot do t’i bashkoheni “korit vajtues” për LDK-në, e aq më të pavlerë do të mbeten zërat qyqar duke akuzuar PDK-në si shkaktare të humbjes së LDK-së.
Nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme lejoni që bartës i listës të jetë Isa Mustafa, atëherë vota e juaj do të jetë votë për klanin “Pronto” dhe PDK-në. Andaj që kjo të mos ndodhë, ju ftoi të iniconi shkarkimin e mënjëhershëm të Isa Mustafës dhe klanit të tij shkatërrimtar në LDK. Klanit i cili e tradhëtoi vullnetin e juaj pas zgjedhjeve të 2014-së, për largimin nga pushteti të PDK-së, për zbardhjen e vrasjeve politike të veprimtarëve më besnik të LDK-së që në zemër e shpirtë kishin vizionin rugovian për shtetin e Kosovës dhe shumë premtimeve tjera, tashmë të harruara nga kujtesa e klanit mafioz dhe uzurpatorëve të LDK-së.
Ata që janë me Isën nuk kanë gjë të përbashkët me vizionin rugovian. Andaj, është domosdoshmëri e kohës ndarja e “shapit nga sheqeri”. Le të dihet qartë kush është mbështetës  i vizionit rugovian e kush tjetër i atij putinian.
Putinian në kuptimin e kapjes dhe uzurpimit të partisë së traditës dhe vlerave demokratike nga Isa Mustafa ish udhëheqësi komunist në etapat më të vështira për vendin, të viteve 1981-1989, të dyshuarin e keqpërdorimit të fondeve të “Qeverisë në ekzil” (nga vitet 1990-99) dhe shkelësin e 33 neneve të kushtetutës në bisedimet e Brukselit.
Ashtu siq e fillova, këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të H.L. Mencken; “Një politikan profesionist është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”

Koment – Monizmi është sëmundje që rrënon demokracinë – Nga Skënder MULLIQI

Monizmi nuk është ideologji e kodifikuar , por kryesisht bëhët fjalë më emocione kolektive, dhe i cili funksionon në emer të popullit pjesë e të cilit është secili individ.Mundësia që dikush të mbetet jashtë tij është e pamundur.Monizmi si nocion politik është genjështër e kulluar, ku flitet dhe veprohet në emer të popullit .Sjellë vetëm stagnim ekonomik dhe politik, sjellë pasurim të elitës politike dhe e varfëron popullin . Po përdoren metodat e monizmit për ti arritur objektivat e caktuara politike dhe sundimin mbi masën .Ne këtë kontest institucionet faktikisht pësojnë fiasco, prodhohen kriza të ndryshme politike dhe kriza ekonomike. Gjithqka sipas kësaj logjike don të thotë izolim dhe kapje e pushtetit nga grupet e caktuara politike .Monizmi është sëmundje e cila e rrënon demokracinë dhe liritë elementare njerëzore .Gjithqka vjen duke u komplikuar aq shumë sa vështirë pastaj të gjindet ndonjë zgjedhje e mirë .Regjimi në Prishtinë dhe regjimi në Tiranë janë regjime të sëmuara moniste të cilat po synojnë infektimin e mbarë shoqërisë . Heshtja karshi të keqijave të cilat e kan vërshuar Kosovën nuk e ndihmojnë askend , vetëm sa po e ushqejnë dhunën dhe terrorin nga ky estabilishment politikë në krye të institucioneve shtetërore .Përsekutimet jo ne kuptimin ekstrem që po iu bëhën qytetarëve janë bërë të pa tolerueshme .Mos të genjemi gjithë jetën nga këto struktura mafioze politike në pushtet , së i gjithë servimi politik që po na bëhët është vetëm një mashtrim.Janë duke na mashtruar një kohë të gjatë duke e futur në përdorim rrenën dhe qdo lloj tjetër të propagandës.E gjithë kjo lojë pushtetare më ndjenjat e popullit është traumatike , është depresionuese dhe shumë demoralizuese . Populli është përjashtur nga vendimamarrja .Po bëhët presion despotic për të hequr dorë nga vetëvetja , gjë që është gjeja më e vështirë në këtë botë . Nese dalim jashtë lojës politike rrezikohemi ti humbim të gjitha . Kështu zatën edhe është ka ndodhë përditë e më shumë . Jemi lodhur teper shumë më prodhim të krizave politike dhe më prodhim të krizave ekonomike. Sundimtarët e Kosovës po tentojne më të madhe që të heqim dorë nga gjithqka që njeriun e bënë të lumtur në këtë botë .Secilën ditë e më shumë po pasurohen dhe po e varfërojnë popullin pa fije turpi. Dhe, nuk janë ka mendojnë fare që tu lëshojnë rrugë forcave progresive . Gjithqka po duket kaotike në ketë vend të sunduar nga llumi i kësaj shoqërie .Kan instaluar sistem të mbyllur , na kan izoluar nga bota demokratike , e kan sjellur situaten më mundësi gjithnjë të eskalimit në ndonjë konflikt .Sistemi edhe ashtu jo funksional gadi në tërsi është qitur jashtë përdorimit. Kur strukturat udhëheqëse dhe bartësit e pushteit ngriten mbi ligjin , nuk mund të flasim për shtet funksional dhe shtet ligjor. Kjo klasë politike ka rënë në provimin e shtetndërtmit dhe mirëqenës. Ka rënë në provim edhe kur bëhët fjalë për interesat nacionale –Fusnota, Demarkacioni, “Zajednica”… Dhe nga loja politike e rrezikshme me Demarkacionin të cilin e vune vete si kusht , të cilën gjë e pohoi edhe Fajon , nuk po heqin dorë. Qitja para deputetëve për procedim siq po flitet dhe votimi eventual mund ta eskalon keq situatën politike në Kosovë. Votimi i formës qeveritare do të ishte tradhëtia më madhe që mund ti bëhet Kosovës. Kur fillon loja me territore kjo është e pa tolerueshme për një shtet dhe për një komb.Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të heq dorë nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar , nese dëshirojnë që proceset në Kosovë të kthehën për së mbari. Me njerëzit të cilët kan bërë keqpërdorime të mëdha nuk ka mundësi të mbahet stabiliteti politik dhe stabiliteti ekonomik, nese mendojnë kështu burokratët e BE-së. Këtë kastë politike në pushtet duhet stopuar më votën e lirë , në mënyrë që mos të vijnë prap në pushtet, edhe pse nuk do te jetë punë e lehtë . Në të kundertën agonia e shtetit të Kosovës do të vazhdon edhe për një mandat tjetër ose edhe më gjatë…

PDK nuk i kundërshton zgjedhjet, konfirmohet interesimi që Veseli të jetë kryeministër

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi

 

Partia Demokratike e Kosovës e ka shqyrtuar gjendjen politike në vend, por nuk ka dalë ende me një qëndrim të prerë rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie politike, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha se do të diskutohet edhe me partinë partnere në koalicion, Lidhjen Demokratike të Kosovës për hapat që do të ndiqen.

Ai nuk e ka mbështetur as kundërshtuar mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Kurse nënshkrimet e tetë deputetëve të PDK-së në mocionin e opozitës, Kuçi i ka cilësuar si vendime individuale dhe jo partiake.

Kuçi, megjithatë ka pranuar që vendimmarrja nga ana e qeverisë nuk ka qenë në nivelin e pritur.

“Ka munguar vendimmarrja e plotë, kurse opozita ka qenë jo çdo herë konstruktive”, ka thënë Kuçi.

PDK, ka shtuar ai, do të merr vendimin duhur në ditët në vijim, duke mos përjashtuar as zgjedhjet.

Po ashtu, Kuçi e ka konfirmuar interesimin e PDK-së dhe kryetarit të saj, Kadri Veseli,që në të ardhmen, të ketë nën drejtim postin e kryeministrit të Kosovës.

“Secili që është kryetar partie në këtë vend përgatitet që të bëhet kryeministër”, ka thënë Kuçi.

Vdes gjeografi i njohur kosovar kundërshtues i demarkacionit

Ka vdekur gjeografi dhe hartografi Prof.Dr. Muharrem Carabregu, njëherësh edhe kundërshtues i madh i versionit të tanishëm të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur profesori i Gjeografisë, Florim Isufi, përmes një postimi në Facebook.

“I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Po ashtu ishte edhe njëri ndër kundërshtuesit e demarkacionit të vijës aktuale në mes Kosovës dhe Malit të Zi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Isufi.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04.05.2017 në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Ndërsa Departamenti i Gjeografisë në UP do të organizojë mbledhje komemorative me datë 05.05.2017, ora 11:00, në lokalet e Fakultetit.

Kosovë, shuhen operatorët e kompanive telefonike nga Serbia

ARKEP në Kosovë njofton opinionin publik se që nga data 1 maj 2017 përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”

PRISHTINË – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njofton opinionin publik se që nga data 1 maj 2017 përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”, të cilët që nga pas lufta kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ARKEP bëhet e ditur se afati përfundimtar i caktuar për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve nga operatorët në fjalë ka qenë data 1 maj 2017 dhe se për të verifikuar përmbushjen e këtij detyrimi, ekipi i ekspertëve të Radio Monitorimit nga ARKEP gjatë ditës së sotme ka realizuar matje në pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht hapësirave ku më herët kanë pasur mbulueshmëri operatorët “Telenor” dhe “ViP mobile”.

ARKEP bëri të ditur se pas kësaj matjeje është konstatuar se janë ndërprerë shërbimet e këtyre kompanive telefonike nga Serbia.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion e OKB-së (ITU) ia alokoi zyrtarisht Kosovës kodin telefonik kombëtar 383.

Ndërkaq, sot ishte afati i fundit i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të Kosovës.

Zv/ministri turk i Punëve të Jashtme vizitë në Kosovë

Krahas aktiviteteve të 23 Prillit, zv/ministri Yıldız, ka zhvilluar takime të ndara zyrtare me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj

PRISHTINË – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, ambasadori Ahmet Yıldız, po qëndron për vizitë në Kosovë me rastin e “23 Prillit, Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës, krahas aktiviteteve të 23 Prillit, zv/ministri Yıldız, i shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, ka zhvilluar takime të ndara zyrtare të mbyllura për mediumet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, Yıldız më pas ka vizituar në zyrën e tij ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Mahir Jagxhillar, ku morën pjesë edhe ambasadorja Kıvılcım Kılıç, zv/ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Kadir Hyseini, si dhe deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Myferra Shinik dhe Fikrim Damka.

Pas takimit, ambasadori Yıldız ka dhënë deklaratë për media së bashku me Jagxhillar, duke folur për takimin e zhvilluar me kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm Hoxhaj.

Yıldız tha se në takimin me kryeministrin Mustafi ka përcjellur përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se në këto takime janë dhënë informacione në lidhje me gjendjen aktuale në Turqi dhe është ritheksuar pikëpamja e Turqisë ndaj Kosovës.

“Kosova është në zemër të turqve. Në mesin e pikave më të rëndësishme në agjendën e politikave të jashtme turke është njohja e Kosovës, vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike”, theksoi Yıldız.

Duke folur për ndihmat e Turqisë të realizuara për shtetet e Ballkanit dhe posaçërisht për Kosovën me anë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Institutit Yunus Emre, Bashkive dhe afaristëve, Yıldız tha se “Ne i bëjmë këto ndihma në tërë botën, por ndihmat që kanë të bëjnë me këtë rajon i shohim si përgjegjësi shpirtërore dhe morale. Këto ndihma janë vetëm një mjet. Ajo që është esenciale është që Kosova të zhvillohet, të zhvillojë institucionet dhe të zë vendin e merituar në bashkësinë ndërkombëtare.”

Duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Yıldız vuri në dukje se në takimet me zyrtarët e Kosovës është diskutuar edhe në lidhje me shtrirjen e Organizatës Terroriste FETO në Kosovë.

“Sa më parë presim lehtësim dhe mirëkuptim në mënyrë që fondacioni Maarif të nis aktivitetet këtu. Urojmë që arsimi këtu të vazhdojë në kushte moderne në certifikimin e ministrisë sonë të Arsimit. Ua përcollën kërkesat tonë në lidhje këtë”, tha Yıldız.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me kërkesën për nënshtetësi të dyfishtë për komunitetin turk të Kosovës, Yıldız tha se personat që përmbushin kushtet mund të aplikojnë, porse dëshirojnë që personat e njëjtë të jetojnë jetën e tyre në Kosovë si shtetas të Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri Jagxhillar falënderoi ambasadorin Yıldız për vizitën dhe u shpreh se komuniteti turk i Kosovës është komunitet që përpiqet për ngritjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Jagxhillar ka theksuar rëndësinë e aktiviteteve me rastin e Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës për promovimin e interesave, fesë, gjuhës, arsimit, traditave dhe kulturës së komunitetit turk në Kosovë.

“Festimet e 23 Prillit i shohim në këtë aspekt. Këto janë aktivitete që bëhen për promovimin e Kosovës dhe komunitetit turk këtu dhe për promovimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë”, theksoi Jagxhillar.

Brenda ditës, ambasadori Yıldız do të marrë pjesë në aktivitete që do të organizohen në qytetin e Gjilanit në kuadër të aktiviteteve të 23 Prillit.Ndërkaq, bëhet e ditur se më 22-23 prill ai do të jetë pjesë e aktiviteteve që do të organizohen në Prizren dhe Mamushë.

Gjykata i lejon Oliver Ivanoviqit të mbrohet në liri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Oliver Ivanoviq, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, të mbrohet në liri. Ai po gjykohet për një krim të kryer në shkurt të vitit 2000. Ndërkaq, pas një procesi që ishte zhvilluar ndaj tij, ai ishte liruar nga aktakuza për krime lufte të vitit 1999.

Gjykimi i Ivanoviqit ka nisur më 24 mars të vitit të kaluar. Më pas, procesi ishte rikthyer në fillim, me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Në shkurt të këtij viti, gjykata pati vendosur që Ivanoviqit t’i shqiptoj masën e arrestit shtëpiak.

Digjet edhe raundi i dytë i votimit për Presidentin

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

EULEX-i ngre një aktakuzë për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999.

Sipas një kumtese të EULEX-it thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Z.V, për ‘krimet që pretendohet të kenë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Poshtme dhe e Epërme të Vushtrrisë dhe objekteve të Koperativës Bujqësore në Vushtrri më ose rreth datës 2 maj, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë të Komunës së Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje”.

Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiq.

Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të friëksimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar.

Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradikmit të të pandehurit nga Mali i Zi.

Më 19 prill 2013 u nënshkrua në Bruksel marrëveshja Thaçi-Daçiç për Asosacionin

Më 19 prill 2013 në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Dokumenti është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes në praktikë thuhet se ka ngecur në shumë pika.

Në veçanti përmenden ngecjet në funksionalizimin e gjykatave në veri të Kosovës dhe në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili parashihet të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie.

Pikërisht ky asociacion është bërë edhe shkak i tensioneve të larta midis pushtetit dhe opozitës në Kosovë, e cila konsideron se një mekanizëm i tillë çon në ndarjen e Kosovës.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh ia ka hapur dyert Kosovës për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë i ka ofruar negocaiatat për anëtarësim në këtë bllok.


Send this to a friend