VOAL

VOAL

Qeveria: Filmi i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO është racist

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar ndaj filmit i cili është realizuar nga Serbia, kundër pranimit të Kosvoës në UNESCO.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo komunikatën e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Shfaqja e filmit dokumentar përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.

Prezantimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë si pjesë të trashëgimisë së Serbisë është synim për të përvetësuar pasurinë kulturore e fetare të Kosovës dhe për ta transformuar atë. Objektet fetare e kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit dhe ato nuk mund të tjetërsohen. Ato i takojnë shtetit të Kosovës, qytetarëve të tij pa dallim, janë të ruajtura dhe të mbrojtura me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Për pasurinë e Kosovës përgjigjen qytetarët dhe institucionet e saj.

Përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare përfshirë edhe UNESCO-n janë legjitime dhe shteti i Kosovës do të vazhdojë t’i përmbushë kërkesat e saj, në pajtim me legjitimitetin ndërkombëtar të pranuar nga më shumë se 110  shtete të botës dhe në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë.

Pengesat e rrugës së Kosovës për pranim ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizmat ndërkombëtar, që vazhdojnë t’i bëhen nga Serbia, janë në kundërshtim me parimet e politikave të fqinjësisë së mirë, në shpërputhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut që lehtësohet nga BE-ja dhe kundër procesit të pajtimit të popujve pas një periudhe të rëndë të historisë.

Vështrim – A po bëhemi gazi dhe turpi para syve të botës demokratike ?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Formimi i Jugosllavisë ishte project serbosllave i shekullit XX, dhe shpërberja e kësaj krijese artificiale u bë në menyrën më brutale të mundshme nga Serbia hegjemoniste.Pas Luftës së Dytë Botërore , më së shumti u vranë njerëz dhe u bën dëme materjale më shpartallimin e kësaj krijese artificale .U formuan mini shtete të cilat vështirë po mbijetojnë politikisht dhe ekonomikisht.Po mos të ishte intervenimi I NATO-s dhe po mos të formohej TPI në Hagë ndoshta edhe sot do të kishim luftë.

 

Shqiptarët sot nuk mund të fshehin faktin që pas për fundimit të luftës ndihen më të drejtë të mashtruar , të manipuluar , të keqpërdorur , të turpëruar dhe të varfëruar nga kjo klasë politike .Partitë politike të cilat u formuan u larguan nga idealizmat duke u shëndrruar më shumë në parti materjaliste kriminale . Shtrohen pyetjet logjike. Pse shtetet e dala nga ish-Jugosllavia janë larg stabilitetit politik e ekonomik? Pse ende kanë mbetur më demokraci të brishtë? Pse ende Ballkani ka mbetur “fuqi baroti”? Të gjithë këto pyetje kërkojnë një analizë të hollësishme. Edhe pse faza e tranzicionit ishte dashur të jetë diku ka fundi, këto mini shtete po kthehen në vitët e 90-ta, të krizës së madhe kur edhe filluan lufërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

 

Dihet së luftërat në Ballkan kan marrë me veti mijëra viktima të pafajshme, dhe droja nga përseritja e një situate të tilllë konfliktuoze nuk duket shumë e pa mundshme të na përseritet. Popujtë e këtyre shteteve e kan përvojën e hidhur nga lufta e fundit, ku më së keqi kaluan myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës. Këta dy popujë përejtuan gjenocid të pa parë për një luftë locale nga shovenizmi i eger serbomadh. Këtë gjendje jo stabiliteti politik dhe ekonomik po e provokojnë udhëheqjët politike të pa përgjegjshme. Këto udhëheqje politike më shumë po ngjajnë bandave pushtetare. Ata që këtyre popujve po ua përcaktojnë fatin e jetës nuk janë gjë tjetër veq banda të krimit të organizuar, janë banda të trafikimit, banda të prostitucionit, endjës së drogës dhe e shumë marifeteve të tjera të ndyta, të cilat marifete po ua ngushtojnë lakun në fyt qytetarëve të këtyre vendeve.

 

Fola pak këtu për gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike në rajon, sepse të gjithë bandat pushtatare janë lidhur bashkë për interesa të tyre përsonale, duke i apstrahuar gadi krejt interesat vitale të shteteve që i përfaqësojnë. Vendi ynë është duke përjetuar ditët të vështira nga këto struktura politike të cilat që shumë kohë janë instaluar në krye të shtetit të Kosovës. Vëtem sa po e vështirësojnë jetën e qytetarëve gjithnje e më shumë. Të jesh politikan nënkupton që të kësh zhdërvjelltësi dhe dijeni të nivelit të lartë. Të jesh politikan donë të thotë të punosh mirë për shtetin dhe për popullin tënd. Politikani i karrierës nuk do të jap betimin e rremë së është për paqë dhe prosperitet, e në fakt i kontribuon më të madhe jo stabilitetit dhe konflikteve. Politikani i mirë e shuan zjarrin, tek ai dominon arsya e jo emocionet. Këto garnitura tona pushtetare janë plotë më vese. Tek ne mund të behësh politikan më lehtë së çdo gjë tjetër. Nese je mjeshter i hajnive, nese je kriminelë.., edhe mund ngritësh lartë në hiearkinë shtetërore. Ata që janë në politikë në Kosovë më ndonjë përjashtisë thirrjën e kan njerëz të politikës .Këta janë bërë tregtarë të fateve tona. Arsyetimet të cilët po i bëjnë për gjendjën e keqe ekonomike dhe politike janë më shumë së qesharake. Këta që po e drejtojnë shtetin e Kosovës, po tregohen njerëz të pa ndershem, dhe patriota të rremë. Kan ba pasuri të madhe pa mund dhe pa ndjersë në kurriz të popullit të vet.

Kur po takohen më njerëzit e fuqishem të politikës ndërkombëtare na sillen sikur të ishin melaqe, janë në gjendje ta luajnë gjithë farë roleve. Nga këta njerëz të politikës nuk kemi mundësi të presim që të bëhët mirë, që të kemi zhvillim dhe prosperitet të këtij vendi.Nga kjo klasë politike po instalohet mos durimi qytetarë, po instalohet mos dashuria e ndërsjellë, dhe jo toleranca. Është vështirë të mendosh vendin tënd oazë të pa qetësisë dhe të jo paqës së qendrushme, për mungesë lidershipi, dhe për shkak të hegjemonisë së pashuar serbomadhe të qetnikeve Vuqiq dhe Daciq. Na ka mbetur vëtem të ëndrrojmë së një ditë do të largohen të gjithë autokratët të cilët shtetin e Kosovës e ka bërë pronë private .Kosovës dhe popullit të saj i nevoitet paqja e përhershme e prosperiteti, e jo futja e serishme në krizë politike e krizë institucionale gjashtë mujore edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale .Të mbesin anash të gjitha lojërat e rrezikshme nga kush do qoftë që vijnë ato… Mjaftë pamë gjatë këtyre viteve cirkusiada në parlamentin tonë.Po bëhemi gjithnjë e më shumë gazi dhe turpi i botës demokratike, siq e tha edhe ambasadorja gjermane në Kosovë…

Ministri Rikalo: Nuk kam keqtrajtuar askënd

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999.

Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta.

“Njoftoj publikun se informacionet e ditëve të fundit që janë publikuar për mua janë të pasakta dhe qëllimkëqija dhe kanë pasur për qëllim diskreditimin tim dhe të Listës Serbe”, thuhet në deklaratën e tij.

“Në asnjë moment nuk i kam bërë asnjë të keqe asnjë shqiptari të Kosovës. Deri në vitin 1999 kam luajtur basketboll, kam studiuar dhe kam bërë një jetë të qetë në Prishtinë. Asnjëherë me asnjërin prej fqinjëve nuk jam fjalosur apo hyrë në konflikt. Tani po e shoh se disa prej tyre nuk më paskan pëlqyer edhe aq, por besoj se me shumicën kam pasur respekt”, ka shkruar Rikalo.

“Kurse nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Përderisa nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina”, ka shkruar ai.

“Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë”, ka thënë ndër tjera Rikalo.

“Në periudhën prej vitit 2013 kam qenë pjesë e shumë projekteve dhe iniciativave të shoqërisë civile në Kosovë, kurse prej vitit 2013 deri në vitin 2017 kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë. Jam fytyrë publike, kam dhënë me qindra deklarata dhe intervista, gjatë kohës sa kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor vazhdimisht kam qenë prezent në media përmes transmetimeve të drejtpërdrejta televizive dhe përmes kronikave të ndryshme”, ka sqaruar ministri Rikalo.

Haradinaj në teh të shpatës! – Nga Florim Zeqa

E titullova kështu këtë shkrim, për faktin se rrugëtimi politik i Haradinajt në qeverisjen e vendit, do të kalojë jo në një, por në tre “teha të shpatës”; atë të ndërkombëtarëve, listës “Srpska” dhe opozitës shqiptare në kuvend. Ardhja në pushtet e Haradinajt është përcjellë me ndjenja të përziera. Në njërën anë me urime dhe përgëzime të gjata nga mbështetësit e tij, ndërsa në tjetrën me kritika të ashpra për bashkëngjitje PDK-së, të cilën deri dje e akuzonte për kapje të shtetit dhe korrupsion…

Hapja e shpejtë e temës së demarkacionit, që në ditën e parë të punës si kryeministër nga ana e Ramush Haradinajt, më tepër se marketing politik ka të bëjë me dëshirën e tij për zgjidhje të shpejtë të këtij problemi madhor për vendin. Këtë e dëshmon shkarkimi i komisionit të deritanishëm qeveritar për demarkimin, gjegjësisht kryetarit Murat Mehaj, të cilin lehtësisht pa asnjë kundërshtim e largoi nga komisioni, por kjo nuk e nënkupton zgjidhjen kaq të lehtë të këtij problemi të trashëguar nga qeveria paraprake.

Edhe pse në dukje të parë, komisioni i ri në krye me profesorin Shpejtim Bulliqi ngjall shpresa për riparim të gabimeve në demarkimin e kufirit me Malin e Zi, një gjë e tillë do të jetë vështirë e realizueshme, për faktin se nuk është aspak punë e lehtë anulimi i marrëveshjeve ndërkombëtare (të nënshkruar nga presidenti Thaçi). Për të mos thënë e pamundur, do të jetë punë e vështirë për kryeministrin Haradinaj sigurimi i 2/3 të votave në kuvend për çështjen e demarkacionit pa e përmbushur premtimin e tij për kthimin e kufirit në Çakorr, ashtu siç e kishte kërkuar gjatë kohës sa ishte në opozitë. Ky është kushti i vetëm, që mund ta bëjë për vete votën e opozitës, në këtë rast, shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën asgjë më pak se kaq nuk ka gjasa të miratohet nga opozita shqiptare.

Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të vendit, do të jenë “arrë” e fortë për Haradinajn, për të cilën lista serbe thotë se është edhe kjo pjesë e marrëveshjes për koalicion, gjë të cilën vazhdon të heshtë akoma kryeministri i ri i vendit. Urojmë që lëshimi paradoksal i Haradinajt me rastin e nominimit për ministër të Bujqësisë e serbit Nenad Rikalo të jetë i vetmi, ngaqë është tepër irritues fakti për qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës, që një person që është kujdesur t’i “ushqejë” me dajak shqiptarët në kohën e Millosheviçit, sot në qeverinë e tij të “kujdeset” për ushqimin e shqiptarëve të mbijetuar nga lufta! Bazuar në sfidat me të cilat do të përballet qeverisja Haradinaj me listën “Srpska”, përplasja me ndërkombëtarët, mund t’i kushtojë me përfundim shumë të shpejtë të mandatit politik, madje edhe para 100 ditëshit të parë të qeverisjes së vendit. Futja e qeverisë Haradinaj në varësi të listës “Srpska”, bie ndesh me deklarimet parazgjedhore të koalicionit PAN, apo ndryshe siç i thonin “krahu i luftës”, të cilët gjatë fushatës zgjedhore për t’i rrëmbyer votën elektoratit kosovar me pompozitet deklaronin; “ne do ta luftojmë Serbinë…”

Ndërsa, kur të njëjtit u bënë bashkë me listën “Srpska”, nuk ke si të mos e kujtosh atë sloganin e partizanëve gjatë periudhës së “Luftës Nacional Çlirimtare” (LNÇ); “Vdekje fashizmit, liri popullit” (fashistët me vete)!

Vallë, cili do të jetë roli i listës “Srpska” në përballjen e krahut të luftës me Serbinë gjakatare!? Koalicioni i fundit qeverisës i PAN me listën “Srpska”, shpërfaqi në mënyrën më të keqe përzierjen e roleve në politikë, saqë nuk po dihet më cili është “rus” e cili “serb”, cila është figurë e bardhë e cila e zezë në tabelën e me ngjyra “ylberi” në politikën kosovare, ashtu sikurse nuk dihen yjet në flamurin e shtetit tonë, cilit komb i përket ylli i parë, dytë, tretë e kështu më radhë deri tek i fundit. Analogji kjo e thjesht, por tepër e dhimbshme në shtetin “multietnik” të Kosovës! Kështu kryeministri Haradinaj, duke rrugëtuar mbi “tehun e shpatës”, do ta ketë të vështirë t’u bëjë ballë presioneve dhe shantazheve nga Beogradi dhe qarqet serbo-ruse nga vendet e ndryshme euro-perëndimore për demarkimin e kufirit shtetëror me Malin e Zi dhe fqinjin verior-Serbinë, e cila synon që përmes Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit tonë, të minojë sovranitetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht ndarjen në dysh të sovranitetit të shtetit tonë; në Kosovën serbe dhe atë shqiptare!

Kur këtyre u shtohen edhe problemet e shumta të akumuluara ndër vite në sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim, etj si dhe ngecjet enorme në zhvillimin ekonomik të vendit si pasojë e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar,…atëherë shkopi (i munguar) magjik i kryeministrit Haradinaj do të ishte i pamjaftueshëm për zgjidhjen e të gjitha problemeve brenda një mandati politik. Ky shkrim për kryeministrin e ri, nuk ka të bëjë me mbështetje dhe as me kritika ndaj Haradinajt, por është një vlerësim analitik i situatës dhe një tërheqje vërejtjeje, për kujdesin e kryeministrit në raport me sfidat që e presin në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij. Shkuarja e kësaj qeverie deri në fund të mandatit politik, përveçse mrekulli, do të ishte rast për në librin e Ginesit, pasi përveç përmbushjes së egove personale të liderëve partiakë, nuk do të arrijë të përmbushë asnjë prej kërkesave të qytetarëve, gjegjësisht zgjidhjen e mijëra problemeve të bartura nga njëra qeveri në tjetrën.

BE: Marrëveshja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi duhet të ratifikohet

BE-ja i rikujton qeverisë së Kosovës se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe reformat dhe punët që duhen kryer.

Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Këtë qëndrim të BE-së, zëvendësdrejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, ua  tha udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, gjatë një vizite në Kosovë, para se të niset për në Beograd.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ne konsiderojmë si shumë të rëndësishme që marrëveshja për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ratifikohet. Dhe këtë shumë qartë ia kam bërë me dije kryeministrit, e kam diskutuar me të dhe këto janë pritjet tona”, tha Angelina Eichhorst në një konferencë për medie.

Kosovo Treffen Premierminister Ramush Haradinaj und EU-Abgesandte Angelina Eichhorst (Office of the Kosovo Prime Minister )

Ramush Haradinaj dhe Angelina Eichhorst

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së tij si kryeministër, shkarkoi nga detyra komisionin shtetërorë që ka bërë demarkacionin me Malin e Zi, por që versioni i tyre nuk mundi të ratifikohet në parlamentin e kaluar të Kosovës. Ishte vet Ramush Haradinaj, më i zëshmi kundër versionit të qeverisë së kaluar të demarkacionit me Malin e Zi dhe i cili vazhdon të besojë se ai shënim i vijës kufitare është gabim dhe ajo duhet korrigjuar. “Kanë ndodhur gabime në atë temë. Kufiri është në Çakorr dhe në Kullë. Nuk do t’i humbin kohë vendit me këtë temë, sepse kjo temë nuk do të jetë pengesë. Do të bëhet rishikimi i vijës kufitare”, thotë kryeministri Haradinaj.

Pala malazeze optimiste

Por, është pala malazeze ajo që thotë se për këtë shtet fqinjë “çështja e kufirit me Malin e Zi ka përfunduar”, ndërsa,  mospajtimet në Kosovë rreth kësaj çështje janë çështje e brendshme e Kosovës. Mediet në Mal të Zi, citojnë kryetarin e  Komisionit malazez për Shënimin e Kufirit, Milan Paunoviq, të ketë thënë se “situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve”. “Pavarësisht raportimit të medieve në Kosovë për shkarkimin e komisionit për caktimit e kufirit me Malin e Zi, marrëveshja e demarkacionit mes dy vendeve është ajo që është arritur para dy viteve”, citohet të ketë thënë Milan Paunoviq, duke shprehur bindjen se “në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes”.

Veprimin e parë të kryeministrit Haradinaj, që shkarkoi komisionin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, nuk e kanë komentuar askush nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, në interesimin e medieve, ambasada amerikane vazhdon të mbajë qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015. Një komision i State-Departamentit amerikan, pati konstatuar se “marrëveshja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi është në rregull.

Panorama Kosovo (picture alliance/blickwinkel/B. Trapp)

Vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit ë Zi në  vitin 2015, me të cilën asnjëra nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigjen për medie të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e komunave me shumcië serbe

Sidoqoftë, kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj, tashmë ka përpara dy  tema shumë të ndjeshme që kërkojnë zgjidhje, “është ratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, dhe themelimi i  asociacionit të komunave me shumicë serbe”, marrëveshje kjo e dakorduar në dialogun Kosovë-Serbi dhe e precizuar që të themelohet në marrëveshjen e 19 prillit 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daqic. Hashim Thaçi, tash President i Kosovës, tha të enjten në një bashkëbisedim më shoqërinë civile, se “sa më shpejtë të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të jetë më mirë”, duke siguruar që ky asociacion duhet të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Sidoqoftë, zyrtarë të lartë të BE-së, e fundit zëvendësdrejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, i rikujtuan qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj punët dhe reformat që duhet të bëjë kjo qeveri në integrimet e Kosovës drejt BE-së.

“Presidenti i KE-së Juncker e ka dhënë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila ndërlidhet edhe me të qenit unik si BE dhe ka cekur rëndësinë që ka për BE-në sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale dhe që i referohen edhe rëndësisë posaçërisht kur i referohet Ballkanit Perëndimor. Është një përkrahje e pa rezervë për perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që ka ardhur koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë këtë përkushtim fuqimisht”, tha në fund të vizitës së saj në Kosovë, Angelina Eichhorst.

Zbulohen detaje të reja nga sulmi i serbëve në Veri ndaj policisë së Kosovës

Një numër jo i vogël i policëve të Kosovës është lënduar gjatë një sulmi të një grupi të serbëve të veriut të Mitrovicës derisa Policia po bastiste lokalet e “Kryqit të Kuq” të Serbisë në veri të Mitrovicës. Sulmi ka ardhur pasi mediet në Beograd kanë shkruar se operacionin e Policisë së Kosovës është duke e zbatuar Njësia Speciale ROSU.

Një numër i policëve të Kosovës ka marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar të mërkurën rreth orës 22:30 minuta nga një grup i serbëve në veri të Mitrovicës. Policia është sulmuar derisa po bastiste lokalet e Kryqit të Kuq të Serbisë, që ndodhen në rrugën “Lolla Ribar” afër Shkollës Teknike.

Shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar se shumë policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ai ka thënë se në aksionin e Policisë së Kosovës nga Prishtina, në të cilin merrnin pjesë edhe zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në veri, nuk ka pasur pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ROSU.

Njoftimet e medieve në Beograd për pjesëmarrjen e specialëve kosovarë në këtë aksion mbase kanë qenë edhe shkaku kryesor që ka nxitur serbët ta sulmojnë Policinë e Kosovës. Bojiq ka demantuar mediet në Beograd, të cilat kanë shkruar se në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës marrin pjesë edhe Njësia Speciale ROSU. /Zeri

Lista Serbe merr mbështetjen e partisë së Putinit

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Partia politike “Rusia e Bashkuar”, parti kjo e presidentit rus, Vladimir Putin, i ka dhënë mbështetje Listës Serbe dhe serbëve të Kosovës, kanë deklaruar përfaqësuesit e kësaj liste dhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.

Deklaratën e tillë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka publikuar përmes një komunikate për medie, pas takimit që ai dhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, kanë pasur të enjten, në Moskë, me delegacionin e partisë “Rusia e Bashkuar”, të cilit i ka prirë zëvendës-sekretari i Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, Sergej Zheljeznjak.

Në komunikatë thuhet se Zheljeznjak ka thënë se uniteti politik i popullit serb në Kosovë duhet të vërtetohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të Kosovës.

“Rusia sillet me respekt ndaj politikës së Serbisë për Kosovën. Më vjen mirë që Lista Serbe i ka përforcuar pozicionet e veta dhe se të gjitha çështjet në Kosovë, tash do të zgjidhen me mendimin e popullit serb. Për këtë shkak edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, Rusia e bashkuar i jep mbështetje të plotë Listës Serbe që këtë luftë ta vazhdojë me kapacitet të plotë”, ka thënë Zheljeznjak.

Rakiq, ka thënë se lidhjet e forta me Federatën Ruse, janë trimëruese dhe stimuluese për popullin serb në Kosovë.

“Ky takim është argument për lidhjen e pathyeshme të popullit serb dhe atij rus. Në të ardhmen do ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal ndërpartiak”, ka thënë Rakiq, i cili e ka ftuar z. Zheljeznjak që t’i vizitojë serbët e Kosovës.

Në anën tjetër, vizita e drejtuesit të Listës Serbe në Moskë, nga politikanët dhe njohësit serbë të zhvillimeve politike, është vlerësuar si një veprim për konsum të brendshëm.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe në Kosovë, Rangjel Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se drejtuesi i Listës Serbe ka shkuar në Moskë, në mënyrë që më pas të marrë mbështetjen e elektoratit në Kosovë.

“Mendoj që kjo, para së gjithash, është bërë për konsum të brendshëm, marrë parasysh që e dinë se serbët në Kosovë ndjejnë afërsi për Rusinë dhe në këtë mënyrë të marrin pak më shumë vota se sa që ndoshta do të merrnin”.

“Kjo për faktin se në zgjedhjet lokale me siguri se do të krijohen polarizime, sepse Lista Serbe, me kandidatët me të cilët do të do të garojë, krijon pikëpyetje të madhe. Konsideroj që kjo, para së gjithash, është një tentim që përmes Rusisë dhe me partinë e zotit Putin, të marrë numër më të madh të votave. Përndryshe, nuk besoj që do të ndodhë diçka tjetër më e rëndësishme”, tha Nojkiq.

Se pas kërkesës së Listës Serbe për mbështetje nga partia e Putinit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, qëndron vlerësimi i lartë për Rusinë ndër serbët e Kosovës, këtë e vlerëson në një bisedë me Radion Evropa e Lirë edhe Igor Novakoviq, drejtor për hulumtime në Qendrën për Punë Ndërkombëtar dhe të Sigurisë.

“Ajo që duhet pasur parasysh gjithmonë është popullariteti i madh i Rusisë, para së gjithash në veri të Kosovës. Duhet përkujtuar se para disa vitesh ka qenë aktual aplikimi kolektiv i njerëzve që jetojnë atje, për shtetësinë e Federatës Ruse. Nuk duhet injoruar edhe faktin se para dy vjetësh, presidenti Vladimir Putin, është shpallur qytetar nderi i komunës së Zveçanit”.

“Është shumë e mundur që e gjithë kjo është një veprim i marketingut politik, me të cilin drejtuesit e Listës Serbe po tentojnë që në këtë mënyrë ta përforcojnë pozicionin e vet para zgjedhjeve lokale në Kosovë”, tha Novakoviq.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, përmes një komunikate për medie, ka theksuar se “Partia ‘Rusia e Bashkuar’ e presidenti rus Vladimir Putin, ka mbështetur vendimin e Listës Serbe që të hyjë në Qeverinë e Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj”.

Megjithatë, Rangjel Nojkiq ka theksuar se me takimin në Moskë me delegacionin e “Rusisë së Bashkuar”, Lista Serbe do të marrë pikë negative karshi vendeve perëndimore . Gjithashtu, sipas tij, ndonëse Lista Serbe kishte thënë se nuk do t’i bëj shantazhe Qeverisë së Kosovës, në të cilën merr pjesë, me vizitën në Moskë për të kërkuar mbështetje nga Rusia, ajo po dërgon sinjale për mos qëndrueshmërinë e kësaj qeverie.`

QEVERIA “RAMBO” ËSHTË E KËRCËNUAR DHE E RRETHUAR NGA “ALTILERIA” NGA TË GJITHA ANËT BASH SI NË KOHË LUFTE?!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Të gjithë na jemi dëshmitarë së pas tre muajve zgjatje,zhagitje,më në fund u formu Qeveria e Kosovës më në krye më Ramush Harajdinaj,të quajturin”Rambo”.U përfol dhe u ç’përfol për këtë qeveri së a do të formohet apo do të deshtojë,sepse çështje ishin numrat që koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk i kishte.Pra,u ba një përzierje dhe njl lamsh i madh derisa memzi u siguruan numrat dhe më ne fund z.Hrajdinaj u zgjodhë për Kryeministër të cilit siqerishtë i dëshiroi sukses në punë.Mirpo,siç po thuhet së përshkak të numrit të vogë (61 deputet) që e votuan shume analisht por edhe të tjerët jane shume skeptik së sa do
të qaendroi në këmbë kjo qeveri,apo do të këtë fatin e qeverive të mëparshme qe nuk e quan mandatin deri ne fund.

Pse po e thëmë këtë?.

Po e thëmë më plotë gojën,sepse edhe kjo qeveri si ato të maparshmët i ka “miqët dhe arëmiqët” e vetë të cilët nuk ia duan të mirën kësaj qeverie,ata janë aty afër qeverisë,por edhe mbrenda qeveris,e monitorojn,jane gadi që me altilerin e tyre ta sulmojn këtë qeveri dhe vetem presin rastin për sulm.

Por vallë nga kush është e rrezikuar qaveria”Rambo” të cilët nuk flejnë por presin momentin e duhur për sulm?!!.Po shkojmë më radhe:

1.Së pari qeveria e “Rambos” më së shumti është e rrezikuar nga Koalicioni i vetë,pra nga PDK-ja.Kjo,sepse kjo Parti disa hërë në skenën politike është treguar si parti e pabesë,një parti që nuk e mbanë besën e dhanë,kjo parti të lënë në lloq ne çdo moment dhe kur te dojë kur asaj i tekët,sepse është një parti pa moral dhe principe.

Kështu,veproi edhe më partit tjera me të cilat ishte në koalicion,i tradhe-
toi në momentet më të papërshtatëshme kur askush së priste,pra është një parti mafioze.Kjo parti parapa shpinës e përcjellë punën e qeverisë.Nese qeverise Hajradinaj nuk i shkon puna mire,ose benë gabime,kjo parti,pra PDK kënaqet.Por,nëse qeveria Harajdinaj ka suksese të konsiderueshme,ajo menjëherë hudhet në sulm për ta rrexuar,bash në stilin e Zan Zibarit,sepse kësaj parti nuk i pelqëjnë suksest e asnje partie pos të vetatë;

2.Rreziku tjëtër Qeveris Harajdinaj për të rrexuar i vjenë nga Lista Serbe e Goran Rakiqit të cilët e votuan qeverinë më pelqimin e Beogradit,me shumë kushte që kjo qeveri duhet te ua plotësoi atyre si:formimi i Asiciacionit me komuna serbe më fuqi ekzekutive,mosformimi i Ushtrisë së Kosovës gjate ketij mandati,por edhe te mos hynë ne procedurë çshtja e Trepçës të cilin ata e konsiderojnë si të vetën.Lista Sërbe,por edhe Beogradi për çdo ditë po krrokasin si gjelat së si kjo Listë u ba shumë e fuqishme dhe së Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgje pa pëlqimin e sajë.

Pra,me fjale tjera,kjo qeveri Harajdinaj është tmërësishtë e kapun apo e zapueme shumë keq nga Lista Sërbe.Kjo do të thotës së nëse Qeveria Harajdinaj nise sadopak te luaj bishtë,t’i prekë gjërat e paprekshme për serbet,për te cilat janë marrë vesh,ajo menjëhër dhe fuqishëm do të hudhët në sulm fatal për ta rrexuar qeverin.Dhe këtë mund ta bëjë pa asnjë problem,dhe;

3.Një rrezik poashtu i fuqishëm për rreximin e Qeversë Hajradinaj mund ti vijë edhe nga opozita.Është interesant së në këtë legjislaturë opozita
(LVV dhe LDK)është shumë e fuqieshme dhe mundet në çdo rast dhe në çdo kohe ta rrexojë Qdeverinë Harajdinaj,sepse është një opozitë shumë e madhe dhe e fuqishme.Mjaftonë që ky koalicion ti”vjedhe”ose ti kontrabandojë vetem nje ose dy deputët nga te pakenaqurit,gjë që është shumë e mundëshme dhe qeveria bie.Por nuk duhet lanë anash edhemetodat e ndryshme te sjelljës ne Parlament qe kane për ellim me ja nxi jeten kesaj qeverie.Zëra të këtill ka boll,bile këta zëra qysh tash po ndëgjohen pa fillu mire punën Qeveria dhe Parlamenti.

Dhe për ne fund?!!.

Këto janë svidat më të cilat mundë dhe do te ballafaqohët Qeveria Harajdinaj,të cilat janë të mundshme dhe vetem presin rastin e volitshëm për sulm frontal,si ndonjë stuhi e cila s’mund tendalet bash si hurrikanët që këto ditë po e sulmojnë Amerikën duke shkaterruar çdo gjë që gjenë paravehtës.

Një fjalë e popullit thotë rujna zot mos “kofsha në lëkurën e Ramush Harajdinaj”.Ishalla i ndihmon Zoti,së prej robit nuk ka asgjë i cili këtë Qeveri mund ta rrexojë në çdo kohe dhe kur te dojë.

Gjuriq dhe Rakiq, nesër në Moskë

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen të enjten, me 14 shtator, në Moskë me delegacionin e lartë të partisë Rusia Unike, parti kjo në pushtet në Rusi. Lajmin e ka konfirmuar Lista Serbe, përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se në takim do të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë.

“Lista Serbe është falënderuese për mbështetjen që po e merr nga Rusia Unike e Putinit”, ka thënë Rakiq, në prag të takimit të nesërm.

Ai ka shtuar se kolegëve rusë do tu përcjellë falënderimet e serbëve të Kosovës, për të gjitha ato që ka bërënë arenën ndërkombëtare, Federata Ruse dhe partia e presidentit rus Vladimir Putin, për çështjen e Kosovës.

Rakiq ka theksuar se Lista Serbe pret që “gjatë kontakteve të ardhshme në Moskë, të marrë mbështetjen e pa mëdyshje të Rusisë Unike, për vazhdimin e luftës për interesat e popullit dhe shtetit serb në Kosovë, ndihmë të cilën e ka marrë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara parlamentare”, në Kosovë.

Lista Serbe, ditë më parë është bërë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, pasi që e ka mbështetur qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në gjykimin e Limajt përmenden Bajrush Xhemajli dhe Adem Salihaj

Sadush Rysha ishte dëshmitari i radhës i ftuar në gjykimin ku tashmë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe të tjerët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rysha, i cili aktualisht është menaxher në kompaninë e ndërtimit “Eskavatori” në Ferizaj, u mor në pyetje lidhur me mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale në regjionin e Ferizajt në vitin 2008, pikërisht në kohën kur Limaj ishte ministër i Transportit.

I pyetur nga prokurori Charles Hardaway se a ka ofertuar kompania në fjalë për mirëmbajtjen verore për rajonin e Ferizajt në vitin 2008, Rysha u përgjigj me “po, me siguri që po, se të gjithë marrim pjesë”, duke shtuar se nuk i kujtohet nëse ka fituar apo jo.

Pyetja pasuese e prokurorit kishte të bënte me Bajrush Xhemajlin, i cili në atë kohë kishte qenë kryetar i Komunës së Ferizajt.

“A ka qenë ndonjëherë Bajrush Xhemajli i përfshirë me kompaninë “Eskavatori”?”, tha Hardaway, duke aluduar në atë se a i ka ndihmuar kompanisë lidhur me tenderin në fjalë.

E përgjigjja e dëshmitarit ishte: “Nuk e besoj që ka ndihmuar, as nuk kam ndonjë informacion”.

Përveç Bajrush Xhemajlit edhe një figurë tjetër politike u përmend përsëri në këtë gjykim. Bëhet fjalë Adem Salihajn, ish-kryetarin e Ferizajt dhe ish-deputetin e LDK-së. Lidhur me Salihajn, prokurori pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjëherë lidhje me kompaninë “Burimi”, kompani kjo e cila po ashtu është marrë me asfaltimin e rrugëve. Dëshmitari u përgjigj se nuk ka njohuri. Ndërkaq, në seancën e kaluar kur kishte dëshmuar Beqir Deda, i cili ishte pjesë e kompanisë “Burimi”, ai kishte mohuar tërësisht atë se Adem Salihaj ka qenë në ndonjë mënyrë i ndërlidhur me këtë kompani.

Hardaway ballafaqoi dëshmitarin me disa komunikime të bëra në mes vet atij dhe Ali Aliut, ky i fundit dëshmitar në seancat e kaluara. Në këtë komunikim, Aliu e pyeste Ryshën se “a keni çu najkon në Ministri ma frik te Fatmiri”. Rysha i përgjigjej :“Jo”. Më pas, Aliu e pyeste se “a u kon Bajrush Xhemajli me dikon të jujin?”. E, përgjigjja e Ryshës ishte se “u kon dikush, ama jo diçka ku me ditë”.

Për këtë komunikim dëshmitari u pyet se a e ka dërguar ndokënd në Ministri për tenderët lidhur mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale të Kosovës. Ai u përgjigj: “Nuk kam qenë në pozitë për ta dërguar dikën, nuk besoj se e kanë dërgu”, duke përsëritur se nuk i kujtohet ky komunikim e nuk i kujtohet as vetë Ali Aliu.

Në seancën e nesërme do të dëshmojë Arsim Kolshi. Ndërsa, seanca e së enjtes së kaluar është shtyrë për shkak të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë gjykim, Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka. Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/

Kam informata se Lista Serbe ka pasur marrëveshje parazgjedhore me Haradinajn

PRISHTINË – Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiç, ka deklaruar se ka informata që Lista Serbe, qysh para zgjedhjeve, ka pasur marrëveshje për hyrje në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në një deklaratë për mediumin serb N1, Samarxhiç ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën në mënyrë që shtetit serb t’i hapet perspektiva evropiane, por dyshon se Serbia edhe në atë rast do të bëhej anëtare e BE-së.

Kujton se të gjitha partitë politike që dikur kanë qenë të lidhura me Beogradin, janë zhdukur nga skena politike në Kosovë sepse kanë refuzuar që të regjistrohen në Kosovë veprim me të cilin do të njihnin pavarësinë e saj, transmeton Koha.net.

“Lista Serbe, në anën tjetër, gëlltiti një pilulë të hidhur dhe u regjistrua në Kosovë”, thotë Samarxhiç, dhe vlerëson se bëhet fjalë për një parti që nuk është SNS (Partia Progresive Serbe) “por në thelb është SNS).

Ai dyshon që Lista Serbe ka aq shumë përkrahje nga qytetarët në Kosovë.

“Këtë pranim të koalicionit me Ramush Haradinajn, njerëzit në Kosovë që e përcjellin gjatë skenën politike, më kanë thënë se ai koalicion është dakorduar para zgjedhjeve, se kjo është arsyeja që Lista Serbe ka fituar aq shumë përkrahje, në mënyrë që të bëhet ky kombinim”, ka shtuar Samarxhiç.

Kryeministri Haradinaj shkarkon Komisionin Shtetëror për kufirin me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri të ditur se i ka propozuar qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit. Në të njejtën kohë, kryeministri Haradinaj ka caktuar njohësin e çështjeve gjeografike profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion. Zoti Bulliqi ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka qenë një nga kundërshtarët kryesor të punës së këtij Komisioni.

Ky është vendimi i parë që ka marr kryeministri Haradinaj në ditën e parë të tij në postin e kryeministrit. Kryeministri Haradinaj kishte qenë kundërshtari më i madh i punës së Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi, për shkak të siç ka thënë “gabimeve që i ka bërë ky komision me matjen e territorit të vendit”.

Kryeministri Haradinaj një ditë më parë në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës paralajmëroi tha se do të veprojë shpejt për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet qeveria e tij.

Por janë dy opsione; gjetja e këtyre gabimeve dhe negocimi me Malin e Zi për dakordim, korrigjimi pra në mënyrë që ta miratojmë edhe këtu në Kosovë dhe në Mal të Zi dhe është mënyra tjetër që me ja dërgu parlamentit këtë marrëveshje për votim por duke i thënë që ne e dimë që ka gabime dhe rrëzojeni. Nuk ka rrugë tjetër nuk mbesin të përjetshme këto situata, pra unë do të veproj, nuk do ta lë pa kufi këtë pa epilog”, kishte thënë kryeministri Haradinaj në intervistë.

Shumica nuk është gjithmonë e vërteta, por e vërtetë është se shumica vendos – Nga Nue Oroshi

Më 8 Korrik 2017 në opinionin e gjerë shqiptar e pata shpërndarë një shkrim timin analitik se si duhet të zhvillohen bisedimet në mes të partive politike shqiptare që të mos vjen deri aty që të themelohët një qeveri e Kosovës ku votat e minoriteteve do të jenë vendimtare në formimin e asaj qeverie, por të kemi një qeveri me shumicë shqiptare. Fatkeqësisht tri blloqet politike shqiptare nuk e morën seriozisht atë projekt propozim timin për faktin se secili bllok politik ëndërronte që kandidati i tyre parazgjedhor të bëhët Kryeminsiter i Kosovës duke shfrytzuar bllokimin me mosvotimin e kandidatit tjetër. Madje tri blloqet politike shqiptare në vend që të afrohen me njëri – tjetrin dhe të fillonin konsultat për bashkimin e koncepteve qeverisëse se ku përputhën pikat e partive politike dhe cilat janë ndarjet e koncepteve të qeverisjës dhe si munden për ta bërë një shkrirje duke e gjetur një mes të kënaqshëm për të gjithë përmes eksperteve të fushave të ndryshme.

Tri blloqet politike shqiptare vazhduan fushatën elektorale edhe pas zgjedhjeve, duke harruarë se secili bllok politikë shqiptarë bartë përgjegjesinë e plotë institucionale për të formuar qeverisjën e Kosovës me aq forcë politike sa i ka dhënë elektorati i Kosovës. Një gjë partitë politike shqiptare ende se kanë të qartë! Nuk mund ta bësh ndryshimin politik maksimal deri sa nuk e ke fuqinë e elektoratit për një gje të tillë. Inatët politike shqiptare arritën deri aty sa të kemi një qeveri e cila lindi me një lindje të vështirë dhe një operacion cezarian. Kjo lindje e kësaj qeverie  që solli në krye të emëruarin e bllokut politik parazgjedhor PAN, Ramush Haradinajn ishte një lindje e vështirë por e domosdoshme në situatë të bllokadës tremujore politike. Madje tek Partitë politike shqiptare në Kosovë ësht krijuar një ves i mbrapshtë i bllokadës me moton ose duhët të më plotsohën kërkesat maksimale ose duhët bllokuar çdo gjë. Kjo psikologji e mbrapshtë politike se bën çka të duash por livadhin e madh ma lenë mua, është një psikologji e mbrapshtë dhe se do t’i kushtoj shumë shtrenjët Kosovës në të ardhmën. Partitë politike duhet të dinë një gjë se është elektorati ai që i vlerëson ato dhe në bazë të votave të marra ato duhet ta marrin edhe pjesën e pushtetit.

Pasi dështuan përpjekjet për formiminë e një qevërie me bazë të gjerë të partive politike shqiptare atëherë u dashtë të formohët një qeveri e cila lindi me votat minimale më gjashtëdhjetë e një vota. Një shprehje e politikës gjermane thotë:’’Se shumica nuk është gjithmonë e vërteta por e vërteta është se shumica vendos’’. Në këtë rastë të formimitë të kësaj Qeverie është e vërtetë se shumica e votusve shqiptarë është në opozitë, por privilegji që ju bë pakicave, e bëri të vetën që shumica të jetë në anën e kundërt. Dhe për këtë privilegj dikush më shumë dhe dikush me pak janë fajtorë të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë, që bën lëshime të tilla.

Madje është për tu quditur fakti i një reagimi aq të vrazhd të të ish kryeministrit Isa Mustafa i cili e quan tragjike përfshirjen e listes serbe në qeverinë Haradinaj ku kjo listë ishte pjesë qeverisëse, në qeverinë e Isa Mustafës gjatë krejtë kohës që ai ishte kryeministër, madje të njejtit ministra që ishin në qeverinë Mustafa u bartën edhe në qeverinë Haradinaj me ndonjë ndryshim të vogël. Në këtë rastë ish kryeministri Isa Mustafa e luajti atë rolin e arushës që kur ju kishte kallur bishti tha u kallë krejtë bota. Kjo nuk është kallje e botës përveç se fundi politikë i një politikani i cili erdhi në krye të LDK-së, me metodat që ai i dinë më së miri duke trasheguar një parti të një lideri historik siç ishte Dr.Ibrahim Rugova, por me metoda tjera qeverisese dhe udhëheqëse,dhe se kjo parti e cila kur udhëhiqej nga lideri historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova fitonte të gjitha zgjedhjët, pas vdekjes se tij ka humbur deri më tani të gjitha zgjedhjët në Kosovë, qoftë nën udhëheqjën e Fatmir Sejidut, qoftë nën udhëheqjën e Isa Mustafes.

Ndërsa në anën tjetër Levizja Vetvendosje në vendë që të shfrytëzoj kapitalin politikë të rritjës dhe dyfishimit të saj të elektoratit me formimin e grupeve të ekspertëve dhe marrjën e pjesës së pushtetit aq sa kishte fituar vota dhe formimin e një blloku qeverisës me bazë shqiptare, qoftë me PAN-in qoftë me LDK-në, ata u ngatrruan me këtë rritje dhe si duket ju dashtë një kohë e gjatë që ta vazhdojnë festën dhe gëzimin e tyre. Dhe nuk e kaluan vetvetën që t’i bashkohën një blloku politikë që ta formojnë një qeverisje me shumicë shqiptare. Si fryt i të gjitha këtyre mosmarrveshjeve të tri blloqeve politike shqiptare ku nuk e panë të udhës që as të ulën me njëri-tjetrin kemi lindjën e një qeverie që nuk ka sa duhet numra stabilë për të qeverisur e qetë, por që e bënë vigjilente që të jetë e kujdeseshme në rrugëtimin e saj qeverisës në një situatë aspak të lehtë që po kalon Kosova.

Në fund një këshillë politike për Kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj

Në këtë gjendje që gjindet kryeminsitri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj ai ka nevojë që të marrë këshilla politike për rrugën që duhët ndjekur në të ardhmën Qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës ai duhet që të bëj çmos që mardhëniet politike,diplomatike, kulturore, dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zgjerohën dhe të rritën shumë si dhe të bëj çmos që të gjej mundësinë që këto kontakte të thellohën edhe më tëpër qoftë në aspektin politikë,diplomatikë,kulturorë, ushtarakë dhe ekonomikë. Ramush Haradinaj duhet të dijë se qendra e Bashkimit Evropian de fakto është Berlini ndërsa Brukseli vëtëm de jure i zbaton vendimët që mirrën në Berlin.

Kështu që ai duhet të punoj pa u ndalur që ti rregullojë dhe forcojë mardhëniet me politikën gjermane e në veçanti me Dr.Angela Merkelin e cila sipas të gjitha sondazheve edhe pas zgjedhjeve të 24 Shtatorit 2017 në Gjermani, ajo do të jetë sërish kancelare e Gjermanisë. Madje ai duhet të angazhoj ekipe të specializuara që kanë kontakte të thella me politikën gjermane dhe mos të lënë një gjë të tillë vetëm në dore të ambasadave, sepse në të shumtën e rasteve ambasadorët tanë të Kosovës shefat e shteteve i shohin vetëm përmes mediave. Dhe janë të rralla rastët kur takohen me ta.

Ramush Haradinaj duhet ta di një gjë:Se ai duhet patjetër të ndërprej ndikimin ruso-serb që mund të futët në Kosovë dhe të jetë kancër vdekjeprurës për ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të nderpresë kontaktët politike me Qeverinë e Erdoganit dhe këto kontakte me shtetin turk, duhet të mbahen vetëm aq sa i mban Amerika dhe Gjermania, sepse çdo afrim me politikën turke në këto momente kur Amerika dhe Gjermania e kanë në shenjestër rrëzimin Erdoganit nga pushteti, për mënyrën diktatoriale se si ai udhëheq në Turqi, çdo kontakt me Erdoganin, do të jetë një zbehje e kontakteve politike me Berlinin dhe Washingtonin. Në fund duke i uruar suksese Kryeministrit të ri të Kosovës Ramush Haradinaj, në qeverisjën e Kosovës, iu bëj edhe një thirrje opozitës Vetvendosjes dhe LDK-së,që mbetjën në opozitë mos ta shikojnë si fundi i botës, por të punojnë bashkarishtë që Kosova të ecë përpara.

Kosovë: Më të prekurat nga sulmet e ndryshme janë objektet fetare myslimane

Foto nga arkivi

Policia e Kosovës, deri në muajin korrik ka regjistruar 38 raste të dëmtimeve të objekteve të konfesioneve të ndryshme fetare.

Këto raste, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, janë dëmtime të objekteve fetare ose varrezave, vjedhje dhe shkrime të grafiteve.

Siç thekson Kelani, nga objektet fetare të konfesioneve të ndryshme fetare, më të prekurat nga sulmet e ndryshme, kanë qenë objektet fetare myslimane.

“Gjatë periudhës kohore nga muaji janar deri në korrik 2017 janë evidentuar raste të ndryshme, ku të dëmtuara kanë qenë objekte fetare të konfesioneve të ndryshme fetare”.

“Kështu 21 raste janë evidentuar kur janë atakuar, në ndonjë formë, objektet fetare myslimane; 14 raste janë evidentuar kur janë atakuar, në ndonjë formë objektet fetare ortodokse; si dhe 3 raste janë evidentuar kur janë atakuar, në ndonjë formë, objektet fetare katolike”, bën të ditur Kelani.

Në ruajtjen e trashëgimisë kulturore fetare, sipas zëdhënësit të Policisë, Kelani, janë të angazhuara njësi të veçanta policore.

“Policia ka njësitet e veçanta për ruajtjen e objekteve fetare dhe varësisht nga nevoja e prezencës policore, e bën edhe sigurimin e këtyre objekteve në tërë territorin e Kosovës”, thekson Kelani.

Ndërkohë, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare për vitin 2016 kishte vënë në pah incidente me karakter fetar, ndonëse aty thuhet që shpesh për shkak të situatës në vend, është e vështirë të ndahen problemet që kanë karakter etnik dhe ato me karakter fetar.

Raporti thekson se Qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimet e objekteve fetare.

Burim Ramadani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky raport, në përgjithësi, ka vënë në pah disa prej trendëve që ndodhin në këtë fushë.

Problemi kryesor mbetet ndikimi dhe përhapja e ndikimit brenda komuniteteve fetare dhe kjo lidhet kryesisht me komunitetin e besimit islam. Edhe në vitet e kaluara, problemet që më së shumti që i prekin në mënyrë të përditshme ideologjitë e ekstremizmit të dhunshëm, janë para së gjithash, brenda komunitetit fetar islam dhe kjo është përcjellë me vite të tëra me incidente të caktuara, kryesisht ndaj imamëve apo teologëve”, thekson Ramadani.

Objektet fetare në Kosovë, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare për vitin 2016, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Kosovës, thonë se të gjitha sugjerimet, kritikat dhe vërejtjet e këtij raporti, i kanë marrë parasysh, për t’i bërë më pas pjesë të veprimit politik.

Ndue Ukaj nga kjo ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë se i kanë rritur investimet në të gjitha fushat e trashëgimisë në Kosovë.

MKRS-ja ka punuar në shumë fusha që trashëgiminë kulturore të Kosovës, ta ruajë, ta ndihmojë dhe ta promovojë, si vlerë e gjithë banorëve që jetojnë në Kosovë. Buxheti i vitit 2017 në fushën trashëgimisë kulturore është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Ne sivjet kemi 3, 125 684 euro, në investime dhe subvencione”, thotë Ukaj.

Megjithatë, sipas tij, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhet të ketë përkrahje më të madhe edhe nga komunat.

Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore.

Sipas kësaj strategjie, trashëgimia kulturore, në dhjetë vjetët e ardhshëm, do të jetë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027 është një strategji gjithëpërfshirëse e Qeverisë së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore, e cila, siç thuhet, synon avancimin e sistemit dhe të mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, në përputhje me kornizën ligjore, parimet dhe standardet ndërkombëtare, si dhe mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

Dekadenca demokratike – Nga Skënder MULLIQI

Çdo dalje ne zgjedhje duhet kuptuar si një test të ri.Sikurse nxënësit që iu ipet rasti për të mos e humbur vitin .Edhe qytetarët e kan mundësin që të kuptojnë gabimet paraprake më rastin e dhënjës së votës partisë së caktuar politike.Secilën palë zgjedhje duhet shfrytëzuar që të bëhën kthesa pozitive , e jo të përseritën gabimat nga e kaluara.Si duket në Kosovë nuk po kuptohet si duhet rënja në provim  , po përseritën ato gabime pas secilës palë të zgjedhjeve. Qytetetarët kurrë deri më sot nuk e morën hisën që u takojë dhe nuk e morën atë që u është premtuar gjatë fushatave elekotorale.Po I paguajnë shumë shtrenjë gabimet të cilët I kan bërë duke I votuar  ata njerëz të cilët gjatë këtyre viteve nuk u treguan të zotët për shtetndërtim, nuk u treguan të aftë  dhe as  nuk treguan interesim që të punojnë ndërshmerisht.Është satisfaksion I keq të presesh që mbas qdo katër vitësh  të bëhët mirë.Ky është ngushëllmi më I keq I mundshem politik.Kur përseritën budallakinat , nuk kemi së si të justifikohemi për lëshimet dhe për dështimet e mëdha të  cilat I bëjmë vet .Duke vajtuar nuk riparohen gjerat , por ato riparohen duke punuar dhe dukë pasur shumë kujdes së kënd e legjitimojmë në zgjedhje .Sigurisht së është shumë vështirë të jesh njeri I politikës.Në Kosovë profesioni I politikanit është kuptuar si diqka që qitët në ankand public, duke përjashtuar këtu talentin , zotësinë , përgatitjën profesionale , përgjegjësinë dhe moralin politik.Më së keqi është  kur e humbim besimin , askush  me nuk po e bëson kujt. Kjo elitë politike kan qenë osë janë shëndrruar në turmë bazhibuzukësh, janë shëndrruar në rrenacak dhe mashtrues  të cilët pa fije turpi po abuzojnë më të mirat shoqërore.Sot, në këtë dekadencë demokratike , gjithëqka është shëndrruar në interes , gjithqka mund të arrish vetëm nese je I fortë materjalisht dhe nese je kontrabandist.Ata të cilët po arrijnë në pozita të larta pushtetare , nuk po interesohen për asgjë  që ka të bëjë në të mirën e qytetarave . Teatri ynë politikë është bër I shëmtuar nga këta shëmtana të politikëbërjës.Po luajnë në skenë gjithëfarë diletantësh politike të cilët sigurisht se vendin e kan krejt diku tjetër.Na  janë bërë ministra , deputetë , qeveritarë njerëzit të cilët po thirrën në dofarë meritash , e që nuk e kan takatin për një punë të tillë .Po si është bërë e mundur që kemi rënë në këtë deregje kaq të keqe, kur Kosova ka shumë intelektualë të cilët I kan të gjitha mundësitë që proceset demokratike dhe proceset zhvillimore ti qojnë përpara? Si ka mundësi të na ndodhë gjithë ky mos unitet edhe kur bëhët fjalë për çështje vitale nacionale ?Si ka mundësi që mos të gjejnë gjuhë të përbashkët kjo elitë politike në pushtet, kur bëhët fjalë për fatin e Kosovës ? Kjo është turpi ynë që nuk falët.Mëzi kemi arritur lirinë dhe pavarësinë  më sakrifica të mëdha njerëzore e materjale historikisht , e sot po  luajmë keq më fatin tonë .Kur jemi unik dhe kemi unitet qdo pengesë sado e madhe edhe mund të kapërcehet.Diskriminimi në punësim  dhe  në shumë qka tjetër ka arritur përmasa shqetësuese .Njerëzit e fuqishem të politikës dhe nëntoka po e kontrollojnë sot Kosovën .Nuk ka gjë më tragjike së kur njeriu e kap droja së në Kosovë vetëm gjëra të keqija mund  të ndodhin .Po kalojmë nepër labirinte të pushetarëve , e dihet së çfarë janë ato. Këta lartë në pushtet janë bërë miqë dhe shokë më njeri- tjetrin së në pyetje janë ruajtja e interesave te ndërsjella. Të tjerët po i shohin si  armiqë , dhe nuk ngurrojnë ti rrënojnë . Shtrohet pyetja. E kujtë është qeveria dhe parlamenti në të cilët ulën njerëzit dyftyrësh ? A ka gjë me e keqe kur njerëzit shikohen dhe veprojnë sikur të ishin armiqë e jo njerëz të një gjaku. Po thuaj sot gjithëqka po funksionon mbrapsht , e më së keqi po funksionon politika…Ne politikë gjithëqka e ka strukturën ideologjike me ide të ndryshme .Kemi ideologji të të drejtave  dhe lirive elementare njerëzore, kemi ideologjinë demokratike ,ideologjine liberale , ideologjinë globale , ideologjinë nacionaliste …Të gjitha këto po shërbëjnë si opium për të krijuar përqarje në popull. Politika pa ideologji është treguar si politikë pa moral dhe si  politikë pa vlera …

Kabineti i prezantuar nga Haradinaj

Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të emrave për kabinetin e ri

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar emrat e kabinetit qeverisës, për të cilët ka kërkuar votat e deputetëve.

Në bazë të marrëveshjes PDK, AAK, Nisma, AKR, Lista Serbe dhe pakicat jo serbe, përbërja e kabinetit duket si më poshtë:

Kryeministër: Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministra: Behgjet Pacolli (AKR), Enver Hoxhaj (PDK), Fatmir Limaj (Nisma), Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) dhe Dardan Gashi.

Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës: Rrustem Berisha (AAK)

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj (AAK)

Ministria e Financave: Bedri Hamza (PDK)

Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili (PDK)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi (PDK)

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha (PDK)

Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri (PDK)

Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj (PDK)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica (Nisma)

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi (Nisma)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani (Nisma)

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka (AKR)

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj (AKR)

Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi

Ministria për Kthim dhe Komunitete: Delibor Jevtiq (Lista Serbe)

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Teodosijeviq (Lista Serbe)

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo (Lista Serbe)

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri (Vakat)

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar (TDP)

e tjerë

Ramush Haradinaj – kryeministër i Kosovës, LDK dhe Vetëvendosje braktisin votimin

Parlamenti i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme votoi në favor të kabinetit të ri qeveritar që do të drejtohet nga Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kabinetin e ri përbëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën me Aleancën Kosova e Re. Pjesë e kabinetit qeverisës është edhe Lista Serbe.

Qeveria e kryeministrit Haradinaj përbehet nga pesë zv/kryeministra dhe 21 ministra.

Ramush Haradinaj – 49 vjeçar, një nga komandantët kryesor të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në dhjetor të vitit 2004 ishte zgjedhur kryeministër në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës që atëbotë drejtohej nga ish presidenti Ibrahim Rugova. Ai qëndroi në post vetëm për 100 ditë meqë u detyrua të përballet me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hapisrat e ish Jugosllavisë, e cila dy herë me radhë e shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Zoti Haradinaj i lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Gllogjan afër Deçanit në Kosovën perëndimore.

Pas luftës së Kosovës ai shpërbeu për një kohë si zëvendëskomandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa në prill të vitit 2000, themeloi partinë e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zoti Haradinaj mori mandatin të enjten pak kohë pasi që parlamenti i Kosovës, zgjodhi me 62 vota për dhe 52 kundër Kadri Veselin për kryetar të parlamentit.

Mënyra e arritjes së marrëveshjeve për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Aleancën Kosova e Re, është kritikuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat thanë se një qeveri e tillë nuk do të mund të ketë jetë të gjatë dhe se e njëjta do të jetë e varur nga Beogradi.

Qeveria e ardhshme e Kosovës më një shumicë të thjeshtë votash në parlament, do të përballet me një opozitë të fortë.

Qeveria e re do të përballet me sfidat e vjetra, siç janë papunësia dhe marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht Serbisë, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Lista Serbe ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj

Pamje nga punimet e Kuvendit të Kosovës para dy ditësh

Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, kanë vendosur sot deputetët e kësaj liste, pas takimit me drejtorin e Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në konferencën e sotme për shtyp në Beograd, është thënë se Lista Serbe do t’i udhëheq ministrinë për kthim dhe komunitete, bujqësi dhe zhvillim rural dhe për qeverisjen lokale, raporton agjencia Beta.

Kjo listë, po ashtu do t’i ketë 6 ndihmësministra.

“Me hyrjen në këtë qeveri, do të kemi rast të angazhohemi për programin e Listës Serbe”, tha Nenad Rikallo, nga kjo listë.

Habit Kosova, qeveria e Haradinajt do të ketë vetëm 4 ministri më pak se…Kina me 1.4 miliardë banorë

Kabineti qeveritar i kryeministrit Ramush Haradinaj po krahasohet edhe me shtetin më të populluar në botë, Kinën. Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak, shkruan sot, gazeta Zeri.

 

Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak.

Disa zyrtarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe nënkryetari aktual i partisë së Ramush Haradinajt, Ahmet Isufi, muaj më parë e kishte krahasuar Qeverinë e Kosovës me Qeverinë e Kinës për nga numri i ministrive, ndonëse për nga numri i banorëve Kina është shteti më i madh në botë, ndërsa Kosova ndër shtetet më të vogla.

Por, edhe shefi i partisë së tij përsëri do të udhëheqë me një Qeveri që krijon barrë të madhe financiare për buxhetin e Kosovës. PDK-ja si subjekti më i madh i koalicionit pritet t’i drejtojë 6 ministri, AAK-ja dy, Nisma për Kosovën tri, AKR-ja katër prej tyre, Lista Serbe tri, komunitetet tjera joserbe dy dikastere dhe “Lista Rugova” një ministri. Deri më tash janë përfolur disa emra të cilët pritet të vijnë në krye të këtyre dikastereve.

Behgjet Pacolli, Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Valdrin Lluka, Albena Reshitaj, Flamur Sefaj e Dardan Gashi janë vetëm disa prej emrave që janë lakuar vazhdimisht për këto poste, por megjithatë asnjëri prej subjekteve ende nuk i ka zyrtarizuar emrat e tyre, ndonëse seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet sot në orën 16:00.

Nga ana tjetër, Kosova për herë të parë pritet që këtë herë ta ketë edhe Ministrinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në krye të së cilës do të jetë PDK-ja.

Haradinaj iu bën thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi

Haradinaj, ka nënshkruar një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve

PRISHTINË – Mandatari për kryeministër i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një ceremoni në Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës, ka nënshkruar një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve.

Haradinaj, gjatë fjalës së tij lidhur me seancën parlamentare e cila pritet të mbahet nesër për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, theksoi se janë në përgatitje e sipër. “Është traditë tani, që unë e kam bërë në vitin 2004, që me thirrjen e seancës për krijimin e qeverisë të dorëzohet edhe një program që nuk është programi i koalicionit PAN sepse ai do të krijohet më vonë, por është për qëllimet qeverisëse dhe listën e kabinetit”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu kërkoi nga të rinjtë e Kosovës që të mos largohen nga vendi, duke premtuar se qeveria do të punojë për të iu mundësuar atyre vende të reja të punës për ta përmirësuar situatën në mënyrë që të qëndrojnë në Kosovë.

“Zotimi është publik, është një zotim qeverisës, një mobilizim qeverisës i të gjitha instancave që zgjidhjet për jetesë që të rinjtë tanë kërkojnë në vende të tjera do t’i krijojmë këtu. Do të jem i hapur ndaj tyre, do t’i pres, do të komunikojë dhe do të diskutojmë bashkërisht që të krijojmë zgjidhje në vend”, tha Haradinaj.

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), Avdullah Hasani, gjatë konferencës bëri të ditur se mandatari për kryeministër i Kosovës, me një “deklaratë kryeministri zotohet për angazhimin e tij dhe kabinetit të tij qeveritar që në ditët në vijim të punojë për fuqizimin e gjeneratave të reja në institucionet e Republikës së Kosovës.”

Hasani po ashtu shtoi se Haradinaj është zotuar të punojë për ngritjen e kapaciteteve për arsim më cilësor në Kosovë, duke mundësuar bursa universitare jashtë vendit për studentët kosovar. Ai ka theksuar se në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë KREK-u synon që të rinjtë e Kosovës të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare.

“Me anëtarësimin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës në organizata ndërkombëtare të të rinjve synohet të rriten fondet dhe projektet për gjeneratën e re dhe sektorin e rinisë në Republikën e Kosovës”, tha Hasani. aa

Thaçi mandaton Haradinajn për kryeministër

President i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, thuhet në njoftimin e presidentit Thaçi.

Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit, nominon Haradinajn për kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kadri Veselin, kryetar të këtij institucioni. Zgjedhja e Veselit në postin e kryekuvendarit, ka pasuar negociatat e gjata politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, fillimisht me Aleancën Kosova e Re dhe në fund me pakicat.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur, kurse institucionet e reja duhet të shpejtojnë me reformat, integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e parë para deputetëve.

Fjalimi i tij, është bojkotuar nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veseli tha se u takon këtyre institucioneve t’i përmbyllin shumë çështje të hapura, që kërkojnë vendime e përgjigje, duke përfshi edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai kërkoi reforma në arsim, shëndetësi, qëndrime unike për formimin e ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë dhe reformat evropiane.

Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë Kryesinë e re të Kuvendit.

Nënkryetarë janë zgjedhur, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse te komunitetet jo shumicë, deputetët serbë dhe ata jo serbë kanë propozuar dy nënkryetarë. Nga Lista Serbë, është propozuar Sllavko Simiq, kurse nga komunitetet jo serbe Myfera Shinik. Megjithatë, votimi nuk solli zgjedhjen e tyre, në përpjekjen e parë. por pas një pauze, ata morën 61 vota.

Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Bazuar Kushtetutën e Kosovës, koalicioni PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat ka nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re dhe ai është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Seanca për votimin e Qeverisë u paralajmërua se do të thirret të shtunën.

Don Lush Gjergji: Nuk i përdhosëm flamujt

Don Lush Gjergji, ishte i ftuar në emisionin “Mëngjesi në Tribunë” në Tribuna Channel, ku ka sqaruar vendosjen e flamujve në tokë, gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedralës “Shën Tereza” që ndodhi para pak ditësh.

Ai ka thënë se nuk ka ndodhur përdhosja e flamujve, por simbolike e vendosjes së tyre në tokë ka qenë, për shkak se brenda flamujve ka qenë një grup i dheut të Kosovës, ku kemi dashur që përmes Kadrinalit Shqiptar, t’i përqojmë mesazh Papa Franceskut, që shqiptarët janë mirënjohës ndaj nderit që ky i fundit po i bën me shugurim të Katedralës në Prishtinë.

“Simbolike ka qenë se kemi mbështjellur vazo me dheun e trojeve shqiptare, ku përmes kësaj vazoje kemi dashur ta përqojmë mesazh përmes Kadrinalit shqiptar, tek Papa Franceku, se shqiptarët dëshirojnë ta përqojnë mesazhin se janë me ju, jo vetëm në kontekstin e territorit, por edhe të traditës sonë.

Dhe duke i falënderuar për mundësinë e shugurimit të Katedralës në Prishtinës me emrin e shqiptares Shën Nënë Terezës” ka thënë Don Lush Gjergji.

Ai ndër të tjera shtoi se gjesti më i bukur në atë ceremoni është keqinterpretuar dhe për të kjo gjë ka qenë shumë e pakuptimtë.

“Nuk ka qenë qëllimi sic është proklamuar. Mendoj se ky ka qenë njëri ndër gjestet më të të bukur gjatë asaj ceremonie, e që normalisht ka qenë e përgatitur nga ana jonë. Mirëpo, është e pakutimtë që është keqinterpretuar një gjest i tillë, që fare nuk ka pasur të bëjë me atë që është thënë” ka shtuar Lush Gjergji.

HISTORIANI LIS MIRË MUHAMET TËRNAVA IKU I MVESHUM ME MADHËSHTINË E VEPRËS SË VET – Nga Ramiz LUSHAJ

 
 Në Lismir të Fushë-Kosovës iku në ditën e djehit dhe një tjetër lis i mirë i historisë shqiptare, veçmas i asaj të Mesjetës, prof. dr. Muhamet Tërnava. 70 vjeçar. Një ndër miqtë e tij të afërt, Ahmet Qeriqi, e thirrton si “Ajnshtajni” i Historisë së Mesjetës Shqiptare. Doktorant Shkodran C. Imeraj nga Deçani, punonjës i Institutit të Historisë në Prishtinë, fjalathotë se “i takon gjeneratës së artë të historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme”, që  “me punën dhe angazhimin, arriti t’i thejë tezat e akademikëve serbë rreth popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare”.
 
Shkenctari Muhamet Tërnava iku në Amshim me heshtjen zyrtare edhe të kohës së sodit ndaj tij. Edhe në kohën e Serbisë e patën mblue me heshtje fort të madhe. Ai, krejt i ri, 21 vjeçar, ishte në Demonstratat Studentore të Vitit 1968 në Prishtinë. Njihet si mik i afërt ideali me Jusuf Gërvallen, tue pasë dhe korrespondencë ndërveti (1979-’81). Kryesisht kur e mbrojti doktoraturën në Zagreb të Kroacisë me temën “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” i nisën përndjekjet e egra sllave. E futën në burg si kundërsllav, si shqiptar patriot. E mbajtën duarlidhur në tortura e të izoluar nga koha e shkenca në vitet 1981-’83 në burgje të Prishtinës e Shkupit. Një serb e pati goditë në burg, në kohën e hetimit, tue ia demtue një pjesë të trunit të tij inteligjent e atdhetar me pasojë vuajtje e vështirësimi në veprimtari jetësore e shkencore deri në fund të jetës së vet. Ia ndaluan dhe të drejtën e botimit të veprave të tij shkencore. Iu mohue e drejta e profesionit, nuk u lejue me pune në arsim apo në institucione shtetërore. Atij, për me e mbajt familjen e vet, për me i shkollue çikat, iu desht me e shitë tokën e babës së vet. Ai pati veç nji Atdhe, tokën e Kosovës. Aty ku lindi edhe i mbylli sytë. Ai mund të shkonte kudo në Botën e Lirë si emigrant politik, por zgjodhi të qëndrojnë në Kosovën e tij si qëndrestar deri në kufijtë e legjendës, duke iu mbijetue vështirësive të ditës, tuj-e u përballë me stuhinat e politikës sllave të kohës.
 
Shkenctari Muhamet Tërnava e pati një “djalë të madh”: veprën e tij shkencore “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, që ia la trashëgimi Historisë Shqiptare, Kosovës Dardane. Siç po e thotë edhe studiuesi e gazetari Ahmet Qeriqi, ndër vite ish-drejtor i Radios “Kosova e Lirë” (Radio e UÇK), shkenctari i njohur Muhamet Tërnava “i vuri bazën shkencore pranisë së elementi shqiptar në viset e Kosovës, në shtrirje diakronike e sinkronike, duke përfunduar se në vitin 1455 në trevat e Kosovës së sotme, popullata shumicë me 82 për qind ishte shqiptare, ortodokse,  pastaj popullata sllave serbe, etnoset e caktuara si vllahet, raguzianët, hebrenjtë, turqit, gjermanët  e të tjerë përbënin  jo më shumë se 18 për qind të popullatës së shënuar në defterët me rastin e instalimit të administratës turke, në Kosovë”. E, pikërisht për këto, UDB e Udbashët sllavë pushtues e aneksues të Kosovës “kishin të drejtë” që e burgosën, keqtrajtuen e izoluan shkenctarin atdhetar Muhamet Tërnava, po Klasa e sotme Politike e Kosovës, institucionet e saj shtetërore, nuk kanë asnjë të drejtë të mos e nderojnë atë me një dekoratë të lartë apo shumçka tjetër, veçmas me përcjellje me nderime të larta e të mëdha zyrtare për në banesën e fundit në diten e djeshme të 6 shtatorit 2017.
 
Historianin shkenctar Muhamet Tërnava  kurrë se kam pa me sy, po shpesh jena takue bashkë, tue ia lexue studjueshëm veprën e tij shkencore “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, botue më 1995 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me 492 faqe, me recensent kryehistorianin e Kosovës, Ali Hadri. Ai ka botue dhe një tjetër libër shkencor “Studime për Mesjetën” tek Shtëpia Botuese “Dukagjini” në Pejë, në vitin 2000, me 284 faqe, të cilin se kam shfletue hala, pasi nuk më ka rá ende në dorë. Më kanë thanë se këtë vepër e ka botue pas Luftës së UÇK-së, pas Lirisë së Kosovës, kur ligjëroi për disa vite Historinë e Mesjetës në Katedrën Universitare të Historisë në Prishtinë. Tek parathania e veprës shkencore të Muhamet Tërnavës  Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, për këtë vepër të ndaluar e me pamundësi komunikimi me studiuesit e lexuesit shqiptarë e të huaj, i kërkon falje që “nuk kishin pasur mundësi ta ndihmonin me kohë, në kushte dhe rrethana që tashmë dihen”. Një veprim dinjitar, dokumentar. Po çka kanë me iu thanë Kohës e Brezave institucionet e larta shtetërore e zyrtarët e lartë të Kosovës për përcjelljen me heshtje të shqiptarit shkenctar atdhetar Muhamet Tërnava, i çili shkoi në Amshim i mveshun me madhështinë e veprës së tij, që na e la trashëgimi në themele e lartësi të Historisë së Kosovës.
 
Shqipëri Etnike, 7 shtator 2017

Deputeti Korab Sejdiu jep dorëheqjen nga Aleanca Kosova e Re (AKR)

VOAL – Me një status në facebook, deputeti Korab Sejdiu bën të ditur se e ka dhënë dorëheqjen nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), të cilën e drejton Behgjet Pacolli. Ky zhvillim ndodh pasi AKR u bashkua këto ditë me koalicionin PAN. Deputeti Sejdiu sqaron pse nuk pajtohet me këtë zhvillim dhe pse e jep dorëheqjen nga kjo parti:

Më lejoni që fillimisht të kërkoj ndjesë për pamundësinë time objektive që të përgjigjem në mijëra porosi dhe thirrje që më kanë ardhë në ditët e fundit. Njëheri, ju falenderoj shumë për durimin për të më lejuar kohë që të reflektoj dhe vlerësoj rrethanat e reja të krijuara në vend.

Sot shkruaj për t’ju dhënë dy njoftime.

1. Une e kuptoj se politika është arti i së mundurës, dhe se të qenurit në politikë kërkon nganjëherë edhe bërjen e kompromiseve të dhimbshme. Mirëpo, unë ndaj mendimin e atyre që kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, nuk na lejohet të bërit kompromis. Unë në vazhdimësi kam qenë konsistent me qëndrimin që një qeveri me pakicë shqiptare dhe e kushtëzuar nga lista serbe është në kundërshtim me interesat e shtetit sepse mbetet peng i regjimit të Beogradit. Rrjedhimisht edhe kam potencuar se nuk mund ta mbështes një gjë të tillë. Për më tepër, kam bërë tentativa të sinqerta me shumicën shqiptare (LAA dhe VV) që të formojmë alternativën qeverisëse që ka legjitimitet nga populli. Jam tepër i zhgënjyer që interesat e ngushta partiake pamundësuan realizimin e këtij qëllimi, përkundër momentit jetik për të larguar të keqen nga ky vend.

Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë.

2. Unë mendoj se ne si përfaqësues të popullit, kemi pasë një mundësi të rrallë kësaj rradhe që t’i jepim Kosovës kthesën drejt të mirës. Fatkeqësisht, për arsye të pakuptimta për mua, ky qëllim nuk u realizua. Në anën tjetër, është më se e qartë se unë dhe Aleanca Kosova e Re (“AKR”) kemi mendime të ndara sa i përket asaj se çka mendojmë është në të mirë të vendit, dhe në këtë është evidente që qëndroj i vetëm në këtë subjekt. Unë nuk kam dëshirën e as vullnetin që të shkeli mbi nderin dhe fjalën time. Por njëkohësisht, nuk kam të drejtë morale që të votoj kundër një Qeverie ku pjesë përmbajtësore është Presidenti Pacolli dhe AKR, përderisa unë jam pjesë e AKR.

Për t’i evituar këto, ju njoftoj se sot kam deponuar tek Presidenti Pacolli dorëheqjen time nga AKR dhe nga të gjitha pozitat në strukturë të këtij subjekti, me efekt të menjëhershëm. Unë kam falenderuar Presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin.

Veprimtarinë time politike tani për tani do ta vazhdoj si Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo është e tëra që dëshiroj të theksoj në këtë kohë lidhur me këtë çështje. Ju falenderoj për mirëkuptim dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të bëhet të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është caktuar ora 10 e mëngjesit.

Lajmin e ka bërë të ditur Milaim Zeka, deputet i Kuvendit nga radhët e Nismës për Kosovës.

“Nesër ora 10.00, seanca e Parlamentit”, ka shkruar Zeka në Facebook.

JO ZGJEDHJES SË KADRI VESELIT PËR KRYEPARLAMENTAR!!! – Nga Prof.dr Binak Maxharraj

Nga zgjedhjet Parlamentare ne Kosove te 11 qerrshorit kane kaluar 92 dite apo 2.208 ore,dhe veq tani është ne horizont,pas shume manipulimeve, shantazheve ndaj deputeteve te formohet njefarë qeverie nga  zapuesit e e dritashem te shtetit.

Kaq kohë ju deshte këtij koalicioni(te përberë nga 12 parti te medha e te vogle e deri ne parti lagjesh)për te marr një vendim kaq të” rëndesishem” për te gjetë nje njeri më te mirin,më te përshtatshim për këtë pozit.Këtij kolacioni famoz iu nevojit kaq shume kohe sepse e dinin shume mire që nuk i kanë numrat as për Kryeparlamentar e sa për formimin e qeverisë anipse gjate gjitheë kësaj kohe thojshin,apo rrejshin që i kanë numrat Kjo kohe kaq e madhe iu nevojit atyre për te fituar ne kohe per fillimin e dallavereve,shantazheve dhe për ndonje mundësi për kontrabandim te ndonjë deputeti.Mu për këtë qellim edhe i bojkotuan e Seancat e Kuvendit,qe mos te ju dallin për ledinë rrenat qe si kishin numrat.

Por më në fund ky Koalicion e mblodhi fuqinë e vete dhe doli me te vetmin propozim më Kadri Veselin për Kryeparlamentar anipse ky propozim nuk u prite mire nga Koalicioni LAA-i dhe VV. Por,a është Kadri Veseli figura më e përshtatëshme për kete pozitë kaq më rëndësi shteterore,duke e pëatur parasysh së ai e “udhehoqi” edhe Lgjislaturën para kësaj.Po i sjelli në vazhdim disa obsërvime te mijat se pse Kadri Veseli nuk ështe figuar me e përshtatëshme,më e duhur

Kadri Veseli hyri në politikë shumë vonë pa kurrfarë përvoje në politikë.Ai disi në mënyrë të quditëshme,si një fantazmë e rrem beu PDK-në për tu bë mbrenda natës edhe kryetar i sajë.Ky njeri bani dhe çka nuk bëri,por ajo së çka dihet Partia nenëudhëhëqjen e tij u kantandisë shumë keq sepse populli për menaxhim të keq të kësaj partie vite më radhë,ne zgjedhjet e fundit ia këtheu shpinën,me ç’rast
kjo Parti ne zgjedhjet e fundit mori grushtë te fortë nga elektorati duke ia përgjysmu numrin e deputëtëve nga 34 ne vetem 23.Pra,siç po shihet Kadri Veseli e ka marrë një mision shumë te zorshëm që ta shkatërroi PDK-në dhe,pjesërishtë ia arrijti këtij qellimi.

Po pse?!

Sepse Kadri Veseli është një figurë që erdhi nga errësira,po qe nuk po din te menaxhoi nëpër diritë,sepse si duket drita po e pengon.Ky njeri intelektualishtë është shumë i dobët,i dobët në të folur e shqipës,sepse ky këtë gjuhë nuk e njefë mirë,e fletë më shumë gabime.Ky është një njeri të cilit i mungonë edhe kultura e të folurit,nuk i matë fjalët,fletë fjalë banale,por din edhe të ofendoi me fjalë te të pista.Ky njeri nuk ka kurrëfarë karrizmi politik në udhehëqeje,thjeshtë nuk din të udhëheqe as me Partin e as më shtet.

Në vend që Partia e tij ta merrë atë në përgjëgjësi për dëmin fatal që ia shkakëtoi duke i humbë zgjedhjët dhe ta shkarëkoj nga Kryetari i Partisë.Ky njeri është mbi Partine e tij,sepse kjo Parti nuk ka guxim që të kërkojë përgjëgjësi nga ai.Këtë Parti,pra PDK-në,sikur e ka kapë kllapia,narkoza,nuk po dinë se si te veproi,s’ka guxim.Në vend qe te kërkoi përgjëgjesi kjo Parti po e merrë guximin ta nominoj përseri për Kryeparlamentarë.Pra,siq po shihet Kadri Veseli ia ka hangër orën kësaj Partie që nuk guxon as vrrë më ba nga ai.

Pra,deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë një detyrë shumë të vështirë dhe të rëndë dhe më përgjëgjësi të madhe së a duhët ky njeri të votohët për pozitën e Kryeparlamentarit apo jo?!!.

E,po mirë,pse nuk duhët të votohet Kadri Veseli për Kryeparlamentarë?!!.

Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë,sepse i mungon karrizmi prej një politikani.Nuk duhet votuar Kadri Veseli per Kryeparlamentarë,sepse ky njeri nuk ka as dije e as kulturë të mirëfilltë për të kryer një punë të këtillë më rëndësi të madhe shteterore.Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë sepse është një udhehëqes fatalishtë i dobët,sepse duke u nisur nga sjellja e tij në Ligjeslaturën që e lamë pasë,ky njeri më shumë i ka pri të së keqës së sa të mirës.Ky është një njeri i ngaterresave dhe ndërskamcave,sepse këtij njeriu i pëlqën më shumë që në Parlament të këtë më shumë tollovi së sa disiplinë dhe punë të mirëfillët.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë,sepse ai ne Ligjeslat urën e kaluar që ai e udhëhoqi nuk tregoi kurrfarë suksesi dhe Parlamenti nuk përmbushi obligimet e tij.Kjo ligjslaturë ishte njëra nga më të dobëtat në tërë përiudhën e pasluftës.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë sepse ka edhe kogja do zëra edhe mbrenda Partise së tij që nuk e duan.

Dhe krejtë për në fund?!!.

Kadri Veseli është një ndër figurat më tragjiko-komike,i cili gjykuar sipas punës së tij shumë të dobët të deritashme në Parlament nuk e meriton qe t’i jipet edhe nje mandat.
Pra,ju deputet të të gjitha partive,te djathta e të majta,të shtrembura dhe të drejta DUHET T’I THUANI HAPTAS:JO,JO,JO rizgjedhjës së Kadri Veselit për Kryeparlamentar.Thuani JO,nese më të vërtëtë ia doni të mirën këtij Parlamenti,nese më të vërtetë ia doni të mirën Kosovës e cila meriron njerëz më të përgatitur dhe të përkushtuar për këtë detyrë më rëndësi të posaçme për shtetin dhe demokracinë.

MJAFT MA ME VETSHKATRRIM O POPULLI IM SHQIPTAR – Nga Bardh M. Nengurra

( Mos na e prekni Gjergj Kastriotin )

 

Në nji rast në replikë mes meje e nji keshilltari komunal në sallen e asamblesë së komunës së qytetit Sarpsborg ati asambleisti si majtist që ishte i pata thanë; … ” ti dhe ata si ti jeni produkt i shfrenimit të atkijave dhe pelave me dy kambë të Norvegjisë që në shetitjet e tyne pa fre nëper shtetet arabe dhe në Turqi ju kan sjellë juve me veti nga atje. Kur pela apo atkija asht bu me gomar ka lind mushka..” etj…

Shkaku i fjalorit paksa të ashper dhe ofendues më paten perjashtu nga tri seanca të radhës në asamblenë e komunës ku isha asambleist i HØYRE Parti ( partia e djathtë e qendres ) në mandatin e viteve 2011-2015.

Pse diskutova ashtu shkak u ba diskutimi i projekt buxhetit të komunës per vitin qe vinte në të cilin buxhet partitë e majta në pushtetin komunal në krye me ARBEIDERPARTI ( Partia laburiste ) ndan 67 milion korona norvegjeze per financimin e LAG og FORENINGER ( klubet dhe shoqatat ) që në realitet ishin gjashtë xhamijat e gjashtë grupeve të minoritarve me fe islame në Sarpsborg.

Ai projekt buxhet u pat aprovue me vetem voten time kunder. Ndihem sot krenar per kambëngulësinë time qe ta pengojë donacionin me ato milionave të taksapaguesve të komunës ku unë e familja ime jetojmë e qe politikajt tru mushka i dedikuen per xhamijat që jan fabrika per prodhimin e injorantve dhe psikopatve islamik që do bahen tmerr i vendorve autokton norvegjez. Nuk e moren seriozisht mendimin tim, por që ne vitin e parë nga ato xhami dolen tre-kater ushtar të xhihadit që shkuen dhe luftuen në Siri, Libi e Irak. Ata atje edhe u vranë. Dhe mire u ba që u vranë.

Sot shumica e asambleistve të asaj kohe me thonë:…. mirë e kishe pas dhe kemi gabue neve.

Perdora këtë hymje si shembull që të dalë të neve në Shqipni e Dardani ku me dy sytë në ballë po shkojm në theqafje , në shkombëtarizim dhe zhdukje. Me shkon shpesh mendja se pelat dhe atkijat tona me dy kambë ( femnat ) nuk kan shetit neper dynje si pelat pa fre , sepse nuk kan pas mundesi, por se kam asnji dyshim se shumica e shqipfolësve qe shetet tona i kan ne perbamje te politikajve jane produkt i shkerdhymjeve te pista me dhune e me deshire me pushtues te ndryshem andaj edhe veprojne kaq poshtersishte me Atdheun tone, me vlerat tona Kombetare.

Ka pesë muje që jam në vendlindje, ka pesë mujë që tmerrohem se çka ndegjojë e çka shof. Isha në disa raste të mortit per ngushëllime dhe asnjihere se ndegjova të shprehen ngushëllimet shqip, të hyhet në dhomë me pershendetjet shqip, të deshërohet mirëseardhja shqip. Te percilet njeriu shqip.

Ndëgjova vetem selamaleikum, alejkum selam me rahmetulla. Merrhaba, ejvallah, allahu nxhenet, inshAllah, hoshgellden, hoshbollden etj etj arabizma e turqizma.

Me besoni se edhe kur kam shkue te nji familje shqiptare e besimit katolik per ngushëllime posa jam ulë me kan pershendet me merrhaba.

Në vorrime jo vetem imami i autorizuem , por aty mbëlidhen nga kater pesë mjekerrcjepen me disa lecka të turizmit të tyne në Mekë në kokë dhe tja nisin me ulurue arabisht sa jo vetem koka , por edhe prapanica tmerrohet kur i ndegjon.

Kufoma mbulohet me atë lecken që po i thonë flamuri i Muhamedit, leckë e njejtë që e perdorin edhe ushtaret mizor të xhihadit islam.

Kam vendos ma mos me shkue në asnji varrim. Por kam vendos qe askujt mos tja pranojë pershendetjet në gjuhen turke e arabe. Te gjithve do jua këthej me shkinishte dhe mvaret nga mosha e ati që me flet turqisht apo arabisht, por po qe se asht ma i ri se unë do i qojë pa asnji pardon në RRS.

Ishte 30 ditë ramazani, perjetova 30 netë shqetsime dhe tmerre sepse në ora 0.3.00 të natës me forcën ma të madhe te zanit fillonin të uluronin minaret e dy xhamijave që ka Istogu dhe kur ulurima fillonte unë si edhe të gjithë qytetaret e Istogut ishim në gjumin ma të mirë.

Shpesh mendoja se jam lind dje e jo para 62 viteve. Mendoja kështu sepse deri në çlirimin e Kosovës asnjihere nuk kam perjetue këto poshtersi, këto idiotizma, këto sulme direkte në ligjet e shtetit tim, në Kushtetutën e shtetit tim, në doket, zakonet, adetet dhe kulturën e shtetit tim. Dhe shteti im ishte krahinë pjesë e nji shteti federativ i formuem nga popujt sllav, apo ma mirë ta them ishte i okupuem dhe nuk ishte shtet fare.

Ndihem keq dhe tmerrohem kur mendojë se si ka mundësi që si qytetar i nji krahine autonome e okupueme nga sheti jugosllav me sistem komunist asnjihere nuk mu prish gjumi në pasmesnatë nga ulurimat e minareve të xhamisë. Asnjihere nuk më pershendeti kush me gjuhen arabe e as turke.

Ndihem keq dhe tmerrohem per fatin e femijve dhe nipave të mi, të popullit tim që ky shtet po lejon të shkatrrohen doke, zakone, adete, kulturë, histori, gjuhë, dhe gjithçka tjeter shqiptare per ti ba vend dhe per ta pervetsue turqizmin e islamizmin arab.

Unë si mergimtar nuk po kuptojë a asht Kosova shtet i mvetësishem apo asht krahinë e Turqisë së Erdogan turkut.

Nuk po kuptojë se a asht Shqipnia shteti im , shteti i shqiptarve i mvetësishem që nga 1912-ta perderisa në atë shtet sa here vijnë pushtetar turq, nga zyret e presidenti, kryeministrit dhe ministrave tjerë largohen bustet e Gjergj Kastriotit dhe edhe Flamuri kombëtar KUQ e ZI.

Në Kosovë sa here vijnë pushtetar turq këta politikajt tonë të pshtirosun shkojnë e perkulen para vendvarrimit të të mbrendshmeve të sulltan pushtuesit , sulltan Muratit në Gazimestan.

Kosova asht mbush perplot me shkolla të turkut Fetullah Gulen, tash per ti ba konkurrencë ati financon shkollat e veta sulltani turk Rexhep Taip Erdogan. Pse kështu?! Çka po ndodhë me neve?! A nuk rrezikohen shkollat shqipe me këto veprime?! A nuk po i vie era sikur në kohen e pushtimit otoman turk kur në tokat e pushtueme nga Perandoria Osmane kishte 1300 shkolla turke, 1300 greke, 300 serbe, dhe kishte vetem nji vit jetë nji shkollë shqipe e cila u ba shkak që edhe të vritet mesuesi i sajë dhe ai qe e hapi Pandeli Sotiri ( i baftë shpirti dritë ).

Pas ramazanit erdh bajrami i madh. Miku im mergimtari në Suedi z. Nazim Shatri rastësishtë gjatë nji udhtimi nëper Junik ne lokacionin e tregut atje shef mbeturina te coptueme të shtazve që i kan pre per bajram me nda mishin dhuratë per të vobektit që arabisht po i thuhet sadaka. Nazimi kishte ba nji inqizim me kamerë dhe edhe disa foto që kur i shef njeriut normal i rrenqethet trupi. Per qudi ne vend qe te reagojne kunder ati veprimi mizor te junikasve, Nazimin si autor i videos dhe fotove e edhe mu si shperndarës dhe komentues na sulmuen , na ofenduen dhe kerrcnuen me jetë disa junikas e edhe të tjerë permes komenteve te tyne dhe ata arsytonin veprimin barbar ne tregut të Junikut me gjoja tradite, dhe zakon. Harrojshin budallët se as nuk asht traditë e as zakon i shqiptarit sadakaja e as vandalizmi me trupat e shtazve të pafajshme.

Radiot dhe TV-të ta shurdhojnë koken me Urime Fiter Bajrami, Urime Kurban Bajrami.

Ne poste, ne banka dhe vende tjera publike jane disa kuti te vogla ku shkruhet; SADAKA apo VITRA.

Tash per bajramin e vogël gjithandej njeriu ndegjon perseri arabizem beduin ku vetem fjalori i bastraduem nga ata në nji shqipe perplot barbarizma islame ta perkujotn se je diku në ndonji vend në zhdukje e siper të shqiptarve. Perndryshe njeriu mendon se asht diku në shkretinat e Afrikes apo Azisë mes beduinve islamik.

Per bajramin e madhe shqipfolësit islamik u mblodhen me falë namazin e bajramit në sheshin e Gjergj Kastriotit në Tiranë. Ishte e tmerrshme me i pa ata mjeran se si ngritnin vithet në sheshin e Kryeheroit tonë.

Per këtë bajram të vogël tash zgjodhen të ngritin vithet po aty , por këtë here shkuen edhe ma larg. Pasi moren kritika nga disa shqipfolsa qe vetit i thonë imama, se paska qenë gabim të falet namazi para Permendrores së Gjergj Kastriotit sepse SHPATA E TI KA PRE TURQ MUSLIMAN , ata tash kerkuen mbulimin e asaj permendoreje.

Prefekti socialist i metropoles tonë Tiranës mistreci Erion Velijaj e pranojë këtë akt vandal. Permendorja u mbulue.

Te nesermen del nji imam nga Tirana me emnin Armando Aliu dhe kerkon që permendorja e Gjergj Kastriotit të hiqet fare sepse kali i Gjergjit i paska bythet e këthyeme kah kibla ( vendi të cilit i drejtohen muslimanet kur lidhen namaz ).

Politikaj të shteteve Shqipni e Dardani, akademik shqiptar ku jeni?! Pse heshtni?! A nuk ju tregon diçka kerkesa e keti shemtimi imam Armando Aliu?! Mos vallë juve vertetë keni vendos ta hiqni permendoren?! Mos vallë juve per pak lek që ju japin ( qofshin ato edhe miliona dollar ) sherbimet antishqiptare islamiko-sllavo-greke do lejoni të na sulmohet dhe shkatrrohet permendorja e Krenarisë tonë Kombëtare e Kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti?!

Ta dini se mbani pergjegjesi historike që ta mbroni Gjergj Kastriotin, dhe nese e mbroni do mbeteni në kujtesë të mirë nëper breza, por po lejuet ta perdhosin sherbimet islamike antishqiptare dine se do mbeteni pergjithmonë në kujtesen e brezave që do vinë si tradhetaret ma të poshter të Atdheut tonë.

Juve duhet ta kuptoni se Gjergj Kastrioti asht i paprekshem, asht mbi gjithçka tjeter per neve si komb. Nuk asht vetem ni strateg i nji kohe që mjeshtrishtë bashkoj feudalet e kombit të vet dhe heroikisht mbrojti tokat e veta per nji çerek shekuli nga pushtimi i nji lukunie të tmerrshme barbare islamike. AI asht Mbreti i jonë, asht vetë gjaku dhe geni jonë. Asht Baba i jonë, asht Shejti i jonë qe ka vlerë per neve ma shumë se të gjithë profetet e botës.

Juve politikaj dhe juve akademik nuk po veproni. Juve duhet me veprue. Politikajt duhet me perdor ligjin dhe Kushtetuten dhe mos me lejue askend ta perdhos e shkel as Kushtetutën e as ligjet. Juve akademik duhet me ngritë zanin e arsyes , si intelegjencë qe pretendoni se jeni. Mjerisht juve po heshtni. Per politikaj nuk ka dyshim sepse tashma po dihet dhe po shifet ashiqare se ata perfitojnë shumçka. Kur po ka zgjedhje po fitojnë vota, e pastaj me pushtet po perfitojnë pasuni. Athue vallë edhe juve akademiket merrni ndonji copë per ta lepi si qeni kocken andaj heshtni.

Na keni sulmue neve publicistve per shkrimet tona , per ngritjen e shqetsimeve tona per fatin e Atdheut dhe popullit tonë dhe na keni quejt perqarës . Unë mendojë dhe jam i sigurt se kam të drejtë ne mendimin tim se perqares jeni juve politikaj dhe akademik perderisa lejoni të na perdhoset gjithçka shqiptare, gjithçka që frymon shqip.

Jo vetem heshtja, por edhe pajtimi i juej me kerkesat e nji minoriteti shqipfolësish islamik me bind se juve jeni pergjegjesit e vetem per këto që po ndodhin në Atdheun tonë në tokat e Ilirisë-Dardanisë qe kan të ulun me gjak ilirodardan secilin centimeter kub të dheut të sajë e qe juve tash me vetdeshirë po e perbaltni, po e shkatrroni. Po shkombetarizoni Kombin Arbnor.

Unë quditem per faktin se islami si fe në familjet tona nuk ka ma shumë jetë se 5-6 gjenerata që do thotë perafersishtë 150-180 vjet dhe në kohen kur u pranue qoftë me dhunë, apo me deshirë, të paret tanë në at kohë sado analfabet arriten ta shqiptarizojnë këtë fe agresive dhe teper te rrezikshme, nuk e lejuen të del kjo fe mbi doket, zakonet , adetet dhe traditat tona arkaike shqiptare. Kanuni i Maleve dhe ai i Lekë Dukagjinit asnjihere nuk u struken per ti leshue vend ligjeve të ashpra islamike të sheiratit.

Sot me të gjithë këta shkollar kjo fe agresive e tmerrshme po si lukinia e ujqve apo hienave të urituna të shkretinave po fut nen vete dhe po shkatrron doke , zakone, tradita dhe jo vetem edhe Kanunet tona , kjo fe e tmerrshme po perbuzë postersishtë edhe ligjet moderne dhe Kushtetutat e shteteve tona.

Deri kur keshtu?!

Mjaftë ma me islam.

Mos prekni Gjergj Kastriotin se pastaj do kerkoni shpetimin tuej e nuk do mund ta gjeni po e preket.

 

Istog: 04.09.2017

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.

Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR’së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.

“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

Kardinali shqiptar Simoni arrin në Kosovë për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”

Kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili u prit nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji gjatë konferencës për media u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë me rastin e shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë

PRISHTINË – Me rastin e arritjes së Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, u organizua një konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili u prit nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji gjatë konferencës për media u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë me rastin e shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Për mua ishte një gëzim i madh kur mora vesh prej atit të shenjtë që personalisht të shkosh në Prishtinë, t’i dërgosh urimet e mia më të përzemërta për popullin vëlla kosovar-shqiptar e që bekimi i Zotit të jetë në zemrat e të gjithë kosovarëve. Lutemi që dashnia e të madhit Zot të jetë në familjet e të gjithëve që të rritet dashuria vëllazërore e gjithanshme”, tha kardinali Ernest Simoni.

Kurse, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji theksoi se Ipeshkvia e Kosovës ka përgatitur disa dhurata për kardinalin për hir të festës së shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza”.

“E para dhuratë është një drekë me të varfrit tanë, sepse siç e dini tash e dhjetë vite ne japim ushqimin e drekës çdo ditë për të varfërit. Dhurata e dytë për kardinalin është medalja e festës me stemën e kësaj feste”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Ndërsa pas konferencës Kardinali shqiptar Ernest Simoni mori pjesë në një drekë të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës me të varfrit te menza e të varfërve, që gjendet në Kishës e Shën Ndout në Ulpianë (Prishtinë).

Ndërtimi i katedralës “Nënë Tereza” filloi më 26 gusht të vitit 2005, ndërsa u inaugurua në vitin 2010. Shugurimi i katedrales do të bëhet nesër më 5 shtator 2017, në 20 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. aa

Mos u nisni në kufi, pritje deri në 4 orë për në Merdarë (FOTO)

Në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, janë krijuar kolona të gjata.

Sipas lexuesit të Koha.net, i cili është ende në pritje për ta kaluar kufirin, në këtë pikë kufitare janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet shkojnë deri në katër orë.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e MPB-së, kolona në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, ka arritur deri në 2 km dhe pritjet janë deri në 240 minuta (4 orë).

Kurse pikat tjera kufitare, sipas po këtyre të dhënave, kanë pritje shumë më të shkurta. Në Mutivodë, pritjet janë deri në 60 minuta kurse te Dheu i Bardhë deri në 50.

Edhe në Jarinje ka kolonë veturash, por që është shumë më e shkurtër, deri në 120 metra dhe pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në 40 minuta.

Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit pritet që të ketë “lojtarë” të tjerë në fund të këtij viti.

Bëhet fjalë për SHBA-në dhe Gjermaninë, nëse të dy palët arrijnë që të pajtohen për këtë, shkruan mediumi serb, Novosti, derisa mediumi tjetër Politika, mëson që shteti i Serbisë do të kërkojë përfshirjen e Rusisë, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtyre spekulimeve, bisedimet mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen do të kryesohen nga politikanë gjermanë me përvojë në emër të Bashkimit Evropian, ndërsa Uashingtoni do të dërgojë një vëzhgues për këtë proces.

Gjykata Speciale në Kosovë rinis punën, si do të hetohen të akuzuarit

PRISHTINE- Gjykata Speciale ka rinisur punën në kapacitet të plotë. Gjykatësit e edhe administrata e Dhomave të Specializuara i kanë përfunduar verimet, ndërsa edhe gjatë ditëve të nxehta të verës nuk ka pasur pushim për hetuesit dhe stafin tjetër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por nuk është shpallur ndonjë aktakuzë deri tani, shkruan sot Koha Ditore. Në institucionin e drejtësisë, që për mandat ka trajtimin e pretendimeve për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, nuk kanë treguar për kohën kur aktakuzat do të ngrihen.
Po kështu, as nëse ndonjë e tillë është parashtruar para gjykatësve. Joseph L. Hollerhead, zëvendës i Prokurorit të Specializuar, ka treguar për gazetën arsyet pse informata të tilla nuk duhet ndarë me publikun në këtë fazë.

“Siç ka thënë në të kaluarën Prokurori i Specializuar, për arsye ligjore, profesionale dhe etike, ai është i kufizuar në lidhje me atë çfarë mund të thotë tani për tani për punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Për këtë arsye, ai nuk mund të komentojë çështjet si kush, çfarë, kur dhe si në lidhje me hetimet. Ju sigurisht e kuptoni rëndësinë e të qenit aq të kujdesshëm sa mund të jemi për gjithë këtë”, ka thënë Hollerhead, përcjell koha.net. “Ne e kuptojmë dhe e çmojmë nevojën që opinioni të jetë i informuar për çështjet të cilat mund t’i diskutojmë haptas, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”.

Thaçi – Vuçiç në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve “përtej çështjeve teknike”

Në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ndërmjetëson sot takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të re të këtyre bisedimeve”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qenë takuar më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se janë pajtuar që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha atëherë se periudha e re do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes të dyja vendeve e dy popujve dhe do të mbyllte kapitullin e errët të së kaluarës, për të hapur ardhmërinë e sigurt evropiane.

I përballur me kritika në shtëpi, presidenti Thaçi, ka paralajmëruar se do të angazhohet për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës që do të përfshihet në bisedimet më Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Alesksandër Vuçiç, kishte paralajmëruar se në periudhën e re, do të bisedohet për çështje thelbësore se si i shohin palët marrëdhëniet ndërmjet tyre për një, dy apo pesë vjet. Kjo do të thotë, sipas tij, se duhen biseda me serioze dhe më të guximshme brenda opinionit serb dhe atij shqiptar.

Në fund të muajit korrik, presidenti serb, paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm në Serbi për, siç tha, zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes së Kosovës. Nisma e tij nxiti shumë reagime në Serbi ku janë hedhur edhe ide për ndarjen e Kosovës, ide këto që janë hedhur poshtë nga Prishtina.

Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur më vitin 2008, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet e deritashme i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Federica Mogherini shfaqi besimin më herët gjatë javës se mund të vendoset një synim që deri në fund të mandatit aktual të Komisionit Evropian që përfundon në vitin 2019, të hidhen hapa thelbësorë për vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë vitit të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit, një pjesë e të cilave deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë ishin nën ndikimin e saj.

Zonja Mogherini është shprehur disa herë se fuqia e Bashkimit Evropian në rajon është e lidhur me besueshmërinë e integrimeve evropiane.

Psikopatët dhe psikopatitë politike?! – Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit lindin në shumicën e rasteve si çënje normale. Gjatë rrugëtimit jetësor njeriu pëson katarsisë për të mirë ose për të keq. Shumëçka mvaret nga rrethi ku jeton dhe vepron , si dhe nga edukimi familjarë. Në këtë proces jetësor në mbrendinë e çenjës së njeriut formësohet struktura psikologjike e tij .Shumë njerëz bëhën përsonalitete ashtu si  edhe I ka hije njeriut , më kulturë dhe moral të nivelit të duhur . Njeriu I edukuar ka qendrim parimor dhe fuksionon të ai gjithqka conform moralit  dhe përgjegjësisë .Kur superegoja e tij fillon të  atrofohet ai fillon të sillet në mënyrë abnormale duke e humbur edhe ndjenën e përgjegjesisë dhe  të fajit për qdo sjellje dhe veprim . Ai  rebelohet, bëhët njeri konfliktuoz dhe i predisponuar për veprime devijante dhe destructive.Edukimi I drejtë I bazuar në dashuri për tjetrin ndikon në formimin e drejtë të përsonalitetit të njeriut.Fëmijët të cilët edukohen pa këto komponente shkojnë kah atrofia dhe degjenerimi. Kjo temë kërkon shtjellim shumë të saktë nga njerëzit profesinal . Duket së një pjesë e mirë e të rinjëve nuk e kan nivelin e duhur të edukimit  nga familja dhe rrethi ku jeton .Shumë qka ka degjeneruar në shoqërinë tonë dhe kjo është duke lënë pasoja edhe në psikologjin dhe mënyrën e të jetuarit.Ky degjenerim më së shumti po theksohet në këtë klasë politike , e cila duket së shumica nuk e kan pasur edukatën e duhur famljare ,konformë sjelljës dhe veprimit normal  si premisë kryesore e ndërtimit të një përsonaliteti.Në shoqërinë bashkohore ku edhe funksionojnë normat e caktuara,duhet ditë të bëhën dallimet e sakta së cilat janë vlerat dhe jo vlerat.Problem fillon të bëhët kur shoqëria fillon të bie në gjendje depresive,ku sundojnë jo vlerat dhe dehumanizimi.Sjelljet dhe veprimet tona duhet të jenë konformë rregullave ligjore dhe moralit.Procesi I civilizimit ka treguar në nevojën e ndryshimit pozitiv, edhe pse ky process bëhët ngadalë duke kaluar gjenerata të tëra.Për procese negative të mjaftueshme janë  vëtem dy gjenerata…

Të metat e njeriut komentohen edhe si pjesë psikopatike.E meta kryesore e njerëzve më predisponime psikopatike është jo komunikuese ne relacion më njerëzit tjerë.Të tjeret I sheh vwtem si objekte të pa rendësishme karshi të cilëve nuk e lidh asnje emocion.Të tjerët janë të rëndësishm për ta vëtem kur kan ndonjë interes.Njerëz më predispozicione psikopatke janë kjo elitë politike në pushtet.Këta nuk  e kan dert për dëmin e madh që janë duke ia shkaktur shumicës.Nuk e kan ndjenjën e fajësisë dhe nuk po pendohen për veprimet e tilla të dëmshme .Kjo elitë politike janë një grup I njerëzve konfliktuoz, janë njerëz të cilët synim e kan futëjn e frikës karshi popullit, për të vazhduar lojën e tyre psikopatike deri në fund. Këta nuk po shohin asgjë problematike në sjelljet dhe veprimet e tyre antishtet dhe antipopull.Gjithmonë gjejnë arsyetime për veprimet e tyre destructive, për veprimet bizare, për veprimet shtypëse dhe tiranike.E zgjedhin mënyren e komunikimit sipas deshirës duke e mashtruar masën e gjerë qdo ditë e më shumë.Publikut të gjerë po I paraqten si njerëz të ditur , së këta gjoja janë shpëtimtarët e shtetit.Këta janë fati jonë I keq, por edhe fati të cilin e kemi zgjedhë vet.Gjithëqka që lihet në dorë të fatit nuk ka përfundim të mirë. Psikopatët dhe psikopatitë politike janë duke ia shtërnguar lakun në fyt gjithnjë e më shumë këtij populli…Athua deri kur ?!…

Prishtinë, shënohet Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur

Halil Hasani nga fshati Çabër, Komuna e Zubin Potokut, tha se katër djem të tij janë të zhdukur. Ai tha se djemt e tij u rrëmbyen në fshatin Zhabar, më datën 8 qershor 1999

PRISHTINË – Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, komisioni qeveritar për persona të zhdukur në Kosovë dhe shoqata të ndryshme të familjeve të të zhdukurve organizuan aktivitetin me vendosjen e luleve në ‘Përmendoren dedikuar personave të zhdukur’ para Kuvendit të Kosovës, si dhe ecën bashkarisht nga kjo ‘Përmendore’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ të Prishtinës, ku përcollën mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.

Në të njëjtën kohë, disa të rinj lëshuan në qiell 18 balona të bardha që simbolizojnë 18 vitet që nga zhdukja e më të dashurve të tyre. Në këto balona me pikëpytje ishte edhe pyetja: “Ku janë ata?” në tre gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht.

Në balona kishte edhe mesazhe dhe kërkesa të familjeve të përsonave të zhdukur për të gjetur ndonjë shenjë të vogël për t’i zvogëluar plagët dhe dhimbjet që kanë ata për më të dashurit e tyre.

Halil Hasani nga fshati Çabër, Komuna e Zubin Potokut për AA tha se katër djem të tij janë të zhdukur. Ai tha se djemt e tij u rrëmbyen në fshatin Zhabar, më datën 8 qershor 1999. Bazuar në tregimet e disa burimeve serbe, ai shpreson që djemt e tij janë ende gjallë dhe se gjenden nëpër burgjet e Serbisë.

“Të gjitha këto informacione ia kam dhënë popullit tonë, por ata nuk më kanë besuar dhe mendojnë se është gënjeshtër. Djali më i madh ishte 32 vjeç dhe më i riu ishte 15 vjeç”, tha Hasani.

Njëra nga familjaret e personave të zhdukur është edhe Ganimete Hyseni nga komuna e Mitrovicës e cila nuk di për fatin e vëllait të saj, Mehmetit (në atë kohë 28 vjeç).

“Më 25 maj 1999 ka dalë nga shtëpia, ka qenë vetë i dyti. Personi afër tij është gjetur por vëllai im nuk është kthyer më. Kemi kërkuar në shumë vende por nuk dimë asgjë për fatin e tij”, tha Hyseni.

Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, tha se Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur është dita kur e gjithë bota kujton të dashurit e saj që u zhdukën nëpër luftëra, katastrofa të ndryshme dhe nënvizoi se edhe Kosova fatkeqësisht është pjesë e botës që vuan.

“Familjet e personave të zhdukur për momentin janë kategoria më e goditur si pasojë e luftës. Prandaj, apelojmë që të gjithë ata që disponojnë me ndonjë informatë, të ndihmojnë në sjelljen e informatave sepse mungesa e informatave është mungesë për të ditur për më të dashurit tanë”, tha Gjakaj.

Ndryshe, sipas raportit të fundit të statistikave për të zhdukurit gjatë konfliktit në Kosovë, i përgatitur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), që nga viti 2002 mbi 2500 persona të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë janë ekzaminuar në mënyrë forenzike, përfshirë edhe ekzaminimet e ADN-së.

Para vitit 2002 afro 2000 persona janë identifikuar në mënyra jashtë shkencore, pra me identifikim vizual. Ndërsa sot numri i personave të zhdukur mendohet të jetë rreth 1600 persona. aa

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë mund të sjellë eksod të ri

Vonesat në formimin e institucioneve të vendit, po ndikojnë që qytetarët mos të kenë shpresa për një jetë më të mirë në Kosovë. Nuk përjashtohet as mundësia që edhe këtë vit një pjesë e gjeneratës së re të marrin rrugën për mërgim si shkak i gjendjes së krijuar.

Eksperti ekonomisë, Muhamet Mustafa, deklaroi për Tribuna Channel se situata momentale politike ka krijuar vështirësi të perspektivës ekonomike dhe si shkak i kësaj rinia mund të ik jashtë shtetit.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Avni Islami tha se gjasat që të shtohet pakënaqësia qytetare, si rrjedhojë e gjendjes politike, tashmë është evidente. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se mund të ketë edhe protesta me karakter social.

Sociologu Leutrim Sahiti vlerëson se kriza institucionale ka prodhuar efekte negative dhe kjo do të ndikojë që një pjesë e rinisë të emigrojnë jashtë shtetit, por jo në masë të madhe si në vitin 2014. Kujtojmë se edhe në vitin 2014 ka pasur ikje masive të qytetarëve tanë jashtë vendit. Por që shumica e tyre gradualisht u rikthyen në vendlindje.

Fati i Qeverisë në duart e minoriteteve

Deputetët minoritarë në Kuvendin e Kosovës thonë se nëse koalicioni PAN nuk do të arrijë ta formojë Qeverinë, atëherë votën e tyre mund t’ia garantojnë një koalicioni të mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së

 

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN.

Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t’i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”.

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t’ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t’ia garantuar votën e tyre në Kuvend.

“Unë e përkrah edhe palën tjetër nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ne do t’i kemi kërkesat e njëjta sikurse që i kishim me PAN-in”,  ka thënë Berisha për gazetën “Zëri”, duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë nga LDK-ja dhe nga LVV-ja për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm.


Send this to a friend