VOAL

VOAL

Frika është armiku më i madh i të gjitha proceseve?! – Nga Skënder MULLIQI

Koha moderne na ka sjellur një jetë shumë me ndryshe. Sot, shumica po ballafaqohen më sfida të modernitetit siq është dinamika jetësore, shqetësimet shpirtërore , stresi, sëmundjët bashkëhore nga ushqimet e ndryshme të cilat nuk janë me bio siq ishin dikur.Të gjitha këto dhe shumë qka tjetër ka bërë që të jetojmë në frikë gadi përmanente.Sot, lidhemi me njerëz më shumë nga frika që na sjellë përditshmeria jonë më plotë sfida .Bashkohemi më njerëz nga frika së mos mbetemi vetëm , nuk largohemi , ose largohemi nga ata nga frika ekzistenciale .Me vite kryejme punë nga frika së mos po mbesim pa asnje metelikë në xhep.Shpesh konsumojmë ushqim të cilin nuk e kemi shumë për deshirë, por e konsumojmë nga frika së mos po e humbim shëndetin.Disa i lutën Zotit nga frika që tu bëhet jeta më e mirë , jo nga besimi që e kan në Zot, dhe kështu sillemi në rreth…Ne, shpesh ne vete i bëjmë pyetje veti: A po e bëjmë këtë punë apo tjetrën nga dashuria për te , apo nga frika ?Nga frika për ekzistencë punojmë, e zgjedhim lokacionin ku do të jetojmë , durojmë sfidat dhe të gjitha përjetimet tjera? Është kohë kur po shfaqën dhe kur po ndëgjojme për sëmundje të rënda të pasherueshme , të cilat ndikojnë shumë në psikën dhe mendjen tonë , frika pastaj na bëhët pjesë e jetës sonë , na bëhët problem ekzistencial. Nuk mund të lirohemi kurrë më nga varësia e frikës për shëndetin dhe të ardhmen e familjës tonë .Nuk ka gjë më keq kur shkaktar i ndonjë sëmundjeje apo i vdekjës bëhët frika.Nuk ka gjë më keq së kur na pushton ankthi dhe frika .Shumica e njerëzve sot në Kosovë i ka pushtuar frika për të ardhmen e tyre . Po jetojnë më frikën e madhe së si do ta presin fundin e muajit. Kur frika futet në trupin dhe mendjen tonë , gjerat sigurisht së nuk na shkojnë ashtu siq i kemi planifikuar . Në njerën anë e këmi nxehtë, në njerën anë ftoftë, njëherë më mirë , e shpesh më keq, dhe në anën tjetër frikën e cila zor së largohet në këto kohë të vështira …Shoqëria qfarë po e ndërtojmë po ndikon që të kemi frikë , po ndikon që mos të na largohet frika të paktën për një kohë.Mirë do të ishte që të lirohemi nga frika , ta luftojmë ate , mos të na mund ajo duke na krijuar mvarësi, duke na sunduar krejt qenjën tonë , duke na tërhequr në anën më të keqe të mundshme të jetës dhe të punës. Frika na tjeterson nga dashuria për tjetrin , bën që ta humbim dinjitetin dhe përsonalitetin tonë . Frika është armiku më i madh i të gjitha procesve biologjike.Frika na i dëmton organet , na i shuan ëndrrat për jetë më të mirë dhe më të begatshme . Na humb racionalitetin e të menduarit, nuk kemi mundësi të marrim vendime të mira …Dallon shkalla kur merret ndonjë vendim nga frika, apo dominon logjika e shëndosh dhe racionaliteti i të menduarit për gjerat të cilat na bëjnë të lumtur. Të mendojmë sa më shumë pozitivisht për jetën , të punojmë nga dashuria për profesionin të cilin e ushtrojmë , e jo nga frika së qka mund të na ndodhë neser.Kur ndjenja e dashurisë është e madhe , ka mundësi të mundet frika .Nese bazohemi në parimet që i sjellë frika , kjo është menyra më keqe e manipulimit tonë . Sfidat që po na I sjellë jeta në Kosovë , janë bërë tëpër të vështira , janë bërë vërtet frikësuese për ne dhe të ardhmën e fëmijëve tanë. Nuk ka njeriu si të jetë indifernt kur shumica nuk I kan kushtet për një jetë normale .Kur njeriu nuk ka një punë , sigurisht së shqetësimi dhe frika bëhën automatikisht prezente në shpirtin dhe mendjën e tij. Nuk jetohet gjithmonë më iluzionin së një ditë do të bëhët mirë, e nuk po bëhët. Frika na është instaluar , frikën e kemi fituar nga ata të cilët pushtetin dhe shtetin e shfryëzuan për vete dhe familjët e tyre . Po jetojnë më mundin dhe djersën e njeriut të thjeshtë .Këta njerëz të cilët po e udhëheqin Kosovën që shumë kohë , nuk do të duhej të ishin krenarë më punën e bërë, përkundrazi ishte dashur të ndihen të turpëruar së na çfarë deregje e kan pru popullin dhe vendin e vet. Dashje apo pa dashje janë duke bërë gjëra të liga , të cilat nuk po i llogarisin, apo edhe nuk po dëshirojnë ti llogarisin, e për këtë do të duhej të ishn së paku të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem para Zotit dhe para popullit. Secili kur don e ka mundësinë që ta kuptojë dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Kjo elitë nuk i ka matur mirë apo nuk ka dëshiruar ti matë mirë veprimet njerëzore, duke vendosur një kod të së drejtës .Interesat kan bërë që këta të gabojnë rëndë, që ta humbin torruan para të mirave materjale , ta humbin njerëzillëkun .Sigurisht së dinë ta dallojnë së cila është e mira dhe cila është e keqja për shtetin dhe për kombin…Kjo është shumë e thjeshtë për të gjitha ata të cilët kan vullnet dhe deshirë ta kuptojnë …

Djali i Fehmi Aganit: Nasim Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Sociologu Mentor Agani, i biri i strategut të ndjerë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani, ka reaguar rreth deklaratës së njërit prej drejtuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pas luftës.

“Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK’së”, është shprehur dje Haradinaj në një debat televiziv.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mentor Agani ka thënë se me këtë deklaratë, Haradinaj i ka hyrë garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës.

“Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Konkurenca per kete ‘titull’ eshte teper e fuqishme”, është shprehur Agani.

Reagon ashpër vajza e Xhemajl Mustafës, e quan Haradinajn bishë

Deklarata e Nasim Haradinajt e ka tmerruar vajzën e veprimtarit Xhemajl Mustafa, Berianën.

Ajo e ka quajtur zyrtarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së bishë.

Madje thotë se edhe bisha do të ofendohej nga ky term po ta dinte se për kë bëhet fjalë.

Sipas Berianës, punë e madhe nëse Gjykata Speciale arreston disa persona të UÇK-së.

“Edhe ashtu e përjetojmë një Nëntor të Dytë, mas luftës kundër Milloshit”. Ka shkruar Mustafa në faqen e saj të Facebook, transmeton Gazeta Express.

Krejt ky reagim erdhi pasi Haradinaj nga shoqata e OVL-UÇK-së tha se punë e madhe që janë vrarë anëtarët e LDK-së.

Është kjo deklaratë që ka mërzitur shumë vajzën e veprimtarit Mustafa, i cili u vra me 23 nëntor në vitin 2000, gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.

“Kryeministër Ramush Haradinaj, po te drejtohem si ish komandant i UCK, nëse nuk distancohesh publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt( qe mund ta kesh edhe familjar), atëherë po e marr që je në vijë me të”, ka thënë ajo nëpërmjet statusit në FB.

Nëse, sipas Berianës, Haradinaj dhe OVL e UÇK-së nuk e shkarkon prej pozitës Nasimin, atëherë kjo nënkupton që edhe ata janë në mendim të njëjtë me të.

“Mos harroni qe ne mesin e te vrarëve me motive politike te veprimtarëve të LDK-së, disa prej tyre kanë qene pjese e UÇK-së”.

Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në “Debat D” në Tv Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për termocentralin e ri

Qeveria e Kosovës nënshkroi të mërkurën marrëveshjen me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re.

Marrëveshja parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e termocentralit të ri që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike.

Termocentrali i ri sipas qeverisë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional nga viti 2023 dhe në ndërtimin e tij do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë në zvogëlimin e gazrave dhe ruajtjen e mjedisit.

Marrëveshja ka ngjallur reagime tek një pjesë e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë ngritur shqetësime për mungesë të transparencës dhe mundësisë për rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët.

Po ashtu shqetësime janë ngritur edhe për ndikimin e termocentralit të ri në mjedis dhe janë shtuar thirrjet për investime në energji të ripërtërishme.

Kosova llogaritet një nga vendet më rezervat më të mëdha të qymyrit linjit në botë të cilin e shfrytëzon për të prodhuar energji elektrike.

Deri në përfundimin e termocentralit të ri, vendi do të vazhdojë të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë qeverinë të investojë në importe të shtrenjta.

Albin Kurti sot në gjykatë, pritet të dëshmojë Kadri Veseli

Katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast u mbajtur më 7 dhjetor ku kanë dëshmuar deputet Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë proces gjyqësor tashmë kanë dëshmuar dëshmitaret-të dëmtuara, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, deputetët Xhavit Haliti dhe Nuredin Ibishi, si dhe dy punëtoret e Administratës së Kuvendit të Kosovës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe deputeti Armend Zemaj.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

SHBA mbështet Kosovën me 30 milionë dollarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, sot kanë nënshkruar amendamentimin e marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore në mes Kosovës dhe USAID-it në vlerë prej 30 milionë dollarësh

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, sot kanë nënshkruar amendamentimin e marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në vlerë prej 30 milionë dollarësh.

Granti parasheh mbështetjen në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Kosovë.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Drejtor i Misionit të Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në Kosovë. James Hope.

Presidenti Thaci pas nënshkrimit të marrëveshjes shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës duke thënë se këto ditë të fundit të vitit janë shumë pozitive për Kosovën.

Ai njoftoi edhe për një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nesër në sektorin energjetik për “Kosovën e Re” në vlerë prej 1 miliard e 300 milionë euro i cili është një tjetër investim i investitorëve amerikanë.

Presidenti Thaci tha se ky është mesazhi më i mirë që mund të buron nga Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe për atmosferën e mirë të investimeve në Kosovë.

“Marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë konsolidimit të shtetit të Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit, në zhvillimin ekonomik dhe progresit të gjithanshëm”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa, ambasadori I SHBA-ve, Greg Delawie tha se gjatë këtij viti Kosova ka patur zgjedhje të qeta dhe demokratike, është zgjedhur qeveria e re dhe vendi është radhitur në listën e dhjetë shteteve në raportin e Bankës Botërore që kanë patur progres në investimet private.

Sipas tij, të gjitha këto janë rezultate pozitive drejt integrimeve euroatlantike.

“Ceremonia e sotme na tregon se cfarë punë të përbashkëta mund të bëjmë në vitin 2018 sepse kjo ndihmë do të shtohet edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it të cilat do të ndihmojnë për sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës”, tha Delawie.

Katarsisi pozitiv si pastërti shpirtërore, dhe mos katarsisi për të mirë i serbëve?! Nga Skënder MULLIQI

Gjatë jetës njeriu ka mundësi ti nënshtrohet katarsisit pozitiv ose negativ.Një tranformim pozitiv do të ishte i mirë dhe i shëndetshem për të gjithë.P.sh kur njeriu në drrasat e skenës sheh ndonjë tragjedi , ballafaqohet më frikën , padrejtësinë , dhunën e dhembjen , ko bën që shumë kush të largohet nga teatri nga ndjenjat negative të përejtuar.Edhe nese njeriu ka pasur më parë ndjenja krejt tjera jo bash të mira për tragjeditë e tjerëve ose për përjetimet e tyre jetësore, pas një përjetimi të tillë në skenë apo në ndonjë ngjarje të vertetë, sigurisht së pas këtyre përjetimeve do të këtë një ndryshim pozitiv .Kur shohim ndonjë film të trishtueshem , ndonjë ndeshje futbollistike , ndonjë ndeshje boksi ,… sigurisht së mund ti nënshtrohemi katarsisit . Katarsis mund të kemi aty për aty, duke ndryshuar mendimin edhe nese më parë kemi qenë të predispunuar që të mendojme ndryshe karshi atyre që I kemi simpatizuar.Shpesh përjetimet tona përputhen më aktorët në skenë, dhe kjo gjë sigurisht na sjellë përpejtime të mira, na sjellë diqka që deri në atë moment as qe e kemi menduar.Kjo është diqka e mirë , e shëndeshtme , diqka qe ne nuk e kemi përjetuar , por e kan përjetuar njerëz të tjerë.Kur vijnë festat e ndryshme sigurisht së njeriu ka ndjenja dhe përjetime shpirtërore pak më ndryshe së herave tjera.
Kemi rastin e kroatit, Slobodan Praljak – I akuzuar si kriminel dhe profiter lufte, inxhinjer , filozof , dramaturg dhe regjisor , i cili në menyrën më dramatike para kamerave e qojë gllenjkën e fundit në Gjykatën e Hagës.Ai e zgjodhi jo rastësisht që në ditën kur iu shqiptua dënimi më burg prej 20 vitësh, në Ditën e Republikës të vendit të tij, ai ngriti gotën vdekjëprurëse më helm .Praljak sigurisht së kishte një katarzis negativ duke mbytur vetën para një audotiriumi të gjerë botëror.Edhe shumë njerëz historikisht kan vendosur për një akt të tillë të dobësisë së tyre momentale shpirtërore ose këtë e kan bërë nga ndjenja e fajësisë , por duke dashur që një akt të tillë monstruoz ta mbulojnë gjaja më pafajësin e tyre .Sigurisht së Boshnjakët në Bosnje gjatë luftës katervjeqare nuk e kan vrarë vetën , nuk e kan dhunuar vetveten dhe nuk janë masakruar dhe larguar vet masovikisht nga vendi I tyre .Mbi mysilmanet dhe mbi shqiptarët ndodhi gjenocid nga serbet e pranoi këtë fakt kush apo jo.Sigurisht së as Ura e Vjetër e Mostarit nuk ishtë shëmbur vet.Gjatë historisë kemi pasur shumë shëmbuj të kontestimit së cilët kan qenë heronjët e cilët kanë qenë kriminelet e luftës.Për shtetin për të cilin kan luftuar pa marr parasysh krimet njerëzore që I kan bërë , ata janë konsideruar heronjë siq po konsiderohen heronjë edhe kriminëlet serb të cilët kryen vrasje dhe masakra masovike . Kjo është ana më amorale e një shteti që ti mbrojë ata të cilët vërtetë kan kryer krime njerëzore mbi nacionalitetet tjera. As të krimineli, Ratko Mlladiq dhe as të shumë kriminelë te tjerë serbe të luftës nuk pamë një katarisis pozitiv , duke kërkuar falje për të gjitha ato fatkeqësi njerëzore e materjale të cilët ua kan shkaktuar popujve të tjerë .Përkunder i kan treguar fytyrat e tyre të vërteta prej kriminelëve , duke treguar kështu se serbosllavet janë më kod gjenetik të prishur.Ata me veprimet tyre e kan irituar dhe kan nxitur reakcione negative në mbarë opinionin e gjerë të botës demokratike.Disa edhe janë tallur me veprimet e tyre të natyrës groteske.Sigurisht së vija ndërmjet tragjedisë dhe komedisë është e hollë. Këtu nuk bëhët fjalë vetëm pë ata të cilët u treguan mizor , por bëhët fjalë për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote.Mungesa e katarzisit shoqërorë pas secilit gjykim të kriminelëve në Gjykatën e Hagës është i pa justifikueshem. Tribunali i Hagës pa marr parasysh së nga cili kënd është shikuar si i padrejtë ose I drejtë , duhet të respektohet . Me fjalë tjera katarsa në tragjedinë ballkanike nuk duhet të jetë arsye për urrejtje dhe tragjedi të reja .Do të duhej të groposët etnonacinalimzi serbomadh më ndihmen e botës demokratike, I cili historokisht u solli tragjedi shqiptarëve në tokën e vet. Dhe, kjo logjikë e vjetër pushtuese karshi shqiptarëvë ende po vazhdon .Edhe pas kriminelit Millosheviq po vazhdohet logjika hegjemoniste e qetntikizmit serbë sheshelian në pushtet. Nese hasmitë e vjetra të Francës dhe Gjermanisë u tejkaluan që të dyjat janë anëtare të BE-së, vendet ballkanike më fajin e serbëve , nuk po e tejkalojnë gjendjen e luftës, sikur mos tu ishte mjaftë lufta e cila solli më mijëra viktima .Katarsa është rast intim, process I transoformimit përsonal, të cilën duhet ta ndihmojnë mbarë shoqëria dhe kultura. Ne Ballkan po mungon katarza, sidomos minishteteve të dala nga Ish –Jugosllavia.E kjo më së shumti u takon serbëve të cilët u shkaktuan tragjedi dhe dhëmbje të mëdha popujëve të tjerë. Nuk harrohet rrethimi I Sarajevës dhe vrasjët për shumë kohë në këtë qytet të qetnikëve serbë .Nuk ka mundësi kurrë të harrohet gjenocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore në Srebrenicë ku u vranë dhe masakruan mbi 800 mijë boshnjakë…Nuk harrohen kurrë masakrat gjithandej në Kosovë të forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe, si masakra e Reqakut, Mejës, Rahovecit, Qyshkut, Lubeniqit … Të gjithë këto gabime serbet po i relativizojnë duke tentuar që viktimën ta barazojnë më xhelatin ! Serbia për qudi nuk u dënuan për gjenocid e këtë e ka merituar.
Katarsisë pozitiv nuk pamë edhe në Kosovën e pas luftës. Nuk është numri i tyre i vogël, të cilët i kontrubuan luftës , lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por pas luftës u futën në rrugë të pa kokë , duke vrapuar pas të mirave materjale .Harruan së edhe pas lufta kërkon sakrifica të mëdha në shtetndërtim dhe mirëqenje .Pasurimi pa zgjedhur metoda dhe mjete bëri që ata të humbin besimin të populli. Edhe pas gadi 18 vitësh nuk bën katarsisë pozitiv , që do të ishte për të mirën e tyre dhe për të mirën e Kosovës.Duhet të pastrojmë shpirtitn si pakumptësi e kohës , të kuptojnë më në fund së kjo qka po ndodhë është në dëm të qytetarëve dhe të vendit .Shumë kush nga heronjët janë shëndrruar në njerëz qyqarë . Ata të cilët e plaqkitën Kosovën , ata natyrisht jo të gjithë , që qytetarëve dhe rinisë ua kan” lidhë duartë më zingjirë” duke i larguar nga vendi dhe duke i varfëruar… sigurisht së nuk meritojnë më besimin e popullit…

BERZH i jep hua Kosovës 71 milionë euro për rrugën Prishtinë-Pejë

“BERZH-i ka kënaqësinë të nënshkruaj këtë hua 71 milionëshe me Kosovën me anë të së cilës do ta mbështesin infrastrukturën në Kosovë”, tha Berrett

PRISHTINË – Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza dhe drejtoresha e Transportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sue Berrett, sot nënshkruan marrëveshjen për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq, e cila lidh kryeqytetin Prishtinën me qytetin e Pejës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me BERZH-in, Hamza tha se kjo marrëveshje është e dedikuar për financimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor dhe ekonomik.

Ai bëri të ditur se ndërtimi i segmentit të rrugës Kijevë-Zahaq do të lidh një pjesë të madhe të territorit të Kosovës me kryeqytetin, Prishtinën, me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë si dhe me korridoret e rëndësishme jashtë shtetit në drejtim të Shkupit.

Siç tha Hamza, sot është konkretizuar një projekt i cili kap vlerën prej 193 milionë euro.

“Komponentët e financimit të këtij projekti janë 71 milionë euro nga BERZH-i, 80 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime me të cilën jemi në negociata në fazën përfundimtare dhe presim në tremujorin e vitit 2018 ta nënshkruajmë. 38 milionë euro do të jenë të financuara nga Qeveria e Kosovës, 3.2 milionë euro janë grante, para nga korniza investive e Ballkanit Perëndimor dhe 600 mijë euro janë grante nga BERZH-i”, tha Hamza.

Drejtoresha për Transport e BERZH-it, Barrett tha se BERZH-i ka kënaqësinë të nënshkruaj këtë hua 71 milionëshe me Kosovën me anë të së cilës do ta mbështesin infrastrukturën në Kosovë.

“Kjo hua jepet për financimin e rrugës nga Kijeva në drejtim të Pejës që është pjesa e rrugës 6B, pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërtimi i këtij rrjeti rrugor është i rëndësishëm për lidhjen në mes të qyteteve të Kosovës, gjegjësisht lidhjen e Kosovës me Malin e Zi”, tha Barrett.

Ajo shtoi se janë dhënë edhe 3.8 milionë euro për asistencë teknike në formë të grantit, 3.2 milionë euro për studimet e fizibilitetit, për studimet paraprake dhe dizajnin e rrugës dhe 600 mijë euro për përgatitje të tjera në kuadër të këtij projekti.

Barrett falënderoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës duke theksuar se ky projekt është përgatitur në mënyrë shumë të shpejtë dhe efikase në bashkëpunim me ministritë në fjalë. Barrett në fund tha se BERZH-i mirëpret implementimin e suksesshëm të këtij projekti dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës i Republikës së Kosovës, Pal Lekaj tha se kjo është një ditë e veçantë për ministrinë që ai drejton duke theksuar se me nënshkrimin e një marrëveshjeje që të financohet një segment rrugor “ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik”.

Ai u zotua se do ta përfundojnë punën në kohën më të shpejtë të mundshme, që sipas tij, është stërzgjatur 10 vite. Ai po ashtu bëri të ditur se punimet e kësaj autostrade do të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe do të përfundojë brenda dy vitesh. aa

Në Kosovë mbi 200 milionë euro të bankave të bllokuara në gjykata

Fotografi ilustruese

Mbi 200 milionë euro mjete të bankave komerciale janë bllokuar në lëndët gjyqësore, thonë udhëheqës të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Kjo vlerë financiare llogaritet nga afër 10 mijë lëndë që ekzistojnë të pazgjidhura në këto gjykata.

Petrit Balija, udhëheqës i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vlera e mjeteve të cilat nuk janë në qarkullim në tregun e Kosovës, ndikon edhe në zhvillimin e veprimtarive të bankave komerciale që veprojnë në Kosovë.

“Duke pasur parasysh nevojën më të madhe për kreditim dhe nevojën e madhe për zgjerim ekonomik të Kosovës, 200 milionë euro kanë një ndikim të madh në sektorin bankar. Kjo sigurisht e vështirëson edhe kreditimin, sepse edhe risku ngritet në rastin kur gjyqësori nuk funksionon”.

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë se pikërisht sistemi i drejtësisë në Kosovë është shkaktari kryesor i frenimit të zhvillimit ekonomik, jo vetëm për funksionimin e bankave, por edhe për inkurajimin e investimeve të jashtme.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se nga mosfunksionimi në mënyrë efikase i gjykatave, vjen deri tek rritja e kredive të këqija, e që për pasojë kanë rritjen e kamatave për kredi.

“Kur të bëhet kalkulimi i normave të rrezikut të kredisë, rreziku numër një është funksionimi i dobët i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe prandaj kemi kamatat të cilat i kemi paguar dhe vazhdojmë t’i paguajmë, më të lartat në rajon”.

Ndryshe, grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura, vazhdon të jetë problem i cili sistemin e drejtësisë po e përcjell në vazhdimësi. Mbi 200 mijë lëndë të vjetra mbesin të pazgjidhura.

Pavarësisht këtyre, kreditë joperforumese në bankat komerciale janë në nivel të ulët, krahasuar me vendet e rajonit, ka thënë ditë më parë ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, duke shtuar se sektori financiar vazhdon të jetë stabil dhe fitimprurës.

“Kreditë joperformuese kanë vazhduar trendin rënës dhe sot norma e kredive joperformuese është në nivelin 3.6 për qind, që është një tregues dukshëm më i mirë krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Sektori financiar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe me gjendje të mirë të likuiditetit”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, ka arritur në mbi 2 miliardë e 400 milionë euro, me normë mesatare të interesit prej 6.8 për qind.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Marrëzia shqiptare: Radio Evropa e Lirë: Sa i kushtojnë Kosovës 67 zëvendësministrat ?

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për emërimin e 67 zëvendësministrave. Ky numër është më i madhi në historinë e Kosovës. Grafika në vazhdim shpjegon se sa i kushton buxhetit një zëvendësministër.

Kosovë, fillon peticioni për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku edhe kanë nisur nënshkrimin e peticionit

PRISHTINË – Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot kanë filluar nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku edhe kanë nisur nënshkrimin e peticionit “për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, siç u shprehën ata duke kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe sipas tyre gjykatat të merren edhe me krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së, Nasim Haradinaj në një prononcim për mediat tha se nënshkrimi i peticionit ka filluar sot në të gjitha degët dhe nëndegët e OVL-së së UCK-së në Kosovë. Ai u shpreh optimist që populli do ta kuptojë mirë kërkesën e tyre që të mos aprovohet ligji duke theksuar se ky është një mision kombëtar për ta. Sipas Haradinajt numri i atyre që do e nënshkruajnë peticionin do të jetë mjaft i madh.

“Është shansi i fundit për të gjithë ata të cilët kanë gabuar, nuk mund ta quajmë asgjë tjetër vetëm gabim nënshkrimin e kësaj gjykate. Dëshira jonë është që Gjykata Speciale të mos kishte ndodhur fare dhe punën e tyre ta kryejnë gjykatat e Kosovës, mirëpo mbasi ka ardhur puna deri këtu atëherë gjykata e cila është aprovuar në parlament më herët, mendojë që ka bërë shkeljet e para”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së Fundit të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mendojnë dy herë para se t`ia hapin rrugën një gjykate të tillë e cila, sipas tij, e shkel kushtetutën e Kosovës.

“Mendojë se nuk ka diçka më degraduese, më fyese jo vetëm për ata djem dhe vajza që me gjakun, me luftën e tyre e me gjymtyrët e tyre na kanë sjellë deri këtu lirinë e kësaj pjese të atdheut, por mendojë se kjo është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit shqiptar. Jo vetëm në Kosovë, por popullit shqiptar në përgjithësi sepse lufta e drejtë dhe e pastër e UCK-së ka përmasa kombëtare dhe obligohet çdo qytetar jo vetëm ta ruaj, por edhe ta avancojë edhe mos të lejojë që të preket kjo vlerë e shenjtë e çdo shqiptari kudo që ai jeton”, tha Jashari.

Edhe, Jahir Bejta nga shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”, tha se kanë nënshkruar peticionin, sepse besojnë se Gjykata Speciale e Kosovës është anti-kushtetuese dhe nuk respektohet e drejta e të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët sipas tij janë të barabartë para ligjit. Qëllimi i këtij peticioni është që të mblidhen 10 mijë nënshkrimet me anë të cilave do të arrihet që të rikthehet ligji për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Hoxhaj: Kosova do aplikojë këtë muaj për t’u anëtarësuar në KE

PRISHTINË – Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, në mbledhjen e qeverisë, ka njoftuar se gjatë këtij muaji ose jo më së larg në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vite, raporton lajmi.net.

Hoxhaj këtë e arsyetoi me kryesimin e Këshillit të Evropës, që bëhet kryesisht nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin”, deklaroi Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.

“Duhet të tregojnë se kemi institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës.

Pacolli: Kosova do nënshkruajë traktat paqeje me Serbinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli duke folur për raportet Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të nënshkruajë një traktat të paqes me Serbinë.

 

Pacolli, në një intervistë për “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë shumë shpejt.

 

“Ky dialog do të përfundojë me atë kontratën historike të pajtimit. Në fund do të ketë nënshkrim të kontratës, traktatit të paqes”, tha Pacolli, njofton Telegrafi.

Ai tha se kjo do të ndodhë pavarësisht faktit asaj nëse do ta njohë ose jo Serbia Kosovëm.

“Nuk besoj se Serbia do ta njeh shpejt Kosovën. Neve nuk na intereson se a na njeh neve Serbia apo jo. Ata duhet të mos e pengojnë Kosovën në të ardhmen. Unë besoj se kjo kontratë mund të jetë edhe e dhimbshme për Kosovën”, tha Pacolli.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të ndryshojë përbërja e ekipit dialogues në Bruksel dhe të përcaktohen afatet për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen 10 mijë veta

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka sqaruar në detaje në “Interaktiv” të KTV-së, se çfarë do të ndodhë me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se tashmë tetë marrëveshjet që kërkoheshin janë arritur me firmën amerikane “Contour Global”, dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje teknike që nuk mund ta dëmtojnë marrëveshjen.

Ka thënë se i gjithë investimi do të jetë i kësaj kompanie, ndërsa Qeveria e Kosovës po shikon mundësinë që të investojë një kredi prej 100 deri në 200 milionë euro, investim i cili do t’i kthehet prapa kur të nisë gjenerimi i mjeteve nga “Kosova A”.

Lluka ka thënë se në ndërtimin e këtij termocentrali do të punësohen 10 mijë persona. Ai do të ndërtohet për rreth 3 vjet e gjysmë deri në 4 vjet.

“Është një ndikim mjaft i madh pozitiv për ekonominë e vendit, vetëm ky projekt do të mund ta çojë në 5 për qind rritjen ekonomike”, ka thënë Lluka.

Ai ka treguar se të punësuar të rregullt në këtë termocentral do të jenë rreth 500 veta.“‘Kosova A’ do të mbyllet tërësisht në momentin që do të nisë punën ‘Kosova e Re’ sepse është jashtëzakonisht i vjetër dhe i amortizuar tërësisht. Kosova B do të rehabilitohet, e ky rehabilitim përfshin ndryshimin e bojlerëve dhe filterëve”, ka thënë ai.
Lluka ka thënë se tradicionalisht gjatë muajve janar dhe shkurt, për shkak të motit, faturat e energjisë elektrike në Kosovë shtrenjtohen. Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe në këtë fillim të vitit 2018.

Lluka ka folur edhe për rastin e ultimatumit të kryeministrit Ramush Haradinaj për Shipitullën dhe Haden, duke thënë se ai ka të drejtë në këtë aspekt.

Ipko ka investuar 310 milionë euro për një dekadë

Kompania private e telekomunikimit Ipko, për 10 vite të operimit të saj në Kosovë ka arritur të investojë në infrastrukturën mobile dhe fikse 310 milionë euro. Nga kjo vlerë 150 milionë euro janë investuar në pajisje për transmetim të sinjalit kurse 85 milionë euro u janë paguar qeverisë se Kosovës për frekuenca.

Këto të dhëna janë bërë publike në një konferencë për media, ku janë prezantuar arritjet e 10 vjeçarit të telefonisë mobile Ipko në Kosovë, që sipas udhëheqësve të kompanisë është vlerësuar si “operatori më i zhvilluar në Kosovë, që më shërbime të saja mbulon mbi 40 për qind të tregut.”

Në këtë kompani janë të punësuar 600 qytetarë të rregullt kurse së bashku me kontraktues numri arrin në 3000 punonjës.

Në vitin 2006 Telekom Sllovenia ka blerë 75 për qind te aksioneve te kompanisë Ipko që në atë kohë ishte kompania më e madhe për ofrimin e internetit në Kosovë.

Kënaqësia arrihet kur njeriut i plotësohen ëndrrat e jetës?! – Nga Skënder MULLIQI

Kur e kemi dhuntinë të cilën na falë Zoti ,kur e kemi deshirën dhe kur punojmë edhe sukseset  në jetë sigurisht së arrihen .Vetëm kur jemi këmbëngules dhe të paluhatshem  në qendrimet tona ,atëherë sigurisht së arrihet edhe  qdo synim I dëshiruar. Asnjë njeri  nuk ka mundësi që të afirmohët në ndonjë profesion , nese është I luhatshem në qendrimet e tija .Shumë njerëz I marrin gjerat për të gatshme , gjithëqka që jetën e bënë të bukur dhe të begatshme e kupton si diqka që arrihet pa ndonjë mund të madh. Sigurisht së kënaqësia arrihet kur njeriut I plotësohen ëndrrat e jetës,  sigurisht së edhe bëhët i lumtur për punën të cilën e ka siguruar, dhe bëhët I lumtura pse    ka arritur të dalë nga anonimiteti. Kemi pasur rastin të gjithë të ndëgjojnë dhe të shohim njerëz të cilët janë bëre shumë të lumtur kur I kan arritur objektivat veta .Kemi vërejtur të ai një ndryshim të madh, është bërë krejt përsonalitet tjetër.Caku I arritur jetësor ka bërë që ai të jetë I lumtur, I kënaqur më atë që ka arritur në jetë.Është mirë kur gëzohemi  dhe kur i qmojmë edhe gjerat  e vogëla.Kur zgjohemi në mengjes për të shkuar në punë , nuk jemi shumë të disponuar së do të kishim fjetë edhe më gjatë, jashtë bie shi dhe është kohë e ftoftë, e neve për qefë  e kemi ende shtratin.Por, kur e kthejmë mendimin së vendi I punës na sjellë siguri  për një  jetë më të rehatshme    , së marrim pagë , pagë më të cilat I mbulojmë deri diku shpenzimet e familjës , kjo na heq pritesën .Ka plotë njerëz sot në Kosovë të cilët shumë do të dëshironin ta kenë një vend të punës , dhe nuk do të pritonin që të zgjoheshin  heret në sabah të përgatitën për punë, e nuk kan atë kenaqësi.Duhet të mendojmë së ka shumë njerëz të cilët vuajnë nga sëmundjët e ndryshme , të cilët do të kishin dhënë gjithëqka që të shijojnë atë që jetën  e bën të bukur. Njeriu I sëmuar nuk ka mundësi të ecë pa ndihmen e tjetrit, nuk ka mundësi të pastrohet vet, as të ushqehet,  dhe shumë qka tjetër.Të gjitha këto duhet ti mendojmë , dhë të jemi mirënjohës Zotit për ditët dhe netët e mira të cilat I kemi, më punën që kemi siguruar , në përditshmerinë tonë dhe qdo gjë tjetër sa do e vogël që na duket së është.Kur pregatisim ushqimin shpesh e bëjmë këtë punë më nervoz të theksuar , duke mos menduar faktin së si do ta kishim punën kur nuk kemi qka qesim në tryezë.Duhet të kujtohemi së qka do të bënim kur nuk kemi ujë të nxehtë për tu pastruar , sikur nuk e kan sot këtë kenaqësi shumë familje në Kosovë.Duhet të kujtojmë së si do të ndiheshim kur shumë qka na mungon  për fëmijët  tanë, siq po ju mungojnë shumë familjëve skamnore  .Duhet që në qdo mengjes të lutemi së kemi rastin ta shijojmë jetën më gjithë bukuritë natyrore të cilat na dalin përpara qysh në hapin e parë të cilin e bëjmë .Duhet ta falendërojmë  të madhin Zot I cili na ka bërë të mundur të shohim , të shijojmë , të kemi përjetime të mira apo edhe të keqija  , të ndiejmë të mirën dhe të keqën, gjithë ate që jetën e bënë interesante. Shumë njerëz në këtë botë nuk e kan fatin e mirë të bëhën të lumtur .Gjithmonë duhet ta kërkomjë lumturinë tonë , të kemi jetë të rehatshme më familjët tona , kur dihet së  më qfarë përpetish po përballën familjet shqiptare. Nuk ka gjë më tragjike së kur kemi përjetime e keqija ose përjetime te dhëmbjës për humbjën e më të dashurëve tanë. Qdo ndarje është dhëmbje e cila nuk kompenzohet  më asgjë tjetër në këtë botë . Jeta tek e fundit është loto. Në këtë botë të trazuar nuk është lehtë të mbijetohët, nuk është lehtë të përballohen sfidat që na sjellë jeta , nuk është lehtë ta bëjmë jetën ashtu siq në e planifikojmë atë. Një fjalë e popullit , thotë” Dimë kur shkojmë për një rrugëtim të gjatë ose të shkurter , e nuk dimë kur dhe së si kthehemi”.Është një thënje e dalë nga përvoja e jetës.Edhe fati është shumë hërë përcaktus i të ardhmës tonë .Por, njeriu duhet të punon që jetën mos ta lënë  kurrë në dorën e fatit. Gjithmonë duhet të jemi   mirënjohës më ate qka  kemi  arritur më punën tone në plotësimin e dëshirave tona  .Është gjë  e bukur dhe përjetim edhe me  i bukur kur I  jemi mirënjehës Zotit  që  kemi arritur  deri të objektivi i synuar . ..

Arrihet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Termocentrali në Obiliq

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet në ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi një miliard euro.

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm me kapacitet prej 500 megavatë”.

“Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës”.

Mos ta ndërtojmë lumturinë në këto kohë të turbullta, mbi fatkeqësinë e tjetrit – Nga Skënder MULLIQI

Njeriu me gjitha veshtërsitë që ia sjellë jeta , duhet ta ndërtojë lumturinë e tij?Mos të triumfon e keqja karshi të mirës.Ti hapim zemrat, ta flakim urrejtën dhe të keqijat për të mirën tonë, për të mirën e përgjithshme.Të gjejnë vend në zemrat tona dashuria , së vetëm kështu e kemi edhe organizmin më të shëndosh dhe bëhemi edhe më të lumtur.Mos ta ndërtojmë lumturinë mbi fatkeqësinë e tjetrit.Mos të bëjmë karrierë duke kaluar mbi trupat e njerëzve sikur të ishin kufoma.Të bëhemi të vetëdijshem dhe të jemi real së pos të mirës kemi edhe situata të cilat na sjellë jeta ose në ia sjellim veti më punë të pandershme .Mos të mbjellim urrejtjën, të kultivojmë miqësinë dhe dashurinë e ndërsjellë e cila si traditë e mirë po tretet si fluskë sapuni. Kur vesi na shëndrrohet në virtyt së pari nuk I kemi punët mirë na vet, pastaj as rrethi ku jetojmë , dhe nuk do të kemi as shtet si duhet.Dihet së veprimet e mira nuk janë të lehta, ato kërkojnë mund dhe skrifiicë të mëdhe gjatë jetës. Dhuna , forca , arroganca , demagogjija , llafazanija dhe shumë qka tjetër janë bërë për fatin tonë të keq pjesë e jetës sonë. Pastaj, fenomenet si korrupcioni dhe krimi I organizuar na janë bërë shkatrrimtare për shtetin dhe të ardhmen e brezave .Për fatin tonë të keq bukur shumë janë bërë ata të cilët këto dy vese I kan shëndrruar në virtyt. Po rrahin gjoks së janë të ditur ,së janë të zotë duke I konsideruar të tjerët të pavlefshem! Ne, kemi ardhur në këtë botë si njerëz, si qenje më e përkryer të cilën na ka fal Zoti.Na kemi ardhur në këtë botë që të bëhemi njerëz të mirë , të ndershem , të moralshem , të punojmë që jetën të bëjmë të lumtur .Mos ti asgjësojmë vlerat njerëzore, se herët apo vonë na pret asgjesim i keq! Ne fund të fundit nuk është fatkeqësi e madhe nese njeriu I humb të mirat materjale , në relacion që mos të humb shpirtin , mos ta humb njerëzillëkun dhe dashurinë për tjetrin. Te luftojmë kunder fenomeneve negative te cilat na kan mbi pas luftës si këpurdhat pas shiut.Pastrimi I zemrës është themeli I lumturisë.Te bëhëmi të vetëdijshem karshi të njerëzve të tjerë, të sillemi njerëzisht , edhe nese dikush në kokën dhe zemrën e tij ka ndjenja të tjera. Për atë miqë të nderuar , korrekëtësia karshi tjerëve është gjëja më fisnike në këtë botë.Nese dëshirojmë të jemi të lumtur , duhet që këtë lumturi ta kultivojmë më mirësjelle ,më buzëqeshje, me fjalë të mira, më përqafime të ngrohëta, por edhe më lotë kur vjen deri të ajo. Të gjithë mundemi nese deëshirojmë të duhemi si njerëz . As më lehtë as më veshtirë.Bie pyetja , a është e mundur të jesh dhe të mbetesh i lumur, kur të rrethojnë :dhuna,problemet e tjerëve, padrejtësitë e ndryshme dhe urrejtja? Sigurisht së nuk eshtë e lehtë, por vullneti i madh edhe i mund veshtërsitë .. njeriu mund të këtë gjithëfarë thirrje, titull, diplomë , të këtë villa, auto të bukur, por nese nuk ka dashurinë në zemer, të gjitha këto dimenzione jetësore bëhën të pavlefshme . E bukur është ti kesh të gjitha, kuptohet ndershmerisht , jo si elitat tona të pasluftës , të cilat humben qdo ndenjë njerëzore dhe morale , duke u pasuruar mbi mundin e të tjerëve. O ju njerëz që jeni ngjitur atje lartë në pushtet, keni “harruar” së gjërat e vogla të bëjnë të madh.

Hipokrizitë për Demarkacionin apo mashtrimi për liberalizimin!? – Nga Florim Zeqa

E kam thënë edhe më herët, po e përseris prapë, ndërrimi i mëndjes për sjelljen në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi sipas versionit të qeverisë së kaluar do të jetë “vdekjeprurës” për kryeministrin Haradinaj. Me një veprim të tillë, Haradinaj përveq humbjes së imazhit pozitiv (pas caktimit të komisionit të ri për demarkimin e kufirit), përfundimisht do të humbas edhe kredibilitetin si liderë shtetëror, kur dihet se i njëjti si opozitë e bashkuar (LAN) e kundërshtoi me të gjitha mjetet në kuvend ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, të nënshkruar nga presidenti Thaçi.
Në këtë rast e keqja bëhet më e madhe kur versioni i qeverisë së kaluar u sjell me plot hipokrizi dhe standarde të dyfishta. Vetë sjellja në Kuvend e Demarkacionit nga ana e kryeministrit Haradinaj nënkupton pranimin e versionit të kaluar nga ana e tij, ndërsa në anën tjetër deputetet e AAK-së e kundërshtojnë si të papranueshëm versionin e qeverisë së kaluar!
Gjasat janë të mëdha, që sjellja e demarkacionit në Kuvend mund të jetë vetëm një skenar për mocion të përshpejtuar kundër Qeverisë “Haradinaj”, gjegjësisht çuarja e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.
Në fakt, rruga e ardhjes në pushtet e Haradinajt, mund të jetë e njëjta për zbritje nga froni i pushtetit. Andaj, si “shpëtim” për Haradinajn ashtu edhe e dobishme për vendin do të ishte mbrojtja e qëndrimeve nga ana e kryeministrit Haradinaj për mos sjellje në Kuvend të versionit të qeverisë së kaluar.
Pavarësisht faktit, si do të rrjedhin zhvillimet në Kuvend, koston e gabimeve të politikës do ta paguajnë prapë qytetarët e vendit me getoizim të mëtutjeshëm, përkeqësim të jetës dhe humbje të shpresave për ardhmëri të ndritshme në shtetin e tyre.
Sjellja në Kuvend e raportit të ri me të gjeturat nga Komisioni për demarkacionin. është një dëshmi se Qeveria ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar dhe prapaskenave të faktorit politik vendor.
Qeveria duke qënë e bindur në dështimin e saj për ratifikimin në Kuvend, synon që ta dërgoj çështjen e Demarkacionit në Arbitrazh ndërkombëtar të marrëveshjes paraprake, gjegjësisht për ta kaluar në variantin e më parmë të marrëveshjes se nënshkruar nga presidenti Thaçi.
Obligimet ndërkombëtare që kanë marrë qeveritë paraprake, si kushte për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga Thaçi e Mustafa, janë obligime edhe për Qeverinë “Haradinaj” dhe secilën qeveri që vjen pas saj.
Për të gjitha vonesat në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, pasojat do t’i vuajnë qytetarët e vendit me getoizim të mëtutjeshëm nga izolimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës.
Edhe përkundër faktit se dalja e Kosovës nga obligimet ndërkombëtare, është shumë e vështirë, nuk është krejtësisht e pamundur!
Sikurse kryeministri Haradinaj ta kishte me gjithë mendje kundërshtimin e variantit të qeverisë së kaluar, hapi fillestar do duhej të ishte nxjerrja e një ligji për hedhjen poshtë të marrëveshjeve të deritanishme ndërkombëtare për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e komunave serbe, gjegjësisht miratimin në Kuvend dhe nxjerrjen më pas para drejtësisë të nënshkruesve të marrëveshjeve fatkeqe për vendin.
Pa nxjerrjen e një ligji të tillë, të gjitha veprimet dhe deklarimet për demarkacionin do mbeten vetëm hipokrizi dhe marrëzi politike, të cilat në masë të madhe do të rrezikojnë mardhënjet e Kosovës me miqt ndërkombëtar, në veqanti me SHBA-të.
Riprocedimi i Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, me një raport zyrtar të Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, që pasoi ekipin e mëhershëm të udhëhequr nga Murat Meha, më tepër i ngjet një alibie për të justifikuar rrëmujën e madhe, zhurmën, debatet, hartat, Çakorrin, Kullën, se sa vullnetin dhe këmbëngulësinë për të shpëtuar territor të vendit!
Në fakt nga rrëmuja e madhe për demarkacionin nuk po dihet në të vërtetë kush është pro e kush tjetër kundër variantit të ri qeveritar!
Në anën tjetër pala malaziase na e bëri edhe një herë të qartë, se marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar nga liderët shtetëror, pavarësisht vendimeve në parlamentin e Kosovës do të mbetet e pandryshuar.
Pra, “lufta” për territorin e vendit, është zhvendosur në Parlamentin e Kosovës, ku fituesi dihet (Mali i Zi), ndërsa neve humbësve më të mëdhenjë na ka mbetur në dorë vetëm patriotizmi folklorik, sa për të nxjerrur në sipërfaqe “heronjë” dhe “tradhëtarë” me bollëk sikurse përgjatë të kaluarës tonë të dhimbshme.
Përderisa tashmë po dihet fundi i dhimbshëm dhe fatal i demarkimit të kufirit me Malin e Zi, askush nuk di, se cili do të jetë epilogu përfundimtar i demarkimit me fqiun tjetër verior verior-Serbinë!?
Në një shkrim autorial të datës 14.06.2017, pas epilogut të zgjedhjeve nacionale e pata dhënë këtë propozim; “Zgjidhja më e mirë dhe më optimale për rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ishte krijimi i një “qeverie teknike” me kryeministër nga partia më e madhe politike në vend e dalur nga zgjedhjet, në këtë rast nga VV-ja, ndërsa posti i kryeparlamentarit t’i lihet koalicionit më të madh fitues të zgjedhjeve (PAN), kurse ndarja e posteve tjera ministrore të bëhet në përputhje me fuqinë politike të secilit subjekt parlamentar”.
E thash pikërisht kështu, jo që isha kundër Ramushit apo pro Albinit, por pse vendit i duhej një qeverisje gjithpërfshirëse për t’u përballur me sfidat e kohës.
Kthimi i demarkacionit, nga çështje shtetërore në partiake është gabimi më i madh politik dhe dëmi më i pariparueshëm për vendin.
Se vërtetë është pikërisht kështu, e dëshmojnë deklarimet dhe qëndrimet e kundërta të partive në koalicionin qeverisës.
Deri tek kjo kemi ardhur shkaku i mungesës së një koncensuesi nacional lidhur me çështjet madhore për vendin.
Qëndrueshmëria e qeverisë “Haradinaj” është më së paku e rëndësihme në raport me tërësinë territoriale dhe sovranitetin e vendit.
Në këtë rast, Demarkacioni me Malin e Zi po e tregon gjëndjen e mjerë të kësaj klase politike dhe talljen e tyre me qytetarët e vendit, që i kanë lënë të getoizuar në koloseumin e quajtur Kosovë, pa të drejtë levizje dhe pa asnjë shpresë për jetë në këtë vend.
Mbase një “Qeveri Teknike”, në mos zgjidhje fatlume, do t’u jepte fund iluzioneve të qytetarëve,…me çka do të bëhej përfundimisht e qartë çështja e kufijve të jashtëm të vendit tonë, jo vetëm në raport me Malin e Zi, por edhe me Serbinë në pjesën veriore të vendit tonë.
Qeveria aktuale, përkundër dëshirës, e ka të pamundur t’u bëjë ballë presioneve të jashtme dhe faktorëve të brendshëm shkaku i numrave vicioz,…e si pasojë e kësaj e ka të pamundur të miratojë në kuvend çështje të ndjeshme siq është Demarkacioni me Malin e Zi dhe tema tjera më interes kombëtar shkaku i “lakut në fyt” nga Lista “SRPSKA”.
Në anën tjetër, mbetet e pajustifikueshme loja plot hipokrizi e ish kryeministrit, e liderit aktual të LDK-së Isa Mustafa, gjoja për mbështetjen e votimit për Demarkacionin me Malin e Zi,…i cili nga mungesa e mbështetjes së të njëjtit variant në legjislaturën e kaluar u përball me mocion mosbesimi, nga i cili përfundoj në opozitë duke i dhënë goditjen më të rëndë subjektit të tij politik.
Nga qëndrimet zyrtare të LDK-së, shihet qartë se përseri kemi një bashkrendim të veprimeve në prapaskenë të liderit të saj me strukturat e PDK-së për ta nxjerrur nga loja kryeministrin Haradinaj pikërisht përmes demarkacionit, me qëllim të bashkimit të sërishëm në një kurorëzim të radhës të nëntokave politike që krijuan të gjitha rrëmujat viteve të fundit në skenën politike kosovare.
Pas debaklit zgjedhor që pësuan ish partnerët e koalicionit, çarja e VV-së ua ka ringjallur shpresat dhe ngacmuar përseri ndjenjat për pushtet. Hipokrizitë rreth demarkacionit janë mashtrimi më flagrant i qytetarëve të Kosovës, ngase demarkacioni nuk ka qënë dhe nuk ësht kushti themeltar për liberalizim të vizave.
Pasi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti kryesor i vënë nga BE-ja për ecjen tutje të shtetit të Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe levizjen e lirë të qytetarëve kosovar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Dërguti jep dorëheqje nga funksionet që mbante në Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga pozitat që mbante në këtë parti, pasi mediat në Prishtinë kanë publikuar një komunikim të saj me anëtarë të partisë, ku ajo ka fyer rëndë themeluesin e Lëvizjes, Albin Kurti.

Në letrën e dorëheqjes ajo thotë se për shkak të dallimeve me segmente të caktuara në parti, jep dorëheqje nga pozita e kryetares së Qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri si dhe nga pozita e anëtares së kryesisë së partisë.

“Besoj se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të Lëvizjes është diskutimi i hapur e me argumente, në vend të instalimit të frikës. Por gatishmëri për zgjidhjen e problemeve unë ende nuk po shoh”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Ditë më parë në media rrjedhën biseda private të anëtarëve të këtij subjekti politik. Në këto biseda, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti e kishte fyer themeluesin e partisë, Albin Kurti, ditën që ai ishte arrestuar për shkak të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak.

Dërguti ka kërkuar falje por shumë simpatizantë të Vetëvendosjes kanë kërkuar largimin e saj nga partia.

Lidhur më këtë problem në selinë e Vendvendosjes kryesia e partisë është duke mbajtur një takim.

Diplomati austriak bën parashikim të frikshëm për Kosovën

Kështu vlerëson diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, që në vitet 1997-99 kishte shërbyer si ambasador i Austrisë në Beograd dhe si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, ku në këtë cilësi kishte vepruar edhe si kryenegociator i BE-së në bisedimet e paqes në Rambuje, njofton Klan Kosova.

Petritsch, në një intervistë për Deutsche Welle, ka bërë një analizë të situatës në Ballkan dhe ndër tjerash ka folur edhe për atë se si e sheh ai gjendjen aktuale në Kosovë.

“Kosova është thellësisht e ndarë. Është një shtet i dobët pranë kolapsit – krahasuar me Serbinë që është zhvilluar fuqishëm ekonomikisht, por edhe në fusha të tjera”.

“Prishtina zyrtare e ka të domosdoshme që të krijojë lidhje me komunitetin serb. Marrëveshja për Formimin e Komunave Serbe është nënshkruar vite më parë. Kjo marrëveshje duhet të implementohet. Ky është obligimi i Prishtinës”.

Politikani austriak ka folur edhe për pajtimin final mes Kosovës e Serbisë. Ai thotë se Bashkimi Evropian tani ka një rast historik për të ecur përpara në këtë drejtim për shkak të rrethanave aktuale.

Sipas Petritsch, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është një politikan realist që i kupton rrethanat, ndërsa ka përmendur edhe faktin që miqësia e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, është jashtëzakonisht e rëndësishme në zgjidhjen finale të konfliktit shqiptaro-serb.

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin për vitin 2018

Kuvendi i Kosovës

Me 62 vota për, e dy kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e së dielës ka miratuar në parim Buxhetin për vitin 2018 me vlerë prej 1 miliard e 829 milionë euro. Në bazë të këtij buxheti parashihet që rritja ekonomike të jetë 4. për qind

Nga vlera e përgjithshme e buxhetit, 687 milionë parashihen për investime kapitale.

Para se ti nënshtrohet votimi, në dy seancat e kaluara ka pasur debate të ashpra dhe mospajtime ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre të opozitës.

Përderisa pozita pohon se buxheti siguron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, deputetë të opozitës e kanë vlerësuar si buxhet me shifra të fryra dhe jo real.

Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës do të grumbullojë 446 milionë euro, ndërsa Dogana e Kosovës 1 miliard e 175 milionë euro.

Couci: KFOR-i është ushtria e vetme në Kosovë, nuk ka tjetër

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Couci, tha se këto forca ushtarake mbeten ushtria e vetme në Kosovë, që siguron paqen.

“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Couci, për gazetën serbe Vecernje Novosti, përcjell Telegrafi.

“Në qoftë se Prishtina vendos të ndërmerr hapa të mëtejshëm në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, atëherë duhet të rishqyrtohet qëndrimi i NATO-së ndaj KFOR-it “, tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se tani në Kosovë nuk ka asnjë mision tjetër për të garantuar sigurinë.
“Megjithatë, vendimet e ardhshme për angazhimin tonë do të nxirren nga organi politik i NATO-s, si dhe 28 vendet që përbëjnë misionin e KFOR-it”, tha Couci.
Ai shtoi se KFOR-i është një mision i suksesshëm, puna e të cilit nuk lidhet me afatet kohore, por me rezultate.
“Mandati i KFOR-it është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe misioni vazhdon të mbështesë një Kosovë paqësore, stabile dhe shumetnike”, tha Cuoci.

Në veri të Kosovës ende ka struktura paralele

Mitrovicë e Veriut

Në veri të Kosovës, ende nuk ka përfunduar procesi i shuarjes së strukturave paralele, të cilat mbështeten nga Beogradi zyrtar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Përderisa nga Policia e Kosovës në veri të vendit, thuhet se gjendja është dukshëm më e mirë, krahasuar me vitet paraprake.

Katër komunat veriore të Kosovës, ku bëjnë pjesë Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e veriut, janë të banuara nga popullata shumicë serbe.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se autoritetet e rendit nuk po arrijnë që të kenë kontrollin e duhur në atë pjesë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika, thotë se shtyrja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka bërë që në veri të Kosovës të jenë ende të pranishme institucionet paralele serbe që funksionojnë pa ndonjë pengesë ligjore.

“Të gjitha struktura e administrimit, komunat funksionojnë ende, agjencitë e ndryshme shtetërore të Serbisë. Krahas arsimit dhe shëndetësisë që veprojnë në gjithë Kosovën, funksionon lirshëm edhe një zyre të Bankës Qendrore të Serbisë. Nuk është bërë shumë për tërheqjen e tyre ose nuk është bërë asnjë plan për tërheqjen e tyre”.

“Ajo që ka ndodhur është shuarja e policisë, integrimi i policëve dhe gjykatësve që zyrtarisht institucione të sigurisë dhe ligjit, nuk ka në veri -jo zyrtarisht natyrisht që dihet prezenca e strukturave, por zyrtarisht organet e tilla, të cilat mund të arrestojnë apo veprojnë, nuk ka në veri”, thotë Rashiti.

Sipas tij, veriu i Kosovë ka qenë i pamenaxhuar dhe i paadministruar për më gjatë se 18 vjet, dhe pothuajse edhe sot vazhdon të jetë gjendje e ngjashme.

“Fakti se 80 për qind e veturave operojnë pa tabela [regjistrimi], fakti se nuk ka regjistra të qarkullimit të njerëzve flet mjaft; nuk ka kontroll të mjaftueshëm mbi kufijtë. Ka shumë kalime ilegale si në asnjë kufi tjetër në rajon. Është kufiri më i thyer, më i qarkulluar ilegalisht, dhe kjo natyrisht që na shtyn të kuptojmë që aty ka vepra dhe zhvillohen vepra shumë të rrezikshme kriminale dhe infiltrim i shumë grupeve të interesit”, theksoi Rashiti.

Ai vlerëson se për të ndryshuar gjendja në veri të Kosovës, dhe për eliminimin e të gjitha rreziqeve dhe grupeve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duhet edhe pak kohë. Sipas tij, autoritetet e rendit, me gjithë përpjekjet, nuk janë duke vepruar atje sa duhet.

“Policia është në proces e sipër dhe është në rrugë të mirë. Unë besoj se pas një kohe do të vihet rend, por ende autoritetet e Kosovës, apo edhe KFOR-i, nuk e kontrollojnë kufirin siç duhet. Kemi parasysh që për 4-5 vjet ka qenë e pamundur të operojë Policia e Kosovës në veri. Kurse tani operon në një masë deri diku”, thekson Rashiti.

Prania e strukturave paralele nuk mohohet as nga autoritetet e rendit. Por, sipas tyre, ato struktura janë zbehur dhe nuk kanë më fuqi siç kishin vite më parë.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri, thotë se gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë. Ai megjithatë, mendon se zhvillimet aktuale dhe dinamizmi i veprimeve politike ndikojnë në stabilitetin e asaj pjesë.

Hoti thekson se Policia në veri të Kosovës ka nevojë për mbështetje dhe përkrahej nga institucionet si ato të nivelit lokal, po ashtu edhe atij qendror.

“Sapo të kemi një stabilitet ekonomik në këtë pjesë të vendit, flasim edhe për stabilitet shoqëror. Nuk është vetëm policia, mekanizmi i vetëm i sigurisë, i cili duhet të funksionojë në tërë këtë hallkë të sigurisë së vetë qytetarëve. Mirëpo, ato detyra dhe obligime të cilat dalin me ligje dhe janë proceduar për Policinë e Kosovës, sigurisht që policia krahas shumë zhvillimeve që kanë ndodhur këto vitet e fundit me integrim e dialog, kanë ndikuar në ndryshimin e formave dhe të të menduarit për çështjen e sigurisë”, shprehet Hoti.

Kurse, sa u takon kalimeve ilegale të kufijve në veri, Hoti thotë vendkalimet kufitare janë në monitorim të plotë, por nuk përjashtohen rastet kur grupet të caktuar për interesat të ndryshme tentojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht.

“Ka interesim të grupeve të ndryshme, të cilat tentojnë ilegalisht të fusin mjete apo persona në kalimin e kufirit jashtë pikave të autorizuar. Policia kufitare i ka detyrat e veta dhe bën punën e vet në identifikim e këtyre grupeve apo individëve”, thotë Hoti.

Për autoritetet e Kosovës, shuarja strukturave paralele në veri dhe pjesët tjera të vendit, është një nga kushtet kryesore për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haradinaj: Lajmi për liberalizim është çështje javësh

“Nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas takimit me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës deklaroi se lajmi për liberalizim është çështje javësh.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se pas takimit të mbajtur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, të cilat përfshihen në procesin e shpronësimit, sipas vendimit të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast Haradinaj është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të cilët ia rikujtuan premtimin se në 90 ditëshin e punës së tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Besoj se është interesim i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbaj shpresë se nuk do të shkojë në pakufi. Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor. Nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkojë në pakufi”, ka thënë Haradinaj.

Më 18 dhjetor vizitë në Bruksel

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se më 18 dhjetor do të realizojë vizitë në Bruksel.

“Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet ta marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tryeza ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha Haradinaj.

Paralajmëron Haradinaj: Rrjeti i matrapazëve do të japë llogari nëse ka kolaps energjetik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, banorët e Shipitullës dhe Hadës tha se takimi kishte të bënte me zhvendosjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Haradinaj tha se ka disa ditë që ka ngecur shpronësimi dhe puna. Ai tha se janë disa matrapazë që këtë situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike po duan ta plaçkitin buxhetin e vendit.

Sipas tij, kur të kalojë afati, atëherë do të pasojë zbatimi i ligjit.

Haradinaj shtoi ka matrapaz edhe tek banorët, edhe në KEK, edhe në ministri, edhe në komunë që po duan të përfitojnë, por sipas tij, nuk do t’i presin shumë dhe nëse banoret nuk e pranojnë ofertën e tij gjeneroze, atëherë bagerat do të shkojnë aty dhe do ta zbatojnë ligjin.

Refuzohen ankesat e LDK-së për balotazhin në Prishtinë dhe PDK-së për Prizren

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, paraprakisht, Supremja e kishte refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me balotazhin e zhvilluar më 19 nëntor për kryetar të Komunës së Prizrenit.

LDK, në Prishtinë pretendonte se ishin parregullsitë gjatë procesit të numërimit të votave që ndikuan në humbjen e kandidatit të saj në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe i mundësuan fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ngjashëm, edhe PDK kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që të hidhte poshtë vendimin e PZAP-së, i cili nuk e kishte miratuar kërkesën e PDK-së për rinumërim apo rivotim në komunën e Prizrenit, me pretendimet se atje kishte shumë parregullsi, të cilat sipas këtij subjekti politik, kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Në garën e balotazhit për kryetar të Prizrenit ishin Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytahir Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Palestina kurrë nuk do njohë Kosovën”, Hoxhaj reagon pas deklaratës së ambasadorit

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.

Haradinaj: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur letrat për dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka konfirmuar atë që shkrujne mediat se ai ka pasur përplasje me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë më dialog me BE-në pa Amerikën sepse sipas tij, Kosova nuk ka marrë asnjë rezultat nga dialogu Prishtinë-Beograd.

“Nuk kemi heqë dorë nga liberalizimi i vizave. A është normale kur në fillim na thanë hajdeni në dialog se e keni instrument mu ba ma shpejt bashkë me BE-në. Kur shkojmë atje, s’kam qare pa i thanë Mogherinit, se na e keni shtu fusnotën dhe na keni izolu me demarkim të kufirit. Ju kam thanë se jeni dy këtu, jam status neutral se 5 vendet e BE-së nuk iu kanë njohur dhe po më thotë mu hajde me fol për status final, e si me ardh unë kur s’po më njeh. Unë po i them Amerikës je kanë këtu kur u kanë kiameti, i ke ndalë problemet. Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkaimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni të kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj.

Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Senatin Amerikan

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Forumin Parlamentar ku do të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare si dhe roli i parlamenteve për të ngritur bashkëpunimin në këtë fushë

Ajo në këtë forum do të diskutoj për  çështjen e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e parlamenteve në këtë fushë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Osmanit

E ftuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Forumin Parlamentar ku do të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare si dhe roli i parlamenteve për të ngritur bashkëpunimin në këtë fushë. Kosova është ftuar për herë të parë në këtë forum që mbahet në Washington D.C

Pritja te presidenti Ilir Meta për Festa të Nëntorit dhe Panairi i Prodhuesve Bujqësor në Tiranë Nga Skënder MULLIQI

Çdo vizitë në Shqipëri më sjellë kënaqësi të veqantë. Rruga e Kombit është gjeja më e bukur që ka mundur të ndodhë  midis dy shteteve shqiptare.Nese dikur rrugëtimi për vendin e shqiponjave ishte I veshtirë dhe I gjatë, tash sa qelë e mshel sytë siq thone  gjendesh në Tiranë.Edhe viteve te kaluara , por edhe këtë vit miku im, Flamur Gashi veprimtarë I dalluar I çështjës kombëtare , këshilltarë I presidentit, Ilir Meta, më kishte ftuar në presidencë më rastin e Festave të Nëntorit,Te ftuar  ishin  gazetarë, diplomatë  dhe njerëz të artit dhe të kulturës nga trojet etnike.Isha në Tiranë disa herë , por jo edhe në Pallatin e Brigadave , ku është  selia e presidentit të Shqipërisë. Është ky nje vend I bukur siq është edhe mbarë Shqipëria vend I bukur ashtu si ia ka falë Zoti të gjitha ato bukuri dhe begati natyrore .Ne ambientet ku bëhëj pritja nga z.Ilir Meta, ishte nje atmosferë vërtetë festive .Të pranishem ishin shumë diplomatë të huaj , ndër ta ishte edhe  ambasadori amerikanë  z.  Donald Lu, kryeministri, Edi Rama, Leka Zogu,parlamentarë, e shumë figura të tjera të jetës publice .Zura  një vend afër një tavoline ku ishte një djalosh I gjatë dhe I bukur më të cilën u njoftova .Quhej Idi Mina nje biznismen tiranas më të cilën kaluam qaste të mira .Orkesta shqiptare ishte në nje kënd të sallës e cila  gjithë kohën i shoqëroj te pranishmit  më tingujtë e  bukur të muzikës serioze. Radha I erdhi edhe fjalimit të presidentit, Ilir Meta I cili pasi që I përshendeti të pranishmit mbajti një fjalim të shkurter lidhur më Festat Kombëtare.Presidenti Meta dhe kryeministri, Edi Rama ngren dolli me shume mysafire në sallen e mbushur me te ftuar.Ne dy anët e sallës ku mbahej takimi enkas ishte bërë servimi I ushqimeve tradicionale shqiptare me lloje të ndryshme të pijeve.Kur mendova së nuk është asnje përson nga Kosova dhe trojet etnike , ashtu befas takova mikun tim, Ali Dacin nga Rozhaja, nënkryetar I shoqatës “Kosova per Sanxhakun’, kryetarin e shoqatës ,Ismet Azizin, anëtarin e kryesisë, Safet Hadroviq dhe anëtaren e shoqatës,zonj. Amina Nuroviq.I bëmë disa foto së bashku dhe në një qast afër nesh ishte edhe veprimtari I devotshem , Riza Halimi nga Lugina e Preshevës .Për një qast i tash Aliut, së ende  nuk e kam pa  Flamur Gashin. Jo ma ktheu Aliu, nuk është sonte I pranishem së I ka vdek mixha në Kosovë.Sigurisht së me erdhi shumë  keq. Të nesermën  I shpreha ngushllime ne fb për humbjën e më të dashurit të tij .Pas këtij momenti i  bëm disa foto edhe më presidentin e Shqipërisë , z.Ilir Metën. Kaluam sigurisht qaste të cilat nuk shlyhen lehtë nga kujtesa.  Ika nga Pallati I Brigadave më një taksist nga Permeti më të cilin për pak kohë bëm një shoqëri të mirë, së vertetë edhe u tregua së ishte njeri i ndershem siq janë të ndershem dhe mikpëritës te gjithë  shqiptarët e Shipërisë.Nga qendra e Tiranës për në Lushnje ku banon që disa kohë djali im Laurati , ika me makinë I shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe nusja djalit. Te nesermen herët në mengjes shkuam në Tiranë  më djalin Lauratin, ku mbahej për herë të parë panairi I produkteve bujqësore I organizuar nga Ministria e Bujqësisë në krye më zëvendësministrin dhe mikun , z.Dhimo Kote, një njeri I cili për shumë vite kishte qenë kryetar I komunës së  Xarrës, vetëm disa kilometra larg Sarandës së bukur.Me z.Kote isha takuar dhe miqësuar vitin e kaluar  në Xarrë.

Xarra është një copë parajse siq e quajti më të drejtë Rudina Xhunga e cila e kishte bërë një shkrim enkas  për këtë vend të plantacioneve të mandarinës .Ajo ndër të tjera thotë ”Xarra është parajsë gjithë ngjyra- ngjyra e aroma, qdo tokë e punuar , plantacione të tëra më mandarina, që të marrin sytë dhe mendjën ,dhe nuk të bësohet derisa takon Dhimon, që je në fshat shqiptarë”. ”Po si mund të ikish nga ky fshat që kishte dalur  më 3 milonë euro fitim nga shitja e prodhimit të vet, mandarinës -Klementina ishte shprehur Dhimo “ .Nga ky vend I vogël por më plotë punëtorë të vyeshem në krye më Dhimo Koten  furnizohen gjithandej jo vetëm trojet shqiptare por edhe shumë shtete të Evropës. I thash  vetëm disa fjalë për z.Dhimo Kote , së vertetë ky njeri më punën e bërë  e ka merituar postin e zëvëndësministrit të Bujqësisë .Panairi I produkteve bujqësore në sheshin kryesor të Tiranës ishte organizuar për mrekulli. Sidomos binin në sy piramidat e formuara prej mandarinave ,molleve dhe domateve duke krijuar kështu një panoramë të bukur bashkë më gjitha prodhimet tjera të cilat u ekspozuan për dy ditë më radhë. Të pranishem atë ditë feste për ti përgëzuar bujqitë e vyshem anekënd Shqipërisë  ishte  edhe kryeministri I Shqipërisë,z. Edi Rama, ministri I Bujqësisë z.Niko Peleshi, kryebashkiaku I Tiranës, z,Erion Velijaj etj, të cilët edhe mbajten fjalime  në mbeshtetje të  prodhuesve   dhe të  biznismenëve të vendit. Ishte një ditë plotë gjallëri e organizuar për herë parë  në Tiranë si meritë e z. Kote, më të cilën patem një takim të ngrohtë pas nje viti. Ne panair ishte I pranishem më prodhimin e domateve edhe biznismeni I vyeshem nga Fieri, z.Fatos Zeka I cili punon bashkë më djalin Lauratin , të cilët furnizojnë më produkte bujqësore cilësore vendore  edhe shumë shtete të Evropës

Thaçi: Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se koha e misioneve ndërkombëtare ka kaluar dhe vendi duhet të marrë në duar punët e tij, duke ju referuar kërkesës për përfundimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara si dhe të atij t Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, mandati i të cilit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Gjatë një fjalimi para trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se “një numër i pa justifikuar i misioneve ndërkombëtare ende funksionon në Kosovë, duke krijuar përshtypjen se jemi në një stad shumë të hershëm të tranzicionit. Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar“, tha ai, duke nënvizuar se me qindra milionë euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit EULEX.

Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare. E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj”, theksoi ai, duke theksuar se “Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse“.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Presidenti Thaçi kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për siç tha, imponim të Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës. Sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 gjykata speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e (Slobodan) Millosheviqit i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë“, tha ai duke nënvizuar se “paradoksi me të cilin ne ballafaqohemi është dëshpërues. E njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova mbahet e izoluar“.

Ai tha se BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës të cilët e dinë se perspektiva evropiane është shpresë, dëshirë, synim, por jo edhe realitet i mirëfilltë.

Kosova, si vendi më proevropian në Ballkan, është shteti më i izoluar në Evropë. E, në anën tjetër “Evropianët e rinj” sot janë evropianë të izoluar. Është kjo ndjenjë e pafuqisë, e dëshpërimit, e mërzisë që na bashkon të gjithë neve në Kosovë: qofshim politikanë, ekonomistë, biznesmenë, artistë ose edhe qytetarë të zakonshëm“.

Presidenti Thaçi tha se veprimi dhe vendimi më i përshtatshëm i BE-së do të ishte anëtarësimi shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Ai tha se “izolimi, të lënit anash, të qenit i harruar, çdo ditë po shfrytëzohet prej ekstremizmave politikë dhe fetarë në Kosovë. Ky izolim po shfrytëzohet me qëllim të dobësimit të lidhjeve të kamotshme qytetëruese dhe kulturore të Kosovës me Evropën“.

Ai kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen ndaj liberalizmit të vizave për Kosovën një çështje që është kushtëzuar edhe nga ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Por, po ashtu ai kritikoi kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje në Kosovë, ndërsa ritheksoi përkushtimin për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se këto bisedime duhet të përmbyllen me një “marrëveshje ndërshtetërore, traktat ndërkombëtar që siguron një paqe afatgjate, njohje të ndërsjella dhe që mundëson integrimin në strukturat euroatlantike“.

Ai vlerësoi lart rolin e trupave të KFOR-it, duke theksuar se në bashkërendim me NATO-n dhe partnerët tjerë perëndimorë Kosova duhet të themelojë ushtrinë shumetnike.

Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin?! Nga Skënder MULLIQI

 Njeriut jepi pushtet , dhe ke për ta ditur mirë së çfarë në fakt është ai! Duket së është thënje e saktë.Dihet së ka pasur dhe ka njerëz të përgjegjshem dhe më moral ta lartë politikë , të cilët besimin e dhënë nga populli e kan kryer më nder dhe në shërbim të qytetarëve.Në praktikën e pergjithshme te politikes botërore ka pasur njerëz të cilët e kan kuptuar së jeta e gjatë politike në krye të shtetit, është e dëmshme së pari për vet ata , dhe pastaj është e dëmshme edhe për shtetin .Të tillët janë pajtuar që mandati udhëheqës mos të jetë më shumë së tetë vite.Propozimet e tilla politike kanë qenë shumë demokratike dhe janë të pranueshme edhe për shumicën .Dikush do të thoshte , si është e mundur që ta kesh pushtetin në duar dhe të kërkosh kufizim të mandatit?! Kjo sigurisht së për dikend në politikë nuk është e logjikshme .Kjo kategori e politikanëve nuk dinë çka është demokracia, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë më ditë së çka është përgjegjësia dhe çka është morali politikë! Ne ambientin tonë politikë , nuk kemi njerëz të cilët mendojnë më koka të ftohura, por kemi njerëz të cilët rrënojnë gjithqka para vetit për të ardhur ,dhe për të mbetur përjetësisht në pushtet.Këta njerëz tanë të politikës edhe pse nuk kan kapacitet për një punë të tillë madhore siq është politika, as që dëshirojnë të kuptojnë këtë fakt. Këta kanë treguar së nuk janë të fjalës dhe as që I mbajnë premtimët.Nuk janë treguar të dinjitetshem ?Bie pyetja, cili na është ai politikan apo njeri që nuk e mban fjalën e vet?Sigurisht së nuk është asgjë puna e tij! Kjo elitë politike është treguar elitë kushtëzuese, na ka “dhunuar’ të gjithëve në tru të shëndosh për 17 vite.Por, ende ka vend për shpresa.Zatën shpresa edhe vdes e fundit.Ka shpresa deri sa njeriu është gjallë. A ka më keq së kur “elitat” bëjnë trysni mbi popullin?Sigurisht së nuk ka.A ke gjë më amorale së kur një elitë shërbehët më mëtodat e kercënimit , të frikësimit e të ultimatumeve si “ofertë” I anës së fortë .Ultimatumet dhe kushtëzimet do të duhej të vijnë në shprehje p,sh kur zhvillohen bisedimet më Serbinë , e jo kjo të ndodhë mbrenda shtetit.Duhet mos harruar kurrë që palën e kundertë duhet respektuar, por edhe mos ta lejuar që të na nënqmon rregulisht siq po e bënë këtë punë Serbia.Disa njerëz kur të arrijnë deri të posti I lartë pushtetarë gjithqka janë në gjendje të japin , veq postin nuk e japin! Dhe, sigurisht është më lehtë ti sundojsh të tjerët së sa ta sundosh vetvetën, a po jo. Me paratë e huaja është lehtë të bëhësh galant dhe të bëhësh “dorëshlirë”. Por, jo kjo kastë politike në Kosovë , nuk është galante as dorëshlirë. Këta mendojnë vetëm për vete dhe për njerëzit e vet.Po kemi kushtëzime jo legale për ti arritur synimet përfituese. Kushtëzimet gjithmonë dikënd e nënqmojnë , ia ulin dinjitetin , dhe më kushtëzime humbën edhe liritë elementare njerëzore.Humbet liria edhe më rastin e zgjedhjeve. Ambiciet e tepruara të individve dhe grupeve politike dhe ekonomike e kan pru këtë gjendje të rënd në Kosovë. Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin .Edhe ne si qytetarë e kemi zijë këtë qorbë jo të mirë të cilën po e shijojmë.Të gjitha pushtetet I zgjidhem , dhe nuk mund të shfajsohemi dhe as të vajtojmë për gjendjen e përgjithshme jo të mirë . Pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira , duhet përvjelur duart dhe të punojmë të gjithë së bashku që gjendja të ndryshohet pozitivisht.Kjo mund të arrihet vetëm kur I zgjedhim më të mirët. Po bëhën 17 vite që kur e kemi faktikisht shtetin tonë .Këtë fakt duhet qmuar, por të cilën periudhë kohore nuk e kemi shfrytëzuar mirë.Nuk mund të fajsojmë askend për dështimet tona.Gjendja në shoqërinë tonë ka mbetur si në kohën e sistemit socialist, e ndoshta edhe me keq. Secili nga ne dyshon në dikend, askush nuk po I bëson askujt për asgjë ,ka humbur respekti i ndërsjellë, kriminaliteti dhe korrupcioni po shtrihen pa ndonjë pengesë . Pse është kështu?Më gjasë edhe për atë së politikanët tanë për asgjë njerëzisht nuk po merren vesh.Do të dëshiroja të gabojë në këtë konstatim , por kreator të politikës janë bërë më shumë profiterët, së sa njerëzit meritorë

Maliqi: Shmangia nga kufijtë e viteve 1974-1989 na kushton me humbje të madhe territori

Analisti Shkelzen Maliqi thotë se shmangia nga kufijtë e viteve 1974-1989 do të rrezikonte humbje më të madhe të territorit.

Këto komente ai i bëri pasi u pyet se a e ka marrë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit gjendjen kadastrale të kufirit me Malin e Zi.

Bazuar në këtë, ai thotë se Bulliqi po e mohon parimin e përcaktimit të demarkacionit që është aplikuar për të gjitha shtetet e shkëputura nga ish-Jugosllavia.

Shkrimi i tij i plotë:

A e ka marr komisioni i Bulliqit fare ne konsiderim gjendjen kadastrale te kufirit me Malin e Zi? Me sa duket aty s’kane gjete “humbje territori”, komisioni Meha ne kete paska punuar drejt. Bulliqi pra mohon parimin e percaktimit te demarkacionit qe eshte aplikuar per te gjitha shtetet te shkeputura nga ish Jugosllavia. Me kete ai fut nje presedence te kritereve shtese dhe gjendjeve paraprake te kufirit (nese edhe ato jane te sakta!!) qe do te mund te sterkomplikonte edhe perkufizimin me Serbine ne te ardhmen. kjo per faktin se ne vitet 50 te shek. xx veriu mbi Zveçan ka qene pjese e Serbise. shmangja nga kufijte e vitit 1974 / 1989 do te rrezikonte humbjen mbase 15 fish me te madhe te territorit sec pretendohet se eshte humbur me kriterin kadastral.

Enver Pertovci: “Sot Kosova është një diktaturë” – Nëse flet diçka kundër pushtetit gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”

Aktori kosovar Enver Petrovci, ka dhënë një intervistë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë. Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”. Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

Veseli zotohet publikisht: Votat e PDKse janë pro demarkacionit

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur pasi Qeveria miratoi vendimin për të çuar në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit për ratifikim. Ai ka bërë të ditur se votat e Partisë Demokatike të Kosovës do të jenë pro.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë dhe se deputetët e PDK’së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

“Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi”, është shprehur ai.

“Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”.

Thaçi: Deputetët ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur dhe përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për ta proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që të ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore” ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë facebook.

Sipas Thaçit, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do t’i jap “fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë”.

Emri i kryeministrit të Kosovës është hequr nga urdhër arresti ndërkombëtar

Në Kosovë autoritetet thanë se emri i kryeministrit Ramush Haradinaj është hequr nga një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në bazë të të cilit ai të paktën dy herë ishte ndaluar gjatë udhëtimeve të tij.

Në fillim të këtij viti, ai ishte ndaluar në Francë të bazë të një urdhër arresti të tillë dhe kishte qëndruar për gati katër muaj në pritje të një procesi gjyqësor gjatë të cilit u refuzua kërkesa e Beogradit për ekstradimin e tij.

Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri tha se policia ndërkombëtare, Interpol, ka larguar nga listat e të kërkuarve emrat e 18 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe atë të kryeministrit Haradinaj.

Beogradi e akuzon kryeministrin Haradinaj, një nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime gjatë luftës së viteve 1998 -1999.

Zoti Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Thaçi: I ftoj të gjithë serbët që të kthehen në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nënpresidenti amerikan Michael Pens e konfirmoi se SHBA-ja do të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu është duke hyrë në një fazë të re dhe Federica Mogherinit i nevojitet një mbështetje shtesë, prandaj është e nevojshme që Amerika të luajë rolin e saj në këtë proces”, tha Thaçi në një intervistë për portalin “Remarker” të Beogradit.

Ai tha se kohët e fundit që e kishte vizituar SHBA-në u takua me zv.Presidentin Michael Pense, nga i cili mori konfirmimin se Uashingtoni do të angazhohet në mënyrë aktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “B92”.

“Roli i tyre është të sjellin më shumë besueshmëri, besim dhe qëndrueshmëri në proces”, tha Thaçi.

I pyetur kur do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe, Thaçi u përgjigj: “Sa më shpejt, aq më mirë, në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe ky është detyrim ndërkombëtar”.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që u larguan për t’u kthyer në Kosovë.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pushtetit tonë politik për t’i akomoduar serbët dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, tha Thaçi.

Ai shtoi se ftesa për presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të vizituar Prishtinën është “gjithmonë e hapur”.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së, ai tha se themelimi i asaj gjykate ishte “një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë“. /Periskopi


Send this to a friend