VOAL

VOAL

Konjufca: Kritikat e SHBA-së janë gjithmonë me vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit nuk janë në nivel shqetësues dhe për panik, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vendimi për ndalimin e dinarit serb kanë ndikuar në cilësinë e raporteve mes shteteve.

“I mirëkuptojmë plotësisht vërejtjet e kritikat që na japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë gjithmonë kritika me vend, sepse SHBA-ja e sheh Kosovën nga një nivel shumë më të lartë sesa që e shohim ne gjendjen”, tha Konjufca gjatë një prononcimi për media më 21 shkurt.

Ai tha se SHBA-ja e sheh Kosovën nga aspektin rajonal, evropian dhe nga konteksti i përgjithshëm global.

“Qysh e shohim ne, është e drejta e shtetit të Kosovës të shtrijë sundimin e ligjit dhe sovranitetin e vetë. Kjo është perspektivë më e ulët, më ngushtë, por është perspektivë e të drejtës së Kosovës që të kryejë punët e veta”, tha Konjufca.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh euron si valutën e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

SHBA-ja ka thënë se kjo rregullore, që përjashton përdorimin e dinarit serb nga kryerja e pagesave, nuk është bërë me konsultim paraprak dhe nuk ka marrë për bazë ndikimet që mund të ketë te popullata serbe.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka deklaruar se SHBA-ja mund të mos e trajtojë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të.

Pas kësaj deklarate të zyrtarit të lartë amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk po rrezikohet partneriteti me SHBA-në.

Por, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendimi i ndalimit të dinarit, veçse ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq autoritetet në Kosovë kanë thënë se vendimi do të zbatohet përmes një periudhe tranzitore lehtësuese, jo më të gjatë se tre muaj.

“Vërejtjet e tyre nuk kanë lidhje me legalitetin e veprimeve tona. Ata na japin të drejtë, por duhet më shumë përgatitje kanë thanë. Pse duhen më shumë përgatitje? Sepse kjo mund t’i acarojë serbët dhe dikush mund ta shfrytëzojë situatën dhe ta keqpërdorë këtë gjendje, të bëjë ndonjë protestë. Kur ka protesta ka tensione, kur ka tensione mund të rrezikohet siguria. Kjo është perspektiva e SHBA-së, a e jona është që duhet të bëhen këto veprime”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari i Kosovës shtoi se është e mundur që për vendime të tilla, informacionet të ndahen me partnerët paraprakisht, “dhe mendoj që Qeveria këtë tashmë është duke e bërë”.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Në vende të caktuara në Graçanicë, qytetarët serbë më 20 shkurt nuk kanë mundur të marrin ndihmën sociale dhe shtesat për fëmijë në postë, që punon sipas sistemit serb, sepse punonjësit u kanë thënë se nuk kanë para për t’i paguar këto shtesa.

Po ashtu, më 21 shkurt një grup i mësimdhënësve në Mitrovicë të Veriut protestuan para Kursimores së Postës së Serbisë, pasi nuk morën pagat.

Beogradi e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.rel

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

 

U theksua rëndësia e dokumentimit në shërbim të memories kolektive si dhe të drejtësisë për shtypjen politike dhe dhunën e përdorur mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët e angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës.

 

U bisedua për mundësitë e dokumentimit për të dëshmuar të vërtetën mbi torturat fizike dhe trysnitë psikike nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra të burgosur shqiptarë. Duke veҫuar masakrën mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës, u tha se ndonëse të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryesit ende nuk janë nxjerrur para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve.

 

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefki Sadiku dhe përfaqësuesit Meriman Braha, Hydajet Hyseni, Xhemajl Pllana dhe Xhevat Bislimi, u bisedua për format e mundshme të mbështetjes për ShBPK-së dhe fuqizimin e saj.- Zyra e Kryeministrit

Mbahet takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, prezantohet dhe diskutohet plani vjetor 2024

 

 

Prishtinë, 20 shkurt 2024

 

Sot u mbajt takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, në hapjen e të cilit mori pjesë kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministrat, Hysen Durmishi dhe Getoar Mjeku, si dhe akterë të tjerë përfaqësues nga institucione publike e private, vendore e ndërkombëtare.

 

Gjatë këtij takimi kryeministri Kurti theksoi përkushtimin për të ndërtuar një platformë të fortë për dialogun publiko-privat, që mundëson identifikimin e mundësive dhe adresimin efikas të sfidave, përmes së cilës edhe është arritur zhvillimi i një plani vjetor ambicioz për vitin 2024 mbështetur nga Sekretariati i pavarur i Këshillit, i financuar nga SECO-ja zvicerane dhe i menaxhuar nga BERZh-i në Kosovë.

 

“Ky plan përfshin një sërë aktivitetesh të synuara për të nxitur investimet dhe eksportet, si dhe për të intensifikuar dhe thelluar dialogun ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. Në këtë plan vjetor janë tri ngjarje kryesore, në tetor dhe në nëntor 2024, në Kosovë, të cilat ofrojnë mundësi të vlefshme për promovim të investimeve të huaja direkte dhe eksportit, si dhe për të gjitha kombinimet e rrjetëzimit: ‘Qeveri-Qeveri’, ‘Biznes-Qeveri’ dhe ‘Biznes-Biznes’ (B2B)”, u shpreh ai duke rikujtuar datën 3-12 tetor 2024, për shërbimet e mundësuara nga TIK; 24-26 tetor 2024, për Javën e Industrisë së Ushqimit të Kosovës; dhe 20-26 nëntor 2024, për Konventën e Industrisë së Drurit.

 

Në këtë takim ku u ndanë vizionet dhe synimet për rrugëtimin e ardhshëm të Kosovës drejt rritjes ekonomike  dhe zhvillimit  të qëndrueshëm, kryeministri përmendi synimin për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, përkushtimin për një mjedis biznesi lehtësues e inkurajues dhe prioritizimin për reformimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, që ndikon në minimizimin e barrës administrative dhe sigurimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë.

 

Në anën tjetër, esenciale kryeministri e quajti promovimin e sektorëve, që janë të duhur për Kosovën si, bujqësia dhe sektorët e ushqimit, shërbimet BPO (Business Process Outsourcing) të mundësuara nga teknologjia e informacionit, sektorët e prodhimit të lehtë, prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme dhe gjithashtu fokus i dha dëshirës që të bëhemi destinacion i dëshiruar për prodhimin e automjeteve elektrike për shkak të fuqisë punëtore dinamike dhe me kosto konkurruese.

 

“Me një pozicionim strategjik në Evropën Juglindore dhe qasje në tregjet kyçe, së bashku me një fuqi punëtore të re, të shkathët dhe shumëgjuhëshe, dhe një ekonomi të hapur e të qëndrueshme, jemi të përgatitur të mirëpresim investitorët dhe partnerët që dëshirojnë të jenë pjesë e historisë sonë të suksesit”, përmbylli fjalën e tij kryeministri Kurti, duke falënderuar sektorin privat për kontributet dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

 

Për planin vjetor foli Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili ndër të tjera tha se qasja e Qeverisë ndaj bashkëpunimit me sektorin privat ka qenë dhe është e bazuar në tri shtylla kryesore, vlera, sisteme dhe rezultate. Në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ai tha se është definuar qartë një kalendar për tërë vitin si dhe për vitet e ardhshme të dialogimit publiko-privat.

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

E nderuara, znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë edhe Tregtisë,

I nderuari, z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

I nderuari, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dhe

Zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Getoar Mjeku,

Të nderuar udhëheqës të institucioneve të pavarura shtetërore,

I nderuari, z. Artan Mehmeti, shef i sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime,

I nderuari, z. Sergyi Maslichenko, drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

I  nderuari, ambasador i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot,

Të nderuar përfaqësues të sektorit privat,

Të nderuar përfaqësues të odave dhe asociacioneve sektoriale dhe bilaterale në Kosovë,

Të nderuar përfaqësues të Agjencive zhvillimore,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

 

Është nder dhe kënaqësi që të hap këtë ngjarje, ku do të ndajmë vizionet dhe synimet për rrugëtimin e ardhshëm të Kosovës drejt rritjes ekonomike  dhe zhvillimit  të qëndrueshëm. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i motivuar nga pozicioni unik që zë vendi ynë dhe mundësitë për të ndërtuar një ekonomi progresive, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe stabile. Ne synojmë të tërheqim investimet e huaja direkte që sjellin vlerë të lartë dhe punësim cilësor për qytetarët tanë. Në këtë drejtim, Qeveria jonë ka ndërtuar një bazë të mirë për përmirësime të mëtejshme. Vetëm gjatë tri viteve të fundit, investimet e huaja direkte janë dyfishuar, po ashtu edhe eksportet,  ndërkaq raporti ndërmjet eksporteve dhe importeve është rritur nga gati 1 me 9 sa ka qenë, në edhe më mirë se 1 me 6.

 

Vazhdimi në këtë rrugëtim të suksesshëm, kërkon angazhim të palëkundur. I tillë është përkushtimi ynë për një mjedis biznesi i cili jo vetëm lehtëson dhe inkurajon operimin e ndërmarrjeve brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu fton inovacionin dhe konkurrencën. Kemi vendosur si prioritet të lartë reformimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, për të minimizuar barrën administrative dhe për të siguruar një mjedis të barabartë për të gjithë. Kjo përfshin nxitje fiskale për sektorë kyçë dhe investime në infrastrukturë dhe arsim, për të përgatitur fuqinë punëtore të Kosovës për sfidat e ardhshme.

 

Qeveria jonë ka vënë në fokus ndërlidhjen e tregut të punës me arsimin dhe aftësimin profesional.

 

Promovimi i sektorëve që janë të duhur për Kosovën është esencial për të maksimizuar potencialin tonë ekonomik. Bujqësia dhe sektorët e ushqimit në Kosovë përbëjnë një themel të ekonomisë së eksportit, duke llogaritur 17% të eksporteve totale dhe karakterizohen nga disa avantazhe konkurruese si për shembull, kostot konkurruese të punës, klima kontinentale e përshtatshme dhe industria e gjallë e verës. Ndërkohë, Kosova po shfrytëzon bumin global të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, duke u pozicionuar si një destinacion kryesor për shërbimet BPO (Business Process Outsourcing), të mundësuara nga teknologjia e informacionit, me një sektor të teknologjisë që ka treguar rritje të konsiderueshme që nga viti 2015. Sektorët e prodhimit të lehtë kanë arritur të krijojnë një prani të konsiderueshme, me pajisjet elektrike, metalin, plastikën dhe prodhimin e drurit, që drejtojnë më shumë se 43% të eksporteve në 2023, duke theksuar pozicionin e fortë të vendit në këto industri. Kosova gjithashtu është duke iu drejtuar energjisë së ripërtëritshme, me qëllime ambicioze për të transformuar peizazhin e saj energjetik, përderisa gjithashtu  vazhdojmë të ndërtojmë mbi trashëgiminë tonë të pasur minerare.

 

Para pak javësh kemi përmbyllur ankandin e parë për 100 megavatë në Rahovec, me ç ‘rast gjashtë korporata serioze ndërkombëtare ndodhen në garë për prodhim të energjisë nga burime të ripërtëritshme, në këtë rast diellin. Ndërkaq edhe 150 megavatë të tjerë do t’i kemi në llote nga 75 megavatë gjatë këtij viti, me shpresë gjatë mesit të vitit 2024, me ç ‘rast nuk do të jenë të specifikuara për nga vendi meqenëse bashkë me korporatat të cilat do të fitojnë ne do të arrijmë që ta bëjmë këtë përcaktim. Pra synimi ynë është që me Strategjinë 2022-2031 t’i shtojmë 1200 megavat prodhim të energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme që është shumë ambicioze por njëkohësisht edhe e realizueshme.

 

Gjithashtu ne dëshirojmë që të bëhemi destinacion i dëshiruar për prodhimin e automjeteve elektrike për shkak të fuqisë punëtore dinamike dhe me kosto konkurruese. Nuk është e rastësishme që në Kosovë kemi raste kur bizneset e caktuara importojnë lëndën e parë ta zëmë nga një vend siç është Austria, dhe prodhimin final e dërgojnë në një vend fqinj të Austrisë siç është Zvicra. Kostot operuese në Kosovë janë të ulëta, edhe sa i përket fuqisë punëtore që paguhet edhe sa i përket qiramarrjes e cila është përgjithësisht e lirë.

 

Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një platformë të fortë për dialogun publiko-privat, që mundëson identifikimin e mundësive dhe adresimin efikas të sfidave. Pra, edhe mundësitë edhe sfidat të shohim se sa mund t’i përcaktojmë së bashku dhe kjo është mënyra se qysh ne mendojmë se ecim përpara: edhe konkurrencë edhe inovacion edhe bashkëpunim. Jo konkurrencë pa bashkëpunim, por natyrisht edhe jo bashkëpunim pa konkurrencë.

 

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, asociacionet e biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në koordinimin me Shefin tim të Stafit, Luan Dalipin, kemi arritur të zhvillojmë një plan vjetor ambicioz për vitin 2024. Ky plan është  mbështetur edhe nga Sekretariati i pavarur i Këshillit, i financuar nga SECO zvicerane, për çka i falënderojmë, dhe i menaxhuar nga BERZh-i në Kosovë, të cilët gjithashtu i falënderojmë.

 

Ky plan përfshin një sërë aktivitetesh të synuara për të nxitur investimet dhe eksportet, si dhe për të intensifikuar dhe thelluar dialogun ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. Në këtë plan vjetor janë tri ngjarje kryesore, në tetor dhe në nëntor 2024, në Kosovë, të cilat ofrojnë mundësi të vlefshme për promovim të investimeve të huaja direkte dhe eksportit, si dhe për të gjitha kombinimet e rrjetëzimit: ‘Qeveri-Qeveri’, ‘Biznes-Qeveri’ dhe ‘Biznes-Biznes’. Periudhat për t’u mbajtur mend e shpresoj që të gjithë ju do t’i vendosni në kalendarin e aktivitetve dhe planeve që bëni për vitin në të cilin ndodhemi, janë:

 

▪ 3-12 tetor 2024, për shërbimet e mundësuara nga TIK;

▪ 24-26 tetor 2024, për Javën e Industrisë së Ushqimit të Kosovës; dhe

▪ 20-26 nëntor 2024, për Konventën e Industrisë së Drurit.

 

Gjatë nëntorit të kaluar, nën organizimin e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, janë mbajtur takime me përfaqësues të odave dhe kompanive më konkurruese të dhjetë sektorëve, prej të cilave kanë rezultuar rreth 130 kërkesa nga sektori privat.

 

Dialogu i bazuar në vlera midis sektorit publik dhe atij privat është jetik për identifikimin e mundësive dhe zgjidhjen efikase të sfidave për zhvillimin e sektorit privat.

 

Pra, ne jemi një Qeveri që nuk i sheh vlerat e ndara nga interesi, ne i shohim ato bashkë. Është e mundshme t’i kemi bashkë,  ne e dimë që nuk janë e njëjta gjë. Vlerat dhe interesi nuk janë e njëjta gjë. Mirëpo nuk duam as vlera por pa interes, ku nuk ka përfitim, ndonjë farë lloj vetëmjaftueshmërie e vlerave por pa dobi materiale nuk është preferencë e jona. Por edhe nuk ka nevojitet një interes brutal i cili shpërfill çfarëdo vlerash. Ne besojmë që është e mundur t’i kemi të dyja këto dhe kjo duhet të jetë princip pune në dialogun tonë publiko-privat.

 

Ky dialog ndërmjet sektorit publik dhe privat është jetik për identifikimin e mundësive dhe zgjidhjen efikase të sfidave për zhvillimin e sektorit privat.

 

Ne e kuptojmë që  një partneritet i fortë midis qeverisë dhe bizneseve është thelbësor për të krijuar një ekonomi dinamike dhe inovative. Përmes këtij dialogu, ne synojmë të kemi një kuptim të përbashkët të mundësive dhe sfidave, duke u angazhuar për zgjidhje të qëndrueshme nga të cilat përfitojnë të gjithë akterët e përfshirë. Kjo do të thotë të dëgjojmë me vëmendje, njëri tjetrin sidomos ne juve, të jemi transparentë në vendimmarrje dhe të veprojmë me integritet.

 

Ndërsa përparojmë, Kosova mbetet e vendosur që të luajë një rol të rëndësishëm në skenën ekonomike rajonale dhe ndërkombëtare. Me një pozicionim strategjik në Evropën Juglindore dhe qasje në tregjet kyçe, së bashku me një fuqi punëtore të re, të shkathët dhe shumëgjuhëshe, dhe një ekonomi të hapur e të qëndrueshme, jemi të përgatitur të mirëpresim investitorët dhe partnerët që dëshirojnë të jenë pjesë e historisë sonë të suksesit.

 

Ju faleminderit për kontributin e deritanishëm dhe ju dëshiroj punë të mbarë në këtë diskutim gjithsesi të nevojshëm.

Kurti: Me SHBA-në s’pajtohemi për gjithçka, por raportet janë të mira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”.

Kurti tha se Qeveria e tij duhet ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, sepse me Kushtetutë dhe ligj e ka për detyrë.

SHBA-ja është shprehur e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit – valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia që nga paslufta, më 1999.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e vë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”.

Ngjashëm insistoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vendimi për dinarin i ka prekur tashmë raportet mes dy vendeve.

Kurti, megjithatë, këmbënguli se “raportet janë shumë të mira” dhe se ai “i qëndron kësaj fjale”.

Teksa foli për gazetarët gjatë vënies së gurthemelit të një fabrike për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Verbicë të Gjilanit, Kurti u pyet edhe nëse është ftuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se do të shkonte në takim nëse do të ftohej për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, marrëdhëniet do të normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”, tha Kurti.

Marrëveshja në fjalë është arritur gojarisht vitin e kaluar dhe, mes tjerash, kërkon nga Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nga Serbia ta njohë de facto Kosovën.

Sipas Kurtit, është Vuçiq ai që refuzon ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa vetë Vuçiq thotë se, fillimisht, duhet zbatuar ajo që është nënshkruar.

Për Asociacionin, dy vendet janë pajtuar nga viti 2013, por autoritetet e Kosovës kanë refuzuar ta themelojnë nga frika se mund të ndikojë në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.rel

Osmani. apel qeverisë: Ka ende hapësira për të diskutuar për dinarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është rikthyer edhe njëherë ngërçit mes qeverisë dhe aleatëve për çështjen e dinarit.

Sipas kryetares së shtetit, problemet me ndërkombëtarët në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për “dëbimin” e dinarit nisi për mënyrën se si ai u komunikua.

Osmani insiston se ka ende hapësira mes qeverisë dhe ndërkombëtarëve që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë zgjidhje.

“Gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje. Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja.sn

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës pranoi dosjet e para për krimet e luftës

 

Në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), u bë pranimi i dokumenteve të para në IKKL. Dëshmitë lidhur me krimet e zhdukjes me dhunë gjatë luftës nga Serbia u dorëzuan nga Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon që të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe paqësore, në të njëjtën kohë shërben si një dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm.

 

“Themelimi dhe funksionalizimi i këtij Instituti ka për qëllim dokumentimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale nga Serbia. Ky është një nga obligimet e shumta që po përmbushet ndaj kujtimeve tona si popull dhe kërkesës tashmë të shumë viteve për drejtësi”, tha kryeministri Kurti.

 

“Qëllimin e kemi të përbashkët, për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”, tha Kryeministri Kurti.

 

Ai ftoi të gjithë që të bashkohen në nismën për mbledhjen e materialeve dhe dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës, të cilat do të arkivohen tek Instituti dhe do t’i shërbejnë këtij instituti për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Këtë thirrje Kryeministri ua drejtoi dokumentuesve, hulumtuesve, shoqërisë civile, ekspertëve të jashtëm, gazetarëve e në përgjithësi të gjithë qytetarëve të vendit.

 

Kryeministri Kurti, falënderoi Kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajçevcin dhe asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia.

 

Instituti është pikë grumbullimi e dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qendër ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre për të vërtetën historike, drejtësinë dhe paqen, tha Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

 

Ndërsa kryetari i KKAFZHK u shpreh i lumtur me funksionalizimin e IKKL-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm.

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

Të dashur qytetarë të Republikës,

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Zonja dhe zotërinj,

 

Jemi në hapësirën e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me Drejtorin Ekzekutiv, Atdhe Hetemi, dhe me Kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajçevci, për ceremoninë e pranim dorëzimit të dokumenteve të para në këtë institut.

E falënderoj z. Grajçevcin dhe asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin dhe rolin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia.

Ky vit shënon 26-vjetorin e një ndër kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë: krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Por, në anën tjetër, po këtë vit, edhe festojmë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë sonë, të arritur me mund e sakrifica, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe fuqisë së rezistencës së popullit tonë.

Ne po angazhohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë çfarë ka ndodhur gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, kemi themeluar Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi.

Krahas institucioneve shtetërore, nga sot, dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, mediat, gazetarët e të gjithë qytetarët kanë Institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Këto materiale do të arkivohen dhe do t’i shërbejnë Institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës, e kështu që sot ju ftoj që të gjithëve të bashkoheni në këtë nismë shumë të rëndësishme.

 

Qëllimin e kemi të përbashkët, për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen. Na ndihmon të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më paqësore, e po ashtu shërben si një dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh.

 

Përgëzoj drejtorin Atdhe Hetemi, përgëzoj kryetarin Ahmet Grajçevci dhe gëzuar e urime festa e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti.

(Zyra e Kryeministrit)

Kryeministri Kurti takoi përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

 
 
Mynih, 16 shkurt 2024
Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e filloi me një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik. Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.
I njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në vendin tonë në shumë fusha. Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MW dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MW.
Gjithashtu, kryeministri foli edhe për fillimin e zbatimit të arsimit dual në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna me qëllim të ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe për Fondin Sovran, i cili do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare.
Në këtë kontekst, ai i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime.- Zyra e Kryeministrit

Në Mynih, Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan

 

 

Mynih, 16 shkurt 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, zhvilluan sot takimin e parë bilateral mes tyre.

 

Në fillim të bisedës, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës. Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO.

 

Kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, shprehu interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime. Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë.

 

Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit.- Zyra e Kryeministrit

QUINT-i mbështet grupin e serbëve të kritikuar nga Bislimi

Pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shprehu një sërë kritikash ndaj takimit të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me një grup të komunitetit serb nga shoqëria civile, mediat dhe zyra e Avokatit të Popullit – ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë thonë se ata “përfaqësues të serbëve të Kosovës janë partnerë të besueshëm”.

“Ambasadorët e QUINT-it [SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia] dhe BE-së vlerësojnë mundësinë për t’u takuar sot me zëvendësin e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike për Kosovën”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter.

Ky grup i serbëve, duke përfshirë zëvendësin e Avokatit të Popullit në Kosovë, Sërgjan Sentiq, Jovana Radosavljeviq dhe Miodrag Miliçeviq nga organizatat joqeveritare Iniciativa e Re Sociale dhe Aktiv, drejtorin e RTV-së lokale, Kim Isak Vorguçiq dhe Dragisha Mijaciqin nga grupi punues i Beogradit i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, u takuan me Lajçakun më 13 shkurt në Bruksel.

“Gjithmonë ndihmon kur dëgjohen zëra nga terreni”, ka shkruar Lajçak në një postim në rrjetin social X pas atij takimi.

Kësaj, zëvendëskryeministri i Kosovës u përgjigj duke njoftuar se në takimin me Lajçakun ishte një “delegacion i përbërë kryesisht nga organizata joqeveritare serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në sektorin ekonomik dhe në jetën sociale të Kosovës”.

Këto takime të serbëve me diplomatët ndërkombëtarë ndodhën në kohën kur Kosova është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të shtyrë vendimin për shfuqizimin e dinarit serb. Vendet perëndimore besojnë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili parasheh euron si valutë të vetme për transaksionet e parave të gatshme dhe pagesave, mund të ketë ndikim negativ në komunitetin serb.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi i BQK-së nuk e ndalon Serbinë që të vazhdojë t’i ndihmojë serbët në Kosovë, por ato duhet të paguhen në euro.

Në të njëjtën kohë, që nga fundi i janarit, janë mbyllur shtatë komuna paralele serbe që funksionojnë nën sistemin e Serbisë e që Kosova i konsideron të paligjshme. Po ashtu, janë mbyllur edhe zyrat e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në qendër të Prishtinës me arsyetimin se aty janë ofruar “shërbime të paligjshme mjekësore”.

Me këtë rast, më 8 shkurt, sektori civil serb ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndalojë veprimet që pengojnë punën e institucioneve serbe në Kosovë dhe të gjendet një zgjidhje përmes formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, disa organizata joqeveritare nga komuniteti shqiptar reaguan ndaj kritikave të Bislimit me mesazhin se ato janë “të pabaza dhe të dëmshme”.

“Kërkojmë respekt të sinqertë dhe të pakushtëzuar të parimeve themelore demokratike të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga disa organizata joqeveritare dhe individë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e zhgënjyer dhe e shqetësuar për deklaratat e Bislimit dhe ka vlerësuar se organizatat joqeveritare që kanë hasur në kritikat e tij, “punojnë pa u lodhur në integrimin brenda Kosovës”.

Po ashtu, organizata joqeveritare Aktiv bëri të ditur se kritikat e zëvendëskryeministrit të Kosovës janë “sulm ndaj shoqërisë së lirë për të cilën ne qëndrojmë”.

Iniciativa e Re Sociale sqaroi gjithashtu se Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian përbëhet edhe nga një rrjet i organizatave të shoqërisë civile që është i pavarur në punën e tij, dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë organi shtetëror, organizate bilaterale apo ndërkombëtare.

“Ne nuk e shohim dialogun si një rivalitet midis dy palëve armiqësore, por si një proces që duhet të mundësojë paqe të qëndrueshme, një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga përkatësia kombëtare apo etnike, si dhe prosperitet për të gjithë rajonin”, tha kjo nismë.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë më shumë se dhjetë vjet që zhvillojnë procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por shpesh palët i interpretojnë ndryshe marrëveshjet e arritura dhe akuzojnë palën tjetër për shkeljen e tyre.

Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia e kanë pranuar marrëveshjen e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin për zbatimin e saj. Megjithëse nuk është nënshkruar, BE-ja ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.rel

Përurohet Rezonanca Magnetike në Spitalin Regjional të Prizrenit

 

 

Prizren, 14 shkurt 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrija Emilija Rexhepi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në përurimin e Rezonancës Magnetike (MRI) në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Atje u prit nga drejtorja e Spitalit, Dr. Narqiza Arenliu dhe stafi i spitalit.
Pas Spitalit Rajonal të Pejës dhe në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, Spitali Rajonal i Prizrenit bëhet institucioni i tretë shëndetësor që pajiset me aparaturë të Rezonancës Magnetike brenda një periudhe njëvjeçare.
Projekti i përuruar sot kap vlerën 908,653 euro. Investime si kjo, për qëllim kanë rritjen e shërbimeve cilësore dhe decentralizimin e shërbimeve. Si rezultat, nga ky shërbim i tij përveç qytetarëve të rajonit të Prizrenit, që përfshinë banorët e Komunës së Malishevës, Suharekës, Rahovecit, Mamushës e Dragashit, do të përfitojnë edhe qytetarët e Gjakovës e madje edhe shtetas të Shqipërisë nga Qarkut i Kukësit.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj personelit shëndetësor, teksa i falënderoi për angazhimin, punën, kontributin e palodhshëm për shëndetësinë. Në veçanti falënderoi radiologen, Dr. Arta Zhuri Dula, e cila do të përkujdeset që gjithçka të shkojë mbarë e mirë me këtë pajisje të re dhe praktikisht të mos kemi më lista të pritjes, që ka qenë në të kaluarën një prej ankesave kryesore të qytetarëve.
Me rastin e përurimit në Prizren, të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha dhe Drejtori i ShSKUK-së, Dr. Elvir Azizi.
Deklarimi  i plotë i kryeministrit Kurti:
Jemi këtu në Prizren, për të bërë një përurim tejet të rëndësishëm për shëndetësinë në vendin tonë.
Përveç se po angazhohemi për rritjen e shërbimeve cilësore, në të njejtën kohë ne angazhohemi edhe për decentralizimin e kësaj cilësie, ashtu që të mos jenë investime të përqendruara vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por edhe gjithandej komunave të Kosovës, ku është popullsia e Republikës tonë.
Më herët rezonancën magnetike e kemi përuruar në Spitalin Rajonal të Pejës, gjithashtu edhe në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, në QKUK atje e sot, këtë e bëmë këtu në Prizren, një spital rajonal, i cili mbulon një popullsi prej rreth 400 mijë banorëve.
Rezonanca magnetike që u përurua sot,  ka kushtuar afër 909 mijë euro, prej të cilave 785 mijë euro është vetë pajisja, 1.5 Tesladhe trajtimi zgjat prej 15 deri në 18 minuta.
Ndërkaq, pjesa tjetër, pra nga 124 mijë euro  përafërsisht ka qenë rregullimi i infrastrukturës përcjellëse, përfshirë këtu Kafazin e Faradeit, i cili ndodhet në muret e kësaj rezonance magnetike, që do të shërbejë përveç Komunës së Prizrenit, edhe qytetarët e Komunës së Malishevës, Suharekës, Rahovecit, Mamushës, Dragashit, por, siç e dini ju edhe të Gjakovës, e qe besa edhe të Qarkut të Kukësit.
Andaj, urime e përgëzime të gjithë qytetarëve dhe personelit këtu shëndetësor, të cilët i falënderoj për angazhimin, punën që po bëjnë, kontributin e palodhshëm për shëndetësinë kosovare, e njëkohësisht tash nuk do ta kemi vetëm mjekun e infermierin pranë, por aty do të jetë edhe diagnostikimi i hershëm, i cili e bënë shërimin më të shpejtë dhe parandalon fatalitetin.
Me mua është zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, drejtorja e Spitalit, doktoresha Narqiza Arenliu, është zëvendësministri Arsim Berisha, por është edhe shefi i ShSKUK-së, doktori Elvir Azizi. Dhe, në veçanti e falënderoj radiologen, doktoreshën Arta Zhuri Dula, e cila do të përkujdeset që gjithçka të shkojë mbarë e mirë me këtë pajisje të re dhe praktikisht të mos kemi më lista të pritjes, që ka qenë në të kaluarën një prej ankesave kryesore të qytetarëve.
Ju faleminderit!

Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’

 

 

Prishtinë, 13 shkurt 2024

 

Dje në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyçë. Temë e diskutimit ishin sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, përkatësisht Ballkani Perëndimor.

 

Në fjalën e tij hyrëse, ai fillimisht foli për progresin, arritjet dhe politikat e qeverisjes së deritanishme, dhe rezultatin e tyre në rritjen e mirëqenies të qytetarëve dhe lehtësimin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Ai veçoi faktin që liberalizimi i vizave që hyri në fuqi me 1 janar të këtij viti ka rritur interesimin e serbëve të Kosovë për t’u pajisur me pasaporta të Kosovës, si dhe konvertimin e suksesshëm në targa të Kosovës për vetura nga ato ilegale të Serbisë në mesin e pronarëve nga radhët e komunitetit serb në Kosovë.

 

Për sa i përket rreziqeve dhe sfidave të sigurisë, kryeministri Kurti theksoi se aleanca e fortë e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm rrezik teorik për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, por është rrezik real, me të cilin Kosova, por jo vetëm, përballet rregullisht. Ai shtoi se prezenca e Rusisë në Ballkan po rritet nëpërmjet Serbisë, dhe se në këtë kontekst një marrëveshje e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më urgjente se kurrë. Mos nënshkrimin e deritanishëm të marrëveshjes, kryeministri e cilësoi si shenjë të qartë të mungesës së mirëbesimit, i cili është i nevojshëm për të pasur siguri ligjore dhe zbatim të asaj për çka palët janë pajtuar. Për më tepër, kryeministri theksoi se refuzimi për të nënshkruar marrëveshjen nënkupton gjithashtu se Serbia dëshiron ta lë të hapur opsion e invazionit në Kosovë.

 

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është baza mbi të cilën vendi ynë mund të vazhdojë të rritet”, nënvizoi kryeministri Kurti, teksa tha se Serbia, apo cilido aleat potencial i Rusisë, nuk mund ta mbajë rajonin larg BE-së sepse kjo do t’i shërbente vetëm Rusisë dhe përpjekjeve të saj për ta ndarë përsëri kontinentin. Andaj ai tha se nga BE-ja duhet një qasje e cila nxitë përafrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian mbi baza meritore, në vend se i gjithë rajoni të mbetet peng i një vendi të vetëm. “Serbia me regjimin e saj autoritar po e mban të gjithë rajonin prapa”, tha ai.

 

Diskutimi i cili zgjati rreth një orë u moderua nga redaktorja e gazetës “The Telegraph”, Danielle Sheridan. Panelistë tjerë, përkrah Kryeministrit ishin Andin Hoxhaj, ligjërues në Kolegjin Universitar të Londrës (University College of London) dhe Armida van Rij, hulumtuese e lartë në institutin ‘’Chatham House’’.

 

 

Fjala hyrëse në gjuhën angleze e Kryeministrit Kurti:

 

It gives me great pleasure to be here today with all of you and to have the opportunity to share with you some of my thoughts on a very timely and significant topic. Moreover, it is an honor to be here at the Chatham House, a think tank with a tradition of over 100 years. Being part of a new country has its many benefits because the newness is inspiring and gives you the freedom to create. I believe that our government that came out of a big election victory three years ago is an expression of that. But at the same time, being part of such a storied tradition gives you a sense of perspective that issues are greater than individuals.

Nowadays, we are in an ideological battlefield with very concrete consequences. Some might argue about its division and how it is exactly split, but we cannot deny that on one side, there is an authoritarian threat. This side is working by manipulating people’s fears to gain and keep more power.

 

The Western Balkans is seeing this dynamic play out very actively and vividly. There is a tendency to treat the Western Balkans like a monolith, as if it is a homogeneous region in terms of governments and people, but to understand the dynamics, I believe that we have to understand the differences. So the Western Balkan countries, although they share a lot of similarities, – social, cultural and historical – are on their individual paths. And this depends mainly from their governments.

 

You have democratic progress in Kosova, combined with economic growth and institutional stability. In contrast, in Serbia, our norther neighbour, under the rule of an authoritarian leader you have a complete captured state.

 

In the last three years, our economy has grown in a steadfast manner, with an average growth of 6.2% of GDP. We have doubled both, Foreign Direct Investments and exports, and tax revenues increased by 2/3 without changing fiscal policies, because when people see there is no corruption in the government they are more ready to contribute and pay taxes. And when they are hopeful, they are optimistic about the future, they rather spend then save which is good for their lives and our economy.

 

Then we’ve introduced social policies that didn’t exist in our country before. We’ve made public education free at both the undergraduate and graduate levels. We’ve introduced universal benefits for all children. We’ve tackled youth unemployment with a new government platform. Strengthened aid to minorities, and for the first time, the office of the Prime Minister issues all communication in Serbian language as well. This progress has been recognized internationally by different prestigious organizations. In 2023 Freedom House report ranked Kosova 1st in the Western Balkans, 2nd in Europe, and 3rd in the world for advancements in political rights and civil liberties. We improved by 22 places in just two years in the Reporters Without Borders’s World Press Freedom Index, and jumped 21 places in the Transparency International’s Corruption Index since our government took office.

 

The accountability of the government and a drive for social welfare have made integration of the Serbian community feasible. For example, the issue of license plates, which was a very burning issue. It looked very technical but was not really, because technical things get easily politicized. Over 4000 license plates from the Serbian community were registered to Republic of Kosova plates. In preparation for the Schengen visa liberalization which came into effect January 1st this year, we also saw a rise in applications for Kosova passports – for example, over 5800 in the four northern municipalities.

 

So there has to be an adjusted approach to foster an incremental and merit-based closeness to the European Union. I do not that think it can be or should be all or nothing. And one country cannot hold everyone back. In my view, Serbia with its authoritarian regime is holding the entire region back. Serbia recognizes de jure Bosnia and Hercegovina but not de facto, likewise Montenegro. In the case of Kosova opposite is rather true. They recognize us at large extent de facto, but no de jure. There is general thesis that Serbia is keeping good relations with Russian Federation and China, in order to use that in its aggressiveness towards Kosova. But I would claim the opposite is not just more interesting but more useful to understand the current state of affairs. Namely, Serbia uses, utilizes its aggressiveness towards Kosova in order to keep good relations with Russian Federation and China. Because towards dictators who trust no one, you have to prove yourself time and again. And I think this is what president Vucic is doing. With his aggressiveness towards Kosova he is trying to keep good relations with Kremlin.

 

Therefore, there is no wonder that Serbia’s backsliding, or the backsliding of any country for that matter, is not only about them joining the EU. It’s about what is happening at home. It’s also about the security of neighbouring countries too. The relations that you have with neighbours, tells a lot about yourself.

 

We have a 381 km long border with Serbia. The border that we have with Montenegro, Albania and North Macedonia combined, is shorter than the one that we have with Serbia.  That border was invaded by paramilitary troops last September. Serbian paramilitary troops opened fire on our police and killed a police sergeant, Afrim Bunjaku. The military build-up around our border was called “unprecedented” by the US senior officials. It took National Security Advisor of White House, Mr. Jake Sullivan to say to Serbia to back off so all these 48 forward operating bases that they have around Kosova and where they brought modern technology that they got from China, namely systems FK3, to withdraw a bit a partially.

 

I want to emphasize that the threats, or the storm as we say here in this discussion, do not come from people, but from above. Democracy comes from below, but threats do not come from below. Threats come from above. It is these not democratic, autocratic leaders who employ structures like Wagner-wanna-be that threaten the stability, security and peace.

 

We have seized over 5-million-euro worth in arms and military-grade equipment. Three times altogether last year, on 23rd of June, 5th of September and 24th of September. Last May two organizations marked as terrorist ones by Kosova – the Northern Brigade and Civil Protection – injured around 90 NATO soldiers, some had to get amputations.  A country that has witnessed genocide in living memory cannot be subjected to these kinds of threats to violence and violence.

 

So Serbia’s strong allyship to Russia is not a theoretical threat for Europe and Balkans, which is part of Europe and should become part of the EU. It is a real threat and one that Kosova, but not only, experiences regularly. And through Serbia, we have seen a build-up of Russian presence in the Balkans, whether through media, intelligence, or other forms of interference.

 

In light of this, a signed agreement between Kosova and Serbia is more urgent than ever. Not signing of the agreement that we have is a clear sign of bad faith. So we need bona fide in order to have legal certainty and implementation of what we have agreed upon so far. And that also means when they reject to sign the agreement, that they want to keep an option open to invade Kosova. So, I cannot see any other substantial meaning to refusal to sign other then they want to keep this door open that there will be some window of opportunity to come back and do the aggression again.  And no wonder that president Vucic refer to father and son leaders of Azerbaijan, Aliyev saying that they were smart because they consider that they have to wait for historical window of opportunity which showed up itself 27 years later. So, I wonder now, whether he meant 27 years from 1999 which would mean 2026 or 27 years from last year which would relax us a bit because then it is 2050.

 

The security of Kosova, and support for it, is the bedrock on which our country can continue to grow. And of course, Serbia, or any potential ally of Russia, cannot hold the region back from the EU because it would simply serve Russia in their attempt to divide the continent again. So now it is the time for the EU to very carefully and deliberately reward democratic reform. Because that is the only way it will enforce it in the region.

 

It is true that these 4 mayors in the North, 4 Albanian majors, have hollow legitimacy out of low turnout, but others have no legitimacy whatsoever. So now we are on a legal path to have early elections and I look forward as soon as possible to have these early elections, so 4 Serbian mayors will be in the North. But violent mobs, terrorist structures cannot get into office thanking their violence and destabilization attempts. You must have a due democratic legal process, and as Prime Minister, I am there to help them to have early elections and elect new mayors there.

 

So yes, I acknowledge that legitimacy is slim, but others who want to replace current mayors must have legality, legitimacy, and take office only after new elections.

Kurti thotë se Vuçiq po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, protestat e majit në veri të Kosovës rritja e pranisë ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor e bëjnë më “urgjente se kurrë” nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, me refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Kurtit, ai po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”.

Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por blloku evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo është obliguese për palët.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit [nga Serbia]. Atëherë, ata duan të mbajnë hapur këtë derë [të pushtimit të Kosovës] dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”, tha Kurti gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga instituti Chatham House më 13 shkurt.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në panelin e diskutimit, Kurti tha se “regjimi autoritar” i Serbisë “po mban prapa të gjithë rajonin. Sipas tij, Beogradi në një masë të madhe e njeh Kosovën de facto, por jo de jure.

Kryeministri kosovar tha se Serbia përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

“Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë ato në agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Gjegjësisht, Serbia përdor agresivitetin e saj ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht. Mendoj se këtë po e bën Vuçiqi. Me agresivitetin e tij ndaj Kosovës ai po mundohet të mbajë raporte të mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Duke folur për ngjarjet e shtatorit në Banjskë, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një rreshter, Kurti sërish akuzoi Serbinë për këtë ngjarje, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Gjatë përleshjeve më 24 shtator u vranë edhe tre sulmues serb. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kurti tha se përmes Serbisë, Rusia po rrit praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Pra, aleanca e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm kërcënim në aspektin teorik për Evropën dhe Ballkanin. Është kërcënim real të cilin Kosova, por jo vetëm, e përjeton vazhdimisht. Përmes Serbisë, ne kemi parë rritjen e pranisë ruse në Ballkan, qoftë përmes mediave, inteligjencës, apo formave të tjera të ndërhyrjes.

Autoritetet në Kosovës kishin deklaruar pas sulmit në Banjskë se po hetonin për përfshirjen e mundshme ruse në të.

Fundin e vitit të kaluar, në një raport të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ishte thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.rel

Mbështetje punësimit të 2 000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Prishtinë, 12 shkurt 2024

 

Prononcimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, me rastin e lansimit të masës për mbështetjen e punësimit të 2,000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

 

Video: https://we.tl/t-jFknsavlWF

 

Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim.

 

Në anën tjetër, të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyrën e Punësimit si punëkërkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bizneset e interesuara. – Zyra e Kryeministrit

Analisti serb: Vuçiçit po i vjen fundi, po dorëzohet para Kurtit

Analisti serb Dushan Janjiç është shprehur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, po i vjen fundi.

Komentet Janjiç i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se pozicioni i presidentit serb ndodhet në krizë pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai tha gjithashtu se Vuçiç po dorëzohet para kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe po përdor çështjen e dinarit për të mbajtur opozitën në Serbi nën kontroll.

“Njëra është arsyeja politike dhe një prej tyre është edhe çështje e identitetit kombëtar. Lëvizja mund të konsiderohet si një sulm ndaj institucioneve serbe në Kosovë. Dinari, në Kosovë nuk kemi një status të zgjidhur sipas ligjit ndërkombëtar.

Vuçiç në thelb po rrit nivelin e konfliktit, duke u përpjekur të vendosë në tryezë një seri qasjesh të ndryshme lidhur me ngjarjen, për të manipuluar dialogun dhe për të treguar se Vuçiç po i përdor armët e tij për politikat e brendshme, me përjashtim të banorëve serbë të Kosovës.

Ai po dorëzohet para Kurtit dhe negociatorëve të tjerë të dialogut dhe ndodhet në krizë sidomos pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ka krijuar një krizë institucionale në Serbi, për mënyrën sesi janë zgjedhur ligjvënësit.

Vuçiç po e nxit çështjen e dinarit, duke e cilësuar Kurtin një diktator për serbët në Veri dhe njëkohësisht po përpiqet të mbajë nën kontroll opozitën në Serbi dhe të shmangë përsëritjen e zgjedhjeve. Ka një lloj kombinimi mes çështjeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Vuçiç nuk dëshiron që zgjedhjet të përsëriten dhe e di shumë mirë që pozicioni i tij ndodhet në krizë”, tha Janjiç.

Kryeministri Kurti priti bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil

 

 

Prishtinë, 10 shkurt 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), pas takimit që kishin së bashku me liderët e partive simotra rajonale të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

 

Kryeministri i uroi mirëseardhje z. Klingbeil për vizitën e tij të parë në Kosovë.

 

Përgjatë takimit, u fol rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, çështjeve aktuale, qeverisjes mbi vlera dhe parime socialdemokrate, marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe rreth zgjedhjeve të ardhshme evropiane në pranverë.

 

Në takimin ku të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri Kurti e njoftoi z. Klingbeil për rezultatet dhe arritjet e qeverisjes së deritanishme, me theks tek politikat sociale universale që janë prezantuar për herë të parë, siç është ajo e shtesave për fëmijë dhe nëna të reja, dhe për masat e tjera që qëllim kanë rishpërndarjen e rritjes ekonomike.

 

Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SPD-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në ceremoninë e Grantit të Performancës

 

 

Prishtinë, 9 shkurt 2024

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me Komunat përfituese të Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Zvicrës, Jurg Sprecher, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.

Ceremonia e Grantit të Performancës është përmbyllje e një procesi i cili përfshin raportim, kontroll dhe vlerësim, gjithmonë objektiv, transparent dhe të paanshëm. Që nga viti 2021 e deri në vitin 2023, janë financuar 143 projekte, me një mbështetje prej 20 milionë euro. Këtë vit, janë ndarë edhe 8.3 milionë euro shtesë për projekte të tjera, për 11 komuna përfituese. Për më tepër, tashmë ky grant bazohet në ligjin përkatës të miratuar në kuvend.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se “pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi, një administratë publike e depolitizuar.”

Ai shtoi se “Në qoftë se duam të avancojmë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, do të jetë shumë me rëndësi që të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike. Të vendosur në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve.”

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit në nivel qendror, në mënyrë direkte, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre.

 

Fjala e plotë e zëvendëskryeministrit Bislimi:

 

I nderuar Ministër Krasniqi,

Të nderuar përfaqësues të vendeve mbështetëse të grantit të performancës,

I nderuar z. Szunyog,

Të nderuar Kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

 

Është kënaqësi e veçantë të jem sot në mesin tuaj, kur po bëhet vlerësimi dhe mirënjohja për ato Komuna që këtë vit kanë performuar pak më mirë se sa komunat e tjera dhe i shohim si determinante parësore në zbatimin e atyre kritereve dhe parimeve të qeverisjes lokale siç janë promovimi dhe forcimi i administratës publike efikase, transparente, e llogaridhënëse gjithnjë karshi qytetarëve të tyre.

 

Të nderuar të pranishëm, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë e mbuloj shtyllën e Integrimit Evropian, dhe në këtë kontekst ajo që kemi vërejtur është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësojnë një laramani në secilin aspekt. Jemi të ndryshëm për nga niveli i të ardhurës për kokë banori, të ndryshëm për nga kualiteti i infrastrukturës fizike të kompletuar, të ndryshme për nga niveli i stabilitetit politik, për nga shpejtësia e reformave fiskale, tregtare, sociale e të ngjashme.

Por, në qoftë se i shikojmë më afër të gjitha këto dallime, ato kanë një të përbashkët të plotë, e përbashkëta e tyre është se gjithçka varet nga kualiteti i administratës publike të tyre.

Andaj, pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi, një administratë publike e depolitizuar.

Në qoftë se duam të avancojmë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, do të jetë shumë me rëndësi që të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike. Të vendosur në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve.

Në këtë kontekst, reforma e Administratës Publike avancohet në një lloj kryereforme dhe parakusht për zbatim të suksesshëm të reformave të tjera si dhe të zotimeve politike si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.

Andaj, si suksesi ashtu edhe shpejtësia e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, do të ndikohet fuqishëm nga kualiteti i administratës tonë publike, dhe aftësia e zyrtarëve tonë publikë që politikat shtetërore t’i përkthejë në më shumë mirëqenie, në më shumë vende pune, në më shumë mundësi, barazi e drejtësi për qytetarët.

Granti i Performancës, e ka në vete një potencial shumë interesant. Nuk do mend që ato udhëheqësi komunale që sigurojnë qytetarëve të tyre më shumë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie, drejtpërsëdrejti u ofrojnë më shumë vlerë për tatimet dhe taksat që ata i paguajnë shtetit. Por, në të njëjtën kohë, i sjellin edhe një bonus shtesë përmes këtij granti, bonus shtesë që është përtej përfitimit direkt nga taksat e tyre, pra projektet shtesë përtej kornizës së rregullt buxhetore.

Kjo e bën grantin e Performancës politikisht shumë atraktiv për udhëheqësitë e përgjegjshme komunale, por në të njëjtën kohë edhe e rrisin koston e mos interesimit të lidershipit komunal për kualitetin e administratës së tyre lokale. Në mënyrë që ky potencial të mos keqpërdoret është shumë me rëndësi që gjatë zbatimit të grantit të performancës të kemi korrektësi në tri rrafshe: korrektësi në përcaktimin e kritereve të vlerësimit; korrektësi në raportimin e zyrtarëve komunalë dhe korrektësi në vlerësim të suksesit të komunës.

 

Një element shtesë me rëndësi, është edhe të shihet trendi në performancën e komunave. A i kemi të njëjtat komuna që në mënyrë të vazhdueshme dallojnë nga të tjerat në kualitet të qeverisjes, apo ndoshta gara është shumë më e barabartë se që duket dhe vit për vit shohim kryetarë të rinj që dallohen pak më shumë sesa kolegët e tyre në komunat tjera.

 

Në rastin e dytë qytetarët, por edhe ne mund të ndihemi më të sigurt, për zgjedhjet politike që kemi bërë në rrafshin komunal.

 

Andaj, i bëj thirrje Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ta fuqizojë edhe më tej këtë sistem vlerësimi, në mënyrë që në vazhdimësi të kemi një pasqyrë reale dhe garë të barabartë.

 

Ne kemi mbështetur skemën e grantit të perfomancës duke e votuar në Kuvend për herë të parë ligjin për të, si dhe kemi shtuar dhe do të vazhdojmë të shtojmë fondet në këtë grant dhe në të njëjtën kohë do të kërkojmë edhe rritje të mëtejme të transparencës.

 

I ftoj komunat që të vazhdojnë të raportojnë në këtë skemë, meqë kjo nënkupton edhe më shumë llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe më shumë respektim si të institucioneve ashtu edhe të votës së qytetarëve.

 

Në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit në nivel qendror, në mënyrë direkte, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre.

 

Tani më lejoni që në fund të përgëzoj dhe uroj të gjitha ato komuna të cilat kanë dalë të parat këtë vit. Duke kaluar kriteret dhe duke përmbushur synimet ato komuna kanë treguar se janë më të përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe më të suksesshëm në udhëtimin e tyre.

 

Urime të gjithëve dhe suksese në zbatimin e këtyre projekteve të cilat sot do të financohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Faleminderit edhe njëherë!- Zyra e Kryeministrit

U mbajt konferenca rajonale “Formësimi i agjendës për barrën administrative në Ballkanin Perëndimor”

 

Gjatë kësaj jave, në datat 7 dhe 8 shkurt, u mbajt konferenca rajonale “Formësimi i agjendës për barrën administrative në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmes Zyrës për Planifikim Strategjik, Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane nëpërmjet projektit të bashkëfinancuar dhe të zbatuar nga GIZ në Kosovë dhe OECD/SIGMA.

 

Kjo konferencë, që mbahet për herë të parë në Prishtinë për Ballkanin Perëndimor, u fokusua në zvogëlimin e barrës administrative dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarë dhe biznese.

 

Pjesëmarrës ishin zyrtarë qeveritarë nga niveli politik dhe stafi civil, përfaqësues të institucioneve, ekspertë ndërkombëtarë nga rajoni dhe bota, ekspertë vendorë, përfaqësues të partnerëve zhvillimorë dhe instituteve të ndryshme ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat dhe zyrtarë publikë të Kosovës. Konferenca mundësoi këmbimin e përvojave, ideve dhe metodave për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës tregoi përkushtimin e saj për thellim të bashkëpunimit dhe konfirmoi se kjo konferencë ka sjellë një ndihmë të çmuar në rrugën e administratës publike në shërbim të plotë të qytetarëve.- Zyra e Kryeministrit

BQK-ja lëshon linjë telefonike pa pagesë për serbët e Kosovës në lidhje me dinarin

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi të premten se e ka lëshuar një linjë telefonike pa pagesë për t’iu dhënë mundësi serbëve të Kosovës të informohen më hollësisht për rregulloren e saj për pagesat me para të gatshme, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb.

Në një njoftim për media, BQK-ja tha se kjo linjë pa pagesë 0800 222-55 “është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht”.

Ky vendim i saj vjen një ditë pas një përplasjeje rreth dinarit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

BQK-ja e përsëriti të premten se rregullorja e saj nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe se nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga ajo.

“Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet. Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-euro (përfshirë dinarin)”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen në OKB, të thirrur nga Serbia, Kurti mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, por Vuçiqi e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Presidenti serb tha se me ndalimin e dinarit në Kosovë, pamundësohet funksionimi i institucioneve kyçe për serbët në Kosovë.

“Me vendimin për ndalimin e transaksioneve të pagesës me dinarë, regjimi i Prishtinës drejtpërdrejt pamundëson çdo funksionim të të gjitha institucioneve mjekësore, arsimore, sociale, kulturore dhe të institucioneve tjera që u mundësojnë serbëve për t’i siguruar vetes dhe familjeve të tyre dispozitat themelore për të pasur arsim, për të marrë trajtim mjekësor, për të blerë medikamente”, tha Vuçiq.

Por, Kurti tha se BQK-ja i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë, duke i propozuar një marrëveshje.

Ai nguli këmbë se vendimi për dinarin nuk synon të dëmtojë asnjë grup të qytetarëve, por sipas tij, ai mbron të gjithë qytetarët e çdo etnie nga krimi i organizuar, trafikimi i armëve dhe pastrimi i parave.

“Çdo sugjerim tjetër, nuk është asgjë tjetër pos propagandë e rreme që ka për synim të nxisë tensione etnike”, tha Kurti në OKB.

Kosova është kritikuar se e ka filluar zbatimin e vendimit në mënyrë të ngutshme dhe ka ndonjë fushatë njoftuese për njerëzit të cilët e kanë përdorur dinarin deri tani.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përsëriti kërkesën e shtetit të saj që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së.

“Vendimi është marrë pa përgatitjen e duhur apo konsultime me popullatën lokale. Ne edhe një herë kërkojmë që zbatimi i rregullores të pezullohet derisa të ndërmerren të gjitha procedurat në linjë me standardet evropiane dhe praktikat e qeverisjes së mirë, dhe që popullata e prekur të informohet mirë për procesin”, tha ajo.

Autoritetet kosovare kanë thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni, por pa treguar se sa do të zgjatë ajo saktësisht.rel

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSh-së, Nevzad Lutfiun

 

Prishtinë, 8 shkurt 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun.

Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime.- Zyra e Kryeministrit

“Sikur jetojmë në dy realitete të ndara”: Sektori civil serb kërkon që të dëgjohet nga Qeveria e Kosovës

Pjesëtarë të shoqërisë civile serbe në Kosovë gjatë një konference për media. Nga e majta në të djathtë: Ivan Nikoliq, Aleksandar Rapajiq, Jovana Radosavleviq, Vlladan Trifiq, Darko Dimitrijeviq dhe Miodrag Milliqeviq.

 

Sandra Cvetkoviq

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe pezullimi i veprimeve që e pengojnë punën e institucioneve serbe në vend, janë kërkesa që sektori civil serb në Kosovë i dërgoi të enjten në adresë të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat u bënë pasi Banka Qendrore e Kosovës – me një rregullore të posaçme, por në përputhje me Kushtetutën e Kosovës – përcaktoi që euroja të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke hequr nga përdorimi dinarin serb, por edhe pas mbylljes së disa komunave në jug të Ibrit, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë e që Kosova i konsideron të paligjshme.

Për serbët në Kosovë, heqja e dinarit është shqetësuese, sepse shumica e tyre marrin të ardhura të ndryshme nga Serbia në dinarë.

Pesë organizata joqeveritare serbe, si dhe Radioja lokale e Gorazhdecit nga rajoni i Pejës thanë në një konferencë në Prishtinë, se autoritetet e Kosovës “shkelin në mënyrë flagrante lirinë e mediave dhe sulmojnë sektorin civil”.

Si shembull për këto pretendime, ata përmendën bastisjen e policisë së Kosovës në ambientet e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë, me arsyetimin se aty ofrohen “shërbime të paligjshme mjekësore”.

Mbyllja e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Mbyllja e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Redaktori i Radio Gorazhdecit, Darko Dimitrijeviq, shpalosi një sërë akuzash për sjelljen e policisë së Kosovës gjatë operacionit për mbylljen e komunës paralele të Pejës, e cila funksiononte në Gorazhdec sipas sistemit serb.

Të gjithë ata arritën në përfundimin se autoritetet e Kosovës po krijojnë një atmosferë që “inkurajon tensione ndëretnike”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës lidhur me këto akuza, por nuk mori përgjigje.

Ambulancë për serbët në Prishtinë apo aktivitete ilegale?

Vlladan Trifiq, nga organizata joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT), tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, “po vizaton shënjestra në ballë” me informacionet se zyra e kësaj qendre në Prishtinë është e angazhuar në spiunazh dhe aktivitete të paligjshme.

Ai shtoi se, në fund, kanë mbetur vetëm akuza për ofrim të “shërbimeve të paligjshme mjekësore”.

Më 31 janar të këtij viti, policia e Kosovës mbylli zyrën e Qendrës për Paqe dhe Tolerancë në qendër të Prishtinës. Ministri Sveçla shkroi në rrjetet sociale se ajo e ka “rrezikuar sigurinë”, por pa shpjeguar se si.

Dyert e mbyllura të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Dyert e mbyllura të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Kjo zyrë ekzistonte nga viti 1999 dhe, sipas Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, shërbente si vend grumbullimi dhe shoqërimi kryesisht për serbët e mbetur në Prishtinë.

“Është e vërtetë që qendrën e kanë vizituar herë pas here mjekë, të cilët ua kanë matur tensionin dhe kolesterolin të moshuarve të mbetur serbë. Aktualisht, në Prishtinë jetojnë shtatë serbë, të cilët i kanë shfrytëzuar ekskluzivisht shërbimet e asaj qendre, në mënyrë që mjekët t’ua matin tensionin e gjakut dhe t’u japin rekomandime për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Trifiq.

Këtë qendër e vizitonin më së shumti mjekë të Qendrës Shëndetësore të Prishtinës, e cila punon sipas sistemit serb dhe është e vendosur në Graçanicë – njërën nga komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit.

Krahas kësaj qendre shëndetësore, në zonat me shumicë serbe në Kosovë të gjitha institucionet shëndetësore punojnë nën sistemin e Serbisë dhe Kosova i konsideron si të paligjshme.

Por, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha më 7 shkurt se ka marrë garanci nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se ato do të vazhdojnë të punojnë si më parë.

Radio Gorazhdeci: Policia ndaloi filmimin e aksionit me kërcënime

Një sërë akuzash ndaj policisë së Kosovës bëri edhe redaktori i Radio Gorazhdecit, Darko Dimitrijeviq, i cili tha se krijohet përshtypja se “kundër serbëve po bëhet një fushatë” dhe se kushdo që është serb, “është i dyshimtë dhe bën diçka ilegale”.

Ai tha se gjatë aksionit në Gorazhdec, më 2 shkurt – kur u mbyll komuna e Pejës, e cila funksiononte sipas sistemit serb – policia e Kosovës kërcënoi dhe ndaloi xhirimet, edhe pse, sipas tij, ata janë gjendur në terren publik dhe kanë pasur leje si gazetarë.

Ai nuk deklaroi publikisht se cilat ishin kërcënimet, por tha se të gjitha provat i janë dërguar Inspektoratit të Policisë së Kosovës, deputetëve evropianë dhe institucioneve tjera.

“Më ka mbetur shije e hidhur në gojë, sesi policia e kërcënonte redaksinë tonë gjatë gjithë kohës që të mos fotografonte apo dokumentonte. E, pas përfundimit të aksionit, në portale të shumta të Prishtinës u shfaqën fotografi dhe video ekskluzive, të bëra nga policia. Ajo që ndodhi në Gorazhdec, mua më është dukur si fushatë qeveritare kundër komunitetit të vogël serb, që jeton plotësisht i integruar në Pejë”, tha Dimitrijeviq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këto akuza.

Në dy raste në rrjetet sociale, ministri Sveçla publikoi video të aksionit të policisë për mbylljen e komunave që punojnë paralelisht në sistemin serb, duke thënë se kjo i jep fund funksionimit të paligjshëm të institucioneve serbe.

Kërkesat iu dërguan Qeverisë së Kosovës

Në emër të sektorit civil serb foli edhe Jovana Radosavleviq, nga organizata joqeveritare Iniciativa e Re Sociale, e cila tha se, me gjithë përpjekjet, institucionet e Kosovës nuk i dëgjojnë thirrjet e komunitetit serb.

“Sikur jetojmë në dy realitete të ndara”, tha ajo dhe paraqiti një sërë kërkesash drejtuar Qeverisë së Kosovës, kryesorja e të cilave ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia u pajtuan në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, qysh në vitin 2013. Ai do të duhej t’i ofronte autonomi më të madhe pakicës serbe në Kosovë.

Kosova refuzoi ta themelonte Asociacionin, me arsyetimin se mund të jetë i dëmshëm për funksionalitetin e brendshëm, por, me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, në tetor të vitit të kaluar, palëve iu paraqit një draft-statut i ri, i hartuar nga Bashkimi Evropian.

Dokumenti për formimin e Asociacionit, përveç tjerash, parasheh zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë financimin e disa institucioneve nga Serbia dhe funksionimin e tyre.

Sektori civil serb kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’i njohë problemet e paraqitura nga komuniteti serb dhe të mos ndërmarrë veprime pa u konsultuar me personat që preken drejtpërdrejt.

“Fije të këputura” mes serbëve dhe institucioneve të Kosovës

Drejtori i organizatës joqeveritare Aktiv, Miodrag Milliqeviq, tha se duhet urgjentisht të lidhen “fijet e këputura” me institucionet e Kosovës dhe komunitetin shumicë shqiptar.

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë nuk ka qenë kurrë në pozitë më të keqe.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Milliqeviq tha se sektori civil po bën përpjekje të mëdha për të ruajtur dialogun ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse ekzistojnë interesa të përbashkëta.

“Kjo që po ndodh sot, lidhet më shumë me vendimet politike të Qeverisë së Kosovës dhe aty qëndron problemi më i madh, sepse po thellohen ndasitë etnike mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Milliqeviq.

Bashkësia ndërkombëtare i dënoi veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës dhe kërkoi që të gjitha çështjet e hapura, të zgjidhen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha më 4 shkurt se lëvizjet e fundit të Prishtinës zyrtare po rrisin tensione të panevojshme etnike dhe se po e pengojnë SHBA-në të lobojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se i takon Qeverisë që të promovojë Kosovë multietnike dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj.

Përgatiti: Valona Tela

Kryeministri Kurti priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimin

 

 

Prishtinë, 7 shkurt 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në prag të shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Rektori Qerimi e njoftoi Kryeministrin Kurti se me draft statutin e ri për Universitetin, përveçse dokument i rëndësishëm për institucionin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

 

Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin.

 

Kryeministri Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, e kësisoj edhe zhvillimit të shoqërisë në shtetin tonë. Ai gjithashtu shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës.

 

Gjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare. Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare. Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe masterit.- Zyra e Kryeministrit

Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë për hap të njëanshëm dhe shkelje “flagrante të funksionalitetit” të institucioneve të Kosovës, përmes tentimit të dërgimit të një shume të dinarëve serbë në Kosovë.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Bislimi tha se Beogradi, me veprimin e 7 shkurtit, synoi “krijimin artificial të tensioneve”, duke shtuar se duhet të dënohet nga të gjithë që kundërshtojnë hapat e njëanshëm.

Më herët gjatë ditës, Banka Popullore e Serbisë tha se nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por nga Dogana e Kosovës argumentuan se ia kanë sqaruar palës serbe se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Bislimi tha se Banka Popullore e Serbisë, dërgoi një kamion mbushur me dinarë serbë në vlerë prej afër 1 milion eurosh drejt kufirit të Kosovës. Por, sipas zëvendëskryeministrit kosovar, individët që po e përcillnin këtë mjet transportues, “u prezantuan me kredenciale të një kompanie inekzistente me pretendimin që paratë duan t’i dërgojnë te një entitet po ashtu inekzsitent në Kosovë dhe për interes të përfituesve, emrat e të cilëve as i dinë, e as nuk i kanë”.

Banka Popullore e Serbisë tha se paratë ishin të destinuara për kasafortën që ajo ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë.

Ky institucion argumentoi se transporti u bë në bazë të një praktike të kahmotshme.

“Në bazë të një praktike të kamotshme, automjeti i Bankës Popullore të Serbisë me mjete në dinarë, sot është dërguar në pikëkalimin në Jarinjë, ku paratë për transport të mëtejmë do të merreshin nga vetura e kompanisë ‘Henderson’, e cila ka licencë nga autoritetet e Prishtinës për transportin e parave. Por, ajo është kthyer pa asnjë shpjegim”, tha Banka Popullore e Serbisë përmes një njoftimi më 7 shkurt.

Sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, në rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës – që hyri në fuqi më 1 shkurt – sqarohet se vetëm institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga BQK-ja dhe autorizimin e veçantë nga ky institucion, mund të bëjnë importin e mjeteve financiare në Kosovë.

“Republika e Kosovës qëndron plot vullnet që të punojë dhe ndihmojë në gjetjen e mekanizmit që siguron që mjetet e tilla të dërgohen në mënyrë ligjore te përfituesit fundorë, dhe atë në afat sa më të shpejtë të mundur”, shkroi Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në rregulloren për operacione me para të gatshme, të miratuar nga BQK-ja, thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm “përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja”.

Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit gjatë muajit shkurt.

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Sipas të dhënave të prezantuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë shteti i tij ka të punësuar 31.831 persona, 29.115 pensionistë – prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë – si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, pasi kanë argumentuar se ajo hyri në fuqi pa konsultime paraprake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur drojën se rregullorja mund të ketë ndikim negativ në popullatën serbe që jeton në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar Kosovën se mund të ketë pasoja në “cilësinë e partnertietit” me SHBA-në, nëse nuk dëgjon kërkesën e saj që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së.

Ai ka thënë se është i shqetësuar me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, që sipas diplomatit amerikan, “nuk iu përgjigjet apo nuk merr parasysh ndikimin që do të ketë në komunitetin e cenueshëm”.rel

Dogana për ndalesën e importit të dinarit: Iu sqaruam se nuk lejohet pa autorizim të BQK-së

Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por autoritetet në Kosovë argumentuan se ia kanë sqaruar palës serbe se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Banka Popullore e Serbisë tha se fondet ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, tha se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë – që lidh Kosovën dhe Serbinë – përfaqësues të palës serbe erdhën në pikën kufitare dhe pyetën se a lejohet qarkullimi i mjeteve.

“Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve”, tha Stavileci.

Megjithatë, Banka serbe argumentoi se transporti i mjeteve financiare u bë në bazë të një praktike të kamotshme.

“Në bazë të një praktike të kamotshme, automjeti i Bankës Popullore të Serbisë me mjete në dinarë, sot është dërguar në pikëkalimin në Jarinjë, ku paratë për transport të mëtejmë do të merreshin nga vetura e kompanisë ‘Henderson’, e cila ka licencë nga autoritetet e Prishtinës për transportin e parave. Por, ajo është kthyer pa asnjë shpejgim”, tha Banka Popullore e Serbisë përmes një njoftimi më 7 shkurt.

Kjo bankë tha se paratë ishin të destinuara të shkonin në kasafortën që ajo ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë.

“Banka Popullore e Serbisë dënon fuqishëm incidentin e sotëm dhe riktheson se është e nevojshme që menjëherë të shfuqizohen masat diskriminuese dhe të paligjshme të ndërmarra nga autoritetet e përkohshme në Prishtinë, për të mundësuar transportin dhe shpërndarjen pa telashe të dinarëve dhe për të parandaluar kufizimin e kushteve për jetë të popullatës serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’”, thuhej në njoftim.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Megjithatë, në këtë rregullore thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm “përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja”.

Pas njoftimit të Bankës Popullore serbe, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kompania britanike “Henderson” ka licencë për transportin e parave, por është ndaluar transporti i tyre në Kosovë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Njerëzit tërhiqnin para në masë dhe për këtë shkak sasia e dinarëve u pakësua në kasafortën e Leposaviqit. Mbushja e saj ishte krejtësisht normale, sepse ne dërgojmë transport në Kosovë më shumë se 20 herë, tani ai [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e ka ndaluar dhe serbët së shpejti nuk do të mund t’i pranojnë rrogat dhe pensionet e tyre në para të gatshme”, tha Petkoviq për agjencinë Tanjug.

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Pensionet nga buxheti i Serbisë, zakonisht serbët në Kosovë i marrin me datën 10 të çdo muaji. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 2 shkurt se mjetet nga buxheti serb të dedikuara për serbët në Kosovë, do të dërgohen më herët sesa që ishte planifikuar.

“Sot filluam t’i paguajmë paraprakisht rrogat, pensionet dhe përfitimet sociale për njerëzit tanë në Kosovë. Shumë më herët se sa ishte paraparë”, deklaroi Vuçiq.

Ndërkaq, punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, që punojnë në bazë të sistemit serb, e marrin pagën në dy pjesë, 6 dhe 21 shkurt, kurse të punësuarit në vetëqeverisjen lokale në ditën e 10 të çdo muaji.

Vuçiqi ka treguar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë – prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë – si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme nuk është kundër dinarit serb dhe se serbët që pranojnë pensione dhe ndihmë tjetër nga Serbia me dinarë, mund të vazhdojnë t’i pranojnë ato, por ato pagesa duhet të deponohen në llogaritë bankare në Kosovë me euro.

Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit gjatë muajit shkurt.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, pasi kanë argumentuar se ajo hyri në fuqi pa konsultime paraprake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur drojën se rregullorja mund të ketë ndikim negativ në popullatën serbe që jeton në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kritikuar vendimin e BQK-së, dhe kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, më 3 shkurt tha se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbimin të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.

Sipas Ellekut, afër 100.000 serbë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.rel

Rashiq për rregulloren e BQK-së: Jemi në periudhë tranziconi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

Ai tha se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka “përmendur se faza e tranzicionit mund të përfundojë në fund të shkurtit, por prapë nëse ka gatishmëri nga pala tjerë, sepse çdo afat që e cekim tani do të ishte i pasaktë”.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Vetë Kurti tha dje se e kupton që “një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, duke shtuar se një periudhë e tillë tranzicioni veçse ka nisur.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij muaji autoritetet do të ofrojnë informacione që “ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur”.

“Një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik”, tha Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij më 6 shkurt.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova.rel

Ismaili pas takimit me Rashiqin: Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon këmbimin e cilësdo valutë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, ka pritur në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për ndryshimet e fundit në Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

Po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës transmeton Klankosova.tv

Ismaili sqaroi se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.

“Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, tha ai.

“Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet. Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”, theksoi i pari i BQK-së transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, Rashiq vlerësoi lartë rolin e BQK-së dhe angazhimin e saj, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kapacitetit të tij, më qëllim rritjes së përfshirjes financiare dhe zgjerimit të mundësive për qasje financiare për të gjitha komunitetet.

I pari i BQK-së e njoftoi ministrin Rashiq, se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

“Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, theksoi Ismaili.

Guvernatori Ismaili dhe ministri Rashiq shprehen gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të informimit sa më të plotë dhe adekuat për të lehtësuar zbatimin me sukses të kërkesave të legjislacionit vendor.

Më 1 shkurt, ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore, e cila si valutë të vetme për pagesa e njeh Euron, pra e ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta tek komuniteti serb dhe faktori ndërkombëtar.

Kurti: Nevojitet një periudhë kalimtare për çështjen e dinarit serb

VOA/Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se është e nevojshme një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, mes shqetësimeve të diplomatëve perëndimor për pasojat e këtij vendimi.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, kryeministri Kurti tha se “e kupton se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, tha ai duke nënvizuar se gjatë këtij muaji, institucionet do të japin të gjitha informacionet dhe ndihmën e nevojshme që kjo periudhë kalimtare të jetë sa më e lehtë që të jetë e mundur.

“Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”, tha kryeministri Kurti.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt, sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i tij është “përndjekja e serbëve të Kosovës” të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë, i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore menjëherë duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Hovenier: Çështja me dinarin serb ka nxjerrë në pah urgjencën për themelimin e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të martën në një intervistë për Radiotelevizion 21 në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mënyrën se si kjo rregullore po zbatohet apo planifikohet të zbatohet, duke mos marr parasysh siç duhet disa realitete.

“Dhe këto realitete për të cilat ne besojmë se nuk merren parasysh në mënyrë përshtatshme ndikojnë drejtpërdrejt në një nga çështjet më të ndjeshme në dialogun dypalësh… në dialogun Kosovë-Serbi që ne e mbështesim e që janë veprimet që prekin komunitetet pakicë në Kosovë, veçanërisht komunitetin serb. Kjo është arsyeja e kërkesave tona”, tha ai.

Ambasadori Hovenier tha se kërkesa është e qartë, një shtyrje e zbatimit deri sa të vendoset një strategji e mirë për të zbutur ndikimet popullatën e cenueshme.

“Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim”, tha ai duke nënvizuar se në rast se autoritetet nuk marrin parasysh këshillat e tyre do të ketë pasoja në cilësinë e partneritetit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori amerikan tha se situata e fundit me dinarin serb ka nxjerrë në pah urgjencën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sepse një pjesë e kësaj ka të bëjë me çështje që lidhen me mbështetjen e Serbisë për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemin arsimor. Dhe ato çështje se si do të integrohen në ligjin dhe strukturat e Kosovës, se si operacionet e tyre do të jenë transparente ndaj qeverisë së Kosovës do të trajtohen në Asociacion”.

I pyetur nëse do të ketë pasoja për Kosovën në rast se nuk themelohet Asociacioni, ambasadori Hovenier tha se “do t’i marrim ato vendime kur të vijmë aty. Por nuk është gabim të thuhet se jemi të shqetësuar dhe do të donim që të shihnim përgjegjshmëri më të mëdha ndaj kërkesave tona, nga ajo që ne po shohim se kemi në këtë kohë”, tha ambasadori Hovenier.

Kryeministri Kurti mirëpriti ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius

 

 

Prishtinë, 5 shkurt 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputetë të Bundestagut gjerman.

 

Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik. Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

 

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

 

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

 

Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

 

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Pas këtyre takimeve, ministri Pistorius u prit gjithashtu edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilën zhvilluan një takim bilateral. – Zyra e Kryeministrit

Vendndodhja e komunave paralele serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka filluar mbylljen e komunave paralele të Serbisë në Kosovë. Sipas sistemit serb, në Kosovë funksionojnë 29 komuna. Shumë prej tyre ende vazhdojnë të ofrojnë shërbime çdo ditë.

‘Dinari’- Ministri gjerman: Kosova të zbatojë ligjet e saj, por të shtyhet afati

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani ka folur për rregulloren e BQK’së, e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme në Kosovë.

Ai tha se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshet e saj.

Por Pistorius tha se për dinarin,e nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në depërshkallëzim bëjnë pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim. Unë mendoj se është mirë që të bëhet dhe të realizohet rregullorja, mirëpo të jepet dhe një afat pak më i gjatë për zbatimin e saj”, tha ai.sn

Vendimi për ndalimin e dinarit serb, guvernatori: Luftë kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit

Vendimi i Bankës së Kosovës për ndalimin e dinarit serb, guvernatori: Luftë kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit

Në lidhje me vendimin e fundit të Bankës së Kosovës, për heqjen nga qarkullimi të dinarit  serb, ka reaguar guvernatori, Ahmet Ismaili.

Sipas rregullores, valuta e vetme e lejuar për  kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ismaili në emisionin “Kallxo Përnime” tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të Rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.

“Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme.

Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitetshëm sepse Rregullorja ka 50 nene” – tha ai.

Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër pastrimit të parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.

Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.

“Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional.

Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime.

Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”- tha guvernatori.

Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.

“Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje.

Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizim nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu.

Serbia ka transferu para ‘cash’.

Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel.

Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” – tha ai.sn

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani

Prishtinë, 4 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen e luftëtarit të ndjerë të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur si “Plaku i Maleve.

Pas nderimeve në ceremoninë e varrimit të datës 1 shkurt, edhe gjatë kësaj vizite kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën dhe për veprat e tij.

Historia dhe sakrifica e luftëtarit Asllani së bashku me familjen e tij, do të jetojnë gjithmonë në zemrat dhe memorien tonë.

Në këtë vizitë për ngushëllime tek familja e Mejdi Asllanit, kryeministri shoqërohej dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi dhe Driton Hyseni, si dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Shënimi i kryeministrit Kurti, në librin e kujtimeve të luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani:

Plaku i Maleve, Plaku i Emshirit, Mejdi Asllani, ishte luftëtar me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që na ka frymëzuar gjithmonë, e që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Akti i tij heroik i 7 marsit 1999 dhe veprimtaria atdhetare e pandalshme tash janë në zemrat e mendjet tona dhe rrojnë aty.

Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje pabesueshmërisht dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës.

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaș

Prishtinë, 3 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaș, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore, kryeministri tha se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur e profesional dhe se Qeveria nuk mund e nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e saj. Në këtë drejtim theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova EURO-n si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri.

Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, prandaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtësi.

E falënderojmë KFOR-in për kontributin për një ambient të qetë e të sigurt në Kosovë.

Hovenier: Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit po nxit tensione etnike të cilat kufizojnë mbështetjen amerikane

VOA/Leonat Shehu

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier akuzoi të shtunën qeverinë e Kosovës që me veprimet e tyre të fundit po nxisin tensione etnike në vend të cilat sipas tij po kufizojnë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën në mbrëmje, ambasadori Hovenier tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

“Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Ambasadori amerikan përmendi operacionet e kryera gjatë javës nga policia e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme në zyrat e institucioneve paralele që mbështetën nga Serbia në komunën e Dragashit, Pejës, Istogut dhe Klinës që ndodhen në pjesën perëndimore të Kosovës si dhe në organizatën joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarëve serb dhe veturës që transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, tha ambasadori Hovenier i cili bëri thirrje që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Të premtën, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se në bashkërendim me policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë mbyllur zyret e strukturave paralele të Serbisë që kanë vepruar brenda Kosovës.

“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, shkroi ministri Sveçla në rrjetet sociale duke nënvizuar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dënoi të premtën siç tha operacionet e policisë së Albin Kurtit.

“Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha presidenti serb.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë ka ngritur shqetësimin të diplomatëve perëndimorë se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Autoritetet në Kosovë kanë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova që të shtyhet vendimi i Bankës Qendrore menjëherë, i cili nuk është këshilluar paraprakisht.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në deklaratën e tij ritheksoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara “që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me vendimin për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë për qëllim spastrimin etnik të serbëve ndërsa tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dinari serb ka qenë gjithmonë i paligjshëm në vend dhe është keqpërdorur nga Serbia për financimin e strukturave paralele që kanë kryer veprime të paligjshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë thanë se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje, por presidenti serb hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës që Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

Njoftimi – Komandanti i KFOR takohet me Kurtin: Po monitorojmë situatën nga afër

Zhvillimet e fundit të sigurisë kanë qenë temë diskutimi në takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur të shtunën me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, ka njoftuar misioni i NATO-s në Kosovë.

Sipas njoftimit në platformën “X”, “komandanti i KFOR-it ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in”.

“Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur drojën se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, me të cilën valutë Serbia paguan serbët në Kosovë. E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë garanci se situata nuk do të dalë jashtë kontrolli si pasojë e ndalimit të dinarit serb.

Zgjerohet platforma e punësimit për të rinj SuperPuna nga grupmoshat 18-25 në 18-29 vjeç

Prishtinë, 2 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u takuan sot me përfaqësues të bizneseve dhe punëtorë të ndërmjetësuar përmes platformës Superpuna.

Me këtë rast u bë edhe lansimi i zgjerimit të platformës së punësimit SuperPuna nga e cila tashmë do të mund të përfitojnë të rinjtë e grupmoshave 18 – 29 vjeç për dallim nga 18-25 vjeç sa ishin grupmoshat e kualifikuara për përfitim deri më tani.

Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri Kurti tha se që prej lansimit të platformës në shkurt të vitit të kaluar kanë përfituar gjithsej 9,394 të rinj përmes subvencionimit të pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. E prej atyre që kanë përfunduar gjashtëmujorit të paraparë të mbështetur nga Qeveria, 67% kanë vazhduar punësimin e rregullt. Disa nga përfituesit dhe përfitueset që kanë vazhduar punësimin e rregullt ishin të pranishëm sot me rastin e zgjerimit të platformës.

“Superpuna jo vetëm ka mundësuar që të rinjtë të fitojnë përvojë pune por gjithashtu ka ndikuar që të rinjtë ta dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe të vijojnë zhvillimin e tyre profesional, duke lidhur kontrata të punësimit të rregullta me punëdhënësit”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gati një vit më herët kur e lansuam platformën, synimi ka qenë që përmes saj të mbështetet punësimi i 10 mijë të rinjve të grupmoshave 18-25. Ai theksoi se një vit pas, kur të përfshihen shifrat edhe të muajit janar, pritet të arrihet shifra prej 10 mijë aq edhe sa ka qenë synimi, që dëshmon se platforma ka qenë e suksesshme por edhe parashikimi ka qenë i saktë.

Duke e parë suksesin me grupmoshën e parë, ai shtoi se ka qenë e qartë që të vazhdohen me zgjerimin e moshës, ashtu që këtë mundësi t’ia japim edhe atyre që janë mbi 25 vjeç e deri në moshën 29 vjeç, përfshirë edhe moshën 29 vjeçare.

Sa i përket kushteve dhe kritereve për të përfituar nga platforma, ministri Murati njoftoi se ato do të mbesin të njëjtat, me të vetmin dallim që grupmosha e përfituesve do të zgjerohet.

Takimi vazhdoi me një diskutim të hapur ku bizneset dhe punonjësit, që vazhdojnë kontratat e ndërsjella të punësimit edhe pas periudhës gjashtë mujore të paraparë përmes Superpuna, ndanë përvojat e tyre të suksesshme me platformën dhe mbështetjen e ofruar nga Qeveria. Gjatë bisedës, ministri falënderoi përfaqësuesit e bizneseve për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në suksesin e platformës.

Në shkurt të vitit 2023 u lansua për herë të parë platforma e punësimit për të rinjtë SuperPuna. Qëllimi i saj është ndërmjetësimi i të rinjve punëkërkues 18-29 vjeç me punëdhënës potencial. Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar. Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues. Pas ndërmjetësimit të suksesshëm në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, Qeveria bën subvencionimin e pagës prej 264 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Çdo punëdhënës ka të drejtë që të shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Deri më tani në platformë janë të regjistruara rreth 10 mijë bizneseve të cilat kanë listuar vende të hapura të punës, ndërkohë që rreth 18 mijë të rinj dhe të reja kanë hapur llogaritë e tyre. Aktualisht në platformë janë rreth 4 mijë vende të lira aktive të punës.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Faleminderit Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati,
Të nderuar përfaqësues të bizneseve
Të nderuar të punësuar,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar të pranishëm,

Punë dhe drejtësi është togfjalëshi që është dëgjuar më së shpeshti në paraqitjet tona publike. Por, kjo shprehje punë dhe drejtësi nuk është thjeshtë një togfjalësh. Ajo është baza e të gjitha politikave të zbatuara deri më tani dhe më tej. Andaj, qëllimisht edhe është pikënisja e takimit tonë të sotëm.

Në shkurt të vitit 2023, pra para saktësisht një viti prezantuam për herë të parë para jush platformën që e kemi quajtur Superpuna. Përmes kësaj platforme synuam punësimin e garantuar të të rinjve të grupmoshave 18 deri në 25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionimin e pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. Ndërkaq punëtorëve: një grupi prej tyre ua garantoi punën e parë, ndërsa një grupi tjetër ua garantoi një punë afatgjatë dhe të dinjitetshme.

Platforma Superpuna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që vetëm për brenda një viti të bëjë ndërmjetësimin e suksesshëm të punësimit të 9394 të rejave dhe të rinjve.

Prej tyre, 4635 persona e kanë përfunduar gjashtë mujorin e paraparë përmes platformës Superpuna. Ndërkaq, nga ky numër 3108 të rinj, 1599 djem dhe 1509 vajza janë bërë punëtorë të rregullt. Kjo i bie që 67% të punëtorëve të ndërmjetësuar përmes Superpunës kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës. Pra, Superpuna jo vetëm që ka mundësuar që të rinjtë të fitojnë përvojë pune por gjithashtu edhe ka ndikuar që të rinjtë të dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe ta vijojnë zhvillimin e tyre profesional, duke lidhur kontrata të punësimit të rregullta me punëdhënësit.

Sot, unë jam shumë i lumtur që disa nga përfituesit dhe përfitueset që kanë vazhduar punësimin e rregullt i kemi në mesin tonë për t’ua dhënë edhe një lajm të mirë. Duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që platforma Superpuna ka pasur tek shumë të rinj kemi vendosur që të zgjerojmë grupmoshat të cilët mund të përfitojnë nga kjo platformë. Pra nga 18 deri në 25 vjeç sa ishin grupmoshat që mund të ndërmjetësoheshin nga Superpuna, tashmë do të zgjerojmë grupmoshat e përfituesve nga 18 deri në 29 vjeç.

Për të dhënë më shumë detaje rreth zgjerimit të kësaj platforme, ftoj Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati që ta marrë fjalën.

– Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Prishtinë, 2 shkurt 2024

Pasditen e sotme, mysafirë në Kryeministri ishin specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që u mirëpritën nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, të 186-ën me radhë, u aprovua pagesa për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si dhe 21 nga vendet e rajonit, vendim që, siç tha kryeministri Kurti, dëshmon angazhimin e pandërprerë dhe trajtimin e barabartë edhe në aspektin e mbështetjes financiare për bashkëkombësit tanë.

“Për ne, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri e kohës dhe rrjedhimisht obligimi ynë. Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet”, deklaroi kryeministri.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se Udhëzimet e Qeverisë, kanë për qëllim që të bëjnë maksimumin që specializantët nga trevat shqiptare të mos jenë të diskriminuar, gjersa shtoi që do të ofrojnë maksimumin për edukimin e tyre me besim të plotë që do të dalin specialistë të jashtëzakonshëm të fushave të ndryshme dhe të kontribuojnë në vendet ku ata jetojnë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shtoi se me qëllim të koordinimit e kujdesit të vazhdueshëm për bashkëkombësit në vendet fqinje, ka emëruar znj. Ardita Sinani Këshilltare Politike dhe kemi komunikim të rregullt me përfaqësuesit politik shqiptarë në rajon.

Po ashtu, në vitin 2023 u ndamë mjete buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar për të avokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse për kombin tonë, derisa ndamë edhe një çerek milioni euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe, shtoi ai.

“Për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, përmbylli  kryeministri Kurti, duke i falënderuar dhe i uruar suksese të gjithë specializantëve.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Faleminderit shumë i nderuar Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Të nderuar specializantë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi,

Motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj,

Mirë se keni ardhur në Kryeministri.

Mua më gëzon shumë ky fakt që sot jemi këtu për një të arritur të rëndësishme, edhe të arsimit për shqiptarët edhe të qeverisjes tonë demokratike, e që është vazhdim i angazhimit të pandërprerë, e tash edhe fuqizues e tejet të rëndësishëm për bashkëkombësit tanë, për juve në vendet fqinje.

Në mbledhjen e kaluar, të 186-tën me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim kemi aprovuar pagesën për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si dhe 21 nga vendet e rajonit. Specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po trajtohen të barabartë edhe në aspektin e mbështetjes financiare.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ndërmarrë hapa të tjerë për të mbështetur specializantët, përtej anës financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës po kujdeset në vazhdimësi për bashkëkombësit, prandaj edhe për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, unë kam emëruar znj. Ardita Sinani Këshilltare Politike. Gjithashtu, kemi komunikim të rregullt dhe bashkërendim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politik shqiptarë në rajon.

Gjatë vitit 2023, ndamë mjete buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe të përfaqësuesve të tyre për të avokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse për kombin tonë. Krahas kësaj, ndamë edhe një çerek milioni euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe. 

E për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë, dhe është më shumë se të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku. 

Për ne, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri e kohës dhe rrjedhimisht obligimi ynë. Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vije e do të rritet.

Unë ju falënderoj shumë për mësimet, punët, angazhimin e kontributin që bëni dhe ju dëshiroj suksese gjithnjë e më të mëdha në vijim ku ne dëshirojmë gjithashtu të jemi pjesë për të ju ndihmuar juve ashtu që të keni jetë sa më të arrirë profesionale e personale, por edhe të kontribuoni sa më shumë për shoqërinë e për kombin mbarë.

Faleminderit!

– Zyra e Kryeministrit

Sveçla konfirmon: mbyllen edhe tri komuna paralele serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet më 2 shkurt kanë mbyllur tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë bëri të ditur se Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion në disa lokacione nën dyshimet për veprimtari të paligjshme.

Sveçla tha se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Reagime nga Lista Serbe dhe Serbia

Më herët gjatë ditës, zyrtarët serbë në Serbi dhe Lista Serbe në Kosovë reaguan ndaj këtij aksioni policor, që kishte për shënjestër ato që Serbia i quan organe të përkohshme, që punojnë sipas sistemit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përveç aksionit për mbylljen e organeve të përkohshme komunale në Pejë dhe Istog, Policia e Kosovës ka hyrë në qendrën mjekësore në Osojan dhe e kanë mbyllur të njëjtën.

Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se kryetarët e organeve të përkohshme janë ndaluar nga Policia e Kosovës për t’u marrë në pyetje.

Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin policor si “vazhdim të spastrimit etnik” të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, i bëri thirrje Beogradit zyrtar që t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të pengojë “qërimin e hesapeve” nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me komunitetin serb.

“Sado e vështirë të jetë për të gjithë ne, duhet të ruajmë qetësinë e njëri-tjetrit, sepse as kjo e keqe nuk do të zgjasë përgjithmonë. Veprimet e Prishtinës duhet të shihen si veprime të pushtuesve dhe asgjë tjetër”, tha Lista Serbe.

Njoftimi për këtë aksion policor të realizuar të premten, vjen pasi më 26 janar, ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet mbyllën katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Kryeministri Kurti organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij

Prishtinë, 1 shkurt 2024
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
 
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se “Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”.
 
Ai e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, e ku theksoi dhe mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.
 
Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.
 
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti (Përkthim jozyrtar):
 
Ambasador Nicholas Abbott, Ambasador i Britanisë në Kosovë, i dashur Nick,
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë,
Të nderuar deputetë dhe ministra dhe zëvendësministra të qeverisë,
Ushtarë dhe oficerë, të dashur të ftuar, zonja dhe zotërinj,
 
Është ndjenjë sa e ëmbël aq e hidhur t’ju mirëpres sonte. Ata që shërbejnë në Kosovë si pjesëtarë të misioneve diplomatike bëhen miq të vendit tonë. Dhe besoj se të gjithë ju, si diplomatë, e kuptoni se me sa seriozitet e trajtojmë miqësinë.
 
Sigurisht, miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ishin shtete mike, shumë kohë përpara se ne të merrnim rolet tona aktuale. Dhe do të mbesin vende mike edhe shumë gjatë më pas. Në një botë ku ka shumë ndryshime, të jep siguri të dish se disa gjëra do të zgjasin në kohë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar na jep siguri: pavarësisht se cila parti është në qeverisje atje, mbështetja këtu për demokracinë e Kosovës, mbetet gjithmonë e palëkundur.
 
Pozicioni i ardhshëm i ambasadorit Abbott do të jetë sërish në Evropën Juglindore. Ky do të jetë pozicioni i tij diplomatik më sfidues, sepse ai do të duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Në rast të një ngjarjeje ndryshe e të pafat, ne të gjithë këtu zotohemi se nuk do t’ju gjykojmë për të. Emri juaj është Abbott, por jo Shenjtor, kështu që ne dimë të falim.
 
Ambasadori Abbott ka diçka të përbashkët me britanikët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time, faktin se ata janë nga Mançesteri. Këtu ai bashkohet me disa grupe shumë të njohura me origjinë nga qyteti, si Joy Division, Stone Roses, Oasis, The Fall dhe The Smiths. Sigurisht, ata ofrojnë shoqërim ndryshe. Noel Gallagher nuk ka ardhur ndonjëherë në zyrën time për të diskutuar marrjen e detyrës në zyra të kryetarëve të komunave në veri – disa herë. Por ne jetojmë në kohëra të çuditshme, ndaj nuk do ta përjashtoja mundësinë.
 
Por si admirues i muzikës britanike, ne gjithmonë mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”.
 
Përtej batutave, aftësia jonë për të qenë të çiltër e të hapur me njëri-tjetrin është një dëshmi e respektit të ndërsjellë gjatë këtyre viteve të punës së bashku.
 
Dhe për pjesën vijuese të këtij fjalimi, do të duhet të presim vitin e ardhshëm, kur do të festojmë 40 vjetorin e anëtarësimit të ambasadorit në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim. Pra, zyra ime do të pranojë shënime dhe sugjerime për batuta.
Ambasador Abbott, i dashur Nick, faleminderit për punën, miqësinë dhe përkushtimin tuaj. 
 
Shijojeni mbrëmjen dhe gëzuar për të gjithë ju!
– Zyra e Kryeministrit

Dushko Arsiqi dënohet 13 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor, Dushko Arsiqin, nën akuza për krime lufte ndaj popullatës civile, konfirmoi avokati i tij mbrojtës, Nebojsha Vllaiq.

Arsiq ishte arrestuar më 8 dhjetor 2023 nën dyshime për krime të kryera në periudhën janar-qershor 1999 në rajonin e Prishtinës.

Në aktakuzë thuhet kishte marrë pjesë në vrasjen e B.Sh, më 20 prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës dhe kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht A.K.

Arsiq, së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në periudhën janar-qershor të vitit 1999, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina, u tha në aktakuzë, raporton Betimi për Drejtësi. Aty po ashtu u tha se Arsiq së bashku me një grup tjetër kishin plaçikur dhe më pas dëmtuar pronat e shqiptarëve, duke ua vënë zjarri.

Arsiq është akuzuar për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, pas shqiptimit të dënimit nga gjykata e shkallës së parë, tha se klienti i tij është akuzuar dhe dënuar për krime lufte vetëm se u përpoq të rimarrë pasurinë që i ishte uzurpuar dhe të kthehej në Prishtinë.

Vllaiq tha se do të apelojë këtë vendim.

Arsiq ishte arrestuar në veri të Kosovës dhjetorin e kaluar dhe atëbotë, Zyra e Prokurorisë Speciale nuk kishte dhënë më shumë detaje, duke u thirrur “në ndjeshmërinë e rastit”.

Ariq është me origjinë nga Matiqani, që gjendet në periferi të Prishtinës, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë ekipi i tij mbrojtës. Gjatë seancave gjyqësore, ai është deklaruar i pafajshëm.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.rel


Send this to a friend