VOAL

VOAL

Shqiptarët gjithmonë po mashtrohen dhe tradhtohen?! – Nga Skënder MULLIQI

Kur ne të kuptojmë së hijenat i kemi kojshi , kur të kuptojmë së udhëheqësit tanë nuk janë duke e kryer punën mirë, ndoshta do të jetë teper vonë për ti riparuar dëmet e shkaktuara.Nuk do të dijmë së qfarë qmimi do të paguajmë edhe në vitin 2018… Ne të gjitha anët e Kosovës i kemi permendorët e martirëve dhe dëshmoreve të kombit. Ne çdo cep të Kosovës gjenden ata të cilët dhan jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia , e cila po na kërcnon më luftë edhe sot. Kosova historikisht u mbush më varre të atyre të cilët e mbrojtën vendin e tyre , të cilët e mbrojtën dinjitetin dhe qenjën e tyre kombëtare. Na vranë armiqët serbosllav aty ku mbrrin, na pushkatuan dhe bën masakra , na sakatuan më bomba , na kositëm më mitralozë duke na gjuajtur në varreza dhe në puse historikisht.

Pyetja është e thjeshtë: a është ky rrefim i mjaftueshem për të kuptuar të gjithë së gjithmonë duhet ti kujtojmë të rënët, së gjithmonë duhet ti nderojmë ata të cilët sakrifikuan për lirinë të cilët po e gëzojmë të gjithë sot?Mos pikërisht për këtë gjë edhe na duhen më shumë informacione .Kosova nuk na duhet më dy fytyra. Me njënen të keqe dhe tjetër të mirë.Nuk duhet të lejojmë të na përseritet historia .Nuk na duhen as vitet e largeta jo të mira për shqiptarët, nuk na duhen as vitet 1941- 1945 , ku partizanët në emer të lirisë vranë patriotët më në zë të popullit tonë ?Nga distanca historike nuk e kemi veshtirë të dallojmë së cila ishte e mira dhe cila ishte e keqja për shqiptarët.Ne fund të shekullit të kaluar tagrin e lirisë e paguam shtrejtë , por dolëm fitues karshi armikut shekullorë serb.E fituam pavarësinë bashkë më miqët tanë evropianë dhe amerikanë.Serbia u mposht ushtarakisht , u mposhtën edhe në jo civilizimin e tyre .Dolëm fitues së mbrojtem trojet tona shekullore . Dolëm fitues së lufta jonë kishte kauzë të drejtë, ishte luftë për mbijetës.Si duket nuk jemi duke bërë dallim e qartë të pardigmës së fashizmit dhe antifashizmit, si dy eksterme ideologjike .Kosova duhet të rezonojë më në fund më mendje te kthjelltë dhe më përgjegjësi të plotë të zgjedhë rrugën e demokracisë, të zgjedhë rrugën e prosperitetit , të zgjedhë rrugën evroatlantike, së alternativat tjera na fusin në qorrsokak.

Problemi primar shtrihet në dozën e shtuar të arrogancës tonë, në prepotencën dhe mos dijën e akterëve të inkuadruar në politikë.Nuk po kuptojmë se nuk po dojmë të kuptojmë së Serbia si armik I përhershem ,punon në destabilizmin e Kosovës, së punon edhe në ripushtimin ushtarak të Kosovës siq u kërcnua Vulin nga një tubim në Serbi.Serbët historikisht u shërbyen me rrena duke i përseritur ato deri atëherë kur edhe i kan arritur ta plasojnë si të vërteta.Vranë historikisht pjestarët e popullit të vet për ti arritur objektivat pushtuese, për ta shumfishuar territorin e tyre më territore të huaja .Edhe pas Millosheviqit , Serbia po udhëhiqet nga millosheviqet e vegjël . Serbët më luftë arritën ta formojnë “Republika Serpska” në Bosnje, dhe këtë gjë po e provojnë, e nuk janë shumë largë ta arrijnë edhe më ndarëjn e veriut të Mitrovicës në Kosovë në kushte te paqës.Vrasja e njeriut që vrau shqiptarë , Oliver Ivanoviqit u bë pikërisht për vurjën e kufirit mbi uren e lumit Iber, të cilën e mbatjën të bllokuar për shumë vite kriminelët “Rojat e Urës”.Neglizhenca dhe mos interesimi I organeve tona për të vu kontrollin e plotë mbi veriun e vendit ka mundësi të na kushtojë shumë.Edhe deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrasjës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e KosovësLeja që Vuqiq ta viziton Kosovën më 20 dhe 21 janar më duket së nuk është aspak e qëlluar, dhe ka për qëllim shtimin e tensioneve nder etnike ne veri dhe destabilizimin e Kosovës…

Nasim Haradinaj e quan “palaço” ambasadorin Delawie, reagon Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me një deklaratë që gjatë ditës e ka bërë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.
Nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, e ka quajti “palaço”, ambasadorin amerikan Greg Delawie, pasi që sipas tij, me deklarata e bëra, Delawie po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si diplomat.
Kryeministri Ramush Haradinaj në reagimin e tij në rrjetin social facebook, thotë se “në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka shkruar po ashtu se deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset zhvillimore.
“Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, ka thënë Haradinaj.
Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të kundërtën, ai ka thënë se politikanët që do të përballen me pasoja të rënda.

Nënshkrimet e ‘pavlefshme’ të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Mesazhet e ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë rreth nismës së një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deri tash nuk kanë ndikuar në zmbrapsjen e tyre, thonë analistët e çështjeve politike.

Por tërhiqet edhe vërejtja se nënshkrimet e deputetëve, të cilët kanë iniciuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit, nuk janë më valide.

Në asketin procedural, njohësi i zhvillimeve parlamentare, Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimet e deputetëve nuk janë më të vlefshme.

“Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo mocion përmbajtjesor, i cili vjen prej gjashtë a më shumë deputetëve, duhet të shqyrtohet brenda 3 javëve dhe tani ka kaluar ky afat dhe ato nënshkrime më nuk janë të vlefshme për të thirrur ndonjë seancë të re. Pra, nuk mund të thirret seancë duke u thirrur në nënshkrimet e dhëna më 22 dhjetor”, thotë Krasniqi.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht Gjykatën Speciale, ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka paralajmëruar se të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale mund të përballen me pasoja të ashpra.

Ai ka ri-përsëritur se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Mesazhe të ngjashme kanë dhënë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Prishtinë.

Politologu, Ramush Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht këtyre deklaratave që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar, duket se deputetët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga iniciativa e tyre.

Pavarësisht nëse janë apo nuk janë valide nënshkrimet e mbledhura, të njëjtit deputetë besohet se mund të nënshkruajnë sërish kërkesën, nëse nuk tërhiqet vetë nisma për shfuqizim.

“Duket që deputetët nuk do të heqin dorë dhe nuk dëshirojnë të heqin dorë, sepse i kanë plotësuar kushtet formale juridike që me më shumë se 40 deputetë të procedojnë një çështje në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe derisa ekzistojnë 40 nënshkrime, Kryesia është e obliguar ta procedojë dhe seanca plenare është e obliguar që me anë të votimit të deklarohet”, thotë Tahiri.

Duke u ndërlidhur me tonet e ashpra ndërkombëtare që pasojnë nismën e deputetëve, Albert Krasniqi, në anën tjetër thotë se deri më tani, nuk janë dëgjuar këso lloj tone e kritika në adresë të lidershipit të Kosovës, nga ana e shteteve aleate.

“Do të duhet që deputetët përfundimisht të heqin dorë prej kësaj iniciative dhe të gjithë ata që qëndrojnë parapa kësaj iniciative të bëjnë një distancim të qartë nga secila përpjekje për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, për shkak se kjo praktikisht është e pamundur dhe të mos fshihen prapa formave tjera që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ngritjen e tensioneve dhe konflikteve të brendshme, sepse pasojat do të jenë afatgjatë dhe pastaj do të duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar prej dëmeve potenciale që mund të shkaktohen në këtë proces”, thotë Krasniqi.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Haradinaj: Juridiksionin për hetime në rastin e Ivanoviçit e ka vetëm Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se juridiksionin për hetime në Kosovë për rastin e Oliver Ivanoviçit e ka vetëm Kosova dhe institucionet e saj

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se juridiksionin për hetime në Kosovë për rastin e Oliver Ivanoviçit e ka vetëm Kosova dhe institucionet e saj.

Lidhur me kërkesën e qeverisë së Serbisë drejtuar UNMIK-ut dhe EULEX-it për përfshirje në hetime në rastin e vrasjes së Ivanoviçit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media tha se këto dy institucione nuk kanë kompetenca për të dhënë një autorizim të tillë.

Sipas Haradinajt, të vetmit që kanë kompetenca dhe juridiksion për të dhënë një autorizim të tillë janë institucionet e Kosovës.

Ai tha se nga autoritetet serbe ka ardhur një kërkesë ku kanë kërkuar shkëmbim të informatave duke nënvizuar se edhe Kosova ka interes në këtë gjë për shkak se supozohet që ky rast ndërlidhet edhe me njerëz ose palë që janë jashtë Kosovës.

Haradinaj poashtu ka folur edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel duke theksuar se Kosova ka identifikuar gjendjen me delegacionin e ri lidhur me marrëveshjet e arritura. Ai tha se shumica e marrëveshjeve janë në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve të vendit, si marrëveshja për energjinë e cila nuk po zbatohet.

“Nuk shkojmë në dialog për t’ia zgjatur jetën këtij dialogu. E mendojmë këtë si fazën finale që ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Delegacioni i Kosovës ka kërkuar para institucioneve të BE-së që të kalohet në fazën finale të dialogut”, tha Haradinaj. aa

Vuçiçit i miratohet vizita në Kosovë

Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është miratuar kërkesa për të vizituar Kosovën.
“Ne bazë të kërkesës, të cilën presidenti i Serbisë ua ka dërguar insitucioneve të Republikës së Kosoës, për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje dhe presim nga ai që t’i respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka deklaruar Zyberaj.
Vuçiçi ka bërë kërkesën për të vizituar Kosovën të shtunën dhe të dielën, më 20 dhe 21 janar.

Vrasja e Ivanoviçit është e filmuar, prokurorët po i presin ekzaminimet

24 orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës. 

Hetuesit kosovarë kanë marrë për ekzaminim xhirimet e kamerave të sigurisë që ndodhen në rrugën në të cilën ndodhet selia e partisë së politikanit serb të vrarë në Veri të Mitrovicës, pranë të cilës ndodhi atentati.

Dy prej kamerave, ndodheshin pikërisht në objektin në fjalë, drejt të cilit ishte nisur ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, në kohen kur u qëllua me gjashtë plumba në gjoks nga një pistoletë e tipit “Zastava”, nga një person ende i paidentifikuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla, që bashkë me një koleg të tij serb po hetojnë bashkë vrasjen e Oliver Ivanovqit, ka treguar se është ende në pritje të ekzamimimeve të incizimeve të marrë nga këto kamera.

“Nuk kemi raporte hala të ekzaminimeve të tyre”, i ka thënë Syla të mërkurën Gazetës Express.

“Janë marrë disa kamera, në atë rrugë çka ka pasur kamera”, ka thënë ai.

I njëjti ka konfirmuar se përveç kamerave, në ekzaminim është edhe një veturë e tipit “Opel Astra” që u gjet gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u krye krimi.

“Janë duke u kryer ekspertizat e kamerave dhe veturës”, tha kryeprokurori i Mitrovicës.

Megjithatë, vrasësi që dyshohet se qëlloi ish-deputetin Ivanoviq, e më pas me veturën ‘Astra’ u largua nga vendi i ngjarjes, nuk është identifikuar nga autoritet kosovare.

Hetuesia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndonjë të dyshuar rreth këtij rasti, 24 orë pas.
“Jo. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka konfirmuar Shyqeri Syla për Gazetën Express.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtarë i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Vajton bashkëshortja e Ivanoviqit: Ata që e vranë…

Oliver Ivanoviq me bashkeshorten, Milena dhe djalin

Milena Ivanoviq, ka reaguar edhe njëherë pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Oliver Ivanoviqit. Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata që ia vranë bashkëshortin qëlluan tek të gjithë, ata vranë babain e Bogdanovit.

Postimi i saj:

Ata gjuajtën në zemrën time, në dashurinë time, në gëzimin tim.

Ata qëlluan në babain e Bogdanovit.

Ata na qëlluan ne të gjithëve.

Fli i qetë i dashuri im.

Ata që e bën këtë më siguri nuk do të kenë këtë mundësi.

Haradinaj: Nëse duhet, do të ftojmë FBI-në për të hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa e dënoi siç tha çdo tendencë që të shfrytëzohet ky rast për agjenda politike.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend posaçërisht pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se”autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë. Që nga momenti i marrjes së lajmit institucionet e vendit i kanë kryer përgjegjësitë e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Po ashtu të gjitha institucionet e vendit kanë qenë të mobilizuara. Ne e dënojmë këtë krim dhe njëkohësisht e dënojmë çdo tendencë që të shfrytëzohet ky krim, këtë vepër makabre për agjenda politike dhe agjenda tjera nga kushdo qoftë”, tha pas mbledhjes kryeministri Haradinaj.

Ai bëri thirrje edhe për mos ndërhyrje të vendeve tjera në punët e institucioneve të Kosovës, duke aluduar në deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili gjatë ditës tha se vendi i tij do të kryej hetime të posaçme dhe do të ndriçojë rastin nëse këtë nuk e bëjnë autoritetet në Kosovë

“Policia e Kosovës është në krye të detyrës, por po ashtu policia ka marrëdhënie të mira me plot organizata simotra dhe sikur ne ta ndjejmë nevojën për ndihmesë në hetime mund të ftojmë FBI-në e që është shumë e besueshme dhe nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend dhe ligj në veri. Mendojmë se edhe ky krim dhe zhvillimet të caktuara kriminale që ndodhin në veri janë po ashtu rezultat i ndërhyrjeve ilegale që ndodhin në veri nga instancat tjera jashtë Kosove”, tha kryeministri Haradinaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se policia ka tashmë informacione rreth makinës që është gjetur e djegur dhe besohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informatat e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, tha zoti Maxhuni.

Policia e Kosovës: 10 mijë euro për ata që japin informata për vrasjen e Ivanoviçit

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Express.

Që nga marrja e informacionit Policia e Kosovës është angazhuar rreth zbardhjes së vrasjes se Oliver Ivanoviçit që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Por, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose-  192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave, transmeton Express.

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.

Vëllai flet pas ekzekutimit të Ivanoviçit, zbulon frikën e madhe: E vërteta e vrasjes…

Miroslav Ivanovic, vëllai i liderit te serbeve ne Kosove, Oliver Ivanovic, flet pas tragjedise dhe lajmit shokues qe mori per vdekjen e te vellait.

Gjatë një deklarate për Sputnik ku edhe konfirmoi vdekjen e Oliverit me pesë të shtëna, thotë se ai nuk e kishte marrë seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr disa kohë më parë

Sipas tij, ai kishte edhe kërcënime të tjera, mirëpo ato nuk i ka bërë të ditura.

“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik… Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë. Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi ai nuk ka folur asgjë. Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar. Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanovic.

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviqit, tregon plagën vdekjeprurëse

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviq kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviq u gjet i vrarë  para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen.

 

 

Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezikun, “Në Veri serbët po frikësohen nga serbët”

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

Madje, Ivanoviq ka deklaruar se “serbët më shumë po frikësohen nga vetë serbët, se nga shqiptarët”.

“Ne kemi një situatë që njerëzit serbë po përpiqen të ngrenë zëra të frikës, dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor”, tha Ivanoviq për Danas.

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme”, kishte thënë ai.

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut beson se KFOR-i dhe EULEX-i do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe.

“Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listën Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria”, shtoi Ivanoviq.

“Kjo është diçka që ma herët nuk e kemi parë. Serbët po frikohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 1999, 2004 dhe 2008”, deklaroi Oliver Ivanoviq.

Ai në garën për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e kaluara, ka qenë përballë Goran Rakiqit të Listës Serbe.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër vrasjen e Ivanoviçit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës

PRISHTINË – Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit thuhet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviçit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës”.

Duke theksuar se “dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”, qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit për zbardhjen e rastit.

Njëkohësisht, Qeveria e Kosovës kërkon nga mekanizmat e sigurisë që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri këtë mëngjes.

Kujdes urrejtjes vëllavrasëse! – Nga Florim Zeqa

Nga paslufta e deri sot asnjëherë Kosova nuk ka qenë në situatë më të tendosur politike, më e ndarë dhe përçarë, më e katandisur dhe mjegulluar në të ardhmen e saj. Shkaqet e kësaj ndarje janë të gjata e të thella, saqë jo një shkrim autorial, por një libër i tërë nuk do të mjaftonte për elaborimin në mënyrë kronologjike dhe në detaje të çdo aspekti të katandisjes sonë përgjatë dy dekadave të fundit. Përderisa qytetarët janë vëzhguesi më i mirë i të gjitha situatave, gazetarët e denjë dhe të pavarur janë shkruesit e drejtë të historisë tonë të re. Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit, ashtu sikurse që gazetari nuk duhet të vrapojë pas lajmeve sensacionale, pas ngjarjeve të çastit që zhvendosin vëmendjen e opinionit publik ndaj ngjarjeve shumëfish më të rëndësishme,…por duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, duke u bërë forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore dhe zë plural i respektuar nga opinioni i gjerë,…gjithnjë në kërkim të lajmit, edhe atëherë kur nuk ai shihet dhe dëgjohet apo tentohet të fshihet nga të tjerët,…për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im! Partitë politike, respektivisht liderët partiakë dhe elitat politike në vend janë bërë përçarësit më të mëdhenj dhe më fatal të shqiptarëve. Qytetarët e dëshpëruar, të lodhur dhe rraskapitur nga humbja e të gjitha shpresave për jetë në vendin e tyre janë duke i përdorur si ushqim grupet kriminale dhe mafio-oligarkët ekonomikë.

Papërgjegjësia shtetërore e Hashim Thaçit ka rrezikuar interesat e Kosovës

Gjykata Speciale, kjo padrejtësi e radhës ndaj shqiptarëve, e ardhur si pasojë e dështimit në qeverisjen e vendit, gjegjë- sisht krijimit të një sistemi kredibël gjyqësor në vendin tonë në njërën anë dhe dështimit të Kosovës në politikën e jashtme, respektivisht të dështimit total në dialogun e Brukselit. Kështu, përvjetori i 10-të i pavarësisë, shtetin e Kosovës po e gjen përpara sfidës më të madhe dhe më të rrezikshme që nga paslufta, e cila, përveç kthimit prapa në pikën zero, të vitit 1999, rrezikon rikthimin nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e njeh Kosovën pjesë integrale të Serbisë. Vënia e fatit personal të liderëve shtetërorë para interesit të shtetit është lojë e tepër e rrezikshme, e cila përveçse do të vërë në pikëpyetje marrëdhëniet me shtetet e Quintit, gjegjësisht me Amerikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, mbi të gjitha rrezikon të ardhmen e shtetit tonë, të arriturës më të madhe kombëtare në shekullin e fundit, e arritur e përbashkët kjo me miqtë ndërkombëtar. Në rast se puçi i liderëve kosovarë kundër Gjykatës Speciale do të ketë sukses, atëherë pasojat për shtetin do të jenë të pariparueshme dhe konsekuencat tepër të gjata për qytetarët e vendit. Për shfuqizimin eventual të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, përgjegjësia në radhë të parë duhet të kërkohet nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, i cili derisa ishte në postin e kryeministrit të vendit e solli Specialen nën presionin e paparë kundër deputetëve të partisë së tij dhe vartësve tjerë të tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa dashur të lëshohem në “arsyet” që e shtyn Thaçin të ndërrojë mendje ndaj “Speciales”, në momentin që hedhet në votim ligji, nga deputetët duhet të kërkohet shkarkimi i menjëhershëm presidentin Hashim Thaçi nën akuzat për tradhti kombëtare, rrezikim të shtetit dhe jetës së qytetarëve. Nga përgjegjësia nuk duhet të lirohen as ata deputetë që asokohe e votuan Gjykatën Speciale, ndërsa tani janë të gatshëm t’ia vënë flakën vendit për mbrojtjen e interesave të liderëve partiakë. Në asnjë rrethanë, nuk duhet lejuar që populli i Kosovës të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për fajin e individëve të papërgjegjshëm, sikurse që nuk duhet lejuar rrezikimin e shtetit për “lëkurën” e njollosur të individëve të caktuar,….e aq më tepër nuk duhet lejuar të barazohen krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me krimet e mundshme individuale qofshin ato ndaj serbëve apo ndaj të tjerëve gjatë luftës së fundit çlirimtare.

Hipokrizia e LDK-së me vrasjet e pasluftës

Në anën tjetër, partitë politike duhet të tregojnë kujdesin maksimal në evitimin e përçarjeve të thella në mesin e popullatës, të mos ngrisin urrejtje patologjike duke përdorur lojën e “patriotit” inekzistent dhe “tradhtarit” imagjinarë. Loja plot hipokrizi e LDK-së me vrasjet e pasluftës, është lojë tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Hipokrizia e skajshme e lidershipit të saj dhe përdorimi i ish- veprimtarëve të vrarë, viktima të akteve kriminale për qëllime politike mund ta dërgojë vendin drejt urrejtjes së skajshme, e cila mund të përfundojë me hakmarrje të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit deri në vëllavrasje ndërshqiptare. Loja e turpshme e lidershipit të LDKsë me familjet e veprimtarëve të vrarë ndodh sa herë që ky subjekt kalon në opozitë! Aktivizimi i energjive “pozitive” vjen në shprehje jo si rezultat i respektit dhe kujdesit që kanë ndaj bashkëpartiakëve të vrarë, por si nevojë për arritjen e qëllimeve personale për ri-marrjen e pushtetit. Kjo që e ceka më sipër është vërtetuar disa herë në qeverisjet e pasluftës. Sa herë që LDK-ja ka ardhur në pushtet, çuditërisht janë harruar vrasjet e veprimtarëve të saj. Edhe përkundër faktit se LDK-ja pjesën më të madhe e ka kaluar në pushtet, duke udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, asnjëherë dhe as për një moment të vetëm nuk u morën me zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj! Me të humbur pushtetin, liderët e LDK-së i aktivizojnë të gjithë mekanizmat propagandues të nxitjes së urrejtjes dhe mllefit qytetarë kundër oponentëve të saj politik, me të cilët deri dje përqafoheshin në qeverisjen e vendit! Ka ardhur koha që edhe kësaj loje të ndyrë dhe plot hipokrizi t’i vijë fundi. Pasi dihet qartë mandati i Gjykatës Speciale. Andaj të mos manipulohet opinioni me vrasjet e pasluftës, të cilat nuk do të jenë pjesë e agjendës së kësaj gjykate! Mesazhi i këtij shkrimi do të ishte ky; “Të gjitha partitë politike, veprimtarët dhe atdhetarët të punojnë bashkërisht për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pasluftës, por njëkohësisht të tregojnë kujdesin maksimal për ruajtjen e unitetit në radhët e popullatës, pavarë- sisht veprimeve të Gjykatës Speciale. Interesi i shtetit është mbi interesat dhe fatet personale të individëve!

Prokuroria dhe policia: Oliver Ivanoviç u sulmua nga një makinë në lëvizje, e gjetëm…

Vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç e ka konfirmuar për Express në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës Shyqeri Syla.

 

Sipas Sylës sulmuesit ende të panjohur kanë shtënë drejt tij me tre plumba.

“Oliver Ivanoviq kandërruar jetë nga plagët e marr ame armë zjarri nga një sulmues ende i panjohur. Ai është vrarë para selisë së partisë. Sulmi u krye nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Syla për Express.

Teksa policia thotë se makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj ivanoviqit.

“Persona ende te paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri Ivanoviqin. Pas atentatit, personat kane ikur nga vendi i ngjarjes. Nderkohë një veture është djegur në lagjen e doktorëve. Policia tashmë po e heton këtë rast” ka thënë Besim Hoti për Gazetën Express.

Ekzekutohet me armë në Mitrovicë lideri serb, dalin detajet e para

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është vrare ne nje atentat.

ivanociv

Mediat serbe raportojne lajmin, duke thene se atij i eshte bere atentat para zyres se partise se tij, teksa ishte duke hyre. Ngjarja ka ndodhur ne oren 08:15 minuta.

Alarmin e dha dhe njoftoi policine nje fqinje ne zonen ku ndoodhi ngjarja, teksa ishte duke shkuar te blinte buke.

KURIR IVANOVIC

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.

blic ivanovic

Sipas Kurir, ne vendin e ngjarjes jane gjetur tre plumba. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviç u transportua menjëherë në spital, por nuk i ka rezistuar dot plageve dhe ka nderruar jete qe gjate rruges. Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, tha se policia gjeti tre gezhoja poshte.

Kush ishte lideri serb Oliver Ivanoviq 

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës TransKosovo, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Kosovska Mitrovica. Ai shërbeu si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Glogovac deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë dhe Metohi.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviç u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim.

Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”. Ai ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Vritet politikani lokal serb Oliver Ivanoviç

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e së martës në veriun e Mitrovicës.

Zyrtarë të partisë së tij thanë se ai u qëllua para zyrës së tij dhe më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk u bëri ballë plagëve të marra.

Avokati i tij Nebojsha Vlajiç, tha se ai ndërroi jetë pasi që ishte qëlluar me disa plumba.

Policia ka bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi por ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi për rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm.

Nisma e tij politike u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Në muajin korrik në rrethana të pasqaruara ishte djegur makina e tij.

Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, ishte përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Sulmohet me armë zjarri Oliver Ivanoviq

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanoviq aktualisht është në sallën operative të spitalit në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka dal në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq

Policia e Kosovës ka dal në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq

Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Ish-kryeministri Isa Musfata dërgohet për shërim në Gjermani

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës është nisur drejt Gjermanisë për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar, Besnik Berisha, këshilltarë i ish-kryeministrit Mustafa.
“Gjendja shëndetësore e zotit Mustafa është stabël në drejtim të përmirësimit. Mustafa do të shkojë në Gjermani mënyrë që t’iu nënshtrohet disa ekzaminimeve për një diagnoze të saktë”, tha Berisha.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, këto ditët e fundit, Mustafa ka qenë i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.
Mbrëmë më anë të një komunikate për media, Qeveria e Kosovës theksoi se i ofron mbështetje Mustafës me të gjitha ndihmat institucionale.
“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Isa Mustafa dërgohet në Gjermani për shërim

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili po vuan nga një grip, i është komplikuar gjendja shëndetësore. Gazeta Express ka mësuar se ish-kryeministri i vendit, i cili është i shtrirë që disa ditë në Spitalin Amerikan në Prishtinë, tani do të dërgohet për shërim në Gjermani. Mustafa aktualisht është i palëvizshëm, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe nga familja për shëndetin e Mustafës, pos që përmes një komunikate është kumtuar se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-Kryeministri nuk është ne rrezik jete, mirëpo, për shkak te trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë.

Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Express, ish-kryeministri i vendit do të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Mustafa do të shtrihet nesër në një spital të Gjermanisë, deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të LDK’së lidhur me shëndetin e Mustafës, por nuk ka arritur të flasë me ndonjërin.

Por, sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mundet me lënë pasoja.

Burimet kanë thënë për Gazetën Express se mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje te Mustafa është edhe një sindromë shumë e rrallë.

Sipas këtyre burimeve, mjekët dyshojnë që Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Kur tiparët hynë në fazën e harresës kolektive! – Nga Skënder MULLIQI

Dallimet politike dhe dallimet ekonomike -sociale kan hy në fazen kritike në Kosovë.Shqiptarët shquheshin si njerëz të vyeshem , të dobishem për familje për shoqëri, të dashur për njeri- tjetrin e shumë qka pozitive, të cilat tipare kan hy në fazën e harresës kolektive ! Shqiptarët ishin popull tolerant e pak kan mbetur.

Ngadalë po shëmben këto vlera njerëzore , po depërtojnë antivlerat , urrejtja …Këto po bëhën gjithnjë më haptazi dhe po bëhën edhe te rrezikshme .Gjithnjë e më shumë po i përqafojmë të keqijat si kriminalitetin, korrupcionin e dukuritë tjera negative .Kjo po dëperton në mentalitetin tonë që është fatkeqësi edhe më e madhe.Me shumë po kthehemi mbrapa .Nuk po mendojmë dhe as nuk po veprojmë në mënyre racionale .Me shumë po kemi histori së sa demokraci, dhe kjo nuk fletë hiq mirë për gjendjën në shoqëri.Urrejtja e ndërsjellë është duke lëshuar rrenjë në gjendjën tonë morale .Nuk është shumë vështirë të konstatojmë së cilët janë fajtorët e një gjendje të tillë .

Pushtetet e deri tashme, por edhe ne të gjithë. Gjendja në Kosovë po shkon kah banaliteti .Kjo nga fakti së gjendja po keqësohet. Resurset shoqërore dhe pasuritë tjera po vazhdohet të keqpërdorën më të madhe.Konfrontimi i negativiteteve shoqërore sigurisht së nuk kalon pa pasoja. Pse përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë nuk po reagojnë më zëshem dhe më fuqishem për ti kapercyer më shpejtë veshtirësit e tranzicionit , po ashtu izolimin dhe varfërinë ekstreme… ? Nuk po reagojnë së disa nga ta janë burokrat, disa nuk po reagojnë pse janë korruptuar , disa nuk po reagojnë nga fakti së në Kosovë nuk ka konfrontime te armatosuara, e disa nuk po reagojnë së do të deshironin ndoshta ngatrresa të mëdha , që Ballkani prap të bëhët mjet I lojerave gjeostrategjike .

Ku është dalja ? Qe opozita qytetare të them ashtu të merre nisma , që më metoda të reja politike ta kontrollon punën e pushtetit !Jeta politike të bëhët në atë mënyrë që shoqëria mos të rreshqas në neofashizëm, i cili shumë ka gjeneruar !Të largohen nga postet e larta dhe të vogla të gjithë ata të cilat kan rënë ndesh më kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës.Ndryshimi i gjendjës të bëhët duke I ruajtur më qdo kusht normat demokratike të sjelljës, paqën, sigurinë dhe stabilitetin .Qytetarëve të Kosovës ju duhet një energji e re shumë më pozitive , e jo të preferohet heshtja e madhe karshi problemeve të cilat lidhen më jetën .Lufta për avansimin e proceseve demokratike, lufta për zhvillim dhe mirëqenje , lufta për të dalë nga izolimi është detyrë patriotike e secilit prej nesh, nuk është punë vetëm e pushtetit.

Rruga Euroatlantike e Kosovës nuk ka alterativë ,sikurse nuk ka alternativë së duhet ecur guximshem përpara për ti shpërthyer të gjitha barrierat .Të promovojmë shtet , ku qytetari të jetë Sovrani.Të promovojmë shtet ku qytetari të trajtohet -NJERI në kuptimin e plotë të fjalës!Kjo është rruga më e shëndetshme për shtetin . Ta ndërtojmë shtetin ashtu si na kan lën amanet shumë martirë dhe dëshmorë të kombit, të cilët po prehen në qdo cep të Kosovës.Sigurisht së na duhet një Kosovë më ndryshe, shumë më e avansuar dhe më e zhvilluar në të gjitha drejtimet e jetës dhe të punës.Të gjithë duhet të jemi shumë më serioz në punën të cilën e bëjmë.Mos ti koritim të parët tanë .Nuk jam i sigurt së kur do të bëhëmi shumë më serioz , por megjithate le të mbetet e shënuar…

Kosova kërkon ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh

Kosova i kërkon Qipros ekstradimin e një shtetasi izraelit që akuzohet si kreu i një rrejti për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të veshkave.

Moshe Harel, i cili u arrestua më 5 janar në Qipro, akuzohet për përfshirje në rekrutimin e 20 shtetasve nga Moldavia, Kazakistani, Rusia, Ukraina e Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave, ndërsa marrësve të organeve u ishte kërkuar që të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ai ishte shpallur i kërkuar që në vitin 2010.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri shkroi në rrjetet sociale se “do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”.

Në prill të vitit 2013, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, shpalli fajtor dhe dënoi me gjithsej 20 vjet e tre muaj heqje lirie pesë persona nën akuzat për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë.

Aktakuza përfshinte edhe shtetasin izraelit, Moshe Harel, si kreun e e rrjetit për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të organeve, ndërsa mjekun turk Yusuf Sonmez, për kryerje të operacioneve në klinikën private Medicus në Prishtinë. Por, asnjëri nuk është vënë para drejtësisë në Kosovë.

Gjithçka i zbulua në vitin 2008 kur një shtetas turk u gjet në gjendje të rëndë në aeroportin e Prishtinës pasi i ishte marrë veshka.

Në vitin 2016 Gjykata e lartë e Kosovës urdhëroi rigjykimin që aktualisht është në proces e sipër.

Në prill të vitit 2012, trupi gjykues i drejtuar nga EULEX-i kishte vendosur të thërras raportuesin e Këshillit të Evropës Dick Marty, si dëshmitar në proces. Atëbotë u tha se “Dick Marty pretendon e se ka disa informata të rëndësishme për këtë çështje, prandaj do të kërkohet që ai të tregojë se çfarë lloj të informacioneve ka dhe cilat janë burimet e këtyre informacioneve”.

Por gjykata tha se nuk ka siguruar dot përkrahjen e Këshillit të Evropës, meqë asambleja Parlamentare e këtij këshilli kishte refuzuar kërkesën e tij.

Mbrojtja e të akuzuarve, kishte vlerësuar atëbotë se përfshirja e zotit Martty, do t’i jepte drejtim politik procesit, i cili nuk ka të bëjë me pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës.

Në fund të vitit 2010, Dick Marty ngriti pretendimet se pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të ishin përfshirë në rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Raporti i tij çoi në një proces të gjatë hetimesh që u pasuan me ngritjen e në Gjykate të Posaçme me seli në Hagë, që do të trajtojë këto pretendime. Gjykata që do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës, u ngrit në gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Më shumë se dy vjet më pas, në dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e saj, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda për shtetin e ri, që muajin e ardhshëm kremton dhjetë vjetorin e pavarësisë.

Gucati: Specialja shfuqizohet të mërkurën

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet të mërkurën pritet të përcillet me tensione pasi kryesia do të vendos nëse do ta procedoj për seancë, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale

I bindur për procedimin dhe shfuqizimin e Speciales është shprehur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

Gucati për Indeksonline ka thënë se të mërkurën sipas informacioneve të tij do të shfuqizohet Gjykata Speciale nga deputetët e Kuvendit, prej të cilëve ata kanë marr përkrahje.

Madje ai thotë se OVL ka përkrahjen edhe të deputeteve të LDK-së, emrat e të cilëve i din por nuk dëshiron t’i bëjë publik.

“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së, kjo është shumë e vërtetë ne kemi biseduar edhe kem përkrahje edhe prej tyre. Ne jemi në gjendje në momentin që Ismet Beqiri që thotë që nuk është e vërtetë, na i thojmë lë ta kontrollon shpinë e tani le të fletë. Sepse na kem përkrahje edhe prej tyre, nuk kam nevojë me përmend emra por nëse është nevoja ja përmendim edhe atyre deputetëve që kemi bisedu dhe kem marrë përkrahje” ka thënë Gucati.
Gucati thotë se pavarësisht që ka shkruar letër Kadri Veseli për Specialen e pavarësisht presionit të diplomatëve nga BE mbi deputet e Kosovës, ata nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shfuqizimi i gjykatës.

Sipas tij, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin, të tjerët jo.

“Organizata e Veteranëve nuk e ka ndërmend me u kthy prapa, peticionin e kemi dërguar, ne ju kem jep një shans deputetëve që ta përmirësojnë gabimin e institucioneve të Kosovës sepse unë e di që kanë ardhë emisarë Gjerman edhe Francez janë të cilët janë duke bërë trysni në deputetët që ti tërheqin nënshkrimet, por deri në këto momente dhe në bazë të informacioneve vetëm një deputet e ka heq nënshkrimin e tjerët jo” ka shtuar kryetari Gucati.

Tutje, ai është shprehur se ata janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo gjykate tjetër që gjykon të dyja palët, serbe e shqiptare, por jo një gjykate të padrejtë si kjo ‘specialja e huaj’.

“Unë kam biseduar me do këshilltar të diplomatëve të BE-së dhe i kemi thënë se cili vend në botë e pranon këtë gjykatë. Asnjë..!. Është e padrejtë, pasi kjo ka shkel të gjitha konventat ndërkombëtare. Ne nuk po i ikim drejtësisë, kemi luftuar, i dalim përballë çdo gjykatë dhe drejtësia të vendos, por kjo të jetë gjykatë speciale vendore, që është e dyanshme dhe gjykon dy palët, serbet e shqiptaret. Krimi është krim, nuk ka etni. Ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalojmë qëndrimet e tona, do të mbajmë edhe mbledhje urgjente të martën ose të hënën dhe do të bisedojmë për hapa të mëtutjeshëm” është shprehur në fund Gucati.

Kujtojmë që Bashkimi Europian u ka bërë thirrje deputetëve që iniciuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me anë të një nisme në Kuvend, që të tërhiqen nga kjo iniciativë. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar n ga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë dhe krerët e misioneve të BE-së në Kosovë thuhet se çdo përpjekje për shfuqizimin e kësaj gjykate do t’i dëmtonte rëndë raportet e Kosovës me BE-në.

Si e sulmoi sot Molliqajn në tubim Albin Kurti për abuzim me paratë e Vetëvendosjes

Albin Kurti i cili po kërkon edhe një mandat në krye të Vetëvendosjes ka paraqitur sot platformën e tij. Me një fjalim të gjatë para të pranishmëve, ish-kryetari i VV’së ka goditur ish-sekretarin e partisë Dardan Molliqaj për abuzim me financa. Të njëjtat akuza në drejtim të Molliqajit i kishte bërë edhe deputeti i VV’së, Liburn Aliu.

Ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, që ditë më parë edhe ka dhënë dorëhejqe nga Lëvizja, është goditur sot edhe nga Albin Kurti për menaxhimin e financave të VV’së.

Kurti në fjalimin e tij të gjatë, nderë të tjera ka përmendur edhe mënyrën se si janë shpenzuar paratë në partinë e tij.

“Decentralizim, si për pagat ashtu edhe për buxhetin. Më shumë buxhet i Lëvizjes duhet të shkojë në qendra, dhe, në vend se të rriten rrogat e pak vetave në kryeqytet, duhet të rritet numri i njerëzve të punësuar nga Lëvizja në të gjitha qendrat anembanë Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se  Lëvizja Vetëvendosje vazhdon punën e saj falë tri burimeve financiare, e ato janë fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet, dhe kontributi i anëtarësisë.

“Për të bërë sa më shumë punë Lëvizja, por edhe për të patur sa më shumë donacione, është e domosdoshme që shpenzimi i parave të përmbushë tre kritere: Të jetë tërësisht transparent, të jetë mbi bazën e kursimit dhe efikasitetit, do të angazhohemi që shpenzimet për paga dhe për qera të zyrave të jenë nën 50% të buxhetit të përgjithshëm”, ka bërë me dije Kurti.

Kurse, njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka zbuluar javë me parë detaje të funksionimit të partisë së tij, pas përçarjes së VV’së.

“Brenda Lëvizjes Vetëvendosje kemi pasur, dhe kemi një sekretariat të përgjithshëm, i cili e ka krijuar një diferencim brenda Lëvizjes”, ka thënë ai ,teksa ka folur për punën e ish-sekretarit Dardan Molliqaj.

“Është krijuar diferencimi ndërmjet aktivistëve vullentarë, të cilët punojnë kudo nëpër struktura, degë, qendra, dhe pika të VV, dhe sekretariatit të përgjithshëm të aktivistëve, të cilët paguhen me rrogë, të cilët në njëfarë mënyre e kanë krijuar një shoqëri të mbyllur, dhe përpos që paguhen, e kanë pasur bukur një autoritet më të madh mbi qendrat”, ka treguar Aliu.

E vetë Molliqaj në një intervistë televizive pati kritikuar Liburn Aliun e Xhelal Sveçlën se i kanë pagat e larta.

“Ata nëse donë me heq pagat, le ti heqin të vetat. Le të heqin dorë nga pagat që i kanë nga 1 mijë e 200 euro. Këto paga janë të larta dhe kjo është e vërteta. Më kanë akuzuar për paga të larta dhe pagesa që kam bërë. Unë nuk kam bërë dallime në paga dhe s’kam marrë pagë të lartë. E vërteta është ndryshe, pagat e disa aktivistëve janë tepër të ulta. Ato paga sillen kah 440 euro. Nuk ka rroga 800 euro në Sekretariat të VV’së. Në krejt Kosovës mund të them se paguhen ndoshta 70 aktivistë”, ka thënë Molliqaj.

Albin Kurti: politikanët e VV-së duhet të varfërohen e jo të pasurohen

Themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, tha se asnjë nga politikanët e VV’së nuk duhet të pasurohen, madje, ata duhet të varfërohen. Por këtë paraqitje të Kurtit sot e bojkotuan kryetari i Kamenicës, i cili dha dorëheqje para disa dite nga pozitat e tij në këtë parti. As kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ishte i pranishëm.

 “Nga aktivizmi nuk guxon të pasurohesh materialisht. Nuk duhet të bëhen politikanet e lëvizjes më të pasur se kur kanë hy në VV, bile preferohet të bëhen më të varfër”, tha Kurti.

Ai tregoi se do të angazhohet që të ketë decentralizim pagash në VV që të mos përfitojnë vetëm disa njerëz në Prishtinë.

“Në vend që të rriten rrogat e pak njerëzve në kryeqytet, të rritet numri i të punësuarve gjithandej në Vetëvendosje”, porositi Kurti.

Kurti foli edhe për më shumë mbledhje të strukturave të VV-së.

“Ne duhet të gabojmë sa më shumë me njëri-tjetrin, që të gabojmë sa më pak me qytetarin. Nuk do të ketë dikush që flet nga lart e të tjerët që dëgjojnë poshtë”, tha Kurti.

Reagim – Ibrahim Kelmendi që u akuzua si organizator i vrasjeve të pasluftës, flet për Thaçin, Halitin…

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, të enjten, ndër të tjerë ka akuzuar edhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Përfshirë vrasjet politike. Për këto deklarata ka reaguar përsëri Kelmendi në një shkrim dërguar Gazetës Express, ai konsideron se Mehmeti është produkt i Hashim Thaçit, Xhavit Halitit dhe Baton Haxhiut.

Rrëfimin e tij e quan shpifës dhe të përsëritur tash e disa vjet.

Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka kontaktuar me Shkumbin Mehmetin por i njëjti ka refuzuar të japë dëshmi derisa nuk prishet aktgjykimi me të cilin i njëjti ishte dënuar me 30 vjet burgim. Megjithëkëtë, Prokuroria ka thënë se nëse deklaratat e Mehmeti zbulojnë vrasjet e pasluftës atëherë janë të gatshëm të kërkojnë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit të tij.

Lexojeni reagimin e plotë të Ibrahim Kelmendit pa ndërhyrje:

Vrasësi Shkumbin Mehmeti – dëshmitar i mbrojtur, xhihadist mercenar ose kondom i xhavitëve, hashimëve e batonëve?

Koha kur ka zgjedhur Baton Haxhiu për të emetuar “intervistë ekskluzive” me Vrasësin Shkumbim Mehmetin, i dënuar si vrasës i policëve, dëshmitar i mbrojtur, i shpërfytyruar në xhihadist, është një dëshmi shqetësuese se rreziku për komplotin në tentativë kundër “Gjykatës speciale” ende nuk është tejkaluar.

Nuk me besohet se Baton Haxhiu nuk e dinte që “intervista” me këtë xhihadist nuk kishte ndonjë ekskluzivitet ekstra, sepse këto akuza të shpifura, ky xhihadist po i ripërsërit që disa vjet. Pas publikimit për herë të parë në gazetën Koha Ditore, të intervistës me Shkumbim Mehmetin, ekskuzive ishte kur ky xhihadist përgatiti një deklaratë për Xhavit Halitin, e cila përmbante “dëshminë” se unë kisha angazhuar Florim Ejupin për ta vrarë Xhavit Halitin. Atëherë qe përmendur shuma prej 240 mijë euro, si honorar mercenar për vrasje. Edhe atëherë Batoni e pat ftuar Xhavit Halitin të rrëfente edhe për atë “ekskluzivitet”. Tash, z. Haxhiu ankohet, përse nuk kishte reaguar prokuroria.

Por, t’i kthehemi më konkretisht “intervistës”, që emetoi Baton Haxhiu, më 11.02.2018.

Minuta fillestare / prezantimi konfuz i “intervistës” nga Baton Haxhiu:

“Ky edicion i zonës se debatit është i vëçantë, pasi ju sjellim një rrëfim të jashtëzakonshëm. Në vent të t’ftuarëve të mi në studio, do t’mund t’ndjekim bashkë deklarata ekskluzive, nga ni intervistë të ni t’denuarit, dëshmitar i mbrojtur i Pokurorisë speciale që pranon se është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ka kryer krime të shumta pas luftës, përfshirë edhe vrasje politike. Intervistën me ket person, i cili quhet Shkumbin Mehmeti, e ka realizuar gazetarja e Klan Kosovës Blerta Ahmeti. Dhe unë i kërkoj falje asaj që po ia marrë ekskluzivitetin, duke ia prezantuar punën e saj këtiu, më zonën e debatit…

Intervista është realizuar në burgun e sigurisë së lartë…

Nga goja e tij do të dëgjoni si kanë vra 13 ose 14 veta pas lufte…

Atëherë po shkojmë me rrëfimin e tij: si dhe kush e formoi grupin kriminal?

E kemi nda në dhjetë sekuenca të randa dhe kujdes që të mos jenë fmijë aty se si rrëfen me lehtësi për vrasjen dhe për atë qqë kanë dështuar t’vrasin.

Atëherë video 1. Ja, ky është Shkumbin Mehmeti, anëtar i grupit 13, 14 vetesh, të kryesur nga një anëtar i dikurshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Dhe do e shihni kush janë ata. Një grup i rrezikshëm, kriminal, pra, ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë. Misioni i atyre që u bënë bashkë ishte, të kryenin vepra të rënda kriminale, përfshi vrasje politike për qëllime të ndryshme t’themeluesve ti, që sipas Shkumbim Mehmetit, njeri prej anëtarëve të grupit ishin dy vëllezër të njohur për veprimtarinë e tij në Perëndim po dhe në Kosovë…

Për formim të grupit dhe aktivitetin e grupit, gjithnjë sipas Mehmetit, dinin edhe personalitete tjera me emer e nam te madh në vend, emrat e të cilëve KLAN Kosova i di, por i ka hequr me nje “bip”… Për arsye publike e profesionale ka vendos të mos i shfaq për publikun deri sa të kontaktohen më vonë, pas transmentimit të këtij emisioni.

Grupi u shkatërrua në fundit 2004…”

Ky prezantim, me paralajmërim kaq alarmues, patjetër do t’i ketë alarmuar tv-spektatorët dhe, pastaj, edhe publikun më të gjerë, se vërtet do të dëgjojnë të vërteta tmerruese nga një kriminel i penduar, tashmë me status të dëshmitarit të mbrojtur.

Kulmi i këtij paralajmërimi alarmues: “Nga goja e tij do të dëgjoni si kanë vra 13 ose 14 veta pas lufte. Si dhe kush e formoi grupin kriminal. Ja, ky është Shkumbin Mehmeti, anëtar i grupit 13, 14 vetesh, të kryesur nga një anëtar i dikurshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Një grup i rrezikshëm, kriminal, pra, ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë. Misioni i atyre që u bënë bashkë ishte, të kryenin vepra të rënda kriminale, përfshi vrasje politike për qëllime të ndryshme t’themeluesve ti…”

Pa qenë jurist, mua me rezulton se Baton Haxhiu, me këto konstatime, ka bërë vepër penale, sepse ka prejudikuar se “dëshmitari i mbrojtur” do ta thotë të vërtetën, me përmasa kaq kriminale, për grupin e themeluar në vitin 2001 (po vetëkuptohet, nga unë, Ibrahim Kelmendi, siç do të konkretizohet shumë herë gjatë kësaj “dëshmie”).

Baton Haxhiu paralajmëron përdorimin e shurdhuesit “bip“, kur “dëshmitari i mbrojtur” përmend emra personalitetesh, që të mos kuptohen emrat e tyre, por, në rastin kur përmendet emri im, ai asnjëherë nuk e ka përdorur këtë lloj shurdhimi.

Pra është e qartë se, gjithë këtë teatralitet alarmues e denoncues z. Haxhiu e ka bërë, kryesisht, për diskreditimin tim, por le t’u mbetet kompetentëve zyrtar e profesionistë të bëjnë vlerësimin, nëse është kështu, si po e (dis)kualifikoj unë këtë “dëshmi” kaq alarmuese.

Minuta 07’10”: /Shkumbin Mehmeti:

“Në vitin 2003 iu kam bashkangjit grupit…”

  1. Baton Haxhiu e ka dëgjuar disa herë këtë “dëshmi”, nga e cila rezulton se “dëshmitari i mbrojtur” i qenkësh bashkangjitur gurupit në vitin 2003, por që, siç rezulton nga rrëfimet e tij, do të rrëfejë për formim të grupit në vitin 2001.

Megjithëkëtë, z. Haxhiu e vlerëson të saktë këtë dëshmi, që e shtynë t’i bëjë konstatimet prezantuese që i citova më lartë. “Dëshmitari i mbrojtur” mua nuk më ka takuar, as më ka njohur në vitin 2001, por ky fakt nuk ka ndikuar që z. Haxhiu të shurdhojë emrin tim, si në rastet e tjera.

Minuta 15’45” / Baton Haxhia:

“E shihni ket fotografi. Kush ishte përfshi në vrasjen e Zamajt, si u planifikua dhe si u krye vrasja e Tahir Zemajt? Kush ishte iniciator? Kush nga te medhjte e politikes u pajtua me kete atentat? Pse u vra ai dhe kush ishin autoret e nje prej vrasjeve më të rënda pasl lufte? Shkumbin Mehmeti thotë se ka dëgjuar shumë për ket rast, ndonëse pretendon se nuk ka qenë pjesë e organizimit. Për më shumë të dëgjojmë verzionin qe ai jep për ket vrasje…, atëherë ta dëgjojmë rrëfimin…”

Krimineli Shkumbin Mehmeti ka përmendur emra konkretë, sipas tij, të “urdhëruesve“ të tyre. Batoni i ka fshirë ata emra, por jo në ato përmasa, sa, p.sh., të mos hetohet emri i Ramush Haradinajt, por nuk e ka fshirë emrin tim, as emrat e atyre që, vrasësi Shkumbin Mehmeti, i ka akuzuar për vrasës aktivë.

Pra, këtu dalin në pah motivi dhe qëllimet e Baton Haxhiut, për emetimin me kaq pompozitet, të kësaj “dëshmie”, të këtij shpifësi, me paraqitje xhihadisti.

Minuta 24’32” / Baton Haxhia:

“Dhe, siç e thash edhe në fillim, po ua përsëris edhe njëherë, ky është dëshmitar i prokurorisë së EULEX-it, ka shpreh dëshirën me qenë edhe dëshmira i mbrojtur, e po flet hapur…”

  1. Haxhiu me këto stërpërsëritje synon t’i bindë tv-spektatorët, që t’iu besojnë dëshmive të vrasësit Mehmeti, sepse ai është dëshmitar i prokurorisë së EULEX-it! “Ku dhëmbë shëmbi, shkon gjuha“, thotë proverbi. Kjo do të thotë, z. Haxhiu synon t’i imponojë, gjithsesi, si dëshmi të vërteta, këto shpifje!

Minuta 25’35” / Baton Haxhiu:

“Shikoni ket fotografi, versioni i vrasjes se deputetit Smajl Hajdari. Ky grup, sipas rrëfimit të Shkumbin Mehmetit, e ka krye edhe vrasjen e deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj…”

Në vazhdim, vrasësi Shkumbin Mehmeti, rrëfen emrat e vrasësve, edhe pse vetë, siç thotë, nuk ishte pjesëmarrës në atë vrasje. TV Klani, për qëllimet e përcaktuara të B. Haxhiut, as kësaj radhe nuk i ka mbuluar ata emra!

Minuta 40’05” / Baton Haxhia:

“Dhe e kemi një situatë tjetët. Si deshen ta vrasin Xhavit Halitin?…

Planet e pa realizuara për vrasjen e Xhavit Halitit. Një target tjetër i grupit ishte Xhavit Haliti, anëtari i PDK-së. Ky. sipas Mehmetit, ishte paraparë të ekzekutohej për shkak të Fondit ‘Vendlindja thërret’ por edhe për shkak të vrasjes në Shqipëri të një luftetari të madh të UÇK-s. Se kush ishte i ngarkuar për ta likuiduar Halitin dhe kush i tregoi atij se është cak i një atentati e kuptojmë nga deklarat e tashme e Shkumbin Mehmetit. Xhavit Haliti para ca vitesh në Zona B e ka rrëfyer rastin, por askush, ama askush nga prokuroria nuk pat reaguar. Ta dëgjojmë rrëfimin për planin e pa realizuar për vrasjen e Xhavit Halitit.”

Ky teatralitet i z. Haxhiu, aktërim i stisur, ka për synim të bindë tv-spektatorët që të besojnë në shpifjet e “dëshmitarit të mbrojtur”. Kjo shpifje është bërë me porosi, që ta ketë si provë Xhavit Haliti, për të më denoncuar, i bindur se ishte rast i volitshëm që të hakmerrej kundër meje për konfliktet që kishim mes nesh, para e gjatë luftës, Xhavit Haliti dhe unë. Sigurisht, z. Haxhiu këtu nuk e kamuflon fare angazhimin e tij, në anën e z. Haliti, prandaj i plason këto shpifje të “dëshmitarit të mbrojtur”, si të vërteta.

Minuta 41’35” / Dëshmitari i mbrojtur:

“Në janar 2015-tës kam dhanë deklaratë se ky grup që është bë prej Ibrahim Kelmendi eee, posaqerisht prej Ibrahim Kelmendi, ka ba marrëveshje, ka pagua Florim Ejupin me e vra Xhavit Halitin. E kam deklaratën që ia kam dhanë Xhavit Halitit… Pasi ka marrë vesh Agroni ka ndërhy dhe e ka penguar Florim Ejupin mos me e vra Xhavit Halitin… Ibrahim donte me e vra Xhavitin për përfitime të veta personale…”

Këto shpifje e insinuata, që mund të jenë porositur nga Xhavit Haliti, ose që vetë  xhihadisti Mehmeti, mund t’i ketë sajuar për të krijuar favore personale, përfitime financiare, nuk meritojnë komente.

Krimineli i burgosur dhe i dënuar me 30 vite burg, ka kohë të fantazojë mënyra, për të dalë nga burgu, për të përfituar para e favore të tjera. Shpifjet e tij, prandaj edhe mund të arsyetohen, por nuk mund të arsyetohen shpifjet e porositura dhe,  sidomos, nuk mund të arsyetohet mundësia që i është dhënë “dëshmitarit të mbrojtur”, për t’i plasuar shpifjet e tij përmes televizionit. Aq më pak arsyetohet mënyra e plasimit dhe e komentimit të tyre nga z. Haxhiu.

Ata që ia kanë mundësuar “dëshmitarit të mbrojtur”, plasimin spektakular dhe në ato përmasa të shpifjeve të tij dhe, sidomos z. Haxhiu, do të duhej të përgjigjeshin për këtë lloj agresioni kundër meje.

Minuta 43’35” / Baton Haxhiu:

“Cili është plani për trazirat e marsit 2004?! Detyra tjetër që kishte marrë grupi më pas ishte e jashtëzakonshme. Misioni i ri ishte të organizoheshin ato që më vonë  do të njihen si trazirat e marsit 2004…”

  1. Haxhiu vazhdon me avazin e tij, për ta plasuar “grupin” edhe me plan për trazira të marsit 2004.

Minuta 53’28” / Dëshmitari i mbrojtur:

Gjatë gjykimit të grupit prej 13 vetave… në fund të gjithë u liruan, vetëm unë u dënova… Ata u liruan vetëm pse ishin pjsëmarrës në vrasjet tjera politike që kanë ndodh në Kosovë… (minuta 59’45”:) Ibrahim Kelmendi ka ndërhy te Norbert Kosteri, kryetari i trupit gjykues, edhe janë liru…”

Unë kam marrë pjes në disa senaca gjyqësore të këtij “grupi” prej 13 vetash dhe kam krijuar bindjen se ishin viktima, të organeve përkatëse, vendore e ndërkombëtare, për t‘u arsyetime se, më në fund, i gjeten organizatorët e trazirave të marsit 2004, dhe atyre po iu bëhet gjyq në rrethana alarmante, në ambiente të sigurisë së lartë, të burgut në Dubravë. Në fund trupi gjykues, i përbërë vetëm nga gjyqtarë të huaj, i shpalli të gjithë të pafajshëm, pra, edhe Shkumbin Mehmetin.

Tash, krimineli Shkumbin Mehmeti, teatralisht dhe kopilisht, i përzin dy procese gjyqësore: atë për trazirat e marsit 2004, ku iu është bërë proces 13 vetave dhe u shpallen të pafajshëm, dhe procesin tjetër gjyqësor, për vrarje të policëve, vrasësi Shkumbin u dënua me 30 vite burg.

Me kryetar të trupit gjykues, gjermanin Norbert Koster, nuk kam biseduar fare për pajfajësi të të akuzuarve, siç shpift xhihadisti Shkumbin. Fatmirësisht ai, duke qenë profesionist fanatik, ia doli të demaskonte veprimtarinë kriminale, sidomos të hetuesve Fadil Syleviq dhe Gojart Kelmendi, që kishin sajuar “grup të organizuar” dhe kishin dresuar edhe dëshmitar të rrjeshëm, një rast tepër ngjashëm me këtë të Shkumbin Mehmetin tani. Edhe ai ishte dëshmitar burgaxhi për krime hajnije. Edhe atij i ishte premtuar ta emigronin, pastaj, në Amerikë, si shpërblim, siç e paskëshin shpërblyer edhe Shkumbim Mehmetin, me strehimin e familjes së tij në Perëndim dhe tani ky pret shpërblimet e radhës, pse jo, edhe amnesti nga presidenti…

Provë për atë proces gjyqësor dhe për vendimin e trupit gjykues, për shpalljen e të gjithë të të akuzuarve të pafajshëm, është ai aktgjykim. Zotëri Haxhiu, prandaj, do të duhej, të paktën, të skuqej, për këtë lloj komploti, i cili më  ka shkaktuar shqetësime tepër serioze.

Megjithëkëtë, unë uroj që hetuesia, prokuroria dhe gjuqësia do t’i shqyrtojnë këto shpifje, kaq flagrante të z. Baton Haxhiu, kësaj radhe i angazhuar si “verifikues“ i “dëshmive” e “deklaratave” të bëra nga ky “dëshmitar i mbrojtur”, vrasësi e xhihadisti Shkumbin.

Unë do të kërkoj nga institucionet kompetente të zbulohen motivet e kriminelit Shkumbin Mehmeti – për cilat qëllime e favore i ka trilluar ai këto shpifje? Mua me rezulton që ai ka llogaritur në  favoret që po iu ofrohen dëshmitarëve të mbrojtur, edhe kriminelë, edhe duke ua sistemuar familjet jashtë Kosove, pavarësisht dëshmive të tyre të rreme dhe dëmeve që i shkaktojnë ato.

Tjetra, mbase xhihadistin Shkumbin Mehmeti e kanë informuar, tashmë, për angazhimin tim, këto 7-8 vitet e fundit, kundër islamistëve agresivë, dhe, prandaj, si i konvertuar i ri në xhihadist, ai do të bëjë vepra “në shërbim të Allahut”, që t’i shpërblehen në xhenet edhe me 73 hyri (virgjëresha), sepse, edhe gjatë procesit gjyqësor në Dubravë, kemi pas rast të dëgjojmë përgjime që i janë bërë telefonit të tij, se çfarë shpërfytyrimi seksist, muhamedan, kishte manifestuar ai pervers.

Mundësia e tretë, komplotistët Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi duhet ta kenë motivuar me financa dhe me premtim për amnesti kriminelin Mehmeti, që të pranojë dresurë për të shpifur kaq vulgarisht për atentatin në tentativë ndaj Xhavit Halitit, me shpresë se do të vlerësohen nga institucionet përkatëse si prova dhe, kështu, do të hakmerreshin kundër meje, për demaskimin që po ua bëj  këtyre marionetave komplotiste.

Uroj të hetohet e shqyrtohet ky agresivitet i orkestruar kundër meje, i cili prodhon edhe rrezikshmëri fizike për jetën time, pos shqetësimeve psiqike.

13.01.2012

Ibrahim Kelmendi

Çfarë do të diskutohet? Më 16 janar takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel në datën 16 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i emëruar për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, Avin Arifi, përmes një interviste për Klan Kosovën.

 

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore. Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”,, ka treguar Arifi.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.

A do t’i shpëtojë VV-ja “apokalipsit” të orkestruar!? – Nga Florim Zeqa

Sikur ne shqiptarët të kishim afinitetin e bashkimit, dashurisë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit siq e kemi të zgjuar ndjenjen e urrejtjes, të ndarjes dhe përçarjes sot do të ishim njëri ndër popujt më të civilizuar të botës dhe faktori kyq i të gjitha zhvillimeve politike jo vetëm në Ballkan por në mbarë kontinentin Evropian.
Lufta e fundit, e në veqanti paslufta na i nxori në shesh të gjitha dobësitë tona.
Mbështetjen e fituar ndërkombëtare në saje të një lidershipi të urtë dhe të përgjegjshëm, vizionarë dhe pragmatik siq ishte presidenti historik, Ibarhim Rugova, për çlrimin e vendit nga robëria shekullore dhe pavarësimin e shtetit tonë nga Serbia, gradualisht jemi duke e humbur me këta mistrecët e vegjël, kusarët dhe matrapazët politikë, të cilët jo vetëm që nuk marrin gjë vesh nga politika, e gërryen shtetin duke plaçkitur çdo gjë publike dhe shtetërore.
Vënja e interesit personal para interesit të shtetit ishte prioritet i të gjitha qeverive të paluftës, respektivisht i 6 legjislaturave të deritanishme të Kuvendit të Kosovës, ku të zgjedhurit e popullit (deputetët) në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve u shndërruan në instrument të pushtetarëve, duke mos qajtur asnjëherë hallin e qytetarëve, fatin e parasë publike dhe as të ardhmen e shtetit.
Si pasojë e kësaj situate, e kemi këtë gjëndje tejët dëshpruese dhe të pashpresë në vendin tonë. Kështu pra, jo vetëm nga “çlirimtarët” por edhe nga “institucionalistët”, për afro 20 vjet rresht shteti i Kosovës u trajtua si plaçkë lufte e jo si atdhe i politikanëve qofshin ata në pushtet apo opozitë.
Sindromi i ndarjes fatkeqe të subjekteve politike fillon pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, gjegjësisht me LDK-në në Kuvendin e VI-të zgjedhorë të saj, ku ndodhi ndarja e dhimbshme e këtij subjekti politik i cili edhe në ditët e sotme po lëngon nga ajo ndarje fatkeqe.
Pas kësaj, patëm ndarje dhe shthurje totale të subjekteve të vogla politike, derisa ndodhi ndarja tjetër e subjektit të madh politik-PDK-së, ku eskponentët dhe themeltarët e këtij subjekti politik u ndanë për të formuar një nismë të re politike, e cila edhe pas shumë viteve ende ndodhet në margjinat e saj, si një nga subjektet më të vogla politike në vend.
Fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata por si e vetmja mundësi për largimin e së keqës së instaluar në këtë vend tani e 19 vite më parë.
E thash pikërisht kështu, pasi bashkimi i LDK-së në qeverisje me uzurpatorët e shtetit u kishte dhënë fund të gjitha shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive në vendin tonë.
Kështu, Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i pasprovuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.
Qeverisja teknokrate në komunën e Prishtinës në njërën anë dhe dualizmi në udhëheqjen e VV-së i shkaktuan tronditjen më të thellë këtij subjekti politik (organizate politike), e cila për të mos thënë të pamundur, do ta ketë të vështirë të rimarrë veten pas “apokalipsit” të dorëheqjeve, ndarjeve dhe përçarjeve të thella në këtë subjekt politik.
Përderisa dorëheqjet në VV shihen qartë se janë të orkestruara, enigmë mbetet dirigjenti i tyre, gjegjësisht shkaktari i “apokalipsit” në këtë organizatë!

Ndarja e “shapit nga sheqeri” i vetmi shpëtim për VV-në

E kam thënë edhe në një rast, po e përserisë prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryetarit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konseguencat e të cilit veprim po i vuan sot VV-ja, me ç’rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli!
Në anën tjetër edhe hapja e dyerëve për të gjithë të arratisurit nga partitë e tjera, çoi në grumbullimin e llumit nga të gjitha anët “lumit”!
Kur kësaj i shtohen edhe personat me dosje të dyshimta, të akuzauar për korrupsion dhe krim të organizuar gjersa ishin në partitë e tjera e rëndoi akoma më tepër situatën në këtë subjekt politik.
Dorëheqjet e figurave qendrore dhe kryetarit të VV-së, nuk është se janë akte morale as ndërgjegjësimi, por janë ngatërrim i koncepteve politike dhe ambicieve për krijim të monopolit politik në LVV.
Si do që të jetë, LVV-ja dhe lideri i saj Albin Kurti ndodhen para një sprove historike, të pastrimit të kësaj organizate nga figurat e dyshimta, të lidhura me korporatat e inkriminuara biznesore dhe të korruptuarit politik apo të mbetjes peng i oligarkëve ekonomik, këtij sindromi kancerogjen të shkatërrimit të shtetit dhe ekonomisë vendore.
Vetëm ndarja e “shapit nga sheqeri” mund ta shpëtoj VV-në nga katandisja e mëtutjeshme dhe kthimin e besimit në elektoratin e saj. Në të kundërtën, kjo organizatë e profilit të majtë politik përveq rënjës enorme në elektorat rrezikon shthurjen totale të saj.
Pasojat e sindromit ndarës të skenës politike kosovare, të kësaj klase politike të korruptuar, të shantazhuar nga Serbia dhe nënshtruar nga bizneset e inkriminuara, do t’i i vuan popullata me varfëri dhe izolim akoma më të gjatë ndërkombëtarë.
Për fund edhe një konstatim hipotetik, partitë në pushtet dhe opozitë, rivale të VV-së duke e parë fuqizimin e saj nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit 2017, kur ky subjetk doli fitues moral i zgjedhjeve përballë dy koalicioneve të mëdha, mund të jenë të implikuara subjekte vendore dhe ndërkombëtare në minimin e saj si nga brenda ashtu edhe nga jasht!
Në Kosovën e pasluftës të gjitha partitë politike me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje u bënë “Përrallë me tupan”, duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet!
I vetmi subjekt politik i cili u qendroi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që mund ta mbajnë këtë subjekt akoma unik dhe kredibil para elektoratit kosovar.
Po ashtu enigmë mbetët fakti, se si do të funksionoi LVV-ja pas “apokalipsit”, a do të mbetët edhe më tutje organizatë apo do të profilizohet si parti politike e qëndres së majtë!
Pavarësisht, zgjidhjes që do të gjejnë drejtuesit e saj në të ardhmen, “apokalipsi” LVV-së përveq freskisë, do t’i sjellë edhe pastrimin nga jashtëqitjet e partive tjera, ristrukturimin dhe reformimin më substancial seqë ka ndodhur deri më tani tek subjektet tjera politike.
Rasti i fundit i përçarjes dhe dorëheqjeve në LVV e dëshmoi katërçipërisht se kuantiteti asnjëherë nuk e garanton cilësinë dhe suksesin e një subjekti politik.
Janë parimet e shëndosha, demokracia e brendshme dhe qëndrueshmëria në veprime që përcaktojnë të ardhmen e sigurtë të subjekteve politike.
Situata e krijuar në skenën politike, ku përveq LVV-së, era e përçarjeve të thella po fryen edhe në PDK shkaku i Speciales,…përderisa AAK-ja nuk dihet se në cilën pjesë të “oqeanit” do të lundroj pas dështimit në shfuqizimin e Gjykatës Speciale,…kurse LDK-së i mungon guximi dhe fuqia vepruese në zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj gjatë dhe pasluftës shkaku i mungesës së reformave të brendshme, të cilat edhe do t’i kthenin namin që kishte dikur në skenën politike kosovare!
Andaj, pashmangshëm rrjedh konstatimi logjik; do të ishte iluzive t’u besohet tutje partive politike dhe liderëve që nuk janë të zotët të realizojnë reforma brenda subjekteve që drejtojnë, e lërë më të krijojnë konsensus ndërpartiak për tema madhore për vendin.

Dorëheqjet, trysni mbi Albin Kurtin

Me 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje aktualisht është subjekti më i madh opozitar.

Viteve të fundit, Vetëvendosje ishte subjekti më i zëshëm në Kuvend dhe në disa raste edhe më me ndikim, pavarësisht që atëherë përfaqësohej me 17 deputetë.

Por, sa do të reflektojnë tani dorëheqjet e shumta të njerëzve në pozitat kyçe në këtë subjekt politik në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, kjo çështje mbetet të shihet në ditët në vijim.

Tashmë është e qartë se të dorëhequrit i dhanë një mesazh Albin Kurtit, i cili mbetet kandidati i vetëm për t’u kthyer në krye të Vetëvendosjes, se ai nuk është i dëshiruari, për ta marrë drejtimin e timonit të partisë.

Megjithatë, Kurti po tregohet i vendosur që më 21 janar të kthehet në pozitën e kryetarit të subjektit që dikur e kishte krijuar me disa mbështetës të tij.

Analisti politik Albert Krasniqi thotë se po shihet një orkestrim i vendimeve për dorëheqje, që si qëllim mund të kenë pengimin e Albin Kurtit që të zgjidhet kryetar i partisë.

“E gjithë kjo duket që është diçka e orkestruar dhe nuk është se po vjen natyrshëm prej vet anëtarëve, por është e planifikuar dhe ka për qëllim që në njërën anë t’i bëjë presion Albin Kurtit që të mos të jetë kandidat për kryetar të partisë, dhe në anën tjetër në rast të mos arritjes së një konsensusi mes këtyre dy grupeve, që të bëhet një dëm më i madh ndaj Vetëvendosjes, në mënyrë që ato vota të kapitalizohen potencialisht në një subjekt të ri politik i cili do të mund të krijohej nga ata që kanë dhënë dorëheqjen nga Vetëvendosje”, thekson Krasniqi.

Ndër personalitetet e fundit që ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj Lëvizje është edhe deputeti, Frashër Krasniqi i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg për rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës. Ai ishte një nga aktivistët që është parë në të gjitha “aksionet” siç i quan Vetëvendosje, veprimet e saj në terren.

Nga burgu u Dubravës, Krasniqi ka shkruar se ka vendosur të jap dorëheqje për të mbrojtur interesin e Lëvizjes, që sipas tij, “sot po cenohet për interesa personale të disa individëve”.

Ai ka kritikuar pikërisht Albin Kurtin, të cilit i ka vënë epitetin e një babai të Vetëvendosjes duke besuar se ai po e vë interesin personal mbi interesin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Thirrjet për socialdemokraci e bashkim kombëtar, që na shpërthenin nga gjokset në çdo tubim, demonstratë e postim në Facebook, po zëvendësohen nga thirrjet histerike “Duam Babën”, ka shkruar Frashër Krasniqi në letrën e tij nga burgu.

Përplasjet në Vetëvendosje, analisti Albert Krasniqi i sheh si sinjale që tregojnë se nëse nuk do të ketë përafrim të pozicioneve mes individëve dhe grupeve brenda saj, në të ardhmen mund të shihen dy grupime të Vetëvendosjes në Kuvend.

“Besoj që ata do të vazhdojnë në kuadër të Vetëvendosjes. E në rast se do të ketë një shkëputje dhe nuk do të ketë harmonizim të qëndrimeve ndërmjet këtyre dy grupeve parlamentare që mund të krijohen në Kuvendin e Kosovës, atëherë vërtetë mund të ketë pasoja”.

“Në radhë të parë, pasoja për qeverisjen e vendit, ngase kur ka një opozitë të dobët, të përçarë që nuk mund ta mbikëqyrë punën e Qeverisë, atëherë do të rezultojë me një keqqeverisje dhe shpërfillje të rolit të Kuvendit nga ana e ekzekutivit, dhe në radhë të dytë do ta dobësojë Vetëvendosjen e cila ishte në kulmin e saj, duke arritur të dyfishojë numrin e deputetëve nga zgjedhjet paraprake”, thotë Krasniqi.

Nga postet e larta drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje ish-kryetari Visar Ymeri, ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, nënkryetari Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, pastaj Aida Dërguti dhe figura tjera në poste të larta të partisë.

Dilemat aktuale janë nëse ata që dhanë dorëheqje dhe mbështetësit e tyre do të rikthehen në parti apo do të vendosin të themelojnë një fraksion politik të veçantë, jashtë strukturave aktuale. Të dyja opsionet, po konsiderohen të vështira për ecjen më tutje të këtij subjekti politik, i cili viteve të fundit kryesisht ka qenë zëri më i fuqishëm opozitar në Kosovë.

Vetëvendosje, ndodhet në procesin e brendshëm zgjedhor. I vetmi kandidat për kryetar të partisë është Albin Kurti. Kuvendi zgjedhor pritet të mbahet më 21 janar. Aty do të shihet nëse Vetëvendosje do ta ruaj unitetin apo do ta ketë fatin e disa partive tjera politike në Kosovë, të cilat u ndanë pikërisht nëpër kuvendet zgjedhore.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Kosova emëron përfaqësuesin në bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës vendosi të premten që Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, të jetë përfaqësues i saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje të përcjellë rrjedhën me vendimmarrësit politik”, tha kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.

Zoti Arifi, do të zërë vendin e ish ministres për dialog, Edita Tahiri e cila ka drejtuar bisedimet teknike që filluan në vitin 2011.

Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj.

Deri në vitin 2017 bisedimet ishin drejtuar nga kryeministrat e të dyja vendeve, ndërsa më pas ato u morën përsipër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel më 20 shtator në New York, më ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Në muajin korrik presidenti serb paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm serbë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret që në përmbyllje të bisedimeve të dyja palët të njohin njëra tjetrën dhe t’i japin fund një periudhë të gjatë të armiqësive.

Ai ka bërë thirrje për ekip uniteti në Kosovë që do të përfshihej në bisedime ndërsa ka paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje që të arrihet me Serbinë, do ta hedhë në referendum.

Bisedimet e deritashme i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Por ajo vazhdon të jetë e fundit në proceset integruese evropiane.

Kosova pranohet në Eurovizion

Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK), është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Evropian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.

Gara e cila i bën bashkë të gjitha shtetet e kontinentit të Evropës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Evropian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Evropian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë. Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Evropës në përgjithësi.

Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.

Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.

A është e domosdoshme reforma zgjedhore ? Nga Skënder MULLIQI

Deri me sot patem disa zgjedhje locale dhe zgjedhje qendrore të cilat zgjedhje qytetareve të Kosovës nuk u sollën shumë të mira. Dhe , shtrohet pyetja logjike ;Se a ja vlen dalja në zgjedhje , ose pse kurrë në zgjedhje nuk dolën as 50 përqind të atyre të cilët paten të drejtë vote?Kjo pyetje kërkon analizë dhe zberthim të gjerë nga partite politike , organizatave jo qeveritare të cilët merren me analiza politike etj . Më në fund të merret nisma për debate se a duhet dalë në zgjedhje apo edhe duhet bojkotuar ato , pas gjithë këtyre deshtimeve të partive shtetëformuese në zhvillm dhe mirëqenje të përgjithshme ?

Nese shikohet interesi actual i partive politike, këto do të bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje .Po kurrë sa duhet nuk I realizuan premitimet e dhëna para elektoratit.Kurrë nuk krijuan kushte as rrethana të volitshme dhe as nuk krijuan vullnet qytetarë për dalje masovike në zgjedhje .Edhe pse zgjedhjet në përgjëthësi u cilësuan si të rregullta dhe demokratike , nuk ishte krejt ashtu.Nuk patem as opozitë të fortë e cila do ta kontrollonte ashtu si duhet punën e pozitës. Nuk po kemi reformë zgjedhore ,së një reformë e tillë sigurisht së bie ndesh më interesat e grupeve të fuqishme të partive politike .Askush deri më sot nuk mori përgjëgjësi për gjitha dështimet në politikëbërje , në stagnim të zhvillimit ekonomik dhe në stagnim të proceseve demokratike . Institucionet e shtetit duhet të drejtohen më shumë nga profesionistët .

Me këto vendime të deri tashme të kësaj kaste politike nuk mund të jemi të kënaqur dhe as që mund të presin së do të respektohet e drejta qytetare .E krijuam Agjensionin Antikorrupcion por qe nuk ishte efikas nga ndërhyrja e politikës.Edhe shumë medie nuk I përmbushen standardet profesionale dhe etikën elementare .Edhe disa televizione private u sollen më shumë si tifozeri jashtë kritereve profesionale. Institucionet ishin ato të cilat krijuan opinione të caktuara në medie duke ndikuar kështu edhe në rezultatet zgjedhore . Sistemi actual zgjedhor nuk na solli diqka të mirë , nuk solli në pushtet njerëzit sa duhet të përgatitur për sfidat e sistemit shumë partiak pluralist .Pa lista të hapura dhe pa shumë zona zgjedhore nuk ka mundësi që qytetarët ti zgjedhin njerëzit në të cilët kan më shumti besim , të cilët do ti mbronin interesat e tyre pa dallime partiake .Pa lisita të hapura më duket mua nuk do të kemi institucione shumë kredibile në Kosovë.Qytetarët duhet ta ken mundësin që mos tia japin besimin atyre të cilët nuk I përmbushën interesat e tyre .

Këtë gjë e bën të mundur listat e hapuara.Kosova sigurisht do të ishte shumë më shumë e zhvilluar .Deri atëherë kur qytetarët nuk e kan fuqinë e duhur vendimarrese e cila edhe u takon sipas kushtetutës , deputetet dhe nëpunësit partiak e shtetëror nuk do të frikësohen nga sovrani –popull, dhe do të sillen dhe do të veprojnë më gjuhën poltroniste .Sistemi zgjedhor do të duhej të ndryshohet për të mirën e këtij vendi. Nese nuk sigurohen kushtet optimale për zgjedhje korrekte dhe demokratike , atëherë për qka na shërbëjnë zgjedhjet ?Kur nuk bëhën reformat e nevojshme për ti kontrolluar partitë politike , atëherë edhe zgjedhjet nuk kan shumë kuptim .Sigurisht se reforma zgjedhore kërkon kohë, dije dhe mund .Do të ishte mirë të plotësohen kushtet optimale për dalje në zgjedhje, sepse vëtem kështu bëhët gara interesante, dhe zgjedhjet nuk mund të konsiderohen paraprakishte si zgjedhje të humbura dhe humbje e kohës.

DY FJALË PËR MARATHONOMAKUN E LIRISË SË KOSOVËS ENVER MALOKU – Nga SINAN KAMBERAJ

Në foto, nga e djathta: Xhemail Mustafa, Adem Salihaj, Enver Maloku, Sabrije Spahiu, (?), piktori Guri Madhi dhe autori i këtij përkujtimi

Enver Malokun e kam njohur në vitin 1970 kur e ka filluar punēn nē Televizionin e Prishtinës. Ai vinte nē Redaksinë e Kulturës si njē intelektual i formuar, plot energji.
Enveri ishte njē gazetar i ardhshëm guximtar. Ndaj, nuk e pati gjatë si gazetar në TVP. E “pagoi” guximin – vyrtytin qē e mbante si emblemē dhe që nuk donte ta fshihte, për asnjē çmim. Ai ishte një gazetar rebel.
E kam ‘rinjohur’ në fillim të viteve ‘90, si drejtues të QIK-ut nē Prishtinë, si njē gazetar midis gazetarëve – heronj të fjalës së lirë, – atyre që po i bēnin karshillëk me laps regjimit policor-ushtarak serb.
Enveri ishte korrespondent i gazetēs shqiptare – amerikane “Illyria” në New York, nga viti 1991 deri ditën e fundit të jetës së tij.
Tashmë po e njihja edhe më mirë. Mund ta thērrisja më telefon nga New Yorku në çdo kohë, edhe në mesnatë …
Maloku ishte një kronikan i palodhshēm i zhvillimeve dramatike në Kosovēn e pushtuar. Ai ishte një zēdhēnēs i devotshēm i Lēvisjes Paqēsore tē Liderit tē Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe shpresēdhēnës – si korrespondent I Gazetēs, – i Diasporēs më tē moçme shqiptare, nē Atdheun e tyre të dytë – Amerikēn e ‘Shpresave tē fundit të Njerēzimit’.
Ata që e kanē njohur mirë Malokun kanē parë tek ai – të shtruara në kolumnet e tij – aftësinē e vrojtimit të mprehtë të fenomeneve sociale konfliktuale. Në kētē kontekst – edhe të sindromës së konfliktualitetit brendashqiptar. Simbas tij, ky fenomen vinte si pasojē e lodhjes nga pushtimi i gjatë serb, por edhe si një ‘prirje’ fatkeqe shekullore shqiptare.
Maloku mbante një qëndrim kritik publik e të guximshëm ndaj këtij fenomeni të rrezikshēm, qē po e dēmtonte rëndë Kosovën.
Maloku mbetet në historinë e gazetarisë kosovare simbol i gazetarit të guximshëm e fisnik.
*
Maloku u vra më 11 Janar 1999 nē prag tē shtēpisë, në sy të familjes, mbas një atentati, tre muaj më parē, po në prag të shtëpisë.
Vrasēsi nuk u gjet deri sot.
Turpi bie mbi drejtësinë kosovare.
Shkaqet e vrasjes mund të merren me mend, ashtu si dhe ‘heshtja’ 19 vjeçare e Drejtësisë!
Marathonomaku u pengua mizorisht të jepte Lajmin e Lirisë, atë lajm tē cilit ai ia kushtoi tërë jetën.

Gjykata Speciale, Bashkimi Evropian kërcënon seriozisht liderët e Kosovës

Përfaqësuesit diplomatik të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas nismës për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë si dhe misionet diplomatike të vendeve të BE-së, paralajmëruan sërish të premten për pasojat që mund të ketë shfuqizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë.

Në një komunikatë të përbashkët të publikuar të premten thuhet se “nisma, ende në pritje në parlamentin e Kosovës, është jashtëzakonisht shqetësuese për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare”.

Në komunikatë theksohet se në vitin 2014 Kosova u angazhua me Bashkimin Evropian për ngritjen e gjykatës. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Së këndejmi, Bashkimi Evropian mirëpriti ngritjen e gjykatës të njohur si dhomat e specializuara nga parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

“Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.

Prandaj, Bashkimi Evropian u bën thirrje “nismëtarëve në parlament që ta tërheqin atë”, thuhet në komunikatë në të cilën mirëpriten deklaratat publike të udhëheqësve politikë në mbështetje të detyrimeve të Kosovës. Po ashtu BE-ja mirëpret ngritjen e zërit nga media dhe shoqëria civile kundër kësaj “nisme të dëmshme”, ndërsa thekson “mbështetjen e BE-së ndaj përparimit të Kosovës në integrimet e saj evropiane”.

Me 22 dhjetor një grup prej 43 deputetësh hodhi nismën për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën e Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Nisma nxiti reagime të ashpra të diplomacisë perëndimore.

Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje “me forcë udhëheqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”.

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore në Kosovë paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme.

Berlini dhe Parisi dërguan një delegacion për të takuar përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë për të diskutuar pasojat e një nisme të tillë.

Të mërkurën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi, ndërsa i quajti të panevojshme siç tha, teprimet rreth kësaj çështjeje duke krijuar një panik tek qytetarët e vendit. Ai kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për qasje diskriminuese ndaj Kosovës kur flitet për trajtimin e krimeve të luftës si dhe proceset integruese të saj.

Çështje është ende pezull, pasi që parlamenti i Kosovës ndodhet në pushim dimëror deri më 15 janar. Por, kryetari i parlamentit Kadri Veseli njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një shkrim autorial kishte thënë se Gjykata e Posaçme nuk do të mund të ndalet ndërsa ka kritikuar partitë opozitare dhe faktorët ndërkombëtarë për qasjen e tyre ndaj nismës së deputetëve.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën.

Intervista – Thaçi: Ja pse jam kundër Gjykatës së Posaçme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi, ndërsa i quajti të panevojshme siç tha, teprimet rreth kësaj çështjeje duke krijuar një panik tek qytetarët e vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti president, sulmin ndaj Gjykatës së Posaçme duket se e keni filluar ju, të paktën që në tetor të vitit të kaluar, para se të fillonte peticioni i shoqatave të veteranëve të ish UÇK-së. Argumentet e paraqitura prej jush janë të njëjta me ato që paraqitën kundërshtarët e gjykatës së posaçme në vitin 2015, argumente, që u debatuan dhe u kapërcyen pasi u arrit në përfundimin se moskrijimi i gjykatës do ta dëmtonte më shumë Kosovën se sa krijimi i saj. Çfarë ka ndryshuar tani që ju po sillni të njëjtat argumente që i kapërcyet para dy vjetësh?

Presidenti Thaçi: Realisht Kosova as ka qenë, as është e as do të jetë ndonjëherë kundër sistemit të drejtësisë. Kosova ka dëshmuar bashkëpunimin më të mirë prej të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë me Tribunalin e Hagës, duke u dorëzuar vullnetarisht në akuzat e para që kanë ndodhur edhe pse janë dëshmuar përsëri si të pafajshëm të gjithë të akuzuarit. Prandaj edhe sot Kosova nuk është kundër sistemit të drejtësisë, nuk është për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë; tash opinionet e paraqitura nëpër debate duhen kuptuar si frymë e demokracisë, si debat i brendshëm dhe si opinione të shprehura prej kujdo qoftë. Edhe opinionet negative që kanë qenë edhe kundërshtuese edhe armiqësore të vitit 2015 i kam kuptuar dhe respektuar si debat demokratik. Këtë proces që e kam udhëhequr me përkushtimin që të themelohet kjo gjykatë edhe pse e padrejtë historikisht, e kam bërë vetëm që të ruhet partneriteti me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj edhe sot opinionet që paraqiten prej deputetëve janë opinione të njerëzve të zgjedhur, legjitimë dhe përfaqësues të popullit, proceduralisht të rregullta ligjore dhe kushtetuese; mendoj se ka një qasje të ekzagjerimit të opinionit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, sepse po ky parlament edhe në vitin 2015 e ka miratuar. Përfaqësuesit e popullit sot kanë opinione të ndryshme për këtë çështje, por nga ajo që kam lexuar, askush nuk është kundër sistemit të drejtësisë, kundër gjykatës, por e shohin si një opsion alternativ.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se jeni i gatshëm të nënshkruani nëse Parlamenti i Kosovës voton kundër Gjykatës së Posaçme?

Presidenti Thaçi: Unë do të bëja shkelje kushtetuese nëse nuk do ta nënshkruaja; e kam obligim kushtetues e ligjor dhe nuk mund të mohoj apo kthej vullnetin e deputetëve.

Zëri i Amerikës: Zoti president, kur bëhet fjalë për çështjen e kufirit me Malin e Zi ju vazhdimisht keni bërë thirrje që marrëveshja të miratohet. Pse këto dallime duke pasur parasysh që si Gjykata edhe marrëveshja për kufirin janë detyrime ndërkombëtare që i ka marrë përsipër Kosova t’i zbatojë?

Presidenti Thaçi: Gjykata e Posaçme është çështje ku vendimin e ka marrë parlamenti i Kosovës dhe tani u takon partive politike të përfaqësuara në parlament që të shprehin vendimin e tyre; pushtetet janë të ndara dhe unë nuk dal mbi parlamentin, as nuk përzihem në parlament por i respektoj vendimet e parlamentit botërisht dhe një qind për qind. Pajtohem politikisht apo jo, unë e kam këtë obligim ligjor. Sa i përket çështjes së kufirit me Malin e Zi, kjo duhet të kryhet, është e saktë, e qartë, precize e punuar prej ekspertëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë dhe vlerësuar prej të gjithëve; çdo vonesë, në veçanti në javët e ardhshme, do të jetë shumë goditëse për perspektivën evropiane të vendit.

Zëri i Amerikës: Cili është qëndrimi juaj për Gjykatën e Posaçme? Duhet të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese, duhet të ndryshohen ligjet për të, apo ligji duhet të shfuqizohet tërësisht?

Presidenti Thaçi: Kosova duhet të vazhdojë të mbështesë sistemin e drejtësisë. Kosova duhet të trajtohet nga bashkësia ndërkombëtare njëjtë sikurse është trajtuar çdo vend i ish-Jugosllavisë, Kroacia, Bosnja apo Serbia dhe të mos trajtohet e diskriminuar apo si një vend ku kanë ndodhur krime të ish Jugosllavisë. Jo; burimi i krimeve në ish-Jugosllavi dhe gjenocidi është bërë nga Beogradi, i cili sot përkdhelet nga bashkësia ndërkombëtare dhe lojaliteti i Kosovës nëpërkëmbet apo ndëshkohet nga ndërkombëtarët.

Zëri i Amerikës: Por, ju tashmë e keni përkrahur këtë gjykatë.

Presidenti Thaçi: Definitivisht. Institucionet e vendit kanë marrë vendimin, vendimi është në fuqi përderisa këto gjëra janë duke u diskutuar në parlamentin e Kosovës prej deputetëve; duhet t’i dëgjojmë gjithashtu me vëmendje opinionet e deputetëve, të partive politike, shoqërisë civile dhe opinionet e të gjithëve, por në fund të fundit vendimi u takon deputetëve, vendim që edhe e kanë marrë.

Zëri i Amerikës: Do të thotë çfarëdo vendimi, ju do ta nënshkruani?

Presidenti Thaçi: Të gjithë e dinë opinionin tim, angazhimin tim, përcaktimin tim edhe në qeveri edhe në parlament, por edhe tash pushtetet janë të ndara dhe unë do t’i kryej obligimet e mia.

Zëri i Amerikës: Zoti President, emri juaj është pjesë e raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe është lakuar shpesh në medie si një nga të akuzuarit e mundshëm të kësaj gjykate. Për shumë nga kritikët është frika juaj dhe e udhëheqësve të tjerë të vendit që ka çuar në nismën për shfuqizimin e gjykatës. Si u përgjigjeni pohimeve të tilla?

Presidenti Thaçi: Të tillët kanë kritikuar edhe angazhimet e mia në vitin 2015 se po ndodhte themelimi i Gjykatës së Posaçme për shkak të çështjeve personale. Unë mendoj që ky proces duhet të depersonalizohet dhe të shikohet në prizmin e interesit strategjik të vendit dhe jo në rrafshin personal apo të fërkuarjes së duarve për ndonjë poenë politike të të dështuarve politikë në Kosovë apo të ndonjë përfaqësie të caktuar politike.

Zëri i Amerikës: A keni ju frikë nga Gjykata personalisht?

Presidenti Thaçi: Nga drejtësia nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë dhe është mirë që Kosova ka qenë shembulli më i mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të pastër si loti; është lëvizja guerile më e suksesshme që ka ndodhur ndonjëherë në botë; ne nuk kemi sulmuar askënd; kemi zhvilluar luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova dhe kjo është fitorja më e madhe e kombit.

Zëri i Amerikës: Zoti president, nisma për të shfuqizuar ligjin u pasua me reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë. Ambasadori amerikan, vendet e Quintit, dhe Departamenti i Shtetit, reaguan ashpër brenda një harku kohor të shkurtër, duke paralajmëruar Kosovën për pasoja në proceset integruese. A jeni i shqetësuar me këto paralajmërime?

Presidenti Thaçi: Jam i shqetësuar me ekzagjerimin që i bëhet këtij procesi të opinionit të deputetëve të Kosovës. Duhet kuptuar që vendimet në parlament i marrin deputetët, njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo ndërhyrjet brutale apo të dhunshme ndaj grupeve parlamentare, apo thirrjet e ndonjë ambasadori të caktuar se sonte është koha me hedhë gaz lotësjellës në parlament. Mendoj se këto thirrje e cenojnë rëndë demokracinë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Por, ky është një obligim ndërkombëtar që ka marrë Kosova.

Presidenti Thaçi: Kosova është duke e respektuar, prandaj nuk ka nevojë për këto ekzagjerime, të cilat mendoj që kanë krijuar një panik krejt të panevojshëm te qytetarët e vendit.

Zëri i Amerikës: A nuk keni frikë se mund të ketë një izolim nga vendet perëndimore pas reagimeve të tyre?

Presidenti Thaçi: Definitivisht jo. Kosova edhe kështu është e izoluar, sepse nuk ka viza. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është vonuar; nuk na lejohet që të aplikojmë për Interpol, për UNESCO, për Këshill të Evropës, gjë që ishin deklaruar qartë. Të tjerët mund të flasin, kush të dojë dhe si dëshiron, sepse as që ka qenë në rrjedha, por bashkësia ndërkombëtare është zotuar se do ta mbështesë në mënyrë më aktive në kryerjen e obligimeve që Kosova ka dhe ka marrë. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Por, zoti president, këto janë detyra të brendshme të Kosovës që duhet të përfundohen.

Presidenti Thaçi: Neve na duhet mbështetja ta zëmë për anëtarësim në Unesco. Por përderisa vjen ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe mban fjalim një ditë para se të votohet në Paris për Unescon kundër Kosovës, mendoj që gatitshmëria e të tjerëvë ka munguar, pra që të ketë një angazhim dinamik dhe të nivelit të lartë për anëtarësimin e Kosovës në Unesco. Ky ka qenë një projekt i përbashkët dhe për mua është plotësisht e padrejtë që i lejohet Serbisë të vendosë veton për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo është e vërtetë. Në anën tjetër është plotësisht e padrejtë moslejimi që të aplikojmë për anëtarësim në Këshill të Evropës, në Interpol dhe mekanizma tjera ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti President, një çështje që ditët e fundit ka nxitur debate është mosdhënia e vizës amerikane për Kryeministrin Haradinaj. A mendoni se kjo është e lidhur me kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës se Posaçme?

Presidenti Thaçi: Nuk mendoj, besoj dhe e di që nuk është kundërshtim për vizë, është aspekt procedural që duhet ta kalojnë të gjithë.

Prishtinë: 187 vjet burgim për ata që kanë luftuar në Siri e Irak

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë

Shteti i Kosovës zë vendin e parë në Ballkan sa u përket dënimeve që ka shqiptuar për personat që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, përkatësisht në Siri e Irak.

Totali i viteve të vuajtjes së dënimit për kosovarët që kanë marrë pjesë në këto luftëra është 187 vjet, pastaj vijnë Shqipëria që ka shqiptuar 126 vjet burgim, Bosnja dhe Hercegovina 40 dhe Maqedonia 33 vjet burgim. Këto dënime përfshijnë periudhën për vitet 2015-2017.

Të dhënat janë publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal që merret me bashkëpunimin e vendeve të Evropës Lindore që synojnë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, viti 2012, që shënon edhe fluksin e madh të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejtë Sirisë e Irakut, i ka gjetur të papërgatitur institucionet shtetërore.

Raporti tregon se si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, u përballen me sfida të mëdha në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që ka shtyrë këto shtete të krijojnë strategjitë shtetërore për luftimin e kësaj dukurie.

Po ashtu në raport thuhet se nga viti 2012 deri në vitin 2017, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, drejtë Sirisë e Irakut, kanë udhëtuar mbi 1000 persona.

Ky numër përfshin individë që mendohet se kanë shkuar të jetojnë në ato vende. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi, por një numër i madh janë vrarë në zonat e luftës në Siri apo Irak.

Në mesin e personave që kanë shkuar atje ka edhe shumë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Viti 2015 ka shënuar ngadalësimin e numrit të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor që kanë shkuar në Siri e Irak.

Kjo rrugë u ndalua plotësisht në fillim të vitit 2016. Ata që kanë mbetur atje e kanë të vështirë të kthehen në shtëpitë e tyre, thuhet në raport.

Deri më tani nga zonat e luftës në Siri e Irak, janë thyer mbi 130 qytetarë të Kosovës, derisa atje vazhdojnë të jenë edhe dhjetëra të tjerë.

TEFIK RAMADANI ME QARTËSI POLITIKE NDRYSHE NGA SHOKËT – Nga Xhafer LECI

 

Në burgjet serbe malltretimet më çnjerëzore kundër shqiptarëve!

 

 

Pas shuarjes me dhunë të veprimtarisë të grupeve nacionaliste të NDSH-së,në Kosovë vepronin dhe militonin, kryesisht intelektualët, edhe në vitet `80-a, si ideologji bazë kishin marksizëm-leninizmin. Kjo shpjegohet me faktin se shteti amë, Shqipëria, ishte kyçur në këtë sistem qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, në miqësi të thellë me Rusinë, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre!

 


 

Tefik Ramadani

 

Njëri nga këto grupe politike në vitin 1981, ishte edhe ai i kryesuar nga Sejdi Veseli (FNÇ). Ky ishte një grup i madh, i dënuar së bashku, ku bënte pjesë edhe mjeku defektolog, Tefik Ramadani.

Para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të udhëhequr nga gjykatësi Ahmet Ahmeti , të mbajtur në qershor të vitit 1984 dalin 20 të akuzuar (në mesin e tyre edhe heroi Afrim Zhitia), të cilët dënohen me dënime shumë të rënda.

 Më shumë se kureshtja, më ka interesuar të mësoj për qasjet politike të kohës të grupeve ilegale në Kosovë. Në përgjithësi, dominon ideologjia komuniste, madje, ekstremi i saj, marksizëm-leninizmi.

Por, duke lexuar akt-akuzën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Federative Jugosllave (Kps-96/85, datë 30 qershor 1987) kundër Defektologut Tefik Ramadani, konstatoj me kënaqësi, se jo të gjithë anëtarët e këtyre grupeve mendonin njësoj. Një mendim, një qasje ndryshe politike, nga shokët e burgosur e kishte z. Ramadani.

Ai mendonte se dallimet ideologjike, nuancat politike nuk duhet të ishin pengesë për bashkëpunimin, deri në bashkim të grupeve ilegale. Edhe pse kryetari i grupit tërhiqte vërejtje, për dallimet politike-ideologjike, qëndrimi i Tefik Ramadanit ishte se ideologjia politike nuk ishte me rëndësi, por veprimi për realizimin e kërkesës  Kosova Republikë. Dhe në këtë bazë ai propozonte bashkimin e të gjitha grupeve politike, pavarësisht dallimeve ideologjike.  Dhe për këtë ai agjitonte.

 

Grupet politike, me kërkesat radikale, jashtë çdo mundësie, për t`i realizuar ato, devalvonin vetën dhe jipnin rast për goditje nga pushtuesi. Hyrja në strukturë, për aktivitet politik, si një akt i shënuar, duhej te kërkonte qartësi paraprake, për kërkesat politike, duke u përkushtua në çështjet parësore, logjike dhe më afër mundësisë për realizimin e tyre.

 

Kërkesa për barazi të shqiptarëve, në raport me kombet tjera në Jugosllavinë Federale, ishte kërkesa reale për kohën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin shkëputje nga shteti jugosllav dhe bashkim me Shqipëninë. Një kërkesë e tillë ishte me shumë dëshirë, se sa mundësi reale, për ta realizuar atëherë.

 

Z. Tefik Ramadani kishte mendim ndryshe edhe përsa i përket regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai distancohet kjartë nga rexhimi komunist.

Nga Aktakuza e gjykatës së qarkut të Prishtinës, thuhet kjartë se “Tefik Ramadani ia përkujton Sejdi Veselit se Enver Hoxha i ka zhdukur shokët më të ngushtë, me ç`rast Sejdiu thotë se ata kanë qenë komplotistë. Ndërsa Tefik Ramadani ka shtuar se ideologjia, tani për tani, s`është me rëndësi, por veprimi “armiqësisht” për fitimin e Statutit të Republikës së Kosovës e jo për përkatësine ideologjike”.

Ndërkohë që shokët e burgosur e tepronin me hymnizimin, vërbërisht, sepse ai kishte goditur nacionalistët, atdhetarët shqiptarë, me plumba e burg, shumë me zi se sa pushteti jugosllav shqiptarët e Kosovës.

 

Pra, i burgosuri politik, Tefik Ramadani, kishte veçori dalluese nga bashkëvuajtësit e tjerë të grupeve politke:

1) Bashkimi i grupeve, pavarësisht pikëpamjeve ideologjike; 

2) Rezerva për regjimin e Enver Hoxhës me polit-byronë e tij komuniste, staliniste. 

Pra, ishte më i avancuar për statusin, që duhej të kishin shqiptarët në atë kohë. Ndërkohë që të tjerët as nuk e kanë thënë dhe as nuk e kanë pranuar.

 

Akt-akuzat dhe dënimet kundër grupeve politike shqiptare, janë dëshmi sa tronditëse, aq edhe qesharake. Dënimet e rënda, qoftë edhe për lexim literature nga Shqipëria, për biseda krejt normale, në kushte të një pushtimi sa të gjatë, aq edhe të vrazhdët, flasin për fobinë që kishte pushteti komunist jugosllav ndaj shqiptarëve. Le ta sjellim një shembull: Poeti slloven, Ivan Cankar, në vitin 1913 kishte bërë fushatë për bashkimin e popujve sllavë të Jugut, për këtë dënohet me një javë burg. Ndërsa në vitin 1914 pushteti austriak po vëzhgonte dhe kishte kapur Cankarin, duke biseduar-propaganduar në një kafene në Lublanë me disa miqë të tij serb, për këtë ai dënohet vetëm me 6 javë heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore, pas pak ditësh, lirohet nga burgu.

Shtypi  austriak i atëhershëm këtë akt politik e kishte quajtur “marrëzi” “budallallëk” të politikës austriake… (Kritik an der „Dummheit“ der österreichischen Politik,[2] )  Me këtë për qëllim kisha krahasimin dhe dallimin e madh politik, në mes Perëndimit, para 100 vjetësh dhe ish shteteve komuniste, pikërisht të Jugo-Serbosllavisë. Ndërsa për një kërkesë të ngjashme, shqiptarët dënoheshin me shumë vite burgosje!

Harresa institucionale e “Luanit” të pajtimit të gjaqeve! – Nga Florim Zeqa

Në 9 vjetorin e ndarjes nga Zekeria Cana

Me 10 janar 2018, bëhen plot nëntë vite nga ndarja fizike me profesorin, historianin, publicistin dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, Prof. Dr. Zekeria Cana, njeriu i cili asnjëherë nuk u ndal së punuari dhe vepruari për çështjen kombëtare, që studioi dhe hedhi dritë mbi ngjarjet historike të kombit tonë deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Vetëm pak ditë nga shkuarja në amshim e profesorit të nderuar, rastësisht e lexova intervisten e tij të fundit për revistën “Kosovarja”, të numrit festiv të vitit të ri 2009, nga e cila në kujtesën time ka mbetur e skalitur kjo thënje sa kuptimplote po aq edhe profetike e profesorit, po i citoj;

“Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqt. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd”!

Nga kjo thënje shihet se profesori kishte parandjenjen se vdekjen e ka shumë afër, andaj kjo në një mënyrë tregon testamentin që i kishte lënë familjes, për një ceremoni modeste të varrimit, pa fjalime dhe pa ceremoni fetare. Kjo në fakt e tregon madhështinë, atdhedashurinë dhe modestinë e skajshme të profesorit të nderuar Zekeria Cana.
Prof. Zekeria Cana punoi dhe është ndër themeluesit e parë të Institutit Albanologjik, këtij institucioni të lartë shkencor, të cilit me punën vetëmohuese shkencore, i dha shpirt e zemër, gjak e gjallëri, duke e afirmuar këtë institucion në rrafshin e historisë tonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.
Në kohën e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia, në fillim të viteve të ’90-ta, profesori e la akedaminë, e la penën e shkencën të pushojë për një kohë të pacaktuar, për t’u vënë në shërbim të çështjes madhore të lirisë së vendit, duke u ri-rreshtuar në mesin e veprimtarëve dhe aktivistëve të çështjës kombëtare.
Kështu profesori dhe doktori i shkencave, me tërë qënien e vet shpirtërore, mendore dhe fizike iu rrekë veprimtarisë patriotike, si një atdhetarë i rrallë dhe i guximshëm hyri në shpirtin e zemrën e popullit duke u bërë simbol i mbrojtjes së vegjëlisë, sinonim i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave kombëtare në veqanti.
Krahas angazhimit politik në alternativen kosovare, kontributi më i çmuar i profesorit Zekeria Cana ishte në pajtimeve të gjaqeve, duke u bërë krahë i fuqishëm i profesorit të nderuar Anton Çeta dhe shumë pajtimtarëve anë e kënd Kosovës në pajtimin e familjeve të hasmëruara dhe unifikimin e popullatës për rezistencë kundër pushtuesve serbomëdhenjë.
Me një fjalë kontributi i Zekiria Canës në pajtimin e gjaqeve ishte shumëdimensional. Ishte guximi dhe vendosmëria, qëndrueshmëria dhe besnikëria, morali i pastër dhe rezistenca e fuqishme përballë dhunës dhe kërcënimeve të policisë serbe që e bëjnë të veqant prej të tjerëve.
Si rezultat i përballjeve të shpeshta me forcat policore serbe gjate aksionit të pajtimit të gjaqeve, profesor Cana në mesin e popullatës ishte bërë sinonim heroizmi e qëndrese heroike, guximi e trimërie të rrallë.
Nga dashuria dhe admirimi, profesor Zekeria Canën, populli ndryshe e quanin edhe si “Luani i Pajtimit të Gjaqeve”.
Nuk ka ngjarje apo aktivitete përgjatë viteve të ’90-ta ku nuk ka qënë me prezencën e tij fizike Zekeria Cana, qoft në tubime apo demonstrata kundër pushtuesve serb, duke e kundërshtuar dhe demaskuar me të gjitha mjetet dhunën dhe terrorin shtetëror të Serbisë hegjemoniste, duke u bërë simbol rezistence paqësore dhe qëndrese burrërore të shqiptarëve të robëruar në Ballkanin jugpërendimorë.
Zekeria Cana, ishte ndër të parët që ngriti zërin, me vendosmëri e guxim kundër vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave, duke i hequr të gjitha maskat e terrorit ushtarak serbosllav ndaj shqiptarëve, duke i dhënë kurajo popullit për për një rezistencë akoma më të fuqishme në tubimet e mëdha mortore që shprehnin revoltën dhe urrejtjen kundër okupatorit shekullor serbosllav.
Pothuajse të gjithë të rinjët shqiptarë të vrarë në ish Armatën Jugosllave i varrosi me dorën e tij në tokën dardane gjithandej Kosovës martire.
Zekeria Cana nuk u ndal së vepruari as në përiudhën e lavdishme të luftës çlirimtare, duke vizituar luftëtarët e lirisë nëpër vijat e frontit, në çdo cep e në çdo kend të atdheut, ku përveq mbështetjes morale i ndihmoi edhe materialisht luftëtarët nëpërmjet donatorëve patriot dhe humanist nga të gjitha trojet e atdheut dhe mërgata jonë.
Zekeria Cana në momentet më të vështira u gjet pranë familjes Jashari në Prekaz. Ai me dorën e tij varrosi Adem Jasharin bashk me familjarët e tij dhe gjithë shqiptarët e vrarë në atë masakër makabër, të një sakrifice sublime të panjohur deri atë kohë nga historia e popujve të kësaj pjese të globit tokësorë.
Prof.dr. Cana qëndroi besnik dhe ndau fatin me popullatën e pambrojtur shqiptare edhe përgjatë bombardimit të NATO-s kundër pozicioneve ushtarako-policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë.
Edhe përkundër pasigurisë dhe rreziqeve të shumta, çlirimin e Kosovës e priti në shtëpinë e vet në Prishtinë. Pas çlirimit kontribuoi në konsolidimin e shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk synoi poste as privilegje, duke bërë gjithnjë atë që mundi për popullin dhe atdheun e vet.
U largua nga kjo botë, ashtu siq largohen njerëzit e mëdhenjë me vyrtyte të larta njerëzore dhe patriotike. Veprimtaria e tij madhore na bënë të ndjehemi krenar që e kishim një burrë të madh dhe besnik të kombit tonë, veprimtar të çështjes kombëtare dhe historiografisë tonë kombëtare.
Emri i Prof. Dr.Zekeria Canës, do të mbetët emër i pashlyer në kujtesën historike të popullit tonë, si emër i historiografisë, emër i njohur i publicistikës shqiptare, emër i njohur i ecjes tonë kombëtare, emër i shumë brezave që mësuan dhe u frymëzuan nga ai. Me një fjalë Zekeria Cana do të mbetët emër i bekuar gjithkund, kahdo e kudo ndër shqiptarë, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë.
Në fund të këtij shkrimi, me modesti dëshiroj të potencoj një fakt për lexuesit. Ndjehem krenar që kam jetuar dhe vepruar në epokën më të lavdishme kombëtare, njëherit ndjehem me fat dhe tepër i privilegjuar që kam pasur rastin ta takoj nga afër dy herë në jetën time Prof.Dr. Zekeria Canën.
Takimi i parë ishte në tubimin e madh të Pajtimit të Gjaqeve të “Verrat e Llukës” me 1 Maj 1990, ku nga afër e pash me sytë e mi guximin dhe heroizmin e një atdhetari,…i cili me trupin e tij ndaloj Autoblindin e policisë serbe i cili ishte i gatshëm të provokoj dhunë dhe gjakderdhje shqiptare.
Ndërsa hera e dytë, ishte pikërisht në fashtin tim të lindjes në Bokshiq, komuna e Klinës, me rastin e zgjedhjeve të para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe Kryetari i parë i Republikës së Kosovës ( Ibrahim Rugova ) me mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut, ku profesor Cana kishte ardhur të vëzhgoi nga afër zgjedhjet e lira dhe demokratike në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë.
Prof. Dr. Zekeria Cana ka ndërruar jetë në moshen 75 vjeqare me 10 Janar 2009, duke lënë gjurmë të pashlyera në jetën shkencore, historiografike, publicistike dhe politikës kombëtare.
Edhe pse kaluan plotë nëntë vjet nga shkuarja e tij në amshim, paradoksalisht Zekeria Cana ka mbetur një nga figurat më të anashkaluara nga harresa institucionale, mediatike dhe shoqërore e popullit tonë!.
Duke qënë i bindur se, në një shkrim autorial nuk mund të thuhen gjitha ato që meritojnë të thuhen për një figurë madhore të historisë kombëtare, qëllimi ishte, që me vogëlsinë time të hedhë pakëz dritë rreth një pjese të veprimtarisë atdhetare të Prof.Dr. Zekeria Canës, e për më tepër se kaq, t’u sjellë në kujtesë gjeneratave të reja harresën institucionale ndaj figurave më markante të kombit tonë.
Prof.Dr. Zekeria Cana ishte dhe do të mbetët një nga historianët më të çmuar të Kosoves dhe mbarë trojeve etnike, shëmbull i akademikut dhe intelektualit të guximshëm, veprimtar i paepur i çeshtjes kombëtare dhe personalitet i papërseritshëm në historinë e lavdishme shqiptare.
Lavdi jetës dhe veprës sa madhore, po aq dinjitoze të Zekeria Canës!

Haradinaj: Qëndrimi i AAK-së që në fillim ka qenë kundër Speciales

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me disa ministra nga kabineti qeveritar ka vizituar Komunën e Prishtinës ku ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me disa ministra nga kabineti qeveritar ka vizituar Komunën e Prishtinës ku ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti.

Në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri Haradinaj në pyetjen lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, për të cilën kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo gjykatë duhet të ndodhë dhe inicuesit e saj nuk kanë bërë një punë të mirë për shfuqizimin e saj, u përgjigj se qëndrimi i partisë së tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë kundër që në fillim kur është votuar në Kuvend dhe shtoi se edhe nesër do të votojnë kundër.

Haradinaj tha se do ta respektojnë iniciativën e deputetëve në cfarëdo situate lidhur me këtë gjykatë.

Mes tjerash Haradinaj tha se me kryetarin Ahmeti kanë zhvilluar një takim pune duke shtuar se ky takim i ngjason takimeve në mes të dy qeverive. Ai theksoi se kanë biseduar për tema të ndryshme të cilat janë në interes të qytetarëve të Prishtinës si për ligjin për Prishtinën dhe implikimet që ka ky ligj, për rendin dhe gjendjen e policisë në kryeqytet, gjendjen në spitale, për projektin e ndërtimit të një pallati të operës, për zhvillimet aktuale në arsim që në fokus ka qenë ‘Testi Pisa’ dhe furnizimi me energji.

Ai po ashtu tha se nuk do të ketë pengesa nga ana e qeverisë në punët e komunës përderisa komuna mund ta propozojë metodologjinë duke shtuar se në takim kanë qenë prezent edhe drejtorët dhe ministrat për lehtësimin e punës së kësaj komune.

Haradinaj: Nuk kam marrë përgjigje për vizë nga ambasada e SHBA-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi se ka aplikuar për vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) por tha se ende nuk ka marrë përgjigje.

Në konferencën për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri Haradinaj u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me temën e aplikimit për vizë të SHBA-së. Ai konfirmoi se zyra e tij ka aplikuar për vizë dhe se ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me këtë.

Haradinaj tha se janë disa ngjarje rresht për të cilat do të dëshironte të zhvillonte një vizitë në SHBA duke theksuar se do të shkojë atëherë kur ambasada amerikane do t’ia mundësojë vizën.

Ai tha se ka marrë ftesë nga Komandanti i Iowa-s për të marrë pjesë në një organizim më 11 janar dhe në Lutjet e Mëngjesit për të cilat do të dëshironte të zhvillonte një vizitë në SHBA. aa

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën.

Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21 vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.

“Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë në vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.


Send this to a friend