VOAL

VOAL

Scott: “Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh se ushtria e Serbisë”

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është deklaruar sot rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Blic” të Beogradit se a është vërtetë Ushtria e Kosovës kërcënim për stabilitetin e rajonit Scott ka thënë:

“Nuk shoh pse Ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim më i madh se sa janë, për shembull, Ushtria e Serbisë, e Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë…”.

Scott ka treguar edhe mënyrën se si duhet të formohet Ushtria e Kosovës:

“Ajo duhet të formohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës e kjo e kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne e përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe çdo shtet ka të drejtë në zgjedhjen e partnerit strategjik dhe që brenda territorit të vet të formojë forcat e sigurisë, porse kjo kërkon pajtimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”.

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scot, ka theksuar se Kosova me gjenerata e ka shumicën shqiptare e jo serbe, se shumica e popullit shqiptar ka kërkuar dhe ka luftuar për pavarësi nga Serbia, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për gazetën serbe “blic”, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka folur për Kosovën.

Në pyetjen se shumica e serbëve beson se Amerika ua ka rrëmbyer Kosovën deh çfarë mendon ai për këtë, Scott është përgjigjur:

“Përgjigja ime është se pajtohem me presidentin Vuçiq se në Serbi ka shumë mite lidhur me Kosovën. Nuk kontestohet se Kosova ka luajtur një rol të madh historik e kulturor në jetën e serbëve, por po ashtu nuk mund të kontestohet se Kosova me breza e breza ka popullatë shumicë shqiptare e jo serbe. Mund të mos pajtohemi me atë se çfarë vërtetë ka ndodhur në vitet e 90-ta, por mendoj se qartas shumica e popullit ka kërkuar pavarësi duke menduar se Beogradi nuk iu del përballë nevojave të tij. Mendoj se dialogu i brendshëm që e ka iniciuar Vuçiq për çështjen e Kosovës do të sjellë debat të hapëta për të dhe do të përpunojë opsione ashtu që marrëdhëniet të normalizohen në të ardhmen. Natyrisht se do të jetë vështirë të arrihet te përgjigja e drejtë, por mendoj se ky dialog dhe ai në Bruksel duhet të japin kontributin e zgjidhjes dhe se udhëheqjet a Beogradit e të Prishtinës i presin vendime të vështira.
Të vetmen zgjidhje stabile dhe afatgjatë do ta sjellin bisedimet dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve e shqiptarëve përfshirë dhe dialogun Brukselit të cilën përkrahim”, përcjell Koha.net.

Në konstatimin e “blicit” se edhe disa intelektualë shqiptarë thonë se problemi i Kosovës është në faktin se shtetësia e saj bazohet në dënimin e Serbisë dhe se a ka të vërtetë në këtë, Scott tha:

“Gjatë shpërbërjes se cilitdo shtet, edhe të ish – Jugosllavisë ose të Austro-Hungarisë, pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj kanë fituar, disa kanë humbur. Kjo nuk mund të evitohet, por duhet shikuar në të ardhmen. Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë është me rëndësi që të përkrahen në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Hungaria ka humbur territore në Rumani, Sllovaki, në Serbinë veriore, në Kroacinë verilindore, por e ardhmja të gjitha këto vende i ka dërguar në BE”.

Haradinaj vitin 2017 e nisi si i arrestuar dhe e përfundoi si kryeministër

Në fakt, 2017’ta ishte një vit i ngarkuar me zgjedhje.

Pothuajse nga pranvera e hershme shteti ra në letargji, duke u lënë partive politike hapësirë për aktivitete e fushate.

Në qershor u mbajtën zgjedhjet nacionale, që pasuan me një krize të formimit të qeverisë dhe Kuvendit, pas të cilave Ramush Haradinaj, fitoi dhe u bë kryeministër.

Në tetor e nëntor u votua për asamble lokale e kryetarë komunash.

Befasitë nuk munguan, ndërsa Istogu bëri përjashtim, duke votuar tri herë.

Haradinaj: Kuvendi te vendosë sa më shpejt për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit, ka thënë se Kuvendi sa më shpejt duhet të marrë vendimin për këtë temë.

‘Nuk ka arsye për t’u vonuar në këtë temë. Aktualisht çfarë dimë është se Kuvendi nuk ka votë për këtë marrëveshje. Deputetët janë të lirë të vendosin në bazë të bindjeve të tyre. Nëse këtë marrëveshje e rrëzon Kuvendi, atëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Do të gjendet një zgjidhje’’, ka thënë Kryeministri Haradinaj për Epokën e Re.

Tutje Haradinaj ka thënë se kjo marrëveshje ka gabime dhe se kufiri është zhvendosur nga Çakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savinovodë, transmeton Periskopi.

‘’Korrigjimi është i mundshëm por ka shumë garanci që kur të ratifikohet, pastaj mund të ndodhë diçka. Ne nuk kemi ndonjë garanci që ta ratifikojmë kështu, pastaj ta korrigjojmë’’, ka shtuar ai.

Lidhur me çështjen e vizave, Haradinaj ka thënë se sa më shpejtë që vendos Kuvendi për demarkacionin, do të hapen edhe rrugët për liberalizim.

‘Jemi shumë të varur nga vendimi në Kuvend, prap po e përsëris që sa më shpejtë që Kuvendi merr vendim, përshpejtohet procesi. Kështu që, është mirë që sa më shpejt të thirret séance për këtë çështje dhe të mos vonohemi më shumë’’.

Për transformimin e FSK-së në FAK, ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë në koordinim me aleatët e Kosovës e Amerikën, jemi shumë afër edhe anëtarësimit në NATO.

‘’Ne nuk po i  presim vetëm serbët, por po i  presim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që kjo gjë të bëhet në koordinim me ta’’, ka theksuar Kryeministri i Kosovës.

Nuk u sakrifikua që Kosova të bëhet shtet mafioz?! Nga Skënder MULLIQI

Ishin vitet e 70-ta . Ende isha filloristë , dhe nuk e kam shumë të qartë së si ishte e mundur që në menyrë të organizuar na dërguan në kinoteatrin e qytetit të Pejës , në shfaqjën e filmit dokumentar “Klithamat e Fundit në Gjungel”.Nese nuk kam harruar më duket së e gjithë ngjarje zhvillohej diku në terrenet e një gjungle afrikane . Ishte e tmershme ajo qka pamë atë ditë.Ishte shumë e palogjikshme dhe e pajustifikueshme së si drejtorati I shkollës kishte vendosur të shohim skena të tilla të tmerrit , skena që shumica prej nesh nuk i kemi harruar kurrë. Si të harrohen skënat e vërteta kur njerëzve nga legjionaret ju preheshin kokat dhe me koka ne duar zgerdhiheshin për “gjahun” e fituar. Kjo nuk ishte natyrisht e tëra , gjithashtu pamë duke iu prere njerëzve organet gjenitale ,ku klithmat e viktimave edhe sot e kësaj dite më kan mbetur të pashlyera në kujtesë.Ajo që vriteshin shtazët e që natyrisht në krahasim më prerjën e kokave dhe organeve gjenitale te meshkujve por edhe të femrave , ka mbetur në margjina të mendjës dhe përjetimit tonë .Një film i tillë dokumentar tu servohet shkollarëve filloristë kjo nuk përkon më logjikën e shëndosh të njeriut .Nga njëherë me shkon mendja së një shfaqje e tillë e një filmi lemeritës mos vallë kishte prapavijë të caktuar politike të serbeve ,karshi shkollarëve shqiptarë .Këtë storie e përmenda natyrisht më qëllim të caktuar.

Këso skënash të lemeritshme dhe të tmerit pamë edhe më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish –Jugosllavisë së diktatorit Tito.Ajo që ndodhi së pari në Bosnje e pikërisht në Srebernicë , natyrisht së e tejkalon shumë fishë shfaqjën e një filmi dokumentar. Ne Bosnje ndodhën shfaqje të tmerrit , njerëzit kan pa dhe kan përjetuar klimtha të njerëzve duke u vrarë dhe maskaruar nga barabaret serbe , deri në kup të qiellit . Sigurisht së shumë nëna , motra , vëllezër , pleq e plaka kan përjetuar gjera të cilat jo që nuk shlyhen kurrë , por edhe I kan derguar shumë prej tyre në qmenduri.Një tragjedi njerëzore , një gjenocid I pa parë në sytë e ndërkombetarve ,nuk është parë dhe përejtuar nga kanibalet serbe, pas Luftës së Dytë Botërore .Tragjeditë dhe gjenocidi nuk përfunduan më luftën në Bosnje , ato vazhduan edhe më luftën në Kosovë .Kasapi dhe krimineli , Sllobodan Millosheviq , bashkë më Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e tyre ishin sponzorizuesit e masakrave të Reqakut, Rahovecit ,Mejës , Qyshkut, Lubeniqit e masakrave të tjera në qdo cep të Kosovës. Shovenistet serbë nuk u ndalën më kaq , ata dhunuan , vranë dhe masakruan edhe gra, pleqë, plaka dhe fëmijë, bënë qdo faqe të zezë mbi këtë tokë .
Dhe, unë për vetën time nuk e kam kuptuar botën demokratike së si Serbinë nuk e dënuan për gjenocid . Ndodhën vrasje dhe shfarosje në masë të gjerë . Sigurisht së as udhëheqjeve tona politike të pas luftës nuk ju falet së si nuk u kujtuan ta padisinë Serbinë në TPI, për gjenocid , ku për të cilën gjë kan pasur fakte më bollëk .Nuk e shfrytëzuan së paku as materjalin e mbledhur të Keshillit për të Drejtat e Liritë e Njeriut në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk u kërkua nga Serbia që ti paguaj as dëmet e luftës, dhe as nuk u kërkua kurrë ndarja e pasurisë nga ish -Jugosllavia …Të gjitha këto u harruan nga ata të cilët erdhën në pushtet, së u habitën duke vrapuar pas pasurimit.E harruan gjithë atë qka na ndodhi në luftën për liri dhe pavarësi. Këta udheheqës na u shëndrruan bukur shumë në mafioz , ose veq kan qenë të tillë.E harruan të kaluarën , harruan të gjithë ata martirë dhe deshmorë të kombit, i harruan vrasjët e fëmijeve , grave , pleqeve , harruan dhunimet e nënave dhe të motrave tona …Lanë mbrapa rrugën e lavdisë duke marrë rrugën e turpit. Nuk krijuam shtet si kemi menduar dhe për qka është punuar .Nuk vumë rend dhe ligj si duhet. Kjo klasë politike u futën në rrugën pa krye . Lakmia për pushtet apsolut I bëri të pamshirshem karshi popullit dhe vendit të vet. Na ndodhën edhe vrasjet që është plagë që zor do të shërohet edhe për shumë vite , e ndoshta kurrë.Organat e drejtësisë nuk po funksionojnë njejtë për të gjithë .Nuk po merziten për ndërgjegjën e tyre të vrarë.Nuk po kan dert së janë bër pasanikë në kurriz të popullit .Nuk e kan dert së shumica sot po jetojnë si në Afrikë …Si është e mundur që mafiozet politik dhe mafiozet ekonomik të sundojnë më shtetin.Nuk u skarifikua që shteti të marre nje kahje aq të mbrapsht .Sigurisht së nuk u sakrifikua që Kosova të bëhët shtet mafioz ?!…

Haradinaj ia rriti pagën edhe Thaçit 580 €

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë mori një vendim për t’ia rritur pagën vetes dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ky vendim po cilësohet si i paligjshëm nga shoqëria civile dhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje i është drejtuar Agjensionit Kundër Korrupsion dhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, deputetja Haxhiu ka bërë me dije se me rritjen e pagave për qeveritarët i është rritur edhe paga e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Aktualisht, sipas vendimit të paligjshëm, arbitrar e skandaloz të Qeverisë Haradinaj për pagat e tyre, paga e Haradinajt është paga më e lartë krahasuar me pagat e udhëheqësve tjerë. Ndërkohë në nenin 11 të ligjit për Presidentin thuhet: 1. Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. 2. Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Pra nëse Haradinaj do të ketë pagën afër 3000, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, ose afër 4000, plus meditjet e reprezentacioni! Është tmerr i vërtetë”, u shpreh Haxhiu.

Ish zyrtari i lartë i OKB: Turp për Evropën – Kosova duhej të njihej shtet më 1999

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling teksa komentoi situatën për njohjen e Kosovës, kritikoi faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së, pesë shtete nuk e kanë njohur ende atë.

“Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!. Ato vende se kanë njohur për shkak të problemeve të brendshme. Ky është egoizëm i këtyre shteteve. Kështu BE-ja nuk do të luftojë kurrë ndonjë luftë për demokracinë”, tha ai.

Mes të tjerash Christian Schwarz-Schilling deklaroi se njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. “Ishte dobësia e OKB-së dhe BE-së që nuk e bëri këtë”, theksoi ai.

Dogana e Kosovës me mbi 1 miliard e 117 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka publikuar sot të dhëna për mbledhjen e të hyrave. Drejtuesit e Doganës së Kosovës, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur mbi 1 miliard e 117 milionë euro.

Ata thanë po ashtu se krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të të hyrave për 65 milionë më shumë.

Buxheti në masë të madhe është rritur nga të hyrat e cigareve, nafta dhe mjetet motorike.

Nga nafta u tha se të hyra ka pasur 330 milionë euro, nga cigaret 165 milionë euro dhe 85 milionë nga mjetet motorike.

Kjo rritje, thanë drejtuesit e doganës, tregon përkushtimin në realizimin dhe mbushjen e buxheti dhe se kjo doganë është një administratë moderne, efikase dhe profesionale, për të u përballur me të gjitha sfidat.

Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët (video)

Presidenti Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën për shfuqizim e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare.

“Asnjë iniciativë qytetare e as e deputetëve që është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk është as tronditje as përplasje. Përkundrazi është një çështje që duhet shikuar dhe vlerësuar seriozisht sepse janë njerëzit e zgjedhur nga populli dhe kanë mandatin e plotë inicojnë gjëra të cilat mendojnë se janë të drejta apo mendojnë që duhet t’i shtyjnë përpara”, tha Thaçi për televizionin 21.

Flet Don Shan Zefi: Nuk i kam fyer myslimanët, rastin do ta çoj në prokurori

Një profil në Facebook me emrin Don Shan Prifti Zefi ka shpërndarë akuza dhe komente fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Në komentet e bëra në këtë profil mallkohej ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq që nuk i vrau shqiptarët e besimit mysliman. “Faj ka Millosheviqi, ka qenë dashtë vetëm 150 mijë shqiptarë t’i lë të gjallë. Juve turqve ose të ju dëboj ose të ju djegë”, thuhej në njërin nga komentet.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Don Shan Zefi ka mohuar se ai është profili i tij.

“Jo, jo, ai nuk është absolutisht fare profili im i Facebook-ut. Kjo nuk është hera e parë, pak a shumë me të njëjtin emër e kanë hapur edhe disa vite më parë, mirëpo pas insistimeve u hoq, u shua ai profil i Facebook-ut dhe aty u pa se nuk ka absolutisht përveç fotografisë time që e pashë, portretit tim, asgjë nuk ka të vërtetë”, ka thënë Zefi.

“Unë po përgatitem që rastin ta paraqes në prokurori dhe në gjyq dhe duhet shteti i Kosovës të jetë më vigjilent dhe të mos bjerë pre edhe veçmas masmediat në Kosovë”, ka thënë Zefi për Evropën e Lirë.

Ai ka thënë se personat që kanë hapur këtë profil të rrejshëm kanë pasur për qëllim të prishin bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe dëmtimin e Kishës Katolike.

Zefi thotë se është sulmuar vazhdimisht nga grupe të ndryshme ekstreme por që sipas tij, ai gjithmonë ka promovuar tolerancën ndërfetare në Kosovë.

Komentet e këtij profili të cilin Shan Zefi e cilëson si të rremë janë bërë lajm nëpër media të ndryshme online. Qindra komentues kanë shprehur kundërshtimin me përmbajtjen e komenteve fyese të cilat ishin bërë nga ky profil në Facebook.

Universiteti i Prishtinës kundërshton xhaminë me 20 kupola të Selim Pacollit brenda Kampusit Universitar

Objekti i Kishës Ortodokse në Kampusin Universitar nuk do të jetë i vetmi telash i UP’së. Së fundi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka dalë me idenë që brenda kësaj zone të ndërtohet edhe një tjetër objekt fetar. Një xhami me 20 kupola. Megjithatë, diçka e tillë për Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” është e papranueshme.

Universiteti “Hasan Prishtina” ka nevojë për zgjerim të kampusit universitar, por ideja që zgjerimi të ndodhë krahas zhvendosjes së këtij kampusi në periferi është e papranueshme për drejtuesit e saj.

E zhvendosjen e kampusit universitar dhe administratës së saj në periferi të kryeqytetit po e synon që ta bëjë qeverisja Komunale e Prishtinës, përmes idesë së nënkryetarit të saj të ri, Selim Pacolli, që vjen nga AKR’ja.

Në vend të objekteve universitare, ai po do që të ndërtojë një xhami me 20 kupola.
“Kur kampusi të zhvendoset në periferi atëherë aty krijohet një zonë e lirë dhe në këtë zonë mund ta ngrisim një objekt kulti të komunitetit islam ashtu siç është katedralja. Është projekt supermodern me 20 kupola”, ka thënë zëvendësi i Shpend Ahmetit në një intervistë televizive, të mërkurën mbrëma.

Por, për realizimin e një ideje të tillë, që Pacolli po synon ta bëjë në Prishtinë, ky nuk është konsultuar fare me zotëruesit aktual të kësaj zone.

Këshilli Drejtues i UP’së ka bërë të ditur për Gazetën Express se UP’ja nuk është njoftuar e as konsultuar për një projekt të tillë. Gjithsesi, drejtuesit e UP’së thonë se një ide e tillë është e papranueshme për ta.

Ata thonë se kërkesa e tyre është që hapësira e kampusit universitar të lirohet edhe nga objekti i Kishës Ortodokse Serbe, e assesi të mos ndërtohet diçka tjetër që nuk është i destinuar për nevojat e UP’së.

“Për UP-në një projekt i tille është i papranueshëm dhe bie ndesh me kërkesat tona drejtuar organeve kompetente për lirimin e hapësirave universitare nga të gjitha objektet që nuk janë të destinuara për nevoja të studentëve, respektivisht për procesin mësimor, përfshirë këtu largimin e objektit të Kishës Ortodokse serbe”, thuhet në një përgjigje të UP’së për Gazetën Express.

“Besojmë që e kaluara historike e zhvillimit të UP-së dhe ndikimi i një zhvillimi të tillë në lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë, nuk do të lejoj askënd ta vendosë UP-në para një zgjedhje të tillë”, pohojnë të njëjtit.

Madje, Këshilli Drejtues i Universitetit “Hasan Prishtina” thonë se janë të indinjuar nga projekti i nënkryetari të Prishtinës, dhe se për një ide të tillë janë informuar përmes mediave.

“Ne e kemi të nevojshme zgjerimin e Kampusit Universitar me objekte të reja […] Kjo nuk nënkupton zhvendosjen e Kampusit Universitar në periferi, aq më tepër që shumë shembuj nëpër botë kanë treguar që Kampusi Universitar brenda një qyteti luan rol shumë të rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të tij”, thotë përgjigja e Këshillit Drejtues të UP’së.

Selim Pacolli, më të nevojshme sesa kampus universitar në qendër të kryeqytetit të Kosovës, ka treguar se e sheh ndërtimin e xhamisë, pasi sipas tij besimtarët myslimanë në vend detyrohen që ritet fetare t’i kryejnë në rrugë, në mungesë të një xhamie të madhe.

“Unë jam praktikues i riteve të fesë islame dhe të premteve shumë besimtar i kryejnë ritet fetare në rrugë. Kjo nuk është e drejt andaj ne jemi të shtyer t’iu ofrojmë kushte të gjitha komuniteteve islame”, ka thënë ai në ‘Dukagjini’.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka refuzuar të komentojë apo tregojë nëse do të përkrahet ideja e Pacollit.

“Kjo është kompetencë ekskluzive e Komunës së Prishtinës, që në bazë të ligjeve në fuqi vendos për ose kundër projekteve të tilla”, thuhet në përgjigjen për Express të Zyrës për Komunikim me Publikun të Kryeministrit Ramush Haradinaj, që ndër të tjera është pyetur se “a është i pranueshëm për Qeverinë një projekt i tillë”

Thaçi: Gjykata Speciale, padrejtësi historike ndaj Kosovës

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se e mbështet iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se do ta nënshkruajë ligjin për këtë çështje sikurse çdo ligj që ka nënshkruar si president deri tani.

 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Thaçi ka thënë se askush nuk duhet t’u frikësohet iniciativave qytetare.

Sipas tij, veprimet ligjore dhe kushtetuese mund të jenë të papëlqyeshme apo zhgënjyese, por nuk i prishin raportet me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Thaçi ka ritheksuar se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, por e ka shtyrë përpara për hir të ruajtjes së partneritetit me ShBA-në, NATO-n dhe BE-në.

Sipas tij, krijimi i Speciales më tepër ka qenë lojalitet i Kosovës ndaj propozuesve sesa ka qenë i nevojshëm dhe bindje se duhet të ndodhë diçka e tillë.

Prandaj, presidenti Thaçi ka thënë se ky lojalitet i Kosovës nuk duhet të keqpërdoret.

Ploja shekullore e dhunës dhe e terrorit – Nga Jahja Lluka

Le të ndalemi pakëz te praktika e projekteve/programeve serbe, te terrori sistematik mbi popullin shqiptar në periudhën e viteve 1876-1878. Territore të tëra të krahinës së Nishit, të Toplicës e të Kosanicës, por më vonë edhe të Sanxhakut (Pazari i Ri), janë invaduar nga shteti i parë serb, i nisur në vitin 1844, por që shtrihej vetëm në rrethinën e Beogradit. Dhuna dhe terrori serb është zbatuar në këtë kohë për të shpopulluar këto krahina që banoheshin në masë të madhe nga shqiptarët. Ndërkaq, të dhënat e kësaj kohe flasin me fakte se “territoret etnike shqiptare, sipas lordit Broughton (1809), shtriheshin në një gjatësi prej 39 gradë me 43 gradë të gjerësisë veriore dhe në 17 gradë me 20 gradë të gjatësisë lindore, duke përfshirë në këtë mënyrë një sipërfaqe gjeografike prej 62. 500 kilometra katrorë” (IHK,1977, fq. 10). Ja se çfarë pohon komisari i Komisionit për Kufizimin e Serbisë, anglezi John Ross, lidhur me gjendjen demografike në këto krahina: “Pothuajse të gjithë banorët e Sanxhakut të Nishit ishin shqiptarë të besimit mysliman. Pasi u pushtua nga Serbia, popullsia e tëra iku në drejtim të Vilajetit të Kosovës. Rreth 60. 000 deri në 70. 000 refugjatë shqiptarë u koncentruan në Kosovë”.

Pushteti serb i asaj kohe, më 3 janar 1880, nxori Ligjin për viset e reja të kolonizuara. Fakte të shumta të dy shekujve të kaluar argumentojnë dendësinë e krimit, ashtu si edhe dendësinë e banimit në territore kompakte që u serbizuan me një politikë shpopullimi barbar dhe u kthyen në të ashtuquajturën “Serbi Jugore”! Të përmendim edhe një tjetër fakt: shkencëtari austriak Carl Sax, argumenton se në rrethin e Leskovcit, të Kurshumlisë dhe të Prokuples kishte 58. 000 shqiptarë në periudhën para pushtimit serb. Deri në vitin 1900, pothuajse të gjithë shqiptarët u detyruan me dhunë e terror t’i braktisin vatrat e tyre. Në Luftën e Parë Ballkanike kishte një valë të paparë të dhunës e të krimit mbi shqiptarët, që u bë jo vetëm nga Serbia, por nga e tërë Aleanca Ballkanike.

Ka të dhëna që flasin se në Kosovë, përkatësisht në Gazimestan, në periudhën janar-maj të vitit 1913, janë likuiduar mbi 5. 000 shqiptarë etnikë. Shkrimtari serb Ivo Andriq, i cili ka fituar edhe çmimin Nobël për letërsi, më 1 janar të vitit 1939 përpiloi një elaborat, që parashihte zgjidhjen e problemit të Kosovës në ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë. Terrori dhe serbizimi i tokave shqiptare nuk mbaron as me shkatërrimin e Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene (SKS). Ideologu i politikës serbomadhe, dr. Vasa Çubriloviq, pasi kishte përpiluar elaboratin famëkeq “Shpërngulja e shqiptarëve”, të 7 marsit 1937, përpiloi edhe një program famëkeq që mban datën 3 nëntor 1944, me titull: “Të drejtat e pakicave në Jugosllavinë e re”. Në një nga paragrafët e këtij teksti, lidhur me shqiptarët, thuhet: “Kosova dhe Metohija duhet ta ndërrojë me themel gjendjen e vet etnike. Pasi që janë në pyetje shqiptarët në ‘Serbinë e Vjetër’ dhe në Maqedoni, duhet që edhe etnikisht ta zotërojmë territorin e Kosovës dhe Metohisë” (Çubriloviq, 1944, fq. 12 ). Kështu, duke sugjeruar se si të bëhet spastrimi i territoreve, Çubriloviqi thotë: “Zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e pakicave”.

Skuadronet partizane-çetnike të Josip Broz Titos, vendosën më 8 shkurt të vitit 1945 shtetrrethimin ushtarak në Kosovë, “në emër të luftimit të nacionalizmit dhe të profashizmit te shqiptarët”. Për pak muaj u vranë dhe u likuiduan të paktën 45. 000 veta dhe mijëra të tjerë ikën në vende të ndryshme të botës. Në periudhën e Informbyrosë (1948), pushteti represiv partizan burgosi 436 shqiptarë, kryesisht njerëz të shkolluar dhe të cilët u etiketuan si agjentë të Shqipërisë, kurse OZN-a hapi 22. 048 dosje për shqiptarët.

Në periudhën e aksionit famëkeq të shpërnguljes dhe të mbledhjes së armëve vdiqën 100 veta, kurse u torturuan rreth 30. 000 veta (1956-1957). Orgjisë së dhunës e krimeve i parapriu një marrëveshje e fshehtë, në Split, ndërmjet kryetarit të Jugosllavisë, Tito, dhe diplomati turk, Kypriliu. Këta u morën vesh për riaktivizimin e Konventës turko-jugosllave, e cila ishte një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Stambollit, e nënshkruar qysh në vitin 1938 që parashihte shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Konventa parashihte që të shpërnguleshin 1 milion shqiptarë.

Përkundër premtimeve të pushtetit komunist jugosllav, as vitet e ’50-ta, ashtu si edhe vitet e mëhershme partizane të luftës, nuk e kishin ndryshuar gjendjen e popullit shqiptar në trojet e Jugosllavisë, përkundrazi, vetëm sa e kishin keqësuar. Edhe në këto vite fillon aksioni famëkeq i propagandës, i dhunës, i torturës, i agjitacionit të fshehtë dhe spekulues, aksioni i asimilimit të detyrueshëm, i ekspeditave ndëshkuese, i burgosjeve, i montimit të proceseve dhe, gjithsesi, aksioni i detyrimit me dhunë të shpërnguljes së popullatës shqiptare. Faktet dhe dokumentet e kohës dëshmojnë se kjo periudhë historike nëpër të cilën ka kaluar populli ynë është një nga periudhat e paimagjinueshme të luftës dhe terrorit serbo-jugosllav në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë. Mund të quhet lirisht si periudhë e mbijetesës!

Për meritat, në këtë drejtim, pushteti federal jugosllav, i cili në opinion paraqitej si një pushtet i sistemit socialist, në të cilin sistem liritë dhe të drejtat e njeriut, liritë e kombeve apo të komuniteteve të ndryshme respektohen nga shteti si askund në këtë botë, e dekoron për meritat në fushën e studimeve njërin nga ideologët fashistë serbë të projektimit të dhunës kundër shqiptarëve dhe të pakicave, dr. Vasa Çubriloviqin.

Për fat të keq, kjo dekoratë këtij “shkencëtari” serb me titull akademiku, do t’i ndahet nga kryetari i shtetit, e që në atë kohë ishte një shqiptar: Sinan Hasani. Por, edhe për meritat e Çubriloviqit e edhe të Sinanit, prej vitit 1953 e deri në vitin 1965, nga trojet ku jetonin shqiptarët në ish-Jugosllavi, u shpërngulën për në Turqi së paku 452. 371 shqiptarë (“Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995”, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1977 ). Mbi të gjitha, “vlerësohet se në Kosovë, prej vitit 1945 e deri më 1965, janë vendosur 12. 300 familje sllave, ose rreth 64. 000 persona me prejardhje sllave” (Jusuf Osmani, “Kolonizimi serb i Kosovës”, shtëpia botuese “Era”, Prishtinë, 2000).

Nuk ka dyshim që esenca politike-nacionaliste e Memorandumit serb të vitit 1985, buron nga tradita shekullore e përdorimit të shfrenuar të dhunës sistematike serbe kundër elementit shqiptar kudo. Pra, kemi të bëjmë me ideologjinë, me sistemet, me traditat nëpër të cilat mbillet e kultivohet jo urrejtja, por dhuna, krimi dhe praktika e krimit.

A po konsiderohet populli si kope delesh? Nga Skënder MULLIQI

Nuk e di qka po mendojne disa njerëz të cilët kan ardhur në krye të shtetit.Nuk e kam të qartë shumë së si po na trajtojnë , si njerëz apo si kope delësh.Si shoqëri dhe si shtet po reshqasim dy shekuj mbrapa qytetarë të nderuar të Kosovës! Nuk jemi duke e mbrojtur më zemer as më tru dinjitetin tonë ! Kjo inerci shoqërore na kujton trupin e njeriut kur I ekspozohet gersherëve të kirurgut, dhe atë pa anastezion , së më anastezion nuk i ndijmë dhembjët në trup. Zot! A e kemi merituar një tretman të tillë gadi shtazarak nga këta pushtetarë ? Sigurisht së jo, por hyzmetin për treman njerëzor nuk jemi duke ia bë veti as pas dy dekadave . Individet e caktuar të politikës janë duke na trajtuar si lopët apo si delët të cilët nuk i bëjnë fare telashe qobanit.Po mungojnë njerëzit e vullnetit të mirë , po na mungojnë njerëzit e kuptushem .Po na marrin sikur të ishim një tufë “delësh “, si simbol I ndëgjueshmerisë , por kur është nevoja të marrim edhe nga pak dajak. Delët konsiderohen si shtazët më të pa menqura , të cilat gjithmonë qendrojnë më kokë të ulur duke kullotur në livadhe . Natyrisht së delët konsiderohen si shtazë e cila rrinë shumë urtë. E një fjalë e popullit thotë”I urtë është vetëm muti”.Sigurisht së delët konsiderohen tufë inerete e cila duron shumë mbi trupin e saj.Është e ndëgjueshme karshi qobanit I cili I rrinë më shkop mbi kokë .Natyrisht së këtu bëjë fjalë vetëm figurativisht për delët së bëhët fjalë për këtë popull I cili po duron shumë .Me falni popull I nderuar nese I konsideroni këto rreshta si fjalë shumë të rënda , por si të shpjegohet ndryshe fakti që nuk po ju sosët durimi pas gjithë këtyre torturave gadi qnjerëzore nga kjo kastë politike , nga këta njerëz të cilët tashmë u shpërfqën haptazi së nuk iu intereson fati i popullit, së nuk u intereson as fati I shtetit të cilin e fituam më shumë gjak .Deleve shpesh nuk ka nevojë tjetër vetëm një fshikullim e fortë e qobanit dhe ato varg e vij e mësyejnë torishtën . Duke u ushqyer mirë apo duke pasur kullosa të mira , ato qobanëve ua sigurojnë qumështin dhe leshin , nese janë dele merino sigurisht së leshi I tyre kushton më shtrejtë, dhe kjo I gëzon shumë qobanët.Shpesh në qytetarët jemi duke u sjellur sikur të ishim dele , dhe nuk po shtrojmë kurrë pyetje publike as vetit dhe as të tjerve –deri kur kështu, a jemi të dëtyruar gjithmonë të sillemi në këtë menyrë ?! Deri kur do të anashkalohemi dhe deri kur do të konsiderohemi si dele të mira për qumësht nga këta njerëz të cilët po tregohen mizor ?! Ky anashkalim është duke na ndodhur në kontinuitet? Dhe, qka po ndodhë që të ndryshojmë sjelljen tonë ? Po thuaj asgjë! Kemi mbetur në ëndrra të mira ,sikur kur ujku kur ia ka hënger bythet gomarit !Ec e mos thuaj së po ngjajmë shumë ne dele! Jemi duke i quditur miqët tanë pa të cilët zor së do ta kishim gëzuar lirinë dhe pavarësinë.Ndoshta edhe pas 18 vitësh do të ishim në luftë më serbët. Një Zot i madh e di , së a do të ishim kthyer pa miqët tanë amerikanë dhe evropian aq masovikisht në vendlindjet tona ? Zor që shpëtojmë serish nese na zënë e keqja të cilën më kokë e me qafë jemi duke e kërkuar.Secili njeri na dhimbset nese dënohet për krime ndaj serbeve. Lufta jonë ishte luftë mbrojtëse , e mbrojtëm pragun e shtëpisë, e mbrojtem nderin dhe moralin tonë.Ishte luftë qlirimtare më kauzë të drejtë .Ishte luftë të cilën e bënë 90 përqind të shqiptareve , secili dha dhe sakrifikoj diqka për liri , jo vëtem një kategori njerëzish .Por , nuk guxojmë që luftën tonë të përbashkët më miqët tanë ta sakrifikojmë dhe ta identifikojmë më individ të caktuar. Po mos të ishte lufta jonë e drejtë, sigurisht së nuk do ta kishim pasur as përkrahjën e botës demokratike , sigurisht së nuk do të kishte intervenuar as NATO.Të gjitha këto sakrifica njerëzore e materjale nuk guxojmë ti humbim për sa qelë e mshelë sytë.Gjykatën Speciale e prumë vet të dera më mos punën tonë për shtet ligjor, funksional e demokratik.Askush nuk ka qka frikohet tek e fundit nga Gjykata Speciale nese është i pastër… Populli dhe Shteti nuk është pronë private e askujt , qe të qitet ne ankand public, nese dikush mendon ashtu …

Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë (video)

Bashkatdhetarët që kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit po përballen me kolona të gjata. Në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë po krijohen kolona të gjata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se po punojnë me kapacitete të plota për të shmangur pritjet.

Megjithatë thotë se pritjet gjatë ditës kanë qenë deri në dy orë.

E një arsye tjetër e krijimit të kolona tek pikë kalimi në Merdare janë edhe punimet që janë duke u zhvilluar në këtë vend.

Kolona të tilla krijohen çdo sezon kur bashkatdhetarët vijnë për pushime në Kosovë, por edhe kur kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe veprojnë.

Haradinaj: Së shpejti do të kemi edhe ambasadorë të minoritetit serb (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë mysafir i emisionit në gjuhën serbe të Radio Televizionit të Kosovës, “Slobodno Srpski”.

Aty ai ka folur rreth punëve që ka bërë deri më tani në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të kemi edhe ambasador serb që do të përfaqësojë Kosovën në shtetet tjera.

“Ashtu siç e thotë edhe ligji, në çdo institucion minoritetet duhet të përfaqësohen me 10 për qind”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

I pari Qeverisë ka pohuar gjithashtu se do të kemi serb të punësuar edhe në KEK.

Haradinaj ka folur edhe për periudhën e gjykimit në Hagë, ku ka thënë se ka takuar të gjithë liderët serbë, Sllobodan Milosevicin e Vojislav Seselin.

Në pyetjen se ku gjenden serbët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Haradinaj pohoi se nuk e di, por se që është duke punuar në zbardhjen e rasteve.

 

Mustafa: LDK-ja nuk e dëshiron Gjykatën Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ekzistojnë tendenca që subjektit që ai drejton, ti përshkruhet se e dëshiron Gjykatën Speciale.

“Kjo është e pavërtetë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Duke komentuar tentimet e fundit për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorinë e veçantë, Mustafa ka theksuar se qëndrimi i LDK-së nuk kanë të bëjë me dëshirën që njerëzit të gjykohen jashtë vendit, por “me përgjegjësitë të cilat shteti ynë i ka marrë me ndryshimet kushtetuese dhe me Ligj”.

“Janë detyrime ndërkombëtare, të cilat nuk mund të zhbëhen me nënshkrime të deputetëve në një mbrëmje. Veçmas kur gjykata është funksionalizuar, kur vendet e BE-së dhe SHBA kanë ndarë buxhetet dhe kanë filluar implementimin. Si pasojë prapë do të kishim një ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rifuqizim të Rezolutës 1244 dhe të rolit të Rusisë në vendin tonë. Do të kishim izolimin e Kosovës”, ka thënë Mustafa në rrjetin social Facebook:

 

Disa fjalë për Gjykatën Speciale dhe ngjarjet e fundit në Kuvend

Ka tendenca që ti përshkruhet Lidhjes Demokratike të Kosovës se e dëshiron Gjykatën Speciale.
Kjo është e pavërtetë!
Kjo gjykatë është themeluar me seli jashtë vendit dhe në Kosovë si pasojë e pasigurisë së dëshmitarëve. Është themeluar, jo si vullnet dhe dëshirë e institucioneve të Kosovës por me insistimin e qartë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe BE-së, se nëse Kosova nuk e themelon këtë gjykatë me ndryshime kushtetuese dhe pastaj me lig, atëherë atë do ta themelojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi bazën e Rezolutës 1244. Nga përfaqësuesit e SHBA na është thënë qartë, se nëse Kosova nuk e merr përgjegjësinë për themelimin e kësaj Gjykate dhe zbardhjen e të gjitha dyshimeve për krime, atëherë SHBA nuk kanë asnjë arsye të pengojnë themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit. Me kalimin e kësaj gjykate me vendim të KS të OKB-së do të fuqizohej roli i Rusisë dhe Kinës, kurse mandati i saj do të ishte i pa limituar dhe në vullnetin vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Qëndrimi i LDK-së për tentimet e fundit për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorinë e veçantë, nuk kanë të bëjnë me dëshirën që njerëzit tanë të gjykohen jashtë vendit. Por, me përgjegjësitë të cilat shteti ynë i ka marrë me ndryshimet kushtetuese dhe me Ligji. Janë detyrime ndërkombëtare, të cilat nuk mund të zhbëhen me nënshkrime të deputetëve në një mbrëmje. Veçmas kur gjykata është funksionalizuar, kur vendet e BE-së dhe SHBA kanë ndarë buxhetet dhe kanë filluar implementimin. Si pasojë prapë do të kishim një ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rifuqizim të Rezolutës 1244 dhe të rolit të Rusisë në vendin tonë. Do të kishim izolimin e Kosovës.
Kjo gjykatë nuk është themeluar me destinim të trajtojë vrasjet e veprimtarëve të LDK-së. Do të trajtojë të gjitha krimet për periudhën për të cilën është mandat i saj. Këto krime është dashur ti trajtojnë me kohë organet e drejtësisë që veprojnë në Kosovë, që kanë qenë në përgjegjësi të UNMIK-ut, të EULEX-t dhe tani në përgjegjësi vendore, por për fat të keq nuk i kanë trajtuar.
Edhe prolongimi i pakuptimt i veprimit të Gjykatës Speciale, pas aprovimit të ligjit, ka krijuar hapësirë për frustrime, për manipulime me emra dhe personalitete të niveleve të ndryshme nga individ të papërgjegjshëm. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi instuticionet shumë byrokratike të BE-së.
Gjykata Speciale nuk do ti zgjidhë të gjitha krimet në Kosovë, ajo do të trajtojë një pjesë të tyre. Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë.
Kryerësit e krimeve janë individë; nuk janë shqiptarët, UÇK-ja dhe Kosova!

Albin Kurti do kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes

PRISHTINË – Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Erzen Vraniqi ka njoftuar se Albin Kurti do të kandidojë për kryetar të kësaj partie. Në një postim në Facebook, Vraniqi ka shkruar se ai ka nënshkruar pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

 

Kujtojmë se Albin Kurti ka qenë kreu i Vetëvendosjes edhe më herët, ndërsa për momentin partia drejtohet nga Visar Ymeri.

Haradinaj: Gjykata Speciale ta ketë selinë në Kosovë

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e Kosovës e respekton çfarëdo vendimi që merr Kuvendi i Kosovës, duke thënë se nuk ka koment tjetër për kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai tha se Gjykata Speciale si e tillë është e padrejtë për Kosovën, meqë selia e saj është jashtë territorit të vendit dhe se e rendon imazhin e Kosovës në botë.

 

“Unë kam kërkuar që ajo gjykatë të vijë në Kosovë. Le të behet në Kosovë se është më lirë, mundemi me i kursy disa miliona, nuk po i ikim drejtësisë. Kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e ligjit nuk kam koment, ata janë të zgjedhurit e popullit. Kur voton parlamenti për qeverinë është ligj”, tha Haradinaj në takimin me këshillin drejtues të AAK-së.

Ai tha se AAK-ja nuk ndryshon qëndrime në varësi të asaj nëse është në pozitë apo opozitë.

“AAK-ja nuk e bën asnjë temë me lojë, është e drejtpërdrejt. Do të jemi të sinqertë me partnerët e koalicionit, edhe me opozitën, Çkado qe kemi votu po në opozitë nuk e ndërrojmë sot me jo, ose çka kemi votu jo, nuk e ndërrojmë sot me po”, tha Haradinaj.

Mustafa: Na cënohet sovraniteti, s’do lejojmë kthimin e Kosovës në Rezolutën 1244

PRISHTINE- Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aktualisht kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), deklaroi se partia e tij nuk do të lejojë cënimin e sovranitetit me kthimin e Rezolutës 1244. Ai në një konferencë për media, ka thënë se duhet të kemi bashkëpunim me miqtë tonë.

“Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe euro – atlantike. LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë dhe do të jetë kundër. Nuk do të lejojmë që të rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës, dhe kthimi në rezolutën 1244”, ka shtuar Mustafa.

 

Mustafa pohoi se duhet të koordinohen punët me subjektet tjera politike, që të mos e rrezikohet shteti dhe të vendi me bashkësinë ndërkombëtare.

Kuvendi shkon në pushim, s’ka shfuqizim të Ligjit për Gjykatën Speciale

Burime të Gazetës Express kanë treguar se Parlamenti i Kosovës ka shkuar në pushim dimëror. Në këtë formë, ka dështuar nisma e deputetëve të pushtetit për të rrëzuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Zhbërja e Gjykatës Speciale nuk do të ndodhë të paktën deri pas festave të Vitit të Ri. Kjo pasi deputetët e Parlamentit kanë shkuar në pushim dimëror.

Burime të Express kanë treguar se Parlamenti ka shkuar në pushim deri pas festave.

Një natë më parë, deputetët e pozitës kishin ndërmarrë një nismë për rrëzimin e Gjykatës Speciale duke rrëzuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, në Kosovë kanë nisur edhe kërkesat për shkarkimin e Qeverisë dhe të Presidentit ose dorëheqjen e tyre për shkak të iniciativës për të shfuqizuar Gjykatën e cila do të merret me dënimin e krimeve të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës, shkruan Express.

Vazhdojnë diskutimet rreth nismës për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, takuan të shtunën kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar situatën e krijuar pas nismës së 43 deputetëve të parlamentit të Kosovës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit Haradinaj thuhet se ai i ka falënderuar diplomatët për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka theksuar se “qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit”.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura e larg syve të medies dhe nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera, por ai pasoi reagimet e ashpra të diplomatëve perëndimorë ndaj nismës për të diskutuar në parlament shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte.

Kryesia e parlamentit u mblodh dy herë të premten për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, pas një kërkese të nënshkruar nga 43 deputetë. Në mungesë të kuorumit ajo në të dyja rastet, vendosi që të mos provojë mbajtjen e seancës. Në takimin e kryesisë nuk morën pjesë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, lëvizjes Vetëvendosje dhe as të Listës serbe.

Ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili qëndroi te premten në mjediset e parlamentit tha se “Shtetet e Bashkuara i kundërvihen çdo përpjekjeje për të ndryshuar apo shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Më duhet të them se jam vërtetë i dëshpëruar që kjo doli prej asgjëkundi gjatë disa ditëve të fundit. Pa debat publik, për një çështje me interes thelbësorë për qytetarët e Kosovë, është e turpshme nga pikëpamja ime.

Këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Kjo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas shpine. Kosova do të zgjedhë izolimin në vend të bashkëpunimit dhe më duhet të them se do të urrenim kthimin e orës prapa për Kosovën në përparimin e saj deri këtu.

U bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës, të ndihmojnë në hedhjen poshtë të këtyre përpjekjeve. Të gjithë duhet të mendojnë për interesin e shtetit dhe dy milionë qytetarëve të Kosovës ne vend të interesave të tyre personale. Mbështetja ndërkombëtare për Kosovën është ndërtuar mbi idenë që Kosova do të merret me drejtësi me individët që kanë kryer krime lufte. Lëkundja nga ky angazhim do të ketë ndikime jashtëzakonisht negative për Kosovën, për qytetarët e saj dhe për marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara”, tha ambasadori amerikan.

Ambasadori britanik Ruari O’Connell, shprehu keqardhjen me përpjekjet për shfuqizimin e ligjit. Ai tha se “Kosova i ka dhënë besën BE-së dhe botës dhe nëse shfuqizohet tash ligji, reagimi do të jetë shumë i madh dhe dëmton dhe shkatërron Kosovën. Kemi investuar shumë në Kosovë për të pasur një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kemi interes për të parë Kosovën shtet të ligjit. Nëse kjo ndodhë, kush mund të besojë që Kosova është shtet i ligjit. Shpresoj që çdo deputet do të marr parasysh interesin e shtetit të Kosovës. Shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”, tha ai.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova tha se “nisma e tillë është e tmerrshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën. Një veprim i tillë do të rrezikonte të gjithë punën e përbashkët gjatë viteve të kaluara në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të dëmtonte të gjithë ata që ngriheshin për t’i dhënë fund mosndëshkimit”.

Lidhja Demokratike e Kosovës braktisi mbledhjen e kryesisë së parlamentit e cila më pas u shty për në orën 21, duke kundërshtuar idenë për shfuqizimin e ligjit.

Në një deklaratë, nënkryetari i kësaj partie Kujtim Shala, tha se “hapat e nxituar mund të prodhojnë situate të reja që do të rrezikonin qëndrueshmërinë dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Tendencat për të shfuqizuar ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tepër e rrezikshme dhe e fut vendin në aventura të paparashikueshme.

LDK vlerëson se të gjitha çështjet dhe posaçërisht ato me rëndësi jetike për ekzistencën e vendit, duhet të trajtohen me maturi dhe pa nxitim. LDK e sheh si jetike për vendin ruajtjen e raportit të miqësisë me SHBA-të, me vendet e BE-së dhe NATO-n. Kosova është vendi dhe shteti ynë që e kemi ndërtuar bashkë me miqtë tanë dhe së bashku do të ecim në rrugën e integrimeve euro-atlantike. LDK fton subjektet politike dhe institucionet e Kosovës që të reflektojnë në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit tonë. Në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve tanë të futet në rrugë të paqartë”.

Ideja për shfuqizim pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën. Peticioni me 16 mijë nënshkrime është dorëzuar në parlament.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës gjashtë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata është vendosur në Hagë për faktin se siç është thënë dëshmitarët mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Deputetja e VVsë: Thaçi po provon ta shpëtojë veten, të japë dorëheqje

 

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të japë dorëheqje. Sipas saj, duke tentuar që ta shfuqizojë gjykatën Speciale, ai po tenton ta shpëtojë veten.

“Më kujtohet kur në muajin korrik të vitit 2015, pati dështuar votimi për Gjykatën Speciale por menjëherë pas një muaji gjegjësisht me 3 gusht të po atij viti, Kuvendi ka miratuar amendamentin për Gjykaten Speciale, pavarësisht kundërshtimeve tona.

Sot po vërtetohet që mosvotimi i amendamentit në korrik, ka pasur për qëllim rritjen e pazarit për Thaçin.”, shkruan ajo në Facebook.

Haxhiu thotë se nga ajo që po duket, Thaçi në atë kohë ka marrë garancë që nuk do të jetë njëri ndër të akuzuarit.

“ Dhe duke e njohur që ai është në gjendje t’i jap shokët e luftës dhe ta kriminalizoj luftën për interesat e tij personale, edhe ka shtyer deputetët e partisë së tij të votojnë Gjykaten speciale.

Me gjasë tash së voni ka mundur të kuptoj që edhe ai do të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëj gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale. Njëri më dinak, më tinzar e më të paskrupullt, zor se mund të gjesh”, ka shtuar ajo.

Ajo thekson se zyrtarë të lartë shtetërorë si Thaçi e Veseli dhe të tjerë, duhet të japin llogari jo për kohën e luftës, por për krimet në paqe ndaj Kosovës.

“Le të mos tentojnë të na gënjejnë që me ligj mund të shfuqizohet Gjykata Speciale, sepse PDK, LDK dhe Lista serbe, e kanë futur në Kushtetutë!

Kjo tendenca e mbrëmshme, është një përpjekje e Thaçit që të marr sërish garancë për veten.

Ne na duhet të ndalojmë tendencat e kriminalizimit të luftës së drejtë të UÇK’së ajo s’bëhet me këto përpjekje para së cilave fshihet Thaçi!

Hashim jep dorëheqje”, ka përfunduara jo.

Tre komandantët duan ta izolojnë Kosovën përfundimisht nga bota

Për shkak të frikës personale, Thaçi, Veseli dhe Haradinaj po i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do ta fusin në rend të ditës shfuqizimin e Ligjit për krijimin e Gjykatës Speciale, gjë e cila do ta përplaste Kosovën me Bashkimin Evropian

Kur je i ngujuar në një gropë, gjëja e fundit që e bën, nëse e ke ndërmend të dalësh prej aty, është që të vazhdosh të groposh edhe pak më thellë.

Kosova edhe më tutje është në konflikt të hapur me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e demarkacionit, kurse presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari, në vend që ta zgjidhin këtë problem, javën e ardhshme pritet ta hapin edhe një front tjetër shumë më të rrezikshëm sesa kufiri me Malin e Zi.

Gazeta Express ka mësuar që me iniciativën e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve për ta thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të provohet të shfuqizohet Ligji i aprovuar vite më parë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Një hap i tillë, ka mësuar Express prej burimeve diplomatike, do ta fundoste përfundimisht shpresën e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian, përmes liberalizimit të vizave, ose përmes çfarëdo rruge tjetër.

“Kjo është çmenduri”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Shoqatat e dala nga lufta i kanë mbledhur rreth 16 mijë nënshkrime për çështjen e Ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata gjatë mbledhjes së këtyre nënshkrimeve i kanë mashtruar qytetarët, duke thënë që nënshkrimet e tyre janë për plotësim-ndryshim të këtij ligji, kurse kërkesën në Kuvend e kanë dorëzuar për shfuqizim të këtij ligji.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lënë të kuptohet që nuk do ta mbështesin shfuqizimin e këtij ligji. Sipas tyre, në Tribunal pritet të zbardhen edhe shumë vrasje të pasluftës të zyrtarëve të kësaj partie, që kanë mbetur të patrajtuara nga drejtësia në Kosovë për dy dekada.

“Në parim jam kundër çdo tentimi që ka për qëllim të pengojë punën e Gjykatës Speciale, në veçanti për shkak se tashmë dihet që kjo gjykatë do të trajtojë edhe disa nga vrasjet e pasluftës së veprimtarëve të LDK-së, të cilat bien në juridiksionin e saj”, ka thënë Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, në një prononcim për Express.

Tensionet brenda LDK-së janë ngritur edhe më shumë pas deklaratës së Nasim Haradinajt, njëri prej zyrtarëve të shoqatave të veteranëve të UÇK-së se “nuk ka lidhje që janë vrarë zyrtarët e LDK-së”.

Delawie: Ideja e tmerrshme për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme izolon Kosovën globalisht

Ambasadorët amerikanë dhe britanikë në Kosovë reaguan ashpër sonte ndaj nismës për të diskutuar në parlament shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte.

Kryesia e parlamentit u mblodh në një takim për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa… Ne nuk kemi investuar aq shumë në suksesin e Kosovës për të parë atë duke e shkatërruar të ardhmen e saj duke e zhbërë Gjykatën e Posaçme”, tha ai.

Ambasadori britanik Ruari O’Connell, shprehu keqardhjen me përpjekjet për shfuqizimin e ligjit. Ai tha se “Kosova i ka dhënë besën BE-së dhe botës dhe nëse shfuqizohet tash ligji, reagimi do të jetë shumë i madh dhe dëmton dhe shkatërron Kosovën. Kemi investuar shumë në Kosovë për të pasur një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kemi interes për të parë Kosovën shtet të ligjit. Nëse kjo ndodhë, kush mund të besojë që Kosova është shtet i ligjit. Shpresoj që çdo deputet do të marr parasysh interesin e shtetit të Kosovës. Shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”, tha ai.

Ideja për shfuqizim pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën. Peticioni me 16 mijë nënshkrime është dorëzuar në parlament.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Thaçi: Themelimi i ushtrisë bëhet vitin e ardhshëm

“Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen se procesi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi presidenti Thaçi

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot mbajti fjalimin e fundvitit për fushëveprimin e tij gjatë vitit 2017 para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Thaçi në adresimin e tij të fundvitit para deputetëve tha se është angazhuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe që të kenë përfaqësim të parabartë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sa i përket vazhdimit të punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës presidenti Thaçi tha se pret që të formohet ushtria e Kosovës gjatë vitit të ardhshëm përmes ndryshimeve kushtetuese duke theksuar se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të gatshëm për detyra e kompetenca shtesë.

“Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen se procesi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e tjerë strategjik. Unë sot dua t’iu siguroj se bashkarisht me Qeverinë, me Kuvendin dhe partnerët tanë strategjik do të punojmë që viti 2018 me të vërtetë të jetë viti i themelimit të ushtrisë. Kjo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë që do të jetë një ushtri moderne dhe multietike”, theksoi Thaçi.

Ai po ashtu shprehu besimin se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është kusht i domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke shtuar se edhe sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë prioritet, që sipas tij, asnjë fushë nuk mund të jetë funksionale, pa sundim të ligjit.

Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke theksuar se dialogu mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve brenda shtetit por edhe me shtetet fqinje.

“Tani jemi gati për të vazhduar me fazën përfundimtare të këtij procesi i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE-ja dhe të përkrahet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Sigurisht se kjo fazë përmbyllëse nuk do të jetë aspak e lehtë. Për këtë qëllim kam filluar konsultat formale dhe joformale me partitë politike dhe shoqërinë civile me qëllim që të themelojmë një ekip të dialogut të unitetit për të siguruar gjithëpërfshirje në këtë proces”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës shtoi se viti 2017 ishte viti i të arriturave duke përmendur dy palë zgjedhjet që janë realizuar gjatë këtij viti. Ai tha se këto dy procese elektorale kanë treguar pjekurinë e politikës kosovare duke hapur rrugën e formimit të qeverisë së re.

Ai bëri të ditur se duhet të fillojë procesi i reformës zgjedhore edhe pse zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë kanë konsumuar shumë kohë dhe energji.

Kujtojmë se deputetët e partive opozitare nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si dhe deputetët nga Lista Serbe nuk ishin të pranishëm në Kuvend gjatë fjalimit të mbajtur nga presidenti i vendit.

Akuza për falsifikim, Prokuroria nis verifikimet për ish-Komisionin për Demarkacionin

Pretendimet e kryetarit të Komisionit shtetëror për Demarkacion, Shpejtim Bulliçi, ndaj paraardhësit të tij Murat Meha do të verifikohen nga prokurori i Shtetit. Komisioni qeveritar, i cili ka verifikuar punën e Komisionit të kaluar në procesin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, pretendon të jenë kryer tri vepra penale nga Komisioni i kaluar, shkruan Koha Ditore.

Akuzat publike kanë të bëjnë për falsifikim të hartave, fshehje të dokumenteve zyrtare dhe cenim të tërësisë territoriale të Kosovës.

Këto pretendime janë përfshirë edhe në dokumentin që Qeveria ia ka proceduar Kuvendit bashkë me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Frika është armiku më i madh i të gjitha proceseve?! – Nga Skënder MULLIQI

Koha moderne na ka sjellur një jetë shumë me ndryshe. Sot, shumica po ballafaqohen më sfida të modernitetit siq është dinamika jetësore, shqetësimet shpirtërore , stresi, sëmundjët bashkëhore nga ushqimet e ndryshme të cilat nuk janë me bio siq ishin dikur.Të gjitha këto dhe shumë qka tjetër ka bërë që të jetojmë në frikë gadi përmanente.Sot, lidhemi me njerëz më shumë nga frika që na sjellë përditshmeria jonë më plotë sfida .Bashkohemi më njerëz nga frika së mos mbetemi vetëm , nuk largohemi , ose largohemi nga ata nga frika ekzistenciale .Me vite kryejme punë nga frika së mos po mbesim pa asnje metelikë në xhep.Shpesh konsumojmë ushqim të cilin nuk e kemi shumë për deshirë, por e konsumojmë nga frika së mos po e humbim shëndetin.Disa i lutën Zotit nga frika që tu bëhet jeta më e mirë , jo nga besimi që e kan në Zot, dhe kështu sillemi në rreth…Ne, shpesh ne vete i bëjmë pyetje veti: A po e bëjmë këtë punë apo tjetrën nga dashuria për te , apo nga frika ?Nga frika për ekzistencë punojmë, e zgjedhim lokacionin ku do të jetojmë , durojmë sfidat dhe të gjitha përjetimet tjera? Është kohë kur po shfaqën dhe kur po ndëgjojme për sëmundje të rënda të pasherueshme , të cilat ndikojnë shumë në psikën dhe mendjen tonë , frika pastaj na bëhët pjesë e jetës sonë , na bëhët problem ekzistencial. Nuk mund të lirohemi kurrë më nga varësia e frikës për shëndetin dhe të ardhmen e familjës tonë .Nuk ka gjë më keq kur shkaktar i ndonjë sëmundjeje apo i vdekjës bëhët frika.Nuk ka gjë më keq së kur na pushton ankthi dhe frika .Shumica e njerëzve sot në Kosovë i ka pushtuar frika për të ardhmen e tyre . Po jetojnë më frikën e madhe së si do ta presin fundin e muajit. Kur frika futet në trupin dhe mendjen tonë , gjerat sigurisht së nuk na shkojnë ashtu siq i kemi planifikuar . Në njerën anë e këmi nxehtë, në njerën anë ftoftë, njëherë më mirë , e shpesh më keq, dhe në anën tjetër frikën e cila zor së largohet në këto kohë të vështira …Shoqëria qfarë po e ndërtojmë po ndikon që të kemi frikë , po ndikon që mos të na largohet frika të paktën për një kohë.Mirë do të ishte që të lirohemi nga frika , ta luftojmë ate , mos të na mund ajo duke na krijuar mvarësi, duke na sunduar krejt qenjën tonë , duke na tërhequr në anën më të keqe të mundshme të jetës dhe të punës. Frika na tjeterson nga dashuria për tjetrin , bën që ta humbim dinjitetin dhe përsonalitetin tonë . Frika është armiku më i madh i të gjitha procesve biologjike.Frika na i dëmton organet , na i shuan ëndrrat për jetë më të mirë dhe më të begatshme . Na humb racionalitetin e të menduarit, nuk kemi mundësi të marrim vendime të mira …Dallon shkalla kur merret ndonjë vendim nga frika, apo dominon logjika e shëndosh dhe racionaliteti i të menduarit për gjerat të cilat na bëjnë të lumtur. Të mendojmë sa më shumë pozitivisht për jetën , të punojmë nga dashuria për profesionin të cilin e ushtrojmë , e jo nga frika së qka mund të na ndodhë neser.Kur ndjenja e dashurisë është e madhe , ka mundësi të mundet frika .Nese bazohemi në parimet që i sjellë frika , kjo është menyra më keqe e manipulimit tonë . Sfidat që po na I sjellë jeta në Kosovë , janë bërë tëpër të vështira , janë bërë vërtet frikësuese për ne dhe të ardhmën e fëmijëve tanë. Nuk ka njeriu si të jetë indifernt kur shumica nuk I kan kushtet për një jetë normale .Kur njeriu nuk ka një punë , sigurisht së shqetësimi dhe frika bëhën automatikisht prezente në shpirtin dhe mendjën e tij. Nuk jetohet gjithmonë më iluzionin së një ditë do të bëhët mirë, e nuk po bëhët. Frika na është instaluar , frikën e kemi fituar nga ata të cilët pushtetin dhe shtetin e shfryëzuan për vete dhe familjët e tyre . Po jetojnë më mundin dhe djersën e njeriut të thjeshtë .Këta njerëz të cilët po e udhëheqin Kosovën që shumë kohë , nuk do të duhej të ishin krenarë më punën e bërë, përkundrazi ishte dashur të ndihen të turpëruar së na çfarë deregje e kan pru popullin dhe vendin e vet. Dashje apo pa dashje janë duke bërë gjëra të liga , të cilat nuk po i llogarisin, apo edhe nuk po dëshirojnë ti llogarisin, e për këtë do të duhej të ishn së paku të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem para Zotit dhe para popullit. Secili kur don e ka mundësinë që ta kuptojë dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Kjo elitë nuk i ka matur mirë apo nuk ka dëshiruar ti matë mirë veprimet njerëzore, duke vendosur një kod të së drejtës .Interesat kan bërë që këta të gabojnë rëndë, që ta humbin torruan para të mirave materjale , ta humbin njerëzillëkun .Sigurisht së dinë ta dallojnë së cila është e mira dhe cila është e keqja për shtetin dhe për kombin…Kjo është shumë e thjeshtë për të gjitha ata të cilët kan vullnet dhe deshirë ta kuptojnë …

Djali i Fehmi Aganit: Nasim Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Sociologu Mentor Agani, i biri i strategut të ndjerë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani, ka reaguar rreth deklaratës së njërit prej drejtuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pas luftës.

“Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK’së”, është shprehur dje Haradinaj në një debat televiziv.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mentor Agani ka thënë se me këtë deklaratë, Haradinaj i ka hyrë garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës.

“Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Konkurenca per kete ‘titull’ eshte teper e fuqishme”, është shprehur Agani.

Reagon ashpër vajza e Xhemajl Mustafës, e quan Haradinajn bishë

Deklarata e Nasim Haradinajt e ka tmerruar vajzën e veprimtarit Xhemajl Mustafa, Berianën.

Ajo e ka quajtur zyrtarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së bishë.

Madje thotë se edhe bisha do të ofendohej nga ky term po ta dinte se për kë bëhet fjalë.

Sipas Berianës, punë e madhe nëse Gjykata Speciale arreston disa persona të UÇK-së.

“Edhe ashtu e përjetojmë një Nëntor të Dytë, mas luftës kundër Milloshit”. Ka shkruar Mustafa në faqen e saj të Facebook, transmeton Gazeta Express.

Krejt ky reagim erdhi pasi Haradinaj nga shoqata e OVL-UÇK-së tha se punë e madhe që janë vrarë anëtarët e LDK-së.

Është kjo deklaratë që ka mërzitur shumë vajzën e veprimtarit Mustafa, i cili u vra me 23 nëntor në vitin 2000, gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.

“Kryeministër Ramush Haradinaj, po te drejtohem si ish komandant i UCK, nëse nuk distancohesh publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt( qe mund ta kesh edhe familjar), atëherë po e marr që je në vijë me të”, ka thënë ajo nëpërmjet statusit në FB.

Nëse, sipas Berianës, Haradinaj dhe OVL e UÇK-së nuk e shkarkon prej pozitës Nasimin, atëherë kjo nënkupton që edhe ata janë në mendim të njëjtë me të.

“Mos harroni qe ne mesin e te vrarëve me motive politike te veprimtarëve të LDK-së, disa prej tyre kanë qene pjese e UÇK-së”.

Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në “Debat D” në Tv Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për termocentralin e ri

Qeveria e Kosovës nënshkroi të mërkurën marrëveshjen me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re.

Marrëveshja parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e termocentralit të ri që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike.

Termocentrali i ri sipas qeverisë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional nga viti 2023 dhe në ndërtimin e tij do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë në zvogëlimin e gazrave dhe ruajtjen e mjedisit.

Marrëveshja ka ngjallur reagime tek një pjesë e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë ngritur shqetësime për mungesë të transparencës dhe mundësisë për rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët.

Po ashtu shqetësime janë ngritur edhe për ndikimin e termocentralit të ri në mjedis dhe janë shtuar thirrjet për investime në energji të ripërtërishme.

Kosova llogaritet një nga vendet më rezervat më të mëdha të qymyrit linjit në botë të cilin e shfrytëzon për të prodhuar energji elektrike.

Deri në përfundimin e termocentralit të ri, vendi do të vazhdojë të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë qeverinë të investojë në importe të shtrenjta.

Albin Kurti sot në gjykatë, pritet të dëshmojë Kadri Veseli

Katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast u mbajtur më 7 dhjetor ku kanë dëshmuar deputet Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë proces gjyqësor tashmë kanë dëshmuar dëshmitaret-të dëmtuara, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, deputetët Xhavit Haliti dhe Nuredin Ibishi, si dhe dy punëtoret e Administratës së Kuvendit të Kosovës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe deputeti Armend Zemaj.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

SHBA mbështet Kosovën me 30 milionë dollarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, sot kanë nënshkruar amendamentimin e marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore në mes Kosovës dhe USAID-it në vlerë prej 30 milionë dollarësh

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, sot kanë nënshkruar amendamentimin e marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në vlerë prej 30 milionë dollarësh.

Granti parasheh mbështetjen në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Kosovë.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Drejtor i Misionit të Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në Kosovë. James Hope.

Presidenti Thaci pas nënshkrimit të marrëveshjes shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës duke thënë se këto ditë të fundit të vitit janë shumë pozitive për Kosovën.

Ai njoftoi edhe për një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nesër në sektorin energjetik për “Kosovën e Re” në vlerë prej 1 miliard e 300 milionë euro i cili është një tjetër investim i investitorëve amerikanë.

Presidenti Thaci tha se ky është mesazhi më i mirë që mund të buron nga Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe për atmosferën e mirë të investimeve në Kosovë.

“Marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë konsolidimit të shtetit të Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit, në zhvillimin ekonomik dhe progresit të gjithanshëm”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa, ambasadori I SHBA-ve, Greg Delawie tha se gjatë këtij viti Kosova ka patur zgjedhje të qeta dhe demokratike, është zgjedhur qeveria e re dhe vendi është radhitur në listën e dhjetë shteteve në raportin e Bankës Botërore që kanë patur progres në investimet private.

Sipas tij, të gjitha këto janë rezultate pozitive drejt integrimeve euroatlantike.

“Ceremonia e sotme na tregon se cfarë punë të përbashkëta mund të bëjmë në vitin 2018 sepse kjo ndihmë do të shtohet edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it të cilat do të ndihmojnë për sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës”, tha Delawie.

Katarsisi pozitiv si pastërti shpirtërore, dhe mos katarsisi për të mirë i serbëve?! Nga Skënder MULLIQI

Gjatë jetës njeriu ka mundësi ti nënshtrohet katarsisit pozitiv ose negativ.Një tranformim pozitiv do të ishte i mirë dhe i shëndetshem për të gjithë.P.sh kur njeriu në drrasat e skenës sheh ndonjë tragjedi , ballafaqohet më frikën , padrejtësinë , dhunën e dhembjen , ko bën që shumë kush të largohet nga teatri nga ndjenjat negative të përejtuar.Edhe nese njeriu ka pasur më parë ndjenja krejt tjera jo bash të mira për tragjeditë e tjerëve ose për përjetimet e tyre jetësore, pas një përjetimi të tillë në skenë apo në ndonjë ngjarje të vertetë, sigurisht së pas këtyre përjetimeve do të këtë një ndryshim pozitiv .Kur shohim ndonjë film të trishtueshem , ndonjë ndeshje futbollistike , ndonjë ndeshje boksi ,… sigurisht së mund ti nënshtrohemi katarsisit . Katarsis mund të kemi aty për aty, duke ndryshuar mendimin edhe nese më parë kemi qenë të predispunuar që të mendojme ndryshe karshi atyre që I kemi simpatizuar.Shpesh përjetimet tona përputhen më aktorët në skenë, dhe kjo gjë sigurisht na sjellë përpejtime të mira, na sjellë diqka që deri në atë moment as qe e kemi menduar.Kjo është diqka e mirë , e shëndeshtme , diqka qe ne nuk e kemi përjetuar , por e kan përjetuar njerëz të tjerë.Kur vijnë festat e ndryshme sigurisht së njeriu ka ndjenja dhe përjetime shpirtërore pak më ndryshe së herave tjera.
Kemi rastin e kroatit, Slobodan Praljak – I akuzuar si kriminel dhe profiter lufte, inxhinjer , filozof , dramaturg dhe regjisor , i cili në menyrën më dramatike para kamerave e qojë gllenjkën e fundit në Gjykatën e Hagës.Ai e zgjodhi jo rastësisht që në ditën kur iu shqiptua dënimi më burg prej 20 vitësh, në Ditën e Republikës të vendit të tij, ai ngriti gotën vdekjëprurëse më helm .Praljak sigurisht së kishte një katarzis negativ duke mbytur vetën para një audotiriumi të gjerë botëror.Edhe shumë njerëz historikisht kan vendosur për një akt të tillë të dobësisë së tyre momentale shpirtërore ose këtë e kan bërë nga ndjenja e fajësisë , por duke dashur që një akt të tillë monstruoz ta mbulojnë gjaja më pafajësin e tyre .Sigurisht së Boshnjakët në Bosnje gjatë luftës katervjeqare nuk e kan vrarë vetën , nuk e kan dhunuar vetveten dhe nuk janë masakruar dhe larguar vet masovikisht nga vendi I tyre .Mbi mysilmanet dhe mbi shqiptarët ndodhi gjenocid nga serbet e pranoi këtë fakt kush apo jo.Sigurisht së as Ura e Vjetër e Mostarit nuk ishtë shëmbur vet.Gjatë historisë kemi pasur shumë shëmbuj të kontestimit së cilët kan qenë heronjët e cilët kanë qenë kriminelet e luftës.Për shtetin për të cilin kan luftuar pa marr parasysh krimet njerëzore që I kan bërë , ata janë konsideruar heronjë siq po konsiderohen heronjë edhe kriminëlet serb të cilët kryen vrasje dhe masakra masovike . Kjo është ana më amorale e një shteti që ti mbrojë ata të cilët vërtetë kan kryer krime njerëzore mbi nacionalitetet tjera. As të krimineli, Ratko Mlladiq dhe as të shumë kriminelë te tjerë serbe të luftës nuk pamë një katarisis pozitiv , duke kërkuar falje për të gjitha ato fatkeqësi njerëzore e materjale të cilët ua kan shkaktuar popujve të tjerë .Përkunder i kan treguar fytyrat e tyre të vërteta prej kriminelëve , duke treguar kështu se serbosllavet janë më kod gjenetik të prishur.Ata me veprimet tyre e kan irituar dhe kan nxitur reakcione negative në mbarë opinionin e gjerë të botës demokratike.Disa edhe janë tallur me veprimet e tyre të natyrës groteske.Sigurisht së vija ndërmjet tragjedisë dhe komedisë është e hollë. Këtu nuk bëhët fjalë vetëm pë ata të cilët u treguan mizor , por bëhët fjalë për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote.Mungesa e katarzisit shoqërorë pas secilit gjykim të kriminelëve në Gjykatën e Hagës është i pa justifikueshem. Tribunali i Hagës pa marr parasysh së nga cili kënd është shikuar si i padrejtë ose I drejtë , duhet të respektohet . Me fjalë tjera katarsa në tragjedinë ballkanike nuk duhet të jetë arsye për urrejtje dhe tragjedi të reja .Do të duhej të groposët etnonacinalimzi serbomadh më ndihmen e botës demokratike, I cili historokisht u solli tragjedi shqiptarëve në tokën e vet. Dhe, kjo logjikë e vjetër pushtuese karshi shqiptarëvë ende po vazhdon .Edhe pas kriminelit Millosheviq po vazhdohet logjika hegjemoniste e qetntikizmit serbë sheshelian në pushtet. Nese hasmitë e vjetra të Francës dhe Gjermanisë u tejkaluan që të dyjat janë anëtare të BE-së, vendet ballkanike më fajin e serbëve , nuk po e tejkalojnë gjendjen e luftës, sikur mos tu ishte mjaftë lufta e cila solli më mijëra viktima .Katarsa është rast intim, process I transoformimit përsonal, të cilën duhet ta ndihmojnë mbarë shoqëria dhe kultura. Ne Ballkan po mungon katarza, sidomos minishteteve të dala nga Ish –Jugosllavia.E kjo më së shumti u takon serbëve të cilët u shkaktuan tragjedi dhe dhëmbje të mëdha popujëve të tjerë. Nuk harrohet rrethimi I Sarajevës dhe vrasjët për shumë kohë në këtë qytet të qetnikëve serbë .Nuk ka mundësi kurrë të harrohet gjenocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore në Srebrenicë ku u vranë dhe masakruan mbi 800 mijë boshnjakë…Nuk harrohen kurrë masakrat gjithandej në Kosovë të forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe, si masakra e Reqakut, Mejës, Rahovecit, Qyshkut, Lubeniqit … Të gjithë këto gabime serbet po i relativizojnë duke tentuar që viktimën ta barazojnë më xhelatin ! Serbia për qudi nuk u dënuan për gjenocid e këtë e ka merituar.
Katarsisë pozitiv nuk pamë edhe në Kosovën e pas luftës. Nuk është numri i tyre i vogël, të cilët i kontrubuan luftës , lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por pas luftës u futën në rrugë të pa kokë , duke vrapuar pas të mirave materjale .Harruan së edhe pas lufta kërkon sakrifica të mëdha në shtetndërtim dhe mirëqenje .Pasurimi pa zgjedhur metoda dhe mjete bëri që ata të humbin besimin të populli. Edhe pas gadi 18 vitësh nuk bën katarsisë pozitiv , që do të ishte për të mirën e tyre dhe për të mirën e Kosovës.Duhet të pastrojmë shpirtitn si pakumptësi e kohës , të kuptojnë më në fund së kjo qka po ndodhë është në dëm të qytetarëve dhe të vendit .Shumë kush nga heronjët janë shëndrruar në njerëz qyqarë . Ata të cilët e plaqkitën Kosovën , ata natyrisht jo të gjithë , që qytetarëve dhe rinisë ua kan” lidhë duartë më zingjirë” duke i larguar nga vendi dhe duke i varfëruar… sigurisht së nuk meritojnë më besimin e popullit…

BERZH i jep hua Kosovës 71 milionë euro për rrugën Prishtinë-Pejë

“BERZH-i ka kënaqësinë të nënshkruaj këtë hua 71 milionëshe me Kosovën me anë të së cilës do ta mbështesin infrastrukturën në Kosovë”, tha Berrett

PRISHTINË – Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza dhe drejtoresha e Transportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sue Berrett, sot nënshkruan marrëveshjen për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq, e cila lidh kryeqytetin Prishtinën me qytetin e Pejës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me BERZH-in, Hamza tha se kjo marrëveshje është e dedikuar për financimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor dhe ekonomik.

Ai bëri të ditur se ndërtimi i segmentit të rrugës Kijevë-Zahaq do të lidh një pjesë të madhe të territorit të Kosovës me kryeqytetin, Prishtinën, me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë si dhe me korridoret e rëndësishme jashtë shtetit në drejtim të Shkupit.

Siç tha Hamza, sot është konkretizuar një projekt i cili kap vlerën prej 193 milionë euro.

“Komponentët e financimit të këtij projekti janë 71 milionë euro nga BERZH-i, 80 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime me të cilën jemi në negociata në fazën përfundimtare dhe presim në tremujorin e vitit 2018 ta nënshkruajmë. 38 milionë euro do të jenë të financuara nga Qeveria e Kosovës, 3.2 milionë euro janë grante, para nga korniza investive e Ballkanit Perëndimor dhe 600 mijë euro janë grante nga BERZH-i”, tha Hamza.

Drejtoresha për Transport e BERZH-it, Barrett tha se BERZH-i ka kënaqësinë të nënshkruaj këtë hua 71 milionëshe me Kosovën me anë të së cilës do ta mbështesin infrastrukturën në Kosovë.

“Kjo hua jepet për financimin e rrugës nga Kijeva në drejtim të Pejës që është pjesa e rrugës 6B, pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërtimi i këtij rrjeti rrugor është i rëndësishëm për lidhjen në mes të qyteteve të Kosovës, gjegjësisht lidhjen e Kosovës me Malin e Zi”, tha Barrett.

Ajo shtoi se janë dhënë edhe 3.8 milionë euro për asistencë teknike në formë të grantit, 3.2 milionë euro për studimet e fizibilitetit, për studimet paraprake dhe dizajnin e rrugës dhe 600 mijë euro për përgatitje të tjera në kuadër të këtij projekti.

Barrett falënderoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës duke theksuar se ky projekt është përgatitur në mënyrë shumë të shpejtë dhe efikase në bashkëpunim me ministritë në fjalë. Barrett në fund tha se BERZH-i mirëpret implementimin e suksesshëm të këtij projekti dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës i Republikës së Kosovës, Pal Lekaj tha se kjo është një ditë e veçantë për ministrinë që ai drejton duke theksuar se me nënshkrimin e një marrëveshjeje që të financohet një segment rrugor “ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik”.

Ai u zotua se do ta përfundojnë punën në kohën më të shpejtë të mundshme, që sipas tij, është stërzgjatur 10 vite. Ai po ashtu bëri të ditur se punimet e kësaj autostrade do të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe do të përfundojë brenda dy vitesh. aa

Në Kosovë mbi 200 milionë euro të bankave të bllokuara në gjykata

Fotografi ilustruese

Mbi 200 milionë euro mjete të bankave komerciale janë bllokuar në lëndët gjyqësore, thonë udhëheqës të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Kjo vlerë financiare llogaritet nga afër 10 mijë lëndë që ekzistojnë të pazgjidhura në këto gjykata.

Petrit Balija, udhëheqës i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vlera e mjeteve të cilat nuk janë në qarkullim në tregun e Kosovës, ndikon edhe në zhvillimin e veprimtarive të bankave komerciale që veprojnë në Kosovë.

“Duke pasur parasysh nevojën më të madhe për kreditim dhe nevojën e madhe për zgjerim ekonomik të Kosovës, 200 milionë euro kanë një ndikim të madh në sektorin bankar. Kjo sigurisht e vështirëson edhe kreditimin, sepse edhe risku ngritet në rastin kur gjyqësori nuk funksionon”.

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë se pikërisht sistemi i drejtësisë në Kosovë është shkaktari kryesor i frenimit të zhvillimit ekonomik, jo vetëm për funksionimin e bankave, por edhe për inkurajimin e investimeve të jashtme.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se nga mosfunksionimi në mënyrë efikase i gjykatave, vjen deri tek rritja e kredive të këqija, e që për pasojë kanë rritjen e kamatave për kredi.

“Kur të bëhet kalkulimi i normave të rrezikut të kredisë, rreziku numër një është funksionimi i dobët i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe prandaj kemi kamatat të cilat i kemi paguar dhe vazhdojmë t’i paguajmë, më të lartat në rajon”.

Ndryshe, grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura, vazhdon të jetë problem i cili sistemin e drejtësisë po e përcjell në vazhdimësi. Mbi 200 mijë lëndë të vjetra mbesin të pazgjidhura.

Pavarësisht këtyre, kreditë joperforumese në bankat komerciale janë në nivel të ulët, krahasuar me vendet e rajonit, ka thënë ditë më parë ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, duke shtuar se sektori financiar vazhdon të jetë stabil dhe fitimprurës.

“Kreditë joperformuese kanë vazhduar trendin rënës dhe sot norma e kredive joperformuese është në nivelin 3.6 për qind, që është një tregues dukshëm më i mirë krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Sektori financiar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe me gjendje të mirë të likuiditetit”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, ka arritur në mbi 2 miliardë e 400 milionë euro, me normë mesatare të interesit prej 6.8 për qind.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Marrëzia shqiptare: Radio Evropa e Lirë: Sa i kushtojnë Kosovës 67 zëvendësministrat ?

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për emërimin e 67 zëvendësministrave. Ky numër është më i madhi në historinë e Kosovës. Grafika në vazhdim shpjegon se sa i kushton buxhetit një zëvendësministër.

Kosovë, fillon peticioni për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku edhe kanë nisur nënshkrimin e peticionit

PRISHTINË – Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot kanë filluar nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku edhe kanë nisur nënshkrimin e peticionit “për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, siç u shprehën ata duke kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe sipas tyre gjykatat të merren edhe me krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së, Nasim Haradinaj në një prononcim për mediat tha se nënshkrimi i peticionit ka filluar sot në të gjitha degët dhe nëndegët e OVL-së së UCK-së në Kosovë. Ai u shpreh optimist që populli do ta kuptojë mirë kërkesën e tyre që të mos aprovohet ligji duke theksuar se ky është një mision kombëtar për ta. Sipas Haradinajt numri i atyre që do e nënshkruajnë peticionin do të jetë mjaft i madh.

“Është shansi i fundit për të gjithë ata të cilët kanë gabuar, nuk mund ta quajmë asgjë tjetër vetëm gabim nënshkrimin e kësaj gjykate. Dëshira jonë është që Gjykata Speciale të mos kishte ndodhur fare dhe punën e tyre ta kryejnë gjykatat e Kosovës, mirëpo mbasi ka ardhur puna deri këtu atëherë gjykata e cila është aprovuar në parlament më herët, mendojë që ka bërë shkeljet e para”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së Fundit të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mendojnë dy herë para se t`ia hapin rrugën një gjykate të tillë e cila, sipas tij, e shkel kushtetutën e Kosovës.

“Mendojë se nuk ka diçka më degraduese, më fyese jo vetëm për ata djem dhe vajza që me gjakun, me luftën e tyre e me gjymtyrët e tyre na kanë sjellë deri këtu lirinë e kësaj pjese të atdheut, por mendojë se kjo është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit shqiptar. Jo vetëm në Kosovë, por popullit shqiptar në përgjithësi sepse lufta e drejtë dhe e pastër e UCK-së ka përmasa kombëtare dhe obligohet çdo qytetar jo vetëm ta ruaj, por edhe ta avancojë edhe mos të lejojë që të preket kjo vlerë e shenjtë e çdo shqiptari kudo që ai jeton”, tha Jashari.

Edhe, Jahir Bejta nga shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”, tha se kanë nënshkruar peticionin, sepse besojnë se Gjykata Speciale e Kosovës është anti-kushtetuese dhe nuk respektohet e drejta e të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët sipas tij janë të barabartë para ligjit. Qëllimi i këtij peticioni është që të mblidhen 10 mijë nënshkrimet me anë të cilave do të arrihet që të rikthehet ligji për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Hoxhaj: Kosova do aplikojë këtë muaj për t’u anëtarësuar në KE

PRISHTINË – Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, në mbledhjen e qeverisë, ka njoftuar se gjatë këtij muaji ose jo më së larg në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vite, raporton lajmi.net.

Hoxhaj këtë e arsyetoi me kryesimin e Këshillit të Evropës, që bëhet kryesisht nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin”, deklaroi Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.

“Duhet të tregojnë se kemi institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës.


Send this to a friend