VOAL

VOAL

Ana “hibride” e shefave të politikës, apo retardimi psiqik i tyre?! – Nga Skënder MULLIQI

Bajatë, të plogësht, të tjetërsuar nga populli dhe të larguar nga realiteti.Kjo është fotografia e shkurtër e këtyre njerëzve në krye të partive aktuale politike dhe në krye të shtetit që 18 vite më radhë.

Edhe nese ndonjëri prej tyre nuk ka qenë i tillë deri sa ka luftuar për pushtet, kur e morën pushtetin treguan fytyrën e tyre të vërtetë.Sindromi për përfitime përsonale bëri që këta ta humbin së pari njerzillëkun, ti humbin meritat , ta humbin edhe besimin e popullit.U shëndrruan në përsona negativ , u bën njerëz të cilët nuk kan dert më ofenduar as Zotin.U bënë njerëz të retarduar duke u shëndrruar në despotë . U deformuan sa nuk ka më keq. Predisponimi i tyre është narcisoid karshi shikimit të botës, karshi shtetit të vet, duke i shikuar ato si arenë ku mund të arrihet fama dhe pushteti apsolut .Këto pushtete të pasluftës nuk punuan që problemet ti zgjedhin në menyrë pragmatike.

U interesuan që të pasurohen më shumë në mënyrë të paligjshme… -Veprimet dhe sjellet e kësaj kaste politike janë bërë për qdo kritikë. -Imazhi u ka zbritur në pikën zero. -Po e identifikojnë figurën e tyre më shtetin, ku përspektiven e vet dhe të shtetit po i konsiderojnë të njejta! – Janë kritikë ndaj qdo gjëje tjetër , veq karshi veprimeve të veta jo! -Dëshirojnë që të gjithë tjerët të japin llogari dhe përgjegjësi veq këta të ikin nga përgjegjësia. -Po e konsiderojnë vetën si shumë të ditur , e për këtë nuk e kan hiq takatin. -E kan humbur lidhjen më realitetin , duke e izoluar keq shtetin dhe popullin. Pa dyshim së të gjitha këto e shumë tjera të pa theksuara në një shkrim të vetëm, kan bërë që shoqëria jonë ti vuan pasojat për tekët e individeve të caktuar , të cilat teke kanë lënë gjurmë të pashlyera në shëndetin fizik dhe në shëndetin mendor të njeriut tonë. Shteti dhe pushteti po konsiderohen si mall i cili mund të blihët si në barnatore.Kjo udhëheqësve tanë është duke ua shkatërruar edhe trurin! Sjelljët dhe veprimet e tyre po janë traumatike, impulsive , duke mos parashikuar shkallën e rrezikshmerisë .Nuk janë të vetëdijshem për pasojat që mund ti kemi nga veprimet e tilla të pa matura dhe hazardeske.Të gjithë ata politikan të cilët I kan humbur aftësitë dhe besimin për ti përfaqësuar interesat e popullit , pa dyshim së një ditë do të pësojnë shumë keq.Shumë shefa të politikës po na paraqesin anën e tyre ‘hibride’ , simptome këto të cilat e vertetojnë retardimin psiqik të tyre.Natyrisht këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë , por për një shumicë sigurisht së po.Kjo tregon së nuk janë për funksione të larta politike .

Historia mban mend së shumë udhëheqës shtetëror kan qenë më plotë simptome të te metave psiqike , kanë qenë njerëz të cilët kan pasur probleme në të paraqitur, në të folur, të pa koncentruar , të predisponuar për keqperdorime të pozitës , jo të zotët për ta definuar situatën politike në momente delicate, ekstremisht të pa përmbajtur, me perceptime politike shumë të gabuara, me përdorim të alkoholit dhe drogave ,sjelljeve agresive deri në shkallë të pa pëmbajtjës… E kur bëhët fjalë për politikën dhe njerëzit tanë krejt amator në politikë, vijnë në shprehje edhe shumë vese tjera .Për këtë klasë politike duket së nuk ka terapi … Janë në stadin e fundit të sëmundjës psiqike…Sigurisht së këta nuk i takojnë shumë epokës së demokracisë , sistemit shumë partiakë pluralist, funksionimit të rendit dhe ligjit, mediave të pa varësuara, shkurtimit të mandatit për të udhëhequr më partinë dhe më shtetin …

Aktivistja e Vetëvendosjes: Do publikojmë emrat e atyre që kanë ngacmuan seksualisht gratë

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Murati, ka reaguar pas deklaratë tronditëse të liderit Albin Kurti se gratë në parti janë ngacmuar seksualisht. Ajo paralajmëroi se do t’i bëjë publike emrat e atyre që kanë ngacmuar gratë në VV.

“Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese. Nuk pranojmë të marrim pjesë në këtë procedurë të dizajnuar për ta amnistuar gjithmonë kryesin e sulmit dhe për të fajësuar viktimën. Nuk do ta denoncojmë patriarkalizmin në gjyqin e patriarkatit. Do t’i publikojmë ne emrat. Por me premisat tona”, tha Murati.

REAGIMI I MURATIT
Në një intervistë me emisionin Jeta në Kosovë, Albin Kurti ka treguar se ka raste kur janë keqtrajtuar gratë në Lëvizjen Vetëvendosje. Çfarë logjike fshihet pas insistimit që ngritja e shqetësimit rreth ngacmimeve seksuale doemos të percjellët me adresë personale?
Të dallohen ‘monstrumet’ nga këta të mirët? Të mos krijohet një atmosferë ‘e mosbesimit’, ku të gjithë burrat e gjorë dhe të pafajshëm ndjehen të akuzuar padrejtësisht? Ose mbase ky është hapi i parë i inkuizicionit të zakonshëm, faj-ndjellës, që i bëhet secilës grua që proteston kundër sulmeve? “Don këtë luftë?! Çoje deri në fund, në guxofsh! Identifiko kundërshtarin!”
Ad. I. & II. Ne nuk besojmë që ka burra ”monstrumë” në një anë, që përbëjnë minoritet, dhe burra ”të ndershëm” në anën tjetër, që janë shumica. Ne besojmë se ka gjendje shoqërore monstruoze, që u jep burrave të drejtë, dhe mëson gratë të binden. Ne kritikës tonë nuk i dhamë adresa personale, por shoqërore.
Për më tepër, ne nuk po i denoncojmë vetëm “rastet”, por kulturën seksiste në përgjithësi, e cila është e ngulitur në të gjitha strukturat e shoqërisë sonë. Kjo e bën ende më të vështirë (dhe në fakt të pavend) adresimin personal.
Insistimi që kritika të ketë adresë personale është tentim pezullimi i kauzës. Nuk do të mashtrohemi nga kjo dredhi. Kemi sytë kah trofeja.

Ad. III. Kur flasim për kategorinë e sulmeve seksuale, të gjithë e dimë se çfarë stigmash janë të lidhura me to. Të gjithë e dimë se zbulimi i një sulmit seksual gjithmonë ka çuar tek ndëshkimi i gruas e jo i burrit.

Synimi i këtij lloj zbulimit të rrethanave të ndryshme të sulmit është të konkretizohet momenti, ku gruaja “e ka lypë”. Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhësh ashtu vet. More hapin, duhet të ecësh krejt rrugën.
Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese. Nuk pranojmë të marrim pjesë në këtë procedurë të dizajnuar për ta amnistuar gjithmonë kryesin e sulmit dhe për të fajësuar viktimën. Nuk do ta denoncojmë patriarkalizmin në gjyqin e patriarkatit. Do t’i publikojmë ne emrat. Por me premiset tona.

Shpërfillje e mospajtime ndërmjet liderëve të Kosovës dhe ambasadorëve

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, fotografi nga arkivi

Mospërfillje e ndërsjellë dhe retorikë e ashpër politike po karakterizon raportet ndërmjet liderëve institucionalë të Kosovës dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit, që përfaqësojnë pesë Qeveritë më të fuqishme të Perëndimit.

Mospajtimet ndërlidhen me dy nga çështjet më të rëndësishme aktualisht në skenën politike të Kosovës, siç është ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte.

Analistët e çështjeve politike thonë se raporte të tilla të lidershipit të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve aleate, po vërehen për herë të parë në këto dekadat e fundit.

Rasti më i freskët që dëshmon dallimet në pozicionet rreth proceseve aktuale, ishte deklarata e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, kur tha se Qeveria e tij nuk u jep llogari ambasadorëve.

“Qeveria e vendit llogari i jep Parlamentit. Parlamenti na ka zgjedhë. Ambasadorëve u japim llogari në marrëdhëniet diplomatike, në marrëdhëniet me shtetet. Ne nuk i kemi punëdhënës ata, ne punëdhënës i kemi deputetët”, ka thënë Haradinaj.

Paraprakisht, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte adresuar një mori kritikash, sidomos ndaj Bashkimit Evropian, për faktin se po vazhdon ta mbajë Kosovën në izolim, pa liberalizim të vizave. Ndërkaq, në lidhje me Gjykatën Speciale, Thaçi kishte theksuar se përfaqësuesit ndërkombëtarë i kishin premtuar Kosovës liberalizim të vizave dhe perspektivë evropiane, në këmbim të themelimit të kësaj gjykate.

Deklaratat e lidershipit në Kosovë, i kanë pasuar thirrjet e vazhdueshme të ambasadorëve të vendeve të Kuintit, të cilët kanë kërkuar që të hiqet dorë nga nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se në të kundërtën, politikanët që e aprovojnë atë nismë do të përballen me pasoja të rënda.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se mospajtimet e mëdha ndërmjet dy palëve kanë sjellë si pasojë edhe përdorimin e retorikës dhe fjalorit të ashpër politik të ndërsjellë.

“Retorika ka qenë e ashpër në të dy drejtimet. Edhe nga ambasadorët kemi dëgjuar deklaratat më të ashpra që i kemi dëgjuar ndonjëherë drejtuar liderëve kosovarë dhe ndoshta si një kundërpërgjigje kemi pasur një ashpërsim të gjuhës ndaj ambasadorëve”.

“Kjo vjen për shkak të mospajtimeve që i kemi parë ndërmjet dy palëve për dy çështjet, siç janë, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale”, thotë Ibrahimi.

Mospërfillja e vazhdueshme e kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë, nga analistët po cilësohen si veprime që e cenuan partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me vendet aleate nga Bashkimi Evropian.

Analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani, tha për Radion Evropa e Lirë se dëmtimi i raporteve me vendet partnere të Kosovës, mund të ketë pasoja të pariparueshme për vendin.

Përdorimi i gjuhës vulgare nga individë, pjesërisht edhe institucione, karshi ambasadorëve, sidomos të atyre të vendeve të Kuintit, që kanë kuptim të madh me prezencën e tyre në Kosovë, lirisht mund të kualifikohet si një kakofoni me prizma të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë një dëm i pariparueshëm që mund t’u bëhet raporteve të Kosovës me vendet mike të saj”, thotë Hasani.

Ndërkaq, analistit Ilir Ibrahimi thotë se dëmtimi i raporteve të Kosovës me vendet mike tashmë ka ndodhur. Sipas tij, këto vende kanë filluar ta humbin besimin tek lidershipi kosovar.

“Javën e kaluar kemi pasur një fjalim të ambasadorit amerikan i cili i është drejtuar popullit të Kosovës dhe jo më liderëve. Ai ka filluar një bashkëbisedim me qytetarin e Kosovës sepse nuk po e sheh një lloj partneriteti te liderët kosovarë dhe ky është një hap prapa në relacionet që i ka pasur shteti i Kosovës me këto vende mike”, thotë Ibrahimi.

Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese evropiane, si shteti më i izoluar, dhe i vetmi në rajon pa liberalizimin e vizave. Ndërkaq, së fundit, strukturat politike të dala nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë riorganizuar politikisht, duke kundërshtuar funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale për krime lufte, çka është manifestuar me kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e ligjit që e rregullon funksionimin e kësaj gjykate.

Një gjendje e tillë, sipas analistëve, po i shton frustrimet dhe zhgënjimet brenda Kosovës, sidomos te lidershipi aktual, frustrime këto që besohet se po reflektohen edhe në deklaratat e udhëheqësve të shtetit.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Thaçi takoi Vuçiçin në Davos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

“Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Haradinaj: Nuk u japim llogari ambasadorëve por parlamentit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të mërkurën se qeveria i jep llogari parlamentit dhe jo ambasadorëve. Ai i bëri këto komente para gazetarëve në Prishtinë, pas reagimeve të shumta të dipplomatëve lidhur me nismën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme.

Kryeministri Haradinaj tha se nisma rrjedh nga parlamenti dhe sipas tij qeveria respekton parlamentin.

“Parlamenti na ka zgjedhur neve dhe vetëm parlamentit i japim llogari, nuk i japim llogari ambasadorëve, mos harroni këtë. Do të thotë qeveria i jep llogari parlamentit. Ambasadorëve u japim llogari për marrëdhënie diplomatike dhe në marrëdhënie me shtete por ne nuk i kemi punëdhënës ata. Ne punëdhënës i kemi deputetët dhe sillemi me respekt ndaj tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai bëri të ditur se tashmë nisma për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme ka mbërritur në qeveri, ku ditëmë parë është dërguar nga kryesia e parlamentit të Kosovës.

“Tani lënda është në qeveri me procedura që duhet kaluar në afat kohor prej 30 ditësh dhe do t’i kalojmë në afat të paraparë”, tha ai.

Kosova ditëve të fundit po përballet me kritika të ashpra nga faktorët ndërkombëtarë pas nismës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë po paralajmërojnë udhëheqësit dhe deputetët për pasoja të rënda nëse nisma do të kalonte.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka thënë se shfuqizimi i ligjit për Gjykatën e Posaçme do të ndikonte në rrugën evropiane të Kosovës.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën.

Kryesia e parlamentit dështoi në dy përpjekje për të caktuar seancën e parlamentit për të diskutuar nismën e nënshkruar një muaj më parë nga 43 deputetë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara, do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në krime të luftës dhe të pasluftës.

Hetime intensive për rastin Ivanoviç, ende asnjë i dyshuar

Fotografia e Oliver Ivanoviçit, e vendosur në selinë e partisë “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut. 16 janar, 2018

Policia e Kosovës thotë se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues, që vepron nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.

Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje më 16 janar para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

“Flas për një dinamikë të punës së pandërprerë, analizimit të fakteve dhe dëshmive që kanë mbledhur, marrjes së deklaratave të dëshmitarëve dhe përpunimit të të gjitha këtyre provave. Përndryshe, ndonjë emër të përveçëm nuk kemi”, tha Hoti.

Autoritetet në Beograd, i kanë drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës për shkëmbim të informatave në lidhje me këtë rast. Por, sipas policisë, si informatat nga autoritetet vendore ashtu edhe ato nga jashtë, ende janë në fazën e shqyrtimit, por ende nuk ka një pistë të dyshimit.

“Nuk kemi informacione të cilat në këtë fazë mund të bëhen publike për opinionin publik”, tha Hoti.

Ndryshe, në pjesën veriore të Kosovës ditën e vrasjes se Ivanoviqit, është gjetur dhe një veturë e djegur, e cila sipas ekzaminimeve, e ka origjinën nga Serbia. Megjithatë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direkte me rastin, përkatësisht me vrasjen e Ivanoviqit, por është një prej pistave të hetimeve.

Ndërkohë, ekspertë të çështjeve të sigurisë në Kosovë e konsiderojnë mision të vështirë zbardhjen e hetimeve apo identifikimin e autorit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku dyshon se mund të ketë bashkëpunimin të mirëfilltë mes organeve hetimore të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

“Hetimet janë duke u zhvilluar, por nuk besoj se do të gjendet dorasi dhe pistat e motiveve që çuan deri tek vrasja e Oliver Ivanoviqit. Mendoj se nuk do të këtë bashkëpunim të sinqertë në mes organeve hetimore të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Unë jam i bindur se kjo është një vrasje politike”, tha Maloku për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, vrasja e Ivanoviqit është dënuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Fillimisht ishin ngritur dilema të shumta edhe për efekte dhe përshkallëzim të situatës së sigurisë, por sipas autoriteteve qeveritare në vend, këto paralajmërime nuk ishin reale.

Edhe analisti Naim Maloku konsideron se situata e sigurisë në nivel vendi është e qetë dhe se vrasja e Ivanoviqit, nuk mund të prodhojë ndonjë incident apo tension të mundshëm.

“Situata është ashtu siç ka qenë para këtij atentati. Mendoj që gjendja në veri ka mbetur ashtu siç ka qenë me ato probleme me të cilat ballafaqohet Kosova në atë pjesë, dhe mendoj se nuk do të këtë ndonjë reflektim të pasigurisë në vend”, thekson Maloku.

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, gjatë fundjavës, disa komuna dhe mjedise të banuara me shumicë serbe në Kosovë, i vizitoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Thyerja e turpshme e Haradinajt! – Nga Florim Zeqa

Në momentin e zgjedhjes së zotit Haradinaj në kreun e ekzekutivit kosovar, fillon edhe ndryshimi epokal i tij në qendrime e veprime politike dhe praktike. Edhe pse emërimi i të dyshuarit për krime lufte në postin e Ministrit të Bujqësisë, dhe mospërfillja e kërkesave të qytetarëve për shkarkimin e Nenad Rikallos ishte dështimi i tij i parë, megjithatë ekzistonin shpresat se Haradinaj nuk do të dorëzohet lehtë!
Madje as pesimistëve të mëdhenjë nuk u kishte shkuar mendja që Haradinaj do të ndjekë hapat e Thaçit në raport me kriminelët serbë.
Humbja e pakontrolluar e ekuilibrit politik të Haradinajt fillon menjëherë pas kërkesave të një grupi të deputetëve (PDK) për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për të vazhduar më pas me kthimin në Kuvend të çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, veprime këto që lëkundën në masë të madhe raportet e Kosovës me miqt strategjik të saj (SHBA-të dhe BE-në).
Askush nuk e ka pritur një dorëzim kaq paradoksal dhe të shpejtë të kryeministrit Haradinaj përballë presioneve të çarqeve armiqësore të shtetit tonë. Për më tepër se befasi, lëshimi pe në qendrimet e Haradinajt në raport me çështjet kruciale për vendin paraqet shqetësim për qytetarët dhe rrezik për të ardhmen e vendit.

Qeveria Haradinaj nderon vrasësin e shqiptarëve

Padyshim, veprimi më skandaloz i kryeministrit Haradinaj llogaritet ai i ditës së hënë, i 22 janarit 2018 në mbledhjen e qeverisë, kur kryeministri detyron kabinetin qeveritar të nderojë një të dënuar për krime ndaj shqiptarëve!
Kjo situatë, sa paradoksale, duket edhe trishtuese. Akoma më trishtues bëhet fakti kur në të njëjtën “minut” të heshtjes dhe nderimit e futi kriminelin dhe çlirimtarin!
Kjo ndryshe nënkupton barazimin e viktimës me xhelatin!
T’i thuhet turpë kësaj tragjikomedie në Qeverinë e Kosovës është gjëja më e vogël. Kjo është marrëzi politike, fyerje për viktimat shqiptare të Oliver Ivanoviqit dhe shkelje e gjakut të dëshmorëve.
Mbase nuk është hera e parë që shohim përulje të liderëve shtetërorë para memorialeve serbe, por është hera e parë që shohim përulje turpëruese të kabinetit qeveritarë për një vrasës të dënuar nga drejtësia vendore për krime ndaj shqiptarëve.
Turpi bëhet akoma më i madh, për faktin se një përulje e tillë u bë në organin ekzekutiv të vendit, që është Qeveria e Republikës së Kosovës!
Ndryshe, ata që nuk munden t’i shkojnë për homazhe Ivanoviqit në Beograd, ritualin ngushëshllues e shprehen në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Targën e këtij turpi, padrejtësisht për së vdekuri e pagoi ish udhëheqësi i UÇPMB-së, i ndjeri Jonuz Musliu, i cili për një “minut” u barazua me Oliver Ivanoviqin!
Përderisa ish kryeministri dhe presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi përuljen turpëruese e bëri krejtësisht në mënyrë individuale, kryeminstri aktualë Ramush Haradinaj veprojë edhe më keq se kaq, duke e turpëruar tërë kabinetin qeveritarë.
Në këtë situatë, nuk duhet qëndruar duarkryq, duhet aktivizuar të gjithë mekanizmat kombëtar për të ndihmuar kryeministrin e vendit në tejkalimin e situatës së palakmueshme në të cilen ndodhet.
Dhashtë Zoti, e keqja të përfundojë me kaq!

Haradinaj: Nisma për shfuqizimin e Speciales buron nga Kuvendi, jo Qeveria

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Qeveria e Kosovës, mund të japë mendimin apo edhe të hesht fare në lidhje me nismën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit të hënën mori vendim që kërkesën e deputetëve t’ia dërgojë Qeverisë për të dhënë mendimin përfundimtar.

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj tha se Qeveria në momentin kur do të vijë ligji, do të kryejë detyrat dhe obligimet e saj karshi kësaj çështjeje.

“Procedurat në Qeveri janë kështu, kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim, disa ministri japin mendimin e vetë dhe bazuar në atë mendim, Qeveria ia kalon mendimin Kuvendit. Me këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është shumë i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Kuvendi”.

“Kuvendi e ka në pronësi ketë mocion, sepse buron nga Parlamenti. Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat që parashihen më këtë rast”, tha Haradinaj gjatë një vizite që i bëri Komunës së Ferizajt.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, “një projektligj i propozuar nga presidenti, deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar, zgjedhësit, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i dërgohet Qeverisë, për mendim”.

Në Rregulloren e Punës theksohet po ashtu se “Qeveria duhet ta paraqesë mendimin e vetë me shkrim në afat prej një muaji nga dita e pranimit të projektligjit. Aty po ashtu saktësohet se “pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet në Kuvend për shqyrtim”.

Këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, nuk ka dashur të flasë për atë se për sa kohë Qeveria do të mund të japë një mendim lidhur me ligjin në fjalë, apo edhe nuk do të japë.

“Nuk paragjykojmë asgjë”, tha shkurt Matoshi.

Ndërkaq, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve në Kuvend tha për Radion Evropa e Lirë se në këso raste, Qeveria mund të mos deklarohet fare apo ta bëjë këtë shumë më herët sesa afati prej një muaji.

“Mundet që nga nesër, të mos pret 30 ditëshin ta japë mendimin e saj, për shkak se ky është një ligj shumë i shkurtë, ku kërkohet shfuqizimi i Ligji për Dhomat e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por me aq mjafton. Pra, nuk është një lëndë e cila duhet të kërkojë një analizë më të thellë”, tha Krasniqi.

Ai beson se nisma e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen është aktive dhe mund të miratohet në çdo kohë.

“Pra nuk është një lojë e hedhjes së përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin. Përgjegjësia është e qartë, deputetët të cilët kanë nënshkruar ketë iniciativë ligjore, janë ata të cilët qëndrojnë prapa, por edhe liderët e partive të tyre, ku pa aprovimin e tyre këta nuk do të mund të merrnin një iniciativë të tillë. Pra, edhe liderët e partive politike qëndrojnë prapa kësaj iniciative”, u shpreh Krasniqi.

Nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është nënshkruar nga 43 deputetë, të cilët u përkasin tri partive politike, përkatësisht, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

E vetmja mënyrë për tu ndalur shfuqizimi i kësaj gjykate janë votat e deputetëve të Vetëvendosjes, thekson Albert Krasniqi, marrë parasysh se deputetët e Lidhjes Demokratike tashëm janë deklaruar se nuk e mbështesin këtë nismë. Njësoj, besohet se do të veprojnë edhe ata të Listës Serbe.

Kërkesa i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit, për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shfuqizohej Ligji për Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale).

E njëjta kërkesë, kishte nxitur reagime të ashpra të vendeve të Kuintit, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kurti: Nuk jam shef e as pronar në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se subjekti që ai drejton nuk do të ndahet, pavarësisht dorëheqjeve të disa zyrtarëve të lartë. Këto komente, Kurti i bëri në konferencën e parë për media, pas zgjedhjes së tij kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në procesin e brendshëm zgjedhor që u zhvillua të dielën, më 21 janar.

Kurti tha se Kryesia e Vetëvendosjes i ka ngarkuar dy përfaqësues të saj, deputetin Glauk Konjufca dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti që të bisedojnë me të gjithë në mënyrë që të vijë deri te kthimi i këtyre personave të dorëhequr, ngase siç tha ai, ata kanë dhënë dorëheqje nga pozitat, por jo nga anëtarësia.

“Unë besoj që zgjidhja është pjesëmarrja aktive e jo dorëheqja. Unë nuk mbaj inat, as nuk do të hakmerrem e as nuk do ta përdori dorën e hekurt”, tha Kurti.

Kurti është akuzuar nga disa aktivistë, por edhe deputetë dhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, se po kthehet në krye të partisë si “babai” i Vetëvendosjes, i cili dëshiron t’i ketë të gjitha çështjet dhe vendimet nën kontroll. Por, një gjë të tillë, ai e ka mohuar.

“E kam vullnetin e hekurt, por jo dorën e hekurt. Unë nuk jam as shef e as pronar në Vetëvendosje, por jam kryetar që të shërbej dhe nuk besoj që duhet të më shohin si dikush që mund të përdorë dorë të hekurt ndaj kujtdo qoftë”, theksoi Kurti.

“Do të jem kryetar i të gjithëve, do t’i shërbej vullnetit dhe interesit të përgjithshëm”, deklaroi Albin Kurti.

Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje po kalon një prej fazave më të rënda që nga themelimi, pavarësisht faktit që aktualisht ka 32 ulëse në Kuvend dhe përfaqëson, jo vetëm subjektin më të madh opozitar në Kosovë, por edhe partinë më të madhe në Kuvendin e Kosovës.

Analistët politikë, ndërkaq besojnë se dorëheqjet, nisur nga ish kryetari, Visar Ymeri, ish-Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, nënkryetarët dhe zyrtarët tjerë, mund të rezultojnë me ndarjen e këtij subjekti politik në dy blloqe.

4.5 milionë euro pasuri, Nasim Haradinaj ka edhe 476 hektarë tokë të padeklaruar

Është raportuar se pasuria e Nasim Haradinajt kapte mbi 4.5 milionë euro për nënkryetarin e veteranëve, e ku vlerën më të lartë kishte pasuria e marrë nga privatizimi i tokave, shkruan gazetametro.net.

Bëhej fjalë për 220 hektarë të privatizuar në vitin 2009 në Pejë, e që i kishte blerë 257 mijë e 500 euro në tërësi. Këtë pronë, Haradinaj e kishte vlerësuar me 4.4 milionë euro vlerë.

Por, kjo duket se nuk është e gjitha, pasi nga një raport të Agjencisë Kosovare për Privatizim të siguruar nga Gazeta Metro, kuptohet se kjo nuk ishte prona e parë që Haradinaj kishte privatizuar.

Sipas raportit, në po të njëjtin vit, nënkryetari i veteranëve kishte privatizuar edhe 476 hektarë në Rakoc të Gjakovës, të cilët i kishte blerë 817 mijë e 661 euro

Këtë privatizim, për dallim nga ai tjetri, nuk mund ta gjeni në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Haradinaj nuk e ka deklaruar këtë se pronë, që i bie të jetë dyfshim më e madhe nga ajo e para.

Meqë Haradinaj nuk e ka deklaruar, mund të kuptohet se prona nuk ka ndonjë çmim për të kuptuar sa është vlera reale e tokës që ai fshehu, por pronën e privatizuar më herët ai e kishte llogaritur me 20 mijë euro për hektarë, e që rezulton që nëse llogaritet edhe toka e fshehur me këtë çmim, ai nuk ka deklaruar edhe 9 milionë e 520 mijë euro.

Metro ka biseduar me Nasim Haradinajn. I pyetur se a ka privatizuar ndonjë tokë tjetër përveç asaj që ka deklaruar në AKK, Haradinaj ka thënë prerazi ‘Jo’. Mirëpo, më pas kur Metro i ka treguar një raport që ka siguruar nga APK, Haradinaj ka thënë se ka aplikuar në dy konkurset, mirëpo toka tjetër sipas tij ka qenë e dy ortakëve të tij.

‘Shiqo, kjo nuk është në emrin tim, por ne ishim tre shokë që kemi privatizuar së bashku. Këtë pjesë(220 hektarët) kam pasur mundësi me privatizu unë’, ka thënë Haradinaj për Metron.

Më pas, Haradinaj ka përmendur edhe një emër si pronar të tokës së dytë të privatizuar, por ani pse ai thoshte se ishin shokë dhe bashkëpunëtorë, ai nuk ka asnjë kontakt me të, duke u arsyetuar se ‘ai jeton në Amerikë’.

‘Ne kemi qenë tre shokë që kemi punuar së bashku, dhe toka në Rakoc është e blerë nga Veton Rrustem Binakaj’, ka shtuar ai.

Haradinaj madje ka kritikuar edhe mediat. Sipas tij, ai ka deklaruar pasurinë, e ata që po shkruajnë për të jo, ‘ani pse janë më të pasur’.

Ndryshe, Haradinaj ishte kritikuar se me ngulmimin e tij për shfuqizimin e Speciales po rrezikonte izolimin e Kosovës ndërkohë që disa nga familjarët e tij po jetonin në Suedi.

LDK braktis mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të Speciales

Avdullah Hoti

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po mbahet sot, pasi që sipas tij, aty po diskutohej për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, deklaroi Hoti para mediave në Kuvendin e Kosovës.

Hoti theksoi se LDK-ja, vazhdon të mbajë qëndrim kundër kësaj nisme.

Kryesia e Kuvendit gjatë javës së kaluar nuk ka arritur ta shqyrtojë kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje.

Kur nuk sundon ligji, mbisundon anarkia! – Nga Florim Zeqa

 

Për politikanët kosovarë, gënjeshtra dhe mashtrimi janë shndërruar në çelës të suksesit, ndërsa hajnia në çelës të pasurimit të tyre. Përveç këtyre pasioneve, politikanët kosovarë janë pajtuar edhe me turpin si dukuri të zakontë në jetën e tyre. Kur vjedhin e mashtrojnë nuk ndihen të turpëruar, madje as kur tradhtojnë njëri-tjetrin dhe elektoratin e tyre nuk u skuqet fare fytyra!
Me këto metoda antihumane të veprimit, politikanët e ditëve të sotme i kanë sjellë shumë të mira materiale vetes, familjeve dhe farefisit të gjerë të tyre, duke filluar nga postet e privilegjet e pushtetit e deri te pasurimi i skajshëm.
Në anën tjetër, për fat të keq në mesin e popullatës edhe pse tashmë jemi të lirë, ende ekziston psikologjia e robit dhe nënshtrimit. Të gjithë ata, që në një mënyrë apo tjetër e ndajnë mendjen e të qëndruarit besnikë ndaj pushteteve antipopullore, s’janë gjë tjetër veçse robër dhe të nënshtruarit e të gjitha pushteteve në Kosovë, nga koha e regjimit titist, millosheviqian e deri te ky i ditëve të sotme, i cili nuk dallon aspak dhe për asgjë nga pushtetet e pasluftës në Kosovë.
Si pasojë e kësaj, përvjetori i 10 i pavarësisë, shtetin e Kosovës e gjenë përpara sfidës më të madhe dhe më të rrezikshme që nga paslufta, e cila përveq kthimit prapa në pikën zero, të vitit 1999, rrezikon ri-kthimin nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e njehë Kosovën pjesë integrale të Serbisë, duke rrezikuar seriozisht të arrituren më të madhe kombëtare në shekullin e fundit-Republikën e Kosovës, e arritur kjo e përbashkët me miqt ndërkombëtar.

Me qeveritarët pa vizion, shteti drejt vdekjes “klinike”

Shtetit tonë nuk i mjaftuan 19 vjet nga paslufta dhe 10 vjet nga njohja ndërkombëtare për të ndërtuar institucione kredibile, zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe stabilitet politik
Në rrethana normale, çdo vendi të dalë nga një luftë çlirimtare do t’i mjaftonin më pak se pesë vite për t’u konsoliduar në të gjithë mekanizmat shtetërorë, do t’i mjaftonin më pak se dhjetë vite për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet ekonomik.
Ndodhë kështu pasi të fortët e politikës e diktojnë ligjin dhe drejtësinë në vend, për të mbetur gjithnjë të paprekshëm nga drejtësia, edhe përkundër shkeljeve dhe abuzimeve serike me institucionet shtetërore, deri në shkeljen e aktit më të lartë juridik në vend-Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për ironi të faktit, shkelësit e Kushtetutës në vend të ndëshkimit, shpërblehen me poste në institucionet më të larta të shtetit!
Targën e shkatërrimit të shtetit e bartin ata që e kanë pushtetin në dorë e jo të nëpërkëmburit e tyre, ndërsa si gjithnjë çmimin e paguajnë qytetarët e vendit, shtresat më të rrezikuara të popullatës, të varfrit dhe pensionistët me të ardhurat më të ulëta jo vetëm në rajon, ndoshta në tërë globin, pasi ekzistojnë vetëm dhjetëra shtete me gjendje katastrofale të qeverisjes siç është Kosova.
Mungesa e vizionit politik e liderëve shtetërorë në njërën anë, krimi i organizuar dhe korrupsioni në anën tjetër janë bërë pengesa serioze të ecjes së shtetit dhe mirëqenies qytetare.
Vetëm një klasë e re politike, me vizion të qartë, me ide të shëndosha dhe projekte konkrete zhvillimore mund ta çojë përpara shtetin, në të kundërtën, me këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe servile ndaj ndërkombëtarëve mund t’i kalojmë edhe 19 vite të tjera me kriza dhe skandale politike të llojit të njëjtë, në agoni, në mjerim social, pa shpresë për ardhmëri, drejt vdekjes “klinike” të shtetit, me qytetarë të heshtur që u ngjajnë të sëmurëve në gjendje “kome”…!
Vetëm lëvizja progresive e qytetarëve është shpëtim për vendin. Qytetarët aktivë në jetën shoqërore janë burim shprese dhe ardhmërie për vendin e tyre, ndërsa pasiviteti qytetar e shndërron shtetin në një moçal, ku as bretkosat nuk mbijetojnë.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të dëshmojë prezencën e saj në Kosovë

Edhe përkundër prezencës së fuqishme ndërkombëtare në Kosovë, të mekanizmave politikë (BE dhe SHBA), ushtarako-policorë (KFOR dhe EULEX) dhe shërbimeve të shumta të intelegjencës, Kosovës së sotme të mbushur përplotë prapaskena dhe padrejtësi, po i mungon vetëm prezenca e jashtëtokësorve (UFFO-ve) për të plotësuar mozaikun e një vendi krejtësisht jashtligjorë.
E thashë pikërisht kështu, për faktin se edhe përkundër gjithë mekanizmave ndërkombëtar të sundimit të ligjit, që afro 19 vite rresht në vend të drejtësisë sundon vetëm anarkia!
Ndodhë kështu pasi të fortët e politikës dhe nëntoka kriminale e bëjnë ligjin dhe “drejtësinë” në Kosovë.
Do t’u hyja në hak sikur të përmendja emrat e ndonjërit prej politikanëve, prokurorëve apo gjykatësve, pasi e gjithë skena politike dhe ajo e drejtësisë është bërë përafërsisht e njëjtë.
Pavarësisht cili subjekt politikë vjen në pushtet, asnjëri nga politikanët, prokurorët dhe gjykatësit nuk i mbrojnë interesat e qytetarëve. Secili në mënyrën dhe stilin e vet mundohet të shkëputë diçka nga pasuria publike dhe tenderomania e bizneseve të pista për t’u pasuruar në mënyrë të jashtligjshme brenda një mandati politik ose më pak se kaq!
Përfundimisht ka ardhur koha, që edhe bashkësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë të dëshmojë vetën se është e përkushtuar për sundim të ligjit dhe për qasje të barabartë të qytetarëve para drejtësisë, për zhvillim ekonomik dhe mirëqënje të popullatës në përgjithësi, në të kundërtën, në një të ardhme të afërt në Kosovë më shumë do të kemi pushtetarë se sa qytetarë, ku ndoshta edhe UFFO-t do të zbresin për ta bërë Kosovën një vend 100 % jashtëligjorë!
Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një tënje të Gore Vidal: “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” (Gore Vidal).

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zgjedhjet e brendshme

Albin Kurti (Foto nga arkivi)

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot zgjedhjet e brendshme. Për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është paraqitur vetëm një kandidaturë, ajo e Albin Kurtit. Vendvotimet në Kosovë janë hapur në orën 10 dhe procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19.

Më pas Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i këtij subjekti, do të fillojë numërimin e votave dhe pritet të shpallë rezultatin preliminar.

Muajt e fundit, Lëvizja Vetëvendosje është përballur me probleme të shumta të brendshme. Ky subjekt është ndarë në dy taborre, ata që kanë përkrahur kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të këtij subjekti dhe ata që e kanë kundërshtuar kandidimin e tij për këtë pozitë.

Drejtues të strukturave të larta të kësaj partie, kanë dhënë dorëheqje, përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, Visar Ymerin dhe nënkryetarin, Dardan Sejdiu, si dhe një numër tjetër të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiç në Mitrovicë shkon me të birin!

 

Vuçiçi: Do të shkëmbejmë informacione për vrasjen e Ivanoviçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.
Ai e ka bërë këtë deklaratë para Manastirit në Banjska, ku edhe e ka nisur vizitën e tij në Kosovë.
Vuçiq i ka porositur serbët e Kosovës se duhet të mbesin dhe mbijetojnë në vatrat e tyre, duke thënë se për këtë do t’i ndihmojë shteti i Serbisë.
“Nuk guxohet që të jemi më pak në territorin, në vendin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë arsye, si shtet do të luftojmë në të gjitha mënyrat”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të bisedojë me serbët edhe për sigurinë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, si dhe për atë se cilat organe ua garantojnë sigurinë.
“Të shohim se si dhe në cilën mënyrë do t’i zhvillojnë hetimet. Ne do të shkëmbejmë informacione, sepse po shoh që po flasin për shkëmbim të informacioneve edhe pse kemi kërkuar që të marrim pjesë në hetime. Por, do të presim, jo rrëfimet për gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Të shohim se a do të sjellin hetimet deri te kryerësit e krimit të neveritshëm në Mitrovicë ose jo. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mjaft gjëra do t’i kemi të qarta”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se është e nevojshme gjetja e moduseve të reja që ruajtjasigurisë dhe paqes së serbëve të bëhet më e qartë.
Vuçiq theksoi se është e rëndësishme edhe gjetja e mekanizmave të ri në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në radhët e veta.
Ai ka shtuar se Qeveria e Serbisë ka investuar mjaft në renovimin e kishave në Kosovë dhe se do të vazhdojë ta bëj këtë edhe më tej. Gjithashtu, ai e ka cilësuar të rëndësishme që të përfundojë projekti i vendbanimit banesor “Lugina e diellit’.
Peshkopi Teodosije, me këtë rast, ka thënë se vizita e Vuçiqit është mjaft e rëndësishme dhe se për serbët në Kosovë është e pamundur mbijetesa pa shtetin e Serbisë.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Kosovë po qëndron për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinjë.
Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.
Pas vizitës në Manastirin në Basnjska, Vuçiq do të udhëtojë përnë Mitrovicën veriore,në Fakultetin e shkencave teknike për të mbajtur një takim të mbyllur, ku do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.
Ndonëse në agjendën e tij nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiq të vendosë kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.
Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.
Siç ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq, policiado të zbatojë planin operativ të veçantë, me rastin e vizitës së presidentit serb.
Me urdhër të Drejtorisë kryesore të policisë, policia rajonale e veriut ka hartuar planin operativ për këtë vizitë, për zbatimin e të cilit është paraparë angazhimi i një numri të madh të pjesëtarëve të policisë, ka thënë Bojiq.
Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.
Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.

Vuçiçi po viziton Kosovën

Vizita e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Manastirin Banjsa në Kosovë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinjë, rreth orës 10 e 45 minuta.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.

Sipas planit të vizitës është paraparë që Vuçiq, fillimisht po qëndron në veri të Kosovës, ku po viziton Manastirin e Banjskës,e më pas do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

Vuçiq në Manastirin e Banjskës

Ndonëse në agjendën e tij nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiq të vendosë kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.

Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtojë për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

Siç ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq, policia do të zbatojë planin operativ të veçantë, me rastin e vizitës së presidentit serb.

​Me urdhër të Drejtorisë kryesore të policisë, policia rajonale e veriut ka hartuar planin operativ për këtë vizitë, për zbatimin e të cilit është paraparë angazhimi i një numri të madh të pjesëtarëve të policisë, ka thënë Bojiq.

Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndroj dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.

Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.

Vrasja e Ivanoviçit, Vuçiçi hyn në Kosovë. Zbardhet axhenda

MITROVICE- Presidenti i Serbisë ka shkuar sot për një vizitë në Kosovë. Mësohet se Vuçiç ka shkuar në Mitrovicën e Veriut, duke marrë shkas nga vrasja e liderit serb, Oliver Ivanoviç.

Siç raportojnë mediat kosovare mësohet se Vuçiç rreth orës 10:30 ai vizitoi manastirin Banjska, ndërsa në orën 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se më pas presidenti serb rreth orës 17:00 të pasdites do të ketë takime me qytetarë në Llapnasellë.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra pak ditë më parë në veri të Mitrovicës para zyrës së tij, ndërsa vrasësit dhe motivet e krimit ende nuk dihen.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë plan të veçantë për vizitën e Vuçiçit

Autoritetet e rendit në Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, nuk kanë ndonjë plan të veçantë lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

“Policia e Kosovës si çdo herë e bënë përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë”, tha Baki Kelani zëdhënës i policisë.

Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë, ku sipas njoftimeve nga kabineti i tij, ai në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve kurse në pjesën qendrore, në Llapna Sellë do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiçi të vizitojë Kosovën.

Vetura e djegur pas vrasjes së Ivanoviçit e ka origjinën nga Serbia

Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo veturë, ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.

Këto informacione, Policia e Kosovës, sipas tij, i ka siguruar përmes organizatave ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar ndihmë për hetimet rreth këtij rasti.

Sidoqoftë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direkte me rastin Ivanoviq, por është një prej pistave të hetimeve.

“Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura, siç janë video-xhirimet si dhe janë marrë deklarata nga disa dëshmitarë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, hetimet në lidhje me rastin Ivanoviq po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues që vepron nën mbikëqyrjen e prokurorit shtetëror.

“Grupi punues hetimor përbëhet prej punonjësve hetues të policisë dhe ekspertë të nivelit qendror dhe lokal. Kur them niveli lokal, mendoj në Drejtorinë e Policisë Rajonale të Veriut dhe të një grupi punues i policëve hetues nga Prishtina. E gjithë puna zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e EULEX-it”, tha Hoti.

Një rol aktiv në procesin hetimor, ka kërkuar edhe Beogradi, përmes organeve shtetërore të Serbisë. Sipas ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë ka kërkuar shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të përfshira në këtë rast, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti.

Por, ka nënvizuar ai, procesi i hetimeve do të zhvillohet nga organet e Kosovës, duke mos lejuar që këtë proces ta zhvillojë një shtet tjetër.

Që të zbardhen dyshimet e mundshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që të ftohet për hetime edhe një palë e tretë, por jo nga Serbia.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”.

Ivanoviq, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Veriore. Sipas Policisë së Kosovës, mbi Ivanoviqin është qëlluar 6 herë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, me shurdhues.

Haradinaj kërkon ndihmën e Podgoricës për demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj është në përpjekje për ta gjetur një “justifikim” të fortë, pas të cilit do të kërkonte nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesnin marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë, Qeveria e tij ka kërkuar edhe ndihmën e Podgoricës zyrtare, kanë thënë burime të gazetës.

Gjatë mandatit të shkuar sa ishte në opozitë, Haradinaj i ka prirë kauzës kundër kësaj marrëveshjeje, pasi konsideronte se me të Kosova humb rreth 8 mijë hektarë. Pak kohë pasi është në krye të Ekzekutivit, Qeveria e ka proceduar për ratifikim në Kuvend këtë dokument, ani se kreu i saj ka vazhduar të deklarojë se deputetët duhet ta rrëzojnë. Por, tash do një “momentum të ri”, para se Projektligji të vihet në votim.

“Situata e re krijohet në rast se kryeministrat e të dyja vendeve dalin me deklaratë të përbashkët, me të cilën zotohen se Marrëveshja për kufirin do të rishqyrtohet kurdo që dalin fakte të reja ligjore. Duket që ka gatishmëri edhe në Podgoricë për të gjetur një zgjidhje të kësaj natyre. Ka pasur komunikime edhe në nivel ministrash, që e kanë trajtuar këtë temë dhe ka optimizëm”, ka thënë një burim në Qeveri. “Në rast se ka një akordim për tekstin e deklaratës, besoj që nuk do të ketë problem që Marrëveshja të kalojë në Kuvend”.

Shqiptarët gjithmonë po mashtrohen dhe tradhtohen?! – Nga Skënder MULLIQI

Kur ne të kuptojmë së hijenat i kemi kojshi , kur të kuptojmë së udhëheqësit tanë nuk janë duke e kryer punën mirë, ndoshta do të jetë teper vonë për ti riparuar dëmet e shkaktuara.Nuk do të dijmë së qfarë qmimi do të paguajmë edhe në vitin 2018… Ne të gjitha anët e Kosovës i kemi permendorët e martirëve dhe dëshmoreve të kombit. Ne çdo cep të Kosovës gjenden ata të cilët dhan jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia , e cila po na kërcnon më luftë edhe sot. Kosova historikisht u mbush më varre të atyre të cilët e mbrojtën vendin e tyre , të cilët e mbrojtën dinjitetin dhe qenjën e tyre kombëtare. Na vranë armiqët serbosllav aty ku mbrrin, na pushkatuan dhe bën masakra , na sakatuan më bomba , na kositëm më mitralozë duke na gjuajtur në varreza dhe në puse historikisht.

Pyetja është e thjeshtë: a është ky rrefim i mjaftueshem për të kuptuar të gjithë së gjithmonë duhet ti kujtojmë të rënët, së gjithmonë duhet ti nderojmë ata të cilët sakrifikuan për lirinë të cilët po e gëzojmë të gjithë sot?Mos pikërisht për këtë gjë edhe na duhen më shumë informacione .Kosova nuk na duhet më dy fytyra. Me njënen të keqe dhe tjetër të mirë.Nuk duhet të lejojmë të na përseritet historia .Nuk na duhen as vitet e largeta jo të mira për shqiptarët, nuk na duhen as vitet 1941- 1945 , ku partizanët në emer të lirisë vranë patriotët më në zë të popullit tonë ?Nga distanca historike nuk e kemi veshtirë të dallojmë së cila ishte e mira dhe cila ishte e keqja për shqiptarët.Ne fund të shekullit të kaluar tagrin e lirisë e paguam shtrejtë , por dolëm fitues karshi armikut shekullorë serb.E fituam pavarësinë bashkë më miqët tanë evropianë dhe amerikanë.Serbia u mposht ushtarakisht , u mposhtën edhe në jo civilizimin e tyre .Dolëm fitues së mbrojtem trojet tona shekullore . Dolëm fitues së lufta jonë kishte kauzë të drejtë, ishte luftë për mbijetës.Si duket nuk jemi duke bërë dallim e qartë të pardigmës së fashizmit dhe antifashizmit, si dy eksterme ideologjike .Kosova duhet të rezonojë më në fund më mendje te kthjelltë dhe më përgjegjësi të plotë të zgjedhë rrugën e demokracisë, të zgjedhë rrugën e prosperitetit , të zgjedhë rrugën evroatlantike, së alternativat tjera na fusin në qorrsokak.

Problemi primar shtrihet në dozën e shtuar të arrogancës tonë, në prepotencën dhe mos dijën e akterëve të inkuadruar në politikë.Nuk po kuptojmë se nuk po dojmë të kuptojmë së Serbia si armik I përhershem ,punon në destabilizmin e Kosovës, së punon edhe në ripushtimin ushtarak të Kosovës siq u kërcnua Vulin nga një tubim në Serbi.Serbët historikisht u shërbyen me rrena duke i përseritur ato deri atëherë kur edhe i kan arritur ta plasojnë si të vërteta.Vranë historikisht pjestarët e popullit të vet për ti arritur objektivat pushtuese, për ta shumfishuar territorin e tyre më territore të huaja .Edhe pas Millosheviqit , Serbia po udhëhiqet nga millosheviqet e vegjël . Serbët më luftë arritën ta formojnë “Republika Serpska” në Bosnje, dhe këtë gjë po e provojnë, e nuk janë shumë largë ta arrijnë edhe më ndarëjn e veriut të Mitrovicës në Kosovë në kushte te paqës.Vrasja e njeriut që vrau shqiptarë , Oliver Ivanoviqit u bë pikërisht për vurjën e kufirit mbi uren e lumit Iber, të cilën e mbatjën të bllokuar për shumë vite kriminelët “Rojat e Urës”.Neglizhenca dhe mos interesimi I organeve tona për të vu kontrollin e plotë mbi veriun e vendit ka mundësi të na kushtojë shumë.Edhe deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrasjës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e KosovësLeja që Vuqiq ta viziton Kosovën më 20 dhe 21 janar më duket së nuk është aspak e qëlluar, dhe ka për qëllim shtimin e tensioneve nder etnike ne veri dhe destabilizimin e Kosovës…

Nasim Haradinaj e quan “palaço” ambasadorin Delawie, reagon Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me një deklaratë që gjatë ditës e ka bërë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.
Nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, e ka quajti “palaço”, ambasadorin amerikan Greg Delawie, pasi që sipas tij, me deklarata e bëra, Delawie po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si diplomat.
Kryeministri Ramush Haradinaj në reagimin e tij në rrjetin social facebook, thotë se “në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka shkruar po ashtu se deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset zhvillimore.
“Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, ka thënë Haradinaj.
Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të kundërtën, ai ka thënë se politikanët që do të përballen me pasoja të rënda.

Nënshkrimet e ‘pavlefshme’ të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Mesazhet e ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë rreth nismës së një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deri tash nuk kanë ndikuar në zmbrapsjen e tyre, thonë analistët e çështjeve politike.

Por tërhiqet edhe vërejtja se nënshkrimet e deputetëve, të cilët kanë iniciuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit, nuk janë më valide.

Në asketin procedural, njohësi i zhvillimeve parlamentare, Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimet e deputetëve nuk janë më të vlefshme.

“Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo mocion përmbajtjesor, i cili vjen prej gjashtë a më shumë deputetëve, duhet të shqyrtohet brenda 3 javëve dhe tani ka kaluar ky afat dhe ato nënshkrime më nuk janë të vlefshme për të thirrur ndonjë seancë të re. Pra, nuk mund të thirret seancë duke u thirrur në nënshkrimet e dhëna më 22 dhjetor”, thotë Krasniqi.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht Gjykatën Speciale, ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka paralajmëruar se të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale mund të përballen me pasoja të ashpra.

Ai ka ri-përsëritur se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Mesazhe të ngjashme kanë dhënë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Prishtinë.

Politologu, Ramush Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht këtyre deklaratave që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar, duket se deputetët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga iniciativa e tyre.

Pavarësisht nëse janë apo nuk janë valide nënshkrimet e mbledhura, të njëjtit deputetë besohet se mund të nënshkruajnë sërish kërkesën, nëse nuk tërhiqet vetë nisma për shfuqizim.

“Duket që deputetët nuk do të heqin dorë dhe nuk dëshirojnë të heqin dorë, sepse i kanë plotësuar kushtet formale juridike që me më shumë se 40 deputetë të procedojnë një çështje në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe derisa ekzistojnë 40 nënshkrime, Kryesia është e obliguar ta procedojë dhe seanca plenare është e obliguar që me anë të votimit të deklarohet”, thotë Tahiri.

Duke u ndërlidhur me tonet e ashpra ndërkombëtare që pasojnë nismën e deputetëve, Albert Krasniqi, në anën tjetër thotë se deri më tani, nuk janë dëgjuar këso lloj tone e kritika në adresë të lidershipit të Kosovës, nga ana e shteteve aleate.

“Do të duhet që deputetët përfundimisht të heqin dorë prej kësaj iniciative dhe të gjithë ata që qëndrojnë parapa kësaj iniciative të bëjnë një distancim të qartë nga secila përpjekje për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, për shkak se kjo praktikisht është e pamundur dhe të mos fshihen prapa formave tjera që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ngritjen e tensioneve dhe konflikteve të brendshme, sepse pasojat do të jenë afatgjatë dhe pastaj do të duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar prej dëmeve potenciale që mund të shkaktohen në këtë proces”, thotë Krasniqi.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Haradinaj: Juridiksionin për hetime në rastin e Ivanoviçit e ka vetëm Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se juridiksionin për hetime në Kosovë për rastin e Oliver Ivanoviçit e ka vetëm Kosova dhe institucionet e saj

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se juridiksionin për hetime në Kosovë për rastin e Oliver Ivanoviçit e ka vetëm Kosova dhe institucionet e saj.

Lidhur me kërkesën e qeverisë së Serbisë drejtuar UNMIK-ut dhe EULEX-it për përfshirje në hetime në rastin e vrasjes së Ivanoviçit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media tha se këto dy institucione nuk kanë kompetenca për të dhënë një autorizim të tillë.

Sipas Haradinajt, të vetmit që kanë kompetenca dhe juridiksion për të dhënë një autorizim të tillë janë institucionet e Kosovës.

Ai tha se nga autoritetet serbe ka ardhur një kërkesë ku kanë kërkuar shkëmbim të informatave duke nënvizuar se edhe Kosova ka interes në këtë gjë për shkak se supozohet që ky rast ndërlidhet edhe me njerëz ose palë që janë jashtë Kosovës.

Haradinaj poashtu ka folur edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel duke theksuar se Kosova ka identifikuar gjendjen me delegacionin e ri lidhur me marrëveshjet e arritura. Ai tha se shumica e marrëveshjeve janë në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve të vendit, si marrëveshja për energjinë e cila nuk po zbatohet.

“Nuk shkojmë në dialog për t’ia zgjatur jetën këtij dialogu. E mendojmë këtë si fazën finale që ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Delegacioni i Kosovës ka kërkuar para institucioneve të BE-së që të kalohet në fazën finale të dialogut”, tha Haradinaj. aa

Vuçiçit i miratohet vizita në Kosovë

Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është miratuar kërkesa për të vizituar Kosovën.
“Ne bazë të kërkesës, të cilën presidenti i Serbisë ua ka dërguar insitucioneve të Republikës së Kosoës, për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje dhe presim nga ai që t’i respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka deklaruar Zyberaj.
Vuçiçi ka bërë kërkesën për të vizituar Kosovën të shtunën dhe të dielën, më 20 dhe 21 janar.

Vrasja e Ivanoviçit është e filmuar, prokurorët po i presin ekzaminimet

24 orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës. 

Hetuesit kosovarë kanë marrë për ekzaminim xhirimet e kamerave të sigurisë që ndodhen në rrugën në të cilën ndodhet selia e partisë së politikanit serb të vrarë në Veri të Mitrovicës, pranë të cilës ndodhi atentati.

Dy prej kamerave, ndodheshin pikërisht në objektin në fjalë, drejt të cilit ishte nisur ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, në kohen kur u qëllua me gjashtë plumba në gjoks nga një pistoletë e tipit “Zastava”, nga një person ende i paidentifikuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla, që bashkë me një koleg të tij serb po hetojnë bashkë vrasjen e Oliver Ivanovqit, ka treguar se është ende në pritje të ekzamimimeve të incizimeve të marrë nga këto kamera.

“Nuk kemi raporte hala të ekzaminimeve të tyre”, i ka thënë Syla të mërkurën Gazetës Express.

“Janë marrë disa kamera, në atë rrugë çka ka pasur kamera”, ka thënë ai.

I njëjti ka konfirmuar se përveç kamerave, në ekzaminim është edhe një veturë e tipit “Opel Astra” që u gjet gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u krye krimi.

“Janë duke u kryer ekspertizat e kamerave dhe veturës”, tha kryeprokurori i Mitrovicës.

Megjithatë, vrasësi që dyshohet se qëlloi ish-deputetin Ivanoviq, e më pas me veturën ‘Astra’ u largua nga vendi i ngjarjes, nuk është identifikuar nga autoritet kosovare.

Hetuesia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndonjë të dyshuar rreth këtij rasti, 24 orë pas.
“Jo. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka konfirmuar Shyqeri Syla për Gazetën Express.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtarë i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Vajton bashkëshortja e Ivanoviqit: Ata që e vranë…

Oliver Ivanoviq me bashkeshorten, Milena dhe djalin

Milena Ivanoviq, ka reaguar edhe njëherë pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Oliver Ivanoviqit. Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata që ia vranë bashkëshortin qëlluan tek të gjithë, ata vranë babain e Bogdanovit.

Postimi i saj:

Ata gjuajtën në zemrën time, në dashurinë time, në gëzimin tim.

Ata qëlluan në babain e Bogdanovit.

Ata na qëlluan ne të gjithëve.

Fli i qetë i dashuri im.

Ata që e bën këtë më siguri nuk do të kenë këtë mundësi.

Haradinaj: Nëse duhet, do të ftojmë FBI-në për të hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa e dënoi siç tha çdo tendencë që të shfrytëzohet ky rast për agjenda politike.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend posaçërisht pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se”autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë. Që nga momenti i marrjes së lajmit institucionet e vendit i kanë kryer përgjegjësitë e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Po ashtu të gjitha institucionet e vendit kanë qenë të mobilizuara. Ne e dënojmë këtë krim dhe njëkohësisht e dënojmë çdo tendencë që të shfrytëzohet ky krim, këtë vepër makabre për agjenda politike dhe agjenda tjera nga kushdo qoftë”, tha pas mbledhjes kryeministri Haradinaj.

Ai bëri thirrje edhe për mos ndërhyrje të vendeve tjera në punët e institucioneve të Kosovës, duke aluduar në deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili gjatë ditës tha se vendi i tij do të kryej hetime të posaçme dhe do të ndriçojë rastin nëse këtë nuk e bëjnë autoritetet në Kosovë

“Policia e Kosovës është në krye të detyrës, por po ashtu policia ka marrëdhënie të mira me plot organizata simotra dhe sikur ne ta ndjejmë nevojën për ndihmesë në hetime mund të ftojmë FBI-në e që është shumë e besueshme dhe nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend dhe ligj në veri. Mendojmë se edhe ky krim dhe zhvillimet të caktuara kriminale që ndodhin në veri janë po ashtu rezultat i ndërhyrjeve ilegale që ndodhin në veri nga instancat tjera jashtë Kosove”, tha kryeministri Haradinaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se policia ka tashmë informacione rreth makinës që është gjetur e djegur dhe besohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informatat e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, tha zoti Maxhuni.

Policia e Kosovës: 10 mijë euro për ata që japin informata për vrasjen e Ivanoviçit

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Express.

Që nga marrja e informacionit Policia e Kosovës është angazhuar rreth zbardhjes së vrasjes se Oliver Ivanoviçit që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Por, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose-  192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave, transmeton Express.

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.

Vëllai flet pas ekzekutimit të Ivanoviçit, zbulon frikën e madhe: E vërteta e vrasjes…

Miroslav Ivanovic, vëllai i liderit te serbeve ne Kosove, Oliver Ivanovic, flet pas tragjedise dhe lajmit shokues qe mori per vdekjen e te vellait.

Gjatë një deklarate për Sputnik ku edhe konfirmoi vdekjen e Oliverit me pesë të shtëna, thotë se ai nuk e kishte marrë seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr disa kohë më parë

Sipas tij, ai kishte edhe kërcënime të tjera, mirëpo ato nuk i ka bërë të ditura.

“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik… Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë. Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi ai nuk ka folur asgjë. Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar. Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanovic.

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviqit, tregon plagën vdekjeprurëse

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviq kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviq u gjet i vrarë  para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen.

 

 

Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezikun, “Në Veri serbët po frikësohen nga serbët”

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

Madje, Ivanoviq ka deklaruar se “serbët më shumë po frikësohen nga vetë serbët, se nga shqiptarët”.

“Ne kemi një situatë që njerëzit serbë po përpiqen të ngrenë zëra të frikës, dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor”, tha Ivanoviq për Danas.

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme”, kishte thënë ai.

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut beson se KFOR-i dhe EULEX-i do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe.

“Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listën Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria”, shtoi Ivanoviq.

“Kjo është diçka që ma herët nuk e kemi parë. Serbët po frikohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 1999, 2004 dhe 2008”, deklaroi Oliver Ivanoviq.

Ai në garën për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e kaluara, ka qenë përballë Goran Rakiqit të Listës Serbe.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër vrasjen e Ivanoviçit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës

PRISHTINË – Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit thuhet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviçit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës”.

Duke theksuar se “dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”, qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit për zbardhjen e rastit.

Njëkohësisht, Qeveria e Kosovës kërkon nga mekanizmat e sigurisë që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri këtë mëngjes.

Kujdes urrejtjes vëllavrasëse! – Nga Florim Zeqa

Nga paslufta e deri sot asnjëherë Kosova nuk ka qenë në situatë më të tendosur politike, më e ndarë dhe përçarë, më e katandisur dhe mjegulluar në të ardhmen e saj. Shkaqet e kësaj ndarje janë të gjata e të thella, saqë jo një shkrim autorial, por një libër i tërë nuk do të mjaftonte për elaborimin në mënyrë kronologjike dhe në detaje të çdo aspekti të katandisjes sonë përgjatë dy dekadave të fundit. Përderisa qytetarët janë vëzhguesi më i mirë i të gjitha situatave, gazetarët e denjë dhe të pavarur janë shkruesit e drejtë të historisë tonë të re. Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit, ashtu sikurse që gazetari nuk duhet të vrapojë pas lajmeve sensacionale, pas ngjarjeve të çastit që zhvendosin vëmendjen e opinionit publik ndaj ngjarjeve shumëfish më të rëndësishme,…por duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, duke u bërë forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore dhe zë plural i respektuar nga opinioni i gjerë,…gjithnjë në kërkim të lajmit, edhe atëherë kur nuk ai shihet dhe dëgjohet apo tentohet të fshihet nga të tjerët,…për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im! Partitë politike, respektivisht liderët partiakë dhe elitat politike në vend janë bërë përçarësit më të mëdhenj dhe më fatal të shqiptarëve. Qytetarët e dëshpëruar, të lodhur dhe rraskapitur nga humbja e të gjitha shpresave për jetë në vendin e tyre janë duke i përdorur si ushqim grupet kriminale dhe mafio-oligarkët ekonomikë.

Papërgjegjësia shtetërore e Hashim Thaçit ka rrezikuar interesat e Kosovës

Gjykata Speciale, kjo padrejtësi e radhës ndaj shqiptarëve, e ardhur si pasojë e dështimit në qeverisjen e vendit, gjegjë- sisht krijimit të një sistemi kredibël gjyqësor në vendin tonë në njërën anë dhe dështimit të Kosovës në politikën e jashtme, respektivisht të dështimit total në dialogun e Brukselit. Kështu, përvjetori i 10-të i pavarësisë, shtetin e Kosovës po e gjen përpara sfidës më të madhe dhe më të rrezikshme që nga paslufta, e cila, përveç kthimit prapa në pikën zero, të vitit 1999, rrezikon rikthimin nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e njeh Kosovën pjesë integrale të Serbisë. Vënia e fatit personal të liderëve shtetërorë para interesit të shtetit është lojë e tepër e rrezikshme, e cila përveçse do të vërë në pikëpyetje marrëdhëniet me shtetet e Quintit, gjegjësisht me Amerikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, mbi të gjitha rrezikon të ardhmen e shtetit tonë, të arriturës më të madhe kombëtare në shekullin e fundit, e arritur e përbashkët kjo me miqtë ndërkombëtar. Në rast se puçi i liderëve kosovarë kundër Gjykatës Speciale do të ketë sukses, atëherë pasojat për shtetin do të jenë të pariparueshme dhe konsekuencat tepër të gjata për qytetarët e vendit. Për shfuqizimin eventual të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, përgjegjësia në radhë të parë duhet të kërkohet nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, i cili derisa ishte në postin e kryeministrit të vendit e solli Specialen nën presionin e paparë kundër deputetëve të partisë së tij dhe vartësve tjerë të tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa dashur të lëshohem në “arsyet” që e shtyn Thaçin të ndërrojë mendje ndaj “Speciales”, në momentin që hedhet në votim ligji, nga deputetët duhet të kërkohet shkarkimi i menjëhershëm presidentin Hashim Thaçi nën akuzat për tradhti kombëtare, rrezikim të shtetit dhe jetës së qytetarëve. Nga përgjegjësia nuk duhet të lirohen as ata deputetë që asokohe e votuan Gjykatën Speciale, ndërsa tani janë të gatshëm t’ia vënë flakën vendit për mbrojtjen e interesave të liderëve partiakë. Në asnjë rrethanë, nuk duhet lejuar që populli i Kosovës të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për fajin e individëve të papërgjegjshëm, sikurse që nuk duhet lejuar rrezikimin e shtetit për “lëkurën” e njollosur të individëve të caktuar,….e aq më tepër nuk duhet lejuar të barazohen krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me krimet e mundshme individuale qofshin ato ndaj serbëve apo ndaj të tjerëve gjatë luftës së fundit çlirimtare.

Hipokrizia e LDK-së me vrasjet e pasluftës

Në anën tjetër, partitë politike duhet të tregojnë kujdesin maksimal në evitimin e përçarjeve të thella në mesin e popullatës, të mos ngrisin urrejtje patologjike duke përdorur lojën e “patriotit” inekzistent dhe “tradhtarit” imagjinarë. Loja plot hipokrizi e LDK-së me vrasjet e pasluftës, është lojë tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Hipokrizia e skajshme e lidershipit të saj dhe përdorimi i ish- veprimtarëve të vrarë, viktima të akteve kriminale për qëllime politike mund ta dërgojë vendin drejt urrejtjes së skajshme, e cila mund të përfundojë me hakmarrje të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit deri në vëllavrasje ndërshqiptare. Loja e turpshme e lidershipit të LDKsë me familjet e veprimtarëve të vrarë ndodh sa herë që ky subjekt kalon në opozitë! Aktivizimi i energjive “pozitive” vjen në shprehje jo si rezultat i respektit dhe kujdesit që kanë ndaj bashkëpartiakëve të vrarë, por si nevojë për arritjen e qëllimeve personale për ri-marrjen e pushtetit. Kjo që e ceka më sipër është vërtetuar disa herë në qeverisjet e pasluftës. Sa herë që LDK-ja ka ardhur në pushtet, çuditërisht janë harruar vrasjet e veprimtarëve të saj. Edhe përkundër faktit se LDK-ja pjesën më të madhe e ka kaluar në pushtet, duke udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, asnjëherë dhe as për një moment të vetëm nuk u morën me zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj! Me të humbur pushtetin, liderët e LDK-së i aktivizojnë të gjithë mekanizmat propagandues të nxitjes së urrejtjes dhe mllefit qytetarë kundër oponentëve të saj politik, me të cilët deri dje përqafoheshin në qeverisjen e vendit! Ka ardhur koha që edhe kësaj loje të ndyrë dhe plot hipokrizi t’i vijë fundi. Pasi dihet qartë mandati i Gjykatës Speciale. Andaj të mos manipulohet opinioni me vrasjet e pasluftës, të cilat nuk do të jenë pjesë e agjendës së kësaj gjykate! Mesazhi i këtij shkrimi do të ishte ky; “Të gjitha partitë politike, veprimtarët dhe atdhetarët të punojnë bashkërisht për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pasluftës, por njëkohësisht të tregojnë kujdesin maksimal për ruajtjen e unitetit në radhët e popullatës, pavarë- sisht veprimeve të Gjykatës Speciale. Interesi i shtetit është mbi interesat dhe fatet personale të individëve!

Prokuroria dhe policia: Oliver Ivanoviç u sulmua nga një makinë në lëvizje, e gjetëm…

Vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç e ka konfirmuar për Express në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës Shyqeri Syla.

 

Sipas Sylës sulmuesit ende të panjohur kanë shtënë drejt tij me tre plumba.

“Oliver Ivanoviq kandërruar jetë nga plagët e marr ame armë zjarri nga një sulmues ende i panjohur. Ai është vrarë para selisë së partisë. Sulmi u krye nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Syla për Express.

Teksa policia thotë se makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj ivanoviqit.

“Persona ende te paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri Ivanoviqin. Pas atentatit, personat kane ikur nga vendi i ngjarjes. Nderkohë një veture është djegur në lagjen e doktorëve. Policia tashmë po e heton këtë rast” ka thënë Besim Hoti për Gazetën Express.

Ekzekutohet me armë në Mitrovicë lideri serb, dalin detajet e para

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është vrare ne nje atentat.

ivanociv

Mediat serbe raportojne lajmin, duke thene se atij i eshte bere atentat para zyres se partise se tij, teksa ishte duke hyre. Ngjarja ka ndodhur ne oren 08:15 minuta.

Alarmin e dha dhe njoftoi policine nje fqinje ne zonen ku ndoodhi ngjarja, teksa ishte duke shkuar te blinte buke.

KURIR IVANOVIC

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.

blic ivanovic

Sipas Kurir, ne vendin e ngjarjes jane gjetur tre plumba. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviç u transportua menjëherë në spital, por nuk i ka rezistuar dot plageve dhe ka nderruar jete qe gjate rruges. Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, tha se policia gjeti tre gezhoja poshte.

Kush ishte lideri serb Oliver Ivanoviq 

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës TransKosovo, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Kosovska Mitrovica. Ai shërbeu si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Glogovac deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë dhe Metohi.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviç u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim.

Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”. Ai ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Vritet politikani lokal serb Oliver Ivanoviç

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e së martës në veriun e Mitrovicës.

Zyrtarë të partisë së tij thanë se ai u qëllua para zyrës së tij dhe më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk u bëri ballë plagëve të marra.

Avokati i tij Nebojsha Vlajiç, tha se ai ndërroi jetë pasi që ishte qëlluar me disa plumba.

Policia ka bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi por ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi për rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm.

Nisma e tij politike u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Në muajin korrik në rrethana të pasqaruara ishte djegur makina e tij.

Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, ishte përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Sulmohet me armë zjarri Oliver Ivanoviq

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanoviq aktualisht është në sallën operative të spitalit në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka dal në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq

Policia e Kosovës ka dal në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq

Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Ish-kryeministri Isa Musfata dërgohet për shërim në Gjermani

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës është nisur drejt Gjermanisë për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar, Besnik Berisha, këshilltarë i ish-kryeministrit Mustafa.
“Gjendja shëndetësore e zotit Mustafa është stabël në drejtim të përmirësimit. Mustafa do të shkojë në Gjermani mënyrë që t’iu nënshtrohet disa ekzaminimeve për një diagnoze të saktë”, tha Berisha.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, këto ditët e fundit, Mustafa ka qenë i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.
Mbrëmë më anë të një komunikate për media, Qeveria e Kosovës theksoi se i ofron mbështetje Mustafës me të gjitha ndihmat institucionale.
“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Isa Mustafa dërgohet në Gjermani për shërim

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili po vuan nga një grip, i është komplikuar gjendja shëndetësore. Gazeta Express ka mësuar se ish-kryeministri i vendit, i cili është i shtrirë që disa ditë në Spitalin Amerikan në Prishtinë, tani do të dërgohet për shërim në Gjermani. Mustafa aktualisht është i palëvizshëm, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe nga familja për shëndetin e Mustafës, pos që përmes një komunikate është kumtuar se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-Kryeministri nuk është ne rrezik jete, mirëpo, për shkak te trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë.

Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Express, ish-kryeministri i vendit do të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Mustafa do të shtrihet nesër në një spital të Gjermanisë, deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të LDK’së lidhur me shëndetin e Mustafës, por nuk ka arritur të flasë me ndonjërin.

Por, sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mundet me lënë pasoja.

Burimet kanë thënë për Gazetën Express se mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje te Mustafa është edhe një sindromë shumë e rrallë.

Sipas këtyre burimeve, mjekët dyshojnë që Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.


Send this to a friend