VOAL

VOAL

KOLEGJI “ILIRIA” NË PRISHTINË DHE PRESIDENTI I TIJ MIXHAIT REÇI NDEROHEN ME ÇMIMIN “JUSTINIANI I MADH” – Nga Valdet ERMALI

                Këto ditë në Muzeun Historik (salla “Konstandin Shapataraku”) në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 17., dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacion: “Ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohore të arsimit e edukimit; duke pasë në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtare dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën, etj.; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”

            Ky Çmim iu dorëzua nga Konsulli i Përgjthshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij, z. Avni PONARI.

Me Çmimin “Justinian ii Madh” u nderua dhe prof. dr. Mixhait REÇI, themeluesi e president ii Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 16, dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacionin: “Për kontributet e tij në themelimin e drejtimin e Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni; për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit të tij;

Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit.

Akademia Monarkiste Shqiptare, në veprimtarinë e saj “Akademia e Çmimeve” nderoi edhe Mbretëreshën SUZAN e Shqiptarëve (pas vdekjes) me Çmimin  “Mbretëresha Teuta”, z. Avni PONARI – Konsull  i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe dr. Muhamet MALO me Çmimin “Justiniani i Madh”; Kolonel, dr. Dritan DEMIRAJ – ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë; historianin e koleksionistin Shpëtim SALA e monarkistin e legalistin e njohur Daut MEHMETI me Çmimin “Konstandini i Madh”, studiuesin, teologun e shkrimtarin Hasan SELIMI me Çmimin “Lekë DUKAGJINI”;  prof. dr. Bajram XHAFA – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare dhe studiuesin, gazetarin e përkthyesin e njohur Guxim ALIMANI me Çmimin “Niket Dardani”.

__________

Foto 1: – Konsulli i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij,  Avni PONARI (në të majtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria”.

Foto 2: – Prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit (në të djathtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh”  prof. dr. Mixhait REÇIT.

Thaçi: Specialja si ndonjë gjykatë “që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “padrejtësi historike” dhe ka thënë se qeveria e ka pranuar atë pa dëshirë si “çmim për lirinë e saj”.

Në një intervistë për Associated Press, pak ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti ka kritikuar gjykatën me seli në Holandë, duke thënë se e njëjta është e ngjashme me krijimin e ndonjë gjykate që do të gjykonte hebrenjtë që janë përndjekur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Kosova ka luftuar për të mbrojtur ekzistencën e kombit dhe nuk ka sulmuar askënd. Nuk kemi asgjë për të fshehur, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë sot se gjykata e ka synim sigurimin e drejtësisë për viktimat.

BE: Nuk ka integrim evropian pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Edlira Bllaca – Përfaqësues të Bashkimit Evropian vizituan sot Kosovën ku zhvilluan takime me zyrtarë të lartë shtetëror. Ata thanë se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e qartë por se asnjë shtet nuk mund të përparojë në këtë rrugë derisa të mos ketë pajtim të plotë, e posaçërisht në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, tha sot në Prishtinë se perspektiva e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e qartë por ajo duhet t’i përmbushë detyrat e veta në mënyrë që të ecë përpara në këtë rrugë.

Zoti Danielsson i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tha se edhe strategjia e Bashkimit Evropian qartëson detyrat që mbesin për t’u përmbushur nga Kosova.

“Kjo ka të bëjë me çështjet siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik si edhe pajtimi. E poashtu më në fund është përcaktuar qartë se çka ne si Bashkim Evropian mund dhe do të bëjmë për ta përakrahur Kosovën në përpjekjet e saj”, tha zoti Danielson.

Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting, tha se as Serbia dhe as Kosova në fakt nuk mund të ecin përpara në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian pa normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes tyre.

“Askush nuk mund të shënojë përparim në rrugën evropiane nëse nuk ka pajtim të plotë dhe në rastin specifik në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Strategjia e përcakton shumë qartë se Serbia nuk mund të ketë përparim nëse nuk ka zbatim të pakthyeshëm të një marrëveshjeje ligjore për normalizim të plotë dhe mendoj se ky është një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha zoti Harting.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrat në procesin integrues të Kosovës.

“Strategjia për Ballkanin Perendimor e ka lënë të hapur rrugën për Kosovën dhe e ka definuar këtë rrugë, por na mbetet shumë punë për të bërë”, u shpreh Hardinaj.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian folën edhe për çështjen e shënimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, si një kusht kryesor për liberalizimin e vizave duke thënë se tashmë kjo çështje është në dorën e të dy shteteve përkatëse dhe se Bashkimi Evropian do të ishte i kënaqur me arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt.

Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj ndërsa është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën që i kanë mundësuar asaj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon.

Rugovizmi mbrohet me vepra e jo me fjalë! – Nga Florim Zeqa

“Po fjete në një shtrat me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur” (popullore)”.
Bazuar nga kjo thënje popullore, ata që qendruan për afro shtat vite në qeverisje me kapësit dhe rrënuesit e shtetit nuk kanë të drejt të flasin për pastërtinë e tyre politike.
Të flesh për shtat vjet në shtratin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të flasësh për moral politik, përveqse hipokrizi politike është edhe dyfytyrësi njerëzore.
Ata që para çdo lidhje të kurores qeverisëse me uzurpatorët e shtetit premtonin ndryshimin e simboleve shtetërore (flamurin dardan) dhe zbardhjen e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së, me ardhjen në pushtet i harruan të gjitha, e harruan gjakun e bashkëpartiakëve dhe premtimin e dhënë para elektoratit rugovian.
Përgjatë qeverisjes së vendit të mbash në duar dy ministritë kyqe; Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, së fundmi edhe kryeministrinë dhe të mos arrish asnjë rezultat në zbardhjen vrasjeve të veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së dhe çështjes kombëtare, është turp dhe tradhti ndaj elektoratit, me voten e të cilit u akomoduan në majat e pushtetit.
Paturpësia bëhet akoma më e madhe, kur menjëherë pas humbjes së pushtetit, ju kërkohet llogari pushtetarëve të rinjë (vjetër) për zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së!
Kjo përveqse debolencës, paraqet mungesën e guximit për të kërkuar të vërtetën, si e drejtë legjitime dhe e pakontestuar nga ligjet e shtetit dhe universit.
Shembullin më të mirë se si kërkohet e vërteta dhe zbulohen prapaskenat e urdhërdhënësve të vrasjeve të pasluftës, lexuesve të këtij shkrimi do ua ilustroj me një shëmbull personal.
“Me 23 qershor 2013, në një aktivitet tradicional multietnik në Giavera del Montello (TV)-Itali ndodhi një akt i sulmit fizik ndaj flamurit dardan, të vendosur nga ana ime në tenden e përbashkët shqiptare në këtë aktivitet.
Përveqse e pengova ekzekutorin e këtij akti monstruoz në heqjen e flamurit dardan, e detyrova aty për aty të bëjë edhe kërkimfaljen. Mirëpo për mua mbeti mister i pazbuluar kush ishte urdhërdhënësi!?
Meqënse dyshimet e bazuara i kisha të një person i vetëm, megjithatë ishin edhe disa elemente që e bënin të paqartë situatën. Për të mos u zgjatur shumë rreth kësaj historie të gjatë, më është dashur punë intenzive dhe bashkëpunim (kundër dëshires time) me ekzekutorin (sulmuesin e flamurit) derisa e kam sjell në pozitë që të thotë me gojen vet emrin e urdhërdhënësit. Ky ishte edhe momenti që shënon fundin e bashkëpunimit me ekzekutorin.
Edhe pse shumë nga shqiptarët në Provincën e Trevizos e më gjërë e dinë emrin e këtij urdhërdhënsi dhe ekzekutorit për heqjen e flamurit dradan në këtë aktivitet multietnik, kësaj radhe nuk do e bëjë publik emrin e urdhërdhënësit dhe as ekzekutorit”.
Kur rrahagjoksët e rugovizmit në LDK ta zbardhin vetëm njërin nga qindra e mijëra raste të sulmeve dhe vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, atëherë edhe unë do t’i bëjë publik emrat e këtyre dy krimbave të vegjël.
Le të shërbej ky shembull imi personal për rrahagjoksët e frymës rugoviane në LDK , se për të ardhur deri tek e vërteta nuk është punë aspak e lehtë, por nuk është edhe e pamundur!
Me vullnet, përkushtim, guxim qytetar dhe respekt ndaj bashkëpuntorëve dhe besnikëri ndaj filozofisë politike në të cilen thirresh dhe merr obligime para elektoratit nuk duhet heshtur dhe as pushuar për asnjë çast deri në çuarjen në vend të premtimit të dhënë para vetëvetes apo të tjerëve.
Mbetët i pajustifikueshëm fakti, pse rrahagjoksët e rugovizmit, për 10 vjet në shtetin e pavarur, shtatë prej tyre në qeverisjen e vendit nuk arriten të zbulojnë asnjë rast të vetëm të vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, gjegjësisht bashkëpuntorëve të ngusht të tyre!
Kjo po e vërteton faktin, se këta rrahagjokësët e frymës rugoviane, pushtetin e shfrytëzuan vetëm për interesat e tyre personale, asnjëherë nuk u moren me problemet e qytetarëve, e më së paku me zbardhjen e vrasjes së bashkëpartiakëve të tyre.
Fjalëve dhe hipokrizisë politike më nuk ju beson askush, rugovizmi mbrohet me vepra e jo me fjalë!

Rada Trajkoviçi: Thaçi është bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës

Bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës është Hashim Thaçi, konsideron politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, e cila “nuk mendon” se autoritetet në Beograd “nuk janë në njëfarë marrëveshjeje me Thaçin”, dhe pohon se Beogradi “është një prej mbështetësve kryesorë” të Thaçit dhe Kadri Veselit, shkruan sot Koha Ditore

Në një deklarim për agjencinë FoNet, Trajkoviq ka thënë se “kjo strukturë, e cila është vendosur në Kosovë, është mbajtur direkt pikërisht në marrëveshje me Beogradin dhe Listën Serbe”.

“Këtë e kemi parë gjatë zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi me ndihmën e serbëve”, ka vlerësuar Trajkoviq, dhe këtë e ka ilustruar duke thënë se “për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë vendimtar roli i Listës Serbe”.

Markoviq në Prishtinë – Demarkacioni temë qendrore e takimeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq fillon sot vizitën dy ditore në Kosovë. Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Temë qendrore e takimeve të Markoviqit me zyrtarët e shtetit të Kosovës pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit të kufirit, e cila ka mbetur pezull që nga gushti i vitit 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kanë nënshkruar marrëveshjen në Vjenë. Më pas, Kuvendi i Malit të Zi e kishte ratifikuar atë, por jo edhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të mospajtimeve të brendshme politike.

Kryeministri Dushko Markoviq, do të pritet në aeroportin e Prishtinës nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe më pas, në ndërtesën e Qeverisë do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy kryeministrat, Haradinaj e Markoviq, pritet që të mbajnë dhe një konferencë për media, rreth orës 18:00.

Ndërkaq të enjten, Markoviq do të pritet në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pritjet e spektrit politik në Prishtinë janë që të kuptohet edhe njëherë pozicioni i Malit të Zi në raport me Demarkacionin e kufirit, duke shpresuar se Podgorica zyrtare do të mund të pajtohej me një deklaratë të përbashkët, në bazë të së cilës, të dy shtetet do të zotoheshin se do ta shqyrtonin edhe njëherë Demarkacionin, nëse gjatë fazës së ardhshme të shënjimit të vijës kufitare, dëshmohet se a janë bërë lëshime apo gabime me marrëveshjen e vitit 2015.

Qeveria e Malit të Zi, në disa raste është deklaruar se për Podgoricën, çështja e Demarkacionit është e përmbyllur. Ndërkohë, në Prishtinë, vetë kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj njihet si një prej atyre që ka kundërshtuar më së tepërmi marrëveshjen e arritur në vitin 2015, të cilën e kishte nënshkruar ish-ministri i Jashtëm, tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me mbështetjen e plotë të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Marrëveshjen e vitit 2015, në Kosovë po e mbështesin shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetët nga radhët e partive joserbe. Kurse nuk mbështetet nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të Nismës për Kosovën dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes. Përderisa nga Lista Serbe janë deklaruar se Demarkacioni nuk paraqet ndonjë interes të veçantë për komunitetin serb.

Pretendimet e Haradinajt dhe spektrit politik që nuk e mbështesin versionin aktual të Demarkacionit, janë se marrëveshja e vitit 2015, si pasojë i shkakton humbje territoriale Kosovës, prej 8 mijë hektarësh.

Një gjendje e tillë në Kuvend, me pozicionimet për dhe kundër, po e pamundëson arritjen e 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Kosovë, shqiptohet gjobë 12.000 euro për kolegjin “Mehmet Akif”

Gjoba është shqiptuar për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave”

PRISHTINË – Gjykata Themelore në Prishtinë, duke u bazuar në të gjeturat nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kosovës, për shkak të shkeljes së privatësisë përmes vëzhgimit me kamera ka shqipuar gjobë prej 12 mijë eurove për kolegjin “Mehmet Akif”, i cili ndodhet në Prishtinë dhe njihet për afërsinë e saj me organizatën terroriste FETO.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Jeton Arifi, për AA ka konfirmuar se kanë pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku thuhet se gjykata ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë eurove.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë eurove ndaj të pandehurit kolegjit `Mehmet Akif` duke u bazuar në të gjeturat tona faktografike, pra fotografive të bëra gjatë inspektimit të zhvilluar në kolegjin ‘Mehmet Akif’ në maj të vitit 2016“, tha Arifi.

Ai më tej theksoi se gjatë inspektimit zyrtarë të Agjencisë, në maj të vitit 2016, kishin konstatuar se ky kolegj kishte instaluar kamera në hapësira të punës, si zyra, mësojtore (klasa mësimi), si dhe hapësira sanitare (tualete të kolegjit).

Ndërkaq në njoftimin e lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thuhet se agjencia më datë 5 maj të vitit 2016 ka inicuar fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj kolegjit “Mehmet Akif” në Prishtinë.

Pas inspektimit të zhvilluar, të premten e kaluar, më 9 shkurt të vitit 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shqiptuar gjobën prej 12 mijë euro, siç thuhet në njoftim, për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave”.

“Vëzhgimi me kamera lejohet vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë, edhe atë vetëm në hyrjet e ndërtesave, por jo edhe në hapësirat e brendshme të punës, e aq më pak në hapësirat sanitare, respektivisht tualete”, theksohet në njoftimin e agjencisë.

Ndryshe, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pahor: Të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e BE-së

“Kosova dhe Serbia duhet t’i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë marrë përsipër duke bërë të ditur se mbështet strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nder të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor i cili nga dita e djeshme ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë seancë ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë është nderuar me vizitën e presidentit slloven Pahor. Veseli e ftoi Pahor që të marrë fjalën duke thënë se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike.

Presidenti Pahor në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit tha se ka ardhur në Kosovë si një mik, si president i një shteti që ka marrëdhënie miqësore me shtetin e Kosovës. Ai duke uruar deputetët me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se vizita e tij në prag të kësaj feste është një shenjë për t’i thelluar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

Pahor u shpreh se sllovenët dhe shqiptarët e Kosovës kanë kuptuar dhe ndihmuar njëri tjetrin në rrugëtimin për të arritur pavarësinë e të dyja shteteve me përkushtimin se këto shtete të jenë demokratike, ku mbizotëron sundimi i ligjit dhe drejtësia për qëytetarët e tyre.

Ai tha se sllovenët dhe shqiptarët e Kosovës si shumicë, si dy shtete sovrane duhet të zhvillojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut duke i respektuar të drejtat e minoriteteve.

Duke nënvizuar se ka ardhur në Kosovë si një mik i shqiptarëve të Kosovës dhe i serbëve dhe si një mik i të gjitha kombësive të tjera që sot jetojnë në Kosovë, Pahor tha: “Po ia jap vetës lirinë që të vlerësoj që nga aspekti i politikës së brendshme dhe të jashtme është tejet e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës që ti ruaj dhe ti mbrojë të drejtat ligjore dhe ti fuqizojë këto të drejta të cilat u takojnë komuniteteve jo shumicë”.

Pahor i cili përmendi edhe problemet e Sllovenisë me fqinjët e saj theksoi se ky shtet është ende në rrugën për t’i përmirësuar ato. Ai tha se mbështet përpjekjet e Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar që në mënyrë graduale t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura përmes negociatave bilaterale, siç tha ai negociata këto që mbështeten nga BE-ja.

“Përsëri po i jap vetes lirinë që të mundohem t’iu bind që të vazhoni të punoni intensivisht në këto negociata bilaterale dhe t’i respektoni marrëveshjet në tërësi. Kjo është tejet e rëndësishme jo vetëm për zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve fqinje siç janë Kosova dhe Serbia por gjithashtu edhe për krijimin e një atmosfere të mirë politike në tërë rajonin në mënyrë që të bindet BE-ja që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së”, tha Pahor.

Presidenti slloven tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë marrë përsipër duke bërë të ditur se mbështet strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai në fund potencoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së por pasi t’i zgjidhin problemet kufitare duke iu referuar edhe ratifikimit të demarkacionit nga pala kosovare me Malin e Zi.

Kujtojmë se Pahor dje në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Pas takimit në mes dy delegacioneve dhe dy presidentëve, Thaçi dhe Pahor kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media. Presidenti slloven do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Policët serbë fshehën një gëzhojë nga vendi ku u vra Ivanoviçi

Dy policët e Kosovës, të arrestuar tri ditë më parë, nën dyshimin për manipulim provash gjatë procesit hetimor rreth vdekjes së Oliver Ivanoviçit, të hënën janë lënë të lirë
Gjykata Themelore në Mitrovicë, me gjithë kërkesën e Prokurorisë për t’i dërguar në paraburgim, ka vlerësuar se nuk ka bazë të mjaftueshme për t’i dërguar në burg.

 

“Koha Ditore” ka mësuar se bëhet fjalë për dy policët e komunitetit serb, Zharko Jankoviq dhe Dragisha Markoviq. Ata dyshohet se një gëzhojë plumbi e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera. Po ashtu, dyshohet se nuk e kanë ruajtur vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviqi.

Vendimin e Gjykatës për lirimin e policëve nuk e ka mirëpritur Prokuroria. Ajo, pos që e ka vlerësuar si vendim të papritur, ka paralajmëruar se të martën do të bëjë ankesë pranë Gjykatës…

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Glogovac deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë dhe Metohi.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviq u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë, të emëruar si shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.
Ai ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Kosovë, sulmohet flamuri i Turqisë

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prizren është sulmuar flamuri i Turqisë

PRIZREN – Në qytetin e Prizrenit në Kosovë ka ndodhur një sulm ndaj flamurit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa në mesin e flamujve të varur në vende të ndryshme të Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë është varur edhe flamuri turk, në disa pamje të shpërndara në rrjetin social Facebook nga përdoruesi me emrin Bajram Hoti shihet se si një person mbrëmë ka ulur flamurin turk në një shtyllë ndriçmi, ka hedhur atë dhe e ka shkelur.

Në një deklaratë për AA, Kryekonsullata e Turqisë në Prizren e ka konfirmuar sulmin ndaj flamurit turk.

Në deklaratë thuhet se janë në kontakt me Komunën e Prizrenit dhe policinë e Kosovës në lidhje me sulmin. “E dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë sulm të shëmtuar dhe të neveritshëm ndaj flamurit tonë”, thuhet më tej.

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët nga deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka ve Müferra Şinik, thuhet se incidentet pikëlluese vazhdojnë të ndodhin në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit.

“Siç kemi ndjekur nga faqet e lajmeve, mbrëmë është kryer sulm ndaj flamurit turk nga person ose persona të panjohur. Përsëritja e këtij sulmi të neveritshëm i cili ka ndodhur disa herë më parë tregoi edhe njëherë se dënimet për sulmin e mëhershëm me koktej molotovi ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren dhe sulmet e ngjashme kanë qenë jo parandaluese. I denoncojmë ashpër autorët e këtij sulmi dhe urojmë që ata të kapen sa më parë dhe të marrin ndëshkime më të larta në kuadër të ligjeve”, theksohet në deklaratë.

Ndryshe, edhe më herët në Kosovë kanë ndodhur sulme të ngjashme. Me rastin e nëntëvjetorit të pavarësisë së vendit kishte ndodhur incident i ngjashëm, ndërsa në vitin 2016 ishte kryer sulm ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren.

Lirohen dy policët e arrestuar për manipulim provash rreth vrasjes së Ivanoviçit

Gjykata Themelore e Mitrovicës pak minuta më parë ka liruar dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, njofton koha.net.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.

Dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq.

Ata dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.

Të dielën, Gazeta Express ka raportuar se dy policët janë suspenduar nga detyra.

“Policia e Kosovës i ka suspenduar dy policët që janë arrestuar mbrëmë për shkak se kishin prishur provat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit’, ka njoftuar policia.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq.

Pahor: Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Pritja e organizuar për presidentin slloven në Prishtinë

Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare me Serbinë dhe Malin e Zi, ka deklaruar sot në Prishtinë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Këto komente, Pahor i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Pahor është pritur nga presidenti Thaçi me ceremoni shtetërore. Kurse pas takimit të mbajtur, ai tha se pret që institucionet e Kosovës t’i zbatojnë obligimet ndërkombëtare që kanë marrë, qoftë me marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel apo atë me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

Pahor tha se Sllovenia si një prej vendeve anëtare të BE-së, vazhdimisht kërkon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë së shpejti.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aktualisht po punohet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, me Serbinë.

“Gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve si parakusht për integrime evropiane. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cilësoi si një sfidë që duhet përmbyllur.

“Sfidat do t`i kalojmë. Kosova ka pritur pak më tepër qartësi, por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta sa i përket demarkacionit, jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, si dhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Mbështetja sllovene është jetike”, theksoi Thaçi.

Të martën, presidenti Pahor pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti: Vetëvendosja në pushtet do ta vendosë Kosovën në binarët e zhvillimit

Lëvizja Vetëvendosje duhet të vijë në pushtet sepse populli i Kosovës është zhgënjyer nga qeverisjet e deritanishme. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së 32-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Ai tha se është mirë që muajt shkurt, mars dhe prill të shpallen muaj të anëtarësimeve të reja në Lëvizjen Vetëvendosje. Prej marsit deri në korrik do të duhej të organizoheshin zgjedhjet në qendrat kryesore të Lëvizjes.

Sipas Kurtit, detyrë e Lëvizjes së Vetëvendosjes është vendosja e Kosovës në binarët e zhvillimit dhe forcimit dhe për këtë është e rëndësishme që të qeverisë VV-ja.

“Rritja dhe zgjerimi i organizatës, emancipimi dhe ngritja e aktivistëve, sidomos e të rinjve, lufta ndaj diskriminimit, forcimi i qendrave, rritja e bashkëpunimit me sindikata, shoqëri civile, medie, promovimi i figurave me aftësi profesionale e politike, të gjitha këto do të jenë prioritet për Lëvizjen tonë”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Në fund Kurti u bëri thirrje vartësve të tij që të jenë të palodhshëm në mënyrë që t’i realizojnë pritjet e qytetarëve.

“Duhet të jemi të palodhur që t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e zhgënjejmë asnjërin prej tyre”, tha Kurti.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, e cila do të mbahet pa prezencën e mediave, këshilli do të diskutojë për raportin e shpenzimeve për zgjedhjet lokale, planbuxhetin për vitin 2018 si dhe çështjet e organizimit dhe të funksionimit të brendshëm.

Pse po mbahet sekret vendndodhja e Thaçit?

Askush në Presidencë s’ka folur se ku është sot Hashim Thaçi. Vetëm kanë konfirmuar se nesër do të jetë në Kosovë për ta takuar Presidentin slloven, Borut Pahor. Burime të Express kanë thënë se Presidenti ndodhet në Bruksel, duke folur për ndarjen e Kosovës.

Hashim Thaçi, sipas burimeve të Gazetës Express, sot ndodhet në Bruksel. Atje ka shkuar për të folur për ndarjen e Kosovës.

Zyrtarisht në Presidencë kanë thënë se Thaçi do të jetë në Kosovë të hënën për shkak të takimit që ka me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ndërkohë, burime të Express kanë thënë se Shefi i Shtetit ka mbërritur në Bruksel në përpjekje për të vazhduar nismën e tij për ndarjen e Kosovës.

Idenë për negociata për ndarjen e Kosovës e kanë përkrahur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryediplomati grek Nikos Kotzias. Në këtë pazar është përfshirë edhe lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ndërkohë, në Presidencë kanë thënë se në këtë fazë ideja e shkëmbimit të territoreve është spekulim.

Në anën tjetër, në Qeveri kanë thënë se as në këtë fazë dhe as në faza tjera s’do të ketë skenar për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit të Kosovës.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kishin thënë se në këtë fazë është spekulim çdo ide që çon në shkëmbim të territoreve me Serbinë. Por, nuk kishin mohuar nisjen e bisedave joformale me palën serbe për këtë ide.

Sidoqoftë, Bekim Çollaku ka thënë se marrëveshja historike me Serbinë duhet t’i garantojë Kosovë anëtarësim në OKB dhe integrim euro-atlantik.

Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion, si këmbim i territoreve.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

Sipas profesorit të UP’së, Milazim Krasniqi,nuk do të ketë shkëmbim paqësor territoresh, por do të ketë vetëm vetëm skenar sirian, me Rusinë si arbitër kryesor.

Në të njëjtën frymë, pra për të njëjtin skenar për ndarje dhe shkëmbim territoreresh, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.  Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Ndërkombëtarët besojnë se në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Millosheviqi ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillesë për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare, derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pas luftës kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./Gazeta Express/

Vetëm 15 aplikime për pension nga viktimat e dhunës seksuale

Nadie Ahmeti – Në fillim të këtij muaji ka nisur procesi i aplikimit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deri më tani janë dorëzuar 15 aplikacione, ndonëse interesimi për procedurat e aplikimit ka qenë i madh, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon më ligj.

Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, thotë se në nivel vendi kanë qenë 15 aplikacione, kurse 30 persona i kanë tërhequr aplikacionet.

“Në momentin kur aplikimet mbushen, neve na lajmërojnë dhe ne duhet të shkojmë e t’i marrim. Është një lloj sigurie që duhet të kenë në bartjen e aplikacioneve. Por deri tani është parë se ka interesim për procedurat e aplikimeve”, thotë Begaj.

Sipas organizatave joqeveritare që përfaqësojnë viktimat, besohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale.

Ky krim ka qenë me vite të tëra temë tabu në shoqërinë e Kosovës për shkak të paragjykimeve se dhuna seksuale është turp për familjen dhe shoqërinë. Në këtë mënyrë shumë nga viktimat kanë heshtur.

Këto paragjykime, besohet se mund të jenë edhe një arsye shtesë, që një numër i këtyre viktimave të mos jetë paraqitur fare.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, qendër kjo e cila gjithashtu ndihmon në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale, thotë se gjatë këtij viti pritet të aplikojnë më shumë se 1.200 persona.

Këta persona janë të regjistruar dhe përfitues të programeve rehabilituese nëpër organizatat joqeveritare.

Rushiti tregon se në Qendrën që udhëheq ajo, përveç grave të regjistruara si viktima të dhunës seksuale, janë të regjistruar edhe 13 meshkuj, të cilët po ashtu kanë përjetuar abuzime seksuale gjatë periudhës së luftës.

“Numri ndryshon brenda ditës. Ne kemi deri në 10 raste të reja të viktimave të të dy gjinive. Numri i burrave dhe djemve që i kanë mbijetuar këtij krimi dhe janë të përgatitur për t’iu qasur Komisionit, është 13”.

“Ka edhe raste të tjera që hezitojnë apo kanë arsyet e veta që ende nuk kanë arritur të marrin vendim për të marrë aplikacionin dhe të tregojnë historitë e tyre. Por, 13 veta tashmë janë të përgatitur për aplikuar”, thekson Rushiti.

Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999.

Të dhënat personale në ligj thuhet se mbrohen nga autoritetet përgjegjëse.

Këto viktima përfitojnë benificione personale prej 230 eurosh në muaj, thotë Minire Begaj, duke shtuar se pas aplikimit, Komisioni për 30 ditë duhet vlerësojë nëse dokumenti kualifikohet pozitiv apo negativ.

Nëse personave iu njihet statusi si viktimë e dhunës seksuale, brenda kësaj periudhe viktimat mund të marrin pensionin personal.

“Sipas rregullës, procedurave administrative, Komisioni ka të drejtën që brenda 30 ditësh të vlerësojë një aplikacion nga momenti kur ka aplikuar, që duhet të lëshojë një vendim qoftë pozitiv apo negative. Dhe, brenda asaj periudhe kohore, i njihet statusi. Ne si komision do të bëjmë një rregull, nuk do të thotë se do të presim ditën e fundit, por varet se sa kërkesa kemi”, shpjegon Begaj.

Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u riaktualizua në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila për ta ndihmuar këtë kategori të shoqërisë krijoi Këshillin Kombëtar të cilin e udhëhoqi vetë.

Ndryshe, në raportet e organizatave ndërkombëtare disa herë është kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kosovë, dy policë të arrestuar në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb

Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të shtunën dy policë dhe ka kryer edhe dy bastisje në Mitrovicën e Veriut nën dyshimet për përfshirjen e tyre në “manipulim me prova”.

Mediet vendase cituan zyrtarë të prokurorisë të kenë thënë se arrestimi lidhet me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe të dyshuarit po hetohen për mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit si dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Në një njoftim të Inspektoratit thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përveç arrestimit janë kryer dy bastisje dhe janë konfiskuar një revole dhe dy karikatorë më fishekë.

Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar në veriun e Mitrovicës.

Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare të cilat krahas thirrjeve për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes, bënë thirrje për qetësi me drojën që incidenti mund të rrisë tensionet posaçërisht në veriun e Kosovës.

Hetimet për vrasjen e tij ende po vazhdojnë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe të Serbisë janë pajtuar të shkëmbejnë informacionet që do të mund të ndihmonin e ndriçimin e vrasjes.

Filigrani, një zeje në zhdukje në Kosovë

Edlira Bllaca – Prej shekujsh, qyteti i Prizrenit në Kosovën perëndimore ishte i njohur për zbukurimet e filigranit prej ari dhe argjendi. Por, sot kanë mbetur shumë pak zejtarë të filigranit, sepse të rinjtë nuk janë shumë të interesuar që ta trashëgojnë këtë traditë. Përfaqësues të shoqatës që merret me mbrojtjen e zejtarisë thonë se atë e ka dëmtuar importi i mallrave të këtij lloji me çmime të ulëta, prandaj bëjnë thirrje për përpjekje më të mëdha në ruajtjen e kësaj tradite si pjesë e identitetit të Kosovës.

Në punishten e tij të vogël e cila ndodhet brenda shtëpisë ku jeton, Jusuf Kastrati e kalon pjesën më të madhe të ditës, duke u marrë me zejen e filigranit. Dikur, qyteti në të cilin ai jeton, Prizreni, ka qenë shumë i njohur për stolitë e filigranit prej ari dhe argjendi. Ndërsa sot, Jusufi, është ndër të paktët që vazhdojnë të ruajnë këtë traditë.

“Fillimet e para të zanatit të filigranit, i kam marrë në ish fabrikën ose organizatën “Filigran” në Prizren, në vitin 1985 kam filluar të punoj aty. Në kohën e ish-Jugosllavisë, kam hyrë si nxënës ku edhe kam mësuar edhe kam marrë pagë. Aty do të thotë i kam marrë hapat e parë, kam pasur dëshirë prandaj kam filluar dhe kam punuar e deri tash merrem me këtë zeje dhe jam i pavarur”, thotë Jusufi.

Për 33 vjet ai ka punuar stoli të ndryshme, disa prej tyre ide të tij e të tjerat me kërkesë të blerësve. Nga punimet më për zemër ai veçon një anije prej argjendi të cilës ia ka kushtuar 5 muaj punë dhe peshon më shumë se 10 kilogramë.

Mirëpo, Jusufi thotë se për dallim nga koha kur kishte filluar punën, tashmë kërkesat janë shumë të vogla. Kjo zeje, thotë ai, është në prag të zhdukjes.

“Kërkesa ka pasur në vazhdimësi por tash për fat të keq ky zanat ka filluar të zhduket. Kemi mbet edhe shumë pak, unë për shembull i kam tre fëmijë dhe asnjëri se ka trashëguar zejen e filigranit, kanë dalë jashtë. Ky zanat kërkon mbylljen ndërsa të rinjtë po preferojnë të rrinë më shumë jashtë apo të bëjnë punë më të lehta”, thotë ai.

Kryetari i Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, thotë se zeja po rrezikohet edhe nga fakti se shumë mallra të këtij lloji importohen me çmime të ulëta.

“Këto stolitë që janë punuar më herët në filigran, kohën e fundit apo 15 – 20 vjet e fundit kanë filluar të fabrikohen, të njëjtat modele po fabrikohen, Filigranizmi nuk paguhet. Do të thotë një produkt, një stoli e filigranit të punohet merr kohë shumë edhe nuk mund ta shesësh atë produkt ashtu si e kërkon tregu i Kosovës. Së pari është kriza ekonomike, ne e dimë në çfarë gjendje ekonomike jemi duke jetuar në Kosovë. Aty paguhet puna e koha dhe ajo është edhe arsyeja që ka rënë edhe shitja e këtyre produkteve”, thotë ai.

Zoti Pakashtica thotë se kjo zeje është pjesë e identitetit të Kosovës dhe për ta mbrojtur atë propozon hapjen e një shkolle profesionale për filigran.

“Në shtetet e rajonit, nuk po flas për Evropë, nuk ka shtet që nuk e ka shkollën e filigranizmit. Ne nuk kemi një shkollë të tillë fatkeqësisht, kemi pasur kërkesa të ndryshme por nuk kemi as hapësirë e as objekt. Unë për vete e kam trashëgimi prej babës këtë veprimtari prej viteve të 70-ta ne e punojmë, e fatkeqësisht unë nuk mund ta punoj filigranizmin. Ai që ka punuar ka shkuar ndërsa unë tash punoj me produkte të fabrikuara. E pse ta bëjnë edhe gjenerata e reja këtë gabim që e kam bërë unë”, thotë zoti Pakashtica.

Nuk dihet saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë me argjend, por historianët thonë se kjo ndodhi diku rreth shekullit të pesëmbëdhjetë. Prizreni u bë qendra kryesore për argjendarët, por kjo zeje ishte e përhapur edhe në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë. Megjithëse dikur punohej më shumë me ar, sot argjendi zë vendin e parë, jo për shkak të bukurisë, por çmimit të tij.

Largimi i të infiltruarve, shpëtim për LDK-në – Nga Florim Zeqa

Sllogani politik “LIDHJA”, i lansuar në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit 2017 nga klani “RIINVEST” ishte paralajmërimi më i keq për rrënimin e tri shkronjave të arta të epokës rugoviane-LDK.
Si për nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja “Lidhja” ishte gjithçka tjetër pos jo LDK, pra ishte sllogan; i grupeve të interesit, i lidhjeve klanore, lidhjeve familjare, lidhje e urithëve të nëntokës kriminale dhe lidhje e të infiltruarëve politik në LDK.
Në fakt, “Lidhja”, është tradhtia e parë publike dhe loja më djallëzore që u shndërrua në maskaradë mashtruese për elektoratin rugovian.
Propaganda e uzurpatorëve dhe puçistëve të LDK-së kundër zërave kritik është e vrazhdë dhe e pakompromis. Neve që mbajtem dhe vazhdojmë të mbajmë në thumb të kritikave rrënuesit e frymës rugoviane në LDK, po na etiketojnë me terma të ndryshëm, nga “përçarës deri në armiq të LDK-së”.

Në fakt, është e kundërta e saj, përçarës dhe armiq të LDK-së, respektivisht të frymës rugoviane në LDK janë grupet e interesit brenda saj, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit, sahanlëpirësit dhe urithët e nëntokës së LDK-së.
I quajta pikërisht kështu, sepse urithët e nëntokës, të rreshtuar pas liderit të partisë, i forcuan lidhjet kriminale me nëntokat e partive të inkriminuara rivale të LDK-së për arritjen e ambicieve personale për pushtet, punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet e kapura shtetërore e deri tek privilegjet tjera, të dhuruara nga sundimtarët e nëntokës kriminale.

Shpërfaqja më e keqe e të Infiltruarve në LDK po ndodh nga deputetët e saj në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës me rikthimin e slloganit “KAPËSIT E SHTETIT” pas heshtjes trevjeqare në qeverisje me kapësit e shtetit!
Kjo formë e hipokrizisë politike nga të infiltruarit e SHIK-ut në LDK, përseritet sa herë që këta të fundit kalojnë në opozitë, për t’u harruar në çastin e ribashkimit në qeverisjen e vendit.

Unifikimi i elektoratit rugovian, imperativ kohor

Deshi apo nuk deshi, i pëleqeu apo jo lidershipit aktualë, kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm zemërimi i elektoratit rugovian të LDK-së është në prag të shpërthimit vullkanik.
Unifikimi i elektoratit rugovian për të larguar të Infiltruarit, këta uzurppatorët e frymës rugoviane nga LDK-ja, përveqse një proces natyral, është edhe i vetmi shpëtim ashtu siq ishte unifikimi i populates shqiptare në vitet e ’90-.ta për ta larguar okupatorin serb nga Kosova.
Pas 28 vjetëve të ekzistencës së LDK-së si ish subjekt politik i traditës unifikuese të shqiptarëve të Koosvës, ka ardhur koha që elektorati besnik i frymës rugoviane të bashkohet si një trup i vetëm për largimin sa më parë nga kreu i këtij subjekti e të infiltruarve dhe jo vetëm kaq, largimin edhe të sejmenëve, që me devotshmëri ua mbajtën “zhagun” të infiltruarëve, këtyre shkatërrimtare të frymës rugoviane në LDK.
Një unifikim i elektoratit rugovian do t’i ndihmonte e gjithë skenën politike kosovare, ngase aq tmerrshëm është bastarduar skena politike kosovare, saqë i ngjet një degradimi fatal për qytetarët e pashpresë në shtetin e Kosovës. Sot secili prej qytetarëve të vendit e mendon në mënyrën e vet largimin e pakthim nga vendi i lindjes.

Përderisa klani “Pronto” e degradoi shtetin dhe vetë PDK-në, klani “Coca Cola Zero” e shkatërroi grupimin më të fuqishëm opozitar-VV-në. Ngjashëm dhe paralelisht me këto dy klane është duke vepruar edhe klani “RIINVEST”, i cli është i angazhuar për rrënimin në themel të LDK-së rugoviane, këtyre tri shkronjave të arta të epokës së lavdishme të rezistencës popullore kundër pushtuesve serbosllav.

Klasa politike e kapur nga klanet mafioze aq keq e ka katandisur Kosovën, saqë jo vetëm popullata vendore, por edhe mërgimtarët viteve të fundit gjithnjë e më pak janë duke e vizituar Kosovën.
Është tepër e dhimbshme, kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të kthehem më asnjëherë në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët e korruptuar kosovar, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe shtet tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.
Kështu qytetarët e Kosovës të vetmen shpresë për një jetë më të mirë po e kërkojnë duke gjetur mënyra për të ikur sa më shpejtë e sa më larg Kosovës , duke ikur nga ky shtet i kapur nga mafio politikane e mafio oligarkët ekonomik.
Shpresa e vetme për ndaljen e këtij trendi negativ ka mbetë subjekti më i vjetër në skenën politike kosovare, subjekti model i ndarjes nga sistemi totalitar jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Thirrje nga shpirti

Të nderuar vllezër dhe motra, elektorat besnik i LDK-së!
Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e pasluftës, e në veqanti të këtyre viteve të paspavarësisë. Ne, që nuk jemi mësuar t’i themi të zezës e bardhë, nuk mund t’i themi as sot, as nesër dhe asnjëherë.
Ju, që më njihni nga aktiviteti politik i viteve të 90-ta, miq të nderuar mërgimtar dhe ju të tjerë që më njihni vetëm përmes shkrimeve, besoj se keni arritur mjaftueshëm të më kuptoni për angazhimin tim indirekt politik në shërbim të popullit dhe vendit të cilit i takoj.
Përkrahja ime e vazhdueshme për LDK-në post-rugoviane, nuk ka qenë përkrahje ndaj një lideri të cakuar, nuk është sot dhe nuk do të jetë as në të ardhmën, sikurse që edhe kritikat nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orjentimi të gabuar politik.
Pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën kemi pasur rënje drastike të elektoratit në zgjedhje.

Humbjet e vazhdueshme të LDK-së në zgjedhje nuk janë produkt i “ngritjes” së partive tjera, por janë rezultat i mosdaljes së elektoratit rugovian në zgjedhje, si pasojë e humbjes së besimit në lidershipin partiak.
Keqmenaxhimi, orjentimet e gabuara politike dhe lidhjet e koalicioneve të panatyrshme me rivalët politik ishin fatale për LDK-në. Koalicioni i fundit me PDK-në i vitit 2014 dhe dalja nga shtrati politik rugovian i LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale përmes slloganit me “Lidhja”, të këtij sllogani me prapavijë të errët politike nga ana e klanit “RIINVEST”, i vërteton të gjitha shqetësimet tona për tendencën e tjetërsimit të tri shkronjave të arta “LDK”, të cilat për shqiptarët e Kosovës së viteve të ’90-ta, ishin shpresë e besë, unitet e rezistencë kundër pushtuesit serb.
Vetëm me unifikimi e gjakut të pastër dardan, me bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian është e mundur nxjerrja e LDK-së nga kthetrat e uzurpatorëve, puçistëve dhe urithëve të nëntokës kriminale, si një kusht i vetëm për kthimin e besës dhe shpresës për jetë në trojet tona etnike.
Secili që ndjenë vetën rugovist duhet të gjykojë me arsye të pastër dhe mendje të shëndoshë. Të mos mashtrohet nga lakmia për pushtet dhe privilegje personale dhe as të mos rrëmbehet nga zemrimi i çastit.

LDK-ja është shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e besës dhe shpresës, e traditës dhe vlerave kombëtare.
Ne, ashtu siq jemi kalimtar në këtë bote, të tillë duhet të mbetemi edhe në shtëpinë tonë të përbashkët në LDK, kontributi ynë modest personal le të jetë një pikë ujë në oqean,…në interesin e forcimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të partisë konformë nevojave dhe kërkesave të kohës.
Të mendojmë për gjeneratat që vijnë pas nesh, t’ju lëmë në dorë një trashëgimi të shëndoshë, një vizion të pastër politik ku secili të ndjehet i barabartë dhe i dinjitetshëm në shtëpinë rugoviane.
Të mos mos mbetemi peng i një fije të hollë ndarëse (rrethë liderit të partisë), por të unifikohemi rrethë 99 fijeve tjera që na bashkojnë, rreth një qëllimi dhe vizioni të përbashkët, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik ashtu siq e kishte projektuar arkitetkti i shtetit tonë, presidenti historik Irahim Rugova.

Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative ! Nga Skënder MULLIQI

Si te thëmi për këtë situatë aktuale politike dhe për kwtw gjendje të keqe nw pwrgjithwsi të shoqërisë tonë.Kësaj situate gadi katastrofale i kan kontribuar politikanet dhe politikat e tyre shumë të dobëta.Politikat e tyre shumëftyreshe të paraqitjës para mediave dhe para mjeteve tjera komunikuese.Për shkak të aferave të shumta korruptive dhe të krimit të organizuar ky lidership është në gjendje që të përdorë qdo mjet dhe metodë , që mos të përballen më organet e drejtësisë së Kosovës, dhe më organet e drejtësisë ndërkombëtare.Këta duket së edhe vet janë befasuar së si aq lehtë kanë ardhur në pushtet, duke mos ditur së qka do të bëjnë përpara më te, dhe më veten e tyre.Ndoshta kan menduar së kurrë nuk do tu dalin të palarat në shesh siq po iu dalin përditë e më shumë .Ndoshta kan menduar së do të humbin pushtetin , por jo kaq shumë edhe fytyrën.

Në këto llogaritje kan bërë gabime kardinale .Ne, si vrojtues të gjithë këtyre ndodhive politike të pa mira dhe i kësaj gjendje të mjerë ekonomike , kemi arritur në konkludime të sakëta së këta liderë shtetëror dhe partiak, nuk e kan merituar votën e sovranit , nuk e kan merituar besimin e dhënë, edhe pse gjithmonë kan manipuluar më votën dhe kan manipuluar edhe më qytetarët . A më së shumti ky presidenti ynë ,Hashim Thaçi që erdhë në fron më vota të LDK-së,po manipulon më të gjithë këtë garniturë politike , siq është duke manipuluar edhe më masën e gjerë.Po i ndryshon deklaratat më shpesh së kravatat , edhe pse Kosovës shumë po i kushtojnë . Unë për vetën time nuk po e di dhe nuk po e kuptojë së nga kah gjithë ky guxim i Hashimit , që përditë e më shumë është duke e vu në peshore fatin e vendit ,më deklarata shumë kontradiktore , vetëm për ta shpëtuar lëkuren e vet nga Gjykata Speciale . Deklarata e fundit e tij për Demarkimin e vijës kufitare më Mal te ZI “ së mund të jenë bërë gabime “ iu qetë maja të gjitha manipulimeve të deritashme të tij .Nuk e di dhe nuk po e kuptojë këtë njeri së kujt po i mbanë këso farë “ lekcionesh” politike ?Të gjithë i kan marr vesh tashme lojrat e tija politike , që të krijoj pushtet apsolut.

Duket së e ka të qartë së po i reshqet dheu ndër këmb dhe është duke përdorur gjithë arsenalin e tij propagandistic vetëm e vetëm që të krijoj gjendje të pa sigurisë , të destabilitetit politik , që disi ti shmanget punës së Gjykatës Speciale ,të cilën vet e pruni të dera. Hashim Thaçi deri më tash për veprimet e veta është dashur të jap shumë herë dorëheqjen dhe llogaridhënjën.Sa herë deri më sot kur ishte në krye të qeverisë firmosi shumë marrveshje të cilat rezultuan në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës ? Sa herë deri më sot bëri deklarata së më këtë datë apo më tjetrën do të kemi liberalizim të vizave?Është duke përjetuar garën lëshimeve më ski?! Shefi i vjetër i politikës tashmë duket më shumë si i kllonuar .Është duke e humbur krenarinë që e kishte.Presidenti, Thaçi duhet të pajtohet së koha e tij në politikë ka përfunduar , dhe ky përfundim duket të mos jetë bash I mirë për te.Pas gjithë këtyre ndodhive jo të mira për Kosovën dhe rreth Kosovës pak kush po i beson .Rruga e Kosovës për tu inkuadruar në Evropë është betonuar nga këta njerëz të cilët pak gjë marrin vesh nga politika bashkëkohore. Koha është për një gjak të ri në politikëbërje, të cilët I kuptojnë hallet dhe problemet e qytetareve të varfëruar dhe të rrezikuar. Është e mirë e jona e përgjithshme dështimi i tyre në politikë, kur dihet së nuk punuan dhe nuk po punojnë për të mirën e këtij vendi të bukur. Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative !

Kurti: Ivanoviçi u vra pasi mund të ishte dëshmitar i krimeve të luftës nga Serbia

PRISHTINË – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë e lajmeve nga Bosnja ‘Patria’, ka folur për ndikimin e Serbisë në Kosovë, duke deklaruar se politika e shtetit serb nuk po e lejon Kosovën në lëvizjen përpara qëllimeve të tyre për integrim.

Duke u pyetur për ndikimin e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, si dhe për politikat që Lëvizja Vetëvendosje ka zbatuar gjatë këtyre viteve, Kurti u përgjigj:

“Vetëvendosje është partia e parë në Kosovë, ne kemi më se 200 mijë votues dhe 32 ulëse në Kuvend, mirëpo në pamundësi të sigurimit të shumicës prej 50 për qind, Qeveria eshtë krijuar nga një koalicion prej 16 partish, duke përfshirë edhe partinë e Kryeministrit Haradinaj me 11 ulëse në Kuvend”.

Kurti në këtë intervistë shtoi se subjekti që udhëheq ai është për dialog, një dialog me serbët e Kosovës, dhe për problemet e brendshme të këtyre të fundit, duke përfshirë papunësinë dhe problemet e tjera të përditshme.

“Ne jemi pro dialogut, një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës, për problemet e që na preokupojnë çdo ditë, si papunësia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, lufta kundër korruopsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për problemet tjera të përditshme që shqetësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, të çdo nacionaliteti” tha Kurti.

Ai shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një dialog jo i drejtë dhe i pabarabartë, sepse sipas tij Serbia duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, si dhe të jap përgjegjësi për krimet e luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Dialogu me Serbinë, për sa kohë që kjo e fundit nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, ka pretendime territoriale ndaj saj, nuk është penduar dhe ndjerë keqardhje për krimet e luftës, nuk mund të jetë i barabartë. Deri më tani nga Komuniteti Ndërkombëtar është investuar shumë në këtë dialog, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ne po përjetojmë ende një ndikim shumë të madh në politikave të Beogradit në pjesët e banuara me Serb, e sidomos në veri të Kosovës, dhe ky ndikim, po e cënon dhe mohon integritetin territorial të Kosovës.

Shembull është Lista Serbe e cila është partia më e madhe Serbe, e komanduar nga Beogradi” shtoi Kurti.

Kurti, foli edhe për vrasjen e Ivanovicit, ku tha se dy gjëra qëndrojnë në këtë krim, çështja se kush e urdhëroi vrasjen e Ivanoviq, i cili punoi për negociata dhe paqe në Kosovë, si dhe ku janë marrëveshjet e arritura mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës pas vrasjes së Ivanoviqit sot?

“Ekzistojnë dy shpjegime: Njëri që Serbia dëshiron të tregojë se është prezente në Veri të Kosovës, dhe në këtë mënyrë ta bëjë të qartë se kjo pjesë nuk do të jetë kurrë Kosovë, si dhe se shteti mban Serbinë me organet e veta të sigurisë, duke marrë parasysh profesionalizimin e kryerjes së këtij krimi. Si dhe shpjegimi i dytë është se Ivanoviqi ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës, shumë shqiptarë e njohën atë gjatë gjykimit si anëtarë të formacioneve të ndryshme paraushtarake, fakti që ai në të ardhmen do të mund të ishte dëshmitar i mundshëm për ato krime, mund të jetë një shkak që ata e kanë eliminuar atë”, deklaroi Kurti.

Kurti tha që vrasja e Ivanoviqit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse sipas tij të gjithë janë të bindur që shqiptarët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë vrasje.

Thaçi takon ekipin olimpik që do të marrë pjesë në “PyeongChang 2018”

Thaçi, i dorëzoi flamurin e Kosovës në mënyrë solemne ekipit olimpik dhe skiatorit Albin Tahiri që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i dorëzoi flamurin e Kosovës në mënyrë solemne ekipit olimpik dhe skiatorit Albin Tahiri që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” që do të mbahen në Korenë e Jugut.

Presidenti Thaçi i cili priti sot skiatorin Albin Tahiri, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani dhe ekipin olimpik të Kosovës, theksoi se ky është një moment i veçantë për Kosovën për faktin se merr pjesë për herë të parë në garat olimpike dimërore.

“Kemi besim të plotë në përkushtimin, kreativitetin dhe talentin e Albinit, i cili do të na bëjë të ndjehemi krenar të gjithëve si Majlinda më herët. Kështu që të gjithë do të jemi të orientuar, të fokusuar dhe në mbështetje të fuqishme për Albinin, për suksesin e tij”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se ngritja e flamurit në Korenë e Jugut për herë të parë ka edhe një kuptim tjetër të veçantë, siç tha, që po ndodh në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, theksoi: “Jam i sigurtë së dorëzimi i flamurit tek ekipi olimpik do të ndikojë në rritjen e motivacionit të Albinit i cili është përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe nuk e ka patur asnjë dilemë që t’i mbrojë ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës”, tha Hasani.

Edhe skiatori Albin Tahiri tha se do ta bartë flamurin e Kosovës me shumë respekt duke shtuar: “Shpresoj se do të ju bëjë krenarë”.

Ndryshe, garuesi i vetëm që ka siguruar normën olimpike, skiatori Albin Tahiri dhe ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që mbahen në Kore të Jugut, prej 9 shkurt 2018 deri 25 shkurt 2018.

Ndërkohë, pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mehilli.

Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative! – Nga Skënder MULLIQI

 

Si te thëmi për këtë situatë aktuale politike dhe për kwtw gjendje të keqe nw pwrgjithwsi të shoqërisë tonë. Kësaj situate gadi katastrofale i kan kontribuar politikanet dhe politikat e tyre shumë të dobëta.Politikat e tyre shumëftyreshe të paraqitjës para mediave dhe para mjeteve tjera komunikuese.Për shkak të aferave të shumta korruptive dhe të krimit të organizuar ky lidership është në gjendje që të përdorë qdo mjet dhe metodë , që mos të përballen më organet e drejtësisë së Kosovës, dhe më organet e drejtësisë ndërkombëtare.Këta duket së edhe vet janë befasuar së si aq lehtë kanë ardhur në pushtet, duke mos ditur së qka do të bëjnë përpara më te, dhe më veten e tyre.

Ndoshta kan menduar së kurrë nuk do tu dalin të palarat në shesh siq po iu dalin përditë e më shumë .Ndoshta kan menduar së do të humbin pushtetin , por jo kaq shumë edhe fytyrën.Në këto llogaritje kan bërë gabime kardinale .Ne, si vrojtues të gjithë këtyre ndodhive politike të pa mira dhe i kësaj gjendje të mjerë ekonomike , kemi arritur në konkludime të sakëta së këta liderë shtetëror dhe partiak, nuk e kan merituar votën e sovranit , nuk e kan merituar besimin e dhënë, edhe pse gjithmonë kan manipuluar më votën dhe kan manipuluar edhe më qytetarët . A më së shumti ky presidenti ynë ,Hashim Thaçi që erdhë në fron më vota të LDK-së,po manipulon më të gjithë këtë garniturë politike , siq është duke manipuluar edhe më masën e gjerë.Po i ndryshon deklaratat më shpesh së kravatat , edhe pse Kosovës shumë po i kushtojnë .

Unë për vetën time nuk po e di dhe nuk po e kuptojë së nga kah gjithë ky guxim i Hashimit , që përditë e më shumë është duke e vu në peshore fatin e vendit ,më deklarata shumë kontradiktore , vetëm për ta shpëtuar lëkuren e vet nga Gjykata Speciale . Deklarata e fundit e tij për Demarkimin e vijës kufitare më Mal te ZI “ së mund të jenë bërë gabime “ iu qetë maja të gjitha manipulimeve të deritashme të tij .Nuk e di dhe nuk po e kuptojë këtë njeri së kujt po i mbanë këso farë “ lekcionesh” politike ?Të gjithë i kan marr vesh tashme lojrat e tija politike , që të krijoj pushtet apsolut.Duket së e ka të qartë së po i reshqet dheu ndër këmb dhe është duke përdorur gjithë arsenalin e tij propagandistic vetëm e vetëm që të krijoj gjendje të pa sigurisë , të destabilitetit politik , që disi ti shmanget punës së Gjykatës Speciale ,të cilën vet e pruni të dera.

Hashim Thaçi deri më tash për veprimet e veta është dashur të jap shumë herë dorëheqjen dhe llogaridhënjën.Sa herë deri më sot kur ishte në krye të qeverisë firmosi shumë marrveshje të cilat rezultuan në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës ? Sa herë deri më sot bëri deklarata së më këtë datë apo më tjetrën do të kemi liberalizim të vizave?Është duke përjetuar garën lëshimeve më ski?! Shefi i vjetër i politikës tashmë duket më shumë si i kllonuar .Është duke e humbur krenarinë që e kishte.Presidenti, Thaçi duhet të pajtohet së koha e tij në politikë ka përfunduar , dhe ky përfundim duket të mos jetë bash I mirë për te.Pas gjithë këtyre ndodhive jo të mira për Kosovën dhe rreth Kosovës pak kush po i beson .Rruga e Kosovës për tu inkuadruar në Evropë është betonuar nga këta njerëz të cilët pak gjë marrin vesh nga politika bashkëkohore. Koha është për një gjak të ri në politikëbërje, të cilët I kuptojnë hallet dhe problemet e qytetareve të varfëruar dhe të rrezikuar. Është e mirë e jona e përgjithshme dështimi i tyre në politikë, kur dihet së nuk punuan dhe nuk po punojnë për të mirën e këtij vendi të bukur. Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative !

Ndarja e VV-së, ndarje e “shapit nga sheqeri” apo fundi i një alternative për ndryshim!? – Nga Florim Zeqa

Ashtu siç e kam cekur edhe më herët, fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata, por si e vetmja mundësi për largimin e së keqës së instaluar në këtë vend tani e 19 vite më parë.
Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i pasprovuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.
E kam thënë edhe në një rast, po e përserisë prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryetarit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konseguencat e të cilit veprim po i vuan sot VV-ja, me ç’rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli!
Mbajtja e zgjedhjeve në mënyrë të përshpejtuar brenda këtij subjekti politik e solli përseri Albin Kurtin në kreun e VV-së, por jo edhe fuqinë politike që kishte më parë dhe as rikthimin e namit të VV-së së dikurshme.

Rrugëtimi i Albinit

Enigmë mbetët fakti se si do të funksionojë VV-ja pas ndarjes së fundit, a do të mbetët edhe më tutje organizatë apo do të profilizohet si parti politike e qëndres së majtë!
Po ashtu enigmë mbetët edhe kredibiliteti i udhëheqjes së re të VV-së! A u nda “shapi nga sheqeri” apo jo pas largimit e të “klonuarve” të Albinit nga ky subjekt!?
Të larguarit (të “klonuarit”) nga VV-ja, të cilët deri dje, përveq imitimit të idhullit të tyre (Albinit) në gjeste dhe veprime (lëvizje të duarëve), mundoheshin edhe të imitonin edhe mimikën e tij, tani pas largimit edhe pse po mundohen ta bëjnë të kundërtën, megjithatë nuk po mund i heqin veset e pjekura në trurin e tyre.
Qytetarët, tani e kanë akoma mëse të vështirë t’i besojnë Albin Kurtit në rrugëtimin e tij, e aq më pak të “klonuarëve” të tij, tashmë të distancuar nga konceptet politike të Albinit, anipse vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtit binarë ideologjik të idhullit dhe mentorëve të tij politikë.
Pavarësisht faktit të rikthimit të Albin Kurtit në krye të VV-së, tani i kemi dy degëzime të të njëjtit krah ideologjik dhe në asnjë rrethanë VV-ja nuk është dhe nuk do të jetë ajo që ishte më parë, shkaku i humbjes së kredibilitetit në opinionin publik pas zbardhjes së përgjimeve të klanit COCA COLA ZERO.
Tani, fati i VV-së është në doren e prokurorisë për zbardhjen e prapaskenave të klanit të inkriminuar COCA COLA ZERO, nga e cila do të bëhej e mundur ndarja përfundimtare e “shapit nga sheqeri” nga kjo organizatë.

E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së

Vetëm pas pastrimit të plotë nga të inkriminuarit, korruptuarit dhe grupet e interesit të lidhura me mafio-oligarkët ekonomik, VV-ja mund të rimarrë veten, gjegjësisht fillimin nga pika zero, ndryshe çdo neglizhencë në ndarjen e “shapit nga sheqeri” në këtë organizatë, përveq humbjes në kohë, këtij subjekti do t’i kushtojë përveq humbjes së primatit të partisë më të madhe në vend, edhe me rënje të vazhdueshme në elektorat, ngase në klanin COCA COLA ZERO janë të infiltruar njerëz nga shërbime të ndryshme sekrete, të cilat qëllim kryesor e kanë jo rrënimin e VV-së si subjekt politik, por dobësimin e forcave kreative në vend, zvogëlimin e opozitarizmit dhe eleminimin e zërave ndryshe në vendin e padrejtësive të mëdha të quajtur Kosovë.
Përfundimisht, skenari i atyre që shkaktuan çarjet dhe përçarjet deri në ndarje të VV-së, ishte shuarja e të vetmes alternativë për ndryshim. E vetmja alternativë për faktin se LDK-ja, që ishte alternativa reale për ndryshime pozitive në vendin tonë, u katandis keq me koalicionet qeverisëse me kapësit e shtetit nga 2007-a e këndej, duke shkelur mbi parimet, qëndrimet dhe vullnetin e elektoratit besnik të frymës rugoviane.
E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së qëndron në faktin se futja e përçarjes dhe ndarjes në fraksione u erdhi nga të njëjtit faktorë, përderisa e para (LDK-ja) dy herë u shantazhua përmes pushtetit, gjegjësisht të shantazhimit të dy liderëve të saj, pasardhës të liderit historik Ibrahim Rugova. kjo e fundit (VV-ja) u parandalua të vie në pushtetin qendrorë pas sprovimit në pushtetin lokal.
Sadoqë është i vështirë përafrimi i këtyre dy subjekteve (LDK-VV), është mundësia e vetme për largimin e së keqës nga pushteti dhe defaktorimzimin e plotë të listës “Srpska”, gjegjësisht largimin e saj përfundimtarë nga pushteti dhe vendimarrja politike në Kosovë.

Kosova dhe Turqia me marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë

Rikalo dhe homologu i tij turk Fakibaba janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare

PRISHTINË – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Nenad Rikalo dhe homologu i tij turk Ahmet Eşref Fakibaba janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazore dhe bimore, si dhe bagëtive të ndryshme në Turqi, duke e vlerësuar këtë si marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë.

Në një njoftim me shkrim nga ky institucion thuhet se ministri Rikalo, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Turqisë, Ahmet Eşref Fakibaba, po merr pjesë në edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Blegtori, i cili po mbahet në Izmir të Turqisë, ku po marrin pjesë edhe ministra zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Me këtë rast ministri Rikalo është takuar me homologun e tij turk Ahmet Eşref Fakibaba, ku të dy ministrat kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dyja vendeve. Ministria njofton se gjatë këtij takimi të dy ministrat janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazore dhe bimore, si dhe bagëtive të ndryshme në Turqi, duke e vlerësuar këtë si marrëveshje historike në sektorin e bujqësisë.

“Ministri e falënderoi homologun turk për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë dhe theksoi se me realizimin e kësaj marrëveshjeje hapet një epokë e re e zhvillimit të sektorit bujqësor në mes të dyja shteteve. Nga ana tjetër, ministri Fakibaba shprehu gatishmërinë që krahas kësaj marrëveshjeje, do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kosovën në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori”, thuhet në njoftim. aa

Haradinaj priti në takim ministren Shekerinska

“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, ka thënë kryeministri i Kosovës

PRISHTINË – Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë u prit në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një njoftim nga Kryeministria e Kosovës thuhet se pjesë e diskutimit në këtë takim ishte thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok.

Në njoftim poashtu theksohet se kryeministri Haradinaj në këtë takim ka thënë se, “Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”.

Ndërkaq, ministrja Shekerinska ka thënë se “duhet të fuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet”.

Me rastin e vizitës së ministres Shekerinska, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizoi një ceremoni ushtarake. Pas ceremonisë ministrja maqedonase u prit në takim nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha. Pas këtij takimi është mbajtur edhe takimi i përbashkët në mes dy delegacioneve. aa

Ministrja Shekerinska fillon vizitën në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

PRISHTINË – Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

Pas takimit të ministres Shekerinska me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha do të mbahet edhe takimi i përbashkët në mes dy delegacioneve. Ndërsa dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Shekerinska dhe delegacioni që ajo kryeson, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Ministrja do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Dënohet Naser Kelmendi

Një gjykatë në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie Naser Kelmendin, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Gjykata e shpalli fajtor atë për veprën “posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe për shpërndarje”, ndërsa e liroi nga të gjitha akuzat tjera, për krim të organizuar dhe vrasje të një shtetasi boshnjak.

I arrestuar në maj të vitit 2013 në bazë të një urdhri ndërkombëtar, ai akuzohej për veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm.

Akuza e ngarkonte atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kg drogë të tipit heroinë, 150, mijë tabletave “ecstasy”, etj.

Që në fillim të procesit gjyqësor në vitin 2015 ai kishte pohuar se nuk ndjehej fajtor.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore është cilësuar nga mediet e disa vendeve të Ballkanit si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar në rajon. Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

Thaçi: Gjykata e Posaçme nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten se “Gjykata e Posaçme as nuk mund të shfuqizohet dhe as nuk do të shfuqizohet” dhe se ky është qëndrim i shtetit të Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Prishtinë në prag të kremtimeve me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti Thaçi përmendi faktin se ai ishte nxitësi kryesor për miratimin e ngritjes së gjykatës në vitin 2015 dhe se qëndrimet e tij ndaj gjykatës janë të pandryshueshme.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi që të ketë ndikuar tek nisma e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme e cila u hodh në fund të muajit dhjetor duke nxitur reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë që paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin miratimi i mundshëm i saj por edhe për pasojat e drejtpërdrejta për udhëheqësit politikë që e mbështesin atë.

Nismëtarët e saj thonë se Gjykata e Posaçme është diskriminuese meqë do të trajtojë vetëm pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diplomatët pohojnë se ajo nuk duhet të preket dhe se do të trajtojë krimet individuale dhe nuk është e drejtuar as kundër Ushtrisë Çlirimtare e as kundër shqiptarëve.

Kurti: Thaçi s’dëshiron ta heqë Specialen, por emrin e tij nga kjo Gjykatë

PRISHTINE– Vendimet e Gjykatës Speciale do ta ndryshojnë historinë, prandaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) është në rrezik nga kjo Gjykatë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kështu ka deklaruar dje lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti në një tryezë të organizuar nga partia e tij me temën: “Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”.

Kurti ka shtuar se Gjykata Speciale nuk është për t’i rrëzuar pushtetarët e korruptuar, ndonëse pritje të tilla kanë qytetarët. “E di që shumë njerëz janë lodhur. Themi hajt se kjo Gjykatë na heq pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar. Nuk mund t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë nga Serbia e Rusia. Popujt e tjerë i kanë rrëzuar e i kanë larguar të korruptuarit e kriminelët. Në Kosovë shumë prej tyre politikanë duhet akuzuar si kriminelë të paqes, çfarë i kanë bërë popullit tonë e jo si kriminelë të luftës”, ka thënë Kurti.

Kurti e akuzoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçin se nuk është serioz dhe i sinqertë për shfuqizimin e kësaj Gjykate. “Thaçi duhet ta dëshmojë që nuk është duke e vazhduar pazarin dhe të japë dorëheqje. Për ta dëshmuar që është penduar duhet të japë dorëheqje dhe problemi kryesor me iniciativën për shfuqizimin është mungesa e sinqeritetit dhe e seriozitetit për shfuqizimin. Nuk e ka përnjëmend dhe nuk është fare serioz në këtë iniciativë, sepse ka hyrë i papërgatitur. Jam i bindur që kjo iniciativë s’e ka synim ta heqë Gjykatën Speciale, por emrin e tij nga Gjykata Speciale”, ka theksuar ai./zeri

Përçarjet e mëdha, ç’po ndodh me Vetëvendosjen dhe PDK-në

Dy partitë e mëdha në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës, po ballafaqohen me përplasje të ashpra brenda strukturave partiake. Analistët thonë se përçarjet do t’u kushtojnë në elektorat këtyre subjekteve politike.

Dy partitë e mëdha në Kosovë, lëvizja “Vetëvendosje” e PDK-ja, së fundmi janë ballafaquar me përplasje të ashpra brenda strukturave të tyre.

LVV-ja, si subjekti më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë është ndarë në dy grupe të brendshme: krahu që mbështet liderin Albin Kurti dhe tabori i rreshtuar kundër tij.

Por jo vetëm LVV-ja ka pasur përplasje së fundmi. Para disa ditësh në publik është shpërfaqur edhe moskonsolidimi i PDK-së në bastionin e kamotshëm në Komunën e Skenderajt. Kryesia e PDK-së në këtë Komunë ka përjashtuar shtatë anëtarë nga partia dhe ka shkarkuar nga pozita e nënkryetarit të Degës deputetin Bekim Haxhiu, shkruan tutje “Zëri“.

Megjithatë, ani pse kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka thënë prerazi se ky vendim nuk do të zhbëhet, është shprehur i vendosur se ai nuk do t’i sjellë pasoja partisë.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se zhvillimet e fundit brenda LVV-së e PDK-së do t’u kushtojnë tejet shumë atyre…

Analisti që e sulmoi Ramush Haradinajn në gazetën TIME, mik i Vuk Jeremiqit

Ian Brammer, analisti amerikan, që zgjodhi të sulmojë kryeministrin Ramush Haradinaj përmes një shkrimi autorial të publikuar në revistën prestigjioze TIME, rezulton të jetë mik shumë i afërt i ish- ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Meliza Haradinaj, këshilltare politike e Haradinajt, ka sqaruar përmes një statusi në Facebook, raportin që sipas saj kanë analisti politik amerikan me Jeremiqin.

“Sa për informatë, autori i shkrimit në TIME Ian Bremmer është edhe mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit, dhe pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij. Me pak hulumtim, mund t’i gjeni ngjarjet e shumta të përbashkëta të tyre, madje edhe private, si kjo foto më poshtë në US Open 2016”, shkruan ajo.

Meliza thotë se Serbia po punon në të gjitha frontet që të dobësohet imazhi dhe suksesi dhjetëvjeçar i Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Revista “Time”, një nga mediumet më prestigjoze dhe më me ndikim në botë, e rendit kryeministrin kosovar Ramush Haradinajn në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë. Haradinaj renditet përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget dhe Mikheil Saakashvilit.

“Shpesh nuk është mirë të jesh i kërkuar. Në kohëra të dramave gjeopolitike, këtu keni disa prej personazheve të rreptë që janë ‘më të kërkuarit’, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës”, shkruan Time për pesë personazhet e këtij artikulli.

Autori që i ka dhënë rëndësi pesë personave, në artikullin e tij, përfshirë edhe Ramush Haradinajn, punon si kolumnist dhe redaktor në Time që nga viti 2014. Gjithashtu, ai është themelues i Grupit Eurasia që merret me hulumtime të rreziqeve politike globale.

“Nganjëherë, Assange, Puigdemont, Gulen dhe Haradinaj, të jashtëligjshmit, mund të shndërrohen në heronj për ata që kanë kundërshtuar gjoja burgosjen e tyre”, shkruan ai, në fund të artikullit.

Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar vlerësimin që ia ka bërë ky analist politik. Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, deklaroi se s’kanë asnjë koment për raportimin që e ka bërë TIME./Express

Ja pse Haradinaj pezullon vendimin për rritjen e pagave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përkohësisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese ka pezulluar vendimin për rritje të pagave për kabinetin qeveritar.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj erdhi pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit e kishte cilësuar të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar.

“Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin”.

“Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi”, ka shkruar kryeministri në Haradinaj në faqen e tij në facebook.

Ai ka theksuar se ‘ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave’.

Sipas vendimit të Qeverisë, paga e kryeministrit nga 1500 euro sa ka qenë, nga ky muaj do të bëhej 2950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1300 euro, në 2500 euro, raporton rel.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1200 euro, ndërkaq me vendimin e ri do të jetë 2000 euro. Kurse, rreth 70 zëvendësministrat e emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1150 euro.

Pacolli: 22 ambasadorëve kosovarë nuk do t’iu vazhdohet mandati

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se 22 ambasadorët kosovarë nuk do t’i vazhdohet mandati.

Pacolli ka thënë se këta ambasador do të kthehen në Kosovë nga vendet ku ata po qëndrojnë.

Ai ka shtuar se pas kthimit të tyre në Kosovë, do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë.
“Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Pragë dhe Stokholhm. Unë s’kam njoftuar në MPJ stafin diplomatik. E kam të vështirë të punoj më dikë që nuk e njoh, mirëpo unë ke kam harxhuar kohë në këtë drejtim, t’i njoh njerëzit. Dita të organizohet në mënyrë efeketive dhe jo vetëm të mbahen koktej, të vizitohen panaire të ndryshme që janë të interesuar për Kosovën dhe raporte të kemi të mira dhe inkurajuese. 22 ambasadorë do të kthehen në Kosovë, do të shkëputen nga vendet përkatëse. Nuk bën të rrinë më shumë se një mandat. Ata të kthehen në Kosovë dhe të zëvendësohen me diplomatë tjerë” ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka bërë me dije se do të angazhohen në mënyrë që shumë shpejtë të kenë ambasadë në Poloni dhe jorezidencë në Çeki.

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së që u dënua nga Tribunali i Hagës

Sot ka ndërruar jetë Hajredin Balaj, ish-ushtar i UÇK-së i cili ishte dënuar me 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës.

Hajredin Balaj ka bërë 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës. Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hajredin Balaj, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit, shkruan Express.

Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balajn. Balaj ishte edhe anëtarë i partisë Nisma.

Balaj-Limaj

 

Vazhdon getoizimi i (pa)drejtë i shtetasve kosovarë! – Nga Florim Zeqa

Kosova është i vetmi vend në rajon me prezencën më të madhe ndërkombëtare. Mirëpo edhe përkundër kësaj, shtetasit kosovarë kanë mbetur të vetmit në rajon të getoizuar, pa të drejtën e levizjes së lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian!
BE-ja përveq prezencës politike (diplomatike), policore (EULEX) dhe ushtarake (KFOR), nga fillimi i aplikimit të monedhës “EURO”, Kosovës i ka imponuar sistemin monetar pa qënë fare pjesë e saj.
Mirëpo të njëjtat kritere nuk ka arritur t’i aplikojë aq lehtë edhe në vendet e rajonit, gjegjësisht edhe në ish republikat e tjera të ish federatës jugosllave.
BE-ja në njërën anë Kosovës i instalon sistemin monetar të saj, ndërsa në tjetrën paradoksalisht i mohon liberalizimin e vizave për qytetarët e saj!
Fatkeqësisht, padrejtësitë ndaj shtetit të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht 10 vite më parë (17 shkurt 2008) po vazhdojnë edhe në ditët e sotme.
Vënja e kushteve të padrejta pushtetarëve kosovar në këmbim të liberalizimit të vizave, siq është Demarkacioni me Malin e Zi, është akt i paprecedent nga zyrtarët e BE-së! Pasi një gjë të tillë nuk e kanë aplikuar edhe për vendet tjera të rajonit, gjegjësisht me republikat tjera të ish federatës jugosllave, disa prej të cilave janë bërë edhe pjesë e BE-së dhe NATO-s pa ju vënë kushtin e demarkimit të kufirit siq është rasti pikërisht me Malin e Zi, me të cilin vend Kosova ndodhet në kontekst territorial, por që qytetarët e këtij vendi nuk e bartin asnjë konseguencë sa i përket levizjes së lirë të njerëzve dhe mallërave drejt vendeve të BE-së.
Kështu, të vetmit që padrejtësisht po penalizohen në Ballkanin jugëpërëndimorë janë shqiptarët. A thua pse!?
Sepse e gjithë kjo është pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm kosovar në këtë dekadën e fundit, gjegjësisht në dekadën e pavarësimit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë.
Thellësisht jam i bindur se, sikur të kishim liderë të përgjegjshëm shtetërorë dhe klasë politike të pastër dhe të pakorruptuar, do të kishim një parlament të fortë , kredibil, të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Përderisa parlamenti të përdoret si marionetë e qeverisë, nuk mund të pritet gjë e mirë dhe me vlerë për vendin tonë.
Nivelin e ulët, do të thoja mesjetar të klasës politike në Parlamentin e Kosovës e dëshmoi seanca e fundit, respektivisht interpelanca e kryeministrit Haradinaj në raport me të shtënat me armë të Ministrit të Diasporës z.Dardan Gashi në ahengun e famshëm familjarë!
Sjelljet dhe gjuha e përdorur (primitive dhe seksiste) e deputetëve në njërën anë dhe mbrojtja e një veprimi krejtësisht të paligjshëm të ministrit në fjalë, duke u thirrur në traditat popullore e dëshmonë qartë kulturën dhe nivelin në të cilin ka rrëshqitur politikbërja kosovare në fundin e dekadës së parë të pavarsisë së shtetit tonë dhe në fundin e dekadës së dytë të shekullit 21!
Sikur të zgjedhurit e popullit (deputetët) të silleshin konformë besimit qytetarë, atëherë shkarkimi i ministrit Dardan Gashi duhet të ishte pikënisja, përderisa veprimet ligjore të sistemit të drejtësisë me vazhdimin e mëtutjeshëm për ndëshkimin edhe të aktorëve tjerë që u sollën si “kauboj” të Hollivudit në ahengun e famshëm familjarë në Banjë të Malishevës.
Kjo nuk ndodhi për arsyen e thjeshtë, pasi shkarkimi eventualë i sekserit të kontrabandimit të votës së deputetes Teutë (Ibrahim) Rugova, do t’i rrezikonte Ramush Haradinjat humbjen e postit të kryeministrit.
Por meqë kjo nuk ndodhi, keqqeverisja e vendit, parregullsitë dhe anarkia në sistemin gjyqësorë do të vazhdojnë akoma, ndoshta deri në pambarim,…derisa të vie në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare.
Mbase sjelljet e fundit të pushtetarëve dhe deputetëve në Parlamentin e Kosovës, do të jenë një “alibi” më shumë për getoizimin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetëror të Kosovës me mosdhënje të vizave nga shtetet e BE-së, përderisa zyrtarët evropian hyjnë e dalin nga Kosova të pa u “skanerizuar” nga autoritetet kufitare në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Përkundër këtij fakti, javëve dhe ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i qytetarëve kosovar para ambasadave të huaja në Prishtinë, për të kërkuar vizën për largim nga ferri që u shkaktuan politikanët e papërgjegjshëm në dekadën e fundit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Zgjedhjet e reja dhe proceset e dëmtuara demokratike?! – Nga Skënder MULLIQI

Nuk ka shumë kohë që zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet lokale i kemi lënë mbrapa. Pa u harruar mirë , kanë filluar të përmenden zgjedhjet e radhës nacionale sepse nuk po qetësohet situata politike , ajo po tensionohet gjithnjë e më shumë nga problemet e grumbulluara .

Disa ndajnë mendimin së zgjedhjet nuk duhet të kemi kohë e pa kohë, duke e ditur së ato janë të kushtueshme !Bukur shumë po ndajnë mendimin së duhet të shkojmë në zgjedhje te reja së kjo qeveri nuk është në gjendje tu jap rrugë Demarkacionit, “Zajednicës”, formimit të ushtrisë… e sidomos pas përpjekjeve të shfuqizmit të Gjykatës Speciale, ku janë dëmtuar shumë marrëdhënjet më faktorin ndërkombëtar.Kosova është izoluar që shumë kohë për shkak së kjo klasë politike nuk është në gjendje ta përfundon si duhet fazën e rëndësishme të tranzicionit .Nga pozicionet e ndryshme politike vijmë deri të konkludimi së demokracia në Kosovë ka rënë në shkallën më të ulët në këto 18 vite .Thënë saktësisht kjo tregon së më proceset demokratike nuk kemi arritur askund.Ne politikën postkomuniste nuk po zgjedhen metoda dhe mjete dhe as nuk po kemi mirëkuptim para sfidave që sjellë faza e tranzicionit .Dobësit e shumta të sistemit dhe dobësit e shfaqura në udhëheqje nga këto struktura dekadente politike kanë bër që kriza politike dhe kriza ekonomike dhe sociale të thellohet gjithnjë e më shumë .Nese zgjedhjet e reja janë të kushtueshme , shtrohet pyetja cila është alternativa.

Të lejohet diktatura?Ndoshta mos të dalim fare ne votime , apo të krijojmë standarde për zgjedhje normale dhe të ndershme .Qytetarët sigurisht së shumë ju kanë gëzuar sistemit shumë partiak pas diktaturës së eger komunite dhe okupimit shumë vjeqar nga serbosllavët.Demokracinë dhe lirinë e paguam shumë shtrejtë.Dhe, pas gjithë atyre veshtirësive dhe përpjekjeve , ti stopojmë këto procese pa të cilat nuk do të kemi prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem ,është e pa kuptueshme dhe shumë e pa logjikshme .Dihet së nuk është lehtë të ballafaqohemi më zgjedhje te treta mbrenda një harku kohor shumë të shkurtër, por megjithate zgjedhjeve ju jep kuptim sistemi pluralist shumë partiak të cilin e kemi zgjedhur.Në shtetet normale më demokraci të lartë dhe sistem të rregullaur , zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk paraqesin ndonjë problem serioz të mbahen . Kur janë institucionet kredibile , kur qytetarët u bësojnë këtyre institucioneve , kur kemi veqmas sistem të drjetësisë të mirëfilltë dhe të pa korrupuar , ndrrimi pushteteve bëhët pa turbulenca .Ky është pikërisht problemi madhor në Kosovë.Nuk po funksionon asnjë sistem ashtu si duhet, kemi korrupcion dhe krim më bollëk , hajni qfare të daush, dhe kjo natyrisht së e veshtirëson shumë situatën .

Disa thonë së zgjedhjet e shpeshta janë të dëmshe për investime te jashtme , por edhe ashtu nuk po kemi investime dhe investitor të jashtem, për shkak të pa sigurisë së mjaftueshme.Kosovës i duhen më shumë së kurrë mendjët e shëndosha politike, i duhet më shumë së kurrë stabilitet politikë dhe stabilitet ekonomik, duhet hapur përspektiva të reja, e jo të mbyllen ato për fajin e këtyre strukturave autokratike në pushtetet e pas luftës .Nese dëshirojmë të bëhemi shtet serioz , nuk duhet të lejojmë që kjo gjendje e agonisë të vazhdon .Nuk guxojmë të bëhemi rob i grupeve përfituese politike dhe qarqeve të caktuara të fuqishme te biznesit.Duhet të ndërtojmë strategji të reja shumë serioze për të mirën e qytetarëve të margjinalizuar .Nuk duhet lejuar që të bëhemi vrojtues statik i gjithë asaj që po ndodhë më Kosovën dhe rreth Kosovës. Po na defilojnë figura të njejta dhe të konsumuara politike në Qeveri dhe në Parlament.Këto fugura tashmë jo vetëm që janë bër të dëmshme por janë bërë edhe të rrezikshme për të ardhmën e Kosovës.Dihet së zgjedhjet kushtojnë me milona euro.Do të kishte mundësi që më ato para të bëhët shumë qka tjetër në të mirë të qytetarëve .Demokracia çfarë ekziton në shtetet perëndimore , te ne sigurisht së nuk e kemi.Ndryshimet dhe thyerja e gjatë e heshtjës së qytetarëve duhet të ndodhë gjithësesi ,nese dëshirojmë që shteti mos të mbetet nocion apstrakt.Demokracia sigurisht së nuk ka çmim…

Kalaja e Prizrenit, margaritari turistik dhe historik i Kosovës

Në Prizren, të cilin shpeshherë e quajnë “muzeu në qiell të hapur “ ka dhjetëra monumente kulturore dhe historike islame, por edhe të besimit ortodoks dhe katolik, ndërsa Kalaja e Prizrenit është diçka e veçantë

PRIZREN – Kalaja e Prizrenit shtrihet në një sipërfaqe prej një hektar e gjysmë dhe nga ajo, si në pëllëmbë mund të shihet i tërë Prizreni bashkë me fushat e tij deri në afërsi të Pejës. Muret e fortesës shtrihen në drejtimin veri-jug, ndërsa përgjatë brendisë së saj janë ndërtuar hapësira të ndryshme dhe korridore nën tokësore, njëri nga të cilët është lëshuar poshtë kodrës deri në burimin mbi lumin Lumbardhi.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Jusuf Xhibo, drejtor i Entit për Mbrojtje të Monumenteve të Kulturës në Prizren, tha se nuk dihet saktë se kur dhe kush e ka ndërtuar kalanë, por siç thotë, në bazë të materialeve arkeologjike mund të konstatohet se bëhet fjalë për shekullin IV ose V.

Restaurimi është bërë disa herë

“Pas ardhjes së Bizantit në këto treva, ata adaptuan kalanë për nevojat e tyre. Të njëjtën e kanë bërë edhe Osmanët pas ardhjes në Prizren në vitin 1445. Do të thotë, Kalaja është rindërtuar disa herë. E njëjta ndahet në të ashtuquajturin qytet i Epërm dhe qytet i Poshtëm, ku qyteti i Epërm është më i vjetër, ndërkohë që qyteti i Poshtëm është ndërtuar dhe adaptuar nga Osmanët nga shekulli 15-të deri në shekullin e 19-të. Ajo që dihet me siguri është se në periudhën Osmane kalaja është përdorur vetëm për qëllime ushtarake”, thotë Xhibo.

Gërmimet dhe restaurimet e para në këtë objekt të rëndësishëm historik filluan në vitin 1969, mirëpo të njëjtat asnjëherë nuk përfunduan. Pjesa e dytë e restaurimit filloi në vitin 2008, meqë nga shkaku i luftës në Kosovë, Kalaja ishte në gjendje shumë të keqe.

“Në vitin 2012 restaurimin e mori përsipër Instituti Arkeologjik. Financat vinin kryesisht nga Ministria e Kulturës, por investimin më të madh në vlerë prej dy milionë dollarë e bëri ambasada amerikane në Kosovë. Këtë restaurim e bënë arkeologë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës të cilët merreshin me gërmime dhe restaurim, ndërkohë që CHWB (Cultural Heritage Without Border ) merrej me promovimin e këtij objekti të vlefshëm kulturor”, theksoi Xhibo.

Gjatë gërmimeve, përveç armëve, janë gjetur edhe pushkë të përdorura në luftërat Ballkanike, shpata, një numër i madh i gjyleve të topit, fragmente të gurëve të shkatërruar nga xhamia dhe hamami, vendndodhja e të cilave nuk dihet akoma, si dhe mbetje të mullirit dhe të një depoje armësh.

Paralelisht me restaurimin e mureve të cilët ishin buzë shkatërrimit të plotë, që pothuajse janë restauruar 100 për qind, është ndërtuar edhe një depo e cila do të shërbej si muze i cili pritet të fillojë së funksionuari vitin e ardhshëm. Janë restauruar edhe kazamatet, për ku planifikohet të bëhet promovimi i punimeve artizanale.

“Në qytetin e epërm është adaptuar një pjesë, është ndërtuar një teatër për shfaqe dhe projeksione të filmave i cili përdoret sipas nevojës. Një pjesë e DOKUFEST-it është mbajtur pikërisht në atë pjesë, në gusht të vitit të kaluar. Atje është mbajtur edhe NGOMfest, festivali i muzikës i cili bën bashkë grupe të shumta nga rajoni dhe Evropa”, thotë më tej Xhibo.

Ky arkitekt rrëfen se pas Luftës së Parë Botërore, Kalaja e Prizrenit nuk ka funksionuar. Një pjesë e gurëve të saj janë përdorur për ndërtimin e gjimnazit të Muzikës dhe disa shkollave të tjera në Prizren.

Siç thotë ai, në këtë periudhë është shembur edhe xhamia të cilën Mahmut Pash Rotlla e kishte ndërtuar në vitin 1826 mbi themelet e një ekzistuese. Fillimisht xhamia ishte ndërtuar në vitin 1445, pas marrjes së qytetit.

“Kjo nuk është risi, sepse atje ku ishte ushtria ndërtohej një xhami, hamam dhe objekte të tjera. Deri në vitet 60-të të shekullit të kaluar muret nga mbetja e xhamisë ishin të lartë rreth një metër e gjysmë. Minarja është shembur pas Luftës së Parë Botërore, por nuk dihet nëse ka ndodhur nga ndonjë shpërthim, ashtu siç ndodhte zakonisht në Ballkan pas largimit të Osmanëve, siç është rasti në Budvë, në Shqipëri dhe veçanërisht në Bullgari”, rrëfen Xhibo.

Vizitohet nga një numër i madh turistësh

Ndonëse 20 mijë qytetarë të rajonit të Prizrenit dhanë nënshkrimet e tyre në peticionin për rindërtimin e kësaj xhamie, kjo nuk ndodhi.

“Kalaja ka statusin e një lokaliteti arkeologjik, prandaj nuk behën rindërtime. Bëhet restaurimi dhe konservimi i gjendjes së tanishme, por jo edhe rikonstruksioni, ndonëse kjo nuk është patjetër. Për hir të së vërtetës, ka raste të rralla në situata specifike kur është bërë rekonstruksion. Instituti Arkeologjik dhe komisioni i tij, bazuar në ligjet e tanishme e trajtojnë si një lokalitet arkeologjik. Sipas tyre, xhamia nuk ka ndonjë veçanti prandaj nuk është dhënë leje për të”, shpjegon Xhibo.

Në Prizren, të cilin shpeshherë e quajnë “muzeu në qiell të hapur” ka dhjetëra monumente kulturore dhe historike islame, por edhe të besimit ortodoks dhe katolik. Pjesa më e madhe e tyre janë të vjetra me qindra vjet, të vendosura kryesisht në qendër të qytetit të vjetër, i cili në dokumentet e shkruara për herë të parë përmendet në shekullin XI.

Megjithatë, Kalaja e Prizrenit është diçka e veçantë. Ndonëse është në kodër, dhe për të arritur atje duhet ecur në këmbë në terren të pjerrët, tani, por edhe kur ishte nën gërmadha paraqiste interes për turistë të shumtë. Sipas disa të dhënave, ndonëse të pakonfirmuara, për një vit vizitohet nga 200 mijë turistë.

Kërkesë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në interpelancë para Kuvendit të Kosovës. Kërkesën për këtë interpelancë e ka parashtruar Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të informuar në lidhje me gjuajtje më armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në fund të vitit kaluar, në media janë publikuar disa pamje ku shihet zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi duke gjuajtur më armë nga dritarja e një dhome, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

Armend Zemaj, deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shkarkimin e Dardan Gashit nga pozitat zyrtare. Zemnaj ka thënë se skena të tilla të gjuajtjes më armë janë akte kriminale që janë të ndaluara më ligjet e Kosovës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon përgjegjësi nga Qeveria karshi këtyre veprimeve të rrezikshme dhe me shkelje të rënda ligjore. Veprime të tilla, janë të dënueshme edhe më Kodin Penal të Republikës se Kosovës”.

“Dhe pika e dytë: kërkojmë menjëherë shkarkimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe personave tjerë qeveritarë të përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë deputeti Zemaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e papranueshme gjuajtja më armë, por që siç ka thënë ai, kjo gjuajtje është në kuadër të traditave që ende nuk janë zhdukur në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk mund të marr ndonjë masë kundër zëvendëskryeministrit, për shkak se lënda është në proces gjyqësor.

“E marr si mundësi që trajtimin e kësaj teme në Parlament dhe interpelancë, ta kthejmë në vëmendje dhe të orientohemi nga zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Kurse, traditën ta kultivojmë pa rrezikuar jetën e askujt dhe që nuk bie ndesh më ligjin dhe Kushtetutën e vendit”.

“Kërkesa për masa tjera, për mua është hershme, për çfarë do mase që ka qenë i përfshirë, për shkak se është në proces ligjor dhe nuk parashihet të avancohet më veprime për derisa kjo temë është në proces ligjor”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Përgjigja e Haradinajt ndaj Apostolovës, veprim i guximshëm politik! – Nga Florim Zeqa

Varësia e tepruar ndaj “miqve” ndërkombëtar, humbje e sovranitetit politik!

Në Kosovën e pasluftës, si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiak, ndërkombëtarët me lehtësi i kanë realizuar dhe po i realizojnë levizjet e figurave në tabelën politike kosovare.
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës. Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Mungesa e një konsensuesi nacional mes forcave politike shqiptare, ka prodhuar efekte tepër negative në rrafshin politik dhe diplomatik të shtetit tonë.
Qëndrueshmëria dhe konsistimi i partive në vijat e tyre programore do të bënte të pamundur levizjet e padëshiruara politike në raport me ndërkombëtarët, siq janë; Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit.
Vënja shpresave çdo herë tek “miqt” ndërkombëtar, dhe lënja e fatit të vendit çdo herë në duart e ndërkombëtarve për zgjidhjen e problemeve të brendshme politike ka çuar deri të krijimi i një shtrese politike servile e cila nga varësia e tepruar e ka humbur sovranitetin politik, ekonomik dhe financiar të vendit.
Pra, si gjithnjë vendimet madhore politike në vendin tonë dhe për vendin tonë i marrin “miqt” ndërkombëtar,…ndërsa qeveritë tona janë marrur vetëm me implementimin e atyre vendimeve!
Jam për respektim të stafit diplomatik ndërkombëtar në vendin tonë, por jo edhe për servilizim të klasës politike ndaj tyre. Në veqanti liderët shtetërorë duhet të sillen si liderë të një vendi të pavarur, në të kundërtën fjala pavarësi e dalë nga goja e tyre mbetët vetëm mashtrim dhe hipokrizi.

Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve

Politikanë i mirë dhe i përgjegjshëm llogaritet ai liderë partiak i cili u qëndron besnik parimeve dhe që rrugëtimin e tij e bazon në “staza” të gjata e jo në caqe të shkurtëra.
Qëndrimi i fundit i kryeministrit Haradinaj “Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve” ndaj deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, se “Demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE)” më bëri përshtypje të jashtëzakonshme i cili më bëri të ndihem krenar me kryeministrin e vendit tim.
Pasi kundërshtimi i zonjes Apostolova nga ana e kryeministrit Haradinaj është mëse i drejtë dhe atë për dy arsye; e para), për faktin se BE-ja është institucion që nuk e ka njohur ende pavarësinë e vendit tonë, dhe e dyta), është fakti se znj. Nataliya Apostolova është në cilësinë e ambasadores së BE-së në Kosovë dhe asgjë më shumë se shumë.
Edhe në këtë rast po dëshmohet se politika, përveqse art i së mundshmes, është sfidë e pafundme e cila përveq njohurive dhe argumenteve kërkon guxim dhe qëndrueshmëri të lartë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.
Është i pamohueshëm fakti, se sikur të mos kishte qënë Ramush Haradinaj me ia hedhë në fytyrë hartat e falsifikuara Murat Mehës, ndoshta çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të kishte kaluar në heshtje edhe përkundër protestave të opozitës së bashkuar,…dhe prapë do të kishim mbetur pa liberalizim të vizave, pasi kushti themeltarë i vënë nga BE-ja për liberalizim të vizave është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e jo demarkacioni.
Ishte veprimi sa i guximshëm po aq edhe energjik i zotit Ramush Haradinajt që bëri të zgjohet ndërgjegja e disa prej deputetëve të përgjumosur në pushtet dhe opinionit të fjetur publik.
Reagimi i guximshëm i Haradinajt nuk ishte kundërshtim vetëm ndaj Murat Mehës dhe komisionit qeveritar, por ishte kundërshtim ndaj qasjes së gabuar qeveritare dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtar.
Kur ndaj dukurive negative dhe të dëmshme për vendin nuk merren parasysh faktet, duhet reaguar edhe forcërisht nëse e kërkon nevoja për të mbrojtur të vërtetën, në të kundërtën e vërteta rrezikon të mbytet në heshtje.
Nga ai reagim i guximshëm i Ramush Hradinajt në tryezë me kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, zotin Murat Meha, filluan të gjitha kundërshtitë e mëpastajme jo vetëm në kampin opozitar, por edhe nga radhët e depuetëve të pozitës.
Uroj që edhe kundërshtimi i fundit i kryeministrit Haradinaj ndaj deklaratës së znj. Apostolova të jetë vërtetë akt patriotik i paramenduar mirë e jo turbolencë politike e çastit!

Thirrje deputetëve shqiptarë

Të nderuar deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, para se të votoni për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale, vëni gishtin kokës, mendoni pak më thellë për situatën delikate dhe shumë të rrezikshme para së cilës ndodhet shteti i Kosovës dhe popullata e saj.
Lërëni menjëanë interesat personale, favoret dhe benifitet, qofshin edhe miliona euro që ju ofrojnë të tjerët në këmbim të votës për “Specialen” apo Demarkacionin. Mos i shiqoni liderët tuaj partiakë, ngase disa prej tyre kanë hyrë në “SENSO UNICO” (rrugë pa krye),…edhe po të dëshironin, ata nuk mund të kthehen dot mbrapa, ngase janë në dorën e djallit, në dorën e agjenturave të ndryshme për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.
Deputet të nderuar, liderët e juaj partiak (shtetëror) duke e ditur që vet nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, synojnë që përmes jush t’i realizojnë premtimet që ua kanë dhënë liderëve serbo-malazias në marrëveshjet e fshehta me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare,…me kushtin e vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre nga akuzat e rënda për vepra kriminale dhe afera të shumta korruptive.
Andaj, ju deputet, ju zëri më besnik i qytetarit, mos bini pre e marrëveshjeve të fshehta të liderëve të korruptuar,…qendroni besnik votës së popullit, atdheut dhe amanetit të dëshmorëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e terësisë territoriale të vendit tuaj.
Në të kundërtën, përveq aktit të tradhtisë, brez pas brezi do t’u ndjekë mallkimi i gjakut të dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve, vllëzërve dhe motrave shqiptare që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.
Më mirë të merrni bekimin e popullit, se sa mallkimin e tij!


Send this to a friend