Me një akademi përkujtimore në Prishtinë po përkujtohet rënia e heroit Sali Çekaj para 19 vitesh në Betejën e Koshares
Një fjalë rasti mbajti djali i tij, Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Salihu dhe shumë të tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme.
Këtë ditë Hysen Çekaj e ka quajtur të dhimbshme por nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për politikanët, të cilët kanë deklaruar se pjesëtarët e FARK-ut pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij “janë strehuar në thera”.
“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt.
Ky reagim i djalit të dëshmorit Çekaj vjen pas deklaratave të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili në një debat me Anton Qunin, tha se “nuk merret me ushtarë që kanë qëndru në thera”.
Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi kur Anton Quni në një televizion tha se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka në kohë të luftës nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi.
BEOGRAD – Nenad Çanak, lider i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës ka deklaruar se radikali serb, Vojislav Sheshel e ka fyer në mënyrën më të rëndë të mundshme, ndërsa truprojat e tij e kanë sulmuar fizikisht, raportojnë mediet serbe, transmeton portlai “Zëri.info”.
Ngjarja ka ndodhur në televizionin serb “Happy”, ku të dy kanë marrë pjesë njëri pas tjetrit në programin e mëngjesit.
Për këtë televizion ditë më parë ka dhënë intervistë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“I dënuari për krime lufte ka filluar t’i frikësojë njerëzit, përderisa më ka sulmuar fizikisht”, ka thënë Çanak.
Çanak vitin e kaluar gjatë garës për president të Serbisë kishte deklaruar se Serbia duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që kishte bërë bujë të madhe në Serbi.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni ka thënë sot se fajtor për listat e veteranëve të luftës – të cilat dyshohen se janë shtuar pa bazë – janë Hashim Thaçi dhe Agim Çeku.
Në një shkrim në Facebook, Preteni ka deklaruar se listat reale të ish-anëtarëve të UÇK-së janë paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). IOM, pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.
Por, procesi i verifikimit të veteranëve të luftës pas pavarësisë, sipas Pretenit, kishte qenë “tendencioz e politik”
“Hashim Thaqi dhe Agim Qeku. Listat reale janë të IOM-i, Organizatat e dalura nga lufta i kanë pranuar nga TMK-ja. I gjithë procesi pas pavarësisë është tendencioz dhe politik, vendosesh në listë dhe i voton komandantët mjeranë që na gërditën lirinë. Zoti i mallkofte për jetë e mot”, ka shkruar Preteni.
Këtë të mërkurë, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve.
Në Kosovë është hapur panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, ku nga 174 kompani pjesëmarrëse më shumë se 50 për qind janë nga Serbia, e cila mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës.
Produktet në këtë panair po prezantohen edhe nga kompanitë vendore si dhe nga vendet si: Austria, Turqia, Gjermania, Italia, Çekia, Italia, Kroacia, Shqipëria dhe Zvicra.
Kompanitë nga Serbia, pjesëmarrëse në këtë panair, thonë se janë të pranishme në tregun e Kosovës ndër vite, derisa disa prej tyre synojnë tregun e Kosovës.
Në anën tjetër, kompanitë nga Kosova ankohen se me shumë vështirësi arrijnë të jenë pjesëmarrëse në panairet që organizohen në Serbi, andaj si rrjedhojë, thonë se janë shumë pak të pranishme në atë treg.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, brenda një viti, Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 400 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Serbi në vit nuk e kalojnë vlerën prej 40 milionë euro.
Teuta Kurshumlija, menaxhere e eksportit në kompaninë ‘Stone Castle’ në Rahovec, e cila merret me prodhimin e rrushit dhe pijeve alkoolike, thotë se kanë arritur të depërtojnë me produktet e tyre në shumë vende të botës, por me shumë vështirësi dhe në nivel shumë të ulët të eksportit në Serbi.
Ajo thotë se Serbia u vendosë barriera të shumta produkteve nga Kosova.
“Në tregun e Serbisë një nga problemet kryesore që kemi pasur gjatë panairit të fundit kanë qenë formalitet, kemi pasur probleme deri sa ka arritur malli në panair. Panairi kishte filluar derisa ne nuk i kemi pasur produktet e vendosura, ka probleme burokratike, shumë herë na ndodh edhe kur dërgojmë mostrat kemi probleme me dërgesa. Shteti i Serbisë nuk i pranon mbishkrimet ku shkruan Republika e Kosovës, të gjitha këto janë çështje burokratike që pengojnë punën tonë”, thotë ajo.
Arben Ferizi menaxher i shitjes në kompaninë “Apetit” nga Vushtrria, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit thotë se janë prezent në tregun e Kosovës dhe arrijnë të ekspertojnë në Maqedoni dhe Shqipëri.
Ai thotë se janë të gatshëm të jenë të pranishëm edhe në tregun e Serbisë, por që për shkak të problemeve që mund t’u paraqiten në këtë treg, nuk kanë tentuar që jenë prezent.
“Për momentin nuk ka ndonjë plan afatshkurtër për hyrje ne tregun serb, është një treg i madh dhe për një kompani si ne është i rëndësishëm, por që produktet kosovare hapsin në vështirësi në këtë treg. Realisht nuk kemi tentuar që të gjejmë ndonjë distributor të mishit në Serbi”, thotë Ferizi.
Megjithatë, me një problem të tilla nuk përballen kompanitë nga Serbia që eksportojnë në tregun e Kosovës.
Mirko Asanoviq përfaqësues i kompanisë Aleva nga Serbia tregon se për shumë vite i plasojnë prodhimet e tyre në Kosovë dhe se tani janë duke hulumtuar kërkesat e tregut. Ai thotë se varësisht kërkesave i plotësojnë ato përmes prodhimeve të tyre.
“Mendoj që panairet janë një mundësi e mirë që ekonomistët të takohen. Pjesëmarrja e madhe e ekspozuesve nga Serbia në këtë rast e dëshmoi këtë. Do të thotë interes ka për bashkëpunim dhe mendoj që ekonomia është gjithmonë mbi të gjitha”, tha Asanoviq.
Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë kërkojnë që bizneset t’u drejtohen odave dhe Bordit Rajonal në rast të problemeve që mund t’i kenë me eksportin e produkteve të tyre në Serbi.
Marko Cadez kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se në çdo panair të bujqësisë që organizojnë me Odën Ekonomike të Kosovës kanë bashkëpunim.
“Unë personalisht si kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, por edhe si kryetar i bordit tonë drejtues të Odës Rajonale për Ballkanin Perëndimor u bëj thirrje që kushdo që mendon se e ka ndonjë problem dhe nuk po mund të futet në treg ne jemi këtu që të ndihmojmë”, thotë Cadez.
Ai thotë se bizneset mund t’u drejtohen odave dhe Bordit Rajonal, ndonëse e pranon se ka edhe probleme që nuk mund të zgjidhen në këtë formë, ngase ato i takojnë politikës.
“Natyrisht disa probleme ne nuk mund t’i zgjidhin”, thekson ai, duke rikujtuar se shumë nga çështjet e tilla janë duke u trajtuar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Por, përfaqësuesve ekonomik, sipas tij, u intereson që edhe ato probleme të zgjidhen sa më shpejtë.
Ai tregon se tani në panairin që organizohet në Novi Sad, javën tjetër, do të marrin pjesë 70 ndërmarrje nga Kosova.
Cadez thotë po ashtu se kohët e fundit ka vërejtur rritjen e eksportit të mallrave edhe nga Kosova në Serbi, marrë parasysh që Serbia dominon me prodhimet e saj në Kosovë.
“Për ne është me rëndësi që këta numra t’i balancojmë”, thekson Cadez, duke rikujtuar se një balancë i tillë tashmë është arritur me Shqipërinë.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se bilanci tregtar me Serbinë nuk është i dëshiruara, por që partneriteti duhet të avancohet.
Megjithatë, sipas tij, deklaratat se bizneset kanë barriera dhe nuk mund të jenë prezent në panairet në Serbi nuk qëndron.
“Vetë fakti që e kemi këtë bashkëpunim të mirë ekonomik mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë probleme të tilla nuk janë adresuar asnjëherë. Vlen të theksohet se në tre vitet e fundit kemi pasur mbi 3000 mijë takime ku bizneset vendore janë takuar me bizneset e rajonit në veçanti nga Serbia, vetë fakti që kemi qenë pjesëmarrës me ekipe deri ne 100 kompani në panairin e bujqësisë në Novi Sad dhe të ndërtimit në Beograd e flet demanton një deklaratë që ka barriera”, thotë Gërxhaliu.
Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018” do të zgjasë deri më 21 prill.
Luljeta Krasniqi – Veseli
Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.
Kemi ardhur në një situatë për të qarë dhe për të qeshur karshi kësaj situate tragjikomike te krijuar në Kosovë.Ndër shumë të meta të tjera kjo elitë politike, janë treguar të pa menqur, pa intelegjencë të nevojshme për profesionin e politikës, të pa aftë për ti avansuar proceset demokratike dhe proceset tjera zhvillimore.Dhe, jemi deshmitarë së gjatë gjithë kësaj kohe na kan terrorizuar së kan potenciale partiake e shtetërore …së janë njerëz univerzalë …së janë të zotët të krijojnë mirëqenje .. .Kështu dalë ngadalë këta nebuloz e kan pru situatën politike dhe situatën ekonomike e sociale para kolapsit.Kan shkaktu epidemi politike të vertetë e cila ka marrë tashmë përmasa shqetësuese, përmasa këto jashtë qdo norme njerëzore e morale .Të keqijat në Kosovë po ngjajnë në tornado.Masat represive karshi njeriut tonë kanë bërë që shumica të shtrihen për toke.Cilat janë kriteret që këtë elitë politike ta kualifikojmë si të menqur?Të gjitha punet e deritashme të tyre për shtet kanë qenë punë të cilat nuk i kan kontribuar zhvillimit të proceseve demokratike pluraliste.Gjithësesi së duhet të pajtohemi së kjo kastë politike nuk i ka përfillë kriteriumet që i kontribuojnë shtetndërtimit dhe mirëqenjës së qytetarëve. Ky estabilishment politikë kanë treguar shkathtësi, dinakëri dhe paskurpulozitet për të ardhur deri të pasurimi i pa fund për vete .Janë treguar njerëz më karakter të dobët, janë treguar njerëz më shumë vese , janë treguar njerëz dehumanizues.Shtrohet pyetja: cilët janë njerëzit e menqur? Intelektualet, akademikët , politikanët , filozofët … titullarët e tjerë , sundimtarët …?Ku janë politikanët tanë kur gjendemi në një situatë të vështirë politike , kur jemi në një situatë të rëndë ekonomike , kur njeriu ynë po përjeton situata të vështira për mbijetesë. Askund. Sigurisht së bëhët fjalë për një elitë politike regresive , bëhët fjalë për njerëz të cilët nuk e kan vendin në safin e parë , bëhët fjalë për njerëz më ambicie të tepruara , e të cilat për fatin tonë të keq janë pozicionuar lartë në pushtet.Nuk them së jam i ditur , por duke i shikuar rrethanat politike dhe ecuritë ekonomike zhvillimore , nuk mund të konstatojmë tjetër veq së gjendemi në një situatë euforike politike , në një situatë iluzioniste , në një situatë kur janë shuar shumë shpresat së do të bëhët mirë. Kështu vijnë punët kur luhet bigjoz më fatin e shumicës.Intelektualet menqurinë e tyre po e zbrazin të shprehem ashtu në materje e cila është e detyruar të shuhet , dhe krahas kesaj shuhet edhe dituria e tyre. Pushteti në Kosove është kuptuar si pozicion i sundimit .Kemi ardhur në një situatë katastrofale , në një situatë gadi pa rrugëdalje? Dhe , a i thuhet kësaj menquri? Sigurisht që jo. Tranzicionin kemi pasur mundësi ta kalojmë pa turbulenca të mëdha politike , pa dhembje të mëdha, duke punuar për të gjithë barabarësisht, dhe duke u treguar të menqur karshi shtetit të cilin e fituam më mund dhe sakrifica pas një periudhe të gjatë të okupimit .Jemi treguar pakufi të pa përgatitur për sfidën e madhe që quhet -SHTET.Nuk kemi vu asnjë shenjë të pikësimit .Është punuar pa kritere , pa koncepte dhe programe politike e pa programe ekonomike .Unë i kisha pyetuar të gjithë ata liderët partiakë e shtetëror : së si ndihen për gjithë atë pasuri të fituar në mënyrë jo ligjore? Së si ndihen për pasurinë e fshehur diku në botën perëndimore , së si ndihen për të gjitha ato para të fituara më mundin dhe djersën e popullit… duke krijuar kështu në anën tjetër një armatë të tërë të atyre të cilët kan shumë pak mjete për të jetuar, ose kan mbetur raste sociale. Kemi ardhur në teh të tragjedisë shtetërore, por edhe kombëtare , dhe jo pa fajin e popullit, i cili ka mbetur ende më një vetëdije shtetndërtuese të ulët…!
Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 5 abstenime dhe asnjë kundër ka votuar formimin e një komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Formimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të gjashtë shtetasit turq ishin arrestuar dhe dëbuar me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars, vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kishin deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.
Si kundër-reagim, kryeministri Ramush Haradinaj pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
Dëbimi i shtetasve turq kishte nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi thuhet se tema kryesore të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, kancelarja Merkel, sipas të njëjtës komunikatë, e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Raporti i përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përshkruan pak përparime në Kosovë ndërsa kërkon thellimin e reformave dhe angazhim më të madh në bisedimet me Serbinë.
Raporti që publikohet të martën pasdite, konstaton se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimeve evropiane u ngadalësuan gjatë vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve si dhe kontekstit sfidues politik që ndikoi punën e parlamentit.
Qeveria dhe parlamenti duhet të çojnë përpara reformat evropiane dhe të ndërtojnë një konsensus për çështjet strategjike të Kosovës, thuhet në raport në të cilin kërkohet edhe përshpejtimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Komisioni e vlerëson si hap thelbësor drejt liberalizimit të vizave ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa thekson se është duke bërë vlerësimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndonëse vlerëson arritjet në ekonomi dhe në të bërit biznes, komisioni kërkon masa kundër ekonomisë joformale dhe për zbutjen e papunësisë.
Raporti shpreh shqetësimin e KE-së me nismën e vitit të kaluar të një grupi prej 43 deputetësh për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme e cila do të trajtojë pretendimet për krime luftë dhe të pasluftës në Kosovë.
“Është me rëndësi thelbësore që Kosova të përmbushë në tërësi detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me dhomat e specializuara (siç quhet Gjykata e Posaçme)”, thuhet në raport.
Po asht aty përmendet edhe situata në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, posaçërisht për shkak të siç thuhet frikësimit të kandidatëve në zgjedhjet për pushtetin komunal që nuk ishin nga radhët e Listës serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës.
Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të thellojë angazhimin në bisedimet me Serbinë dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, posaçërisht sa i përket ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Raporti vë në pah edhe mungesat në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave si dhe rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë.
Xhezide Alija nga Stançiçi i Gjilanit kishte shkuar te të afërmit e saj në Kumanovë, nga ku edhe ka folur për sekretin e jetëgjatësisë së saj.
Ajo është 104 vjeçe dhe është në gjendje të mirë fizike, sa nuk ka fare nevojë për syze dhe nuk e ka fare problem t’i përshtatet teknologjisë, raporton “RTV 21”.
Gjyshja ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.
Ajo vazhdon të ketë një memorie të shkëlqyer. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë të jetë puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetshëm.
“Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh”, thotë ajo.
Ajo flet edhe për dallimin mes kohës së saj dhe të tashmes. “Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë”, thotë Xhezidja. Ajo po vizitonte Kumanovën për djalin e xhaxhait të saj, i cili ishte 80 vjeç.
Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian në Sofje më 16 dhe 17 maj, ishte një nga temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.
Kryeministri bullgar u prit në Prishtinë në takime të ndara nga presidenti Hashim Thaçi dhe më pas edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Borissov, tha se ka ftuar presidentin e Kosovës që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Samitin e BE-së, duke rikujtuar se Bullgaria e ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta mbështesë atë në proceset integruese, sidomos tani kur është edhe kryesuese e radhës së presidencës së BE-së.
“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borissov.
Ai u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit që t’i lënë anash egoizmat personale, ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.
Kryeministri bullgar, rikujtoi se Bashkimi Evropian është deklaruar se nuk importon kriza brenda BE-së, andaj vendet aspirante edhe duhet t’i zgjidhin problemet para se të aplikojnë për integrim në BE.
“Nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë as Serbia dhe as Kosova nuk do të mund të aderojnë në BE”, tha Borisov.
“Ballkani duhet të ndryshohet për t’u integruar në BE dhe jo BE-ja të ndryshojë për Ballkanin”, tha ai.
Borissov tha po ashtu se Kosova e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe se këtë fakt ai e përmend çdo herë në takimet që zhvillon edhe me vendet tjera të rajonit.
Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi tha se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën të jenë pjesë e tij.
Thaçi u shpreh më se i bindur se Kosova do të përfitojë sivjet nga procesi i liberalizimit të vizave, duke theksuar se të 95 kriteret e përcaktuara nga BE-ja, tashmë janë përmbushur.
Procesi i liberalizimit të vizave nuk do të jetë pjesë e raportit për Kosovën. Pas një kohe të gjatë, Prishtina plotësoi njërën nga dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe aprovoi një marrëveshje demarkacioni me Malin e Zi, shkruan DW.
“Në Bruksel dëgjon të thonë se në mënyrë që të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën, së cilës ende i duhen viza për të hyrë në Shengen, Komisioni Evropian mund të paraqesë disa aspekte pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili është kushti i fundit që ka mbetur. Në anën tjetër, për shkak të emigrimit të madh nga Kosova, shtetet anëtare janë më shumë se të kujdesshme kur vjen puna për ta përfshirë Kosovën në listën e bardhë të Shengenit”, shkruan DW.
Sipas Eduard Kukanit, Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit. Sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herëhershme dhe tensione në të dyja palët. Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë. Autoriteteve të Prishtinës do t’u kërkohet që të punojnë në mënyrë me efikase për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe që të angazhohen më fort në dialogun me Beogradin. Në këtë kuadër përfshihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në radhë të parë ngritja e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
“Besoj se ky raport nuk do t’i sjellë shumë inkurajim Kosovës, sepse mund të kishin bërë shumë më tepër. Sa kohë iu desh Parlamentit të Kosovës që të aprovojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Kjo është një provë se gjërat në Kosovë nuk ecin si duhet të ecnin. Unë pres një sërë rekomandimesh të ashpra në raport për atë si duhet ecur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen në rrugën evropiane”, tha Kukan.
Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të djeshme të zyrtarëve të Kosovës gjatë përurimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
Ato janë ankuar që në këtë aktivitet për gazetarët serbë ka munguar përkthimi, ndërkohë që i kanë vënë theks deklaratave ku zyrtarët Preshevën e kanë quajtur Kosovë Lindore.
Dy zyrtarët, Lutfi Haziri dhe Pal Lekaj e kanë përdorur këtë shprehje “Kosova Lindore”, por sipas mediave në gjuhën serbe këtë e ka bërë edhe Ramush Haradinaj.
Dje, në fshatin Zhegovc është përuruar fillimi i punës për ndërtimin e autostradës Prishtinë –Gjilan –Dheu i Bardhë, projekt ky për të cilin aktualisht janë sigurar 87 milionë euro, ndërkohë që ndërtimi i saj do të zgjasë 30 muaj.
Banorët e Kukësit shumë shpejt do ta kenë një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri po negocion me koncensionarin për ta ulur tarifën vetëm për kuksianët, duke lënë anash totalisht qytetarët e Kosovës. Këshilltari politik i ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Fatos Mani konsideron se Shqipëria po i injoron kosovarët, në fakt po i godet dhe vetëm Kosovës po i bie barra e pagesës së taksës për Shqipërinë.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Fatos Mani, këshilltari i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit.
“Krejt çka mund të them për këtë temë, them se është mirë që është ulur taksa për banorët, por shumë keq që Kosova është harruar për marrëveshjen për tarifa te reja. Shumë keq që Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë e ka harruar Kosovën në trajtimin e tarifave të reja me koncensionarin”, tha Mani të dielën për Gazetën Express.
Mani konfirmoi se nga letra e dërguar nga ministri Pal Lekaj në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ku është ngritur shqetësimi për tarifën e lartë që i është vënë kosovarëve që frekuentojnë Rrugën e Kombit nuk është marrë ende asnjë përgjigje.
“Momentin që e kanë vendosur taksën ne i kemi dërguar letër, kemi kërkuar më shumë informata. Kemi ngritur shqetësimin tonë në harmoni me deklaratat e ministrit dhe të kryeministrit tonë. Ka qenë kërkesë për sqarime shtesë dhe mirëkuptim për të marrë ndonjë përgjigje prej tyre”, tha ai.
Sidoqoftë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri Damian Gjiknuri, gjatë ditës së djeshme deklaroi se tarifa për banorët e Kukësit do të jetë e pranueshme dhe për zvogëlimin e saj tashmë kanë filluar negociatat.
“Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme, por njëkohësisht nuk cenon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cenon mbarëvajtjen e kontratës për mirë-menaxhimin e kësaj rruge”, ka theksuar Gjiknuri.
Deklarata e Gjiknurit ka ardhur pasi ditë më parë u zhvillua një protestë e dhunshme në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur nga kompania koncesionare. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë qëlluar me gurë mbi efektivët, e më pas u kanë vënë zjarrin sporteleve ku do të kryhej pagesa.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe kosovarët, por si duket Shqipëria ka vendosur t’i injorojë ata totalisht.
Çdo ditë po bombardohemi nga lajmet e keqija, më tragjedi, krime… dhe situata të tjera malicioze në këtë botë të trazuar.Po ndëgjojmë për hapjën e vatrave të reja të krizave.Sigurisht më tronditësja aktualisht është lufta në Siri ku po pësojnë më mijëra civilë të pafajshem.Kërcnimet e arsyeshme të Donald Trampit karshi regjimit criminal të Bashar Al Asadit dhe diktatorit rus, Vladimir Putin për përdorim të armeve kimike ne kete shtet , e kan futur botën në rrezik të shpërthimit të një lufte më përmasa më të mëdha .Presidenti amerikan, Donlad Tramp e mbajti premtimin duke bombarduar tri bazat ushtarake kimike të Asadit më aleatet e saj, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.Ky ishte leksioni më I mirë së si duhet ndaluar “Bishën “ , siq e quajti Tramp kriminelin Asad .Dhe , natyrisht kjo ndërhyrje ushtarake trilaterale ishte për ti shpëtuar civilët nga këta diktatorë të cilët e kan humbur torruan.
A thua si do të dukej kjo botë pa Amerikën dhe aleatet e saj të Evropës? E zhytur sigurisht në kaos .Mos të ndihen komod asnjë diktatorë në botë i madh ose I vogël ,së nuk do tu lejohet të vrasin gra dhe fëmijë të pafajshem në shtetin vet as diku tjetër , dhe as nuk do tu lejohet ti nëpërkëmbin konventat ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë elementare njerëzore. Siria është rasti më eklatant I shkeljës së lirive dhe të drejtave elementare njerëzore nga regjimi criminal I Asadit dhe regjimi i diktatorit, Vladimir Putin, të cilët vranë civilë të pafajshem në një luftë katërvjeqare të pakuptimtë , e cila luftë mori mbi 450 mijë jetëra njerëzish . Këtu nuk duhet amnistuar as terroristët mizor të ISISI-it, të cilët janë bërë e keqja e madhe e kësaj bote,e ndaj të cilëve duhet të luftohet deri në fund. Amerika edhe një herë tregoi së është prijetare e mbrojtjës së vlerave demokratike në botë ,pa marre parasysh popujtë dhe racat njerëzore.
Të gjitha këto lajme të cilat po na servohen po bëjnë që të kemi një gjendje shpirtërore të lëkundur, po ndikojnë që te kemi një gjendje psiqike jo stabile… Kjo botë po është më shumë e mbushur më lajme të cilat na trondisin, e sidomos na trondisin edhe më shumë aktet e ndryshme terroriste të fundamentalisteve islamik në Evropë, dhe aktet tjera terroriste nga kushdo që vijnë ato . Ngjarjet e mira si zakonisht ndodhin shumë më rrallë, ato duhet pritur që të ndodhin, kurse e keqja ndodh ashtu pa pritur, ndodhë rrufeshem. Shumica do të thonë së nuk është bashë kështu. Gjerat jetësore para nesh nuk kemi shumë mundësi ti planifikojmë, ato rrjedhin ashtu vetevetiu si rrjedhë koha. Mediet janë ato të cilat po na servojnë iformacione të cilat duhet të ndikojnë që që t’i ndryshojmë gjerat për të mirë. Duhet t’i përshtatemi situatave jetësore duke aplikuar të njejtin kriter. Nuk duhet të mësohemi më të keqën së ajo na bën të pësojmë katarsisë negativ. Tragjeditë janë të rrufeshme dhe dinë të na qesin nga binaret normal të jetës. Ato në shumë raste janë fatale për të ardhmen e njerëzimit. Është koha e internetit ku ngjarjet që mund t’i shohim në rrjete të ndryshme sociale, portale etj na zgjojnë kërsherinë tonë. Gjithmonë psiqika jonë orjentohet që sado pak të disponohemi e jo të kemi disponim të keq nga ngjarjet e tmershme të cilat po i shohim dhe po i përjetojmë .
Ne, për një moment edhe vetë misherohemi më to dhe i përjetojmë shpirterisht ato…Sigurisht së bota po alarmohet nga tensionet e ngritura për luftë të Asadit, Putinit dhe qmendurakut tjetër të Koresë Veriore, Kim Jong Un, I cili ka ngritur ambiciet e sëmura për armatim bërthamor.Këto ngjarje të fundit dhe shumë ngjarje tjera të një harku kohor të shkurtër janë duke e vu seriozisht në sprovë paqën në botë. Amerika paqëdashëse më aleatë të saj në Evropë, sigurisht do ti përballojë këto provokimeve të këtyre diktatorëve , në dobi të mbajtjës së paqës botërore …
Kryeministri Haradinaj ka njoftuar ëmërimin e Bejtush Gashit, i cili ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)
PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashin si ministër të ri të Punëve të Brendshme të Kosovës pas dorëheqjës së ministrit të mëparshëm Flamur Sefaj.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashin si ministër të Brendshëm, i cili ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).
“Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i dëshiroi suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen e plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, thuhet në njofim.
Ish-ministri i Brendshëm kosovar, Flamur Sefaj, më 3 prill dorëzoi dorëheqjen tek kryeministri Haradinaj, pasi ky i fundit kërkoi lirimin e menjëhershëm nga funksioni ministër i Brendshëm, për shkak se sipas kryeministrit, Sefaj në rastin e ekstradimit në Turqi të gjashtë anëtarëve të FETO-s nuk e ka informuar kryeministrin Haradinaj për operacionin, që u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Turke të Intelegjencës (MIT).
Ndryshe, më 29 mars MIT përmes një operacioni në bashkëpunim aktiv me inteligjencën kosovare, realizoi një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.
Haradinaj, përveç nga ish-ministri Sefaj, kërkoi edhe dorëheqjen e kreut të intelegjencës kosovare, Driton Gashi, i cili poashtu të martën e kaluar dorëzoi dorëheqjen te Zyra e Kryeminstrit.aa
PRISHTINE– Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar në ‘Facebook’ një mesazh kërcënues, ndërsa deklaroi se pas këtij akti fshihet një person i afërt me PDK-në.
“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcënimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, ka shkruar Kusari-Lila.
Në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.
“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin. Duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai.
Rreth 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi) janë konfiskuar dhe asgjësuar prej fillimit të këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).
Por kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it.
Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari, i cili është edhe përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri tani ka asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.
“Kjo sasi përfshin vetëm asgjësimet nga inspektorët e AUV. Sasinë e asgjësuar nga ana e inspektorëve veterinarë, në kuadër të komunave nuk e posedojmë. Ata janë të organizuar në kuadër të pushtetit lokal. Për punën e tyre ata u përgjigjen organeve udhëheqëse lokale dhe veprojmë si dy pushtete të ndara bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Thaçi.
Kurse, vetëm në fillim të kësaj jave inspektorët komunalë në Ferizaj, kanë asgjësuar 350 kilogramë produkte të mishit.
Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se gjendja është shumë shqetësuese kur flitet për mishin dhe produktet e tij, për shkak të dyshimeve të vazhdueshme rreth afatit të skaduar, çka edhe është vërtetuara në shumë raste gjatë kontrolleve të fundit nëpër depot e kompanive të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.
Sipas tij, që nga konstatimet e fundit se mish i prishur është gjetur nëpër shumë pika të shitjes apo ruajtjes së këtij produkti, ka rënë ndjeshëm edhe interesimi i konsumatorëve për të blerë këtë produkt.
“Kur ne marrim informata se është asgjësuar një sasi ushqimi, automatikisht dyshojmë se edhe sa sasi janë në treg apo janë shitur dhe konsumatori nuk e ka parë dhe nuk e ka zbuluar”, thotë Kaçaniku.
Shtimi i kontrollit në tregun vendor si nga inspektorët e Agjencisë po ashtu edhe ata komunalë, ka pasuar zbulimin e skandalit me mishin e dyshimtë të importuar nga Belgjika nga firma VEVIBA, i cili në vitin 2016 kishte depërtuar në tregun e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, tashmë kanë filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë.
Ndryshe, për të gjitha këto raste inspektorët e AUV-ut, deri më tani kanë iniciuar shtatë lëndë për kundërvajtje në gjykatë, thotë Lamir Thaçi.
“Kemi lëndë të tjera të cilat janë dorëzuar në zyrën ligjore dhe disa të tjera të cilat ende janë në procedurë për inicim. Rastet e ndalimit nuk i ndajmë në raste të lehta apo të rënda”.
“Çdo sasi e mishit e cila konstatohet se nuk i plotëson kushtet për konsum marrim vendim për asgjësim. Ndaj secilit që tenton të tregtojë produkte të pasigurta do të ndërmerren të gjitha masat e parapara me ligjet në fuqi”, thotë ai.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, nga vende të ndryshme të botës për një vit importohen mbi 40 milionë kilogramë mish. Sasia më e madhe e këtij produkti importohet nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina dhe Holanda.
Nadie Ahmeti
Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias.
Presidenti Thaçi ka thënë se e çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.
Në anën tjetër, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.
“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, ka thënë Kotzias, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Presidentit.
Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
PRISHTINE– Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu.
Ai akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas ngritjes së aktakuzës, ka reaguar edhe ministri Lekaj. Në një deklaratë për media, ministri citohet të ketë thënë se “se në asnjë rast e rrethanë nuk ka vepruar ndryshe, përveçse në harmoni me ligjin”.
Ai ka thënë po ashtu se do të vazhdojë punën e tij, siç është shprehur ai, ”për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve dhe vendit”.
Lekaj është ministri i dytë që ka aktakuzë të ngritur në qeverinë aktuale të Kosovës. Paraprakisht, akuzë është ngritur edhe kundër ministrit Besim Beqaj, në lidhje me rastin e njohur si “pronto”.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, ka arritur në Prishtinë në vizitën e tij të parë zyrtare. Fillimisht, shefi i diplomacisë greke është pritur nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Takimi i cili ishte paralajmëruar për orën 14:40 ka nisur me rreth një orë vonesë. Ndërkaq, konferenca e përbashkët e cila ishte paralajmëruar për orën 15:30 është anuluar tërësisht.
Gjatë fotografimit për gazetarët, Kotzias është pyetur për arsyen e mosmbajtjes së konferencës së paralajmëruar për medie në Prishtinë, njëjtë siç kishte bërë dje edhe në Beograd.
Ai tha se kanë shumë tema të rëndësishme që të flasin brenda takimit dhe se nuk kanë kohë për konferencë.
Greqia, sikur dihet, është një nga pesë shtete e BE-së, e cila nuk e ka ka njohur ende Kosovën, megjithëse mban një qëndrim më “të butë”, duke njohur dhe pasaportat.
Kotzias tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.Kryediplomati grek gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi. Edhe këtu, mediet do të mund të marrin vetëm pamje.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë për një rol më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Në një tryezë të organizuar nga organizata joqeveritare Lëvizja “FOL”, kryeministri Haradinaj tha se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës tha se është kundër vazhdimit me këtë format të dialogut në Bruksel.
“Iu kam thënë se duhet të kalojmë në fazën finale të bisedimeve që nënkupton njohjen reciproke mes dy shteteve. Këtë ia kam thënë edhe Federica Mogherinit. Nëse ndodhë kështu, është mirë për Kosovën. Ndryshe, status quo-ja është e dëmshme për vendin dhe rrezikon ta kthejë prapa”, u shpreh ai.
“Unë asnjëherë s’kam qenë krejt i bindur se kur i harxhojmë marrëveshjet dhe të kalojmë në një fazë finale për shkak se faza finale është vullneti politik i vendimmarrësve të mëdhenj”, deklaroi Haradinaj.
“Për fazën finale edhe presidenti Donald Trump duhet të ketë pak kohë që të merret me Kosovën, edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë se Madhe, Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron”, tha ai.
Sa i përket Kosovës, Haradinaj tha se pajtohet që në krye të dialogut të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, kryeministri edhe ashtu është shumë i zënë me punë, kurse presidenti ka më shumë kohë që të merret me diçka.
“Këtu secili ka rol, Qeveria ka shumë rol në dialog. Por, është shumë mirë që presidenti i vendit e udhëheq agjendën. Presidenti i vendit nuk ka shumë punë, ai kur shkon në zyre në mëngjes duhet të kërkojë se çka të punojë, kurse kryetari i Qeverisë, nga ngarkesa shikon çka mundet të shtyhet, cilat tema mund të presin. Edhe është shumë mirë, që presidenti ka qenë i kyçur si kryetar i Qeverisë”, theksoi Haradinaj
Ndërkaq, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri u shpreh se ky është një proces serioz që është nisur, i bazuar në obligimet që ka Kosova, dhe e gjitha që ndërtohet si statut i Asociacionit, duhet të verifikohet në Gjykatë Kushtetuese.
Një çështje tjetër që shtohet vazhdimisht në debate të tilla është edhe ajo e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kryeministri Haradinaj tha se formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk është pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe.
“Kosova e ka një opsion, që është ligji, një ndryshim në bazë të ligjit dhe duhet ta konsumojë arritjen që të gjitha palët të sigurohen që Kosova është e gatshme, që përmes ndryshimeve kushtetuese, të arrihet dalja për këtë temë”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë diskutim me mediat, Haradinaj është shprehur i bindur edhe në lidhje me marrjen e konfirmimit nga Bashkimi Evropian për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kushti i mbetur ka të bëjë me faktet që dëshmojnë se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, për çka Haradinaj tha se janë angazhime të vazhdueshme të cilat do të vazhdojnë edhe pas liberalizimit të vizave.
Nadie Ahmeti
Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.
Anton Quni, një nga protagonistët e betejës së Koshares, ka kujtuar në Interaktiv të KTV-së momente nga përballja me forcat ushtarake serbe.
Ai ka treguar se gjatë luftimeve, UÇK-ja kishte arritur të kapte robër dy ushtarakë serbë. Këta ka treguar se UÇK-ja i ka shkëmbyer me katër ushtarakë amerikanë.
“Kohë pas kohe u kemi bërë thirrje të dorëzohen. Kanë pas një paragjykim se ne nuk do të sillemi sipas konventave për robër. Në një situatë është zënë rob një ushtar i trajnuar dhe i përgatitur për operacione komando. Ka pas të kryer përgatitjet ushtarake. I dyti ishte ushtari në shërbim. Të dytë nëpërmjet njësive tona përgjegjëse, janë trajtuar, janë marrë shënimet aq sa lejohet. Kemi marrë informata për moralin e ushtarëve serbë, për arritjet e tyre, si e shohin nga pozicioni i tyre forcën tonë, si i kanë humbjet, si i bëjnë ndërrimet, si i kanë organizimet. S’ka pas nevojë fare as për dhunë as për me ngrit zërin. Të gjitha që i kanë ditë na i kanë treguar dhe ne i kemi përdor për të zhvilluar operacionet. Këta robër lufte u janë dorëzuar Shqipërisë në Kukës, e më pas tek autoritetet e ushtrisë amerikane. Aq sa kam informata kanë qenë të izoluar në një bazë ushtarake amerikane diku në regjionin e Frankfurtit dhe pas luftës përmes një kleri fetar janë shkëmbyer në Suboticë me katër ushtarë amerikanë që ishin zënë robër lufte në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. U janë kthyer familjeve të veta”, ka shpjeguar Quni.
Sa i përket betejës së Koshares në përgjithësi, Quni ka thënë se aty u shkaktua një prej humbjeve më të mëdha të Serbisë. Ai ka thënë se Serbia e pranon humbjen në këtë betejë madje edhe duke e quajtur “ferri i Koshares”, por shton se suksesi i atribuohet forcave të huaja dhe jo UÇK-së. Kjo, sipas Qunit, nuk ekziston.
“Nga turpi që ta arsyetojnë humbjen ata nuk ia lënë meritat djemve dhe vajzave të Kosovës, por meritat për humbjet ua lënë njësive të specializuara të partnerëve tanë të NATO-s e Amerikës, duke u thirrur se në këtë betejë kanë marrë pjesë eprorë të lartë të njësive të huaja. Aty ka pas të huaj, por ishin njerëz të udhëhequr nga ideali i tyre. Kanë qenë 16 ushtarakë të huaj, disa pa përvoja fare ushtarake. Disa me njohuri të ndryshme. Sidoqoftë jemi mirënjohës ndaj tyre, por nuk kanë qenë determinues për suksesin e brigadës”, ka shtuar Quni.
Nën heshtjen e varreve të dëshmorëve dhe bekimin e të gjallëve të vdekur, në Koshare u përkujtua 9 prilli i vitit 1999, dita e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.
Në 19 vjetorin e thyerjes së kufirit në Koshare, u thye përfundimisht LDK-ja nën bekimin e pseudo-veteranëve dhe gjeneralëve të (turpëruar) graduar nga pushtetarët aktualë!
Për dallim nga herat e kaluara, kësaj radhe përvjetori i Betejës së Kosharës u shënua pak më ndryshe se herave tjera. Skenari dhe organizimi nën patronatin e pushtetarëve të “krahut të luftës” dhe pa prezencën e “institucionalistëve”, preku thellë ndjenjat e familjarëve të dëshmorëve.
Fjalimet e liderëve shtetërorë me patriotizën folklorik plot hipokrizi dhe shfrytëzimi i kësaj ngjarje historike për deklarata politike për konsum të brendshëm politik, s’ishin gjë tjetër, veqse një lloj maskarade mashtruese e radhës për qytetarët pas faljes së 8230 hektarëve tokë Malit të Zi.
Madje presidenti Thaçi ka dhënë deklaratë bombastike në Koshare, duke thënë se “kërcënimeve të Serbisë, Kosova do t’u përgjigjet me pushkë, siç ka bërë para dy dekadave”. Kjo deklaratë e Thaçit, sa e papergjegjshme, është po aq e papjekur politikisht. Përveqse nuk paraqet asnjë lloj kërcënimi për Serbinë, e ndihmon atë në ushtrimin e invazionit politik ndaj Kosovës.
Kjo deklaratë e pambulesë dhe plot hipokrizi e presidentit Thaçi, për qëllim ka shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit kosovarë në prag të themelimit të Asociacionit të komunave serbe në veri me kompetenca të zgjeruara, e cila në fakt e shpërfaqë keq institucionin e presidentit të shtetit pa ushtri, i cili më tepër gjason në një kryetarë të shoqatës së gjuetarëve se sa të një presidenti të një shteti sovran dhe të pavarur.
Sikurse Hashim Thaçi, fjalët që i tha në Koshare për Serbinë, t’ia thoshte Vuçiqit në bisedimet e Brukselit, vërtetë do t’i bënte qytetarët e vendit të ndjeheshin krenarë me presidentin e tyre.
Mirëpo, “trimëria” e Thaçit nuk shkoli largë, përfundoi në ahengun e parapërcaktuar në agjendën e tij tek “XENI IMPERIAL” në Gjakovë, duke ngrënë mish viçi dhe pirë verë të kuqe me eskortën e zgjeruar qeveritare.
Megjithatë, e menjëhershme ishte përgjigja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq drejtuar Thaçit; “Serbinë nuk e mposhtën armët, por aeroplanët”.
Mjerimi dhe rënja e LDK-së
Mirëpo përtej kësaj, u shpërfaq mjerimi dhe rënja e LDK-së, përkatësisht lidershipit të saj para atyre që deri dje e injoruan Betejën e Kosharës, betejën më të lavdishme të luftës çlirimtare, bashk me këtë edhe dëshmoret e saj.
Skenaristëve të kësaj maskarade mashtruese dhe aktorëve të këtij SHOW spektakli është dashur t’u ndalohet pjesëmarrja në këtë manifestim, e assesi t’u lejohet të llomotitin si gramafona të prishur dhe të derdhin lot krokodili për të rënët e kësaj beteje të lavdishme!
Ngase kjo përbën ofendimin më të rënd para varreve të dëshmorëve të lirisë, të cilin ata nuk mund ta ndëshkojnë, sikurse që nuk munden t’i ndëshkojnë bashkëluftëtarët e tyre, të nënshtruar përpara pushtetarëve të korruptuar për interesa personale dhe privilegje pushtetore.
Kjo nuk ishte hera e parë dhe as që do të jete e fundit që Hashim Thaçi bënë SHOW me LDK-në e katandisur nga vlerat rugoviane. Nga manifestimi i fundit në Koshare u befasova nga numri i madh i injorantëve, të cilët nuk arriten ta kuptojnë lojen e dyfisht dhe mashtrimet e Hashim Thaçit, saqë e kanë të vështirë të ndajnë gënjeshtrat nga realiteti i hidhur!
Është pak më tepër se mjerim për LDK-në, t’ua marrin në dorë primatin e organizimit të kësaj ngjarje të lavdishme, ata që vetëm për së vdekuri mundën t’u dalin përballë trimave që thyen kufirin shqiptaro-shqiptarë, gjaku i të cilëve u bë dritë për lirinë e Kosovës.
I harruan për 19 vjet, tentuan t’i mashtrojnë për një ditë të vetme
Paturpërisht, krerët e shtetit shkuan në Koshare kinse për të shprehur respektin për të rënët në Betejën e Kosharës, por që medjen e kishin diku tjetër, e kishin të mishi që po piqej enkas për ta në Gjakovë, të rakia, vera e kuqe e rrushit të Rahovecit apo birrat e Pejës gjysëm të ngrira në tavolinat e restorantit super luksoz “XENI IMPERIAL”, me pronarë këngëtarin Shkelzen Jetishi.
Duhet qenë tepër gjakftohtë, pa ndjenja njerëzore dhe i pa shpirtë, që pas përkujtimit të një plage kombëtare të përfundosh një aheng me mish, raki e dajre në një restorant super luksoz.
Kjo përveq imoralitetit, e dëshmon se këta kusarë politikë nuk e kanë as një fije respketi për të vdekurit dhe akoma më pak për të gjallët, për nënat, baballarët, vllëzërit dhe motrat, gratë e veja dhe fëmijët jetim të dëshmorëve të Betejës së Kosharës.
Nuk paten dje respekt, nuk kanë sot dhe nuk do të kenë as nesër! Këta kusarë të pangopshëm politikë, sikur të kishin pasur vetëm pak ndërgjegje dhe respekt për dëshmorët e Betejës së Kosharës, së paku një herë për këto 19 vjet do duhej të kishin vizituar familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj beteje të lavdishme të luftës çlirimtare.
Ahengu i shpëlarjes së parave të pista
Pas SHOW-Spektaklit kinse në përkujtim të Betejës së Kosharës: presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra, deputetetë, zyrtarë të institucioneve e të partive politike të Kosovës, u bënë bashk në drekë, në restorantin “XENI IMPERIAL” në Gjakovë.
Pronari i restorantit, përveq mishit të pjekur dhe pijeve alkoholike, gjatë tërë kohës u përkujdes për “mysafirët” që t’i argëtojë me këndim “LIVE pa pagesë”!
Si zakonisht, koston e drekës në restorantin e Xenit do ta paguajnë qytetarët e vendit, ndërsa për çmimin e drekës duhet pyetur pronarin e restorantit Shkelzen Jetishin, i njohur si “XENI”, i panjohur deri më tani nga qytetarët si shpëlarës i parave të pista të pushtetarëve!
Kjo, në fakt ishte “njohje” me hipokrizi e Betejës së Kosharës nga pushtetarët e “krahut të luftës”.
Vlenë për të theksuar se pushtetarët, skenarin e shfaqjes së 9 prillit e përgatiten në Prishtinë, të cilin e realizuan në dy akte; akti i parë në Koshare, ndërsa akti i dytë në Gjakovë, në restorantin super luksos “XENI IMPERIAL” të Shkelzen Jetishit.
Edhe pse kjo ishte një ngjarje përkujtimore e jo mortore, këtë shkrim do e përfundoj në një thënje të Prof. Zekeria Canës, pak ditë para largimit nga kjo botë, po citoj; “Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqt. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd”!
Në rastin konkret, në 9 prillin e vitit 2018, dëshmorët e Kosharë përjetuan ofendimin më të rëndë pas shkuarjes në amshim nga fjalimet plot hipokrizi të liderëve shtetërorë, vulën e së cilë hipokrizi e dhanë në ahegun e dalldisur në restorantin “XENI IMPERIAL” në Gjakovë.
Që kjo të mos përseritet më, u mbetët familjarëve të dëshmorëve që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e maskaradave të tilla, në të kundërtën do të bien përseri pre e mashtrimeve dhe abuzimeve të figurave politike, këtyre shkelësve të gjakut të dëshmorëve dhe rrënuesve në thëmel të shtetit të Kosovës.
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias do të vizitojë sot Kosovën.
Takimi në mes kreut të diplomacisë greke Kotzias dhe atij kosovar, Behgjet Pacolli do të në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë me ora 14:40. Fill pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media, në ora 15:30.
Kujtojmë se Shefi i diplomacisë greke, Kotzias, nisi turneun e tij ballkanik dhe vizitën e parë e ka zhvilluar në Beograd.
Ai u takua dje me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, ku temë diskutimi ka qenë pashmangshëm Kosova dhe deklarimet në media se ‘Kosova do të hapë zyrë diplomatike në Athinë’. “Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiçi, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe normat e saj
Duke reaguar ndaj deklaratës së zëdhënës së BE-së, Maja Kocijançiq, e cila tha se ky Asociacion do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, Vuçiq kërkoi që t’i tregojnë atij ku është e shkruar një gjë e tillë.
Vuçiq, po ashtu, u shfaq i befasuar nga ky deklarim. “Jam i befasuar me një deklaratë të tillë. 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e Qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës, përcjell KosovaPress.
Ai shtoi se tani me rëndësi është “paqja e brendshme e Serbisë”.
Përderisa Kosova po këmbëngul që Asociacioni të bëhet në bazë të Kushtetutës së saj, përfaqësuesit e Listës Serbe, së bashku me Qeverinë serbe, kërkojnë që themelimi i tij të ndodhë duke pasur për bazë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Freedom House, vlerëson se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në shkallën e demokracisë që nga viti i kaluar.
Këto pohime janë pjesë e projektit të kësaj organizate për vëzhgimin vjetor të reformave demokratike, një projekt që ka filluar të publikohet që nga viti 1995.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ultë e përparimit demokratik, Kosova ka notën 4.93 ndryshe 4.96 që e kishte një vit më parë.
Në pjesën e raportit për Kosovën thuhet mes tjerash se Kosova kishte gjatë 2017-tës një vit të trazuar. Pati disa përmirësime në procesin zgjedhor, ndërsa lufta kundër korrupsionit ngeci për shkak të mungesës së vullnetit politik.
“Me gjithë tendencat gjysmë autoritare dhe përzierjes së administratës me interesat e jashtme. kuadri kushtetues e ligjor ka vazhduar të sigurojë mbrojtje nga përqendrimi i pushtetit”.
Raporti përshkruan dobësitë që përshkuan qeverinë që në vitin 2016 e të cilat nuk mund të tejkaloheshin për shkak të tensioneve të brendshme të vazhdueshme të shkaktuara nga “antipatitë” ndërmjet partive përbërëse të koalicionit, gjë që çoi në zgjedhjet të parakohshme në qershor të vitit të kaluar.
Koalicioni i ri qeverisës u ngrit në shtator, por, thuhet në raport, ai nuk arriti të sigurojë më shumë qëndrueshmëri sesa ai paraprak.
“Përkundrazi, ai u mbështet në qeverisje me dekrete, duke anashkaluar parlamentin dhe shpesh duke vepruar pa marrë parasysh proceset dhe kërkesat ligjore”.
Kosova mbajti dy palë zgjedhje gjatë vitit 2017: të përgjithshmet në qershor dhe ato për pushtetin komunal në tetor.
“Ndonëse mungesat e identifikuara shumë kohë më parë në kuadrin ligjor të zgjedhjeve nuk janë tejkaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet tjera ndërmorën një përpjekje të konsiderueshme për të siguruar që zgjedhjet të ishin të lira, konkurruese dhe transparente. Kjo u arrit ne masë të madhe, edhe pse u ngritën disa shqetësime lidhur me trysninë politike në zonat me popullsi serbe”.
Raporti theksin se zgjedhjet treguan që “rritja e partisë nacionaliste, Vetëvendosje dhe rënia e pushtetit partive tradicionale ka vazhduar gjatë vitit 2017. Ideologjia është vënë në krye të fushatës zgjedhore, duke kërcënuar dominimin e partive që e kanë origjinën në vitet 1990 dhe udhëheqja e të cilave për herë të parë është e paqartë”.
Raporti vë në pah ndryshimet që ndodhën në skenën politike pas zgjedhjeve duke ndryshuar renditjen e partive politike.
Më institucionet e paralizuara nga kalendari i ngjeshur zgjedhor, thuhet në raport, shoqëria civile dhe mediat morën në duart e tyre organizimin e debatit publik dhe vazhduan të shpalosin korrupsionin dhe keqqeverisjen e punëve publike nga shteti dhe zyrtarët e tij, me gjithë shtimin e trysnisë, që shpesh u manifestua me dhunë fizike.
Raporti thekson se kuadri për institucionet vendore ka përjetuar disa përmirësime të vogla gjatë vitit 2017 dhe komunat ende nuk kanë fonde dhe burime të mjaftueshme për të përmbushur rolin e tyre të madh në sistemin politik të Kosovës.
“Gjatë vitit nuk pati përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për shkak të zvarritjes së dialogut me Serbinë dhe zhvillimeve të ngjeshura politike”.
Raporti theksin se paparimi më i madh në fushën e drejtësisë ishte funksionalizimi i Gjykatës së Posaçme në Hagë nën ombrellën ligjore të Kosovës, me gjithë kundërshtimin nga shumë aktorë të spektrit politik dhe qeverisë aktuale. Aty përmendet edhe nisma e dhjetorit të vitit të kaluar për shfuqizimin e kësaj gjykate “nga një numër deputetësh dhe me mbështetjen e presidentit dhe qeverisë, duke ngritur dyshime për përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.
Ngjashëm, thuhet në raport “lufta kundër korrupsionit u zvarrit pasi autoritetet treguan një mungesë absolute të angazhimit për të trajtuar zyrtarët e profilit të lartë, duke preferuar që të përqendroheshin në korrupsionin e nivelit të ultë, duke shmangur kështu proceset e ndërlikuara dhe luftimin e lidhjeve politike”
Raporti thekson se gjatë vitit 2018 qeveria e re e Kosovës do të përpiqet të zbatojë programin e saj. “Kundërthëniet e brendshme, një koalicion i dobët që varet nga partitë e pakicave dhe një qasje e njëanshme do të shënojë këtë vit pasi qeveria do të vazhdojë të anashkalojë parlamentin për të shmangur kontrollin e duhur parlamentar”.
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të kërkojë përmbushjen e detyrimeve të trashëguara siç është ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përmbushjen e kushteve përfundimtare për liberalizimin e vizave.
Në raport thuhet me tjerash se integrimi i zonave me shumicë serbe në veriun e vendit do të përparojë ngadalshëm në gjatë vitit 2018, varësisht nga ritmi i bisedimeve me Serbinë. Sistemi gjyqësor në veri, do të vazhdojë të zëvendësojë ish strukturat paralele, megjithëse i nënshtrohet ndërhyrjes së lartë politike, ndërsa komunat dhe administrata e decentralizuar do të mbeten të dobëta për një kohë.
Edhe gjatë vitit 2018, thuhet në raport, mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i lartë i strukturave shtetërore do të vazhdojë të pengojë luftën kundër korrupsionit, ndërsa do të vazhdojë kundërshtimi politik ndaj Gjykatës së Posaçme, përkundër kritikave diplomatike./za
“Qeveria e Kosovës do shqyrtojë me kujdes shqetësimet e shprehura nga veteranët e luftës së fundit të UÇK-së”, ka thënë kryeministri Haradinaj
PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot priti në takim një grup të veteranëve të UÇK-së të cilët shprehën ankesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mos përfaqësimin e tyre me dinjitet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se veteranët në takim me kryeministrin kanë shprehur pakënaqësinë e tyre sa i përket ndikimit të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së tek Komisioni invalidor për përfitimin e shkallës së invaliditetit, “fryerjen” e listave të veteranëve dhe mostrajtimin adekuat nga Komisioni mjekësor.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka dëgjuar kërkesat dhe ankesat e veteranëve të pakënaqur, duke thënë se, “Qeveria e Kosovës do shqyrtojë me kujdes shqetësimet e shprehura nga veteranët e luftës së fundit të UÇK-së”.
Nga ana e tyre veteranët e UÇK-së kanë falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe përballjen me ankesat e tyre, duke shprehur besimin se qeveria në një afat sa më optimal do t’i trajtojë dhe zgjidh kërkesat e tyre.
Kujtojmë se sot një grup i ish-ushtarëve të UÇK-së kanë mbajtur protestë simbolike në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë dhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar të takohen me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për t’ia shprehur pakënaqësitë lidhur me listat dhe statusin e veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Kërkesat e tyre janë: pastrimi i listave, verifikimi i veteranëve nga fillimi dhe shkarkimi i Komisonit të tanishëm invalidor i cili sipas tyre luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen ndërsa ata që i kanë blerë certifikatat me para po e kalojnë shkallën e invaliditetit.
Jeton Selmani u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve qeveritarë dhe atyre të shoqërisë civile që të bashkohen me veteranët dhe ta ngrenë zërin kundër degradimit të vlerave të luftës
PRISHTINË – Një grup i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një protestë simbolike në sheshin “Skenderbeu” të kryeqytetit te Kosovës, Prishtinë me anë të cilës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me listat e “fryra” të veteranëve.
Afro 30 protestues kanë vazhduar protestën para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar të takohen me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për t’ia shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me listat dhe statusin e veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Përfaqësuesi i veteranëve nga Zona e Llapit, Jeton Selmani në një prononcim para mediave u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve qeveritarë, si ministra e deputetë dhe atyre të shoqërisë civile që të bashkohen me veteranët dhe ta ngrenë zërin kundër degradimit të vlerave të luftës.
Duke theksuar se shoqatat e dala nga lufta në Kosovë kanë krijuar lista të reja me 45 mijë veteranë të rrejshëm, Selmani tha se nuk kanë patur përkrahjen e tyre.
Ai tha se veteranët janë në gjendje të rëndë ekonomike duke theksuar kërkesat e tyre si pastrimi i listave, verifikimi i veteranëve nga fillimi dhe shkarkimi i komisonit të tanishëm invalidor i cili, sipas tij, luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, ndërsa ata që i kanë blerë certifikatat me para e kalojnë shkallën e invaliditetit.
“Kërkojmë që të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm, të anulohet i gjithë procesi dhe të nisë nga fillimi verifikimi i veteranëve. Të dalin para drejtësisë të gjithë manipuluesit, falsifikuesit e listave të veteranëve, t’u njihet statusi i invalidit të gjithë atyre veteranëve invalid e jo veteranëve të rrejshëm siç po ndodhë këto ditët e fundit”, tha Selmani.
Ndërsa, Bajram Jaha nga Zona e Mitrovicës tha se ata që kanë luftuar vërtetë ndodhen nëpër rrugë. Sipas tij, njerëzit që kanë merita nuk janë askund.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë për t’i takuar ish-ushtarët e pakënaqur të UÇK-së, duke iu premtuar një takim gjatë ditës. Protestuesit janë pajtuar për këtë takim me kryeministrin dhe vazhdojnë të presin para qeverisë. aa
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy opsione për Qeverinë aktuale, të cilën e konsideron se e ka humbur tashmë legjitimitetin për të qeverisur me vendin. Marrëveshje ndërpartiake për datën e zgjedhje të parakohshme apo mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, janë dy opsionet e LDK-së.
Kjo parti politike, ndonëse në opozitë, tash për tash përbën grupin më të madh parlamentar.
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend dhe rrjedhimisht, sipas tyre, ka humbur edhe funksionalitetin.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se fillimisht do të kërkohet një debat me partitë politike për caktimin e një date të zgjedhjeve të parakohshme dhe nëse kjo nuk arrihet, sipas tij, do të vazhdohet me procedurat për mocionin e mosbesimit.
“Janë proceduara të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje dhe nuk mbetet asgjë tjetër përpos organizimit të mocionit. Kërkesa për përkrahje nga deputetët dhe grupet politike do të fillojë nga ato opozitare dhe deputetët të cilët ia duan të mirën vendit, duke marrë parasysh skandalet dhe mosefikasitetin e kësaj qeverie”, tha Zemaj.
Bazuar në vlerësimet e LDK-së, Kosova ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike. Sipas këtij subjekti opozitar, “temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një Qeveri e pakicës dhe si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme”.
Por, pjesa tjetër e opozitës, që dominohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur, i cili paraqet fraksionin e Vetëvendosjes në Kuvend, nuk po e shohin ende si shumë serioze nismën e LDK-së.
Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht lidhur me mocionin e përfolur nga LDK-ja, nuk shihet se ka diçka konkrete dhe serioze.
Ai tha se derisa flitet në media nga zyrtarët e LDK-së për atë se çka do të bëhet, deputetët e këtij grupi, nuk mund të marrin ndonjë vendim se a do ta përkrahin apo jo një mocion të mundshëm mosbesimi kundër Qeverisë.
Sejdiu tha se Kuvendi i Kosovës është vendi i duhur për të gjitha diskutimet e mundshme në këtë drejtim.
“Përderisa nuk ka asnjë iniciativë konkrete, por gjithçka është në spektrin e diskutimit media, edhe ne nuk kemi çka të shtojmë. Kurdo që ka ndonjë iniciativë për tryezë të përbashkët të subjekteve opozitare ku do të diskutohet për të ardhmen, ne do të jemi pjesë e asaj tryeze dhe pas diskutimeve aty do të marrim vendime”, u shpreh Sejdiu.
Në anën tjetër, Armend Zemaj i LDK-së tha se për dallim nga partitë e tjera, LDK-ja ndihet përgjegjëse që vendi me Qverinë aktuale është duke shkuar drejt degradimit dhe jo përmirësimit.
Megjthatë, bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, por deputeti Zemaj thotë se LDK do të provojë të sigurojë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.
“Ne do të pretendojmë që t’i sigurojmë votat dhe do të shohim vullnetin politik të Kuvendit dhe grupeve politike, duke përfshirë edhe grupet opozitare”, tha ai.
Ndërkohë, nismat për rrëzimin e Qeverisë i mbështetë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një postim të tij në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë bërë katër javë prej se Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur qëndrimin e saj se kjo Qeveri ka rënë moralisht dhe ajo duhet të bie.
“Lëvizja Vetëvendosje është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e Qeverisë. Shumica dërrmuese e popullit dhe shumica e deputetëve të Kuvendit janë në opozitë me këtë Qeveri. Mbetja e kësaj qeverie në pushtet është dhunim i demokracisë qytetare e parlamentare, i vullnetit të popullit e i interesit të përgjithshëm”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shkruar në fund po ashtu se “nuk mund të mbetet shteti e populli peng as të qejfit të kryeministrit dhe as të frikës së presidentit”.
Ndonëse ka humbur shumicën në Kuvend, Qeveria e Kosovës po e vazhdon punën dhe mandatin kushtetues.
Mbijetesa e Qeverisë, nuk po shihet problem sa po vlerësohet problematike marrja e vendimeve dhe sigurimi i mbështetjes në Kuvend për zbatimin e tyre.
Pas konfirmimit të largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me 61 vota në Kuvend, edhe zyrtarisht tani mbetet në kuotën e 51 votave, që nënkupton se e ka humbur shumicën.
Vitin e kaluar, Qeveria e koalicionit PDK – LDK, e udhëhequr nga ish-kryeministri Isa Mustafa ishte detyruar të përfundonte para kohe mandatin, pikërisht për shkak të ngritjes së mocionit të mosbesimit nga opozita, por të cilin e kishte mbështetur edhe PDK-ja, si pjesë e koalicionit qeverisës.
Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare, tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit, Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.
Sipas tij, falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.
Thaçi përmendi edhe kërcënimet që, sipas tij, po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç u jemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.
Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19-vjetorit të Betejës së Koshares, e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.
Kosova jo që nuk po bëhët shtet serioz, por po bëhët shtet e qudirave.Këta udhëheqës partiakë dhe shtetëror që u ndërruan në pushtetet e pas luftës, nuk u treguan të zotët për shtetndërtim dhe mirëqenje.Edhe pse u përbetuan në Kosovë, dua tu thëm së janë treguar humbës të medhenjë.Edhe pse po tingëllon quditshem , çmimi që do ta paguajnë për gjithë këto marifete do të jetë shumë i lartë.Nga fitorët që mendoni së i keni bërë, do të përjetoni dëbakël nga vetvetja!
Dhe, a e dini pse? Së ky vend dhe shqiptaret shumë kan vuajtur dhe shumë herë ka rënë përtoke , por janë ngritur edhe më fuqishem.Dhe, sigurisht së prap e kan këtë mundësi.Epilogun e kësaj politike e dini edhe vet.Kosovën e këni shëndrruar në një shoqëri pa busullë. I thoni vetit Elita , e pak keni lidhje më këtë nocion politikë.Keni ndërtuar një sistem më shumë grabitqarë e kriminalë.Është lehtë njeriu të shërbehët më metoda të ulëta duke mos zgjedhur metoda dhe mjete për të ardhur deri të përfitimet përsonale.Krijuat një sistem më shumë piramidal.Intelektualet I keni bërë objekt talljeje, kurse dileret, matrapazët dhe keqpërdoruesit janë bërë përsona të cilët po respektohen! Kjo është më shumë së turpëruese për Kosovën.
Mafiozët po mbrohen kurse qytetaret po brengosën për fatin e vet.Të gjitha këto i keni bërë sipas formulës linquese karshi atyre të cilët janë treguar të padisciplinuar karshi formulës tuaj.Po thuaj së kan marr fund normat dhe rregullat e shkruara e të pa shkruara.Nuk ka drejtësi të mirfilltë, veq ka drejtësi më të fortit.Nuk kemi shtet , kemi imitacion të shtetit.Njerëzit e mirë po skajohen ,e po instalohen njerëzit më pak vlera. A mund vijmë të konstatimi së po e duam dhe respektojmë shtetin e sapo lindur? Si gurisht së jo.Shteti nuk duhet dhe nuk respektohet duke abuzuar përditë më te.Në stacionet e autobusve më së shumti keni mundësi ta shikoni ardhmerinë e këtij vendi i cili po zbrazët.Këtë largim po e bëjnë edhe familje të tëra.Ata që po mbesin kan vendosur sigurisht të nënshtrohen urdhërave dhe bindjeve Tuaja poshtëruese.Po na largohen të rinjet të cilët janë shtylla e secilit shtet.Po largohen edhe njerëzit më kualifikime të larta.Edhe ato kuadro qe I kemi po i shëndrroni në punëtor krahu, në hamallë dhe argatë të juaj?!Deri kur do tu zgjatë kjo punë veq një Zot i madh e dinë.Ky popull ka rënë në gjumë dimëror të thellë, dhe ju e keni marr vesh mirë këtë punë, dhe nuk po keni të ndaluar në grabitje të atyre pak të mirave materjale të cilat kan mbetur.Keni pasur të gjitha mundësit që të punoni mirë dhe ndërshmerisht për Kosovën dhe qytetarët e saj.Ne vend të tiparëve zgjodhet vesët.
Zgjodhët mentalitetin e vjetër autokratik të sundimit mbi masën.Keni pasur mundësin të kultivoni pastërtinë shpirtërore , solidaritetin dhe guximin qytetarë, që të hapërojmë më kohën ndërsherisht…Ju zgjodhet për popullin e shumë vuajtur rrugën e varferimit dhe nënshtrimit …Po ta donit Kosovën ashtu siq po na mbani përditë nasihat , sigurisht së do ti kishim shumë më mirë punët .Kosova i patë shumë palë zgjedhje , e shumë pak rezultate.Të gjithë e kemi ëndrruar një Kosovë më të arritura të mëdha, e fatkëqesisht nuk e kemi edhe pas 18 vitësh…Por, megjithate nuk duhet pranuar kapitulimin para asnjë të keqe ngado që vjen dhe nga kushdo që vjen ajo…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur kundër taksës në “Rrugën e Kombit” duke thënë se kjo taksë rrugore nuk i bën nder Shqipërisë, sidomos kur merret parasysh gjendja e vështirë ekonomike e Kosovës dhe e qytetarëve të veriut të Shqipërisë.
“Përderisa Kosova dhe Shqipëria po aspirojnë integrimin në BE, ku do t’iu bashkohemi shteteve më të zhvilluara, është e pakuptueshme dhe e patolerueshme vënia e pagesave për lëvizjen e lirë në mes popullit shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Kryetari i Mitrovicës e ka thënë këtë pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
“Bashkëbiseduam për rritjen e bashkëpunimit me Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që më shumë se kurrë kemi nevojë për përafrim”, ka shkruar Bahtiri.
Ai më tej ka theksuar se ishte dakordim i përbashkët që nuk duhet të ketë barriera mes të vendeve, aq më pak taksë rrugore, e cila e dëmton jashtëzakonisht shumë lëvizjen Kosovë – Shqipëri.
Pas vendosjes së taksës në “Rrugën e Kombit”, u dogjën pikat ku bëhej pagesa te tuneli i Kalimashit në një protestë që nisi e qetë, por u shndërrua në të dhunshme.
Ditë më parë, pas një shkrimi autorial, një lexues i rregullt m’u drejtua me fjalët; “Shkrimet i keni të qëlluara, por vetëm zbuti pak kritikat ndaj LDK-së”! Përgjigja ime ishte kjo; “Ndaj atyre që thirren në filozofinë rugoviane dhe e shkelin atë me të dyja këmbët do t’i ashpërsojë akoma më tepër kritikat”.
Afërsisht tre vite më parë, atëherë kur filloi ndarja pa kritere e statusit të veteranit të luftës çlirimtare, përmes një shkrimi autorial me titull: “Veteranomania e patriotizmit folklorik”, reagova rreth parregullësive me rastin e caktimit të listave të veteranëve.
Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërru këtë porces në një “Veteranomani” dhe “Mercenaromani” të vërtetë!
Lënja jashtë listave e veteranëve, komandantët dhe ushtarëve më të spikatur, pjesmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare në njërën anë dhe përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba grash dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë apo edhe të atyre që skishin qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë , por që u kthyen më pas si “çlirimtarë”, paraqet abuzimin më të keq me vlerat e luftës çlirimtare!
Barazimi me të njëjtin statut, i luftëtarit të lirisë me tradhtarin apo bashkëpuntorin e regjimit pushtues të Serbisë është poshtërimi më i madh për luftëtarët e vërtetë, është shkelja më e rëndë e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë!
Manipulimi me vlerat e luftës
Po të mos ishte lufta e fundit, akoma njerëzit do të besonin në “fitoret” e mëdha gjatë historisë, për betejat e “lavdishme”, heroizmin e “paparë” të Boro e Ramizit, për bashkim vllazërimin, realizmin socialist,etj.
Historianët atdhetar, pendat e ndritura të kombit që provuan të shkruajnë historinë e vërtetë të popullit të tyre, u anatemuan, u ndjekën dhe përndjekën nga regjimet pushtuese dhe ato antipopullore shqiptare, duke i zavëndësuar ata më vlera sllavo-turke dhe arabo-aziatike.
Tendenca e vazhdueshme e shqiptarëve për marrjen e bajrakut dhe kënaqjen e egos për pushtet ka bërë që shqiptarët shpesh të rrëshqasin nga interesi kombëtar në interesin personal.
Lufta e fundit për çlirimin e Kosovës edhe njëherë na i nxori në pahë dobësitë tona kombëtare! Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve dhe injorimin deri ne eliminim të figurave më markante të luftës dhe paqës, paraqet rrënimin në themel të vlerave kombëtare.
E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent!
Injorimi i betejave të lavdishme të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Shpirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Pasurimi i paligjshëm i një kaste politike filloj përmes “patriotizmit” folklorik, që nga rënja heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjën e tij në fillim marsin e ’98-s.
Ishin këngët patriotike, përmes të cilave “patriotët” ngacmuan ndjenjat e qindramijëra bashkatdhetarëve, të cilët dhanë gjithçka patën për lirinë e Kosovës, sa të tjerë shkuan për të luftuar, lanë gjymtyrët e trupit, derdhën gjakun, dhanë më të shtrenjëtën-jetën e tyre.
Nga kjo gadishmëri e bashkatdhetarëve, përfituan disa nga “patriotët” e mbështjellur nën petkun e çlirimtarëve, të cilët jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit për t’u pasuruar mbi djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.
Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjën e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi me mbushjën e xhepave të komandantëve dhe emisarëve politik të luftës.
Nuk u dorëzuan në kohë lufte, u nështruan në liri
Edhe pse i kaluam afro dy dekada nga përfundimi i lufës çlirimtare, përfituesit në emrin e saj janë akoma aktiv. Profiterët e luftës si gjithnjë mobilizohen në prag të fushatave zgjedhore apo sa herë që ju rrezikohet pushteti, duke i shantazhuar shtresat më të varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë me ofrimin e librezës së veteranit në këmbim të votës.
Një dukuri e tillë e shëmtuar ishte më e theksuar në dy palë zgjedhjet e fundit (nacionale dhe lokale), me ç’rast numri i veteranëve të luftës u rrit në mënyrë enorme, saqë askush në Kosovë më nuk e di numrin e sakt të veteranëve!
Cak i gjahut për votë nga ish komandantët në zgjedhjet e fundit ishte elektorati i zhgënjyer i LDK-së, të cilëve ju shpërndanë libreza të veteranëve në këmbim të votes nga partitë e ashtuquajtura të krahut të luftës.
Mirëpo, një këmbim i tiilë i votës nuk ishte aq i thjeshtë dhe i lehtë, madje në disa raste ishte i dhimbshëm dhe tepër sfidues për elektoratin e LDK-së. Mbetët tepër i dhimbshëm fakti i nënshtrimit në paqe i atyre që nuk u dorëzuan në kohë lufte para “çlirimtarëve”!
Ajo që u është thënë disave prej “veteranëve” në prag të zgjedhjeve të fundit me rastin e marrjes së statusit të veteranit është pak më tepër se shantazh, është kërcënim për bukën e gojës.
“Ja ku e ke çerifikatën e veteranit, pranoje me kushtin që nga ky moment për ty ska më Ibrahim Rugovë dhe as LDK”!
Jo të gjithë e kanë pasur guximin dhe mundësinë të refuzojnë dhe të sfidojnë ekzistencën e familjeve të tyre. I pranuan çertifikatat e turpit, me shpirtë të thyer dhe ndërgjegje të vrarë.
Deri në këtë nivel e solli elektoratin e saj udhëheqja e LDK-së post-Rugoviane, duke e tradhtuar elektoratin për pak pushtet dhe interesa biznesore me rivalët politik dhe kundërshtarët e përbetuar të Ibrahim Rugovës!
Jo për të arsyetuar nënshtrimin e një pjese të elektoratit rugovian të cilët qendruan të pamposhtur në luftë, që u dorëzuan në paqe, por për të treguar se, sikur lidershipi i LDK-së post-Rugoviane, duke përfshirë të gjitha strukturat e larta të saj të mos ishin thyer para egos për pushtet, ky elektorat i harruar nga ana e tyre nuk do të ishte dorëzuar kaq lehtë para shantazhuesve, por pa asnjë hezitim ofertave të tyre do t’u përgjigjeshin në këtë mënyrë; “Jo, gjallë e kam Rugovën prapë në çdo shtëpi e çdo konak”,…ose siq ka pasur raste që u janë përgjigjur edhe në këtë mënyrë; “Kam qenë dhe do të mbetëm deri në vdekje ushtarë i Ibrahim Rugovës”.
Ashtu siq e nisa, edhe po e përfundoj shkrimin me kritikat më të ashpra për përgjegjësinë e pafalshme të lidershipit post-Rugovian të LDK-së, që e lejuan të ndodh ky poshtërim kaq i ulët i elektoratit të saj besnik nga uzurpatorët e shtetit.
Përgjegjësia për katandisjen e shtetit bie mbi ata që bashkqeverisen me uzurpatorët e shtetit, lavdia e përjetshme u takon atyre që nuk u dorëzuan në luftë dhe në paqe.
Zoti i bekoftë luftëtarët e lirisë dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut!
Zoti e bekoftë arkitektin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova!
Turpi i mbuloftë “çlirimtarët”, shkelës të gjakut të dëshmorëve dhe lakmitarët e pushtetit, shkelës të vizionit rugovian!
Autoritetet në Kosovë i kanë dhënë statusin e refugjatit, shtetasit turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia nën akuzat për përfshirje në grusht shtetin e korrikut të vitit 2016.
Avokati i tij, Leutrim Syla i tha Zëri të Amerikës se tashmë zoti Toksoy nuk do të mund të dëbohet nga Kosova meqë ligjet e sigurojne atë se nuk mund të ekstradohet pa ju hequr statusi i refugjatit.
Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Kosovës refuzoi kërkesën për ekstradimin e zotit Toksoy, punonjës i fondacionit arsimor, “Atmosfera”, i cili qe arrestuar në tetor, pak pas vizitës në Kosovë të kryeprokurorit të Ankarasë, Yüksel Kocaman, i cili sipas medieve turke, u ka dorëzuar autoriteteve në Kosovë emrat e 25 shtetasve të Turqisë që kërkohen nga autoritetet turke.
Burime të Zërit të Amerikës thonë se Ugur Toksoy fitoi statusin e refugjatit nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Emigracion, i njëjti institucion që u kishte hequr lejet e qëndrimit gjashtë shtetasve turq të tjerë që u deportuan nga Kosova me kërkesë të Ankarasë e cila i akuzon ata për lidhje me klerikun Fethullah Gulen të cilin Turqia e akuzon për përpjekjen për grusht shteti.
Operacioni i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, la pas vetes shumë paqartësi dhe nxiti reagime të organizatave për të drejtat e njeriut që tërhoqën vërejtjen në pasojat për të deportuarit por edhe për Kosovën në proceset integruese.
Udhëheqësit më të lartë të Kosovës urdhëruan hetime gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet e përfshira në operacion, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vendosi shkarimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi dhe ritheksoi në disa raste se nuk kishte qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve.
Hetimi i kësaj çështje ndërkaq pritet të bëhet edhe nga një Komision Hetues i formuar nga Parlamenti i Kosovës.
Matthew Palmer, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së në takim me presidentin Hashim Thaçi
Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore nga Departamenti i Shtetit, Matthew Palmer po qëndron në Prishtinë, me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas një komunikate për media, e ka njoftuar zyrtarin amerikan se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon.
“Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, Matthew Palmer, sipas të njëjtës komunikatë, rikonfirmoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës.
Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajon.
Më pas, ai është pritur edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Në këtë takim, sipas një komunikate nga kabineti i kryeministrit, u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me sundimin e rendit dhe ligjit dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik.
“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë janë falënderues për ndihmën e gjithanshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA-të, për Kosovën. Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, njëkohësisht duke rritë konsolidimin e shtetit dhe duke forcuar agjendën e saj të integrimit euro-atlantik”, citohet të ketë deklaruar kryeministri Haradinaj.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë për rastin e njohur si “Pronto”, ku protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.
Bashkë me Grabovcin, aktakuza përfshin edhe 11 persona me funksione të larta zyrtare ku bëjnë pjesë edhe ministri aktual Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti. Po ashtu, në akuzë përmenden edhe dy ish-sekretarë të përgjithshëm, një ish-zëvendësministër, këshilltarë politikë si dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarë nga pushteti lokal.
Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale, Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.
Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete, për dhënie të privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme për personat të cilët kanë konkuruar në funksione të rëndësishme.
Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, problem për të cilin një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile.
Ky rast ishte njoftuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta të interesit, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend pas daljes së Listës Serbe në opozitë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Avdullah Hoti tha në një konferencë për media se do të ishte e rrugës që Qeveria Haradinaj të ofrojë vet dorëheqje.
“Më çudisin disa deklarata kur po thonë se qeveria është stabile. Duhet të dalin dhe të japin dorëheqje”, tha Hoti, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës dhe kabinetit qeveritar.
“Me daljen e Listës Serbe ka mbetur qeveri e pakicës. Është mese e qartë se kjo s’mund të vazhdojë më tutje”, tha Hoti.
Në rast se Haradinaj dhe qeveria e tij nuk japin vet dorëheqje, Hoti tha se LDK do të marrë nismën e ngritjes së mocionit të mosbesimit.
“Ne kemi ofruar propozimin tonë për një tryezë të përbashkët për të caktuar datën e zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e mosbesimit. LDK është e gatshme”, deklaroi Hoti.
Një ditë më herët, LDK ka mbledhur edhe kryetarët e degëve të saj, ku po ashtu kishte një qëndrim të përbashkët për inicimin e procesit të rrëzimit të qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, legalisht. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë e këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli
Më pak se dy javë kanë kaluar që nga dita kur u arrestua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi Ministria e Punëve të Jashtme, nuk i kishte dhënë leje për ta vizituar Veriun.
“Po kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, ka thënë Zyberaj për Express.
“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.
Por këshilltari i Pacollit thotë se Gjuriqit i është treguar vendi herën e kaluar dhe tani ai do të sillet në pajtim me ligjin në Kosovë.
“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai.
Për themelimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka deklaruar Lista Serbe.
Në një komunikatë për medie të këtij subjekti politik që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, është thënë se për Listën Serbe janë të papranueshme “disa akte që shërbejnë për përdorim të brendshëm”.
Sipas Listës Serbe, për draftimin e statutit të Asociacionit “i vetmi që ka kompetencë është ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues të serbëve, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel”.
Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë janë skeptike dhe pesimiste, sepse “në Prishtinë nuk ka vullnet të vërtetë për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për formimin e Bashkësisë së komunave serbe”.
“Aktivitetet që po paralajmërohen kanë efektin e kinse përpjekjes së përfaqësuesve të shqiptarëve, në mënyrë që të zvogëlojnë presionin ndërkombëtar, pa ndonjë dëshirë që marrëveshja e Brukselit të realizohet konkretisht”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.