VOAL

VOAL

Minatorët i japin afat Qeverisë për përmbushjen e kërkesave

Minatorët e minierës së Stantërgut sot kanë mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”.

Ata i dhanë afat Qeverisë së Kosovës që deri 25 qershor, kërkesat e tyre, të hyjnë në kuadër të draft-statutit të kombinatit.

Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e tyre sociale të punëtorëve janë që të njihet stazhi i benificuar i punës, siguria shëndetësore në punë, pensioni të jetë 70 për qind i pagesë dhe disa kërkesa të tjera.

“Qeveria ka afat deri të hënën t’i fusin kërkesat e punëtorëve në draft. Situata është serioze nuk është kërcënim, por është paralajmërim për Qeverinë që minatorët më këtë trajtim nuk do të rrinë duarkryq , pasi që në të gjitha format janë të diskriminuar”, tha Sadiku.

Komisioni Parlamentar për zhvillim ekonomik, të hënën gjatë shqyrtimit të draft statutit të Trepçës kishte vlerësuar se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij statuti, është i nevojshëm formimi i një grupi punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Prishtina ia bën të qartë Brukselit se Asociacioni s’mund të ketë kompetenca ezekutive

Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, i ka kumtuar Bashkimit Evropian se Asociaciacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga ana e delegacionit të Kosovës pas takimit të zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch.

“Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion brenda përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim thuhet po ashtu se delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes.

Kosova, sipas komunikatës, mbetet e përkushtuar që të gjitha marrëveshjet pa asnjë dallim të i implementohen menjëherë.

Gjykata e “nanës” sikurse ajo e “babës”! – Nga Florim Zeqa

Në shtetin në të cilin përkohësisht jetoj e punoj, në 16 vjetët e fundit kemi pasur rritje të pagave tri herë prej 1% deri në 1.5%, gjegjësisht totali i rritjes së pagave nuk e kalon 5 %-in, përkatësiht kur herën e fundit, kur paga u për 14.60 euro, organizatat sindikale e konsideruan të arritur të madhe të tyre.

Ndërsa në vendin e paradokseve të mëdha të quajturë Kosovë, rritja e norme e pagave ndodh vetëm në nivelet e larta të sektorit publik, ndërsa rritja e pagave në sektorin privat rrallë ndodh dhe është e papërfillshme.
Pas një zvarritje të gjatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marr vendim në lidhje me ngritjen e pagave nga ana e kryeministrit të Kosovës për vete dhe kabinetin qeveritar, duke konstatuar se rritja nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës, andaj. nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro!

Vendim i turpshëm dhe skandaloz

Vendimi turpshëm i Gjykatës Kushtetuese se ngritja e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është aktgjykim absurd dhe i padrejtë në mbështetje të një vendimi skandaloz e të paligjshëm të Qeverisë!
Në fakt, kjo është përligjie e abuzimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit.
Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese parqaet konflikt interesi në veten e parë, pasi tani pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro!
Rritjeve të larta të pagave në nivelet e larta qeveritare, kur iu shtohen edhe mëditjet, honorarët drekat e darkat, udhëtimet zyrtare, përdorimi i telefonave e makinave zyrtare si dhe beneficioneve tjera të shumta, atëherë ajo rritje bëhet pakrahasismisht e lartë.
Vendimi arbitrarë i kryeministrit të vendit për rritjen e pagave në nivelin qeveritarë dhe sistemin e kapur të drejtësisë, ka prekur thellë ndjenjat e shtresave të mesme dhe të ulëta të shoqërisë.
Të gjitha qeveritë e deritanishme, prioritet numër një kanë pasur luksin e tyre në kurrizin e të varfërve. Traditën e abuzimit me buxhetin e shtetit është duke e vazhduar me intenzitet të shtuar qeveria aktuale, me një superkabinet qeveritar.
Bazuar në deklarimin e pasurisë në vitin 2017, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon të ardhura mujore rreth 114 herë më të larta sesa vlera e ndihmës sociale. Kurse vetëm paga e kryeministrit është 28 herë më e lartë sesa vlera e asistencës sociale.
Paga në rritje e kryeministrit të Kosovës, do të jetë gjashtë herë më e madhe sesa të ardhurat mesatare mujore të një familjeje në Kosovë. Pra, ky vendim vetëm sa do të rrisë varfërinë, pakënaqësinë dhe pabarazinë qytetare në Kosovë nga këndvështrimi analitik.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e cilësoi vendimin e qeverisë për rritje të pagave në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit të vendit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.
Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.
Po ashtu, vendimi është i favorshëm edhe për 600 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të përfitojnë pagën mbi 3000 euro, nga rreth 1500 euro sa e kanë aktualisht.
Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave zyrtare është 525 euro, 371 euro në sektorin privat kurse paga minimale vazhdon të mbetet nga 130 deri 170 euro në muaj.
Mësimdhënësit në universitet marrin pagë mbi 1000 euro në muaj, profesionistët shëndetësore të të gjitha lëmive paguhen me rreth 600 euro në muaj, kurse mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm nga 400 deri në 450 euro.
Pensionistët kontributpagues marrin nga 158 deri 240 euro, asistencat sociale kapin shumën prej 50 deri 150 euro varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, kurse pensionet e moshës janë 80 euro në muaj.
Kosova llogaritet vendi më i varfër në Evropë. Shkalla e papunësisë është 30.5 për qind, kurse rreth 17.6 për qind të popullatës jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Diskriminimi dhe pabarazia sociale kërcënim për shtetin

Të parët që reaguan kundër rritjes së pagave në qeveri ishin Agjencia Kundër Korrupsionit, të cilët vendimin e kryeministrit për rritje të pagave e cilësuan si shkelje ligjore dhe që rritja e pagave për vete është konflikt interesi…
Rritja e pagave të qeveritarë do të rëndoj ku tjetër pos mbi supet e taksapaguesve të varfër kosovarë, dhe bie ndesh me të punësuarit në sektorin privat, por edhe përbrenda vet sektorit publik, pasi diferenca e krijuar mes pagave dhe në këtë mënyrë, bënë që punëtorët e sektorëve të tjerë ndihen të diskriminuar.
Pakoja e rritjes së pagave Qeveri-Sistemi i Drejtësisë, i mbështetur nga Gjykata Kushtetuese përveqse skandaloze, paraqet konflikt të interesit në veton e parë. Përveq qeveritarëve (pushtetarëve), nga Gjykata Kushtetuese konfirmohet shpërblimi edhe i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar nga ana e politikës.
Në fakt, dyfishimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është rikorruptim legal i gjyqtarëve e prokuorëve që punojnë ditë e natë për interesat e mafio-politikanëve, gjegjësisht për mos prekjen e “peshqve të mëdhenjë në oqeanin e ndotur politikë të Kosovës.
Pra, nëse prokurorët dhe gjyqtarët deri dje e kanë mbyllë njërin sy, tani e tutje do t’i mbyllin sy e veshë para krimit të organizuar dhe korrupsionit endemik. Për më tepër se kaq, nga tani e tutje, me perligjien e abuzimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit, me vendimin e fundit edhe Gjykata Kushtetuese është vënë në shërbim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka edhe pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro.
Me rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë, pushtetarët do të ndjehen akoma më komod dhe të paprekshëm në qeverisjen e vendit, ndërsa prokurorët e gjykatësit më të motivuar për mbrojtjen e “sheikëve” të politikës.

Shfrytëzimi i vakumit ligjor për interesa personale

Përderisa në të kaluarën Kushtetuta e “babës” (Enver Hasanit) rrëzonte president e miratonte ligje në shërbim të pushtetarëve, Kushtetuta e “nanës” (Arta Rama-Hajrizi) përveqse miraton vendime të njëanshme të pushtetarëve, legalizon zhvatjen e buxhetit të shtetit, duke u bërë edhe vetë pjesë e një zhvatje të tillë!
Në rrethana normale, një gjykatë e përgjegjshme, vakumin ligjor e shfrytëzon për mbrojtjen e shtetit e jo interesin e pushtetarëve.
Meqenëse ekzistojnë shumë vakume ligjore në Kushtetutën e vendit, vendimi më i drejtë i kushtetueses do të ishte pezullimi i vendimit të qeverisë për rritjen e pagave deri në nxjerrjen e ligjit për qeverinë në Kuvend.
Pastaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më i lehtë dhe më i arsyeshëm.
Paralajmësimi i LVV-së për kallëzim penal për Qeverinë dhe Kushtetuesen, përveqse sfidë juridike e radhës, është përballje me këta dy dinozaur të shtetit!
Në situatën e tillë, kallëzimi penal do të mbetët tekst i shkruar në letër, ngase juridikisht është i pamundur shfuqizimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Rruga e vetme mbetët organi më i lartë ligjvënës në vend-Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili e ka të drejtën dhe fuqinë ligjore për shkarkimin e Qeverisë dhe gjykatës anti(kushtetuese) për ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit.
Përfundimisht, nuk duhet lejuar të shkojë tutje qeverinë e papërgjegjshme, e cila në vend të marrjes së vendimeve në dobi të qytetarëve, merr vendime në dobi të saj, sikurse që nuk duhet lejuar të shkojë tutje një Gjykatë Kushtetuese e cila njëkohësisht mbron veprimet antiligjore dhe shkakton konflikt interesi.
Diskriminimi dhe pabarazia sociale paraqet kërcënim për perspektivën zhvillimore të Republikës së Kosovës, ndërsa vazhdimi i sundimit oligarkik dhe korruptiv rrezikon seriozisht proceset demokratike dhe integrimin e shtetit në familjen e madhe evropiane.

KUR POPULLI MUNGON…! – Nga RESHAT NURBOJA

Diskutimi im në seancen solemne të Kuvendit të Komunës së Pejës me rastin e shenimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit:

 

Zonja dhe zotrinj, të nderuar bashkëqytetarë, fillimisht shfrytëzoj rastin që në emer të Alternativës-dega në Pejë, të ju pershendes dhe t’ju uroj 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës, e cila ditë, në vete ngërthen dhe pasqyron mijëra vjet rrugëtim me flijime, mundime e sakrifica, sa që me të drejtë nga populli konstatohet se kjo tokë më shumë është ujitur me gjakë se me ujë e me shi…Për këtë arsye, akuzon fakti se si pushtetet e pas luftës po e harrojnë këtë histori dhe po sillen e veprojnë sikurse janë vet historia, sa që marrin guximin që për të mbetur apo ardhur në pushtet bëjnë gara në mes veti se kush i pari të “qetë gisht” apo të i ngritë gishtat për të falur apo shitur tokë e territor shqiptarë. DHE çka është edhe më tragjike, të tillët buzëqeshin, përqafohen dhe vallëzojnë nga gëzimi për një veprim të tillë, e populli vetëm heshtë e shikon..!

Kjo heshtje e popullit më se miri tregon gjendjen tragjike të institucioneve tona komunale dhe të atyre shterore, e cila pasqyrohet edhe përmes organizimive dhe shenimeve të datave më rëndësi sublime, si kjo e sotit, ku si po shihni pjesmarrës dhe pronarë jemi vetëm Ne, pjesë e pushtetit apo të opozitës, e ka vite e vite që në këto manifestime POPULLI MUNGON…! Poashtu, në rrjetet sociale me mijëra qytetarë ia urojnë njeri tjetrit festen e Bajramit, në rastet tjera festen e krishtlindjeve apo të pashkëve por shumë pak prej tyre, mos të them asnjë prej tyre nuk ia urojnë njeri tjetrit Ditën e Çlirimit, arsyen pse ju duhet ta dini dhe ta veni gishtin në kokë e të reflektoni….! Çka është edhe më tragjike, pothuaj asnjë nga subjektet politike e institucionale nuk e kanë bërë një urim të tillë në faqet e tyre zyrtare, edhepse me të drejtë nuk kanë harruar t’iu urojnë bajramin…! Arsyen pse, do të mundohem ta elaboroj me disa fjalë: Peja e Kosova në shekullin 21, po ka shumë gojë që heshtin e duar që vjedhin, e asnjë kokë që ka guximin e dijen të mendon, të punon e të lufton për shtetin e popullin..

.Mendjet e një numri të madh të qytetarëve janë përplot errësirë e paknaqësi, të cilat jo vetëm që e pamundësojnë shoqërinë të lëvizë para, përkundrazi ajo stimulon të keqen…!

Këtë fjalë timen të rastit do ta rrumbullaksoj me thënien e historianit emblematik të kohës antike, autorin e veprës mbi Luften e Peloponezit, TUKIDID-it i cili thotë, se ” E keqja nuk është vepër vetëm e atij i cili e bën atë, por është edhe e atij, i cili ka mundur ta pengoj të ndodh e keqja e këtë nuk e ka bërë…!” Nga kjo rezulton se për të gjitha këto, fajtot është vet populli i cili vetëm hesht, shikon e duron…!

Në fund, dhe edhe njëherë Urime Dita e Çlirimit, me shpresë se e kuptoni se Peja dhe Kosova nuk kanë festë dhe ditë më të rëndsishme se Ditën e tyre të Çlirimit, URIME..

Pejë, 16 Qershor 2018

Hoxhaj e quan Vuçiçin “mjeshtër të lajmeve të rrejshme”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit se gazetari serb i zhdukur që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviq para zyres së tij në Mitrovicën veriore, është gjetur.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një konference të jashtëzakonshme kishte njoftuar se gazetari është gjetur shëndosh e mirë, duke mos dhënë arsyetime të tjera.

Vuçiq kishte ngrehur akuza ndaj Prishtinës lidhur me zhdukjen e gazetarit serb.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiq ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.

“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviçit dhe vrasja e Ivanoviçit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva ishte zhdukur më 13 qershor, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia kishte gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq.

Më 19 maj të këtij viti, ai u ka thënë mediave se është mbajtur për gjashtë orë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Cvetkoviq atëbotë ka thënë se ka shkuar në Kosovë si gazetar sepse ai ka shkruar për hetimet e vrasjes së Ivanoviqit.

Mjaft me aktrime politike – Nga Skënder MULLIQI

Dihet se çdo fëmijë nga të rriturit kërkon shëmbuj të mirë. Ata bëhën adhurues të njerzëve të artit , kulturës, muzikës , filmit , politikës e kështu më radhë… Sigurisht së endërrojnë që ti tejkalojnë të adhuruarit kur të rriten. Të ne në Kosovë për fatin e keq fëmijët shumë pak kan kënd ta marrin shëmbull që ta adhurojnë . Arti dhe kultura si shumë çka tjetër jo që nuk po gjallëron , por po stagnon . Po vdesin vlerat që shtetin e mbajnë në këmbë të shëndosha, po vdesin vlerat që i kemi trashëguar nga të rilindasit tanë.Po shëmben arti dhe kultura që janë bazamenti i një shteti të prosperuar dhe demokratik. Na janë bërë më bollëk shëmbuj që po ndikojnë negativisht të gjenerata e re . Gjithnjë e më shumë po instalohet të rinia logjika e mbrapsht e pasurimit të pa mund, mafioziteti po bëhët kulturë ! E kush po i bën këto shtrohet pyetja? Kjo klasë politike e cila po e degradon dhe po e helmon rininë tanë më veprimet e veta mafioze dhe banditeske. Është shumë më rëndësi për secilin individ, familje dhe shoqëri edukimi i mirë i të rinjeve . Të ne kësaj pune nuk I kushtohet kujdes fare . Askush nga kjo klasë politike e pas luftës nuk tregoi as më të voglin interesim që gjenerata e re të edukohet në frymën e shëndosh, së deri të karriera në nje profesion arrihet më mund , më dije dhe sakrificë. Të gjithë mezi e kemi pritur lirinë dhe pavarësinë . Jemi gëzuar kur e kemi larguar një okupator si Serbia nga Kosova. Na ndihmuan shumë miqët tanë ndërkombëtar. Ju gëzuam lirisë së shumë pritur dhe ju gëzuam edhe pranimit të Kosovës si shtet nga shumë shtete të botës demokratike . Edhë në këtë drejtim na ndihmuan miqët tanë perëndimor dhe amerikan. Të gjitha këto ndodhi ishin mrekullia e kësaj bote për shqiptarët në Ballkan dhe kudo që jetojnë . Pas shumë kohësh arritem ta kemi shtetin e dytë .Por, gjithmonë po na përseritet historia për së mbrapshti. Po na udhëheqin të padijshmit, të padinjitetshimit, hajnat dhe plaqkitësit . Nuk po shfrytëzohet rasti historic që na u dha për të bërë shtet të fort, e pastaj sigurisht së radha do ti vinte edhe procesit të bashkimit të trojeve etnike .Ky është synimi historic I shqiptarëve . Ky synim më këta njerëz të cilët na janë instaluar që shumë kohë në pushtet , nuk arrihet. Objektivat kapitale të një kombi nuk realizohen më njerëz të pa ditur, më njerëz të cilët synim e kan pasurimin në kurriz të popullit i cili po jeton keq. Pse nuk e shikojmë botën perëndimore ? Ato shtete janë shembulli më i mirë i shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme.Kjo nuk po bëhët jo vetëm së i patem strukturat partiake e shtetërore lakmitare për të mira materjale, por pse edhe shumica e popullit duket së po mendojnë si ata. E shteti nuk bëhët dhe ndryshimet pozitive nuk vijnë kur shumica , e kan logjikën përfituese , kur e kan logjikën e pasurimit pa mund! Kjo është e dhembshme por edhe tragjike për shqiptarët .Ne secilin shtet perëndimor edhe për keqpërdorimin më të vogël jo vetëm që ofrohet dorëheqja ,por edhe përgjigjet secili para organeve të drejtësisë. Këtu në Kosove po vidhen me miliona , po plaqkitët prona shoqërore edhe askujt nuk po I mungon një fije floku. Jemi larg të bërit shtet serioz, mos ndoshta edhe kurrë nuk do të arrijmë të bëhemi , nese nuk ndryshohet mendësia e shumicës, nese nuk bëhen ndryshme të mëdha dhe përmbajtësore ne sisteme.E ka mbuluar vendin krimi dhe korrupcioni dhe pak kush po jep përgjegjësi për këto fenomene kaq rrënuese .Natyrisht së kemi shumë shembuj të mirë në botë .Deri sa nuk marrin dënimin e merituar të gjthë abuzuesit e shtetit është iluzion së do të bëhët mirë në Kosovë.Mu per ate do të duhej të shpejtojmë të gjithë së bashku që të shpëtojmë ate pak pasuri që ka mbetur pa u plaqkitur.Deri atëherë kur organet e drejtësisë veprojnë në menyrë serioze , sigurisht së korrupcioni dhe krimi do të vazhdon, dhe e ardhmja jonë do të jetë e paqartë.Dhashtë Zoti që të vetëdijesohemi duke krijuar rrethana të reja pozitive politike dhe ekonomike. Mjaftë me aktrime politike . Nese nuk nododhë katarsisë pozitiv , nuk do të kemi qetësi dhe nuk do kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Gjendjen ka mundësi ta ndryshojmë edhe vet nese kemi vullnet, pa ndërhyrje nga jashtë

“Jeta jote luftë ishte”, babai i Haradinajt në gjendje të rëndë shëndetësore, mesazhi i të birit

​Teksa të gjithë po festojnë Bajramin, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon momente të vështira.

Babi i tij, Hilmiu, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kryeministri Haradinaj ka qenë pranë të atit në spital, nga ku ka postuar dhe një foto dhe një mesazh për babain e dy heronjve.

Haradinaj spital

“Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë!”, ka shkruar Haradinaj.
Hilmi Haradinaj, është babai i dy heronjve të Kosovës, Luanit dhe Shkëlzenit.

Shtyhet implementimi i kodit telefonik +383

Marrëveshjet ndërkombëtare me operatorët e ndryshëm nga bota, për komunikim me kodin e ri telefonik, duket të jenë arsyet kryesore të operatorëve Vala si dhe IPKO për shtyrjen e afatit për implementimin në tërësi të kodit të ri.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka shtyrë afatin e implementimit të kodit të ri +383 deri në fund të tetorit të këtij viti. Shtyrja sipas zyrtarëve të ARKEP-it ishte bërë me kërkesë të operatorëve Telekomi, përkatësisht Vala dhe Ipko, pa dhënë shumë detaje. Kurse vet zyrtarët e operatorëve telefonikë, për Radio Kosovën kanë sqaruar arsyet e kërkesave të tyre për shtyrje.

Zëdhënësi i Telekomit Arsim Bilalli, tha se deri në fund të tetorit, do të nënshkruhen kontrata Roaming me të gjithë operatorët ndërkombëtarë që aktualisht kanë marrëveshje përmes Monako Telekomit.

“Duhet potencuar edhe faktin tjetër se kodi i ri telefonik do t’i mundësojë Telekomit të Kosovës administrim shumë më të mirë të raporteve kontrektuale me operatorët tele-komunikues anë e kënd botës duke siguruar kualitet më të mirë të shërbimeve dhe ulje të kostove operative”, theksoi Bilalli.

Marrëveshjet ndërkombëtare duket të jenë edhe arsyet e kërkesës për shtyrje nga ana e operatorit tjetër privat IPKO.

Zëdhënësja Edona Zogu tha se Ipko është teknikisht e gatshme që të migrojë tërësisht në kodin e ri shtetëror telefonik, megjithatë ekziston një pengesë.

“E vetmja pengesë për momentin është që operatorët e ndryshëm në vendet e ndryshëm të botës, ende nuk e kanë hapur rangun për kodin e ri telefonik, që i bie se ende nuk i kanë bërë ndryshimet në rrjetin e tyre për kodin e ri telefonik +383. Në mënyrë që klientët tanë të jenë të qasshëm ne kemi kërkuar duke sugjeruar shtyrjen e afatit në mënyrë që klientët tanë të jenë të qasshëm nga të gjithë operatorët nga bota”, thotë Zogu.

Kodi i ri telefonik dhe marrëveshjet e reja me operatorë ndërkombëtarë, sipas zyrtarëve të dy kompanive, do të reflektojnë edhe në çmimin e shërbimeve për konsumatorët.

Kremtohet Fitër Bajrami

Xhamia e Madhe në Prishtinë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë Fitër Bajramin. Pas 30 ditë të agjërimit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit.

Në Kosovë, si zakonisht manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke dhënë mesazhin e tij, ka thënë se festat si kjo e Fitër Bajramit janë momente për të prezantuar vlerat të vërteta të fesë tonë para botës.

“Festat në islam janë momente reflektimi, momente rikthimi në vlerat e vërteta fetare dhe humane. Ndërlidhja e Fitër Bajramit me lëmoshën për nevojtarët është bërë për të na kujtuar se nuk ka vlerë një manifestim shoqëror në të cilin anëtarët e shoqërisë nuk ndihen të barabartë”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Besimtarët, që kishin mbushur Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kanë thënë se festa e Fitër Bajramit, është triumf i sakrificës që myslimanët e bëjnë për një muaj gjatë Ramazanit.

Safet Thaçi ka thënë se një mysliman i vërtetë, duhet të jetë i njëjtë edhe pas agjërimit.

“Fitër Bajrami është festa në fund të muajit Ramazan, i cili jep një shenjë, një mesazh për të gjithë besimtarët se tani ti mund të jesh një prej atyre të cilët ke pas besimin e plotë gjatë këtij muaji, por nuk do të thotë që tani këtu përfundon, por festa është një gëzim i madh”, ka thënë Safet Thaçi.

Në oborrin e xhamisë, kishte edhe besimtarë nga Shqipëria. Nderim Tota nga Tirana, ka thënë se sfidat që myslimani i ka gjatë Ramazanit, shpërblehen në ditën e Fitër Bajramit.

“Ramazani është një sfidë për njeriun dhe sfida kryesore është që të mposhte egon e tij, të mposhtë veset e tij të këqija dhe t’i afrohet Zotit dhe të bëhet njeri më i mirë, dhe festa është kulmi i kësaj, dhe legjitime është festa për këdo që triumfoi mbi egon e tij dhe u bë njeri më i mirë për në jetën pas Ramazanit”, ka thënë Tota.

Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Kosova hyn në rendin e ditës për anëtarësim në Interpol

Me shumicë votash, në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Interpolit në Lion të Francës, u vendos që Kosova të jetë sërish në rendin e ditës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, Kosova pret që në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe, të bëhet anëtare e barabartë e organizatës ndërkombëtare të policisë.

“Një lajm shumë i mirë për vendin tonë. Kosova rikonfirmohet edhe një herë në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, shkroi Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Kosova ka aplikuar edhe vitin e kaluar për anëtarësim në Interpol.

Ajo është futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, në mënyrë që të votohej për pranim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila është mbajtur më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin.

Përderisa territori palestinez dhe Ishujt Solomon janë pranuar në këtë organizatë, Kosova e ka tërhequr kandidaturën e saj pasi ka marrë informata se anëtarësimi mund të mos përkrahej nga vendet anëtare.

Aty ku kulmon marrëzia, përfundon burrëria! – Nga Florim Zeqa

 

Këtë shkrim dëshiroj ta filloj me një konstatim timin në shkrimin me titull: “Përgjigja e Haradinajt ndaj Apostolovës, veprim i guximshëm politik!”, i botuar me 26 Janar 2018 në gazetën Kosova sot.

“Qëndrimi i fundit i kryeministrit Haradinaj “Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve” ndaj deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, se “Demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE)” më bëri përshtypje të jashtëzakonshme i cili më bëri të ndihem krenar me kryeministrin e vendit tim.
Uroj që edhe kundërshtimi i fundit i kryeministrit Haradinaj ndaj deklaratës së znj. Apostolova të jetë vërtetë akt patriotik i paramenduar mirë e jo turbolencë politike e çastit!”.

Sikurse e kam për nder të mburrem me sukseset dhe veprimet e mençura të kryeministrit të vendit tim ndaj ndërkombëtarëve, ashtu e kam të drejtën ta kritikoj kur ai bënë gabime skandaloze në raport me qytetarët e Kosovës apo shqiptarët në përgjithësi.

Mospërfillja e protokolit shtetëror

Organizimi i dobët i njërës prej ngjarjeve më madhore kombëtare nga krerët shtetërorë, të kujton thënjen e vjetër popullore “Mos na raftë me u harrue”, ky org (anizim) zëm deri në jashtëqitje i pushtetarëve!
Skena jo e hijshme në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e shkaktuar nga kryeministri i vendit, në radhë të parë është shpërfaqje e injorancës, arrogancës dhe frikës nga fjala e lirë!
Do të ishte fat i mirë sikur të përfundonte gjithçka me mospërfillje të protokolit shtetëror për ditë zie për legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri!
Edhe pse janë në bashkëqeverisje, nuk e fshehën dëshiren për monopolizim të kësaj ngjarje kreu i kuvendit dhe kryeministri i vendit. Pa u përmbyllur mirë njëra seancë me (pa) protokol shtetëror nga kryeparlamentari, e hapë tjetrën kryeministri me “protokol”.
Përveq faktit se u mbajt ceremonia e Mbledhjes së Kuvendit në selinë e Lidhjes së Prizrenit, të kësaj ngarje të rëndësishme historike, asgjë tjetër me vlerë nuk ndodhi në këtë vend.
“Protokolli” i Lidhjes së Prizrenit shpërfaqi keq-funksionimin e kësaj qeverie dhe mosfunksionimin e shtetit në përgjithësi. Presidenti shpallë ditë zie, kryeministri nuk e përfillë atë! Ky është kulmi i marrëzisë së institucioneve tona.

Gara mes dy liderëve shtetëror dhe roli i trefisht i kryeministrit

Njëri lider (Kadria) pasi flet vetë e mbyll ceremoninë, kur njerëzit fillojnë të largohen, e merr fjalën tjetri (Ramushi), duke u thënë të pranishmëve; qendroni ulur tani po fillojmë tjetrën…!
“Seanca Solemne e Kuvendit të Kosoves” në Prizren, në vend të një seance solemne u shndërrua në një “cirk patriotik”, në të cilën nuk dihej kush udhëhiqte e kush moderonte, kush duhej te fliste e kush jo!
Lideri i parë (Kadria) i lëshon mikrofonin gruas anonime, i dyti (Ramushi), i ndërpret fjalën dhe largon me forcë Valdete Dëralla (pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës, këshilltarë i Sulejman Vokshit) nga skena, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!
Në këtë moment, kryeministri i luajti tre role njëkohësisht; të moderatorit, trupërojës (sigurimit) dhe më pak të kryeministrit të vendit. Në momentin kur kryeministri e ngreh zhag një grua, një nënë dhe një motër shqiptare, përmenjëherë i bie burrëria, trimëria dhe zotësia e të qënurit kryeministër i vendit!
Me këtë akt primitiv të kryeministrit u turpëruan të gjallët dhe të vdekurit, u fyen nënat e motrat shqiptare, për më tepër se kaq, nga kryeministri i vendit u dhunua fjala e lirë, si shprehje dhe vlerë e demokracisë dhe civilizimit njerëzorë.
Kjo është edhe një dëshmi më shumë për qytetarët, për të kuptuar se Kosova nuk guxon të shkoj tutje me qeverisjen e kësaj injorance politike.
Katërçipërisht u vërtetua edhe në këtë përvjetor jubilarë (140-të) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, se Shqipëria dhe Kosova, janë dy shtete të sunduara nga njerëz sa të papërgjegjshëm, po aq injorant, mashtrues dhe intrigant, të cilët nuk respektojnë rregulla e vlera, tradita e zakone të popullit që përfaqësojnë.
Përderisa kryeministri e kryeparlamentari garonin për të marrë primatin në dy ngjarje diametralisht të kundërta (seancën e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe ceremonitë mortore për Fadil Vokrrin), presidenti i vendit Hashim Thaçi injoroi njërën dhe tjetrën me mos pjesëmarrje!

Megjithatë, hipotetik mbeti rasti i zonjës Dëralla, në ishte rastësi apo “bombë e kurdisur” nga oponentët politikë në bashkëqeverisje me Haradinajn!?

Përfundimisht, veprimi i kryeministrit Haradinaj në raport me zonjen nga Shqipëria në ditën e shënuar kombëtare, përveqse i pamatur mirë, duket të ketë qënë produkt i një turbolence politike apo i nxitur në prapaskenë nga ndokush tjetër! Pas këtij akti skandaloz, kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i mbetët të bëjë kërkimfaljen publike zonjes Dëralla, ngase me “arsyetimin” e tij, e ka dëmtuar akoma më tepër imazhin e kryeministrit të vendit dhe imazhin e tij prej çlirimtari!

Dëshmitarët po vdesin, rrezikohet ndriçimi i krimeve të luftës në Kosovë

Drenushë Ramadani është 23-vjeçare. Fëmijërinë e saj ajo e kaloi në fshatin Krushë e Vogël, në Komunën e Prizrenit, ku në vitin 1999, forcat paramilitare ia vranë babanë.

Deri më sot për këtë vrasje nuk është dënuar askush.

“Unë vij prej fshatit Krushë e Vogël dhe dihet se masakra ka qenë shumë e madhe dhe prej 113 të vrarëve janë gjetur shumë pak persona. Ka ende të pagjetur. Institucionet e Kosovës gjatë kësaj periudhe kanë bërë shumë pak”.

“Krejt çka mund të bëjnë institucionet është që të kujdesën për fshatin që të mos harrohet ajo, qoftë me u kujtesë që t’i gjejnë të pagjeturit, qoftë për fëmijët e atyre të vrarëve që shumë pak janë kujdesur, si në kohën e pasluftës kur ata kanë qenë vegjël, si tash”, thotë Drenusha për Radion Evropa e Lirë.

Ditën kur u vra babai i Drenushës, në këtë fshat u vranë 113 persona. Drenusha beson pak tek institucionet, mirëpo mbetet me shpresë se ato do të jenë në gjendje t’i gjykojnë vrasësit një ditë.

“Nuk e di. Institucionet e Kosovës edhe 19 vjet pas luftës nuk kanë bërë gati asgjë, por besoj se dikur do të vendoset drejtësia dhe se do të përmirësohen shumë, si në hetime, si në gjithçka tjetër edhe do të zgjidhen shumë raste të të vrarëve në luftë”, thotë ajo.

Derisa Drenusha mbetet me shpresë se një ditë do të ndëshkohen vrasësit e babait të saj, vetë zbulimi i krimeve të luftës po vështirësohet çdo ditë e më shumë.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se me kalimin e kohës po zbehen dëshmitë dhe po vdesin dëshmitarët.

“Gjasat secilën herë janë më të vogla që t’iu ofrohet drejtësi viktimave për shkaqe ndër më të ndryshmet, por një ndër shkaqet janë që edhe dëshmitarët, mosha e bënë të vetën. Ne i kemi qysh tani disa dëshmitarë, pra të mbijetuar që tani nuk janë në jetë, kanë vdekur dhe provat e tjera zbehen pra. Është shumë më e vështirë që të procedohen lëndët për krimet lufte, njëzetë vjet pas këtyre krimeve”, thotë Blakaj.

Blakaj thotë se me vet faktin pse ka kaluar kaq shumë kohë, vet dëshmitë e dëshmitarëve mund të ndryshojnë nga ato që ishin dhënë më parë.

Sipas tij, dëshmitarët “pa vetëdije i inkorporojnë në kujtesën e vet rrëfimet e dhëna nga të tjerët dhe pastaj provat e tyre para një gjykate nuk janë shumë kredibile”.

“Është në shpërputhje me një deklaratë që kanë dhënë shumë vite më parë ose me deklaratat e të tjerëve (dëshmitarëve të tjerë)”, thotë Blakaj.

Krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, mirëpo pati shumë pak aktvendime dënuese.

Mijëra vrasje, masakra dhe dhunime mbesin të pazbuluara edhe sot.

Përveç numrit të madh të të vrarëve, të zhdukur mbesin ende mbi 1600 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë.

Rreth 110 gra dhe 5 burra marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale

Nadie Ahmeti

Më shumë se 550 persona kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, që nga muaji shkurt kur edhe ka filluar ky proces, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Ky numër, konsiderohet i vogël krahasuar me shifrën prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që prezantohet nga institucionet dhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie.

Procesi i verifikimit është i domosdoshëm për të përfituar beneficionet me ligj të krijuara për këtë kategori.

Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999. Viktima të dhunës seksuale gjatë luftës janë si femrat ashtu edhe meshkujt, ndonëse numri më i madh i tyre i takon gjinisë femërore.

(Video nga arkivi: Dy rrëfime dhunimesh gjatë luftës)

Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, tregon për Radion Evropa e Lirë se nga numri i përgjithshëm deri më tani janë trajtuar 218 raste, kurse 45 viktima tashmë kanë pranuar benificionet e njohura me ligj.

“Për njohjen e statusit kanë aplikuar 557 raste, prej tyre 113 e kanë përfituar statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, 85 janë refuzuar, rreth 20 lëndë i kemi në procedurë, pra jemi duke pritur dokumente shtesë. Ndërsa prej numrit të përgjithshëm, 45 raste i kemi proceduar për pagesa, dhe unë besoj se i kanë marrë mjetet financiare të pensionit në mënyrë retrokative nga momenti kur kanë aplikuar”, tha Begaj.

Ajo tregon se nga numri i përgjithshëm deri tani janë trajtuar 218 raste, 113 deri më tani kanë marrë statusin e viktimës se dhunës seksuale, 108 nga to janë të gjinisë femërore, kurse 5 të gjinisë mashkullore.

“Nga ky numër, 14 meshkuj kanë aplikuar, pesë prej tyre u është njohur statusi i personave të dhunuar gjatë luftës, kurse shtatë të tjerëve u është refuzuar. Ndërsa prej femrave, 204 i kemi trajtuar, 108 u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa 78 të tjerave u është refuzuar ky status”, thekson tutje Begaj.

 

Në bazë të ligjit, atyre që u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, përfitojnë benificione personale prej 230 euro në muaj.

Në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale po ndihmon edhe Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Feride Rushiti, drejtoresh ekzekutive në këtë qendër thotë për Radion Evropa e Lirë, se interesimi për të aplikuar është në rritje e sipër.

Por Rushiti thotë se edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës, ende viktimat e dhunës vazhdojnë të heshtin për shkak të stigmatizimit nga shoqëria.

“Edhe 20 vjet pas luftës, disa nga viktimat heshtin, ende paragjykohen për një krim për të cilin ato nuk kanë qenë fajtore. Prandaj, në këtë drejtim do të organizojmë një fushatë dyvjeçare me idenë që të adresohet stigma dhe kultura paragjykuese në raport me këtë grup të të mbijetuarve të dhunës seksuale”, tha Rushiti.

Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon me ligj.

Ky krim ka qenë me vite të tëra temë tabu në shoqërinë e Kosovës për shkak të paragjykimeve se dhuna seksuale është turp për familjen dhe shoqërinë. Në këtë mënyrë shumë nga viktimat kanë heshtur.

Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u riaktualizua në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila për ta ndihmuar këtë kategori të shoqërisë, krijoi Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, të cilin e udhëhoqi vetë.

Ndryshe, në raportet e organizatave ndërkombëtare disa herë është kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kosova shënon 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

Autoritetet në Kosovë thanë të martën se Kosova synon anëtarësimin në NATO për të ndihmuar jo vetëm vetën dhe rajonin por edhe më gjërë.

Këto komente u bënë gjatë zbulimit të një pllake përkujtimore në qendër të Prishtinës kushtuar pjesëtarëve të rënë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, në kuadër të shënimit të nëntëmbëdhjetë vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Deri tani 157 ushtarë të KFOR-it kanë humbur jetën në Kosovë, kryesisht në aksidente.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në këtë ditë Kosova kujton të gjithë ushtarët e forcave të KFOR-it që ranë në shërbim të ruajtes së paqes dhe sigurisë në vend. Ai tha se Kosova është e gatshme të marr edhe përgjegjësi për të kontribuar për paqe nëpër botë.

“Kosova synon anëtarësimin në NATO, në organizatën e ushtrive të paqes për të ndihmuar jo vetëm vetën dhe rajonin por këdo dhe kudo që ka nevojë. Kosova është e gatshme të kontribuoj për sigurinë dhe paqen në botë. Ky memorial është që Kosova e ka vendosur për rrugën e vet dhe nderimin ndaj të rënëve. Ne e mirëpresim qëndrimin e përhershëm të KFOR-it në Kosovë. Liria është vlera jonë e përbashkët e Kosovës dhe aleatëve”,tha kryeministri Haradinaj.

Ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza tha se KFOR-i vazhdon të mbetet i suksesshëm dhe të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovës.

“Ky monument do të mbetet një simbol për atë se çfarë kemi arritur për gjatë viteve në Kosovë. Si kemi arritur sukses për të tejkaluar dallimet e së kaluarës duke ndërtuar një Kosovë të fortë e të re që synon drejt të ardhmes, dhe kjo e ardhme pashmangshëm është në familjen euro-atlantike”,tha ai duke nënvizuar se NATO do të mbetet e përkushtuar për sigurinë e Kosovës edhe në të ardhmen.

“NATO është e vendosur të qëndrojë në Kosovë për sa kohë që është e nevojshme. Përderisa situata e sigurisë po vazhdon të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, mbështetja që NATO tani po siguron në Kosovë dhe që është duke u fokusuar është në bazën e nevojave emergjente dhe faktorëve nxitës”,tha zoti Manza.

Trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Atëbotë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë, ndërsa numri i tyre është shkurtuar vit pas viti. Aktualisht në terren ndodhen rreth 5 mijë trupa, misioni i të cilëve, sipas zyrtarëve të NATO-s, ka të bëjë me një mjedis të sigurt për të gjithë dhe vendosjen e lirisë së lëvizjes.

Në Prishtinë vlerësohet se NATO-ja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt por edhe rindërtimin e Kosovës e cila doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e rreth 5 mijë të zhdukur.

Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s udhëheqësit politikë në Kosovë e shohin 12 qershorin si njëra nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Kosovës.

Nga mafioz në hero, shqiptari i famshëm John Alite viziton Kosovën

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë ka mbërritur dje në Kosovë.

Ish-mafiozi i familjes Gambino arriti që të dilte nga burgu dhe të bashkëpunonte me FBI-në për të shkatërruar “Cosa Nostra-n”, e pas kësaj të niste një jetë normale.

Ai gjithashtu shkroi dy libra, njërin ku tregonte mbi jetën e tij kriminale dhe tjetrin mbi mënyrën se si ndryshoi jeta e tij, të cilat u pasuan nga një film.

Në një prononcim për Klan Kosova, John Alite tha: “Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani.”

Në Shqipëri ai ka ardhur edhe herë të tjera, ndërsa në Kosovë për të është hera e parë. Ai ka treguar se do që të rinjtë ta shohin si idhull por jo për anën e errët të jetës së tij, por për “heroin” që është kthyer më vonë duke iu qëndruar afër të rinjve dhe duke i ndihmuar të qëndrojnë larg botës së krimit e të kenë një jetë normale.

Gjykata Kushtetuese ia lejon Haradinajt rritjen e rrogës

Gjykata Kushtetuese mori vendim që rritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është dëshmuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues.

“Me shumicë votash është konstatuar se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 20/14, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [V1erat], 65 [Kompetencat e Kuvendit], 92 [Parimet e Përgjithshme] dhe 93 [Kompetencat e Qeverisë] te Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat gjithë kabinetit qeveritar.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e këtij vendimi si kundërkushtetues.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i Qeverisë nuk është kundërkushtetues.

Kryeministri Haradinaj e kishte pezulluar vendimin që i dyfishonte rrogën e tij, për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Merret vendimi për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, që është e mbyllur që nga viti 2011

Pas nënshkrimit të memorandumit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, do të fillojë restaurimi i xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, në bazë të këtij memorandumi do të restaurojë edhe xhaminë e Gazi Mehmed Pashës (Xhamia Bajrakli) në Prizren.

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi ka thënë se restaurimi i këtyre dy xhamive do të bëhet konform Ligjit për trashëgimi kulturore.

“Në bazë të memorandumeve të nënshkruara, obligimet e MKRS-së janë që pjesa administrative të bëhet konform Ligjit për trashëgimi kulturore”, ka thënë Firzi.

Kurse Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se ka qenë e padrejtë që gjashtë vjet është rrethuar ajo xhami dhe bëri thirrje që MKRS-ja të lehtësojë punën për restaurimin e monumenteve.

“Ka qenë e padrejtë që gjashtë vjet në mënyrë figurative po them, e kemi rrethuar atë xhami dhe e kemi mbajtur si të burgosur, duke pas parasysh se janë letërnjoftim i Prishtinës së vjetër”, ka thënë Tërnava.

Xhamia e Çarshisë për vite të tëra kishte mbetur në gjendje të mjerueshme pas mosmarrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Haradinaj: Çështjet me Serbinë zgjidhen me njohje e jo me pazare politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se e vetmja mënyrë që të përmbyllet çështja mes Kosovës dhe Serbisë është pajtimi mes dy popujve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur në Prizren.

Haradinaj, duke kujtuar Lidhjen e Prizrenit tha se burrështetasit e asaj kohe ishin përgatitur për kohë të vështira.

“Popujt duhet të punojnë gjithnjë për kohë të vështira. Burrat e asaj kohe, shihet se kishin menduar ndër vite se mund tu vije ajo ditë, që në ditë të caktuar edhe shqiptarët të japin përgjgijen e tyre për të drejtën e tyre”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova gjendet në një periudhë të ndjeshme, pasi siç u shpreh ai, çështjet e pazgjidhura me Serbinë po mundohen që të zgjidhen “me pazare të reja” politike.

“Edhe sot i kemi marrëdhëniet e ndjeshme. Një marrëdhënie e pambyllur Kosovë-Serbi, po synohet që të kthehet në pazare të reja politike. Është e padrejtë që të ndodhë. Ju siguroj se mënyra e vetme që të përmbyllet lufta e 99-ës është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve me njohje mes Kosovës dhe Serbisë pa pazare të tjera të ndyta në dëm të shqiptarëve”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur për rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit.

“Lidhja e Prizrenit themeloi vetëdijen kombëtare të shqiptarëve, krijoi standardet e patriotizmit dhe identitetit modern të shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë platformën dhe programin për çlirim dhe pavarësi”, tha Veseli.

Sipas Veselit, pa Lidhjen e Prizrenit, historia kombëtare do të ishte krejtësisht ndryshe dhe siç tha ai, “aspak pozitive” për kombin.

“Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do të ishte 28 nëntori i vitit 1912. Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do ta kishim as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës e cila e arriti kulminacionin e vet me luftën e Ushterisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së vendit tonë në shkurtin e vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit, rrjedha e historisë tonë kombëtare do të ishte kretësisht ndryshe dhe aspak pozitive nga ajo që e kemi sot për kombin tonë”, u shpreh Veseli.

Në Prizren sot do të mbahen një sërë organizimesh për të shënuar 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Më herët gjatë ditës është vënë gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit.

Në ekspozitën, që është vendosur në ambientet e brendshme u bë prezantimi i monedhave antike dhe mesjetare, dhe i të gjitha monedhave kombëtare shqiptare që mbajnë portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke filluar nga 1926 e deri në ditët e sotme.

Kjo ekspozitë përmban edhe monedhat përkujtimore shqiptare të vitit 2013 të cilat përkujtojnë 135 vjetorin e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit dhe gjithashtu Përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Po në këtë ambient u shfaqën edhe simbolika nga katër vilajetet shqiptare, derisa në ambientin e jashtëm u shfaq ekspozita me dokumente të Arkivit Qendror shtetëror të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Arkivave të Kosovës nga viti 1878 – 2018.

Shënimet për Lidhjen e Prizrenit organizohen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe është në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.

Ylli i futbollit bashkëkohor të Kosovës, Fadil Vokrri, u bë rituali i fluiditetit dhe elegancës… Nga Skënder MULLIQI

Eshte detyrë e jona njerëzore, humane e patriotike që të shkruajmë dhe ti përkujtojmë njerëzit meritor të kombit, njerëzit që kan sakrifukuar për shtetin dhe kombin e vet. Aq me vështirë është kur ndodhin vdekje te pa pritura ,siq na tronditi të gjithëve vdekja në moshë relativisht të re, të legjendes së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit. Shumë e kam adhuruar këtë futbollist nder me cilësoret ne historin e futbollit shqiptarë. Ishte nje futbollist i cili i kenaqi futbolldashesit më driblingjet e bukura , më golat e shënuara të cilat nuk do të harrohen kurrë .Ishin këto kohet e arta të futbollit të Kosovës, edhe pse në kushte të okupimit nga serbosllavët.Për Fadil Vokrrin ka njeriu qka të shkruan , së doli nga gjiri I popullit një yllë I cili nuk shuhet kurrë. La pas veti ndeshje të paharruara , la kujtime të bukura për të gjithë ata të cilet e njiohen për afer, la mbresa të pashlyra të një futbollisti cilësor, dhe të një njëriu I cili tërë jetën ja kushtoi afirimimit të futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare .Vokrri na la amanete dhe porosi së si duhet dashur atdheu dhe kombi përmës sportit .Ai dhe shumë sportsitë tanë në botë janë bër shembulli më I mirë së si luftohet për ideale të larta kombëtare .Fadil Vokrri iku nga kjo botë duke lënë lavdinë dhe krenarinë e një sportisti të mirfilltë, të një njeriu të dashur, të një njeriu I cili bëri shumë për futbollin dhe sportin përgjithësisht. Vokrri ishte dhe mbeti vlerë kombëtare , I paharruar jo vetëm për gjeneratën që I takoj por edhe për brezat që po vijnë. Ai ka lindur për tu bërë futbollist më nam, ka lindur për të mbetur në histori si sportist dhe njeri shëmbullor.Fadil Vokrri ka lindur për të mos vdekur kurrë. Fadil Vokrri është shumë i madh në futbollin shqiptarë. Shkalla e përformancës së Vokrrit kishte arritur nivelin e një futbollisti të përmasave evropiane. Ai shënonte po thuaj në qdo ndeshje që luajti. Për të arritur statusin e mitit, si një lojtar futbolli është shumë e vështirë, sepse kulmi i performancës është përgjithësisht e shkurtër – vetëm pak lojtarë përformojnë në topin e lojës . Në mënyrë të pabesueshme, Vokrri përformoi në stilin e niveleve të larta për shumë vite duke shënuar edhe shumë gola . Ylli i futbollit bashkëkohor të Kosovës , Fadil Vokrri u bë rituali i fluiditetit dhe elegancës. Në kohën e Vokrrit shqiptarët e konceptonin futbollin si fantazi…

KTV: Ja sa ka paguar Thaçi për takimin me Trumpin

Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit të shtetit, në janar të këtij viti, Presidenca i kishte ndarë për një kompani lobuese amerikane, e afërt me presidentin Donald Trump.

Në kontratën me kompaninë “Ballard Partners” thuhet se ky gjysmë milioni ishte ndarë për shërbime të konsulencës, për nevojat e Zyrës së Presidentit, raporton KTV. Por jorastësisht presidenti Hashim Thaçi ka zgjedhur pikërisht këtë kompani.

Marrë parasysh afërsinë e drejtuesve të kompanisë me zyrën e presidentit Trump, Thaçi ka synuar realizimin e një takimi me presidentin amerikan. Këtë e ka bërë publike vetë udhëheqësi i kësaj kompanie, Brian Ballard. Në dokumentin e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë së kësaj kompanie, thuhet se Ballard është takuar më 20 prill në Mar-A-Lago me Presidentin Trump, të cilit ia ka bartur kërkesën e Ambasadores së Kosovës në Washington, për mundësimin e realizimit të një takimi me presidentin Hashim Thaçi. Ndarja e miliona eurove nga presidenti Thaçi, fillimisht për autobiografinë e tash për këtë synim, shihet si keqpërdorim i parasë publike në përpjeke për rregullimin e imazhit të tij.

Deputeti i Kuvendit nga Partia Socialdemokrate, Faton Topalli, thotë se presidenti në vazhdimësi ka abuzuar me paranë publike. Ndërkaq, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se çdo herë nga secila parti janë ngritur dyshime mbi atë se si po shpenzohet paraja e taksapaguesve në emër të lobimit. Por krejt këto dyshime pritet t’i vërtetojë komisioni hetimor i themeluar nga Kuvendi. Ky komision shumë shpejt pritet të nisë punën dhe pritet të hetojë të gjitha dokumentet e qeverisë dhe presidencës dhe paratë e shpenzuara me këtë qëllim. Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse Trumpi e ka pranuar kërkesën e Thaçit. Brian Billard ka raporte personale me Presidentin Trump dhe pas fitores së republikanit, i ka bartur zyrat e tij në Washington. Kompania e tij, përveç Kosovës, lobon në SHBA edhe në emër të qeverive të Azerbajxhanit, Republikës Dominikane, Katarit dhe Turqisë.

Shoqata Trojet e Arbrit – Sesioni i tretë i veçantë shkencor – Tema: Dom Anton Kçira-Ambasador i shqiptarëve në SHBA

Shoqata Trojet e Arbrit si çdo vit, edhe kët herë ne kuadër të tri aktiviteteve shkencore që ka planifikuarë të mbajë në Javën e Trojeve te Arbrit, do të mbajë një sesion të veçantë shkencor kushtuar aktivitetit të një prej personaliteteve më të rëndësishme të diasporës shqiptare.Akademia do te mbahet me temën bosht “Dom Anton Kçira-Ambasador i shqiptarëve në SHBA”.Rëndësia e kësaj konference është që të paraqitet një tablo e plotë për veprimtarinë 50-vjeçare të tij, të sillen fakte të panjohura, dhe të promovohen botimet kushtuar atij. Dom Antoni ndërtoi jo vetëm një vend kulti, por Shqipërinë në miniaturë duke i ndihmuar shqiptarët të mos humbnin traditat e zakonet e tyre për t’ja përcjellë ato dhe fëmijëve. Kisha e Shën Palit u bë model për nga rregullat strikte jo vetëm për të respektuar rregullat kishtare por dhe shtëpinë e Zotit, Dom Antoni minimizoi hakmarrjen dhe ktheu besimtarët shqiptarë në kishë. Qendër e kësaj Akademie do jetë dhe monografia kushtuar Dom Antonit (botuar nga autorët Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova, 2017) ku përcillen mesazhe të forta të bashkëjetesës fetare e largpamësisë së Dom Antonit që bashkëpunoi pa dallim me klerin mysliman në dobi të çështjeve të përbashkëta. Dom Anton Kçira nuk u kursye për shqiptarët e diasporës prandaj le të jetë kjo një akademi vlerësimi që të nderojmë aktivitetin e tij, ndonëse nuk e bëri për të marrë vlerësime por e ndjeu si detyrë kombëtare.

Titujt e temave i mirëpresim deri me datë 25 Korrik 2018.

 

Sugjerim temash:

– Dom Anton Kçira për çështjen e Kosovës.

-Dom Anton Kçira dhe roli i tij në bashkëjetesën fetare.

-Dom Anton Kçira përmes letërkëmbimit.

-Dom Anton Kçira dhe roli i tij në diplomacinë ndërkombëtare ne veçanti atë Amerikane.

-Rrefime nga njohësit e tij.

-Të pathënat për aktivitetin e tij fetar e kombëtar.

 -Reçensa për monografinë kushtuar Dom Antonit.

-Dom Anton Kçira mes Shqipërisë dhe SHBA.

-Rëndësia e Kishës së Shën Palit për komunitetin shqiptar në SHBA.

Sesioni i tretë i veçantë shkencor do te mbahet me 01 Gusht 2018 ne Gjakovë/ Kosovë dhe fillon në oren 10:00.

Kumtesat mund ti dergoni në keto email adresa:

Nue Oroshi (kryetar)[email protected]

Leonora Laçi Sekretare e Pergjithshme)[email protected]

Kosovës nuk i duhen abstenuesit e shtetit?! – Nga Skënder MULLIQI

Qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë duken të lodhur. Të lodhur nga zgjedhjet të cilat atyre nuk u sollën ama bashë asgjë të hajrit deri me tash. Sigurisht së barra më e rendë që e kami mbi supe është skami dhe mjerimi social gjithnjë në rritje.Është bërë tashmë një kohë e gjatë që elitat politike të cilat u ndërruan në pushtet ( më garnituara po thuaj të njejta ), nuk i mbrojtën interesat e qytetarëve si duhet , por e shfrytëzuan votën e tyre për tu pasuruar. Kjo rrezikojë dhe po rrezikon gjithnjë e më shumë ekzistencen e Kosovës si shtet.Po rrezikohet seriozisht e ardhmja e brezave të rinjë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova.Sigurisht së në këtë rreth vicioz po rrezikohet edhe e ardhmja evropiane e vendit.Historinë po vazhdojmë ta shkruajm për së prapthmi, dhe kjo është leksioni më i keq qe po i japim vetit si komb i lashtë që jemi në hapësirat ballkanike dhe më gjerë.Keto negativitete dhe shumë qka tjetër kan bërë që shumica të largohen nga vendi masovikisht . Informacionet publike të cilat po i ndegjojmë, po shohim dhe po i lexojmë , po janë të zymta , po janë shumica pesimiste më arsye , së historinë po e shkruajmë keq. Në fakt po e shkrujnë keq ata të cilët edhe keq punuan gjithë pas luftën, kur në fakt na u dha rasti historic që ti kemi dy shtete në Ballkan, të cilat më një punë të ndershme së pari të njerëve te politikës, dhe të gjithë neve, sigurisht së as bashkimi kombëtar nuk do të ishte largë .Kjo deshirë e shumicës së shqiptareve gjithnjë e më shumë po zvetnohet, po rrenohet, së trojet etnike nuk e kan bashkëpunimin e duhur ekonomik e kulturor. Rezultatët në avansimine proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike në vend të përparimit po shënojnë rënje drastike, apo më mirë më thënë po shënojnë kthim mbrapa.Po na mungon mobilizmi i përgjthshem, koncenzusi nacional që gjendja politike dhe gjendja ekonomike të dobëta të kthehen më në fund për së mbari.Nuk po gjëjme dhe nuk po interesohemi që të gjejmë mekanizma mbrenda subjekteve politike që të thehën barrierat e vjetra .Aq me keq kur gjithëqka po bëhët duke u thirrur në emer të popullit.Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz të padijshem , besa edhe më biografi të dyshimitë kombëtare .Presidenti Thaqi do të duhej të ishte shumë I kujdesshem se kënd po e dekoron , dhe për qfarë qëllimi po bëhën dekorimet e tilla . Sigurisht së do të duhej të dekoroheshin ata që histirikisht. por edhe në luftën e fundit kan dhën kontribut të pa zëvëndësueshem për shtetin pavarur dhe sovran të Kosovës.Kosovës si shtet I ri nuk i nevoiten ideologjitë të cilat e kthejnë mbrapa. Kësaj ideolgjie ja kemi pa sherrin më bollek më vite të tëra.Nuk bëhët dhe nuk ndërtohet shteti duke u hajgarisur në Parlament si organi më i lartë i shtetit. Nuk i duhen Kosovës kuvendarë cirkuzantë , por i duhen njerëz serioz të cilët seriozisht angazhoehn për të pru vendime te rendësishme për vendin . Për çdo seancë po ndëgjojnmë kopalla të ndërsjella të cilat asgjë nuk i hyn në funksion shtetit dhe as proceseve zhvillimore .Këto maskarada dhe këto tallje më shtetin dhe më qytetarët do të duheshin të marin fund, së politika nuk është lojë. Me lojëra të tilla të ulëta gjithnjë e më shumë po bëhëmi gazi i botës, dhe po e vërtetojmë tezën e kahmotshme shoviniste serbe” së shqiptarët nuk din të ndërtojnë shtet”.Dihet së në parlament mund të ndodhin edhe gjera jo të lakmueshme , por të bëhën gjera të tilla në kontinuitet , kjo tregon për jo seriozitetin dhe për njerëzit jo meritor të cilët kan arritur aty. Lufta për pushtet nuk bëhët në këtë mënyrë çfarë po ndodhë që 18 vite në Kosovë. Lufta për pushtet sigurisht së bartë përgjegjësi të madhe morale , përgjegjësi politike , përgjegjësi para atyre të cilët i kan zgjedhur, sigurisht së ekziston edhe përgjegjësia penale për gabime të rënda ose te vogla, për abuzime karshi shtetit, të cilat abuzime deri me tash shumë pak ishin të ndeshkueshme nga organet kompetente.Logjika për shtetndërtim dhe mirëqenje duhet të jetë krejt më ndryshe…

Pajtim në këmbim të njohjes, logjikë e turpit dhe nënshtrimit! – Nga Florim Zeqa

Asnjëherë deri më sot nuk ka ndodh që viktima të vrapoj pas xhelatit për kërkim falje siq po ndodh në këtë motin e sotit, sikurse nuk ka ndodh asnjëherë që viktima të përulet para xhelatit.
Si çdo herë xhelatët mundohën të arsyetojnë krimet e tyre, ndërsa viktima objektiv ka hakmarrjen dhe kërkimin e drejtësisë.
Mirëpo në kohën që po jetojmë nuk po ndodh njëra, as tjetra!
Xhelatët (serbët) po tallën më viktimën (shqiptarët), ndërsa këta të fundit po ua arsyetojnë të parëve “mëkatët” (krimet) në forma dhe përmbajtje të ndryshme.
Dialogu për normalizim të mardhënjeve dhe traktati për pajtim më Serbinë janë dy nga format e faljes së mëkateve nga ana e “politikanëve” (pushtetarëve) kosovar.
Nuk ishte lufta e fundit ajo që na armiqësoi me Serbinë, sikurse nuk është as dialogu i fundit që po na “miqëson” më armiqët tonë shekullor.
Që nga Serbia e parë e deri të e dyta, Jugosllavia titiste e deri të Serbia millosheviqiane, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan të “bashkëjetojmë” me xhelatët e tanë!
Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë e deri të kjo e ditëve të sotme që po i “pajton” shqiptarët (viktima) me serbët (xhelatët), duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy-tri herë brenda një shekulli.
Më (pa) dashje shqiptarët po i nënshtrohen një ligji të pa shkruar; “Ata që nuk mësojnë nga historia, u përseritet prapë”.
Kështu po na ndodh ne shqiptarëve, shkaku se nuk po arrijmë të mësojmë nga historia, se po u zëmë besë të pabesëve dhe se po mashtrohemi lehtë, si dhe për shkakun se po i harrojmë shpejt ngjarjet tragjike të kombit tonë!
Akoma pa i shëruar plagët e hapura nga lufta e fundit, siq janë; mbi 20 mijë viktima, rreth 1650 persona të pagjetur, mbi 20.000 gra, vajza e nëna tonat të dhunuara nga kriminelët serb, me qindra e mijëra të plagosur, dhjetëra mijëra fëmijë të mbetur jetim e në varfëri të skajshme e deri dëmet e pakrahasueshme materiale nga plaçkitja e pasurive dhe dëmtimi i pronave të shqiptarëve.
Pajtimi me Serbinë gjakatare, pa u zbardhur fati i rreth 1650 të pagjeturvë është pak më tepër se harresë, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve, është shkelje mbi nënat e motrat e dhunuara shqiptare dhe jo vetëm, është tradhti kombëtare.

Dorën e pajtmit duhet ta shtrijë xhelati e jo viktima

Pra, edhe në këtë kohën e sotit prapë po na dalin shqiptar të gatshëm për ripërtëritjën e “kumbarisë” me gjakatarët serb, duke propozuar “traktate paqeje” në kundërshtim më vullnetin e popullit të tyre!
Kush janë ata shiptarë që sot po vrapojnë pas një “kumbarie të re” më vrasësit e vllëzërve të tyre!?
Janë ata që nuk i kanë zëmrat e përvëluara nga terrori e gjenocidi serb, janë ata që përfituan nga lufta çlirimtare, nga gjaku i derdhur për liri, janë ata që u pasuruan në luftë dhe pas saj,…janë këta multimilionerët që po i tradhtojnë idealet e dëshmorëve e të rënëve për të ardhmën e kombit jasht “bashkëjetesës” me Serbinë.
Normalizimi i mardhënjeve Kosovë-Serbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e kësaj të fundit, qoftë edhe me një kërkimfalje ndaj popullatës shqiptare, jo vetëm që është tradhti kombëtare, është antihumane dhe anticivilizuese.
Kjo formë e pajtimit (kumbarisë së re) të politikanëve shqiptar me xhelatët serb, lenë pak për të shpresuar për një paqe të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” të tillë!
Kjo nuk ka të bëjë fare më drejtësinë, për më tepër ky është një shpërblim që po i bëhet shtetit gjakatar të Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, dhe një amnistim i krimeve të saj në Kosovë nga ana e lidershipit aktual kosovar.
Marrëveshja eventuale mes Thaçit e Vuçiqit nuk paraqet kurrfarë zgjidhje të problemit serbo-shqiptar, por vetëm bënë barazimin e viktimës me xhelatin, duke filluar kështu rrugëtimin drejt një konflikti të ri serbo-shqiptar!
Këto janë gabime që do t’i vuajnë gjeneratat e ardhshme në Kosovë. Nuk do të kalojnë shumë vite a as dekada kur pasardhësit tonë do të përballen prap me dhunën e terrorin serbomadh.
Shtrirja gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës është një “Rrip i Gazës” në mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhojë konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Për më tepër se kaq, shtrirja gjeografike e Serbisë në Kosovë ka ndodhur nën “petkun” fetar, me fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe, përkatësisht gllabërimi i tokave shqiptare nga ana e kishave serbe, duke e legalizuar nocionin “Kosovo e Metohija” para bashkësisë ndërkombëtare.
Vetëm sa për ilustrim, Manastiri i ka gllabëruar mbi 70 hektarë tokë të komunës së Deçanit dhe toka private të shqiptarëve me bekimin e Gjykatave (politikanëve) të Kosovës!
Përderisa politkanët e mjerë kosovar e vazhduan për dy dekada luftën për pushtet në gjysëm shtet, Serbia u përkujdes për shtrirjen gjeografike dhe gjeopolitike të serbëve në Kosovë.
Sot, serbët si asnjëherë më parë, e kanë të drejtën e VETOS në Kuvendin e Kosovës, janë bërë hisedare në të gjitha asetët kombëtare të shtetit të cilin nuk e njohin dhe pranojnë si të tyre.

Me logjikën e turpit Kosova nuk shkon përpara

Ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroj ;”Pajtim e jo harresë”, duke mos e llogaritur faktin se pajtimi me Serbinë do e dërgon atë pashmangshëm në harresë, sikurse që e la në harresë (kaq shpjet) territorin e falur Malit të Zi.
Pas votimit të marrëveshjes fatkeqe në Kuvend, Kulla, Çakorri e Bjelluha nuk do të jenë më asnjëherë pjesë e Kosovës.
Ngjashëm, pas “pajtimit”, Serbia nuk do të përgjigjet më asnjëherë për krimet dhe gjenocidin në Kosovë, sikurse që nuk do të përgjigjet as për dëmet e pallogaritshme të luftës!
Për më keq se kaq, me aktin e pajtimit, Serbia ligjërisht do të bëhet hisedare në Kosovë. Pas kësaj, Serbia do ta intensifikojë akoma më tepër agresionin e saj politikë mbi Kosovë.

Pasojat e dialogut të Brukselit

Dialogu i filluar si “teknik” në Bruksel, dalëngadalë Qeverinë e Kosovës e futi në një tunel të errët e të pafund të dialogut politik më kasapët e Ballkanit, nga i cili vështirë së do të lirohet pa pasoja tragjike për vendin.
Në njërën Serbia përmes këtij dialogu ka avancuar me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE-së, kurse në anën tjetër Kosovës i ka dizajnuar ndarjen territoriale përmës të ashtuquajturit “Asociacion” i komunave serbe.
Kështu Serbia dialog pas dialogu me Qeverinë e Kosovës e shtriu agresionin e saj politik mbi shtetin e Kosovës. Raundi final i bisedimeve në Bruksel do të rezultoj me ndarjen finale, gjegjësisht të humbjes përfundimtare të pjesës veriore, humbjen e dy aseteve më strategjike të shtetit-Trepçën dhe Ujmanin (Liqenin e Gazivodës).
Pos humbjes së veriut, pasojat do të jenë të pariparueshme për Republikën e Kosovës. Përtej kësaj, në të gjitha komunat serbe në brendi të Kosovës, në vend të mbishkrimit “Republika e Kosovës”, mbishkrimet e vendosura të Republikës së Serbisë, madje edhe në çirilicë, me të gjitha simbolet e shtetit serb pa asnjë mbishkrim apo simbol të shtetit të Kosovës e shkaktojnë prerjen tjetër çezariane të territorit të vendit tonë!
Në fund, popullatës shqiptare i mbetët të përgatitet për të (pa)priturat tjera nga pasojat e këtij dialogu, i cili do të prodhojë destabilitet e pasiguri totale. Ngase, pas finalizimit të marrëveshjes së Brukselit, strukturat e shtetit serb do të veprojnë lirshëm e të papenguara nga askush në territorin e Kosovës.
Do të jetë Policia e Kosovës, ajo që do të sfidohet përherë nga këto struktura, të cilat do të inskenojnë pasigurinë e tyre nga “sulmet” e shqiptarëve, për të kërkuar kthimin e forcave policore serbe.
Mbase, ky do të jetë një motiv shtesë për qëndrimin edhe për një kohë të gjatë të prezencës ushtarake ndërkombëtare (KFOR-it), në vendin tonë.
Ketë shkrim e përfundoj më thënjën: “tradhëtia e vendit në mënyrë primitive dhe shitja e tij në mënyre moderne janë e njëjta gjë”.

Qeveria tërheq nga Kuvendi platformën për bisedimet me Serbinë

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime me Serbinë, e cila ishte paraparë të diskutohej si një nga pikat e rendit të ditës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë, ka parashtruar kërkesën për ta hequr nga rendi i ditës platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, projekt-platforma në fjalë kërkon debate e diskutime të brendshme politike për konsensus, para se të shqyrtohet për miratim në Kuvend.

“Në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, me mirëkuptim kërkoj të tërhiqet lënda projekt-platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018”, tha Reçica.

“Ky veprim bëhet në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha ai.

Subjekti më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media, një ditë më parë ka bërë të ditur se nuk do ta përkrahë platformën për dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese”, ka thënë Grupi Parlamentar i LDK-së.

Ftesë: Në Deçan jepet premiera e dokumentarit „Musë Mehmeti dhe të bijtë e tij nder i Shqipërisë natyrale“

Ftoheni sinqerisht dhe perzemërsisht mysafir në mbrëmjen e 13-të qershorit ditë e mërkure,në kullën e Balës plak në Isniq!!!
Në ate kullë ku Isa Boletini me kalorsit e tij gjeti bukë kripë dhe zemër dhe bëri gjum te qetë sepse rojet e kullës, ishin bijtë e Balës plak,në at kullë ku Bardhosh Dinë Gërvalla kaçak i maleve i pat dyert hapur ditën e natën,në atë kullë ku Demë Ali Pozhari e Mehmet agë Rashkoci kundershtar te okupatorve Tito-Rankovi strehoheshin herë pas here deri ne arratisje,në atë kullë ku bënë  gjumin gjum slirshëm kaçakët e revolucionit te armatosur Enver Topalli e Nuhi Berisha ,ne atë kullë ku Sali Çeku me shokët e tijë,çlodhej nga rruga e gjatë qe mbante armatim mbi supë,në ate kullë ku lindi celula e parë e UÇK-së në Isniq,në atë kullë ku lindën e u rritën dëshmorët e kombit;vëllezërit Gani e Xhafer Bala! Pra ejani qe këte natë te kalojmë së bashku në mënyrë që të nesërmen me 14 qershor ditë e ejte te bejmë homazhe pran vellezerve dëshmorë duke filluar ne ora 10:00 per tu kthyar ne ora 13:00 ne sallen e kuvendit te komunës ne Deçan  ku do shfaqët premiera e dokumentarit „Musë Mehmeti dhe të bijtë e tij nder i Shqiperisë natyrale“
Pra ejani të çmallëmi shokë të idealit e të ilegalës!
Dera është e hapur për ju shokë ashtu siq ishte dje në kohë vështira,eshtë sot e do jet nesër!
Ju mirpresim vëllezër me respekt të pafund.

për familjën Bala;

Mehmet Musa (Gjermani)

Kuvendi miraton rezolutë për unifikim doganor me Shqipërinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë.

Përfaqësuesit e këtij subjekti politik kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar dhe një tjetër rezolutë për heqjen e tarifave të roming-ut në telekomunikim ndërmjet këtyre dy vendeve.

Deputetët sot miratuan edhe rezolutë në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe votuan pro rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër.

Familjarët turq trokasin edhe te Gjykata Kushtetuese

Nadie Ahmeti

Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti u dëbuan nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, janë duke përgatitur dosje për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq, duke shtuar se dosja ka të bëjë më shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese me rastin e largimit me forcë të këtyre personave.

“Një periudhë kohore nuk mund të jap saktësisht, por jemi brenda afatit ligjor. Periudha për ngritje të çështjes në Gjykatën Kushtetuese është katër muaj nga ndodhja e rastit, kemi kohë edhe dy muaj”.

“Jemi duke përgatitur në mënyrë të detajuar dosjen, nuk jemi duke shpejtuar në atë aspekt sepse dëshirojmë që të gjitha faktet dhe argumentet t’i paraqesim sa më qartë”, tha Vokshi.

Familjarët e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova, muajin e kaluar kanë ngritur edhe padi kundër institucioneve përgjegjëse ndaj vendimit për urdhër- largimin e tyre me forcë dhe për revokimin e leje-qëndrimit të gjashtë shtetasve turq.

Padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës ditë më parë e kishte konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq ka nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës.

Dyshimet e ngritura se janë shkelur standardet ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, kanë shtyrë edhe Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari që të nisë hetimet lidhur me këtë rast të deportimit.

Në një raport më rekomandime të publikuar nga institucioni i Avokatit të Popullit drejtuar institucioneve kompetente në vend, janë gjetur shkelje të të drejtave të njeriut, tha për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Sipas tij, në bazë të të gjeturave gjatë hetimeve shtetasit turq nuk janë dëbuar, por janë ekstraduar nga Kosova.

“Ne kemi konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, dhe atë shkelje të disa standardeve ndërkombëtare që janë të drejta absolute, të cilat nuk mund të hiqen as në rrethana të jashtëzakonshme, as në rrethana lufte. Do të thotë aq të rëndësishme janë këto dispozita edhe të Kushtetutës edhe të ligjeve, që ne konsiderojmë se janë shkelur në këtë situatë”.

“Dhe e dyta, që është e rëndësishme, ka të bëjë me terminologjinë që është përdorur që nga fillimi kur këta persona janë dëbuar, siç thonë institucionet publike, përderisa në analizën tonë që kemi bërë, rasti del se nuk ka të bëjë me dëbimin si institucion juridik, por në fakt kemi të bëjmë më ekstradim. Analiza ligjore neve na ka bindur se kemi të bëjmë një ekstradim klasik”, tha Jashari.

Edhe Kuvendi i Kosovës më 17 prill pati miratuar një rezolutë për themelimin e një Komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Por, ky komision nuk është formuar.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës “Hizmet” të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim-puçi në korrik të vitit 2016.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.

Shqiptarët në Kosovë 1 mijë padi për kompensim të dëmeve të luftës, serbët 100 mijë

Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga organizata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, selia e së cilës është në Skenderaj dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha ato janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër, shkruan ‘Zëri’.

Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, i tha “Zërit” se shpresën te paditësit e ka kthyer kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se do t’i përkrahë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i përket kompensimit të dëmeve të luftës, përcjell albinfo.ch.

Bejta tha se kishte kërkuar një takim me kryeministrin e vendit, por që ky takim nuk ishte realizuar, pasi kryeministri nuk është njoftuar për kërkesën.

Ai ka thënë se refuzimi i kërkesëpadive nga Gjykata është për çdo gjykim. “Derisa ne jemi në gjumë të thellë, serbët deri më tani kanë ngritur mbi 100 mijë padi për kompensim dëmi, kurse vetëm serbët nga Drenica kërkojnë dëmshpërblim në shumën prej 500 mijë eurosh, ose gjysmë miliardi euro. Deri tani kemi hartuar rreth 1 mijë kërkesëpadi individuale dhe të njëjtat janë dorëzuar në gjykata themelore nga ana e të dëmtuarve, varësisht nga kompetenca territoriale ku është kryer krimi. Në saje të ankesave të parashtruara Gjykata e Apelit ka pranuar për shqyrtim 400 dosje, Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar 100 dosje sipas propozimit për revizion, kurse në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 50 dosje, respektivisht kërkesa për vlerësim të ligjshmërisë”, ka precizuar kryetari i organizatës për kompensimin e dëmeve të luftës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta.

Bejta ka sqaruar, duke iu referuar edhe ekspertëve të fushës, se KGJK-ja dhe Ministria e Drejtësisë kanë kërkuar nga gjykatat themelore refuzimin e padive për kompensim dëmi, ndërsa nuk kanë kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të ndërrohet norma juridike si në Kodin Penal, ashtu edhe në Kodin e Procedurës Penale.

Ai ka ripërsëritur se ka dyshime në drejtësinë kosovare sa i përket shqyrtimit dhe trajtimit të kërkesëpadive për kompensimin e dëmeve të luftës, pasi që njerëzit në krye të institucioneve gjyqësore, siç thotë Bejta, “nuk kanë kredibilitet moral”, sepse ka nga ata që me vetëdëshirë kishin pranuar të punojnë sipas instruksioneve të shtetit okupues dhe të emërohen nga Republika e Serbisë edhe pas rrënimit të gjyqësorit të Kosovës në vitin 1992.

Thaçi dorëzon letërkëmbimin për përfundimin e mandatit të EULEX-it

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dorëzoi tek autoritetet e Bashkimit Evropian letërkëmbimin me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën përmbyllet mandati i deritashëm i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX.

Letrën e pranuan komandanti i Operacioneve Civile në EULEX, Kenneth Deane, dhe shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Në një komunikatë për media nga Presidenca thuhet se përmbajtja e letrës është negociuar ndërmjet palës kosovare dhe BE-së dhe se parasheh përfundimin e mandatit ekzekutiv dhe reduktimin e rolit të EULEX-it në rol monitorues dhe këshillues.

“Ka qenë një dekadë e vlefshme për Kosovën”, tha me këtë rast Thaçi, duke shtuar se “institucionet e Kosovës kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi me EULEX-in”.

“Falë këtij bashkëpunimi, sot kemi ngritur kapacitetet vendore për të marrë plotësisht përgjegjësitë në sektorin e sundimit të ligjit”, citon komunikata deklaratën e presidentit Thaçi.

LDK nuk e përkrah platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Subjekti më i madh në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media, ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë platformën e prezantuar nga Qeveria për dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, theksohet pos tjerash në komunikatë.

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë.

Në platformën e hartuar, e cila pret miratimin e Kuvendit, roli udhëheqës në dialogun me Serbinë i besohet presidentit të shtetit.

Ky i fundit, obligohet që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin e Kosovës për bisedimet që zhvillohen në Bruksel.

Si rezultat final, platforma synon që Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, dhe e cila për Kosovën do të ratifikohej nga Kuvendi si organi më i lartë.

Përmes marrëveshjes finale me Serbinë, e cila do të nënkuptonte normalizimin e raporteve, Kosova mëton të sigurojë heqjen e barrierave të krijuara për anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe strukturat e organizatat, strukturat e mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kuvendi nuk e miraton kërkesën e Vetëvendosjes për shkarkimin e Dërgutit

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e deputetes Aida Dërguti nga posti i nënkryetares së Kuvendit.

Nisma e Vetëvendosjes për shkarkimin e Dërgutit nga ky post, ka pasuar ndarjen e kësaj partie politike që ndodhi kohë më parë.

Gjatë fillimit të mandatit të kësaj legjislature, Dërguti ishte zgjedhur nënkryetare e Kuvendit, si deputete e Vetëvendosjes.

Ndërkaq pas ndarjes së partisë, Dërguti tani i përket Partisë Social Demokrate, e cila është formuar nga fraksioni i Vetëvendosjes.

Nismën për shkarkimin e Dërgutit e kishte prezantuar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ndërkaq këtë nismë e ka kundërshtuar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas versionit të paraqitur nga Konjufca, posti i nënkryetarit, në këtë rast, i takon pikërisht Vetëvendosjes dhe jo PSD-së.

Si rezultat nga votimi doli që 16 vota ishin për, 26 kundër dhe 48 abstenime.

Kryesia e Kuvendit ka në përbërje, kryetarin e Kuvendit, si dhe pesë nënkryetarë, të cilët vijnë nga tri grupet më të mëdha parlamentare të shumicës si dhe dy nënkryetarë nga komunitetet pakicë.

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, vetëm në këmbim të njohjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra, deklaron Haradinaj për RTK 2.
Haradinaj tha se pajtimi nënkupton të kalohet mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo.
“Njohja.. çka mund të jep Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuale, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bën për interesin e vet”, tha ai.
Ai nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.
Haradinaj u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Çdo vend që e pengon Kosovën të anëtarësohet ne INTERPOL është duke e ndihmuar luftimin e krimit trans-nacional. Është gabim. Kush do ta luftojë krimin trans-nacional e ndihmon Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL. Këtë vit është koha kur duhet të vendoset kjo punë. Jam thellë i bindur që plotë vende do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL se ashtu luftohet krimi trans-nacional që është i rrezikshëm, është kërcënim”, tha ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol.
Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.

Haradinaj: Kosovës i duhet të shkojë në OKB, fakt që duhet ta njohë edhe Serbia

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj tha para delegatëve në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Suharekë, se kjo komunë udhëhiqet nga njeriu i duhur sikurse është Bali Muharremaj.

Nga Theranda, Haradinaj ka shprehur admirimin për dëshmorët, invalidët, veteranët e gjithë ata që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Edhe para qytetarëve të Therandës, kreu i Qeverisë ka thënë se liberalizimit të vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanimë kanë lidhur një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.

Haradinaj tha se, “Kosovës i duhet gjithsesi që të shkojë në OKB”. E kjo sipas tij, është duke u njohur edhe shtetit fqinj, Serbia. Ai e ka quajtur jo të lehtë njohjen me Serbinë, duke kujtuar masakrat dhe atë çka ka bërë Serbia në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, kjo do të ndodh për të ecur përpara Kosova, raporton KP.

“Gërministët” e Diasporës, nismë e mbarë apo mashtrim!? – Nga FLORIM ZEQA

Konferenca “Diaspora flet”, e mbajtur ditë më parë në Prishtinë ngjalli reagime të ndryshme në opinionin publik. Organizatorët e këtij aktiviteti, me ose pa qëllim e dështuan këtë nismë që në aktivitetin e parë!
Koordinimi i aktivitetetve me pushtetarët (politikanët) e korruptuar në të dyja nivelet e pushtetit (lokal e qendror), është pak më tepër se huqje e cakut.
Shprehja e pikëpamjeve të “Gërministëve” përmes mekanizmave të pushtetit (Parlament, Qeveri, Komunë) paraqet huqjen më kapitale.
Lënja menjëanë e takimeve dhe bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, për më tepër se lëshim, konsiderohet dështim në hapin e parë të “Gërministëve”.
Përveqse ndryshimet e shumëpritura nuk arrihen përmes pushtetarëve, as investimet nuk realizohen përmes filtrave të pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar, ngase çdo investim do të ketë finalizim minimal në rrafshin praktik, për shkakun se pushtetarët e pangopshëm, pa e nxjerrur në fillim pjesën e tyre përmes haraçit nuk do i lënë të shkojnë tutje inestitorët shqiptar.
Për më tepër se kaq, kur është në pyetje hajnia dhe zhvatja e parave nga buxheti i shtetit dhe investimet e jashtme, pushtetarët e të dyja niveleve, dinë të bëhen bashk, sikurse u bënë bashk ditë më parë në Komunën e Prishtinës, për shtrimin e trasesë së rrugës prej 600 metrave në vlerë mbi 800 mijë euro!
Ky është vetëm një ilustrim i vogël, në krahasim me plaçkitjet qindra milionëshe nga shtrimi i autostradave më të kushtueshme në botë!
Të gjithë bashkatdhetarët që i duan të mirën vendit dhe popullit të tyre nuk bëhen një me politikanët e korruptuar dhe tejinkriminuar që ua nxinë jetën qytetarëve të Kosovës.
Elitat intelektuale në Diasporë që angazhohen për demokratizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, duhet t’i bashkohen popullatës e jo pushtetarëve.
Ngase, joshja me ndonjë post apo privilegj pushteti mund t’ua vërbojë sytë dhe turbullojë mendjen sa për të mos e parë realitetin e hidhur jashta institucioneve të shtetit.

Jo projekteve diskriminuese

U bëjë thirrje publike të gjithë mërgimtarëve, intelektualëve dhe biznesmenëve që të bashkohen njëmënd me njëri-tjetrin për të realizuar ndryshimin substancial në Kosovë, jo përmes konferencave “ad-hoc” dhe pjesmarrjes në pushtetin e kalbur dhe të inkriminuar,…por përmes bashkërendimit të veprimeve për një strategji të pastër kombëtare, për ardhjen në shprehje të vlerave të mirëfillta kombëtare dhe heqjen e të gjitha barrierave byrokratike që stimulojnë dhënjen e haraçit, kusht ky i domosdoshëm për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e mërgatës në vendlindje, gjegjësisht realizimin e të drejtave legjitime në shtetin e origjinës.
Thënë edhe më qartë, përfundimisht ka ardhur koha për një iniciativë të shëndoshë të mërgatë sonë, me qëllim të ikjes nga projeketet antikombëtare , cilat do qofshin ato; “Gërminiane”, “Ahtisariane” apo “Aikinsiane” të cilat për qëllim kanë promovimin e multietnicitetit në shtetin më etnik në Evropë!
Për këtë arsye, kemi të drejtë të mos u besojmë tutje projekteve që vijnë nga jashtë.
Përvojat e deritanishme kanë treguar se projektet ndërkombëtare në Kosovë, gjithnjë kanë prodhuar heterogjenitet e ndarje të shqiptarëve në dy pjesë; të privilegjuar dhe diskriminuar!
Një situatë e tillë u shfaq edhe në konferencën e parë të projektit “Germin”, ku të privilegjuarëve të pushtetit ju dha hapësirë mediatike, pa pasur ndonjë sukses personal. Ndërsa ata që ishin më largë zemrës së pushtetarëve, mbetën largë syrit të kamerave dhe mikrofonit të mediumeve publike.

Tendenca e hapur për manipulim

Monitoruesve të vatrave të krizave në Ballkan, siq duket u ka rënë në sy situata shpërthyese në Kosovë, shkaku i pakënaqësive të mëdha sociale, andaj me çdo kusht duan ta ruajnë vazhdimësinë e ndikimit përmes krijimit të një klase të re servilësh e puthadorësh, që s’janë gjë tjetër veqse sejmen të politikanëve të korruptuar dhe shantazhuar.
Këtë që ceka më sipër e dëshmon ekzaltimi i skajshëm i disa pjesmarrësve të konferencës së sipërpermendur, duke e trajtuar “Germin” si projekt hyjnor.
Vallë, pse u dashka ne shqiptarët t’u shkojnë prapa projekteve e të tjerëve, kur kemi potencial të bollshëm njerëzorë (intelektual) për hartimin e projekteve afatgjata kombëtare, për nxjerrjen e vendit nga kthetrat e uzurpatorëve.
Përderisa vitin e kaluar “Samiti i Diasporës” i kënaqi mafio-oligarkët dhe bosët e “Kanabisit shqiptar”, kësaj radhe “Diaspora flet” i kënaqi mafio-politikanët kosovar përmes “Garministëve” të rinjë të cilët nuk e dinë nga vijnë dhe ku shkojnë!?
Sikurse “Simitët” e Diasporës, edhe “Gerministët” janë lodra në duart e pushtetarëve për realizimin e maskaradave mashtruese të pushtetarëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, kinse po reformohen, duke shpërndarë filizat e tyre gjithandej trojeve etnike dhe Diasporë.

Shfrytëzimi i Diasporës për nevojat e politikave ditore

Në dekadën e fundit, diaspora shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim të ndonjë sekseri të tyre në Diasporë, gjoja për punën dhe veprimtarinë atdhetare. Zyrtar të lartë shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria, ministra dhe ambasadorë gjatë vizitave mërgatës sonë, takojnë vetëm individët dhe grupacione të afërta me ta, duke asistuar në hapjen e ndonjë shkolle të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ndonjë aktiviteti të vockël kulturor, sa për të “mbajtur” lidhjet me sekserët e tyre, të cilëve ua hedhin nga një ashtë të fëlliqur në emër të financimit të ndonjë aktiviteti,…duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.

Pasojat e politikanëve të papërgjegjshëm

Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ënderrat shndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,…tani janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga besimtar në fanatik fetar, nga politikanë në biznesmen matrapaz, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatrrues të ardhmërisë !
Pushtetarët aktual, përveqse janë shndrruar në thyerës të shpresave për jetë të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë, kanë vënitur edhe ëndërrat e qindramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e tyre.
Nga paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e humbjes së pushtetit.
Në anën tjetër, edhe mërgimtarët, deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësit për ta bindur këtë klasë të papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.
Intelektualët nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve dhe formave të ndryshme i bënën thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim, por të gjitha na dolë të ishin të pamjafteshme!

Multimilionerët sfidojnë popullatën e varfër e të pashpresë

Paradoksalisht përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit, oligarkët ekonomik dhe politikanët multimilionerë përballë një popullate të varfër, madje skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga pushteti.
Jemi i vetmi vend në Ballkan dhe Evropë, që nuk kemi sigurime shëndetësore për qytetarët, përderisa në vendet për rreth nesh edhe kafshët i kanë të siguruara.
Siguria e jetës së qytetarëve është nën pikën zero, ku jeta e njeriut në Kosovë vlenë më pak se 30 cent!
Aq e rëndë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në vendin për të cilin u sakrifikua gjatë, sa që secili qytetar i lutet zotit për largimin pa kthim nga vendi i bekuar, i larë me gjak ndër shekuj.
Ata që ikin nga vendi, ikin duke mallkuar tokën që i rriti, shkaku i një grushti të vogël kusarësh politik, që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre.
Andaj, zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e ’90-ta, për ta nxjerr Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona kombëtare.
Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata, shpëtim për vendin

Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale nga mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,…pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek “URA” mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Levizja e re politike nga mërgata duhet t’i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.
Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë në dëm të liberalizimit të vizave

Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet që të hiqen kontrollet në pikat kufitare me Shqipërinë. Megjithatë, sipas njohësve të integrimeve evropiane, kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e Komisionit Evropian për kontrolle të dyfishta kufitare të dhënë në vitin 2015 në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave në korrik të vitit 2015 Komisioni Evropian (KE) pati rekomanduar që të bëhen kontrolle në të dyja anët në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë. Por në kohën kur Kosova po i afrohet çdo ditë e më shumë vendimit për heqjen e vizave Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila është në kundërshtim më rekomandimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian të dhënë në vitin 2015. Në rezolutën e miratuar të mërkurën kërkohet që ta bëhet hapja e plotë, pra të hiqen kontrollet në pika kufitare në Vërmicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë.

Njohësit e integrimeve evropiane thonë për “Zërin” se kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e vitit 2015, ndërsa thonë se BE-ja do ta kundërshtojë heqjen e kontrolleve kufitare. Megjithatë sipas tyre, kjo rezolutë e sikurse edhe ajo për heqjen e roamingut me Shqipërinë, që janë miratuar në të njëjtën ditë, do ta kenë fatin e rezolutave të mëhershme të Kuvendit, pra nuk do të zbatohen.

Njihuni me policen serbe të Kosovës që flet rrjedhshëm gjuhën shqipe: Raportet e mia me qytetarët (Video)

Në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë, janë 41 policë serbë dhe 12 shqiptarë. Svetlana Kapetanovic, është police serbe e cila ka 13 vite që punon në Policinë e Kosovës, ndërsa e veçanta e saj është se ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se ka qenë një rast në fillim të punës së saj që e ka kuptuar se duhet ta mësojë gjuhën shqipe pasi me punën që bën është tejet e nevojshme. Svetlana tregon se raportet e saj me shqiptarët janë normale.

 

Reagim…! – Nga Reshat Nurboja

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit të Komunës së Pejës ku në mes të shumë shqetësimeve të tjera, pasqyrova, së paku nga këndveshtrimi im, papergjegjësinë e këtij pushteti ndaj parasë publike, për çfarë i dokumentova dhe argumentova me këto të dhëna…!

Pushteti i Gazmend Muhaxherit, në mandatin e tij të parë si kryetar të Komunës së Pejës gjatë viteve 2014 – 2017 rezulton se vetëm në 5 kategori të shpenzimeve siq janë:

  • Meditjet për udhëtime jashtë vendit………………….. 917 euro
  • Dreka zyrtare…………………………………………243 euro.
  • Me fol me telefon …………………………………… 160 euro
  • Mirëmbajtje dhe karburant për vetura………………. 000 euro
  • Denime nga gjykatat……………………………….620.474 euro

qytetarëve të Pejës i ka kushtuar 3.832.794 euro (tre million e tetqind e tridhjet e dy mijë e shtatqind e nëntdhjet e katër euro). Nëse këtyre shpenzimeve ia bashkangjesim edhe shpenzimet në këto kode të lartcekura pë tre muajtë e parë (janar-mars) të vitit 2018 prej 562.104 euro, dokumentojmë se kjo qeverisje “qiellore” për dreka e darka, me fol me telefon, meditje, karburant për vetura e denime nga gjykata Komunës së Pejës i kanë kushtuar: 4 milion e 394 mijë e 901 një euro (4.394.901) e nëse ketij shpenzimi ia bashkangjesim edhe mbi një million euro(1.000.000) që i kanë shpenzu për angazhimin e militantëve e tyre partiak me të ashtuaquajtura kontrata në vepër që nënkupton angazhimin e ekspertëve për sherbime të veçanta, të profilit që komuna nuk i ka në stafin e saj të rregulltë prej 2235 zyrtarëve, të cilët paguan për një vit 13 milion e dyqind e nëntmbdhjet mijë e treqind e pesdhjet e tre euro (13.219.353), konstatojmë se qeverisja e Gazmend Muhaxherit, padrejtësisht, tatim paguesëve të Kosovës, në veçanti atyre të Pejës, prap po e potencoj, për: dreka e darka, me fol me telefon, meditje, mirëmbajtje e karburant për vetura dhe për denime nga gjykatat, Pejës së varfër, ku me qindra familje nuk kanë kulm mbi kokë e ku mbi 50% të të rinjëve janë të papunë i ka kushtuar 5.394.838 euro.

Sa për ilustrim, ky pushtet vetem me fol me telefon për vitin 2017 ka shpenzuar shumen prej 71.252 euro(shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e pesdhjet e dy euro) edhe kur e kemi parasysh faktin në në ketë kohë të teknologjisë informative, komunikimi është falas përmes: viberit, messenger, etj. etj.

 

 

Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

                                                         nga rradhët e subjektit politik Alternativa

Kosova e njofton zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit

Vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, fotografi nga arkivi

 

 

Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë njoftuar të enjten zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë, kabineti i Qeverisë së Malit të Zi.

“Ne e kemi pranuar informacionin zyrtar nga Republika e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Qeveria malazeze.

Të martën, Radio Evropa e Lirë, raportoi se si institucionet e Kosovës ende nuk e kishin njoftuar Malin e Zi për këtë çështje.

Njoftimi përmes rrugëve diplomatike parashihej përmes marrëveshjes së arritur ku qeveritë e kishin obligim që të njoftonin njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit.

Sipas marrëveshjes, Komisionet për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës, pritet të formojnë një trup punues të përbashkët, i cili do të jetë përgjegjës për të kryer shënimin e kufirit shtetëror mes të dyja shteteve.

Kosova dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015, derisa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar të njëjtën më 21 mars të këtij viti.

EULEX mbetet në Kosovë deri në vitin 2020

EULEX-i do të jetë i pranishëm në Kosovë edhe dy vjet, të paktën pasi BE-ja tashmë e sheh si punë të kryer vazhdimin e misionit të vet për sundim të ligjit, deri më 2020.

Madje, Brukseli e mirëpret këtë zhvillim edhe në draft-dokumentin e rekomandimeve të Këshillit të BE-së për Kosovën, që pritet të publikohet muajin tjetër.

“Këshilli mirëpret marrëveshjen e arritur për vazhdimin e misionit të EULEX-it deri në qershor 2020”, thuhet në këtë draft, një kopje të të cilit e ka siguruar “Klan Kosova”.

Po ashtu, në lidhje me këtë, Këshilli i BE-së i kërkon Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe efektivisht me EULEX-in në mënyrë që ky mision ta përfundojë në mënyrë të plotë mandatin e vet.


Send this to a friend