VOAL

VOAL

Thaçi: Kosova do të përmbushë detyrimet për formimin e “Asociacionit”

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Presidenti Thaçi, në një konferencë për gazetarët tha se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj të marra nga Marrëveshja e Brukselit nga viti 2013, dhe marrëveshjen shtesë të vitit 2015 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në kuadër të kësaj është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duke respektuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar kriteret dhe standardet evropiane për pushtetin lokal, si dhe realitetet e krijuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai tha se tema kryesore mbetet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe mundësia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, paqësore.

“Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi e vetme për të legjitimuar kërkesat politike historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’ju bashkuar Kosovës. Kjo nënkupton, jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve dhe jo autonomi për serbët, por korrigjim të kufirit dhe njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Sipas tij, ai këtë kërkesë do ta paraqesë në Bruksel, ndonëse kjo nuk do të jetë e lehtë. Ai theksoi se koha e luftërave ka kaluar, dhe se korrigjimi i kufirit mund të ndodh vetëm me pajtueshmëri të dyanshme.

Thaçi shtoi se matjet që posedon, tregojnë se 91 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin bashkimin e Luginës së Preshevës, ndërsa 98 për qind e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkimin me Kosovën, dhe se politika duhet të mbështetet në respektimin e vullnetit të qytetarëve. Po ashtu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se propozimi për korrigjimin e kufijve nuk do të thotë krijimin e kufijve etnikë, sepse Kosova edhe më tej mbetet shtet multietnik. aa

Veseli thotë se ndarja është ide e Serbisë, Kosova është kundër

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë intervistës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se një ide e tillë është e Beogradit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Veseli tha se çdo gjë sa i përket ndarjes territoriale të Kosovës, ka marrë fund me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Kosova, sipas kryeparlametarit Veseli, do të sigurojë ulësen në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të ketë ndarje. Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova hynë në dialog me pozicione shumë të qarta të vetat, ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, integrimi në Bashkimin Evropian dhe nuk është e mirë dhe nuk është e shëndoshë që të barten ide të cilat nuk janë tonat. Ideja e ndarjes është ide e Serbisë, e cila ka përfunduar në qershor të vitit 1999 përfundimisht”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se ky dialog duhet të vazhdojë për hir të gjeneratave të reja, duke siguruar edhe njëherë se nuk do ketë cenim të territorit të Republikës së Kosovës.

I pyetur nëse mund të ketë korrigjim të kufijve, ashtu siç edhe ka folur ditëve të fundit presidenti i vendit Hashim Thaçi, Veseli u shpreh se sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës do të jenë i pacenueshëm.

“Kosova shkon në dialog me Serbinë për hir të gjeneratave të ardhshme, për hir të fqinjësisë së mirë, për hir të proceseve integruese në të cilat Kosova ka një qëndrim të qartë, por territori i Republikës së Kosovës, sovraniteti ynë territorial dhe institucional do të jenë të pacenueshme, për këtë qytetarët tanë duhet të jenë të sigurt. Nuk ka ide për ndarje nga ne Kosova, nga Serbia mund të ketë ide të çfarëdollojshme të cilat ne nuk na bëjnë përshtypje. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam paqe me Serbinë, ne duam të kemi fqinjësi të mirë si shtete të pavarura dhe sovrane dhe në të njëjtë kohë, Kosova ka perspektivën e vet të qartë në territorin e vet me të cilin ka shpallur pavarësinë e vet më 17 shkurt 2008”, tha Veseli.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është zotuar të paraqesë në dialogun me Serbinë çështjen e korrigjimit të kufirit. Thaçi e ka quajtur mundësi historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin.

Ai ka përmendur me këtë rast përfshirjen e komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kuadër të territorit të Kosovës.

Presidenti Thaçi po ashtu u ka dërguar mesazhe edhe opozitës dhe spektrit të gjerë politik në Kosovë, që t’i bashkohen idesë së tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Opozita e ka kritikuar Thaçin, duke thënë se idetë për korrigjim kufijsh, ndarje ose shkëmbim territoresh me Serbinë, mund të shpien në luftë.

Kryeministri Haradinaj kërcënohet me jetë, shtohen masat e sigurisë ndaj tij

Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga person/a të panjohur.

Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.

Qosja: Ata që janë kundër shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufirit, po ia dhurojnë Serbisë Luginën e Preshevës

Rexhep Qosja, i pyetur nga dritare.net, për shkëmbimin e territoreve, jep një përgjigje për konceptin e shkëmbimit, konceptin e ndarjes së Kosovës.

Akademiku përmend akuzuesit e hershëm dhe te sotshëm dhe sidomos tregon friken e tij për pjesëmarrësit në bisedimet Kosovë – Serbi,  ku mbizotërojnë diletantët.

”Ata qe po merren më çka u tha më sipër, në mënyrë te veçantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës  me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën  e vetëvendosjes shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.”- thotë profesor Qosja në këtë editorial.

Nga Rexhep Qosja*

Kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë por edhe në  Shqipëri. Dhe këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togëfjalësh politikë. Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togëfjalëshiNdarja e Kosovës.

 

Prej diskutimeve rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togëfjalëshve shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojnë mund të jetë qëllimisht ato. Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe ata qe kanë përdorur konceptin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë menyrë, dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimii territoreve dhe korrigjimii kufirit nuk nënkuptojnë ndarje të Kosovës. Shkëmbimii territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës.

Për cdo kënd që mendon racionalisht, me të dhëna, me argumente, me të vërteta e të drejta në mendje, togëfjalëshi ndarje e Kosovës do të thotë Ndarje e Kosovës, që do të bëhej me një kufi i cili do të shtrihej nëpër Kosovën e kufijve që ka ajo sot.

Të përsëris: shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimii kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës.

Pse atëherë ata që ju vardisën mosegzistueses,  ata akuzues  për Ndarje të Kosovës po i akuzojnë për Ndarje  ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë?

Mund të jenë disa  arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcakojnë përmbajtjen e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve  dhe, e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrimin e vet politik në të kaluarën e tyre të derivonshme.

Them kështu për shkak se ndër këta akuzues që akuzuan  disa ish prijës politikë e ushtarakë të UÇK-së, që më në fund i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës natyrisht në saje të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian; ndër këta akuzues që akuzuan kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, i cili është politikani i vetëm në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërise e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda  që nuk ua kishte thënë as një politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër  këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në Ndarje të Kosovës, pra,  pati të tillë që Kosovën e ka quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon  Serbisë e gjysma tjetër i takon  Kosovës dhe ashtu e mohonte cdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arësye kundër tij shqiptarët në Evropë bënin protesta duke e quajtur tradhëtar kombëtar.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si pjesëmarrës në pushtetin e Kosovës në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të MIllosheviqit në Kosovë morën pjesë në urdhërdhëniet për shuarjen e demostratave të rinisë shqiptare të Kosovës me ç’rast u vranë dhjetra të rinj.

Ndër këta akuzues pati të tillë që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Milloshevicit i shërbyen Sigurimit Shtetëror të atij regjimi me informacionet më akuzuese, në të vërtetë armiqësore ndaj UÇK-së dhe luftës clirimtare në Kosovë në përgjithësi.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si prijës partiakë në vitet e 90-ta dhe si gazetarë e publicistë në atë kohë e mohuan cdo mundësi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë në kuadrin e Federatës  apo Konfederatës Jugosllave.

Ndër këta akuzues pati të tillë që morën pjesë në hartimin e programeve të partive të tyre, që u regjistruan në ministrinë përkatëse të Beogradit dhe që mohonin çdo rezistencë aktive dhe që ardhmërinë e Kosovës e shihnin në lidhje shtetërore me Jugosllavinë  e mbetur e kjo domethënë  më në fund me Serbinë.

Ndër këta akuzues që u ngritën kundër idesë së ndarjes së Kosovës të cilën nuk e kërkuan të akuzuarit u ngritën edhe një intelektual dhe një intelektuale në Tiranë, por u ngritën me nje gjuhë të butë e të ngatërruar me të cilën, megjithatë, thanë  çka atyre,  për shkak se janë njohës të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve Shiptaro-Serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin.

Për të gjitha këto arsye pjesëmarrjen e këtyre akuzuesve në diskutimet që po bëhen për bisedimet e ardhshme të quajtura përfundimtare  mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimeve të mija, nuk do marrë seriozisht. Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat cështë e vërteta i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetëveten e dikurshëm.

Seriozisht do marrë, ndërkaq, këshillimet e dy të parëve zyrtarë të sotëm të Kosovës me disa analfabetë, në mënyrë të vecantë këshillimet me analfabetin e parë, të kryekorruptuar, të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të cilin me gishtin e tyre tregues e bënë kryetar të asaj Akademie partiake e private me qëllim që të mund ta përdorin atë Akademi sic e përdorën më në fund në bisedimet për  një marrëveshje ndërshtetërore cënuese për Kosovën  tashmë te miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Seriozisht do marrë  këtë çështje : çështjen e delegacionit shqiptar që po merr pjesë dhe që do të marrë pjesë  në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova ka historianë, ka juristë, ka gjeografë, ka antropologë, ka politikanë, ka intelektualë, me përgatitje të ndryshme historike e të përtashme për të gjitha problemet e çështjet që mund të ngriten në ato bisedime. Por në grupet që deri tani biseduan në Vjenë e në Bruksel e që po bisedojnë edhe tani në Bruksel për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë pothuajse mbizotërojnë diletantët. Prej tyre jo pse nuk do të donin, por pse nuk dinë, nuk mund të pritet ndonjë e mirë për Kosovën.

Ata që po programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombëtarë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet cdo gjë e palës tjetër asgjë.

Ata që po i programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve do të duhej të përpiqen e të mësojnë se  shkëmbime të territoreve, madje, në disa raste edhe të pjesëve të popullatës në mes dy shteteve janë bërë gjatë historisë. Dhe janë bërë madje dhe jo shumë larg në kohë edhe në Ballkanin Juglindor.

Ata  që po merren me çka u tha më sipër do të duhej që më në fund të dinë se faktorët e mëdhenjë ndërkombëtarë zakonisht nuk i kundërshtojnë pajtimet mes dy shteteve e dy popujve qoftë edhe kur me to preken disa parime të përgjithshme që ato politikisht i mbrojnë.

Ata qe po merren më cka u tha më sipër, në mënyrë te vecantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës  me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën  e vetëvendosjes shiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.

Le të thuhet në fund, prandaj, se ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, deshtën apo s’deshtën po ia dhurojnë Serbisë edhe njerën edhe tjetrën: Luginën e Preshevës si pjesë të Serbisë, kurse Veriun e Kosovës si autonomi substanciale ( si pavarësi) në të cilën pushtetarët e Kosovës, si edhe tani, do t’i përkulen monumentit të madh të Knjaz Llazarit.

*Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për dritare.net

Serbia investon mbi 2.5 milionë euro për ndërtesa banimi për serbët e veriut

Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriç, i cili të mërkurën ka dorëzuar kontratat për 24 banesa, për të cilat qeveria e Serbisë ka investuar 57 milionë dinarë (518 mijë euro), ka thënë se janë siguruar edhe 226 milionë dinarë ose mbi 2 milionë euro edhe për 6 njësi banesore, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar të investojë në veri të Mitrovicës në ndërtimin e objekteve të larta të banimit për të siguruar strehim për familjet serbe me probleme të strehimit, për çifte të sapokurorëzuara, për familje të zhvendosura në Serbi dhe për kuadër deficitare.

Deri tani në këtë vit qeveria e Serbisë nëpërmes Zyrës për Kosovën ka investuar 57 milionë dinarë (518 mijë euro) për 24 banesa, ndërsa deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe 80 banesa. 24 banesa të reja janë ndërtuar në “Lagjen e Boshnjakëve” me qëllim që të popullohen me serbë për t’ia ndryshuar strukturën etnike kësaj lagjeje, në të cilën kryesisht jetojnë shqiptarë dhe boshnjakë.

Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, ua ka dorëzuar të mërkurën kontratat për 24 banesa përfituesve në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ndërsa siç ka thënë ai, deri në fund të këtij viti edhe 80 familje serbe do të bëhen me banesa.

Ai ka sqaruar se për 24 banesa, që janë ndërtuar në “Lagjen e Boshnjakëve”, qeveria e Serbisë ka investuar 57 milionë dinarë ose 518 mijë euro, ndërsa konstatoi se tashmë janë siguruar edhe 226 milionë dinarë (mbi 2 milionë euro) për ndërtimin e 6 objekteve të larta të banimit. Sipas tij, deri në fund të vitit 80 familje serbe do të bëhen me banesa të reja.

Rexhep Selimi: “Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen e tmerrshme me Serbinë”

“I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë”, po e quan presidentin Hashim Thaçi, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi. Ai teksa ka folur për deklarimet e të parit të shtetit për korrigjim kufijsh, ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Por, që ai ‘zbulon’ se Hashim Thaçi është futur në një skenar të rrezikshëm, që përmes ‘mjegullës’ ta ‘shes’ një marrëveshje shumë të dëmshme për ndarjen etnike në Kosovë, në mes tij dhe Aleksandër Vuçiq, të cilën sipas tij po e mbajnë të fshehtë për opinionin. Ai paralajmëron veprime konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, për ndaljen e këtij skenari të Hashim Thaçit.

 “Mjegulla e njeriut më të rrezikshëm në Kosovë” – paralajmërimi për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën. Për Selimin, nuk bëhet fjalë për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën, por ‘një skenar i rrezikshëm për shitjen e një marrëveshje të rrezikshme në mes dy personave: Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq’.

Deputeti Selimi, teksa ka folur për Insajderin, ka thënë se këto janë lojëra të rrezikshme nga një person i rrezikshëm, i cili sipas tij ka nënshkruar marrëveshje të fshehtë me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e brendshme etnike në Kosovë, dhe se qëllimi i tij është që përmes mjegullës ta shes një marrëveshje shumë të dëmshme për vendin. Selimi ka shtuar se Hashim Thaçi nuk është vetëm politikan i keq, por dhe politikan i rrezikshëm.

“Thaçi në këto deklarata po tregon edhe njëherë aftësinë e tij për ta mjegulluar gjithçka që ka të bëjë me raportin në mes Kosovës dhe Serbisë. Në fakt nuk bëhet fjalë në këtë moment as për këmbim territoresh, e as ndryshim kufijsh. Në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshjen shumë të rëndë dhe të keqe që tashmë Thaçi e ka nënshkruar me Serbinë, dhe krejt çka po ndodhë tani është për ta mbuluar këtë marrëveshje. Lojërat e tilla vazhdojnë të mbesin lojëra të rrezikshme, nga një person i rrezikshëm që quhet Hashim Thaçi. U kemi paralajmëruar se kur bëhet fjalë për Thaçin, ai nuk është politikan i keq, por edhe një politikan i rrezikshëm. Ju kemi paralajmëruar për një epilog të tillë të Thaçit dhe Vuciqit.

Ai ka thënë se tashmë Thaçi e ka nënshkruar një marrëveshje të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, të cilën po e mban sekret për opinionin.

“Ai tashmë është dakorduar me Vuçiqin që ta ndajë Kosovën për së brendshmi në dy entiteti etnike, duke dhënë premtime për implementimin e Zajednicës, dhe tashmë ai tenton që të jap mjegull përmes disa deklarata për ndryshime kufijsh e të ngjashme dhe shkëmbime territoresh e të ngjashme. Krejt çka po mundohet që të fsheh me këto deklarata të bujshme, është marrëveshja që ai e ka nënshkruar me Vuçiqin dhe po synon që ta mbajë sekret për opinionin”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se përmes kësaj marrëveshje, do të jetë vetëm fillimi i një problemi shumë të madh që Kosova dhe Serbia, do ta kenë në të ardhmen, dhe se kjo marrëveshje do të jetë epilog i karrierës së Hashim Thaçit, si politikan, dhe prolog i mbjellur i një problemi të madh për të ardhmen në mes dy vendeve.

“Thaçi po mundohet që t’i japë një epilog karrierës së tij, jo raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. Përfundimi i karrierës së tij dhe i këtij procesi maratonik në bisedime, nuk po del të jetë epilog në raport me Serbinë, por prolog i një problemi shumë të madh që tashmë është mbjellur për të ardhmen. Pra, nuk themi epilog të bisedimeve, por prolog i raporteve shumë të rënda në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rexhep Selimi për Insajderi.

“Hashim Thaçi është personi më i gabuar për përfaqësimin e Kosovës dhe më i duhuri për ta përfaqësuar atë në favor të Serbisë”, ka shtuar ai më tej.

Selimi ka shtuar për Insajderi, se nuk do të qëndrojnë duarkryq në këtë synim të Hashim Thaçit, dhe se Lëvizja Vetëvendosje do të ndërmarrë hapa konkret për ndalimin e këtij skenari.

“Ne do të vazhdojmë me oponentën tonë dhe do të vazhdojmë aktivitetet tona politike. Saktësisht cka do të bëjmë do ta dëshmojë koha. Ne zakonisht kemi asnjëherë nuk kemi qëndruar indiferent ndaj zhvillimeve qoftë në raport me Serbinë, qoftë me keqqeverisjet”.

Selimi gjithashtu ka thënë se në këtë moment duhet ndalimi i menjëhershëm i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, për siç tha ai ndalimin e një të keqe të madhe që pritet t’i vijë vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje, qëndron nëpër të njëjtat pozicione dhe për fat të keq koha na ka dhënë të drejtë, për atë që e kemi paralajmëruar si rrezik. Do të donim që të na demantonte koha, por doli ashtu sic paralajmëruam. Bisedimet me Serbinë janë të padrejta, kur bëhet fjalë për ndërtimin e brendshëm të Kosovës. Kosova dhe Serbia nuk bisedojnë në kushte të barabarta për shkak se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Kosova vazhdon të mbetet inferiore karshi Serbisë. Prandaj, shpëtimi i vetëm në këtë raport është ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe kthimi i kursit të ecjes së Kosovës si shtet”, ka përfunduar Selimi.

Mundësitë për shkëmbime territoresh, i pati komentuar në muajin shkurt edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti teksa kishte dhënë një intervistë për median serbe ‘Danas’, kishte thënë se ideja për shkëmbime të territoreve është e rrezikshme dhe mund të prodhojë luftë të re

“Ka pasur ide të ndryshme për ndarje dhe ndërrim territoresh, mirëpo këto janë teza të dëmshme me pasoja të papërballueshme. Këto ide vijnë nga politikanë autoritarë në Serbi të cilët mendojnë që territori është pronë private e sundimtarëve e jo toka e qytetarëve të shtetit. Politikanët autoritarë nuk e pranojnë Republikën, sepse së pari s’e kuptojnë atë. Ata janë tregtarë mallrash. Për ta gjithçka është mall vlera e të cilit është e llogaritshme. Na kujtohet se si Millosheviqi e Tugjmani kanë tregtuar. Dhe në fund më shumë se ndarjen dhe ndërrimin e territoreve fitojmë ndarjen dhe përzënien e njerëzve e të popullatës. Të flasësh për ndarje dhe ndërrim territoresh do të thotë të përgatitesh për luftë të re. Të drejtat qytetare të barabarta dhe reciprociteti në të drejtat kombëtare, së bashku me zhvillimin ekonomik të fokusuar në punësim, sidomos të të rinjëve dhe grave, është rruga që do të na nxjerrë nga kriza dhe do ta mundësojë përparimin”, kishte thënë kohë më parë Albin Kurti.

Të rrezikshme këtë ide e kanë thënë edhe shumë politikanë vendorë, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai një ditë më parë ka thënë se shkëmbimi i territoreve i sjell favore vetëm presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Kurse, mundësinë që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, e ka ‘demantuar’ edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai gjatë ditës së sotme e ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, se po e përdor këtë çështje për interesa të tij personale.

Por, përkundër këtyre, presidenti Thaçi, po vazhdon që të jetë këmbëngulës, që nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por vetëm korrigjim të kufijve, e që sipas tij do të thotë:’Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë” / Express.

Thaçi: Djegia e flamurit të Turqisë, akt i shëmtuar dhe i dënueshëm

“Turqia ka qenë dhe do të mbetet një partner strategjik i Kosovës. Djegia e flamurit është një akt i shëmtuar dhe është dënueshëm nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media të mbajtur sot tha se djegia e flamurit është një akt i shëmtuar dhe është i dënueshëm nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke shtuar se “Turqia ka qenë dhe do të mbetet një partner strategjik i Kosovës”.

Thaçi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se djegia e flamurit të Turqisë është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Turqia ka qenë dhe do të mbetet një partner strategjik i Kosovës. Djegia e flamurit është një akt i shëmtuar dhe është dënueshëm nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ata individë që kanë bërë këtë djegje nuk mund të identifikohen si simpatizues të këtij apo atij individi, të kësaj apo të asaj partie. Prandaj edhe pretendimet për etiketime janë të paqëndrueshme, derisa nuk është asnjë fakt i vetëm”, tha Thaçi.

Ai po ashtu u shpreh se sot ka dëgjuar edhe disa opinione se ky ka qenë një rast i improvizuar prej mekanizmave të caktuar për të dëmtuar relacionin ne mes të dy shteteve. “Dhe ky është një informacion i saktë nga mekanizmat tonë të sigurisë, më së paku këtu qëndron politika e Kosovës”, tha ai.

Kujtojmë se dje në rrjete sociale është publikuar një video ku disa qytetarë djegin flamurin e Turqisë dhe më pas e hedhin në tokë dhe e shkelin. Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook shihet se personat në fjalë përdorin shprehje ofenduese ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Po ashtu në video shihet se personat që e djegin flamurin shprehen se janë “në përkrahje të Gjergj Dedajt”. aa

 

Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit serb – Nga Skënder MULLIQI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i zgjedhur me vota të LDK-se, e i zgjedhur gadi në gjendje të shtetrrethimit, është duke e futur Kosovën në rrugën pa krye. Jo që Thaçi nuk përfaqëson unitetin , por ai edhe më shumë është duke e përqarë këtë skenë politike edhe ashtu shumë të dobët dhe inerte ,dhe është duke e keqësuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë .Pikëpamja e Thaçit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjoja së nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën, nuk përkon fare më realitetin .Disa muaj më parë ishte hedhur ideja për ndarjen e Kosovës, e tash gjoja bashkim te Luginës , e qe për mua është mashtrim . Kjo është një nismë e cila nese realizohet do të jetë katastrofale për shqiptarët.Sigurisht së kjo marveshje e hedhur nga Thaçi kontravers dhe I frikësuar nga Specialja është teza më e rrezikshme deri me sot për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Po shtyrohet pyetja, çfarë kuptimi ka ndërrimi I territoreve shqiptaro-shqiptare më Serbinë ? Si është e mundur që të lejohet një aventurë e tillë shumë e rrezikshme për paqën në rajon e ndoshta edhe më gjerë? Ti rrudhim kufijet shteteror e nacional prap pas gjithë këtye tragjedive që i pësuam historikisht, dhe gjithë atyre padrejtësive që na u bënë nga fuqitë e mëdha të kohës, jo që nuk justifikohet, por nuk ish dashur të lejohet të ndodhë kurrë. Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare. Ne shqiptarët do të jemi humbësit e mëdhenj. Shqiptarët duhet që të zgjohen, se është koha e fundit.Do të ndodheshin zhvendosje të popullatës që është e pa pranueshme për shqiptaret . Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, që janë tre komuna e gjysmë, pra pjesa veriore më pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës.Ndarja e Kosovës sipas planit të qetnikut, Dobrica Qosiqit ,kriminelit te luftës ,Sllobodan Millosheviqt , Akademise së Shkenacave dhe Arteve e shumë elaborateve kundershqiptare serbe ,jo që janë planet më ogurzeza , por është edhe dhe lajmi më i keq për Kosovën dhe shqiptarët në këto 100 vitet e fundit .Jo vetëm Hashim Thaçi , por komplet kjo klasë politike ka deshtuar në shtetndertim dhe mirëqenje të përgjthshme dhe mban pergjegjersi të madhe nese ndodhë coptimi i ri i trojeve shqiptare.Ne vend të përparimit , lulëzuan krimi e korrupcioni, kontrabandat , hajnit masovike të pronës shoqërore, e shumë negativitete të tjera . E kemi dhi punën më ka krejt , kur na u dha rasti historic ti kemi dy shtete shqiptare dhe gradualisht ti bashkojmë edhe tokat tona etnike. Gjithëçka do të ishte shumë në rregull dhe e drejtë sikur Kosovës ti bashkohet pjesa natyrale siq është Kosova Lindore , por është apsurde që Serbia të pranon një opcion politik të tillë, kur dihet për planet e tyre okupuese.Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit, dhe duhet të kthehen heret apo vonë , e jo të falim territore të reja Serbisë fashiste . Po flitet së do të këtë ridefinim të kufijve në Ballkan .Kjo çështje nga shumë kush komentohet së është ngritur nga takimi Tramp –Putin , ku nuk do të ekzistojnë më si shtete Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.Zor që ka kush informacione të sakëta së a është biseduar në Helsinki për temën e ndarjës së Kosovës. Kjo duket se është më shumë tezë dhe propagandë ruse .Nuk ka asnjë sinjal që amerikanët kan ndryshuar qendrim rreth ndryshimit të kufijve .Zor që Tramp mbeshtet ndonjë skenar rus në Ballkan , duke I cenuar serioziosht interesat amerikane . Rivizatimi i hartave në Ballkan ose përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit, pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transfer të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër…

Presidenti Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale me Serbinë

Thaçi përsëriti thirrjen e tij për të gjitha partitë politike në Kosovë që në këtë proces Kosova të jetë sa më unike për të mbrojtur më mirë interesin e vendit dhe për të legjitimuar kërkesën politike

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë i cili duhet ta japë fjalën e fundit në rast të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por ai gjithashtu vuri në dukje se ka ardhur koha të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve të cilët përmes një referendumi mund të deklarohen në lidhje me atë marrëveshje.

Thaçi në konferencë për media theksoi se Kosova është midis disa vendeve të rralla që ende nuk ka mundësinë ligjore të shpallë referendum dhe se për këtë arsye ka nisur konsultimet e nevojshme ndërinstitucionale, si dhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të mundësohet një gjë e tillë në të ardhmen e afërt.

“Sidomos në rast të arritjes së një marrëveshjeje eventuale paqësore për normalizimin, pajtimin dhe njohjen reciproke Kosovë- Serbi, e konsideroj si të domosdoshëm deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vetë vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe historik, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet spektrit politik për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare ndërshtetërore Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Thaçi përsëriti thirrjen e tij për të gjitha partitë politike në Kosovë që në këtë proces Kosova të jetë sa më unike për të mbrojtur më mirë interesin e vendit dhe për të legjitimuar kërkesën politike dhe historike të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për t’u bashkuar me Kosovën.

Ai theksoi se pikërisht për shkak të kësaj kërkese, qëndrimi i tij është se Kosova duhet të jetë e gatshme të shqyrtojë opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë, i cili është rreth 400 kilometra i gjatë. Ai shtoi se korrigjimi i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte precedent në botë, sepse ka pasur korrigjime të tilla.

Thaçi u shpreh se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet përmes dialogut, rrugës paqësore, në asnjë mënyrë me luftë dhe se Kosova ka mbështetjen e plotë nga partnerët ndërkombëtarë. Ai gjithashtu potencoi se kjo nuk do të thotë hapjen e Kutisë së Pandorës në rajon.

Sipas tij, aspiratat e vjetra të Beogradit për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve nuk janë ide apo opsione të tij, por janë tërësisht në kundërshtim me parimet e tij. Ai tha gjithashtu se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as autonomi, as shkëmbim territorial.

“Se çka mund të parashtrojë Serbia, unë nuk mund të marr atë përgjegjësi, por unë marr përgjegjësi në emër të vendit tim, qytetarëve të mi, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet”, tha Thaçi. aa

Haradinaj kërkon rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë.

“Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabël, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, tha Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, është konstatuar se disa persona të dyshimtë qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe ata mund të jenë nga Republika Sërpska ose pjesë të tjera.

“Kushdo që hyn në territorin e Kosovës, me qëllim të shkaktimit të ndonjë incidenti apo prishjes së rendit dhe ligjit, do ta marrë reagimin e institucioneve të rendit dhe të ligjit“, tha Haradinaj.

“Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, por jemi në gjendje gatishmërie. Në rast se ka prishje të rendit dhe të ligjit, do të veprojmë”, theksoi kryeministri.

I pyetur nga gazetarët nëse serbët mund të shpallin autonomi më 4 gusht, pas dorëzimit të draft-statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe, Haradinaj tha se Kosova është brenda marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se askush nuk mund të ndërmarrë veprime të njëanshme.

  • Luljeta Krasniqi – Veseli

Intervista, Zëri i Amerikës – Hoti: Nuk është koha për ndarje e shkëmbim territoresh

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i tha Zërit të Amerikës se partia e tij nuk është e gatshme për shkëmbimin e territoreve, por kërkon që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të sigurojë njohje të ndërsjellë dhe ruajtje të karakterit unitar të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zoti Hoti thotë së presidenti Hashim Thaçi dhe qeveria aktuale nuk kanë legjitimitet për të drejtuar bisedimet me Serbinë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, presidenti Thaçi së fundmi hodhi idenë për sic thotë ai, korrigjimin e kufirit me Serbinë. Për ju, çfarë do të thotë një ide e tillë?

Avdullah Hoti: Unë mendoj që nuk është koha për ide të tilla, Kosova është shpallur shtet i pavarur në vitin 2008 në tërësinë territoriale që e ka gëzuar në vitin 1989 dhe pastaj ajo deklaratë e pavarësisë është shpallur në Parlamentin e Kosovës dhe ka marrë, nëse mund të themi, bekimin e drejtësisë ndërkombëtare përmes opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kanë qenë breza të tërë të shqiptarëve në Kosovë që kanë luftuar, derdhur gjak, djersë dhe mund për këtë projekt që e kemi tash edhe ta kenë të qartë të gjithë se projekti i Kosovës së pavarur edhe ky është kompromis për realizimin e interesave të çështjeve kombëtare. Ne në asnjë moment nuk jemi të gatshëm të shkëmbejmë territor shqiptar, territor të Kosovës me territor të Kosovës, sepse shkëmbimi i territorit të veriut të vendit me Preshevën nënkupton shkëmbim i territorit tonë me një territor tonin. Kemi luftuar për një projekt të Kosovës së pavarur, prej që është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës në dhjetor të vitit 1989 dhe pastaj me referendumin në fillim të viteve të 90-ta edhe me zhvillimet politike që kanë ndodhur, kemi besuar në projektin e Kosovës së pavarur, sovrane e të integruar në Bashkimin Evropian e në NATO me miqësi të përhershme me Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë afër të realizimit të këtij misioni. Ka mbi 110 vende që na kanë njohur si shtet i pavarur, kemi problem në integrimin në BE sepse pesë vende ende nuk na kanë njohur, kemi problem normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por i kemi shtetet më të fuqishme të botës perëndimore në krah sepse jemi në anën e së drejtës për të realizuar interesat tona kombëtare.

Zëri i Amerikës: Presidenti po thotë që nuk do të ketë shkëmbim territoresh por Presheva të bashkohet me Kosovë në tërësinë aktuale. Si ju duket kjo?

Avdullah Hoti: Unë besoj që presidenti i vendit të qëndrojë brenda mandatit të tij kushtetues. Ai është personi që duhet ta mbrojë kushtetutën e vendit dhe territorin e vendit dhe ai është i fundit që duhet të flasë për gjëra të tilla.

Zëri i Amerikës: Si duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë?

Avdullah Hoti: Ne besojmë që marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë e tillë që mundëson normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve të pavarura dhe një normalizim i tillë arrihet vetëm me njohje reciproke. Nuk mund të ketë normalizim nëse nuk ka njohje reciproke. Ne në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk jemi të interesuar të arrijmë një marrëveshje afat-shkurtë ose afat-gjatë ose për një gjeneratë. Ne jemi të interesuar që të arrijmë një marrëveshje jetësore për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e cila arrihet vetëm me njohje reciproke, duke pas parasysh tri parime, të cilat ne si Lidhje Demokratike i kemi bërë publike. Në këtë marrëveshje përfundimtare duhet të kihet parasysh që të ruhet tërësia territoriale e Kosovës; e dyta, duhet të ruhet gjithsesi karakteri unitar i shtetit të Kosovës që të mos lejojmë bosnjëzim të Kosovës sepse ajo do ta bënte shtetin e Kosovës jo funksional dhe çfarëdo ndryshimi në të ardhmen në kushtetutën e vendit duhet të jetë në parimet e kushtetutës që e ruan Kosovën si shtet unitar, që mbron të drejtat e minoriteteve dhe i avancon ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Tashmë ka filluar procesi përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë. Deri tani si e shihni ju, a ka ndonjë rrezik që të shkohet përtej këtyre parimeve?

Avdullah Hoti: Për neve dialogu për marrëveshjen përfundimtare nuk ka filluar. Unë besoj që nuk ka filluar. Takimet që janë mbajtur në mes të dy presidentëve ,ne nuk mund t’i konsiderojmë si pjesë të dialogut në këto takime që askush nuk e di se çfarë po bisedohet. Na parlamentin e Kosovës nuk ka një rezolutë për dialog përfundimtar me Serbinë e cila rezolutë do t’i vendoste si të themi, vijat e kuqe ose ne po i quajmë parime të marrëveshjes përfundimtare që janë këto tria që i përmenda më herët, tërësia territoriale e vendit, karakteri unitar i shtetit dhe ruajtja e frymës së kushtetutës së vendit.

Zëri i Amerikës: Javëve të fundit ka pasur shumë deklarata lidhur me ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh. Sa janë shqetësuese deklarata të tilla?

Avdullah Hoti: Këto janë balona në ajër, që po lëshohen nga disa persona që fatkeqësisht disa tjerë po kapen pas atyre balonave. Ne kemi 30 vjet që angazhohemi si parti politike dhe jemi anëtar të partive popullore evropiane angazhohemi për Kosovën shtet të pavarur dhe të integruar në Bashkimin Evropian e në NATO dhe nuk heqim dorë nga kjo, ne nuk mund të shkëmbejmë territore të Kosovës me territore të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zyrtarë të lartë nga partia juaj kanë hedhur idenë për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Cili është qëndrimi i partisë suaj?

Avdullah Hoti: Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është ky që sapo e thash, zyrtarë të lartë të LDK-së që e kanë hedhur këtë ide e kanë thënë edhe vet publikisht se respektojnë plotësisht qëndrimin e partisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, sipas jush si duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Avdullah Hoti: Duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe me opinionin e gjykatës kushtetuese të Kosovës. Statuti i asociacionit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përpara se të miratohet në qeveri, kështu edhe kërkohet me marrëveshjen që është arritur në Bruksel në vitin 2015. Çdo devijim nga kjo formë e themelimit të asociacionit është në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe unë besoj që askush nuk mund të marr guximin brenda institucioneve të vendit që të miratojë një statut që bie ndesh me parimet kushtetuese tona.

Zëri i Amerikës: Vëzhguesit kanë ngritur shqetësim se Kosova po humb përkrahjen nga vendet mike, dhe se të njëjtit nuk kanë kundërshtuar idetë e ndryshme që po qarkullojnë, lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Sa është e rëndësishme përkrahja e vendeve kryesore perëndimore?

Avdullah Hoti: Unë besoj që përkrahjen e miqve ndërkombëtarë ne e humbim në rast se e bëjmë shtetin tonë jo funksional, në rast se institucionet e vendit nuk e kryejnë detyrën për të ruajtur interesat vitale shtetërore të Kosovës, në rast se nuk e zhvillojmë ekonominë, në rast se nuk e luftojmë krimin dhe korrupsionin, në rast se nuk tregojmë që jemi një demokraci e qëndrueshme e ndjenjë për t’u integruar në Bashkim Evropian. Vetëm këtë rast ne mund të humbim përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, a po ushtrohet trysni ndaj partisë suaj për t’u përfshirë në bisedimet që tashmë po zhvillohen në Bruksel?

Avdullah Hoti: Asnjë trysni nuk ka. Është një qëndrim publik zyrtarë i mbajtur nga Lidhja Demokratike. Ka tre muaj që qeveria dhe institucionet e vendit kanë humbur legjitimitetin sepse nuk e kanë shumicën në parlament. Ka gjithashtu tre muaj që parlamenti i Kosovës nuk funksionon normalisht sepse koalicioni qeverisës nuk ka mjaft vota për të çuar përpara ligjet më të thjeshta. Ne kemi hapur mundësi të dialogut përmes tryezave të partive politike për të ardhur tek një dakordim për këtë çështje dhe nuk ka pasur realisht ndonjë gatishmëri dhe tash pozicioni jonë është shumë i qartë dhe duhet të shkojmë sa më parë në zgjedhje. Dialogu me Serbinë, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk mund të arrihet nga institucionet jolegjitime, duhet legjitimitet qytetarë i partive politike dhe partia fituese do të ndërtojë një koalicion për të udhëhequr këtë proces. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër këtë proces, por fillimisht duhet të ketë legjitimitet me votë të qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Por, presidenti ka paralajmëruar që marrëveshja e ardhshme mund të hidhet edhe në referendum?

Avdullah Hoti: Ai nuk është personi që merr vendime të tilla, ai duhet të qëndrojë brenda kushtetutës së Kosovës, brenda kompetencave kushtetuese që ka. Parlamenti i Kosovës është institucioni më i lartë në vend që vendos për të gjitha këto çështje.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, si janë mundësitë që ta arrihet një konsensus me partitë opozitare për të miratuar rezolutë për bisedimet me Serbinë?

Avdullah Hoti: Tash ne jemi grupi më i madh parlamentar dhe jemi partia më e madhe në vend dhe dukshëm me partitë tjera dhe na takon barra që të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm brenda shoqërisë së Kosovës për këto çështje. Ne jemi duke shtyrë përpara që duhet legjitimitet qytetarë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe si rezultat, ne nuk jemi të gatshëm të mbështesim asnjë lloj rezolute sepse rezolutat që nxirren tash në parlament nuk kanë asnjë kuptim, nuk mund të mandatosh një qeveri që nuk e ka shumicën për të zhvilluar dialogun, nuk mund ta mandatojmë presidentin sepse nuk është në kompetencat kushtetuese të presidentit të dialogojë për çështje të tilla. Vetëm parlamenti i Kosovës dhe shumica parlamentare që nxjerrë qeverinë e vendit mund të dialogoj dhe atë me dy të tretat e votave në parlament. Pra fillimisht duhet legjitimitet qytetarë, duhet një shumicë parlamentare e qëndrueshme që merr përsipër procese kaq të mëdha.

Zëri i Amerikës: Do të thotë përveç zgjedhjeve, Lidhja Demokratike në asnjë mënyrë nuk do të përfshihet në këto bisedime?

Avdullah Hoti: Jo sepse jemi në një situatë kur, e para bisedimet nuk mund të zhvillohen nga ekipet e unitetit jo institucional, sepse ne e kemi kaluar atë fazë, ne jemi shtet i pavarur dhe kemi institucione që flasin në emër të Kosovës. Nëse ato institucione nuk mund të flasin në emër të Kosovës, siç është rasti tash, sepse koalicioni qeverisës nuk mund të flasë në emër të Kosovës sepse nuk e ka shumicën në parlament, atëherë duhet një proces i ri zgjedhor. Prandaj ne nuk mund të bëhemi pjesë e kurrfarë rezolute as kurrfarë ekipi pa legjitimitet qytetar.

Qeveria e Kosovës dënon aktet vandale ndaj simboleve nacionale të Turqisë

Reagimi i qeverisë ka ardhur pasi që në rrjete sociale është publikuar një video ku disa qytetarë djegin flamurin e Turqisë dhe më pas e hedhin në tokë dhe e shkelin

PRISHTINË – Qeveria e Kosovës ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku shihet se digjet flamuri i Turqisë, duke u shprehur se dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhos simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë”, thuhet në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.

Duke theksuar se qeveria dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhos simbolet nacionale dhe shtetërore të Turqisë, në komunikatë thuhet se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës, thuhet më tej, “është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.

Reagimi i qeverisë ka ardhur pasi që në rrjete sociale është publikuar një video ku disa qytetarë djegin flamurin e Turqisë dhe më pas e hedhin në tokë dhe e shkelin. Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook shihet se personat në fjalë përdorin shprehje ofenduese ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Po ashtu, në video shihet që personat që e djegin flamurin shprehen se janë “në përkrahje të Gjergj Dedajt”.

Kujtojmë se qeveria më parë kishte reaguar edhe ndaj deklaratave ofenduese të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Gjergj Dedaj ndaj shtetit të Turqisë. aa

Hoti: Deklaratat për shkëmbim apo korrigjim kufijsh po e dëmtojnë Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lojërat me fjalë si “shkëmbim territoresh” dhe “korrigjim kufijsh” po i kushtojnë Kosovës dhe po e dëmtojnë shtetin në arenën ndërkombëtare.

Hoti tha se me këtë territor që ka aktualisht Kosova dhe me këta kufij, mbi 110 vende e kanë njohur atë.

Deklaratat e Hotit vijnë si kundërpërgjigje ndaj disa komenteve të bëra nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, të mërkurën, në një intervistë të dhënë për AP-në, ka mohuar ndarjen e Kosovës, por e ka lënë si mundësi të hapur “korrigjimin e kufijve”.

“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës, sepse do të binte ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur, të shpallur me Deklaratën e Pavarësisë, më 17 shkurt, 2008, dhe me Kushtetutën e Kosovës”, tha Hoti në një postim në Facebook.

Sipas tij, vetë ideja që çështja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve mund të diskutohet në dialogun me Serbinë, “e ka nxjerrë jashtë funksionit të saj të gjithë diplomacinë e Kosovës”.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po udhëheq dialogun politik me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë se “nuk ka forcë” që mund ta detyrojë Kosovën që të flasë për ndarjen e saj.

Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sërish për mundësinë, siç e ka quajtur ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut.

Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës.
Ai tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj sipas tij, nëse ka pajtueshmërinë dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës.

“Kemi rreth 400 kilometra të kufirit me Serbinë që duhet të shënjohen dhe pa demarkacionin me Serbinë nuk mund të përmbyllet procesi i shtet-formimit dhe konsolidimit”, tha Thaçi.

“Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës. Ndërkaq mendoj se është shumë e realizueshme, e pranueshme nga ana e jonë, kërkesa e institucionalizuar e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.

“Nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme (në dialogun me Serbinë) askush nuk do të dilte kundër një marrëveshje të dyanshme, pra as nga Bashkimi Evropian, as SHBA apo NATO”, tha Thaçi, raporton rel.

Sipas tij, “korrigjim të kufijve do të ketë, por asesi ndarje të Kosovës”.
Ai tha se pret që nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit dialogu të dinamizohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi kundërshton ndarjen, i hapur për “korrigjim” të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë.

Por, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP, Thaçi tha se është i hapur për të diskutuar “një korrigjim” të kufijve në negociatat që po zhvillohen me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Pretendimi i Serbisë për të ndodhur ndarja e Kosovës nuk do të ketë sukses, është i papranueshëm, por në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi do të punojmë që definitivisht të ndodhë njohja reciproke formale, de facto dhe de jure, midis dy vendeve, si dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në”.

“Pra, nuk do të ketë ndarje, por do të ketë korrigjim të kufijve që nënkupton respektimin tanimë të kërkesës së institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën”, tha Thaçi.

“Ndërkombëtarët janë duke na dëgjuar, ndërkombëtarët janë duke lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi – Bashkimi Evropian me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësoj se korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale e njohjes reciproke që do të ndodhë… nëse kjo marrëveshje është e vullnetit të dyanshëm të palëve dhe një marrëveshje e balancuar, që nënkupton ‘win-win’ për të dyja palët, atëherë askush nuk mund të jetë kundër”, tha Thaçi për AP-në.

Zyrtarët në Serbi e kanë përmendur si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjeve ndarjen e Kosovës, përkatësisht bashkimin me Serbinë të veriut të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Prishtina insiston se ndarja është e papranueshme.

Pacolli mbështet kërkesat e boshnjakëve në Sanxhak

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut Sulejman Uglianin, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e këtij komuniteti.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se ai mbështetë kërksat e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe ata kanë mbështetjen e tij, për avancimin e të drejtave të tyre, sipas standardeve ndërkombëtare.

Më herët gjatë këtij muaji, Pacolli ishte ftuar në Beograd që të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, por autoritetet serbe, nuk i dhanë leje që të vizitojë Serbinë.

Qeveria themelon grupin punues për vlerësimin e aseteve të “Trepçës”

Kompleksi i “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça”.

Në mbledhjen e Qeverisë, është thënë se ky grup do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi.

Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.
I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.

Haradinaj: Propozimi i parë për statutin e Asociacionit, brenda afatit

Hartimin i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një proces dhe rezultati i parë, në formë propozimi, do të jepet më 4 ose 5 gusht, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Megjithatë, procesi do të vazhdojë. Fillimisht, do paraqitet statuti i hartuar nga Ekipi menaxhues. Më pas, Qeveria dhe të tjerët mund t’i kenë vërejtjet ose këshillat e tyre. Në fund duhet të jemi të sigurt që është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç edhe e thotë marrëveshja”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për medie.

Brukseli zyrtar pret nga pala e Kosovës që në afat deri më 4 gusht ta hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Thaçi: S’ka forcë që na detyron të diskutojmë për ndarjen e Kosovës

Duke i cilësuar si lajme të rreme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë zërat se me Serbinë do të diskutohet për ndarjen e Kosovës.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se në dialogun me Serbinë në Bruksel, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, nuk do të “ketë forcë” që do ta detyrojë palën kosovare që të flas për ndarjen e Kosovës.

“Prandaj unë sot këtu, si president i vendit, edhe njëherë i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. Nuk do të lejojmë, as të diskutohet e lëre më që dikush të pajtohet me ndarjen e Kosovës”, tha Thaçi.

“Janë shqetësuese zërat që flasin gjëra të tilla, kur në të vërtetë gjërat e tilla po kalojnë së foluri edhe nga njerëzit që kanë legalitet edhe në institucionet e vendit”, u shpreh Thaçi.

“Nuk do të ketë bosnjëzim të Kosovës, nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë Ahtisaari+”, tha tutje presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi foli edhe për marrëveshjen finale që pritet të arrihet në të ardhmen me Serbinë, e cila siç tha ai, duhet të jetë ligjërisht e obligueshme. Kjo marrëveshje, nënvizoi Thaçi, për Kosovën nënkupton njohje reciproke.

“Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve”, tha Thaçi.

Me këtë marrëveshja, shtoi Thaçi, Kosovës do t’i hapet mundësia që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës të hënën nuk arriti që të miratojë një rezolutë të propozuar nga partia opozitare Partia Socialdemokrate, për dialogun. Kjo rezolutë, e cila nuk kaloi pasi nuk arriti të harmonizohej me partitë tjera dhe nuk pati kuorum në Kuvend, përveç se ia kontestonte rolin udhëheqës presidentit në dialog, kërkonte që Kuvendi të mandatonte prijësin e dialogut me dy të tretat e votave.

Në debatet e zhvilluara në Kuvend, partitë opozitare argumentuan se presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet që të udhëheqë dialogun.

Lidhur me këto pretendime të opozitës, Thaçi tha se ishte dëshpëruese që Kuvendi nuk arriti që të dalë me një dokument në fund të debatit.

“Është jashtëzakonisht impresionues debati i zhvilluar dje, dhe jam jashtëzakonisht i dëshpëruar që Kuvendi nuk arriti që të dalë me një dokument”, u shpreh Thaci. Sipas tij, roli i Kuvendit në procesin e dialogut është i pazëvendësueshëm, pasi që në fund, ky organ do të thotë fjalën e fundit për marrëveshjen eventuale me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011.Thaçi ka udhëhequr diaogun politik në Bruksel prej nisjes së tij, njëherë nga posti i kryeministrit dhe tani në cilësinë e presidentit.

Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.

Qeveria distancohet nga zv/ministri Dedaj lidhur me “deklaratat fyese” ndaj Turqisë

Qeveria e Kosovës është distancuar nga deklaratat fyese të zëvendësministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj, të shprehura përmes një shkrimi në rrjetet sociale ndaj Turqisë.

Ndonëse Dedaj ka përmendur edhe Serbinë, Qeveria e Kosovës, në reagimin e saj, ka përmendur vetëm Turqinë.

“Qeveria e Kosovës shpreh qëndrim se deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdo qoftë tjetër”, thuhet mes tjerash në reagimin e Qeverisë.

Të dielën, më 29 korrik, zëvendësministri Dedaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook një postim të shkurtër të titulluar “Shtrigat e Ballkanit”.

“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”, ka shkruar Deda.

Reagime ndaj këtij postimi ka pasur edhe nga deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës. rel

Zbrazen fshatrat, dynden qytetet

Nadie Ahmeti

Viteve të fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë.

Njohës të çështjeve demografike, theksojnë se dendësia e popullatës kryesisht është rritur në viset urbane, pasi sipas tyre, pas përfundimit të luftës shumë qytetarë janë zhvendosur nga viset rurale.

Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova ka dendësi më të madhe sesa mesatarja e vendeve në rajon, por edhe në Evropë.

“Rritja e dendësisë sidomos në disa rajone, është mosrespektim i një plani nacional hapësinor dhe kemi mbipopullim në qendrat e mëdha të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan si zonat gravituese nga zonat rurale” thotë Blaku.

Edhe profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli, për Radion Evropa e Lirë shprehet se numri i banorëve në Kosovë është ekuivalent më shtrirjen dhe territorin e saj, por ka një përqendrim të theksuar të dendësisë së popullsisë në disa qendra të Kosovës, konkretisht në kryeqytet, në Prishtinë.

“Kjo i shkakton probleme zhvillimit të zonave periferike, mos të them zonave rurale, dhe shkakton një koncentrim i cili është vështirë të “kapërdihet” në kuptimin ekonomik dhe social”, thotë Humolli.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 1.8 milion, kurse vetëm në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se jetojnë mbi 211 mijë banorë.

Po, jo zyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, pasi që llogaritet se një pjesë e popullatës ka banime të përkohshme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Vetëm gjatë vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën.

Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

Profesori Rifat Blaku, thotë se mungesa e kushteve dhe infrastrukturës nëpër viset rurale ka bërë që qytetet të jenë më atraktive.

“Mungesa e infrastrukturës, shkollës, ambulancave, pastaj mundësitë e vogla për punësim nëpër fshatra, e bëjnë qytetin më atraktiv, më tërheqës. Si rezultat i një “eksodi” të pakontrolluar nga fshati”, thekson Blaku.

Shpërngulja e popullatës së Kosovës nga zonat rurale në ato urbane “ka krijuar probleme, pa fajin e tyre, në fusha të ndryshme” thotë në anën tjetër Fitim Humolli.

“Mungesa e politikave të mirëfillta rajonale dhe lokale, ka bërë që qytetarët me të drejtë t’ua mësyjnë territoreve më atraktive”.

“Kjo ka shkaktuar shumë probleme, sepse një pjesë e madhe e popullsisë e ardhur nga zonat periferike, nuk mund t’i përshtaten ambienteve të reja, të cilat vetëm janë parë në Kosovë” shprehet Humolli.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale në vitin 2011 ishte 61, 7 për qind, kurse në zonat urbane 38. 3 për qind.

“Ramushi qau dhe na tha: Dua të bëhem njëherë kryeministër”

Një ish-veteran i luftës së Kosovës Shukri Klinaku ka postuar një rrëfim në rrjete sociale, të botuar më pas në mediat kosovare, ku flet për një moment dobësie të Haradinajt.

Shkruan Klinaku:

“Pak para se të dilnim nga “koalicioni” të thirrëm në selinë e LKÇK-së (aty ku sot është selia e LB-së). Ishte mbrëmje e errët dimri (dhjetor 2000), madje edhe pa rrymë. Në seli ishim vetëm 4, ne tre (Sabit Gashi, Fatmir Humolli, unë) dhe ti. Ishim të ulur përreth tavolinës së rrumbullakët. Sabit Gashi filloj duke i kujtuar disa nga shtyllat e idealit për të cilat kishim luftuar. Sabit Gashi i kujtoi aty disa emra të dëshmorëve, përfshirë edhe dy vëllezërit e tu. Pastaj, Sabit Gashi vazhdoi t’i përmend disa nga veprimet e tua të atij 6 mujori, e të cilat, sipas nesh, binin ndesh me ato të parat.

Pas kësaj, radhën e kishe ti. A të kujtohet Ramush, çka bëre dhe çka the ti? Në fillim qave Ramush! Po nuk qave pak, qave shumë! Jo si “dy lotët” metaforik, por dhjetëra lot të vërtetë lagën tavolinën. Kur u ngope vaj, u përpive dhe the: “Ju keni të drejt! Krejt ashtu është! Por, unë du me u ba një herë kryeministër. E kur të bëhem kryeministër, do ta shihni se kush është Ramushi”! Le të përfundoj këtu kujtimi, se edhe ashtu, takimi ishte i shkurtër.

Po sot Ramush! A je kryeministër? Pse nuk e ndalon korrupsionin? Në fillim anulo vendimin për rritjen e pagave, largo të gjithë zëvendësministrat dhe disa ministra dhe grumbullo njerëzit e dijshëm dhe të pa korruptuar rreth vetes! – Po, por më prishet partia, thua ti. Po le të prishet o Ramush, se nuk të vlen gjë ajo parti që nuk të përkrahë për përparimin e Kosovës. – Po, vazhdon ti, edhe me vendos që mos me ruajt partinë, me punu drejt, ma prishë qeverinë PDK-ja.

Po le ta prishë, o Ramush, se nuk të vlen gjë qeveria që miraton demarkacion jo transparent, që bën dhe lejon korrupsion, që bën dialog jo transparent. Ti, tri vjetët në vijim mund t’i përdorësh që të përmendesh edhe 30 të tjera, si njeriu që shënoi epokën dhe filloi erën e Kosovës pa korrupsion dhe zgjidhjen e mbarë për të gjitha problemet. Vetëm kështu do të bëheshe kryeministër. Se, me qeverisjen e këtij viti që shkoj, për mua nuk je kryeministër.

E di, se kjo punë nuk bëhet duke thënë; por më fal, se nuk munda pa të thënë”.

Mbahet meshë për Adem Demaçin në Katedralen “Nënë Tereza”

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur meshë për Adem Demaçin, veprimtarin politik dhe aktivistin për të drejtat e njeriut i cili vdiq të enjten në moshën 82-vjeçare.

Në fillim të meshës u bën lutje që shpirti i Demaçit të prehet në paqe.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se Demaçi gjithë jetën e tij e ka pasur ideal lirinë dhe dashurinë për kombin.

Ai tha se tash Demaçi është në një atdhe tjetër, siç tha ai, “atdheun qielllor”.

“Kisha nuk përton që t’i bashkohet lutjeve të besimtarëve për shpirtin e një atdhetari, për shpirtin e një njeriu i cili gjithë jetën e tij e ka pasur ideal lirinë, e ka pasur dashuri kombin dhe e ka dëshiruar me gjithë zemër të mirën e të gjithëve në këtë vend. Ai sot më nuk është me ne, i është bashkuar një atdheu të ri, që është atdhe qiellor. I është bashkuar Gjergj Kastriorit, i është bashkuar të gjithë burrave dhe grave që kanë sakrifikuar. I është bashkuar njerëzve që i kemi njohur, Shën Nënë Terezës të cilës ia kemi kushtuar këtë kishë. Martirëve të Shqipërisë, Imzot Mark Sopit, Ibrahim Rugovës. Është bashkuar me Arbën Xhaferin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës.

Në këtë meshë ishin të pranishëm edhe dy fëmijët e veprimtarit Demaçi, Abetare dhe Shqiptar Demaçi. Vajza e veprimtarit të ndjerë falënderoi të gjithë të pranishmit që morrën pjesë në këtë meshë.

Adem Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandela i Ballkanit”.

Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare të enjten në Prishtinë. Ai u varros të shtunën me nderimet më të larta shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Gara për kryetarin e ri të LDK-së

Isa Mustafa, kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht partia më e madhe opozitare, është edhe më e zëshmja kur është në pyetje kundërshtimi i politikave qeverisëse në vend. Po ashtu, LDK në disa raste, të paktën deklarativisht ka kërkuar që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke kontestuar legjitimitetin e Qeverisë aktuale, e cila udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përderisa është e zëshme në kërkesën për zgjedhje, LDK nuk ka në plan që të thërrasë ndonjë proces të shpejtë për zgjedhje brenda partiake.

Analistët politikë parashikojnë një garë më të ashpër zgjedhore brenda këtij subjekti politik, ndërkohë që zyrtarët e LDK-së po presin që procesi të zhvillohet sipas kalendarit partiak.

Zgjedhjet për kryetarin dhe organet drejtuese të partisë, pritet të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Kështu thonë drejtues të partisë më të madhe opozitare, sipas të cilëve, ka një koordinim të mirë të udhëheqësve dhe se nuk është e nevojshme që këto zgjedhje të mbahen më herët sesa në kohën e paraparë.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë arsye që ky proces të përshpejtohet.

“LDK e ka kryetarin, Isa Mustafa, i cili në koordinim me nënkryetarët, po funksionon mjaft mirë. LDK e ka kalendarin zgjedhor, i cili fillon në maj dhe deri atëherë mos t’i shkon mendja dikujt që ka zgjedhje të brendshme. Tradicionalisht, LDK-ja i ka respektuar afatet dhe kalendarin zgjedhor”, tha Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Ngjashëm si nënkryetari Haziri mendon edhe deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri.

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se gjithçka po funksionon sipas planit në partinë e tyre, duke shtuar se shumë shpejt do të njoftojnë për datën e saktë të zgjedhjeve të brendshme.

Sipas tij, fokus kryesor i tyre, është t’ia shkurtojnë jetën kësaj Qeverie, e pastaj të mbajnë zgjedhjet brenda partisë.

“Aktualisht ajo që mund të them është që organet e partisë, që të gjitha, funksionojnë pa asnjë problem. Po ashtu edhe kryetari i partisë zotëri Mustafa, po e kryen punën e tij përkundër disa kufizimeve që ende i ka. Kryesia e LDK-së, kryetarët e degëve dhe të gjitha forumet e partisë funksionojnë normalisht. Sidoqoftë me kohë, LDK-ja do të marrë qëndrim edhe për kohën, gjegjësisht datën, caktimin eventual të datës së zgjedhjeve partiake”, thotë Ismet Beqiri.

Në janar të këtij viti, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ishte dërguar në Gjermani për shërim pasi që kishte komplikime shëndetësore. Mustafa vazhdon ta drejtojë LDK-në, por sipas parashikimeve, arsyet shëndetësore mund të shtyjnë atë që të mos rikandidojë për postin e kryetarit, duke hapur kështu mundësinë për kandidatura të reja.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme.

Për Radion Evropa e Lirë, Muhaxhiri thotë se duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, LDK-ja aktualisht është duke funksionuar pa kryetar.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të obliguar që të gjejë një mënyrë tjetër të funksionimit sepse kështu si është aktualisht ajo, de jure e ka kryetarin, mirëpo de fakto nuk e ka”, thotë Muhaxhiri.

Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, sipas Artan Muhaxhirit, janë emrat potencialë që do të mund të zëvendësonin kryetarin e tanishëm, Isa Mustafa.

Një mbështetës i LDK-së. Foto nga arkivi
Një mbështetës i LDK-së. Foto nga arkivi

Madje sipas tij, gara do të jetë e ashpër, pasi të qenit kryetar i partisë, ofron privilegje të tjera.

“Unë nuk pres që do të jetë një garë e lehtë, përkundrazi mendoj se ashpërsimi i gjuhës edhe i qëndrimeve do të rritet me afrimin e datës së zgjedhjeve sepse LDK-ja është në pozitë shumë të mirë elektorale aktualisht edhe fituesi i garës për kryetar të LDK-së e ka të garantuar një post të rëndësishëm. Në fakt, posti i kryetarit të partisë e nënkupton postin e një kandidati potencial për kryeministër”, thotë analisti politik Artan Muhaxhiri.

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri thotë se është ende herët të flitet për ndonjë emër konkret se kush do të merrte udhëheqjen e partisë.

“Sigurisht që në opinion kanë qenë disa pse jo edhe ambicie të shprehura nga disa prej anëtarëve të LDK-së, qoftë struktura edhe më të larta, por edhe të tjerë, por ne e kemi marrë si shumë normale që të ketë pretendent eventualisht, por konsiderojmë që është ende herët”, thotë Beqiri.

LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova. Pas vdjekjes së Rugovës, postin e kryetarit të LDK-së e kishte fituar Fatmir Sejdiu, duke u pasuar nga Isa Mustafa.

Varri i Demaçit pranë atij të Rugovës. E bija: Para se të vdiste më thoshte që…

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, me nderime të larta percillet sot per ne banesen e fundit në varrezat në Velani.

Parcela për varrin e tij është ndarë pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, raportojne mediat kosovare.

ballinaaa_1532767039-8790870

Abetare Demaçi, vajza e Adem Demaçit, mori fjalën para të pranishmëve ku u mbajt ceremonia mortore.

“Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, ka thënë Abetare Demaçi, duke i kujtuar mesazhet që i kishte lënë babai i saj.

“Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të”, përfundoi ajo.

auto-unnamed-11532765691_1532766164-5796520

Ndërsa, djali i Demaçit, Shqiptar Demaçi, falënderoi të gjithë ata që janë sot të pranishëm për të nderuar babanë e tyre Adem Demaçin.

37913764-1497020683777311-206638908199403520-n_1532766984-9980603 37827542-1497020577110655-1497260977031217152-n_1532766989-2614608

***

Kishte qëndruar 28 vite burgim për kauzën shqiptare dhe po kaq vite janë mbushur prej kur ishte liruar.

Adem Demaçi, fitues i Çmimit Saharov për Paqe, ishte liruar nga burgu më 21 prill të vitit 1990, në kohën kur pushteti i Sllobodan Milloshevicit po instalohej në gjithë ish-Jugosllavinë.

Pasi ishte liruar, Demaçi kishte folur për Kosovën, si burgun tjetër më të mëdha, se sa ishte për gati tri dekada.

“Që nga 21 prilli i vitit 1990, ndodhem në më të madhin burg që njeh historia e njerëzimit, në burgun e quajtur Kosovë, ku regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist i ka zhveshë më se dy milionë shqiptarë nga të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore njerëzore e kombtare”

Ishte dënuar tri herë në tri procese të ndryshme gjyqësore sepse angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kundërshtonte largimin e shqiptarëve për në Turqi dhe luftonte për të drejtat e popullit për vetëvendosje.

Shumherë gjatë procesve gjyësore, Demaçi plot guxim ka marrë edhe përgjegjësi për veprimet që si ka kryer ai. Ai nuk ka hezituar as edhe njëherë të vetme t’i shpreh trupit gjykues qëndrimit e tij kundër regjimit jugosllav.

Në njërën nga seancat gjyqësore Demaçi, veç kishte paralajmëruar ndarjen e Jugosllavisë dhe humbjen e Kosovës.

“Nëse Sërbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Sërbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet pa Kosovën. Kaq!”.

Kështu citohet Demaçi në librin “Adem Demaçi, biografi e paautorizuar”, të autorit Shkëlzen Gashi.

28 vitet e tij brenda mureve të burgut, Demaçit i është privuar çfarëdo privilegji që të burgosurit tjerë kanë pasur. Plot 15 vite, ai nuk ka takuar fëmijët e tij, Abetaren e Shqiptarin.

Në vizitat që i bëheshin në shtëpi nga vizitorë të shumtë Demaçi kishe ende gojën plot me fjalë që i shërbejnë demokracisë e lirisë.

“Njeriu mund të mashtrohet, të burgoset, të vritet, kursë ideja jo. Ideja duhet të jetë pika në të cilën mbështeteni sepse individët mund të gabojnë, mund të burgosen, mund të vdesin…”

“Heroi i Kosovës” i cili sivjet ka mbushur 82 vite mbetet figura më e çmueshme duke pasur bazë veprimtarinë e tij patriotike, politike e intelektuale.

Demaçi pas burgut ishte angazhuar për të bashkim me Shqipërinë, dikur kishte përmendur edhe një konfederatë Ballkanike e njohur si Ballkania. Pak para fundit të luftës ishte bërë Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujes dhe pastaj ishte larguar nga përfaqësimi i UÇK’së.

Ka pasur raporte të këqija gjithmonë me Ibrahim Rugovën dhe LDK’në. Madje, për ish-Presidentin, Demaci vazhdimisht ka thënë se ishte një pijanc dhe nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte për Shtetin.

“Dek….”

Qeveria e Kosovës ka njohur kontributin e tij dhe ka vendosur t’i ndajë një pagë sa të një Ministri.

Demaçi ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Tri ditë zie për Adem Demaçin

Ilustrim

Në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, i cili të enjten ka ndërruar jetë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Udhëheqësit më të lartëtë institucioneve të Kosovës kanë vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të njohur politik Adem Demaçi.

“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore”, është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova do ta kujtojë gjithmonë Demaçin.

“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj.

Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli rikujtoi se më 17 shkurt të këtij viti, kishte vizituar Adem Demaçin për t’ia uruar përvjetorin e 10-të të pavarësisë.

“Ndonëse i sëmurë, në asnjë moment nuk tregoi shenja dobësimi. I fortë dhe plot vullnet si gjithmonë. E patëm lënë të takoheshim sërish, por kësaj here në Kuvendin e Kosovës. Fati nuk e deshi që ai të vinte. Por Adem Demaçi do të rrojë me ne, derisa të ekzistojë edhe ky popull, për lirinë e të cilit ai barti mbi supe vuajtjet dhe përpjekjet më të mëdha”, ka shkruar Veseli.

“Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë të armatosur, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë”, ka theksuar Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Demaçi, duke thënë se qytetarët dhe populli i Kosovës, “do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

“Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb”, thuhet në telegramin e LDK-së, i cili është publikuar në rrjetin social Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “vdekja e Adem Demaçit pikëllon rëndë gjithë shqiptarët, e në fakt gjithë liridashësit”.

“Në këto momente dëshirojmë t’i gjendemi pranë sidomos familjarëve e të afërmve të familjes Demaçi. Veprimtari, i cili kurrë nuk u dorëzua e nuk u thye, as prej dekadave të burgut, sot nuk është më mes nesh. Por më e pranishme se kurrë është flaka e atdhetarisë, ideali që ai ndezi në zemrat tona”, thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Adem Demaçi pritet të varroset me ceremoni shtetërore.

Kurti: Idetë për ndarje e korrigjim kufijsh, përpjekje për mashtrime të reja

Idetë që po plasohen në opinion për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve janë mashtrime të reja, tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këto komente ai i bëri gjatë një debati me përfaqësuesit e komunave nga Serbia: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku u diskutua rreth problemeve të atjeshme dhe zgjidhjeve që mund të priten.

“Arsyeja pse mendojmë se bëhet fjalë për mashtrim të ri është se ideja për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve më shumë është në funksion të një lloj krijimi të atmosferës, ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili nuk do të ndodhë”, tha Kurti.

Sipas tij, motivet e palëve në dialogun e Brukselit nuk kanë të bëjnë as me serbët në Kosovë dhe as me shqiptarët në Serbi, porse ndërlidhen me motivet e Beogradit që sa më shpejt të përafrohet me BE-në, kurse për lidershipin e Kosovës që të jetë sa më larg Gjykatës Speciale.

Prishtinë, hapet “Sofra Tradicionale” për bashkatdhetarët

PRISHTINË – Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kuadër të Ditëve të Diasporës ka organizuar “Sofrën tradicionale”.

Përkundër motit të keq, sofra në të cilën u vendosën enët tradicionale shqiptare, midis të cilave kishte edhe fli të pashmangshëm, mblodhi dhjetëra qytetarë të cilët në të njëjtën kohë shijuan edhe performanca të valleve popullore dhe këngë të vjetra tradicionale shqiptare.

Duke folur për AA, Lorik Pustina, zëdhënës në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se organizimi i kësaj sofre lidhet ngushtë me “Panairin me produkte dhe veshje kombëtare”, i cili u hap dje po ashtu në sheshin Zahir Pajaziti, ku shoqata të ndryshme prezantojnë ushqimet dhe prodhimet e tyre artizanale.

“Deshëm që të sjellim edhe një cop të traditës së vjetër shqiptare këtu në shesh, që bashkëatdhetarët tanë të vijnë dhe t’i shijojnë këto ushqime tradicionale të gatuara nga shoqatat, gratë anëtare të shoqatave artizanale. Përkundër shiut, shohim se ka mjaft njerëz në shesh dhe është pjesë e misionit tonë që të ruajmë traditën dhe identitetin tonë kombëtar”, tha Pustina.

Sipas Pustinës, ajo që është e pashmangshme në secilën sofër shqiptare janë këngët e vjetra tradicionale, duke shtuar se edhe kjo sofër po shoqërohet me instrumentet tradicionale si lahuta e sharkia.

Kjo sofër organizohet në kuadër të Ditëve të Diasporës, në të cilën organizohen aktivitete të ndryshme kulturore e tradicionale për hir të bashkëatdhetarëve të cilët vizitojnë dhe kalojnë pushimet e tyre verore në Kosovë. Ditët e Diasporës do të përfundojnë më 2 gusht me një manifestim qendror në qendër të Prishtinës, ku do të performojnë emra të njohur të estradës shqiptare.

“Ringjallja” e Ferronikelit

Një punëtor duke punuar në uzinën e minierave dhe shkrirjes në Ferronikel. Fotografi nga arkivi.

Kompleksi Metalurgjik Ferronikeli po i nënshtrohet procesit të rimëkëmbjes për herë të tretë brenda më pak se 20 vjetëve.

Së pari, sfidë më vete për Ferronikelin ishte transformimi nga një ndërmarrje shoqërore në private dhe së dyti, problemet financiare që çuan deri te ndërrimi i pronarit që e kishte privatizuar atë.

Kompleksi përfshin një fabrikë të prodhimit të nikelit, si dhe depozitat potencialisht të pasura me minerale, ndër sipërfaqet e peisazheve përreth fabrikës.

Ferronikeli, dikur një prej gjigantëve ekonomikë të Kosovës, ka rënë tani “në duart” e një pronari të ri.

Punëtorët e këtij kompleksi, që ndodhet në Drenas, shpresojnë se pronari i ri do ta ringjallë këtë ndërmarrje duke e rikthyer prodhimin me kapacitet të plotë dhe shlyerjen e borxheve financiare që ka kompania.

Kjo kompani ka ndërprerë prodhimin në muajin prill të këtij viti për shkak të problemeve financiare.

Kompania për përpunimin e nikelit në Drenas, Ferronikeli, është privatizuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në vitin 2006, me anë të metodës së spin-offit special, nga kompania britanike “Alferon”, kompani kjo menaxhuese, por pronar i Ferronikelit deri para tri ditësh ka qenë kompania ndërkombëtare “Cunico Resources”.

Një vit pas privatizimit, aty kishte filluar prodhimi në kompleksin e quajtur, “New Co Ferronikeli ”.

Ndërkaq, më 23 korrik, në një njoftim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, thuhet se “është marrë vendimi që kompania ‘NKL Limitet’, me qendër në Londër të kontrollojë 100 për qind të aksioneve të kompanisë industriale”.

Pjesë e kësaj kompanie është Grupi “Balfin” nga Shqipëria, grup ky që ka njoftuar se do zotërojë aksionet e “New Ferronikelit” përmes kompanisë “NKL Limited” dhe është zotuar se do të investojë menjëherë fonde të mjaftueshme për të rikthyer prodhimin me kapacitet të plotë brenda muajit gusht.

Këto zotime i kanë kthyer shpresat edhe te 800 punëtorët e Ferronikelit, të cilëve pronari i vjetër u ka mbetur borxh një pagë e gjysmë.

Përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve, tregojnë se të martën kanë pasur takim me pronarët e rinj të Grupit “Balfin” dhe “NKL Limited”, të cilët kanë premtuar shlyerjen e borxheve si dhe investime në kompani.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës se Punëtorëve tha për Radion Evropa e Lirë, se pas takimit, pronari i ri ka paguar një pagë, kurse për gjysmën e pagës së mbetur borxh nga kompania, ai është zotuar se do të paguhet brenda 15 ditësh.

“Pronari i ri ka premtuar investime të nevojshme për Ferronikelin. Ndërkaq ka premtuar se prej një deri në tri javë do të rifillojë prodhimi”, tha Nika.

Ferronikel, dhjetor, 2016.
Ferronikel, dhjetor, 2016.

Nga situata e krijuar në gjigantin e prodhimit të nikelit, kanë pësuar edhe kompanitë private dhe punëtorët e kontraktuar për punë në terren. Një nga to është kompania “Dino Company”, e cila ka pasur kontratë me Ferronikelin.

Drejtori financiar i kësaj kompanie, Sabedin Salihu, për Radion Evropa e Lirë tregon se nga nëntori i vitit të kaluar nuk janë duke punuar. Ai tha se ishte shtrënguar që t’u ndërronte vendin e punës 110 punëtorëve që kanë qenë të përfshirë në këtë kontratë.

Salihu thotë se Ferronikeli nuk i ka përfunduar të gjitha obligimet financiare ndaj kësaj kompanie, ndonëse nuk tregon për ndonjë shumë konkrete.

“Kemi biseduar më drejtorin e kaluar, kemi arritur marrëveshje që të rifillojmë punën dhe të shlyhen borxhet”, thotë Salihu.

Edhe në komunikatën e lëshuar për media nga Grupi “Balfin”, thuhet se do të investohen menjëherë fonde të mjaftueshme për ta rivënë në punë uzinën dhe për ta rikthyer prodhimin me kapacitet të plotë brenda muajit gusht. Po ashtu, në marrëveshjen e arritur, Grupi “Balfin” ka rënë dakord që të paguajë borxhet ekzistuese të kompanisë ndaj furnitorëve sa më shpejtë që të jetë e mundur, si dhe të paguajë pagat e pashlyera të punëtorëve.

Kompania e re ka planifikuar të kryejë investime shtesë në “New Co Ferronikeli”, në mënyrë që potenciali i sektorit minerar në Shqipëri dhe Kosovë të mund të vihet në përdorim të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7200 tonë në vit, në mbi 10 000 tonë në vit.

Ferronikeli më 2006 ishte shitur për 30.5 milionë euro. Kurse zotimet e blerësit privat kanë qenë për 20 milionë euro investime në 3 vjetët e para. Blerësi i ndërmarrjes, kishte përmbushur dhe tejkaluar zotimet për investime dhe punësim, dhe pas kësaj bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në vitin 2009, kishte vendosur që këtë ndërmarrje ta lirojë nga monitorimi dhe raportimi i mëtutjeshëm për investime dhe punësim.

Nadie Ahmeti

Prishtinë, hapet panairi me produkte dhe veshje kombëtare

PRISHTINË – Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka hapur panairin me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale, i cili organizohet në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2018″.

Ky panair organizohet në kuadër të këtij manifestimi tashmë tradicional për hir të bashkëatdhetarëve të cilët vizitojnë Kosovën dhe kalojnë pushimet e tyre verore në Kosovë.

Hapja e Panairit që do të mbahet nga dita e sotme deri më 27 korrik të këtij viti, u bë nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike i Kosovës, Dardan Gashi dhe zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

“Gjithmonë është kënaqësi e veçantë kur diaspora fillon të vijë verës dhe viziton familjet, vendlindjet e tyre dhe kënaqësi edhe më e veçantë është se diaspora mund të takojë këta njerëz, që prodhimet e tyre janë prej duarve dhe zemrave të tyre. Është një lidhje e veçantë e diasporës me këto produkte, për shkak se këto edhe simbolizojnë vendlindjen e tyre”, deklaroi ministri Gashi në adresimin e tij.

Gashi bëri të ditur se “Ditët e diasporës” deri më 2 gusht do të shënohen me shumë aktivitete në të gjitha komunat e Kosovës për bashkëatdhetarët që vizitojnë Kosovën gjatë muajve të verës. Ai shtoi se menifestimet qendrore të “Ditëve të Diasporës” do të mbahen në Prekaz të Komunës së Skenderajit më 1 gusht dhe në Prishtinë më 2 gusht të këtij viti.

Zv/kryeministri Limaj, nga ana e tij, tha se ka pasur rastin që në vendet e ndryshme të Evropës ku jeton diaspora kosovare t’i sheh prodhimet vendore, duke theksuar se kjo ka ndodhur falë biznesit të shqiptarëve të diasporës të cilët kanë ndërtuar bashkëpunim ekonomik me prodhuesit kosovarë.

“Është një rast I mirë për t’u njohur me prodhime të tjera vendore dhe që njerëzit të kenë mundësinë të shërbehen me këto produkte vendore edhe me gjithë këto veshje tradicionale që kultivohen shumë ose të themi që nuk ka familje në diasporë që nuk ka një nga veshjet tona kombëtare, si shenjë e ruajtjes së identitetit”, tha Limaj. aa

Republika pa shtet apo shteti pa Republikë! – Nga Florim Zeqa

Sikurse në një klasë të ciklit të ulët mësimoë, ku të gjithë nxënësit janë të dobët, është e lehtë të jesh nxënës i shkëlqyeshëm, ashtu është e lehtë të jesh politikan “shëmbullor” në kosovën post-rugoviane, të rrëmbyer nga antivlerat dhe anarkia ligjore.
Sikurse në një shoqëri, ku të gjithë janë të vërbër, ai që sheh me njërin sy bëhet mbret, ashtu edhe në klasën morbide, të korruptuar dhe tejinkriminuar të Kosovës, Hashim Thaçi me shkathësitë (dredhitë) e tij politike është bërë mbret i mbretërve të gjithfuqishëm në Kosovën e pas-pavarësisë!

Jo pa të drejt, disa nga miqt dhe familjarët e mi, kanë filluar të shqetësohen për fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve në vijimësi nga çarqe të caktuara, të cilat për qëllim e kanë ndalimin tim në mos kundërshtimin e veprimeve antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore të kastës politike në pushtet dhe opozitë, …megjithatë unë nuk tërhiqem nga e drejta për t’i dalë zot vendit dhe popullit tim të nëpërkëmbur nga kusarët politikë, që nga hiqi janë shndërruar në multimilionerë karrshi një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendin e vet.

Paanshmëria e vlerësimit analitik

Ashtu siq më njohin lexuesit, në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëhere nuk udhëhiqem nga mënia dhe inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim-Kosovës dhe bashkombasve të mi.
Unë asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht kush ka qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.
“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore.
Dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike janë të mëdha dhe të pariparueshme.
E kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm Hashim Thaçi, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.
E që nuk është i vetëm Hashim Thaçi, u dëshmua edhe në takimin e fundit në Bruksel. Hashim Thaçi nuk ishte e keqja e vetme për vendin përgjatë këtyre gjashtë vjetëve dialog me Serbinë. Bashkë me të ishin të gjitha partitë politike, me përjashtim të VV-së.
Me Thaçin në dialog ishte edhe ajo që sot është më e zëshmja kundër tij-LDK-ja e Isa Mustafës me sejmenët e tij, që ishin suporti më i madh i Hashim Thaçit në dialog me palën serbe në Bruksel.
Në të njëjtën tavolinë që nënshkroi marrëveshjen fatale të 19 prillit 2013 Thaçi me Daçiqin, dy vjet më vonë, të njëjtën e nënshkroi lideri i LDK-së, Isa Mustafa me Vuçiqin, duke i shkelur hiq më pak se 23 nene të kushtetutës.
Për të qenë e keqja akoma më e madhe për vendin, ishte prapë LDK-ja e Isa Mustafës, ajo që e katapultoi Thaçin në postin e presidentit të vendit, i cili sot luan bixhoz me fatin e vendit.
Sikur LDK-ja të mos bënte koalicion me PDK-në, gjegjësisht sikur Isa Mustafa të mos bënte pazare të natës me Thaçin për të kënaqur egon e tij personale, sot nuk do të kishim Hashim Thaçin president, Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as Ramush Haradinajn kryeministër.
Me siguri, sot do ta kishim një konstalacion tjetër të forcave politike në pushtet. E për më tepër se kaq, sikur LDK-ja të kursehej nga koalicioni vrastar me PDK-në në vitin 2014-të, sot do ta kishim një situatë krejt tjetër edhe sa i përket pozicionit të Kosovës në raport me miqt ndërkombëtar dhe qytetarët e vendit në radhë të parë.
Përkthyer në gjuhën popullore, sot LDK-në do ta kishim zonjë të politikës kosovare dhe prijetare të proceseve demokratike, promovuese të rendit dhe ligjit në vendin tonë.
“Ai që bie në shtrat me fëmijë, në mëngjes zgjohet i lagur”!
Vetëm një reformim i thellë strukturor dhe përmbajtësorë e pastron LDK-në e “lagur” nga bashkëjetesa e gjatë në qeverisje me PDK-në.
Nuk po zgjatem më tepër me LDK-në, jo për të kursyer lidershipin e saj, por me qëllim të trajtimit të problemit madhor që përballet vendi ynë në ditët e sotme.

Dialogu i Brukselit, zhvesh Kosovën nga identiteti shetëror

Nëse e vlerësojmë nga këndvështrimi analitik momentin e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të sipas pakos së “Ahtisarit”, prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, me më pak se pesë për qind të popullsisë, e cila gëzon të drejta edhe më të shumta edhe se shumica dërrmuese e popullatës shqiptare në Kosovë, precedent ky i paparë dhe padëgjuar në botën demokratike”, ku me fazën finale të dialogut të Brukselit apo “banane republikës së Mogherinit”, Kosova po na del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai kombëtar.
Nga një republikë unike multietnike të “Ahtisarit”, kemi arritur në dy republika; një mini republikë serbe të ndarë të Mogherinit dhe një tjetër të Hashim Thaçit e cila ngjet në gjithçka tjetër, pos jo në shtet të pavarur dhe sovran.
Bërja hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në “banane republikë”!

Me “banane republikën e Mogherinit”, Kosova po largohet më shumë nga shtetësia e saj dhe akoma më shumë nga kthimi i jetës normale në vendin tonë

Mbase, pas Kushtetutës së vitit 1974, Kosova ishte më e avancuar në Republikën Federale të Jugosllavisë, seqë po del nga dialogu me Serbinë. Asokohe, edhe pse Kosovës i mungonte emri i Republikës, ishte pothuajse e barabartë me republikat e tjera, kishte institucionet e saj kredibile dhe integritetin territorial, ndërsa sot pas 44 vjetësh me emrin “Republlikë” po na del më e varfër, me institucione jo kredibile, me integritet të cunguar territorial, pa sundim të rendit dhe ligjit dhe pas asnjë përspektivë zhvillimore, shkaku i tjetërsimit dhe humbjes së aseteve më fitimprurëse në vend.
Si rezultat i kësaj situate, qyetarët e vendit dita-ditës janë duke e braktisur vendin, jo shkaku i dhunës dhe represionit të pushtuesve serb, por për shkak të keq-qeverisjes së klasës politike shqiptare, që ua humbi të gjitha shpresat, duke ua bërë jetën ferr shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
E artë dhe e paarritshme do të mbetët përiudha e pushtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, përgjatë viteve të 90-ta, me kredibilitet apsolut të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova.
Krijimi dhe funksionimi i instiucioneve paralele; Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës dhe përkujdesjes humanitare ndaj shtresave të rrezikuara nga varfëria, e ardhur si pasojë e largimit nga vendet e punës e qindramijëra të punësuarëve në sektorin publik nga regjimi i Millosheviqit.

Tre paralele, me gjashmëri të njëjtë

Të vërtetën duhet thënë ashtu siq është lakuriqe, të pakamufluar. Ngase një popull që falsifikon të sotmen, të ardhmen do ta ketë të hidhur.
Ashtu siq e ceka në fillim, që nuk kam asgjë personale me liderët shtetëror dhe partiak, nuk kam as preferencë të veqantë për ndonjë subjekt të caktuar politik, pra jam apartiak.
Sikurse i kam kritikuar veprimet e liderëve shtetëror, ashtu edhe i kam mbështetur në momente të caktuara. Si bie fjala, e kam mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës me urdhër të Hashim Thaçit, të 25 korrikut 2011 për shtrirjen e sovranitetit në veri, aksion ky i cili më ka bërë të ndjehem krenar për herë të parë dhe të fundit (deri më tani) me ish kryeministrin e vendit tim.
E ngjashme ishte mbështetja ndaj qëndrimit të kryeministrit aktual Ramush Haradinaj; “Qeveria nuk u jepë llogari ambasadorëve të huaj, por vetëm parlamentit dhe deputetëve” ndaj deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, se “Demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE)”, e cila më bëri të ndjehem krenar me kryeministrin e vendit tim me 26.01.2018.
Sikurse në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë krenaria nuk zgjati më shumë se disa orë, për shkak të mos qëndrueshmërisë së tyre karrshi presionit të faktorit ndërkombëtar.
Kur jemi në këtë segment, do u hyja në hak lexuesve pa e përmendur edhe një fakt, atë të premtimit publik të liderit të LDK-së, z. Isa Mustafa për realizimin e reformave në këtë subjekt politik. Duke i besuar profilit prej akademiku dhe përvojës politike, e shkrova artikullin autorial me 09.12.2013 me titull: “Isa Mustafa, lideri reformator i LDK-së!”, i cili në vend të reformave, instaloi format më të vrazhda të diktatit, kërcënimve dhe shantazhit politikë në LDK, ish partinë e besës dhe shpresës së shqiptarëve të Kosovës!
Tre shëmbujt e mësipërm, e tregojnë majftueshëm paanshmërinë që mbajnë shkrimet e mia, të cilat si gjithnjë reflektojnë dashurinë që kam për vendin dhe bashkombasit e mi, kudo që ndodhen ata, në Kosovë, trojet etnike apo Diasporë.
I tillë do të mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkombasve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
Unë biri yt, që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë!

REAGIM…! – Nga Reshat Nurboja Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës nga radhët e Alternativës-dega në Pejë

Komuna e Pejës, gjegjësisht, qeverisja aktuale me veprimin e saj arbitrar për të mos lejuar ekspozimin e prodhimeve para dyqaneve të tyre në Çarshinë e Gjatë dhe shitjen ambulant në pjesën e fundit të Çarshisë së Gjatë m’u në vlugun e pushimeve verore të diasporës në Pejë, bën një padrejtësi morale dhe biznisore ndaj pronarëve apo qiramarrëseve të atyre dyqaneve dhe shitësve ambulant që të vetmin burim të ekzistencës ekonomike e kanë këtë veprimtari….

– Padrejtësi morale sepse në vitin 2017, në muajin e zgjedhjeve lokale dhe të atyre qendrore, për vota, në heshtje e toleronin ekspozimin e mallit para dyqaneve dhe shitjen ambulant përrreth apo përballë Çarshi Xhamisë…!

– Padrejtësi ekonomike, meqenëse, pengojnë zhvillimin e biznesit dhe fitimet reale të sezonës, pasi që mentaliteti dhe kultura e tregtisë në Pejë, imponon ekspozimin e mallit para dyqanit, sepse blerësi pa e pa mallin “para këmbëve” nuk hyn në dyqan me ble, sikurse është “paradoksi pejan se dyqani më shkallë është më pak i frekuentuar se dyqanët pa shkallë…?”

Edhe Alternativa. Dega në Pejë, përkrah ndalimin e ekspozimeve të mallit para dyqaneve jashtë sezonës, por mendon se është në kundërshtim me logjiken dhe interesin e zhvillimit ekonomik të Pejës që kjo të mos tolerohet gjatë muajëve korrik-gusht kur në Pejë kthehen për pushime diaspora jonë e cila për fat të keq është i vetmi infuzion i mbijetesës ekonomike të pjesës dermuese të popullatës në përgjithësi e të bizneseve të vogla në veçanti …!

 

Andaj, kërkojmë nga Ekzekutivi i Komunës së Pejës që të ketë mirëkuptim në këtë drejtim dhe ta rishqyrtoj edhe njëherë vendimin e tyre lidhur me këtë çështje, njëkohësisht kërkojmë që kryesia e Shoqatës së Zejtarëve të jetë më e zeshme dhe më këmbngulë se në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të anëtarëve të saj…
Alternativa, përmes përfaqësuesit të saj në Kuvendin e Komunës së Pejës do ta ngritë si çështje për shqyrtim dhe zgjidhje këtë problematikë në interes të të gjitha palëve…!

Reshat Nurboja

Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

nga radhët e Alternativës-dega në Pejë

Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës në Sanxhak

Autoritetet serbe refuzuan t’i japin leje ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që të qëndrojë në rajonin e Sanxhakut ne Serbinë jugperëndimore, që është zona e banuar me shumicë të komunitetit boshnjak.

Ministri Pacolli ishte ftuar nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve për të qëndruar më 21 dhe 22 korrik në Novi Pazar, për të marrë pjesë në një konferencë të këtij këshilli.

Autoritetet e Serbisë refuzuan të japin leje, në një veprim që ministria e Jashtme e Kosovës e cilësoi si shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe cenim të lëvizjes së lirë.

Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e qeveri duhej ta respektojë atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior“, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie, e cila paralajmëron mundësinë zbatimit të masave të ndërsjella.

Do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ne i dedikohemi të drejtave fundamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkëqija. Të rikujtojmë faktin se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombësit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vihen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombësit e tyre në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian. Pjesë e marrëveshjeve është edhe lejimi i vizitave të ndërsjella.

Qindra vizita të tilla janë kryer gjatë katër viteve të fundit. Një vizitë pa leje në Kosovë e zyrtarit te qeverisë serbe, Marko Gjuriç, në muajin mars, nxiti tensione të larta ndërmjet të dyja vendeve pas arrestimit dhe dëbimit të tij nga policia e Kosovës.

Të gjithë në mbrojtje të shtetit! – Nga Florim Zeqa

Hyrja e Kosovës në bisedime si palë e pabarabartë, gjegjësisht si subjektivitet nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e jo si shtet i pavarur, përkatësisht me fusnotë* e pa Republikë, e ka bërë Serbinë superiore në të gjitha takimet, duke e trajtuar Kosovën herë si provincë (krahinë) e herë si koloni të saj!
Nga fillimi i bisedimeve e deri deri sot, politika kosovare në dialog me Serbinë ka qënë pa krye dhe pa platformë të bisedimeve, duke e ulur tejë mase peshën e bisedimeve, të cilat janë realizuar gjithmonë në favor të Serbisë.
Negociatorët kosovarë në bisedimet me Serbinë në Bruksel asnjëherë nuk kanë qënë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore, si në aspektin formal ashtu edhe atë praktik.
Si i tillë çfarë është, delegacioni i Kosovës edhe në takimin e fundit nuk ishte në gjendje të ngrit nivelin e bisedave me Serbinë në nivel shtetëror, as të kërkojë pasurinë e Kosovës në ish Jugosllavi, dëmet e luftës, përmes të cilave do të mund të amortizohej politika serbe deri në atë masë sa të kërkojë zgjidhje kompromisi me Kosovën!
Presidenti Thaçi, i vetëzgjedhur kryenegociator i fazës finale të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ditëve të fundit ishte i fokusuar në blerjen e opozitës së përçarë kosovare, në mënyrë që t’ia sigurojë vetes nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë, gjë e cila mund të ketë edhe pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës.
Kundërshtimi i zbehtë i opozitës kosovare për rolin prijës të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë, është vetëm një zhurmë për poena elektoralë, pasi opozita nuk po arrin që ta shfrytëzon fuqinë e votës për ta “kryqëzuar” presidentin në Kuvend, për ta kushtëzuar me tema kulmore të interesit strategjik për Kosovën, ose ta bëjë shkarkimin e tij dhe ndërprerjen e mënjëhershme të dialogut final (fatal) me Serbinë, derisa kjo e fundit të njoh pavarësinë e shtetit tonë, e bashkë me këtë edhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht.

Rekommandimi mashtrues për liberalizim

Lajmi i kamufluar dhe plot hipokrizi i komisionerit evropian, Dimitris Avramopoulos, ishte lojë diplomatike për ta nxjerr Thaçin nga stresi dhe pozita e rënd pas takimit me Vuçiqin.
Qytetarët e lodhur nga denigrimi social dhe varfëria ekstreme e pranuan gati si punë të kryer lajmin e kamulfluar për liberalizim të vizave, pa u plotësuar fare kushti themeltar për liberalizim të vizave, ai i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mbetët i pajustifikueshëm fakti i fshehjes së lajmit më të rëndësishëm të ditës së Merkurë 18 Korrik 2018-të!. Askush nga gazetarët shqiptar nuk e pyeti presidentin Thaçi për “takimin e shkurtër, por të rënd”, nga mimika e të cilit u vrejt tronditja që kishte pësuar nga takimi me Vuçiqin.
Kur lajmi i “mirë” e pason lajmin e keq, është sinjal alarmues për vendin. Lajmi i parë, i keq për Kosovën erdhi nga presidenti i trishtuar Hashim Thaçi; “Ishte ky takimi më i shkurtër dhe më i rënd përgjatë këtyre gjasht viteve të negociatave me Serbinë!!!
I mënjëhershëm na doli lajmi i”mirë” sa befasues po aq i papritur i Komisionit Evropian, kinse Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave, anipse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë akoma nuk ka fulluar!
Çmimin e rekomandimit të Komisionit Evropian, Kosova e vogël e pagoi shumë shtrenjtë, mdaje edhe më shtrenjtë seqë është pritur.
Përveq faljes së 8200 hektarëve tokë Malit të Zi, siq duket Serbia nuk u mjaftua vetëm me veriun e vendit, të dhënë dhuratë nga Thaçi me 19 Prill 2013 dhe Isa Mustafa me 25 Gusht 2015 në Bruksel,…të miratuar dhe legjitimuar nga deputetët shqiptar në Kuvendin e Kosovës!
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kësaj radhe i kërkoj diçka më shumë homologut kosovar Hashim Thaçi…!
Andaj, në këtë rast, duhet kërkuar llogari nga presidenti Thaçi, që të zbërthej dhe sqaroj për opinionin publik kosovar, çfarë në të vërtetë përmbanë “takimi më i shkurtër dhe më i rënd përgjatë këtyre gjasht viteve të negociatave me Serbinë”.
Kjo është esenca e problemit me të cilin duhet të merren sot kosovarët, e jo të llogaritin në afatet kohore për largim nga vendi i tyre.
Mirëpo, sikurse deri më tani, nuk pritet llogaridhënje dhe transparencë nga presidenti Thaçi,…i cili, vetëm pas nënshkrimeve fatale në Bruksel e njofton Kuvendin, së bashku me presionin ndërkombëtar për miartim të marrëveshjeve antikushtetuese dhe të dëmshme për vendin.

Reziku nga dialogu me Serbinë është i madh shumëdimensional

Amnistimi i kriminelëve serb, do të thotë shpëlarje e duarëve me gjakun e shqiptarëve! Në këtë rast, qytetarët e burgosur në gjysëm shtetin e Kosovës, të vetmin shpëtim e shohin largimin sa më parë nga vendi i tyre në kërkim të një jetë të re në shtetet evro-perëndimore.
Edhe pse me vonesë dhe çmim tejët të lartë për vendin, përfundimisht kanë filluar të bien maskat e partive në pushtet të cilat mashtruan e tradhtuan qytetarët se me demarkacionin menjëherë vjen liberalizimi i vizave!
E shiten ratifikimin e demarkacionit gjoja si kusht për liberalizimin e vizave për të shpëtuar lëkurën e tyre nga “Specialja”. Të njëjtit që e votuan demarkacionin, siq duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë,…nuk e kishin menduar fare dialogun me Serbinë, i cili do t’i bëjë që shumë shpejt ta harrojnë demarkacionin me Malin e Zi, çfarë sfidash do të sjellë demarkamimi i kufirit me Serbinë.

Mbrojtja e shtetit te Kosoves, obligim kombëtar

Andaj, më i rëndësishëm se liberalizimi i vizave, është ekzistenca e shtetit, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.
Me ose pa liberalizim të vizave, përsëri do të udhëtojnë ata që kanë para, ndërsa qytetarët e varfër do të përballen me kafshatën e gojës dhe “botën e vogël” që i rrethon!
Liberalizimi i vizave pa sundim të ligjit dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore, mund të jetë fatale për të ardhmen e vendit tonë. Qytetarët, paraprakisht largimit nga Kosova, duhet ta ndëshkojnë këtë klasë politike që ua bëri jetën ferr!
Sikur të kishim një klasë politike të përgjegjshme, paraprakisht liberalizimit do të kishim zhvillim ekonomik dhe mirëqënje për qytetarët, atëherë levizjen e lirë do ta kishim përjetuar si diçka normale e jo si çështje ekzistenciale!
Për të qënë shqetësimi më i madh për shtetin, duket një pajtueshmëri në heshtje me pushtetarëve dhe popullatës së pashpresë në Kosovës.
Qytetarët janë duke i pritur vizat, si shpëtim për të ikur nga vendi, pushtetarët akoma më të gëzuar për mbajtjen përjetësisht të pushtetit në gjysëm shtet!
Realitet i hidhur dhe fatkeq. Qytetarët të cilët jetojnë në varfëri e të pashpresë në vendin e tyre, e mendojnë ardhmërinë e tyre jashtë tij,…duke mos llogaritur fare në pasojat e asimilimit deri në tretje finale në shtetet e huaja.

Legjislatura më e papërgjegjshme e Kuvendit të Kosovës

Në historinë e parlamentarizmit kosovar nuk mbahet mend të ketë qënë një legjislaturë më pasive, më e dobët dhe më e dëmshme për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Sikurse që nuk mbahet mend, të ketë pasur ndonjëherë pushtet më antipopullor dhe opozitë më heterogjene në Kuvendin e Kosovës.
Përderisa pozitën dhe opozitën i ndanë pushteti në gjysëm shtet, është “grazhdi i krimit” në parlament, ai që i bashkon të përgjumosurit e politikës.
Deputetët që nuk i zë gjumi, kohën e kalojnë duke bërë “selfije” në parlament. Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të “rebeluar”, ua prishin gjumin kolegëve të tyre duke çuar pluhur në ajër, me ndonjë përplasje verbale kinse për keqpërorimet e fondeve të luftës apo shtyerje bërrylash në stillin e “Buajve në baltë”!
Ishte ky një përshkrim sa metaforik, po aq real që ndodh në të gjitha seancat e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pasi Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht si pozita ashtu edhe opozita, kanë rënë në gjumë të thellë, thuajse fare nuk ekzistojnë, shkaku i implikimit në aferat korruptive dhe kriminale gjatë periudhës sa ishin bashk në pushtet.
Opozita ka frikë t’i kundërvihet pushtetarëve, ndryshe, në Kuvend nuk dallohet më se kush është pozitë e kush opozitë në parlamentin kosovar, pasi që janë njëjtë të korruptuar, njëjtë të kriminalizuar dhe njëjtë të papërgjegjshëm karrshi qytetarëve të vendit.
Prandaj, jo vetëm pajtueshmëria e qytetarëve me realitetin e hidhur, është edhe një pajtueshmëri e pashpallur mes subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.
Në dakordim të plotë me njëra-tjetrën, subjeketet politike në Kuvend, me përjashtim të VV-së, votuan pro-faljes së 8200 hektarëve tokë të Kosovës, Malit të Zi.
Ngjashëm, por akoma më keq po sillen ndaj dialogut me Serbinë. Deklarativisht e kundërshtojnë, por në fakt nuk e ndërmarrin asnjë veprim konkret për të parandaluar të keqën e madhe që po i vjen Kosovës nga dialogu vrastar me Serbinë në Bruksel.
VV-ja, që dikur rrokulliste kamion me mallëra të Serbisë, mbulonte në tymë e flakë parlamentin e Kosovës në emër të mbrojtjes së territorit nga marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi,…tani kur janë në pyetje dhjet fish më shumë territore dhe humbje enorme e sovranitetit të shtetit, nuk e kemi asnjë një levizje pozitive, asnjë protestë apo demonstrim pakënaqesie ndaj dialogut të Brukselit!

Shpresa për ndryshime ekziston

“Shpresën” e vetme që ua jepin popullit pushtetarët aktualë është ikja nga vendi!
Në situatën aktuale, kur shtetit i mungon forca opozitare, Kosovën dhe qytetarët e saj mund t’i shpëtojë vetëm një forcë e re politike e ngjizur nga Diaspora, me intelektualë dhe atdhetarë të devotshëm, biznesmen dhe kuadro profesionale të fushave dhe lëmive të ndryshme dhe në bashkëpunim me të gjitha forcat progresive vendore, elitat intelektuale të nëpërkëmbura nga pushtetarët aktual, mediat e pavarura, analist dhe gazetarë të guximshëm që demaskojnë deri në fund keqpërdorimet nga përiudha e luftës dhe pasluftës, krimin e organizuar dhe korrupsionin 20 vjeqar në të dyja nivelet e qeverisjes, sistemin e drejësisë dhe abuzimet me paratë publike të partive politike në pushtet dhe opozitë.
Mashtrimi me vizat dhe themelimin e ushtrisë, janë tendencë e hapur për mbulimin e hajnisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asnjë popull në rruzullin tokësor nuk do të pranonte faljen e tokave stërgjyshore në këmbim të levizjes së lirë drejt vendeve tjera!
Edhe pse i vështirë, akoma nuk është i pamundur parandalimi i së keqës më të madhe para së cilës ndodhet Kosova. Me një klasë të re politike, liderë të pastër dhe të përgjegjshëm që vëjnë interesin e shtetit para çdo interesi personal, është e mundur të përmirësohet imazhi i keq për Kosovën dhe të hiqen etiketat për shtet dhe qeveri të kriminalizuar, në të dyja nivelet e qeverisjes.
Andaj, nëse me të vërtetë e duam Republikën e Kosovës si shtet tonin, të ngrihemi të gjithë në mbrojtje nga invazioni serb. Mirëpo, paraprakisht duhet ta bëjmë largimin e uzurpatorëve nga pushteti dhe pastrimin e skenës politike dhe të gjitha institucionet e shtetit nga të korruptuarit dhe inkriminuarit, nga hajdutët e matrapazët e të gjitha llojeve e ngjyrave.

Nëse realizohet skenari për ndarje të Kosovës, po bëhemi vet pjesë e krimit mbi njeriun tonë – Nga Skënder MULLIQI

Ne politikë natyrisht së ka shumë opsione për të ardhur deri të qëllimi i caktuar. Ka shumë rrugë të cilat mund apo nuk mund të bëhën. Por sigurisht së gjithçka që nderrmerret duhet të jetë e arsyeshme , shumë e kuptueshme, transparente dhe gjithëqka të bëhët në menyrë institucionale , natyrisht duke i marr parasysh interesat vitale të shtetit dhe interesat kombëtare . Sigurisht së për një njeri normal , për një njeri që i thotë vetit dijetare e atdhetar ekziston vetëm një solucion i arsyeshm politik që nuk guxon kurrë ta bëjë as edhe në ënderr-ai është opsioni , hapi , rruga që qon drejtë tradhëtisë të vendit tënd dhe të popullit tënd. Politika në Kosovë po i shkelë ngadalë këto parime . Janë duke u shkelur parimet bazë të mbrojtjës së territorit të Kosovës.

Demarkacioni ishte lëshimi më i madh territorial që nuk ka guxuar të na ndodhë në asnjë mënyrë . Thuhej së ishte kusht për liberalizim të vizave e nuk ishte , por ishte një mashtrim i keq i faktorit politik vendor .Ne këtë mesele po duket ashiqare tash së ishte me hile edhe bashkësia ndërkombëtare . Zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, e veqmas presidenti Hashim Thaçi , ka bërë firmosje të dëmshme më Serbinë gjatë bisedimeve maratonike , dhe si duket është duke bërë veprime edhe më të dëmshme në bisedimet finale ,gjoja për normalizim të mardhenjëve , e që po shihet së kemi të bëjmë më bisedime krejt të natyrës politike .Ky grup që është takuar më Mogerinin ka mundësi ta na dergojnë në rrugën shumë të gabuar për liberalizim të vizave. Do të ishte katastrofale për Kosovën nese vjen në shprehje ndarja etnike e veriut të Mitrovicës siq po flitet.

Deri më tash nuk u pranua opcioni ndarjës së Kosovës ,që është projekt i kahmotshem i Dobrica Qosiqit dhe Sllobodan Millosheviqit, i cili pretendojë këtë projekt shovenist ta realizon më luftë. A nuk grabiten serbët shumë toka shqiptare deri më sot duke krijuar Serbinë jo të Madhe por të Stermadhe , që sërish tia falim territoret tona!!!Deshi kush ta pranoj apo jo , nese realizohet skenari për ndarje të Kosovës, edhe ne vet po bëhemi pjesë e krimit mbi njeriun tonë. Me mijëra viktima ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës historikisht, dhe tash për teke të dikujt apo edhe nese ekziston edhe presioni ndërkombetar , nuk guxon të na ndodhë të falim territore , së do të na mallkojnë dhe namatisin të rënët në altarin e lirisë ,dhe do të na mallkojë edhe historia. Lëshimet e reja apo shitja e territoreve në veri do të dergojnë në destabilizim Ballkanin Perëndimor.Populli nuk ka luftuar dhe sakrifikuar që të falën serish tokat tona .Kjo nuk besoj së do të tolerohet nga shumica e shqiptarëve . Në Kosovë kan ndodhur shumë krime mbi shqiptarët , e për të cilat krime pak ose fare nuk po flitët, nuk po shkruhet , nuk po dëshirohet të kujtohen të gjitha ato viktima , nuk po funksionon përgjegjësia politike, morale e juridike. Nuk u kërkua që Serbia të dënohet për gjenocid, nuk u deponu materjal më bollkë për krime të luftës pranë TPI-së në Hagë, nuk u kërkuan dëmet e luftës …

Fati i proceseve tona politike dhe nismave çfarë aktualisht i kemi , janë duke shënuar ndoshta epokën më të errët të kombit. Pse e thëm këtë, e thëm së na u krijuan kushtet për të parën herë në histori që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan , dhe jemi duke ja huqur për të bërë shtet normal e demokratik. Jam shumë i sigurt së asnjë shtet i ri nuk do të ishte futur në bisedime që prekin statusin politik ,më një shtet i cili e ka humbur luftën, më një shtet i cili historikisht na ka perjashtuar nga sistemi , me një shtet i cili ka berë gjenocid , më një shtet i cili na ka okupuar, më një shtet i cili ka bërë gjenocid .Dhe, ne futemi në bisedime më palën serbe pa asnjë kusht. Miqët tanë ndërkombëtar e dimë që na kan ndihmuar të lirohemi nga zgjedha shekullore serbe, por jo tash pas formimit të shtetit, të na “detyrojnë” që të bëjmë lëshime territoriale ,për çka vet u zotuan se nuk do të këtë ndryshim të kufijve të Kosovës.

Ende nuk është shuar era e barotit dhe e gjakut , dhe kjo e vertetë fëmijëve tanë pak po ju prezentohet , e Kosova ishte bërë kasaphane .Nuk ishte dashur të lejohet të vihen në rrezik interesat kolektive.

Jemi duke i harruar vendet ku serboqetnkët bën masakra kunder shqiptarëve në tokat e tyre.Duhet ne çdo qast ta kemi në mendje së ata qe u vranë dhe u masakruan ishin njerëzit tanë. Është për të na quditur fakti së si aq lehtë shikohemi në sy me ata që kryen krime mbi ne.

Të zhvillohen bisedime më ata që ishin inspiruesit e luftës dhe krimeve , mendoj së nuk ka më vështirë , po që kjo fatkeqësisht shumë lehtë u pranua nga udheheqësit shqiptarë. Shteti i Kosovës dhe ata të cilët po e drejtojnë po bëhen ,ose nuk po e marrin guximin ti kundershtojnë këto bisedime të dëmshme , këto bisedime të cilat janë duke i realizuar planët serbe .

Nuk ka cep të Kosovës që nuk kemi të vrarë nga dora gjakatare serbe, dhe totalisht po mungon përgjegjesia politike.Janë margjinalizuar traumat të cilat na i shkaktuan armiqët serbosllavë në kontinuitet.Vragët e luftës jo që nuk u mbyllen , po ato duket së do të hapen më këtë politikë miope .Në vend që të sanohen plagët e luftës , nese vazhdohet më këtë politikë do të hapim dhëmbje dhe plagë të reja. Unë për vetën time nuk kam dijeni së a do ti kemi në krahun tonë më miqët e deritashem perëndimor dhe amerikanë .Shumë i kemi irituar me mos dijen tonë , indolencën , lakmin për pushtetet apsolut dhe lakminë për të mira materjale, duke i harruar interesat e shtetit të Kosovës dhe duke i harruar edhe interesat kombëtare…

Delawie: S’kam folur për çështje territoresh, injoroni lajmet e pavërteta

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: ”SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për shkembim territoresh, por ua lë këtë palëve”.

Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojnë.

”Injoroni lajmet e rreme. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”- ka shkruar Delawie në Twitter.

Haradinaj e përsërit: S’mund ta ndal Delawien, por ndarja e Kosovës është luftë

Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie se në Bruksel në dialogun mes Vuçiç e Thaçit mund të diskutohet dhe për ndarje territoresh ka nxitur reagime të shumta në politikën kosovare, e sigurisht jo pozitive.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se ndarja e Kosovës është luftë dhe sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie është interpretuar gabim nga mediat.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës që i bëri komunës së Lipjanit, me ç’rast u takua edhe me të parin e komunës, Imri Ahmeti.

“Çka thotë dikush është diçka tjetër, nuk mund ta ndal askush, unë e kam përsëritur dhe e përsëris ndarja është luftë, unë e di që askush nuk do luftë në Ballkan”, u shpreh ai.

Sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan Greg Delaëie është keqinterpretuar, pasi sipas tij ambasadori i SHBA-ve ka thënë se mund të flitet, por nuk ka thënë se ndarja e Kosovës është temë në dialogun në Bruksel.

“Mendoj që është interpretim i gabuar nga mediat deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponohen në zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordësohen. Mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër dhe opsion i ndarjes është diçka tjetër. Pra askush nuk mund ta ndaloj dikë të flasë, pra ambasadori ka thënë mund të flitet por nuk ka thënë që është temë edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe por amerikanët na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë Kushtetutë, me Këtë territor jemi sovran”, u shpreh Haradinaj.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie në një intervistë për media nuk e ka mohuar mundësinë e diskutimit për territore në Bruksel.

Pacolli pret leje për të hyrë në Serbi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Serbisë për të hyrë në ketë shtet, me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet.

Pacolli është ftuar në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, më 21 dhe 22 korrik.

“Ne jemi duke pritur një përgjigje nga pala serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë”, tha Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm.

Serbia dhe Kosova, në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitat e zyrtarëve në vitin 2014.

Përpjekjeve për rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare, ju bashkuan edhe tre Haxhi Qamila të rinj të Kosovës: Fatmir Sejdiu, Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga – Nga Nue Oroshi

Përvjetori i grushtetit kundër diktatorit turk Erdogan u kremtua edhe në Prishtinë.Këto përpjekje për rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare i organizoi Ambasada e Turqisë apo strofulla e gjarpërinjeve aziatikë. Nga Politikanet aktivë të Kosovës mori pjesë pasardhësi i Hashim Thaqit, i cili me përpikëri është besatuar se do ta vazhdon rrugën e Hashimit në raport me rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare Albin Kurti. Kurti me këtë hap politikë ka treguar qartë se Vetvendosja nuk është parti me orjentim  kombëtar, por shqiptarizmën e perdor vetëm për përfitime politike por parti e cila i takon një përzierje idoeologjike ruso-turke, me një fjalë parti e ideologjisë lindore dhe jo perëndimore.Edhe më brengosës është fakti i marrjes pjesë për rikthimin e neo otomanizmit në trojet shqiptare i ish dy Presidenteve të Kosovës:Fatmir Sejdiut dhe Atifete Jahjages.Që të dy këta ish presidentë tani janë dekoruar me medaljen e Haxhi Qamilit për kontributin e tyre në rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare.Për Atifete Jahjagen e kam ditur se nuk e ka ndonjë përvojë politike dhe shumë lehtë mund të bijë në karremin e politikës.

Këtu u tregua plotësisht e pandergjegjshme duke i kthyer shpinën politikës amerikane,politikë e cila e solli në krye të Kosovës duke shpresuar se i takon orjentimit perëndimorë dhe jo atij lindor, por që ju doli gabim.Atifete të paqim falë tek Erdogani, shko në Turqi dhe mos u kthe kurrë ma. Kurse më tepër jam i brengosur me pranimin e nofkës Haxhi Qamil të Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu për një kohë të gjatë ka qenë bashkpuntorë i Presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova. Por fatkeqësisht fare spaska mësuar asgjë as nga orjentimi politik i Presidentit Rugova dhe as nga vizioni kombëtarë i Ibrahim Rugovës.Edhe Fatmir Sejdiu i koftë falë Erdoganit.Tashë këta tre Haxhi Qamila të rinjë të Kosovës ju bashkuan karvanit të diktatorit Erdogan.

Me një fjalë ju bashkangjitën krimeve, burgosjeve, rrahjeve dhe vrasjeve politike që po bënë Erdogani në Turqi dhe pranimit të okupimit të Kurdistanit, të njejtën gjë qe e ka bërë krimineli Millosheviq në vitet 1998-1999 kundër Kosovës dhe shqiptarëve po e bën Erdogani kundër kurdëve. Shpeshherë më kujtohen fjalët e një mikut tim që për shkak të respektit nuk  dua t’ia permendi emrin i cili më thoshte:Eh po shumë fellë e ka futur pllugun turku dhe shkau në trojet shqiptare o Nue Oroshi, 600 vjet robëri aziatike dhe karpatiane e kan bërë të vetën. Dhe ky veprim për kthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare po bëhët pikërisht me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim te Gjergj Kastriotit,  ku e kemi edhe vitin jubilar të Gjergj Kastriotit tonë të madhë.

Me plot të drejtë në këtë marshë të rikthimit të Neootamnizimit në trojet shqiptare e ka kritikuar edhe KMDLNJ ku në një reagim ndër të tjera thotë“Sipas KMDLNJ nëse shtetasit e Kosovës të komunitetit turk rreshtohën pas një politikani turk , pas një partie apo qeverie duke votuar për ta dhe duke iu dhënë përkrahje publike ( sipas ligjeve të Kosovës ) mund dhe duhet të kuptohet dhe të pranohet si shprehje e vullnetit demokratik të tyre , prania e ish – presidentëve të Kosovës :Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë veprime të papërgjegjshme që e dëmtojnë interesin e Kosovës në planin ndërkombëtar “, thuhet në reagim.Sipas Këshillit këta dy ish – presidentë nuk kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar por në një aktivitet krejtësisht politik duke anuar në anën e presidentit Erdogan që është e palejueshme dhe e pamoralshme nga këndi i interesave strategjike të Kosovës.

A e dinë këta tre sejmen të Erdoganit se me të përfunduar kjo protestë për rikthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare menjëherë ambasadorët e shteteve perëndimore dhe ai i Amerikës kanë njoftuar Qeveritë e tyre për sjelljen e erdognistave të Kosovës.Këta tre sejmen të Erdoganit: Fatmir Sejdiu,Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga me të madhe po brohorisin: Duam babën e jo shkabën. Duam baba Erdoganin e jo Gjergj Kastriotin, duam sulltan e jo shqiponjë dykrenare. E prapë Kosova kërkon liberalizime të vizave. E prapë Kosova thotë se fajin na e ka Brukseli..


Send this to a friend