VOAL

VOAL

Haradinaj: Edhe presidenti Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës.

Pas takimit që ai dhe krerë të tjerë institucionalë kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se në këtë takim është bërë e qartë se askush nuk mund të bisedojë me Serbinë për kufijtë e Kosovës.

“Njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës. Presidenti shprehu pozicion e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në kuadër të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit”, tha Haradinaj.

“Ajo çka është me rëndësi është të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen. Nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogu”, tha Haradinaj pas takimit.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në dialog, është shumë e rëndësishme.

Në takim me presidentin Thaçi, ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator.

“Mos trego”, presidenti i Sllovenisë ia plas të qeshurës kur Vuçiç ‘urdhëron’ Thaçin për korrigjimin e kufijve (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan pesë ditë më parë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. Dy presidentët u ftuan nga Aleksander Va nder Bellen për të diskutuar për të ardhmen evropiane.Jo vetëm Thaçi dhe Vuçiç, por edhe lider të tjerë evropian dhe përfaqësues shtetesh ishin prezent në këtë takim në Austri.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi, duket se jo çdo detaj është vënë re.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli publikon në rrjetet sociale një video, ku dëgjohet presidenti serb duke i’u drejtuar Hashim Thaçit ‘mos trego’ kur u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë.
“Vucici i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe cka mos të fol Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve ,i cili pazarin me mijëra kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, shkruan deputeti i LDK.
Ndiqni videon dhe momentin e reagimit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor kur Thaçi pranon hapur se është pro korrigjimit të kufijve.

 

 

 

Marrëveshja me Vuçiçin: Thaçi thotë se nuk do të preket Kushtetuta e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të mërkurën opozitën për shkak të qëndrimit të saj kundërshtues ndaj ideve të tij për “korrigjimin e kufirit” si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një postim në facebook, ai shkroi se që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Duke filluar nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje eventuale, e cila është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në BE, NATO dhe OKB. Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë”.

Kjo situatë është për keqardhje, shkruan ai duke nënvizuar se “sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i garantuar nga Kushtetuta jonë dhe jo nga deklaratat emocionale të atyre që as nuk e kanë idenë sesi është fituar liria dhe pavarësia e jonë. Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme”, shkruan ai.

Partitë opozitare në Kosovë synojnë që më 4 shtator të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit të Kosovës ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, siç thuhet “i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

​Madje edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të mbështesë një rezolutë të tillë duke nënvizuar se qeveria e tij mbështet marrëveshje ligjore detyruese mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë.

“Mendoj se ajo që po thotë presidenti është në nivel të retorikës ose kundër-retorikës. Shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi problem serioz në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Aktualisht janë shtuar debatet rreth rrugëve të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte biseduar të hënën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur më ketë çështje dhe të martën tha se “i mbështesin përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila ka parasysh tërësinë tokësore, që e tillë siç është sot është një vlerë e rëndësishme. Këtë e kam theksuar edhe në takimet e mëhershme me kryeministrin e Bosnjës dhe kryeministrin e Malit të Zi se duhet kujdes që lëvizjet në një territor të mos çojnë në lëvizje në territore tjera, tha kancelarja Merkel, e cila edhe më herët gjatë këtij muaji është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Të martën në Shqipëri, komisionari evropian për zgjerimin, Johannes Hahn, tha se për Bashkimin Evropian “ka vlerë qëndrueshmëria në rajon dhe duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë atë, por duhet të kontribuojë për më shumë qëndrueshmëri. Cilido qoftë objektivi përfundimtar, ky duhet të jetë objektivi kyç, sa më shumë stabilitet për rajonin, duke zgjidhur mirëfilli konfliktet dypalëshe”, tha zoti Hahn.

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Të mërkurën tre ish përfaqësuesit e lartë në Bosnjë, Carl Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Shwarz Schilling, shfaqën “shqetësimin e thellë” mbi paralajmërimet se zyrtarë te Bashkimit Evropian mund të jenë të gatshëm të mbështesin një marrëveshje ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiç që përfshinë shkëmbimin e territoreve nëpërmjet “korrigjimit të kufirit”.

Në një letër drejtuar zonjës Federica Mogherini ata shfaqin drojën se lëvizja e kufijve “nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato” dhe i bëjnë thirrje asaj t’i hedhë poshtë idetë e tilla.

“Ne e njohim Bashkimin Evropian dhe Evropën mjaftueshëm për të ditur se historia e përgjakshme na ka mësuar që paqja e qëndrueshme mund të vendoset vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumetnike në vend se të ri-vizatojmë kufijtë për të krijuar shtete njëetnike. Shkurt, nuk mund të mendohet ndonjë politikë tjetër që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan sesa ajo që disa tani duket se po mbështesin”, thuhet mes tjerash në letër në të cilën shfaqen dyshimet se ” kjo rrezikon marrëveshjet si në Maqedoni, dëmton unitetin e shteteve si Bosnja, duke inkurajuar ata që dëshirojnë të shohin shkëmbimin e territoreve diku tjetër, siç është Ukraina dhe ka gjasa të çojë në eksodin e pakicave nga komunitetet e tyre ekzistuese”.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Afrim i zgjedhjeve në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm ka shtuar trysninë mbi të dyja palët për një marrëveshje më të shpejtë.

Thaçi pritet të ftohet në Kuvend të sqarojë idenë e korrigjimit të kufirit

Arton Konushevci

Nisma e opozitës që para datës 7 shtator, të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me dialogun që Kosova po zhvillon me Serbinë, po mbështetet nga një pjesë e shoqërisë civile, e cila përcjell nga afër punën e institucioneve.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që të trajtojë çështjen e negociatave me Serbinë dhe sidomos paralajmërimet për korrigjimin e kufirit. Rrjedhimisht, Kuvendit i kërkohet të ketë një rol më aktiv në procesin final të negociatave me Serbinë që pritet të zhvillohet nëpër raunde të caktuara në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tyre, Kuvendi duhet të hartojë platformën për dialog dhe të autorizojë ekipin negociator, duke e mbajtur atë përgjegjës për procesin.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se ky institut e mbështetë nismën e ndërmarrë nga opozita për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se si KDI fton të gjitha partitë politike parlamentare të mobilizohen për të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të thirrur sa më shpejt këtë seancë.

“Së fundi kemi bërë një thirrje drejtuar Kuvendit që të ketë një seancë të jashtëzakonshme, për shkak se pamë që një gjë e tillë nuk është në agjendën e Kuvendit dhe nuk po flitet për një çështje të tillë që partitë parlamentare të nxjerrin një rezolutë, e cila do të shërbente si platformë për dialog, dhe tani kur presidenti Thaçi i cili në kokë në vete është duke zhvilluar gjithë këtë proces të dialogut dhe flet për shkëmbim të territoreve”, tha Krasniqi.

“Tash më shumë se asnjëherë më parë, Kuvendi duhet ta thërrasë këtë seancë të jashtëzakonshme dhe të ndalojë këtë praktikë të presidentit, e cila në thelb është kundërkushtetuese që të bëjë dialog me një shtet tjetër për kufij”, theksoi ai.

Sipas tij, i vetmi institucion që duhet të aktivizohet sa më parë është Kuvendi i Kosovës, pasi që ky institucion edhe i ka të gjitha mundësitë për veprim.

Debatet publike të organizuara në këtë frymë nga shoqëria civile, jashtë Kuvendit, nuk mund të kenë ndikimin e duhur, thotë Krasniqi.

“Një problem kryesor që qëndron në gjithë ketë proces është mungesa e transparencës dhe nuk ka shumë informata për publikun se çka realisht është duke u diskutuar në procesin e dialogut në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Edhe drejtoresha e organizatës ‘Fol’, Mexhide Demolli-Nimani, tha për Radion Evropa e Lirë, se ideja e fundit e presidenti Thaçi, por edhe i gjithë procesi i bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë më transparent si për qytetarët, po ashtu edhe për Kuvendin dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë.

Ajo thotë se tashmë për fazën e fundit të dialogut, Kosova do të duhej ta kishte platformën e vet.

“Mendoj se edhe shoqëria civile mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, sepse në njëfarë mënyre ky është edhe roli i saj që të informojë qytetarët rreth asaj që po ndodhë në gjithë këtë proces. Deputetët, çka është pak për t’u habitur, ata nuk po i ndërpresin pushimet e tyre dhe të thërrasin seancë dhe të kërkojnë llogari në Kuvend, aty ku edhe dihet të kërkohet llogaria nga presidenti për idenë e tij për korrigjimin e kufirit. Prandaj, unë mendoj se deputetët pa dallim partie, do të duhej të ishin më aktivë në këtë proces dhe të kërkohet llogari”, tha Demolli-Nimani.

Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë tashmë nismën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme para datës 7 shtator, kur pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Kjo nismë, është thënë se e ka edhe mbështetjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Partia Socialdemokrate.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush”, ka thënë Hoti duke shtuar se në ditët në vijim për ketë çështje do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.

“Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit”, ka thënë Hoti.

Kurse, kryetari i Kuvendi të Kosovës pas kësaj ideje të opozitë për të thirrur seancë të jashtëzakonshme ka thënë se ky veprim, ndonëse proceduralisht është në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga Kushtetuta e saj”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Por, ndërsa konfuzioni shtohet si pasojë e mungesës së komunikimit mes pushtetit dhe opozitës, presidenti Hashim Thaçi ka përsëritur të martën se e përkrahë bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës, duke nënvizuar se ai nuk është në favor të ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territorit me Serbinë. Sipas tij, ai ka përmendur korrigjimin e kufirit si zgjidhje.

Thaçi pritet që të zhvillojë takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Haradinaj i ka paraqitur Thaçit qëndrimin kundër ndryshimit të kufirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka konsideruar të gabueshme diskutimet për territorin e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve, në dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj, tha pas mbledhjes së Qeverisë se askush nuk ka të drejtë që të flasë për këto çështje. Ai tha se ‘kur të diskutohet kështu është kthim prapa, është humbje për Kosovën”.

Sipas tij kjo që po ndodh, është retorikë.

“Më herët kemi shpjeguar një retorikë të Beogradit, e cila thotë se duhet marr veriun, ndoshta një kundër-retorikë e Kosovës ka logjikë, që thotë se ne e duam Nishin, Preshevën apo dikë tjetër. Ndërsa qëndrimi i Qeverisë dhe i imi është ky: e synojmë një marrëveshje ligjore obligative mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Kufijtë, territori nuk janë temë e diskutimit. Nuk ka mandat askush i Kosovës që t’i diskutojë këto. Mendoj se ajo që po thotë presidenti është në nivel të retorikës ose kundër-retorikës. Shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Duke folur për nismën që mund të marrin partitë politike opozitare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend për deklarimet e presidentit Thaçi lidhur me korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se do të përkrahë çdo rezolutë që është kundër ndryshimit të kufijve.

“Vota ime është pro, do të thotë për të mos u ndryshuar kufiri edhe territori. Ata do ta kenë votën time sot e nesër, e në çdo kohë”, tha Haradinaj.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se më 4 shtator po synojnë të mbajnë seancë të jashtëzakonshme.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018. E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë”, ka shkruar Hoti.

Një grup qytetarësh proteston në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë

Një grup qytetarësh po proteston në Gjakovë, në kundërshtim të vizitës së pelegrinëve serbë në kishën ortodokse.

Protesta është mbajtur pavarësisht që organizatorët kishin deklaruar për mediat serbe se është anuluar vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë, për shkaqe sigurie.

Komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë autobus me pelegrinë serbë që është nisur për në Gjakovë.

Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës, kryesisht familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit.

“Pa drejtësi, nuk qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”, ishin disa nga parullat që këta qytetarë mbanin në duart e tyre.

Një ditë më parë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që sivjet t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës ta vizitojnë kishën.

Presidenti Thaçi kishte siguruar Kandiqin se do të angazhohet që liria e lëvizjes të garantohet për të gjithë, përfshirë edhe për ata pjesëtarë të komunitetit serb që duan të vizitojnë kishën apo shtëpitë e tyre.

Ndërkaq shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova i kanë kërkuar Thaçit të mos e lejojë vizitën e serbëve në kishën në Gjakovë.

Presidenti, Hashim Thaçi ka shkruar edhe sot në Facebook se ndjen dhe ndan dhembjen me të gjitha nënat kosovare për humbjen e më të dashurave të tyre.

“I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

Foggo: Bisedimet Kosovë – Serbi, çështje politike

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo, u shpreh i kënaqur të hënën që Kosova dhe Serbia po vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por nuk njohuri se si duken planet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, marrëveshjen e mundshme përfundimtare.

“Kështu që unë nuk e di se si duket ai plan, por këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur. Demokracia ekziston në të dyja anët e kufirit në Kosovë dhe në Serbi dhe këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe përfaqësojnë interesat e shumicës së qytetarëve të të dy vendeve. Dhe si të gjithë udhëheqësit demokratë, në mënyrë të vendosur besoj që këta dy njerëz janë duke kërkuar zgjidhje për çështje të vështira”, tha admirali Foggo,duke nënvizuar se trupat e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Prandaj jemi këtu dhe kemi forca shumë të afta në Kosovë, më shumë se katër mijë trupa, jemi me ju dhe do të vazhdojmë mbështetjen për një mjedis të qetë e të sigurt dhe lëvizjen e lirë në këtë vend për aq sa mandati ynë do të ekzistojë”, tha ai.

Admirali Fuggo qëndroi të hënën për një vizitë në në komunën e Deçanit me c’rast vizitoi edhe manastirin mesjetar në këtë komunë në Kosovën perëndimore. Drejtuesit e këtij manastiri janë përplasur me udhëheqësit e Serbisë për shkak të debateve të kohëve të fundit rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti i Serbisë, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Prishtina e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Më herët gjatë këtij muaji kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Kur John McCain vizitoi Kosovën më 2017: Jam mik i vjetër i juaji, dua ta shohë Kosovën të suksesshme

Senatori amerikan, John McCain, gjashtë herë senator republikan nga Arizona dhe hero i luftës që ka duruar gati gjashtë vjet torturë dhe robëri në burgun famëkeq Hanoi Hilton, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Në vitin 2017, McCain ka vizituar Kosovën dhe ishte dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi me “Urdhri i Lirisë”.

Në vitin 2017, senatori amerikan iu ishte drejtuar deputetëve të Kosovës në Kuvend me një fjalim. Senatori amerikan bëri të qartë mbështetjen e Amerikës për Kosovën, për të cilën tha se qysh nga fillimi, përkushtimi i SHBA’së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak.

 

 

“Në të vërtetë, përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak qysh prej fillimit.  Kam kujtime të këndshme kur gjatë 1990-ve punonim ngushtë me ish-senatorin demokratik Joe Biden për të shtyrë përpara një strategji koherente të SHBA-së në Ballkan, për veprim të shpejtë dhe vendimtar për ta ndalur gjakderdhjen në Kosovë dhe përfundimisht, për pavarësinë e Kosovës.”, ka thënë McCain.

Ky është fjalimi i plotë i senatorit amerikan John McCain në Kosovë, dhënë në vitin 2017:

 

 

Ju faleminderit. Z. Kryetar i Kuvendit, Z. Kryeministër, miq të dashur, ju faleminderit për këtë pritje të ngrohtë dhe që më nderuat me mundësinë për t’iu drejtuar këtij Kuvendi.

Erdha në Kosovë pasi vizitova Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinë dhe Malin eZi.  Pas qëndrimit tim këtu – që më duhet ta pranoj është shumë i shkurtër – do ta vizitoj edhe Shqipërinë.  Përderisa udhëtoj nëpër Evropën Juglindore, porosia ime është e thjeshtë: përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për vizionin e Evropës së plot;, të lirë dhe në paqe mbetet i hekurtë.  E miqtë e mi, Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, si anëtare e plotë e familjes evropiane është thelbësor për suksesin e atij vizioni.

Ndoshta keni dëgjuar që nganjëherë kemi pak mospajtime në Uashington.  Por, dua që ta dini se anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga të dy partitë politike janë plotësisht të përkushtuar për të punuar me juve në mbështetje të paqes dhe mbarësisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Në të vërtetë, përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës ka qenë jopartiak qysh prej fillimit.  Kam kujtime të këndshme kur gjatë 1990-ve punonim ngushtë me ish-senatorin demokratik Joe Biden për të shtyrë përpara një strategji koherente të SHBA-së në Ballkan, për veprim të shpejtë dhe vendimtar për ta ndalur gjakderdhjen në Kosovë dhe përfundimisht, për pavarësinë e Kosovës.

E sot, ndjehem shumë krenar që jam para jush në vizitën time të parë në Kosovë prej pavarësisë suaj dhe të jem dëshmitar i përparimit të jashtëzakonshëm që e keni arritur.

Në nëntë vitet e kaluara, Kosova e ka miratuar një kushtetutë dhe e ka ndërtuar qeverinë prej themelit.  Kosova është njohur nga më shumë se 100 vende anëtare të OKB-së.  Është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.  Kosova ka arritur përparim drejt disa prej qëllimeve të saj më të rëndësishme, përfshirë për integrimin në Bashkimin Evropian, integrimin e serbëve të Kosovës në institucione, si dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të mbështetur nga SHBA-ja.

Në veçanti, dëshiroj ta lavdëroj Kosovën për përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit.  Nuk besoj që vendi juaj i ka marrë meritat që i meriton për qasjen proaktive ndaj luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.  Ligji i miratuar nga ky Kuvend ka ndihmuar në ndalimin e rrjedhës së luftëtarëve të huaj në zonat e konfliktit.  Prej vitit 2014, Policia e Kosovës i ka arrestuar përafërsisht 120 individë të dyshuar për mbështetje të terrorizmit.  Më shumë se 30 persona janë në gjykim, kurse disa raste janë ndjekur penalisht me sukses.  Vitin e shkuar, autoritetet kosovare kanë ndihmuar në pengimin e një komploti terrorist gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.  Kosova është “me krejt çka ka” në luftën kundër terrorizmit duke treguar çfarë kontributi mund të japë si anëtare e plotë e familjes së kombeve.

Përkundër gjithë këtij përparimi të arritur, Kosova ka ende shumë punë.  Por, në tërë këtë punë, nuk do të jeni të vetëm.  Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për t’ju mbështetur për tu përballur me sfidat dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ju jepen.  Nëse më lejoni, si mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, dëshiroj t’jua bëj të ditur shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës.

Shpresoj që Kosova do ta vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian.  Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian në vitin 2015 ishte hapi i parë.  Tash është koha ta vazhdoni marshin e përparimit.  E ndaj pikëpamjen e Presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që do të sillte liberalizimin e vizave me BE-në, do të paraqiste një hap të fuqishëm përpara drejt të ardhmes evropiane të Kosovës.

Shpresoj që Kosova do të arrijë rritje edhe më të madhe ekonomike që do t’ua shtonte mundësitë më shumë të rinjve premtues të Kosovës dhe do t’iu mundësonte ta jetojnë jetën me qëllim dhe të përmbushur në vendin që e quajnë shtëpi.  Në ekonominë globale, ku investitorët kanë zgjedhje se ku duan t’i çojnë paratë e tyre,  korrupsioni dhe krimi i organizuar vetëm do ta mbajnë Kosovën prapa.  Kjo është arsyeja pse reformat të parapara për forcimin e sundimit e ligjit janë aq thelbësore për përmbushjen e potencialit ekonomik të Kosovës.  Ngjashëm, siguria energjetike është përbërës i domosdoshëm për rritje ekonomike dhe për këtë arsye SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë termocentralin Kosova C.

Po ashtu, shpresoj që Kosova do të vazhdojë të luajë rol të fuqishëm në avancimin e sigurisë rajonale.  Përderisa Kosova përballet me sfidat në rritje, besoj se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm duke dhënë mbështetje për sigurinë dhe stabilitetin në të njëjtën kohë derisa Kosova punon për forcimin e arkitekturës së saj të sigurisë.  Për më tepër, jam i vendosur që të bëj gjithçka mundem si kryesues i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura për të siguruar që SHBA-ja ofron përkrahjen dhe ndihmën në aspektin e sigurisë që i nevojitet Kosovës.

Përfundimisht, siguria afatgjatë e Kosovës para së gjithash është e rrënjosur në marrëdhënien e saj politike dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilat janë të garantuara përmes vlerave të përbashkëta demokratike dhe përmbajtjes ndaj sundimit të ligjit.  Për këtë arsye është kaq e rëndësishme që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.  Ky është vendim sovran që populli i Kosovës duhet ta marrë vetë.  Siç e ka theksuar presidenti Thaçi, ky “proces duhet të jetë gradual dhe përfshirës me angazhimin e të gjitha komuniteteve”, përfshirë edhe të serbëve të Kosovës.  Nëse bëhet në këtë mënyrë, besoj se transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës në afat të gjatë do ta çojë përpara Kosovën, do ta rrisë legjitimitetin e saj ndërkombëtar dhe do të sigurojë qasje të ardhshme në ndihmat ushtarake.

Në fund, besoj se paqja dhe prosperiteti i ardhshëm i Kosovës varet nga suksesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.  Kjo është punë e vështirë, por e rëndësishme.  E di se ky dialog nuk ka ecur gjithmonë në ritmin që do ta dëshironim.  Por, falë përkushtimit të presidentit, kryeministrit tuaj dhe kryetarit të kuvendit, si dhe të palëve të tyre në Beograd, ky proces ka sjellë përparim të rëndësishëm.

Porosia ime për ju është e njëjtë me atë që ia përcolla kryeministrit serb Vuçiq më herët gjatë kësaj jave: avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja është në interesin e kosovarëve dhe të serbëve.  Është jetik për të ardhmen evropiane të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.  Si dhe është thelbësor për stabilitetin në Evropën Juglindore.

E di se ka të tillë që besojnë se Kosova dhe Serbia kurrë nuk do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre… se rruga e pajtimit mund të jetë e mundshme për disa kombe, por jo për tuajat… jo në Kosovë, jo në Serbi, jo në Ballkan.

Por ju nxis ta refuzoni një fatalizëm të tillë.  E di se për shumë njerëz në Kosovë dhe në Serbi, dhimbja e humbjes së të dashurve për shkak të dhunës dhe luftës nuk është vetëm shkrim në një kapitull të errët të të kaluarës së largët, por i gdhendur në zemrat e tyre përgjithmonë.  Kurrë nuk do të supozoja se e kuptoj plotësisht zinë e tyre ose që e kuptoj historinë e ndërlikuar të ngjarjeve të tyre.  Por, di diçka rreth tmerreve të luftën dhe për dhimbjen e humbjes.  E di se pajtimi është tepër i vështirë.  Por, ç’është më me rëndësi, e di se si mund t’i çlirojë njerëzit dhe kombet për t’i arritur gjërat që kurrë nuk do të ëndërronin se janë të mundshme.

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës së gjatë dhe të hidhur që mori jetën e 58000 amerikanëve dhe të më shumë se 3 milionë vietnamezëve në të dy anët e konfliktit, Shtetet e Bashkuara  dhe Vietnami i normalizuan marrëdhëniet.  Po të më kishit thënë në ditën kur jam larguar nga Vietnami në vitin 1973 – ose madje edhe shumë vite më vonë – se Vietnami sot do të ishte njëri ndër partnerët më të rëndësishëm dhe më premtues i SHBA-së… paj, kjo vetëm tregon se pajtimi është i mundshëm, madje edhe pas njërit ndër konfliktet më të përgjakshme.

Por, nuk është i lehtë.  Pajtimi është proces thellësisht personal.  Ishte rrugë e gjatë dhe e vështirë për mua dhe shumë të tjerë.  Por, në fund, e kuptuam se përderisa kurrë nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, asgjë nuk fitohej duke e rijetuar atë… e vetmja shpresë për realizimin e të ardhmes më premtuese për të dy vendet tona ishte ta ndërtonim atë së bashku.

Ka arsye të panumërta se pse tregimi i Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit dallon nga ai i Kosovës dhe Serbisë.  Por, ajo që besoj se këto tregime e kanë të përbashkët dhe çka më jep shpresë për popullin e Kosovës është aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’i tejkaluar gjërat… për tu shëruar… për tu pajtuar.

Pra, po, shpresoj për një mëngjes më të ndritur për Kosovën: që do të jeni në gjendje ta pranoni të kaluarën e dhimbshme, që do të refuzoni të shikoni prapa në zemërim, që do të mund t’i hiqni tutje barrët e rënda të historisë, që fqinjtë e juaj serbë do të shikojnë brenda vetes dhe do të mund ta bëjnë të njëjtën gjë.

Le të jetë Kosova vendi që i tregon botës edhe njëherë se pajtimi është i mundshëm.  E përderisa e bëni këtë gjë, përderisa Kosova ec në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, nuk do të ecni vetëm në të.  Amerika – dhe unë – do të jemi me ju.

Po, do të jemi me ju dhe me vendet e Evropës Juglindore për arsyen e thjeshtë se nëse vendi im e lë anash këtë rajon, e bën këtë duke vënë veten në rrezik.  Para se të vija në Kosovë, isha në Sarajevë.  Qëndrova te këmbët e Urës Latine, aty ku një ngjarje e vetme ndryshoi botën, ku plumbi i një vrasësi nxiti një cikël të dhunës dhe luftës që e shkatërroi gjysmën e parë të shekullit XX dhe e dogji Evropën Juglindore sërish në dekadën e fundit të atij shekulli.

Ishte kujtim i zymtë i thënies së vjetër se edhe pse historia nuk përsëritet, prapëseprapë rimon.  Nuk mund ta mohojmë faktin se ky rajon, i cili qëndron në udhëkryqet e historisë, përballet me tensione në rritje.  Së bashku duhet t’i përgjigjemi pyetjes: a do ta lejojmë të kaluarën ta përkufizojë të ardhmen tonë?  Apo do të zgjedhim – duke i ditur mësimet e historisë – ta përkufizojmë një të ardhme të re e më të mirë për vete dhe për fëmijët tanë?  Kam ardhur këtu në Kosovë për të thënë se besoj se duhet dhe do ta zgjedhim atë të ardhme të re dhe më të mirë.

Ju faleminderit.

SI ISHTE DIKUR ME QENË KRYETAR I NJË PARTIE NË KOSOVË…! – Nga RESHAT NURBOJA

Këtë po e pasqyroj me një nga episodet që më ka ndodhur në aktivitetin tim si kryetar i Shoqatës për kthim dhe Partisë Republikane të Kosovës. Gjatë aksionit 1 mujor (5 shtator – 5 tetor 1990) kishim grumbulluar dhe shpërndarë: 49.640 kg. miell, 1.066 litra vaj, 300 kg. sheqer, 110 kg. kripë, 52,5 kg. makarona, 57 pako detergjent “Biljana”, një kamion me rroba dhe 31 pako tjera me rroba. I gjithë aktiviteti 1990-1999, është bërë në mënyrë vullnetare pa asnjë kompenzim finansiar apo material, përkundrazi, aktivitetet nga të gjithë veprimtarët pa përjashtim janë bërë me mjete finansiare personale apo familjare…! Aksioni si i tillë kishte vështirësi dhe rreziqe të shumta, jo aq në grumbullimin e ndihmave, se populli ishte jashtëzakonisht shumë solidar dhe i gatshëm të ndihmojë… Por, vështirësitë paraqiteshin kur duhej të sigurohej transporti dhe dorëzimi i këtyre ndihmave atje ku ishin planifikuar të dërgohen. Me këtë rast kur i derguam kamionin me 20.075 kg. miell në Mitrovicë, destinuar minatorëve të Stan Tërgut, për shkak të pasigurisë nga policia serbe dhe rrezikut që të mos na konfiskonin miellin dhe të kemi mjaft probleme me ta, ishim të detyruar që transportin ta bëjmë në orët e mbrëmjes…
…Kur arritëm me kamion në Mitrovicë, ishte diku pas orës 20:00 dhe përfaqësuesit e Shoqatës që na pritnin, na treguan se është vonë dhe se miellin dhe rrobat minatorëve nuk mund t’ua shpërndajmë sonte, por po i dërgojmë në një dyqan aty afër, dhe nesër do ta bëjnëata vet shpërndarjen… Arritëm tek objekti ku e kishin paraparë ta zbraznim kamionin, aty nuk kishte kush ta zbraz, kështu që, meqenëse ishte vonë dhe kohë e rrezikshme, nikoqirët nuk e dinin kënd ta ftonin që ta zbraznim kamionin… Ishte vonë, kurse ata një kohë të gjatë humbnin duke u konsultuar se kujt t’i drejtoheshin për ndihmë. Kur e pashë një situatë të tillë, hoqa sakon dhe vet fillova t’i zbraz thasët e miellit dhe i vendosa në dyqanin e paraparë, që në çastin kur fillova me zbraz kamionin… Isha bërë bardh nga mielli… në atë moment erdhën disa qytetarë të Mitrovicës, dhe meqenëse i njihnin nikoqirët tanë dhe e dinin se mielli ishte ndihmë për minatorët dhe familjet e tyre, iu drejtuan nikoqirëve, me këto fjalë: …Sa po e paguani bre këtë “hamball” që po e zbraz kamionin, më mirë të na kishit marrë ne, e do të na kishit paguar, apo si kompensim do të na kishit dhënë miell… Me atë rast, u krijua një atmosferë e zymtë dhe nikoqirët në heshtje, me zë të ultë dhe me gjeste atyre u thoshin të heshtin,… Mos flisni more se është turp, ky është Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova dhe Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, Reshat Nurboja. Ata, atëherë menjëherë heshtën, ngase, sipas emrit më njihnin, por me pamje jo… Njëri nga ta, nuk mundi të durojë dhe prapëseprapë, me zë e dha një vlerësim apo konstatim të tij, që në mënyrë më të mirë mund të identifikohet me botëkuptimet e mentalitetit të pjesës dërmuese të popullit shqiptar: Çfarë kryetari ky more, a po shihni si është bërë, mos u tallni,…?! Mua, m’u drejtua: më fal, nuk dua të ofendoj, por këta po tallën sa po të paguajnë, se lëreni ore,… ku keni parë që kryetari të merret me ngarkimin dhe zbarkimin e kamionëve me miell dhe ate me ndihma, pa kurfar dhe ate me ndihma, pa kurfarë interesi…
Unë vazhdoja punën, kuptohet se të gjithë nikoqiret, nuk ia kthyhen atyre përgjigjen por m’u bashkëngjiten në zbrazjen e kamionit…dhe tani nuk më kujtohet, a buzëqeshja më shumë nga inati apo nga injorimi i tyre… Pasi vërtetë u binden se jam kryetari, i vinte keq, dhe të gjithë më kërkuan falje, e pastaj, edhe ata që komentonin në fillim mu bashkëngjitën për zbarkimin e miellit nga kamioni,por me ndërgjegjen e lënduar të tyre e arsyetonin me angazhim shtesë gjatë ngarkesës së tyre me nga dy thasë miell në dallim nga ne qëe zbraznim 1 nga 1…….!

 

Këto ndihma të grumbulluara, janë ndarë sindikatave të pavarura, shoqatave të ndryshme

dhe familjeve të varfra, dhe atë:

Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut, 20.075 kg. miell dhe një kamion përplot të mbushur me rroba, të cilat ishin të paketuara, Sindikatës së Pavarur të Radio-Televizionit të Prishtinës, 4100 kg. miell, Sindikatës së Pavarur të Minierës Kishnicë Novobërd, 9100 kg. miell, LDK-së dega në Vranjevc, 9775 kg. miell, Bashkimit të Rinisë Demokratike të Kosovës-Turiqevc, 25 pako rroba, Motrave- Misionareve të Dashurisë “Nëna Tereze” në Pejë. Kurse, për familjet që ishin nën përkujdesjen e tyre; 450 kg. miell, 47 litra vaj, 30 kg. sheqer, 25 kg. kripë, Sindikatës së Pavarur të Kombinatit të Lëkurë Këpucëve në Pejë, për 26 familje i janë dhënë: 750 kg. miell, 74 litra vaj, 32 kuti detergjent, 18 kg. makarona, Shoqatës “Nëna Tereze”- nëndega Kapeshnicë/Pejë: 6 pako me rroba, 53 familjeve të varfra në Komunën e Pejës, të cilat kanë emër dhe mbiemër dhe janë evidentuar në dokumentacionin e Shoqatës, por të cilat nuk i pasqyroj në këtë libër se nuk është e nevojshme. Ata e dinë se kush janë dhe shumë herë i kanë shprehur falënderim Shoqatës, që u është gjetur pranë në kohëra të vështira ekonomike, u është ndarë: 1590 kg. miell dhe 180 kg. sheqer.

(video) Mafie politike:Hashim Thaçi e Baton Haxhiu pushuan në jahtin lukzos të Begjet Pacollit

Baton Haxhiu ishte në pushime me Hashim Thaçin vetëm pak ditë pasi e mbështeti Thaçin dhe Vuçiçin për korrigjim kufijsh. Me ta ishte edhe Behgjet Pacolli.

Baton Haxhiu para disa ditësh ishte shpërblyer nga Thaçi edhe me Medalje Presidenciale.

Në plazhin e Shëngjinit treshja Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, plus “qershia mbi tortë”, djali i Stanishiçit,  Baton Haxhiu.

Mediat ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtoheshin në plazh.

Hashim Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.

 

Vet(mj)eranët e shtetit të Kosovës! – Nga Florim Zeqa

Gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim “Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!”, që në shqip i bie: Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë!
Kjo thënje më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërru këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.
Lënja jashtë listave të veteranëve, e komandantëve dhe ushtarëve më të spikatur, pjesëmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare në njërën anë dhe përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba të grave dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë, të atyre që s’kanë qënë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, por që u kthyen si “çlirimtar” pas përfundimit të saj, përveqse marrëzi, paraqet fyerje për luftëtarët e vërtetë dhe shkelje mbi gjakun e dëshmorëve!
Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UCK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!
Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e “komisioneve” për verifikim, kishte lënë të hapur “shtekun” për manipulim dhe keqpërdorim “allashqiptarçe” të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.
Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve!
Vrapimi pas marrjës së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent!
Injorimi i betejave të lavdishme (Koshare, Logjë. etj) të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavëndësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Shirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Megaskandali i kriminalizuar me veteranët mashtrues e të rrejshëm, është dëshmia e pamohueshme se disa nga ish komandantët e luftës, janë vetë kupola e grupeve kriminale që kanë abuzuar me ligjin dhe buxhetin e shtetit për gati njëzet vite resht.
Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.
Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 19 mijë mashtrues të identifikuar nga prokurori Blakaj, të cilët pa meritë, në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.
Pa dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të çertifikatës së veteranit.

Aktakuza e qëlluar, por e vonuar e prokuorit Blakaj

Më mirë vonë se kurrë e thotë një fjalë e urtë popullore. Aktakuza e prokurorit Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve politikë dhe ushtarak lidhur me 19 mijë veteranët mashtrues është vetëm fillimi i i hapjes së “Kutisë së Pandorës”, gjegjësisht shpalosjes së keqpërdorimeve dhe abuzimeve skandaloze disa vjeçare me çertifikatat e veteranëve.
Edhe përkundër akuzës së ngritur në muajin Korrik nga prokurori i posaqëm Elez Blakaj ndaj 12 eksponentëve të UÇK-së për mashtrimet kriminale me lista të veteranëve (Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari), ende nuk është dorëzuar në Gjykatë, shkaku i interferimit në punën e prokurorisë së shtetit nga ish komandantët e akuzuar dhe vet shefi i shtabit të UÇK-së dhe komandantët e Zonave Operative.
Situata e krijuar tregon pamundësinë e ushtrimit të funksionit të prokurorit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, gjë që i detyron prokurorët me integritet profesional të dorëhiqen.
Në fakt, dorëheqja e prokurorit të posaçëm Elez Blakaj tregon për dështimin e sistemit prokurorial për të mbajtur në radhët e veta prokuror me integritet, të cilët janë të gatshëm të përballen me sfidat e kohës.
Abuzimet me çertifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 19 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumfish më i madh.
Ekzemplari më i “mirë” i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë!
Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve. Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë vetaranë!
Fryerja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeqçar me çertifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!
Krahas ubuzimeve për çështje elektorale (blerje votash), janë edhe abuzimet për përfitime personale të komisionerëve për verifikim dhe sekserëve të disa partive politike, nga po ashtu disa individ të papërgjegjshëm nga Diaspora, të cilët në këmbim të çertifkatës paguan shuma nga 2000-5000 euro. E hidhur kjo, por e vërtetë. Është ky një numër jo i vogël e abuzuesve nga mërgata që blenë çertifikatat e veteranit pa qënë asnjëherë në luftë!
Fryerja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazët e organizatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë çertifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.
Veteranët mashtrues, janë mjeranët e shtetit të Kosovës!

ZO të UÇK-së dhe partitë politike prodhuan veteranët mashtrues

Sikurse Zonat Operative të UCK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me çertifikatën e veteranit.
Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet, varësisht prej fuqisë politike, fuqisë së muskujve partiak dhe fuqisë së xhepit të veteran-kërkuesve.
Kësisoji, përveq komandantëve dhe politikanëve të papërgjegjshëm, janë edhe 60 mijë veteranë, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!
Kështu, edhe nëse bie pozita dhe vjen opozita në pushtet, nuk pritet të ndodh ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, sikurse që, në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar,…përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.
Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëtëve të lirisë!
Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me çertifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura “parti të krahut të luftës”, gjegjësisht tek ish udhëheqësi politikë i UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili në njërën anë thirret si udhëheqës politik i ushtrisë, ndërsa në tjetrën deklaron se ka qënë larg vijave të frontit,…për të kaluar edhe tek partitë e tjera që ua mundësuan elektoratit të tyre kontrabandimin e votës në këmbim të statusit të veteranit.
Padyshim, krushku i parë i veteranëve të rrejshëm është vetë presidenti Hashim Thaçi. Jo që po e thëm unë, por ai vet e ka pohuar shumë vite më parë në një intervistë për Euronews, duke thënë se “ka qënë larg luftës”.
Një luftëtar, që për ideal ka pasur çlirimin e vendit nga pushtuesit nuk vrapon pas privilegjeve dhe as nuk bie pre e mashtrimeve, për shkak se nuk e ka të lehtë të tradhtojë idealin e bashkëluftëtarëve të rënë në fushën e nderit!

Ashtu siq e nisa shkrimin, ngjashëm edhe do e përfundoj me një thënje tjetër. Me 22 Dhjetor 2015, ish luftëtari i FARK-ut, veterani i Koshares, Bekë Osmanaj nga Isniqi, në shënjë proteste për abuzimet me çertifikatat e veteranëve, në qëndër të Deçanit e kishte djegur çertifikatën e veteranit të UÇK-së, me ç’rast kishte reaguar në këtë mënyrë, po citoj; “Nuk jam veteran, sepse nuk pranoj dhe nuk mundem që të jam i barabart me puntorë të UDB-se, me kriminel dhe me dezertor të luftës…”.
Kjo shprehje e pakënaqësisë, është shprehja më e sinqertë e dashurisë ndaj atdheut, eshtë besnikëria e thellë shpirtërore ndaj gjakut të bashkëluftëtarëve, është shprehje e pakënaqësisë ndaj abuzuesve të vlerave më sublime të lirisë sonë.
Për këtë gjest të lartë human të luftëtarit të lirisë, institucionet e shtetit dhe shoqëria kosovare duhet të tregojnë përkujdesje të përhershme materiale dhe morale. Pasi luftëtari Bekë Osmonaj, me sakrificën e tij vetëmohuese ka vendosur të bëhet gardian dhe monument i gjallë i mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve të lirisë që ne sot e gëzojmë.

Marrëveshja e 25 gushtit 2015 për Asosacionin e Komunave Serbe (teksti i plotë) – Analogjia me Bosnje-Hercegovinën

Në këtë dokument sanksionohet se bashkësia e komunave serbe do të ketë përgjegjësinë për disa fusha, siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural, si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi. Më poshtë vijon teksti i plotë dokumentit: Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë Parimet e përgjithshme/elementet kryesore 25 gusht 2015

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia komunave me shumicë serbe në Kosovë është themeluar si një Asociacion/Bashkësia i komunave me shumicë serbe, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, Ligji e ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe ligjin e Kosovës.

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë që njeh karakterin e saj të veçantë, Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret drejtpërdrejt të zbatueshëm, që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i përcaktuar me Statutin e saj, i cili do të përbëhet nga të paktën elementet e përcaktuara më poshtë.

3) Statuti do të miratohet nga një asamble konstituive që përbëhet dhe votohet nga anëtarët e asambleve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do të ketë objektivat e saj kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) forcimin e demokracisë lokale

b) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale

c) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në edukim

d) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor e social

e) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural

g) të miratojë masa për përmirësimin kushteve të jetës për të kthyerit në Kosovë

h) të zbatojë, koordinojë dhe lehtësojë aktivitetet hulumtuese dhe zhvilluese

i) të promovojë, të përhap dhe avokojë çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe t’i shfaq ato, përfshirë edhe tek autoritetet qendrore;

j) të ofrojë shërbime për anëtarët e saj, në pajtim me ligjet e Kosovës;

k) të vlerësojë ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të saj dhe banorëve të tyre, si dhe për të mbështetur Bashkësinë/Asociacionin në formimin e qëndrimeve të interesimit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;

l) kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave të saj;

m) të krijojë raporte dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare;

5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do të ketë organet e mëposhtme:

a) një Asamble si organi më i lartë i përbërë nga përfaqësuesit e përcaktuar nga çdo asamble e komunave pjesëmarrëse, në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë ndryshimet në amendamentet e Statutit, rregullat e procedurës dhe të gjitha regulativat dhe vendimet administrative si për Statutin dhe objektivat e saj. Të gjitha amendamentet në Statut, rregullat e procedurës dhe të gjitha regullativat dhe vendimet e miratuara nga Asambleja do të jenë të zbatueshme për anëtarët e saj, përveç nëse një prej anëtarëve të saj shpreh formalisht një vendim të ndryshëm.

b) një President i cili do të përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin, para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga një Zv/President. Presidenti dhe Zv/Presidenti do të zgjidhet nga Asambleja nga radhët e anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre.

c) Këshillin e përbërë nga maksimumi 30 anëtarë në mesin e banorëve të komunave pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një organ këshillues i cili ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

d) Bordi përbëhet nga 7 anëtarë të votuar nga Asambleja nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse; përbërja e saktë përcaktohet në Statut, me të drejtë për të marrë vendimet e nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/ Asociacionit. Anëtarët e Bordit do të mbështeten në punë nga Kolegjiumet Profesionale të përbërë nga ekspertë, që mbulojnë zonat që bien nën objektiva dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të përcaktojë numrin e Kolegjiumeve Profesionale dhe detyrat e tyre tek anëtarët e Bordit.

e) një Administratë e kryesuar nga Shefi i Administratës i caktuar nga Bordi dhe që i raporton Bordit, që mbështet punën e Bashkësisë/Asociacionit, në veçanti Bordin dhe Presidentin. Stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i punësimit, në përputhje me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin Civil, duke bërë të mundur që ata të kryejnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/ Bashkësisë mund të vendosin për të përdorur një numër të të punësuarve për të mbështetur Bashkësinë/Asociacionin në zbatimin e objektivave të saj.

f) një Zyrë Ankese me mandatin për të trajtuar ankesat në lidhje me objektivat.

7) Selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në Statut. Raportet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritetet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave

9) Asociacioni/Bashkësia do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore.

10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozojë, në përputhje me ligjin e Kosovës, amendamente në legjislacion dhe rregullativa të tjera relevante për kryerjen e objektivave të saj.

11) Asociacioni/Bashkësia do të kenë të drejtë të iniciojë apo marrë pjesë në procedurat para gjykatave kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin nga ana e Asociacionit/Bashkësisë të kompetencave të saj, në përputhje me Statutin e saj.

12) Asociacioni/Bashkësia do të kenë të drejtë të propozojnë përfaqësues në organet kompetente/trupat e pushtetit qendror, duke përfshirë Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Duke ndjekur monitorimin e paraparë me Marrëveshjen e Parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë drejtë të ketë qasje në informata nga autoriteteve qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës.

13) Duke vepruar në emër të Asociacionit/ Bashkësisë, katër kryetarët e tyre në komunat e veriut do t’i sigurojnë Ministrisë së Brendshme listën e kandidatëve për nominim të Komandantit rajonal të Policisë, siç specifikohet me Nenin 9 të Marrëveshjes së Parë.

Kapaciteti ligjor

14) Asociacioni/Bashkësisë do të jetë i pajisur me kapacitetet juridike të nevojshme sipas ligjeve të Kosovës, për të kryer objektivat e saj, përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë bashkëpronësi të kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të Asociacionit/ Bashkësisë për të lidhur kontrata, përfshirë edhe kontratat e punës.

15) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, Asociacioni/ Bashkësia konsiderohet i instaluar, me miratimin e dekretit, për qëllimet e objektivave të saj. Buxheti dhe mbështetja

16) Asociacioni/Bashkësia do të ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe dispozitat e ligjit për prokurimin publik. Këto parime do të zbatohen në veçanti për kanalizimin e fondeve, përfshirë edhe nën 17.d Shpenzimet do t’i nënshtrohen auditimit nga ana e Autoriteteve kompetente, përfshirë edhe nga Auditori i Përgjithshëm.

17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

a) kontributet nga anëtarët e saj;

b) të ardhurat dhe mjetet nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Bashkësia, kompanitë e saj ose të nxjerra nga asetet e saj luajtshme a të paluajtshme;

c) transferet nga autoritetet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/ Asociacioni do të përjashtohet nga obligimet dhe taksat në realizimin e objektivave të saj, mbi të njëjtën bazë si komunat pjesëmarrëse. Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët të jenë në marrëveshje.

19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Asamblesë së saj të miratuar nga shumica prej 2/3 e anëtarëve.

20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë në simbolet e veta zyrtare (stemës dhe flamurit) në përputhje me ligjin e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do t’i paraqitet nivelit të lartë të Dialogut brenda katër muajve nga data e marrëveshjes së këtyre parimeve/elementeve, me lehtësim nëse është e nevojshme, përfshirë edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Statuti do të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes në Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ekip Menaxhues – Sërish jashtë institucioneve shtetërore të Kosovës.

22) Brenda një viti të adoptimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësia, një rishikim i implementimit të saj duhet të kryhet, përfshirë atë në lidhje me Nenin 5 të Marrëveshjes së Parë. (Në numrin e nesërm: Të gjithë argumentet pse marrëveshja e 25 gushtit është kundër Kushtetutës dhe kuadrit ligjor)

Analogjia me Bosnje-Hercegovinën

26 prill 1991 – Serbët në Bosnje- Hercegovinë shpallin “Bashkësinë e komunave të krahinës së Bosnjes”, e përbërë nga 14 komuna me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, dhe e drejtuar nga një këshill me përfaqësues nga secila komunë. Kjo bashkësi nuk e njeh Bosnjen si shtet të pavarur, ashtu si “Lista Srpska” në Kosovë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

shtator 1991 – Shpallen njëra pas tjetrës rajonet autonome serbe në Bosnje Hercegovinë.

24 tetor 1991 – Themelohet “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovinës”, që sot e ka selinë në Banja Llukë (qytetin më të madh me shumicë serbe në Bosnje). Pritet që selia e Asociacionit/Bashkësisë me shumicë serbe në Kosovë të jetë në Mitrovicën e veriut.

9-10 nëntor 1991 – “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovinës” mban referendum të veçantë në komunat me shumicë serbe për t’u pavarësuar nga Bosnja Hercegovina. 92% e pjësëmarrësve votuan pro pavarësisë.

9 janar 1992 – Përfaqësuesit serbë braktisin zyrtarisht parlamentin e Bosnje Hercegovinës dhe shpallin pavarësinë nga Bosnje Hercegovina.

28 shkurt 1992 – “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje Hercegovnës” miraton kushtetutën e Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës – e njohur sot si “Republika Srpska”.

14 dhjetor 1995 – Përmes Marrëveshjes në Dayton, “Republika Srpska” njihet edhe ndërkombtarisht. Pas 25 viteve “Republika Srpska” është forcuar si entitet shtetror më shume se Bosnje Hercegovina, e cila është kthyer në një shtet jofunksional. Ndërkohë “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë” po njihet ndërkombëtarisht ende pa u themeluar.

19 prill 2013 – Hashim Thaçi nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e Parë të Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin Ivica Daçiç, ish-zëdhënësin e qeverisë së Slobodan Milosheviçit, dhe Ministrin e Jashtëm aktual të Serbisë. Kjo marrëveshje i hap rrugën negociatave për themelimin e “Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

25 gusht 2015 – Isa Mustafa nënshkruan në Bruksel marrëveshjen për Parimet e përgjithshme/elementet kryesore të “Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë” me ish-ministrin për Informim në qeverinë e Slobodan Millosheviçit dhe kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia vazhdon të mos e njoh Kosovën, dhe “Lista Srpska” në Kosovë që kontrollon komunat që do të jenë pjesë e këtij asociacioni/bashkësie është krejtësisht nën kontrollin e Beogradid dhe gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Serbia synon t’i marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

Pika më strategjike e vëzhgimit në Ballkan ndodhet brenda territorit të Kosovës. Fakti se ajo është vetëm qindra metra larg kufirit me Serbinë, ka bërë që fqinji verior ta nisë mësymjen për ta përvetësuar, kurdo që bëhet demarkimi ndërmjet të dyja vendeve.

 

Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, e cila ndodhet në lartësinë mbidetare 2017 metra. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut.

Ka qenë pika kryesore e vëzhgimit në gjithë ish-Jugosllavinë dhe kjo pikë ka përbërë qendrën ushtarake telekomunikuese, në të cilën ka pasur të vendosur edhe radarë me rreze të gjata veprimi për nevojat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Po kështu, edhe radarë për kontrollin e fluturimeve. Në të njëjtin vend ka qenë edhe transmetuesi televiziv, qendra telekomunikuese dhe qendra meteorologjike. Kompleksi përmban shumë dhoma operative e tunele, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht për shkak të pozitës që ka pasur, ky ishte caku i parë i bombardimit nga NATO-ja, kur intervenoi ushtarakisht në ish-Jugosllavi, gjatë përpjekjes për t’i penguar mizoritë që regjimi i Slobodan Milosheviqit atëkohë i kryente kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pas çlirimit dhe vendosjes së NATO-s në Kosovë, ushtria amerikane është vendosur në këtë pikë.

Kurti e mbron Blakajn, Haradinaj e fyen, e shan dhe e akuzon rëndë Kurtin

Ditë më parë, lideri i VV-së, Albin Kurti kishte komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj bërë për prokurorin Elez Blakaj. Haradinaj e kishte quajtur Blakajn “hajdut” dhe “pishpirik” dhe lideri i VV-së kishte thënë se kryeministri më këto komente Blakajt ia kishte kontestuar qenien e një qytetari.

Po ashtu Kurti i kishte dalë në mbrojtje Blakajt dhe kishte thënë se Kosovën në mjerim e kanë çuar, Haradinaj, Veseli dhe Thaçi.

Sot në një intervistë Rtv21, kryeministri Haradinaj, liderin e VV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajdut dhe mashtrues.
“Disa që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka humbur asnjë shans për ta ofenduar rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatë e lëre prokurorë dhe tani po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzuar”, tha Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej ’99 i ka dhënë mundësi ligjit vendor dhe ndërkombëtar është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin ka thënë se ai është Albin Kurti.

“Sa a është hajdut Albini, ai është hajdut, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me të. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën, mund të kenë edhe axhenda të tjera”, tha Haradinaj.

Vuçiç: Më 8 shtator në Kosovë do mbaj fjalimin më të rëndësishëm të jetës sime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se gjatë vizitës tek serbt në Kosovë, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, madje një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

Vuçiç ka theksuar se motivi i tij është rezultati në të ardhmen dhe jo sa duartrokitje do të marrë në ato momente. Ai ka bërë të ditur se do të vizitojë Kosovën më 8 shtator dhe se atje do të kalojë 24 orë.

“Kam shumë sugjerime se çka duhet të vizitojë. Kam thirrje dhe do të doja të vizitoja një milion vende, por kjo nuk është e mundur. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë adresës qendrore dhe vendosëm që ta mbajmë atë në Zubin Potok. Ashtu si dy vjet më parë kur fola rreth nevojës për reforma, ishte e rëndësishme dhe rezultatet do të shihen sot. Në një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të shihen në ushtri, polici, arsim dhe shëndetësi”- tha Vuçiç.

Sa i përket çështjes së Kosovës, Vuçiç ka thënë se qëndrimi i tij është i vërtetë, serioz dhe përgjegjës. Ndërsa çfarëdo që është pikëpamja e të tjerëve do të shihet. Vuçiç ka theksuar se Serbia është larg një zgjidhjeje për Kosovën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti serb do të jap një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka përsëritur se do të jap propozimin për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, por që fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët, të cilët për këtë do të deklarohen në referendum.

(BalkanWeb)

Haradinaj letër ambasadave të huaja për rastin Blakaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka drejtuar një letër ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyrave Ndërlidhëse në Kosovë, duke shpjeguar, siç ka thënë ai, përkrahjen e pakusht ndaj të gjitha kërkesave të parashtruara nga prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, për tërë hetimin në Zyrën për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së lidhur me çështjen e Listës së Veteranëve.

“Ish prokurori Blakaj ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në Arkiva. Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshëm dhe me integritet të plotë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet qendrore janë të vendosura që të forcojnë dhe sigurojnë rendin dhe ligjin në të gjithë Kosovën. Politikat që kemi hartuar dhe zbatuar në rend e ligj, ndër tjera, përfshijnë fuqizimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ua ngritur buxhetin sektorial,duke ngritur pagat dhe përmirësuar kushtet e punës. Këto politika ua kanë rikthyer dinjitetin dhe kanë fuqizuar tërë sistemin duke ngritur efektivitetin, transparencën, dhe llogaridhënien”, thuhet në letrën që Haradinaj u ka drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“Për shkak të këtyre përpjekjeve, ua shprehë besimin dhe përkushtimin tim të thellë se secili rast, përfshirë rastin në të cilin kishte punuar z.Blakaj, meriton hetim të pavarur dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë të lirë nga çdo ndikim”, theksohet në letër.

“Fatkeqësisht, individët si z.Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentoi të rrezikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Pak ditë më parë, prokurori në Prokurorinë Speciale, Elez Blakaj, dha dorëheqje dhe akuzoi Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai kishte deklaruar se u ishte nënshtruar presioneve e kërcënimeve që e kishin detyruar atë të jepte dorëheqjen.

Statusi në fb:

Sot, u jam drejtuar ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, duke shpjeguar me një letër përkrahjen time të pakusht ndaj të gjitha kërkesave të parashtruara nga prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, për tërë hetimin në Zyren për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së lidhur me çështjen e Listës së Veteranëve.

Ish prokurori Blakaj ka ardhur në zyren time dhe ka kërkuar dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në Arkivë. Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshmërisht dhe me integritet të plotë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet qendrore janë të vendosura që të forcojnë dhe sigurojnë rendin dhe ligjin në të gjithë Kosovën. Politikat që kemi hartuar dhe zbatuar në rend e ligj, ndër tjera, përfshijnë fuqizimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ua ngritur buxhetin sektorial,duke ngritur pagat dhe përmirësuar kushtet e punës. Këto politika ua kanë rikthyer dinjitetin dhe kanë fuqizuar tërë sistemin duke ngritur efektivitetin, transparencën, dhe llogaridhënien.

Për shkak të këtyre përpjekjeve, ua shprehë besimin dhe përkushtimin tim të thellë se secili rast, përfshirë rastin në të cilin kishte punuar z.Blakaj, meriton hetim të pavarur dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë të lirë nga çdo ndikim. Fatkeqësisht, individët si z.Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentoi të rrezikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë.

RH

 

Statuti i Asociacionit mbetet në sirtarët e Brukselit

Mitrovica e veriut

Bashkimi Evropian nuk i ka ftuar ende delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi që të diskutojnë në lidhje me draft-statutin e propozuar nga ekipi menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vetëm kanë konfirmuar se ende nuk ka ndonjë datë kur do të diskutohet kjo çështje. Po ashtu, edhe zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, thonë se nuk kanë informatë se kur mund të zhvillohet takimi i radhës në nivelin teknik.

“Ende nuk kemi ndonjë ftesë zyrtare për takim”, tha shkurt zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Në anën tjetër, analistët politikë thonë se delegacioni i Kosovës në këto bisedime do të duhej të jetë i përgatitur dhe të mos pranojë, sic thonë ata, ndonjë dokumentet pune në tavolinë për të cilin nuk dihet se çfarë përmban.

Qeveria e Kosovës nuk e ka aktualisht draftin e propozuar nga ekipi menaxhues, por i posedon vetëm procesverbalet e takimeve. Drafti, ndërkaq, i është dorëzuar Bashkimit Evropian. Ekipi menaxhues përbëhet vetëm nga katër përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se çdo dokument që hedhet në tavolinë për tu diskutuar në këtë proces, paraprakisht duhet të shqyrtohet nga ekipet e Kosovës që marrin pjesë në bisedimet në Bruksel.

“Pala e Kosovës, në ketë rast Avni Arifi, shef i delegacionit teknik, duhet për këtë çështje të respektojë dinjitetin e vet institucional dhe të mos pranojë debat për asnjë dokument i cili nuk është shqyrtuar ose që nuk ka mandat të Qeverisë së Kosovë ose që nuk është në harmoni më Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Tahiri.

Sipas politologut Tahiri, ekipit menaxhues i cili ka hartuar draft-statutin, ka shumë gjasa që nuk e ka respektuar fare mendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili kishte konstatuar se shumë nene që ishin propozuar me marrëveshjen e fundit për Asociacionin binin ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Ai draft-statut duhet të bëhet statut në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në Qeverinë e Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi e kanë për obligim të respektojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend”, tha Tahiri.

Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri tha se institucionet e Kosovës, duhet të jenë të kujdesshme e të përgatitura mirë në rastin kur do të diskutohet draft-statuti për Asociacionin.

“Pala kosovare nuk do të duhej as të bisedonte për ketë temë nëse kërkesat e palës serbe janë maksimale dhe e cenojnë kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës. Pra, nuk do të duhej as edhe për një sekondë të bisedohet me palën serbe dhe as të pranohet si temë nëse ky draft është në përputhje me dëshirën e shtetit të Serbisë dhe kundër vlerave dhe normave institucionale të Kosovës”, tha Muhaxhiri.

“Edhe Bashkimit Evropian i konvenon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara dhe një marrëveshje e tillë është që çdo draft t’i nënshtrohet vlerësimit juridik të Gjykatës Kushtetuese. Pra, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të bisedohej nëse një gjë e tillë tentohet të ndryshohet tani”, tha Muhaxhiri.

Ndërkohë, njëri nga anëtarët e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “baza për formimin e Asociacionit të komunave serbe është ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i ligjeve të veçanta në mënyrë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Për ketë është rënë dakord në Bruksel”.

Zyrtarët në institucionet e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk e ka ndërmend ta ndryshojë Kushtetutën për t’i futur kompetencat e Asociacionit brenda saj.

  • Arton Konushevci

Rrustem Bruqi, ndjenja më e pastër e krenarisë kombëtare – nga Florim Zeqa

Rivarrimi i vonuar i heroit

Me datën 08.08.2018, në fshatin Isniq, në një ceremoni modeste dhe pjesëmarrjen e qindra qytetarëve u bë rivarrimi i heroit Rrustem Bruqi dhe tre dëshmorëve; Miftar Bajraktaraj, Isa Balaj, Naim Bajraktaraj pranë lapidarit të dëshmorëve në qëndër të fshatit.

Sikurse varri i heroit Rrustem Bruqi që ishte mbetur në harresën e të gjithëve, i paprekur (i pa vizituar) tani e 20 vite më parë në oborin e Xhamisë së fshatit, edhe ceremonia e rivarrimit u anashkalua nga institucionet e shtetit!
Nuk është hera e parë dhe as e fundit që bartësit e institucioneve shtetërore harrojnë dhe anashkalojnë heronjët dhe dëshmorët e lirisë sonë.
Sikurse ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit të Kosovës dhe dëshmorëve të lirisë të bëhej në fushatë zgjedhore, me siguri liderët shtetëror dhe partiak do të gjenin kohë për pjesëmarrje, mirëpo, në këtë kohë të nxehtë vere, më të preferuara për politikanët janë plazhet e bukura dhe jahtet luksoze….
Në këtë kontekst pa përgjegjësi nuk mbetët as LDK-ja që la në harresë veprimtarët më të devotshëm të saj, luftëtarët e vijës institucionale që ranë në altarin e lirisë.

Zhgënjimi i familjarëve

Të vetmit jemi ne familjarët që kohë-pas kohe sjellim lule të freskëta dhe shuajmë mallin më Rrustemin,…jemi të indinjuar thellë në institucionet komunale dhe ato shtetëtore të cilët trajtimin e heronjëve dhe dëshmorëve të lirisë po e bëjnë në mënyrë selektive; përveqse i ngatërrojnë (qëllimshëm) heronjët me dëshmorët dhe viktimat, dikujt i ndërtohen lapidare dhe komplekse memoriale më paratë e taksapaguesve, ndërsa dikush tjetër po harrohet dhe anashkalohet nga kujtesa shoqërore siq është rasti më Rrustem Bruqin e shumë të tjerëve që ranë heroikisht dhe ballë-përballë më forcat serbe,…më lehtë e kam përballuar varrimin e vëllaut 20 vite më parë, sesa sot rivarrimin, përfundon rrëfimin Dr. Sylë Bruqi (vëllau i dëshmorit) veprimtar dhe pjesmarrës i luftës çlirimtare (mjek në radhët e UÇK-së).

Harresa institucionale e heroit

Padyshim, harresa e heroit të lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare në radhë të parë është politike, pastaj harresë e qytetarëve të komunës së Deçanit dhe e mbarë Kosovës.
Megjithatë, përgjegjësia më e madhe morale bie mbi institucionet komunale dhe ato shtetërore, që dëshmorët dhe martirët e shtetit të Kosovës i trajtojnë sipas përkatësisë së tyre partiake.
Meqë është i veqantë dhe i papërseritshëm heroi i kombit Rrustem Bruqi, trupi i tij do të prehet i qetë vetëm përkrah bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit të tij Sali Çekaj dhe jo vetëm kaq,…u takon autoriteteve komunale që t’i sigurojnë një vend të përshtatshëm për ngritjen e shtatores në qëndër të qytetit të Deçanit, e jo t’i ndajnë herojnët sikurse deri më tani sipas përkatësisë familjare apo partiake.
Sa i përket ndërtimit të shtatores së heroit Rrustem Bruqi, kryesia e SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër është në pritje të lejimit të hapësirës nga autoritetet komunale, të cilët edhe pas 20 viteve nuk e siguruan një vend për shtatoren e heroit kombëtar!
Nëse i referohemi pjesëmarrjes dhe sjelljes së autoriteteve komunale në ceremoninë e rivarrimit të Rrustem Bruqit, me ç’rast shpërfaqën mungesën e respektit dhe mirënjohjes ndaj heroit të kombit, duke mos e folur as një fjalë të vetme për veprimtarinë e bujshme dhe heroizmin e Rrustem Bruqit,…konfuzioni që shfaqen me rastin e vendosjes së buqetave me lule (nuk e kishin idenë, a t’i vendosin të këmbët apo të koka), lenë shumë për të dëshiruar, ngase këta pushtetarë që nuk kanë ide se si nderohen dëshmorët, nuk mund të kenë as vizion për të ardhmen e shtetit dhe mirëqëjen e qytetarëve.
E vetmja gjë e bukur, por gjysmake në ceremoninë e rivarrimit të heroit Rrustem Bruqi dhe tre dëshmorëve ishte nderimi i togut të FSK-së, me vetëm një minutë heshtje pa protokol shtetëror dhe të shtëna armësh siq e kërkon rregullorja e një ushtrie për ish luftëtarët e saj!
Ky shkrim le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjën e liderëve shtetëror dhe partiak, në ndërgjegjën e çdo qytetari të komunës së Deçanit dhe gjithë Kosovës, se heronjët dhe dëshmorët nuk janë të asnjë partie politike, feje apo rajoni, por janë të të gjithëve, janë të shtetit të Kosovës.
Andaj përkujdesja ndaj vlerave më sublime të lirisë sonë, përkatësisht heronjëve dhe dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës madhore të tyre, dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje e nivelit kulturor të shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Kush ishte Rrustem Bruqi!?

Rrustem Bruqi, u lind më 28 gusht të vitit 1958, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, nga babai Beqiri dhe nënë Ajshja.
Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, të mesmen në Deçan, ndërsa fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës
Studimet për të riun isniqas ishin vitet e kthesës së madhe në rrugëtimin e tij jetësorë. Rrustemi si student i drejtesisë ishte vënë në ballë të demostratave të vitit 1981.
Me 16 dhjetor 1986, Rrustem Bruqi pranohet si praktikan në Gjykatën Komunale të Deçanit, ndërsa me 17 tetor 1988, më ndihmën e Salih Çekajt, filloi punën si Gjyqtarë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan.
Suspendimi i Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 1989, zgjoi edhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Rrustemi ishte në ballë të Demostratës së 28 marsit të vitit 1989 në Deçan, ku u vra nga ana e policisë serbe, shoku dhe miku i pandashëm i Rrustemit, Agim Kukleci.
Ishte pjesëmarrës i të gjitha zhvillimeve politike në Deçan, filluar nga tubimet masive kunder ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989.
Rrustem Bruqi së bashku me Sali Çekajn morën pjesë në tubimet e fshatarëve dhe puntorëve, ku me tërë energjitë e tyre bënin thirrje për mos pranimin e ndryshimeve kushtetuese që cenonin pozicionin e favorshëm kushtetues të Kosovës së atëhershme.
Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrustemi i bashkangjitet kësaj lëvizje mbarë popullore. Ishte njëri ndër themeluesit e LDK-së në Deçan dhe kshillit koordinues të partive politike për këtë komunë.
2 korriku dhe 7 shtatori i vitit 1990, patën ndikim shumë të madh në veprimtarinë atdhetare të Rrustem Bruqit.
Në mesin e pesë juristëve që përbënin grupin për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut ishte edhe Rrustem Bruqi.
Me themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ishte pjesë aktive e saj. Ishte pjesë e grupit të Deçanit në krye me Sali Çekajn, ku ai së bashku me Ismet Mehmetaj bëri përgatitjen e djemëve nga Isniqi për t’i dërguar në ushtrime në Shqipëri. Rrustem Bruqi bëri përgatitjen e bazave ku u vendos armatimi që solli Sali Çekaj nga Shqipëria pas ushtrimeve në vitin 1991.
Në vitin ’93, grupi i Deçanit në krye me Sali Çekajn u futën në Kosovë, Rrustemi fillimisht erdhi në Belle, ku së bashku me Ismet Mehmetaj muarën një sasi të armatimit dhe e sollën në bazat e grupit në Isniq, ku më pastaj, me ato armë u kryen shumë aksione kunder policisë serbe.
Gjurmëve të veprimtarisë atdhetare të Rrustem Bruqi ishin venë punëtorët e sigurimit serb (UDB-ja), me ç’rast u detyrua të mërgoj në Gjermani, ku menjëherë angazhohet në degën e LDK-së në Gjermani, me ç’rast Rrustemi takohet më shokun e idelat Sali Çekaj.
Rrustemi së bashku më Saliun, në mergim organizuan dhe sensebilizuan diasporën shqiptare për nevojën e grumbullimit të ndihmave materiale për Kosovë.
Po ashtu Rrustemi ishtë njëri nga themeluesit dhe aktivistët e Shoqatës Humanitare “Agim Kukleci”, e cila vepronte në botën perëndimore në Mergatën Shqiptare.
Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, Sali Çekaj dhe Rrustem Bruqi bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin duke dhënë kontribut të madh në fuqizimin e grupit të Deçanit me logjistikë dhe aspekte tjera organizative.
Me fillimin e luftës çlirimtare, Rrustemi e la familjen në Gjermani dhe iu bashkangjit formacioneve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi.
Grupi i Deçanit i vuri bazat e njësive ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri, si në Tropoj, Viqidol, Papaj, nga ku u trajnuan ushtarët dhe u furnizuan me armatim dhe gjëra të tjera formacionet ushtarake në Kosovë.
Në Maj të vitit 1998, nga Viçidoli, Rrustem Bruqi së bashku me Saim Tahiraj i futën në Kosovë 36 kuaj të ngarkuar me armatim të llojeve të ndryshme, që për destinacion kishin fshatrat Isniq dhe Beleg.
Rrustem Bruqi së bashku me grupin e Deçanit dhe disa oficerëve që vepronin në Kosovë i vuri bazat e para ku u dislokuan brigadat 131,133,134 nën komandën e kol. Tahir Zemaj.
Rrustem Bruqi mori pjesë direkte në disa luftime dhe beteja. Në Betejën e lavdishme të Logjës, në luftimet ballë për ballë më forcat serbe, bie heroikisht në fushën e nderit më 6 korrik 1998, rreth orës 14 e 30 minuta. Varrimi i të cilit u bë një ditë më pas, në oborrin e Xhamisë së fshatit Isniq.
Edhe pse, i nderuar për veprën jetësore “Hero i Kosovës” nga ish presidentja Atifete Jahjaga, trupi i Rrustem Bruqit qëndroi padrejtësisht në oborrin e Xhamisë deri me 8 Gusht 2018.
I tillë ishte Rrustem Bruqi, aktivist dhe veprimtar i palodhshëm i LDK-së që nga themelimi i saj, anëtar i komisionit për financim (3%), kryetar i komisionit për çeshtje strukturore dhe anëtar i komisionit për informim pranë degës së LDK-së në Deçan, anëtar i këshillit për pajttimin e gjaqeve në Deçan, bashkëluftëtarë i Saim Tahiraj dhe bashkëpunëtor i ngusht i Sali Çekaj.
Në fund, ia vlenë për të përshendetur iniciativën e banorëve të fshatit Isniq, kryesinë e fshatit, kryetarin Musa Musshabanaj dhe luftëtarin e lirisë, bashkëluftëtarin e Rrustem Bruqit, veprimtarin e vijes institucionale Bekë Osmonaj, për këtë hap të madh, të nxjerrjes së heroit kombëtar nga hapësira e kultit fetar.
Në rivarrimin e Rrustem Bruqit muarën pjesë personalitete të njohura të jetës politike dhe ushtarake, oficierë të karrierës, bashkëveprimtar e bashkëluftëtarë të heroit, intelektual dhe gazetarë të ardhur nga rrethi i Deçanit e mbarë Kosova.
Çdo fjalë e thënë dhe çdo varg i shkruar mbetët i varfër në krahasim me veprën madhore të Rrustem Bruqit. Vazhdimi dhe çuarja në vend e amanetit të tij, mbetët detyrim yni i përhershëm.

BE po përcjell nga afër zhvillimet rreth rastit Blakaj

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër rastin e prokurorit Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje, duke e arsyetuar atë me presionet ndaj tij.

“Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, duke përfshirë edhe Prokurorinë, është e rëndësisë të veçantë në këtë rast dhe duhet të mbrohet”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

BE i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo sulm ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, duke përfshirë edhe shpifjet ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve të caktuar.

“Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve në Kosovë minojnë principet kryesore të rendit dhe ligjit. Po ashtu, dërgojnë sinjale dekurajuese te të gjithë zyrtarët e gjyqësorit që janë duke u marrë me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme”, theksohet në deklaratë.

BE përsërit se hetimet e mbetura pezull duhet të vazhdohen me profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe pa asnjë ndikim.

Prokurori Elez Blakaj nxit shumë reagime në Kosovë

Prokurori i dorëhequr i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vë në pah se është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Javën e kaluar, prokuroria e Shtetit tha se prokurori Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje, por pa dhënë hollësi rreth arsyeve të saj. Por mediat e Kosovës njoftuan se dorëheqja lidhet me kërcënimet që i janë barë gjatë kryerjes së detyrës, posaçërisht me rastet e hetuara për terrorizëm dhe listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të hënën në një shkrim në rrjetin social Facebook, zoti Blakaj tha se dorëheqja e tij është “protestë dhe mesazh” për shkak të politizimit të prokurorisë së shtetit.

Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin e zotit Blakaj ashtu siç është postuar në profilin e tij në facebook:

Millaku: Blakaj nuk është as hero as frikacak

Kryeprokurori i Prokurorisë së posaçme, Reshat Millaku, tha të hënën se asnjëherë nuk ka pasur informacion që zoti Blakaj të jetë kërcënuar nga dikush, por “ka shkuar për të punuar në Amerikë”.

Në një takim me gazetarë bë Prishtinë, zoti Millaku tha se Blakaj ishte një prokuror i mirë, por nuk ka qenë “as hero, as frikacak”.

Ai u përqendrua tek aktakuza e përgatitur nga prokurori Blakaj për mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm, duke e cilësuar atë si “të mangët” dhe si e tillë nuk mund të dorëzohet në gjykatë.

“E pashë një lëshim, jo me dëshirën e Elezit vet, sepse si pjesëmarrës përmend vetëm 19 mijë e 600 persona, pa saktësuar se kush janë përfituesit. Kush është jurist e din se dispozitiva e aktakuzës duhet të jetë e qartë se kush janë përfituesit ashtu që edhe për një qytetar laik që nuk merret vesh në këto çështje të jetë e kuptueshme. Më vonë e shoh propozimin edhe te propozimi nuk pashë askund që është propozuar që gjykata të marr vendim të ua ndalojë pensionet këtyre personave”.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i tha Zërit të Amerikës se dorëheqja e prokurorit Blakaj është tregues për gjendjen e rëndë në sistemin prokurorial të Kosovës, për shkak të trysnive dhe ndikimeve të mëdha politike në punën e prokurorëve. Sipas tij përfshirja e 19 mijë e 600 personave në aktakuzë e pamundëson gjykimin në kohë të arsyeshme të këtij rasti.

“Strategjia e prokurorit Blakaj ka qenë që personat e komisionit për verifikim në një mënyrë të akuzohen dhe të njëjtin nëse do të provohej në gjykatë se janë fajtor atëherë i tërë procesi i verifikimit të veteranëve të luftës do të konsiderohej i kundërligjshëm, respektivisht do të duhej të stopohej pagesa ndaj tyre. Përderisa me qasjen që kryeprokurori Millaku po e potencon dhe t’i fus 19 mijë e 600 veteranë në këtë aktakuzë kjo do të pamundësonte që të kemi gjykim në një kohë të arsyeshme sepse do të ishte pothuajse e pamundshme që 19 e 600 persona përnjëherë të ftohen nga gjykata në një seancë gjyqësore”.

Dorëheqja e prokurorit, Elez Blakaj kishte nxitur reagime të shumta. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka cilësuar si një ditë të trishtuar për sundimin e ligjit në Kosovë.

Të hënën kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, në një postim ne facebook pohon se ka pasur keqpërdorime me listat e veteranëve, por kritikon ish prokurorin Blakaj.

“Ai kishte menduar të bëhej prokuror hero pa e luftuar krimin, ashtu sikurse këta mashtrues që duan të bëhen veteranë pa pjesëmarrje në luftën çlirimtare. Me deklarata nga SHBA-ja nuk luftohet krimi, për aq sa lufta nuk është fituar me deklarata pa marrë pjesë drejtpërdrejt. Sido që të jetë, ky është morali të cilin e zgjedh vetë individi, më të cilin i edukon edhe fëmijët e vet”, thuhet mes tjerash në postimin e tij.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, u tha medieve lokale se prokurori Blakaj “po dëshiron të bëhet prokuror hero por deri sot asnjë rast të rëndë në karrierën e tij nuk e ka ngritur”.

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në KTV e ka kritikuar ashpër ish prokurorin Blakaj duke hedhur poshtë pohimet e ngritura për numrin e madh të veteranëve.

Përfaqësues të opozitës dhe të organizatave të shoqërisë civile po kërkojnë një proces vetingu duke theksuar se dorëheqja e prokurorit Blakaj është dëshmi e gjendjes së rëndë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

(Video) Zëri i Amerikës: Kosovë: Elez Blakaj sqaron arsyet e dorëheqjes

Prokurori Elez Blakaj, i cili kishte drejtuar hetimet mbi keqpërdorimet e mundshme në listën e veteranëve të UÇK-së, sqaroi të hënën arsyet e dorëheqjes së tij. Ai tha se kishte punuar në një ambient skajshmërisht të politizuar në mes të kërcënimeve e shantazheve të shumta.

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, është lajmëruar më në fund nga Amerika, ai ka postuar një foto të re në llogarinë e tij në facebook, kështu duke nisur një punë të re sipas komentuesve që janë familjarë dhe miq të tij.

Blakaj i cili ishte padyshim pratogonisti i javës, dha dorëheqje nga pozita e tij,po qendron në Amerikë. Ai përderisa po qëndron në Amerikë,  këti në Kosovë po vazhdon debati për tërheqjen e njeriut që përgatiti aktakuzën ndaj atyre që dyshohet se frynë listat e veteranëve deri në 60 mijë veta, shkruan gazetametro.net.

Dorëheqja e ish-prokurorit Elez Blakaj bëri shumë bujë të madhe gjatë kësaj jave, ai la një letër të dorëheqjes dhe pa iu përgjgijur asnjë reagimi.

Para se të jepte dorëheqje, Blakaj kishte lënë të gatshme aktakuzën për Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit, ani pse ajo është gati dhe e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi, ky i fundit nuk është ngritur akoma asnjë aktakuzë.

Të akuzuar në këtë aktakuzë nga Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, shkruan gazetametro.net.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij,  ambasadori Delawie e konsideronte ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë tërheqjen e ish-prokurorit.

“Ai kishte përkrahjen e Qeverisë amerikane të kryente studimet për master në fushën e drejtësisë dhe hulumtoi raste të rëndësishme në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë përpjekjen e vet në sistemin e drejtësisë, jo vetëm duke i përkrahur prokurorët, por edhe t’i mbrojë të gjithë ata që duan të shërbejnë në detyrën e tyre”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane.

 

Kosovë – Festohet Kurban Bajrami

Shkëlqim Hysenaj

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë festën e Kurban Bajramit.

Ceremonia kryesore e faljes së Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se islami përçon mesazhe paqeje ndërkohë që foli për rëndësinë e festës së Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami nuk është thjeshtë festë, nëse shikohet nga perspektiva e vlerave, mësimeve dhe udhëzimeve, Kurban Bajrami është shkollë në vete. Vlerat dhe virtytet qe kultivon kjo festë, kalitin dhe farkëtojnë një karakter të fortë për besimtarin të pa ndihmuar nga kode, doke e zakone e veprime primitive. Kurban Bajrami është sinonim i shkëputjes dhe ndarjes fizike e shpirtërore të besimtarit me të keqen dhe të mirën”, deklaroi Tërnava.

Pas përfundimit të ceremonisë së faljes qytetarët uruan njëri-tjetrin. Ata thonë se Kurban Bajrami ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e festave islame.

Për besimtarët, Kurban Bajrami i bënë njerëzit bashkë dhe përçon mesazhe paqeje e mirëkuptimi.

Ahmet Aliaj kishte ardhur për të falur Bajramin, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai thotë se kjo festë ka një rëndësi të veçantë për te dhe besimtarët myslimanë.

“Rëndësia e Bajramit është për besimtarët myslimanë se na bashkon të gjithëve, me i ndihmuar njëri-tjetrit. Me pritë çdo të mirë, me pas një drekë të mirë, me i ndihmu njëri-tjetrit. Me menduar për mirë jo për keq. Kjo është porosia e Bajramit”, tha Ahemt Aliaj.

Xhamia e Madhe, Prishtinë

Pas përfundimit të ceremonisë në xhami, Ibrahim Kuçi thotë se është shumë i lumtur për këtë festë. Ai madje është ndarë i kënaqur me ligjëratat që dëgjoi në xhami.

Kjo festë e gëzuar e Kurban Bajramit është e mirëseardhur, kështu që i gjithë populli duhet të festojë atë festën që e ka. Kështu që ka qenë shumë më rëndësi falja e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të Kosovës. Na kanë mbajt në ligjëratë, imamët e përgatitur dhe jemi mirënjohës për organizimin që e kanë bërë Bashkësia Islame e Kosovës”, tha Ibrahim Kuçi.

Këtë ditë është e rëndësishme që të prehet kurbani i cili sipas fesë islame duhet të ndahet në tri pjesë, një pjesë për vete, një pjesë për të afërmit dhe pjesa tjetër duhet të shpërndahet për të varfrit.

Këtë gjë thotë se po shkon ta bëjë menjëherë pas faljes së Bajramit, Besim Vllasa.

“Për bajram, së pari e falim Kurban Bajramin. E therim kurbanin, tash drejt po shkoj atje kësmet dhe pastaj do të rrimë me familje. Bashkim familjar”, tha Vllasa për Radion Evropa e Lirë.

Festën e Kurban Bajramit e festojnë myslimanët në mbarë botën.

Blakaj: Kryeprokurori i shtetit ndërhyri në punën time

 

Prokurori i dorëhequr i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vë në pah se është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Javën e kaluar, prokuroria e Shtetit tha se prokurori Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje, por pa dhënë hollësi rreth arsyeve të saj. Por mediat e Kosovës njoftuan se dorëheqja lidhet me kërcënimet që i janë barë gjatë kryerjes së detyrës, posaçërisht me rastet e hetuara për terrorizëm dhe listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të hënën në një shkrim në rrjetin social Facebook, zoti Blakaj tha se dorëheqja e tij është “protestë dhe mesazh” për shkak të politizimit të prokurorisë së shtetit.

Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin e zotit Blakaj ashtu siç është postuar në profilin e tij në facebook:

 

Të nderuar kolegë, miq dhe qytetarë,
I shtyrë nga reagimet e shumta dhe ndikimin në publik nga dorëheqja ime, kam vendosur që përmes këtij adresimi të sqaroj për kolegët dhe opinionin e gjerë arsyet e dorëheqjës sime.
Këto ditë kam parë e lexuar shkrime të ndryshme si dhe kam dëgjuar për interpretime te ndryshme lidhur me çështjen e dorëheqjes sime. Nuk jam përgjigjur, sepse ashtu siç e kam njoftuar në një letër të veçant për dorëheqjen time kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Blerim Isufaj dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, z. Reshat Millaku, ku i kam theksuar se shkaktarët do të paraqiten, e konfirmoj se disa nga ata veç se janë paraqitur- lajmëruar, tashmë.
• Dorëheqja ime ka dy porosi: Protestë dhe Mesazh!

– Si protestë, në kuptim të shprehjes së pakënaqësisë dhe mospajtimit për një menaxhment skajshmerishtë të politizuar, ku rastet e profilit të lartë shumë vështirë lejohen të kalojnë, e madje edhe kur arrin të kalojnë, i tërë procesi shantazhohet me qëllim që në fazat e me vonshme ato raste të dështojnë, sepse janë aty argat i politikës ditore.
– Ndersa si mesazh, kjo vlen për kolegët, se me asnjë çmim nuk guxojmë t’i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hater të shefave tonë, pagave që nuk i meritojmë, kërcënimeve të ndryshme, favoreve tjera me motive të ulta, etj. sepse me qasjen tonë prej servili jemi duke kontribuar në shkatërrimin e shtetit tonë dhe shpresës për të ndërtuar një shtet ligjor, përpjekje dhe sakrificë e shumë gjeneratave, me përkrahje edhe të miqve tonë (mos na lasht Zoti pa ta!), të cilët jemi duke i humbur çdo ditë e më shumë!

• A kam qënë i kërcënuar!
– Kur e kam pranuar punën si prokuror i shtetit të gjitha i kam llogaritur, e poashtu kam qenë i vetdijshëm se mund të jem i rrezikuar. Po, e them se kam qenë i kërcënuar me parë, e poashtu përfshirë edhe në rastin e “Veteranëve”, mirëpo të gjitha këto i kam injoruar, ani pse vetës dhe familjës ja kam bërë shumë më të vështirë jetën, e për këtë dua t’i kërkoj falje familjes sepse kanë vuajtur shumë, sidomos gjatë vitit të fundit.
– Kam pranuar thirrje telefonike nga persona të njohur e të panjohur, më kanë kontaktuar personalisht edhe fizikisht , duke mi përcjell lloj lloj mesazhesh e duke u thirrur në luftën e shenjtë të UÇK-së “ se ki kujdes ku je hi”, “ki kujdes se po do mi njollos vlerat e luftës”, “ pse a po te dhimbën paret e shtetit ty, a mos po ti marrim ty”, “ le, bonja si tjerët” etj., mirëpo të gjitha këto i kam tejkaluar dhe kam vazhduar me punën time me një ekip të vogël bashkëpuntorësh me synimin final që ta kemi një hetim të mirëfilltë, të thellë, gjithpërshirës që duhej te kulmoj me një vendim të bazuar në fakte dhe ligj, në rastin konkret me aktakuzë, që nuk kuptoj arsyet pse ende nuk është dërguar në gjykatë. E për t’ua bërë të qartë se do vazhdoj të hetoj dhe nuk do të ndalem, pavarsisht tentimeve për frikësim, të gjithë antarët e Komisionit Verifikues Shteteror për njohje dhe verifikim te veteraneve, personalisht i kam intervistuar.
– A është dashur t’i lajmëroj këto raste, përgjigja është pooo…., por KU!!!

Në kulmin e këtyre hetimeve, gjatë intervistimeve, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksander Lumezi urgjentisht me fton në zyrën e tij dhe kërkon llogari pse e kam ftuar në intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si deshmitar) për rastin e “Veteranëve”, duke u arsyetuar “ SE ATA KANË IMUNITET NUK KA NEVOJË MI THIRR”, ani pse për këtë çështje ia kam bërë të qartë se Gjykata Kushtetuese në interpretimin e saj “asnjëherë, askujt, në asnjë rrethanë apo cilësi nuk i ka dhënë imunitet kur bëhet fjalë për vepra penale”…. Poashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nese nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të me dërgoj në komision disiplinor… ndersa unë iu kam përgjigjur “Lirisht të parin dërgom mua, se kam problem fare”.
– Sinqerisht nga nga ai moment jam shokuar për nivelin e tij, e për me shumë edhe gjatë një takimi të përbashkët pas një jave, në zyrën e tij, përseri për rastin “Pronto” ku ishte i pranishëm edhe z.Reshat Millaku, znj. Drita Hajdari, z. Lulzim Sylejmani, i njëjti i nevrikosur kërkonte llogari, madje edhe duke uluritur pse kemi ngritur aktakuzë, e poashtu kërkonte të rikthehet apo rishikohet aktakuza e cila ishte dërguar në gjykatë!!! Në këtë takim i njëjti pa fije turpi na tregonte se si është takuar me disa nga njerëzit tani të akuzuar (siç ishte Besim Beqaj) dhe se rezultati i punës nuk i pëlqente duke urdhëruar njërin nga prokuroret e zyrës se tij – z. Lulzim Sylejmani TË MBANTE NJË SHENIM ZYRTAR, sepse disa nga NE nuk po pranonim ta rishikonim vendimin e marrë lidhur me aktakuzën e cila veç ishte derguar në gjykatë!
– Nga ky moment e kam kuptuar plotësisht se kush ishte në të vërtetë Kryeprokuroi ynë z. Aleksander Lumezi. Pas këtij takimi jemi kthyer në PSRK, jemi marr vesh me Kryeprokurorin e PSRK-se z. Millaku “se për asnjë veprim tjetër për rastin e “Veteranëve” nuk do ta informojmë z. Lumezi, e madje edhe kur do ta ngrisim aktakuzën, PO NUK MË DOLI KËSHTU”, doli qe z. Lumezi ka qënë i njoftuar për veprimet dhe aktakuzën dhe se z. Reshat Millaku për më shumë se një muaj nuk me ktheu përgjigjie, duke e mbajtur aktakuzën të cilën e kisha nënshkruar ani pse të gjitha provat dhe shkresat janë gati për të shkuar në gjykatë dhe se ajo aktakuzë, në atë përmbajtje dhe me ata të akuzuar, nuk po shkonte dhe se dyshoj edhe tani se do të shkoj në gjykatë, pavarësisht se Kryeprokurori Millaku po arsyetohet edhe tani në disa detaje teknike dhe precizim të dispozitivit te aktakuzës, po thjeshtë dëshmo vullnetin e vendosi edhe ato detaje teknike pra, dhe le të dërgohet Aktakuza në gjykatë! Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufi për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!
– Opinioni duhet ta dij se ky rast ka nxjerrë në pah realitetin se çfarë niveli, integriteti dhe morali kemi, me çfarë lehtësije abuzojme dhe e vjedhim shtëpinë tonë dhe se me sjellje të tilla vazhdimishtë jemi duke e fyer, sakrificën dhe mundin e shumë gjeneratave, në veçanti të atyre që kanë luftuar dhe rënë për këtë vëndë. Andaj, unë vlerësoj se NE duhet të kemi frikë vetëm nga një faktë, E AI ËSHTË TURPI, e unë, për asnjë moment nuk pranoj të jem prokuror i shtetit dhe të turpërohem, sepse ky është kërcënuesi më i madh!!!
– Njoftoj opinionin publik se edhe përkundër vullnetit tim personal për t’i adresuar këto probleme brenda sistemit, e kam pasur të pamundur sikurse e ka të pamundur pothuajse secili prokuror dhe zyrtar në sistemin prokurorial të raportoj këto apo çdo shkelje tjetër, pasi që i njejti sistem tanimë është në duar të një numri të caktuar të prokurorëve të cilët thjeshtë nuk njohin ligj dhe procedura. Në një shtet normal, qytetarët do të pyesnin nëse Këshilli Porkurorial apo Shoqata e Prokurorëve ka ndërmarr ndonjë veprim lidhur me rastin tim që nga dorëheqja, besoj se përgjigjen tanime e dini të gjithë. Mjerim!

– Në fund dëshiroj ti falendëroj të gjithë koleget, bashkëpuntorët dhe hetuesit, të cilët nga fillimi i marrjes se përgjegjesisë sime si prokuror kanë besuar dhe me kanë përkrahur ne punën tonë të përbashkët, duke siguruar ata se, kudo që te jem, në cfardo pozite të jem do punoj për një sistem të drejtësisë me dinjitet, sepse SOT ky është amaneti që duhet të jetësohët.

Me respekt
Elezi

Diversionet politike?! – Nga Skënder MULLIQI

1. Mendoj po ndoshta edhe mund të gaboj së në Kosovë ka organizata të cilat po punojnë në dështimin e shtetit të ri.Këto organizata duket së janë formuar nga anetarët e vjetër e të ri të partive komuniste etj .Ne qdo hap dhe sipas rrjedhave të deritashme politike dhe rrjedhave ekonomike duket së në jetën tonë ka hy pa përgjegjësia, paranoizmi, ndërskamcat , diverzionet e ndryshme , saboterët , hajnit , krejt kur të sublimohen ne çdo rast i ngjajnë luftës speciale kunder Kosovës .Kjo kërkon një analizë të mirë dhe serioze , së punët janë duke na shkuar gjithnjë e më keq .Është krijuar një rrjetë I fortë I cili po instalon një llojë lufte speciale , po instalon një luftë psikologjike mbytese për shtetin dhe kombin.Këto diverzione politike por edhe të natyrave tjera janë duke na shkaktuar dëme që vështirë mund të riparohen.

Është futur në funksion edhe një luftë psikologjike në sistemin e informacionit .Të gjitha këto opstrukcione po I lexojmë dhe I ndeshim në Fb, Twiter , Istagram dhe në rrjete të tjera sociale ,të cilat po instalojnë një luftë specile psikologjike të informacionit anti Kosovë.Nuk është qudi së pasluftës në vendin tonë kan vepruar dhe po veprojnë shumë sherbime sekrete të shteteve të ndryshme , të cilat edhe kan misione të posaqme jo fortë dashamirëse karshi të ardhmes së Kosovës.Sigurisht së një rol të madh në destabilizmin e Kosovës janë duke e luajtuar shërbimet sekrete serbe dhe ruse .Kosovën sipas të gjitha gjasave shumë po e kontrollon edhe nëntoka . Si të kuptohet ndryshe kur punët jo që nuk po përmirësohen , por ato gjithnjë e më shumë po ngaterrohen si në planin politike dhe ate të pergjithshem .Dikush më qëllim ose pa qellim është duke I aplauduar gjithë këtyre ndodhive të pamira edhe nga radhet e pseudoanalisteve.Gjithnjë e më shumë po kompremetohet Kosova në sytë e botës demokratike që nuk ka gje me keq .Si ti kuptojmë veprimet e presidentit Hashim Thaçit, I cili po thuaj në tërsi I ka marre kompetencat të dialgojë më Serbinë .

Bisedimet më Serbinë armike nuk është lehtë të zhvillohen , dhe nuk zhvillohen me duar në xhepa, pa përgatitje paraprake , pa përgatitje ekipore dhe pa lejen e kuvendit si institucioni më i lartë I shtetit?! Kjo është pa përgjegjësi totale , së bisedmet të cilat po hyn në fazën finale nuk janë lojëra fëmijësh, dhe nuk ka të drejtë askush të bëjë pazare në dëm të vendit .Nese presidenti Thaçi e ka frikën nga Specialja , nuk ka asnjë të drejtë të futët në pazare politike aq të dëmshme për shqiptarët më serbin Vuqiq.Coptimit të ri të trojeve etnike u ka ardhur fundi, dhe qdo nismë në këtë drejtim don të thotë konflikt te ri më Serbinë .Nuk guxojmë të biem pre e qarqeve të ndryshme antishqiptare të cilat nuk janë të pakëta . Serbia e zgjeroi territorin shumë herë deri më sot duke grabitur tokat shqiptare, duke bërë spatrime etnike .Nese presidenti Hashim Thaçi ka presion nga ndërkombëtarët duhet të dalë para opinionit dhe ta tregoi haptazi së për qfarë në fakt bëhët fjalë, e jo te veproj ne këtë menyrë …Por deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel per mos ndryshim të kufijve(ndarje të Kosoves) duket se do të ndryshon gjitheqka rreth kësaj teme shumë të ndieshme dhe të dëshme për Kosovën …

2 .Është shumë e turpshme dhe është shumë e pafalshme gjithë këto rrena që ju bën elektoratit në zgjedhjet e deritashme nga partitë shtetformuese .Akterët politike po tallën më votuesit më “barkë të thatë”.Kjo klasë politike janë duke shigjetuar mirë në caqet e tyre , në realimin e interesave të tyre .Të tjerët që janë shumicë po mundohen të mbjetojnë si po munden dhe gjithnjë më motivacionin që të kërkojnë shpëtim diku jashtë Kosovës. Nuk duhet njeriu të jetë shumë I menqur për të terhequr vijën ndarëse të gjithë atyre viteve që shumica janë të humbura për njeriun tonë.Jo që nuk u punua , por morem shumë goditje në kokë e kudo tjeter duke menduar së gjerat do të shkojnë shumë më ndryshe . Duket së gjitha këto marifete jo te mira edhe i kemi merituar .Heshtja e popullit dhe dhënja e votes njerëzve të cilët me shume punuan per vete nuk justifikohet .Kjo klasë politike ka bërë që për qdo ditë njerëzit ta braktisin Kosovën .Po e braktisin Kosovën për shkak te pasurimit të paligjshem , pa punësisë të shkallës enorme , përvetësimit të të mirave shoqërore dhe shumë padrejtësive të tjera… .

HARTA IME NUK KONTESTOHET! – Nga PREND QETTA

 

Kjo Harte qe ne po shofim ketu nuk eshte Harta ime dhe une mund ta kontestoj kete por askush ne bot nuk mund ta kontestoj Harten time edhe pse ate gjat shekujve e thyan, e shkyen, e demoluan, e shkatrruan, e coptuan, e pushkatuan, e bombarduan, e çane dhe keshtu e lane jo pse spati kush ta mbroj por se me te gjithmon u luajt e njejta loj! Mirepor per ta spjeguar versionin tim se pse nuk mund te kontestohet Harta ime qe eshte e popullit tim do perpiqem qe shkencrisht ta argumentoj se ky version eshte shum i perafert me ate te ekspertve botror qe poashtu shkencrisht po perpiqen ta ristrukturojn Harten e botes. Me shkatrrimin e Jogosllavis jane gjetur nga ekspertet defekte shum te medha qe jan shkaktuar gjat historis nga nacionalizmat e ndryshem gje qe eshte konstatuar se ka patur jo rrall edhe pastrime etnike dhe gllaberime te teritoreve kudo ne ket regjion e qe me se keqi e ka psuar shqiprija e cila ka humbur me se shumti teritor. Tash Ekspertet e kan te cart se Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava dhe Guaita si dhe krejt Malsija, pastaj Presheva, Bujanovci, Ilirida dhe Camerija me te gjitha rrethinat kan qen dhe jan toka shqiptare te cilat jan shkeputue heret a von nga trungu am, dhe ata jane fare te cart se kjo situat nuk mund te mbretroj edhe me tutje! Tani se si do shkojn punet mbetet te shifet sepse me duhet nje hulumtim i hollsishem por jam i sigurt se formula e pergjithshme egziston, por ajo do te precizohet ne te ardh men. Nje gje per te cilen jam shum i sigurt ne si popull nuk duhet te heqim dor kurr nga kerkesat dhe nga Harta qe nuk mund te kontestohet. Lind pyetja se sa po punohet nga gjenerata jone per kete gje? Konstatimi im eshte se shum pak dhe qe nga paslufta kemi humbur shum kohe per asgje dhe armiqet tane jane shum me te organizuar dhe jo rastesisht edhe jan bashkuar perseri ne luft kunder nesh edhepse e drejta eshte ne anen ton ata tentojn te na i thyen Hartat!

Thaçi: Fundi i dialogut me Serbinë, duhet të përmbyllet me njohje reciproke e anëtarësim të Kosovës në OKB

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur sot se fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Në një postim në twitter Thaci shkruan se mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400 kilometrave në mes te dyja vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false” – shkruan Presidenti Thaci në twitter

The end of the dialogue between #Kosovo and #Serbia, including the demarcation of 400km of border between two countries, must ensure mutual recognition and Kosovo’s membership in UN and other multilaterals. Other opinions about the end-game are nonsense or false interpretations.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 17, 2018

Delawie: Ka kufizime se çka do të pranojmë si marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se vendi i tij ka disa kufizime se çka do të pranohet si marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një adresim për media, Delawie ka shtuar se SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit të Kosovës dhe se Uashingtoni nuk dëshiron ta shohë një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.

Ky është adresimi i plotë i ambasadorit Delawie:

Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishme për dialogun me Serbinë. Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra. Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Por ka kufizime çka do të pranojmë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan, dhe në veçanti në Kosovë.

Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte. Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.

Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe. Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.

Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet. Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.

Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.

Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në Ambasadën tonë, të cilët i janë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci. Foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka arrestuar 8 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së sotme. Ndër të arrestuarit është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Aktivistët e kësaj Lëvizje u arrestuan teksa po zhvillonin një aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në Prishtinë, për siç thuhet në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

Në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se aktivistët e tyre kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë së Kosovës, e siç thotë ky subjekt politik, “kjo polici i ka duart me gjakun e grave”.

Avni Arifi: Serbia s’mund ta kontrollojë Kosovën përmes Asociacionit

Flamuj të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Fotografi nga arkivi.

Ideja e Serbisë që ta kontrollojë shtetësinë e Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe nuk do të ketë sukses, ka thënë këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Kosova ka marrë obligime ta krijojë Asociacionin, por jo në dëm të Kosovës.

“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë Asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet Asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës, është perfide dhe nuk do të kalojë”, ka shkruar Arifi.

Një ekip menaxhues i përbërë nga serbë të Kosovës, tashmë ka përfunduar hartimin e draftit të statutit, mirëpo ende nuk është bërë publik. Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë zërat që thonë se duhet të ketë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për t’i dhënë Asociacionit kompetenca shtesë.

“Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka konsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit”.

Arifi ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të krijojë Asociacion, i cili do të jetë instrument i shtetit serb.

Thaçi flet qartë për Reuters: Është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë

Një korrigjim i kufijve me Serbinë mund të përfundojë tensionet e vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për Reuters, përcjell Telegrafi, duke shtuar se ai do t’ia paraqesë planin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur ata të takohen në shtator në Bruksel, si pjesë e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

 

“Definitivisht tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra”, citohet të ketë thënë Thaçi.

“Kjo do të ndihmonte në shmangien e problemeve ndëretnike dhe krijimin e çfarëdo rajoni autonom si Republika Srpska (në Bosnjë)”.

Megjithatë, Thaçi nuk ka folur rreth asaj nëse Serbia mund të marrë në këmbim për heqjen dorë nga një territor i tillë – dhe hodhi poshtë çdo ndarje të Kosovës përgjatë vijave etnike.

“Korrigjimi i kufijve definitivisht do të shmangë ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, më shumë krizave apo probleme, ose ndoshta edhe një luftë të re”, ka thënë ndër tjerash ai.

Përkundër kësaj, disa vende perëndimor nuk janë shprehur pro idesë së presidentit Thaçi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të hënën se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor “është i shenjtë”.

Gjithashtu, edhe ambasada britanike në Prishtinë ka thënë se “thirrjet për rivendosjen e kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizues”.

Por Thaçi, siç shkruan Reuters, është besimplotë se vendet perëndimore do të mbështesin çdo marrëveshje të nënshkruar mes tij dhe Vuçiqit, të cilën ai beson se mund të arrihet deri në shkurt të vitit 2019.

“Nëse palët bien dakord në procesin e dialogut dhe ata arrijnë një marrëveshje, BE dhe Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo marrëveshje për korrigjimin e kufirit”, tha Thaçi.

“Ne po ndjekim një proces paqësor dhe kjo do të shmangë problemet, do të shmangë krizat dhe do të hapë një perspektivë të BE për të dy vendet”./Telegrafi

Hoti: Korrigjimi i kufijve rrit shpresat për ndarje të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes rrjetit social Facebook, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes idesë për korrigjim të kufijve po dëmton punën e gjatë në krijimin e stabilitetit dhe barazisë së komuniteteve në Kosovë.

“Propozimi kontravers i Presidentit për korigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës”.

“Propozimi për korigjim kufijsh po ndihmon drejtëpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkangjitet Serbisë”, thuhet në postimin në Facebook.

Hoti shtoi se krijimi i një Qeverie të re do të eliminonte pasigurinë politike dhe sipas tij, “nuk do të lejonte pazaret me shtetësinë e Kosovës”.

“Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, theksoi Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idenë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve nuk po e përkrah as kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një deklarim, tha se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

Thaçi ka deklaruar se është duke punuar që çështja e Ligjit për referendum të dërgohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për miratim, me anë të të cilit do t’i mundësohej qytetarëve të vendosin për këtë çështje.

NUK KA SHKËMBIM PAQESOR TERRITORESH, KA VETËM SKENAR SIRIAN, ME RUSINË SI ARBITËR KRYESOR – Opinion nga MILAZIM KRASNIQI

Çfarëdo iniciative për shkëmbin territoresh me Serbinë është akt tradhtie ndaj shtetit të Kosovës. Ja pse!
1. Iniciativa e tillë e bllokon përfundimisht njohjen e Kosovës si shtet nga OKB, BE, OSBE dhe NATO-ja, sepse nuk kanë pse ta njohin një shtet që ka dalë në pazar. Më e pritshme do të ishte tërheqja edhe e njohjeve të deritashme.
2. Iniciativa e tillë minon tërësisht integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Përderi sa ata në veri do të fitonin atë që duan, bashkimin me Serbinë, serbët në brendësi, do të rebeloheshin dhe do të krijonin milicitë e veta, si në Siri. KFOR-i do të mund të tërhiqej, për të mos u përfshirë në një konflikt të brendshëm.
3. Edhe shqiptarët e pakënaqur do të rebeloheshin dhe do të krijonin milicitë e veta. Nuk duhet të harrohet se Kosova është një shtet që nuk ka fare ushtri.
4. Rusia do të shfaqej pashmangshëm si aktor në krizën e tillë, siç u shfaq në Siri. Me shkembim territoresh, Rusia zbret në Urën e Ibrit. E pra, nuk është zor të parashihet se çfarë shteti të Kosovës mund të kesh, me Rusinë në Urën e Ibrit!
5. BE do të lante duart si Pontie Pilati, e kënaqur që “zgjidhjen përfundimtare” me shqiptarët muslimanë do ta bënte Rusia. Kjo ka qenë në ëndërr e vjetër e saj, prej të cilës nuk ka hequr dorë kurrë plotësisht. Ëndrrën ia prishi SHBA në vitin 1999.
6. SHBA e Trampit i ka duart të lidhura, me dyshimet ndaj presidentit për lidhje me Rusinë. Ndërsa, nëse ato lidhje dalin të vërteta, atëherë situata jonë do të ishte edhe më e tmerrshme, sepse në atë rast Kosova do të mund të bëhej pjesë e pazareve gjeopolitike. Po edhe pa këto dyshime, duhet ta dijë secili që Rusia me Putinin e vitit 2018 nuk është si Rusia me Jelcinin në vitin 1999 dhe as SHBA me Trampin nuk është si SHBA me Klintonin në vitin 1999. Kjo do të thotë se sponsori i çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës ka probleme serioze, për ç’arsye asnjë aventurë nuk lejohet. 7. Edi Rama është manipulant i tmerrshëm dhe i gatshëm që të ndihmojë Vuçiqin, qoftë dhe në dëm të Kosovës, siç ka bërë disa herë deri sot. Pra, nuk mund të llogaritet aspak ndihma e Shqipërisë së Edi Ramës për asgjë. Prandaj, mesazhi është: mos luani me zjarr, mos luani me fatin tonë, mos e shkatërroni ëndrrën tonë që ta kemi shtetin tonë! Nëse e bëni, gjendja do t’u dalë jashtë kontrollit dhe do të zbatohet skenari sirian, me Rusinë në rolin e arbitrit kryesor, bash siç po ndodhë në Siri. Veç mos thoni se nuk e keni ditur!

Baton Haxhiu: Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë

Për gazetarin Baton Haxhiu, marrëveshjeve Kosovë-Serbi për shkëmbimin e territoreve është për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një opinion të tijin, ai jep edhe argumente në mbështetje të kësaj teze:

Ndarjet janë gjithmonë të vështira. Veçanërisht ato territoriale.
Disa janë të thjeshta për t’u kuptuar, si e Kosovës nga Serbia në vitin 1999, por disa tjera janë shumë më komplekse – siç duket se do të jetë marrëveshja finale ndërshtetërore mes dy vendeve, e planifikuar për vitin e ardhshëm.
Kam lexuar shumë shkrime këto ditë. Hiq shkrimin e Blerim Latifit që përfaqësonte idenë e qartë në shkrim, tjerat ishin jashtë kontekstit, dashakeqe dhe jokontribuese me ide të reja. Të përqendruara në fyerje dhe ndëshkime deri në tradhëti. Fjalori i politikës është padyshim i vrazhdë dhe ka filluar një betejë e fortë për të shpallur tradhtarin e së ardhmes. Por ka një lidership në Ballkan që ka hapur idenë për fundin e armiqësisë. Dhe arsyeja pse ka ndodhur ky diskurs publik mund të përfshihet në disa pika.
Kemi harxhuar shumë kohë duke pritur që të tjerët t’i marrin vendimet për ne, nga frika për të vepruar, të paralizuar nga ndjenja se për hir të respektit duhet të presim. Por pritja nuk është më alternativë. Koha ka ardhur dhe kjo gjeneratë e qytetarëve të Kosovës duhet të veprojë për hir të asaj që do të vijë. Për hir të gjeneratave të ardhme të shqiptarëve. Për hir të gjeneratave të ardhme të serbëve. Për hir gjeneratave të ardhme të europianëve.
Ne jemi gjenerata e re e Europës dhe pjesë e të ardhmes së saj, ndaj e kemi për detyrë të veprojmë në emër të vlerave të saj. Në emër të paqes, pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët.
Prandaj duhet të jemi të vendosur të japim propozime të zbatueshme në praktikë për pajtim me Serbinë dhe ta gjejmë realisht zgjidhjen për paqen e së ardhmes.
Kosova mund të bëhet shtet funksional vetëm nëse zgjidhja kërkohet në ridefinim ose delimitim të kufirit me Serbinë. Sepse, ndryshe, frika kurrë s’do ndalojë së krijuari probleme në këtë tokë.

Pak histori

Tri herë Veriu i Kosovës ka qenë pjesë e tavolinës për këmbim ose ridefinim të kufirit. Në kohën e kësaj përfoljeje tema e ndarjes dhe shkëmbimit ishte tejet e gjallë dhe joshëse. Atëherë Kosova nuk ishte as pjesë e Serbisë, as pjesë e Shqipërisë dhe as pjesë e Europës. Kosova bashkonte epërsinë e popullatës shqiptare dhe epërsinë e fuqisë ushtarake serbe.
Gjatë vitit 1997, ideja e ndarjes kishte fuqinë serbe dhe prekte kufirin diku te Ferizaj. Të gjithë që banonin në Prishtinë duhej të shpërnguleshim dhe të kërkonin një hapësirë për të jetuar në një shtet që s’kishte as emër, as identitet dhe as të ardhme. Ky variant nuk përfshinte marrëveshje, por projektonte fuqinë ushtarake serbe mbi pafuqinë tonë. Kjo tablo kishte vetëm një akter dhe ata që përjetonin ndarjen pa shikuar nga prapa.
Në vitin 2000 ishte një qytet që ruante shkëlqimin e dikurshëm të bashkëjetesës. Ishte një hapësirë e territorit ku shqiptarët e Kosovës, përveç ndonjërit që kishte prapavijë komuniste, nuk kishin shkelur kurrë në atë tokë. Ishte pjesa e Veriu të Kosovës. Për pjesën tjetër të Kosovës, Veriu nuk kishte asgjë të përbashkët me territorin tjetër kosovar. Pikërisht se nuk kishin dukuri të një qytetërimi të përbashkët, ata me zell mbanin veten si pjesë të një qytetërimi tjetër, por kishin edhe një dell provincializmi dhe dell për një identitet jokosovar.
Duke qenë e tillë, kjo pjesë u bë strehë e banorëve të ikur serbë që nga 13 qershori i vitit 1999. Asnjëherë – as para luftës, as pas luftës, as tash – banorët e kësaj pjese nuk kanë qenë pjesë në jetën e qytetërimit të Kosovës.
Duke qenë e tillë dhe duke e parë lehtësinë e ndarjes, Forcat Franceze të KFOR-it projektuan ndarjen fizike, me murin e lartë katër metra, ndarjen fizike të Veriut të Kosovës përreth lumit Ibër.
Ishte një mik francez, së bashku me ekipin e Kadri Veselit, që e pati ndaluar këtë plan duke e konsideruar Veriun e Mitrovicës si pjesë të Kosovës. Muri francez nuk u bë kurrë.
Ngjarjet e vitit 2004 shpërthyen pa fund pezmin e së kaluarës. Ky vit goditi fort idenë multietnike të Kosovës. Oliver Ivanoviq, një politikan pragmatik serb, duke qenë i afërt me trupat ushtarake franceze kishte kuptuar se Veriu i Mitrovicës ishte vështirë i shkëputshëm nga pjesa tjetër e qytetit. Ai kishte propozuar që Veriu i Kosovës ta merrte formën e vitit 1953. Konflikti dhe mosbesimi etnik kishte arritur kulmin. Serbët e Veriut të Kosovës nuk dëshironin ta pranonin shtetin e Kosovës.
Ivanoviq kishte dalë me propozim që tri komunat serbe t’i bashkoheshin Serbisë. Kisha serbe dhe serbët brenda Kosovës kishin arritur që ta ndalin procesin me arsyetimin se për Kosovën duhet blerë kohë derisa fuqitë ndërkombëtare ta humbnin interesimin për Kosovën. Dhe ashtu ndodhi.
Viti 2011 kishte lënë Veriun e Kosovës jashtë interesimit të UNMIK-ut. Atje dominonte gjithçka serbe. Nuk kishte asgjë që përfaqësohej nga shteti i Kosovës. Ishte një diplomat që e ndërpreu rrugën e humbjes së Veriut. Ai quhej Christopher Dell. Shprehja e tij e famshme, “Duhet ta rrotulloni tavolinën në qetësinë e restorantit për ta tërhequr vëmendjen”, ishte mënyra e vetme për ta zgjuar bashkësinë ndërkombëtare, dhe sidomos Amerikën – që në një mënyrë ishin pajtuar se Veriu kishte ikur – për të mos ndodhur shkëputja de facto.
Dërgimi i Njësisë Speciale në Veri ishte figurativisht rrotullimi i tavolinës në qetësinë e restorantit. Të gjithë u befasuan për atë se kush kishte marrë guximin që ta bënte një veprim brutal dhe ta prishte qetësinë e një fakti të kryer.
Kryeministri i atëhershëm, me miratimin e kujdesshëm të Ambasadorit Dell, e rikthyen temën e Veriut në bisedat me Serbinë.
Tjerat pastaj dihen.

Po tash?Shkëmbimi është zgjidhje.

Frika e fantazmave të së shkuarës, e viktimave dhe krimeve, në emër të një mbretërie tokësore për qiellorët. Është e pamundur ta quash “lajm të rremë” po e pagove me çiltërsi. Serbëve të Kosovës do t’iu duhen dhjetëvjeçarë që harresa të shtrihet mbi falje dhe të mund të jetojnë si fqinj të mirë me shqiptarët. Dhe ata s’kanë kohë për një gjë të tillë. Sikurse as shqiptarët nuk kanë kohë të presin që demografia të triumfojë për ta integruar pjesën veriore të tyre.
Duhet ta lëmë të ikë, në shkëmbim të integrimit që mund të arrihet sot. Të integrimit që do të na bënte shtet funksional dhe do të na drejtonte kah bregdeti shqiptar, kah Europa, kah e ardhmja.

Pse tani?

Po jetojmë në një epokë të paprecedent në historinë njerëzore. Nuk ka më Lindje, por Perëndim të Largët. Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina janë po aq prezente në Ballkan sa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Rusia. Secili me interesat dhe strategjitë e veta. Tani këto strategji mund të ndërthuren duke krijuar autostradë për të ardhmen e Kosovës.
Serbia e Aleksandar Vuçiqit, që ka mbërthyer pushtetin dhe mediat bashkë me ndjenjën populiste tek serbët, paraqet mundësi për arritje të marrëveshjes.
Aleksandar Vuçiq e projekton të ardhmen e tij politike në të qenit një nga liderët më me peshë në rajon dhe Kosova është shtegu që mund ta konfirmojë si të tillë.
Mund të mos pëlqehet e kaluara e tij dhe fuqia e jashtëzakonshme politike aktualisht, por pikërisht këto e bëjnë atë njeriun e duhur për “ta shitur” marrëveshjen në Serbi.
Ai është shtetari që mund të arrijë akord me një tjetër po aq të tillë dhe po aq të gatshëm për akord. Kosova e ka këtë njeri, ndaj ta përdorim për të ardhmen që duam dhe meritojmë.
Çështjet e brendshme e kanë dobësuar Bashkimin Europian, që s’ka fuqi për ndonjë marrëveshje konkrete, aq më pak që atë ta shtyjë në Parlamentin Europian para zgjedhjeve të 2019-ës. Dhe fantazmat e vona të BREX-itit dhe Amerikës së Trump-it janë makthe që u dalin e u teprojnë Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.
As Kosova dhe as Serbia nuk kanë kohë për të humbur. Madje nuk kanë nevojë, me liderë që janë gati ta gjejnë dhe shtrojnë rrugën drejt pajtimit. Nëse shqiptarët dhe serbët ia dalin të arrijnë marrëveshje duke lënë prapa mbrapshtitë e së shkuarës, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mund të bëhen realitet. Në këtë rrafsh, marrëveshja do të ishte në frymën e asaj të Helsinkit dhe jo në kundërshtim me të. Paqja dhe stabiliteti janë themelet e besimit të Bashkimit Europian se në të ardhmen shqiptarët dhe serbët do të jenë qytetarë të BE-së dhe se ata do të investojnë në këtë të ardhme, për veten dhe për Europën.

Në anën tjetër, me BE-në që rrezikohet nga fryma e ringjalljes së shteteve kombe, shkëmbimi i territoreve mund të jetë i frikshëm.

Por, është shteti funksional dhe jo shteti-komb synim i këtij akordi – që do t’i shmanget një rezultati si ai në Bosnje. Bosnja është përkujtues i dështimit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian. I paralizuar nga detyrimi ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndarjes së institucionalizuar etnike, pasojë e të parës. Të bashkuar në dështim, qytetarët e këtij shteti nuk kanë shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo nuk mund të jetë zgjidhje as për kosovarët, as për serbët. Ndaj kjo marrëveshje bëhet për shtet funksional, që mund të sjellë stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor, jo për shtet-komb.

Çfarëdo zgjidhje tjetër, veç shkëmbimit të territoreve, do të jetë e pamundur për t’u realizuar tani, ndërsa në të tillë skenar më së shumti do të përfitonin anarkistët dhe populistët, rrjedhimisht përmes tyre, Rusia dhe Turqia, me planet e tyre të mugëta për rajonin.

Amerika, që ka për president njeriun i cili e vlerëson akordin më shumë se gjithçka tjetër, është e gatshme të pranojë marrëveshje konkrete. Nga akordi ajo e fiton Kosovën shtet të njohur ndërkombëtarisht. E përdora fjalën “fiton”, për shkak të kredos politike, ushtarake dhe morale amerikane të investuar në bërjen e këtij shteti.
Për më tepër, qasja e re e SHBA-së në raport me Europën dhe rendin botëror kërkon partnerë të rinj në rajon, ndaj llogarit në shqiptarët si një të tillë. Sepse partnerët rrisin vlerë, nuk shtojnë probleme. Dhe veçanërisht pasi me këtë marrëveshje Kosova zotohet ta respektojë sovranitetin, të vetin dhe të fqinjëve. Kjo do ta ndihmojë Maqedoninë të lëvizë me shpejtësi drejt integrimit në NATO dhe t’i ftohë elementët e të ekstremit të djathtë shqiptar.
Pas Samitit të Helsinkit dhe ftesës për ta vizituar Washingtonin, arritja e marrëveshjeve me Putinin shihet ndryshe nga Shtëpia e Bardhë.

Po Rusia?

Rusia është e gatshme ta përkrahë një marrëveshje që do t’i ofronte zgjidhje oportuniste të çështjeve territoriale me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ndaj do të ishte e gatshme ta pranonte shkëmbimin e territoreve, sepse rasti i Kosovës – që mund të konsiderohet si fitore edhe për diplomacinë amerikane – do të kthehej në precedent në ligjin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Putin, që ka ndikim të madh në shoqërinë serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe mashave në politikë dhe në media, nuk do ta mbështesë asnjë marrëveshje nga e cila nuk fiton diçka.
Nëse Rusia e pranon akordin, ai joformalisht do të pranohej edhe nga Kisha, gjë që do t’ia lehtësonte Vuçiqit ta merrte pajtimin edhe të rrymave të fuqishme nacionaliste në Serbi.
Por për të gjitha ato shtete të cilat nuk janë të qeta shkaku i tërësisë territoriale, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet brengë shtesë. Do të jetë marrëveshje pajtimi mes dy shteteve dhe jo vendim i njëanshëm. Mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë marrëveshje për Krimenë, por vetëm si pajtim, jo si agresion.
Ndaj, tash Kosova duhet të bëjë përpara kah e ardhmja që meriton. Duhet të shtyjë në atë drejtim. Tash është koha. Jo për lojëra politike. Është koha për një marrëveshjeje të nevojës gjeopolitike dhe Kosova duhet të zgjedh nëse do të jetë humbëse apo fituese nga ajo.
Është koha për një marrëveshje për integrim dhe ndërtim shteti. Është koha për një New Deal për Kosovën!

Kosovë, hapet fotoekspozita “Unë jam shqiptar”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Gashi, deklaroi se për Ministrinë në krye të së cilës është ai, bashkëpunimi në sferën e kulturës mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioritet

PRISHTINË – Sot në lapidarin e Muzeut të Kosovës është hapur ekspozita e fotografive “Unë jam shqiptar”, të cilën e realizoi Muzeu Historik Kombëtar i Republikës së Shqipërisë. Ekspozita i është dedikuar diasporës shqiptare përgjatë shekujve, ndërsa është organizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të Shqipërisë dhe Kosovës, të nënshkruar nga dy ministrat e Kulturës në qershor të këtij viti.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Gashi, deklaroi se për Ministrinë në krye të së cilës është ai, bashkëpunimi në sferën e kulturës mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioritet.

“Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, e cila hapet sot në Muzeun e Kosovës trajton përmbajtje e cila ka rëndësi të madhe si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë, siç është diaspora shqiptare. Ekspozitat e tilla janë dëshmi se ekziston hapësirë e madhe për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e aksioneve tona të përbashkëta edhe në të ardhmen”, tha Gashi.

Ambasadori i Shqipërisë i Kosovës, Qemal Minxhozi, theksoi se kjo ekspozitë duhet hapur edhe në qytetet tjera anëmbanë botës ku jetojnë shqiptarët, për të ruajtur gjenezën dhe traditën shqiptare dhe për të dhënë shpresë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.

“Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm meqë tregon se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës në plan të parë kanë marrëdhënie kulturore mes dy anëve të kufirit dhe kanë intensitet rritjeje nga viti në vit”, tha Minxhozi. Ai theksoi se Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të organizojnë dhe mobilizojnë diasporën e përbashkët shqiptare.

Në hapjen ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës drejtor i Muzeut të Kosovës Bislim Bislimi dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë Dorian Koçi.

Ekspozita do të zgjasë deri më 31 gusht.

I dënuari në Serbi emërohet në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë (dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nëntë anëtarëshe të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës serb, për të cilin pohohet se ka ikur nga Serbia për të shmangur një dënim me heqje lirie nën akuzat për korrupsion.

Radomir Laban, në muajin maj kishte marrë votat e 71 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i komunitetit serb.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të opozitës reaguan atëbotë ndaj vendimit të parlamentit, duke kërkuar verifikimin e të votuarit.

Atëbotë zyra e presidentit Thaçi tha se “për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës se Kosovës nuk do ta bëj dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”.

Nuk pati ndonjë shpjegim nga zyra e presidentit nëse kjo ka ndodhur, por emri i gjyqtarit vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve nga Beogradi.

Sipas autoriteteve në Serbi, Radomir Laban, ish zyrtar i doganave, ishte dënuar në vitin 2012 me gjashtë vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi prej shtatë doganierësh dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë milionëshe.

Të gjithë ata ishin arrestuar në vitin 2006. Pas shpalljes së dënimit, Radomir Laban, i ishte shmangur dërgimit në burg duke ikur në Kosovë.

Vitin e kaluar një gjykatë në Kralevë në Serbi, kishte lëshuar një urdhër arresti, por zbatimi i tij në Kosovë është pamundësuar për shkak të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

E kaluara e kandidatëve, kontrollohet nga agjencitë e sigurisë, por puna e tyre në raste të tilla është e vështirë për shkak të refuzimit të Serbisë që të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe u është kundërvënë përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Policinë Ndërkombëtare (INTERPOL).

Radomir Laban, ishte propozuar për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Lista Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës. Zyrtarët e kësaj liste nuk e kanë komentuar situatën e krijuar pas votimit, që nxori në shesh edhe të kaluarën e të propozuarit të tyre.

Emërimi i sotëm nga presidenti Thaçi nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje në opozitë e cila tha se “rehabilitimi i një personi me të kaluar kriminale në institucionin më të lartë kushtetues, përveç që e degradon edhe më tej cilësinë e këtij institucioni, i katandisur si mos më keq për shkak të ndërhyrjeve dhe presioneve, ka për qëllim kryesor legjitimimin e “Zajednicës” (emri ne gjuhen serbe per asociacionin e komunave me shumicë serbe) dhe projekteve tjera të dëmshme. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të shohim gjitha mundësitë për zhbërjen e këtij dëmi”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Pakoja me tritol në zyrën e kryeministrit të Kosovës, pak pas kërcënimit me jetë

UPDATE/ Policia e Kosovës ka thënë se ka testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse ka parë ndonjë lëshim të sigurisë. Më herët, gjatë ditës, është raportuar se në zyrën e kryeministrit është futur një sasi eksplozivi për ta testuar sigurinë. Policia nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar raportimet e tilla.

 

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë tentim sulmi apo hyrje të ndonjë mjeti eksplodues në objektin në fjalë, por ju informojmë se Policia e Kosovës në vazhdën e inspektimeve periodike, me qëllim të avancimit të punës, profesionalizmit, si dhe vlerësimin e punës dhe gatishmërinë e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë së objekteve policore dhe institucioneve shtetërore, si dhe testimin e nivelit të funksionalitetit të pajisjeve të sigurisë në dispozicion, ndërmerr edhe testime simuluese të situatave nga më të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Policia thotë se nëse rezulton se ka dështuar sistemi i sigurisë në zyrën e kryeministrit Haradinaj, do të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë.

“Varësisht prej rezultateve dhe të gjeturave nga këto inspektime (testime) dhe pas analizave të mirëfillta, PK-ja planifikon trajnime adekuate për stafin e angazhuar, inicion kërkesa për blerjen e pajisjeve më të avancuara dhe që do t’i përgjigjen kohës, apo në rast të ndonjë lëshimi eventual ndërmerr masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në përgjigje.

Policia e Kosovës ka marrë veprime të tilla edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me qëllim të zbulimit të ndonjë hallke në sistemin e sigurisë që mund të përdoret nga kriminelët.

Pako me tritol në zyrën e kryeministrit të Kosovës, pak pas kërcënimit me jetë

Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll” me dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol, siç raportojnë mediat kosovare.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se e gjitha ishte bërë për ta testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit e pyetur për këtë çështje, kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës. Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë. Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

Sipas mediumit, për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

Po ashtu është provuar të merret përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Thaçi emëron gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe ligjet e tjera dhe në pajtim me propozimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë nga presidenca thuhet se “ceremonia e betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot”.

Gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese janë: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi.

Në komunikatë theksohet po ashtu se gjyqtarët, paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe se emrat e tyre janë shqyrtuar nga komisioni dhe pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë në seancat plenare të Kuvendit.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë tashmë është vetëm me gjyqtarë vendorë.

Në muajin maj është raportuar se Radomir Laban ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Serbisë pasi siç thuhet ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti.

Presidenti Thaçi kishte thënë se nuk do ta emëronte asnjë gjyqtarë deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë.

Gjuriçi me Listën Serbe, ndërsa Vuçiçi në linjë telefonike

Marko Gjuriçi dhe përfaqësues të tjerë serbë, gjatë vizitës në Mitrovicë të Veriut. 8 gusht, 2018.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç dhe sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç janë takuar në Mitrovicën e Veriut me anëtarë të Listës Serbe, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Serbëve të Kosovës u është premtuar se “çfarë do që të ndodhë në të ardhmen“ ata do t’i kenë “të gjitha”.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq iu drejtua njerëzve që ishin mbledhur, në fund të takimit, me anë të telefonit të cilin Gjuriq e lëshoi që ta dëgjonin të gjithë.

Me këtë rast, Vuçiq premtoi projekte të mëdha infrastrukturore për serbët në Kosovë, duke thënë se zgjidhja me Kosovën është larg dhe se ai do të vazhdojë të luftojë. Vuçiq kërkoi mbështetje nga serbët e Kosovës. Ai gjithashtu njoftoi për ardhjen e tij në Kosovë në muajin shtator dhe se me këtë rast do të tregojë se çfarë të rejash ka në mes të dialogut me Kosovën.

“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm ne do të bëjmë projekte të mëdha të infrastrukturës në Kosovë, në jug dhe në veri të Ibrit, do të rregullojmë ujësjellësin, kanalizimet, dhe do të investojmë para më shumë se kurrë, sepse duam të tregojmë se jemi me njerëzit tanë, dhe se do të jemi me njerëzit tanë gjithmonë”, tha Vuçiq me anë të telefonit.

Ai shtoi se Serbia nuk do të zvogëlojë praninë e saj.

“Kopshti në Shtërpcë, dhe jo vetëm ai kopsht, tani duhet të tregoni se për çka ka nevojë më shumë Shtërpca, për sistemin e ujësjellësit në Zubin Potok dhe të gjitha të tjerat që duhet të punojmë për Leposaviçin, Zveçanin dhe Mitrovicë, Ranillugun, Parteshin e Graçanicën”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se asnjë vendim nuk do të merret nga Beogradi, pa serbët e Kosovës.

Në takimin që ishte i hapur për media, zyrtarët e Beogradit u thanë serbëve të Kosovës se ata mund të kenë besim në Vuçiqin. Politikanët serbë të Kosovës, thanë se populli serb në Kosovë i beson Vuçiqit.

Gjuriq tha në tubim se Vuçiq i cili “merret ditë e natë me Kosovën” ka marrë vendim që në veri të Kosovës dhe në çdo mjedis ku ka serb në jug të Ibrit, deri në fund të këtij viti do të përfundojnë të gjitha projektet e filluara.

“Ajo që dua nga Mitrovica është t’i tregoj çdo serbi në Kosovë, se çfarë do që të ndodhë në të ardhmen, do të keni më shumë, nuk do të ju gënjejë askush, nuk do të keni më pak para, do të keni më shumë mbështetje nga Serbia”, tha Gjuriq.

Në takim, gjithashtu u tha se serbët e Kosovës kanë nevojë për paqe dhe prosperitet dhe një të ardhme të sigurt për gjeneratat e ardhshme, por gjithashtu edhe unitet në mes të tyre.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se populli serb dhe Lista Serbe kanë besim të plotë në presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

“Për këtë arsye po ju bëjmë thirrje që të vazhdoni me luftën për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për popullin serb“, bëri të ditur Rakiq.

Kryetari i Graçanicës, Srgjan Popoviq tha se sot më shumë se kurrë duhet që të ketë unitet në mes të serbëve.

“Këto ditë, ne nuk duhet të bimë pre e provokimeve dhe të mos biem pre e mekanizmave të ndryshëm e personaliteteve të ndryshme. Sot duhet të jemi të fortë”, tha Popoviq.

Sekretari i Përgjithshëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, tha se sot si kurrë më parë serbët e Kosovës kanë një udhëheqës si Vuçiq të cilit duhet t’i besojnë.

Hoxhaj reagon pas policia serbe ia ndalon hyrjen Islamit


Send this to a friend