VOAL

VOAL

Thaçi: Kështu do të jetë marrëveshja Kosovë-Serbi

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në një konferencë për media deklaroi se shtetet e rajonit mbështesin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se mirëpresin një marrëveshje paqësore. Ai tha se “Të gjithë janë për dialog, për negociata dhe të gjithë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar do të mirëprisnin një marrëveshje Kosovë-Serbi”.

Presidenti Thaçi foli për vizitat e tij gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni dhe takimet me krerët e këtyre shteteve, me ç’rast tha se edhe këto shtete mbështesin dialogun dhe negacioatat dhe se mirëprisnin një marrëveshje paqësore. Sipas tij, zërat se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të ketë efekte negative në rajon janë të paqëndrueshëm, joracionalë dhe injorantë.

“Kështu që në kuadër të opinioneve dhe qëndrimeve të ndryshme, së pari qëndrimeve politike mbështetëse, opinioneve të sinqerta analitike akademike mund të krijohen edhe divergjenca të ndryshme pro apo opinione të ndryshme pro apo kundër marrëveshjes, gjë që unë e respektoj si diçka shumë legjitime. Por, ajo që është shumë me rëndësi është se të gjithë janë për dialog, për negociata dhe të gjithë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar do të mirëprisnin një marrëveshje Kosovë-Serbi”, tha ai.

Thaçi thekson se ky nuk do të jetë një proces i lehtë edhe në të ardhmen, meqë sipas tij, do të ketë demarkim apo korrigjim të kufirit prej 430 kilometrash.

“Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen edhe të këtij procesi, apo paralelisht. Korigjimi i kufirit është i mundshëm dhe i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia, automatike, dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. E njohja nga Serbia nënkupton njohjen nga 5 vende të BE-së për Kosovën, Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje nënkupton edhe fillimin e procesit të themelimit të ushtrisë, heqjen e vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe me këtë fitimin e një njohjeje globale edhe prej 80 vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Thaçi po ashtu tha se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një Republike Sërpska, apo asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ai shtoi se nuk lejon shkëmbimin por që është në favor të bashkangjitjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, por që në anjë rrethanë me asnjë çmim nuk do të lejojë që dikush të cenojë apo diskutojë për Trepçën, Ujmanin dhe veriun e Mitrovicës.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e procedimit të projektligjit për transforimimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, Thaçi tha se nuk është i informuar për këtë çështje dhe se nuk janë të informuar as partnerët si SHBA-të dhe NATO. Ai shtoi se tash nuk është momenti i duhur që të bëhet ky procedim. aa

Qeveria miraton projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me ketë projektligj nuk mund të jetë i befasuar askush, pasi për të kanë qenë të përgatitur e të njoftuar të gjithë në vazhdimësi.

“Kosova nuk mund të vazhdojë pa i marr përgjegjësitë e veta. Parlamenti është institucioni i radhës që do ta trajtojë atë. Deputetët e kanë mundësinë që të japin mendimin e tyre. I ftoj të gjithë që ta votojnë pozitë dhe opozitë dhe të gjitha komunitetet”, tha Haradinaj.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por ky ligj ishte tërhequr me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Lista Serbe, parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimësi ka kundërshtuar shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese.

Partitë opozitare i shkruajnë letër Mogherinit, kundërshtojnë ndryshimin e kufijve

Partitë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, i janë drejtuar me një letër shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.
Përmes një postimi i Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se përmes kësaj letre, partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me idenë që po diskutohet për ndryshimin e kufijve, duke thënë se ide të tilla “nuk do të përkrahen”.
Opozita, sipas Hotit, ka kërkuar që faza finale e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të bazohet “në parime të qarta dhe në një kornizë të qartë, duke mos lënë anash subjektivitetin shtetëror të Kosovës i cili është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës”, ka shkruar tutje Hoti në Facebook.

Hoxhaj: Kosova shpreson për marrëveshje me Serbinë deri në pranverë

Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Një marrëveshje është parakusht për dy vendet që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013 por që atëherë nuk është arritur pothuajse asnjë përparim.

I pyetur se kur pret që të arrihet marrëveshja, zoti Hoxhaj i tha agjencisë Reuters: “Mendoj ose nga fundi i vitit, ose pranverën e ardhshme, duhet të kemi arritur në atë pikë”.

Duke folur në Bled të Sllovenisë ku ndodhej për një forum mbi politikën dhe biznesit, zoti Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruante vetëm një marrëveshje që përfshin njohjen e saj.

“Ne nuk mund të nënshkruajmë asnjë marrëveshje tjetër”, tha ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç “është njeriu i fundit që do të besonim”.

Por ai shprehu shpresën se besimi mund të ndërtohet gjatë procesit të negociatave, duke thënë se nuk ka asnjë njeri tjetër me të cilin të negociohet, pasi “ai kontrollon çdo gjë në Serbi”.

Zoti Hoxhaj tha se nuk mund të pohonte se çfarë do të përfshinte marrëveshja, por la të kuptohej se një shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është ende në tryezë.

“Se çfarë elementesh do të kishte marrëveshja, është herët të thuhet, sepse jemi në fazën e parë të negociatave”, tha zoti Hoxhaj për Reuters, duke mos dhënë detaje për territoret e mundshme që do të shkëmbeheshin.

Fjala në përurimin e Parkut Memorial – KULLA DHE SHTATORJA E DR. RUGOVËS, SIMBOLE TË KRENARISË SHQIPTARE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
Kulla e Ibrahim Rugovës në Malaj të Rugovës
          E shumëdashura Familje Institucion Rugova,

          I dashur kryeplak i fshatit Malaj, Demë Ali                 Lajçi,

Të dashur rugovas ,

          Të nderuar të pranishëm në këtë përurim                  fisnik,

       Fillimisht, ju përcjell përshëndetjet e dlira të Mërgatës të kudondodhur shqiptare dhe dashurinë e tyre të çiltër!

     Jemi sot, këtu, në Malaj, në fshatin e origjinës të Ibrahim Rugovës, për ta hijëshuar dhe përjetësuar në bronz, me shtatore. Është logjike, që për njerëzit e veçantë, të bëhen edhe kujdese të veçanta.

Komandanti Hisen Berisha, këshilltari i presidentit shqiptar-Flamur Gashi, gazetari Idriz Zeqiraj

     Veçantitë e Ibrahim Rugovës 

               janë numerike

     Ishte fat i madh i Kosovës qenia në drejtim e udhëheqje e Ibrahim Rugovës, i cili është shquar në fëmijëri, rini dhe në burrërimin e Tij, duke qenë gjithëherë i Parë dhe kurrë i dytë.  

      Dr. Rugova shquhet për veçantitë e Tij. Por, po  citojmë vetëm disa syrësh:

     1) Si nxënës-fillorist ishte i parë në mësime, poezi dhe hartime;

     2) Si nxënës-normalist i parë në leximin e literaturës artistike botërore, në gjuhë të huaja; 

     3) Si student, i parë në studime, Redaktor i parë Përgjegjës i gazetës studentore “Bota e re” dhe e revistave, përkatësisht, shkencore e letrare, “Dituria” dhe “Plejada” Rrjedhimisht, Rugova student, ishte i pari i gazetarisë alternative, oponente e shtypit monist të pushtetit të kohës;

     4) Si studjues pasuniversitar, në Paris, u shqua në studimin e kritikës letrare, duke arritur, më vonë, titullin e doktorit shkencor, në këtë fushë;

     5) I punësuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ishte drejtues sa profesional, aq edhe i dinjitetshëm, i të vetmës revistë të mirëfilltë shkencore “Gjurmime Albanologjike”;

     6) Ishte më i zëshmi intelektual i Kosovës, në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, ku u përball me nacionalizmin sebo-sllavë. “Jam këtu, për të mbrojtur qenien dhe dinjitetin e popullit tim…”, – do të deklaronte, në mes tjerash, në fjalën e Tij, Dr. Ibrahim Rugova; 

     7) Ishte i pari në nismën e pluralizmit politik, themelimin e partisë së parë pluraliste në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK);

     8) Dr. Rugova e filloi karrierën politike me referimin për paqen dhe slloganin trinom: Liri, Pavarësi, Demokraci! Por, opcionin e luftës kurrë nuk e përjashtoi. 

     9) Ishte i pari që hodhi idenë dhe e lëndëzoi atë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), si bazë e mëvonshme e UÇK-së, e dalë nga FARK-u;

     10) Ishte i parë në krijimin e institucioneve paralele, rast unik i deri atëhershëm, duke e shtrirë pushtetin moral, jo vetëm në Kosovë, por, edhe në të gjithë Etnikumin shqiptar si dhe në Mërgatën shqiptare;

     11) Dr. Ibrahim Rugova është nismëtari i Deklaratës të Pavarësisë, më 2 korrik 1990, i Kushtetutës të Kaçanikut, më 07 shtator 1990, i zgjedhjeve të para pluraliste e demokratike si dhe i zgjedhjes të Presidentit, duke u bërë edhe President i Parë i Republikës të Kosovës;

     12) Rugova ishte personaliteti i parë shqiptar, i cili, në homazhin – nderim, në varrezat qendrore të dëshmorëve, në Tiranë, u përkul para Monumentit “Nëna Shqipëri”, por, JO edhe pranë varrit të diktatorit stalinist, Enver Hoxha. 

     13) LDK-ja, e prirë nga themeluesi i saj, Ibrahim Rugova, me shokë, e bëri paqen dhe luftën.

    Pikërisht, bazuar në këto veçantira, banorët e këtij fshati, me rugovasit tjerë, vendosën të bëjnë diçka të veçantë, për Ibrahim Rugovën, krenarinë e Rugovës, të Kosovës dhe të Shqiptarisë mbarë.

Pjesëmarrje masive në përurimin-festë

     Shoqatat dhe LDK-ja, kontribuese                  për Parkun Memorial

     Pesë vjetë më parë, dinjitetshëm e bujshëm, Malajt vunë gurë-themelin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, në këtë lokacion, në praninë e plakut urtak të Kosovës, Mark Krasniqit, ndjesë pastë, mikut të mirë të Dr. Rugovës; kryetarëve të komunave Pejë dhe Istog, përkatësisht, Gazmend Muhaxherit dhe Haki Rugovës; përfaqësues të LDK-së, qytetarë të Rugovës dhe të Kosovës.

       Por, donatorët nuk i lëndëzuan, nuk i përmbushën premtimet e dhëna dhe vazhdimi i punimeve dështoi dhe pushoi.

     Malajt e Rugovës, ngulmues për ta realizuar ëndrrën e tyre fisnike, themeluan Këshillin Organizativ Qendror, për ndërtimin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, i kryesuar nga Sali Jahë Lajçi, kryeplaku i fshatit, Demë Ali Lajçi, dhuruesi i truallit, Cen Lajçi, Fadil Lajçi, Mustafë Lajçi, Bashkim Lajçi, Sali Ramë Lajçi. 

     Dhe, nismuan, sërishmi, aksionin. Kontaktin e parë e bënë me kryetarin e Shoqatës Kulturore – Humanitare “Sali Çekaj”, Saim Tahiraj, i cili konsultoi kryesinë e Shoqatës dhe Nëndegët e LDK-së në Zvicër. Përgjigja ishte miratuese. Aksioni i filluar në maj, përfundoi brenda muajit, duke tubuar 70.870 franga dhe 2.770 euro. 

     Me menaxhimin e mjeteve financiare, u caktua komisioni nga Nënkëshilli: Lush Mulaj, Saim Tahiraj, Qamil Çekaj. Ndërsa për ndërlidhjen mbikëqyrëse, Shoqatë – Këshilli Organizativ Qendror, pjesë e komisionit ishin: Ismet Hoxha-Shala, Bekë Osmanaj, Rasim Gashi.

      Shoqata Kulturore – Humanitare “Sali Çekaj”, në Bavarinë gjermane, me kryetar Osman Ferizin, mbështeti aksionin e ndërmarrë, nga simotra e saj në Zvicër. Dhe, të dy kryetarët, Saimi dhe Osmani, bashkëluftëtarë të heroit Sali Çekaj, si gjithëherë, edhe tani, u rrjeshtuan së bashku, për realizimin e aksionit financiar. 

     Nënkëshilli Organizativ, i krijuar nga treshja: Osman Ferizi, Albanez Muriqi, Idriz Zeqiraj, zgjëruan rrjetin financues me Degën e LDK-së në Gjermani, të ndihmuar nga veprimtarët: Fazli Hajdaraj, Asllan Lajçi, Azem Kelmendi, Tahir Buqolli, Isuf Çetaj, Agim Aliçkaj, Feriz Lukaj, Bekim Muriqi, si dhe shtetet evropiane, ku nuk ishin krijuar Nënkëshillat si dhe në Amerikën e largët, nëpërmjet Shoqatës të atjeshme “Rugova”, me anëtarët e Kryesisë të saj: Avdi Dakaj, Lan Lajçi, Rexhë Muriqi, Haxhi Nikçi. 

    Shoqatat “Sali Çekaj”, në Zvicër dhe Gjermani, Shoqata “Rugova”, në Amerikë dhe LDK-ja e Mërgatës, realizuan, suksesshëm, aksionin financiar. 54.000 euro dhe 21.300 dollarë. Financimi i bollshëm realizoi projektin.

Ansambli Folklorik “Rugova”

    Punimet plotësuese të Parkut 

           Memorial vazhdojnë

     Por, për punimet anësore, plotësuese, që do të bëhen në ditët, javët dhe muajt në vijim, janë të mirëseardhura prurjet  financiare, nga vullnetmirët fisnikë. Tashmë, adresat komunikuese janë legale, të njohura.

  

    Ngutia jonë, për ta përuruar Parkun Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, arsyetohet me dëshirën për ta kujtuar datën historike, pothuaj se, të harruar nga pushtetarët, 07 shtatorin 1990, ditën e Shpalljes të Kushtetutës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, nën terrorin pushtues serbo-sllavë. Dhe, kjo është vepër ekskluzive e Dr. Rugovës me shokë.

      E pagëzuam Parku Memorial dhe jo, thjeshtë, Memorial, sepse natyra piktoreske e Rugovës, objektet e ndërtuara këtu, gurë e betonim, pa drunjtë, bredha e pishnajë përrreth, janë në kontrast me mjedisin dhe i natyra i refuzon.

      Një kënd lojërash për fëmijë, disa ulëse të gurta në anësore si dhe një lokal pijesh freskuese, me ushqime të traditës të Rugovës, joshin vizitorët në çdo stinë të motit.

    E gjithë kjo, është porosi e Mërgatës, e gatshme për kontribute të tjera dhe  gjithëherë e përmallur për trojet lindake. Dhe, nuk e vëjmë në dyshim, se Malajt, kreshnikë e fisnikë, dëshirën-kërkesë të mërgimtarëve donatorë të vullnetshëm, të këtij Parku, gjithë sharm e madhështi, do ta përmbushin, në një të ardhme të afërt.

     Mërgata falenderuese për partnerët 

               bashkëpunues të saj

     Nënkëshillat e Mërgatës shprehin respekt e mirënjohje për kryetarin e komunës të Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin kemi pasur një komunikim dhe mirëkuptim të sinqertë, lidhur me Parkun Memorial. 

     Mirënjohje nga Mërgata për angazhimin e madh të arkitektit të shkëlqyer, Blerim Bajraktarin; skulptorin Gëzim Muriqin, për realizimin profesional të shtatorës të Presidentit Rugova; ndërtuesit e Kullës, Vëllezërit Demiri nga Açareva e heroit Ismet Rrahmani, të Drenicës si dhe ndërtuesit e Oxhakut dhe mjeshtërit tjerë pjesëmarrës të Parkut Memorial. 

     Një mirënjohje dhe përshëndetje të veçantë për Radio-Fontanën, drejtorin e saj Zeqir Mehmetaj, për informimin mjeshtëror dhe sensibilizimin për kryerjen e aksionit; 

    Mirënjohje dhe respekt për Redaksinë e kombëtarës “Bota Sot”, e cila, qoftë si gazetë, qoftë si portal, ka informuar opinioinin, për Parkun Memorial, madje, në mënyrë të përsëritur si dhe mediat tjera informative.

    Një kontribut cilësor ka dhënë edhe kryetari i Nëndegës të LDK-së për Rugovën, Blerim Rexhbogaj. Andaj, meriton nderimin tonë.

     Mërgata gjithëshqiptare shprehë falenderimin vëllazërorë, për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm, me kryesuesin e Këshillit Organizativ Qendror, për ndërtimin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, Sali Jahë Lajqi si dhe anëtarët e tjerë të këtij Këshilli.

      Nga sot, fshati Malaj i Rugovës, ka një status ndryshe, ka një bukuri të shtuar, ka një njohje masive dhe një emër të zëshëm. 

      E gëzofshi për jetë e mot Parkun Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”!

    Lavdi jetës dhe veprës të Presidentit të Përjetshëm Ibrahim Rugova!

        Ju falemnderit për vëmendjen!

Haradinaj: Loja me kufij e territore, eksperiment i rrezikshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish është shprehur kundër, “eksperimenteve”, siç i ka cilësuar ai, me idetë për ndryshimin e kufirit të Kosovës apo kufijve në Ballkan në përgjithësi.

Ai tha se kjo retorikë politike duhet të ndalet, ngase Kosova nuk e ka luksin që të lëshohet në temën e ndryshimit të kufirit.

Në këtë aspekt, Haradinaj tha se do të dëshironte të mbetej i rezervuar ndaj një kërkesë të përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë si mbështetje politike që këto komuna të Serbisë, t’i bashkohen Kosovës.

Haradinaj tha se loja me kufi mund të jetë shumë e rrezikshme.

“Është eksperimet i rrezikshëm loja me kufij e territore. Jam kundër këtyre eksperimenteve dhe i lus të gjithë që të kenë kujdes”, u shpreh Haradinaj gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se sa me rrezik është loja me kufi në Ballkan. E dimë nga e kaluara, sa herë janë hapur nuk dihet ku janë mbyllur dhe në të mirën e kujt. Sa herë janë hapur nuk është ditur se ku do të mbyllen, pas sa tragjedive dhe në të mirën e kujt”, tha Haradinaj.

Në vend të debateve për kufirin, Haradinaj ka ka ftuar opozitën që të përfshihet në ekipin negociator në mënyrë që ky ekip të përfaqësojë Kosovën në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

“Shpresojmë që edhe opozita do t’i jap përkrahje këtij ekipi. Kishim një gjendje ku opozita dhe Lista Serbe nuk e kanë përkrahur, por të shohim si do të rrjedhin gjërat”, tha Haradinaj.

Në këtë konferencë, Haradinaj tha se çështja e kufijve po lansohet si retorikë, e cila po shpërqëndron opinionin nga temat reale me të cilat duhet të merret Qeveria dhe Kosova, që kanë të bëjnë me rendin, ligjin si dhe liberalizimi i vizave.

Johnson: “SHBA përkrah përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot në takime të ndara kanë pritur senatorin amerikan Ron Johnson.

Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se gjatë takimit të presidentit Thaçi me senatorin Johnson janë biseduar zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit.

Duke e falënderuar senatorin Johnson për vizitën në këtë kohë të zhvillimeve të rëndësishme, sipas presidentit Thaçi, siç është zgjidhja e kontestit rreth emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, ai theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, e cila sipas tij do të jetë marrëveshje e zbatueshme.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi tha se po “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje”. Sipas tij, marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në”. “Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, senatori Johnson duke u shprehur i kënaqur me zhvillimet në rajon tha se “Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj (R) sot në takime të ndara kanë pritur senatorin amerikan Ron Johnson (L) ( Zyra e Kryeministrit të Kosovës – Anadolu Agency )

Ndërkaq sot senatori amerikan Johnson së bashku me delegacionin nga Kongresi Amerikan u pritën në takim edhe nga kryeministri Haradinaj. Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për aktualitetin politik dhe zhvillimor të Kosovës dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryeministri Haradinaj ka thënë se përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme në avancimin e këtyre proceseve.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e relacioneve të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe në arritjen e paqes finale me Serbinë.

Senatori amerikan Ron Johnson, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar progresin e Kosovës dhe gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Shqiptarët e Luginës e inkurajojnë Thaçin për një vizitë në Preshevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai nuk mund të vizitojë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ngase autoritetet serbe e mbajnë në fuqi dënimin ndaj tij.

“Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë”, tha Thaçi.

“Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.

“Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë”.

“Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë”, tha presidenti i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Prishtinë.

Komentet e Thaçit pasuan debatet e shumta publike pas vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në veri të Kosovës, sipas të cilave, tani do të duhej që edhe Thaçi të vizitonte Luginën e Preshevës.

Mirëpo, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, tha se Thaçi është president i Kosovës dhe se ai dhe qytetarët e atjeshëm do të donin që ai ta vizitonte Preshevën.

Arifi e inkurajoi Thaçin që të provojë të paraqesë zyrtarisht kërkesën tek autoritetet serbe dhe të shihet nëse vizita e tij mund të realizohet apo jo.

Përfaqësuesit e Luginës kërkojnë rezolutë për bashkim me Kosovën

Zijadin Gashi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë edhe njëherë mbështetje, siç ka thënë ai, vullnetit të shprehur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës.

Njëherësh, ai ka mbështetur edhe përfshirjen e përfaqësuesve të këtyre komunave në delegacionin e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sipas Thaçit, lënia e këtyre tri komunave brenda territorit të Serbisë, ishte një padrejtësi historike që duhet të korrigjohet. Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e tri komunave nga Serbia, Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Thaçi tha se në kuadër të dialogut dhe marrëveshjes paqësore me Serbinë, të përfshihet edhe çështja e këtyre tri komunave dhe vullneti i qytetarëve të atjeshëm për t’iu bashkuar Kosovës.

Thaçi ftoi Kuvendin, liderët politikë të Kosovës dhe partitë politike që ta mbështesin angazhimin e tij që këto tri komuna t’i bashkohen Kosovës.

“Na duhet unitet në Kosovë. Vet përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit, kanë propozuar një rezolutë e cila tash do t’i prezantohet kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe partive politike”, tha Thaçi.

Tani, sipas tij, mbetet që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë dhe miratojë këtë rezolutë, si mbështetje për aspiratat politike të përfaqësuesve të këtyre komunave për bashkim me Kosovën.

Drafti i rezolutës është prezantuar nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Ai tha se rezoluta do t’u dorëzohet të gjithë liderëve politik në Kosovë, nga presidenti deri te kryetarët e partive politike.

Kërkesa kryesore, tha ai, është që Kuvendi i Kosovës ta miratojë këtë kërkesë dhe të miratojë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit me Kosovën, duke u thirrur në vullnetin e shprehur të popullatës së atjeshme në referendumin e vitit 1992.

Përfshirja e Luginës së Preshevës në ekipin negociator në fazën finale të dialogut me Serbinë, sipas Arifit, është kërkesë legjitime. Ai tha se me këtë përfshirje do të krijohej një barazpeshë në dialog, ngase në kuadër të delegacionit të Serbisë, përfshihen edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për bashkim me Kosovën, sipas Shqipërim Arifit nuk ka të bëjë me shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, por me korrigjimin e kufirit të Kosovës.

Edhe këtë herë, presidenti Thaçi tha se inicimi i korrigjimit të kufirit të Kosovës me përfshirjen e këtyre tri komunave është çështje të cilën ai do ta shtrojë në tavolinën e bisedimeve, por tha se nuk mund të garantojë askush se rezultati do të jetë përfshirja e Luginës në kuadër të territorit të Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi sërish u shpreh kundër që si kompromis me Serbinë, Kosova të shkëmbej pjesën veriore me këto tri komuna.

Më 10 shtator 2000 u vra Shefki Popova, gazetar i “Rilindjes”

VOAL – Në një status në faqen e saj në facebook, motra e tij, Vjollca Popova-Shabani, kujton vrasjen e gazetarit të “Rilindjes” Shefki Popova më 10 shtator 2 000. Kjo është një ndër vrasjet e shumta të gazetarëve dhe të politikanëve në Kosovën e pasluftës, të cilat nuk janë ndriçuar edhe sot e kësaj dite.

Më poshtë statusi i plotë:

Kujtojmë vrasjen e gazetarit Shefki Popova. Ai u vra sot para 18 viteve në prag të derës së shtëpisë së tij. Vrasja u bë pas luftës, tinëzisht, natën nga qyqarë të paguar për të heshtur ndonjë të vërtetë e cila do ti kishte prishur punë ndokujt!
Vrasësit jetojnë diku me ndërgjegjjen e tyre, por le ta dijnë se: ‘ Heshtja nuk është harresë’!

Zjarri i dashurisë për vendlindje – Recension nga Fitim Dreshaj

Në librin” Thirrje nga Shpirti” të autorit Florim Zeqa lexuesi që në shkrimin e parë të librit njihet me realitetin e hidhur në Kosovë, njihet me dëshprimin, zhgënjimin, padrejtësitë, njihet me shpirtin e zjarrtë të autorit dhe deshirën e madhe të tij për të vazhduar, gjetur e zbuluar rrugët e mira, për të ndihmuar dhe për t’iu gjetur vazhdimisht pranë Kosovës.
Është për t’u adminuar sa mirë, sa më vemëndje, seriozitet e perkushtim u çaset temave më të cilat është përballë dhe vazhdon të përballët sot Kosova.
Në këtë liber publicistikë, me plot analiza, opinione, komente, janë flakët e zjarrit të dashurisë së autorit për vendlindjen, deshira e madhe e tij për ta parë Kosovën duke lulëzuar, duke shkuar mbarë, duke u integruar në shoqëritë euro-atlantike…
Tematiakat që trajtohen në këtë libër si; mungesa e zhvillimit ekonomik, shëndetësia, arsimi, drejtësia e cila është në nivelin më të ultë, pabarazia qytetare, shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit,.. etj, dhe mënyra se si u çaset autori këtyre temave dhe rekomandimet të cilat i jepë, ia rrisin vlerën dhe madhështinë këtij libri.
Në shkrimin e tij për simbolet shtetërore, autori me të drejt kritikon himnin dhe flamurin, edhe pse simbole antikombëtare e për të cilat thotë, “Mbase pas 50 vjetëve, të rinjët shqiptar të Kosovës do të jenë në gjëndje të luftojnë, të sakrifikojnë deri në vetëflijim për simbolet e tyre shtetërore.”
Me argumente të sakta dhe nëpërmjet fakteve, autori arrinë të shtjelloj ndërhyrjen e politikës në sektorët shtetëror, si; drejtësi, arsim, shëndetësi, ekonomi,…e deri në kulturë dhe sport. Ndërhyrja në këta sektorë siq e thotë autori, ka bërë që të mos kemi shtet funksional por vetëm shtet formal apo visual.
Zoti Zeqa permënd emra dhe raste konkrete kur…njerëzit me muskuj të fortë siç i quan ai, errësuan dritën e lirisë dhe demokracisë së shtetit të Kosovës.
Autori me plot arsye kritikon heshtjën dhe indiferencën e populatës karrshi keq-qeverisjes me vendin.
Në shkrimin e tij’ Shteti i Kosovës interes kombëtar e jo personal’’ autori hedhë krtitika ndaj liderëve politik, duke i quajtur të pa përgjegjëshem, pa moral, pa kulturë politike e respekt ndaj qytetarëve, për të cilët thot se janë shndërruar në mashtrues e zhvatës të mëdhenjë, në shkelës e uzurpator të lirisë e demokraticë, në shkatërrues të së tashmës e se ardhmës së vendit të tyre.
Autori si një mërgimtar, intelektual, veprimtar i madh i çështjes kombëtare, e mbi të gjitha si shqiptar i vërtetë, duke e parë vendin e tij të varfër, të izoluar e uzurpuar nga”çlirimtarët”, të vetmen shpresë reale për ndryshime pozotive dhe shpetimin e vendit e sheh tek diaspora dhe rinia shqiptare,” E vetmja shpresë reale për ndyshime pozitve ka mbetur diaspora.
Një armatë intelektualesh dhe veprimtarësh të dëshmuar në vitet e 90-ta, të rinjë të specializuar të fushave të ndryshme,…munden dhe duhet të mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatoret e lirisë sonë”!
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë positive ekziston, thot autori, “…por duhet vetëm një iniciativë e shëndoshë e bazuar në vlera kombëtare, dhe një thirrje si kushtrim në ndergjegjën e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çeshtjës kombëtare, për ta ndyshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes tash e sa vite në Kosovë.”
Në komentin e tij “Jo, nuk ndahet Mitrovica” autori për ndarjen e Mitrovicës fajëson ndërkombëtarët bashkë me liderët politik,…po ashtu në këtë shkrim krtitkon mos veprimin e institucioneve dhe tolerimin e funksionimit të organizatave turko-arabo-aziatike në Kosovë, duke ndërtuar Xhamia të shumta anë e kend vendit, dhe në të njëjten kohë duke rritë ndenjën e ekstremizmit fetar, ku si rezultatet i kësaj situate shumë të rinjë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë për asgjë… “ndertimi i mijëra xhamive në shtetin “laik” ka prodhuar qindra luftëtar të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabo-aziatike…”
Autori e lenë të pa shpjegueshëm, dhe nuk arrinë ta kupton dot se nga iu vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjëve shqiptar për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lanë në duart e serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre-Trepçën!
Vlera e këtij libri qendron dhe rritet, kur autori aq bukur e sqaron menyrën e pasurimit të pandershëm të politikanëve milionerë, kundrejt një popullate të varfër dhe dominimit të tyre ndaj një klase të ndershme dhe të pakurruptuar politike, por nuk ndalet vetëm me kaq, aturoi i librit jepë shpresë, duke paralajmëruar fundin e tyre; ”… kësaj klase të pandërgjegjshme duhet t’i vije fundi sa më parë, në menyrë që vendi të kthehet kah e mbara, kah vlerat tradicionale si; besa, morali njerëzor, sinqeriteti, humanizmi, solidariteti,… e shumë tipare tjera pozitive që e kanë përcjellë dhe mbajtë gjallë kombin tonë edhe në periudhat më të veshtira historike”
Mbi të gjitha, libri “ Thirrje nga Shpirti” përçon me forcë thirrjen për mos dorëzim, thirrjen për ndryshim, thirrje e cila ngjanë si kushtrim, dhe ja sa bukur e thotë autori,…”Unë nga këtu do t’u bëja thirrje të gjithë intelektualëve, njerëzve të sinqertë dhe atdhetar të mos deshpërohen nga zemërimi për kohën e keqe nëpër të cilën po kalojmë, por të ngrejnë kokën lartë për moralin e pastër, respektin dhe dashurinë qe kanë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,..” duke parlajmeruar se;”… një ditë do t’i vijë fundi kësaj errësire dhe se do të ndiheni krenar qe nuk u bëtë asnjëherë pjesë e se keqës se vendit tuaj, e kësaj klase kusarësh politik që gllabëruan gjithçka munden nga pasuaria publike dhe shtetërore.”
Në shkrimet e tij, një vend jo të vogël e zënë dhe Diaspora. Autori e kritikon kasten udhehëqëse për rëndesinë e vogël që i kushtohet Diasporës, duke kritkuar edhe vendin-Prekazin ku bëhet përmbyllja e ditëve të Diasporës.” …Aeroporti Adem Jashari ose një nga pikat kufitare do të duhej të ishin vendi i mbylljes së ditëve të Diasporës.
Bisedimet kinse teknike në Bruksel, privatizimi i ndërrmarrjeve shoqërore, partitë e sotme politike në Kosovë, zgjedhjet nacionale të vitit 2014, koalicionet pasgjedhore, tradhëtia e drejtuesve të LDK-së ndaj elektoratit të saj, shaktërrimi i koalicionit VLAN, e shumë e shumë tema të tjera janë pjesë e këtij libri dhe të cilin e bëjnë të veqantë nga librat e tjerë.
Një hapësirë të mirë të këtij libri, e sidomos në pjesën e dytë të tij e zënë veprimtaria e gjatë e partisë shtetformuese-LDK-së në këtë çerek shekulli, e sidomos pas koalicionit qeverisës të vitit 2014 në mes LDK-së dhe PDK-së, koalicion të cilin autori e ka pritur shumë rënd, aq rënd sa që ju drejtohet drejtuesve të LDK-së me thirrje, thirrje më të cilën edhe e titullon librin, thirrje me të cilën do ta përmbylli këtë recension të këtij libri.
“Juve që vendoset pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllazërore nga thellëia e shpirtit; ndaluni sa s’është vonë, kthejuni elektoratit, ndëgjojeni zërin e tyre, zërin e arsyes qytetare,…leni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët e lirisë sonë. Interesi I përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal. Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shihni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e leni shtetin e ri bonjak pa të rinjë shqiptar,…se neser mund të bëhet vonë!”
Fjala e fundit e imja për këtë libër do të ishte: Mos kërkoni t’a lexoni atë me një frymë; ai duhet studiuar me kujdes!

Fitim Dreshaj

Thaçi: Bllokimi i rrugëve nuk ndihmon në arritjen e paqes dhe pajtimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se mirëkupton reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët në shenjë revolte, bllokuan rrugën me qëllim që të parandalojnë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt.

Por Thaçi thotë se në kohën kur janë duke u bërë përpjekje për paqe dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, “protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë”.

“Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Protestë e bllokim rrugësh kundër presidentit serb

Grupe qytetarësh nga komuna e Skenderajt në Kosovën qendrore, bllokuan të dielën në mëngjes rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, që banohet nga qytetarë të komunitetit serb, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në atë fshat.

Në protestën e sotme u tha se presidenti serb nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

“Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plotë të drejtë po e kundërshtojmë vizitën e tij. Vizita e tij është një provokim dhe ringjallje e viteve të 98-ta dhe 99-ta”, tha kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Presidenti serb u tha gazetarëve në mëngjes se do të provojë të shkojë në fshatin Banjë përmes rrugëve anësore.

Autoritetet në Prishtinë vendosën pas protestave që të tërheqin lejen për vizitën në këtë fshat.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron që nga e shtuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, në një periudhë debatesh për ndryshime kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

“Këndi i Buxhovit” në Bibliotekën e Qytetit të Gjakovës

VOAL – Në Bibliotekën e Qytetit të Gjakovës “Ibrahim Rugova”, në kuadër të “Këndit të autorit”, zuri vend opusi letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi. Me këtë rast autori i dhuroi Bibliotekës rreth 300 vepra letrare, në të cilat përfshihen veprat origjinale të autorit si dhe një numër tjetër që i janë dhuruar autorit nga shkrimtarët shqiptarë. “Këndi i autorit” do të pasurohet edhe me dokumentet letrare si dhe ato historike që lidhen me veprimtarinë e gjatë letrare të autorit, e ku do të zënë vend edhe dokumentet autentike rreth Gjakovës në histori, sidomos ato që lidhen me veprimtarinë politike dhe patriotike të LIDHJES shqiptare të Prizrenit, në të cilën, si drejtues të saj politik dhe ushtarak u shquan shumë gjakovarë (Sylejman Vokshi, Mehmet Korenica, Ali Ibra e të tjerë).
Me këtë rast autori Buxhovi pati edhe një takim me krijuesit gjakovarë.

Hoxhaj krahason vizitën e Vuçiçit në Ujman me të Millosheviçit në Gazimestan

Haradinaj: Do të mposhtet çdo përpjekje kundër tërësisë territoriale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shteti i Kosovës dhe populli i saj respekton tërësinë territoriale “dhe nderon institucionet e saja”.

Sipas Haradinajt, këto janë “parimet e palëkundura” që Kosova gjithmonë do të mbrojë dhe respektojë.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Thaçi: Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për t’iu bashkuar Kosovës, të shqyrtohet për zbatim në kuadër të procesit të demarkacionit që do të zhvillohet me Serbinë.

“Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992, për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet”, ka theksuar Thaçi.

Tutje Thaçi ka adresuar një mesazh edhe për pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë.

“Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kjo marrëveshje, sipas tij, sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian.

UÇK mbron Kosovën apo Hashimin ?! – Nga Xhafer LECI (fotot)

Të parët që nuk do duhej të heshtin janë luftëtarët. Pse heshtin, për kënd u derdh gjaku?

Hashim, çdo prekje e kufirit quhet agresion. Ti nuk përfaqëson popullin e Kosovës, e aq më pak 7 milion shqiptarë në Ballkan, të cilët janë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë ! Parrullat me patriotizëm të rrejshëm, në emër të luftës, populli i ka mësuar !

Sikur të mos ishin bisedimet për korigjimin e kujfijve në favor të Serbisë, atëherë me siguri përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, do e përkrahin Beogradin, e jo Prishtinën, si në këtë rast.

Kush e ka guximin ta bartë barrën e tradhtisë, kur dihet se dy kufijtë e Kosovës Veriore, janë të njohur dhe të vendosur ndërkombëtarisht. Dihet se nga Mitrovica nepër Leposaviq, deri në kufirin Jarinje ka 70 km, ndërsa nga Mitrovica nepër Zubin Potok, deri në kufirin Bërnjak, ka 27 km. Cili shqiptar e ka guximin t`i lëvizë këta kufinj, përpos Hashim Thaçit?!

Dy milion shqiptarë të Kosovës nuk guxojnë të lejojnë që, një individ, si Hashim Thaçi, të vendos për fatin e vendit tonë të përbashkët..!

UÇK nëse janë betuar me jetë para flamurit, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, atëherë duhet që, kolektivisht, ta ngrisin zërin, ta ftojnë popullin, studentët, puntorët e të tjerë për shkarkimin nga posti të presidentit Hashim Thaçi.

E them kështu sepse Hashimi, nuk njeh rregulla e ligje, por më shumë përdorë forcën e frikës, kërcënimeve dhe manipulimeve, falsifikimeve me plotë gënjeshtra…Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet vendi ynë, sepse aktualisht Kosova po rrezokohet nga një indivd, e ky është Hashim Thaçi!

Që 19 vite Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Leposaviqi me fshatra janë të okupuara. Atje valvitet në çdo shtyllë vetëm flamuri serb, atje veturat nja 70% e tyre në komunkacion, janë pa targa, që nuk ka ndosdhur në asnjë vend të botës! Të tjerat janë me targa KM-Kosovska Mitrovica… Hashimi, nga viti 1999 kur pranoj ndarjen e Mitrovicës, duke lejuar dhe apeluar për largimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, në pjesën Jugore të saj, asnjëherë më nuk e ka pasur guximin ta kaloj Uren e Ibrit!

Këtu po sjell pamje nga pjesa e vetadministruar nga vandalistët serbë me direktiva të Beogradit!

 

UÇK ka luftuar dhe derdhur gjak për çlirimin e vendit tonë, kemi shumë heronjë,dëshmorë e invalidë. Ku po mbetet betimi dhe amaneti i tyre?! Si ka mundësi që tani disa luftëtarë, për do paga të vogla që marrin, po e mbrojnë Hashimin e jo Kosovën?!
Ka vite që kam bërë disa shkrime, ku kam kërkuar të hetohet Hashim Thaçi, për veprimtari antikombëtare, kërcënime, linçime, falsifikime, mashtrime e shumëçka tjetër. Tani të gjithë e dimë se Hashimi, që nga viti 1997 vazhdon me qenë në shërbim të Francës, mikës tradicionale  të Sebisë.

Dihen botërisht të gjitha të bëmat e Hashimit. Mjafton të përmendim disa nga ato që kam shkruar unë, si për lidhjet e Hashimit me Francën, Marrëveshjen e Rambujesë, ndarjen e Mitrovicës dhe linçmet që ka bërë ai në mes disa komandatëve,luftëtarëve, shokëve të subjektit të tij, e mos të flasim për partnerët politikë të subjekteve tjera me të cilat ka bërë koalicione.

Tani e shohim të gjithë se përditë nga një pjesë po i shkëputet Kosovës, si kufiri me Maqedoninë Debëllde, me Malin e Zi Çakori, e tani si duket në rend janë pasuritë më të mëdha të vendit tonë, resurset nëntokësorë të Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës.

Çfarë kryministri është Ramush Haradinaj, i cili nuk e di për rrëmbimin dhe largimin e 6 turqëve nga Kosova në Tuqi,të cilët kanë kërkuar azil politik në Kosovë, duke qenë të mbrojtur ndërkombëtarisht?! Hashim Thaçi bënë çfarë donë, Ramushi, kinse po e kritikon Hashimin,por shumë shpejtë ndërron mendjen dhe propozimet e Thaçit i miraton!

Nga Mitrovica nepër Zubin Potok deri në kufirin Bërnjak, Kosovë – Serbi, ka nja 37 km. Nga këta 37 km nja 11 km  në teritorin e Kosvës shtrihet Ujmani i Gazivodës, dhe 11 km tjerë në teritorin e Serbisë.

Rrugës, gjithçka që sheh me sy, të duket sikur je në Serbi. Nuk e sheh asnjë veturë me targa të Kosovës e, as që e kanë guximin të kalojnë nepër ato rrugë të kontrolluara nga serbët e organizuar,të rebeluar. Rruga Mitrovicë – Leposaviq, ka një gjatësi prej 70 km deri në kufirin Jarinje.
Gjilan, 06.09.2018

 

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Kështë valviten flamujtë serb

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Diga e Ujmanit të Gazivodës.

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Këtu prodhohet rryma nga Ujmani

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Pamje nga ura e Ujmanit

 

 

 

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci, duke ra shi, Auto në komunikacion pa targa!!!

 

Foto e shkrepur nga Xh.Leci, Auto me targa KM-Kosovska Mitrovia

Albin Gashi, talent i futbollit i cili po ngjitet në majat e futbollit evropian – Nga Skënder MULLIQI

Shumë të rinj shqiptare tashme kan bërë emer në sporte të ndryshme ne arenen ndërkombëtare kështu edhe në sportin më të popullarizuar në botë –futboll. Këta talent po luajnë në skuadrat më prestigjoze te futbollit evropian.Ata po po e qojnë lartë imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës.Janë bërë tashmë mburrja dhe krenaria jonë .

Mbase kan arritur te lujanë edhe për perfaqësuese të shteteve të ndryshme të Evropes, Zvicër , Gjermani , Francë etj .Futbolli është pa dyshim sporti më i ndjekur dhe pikërisht për këtë fakt, protagonistët e tij, janë ndër njerëzit më të famshëm. Njeri ndër këta lojtarë që është duke berë emer në arenën ndërkombëtare, i cili është duke shkuar hapave të Shaqirit, Xhakës ,Canës , Behramit etj, është edhe talenti 21 vjeqar, Albin Gashi , i cili kishte arritur të dëpertoj për ekipën e parë të skuadres së njohur austriake Rapidin e Vjenës.

Albini është mësfushor me karakteristika sulmuese, i gjatë , dribler i mire dhe ka gjuajtje të fuqishme.Meritë të madhe në ngjitjen e Albinit drejtë majave të futbollit e ka edhe babai i tij, Zenuni, i cili është edhe menaxher i tij.Këtë stinor ky talent i rrallë i futbollit ka kaluar në ekipen e Den Bosch të Holandes.

Pa dyshim së Albini është një lojtarë i së ardhmës dhe do të bëhet shumë i njohur. Me shfaqjet e bukura në sportin më të popullarizuar në botë , ka bërë që Albini të marre ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës që të luajë për përfaqësuesen tonë .Sigursht së në të ardhmën e afert për këtë lojtarë shumë silësor do të shkruhet dhe flitet edhë më shumë .Dy kombëtaret tona në futboll është mirë që të mbeshteten në talentet e shumtë të cilët qdo ditë e më shumë po dëshmohen si lojtarë kulminant në ligat evropine, siq është edhe talenti i rrallë i futbollit, Albin Gashi.

Ky lojtar me topin e lojës po përformon në stilin e e lartë qdo ditë e më shumë duke shënuar edhe shumë gola. Lojtarët tanë janë bërë tashmë thesar kombi, janë bërë ambasadorët më të mirë të dy shteteve shqiptare …

Ja pse dy akademikët ngrenë padi kundër Baton Haxhiut

Pas debatesh të shumta në lidhje me dialogun me Serbinë dhe me mundëisne ose jo të ndryshimit të kufijeve te shtetit te Kosovës ka ardhur edhe një lajm i fundit.

Akademiku Hivzi Islami dhe profesor doktor Arsim Ejupi, kanë bërë padi civile ndaj drejtorit të Klan Kosovës Baton Haxhiu dhe gazetarit të këtij televizioni, Fiton Dibrani.
Përmes një komunikate për media, ata kanë bërë të ditur se këtë e kanë bërë për shkak të keqpërdorimit të të dhënave dhe fakteve nga librat e tyre shkencorë, për një emision televiziv.

Ja Njoftimi i tyre i plotë:

PADI CIVILE NDAJ GAZETARIT FITON DIBRANI DHE DREJTORIT TË “KLAN KOSOVËS” BATON HAXHIU

Më 5 shtator 2018, midis orës 21 dhe 21,30 në “Zonën B” të Baton Haxhiut u dha një kronikë me emrin “Demografia përballë ndryshimit të kufijve” nga gazetari Fiton Dibrani për “dobitë” apo “humbjet” e Kosovës nga shkëmbimi i territoreve. E njoftojmë opinionin se janë kepqëdorur të dhënat dhe faktet, të marra selektivisht nga librat tona shkencore dhe shkrimet e tjera, të bëra publike në dhjetra portale, gazeta dhe revista. Të dhënat, fragmentet dhe pasuset e tëra  nga tekstet tona, të shkëputura mekanikisht nga konteksti, janë intonuar në funksion të qëllimeve politike të ideatorëve dhe mbështetësve të tyre për copëtimin e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që shkojnë vetëm në favor të Serbisë dhe qarqeve proserbe në Evropë dhe në botë.

Për keqpërdorimet dhe spekulimet me tekstet tona, ndaj gazetarit Dibrani dhe drejtorit të “Klan Kosovës” Haxhiu, e njoftojmë opinionin se paralajmërojmë padi civile në gjykatën kompetente për kompensimin e dëmit për shkak të përvetësimit të teksteve dhe keqpërdorimit të tyre, si dhe cënimit të së drejtës së autorit, sepse në asnjë rast nuk iu kanë referuar burimit.

Padisë i bashkangjiten të gjitha provat e duhura.

Hivzi ISLAMI             Arsim EJUPI

Prishtinë, 7.09.2018.

Vetëvendosje fton LDK-në për organizim të protestave kundër Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do t’i bëjë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të protestuar kundër pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Kryesia e kësaj Lëvizje ka thënë të ketë marrë këtë vendim në një mbledhje të mbajtur ditën e enjte.

Në një komunikatë për media është caktuar dita e premte si dita e fundit për të përcaktuar datën e protestës.

Në komunikatë thuhet se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa mandat të Kuvendit po vrapon në negociata pa parime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne nuk mund të lejojmë pazare me sovranitetin, territorin dhe kufijtë e Kosovës. Aventura personale e Presidentit të Kosovës është e papranueshme.

Ndër të tjera në këtë shkresë është kërkuar edhe mbajtja e siç është thënë zgjedhjeve “të lira, demokratike dhe të ndershme”.

Aty përmendet edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, për të cilën drejtuesit e Lëvizjes vlerësojnë se nuk do të duhej të ndodhte.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka thënë se leja për vizitë të Vuçiqit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Vuçiç në fundjavë në Kosovë, merr leje nga Prishtina

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Zyberaj tha se leja për vizitën e Vuçiç është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Presidenti serb, Vuçiç pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit.

Vizita e tij në Kosovë do të jetë një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

PRISHTINË – Nuk do të ketë ndarje, shkëmbim të territoreve ose Republikë Serbe në Kosovë, porositi edhe njëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e Konferencës së 5-të dy ditore të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Thaçi tha se Kosova 10 vite pas shpalljes së pavarësisë është njohur nga 116 shtete dhe anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare që është meritë edhe e diplomacisë kosovare, e cila është një lidhje e rëndësishme e shtetit kosovar me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

Duke theksuar se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO me rëndësi të madhe janë marrëdhëniet e mira me të gjitha fqinjët, Thaçi theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët dhe se mbetet edhe arritja e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Sipas tij, Kosova në Bruksel asnjëherë nuk ka lejuar, as që do të lejojë të hapen çështjet e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve, por gjatë demarkacionit të kufirit Kosova është e gatshme edhe për korrigjimin e kufijve.

“Gjithashtu duke pasur parasysh momentumin ndërkombëtar që është krijuar tani është momenti të hapim tema të bashkangjitjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës. Kjo është kërkesë e kamotshme e Luginës së Preshevës. Si president i vendit e kam pranuar kërkesën e liderëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kërkesë kjo e institucionalizuar tani, deklaruar në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, që këtë kërkesë ta shtrojmë si kërkesë në dialogun në Bruksel dhe para bashkësisë ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

Ai shtoi se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet vetëm nëse nënkupton njohjen reciproke, ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nëse është e pranueshme për SHBA-të dhe BE-në.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se përvjetori i konferencës së ambasadorëve përkon në një moment të ndjeshëm për Kosovën meqë përmes debateve të ndryshme janë shpalosur shumë paqartësi lidhur me dialogun me Serbinë.

Megjithatë, Veseli tha se qëndrimi i Kosovës është i qartë dhe se dialogu me Serbinë doemos duhet të përfundojë me qëllim që vendi të shkojë përpara.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është shtet demokratik, Kosova është vend perëndimor, i orientuar tërësisht nga SHBA-të dhe BE-ja. Këto janë parimet të cilat janë për ne të panegociueshme dhe në të njëjtën kohë janë orientimet tona strategjike. Kosova sa i përket territorit është unike, është e pandarë”, tha Veseli.

Ai theksoi se temën e ndarjes së Kosovës e shtyjnë qarqe proserbe dhe proruse, dhe porositi se për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi është i domosdoshëm konsensusi i brendshëm politik, që momentalisht nuk është.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se është e nevojshme marrëveshje e obligueshme juridike me Serbinë. Ai foli edhe për projektet mbi të cilat punon Qeveria, duke thënë se është shumë e rëndësishme anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe se Forcat e Sigurisë të Kosovës janë të gatshme për transformim në ushtri.

Pas fjalimeve hyrëse u ndanë mirënjohje ambasadorëve të pensionuar si dhe anëtarëve të familjeve të nëpunësve diplomatik. aa

Teuta hapur, urithët e nëntokës në prapaskenë i mbështetin pushtetarët e inkriminuar! – Nga Florim Zeqa

Seanca e ditës së martë, 4 shtator 2018 nxori në shesh shumë të vërteta. Fillimisht e tregoi qartë se opozita përveqse e dobët, është e rrejshme dhe mashtruese. Largimi i opozitës nga Kuvendi tregoi se është e pafuqishme përballë qeverisë me vetëm 52 deputetë!
Poashtu, seanca e ditës së martë e shpërfaqi edhe një herë situatën mjeruese në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Nuk është hera e parë, e madje nuk do të jetë e fundit, kur do të “kryqëzohet” Teuta Rugova, e bija e presidentit historik Ibrahim Rugova për shprehjen e “lirë” në Kuvend!
Pafuqia dhe mos uniteti i deputetëve të LDK-së për t’u përballur në njërën anë me kundërshtarët politik dhe me të vërtetën e hidhur brenda këtij subjekti politik në anë tjetër, ka bërë që deputet të caktuar dhe mbështetës të tyre, t’i vërsulën bijes së presidentit Rugova, thuajse ajo është shkaktarja e të gjitha të këqijave në subjektin e traditës demokratike në vendin tonë.
Jo për ta mbrojtur, por për hirë të së vërtetës, duhet theksuar se, jo vetëm me votën e Teutës u zgjodh Thaçi president, jo vetëm me votën e Teutës u votua Demarkacioni në Kuvend!
Ishin dhe janë edhe shumë vota të tjera që po e mbajnë Hashim Thaçin në pushtet që nga viti 2010 e këndej, që po e mbajnë në pushtet Ramush Haradinajn nga votimi i Demarkacionit në Kuvend, dhe për habi nuk “kryeqëzohen” siq u kryqëzua Teuta e vetmuar në Kuvend!
Sikur të “kryqëzohej” lideri diktaorial i LDK-së për marrëveshjen apo pazarin krejtësisht privat të tij me Hashim Thaçin për ndarjen e pushtetit në vitin 2014-të (“Unë kryeministër, ti nesër president”), me siguri LDK-ja do ta merrte të mbaren, nuk do të mbetej patericë e partive tjera në Kuvendin e Kosovës.
Janë deputetët e tjerë të saj, që në mënyrë përfide dëmtuan shtetin për të mbrojtur pushtetarët e inkriminuar. Nuk ishte vota e Teutës ajo që e solli Hashim Thaçin në pushtet, nuk ishte vetëm vota e Teutës që solli Demarkacionin, nuk ishte vetëm vota e Teutës që i fali Malit të Zi, Qakorrin, Kullën e Bjelluhën, përkatësisht 8200 hektarët e larë më gjakë shqiptari ndër shekuj.
Përderisa është kështu, pse lehojet të ndodh padrejtësia ndaj Teutës, e cila përveqse “Një votë”, nuk përbën gjë tjetër në Kuvend!
Në këtë rast, pashmangshëm parashtrohet pyetja; pse deputetët “engjuj” të LDK-së nuk e përjashtojnë Teutën nga grupi parlamentar!?
Janë shumë “pse” që kërkojnë përgjigje nga deputetët e LDK-së në Kuvend!
U mbetët deputetëve të LDK-së që votuan marrëveshjet e dëmshme për vendin të thonë të vërtetën e hidhur brenda LDK-së!
E vërteta është se me “Kryqëzimin” e Teutës për një votë, po tentohet të amnistohet një bandë kriminale brenda LDK-së që dëmtuan shtetin për interesat e tyre personale.

Me “një kokërr” as nuk mbrohet dhe as nuk shitet shteti!

Nuk ka asnjë diskutim për kontrabandimin e Teutës. Ashtu siq u përdor për votë të martën në Kuvend, Teuta adoleshente u përdor dy herë radhazi në zgjedhjet parlamentare për votë nga LDK-ja, e jo për respekt që kanë uzurpatorët e puçistët e këtij subjekti për familjen Rugova.
Këtë e din më së miri lideri diktatorial i LDK-së i cli e ka instaluar një rrjet kriminal e mafioz për të mbrojtur interesat e tij meskine në kundërshtim me vullnetin e elektoratit rugovian të LDK-së!
Sa herë që i duhen Hashim Thaçit, Isa Mustafa i vënë në lëvizje urithët e nëntokës së LDK-së, filialen e Riinvestit dhe mercenarët e pushtetit!.
Në rastin e Teutës, padrejtësisht po sulmohet e keqja më e vogë, përderisa në anën tjetër po tentohet të amnistohet e keqja më e madhe në LDK, përkatësisht Isa Mustafa me sejmenët e tij!
Fundja, vota e Teutës në Kuvend, nuk e dëmtoi bllokun opozitar, e as LDK-në më shumë se sa e dëmtuan ata vetën me largim nga seanca!
Përkundrazi, vota e Teutës i vuri në siklet të madh pushtetarët për sigurimin e kuorumit për vazhdimin e seancës! Vota e Teutës, i ktheu edhe një herë pushtetarët në prehrin e listës “Srpska”, përkatësisht në grushtin e Aleksandër Vuçiqit.
Po të ishte unike dhe e vendosur LDK në veprimet e saj, nuk do ta braktiste seancën, por do të bënte një betejë të fuqishme kundër pushtetarëve aktualë.
Pas braktisjes së Kuvendit, LDK-së dhe opozitës në përgjihtësi nuk i ka mbetur rrugë tjetër veqse t’i bashkangjitet shoqërisë civile për protesta të fuqishme mbarëpopullore deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe largimin e presidentit nga froni.
Megjithatë, më e mirë se çdo lloj proteste në rrugë, do të ishte padëgjueshmëria qytetare ndaj institucioneve të kapura të shtetit. Pasi dalja në protesta në këtë kohë krize të skajshme politike e sociale, është ekuacion me shumë të panjohura! Pasi shumë lehtë situata mund të eskaloj në destabilizm të përgjithshëm me pasoja tragjike për vendin.
Duhet llogaritur se mund të ndodh, që të manipulohen turmat e elektrizuara të njerëzve të pakënaqur nga agjentura të ndryshme për përseritjen e trazirave të marsit 2004, të cilat do të legjitimonin më shpejt e më leht ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.
Përvojat nga demonstrimet dhe protestat e viteve të pas pavarësisë kanë treguar të qëllimin e dyfisht të tyre. Jemi dëshmitar të dhjetëra protestave me kauza të rreme. Në disa raste, organizatorët e protestave në rrugë dhe parlament, liderë të partive politike treguan gatishmërin për djegien dhe rrënimin e çdo gjëje kinse për mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa me ardhjen e tyre në pushtet, ndërruan “mendje”, duke shitur pjesë të shtetit për mbajtjen e pushtetit!
Vetëm krjimi i një Këshilli Kombëtar, do të nxjerrte vendin nga kriza e thellë politike e sociale, si dhe do ta nxjerrte shtetin nga rruga e falimentimit, e vënë padrejtësisht nga miopët politik në krye të shtetit.
Kjo është e mundur të arrihet me bashkimin e forcave progresive nga elektoratet e të gjitha partive të dështuara politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë.

Veriu nën presionin e pritjes së Vuçiqit

Në prag të vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në veriun e Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, në mënyrë të ngutshme janë duke u bërë përgatitjet për pritjen e tij, si dhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore.

Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel dhe zgjidhjes së mundshme përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, serbët në veri të Kosovës po presin se çfarë do t’u komunikohet gjatë fundjavës së ardhshme, për kur edhe është paralajmëruar vizita e Vuçiqit.

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq e ka paralajmëruar vizitën e presidentit serb si më gjithëpërfshirëse dhe më përmbajtësore.

 

Miladija Petkoviq nga Mitrovica e Veriut, thotë se pret shumë nga kjo vizitë.

“Nga presidenti presim shumë, por nuk e dimë se çfarë mund të bëjë për ne. Këtu është mjaft vështirë. Për shembull, për të siguruar barnat duhet të shkojmë në Rashkë, fatkeqësisht. Por, çfarë të bëjmë, ai po përpiqet aq sa mundet dhe i lumtë për këtë”, tha Petkoviq.

Por, ajo shtoi se vështirë se mund të arrihet ndonjë zgjidhje për gjendjen aktuale.

“Dëshirë kam, por vështirë se mund të ndodhë. Shumë vështirë. E shihni se sa janë kundër, madje edhe te ne, tanët. Por, ai (presidenti Vuçiq) është I fuqishëm”, tha Petkoviq.

Nemanja Mishiq nga Mitrovica e Veriut, thotë se nuk pret që vizita e tanishme e Vuçiqit të jetë më e rëndësishme se sa ato më parë.

“Mendoj që në esencë do të jetë njëjtë sikurse edhe herën e kaluar kur erdhi presidenti, ndonëse unë dje kam dëgjuar se afati përfundimtar (për arritjen e marrëveshjes) është shtyrë për vitin 2019. Kështu që, vetëm po bëhet shumë zhurmë dhe asgjë më shumë. Vetëm të qëndrojmë ne këtu, që ta ruajmë punën, në mënyrë që të mund të jetojmë. Më pas, mbase do të bëhet më mirë, hap pas hapi”, tha Mishiq.

Siç është paralajmëruar, pritet që presidenti serb Vuçiq ta përfundojë vizitën ditën e diel, me një adresim në tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Igumeni i Manastirit në Deçan, Sava Janjiq ka shkruar më herët në rrjetin social Twitter se në shkollat serbe po bëhen të ashtuquajturat lista të punëtorëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm në tubim më 9 shtator dhe se urdhri ka ardhur nga një institucion i rëndësishëm shtetëror i Serbisë.

Një veprim i tillë, sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovë, Rada Trajkoviq, është krejtësisht, siç e quan ajo, “sekret publik”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se megjithatë, në krahasim me periudhat e kaluara kur presioni vinte vetëm nga institucionet e shtetit të Serbisë, tashmë ky presion vjen edhe nga institucionet e Kosovës.

“Marrë parasysh që të gjitha zgjidhjet për kuadro vijën përmes (Milan) Radoiçiqit (nënkryetar i Listës Serbe) nga Mitrovica e Veriut, i cili i kontrakton punësimet e njerëzve në institucionet e Kosovës, tash serbët e Kosovës, nga të dyja anët, janë të shtyrë dhe u duhet që t’i përgjigjen obligimit të punës, i cili nënkupton praninë e obligueshme sa herë që Vuçiq të vizitojë hapësirën e Kosovës”, tha Trajkoviq.

Ajo ka shtuar se janë bërë lista paralele të atyre që duan dhe të atyre që nuk duan që të jenë të pranishëm në tubim.

“Këta që nuk pranojnë, dyshohet se kërcënohen me pushim nga puna, por populli, megjithatë, po tregon një rezistencë të caktuar madje edhe ndaj presioneve të tilla, të cilat janë të ndërlidhur me ekzistencën e tyre”, u shpreh Trajkoviq.

Për sa u përket institucioneve të Kosovës, Trajkoviq tha se bëhet fjalë për vetëqeverisjet lokale dhe degët e tyre, gjegjësisht për organet e këtyre institucioneve, ministrive dhe ministrave, të cilët janë në Qeverinë e Kosovës. Sipas saj, “përmes mekanizmave të tyre, bëhet presion ndaj popullatës, ndaj të kthyerve, si dhe njerëzve që marrin shtesa të caktuara, sociale, pensionet dhe të tjera”.

 

Presidenti serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, më 7 shtator, do të takohen sërish në kuadër të dialogut të Brukselit. Ndërkaq, dy ditë më pas, të dielën, më 9 shtator, Vuçiq do ta vizitojë Kosovën, siç është thënë, për të biseduar me banorët serbë.

Deri më tash, presidenti Thaçi, disa herë ka deklaruar që në Bruksel do ta paraqesë nismën për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por jo edhe ndarje apo shkëmbim të territoreve ose autonomi për serbët. Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar se angazhohet për caktimin e kufijve me shqiptarët në Kosovë.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Thaçi: Mund të shkoj në shtëpi por nuk pranoj republikë serbe në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se korrigjimi i kufirit e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi i territoreve dhe nga themelimi i një Republike serbe.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me idetë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Presidenti Thaçi tha se ai asnjëherë nuk ka folur për ndarje të vendit apo shkëmbim të territorit, por, të korrigjimit të padrejtësive që kanë ndodhur nëpër vite.

Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi dhe themelimi i Republikës serbe. Për mua më e rrezikshme është Republika serbe se sa korrigjimi i kufirit. Korrigjimi është fitore e madhe për Republikën e Kosovës. Republika serbe është defunksionalizimi i plotë i Republikës së Kosovës. Edhe me miq ndërkombëtarë që propozojnë Republikë serbe unë nuk pajtohem dhe nuk do të lejojë diçka të tillë të ndodhë, kushdo që të jetë, unë mund të shkoj në shtëpi por diçka të tillë nuk pranoj”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve apo një asociacion komunash me fuqi ekzekutive.

Këto ditë kam dëgjuar ide të ndryshme prej partive të ndryshme dhe individë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës, që me të vërtetë kanë qenë shqetësuese, por e ritheksoj, nuk do të lejojmë as diskutim për ndarje, nuk do të lejojmë as diskutim për shkëmbim sikurse që nuk do të lejojë asociacion me kompetenca ekzekutive, së paku sa do të udhëheq unë zyrën e presidentit të Kosovës. Pra, në këtë drejtim unë jam për me marrë, e kushdo që dëshiron të japë, është tjetër”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se do të nënshkruaj një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse ajo do të jetë në përputhshmëri me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se idetë e ndryshme për ndryshimin e kufijve kanë ardhur nga individë të ndryshëm në Kosovë dhe se sipas tij asnjëherë kjo çështje nuk është shtruar në takimet e deritashme.

Unë nuk e di se çka mendon Beogradi, aty ku unë kam qenë ulur si president i Kosovës, kurrë në asnjë rrethanë, askush nuk e ka ngritë idenë as të ndarjes as të shkëmbimit. Kur të flet Beogradi flas edhe unë, por diçka të tillë nuk kam dëgjuar. Unë kam fol vetëm për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dikujt i duket e parealizueshme, unë ju kuptoj, por ja që mua më duket e realizueshme dhe unë besoj që do ta realizoj, sinqerisht besoj dhe jam i bindur”, tha ai duke nënvizuar se do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga përgjegjësia në bisedime, nëse do të kishte zgjidhje më të mirë për të ardhmen e Kosovës.

Nëse dikush nga ju ose kushdo që të jetë, më bind si president i vendit ose i bind edhe akterët që janë vendim marrës në botë që mund të lëvizë shteti i Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pa marrëveshje paqësore, pa marrëveshje për fqinjësi të mirë me Serbinë dhe Serbia mund të lëvizë drejt perspektivës evropiane pa marrëveshje paqësore pa fqinjësi të mirë me Kosovën, unë jam i gatshëm jo që të jem pjesë e ekipit të tij negociator, por edhe letrat i mbaj, vetëm le të më bind”, tha presidenti Thaçi.

Ai pritet të takohet të premten në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pak ditë pasi të dy kërkuan mbështetje për një marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që do të mund të përfshinte edhe “korrigjimin e kufijve”.

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë idetë e presidentit Thaçi dhe kanë paralajmëruar rezolutë në parlament kundër tij si dhe protesta për të penguar siç thuhet, idetë e tij që janë sulm mbi shtetësinë e Kosovës.

Ndarjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth bisedimeve me Serbinë janë shfaqur ashpër edhe në debatet në parlamentin e Kosovës.

Vuçiç: Prishtina nuk do të bisedojë për asgjë me rëndësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se zhvillimet e fundit në Prishtinë tregojnë se “zyrtarët shqiptarë nuk duan të flasin as për bashkësinë e komunave serbe, as për veriun e as për Gazivodën…Duket se nuk duan të flasin për asgjë me peshë”, tha ai.

Ai tha se Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të bisedojë për të gjitha temat që janë me rëndësi për serbët dhe shqiptarët, ndërsa nënvizoi se është koha që Beogradi dhe Prishtinë të marrin përgjegjësitë në duart e tyre.

“Është koha të vendosim për fatin tonë dhe jo që dikush ta përcaktojë atë nga jashtë”, tha ai.

Thaçi flet për kufijtë: E them prerë, s’do bisedojmë kurrë për Gazivodën e Mitrovicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është adresuar përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit.

Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë ndarje dhe as shkëputje të pjesës veriore të Kosovës.

“Çfarë do të thotë kjo? E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës apo për qytetin e Mitrovicës”, tha Thaçi.

Në debatin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) presidenti Thaçi ka ritheksuar se arritja e marrëveshje për normalizimi e raporteve me Serbinë do t’i hapte Kosovës rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara (OKB).

“Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende fqinje na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë tani e sa vite. Është koha tani për marrëveshja e madhe historike përfundimtare mes dy shteteve”, u shpreh Thaçi.

Ai ka theksuar se vëmendja bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo vëmendje e këtyre mekanizmave duhet të shfrytëzohet.

“Është e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë rast dhe të arrijmë këtë marrëveshje. Nëse e humbasim këtë rast pas zgjedhjeve të institucioneve të Bashkimit Evropian që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm rrezikojmë të gjendemi si Kosovë dhe si rajon përballë një Bashkimi Evropian më të mbyllur për Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimisht do të kemi më pak vëmendje dhe vendosmëri për të shtyer përpara proceset që garantojnë paqe dhe siguri në Kosovë dhe në tërë Evropën Juglindore”, theksoi Thaçi. REL

Prishtinë – Vrasje në ndërtesën e AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka konfirmuar se sot, në orët e mëngjesit, është vrarë një person brenda objektit të kësaj agjencie.

Përmes një komunikate, AKI ka konfirmuar se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Në komunikatë thuhet se “sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës)”.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundon komunikata.

A vritet pavarësia!? – Nga Florim Zeqa

Ideja e këtij shkrimi më lindi nga një artikull në portalin “Sputnik”, në të cilin shkruante: “Mogherini mund ta marrë çmimin NOBEL për paqe në rast se e arrin marrëveshjen e paqes mes Serbisë dhe Kosovës”!
Kjo nuk paraqet ndonjë risi, por befasia për lexuesit kosovarë do të ishte fakti se artikullshkruesi i referohet një burimi të diplomacisë evropiane i cili e konsideron Kosovën, Republikë të vetëshpallur e jo shtet sovran e të pavarur!

Mungesa e përfaqësimit dinjitoz në dialogun e Brukselit

Përderisa bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë arritur kulminacionin, asnjëherë deri më tani nuk patëm përfaqësim dinjitoz politik, sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikisht prezent, sa për dekor dhe sa për të kënaqur orekset serbe dhe plotësuar projektet serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.
Një situatë e tillë e palakmueshme, vjen si pasojë një lidershipi i përgjegjshëm, të pa vendosur dhe jo kredibil në raport me bashkësinë ndërkombëtare!
Në anën tjetër, edhe BE-ja si organizatë politike, është shndërruar në dorë të zgjatur të Serbisë në Kosovë, duke e ndihmuar Beogradin zyrtar në realizimin e planeve hegjemoniste ndaj shtetit tonë.
Megjithatë, Serbia, kurrën e kurrës nuk do t’i realizonte kaq lehtësisht planet ogurzeza mbi Kosovën pa ndihmen e spiunëve e bashkëpunëtoreve të saj shqipfolës në Kosovë e Shqipëri, të katapultuar në majat e dy shteteve.

Thaçi pas Vuçiqit e Ramës, sikurse “Muça pas dajive”

Dialogu tashmë i filluar për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës në botë, ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar.
Tashmë po dihet qartë se opsionet për ndarje të Kosovës janë përgatitur në Tiranë dhe Beograd nga Vuçiq dhe Edi Rama, ndërsa presidnetit Hashim Thaçi i është ofruar i gatshëm në tavolinë.
Pra, duke qënë të bindur në mbështetjen e parezervë nga Hashim Thaçi, Vuçiq e Rama kanë hartuar strategjijnë e tyre vrastare për shtetin e Kosovës. Futja e opsionit të ndarjes në dialogun e Brukselit, automatikisht ka nxjerrë jashtë agjendës së dialogut çështjen e krimeve të luftës, kërkesën për dëmshpërblim dhe kërkimfalje nga Serbia, si dhe një varg çështjesh tjera me rëndësi kruciale për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Presidenti injorant i Kosovës, me të gëlltitur lehtësisht gjellët e përgatitura në kuzhinat e Beogradit dhe Tiranës është futur në rrugën pa krye, nga e cila do të dali humbës i shumëfisht dhe katastrofal për Kosovën.
Injoranca e skajshme, e ka bërë presidentit Thaçi që të marrë rolin e timonierit për “korrigjim të kufijve”, anipse timonin e mbajnë Federica Mogherini e Aleksandër Vuçiq.
Kjo ka bërë që presidenti Thaçi të humbas përfundimisht kredibilitetin tek qytetarët e Kosovës. Thaçi nga një presidenti unifikues që duhej të ishte sipas kushtetutës, e ka bërë të kundërtën, i ka unifikuar të gjithë kundër tij!
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur dëgjon presidentin e vendit tënd duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për copëtimin e vendit me armiq!
Kjo është e paparë dhe e padëgjuar tek popujt e tjerë të botës!

T’i ndalim veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të liderëve tonë

Andaj paraprakisht, kritikave ndaj BE-së në parandalimin e coptimit të trojeve tona etnike, duhet t’u ndalet hovi tradhtarëve. Një gjë e tillë është e mundur me krijimin e një këshilli kombëtar i cili do të delte me kërkesa të qarta para bashkësisë ndërkombëtare.
Përderisa ne t’i lejojmë liderët (tradhtaret) e korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt të ulën në tavolinën e pabarabartë të bisedimeve me Serbinë ne Bruksel, nuk kemi si t’i kundërvihemi BE-së për shantazh ndaj lidershipit aktualë!
Kundërshtimet individuale nuk çojnë peshë karrshi invazionit politik të Serbisë, i ndihmuar së fundmi haptas edhe nga BE-ja.
Si asnjë herë më parë, na duhet një mobilizim i përgjithshëm i popullatës dhe mërgatës sonë në parandalimin e copëtimit të trojeve tona etnike.
Bazuar në skenarët që po zbatohen në dialogun e Brukselit, edhe tani pas 20 viteve, shpresa e vetme na mbetet tek gërshetimi i interesave të fuqive të mëdha në Ballkan, veqanarisht e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Anglisë, në të kundertën, është e rrezikuar seriozisht qënja jonë kombëtare, e të mos flasim për shtetin në inkubatorin ndërkombëtar dhe duart e grupeve kriminale…
Vrasësit e pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk janë të pakët, nuk ndodhen vetëm në Beograd apo Bruksel, ata i kemi edhe në mesin tonë, të instaluar në majat e pushtetit në Prishtinë e Tiranë!
Patriotizmi i kamulfluar nuk na çon askund, sikurse që na dëmtojnë rëndë akuzat e ndërsjella, sharjet e fyerjet dhe debatet e niveleve të rrugëve e kafeneve.
Të tillët duhet t’i mundim politikisht dhe me ide konkrete e jo me luftë “shtrigash”. Pra duhet të munden me ide të shëndosha, plane dhe projekte të qarta, strategji e platforma të pastra kombëtare

Kërcënimi me kufijtë, shantazh për Asociacionin

Bazuar në projektet e fundit për shkëmbim dhe ndarje territoriale të Kosovës, nuk është më Evropa ajo që ndanë trojet shqiptare, por janë vetë shqiptarët që hartojnë dhe po bëhen pjesë e planeve serbe për ndarjen territoriale të Kosovës.
Injoranca e politikës kosovare shkon aq largë, saqë me ose pa vetëdijen e tyre janë duke u bërë varrëmihësit e shtetit të Kosovës.
“Ideja” e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufijve, do të rezultojë me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) apo “Zajednicës” me kompetenca të plota ekzekutive.
Për këtë ide vrastare për shtetin e Kosovës, janë pajtuar edhe shumica e partive politike në Kuvendin e Kosovës, të cilat tani përmes gabimeve të Thaçit po përpiqen të shfajësohen për gabimin historik që e kanë bërë me rastin e pranimit “Zajednicës” në veri të Kosovës.
Kur jemi në këtë segment, nuk bënë pa e përmendur faktin, se dy liderët e partive më të mëdha politike në vend (PDK e LDK) janë nënshkrues të marrëveshjes për Asociacionin në Bruksel (Hashim Thaçi me 19 prill 2013-të, përkatësisht Isa Mustafa me 25 gusht 2015-të).
E gjithë rrëmuja politike me kufijtë po bëhet që popullata kosovare e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, të frikësohen nga rreziku i një lufte të re, me qëllim që ta pranojë qetësisht bosnjëzimin e Kosovës.

Si përfundim të këtij shkrimi, 20 vjet pas video-klipit “A vritet pafajësia”, këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ua ka për borxh qytetarëve të Kosovës, që të nxjerrë videoklipin e ri të saj me titull: “A vritet pavarësia”, me tekstin e përpunuar të njëzet viteve më parë!

Disa fjalë për një libër me vlerë – Recension nga Skënder Mulliqi, gazetar, publicist e analist politik

Kosova dhe shqiptarët u ndodhen në sprova të mëdha historike. Sprova historike për tu bërë të lirë u bë realitet në vitin 1999. Krejt varet nga ne a do të jetë kjo hera e fundit. Ky duhet të jetë mësim i madh nga historia jonë e bujshme dhe krenare.Për këto 18 vite jetuam që të fitojmë përvojën në shtetndertim dhe mirëqenje.Sigurisht së këto vite ishin shumë të vështira të mbushura më plotë sfida.Kemi pritur të kemi të arritura të mëdha e nuk e patëm.Nuk e patëm, se pushtetet e pas luftës tonë çlirimtare nuk punuan mirë, nuk punuan ndërshmërisht që të kalohet faza e tranzicionit. Këto dhe shumë çka tjetër lexuesi do t’i gjenë në përsiatjet, opinionet dhe analizat e publicistit dhe gazetarit të shquar, Florim Zeqa në librin “Thirrje nga Shpirti’. Vet titulli I librit është sugjestiv dhe sfidues, është thirrje nga shpirti i autorit të librit, për një Kosovë shumë më ndryshe, sigurisht shumë më të zhvilluar dhe prosperuar.

Libri është një përmbledhje e analizave dhe opinioneve të ndara në shumë kapituj, ku ngjarjet gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri përshkruhën në mënyre kronologjike. Libri i publicistit dhe analistit politik, Florim Zeqa, do t’i mundësojë lexuesit dhe studiuesit të njohin jo vetëm mendimin dhe vlerësimin e një autori të spikatur për ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, por do t’u shërbejnë mirë atyre si një kronikë e gjithë asaj që ka ndodhur. Që në hyrje të librit publicistikë dhe analisti politik, Florim Zeqa shpreh dëshprimin karrshi klasës politike e cila nuk e ka dhënë provimin për të mirë. Shfaqja e krimit të organizuar , korrupsionit, vrasjeve politike, janë brengat më të medha të autorit, por sigurisht së janë edhe brengat dhe shqetësimet edhe të qytetarëve të Kosovës. Më pas gazetari dhe publicist Florim Zeqa, ndalet në mos shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, fusnotën famoze në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale si deshtim i madh i besedimeve maratonike herë teknike e më shumë politike me palën serbe. Autori i librit nuk e fsheh skeptizimin në ndërtimin e shtetit të së drejtës, të shtetit funksional dhe demokratik në shumicën e shkrimeve .

Ai shpreh besimin se, pas zyrtarizmit të pavarësisë do të kishte mundësi të krijimit të shtetit ligjor dhe funksional dhe së të gjithë ata që keqpërdorën pozitën pushtetare do të ndeshen më ligjin. Në shumicën e shkrimeve autori shpreh kritika të rrepta karrshi pushteteve të cilat e prunë gjëndjen e keqe politike dhe ekonomike gadi pa rrugëdalje. Në libër shprehen hapur dilemat të cilat shoqërohen shumë natyrshëm më zhgënjimin e autorit për atë që po ndodhë në Kosovë. E gjithë publicistika e tij, nga çlirimi i vendit nga UQK-ja dhe NATO, ka për objekt, që Kosova të bëhët një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia enorme , zhvatja dhe pasurimet e paligjshme mos të kenë vend. Por që natyrisht shkrimet publicistike jo vetem të këtij autori, por edhe të tjerëve nuk u morën kurrë seriozisht nga pushtetet, që është presedan për secilin shtet që pretendon të jetë vend i lirë dhe demokratik. Zeqa i kërkon rrënjet e së keqës të shumë faktorë në Kosovë; të nepotizmi, klientelizmi, lidhjet e pushteteve me krimin, abuzimet dhe keqpërdorimet e shumta në kurriz të shumicës. Lidhjet e disa komandatëve te luftës me krimin dhe abuzimi i tyre me pushtetin është një brengë në vazhdimësi e autorit të një libri që lexuesin do të mbajë deri në fund pezull. Zeqa ka venë në spikamë mungesen e lidershipit pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Popullit të Kosovës i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi në vazhdimësi i vlerave, e që shkaktojë humbjen e të gjitha shpresave të gjenerata e re se do të bëhët mirë, duke zgjedhur rrugën e largimit masovik nga Kosova. Publicisti Zeqa shigjeton kritika të rrepta edhe karrshi faktorit ndërkombëtar sidomos kur bëhët fjalë për ndërhyrjet e shpeshta politike në punën e ekzekutivit, me ç’rast e shpreh shqetësim e tij rreth formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, si një barazim të viktimës më xhelatin. Preukopim tjetër i autorit eshte humbja e gjatë e kohës për shumë vite pas marrjes së kompetancave nga autoritetet ndërkombetare, mos zhvillimi ekonomik, stagnimi i proceseve demokratike pluraliste, autoritarizmi degradues, pastaj një shqetësim madhor i autorit të këtij libri është formimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe në veri të Kosovës me kompetenca vendimarrëse, si rrezik, që në një të ardhme jo të largët do të ndodh ndarja e vendit mbi baza etnike, si synim i kahmotshëm i Serbisë hegjemoniste. Të gjitha këto analizohen mirë në driten e fakteve, ngjarjeve, datave dhe situatave jo të mira politike, të krijuara në Kosovë nga kastat politike në pushtet.

Autori hedhë dritë mbi mashtrimet elektorale që iu bënë qytetarëve, duke mos i realizuar premtimet e dhena gjatë fushatave të partive shtetndërtuese. Autori gjithnje shprehë emocionet e tij në analizat e thukta rreth temave më rëndësi shtetërore e kombëtare. Në shkrimet e pubicistit Zeqa, herë ndeshemi më optimizem e më shumë pesimizem kritik, pritshmerinë e pafund se proceset të kthehen për së mbari në Kosovë.Të gjitha trajtesat dhe shtjellimi i temave bëhet në menyrë shumë të argumentuar dhe përmbajtësore. Autori mbanë gjithashtu lartë shpresën, durimin për të mos u dorëzuar para sfidave të kohës, dhe para atyre të cilët e kanë kapur shtetin fortë për gryke, mos përkuljen ndaj dhunës e terrorit karrshi elitave që e patën gjatë gjithë pas luftës.

Është ky një shkak i autorit për dinjitet kolektiv që provohet në çaste të vështira. Demokracia ka vu në spikamë autorin në këtë vepër madhore, ka ardhur si një tundim i bredshem shoqëror, si një sfidë e kohës e cila nuk po kuptohet dhe as nuk po përceptohet drejtë nga garniturat në pushtet, shkaku i miopisë politike e tyre! Demokracia sipas autorit Zeqa, të shqiptarët erdhi, përgjthësisht si nevojë e frymarrjes së kombit pas një përiudhe të gjatë të sistemit neveritës një partiak. Këta politikanë dhe këtë skenë politike publicisti Zeqa e karakterizon si të pa moral politikë. Libri në fjalë sigurisht se ka vlerë, madje vlera e tij mund të shihet më shumë në të ardhmen se sa sot. Florim Zeqa sigurisht së ka arritur të ngjallë debatin dhe diskutimet, por edhe t’i marre përgjegjësit e tij si idealist për të gjitha ato pikëpamje që i shtron .Sipas meje ky liber do të jetë një mësim i mirë për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, për të ardhmen e gjeneratave të reja. Libri i publicistit dhe gazetarit Zeqa ia vlen që të lexohet, së vertetë është një botim me vlerë, dhe do të jetë një dhuratë çmuar për lexuesin. Skënder Mulliqi, gazetarë, publicist dhe analist politik

Thaçi: Koha për marrëveshje historike më Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se procesi i kërkimit të marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, bartë me vete shumë rreziqe, por, sipas tij, “nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”.

Ai i bëri këto komente para shefave të misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ambasadës amerikane, KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it.

“Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”.

Ai tha se nuk ka kohë për të humbur as për Kosovën e as për Serbinë dhe marrëveshja duhet të arrihet në muajt e ardhshëm.

Kosova, tha ai, si shtet, si politikë dhe si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Qoftë për shkak se Serbia ndërhyn në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se Bashkimi Evropian nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës, apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen. Ky mendim doli krejtësisht i gabuar, theksoi ai duke shpalosur pikëpamjet e tij për procesin.

“Së pari, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha ai duke nënvizuar se përmes kësaj marrëveshjeje do të hapej mundësia që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, OSBE-së, paktit NATO dhe t’i ofrohet perspektiva e anëtarësimit në BE.

“Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit”.

Ai tha se një marrëveshje e tillë do të jetë ndihmesë për paqen dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit dhe nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë së Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve pakicë dhe se institucionet do të jenë garantues të ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe.

“E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”, theksoi ai.

Presidenti Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një javë më partë kërkuan mbështetje për një marrëveshje që do të mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Por, as njëri dhe as tjetri nuk kanë dhënë hollësi se si mund të dukej një marrëveshje e tillë dhe çfarë ndryshimesh do të përfshinte. Presidenti serb e ka shpallur politikë të tij ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në vija etnike.

Të shtunën ai kritikoi ashpër opozitës serbe që po u kundërvihet ideve për ndarje e shkmëbim territoresh duke theksuar se “ata po gëzohen nga mundësia që Serbia të mos fitojë asgjë” në procesin e bisedimeve me Kosovën”.

Presidenti i Kosovës, thotë se korrigjimi i kufijve do të nënkuptonte bashkimin me Kosovën të luginës së Preshevës, një zonë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Idetë e tij janë kundërshtuar nga opozita që kërkon seancë të jashtëzakonshme në parlament por edhe parti në koalicionin aktual qeverisës.

Të dy presidentët pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në kuadër të asaj që quhet periudha përfundimtare e bisedimeve. Zonja Mogherini tha të premten në Vjenë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se “do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike”.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania e Britania e Madhe, kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve.

Serbia që është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, i cila është në vitin e 11-të shtetësisë së saj. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre është kusht për integrimet evropiane. za

THIRRJE SHPIRTI PËR ZGJIM ATDHEU – Nga Qendresa Sadrijaj

Shënime për librin “Thirrje nga shpirti” të autorit Florim Zeqa
Jo rastësisht ky redaktim përmban një titull të tillë. I gjason kryekëput autorit dhe ndjeshmërisë së tij të madhe e zhgënjyese që ka për zhvillimet në atdheun e tij.
Libri Thirrje nga Shpirti, i ngjan një heraldike të lartë, udhërrëfyese e kuptimplote, i shkon përshtati rrëfimeve të Sokratit në sheshin e Athinës, përbuzjeve të athinasve ndaj rrëfimeve të tij ndërkaq në fund ngulitjes e mbështetjes në tezat e tij që konsiderohen më të fuqishmet në kompleksitetin e filozofëve dhe teoricienëve.
Për ti bërë një analizë të detajuar dhe kuptimplote librit në fjalë është gogja sfidë,  njëherit edhe zgjuarsi e kthjelltësi mendore, për faktin se autori është një kritikues kalibri e kjo e bën librin shumë të vecantë dhë atraktiv në llojin dhe cilësinë e vet.
Libri i dytë Thirrje nga Shpirti, është një vagon i shkëputur për të vazhduar dhe bashkëngjitur librit të parë Njohja e Vonuar. Kjo përmbledhje në vete tërheq gjithsej 105 opinione të ngërthyera me kritikë, rekomandime, mllef e skandale të përditshmërisë sonë Kosovare.
Për më tepër libri mund të lexohet me një këndvështrim analitik nga tri aspekte e që e bëjnë të vecantë, kreativ dhe po aq artistik për krijimtarinë e z. Zeqa.
Aspekti i parë është narracioni i autorit. Përgjatë tërë shtrirjes intelektuale të autorit në librin e tij, shihet dhe theksohet fakti i narracionit real dhe mjaft kritik. Në secilin artikull apo opinion autori rrëfen dhe kritikon nga veta e parë, pa iu frikësuar aspak paragjykimeve të kohës e atyrë ndaj të cilëve pa asnjë dilemë a variacion ua drejton fuqishëm kritikat dhe të metat që duhet përmirësuar. Me një mjeshtëri artisti analitik, din të manipulojë me gjuhën kritikuese dhe artistike në të njëjtën kohë duke shpërfaqur kapacitetin e tij studiues e të njohurive shumë- përfshirëse.
Mes tjerash Zeqa në një fragment nga shkrimi me titull “Zotëri Kryeministër mos i harroni premtimet”, shprehet: “ Edhe pse për LDK-në dhe zotin Mustafa kjo ishte humbja e tretë radhazi,…lideri i LDK-së, në vend të mbajtjes së premtimit të dhënë para elektoratit dhe qytetarëve të vendit, i mbylli sytë dhe futi veshët në lesh, duke vazhduar me lojëra politike për arritjen e qëllimëve personale,…thuajse qytetarët e këtij vendi nuk e ndjejnë aktin moral ose vlejnë më pak se një post politik, më pak se një interes personal i tij.”
Është e qartë se interesimi i tij për zhvillimet në Kosovë është preokupim dhe ndjenjë e fuqishmë dashurie e përkëdhelie që ka ndaj atdheut, saqë nuk le hapësirë për qortim të devijimit të ndonjë fakti të rëndësishëm që e karakterizon çdo ngjarje me rëndësi në vend. Guximi për të konfrontuar të bëmat e politikanëve dhe pazaret që bëjnë me Kosovën, nga këndvështrimi i një mërgimtari autori i përpin si të tilla pa hezituar që troq ta thotë atë që mendon dhe ndjen, pa marrë parasysh çmimin që mund ta paguajë, pasiqë për deklarata të karakterit orientues individual siç shihet në citimin e njërit nga fragmentet kërkon trimëri intelektuale, individuale dhe atdhetare. Pse them kështu, pasi jemi mësuar me shkrimet dhe antagonizmat e montuar të gazetarëve, publicistëve dhe analistëve tonë që të përshtatin kritika e këndvështrime për qef të klasës politike për aq sa kur tu vije mundësia u mvishen realizimit të interesave të tyre për karrigë ose jetë më të mirë monetare. Autori për asnjë moment nuk nënshtron karakterin e tij kritikues e vlerësues ndaj ngjarjeve në Kosovë, aq më tepër i jep nam imperialiteti fuqisë së tij krijuese të përditshme.
Libri është i veçantë dhe shumë glamuroz në përmbajtjen e tij kur sheh sa shumë dashuri për atdheun përmban. Zotëri Zeqa në secilën fjalë, fjali e paragraf është e pamundur të mos dhurojë dashuri burrërore e artistike në aspektin e një analisti fuqishëm të pathyer ndaj nivelit të narracionit të pastër dhe gogja etnik shqiptar.
Ai e çmon secilin gjest a manifestim që bëjnë mërgimtarët për të shpërfaqur nëpër botë kalibrat dhe kualitetet që ka dhuruar Kosova përmes bijave dhe bijëve të saj. Kushtimit edhe pse i “ plasë zemra” për kulaqin që i gatuan shtresa politike me afera të ndyra Kosovës, ai nuk dorëzohet dhe frymëzohet kur sheh se kemi kuadro që e duan dhe  e prezantojnë vendlindjen të bukur e të dëlirë ashtu edhe siç në realitet është po të mos ngulfatej nga veprime gërryese të politikanëve tonë.
Mes tjerash në shkrimin e tij “ Agnesa, shqipja që kërkon kthimin në folenë e të parëve të saj”, aq bukur shprehet ku thotë: “Agnesa edhe pse e lindur në Gjermani, e flet bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe, falë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Landau,…punës së palodhshme të mësueses Mirvete Ahmeti- Ismajli dhe edukatës së shëndoshë dhe në frymën kombëtare të familjes së saj me tradita të lashta patriotike.
Agnesa krahas mësimeve merret edhe me aktivitete të lira pranë grupit artistik të shkollës shqipe në Landau. Përpos vallëzimit në grup dhe kendimit, asaj më tepër i pëlqejnë recitimet në formë monologu,…poemat plotë dashuri dhe mallëngjim për atdheun e prindërve dhe gjyshërve të saj.”
Ky citat e përfaqëson tërësisht autorin së bashku me dëshirat e tij, kryeneqësinë dhe kualitetin shpirtëror të tijë. Shfaqet aq i pastër, aq bujar e dashamirës për çdo njeri që ka prejardhje nga Kosova, e konsideron vëlla, nënë, motër, baba etj. Është i përvëluar që të përhap sa më shumë ndjenja dhe emocione tradicionale të pashkëputshme e të pathyera për Kosovën e tij demokratike siç e quan shpesh nëpër shkrimet e tij.
Libri Thirrje nga Shpirti, tërheq vagonë e vagonë, çështjes e britmash shpirti me përplot mlleg, emocion e katandisje të autorit në pamundësi të kontributit real e veprimeve të dobishme që ai i thekson nëpër shkrimet e tij. Ai asnjëherë nuk heq dorë nga synimet e pastërta dhe dobi- prurëse për Kosovën ndonëse për udhëheqjen kosovare dhe praktikisht edhe lexues të shkrimeve të vetë autorit janë një absurd i mbështjellur në “ folje alumini” që nuk lejon shpërthim dhe realizim. Territori mendor i autorit ka shume kilometra Kosovë dhe vetëm Kosovë, që në trikun e një shkrimtari a publicistik ka peshë floriri.
Preokupimet e tij duke filluar nga premtimet dhe mashtrimet që bëjnë politikanët, varfëria në Kosovë, LDK-ja e cila është shndërruar në rrjetë mërimange, FARK-u, e shumë çështje të tjera e bëjnë autorin hero të shkrimeve të tij në stilin dhe metamorfizimin analitik që ai bën përgjatë secilit rresht e librit në tërësi poashtu.
Karakteristika e tretë e që konsiderohet dhe është më e fuqishmja e këtij libri përveç shumë cilësive që e formojnë është gjuha e bukur dhe e pastër shqipe që përdor autori. Është fakt i hidhur dhe trend i sotëm fatkeq njëkohësisht asimilues i mërgimatërëve tonë, defektet gjuhësore dhe asimilimi gjuhësor. Në tërësinë e librit të këti autori nuk arrin të gjesh së paku një fjalë të shtrembëruar në gjuhë tjetër, kjo është vlerë e ruajtur me fanatizëm nga autori të cilën paralelisht e kultivon në mënyrë të kompletuar së bashku me dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut qoftë përmes kontributit kulturor, qoftë si analist i përditshëm me opinione dhe publicistikë. Ai i shkrimet e tij i kombinon me rregulla gramatikore e drejtshkrimore konform gjuhës standarde dhe fjalorit të gjuhës shqipe. I përshtat artistikisht si mozaik i këndshëm leximi, shprehjet e vjetra apo fjalët e urta popullore me realitetin e sherreve të ditëve “ lulëzuese” të atdheut të tij.
Një kulturë të tillë e që mund të thuhet lirisht kulturë e artë, e vërejmë në shkrimin “Kurrgjë s’është Luli, çka është Fuli!”, ku ndër të tjera pohon: “E nisa kështu me këtë titull të pazakont, që ka të bëjë më tregimin rreth Lulit dhe Fulit, dy fëmijëve binjak që i ngjanin shumë njëri-tjetrit, të bukur e simpatik, po aq edhe problematik. Në një lagje të fshatit  ku i kishin dajët Luli e Fuli, në një mëngjes takohen dy pleq të fshatit, pas përshendetjes së zakont me njëri-tjetrin, njëri nga pleqt i mllefosur fillonë bisedën me bashkohanikun e tij duke i treguar për sjelljet e pahijshme të nipit të fshatit, Lulit i cili me veprimet e tij kishte tërhjekur vemëndjen e të gjithëve,…pa mbaruar mirë fjalën plaku i parë, e merr fjalën  tjetri; ahi, kurgja nuk është Luli, çka është Fuli, nuk lenë gjë pa ba, pos që i ngacmonë fëmijët e tjerë në fshat, nuk lenë bahqe, pemë e përime pa prishë! Kështu njëri e herë tjetri shkuan bukur gjatë me bisedën rreth Lulit e Fulit, derisa atyre në bisedë ju bashkangjiten edhe fqinjët e tjerë të befasuar me sjelljet adoleshente të nipave të fshatit të tyre. Ky tregim le të shërbejë si anekdodë për drejtuesit e LDK-së, që vendosen të hyjnë në koalicion sa të panatyrshëm po aq të dëmshëm për të ardhmën e kësaj partie me “vllëzërit binjak” të PDK-së. Ashtu si vëllau i madhë i tyre-PDK (Luli), edhe këta të NISMA-s (Fuli) janë rival të moqëm, për të mos thënë armiq të përbetuar të Rugovës dhe filozofis së tij politike. Përderisa partneri tjetër në koalicion AAK-ja, urrejtjen e dikurshme ndaj Rugove tashmë e ka kthyer në dashuri interesi me LDK-në”.
Nga vetë citati, theksohet prirja e autorit për të metaforizuar veprimet me meselet e vjetra të popullit në mënyrë që të jetë sa më krahasues e i kuptueshëm për lexuesin dhe “vajtuesit” tjerë të realiteti të hidhur të Kosovës.
Ky libër është një arë e madhe në të cilën është i fshehur thesari më i çmuar për autorin nga Kosova, është një publicistikë e llojit të vet dhe trimërisë së veçuar me edukatë të pasur artistike. Brendia e tij (librit), është një labirint temash e ngjarjesh që të japin komoditet për të krijuar vizione të qarta dhe afirmative për vendin dhe të ardhmen e tij.
Me tri apo katër faqe nuk mund të përshkruhet e as pasqyrohet një vlerë libri me peshë sa ky që do ta keni në duar e që mbetet vetëm ti bashkangjiteni mendimit tim nga këndvështrimi i redaktores për aq sa do të jeni fatlum ta lexoni dhe përjetoni secilin shkrim që përmban.
Autorit i dëshirojmë suksese, jetë pa probleme e të qetë,  meqë u çaset temave që janë thumb për ata që u dedikohen.

Kurti: Thaçi ka nënshkruar marrëveshje për korrigjimin e kufirit me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij kjo marrëveshje është bërë kete vit.

Postim i tij i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

(BalkanWeb)

Shoqëria civile letër Thaçit: Ndryshimi i kufijve rrezikon sigurinë rajonale

Organizatat e shoqërisë civile i kanë shkruar një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të së cilës kundërshtojmë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Organizatat e shoqërisë civile në letrën drejtuar presidentit theksojnë se duke pasur parasysh të kaluarën tonë të afërt, një ndryshim i kufijve do të destabilizonte dhe kërcënonte sigurinë në Kosovë dhe Serbi, por edhe në rajon.

“Kjo mund të na kthejë prapa dy dekada më parë, duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e deritanishme për pajtim në mes të dy shteteve”, thuhet në letër.

Lexoni të plotë letrën e shoqërisë civile:

“Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë po ndjekin me shqetësim të gjitha deklaratat e juaja për ndryshimin ose korrigjimin e kufirit të Kosovës me Serbinë në baza etnike.

Përmes kësaj letre, ne kundërshtojmë fuqishëm ide të tilla të rrezikshme që nxisin konflikte, konfuzion dhe urrejtje në mes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që komuniteti serb që jeton në Kosovë po dekurajohet edhe më tej për t’u integruar në shoqërinë dhe institucionet e vendit.

Gjithashtu, deklaratat e juaja mund të ndikojnë edhe në qytetarët e rajonit, duke besuar se agjenda të tilla nacionaliste mund të jenë të suksesshme edhe pas një historie të errët të luftërave në Ballkan.

Duke pasur parasysh të kaluarën tonë të afërt, një ndryshim i kufijve do të destabilizonte dhe kërcënonte sigurinë në Kosovë dhe Serbi, por edhe në rajon. Kjo mund të na kthejë prapa dy dekada më parë, duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e deritanishme për pajtim në mes të dy shteteve.

Ne ju kërkojmë që të mos bëni deklarata konfliktuoze, por të fokusoheni në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve, si dhe në trajtimin e çështjeve të pasluftës si ajo e personave të pagjetur, e të mbijetuarve/viktimave të dhunës seksuale dhe viktimave civile të të gjitha etnive nga lufta e fundit në Kosovë, gjë që është thelbësore për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve. Ne jemi të bindur se dialogu është e vetmja rrugë drejt arritjes së pajtimit dhe paqes së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Institucionet kosovare duhet të mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim,duke ndërtuar besimin e ndërsjellë, duke çmuar diversitetin dhe duke garantuar mirëqenie dhe siguri për të gjithë.

Z. President, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju obligon të punoni me dhe për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Prandaj, ju duhet të inkurajoni komunikim dhe bashkëpunim më të mirë midis njerëzve që jetojnë në Kosovë duke u bazuar në respekt, tolerancë dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Si përfundim, ne kërkojmë nga ju që ta respektoni obligimin tuaj kushtetues si President i Republikës së Kosovës dhe të tërhiqni deklaratat tuaja që krijojnë izolim të mëtejshëm dhe që rrezikojnë të ardhmen e gjeneratave të reja. Ne ju inkurajojmë që të angazhoheni në bërjen e Kosovës një vend paqësor dhe të begatë për të gjithë”.

Edhe Kadri Veseli kundër Hashim Thaçit: Ndryshimi kufijve është kundër interesave të Kosovës

​Edhe Kryetari i PDK-së, dikur partia e Hashim Thaçit, Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së Presidentit për “korrigjim kufijsh”. Ai përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.
Sipas Veselit, idetë e fundit janë skenar jashtë interesave të Kosovës dhe partnerëve të vendit.

“Ngritja e kësaj teme të rrezikshme, do ta dëmtojë Kosovën në dialog”, tha kryeparlamentari Veseli në konferencën e jashtëzakonshme për media të partisë së tij, e cila nisi një orë me vonesë nga paralajmërimi.

“Temat e ndarjes nuk i japin fuqi Kosovës, por krijojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët tanë”, tha kreu i PDK-së, duke folur për idenë që po e promovon ish-bashkëpartiaku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Hashim Thaçi.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Shërimi jashtë Kosovës mbetet zgjidhje e vetme për fëmijët me sëmundje të rënda

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Sfida më e madhe mbetet për fëmijët, të cilëve u duhet të kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për fëmijët.

Sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se në përgjithësi trajtimi i pacientëve jashtë vendit u kushton qytetarëve nga 150 deri në 200 milionë euro në vit.

Ndryshe, në Kosovë rreth 50 fëmijë në vit preken vetëm me sëmundjen e kancerit. Ekspertë shëndetësorë thonë se numri i fëmijëve të prekur me kancer është rritur brenda vitesh, nëse krahasohet me vitin 2008, kur në vit janë diagnostikuar vetëm shtatë fëmijë me sëmundje të kancerit.

Megjithatë, rritja thuhet të mos jetë reale, pasi që diagnostikimi i fëmijëve me kohë është rritur. Por, disa nga këto lloje kaceresh, nuk trajtohen në Kosovë.

Derisa në vend janë afro 400 fëmijë në vit që lindin me anomali në zemër. Prej tyre, rreth 200 kanë nevojë për intervenim kirurgjik, shërbim të cilin u duhet ta marrin jashtë vendit.

Muharrem Avdiu, pediatër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse ka staf mjekësorë adekuat, si dhe donacione të shumta, pikërisht për sëmundjen e kancerit, janë disa lloje sëmundjesh të fëmijëve që kërkojnë trajtim jashtë vendit, nga pamundësia për t’u trajtuar brenda Klinikës.

“Nga Kardiokirurgjia kërkohen trajtim jashtë vendit. Po ashtu edhe për sëmundje malinje. Fëmijët i dërgojnë jashtë vendit për ato lloje kaceresh që ne nuk mund t’i trajtojmë për arsye të ndryshme. Fëmijët e sëmurë nga zemra më së shumti trajtohen në shtetin turk, por edhe në Itali, e disa vende tjera”.

“Janë edhe sëmundjet malinje të fëmijëve, që nuk po mund të trajtohen, ndonëse ekziston vullnet i madh i stafit për t’i ndihmuar këta fëmijë. Këto sëmundje janë dhimbje e veçantë për familjet e fëmijëve, por edhe për stafin tonë në raste kur nuk mund t’i ndihmojnë, qoftë si mungesë e barnave, por edhe shumë çështjeve tjera”, tha Avdiu.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili bëri të ditur se për fëmijët, janë të ndara 1.2 milion euro në vit. Këto mjete u dedikohen sëmundjeve që nuk mund të trajtohen brenda institucioneve publike shëndetësore.

Ndërkohë, ai thotë se janë duke punuar në atë drejtim, që të mund të ofrohen shërbime shëndetësore shtesë për fëmijët.

“Spitali që po ndërtohet në QKUK si donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe në vlerë prej 22 milionë eurove, është Spital Pediatrik dhe Spital i Kirurgjisë së Fëmijëve. Ky spital do të jetë modern, do të ketë 10.000 metra katrorë, 100 shtretër dhe pajisje të reja mjekësore dhe do t’i integrojë brenda vetes të gjitha shërbimet shëndetësore tretësore që ofrohen për fëmijë, pra edhe shërbimet e pediatrisë edhe të kirurgjisë së fëmijëve”.

“Në këtë aspekt, partnerët kanë ofruar mundësinë që krahas ngritjes së spitalit, të punohet edhe në aftësimin e stafit profesional, ashtu që spitali i ri, të jetë i përgatitur edhe me kuadër për të filluar me shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor tretësor për fëmijë. Ashtu siç është arritur me këmbëngulje që të sigurohet stafi profesional për shërbimin e kardiokirurgjisë në QKUK, do të sigurohet stafi edhe për shërbimet e reja që do të jenë në kuadër të Spitalit pediatrik dhe të kirurgjisë së fëmijëve”, tha Matoshi.

Sidoqoftë, përderisa institucionet shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë planifikojnë që në të ardhmen të ketë më shumë trajtime në Kosovë, gjendja aktuale mbetet e vështirë për pacientët. E edhe më të vështirë trajtimin ua bën atyre që presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, në kërkim të shërimit jashtë vendit.

Ndryshe, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.

  • Ariana Kasapolli – Selani

Haradinaj: Ideja e ridizajnimit të kufijve, “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur edhe një herë kundër idesë për ridizajnim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve mes Kosovë dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë është “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ide dërgon në destabilizim dhe pasiguri.

“Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, marrëveshja ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut që zhvillohet mes dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe paqe të qëndrueshme.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të kundërshtojnë një ide të tillë.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, ka deklaruar kryeminstri i Kosovës.

Përveç tjerash, Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Të dy presidentët do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Thaçi rikonfirmon, mbetet pranë idesë për korrigjim të kufirit

Disa ditë para takimit të radhës me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar krerët institucionalë të Kosovës.

Në zyrën e tij, kanë qenë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe tre zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. Aty u diskutua për dialogun, derisa mungonin përfaqësuesit e opozitës.

Presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit. Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë “ndarje dhe as shkëmbim të territorit me Serbinë”, por sipas tij, mund të bëhet një korrigjim duke përfshirë brenda territorit të Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë nga ana e Kosovës pa pëlqimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kushdo që del kundër, e kanë gabim”, tha Thaçi.

Këto komente, ai i bëri pas marshit të organizuar në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur dhe dy takimeve që kishte zhvilluar me liderët politik vendorë si dhe një telefonate që kishte zhvilluar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell.

Çdo marrëveshje eventuale me Serbinë, nënvizoi Thaçi do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Paraprakisht, pas takimit të liderëve politikë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës dhe një gjë të tillë, kreu i Qeverisë tha se ia kanë bërë të qartë edhe presidentit Thaçi.

“Kishim një konsultë mes institucioneve, ishte presidenti, ishte kryeparlamentari, ishin zëvendëskryeministrat Limaj dhe Gashi. Në përgjithësi, konsulta ishte rreth dialogut, proceseve në dialog. Nuk kemi biseduar për mënyrën e shkuarjes, kryesisht për parimet e dialogut, pra që dialogu është i nevojshëm, është i rëndësishëm, njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit, as të kufijve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Sipas tij, edhe presidenti Hashim Thaçi është shprehur kundër ndarjes së Kosovës dhe diskutimit të integritetit territorial të Kosovës në bisedimet në Bruksel.

Haradinaj tha po ashtu se roli i opozitës në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.

“Presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në bazë të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit. Ajo që mendoj që është shumë me rëndësi është që të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen, nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogut. Pastaj, është shumë me rëndësi që opozita, të gjithë të jenë pjesë e dialogut”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkohë presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka biseduar përmes telefonit me ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në këtë postim, presidenti Hashim Thaçi ka shprehur qartë nevojën e përfshirjes së SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duke thëne se kjo “është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike”.

“Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Bazuar në deklaratat e dy presidentëve në Forumin Evropian të mbajtur në Alpbach të Austrisë gjatë fundjavës, korrigjimi i kufirit do të jetë pjesa kryesore e marrëveshjes që Thaçi e Vuçiq synojnë të arrijnë.

Mirëpo, partitë opozitare në Kosovë, janë duke tentuar që të ndalojnë presidentin Thaçi që të takohet sërish me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, kanë paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme më 4 shtator, tri ditë para takimit të dy presidentëve.

Në këtë seancë, ata kanë paralajmëruar se do të nxjerrin një rezolutë, përmes së cilës do të mund ta ndalojnë presidentin Hashim Thaçi që të vazhdojë dialogun me Vuçiqin.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është quajtur absurde nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli. Derisa partnerët e PDK-së në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, e kanë mbështetur këtë kërkesë të opozitës për seancë të jashtëzakonshme.

Kosova edhe një hap më afër lëvizjes pa viza

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, i njohur si komiteti LIBE, votoi të enjten në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 të paanshme, LIBE e kaloi çështjen tek Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, dy hapat tjerë që duhet të përmbyllin këtë proces.

Raportuesja për Kosovën në këtë komision, Tanja Fajon tha se “ky është një hap i rëndësishëm për të afruar Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin”.

Komisionari i BE-së për emigracion, Dimitris Avramopoulos, mirëpriti vendimin duke shfaqur shpresën se shumë shpejt do të vijë koha që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë do të jete pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza.

Votimi i komitetit LIBE u mirëprit nga autoritetet më të larta në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Komiteti LIBE mori një vendim të drejtë, duke votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha nëpërmjet një postimi në rrjetin Facebook se “ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së”.

Më 18 korrik, Komisioni Evropian, kishte dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimit të vizave, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për këtë çështje.

Propozimi i parë nga Komisioni Evropian qe dhënë në maj të vitit 2016, por procesi i u bllokua për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Marrëveshja u ratifikua në mars të këtij viti.

Qytetarët e Kosovës aktualisht janë të vetmit në rajonin e Ballkanit perëndimor që duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova mbetet po ashtu e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.


Send this to a friend