Sot ka ardh nji kohë kur njerzit per shkakun se kan keqkuptue kodin e shejtë të lirës së fjalës dhe mendimit, ata po e keqperdorin atë kod.
Ka ardh nji kohë kur të thuhet çkado dhe edhe të trillohet e të shpifet nuk të thotë kush pse!
Unë nuk pretendojë të gjithdishmin, e asnjihere me deshirë nuk dal para atyne burrave që dikur ishin mesuesit e mi , ishin idolet e mi dhe falë babë Mustafës tim dhe idolve të feminisë time, mendojë se unë sot jam ky që jam.
Prof. Idriz Zeqiraj e kam pas mësues në Shkollën Fillore ” HYSNI ZAJMI ” në fshatin Vrellë të Istogut dhe kam pas fat që isha nxanës i Idrizit, i Prof. Qerim Spahiut etj, etj mesues atdhetar e veprimtar të palodhëshem per të drejtat e kombit ton që në ato kohë ishte i ndam dhe i okupuem.
Fati e deshti që pas ndamjes time diku rreth 25 vjet me mesuesin tim Idriz, kur unë isha ende nxanës në fillore e Ai ilegalisht iku e doli në Shqipni, pra fati e deshti dhe neve u takuem perseri , por tash Ai nji intelektual i arsimuem , nji burr i kalitun dhe i pervujtun nëper burgjet staliniste të Enver Hoxhës në Shqipni ndersa unë nji mergimtar i ikun nga Istogu në krye të Europës në Norvegji.
Kisha shkue ta vizitojë vëllaun tim që jeton në Ludwikshafen në Gjermani dhe aty takova njeriun që e kam dasht e respektue tanë jeten ashtu si respektova babën tim, takova Mesuesin Idriz.
Vum kontakt dhe ai kontakt vazhdon sot e kësaj dite me veprimtari e angazhime të shumta kombëtare e kulturore ku unë e mesuesi Idriz jemi të nji mendje dhe rrugtojmë në të njetin tren. Mirpo disa shkrime per liderin e LDK-së dhe per rrjedhat e ngjarjet në këtë parti që i ban Mësuesi Idriz Zeqiraj mu më pengojnë dhe me irritojnë.
Kurr nuk do e besoja se unë nji ditë do irritohem aq shumë me disa shkrime të botueme të Mesuesit tim Idriz sa ta baj nji shkrim kunder atyne shkrimeve.
Disa here gjatë takimeve tona të shpeshta e kam këshillue dhe kam shpreh kundershtimin tim me shkrimet kritike te Mesuesit Idriz Zeqiraj kunder Akademik Isa Mustafës.
Perqudi Ai asnjihere nuk ka kundershtue mendimin tim per to, por as nuk ka tentue ti merr në mbrojtje ato shkrime. Ashtu me nji sens diplomatik ka arritë me i ik temës dhe gjithçka ka kalue pa rezultat. Ndërsa unë per shkak të respektit per Mesuesin nuk kam ngulë kambë asnjihere ta elaborojmë bashk nga e ka burimin tan ai mllef dhe inat i shprehun në shkrime të Idriz Zeqirajt kunder Akademik Isa Mustafës që asht Kryetar i LDK-së dhe njiherit asht edhe Kryetar i Mësuesit Idriz Zeqiraj, i imi dhe i të gjithë atyne veprimtarve të LDK-së dhe votuesve e simpatizantve të sajë.
I kam lexue me kujdes të gjitha shkrimet e Mesuesit Idriz dhe e pergëzojë per tan at arsenal njohunish dhe faktesh që i ka dhe i ban publike. Me 20 shtator 2018 në oren 10.30 me vjen në posten time elektronike nji shkrim nga Idriz Zeqiraj që paraprakisht ishte dergue per botim si zakonisht në ditoren BOTA SOT.
Shkrimi mban titullin; ” ISA MUSTAFA AMNISTON KRIMIN DHE KRIMINELET “. E hapa shkrimin dhe e lexova me kujdes.
Dhe ky shkrim më irritojë shumë. Më irritojë jo pse ish Mesuesi im ka sulmue gabimisht dhe pa asnji bazë argumentesh Akademik Isa Mustafën, por me irritojë shkrimi pse bash ish Mesuesi im, Idoli im, miku im Prof. Idriz Zeqiraj ka ra aq poshtë dhe ka shkrue këtë shkrim që aspak nuk i perket realitetit. Than shkurt Shqip asht shkrim me perplot lakime dhe të paverteta, me akuza pa mbulesë dhe gjithçka duket se asht shkrim me porosi nga dikush apo nga ndonji grup i caktuem. Ky presupozim i imi dhe dyshim me ban të reagojë pasi e di se në Gjermani dhe Zvicërr asht nji grup që rrahin gjoksin si miq të Ibrahim Rugovës dhe aspirojnë se vetem ata kan të drejtë me folë per LDK-në dhe me zgjedh liderin e sajë. Andaj kam dyshim se Idrizi shkruen me porosi të liderit të keti grupi i cili sado që ishte emen i madhë në LDK dikur ai gjithmonë ka qen mik dhe informator besnik e bashkveprimtar i heshtun i Milaim Zekës. Qofsha unë i gabuem , por po kam frikë se Idrizi me at shpirtin e vetë të sinqertë asht ra pre e veprimeve tinzare dhe perfide të disa njerzve që han bukën e LDK-së por argatin i bajnë PDK-së, AAK-së, VV-së etj, etj. Po kam frikë se jan ata që e nxisin të shkruej dhe ta sulmojë Isa Mustafën e që do thotë te sulmohet vetë LDK-ja.
Meqense ky shkrim i imi asht replikë me shkrimin e Idriz Zeqirajt, unë po e ceku se nuk e kam ndëgjue intervisten e Kryetarit Isa Mustafa që paska qen në nji nga TV-të tona. Unë do ju referohem vetem fjalve të Akdaemik Isa Mustafës që Idriz Zeqiraj i paska quejt ; paushalle, tërsishtë mashtruese e dezinformuese, kërrcnuese e cinike.
Idrizi apostrofon këtë deklaratë të Akademik Isa Mustafës dhe e merr per bazë per ta sulmue keq e padrejtësishtë Akademikun Isa Mustafa. ” NË FUND TË VITIT 2016, VENDI KISHTE ARRITUR TË PËRMBUSHË TË GJITHA KUSHTET, PËRFSHIRË EDHE LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT ” !!
Kësaj deklarate të Isa Mustafës , Mësuesi Idriz i kunderpergjigjet me: ” Jo vetem në vitin 2016, por as sot , në shtator 2018 Kosova nuk ka përmbushë asnjerin nga kushtet, që zotri Mustafa mashtron opinionin, madje, me nji qellim të caktuar të cilin do ta themi në kontest të shkrimit.
Për këte Mesuesi Idriz i renditë numerikisht disa kundërfakte deklaratës së sipercekun të Akademik Isa Mustafës.
- Janë 1820 krime, vrasje politike të ” pazbuluara “, të pa ndëshkuara ligjërishtë. Edhe ndonjë i ” gjykuar ” , është mjaftuar vetëm me “gishtin e ngrehur “, por, jo shtyrësin, porositësin, paguesin e vrasësit; Kundërshtimi dhe mospajtimi im për këtë konstatim të Mesuesit Idriz Zeqiraj asht pikrisht te fakti se ato 1820 vrasje e krime kan ndodhë në kohën kur pushtetin në Dardani e kishin bandat e dala nga kuzhina e Tiranës të cilët mashtruen se kan luftue per çlirimin e vendit dhe në luftën e tyne per ta marr pushtetin ata i eliminuen të gjithë kundërshtaret atdhetar të politikës shtetnore në Dardani. I dashtun Mësues Idriz, a sna thue çfar faji pat dhe ka Isa Mustafa që ndodhën këto vrasje dhe krime?! A sna thue se a ka pas mundësi Akademik Isa Mustafa me i ndalue ato, ma vonë me i zbulue dhe me i gjykue, vrasësit, porositësit, shtytësit dhe paguesit per vrasje?! Unë ta them se Akademiku Isa Mustafa as nuk ka pas mundësi me i ndalue, as me i gjykue e denue. Kryetari i LDK-së Akademiku Isa Mustafa e pat rastin me i hetue, me i zbulue, me i gjykue dhe denue vetem kur në vitin 2013 LDK në koalicion qeverisës me PDK-në formojë per të paren here kabinetin qeveritar. Por…? Mësues i dashtun si të përmbushen kushtet kur at pak kohë sa ishte Isa Mustafa lider i qeverisë së Dardanisë ate se lan të punojë asnji minut pa e sulmue. U sulmue direkt fizikisht, ju sulmue prona, ju pergojue vëllau i sëmuet, salla e Parlamentit mbushej me gas Mollotovi sa here vinte me ndonji propozim qeveritar . Megjithate qeveria e Isa Mustafës ka arritë shumë rezulltate, dhe ato rezultate e nxjerrin ate si Kryeministrin ma të suksesëshëm dhe burrshtetasin ma të zotin pas Ibrahim Rugovës që ka pas Dardania ndonjihere. Qeveria e Isa Mustafës ra ma së shumti me ndihmën e kuajve të Trojës që ishin dhe janë mbrenda sajë. Dhe tash ka ma shumë se nji vit që qeverisë me vendin nji analfabet, nji trumhellë i pagdhendun që shkatrrojë gjithçka gjet para vetës e që ishte ndertue ma parë nga kryeministrat paraprak. Andaj pse do duhej Akademik Isa Mustafa me u fajsue pse nuk qenkan permbush asnji nga kushtet. Pse o mësuesi im Idriz Zeqiraj për këtë temë nuk të shkon mendja me e fajsue ish opozitën që tash u ba PAN dhe po qeverisë me shtetin. Unë vertetë quditem se si ta zan goja me ja hudhë fajin kaq ligësishtë e padrejtësishtë liderit të partisë të cilen e votojmë dhe i sherbejm unë dhe Ti prej se u formue kjo parti. Mësues i dashtun, mos ma zanë per të madhe , por spo kam se si mos ta shpreh indinjaten time me këtë shkrim tandin dhe ja pse.
Si mund ta akuzosh Isa Mustafën se nuk paska luftue korrupsionin. ?! Po a nuk u arrestue nji nga bosat ma të medhej te krimit dhe korrupsionit pikrishtë në kohën e qeverisë së Isa Mustafës? A nuk u arrestue Azem Syla dhe grupi i ti kriminel. Poashtu sa ishte Isa Mustafa kryeministër u arrestuen dy grupe të ashtuquejtuna të Drenicës per krime gjatë dhe pas luftës në Drenicë. Tash kjo qeveri e PAN-it që e rrexojë ate të Isa Mustafës bashk me disa kuaj Troje që veprojnë poshtërsishtë permbrenda LDK-së i liruen nga burgu Azem Sylën dhe grupin dhe edhe ata të grupit të Drenicës. Dikur kur ishte Isa Mustafa kryeministër komandirat dhe haraqgjinjët e kriminelet dridheshin dhe as gjumin gjum se bajshin nga frika e dorës së ligjit e tash ata byrykaten si tareq gjithandej Dardanisë. Isa Mustafa shkarkojë tre ministra të aleatit qeveritar të ashtuqujtun LISTA SRPSKA, dhe vetem pse zgjati disa javë shkarkimi i Jabllanoviqit kjo lukunia që sot asht pozitë dhe ka pushtetin bashk me ata rrugaqët e Al-Bin Kurtit ja sulmuen me mjete eksplosive edhe shtëpinë Isa Mustafës. Qeveria e PAN-it me Ramushin në krye e ka Nenad Rikalon minister e që ky perflitet dhe akuzohet si nji kriminel serb per krime kunder shqiptarve në lagjen Dardania në Prishtinë gjatë kohës së okupimit. Kur ishte Isa Mustafa kryeminister e ndalojë ardhjen e trenit provokues serb në Dardani, e prishi murin në Mitrovicë, ju ndalojë ardhjen zyrtarve serb në Dardani. Ekonomia e shtetit pat ngritjen ma të madhe në rajon. Ndersa sot buxheti i shtetit asht shpraz. Ministri Bedri Hamza alarmojë disa here se po shprazet kasa e shtetit. Ramushi nuk do me ndegjue per asgja, ai vazhdon me avazin e vetë dhe normal se kushtet per antarsim në instanca nderkombëtare dhe per liberalizim të vizave nuk permbushen kur vendi sundohet, vidhet e shkatrrohet. Kur kriminelet amnistohen dhe lirohen nga burgu. Isa Mustafa nuk ka faje per këto veprime pise të kesaj qeverie o Idriz Zeqiraj. Fajet janë te opozita që jan kopila të enveristve të dalun nga kazani i Tiranës së Fatos Nanos e Fatos Klosit e që në Dardani janë të gjithë LPK-istët qe tash jan shpernda nëper disa parti si; PDK, AAK, VV, NISMA etj, etj. por bashk me ta fajet i keni edhe juve disa kundershtar të liderit të LDK-së, dhe ju jeni të njejtit njerëz që liderin e LDK-së e keni kundershtue gjithmonë. Isa Mustafa asht i fundit që kundershtohet dhe luftohet nga mbrenda partisë. Asht kundershtue ma parë edhe Shejti Ibrahim Rugova. Asht kundershtue edhe Prof. Fatmir Sejdiu e tash kundershtohet Isa Mustafa. Dhe nji pyetje per Ty mesuesi im Idriz, që e luftojnë dhe kundershtojnë LPK-istet nuk asht per tu quditë, por pse po e luftoni ju disa që po rrahni gjoksin se jeni militanta të LDK-së ?!
.Mjerisht kur Akademik Isa Mustafa qeveriste vendin kundër Qeverisë së LDK-së me Akademik Isa Mustafën në krye dolën rrugaqët e ideologjisë islamiste-enveriste të Al-Bin Kurtit, dolen rrugaqët dhe tareqët me grupet e haraqgjinjëve të Dukagjinit dhe gjithandej ku i ka degët AAK-ja e Ramush Haradinaj, por mjerisht kundër kësaj qeverie dolen edhe disa oponent shikist e mrapshtana tjerë permbrenda vetë LDK-së. Dhe në perkrahje të keti grupi që vepronte haptas permbrenda LDK-së dolet ma së shumti ju disa veprimtar nga mergata e jonë në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Norvegji ( vetë kam shkrue tri shkrime kundër Akademikut Isa Mustafa dhe koalicionit LDK-PDK e per të cilat shkrime turpnohem sot ), Suedi, etj, etj.
Koha tregojë se kundërshtarët e Isa Mustafës paskan pas frikë nga Ai. Andaj pozitë e opozitë, mergimtar e kollonkusur bashkuen forcat dhe ja filluen me e sulmue. Nuk do permendi kronologjikisht të gjitha sulmet që ju ban personalisht Akademikut Isa Mustafa sepse ato tash veq dihen. Unë do permendi dy tri metoda perfide që u perdoren per ta rrëxue qeverinë e cila që nga dita e parë vuni rend dhe ligj. Metoda e parë ishte gjetja e njerzve permbrenda vetë LDK-së qe do kundërshtojnë Isa Mustafën dhe qeverinë e ti. U gjeten ; Shpetim Bulliqi, Alma Lama, Armend Zemaj, Arben Gashi, Hatim Baxhaku, ajo mistrecja Vjosa Osmani dhe per qudi edhe Gjenerali Anton Çuni. Dhe tash Ti Mesuesi im i dashtun Idriz a harrove aq shpejt se si u shperblyen këta kuaj të Trojës permbrenda LDKsë qe dolen kunder Isa Mustafës gjoja se jan kundër koalicionit qeverisës me PDK-në, por pikrishtë këta moren poste dhe perfituen vetë apo familjaret e tyne pse vepruen kunder LDK-së dhe Kryetarit të sajë Akademik Isa Mustafa. Alma Lama u emnue Ambasadore në Itali, vëllau i Arben Gashit u emnue poashtu Ambasador e edhe vëllau i Armend Zemaj, Astrit Zemaj u avancue nga Kosnsul në Ambasador në Gjermani. Shpetim Bulliqi mbet si i lujtun mendesh dhe posa ra qeveria e Mustafës ate e emnojë shefi i ti Ramushi në vendin e Murat Mehes. Dhe si rezultat i kesaj a nuk doli qashtja e demarkimit të kufinit me Malin e Zi ashtu si e pat sjellë per miratim në Kuvend edhe Isa Mustafa?! Pse Ti mesues Idriz nuk e shkrove asnji shkrim per këtë rast, pra per faktin se lufta në Parlament kunder miratimit të demarkimit të kufinit me Malin e Zi nuk paska qen luftë per ti mbrojtë tokat , por luftë per me rrëxue qeverinë e parë të LDK-së , qeveri kjo me disa Akademik në perbamje të sajë. Dhe tash as Ti mësues Idriz e as këta partizanët e SHIK-PDK-AAK-së nuk po e thoni asnji fjalë per qeverinë e banditve, hajnave, kriminelve dhe njerzve kapabanda të korrupsionit dhe haraqit në Dardani. A do thotë kjo se juve të gjithë bashk e paskeni pas halë në sy vetem Akademikun Isa Mustafa dhe friken që LDK mos ta qeverisë shtetin. Kur qeveriste Isa Mustafa qashtja e Asociacionit të komunave serbe u stagnue dhe u dergue në Gjykatën Kushtetuese ndersa tash me pushtetin e komandirave të PAN-it u riaktualizue.
Ti Mesuesi im e akuzon Isa Mustafën se gjoja nuk e paska luftue korrupsionin. As krimin. Mirë ama si po harron se qeveria Isa Mustafa per verime korruptive dhe krime e arrestojë Azem Sylën me bashkveprimtar. E arrestojë grupin e Drenicës per po të njejtat veprime. Isa Mustafa si i pari i qeverisë largoj ( shkarkojë ) tre ministra serb , dhe në foltore të parlamentit ju tha se nese nuk e dojnë Dardaninë, lirisht le ta lëshojnë qeverinë dhe të ikun ku të dojnë.
Qeveria e PAN-it e Ramushit ka në ministri nji ministër i perfolun per krime ndaj shqiptarve gjatë luftës në Dardani. Kjo qeveri i ka dhanë pikrishtë këti serbi ( Nenad Rikalo ) postin e ministrit të bujqësisë. Qeveria e Ramushit dridhet nga secili antar i listës serbe sepse fatin e ka nga votat e tyne. Dhe juve që kundershtuet Isa Mustafën pse asnjihere nuk u penduet per mendimet dhe kundershtimet e jueja qe i keni ba e po i bani. Apo jeni të verbet dhe nuk i shifni poshtersitë dhe hajnitë, krimin dhe shtetshkatrrimin qe po ndodhë pasi ra Qeveria e Akademikut Isa Mustafa. Cilat jan veprimet e Ramushit me ndalë korrupsionin, me gjet vrasësit dhe me luftue krimin?! Pse ju keni pikat me sulme vetem Isa Mustafës, njeriut që diti me ndertue qeveri dhe me udhëheq ate?!
Po këthehem pak te shkaku qe vet ju e thoni pse keni inati me Isa Mustafën. Koalicioni me Hashimin dhe PDK-në. Kundër këti veprimi isha edhe unë, kam ba tri shkrime kunder dhe i kam botue, por sot turpnohem per ato shkrime.
Shkrimet i pata shkrue kur isha në at euforinë tipike shqiptare të inatit sepse më tmerronte fakti se në karrigen e Presidentit të parë të Dardanisë , të Shejtit Ibrahim Rugova do ulej njeriu që ka tentue ta vras ate , njeriu që e ka luftue mizorishtë me të gjitha menyrat, pra do ulej Hashim Thaçi. Mirpo pasi mora disa informata nga njerez të mi të afert dhe të besueshem e që janë permbrenda strukturave të nalta në LDK, unë kuptova faktin se pasi nuk kishim votat e duhuna me qeverisë vetem apo bashk me nji subjekt të vogël patjeter duhet me ba koalicion me dike. Mesova dhe kuptova se vertetë meqense vendi ndodhej para sfidave të medha per tu ba pjesë e Europes dhe NATO-s patjeter duhet te ket nji koalicion të madh qeveritar dhe qe do formojë qeveri e cila do i ketë votat per vendosjen e realizimin e kushteve që i kerkoheshin dhe i kerkohen shtetit tonë të brishtë. Andaj u pajtova me vendimin e Isa Mustafës dhe bashkpuntorve të vetë që te baj koalicionin qeverisës me PDK-në dhe u pendova per shkrimet e mia. Isa Mustafa si burrshtetas i mirfilltë perfitojë ma shumë se sa humbi në atë koalicion. Postet ma të randësishme ministrore ju dha njerzve të LDK-së, dhe keshtu ngadal por sigurt fillojë qeverisjen e shtetit dhe ndertimin e ti. Në qeverinë e LDK-së me Isa Mustafen ishin disa ministra me titull Akademik dhe shumë tjerë me titull DR. shkence. Isa Mustafa ngadal por sigurt ja mori nga dora pushtetin Hashim Thaçit dhe bashkpuntorve të ti krimnel e korruptiv. Asnjihere nuk u tremb as nuk u perkulë para Hashimit. Po ta perkujtojë se paraardhesi i ti në LDK , Prof. Fatmir Sejdiu rrinte gaditu derisa Hashim Thaçi lexonte Deklaraten e mvetësisë së Dardanisë. Fatmiri ( sipas disa informatave që kam ) në dy raste i ka mbajt edhe pallton me e vesh Hashimi. Andaj pse kaq poshterishtë po e sulmon Akademikun Isa Mustafa e asnjihere se ke permend Fatmir Sejdiun dhe qyqarllakun e ti sa ishte në postin e të parit të LDK-së dhe të shtetit. Të kethehem te tema. Normal se kur bahen marveshtje qeveritare duhet edhe me dhan e jo vetem me marr. Ju dha posti i Kryetarit Hashim Thaçit, por edhe ky veprim u ba me menquni dhe ishte potez diplomatik. Posti i kryetarit asht me afat kohor dhe kur tejkalon Hashimi nuk do jet ma kryetar, por derisa ai asht në at post PDK do merr teposhtëzen dhe vendi ma në fund do çlirohet nga sundimi i PDK-së depsuze shtet uzurpuese , parti e komandirave të Drenicës. Dhe a po pajtohesh me mu Mesuesi im Idriz se pa Hashimin lider PDK që në zgjedhjet e para doli partia e tretë. Tash do thuesh Ti dhe ata që mendojnë si Ti; po ama shife tash çka po ban Hashimi me veprimet e tia per ndrrim teritoresh dhe rrezikim të vetë shtetit. Po ashtu asht ama po të kishte qenë Isa Mustafa në pushtet Hashimi kurr nuk do ishte faktor per bisedime me Serbinë në Bruksell. Aty do bisedonte Akademiku Isa Mustafa. Tash asht normale pse Hashimi mbet i vetmi që bisedon. A me e dergue atje analfabetin dhe tarakun e Gllogjanit a?!
Mësuesi im i dashtun Idriz Zeqiraj , unë nuk due të polemizojë me ty në të gjitha ato akuza që i ke shfrye në shkrimin tand në fjalë kunder Kryetarit tonë Akademikut Isa Mustafa sepse per ta zhvillue këtë polemikë do na duhet me shkrue liber bashk, ama po ta them si dashamirë se e ke gabim që sulmon njeriun tand, kryetarin tand. Unë besojë shumë se Ti je militant i LDK-së andaj ta them këte.
Unë di saktësishtë se Ty, pastaj zonjën Zizë Pepshin, Fazli Hajdaraj, Osman Ferizin, Xhafer Lecin e edhe ndonji tjeter qe tash nuk po me kujtohen ju mundon gjithçka që nuk duket mirë në LDK sepse jeni vetë pjesë e skeletiti të LDK-së prej se asht formue kjo parti, por poashtu di saktësishtë se Hafiz Gagica si mik i perjetshem i Milaim Zekës së ” famshem ” ashtu si ka ditë me marr postin e njeriut të parë të degve të LDK-së të mergates tonë gjithandej ashtu po din dhe po ja del me ju manipulue juve disave dhe po ju ndersen kunder kreut të LDK-së sepse Hafizi derisa vdes e ka merak dhe andërr postin e Kryetarit të LDK-së. Unë kisha me deshrue që juve qe jua permenda emnat ma lartë mos te baheni vegel me padashje e Hafiz Gagicës. Po ta them direkt Mesuesi Idriz se po frigohem se nga këta je vetem Ti që miopisht po shkruen kunder Isa Mustafës dhe kjo po qon ujë në mullinin e SHIK-ut dhe të Hafiz Gagicës. Te kisha lutë ta analizosh pak ate që ndodhi me Donika Gervallën. Ate e dogji Hafizi dhe ata që sillen si zagar rreth Hafizit. Dhe largimi i Donikës nga LDK-ja asht humbje e madhe per vendin jo vetem per LDK-në. Kujdes o mësues se mos po digjesh edhe Ti. Enveristet e Shqipnisë të kan rras në burg dhe të kan dhan dru shpinës, por kopilat e Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes në Dardani qe u organizuen në LPK jan ma perfidë se ata që ti i ke perjetue në Shqipni.
Sarpsborg-Norvegji: 24.09.2018