VOAL

VOAL

Trudeau: Kanadaja deri në janar 2016 do të pranojë 25 mijë refugjatë

Kryeministri kanadez bëri thirrje që me refugjatët të japë mundësinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin

ANTALIA – Deri në janar të vitit 2016 Kanadaja do të pranojë 25.000 refugjatë sirianë, deklaroi kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Politika jonë është të marrim një pjesë të refugjatëve dhe të kontribuojmë në arritjen e suksesit të përbashkët, në tërësi”, tha Trudeau në sesion e B20 dhe L20 e cila u mbajt në kuadër të Samitit të G20-ës në Antalia, Turqi.

Kryeministri kanadez bëri thirrje që me refugjatët të japë mundësinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin.

“Ne duam që ata ti llogarisim në suksesin tonë”, shtoi kryeministri i Kanadasë.

Trudeau tha se vendet e G20 duhet të bashkojnë forcat dhe të zgjidhin problemet, duke mbajtur llogari se rritja vlen për të gjithë.

Turqia është nikoqir i Samitit të liderëve të vendeve të G20, ekonomikisht shtetet më të fuqishme në botë, i cili mbahet në rajonin veriperëndimor të Antalias sot dhe nesër. Në samitin e dhjetë të G20 diskutohet për sfidat më të mëdha politike dhe të sigurisë në botë, duke përfshirë krizën në Siri dhe migrimin masiv të refugjatëve.

Hakmarrja franceze – sulm ajror mbi bazën më të madhe të ISIS-it në Siri

Ministria e Mbrojtjes franceze ka konfirmuar se Franca ka sulmuar një nga bazat më të mëdha të ISIS-it në Siri. Kjo ka qenë dhe ‘hakmarrja’ e parë e francezëve ndaj ekstremistëve të ISIS.

Sulmi është kryer në Raqqa, që është një nga bazat më të mëdha të ISIS-it në Siri dhe ai është kryer 48 orë pas masakrës së grupit terrorist në Paris.

Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes franceze, që i transmetojnë mediat ndërkombëtare, me këtë rast është shkatërruar një kamp trajnimi i ISIS-it.

Identifikohet terroristi i tetë

Policia franceze ka botuar foton e njërit prej të dyshuarve të larguar pas sulmeve të së premtes në Paris që shkaktuan të paktën 132 viktima. I dyshuari është identifikuar të jetë Abdeslam Salah, një 26-vjeçar i lindur në Bruksel. Në njoftim bëhet thirrje për çdo lloj informacioni për të dyshuarin e tetë, i cili është larguar dhe konsiderohet i rrezikshëm. Ai mendohet se është një ndër tre vëllezër të përfshirë në sulmet terroriste në Paris. Vëllai i tij, Ibrahim Salah, hodhi veten në erë në sallën e koncerteve Bataclan, ndërsa vëllai i tretë njoftohet të jetë arrestuar nga autoritetet belge.

Prokurori i Parisit njoftoi gjithashtu se janë identifikuar dy të tjerë, nga shtatë sulmuesit e vrarë. Ata janë shtetas francezë që jetonin në Belgjikë. Sot, policia franceze mori në pyetje të afërm të Omar Ismail Mostefait, i cili ishte terroristi i parë që u identifikua.

Ndër gjashtë personat e marrë në pyetje ishin edhe babai, vëllai dhe kunata e tij. Franca është në një periudhë zie tre-ditore, të shpallur pas masakrës që tronditi mbarë botën. Mostefai ishte një ndër shtatë sulmuesit, të cilët kishin veshuar jelekë vetëvrasës të mbushur me eksploziv. Të shtatë u vranë gjatë sulmeve; gjashtë prej tyre hodhën veten në erë, ndërsa i shtati u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Të paktën tre prej tyre ishin shtetas francezë. Prokurori francez Francois Molins tha se Mostefai njihej prej policisë si kriminel ordiner, por “nuk ishte përfshirë më parë në hetime të ndonjë organizate terroriste”. 29-vjeçari Mostefai jetonte në Chavres, pranë Parisit.

Panik në Memorialin e Parisit

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Daniel Schearf, njofton nga Parisi se një turmë e mbledhur Sheshin e Republikës përjetoi momente paniku të dielën në mbrëmje  dhe njerëzit u shpërndanë duke vrapuar. Turma e përbërë prej rreth 2 mijë personash ishin duke bërë homazhe, ndërsa një grup më i vogël këndonte në mënyrë sfiduese. Një klithmë u dëgjua në mesin e turmës, duke u pasuar nga të tjera, dhe sheshi i zbraz në pak sekonda. Sheshi i Republikës është shndërruar në një vend homazhesh, ku njerëzit vijnë për të ndezur qirinj dhe për të gjetur ngushëllim.

Gjenden armë

Policia njoftoi të dielën se tre armë kallashnikovë u gjetën në një makinë të tipit Seat Leon, e cila është përdorur nga sulmuesit që shtinë mbi njerëzit e gjendur në bare dhe restorante. Makina e prodhimit spanjoll u zbulua e parkuar në një rrugë të lagjes periferike Montreuil, kur policia po kërkonte për një person të tetë që mund të ketë ngarë mjetin.

Një makinë e dytë, e tipit Volkswagen Polo, e cila mendohet se është përdorur për sulmin, u gjet pranë sallës së koncerteve Bataclan, ku humbën jetën 89 persona. Autoritetet franceze thonë se pranë trupit të njërit prej sulmuesve u gjet një pasaportë siriane. Greqia informoi se ai pati hyri në Evropë si pjesë e fluksit të emigrantëve që largohen prej luftës civile në Siri. Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Toskas, u shpreh se “konfirmojmë që mbajtësi i pasaportës siriane ka hyrë nëpërmjet ishullit grek Leros, më datën 3 tetor, ku edhe u regjistrua në përputhje me rregullat e BE-së.”   Autoritetet e Serbisë dhe Kroacisë konfirmuan se personi ka kaluar në ditët pasuese nëpërmjet pikave të tyre kufitare. Një zyrtar belg njoftoi se janë ndaluar shtatë persona të lidhur me sulmet në Paris dhe se dy nga shtatë autorët e sulmeve ishin shtetas francezë me banim në Belgjikë. Njëri prej tyre jetonte në një lagje të quajtur Molenbeek, e cila njihet si enklavë e ekstremizmit fetar dhe pikë kyçe për luftëtarët që shkojnë drejt Sirisë.

Kryeministri Valls: Identifikohen 103 nga 129 viktimat e sulmeve në Paris

PARIS – Kryeministri francez Manuel Valls tha se ekipet kompetente kanë identifikuar 103 nga gjithsej 129 njerëz të vrarë në sulmin terrorist që ndodhi të premten në mbrëmje në Paris.

Kreu i qeverisë franceze sot vizitoi qendrën “Militaire Ecole”, në të cilën të mbijetuarve të sulmit terrorist u ofroi ndihmë psikologjike. Valls, me këtë rast tha se Franca duhet të jetë unike në këto kohë të vështira.

“Në sulme u vranë 129 persona, nga të cilët deri më tani janë identifikuar 103. Në rrjedhë është procedura për identifikimin e viktimave të mbetura”, tha Valls.

Paralelisht, institucioni kompetent francez do të kontrollojë rrjetet sociale përmes të cilave të afërmit kanë publikuar fotografi dhe informacione të personave me të cilët pas sulmit nuk kanë mundur të vendosin kontakt.

Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe tri ditë zie pas sulmeve terroriste në Paris që vranë 129 persona, ndërsa 352 të tjerë plagosën. Përgjegjësinë për sulmet që ndodhën në disa lokacione të Parisit e mori përsipër organizata terroriste ISIS.

Francë, arrestohen 6 persona me lidhje me njërin nga terrorisët

Policia franceze ka arrestuar gjashtë persona të cilët kishin lidhje me njërin nga terroristët që mori pjesë në sulmet e së premtes në Paris. Në mesin e të ndaluarve ishin tre të afërm të njërit prej terroristëve.

Policia franceze tha sot se një makinë e përdorur nga persona të armatosur të cilët qëlluan mbi njerëzit në restorante gjatë sulmeve të së premtes u gjet në lagjen Montreuil në Parisin lindor.

Sot Franca është në ditën e dytë të një zie kombëtare, që pasoi  sulmet terroriste në Paris, në të cilat u vranë të paktën 129 persona. Më shumë se 300 të tjerë u plagosën, 99  prej tyre në gjendje kritike.

Njerëzit ngushëlluan njëri-tjetrin në një vigjilje mbrëmë vonë në kryeqytetin francez, ndërsa kujtonin viktimat.

Chloe Guy, banor i Parisit:

“Kemi rastin për të treguar solidaritetin që e kemi patur gjithmonë. Për t’u siguruar se ne nuk e braktisim njëri-tjetrin, nuk paralizohemi nga frika ose paniku dhe nuk veprojmë në mënyrë arbitrare. Ne duhet të tregojmë se  jemi të fortë”.

Prokurori i Parisit, Francois Molins tha se shtatë sulmuesit janë vrarë gjatë sulmeve.

Presidenti francez Francois Hollande tha se sulmet, për të cilat Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë, janë një “akt lufte” kundër vendit të tij, dhe se ekziston rreziku që terroristët të planifikojnë sulme të tjera.

Alain Joyandet, anëtar i Parlamentit francez:

“Nëse ne heqim dorë, kjo do të thotë se ata fitojnë. Kështu që jeta duhet të vazhdojë, Republika duhet të vazhdojë. Ne duhet të sigurohemi që të ketë më shumë dashuri në këtë shoqërinë tonë”.

Një zyrtar francez i kundërterrorizmit tha se autoritetet janë ende duke u përpjekur të kuptojnë nëse sulmuesit që mbetën të vrarë ishin banorë francezë. Ndërkohë, masat e sigurisë janë shtuar për të mbrojtur vendin nga dhuna e mëtejshme.

Dje, policia në Belgjikë arrestoi disa persona gjatë kontrolleve në një lagje të Brukselit.

Zyra e prokurorisë belge tha se një makinë e marrë me qira në Belgjikë është gjetur pranë sallës së koncerteve Bataclan në Paris, ku u vranë 89 njerëz.

Organizimi i sulmeve në Paris – Terroristët komunikuan me chatin e ‘Play Station’

Ministri i Brendshëm belg ka zbuluar se terroristët kanë përdorur chatin e Playstation 4 për të komunikuar mes tyre.
Ata mendohet se kanë zgjedhur këtë kanal komunikimi pasi është shumë i vështirë për t’u përgjuar.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Jan Jambon tha se xhihadistët kanë shkëmbyer mesazhe zanore dhe pamore me anë të chatit të lojës elektronike.“Komunikimi me mesazhe apo WhatsApp mund të përgjohet ndërsa ai në chatin e PS4 është më i vështirë, ndaj kanë zgjedhur atë”, tha Jambon.

Gjithashtu ai shtoi se xhihadistët mund të simulonin skena sulmi apo shpërthime armësh pa krijuar dyshime pasi janë pjesë e lojërave të PS4.

Pasaporta siriane e gjetur tek një kamikaz mund të jetë false

Me shumë mundësi, pasaporta siriane e gjetur pranë njërit prej kamikazëve në stadiumin “Stade de France”, mund të jetë false. Këtë e ka bërë të ditur një burim nga shërbimet sekrete të SHBA-së, cituar nga CBS.

“Dokumenti nuk mban numrat korrent për një pasaportë të rregullt dhe fotoja nuk i përket emrit”, ka thënë burimi i shërbimit sekret për CBS.

Poloni – Shqiptarët cilësohen si terroristë, në protestën kundër refugjatëve

Gjatë një proteste në Poloni kundër refugjatëve sirianë në një nga banerët që protestuesit mbanin në dorë vërehet edhe flamuri shqiptar dhe disa figura terroristësh nën të.

Sipas banerit shqiptarët paraqiten si terroristë ndërsa ata luftohen nga forcat polake në anën tjetër.

Baneri është publikuar në Russia Today, një agjenci lajmesh dhe televizion rus, njofton Klan Kosova.

Përndryshe ministri polak i çështjeve të Europës, Konrad Szymanki, pas ngjarjes tragjike që goditi Francën, ka thënë se qeveria e tij s’do t’i pranojë vendimet që merr Bashkimi Europian për refugjatët.

Szymanski, është ministri i sapoemëruar në qeverinë e Polonisë – si pjesë e qeverisë konservative në krye të vendit – që do të fillojë me mandatin e tij në Ministrinë për Çështje të Europës në Poloni.

Ai është shprehur se kabineti i tij s’është në pajtim me përkushtimin e qeverisë paraardhëse për të marrë pjesë në vendimet e BE-së karshi zgjidhjes së krizës s refugjatëve nga vatrave e luftës.

Tani, “të ndodhur përballë të gjitha ngjarjeve tragjike në Paris, ne nuk e shohim të arsyeshme të jemi pjesë e zgjidhjeve politike”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Polonia i ishte bashkuar grupit të shteteve që e kishin mbështetur planin e Brukselit që t’i ndanin përgjegjësitë mbi fluksin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, njofton Klan Kosova.

Në Paris brenda një ore u kryen gjashtë sulme terroriste

ANKARA – Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën merr përgjegjësinë për sulmet në Paris, organizata terroriste ISIS ka pranuar se tetë pjestarë të saj janë përgjegjës për sulmet terroriste në disa lokacione të ndryshme në Paris.

“Disa prej tyre kishin aktivizuar mjete shpërthyese që mbanin në trup, kurse disa kanë kryer sulme me armë zjarri në Paris, në zemër të Francës”, thuhet në deklaratë. Më tej shtohet se sulmet kanë ndodhur në vendet si “Stade de France”, i cili ishte një nga objektivat e sulmeve terroriste, dhe një sallë koncertesh.

Sulmet u kryen pothuajse brenda një ore.

Këtë mëngjes, presidenti francez, Francois Hollande në një fjalim publik fajësoi ISIS-in për sulmet.

Sipas shifrave zyrtare, në sulmet terroriste natën e kaluar u vranë 128 persona, ndërsa 250 të tjerë u plagosën, prej të cilëve rreth njëqind prej tyre janë në rrezik jete.

Sulmet janë kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë së cilës u vranë tetë terroristë. Shtatë terroristë mbanin rripa me pajisje shpërthyese, të cilat i aktivizuan.

Autoritetet franceze kanë shprehur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në Francë nisin protestat anti-islamike

Turmat e protestuesve të krahut të djathtë ekstrem janë përzier me marshimin e solidaritetit në Francë, pas lajmit se të paktën një nga përgjegjësit e sulmeve terroriste në Paris ishte refugjat sirian.

Demonstrata paqësore u mbajt në qendër të Lille, në veri të Francës, por u ndërpre nga ekstremistët e krahut të djathtë të Frontit Kombëtar.

Sulmet në Paris, identifikohet njëri prej terroristëve – Omar Ismail Mostefai

Një nga sulmuesit që vranë 129 njerëz në Paris është identifikuar nha hetuesit francezë. Ai është Omar Ismal Mostefai, një qytetar francez.

Mediat e huaja njoftojnë se 29-vjeçari kishte një të të kaluar kriminale dhe më vonë ishte lidhur me grupet radikale, por nuk njihej si vrasës i dhunshëm.

Hetuesit e kanë zbuluar atë pasi gjurmët e gishtit të tij janë gjetur në ‘Bataklan’.

Sulmet e së premtes, që u morën përsipër nga ISIS, u përqëndruan në një sallë koncertesh, në një stadium të madh, në restorantet dhe baret e kryeqytetit francez.

dlm

Pas sulmeve në Paris, Polonia nuk dëshiron të pranojë refugjatë në vend

BERLIN – Konrad Szymanski, i cili u emërua si ministër i Marrëdhënieve me Europën pas zgjedhjeve të mbajtura në Poloni dhe i cili pritet që të fillojë detyrën e tij javën e ardhshme ka deklaruar se Polonia nuk e shikon të mundshme që të përmbushë premtimin politik të dhënë për shpërndarjen e refugjatëve brenda BE-së.

Konrad Szymasnski, në një artikull të shkurtër të shkruar në faqen e internetit “Wpolityce” ka mbrojtur idenë se sulmet e ndodhura në Paris tregojnë se ka nevojë për një rishikim të thellë në politikën e Europës për krizën e refugjatëve.

Ai ka theksuar se duke pasur parasysh ngjarjet tragjike në Paris, Polonia nga pikëpamja politike nuk e shikon të mundshme përmbushjen e premtieve ndaj BE-së për pranimin e refugjatëve.

Europa urgjentisht duhet të marrë nën kontroll kufijtë e jashtëm të BE-së, ndërsa për çështjen e kërkesave të refugjatëve duke rënë dakord me vendet e treta duhet të marrë në rendin e ditës çështjen se duhet të luftohet në burim kundër krizës, ka shtuar ndër të tjera Szymanski.

Szymanski ka theksuar se Polonia duhet të mbajë nën kontroll çështjen e refugjatëve.

Sulmet në Paris: Disa të arrestuar në Bruksel

Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens, ka thënë se është bërë “një numër arrestimesh” në Bruksel, të cilat lidhen me sulmet në Paris.

Televizioni belg ka raportuar se pesë njerëz janë arrestuar në lagjen Molenbeek.

Policia franceze ka thënë se është në kërkim të një makine të zezë, tipi Seat, me targa të huaja, e cila mund të jetë përdorur në sulme.

Mediat kanë raportuar se njëri nga sulmuesit në sallën e koncerteve Bataclan ka qenë shtetas francez, me histori të përfshirjes në Islamin radikal.

Një tjetër besohet se ka qenë shtetas sirian, pasi një pasaportë e Sirisë është gjetur pranë trupit të një sulmuesi vetëvrasës, që ka hedhur veten në erë pranë stadiumit Stade de France, në veri të Parisit.

Mbajtësi i pasaportës ka qenë i lindur në vitin 1990.

Një ministër grek ka thënë se pasaporta i ka takuar një refugjati sirian, i cili ka kaluar përmes ishullit Leros.

Një pasaportë egjiptiane është gjetur po ashtu pranë trupit të një tjetër sulmuesi vetëvrasës.

Gazeta Le Parisien ka cituar një spektator në stadium të ketë thënë se një nga sulmuesit pranë, ka qenë grua.

Nga sulmet e së premtes mbrëma në Paris kanë humbur jetën 127 persona.

Berlini: Mos i lidhni sulmet në Paris me fluksin e emigrantëve!

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në Evropë.

“Do të doja të bëja një lutje urgjente, që të mos tërhiqen lidhje të tilla me situatën përreth refugjatëve”, ka thënë de Maiziere, pas një takimi të kabinetit gjerman.

Rreth 700,000 emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur këtë vit në Evropë.

Nga sulmet e së premtes mbrëma në Paris janë vrarë 129 persona.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Raportet e disa mediave thonë se një pasaportë egjiptiane dhe një siriane janë gjetur pranë trupave të dy sulmuesve vetëvrasës.

Londër, evakuohen pasagjerët nga terminali i aeroportit ‘Gatwick’

“Terminali është evakuuar në këto momente. Kjo është bërë për shkak të sigurisë së përgjithshme publike”, tha zëdhënësja e policisë për mediat britanike

LONDËR – Pasagjerët janë evakuuar këtë mëngjes nga terminali i aeroportit “Gatwick” në Londër, si reagim të paralajmërimeve për mundësinë e rrezikimit të sigurisë së tyre.

“Terminali është evakuuar në këto momente. Kjo është bërë për shkak të sigurisë së përgjithshme publike”, tha zëdhënësja e policisë për mediat britanike.

Ajo shtoi se evakuimi është bërë si masë paraprake, për shkak të “gjërave të dyshimta”. Më shumë detaje se çfar në të vërtetë po ndodh nuk dëshiroi të zbulojë.

Tim Uwin, profesor i universitetit në Londër, në profilin e tij në Twitter, kishte shkruar se pasagjerët rreth orës 10 sipas kohës lokale u është thënë për ta lëshuar katin e parë të terminalit verior të ajroportit “Gatwick”.

Në faqen zyrtare të aeroportit thuhet se fluturimet e planifikuara megjithatë, do të realizohen, por me vonesa.

Ajroporti “Gatwick” ndodhet 45 kilometra në jug të Londrës. Britania e Madhe nuk e ka ngritur nivelin e sigurisë pas sulmeve terroriste të premten në mbrëmje në Paris, ku u vrarë 127 njerëz, dhe mbi 250 u plagosën. Policia në Londër ka njoftuar për shtimin e patrullimeve në pjesën qendrore të kryeqytetit britanik gjatë fundjavës. aa

Në mënyrë masive, turistët largohen nga Parisi

PARIS – Pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris në të cilat humbën jetën të paktën 128 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 250 të tjerë, shumë turistë të cilët gjendeshin në Paris, prej sot në mëngjes shpejtojnë të braktisin këtë qytet.

Veçanarisht turmë e madhe vërehet në aeroportin më të madh të Parisit “Charles De Gaulle”. Për shkak të numrit të madh të personave që mbërrijnë në aeroport, por edhe për shkak të masave të ashpëra të sigurisë, ka edhe vonesa të disa fluturimeve të caktuara.

Në Paris, të cilin çdo vit e vizitojnë disa miliona turistë nga e mbarë bota, prej sot në mëngjes patrullojnë policia dhe ushtria. Është mbyllur edhe njëri nga lokacionet më të vizituara turistike, parku zbavitës Disneyland, lajmërojnë mediat. Shkollat në mbarë Francën sot nuk do të jenë të hapura.

Përgjegjësinë për sulmet në Paris përmes një deklarate sot online e mori organizata terroriste ISIS.

Në Francë është shpallur tre ditē zie, ndërsa presidenti i këtij vendi, Francois Hollande deklaroi se vendi është i gatshëm për përgjigje “të pamëshirshme” ndaj sulmeve dhe kërcënimeve terroriste. aa

Francois Hollande: Sulmet janë kryer nga Shteti Islamik

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se sulmet e së premtes në Paris kanë vrarë 127 persona dhe se janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Duke i cilësuar sulmet si “akt të luftës”, Hollande ka thënë se ato janë planifikuar dhe organizuar nga jashtë, me ndihmë brenda Francës.

Pak minuta më vonë, Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet.

Grupi ekstremist ka thënë se ato janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të Islamit dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Si pasojë e sulmeve të shumëfishta, Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka forcuar kufijtë e saj.

Sulmuesit kanë përdorur bomba vetëvrasëse dhe armë, si dhe kanë brohoritur slogane islamiste.

Rreth tetëdhjetë njerëz janë vrarë kur sulmuesit kanë hyrë në sallën e koncerteve Bataclan dhe kanë marrë pengje.

Njerëzit janë qëlluar për vdekje në restorante dhe bare në disa lokacione të tjera në Paris. Sulme të dyfishta vetëvrasëse ka pasur edhe pranë stadiumit kombëtar Stade de France, ku Gjermania dhe Franca kanë qenë duke luajtur ndeshje miqësore.

Në stadium kanë qenë të pranishëm presidenti i Francës, Hollande, ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të cilët janë evakuuar menjëherë.

Tetë sulmues raportohet se janë vrarë, shtatë nga të cilët kanë hedhur veten në erë. Sipas policisë, nuk është ende e qartë nëse ndonjë bashkëpunëtor i sulmuesve është në arrati.

Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Evropë që nga bombardimet në Madrid, në vitin 2004.

Rreth 1,500 ushtarë francezë janë shpërndarë nëpër Paris, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Të gjitha shkollat, bibliotekat, palestrat, pishinat dhe tregjet do të qëndrojnë sot të mbyllura, ashtu si edhe Disneyland. Të gjitha ndeshjet sportive në zonën e prekur të Parisit po ashtu janë anuluar.

Liderët botërorë i kanë dënuar ashpër sulmet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshkruar ato si “sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ndajmë”.

 “Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë popullin e Francës apo vlerat e tij, gabojnë. Populli amerikan ka marrë forcë nga angazhimi i popullit francez për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë”, ka thënë Obama.

“Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë për të ndihmuar”, është zotuar kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet nuk mund të përshkruhen me vlera humanitare dhe morale.

“Dua t’i shpreh ngushëllime homologut tim, Hollande, dhe popullit francez për humbjet e tyre. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejt”, ka thënë Erdogan.

Vatikani, ndërkaq, i ka përshkruar sulmet si goditje mbi paqen dhe gjithë njerëzimin.

Në muajin janar, ekstremistët islamistë kanë vrarë 18 persona në dhe përreth Parisit.

Përgatiti: Valona Tela

Jens Stoltenberg: Dhuna dhe violenca kurrë nuk do ta fitojnë betejën kundër demokracisë dhe lirisë!

Ka reaguar në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas sulmeve terroriste në Paris:

Jeg fordømmer de grufulle terrorangrepene i Paris. Mine tanker går til de etterlatte, alle berørte og det franske folk.

Vold og terror vil aldri vinne kampen mot demokrati og frihet.

I condemn the heinous terrorist attacks in Paris.

My thoughts go out to the survivors, all affected and the French people.

Violence and terror will never win the battle against democracy and freedom.

Unë i dënoj sulmet e urryera terroriste në Paris.

Mendimet e mia shkojnë tek të mbijetuarit, tek të gjithë të prekurit dhe tek i  gjithë popullit francez.

Dhuna dhe violenca kurrë nuk do ta fitojë kundër demokracisë dhe lirisë!

Bota reagon e tronditur: ‘Solidarë krah Francës’

Presidenti amerikan Barack Obama i ka dënuar sulmet e Parisit si një “përpjekje të përbuzshme” për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Parisit dhe popullit francez, por kundër të gjithë njerëzimit, tha Obama në Uashington. Ende është herët për të thënë saktë se kush qëndron pas këtyre sulmeve. Në një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama ofroi ndihmën e vendit të tij “për t’i nxjerrë terroristët para gjyqit”. Franca është aleati më i vjetër i Shteteve të Bashkuara. Populli francez ka qëndruar gjithmonë krah për krah popullit amerikan, tha Obama.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i dënoi sulmet e Parisit me ton të ashpër. Ai beson se autoritetet franceze do të bëjnë gjithçka është në dorën e tyre për të kapur fjatorët “e këtyre akteve të tmerrshme” e nxjerrë ata para gjyqit, deklaroi Ban në Nju Jork. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u shpreh për një shërim të shpejtë të të lënduarve. Ban Ki Moon u shpreh se qëndron në krah të popullit franez në këtë moment.

bota2

Obama dënon sulmet e Parisit

Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëri fjalë për “sulme terroriste barbare dhe frikacake”. Në deklaratën e instancës më të lartë të Kombeve të Bashkuara thuhet se “anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehin ngushëllimin e tyre të thellë për viktimat dhe solidaritetin me qeverinë franceze.” Fajtorët e këtyre akteve duhet të dalin para drejtësisë.

Merkel “thellësisht e tronditur”

Tronditje pas sulmeve në Paris edhe në Berlin: Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se “është thellësisht e tronditur nga lajmet dhe pamjet që vijnë nga Parisi”. Ajo shtoi se “mendimet e mia janë në këto orë tek viktimat e sulmeve të qarta terroriste, tek të afërmit e tyre dhe të gjithë njerëzit në Paris.” Qeveria gjermane po qëndron në kontakt të ngushtë me qeverinë franceze dhe i ka shprehur asaj solidaritetin e njerëzve në Gjermani. Ky nuk është vetëm sulm ndaj Francës, por kundër të gjithëve, ka thënë Merkel, duke theksuar se Gjermania është krah Francës për të mbrojtur vlerat europiane.

Drejtori i kabinetit të kancelares, Peter Altmeier, një nga personat më të besuar të Merkelit, shkroi në twitter: “Ne vajtojmë për viktimat e pafajshme të Parisit. Por nuk do të përkulemi para urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij: “Ne qëndrojmë në krah të Francës”, tha ai. Në një reagim të parë shprehu tronditjen e tij edhe presidenti gjerman, Joachim Gauck. “Jam shumë i tronditur duke parë lajmet që vijnë nga Franca”, tha ai duke shtuar se “është me mendimet e tij pranë viktimave, të afërmve të tyre dhe popullit francez.”

bota3

Franca e shokuar!

“Solidarë në krah të francezëve”

Edhe politikanë të tjerë të nivelit të lartë të Bashkimit Europian kanë shprehur solidaritetin me Francën. “Mendimet tona janë tek familjet e viktimave, mbështetja jonë është për autoritetet” shkroi presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz në twitter. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk shkroi se ai po i ndjek i shokuar raportimet mbi sulmet e Parisit. Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker shkroi se “ne jemi solidarë në këtë moment krah Francës”.

bota4

Merkel shprehet “thellësisht e tronditur”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i siguroi Francës mbështetjen e aleancës ushtarake atlantiko-veriore. NATO qëndron krah Francës në luftë kundër terrorizmit” tha Stoltenberg. “Terrorizmi nuk do të mund të fitojë mbi demokracinë”, shtoi ai.

Edhe Rusia po ashtu shprehet e shokuar pas sulmeve në Paris. “Ne i dënojmë thellësisht këto akte çnjerëzore dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme në hetimet për zbardhjen e këtyre krimeve terroriste”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sacharova tha se Rusia ndan me Francën dhimbjen në këto momente.

Ne jemi me Francën ! Ne jemi Franca! Nous somme la France !

Nga Elida Buçpapaj

 

Kush është i dashuruar me lirinë

është i dashuruar me Francën !

Kush është i dashuruar me Francën

është i dashuruar me lirinë!

 

I gjithë Njerëzimi është i dashuruar me lirinë,

prandaj është i dashuruar me Francën !

I gjithë Njerëzimi është i dashuruar me barazinë,

prandaj është i dashuruar me Francën !

I gjithë Njerëzimi është i dashuruar me vëllazërinë,

prandaj është i dashuruar me Francën !

Prandaj gjithë Njerëzimi është i vëllazëruar me Francën!

Sepse Njerëzim, Liri, Barazi, Vëllazëri dhe Francë janë Një!

 

Sepse Liria është jeta

dhe anasjelltas.

Sepse barazia është jeta

dje anasjelltas

Sepse vëllazëria është jeta

dhe anasjelltas !

Sepse Franca është jeta

dhe anasjelltas!

 

Prandaj ne jemi me Francën!

Prandaj ne jemi Franca !

Prandaj – Nous somme la France !

 

 

Liria – Poemë nga PAUL ELUARD – e shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ

paul eluardiv

Britania në ndihmë të Francës dhe në alarm edhe për vete

Voal – Një takim urgjent i zyrtarëve të lartë të Britanisë së Madhe pritet të mbahet në Whitehall gjatë ditës së sotme, shtunën, teksa Britania shqyrton ndikimet e mundshme të sulmeve në Paris..

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë reaguar menjëherë të premten për t’u ofruar miqve francezë ndihmë. Ambasada britanike në Paris është vënë në “gjendje alarmi”.

Mësohet se zyrtarët vështirë se do të ngrinin nivelin e sigurisë në Britani të Madhe, që për momentin është në të dytën shkallë më të lartë.

Shkalla më e lartë vendoset vetëm nëse shërbimet e sigurisë kanë informata për një sulm të mundshëm në Britani.

Nivelet e rrezikut në Britani të Madhe caktohen nga Qendra Analitike e Përbashkët për Anti-Terror dhe departamentet e MI5.

Presidenti francez Francois Hollande mbërrin tek salla e koncerteve /LIVE NGA PARISI

Voal – Presidenti francez Francois Hollande ka mbërritur në vendin pranë sallës së koncerteve Bataclan.

Në këtë sallë mësohet se janë 118 të vdekur dhe ky është rezultati paraprak. I shoqëruar nga forca të shumta policie, Hollande ka mbajtur një fjalë të shkurtër në vendin e ngjarjes.

E premtja e zezë, 160 të vdekur nga sulmet terroriste në Paris /LIVE NGA PARISI

Voal – E premtja e zezë ose “nata e Shën Bartolemeut”, mund të quhet kjo e premte 13 nëntor 2015.

443 vite pas Natës së Shën Bartolomeut, francezët janë përballur sërish me një natë të tmerrshme ku janë vrarë të paktën 160 persona, 100 prej të cilëve në sallën e koncerteve Bataclan.

Nata e Shën Bartolomeut

Bëhet fjalë për masakrën e francezëve protestantë nga katolikët, në Paris, më 24 gusht 1572, në prag të Shën Bartolomeut. Kjo masakër vazhdoi edhe javët e tjera në shumë qytete franceze.

Ky përfundim tragjik i luftërave fetare në Francë, ishte rrjedhojë e faktorëve fetarë dhe politiko-shoqërorë.

Numri i të vdekurve të kësaj masakre, përfshirë edhe nga qytetet e tjera franceze, supozohet të jetë nga 5000 deri në 30000 mijë vetë.

Policia franceze liron pengjet në sallën e koncerteve, vret 2 terroristët nis evakuimi i pengjeve

Voal – Të paktën 15 pengje janë vrarë në sallën e koncerteve Bataclan nga terroristët që kanë sulmuar sonte Parisin.

Mësohet se forcat speciale franceze kanë hyrë në hollin e sallës së koncerteve. Një person dyshohet se është arrestuar.

Pengmarrësit që kanë brenda sallës së koncerteve Bataclan, janë të moshuar 20-30 vjeç, janë meshkuj dhe femra.

Policia franceze mësohet se ka vrarë 2 prej terroristëve që ndodhen në sallën e koncerteve Bataclan.

Aktualisht janë duke u evakuuar njerëzit e plagosur.

Besohet se kanë qenë 3 terroristë në këtë sallë, por ende nuk ka gjë të konfirmuar.

 

E PREMTE E ZEZË NË FRANCË – Sulmohet Parisi, dhjetra viktima

Të vrarë rreth stadiumit në ndeshjen Francë-Gjermani, 100 pengje në një koncert, ekzekutohen një e nga një. ISIS feston për vrasjet

fr2fr3

 fr4fr5fr6fr7fr8

*Deshmite: Degjuam, Allah eshte i madh
* Plot 100 persona meren peng nga 6 persona te armatosur ne nje koncert
* Nje prej autoreve eshte vrare

FRANCË – Franca në panik. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin francez, Paris si dhe tre shperthime te njepasnjeshme. Mësohet se nga të shtënat me kallashnikov ka nje numer te madh viktimash, bilnaci ndryshon nga minuta ne minute. Sipas mediave të huaja, deri më tani raportohet për dhjetra të vdekur dhe disa të plagosur.

Ndërkohë që menjëherë ka ndodhur edhe një shpërthim, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani. Mësohet se i pranishëm në stadium ka qenë dhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili u evakuua nga policia menjëherë për arsye sigurie. Rreth stadiumit u numeruan mbi 60 te vdekur.

Ja momenti i shperthimit ne stadium

Ne Twitter, ISIS ka ndermarre persiper sulmin dhe feston per vrasjet qe sapo ndodhen ne Paris.

Nje pengmarrje ka ndodhur ne nje koncert ku flitet se 6 persona te armatosur moren peng mbi 100 persona. Deshmi rrefejne tmerrin ne koncert.

Sakaq, sulmet e regjistruara kanë ndodhur jo larg zonës ku ndodhet redaksia e revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila në muajin janar u sulmua nga një grup ekstremist. Në këtë akt terrorist humbën jetën 13 persona, punonjës të revistës.

Burime ende të pakonfirmuara pohojnë se shpërthimi me eksploziv në stadium dyshohet se ka qenë i planifikuar me sulm vetëvrasës.

00-25-CNN ben te ditur se pengamrresit po ekzekutojne me gjakftohtesi pengjet brenda ne koncert. Tmerri ka pushtuar Parisin, policia ben thirrje qe personat te mos dalin jashte banesave.

00:10-Nje person ka mundur te shkruaje nga brenda koncertit ku mbahen peng 100 persona peng dhe thekson se pengmarresit po qellojne dhe po vrasin nje e nga nje pengjet. “Jam i plagosur rende, shoh kufoma kudo. Ka te mbijetuar. Na ndihmoni”, eshte mesazhi i deshperuar nga brenda salles se koncertit ne Bataclan.

Ora 00-00-Presidenti francez Hollande theksoi ne nje dalje per shtyppas ngjarjes se rende se sulmi eshte sulm i paster terrorist dhe se Franca do te mbylle kufijte per siguri. “Duhet te mbrohemi”, deklaroi Hollande duke ngushelluar familjet e viktimave.

Ora 23:59-Qindra tifoze kane mbetur te bllokuar ne stadium per arsye sigurie.

Ora 23:55-Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez. Numri i viktimave ka shkuar 60.

Ora 23:35-Deshmitare thone se sulmuesit kane thirrur ‘Alahu eshte i madh” ne arabisht dhe me pas kane sulmuar.

Ora 23:30-Rreth 100 persona po mbahen peng ne Bataclan ne nje koncert nga 5-6 persona te armatosur dhe te mbuluar. Nje person qe ka shpetuar nga pengmarresit tregon se plot 100 pesona kane mbetur peng i terroristeve. “Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Ora 23:00-ISIS po feston dhe hashtagu i tyre ne Twitter, eshte ‘Parisi eshte ne flake’.

VRITET NJË NGA AUTORËT
Ora 22:48- Një prej autorëve të sulmeve të sotme në Paris është vrarë. Sipas Europe 1, autori është qëlluar nga policët francezë.

MEDIAT FRANCEZE: KA PENGMARRJE
22:43- Mediat franceze duke cituar burime nga policia, raportojnë edhe për një pengmarrje në brendësi të Bataclan, salla e koncerteve ku ndodhi një pre breshërive me armë zjarri në qendër të Parisit. Sipas tyre 100 persona janë mbajtur peng në këtë sallë.

Pikat ku kane ndodhur sulmet
frace qellohet me arme 5

MBLEDHJE URGJENTE, HOLLANDE NË MINISTRINË E BRENDSHME
Ora 22:39- Pas largimit nga stadiumi ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani, për arsye sigurie, Presidenti Francois Hollande i është drejtuar Ministrisë së Brendshme franceze për një mbledhje emergjente me ministrin Bernard Cazeneuve.

Gjermani – Gjenden trupat e pajetë të tetë foshnjave

Policia gjermane ka thënë se ka gjetur trupat e tetë foshnjave, në një apartament në shtetin jugor të Bavarisë.

Policia tha se ata ishin njoftuar të enjten pasdite nga një banorët, nga qyteti i vogël i Wallenfels, që kanë gjetur një trup të një foshnje në një apartament.

Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, ata kanë zbuluar edhe disa trupa tjerë të mbështjellja me peshqirë dhe qese plastike.

Policia është duke kërkuar një grua 45-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin, ku u gjetën trupat e fëmijëve.

“Ajo mendohet se mund të jetë nëna e fëmijëve,” ka thënë, një zëdhënëse e policisë, i cili nuk ka mundur ta konfirmojë nëse gruaja që po kërkohet është e dyshuara.

Hetuesit e mjekësisë ligjore, janë duke shqyrtuar kufomat, ka thënë policia, duke shtuar se procesi mund të marrë disa kohë,” për shkak të gjendjes së keqe” të disa prej trupave.

Katalonia vazhdon procesin e pavarësimit, me gjithë kundërshtimet e Spanjës

Udhëheqësit pro-pavarësisë në Katalonia janë zotuar të shkojnë përpara me planet për t’u shkëputur nga Spanja, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar procesin e shkëputjes.

Zëvendëspresidenti i Katalonisë, Neus Munte, tha se është vullneti politik i qeverisë rajonale për të vazhduar me planet për pavarësinë, gjatë 18 muajve.

Qeveria e Spanjës më parë kishte apeluar në Gjykatën Kushtetuese, për të ndërhyrë në këtë proces.

Gjykata ka paralajmëruar udhëheqësit katalonas se ata duhet të jenë në përputhje me rendin.

“Në qoftë se ata nuk janë në përputhje me pezullimin, atëherë ata nuk u binden vendimeve,” shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë në Madrid.

Parlamenti rajonal i Katalonisë, të hënën miratoi një mocion për të filluar procesin e shkëputjes, duke deklaruar qëllim për pavarësinë e saj, brenda 18 muajve, dhe duke i dhënë 30 ditë afat për të filluar legjislacionin për Kushtetutën e Katalonisë, thesarin e shtetit dhe sistemit e sigurimeve sociale.

Acarohen marrëdhëniet BE-Izrael

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë të pasi Izraeli ka reaguar ndaj një vendim të BE-së, që të etiketohen të gjitha produktet e bëra në vendbanimet hebreje, në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se BE-ja ka ndërmarrë një “hap të jashtëzakonshme dhe diskriminues” për “arsye politike”, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se BE duhet të ketë “turp.”

Ai tha se “kjo nuk do të avancojë paqen, por me siguri nuk do të avancojë as të vërtetën dhe drejtësinë.”

Ky veprim i BE-së, nënvizon pakënaqësi e bllokut mbi zgjerimin e vazhdueshëm të Izraelit në territorin, që palestinezët e kërkojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis këmbëngul se kjo masë ishte “një çështje teknike, jo një qëndrim politik.”

Britania këshillon qytetarët: Mos shkoni në Kosovë

Pas tragjedisë së avionit rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerët, agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet, të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar.
Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe ka bërë një listë të vendeve, të cilat konsiderohen si të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar.
Ndërsa, Portali i Statistikave “Statistika” ka bërë një grafikë ku paraqiten këto vende. Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë, duke u nisur për nga siguria.
Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.
Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.
Ndërsa, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, janë vende ku qeveria britanike nuk ua këshillon udhëtimin qytetarëve të saj.

Eurodeputetja Tanja Fajon solidaritet me studentët shqiptarë: Sot ju falenderoj unë juve!

Kjo foto është bërë si 5 vjet përpara, ditën kur Këshilli i Ministrave të BE dha vendimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët. Pikërisht kjo foto vjen nga eurodeputetja Tanja Fajon në rrjetin social Facebook. Fajon thekson se ky është një kujtim i bukur i atyre ditëve, por tingëllon me të drejtë si një solidaritet me studentët shqiptarë që sot po protestojnë para kryeministrisë për Reformën në Arsimin e Lartë.

“Kujtim i bukur. Këto janë momente kur ti e di që po bën gjënë e duhur. Marr këtë foto nga studentët shqiptarë që është realizuar 5 vite më parë në Bruksel, si një falënderim për liberalizimin e vizave. Sot ju falënderoj unë ju!”, shkruan Fajon.

(Në foto janë një grup studentesh nga Torino, që udhëtuan atë ditë drejt Brukselit për të përshëndetur këtë vendim.)

Bashkimi Evropian vitin e kaluar shpenzoi gabim 6.4 miliardë euro

Bashkimi Evropian (BE) vitin e kaluar shpenzoi në mënyrë të gabuar 6.4 miliardë euro, nga të cilat dy të pestat e shpenzimeve të Shteteve Anëtare dhe institucioneve evropiane janë bërë gabimisht.

“Nuk bëhet fjalë për mashtrim, joefikasitet apo hudhje të parave. Por për vlerësim të shumës së parave që nuk është dashtur të paguhet, sepse nuk është përdorur në përputhje të plotë me rregullat e BE-së”, theksohet nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Më tej shtohet se shumica e gabimeve rrjedh nga zbatimi i gabuar, dhe shpesh nga mungesa e kuptimit të rregullave të komplikuara të BE-së për shpenzimet, ndërsa vetëm 22 raste janë identifikuar si mashtrime të mundshme dhe u janë dërguar shërbimit të Zyrës së Antikorrupsionit të BE-së (OLAF).

Përndryshe, në mënyrë të parregullt janë paguar 4,4 përqind nga buxheti i BE-se për 2014 në vlerë prej 142,5 miliard euro. Gjykata Revizore po planifikon uljen e normës së gabimit në dy përqind.

Britania bëri arrestimin e parë për të Dielen e Përgjakshme të vitit 1972

Media lokale, duke përfshirë edhe Irish Times, lajmëruan se personi i arrestuar ka qenë ish-ushtar

LONDËR – Policia në Irlandën e Veriut njoftoi se ka arrestuar një person, për të cilin thuhet se ka qenë ish-ushtarë, i cili dyshohet se është i përfshirë në sulmin e vitit 1972 të njohur si “E Diela e Përgjakshme” në të cilin u vranë 14 civilë të paarmatosur.

“Detektivët e Degës së Hetimit të Trashëgimisë duke hetuar ngjarjet e “Të Dielës së Përgjakshme” gjatë këtij mëngjesi kanë arrestuar një burrë 66 vjeçar në vendin Antrim”, bëri të ditur policia e Irlandës së Veriut përmes kumtesës.

Media lokale, duke përfshirë edhe Irish Times, lajmëruan se personi i arrestuar ka qenë ish-ushtarë.

Njeriu i kapur të martën është personi i parë që është arrestuar ndonjëherë mbi incidentin famëkeq.

Një regjiment britanik kishte vrarë 13 aktivistë dhe plagosi 13 të tjerë kur hapi zjarr ndaj marshit të të drejtave civile në Derry më 30 janarr të vitit 1972. Një person tjetër humbi jetën disa muaj më vonë.

Incidenti shkaktoi protestë të madhe në Irlandën e Veriut dhe shumë hetime janë nisur që atëherë. Hetimi i parë, i njohur si Tribunali i Lordit Widgerty, i cili nisi menjëherë pas vrasjeve u akuzua si tentativë e njëanshme për t’i shfajsuar ushtarët.

Hetimi i fundit ishte hetimi i Lord Saville, zbulimet e të cilit u bënë publike në vitin 2010, me ç’rast u deklarua se shtënia e parë është bërë nga paraushtarakët britanikë mbi civilët e paarmatosur të cilët tentonin të largoheshin. Në bazë të këtyre hetimeve, kryeministri britanik David Cameron u kërkoi falje viktimave në emër të qeverisë së Britanisë.

Kjo ditë njihet si “E Diela e Përgjakshme (Bloody Sunday)”, mbi të cilën janë bërë shumë filma, dokumentar dhe këngë. aa

Obama-Erdoganit: Përgëzime popullit turk për rezultatet e zgjedhjeve

Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe për temat në lidhje me axhendën e Samitit G-20 që do të mbahet në Antalia

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama kanë shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet fundit në Siri. Të dy presidentët kanë diskutuar për rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të forcuar opozitën e moderuar në Siri dhe intensifikimin e presionit kundër ISIS-it.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se Obama në bisedën telefonike me presidentin turk, Erdogan ka shprehur përgëzimet e tij për popullin turk në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 1 nëntor.

Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe për temat në lidhje me axhendën e Samitit G-20 që do të mbahet në Antalia.

Ndër të tjera mes dy liderëve është vënë në dukje rëndësia për rritjen e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e opozitarëve të moderuar në Siri si dhe intensifikimin e presioneve ndaj ISIS-it. Është vlerësuar çështja për gjetjen e një zgjidhjeje duke negociuar për konfliktin në Siri duke përfshirë edhe procesin e tranzicionit politik.

Në bisedën mes Erdoganit dhe Obamës është theksuar ndër të tjera se është e nevojshme që të ndalen aktet e organizatës terroriste PKK. aa

Bruksel – Shqyrtohet ndërtimi i kampeve për emigrantët në Ballkan

Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për pranimin e emigrantëve në Ballkan, për ta evituar krizën humanitare dhe për ta lehtësuar ngarkesën e regjistrimit të mijëra emigrantëve, kanë thënë mbrëmë vonë zyrtarë të BE-së

Komisioneri i emigrimit i Bahkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, tha se qendrat për pranim do të ngriteshin në vendet joanëtare të BE-së, siç janë Maqedonia dhe Serbia.

Kjo ide ishte motivuar nga shqetësimet se me fillimin e dimrit, emigrantët mund të ballafaqohen me të ftohtë dhe probleme në vendet e varfëra ballkanike, jashtë Bashkimit Evropian, derisa shtetet e pasura, si Gjermania dhe Suedia, i kanë të mbushura përplot kapacitetet e tyre për pranim të emigrantëve.

“Disa shtete anëtare më gjatë nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë ngarkesën” dhe i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndaj fluksit të emigrantëve, tha Jean Asselborn, ministër i jashtëm i Luksemburgut, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bahskimit Evropian.

Gjermani, për shkak të grevës Lufthansa anulon 929 fluturime

FRANKFURT – Kompania ajore gjermane Lufthansa ka njoftuar se për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime.

Në një deklaratë nga Lufthansa theksohet se kompania për shkak të grevës së punonjësve të ekuipazhit të kabinës lidhur me “Sindikatën e organizatës së Stafit të Pavarur të Kabinës” nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se nga fluturimet e anuluara do të ndikohen afërsisht 113 mijë udhëtarë, ndërsa kompanitë ajrore Germanwings, Eurowings, Lufthansa CityLine, Swiss, Avusturya, Air Dolomiti dhe Bruksel Air të cilat operojnë lidhur me grupin e Lufthansa nuk do të ndikohen nga greva.

Në ditën e parë të grevës ishte njoftuar se ishin anuluar 290 fluturime, ndërsa në ditën e dytë 520, kështu që me anullimin e afërsisht 1 mijë fluturimeve pritet që nga greva të preken afërsisht 150 mijë udhëtarë.

Ndërsa në një deklaratë ditën e djeshme nga Sindikata e organizatës ishte potencuar se greva në tre aeroportet do të nisë në orën 04.30 dhe në aeroportet e Frankafurtit dhe Dyseldorfit do të përfundojë në orën 23.00, ndërsa në aeroportin e Mynihut do të vazhdojë deri në mesnatë.

Sindikata kërkon të bëhen përmirësime në pagat mujore të sigurimeve shtesë si dhe për pensionet e 19 mijë punonjësve. aa

Asselborni: Kriza e refugjatëve mund të sjellë shpërbërjen e BE-së

Asselborni paralajmëroi se keqkuptimi i nacionalizmit në Evropë mund të sjellë deri tek shpërthimi i luftës

BERLIN – Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn paralajmëron se kriza aktuale e refugjatëve mund të sjellë deri tek shpërbërja e Bashkimit Evropian (BE).

Asselborn në deklaratën për mediat gjermane, paralajmëroi se deri tek shpërbërja e BE-së mund të vjen shumë shpejtë nëse, në vend të rrugës së solidaritetit, shkohet në mbylljen në vetvete dhe në këtë mënyrë humb besimin e popujve.

Ai më tej paralajmëron se keqkuptimi i nacionalizmit në Evropë mund të sjellë deri tek shpërthimi i luftës.

Duke theksuar se Gjermania dhe disa vende anëtare e kuptuan rëndësinë për implementimin e marrëveshjes së Gjenevës për refugjatët, Asselborn pohon se ekzistojnë edhe disa anëtare të cilat nuk mbrojnë të gjitha vlerat e unitetit të BE-së, por se megjithatë vlerat humanitare edhe më tej mbajnë BE-në në një vend.

Në pyetjen nëse marrëveshja e Schengen-it është në mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe qarkullimit të lirë brenda rajonit, Asselborn tha se është e qartë se kjo marrëveshje është në rrezik.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejtë të krizës së refugjatëve dhe nëse akoma disa shtete i qasen kësaj çështjeje vetëm në aspektin nacional, atëherë do ta varrosim Schengenin. Kështu do ta humbim suksesin më të rëndësishëm të BE-së”, tha Asselborn. aa

Parlamenti katalan e miratoi rezolutën për krijimin e republikës Katalane

Barcelonë, 9 nëntor – Parlamenti katalan miratoi sot një rezolutë që lejon fillimin e procesit për krijimin e një republike të Katalonias së pavarur nga Spanja.

Shtatëdhjetë e dy deputetë të pavarur, nga 135 që ka parlamenti, miratuan tekstin e rezolutës për fillimin e procesit për krijimin e shtetit të pavarur katalanas, në formën e republikës.

Kjo rezolutë hap një krizë të re të rëndë politike për Spanjën.

Ulje emergjente e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier

BERLIN – Avioni qeveritar, në bordin e të cilit gjendej ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u detyrua të ulej në aeroportin berlinas ”Tegel”, pas një defekti kompjuterik.

Avioni, tip Airbus A340, që mban emrin e Konrad Adenauerit, kancelarit të parë të pas Luftës II Botërore, është përfshirë shpesh në probleme teknike.

Steinmeier ishte nisur në Itali, ndërkohë që avioni bëri uljen e detyruar për arsye sigurie.

Për shkak se riparimi i tij ishte i pamundur, një avion i vogël ”charter” u nis drejt Italisë, ndërkohë që një pjesë e madhe e delegacionit që shoqëronte Steinmeierin mbeti në Berlin.

Steinmeier do të jetë i pranishëm në përurimin e një memoriali që përkujton masakrën naziste të vitit 1944 në Toskanë si edhe do të vizitojë një qendër migrantësh.

Edhe në prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi në Indi me një avion ushtarak për shkak të problemeve teknike të avionit të sipërcituar qeveritar.

Suedi: Një grup refugjatësh proteston 35 orë brenda autobusit urban

Shoferi i autobusit, Mesut Yalçın, thekson se refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në kampet në fshatrat ku Zyra e Emigracionit ka vendosur ti strehojë

STOKHOLM – Dhjetëra refugjatë nga Siria dhe Iraku nuk kanë pranuar të strehohen në kampin e refugjatëve në Suedi dhe duke qëndruar për 35 orë në autobus kanë protestuar kundër vendimit të Zyrës së Emigracionit.

Shoferi i autobusit, Mesut Yalçın, ka theksuar se refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në kampet në fshatrat ku Zyra e Emigracionit ka vendosur ti strehojë.

Yalçın, ka shpjeguar se 25 refugjatët e sapoardhur në Suedi i ka marrë nga Malmö për ti lënë në kampet që ndodhen në fshatin Torpshammar të qytetit Sundvall. Ai ka theksuar më tej se kur kanë mbërritur në fshatin Torpshammar refugjatët nuk kanë dashur të zbresin nga autobusi dhe se janë duke pritur brenda pa ngrënë.

Mesut Yalçın, ka shtuar ndër të tjera se refugjatët shprehen se shumica e tyre kanë ardhur nga kampet e Turqisë dhe se në Suedi nuk kanë gjetur atë çfarë shpresonin. Ai ka theksuar se refugjatët gjithashtu i kanë kërkuar Zyrës së Emigracionit që t’iu mundësojë shpenzimet e rrugës për tu kthyer në Turqi ose në Gjermani.

Për ti dhënë fund protestës së refugjatëve përfaqësues të Zyrës së  Emigracionit kanë biseduar me refugjatët, por kërkesa e tyre për mundësimin e shpenzimeve për ty kthyer janë refuzuar nga përfaqësuesit e Zyrës së Emigracionit ka shpjeguar ndër të tjera Yalçın.

Yalçın ka pohuar se ai po përpiqet të mbajë ngrohtë autobusin ku ndodhen 5 fëmijë dhe një grua shtatzënë dhe se ai shpreson se kjo situatë të zgjidhet sa më parë pasi edhe në mediat suedeze ka ngjallur një jehonë. aa


Send this to a friend