VOAL

VOAL

Gjermani, në shtëpinë e sulmuesit afgan u gjet flamuri i ISIS-it

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, tha se motivi i sulmuesit ende është i panjohur dhe se herët është të flitet për akt terrorist

BERLIN– Policia gjermane në shtëpinë e sulmuesit afgan, i cili natën e së hënës me sëpatë sulmoi pasagjerët në një tren në jug të Gjermanisë, gjeti flamurin e organizatës terroriste ISIS.

Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann në deklaratën për televizionin ZDF tha se hetuesit me rastin e kërkimit të sulmuesit 17-vjeçar, të cilin policia e vrau gjatë tentimit për t’u arratisur kanë gjetur një flamur të punuar me dorë të organizatës terroriste.

Herrmann tha se motivi i sulmuesit ende është i panjohur dhe se herët është të flitet nëse kjo vepër penale është akt terrorist. aa

Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani

Policia gjermane tha se disa pasagjerë janë plagosur rëndë, pasi një person i sulmoi ata në një tren në Gjermaninë jugore, para se të vritej nga policia.

Sulmuesi, të cilin autoritetet e identifikuan si një 17 vjeçar afgan, sulmoi me sëpatë udhëtarët në rajonin e Bavarisë dhe disa nga të plagosurit janë në rrezik jete.

Të paktën 14 veta janë trajtuar nga tronditjet.

Policia tha se nuk ka informacione për motivet e sulmit.

Ministria e Brendshme bavareze tha se policia qëlloi dhe vrau sulmuesin.

BE dënon tentimin e grusht shtetit në Turqi

BE-ja përmes një deklarate dënon ashpër tentimin per grusht shteti në Turqi dhe rithekson edhe njëherë mbështetjen e saj të plotë ndaj institucioneve legjitime të vendit

Në vazhdim të deklaratës thuhet “Shprehim keqardhjen tonë për numrin e madh të viktimave dhe solidarizohemi me popullin turk. BE-ja ka mirëpritur qëndrimin e përbashkët të partive politike në mbështetje të demokracisë së Turqisë”.
Më tej BE-ja u bën thirrje autoriteteve turke që të tregohen të përmbajtura, duke përfshirë edhe forcat e policisë dhe të sigurisë. Të bëhet gjithçka në drejtim të shmangies së dhunës së mëtejshme, në drejtim të mbrojtjes së jetëve dhe rivendosjes së qetësisë.

“BE-ja bën thirrje për respektimin e plotë të rendit kushtetues të Turqisë dhe thekson rëndësinë e sundimit të ligjit ekzistues. Është shumë e rëndësishme që të sigurohet respektimi i plotë i të gjitha institucioneve demokratike të vendit, duke përfshirë qeverinë e zgjedhur dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë”. aa

BE: Turqia nuk mund të kthejë dënimin me vdekje

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini

Bashkimi Evropian i ka kujtuar Turqisë se duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë ndëshkimin me vdekje.

“Asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian nëse zbaton dënimin me vdekje”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Mogherini iu përgjigj kërkesës së gazetarëve në Bruksel për të komentuar spekulimet se Turqia mund të ekzekutojë organizatorët e grushtshtetit të dështuar më 15 korrik.

Mogherini tha se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimin kapital në gjithë kontinentin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekziston mundësia që në këtë vend të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grushtshtet nga një pjesë e ushtrisë së vendit.

Autoritetet turke tashmë kanë arrestuar mbi 7,500 veta, në mesin e tyre ushtarakë të lartë dhe gjykatës, nën dyshimet se kanë organizuar puç.

Qeveria tha të hënën se 208 njerëz, përfshirë 145 civilë, janë vrarë në dhunë.

Shtatzëna trembet gjatë sulmit në Nicë, e lind fëmijën në mes të masakrës

Teksa i fshihej kamionit që grinte gjithçka gjente përpara, në Lungomare në Nicë, një grua shtatzënë e ka sjellë në jetë fëmijën e saj në mes të masakrës.

Ankthi dhe frika i kanë provokuar kontraksione gruas, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Fatmirësisht mes turmës që tentonte të fshihej ndodhej edhe një mjek, i cili e ndihmoi gruan që të sillte në jetë foshnjën e saj shëndoshë e mirë.

Sipas “Le Figaro”, gruaja ishte fshehur bashkë me bashkëshortin e saj dhe rreth 1500 persona të tjerë në restorantin “Ruhl Plage”, që ndodhet pranë detit. Papritur ajo filloi të kishte kontraksione dhe kamerierët e restorantit bënë një vend të posaçëm në kuzhinë, ku gruaja e ndihmuar nga një mjek, solli në jetë beben e saj.

“Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodheshim, të gjithë u përlotëm kur pamë foshnjën.”- deklaroi pronari i restorantit.

Publikohen kombësitë e viktimave në Nicë

Një kamion ka marrë përpara turmën gjatë festimit të Ditës së Bastijës në jug të Francës. Ngjarja ka ndodhur në Nice gjatë hedhjes së fishekëzjarreve.

Policia raporton se në kamion kishte lëndë të konsiderueshme eksplozivi, ndërkohë që në përplasje e sipër, raportohet se është ekzekutuar kamionisti.

Ora 14:30

Burime zyrtare nga Franca kanë nxjerë edhe kombësitë e viktimave të sulmit në Nicë. Kështu, veç francezëve, ka patur mes viktimave edhe persona me kombësi të tjera:

-Tre prej viktimave janë gjermanë, një mësuese dhe dy nxënëse gjimnazi.

-Dy janë amerikanë, baba e bir që kishin shkuar në Nicë të festonin ditëlindje;

-Një zviceran konfirmohet nga ministri i Jashtëm i këtij vendi.

-Një rus ka mbetur i vdekur në sulmin terrorist.

-Një armen gjithashtu raportohet i vdekur në sulm.

-Dhe një ukrainas është konfirmuar nga ministri i Jashtëm ukrainas.

Ora 14:00

Alarm për bombë në Aeroportin e Nicës. Policia ka shkuar në vendngjarje pasi është raportuar një pako e dyshimtë. I gjithë aeroporti është evakuuar menjëherë.

Ora 13:30 

Sulmi terrorist në Nicë ditën e djeshme ka shkaktuar deri më tani 84 viktima dhe qindra të plagosur.

Një franko-tunizian, Mohamed Bouhlel goditi turmën që festonte Festën e Bastisë me kamion duke shkaktuar një tmerr dhe kasaphanë.

Nga kasaphana vijnë dëshmi rrëqethëse të atyre që i mbijetuan sulmit.

“I kam lëshuar dorën nënës sime për një moment dhe e humba përgjithmonë”, thotë ajo.

Një dëshmitare tjetër e tmerruar tregon se vetëm dëgjonte të qara fëmijësh pafund. “Nuk dija çfarë të bëja, ngado që rrotullohesha shikoja vetëm trupa të përgjakur”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar, me origjinë egjiptiane tregon përballjen me autorin. “Ai po ecte ngadalë dhe kishtë nën rrota shumë trupa njerëzish”, thotë ai.

“Nuk po e kuptoja se çfarë po bënte. I dola i hutuar para dhe ia bëja me shenjë që të ndalonte. Por ai ishte krejt i pashqetësuar dhe vazhdoi rrugën.

Në një moment futi dorën poshtë dhe mendova se do të nxirrte një telefon. Por në fakt ai nxori armën dhe unë u largova menjëherë”, tregon ai.

Një tjetër dëshmi vjen nga një infermiere, e cila ishte duke konsumuar darkë kur e lajmëruan për sulmin. “Në fillim menduam se ishte një alarm fals.

Më pas e kuptova që gjithçka ishte e vërtetë dhe ajo që pash ishte një skenë lufte. Britma njerëzish, gjak kudo, njerëz të shqyer dhe të ndarë copash. Ishte një tmerr i vërtetë. Por në këto raste të vështira zoti të bën të fortë”, thotë ajo.

Ora 13:00

Është publikuar videoja e ekzekutimit të kamionistit franko­tunizian, Mohamed Bouhlel, i cili shtypi për vdekje 84 persona në festën e Bastisë në Nicë.

Në video shfaqet momenti kur dy policët, një femër dhe një mashkull, arrijnë kamionin dhe qëllojnë mbi terroristin, duke ndaluar më tej tragjedinë.

Në video gjithashtu dëgjohet edhe Bouhlel që bërtet pasi merr plumba në trup. Policia thotë se terroristi jetonte në Nicë.

Ai ishte i martuar edhe me tre fëmijë. Bouhlel rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, por nuk ka patur prova për lidhje të tij me terrorizmin.

Ora 12:30

Mediat franceze kanë rindërtuar skenën e sulmit në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë. Kështu, sipas videos 3 D, kamioni i autorit të sulmit, Mohamed Bouhlel erdhi nga pjesa jugore e qytetit, dhe zbriti në rrugën buzë detit.

Ora 12:OO

Eshtë zbuluar emri i autorit të sulmit terrorist në Francë. Ai është Muhamed Bouhlel, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Ora 11:32 

Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.

Ora 11:00

Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nicë të Francës, ku humbën jetën 84 persona.

 

Ai është franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Sipas mediave franceze, autori që u vra nga Policia është i moshës 31-vjeçare.

Ora 10:29

Mes viktimave të sulmit terrorist në Nicë janë edhe 10 fëmijë. Ky është lajmi zyrtar që vjen nga kryebashkiaku i qytetit ku ndodhi sulmi.

Ora 10:15

Policia franceze thotë se ka identifikua formalisht autorin e sulmit. Drejtuesi i kamionit është 31-vjeçari franko-tunizian. Ai përputhet me dokumentacionin e kamionit që drejtonte.

Ora 10:00

Presidenti Holond konfirmoi se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe me tre muaj të tjera.

Ora 09:30

Janë rreth 50 fëmijë që janë shtruar në spitalet e Nisës pas masakrës së djeshme. Disa janë të lënduar dhe disa të tjerë të shokuar.

Ora 9:00

Eshtë zbuluar edhe dokumentacioni i plotë i kamionit. Ai rezulton se është blerë vetëm disa ditë më parë, dhe është regjistruar në Marsejë.

Ora 07:40

Arrin në 84 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Francë. Mediat e huaja raportojnë se numërohen mbi 100 të plagosur.

Ora: 07:10

Presidenti frances Francois Hollande do të mbledhë në orën 09:00 këshillin e sigurisë, dhe mbrojtjes ne Eliseo. Ai ka deklaruar se gjithë Franca ndodhet në kërcënim dhe për këtë duket se do të zgjatet edhe me tre muaj gjendja e emergjencës.

Ora 00:30

Deri mbreme,  “France TV” raporton se sipas prokurorëve numri i të vdekurve ka arritur në 60 persona, ndërsa ushtria është zhvendosur në rrugët e qytetit në përpjekje për të rivendosur qetësi.

Ndërkohë, gazeta “Le Parisien” raporton se policia ka vrarë drejtuesin e kamionit ndërsa është në ndjekje shoqëruesi i tij dhe nuk dihet nëse po mban pengje.

Një video e postuar në Tëitter tregon momentin kur turma largohet për t’i shpëtuar kamionit. Autoritetet lokale u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe e kanë quajtur ngjarjen “sulm”.

Identifikohet sulmuesi në Nicë

Gazeta “Nice-Matin” sulmuesin e ka emëruar si Mohamed Lahouaie Bouhlel të lindur në Tunizi, i cili punonte si distributor dhe që jetonte në Nicë

PARIS– Sulmuesi i cili duke ngarë kamionin mbrëmjen e së enjtes vrau të paktën 84 persona në Nicë të Francës është identifikuar nga mediat lokale të premten si shtetas francez 31-vjeçar me origjinë tuniziane.

Gazeta “Nice-Matin” sulmuesin e ka emëruar si Mohamed Lahouaie Bouhlel të lindur në Tunizi, i cili punonte si distributor dhe që jetonte në Nicë. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, por pretendohet se ishte në proces të divorcit nga gruaja e tij.

Dokumetet e tij personale u gjetën në kamionin me të cilin shtypi turmën e njerëzve ndërsa ishin duke festuar Ditën e Bastijës. Më tej thuhet se identiteti i tij u verifikua në bazë të shenjave të gishtërinjve.

Mediat franceze raportojnë se fqinjët e tij e kanë përshkruar si një njeri të qetë, të izoluar dhe jo-fetar. Gjithashtu theksohet se ai ishte i njohur për organet hetimore, por për vepra që nuk kanë lidhje me terrorizmin. Policia kontrolloi apartamentin e tij dhe ka biseduar me njerëzit që e njihnin atë.

Gjatë sulmit tragjik në festimin e Ditës së Bastijës të enjten në mbrëmje u vranë të paktën 84 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Franca shpall tri ditë zie

Pas takimit të jashtëzakonshëm, kryeministri Valls theksoi se zia treditore do të fillojë të shtunën

PARIS – Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se qeveria ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas sulmeve terroriste në Nicë të enjten, në të cilën u vranë të paktën 84 persona.

Pas takimit të jashtëzakonshëm, kryeministri Valls theksoi se zia treditore do të fillojë të shtunën. Përveç kësaj, ka konfirmuar se propozimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, javën e ardhëshme do të jetë para deputetëve.

Valls dhe presidenti Francois Hollande brenda ditës së sotme do të shkojnë në Nisë. aa

Sulmi në Nicë, flasin shqiptarët, dëshmitarë të rastit

Sulmi i tmerrshëm që ktheu natën e festimeve në natë të përgjakshme në Nice të Francës ka tronditur të gjithë botën.

Mes kësaj tragjedie ku mori jetën 84 e personave dhe la të plagosur qindra të tjerë kishte edhe shqiptarë.

Dy prej tyre të cilët ndodheshin në shesh për të parë festimet, arritën të shpëtojnë mrekullisht nga ky sulm.

Një vajzë nga Vlora, Nerajda Rama ka qenë dëshmitare e momentit të parë kur kamioni ka hyrë në turmën e njerëzve. Ajo ka postuar një video në Facebook, ku thotë se agresorët donin t’i vrisnin të gjithë.

Një tjetër dëshmimtare ishte dhe Liljana Berberi, e cila tregoi në një lidhje telefonnike për Top Channel orët e makthit që prjetoi gjatë mbrëmjen e djeshme.

“Situata është shumë e keqe. Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim. Njerëzit vraponin nga të gjitha anët. Kamioni i mori të gjithë, ishte nga ata 18 tonësh. Në këto momente sapo kam hyrë në shtëpi me burrin, ndërsa vajza 19-vjeçare është e bllokuar në Hotel “Plaza”.

Ajo ishte me shoqërinë e saj dhe tani janë bllokuar, nuk i lejojnë të dalin. Është gjëndje paniku dhe ka ambulanca pafund.

Masakra në Nicë të Francës që shkaktoi 84 viktima dhe mbi 150 të plagosur

 

Voal – Të paktën 84 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, kur një kamion kaloi nëpër turmat e njerëzve që po festonin Ditën e Bastiles në qytetin jugor francez të Nicës. Presidenti francez François Hollande ka thënë se sulmi, i cili gjithashtu la 18 persona në gjendje kritike për jetën dhe mbi 150 të plagosur, është një akt i mundshëm terrorist

Çfarë ndodhi:

Sipas dëshmitarëve okularë, trupat fluturonin në ajër pasi një mjet i bardhë i transportit të rëndë i goditi ata  rreth  orës 10:30 të darkës me orën lokale, ku njerëzit ishin mbledhur për të parë fishekzjarre në bregdet të Nicës në sheshn Promenade des Anglais. Pamjet tregojnë se si shoferi i kamionit i dyshuar si terrorist bën zig-zage nëpër rrugë duke kërkuar të vrasë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Pamjet tregojnë trupat shtrirë në rrugë.

Shoferi thuhet gjithashtu hapi  zjarr ndaj turmës, dhe u vra në një shkëmbim zjarri me policinë. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se kamioni ishte i ngarkuar me eksploziv dhe “armë të rënda.” Fotografitë tregojnë xhamat e kamionit të mbushur me vrima plumbash.

Detaje kanë filluar të dalin në mediat lokale në lidhje me identitetin e mundshëm të shoferit. AFP raporton se dokumentet e identitetit që i përkasin dikujt të kombësisë franceze-tuniziane u gjetën në kamion, duke cituar një burim policor. Raporte të tjera të pakonfirmuara të medias lokale të cituara nga Guardian thanë se letra i përkiste një banori 31-vjeçar Nicës. Nuk dihet ende nëse autori ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

Zyrtarët thanë shpejt se dyshohej për një sulm terrorist. Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim për “vrasje, tentim vrasje në një grup të organizuar të lidhur me një organizatë terroriste,” të udhëhequr nga agjencia e inteligjencës së vendit dhe policia gjyqësore, raporton Associated Press.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por kanalet e mediave sociale në mbështetje të Shtetit Islamik (ISIS), grupit militant, festojnë sulmin. Vëzhguesit monitorues të grupeve terroriste, thanë se të dy ISIS dhe al-Qaeda kanë kërkuar që pasuesit e tyre të përdorin automjetet si armë.

Gjendja e Jashtëzakonshme:

Presidenti Hollande iu drejtua kombit në orët e para të mëngjes të së premten me orën lokale, duke dënuar sulmin, viktimat e të cilit ai tha se janë edhe fëmijët. Ai tha se “natyra terroriste” e sulmit ishte “pamohueshme”, raporton AFP. Një gjendje e jashtëzakonshme në Francë – e cila ka qenë në vend që nga sulmet e nëntorit në Paris, por ishte vendosur që të hiqej më vonë këtë muaj, para këtij sulmi të fundit – është zgjatur edhe për 3 muaj.

“Franca ka qenë e goditur në ditën e festës së saj kombëtare … simbol i lirisë”, tha Hollande, sipas Guardian. “Franca si një e tërë është nën kërcënimin e terrorizmit islamik. Ne duhet të demonstrojnë vigjilencë absolute dhe të tregojmë vendosmëri që është e pandërprerë. ”

Udhëheqësit në mbarë botën  i janë përgjigjur sulmit, dhe përdoruesit Twitter kjanë përdorur #PrayForNice hashtag. Presidenti Barack Obama gjithashtu lëshoi një deklaratë ofertë “çdo ndihmë që mund të kenë nevojë për të hetuar këtë sulm dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.”

Nga sulmi në Nicë nuk ka shqiptarë të lënduar

Në ndihmë të qytetarëve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve të tyre Ambasada shqiptare në Paris ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +33147233151

Ministria e Punëve te Jashtme ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze, ndërsa ka dënuar me force sulmin e rende terrorist te ndodhur dje ne Francë.

“Qëndrojmë krahë të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Ministria e Punëve te Jashtme shprehet se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë situate krize, transmeton TCH.

Gjithashtu, ministria bën të ditur se është njoftuar nga Ambasada shqiptare në Paris se nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën.

Në ndihmë të qytetarëve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve të tyre Ambasada shqiptare në Paris ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +33147233151.

Simboli i tragjedisë, vogëlushja e pajetë me kukullën pranë

Masakra e të enjtes mbrëma në Nicë të Francës nuk kurseu as fëmijë. Nga 84 të vrarët e konfirmuar deri tani nga autoritetet franceze, 7 raportohen të jenë dhe fëmijë.

Një prej tyre kjo vajzë e vogël, fotoja e së cilës është kthyer në simbol të tragjedisë në rrugët e Nicës të mbushura me viktima dhe të plagosur.

Pranë trupit të pajetë qëndron kukulla e saj, me të cilën kishte dalë për të shijuar magjinë e fishekzjarreve, por fati u tregua mizor me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale, kur një kamion hyri mes turmës së njerëzve që merrnin pjesë në festimet e organizuara nga Bashkia për Ditën e Bastijes.

Autori i sulmit, një 31 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, franceze dhe tuniziane, u qëllua për vdekje nga policia.

Francë: Kamioni godet turmën, dhjetëra viktima

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, numri i të vrarëve në sulmin e Nicës në Francë ka shkuar në 84, ndonëse ky numër po ndryshon nga ora në orë.

Numri i fundit sipas AFP-së është konfirmuar sot nga zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Francës, Pierre Henry Brandet.

Autoritetet franceze kanë thënë se policia e ka vrarë autorin e sulmit, i cili i ka dhënë kamionit për mbi 1.5 kilometra drejt turmës të cilët largoheshin pasi kanë parë fishekzjarrët e festës shtetërore përgjatë rrugës së famshme, “Promenade des Anglais”, afër bregut të detit.

Në kamionin e tij janë gjetur armë dhe granata.

Fotografitë në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra njerëz të shtrirë në tokë.

Zyrtarët thanë së bëhet fjalë për “sulm” dhe kërkuan nga njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Kryetari i Nicës, Christian Estrosi, tha se “shoferi i kamionit duket se ka vrarë dhjetëra njerëz”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre-Henry Brandet, mohoi raportet për pengmarrje dhe tha se shoferi i kamionit është “neutralizuar”.

Ai tha se zyrtarët janë duke hetuar nëse shoferi ka vepruar i vetëm.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, është kthyer në Paris, nga një vizitë private në qytetin Avignon, për shkak të krizës.

Një gazetar i AFP-së tha se incidenti ka ndodhur në përfundim të fishekzjarreve. “Kemi parë njerëz të goditur dhe gjësende që fluturonin përreth”, tha ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është njoftuar për situatën në Nicë , tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Ned Price.

Obama e ka dënuar “atë që duket të jetë sulm i tmerrshëm terrorist” dhe tha se SHBA qëndron në solidaritet me Francën.

Ngjarja ndodh tetë muaj pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Franca kishte mobilizuar forca shtesë për Ditën e Shtetit. Rreth 11,500 pjesëtarë të sigurisë kanë qenë në Paris për paradën tradicionale të ushtrisë.

Përgatiti: Valona Tela

Franca e kremton Ditën e Bastijës

Franca po kremton sot Ditën e Bastijës, festën e saj kombëtare.

Edhe kësaj here, festa më e madhe kombëtare e Francës u festua me një paradë madhështore në Paris, e kryesuar nga Presidenti François Hollandë.

Paradës i shtoi ngjyra të veçanta pjesëmarrja e disa trupave australiane dhe neozelandeze.

Mes të ftuarve të nderit ishin edhe sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit John Kerry si dhe kryeministri i Zelandës së Re John Key.

Sipas traditës, mbi qiellin e kryeqytetit fluturuan avionët ushtarakë që lëshuan tymin me ngjyrat e flamurit francez.

14 korriku shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez. Bastija u bë simbol i pushtetit absolut dhe arbitrar të mbretit të Francës.

Dje, zoti Hollande njoftoi se Franca do të dislokojë në vjeshtë aeroplanmbajtësen Sharl dë Gol në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Steinmeieri: Emërimi i Johnsonit, lajm i hidhur

Kryediplomati gjerman, Frank-Walter Steinmeier

Emërimi i ish-kryetarit të Londrës, Boris Johnson, në postin e sekretarit të jashtëm britanik ka shkaktuar habi.

Johnson ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe më pas është tërhequr nga gara për postin e kryeministrit, i cili duhet të udhëheqë negociatat për shkëputje nga blloku.

“Është e hidhur për Britaninë e Madhe. Njerëzit atje janë duke përjetuar një zgjim të pakëndshëm, pasi politikanët e papërgjegjshëm fillimisht e nxorën Britaninë nga Bashkimi Evropian dhe më pas u ikën përgjegjësive… Të jem i sinqertë, kjo më duket shokuese. Dhe, natyrisht, nuk është e hidhur vetëm për Britaninë e Madhe, por edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Johnson po ashtu ka shkaktuar shtangie në Evropë, duke krahasuar qëllimet e Bashkimit Evropian me ato të Adolf Hitlerit dhe të Napoleonit.

Kryeministrja e re britanike, Theresa May, e ka emëruar atë në pozitën që deri të mërkurën e ka mbajtur Philp Hammond. Ky i fundit tani është bërë kancelar.

May është zotuar se do të udhëheqë një qeveri që punon për të gjithë dhe “jo vetëm për disa të privilegjuar”.

Gjermani, policia në kërkim të personave që përhapin gjuhën e urrejtjes

Policia njoftoi se autoritetet kanë bastisur shtëpitë e rreth 40 personave të dyshuar për publikimin e përmbajtjeve anti-semite dhe të ekstremit të djathtë në internet

BERLIN – Autoritetet në Gjermani janë duke kryer bastisje të shumta në mbarë vendin në kërkim të të dyshuarve për përhapje të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.

Policia federale ka njoftuar se autoritetet kanë bastisur shtëpitë e rreth 40 personave të dyshuar për publikimin e përmbajtjeve anti-semite dhe të ekstremit të djathtë në internet.

Ligji gjerman kufizon lirinë e shprehjes, nëse ajo përfshin nxitje të dhunës, madhështimin e nazizmit, diskriminimin racor apo mohimin e Holokaustit. aa

Austria pritet ta shkatërrojë ose ta kthejë në supermarket shtëpinë e Hitlerit

Qeveria austriake pritet të marrë nën kontrollin e saj shtëpinë ku u lind Adolf Hitleri në vitin 1889, në mënyrë që të parandalojë faktin që ajo të bëhet vend pelegrinazhi nga neonazistët. Pronarja aktuale, një grua e moshuar e dalë në pension, ka refuzuar ofertat e përsëritura disa herë për blerjen e shtëpisë në Brunau am Inn, në të kaluarën.

Megjithatë, ka ende mosmarrëveshje se çfarë do të bëhet me atë shtëpi në të ardhmen. Ministri i Brendshëm dëshiron shkatërrimin e saj, ndërsa të tjerë thonë se ngritja e një muzeumi apo qoftë edhe e ndonjë supermarketi do të ishte një mënyrë më efektive e “depolitizimit” të saj.

“Vendimi është i domosdoshëm, sepse republika jonë dëshiron të parandalojë faktin që kjo shtëpi të bëhet vend kulti për neonazistët në çfarëdolloj mënyre. Gjë që ka ndodhur disa herë në të kaluarën, kur njerëzit janë mbledhur përreth saj dhe kanë hedhur slogane nga më të ndryshmet”, tha ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka. “Mendimi im është që ta shembim këtë shtëpi”, shtoi ai.

Gjithsesi, zv.kancelari Reinhold Mitterlehner tha se një projekt me “vlera edukative”, siç mund të jetë një muzeum, do të ishte një zgjidhje për përdorimin më të mirë të asaj shtëpia, të paktën nga sa raporton gazeta “Die Presse”.

Një numër gjithnjë e në rritje njerëzish vizitojnë atë shtëpi, sipas të dhënave të Qendrës së Dokumentimit të Rezistencës Austriake (DCAR).

Por, kreu i organizatës, Gerhard Baumgartner tha se prishja e asaj ndërtese nuk do ta zgjidhte problemin, pasi ekstremistët e krahut të djathtë do të “krijonin” në vend të saj “Sheshin e Hitlerit” apo “Parkun e Hitlerit”, në mënyrë që të kenë diçka për të vizituar në të ardhmen.

“Ajo ndërtesë duhet të depolitizohet totalisht dhe atje duhet të ngrihet diçka që askush nuk do të dëshironte të fotografohej”, tha ai për rrjetin televiziv “ORF”. Duke vendosur atje një supermarket apo një stacion zjarrfikëseje do të jepte efektet e dëshiruara, thotë Baumgartner.

Shteti austriak e ka marrë me qira atë shtëpi që prej vitit 1972 dhe aktualisht paguan rreth 4.800 euro në muaj për atë. Në atë ndërtesë, në të kaluarën janë strehuar edhe punonjës për njerëzit me aftësi të kufizuara, por që prej vitit 2011 ka mbetur bosh, sepse pronarja i ka refuzuar vazhdimisht idetë për përdorimin e saj në të ardhmen, sikurse edhe ofertat për blerje nga shteti austriak.

Presidentja lituaneze: NATO e sheh Rusinë më të rrezikshme se ISIS-i

Nerijus Aleksiejunas, këshilltari për politikën e jashtme i presidentes së Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se NATO-ja e sheh Rusinë si më të rrezikshme se organizata terroriste ISIS

VILNIUS (AA) – Nerijus Aleksiejunas, këshilltari për politikën e jashtme i presidentes së Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se NATO-ja e sheh Rusinë si më të rrezikshme se organizata terroriste ISIS.

Aleksiejunas duke folur në radion Ziniju tërhoqi vëmendjen se në vendimet e marra në Samitin e NATO-s që u mbajt në Varshavë të Polonisë është biseduar më shumë për Rusinë.  aa

Aksident hekurudhor në Itali, 20 të vdekur

“Katastrofa është sikur të jetë rrëzuar avion. Shërbimet e shpëtimit dhe mbrojtja civile janë në vendngjarje, por fatkeqësisht kemi viktima”, shkroi Mazzilli në Twitter

MILANO– Numri i të vdekurve nga përplasja e drejtpërdrejt e dy trenave, që ndodhi sot në rajonin jugor italian Pulia, është rritur në 20, raportojnë mediat italiane, duke iu referuar një zyrtari anonim rajonal.

Në vazhdim është aksioni i shpëtimit në të cilin pjesëtarët e shërbimit të ndihmës emergjente, zjarrfikësit dhe vullnetarët tentojnë të nxjerrin pasagjerët tjerë nga trenat e aksidentuar, njoftuan autoritetet.

Autoritetet bëjnë thirrje për dhënie të gjakut duke theksuar se dyshojnë që në trenat e aksidentuar gjenden akoma pasagjerë. Massimo Mazzilli, kryebashkiaku i Corato, në afërsi të të cilit erdhi përplasja e dy trenave deklaroi se skenat nga vendi i ngjarjes janë tmerruese, por se shërbimet janë duke kryer punën e tyre. aa

Popullsia e BE-së rritet nga emigracioni

Pas rritjes së emigrimit popullsia e Bashkimit Europian (BE) në fund të vitit 2015 arriti në 510.1 milionë banorë.

Në informacionet e përpiluara të gazetarit të AA-së nga të dhënat e Eurostat, popullsia e BE-së me 28 shtete, nga 1 janari 2016 në krahasim me periudhën e kaluar ka shënuar rritje për 1.8 milionë persona (3.5 në një mijë) dhe ka arritur në 510.1 milionë banorë.

Nga ana tjetër numri i fëmijëve të lindur vitin e kaluar në BE ka arritur në 5.1 milionë ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 5.2 milionë. Në këtë drejtim, edhe pse se për herë të parë në historinë e Evropës vërehet ndryshim “natyror” në kahe negative në popullsinë e saj, numri neto i migrantëve ka ndikuar në rritjen e popullatës së përgjithshme.

Don Kishoti në anglisht, dhurata e mbretit spanjoll për Obamën

Mbreti i Spanjës dhe mbreteresha Letizia – Arkiv

Pallati mbretëror spanjoll ka thënë se mbreti Filipe VI do ia jap një dhuratë speciale presidentit amerikan, Barack Obama.

Fjala është për versionin anglisht të Don Kishotit, romanit të njohur spanjoll me autor Miguel de Cervantes Saavedra.

Kopertina prej lëkure e librit thuhet ta ketë edhe një vulë zyrtare amerikane dhe atë të familje mbretërore të Spanjës.

Në të siç raporton Associated Press është i shkruar edhe një dedikim në anglisht dhe i nënshkruar nga mbreti dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Letizia.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka treguar se cila do të jetë dhurata e presidentit amerikan, Obama për mbretin.

Barack Obama po qëndron në Spanjë për një vizitë shkurtër pasi mori pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Varshavë.

Lideri amerikan ka vendosur ta shkurtojë vizitën në Spanjë pasi dëshiron që nesër ta vizitojë Dallasin ku tre ditë më parë u vranë pesë policë amerikan.

Garat me dema në Spanjë, humb jetën një toreador

Toreadori 29 vjeçar Victor Barrio ka marrë goditje në kraharorin e tij gjatë garave me dema në Teruel të Spanjës

MADRİD – Gjatë garave me dema më të famshme në botë të zhvilluara në Spanjë, një toreador ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të një demi

Metadori 29 vjeçar Victor Barrio ka marrë goditje në kraharorin e tij gjatë garave me dema në Teruel të Spanjës. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme por për shkak të plagëve të marra toreadori nuk i ka shpëtuar dot vdekjes.

Në një deklaratë për shtyp doktorët thanë se toreadori kishte marrë plagë të rënda në pjesën e djathtë të kraharorit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Barrio është toreadori i dytë i cili humb jetën gjatë garave me dema në Spanjë. Në vitin 1992 toreadori me emrin Ramon Soto Vargas humbi jetën pas disa plagëve të marra nga goditjet me brirë të një demi.

Përfundon Samiti dyditor i NATO-s në Varshavë

Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë

VARSHAVË – Vendet anëtare të NATO-s gjatë takimit dy-ditor të mbajtur në Varshavë morën vendim që masat e posaçme të sigurisë të caktuara për Turqinë të zbatohen në tërësi, të jenë fleksibile në përputhje me zhvillimet e situatës dhe se në bazë të nevojës të mund të korrigjohen.

Punimet e Samitit përfunduan në Poloni. Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë.

Në fund të Samitit është publikuar deklarata në të cilën theksohet se NATO si nga lindja ashtu edhe nga jugu përballet me kërcënime dhe probleme të sigurisë.

U tha se burimi kryesor i jostabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe aktivitetet ushtarake provokuese të Rusisë në territorin e NATO-s, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike përmes forcës, kërcënimeve dhe qëndrimit atakues.

Në sigurinë e vendeve të NATO një ndikim të thellë ka situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Terrorizmi, sidomos aktivitetet e organizatës terroriste DAESH, kanë arritur përmasa të papara duke depërtuar edhe në territoret e aleatëve. Terrori ka krijuar kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet anëtare të NATO-s dhe komunitetin ndërkombëtar.

Suksesi efikas kundër DAESH-it në Siri do të jetë i mundur vetëm me qeveri legjitime. Në Siri, ka nevojë për një tranzicion të vërtetë urgjent dhe politik.

Njëzëri u dënuan “sulmet barbare” të organizatës terroriste DAESH ndaj civilëve, veçanërisht ndaj minoriteteve etnike dhe fetare.

“Nëse rrezikohet siguria e vetëm një prej aleatëve tanë, ne nuk do të të përmbahemi nga të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar mbrojtjen”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Në vjeshtë, në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, do të fluturojnë avionët AWACS në hapësirën ajrore ndërkombëtare, për të mbështetur shkëmbimin e informacioneve.

Gjithashtu u dënuan të gjitha format e dhunës të kryera nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe mbështetësve të tij kundër civilëve dhe strukturave civile.

“Dënojmë sulmet e kryera nga DAESH-i, Al-Nusra dhe grupe të tjera të shpallura si organizata terroriste nga OKB-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

Përveç kësaj, regjimit sirian i është bërë thirrje që ti përmbahet vendimit të marrë nga Kombet e Bashkuara, si dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për tranzicion politik në vend.

Poashtu u dënuan edhe “veprimet agresive” të Rusisë në Ukrainë, të cilat shkelin ligjet ndërkombëtare.

Në Afganistan është vazhduar misioni ushtarak i NATO-s, e cila deri në fund të vitit 2020, do ti jepet mbështetje financiare.

Përveç kësaj, është vërejtur se sulmet kibernetik paraqesin kërcënim për sigurinë e Aleancës dhe se janë po aq të dëmshme për komunitetin moderne sikur sulmet “tradicionale” dhe se është e nevojshme që të merren masa të caktuara për parandalimin e këtyre sulmeve. aa

Kriza institucionale vazhdon të thellohet në Spanjë

Kryeministri në detyrë i Spanjës, Mariano Rajoy – Arkiv

Partia socialiste po e kundërshton miratimin e qeverisë së re të kryeministrit në detyrë, Mariano Rajoy partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Me këtë kriza institucionale në Spanjë duket se do të thellohet edhe më shumë edhe pas shtatë muajve bllokadë.

Politika spanjolle praktikisht konsiderohet e ngrirë prejse janë mbajtur zgjedhjet në dhjetor duke mos i dhënë partisë së djathtë të Rajoy shumicën e nevojshme për të votuar qeverinë e re dhe duke e detyruar kështu atë që të negociojë me partitë e tjera.

Partia e Popullit e kryeministrit në detyrë arriti të shtojë votat në zgjedhjet e përsëritura më 26 qershor, por sërish nuk ishte e mjaftueshme që të themelojë e vetme qeverinë e re.

Mirëpo, lideri i partisë rivale, Pedro Sanchez duke folur publikisht për herë të parë prejse janë mbajtur zgjedhjet ka thënë të shtunën se partia e tij as nuk votojë në favor e as nuk do të abstenojë gjatë mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që udhëhiqet nga Partia e Popullit.

Merkeli bisedon me Erdoganin për tensionet mes dy shteteve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan – Arkiv

Kancelarja gjermane thotë të ketë zhvilluar një bisedë konstruktive me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan, në Varshavë ku po mbahet takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, ndonëse çështjet ende mbesin të pazgjidhura tërësisht.

Ky është takimi i parë në mes të dy liderëve prejse parlamenti gjerman e ka votuar muajin e kaluar një rezolutë që vrasjet masive të vitit 1915 të armenëve nga Perandoria Osmane i njeh si gjenocid.

Ky votim kishte nxitur reagime të ashpra të Turqisë e cila i hedh poshtë akuzat.

Prej këtij votimi, Ankaraja ka refuzuar qasjen e parlamentarëve gjerman në bazën ajrore Incirlik të Turqisë, ku 250 ushtarë gjermanë po marrin pjesë në operacionet e NATO-s kundër grupit militant Shteti Islamik, pjesa e Irakut.

“Ne kemi diskutuar çështjet e jashtëzaonshme. Atmosfera ishte konstruktive…me qëllim që të zgjidhim konfliktet ekzistuese”, iu ka thënë Merkel gazetarëve në Varshavë.

BE-NATO, marrëveshje e re bashkëpunimi

Voal – Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Varshavë.

Deklarata synon përmirësimin e bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të sigurisë.

Zoti Tusk tha pas nënshkrimit se Bashkimi Evropian ka nevojë të rrisë vlerën e tij si “një mik i NATO-s,” duke shtuar se bëhet fjalë për “jetën reale.”

Zoti Junker tha se në klimën e rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE dhe NATO kanë “çdo arsye për të punuar më ngushtë së bashku.”

Ndërkohë, zoti Stoltenberg tha se ai ka ndarë me përfaqësuesit e BE-së disa kërkesa bazë për secilin vend, që lidhen me sigurimin e energjisë, furnizimin me ushqime dhe me ujë dhe me vazhdimësinë e qeverisë./voa

NATO miraton vendosjen e trupave të reja në Evropën Lindore

Samiti i NATO-s në Poloni, 8 korrik, 2016

Udhëheqësit e NATO-s miratuan të premten dislokime të reja të forcave të armatosura në lindje të Evropës, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresivitetit në rritje nga Rusia.

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare zyrtarisht autorizuan katër batalione shumëkombëshe, me nga 1,000 trupa, të cilat do të udhëhiqen nga Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të vendosen në Poloni dhe në tri shtetet baltike: Letoni, Lituani dhe Estoni.

NATO po ashtu u zotua se do të adresojë një varg sfidash të tjera, si ekstremistët e Shtetit Islamik, sulmet kibernetike dhe konfliktet që kanë nxitur miliona njerëz të kërkojnë strehim në Evropë.

Samiti dyditësh i NATO-s në Varshavë vjen në kohën kur vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian ka hedhur hije mbi unitetin e Perëndimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se ky samit mund të jetë “momenti më i rëndësishëm për aleancën transatlantike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.

“Jemi mbledhur në kohën e pasigurive në rritje”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke hapur samitin dhe duke falënderuar ushtarët që mbrojnë “afro një miliard njerëz në 28 shtetet anëtare të aleancës në Evropë dhe në Amerikën Veriore”.

“Do të marrim vendime të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e vendeve tona nga sulmet prej çdo drejtimi”, shtoi Stoltenberg.

Pjesa më e madhe e fokusit është te Rusia, e cila ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë kërcënon vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar presidenti Obama në një koment të publikuar në gazetën Financial Times, disa orë përpara fillimit të samitit.

Ai ka vënë theksin edhe te sulmet e Shtetit Islamik, të cilat, sipas tij, “kanë masakruar njerëz të pafajshëm në vendet e NATO-s, nga Orllando deri në Paris, Bruksel e Stamboll”.

“Besoj se vendet tona duhet të kenë vullnet politik dhe të bëjnë angazhime konkrete për t’u përballur me këto sfida”, ka shkruar Obama në Financial Times.

Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet në vendet lindore të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe shtetet e Baltikut, të cilat kanë qenë nën kontrollin e Moskës deri në rënien e komunizmit dhe në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, një çerek shekulli më parë.

“Jemi dëshmitarë të një politike të agresionit dhe mungesës së respektit për të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin e brendshëm dhe integritetin territorial”, tha nikoqiri i samitit, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Udhëheqësit e Finlandës dhe të Suedisë po marrin pjesë në samitin e NATO-s për herë të parë, gjë që tregon për rritjen e bashkëpunimit në kohën e rritjes së aktiviteteve ushtarake të Rusisë pranë kufijve të tyre.

Planet e NATO-s për të rritur mbrojtjen kanë zemëruar Moskën, e cila, për kohë të gjatë, ka akuzuar aleancën për nxitje të armiqësive me zgjerimin e saj në lindje.

Në një intervistë për gazetën Kommersant, ambasadori i Rusisë në NATO, Aleksandr Grushko, ka thënë se aleanca ka “agjendë konfrontuese” dhe se Moska do të ndërmarrë kundërmasa.

NATO i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka detyruar përgjigjen.

Kritikët e lëvizjeve të NATO-s thonë se dislokimet e planifikuara nuk janë të mjaftueshme për të shërbyer si pengesë serioze ndaj Rusisë dhe se vetëm mund të rrisin zemërimin e saj.

Por, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në forumin e ekspertëve në Varshavë, ka thënë se “Putin nuk ka nevojë për provokime, ai është provokues”.

Një gjë që nuk pritet të në Varshavë janë lëvizjet drejt anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, të cilat, tash e ca vite, kanë aspirata të tilla.

Mali i Zi është duke marrë pjesë në samitin e Varshavës me status vëzhguesi, pasi ka nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit me NATO-n në muajin maj dhe pritet t’i bashkohet aleancës vitin e ardhshëm.

Përgatiti: Valona Tela

Nënshkruhet deklarata e përbashkët BE-NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, respektivisht Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker nënshkruan sot deklaratën e përbashkët BE-NATO për një bashkëpunim më të ngushtë kundër luftërave hibride, sigurinë kibernetike dhe detare si edhe shkëmbimin e informacioneve dhe manovrat e përbashkëta.

”Kjo deklaratë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të bashkëpunuar më ngushtë se kurrë më parë është një vendim historik”, deklaroi Stoltenberg pas ceremonisë.

”Dy organizmat kanë instrumentet për t’i përballuar edhe të vetme sfidat, por së bashku jemi një ekip i mrekullueshëm”, theksoi ai.

Stoltenbergu: Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë

Stoltenbergu theksoi se do të pozicionohen njësi multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni

VARSHAVË – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se “Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë. Lufta e Ftohtë ka ngelur në të kaluarën. Jemi në kërkim të një dialogu konstruktiv dhe të kuptimtë me Rusinë”.

Në deklaratën para hapjes zyrtare të Samitit të NATO-s të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive që po organizohet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, i cili ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, Stoltenberg tha se në samit do të diskutohet e ardhmja e NATO-s si pjesë e vlerave të përbashkëta.

Duke u shprehur se në samit do të merren vendime për përforcimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes së përbashkët, Stoltenberg theksoi se do të pozicionohen njësite multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Stoltenberg theksoi se këto njësite do të jenë të përkohshme dhe të ndërrueshme me rotacion.

Ndërkaq, duke vënë në pah se aleanca ka marrë masa parandaluese ndaj rreziqeve në krahun jugor të NATO-s, Stoltenberg tha se “E kemi forcuar mbrojtjen ajrore të Turqisë me Sistemin e Alarmimit të Hershëm dhe Kontrollit (AWACS) dhe sistemet e mbrojtjes raketore.”

Stoltenberg gjithashtu tërhoqi vëmendjen se do të forcohet edhe mbrojtja kundër sulmeve kibernetike dhe atyre me raketa balistike, duke thënë se çdo veprim është në të mirë të mbrojtjes, është proporcional, transparent dhe në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare.

– “Jemi në kërkim të dialogut me Rusinë”. aa

Juncker: Heronjtë e pikëlluar të Brexitit braktisin anijen

Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian

STRASBURG- Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker dënoi ashpër mbështetësit e Brexitit, Boris Johnson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian (BE).

“Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.

Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoq nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë.

“Patriotët nuk tërhiqen kur gjërat bëhen të vështira, ata qëndrojnë”, tha Juncker në Strasburg, transmeton BBC.

Kreu i KE-së tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes.

“Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen”, konstatoi Juncker. aa

Pas Brexitit, referendum në Hungari

Tronditjet që shkaktoi vota e Britanisë për daljen nga Bashkimi Evropian po ndihen edhe në Evropën Lindore, ku përfaqësues të lëvizjeve nacionaliste thonë se vendimi i britanikëve po i frymëzon t’u rezistojnë politikave të BE-së. Në Hungari, Bashkimi Evropian përballet me një tjetër problem: atje pritet të zhvillohet referendumi për të pranuar apo jo planin e kuotave, të propozuar nga Kancelarja Angela Merkel, që u imponon vendeve të BE-së një numër të caktuar refugjatësh.

Skena të ngjashme me pamjet nga ky kamp 40 km larg Budapestit po ushqejnë debatin për referendumin. Azil-kërkues të rinj mbërrijnë çdo ditë.

“Përse nuk lejohemi të vijmë në Evropë? A nuk jemi edhe ne qenie njerëzore si ju? A nuk kemi edhe ne dëshira dhe të drejta si fëmijët tuaj,” pyet Mano, një refugjat afgan.

Por në sytë e banorëve të zonës përreth kampit, refugjatët janë burim kërcënimi. Mbështetja për referendumin në zonë është e lartë:

“Më duket se nuk duan të asimilohen e të sillen si ne. Nuk e përfillin kulturën tonë. I kuptoj shumë mirë britanikët,” thotë banori Attila Szigeti.

Attila thotë se nuk është racist. Ai thotë se filloi të rruante kokën si neonazistët, pasi pa refugjatë para banesës.

“Me këtë pamje që kam, nuk kam përse trembem, pasi më mendojnë si njeri të rrezikshëm”.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban po shpenzon miliona dollarë për reklama. Referendumi do t’i pyesë votuesit nëse mbështesin rregullat e BE-së për të pranuar një numër të detyruar shtetasish të huaj, pa miratimin e parlamentit hungarez.

Ndërkohë që në popullatë është përhapur frika nga të huajt, analistët parashikojnë një fitore të lehtë për fraksionin anti-emigracion.

“Ai e ka portretizuar Brukselin si armik të kombit hungarez. Ai ka thënë se në 1848-’49 i bëmë rezistencë Vjenës, në 1956 u ngritëm kundër Moskës dhe tani do të ngrihemi kundër Brukselit,” thotë analisti Nick Sitter.

Partia opozitare e ekstremit të djathtë, JOBBIK, që gëzon mbështetje nga Rusia, e sheh referendumin britanik si mbështetje për kauzën anti-BE në Hungari.

“Kur njerëzit të shkojnë tek kutitë e votimit, do të hedhin një votë të qartë kundër Brukselit dhe politikave të BE-së lidhur me imigracionin,” thotë Morton Gyongyosi i Partisë Jobbik.

Në përgatitje për referendumin, Budapesti është mbushur me pankarta dhe simbole që kujtojnë luftrat kundër fuqive të huaja gjatë shekullit të kaluar, që nga nazistët e deri tek sovjetikët.

Mbi 20 vjet pas rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, hija e dominimit të huaj mbetet e gjallë në mendjet e shumë hungarezëve. Ndodh shpesh që të dëgjosh në Budapest njerëz që i referohen Brukselit si “Moska e re”.

Referendumi i Hungarisë do të hedhë në votë politikat e BE-së për imigracionin. Ekstremi i djathtë thotë se pas tij mund të vijë vota për largim nga blloku.

Trupi i studentit të zhdukur amerikan gjendet në Romë

Ilustrim

Trupi i studentit amerikan, Beau Solomon, i cili është zhdukur në Romë tre ditë më parë, është gjetur të hënën në Lumin Tiber, ka bërë të ditur policia e Italisë.

Solomon, 19 vjeç, nga Uiskonsini, është zhdukur vetëm pak orë pasi ka arritur në Itali për një program shkëmbimi në Universitetin John Cabot.

Universiteti me seli në Romë ka konfirmuar vdekjen e Solomonit përmes një deklarate.

Universiteti ka thënë se Solomon, për herë të fundit, është parë nga shokët në orët e hershme të datës 1 korrik, kur është larguar nga një kafene në Romë.

Policia ka thënë se nuk e përjashton vrasjen. Sipas njoftimeve të mëhershme, Solomon ka pasur plagë në kokë.

Familja e Solomonit ka thënë se kartela e tij e kreditit është përdorur edhe pas zhdukjes së tij.

Johannes Hahn: BE 96 milionë Euro për 3 projekte hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë

Në lidhje me Brexit, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris,  Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk nënkupton ndalimin e zgjerimit të BE-së.

Hahn, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, ka thënë se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht se BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Hahn.

“Fakti që ballafaqohemi me largimin e një vendi nuk do të thotë fund i procesit të zgjerimit”, ka shtuar ai.

Britania e Madhe, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi./REL

Stoltenbergu: Jemi duke u përballur me kërcënime të paparashikuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se janë duke u përballur me kërcënime të paparashikuara dhe testime komplekse

BERLIN – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Lufta e Ftohtë është histori dhe se duhet të mbetet kështu.

Stoltenberg në deklaratën e tij për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, theksoi se Samiti i NATO-s i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, mbahet në një periudhë të rëndësishme në aspektin e sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi se janë duke u përballur me kërcënime të paparashikuara dhe testime komplekse, duke përfshirë edhe Rusinë e cila është e gatshme për të përdorur forcën për ndryshimin e kufijve. aa

Sturgeon: Të garantohen të drejtat e qytetarëve të BE-së në Skoci

Sturgeon ka theksuar se qytetarët që banojnë në Skoci janë të shqetësuar nga rezultati i “Brexit” dhe pasiguria e sjellë nga rezultati

LONDËR – Kryeministrja e Qeverisë Rajonale të Skocisë Nicola Sturgeon, në lidhje me vendimin për “Brexit” që doli në referendumin për statusin e Britanisë në BE të mbajtur javën e kaluar, ka kërkuar që të garantohet sa më parë që nuk do të ndryshohen të drejtat aktuale dhe statusi i qëndrimit për 173 mijë qytetarë të BE-së që jetojnë në Skoci.

Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Sturgeon pas rezultatit të referendumit, ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punës për qytetarët e BE-së që jetojnë në Skoci. Ajo në këtë kontekst i ka dërguar një letër 5 kandidatëve të cilët garojnë për postin e kreut të Partisë Konservatore në vend të kryeministrit britanik David Cameron.

Në letrën e sajë duke rikujtuar se populli skocez në referendumin për statusin e Britanisë në BE ka votuar për qëndrimin në Union, Sturgeon ka theksuar se qytetarët që banojnë në Skoci janë të shqetësuar nga rezultati i “Brexit” dhe pasiguria e sjellë nga rezultati.

Brexit – Sturgeon: Skocia e fortë në Evropë

Fjala në hapjen e sesionit të parlamentit të ri

VOAL – EDINBURG, 2 KORRIK – “Skocia do të ketë një rol në një Evropë më të fortë.” Kështu tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon në fjalën e hapjes të sesionit të paralmentit skocez, pas fjalimit të Mbretëreshës Elizabetë, shkruan voal.ch.

“Parlamenti, shtoi liderja skoceze, “mund të realizojë dëshirën e popullit,” duke iu referuar faktit se 60% e skocezëve votuan ‘Remain’ në referendumin për Brexit.

Hollande: Vendimi i Britanisë për të dalë nga BE-ja nuk mund të anulohet

Presidenti i Francës, Fraçois Hollande, ka deklaruar se vendimi i popullit britanik për daljen nga BE-ja nuk mund të anulohet apo të vonohet

PARIS – Presidenti i Francës, Fraçois Hollande, ka deklaruar se vendimi i popullit britanik për daljen nga BE-ja nuk mund të anulohet apo të vonohet.

Hollande pas një takimi me kryeministrin e Britanisë, David Cameron, në një deklaratë për mediat vuri theksin tek avantazhet e të qenit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se populli britanik duhet të mendojë për humbjen e këtyre avantazheve. “Por vendimi është dhënë tashmë. Nuk mund të ketë kthim nga ky vendim. Tani duhet të mendohen përfundimet e këtij vendimi”, ka pohuar ai ndër të tjera.

Presidenti francez më parë në një deklaratë për mediat kishte theksuar se historia e përbashkët e BE-së dhe Britanisë së Madhe ka mbaruar dhe se BE-ja do të vazhdojë rrugën e saj pa Britaninë e Madhe.

Sobotka – Zemanit: Nuk kemi ndërmend të mbajmë referendum për BE dhe NATO

Qeveria e Republikës së Çekisë nuk e ka ndërmend të mbajë çfarëdo referendumi për anëtarësinë e vet në Bashkim Evropian dhe NATO, kështu ka thënë sot zyra e kryeministrit çek, Bohuslav Sobotka, vetëm një javë pasi Britania votoi befasisht për ta lënë bllokun.

Ndërkohë, dje në mbrëmje, presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i bëri thirrje vendit që të mbajë një referendum për anëtarësinë e vet në dy organizatat, edhe pse tha se ai e mbështet vendin që të qëndrojë në këto organizata./Gazeta Express/

Përsëriten zgjedhjet presidenciale në Austri

Gjykata Kushtetuese e Austrisë, vendosi të premten që të përsëritet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë kësisoj edhe një mundësi kandidatit të Partisë së Lirisë që të bëhet presidenti i parë i krahut të djathtë në një vend të Bashkimit Evropian.

Vendimi u mor një javë pasi vota për largimin nga Bashkimi Evropian la të kënaqura grupet kundër BE-së në Britaninë e Madhe. Shqetësimet në lidhje me emigracionin dhe vendet e punës ishin pjesë e fuqishme e fushatës për referendumin britanik, ngjashëm me zgjedhjet në Austri.

Gjykata Kushtetuese austriake tha se parregullsitë në numërimin e mbi 700 mijë votave të dërguara me postë, tregojnë se ka dyshime të mjaftueshme për rezultatin e zgjedhjeve.

Norbert Hofer, i Partisë së Lirisë me qëndrime kundër emigracionit, humbi në zgjedhjet e 22 majit përballë udhëheqësit të të gjelbërve me më pak se një për qind të votave, përkatësisht me 31 mijë vota.


Send this to a friend