VOAL

VOAL

Sheshi “Grand Place” në Bruksel zbukurohet me një qilim prej 600 000 lulesh

Ambasadori i Japonisë në Bruksel, Masafumi Ishii tha se janë të nderuar që manifestimi i sivjetmë i është përkushtuar qilimit japonez me motive të lules, zogjve, erës, hënës dhe peshkut

BRUKSEL – Sheshi “Grand Place” në Bruksel në ditët në vijim do të do të jetë i zbukuruar me një qilim lulesh për të cilin janë përdorur 600.000 lule

Pjesa e mesme e sheshit është zbukuruar me një qilim 75 metra të gjatë dhe 24 metra të gjerë. Lulet e shpërndara me ngjyrë të kuqe, portokalltë, të gjelbër dhe të verdhë u ngjajnë qilimave japonez, ndërsa është bërë si simbol i miqësisë 150 vjeçare mes Belgjikës dhe Japonisë.

Papa Françesku viziton 20 ish-prostituta në Romë

Papa Françesku ka befasuar sot 20 ish-prostituta, duke i vizituar ato në shtëpinë e tyre në Romë.

Papa në vazhdimësi e ka përshkruar trafikimin e qenieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin dhe e ka quajtur “krim kundër njerëzimit”. Ai sot është ulur me grupin e vajzave, përfshirë dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.

Sipas deklaratës së Vatikanit, tri femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga asociacioni katolik, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79 vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike.

Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.

BE: Takimi Erdogan-Putin mund të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së Sirisë

“Duam të theksojmë se ky takim mund të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në një rajon të gjerë dhe për zgjidhjen e krizës së Sirisë në mënyrë paqësore”

BRUKSEL– Zëvendësja e kryezëdhënësit të Komisionit Evropian, Mina Andreeva, në konferencën ditore për media tha se “Takimi i Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në median perëndimore u komentua si largim nga Evropa dhe kërkim i një partneri të ri”.

Në pyetjen “Si e shihni këtë takim si Komision Evropian?”, Andreeva u përgjigj: “Ky ishte një takim dypalësh. Nga këndvështrimi i Evropës, duam të theksojmë se ky takim mund të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në një rajon të gjerë dhe për zgjidhjen e krizës së Sirisë në mënyrë paqësore.”

-Aktivitetet e FETO-s në Evropë

Ndërkaq, njëra nga zëdhënësit e Politikave të Jashtme pranë Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, në pyetjen se a do të marrin masa kundër FETO-s në Evropë, u përgjigj se “Kemi marrë shënime në lidhje me ato që u thanë nga zyrtarët turq dhe ato që u thanë nga Gülen. E kuptojmë se hetimi ende po vazhdon. Procedura ligjore duhet të vazhdojë kursin e saj.” aa

Zyrtari i qeverisë daneze kërkon ndalimin e negociatave BE – Turqi

Bashkimi Evropian duhet t’i jap fund negociatave të zgjerimit me Turqinë për shkak të “iniciativave jo demokratike” të Rexhep Tajip Erdoganit dhe përkrahjes që i ka dhënë rikthimit të dënimit me vdekje, ka thënë një zyrtar i partisë qeveritare daneze të marten.

“Vija e kuqe është kaluar për atë që do të duhej të ishte minimumi për një vend kandidat për në BE”, ka thënë zëdhënësi për politikë të jashtme i Partisë Liberale, Michael Aastrup Jensen për Reuters.

“Kjo do të duhej të çonte jo vetëm te një ndalesë e negociatave, por edhe një përfundim i plotë dhe largim të Turqisë nga lista e vendeve kandidate”, ka thënë ai.

Ministria e jashtme së Danimarkës nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar këto deklarata.

Të dielën, ministria e jashtme austriake është kërcënuar me bllokimin e negociatave në BE me Turqinë.

Steinmeier: Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s

“Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia ti ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.

BERLIN – Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka theksuar se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë.

Steinmeier, në një deklaratë për gazetën gjermane Bild duke theksuar se afrimi i Turqisë me Rusinë është një zhvillim i mirë u shpreh se “Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia ti ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.

Ai në lidhje me liberalizimin apo jo të vizave për Turqinë nga Bashkimi Evropian ka vlerësuar se “Liberalizimi i vizave mundësohet me zbatimin e rregullave. Aktualisht nuk bëhet fjalë për këtë.”

Pasi cekur tragjeditë në Siri dhe duke vënë në dukje se politikisht nuk janë të pafuqishëm në Siri, por se edhe konfliktet nuk kanë mundur ti ndalin, Steinmeier ka theksuar se konfliktet vazhdojnë që prej 5 vitesh.

Duke i cilësuar tragjedi përjetimet në Siri ai u shpreh se nga fotografitë e ardhura nga Halepi vërehet nga vjen persekutimi dhe ka akuzuar se disa aktorë nuk interesohen për ndalimin e konflikteve.

Pyetjes nëse do të jetë Asadti fitimtar, Steinmeier ka dhënë përgjigjen se “Mendoj se kjo do të jetë e pamundur. Në periudhën e tranzicionit edhe partia e Asadit do të ketë një rol. Por e ardhmja politike e Sirisë duhet të jetë pa Asadin dhe ashtu do të jetë.”

Në lidhje me rolin e vendeve të tjera në Siri ministri gjerman Steinmeier u shpreh: “Përfundimi i luftës së brendshme në Siri është i pamundur pa Moskën, në të njëjtën kohë i pamundur edhe pa Turqinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.” aa

Qeveria heton zjarrin në Rouen

Zyrtarët francezë kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit që përfshiu gjatë natës një klub në qytetin veriperëndimor Rouen, nga i cili humbën jetën të paktën 13 vetë.

Autoritetet thanë se 6 persona kanë pësuar dëmtime dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, zjarri filloi në bodrumin e klubit Cuba Libre, që ishte marrë me qera për të festuar një ditëlindje.

Një tortë me qirinj ra në dysheme dhe bëri që qilimi të merrte zjarr, duke e mbushur bodrumin me tym dhe me gazra helmues. Më shumë se 80 zjarrfikës luftuan me flakët.

Autoritetet dërguan sot një ekip psikologësh në një spital të Rouenit për të ndihmuar të afërmit e vitimave.

Franca jeton ende në tension për sulme të mundshme terroriste, pas dy ngjarjeve tragjike që tronditën vendin muajin e kaluar.

Juncker refuzon kërkesën e Austrisë ndaj Turqisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, të enjten ka refuzuar thirrjen e Austrisë për të ndërprerë marrëveshjen e anëtarësismit në Bashkimin Evropian për Ankaranë.

Sipas tyre, futja e Turqisë në Bashkimin Evropian, do të ishte një gabim i madh.

Presidenti Juncker, tha se “nëse dikush i krijon përshtypjen Turqisë se BE-ja nuk është e gatshme ta pranojë, ky do të ishte një gabim i madh në politikat e zgjerimit”.

Ndryshe, këto reagime vijnë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, në korrik të këtij viti, ku ende mbetet e paqartë se si kanë ndodhur këto zhvillime.

Gjermani: U dënuan ish-spiunët jugosllavë për vrasjen e disidentit

Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar sot me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës së Jugosllavisë, për orkestrim të vrasjes së një disidenti në Gjermani, para më se 30 vjetësh.

Kroatët, Josip Perkoviq, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 vjeçar, zyrtarë të lartë të periudhës së komunizmit në shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë, janë shppallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e kroatit, Stjepan Durekoviq, në Bavari në vitin 1983.

Këta dy persona, Kroacia i ka ekstraduar në vitin 2014.

Prokurorët kishin dyshime se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga politikanët udhëheqës jugosllavë.

Air France për shkak të grevës ka humbur 90 milionë euro

Kompania planifikon që të marten, ditën e fundit të grevës, të kryejë të gjitha fluturimet e planifikuara në të ashtuquajturat destinacionet e reja.

PARIS– Drejtori i Air France Frederic Gagey, theksoi se kompania ka humbur rreth 90 milionë euro gjatë grevës shtatë ditore të ekuipazhit të kabinës i cili preku 180.000 pasagjerë.

Gagay në deklaratën për një radio franceze tha se greva në mes të sezonit të pushimeve verore ka patur “ndikim tejet negativ ndaj imazhit të Air France”. aa

Merkel takon familjen e shqiptarit të vrarë në Mynih

Voal – Kancelarja Angela Merkel ka takuar sot në Munih të Gjermanisë familjarët e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet. Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova. Sulmi u krye nga një 18 vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munih ku më pas edhe vrau veten.Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi javën e kaluar janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë.

Francë, pas vrasjes së priftit myslimanët marrin pjesë në meshë në shenjë solidariteti

Sipas mediave franceze, myslimanët shkojnë në katedralen gotike në Rouen, në veriperëndim të Francës, disa kilometra nga kisha Saint-Étienne-du-Rouvray

PARIS – Pasi që Franca u trondit nga sulmi i fundit, në të cilin u vra prifti 85-vjeçar, myslimanët që jetojnë në Francë, në shenjë solidariteti sot do të marrin pjesë në mesha në të gjitha kishat e vendit..

Sipas mediave franceze, myslimanët do të shkojnë në katedralen gotike në Rouen, në veriperëndim të Francës, disa kilometra nga kisha Saint-Étienne-du-Rouvray, ku të martën, 26 korrik, në meshën e mëngjesit dy sulmues vranë priftin Jacques Hamel.

Dalil Boubakeur, kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, do të marrë pjesë në kongregacionin në Katedralen Notre Dame.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve fetare në Francë në ditët e fundit kanë dënuar bashkarisht vrasjen e priftit, duke porositur se do ti mbrojnë të gjitha objektet fetare pa dallim nga barbarët.

Papa e kalon Portën e Mëshirës me gjashtë të rinj

Papa Françesku, sapo arriti në Campus Misericordiae për mbrëmësoren e lutjes me të rinjtë, në Ditën e tyre të 31-të Botërore, kaloi Portën e Mëshirës, duke mbajtur për dore gjashtë djem e vajza, që përfaqësonin Poloninë dhe pesë kontinentet. Këta të rinj i la të hipnin në papamobilin e tij e bashkë me ta bëri xhiron e sheshit për të përshëndetur të pranishmit në festë. Të gjashtë do të qëndrojnë pranë Atit të Shenjtë gjatë gjithë kremtimit.

Një milion e gjysëm të rinj janë protagonistët e shfaqjeve teatrale, që tregojnë jetën e shenjtorëve të Mëshirës Hyjnore, të reflektimeve, sipas mënyrës së tyre plot jetë e gjallëri, për Krishtin, Kishën e sfidat e botës bashkëkohore. Papa dëgjon dëshmitë e tyre të vështira e të mundimshme, të cilave do t’u përgjigjet me fjalët e tij ngushëlluese, duke u dhënë si shembull të rinjve Krishtin, Birin e Zotit të mishëruar në jetën e përditshme të secilit edhe sot, në të gjithë botën.

 

Papa lutet për paqen, pranë varrit të dy martirëve françeskanë të vrarë nga maoistët

Papa bëri një vizitë në Kishën e Shën Françeskut, ku nderohen reliket  e dy martirëve Françeskanë polakë, Zbigniew Strzałkowski e Michał Tomaszek, vrarë më 1991 nga luftëtarët maoistë të “Sendero luminoso”, siç quhej Partia Komuniste e Perusë. Tha këtu, një lutje për paqen dhe mbrojtjen nga dhuna e terrorizmi:

“O Hyj i gjithëpushtetshëm e i mëshirshëm, Zot i Universit e i historisë! Gjthçka krijove është e mirë, e mëshira jote për gabimet e njeriut, është e pashterrshme.

Vijmë sot tek Ti për të kërkuar ta mbrosh botën dhe banorët e saj në paqe, për ta larguar prej saj valën shkatrrimtare të terrorizmit, për t’ia rikthyer miqësinë e për ta dikuar në zemrat e krijesave të tua dhuratën e besimit e të gatishmërisë së faljes.

O Dhurues i jetës, të lutemi edhe për të gjithë ata, që vdiqën si viktima  të sulmeve të egra terroriste. Jepjua, o Zot, shpërblimin e amshuar. Pranoje ndërmjetësimin e tyre për botën e tronditur nga konfliktet e kontrastet.

O Jezus, Princ i Paqes, po të lutemi për ata, që u plagosën në këto akte dhune çnjerëzore: për fëmijët, të rinjtë, gratë, burrat, pleqtë, njerëz të pafajshëm, që fati i bëri viktima të së keqes. Shëroje korpin e zemrën e tyre e ngushëlloji me forcën Tënde, duke u shlyer nga shpirtat urrejtjen e dëshirën për hakmarrje.

O Shpirti Shenjt Ngushëllues, vizitoji familjet e viktimave të terrorizmit, familjet, që vuajnë pa pikë faji. Mbështilli me mantelin e mëshirës sate hyjnore! Bëj të gjejnë në Ty e në vetvete forcë e guxim që të vijojnë të jenë vëllezër e motra për të tjerët, posaçërisht për emigrantët, duke e dëshmuar me jetën e tyre dashurinë Tënde.

Preki, o Zot, zemrat e terroristëve, që ta pranojnë se po veprojnë keq, e bëj të kthehen në udhën e paqes e të së mirës, të respektit për jetën e për dinjitetin e çdo njeriu, pavarësisht nga feja, nga përkatësia, pasuria a varfëria.

O Hyj, Atë i Amshuar, dëgjoje, me mëshirën tënde, lutjen që po e lartojmë kah Ti, në mes të vringëllimave të armëve e të dëshpërimit të botës. Po të drejtohemi Ty plot me shpresë në Mëshirën tënde të pafundme, duke  besuar në ndërmjetësimin e Nënës sate të Shenjtnueshme, të përfocuar nga shembulli i martirëve të lum të Perusë  Zbigniew Strzałkowski e Michał Tomaszek, që i bëre dëshmitarë të guximshëm të Ungjillit deri në atë pikë,  sa dhuruan edhe gjakun, e po të kërkojmë dhuratën e paqes e të largimit nga ne të plagës së terrorizmit. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen! (Radio Vatikani)

 

Parlamentarët francezë, një tjetër vizitë në Krime

TIRANE – Delegacioni i përbërë nga 11 parlamentarë francezë me në krye anëtarin e Komitetit për Politikën e Jashtme, Thierry Mariani, ka shkuar këtë të shtunë në Krime për një vizitë treditore, për herë të dytë që nga korriku i vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve “Sputnik”.

Vizita e parë në Krime e një grupi prej 10 ligjvënësish francezë u realizua në korrik 2015, pavarësisht kritikave të forta si në Francë, ashtu edhe në Evropë. Deputetët pohuan atëherë që ajo që kishin parë në gadishull s’kishte të bënte fare me çka po shkruhej zakonisht në median perëndimore, njofton më tej “Sputnik”.

Sipas deputetit Jacques Myard, vizita e dytë e delegacionit parlamentar në Krime synon tërheqjen e vëmendjes së Evropës tek domosdoshmëria e heqjes së sanksioneve antiruse. “Besoj se është e nevojshme të theksojmë e të nënvizojmë rëndësinë e heqjes së sanksioneve. Ato nuk janë produktive dhe bien ndesh me interesat tona, me interesat e Rusisë, interesat e Francës dhe interesat e Evropës.

Prandaj jemi sërish këtu, i pëlqen kjo dikujt apo jo”, është shprehur Myard. Për situatën e tanishme me komunitetin tartar në Krime, Thierry Mariani në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp ka vënë në dukje që “të drejtat e tartarëve në Krime po respektohen më mirë sesa të drejtat e minoritetit rus në vendet Baltike”.

Deputeti ka theksuar gjithashtu që Republika e Krimesë ka tri gjuhë zyrtare, përfshirë këtu edhe atë tartare. Projekte të lançuara më parë për të zgjidhur problemet e popullsisë tartare janë në fazën e zbatimit. Mariani e ka quajtur një surprizë të këndshme që një nga zëvendësit e Kryetarit të Këshillit Shtetëror të Republikës së Krimesë përfaqëson pikërisht këtë pjesë të popullsisë.

Papa në Blonia: Jeta është e plotë kur jetohet duke u nisur nga mëshira

Sot, takimi i parë i Françeskut me të rinjtë! Rreth orës 17.15 Papa arriti në livadhet e Blonias, në Krakov, një zonë prej 48 hektarësh pranë Muzeut Kombëtar. Dikur ishte vend kullotash. Pastaj, shesh, po ai shesh, në të cilin Gjon Pali II pati kremtuar gjashtë herë Meshën Shenjte, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme besimtarësh. Mbeti në kujtesë të të gjithëve sidomos Mesha e kremtuar më 18 gusht 2002,  me praninë rekord të dy milionë e gjysëm njerëzve.  Edhe Papa Benedikti XVI i takoi këtu të rinjtë, më 27 maj 2006, dhe kremtoi Meshën, ndjekur nga një milion vetë.

Tani këtu arriti Françesku. U prit me një ceremoni tejet gazmore, me muzikë, këngë e valle. Pastaj të rinjtë parakaluan para Atit të Shenjtë me flamujtë e tyre kombëtarë e fotografitë e shenjtorëve pajtorë, duke nisur nga  fotografia e Nënë Terezës, mbajtur nga të rinjtë aziatikë. “Të thirrur për shenjtëri” ishte tema e këtij manifestimi gazmor. E pikërisht për shenjtëri i thirri edhe Papa të rinjtë, duke ua drejtuar fjalën.

Jezusi e të rinjtë, në qendër të vëmendjes. Fjala e Papës ishte një program i vërtetë jete për rininë. Kush e ndjek Jezusin, mësohet të dojë, të mikpresë, të jetojë si Zoti e të bëhet i aftë për vepra madhështore, kujtoi.

Po kush është Jezusi? Pikërisht kësaj pyetjeje iu përgjigj së pari Françesku, për të vijuar me identikitin e të riut:

“Jezusi është Ai, që na mblodhi në DBR-në. Ai që na thotë: lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë; lum ata, që dinë të falin, që dinë të kenë zemër të mëshirshme e dinë t’u japin të tjerëve ç’kanë më të mirë.

Jezusi është Ai, që i jep pasionin e vërtetë jetës, Ai që të mëson të mos kënaqesh me pak.

Jezu  Krishti na pyet, na  fton, na ndihmon të ngrihemi përsëri, sa herë besojmë se e kemi humbur betejën. Jezusi na fton t’i ngrejmë sytë e të ëndërrojmë lartësitë.

Jezusi dëshiron të hyjë në shtëpitë tona! Të shohë shqetësimet tona. Nxitimet tona. Siç bëri me Martën, për të cilën flet Ungjilli i sotëm… e pret ta dëgjojmë, si Maria, për t’ia besuar pastaj, të gjitha shqetësimet tona”.

Kështu u tha Papa të rinjve, për t’i uruar, më pas, të jetojnë ditë kushtuar Jezu Krishtit, për ta dëgjuar, për ta mikpritur në njerëzit me të cilët banojmë nën të njëjtën strehë, ecim në të njëjtën rrugë, mësojmë në të njëjtën shkollë.

E kush e pranon Jezusin, mëson të dojë si Jezusi. Fiton një jetë të përkryer, mëson të emocionohet. Atëherë Ai na pyet nëse duam të jetojmë një jetë të përkryer. “Dëshiron një jetë të plotë? Mësoju të emocinohesh! Sepse lumturia mbin, rritet e lulëzon në mëshirë. Kjo është përgjigjja e Tij, ftesa e Tij, sfida, aventura, mëshira:

“Prandaj  Kisha sot ju shikon e dëshiron të mësojë nga ju, për ta përtërirë besimin në mëshirën e Atit, që nuk pushon së na ftuari të bëjmë pjesë në Mbretërinë e Tij”.

Pastaj identikiti i të riut të vërtetë.

“Nuk ka gjë më të bukur, se të kundrosh dëshirat, angazhimin, pasionin, energjinë me të cilën e jetojnë të rinjtë jetën! Kur Krishti ua prek zemrën, janë të aftë për veprime me të vërtetë madhështore. E jo vetëm besojnë, por edhe punojnë për t’ia ndryshuar faqen botës. Prandaj mëshira ka gjithnjë fytyrë të re”.

Kush ka zemër të mëshirshme, ka edhe guximin ta lërë mënjanë rehatinë; zemra e mëshirshme di t’i takojë të tjerët, t’i përqafojë të gjithë! Zemra e mëshirshme di të jetë strehë për atë që s’pati kurrë strehë, di të krijojë ambientin e shtëpisë e të familjes, për atë, që u detyrua të emigrojë, di ta ndajë bukën me të uriturin, hapet për pritur refugjatin e emigrantin, është plot angazhime, besim, mikpritje, mëshirë e plot me ëndrra.

I riu nuk duhet të ketë kurrë fytyrë të trishtuar, nuk duhet ta lërë lojën, pa e nisur ende, nuk duhet të jetë i mërzitur…e i mërzitshëm. E, sidomos, nuk duhet të ecë në udhë të errëta, ku çdo hap paguhet shtrenjt, ku humbasin vitet më të mira e energjitë më të freskëta, duke rendur pas shitësve të ëndrrave të rreme, shitësve të tymit, që të grabisin ç’ke më të mirë!

Të dashur miq, i porositi Papa të rinjtë – a e doni për vete këtë marramendje tjetërsuese, apo hirin, që ju bën ta ndjeni veten të fortë, të plotë? Marramendjen, apo hirin? Përgjigjen mund t’jua japë vetëm një Vetje, që është e gjallë e quhet Jezus. Atëhere të gjithë së bashku t’i kërkojmë Zotit:

“Ja ku jemi, o Zot! Na bëj pjesëmarrës në aventurën e mëshirës! Që të ndërtojmë ura e të shembim mure, gjerdhe, perde të hekurta. Të ndihmojmë të vetmuarin e të braktisurin, njeriun që e ka humbur kuptimin e jetës. Në këtë Ditë kushtuar rinisë, duam të pohojmë se jeta është e plotë, kur jetohet duke u nisur nga mëshira, sepse kjo është pjesa më e mirë, që askush nuk mund të na e marrë” – përfundoi Papa.

Ishte përfundimi i fjalimit, por jo i kremtimit që vijoi gjatë, deri pas darke, kur Françesku u duk në dritaren e kryeipeshkvnisë për t’i përshëndetur besimtarët mbledhur në sheshin para banesës. I pranishëm edhe një grup çiftesh të reja,  të cilët krijuan atmosferën e një feste, që vijon…

 

Papa në Jasna Gora: njeriu tundohet nga pushteti, por Zoti banon tek i vogli

“Zoti na shpëton, duke u bërë i vogël, i afërt e konkret. Joshja nga pushteti, nga madhështia e nga dukja është tragjikisht njerëzore, dhurimi i vetes për të tjerët, duke mbetur i vogël, është ëmbëlsisht hyjnore”. Kështu tha Papa sot paradite në meshën e kremtuar në shenjtëroren e Jasna Gorës, para mëse 500 mijë besimtarëve. Ndër ta, edhe shqiptarët me në krye kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, i cili u mban të rinjve katekizmin në gjuhën shqipe.

Zoti e shpëton botën, duke hyrë në ngjarjet e përditshme

Papa Françesku u lut fillimisht para fugures së Zojës së Zeshkët, së cilës ia besoi popullin polak. La dhuratën e papëve për Shën Marinë: një trëndafil të artë. Gjatë homelisë së meshës, kujtoi së Zoti hyn në botë jo triumfalisht, por si më i vogli i të vegjëlve, duke u bërë një me ngjarjet e përditshme. Ashtu si në Kanë të Galilesë, ku Jezusi bëri mrekullinë e parë, shndërroi ujin në verë, gjatë dasmës së një çifti të ri. Zoti nuk ndenji larg:

“Joshja nga pushteti, nga madhështia e nga dukja është tragjikisht njerëzore dhe përbën një tundim të madh, që përpiqet të hyjë kudo; dhurimi i vetes për të tjerët, duke i zhdukur distancat, duke u bërë krejt i vogël e duke banuar konkretisht në jetën e përditshme, kjo po, është ëmbëlsisht hyjnore”.

Zoti preferon të vegjlit

Zoti preferon të vegjlit, shpjegoi Papa. Ata janë të mëdhenj në sytë e Tij; atyre ua zbulon emrin e vet dhe sekretet e Zemrës së Tij. Ati i Shenjtë përmendi martirët e popullit polak, ata që dëshmuan dashurinë e Hyjit edhe në sprova të rënda, ata që kumtuan Mëshirën Hyjnore, me butësi e forcë njëkohësisht, si shën Gjon Pali II dhe shën Faustina Kowalska:

  “Përmes këtyre ‘kanaleve’ të dashurisë së Tij, Zoti i ka dhënë dhurata të paçmuara gjithë Kishës e mbarë njerëzimit. E është kuptimplote që ky përvjetor i Pagëzimit të popullit tuaj përkon pikërisht me Jubileun e Mëshirës”.

Edhe ne duhet të bëhemi të afërt me njerëzit

Ati i Shenjtë i ftoi të gjithë të mësojnë në shkollën e Hyjit, që nuk sillet si sovran i largët e plot pushtet, nuk qëndron në fronin e qiellit apo në librat e historisë, por ecën bashkë me njerëzimin:

   “Duke menduar për dhuratën e një mijëvjeçari plot fe, është bukur, së pari, të falenderojmë Zotin, i cili ka ecur me popullin tuaj, duke e marrë për dore, si babai fëmijën e, duke e shoqëruar në shumë situata. Edhe si Kishë, jemi të thirrur të bëjmë kështu: të dëgjojmë, të marrim pjesë e të bëhemi të afërt, duke ndarë gëzimet e problemet e njerëzve, që Ungjilli të kuptohet në mënyrën më koherente e të sjellë më shumë fryte”.

Zoti është konkret, lind nga një nënë, vijoi Papa i ndërprerë nga duartrokitjet:

  “Edhe historia juaj, e mbruajtur me Ungjill, Kryq dhe besnikëri ndaj Kishës, është frymëzuar nga një fe e pastër, transmetuar nga familja në familje, nga etërit tek bijtë e, sidomos, nga nënat e nga gjyshet, që duhen falenderuar shumë”.

Zoja na ndihmoftë t’i kapërcejmë plagët e së kaluarës

Zojës, së vetmes “lavdi njerëzore”, shembull i veprimit të Hyjit, asaj që i ka për zemër problemet dhe ndërhyn me kujdesin e Nënës, duke sjellë “paqe në mesin e mëkateve dhe të trazirave të historisë”, Papa ia besoi bashkimin e popullit polak, në 1050-vjetorin e pagëzimit të tij:

“Në rrugën e popullit tuaj keni kapërcyer, të bashkuar, shumë çaste të vështira; Nëna, e fortë në këmbët e Kryqit dhe këmbëgulëse në lutje së bashku me dishepujt në pritje të Shpirtit Shenjt, dikoftë dëshirën për të shkuar përtej padrejtësive dhe plagëve të së kaluarës e për të krijuar bashkim me të gjithë, pa i lënë kurrë vend tundimit për t’u izoluar e për t’u imponuar” (RadionVatikani)

 

Papa ia tërheq vëmendjen Polonisë të pranojë refugjatë

Gjatë vizitës në Krakov Papa Françesku përfiton nga rasti ta kritikojë politikën e azilit të qeverisë nacional-konservatore të Polonisë. Polonia deri tani i ka bërë rezistencë politikës së BE-së ndaj refugjatëve.

Ai kërkoi “gatishmëri për të pranuar ata, që arratisen prej luftrave dhe urisë”, deklaroi Papa Françesku gjatë takimit në Krakov me kryesinë e shtetit polak të përbërë nga presidenti Andrzej Duda dhe kryeministrja Beata Szydlo. Ata, të cilëve u hiqen të drejtat themelore të tyre, ose e drejta për liri dhe siguri si dhe për të ushtruar besimin e tyre, kanë nevojë për solidaritet, tërhoqi vëmendjen kreu i Kishës Katolike. Për këtë duhen avancuar “format e bashkëpunimit dhe sinergjitë në nivelin ndërkombëtar, për të gjetur zgjidhje për konfliktet dhe luftrat”.

Polonia refuzon në dallim nga vendet e tjera të BE-së të pranojë kontigjente me numër të konsiderueshëm refugjatësh myslimanë nga rajonet e krizës si Siria, Iraku e Afganistani. Këtë qendrim e ritheksoi kryeministrja Szydlo në sfondin e sulmeve të fundit në Gjermani dhe në Francë.

“Bota është në luftë”

Rrugës për në Krakov Papa tha,: “Bota është në luftë, sepse ajo e ka humbur paqen.” Kur bëj fjalë për “luftë” kam parasysh luftën për para dhe burime, por jo një luftë e religjoneve”, saktësoi ai. Prifti i vrarë të martën (26.07) në veriperëndim të Francës është viktimë e kësaj lufte, shtoi Françesku. Në përkujtim të shumë viktimave ai shtroi pyetjen: “edhe sa të krishterë të tjerë, të pafajshëm e fëmijë”?

Për shkak të rrezikut nga terrori dita botërore e rinisë sivjet zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Më shumë se 30.000 forca të policisë, zjarrfikësit, truprojës kufitare dhe shërbimeve sekrete janë mobilizuar në vend, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme polake. Në këtë kuadër priten të marrin pjesë në këtë event mbi dy milionë vetë.

Tensione me katolikët e Polonisë

Në vizitën e tij pesëditore Papa do të vizitojë edhe ish-kampin gjerman të shfarosjes Auzhvic-Birkenau dhe do të takohet atje me të mbijetuar të Holokaustit. Programi i tij përfshin edhe një vizitë të shkurtër në vendin e pelegrinazhit Çenstohau, ku ndodhet një madonë e zezë, si dhe do të takohet me peshkopët polakë. Në Poloninë me rrënjë të forta katolike Françesku nuk është figurë e padiskutueshme. Ndërsa katolikët polakë konsiderohen si mjaft konservatorë, Papa angazhohet për një kishë më të hapur.

BE-ja emëron Michel Barnierin për kryenegociator të Brexitit

Ish-ministri i Jashtëm francez, Michel Barnier (65) është emëruar Shef i ekipit negociator të Bashkimit Evropian (BE) për dalje të Britanisë së Madhe nga blloku

BRUKSEL – Ish-ministri i Jashtëm francez, Michel Barnier (65) është emëruar Shef i ekipit negociator të Bashkimit Evropian (BE) në procesin për daljen e Britanisë së Madhe nga blloku

Barnier vlerësohet të jetë politikan evropian me përvojë i cili më herët ka mbajtur postin e Komisionerit të BE-së për tregun e brendshëm dhe të rregullimit financiar, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Parlamentit Evropian. aa

Francë: identifikohet njëri nga dy vrasësit e At Hamel

Voal – Identifikohet njëri nga dy vrasësit, që  sulmuan kishën e Saint Etienne du Rouvray, pranë Rouen, duke marrë peng besimtarët, duke therur At Jacques Hamel e duke himnizuar Is.  Ishte nëntëmbëdhjetëvjeçari Adel Kermiche, i njohur nga antiterrorizmi. Ndërkaq është jashtë rrezikut pengu tjetër i plagosur. Presidenti francez Hollande theksoi: “Terrorizmi duhet shpartalluar me të gjitha mjetet, por gjithnjë në kuadrin e shtetit të së drejtës”.

Kermiche ishte i lirë nën mbikqyrje, pas një burgimi prej 11 muajsh, mbasi qe përpjekur dy herë të shkonte për të luftuar në Siri. Shokët e tij të shkollës, duke folur për mediat franceze, pohuan se lidhja e tij me terrorizimin njihej nga të gjithë. Madje ai betohej haptazi mbi Kuranin se do të sulmonte ndonjë kishë. Ky, identiteti i të parit, ndërsa mungon ai i të dytit. Dje u arrestua edhe një i mitur, ndoshta vëllai i vrasësit të dytë.  Policia gjeti një rrip të rremë shpërthyes, lidhur në përmjetin e njërit prej të dyve, si dhe tri thika, ndërsa tjetri kishte një çantë me lëndë false shpërthyese.

Presidenti Hollande mblodhi sot Këshillin e mbrojtes kombëtare, ndërsa Papa Françesku, në një telefonatë, theksoi: “Kur sulmohet një prift, plagoset e gjithë Franca”. Pas atentatit nisën polemikat e ndezura të opozitës. Nicolas Sarkozy pohoi se tani duhet ndryshuar gjithçka, ndërsa Front National i Marine Le Pen bubullon kundër atyre, që i quan “denglat e qeveritarëve” .

Kujtojmë se dy vrasësit e Saint Etienne du Rouvray hynë brutalisht në kishë, të armatosur me thika, duke folur arabisht. Kushtrimin, që krijoi mundësinë për të arritur shumë shpejt forcat speciale të sigurisë, e dha një rregulltare, e cila mundi të ikë menjëherë nga kisha. Motra u tregoi mediave se atë Hamel, para se të therej në fyt nga terroristët, që thoshin se po veprojnë në emër të Is, u detyrua të gjunjëzohej. Meshtari reagoi, ndërsa dy vrasësit mbanin një lloj predikimi në gjuhën arabe dhe e filmonin fundin tragjik të tij. Shteti i vetëshpallur Islamik e pranoi autorësinë e sulmit përmes agjencisë Amaq, duke pohuar se dy kriminelët ishin ushtarë të Is./RV

Bullgari: Rusia e ka shkelur hapësirën ajrore mbi Detin e Zi

Një aeroplan amerikan gjatë ushtrimeve ushtarake të NATO-s në Letoni

Bullgaria tha mbrëmë vonë se një aeroplan rus i ka shkelur rregullat ndërkombëtare gjatë fluturimit në hapësirën ajrore mbi Detin e Zi, megjithqë ka pranuar se nuk është shkelur hapësira e saj ajrore.

Bullgaria, që është anëtare e NATO-s, në këtë mënyrë ka reaguar ndaj kumtesës së pardjeshme të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, me të cilën hedhet poshtë çfarëdo shkeljeje e tillë dhe këmbëngul se aeroplani rus i ka respektuar rregullat ndërkombëtare.

Këmbimi i akuzave ka filluar më 24 korrik, kur ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Nikolay Nenchev, i tha rrjetit televiziv, Nova TV, se ka pasur rritje në shkeljet e hapësirës ajrore të Bullgarisë, nga aeroplanët e ushtrisë ruse dhe ata komercialë.

Nenchev tha se aeroplani ushtarak rus e ka shkelur katër herë “sipërfaqen e përgjegjësisë së Bullgarisë” në hapësirën ajrore të NATO-s, gjatë muajit të kaluar.

Hollande pret përfaqësuesit e kulteve mbi çështjen e terrorizmit

PARIS-Presidenti francez, François Hollande pret sot në “Elysee” përfaqësuesit e kulteve, për një mbledhje të programuar një ditë pas vrasjes me thikë të një prifti në kishën e tij në Saint-Etienne-du-Rouvray.

Ky takim që filloi sot në mëngjes mbledh përfaqësuesit e kishës katolike, ortodokse, protestante, si dhe përfaqësues të islamit, judaismit dhe të budismit në Francë.

Më pakë se dy javë pas masakrës së Nicës (84 të vdekur), xhihdistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) goditën sërish Francën në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku vrasja me thikë e një prifti në kishën e tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën e luftimit të atentateve.

Rouen, zgjatet vazhda e gjakut të atentateve në Evropë

Të premten e kaluar, sulmi në qendrën tregtare të Mynihut; në natën ndërmjet së dielës e së hënës, kamikazja që shpërtheu para një lokali në Ansabch të Gjermanisë; sot paradite, sulmi në kishën e Rouenit në Normandi: zgjatet vazhda e gjakut, shkaktuar nga sulmet terroriste në zemër të Evropës.

Ja një skedë e shkurtër e atentateve të viteve të fundit:

11 mars 2004: 191 të vdekur e gati 2000 të plagosur në një sërë atentatesh me bomba të fshehura në bagazhe, në disa trena të tre stacioneve të Madridit, ndër të cilat Atocha e rrethinat;
7 korrik 2005: 56 viktima (ndër të cilat 4 kamikaze) në 4 atentate në metropolitanën e në një autobus në Londër. Rreth 700, të plagosurit. Më 21 korrik, edhe katër shpërthime të tjera, gjithnjë në metropolitanë e në një autobus, por ishin vetëm detonatorë e nuk pati të vrarë;
19 mars 2012: një burrë hap zjarr para shkollës hebraike në Tuluzë, duke vrarë një rabin e tre nxënës. Para një jave, po i njëjti person pati sulmuar dy herë ushtarët, në Tuluzë e në Montobë’. Tre të vdekur e një i plagosur;
24 maj 2014: vriten katër vetë me kallashnikov në një muze hebraik në Bruksel. Policia arreston një 29-vjeçar francez me origjinë arabe, që dyshohet të kishte qenë në Siri, në vitin 2013, si vullnetar në radhët e xhihadistëve të Isis-it.
7 janar 2015: 12 të vdekur në sulmin e dy terroristëve islamikë në selinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris. Më 9 janar, terroristi Coulibaly merr peng dhjetra vetë dhe vret katër, në një supermerkatë kosher në Vincennes;
14 shkurt 2015: shkëmbim zjarri me armë në një kafe të Kopenhagenit, ku mbahej një konferencë për lirinë e shtypit, organizuar nga Lars Vilks, autori i karikaturave të shumta të profetit Muhamet në vitin 2007. Bilanci: një i vdekur e tre të plagosur. Pak orë më vonë, plumba të tjerë pranë një sinagoge: tre të plagosur.
– 20 korrik 2015: atentat në Suruc të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë. 34 të vdekur e qindra të plagosur ndër të rinjtë aktivistë të kauzës kurde. Sulm, që i atribuohet Isis-it;
– 10 tetor 2015: 103 viktima e më se 500 të plagosur shkaktuar nga dy kamikaze para stacionit qëndror të Ankarasë, gjatë një manifestimi pro kurdëve. Akuzohet Isis.
13 nëntor 2015: 130 viktima në tre atentate të koordinuara në Paris e rrethina. Tre kamikaze shpërthejnë pranë Stade de France, vdes një kalimtar; 39 viktima në të 11-tin arrondissement, vrarë me kallashnikov qorrazi nëpër bare e restorante; 90 vetë, vrarë nga një komando kamikaze në sallën e koncerteve Bataclan.
– 22 mars 2016: 31 të vdekur e rreth 300 të plagosur në një sërë atentatesh në Bruksel, marrë përsipër nga Isis: dy në aeroportin Zaventem e një në stacionin e metrosë Maalbeek.
14 korrik 2016: dhjetra të vdekur (së paku 84, sipas bilancit të parë), rreth 130 të plagosur, prej të cilëve gati 40 rëndë. Ndodh në Nicë, kur një kamion sulet mbi turmën e mbledhur për festë përgjatë bregut të Promenade des Anglais. Atentatori vritet nga policia.
18 korrik 2016: një refugjat afgan sulmon udhëtarët e një treni në Bavierë të Gjermanisë, duke i gjuajtur me thika. Bilanci: 5 të plagosur, ndër të cilët 4, rëndë. Djali ikën, por diktohet dhe vritet nga policia.
22 korrik 2016: një 18-vjeçar, i fiksuar me atentatet, hyn në një qendër tregtare në Olympia të Mynihut dhe gjuan me armë ku të mundë, duke vrarë 9 vetë, para se të vriste edhe veten.
24 korrik 2016: pak para mesnatës, një refugjat sirian 27-vjeçar, i cili ishte betuar për besnikëri ndaj Isis-it, provon të hedhë një bombë artizanale në një koncert me 2.500 vetë. Mund të ndodhte një masakër e vërtetë, e cila u shmang vetëm sepse çanta e mbushur me eksploziv shpërtheu tek hyrja e koncertit, duke vrarë atentatorin.
26 korrik 2016: në një kishë të vogël të Rouenit, në Normandi, dy burra hyjnë në meshën e mëngjesit, marrin pengje e presin në fyt meshtarin 86-vjeçar e një besimtar tjetër. Dy agresorët vriten nga policia.

Vatikani: Vrasja e priftit është barbare

Vetura policore franceze në vendin e ngjarjes në Saint-Etienne-du-Rouvray, Francë veriore – 26 korrik

Vatikani e ka dënuar “vrasjen barbare” të një prifti gjatë sulmit që u bë në një Kishë në Francën veriore.

“Ne jemi veçanërisht të shokuar sepse kjo dhunë e tmerrshme ka ndodhur brenda kishës, në të cilën flitet për dashurinë e Zotit”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ai ka thënë se Papa e ndjen “dhimbjen dhe horrorin e kësaj dhune absurde” dhe e “dënon në mënyrën më radikale çdo formë të urrejtjes”.

Policia franceze ka neutralizuar dy persona të armatosur me thika që kanë marrë disa njerëz peng në një kishë në qytezën e Saint Etienne du Rouvray.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi e ka prerë në fyt priftin e Kishës.

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se dy sulmuesit “kanë pretenduar se janë të DAESH-it”, duke e përdorur termin ofendues arab për grupin militant, Shteti Islamik.

“Daesh na ka shpallur luftë, ne duhet t’i luftojmë ata me çdo mënyrë, duke e respektuar sundimin e ligjit, diçka që na bën neve demokraci”, iu ka thënë ai gazetarëve në vendin e ngjarjes.

IS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në zonën e Normandisë ku ndodhet kisha në fjalë, duke thënë se sulmi u krye nga “ushtarët” e saj. rel

Policia franceze vret dy pengmarrës në një kishë në Normandi

Terror në një kishë franceze: vritet një prift, vdesin atentatorët

Voal – Policia franceze tha se ka vrarë dy sulmues me thika që morën peng disa persona në një kishë në Normandi.

Policia tha se një nga pengjet është vrarë gjatë sulmit, për motivet e të cilit ende nuk dihen hollësi, sikundër as për identitetin e sulmuesve.

Sipas medieve lokale franceze në mesin e pengjeve ishin një prift, dy murgesha dhe dy besimtarë.

Autoritetet thanë se presidenti francez François Hollande është rrugës për në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku ka ndodhur sulmi.

Sulmi i së martës ndodhi 12 ditë pasi që një tunizian 31 vjeçar vrau 84 persona në qytetin bregdetar të Nicës, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik. za

U vranë nga policia dy atentatorët, që sot paradite, në Francë, në një Kishë në afërsi të Rouenit në Normandi, morën peng disa besimtarë, ndër të cilët edhe një meshtar të moshuar, të cilin e prenë në fyt. Isis, nëpërmjet agjencisë Amaq, që citon “burime të sigurisë”, bën të ditur se dy sulmuesit ishin “ushtarë” të organizatës terroriste islamike.

Rreth orës 9-9.30, dy burra të armatosur me thika hynë nga dera e mbrapme në kishën e Saint-Etienne du Rouvray, duke kërcënuar dy besimtarë e dy murgesha, që po ndiqnin meshën e mëngjesit. Prenë në fyt meshtarin 86-vjeçar, atë Jacques Hamel, e edhe njërin nga pengjet, i cili u shtrua në spital, në gjendje shumë të rëndë. Vdiq pak më vonë.

Lajmet akoma nuk janë aq të sakta, por sipas policisë, njëri nga dy burrat ishte me mjekërr dhe mbante në kokë kësulën tipike prej leshi të Tunizisë. “Do t’i bëjmë ballë këtij sulmi barbar kundër një kishe”, shkruan në Twitter kryeministri francez, Manuel Valls, i ndjekur nga solidariteti dhe dënimi i gjithë botës për këtë akt të shëmtuar.RV

 

Gjermani: Sulmi në Ansbah i motivuar nga ekstremizmi islamik

Policia kryen hetime në vendin ku ka ndodhur eksplodimi në Ansbah të Gjermanisë

Ministri i brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann, thotë se beson se azilkërkuesi sirian, i cili e ka vrarë veten nëpërmjet aktivizimit të eksplozivit, duke i plagosur 12 vetë afër hyrjes në një festival muzikor në qytetin jugor gjerman, Ansbah, ishte shtyrë nga ekstremizmi islamik.

Mëtutje, ministri Hermann i tha sot agjencisë gjermane, DPA, se “për fat të keq mendoj se ka shumë gjasë se ky realisht ishte sulm vetëvrasës islamik” dhe ka shtuar se “qëllim i qartë për të vrarë më tepër njerëz indikon lidhje islamiste”.

Policia tha se siriani 27 vjeçar, mbrëmë vonë e kishte aktivizuar eksplozivin, që e kishte me vete, afër një festivali muzikor të hapur.

Ministri Hermann ka theksuar se ky person e kishte një çantë shpine të mbushur me eksploziv dhe pjesë metalike që mund të vrajnë shumë njerëz.

Ky person, emri i të cilit nuk është publikuar, disa herë kishte pasur trajtim psikiatrik, përfshirë përpjekje për vetëvrasje, ka thënë zoti Hermann.

Sot më herët, Zyra e prokurorisë në Ansbah tha se motivi i sulmit nuk ishte i qartë.

“Nëse ekziston lidhja islame apo jo, në këtë pikë është spekulim i pastër”, tha zëdhënësi i Zyrës së prokurorisë, Michael Schrotberger.

Autoritetet thanë se së paku 12 vetë janë palgosur, tre prej tyre seriozisht, nga ky eksplodim.

Policia i ka evakuuar më se 2 mijë njerëz nga festivali muzikor dhe e ka bllokuar hapësirën.

Policia e arrestoi një shok të sulmuesit në Mynih

Njerëzit duke i nderuar viktimat e sulmit në një qendër tregtare në Mynih

Policia gjermane e ka arrestuar një 16 vjeçar afgan, i dyshuar se kishte lidhje me personin e armatosur 18 vjeçar, i cili para tri ditësh i vrau nëntë vetë, përfshirë tre shqiptarë nga Kosova.

Ky i ri afgan po mbahet në arrest për dështim që tu tregoj autoriteteve për aktin kriminal.

Policia gjermane thotë se ky djalosh e dinte se David Ali Sonboly, gjermano- iranian, që e kishte shfrytëzuar rrjetin Facebook, për ta tubuar një grup të të tinjëve në një restorant McDonalds, ku ai pastaj ka shtënë me armë.

Në njoftimin e policisë theksohet se për të riun afgan po zhvillohen hetime lidhur me rolin e tij në postimin e thirrjeve në Facebook.

Autoritetet gjermane kanë thënë dje se sulmuesi, Ali Sonboly, vitin e kaluar, për dy muaj kishte qëndruar në një spital psikiatrik, për shkak të shqetësimit social dhe depresionit.

Shefi i policisë në Bavari të Gjermanisë, Robert Heimberger, tha dje se i dyshuari e kishte përgatitur sulmin në Mynih për një vit.

Tri sulme nga të rinjtë në dhjetë ditë në Gjermani

Një 21 vjeçar refugjat nga Siria ka vrarë një grua me hanxhar dhe ka lënduar dy persona tjerë të dielën, para se të arrestohej në qytetin Reutlingen në Gjermani. Sulmi nga siriani ishte i treti në vetëm dhjetë ditë në Gjermani.

Të premten, një 18-vjeçar iraniano-gjerman, qëlloi për vdekje nëntë persona, para se të vriste edhe veten. Nga këta nëntë persona të vrarë, tre ishin shqiptarë nga Kosova.

Ndërsa më 18 korrik, një 17-vjeçar që kërkonte azil u qëllua nga policia pasi lëndoi katër persona, disa nga ta rëndë, pasi i sulmoi me sëpatë në një tren, raporton Reuters.

Pak ditë para sulmeve në Gjermani, një tunizian me kamion hyri në turmën e qytetarëve në Nice të Francës duke mbytur 84 persona.

Për sulmin në Nice dhe në tren, përgjegjësinë e mori Shteti Islamik, ndërsa autoritetet gjermane kanë thënë se sulmuesi në Munih nuk kishte lidhje me ISIS-in.

Në Mynih shpallet Ditë zie

Prefekti i Mynihut, Reiter tha se “qyteti është i tronditur dhe i tmerruar nga ky akt i tmerrshëm”

MYNIH- Prefekti i Mynihut Dieter Reiter të shtunën e shpalli ditë zie në këtë qytet, pas sulmit të djeshëm në qendrën tregtare “Olympia” në të cilin u vranë të paktën 10 persona në mesin e të cilëve edhe sulmuesi ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.

Reiter tha se “qyteti është i tronditur dhe i tmerruar nga ky akt i tmerrshëm”. aa

Mynih: Sulmuesi mund të jetë frymëzuar nga Breiviku

Sulmi i realizuar nga Anders Breivik para saktësisht pesë vjetësh në Norvegji, mund ta ketë frymëzuar sulmin e mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë, vlerëson policia gjermane.

Sulmi i kryer në një qendër tregtare në qytetin jugor gjerman, që mori jetën e nëntë personave vlerësohet të jetë frymëzuar nga vrasja e 77 personave në Norvegji.

“Breivik mund ta ketë luajtur ndonjë rol”, ka thënë gjatë konferencës me gazetarë në Mynih, shefi i policisë së këtij qyteti, Hubertus Andrae.

Ai ka shtuar se në dhomën ku ka jetuar autori i sulmit, janë gjetur materiale për sulme masive me armë.

Në mesin e viktimave tashmë është konfirmuar se janë edhe tre të rinj me origjinë nga Kosova.

Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se policia tashmë ia ka konfirmuar konsullatës së Kosovës që tre prej nëntë viktimave janë me origjinë nga Kosova.

“MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptar kudo në botë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë.

Viktimat janë identifikuar nga vetë familjet e tyre.

Naim Zabërgja, me origjinë nga Kosova ka njoftuar të gjithë familjarët dhe miqtë e tij përmes Facebook se, “djali im Dijamant Zabërgja, 21 vjeçar u vra dje në Mynih nga dora terroriste”.

Edhe familjet e dy vajzave shqiptare, njëra prej të cilave vetëm 14 vjeç raportohet se e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale vrasjen e tyre.

“Armela – Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroi jetë. Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Arbnor Segashi.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se MPJ dhe Ambasada e Kosovës “është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”.

Autoritetet ndërkaq thonë se 18-vjeçari nënshtetas gjerman me origjinë nga Irani, mund të ketë provuar gjithashtu që të mbledhë sa më shumë viktima afër një prej restoranteve të “McDonalds”, ku edhe e ka nisur sulmin.

Ai, përmes një postimi fals në Facebook ka ofruar ushqime falas për ata që shkojnë në atë restorant, njofton më tej policia gjermane.

Policia, gjithashtu, shton se sulmuesi, i cili mund të ketë qenë i sëmurë mendor, ka pasur me vete 300 fishekë në çantën që e mbante në shpinë.

Policia gjermane në Mynih ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të ofrojnë video-regjistrime, fotografi apo edhe regjistrime audio që mund t’i kenë bërë gjatë të shtënave të premten në Qendrën tregtare në Mynih.

Nëntë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë, në një qendër tregtare, kur një sulmues i vetëm shtiu me armë zjarri, e më vonë vrau veten në afërsi të qendrës, tha policia.

Shefi i policisë, Hubertus Andrae, ju tha gazetarëve se i dyshuari nuk kishte të kaluar kriminale dhe nuk ishte i njohur për policinë më parë.

Bota bashkohet me Gjermaninë

Autoritetet e qytetit në Mynih thanë në mëngjesin e 23 korrikut se i kanë dhënë fund edhe gjendjes emergjente, duke iu kërkuar megjithatë kujdes qytetarëve të shqetësuar të Mynihut.

“Në kuadër të kërkimeve tona, ne e kemi gjetur një person që e ka vrarë veten. Personi në fjalë me siguri është sulmuesi, i cili, sipas të dhënave të tashme të hetimeve, ka vepruar i vetëm”, ka thënë policia e qytetit nëpërmjet rrjetit social,“Twitter”.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, e dënoi sulmin dhe tha se “ndjen me ata që janë në terren për të mbrojtur njerëz dhe shpëtuar jetë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi mbështetje për Gjermaninë.

“Zotohemi se do të ofrojmë gjithë mbështetjen për të cilën mund të kenë nevojë”, tha Obama dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga tragjedia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se autoritetet amerikane po punojnë me ato gjermane për të parë nëse ndonjë shtetas amerikan është prekur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i tronditur nga “sulmi i tmerrshëm” dhe “humbja e jetëve”.

“Jemi të gatshëm për të ndihmuar miqtë tanë në Gjermani. Këshilla jonë për shtetasit britanikë në zonë është të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale“, tha Johnson.

Rasti i mbrëmjes së 22 korrikut është rasti i tretë i një sulmi të madh kundër civilëve në Evropën Perëndimore në tetë ditët e fundit.

Përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, ai në Nicë të Francës dhe në një tren në Bavari të Gjermanisë janë marrë nga grupi militant, Shteti Islamik.

Policia fillimisht edhe këtë sulm të mbrëmjes së 22 korrikut e ka trajtuar si incident terrorist.

Këtë të premte është shënuar edhe pesë vjetori i masakrës së kryer nga Ander Behrin Beivik në Norvegji gjatë së cilës janë vrarë 77 persona. Breivik konsiderohet hero për militantët e të djathtës ekstreme në Evropë dhe Amerikë.(REL)

Zyrtare: Sulmuesi në Mynih, 18 vjeçar gjermano-iranian

Pas orës 2 të mëngjesit, Policia gjermane ka mbajtur një konferencë shtypi në të cilën ka lajmëruar se personi përgjegjës për sulmin në Mynih është një 18 vjeçar që jetonte ‘që një kohë’ në Mynih, me prejardhje nga Irani.

Sipas drejtuesve të Policisë në këtë qytet, 10 persona kanë vdekur në sulm, duke e përfshirë sulmuesin, raporton KTV.

Zyrtari ka thënë se pamjet e sigurisë, CCTV e tregojnë se njëri nga të vdekurit është sulmuesi.

Mynih, 10 të vrarë, përfshirë personin që sulmoi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thirrur për sot një takim të ngutshëm të Këshillit të saj të sigurisë për të diskutuar mbi masakrën në një qendër tregtare të Mynihut që la 10 të vdekur, duke përfshirë edhe personin i cili ndërmori sulmin.

Pas disa orë frike dhe bastisjesh, policia në Mynih tha të shtunën herët në mëngjes se bëhej fjalë për vetëm një person të armatosur dhe se ai kishte vrarë veten.

Një mesazh në Twitter nga policia në kryeqytetin bavarez konfirmon se ka pasur 10 të vdekur, duke përfshirë personin e armatosur.

“Bëhet fjalë për një sulm çnjerëzor dhe mizor,” dhe nuk përjashtohen motivet terroriste, tha Peter Altmaier, shefi i kabinetit të zonjës Merkel.

Ministrat e Kabineti do të shkojnë sot gjatë ditës në Berlin, për takimin e sigurisë të thirrur nga zonja Merkel.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se ajo që ndodhi në Munich ishte “një sulm i qartë terrorist”, që duhet të dënohet në mënyrën më të fuqishme.

Presidenti Barack Obama shprehu keqardhje për viktimat, duke komentuar në një takim të zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Ai tha: “Zemrat tona janë pranë atyre që mund të jenë plagosur.”

Presidenti premtoi të gjithë mbështetjen e mundshme për Gjermaninë, një nga aleatet më të ngushta të Shteteve të Bashkuara.

Të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat në Mynih

Brenda qendrës tregtare ku ka ndodhur sulmi

Disa njerëz janë vrarë dhe një numër plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Mynih, tha policia gjermane.

Një operacion i madh i policisë është në zhvillim e sipër.

Sipas disa njoftimeve, zona përreth qendrës tregtare Olympia është rrethuar nga policia, por detajet për incidentin janë të paqarta.

“Një ose disa sulmues janë në arrati”, tha policia e Mynihut.

Zëdhënësi Thomas Baumann tha se sulmi ka nisur në një restorant të ushqimeve të shpejta, pak para orës 18:00.

Gazeta Bild raportoi se një person i armatosur është futur në qendër tregtare, ka shtënë në njerëz dhe është larguar në drejtim të një stacioni të metrosë.

Transporti publik raportohet se është pezulluar.

Nuk ka asnjë informacion për motivin e mundshëm për sulmin.

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Forcat e sigurisë në Gjermani kanë qenë në gjendje gatishmërie prejse një migrant ka therur me thikë pesë veta të hënën, në një tren në rajonin e Bavarisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga sulme të tjera.

Mijëra emigrantë të vdekur në Mesdhe më 2016

Organizata Ndërkombëtare për Emigrim tha sot se rreth 3,000 emigrantë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2016 në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe.

Organizata tha se kjo shifër nuk përfshin të paktën 10 trupa që pritet të nxirren nga deti në ditët e ardhshme, ndërkohë që një anije tjetër me emigrantë pritet të arrijë në Kalabri.

Më shumë se 800 emigrantë arritën dje, duke e çuar numrin e emigrantëve dhe refugjatëve që kanë ardhur në Evropë në vitin 2016 në 242,179, sipas kësaj organizate.

Shifrat janë rritur ndjeshëm këtë vit krahasuar me vitin 2015.

Organizata për Emigrimin ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për urgjencën e kësaj krize. Sipas saj, në katër muajt e fundit nga udhëtimi nëpër Mesdhe kanë vdekur mesatarisht 20 emigrantë në ditë.

Fleckenstein: Zbatim reformës, do të kërkoj hapjen e negociatave për Shqipërinë

TIRANE- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein në një intervistë për News 24 vlerësoi miratimin unanim të reformës në drejtësi, ndërsa tha se pas këtij hapi mbetet zbatimi i saj me transparencë.

Nga ana tjetër ai theksoi se tani është momenti për një hap tjetër për Shqipërinë, atë të hapjes së negociatave me BE-në. “Do ti kërkojmë Këshillit Europian hapjen e negociatave, është momenti i duhur”.

Fleckenstein theksoi ndër të tjera se qëndrimet e tij dhe të komisionerit Hahn kanë qenë të njëjta dhe se nuk ka pasur asnjë keqkuptim mes tyre. “Unë kam folur me komisionerin Hahn, nuk kemi pasur ndarje, ne bashkëpunojmë ngushtë”,- shtoi ai.

Sa për rolin e ndërkombëtarëve në miratimin e reformës, Fleckenstein u shpreh: “Një vend ka detyrë ta miratojë dhe zbatojë reformën është momenti që ata të marrin këshilla nga komuniteti ndërkombëtar, por i takon Shqipërisë të përcaktojë çfarë dëshiron të vendosë. Jam i lumtur për këtë që bënë”.

Më tej ai nënvizoi se: “Politikanët në Shqipëri janë mëse të përgatitur që të vazhdojnë rrugën e nisur, popullit, shoqërisë civile i takojnë të shikojë çfarë po bën politika, sa për komunitetin ndërkombëtar, ne duam më të mirën për Shqipërinë. Do bëjmë gjithçka është e nevojshme për ta mbështetur. Po shikojmë vullnetin e të dyja palëve, na duhet durim për të parë zbatimin. Duhet transparencë, nëse është kështu do shihni më të mirën për vendin tuaj”.

Sa për negociatat me palët politike në Shqipëri Raportuesi për Shqipërinë në PE nuk nguroi të thoshte se e patën të vështirë. “E patëm të vështirë të gjenim një rrugë të përbashkët me partitë se përpiqeshin të gjenin fajin, por në fund e gjetën një mënyrë konstruktive. Të gjithë kanë kontribuar, arrritën ta menaxhonin situatën”.

Bruksel: I dyshuari me bombë ishte student

Pamje nga vendi i ngjarjes – Bruksel, 20 korrik

Personi që dyshohej se kishte bombë në trupin e tij në Bruksel raportohet të jetë student i rrezatimit bërthamor në Universitetin e Brukselit.

Policia belge e kishte rrethuar atë pasi disa persona e kanë raportuar si të dyshuar pasi ai mbante të veshur një pallto dimri ndërsa disa tela i janë dukur jashtë palltos.

Një operacion i madh policor sapo ka përfunduar në qendër të qytetit të Brukselit, ku dyqanet dhe rrugët janë mbajtur të mbyllura ndërsa ishin evakuuar edhe banorët.

Policia e mbante atë nën vëhzgim në afërsi të Teatrit Mbretëror të Operas Monnaie, ndërsa afër qëndronte edhe ekipi për çmontimin e bombave, në rast të nevojes për intervenim.

Belgjika e ka të aktivizuar nivelin më të lartë të kërcënimit nga terrorizmi prej nëntorit, ndërsa në muajin mars në Bruksel janë kryer dy sulme që morën jetën e 32 personave.

Prej Ditës Shtetërore të Francës kur ndodhi sulmi në qytetin bregdetar të Nicës ku u vranë 84 persona, masat e sigurisë janë rritur me qëllim që Dita e Pavarësisë së Belgjikes më 21 korrik të shënohet pa probleme.

Makina bombë në Ukrainë shkakton vdekjen e një gazetari

Një gazetar i njohur bjellorus u vra sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, nga shpërthimi i një makine.

Faqja e internetit Ukrainska Pravda thotë se gazetari i saj, 44-vjeçari Pavel Sheremet, vdiq kur një shpërthim shkatërroi makinën me të cilën ai po përgatitej të shkonte në punë.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e quajti vdekjen e tij “krim” dhe “tragjedi”.

Parlamenti Evropian e dënon tentativën për grusht shteti në Turqi

Ndërsa Ivo Vajgl, anëtari slloven i PE-së tha se e kanë të qartë dhe janë të vetëdijshëm që në Turqi ka një strukturë paralele. Ai ftoi BE-në të lërë mënjanë modestinë dhe ti japë një mundësi reale Turqisë në rrugën drejt BE-së pasi sipas tij ajo ka edhe alternativa të tjera sikurse ka çdo shtet

BRUKSEL – Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në lidhje me tentativën e FETÖ-s për grusht shteti ka deklaruar: ”Muaj më parë më kanë informuar se kanë në dorë lista të anëtarëve të lëvizjes gylen në strukturat shtetërore të Turqisë”.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamenti Europian është diskutuar mbi gjendjen në Turqi dhe tentativën e FETÖ-s për grusht shteti atje. Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, deputeti gjerman dhe njëkohësisht kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE-së, Elmar Brok, duke vënë theksin tek të shkarkuarit pas tentativës për grusht shteti të FETÖ-s u shpreh se ka një rrezik për largimin e Turqisë nga BE-ja, por për këtë gjë nuk duhet të flitet me tone të qarta pasi është ende herët. aa

Francë, gjendja e jashtëzakonshme vazhdon edhe 6 muaj

Ky urdhër që daton nga nëntori i vitit 2015 do të jetë vazhdimi i katërt i gjendjes së jashtëzakonshme me një afat deri në janar të vitit 2017

PARIS – Pas sulmit terrorist në Nicë në të cilin u vranë 84 persona, parlamenti francez ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për gjashtë muaj.

Seanca që filloi mbrëmë ka përfunduar në mëngjes, ndërsa për vendimin për të vazhduar gjendja e jashtëzakonshme votuan 489 deputetë, kundër ishin 26 ndërsa katër deputetë abstenuan.

PEGIDA shndërrohet në parti politike në Gjermani

Organizata e re politike do të quhet Partia Popullore për Liri dhe Demokraci Direkte, apo FDDV sipas akronimit gjerman, ka konfirmuar kreu i lëvizjes Lutz Bachmann

BERLIN – Lëvizja patriotike evropiane kundër islamizimit të vendeve të krishtera, e njohur si PEGIDA, së shpejti do të bëhet parti e re politike në Gjermani, deklaroi themeluesi i kësaj lëvizjeje ultra djathtiste Lutz Bachmann.

Organizata e re politike do të quhet Partia Popullore për Liri dhe Demokraci Direkte, apo FDDV sipas akronimit gjerman, ka konfirmuar Bachmann gjatë një takimi në qytetin gjerman të Dresdenit.aa


Send this to a friend