VOAL

VOAL

Ribotimi i librit “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë

Shitjet e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit kanë shënuar rritje të madhe që prej publikimit të edicionit të veçantë në Gjermani, ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri shpalos ideologjinë e Hitlerit që formoi bazën e Nazizmit dhe urrejtjen e tij ndaj hebrenjve, e cila shpiu në Holocaust, raporton Reuters.

Botimi i ri është i pari që prej Luftës së Dytë Botërore dhe u publikua janarin e kaluar. Deri tani libri ka shitur 85 mijë kopje.

“Shifrat e shitjes na kanë mahnitur”, ka thënë Andreas Wirshcing, shef i shtëpisë botuese, transmeton Koha.net.

“Askush nuk ka pritur në sukses të tillë”, ka shtuar ai.

Hitleri librin “Mein Kampf” e shkroi mes viteve 1924 – 1924. Në fund të Luftës së Dytë Botërore libri ishte ndaluar nga Aleatët.

“Mein Kampf” që prej vitit 1945 ka shitur më shumë se 12 milionë kopje dhe është përkthyer në 18 gjuhë.

Papa Françesku: Zero tolerancë ndaj priftërinjëve abuzues të fëmijëve

Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjeve më 24 dhjetor 2016, Bazilika e Shën Pjetrit, Vatikan

 

Papa Françesku iu ka thënë peshkopëve në të gjithë botën të kenë zero tolerancë për klerin që abuzojnë seksualisht fëmijët, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu ka kërkuar falje për “një mëkat që na turpëron”.

Në një letër dërguar peshkopëve më 28 dhjetor, por që vetëm sot është publikuar nga Vatikani, Françesku shkruan: “Unë do të doja që ne të ripërtrijmë përkushtimin tonë për tu siguruar që këto krime të mos ndodhin më në mesin tonë”.

Prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa Françesku ka ndërmarrë hapa për të hequr me rrënjë abuzimin seksual brenda Kishës dhe të vë në zbatim masa që mbrojnë fëmijët.

Por, siç shkruan më tej Reuters, grupet që mbrojnë viktimat thonë ai nuk ka bërë mjaft, veçanërisht në mbajtjen përgjegjës të peshkopëve që kanë toleruar fshehjen e abuzimeve seksuale.

“(Kisha) pranon mëkatet e disa prej pjesëtarëve të saj: vuajtjet, përvojat dhe dhimbjet e të miturve që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Ky është një mëkat që na turpëron neve”, shkruan në këtë letër Françesku.

Në vitin 2014, ai e ka krijuar një komision të Vatikanit, pjesë e të cilit ishin disa prej viktimave që të këshillojnë Kishat se si t’i parandalojnë abuzimet. Por, disa pjesëtarë të komisionit janë ankuar rreth hapave të ngadaltë të ndryshimit në Vatikan.

Françesku e ka miratuar edhe themelimin e një tribunali të Vatikanit për të gjykuar peshkopët që akuzohen se kanë fshehur abuzimet seksuale apo që nuk kanë arritur t’i parandalojnë ato.

Por, siç shkruan Reuters, ky propozim ka ngecur.

Abuzimet seksuale brenda Kishës janë përmendur për herë të parë në vitin 2002, kur është zbuluar se peshkopët në SHBA kanë dërguar abuzuesit nga njëra famulli tek tjetra, në vend se t’i ata zhvesh nga petku fetar fare.

Skandale të ngjajshme më pas kanë filluar të zbulohen në tërë botën, ndërsa deri më tash Kisha ka paguar dhjetëra miliona dollarë si kompensim për viktimat.

Nata e Vitit të Ri në Stokholm më e ngrohta në 157 vitet e fundit

Temperatura në mbrëmjen e 31 dhjetorit në kryeqytetin suedez arrinte 10.4 gradë Celsius

STOKHOLM – Nata e Vitit të Ri në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ishte më e ngrohta në 157 vitet e fundit. Temperatura në mbrëmjen e 31 dhjetorit në kryeqytetin suedez arrinte 10.4 gradë Celsius, që bëri të jet qyteti më i ngrohtë në atë vend.

Mediat suedeze kanë raportuar se bëhet fjalë për natën më të ngrohtë të Vitit të Ri në 157 vitet e fundit, konkretisht nga viti 1859 sipas agjencive shtetërore të cilat ndjekin trendet meteorologjike.

Me këtë është “thyer rekordi” i cili ishte regjistruar në vitin 1972 në qytetin suedez Duvede ku në natën e Vitit të Ri temperatura ishte 0.1 gradë Celsius.

Edhe pse gjeografikisht i takon hemisferës së thellë veriore, klima në Suedi është mesatare dhe devijimet e temperaturës janë të rralla. aa

Sulmi në Stamboll, NATO ul flamujt në gjysëmshtizë

Një vendim të ngjashëm NATO ka marre edhe pas sulmeve në Francë, Belgjikë dhe Gjermani

BRUKSEL – Për shkak të sulmit terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, të kryer natën e Vitit të Ri, në të cilin u vranë 39 presona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë, flamujt para selisë së NATO-s në Bruksel, janë ulur në gjysëmshtizë.

Menjëherë pas sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjeteve sociale dënoi sulmin terrorist në Stamboll. Ai shprehu solidaritetin me Turqinë dhe sugjeroi që flamujt të ulen në gjysëm shtizë.

Në përputhje me këtë flamujt e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së janë ulur në gjysëm shtizë. Flamujt do të mbeten në gjysëm shtizë për dy ditë.

Flamujt e NATO-s ishin ulur në gjysëm shtizë edhe pas sulmit në aeroportin Ataturk të Stambollit. Një vendim të ngjashëm NATO ka marrë pas sulmeve në Francë, Belgjikë dhe Gjermani. aa

Tragjedia në “Reina” – Shkuan për të festuar fejesën, plumbat i ndanë përgjithmonë

Shkuan për të festuar fejesën, plumbat i ndanë përgjithmonë: Me poezi kujton të fejuarin që vdiq duke e mbrojtur në natën e zezë të Stambollit.

Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.

Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.

Në mesin e tyre ishte një çift turk i sapofejuar, Mustafa Sezgin Seymen dhe Sezen Arseven të cilët kishin zgjedhur të festonin këtë ditë të shënuar dhe të festonin Vitin e Ri në këtë lokal turk, transmeton Telegrafi.

Por, dita e tyre më e lumtur u shndërrua në më të hidhurën pasi që, sipas medieve turke, Mustafa duke e mbrojtur të dashurën, ka marr disa plumba që i morën jetën.

E fejuara e Mustafës më pas ka shkruar disa rreshta emocionuese në llogaritë e rrjeteve sociale, të cilat kanë bërë shumëkënd të qajnë.

Vlen të theksohet se Mustafa sot është dërguar për në qytetin e Trabzonit, aty ku edhe do të pushojë i qetë përjetësisht.

Këto janë vargjet e Sezenit:

Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.
Personi që kujdesej më së miri
Që unë të isha e hareshme e me plot dashuri
E që edhe në gjumë më dhuronte puthje
Tashmë këto momente mbetet vetëm në kujtime fotografike
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im
Miq, kam humbur dashurinë time të jetës.

Gjermani, 921 sulme ndaj shtëpive të refugjatëve

Deri më 27 dhjetor janë kryer 921 sulme ndaj shtëpive të cilat shteti i ka caktuar për refugjatët

ANKARA – Në vitin 2016 ndaj shtëpive të banuara nga refugjatë në Gjermani janë organizuar 921 sulme, shumica e të cilave vlerësohet të jenë kryer nga të djathtë ekstremë.

Sipas lajmit të përgatitur nga gazeta Welt bazuar në të dhënat e Zyrës Federale për Krime të Gjermanisë (BKA), deri më 27 dhjetor janë kryer 921 sulme ndaj shtëpive të cilat shteti i ka caktuar për refugjatët.

Theksohet se 857 nga sulmet në fjalë janë realizuar nga të djathtët ekstremë, të cilët shënuan ngritje të shpejtë në vend me fillimin e krizës së refugjatëve në vitin 2014. aa

Gjermani, largohen vullnetarisht mbi 54 mijë emigrantë

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë Herald Neymanns tha se janë miratuar mjetet prej 21.5 milionë euro për të financuar kthimin e emigrantëve në vendet e tyre

BERLIN – Mbi 54.000 emigrantë të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil në Gjermani, janë larguar vullnetarisht nga vendi këtë vit, që është numër dukshëm më i madh nga viti i kaluar, deklaruan zyrtarët gjermanë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë Herald Neymanns tha se janë miratuar mjetet prej 21.5 milionë euro për të financuar kthimin e emigrantëve në vendet e tyre.

Ai tha se në vitin 2015 rreth 35.000 persona të cilëve nuk iu pranua kërkesa për azil në Gjermani, janë larguar vullnetarisht nga vendi, por ai theksoi se këto shifra nuk mund të krahasohen për shkak se numri i atyre që janë larguar nga vendi këtë vit ende nuk është konfirmuar.

Neymanns tha se është më mirë që njerëzit të largohen vullnetarisht nga vendi, se sa të deportohen.

Gjermania në muajt e fundit ka ashpërsuar politikat e emigracionit për shkak të sigurisë, pasi nga viti i kaluar ka pranuar 890 mijë aplikacione për azil. aa

Më 2016 Ukraina shkatërroi 1 320 statuja të Leninit

Gjatë këtij viti, në kuadër të ligjit të dekomunistizimit, Ukraina shkatërroi 2 389 monumente të epokës sovjetike, ndërkohë që mes tyre figuronin 1 320 statuja kushtuar drejtuesit të Revolucionit socialist të Tetorit, Vladimir Iliç Leninit.

“Kujtojmë që pas Rusisë, Ukraina ishte vendi me numrin më të madh të statujave, kushtuar Leninit, në zonat publike”, lexohet në komunikatën e zyrës së shtypit të Institutit Ukrainas për Kujtesën Kombëtare.

Ndërkohë, në të gjithë vendin u riemëruan 51 493 rrugë, 25 disktrikte dhe 987 qendra të banuara.

Suedi, numri i azilkërkuesve në vitin 2016 bie për 80 për qind

Enti Suedez për Emigracion njoftoi se këtë vit në këtë vend arritën vetëm 5.410 refugjatë sirianë, në krahasim me 51.338 aq sa ishin në vitin 2015

STOCKHOLM – Sipas të dhënave të Entit Suedez për Emigracion në Suedi numri i azilkërkuesve në vitin 2016 ka rënë për 80 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kur në këtë vend kërkesë për azil parashtruan 163.000 persona.

Fluksi i refugjatëve në Suedi ka rënë pas vendosjes së kontrollit kufitar, marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë dhe ashpërsimit të ligjeve, shkruan portali The Local.

Enti Suedez për Emigracion njoftoi se këtë vit në këtë vend arritën vetëm 5.410 refugjatë sirianë, në krahasim me 51.338 aq sa ishin në vitin 2015.

Kështu, deri në mes të dhjetorit të këtij viti, azil në këtë vend skandinav kanë kërkuar 28.000 persona. Zëdhënësi i Entit për Migracion Fredrik Bengtsson theksoi se ulja e numrit të azilkërkuesve është rezultat i shumë faktorëve të pranishëm në Suedi dhe BE.

“Kemi marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Turqisë dhe BE-së, si dhe ulje të konsiderueshme të mundësisë së azilantëve që të udhëtojnë përmes kufijve evropianë. Në Suedi kemi ndryshuar ligjet, ashtu që këtë vend nuk e konsiderojnë më destinacion optimal. Më nuk aprovojmë qëndrim të përhershëm dhe bashkimi familjar, ku është shumë i kufizuar”, tha Bengtsson.

Rënie më të madhe është regjistruar në mesin e azilkërkuesve minoren të cilët në Suedi arrijnë pa shoqërim. Sivjet rreth 2.100 të mitur pa shoqërim kanë kërkuar azil në Suedi, në krahasim me 35.369 të vitit të kaluar. aa

Në Berlin nesër fillon “marshimi civil” për Alepin

Aktivistët synojnë që të ecin 20-25 km në ditë, dhe me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet ku ato do të kalojnë kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen për situatën në Siri

BERLIN – Lëvizja “Marshimi civil për Alepin” e cila kërkon ndalimin e bombardimeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, ditën e hënë më 26 dhjetor do të filloj marshimin nga Berlini me synimin për të mbërritur në Alep.

Gazetarja dhe blogerja polake Anna Alboth e cila është një prej drejtuesve të lëvizjes ka vënë në dukje se dëshirojnë që tragjedia njerëzore në Siri të marrë fund. Ajo më tej ka shtuar se “Në marshimin tonë dëshirojmë të ftojmë persona të ndryshëm. Pavarësisht se mund të kenë pikëpamje të ndryshme politike, përkatësi të feve të tjera apo përvojave të ndryshme, ne dëshirojmë që këtë marshim ta kryejmë dhe realizojmë së bashku me ato dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin.”

Pasi ka shpjeguar se ditën e hënë në orët e mëngjesit do të nisen nga Tempelhof në Berlin rajon i cili banohet intensivisht nga një numër i madh sirianësh, Alboth është shprehur se “Shpresojmë që ditën e nisjes me ne të bashkohen nga Berlini afërsisht 3 mijë vetë. Ne e dimë se shumë persona ndodhen atje për të treguar mbështetjen ndaj nesh dhe për të na uruar suksese. Gjithashtu edhe shumë persona do të marrin pjesë në mënyrë simbolike ditën e parë të marshimit.”

Ajo ndër të tjera ka theksuar se si qytetarë të thjeshtë të Evropës nuk dëshirojnë që të qëndrojnë edhe më shumë në heshtje dhe se kanë dëshirën të vendosin në veprim politikanët evropianë. Alboth ka shtuar se kanë vendosur për këtë marshim pas përjetimeve të ndodhura në Halep dhe se do të marshojnë jo vetëm për Halepin, por për të gjithë civilët që përpiqen të mbijetojnë në të gjithë qytetet nën rrethim në Siri.

“Unë jam një nënë dhe kam dy fëmijë. Videot e ardhura nga Siria i kemi parë të gjithë. Teksa unë kam vërejtur këtë video, tek ato fëmijë në video kam vendosur fëmijët e mi. Ndoshta dhe për këtë arsye jam ndikuar shumë. Në momentin kur shikoja këto video e ndjeja se sa e vetme që isha, dhe përjetimet e mia i shpreha në median sociale. Unë edhe më parë kam marrë pjesë në protesta, kam bërë donacione në institucionet humanitare, por tashmë mendoj se këto janë të pamjaftueshme. Kam vërejtur se shumë persona që ndodhen në të gjithë Evropën kanë të njëjtat mendime me mua. Ato që do të nisen në këtë marshim me mua shprehen “mjaft tashmë”. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, nuk ndodhemi në një situatë për të zgjidhur konflikte të mëdha. Por nuk dëshirojmë të qëndrojmë të heshtur”, është shprehur në fjalën e saj Alboth.

Më tej ajo ka shpjeguar se marshimi do të filojë nga Gjermania dhe do ta vazhdojnë me radhë në Republikën Çeke, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe më pas në Turqi, ku dhe nga këtu synojnë që të mbërrijnë në Halep. Alboth ka shtuar se me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet përgjatë rrugës që do të kalojnë do të tërheqin vëmendjen për përjetimet në Siri.

Thirrje politikanëve

Aktivistja polake ka theksuar se do të kryejnë një marshim të vështirë nën kushtet e dimrit, por se janë të vendosur për këtë nismë. Ajo ndër të tjera ka vlerësuar se “Nuk i bashkangjitem mendimit se ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nëse njerëzit janë të vendosur ata kanë mundësinë për të ndryshuar diçka. Nëse ne nuk iu tregojmë politikanëve që ne jemi të interesuar për këtë çështje, edhe ato nuk do të mund të bëjnë asgjë. Sepse këtu nuk do të vërejnë ndonjë interes. Por politikanët do të të vërejnë se ne kemi kaluar në veprim dhe kemi nisur të marshojmë drejt Halepit dhe do të konstatojnë se votuesit e tyre i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Në këtë mënyrë ne mund të detyrojmë ata që të marrin vendim.”

Gjithashtu Alboth ka vënë në dukje se në marshimin që do të nisin nga Berlini nuk do të ketë pjesëmarrës vetëm nga Evropa, por do të ketë edhe vullnetarë që do të vijnë nga SHBA-ja, ndërsa një numër i madh personash që kanë kontaktuar me ta nga Turqia kanë shprehur interesin e tyre për marshimin. Alboth ka theksuar se kjo i jep forcë dhe shprehet se “Ne presim që të marrin pjesë në marshimin tonë të gjithë ata që dëshirojnë të na mbështesin. Mbështetja më e madhe për ne do të jetë që të marrin pjesë në marshimet tona sikur kjo të jetë edhe vetëm për disa orë. Së dyti dëshirojmë që marshim t’iu shpjegohet persona që kanë përreth. Presim që të transmetojnë situatën ku ndodhen civilët në Siri dhe të kontribuojnë për të krijuar një ndryshim. Unë kam besimin se sa më shumë interes të tregojmë ne ndaj çështjes së Sirisë, aq më pak gjëra të këqija do të përjetohen atje.”

Do të marshojnë me flamuj të bardhë

Pas marshimit nuk ndodhet ndonjë parti politike apo ndonjë grup dhe se ai është i hapur për të gjithë, ka nënvizuar Alboth, duke vënë në dukje se gjatë marshimit do të mbajnë vetëm flamuj të bardhë dhe se nuk do të lejohen flamuj apo emblema të ndryshme.

Ndër të tjera duke shprehur falënderimet për ato që dëshirojnë të kontribuojnë për çështjet që ata kanë nevojë si për pajisje teknike, strehim, mbështetje mjekësore, aktivistja polake ka shpjeguar se personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë nëpërmjet llogarisë @CivilMarchForAleppo që kanë hapur në Facebook.

Aktivistët që do të mblidhen ditën e hënë më 26 dhjetor në hapësirën e ish-aeroporti Tempelhof në Berlin, pas fjalimeve që do të mbahet do të nisin marshimin e tyre.

Aktivistët synojnë që të ecin 20-25 km në ditë, dhe me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet ku ato do të kalojnë kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen për situatën në Siri. Aktivistët vullnetarë synojnë që të mbërrijnë në Halep pas një marshimi i cili do të zgjasë afërsisht për 4 muaj.  AA

Trumpi: Rezoluta e OKB-së për Izraelin e vështirëson paqen

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, tha mbrëmë se miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën nga Izraelikërkohet ndalja e ndërtimit të vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez, do ta bëjë arritjen e marrëveshjes për paqe “shumë më të vështirë”.

Megjithatë, ai në postimin e tij në rrjetin Twitter tha se administrata e tij “do ta kryejë këtë gjithsesi”.

Deklarata e zotit Trump u bë pak kohë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar ashpër administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për abstenim nga votimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

, tha mbrëmë se miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën nga Izraelikërkohet ndalja e ndërtimit të vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez, do ta bëjë arritjen e marrëveshjes për paqe “shumë më të vështirë”.

Megjithatë, ai në postimin e tij në rrjetin Twitter tha se administrata e tij “do ta kryej këtë gjithsesi”.

Deklarata e zotit Trump u bë pak kohë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar ashpër administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për abstenim nga votimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Gjermani, nga “bomba” e Luftës së Dytë Botërore evakuohen 54 000 banorë

FRANKFURT – Mbi 54.000 banorë të qytetit gjerman të Augsburgut, mëngjesin e sotëm kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe do të mbeten jashtë derisa të përfundojë deaktivizimi i një bombe të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, e rëndë 1.8 ton.

Nga shkaku i detonimit të bombës është mbyllur edhe katedralja e vjetër e qytetit e cila daton nga mesjeta, ndërkohë që është mbyllur edhe godina e administratës së qytetit.

Për ata banorë që nuk kanë një vend për të qëndruar, autoritetet kanë hapur shkollën e cila gjendet aty pranë. Gjithashtu, policia tha se në shkollë mund të strehohen edhe kafshët shtëpiake, ndërkohë që transporti publik sot do të jetë falas.

Evakuimi i sotëm në Augsburg është më i madhi deri më tani, madje më i madh se evakuimi i 45.000 njerëzve gjatë detonimit të një bombe në Koblenz në vitin 2011.

Në Gjermani, nuk është e rrallë që autoritetet të zbulojnë bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Augsburgu pësoi rëndë në datat 25 dhe 26 shkurt të vitit 1944, atëherë kur qyteti u sulmua nga qindra bombardues britanikë dhe amerikanë. aa

Austria kremton 200-vjetorin e Stille Nacht

Teksti, i shkruar nga Joseph Mohr, i cili në vitin 1816 ishte zëvendës-famullitar, u muzikua dy vjet më vonë nga organisti Franz Gruber, për t’u kënduar pastaj, i përkthyer në 140 gjuhë të botës.

Në Kohën e Ardhjes, Kohë Sh’Këndellash, shekujt gërshetuan traditat e ciklit dimëror me kremtime liturgjike e me këngë (Chistmas Carols) të cilat luajtën gjithnjë rol të rëndësishëm në përgatitjet familjare a komunitare për Festën e madhe. Këto këngë, që tashmë u përkasin traditave popullore,  krijojnë në këtë periudhë atë atmosferë sugjestive, që  vijon edhe sot e kësaj dite në zonat fshatarake, por jo më pak edhe në metropolet e mëdha, duke nisur nga festat shkollore, për të vijuar me grupet e këngëtarëve, nëpër sheshe e me kremtimet ndër kisha.

E Salcburgu – qytet austriak, ku lindi kompozitori Mozart, i cili nuk ka kurrfarë nevoje për epitete – sivjet ka një arsye më shumë për t’i përgatitur Këngët e Krishtlindjes: kremton 200 vjetorin e krijimit të tekstit të njërës nga këngët më të famshme në botë: “Stille nacht” – “O e qeta natë”.

Ishte vetëm 24 vjeç Joseph Mohr, zëvendës-famullitar i fshatit të vogël Mariapfarr im Lungau, në zonën e Salcburgut  nga viti 1815 deri më 1817, kur për Krishtlindjen 1816 krijoi tekstin, që sot njihet si “poezia e paqes”. Dy vjet më pas don Mohr u transferua në famullinë e  San Nikolaus ad Oberndorf,  rreth njëzet kilometra në veri të Salcburgut. Atje don Mohr ia dha tekstin organistit Franz Gruber, mësues në shkollën e afërme të Arnsdorf, duke iu lutur t’i krijonte një melodi të përshtatshme për t’u kënduar me dy zëra, shoqëruar me kor e kitarrë. Ngjarjen e tregoi vetë Gruber, më 1854, në shkrimin “Si lindi një këngë Krishtlindjeje”. Mohr u kënaq pa masë nga partitura e, gjatë Meshës së Mesnatës së Krishtlindjes, zëvendës-famullitari tenor e këndoi duke e shoqëruar me kitarrë, e Gruber e intonoi me zë basi. Kënga i mahniti besimtarët e Oberndorf, që e mbushnin përplot Kishën në Meshën e Mesnatës, aq sa lindi menjëherë legjenda se ishte gjetur një partiturë për kitarrë, kompozuar nga një organist diplomat. Madje pati edhe nga ata që më pas treguan se në ato javë organo e Kishës ishte e prishur (sepse kacekët i kishin ngrënë minjtë)  prandaj u desh zëvendësuar me një instrument tjetër, që Mesha e Mesnatës së Solemnitetit, të mos mbetej pa muzikë e pa këngë.

Varianti origjinal i tekstit (një kopje e vetme) nënshkruar nga Mohr: “Tekst i Joseph Mohr, zevendës- famullitar 1816” u gjet vetëm në vitin 1995: analiza tregon se u shkrua para 1830-tës. Ngjitur me të u gjet edhe partitura me shënimin: “Melodia e Franz Xaver Gruber 1818”, duke i siguruar, kështu, secilit atësinë e amësinë e veprës së famshme.

Nuk është aq  e lehtë, ndërkaq, të zbulohet ç’e frymëzoi këtë tekst. Poezia u shkrua në një kohë kur Austria po kalonte vështirësi të mëdha. Dimë se pas humbjeve të Napoleon Bonapartit mbarë Evropa, me diktatin e Kongresit të Vjenës, u rikthye në kohët e mëparshme. Pas vendimeve nga lart, principata ipeshkvnore e Salcburgut e humbi përfundimisht pavarësinë, duke u ndarë në dy pjesë: një pjesë e saj i kaloi pikërisht më 1816 Mbretërisë së Bavarisë, ndërsa tjera, Perandorisë së Austrisë.

Zona e Oberndorf bei Salzburg u bë tokë kufitare, ndërsa lumi Salzach, i cili në shekuj kishte qenë burim fitimesh për një mori familjesh që ndërtonin barka për tregtinë e kripës, u bë simbol i pasigurisë për të ardhmen. Fjalët paqe, në një tekst që krijohej në atmosferë trishtimi të thellë, duket sikur donin ta qetësonin popullsinë e gjunjëzuar atë natë Krishtlindjeje para Krishtit Fëmijë për t’iu lutur ta ndihmonte për t’i mbajtur gjallë familjet.

Melodia e Gruber (emri i të cilit kujtohet shumë më tepër se ai i famullitarit Mohr) u rimor më pas e iu përs\htat teksteve të tjera, gjithnjë me motive Krishtlindjesh. Flitet për krijime në 140 gjuhë të botës, ndërmjet të cilave, dy tekstet shqip, njëri besnik fjalë për fjalë i tekstit të Mohr përkthyer nga Atë Pjetër Meshkalla SI, tjetri, krejt i rikrijuar sipas motiveve të Ungjillit, përkthyer nga i Lumi Vinçenc Prennushi OFM.  Po kështu edhe teksti në gjuhën italiane u rikrijua nga Angelo Meli, me titullin “Astro del ciel” (Yll i qiellit), ndërsa titulli në anglisht mbeti ai i origjinalit “Silent Night”.

Nën tingujt e “Stille Nacht” në Mariapfarr kujtohet çdo vit krijimi i kësaj kënge, që e bëri këtë vend të vogël tejet të famshëm në mbarë botën. Madje këtu njëri nga sheshet u pagëzua me emrin e Mohr e aty u vendos edhe një bust i autorit të tekstit, e po në këtë vend, që sot ka 5000 banorë  dhe statusin e qytetit, marrë në vitin 1937, u ndërtua edhe “Stille Nacht Kapelle”, pikërisht në vendin ku lartohej Kisha e Shën Nikollës, e dëmtuar nga përmbytjet e vitit 1897-98 (kisha famullitare u ndërtua në vitin 1903 në një vend tjetër). Pak më tutje ngrihet “Stille Nacht Museum” ku mund të njihesh me hollësira mbi historinë e tekstit, me përhapjen e tij e të melodisë. Një seksion aneks i kushtohet Leopolod Kohr (1909-1994) jurist dhe ekonomist i lindur në Oberndorf e pastaj  i strehuar në SHBA, ati i batutës “gjëja e vogël është e bukur”, që u bë më pas titull i librit të  Ernst Friedrich Schumacher, botuar më 1973: një përmbledhje syzimesh me argument ekonomik.

Të premten, më 25 nëntor, në Mariapfarr u paraqit emetimi i një pulle të re poste  austriake, për të kremtuar 200 vjetorin e tekstit të Mohr.

Për një përkim të thjeshtë, pikërisht me rastin e së njëjtës festë të vitit 1816, hynte në Hofburg, seli perandorake në zemër të Vjenës, bredhi i parë i Krishtlindjes austriake.

Sulmet në Gjermani – Presidenti Gauck: Të mos nxitet projektimi i imazhit të armikut

Përshëndetja tradicionale e Krishtlindjeve e Preisidentit sivjet është tërësisht në shenjë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në sheshin Breitscheidplatz më 19 dhjetor. Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 53 u plagosën pjesërisht rëndë, kur atentatori mësyu me nëj maune në masën e njerëzve. “Shumë të vdekurit dhe të plagosurit në një treg Krishtlindjesh në Berlin na kanë tronditur e trazuar thellë”, thotë Joachim Gauck. Njerëzit tani ndjejnë indinjatë, zemëratë, frikë dhe pafuqi.

Ndjenja, prej të cilave njeriu nuk duhet të lejojë të pushtohet dhe kurrësesi indinjata dhe zemërata nuk duhet të kthehen tani në urrejtje e dhunë. Në vend të kësaj është e rëndësishme, të qendrojmë bashkuar dhe të mbrojmë njerëzoren. Kush është “i ndjeshëm, i hapur dhe i gatshëm për ndihmë”, mund t’i shndërrojë indinjatën dhe zemëratën “në forca, që mbrojnë prej urrejtjes, dhunës dhe përçmimit ndaj të tjerëve”, thotë Gauck në fjalimin e tij të të regjistruar në presidencë në kështjellën Bellevue. Kjo është përshëndetja e tij e fundit me rastin e Krishtlindjeve si president.

Përballja politike me arsye

Këto janë fjalë, prej të cilave lexohet qartë shqetësimi i tij nga një radikalizim i shoqërisë. E në radhë të parë shqetësimi prej një konfrontimi politik lidhur me politikën ndaj refugjatëve. “Pikërisht në kohët e sulmeve terroriste ne duhet të mos i thellojmë hendeqet në shoqërinë tonë, as duke i përgjithësuar grupet si të dyshuar dhe as duke i shpallur në mënyrë përgjithësuese politkanët si fajtorë”, thekson Joachim Gauck.

Por kjo nuk do të thotë, që të heqësh dorë prej diskutimit politik për shkaqet dhe pasojat e sulmit. Si për politikën ndaj refugjatëve, ashtu edhe për sigurinë në Gjermani duhet të ketë debat konstruktiv, me arsye dhe me respekt ndaj kundërshtarit politik. Për ish-priftin evangjelist Gauck kjo ka të bëjë edhe me një mesazh kristian të Krishtlindjes: “Ne duhet pikërisht në këto ditë të sjellim në vëmendje atë çfarë i karakterizon Krishtlindjet dhe që përtej kristianizmit është bërë pjesë e kulturës sonë.”

Falemidnerit shumë qytetareve dhe qytetarëve

Qytetarëve presidenti u bën thirrje, që “të kenë besim tek vendi i tyre” dhe të bëjnë gjithçka, në mënyrë që shoqëria të mbetet një “vend i bashkëjetesës në solidaritet”. “Edhe tani, që ajo po përballet me probleme të pazgjidhura”. Me këtë ai nuk do të dhurojë “dëshira ëndrrash”, thekson Joachim Gauck, por bën fjalë për “realitetin”. Vazhdimisht ai takon njerëz, që e kanë bërë Gjermaninë “përmes kontributit vetiak më të banueshme, më të sigurtë dhe më të besueshme. Kjo ndodh si në profesion, në kohën e lirë, në familje apo në angazhimet vullnetare. “Këta njerëz gjatë viteve si president më kanë bërë mua gjithmonë e më të sigurtë.”

Presidenti në fjalën e tij lëvdon e shpreh mirënjohje veçanëarisht për infermieret e kujdestarët, edukatoret e mësuesit, ushtarët e policët. Por edhe “sindikalistët e angazhuar dhe sipërmarrësit e vetëdijshëm për përgjegjësinë, punonjësit social dhe menaxherët si dhe të gjithë ata, që zbatojnë të drejtën”. Po ashtu meritojnë falemenderim edhe “shumë qytetare e qytetarë që angazhohen vullnetarisht në ndihmë të refugjatëve e që me këtë tregojnë, se nuk duhet të refuzohet dhe të përjashtohet e huaja, për të ruajtur e jetuar atë që është e jotja”. Pikërisht në kohë të pasigurta shoqëria di ta vlerësojë “punën e besueshme” të këtyre njerëzve. “Jo sepse ato bëjnë diçka të jashtëzakonshme, por sepse ato atë që është e zakonshme e bëjnë jashtëzakonsiht mirë.”

DW

Reuters: Sulmuesi i Berlinit është vrarë në Itali

Anis Amri

Personi për të cilin besohet se është i dyshuar për sulmin me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë sot, gjatë të shtënave në një lagje të qytetit verior italian, Milano, i ka thënë agjencisë Reuters një burim i sigurisë.

Një video e postuar në faqen e internetit të revistës italiane, Panorama, ka sugjeruar se të shtënat kanë ndodhur para agimit, ndërsa policia e kishte rrethuar atë hapësirë derisa ende ishte terr.

Ky informacion është njëri nga raportet kundërthënëse lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit tunizian, Anis Amri, 24 vjeçar.

Hetuesit gjermanë patën thënë se besonin se i dyshuari Amri ishte ende në Berlin, pasi ai me gjasë ishte i plagosur, pati raportuar Der Tagesspiegel, duke u mbështetur në burime të sigurisë. (REL)

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Ja vetura e vëllezërve kosovarë që u arrestuan në Gjermani për terrorizëm (Foto)

Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare në Oberhausen pranë kufirit holandez, ka thënë policia

Vëllezërit, të moshës 31 dhe 28 të lindur në Kosovë, u arrestuan të premten  në mëngjes në Duisburg, shkruan Bild, transmeton Gazeta Express.

Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmit të së hënës në Berlin, që la 12 persona të vdekur.

Megjithatë, po vazhdon ndjekja e terroristit Anis Amri, në të gjithë Europën, mirëpo ende nuk dihet nëse kosovarët kishin lidhje me të apo jo.

Mirëpo, ajo që dihet fillimisht, sipas policisë, kosovarët kishin në plan ta sulmonin qendrën tregtare në Oberhausen “Centro”.

Këto janë pamje nga momenti i arrestimit dhe vetura e vëllezërve kosovarë:

Fronti Kombëtar francez e humbet përkrahjen financiare ruse

Presidentja e Frontit Kombëtar francez, Marine Le Pen në Moskë

 

Fronti Kombëtar francez (FN) ka problem që të mbledhë fonde prej 20 milionë eurosh të cilat i ka të nevojshme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, ka thënë sekretari i thesarit të kësaj partie për “Bloomberg News”.

“Banka e Parë Çeke e Rusisë” me seli në Moskë në vitin 2014 i ka dhënë hua kësaj partie të ekstremit të djathtë, 9 milionë euro, mirëpo Banka Qëndrore ruse ia ka marrë asaj licencën në muajin korrik.

Në një intervistë që është publikuar më 22 dhjetor, sekretari për thesari i Frontit Kombëtar francez, Wallerand de Saint Just i ka thënë “Bloombergut” se partia po kërkon për përkrahës të rinj financiar.

“Humbja e Bankës së Parë Çeke të Rusisë ka qenë goditje e rëndë për ne”, ka thënë Saint Just.

“Huaja ruse ka qenë burim stabël. Tani, ne ende po kërkojmë për hua të reja”, ka thënë më tej ai.

Saint Just ka thënë ata po kërkojnë për hua nëpër shtete të tjera, përfshirë Rusinë sepse bankat franceze po refuzojnë të financojnë partinë.

Sondazhet tregojnë se liderja e Frontit Kombëtar, Marie Le Pen është kandidatja e dytë e preferuar e francezëve për tu bërë president.

Zgjedhjet me dy raunde priten të mbahen në muajin prill dhe maj, ndërsa në muajin qershor francezët do i kthehen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët.

Policia gjermane identifikon të dyshuarin për krimin me kamion

Policia gjermane është angazhuar në një kërkim të organizuar për të gjetur të dyshuarin rreth sulmit me kamion të ditës së hënë.

Një urdhër arresti i lëshuar të mërkurën përmend emrin e tunizianit Anis Amri, i cili ka lindur në qytetin e Ghazës në Tunizi. Njoftimi thotë se ai ka përdorur të paktën gjashtë pseudonime të ndryshme dhe tri kombësi të ndryshme në të kaluarën dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar edhe dy foto të të dyshuarit dhe e përshkruajnë atë si me gjatësi dhe peshë mesatare, me flokë të zeza dhe sy kafe.

Policia aktualisht po kërkon për të në të gjithë Gjermaninë dhe në të gjithë shtetet e Zonës Shengen në Evropës. Një burrë tjetër, një pakistanez i cili ishte arrestuar pas sulmit, u lirua për shkak të mungesës së provave.

Pas një konferencë të mërkurën, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha se policia e kishte identifikuar Anis Amrin si të dyshuar të ri, por theksoi se “ai është një i dyshuar, por jo domosdoshmërisht autori i sulmit”.

Pavarësisht se de Maiziere nuk pranoi të konfirmojë apo mohojë raportet e mediave rreth lidhjeve të Anis Amrit me grupet ekstremiste islamike, Stephan Mayer, një ligjvënës konservator, tha se Amri ka qenë nën mbikqyrje për disa kohë.

Erdogan-Nishanit: Shqipëria të “pastrojë” lidhjet e Gylen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe më pas të dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Presidenti Erdoğan në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët duke vënë në dukje se në takim është biseduar edhe rreth organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) dhe luftën kundër saj u shpreh:

“Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.”

“Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ndër të tjera Erdoğan./Burimi: Anadolu Agency

FOTOT/ Lëvizja e NATO-s që shqetëson (jo pak) Rusinë: Rikthimi i “Perdes së Hekurt” (Merr pjesë dhe Shqipëria)

Pentagoni ka nisur ditën e sotme transferimin e pajisjeve të rënda në katër bazat europiane të NATO-s si pjesë e operacionit “NATO Atlantic Resolve”, për të siguruar aleatët përballë një Rusie agresive.

Ky është përforcimi ushtarak më i madh i NATO-s në kufijtë ruse që prej kohës së Luftës së Ftohtë”.

Katër bazat ndodhen në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Bëhet fjalë për të njëjtat struktura të përdorura edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Në Holandë do vendosen 1600 mjete të rënda në kompleksin Eygelshoven, me sipërfaqe 500 mijë metra katrorë.

Mjetet përfshijnë karrot e blinduara M1 Abrams, mjete luftarake Bradley dhe M109 Paladin.

Kjo bazë është inauguruar në 1985 si një bazë që do t’i bënte ballë një bastisje të mundshme nga Rusia.

Ndërkohë në janar do të nisë zhvendosja e mjeteve dhe njerëzve në Poloni, Estoni dhe Letoni duke mbyullur çdo kufi të mundshëm me Rusinë.

Një rikthim i “Perdes së Hekurt” që ndau më dysh kontinentin europian gjatë Luftës së Ftohtë.

Në Estoni trupave amerikane do t’i bashkohen edhe 800 ushtarë anglezë, siç është lajmëruar me kohë.

Gjithashtu do të vijnë batalione gjermane dhe franceze duke çuar në total në 4 mijë numrin e trupave.

Ndërkohë në Letoni do të vijnë 450 trupa kanadeze, dhe do të ketë edhe 200 ushtarë nga Shqipëria, Italia, Polonia dhe Sllovenia./ TemA

http://www.ilgiornale.it/news/mondo/europa-iniziato-trasferimento-dei-carri-armati-usa-1344788.html?utm_source=Facebook&utm_medium=Link&utm_content=Europa,%2Biniziato%2Bil%2Btrasferimento%2Bdei%2Bcarri%2Barmati%2BUsa%2B-%2BIlGiornale.it&utm_campaign=Facebook%20Page

Kërkohet një i dyshuar tunizian për sulmin në Berlin

Pamje gjatë nderimit për të vrarët në tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Mediat gjermane raportojnë se policia e ka lansuar një kërkim masiv për një person tunizian, pasi dokumentet e tij janë gjetur në kamionin, me të cilin është sulmuar tregu i Krishtlindjeve në Berlin, duke i vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.

E përditshmja Welt dhe javorja Der Spiegel kanë raportuar sot se ky person kishte arritur në Gjermani si refugjat, më herët këtë vit.

Raportet thonë se dokumentet e tij të identifikimit ishin gjetur dje nga policia në kabinën e kamionit.

Nga ana tjetër, policia sot ka shprehur besim se së shpejti do ta gjejë shoferin e kamionit, por u ka tërhequr vërejtjen njerëzve në Berlin, që të jenë të vetëdijshëm se personi në ikje është i armatosur.

“Jam relativisht i sigurt se ne me gjasë nesër ose në të ardhmen e afërt, do të jemi në gjendje ta paraqesim të dyshuarin e ri”, tha Andre Schulz, shef i Asociacionit të detektivëve kriminalë të Gjermanisë, në një rrjet televiziv kombëtar.

Sipas tij, ka “dëshmi të mirë” derisa afro 500 vetë kanë dhënë informacione për këtë krim.

Policia e Berlinit, fillimisht e arrestoi një emigrant 23 vjeçar nga Pakistani, pas sulmit në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, por e liroi atë mbrëmë vonë, pasi nuk është gjetur dëshmi që e lidhë atë me sulmin.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte “ushtar i Shtetit Islamik”, që po përgjigjej ndaj ftesave të grupit për t’i marrë në shënjestër shtetasit e vendeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë kundër IS-it në Siri dhe Irak.

Intensifikohet kërkimi për sulmuesin në Berlin

Pamje e pjesëtarëve të policisë speciale të Gjermanisë

Policia e Gjermanisë thotë se e ka intesifikuar kërkimin për sulmuesin i cili i ka vrarë 12 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë, duke depërtuar me një kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Policia sot ka shprehur besim se së shpejti do ta gjejë shoferin e kamionit, por u ka tërhequr vërejtjen njerëzve në Berlin, që të jenë të vetëdijshëm se personi në ikje është i armatosur.

“Jam relativisht i sigurt se ne me gjasë nesër ose në të ardhemn e afërt, do të jemi në gjendje ta paraqesim të dyshuarin e ri”, tha Andre Schulz, shef i Asociacionit të detektivëve kriminalë të Gjermanisë, në një rrjet televiziv kombëtar.

Sipas tij, ka “dëshmi të mirë” derisa afro 500 vetë kanë dhënë informacione për këtë krim.

Policia e Berlinit, fillimisht e arrestoi një emigrant 23 vjeçar nga Pakistani, pas sulmit në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, por e liroi atë mbrëmë vonë, pasi nuk është gjetur dëshmi që e lidhë atë me sulmin.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte “ushtar i Shtetit Islamik”, që po përgjigjej ndaj ftesave të grupit për t’i marrë në shënjestër shtetasit e vendeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë kundër IS-it në Siri dhe Irak.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila kritikohet për lejimin e hyrjes së 890 mijë emigrantëve në Gjermani në vitin 2015, tha se do të ishte “e neveritshme” nëse refugjati, që kërkon mbrojtje në Gjermani, e ka kryer sulmin në Berlin.

Alarm për bombë në Këln të Gjermanisë

Për shkak të një telefonate për bombë stacioni i trenit ku çdo ditë udhëtojnë një numër i madh pasagjerësh është evakuuar plotësisht nga policia dhe janë ndaluar udhëtimet e trenave

KËLN – Stacioni qendror i trenit në qytetin Këln të Gjermanisë evakuohet për shkak të një alarmi për bombë. Për shkak të një telefonate për bombë stacioni i trenit ku çdo ditë udhëtojnë një numër i madh pasagjerësh është evakuuar plotësisht nga policia dhe janë ndaluar udhëtimet e trenave.

Pas telefonatës për bombë të kryer në orët e mbrëmjes janë evakuuar edhe punonjësit në stacion dhe udhëtarët që ndodheshin në pritje nëpër trena. Sipas lajmeve në median lokale, theksohet se ekipet speciale të policisë kanë kryer kontrolle në stacionin e trenit ku kërkimet nuk kanë dhënë rezultat, duke u bërë e ditur se në stacion nuk është gjetur bombë.

Alarmi për bombë krahas udhëtimeve ndërqytatase me tren ka shkaktuar edhe ndërprerjen e udhëtimeve me tramvaj brenda qytetit Këln.

Në vend mbizotëron një frikë për shkak se edhe ditën e djeshme në Berlin ndodhi një sulm terrorist në tregun e krishtlindjeve. aa

ISIS thotë së “ushtari” i tij kreu sulmin në Berlin

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për sulmin me kamion mbi turmën e mbledhur ne tregun e krishtlindjeve ne Berlin, që la pas vetes 12 të vrarë.

Sulmuesi në Berlin “është ushtar i Shtetit Islamik dhe kreu sulmin duke ju përgjigjur thirrjeve për të goditur qytetarët e koalicionit të kryqtarëve”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga agjencia e grupit, Amaq.

Prokurorët gjermanë thanë më herët të martën se një person i arrestuar pas sulmit me kamion në një treg Krishtlindjesh të Berlinit është liruar për shkak se nuk kishin prova të mjaftueshme që e lidhnin atë me sulmin.

Prokurorët federalë thanë se personi në fjalë, një pakistanez i ardhur në Gjermani vitin e kaluar si azilkërkues, mohoi përfshirjen në sulmin që vrau 12 vetë dhe plagosi rreth 50 të tjerë.

Prokurorët thanë se dëshmitarët arritën ta ndjekin shoferin e kamionit deri në një farë vendi, por pastaj ai u humbi. Pamja e personit të arrestuar përputhej me përshkrimet e dëshmitarëve, por hetuesit nuk ishin në gjendje të provonin se ai ishte në kabinën e kamionit në kohën e sulmit.

Sipas ligjit gjerman, prokurorët kanë kohë deri në fund të ditës kalendarike për të kërkuar një urdhër arresti kur i dyshuari është në paraburgim.

Autoritetet thanë se nuk ka “asnjë dyshim” se sulmi i djeshëm me kamion në Berlin ishte i qëllimshëm. Personi i dyshuar, përplasi një kamion të vjedhur në një treg Krishtlindjesh, pranë kishës Kaizer Vilhelm, duke vrarë 12 persona dhe plagosur rreth 50.

Autoritetet gjermane e quajtën ngjarjen në Berlin “një akt terrorist” që kishte të gjitha shenjat e ekstremizmit islamik.

Kreu i Zyrës së Policisë Kriminale Federale, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që një i dyshuar apo të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mbrëmshme të jenë ende të lirë, pavarësisht arrestimit të personit pak pas sulmit.

Kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë gjermanë vendosën sot trëndafila të bardhë në vendin e ngjarjes. Zonja Merkel shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe Kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller.

Zonja Merkel tha se autoritetet mendojnë se sulmi ishte një akt terrorist.

Ajo tha se do të ishte “tepër e rëndë për të gjithë” nëse përgjegjës për sulmin do të ishte dikush që kërkon mbrojtje dhe azil.

“Kjo do të ishte sidomos e neveritshme për shumë, shumë gjermanë, të cilët çdo ditë punojnë aktivisht për refugjatët, si dhe për ata njerëz të cilët në fakt kanë nevojë për mbrojtjen tonë dhe që bëjnë përpjekje për t’u integruar në vendin tonë,” u tha ajo gazetarëve.

Shtëpia e Bardhë shprehu ngushëllime në një deklaratë me të cilën dënonte “atë që duket të ketë qenë një sulm terrorist.”

Dëshmitarët thanë se tregu popullor i Krishtlindjeve ishte i mbushur me turistë dhe banorë vendës kur aty u përplas kamioni, që duket se ishte me shpejtësi më të madhe se 60 kilometra në orë. Autoritetet thanë se automjeti ishte i ngarkuar me trarë çeliku.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte bërë thirrje më herët për kujdes në sheshe dhe vende të tjera publike në të gjithë Evropën.

Ndërsa vazhdojnë ende hetimet për sulmet në Gjermani dhe në Turqi të hënën, Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump fajësoi terroristët islamikë për vrasjeti. Ai u zotua për çrrënjosjen e rrjeteve rajonale dhe globale të terroristëve.

Bordi i FMN-së shpreh mbështetje për Lagarde

Një gjykatë franceze shpalli fajtore Drejtoreshën Ekzekutive të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, për neglizhencë pasi nuk kundërshtoi pagesën prej 422 milionë dollarësh në favor të një industrialisti nga arbitrazhi i shtetit, kur ishte ministre e financës. Zonja Lagarde tha se nuk do ta apelojë vendimin, por do të vazhdojë të punojë me të njëjtin dedikim për institucionin financiar botëror.

Çështja lidhet me veprimet e zonjës Lagarde kur ishte Ministre e Financave në Francë, përpara se të punonte për FMN. Biznesmeni në fjalë është Bernarde Tapie, ish pronar i firmës Adidas, i njohur për për organizimin e mbrëmjeve të luksit me elitën franceze.

Tapie ishte ankuar se një institucion kredidhënës, pjesërisht në pronësi të qeverisë, e mashtroi kur u mor me shitjen e aksioneve të tij në kompaninë e veshjeve sportive në vitin 1993.

Shumë vjet më vonë dhe pas shumë procesesh gjyqësore, Lagarde e dërgoi çështjen në arbitrazh. Kritikët thanë se arbitrazhi dhe dështimi për të apeluar vendimin e panelit ishin një gabim serioz.

Lagarde mund të ishte dënuar me një vit burg dhe gjobë, por gjykata nuk dha ndonjë dënim. Pak pas shpalljes së vendimit nga gjykata franceze, Lagarde njoftoi se do ta pranonte atë:

“Nuk jam e kënaqur me vendimin, por vjen një moment kur duhet hequr dorë nga diçka, edhe pse nuk të pëlqen; do të vazhdoj të punoj me ata që kanë besim tek unë. Pra, ndjehem shumë e kënaqur pa e apeluar vendimin e gjykatës, për ta fokusuar të gjithë vëmendjen, kohën, përpjekjet, energjinë dhe entuziazmin tim tek misioni si drejtoreshë ekzekutive e FMN-së,”– tha zonja Lagarde.

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të FMN-së u takua të hënën pasdite për të peshuar ndërlikimet që mund të sillte vendimi i gjykatës për zonjën Lagarde. Ata dolën me një deklaratë të përbashkët, ku shprehnin “besim të plotë” tek drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga zonja Lagarde.

Christine Lagarde e filloi mandatin e saj të dytë 5-vjeçar në këtë post vitin e kaluar.

Nëntë të vrarë nga goditja e kamionit në Berlin

Një kamion është përplasur me turmën në një treg krishtlindjesh në Berlin duke lënë nëntë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

Mediat gjermane cituan burimet e policisë të kenë thënë se dëshmitë e para flasin për sulm mbi tregun që ndodhet pranë kishës Kaiser Wilhelm, rrënojat e së cilës ruhen si kujtim i bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Makinat e policisë dhe autoambulancat mbushën sheshin, ndërsa ka filluar një operacion në shkallë të gjerë. Fati i shoferit nuk është bërë i qartë, por gazeta Bild shkruan se ai është arratisur.

Incidenti ngjalli kujtimet e sulmit të muajit korrik në Nice të Francës kur një tunizian goditi me kamion turmën që po kremtonte ditën e Bastijës duke vrarë 86 veta. Sulmi i Nicës që marrë përsipër nga grupi militant Shteti Islamik.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde shpallet fajtore

Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale

PARIS – Gjykata Republikane e Drejtësisë në Paris e ka shpallur fajtore drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde (69) për veprën penale të neglizhencës në rastin e arbitrazhit në të cilin tetë vjet më parë u përfshirë si ministre e Tregtisë dhe Financave të Francës.

Lagarde e cila për shkak të gjykimit mori pushim nga FMN-ja, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale.

Lagarde në vitin 2008 ka paguar shumën prej 400 milionë euro biznesmenit francez Bernard Tapie në kuadër të mosmarrëveshjes së gjatë në mes të manjatit dhe bankës “Credit Lyonnais” për shkak të shitjes së kompanisë “Adidas”, e cila ishte në pronësi të Tapie që nga viti 1989.

Tapie në vitin 2007 shitjen e “Adidas”-it ia besoi bankës, të cilën më pas e hodhi në gjyq me pretekstin se e kishte dëmtuar në procesin e shitjes. aa

Rihapet Kulla Eiffel pas mbylljes pesë ditore

Kompania SETE, e cila menaxhon kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap

PARIS – Atraksioni turistik dhe simboli i Parisit, Kulla Eiffel, u hap sot, pas mbylljes pesë ditore për shkak të grevës së punonjësve të mirëmbajtjes së kullës, të cilët kërkonin kushte më të mira pune.

Kompania SETE, e cila menaxhon me kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap.

“Një numër i madh i vizitorëve në Paris do mund të vizitojë Kullën Eiffel gjatë sezonit të festave dhe të shijojnë pamjet spektakolare të Parisit”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Sindikatat CGT dhe FO njoftuan se punonjësit duan të përfshihen në procesin e vendimmarrjes për mirëmbajtjen e Kullës Eiffel, si dhe kërkuan rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e kullës, duke argumentuar se frikësohen për shkak të rrezikut për shëndetin e punëtorëve dhe sigurinë e tyre.

Poloni: Vazhdojnë protestat kundër masave qeveritare për mediat

Pamje nga protestat në Varshavë

Protestuesit në kryeqytetin polak, Varshavë kanë vazhduar demonstratat kundër planit të partisë në pushtet për kufizimin e qasjes së mediave në parlament, ndërsa liderët opozitarë janë zotuar se do të vazhdojnë bllokimin e hollit kryesor të parlamentit.

Ditën e dytë të demonstratës, rreth 2 mijë protestues janë mbledhur para pallatit presidencial kundrejt një pranie të madhe policore. Më pas ata kanë marshuar drejt ndërtesës së parlamentit ku politikanët opozitarë janë ulur brenda objektit në shenjë proteste.

Në një deklaratë dhënë për një televizion, kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, veprimin e opozitës e ka quajtur “skandaloz”.

Opozita e ka kritkuar përpjekjen e qeverisë për të kufizuar numrin e gazetarëve që e mbulojnë parlamentin, duke thënë se kjo e sulmon lirinë e mediave.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ish kryeministër i Polonisë ka kërkuar nga partia qeveritare që të “respektojë popullin, parimet kushtetuese dhe moralin”.

Romana Vlahutin: “në Shqipëri do të arrestohen peshqit e mëdhenj. Kjo mund të ndodhë pas 1 viti, apo 5 viteve, por do ndodhë

“Po, me Vetting-un” në Shqipëri do të arrestohen peshqit e mëdhenj. Kjo mund të ndodhë pas një viti, apo pesë viteve, por do ndodhë”

Në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur e bindur se me zbatimin e reformës në drejtësi, në Shqipëri më në fund do të arrestohen edhe peshqit e mëdhenj.

Vërtet besoni që këta ‘peshqit e mëdhenj’ do të arrestohen nën akuzat e korrupsionit nga gjykatësit dhe prokurorët e rinj?

Po, besoj. Mbaj mend që kemi bërë një bisedë bashkë dhe ju më thatë që vërtetë mendoni që reforma në drejtësi do të kalojë dhe unë ju thashë: Po e besoj dhe ja ku jemi sot. Kështu që më lejoni t’u kujtoj që kemi një historik pozitiv të arritjeve. Sigurisht që duhen marrë parasysh rrethanat, por siç e thashë, ajo që është e rëndësishme është trajktorja e qartë. Mund të duhet gjysmë viti, një vit apo pesë vjet. Këtë nuk e dimë, por unë mendoj që rrugëtimi është i qartë dhe pjesë e gjithë kësaj gjëje.

Kam patur fatin që të intervistoj Prokurorin kroat të zyrës antikorrupsion që vuri prangat në duart e ish-kryeministrit Ivo Sanader. Mendoni në trupën e juristëve shqiptarë do të gjendet një person i tillë që të ketë guximin që të vendosë prangat në kyçet e një politikani të lartë këtu në Shqipëri?

Po, kam besim! Më është thënë shumë herë që ka për të qenë e vështirë për të gjetur një person të tillë, por unë këtë nuk e besoj. Kam besim të plotë që në Shqipëri ka shumë njerëz që kanë integritetin, ndershmërinë, guximin, kurajon dhe kapacitetet që ta bëjnë këtë gjë. Unë e njoh personalisht vetë Cvitan dhe kam mendim tejet pozitiv për të. Për mendimin tim, një nga personat më të rëndësishëm në të ardhmen në Shqipëri do të jetë ai person që do të zgjidhet si prokuror i posaçëm i vendit dhe unë kam shpresë dhe shpresoj që do të takoj dikë me integritet absolut për këtë çështje. Do të jetë tejet me rëndësi për Shqipërinë sepse në njëfarë mënyrë do të restaurojë besimin e qytetarëve tek institucionet. Fatkeqësisht, këtu është sikur çdogjë është personale, është sikur ka të bëjë me personat, por duhet të kalojmë në një pjesë tjetër. Ka ardhur koha e institucioneve. Duhet të keni besim tek institucionet. Nuk ka rëndësi se kush është tek ato institucione.Ky është stabiliteti dhe prodhimtaria e institucioneve që ne presim.

BE dhe SHBA patën një rol të jashtëzakonshëm në këtë reformë në ndryshimin e Kushtetutës, bërjen e ligjeve dhe monitorimin e tyre. Do të ketë vendimarrje, influencë apo këshillë BE dhe SHBA edhe në vendosjen e emrit konkret në krye të kësaj byroje speciale antikorrupsion?

Ky duhet të jetë një vendim sovran i Shqipërisë në mënyrë absolute. Ju e dini që të gjithë do të kalojnë më parë  Vettingun. Ne do të monitorojmë Vettingun dhe shpresoj që pas tij do të kemi mundësi të themi me më shumë siguri që “Po, këta persona janë të duhurit që do ta shërojnë drejtësin”. Personalisht unë e shoh Vettingun si një mënyrë për të promovuar dhe ngritur në detyrë personat që bëjnë detyrën me integritet dhe profesionalizëm të plotë. Është shumë e rëndësishme që t’ua bëjmë atyre më të lehtë sepse nuk është e thjeshtë që të jesh pjesë e një grupi që shihet nga qytetarët në një mënyrë apo në një tjetër. Thjesht pse je pjesë e atij grupi shihesh në atë mënyrë. Kjo do të jetë shumë e mirë për ata persona të cilët kanë integritetin e duhur që ta bëjnë punën e tyre në mënyrën e duhur dhe pa pikë dyshimi

BE: Liderët pajtohen për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Donald Tusk

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, deri në mes të vitit 2017, megjithqë disa kërkuan periudhë më të gjatë të sanksioneve për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta zbusë presionin ndaj Moskës.

Tash pritet vendimi dhe procesi formal për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë në sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe atë të financave. Vendimi pritet javën e ardhshme, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.

“Disa nga kolegët tanë do të dëshironin ndoshta 12 muaj, por ajo që është e mundshme për ta mbajtur formatin tonë aktual, nënkupton gjashtë muaj”, tha presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Sanksionet kundër Rusisë janë imponuar për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe për shkak të mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

SHBA, një vit burg për britanikun që tentoi të vriste Trumpin

Britaniku i cili u përpoq të rrëmbente një armë me synimin për të vrarë ish-kandidatin republikan për president, tashmë president i zgjedhur Donald Trump, është dënuar me një vit e një ditë burgim.

Michael Sandford, 20 vjeç, pranoi fajësinë në shtator, si një i huaj i paligjshëm nën zotërimin e një arme zjarri dhe me synimin për t’i bërë keq një zyrtari. Ai u akuzua për rrëmbimin e armës së një polici gjatë një mitingu në Las Vegas, për të qëlluar kandidatin e atëhershëm republikan.

Nëna e tij, gjithsesi, thotë se “ai është penduar për veprimin e tij”. Sandford, i lindur në Dorking të Surrey, rrezikonte deri në 10 vite burgim me akuzën e një komploti vrasjeje.

Gjykata vendosi mundësinë që ai të mund të lirohet pas vetëm 4 muajsh, moment pas të cilit ai duhet deportuar menjëherë për në Britaninë e Madhe. Pala mbrojtëse tha se klienti i tyre ishte autik dhe vuante nga krizat, ankthi dhe shtrëngimi.

Pas arrestimit, Sandford u tha oficerëve se kishte planifikuar të qëllonte kandidatin republikan, një manjat pasurish të paluajtshme. Sipas asaj që u dëshmua në gjykatë, ai dështoi t’i rrëmbente armën oficerit.

E ëma e tij tha se kishte humbur kontaktet me djalin e saj, që kur ai ishte larguar nga shtëpia për të udhëtuar drejt SHBA-ve në vitin 2015. Në të kaluarën ai nuk kishte shfaqur asnjëherë interes ndaj politikës, ndaj dhe nëna nuk mundet ta shpjegojë arsyen se përse ai donte ta qëllonte Trumpin.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sandford ishte i pastrehë dhe jetonte në mënyrë ilegale në SHBA teksa i kishte skaduar viza, ndërsa shërbimeve sekrete i kishte thënë se kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Nevadës me objektivin për të vrarë Trumpin.

Dokumentet treguan me detaje sesi ai kishte thurur planin për sulmin në fjalë prej rreth një viti, ndërkohë që kishte shkuar në një poligon në Las Vegas ditën përpara aktit për të mësuar sesi të qëllonte, duke shtënë plot 9 herë me një pistoletë “Glock” të kalibrit 9 mm.

Ai i kishte rrëfyer një oficeri se priste që të vdiste pas sulmit, por nga ana tjetër, ai kishte edhe bileta për një tjetër miting të Trumpit në Arizona, nëse do t’i nevojitej një mundësi e dytë.

Ushtria franceze formon komandën e operacioneve kibernetike

Jean-Yves Le Drian: “Në komandën e operacioneve kibernetike që do të formohet e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe që do të hyjë në veprim që nga muaji janar do të jenë të punësuar 2.600 “luftëtarë kibernetikë”

RENNES – Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se në komandën e operacioneve kibernetike që do të formohet e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe që do të hyjë në veprim që nga muaji janar do të jenë të punësuar 2.600 “luftëtarë kibernetikë”.

Le Drian pasi ka marrë pjesë në një program të mbajtur në Rennes rreth punimeve për ristrukturimin e ushtrisë franceze kundër sulmeve kibernetike, është shprehur se njësitë e reja që do të formohen me qëllim për t’iu kundër përgjigjur sulmeve kibernetike dhe për të qenë të gatshëm kundër luftës dixhitale do të përfshihen në Ushtrinë e Francës. aa

Brukseli ndryshon pamje për Vitin e Ri

Sheshet Saint-Catherine dhe ndërtesa e Grande Place janë mbushur me shumë qytetarë dhe turistë që vijnë duke fotografuar dekorimin e pazakonte për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri

BRUKSEL – Në prag të festës së Vitit të Ri fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) ka regjistruar pamjet përrallore përgjatë rrugëve të kryeqendrës belge.

Sheshet Saint-Catherine dhe ndërtesa e Grande Place me këtë rast janë mbushur me shumë qytetarë dhe turistë që vijnë duke fotografuar dekorimin e pazakonte për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri.

Fytyrat veçmas gjallërohen gjatë natës. Në parqet për fëmijë, patinazhet e gjera dhe rrethrrotullimet, nëpër tezga shiten materiale të ndryshme për dekorin e festave, ndërsa qindra qytetarë kënaqen me atmosferën e krijuar.

Për festën e Vitit të Ri, në qendër janë vendosur bredha të lartë të zbukuruar me mijëra llamba të ngjyrave të ndryshme.

BE: Kosova dhe Serbia e implementojnë marrëveshjen për gjyqësi

Siç ishte vendosur më 30 nëntor, këtë javë Beogradi dhe Prishtina, kanë ndërmarrë hapa finalë për implementim të plotë të Marrëveshjes për sistemin e drejtësisë, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme të Zyrës për media të Bashkimit Evropian

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për përfundimin e punësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit adiministrativ, prej 10 janarit të vitit 2017, lejon integrimin e tyre po atë ditë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Mëtutje, kjo zyrë thotë se “emërimet e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe stafit administrativ, më 10 janar, do të mundësoj sistem të përmirësuar të drejtësisë në gjithë Kosovën”.

Bashkimi Evropian thotë se “i lavdëron palët për këtë arritje të rëndësishme”.

Suedia ka nevojë për 64 mijë emigrantë në vit

Mikael Sjoberg për televizionin shtetëror SVT tha se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të dëmtojë Suedinë

STOCKHOLM – Suedia në ka nevojë për 64.000 emigrantë në vit për të parandaluar rënien e rritjes ekonomike, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, njofton Shërbimi suedez i Punësimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit për Punësim të Suedisë Mikael Sjoberg për televizionin shtetëror SVT tha se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të dëmtojë Suedinë.

Nga Zyra e Punësimit potencojnë se për shkak të mungesës së numrit të punonjësve të aftë vendorë, është i nevojshëm numër sa më i madh i punonjësve të huaj.

“Norma e lindjeve në Suedi është shumë e ulët. Popullsia vendore është duke u reduktuar. Për të vazhduar rritjen e mëtejme, novojitet puna dhe për këtë arsye edhe numër më i madh i popullsisë”, tha median suedeze “The Local” Johan Bissman nga Departamenti i Punësimit. aa

NATO fillon një takim dy ditor në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në NATO përballen me një tematikë të ngjeshur ndërsa takohen sot në Bruksel me rastin e fundit të vitit. Por në një kohë kur aleanca përballet me sfida të panumërta, çështja më e madhe nuk është në axhendën zyrtare: Cili do të jetë kursi i NATO-s kur Donald Trump të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara ?

“Zoti Trump do të jetë në mendjen e të gjithëve”, tha analisti Sven Biscop me Institutin Egmon në Bruksel, para takimit dy ditor të aleancës.

Komentet kontradiktore të presidentit të zgjedhur mbi aleancën e Atlantikut dhe thirrjet apo postimet konfliktuale në twitter, përfshi edhe një telefonatë me presidenten e Taivanit Tsai Ing-Wen që acaroi Pekinin, kanë ngjallur shqetësime në Evropë, thonë analistët, ndërkohë që zgjedhjet e tij për poste të rëndësishme sigurie kanë nxitur reagime të përzjera.

Bashkëpunimi NATO-SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg nuk i trajtoi drejtpërdrejt këto pikëpyetje në konferencën e shtypit të hënën, duke u mjaftuar me shprehjen e vullnetit “ për të bashkëpunuar me zotin Trump dhe ekipin e tij”.

Më herët, zoti Stoltenbeg shprehu besimin se angazhimi i Uashingtonit ndaj aleancës nuk do të ndryshojë, pavarësisht pohimeve të zotit Trump gjatë fushatës se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë automatikishtvendet anëtare në NATO të cilat nuk paguajnë detyrimet e tyre.

“Evropianët do të donin të theksonin angazhimin e tyre ndaj mbrojtjes së Evropës dhe detyrimin e Amerikës ndaj nenit 5 të aleancës (ku theksohet mbrojtja kolektive)” thotë Andrew Dorman ekspert për çështjet e NATO-s në institutin e politikave Chatham House në Londër.

Bisedimet e kësaj jave po ashtu do të shënojnë takimin e fundit të rëndësishëm të NATO-s gjatë presidencës së zotit Barack Obama, dhe lamtumirën për kryediplomatin amerikan John Kerry.

“Evropianët do të përpiqen të krijojnë një ide se si do të jetë situata gjatë administratës së zotit Trump”, thotë zoti Dorman. “Dhe nuk është e qartë nëse zoti Kerry do të jetë në gjendje t’u ofrojë atyre njohuri të mjaftueshme. Ndoshta edhe ai po hamnendëson sikurse të tjerët.”

Kërcënimi për detyrimet financiare ndaj NATO-s

Ky takim vjen pak ditë pasi Bashkimi Evropian shpalosi një plan të ri ambicioz për financimin e mbrojtjes dhe kërkimeve, përfshi një fond vjetor investimesh prej 5.36 miliard dollarësh.

Ndërsa ka vite që Uashingtoni i bën thirrje aleancës që të shtojë shpenzimet e mbrojtjes, komentet e ashpra nga zoti Trump duket se kanë goditur në shenjë, thonë analistët. Shtetet e Bashkuara mbulojnë rreth 70 përqind të buxhetit të aleancës. Vetëm katër vende anëtare, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, përmbushin angazhimet e aleancës duke përcaktuar të paktën dy përqind të prodhimit të brendshëm për mbrojtjen.

Javën e kaluar, presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se vendi i saj do të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s në vitin 2018, ndërsa i bëri thirrje zotit Trump që të zbatojë angazhimet ndaj aleancës.

“Është vërtet interesante se si zoti Trump po i nxit evropianët të reagojnë”, thotë Alexandra de Hoop Scheefer, me Fondin Gjerman Marshall. Ajo drejton zyrën e Parisit të këtij fondi. “Kur takohesh me komandantët ushtarak në Francë, ata shprehen se duan të provojnë se zoti Trump e ka gabim. Ky është lajtmotivi i asaj që dëgjojmë.”

Brexit, Irani dhe Rusia

Brexit tani po i jep një tjetër shtytje bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak me vendeve të bllokut evropian nën udhëheqjen e Francës dhe Gjermanisë.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë pengesë për krijimin e selisë qendrore operative të Bashkimit Evropian”, thotë analisti Dorman me Chatham House. “Tani kjo do të realizohet.”

Ndërkohë që zgjedhja nga zoti Trump e gjeneralit në pension James Matthis për postin e shefit të mbrojtjes është përshëndetur nga evropianët, vlerësimet e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe kërcënimi për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin kanë zemëruar shumë aleatë.

“Për Iranin, aleantët evropian do të kishin mospatime të forta me zotin Trump nëse ai përpiqet të prishë marrëveshjen bërthamore”, thotë zoti Biscop. “Për Evropianët, normalizimi i marrëdhënieve me Iranin është krejtësisht i pakundërshtueshëm”, thotë ai. “Nuk ka asnjë dëshirë për tu rikthyer mbrapsht”.

Rusia është më komplekse. Ndërsa evropianët mbajnë sanksionet dhe thirrjet e ashpra ndaj Moskës për çëshjte si Ukraina dhe Siria, kandidati konservator francez për president Francois Fillon është mes atyre që kërkon politika më të buta ndaj Moskës.

“Mendoj se shqetësimi tani në Evropë është se ku është vija e kuqe e zotit Trump kur flitet për Rusinë. A është i gatëshëm ai që të zyrtarizojë aneksimin e Krimesë? Apo të gjejë një zgjidhje me Putinin për Irakun dhe Sirinë ?”, thotë analistja Hoop Scheefer.

Këto pyetje nuk kanë gjasa që të shuhen, ndërsa zonja de Hoop Scheffer parashikon se Moska do të tregojë muskujt ushtarakë në javët para inagurimit të presidentit Trump me 21 janar. “Putini do ta testojë zotin Trump për të parë reagimin e tij,” shprehet analistja.

Kryeministri francez Maunel Valls do të garojë për president

Mediat franceze raportojnë se kryeministri, Maunel Valls pritet të njoftojë se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm.

Zyra e Valls e ka publikuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se ai do e bëjë të ditur këtë gjatë ditës së sotme, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.

Njoftimi bëhet i ditur pasi ish kryeministri, Francois Fillon e ka siguruar një fitore të për tu bërë kandidati presidencial i qëndrës së djathtë.

Socialistët që janë në pushtet pritet të organizojnë garën e brendshme partiake në janar për të zgjedhur kandidatin e tyre. Sondazhet momentalisht tregojnë se socialistët gjenden më poshtë me përkrahje popullore se sa Republikanët e qendrës së djathtë dhe partitë e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale mbahen në dy raunde, njëri në muajin prill e tjetri në maj të vitit 2017.

Kryeministri Matteo Renzi njofton dorëheqjen

Italianët i thanë jo reformave kushtetuese të propozuara nga kryeministri Matteo Renzi, të cilat parashikonin forcimin e kompetencave të kryeministrit, që sipas përkrahësve do t’i sillnin qëndrueshmëri politike Italisë.

Propozimi përfshinte shkurtimin e pushtetit të Senatit, duke pakësuar numrin e senatorëve nga 315 në 100, si dhe zvogëlimin e pushtetit të autoriteteve rajonale.

Kryeministri Renzi pohonte se reformat do të përshpejtonin procesin ligjvënës në Itali, një vend që ka ndërruar 60 qeveri që nga viti 1948.

Por, kundërshtarët thanë se reformat nënkuptonin më shumë pushtet në duart e kryeministrit.

Duke iu drejtuar vendit pas referendumit kryeministri tha se “qeveria ime përfundon këtu”. Anketat e para pas votimit tregonin se ai mund ta ketë humbur referendumin me 20 për qind.

Fushata kundër reformave të propozuara nga zoti Renzi u drejtua nga partia kryesore e opozitës, Lëvizja e Pesë Yjeve e udhëhequr nga Beppe Grillo, i cili kërkon referendum nëse Italia duhet të përdorë monedhën e përbashkët evropiane euro.

Humbja e kryeministrit Renzi mund të forcojë partitë populiste përfshirë Lëvizjen e Pesë Yjeve dhe Ligën e Veriut që ka qasje kundër emigrantëve.

Referendumi në Itali pasoi votën britanike për dalje nga Bashkimi Evropian, ndërsa përkon më ngritjen e Fronit Kombëtar francez me frymë kundër emigrantëve dhe partive tjera populiste në Evropë.

Drejtuesja e Frontit Kombëtar në Francë Marine Le Pen, shkroi në twiter se “italianët kanë refuzuar Bashkimin Evropian dhe Renzin. Duhet të dëgjojmë këtë etje për lirinë e kombeve”.


Send this to a friend