VOAL

VOAL

Dronë të teknologjisë së lartë hapin një epokë të re të luftës në Ukrainë

VOA/Yan Boechat

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në realizimin e misioneve të vëzhgimit dhe sulmeve me rreze të gjatë veprimi. Vitin e kaluar, Ukraina përdori një lloj të ri droni që po ndryshon mënyrën e betejës në vijën e parë të frontit. Korrespondenti i Zëri të Amerikës, Yan Boechat, njofton nga rajoni i Donbasit në Ukrainë, se droni që i krijon mundësi operatorit të shohë fushën e betejës sikur të ishte brenda mjetit fluturues, është kthyer në makth për ushtarët në të dy anët e fushës së betejës.

Ekipi mjekësor ushtarak ukrainas po stërvitet që të jetë edhe më i shpejtë dhe të evakuohet më me nxitim. Kjo është edhe më kritike, pasi të dyja palët po përdorin dronë që u mundësojnë operatorëve që të shohin sikur të ishin brenda mjetit të vogël fluturues me kosto të ulët dhe më vdekjeprurës. Këta dronë njihen ndryshe si FPV.

“Armiku po përdor një metodë të re; filloi rreth gjashtë muaj më parë, nëse jo më herët”, thotë një pjesëtar i forcave ukrainase.

Në pjesën jugore të Donbasit, ushtarët ukrainas po stërviten për të rritur shpejtësinë e veprimit, duke e ditur se dronët e rinj mund t’i ndjekin ata këmba-këmbës për t’i asgjësuar. Ata e kuptojnë se dislokimi i tyre i radhës në vijat e frontit mund të jetë i fundit.

“Një nga sfidat më të mëdha gjatë evakuimit është prania e dronëve FPV. Kjo çon shpesh në vonesa deri në 12 orë ose më shumë. Çdo vonesë rrezikon jetët”, thotë për Zërin e Amerikës një pjesëtar i forcave mjekësore ukrainase.

Dronët FPV janë të pajisur me kamera që transmetojnë pamje drejtpërdrejt në syzet speciale të operatorëve të tyre, të cilët e shohin fushën e betejës sikur të ishin brenda mjetit fluturues. Operatori e komandon dronin e pajisur me mjete shpërthyese, përmes një tableti dhe e përplas atë me objektivin.

Zyrtarët ukrainas i thanë Zërit të Amerikës se dronët kushtojnë rreth 300 dollarë. Dronët fluturojnë shumë ulët, duke e vështirësuar kapjen nga radarët, ndryshe nga dronët konvencionalë, të cilët gjurmohen lehtë dhe eliminohen lehtësisht nga njësitë kundërajrore.

Kostoja e ulët dhe efikasiteti i lartë ka bërë që këta dronë të përhapen gjerësisht që nga mesi i vitit 2023. Falë teknologjisë së avancuar të komunikimit dhe transmetimit të sinjalit, dronët godasin më ashpër dhe futen më thellë në territorin e armikut.

“Në skenë kanë dalë pajisje të ndryshme transmetimi, duke i rritur ndjeshëm kapacitetet e dronëve FPV. Kjo ka çuar në rritjen e efektshmërisë në fushën e betejës”, thotë komandanti i njësisë së dronëve.

Nga një dhomë e errët në thellësi të pyjeve të Donbasit, komandanti i njësitit drejton flotën e dronëve. Një operator ukrainas ka vënë në shënjestrën e dronit një automjet të blinduar rus dhe përplaset me të. Një dron tjetër gjurmon nga distanca për të konfirmuar rezultatin e sulmit.

Në dhomën tjetër, printerat 3D po prodhojnë pjesë plastike që do të montohen në motorët elektrikë të blerë në Kinë. Dhjetëra nga këta dronë dërgohen në vijat e para të frontit çdo ditë duke i shkaktuar dëme forcave ruse.

Dronët FPV mund të duken si lodra, por transportojnë bomba të afta për të shkatërruar pajisjet dhe gjymtuar personelin. Irina është specialiste në fushën e kompjuterave dhe pilote vullnetare që ka shkatërruar një numër të lartë të objektivave të armikut.

“Është një ndjenjë e çuditshme, sepse brenda automjeteve ka njerëz. Por ne po mbrojmë veten duke i eliminuar ata”, thotë operatorja ukrainase.

Ajo thotë se i pëlqejnë dronët por shpreson që lufta të përfundojë së shpejti dhe asaj të mos i duhet të përdorë më armë.

Eurodeputeti gjerman: Miroslav Lajçak ishte fatkeqësi për dialogun

Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, nuk ka dhënë vlerësim aspak të mirë për të Dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Koosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Lajçak ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar Butikofer, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane, transmeton KlanKosova.tv.

“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.

Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020.

Butikofer është politikan gjerman i cili ka shërbyer në PE nga viti 2009. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër Evropiane.sn

Suedia në darën e ngricave

Bora, erërat, temperaturat nën zero dhe ndërprerjet serioze të trafikut: automjetet e bllokuara gjatë gjithë natës përgjatë një aksi autostrade

VOAL- Temperaturat nën zero dhe vërshimet e forta të erës dhe borës goditën dje Suedinë, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut në pjesë të ndryshme të vendit.

Në autostradën E4, që lidh jugun e vendit me Stokholmin dhe veriun, makinat qëndruan të bllokuara gjatë gjithë natës për një shtrirje prej 20 kilometrash, pranë qytetit të Jonkopingut.

“Kemi punuar gjithë natën për të shpërndarë shishe me ujë,” tha Göran Melin, zëvendësmenaxheri i urgjencës së qytetit. “Do të duhet ende pak kohë që qarkullimi të kthehet në normalitet, ne i kemi dhënë përparësi automjeteve me goma dimërore dhe veturave. Por do të duhen edhe disa orë”, ka saktësuar ai. I ftohti i djeshëm ishte rekord dhe në veri të Suedisë merkuri regjistroi -33.7 gradë. rsi-eb

Intervistë eskluzive me Nën Drejtoreshën Operative të Drejtorisë Investigative Antimafia Italiane Dokt. Lorena Di Galante: Mafia Shqiptare, në territor, ekonomi e politikë Intervistoi Alba Kepi

“Grupet kriminale mafioze përpiqen gjithmonë t’u afrohen profileve më teknike të politikës e ku ia dalin të infiltrohen. Kapitalet e tyre riinvestohen në ekonominë lokale e në vend origjinën Shqipëri”

—-

Alba Kepi: Jemi në pritje të raportit të fundit gjashtëmujor të DIA (Drejtorisë Investigative Antimafia) Si mund ta përkufizojmë sot Mafian Shqiptare?

Dokt. Lorena di Galante: Mafia shqiptare është sot një organizim që ka bërë sigurisht një hov në rritje të aktivitetit të saj, me projeksion kombëtar e ndërkombëtar e që shkon përtej krimeve me qëllime indiiduale.
Ka krijuar një model organizativ të rëndësishëm i lehtësuar nga struktura e bazuar në lidhjet kriminale e ato familjare. Nga modeli organizativ mund ta quajma mjaft të ngjashme me mafian italiane.

A.Kepi: Cilat janë sot rajonet, territoret italiane ku kjo mafia është më e radikalizuar apo në risk për t’u “pushtuar” nga ky aktivitet kriminal shqiptar?

Dokt. Lorena di Galante: Forca e një organizimi kriminal i strukturuar, pra e organizuar mirë është të veprojë aty ku gjen hapësira të lira.
Pra ky model që kemi identifikuar sidomos gjatë hetimeve të operacioneve të fundit është shumë i ngjashëm me mafian italiane. Projektohet në territore ku nuhat se gjen aferën e mirë e ku muind të inflitrohet e sidomos pa i ndalur lidhjet me organizimet vendase pra të origjinës.

E ky është një model klasik mafioz italian. është ende shumë i fortë aktiviteti mes Shqipërisë e Puglia në trafikun ndërkombëtar të drogës me shtrirje territoriale kudo ku ky treg është i fuqishëm. Por projeksioni më i madh kriminal shqiptar është në veri të Italisë, e është e qartë se ku gjen hapësirë të lirë ajo vë rrënjë e kontrollon territorin. Fakti që është mjaft e shtrirë në veri të Italisë është pikërisht sepse lejon pozicioni më i mirë hyrës drejt Europës veriore për trafikun e drogës.

A.Kepi: E ekulibri me mafiet e tjera të huaja në Itali dhe me atë autoktone?

Dokt. Lorena di Galante: Ekulibrat ndër mafioze janë të përcaktuar mirë tashmë mes tyre. Ekuilibri bazë është ai afarist (biznes) me njëra-tjetrën. Janë ekulibra precize ku në një territor secila prej tyre ka hapësirën e saj e në momente kritike, pra kur ndërhyr policia, hapësirat bosh impenjohen nga organizme të ngjashme mafioze.

A.Kepi: Mafia e ekonomia. Gjatë kohëve të fundit në disa operacione është identifikuar infiltrimi i mafias shqitpar në ekonominë e sipërmarrjen lokale. Kush janë sektorët që preokupojnë më shumë aktivitetin investigativ të DIA-s?

Dok Lorena di Galante: Infiltrimi në ekonominë lokale është riinvestim e kapitaleve të paligjshme në ekonominë legale. Por kemi dokumentuar se ky riinvestim bëhet dhe në vendin e origjinës, pra në Shqipëri e për këtë kemi bashkëpunuar në rrugë të rëndësishme me autoritetet përkatëse shqiptare. Pra si në mafien italiane dhe në atë shqiptare ri investimi i kapitalit të paligjshëm, riciklimi i tyre. i pasurisë së vënë nga aktivitetit kriminal është i paracaktuar e i qartë që ndodh. E bëjnë kryesisht në sektorin e turizmit, ndërtimit e si brenda kufijve dhe jashtë tyre.

A.Kepi: Mafia e politika. Deri sa mafia shqiptare ndërhyn në ekonominë lokale padyshim se për këtë një përgjegjësi e rol ka dhe politika, Si mund të kuptohet prania e saj, apo është thjesht korrupsion?

Dokt. Lorena di Galante: Nyja që i lidh me politikën është përpjekja për të pushtuar sektorë të ekonomisë legale e është kjo rruga më e shpejtë për të kushtëzuar ekonominë lokale e në territore të caktuar. Nyja me politikën nuk është e lehtë për ta bashkangjitur. Grupet kriminale mafioze përpiqen gjithmonë t’u afrohen profileve më teknike të politikës e ku ia dalin të infiltrohen.

A.Kepi: Gjatë viteve të fundit , opinioni publik shqiptar është bërë me dije mbi një sërë operacionesh që DIA ka zhvilluar mes Shqipërisë e Italisë e ku janë përfshirë emra të rëndësishëm të politikës shqiptare. Më lejoni të listoj disa si operacioni “Rosa dei venti” në Katania që coi në arrestimin e ish minsitrin e brendshëm Saimir Tahiri, “Basso, Profilo” në Kalabria me Princin e Ndranghetas që investonte në Shqipëri, “Isola Scaligera” në Verona me infiltrimet e Ndranghetas në kompani publike një prej të cilave ishee në partneritet publik dhe me Bashkinë e Tiranës, arrestimi i Francesco Zummo, sipërmarësit mafioz që po riciklonte në një bankë shqiptare një shumë të madhe parash etj. Ka një pritshmëri të lartë nga opinioni publik shqiptar nëse hetimet mbi këto skandale vijojnë? Janë operacione ku janë shfaqur dhe emra të rëndësishëm të politikës shqiptare:

Dok Lorena di Galante: Bashkëpunimi me Shqipërinë vazhdon e ka gjithashtu një bashkëpunim internacional me kerët e policive. Kemi një lidhje të mirë me SPAK, me të cilën bashkëpunojmë dhe për formimin e prokurorëve të rinj bazuar në eksperiencën e rëndësishme që ka Italia në luftën kundër mafias.
Ne po punojmë në shumë fronte, e lufta kundër mafias nuk ndalet..

A.Kepi: Ju si DIA a keni perceptimin se nga Shqipëria ka më shumë fjalë se sa fakte, I rerferohem dhe operacioenvde të përbashkëta që ndoshta janë konspirauar e nuk kanë sjellë pritshmërinë tuaj?

Dok Lorena di Galante: Ne jemi mësuar ti menxhojmë operacionet e policisë me një sekret të madh pune. Përpiqemi gjithmonë të ruajmë fort profilin e sigurisë së hetimeve operacionale, përpiqemi të evitojmë rrjedhjen e lajmeve, që të mos rëndojnë negativisht në atë punë që është bërë. Mund të ndodh e nëse ndodh përpiqemi të gjejmë përgjegjësitë e të punojmë më mirë.

A.Kepi: Ka një lajm që është publikuar nga mediat italiane menjëherë pas arerstimit të bosit mafioz të Cosa Nostra Matteo Messina Denaro. Ai ka udhëtuar në Shqipëri gjatë kohës kur ishte në kërkim e madje ka afera biznesi ë Shqipëri. Sa i vërtetë është ky lajm?

Dok Lorena Di Galante:  Hetimi mbi Matteo Messina Denaro ka qënë mjaft kompleks e i gjatë për shumë vite. Hetimet mbi të vazhdojnë e në veshjen e Drejtorisë së Investigimit Antimafia janë hetime të rezervuara.

A.Kepi:  E sa i takon të shumëkërkuarve mafiozë italianë që sipas prokurorëve disa prej tyre janë fshehur apo fshihen në Shqipëri?

Dok Lorena di Galante: Një pëson i shpallur në kërkim gjen strukturat e duhura mbështetëse për ta mbrojtur atë e vetë procesin e kërkimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar për të kërkuarit në nivel të tillë janë të forta. Kemi raste dhe të shumërkërkuarve shqiptarë që janë kapur në vendin e origjinës.

A.Kepi: Ju jeni një nga eskpertët më të mirë në aktivitetin operativ investigativ të Antimafias.
Sa i rrezikshëm është akivititeti mafioz në zgjedhjet elektorale të një vendi?

Dok Lorena di Galante: Infiltrimet mafioze në politikë e në votën elektorale janë një cështje shumë delikate. Sepse përmes kësaj vote e kësaj politike qeveriset vendi, menaxhohet legjislacioni e aktivitete që rëndojnë në ekonominë e një vendi. Forca e një shteti është të arrijë të shkatërrojë këto organizime kriminale ku shfaqen inflitrime në votë dhe në procesin e shkëmbimit të votës.

A.Kepi. Flitet së fundmi për Mafian 4.0. Cfarë është ajo e cili është rreziku i saj?

Dok Lorena di Galante: Mafia 4.0 është një evolucion i mafias klasike e rreziku i parë është pikërisht evolucioni që po kryejnë organizimet mafioze. Jemi mësuar të imagjinpjmë mafian si një përplasje me armë, por në të vërtetë mafia është sot mënyra se si infiltrohet kudo si një lëng, E quajmë mafia e lëngshme pasi përhapet si lëngu duke legalizuar aktivitete ilegale. E pra zëvendëson ekonominë e rregullt e është mjaft e rrezikshme. është një mafia që ngrihet një nivel më të lartë dhe duke përdorur teknologjinë moderne e shndërrohet në globale. E për ta luftuar nuk majfton puna e një vendi por e shumë vendeve bashkë.

 

Ukraina thotë se Rusia e shënjestroi Kievin me pesë raketa hipersonike këtë vit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksiy teksa viziton ushtarët në front.

 

Rusia ka përdorur pesë raketa hipersonike Zircon për të sulmuar Kievin që nga fillimi i vitit, tha administrata ushtarake e qytetit më 1 prill.

Ajo shtoi se Moska kishte lëshuar gjithsej 180 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë raketa dhe dronë, në kryeqytetin ukrainas në tre muajt e parë të vitit.

Lajmi vjen pasi Rusia ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone.

Më 22 mars, trupat e Moskës kryen atë që u përshkrua si sulmi më i madh në infrastrukturën e rrjetit në pushtimin e plotë dyvjeçar, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rezultuar në ndërprerje masive të energjisë. Ai vazhdoi të synonte termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës javën e kaluar.

Në sulmet e fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzuan dy nga tre dronët Shahed të lëshuar nga Rusia gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 1 prill.

Shtabi i Përgjithshëm nuk dha detaje shtesë mbi sulmin në raportin e tij.

Ishte e paqartë nëse droni që nuk u përgjua arriti objektivin e tij.

Diku tjetër, rojet kufitare ukrainase zmbrapsën një sulm nga ata që u përshkruan si diversantë rusë në rajonin Sumy, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.

Në frontin diplomatik, ministri i jashtëm francez Stephane Sejourne tha se Parisi pret që Kina t’i dërgojë “mesazhe të qarta” partnerit të saj të ngushtë Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, pas takimeve me homologun e tij në Pekin.

Sejourne tha se Franca është e vendosur të mbajë një dialog të ngushtë me Kinën për të kontribuar në gjetjen e një rruge drejt një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Franca dhe Kina kanë kërkuar të forcojnë lidhjet vitet e fundit dhe, gjatë takimeve në Paris në shkurt, Ministri i Jashtëm Wang Yi i tha presidentit Emmanuel Macron se Pekini vlerësonte qëndrimin “e pavarur” të vendit të tij.

Por Parisi ka synuar gjithashtu të bëjë presion ndaj Pekinit për lidhjet e tij të ngushta me Moskën, të cilat vetëm sa janë afruar që nga pushtimi i Ukrainës.REL

Klitschko tregon ‘planet e Putinit për Kievin’ – u përgjigjet atyre që kërkojnë negociata me Rusinë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko paralajmëron se qyteti mund të bëhet sërish një objektiv i forcave tokësore ruse.

Siç ka thënë Klitschko në një intervistë për tabloidin gjerman Bild, Kievi ishte dhe mbetet një objektiv për Vladimir Putinin.

“Kiev ishte dhe mbetet një objektiv për Putinin, sepse kryeqyteti është zemra e vendit. Por ne jemi shumë më të përgatitur për këtë se sa dy vjet më parë. Nëse Putini e merr atë vendim, do të jetë një vendim i përgjakshëm”.

Klitschko, duke qëndruar përpara një ndërtese banimi të shkatërruar të goditur nga një raketë disa ditë më parë, i bën thirrje Perëndimit të forcojë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne kemi nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore, më shumë raketa kundërajrore!”, citohet të ketë thënë ai.

Ai iu përgjigj gjithashtu komenteve të disa politikanëve perëndimorë për negociatat apo “ngrirjen e luftës”.

“Ky është qëndrim i gabuar, përkundrazi ne kemi nevojë për më shumë mbështetje. Ne nuk do t’i japim Rusisë asnjë territor. Ky nuk mund të jetë një kompromis”.sn

Zelensky: Nëse nuk ka mbështetje nga ana e SHBA-së, do të tërhiqemi…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nëse Uashingtoni dështon të ofrojë ndihmë për Kievin , Ukraina do të detyrohet të tërhiqet gradualisht.

“Nëse nuk ka mbështetje nga ana e SHBA-së, kjo do të thotë se nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, nuk kemi bllokues për luftë elektronike, nuk kemi predha artilerie 155 milimetrash”, tha ai. “Do të thotë që do të kthehemi, do të tërhiqemi, hap pas hapi, me hapa të vegjël”.

Zelensky gjithashtu përmendi se Ukrainës i mungojnë mjaftueshëm përgjues dhe armë të tjera të mbrojtjes ajrore.

“Kjo është e vërtetë. Unë nuk dua që Rusia të dijë se sa raketa të mbrojtjes ajrore kemi, por në thelb, ju keni të drejtë,” tha ai. “Pa mbështetjen e Kongresit, ne do të kemi një deficit të madh raketash. Ky është problemi. Ne po rrisim sistemet tona të mbrojtjes ajrore, por kjo nuk mjafton.”

Diku tjetër në fjalët e tij, ai përcolli se Ukraina po përpiqet të zbulojë alternativa për të shmangur tërheqjen.

Kjo vjen pasi aleati i SHBA thuhet se po përballet me një mungesë kritike të municioneve në luftë.sn

Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, gjatë një mbledhjeje të Grupit të Kontaktit për ndihmën për Kievin. Fotografi nga arkivi.

Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra dhe raketa të reja tokë-ajër, në mënyrë që Kievi t’i përdorë në luftën kundër Rusisë, tha ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu.

Në një intervistë për La Tribune Dimanche, Lecornu tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi atij të përgatitej për një paketë të re të ndihmës, që përfshinë pajisje të vjetra franceze, por ende funksionale.

“Ushtria ukrainase ka nevojë të mbrojë vijën e gjatë të frontit, gjë që kërkon autoblinda. Këto pajisje janë thelbësore për lëvizshmërinë e trupave dhe janë pjesë e kërkesave ukrainase”, tha ai.

Ai tha se Franca synon t’i japë Ukrainës qindra autoblinda të llojit VAB dhe dërgimi i tyre do të bëhet më 2024 dhe në fillim të vitit 2025.

Ushtria franceze vazhdimisht zëvendëson mijëra autoblinda VAB, mjete të cilat për herë të parë u përdorën në fund të viteve ’70.

Lecornu shtoi se Franca po ashtu po përgatitet që t’i japë sërish raketa tokë-ajër të llojit Aster 30, që përdoren për sistemin SAMP/T, që Parisi i ka dhënë Kievit.

Raketat Aster 30 mund të shkatërrojnë avionët luftarakë, dronë dhe raketat lundruese në një rreze veprimi prej 120 kilometrash.

“Ukraina ka nevojë urgjente për mbrojtje më të mirë tokë-ajër… Rusia po intensifikon sulmet, veçmas ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha ai.

Ministri francez po ashtu tha se shteti i tij po përshpejtojnë prodhimin e municioneve në mënyrë që deri në verë t’ia dërgojë Ukrainës.

Ndryshe, Macron muajin e kaluar sugjeroi për mundësinë që shtetet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë – shtet që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022 – ide që është përballur me kritika nga udhëheqësit e tjerë evropianë.REL

Francë, diskriminimi për shkak të flokëve është i ndaluar

Asambleja Kombëtare ka miratuar një projekt-ligj të ri – Teksti tani kalon në Senat

VOAL- Në Francë do të ndalohet diskriminimi i njerëzve në vendin e tyre punës për shkak të flokëve. Asambleja Kombëtare sapo ka miratuar një projektligj që do të bëjë të mundur penalizimin e çdo diskriminimi në vendin e punës bazuar në prerjen, ngjyrën, gjatësinë ose llojin e flokëve. Projektligji tani shkon në Senat për shqyrtim.

Prandaj do të jetë e ndaluar t’i kërkohet kujtdo që mban gërsheta ose dreadlock t’i heqë ato. Dhe gjithashtu do të ndalohet diskriminimi i njerëzve me flokë të kuq ose tullac, për shembull. Një masë që synon të mbrojë veçanërisht gratë me origjinë afrikane, të cilat shpesh detyrohen të përshtaten me normat eurocentrike.

Sipas Olivier Serva, deputeti që qëndron pas masës, grave me origjinë afrikane, në fakt, shpesh u kërkohet të ndryshojnë flokët e tyre natyralë për të mbajtur flokë të drejtë ose të mbledhur, të konsideruar më të përshtatshëm për botën e punës. Megjithatë, problemi do të shqetësonte edhe kaukazianët, megjithëse në një mënyrë shumë më të kufizuar: një në tri bionde zgjedh të lyejë flokët për të qenë më e suksesshme në punë.

Në fakt është e vështirë të matet fenomeni, por në Francë ka shumë personazhe publike që kanë pësuar kritika të dhunshme dhe madje ngacmime online për flokët e tyre afro. Mes tyre janë ish-ministrja e Drejtësisë Christiane Taubira dhe ish-zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye. Diskriminimi në bazë të flokëve në vendin e punës është tashmë i ndaluar me ligj në vende të ndryshme të SHBA-së, si Kalifornia dhe New York City.rsi-eb

“Nuk ka ‘imunitet’ as SHBA”, Zelensky: Nëse Rusia përmbush qëllimin e saj në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se në qoftë se Rusia do të arrijë synimin e saj në Ukrainë, do të shënjestrojë Kazakistanin, shtetet baltike, Poloninë dhe më pas Gjermaninë.

“Për të, ne jemi një satelit i Federatës Ruse. Për momentin, jemi ne, pastaj Kazakistani, pastaj shtetet baltike, pastaj Polonia, pastaj Gjermania. Të paktën gjysma e Gjermanisë”, tha Zelensky.

Kazakistani, ashtu si shtetet baltike, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara rënies së tij në 1991.

Polonia ishte nën kontrollin efektiv të sovjetikëve si një shtet satelit, siç ishte gjysma lindore e Gjermanisë – e njohur atëherë si Republika Demokratike Gjermane – deri në ribashkimin e Gjermanisë në 1991.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se SHBA, si një anëtare e NATO-s, nuk ishte imune nga konflikti.bw

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Avionët F-16 të ushtrisë polake gjatë një parade ushtarake më 15 gusht 2023.

 

Avionët luftarakë të Polonisë dhe të aleatëve u aktivizuan mëngjesin e 29 marsit, pasi Rusia kreu sulme me raketa në Ukrainë.

Kështu njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.

“Avionët polakë dhe të aleatëve po operojnë në hapësirën polake, gjë që mund të rezultojë në rritjen e nivele të zhurmës, veçmas në pjesën jugperëndimore të shtetit”, tha Komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Pjesa juglindore e Polonisë është në kufi me Ukrainën. Kievi, ndërkaq, të premten njoftoi se është përballur gjatë natës me sulmet ruse me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të shtetit.

Aktivizimi i forcave ajrore polake vjen disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk do të sulmojë asnjë shtet të NATO-s, as Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke.

Megjithatë, udhëheqësi rus paralajmëroi se nëse avionët luftarakë F-16 – të prodhimit amerikan – përdoren në Ukrainë, atëherë ato do të rrëzohen nga ushtria ruse.

“Sigurisht, nëse këta avionë do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne do të bëhen caqe legjitime”, tha Putin.

Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që t’i dërgojnë avionët F-16, në mënyrë që të përballet me forcat pushtuese ruse.

Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë në mesin e shteteve që janë zotuar se do t’i japin Kievit fluturake të tilla. Ndërkaq, një grup shtetesh kanë premtuar se do të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas.REL

Rrëzohet një avion luftarak rus afër Krimesë, thotë një zyrtar rus

Një avion luftarak rus, Su-35, është rrëzuar të enjten në afërsi të qytetit e uzurpuar Sevastopol, tha guvernatori i emëruar nga Rusia në gadishullin ukrainas, Mikhail Razvozhayev.

“Një avion ushtarak ra në det… objektet civile nuk janë dëmtuar”, tha Razvozhayev në Telegram.

Piloti e braktisi me kohë avionin dhe u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 200 metra larg bregdetit, tha Razvozhayev, duke shtuar se jeta e tij nuk është në rrezik.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar rreth raportimeve për rrëzimin e avionit ushtarak.

Kanalet ruse në Telegram raportuan më herët se një avion luftarak ruse, Su-35, u rrëzua në afërsi të Sevastopolit.

Shkaktari i rrëzimit të avionit nuk dihet.REL

Ukraina shkatërron dhjetëra dronë rusë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 26 nga 28 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, tha ushtria e Kievit të enjten, më 28 mars.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, u shkatërruan në zonat në lindje, jug dhe juglindje të Ukrainës, shtuan Forcat Ajrore ukrainase.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhjës tha përmes një postimi në Telegram se dy gra u plagosën pasi copëzat e një droni të shkatërruar ranë në një zonë të banuar në kryeqytetin rajonal.
Dëmtimet në ndërtesat e banimit në qytetin e Harkivit pas sulmeve ruse më 27 mars 2024.

Prokurorët në rajonin lindor të Harkivit raportuan se një restorant, një dyqan dhe disa zyre pësuan dëme nga fragmentet e tre dronëve.

Forcat Ajrore ukrainase thanë po ashtu se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me disa lloje raketash, duke mos dhënë më shumë detaje.

Rusia vazhdimisht kryen sulme ajrore ndaj qendrave të populluara, që gjenden larg vijave të frontit, teksa Moska po vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që nisi në shkurt të vitit 2022.REL

Bujar Osmani: Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës në prill

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshëndetur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian.

“Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”,” shkruan Osmani në rrjetin social “X”.

Ai shtoi se uron që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në atë institucion evropian.

Republika e Kosovës ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.sn

Tsikhanouskaya: Bjellorusët po përballen me agresionin rus dhe imperializmin

Udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, gjatë intervistës dhënë për REL-in më 25 mars 2024.

Udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, u bëri thirrje bashkëkombësve të saj që të ngrihen dhe të mbrojnë pavarësinë e shtetit të tyre në dritë të asaj që ajo tha se ishte “agresion rus dhe imperializëm”. Komentet e saj vijnë në kohën kur bjellorusët shënojnë Ditën e Lirisë në nder të përvjetorit të Republikës jetëshkurtër Popullore Bjelloruse, që zgjati për më pak se një vit më 1918.

“Ne jemi përballur me agresionin rus dhe imperializmin dhe duhet të qëndrojmë të fortë në mbështetje të pavarësisë së shtetit tonë”, tha Tsikhanouskaya gjatë një interviste dhënë në Pragë më 25 mars për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë.

“Ne duhet ta vazhdojnë me integritet dhe dinjitet punën e nisur nga paraardhësit tanë. Është e domosdoshme që kjo luftë të mos zgjasë pafundësisht, duke lejuar brezit tonë të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin tonë”, tha ajo.

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, që është në pushtet që nga viti 1994, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ka lejuar përdorimin e territorit bjellorus dhe instilacioneve ushtarake për pushtimin rus të Ukrainës.

Rusia dhe Bjellorusia më 1999 po ashtu krijuan të ashtuquajturin bashkim të shtetit, një trup mbikombëtar i përbërë nga dy shtetet, me synimin e shpallur që eventualisht të dyja shtetet të bashkoheshin. Megjithatë, Lukashenka ka shtyrë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë gjatë zgjedhjeve të gushtit të vitit 2020. Përderisa rezultatet zyrtare ia dhanë Lukashenkas fitoren, opozita dhe shumë qeveri perëndimore dhe organizata thanë se votimet u manipuluan dhe se Tsikhanouskaya, e cila garoi për presidente pasi zuri vendin e burrit të saj pas arrestimit të tij, në fakt kishte fituar zgjedhjet.

Burri i saj, Syarhey Tsikhanouski, u arrestua para zgjedhjeve për t’ia ndaluar atij regjistrimin si kandidat. Ai është dënuar më 2021 me 18 vjet burgim për nxitje të trazirave masive, nxitje të urrejtjes shoqërore, pengim të aktiviteteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizim të aktiviteteve për pengim të rendit shoqëror. Të gjitha këto akuza ai dhe mbështetësit e tij i kanë hedhur poshtë dhe i kanë cilësuar si të motivuara politikisht.

Pas zgjedhjeve, Lukashenka shtypi ashpër disidentët dhe shoqërinë civile, duke arrestuar qindra persona dhe duke detyruar shumicën e figurave opozitare të shtetit, përfshirë Tsikhanouskayan, që të largohen nga shteti për shkak të frikës për sigurinë dhe lirinë e tyre.

Tsikhanouskaya po ashtu shprehu mbështetje të fuqishme për Yulia Navalnaya, të venë e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg rus në Arktik nën rrethana të dyshimta. Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e burrit të saj.

“E kuptoj që ne kemi shumë ngjashmëri. Burri im është i burgosur politik dhe Yulia ka përjetuar një tragjedi”, tha Tsikhanouskaya.

“Ajo është një grua jashtëzakonisht e fortë dhe shpresoj që të mund të bashkojë popullin rreth vetes, veçmas opozitën, në mënyrë që të mos humbë kontaktin me rusët dhe të jetë në gjendje t’iu tregojë se ajo para së gjithash punon për ta”, shtoi ajo.

Tsikhanouskaya tha se do të ishte vitale për opozitën ruse të qartësojë se ata “do të hiqnin dorë nga ambiciet e tyre imperialiste, të respektojnë kufijtë tanë dhe të mbështesin aspiratat tona evropiane”, duke shtuar se ajo beson që Navalnaya “ka potencialin që të arrijë këtë, e mbështetur nga një ekip i fuqishëm, por thelbësore për të është që të krijojë lidhje me popullin”.REL

Zelensky: Rusia duhet ta humbasë këtë luftë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, sepse sipas tij, është mënyra e vetme për të mbrojtur jetën e njerëzve.

Përmes një postimi në “X”, Zelensky tha se ukrainasit po e mbrojnë me guxim vendin e tyre.

“Ukrainasit po e mbrojnë me guxim atdheun e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Rusia duhet ta humbasë këtë luftë. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur me besueshmëri jetën e njerëzve”, ka shkruar presidenti ukrainas.sn

Polonia thotë se Rusia shkeli hapësirën e saj ajrore

Ministria e Jashtme e Polonisë

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë të dielën në orët e para të mëngjesit me një raketë kruz të drejtuar ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, thanë forcat e armatosura të Polonisë.

Rusia lëshoi 57 raketa dhe dronë kundër Ukrainës në orët e hershme, përfshirë një sulm në Kiev dhe rajonin perëndimor të Lvivit pranë kufirit polak.

“Më 24 mars në orën 4:23 të mëngjesit (0323 GMT), ka pasur një shkelje të hapësirës ajrore polake nga një prej raketave kruz me rreze të gjatë veprimi të lëshuara gjatë natës nga aviacioni i Federatës Ruse”, thanë forcat e armatosura polake në platformën e mediave sociale X.

“Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdow (Vojvoda e Lublinit) dhe qëndroi atje për 39 sekonda. Gjatë gjithë fluturimit, ai po vëzhgohej nga sistemet e radarëve ushtarakë”.

Ministria e Jashtme polake synon të thërrasë ambasadorin rus për sqarime për shkeljen e hapësirës ajrore, tha zëvendësministri i jashtëm Andrzej Szejna për televizionin privat Polsat News.

Polonia i bën thirrje Rusisë “të ndalojë sulmet ajrore terroriste mbi banorët dhe territorin e Ukrainës, t’i japë fund luftës dhe të merret me problemet e brendshme të vendit”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë.

Knaus: Serbia të abstenojë në votimin për Kosovën në KiE, anëtarësimi i saj është i mirë për të gjithë

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka thënë se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës për arsye se edhe serbët e Kosovës përfitojnë, por edhe pse është pjesë e marrëveshjes.

Bazuar në marrëveshjen e Ohrit, ai thotë se Serbia s’duhet të pengojë Kosovën dhe s’duhet ta bëjë këtë as përmes dikujt tjetër.

“Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij në X.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reformat e rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet e Këshillit e Europës dhe mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës!

Gjithashtu, në marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të vitit 2023 thuhej:

“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.

Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.”

Rruga përpara tani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga të dyja palët (të cilat Kosova i ofroi në mënyrë të përsëritur për t’i nënshkruar, menjëherë):

Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.

Prishtina do të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur “nivelin e duhur të vetë-menaxhimit të komunitetit etnik serb në Kosovë” të premtuar.

Përparim në interesin e të gjithëve. Drejt një paqeje europiane në Ballkan tani./Express

Viola von Cramon i përgjigjet presidentit Vuçiç pas shantazhit që bëri në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Për këtë deklaratë reagoi sot Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.

“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan raportuesja.

Ndryshe, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.bw

Shpërthen vullkani në Islandë- Meteorologët paralajmërojnë: Lava mund të derdhet në Atlantikun e Veriut

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në gadishullin Reykjavík që besohet të jetë, sipas autoriteteve lokale, më i fuqishmi që nga viti 2021.

Vullkani shpërtheu pa paralajmërim mbrëmjen e së shtunës dhe është i fundit në një seri shpërthimesh në rajon, duke kërcënuar infrastrukturën lokale dhe duke udhëhequr autoritetet për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.

‘Shatërvanët’ e llavës shpërthyen nga toka dhe një çarje gati dy milje e gjatë u hap në gadishullin Reykjavík rreth orës 20:30, tha Shërbimi Meteorologjik i Islandës. Shpërthimi ndodhi pranë qytetit Grindavik, termocentralit Svartsengi dhe Lagunës Blu, një nga atraksionet turistike më të famshme të Islandës.

Shërbimi Meteorologjik i Islandës tha se kishte marrë indikacione për një shpërthim të mundshëm vetëm rreth 40 minuta para se të ndodhte. Laguna Blu ka një popullsi prej rreth 4,000 banorësh, por pak banorë ishin në qytet në atë kohë, të cilët u evakuuan menjëherë pas shpërthimit. Të dielën në mëngjes, Hjordis Gudmundsdottir, një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave, u tha gazetarëve se rreziku më i madh ishin dy tuba që transportonin ujë të nxehtë nga termocentrali gjeotermik Svartsengi në shtëpitë në gadishull. Në fakt, pak pas mesnate, lava rrodhi mbi një rrugë drejt një tubi të shpërndarjes së ujit nga termocentrali, sipas një përditësimi nga Zyra Meteorologjike Islandeze. Shpërthimi ka të ngjarë të jetë më i madhi nga shtatë që kanë ndodhur në gadishullin Reykjavík që nga viti 2021, duke përfshirë katër që nga dhjetori, tha në një deklaratë agjencia e mbrojtjes civile.sn

Ministrja gjermane e arsimit: Nxënësit duhet të përgatiten për luftë

Studentët në Gjermani duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e krizave dhe katastrofave të mundshme, tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger.

Një anëtare e Demokratëve të Lirë (FDP) të fokusuar te biznesi, ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes civile në komentet për Grupin Mediatik Funke të gazetave lokale dhe rajonale të shtunën.

Stark-Watzinger tha se shkollat duhet të trajtojnë mbrojtjen civile dhe theksoi se qëllimi duhet të jetë “të forcojmë elasticitetin tonë”.

“Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur mirë për krizat – duke filluar nga një pandemi, në fatkeqësi natyrore, në luftë,” tha ajo.

Stark-Watzinger foli për stërvitjet e mbrojtjes civile të bëra në shkolla në vende të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Gjermania gjithashtu mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.

Ministrja bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e një marrëdhënieje “të qetë” midis nxënësve të shkollave dhe forcave të armatosura. Ajo sugjeroi që oficerët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë “Bundeswehr” bën për sigurinë tonë”.

(Balkanweb)

Deputeti i Bundestagut pas komenteve të Escobarit: Këshilli i Evropës vendos vetë për kriteret e anëtarësimit

VOA

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, tha të premten se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të vendosë në mënyrë të pavarur mbi kriteret e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së të dërguarit amerikan Gabriel Escobar i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se pas përmbushjes së kërkesës nga Kosova për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit mesjetar të Deçanit, janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zoti Escobar tha se zbatimi ishte një vendim i vështirë, por duhej bërë dhe “do të ketë efekt. Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri ka të bëjë me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni (i komunave me shumicë serbe)”.

Por deputeti gjerman, Knut Abrahams shkroi në platformën X se “vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre. SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës vendosi zbatimin e vendimit me të cilin manastirit mesjetar, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, meqë lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi “të çuditshëm” dhe “të padrejtë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se “nuk ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike por edhe një hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe BE për Kosovën e pavarur”.

Macron: Evropa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë e Vladimir Putin kundërshtare që nuk do të ndalet në Ukrainë nëse mposht trupat e Kievit në konfliktin dyvjeçar, duke u bërë thirrje evropianëve që të mos jenë “të dobët”, por të bëhen gati që të përgjigjen.

Ai tha se nëse Evropa duhet të bëhet gati për luftë nëse dëshiron paqe.

Muajin e kaluar, Macron shkaktoi kundërthënie kur deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, përderisa shumë udhëheqës u distancuan nga ky qëndrim ndërkaq disa të tjerë, veçmas në Evropën Lindore, e mbështetën këtë ide.

“Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohej në zero”, tha Macron gjatë një interviste televizive në Francë, pasi udhëheqësit opozitarë francezë e kritikuan atë për deklaratën e dislokimit të ushtarëve në Ukrainë.

Por Macron tha se nuk pajtohet aspak me udhëheqësit opozitarë.

“Sot, të zgjedhësh të abstenosh apo të votosh kundër mbështetjes së Ukrainës nuk është të zgjedhësh paqen, por të zgjedhësh humbjen. Ka dallim”, tha ai.

Partia kryesore opozitare e Macronit e Marine Le Pen nga ekstremi i djathtë, më herët gjatë javës abstenoi gjatë votimit për një marrëveshje të sigurisë që Franca nënshkroi me Ukrainën, ndërkaq një parti e majtë votoi kundër.

“Nëse lufta zgjerohet në Evropë, Rusia do të fajësohet. Por, nëse ne vendosim të jemi të dobët, nëse vendosim sot që nuk do të përgjigjemi, nënkupton se veçse kemi zgjedhur humbjen. Unë nuk e dua këtë”, tha ai.

Ai tha se është e rëndësishme për Evropën që të mos vendosë vija të kuqe, që sipas tij do të dërgonte sinjal dobësie në Kremlin dhe do të inkurajonte Rusinë që të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës. Ai refuzoi të japë detaje se si do të dukej një dislokim në Ukrainë.

“Nuk e dua këtë. Dua që Rusia të ndalojë luftën dhe të tërhiqet nga pozicionet e saj dhe të lejojë që të ketë paqe”, tha ai. “Nuk do t’i japë detaje dikujt që nuk më jep asgjë. Kjo është për presidentin Putin. Kam arsye që nuk jam preciz”, tha ai.

Macron tha se Franca kurrë nuk do të niste një ofensivë kundër Rusisë dhe se Parisi nuk është në luftë me Moskën, pavarësisht faktit që Rusia ka nisur sulme agresive ndaj interesave franceze në dhe jashtë Francës.

“Regjimi i Kremlinit është kundërshtar ”, tha Macron duke refuzuar që ta quajë armike Rusinë. Ai po ashtu tha se Putini po bën kërcënime për sulme me armë bërthamore, të cilat sipas tij, nuk janë deklarata të duhuara.

Macron tha se Ukraina gjendet në një situatë “të vështirë” në terren dhe se ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët.

“Paqja nuk do të thotë kapitullimi i Ukrainës. Nëse do paqe nuk nënkupton mposhtje. Paqja nuk nënkupton që të heqim dorë nga Ukraina”, tha ai.

Udhëheqësi francez po ashtu tha se shpreson që do të vijë një ditë që paqja të negociohet me një president rus “kushdo qoftë ai”.

Ai po ashtu njoftoi se nuk ka anuluar vizitën e planifikuar në Ukrainë për shkaqe sigurie. “Kështu tha Rusia. Nuk duhet t’ju besoni atyre”, tha ai.REL

Më shumë se dy vite luftë, zyrtari ukrainas: Rreth 535 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas ka bërë me dije se 535 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë.

Ndërkohë 1255 kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme

“Rreth 1790 fëmijë janë prekur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Rusisë. Që nga mëngjesi i 14 marsit 2024, gjithsej 535 fëmijë janë vrarë dhe 1255 kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme”, tha zyra e prokurorit.

Sulmet ruse në Ukrainë nisën në 24 shkurt 2022, dhe edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite që nga nisja e luftës, fundi i saj duket ende larg.bw

Ukraina përgënjeshtron Kremlinin: Putin nuk arriti të pushtojë asnjë fshat prej dy javësh

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka përgënjeshtruar deklaratat e Rusisë se ka arritur të marrë kontrollin e disa fshatrave gjatë javëve të fundit.

Oleksandr Syrskyi tha se pavarësisht se situata në front mbetet e vështirë, Rusia ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk ka arritur të pushtojë asnjë fshat për një periudhë dy javore.

“Në front situata mbetet e vështirë. Rusia po kryen operacione sulmuese në disa zona, duke përfshirë rrethinat e qytetit Robotyne në Zaporizhzhia. Megjithatë Moska ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e mbrojtjes sonë. Gjatë dy javëve të luftimeve të ashpra, armiku pësoi humbje jashtëzakonisht të mëdha. Megjithatë, të gjitha vendbanimet që ai u përpoq të merrte mbetën nën kontrollin tonë”, tha ai.

(BalkanWeb)

‘Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë’, thotë Ministri i Jashtëm polak

Ministri i Jashtëm polak ka rrezikuar të shkaktojë polemika duke thënë se “personeli ushtarak i NATO-s është tashmë i pranishëm në Ukrainë”.

Radoslaw Sikorski, gjatë një konference për media shkaktoi polemikë ndërkombëtare me deklaratat e tij për praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, por duke mos e theksuar se për cilin vend po flet.

“Unë do të doja të falënderoja ambasadorët e atyre vendeve që e kanë marrë atë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por unë nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, unë nuk do t’i listoj ato vende”, tha Sikorski.

Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët ushtarak gjerman u dëgjuan të thonë se personeli i shërbimit të Mbretërisë së Bashkuar gjendet në tokat ukrainase, shkruan skynews.

Mbretëria e Bashkuar më parë tha se ka dërguar njësi të vogla në vend për të ndihmuar me trajnime mjekësore, por nuk parashikonte dislokime në shkallë të gjerë.

Ndryshe, Rusia ka paralajmëruar për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejt midis saj dhe NATO-s nëse trupat e vendeve perëndimore do të dërgoheshin në Ukrainë.sn

Kryediplomati polak: Prania e NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme

Ministri i Jashtëm i Polonisë tha se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”, duke shtuar se vlerëson presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që nuk e ka përjashtuar këtë ide.

Radek Sikorski i bëri këto deklarata gjatë një diskutimi të mbajtur të premten me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Polonisë në NATO dhe Ministria e Jashtme i publikoi në X – që më herët njihej si Twitter – më vonë këto deklarata në gjuhën angleze.

Muajin e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. Kjo deklaratë nxiti reagime të udhëheqësve të tjerë.

Zyrtarët francezë më vonë tentuan të sqaronin deklaratën e Macronit dhe të minimizonin kritikat, por duke insistuar se ka nevojë të dërgohet një mesazh i qartë te Rusia se nuk mund të fitojë në luftën kundër Ukrainës.

Kremlini ka paralajmëruar se nëse NATO-ja do të dërgojë trupat luftuese, një konflikt i drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se një lëvizje e tillë do të rrezikonte që të shpërthente një konflikt botëror bërthamor.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ishte në mesin e udhëheqësve evropianë që përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë pas deklaratave të bëra nga Macroni. Ai tha se “Polonia nuk ka plane që të dërgojë trupat e saj në territorin e Ukrainës”.

Sikorski nuk foli për ndonjë plan për të dërguar trupat polake në Ukrainë, por kishte një qëndrim ndryshe nga kryeministri i tij.

“Prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme”, tha ai, sipas Ministrisë së Jashtme të Polonisë. Ai tha se e vlerëson nismën e Macronit “sepse ka të bëjë me çështjen që Putini të frikësohet e jo ne të frikësohemi nga Putini”.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe kryeministri Tusk, do të udhëtojnë për në Uashington për një takim në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Udhëheqësit e Polonisë po shpresojnë që të bindin SHBA-në që të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Polonia është anëtare e NATO-s në krahun lindor të aleancës dhe gjendet në kufi me Ukrainën. Në të kaluarën, ky shtet ka qenë nën kontrollin rus dhe është rritur frika se nëse Rusia fiton në Ukrainë, shënjestra të radhës mund të jenë shtetet në rajonin që Moska e sheh si sferën e saj të interesit./REL

Ukraina do të marrë 6 miliardë euro nga BE-ja në dy muajt e ardhshëm

Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, të premten.

Qeveria ukrainase pret t’i marrë 4.5 miliardë euro në mars, ndërsa 1.5 miliard euro të tjera në prill, sipas Shmyhalit.

BE-ja u pajtua në shkurt për një paketë të ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh për një periudhë katërvjeçare.

“Këtë vit, ne synojmë t’i marrin 16 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Ukraina do t’i ketë burimet për të luftuar dhe për të fituar. Ky është synimi ynë kryesor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për këtë”, theksoi ai.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vitin e tretë dhe Kievi varet tejet shumë nga mbështetja ekonomike dhe ushtarake e aleatëve të vet perëndimorë.

Ndihma ekonomike në vlerë miliarda euro në dy vjetët e para i ndihmoi Qeverisë ta ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike, ta luftojë inflacionin dhe t’i kryejë me kohë pagesat e pensioneve dhe rrogat në sektorin publik.

Ukraina e përdor shumicën e buxhetit të brendshëm nga të hyrat për ta financuar mbrojtjen.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se Ukraina i mori 73.6 miliardë euro nga shtetet e jashtme në vitet 2022 dhe 2023.

Por, në dy muajt e parë të këtij viti, Kievi i mori vetëm 1.2 miliard dollarë, pasi paketat e mëdha financiare u zvarritën apo u bllokuan.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, ka thënë se vendi i tij ka nevojë për 3 miliardë dollarë në muaj për ta kapërcyer vitin 2024.REL

Lituania: Rusia mund të luftojë në Ukrainë të paktën edhe dy vjet

Tanke të shkatërruara ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut më 13 shkurt 2024.

 

Çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme që të luftojë në Ukrainë me intensitetin aktual edhe të paktën dy vjet, u tha në një raport të agjencive të inteligjencës të Lituanisë.

Rusia reformoi dhe forcoi ushtrinë e saj të shkatërruar nga lufta në Ukrainë më 2023 dhe është në rrugën e duhur që të zgjerojë aftësitë ushtarake përgjatë kufirit të saj me NATO-n, përfshirë edhe Finlandën – që iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore vitin e kaluar – thanë agjencitë e inteligjencës në vlerësimin e tyre vjetor lidhur me kërcënimet që përballet shteti baltik.

“Moska është e aftë të bëjë vlerësimin e mësimeve të nxjerra dhe të përmirësojë efektivitetin e saj luftarak”, thanë agjencitë lituaneze në raportin e publikuar mëngjesin e 7 marsit.

Raporti është përpiluar nga dy agjenci: Departamenti i Sigurimit Shtetëror i Kundërzbulimit dhe Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të Ushtrisë, që janë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka forcuar forcat e saj ushtarake në veri dhe perëndim të Rusisë në përgjigje të një grumbullimi të perceptuar të forcave të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

Lituania, shtet fqinj me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë që dikur sundohej nga Moska, është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Agjencitë e inteligjencës shkruan në raport se inteligjenca ruse po drejton përpjekjet për shmangien e sanksioneve që u vendosën ndaj industrisë ruse të mbrojtjes pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Përderisa Rusia haptazi furnizohet me armë dhe municione vetëm nga Irani dhe Koreja e Veriut, Kina është bërë furnizuesja më e madhe e Rusisë për mikroçipe dhe huani është bërë monedha kryesore për transaksionet ndërkombëtare të Rusisë, thanë agjencitë e Lituanisë.

Ato shtuan se që kur Rusia vendosi koka bërthamore në Bjellorusi më 2023 ka ndërtuar në këtë shtet edhe infrastrukturë për përdorimin e këtyre armëve.

Raporti tha se agjencitë e inteligjencës së Rusisë dhe Bjellorusisë kanë rritur përpjekjet e tyre për të rekrutuar lituanezë që kalojnë kufirin dhe Lituania ka arrestuar dhjetëra shtetas të saj më 2023, të cilët i ka akuzuar se u kanë ofruar të dhëna inteligjencës bjelloruse në këmbim të parave.

Sa i përket Kinës, agjencitë thanë se Pekini rriti përpjekjet e tij të spiunimit në Lituani më 2023, pas vendimit të Lituanisë që të lejojë Tajvanin të hapë një ambasadë de facto në tokën lituaneze më 2021.

Në raportin e inteligjencës lituaneze u tha se aktorët kibernetikë “të lidhur me Kinën” u gjetën se rregullisht hetojnë institucionet qeveritare të Lituanisë duke tentuar të gjejnë dobësi në to “me qëllim që të hyjnë në sistemet e tyre dhe të vjedhin të dhëna”.REL

Gjermania: Përgjimi i telefonatës nga Rusia pasojë e një gabimi të personelit

VOAL/Henry Ridgwell

Gjermania tha të martën se gabimi nga një pjesëtar i personelit ushtarak e bëri të mundur audio regjistrimin e një telefonate të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë, të cilët po diskutonin për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimit. Berlini e mohon se ka patur sulm të suksesshëm kibernetik ndaj sistemeve të tij të komunikimit. Aleatët perëndimorë kanë frikë se Rusia mund të ketë siguruar informacione të tjera zbulimi nga audio regjistrimi.

Gjermania u ka rezistuar thirrjeve për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, “Taurus”, duke thënë se kjo rrezikon përshkallëzimin e konfliktit.

Por në një audio regjistrim të publikuar javën e kaluar nga media ruse “Rusia Today”, katër oficerë të lartë gjermanë, përfshirë komandantin e forcave ajrore, dëgjohen duke diskutuar për furnizimin e Kievit me raketa.

“Mendoj se audio regjistrimi nxjerrë në pah një lloj mospajtimi në komandën e lartë mbi atë që ata e shikojnë si të mundshme kundrejt asaj që dëshiron udhëheqja politike. Pra, kjo ngre disa pyetje mbi marrëdhënien mes udhëheqjes politike dhe asaj ushtarake lidhur me ndihmën për Ukrainën”, thotë ekspertja e mbrojtjes Marina Miron nga Universiteti i Mbretëror i Londrës.

Në audio regjistrim, oficerët gjermanë diskutojnë mbi aftësinë e raketave “Taurus” për të goditur Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë.

Audio regjistrimi gjithashtu sugjeron se Britania ka dërguar një ekip ushtarak në Ukrainë për t’i stërvitur ushtarët ukrainas në përdorimin e sistemit të raketave me rreze të gjatë veprimit, “Storm Shadow”, që Londra ia ka dhënë Kievit. Qeveria britanike nuk ka bërë komente mbi këtë çështje.

Rusia pretendon se audio regjistrimi nxjerr në pah përfshirjen “kolektive të Perëndimit” në konfliktin në Ukrainë.

Berlini nuk e ka mohuar vërtetësinë e audio regjistrimit. Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius tha të martën se sistemet qeveritare të komunikimit nuk janë komprometuar.

“Regjistrimi i telefonatës u bë për shkak të gabimit të një individi në rangun e Forcave Ajrore. Nuk janë ndjekur nga të gjithë pjesëmarrësit procedurat e realizimit të thirrjes telefonike”, tha ai.

Aleatët perëndimorë kanë ngritur shumë pyetje mbi informacionet që mund të ketë mbledhur Rusia nga kjo telefonatë.

“Nuk e dimë se çfarë informacione të tjera ka siguruar Rusia. Kjo është një telefonatë, që ata kanë vendosur ta publikojnë. Ndoshta Rusia ka njohuri mbi të gjitha dërgesat e armëve të Perëndimit për Ukrainën. Kështu që kjo është një çështje shumë serioze, veçanërisht sa i përket ndarjes së informacioneve të zbulimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera partnere. Natyrisht, kjo e ndihmon Rusinë, sepse ajo nuk dëshiron një luftë të hapur me NATO-n, por një destabilizim të brendshëm të aleancës”, thotë ekspertja Marina Miron.

Publikimi i audio regjistrimit përkoi me funeralin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta dy javë më parë në një burg rus në Arktik. Analistët thonë se publikimi i audio regjistrimit kishte për qëllim të largonte vëmendjen globale nga funerali i Navalnit.

Ukraina thotë se ka fundosur një luftanije ruse në Detin e Zi

VOA/Marrë nga Associated Press

Ukraina pretendoi të martën se ka fundosur një tjetër luftanije ruse në Detin e Zi, duke përdorur dronë detarë të teknologjisë së lartë, ndërsa forcat e Kievit vazhdojnë të godasin objektivat thellë prapa vijës së frontit të luftës. Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar fundosjen e luftanijes.

Agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase tha se një njësi e operacioneve speciale shkatërroi luftanijen e madhe të patrullimit “Sergey Kotov” gjatë natës. Luftanija, për të cilën Ukraina tha se ishte aktivizuar në vitin 2021 dhe u godit pranë ngushticës së Kerçit, thuhet se ishte e pajisur me raketa me vetëdrejtim dhe kishte rreth 60 anëtarë të ekuipazhit.

Fundosja e një anijeje kaq moderne do të ishte një humbje e konsiderueshme dhe një goditje e rëndë për Moskën, ndonëse ajo ka dhjetëra anije të tjera në flotën e saj të Detit të Zi.

Anijet patrulluese si “Sergey Kotov” janë pjesë e operacioneve të Rusisë kundër sulmeve me dronë, sipas një artikulli të botuar muajin e kaluar nga Institutit amerikan të Studimit të Politikës së Jashtme. Anijet përdorin radar dhe një helikopter për të zbuluar dhe shkatërruar dronët duke përdorur granatahedhës dhe mitralozë të rëndë, tha Instituti amerikan i Studimit të Politikës së Jashtme.

Forcat e Kievit po përpiqen të mbajnë larg ushtrinë ruse të pajisur më mirë në disa pika përgjatë vijës së frontit kryesisht të pandryshuar prej 1,500 kilometrash, por gjithashtu po godet objektiva në distanca të largëta nga fusha e betejës.

Në Detin e Zi, sukseset e Ukrainës kundër luftanijeve ruse kanë mundësuar krijimin e një korridori për eksportin e grurit ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës postoi në X një video, që thoshte se ishte nga sulmi ndaj luftanijes “Sergey Kotov” me një anije pa ekuipazh “Magura V5” të mbushur me ekzploziv, të prodhuar nga Ukraina. Shtatë anëtarë të ekuipazhit rusë u vranë dhe gjashtë u plagosën në sulm, ndërsa 52 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, tha agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Pretendimet e Ukrainës nuk mund të verifikoheshin menjëherë në mënyrë të pavarur dhe dezinformimi ka qenë pjesë e luftës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë më 22 shkurt 2022 ndaj Ukrainës.

Firma private e sigurisë “Ambrey” tha se sulmi ndodhi në portin e Feodosias, në Krime, që Rusia e aneksoi në 2014. Zyrtarë të firmës “Ambrey” thanë se kishin parë pamjet e marra nga një anëtar i ekuipazhit në një anije tregtare në port, që tregonin luftanijen “Sergej Kotovin” duke qëlluar në drejtim të dronëve.

Anija u godit të paktën dy herë, me goditjen e dytë që rezultoi në një shpërthim të madh, tha firma “Ambrey”.

Muajin e kaluar, Ukraina pretendoi se kishte fundosur dy luftanije ruse, duke përdorur dronë. Më 1 shkurt, ajo pretendoi se kishte fundosur luftanijen ruse “Ivanovets” dhe më 14 shkurt ajo tha se shkatërroi anijen “ Caesar Kunikov”. Zyrtarët rusë nuk i kanë konfirmuar këto pretendime.

Zyrtarët e Kievit thonë se rreth 20% e sulmeve me raketa ruse në Ukrainë janë kryer nga Deti i Zi dhe goditja e anijeve ruse atje është e turpshme për Moskën.

Pothuajse dy vjet më parë, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, “Moskva”, e cila ishte e pajisur me raketa me vetëdrejtim, u fundos pasi u dëmtua rëndë në një sulm me raketa.

Frankfurti bëhet qyteti i parë gjerman që zbukuron rrugët për Ramazan

Këtë vit, Frankfurti u bë qyteti i parë në Gjermani që dekoroi rrugët e tij për Ramazan (10 mars – 9 prill), pas një kërkese të të Gjelbërve, Partisë Social Demokratike (SPD) dhe ministrisë së shtetit për diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit.

“Duke dekoruar gjatë Ramazanit, qyteti i Frankfurtit dërgon një mesazh të rëndësishëm për jetën myslimane, duke shprehur vlerësimin e tij për njerëzit e besimit mysliman që jetojnë në këtë qytet”, thuhet në peticionin e të Gjelbërve. Kryetarja “e gjelbër” e qytetit, Narkes Eskandari-Greenberg, tha nga ana e saj se “dritat janë simbol i unitetit, kundër rezervave, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman dhe kundër antisemitizmit”.

100,000-150,000 myslimanë jetojnë në qytet dhe përbëjnë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme.

Sipas informacioneve të BILD, model për vendimin ka qenë Londra, e cila është dekoruar për herë të parë për Ramazanin e vitit 2023. Në Frankfurt, dritat e Ramazanit do të vendosen në të gjithë zonën e këmbësorëve të qytetit dhe kostoja e tyre do të variojë nga 50,000 dhe 100 mijë euro.bw

Ushtria ukrainase eliminon kreun e inteligjencës së batalionit famëkeq rus

Kreu i inteligjencës së brigadës ruse Espanola, Vyacheslav Subbotin është vrarë në Ukrainë, shkruan The New Voice of Ukraine. Lajmin e ka dhënë oficeri ukrainas Anatoliy Shtefan në rrjetin e tij social X. I ashtuquajturi “korrespondenti” i televizionit propagandues rus RT, Ivan Polyansky, tha se Subbotin është eliminuar gjatë 3 marsit.

Polyansky tha se rrethanat e “vdekjes së tij po hetohen”. Në anën tjetër Subbotin që më parë ishte pjesë e batalionit të vetëquajtur Vostok, ka qenë pjesë e grupeve huligane ruse që zakonisht krijonin probleme në ndeshjet e futbollit.

Inteligjenca ushtarake e ukrainasve ka njoftuar në janar se partia e Vladimir Putinit ka marrë kontrollin e plotë të këtij grupi mercenarësh, që konsiderohet akoma si ushtria private e Putinit.bw

Ukraina thotë se ka sulmuar një anije ruse në Krime

Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një burim nga Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars.

Në mediat sociale më herët u raportua se sulmi ndaj anijes ndodhi gjatë natës në qytetin e pushtuar të Kerçit.

Një video e publikuar në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter, pretendon se shfaq momentin e goditjes, që pasohet nga një shpërthim i madh.
Një fotografi e asaj që supozohet se është luftanija ruse, Tsezar Kunikov, duke u fundosur në Detin e Zi. Fotografia është shpërndarë nga inteligjenca ushatarke ukrainase.

Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.

Pas dëgjimit të shpërthimeve në Kerç është mbyllur për qarkullim edhe një anije që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Megjithatë, mëngjesin e 5 marsit ura është hapur sërish.

Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, veçmas afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme.REL

Parlamenti francez miraton: abortin në Kushtetutë

Kryeministri francez Gabriel Attal, gjatë Kongresit në Versajë. Pas tij Yael Braun-Pivet, presidentja e parë femër e Kongresit

Drita jeshile nga deputetët dhe senatorët, u mblodhën sot në Kongresin e Versajës

 

VOAL- 925 parlamentarë, deputetë dhe senatorë francezë, të mbledhur të hënën në Kongres (Assemblée Nationale dhe Senat) në Pallatin e Versajës, miratuan përfshirjen e të drejtës për abortin në Kushtetutë. Franca është vendi i parë që vendosi të përfshijë ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë në statutin e saj themelor. Ishin 780 vota pro.

Seanca u kryesua nga Yael Braun-Pivet, presidentja e parë femër e Kongresit.

Një mesazh do të projektohet në Kullën Eifel, dritat e së cilës do të shkëlqejnë në mënyrë të veçantë, në momentin e votimit, të planifikuar për në orën 18.30, sipas asaj që njoftoi kompania që menaxhon monumentin.rsi-eb

Baerbock: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jetike për BE-në

Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane më 4 mars, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, së bashku me Kosovën, Shqipërisë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje këtyre shteteve që të kryejnë reformat e nevojshme për integrimin në bllokun evropian.

Brukseli ka thënë se Mali i Zi deri më tani ka shënuar më së shumti përparim në procesin e anëtarësimit, por ritmi është i ngadalshëm.

Podgorica ka nisur negociatat e anëtarësimit më 2012. Por, edhe në skenarin më ambicioz, BE-ja nuk pritet që të pranojë anëtarë të rinj deri në fundin e dekadës.

Në dhjetor të vitit 2022, Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për BE, por negociatat për anëtarësim ende nuk kanë nisur. Nga shtetet e rajonit, Kosova mbetet e fundit në integrimin evropian, pasi është e vetmja që ende nuk ka statusin e vendit kandidat.

“Është bërë nevojë gjeopolitike, posaçërisht në dritë të imperializmit brutal të Rusisë, që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur gjashtë vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Baerbock.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Baerbock do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, ministrin e Jashtëm, Fillip Ivanoviq, dhe presidentin Jakov Millatoviq.

Më vonë gjatë së hënës, në Sarajevë Baerbock do të takohet me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, por edhe me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr paqen në këtë shtet.REL

Zona më e bukur në Islandë, Laguna Blu, evakuohet pasi pritet një shpërthim i fuqishëm vullkanik

Islanda ka evakuuar Lagunën e saj Blu me famë botërore për shkak të aktivitetit sizmik aty pranë që paralajmëron një shpërthim “të afërt” vullkanik, njoftoi media shtetërore e vendit RÚV të shtunën.

Magma ka filluar të rrjedhë pas “aktivitetit intensiv sizmik” në zonën përreth lagunës, një banjë gjeotermale popullore e njohur për ujërat e saj të ngrohta blu-qumështore, ngushëlluese, sipas RÚV.

Thellësia e magmës, rreth katër kilometra (2.5 milje), do të thotë se një shpërthim mund të ndodhë brenda disa orësh, tha për RÚV vullkanologu Thorvaldur Thordarson.

Qyteti i afërt i Grindavík po evakuohet gjithashtu, sipas RÚV. Policia tha se evakuimi “po shkonte mirë” dhe se kishte vetëm pak njerëz në qytet ditët e fundit.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit të shtunën, Blue Lagoon tha se kishte nisur një evakuim të ambienteve të saj për shkak të “aktivitetit të shtuar sizmik në një zonë të njohur, disa kilometra larg”.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve, duke punuar në bashkëpunim me ta për të monitoruar ecurinë e ngjarjeve”, thuhet në deklaratë.

E vendosur pak më pak se një orë me makinë nga kryeqyteti i Islandës dhe qyteti më i madh Reykjavik, Laguna Blu është një nga atraksionet turistike më të njohura të vendit.

Vendi është pjesë e gadishullit Reykjanes të Islandës jugperëndimore, një gisht i trashë toke që tregon në perëndim në Oqeanin Atlantik të Veriut nga Reykjavik. Si dhe Laguna Blu, gadishulli është shtëpia e aeroportit kryesor të Islandës, Keflavik International.

Islanda është një nga zonat vullkanike më aktive në planet. Në vend që të ketë një vullkan qendror, Gadishulli Reykjanes dominohet nga një luginë e çarë, me fusha llave dhe kone. Në nëntor, Laguna Blu u mbyll për një javë pasi u matën 1400 tërmete në 24 orë.sn

Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë në vendin e tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore, pasi një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë i kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Rusia vazhdon të godasë civilët”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara, në vlerë të 60 miliardë dollarëve, është e bllokuar në Kongres prej disa republikanëve konservatorë.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 17 dronë iranianë Shahed përgjatë natës dhe tri raketa.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se i kanë rrëzuar 14 dronë, mirëpo mbetjet e tyre kanë rënë në ndërtesat e banimit në Odesa dhe Harkiv.

Gjysma e gjithë municioneve të premtuara perëndimore pritet të arrijnë në Ukrainë më vonë gjatë vitit, derisa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se çdo vonesë do të kushtojë me jetë dhe territore.

Forcat ushtarake ruse kanë avancuar muajin e kaluar në pjesën perëndimore, duke e marrë kontrollon e Avdivkas dhe disa fshatrave.

Komandanti i ri i ushtrisë ukrainas Oleksandr Syrsky, ka thënë të shtunën, pas një vizite në vijën e frontit, se “situata është e vështirë, por e kontrollueshme”.

Rusia ka shprehur zemërim së fundi edhe rreth asaj që duket se është rrjedhje e një diskutimi të ushtrisë gjermane për Ukrainën, në të cilin zyrtarët dyshohet se kanë diskutuar për sulme me raketa në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është zotuar të shtunën për një hetim të plotë, pasi shefja e mediumit rus RT, që gëzon përkrahjen e shtetit, e ka publikuar një audio-incizim në rrjetet sociale, çka potencialisht mund të përbëjë turpërim të madh për Berlinin.REL

Luftime të përgjakshme në Ukrainë, Kievi: 960 ushtarë rusë të vrarë në 24 orë

Luftime të përgjakshme janë duke vijuar të ndodhin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse gjatë orëve të fundit. Ushtria e Ukrainës pretendon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 960 ushtarë rusë.

Sipas shifrave të publikuara nga Kievi zyrtar, që prej fillimit të luftës forcat ukrainase kanë vrarë 415640 ushtarë rusë.

Ndërkohë, raportohet se dronët rusë kanë bombarduar qytetet e Odessa-s dhe të Kharkivit. Në Odessa, sipas mediave ukrainase, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Në Kharkiv janë dëgjuar disa shpërthime si pasojë e bombardimeve me anë të dronëve të tipit Shahed. Sipas të dhënave të publikuara nga Kievi, që prej 24 shkurtit 2022 kur Rusia nisi ofensivën në Ukrainë, më shumë se 20 mijë ndërtesa janë shkatërruar totalisht në Kharkiv, duke e bërë një nga qytetet që ka ndjerë më shumë luftën.sn


Send this to a friend