VOAL

VOAL

Itali, rreth një milion euro të kreut të bandës lokale në murin e një shtëpie

Policia në qytetin jugor italian të Barit mbrëmë bastisi shtëpinë e një bande lokale të akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë kontrabandën e drogës

ROMË – Gjatë kontrollit në shtëpinë e kreut të bandës lokale në Bari, policia italiane gjeti rreth një milion euro, kurse monedhat e vogla ishin vendosur në mur të shtëpisë.

Policia në qytetin jugor italian të Barit mbrëmë bastisi shtëpinë e një bande lokale të akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë kontrabandën e drogës.

Një polic gjatë bastisjes zbuloi aksidentalisht të holla në qese vakumi të vendosura në mur poshtë dritares.

Bëhet fjalë për 936,000 euro të fshehura në monedha të imta, ndërsa origjina e parave do të përcaktohet nga hetimi.

Në po të njëjtën shtëpi policia edhe para disa muajsh gjeti mure të dyfishta dhe në to 60 mijë euro të fshehura, kurse në bastisjen e mbrëmshme me kujdes kontrolluan muret.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është ende i lirë dhe se policia është vënë në kërkim të tij. aa

Evropa Qendrore, nervoze në prag të stërvitjes ushtarake ruse

Rusia ka dërguar trupa dhe armë të blinduara në Bjellorusi prej disa javësh dhe të enjten Kremlini do t’i urdhërojë ato të fillojnë të sulmojnë vendet fqinje anëtare të NATO-s.

Sigurisht jo vende të vërteta.

Për fqinjët e Rusisë, stërvitja ushtarake e njohur si “Zapad 2017”, më e madhja e ndërmarrë nga Moska që nga Lufta e Ftohtë, është një shembull i frikësimit rus, një demonstrim force që ka si synim ta mbajë nën kontroll aleaten e vet, Bjellorusinë, dhe të mos lërë dyshim tek shtetet balltike, Polonia dhe Ukraina për fuqinë ushtarake ruse. “Zapad” do të thotë perëndim në rusisht.

Dy nga vendet e rreme që do të “pushtoheshin” nga forcat ruse në lojrat luftarake, i korrespondojnë Polonisë dhe Lituanisë, megjithëse Moska thotë se trupat ruse dhe bjelloruse do të bëjnë prova thjesht për një skenar mbrojtës. Ato gjithashtu pretendojnë se stërvitja do të praktikojë përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste.

Zyrtarët e NATO-s thonë se lojrat ushtarake mund të përdoren si maskim për të lëvizur forca dhe paisje më pranë krahut lindor të aleancës perëndimore, duke lënë materiale dhe njësi në Bjellorusi për përdorim në të ardhmen.

Zyrtarët ushtarakë rusë i hedhin poshtë sugjerimet se stërvitja është mburojë për diçka tjetër dhe ata hedhin poshtë si “të pabaza” pretendimet perëndimore se 100 mijë trupa ruse do të marrin pjesë në “Zapad 2017”, duke këmbëngulur se vetë, 13 mijë do të dislokohen në stërvitjen njëjavore.

Media shtetërore ruse ka dashur ta kthejë vëmendjen tek stërvitjet ushatarake suedeze, që pritet të zhvillohen gjatë tre javëve në vazhdim dhe që përfshijnë vende të NATO-s, duke thënë se ato lojra ushtarake janë më masive dhe do të jenë stërvitja më e madhe ushtarake në Suedi, që prej 23 vitesh.

Nuk ka dyshim se lojrat ushtarake po kontribuojnë në përshkallëzimin e tensionit dhe po shkaktojnë nervozizëm tek fqinjët e Rusisë.

Të martën, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak, njoftoi se të gjitha njësitë luftarake të Ukrainës janë në gadishmëri të plotë.

Nervozizmi për stërvitjen “Zapad” i atribuohet pjesërisht dyshimit se lojra të mëparshme luftarake në shkallë të gjerë janë përdorur nga Kremlini për t’u përgatitur për veprime ushtarake.

Disa analistë kanë spekulluar se një stërvitje në vitin 2009, shërbeu për të maskuar intensifikimin e aktivitetit ushtarak në Gjeorgjinë fqinjë dhe se një stërvitje e vitit 2013 shërbeu si përgatitje për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen ushtarake në vitin 2015 në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Zyrtarët ushtarakë rusë argumentojnë se qeveritë perëndimore po bëjnë bujë për Zapadin, që të justifikojnë forcimin e pranisë së NATO-s në Poloni dhe shtetet balltike.

Por ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, thotë se është Moska që po ushqen frikë, duke përmendur ndërhyrjet ushtarake ruse në Gjeorgji dhe Ukrainë.

“Stërvitje të tilla masive është e qartë që kanë si synim të provokojnë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg akuzoi Rusinë se nuk po lejonte aleancën që të vëzhgonte siç duhej stërvitjen “Zapad”, duke thënë se një ofertë nga Rusia dhe Bjellorusia që tre vëzhgues perëndimorë të merrnin pjesë në disa nga elementët e stërvitjes, nuk i plotësonte detyrimet ndërkombëtare të Kremlinit.

Sipas rregullave të OSBE-së, që Rusia i ka nënshkruar, vendet që kryejnë stërvitje me mbi 13 mijë trupa, duhet të njoftojnë vende të tjera paraprakisht dhe të pranojnë një numër të mjaftueshëm vëzhguesish.

Gjermani, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Beate Zschape

Gjykimi i anëtares së organizatës famëkeqe NSU ka vazhduar sot në Gjykatën e Lartë në Mynih, kurse prokurori shtetëror Herbert Diemer kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarën Zschap

BERLIN – Prokuroria Federale e Gjermanisë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Beate Zschape, anëtaren e organizatës terroriste neo-naziste NSU, e cila akuzohet për vrasjen e dhjetë personave, përfshirë tetë turq.

Gjykimi i anëtares së organizatës famëkeqe NSU ka vazhduar sot në Gjykatën e Lartë krahinore në Mynih, kurse prokurori shtetëror Herbert Diemer ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarën e parë Zschape.

Prokuroria argumenton se burgimi i përjetshëm duhet të shqiptohet për çdo vrasje veç e veç.

Në vazhdim është paraqitja e dëshmive, kurse në fazën tjetër, mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj. Vendimi i shkallës së parë pritet pas disa muajsh.

Anëtarët e grupit NSU akuzohen për një seri krimesh të kryera midis viteve 2000 dhe 2007, duke përfshirë vrasjen e dhjetë personave, prej të cilëve tetë turq, si dhe për kryerjen e dy sulmeve me bomba dhe grabitjen e 15 bankave.

Gjykimi në Mynih filloi në maj të vitit 2013, kurse e akuzuara e parë Zschape i vuri zjarrin shtëpisë të cilën grupi e përdorte si seli të celulës terroriste dhe më pas iu dorëzua policisë. Përveç Zschape, aktakuzë është ngritur edhe kundër katër të tjerëve që kanë ndihmuar anëtarët e NSU-së.

Lidhja e NSU me krimet u zbulua në fund të vitit 2011 kur dy nga anëtarët e saj Uwe Bohnhard dhe Uwe Mundlos u plagosën gjatë një grabitje të bankës dhe u gjetën të vdekur. AA

Evropa akuzohet për abuzimin e emigrantëve

Një ndër organizatat kryesore humanitare e ka akuzuar Bashkimin Evropian për bashkëfajësi në torturimin, vrasjen dhe përdhunimin e emigrantëve të mbajtur në kampet në Libi, të cilat kontrollohen nga milicitë e armatosura dhe trafikantët. Kritikët thonë se Bashkimi Evropian po i mbështet këto grupime për të ulur fluksin e emigrantëve përmes Mesdheut.

Mijëra emigrantë të dëshpëruar për të mbërritur në Evropë, po mbahen në kampe në mbarë Libinë. Kushtet janë disi më të mira në kampet e menaxhuara nga organizata e OKB-së për emigracionin, IOM.

Por, organizata “Mjekët pa Kufij” thotë se milicitë e armatosura në Libi po i mbajnë emigrantët në kushtet të tmerrshme, ku u nënshtrohen torturave, përdhunimeve, urisë dhe vrasjeve.

“Këto kampe do t’i emërtoja si një industri e vuajtjeve njerëzore”, thotë Dr. Joanne Liu, e organizatës “Mjekët pa Kufi”.

Emigrantët që kapen në det të hapur nga roja bregdetare libiane me mbështetjen e Bashkimit Evropian, dërgohen mbrapsht dhe mbahen të ndaluar në një sistem që “Mjekët pa Kufij” e përshkruajnë si një biznes pengmarrjeje, torturash dhe grabitjesh. Organizata akuzon Evropën si bashkëfajtore.

“A ndjehen mirë që njerëzit të kapen dhe të kthehen mbrapsht aty ku do të përdhunohen, torturohen dhe skllavërohen? A ndjehen mirë që po ndihmojnë kriminelët dhe trafikantët?”, pyet dr. Liu.

Komisioni Evropian e mohon keqtrajtimin e emigrantëve në Libi dhe Italia udhëheq operacionet e atjeshme. Kryeministri italian premtoi të enjten se do të kërkojë përmirësimin e kushteve në kampe.

“Megjithatë, nuk mund të sabotojmë përkushtimin tonë për të luftuar trafikantët dhe sjelljen e emigrantëve drejt vendeve tona”, deklaroi Kryeministri Gentilioni.

Bashkimi Evropian po vështirësohet të balancojë presionin publik për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve, me vlerat e shumëlavdëruara të të drejtave të njeriut.

“Këtu qëndron problemi dhe paradoksi, pasi autoritetet evropiane duhet të bëjnë diçka për të ulur emigracionin. Dhe mënyra e vetme është duke arritur marrëveshje me palët e ndryshme të përfshira në trafikimin e njerëzve. Çmimi që duhet paguar është shkelja e të drejtave të njeriut dhe pranimi i një niveli dhune dhe abuzimesh”, thotë analisti Riccardo Fabiani, i “Grupit Eurasia”.

Zoti Fabiani thotë se Evropa duket se është gjithnjë e më e gatshme ta paguajë këtë çmim për t’i dhënë fund krizës.

Kopshti zoologjik në Madrid festoi ditëlindjen e parë të pandës Chulina

Chulina është panda e pestë e lindur në një kopsht zoologjik në Madrid, por panda e parë femër që ka lindur në këtë kopsht zoologjik

MADRID – Panda Chulina, emri i së cilës do të thotë “ylli bambu”, feston ditëlindjen e parë, për shkak të së cilës u organizua një festë në kopshtin zoologjik në Madrid.

Chulina është panda e pestë e lindur në një kopsht zoologjik në Madrid, por panda e parë femër që ka lindur në këtë kopsht zoologjik dhe për këtë arsye, iu dha emri i pandës së parë të lindur në Madrid në vitin 1982 – Chulina.

Panda shënoi ditëlindjen e parë, ndërsa në festë erdhën shumë qytetarë të Madridit. Kur para një viti erdhi në botë, Chulina peshonte 180 gramë. aa

Zeman: Terrorizmi islamik mund të metastazojë në Bosnje

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, tha se humbja e grupit militant Shteti Islamik në Lindjen e Mesme, kërcënon të shkaktojë “metastazë të terrorizmit” në Evropë.

“Është iluzion të thuhet se Shteti Islamik dobësohet kur humb territor. Kanceri i terrorizmit islamik i ka metastazat e veta dhe ato janë vdekjeprurëse sikurse vetë kanceri”, tha Zeman në një intervistë për televizionin çek Barandov.

Ai po ashtu tha se Shteti Islamik mund të transferohet në Afganistan, ndërsa “bazën evropiane mund ta ketë, për shembull, në Bosnje”.

Zeman ka urdhëruar autoritetet lokale në Pragë të rrisin masat e sigurisë, pas “sulmeve të shpeshta” terroriste që kanë ndodhur nëpër qendra të tjera evropiane.

TV gjerman ARD për Drogën në Shqipëri: Kundër Marihuanës dhe Mafies

Voal sjell për lexuesit një reportazh aktual për mafien shqiptare të kanabisit që e dha mbrëmë televizioni gjerman ARD, marrë nga  Arte.

Në reportazh tregohet se si “kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Vendi buzë Adriatikut është kthyer një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të drogës në vitet e fundit – favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. “Re:”, reportazhi i televizionit gjerman ARD tregon luftën e rrezikshme kundër mafias së kanabisit.

Në qendër është policia italiane – Guardi di Finanza në betejën kundër kanabisit që vjen nga Shqipëria.

Vetëm në muajt e parë të vitit 2017 policia italiane ka kapur 20 ton kanabis sa gjithë viti 2016. Guardia di Finanza me mjete të specializuara lufton krimin dhe trafikun e drogës që vjen nga brigjet e Shqipërisë, ku mbretëron varfëria, ndërkohë mafia e kanabisit ka investuar miliarda nga krimi i organizuar. Policia italiane thotë puna e tyre është e vështirë barkat e tyre janë shumë të shpejta për të arritur objektivin e tyre në luftën kundër kriminelëve që vijnë nga shteti përballë Italisë. Policia italiane, Guardia di Finanza e ka qendrën në Bari nga ku nis operacionet e saj në jug  të Adriatikut me shumë profesionalizëm dhe plot sakrifica.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premton që këtë vit do të mbarojë lufta kundër kanabisit, kryeministri krenohet me Lazaratin, ndërkohë që këtë vit trafiku ka kaluar shifra katastrofike.

Tani droga është kthyer në pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Shteti u ndesh me mafien në vitin 2014 në Lazarat. Edi Rama thotë se bosët e drogës u burgosën. Për 5 ditë janë ndaluar 70 tonelata kanabis.

Por papunësia e madhe i bën njerëzit të kthehen në viktima për të mbijetuar duke mbjellë kanabis për bosët e mafias.

Mediat kanë manipuluar me Lazaratin si i vetmi vend ku mbillej kanabis, në fakt gjithë Shqipëria lulëzon nga kanabis. Kryeministri Rama insiston se qeveria e tij ka ndërhyrë me reforma.

Reportazhi ka vendosur në qendër të vemendjes edhe ish ofiderin e antidrogës Dritan Zagani, i cili ka fituar mbrojtjen e shtetit zviceran, paçka se shteti shqiptar ka insistuar që ta kthejë në Shqipëri si “most wanted”. Dritan Zagani tregon se si policia shqiptare e ka bastisur dhe meqë familja e tij ishte në rrezik, ai është detyruar të largohet nga vendi i tij.

Në reportazh Dritani Zagani flet se si në një fshat të Lushnjes aterronin avionë të vegjël që trafikonin drogë. Ai e kishte pasur këtë dyshim dhe kishte lajmëruar shefin e tij e bashkë me të kishin shkuar dhe e kishin vërtetuar se aty ishte ngritur disa herë një avion i vogël. Ky avion pastaj u kap nga policia italiane në Torino. Dritan Zagani tregon po ashtu se policia shqiptare e kërkon me akuzën për shfrytëzim detyre sepse ai ka bashkëpunuar me policinë italaane për të kapur kriminelët mafiozë të trafikur të drogës.

Gazetarët e reportazhit kanë intervistuar një fëmijë në Shqipëri që tregon se si familja e tyre kanë mbjellë 100 rrënjë kanabis nga të cilat shpreson të dalin 100 kg marijuanë për të fituar 4000 Euro sepse nëna e tyre është e sëmurë dhe ata janë pa punë, pa ndihmë dhe pa asnjë mbështetje financiare.

Droga e mafies në Shqipëri me qindra tonelata bën miliarda Euro fitime.

Në reportazh është intervistuar edhe ish-ministri i brëndshëm Dritan Demiraj, i cili tregon se është në luftë kundër drogës me të cilën lidhet jo vetëm imazhi i vendit të tij por sepse paret e mafies përdoren për të paguar terrorizmin.

Reportazhi tregon se si familjet në zonat rurale jetojnë në kushte shumë të vështira, pa punë, pa kujdes mjekësor, pa rrugë e pa asgjë. Prandaj mbetet vetëm kanabisi shpresë për jetë.

Policia shqiptare premton ofensivë kundër kanabisit sipas standarteve të Europës, ndërsa policia italiane Guardi di Finanza vazhdon të mbajnë në vëzhgim Adriatikun nga ku vazhdon e trafikohet drogë dhe qënien njerëzore.

Katalonia drejt referendumit për pavarësi nga Spanja

Parlamenti i Katalonias votoi të mërkurën për mbajtjen e një referendumi për pavarësi më 1 tetor, duke sfiduar qeverinë spanjolle e cila është zotuar se do të pengojë atë që ajo e ka quajtur votim të paligjshëm.

Pas 12 orë debatesh shpesh kaotike në Barcelonë, shumica votoi në mbështetje të referendumit dhe krijimit të kuadrit ligjor për ngritjen e shtetit të ri, me të cilën parlamenti do të deklaronte pavarësinë 48 orë pas votimit në referendum.

Ligjvënësit që kundërshtojnë pavarësinë braktisën parlamentin para votimit. Fituesit të drejtuar nga kreu rajonal, Carles Puigdemont, kënduan himnin kombëtar katalonas pas numërimit të votave.

Anketat në rajonin verilindor tregojnë për zbehje të mbështetjes për vetëqeverisje derisa ekonomia spanjolle po përmirësohet. Por shumica e katalonasve duan të kenë mundësinë që të votojnë për apo kundër ndarjes nga Spanja.

Qeveria i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Spanjës që të shpallë të pavlefshëm referendumin. Sipas kushtetutës spanjolle, vendi është i pandashëm.

Gjermania, paralajmërim për udhëtimin e gjermanëve në Turqi

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim të ri për shtetasit gjermanë që duan të udhëtojnë në Turqi, duke thënë se ata rrezikojnë të arrestohen në mënyrë arbitrare madje edhe në zonat turistike të vendit. Përforcimi i paralajmërimit për udhëtimet pason arrestimin e 11 gjermanëve nga autoritetet turke. Berlini i ka konsideruar arrestimet si veprime të motivuara politikisht.

Qeveria gjermane thotë se 11 shtetas gjermanët e ndaluar po trajtohen si të burgosur politikë në Turqi, gjë që ka tensionuar më tej marrëdhëniet tashmë të përkeqësuara mes dy vendeve. Të arrestuarit përfshijnë gazetarin turko-gjerman Deniz Yucel, korrespondent i të përditshmes gjermane Die Welt, i cili është paraburgosur pa akuzë për më shumë se 200 ditë.

Megjithëse nuk është i njëjtë me ato të lëshuara për zonat e luftës, paralajmërimi i fundit, i nxitur nga arrestimi i dy gjermanëve në aeroportin e Antalias javën e kaluar, është zgjeruar dukshëm dhe do të ndikojë në koston e sigurimeve të udhëtimit për ata që vizitojnë Turqinë. “Ekziston rreziku i arrestimeve të ngjashme në të gjitha pjesët e Turqisë, duke përfshirë edhe rajonet turistike”, thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Ukrainë: Pesë analistë dhe gazetarë janë vrarë në një aksident trafiku

Autoritetet në Ukrainë thonë se tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku në rajonin perëndimor, Rivne.

Anton Herashchenko, ligjvënës dhe këshilltar i ministrit të brendshëm, Arsen Avakov, ka shkruar në rrjetin Facebook, se analistët politikë, Oleksandr Maslak, Oleksiy Kurinniy dhe Oleksandr Nikanarov, gazetari Volodymyr Karahyauar, dhe aktivisti, Serhiu Popov, janë vrarë sot herët në mëngjes në aksidentin e trafikut, për të cilin po zhvillohen hetime.

Policia kombëtare e Ukrainës, më herët, raportoi se janë vrarë katër meshkuj, pasi vetura e tyre ishte ndeshur me një kamion.

Personi i pestë kishte vdekur disa orë më vonë në spital, tha policia.

Policia nuk i ka dhënë emrat e të vdekurve.

Gazetarja nga Kievi, Bohdana Babych, ka shkruar në rrjetin Facebook se të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë.

Alarmi nga Franca – ‘Kim Jong do godasë me raketa zemrën e Evropës’

Pas tensioneve në kulm mes Koresë së Veriut dhe SHBA me kercenime raketash dhe plasje lufte, alarmi i afrohet Evropes.

 

“Raketat e Koresë se Veriut mund të godasin zemrën e Evropës më shpejt se sa pritej”, paralajmëroi ministri i mbrojtjes i Francës, shkruajne mediat e huaja. 

Në një paralajmërim të frikshëm, ministrja e mbrojtjes i Emmanuel Macron, Florence Parly tha se Evropa mund të jetë brenda rrezes së raketave bërthamore të Kim Jong-un.

Koreja ndezi frikën në mbarë botën të dielën me provën e bombës me hidrogjen, pasi diktatori Kim Jong-un nuk i ndahet idese se tij per arsenalin e tij bërthamor.

Në një fjalim për ushtrinë franceze, Parly tha: “Skenari i një përshkallëzimi drejt një konflikti të madh nuk mund të hidhet poshtë. “Europa rrezikon të jetë brenda rrezes së (Presidentit të Koresë së Veriut) raketave të Kim Jong Un më shpejt se sa pritej.”

Pheniani së shpejti mund të jetë i aftë të ndërtojë një kokë rakete dhe ta vendosë në një raketë balistike ndërkontinentale. “The Spectaror” paralajmeron se do të rrisë mundësinë  që Koreja e Veriut të jetë në gjendje të kërcënojë jo vetëm kontinentin amerikan por edhe atë evropian.

Ndërkohë, sipas Presidentit rus Vladimir Putin, vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Jugut është krejtësisht e padobishme.

3

Baku: Janë shpenzuar miliarda dollarë për të korruptuar politikanët evropianë

Pamje e një pjese të kryeqytetit Baku në Azerbajxhan

Elita në pushtet në Azerbajxhan ka operuar me një fond sekret prej 2.8 miliardë dollarëve amerikanë, për t’i paguar politikanët evropianë dhe për blerje luksoze, thuhet në një raport të publikuar dje.

Mijëra pagesa të dyshuara ishin kanalizuar nëpërmjet katër kompanive në Britani për politikanët evropianë dhe njerëzit e tjerë, që kishin kryer favore për qeverinë e Azerbajxhanit në Baku, megjithqë ata që i kanë pranuar këto para ndoshta nuk kanë qenë të vetëdijshëm se prej nga janë bërë këto pagesa, theksohet në raportin e përgatitur nga një asociacion i gazetave evropiane, që është publikuar nga Projekti për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCRP).

Fondi sekret ishte operacional për dy vite, deri në vitin 2014, raportojnë rrjeti BBC dhe e përditshmja londineze, The Guardian.

Prejardhja e parave ishte e paqartë, por ekzistonte “dëshmi e mjaftueshme për lidhjen e tyre me familjen e presidentit, Ilham Aliyev”, shkruan në raport.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presidenti Aliyev ose qeveria e Azerbajxhanit.

Frankfurt: Asgjësohet me sukses bomba masive

Pamje e bombës masive që është asgjësuar dje në Frankfurt

Ekspertët e bombave në Frankfurt me sukses e kanë asgjësuar një bombë masive të paeksploduar nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.

Dje në mëngjes afro 60 mijë banorë është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Ishte ky evakuimi më i madh në Gjermani prej Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e të evakuuarve kishte edhe pacientë në spitale dhe persona të moshuar.

Zyrtarët i kanë urdhëruar njerëzit që banonin brenda territorit me rreze prej 1.5 kilometrash, që të evakuoheshin.

Bomba masive britanike ishte zbuluar javën e kaluar në një terren ndërtimi në Frankfurt. Ky qytet është qendra më e madhe financiare në Gjermani.

Më tepër se 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani rregullisht zbulohen bomba të paeksploduara.

Merkel mbron vendimin e saj për refugjatët

Pavarësisht kritikave, Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti vendimin e saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë në vitin 2015, e u bëri thirrje vendeve të BE-së të solidarizohen me refugjatët.

Në një intervistë të publikuar të dielën, udhëheqësja gjermane theksoi se, nëse do të kthehej pas nuk do të ndryshonte asgjë në qëndrimin ndaj refugjatëve sirianë e të tjerëve, që largoheshin nga luftrat.

Sipas Merkelit, vendimi i marrë në vitin 2015 kishte qenë i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë humanitare. E megjithatë, ajo e pranoi se ligji i BE-së në atë kohë kishte qenë i papërshtatshëm për të menaxhuar fluksin e paprecedentë të refugjatëve.

Ajo kritikoi të ashtuquajturën “Marrëveshje e Dublinit” për shpërndarjen e refugjatëve. “Nuk mund të lejohet që Greqia apo Italia të jenë të vetmuara në këtë krizë, vetëm sepse kanë një pozitë të tillë gjeografike dhe se refugjatët arrijnë së pari në këto vende”, thotë Merkel.

Rregullat e Dublinit parashikojnë që vendi përgjegjës për një refugjat është ai ku personi ka ardhur për herë të parë dhe ka paraqitur atje kërkesën për azil.

Kancelarja nuk mendon se refugjatët mund të kthehen aktualisht në Siri. “E di që njerëzit po kthehen, madje edhe në Aleppo, por gjendja në Siri në përgjithësi është dramatike”.

Kancelarja foli gjithashtu edhe për çështjen e bashkëpunimit të BE-së me Libinë për refugjatët, e vënë në shënjestër të kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, që pretendojnë se emigrantët në vend u nënshtrohen abuzimeve të shumëllojshme.

Merkel tha se do t’i ofronin Rojes Bregdetare libiane pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të bëjë punën që i takon. Sipas marrëveshjes aktuale, Tripoli duhet të pengojë emigrantët të largohen nga territori libian.

Gjermani, punonjësi i shëndetësisë dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve

Hetuesit vlerësojnë se i dyshuari është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra pacientëve

BERLIN – Një punonjës gjerman i sektorit të shëndetësisë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve tani dyshohet për të paktën 84 vrasje, njoftojnë autoritetet gjermane.

Niels Hoegel në vitin 2015 u dënua për vrasje dhe dy përpjekje të mbidozimit të pacientëve me ilaçe zemre në qytetin veriperëndimor të Delmenhorst. Hetuesit vlerësojnë se i dyshuari është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra pacientëve të tjerë.

Vrasjet u zbuluan pasi Hoegel ishte dënuar për vrasje e mbetur në tentativë në një gjyq tjetër. Autoritetet më pas kanë hetuar qindra vdekje duke zhvarrosur trupat e pacientëve të ndjerë në Delmenhorst dhe Oldenburg.

Drejtori i policisë në Oldenburg, Johan Kuehme, të hënën deklaroi se autoritetet kanë prova për 84 vrasje.

Numri i pacientëve të vrarë mund të jetë më i madh, për shkak se disa viktima ishin të djegura, dhe ishte e pamundur të mblidhen prova.

Kuehme pohon se shumë vdekje mund të parandaloheshin. “Këto mund të parandalohen nëse personat përgjegjës, veçanërisht në spitalin Oldenburg, por më vonë edhe në Delmenhorst, të mos hezitonin t’i paralajmëronin autoritetet”, tha Kuehme.

Autoritetet gjermane kanë ngritur procedura penale kundër ish stafit në të dy spitalet.

Katër të dyshuarit për sulmin në Barcelonë sot dëshmojnë para gjykatës

Mediat spanjolle identifikuan të dyshuarit si: Drissa Oukabira, Mohammed Aalla, Salh el Karib dhe Mohamed Houli Chemal

MADRID – Katër të dyshuar, të cilët u arrestuan javën e kaluar për shkak të pjesëmarrjes së pretenduar në planifikimin ose kryerjen e sulmeve në Bercelonë dhe përreth, ku u vranë 15 persona, ndërsa mbi njëqind të tjerë u lënduan, do të paraqiten sot para Gjykatës Kombëtare të Spanjës për të dhënë dëshmitë.

Mediat spanjolle identifikuan të dyshuarit si: Drissa Oukabira, Mohammed Aalla, Salh el Karib dhe Mohamed Houli Chemal.

Tre prej tyre u arrestuan më 17 dhe 18 gusht në qytetin verior kalatanas Ripoll. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Alcanar, në jug të Barcelonës, ku gjendej shtëpia për të cilën konsiderohet se është shembur gjatë shpërthimit të rastësishëm, por që u vërtetua se ka qenë punëtori për bërjen e bombave.

Të katër të dyshuarit mbërritën sot herët në mëngjes në Gjykatën Kombëtare në Madrid.

Younes Abouyaaqoub, për të cilin policia beson se ka drejtuar furgonin me të cilin u vranë 14 persona në Las Ramblasi, shëtitores qendrore në Barcelonë, të hënën është vrarë.

Tërmet në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën mbrëma ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy veta dhe duke plagosur 25 të tjerë.

Banorët dhe turistët ngarendën në rrugë nga shtëpitë dhe hotelet.

Pamjet televizive shfaqën pamjet e gjashtë ndërtesave dhe një kishe të rrëzuar në qytetin Casamicciola.

Instituti kombëtar italian i gjeofizikës dhe vullkaneve tha se ishulli u godit nga tërmeti prej 4 shkallësh, ndërsa agjencitë amerikane dhe evropiane thanë se fuqia e tij ishte 4.3 shkallë.

Helikopterët dhe barkat dërguan punonjës të kërkim shpëtimit në ishull.

Roberto Allocca, një mjek në spitalin lokal i tha televizionit Sky TG24 se 25 veta jaë trajtuar për plagë më të lehta. Pjesa më e madhe e spitalit ishte evakuuar dhe trajtimet janë kryer përjashta.

Tërmeti goditi pak ditë para përvjetorit të tërmetit të madh që vrau afro 300 veta në Italinë qendrore, pjesa më e madhe e tyre në qytetin Amatrice.

Policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin e Barcelonës

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Juan Ignacio Zoido, duke treguar identitetin e të dyshuarit kryesor për sulmin në Barcelonë

Policia spanjolle ka thënë se ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e javës së kaluar në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili kanë vdekur 13 persona.

I dyshuari është identifikuar më herët si Younes Abouyaaqoub.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Aksioni policor ka ndodhur në zonën Subirats në Barcelonë.

Policia ka thënë se sulmuesi ka pasur në trup një rrip shpërthyes, andaj kanë angazhuar një skuadër të bombave.

Skuadra e bombave të Spanjës, ka përdorur një robot për t’ju afruar personit, drejt të cilit ka shtënë policia.

Mirëpo më vonë policia ka thënë se rripi nuk ka qenë i vërtetë.

Berlin: Policia i ka ndarë veçan neonazistët dhe kundërshtarët e tyre

Pamje e Berlinit

Afro 500 neonazistë e kanë filluar sot një marsh në Berlin, për ta shëmnuar 30 vjetorin e vetëvrasjes së ish-zëvendësit të Hitlerit, Rudolf Hess.

Neonazistët janë tubuar afër stacionit të traneve, ku kishte filluar një protestë kundër tyre.

Afro 1 mijë policë ishin vendosur për t’i ndarë të dy palët dhe për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet tyre.

Policia u tha organizatorëve se ata mund të marshojnë, por ata nuk kanë leje ta lavddërojnë Rudolf Hessin, i cili pat vdekur në burgun Spandau.

Hess ishte dënuar me burgim të përjetshëm në proceset e njohura të Nurembergut, për rolin e tij në planifikimin e Luftës së Dytë Botërore.

Ai vdiq më 17 gusht 1987, ndërsa autoritetet aleate vlerësuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje.

Simpatizuesit e nazistëve pretendojnë se ai ishte vrarë dhe për këtë arsye për çdo vit organizojnë marsh për nder të tij.

Neonazistët janë lejuar që ta kenë nga një parullë në çdo 50 pjesëmarrës.

Mburojat, helmetat dhe shkopinjtë, me të cilat, javën e kaluar, ishin pajisur protestuesit e së djathtës ekstreme dhe neonazistët në Sharllotsvill të Shteteve të Bashkuara, në Gjermani nuk lejohen.

Schroeder i kundërshton kritikat lidhur me pozitën e tij në firmën ruse

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, i cili është kritikuar ashpër për pranimin e nominimit të tij në bordin e kompanisë së naftës në Rusi, Rosneft, i ka hedhur poshtë kritikat duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Ky zhvillim ndodhi pas shqetësimeve publike në Gjermani për përpjekjet potenciale të Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 24 shtatorit, në të cilat kancelarja, Angela Merkel, është përsëri kandidate për postin e kancelares.

Rosneft është në shënjestër të sanksioneve perëndimroe për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Schroeder, i cili pat thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shok i tij i afërt, e ka mbrojtur vendimin e tij të para dy ditëve dhe tha se kjo nuk do ta dëmtoj Partinë Socialdemokrate të tij, ku disa anëtarë janë distancuar nga ai për shkak të kësaj çështjeje.

“Nuk mendoj se posti im do të ketë ndikim negativ në zgjedhje”, i tha Schroeder gazetës zvicerane, Blick, dhe ka shtuar se “Gjermanët kanë interes të madh që të kenë lidhje të arsyeshme me Rusinë.

Sipas tij, “kjo është fushatë politike për zonjën Merkel” dhe se “njerëzit dëshirojnë ta ndihmojnë atë duke bërë shifje për mua”.

Spanja mban një minutë heshtje për viktimat

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se një prej atyre që humbën jetën në dy sulmet e djeshme terroriste në rajonin e Barcelonës ishte shtetas amerikan. Sulmet lanë të paktën 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se diplomatët amerikanë në Barcelonë po punojnë me autoritetet lokale për të identifikuar viktimat dhe për të ofruar ndihmë për amerikanët. Një amerikan tjetër është plagosur. Viktimat nuk janë identifikuar.

Mijëra njerëz mbajtën sot një minutë heshtje në sheshin kryesor të Barcelonës për viktimat e dy sulmeve që lanë të paktën 14 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Mbreti dhe kryeministri spanjoll ndoqën ceremonitë në Placa de Catalunya të Barcelonës. Kryeministri Mariano Rajoy shpalli tri ditë zie kombëtare.

Ngjarja filloi të enjten kur një furgon u përplas me njerëzit në Barcelonë. Pjesa më e madhe e vdekjeve dhe plagosjeve ndodhën në bulevardin Las Ramblas.

Presidenti rajonal i Katalonjës tha se të paktën një “terrorist ende nuk është kapur” pas sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils. Nuk është e qartë nëse personi në fjalë është shoferi i furgonit në sulmin e Barcelonës, i cili u arratis në këmbë.

Carles Puigdemont gjithashtu i tha radios Onda Cero “nuk ka informacion në lidhje me aftësinë e dikujt për të shkaktuar më shumë dëm.”

Policia arrestoi dy persona – një maroken dhe një spanjoll – por nuk është e qartë lidhja e tyre me sulmet. Një person i tretë është arrestuar në qytetin verior Ripoll, tha ministri i Brendshëm i Katalonjës Joaquim Forn.

Zyrtarët e policisë flasin pranë një makine të përmbysur në vendin ku terroristët u kapën nga policia në Cambrils, Spanjë, më 18 gusht 2017. Forcat policore për rajonin e Katalonjës Spanjolle thanë se pesë të dyshuar u qëlluan dhe u vranë në qytetin turistik Cambrils

Zyrtarët e policisë flasin pranë një makine të përmbysur në vendin ku terroristët u kapën nga policia në Cambrils, Spanjë, më 18 gusht 2017. Forcat policore për rajonin e Katalonjës Spanjolle thanë se pesë të dyshuar u qëlluan dhe u vranë në qytetin turistik Cambrils

Sulmi i dytë ndodhi disa orë më vonë në Cambrils, një vendpushim në jug të Barcelonës, kur një automobil u përplas me këmbësorët dhe me një automjet policor. Policia vrau pesë sulmuesit, të cilët sipas saj kishin në trup lëndë shpërthyese, por që më vonë doli se ishin të rreme. Gjashtë civilë u plagosën në Cambrils.

Forn tha të premten se sulmi në Cambrils “ndjek të njëjtën gjurmë” si sulmi në Barcelonë. “Ka një lidhje”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ata janë vrasës, kriminelë që nuk do të na terrorizojnë. E gjithë Spanja është Barcelonë,” tha familja mbretërore e Spanjës në deklaratë.

Policia beson se sulmet janë gjithashtu të lidhura me një shpërthim në një shtëpi në Kataluonjë të mërkurën që la të vrarë një person. Autoritetet dyshojnë se njerëzit në shtëpi po përgatisnin një mjet shpërthyes për t’u përdorur në një sulm terrorist.

Furgoni shtyp njerëzit në Barcelonë

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Barcelonës.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të premten se 26 shtetas francezë ishin midis atyre që u plagosën në Barcelonë. Ai tha se 11 janë në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb, tha në një intervistë radioje se “numri i atyre që janë plagosur rëndë mund të jetë ndoshta edhe më i lartë, rreth 17.”

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e quajti sulmin “terrorizëm xhihadist”.

“Sot, lufta kundër terrorizmit është përparësia kryesore për shoqëritë e lira dhe të hapura si tonat. Ky është një kërcënim global dhe përgjigja duhet të jetë globale”, u tha Rajoy gazetarëve.

Policët e armatosur patrullojnë një rrugë në Las Ramblas, Barcelona, Spanjë, 18 gusht 2017

Policët e armatosur patrullojnë një rrugë në Las Ramblas, Barcelona, Spanjë, 18 gusht 2017

Ramblas i Barcelonës u rihap të premten për publikun. Qendra e qytetit mbetet nën vëzhgim intensiv.

Udhëheqësit botërorë premtojnë unitet, vendosmëri

Presidenti i SHBA Donald Trump tha nëpërmjet Twitterit se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar” Spanjën ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi: “Terroristët në mbarë botën duhet ta dinë: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur t’ju gjejnë dhe t’ju sjellin para drejtësisë”.

Udhëheqësit botërorë premtojnë unitet, vendosmëri

Presidenti i SHBA Donald Trump tha nëpërmjet Twitterit se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar” Spanjën ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi: “Terroristët në mbarë botën duhet ta dinë: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur t’ju gjejnë dhe t’ju sjellin para drejtësisë”.

Zyrtarët amerikanë dënojnë sulmin e Barcelonës, ofrojnë ndihmë​

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur në Berlin, tha: “Këto sulme vrasëse na kanë treguar përsëri urrejtjen e plotë ndaj njerëzimit me të cilin vepron terrorizmi islamik”. Ajo tha: “Ne nuk do t’i lejojmë këta vrasës të na bëjnë të largohen nga rruga jonë, nga mënyra jonë e jetesës”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me viktimat e sulmit dhe se Franca mbetet “e bashkuar dhe e vendosur.” Në Paris, Kulla Eifel qëndroi në errësirë të enjten për të nderuar viktimat.

Ndërkaq, policia në Finlandë tha se disa njerëz u goditën sot me thikë në qytetin bregdetar Turku. Personi i dyshuar u qëllua në këmbë dhe u arrestua. Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave.

Policia parandalon sulmin e dytë terrorist në Barcelonë

Pamje të aksionit policor, pas sulmit në Las Ramblas, Barcelonë

Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, pasi nga sulmi i parë kanë vdekur 13 persona, kur një furgon është përplasur mbi këmbësorë në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas.

Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës.

Policia, ka thënë, se gjashtë civilë dhe një zyrtar policor janë lënduar në Cambrils, ndërsa është bërë e ditur se të dyshuarit kanë qenë të pajisur me ekspozivë në trupat e tyre.

Dhjetëra persona janë lënduar, disa në gjendje kritike, pas sulmit në Las Ramblas, derisa grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 18 vende evropiane, kanë qenë në mesin e viktimave.

Pak kohë pas sulmit, policia ka arrestuar dy persona, njëri me nacionalitet spanjoll dhe tjetri maroken, mirëpo ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar dhe ende është në kërkim.

Policia ka thënë se sulmi me furgon ishte i lidhur me një shpërthim në një shtëpi në Alcanar, më herët gjatë ditës së djeshme, nga i cili një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, derisa personat ishin duke krijuar eksplozivë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy,ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, furgonat janë përdorur në shumë sulme të ndryshme në Evropë, dukë lënë të vdekur më shumë se 100 persona, në Nicë, Berlin, Londër dhe Stokholm.

Sulmi në Barcelonë, 13 të vdekur, ISIS merr përgjegjësinë

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë, që zyrtarët thonë se la 13 të vrarë, Dhjetra persona të tjerë u plagosën në sulmin e së enjtes kur një person përplasi një furgon mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës. Policia tha se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Aamaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”.

Në deklaratë thuhej se sulmi u ndërmor në përgjigje të thirrjeve të ISIS-it për ndjekësit e tij që ata të vënë në shënjestër vendet pjesëmarrëse pjesë në koalicionin i cili përpiqet të dëbojë grupin ekstremist nga Siria dhe Iraku.

Deklarata nuk jepte hollësi të mëtejshme për personat që ndërmorën sulmin.

Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha në Departamentin e Shtetit se incidenti “kishte shenjat e një sulmi terrorist”.

Ai tha se diplomatët në Spanjë po ndihmojnë amerikanët atje dhe u bëri thirrje atyre që janë shëndoshë e mirë që të njoftojnë familjet dhe të dashurit e tyre.

Kryediplomati amerikan tha se “terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.

Sipas autoriteteve, dy persona të dyshuar janë arrestuar, por jo shoferi i furgonit.

Ndërkohë dy persona të armatosur u ngujuan në një bar në qendër të Barcelonës.

Shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë thanë se banorët duhet të shmangin sheshin Catalunya dhe se kishin kërkuar mbylljen e stacioneve hekurudhore dhe të metrosë në zonën pranë shëtitores Las Ramblas në qendër të qytetit.

Policia izoloi zonën dhe urdhëroi mbylljen e dyqaneve përreth. Gazeta “El Pais” citon policinë të thotë se personi që i jepte furgonit, doli prej tij dhe u largua në këmbë.

Media spanjolle “El Periodico” njoftoi për shkëmbim me armë zjarri në tregun “La Boqueria”.

Policia spanjolle tha se incidenti mund të ishte një “sulm terrorist”.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha në Twitter se përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit.

Sulm në Barcelonë, policia e trajton si terrorist

Një furgon është përplasur në mesin e këmbësorëve në Las Ramblas në qendër të Barcelonës.

Policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur, derisa sulmin është duke e trajtuar si terrorist.

“Një furgon është përplasur në Las Ramblas në Barcelonë”, ka thënë policia përmes një deklarate.

Mediumi shtetëror spanjoll ka thënë se një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, “Placa Catalunya”, dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.

Gazeta El Pais, ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar në këmbë, pasi ka lënduar një numër të njerëzve.

Policia është duke e kërkuar autorin e incidentit.

Ndërkohë gazeta spanjolle El Periodico ka raportuar se dy persona të armatosur janë fshehur brenda një lokali në qendër të Barcelonës, si dhe janë raportuar të shtëna.

Ende nuk është bërë e ditur nëse incidentet janë të lidhura.

Detajet e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

Deri tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona.

Doganierët gjermanë zbuluan pako me 20 koka gjarpërinjsh

Zëdhënësja e zyrës doganore në Mynhen, Marie Mueller, tha të mërkurën se policët zbuluan kokat e gjarpërinjve kur javën e kaluar skanuan pako me peshë prej tre kilogramë

BERLIN – Shërbimi doganor gjerman bëri të ditur se kanë gjetur dhe shkatërruar 20 koka gjarpërinjsh në një pako, e cila është dërguar nga Nigeria.

Zëdhënësja e zyrës doganore në Mynhen, Marie Mueller, tha të mërkurën se policët zbuluan kokat e gjarpërinjve kur javën e kaluar skanuan pako me peshë prej tre kilogramë.

Ajo shtoi se kur nëpunësit policorë hapën pakon ndjenë një aromë të padurueshme kokash të kalbura gjarpërinjsh, duke theksuar se kokat menjëherë janë djegur për të parandaluar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve.

Në fund ajo tha se deri tani disa herë kanë hasur pako nga Afrika perëndimore në të cilat gjendeshin koka gjarpërinjsh. aa

Portugali, rekord i 220 zjarreve brenda një dite

Institucioni i mbrojtjes civile të Portugalisë, që koordinon përpjekjet që zjarret të shuhen, sot njoftoi se të premten është regjistruar rekord për këtë vit prej 220 zjarreve

LISBONË – Portugalia është duke bërë përpjekje që të vë nën kontroll zjarret, pasi në këtë vend të Evropës Jugore të premten u regjistrua shpërthimi i numrit më të madh të zjarreve brenda një ditë në vitin 2017.

Institucioni i mbrojtjes civile të Portugalisë, që koordinon përpjekjet që zjarret të shuhen, sot njoftoi se të premten është regjistruar rekord për këtë vit prej 220 zjarreve.

Të shtunën në mëngjes janë mobilizuar mbi 2.500 zjarrfikës me mbi 800 automjete dhe 15 njësite ajrore për t’u përballur me zjarret.

Portugalia është goditur rëndë me zjarret gjatë kësaj vere, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe reshje të dobëta të shiut. Në muajin qershor në zjarret vdekjeprurëse të pyllit kanë humbur jetën 64 njerëz. aa

Më 2090, Spanja do të jetë shkretëtirë

Spanja gjatë dekadave të ardhshme do të përballet me rrezikun e dezertifikimit, apo të shndërrimit të vendit në shkretëtirë.

Aktualisht, procese të tilla mund të vërehen në rajonet jugore të vendit, por deri në vitin 2090 me gjasë gjysma e territorit të Spanjës do të jetë shkretëtirë, shkroi gazeta Mundo.

Ekspertët nga radhët e organizatës për bujqësi, KOAG, të cilët përcjellin statistikat e sasisë së reshjeve, janë të mendimit se në shkretëtirë do të shndërrohet territori i Gadishullit të Pirinejeve që shtrihet nga Lisbona, deri në Alikante.

Më pas, procesi i dezertifikimit do të përparojë nga juglindja.

Vëzhgimet dëshmuan se në vitin 2014, në një prej rajoneve të Mursisë, gjatë vitit kanë rënë 78.4 litra shi për metër katror. Sasi të tillë të reshjeve ka kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi.

Thatësia për çdo vjet po lëvizë kah veriu i Spanjës. Këtë vit problemet me mungesë të ujit të pijshëm po vërehen në veriperëndim të Spanjës, në rajonet Kastilja dhe Leon.

“Luciferi” shkakton viktima në Evropë, disa vende me alarm të kuq

Valë e të nxehtit e etiketuar si “Luciferi” vazhdon të nxehë në të gjithë Evropën Jugore. Shtrirja “satanike” e temperaturave ka bërë që në Spanjë, termometri të shkojë 44 gradë.

Deri tani, të paktën pesë njerëz kanë vdekur në Itali dhe Rumani.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta po regjistrohen në zona që përfshijnë zona si Spanja dhe Portugalia, Franca jugore, Italia, Ballkani dhe Hungaria.
Pranimet e spitaleve kanë shënuar një rritje 15-20 për qind në Itali, ku të paktën tre vetë kanë vdekur.

Cilat vende kanë pasur motin më të nxehtë?

Hulumtuesit e motit kanë paralajmëruar se rreziku i rrezikshëm i nxehtësisë ka vënë në rrezik jetën në kontinent.

Meteoalarm – një operacion i gjerë në Evropë, i përbërë nga dhjetëra shërbime kombëtare të motit – ka paralajmëruar se “dëmet dhe aksidentet e mëdha kanë gjasa, në shumë raste të jenë me rrezik për jetën”.

Alarmi i kuq, jepet për vende të konsideruara si “shumë të rrezikshme” dhe që do të thotë se parashikimet flasin fenomene meteorologjike jashtëzakonisht intensive dhe këtu përfshihen vende si Italia, Zvicra, Kroacia dhe Polonia.

Alarmi portokalli- do të thotë pritet mot i rrezikshëm dhe që përfshin vende si Spanja, jugu i Francës, Greqia dhe pjesa më e madhe e Mesdheut.
Cila është parashikimi i fundit?

Temperaturat në Evropën Jugore vazhduan të rriteshin gjatë së shtunës, të dielës dhe në vazhdim.

Në Itali, lagështia dhe faktorë të tjerë po bëjnë që temperatura të ndihet shumë më e nxehtë në të ashtuquajturën temperaturë “e perceptuar”, e cila në Campania, rajon rreth Napolit, është vlerësuar të premten rreth 55 gradë.

Zjarrfikësit po luftojnë zjarre gjithëpërfshirëse në të gjithë Korsikën dhe Evropën Jugore mes valës vdekjeprurëse të nxehtësisë.

Autoritetet franceze kanë transportuar zjarrfikës dhe kamionë nga kontinenti në Korsikë për të ndihmuar në shuarjen e një flakërimi që ka ndezur për ditë të tëra.

E frikshme – Shkencëtarët japin alarmin: Mbi 100 mijë evropianë në vit mund të vdesin nga vapa

Shifra alarmante lidhur me pasojat e motit me temperatua ekstreme dhe vapen perveluese.

Shkencetaret kane theksuar se moti ekstrem mund te vrasë deri në 152 mijë njerëz në vit në Evropë, duke filluar nga viti 2100, nëse nuk ndërmerret asgjë për t’i mbajtur nën kontroll efektet e ndryshimeve klimatike.

Numri është 50 herë më i madh se sa vdekjet e raportuara tani, thuhet në ditarin The Lancet Planetary Health, sipas BBC.

Sipas tyre, valët e nxehtësisë mund të shkaktojnë 99% të vdekjeve që lidhen me motin, ku Evropa Jugore do të jetë e prekur.

Sipas tyre, nëse nuk bëhet asgjë për t’i reduktuar lëshimet e gazrave nga serrat dhe për t’i përmirësuar politikat e reduktimit të impaktit kundër ngjarjeve ekstreme të motit atëherë studimi nga Joint Research Centre i Komisionit Evropian thotë se vdekjet e shkaktuara nga moti ekstrem mund të rriten nga 3 mijë në vit mes 1981-2010, deri në 152 mijë sosh mes viteve 2071-2100.

Francë, miratohet projektligji që ndalon deputetët të punësojnë të afërmit e tyre

PARIS – Parlamenti Kombëtar i Francës, miratoi projektligjin i cili ndalon deputetët të punësojnë të afërmit e tyre.

Në votimin në Parlament, përkundër 3 votave kundër dhe 48 abstenimeve, ky ligj u miratua me votat e 383 deputetëve. Këtë ligj e përkrahën Lëvizja Marshi Republikan, themelues i së cilës është presidenti i Francës Emmanuel Macron, Partia Republikane e qendrës dajthtiste dhe Lëvizja e Demokracisë kurse e kundërshtuan Lëvizja ekstreme majtiste Franca e Papërkulur dhe deputetët majtistë.

Në projektligjin e quajtur “Zhvillimi i etikës së punës në sektorin publik” parashihet ndalimi i punësimit të familjarëve të shkallës së parë nga deputetët, ndërkaq ata që nuk i nënshtrohen këtij ndalimi mund të dënohen me 45 mijë euro gjobë ose me 3 muaj burgim. aa

Polonia kërkon dëmshpërblim nga Gjermania për Luftën II Botërore

Polonia do ta konsiderojë mundësinë të kërkojë shpërblim nga Berlini për dëmet në Luftën II Botërore.

Zyrtarë polakë kanë vënë në dukje se veç dëmeve kanë humbur jetën edhe 6 milionë njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive.

Qeveria po analizon të gjitha detajet dhe bëhet e ditur se me 4 gusht do të paraqesin kërkesën e tyre para Berlinit.

“Është detyrë morale e politikanëve që të kërkojnë shpërblim” ka thënë ministri i mbrojtjes, Mularczyk.

Çështja e shpërblimit është vënë rishtas në skenë nga politikanët polakë dhe ministri i mbrojtjes Antoni Macierewicz.

Sot rifillon gjykimi për tradhti i Yanukovychit

Pamje të seancave të mëparshme në gjykimin për tradhti të ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych

 

Sot pritet të rinis gjykimi për tradhti, për ish presidentin ukrainas, Viktor Yanukovych, në mungesë të tij.

Në seancën e fundit të mbajtur më 12 korrik, një gjykatë në Kiev e ka shtyer datën e gjykimit, pasi avokati i ri i Yanukovychit, Vitaliy Meshechek, ka kërkur më shumë kohë për përgaditje.

Avokatët e mëparshëm të ish presidentit janë tërhequr nga rasti, pasi Yanukovych i ka infomuar se nuk u duhet më tutje shërbimi i tyre.

Yanukovych ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e gjykimit, pasi akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata më pas ka vendosur t’i caktojë ish presidentit, një avokat të përcaktuar nga shteti.

Yanukovych është larguar nga zyra më 2014 për në Rusi, pas protestavetë cilat e dënonin rregullimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Moskën.

Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitjen e agresionit rus.

Pasi ai u largua, Rusia e ankesoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës.

Nga luftimet mes forave qeveritare dhe separatistëve prorusë në atë rajon, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona.

Gjermania: BE-ja të kundërpërgjigjet ndaj legjislacionit të SHBA-së kundër Rusisë

Pamje të ndërtesës së parlamentit gjerman në Berlin, Gjermani

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të kundërpërgjigjet ndaj legjislacionit për sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, pasi mund të dëmtohen çështjet biznesore të kompanive Perëndimore me Rusinë.

Në legjislacionin e ri që u miratua me shumicë votash nga Kongresi në SHBA, sanksionet përfshijnë edhe disa firma ruse të energjisë.

Ky legjislacion pritet të nënshkruhet nga presidenti Trump.

Liderët evropianë kanë thënë se sanksionet e reja do të dëmtonin ekonomitë e tyre.

Dispozitat mund të ndikojnë në Evropë, ashtu që mund t’i lejojnë presidentit Trump të vendos sanksione ndaj bizneseve të Perëndimit, të cilat punojnë më Gazpromin e Rusisë.

“Shumë thjeshtë, ne këto sanksione i konsiderojmë kundër ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries, në një intervistë për gazetën Funke Mediengruppe.

“Amerikanët nuk mund të ndëshkojnë kompanitë gjermane sepse kanë interesa të biznesit në shtete tjera”, ka shtur ajo.

“Sigurisht që në nuk duam luftë tregtare. Mirëpo është e rëndësishme që Komisioni Evropian të marrë masa”, ka thënë ndër të tjera, Zypries.

Sipas saj, Berlini i ka kërkuar disa herë Uashingtonit të mos përfshijë dispozita që prekin kompani evropiane, në kuadër të legjislacionit për sanksionimin e Rusisë, pas supozimeve se ky vend ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, për agresionin në Ukrainë dhe çështje tjera.

Në Islandë zbulohet një mineral i ri, i shtati nga viti 2009

Minerali i sapozbuluar “topsoeite” përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluori

Gjeologët në vullkanin Hekla në Islandë kanë gjetur një mineral të ri, të cilin e quajtën “topsoeite”.

Tonçi Baliç-Zhuniç nga Universiteti i Kopenhagës, tha se kohë të gjatë kanë bërë studimin e mostrave të vullkanit Helka dhe Eldfell.

Pas një studimi të gjatë të mostrave nga zona e vullkanit Hekla, vërejtën një lloj të ri të mineralit.

Baliç-Zhuniç tha se “topsoeite” përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluorit dhe se ky është mineral i shtatë i ri i zbuluar në këtë zonë që nga viti 2009.

Ai shtoi se zona e vullkanit është shumë e pasur me minerale dhe se ka mundësi për të zbuluar lloje të reja.

Baliç-Zhuniç theksoi rritjen e numrit të mineraleve të zbuluara në vitet e fundit dhe në sajë të metodave të reja është mundësuar që në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të thjeshtë të bëhet përshkrimi i mineraleve dhe të përcaktohet përbërja e tyre kimike

Zbulimi i fundit është publikuar në revistën “Mineralogical Magazine”. aa

Kaczynski: Pas reformës së gjykatave, në fokus do të jenë mediat

Jaroslaw Kaczynski gjatë një fjalimi në parlamentin polak

Lideri i fuqishëm i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynksi, mbrëmë ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave “radikale” në sistemin e gjyqësisë, megjithë kundërshtimet e fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe vetoja e presidentit të Polonisë.

Mëtutje, ai theksoi se qëllimi i tij i ardhshëm është “decentralizimi” i mediave.

Lideri i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, zoti Kaczynski, u ka thënë rrjeteve televizive në Poloni se pret “rezistencë të fuqishme” ndaj planeve të partisë së tij nacionaliste konservatore, për reduktimin e koncentrimit në media.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por liderët e partisë më herët i kanë shpallur planet për kufizimin e pronësisë së jashtme të kompanive private të mediave në Poloni.

Shumë gazeta polake i kanë pronarët gjermanë ose zviceranë, derisa një kompani amerikane është pronare e rrjetit më të madh privat televiziv, TVN.

Zbulohet rrjeti i tuneleve nëntokësore i Epokës së Gurit që shkonte nga Skocia në Turqi (FOTOT)

Njeriu i Epokës së Gurit krijoi një rrjet masiv tunelesh nëntokësore që kaloi nëpër Europë nga Skocia në Turqi, ka zbuluar një libër i ri mbi autostradat e lashta.

Arkeologu gjerman Heinrich Kusch tha se provat e tuneleve janë zbuluar në qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin.

Në librin e tij “Sekretet e portës nëntokësore të botës antike”, ai pretendon se fakti që ato kanë mbijetuar edhe pas 12 mijë vitesh tregon se rrjeti origjinal i tuneleve ka qenë shumë i madh.

“Në Bavari të Gjermanisë janë gjetur 700 metra rrjete tunelesh nëntokësore. Në Styria të Austrisë kemi gjetur 350 metra tunele,” tha ai.

Not for the claustrophobic: Most of the tunnels are just 70cm wide - just wide enough for a person to slowly wriggle through

“Nëpër Europë janë ndërtuar mijëra metra, nga veriu i Skocisë deri në Mesdhe. Shumica e tyre janë të mëdha, me gjerësi 70 centimetra, të gjera mjaftueshëm që të kalojë një person” shkruan Kusch, shkruan Daily Mail

Disa ekspertë besojnë se rrjeti ishte një mënyrë për të mbrojtur njeriun nga grabitqarët ndërsa të tjerë besojnë se tunele u përdorën si autostradat e sotme, që njerëzit të udhëtonin të sigurtë pavarësisht luftrave apo motit të keq.

Gjermani: Identifikohen më tepër femra të dyshuara në IS

Mosuli i shkatërruar disa ditë pas çlirimit nga militantët e IS-it

Ministria e jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se i ka identifikuar edhe dy femra të tjera në mesin e grupit të pjesëtareve të dyshuara të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), që janë zënë në Irak.

Kjo ministri tha se femrat ishin identifikuar pasi zyrtarët nga Ambasada e Gjermanisë në Bagdad e kishin vizituar qytetin verior, Mosul, ku femrat e dyshuara po mbahen të paraburgosura.

Forcat e sigurisë së Irakut kanë thënë se i kanë arrestuar 20 luftëtare të jashtme, pasi e kanë çliruar Mosulin nga okupimi i militatëve të Shtetit Islamik, këtë muaj.

Tashmë në këtë grup janë identifikuar katër gjermane.

Zyrtarët gjermanë tashmë kanë konfirmuar se një 16 vjeçare, e identifikuar si Linda W., dhe një tjetër femër, ishin në mesin e luftëtareve të dyshuara, që ishin zënë nga forcat e Irakut.

Prokurorët gjermanë thanë dje se ata po e intervistojnë vajzën Linda W., e dyshuar se ishte anëtare e organizatës së jashtme terroriste.

Meqë ishte larguar nga shtëpia, pak kohë pasi ishte konvertuar në fenë myslimane, para një viti, Linda W. ka shprehur keqardhje për vendimin e saj dhe tash vetëm dëshiron “të kthehet në shtëpi te familja” e saj, kanë raportuar mediat gjermane.

Vatikani mbyll shatërvanet për shkak të thatësirave

Vatikani ka nisur të mbyllë shatërvanet e tij të famshëm, për shkak të thatësirave në shumë pjesë të Italisë.

Radio Vatikani tha se ky hap është në përputhje me mësimet e Papa Françeskut për mjedisin.

Papa ka theksuar frikën e tij ekologjike në një enciklikë të vitit 2015, e cila nxjerr në pah rëndësinë e ujit të pijshëm të pastër.

Thatësira e tejzgjatur ka goditur dy të tretat e tokës bujqësore në Itali, ndërsa bujqësisë atje i ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë.

Vatikani ka rreth 100 shatërvane dhe të gjitha do të mbyllen.

“Me aq sa dimë – së paku në kujtesën tonë – kjo është hera e parë që i mbyllim shatërvanet”, tha për agjencinë Reuters zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.

Ai tha se Vatikani po tregon solidaritet me Romën gjatë krizës.

Kjo pranverë ka qenë pranvera e tretë më e thatë në Itali në 60 vjet.

Praga heq pllakën përkujtimore për marshallin sovjetik

Marshalli sovjetik, Ivan Konyev, duke iu adresuar qytetarëve të Pragës, më 1945.

 

Autoritetet komunale në Pragë të Çekisë kanë vendosur të heqin pllakën përkujtimore të një marshalli sovjetik, i cili ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakut tha se pllaka që nderon marshallin e Ushtrisë së Kuqe, Ivan Konyev, është hequr për shkak të “pasaktësive historike” në tekstin e saj.

Ai tha se memoriali do t’i jepet Muzeut të Qytetit të Pragës, edhe pse autoritetet janë të gatshme t’ua dhurojnë atë të afërmve të Konyevit në Rusi.

Më 5 maj të vitit 1945, banorët e Pragës janë ngritur kundër forcave pushtuese të Gjermanisë naziste.

Shumë shpejt, njësitet e Ushtrisë Çlirimtare Ruse i janë bashkuar luftës në anën e kryengritësve.

Më 8 maj, forcat gjermane kanë nisur të tërhiqen nga Praga, pasi kanë nënshkruar armëpushim me kryengritësit.

Më 9 maj, pasi Praga është pastruar pothuajse tërësisht nga gjermanët, atje kanë hyrë njësitet e Ushtrisë së Kuqe nën komandën e Konyevit.

Historianët çekë thonë se në mesin e trupave të Konyevit ka pasur forca të policisë sekrete sovjetike që kanë grumbulluar mijëra qytetarë çekë me reputacion anti-Bolshevik dhe i kanë dërguar ata në kampet sovjetike të punës.


Send this to a friend