VOAL

VOAL

Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore para ekzekutimit

“Mashtrues e kriminele kudo ku hidhni syte, situata eshte e deshperuar”. Ky ishte shenimi i fundit qe gazetarja malteze Daphne Caruana Galicia, beri ne blogun e saj vetem gjysme ore para se te gjente vdekjen nga shperthimi i nje bombe qe i kishin vene ne makine.

Mediat vendase duke raportuar detajet e fundit nga ngjarja shkruajne se shenimi i saj ne blogun, qe ishte plot denoncime ndaj zyrtareve te larte, perfshire familjen kryeministrore eshte bere saktesisht gjysme ore, para se te ndodhte shperthimi qe i mori jeten.

 

 

Ekzekutohet me bombë në makinë gazetarja, zbuloi skandalet e “Panama Papers”

Një gazetare e shquar në Maltë, e cila zbuloi skandalet e “Panama Papers”, është vrarë në një sulm me bombë.

Bëhet fjalë për 53-vjeçaren Daphne Caruana Galicia, e cila u vra në makinë pranë shtëpisë së saj. Mediat lokale thonë se një nga fëmijët e saj dëgjoi shpërthimin dhe nxitoi jashtë.

Ndërsa lidhur me shkrimet që ajo publikonte kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

_98334995_042415682-1

Ndërsa në një reagim për media vetë kryeministri është shprehur: “Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi e cila përdori lirinë e shprehjes në vendin tonë. Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galicia ishte një kritike e ashpër e imja, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët”.

3020

Daphne Caruana Galicia thuhet se u vra sapo doli nga shtëpia e saj pasditen e së hënës.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galicia kishte paraqitur një ankesë në polici dy javë më parë për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime, por nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

4088

Policia ka hapur hetimet për vrasje. Policia dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore theksojnë se ajo mund të jetë vrarë nga një bombë e fuqishme e vendosur në makinën e saj, shkruan BBC. 

Dy separatistë katalanas në paraburgim

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonias.

Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonias, dhe Jordi Cuixart, nga lëvizja Omnium, po hetohen për rebelim.

Ata shihen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit, për pavarësinë e Katalonias nga Spanja.

Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm.

Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave.

Konservatori Sebastian Kurz shpall fitoren në zgjedhjet e Austrisë

Sebastian Kurz, udhëheqësi karizmatik 31 vjeçar i partisë konservatore dhe aktualisht ministër i jashtëm, shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Austri, që nëse konfirmohet do të bëhet udhëheqësi më i ri të Evropës.

Analistët thonë se ai ka arritur me sukses t’i ndryshojë fizionominë partisë konservatore dhe rigjallërojë të djathtën, përfshirë të djathtët e skajshëm, pas shpërbërjes së koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve.

Rezultatet e reja të anketave nga organizata e sondazheve SORA, tregojnë se social-demokratët që bënë fushatë me temën e nevojës për barazi sociale, dolën në vend të dytë, me një diferencë fare të vogël votash nga Partia e Lirisë e së djathtës së skajshme.

Fushata e zgjedhjeve u mbizotërua nga çështja e imigracionit. Austria, me një popullsi prej më pak se 9 milionësh, priti 90 mijë strehim-kërkues, shumica myslimanë gjatë krizës së migrimit të vitit 2015, duke nxitur mbështetje për politikanët e së djathtës së skajshme që janë në favor të ligjeve më të ashpra mbi emigracionin.

Konservatorët pësuan një goditje në dhjetor 2016 kur Norbert Hofer humbi me një diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet e dominuara nga çështja e imigracionit, por në të cilën votuesit zgjodhën një kandidat të Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.

Tani, analistët thonë se Partia Popullore Konservatore, e udhëhequr nga zoti Kurz, është e para ne anketa duke lënë pas Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë dhe socialistët.

Kundërshtohet ministri i Brendshëm gjerman rreth festave myslimane

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Anëtarët konservatorë të koalicionit qeverisës të kancelares gjermane Angela Merkel, hodhën poshtë deklarimet e Ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere, se ai ishte i gatshëm të diskutonte mundësinë e prezantimit të festave myslimane.

Gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Saksonisë së Poshtme, Maiziere tha se “aty ku ka shumë myslimanë, pse mos t’i konsiderojmë edhe festat myslimane?”

Partia me bazë në Bavari e Unionit Kristian Demokratik të Merkelit, (CDU), u tërhoq nga ku sugjerim.

“Trashëgimia e Gjermanisë së krishterë nuk është e negociueshme”, tha për gazetën Bild, politikani i lartë i CSU, Alexander Dobrindt.

“Prezantimi i festave myslimane për ne është i padiskutueshëm” tha ai.

Në gjermani jetojnë afro 4.4 milion myslimanë, shumica prej tyre janë të nacionalitetit turk, që jetojnë në mesin e 80.6 milion banorëve sa ka ky shtet.

“Turku i ndaluar në Durrës është Gylenist’” – Parlamentarja europiane dërgon letër kundër ekstradimit

Ai kishte një mandat ndërkombëtar arresti dhe u ndalua në portin e Durrësit tri ditë më parë, teksa përpiqej të largohej drejt Italisë më familjen. Është fjala për Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte një ithar i Fetullah Gylenit, të cilin Shqipëria po bëhej gati t’ja dorëzonte Erdoganit.

 

Por gjykata e Durrësit, e ka lënë të lirë në sallën e gjyqit akademikun turk dhe duket se arsyeja e vërtetë e këtij vendimi, është qëndrimi i zyrtartes së lartë të parlamentit europian Monica Macoevi ne nje leter te derguar sot.

Në letrën e saj drejtuar autoriteteve shqiptare, që nga sa kuptohet i kanë kërkuar mendim, zyrtarja e lartë shprehet qartë kundër ekstradimit.

Opinion.al sjell eksluzivisht letrën që Macoevi ka dërguar sot.

Letra e plotë

Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017

I dashur Zotëri

Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur  dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.

Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.

E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.

Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:

  1. Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.

Artikulli 3

  1. Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.

Artikulli 19, pika 1 dhe 2

Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.

Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave tehemelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.

Sinqerisht e juaja

Monica Macoevi

   

Gjermani, ura hekurudhore në Këln shndërrohet në “Ura e të dashuruarve”

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum

Vënia e një dryni në urë, si simbol i dashurisë së përjetshme, nuk është ndonjë raritet, dhe një nga këto ura është ajo mbi lumin Rajna në qytetin Këln të Gjermanisë.

Ura hekurudhore Hohenzollern që lidh brigjet e lumit Rajna për dhjetë vite është shndërruar në “Ura e të dashuruarve”.

Ky simbol i dashurisë, i gjatë 410 metra, ndodhet pranë katedrales në Këln, e cila është një nga ndërtesat më të rëndësishme në qytet.

Dhjetëra mijëra dryna janë vendosur në pjesën e caktuar për këmbësorët edhe atë në anën përballe binarëve.

Tradita e vënies së drynave filloi dhjetë vjet më parë kur, sipas besimit, çifti i dashuruar vë një dry me dëshirën që dashuria e tyre të zgjaste përjetësisht. Shumë çifte të dashuruara gjatë viteve kanë vendosur të ecin hapave të tyre duke “mbyllur” dashurinë e tyre pikërisht në Hohenzollern.

“Ura e të dashuruarve” është një nga vendet që vizitohet më së shumti nga turistët gjatë qëndrimit të tyre në Këln.

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum. Ata besojnë se dashuria e tyre do të zgjasë derisa dryni të hapet me çelësin nga lumi.

Ndonëse autoritetet në vitet e para filluan të largonin drynat, pas interesimit të madh të vizitorëve, më vonë u lejua që drynat të mbeten aty.

Kjo urë viteve të fundit ka filluar të zë gjithnjë e më shumë hapësirë në disa broshura dhe udhëzues turistik. aa

BE thirrje liderit të Katalonias “që të tërhiqet nga shpallja e pavarësisë”

Tusk, duke iu drejtuar, Carles Puigdemont, tha se “dëshiroj që të respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni ndonjë vendim i cili do të bëjë të pamundur dialogun.”

BRUKSEL – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka kërkuar liderit të Katalonias që të mos shpallë pavarësinë. Tusk, në një aktivitet të organizuar në Bruksel, ka bërë disa vlerësime në lidhje mbi debatet për mundësinë e shpalljes së pavarësinë në rajonin autonom të Katalonias në Spanjë.

Ai duke iu drejtuar presidentit të administratës rajonale autonome të Katalonias, Carles Puigdemont, tha se “dëshiroj që të respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni ndonjë vendim i cili do të bëjë të pamundur dialogun.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se shumëllojshmëria nuk duhet të shkaktojë konflikte, Tusk ka theksuar se një situatë e tillë do të jetë e keqe për katalanasit, për Spanjën si dhe për të gjithë Evropën.

Duke theksuar se Evropa nuk duhet të kërkojë elementë vetë-ndarës, por unifikuese, Tusk u shpreh se “Pikërisht kjo është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e kontinentit tonë.”

Puigdemont pas referendumit të mbajtur me 1 tetor pritet që ditën e sotme të shpallë pavarësinë. aa

Erdogani ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës

Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit të djeshëm në Kiev

Gjatë vizitës në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne as që e kemi bërë e as që do ta njohim” aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha mbrëmë Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zoti Erdogan, po ashtu, tha se Ankaraja do të vazhdojë ta ndjekë situatën e tartarëve në Krime, që e flasin një gjuhë turke, dhe e ka falënderuar Ukrainën për mbojtjen e të drejtave të tyre.

Lideri i Katalonias flet sot në parlamentin rajonal

Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja.

Zyrtarët e Katalonjës thonë se njerëzit gjërësisht kanë votuar për pavarësi në referendum, i cili është mbajtur para 10 ditësh.

Por, gjatë funjavës së kaluar, në kryeqytetin rajonal, Barcelonë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër ndarjes nga Spanja.

Ata thanë se referendumi nuk e tregon vullnetin e vërtetë të rajonit, pasi ata që dëshirojnë të mbeten në Spanjë, kryesisht e kanë bojkotuar referendumin.

Sipas legjislacionit të Katalonjës, që konsiderohet jokushtetues nga qeveria në Madrid, votimi i sotëm eventual për pavarësi në Parlamentin e Katalonjës, do ta fillonte procesin gjashtëmujor të bisedimeve për ndarje me Spanjën, para zgjedhjeve rajonale dhe aktit final të shkëputjes.

Franca nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonias

“Nëse do të ketë një deklararim të pavarësisë, atëherë kjo do të jetë e njëanshme dhe nuk do të njihet”, tha ministrja Nathalie Loiseau

PARIS – Franca nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonias. Ministrja e Francës për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau tha se nuk do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, në qoftë se kjo bëhet në mënyrë të njëanshme.

Loiseau, duke iu përgjigjur pyetjes së televizionit CNews tha se “Nëse do të ketë një deklarim të pavarësisë, atëherë kjo do të jetë e njëanshme dhe nuk do të njihet”.

Duke u bërë thirrje palëve për vendosjen e dialogut, Loiseau tha se rezultati i parë i shpalljes së pavarësisë do të jetë dalja e Katalonias nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një takim me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy pas referendumit të 1 tetorit, tha se mbështesin unitetin kushtetues të Spanjës.

Në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës e cila njihet si “Katalonja Veriore” jetojnë rreth 470 mijë persona të cilët kanë lidhje të ngushta me qytetarët e rajonit të Katalonias në Spanjë.

Pritet që nesër presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, t’i prezantojë Parlamentit rezultatet e referendumit të pavarësisë.

Presidenti i Katalonias nuk heq dorë nga “shpallja e pavarësisë”

“Ne nuk e emërojmë si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Ne po shpallim pavarësinë. Kjo është në ligjin tonë dhe ne do ta zbatojmë atë çfarë thotë ligji”, tha Puigdemont

BARCELONË – Presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonias në lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga shpallja e njëanshme e pavarësisë.

“Ne nuk e emërojmë si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Ne po shpallim pavarësinë. Kjo është në ligjin tonë dhe ne do ta zbatojmë atë çfarë thotë ligji”, tha Puigdemont në një reportazh për televizionin katalan TV3.

Duke cituar ligjin për referendum të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Puigdemont tha se do të zbatojnë nenin që “pavarësia të shpallet 48 orë pas rezultateve të referendumit, nëse fituese del vota pro”.

“Ju pëlqeftë apo jo, ato që po ndodhin në Katalonia janë të vërteta. Miliona persona shfrytëzuan votën në referendum. Këta njerëz duan të vendosin për të ardhmen e tyre”, tha Puigdemont, duke theksuar se prej një kohe të gjatë nuk ka dialog me qeverinë e Spanjës.

Ndërkaq, Puigdemont nuk dha ndonjë detaj nëse do të ketë votim për shpalljen e pavarësisë në seancën plenare të parlamentit lokal që do të zhvillohet më 10 tetor, ditë e martë.

Nga ana tjetër, Asambleja Kombëtare e Katalonjës (ANC), e cila u priu iniciativave civile për pavarësi, ka pohuar se të martën do të shpallet pavarësia.

“Më 1 tetor votuam dhe fituam referendimin. Rezultati ishte shumë i qartë. Jemi një popull. Më 10 tetor, ditën e martë, do ta shpallim pavarësinë”, ka thënë kryetari i ANC-së, Jordi Sanchez.

Spanjë: Demonstrata pro-unitetit spanjoll

Mijëra njerëz u bashkuan në një tubim në Barcelonë të dielën për të protestuar kundër shtytjes së qeverisë katalanase për shkëputje nga Spanja. Anketat kanë sugjeruar se më shumë katalanas favorizojnë të rrinë të bashkuar me Spanjën sesa të shpallin pavarësinë.

Tubimi vjen një javë pas një referendumi në të cilin katalonasit votuan me shumicë dërrmuese për pavarësinë. Në atë sondazh, që konsiderohej i jashtëligjshëm nga Madridi, 90 për qind votuan për t’u shkëputur nga Spanja, por pjesëmarrja ishte shumë më pak se gjysma e elektoratit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Urquinaona të Barcelonës duke kënduar “Viva Espana”.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont është zotuar të punojë për arritjen e pavarësisë.

Në një intervistë me gazetën El Pais, kryeministri Mariano Rajoy tha se nuk do të përjashtojë përdorimin e kompetencave kushtetuese për të hequr statusin autonom të Kataloniës në qoftë se rajoni deklaron pavarësinë.

“Të jeni të sigurt se qeveria do të parandalojë që çdo deklaratë e pavarësisë të kthehet në diçka konkrete. Spanja do të vazhdojë të jetë Spanja dhe do të vazhdojë të jetë e njëjta për një kohë të gjatë”.

Kryeministri Rajoy i tha gazetës El Pais se politika katalanase ishte rrëmbyer nga radikalët dhe duhej të kthehej në një pozitë të moderuar.

“Tani ata i janë futur një rruge që nuk të çon askund, ata kanë zgjedhur radikalizmin që pengon çdokënd për të patur ndikim dhe pengon ndërtimin e diçkaje që ndihmon bindjet e tuaja. Radikalizmi ka çuar në këtë proces ndarës që po ndodh tani, ka shkaktuar shqetësim të madh tek të gjithë, madje edhe largimin e kompanive. Është vërtet e pabesueshme sa shumë kompani të rëndësishme po braktisin Katalonian, që largohen sepse duhet të largohen,të mbrojnë bilancin e tyre, punëtorët e tyre dhe pagat e tyre. Duhet të kthehet katalanizmi i moderuar” shtoi Rajoy.

Më parë të shtunën, mijëra protestues u mblodhën në mitingje në Barcelonë, Madrid dhe në qytete të tjera spanjolle.

Organizatorët e mitingut pro-ndarjes në Katalonia i kishin kërkuar demonstruesve të visheshin me të bardha dhe të mos shfaqnin ndonjë flamur, qoftë spanjoll ose të Katalonias. Organizatorët e demonstratave kanë promovuar sloganin, “Le të flasim”.

Po ashtu në Madrid, kryeqytetin spanjoll, u mbajt një demonstratë për unitetin spanjoll, ku morën pjesë mijëra njerëz që valëvitnin flamuj kuq dhe verdhë të Spanjës.

Disa shtete të BE-së janë të shqetësuar se biseda për pavarësinë katalanase mund të ushqejë ndjenjat ndarëse në pjesë të tjera të Evropës.

Rajoy: Mund të pezullohet autonomia e Katalonjës

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonjës dhe ta parandaloj këtë rajon nga ndarja prej Spanjës.

“Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, tha Rajoy në intevistën për gazetën El Pais, të publikuar dje dhe ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”.

Mëtutje, ai theksoi se “dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme”.

Ai ka shprehur përkushtim se qeveria qendrore do të siguroj se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonjës nuk do të jetë fuqiplotë dhe se “nuk do të çonte askund”.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se në rajon do të mbeten 4 mijë policë shtesë, që qeveria i ka dërguar për të siguruar paqe.

Autoritetet në Katalonjë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, prej 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon.

Bankat braktisin Katalonian nga shkaku i paqëndrueshmërisë politike

CaixaBank do të zhvendosë selinë e korporatës nga Barcelona në Valencia

BARCELONË – CaixaBank, që është banka e tretë për nga madhësia në Spanjë ka njoftuar së fundmi se do të zhvendosë selinë e korporatës nga Barcelona në Valencia, një njoftim që vjen një javë pas referendumit kontroverz të pavarësisë.

“Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së interesit të klientëve, aksionarëve dhe të punësuarve tanë duke garantuar një qëndrueshmëri të bankës në Eurozonë nën mbikëqyrje të Bankës Qendrore Evropiane”, thuhet në njoftimin e CaixaBank e cila aktualisht shërben për 15.8 milionë klientë.

Megjithëse referendumi i pavarësisë konsiderohej i paligjshëm nga qeveria qendrore e Spanjës, pothuajse 2.3 milion katalanas votuan (43 për qind të elektoratit të përgjithshëm), nga të cilët 90 për qind votuan në favor të ndarjes nga Spanja dhe krijimit të një Republike Kataloneze.

Në javët e ardhshme pritet një deklaratë e njëanshme e pavarësisë. Megjithatë, Spanja këmbëngul se kjo është e pamundur dhe e paligjshme. Më parë të premten, Qeveria e Spanjës miratoi legjislacionin që e bëri më të lehtë për kompanitë të largoheshin nga Katalonia. Këtë siç duket e shfrytëzoi CaixaBank e cila njoftoi për zhvendosjen e selisë së saj.

Edhe një bankë tjetër e madhe në Spanjë, Sabadell, vendosi të zhvendoset në Alicante, ashtu siç vendosën edhe disa kompani të tjera gjigante, përfshirë kompaninë për gaz natyror “Gas Natural”, e cila tha se do të zhvendos selinë e saj në Madrid.

Të premten, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tërhoqi vërejtjen duke thënë se tensionet politike mund të ndikojnë mbi ekonominë e Spanjës.

“Parashikimet për ekonominë spanjolle aktualisht janë të forta. Megjithatë, tensionet dhe pasiguria nga ngjarjet në Katalonjë mund të ndikojë në vendimet e investitorëve”, tha shefi i misionit të FMN-së në Spanjë, Andrea Schaechter.

Dorëheqje e presidentit të AP të KE-së për shkak të vizitës në Siri me rusët

Politikani spanjoll, Pedro Agramunt, ka paraqitur dorëheqje në postin e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vetëm tri ditë para votimit për shkarkimin e tij.

Kërkesa për shkarkimin e tij ishte bërë pasi Agramunt u ishte bashkuar ligjvënësve rusë gjatë vizitës së tyre në Siri dhe takimit me presidentin, Bashar al-Assad, më herët këtë vit.

“Sot, për shkaqe personale kam vendosur që të mos jem kryesues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Agramunt në rrjetin Twitter.

Ai ka pretenduar se në Siri kishte udhëtuar privatisht si senator spanjoll dhe tha se së pari kishte shkuar me aeroplan në Moskë, para se të fluturonte nga Moska për në Damask të Sirisë.

Agramunt, që gjërësisht konsiderohet si prorus, është angazhuar për kthimin e së drejtës së votimit të delegacionit rus në asamble, pasi atij i ishte marrë e drejta e votimit në vitin 2014.

Prej atëherë Rusia i ka bojkotuar mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe nuk e ka regjistruar delegacionin për seancën e ardhshme që fillon në janar të vitit të ardhshëm.

Pedro Agramunt mbetet anëtar i delegacionit të Spanjës në këtë asamble, ndërsa rolin e tij e merr zëvendëspresidenti aktual, Roger Gale, nga Britania.

Spanjë: Janë marrë në pyetje dy zyrtarë policorë të Katalonias

Policia e Spanjës përballet me protestuesit katalanas.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë në pyetje dy zyrtarë policorë katalanas dhe dy liderë të grupeve pro pavarësisë, nën hetimin se kishin organizuar kryengritjen për pavarësi.

Ky rast ka të bëjë me protestat e mbajtura me 20 deri më 21 shtator në Barcelonë, ku policia spanjolle kishte arrestuar disa zyrtarë të qeverisë së Katalonias.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se protestuesit kanë penguar operacionet e policisë spanjolle, dhe se policia katalanase nuk kishte vepruar mjaftueshëm për t’i zbrapsur protestuesit.

Marrja në pyetje e zyrtarëve erdhi pas krizës më të madhe politike në Spanjë kohëve të fundit.

Spanja ka dënuar referendumin për pavarësi, duke thënë se është ilegal dhe jokushtetues.

Parlamenti Evropian dënon persekutimet ruse në Krime

Parlamenti Evropian ka adoptuar një rezulutë ku dënon vendimin e Rusisë për dënimin e dhjetra personave nga Krimea që kundërshtojnë pushtimin e gadishullit.

Miratimi i kësaj rezolute, me 5 tetor, kritikon gjykimin e 50 tatarëve nga Krimea, si dhe marrjen e rajonit të Detit të Zi në vitin 2014.

Parlamenti Evropian, ka kundërshtuar edhe dënimet e fundit kundër liderëve të Krimesë, Ilmi Umerov dhe Akhtem Chiygoz, nga një gjykatë nën ndikimin rus në gadishull, dhe ka bërë thirrje për “lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm” të tyre.

Akuzat ndaj gazetarit të Krimesë, Mykola Semena, duhet të “hidhen poshtë menjëherë”, bën thirrje rezoluta.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar persekutimet e Rusisë në Krime, të cilët po ashtu kanë kundërshtuar edhe pushtimin e këtij gadishulli.

Spanja ia ndalon Katalonjës shpalljen e pavarësisë

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka suspenduar sot seancën e Parlamentit të Katalonjës e caktuar për të hënën, me qëllim që ta parandalojë shpalljen e mundshme të pavarësisë.

Gjykata ka thënë se një seancë e tillë do ta shkelte Kushtetutën e vendit, raporton BBC.

Ndërkohë, dje burime qeveritare bënë të ditur se Katalonja do të vendosë të hënën e ardhshme për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.

Partitë pro-pavarësisë, të cilat e kontrollojnë parlamentin rajonal, kanë kërkuar që të mbahet një debat dhe votimi këtë të hënë për shpalljen e pavarësisë, njoftoi dje ky burim, raporton Reuters. Shpallja e pavarësisë pritet të bëhet pas votimit, edhe pse nuk është e qartë se kur saktësisht.

Ndërkohë, presidenti katalan, Carles Puigdemont, ka thënë mbrëmë për BBC se qeveria e tij do t’i kërkojë parlamentit rajonal ta shpallë pavarësinë numërimit të të gjitha votave të referendumit, për të cilin Madridi ka insistuar si ishte i jashtëligjshëm.

“Kjo mbase do të përfundojë sapo t’i numërojmë të gjitha votat nga jashtë në fund të javës dhe me shumë mundësi do të veprojmë gjatë fundjavës apo në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Puigdemont.

Pesha e Katalonjës në ekonominë e Spanjës

Katalonja gjeneron afërsisht 19 përqindëshin e prodhimit bruto të brendshëm të Spanjës, duke shfaqur performancë më të fuqishme ekonomike në krahasim me rajonet e tjera të vendit

Rajoni autonom i Katalonjës, i cili së fundmi u përfol me referendumin për pavarësi të cilin Spanja e cilësoi si antikushtetues, vitin e kaluar ka shënuar tregti të jashtme në vlerë prej gjithsej 143 miliardë euros.

Me pranimin e kushtetutës demokratike të Spanjës në vitin 1978, Katalonia u njoh si popull dhe më pas fitoi autonominë. Rajoni shkoi në referendum për pavarësi më 1 tetor, të cilin qeveria e Spanjës më herët e cilësoi si të jashtëligjshëm. Në referendum, 90,9 për qind e votuesve votuan “pro” shkëputjes nga Spanja.

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, Katalonja gjeneron afërsisht 19 përqindëshin e prodhimit bruto të brendshëm të Spanjës, duke shfaqur performancë më të fuqishme ekonomike në krahasim me rajonet e tjera të vendit.

Burimet kryesore të të ardhurave të Katalonjës janë sektori i shërbimeve, industrisë dhe ai i bujqësisë. Barcelona, kryeqyteti i rajonit, zë vend të rëndësishëm që kontribuon në ekonominë e rajonit me turizmin dhe si qendër evropiane e dizajnit dhe bioteknologjisë.

Me 7,5 milionë banorë, Katalonja përbën 16 për qind të popullsisë së përgjithshme të Spanjës. Vitin e kaluar, prodhimi kombëtar bruto i saj ka arritur në 222,5 miliardë dollarë. Po atë vit, me 29.576 euro për kokë banori, Katalonja ka lënë mbrapa Spanjën, e cila ka arritur 24.100 euro për kokë banori.

Ky sukses ekonomik i Katalonjës është reflektuar edhe në uljen e papunësisë. Teksa shkalla e papunësisë në tërë Spanjën ka qenë mbi 20 për qind, shkalla e njëjtë në periudhën e njëjtë në Katalonjë është regjistruar në 14,9 për qind.

Kryeqyteti i Katalonjës, Barcelona, në të cilin gjenden objekte të arkitektit të njohur katalan Antoni Gaudi, ka potencial të madh turistik për rajonin.

Ndërsa 15 për qind e të ardhurave të rajonit vijnë nga turizmi, Katolonja vitin e kaluar është vizituar nga 17,9 milionë turistë, ndërsa të ardhurat që ka siguruar nga turizmi në këtë periudhë kanë arritur në 16,6 miliardë euro.

Vëllimi tregtar Turqi-Katalonjë është rritur për 24 për qind

Vitin e kaluar, vëllimi tregtar i rajonit ka arritur në 142,7 miliardë euro. Ndërkaq, tregtia mes Katalonjës dhe Turqisë shënoi një vëllim prej 2,6 miliardë eurosh. Ky vëllim në vitin 2015 ishte 2,4 miliardë euro, kurse në vitin 2014, 2,1 miliardë euro. Në këtë mënyrë, tregtia mes dy palëve është rritur për 24 për qind në tre vitet e fundit.

Vendet ku Katalonja zhvillon eksportin më të madh janë Franca, Gjermania dhe Italia, kurse Turqia radhitet e 11-ta. Ndërkaq, ajo më së shumti importon nga Gjermania, Kina dhe Franca, ndërsa Turqia në këtë listë radhitet e 15-ta.

Aktivitetet e fundit për pavarësi, edhe pse në masë të vogël, kanë shkaktuar zvogëlimin e atraktivitetit në sytë e investitorëve.

Investimet direkte në Katalonjë në vitin 2016 janë zvogëluar për katër për qind në krahasim me një vit më parë, duke rënë në 4,8 miliardë euro. Paqartësia që ende vazhdon në Barcelonë, ka filluar të ndikojë negativisht edhe në investimet në fushën e turizmit në rajon. aa

Katalonja sot shpall Pavarësinë, pret njohjen nga Kosova

Katalonja do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova pasi të shpallë pavarësinë ditën e sotme. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonjas Josep Maria Terricabras.

 

Terricabras ka zbuluar për gazetën “Zëri” se nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme për ta ndryshuar atë Katalonja do të shpallë pavarësinë e saj sot, duke jetësuar kështu vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve, të cilët votuan në referendumin e së dielës.

Për ta bërë këtë ai ka thënë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk beson që konflikti do të eskalojë në luftë sikur në rastin e Kosovës.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas, transmeton zeri.info.

Të vetëdijshëm për atë që mund t’ju ndodhë nga qeveria spanjolle, megjithëse me jo shumë shpresë, Terricabras ka thënë se pret nga institucionet ndërkombëtare që t’i mbrojnë dhe të kenë një reagim.

Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Katalonjë: 90% për shkëputjen nga Spanja

Separatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit. Ata kërkojnë shtetin e pavarur duke e futur Spanjën në krizën më të rëndë kushtetuese prej disa dekadash.

48 orë deri tek pavarësia. “Ligji i shkëputjes” i miratuar nga parlamenti katalonjas e parashikon këtë afat. Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonjës është shprehur në orët e para të së hënës në Barcelonë, se 90% e votuesve i kanë thënë “Po” shkëputjes.

Spanien Carles Puigdemont in Barcelona (Reuters/Catalan Goverment/J. Bedmar Pascual) Carles Puigdemont

Në votime do të kishin marrë pjesë më shumë vetë

Që të dielën në mbrëmje, kreu i shtetit katalonjas, Carles Puigdemont është shprehur për shkëputjen nga Spanja. “Ne kemi fituar të drejtën që të kemi shtetin tonë të pavarur”, tha ai në Barcelonë. Por vetëm 42% e 5,3 milionë njerëzve me të drejtë vote kanë dhënë votën e tyre. Gjithsej janë numëruar 2,26 milionë vota, dhe numri i votave pro kap shifrën e 2,02 milionë vetëve, ka thënë zëdhënësi. Ai kërkoi hapa ligjorë kundër qeverisë në Madrid, që të përgjigjet për dhunën e së dielës.

Spanien Katalonien Unabhängigkeits-Referendum - Fernsehansprache von Rajoy (Reuters/S. Perez) Kryeministri spanjoll, Rajoy

Me gjasë në votime do të kishin marrë pjesë më shumë njerëz, sikur Madridi të mos e kishte kategorizuar referendumin si ilegal. Policia pengoi në mënyrë masive zhvillimin e votimeve. Në të gjithë botën u shpërndanë pamje me policë të armatosur, që rrëmbyen fletëvotimet dhe penguan njerëzit në votime me shkopinj gome dhe plumba plastikë. 840 vetë u plagosën, sipas  të dhënave të qeverisë rajonale. “Nuk ka pasur referendum”, u shpreh Rajoy që theksoi se spanjollët janë orientuar gabimisht në një votim të jashtëligjshëm.

la/(afp, ap,dpa, rtr)

Katalonia “fitoi të drejtën për pavarësi”

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë.

Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë.

Qindra njerëz janë plagosur pasi policia spanjolle ka përdorur forcën për të bllokuar votimin.

Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra.

“Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas.

Ai tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të vazhdojë të shohë në mënyrë tjetër”.

Më herët, pas përfundimit të votimit, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, tha se katalanasit u mashtruan dhe morën pjesë në një referendum të paligjshëm. Ai e cilësoi atë si “tallje” me demokracinë.

“Sot nuk ka pasur referendum të vetëvendosjes në Kataloni. Sundimi i ligjit mbetet në fuqi”, tha ai në një fjalim televiziv.

Turma të mëdha të mbështetësve të pavarësisë u mblodhën të dielën në qendër të kryeqytetit rajonal, Barcelona, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj të Katalonisë.

Qeveria e Katalonisë tha se mbi 800 njerëz janë plagosur në përleshjet në gjithë rajonin.

Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 33 policë janë plagosur. Ajo po ashtu tha se 319 qendra votimi në Kataloni janë mbyllur – nga rreth 2,300 sa kanë qenë të hapura.

Rreth 5.3 milionë njerëz kanë pasur të drejtë vote, por ata që e kundërshtojnë pavarësinë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në referendum.

Katalonia ka 7.5 milionë banorë dhe përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Spanjës.

Përgatiti: Valona Tela

Dy gra humbin jetën në një sulm me thikë në Marsejë

Një person vrau dy gra duke i sulmuar me thikë në stacionin kryesor të trenit në Marsejë, para se të vritej nga një ushtar francez.

Policia Franceze tha se personi ishte “neutralizuar dhe goditur me armë”, shërbimi hekurudhor ishte ndërprerë dhe i këshilloi qytetarët të shmangnin stacionin.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha se po nisej për në Marsejë “menjëherë”. Prokuroria e Përgjithshme franceze tha se kishte hapur një hetim kundër-terrorizëm, megjithëse zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë motiv për sulmin.

Burime policore e cilësuan incidentin “një sulm i mundshëm terrorist” dhe dëshmitarët njoftuan se i dyshuari thërriti “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”, ndërsa kryente sulmin.

Erdogani: BE duhet të fillojë një zgjerim të vërtetë ekonomik dhe kulturor

“Nëse Bashkimi Evropian sot dëshiron të bëjë një arritje të madhe, ekziston vetëm një mënyrë, e cila është që të fillojë një zgjerimi të vërtetë ekonomik dhe kulturor duke anëtarësuar Turqinë”

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur se, “Në të vërtetë, ne nuk kemi nevojë për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Nëse Bashkimi Evropian sot dëshiron të bëjë një arritje të madhe, ekziston vetëm një mënyrë, e cila është që të fillojë një zgjerimi të vërtetë ekonomik dhe kulturor duke anëtarësuar Turqinë. Nëse Bashkimi Evropian e bën këtë, ne jemi këtu, dhe do të kemi kënaqësinë për të kontribuar në të ardhmen e Evropës. Edhe sikur mos ta bëjë kjo nuk ka asnjë rëndësi për ne; vazhdojmë të përparojmë në udhën tonë”.

Presidenti Erdoğan me rastin e hapjes së vitit të 3-të legjislativ të periudhës së 26-të legjislative në Parlamentin e Turqisë ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar deputetëve.

Në fjalën e tij në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, Erdoğan tha se, “Vërejmë se Evropa ka kuptuar gabim durimin që Turqia ka treguar që nga aplikimi i parë në vitin 1959 e deri nga data që ka nënshkruar marrëveshjen e Ankarasë në vitin 1963. Pavarësisht kësaj, po e shpreh qartë se ne nuk do të jetë pala që do t’i japë fund, që do të heqë dorë nga ky proces”.

“Vendet evropiane janë në krye të vendeve që na kanë zhgënjyer më shumë në luftën tonë kundër terrorizmit. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga qëndrimi tolerant që shfaqin kundër organizatave terroriste ata të cilët pengojnë haptazi anëtarësimin e Turqisë në BE”, është shprehur Erdoğan duke theksuar se “Evropa sot ndodhet në një situatë ku terroristët lirshëm mund të zhvillojnë çdo organizim kundër qeverisë legjitime të Turqisë”, deklaroi ai.

Ndërsa në lidhje me situatën pranë kufijve të vendit presidenti Erdoğan është shprehur se, “Ne nuk mund të tolerojmë formimin e një burimi keqbërës i cili do të paraqesë problem në rajonin pranë kufijve tanë edhe për popullatën e Irakut, por edhe për vendet e tjera përreth dhe kryesisht për Turqinë. Mbrojtja e të drejtave të kurdëve në Erbil nuk mund të nënkuptojë kurrsesi injorimin e të drejtave të arabëve në Mosul dhe të turkmenëve në Kerkuk”.

Pasi ka theksuar se kanë arritur rezultate në industrinë e mbrojtjes dhe të teknologjisë presidenti i Turqisë tha se, “Falë këtyre arritjeve kemi paralizuar organizatat terroriste kryesisht ato brenda vendit. Deri më sot nga gjendja e jashtëzakonshme askush nuk është dëmtuar përveç organizatave terroriste dhe anëtarëve të saj”. aa

Qeveria spanjolle: Referendumi për pavarësi është “farsë”

Qeveria spanjolle dëshiron të ndalojë referendumin e pavarësisë së të djelës në Katalonia, duke e quajtur atë një “farsë”.

Enric Millo, përfaqësuesi i Madridit në Katalonia, tha se presidenti i Katalonias, Carles Puigdemont dhe ekipi i tij “janë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur sot dhe për gjithçka që mund të ndodhë nëse nuk i japin fund kësaj farse”.

Policia shkatërroi derën e një qendre votimi me çekiç në Katalonia të dielën, ku kreu rajonal pritej të votonte për referendumin për pavarësi, të ndaluar nga qeveria.

Jashtë qendrës së votimit në Sant Julia de Ramis, pranë qytetit të Gironës shpërthyen përleshje mes policisë dhe votuesve.

Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont ishte planifikuar të votonte në Sant Julia de Ramis, por votoi në Cornella del Terri në provincën e Gironës.

Katalanasit filluan të votojnë të dielën në referendumin e diskutueshëm të pavarësisë, ndërsa policia konfiskoi fletëvotimet e të paktën një vendvotimi.

Ministria e brendshme e Spanjës tha në Twitter se kutitë e votimit do të hiqen nga qendrat pasi policia vazhdoi dislokimin në Katalonia.

Një zëdhënës i qeverisë rajonale tha se votuesit mund të votojnë në çdo vendvotim, në vend të atyre të caktuar, pasi autoritetet spanjolle kanë mbyllur disa qendra votimi dhe kanë konfiskuar fletëvotimet. Janë raportuar përleshje midis policisë dhe votuesve në disa rrethe.

Njoftohet gjithashtu se policia spanjolle ka goditur turma votuesish me plumba gome. Jordi Turull, zëdhënësi i qeverisë së Katalonias, u bëri thirrje katalananëve të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar “në mënyrë civile dhe paqësore”.

Dhjetëra të plagosur nga ndërhyrja kundër referendumit në Katalonjë

Vazhdon ndërhyrja e policisë në Katalonjë, ku tensionet mes mbështetësve të pavarësisë dhe forcave të sigurisë kohë pas kohe shndërrohen në dhunë, ndërsa janë plagosur të paktën 38 persona

GIRONI – Gjatë ndërhyrjes së policisë dhe xhandarmërisë së Spanjës kundër referendumit të paligjshëm të pavarësisë në Katalonjë janë plagosur të paktën 38 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Vazhdon ndërhyrja e policisë në Katalonjë, ku tensionet mes mbështetësve të pavarësisë dhe forcave të sigurisë të cilët janë duke mbledhur kutitë dhe fletëvotimet, kohë pas kohe shndërrohen në dhunë.

Në deklaratën e publikuar nga Qendra e Ndërhyrjes Emergjente të Katalonjës, thuhet se nga ndërhyrjet deri më tani janë plagosur të paktën 38 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Prej këtyre 9 janë transferuar në qendrat e shëndetësisë.

Kryetari i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, arriti ta vizitojë qendrën e votimit në qarkun Saint Julia de Ramis të qytetit Gironi, pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

“Shteti spanjoll, shfaqi një imazh i cili e tejkaloi kufirin e turpit që do të vazhdojë përgjithmonë. Katalonasve që erdhën në mënyrë paqësore të votojnë iu përgjigj me shkop polici, plumba plastike dhe dhunë”, tha Puigdemont, i cili ishte pritur me duartrokitje nga mbështetësit e pavarësisë.

Ai duke treguar se referendumi i pavarësisë vazhdon të ruaj vlefshmërinë dhe se vazhdon procesi i votimit, tha se “Shteti spanjoll sot humbi më shumë sesa kishte humbur deri tani. Ndërsa Katalonja sot fitoi më shumë sesa kishte fituar”.

Ndërkohë, Jordi Turull, zëdhënësi i Qeverisë Autonome të Katalonjës, ka kërkuar dorëheqjen e Prefektit të Katalonjës së qeverisë spanjolle, Enric Millo.

Gjithashtu edhe prokuroria ka filluar procedurë penale për policinë lokale të Katalonjës (Mossos D’Esquadra) me arsye se ka mbetur pasive në ndërhyrjen për referendumin e paligjshëm pavarësisht udhëzimit të gjykatës. aa

Përplasje në Katalonia: Policia thyen xhamin dhe hyn me forcë në qendrën e votimit, përleshen me votuesit

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka nisur vrullshëm mëngjesin e sotëm, ku ka pasur dhe përplasje mes banorëve dhe policisë spanjolle.

Në një video të publikuar nga mediat lokale, forcat e dërguara nga Madridi shihen tek hyjnë me forcë në një nga qendrat e votimit në Girona.

Ata shihen tek thyejnë xhamin e derës kryesore të shkollës e cila po shërbente si qendër votimi të Sant Julià de Ramis.

Më pas forcat policore vazhdojnë një kontroll të dhunshëm në ambientet e shkollës ndërkohë që votuesit, shumica e të cilëve mendohet ta kenë kaluar natës aty, fillojnë të bërtasin në kor.

163 shkolla janë zënë nga familjarët. Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanes Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin.

Referendumi penalizon Spanjën, Shqipëria ka shanse për Botërorin

FIFA mund të ketë fuqinë për të pezulluar Spanjën, fituesit e Botërorit të vitit 2010, nga kompeticioni ndërkombëtar, kur mbetet më pak se një vit nga fillimi i turneut në Rusi, ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Sun”.

 

Në rast të këtij vendimi, Shqipëria do të ngjitej një vend më sipër në renditjen e Grupit G (ku aktualisht ndodhet Italia). E përkthyer: Spanja jashtë Botërorit dhe Shqipëria luan shanset për në “Rusi 2018” me fazën “play-off”.

TENSION NË KATALUNJË – Tensioni rreth referendumit për pavarësi në Katalonjë mund të pasqyrohet në fushën e lojës në shtetin iberik, pas paralajmërimeve se një nga klubet kryesore të kampionatit spanjoll, Barcelona, mund të përjashtohet nga liga në rast se zbatohet vendimi dhe kjo vetëm: Girona dhe Espanjol do përballeshin gjithashtu me përjashtimin nga futbolli spanjoll.

asasa

Katalunja është njohur për mentalitetin separatist, çka e ka shfaqur edhe në stadiumin “Camp Nou” shpeshherë gjatë ndeshjeve të kampionatit, por klubi gjithmonë është përpjekur të mos e mbështesë haptas pavarësinë.

HESHT FIFA – Ndërkaq, FIFA nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Barcelonës dhe klubeve e tjera të Katalunjës pas votimit, qëndrim të cilin Spanja e cilëson do e cilësonte antikushtetues: “Duke ndjekur rregullin e përgjithshëm të FIFA-s, nuk do të ketë komente apo hamendësime për rrjedhën e ngjarjeve”, u shpreh një zëdhënës i FIFA-s për “Reuters”.

Fifa Logo

LA LIGA – Përjashtimi i Barçës, megjithatë, do të ishte një vendim i ndërlikuar për t’u marrë nga FIFA. Nëse La Liga nuk do e lejojë pjesëmarrjen e Barcelonës si pasojë e pavarësisë së Katalunjës, një lëvizje të cilën Havier Tebas e ka cilësuar si masë të nevojshme që duhet të marrë shteti spanjoll në përmbajtje të ligjit, FIFA do duhet të vendosë nëse do lejojë që futbolli të shkelë rregulloren.

Santander La Liga - FC Barcelona vs Eibar

SHANSE PËR SHQIPËRINË – Efekti domino nuk do të prekte vetëm Katalunjën dhe Spanjën: përjashtimi nga Botërori i përfaqësueses së drejtuar nga Lopetegui do të lironte një vend në Grupin G, ku do të renditej automatikisht Shqipëria. Aktualisht, kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë, me 13 pikë, katër më shumë se Izraeli.

ramos shqiperi spanje

Dy ndeshjet e radhës Shqipëria do t’i luajë kundër Spanjës dhe Italisë dhe motivimi pas këtij lajmi duhet të jetë maksimal, të paktën për të siguruar vendin e tretë në grup, që nëse do të skualifikohej Spanja do të na çonte automatikisht në fazën “play off”. Në mënyrë direkte, do të kualifikohej Italia.

Kulla Eiffel shënoi vizitorin e 300 miliontë

PARIS – Kulla Eiffel në Paris me një sërë koncertesh dhe efekte speciale ndriçimesh kremtoi vizitorin e 300 miliontë që kur ndërtesa më e lartë në kryeqendrën franceze është hapur në vitin 1889.

“Në oborrin e kullës kishte instrumente muzikore, në katin tjetër xhaz, ndërsa në majën e kullës atmosfera ishte romantike me një trio të flautës”, njoftoi kompania SETE e cila menaxhon një nga ndërtesat më të njohura në botë.

Në çdo gjysëm ore, nga 19:30 deri në mesnatë, pati edhe spektakël ndriçimi.

Kulla Eiffel është simbol i Parisit dhe Francës dhe një nga lokacionet më të vizituara turistike në botë e cila vitin e kaluar tërhoqi më shumë se 5.8 milionë vizitorë. aa

Macron propozon forcë të përbashkët të mbrojtjes në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një forcë të përbashkët të mbrojtjes në Bashkimin Evropian.

Duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris, Macron propozoi bashkëpunim më të madh në siguri dhe në luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se dëshiron që Bashkimi Evropian t’i shtojë sistemet e përbashkëta të mbrojtjes dhe të ketë “kapacitet autonom për veprim” nëpërmjet një force të përbashkët ushtarake.

Macron bëri thirrje për një buxhet të përbashkët të mbrojtjes dhe tha se akademia trajnuese evropiane duhet po ashtu të krijohet.

“Evropa, siç e dimë, është shumë e dobët, shumë e ngadaltë dhe shumë e paefektshme. Por vetëm Evropa mund të na japë mjetet për të vepruar në skenën botërore teksa merremi me sfidat e mëdha të ditës”, tha Macron.

Ai ka ardhur në pushtet në muajin maj duke premtuar se do të forcojë Eurozonën dhe do të thellojë integrimin evropian, përpara daljes së Britanisë nga blloku.

Gjermani: Deutsche Welle jep Exit Pollet e para të rezultatit të zgjedhjeve

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, ku partia e Angela Merkel ka fituar zgjedhjet por jo me rezultatin e pritur, raporton “dw”. Sipas Exit Polleve kryeson Angela Merkel me 32.5 % të votave, ndërsa vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20 %. Po sipas këtyre rezultateve paraprake, deri tani në parlament futen 6 parti politike.

 

Exit Polle sipas “DW”:

CDU/CSU e Angela Merkel 32.5%,

SPD 20,

AfD 13.5,

FDP 10.5,

Partia e Gjelbër 9.5,

Partia e majtë 9.

Kancelarja Angela Merkel me këtë rezultat ka marrë një goditje, por pritet të fitojë një mandat të katërt. Merkel megjithate mbetet sipas te gjitha gjasave kancelare, por pozita e saj dobesohet.

Hakerët rusë e pranojnë se janë duke ndërhyrë në zgjedhjet gjermane në kohë reale

Një haker rus, i lidhur ngushtë me një rrjet të programeve të Twitterit, ka thënë për Buzz Feed se ai dhe 30 persona të tjerë në Rusi janë duke promovuar mesazhe të favorshme për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), sot gjatë zgjedhjeve në Gjermani.

Hakeri, i cili e ka identifikuar veten vetëm si Alexander, ka thënë për BuzzFeed se statuse në Twitter janë “dërguar falas (për përfitime reciproke)”. Por, ai nuk ka treguar se cilat janë përfitimet, dhe nuk e ka pranuar nëse dikush i ka kërkuar ta përkrahë AfD-në, transmeton Express.

“Nuk e jap këtë informatë”, ka thënë ai, në një intervistë të mbajtur përmes rrjetit social rus, VK.

Po ashtu, Alexander nuk ka komentuar nëse vetë AfD është në kontakt me të.

Ndërkohë, sipas shërbimit gjurmues të Twitterit të themeluar nga Laura Rosenberger, drejtoreshë e Aleancës për Sigurimin e Demokracisë në Uashington, rusët janë në mënyrë aktive duke e promovuar partinë e ekstremit të djathtë, AfD, në zgjedhjet nacionale.

Gjermani: Kanë filluar votimet, Merkel synon mandatin e katërt

Pamje e fotografive të liderëve politikë, Angela Merkel dhe Martin Schulz, gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani

Në Gjermani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet që kancelarja aktuale, Angela Merkel, ta fitoj edhe mandatin e katërt historik.

Në këto zgjedhje, po ashtu, pritet që për të parën herë, një parti e krahut të djathtë ekstrem të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Afro 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të zonjës Merkel, sipas hulumtimeve të djeshme të opinionit, pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 36%.

Partia e e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresojë për një fitore të ngushtë së bashlu me partinë probiznesore të demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndrmjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti.

Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pitet të fitoj ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme dhe mund të ndodhë që për të parën herë në 60 vitet e fundit, të ketë përfaqësues në parlamentin gjerman.

Gjermani: Kosovari që sulmoi me sëpatë u dërgua në psikiatri

Policia në vendin e sulmit me sëpatë në stacionin hekurudhor në Dyseldorf më 9 mars të këtij viti

Një gjykatë gjermane ka vendosur dje që një person nga Kosova, i cili në muajin mars papritmas i ka sulmuar udhëtarët me një sëpatë në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, të dërgohet në spital psikiatrik.

Ky i pandehur, 37 vjeçar nga Kosova, që është identifikuar vetëm si Fatmir H., ballafaqohet me përpjekje për vrasje në procesin në Gjykatën shtetërore në Dyseldorf.

Katër prej viktimave patën pësuar plagë të rënda, përfshirë edhe një vajzë 13 vjeçare, raporton agjencia AFP. Ishin lënduar edhe dy turiste ialiane dhe një femër tjetër dhe pesë udhëtarë meshkuj, të gjithë të moshës ndërmjet 30 dhe 50 vjeçare.

I dyshuari kishte ikur nga policia dhe e kishte plagosur rëndë vetveten pasi kishte kërcyer nga një urë e lartë katërmetërshe. Ky person i sëmurë psikikisht, me histori të ankthit të lartë dhe të vetëlëndimit, kishte “dëgjuar zëra” dhe kishte shpresuar se do të qëllohej për vdekje nga policia, është thënë në gjykatë.

Fatmir H. kishte ardhur në Gjermani në vitin 2009 dhe kishte marrë të drejtë banimi për “shkaqe humanitare”.

Barcelonë, dhjetëra mijëra katalonas në protestë

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Barcelonë, për të protestuar kundër arrestimit të politikanëve katalonas nga qeveria spanjolle, si dhe për të shprehur mbështetjen për referendumin e 1 tetorit për pavarësinë e Katalonias.

Një grup organizatash civile pro-pavarësisë kanë bërë thirrje për protesta afatgjata në rrugë kundër masave shtypëse që policia ndërmori befasisht një ditë më parë.

Anketimet tregojnë vazhdimisht se popullsia e rajonit të Katalonias është në favor të zhvillimit të referendumit, por se janë të ndarë për sa i përket pavarësisë nga Spanja.

Katalonia përfaqëson rreth 1/5-tën e ekonomisë spanjolle prej 1.32 trilionë dollarësh, si dhe gëzon të drejta të gjera vetëqeverisëse.

Zgjedhjet në Gjermani, Merkel në garë për mandatin e katërt

BERLIN – Të dielën në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestagun). Kancelarja aktuale Angela Merkel ka hyrë në garë për të fituar mandatin e katërt me radhë, kurse rezultate të mira në këto zgjedhje pret dhe e djathta radikale.

Në 299 njësi votimi do të zgjidhen 598 deputetë, kurse votuesit paraleshit do të zgjedhin edhe deputetët nga rajonet e tyre në lista të hapura, si dhe do të votojnë për partitë politike të preferuara.

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 19-ta federale në Gjermani janë angazhuar rreth 650 mijë njerëz në 73.500 vendvotime.

Në garën zgjedhore marrin pjesë 42 parti politike me gjithsej 4.828 kandidatë.

Në kulmin e rritjes së populizmit dhe retorikës radikale djathtiste në Evropë, të dielën me vëmendje të veçantë pritet rezultati që do të arrijë partia radikale Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila shpreson për përqindje dyshifrore të votave dhe të radhitet si partia e tretë në Parlamentin gjerman.

Sondazhet nxjerrin në avantazh aleancën CDU/CSU 

Hulumtimet e opinionit publik tregojnë se koalicioni qeverisës i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) dhe simotrës së saj të Unionit Kristiano-Social (CSU), gëzojnë mbështetje midis 36 dhe 38 për qind të votuesve.

E dyta radhitet, Partia Social Demokratike (SPD) me mbështetje prej 20 deri në 23 për qind të votuesve, e ndjekur nga radikalët e djathtë AfD me mbështetje nga 9 deri në 12 për qind të votuesve. Mbështetje të ngjashme gëzon edhe Partia Majtiste dhe Partia e Lirë Demokratike (FDP), ndërsa Partia e Gjelbër ka mbështetje nga 7 deri 9 për qind të votuesve.

Gjithçka lë të kuptohet se aleanca CDU/CSU do të jetë fituese e zgjedhjeve dhe do të ketë disa opsione për formimin e qeverisë së koalicionit. Në radhë të parë pritet koalicioni me FDP dhe Partinë e Gjelbër, por nëse këto dy parti nuk arrijnë kapacitetet e mjaftueshme në parlament, ekziston mundësia e koalicionit të madh me SPD-në.

Në të gjitha opsionet, udhëheqësja e CDU-së mund të marrë për të katërtën herë postin e Kancelares së qeverisë gjermane.

Aleanca CDU/CSU më herët e ka hedhur poshtë mundësinë e koalicionimit më AfD-në dhe Partinë majtiste.

Në rast se parashikimet e sondazhit dalin të sakta dhe AfD bëhet partia e tretë politike në parlament, ndërsa qeveria do të formohej nga koalicion i madh CDU/CSU dhe SPD, për herë të parë në histori opozita gjermane do të udhëhiqet nga radikalët. Analistë të shumtë janë të mendimit se kjo mund të dëmtojë imazhin e vendit.

Kancelarja Merkel erdhi në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2005. Partnerët e koalicionit në qeveri kanë ndryshuar, por Merkel ka mbetur në krye të qeverisë në të cilën partneri i koalicionit aktualisht është SPD, e cila gjithashtu është oponenti më i madh në zgjedhjet e së dielës.

Çështjet e politikës së jashtme në fushatën parazgjedhore 

Qeveria e tanishme e koalicionit të madh të Gjermanisë në mandatin e mëparshëm luftoi me krizën në Eurozonë që ishte shkaktuar nga kriza ekonomike globale. Një nga çështjet më të rëndësishme në Evropë gjatë asaj periudhe ishte vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Merkel udhëhoqi një politikë të moderuar duke u zotuar para britanikëve se do të zhvillonin negociata konstruktive rreth Brexit-it, por gjithashtu vazhdimisht kishte potencuar se dalja nga blloku nuk do të jetë e rehatshme.

Si një nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian, qeveria gjermane është përballur me pasojat e krizës ukrainase, sanksionet kundër Rusisë, krizën me emigrantët, sfidat në marrëdhëniet me Turqinë, si dhe me SHBA-të pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump.

Lufta në Siri dhe lufta ndërkombëtare kundër terrorizmit, gjithashtu ishin disa nga çështjet me të cilat ishte angazhuar qeveria gjermane dhe të gjithë këto do të valorizohen nga votuesit të dielën.

Gjermania ka rrezikuar në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Turqinë gjatë periudhës së kaluar, ku duhet theksuar se 750 mijë turq kanë të drejtë vote në Gjermani.

Përkeqësimi i marrëdhënieve gjermano-turke erdhi pas vendimit të Parlamentit gjerman për pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915, pastaj mos dënimi i duhur dhe reagimi i zbehtë i Gjermanisë ndaj tentimit të dështuar të grusht shtetit të Turqisë në vitin e kaluar, mos lejimi i zyrtarëve turq gjatë referendumit mbi reformën kushtetuese në Turqi dhe qëndrimi i Gjermanisë kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK.

Sa i përket politikës së brendshme, qeveria gjermane në mandatin e kaluar më së shumti është sprovuar nga kriza e refugjatëve, ku duhet të theksohet edhe shqetësimi mbi rritjen e retorikës populiste dhe radikale në skenën politike në vend. aa

Presidenti i Katalonjës akuzon Spanjën për totalitarizëm

Carles Puigdemont ka thënë se operacionet policore janë të paligjshme dhe se kanë për qëllim të pengojnë katalonjasit të dalin në referendumin e 1 tetorit.

BARCELONË – Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë se Spanja është duke treguar “qëndrim totalitar” me arrestimin e zyrtarëve katalonjas dhe nënpunësve rajonal, por ka premtuar se referendumi për pavarësi do të mbahet pavarësisht paralajmërimeve të Gjykatës për mos mbajtjen e tij.

Xhandarmëria spanjolle operacion në Katalonjë, ndalohen 12 persona

Puigdemont të mërkurën u paraqit me anëtarët e qeveris së tij, pas disa arrestimeve në operacionet të cilat ende vazhdojnë nga Garda civile spanjolle. Në mesin e të arrestuarve është edhe Josep Maria Jove, sekretari i përgjithshëm i çështjeve ekonomike dhe zëvendëspresidenti i Katalonjës, Oriol Junqueras.

Udhëheqësi i Katalonjës ka thënë se operacionet policore janë të paligjshme dhe se kanë për qëllim të pengojnë katalonjasit të dalin në referendumin e 1 tetorit.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të qeverisë qendrore e cila e ka quajtur joligjore.

Puigdemont ka theksuar se hapat e qeverisë qendrore çojnë drejt pezullimit të vetëqeverisjes katalonjase. aa

Rusi: Vdiq personi i cili “e shpëtoi botën”

Ish-oficeri ushtarak rus, Stanislav Petrov, për të cilin gjërësisht konsiderohet se e ka parandaluar luftën atomike të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, i ka thënë sot djali i tij agjencisë AFP.

Petrov, tregimi i jashtëzakonshëm i të cilit ishte paraqitur në dokumentarin “Njeriu që e Shpëtoi Botën”, i ka fituar disa çmime ndërkombëtare, është nderuar në Kombet e Bashkuara dhe ishte takuar me yjet e Hollivudit, siç janë Robert de Niro dhe Matt Damon.

Petrov ka jetuar në një qytet të vogël afër Moskës dhe ka vdekur më 19 maj në heshtje relative. Por për vdekjen e tij në Rusi dhe jashtë saj është raportuar disa muaj më vonë, kur një mik i tij gjerman e ka shkruar një njoftim në mediat sociale për vdekjen e tij.

Në muajin shtator të vitit 1983, Petrov ishte oficerë në detyrë në komandën sekrete në jug të Moskës, kur ëshë dëgjuar alarmi që ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara e kishin lansuar një raketë ndërkontinetale balistike.

Oficeri, që kishte vetëm pak minuta për të marrë vendim, megjithqë nuk ishte i sigurt për informacionet që arrinin, e ka injoruar alarmin duke e vlerësuar si të rrejshëm.

Sikur tu kishte treguar komandantëve të vet për një sulm atomik të menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara, udhëheqja sovjetike, që ishte e përfshirë në garën e armatimit me Uashingtonin, ka mundur të urdhërojë sulm hakmarrës.

Stanislav Petrov, atëherë 44 vjeçar me gradë nënkolonel, raportoi për defekt në sistem dhe hetimet e zhvilluara për këtë incident, dëshmuan se ai ka pasur të drejtë, raporton agjencia AFP nga Moska.

Në bregdetin e Belgjikës është gjetur një nëndetëse gjermane me ekuipazhin e pajetë

Ilustrim

Një mbeturinë e një nëndetëseje të Gjermanisë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën konsiderohet se janë trupat e pajetë të 23 anëtarëve të ekuipazhit është gjetur, kanë thënë autoritetet rajonale belge.

Guvernatori i një rajoni në Belgjikë, Carl Decaluwe, i tha sot agjencisë Associated Press se pamja në fund të Detit Verior ishte “shumë unike”.

Sipas tij, “dëmtimi ishte në pjesën ballore, por nëndetësja mbetet e mbyllur dhe atje ende janë 23 njerëz”.

Zoti Decaluwe tha se nëndetësja ishte gjetur nga kërkuesit. Ai ka refuzuar të paraqesë më tepër detaje për lokacionin derisa ai të sigurohet.

Ai tha, po ashtu, se e ka kontaktuar ambasadorin gjerman në Belgjikë, pasi “atje ka njerëz në bord dhe ne duhet të shohim se çka do të bëjmë” me mbetjet e tyre.


Send this to a friend