VOAL

VOAL

Rasti Kuciak – shkarkime të reja, largohet Kalinak, zëvendëskryeministër e ministër i Brendshëm

Largimi i tij ishte kërkuar nga protestat

VOAL – Bie një kokë tjetër në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit Jam Kuciak: ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen e kërkuar nga opozita dhe nga manifestuesit e zbritur në sheshe, por edhe nga njëra prej partive të koalicionit qeveritar.

“Ka rëndesi të ruhet stabiliteti, prandaj kam vendosur të largohem nga detyra, ” deklaroi Kalinak gjatë një konference shtypi.

Vendimi i politikanit mund ta shpëtojë pozicionin e kryeministrit Robert Fico, largimi i të cilit është kërkuar gjithashtu me zë të lartë nga protestat.

 

AFP/Reuters

Marine Le Pen kërkon ndryshimin e emrit të partisë së saj

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen ka propozuar ndryshimin e emrit të partisë së saj nga Fronti Kombëtar në Marshi Kombëtar, në tentimet për të përmirësuar imazhin e partisë, transmeton BBC.

Ajo u ka thënë anëtarëve se emri aktual është “ndalesë psikologjike” për votuesit.

Plani për ndërrimin e emrit është miratuar dhe do të votohet sërish për këtë propozim.

Le Pen është mposhtur nga presidenti Emmanuel Macron në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë partia ka humbur votuesit dhe Le Pen është përballur me presion nga babai i saj Jean-Marie Le Pen, i cili e ka themeluar partinë më 1972.

Babai i lideres, i ka thënë agjencisë Reuters muajin e kaluar se ndryshimi i emrit do të ishte “vetëvrasje” politike.

Mirëpo liderja shpreson se me ndryshimin e emrit do të ndryshohet edhe qasja ndaj partisë, pasi ajo shpesh lidhet me racizmin dhe anti-semitizmin.

“Për shumë francezë, madje edhe për ata që janë të sinqertë është ndalesë psikologjike”, ka thënë ajo.

“Ne fillimisht kemi qenë parti e protestave. Nuk duhet të ketë dyshim tani se ne mund të jemi parti udhëheqëse”, ka shtuar ajo.

Partia ka thënë se 52 përqind të anëtarëve e kanë përkrahur ndryshimin e emrit të partisë.

Anëtarët e tjerë do të votojnë përmes postës për emrin e ri.

Ankand: Leica e vitit 1923 shitet për 2,4 milionë euro

VOAL – Një aparat fotografik Leica (Lajka)  i vitit 1923 u shit në një ankand në Austri për 2.4 milionë euro dje, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një aparat fotografik.

Kjo u njoftua nga Muzeu Fotografik i Westlicht në Vjenë, ku u mbajt ankandi.

Çmimi bazë për Leica, një Seri-0 n. 122, ishte 400 mijë euro, por çmimi u rrit për shkak të modelit të rrallë të ofruar dhe gjendjes së tij të përsosur: është në fakt një nga 25 prototipet e prodhuara dy vjet para se kompania të fillojë të tregtojë aparatet fotografike në seri. Një blerës aziatik është fitues i ankandit.

Rekordi i mëparshëm për një Leica të vitit 1923 – Seria-0 n. 116 – ishte 2.16 milion euro paguar për një ankand të Westlicht më 2012.

Kongresi i Frontit Nacional: Jean-Marie Le Pen jashtë partisë

VOAL – Jean-Marie Le Pen, themelues historik dhe udhëheqës i Frontit Nacional për shumë vite, është jashtë partisë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore kundër vajzës së tij, anëtarët e partisë – gjatë kongresit të Lille – votuan 79.9% për statutin e ri.

Rregullat e reja përfshijnë, ndër të tjera, heqjen e zyrës së presidentit të nderit, në të cilin Jean-Marie Le Pen (89 vjeç) u konfirmua nga gjykata pas dëbimit të dekretuar nga Marine.

Marine është rizgjedhur kryetare e partisë, me 100% të votave. Ajo ishte e vetmja kandidate për rizgjedhje. Rezultatet u njoftuan këtë mëngjes.

Marine Le Pen, 49 vjeçe, filloi kështu mandatin e tij të tretë në krye të partisë që çon që, në vitin 2011, ai e pasoi babain e tij.

Mogherini niset drejt Ukrainës pak para përvjetorit të aneksimit të Krimesë

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është duke udhëtuar drejt Kievit për të biseduar me zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase, pak para përvjetorit të katërt të aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.

Gjatë vizitës së saj dy-ditore, Mogherini do të takohet me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, kryeministrin, Volodymyr Hroysman, ministrin e Jashtëm, Pavlo Klimkin dhe ministrin për territoret e okupuara përkohësisht, Vadym Chernysh.

Zyra e Mogherinit ka thënë se udhëtimi vjen, “në një moment të rëndësishëm për zbatimin e reformave vendimtare” të lidhura me Marrëveshjen e Asociimit që fuqizon marrëdhëniet në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë, “do të jetë mundësi për të konfirmuar përkushtimin afatgjatë të Bashkimit Evrooian për popullin ukrasinas dhe aspiaratat e tyre për të ndërtuar një Ukrainë më të fortë”, është thënë në deklaratë.

Pas largimit nga pozita të mikut të Moskës, ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, nga protestat masive më 2014, mijëra ushtarë rusë të paidentifikuar kanë marrë kontrollin e Krimesë, para se Moska ta aneksonte atë edhe zyrtarisht më 18 mars, 2014.

Rusia po ashtu ka nxitur konflikt në lindje të Ukrianës, nga luftimet e të cilave mes forcae qeveritare dhe separatisëve pro-rusë, kanë vdekur 10,300 persona nga viti 2014.

Në Ukrainë, Mogherini pritet të flasë edhe për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut, të mbështetura edhe nga Perëndimi, përmes të cilave është synuar armëpushimi mes dy palëve ne konflikt.

Bannon tek Le Pen: Historia është me ne

VOAL – “Historia është me ne dhe do të na çojë nga fitorja në fitore.” Kështu tha mbrëmë në Paris Steve Bannon, ish këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, në Kongresin e Frontit Nacional në Lille, ku ai ishte ftuar në mënyrë të papritur.

“Ju – ka thënë Bannon nga tribuna – bëni pjesë në një lëvizje që është më e madhe dhe që shkon përtej Italisë, Polonisë, Hungarisë.”

Bannon, prania e të cilit është shpallur vetëm mbrëmë, ka drejtuar fazën finale të fushatës fitimtare presidenciale të Donald Trumpit para se të bëhej këshiltar i tij në Shtëpinë e Bardhë për 7 muaj.

(ANSA)

Budapesti, qytet i historisë, kulturës dhe traditës

Vëmendjen e turistëve të kryeqytetit hungarez fillimisht e tërheq kombinimi unik i historisë, kulturës dhe traditës së pasur, por po ashtu edhe qyteti modern

BUDAPEST – Budapesti, qytet në brigjet e lumit Danub dhe kryeqytet i Hungarisë, me ndërtimin e tij kulturor dhe historik çdo ditë tërheq turistë nga e mbarë bota, ndërsa këtë e regjistroi edhe objektivi i fotoreporterit të Anadolu Agency (AA).

Vëmendjen e turistëve të kryeqytetit hungarez fillimisht e tërheq kombinimi unik i historisë, kulturës dhe traditës së pasur, por po ashtu edhe qyteti modern. Ky është një nga qytetet më të bukura evropiane, ka shumë atraksione, duke përfshirë edhe Kështjellën Budim, Avenynë Andrash, Sheshin e Heronjve dhe Hekurudhën Nëntokësore të Mijëvjeçarit.

Në mesin e kurioziteteve veçohet bazilika Shën Stefani e lartë 96 metra, ndërsa në të gjenden mbetjet e mumifikuara nga mbreti i parë hungarez Stefani I. Kjo është kisha e tretë për nga madhësia në Evropë.

Godina e Parlamentit hungarez është e ndërtuar në stilin neogotik dhe konsiderohet si një nga shembujt më të mirë për historicizmin.

Dikur ishte godina më e madhe e parlamentit në botë, ndërsa sot ende është e treta. Me bazilikën e Shën Stefanit është ndërtesa më e lartë në Budapest.

Këtu po ashtu është edhe Bastioni i Peshkatarëve, tarraca neogotike me një pamje madhështore të qytetit.

Afgani pranon kryerjen e sulmeve me thikë në Vjenë

Eksperti i mjekësisë ligjore duke kërkuar për të dhëna në vendin ku ka ndodhur sulmi në Vjenë.

Autoritetet austriake kanë thënë se afgani 23 vjeçar ka pranuar therjen me thikë të katër personave në Vjenë, me arsyetimin se “ka qenë shumë i shqetësuar për situatën e jetës së tij”.

Policia ka thënë më 8 mars, se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka pranuar therjet e një 20 vjeçari afgan dhe tre anëtarëve të një familje tjetër.

Emrat e viktimave po ashtu nuk janë bërë të ditur.

I dyshuari është ndaluar shumë pak kohë pasi ka therur një 20 vjeçar në kryeqytetin austriak, ka thënë policia.

Autoritetet kanë thënë se motivet e sulmit ndaj tre anëtarëve të një familje nuk janë bërë të ditura.

Mirëpo ata kanë thënë se i dyshuari e ka njohur burrin afgan, duke thënë se e ka sulmuar pasi “ai e mban atë përgjegjës për varësinë e tij ndaj drogës në të kaluarën”.

I dyshuari po ashtu ka thënë se ai ka qenë në “disponim të keq dhe i shqetësuar për situatën e jetës së tij”, kur ka kryer sulmet, ka njoftuar policia.

Gratë në Spanjë në grevë, anulohen trenat

Madrid, Spanjë

Shumë shërbime të trenave në Spanjë janë anuluar, pasi punëtorët kanë hyrë në grevë për të nxjerrë në pah pabarazitë gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Treqind trena nuk do të operojnë gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur Ministria e Transportit e Spanjës.

Greva 24-orëshe, e thirrur nga dhjetë sindikata, ka qenë temë e shumë debateve.

Grupet feministe po ashtu kanë kërkuar nga gratë të mos shpenzojnë para sot dhe të mos i bëjnë punët e shtëpisë. Por, disa kanë dalë kundër grevës.

Partia në pushtet Partido Popular ka thënë se aksioni është për “elitat feministe dhe jo për gratë me probleme të përditshme”.

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz, ka anuluar ngjarjet e planifikuara publike dhe do të hyjë në grevë.

BE përgatitet për kundërmasa ndaj SHBA-ve për tarifat doganore

Anëtarja e Komisionit të BE-së përgjegjëse për tregtinë Cecilia Malmström tha se Unioni po përgatitet për masat që do të merren ndaj prodhimeve amerikane

BRUKSEL – Anëtarja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) përgjegjëse për tregtinë Cecilia Malmström tha se Unioni po përgatitet për masat që do të merren ndaj prodhimeve amerikane.

“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare të BE-së dhe së shpejti do të ndajmë me publikun këtë listë të përkohshme të produkteve. Në këtë listë ndodhen produkte të çelikut, industriale dhe bujqësore”, tha ajo.

Malmström ka zhvilluar në Bruksel një konferencë për media në lidhje me tarifat shtesë doganore që SHBA-të planifikojnë të vendosin për eksportet e çelikut dhe aluminit.

Ajo thekson se në këtë çështje strategjia e BE-së është në tri faza. Malmström tha se këto janë zhvillimi i një qasjeje të koordinuar me vendet e tjera brenda rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), përgatitjen e masave që duhen marrë në rast se kjo situatë ka një ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe marrjen e masave kundër produkteve të tjera të SHBA-ve sipas ndikimit ekonomik.

“Ne dyshojmë se tarifat që SHBA-të planifikojnë t’i zbatojnë janë në përputhje me rregullat e OBT-së”, tha Malmström duke bërë të ditur se nuk i sheh të drejta tarifat doganore që SHBA-të dëshiron t’i zbatojë.

Pasi ka rikujtuar se SHBA-të ende nuk kanë marrë vendim zytar, Malmström potencoi se “Këto tarifa dëmtojnë BE-në. Ndaj këtyre tarifave do të jepet kundërpërgjigje në mënyrë të drejtë dhe propocionale”.

Lidhur me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për tarifa shtesë ndaj automjeteve evropiane, Malmström tha se “Kompanitë evropiane prodhojnë 2 milionë automjete në SHBA dhe se këto kompani sigurojnë vende pune në SHBA”. aa

Arrestohet për drogë mbesa e Federica Mogherinit

Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të madh në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës.

Armë dhe drogë u sekuestrua gjatë operacionit

Ajo quhet Gaia Mogherini, dhe është vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.

Vajza, 28 vjeçare, është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike. Gaia Mogherini edhe në tetor të vitit 2016 u arrestua për të njëjtën akuzë.

Spanjë, gratë nesër hyjnë në grevë të përgjithshme

Me qëllim të sensibilizimit të pozitës nënshtruese të grave në shoqëri, në Spanjë është formuar Komisioni i 8 Marsit i cili për nesër ka paralajmëruar grevë të përgjithshme të grave

MADRID – Gratë në Spanjë nesër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të hyjnë në grevë të përgjithshme, si ato që punojnë poashtu edhe gratë amvise.

Të tubuarat rreth të ashtuquajturit Komisioni i 8 Marsit, feministet spanjolle paralajmëruan protesta masive në rrugët në mbarë vendin ku gratë spanjolle do të ngrenë zërin kundër dhunës, abuzimit, pabarazisë dhe të gjitha llojeve të diskriminimit me të cilën gjinia e butë përballet në botë.

Në deklaratë thuhet se numri i grave viktima të dhunës seksuale rritet çdo ditë dhe se pozita e grave në shoqëri po përkeqësohet.

Ç’ndodh në Itali? Lideri i Lega flet prerë: Jo koalicion me Di Maio, ne…

Lideri i Lega, Matteo Salvini ka nje JO te prere. “Më pyesin: a do të shkosh ne qeveri me Di Maio? Përgjigjja është Jo”.

Udhëheqësi i Liga dëshiron të pastrojë çdo keqkuptim të mundshëm: “Kam lexuar hipoteza të çuditshme. Por skuadra është ajo e qendrës së djathtë. E njëjta me te cilen hyme ne ‘loje dhe luajtem”.

Salvini përjashton “qeveri teknike” dhe shton se eshte i detyruar te flase me te gjithe.  “Liga fitoi brenda koalicionit dhe do të mbetet në krye të qendrës së djathtë”-thote ai.

Por me cilin synojë udhëheqësi i Liga të ndërtoje shumicën parlamentare të qeverisë?

“Mos me beni te them emra”, thote ai e shton se “qëllimi është që ekipi i qendrës së djathtë të ofrojë propozimin per qeverine e re”.

Lideri i Lega: S’ka koalicione të çuditshme, Qendra e Djathtë qeveris vendin

“Unë e thashë gjatë fushatës elektorale që do i degjoj te gjithe, do flas me te gjithe, por ekipi qeverises tashme eshte i qendres”. Ka qene i prere Matteo Salvini, lideri i Lega, duke mohuar nje koalicion te mundshem me 5 Yjet.

 

“Nuk ka koalicione të çuditshme, une jam nje nga ata qe e mbajne fjalen”- thote ai dhe shton se qendra e djathte ka fituar dhe mund te qeverise.

Lega qëndron si partia e parë e koalicionit të qendrës së djathtë, duke prekur në nivel kombëtar 18% të votave.

Dhe edhe pse Salvini pranon se Pesë Yjet janë “padyshim e parë”, duke i dhene urimet, thekson se Lega është rritur 4-18%.

Renzi jep dorëheqje pas disfatës në zgjedhje

Matteo Renzi, kryetar i Partisë Demokratike në Itali, ka dhënë dorëheqje sot nga drejtimi i partisë, pas disfatës në zgjedhjet parlamentare.

Renzi, 43 vjeçar, gjithashtu ka thënë se beson që partia e tij nuk duhet të bëjë marrëveshje paszgjedhore me “partitë ekstremiste” dhe se duhet të qëndrojë në opozitë këtë mandat, raporton agjencia Reuters.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali, asnjë parti nuk ka fituar votat e nevojshme që të qeverisë e vetme.

Ndërkaq, në epërsi ka dalë koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Formimi i Qeverisë së re në Itali, pritet të marrë disa javë kohë.

Në Itali sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Lideri italian, Silvio Berlusconi duke folur në një organizim parazgjedhor në Milano, foto nga arkivi

Italianët kanë nisur të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare.

Në garë janë partitë e ekstremit të djathtë dhe ato populiste, duke përshirë koalicionin e Silvio Berlusconit, që ka shërbyer si kryeministër për tri mandate dhe aleancën e qendrës së majtë e cila kërkon fitojë të drejtën për krijimin e qeverisë së re.

Sipas analistëve votat mund të ndahen në mes të Lëvizjes Pesë Yjet, asaj kundër migrimit Partia e Lidhjes, partisë së Berlusconit Forza Italia dhe Partisë Demokratike.

Rezultatet preliminare pritet të bëhen të ditura më 5 mars.

Berlusconi, 81 vjeçar e ka të ndaluar kandidimin për shkak të një dënimi për mashtrim me taksa. Mirëpo ai pritet të ketë një rol kyç në qeverinë e ardhshme, mbrapa të nominuarit për kryeministër, Antonio Tajani.

Në rast se asnjëra nga partitë nuk i fiton votat e mjaftueshme, partitë mund të tentojnë të krijojnë koalicion me njëra-tjetrën, apo presidenti, Sergio Mattarella, mund të formojë një qeveri të përkohshme dhe të kërkojë zgjedhje të reja.

Në sondazhet e bëra para zgjedhjeve, koalicioni i Berlusconit ka fitur rreth 37 përqind.

Fushata është karakterizuar me përplasjet në mes të së djathtës ekstreme dhe aktivistëve antifashistë.

Itali – “Damkosen” antifashistët

Fushata për të shënuar shtëpitë e kundershtarëve në Pavia na i kujton shkrimet famëkeqe naziste në dyqane e hebrejve

VOAL – “Këtu banon një antifashist”: ky është shkrimi që shfaqet në hyrjet e shtëpive, shtypur me shkronja të përdorurua nga formacionet neofashiste e neonaziste, vendosur nëpër dyert e atye që janë kundër fashizimit dhe racizmit në Pavia të Italisë.

Fushata e shënimit të shtëpive të kundërshtarëve në Pavia na i kujton shkrimet famëkqe naziste e fashiste me të cilat, në vitet ’30, pasuesit e Hitlerit dhe Mussolinit damkosnin dyqanet e hebrejve. Episodi i ndodhur në Pavia ka shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale

Parullë e publikuar nga shoqata e partizanëve (ANPI Pavia/Facebook)

Laura Boldrini, presidente e Dhomës së Deputetëve, ka telefonuar Giacomo Galazzon, përgjegjës i kulturës i komunës së Pavia, për t’i shprehur solidaritet atij dhe të gjithë banorëve të Pavias.

“Ja çfarë ndodh kur i lënë neofashistët të lirë për të hapur seli të partive, për të bërë manifestime dhe për t’u paraqitur në zgjedhje, duke i lënë të üandëshkuara agresionet e tyre skuadriste. Të shpërndahen menjëherë CasaPound e Forza Nuova”, ka postuar njëri prej aktivistëve, Alessandro Caiani, në përgjigje të një akti përfrikësues ndaj tij.

Polonia pretendon se Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë

Polonia pretendon se Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë dëme si pjesë e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Pretendimin e polakëve e ka shprehur Arkadiusz Mularczyk i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi.

Ai drejton një ekip parlametar që u ngrit në muajin shtator për të vlerësuar dëmshpërbliminn që Gjermania duhet të japë si pasojë e pushtimit që kreu në vitin 1939.

“Po flasim për shuma të mëdha. Kjo është arsyeja pse Gjermania po ndjek një politikë që sfidon çdo pretendim dhe po e ndjek këtë politikë në të gjithë botën”, citohet ai në një deklaratë që tregon se Varshava po ngre çështjen e dëmshpërblimeve si kundërpeshë ndaj presionit të Berlinit në Bruksel.

Për Gjermaninë kjo çështje është zgjidhur në vitin 1953 përmes një rezolute të qeverisë komuniste të Polonisë që deklaronte se Gjermania kishte përmbushur detyrimet e veta dhe se nuk do të kërkohej më kompensim.

Sipas konservatorëve polakë, ai vendim nuk ka vlerë sepse u mor nën presionin sovjetik.

Suedi, vitin e kaluar 12 fëmijë refugjatë janë vetëvrarë

STOCKHOL – Vitin e kaluar në Suedi janë vetëvrarë 12 fëmijë refugjatë bën të ditur raporti i Institutit Karolinska me sili në kryeqytetin Stockholm.

Sipas raportit shumica e fëmijëve në fjalë janë nga Afganistani dhe se mospranimi i kërkesës së tyre për azil ka nxitur vetëvrasjen.

Njëra nga hulumtueset e cila ka përgatitur raportin Ellenor Mittendorfer Rutz, eksperte e Shëndetit Mendor dhe Shërbimeve Sociale, thotë se në të kaluarën e fëmijëve të cilët janë vetëvrarë janë të pranishme përjetimet nga traumat e mëdha dhe se gjatë emigrimit ata u janë nënshtruar masakrave dhe dhunës.

Ndërsa në një deklaratë nga Qendra Psikiatrike për Fëmijë dhe Adoleshentë (PUP) thuhet se numri i refugjatëve të vetëvrarë nuk e pasqyron të vërtetën e plotë dhe se gjendja është edhe më e rëndë.

Sipas të dhënave të Zyrës së Emigrantëve, në vitin 2015 në Suedi kanë hyrë 35 mijë e 360 fëmijë refugjatë pa ndonjë shoqërues. Ky numër në vitin 2016 u zvogëlua në 2.199 kurse në vitin 2017 në 1.334. aa

Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina shqetësohen për prezencën ruse në territoret e tyre

Trupat ruse gjatë një ceremonie në Moskë, foto nga arkivi

Liderët pro-evropianë nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë thënë se prezenca e vazhdueshme e trupave ruse në vendet e tyre është destabilizuese.

Anëtarët e parlamentit nga të tri shtetet kanë nisur një deklaratë të përbashkët në fund të konferencës një-ditore për siguri, të mbajtur në kryeqytetin e Moldavisë, Kisinau.

Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre të thella për prezencën ushtarake të Rusisë në tri ish-republikat Sovjetike.

Në deklaratë duhet se të tri shtetet janë “thellësisht të shqetësuara për trupat ruse”, në Moldavi, si dhe për “okupimin rus dhe intervenimet e tjera ushtarake”, në disa pjesë të Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ndër të tjera janë dënuar edhe “operacionet ruse në rrjetet sociale”, për të diskredituar qeveritë pro-evropiane.

“Pas 26 vjetëve, Moldavia ka ende territor të okupuar”, ka thënë përfaqësuesi i këtij shteti, Andrian Candu.

“Me të njëjtin realitet po përballet Gjeorgjia dhe Ukraina”, ka shtuar ai.

Rusia ka rreth 1,500 trupa të stacionuar në rajonin separatist, Transdniester në Gjeorgji.

Ky rajon e ka shpallur pavarësinë nga Kisinau më 1990 me mbështetjen e Moskës.

Rusia pretendon se duhet të qëndrojë në Transdniester, për të siguruar paqe si dhe për depot e municionit të periudhës Sovjetike në këtë rajon.

Luftimet në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë më 2008, rezultuan me ndarjen e dy rajoneve të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abkazinë.

Të dyja këto rajone kanë shpallur pavarësinë dhe nga ajo kohë Rusia i mbështet me ndihmë financiare dhe ushtarake.

Ukraina është në konflikt me separatistët pro-rusë në lindje të shtetit, në të cilin kanë vdekur më shumë se 10,000 persona nga prilli i vitit 2014.

Moldavia, Ukraina dhe Gjeogjia kanë nënshkruar marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian më 2014, pavarësisht kriticizmit të ashpër të Rusisë.

Gjermani: Sulmi kibernetik i supozuar rus cilësohet “i dëmshëm”

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, foto nga arkivi

Një sulm masiv kibernetik i raportuar gjatë kësaj jave në qeverinë gjermane është cilësuar të ketë qenë “serioz”, “i dëmshëm” dhe që ka qenë në vazhdimësi, kanë thënë zyrtarët dhe ligjvënësit gjermanë.

Komentet në një takim emergjent në Komitetin e Kontrollit të parlamentit në Berlin, kanë vënë në kontraditë deklaratat e mëparshme të qeverisë se rreziku për sigurinë është “izoluar dhe tani është nën kontroll”.

Ministri në largim i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Thomas de Maiziere e ka quajtur sulmin kibernetik “të sofistikuar teknikisht” dhe “akt serioz”, i cili sipas tij është planifikuar për një kohë të gjatë.

Mediat gjermane, duke cituar zyrtarë anonim dhe disa dokumente, kanë raportuar më 1 mars, se sulmi duket të ketë ardhur nga një grup rus i quajtur “Snake” apo “Turla”, të cilat kanë qenë aktive nga viti 2005.

Raportet e mëparshme kanë akuzuar grupe të tjera ruse siç është “APT28”, e cila besohet të ketë lidhje me agjencinë e inteligjencës ruse dhe më parë është akuzuar për sulmet në fushatën e demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Burimet e sigurisë i kanë thënë dpa-së, se sulmi duket të ketë qenë në vazhdimësi nga fundi i vitit 2016.

“Kjo konfirmon atë që kemi thënë një kohë të gjatë”, ka thënë De Maiziere.

“Palë të ndryshme me qëllime të ndryshme rrezikojnë sigurinë tonë kibernetike”, ka thënë ai.

Bundestagu gjerman ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik më 2015, për të cilin është fajësuar “Fancy Bear”.

Pavarësisht frikës se informacionet e marra nga ky sulm mund të përdorën për të ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar në Gjermani, të njëjtat nuk janë prezantuar asnjëherë.

Padi ndaj Marine Le Pen, publikoi fotografi të ISIS-it

Në rast se dënohet, Le Pen i kanoset dënim me burg prej tre vitesh dhe 75 mijë euro gjobë

PARIS – Prokurorët francezë kanë ngritur padi kundër anëtares së Frontit Nacional djathtist radikal Marine Le Pen për shkak të vendosjes në Twitter të fotografisë së dhunshme të organizatës terroriste DEASH (ISIS).

Nga zyra e prokurorit në paralagjen parisiene Nanterre theksuan se padia është ngritur sot për shkak të shpërndarjes së fotografisë me përmbatje të dhunshme.

Në rast se dënohet, Le Pen i kanoset dënim me burg prej tre vitesh dhe 75 mijë euro gjobë.

Le Pen ende nuk është prononcuar lidhur me padinë e cila është mundësuar pasi Parlamenti francez vitin e kaluar hoqi imunitetin nga përndjekja penale.

Vendimi i sotëm është goditja e fundit mbi Le Pen, partia e së cilës Fronti Nacional hasi në krizë pas disfatës së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Le Pen në vitin 2015 vendosi një fotografi në Twitter me krime të DEASH-it (ISIS-it), ku në njërën tregohej gazetari amerikan James Foley, të cilit ekstremistët ia hoqën kokën.

Vrasja e reporterit sllovak – arrestohen tre italianë

VOAL – BRATISLLAVË, 1 MARS – Sipërmarrësi italian Antonino Vadalà është arrestuar nga policia sllovake, e cila po heton për vdekjen e gazetarit Jan Kuciak. Lajmin e jep e përditshmja vendëse. Korzar. Sipas saj, sot në mëngjes policia ka vërshuar në apartamentet e sipërmarrësit në Michalovce e në Trebisov, në lindje të Sllovakisë. Bashkë me të janë arrestuar edhe vëllai Bruno e kushëriri, Pietro Catroppa. Për familjen Vadalà dhe lidhjen e saj me miafian kalabreze ‘ndrangheta ka shkruar Kuciak në reportazhet e botuara në gazetën e tij. ANSA

Video – Gazetari i vrarë sllovak po hetonte lidhjet e mafies me njerëz të afërt me kryeministrin Robert Fico

Gazetari i vrarë sllovak po hetonte rreth krimit të organizuar

Gazetari hulumtues sllovak Jan Kuciak, i vrarë javën e kaluar, po punonte për një shkrim mbi aktivitetet e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me kryeministrin Robert Fico.

Shkrimi, i fundit për të dhe i papërfunduar ende, u botua sot në portalin e tij “Aktuality.sk”. Në të ai flet për aktivitetet e organizatës kriminale “Ndrangheta” në rajonet lindore të Sllovakisë, si dhe lidhjet e një anëtari të saj me një ndihmës të lartë të zotit Fico si dhe me një zyrtar tjetër të afërt me kryeministrin.

27 vjeçar Kuciak dhe mikesha e tij Martina Kusnirova u gjetën të vrarë të djelën në mbrëmje në shtëpinë e tyre në Bratisllavë. Mendohet se vrasja është kryer midis të enjtes dhe të djelës. Ai është gazetari i parë që vritet në Sllovaki.

 

 

 

Gjykata në Çeki liron liderin kurd

Lideri kurd, Salih Muslim

Gjykata në Çeki ka liruar të martën liderin e kurdëve të Sirisë Salih Muslim, i cili është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Ankaraja, ka bërë të ditur avokati i tij.

“Gjykata ka liruar klientin tim” ka thënë avokati Miroslav Krutina para gazetarëve.

Ai tha se Salih Muslim është zotuar të marrë pjesë në të gjitha procedurat e ekstradimit të kërkuara nga Turqia.

Ish-kreu Partisë së Unionit Demokratik (PYD) ende konsiderohet një figurë e respektuar për kurdët në Siri.

Të hënën gjatë ditës rreth 200 njerëz kanë protestuar në Pragë të Çekisë, kundër kërkesës së Turqisë për ekstradimin e liderit të kurdëve të Sirisë.

Në Itali: Populistët në avnatazh gjatë luftës elektorale

Në Itali populistët janë në avantazh. “Lega” e djathtë mund të jetë fituesja e zgjedhjeve. Kryetari i saj Matteo Salvini nxit tani kundër emigrantëve për të fituar vota.

Leonardo dhe shokët e tij të partisë kanë një mision: Sllogani i tyre elektoral „Italianët së pari” mirëpritet në Pulja – prej një partie që dikur donte ta shkëpuste veriun nga jugu. Tani Lega bën fushatë edhe në jug! Leonardo Calò, aktivist i partisë: „Ky do të jetë një çast historik, kur Pulja të dërgojë politikanë të Legas në parlament, në mënyrë që atje të përfaqësohen interesat e jugut.”

„Jugu” është këtu në Leçe, perla e barokut në Pulja – një atraksion turisitk. Përkrahësit e Legas duan ta shpëtojnë Leçen – sikurse thonë ata – nga të huajt, emigrantët. Këtu ka shumë syresh, sepse anijet e shpëtimit i zbarkojnë anijet me refugjatë direkt në jug të Italisë.

Burrat e Legas duan, që Italia tani të mbyllë kufijtë e vet ndaj refugjatëve, në mënyrë që zonat e qytetit si këtu përrreth stacionit të trenit të jenë sërish në duart e italianëve.

Leonardo Calò: „Ne jemi e vetmja parti, që i përmend me emër problemet: sa i përket rendit publik dhe sigurisë. Ne nuk i zbukurojmë gjërat. Ne duam t’i zgjidhim problemet, që ndodhin në rrugë para syve tanë.”

Ndaj edhe sallat janë plot në jug, kur flet shefi i Legas. Matteo Salvini, 44 vjeç. Ai është një superstar dhe do të bëhet kryeministri i ri i Italisë.

Për këtë ai do ta shndërrojë Legan etij në një parti kombëtare – me një politikë kundër të huajve, që të bashkojë veriun dhe jugun e Italisë.

Matteo Salvini: „Nga Bolcano deri në Lampeduza ne kemi shumë migrantë dhe rreth 240.000 vepra penale në vit të kryera nga të huajt. Kjo do të thotë 700 vepra penale në ditë.”

Por jo kudo në Leçe e mirëpresin atë

Sipërmarrësit Salvatore Mazzotta dhe Massimo Maffei nuk presin gjë prej slloganit „Jashtë të huajt”. Salvatore Mazzotta: „Si do t’i dëbojë Salvini të gjithë migrantët nga vendi?! Këto janë premtime boshe, që Lega nuk do t’i realizojë asnjëherë.”

Ish-separatistët nga veriu po falsifikojnë etiketat – edhe me kursin politik këtu në jug.

Massimo Maffei: „Para dhjetë vjetësh ne këtu në jug ishim si djalli për Legan, sot djalli janë migrantët. Si dikur edhe sot ata thonë: ata janë të rrezikshëm, na marrin punët, dhe nguliten këtu.”

Si grafist dhe shaptilografues Massimo Maffei gëzohet për luftën elektorale – sepse me këtë ai ka marrë mjaft porosi që i kanë mbushur librat e zbrazur të mandatimeve. Por parullat që ai duhet të stampojë janë boshe. Massimo Maffei: „Kjo është një Lega, që prezantohet tërësisht e transformuar. Pas zgjedhjeve asgjë nuk do të mbetet prej kësaj. Reklama elektorale mund të hidhet në kosh qysh tani.”

As Salvatore Mazzotta nuk do të influencohet prej Legas. Ai merret me sipërmarrjen e tij të furnizimit për një fabrikë traktorësh për pesë të huaj – të shkolluar si ky bojaxhi pakistanez, apo të pashkolluar si ky djalë i ri nga Gambia. Sipërmarrësi është pragmatik … për të ka vlerë vetëm komportimi i duhur ndaj punës. „Dikur ne emigronim drejt Gjermanisë dhe üunonim edhe të shtuna e të diela. Gjermanët të premteve janë në shtëpi. Kështu është edhe me të huajt këtu. Ata nuk kanë familje dhe mendojnë vetëm për punën. Për ne ky është një avantazh.”

Fare të lehtë me politikën e tij ndaj të huajve nuk e ka aktivisti i Legas

Sepse madje edhe lokali më i preferuar i tij ka punësuar një senegalez të ri: Modi – legalisht, i mbështetur prej programit të qytetit për integrimin. Modit, i cili normalisht punon në bar, i dhemb që migrantët këtu në Leçe armiqësohen politikisht vetëm për hirë të ngjyrës së lëkurës. „Kam dëgjuar prej shokëve, që ata i akuzojnë në mënyrë përgjtihësuese, se nuk duan të punojnë. Kjo nuk është korrekte. Secilit prej nesh duhet t’i jepet një shans.”

„Italianët së pari” është sllgari elektoral për Leonardon. Me idhullin e tij Matteo Salvini ai shpreson, që Lega të pushtojë me këtë edhe jugun.

Partia e Orbanit pëson disfatë në bastionin e saj

Partia Fidesz e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ka pësuar disfatë në njërin nga bastionet, pasi kandidati i saj për kryetar të qytetit Hodmezovasarheli është mundur nga një kundërshtar i pavarur, i mbështetur nga opozita.

Me gati të gjitha votat e numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Peter Marki Zay ka fituar 57.5 përqind të tyre, përballë kandidatit të Fidesz-it, Zoltan Hegedus, me 41.6 përqind.

Partia nacionaliste e Orbanit e ka qeverisur qytetin prej rreth 45 mijë banorësh gjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se Fidesz është ende favorite për zgjedhjet parlamentare në Hungari, që do të mbahen më 8 prill.

Gazetari hetues sllovak dhe e dashura e tij gjenden të vdekur

Jan Kuciak

Policia në Sllovaki tha se një gazetar hetues (investigativ) është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Gaspar tha se vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia “nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar.

Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij biznesore me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo keqbërje.

BE i kërkon Polonisë të anulojë “ligjin antisemit”

Legjislacioni i ri polak që e shpall si antiligjore fajësimin e shtetit polak për veprimet e kryera në kuadër të Holokaustit ka provokuar debate shumë të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Polonisë që të anullojë ligjin për shkak se ai përmban frymë antisemitiste.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkoi më tej kur tha se gjatë Holokaustit kishte patur bashkëpunëtorë hebrenj po aq sa edhe polakë, një akuzë që duket se kërkon të rishkruajë një paradigmë morale që rrodhi nga Lufta e Dytë Botërore.

Është një moment kthese në rendion e vlerave të Europës, mes së cilës ka përherë e më shumë njerëz që nuk pranojnë më përgjegjësinë e krimeve të ndodhura gjatë Luftës II Botërore.

Situata duket shumë paradoksale për shkak se ndërkohë që ky debat zë fill në fakt në debatet e zjarrta të viteve ’70 të gjeneruara nga historianë si Ernst Nolte, ato morën tjetër tonalitet në vitin 2015 kur kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, deklaroi në prani të kancelares Merkel se Hitlerit ia kishte mbushur mendjen për vrasjen e hebrenjve myftiu i Palestinës, Haj Amin al-Hussein, një deklaratë absurde që u hodh poshtë aty për aty nga Merkel./ dita

Ndërhyrje në zgjedhje, Suedia e frikësuar nga fuqitë e huaja

Shërbimet sekrete suedeze njoftuan sot se fuqi të huaja mund të tentojnë të infiltrohen në zgjedhjet legjislative të shtatorit.

Në raportin e tij, shërbimet sekrete suedeze (SAPO) ngrenë alarmin për përpjekie nga fuqi të huaja që të influencojnë zgjedhjet në vendet e tjera.

Raporti i shëbimeve sekrete suedeze (SAPO) thekson gjithashtu se sistemi elektoral i Suedisë është i qëndrueshëm dhe i decentralizuar dhe i vështirë që të influencohet.

Në një dokument të publikuar më 10 janar, komisioni i Punëve të Jashtme i Senatit amerikan kishte akuzuar Rusinë për propagandë që synon të ndërhyjë në votimet e vendeve të tjera, përfshirë edhe votimin për Brexit në Britaninë e Madhe, për të vënë në vështirësi sanksionet perëndimore të ndërmarra kundër Moskës.

Në Gjermani rritet mbështetja për partinë anti-emigrante AfD

Posterë të AfD-së

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kapërcyer Social-Demokratët e qendrës së majtë dhe do të ishte e dyta në zgjedhje, tregon një sondazh i opinionit publik.

Sondazhi i Institutit Insa, i publikuar nga gazeta gjermane Bild, tregon se 16 përqind e votuesve gjermanë do të zgjidhnin AfD-në nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, ndërsa 15.5 përqind do të votonin për Social-Demokratët.

Është hera e parë që sondazhet i japin përparësi AfD-së, përballë Social-Demokratëve.

Në zgjedhjet e shtatorit, AfD ka marrë 12.7 përqind të votave, ndërsa Social-Demokratët 20.5 përqind, që ka qenë rezultati më i keq për ta qysh në vitin 1949.

Në sondazhin e fundit, blloku demokristian i kancelares Angela Merkel ka mbetur në vendin e parë, me 32 përqind mbështetje.

AfD është parti anti-emigrante.

Policia Kundër Korrupsionit arreston shefin e Bankës Qendrore të Letonisë

Kryeministri letonez Maris Kucinskis siguroi vendin dhe Evropën se “nuk ka asnjë shenjë rreziku”, pasi policia anti-korrupsion arrestoi kreun e bankës qendrore letoneze të shtunën.

“Tani për tani, as unë, as ndonjë zyrtar tjetër nuk ka ndonjë arsye për të ndërhyrë në punën e Byrosë për Parandalimin e Korrupsionit”, tha Kucinskis.

As Kucinskis as policia nuk kanë dhënë ndonjë arsye pse guvernatori i bankës qendrore Ilmars Rimsevics u arrestua. Por një zëdhënëse e policisë tha se do të ketë një njoftim “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Qeveria e Letonisë planifikon një takim urgjent të hënën.

Rimsevics  drejtonte bankën qendrore të vendit baltik, ai ishte një nga 19 guvernatorët në Bankën Qendrore Evropiane.

Departamenti i Thesarit i SHBA ka propozuar sanksione kundër një banke të madhe letoneze për pastrimin e parave  lidhur me programin e armëve të Koresë së Veriut.

Në Sofje nderohet gjenerali pro-nazist i Lufës së Dytë Botërore

Marshe të mbajtura për qëlime të tjera në Sofje, fotografi ilustruese nga arkivi

Qindra nacionalistë bullgarë kanë marshuar në qendër të kryeqytetit Sofje, për të nderuar gjeneralin Hristo Lukov, të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, i cili njihet për aktivitetet e tij pro-naziste.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt, pasi organizatorët kanë pranuar një urdhër të gjykatës, e cila kishte hedhur poshtë një ndalim të qeverisë për marsh.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se marshi mund të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të vendit.

Së bashku me qeverinë, pezullimin e marshit e kanë kërkuar edhe partitë më të mëdha në këtë vend dhe disa organizata vendore dhe ndërkombëtare të hebrenjëve.

Udhëheqësja e Sofjes, Yordanka Fandukova, ka thënë se marshi, “nuk ka vend në qytetin tonë”.

Ambasada amerikane në Sofje ka deklaruar se, “është e mërzitur dhe e shqetësuar duke parë shfaqjen e jotolerancës të përfaqësuar nga marshi për Lukovin”.

“Gjenerali Hristo Lukov ka qenë një mbështetës nazist që ka promovuar urrejtje dhe padrejtësi dhe nuk është dikush që meriton respekt”, ka thënë ambsada.

Ngjarja organizohet çdo vit nga Bashkimi Kombëtar Bullgar, që i përket të djathtës ekstreme.

Lukov ka mbështetur Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa është vrarë nga një një lëvizje antifashiste e rezistencës më 13 shkurt 1943.

Në BE çdo vit hidhen 9 milionë tonë ushqim për mosnjohje të afatit të skadimit

Sipas hulumtimit, potencial më të lartë për reduktimin e hedhjes së ushqimit në kontekstin e skadimit të afatit kanë produktet e qumështit, lëngjet e freskëta, mishi dhe peshku i paketuar

ZAGREB – Komisioni Evropian (KE) ka publikuar një studim mbi ndikimin e tiketave të skadimit të afatit në hedhjen e ushqimit në Bashkimin Evropian (BE).

Rezultatet e studimeve në terren tregojnë se rreth 9 milionë tonë ushqim çdo vit, 10 për qind e shumës së përgjithshme të ushqimit të hedhur në BE, hedhet për arsye që lidhen me skadimin e afatit të produkteve ushqimore.

Pas udhëzimit për dhurimin e ushqimit, KE-ja ka përmbushur kërkesën e dytë kryesore nga raporti, tha Biljana Borzan, raportuesja e Parlamentit Europian (PE) për reduktimin e hedhjes dhe rritjes së donacioneve të ushqimit.

“Supozuam se sasia e madhe e ushqimit të hedhur ishte i lidhur me afatet e gabuara të produkteve ushqimore dhe moskuptimit të dallimit në mes ‘të përdoret deri’ dhe ‘preferohet të përdoret para'”, ka thënë Borzan.

Sipas një studimi që ka përfshirë 2.296 produkte të blera në 109 markete në territorin e 8 shteteve anëtare të BE-së, potencial më të lartë për reduktimin e hedhjes së ushqimit në kontekstin e skadimit të afatit kanë produktet e qumështit, lëngjet e freskëta, mishi dhe peshku i paketuar.

Më pak se gjysma e shtetasve të BE-së e kuptojnë dallimin midis “të përdoret para” dhe “preferohet të përdoret para”, shenja të parashikuara sipas legjislacionit evropian. Edhe pse pas skadimit të etiketës nga shembulli i dytë, ushqimi mund të jetë i mirë për ditët, javët dhe muajt, ai hudhet masivisht në datën e skadimit.

“Preferohet të përdoret deri më” do të thotë se prodhuesi pohon se produkti deri më këtë datë ka cilësi më të lartë, si për shembull, ruan vlerat ushqyese dhe ngjyrën.

“Një pjesë e mirë e 90 milionë ton ushqim të hedhur në vit në BE është e përdorshme dhe për këtë arsye BE-ja dhe shtetet anëtare kanë një detyrim moral dhe politik që të marrin masa për zvogëlimin e saj. Edhe nëse nuk ka radhë përpara kuzhinave popullore dhe faktit se pothuajse një e katërta e qytetarëve është në rrezik nga varfëria, bëhet fjalë për sasi të mëdha të ushqimit në prodhimin e të cilave janë shpenzuar burime, si uji, toka, lëndë djegëse dhe orë pune”, përfundoi Borzan. aa

Rusia dhe Norvegjia eksportuan sasi rekorde të gazit në Evropë në vitin 2017

Eksportet e gazit natyror në Evropë nga Rusia dhe Norvegjia arritën nivele rekorde në vitin 2017, njoftoi të mërkurën shërbimi i pavarur të naftës dhe gazit Rystad Energy.

Në vitin 2017, eksporti rus në Evropë, përfshirë edhe Turqinë, arriti në 194 miliardë metra kub (mmk), ndërsa eksportet e Norvegjisë në Evropë arrinin në 122 miliardë metra kub, sipas një analize të kryer nga Rystad Energy.

Në përputhje me analizën, eksportet e gazit natyror të Rusisë u rritën në 194 mmk për më shumë se 15 mmk nga viti në vit, ndërkohë që Norvegjia ka rritur eksportet e saj me 9 mmk, duke arritur në 122 miliardë metra kub.

“Eksportet e tyre të larta kanë ofruar furnizim serioz për Evropën dhe janë një tregues se strategjia e ndjekur nga Rusia dhe Norvegjia ka qenë për të ruajtur pjesën e tyre të tregut, duke përfituar konsumatorët evropianë, pasi çmimet në Evropën Veriperëndimore kanë mbetur mjaft të qëndrueshme. Kjo gjithashtu ka mbajtur furnizimet e reja amerikane të LNG-së jashtë rajonit, duke mundësuar që gazi amerikan të plotësojë kërkesën në rritje në Azi dhe Amerikën Latine, citohet të ketë thënë Carlos Torres-Diaz, zëvendëspresidenti për tregjet e gazit në Rystad Energy.

Ndërkohë që të dy vendet kanë shfaqur tendenca të rritjes që nga viti 2014, ndërsa sipas studimit të kompanisë me seli në Oslo, thuhet se Rusia do të forcojë më tej pozitën e saj dominuese, ndërkohë që prodhimi norvegjez është gati të bjerë në vitet e ardhshme.

Sa i përket prodhimit të gazit rus, Torres-Diaz komentoi se me ngritjen e impiantit Yamal LNG dhe me përfundimin e tubacionit “Power of Siberia”, eksportet në Azi pritet të rriten.

Për më tepër, ai theksoi se rritja e prodhimit, së bashku me vazhdimin e projekteve të tubacionit të Gazprom-it, Rrjedha Veriore-II dhe Rrjedha Turke, lë potencial të madh për rritjen e eksporteve për dominimin rus të tregut Evropian.

Përveç kësaj, kompania pret një rënie prej 10 miliardë metër kub deri në vitin 2020 të prodhimit vjetor nga disa fusha kryesore të gazit në Norvegji, krahasuar me nivelet e vitit 2017. Megjithatë, kjo do të kompensohet pjesërisht nga rritja prej 8.6 mmk në prodhimin e parashikuar të gazit në të njëjtën periudhë nga fillimi i fushës se gazit Aasta Hansteen, që ndodhet 300 kilometra nga toka, në veriperëndim të Sandnessjoen në qarkun Nordland në Norvegji. Poashtu, prodhimi në vendet e tjera evropiane pritet të vazhdojë uljen.

Rystad Energy është një kompani e pavarur kosulence e naftës dhe gazit që ofron bazat e të dhënave globale, konsultime strategjike dhe kërkimit të produkteve.

Schulz tërhiqet për shkak të mospajtimeve për koalicion me kancelaren Merkel

Martin Schulz në konferencën e djeshme për gazetarë në Berlin

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, Martin Schulz, thotë se menjëherë tërhiqet nga kjo pozitë për të lejuar ripërtirje në këtë parti.

Udhëheqësit e kësaj partie të qendrës së majtë, thanë dje se lider i përkohshëm deri në kongresin e partisë më 22 prill, do të jetë kryetari i qytetit të Hamburgut, Olaf Scholz.

Martin Schulz, 62 vjeçar, u tha gazetarëve se udhëheqja e partisë unanimisht e ka nominuar shefen e grupit parlamentar të kësaj partie, Andrea Nahles, 47 vjeçare, për ta zëvendësuar atë në krye të partisë. Kandidatura e saj duhet të miratohet në mbledhjen e kongresit.

Dorëheqja e zotit Schulz ishte pritur gjërësisht, pasi ai është tërhequr nga plani për tu bërë ministër i jashtëm i Gjermanisë, në koalicionin e ri qeverisës me konservatorët e kancelares, Angela Merkel.

Shumë anëtarë të SPD-së ishin të zhgënjyer me këtë plan, me të cilin do të përfundonte paqartësia politike katërmujore, pasi partia e zonjës Merkel nuk ia doli ta sigurojë shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Një projekt për reformimin fesë islame në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qeveria e tij po përgatitet të ndërmarrë hapa thelbësorë për të reformuar tërësisht jetën dhe strukturat e organizimit të myslimanëve në vend.

Duke folur për gazetën “Journal du Dimanche”, Macron tha se dëshiron t’i japë fund mosmarrëveshjeve në shkallë vendi, të shkaktuara nga sulmet xhihadiste gjatë disa viteve të fundit.

Sipas presidentit francez, reformat që do të ndërmerren në tremujorin e parë të vitit 2018, përfshijnë luftën kundër fondamentalizmit islamik, ristrukturimin e organizatave myslimane dhe rregullimin e marrëdhënieve të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

Macron i tha gazetës, se projekti i reformës së qeverisë së tij është ende duke u zhvilluar, kështu që nuk pranoi të fliste për detajet, para se të përfundonte projekti. Ai tha se intelektualët dhe akademikët e vendit vazhdojnë të shkëmbejnë ide për projektin, duke iu referuar nevojës për të reformuar ato që ai quan, “marrëdhënie problematike mes Islamit dhe Republikës Franceze”.

Franca është një shtet laik me kushtetutë. Vendi ka një ligj të veçantë që nga viti 1905, që përcakton ndarjen e kishës nga shteti, duke e ndaluar shtetin që të njohë, ose financojë fetë. Debatet e fundit përfshinin ndryshimin e ligjit aktual, por Macron është kundër kësaj ideje: “Çfarëdo që ne zgjedhim të bëjmë, qëllimi është të nxitet vetë parimi që ekziston brenda zemrës së ligjit ekzistues për laicitetin. Me fjalë të tjera, ruajtjen e të drejtës për të besuar ose për të mos besuar, vullnetin e lirë dhe harmoninë kombëtare,”– tha zoti Macron.

Qeveria franceze dëshiron të gjejë një zgjidhje mbarëkombëtare për çështjen e financimit dhe trajnimit të klerit mysliman. Parisi thotë se qeveritë e tjera ndërhyjnë në çështjet e brendshme të vendit, kur ato financojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë xhamitë dhe emërojnë imamë, pavarësisht ligjit ekzistues mbi laicitetin. Qeveria po kërkon mënyra për të financuar xhamitë, për të rregulluar shoqatat e bamirësisë, për të mbledhur fonde për trajnimin e imamëve dhe ndoshta taksimin e ushqimeve të lejuara nga ligji islamik, për të mbledhur fonde.

Qeveria franceze thuhet se po punon për reformat përmes Zyrës së Presidentit, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM), i cili u krijua në vitin 2003 nga ministri i atëhershëm i Brendshëm Nikolas Sarkozi. Ndërsa Pallati Elysee është në kontakt me ekspertët e Islamit, akademikët, intelektualët dhe ministrija po punojnë së bashku për këtë çështje. Raporti i Këshillit Francez të Besimit Mysliman mbi reformat e propozuara, do të jetë gati në qershor.

Ndërsa reformat e planifikuara synojnë të frenojnë ndikimin e huaj në xhamitë dhe imamët e Francës, gjithashtu ka një propozim që imamët të ndjekim studimet universitare, ku të mësojnë mbi laicizmin, liritë civile, teologjinë, historinë fetare dhe sociologjinë. Në mesin e propozimeve është edhe zgjedhja e një Kryeimami, sikurse Kryerabini ekzistues i Francës në rastin e hebrenjve, për të udhëhequr myslimanët francezë, si autoriteti i vetëm fetar dhe moral dhe një përfaqësues i fortë i komunitetit.

Kur zoti Macron takoi udhëheqësit fetarë të Francës në dhjetor të vitit të kaluar, thuhet se ai donte që të ristrukturohej Islami (në Francë) dhe i kërkoi Këshillit Francez të Besimit Mysliman të krijonte një grup pune për të kontribuar në këtë projekt. Macron gjithashtu dëshiron të ndryshojë strukturën e Këshillit Francez të Besimit Mysliman, një organizatë jo-fitimprurëse, udhëheqësit e së cilës janë ende të ndikuar nga vendet kryesore myslimane.

Vetë Këshilli Francez i Besimit Mysliman, gjithashtu thuhet se mbështet reformat e propozuara. Anouar Kbibech, nënkryetari i organizatës, thotë se tashmë ka një vetëdije brenda organizatës, për të krijuar ura lidhëse me pjesën tjetër të shoqërisë franceze. Ahmet Ogras, kryetari francezo-turk i Këshillit Francez të Besimit Mysliman, thotë se edhe organizata që ai drejton ka bërë përpjekje për reforma.

Udhëheqësja e partisë nacionaliste të vendit, Marine Le Pen, e kundërshtoi projektin, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe i bëri thirrje qeverisë të ndalojë ndihmën financiare për xhamitë. Megjithatë, kryetarja e Frontit Kombëtar, tha se mbështet idenë e ndalimit të ndikimit të huaj në xhamitë franceze.

Një anketë e kohëve të fundit e zhvilluar nga Instituti Francez për Opinionin Publik, (IFOp) tregon se 56 për qind e të anketuarve pajtohen me idenë se Islami dhe shoqëria franceze mund të bashkëjetojnë. Në vitin 2016, në kulmin e sulmeve xhihadiste në Francë, kishte 43 për qind mbështetje për këtë ide.

“Asnjë anëtar i NATO-s nuk ka qenë i ekspozuar ndaj terrorizmit më shumë se Turqia”

Stoltenberg: Ne presim që Turqia të vazhdojë të informojë aleatët e NATO-s. Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë. Asnjë anëtar i NATO-s nuk ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste më shumë se Turqia

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me Operacionin “Dega e Ullirit” tha se Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë. Ai ka theksuar se asnjë vend anëtar i NATO-s nuk ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste më shumë se Turqia.

Stoltenberg, në një konferencë për mediat në selinë e NATO-s në Bruksel, duke tërhequr vëmendjen se Turqia javën e kaluar ka informuar NATO-n për Operacionin “Dega e Ullirit”, ka bërë të ditur se ai vetë rreth situatës në Siri është në kontakt të rregullt me udhëheqësit turq, duke përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne presim që Turqia të vazhdojë të informojë aleatët e NATO-s. Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë. Asnjë anëtar i NATO-s nuk ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste më shumë se Turqia. Ajo ka të drejtë të zgjidhë këto shqetësime të saj të sigurisë, por duhet ta kryejë në mënyrë proporcionale dhe të matur”, është shprehur Stoltenberg.

“Negociatat mes SHBA-ve dhe Turqi-së, të kënaqshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në lidhje me Operacionin “Dega e Ullirit” tha se “Unë jam i kënaqur për negociatat mes Turqisë dhe SHBA-ve”.

Për marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë për sistemin e mbrojtjes raketore S-400, Stoltenberg ka theksuar se “Njoftimi i detajeve të marrëveshjes i përket Turqisë. Nga ana tjetër, ne e mirëpresim zhvillimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të Turqisë me dy aleatët e NATO-s, me Italinë dhe Francën”.

Plani i Evropës për mbrojtjen

Stoltenberg, ka bërë të ditur se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes dhe e kapaciteteve të Evropës do të forcojnë NATO-n dhe do të kontribuojnë në ndarjen e barabartë të barrës. Ai ka shtuar se përpjekjet e Bashkimit Evropian (BE) duhet të zhvillohen në mënyrën “plotësuese” dhe jo në vend të “alternativës” ndaj NATO-s.

“Për arsye se BE dhe NATO ndajnë të njëjtët anëtarë, është absolutisht e pakuptimtë të fillosh konkurrencën. Më shumë se 90 për qind e njerëzve që jetojnë në BE jetojnë në territorin e NATO-s”, tha Stoltenberg, lidhur me hapat e BE-së ndaj mbrojtjes.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se mbrojtja e Evropës është e lidhur me NATO-n, Stoltenberg, vuri në dukje se “kryesisht pas Brexit 80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes, do të vijnë nga aleatët e NATO-s jashtë BE-së”.

Turqia në Takimin Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të fillojë nesër, do të përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes, Nurettin Canikli. Ministri Canikli do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e SHBA-ve, James Mattis, disa nga ministrat e vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe me Stoltenberg. aa

Martin Schulz hoqi dorë nga ambiciet për postet ministrore

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj

BERLIN – Kryetari i Partisë Socialdemokratike (SDP), Martin Schulz, tha se ka hequr dorë për t’u bërë ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Gjermanisë për shkak të turbulencave në partinë e tij, pasi u lidh marrëveshje për koalicionin me konservatorët e kancelares Angela Merkel.

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj.

“Deklaroj se nuk do të hyjë në Qeveri dhe sinqerisht shpresoj se kjo do t’i japë fund debateve brenda Partisë Socialdemokratike”, theksoi Schulz.

Funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme momentalisht e ushtron Sigmar Gabriel, i cili para një viti kreun në Partinë Socialdemokratike ia lëshoi Schulz-it, dhe që atëherë u bë një nga politikanët më të popullarizuar në Gjermani.

Partia Socialdemokratike marrëveshjen e koalicionit të cilin e arriti të mërkurën do ta dorëzojë për votim në tërë anëtarësinë e partisë.

Sllovaki, hoteli avangard që duket si një galeri arti

Hoteli Galeria, i cili ndodhet në Bratislavë, tërheq vëmendjen me pamjen e saj avangarde, ndërsa duket edhe si një galeri arti

BRATISLAVË – Hotelet në mbarë botën përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për të tërhequr vizitorë, për çka edhe garojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira, por hoteli Galeria në Bratislavë të Sllovakisë, ka vendosur të shkojë një hap më tej dhe të lidhë artin me arkitekturën dhe turizmin.

Ky hotel, i cili është ideal për ata që duan ngjyra të ndezura, tërheq vëmendjen me pamjen e saj avangarde dhe duket edhe si një galeri arti. Mysafirët kanë rastin të akomodohen në dhomat e larmishme me mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve të shumta.

Si pjesa e jashtme ashtu edhe ajo e brendshme e hotelit risjellin veprat e piktorëve, themelues të drejtimeve të artit të famshëm të cilat edhe sot e kësaj dite tërheqin vëmendjen dhe janë tema të bisedave të shumta.

Hoteli nuk është interesant vetëm për ata që merren me artin, hotelerinë apo arkitekturën, por edhe fotografinë dhe marketingun, kurse vizitorëve u ofrohet një eksperiencë e paharrueshme. aa


Send this to a friend