VOAL

VOAL

Stoltenberg: NATO nuk do të mbrojë Izraelin nëse e sulmon Irani

Stoltenberg tha se Izraeli është partner, por jo edhe anëtar, ashtu që “garancia e sigurisë nga NATO” nuk ka të bëjë me këtë vend

BERLIN – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca ushtarake nuk do të dilte në mbrojtje të Izraelit në rast se e sulmon “armiku i madh” Irani.

Stoltenberg të shtunën për revistën “Der Spiegel” tha se Izraeli është partner, por jo edhe anëtar, ashtu që “garancia e sigurisë nga NATO” nuk ka të bëjë me këtë vend.

Ai theksoi se NATO nuk është i përfshirë në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme apo përleshjet në atë rajon.

Stoltenberg këto deklarata i bëri në kohë të tensionit të rritur mes Izraelit dhe Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohët e fundit ka intensifikuar kritikat për marrëveshjen midis fuqive botërore dhe Iranit që bëri lehtësimin e sanksioneve të Teheranit në shkëmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar u tërhoqën nga marrëveshja.

Izraeli dhe Irani po ashtu konfliktohen për shkak të pranisë ushtarake të Iranit në Siri. aa

Italia “populiste”, Salvini: Prioriteti ynë, t’i çojmë në shtëpi emigrantët ilegalë

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.

Kaosi politik që përfshiu prej javësh Italinë, më saktë 88 ditë, kishte në qendër pikëpyetjet nëse qeveria e re, e betuar ditën e premte e që do të udhëhiqet nga një kryeministër thuajse të panjohur si Giuseppe Conte, do të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj angazhimeve fiskale të Italisë në Bruksel.

Por, ardhja në pushtet e Salvinit, dikur një prezantues radiofonik e sot i emëruar në një prej pozicioneve më të fuqishme qeveritare në Itali, që mbikëqyr sigurinë vendase, të drejtat e njeriut, emigracionin dhe azilkërkimin, si dhe zgjedhjet, mund të sjellë për pasojë edhe ndryshime të tjera dramatike.

Vetëm pak orë pasi qeveria e re mori miratimin e presidentit italian, Sergio Mattarella, Salvini u shpreh se Italia do të niste tashmë një qasje më të ashpër.

“Dyert e Italisë janë të hapura për njerëz të zotë, ndërsa do t’u japim bileta me vetëm një drejtim atyre që vijnë këtu për të shkaktuar trazira. Kthimi i tyre nga kanë ardhur do të jetë një ndër prioritetet tona kryesore”, tha ai.

Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, një parti nacionaliste që është shprehur madje edhe në favor të shkëputjes së Veriut të pasur të Italisë, premtoi gjatë fushatës se do të deportojë rreth 500 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Itali.

E ndërsa retorika shkaktoi shqetësim mes ekspertëve të emigracionit dhe grupeve humanitare, ajo u pa edhe si një axhendë tejet e parealizueshme, sepse Italia nuk i ka burimet apo elasticitetin ligjor për të ndjekur deportimet masive tejet të kushtueshme.

Ekspertë të emigracionit, të kontaktuar nga “the Guardian” megjithatë ndihen të alarmuar nga promovimi në pushtet i Salvinit. Ata dyshojnë se të drejtat e azilkërkuesve, emigrantëve apo refugjatëve do të gërryhen dramatikisht në një vend që, edhe kështu po vuan në akomodimin dhe integrimin e të ardhurve të fundit në komunitetin italian.

Calogero Santoro është kreu i “Girasoli”, një organizatë jofitimprurëse që promovon integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet lokale në Siçili. “Lajme të rreme rreth emigrantëve janë përhapur kudo në Itali gjatë fushatës së fundit – thotë ai. -Shqetësimi im është e ardhmja e azilkërkuesve, atyre njerëzve që gjithsesi janë të përshtatshëm për statusin e refugjatit. Çfarë do të ndodhë me ta nën drejtimin e Lega Nord?”.

Santoro merr si shembull libianët. “Pikërisht kjo më frikëson. Marrëveshja e qeverisë së kaluar me Tripolin po ua bën jetën këtyre njerëzve më të errët në Libi, ndërsa tashmë, Salvini mund t’iua nxijë deri në pamundshmëri jetesën edhe këtu në Itali”, shprehet ai.

Santoro iu referua marrëveshjes mes Italisë dhe Libisë, sipas së cilës italianët ndihmuan në trajnimin e rojeve bregdetare libiane, që kanë ndalur varkat e emigrantëve që dërgonin me qindra e mijëra njerëz në Europë, duke i strehuar ata në kampe të ngritura në Libi. Marrëveshja është dënuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kjo pasi ka raportime të shumta që i përshkruajnë si çnjerëzore kushtet atje, rastet e përdhunimit apo edhe abuzime të tjera fizike.

Irlanda i jep afat 2 javë Britanisë për përcaktim të kufirit

Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas Brexitit, në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney.

Kufiri në mes të pjesës jugore nën Britani të madhe dhe pjesës tjetër të Irlandës do të jetë i vetmi kufi i Britanisë me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku.

Përderisa të dyja palët janë të vendosura të mbajnë kufirin hapur, gjetja e një zgjidhjeje alternative duket e pakuptueshme.

Bashkimi Evropian dhe Irlanda insistojnë që tërheqja nga marrëveshja duhet të mbyllet me një pajtim që garanton se veriu i Irlandës do të funksionojë sipas rregullave të Bashkimit Evropian, në qoftë se ne të ardhmen ndonjë pakt i tregtisë nuk do të shfaq nevojën e rikonsiderimit të kufijve.

Qeveria populiste e Italisë bën betimin

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryeministri i ri, Giuseppe Conte.

Giuseppe Conte, politikani i zgjedhur për të udhëhequr koalicionin qeveritar populist në Itali, bëri betimin si kryeministër, së bashku me qeverinë e tij.

Koalicioni qeveritar midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Liga u formua pas tre muajsh bllokadë politike.

Ai përmban një përzierje të ministrave anti-establishment dhe të krahut të djathtë, së bashku me disa politikanë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme.

Gjithsej, 18 ministra u betuan para presidentit italian, Sergio Mattarella, duke përfshirë pesë gra.

Paolo Savona, i cili është refuzuar si ministër i Ekonomisë nga Mattarella, për shkak të kundërshtimeve të tij ndaj euros, u betua si ministër i Çështjeve Evropiane.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e uroi Conten, duke thënë se emërimi i tij “vjen në një kohë vendimtare për Italinë dhe Bashkimin Evropian, kur uniteti dhe solidariteti janë të nevojshëm për të kapërcyer sfidat e përbashkëta”.

Tusk i bëri thirrje Contes dhe kabinetit të tij të angazhohen me homologët e BE-së nëpërmjet “dialogut të respektueshëm dhe bashkëpunimit besnik”.

Luanë dhe tigra ikin nga një kopsht zoologjik në Gjermani

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në qytetin Lynebah të Gjermanisë, bëri të ditur policia.
Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të thërrasin policinë nëse shohin ndonjërën prej kafshëve.
Një ari po ashtu ka ikur, por është qëlluar, tha një zëdhënës i policisë, raporton BBC.
Sipas mediave gjermane, kafshët kanë arritur të thyejnë rrethojat pas përmbytjeve.

Parlamenti largon konservatorin Rajoy, emëron kryeministër një socialist

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i prekur nga një skandal korrupsioni, u rrëzua sot nga Parlamenti, që në të njëjtën kohë i dha votëbesimin socialistit, Pedro Sanchez.

Mocioni i mosbesimit kundër drejtuesit konservator, i cili është në pushtet që prej më shumë se gjashtë vitesh, u miratua me një maxhorancë prej 180 deputetësh nga 350.

Kryeministri spanjoll që prej vitit 2011, Mariano Rajoy pranoi sot dështimin e tij përballë mocionit të mosbesimit nga ana e socialistëve.

Të shtëna në Liezh – katër të vrarë

Mediat belge thanë se një sulmues i armatosur vrau dy pjesëtarë të policisë dhe një kalimtar, para se të qëllohej dhe të vritej në qendër të qytetit Liezh në lindje të Belgjikës.

Transmetuesi publik belg, RTBF, shkroi në faqen e internetit se incidenti ndodhi në afërsi të një kafeneje në bulevardin d’Avroi.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë peng një grua, por më pas është “neutralizuar”, shkroi RTBF, duke ju referuar policisë dhe shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Brendshëm Jan Jambon shkroi në rrjetin social twiter, se qendra antiterroriste po e ndjek situatën. “Mendimet tona janë me viktimat e këtij akti të tmerrshëm. Jemi duke mbledhur informacione për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi”, shkroi ai.

Prokurorët thanë se po e hetojnë ngjarjen si incident terrorist.

Dy pjesëtarë të tjerë të policisë janë plagosur, sipas medias belge, ndërsa zyrtarë të zyrës së prokurorit në Liezh thanë se mund të konfirmojnë vrasjen e dy policëve, por nuk kanë të dhëna të tjera.

Liezh, një qytet industrial afër kufirit me Gjermaninë në rajonin frengjishtfolës të Valonëve, ishte skenë e të shtënave në vitin 2011, kur një person i armatosur vrau katër veta dhe plagosi mbi 100 të tjerë, para se të qëllonte veten.

Belgjika është ne shkallë të lartë gatishmërie, që kur një celulë e grupit Shteti Islamik u përfshi në disa sulme në Paris në vitin 2015, duke lënë pas vetes 130 të vrarë dhe në Bruksel në vitin 2016, duke vrarë 32 veta.

Itali: Presidenti u hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

Debati për anëtarësinë e Italisë në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë është vendosur në epiqendër të politikës italiane dhe ka filluar tashmë të trondisë edhe tregjet financiare. Presidenti italian refuzoi fillimisht krijimin e një kabineti qeveritar me eksponentë të linjës kundër monedhës së përbashkët Euro, dhe tashmë ka emëruar një kryeministër të përkohshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme. Zyrtarët e BE-së dhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare bënë thirrje për qetësi.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella e vendosi vendin në rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke emëruar kryeministër të përkohshëm Carlo Cottarellin, një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilit i është ngarkuar tashmë detyra e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe të miratimit të buxhetit.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të dominohen nga debati për rolin e Italisë në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë, situatë e cila ka filluar të trondisë tregjet financiare.

Zoti Cottarelli informoi gazetarët se e pranoi emërimin.

“…Presidenti më kërkoi të paraqes në parlament një program qeveritar që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Do t’i paraqes me shpejtësi Presidentit përbërjen e kabinetit qeveritar dhe parlamentit një program, që nëse do të miratohet, do të përfshijë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Parlamenti do të shpërndahet në fillim të 2019-ës”, tha zoti Cottarelli.

Presidenti italian Mattarella pati refuzuar emërime të kundërshtarëve të Euros në poste kyçe, si p.sh. atë të ministrit të ekonomisë, duke e vendosur kështu çështjen e anëtarësisë në Bashkimin Evropian në epiqendër të retorikës politike të vendit.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë se Italia do të gjejë një zgjidhje politike në favor të unitetit të BE-së.

“…Kam besim se institucionet italiane dhe Presidenti italian do të provojnë si gjithmonë se u shërbejnë interesave të shtetasve italianë, të cilat janë të përbashkëta me interesin e forcimit të Bashkimit Evropian. Vura re sot se niveli i besimit të italianëve tek BE-ja është rritur gjatë ditëve të fundit dhe është tashmë në nivelin 41%. Ky është një zhvillim për të cilin duhet të reflektojmë të gjithë”, tha zonja Mogherini.

Thirrje për qetësi bënë pothuajse edhe të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që krerët e lëvizjes politike italiane “5 yjet”, patën fajësuar për krizën zyrtarët e BE-së dhe patën sugjeruar madje shkarkimin e Presidentit italian.

Thellohet kriza politike në Itali, Giuseppe Conte heq dorë nga krijimi i qeverisë

ROMË Giuseppe Conte heq dorë nga formimi i qeverisë në Itali. Shkak janë bërë mosmarreveshjet mes Presidentit Sergio Matarella dhe krerëve të koalicionit ‘Pesë Yjet’ dhe ‘Lega Nord’.

Sipas mediave italiane, presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Contes për kryeministër sepse është një euroskeptik. Gjithashtu thuehet se dorëheqja e Contes erdhi pasi Presidenti nuk miratoi kandidaturën për ministrin e Financave.

Contes iu besua detyra rreth një jave më parë nga vetë presidenti italian me propozimin e koalicionit ‘Pesë yjet’ dhe ‘Lega Nord’.

“Faleminderit që përfaqësuesit e dy forcave politike që zgjodhën emrin tim për të formuar qeverinë e ndryshimit. Ju mund të siguroj që të jem i përgatitur maksimalisht, maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë”, kishte thënë Konte katër ditë më parë.

Pasi kanë kaluar 84 ditë nga zgjedhjet, Italia ende nuk ka një qeveri dhe dorëheqja e tij e thellon me tej krizën politike në Itali.

Alternativa për Gjermaninë marshon kundër Merkelit

Mbështetësit e partisë Alternativa për Gjermaninë, janë mbledhur për të marshuar në qendër të Berlinit kundër qeverisjes së kancelares gjermane Angela Merkel, derisa kundërshtuesit e kësaj proteste po mobilizohen për kundër-protesta.

Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AFD, është partia më e madhe opozitare qe fitoi 12.6 për qind të votave që e bënë pjesë të Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Marshit të së dielës i është vënë emri “E ardhmja e Gjermanisë”. Rreth 2,000 policë janë në detyrë për të ofruar sigurinë në këtë marsh. Grupet që po kundërshtojnë këtë marsh me kundër-protestë janë grupe artistësh që kanë vendosur të ngrehin volumin e muzikës tekno për të vënë nën hije marshin.

Dy ish-spiunë francezë nën hetime, akuzohen për tradhti

E pyetur për raportime të pakonfirmuara se Kina ishte fuqia e huaj në fjalë, ministrja franceze tha se ajo “nuk mund të flasë shumë”

PARIS – Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, ka bërë të ditur se dy ish-spiunë francezë janë akuzuar për tradhti lidhur me pretendimet se ata i kaluan inteligjencën një “fuqie të huaj”.

“Dy agjentë francezë në shërbimin tonë dhe ndoshta një nga bashkëshortet e këtyre agjentëve janë akuzuar për veprime serioze që mund të konsiderohen veprime të tradhtisë, në dyshimet për dhënien e informacionit një fuqie të huaj”, tha Parly për televizionin CNews.

E pyetur për raportime të pakonfirmuara se Kina ishte fuqia e huaj në fjalë, ministrja franceze tha se ajo “nuk mund të flasë shumë”.

“Franca ka partnerë, por jetojmë në një botë të rrezikshme dhe për fat të keq mund të ndodhin këto lloje të gjërave”, shtoi Parly.

Dy spiunët e pensionuar u arrestuan dhe u akuzuan dhjetorin e kaluar. Ata po ndiqen penalisht për “dhënien e një informacioni një fuqie të huaj që minon interesat themelore të kombit” dhe “komprometon fshehtësinë e mbrojtjes kombëtare”.

“Njëri prej tyre po ashtu është akuzuar për nxitje të drejtpërdrejtë ndaj krijmit të tradhtisë”, thuhet në raportet franceze që citojnë burime pranë hetimit.

Një person i tretë, që besohet të jetë bashkëshort i njërit prej tyre, është akuzuar për “fshehjen e krimeve të tradhtisë” dhe është vendosur nën kontrollin gjyqësor.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Inteligjencës e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Jashtme (DGSE) njoftoi prokurorët francezë pasi zbuloi sjelljen “jashtëzakonisht serioze” të agjentëve të saj të mëparshëm.

“Fakti që ne dëgjuam alarmin ishte prova e vigjilencës sonë”, tha Parly.

Ministrja franceze e Mbrojtjes tha se ky informacion komprometues i dorëzuar nga agjentët, përderisa ende ishte nën shërbim të DGSE-së “mund të dëmtojë sigurinë e shtetit”. aa

Trefishohet numri i britanikëve që kanë kërkuar shtetësi gjermane

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se ka thyer rekord numri i britanikëve që janë pajisuar me shtetësi gjermane vitin e kaluar dhe krejt kjo mund të jetë e lidhur me referendumin e Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian, transmeton AP.

Brexiti i ka detyruar shtetasit britanikë të kërkojnë pasaporta nga shtetet e BE-së në mënyrë që të ruajnë të drejtën për të jetuar apo punuar në vendet më të fuqishme në bllok.

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka thënë të mërkurën se 7,493 britanikë janë natyralizuar më 2017, duke shënuar trefishim të numrit të personave të interesuar për të ndërruar shtetësinë.

Britanikët janë listuar të dytët në këtë aspekt, pasi po kjo zyrë ka treguar se turqit kanë qenë në krye të listës sa i përket kërkesave për të fituar shtetësinë gjermane.

EULEX-i transformohet në mision këshilldhënës

Foto nga arkivi

Nga data 14 qershor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, pritet të ndryshojë mandatin. Mandati aktual, me pergjegjësi ekzekutive, monitoruese dhe mentoruese nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë, këtij misioni i mbaron pikërisht nga 14 qershori, kur edhe pritet të kalojë në madantin këshilldhënës.

Kështu të paktën paralajmërojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, duke u thirrur në bisedimet që janë zhvilluar me autoritetet e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ndërkaq, nga misioni i EULEX-it thonë se gjithçka pritet të sqarohet ditëve në vijim.

Donika Berisha, zëdhënëse në EULEX, tha për Radion Evropa e Lirë se mandati aktual i këtij misioni zgjatë deri më 14 qershor të këtij viti.

“Për periudhën pas qershorit, formati i saktë dhe numri i punonjësve të EULEX-it ende janë në procedura të shqyrtimit dhe do të varen nga vendimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Përndryshe parashihet se më nuk do të ketë gjyqtar dhe prokuror të EULEX-it në sistemin gjyqësor të Kosovës pas kësaj date kur edhe mandati aktual skadon”, tha Berisha.

Ajo tha se deri pas datës 14 qershor, nuk mund të thuhet asgjë se çfarë vendime do të ketë lidhur me ardhmen e misionit.

“Gjithashtu parashihet se misioni do t’i mbaj disa aktivitete të monitorimit në veçanti në lidhje me lëndët gjyqësore që tashmë janë në proces të transferimit tek gjyqësori i vendit”, tha Berisha.

Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës tashmë janë të sigurtë se EULEX-i pas 14 qershorit do të ketë vetëm rol këshilldhënës.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se Kosova ka arritur t’i ndërtojë kapacitetet e veta të fuqishme për të marrë përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe fushat në të cilat deri më tash misioni i EULEX-i ka pasur rolin e primar.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë, se tashmë ekzistojnë vlerësime edhe nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovë se mekanizmat e drejtësisë, por edhe ato të sigurisë, kanë kapacitet që t’i marrin mbi vete të gjitha përgjegjësitë që deri tash i ka pasur EULEX-i.

“Më nuk do të kemi mision me mandat ekzekutiv në Republikën e Kosovës. Pra, do të do të jenë kosovarët ata, institucionet që do të jenë përgjegjës për agjencitë zbatuese të ligjit për qeverisjen e vendit dhe zbatimin e ligjit”,tha Tahiri.

Ministri Tahiri tha se grupi këshilldhënës ndërkombëtare që do të mbetet nga EULEX-i, do të ketë një emër tjetër dhe ai do të vendoset nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ata do të monitorojnë punën e gjykatave, punën e prokurorisë, punën e policisë. Unë konsiderojnë se një gjë të tillë tashmë Bashkimi Evropian e bënë edhe me shtet e tjera. Ndoshta me një mision të tillë siç është te ne është pak më i theksuar, mirëpo i gjithë Ballkani Perëndimor, është në monitorimin, vëzhgimin e Bashkimit Evropian. Ne, apo gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe normalisht që në procese të tillë monitorohemi “, tha Tahiri.

Misioni i EULEX-it, është vendosur në Kosovë nga Bashkimi Evropian, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Këtij misioni në vitin 2016, i ishte vazhduar mandati deri në qershor 2018. Autoritetet në Kosovë në atë kohë patën deklaruar se po punojnë që misioni ta përfundojë punën e tij brenda afatit prej dy vjetësh.

Zyrtarët e Qeverisë se Kosovës kanë theksuar se pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshilldhënës, do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.

Për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e mëtejmë duhet të bëhet një shkëmbim i letrave në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Bazuar në vlerësimet e organizatave joqeveritare në Kosovë, misioni i BE-së nuk i ka përmbushur pritjet, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Suedia iu jep këshilla qytetarëve për rast lufte

Qirinjtë dhe faculetat janë vetëm disa nga gjërat që Suedia i ka këshilluar familjet t’i mbajnë rezervë, në rast të luftës.

Qeveria suedeze ka dërguar fletushka te 4.7 milionë familje, duke u shpjeguar se si të përgatiten më mirë për kriza të mëdha.

Këto kriza përfshijnë sulmet terroriste dhe kibernetike, fatkeqësitë natyrore, aksidentet serioze dhe konfliktet ushtarake.

“Mendoni se si ju dhe njerëzit përreth mund të përballoni një situatë në të cilën shërbimet normale të shoqërisë nuk funksionojnë si zakonisht”, thuhet mes tjerash në fletushka.

Fletushkat nën emrin “Nëse kriza ose lufta vjen” janë shpërndarë në kohën kur janë rritur shqetësimet për aktivitetet ushtarake të Rusisë, terrorizmin dhe lajmet e rreme.

Gjermani, hidhet poshtë kërkesa për kthimin e Puigdemont në paraburgim

Policia gjermane e arrestoi Puigdemontin më 25 mars pasi në këtë vend hyri nga Danimarka

BERLIN – Gjykata në Gjermani ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për kthimin e ish-liderit katalonjas Carles Puigdemont në paraburgim deri në vendimin final për kërkesën e ekstradimit të tij në Spanjë.

Policia gjermane e arrestoi Puigdemont më 25 mars pasi në këtë vend hyri nga Danimarka.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhër arrestit evropian të shpallur nga Spanja, e cila kërkon t’i ekstradohet Puigdemont nën akuzat për rebelim dhe shpërdorimin e mjeteve publike gjatë zbatimit të referendumit antikushtetues vitin e kaluar për pavarësinë e Katalonjës.

Gjykata gjermane më 6 prill e liroi me paralajmërimin se ekstradimi nuk mund të kryhet për akuzat për rebelim.

Nga ana tjetër, prokurori shtetëror në Schleswig sot në mëngjes tha se autoritetet spanjolle dorëzuan informacione të reja sipas të cilave Puigdemont mund t’u ekstradohet organeve spanjolle.

Prokurori i kërkoi gjykatës kthimin e Puigdemont në paraburgim ndërsa gjykata të njëjtin e hodhi poshtë. aa

Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Italisë

Për çudinë e të gjithëve, dy liderët e kaheve ekstreme të politikës në Itali kanë ndërtuar formulën qeverisëse mes tyre, edhe pse njëri është i ekstremit të djathtë dhe tjetri i ekstremit të majtë, ndërkohë që ekzekutivët e Europës i mbajnë sytë nga Italia, për të parë se si do të veprojnë dy euroskeptikët në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.

Lideri i Lëvizjes populiste 5 Yjet, Luigi Di Maio dhe lideri i Legës, Matteo Salvini, duke qenë se nuk binin dakord se cili mes tyre duhej të qeveriste, kanë zgjedhur një emër me të cilin gjetën paqe të dyja palët.

Kryeministri i ardhshëm i Italisë mund të jetë Giuseppe Conte, 54 vjeç. Ai ka lindur në fshatin Volturara Appula të Foggia-s, është diplomuar për Ligj në universitetin prestigjioz “Sapienza” në Romë dhe më pas ka perfeksionuar studimet juridike në universitetet më në zë të perëndimit, nga “Yale” në “Sorbonne”, “Duquesne”, “Cambridge”, “International Kulture Institute” në Vjenë dhe në “New York University”.

Aktualisht jep mësim në Firence dhe te “Luiss” në Romë, si docent i së Drejtës private. Përveçse është avokat mbrojtës në Gjykatën e Lartë, bashkëdrejtues në “Laterza” të dedikuar për “Mjeshtërit e së drejtës”, është anëtar i komisionit kulturor të “Confindustria”. Por njihet edhe si ekspert i “trajtimit të sipërmarrjeve të mëdha në krizë”, gjë që do të jetë e vlefshme në çështjet si “Ilva” apo “Alitalia” në Itali, sipas “LaReppublica”.

Nëse Conte konfirmohet si kryeministër, ai do të ketë në skuadrën e tij edhe liderët e dy forcave politike që formuan qeverinë e re të Italisë, e cila po formohet këto ditë, që pas zgjedhjeve të 4 marsit. Pritet që Matteo Salvini, drejtuesi i Legës, të jetë ministër i Punëve të Brendshme dhe Luigi Di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet, të marrë në dorë Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik ose Ministrinë e Punës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas mediave italiane, pritet të caktohet ambasadori Giampiero Massolo (ka qenë edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete italiane) dhe në Ministrinë e Ekonomisë do të vendoset Giancarlo Giorgetti, (ish-kryetari i grupit parlamentar të Legës).

BE në vitin 2016 shpenzoi 200 miliardë euro për mbrojtje

Sistemi Statistikor Evropian (Eurostat) ka bërë të ditur se shpenzimet totale ushtarake në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2016 ishin 200 miliardë euro (222 miliardë dollarë), shifër e njëjtë si në vitin 2015.

Eurostat tha se raporti i shpenzimeve të mbrojtjes ndaj PBB-së në 28 vendet anëtare në vitin 2016 ishte 1,3 për qind, nga 1,4 për qind në vitin 2015.

“Kjo është shumë më pak sesa shuma e shpenzuar për mbrojtjen sociale (shpenzimet e barabarta me 19,1 për qind të PBB-së në vitin 2016), për shëndetësinë (7,1 për qind) ose edukimin (4,7 për qind)”, tha Eurostat.

Shpenzimet e mbrojtjes u rritën mbi shpenzimet publike në rekreacion, kulturë dhe religjion (1 për qind), në mbrojtjen e mjedisit (0,7 për qind), si dhe në strehimin dhe pajisjen e komunitetit (0,6 për qind).

Shpenzimet më të ulta të mbrojtjes ndaj PBB-ja u regjistruan në Irlandë (0,3 për qind), Luksemburg (0,4 për qind), Maltë dhe Austri (0,6 për qind), ndërsa Estonia (2,4 për qind), Greqia (2,1 për qind), Britania e Madhe (2 për qind) dhe Franca (1,8 për qind) shpenzuan përmasat më të larta.

Britania e Madhe kishte pothuajse çerekun, përkatësisht 24 për qind të asaj që 28 vendet anëtare kishin në faturën e përgjithshme ushtarake me 47 miliardë euro.

Franca, Gjermania dhe Italia ndoqën Britaninë e Madhe me një kombinim prej 96 miliardë eurosh, 47 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të 28 vendeve anëtare.

Shpenzimet ushtarake globale

Të dhënat e Bankës Botërore treguan se shpenzimet globale të mbrojtjes ndaj PBB-së mesatarisht arritën në 2,2 për qind në vitin 2016.

Sipas Bankës Botërore, në krye të listës janë të vendosura Omani (13,7 për qind ose 10.6 miliardë dollarë), Arabia Saudite (9,8 për qind ose 63.7 miliardë dollarë) dhe Kongo (7,2 për qind ose 562 milionë dollarë), ndërsa Guinea Ekuatoraile (0,2 për qind ose 23 milionë dollarë), Mauritiusi (0,2 për qind ose 23 milionë dollarë) dhe Irlanda (0,2 për qind ose 1 miliardë dollarë) shpenzuan më pak para në mbrojtje në vitin 2016.

Rusia në vitin 2016 ka shpenzuar 5,4 për qind të PBB-së së saj apo rreth 69 miliardë dollarë, SHBA-të 3,3 për qind apo rreth 600 miliardë dollarë, India 2,5 për qind apo rreth 60 miliardë dollarë dhe Kina 1,9 për qind apo rreth 216 miliardë dollarë.

Vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore mesatarisht shpenzuan 5,7 për qind të të ardhurave të tyre në mbrojtje dhe shifra në botën arabe ishte 6,2 për qind.

Në vitin 2016, shpenzimet e mbrojtjes së Turqisë ndaj PBB-së së saj ishin 1,7 për qind apo 17.85 miliardë dollarë. aa

Katalonia: Udhëheqësi i ri Torra i vendosur për të arritur pavarësinë

Quim Torra, kreu i ri i Katalonias

Separatisti katalan Quim Torra u betua si kreu i ri i rajonit, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur.

Torra zyrtarisht mori detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan, Barcelonë, ku ai u zgjodh nga ligjvënësit separatistë të parlamentit katalanas. Në shenjë të tensionit të zjarrtë, qeveria e Spanjës në Madrid, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk pranoi të merrte pjesë në betim.

Ceremonia e së enjtës ishte me sinjale të theksuara që duket se kishin për qëllim autoritetet qendrore spanjolle. Torra kishte vetëm flamurin e kuq dhe të verdhë prapa tij gjatë ceremonisë, ndërsa, flamuri spanjoll mungonte.

Gjithashtu, në betimin e tij ai premtoi se do të jetë besnik ndaj popullit të Katalonjës, duke mos bërë me dije respektin e tij ndaj Kushtetutës së Spanjës dhe as ndaj mbretit spanjoll.

Qeveria spanjolle thotë se nuk mund t’i jap pavarësinë Katalonjës, sepse në kushtetutën e Spanjës thuhet se ajo pjesë është “e pandashme”. Mbreti Felipe VI ka mbështetur publikisht qëndrimin e qeverisë spanjolle.

Myslimanët në Suedi do të agjërojnë nga 20 deri në 22 orë në ditë

Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta

STOCKHOLM – Myslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit.

Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta.

Po ashtu, edhe myslimanët në qytetin Tromso të Norvegjisë ditën e parë do të agjërojnë 19 orë e 50 minuta dhe në ditën e fundit 21 orë e 59 minuta.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, myslimanët do të jenë agjërueshëm 19 orë e 11 minuta ditën e parë dhe 21 orë e 48 minuta në ditën e fundit të muajit ramazan.

Cihat Kullay, drejtuesi i xhamisë Fittja Ulu në Stockholm, për AA tha se “Për shkak se muaji i Ramazanit këtë vit fillon në mesin e muajit maj, myslimanët në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, dhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhag, fillimisht do të agjërojnë 19 orë, kohë kjo e cila në fund të muajit Ramazan do të arrijë deri në 22 orë”.

“Myslimanët që jetojnë në qytetet Kiruna, Tromso dhe Reykjavik, që ndodhen më pranë Polit të Veriut dhe ku në këtë periudhë ditët zgjaten më shpejt, do të nisin të mbajnë agjërim fillimisht me 21 orë dhe, pasi të kalojnë mesin e muajit, koha e agjërimi për ta është rreth 22 orë”, u shpreh Kullay.

Ndërkohë, edhe kryetari i Federatës Islame të Suedisë, Tahir Akan, vuri në dukje se bashkë me 52 shoqata të federatës janë të gatshëm për muajin e Ramazanit.

“Pavarsisht që jo sa në Turqi, por edhe këtu bëhen përpjekje të përfitohet nga të mirat e Ramazanit duke u mbledhur me myslimanët në Suedi dhe në namazin e teravive”, tha ai.

Duke theksuar se pavarësisht kohës së gjatë në vendet veriore, myslimanët mund të mbajnë lehtësisht agjërimin për shkak se moti nuk është shumë i nxehtë.

“Agjërimi që ne e mbajmë më shkurt, deri në 9-10 orë në mesin e dimrit, nuk ka ndonjë ndryshim me agjërimin që e mbajmë gjatë”, shtoi Akan.

Zyrtari i lartë i NATO-s: Nuk duhet të harrohet çfarë bëri Millosheviçi në Kosovë

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për Kosovën ka thënë se asaj i duhet siguria dhe stabiliteti

“NATO-ja dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti. Ata mbrojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të komunitetit serb. KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë gjithnjë derisa të ketë nevojë, ndoshta disa vite, ndoshta edhe më gjatë”, ka thënë Ali.

Ali ka theksuar se respektohet vendimi i Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s.
“Nuk është e domosdoshme që Serbia në këtë moment t’i bashkohet NATO-s. Ndoshta kjo do të ndodhë në të ardhmen, porse kjo varet nga qytetarët e Serbisë e jo nga NATO-ja i cili gjithmonë pranon kërkesat për anëtarësim siç ndodhi me vendet tjera të rajonit”, ka thënë për REL në gjuhën serbe Paolo Ali.

Lidhur me bombardimet e NATO-s, Ali ka thënë se ato kanë ndodhur para 20 vjetësh dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se nuk duhet harruar se çfarë ka bërë Millosheviqi.

“Ajo që ka ndodhur në vitin 1999 është e ngulitur në kujtesën e Serbisë. Sigurisht do të ishin ndryshe gjërat po të sigurohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por nuk guxojmë të harrojmë çfarë ka ndodhur gjatë regjimit të Millosheviqit. Sigurisht se ka pasur gabime por mendoj se situata këtu ka qenë shumë dramatike”, ka thënë Paolo Ali.

Merkel: Paqja në Ballkan është shumë e brishtë

Në Konventën Kombëtare të Katolikëve,që u mbajt në Mynster të Gjermanisë foli edhe kancelarja Angela Merkel. Merkeli përcolli përshtypje nga takimet e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor e detyrat para vetes.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme. Merkeli u ndal te Ballkani të premten, në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve, e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.

“Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron – në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor”, tha kancelarja gjermane.

“Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme – natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë – që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është shumë i brishtë”.

Angela Merkel u ndal më tej në konfliktet kufitare dhe të natyrave të tjera, që vazhdojnë të kenë me njëra-tjetrën shumë shtete ballkanike.

“Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre.”

Merkeli u shpreh e vendosur se Gjermanisë dhe shteteve perëndimore i duhet të punojë për t’i zgjidhur këto konflikte.”Na duhet t’i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë”, tha kancelarja e Gjermanisë./DW.

Zgjidhet kriza politike në Itali, Salvini e Di Maio bien dakord për postin e kryeministrit

ROMA – Zyra për shtyp e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja qeverisë mes partisë 5 Yjet dhe Lidhja e Veriut.

Krerët e dy partive, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini kanë informuar presidentin Mattarella se brenda ditës së hënë do ti dorëzojnë programin qeverisës të hartuar gjatë tre ditëve.

Tre ditë më parë ata i kishin kërkuar Presidentit italian 72 orë kohë për të gjetur konsensusin e një aleance qeverisë mes tyre, që tashmë është arritur. Nesër pritet që dokumenti zyrtar i programit qeverisës ti dorëzohet Presidentit.

Flitet për një program prej 22 pikash, në fokus të së cilit janë sistemi fiskal, pensionet, plani industrial por edhe probleme delikate si të ardhurat minimale.

Luigi Di Maio deklaroi se Kryeministri do të jetë një politikan dhe jo teknik, por nuk dha emër.

Edi Rama gënjen haptas gazetarët në Itali ‘Vëllai i ministrit është në burg’

Edi Rama këtë herë ka vendosur të gënjejë haptas. Të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, si La Stampa dhe mediat e tjera.

Rama u prit me protesta sot në Torino, ku ka prezantuar librin e tij ‘Kurbani’. Forcat e policisë që ishin aty shoqëruan 5 të rinj shqiptarë që me pranga në duar akuzuan Ramën për mbrojtjen  që po i bën Saimir Tahirit dhe vëllait të Fatmir Xhafës.

Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Pasi të rinjtë janë nxjerrë jashtë, Rama ka vendosur të gënjejë për të dalë nga situata ku ishte përfshirë.

Gazetarëve që ishin të pranishëm gjatë incidentit i ka gënjyer. La Stampa shkruan se Edi Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.

‘Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda, Rama u përgjigj me disa rreshta’, shkruan La Stampa që më pas citon në ligjëratë të drejtë kryeministrin e Shqipërisë.

‘Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia’, shkruan La Stampa duke thënë se, ky shpjegim u ka ardhur nga Rama dhe njerëzit e tij.

Image

Por kush është në burg, cili vëlla? Edi Rama e di shumë mirë që vëllai i ministrit të tij, Fatmir Xhafës nuk është në qeli, por i lirë.

Edhe Saimir Tahiri nuk është në qeli, sepse pas marrëveshjes me Edi Ramën për të lënë mandatin, ishte garancia se ai nuk do të përfundonte në burg, por do të ishte në ‘arrest shtëpie’.

Kështu që Edi Rama sot përhapi një tjetër gënjeshtër, thjeshtë për tu hedhur hi syve njerëzve që ishin të pranishëm, pasi ai e di shumë mirë se cila është e vërteta.

Image

© SYRI.net

Sulmuesi i Parisit ishte i lindur ne Çeçeni

Autoritetet franceze thanë se përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës me thikë në Parisin qendror, është një qytetar francez i lindur në republikën ruse me shumicë myslimane të Çeçenisë, në vitin 1997. Ai ishte në listën e vëzhgimit të ekstremistëve të dyshuar, por nuk kishte një regjistër kriminal.

Policia franceze i ka marrë prindërit e tij në paraburgim për t’i marrë në pyetje. Emri i sulmuesit nuk është bërë i ditur ende.

Sulmuesi therri me thikë pesë njerëz. Një nga viktimat e tij, një 29-vjeçar vdiq. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, tha të dielën se katër njerëzit e tjerë pritet të mbijetojnë plagët e tyre.

Sulmuesi vdiq në vendngjarje pasi u qëllua dhe u vra nga policia, tha zoti Collomb, duke vlerësuar oficerët për veprimet e ndërmarra.

Grupi ekstremist Shteti Islamik tha përmes agjencisë së tij të lajmeve se është përgjegjës për këtë sulm, duke e quajtur sulmuesin një “ushtar” për kauzën e tyre.

Prokurori i qytetit, Francois Molins, u tha gazetarëve se sulmuesi kishte thirrur frazën arabe “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është i madh”, gjatë sulmit.

Molins tha se policia do të nisë një hetim kundër terrorizmit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në rrjetin social Twitter se Franca “nuk do të zmbrapset asnjë inç ndaj armiqve të lirisë”.

Policia e Parisit ka shkruar në Twitter se sulmi ndodhi në rrethin e 2-të të kryeqytetit francez, i cili shpesh është i mbushur me njerëz që shkojnë drejt Operas Garnier dhe restoranteve lokale.

Kryeministri, Edouard Philippe, tha se policisë iu deshën më pak se nëntë minuta për ta nënshtruar sulmuesin që nga momenti kur ata ishin alarmuar.

“Kjo shpejtësi, qetësi dhe efektivitet i lejoi ata që të shmangin ndonjë pasojë shumë më të rëndë”, tha ai.

Parisi ka qenë në alarm të lartë për sulme terroriste, pasi një seri sulmesh kanë ndodhur në Francë gjatë tre viteve të fundit.

Kompanitë evropiane alarmohen pas anulimit të marrëveshjes bërthamore nga Trump

Shtetet evropiane kanë vendosur t’I mbrojnë kompanitë e tyre pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në kohën kritike të përpjekjes për të mbajtur marrëveshjën bërthamore aktive dhe të vazhdimit të përfitimit ekonomik të Iranit.

Zëdhënësja e kryeministres britanike Theresa May, tha se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar gjatë një telefonate më 11 maj se duhet të diskutohet se si sanksionet e reja ndaj Iranit për naftën dhe sektorin banker do të ndikojnë në kompanitë evropiane që operojnë nën marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trumpi e ka tërhequr.

Britania, Franca dhe Gjermania bashkë me Rusinë dhe Kinën, deklaruan se do të mbeten të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe besojnë se është mënyra më e mirë për të siguruar se Irani nuk do të vazhdojë me krijimin e armëve bërthamore.

Presidenti Iranian Hassan Rohani, ka deklaruar se do të vazhdojë me respektimin e marrëveshjes, përderisa ekonomia e vendit do të vazhdojë të përfitojë nga lirimi i sanksioneve.

Berlusconi rehabilitohet – mund të kandidojë për poste zyrtare

VOAL – Silvio Berluskoni mori rehabilitimin nga gjykata e Milanos për rehabilitim. Lajmi është sjellë nga Corriere della Sera në numrin e së shtunës dhe është përhapur menjëherë në të gjitha mediat. Vendimi në fakt i anulon të gjitha efektet e dënimit të pësuar në kontekstin e procesit të të drejtave ndaj Mediaset në vitin 2013.

Ky dënim kishte shkaktuar pamundësinë e kandidimit, imponuar nga ligji Severino. Nëse do të ketë ndërkohë votime, Berluskoni ka të drejtë të paraqitet si kandidat në Dhomën e Deputetëve ose në Senatin e Republikës.

Kërkesa u paraqit në mars nga avokatët e ish Kryeministrit dhe përgjigja erdhi një muaj më herët se sa pritej. Sipas kodit, për njoftimin e favorshëm, aplikanti duhet të ketë vuajtur dënimin (dhe ky është rasti) dhe të ketë dhënë dëshmi të sjelljes së mirë që nga dënimi. Prandaj, në bazë të një orientimi të Gjykatës Supreme, nuk janë marrë parasysh çështjet e pazgjidhura që lidhen me rastin Ruby: disa ryshfete dëshmitarëve për të cilat ai akuzohet janë nga fundi i vitit 2016.

Për t’u kthyer në fushë, Berluskoni kishte provuar gjithashtu rrugën në Strasburg, vendimi i të cilit është ende në pritje.

ANSA

Gjermania përkrah kompanitë që bëjnë biznes në Iran

Flamuri gjerman.

 

 

Gjermania është e gatshme t’iu ndihmojë kompanive të saj në të bërit biznes në Iran, ka thënë ministri gjerman i Ekomonisë, Peter Altmaier, pasi i dërguari amerikan në Berlin vuri në pikëpyetje ndershmërinë e këtyre transaksioneve, transmeton Reuters.

Të martën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje nga pakti bërthamor dhe për rivendosje të sanksioneve ndaj Iranit.

Gjermania së bashku me Francën dhe Britaninë kanë thënë se mbeten të përkushtuara në këtë marrëveshje, derisa ministri Altmaier ka thënë se Qeveria e tij nuk ka arsye për të ndryshuar skemën e eksportit me Iranin.

“Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjitha kompanitë e shqetësuara dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për të ulur pasojat negative”, ka thënë ai për radion Deutschlandfunk.

“Kjo do të thotë se diskutimet do të jenë pikërisht për kufizim të dëmit” duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave ligjore, ka thënë ai.

Rreth 120 kompani gjermane operojnë në Iran, duke përfshirë Siemens dhe 10,000 kompani të tjera gjermane bëjnë tregti me këtë vend.

Altmaier ka thënë se Gjermania dëshiron të anashkalojë “ndonjë spirale të përshkallëzimit” sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Emmanuel Macron: Europa është fati ynë

Bashkimi Europian duhet të shpëtojë rendin multilateral, që po vihet në pikëpyetje nga SHBA, kërkon presidenti francez, Macron në intervistë me Deutsche Wellen dhe ARD. Ishte intervista e parë me një televizion gjerman.

Zyra e shtypit në pallatin Elysee ishte kujdesur që për presidentin francez të qëndronte gati një kolltuk i rehatshëm për intervistën. Por Emmanuel Macron gjatë 20 minutave të intervistës me Deutsche Wellen dhe ARD qëndroi ulur në cep të kolltukut duke shtrënguar grushtin, duke gjestikuluar me të dy krahët për të bindur dy intervistuesit, Max Hofmann e Deutsche Welles dhe Caren Miosgan nga ARD për qëndrimet e tij.

Dinamik, energjik, i kthjellët, por edhe i duruar me vonesat teknike u tregua 40 vjeçari Macron. Ai është krenar që Franca ka ndryshuar shumë këtë vit. Tani ai kërkon të bëjë për vete edhe europianë të tjerë. Ky është mesazhi i tij në intervistën e parë televizive me një televizion gjerman.

Trump bën gabim

Fillimisht në intervistë bëhet fjalë për temën kryesore aktuale në politikën e jashtme. “Shpreh keqardhjen për vendimin e presidentit amerikan”, tha Emmanuel Macron pas heqjes dorë të SHBA-së nga marrëveshja atomike me Iranin. “Besoj se ky është gabim, prandaj ne europianët duhet të qëndrojmë të bashkuar në kuadër të marrëveshjes”.

Para intervistës me DW dhe ARD, presidenti Macron kishte telefonuar me presidentin iranian, Hasan Rohani dhe e kishte siguruar që BE do të qëndrojë tek kjo marrëveshje. Ai pranoi në intervistë se përpjekjet e tij tek Donald Trump hasën në veshë të shurdhët. “Propozimi im për Trumpin ishte që të mos këputen të gjitha fijet, e të hidhet dhe e mira përtokë.” Vetëm sepse dikush e hedh poshtë marrëveshjen, kjo nuk do të thotë që të dështojë e gjithë marrëveshja. “Ne duhet ta plotësojmë atë dhe ta zgjerojmë përtej vitit 2025. Kemi nevojë për një kuadër të zgjeruar.” Macron premtoi se do të punojë për këtë me europianët.

Karlspreis 2018 zu Aachen | Emmanuel Macron, Präsident Frankreich | DW-Interview (DW/B. Riegert) Emmanuel Macron me intervistuesit, Caren Miosga, ARD dhe Max Hofmann, Deutsche Welle

“Europa duhet të shpëtojë rendin multilateral”

Emmanuel Macron kërkon që marrëdhëniet me SHBA të mos perceptohen vetëm si krizë. Kemi shumë interesa të përbashkëta në temën e sigurisë dhe luftimit të terrorizmit. “Ka tensione, por edhe një lidhje të fortë”. Lidhur me grindjen për doganat, Macron kërkon nga Europa të mos sillet si partnere e vogël. “Në këtë temë Europa duhet të kërkojë respektin që i takon. Ne jemi një fuqi e madhe ekonomike. SHBA janë aleat dhe partner, por edhe ne kemi rregulla. E duhet të tregojmë kujdes që këto rregulla të respektohen.”

Trump vendos në fund të majit, nëse BE do të përjashtohet përfundimisht nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. BE ka kërcënuar me kundërmasa. Macron thotë: “Mendoj se jemi sot në një moment historik për Europën. Europa ka detyrën që të shpëtojë rendin multilateral që kemi ngritur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që sot është i kërcënuar.” I kërcënuar nga vetë aleati, SHBA.

Merkel nuk më ka zhgënjyer

Duke qeshur dhe me gjest refuzues, reagon luftëtari për Europën, Macron ndaj pyetjes, nëse ai është i zhgënjyer nga Angela Merkel, sepse po zgjat kaq shumë që Gjermania t’u përgjigjet propozimeve reformuese të Macron për BE. “Jo aspak. Nuk jam i zhgënjyer”, tha Macron. “Tani Gjermania do ta formulojë përgjigjen ndaj propozimeve tona dhe pres shumë. Shpresoj që kancelarja dhe qeveria e saj të jenë në lartësinë e detyrës dhe të punojmë së bashku për një Europë më të fortë, një Europë sovrane dhe të bashkuar.”

Euro ka nevojë për transferta

Macron nuk e kupton kritikën për propozimet e tij të zgjeruara për BE. Ai nuk këmbëngul që të ketë një ministër Financash, por detyra duhet të kryhet. “Se si quhet institucioni nuk ka rëndësi. Qëllimi është kryesori.” Macron thotë qartë, se eurozona nuk do të rezistojë dot gjatë, nëse nuk kryhen transferta mbështetëse nga vendet më të pasura tek më të varfrat. “Duhet të dalim nga tabutë dhe egoizmat”, thotë Macron. Mbështetja në formë transfertash është një tabu gjermane që duhet të bjerë. “Edhe Franca e ka një tabu. Ndryshimin e Marrëveshjes së BE. Edhe kjo duhet të bjerë. Ne duhet ta ndryshojmë marrëveshjen.”

Shumë presidentë francezë nuk guxonin ta preknin këtë temë, nga frika sepse kjo kërkonte votën me referendum. “Nuk kam pretendimin, se gjithçka kam propozuar duhet të pranohet. Jam i bindur se është detyrimi im që të bëjmë propozime të tilla dhe të diskutojmë. Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë.” Macron është optimist, se me Merkelin do të bëjë propozime të përbashkëta në qershor.

“Nuk jam superhero”

Një vit pas zgjedhjes së tij si president, Franca ka ndryshuar shumë. Por krahasimet me Jupiterin apo Julius Cezarin nuk i pëlqenë Macron. “Nuk e kam parë veten kurrë si hero.” Macron është i vetëdijshëm, se puna që ka përpara është e madhe. Megjithë krizat ai kërkon të mbetet optimist pr Europën.

Të enjten (10.05) Emmanuel Macron nderohet me Çmimin Karl të Qytetit të Aachenit. Në deklaratën e jurisë thuhet se ai nderohet si “shpresëdhënës i Europës”. Në intervistë me Deutsche Wellen dhe ARD, Macron lë të kuptohet se ky çmim e nderon. “Shumë vetë besonin se është e pamundur të zgjidhesh në Francë me synime ambicioze europiane. Por doli se funksionoi.”

Konflikti Izrael-Iran: Macron e Merkel thirrje për çtensionim

Pas sulmeve ajrore të Izraelit Teherani kishte kërcënuar me kundërpërgjigje. Tani të dy vendet shkëmbejnë sulme ushtarake. Merkel dhe Macron thirrje për çtensionimin e situatës.

Pas shkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për çtensionimin e situatës. Macron dhe Merkel që u takuan në Aachen, ku presidenti francez nderohet me Çmimin Karl (10.05) janë shprehur të shqetësuar për sulmet ushtarake në Siri. Në natën e së enjtes konflikti Izrael-Iran u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme. Qeveria gjermane ka dënuar ndërkohë sulmet e dyshuara të Iranit ndaj pikave ushtarake izraelite duke i quajtur ato “provokim të rëndë”. Izraeli ka “të drejtën e vetëmbrojtjes”.

Israelische Panzer auf den Golanhöhen (Getty Images/AFP/J. Marey) Tanke izraelite në Lartësitë Golan

Ndërkohë nga sulmet e Izraelit ndaj pikave ushtarake në Siri kanë humbur jetën 23 vetë, ka bërë të ditur Zyra Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut pas sulmeve natën e së enjtes. Ushtria ruse ka thënë, se kanë qenë të përfshirë 28 avionë luftarakë izraelitë, shkruan dpa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus është shprehur se Lartësitë Golan të Izraelit u goditën nga 20 raketa iraniane në. Ndërkohë disa raketa të lëshuara nga Siria janë eliminuar. “Këtë sulm të Iranit ne e shohim si shumë serioz”, tha Conricus. Sipas të dhënave izraelite janë sulmuar pika ushtarake në Golan. Nuk ka të dhëna për viktima dhe dëmi material është “i kufizuar”. Përgjegjëse për këtë sulm bëhen brigadat Al-Quds, njësia elitë e gardave të revolucionit iranian.

Kundërsulmi i Izraelit

Në mëngjesin e së enjtes (10.5), ushtria izraelite bëri të ditur, se janë sulmuar objektiva ushtarakë në Siri. Sulmet janë përqëndruar në pika ushtarake ku mbahen raketat iraniane, në njësi logjistike dhe të shërbimeve sekrete, bëhet e ditur nga pala izraelite.

Sipas të dhënave të ushtrisë siriane janë goditur kryesisht objektiva në jugperëndim të provincës së Quneitras. Raketat kanë ardhur nga Lartësitë Golan dhe kanë mbërritur deri në qytetin Al-Baath. Televizioni raportoi se janë hedhur 50 raketa në Siri, por që janë kapur nga kundërmbrojtja ajrore.

Israel Verteidigungsminister Avigdor Lieberman (Reuters/N. Elias) Avigdor Lieberman

Liebermann tregohet luftarak

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman foli për sukses të Izraelit. Është goditur “gati e gjithë infrastruktura iraniane”, tha ai. Ai shpreson që ky “episod” të marrë fund dhe se “gjithkush ta ketë kuptuar”. Prej ditësh shërbimet sekrete izraelite paralajmërojnë ndaj një sulmi hakmarrës iranian, si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit më 9 prill në Siri, ku u vranë 9 ushtarakë iranianë. Izraeli ka bërë të ditur se do të pengojë me çdo çmim krijimin e një prezence ushtarake iraniane në afërsi të kufirit të tij.

la/(rtr, dpa, afp)

Ambasadori amerikan në Berlin kërkon largimin e kompanive gjermane nga Irani

Menjëherë pasi i paraqiti letrat kredenciale presidentit gjerman, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani.

Amb. Grenell shkroi në Twitter se sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane dhe se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve.

Dje Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do t’i rivendosin sanksionet ndaj Teheranit.

Bizneset që e vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran mund të bëhen objekt i ndëshkimeve me gjoba.

Gjermania është një prej shteteve nënshkruese të marrëveshjes me Iranin dhe kancelarja Angela Merkel mendon se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ishin tërhequr nga marrëveshja.

Macron merr në Berlin çmimin ”Carlo Magno”: Pionier i rinovimit të ëndrrës europiane

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të marrë nesër çmimin ”Carlo Magno”, me motivacionin Pionier kurajoz i rinovimit të ëndrrës europiane. Cmimi do ti jepet në Aquisgrana me rastin e njëvjetorit të zgjedhjes në Elize’.

“Ështe një mundësi për qeverinë gjermane të japë një përgjigje rreth ëndrrës së rinovimit të Europës” shtoi Juergen Linden, drejtori i çmimit duke motivuar edhe arsyen e zgjedhjes së Macron.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe kancelarja Angel Merkel, e cila do të mbajë edhe një diskutim mbi Europën.

Në qershor Merkel dhe Macron do të paraqesin disa propozime konkrete në Bashkimin Europian.

Macron: Franca, Britania dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trumpit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se: Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trump-it për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin”

BRUKSEL – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se: Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trump-it për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin”. aa

BE: Si komunitet ndërkombëtar do ta mbrojmë marrëveshjen bërthamore

BE lidhur me deklaratën e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Si komunitet ndërkombëtar do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore

BRUKSEL – BE lidhur me deklaratën e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Si komunitet ndërkombëtar do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore.

Tusk: BE do të veprojë në unitet përballë politikave të Trumpit

“BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”, tha Tusk

BRUKSEL – Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”.

Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit. aa

Itali – Zbuloi bandën e Habilajt, del në gjyq shqiptari

Pasi dosja e megaoperacionit kunder trafikut te droges, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me nje numer te madh te arrestuarisht perfundoi ne Gjykate, kjo e fundit ka kerkuar ne seance denime te ashpra per anetaret e bandes.

Mes tyre jane edhe dy shqiptare, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Ndaj tyre, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rendon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tone, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Emri i Zhukes nuk eshte i panjohur per drejtesine, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i i te cilit, coi ne zbulimin dhe kapjen e bandes se Moisi Habilajt dhe rrjetit te tij te forte te trafikut te droges nga Shqiperia ne Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi banden e Habilajt 

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

“Air France ballafaqohet me rrezikun e falimentimit”

PARIS – Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire tha se nëse kompania ajrore kombëtare Air France nuk ndërmerr hapat e nevojshëm ballafaqohet me rrezikun e falimentimit.

Le Maire i cili mori pjesë në një program në kanalin BFMTV theksoi seriozitetin e gjendjes në kompaninë ajrore kombëtare Air France, ku punëtorët e saj janë në grevë për 2.5 muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve.

“Nuk e kuptoj gjendjen aktuale, përderisa Air France ishte në rrugë të drejtë. Aktualisht problemi kryesor është mbijetesa e kompanisë e cila po ballafaqohet me rrezikun e falimentimit në qoftë se nuk i ndërmerr hapat e nevojshëm për konkurrencë”, tha Le Maire.

Duke u bërë thirrje pilotëve dhe punonjësve të kompanisë ajrore, Le Maire tha se “kompania është në rrezik” dhe se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se pagat e ofruara nga menaxhmenti.

Ai paralajmëroi se mbijetesa e Air France është në rrezik dhe u bëri thirrje të gjithë punonjësve të veprojnë me përgjegjësi.

Pilotët, punonjësit e kabinës dhe shërbimit në tokë të Air France të cilët janë anëtarë të 11 sindikatave vazhdojnë grevën e tyre për më shumë se 2 muaj me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së pagave për 6 për qind.

Kryeshefi ekzekutiv i Air France, Jean-Marc Janaillac pas refuzimit të rritjes së pagës së propozuar nga kompania në një votim në mesin e punonjësve, ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

Menaxhmenti i kompanisë njoftoi se në çerekun e parë të vitit 2017 greva ka shkaktuar humbje prej 269 milionë euro në të ardhura. Duke bërë të ditur se greva ka ndikuar sidomos gjatë muajve prill dhe maj, parashikohet se humbja e shkaktuar si pasojë e grevës do të jetë “të paktën 300 milionë euro”.

Zyrtarët paralajmërojnë se e ardhmja e kompanisë është në rrezik për shkak të shqetësimeve të anulimit të biletave dhe të rezervimeve në masë të madhe. aa

Japin miliona euro, Spanja i liron shqiptarët e kapur me heroinë

Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve. Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë.

Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro.

Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.

Spanjë, shërbimi detar shpëton 476 emigrantë në Mesdhe

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla

MADRID – Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan, njoftoi shërbimi detar spanjoll.

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.

Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve. aa

“Dita me dyer të hapura”, interes i lartë për institucionet e BE-së

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata

BRUKSEL – Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel kanë organizuar “Ditën me dyer të hapura”, me rastin e themelimit të Bashkimit Evropian 68 vite më parë, më 9 maj të vitit 1950.

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata.

Hapja e kësaj dite të veçantë është kryer nga zv.presidenti i Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen.

Në këtë ditë e cila ka për synim afrimin e popullatës me BE-në, qytetarët kanë gjetur mundësinë që të marrin informacione nga punonjësit rreth institucioneve dhe aktiviteteve të BE-së.

Fotografitë, muzika dhe një shumëllojshmëri e aktiviteteve të lojërave tërhoqën vëmendjen e prindërve dhe të fëmijëve që vizituan institucionet e BE-së. aa


Send this to a friend