VOAL

VOAL

Junckeri viziton Trumpin më 25 korrik

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të vizitojë presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington më 25 korrik, për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara tregtare.

“Presidenti Juncker dhe presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë transatlantike dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik”, ka njoftuar Komisioni teksa ka treguar datën e takimit.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian në fillimit të muajit qershor duke kërcënuar edhe me rritje të tarifave në makinat evropiane.

Trump ka takuar Junckerin javën e kaluar në Bruksel gjatë punimeve të samitit të NATO-s.

“Bashkimi Evropian e bën të pamundur për bujq, punëtorë dhe kompanitë tona që të bëjnë biznes në Evropë (SHBA-ja ka 151 miliardë dollarë deficit) dhe më pas ata kërkojnë që lehtësisht të mbrohen përmes NATO-s. Nuk funksionon ashtu”, pati thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarët evropianë kanë tentuar të ulin pritshmëritë rreth asaj se çfarë mund të arrijnë Juncker dhe komisionerja evropiane për tregti, Cecilia Malmstrom, duke rikujtur kundërshtimet e Trumpit për një varg çështjes evropiane, në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara në Kanada.

Rusia merr dy dënime në Strasburg

VOAL – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Rusinë të martën për shkak se ajo nuk ka kryer një hetim efektiv për të përcaktuar që mund të ketë urdhëruar vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja, e cila u vra në ashensor e ndërtesës ku ajo jetonte në Moskë në tetor të vitit 2006. Paditës në Strasburg në vitin 2007 kundër autoriteteve ruse ishin nëna, motra dhe fëmijët e gazetares.

Në vendimin gjyqësor thuhet se “pavarësisht hetimi ka sjellë rezultate të prekshme me dënimin e 5 burrave përgjegjës direkt për vrasjen, hetimi nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm nëse nuk është bërë asnjë përpjekje për të identifikuar se kush e ka porositur dhe paguar për vrasjen “.

Në një vendim të dytë, GJEDNJ-ja ka dënuar edhe Moskën për shkelje të përsëritura kundër tri vajzave të grupit punk Pussy Riot, dënuar me dy vjet në vitin 2012, pasi kanë kënduar një këngë kundër Putinit në një katedrale të Moskës. Ekaterina Samutsevich ishte liruar pas disa muajsh, ndërsa Nadezha Tolokonnikova dhe Maria Aliokhina kishin shërbyer pothuajse tërësisht dënimin. Të privuar nga liria e shprehjes dhe i nënshtruar trajtimeve dhe poshtërimeve degraduese, ato do të rimbursohen me € 16,000 secila.

ATS

Një fermer austriak me traktor rreth e përqark Evropës

KASTAMONU – Fermeri nga Austria, Kurt Kluckner, me një traktor tashmë tre muaj udhëton nëpër Evropë.

Momentalisht gjendet në Kastamonu të Turqisë, ndërsa ky 60 vjeçar tha se në muajin prill vendosi të udhëtojë nëpër Evropë.

Ai në traktor ngjiti edhe një rimorkio me të cilën deri tani ka kaluar në Gjermani, Poloni, Lituani, Islandë, Rusi, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.

Në një bisedë me AA tha se pas Turqisë do të vizitojë Gjeorgjinë, ndërsa më pas edhe Bullgarinë. Planifikon të kalojë 14.500 kilometra pas çka kthehet në vendlindjen e tij.

Sipas tij, deri tani ka kaluar 8.200 kilometra.

Di Maio: Shumica e parlamentit italian do të kundërshtojë paktin tregtar BE-Kanada

Zëvendëskryeministri Italian, Luigi Di Maio

Zëvendëskryeministri Italian, Luigi Di Maio ka thënë të premten se shumica e parlamentit do të kundërshtojë marrëveshjen për tregti të lirë mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke kërcënuar prishjen e gjithë paktit, transmeton AFP.

“Shumë shpejt marrëveshja do të vijë për ratifikim në parlament dhe shumica do ta kundërshtojnë atë”, ka thënë Di Maio.

“Ne duhet të mbojnë Italinë dhe ekonominë italiane”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian dhe Kandaja kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen Gjithpërfshirëse për Ekonomi dhe Tregti (CETA), në nëntor të vitit 2016.

Kjo marrëveshje parasheh eliminimin e 98 përqind të tarifave në mes të BE-së dhe Kanadasë.

E njëjta duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të bllokut për të nisur zbatimin.

Kundërshtarët e këtij pakti e kanë cilësuar këtë hap si të rrezikshëm për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Bujqit në Itali patën protestuar më 2017, duke kërkuar nga Qeveria që të prishë marrëveshjen.

Ata kanë kërkuar që specialitet italiane siç është djathi parmixhano të kenë mbishkrimin “Made in Italy”.

Mbështetësit e marrëveshjes në anën tjetër, e shohin këtë pakt si zgjatim të sistemit tregtar global, i cili kërcënohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ministri francez: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “destabilizuar” Bashkimin Evropian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Le Drian tha se Trump “nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE”.

Sipas tij, Trump “beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”.

Le Drian e akuzoi presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin multilateral për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Trump i zemëroi aleatët evropianë në samitin e NATO-s që u mbajt këtë javë në Bruksel.

Ai tha se ata nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtje dhe se bëjnë tregti të padrejtë.

Trump po ashtu tha se kryeministrja britanike, Theresa May, është shumë e butë me BE-në në negociatat për Brexit-in apo daljen e Britanisë nga blloku evropian. rel

Stoltenberg: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s

“Jemi duke mbështetur plotësisht interesin Euro-Atlantik të Gjeorgjisë. Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s. Aleatët dje e konfirmuan këtë”, tha Stoltenberg

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Gjeorgjia do të jetë anëtare e NATO-s.

“Jemi duke mbështetur plotësisht interesin Euro-Atlantik të Gjeorgjisë. Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s. Aleatët dje e konfirmuan këtë”, tha Stoltenberg në deklaratën e tij për gazetarët në samit. aa

Gjykata gjermane dënon me burgim të përjetshëm Beate Zschaepe

BERLIN – Gjykata gjermane dënon me burgim të përjetshëm Beate Zschaepe, anëtaren e organizatës terroriste neo-naziste NSU, përgjegjëse për vrasjen e 8 turqve.

Emigracioni e rrit popullsinë e BE-së në mbi 512 milionë banorë

Agjencia evropiane Statistikore (Eurostat) ka bërë të ditur se popullsia e Bashkimit Evropian (BE) është rritur për shkak të emigrimit gjatë vitit 2017.

Më 1 janar të vitit 2018, popullsia është rritur në 512.6 milionë nga viti i kaluar kur ishte 511.5 milionë.

“Gjatë vitit 2017 në BE janë regjistruar më shumë vdekje se sa lindje (5.3 milionë vdekje dhe 5.1 milionë lindje), që do të thotë se ndryshimi natyror i popullsisë së BE-së ishte negativ. Ndryshimi i popullsisë (pozitiv, me 1.1 milionë banorë më shumë) ishte si pasojë e emigrimit neto”, tha Eurostat në një deklaratë me shkrim.

Gjermania është vendi i parë më i populluar i bllokut me gjithsej 82.9 milionë banorë ose 16,2 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Gjatë vitit 2017 numri i popullsisë shënoi rritje në 19 vende anëtare dhe shënoi ulje në 9 vende. Rritja më e madhe vjetore u shfaq në Maltë (+32.9 për 1.000 banorë), pasuar nga Luksemburgu (+19.0 për 1.000 banorë) dhe Suedia (+12.4 për 1.000 banorë).

Eurostat zbuloi se në vitin 2017 në BE lindën 5.1 milionë foshnja, pothuajse 90 mijë më pak se viti paraprak.

Normat më të larta të lindjeve u regjistruan në Irlandë me 12.9 për 1.000 banorë, ndërsa më të ulta u regjistruan në Itali me 7.6 për 1.000 banorë.

“Ndërkohë, në BE janë regjistruar 5.3 milionë vdekje në vitin 2017, ose 134.200 më pak se një vit më parë”, tha Eurostat.

Orban paralajmëron sllovakinë për rrezikun nga George Soros

Orban paralajmëron Sllovakinë kundër George Soros në një shfaqje televizive

Kryeministri hungarez e cilësoi Sorosin si “një spekulator financiar të rrezikshëm”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban paralajmëroi Sllovakinë kundër ndikimit të financuesit amerikan George Soros, të cilin ai e quajti “një spekulator i rrezikshëm financiar”. Ai po fliste në emisionin “V Politike” të 24 qershorit, transmetuar nga kanali privat i lajmeve TA3, në të cilin ai diskutoi çështjen me homologun e tij sllovak Peter Pellegrini. Shumë njerëz në Hungari në organizatat joqeveritare punojnë në dobi të Sorosit, ndërsa financuesi dhe filantropisti i SHBA është një rrezik për sigurinë kombëtare hungareze, komentoi Orban. Sa i përket ligjeve të miratuara në Hungari dhe kritikuar jashtë vendit, Orban tha se qëllimi i kabinetit të tij ishte të arrinte transparencë në financimin e OJQ-ve. Pelegrini reagoi duke thënë se transparenca e financimit të OJQ-ve në Sllovaki gjithashtu duhet të rritet. Ai madje pranoi se edhe Sllovakia do të forcojë ligjet dhe rregulloret e duhura. Sa i përket krizës së vazhdueshme të migracionit, Orban deklaroi, siç citohet nga gazeta e TASR, se ekziston një marrëveshje midis vendeve të V4 në adresimin e çështjes.”Ne po e mbrojmë veten kundër migracionit. Ne kemi një identitet të fortë kulturor që nuk kemi ndërmend të heqim dorë, derisa vendet nga rajonet e tjera të Evropës po përballen me probleme me konkurrencën dhe po dështojnë të mbrojnë kufijtë e tyre dhe masat e emigrantëve që janë shfaqur në to “, tha Orban, cituar nga TASR. “Prandaj, roli ynë është të krijojmë bashkëpunim midis rajoneve lindore dhe perëndimore, veriore dhe jugore të Evropës. Evropa Qendrore ka zhvilluar shumë veprime në këtë drejtim.

“Lidhur me presidencën hungareze, Pelegrini theksoi se si grupi i V4 ishte dëgjuar “i mirë dhe i zëshëm” në Evropë nën drejtimin e Orbanit. Ai tha se Sllovakia dëshiron të ndjekë dinamikën dhe efektivitetin e presidencës hungareze. Kur flasim për marrëdhënien Sllovake-Hungareze, e cila nuk ka qenë gjithmonë pa probleme, Orban tha se e sheh Sllovakinë si një partner pragmatik që nuk kërkon justifikime, por zgjidhje. Ai vlerësoi kujdesin e Sllovakisë për pakicën e saj në Hungari. Orban gjithashtu theksoi bashkëpunimin në migracion dhe falënderoi Sllovakinë për të kuptuar se Hungaria ka nevojë për ndihmë në mbrojtjen e vet kundër migrimit të paligjshëm. Pelegrini etiketonte marrëdhënien e ndërsjellë si pa probleme.

Merkel ngre alarmin për refugjatët: Rrezikohet “Schengen”! Vendet e BE kërcënojnë të mbyllin kufijtë

Marrëveshja më e suksesshme dhe më e rëndësishme e Bashkimit Europian mund të shkatërrohet për shkak të mospajtimeve mbi emigracionin.

Kancelarja gjermane tha se zona e lëvizjes së lirë “Schengen” mund të mos ekzistojë më, pasi Italia refuzoi të nënshkruante politikën e emigrantëve, gjatë takimit të javës së kaluar në BE. Gjatë bisedimeve të saj për emigracionin në BE, ajo arriti marrëveshje me disa vende, për të kthyer pas nga Gjermania emigrantët, që kanë aplikuar për azil në vende të tjera, si Spanja apo Greqia, por nuk arriti një marrëveshje të tillë me Italinë.

Kryeministri Conte nuk pranoi të nënshkruante politikën e saj dhe kështu partneri i koalicionit të Merkel, ministri i Brendshëm dhe kreu i Unioni Kristian Social, Horst Seehofer, kërcënoi me dorëheqje dhe me prishje të aleancës 70-vjeçare. Qeveria gjermane po shkon drejt pragut të kolapsit.

Duke folur për stacionin televiziv gjerman ZDF, Merkel tha: “Një marrëveshje me Italinë nuk ishte e mundur, Italia dëshiron të reduktojë numrin e emigrantëve që hyjnë në vend. Kryeministri (Giuseppe Conte) tha se ata kishin përshtypjen se ishin lënë vetëm për një kohë të gjatë”.

PROBLEMI NË ITALI

Italia ka qenë për shumë vite vendi i parë i pritjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, që niseshin për në Europë. Gjatë këtyre viteve, ata kanë kërkuar ndihmë nga BE, çështja është diskutuar, marrëveshje janë arritur, por nuk janë zbatuar. Shqetësimi në BE ka marrë një tjetër përmasë pas formimit të qeverisë së fundit në Itali, një bashkim i ekstremit të djathtë me të majtin.

Partia antiemigracion, Lega, ka marrë Ministrinë e Brendshme dhe po i jep përparësi dëbimit të emigrantëve të paligjshëm, si dhe nuk po pranon më anije me emigrantët që shpëtohen në det nga grupet e shoqatave ndërkombëtare.

MARRËVESHJA

Krerët europianë diskutuan fundjavën e kaluar planet për krijimin e qendrave të kontrolluara në BE, ku refugjatët që hyjnë në Europë do të vlerësohen nëse kërkojnë azil. Qendrat, të vendosura për të zëvendësuar kampet e refugjatëve, do të strehojnë emigrantë për një periudhë të kufizuar kohore pasi autoritetet do të testojnë shpejt përshtatshmërinë e tyre për azil.

Por Franca dhe Austria refuzuan të ndërtonin qendra në vendet e tyre, duke ia lënë sërish barrën Italisë apo vendeve të tjera të para të pritjes. Merkel kërkoi që pjesë e marrëveshjes të ishte moslejimi i azilkërkuesve, që të lëviznin lirshëm nëpër BE, mbajtja e tyre në qendra dhe kthimi nëpër vendet e aplikimit për azil i të gjithë atyre që i afroheshin vendeve të tjera.

Kryeministri Conte tha se Italia nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Gjermaninë, për të marrë sërish mijëra emigrantë, që kanë aplikuar në Itali. Kancelarja gjermane pranoi se një marrëveshje me Italinë nuk ishte e mundur për momentin, por këmbënguli që udhëheqësit duhet të vazhdojnë bisedimet, pasi i gjithë sistemi i Shengenit është në rrezik, nëse nuk arrihet një marrëveshje efektive.

Shumë vende të BE-së tashmë kanë kërcënuar me mbyllje të kufijve, një kërkesë e bërë edhe nga ministri i saj i Brendshëm dhe Austria fqinje.

Mbi 1000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit

Mbi 1 000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigrim.

Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim.

Fluksi i migrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë.

Kthesë në politikën gjermane, Merkel arrin marrëveshjen me ministrin e ‘dorëhequr’

Kthesë 360 gradë në politike gjermane. Kancelaria Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer bien dakord për një kompromis lidhur me çështjen e emigracionit, raporton “Deutsche Welle”.

Zhvillim ky që mban Horst Seehofer në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Horst Seehofer ka kërcënuar të japë dorëheqjen si ministër dhe si kreu i CSU-së mbrëmjen e së dielës, pasi akuzoi kancelaren Angela Merkel për dështimin e kërkesave të partisë së tij mbi kontrollin e kufirit gjatë samitit të fundit të BE-së.

Merkel dhe CSU bëjnë përpjekjen e fundit për ta shpëtuar koalicionin

Kreu i CSU-së dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili ka mbështetur një agjendë kundër emigrantëve, ishte kërcënuar me dalje nga qeveria të dielën në mbrëmje, por më vonë shpalosi një afat kohor prej tre ditësh për një kompromis me CDU-në

BERLIN – Kristian Demokratët (CDU) e kancelares gjermane Angela Merkel dhe parnteri i saj i koalicionit, Unioni Kristian Social (CSU), do të takohen në Berlin të hënën në mbrëmje në një përpjekje të fundit për ta shpëtuar qeverinë e koalicionit, njoftuan zyrtarët e partisë.

Kreu i CSU-së dhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, i cili ka mbështetur një agjendë kundër emigrantëve, ishte kërcënuar me dalje nga qeveria të dielën në mbrëmje, por më vonë shpalosi një afat kohor prej tre ditësh për një kompromis me CDU-në.

Insistimi i Seehofer për një “master plan” kontrovers rreth emigracionit ka kërcënuar të ardhmen e partneritetit të vjetër të CSU-së me CDU-në dhe të ardhmen e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Merkel.

Plani parasheh refuzimin e azilkërkuesve në kufirin e Gjermanisë nëse ata kanë hyrë në BE nga një shtet tjetër anëtar dhe së pari janë regjistruar atje, ose nëse kanë aplikuar për azil dhe u është refuzuar.

Merkel ka kundërshtuar deri më tani planin e Seehofer dhe ka argumentuar se hapat e njëanshëm do të kishin “domino efekt” që do të nxiste shtetet e tjera anëtare të BE-së të kthejnë refugjatët dhe të minojnë përpjekjet e saj për një politikë të gjerë të azilit në BE.

Kancelarja arriti të dakordojë një marrëveshje në samitin e liderëve të BE-së javën e kaluar, e cila parashikoi ndërtimin e “kampeve të migrantëve” brenda dhe jashtë BE-së, ku azilkërkuesit do të detyroheshin të qëndronin gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre nga autoritetet.

Sipas marrëveshjes, vendet anëtare të BE-së do të merrnin refugjatë nga këto kampe në mënyrë vullnetare.

Seehofer kritikoi rezultatin e samitit të BE-së dhe argumentoi se këto masa do të ishin “joefektive” në ndalimin e fluksit të migrantëve që hyjnë në vend duke përdorur rrugët ilegale.

CSU, e cila do të përballet me zgjedhje rajonale në Bavari në tetor, kohët e fundit ka shtuar kritikat ndaj politikës së Merkelit për dyer të hapura për refugjatët, duke thënë se Gjermania nuk duhet të presë shtetet e tjera anëtare të BE-së, por duhet të ecë përpara me masa të njëanshme për të ndaluar migrimin e parregullt.

Gjermania pranoi më shumë se një milion refugjatë vitet e fundit, kryesisht nga Siria dhe Iraku.

Vendimi i Merkelit në vitin 2015 për të hapur dyert për refugjatët që ikin nga konfliktet dhe persekutimet u kritikua gjerësisht nga konservatorët dhe u shfrytëzua nga partitë ekstremiste dhe populiste.

Partia e saj CDU dhe CSU kanë pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet federale të vendit të vitit të kaluar, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) shënoi ngritje rekord dhe hyri në parlament për herë të parë.

Aktualisht, CDU e Merkelit, partia simotër CSU dhe partneri i tyre i koalicionit Partia Social Demokratike (SPD) kontrollojnë 399 nga 709 vendet në parlamentin gjerman. 200 ligjvënësit e CDU-së dhe 46 të CSU-së kanë grup të përbashkët parlamentar. aa

Merkel arrin marrëveshje me 14 shtete të BE-së për azilkërkuesit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur të ketë mbështetjen e 14 anëtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për të marrë sërish azilkërkuesit, të cilët paraprakisht janë regjistruar në vendet e tjera në bllokun prej 28-anëtarësh.

Marrëveshjet janë bërë publike në një letër që Merkel u ka dërguar dy liderëve të partnerëve të saj të koalicionit, të cilat i kanë parë agjencitë e lajmeve.

Merkel ka shkruar në këtë dokument se azilkërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi paraprakisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, lider i Unionit Kristiansocial, i ka dhënë afat deri në korrik kancelares gjermane, që të ndalë rrjedhën e migrantëve në vend, ose do të ballafaqohet me rrëzimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.

Shtetet e BE-së të listuara në këtë dokument, që shfaqin vullnetin për të pranuar emigrantët, përfshijnë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë – shtete që kanë kundërshtuar propozimet për ndarjen e përgjegjësive për pranimin e azilkërkuesve në mbarë Evropën.

Shtetet tjera që kanë arritur marrëveshje me Merkelin janë Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Suedia.

Austria merr kryesimin gjashtëmujor me BE-në

VJENË – Në Schladming të Austrisë u mbajt të shtunën ceremonia zyrtare e pranimit të kryesimit gjashtëmujor me Bashkimin Evropian (BE).

Austria të dielën do të filloj kryesimin gjashtëmujor me BE-në, ndërsa njëri nga prioritetet e vendit gjatë këtij kryesimi do të jenë migracioni dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë kryeministrat e Austrisë dhe Bullgarisë, Sebastian Kurz dhe Boyko Borisov, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

BE miraton 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi

Në deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së është marrë vendimi për lirimin e dytë të mbështetjes financiare prej 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi

BRUKSEL – Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur për lirimin e pjesës së dytë të financimit prej 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.

Liderët të cilët nuk mundën të arrinin një marrëveshje mbi rezultatet në Samitin e Liderëve të BE-së që u zhvillua mbrëmë në Bruksel, sot në një deklaratë përfundimtare njoftuan se kanë vendosur të transferojnë 500 milionë euro në Fondin Afrikan të BE-së.

Italia për të hequr pengesën për transferimin e paketës së dytë financiare prej 3 miliardë eurosh ndaj Turqisë kishte vendosur kushtin që të kryheshin përforcime të Fondit Afrikan të BE.

Në deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së është marrë vendimi për lirimin e dytë të mbështetjes financiare prej 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.

Italia mbrëmë duke bllokuar të gjitha vendimet që do të merreshin në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), “përkohësisht” ajo u bë pengesë për deklaratën përfundimtare të përbashkët që do të publikonin 28 vendet anëtare. aa

Udhëheqësit e BE-së merren vesh për krizën e emigrimit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për çështjen e emigracionit në orët e hershme të së premtes, pas një debati të gjatë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se marrëveshja është “një lajm i mirë” dhe “bashkëpunimi Evropian” ngadhënjeu në bisedimet që filluan të enjten dhe përfunduan në agimin e së premtes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shkroi në rrjetin twitter se 28 udhëheqësit e 28 vendeve të BE-së u pajtuan për një kompromis, që ishte në qendër të takimit dyditësh.

Sipas marrëveshjes, do të ngrihen qendra të pritjes për emigruesit dhe strehim kërkuesit në vendet anëtare të BE-së që paraqiten vullnetare për një gjë të tillë.

Italia kishte bllokuar miratimin e çfarëdo marrëveshjeje në takimin e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke kërkuar që blloku të ofrojë më shumë ndihmë për krizën e migrimit me të cilën përballe Roma.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se Italia do të vendosë më vonë nëse do të ketë ndonjë qendër pritëse.

Qeveria populliste italiane që sa ka mbushur një muaj të mandatit të saj, kishte refuzuar të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje duke kërkuar veprimin e vendeve evropiane për ta ndihmuar atë që të përballet me emigruesit dhe refugjatët që arrijnë në Itali nga Afrika Veriore.

“Italia ka nevojë për veprime konkrete”, tha kryeministri Conte.

Pjesëmarrësit e takimit planifikojnë të ngrenë mjedise të shqyrtimit në vendet e Afrikës së Veriut për të ngadalësuar rrjedhën e njerëzve që kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në BE, shpesh përmes Italisë. Ndonëse asnjë vend nuk ka rënë dakord të mbajë qendra të tilla, udhëheqësit e BE-së shpresojnë t’i tërheqin ata me paratë e ndihmës.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, numri i emigruesve që vijnë në Evropë nga Deti Mesdhe ka rënë dukshëm nga mbi një milion në vitin 2015 në rreth 172,000 vitin e kaluar. Numri i të ardhurve nga deti këtë vit ka qenë 44,000 deri tani. Popullsia e BE-së është rreth 510 milionë banorë.

Para takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shkroi në një letër se numri i kalimeve të paligjshme të kufirit ka rënë me 96% që nga kulmi i krizës.

Politikat e zbatuara deri më tani kanë ndihmuar për ta ulur këtë numër, ndër to një marrëveshje e arritur me Turqinë për të ndërprerë shtigjet e emigracionit, si dhe për të ripranuar ata që ja dalin të kalojnë drejt Greqisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në kulmin e krizës u radhit mes mbështetësve të politikës për të mirëpritur emigrantët, ndodhet tashmë nën trysni nga kritikët në vendin e saj, të cilët thonë se Gjermania ka qenë më tepër mikpritëse se ç’duhet.

Ajo i tha parlamentit të enjten para se të nisej për në Bruksel se ajo mori vendimin e duhur në një situatë të jashtëzakonshme, por që me situatën aktuale, Bashkimi Evropian duhet të vendos kontrolle më të rrepta. Kancelarja Merkel tha se ndërkohë që ka ndarje midis vendeve anëtare, ata janë të bashkuar në nevojën për të shkurtuar migrimin, për të ndaluar kontrabandistët dhe për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Tusk: “BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen nga Trumpi”

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen, për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së, Tusk shkroi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump”.

Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se “ndarjet, për fat të keq, shkojnë përtej tregtisë”.
“Ndërsa shpresojmë për më të mirën, duhet të bëhemi gati për skenarët më të këqij për Unionin”, tha Tusk.

Trump, këtë muaj, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera aleate. BE-ja është përgjigjur me taksa hakmarrëse. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Deputeti gjerman: Ndarja e Kosovës do të shkaktonte kaos në rajon dhe më gjerë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se ndarja e Kosovës do të krijonte potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë, prandaj shteti i tij është kategorikisht kundër ndarjes.

“Gjermania është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, pasi beson se ndryshimet e kufijve nuk do të çonin në një zgjidhje të qëndrueshme mes dy vendeve”.

Kështu, ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt.
“Mua nuk ka mundur askush të më japë përgjigje bindëse në pyetjen se cilat probleme do t’i zgjidhte një ndarje e tillë. Mos vallë do të sillte ndonjë lloj përmirësimi për shumicën e serbëve të Kosovës, të cilët jetojnë në jug të Ibrit? A do ta përmirësonte situatën e qendrave historike dhe fetare, siç janë manastiret ortodokse serbe? A mos do ta fuqizonte përfaqësimin e komunitetit serb brenda shoqërisë kosovare? Jo!”, është shprehur i prerë i pari i Gjermanisë në Kosovë.

Sipas tij, në vend të ndarjes së Kosovës qëllimi do të duhej të ishte përqendrimi te kushtet jetësore të popullatës serbe në përgjithësi në Kosovë dhe jo vetëm të disa qarqeve, siç thotë ai, të privilegjuara.
Ambasadori Heldt i ka konsideruar si të tmerrshme sulmet ndaj grupeve të pelegrinëve ortodoksë serbë dhe gjuajtjet me granata dore ndaj shtëpive të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Avramopoulos: “BE duhet të dakordohet për 3 miliardë euro që do t’i jepen Turqisë”

Avramopoulos: Marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe BE para dy viteve, ka zvogëluar fluksin e refugjatëve në Mesdheun Lindor për 97 për qind

BRUKSEL – Komisioneri për Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos, duke theksuar se marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) ka dhënë rezultate pozitive, tha se BE sa më parë duhet t’i transferojë 3 miliardë eurot e dyta që i ka premtuar Turqisë.

Avramopoulos organizoi një konferencë për mediat në Komisionin e BE-së. “Marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe BE para dy viteve, ka zvogëluar fluksin e refugjatëve në Mesdheun Lindor për 97 për qind. Falë marrëveshjes sonë me Turqinë, ndodhi një rënie serioze në numrin e emigrantëve të cilat humbnin jetën gjatë përpjekjes për të kaluar në Evropë”, tha Avramopoulos.

Ai gjithashtu theksoi se palët duhet të bëjnë atë që i takon në lidhje marrëveshjen e refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së. “BE, sa më shpejt duhet të dakordohet për 3 miliardë eurot e dyta që do të jepen për mbështetjen e refugjatëve sirianë në Turqi”, u shpreh ai.

Avramopoulos tha se pas marrëveshjeve të arritur me Turqinë dhe Libinë fluksi i refugjatëve në Mesdheun Qendror është zvogëluar 77 për qind.

Ai duke tërhequr vëmendjen se ende 1.300 roje kufitare në mënyrë aktive mbrojnë kufijtë e BE-së kundër emigrimit të paligjshëm, tha se “Masat e njëanshme që do të marrin shtetet anëtare të BE-së nuk janë zgjidhje. Këto jo vetëm nuk do të mund të zbatohen, por në të njëjtën kohë do të dëmtojnë gjithçka që Evropa ka ndërtuar gjatë 60 viteve të fundit”. aa

BE-ja në kërkim të zgjidhjes për rrjedhën e refugjatëve

Liderët në “mini-samit” do të paralajmërojnë vendet anëtare që të mos marrin masa “të njëanshme dhe të pakoordinuara me BE-në” për çështjen e emigracionit

BRUKSEL – Drafti i deklaratës përfundimatre të “mini samitit” që do të zhvillojë presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean Claude Juncker mbi çështjen e azilkërkuesve, tregon shqetësimin e Bashkimit Evropian për rrjedhën e refugjatëve.

Me draft deklaratën përfundimtare të takimit që do të mbahet të dielën në Bruksel me liderët e 10 vendeve anëtare të BE-së, synohet zgjerimi i masave që do të merren në çështjen e pengimit të “migrimit ilegal në Evropë” dhe kufizimin e lëvizshmërisë së refugjatëve brenda Unionit.

Në takimin ku pritet të marrin pjesë liderë nga Gjermania, Franca, Italia, Greqia, Spanja, Malta, Bullgaria, Belgjika dhe Holanda, nuk parashikohet pjesëmarrja e liderëve të Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë, vende që kritikojnë politikat e BE-së për refugjatët.

Paralajmërimet për “koordinim” 

Liderët në “mini-samit” do të paralajmërojnë vendet anëtare që të mos marrin masa “të njëanshme dhe të pakoordinuara me BE-në” për çështjen e migracionit.

Në takim gjtihashtu për të ulur migrimin ilegal do të diskutohet edhe çështja për formimin e një force policore kufitare të përbërë nga 10 mijë pjesëtarë deri në vitin 2020.

Do të diskutohet për rritjen e shpenzimeve që do të bëhen me qëllim për t’i bërë më të sigurtë kufijtë e jashtëm të BE-së si dhe hapat për bashkëpunim më efektiv “në zvogëlimin e numrit të refugjatëve të ardhur në BE” nga vendet si Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku, Nigeria dhe Tunizia.

Kontrolle të rrepta në stacionet e autobusëve dhe trenave

Në takimin që do të zhvillohet të dielën liderët pritet të marrin vendim për aktivitete më të gjera për “mbrojtjen dhe pranimin e kapaciteteve të refugjatëve jashtë BE-së”.

Në draftin e raportit përfundimtar është përfshirë rritja e kontrolleve në stacionet e autobusëve dhe të trenave si dhe aeroporteve me qëllim që të luftohet me lëvizjen e azilkërkuesve të pranuar nga vendet anëtare të BE-së në një vend të dytë të Unionit.

Sipas draft deklaratës, një takim tjetër do të mbahet në vjeshtë 2018, që do të jetë vazhdim i samitit. Austria, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE-së, njoftoi se më 20 shtator do të mbajë një samit mbi “çështjen e refugjatëve” që mbulon të gjitha vendet e Unionit.

E njëjta çështje do të trajtohet në terma të gjera në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet më 28-29 qershor. Në samit thuhet se liderët e BE-së do të mbështesin ndërtimin e kampeve për refugjatët jashtë territorit të Unionit. aa

Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave.

Një zëdhënës i Volkswagen-it, i cili posedon Audin, konfirmoi arrestimin e tij.

Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat.

Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave.

Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e Volkswagen-it, por edhe dega e tij Audi ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo ka pranuar se edhe 60,000 modele të reja A6 dhe A7 me motorë me naftë, kanë pasur probleme me softuerët e shkarkimit të gazrave.

Vitin e kaluar, Audi ka tërhequr 850,000 makina nga tregu.

Gjermania përballë politikës për emigracionin

Kriza më e fundit e emigracionit e Europës duket se është qetësuar, të paktën përkohësisht sot, pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të zhvillonte bisedime me vendet fqinjë për çështje të imigracionit, pasi u përball me pengesa nga aleatët e saj politikë për praktikën e saj të dyerve të hapura për refugjatët. Elementët konservatorë i dhanë asaj dy javë afat që t’i forcojë rregullat për azilkërkuesit.

Merkel tha se ajo nuk do që Gjemania t’i kthejë në mënyrë të njëanshme imigrantët në kufi, por Ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka mbështetur politikat për ndalimin e emigrantëve, duke e sfiduar zonjën Merkel. Ky qëndrim i tij mund të rrezikjë një aleancë thuajse 70-vjeçare mes dy partive konservatore të Gjermanisë.

Zonja Merkel tha se kthimi në mënyrë të pajustifikueshme i imigrantëve në kufirin gjerman mund të ketë një efekt domino në vende të tjera europiane.

Ajo pranoi një ofertë nga Bashkimi Kristian Social i Konservatorëve (CSU), të zotit Seehofer, për ta shtyrë deri në në korrik ndalimin e hyrjes së imigrantëve në kufirin gjerman, të cilët janë regjistruar më parë në vende të tjera të BE.

Në vitin 2015, Merkel tha se Gjermania ishte e hapur për njerëzit që iknin nga luftërat dhe kërkonin jetë më të mirë.Që atëherë, një milion azilkërkues janë pranuar në Gjermani.

BE po përpiqet të ndalë fluksin masiv të refugjatëve që kërkojnë jetë më të mirë.

Situata migruese e Evropës tërhoqi vëmendjen në mbarë botën javën e shkuar kur Italia dhe Malta refuzuan të lejonin një anije me qindra emigrantë të hynte në portet italiane

Spanja ndërhyri dhe i pranoi emigrantët.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha: “Është detyra jonë për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurt për këta njerëz për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut”.

Spanja shpëtoi 825 emigrantë, përgatitet për marrjen e anijes Aquarius

Emigrantët janë shpëtuar nga dhjetëra varka me ndihmë të së cilave kanë tentuar të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane

MADRID – Gjatë dy ditëve të kaluara roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar 825 persona dhe ka gjetur katër kufoma në ujërat e Mesdheut.

Emigrantët janë shpëtuar nga dhjetëra varka me ndihmë të së cilave kanë tentuar të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane.

Nga rojet bregdetare bëhet e ditur se emigrantët nga vendet afrikane janë shpëtuar nga 69 varka.

Kohët e fundit Italia nuk lejoi anijen Aquarius me 629 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe të ankorojë në portin e tyre.

Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion tregojnë se që nga fillimi i vitit 13.808 migrantë përmes detit kanë arritur në Itali. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 61.201.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, nga fillimi i vitit në ujërat e Mesdheut jetën e kanë humbur 792 emigrantë. aa

Italia dhe Franca kërkojnë krijimin e qendrave për emigrantë në Afrikë

Pamje të emigrantëve në Itali.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të krijojë qendra për të shqyrtuar kërkesat e emigrantëve për azil në vendet e tyre, transmeton AFP.

Një propozim i tillë është përkrahur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ne duhet të krijojmë qendra evropiane në shtetet e nisjes”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët me Macronin në Paris, duke iu referuar personave me kombësi afrikane.

Presidenti francez ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me Romën për krizën e migrantëve, duke kërkuar “reforma thelbësore” sa i përket rregullave të azilit në Bashkimin Evropian.

Këto rregulla kanë shkaktuar probleme të mëdha te vendet e Mesdheut, sidomos në Itali, pasi sipas tyre migrantët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë evropian që kanë qasje.

Propozimi i përbashkët ka ardhur pas ngritjes së tensioneve në mes të Francës dhe Italisë, si pasojë e refuzimit të Qeverisë italiane për të ankoruar anijen Aquarius në portin e saj.

Macron ka akuzuar Romën më herët gjatë kësaj jave për “cinizëm dhe papërgjegjësi”, duke nisur deklarata të ashpra ndaj Qeverisë së Contes.

Mirëpo të enjten ai ka synuar të ulë tensionet duke thënë se “asnjëra nga komentet e tij nuk kanë pasur qëllim që të ofendojë Italinë”.

Oxfam, raport për keqtrajtimin e fëmijëve emigrantë nga policia kufitare franceze

Organizata bamirëse “Oxfam” thotë se policia franceze e kufirit po keqtrajton fëmijët emigrantë, të cilët kërkojnë të hyjnë në Francë nga Italia, duke i kthyer ata mbrapsht në kundërshtim me ligjin francez dhe atë të Bashkimit Evropian.

Disa fëmijë madje, e kishin shuallin e këpucëve të prerë, përpara se të ktheheshin për në Itali“, thotë një anëtar i stafit të Oxfam-it në një raport të sapo lëshuar me titull: “Askund, por jashtë”.

Policia u bërtet, qesh me ta, i shtyn dhe u thotë se nuk do të kaloni kurrë“, thuhej nga një punonjës i organizatës. “Disa fëmijëve u janë konfiskuar telefonat celularë. Ata kanë humbur të gjitha të dhënat e tyre dhe madje nuk mund t’u telefonojnë as prindërve të tyre“, shkruhej në raport.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i ri italian Giuseppe Conte takohen të premten mes tensioneve që kanë përfshirë dy vendet lidhur me emigrantët.

Më parë gjatë kësaj jave, zoti Macron ishte kritik ndaj Italisë për mos pranimin e qindra emigrantë që ndodheshin në një anije shpëtimi, duke e quajtur sjelljen e Italisë “të papërgjegjshme”. Ministri i ri i brendshëm italian Matteo Salvini iu kundërvu kritikave duke thënë se Franca duhet të marrë më shumë emigrantë dhe se zoti Macron “në vend të flasë, duhet të veprojë”.

Të enjten zoti Macron tha se “është koha për veprim kolektiv” dhe se ai kurrë nuk “kishte patur për qëllim të ofendonte” Italinë.

Sipas raportit “Askund, por jashtë”, rreth 16.500 refugjatë dhe emigrantë të tjerë po qëndrojnë brenda dhe rreth qytetit të vogël italian Ventimilja, shtatë kilometra nga kufiri francez. Një në katër emigrantë është fëmijë i pashoqëruar nga askush.

Raporti thotë se nuk ka asnjë “marrëveshje” që qyteti i Ventimilja-s të kujdeset për fëmijët e kthyer. “Pasi zbresin nga treni, ata lihen pa kujdesin e askujt“.

Të rriturit dhe fëmijët shpesh detyrohen të kthehen në Itali. “Përgjatë rrugës, takuam njerëz që ecnin nën shi apo diellin përvëlues“, thuhet në raportin e Oxfam-it. “Personi i fundit që takuam ishte një vajzë e re nga Eritrea që mbante në dorë foshnjën e saj vetëm 40 ditëshe“.

Raporti thotë se policia franceze shpesh i ndryshonte dokumentet e fëmijëve të pashoqëruar për t’i bërë ata të dukeshin më të mëdhenj në moshë dhe i kthenin në Itali. Shumë prej fëmijëve po përpiqen të shkojnë tek familja dhe miqtë e tyre në Francë apo dhe vende të tjera evropiane, thuhet në raportin e organizatës bamirëse.

Oxfam-i ka nxitur Italinë, Francën dhe të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që “të ndajnë përgjegjësinë për strehimin e azilkërkuesve në mënyrë më të barabartë, me qëllim garantimin e të drejtave dhe nevojave të tyre si dhe t’u jepet prioritet lidhjes me familjet dhe të afërmit që ata kanë“.

Suedi, një e katërta e popullsisë janë emigrantë

STOCKHOLM – Numri i personave me origjinë emigrante në Suedi vitin e kaluar ka arritur shifrën 2 milionë e 400 mijë.

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Suedisë (SCB), brenda 4 viteve numri i suedezëve me origjinë emigrante, duke u rritur për 8 për qind ka arritur në 2 milionë e 400 mijë.

Popullsia e vendit është 10 milionë, ndërsa emigrantët përbëjnë 24 për qind të popullsisë.

Ndërkohë sipas Zyrës së Emigrantëve të Suedisë, 1 milion e 64 mijë e 42 prej numrit total të migrantëve kanë shtetësi suedeze.

Vitin e kaluar 69 mijë persona nga 160 shtete u bënë shtetas të Suedisë, prej të cilëve sirianët me 4 mijë e 106 persona janë në rendin e parë.

Emigrantët që vendosen në Suedi me viza të qëndrimit dhe punës, pasi që jetojnë 5 vite në vend mund të marrin shtetësinë e vendit. Ndërsa për ata që martohen me suedezët kjo kohë është 3 vjet. aa

Trump-Junckerit: Ju jeni vrasës brutal

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mund të jetë cilësuar në disa mënyra gjatë detyrës së tij në Komisionin Evropian, mirëpo ndoshta asnjëherë “vrasës brutal”, siç ka thënë ai të jetë quajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Juncker, i cili ka qenë pjesë e takimit të shtatë vendeve më të industrializuara në Kanada javën e kaluar, ka folur të enjten për takimin e tij me Trumpin në një fjalim në Mynih.

Trump më ka thënë javën e kaluar: “Jean-Claude, ju jeni vrasës brutal”, është shprehur Juncker.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në rrezik kaq të madh për Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ai ka synuar shprehjen e ndonjë komplimenti, mirëpo nuk jam i sigurt”.

Samiti i G7-ës ka dështuar të qetësojë tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera, të cilat Trump i akuzon për politika tregtare të padrejta kundrejt SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar të enjten vendosjen e kundërmasave në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane, në përgjigje të tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, kanë njoftuar burime nga BE-ja.

“Nuk mund të mospërgjigjemi ndaj tarifave. Nuk kam aspak disponim për luftë, mirëpo nuk pranojë që të diktohemi nga larg se çfarë të bëjmë në Evropë”, ka thënë Juncker.

“Ky është kontinent i pavarur. Shumë persona kanë luftuar për këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Raportohet se BE-ja ka miratuar masat hakmarrëse kundër SHBA-së

Shtetet e Bashkimit Evropian kanë miratuar tarifat hakmarrëse në uisku dhe motoçikleta, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifave në metalet evropiane, transmeton AFP.

“Shtetet anëtare kanë mbështetur sot unanimisht planin e komisionit për të miratuar masat ribalancuese ndaj tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, i ka thënë AFP-së, një burim i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti.

Po ky burim ka shtuar se tarifat do të nisin së zbatuari “në ditët në vijim” derisa zyrtarë tjerë kanë thënë se kanë shtyrë datën deri në muajin korrik.

“Bashkimi Evropian do të shfrytëzojë të drejtën e tij në venien e tarifave në produktet amerikane në vlerë të 2.8 miliardë dollarëve në tregti, siç është njoftuar nga Organizata Botërore e Tregtisë”, ka thënë ky burim nga komisioni.

Marrëdhëniet transatlantike janë në nivelin më të ulët në disa vjet, për shkak të tarifave, Marrëveshjes për klimën, paktin bërthamor dhe ambasadën amerikane në Jerusalem.

Norvegjia kërkon rritjen e trupave amerikane afër kufirit me Rusinë

Marinsa amerikanë

Norvegjia do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara të dyfishojnë numrin e trupave amerikane të stacionuar në këtë shtet, ndonëse një hap i tillë mund të rrisë tensionet me Rusinë fqinje kanë thënë ministrat.

Ky hap i njoftuar nga ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtjes në Oslo më 12 qershor, vjen pas rritjes së kujdesit mes shteteve që kanë në kufi Rusinë, pasi kjo e fundit ka ankesuar Krimenë nga Ukraina më 2014.

Nëntë kombe që gjenden përgjatë bregut lindor të NATO-s kanë bërë thirrje javën e kaluar për rritje të prezencës së aleancës ushtarake në rajonet e tyre, për shkak të rritjes së shqetësimeve për agresionin rus.

Rreth 330 trupa amerikanë pritet të largohen nga Norvegjia në fund të këtij viti, pasi një kontigjent fillestar ka arritur në këtë vend në janar të vitit 2017 për të kryer trajtime për luftime në kushte të dimrit.

Ata kanë qenë trupat e parë të huaj që janë vendosur në Norvegji, vend anëtar i NATO-s nga Lufta e Dytë Botërore.

Vendimi për të mirëpritur këta trupa vitin e kaluar ka zemëruar Rusinë, pasi Moska ka paralajmëruar se mund të përkeqësohen marrëdhëniet bilaterale me Oslon dhe të përshkallëzohet situata në anën veriore të NATO-s.

Ministrja e Jashtme norvegjeze, Ine Eriksen Soereide, u ka thënë gazetarëve më 12 qershor se vendimi për të rritur prezencën ushtarake është mbështetur në parlament dhe nuk përbën vendim për krijimin e një baze të përhershme amerikane në Norvegji.

Ajo ka thënë se Oslo do t’i kërkojë Uashintonit të dërgojë 700 trupa ushtarakë duke filluar nga viti i ardhshëm, duke thënë se trupat shtesë do të vendosen afër kufirit me Rusinë në rajonin Troms.

Timmermans: Evropa duhet të marrë fatin në duart e saj

“Uniteti i Bashkimit Evropian u ndërtua nga anëtarë të cilët vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike vendosën të bashkojnë fatet e tyre dhe së bashku të krijojnë të ardhmen”, porositi Timmermans

PARIS – Nënpresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, deklaroi sot se samiti i radhës i liderëve të Bashkimit Evropian është me rëndësi meqë Evropa doemos duhet të marrë fatin e saj në duart e veta.

“Për herë të parë nga viti 1945 kemi situatë ku një president amerikan si interes strategjik nuk e konsideron punën e krijimit të Evropës së fortë dhe të bashkuar dhe marrëdhëniet transatlantike”, tha Timmermans në takimin me parlamentarët evropianë në Strasbourg.

Ai po ashtu tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të fillojë të punojë në krijimin e të ardhmes së vet.

“Uniteti i Bashkimit Evropian u ndërtua nga anëtarë të cilët vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike vendosën të bashkojnë fatet e tyre dhe së bashku të krijojnë të ardhmen”, porositi Timmermans.

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen në Bruksel në një samit që është paralajmëruar më 28 dhe 29 qershor. aa

Austria do të mbyllë 7 xhami dhe dëbojë 40 imamë

Kurz tha se hetimet mbi disa xhami dhe shoqata të kryera nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar dhe se aktivitetet e shtatë xhamive kanë rezultuar të ndaluara

VJENË – Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari Sebastian Kurz.

Gjatë një konference me zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache dhe ministrin e Çështjeve të BE-së Gernot Blumel, Kurz tha se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.

Kurz tha se hetimet mbi disa xhami dhe shoqata të kryera nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar dhe se aktivitetet e shtatë xhamive kanë rezultuar të ndaluara, prej të cilave njëra i përket Bashkësisë Islame-Turke (ATIB).

Kancelari austriak shtoi se imamët do të deportohen për shkak të financimit të huaj. aa

Macron: Liderët e G7-ës duhet të jenë të kujdesshëm me Trumpin

Grupi i shtatë vendeve më të Industrializuara (G7), do t’i bëjë presion presidentit amerikan, Donald Trump gjatë samitit të kësaj jave lidhur me tarifat që ka vënë ai në importet e çelikut dhe alumunit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se këtë çështje do ta trajtojnë me kujdes teksa tentojnë t’i ndryshojnë mendimin liderit amerikan, transmeton Reuters.

Mirëpo Macron, duke folur për gazetarët pas bisedimeve me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se gjashtë vendet tjera anëtare janë mjaftueshëm të fuqishme, të cilat mund të mbijetojnë nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të heqin dorë nga roli i tyre global.

Komentet e Macronit reflektojnë tensionet për tregti, të cilat pritet të dominojnë samitin që do të mbahet më 8-9 qershor.

Vendet anëtare të G7-ës kanë thënë se do të jenë të ashpra derisa përballen me Trumpin, ndonëse nuk dëshirojnë përshkallëzim të situatës.

“Në këtë ambient, pavarësisht të gjithave neve na duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mundohemi t’i bindim ata, t’i mbajmë Shtetet e Bashkuara afër sepse ata janë aleatët tanë historikë dhe na duhen”, ka thënë Macron.

Trudeu ka thënë se liderët do të shprehin pakënaqësinë e tyre duke shprehur optimizmin e tij në samitin dyditor në Kuebek.

Sulmuesi i Stokholmit dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë suedeze e dënoi me burgim të përjetshëm, Rakhmat Akilovin, një strehimkërkues nga Uzbekistani, për vrasjen e pesë vetave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në një sulm me kamion në një rrugë të Stokholmit në muajin prill të vitit 2017.

“I pandehuri mes tjerash është gjetur fajtor për vepër terroriste lidhur me vrasjen e pesë vetave. Dënimi është burgim i përjetshëm”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Qarkut në Stokholm.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilovi rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan.

Ai qe arrestuar të njëjtën ditë në një pompë benzine në një paralagje të kryeqytetit suedez.

Gjatë procesi gjyqësor ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.

Macron: Jeruzalemi është kryeqytet i dy shteteve

Presidenti i Francës, Macron bëri të ditur se kryeministrit izraelit i ka thënë se Franca vazhdon të mbështesë marrëveshjen ekzistuese bërthamore me Iranin

PARIS – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimit me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në Paris, tha se zhvendosja e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem shkaktoi dhunë dhe se nuk i ka ndihmuar procesit të paqes.

“Nëse diçka e tillë çon në vdekjen e njerëzve, kjo për mua nuk është lajm i mirë”, tha Macron në një konferencë për media, duke shtuar se Parisi do të ndihmojë në zgjidhen e krizës humanitare në Gaza.

Ai theksoi se kryeministrit izraelit i ka thënë se Franca vazhdon të mbështesë marrëveshjen ekzistuese bërthamore me Iranin.

“Siç thonë edhe aleatët tanë evropianë, ne duhet të jemi të përkushtuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin për të kontrolluar programin e raketave balistike”, tha Macron.

Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja me Iranin nuk është e përkryer dhe se pas vitit 2025 do të jetë e nevojshme “të shqyrtohet më tej”.

Ai poashtu potencoi se Kudsi është kryeqyteti i dy shteteve, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që kjo çështje të jetë pjesë integrale e negociatave mes dy palëve.

“Në mënyrë të veçantë dënoj çdo formë të dhunës që kryhet ndaj civilëve në Gaza gjatë javëve të fundit”, tha Macron

Ai theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi i tanishëm mes Francës dhe Izraelit.

Netanyahu tha se “besimtarët radikalë” paraqesin problemin më të madh për demokracinë, duke shtuar se në këtë drejtim nevojitet të vendosen sanksione të rrepta ndaj Iranit.

“Nga presidenti Macron kërkova që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, tha Netanyahu, duke shtuar se ai beson se marrëveshja me Teheranin përfundimisht të anulohet.

Presidenti francez potencoi se për Izraelin është shumë e rëndësishme që Irani të mos ketë armë bërthamore.

Netanyahu të martën dënoi planin e Iranit për të rritur kapacitetin e pasurimit të uraniumit, duke vënë në dukje se Teherani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore për të shkatërruar Izraelin.

“Ayatollah Khamenei, lideri suprem i Iranit, njoftoi dy ditë më parë qëllimin për të shkatërruar Izraelin. Ai shpjegoi të hënën se ka në plan për ta bërë këtë, pasurimi i uraniumit pa kufizime për të zhvilluar armë bërthamore”, tha Netanyahu në një mesazh me video të postuar në rrjetet sociale.

Ayatollah Khamenei shkroi në Twitter të dielën se Izraeli është një “tumor malinj” i Lindjes së Mesme dhe duhet “të çrrënjoset”.

Irani njoftoi të martën se do të informojë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Vjenë për fillimin e një procesi për të rritur kapacitetet e saj për pasurimin e uraniumit.aa

Kryeministri italian kërkon heqjen e disa sanksioneve kundër Rusisë

Kryeministri populist i Italisë, Giuseppe Conte, ka treguar se synon t’i japë fund emigrimit ilegal si dhe të forcojë lidhjet me Rusinë.

“Ne do të përkujdesemi për t’u hapur ndaj Rusisë”, duke përfshirë dhënien fund të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për të cilat ai ka thënë se dëmtojnë “shoqërinë civile”.

Ai i ka bërë këto deklarata para senatorëve në Romë, pasi Dhoma e Lartë e parlamentit ka votuar në favor të Contes për të formuar qeverinë e re.

Dhoma e Ulët e parlamentit pritet të miratojë qeverinë e re më 6 qershor.

Liderët e rinj të Italisë përballen me dy data të rëndësishme në qershor, duke nisur nga samiti i Shtatë vendeve më të Industrializuara (G7), më 7 dhe 8 qershor në Kanda, dhe më pas samiti i dytë i Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili pritet të fokusohet në krizën e refugjatëve në rajon dhe reformat në Eurozonë.

“Ne do të promovojmë një rishikim të sistemit të sanksioneve”, gjatë takimit me anëtarët tjerë, duke bërë fushatë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë”, ka thënë Conte.

“E vërteta është se ne kemi krijuar një ndryshim rrënjësor dhe jemi krenarë për këtë gjë”.

Deklaratat e Contes kanë ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite ne Austri, vend që po ashtu drejtohet nga një qeveri populliste, ka thënë se “tërheqja e sanksioneve është në interesin e çdokujt, duke na përfshirë ne po ashtu”.

Putin ka hedhur poshtë deklaratat se qeveria e tij është duke punuar për të promovuar ndarje në Evropë, duke mbështetur partitë populliste të krahut të djathtë, në këmbim të marrëdhënieve më të mira me Moskën.

“Nëse nuk zgjidhet kriza e refugjatëve, BE do të shpërbëhet”

Ministri për Refugjatët dhe Emigracion të Belgjikës, Theo Francken deklaroi se “nëse nuk zgjidhet kriza e refugjatëve, brenda disa vitesh Bashkimi Evropian do të shpërbëhet”

LUKSEMBURG – Ministri për Refugjatët dhe Emigracion të Belgjikës, Theo Francken deklaroi se “nëse nuk zgjidhet kriza e refugjatëve, brenda disa vitesh Bashkimi Evropian do të shpërbëhet”.

Në një deklaratë për mediat para takimit të Këshillit të Brendshëm dhe Drejtësisë të BE-së në Luksemburg, Francken tha se Belgjika është gati të bëjë lëshimet e nevojshme nëse ndalohet rrjedha e refugjatëve.

“Evropa është një shtëpi dhe ne prej 3 vitesh po diskutojmë se cili në cilën dhomë do të qëndrojë. Por, fillimisht ne duhet të mbyllim derën e përparme dhe të pasme të shtëpisë”, tha Francken duke vënë theksin se në debatet mbi refugjatët në BE nuk diskutohet për problemet reale.

Ai ka ka mbrojtur idenë se duhet të përqafohet “modeli australian” për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve dhe se në këtë mënyrë do të ndërpritet plotësisht rrjedha e refugjatëve të paligjshëm dhe se mund të hapen dyert për refugjatët që vijnë në rrugë legale.

Francken thotë se me Tunizinë duhet të nënshkruhet një marrëveshje e ngjashme me marrëveshjen e nënshkruar më 18 mars mes BE-së dhe Turqisë dhe në këtë mënyrë mund të krijohet mundësia për dërgimin e sërishëm të refugjatëve në Tunizi të cilët vijnë nga Libia.

Ministri belg potencoi se vendet anëtare të BE-së nuk do të tregojnë solidarizim “pa u mbyllur të gjitha dyert” për refugjatët. “Po përgatisim fundin tonë. Nëse kriza me refugjatët nuk zgjidhet, brenda disa vitesh BE-ja do të shpërbëhet”, ka thënë Francken. aa

Kërcënimi rus, Polonia ofron dy miliardë dollarë për ndërtimin e bazave amerikane

Qeveria polake ka deklaruar se do të investojë 1,5-2 miliardë dollarë të ardhura nga fondet e saj dhe të BE për të krijuar kushtet për qëndrimin e një divizioni ushtarak amerikan, njoftoi media polake duke iu referuar një dokumenti të Ministrisë polake të Mbrojtjes.

Në origjinën e kësaj iniciative është parashikimi i një kërcënimi rus.

Në dokumentin e titulluar ”Propozim për një prani të qëndrueshme amerikane në Poloni” theksohet se fondet e ofruara nga Varshava do të përdoren për ndërtimin dhe modernizimin e infrastukturës sociale, ushtarake dhe të komunikacionit, të domosdoshme për ushtarët amerikanë dhe familjet e tyre.

Në dokument citohen edhe vendet në të cilat këto baza amerikane do të istalohen në territorin polak, me spitale dhe shkolla për fëmijë.

Instituti italian jep alarmin: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë muajve të verës

Vera sapo ka hyrë, por të gjithë duke parë temperaturat bëjnë pyetjen: A do jetë shumë e nxehtë, a do të kemi temperatura ekstreme si në vitin 2003?

Një studim të fundit nga Këshilli Kombëtar i Shkencës në Itali, ka nxjerr në pah një prirje shqetësuese statistikore në lidhje me shpeshtësinë e ngjarjeve ekstreme, ku i ftohti dhe i nxheti do të jenë prezent.

Një botim i përbashkët nga CNR dhe ENEA ka treguar se si frekuenca e rritur e tornadoteve është e lidhur me rritjen e temperaturave të detit.

Por ajo është gjithashtu një kronikë e javëve të fundit që na tregon për një situatë shumë të veçantë, me muajin maj, i cili u mbyll në një nivel evropian të temperaturave, për shkak të pranisë së një anticiklon i madh. Në pjesë të tjera të botës, për shembull në Pakistan, temepraturat arritën 50 ° C, një vlerë vërtetë rekord edhe në këtë pjesë të planetit.

Masat e ajrit, të ngrohtë në njërën anë, dhe të ftohtë nga ana tjetër, vazhdimisht luftojnë për të fituar një vend në rreshtin e parë në Itali dhe jo vetëm, por këto sjellin dhe furtunë të përqendruar në zona të vogla.

Rasti i të ashtuquajturave bomba të ujit, të cilat mund të prodhojnë aq shumë dëme: vetëm për të marrë një shembull të kohëve të fundit, gjatë orëve të para të premten, më 1 qershor një stuhi e papritur solli 50 mm shi në pak minuta vetëm në një zonë të ngushtë të qytetit të Genoa dhe Torino.

Vera e këtij viti duket e vendosur për të vazhduar në këtë rrugë, me të nxehtë për shkak të zgjerimit të anticiklone Afrikës në gjerësi tonë, e ndjekur nga inputet e fuqishme të trazuara nga Atlantiku: kjo është jo më shumë se hipoteza, pasi ajo tashmë është e hënë 4 qershor dhe pastaj gjatë fundjavës së ardhshme ne presim ardhjen e trazirave intensive, me rrezikun real të fenomeneve intensive të tilla si breshëri, tornadot dhe stuhitë, kryesisht në pjesën veriore të Italisë, pa mundësi të largët të episode ekstreme.

Por kjo situatë ka të ngjarë të vazhdojë  edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kur temperaturat e deteve është e detyruar që të rritet: det të ngrohtë, me duhmë e parë të frigorifer, ajër me lagështi, ajo kthehet në burim i vërtetë i uragan të përkohshme. Dhe çfarë mendoni për tornadot? A mendoni se ata janë sinjali i një ndryshimi më të gjerë klimatik?


Send this to a friend