VOAL

VOAL

Kukan kritikon ashpër BE-në për çështjen Kosovë-Serbi, ja ç’propozon

Ish-eurodeputeti Eduard Kukan ka folur rreth zhvillimeve të fundit të çështjes Kosovë-Serbi.

Eduard Kukan, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, në një deklaratë për “Asociacionin për Politikë të Jashtme të Sllovakisë”, ka thënë se ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ka treguar udhëheqje të mjaftueshme në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, tani edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme, Joseph Borrell, nuk do ta bëjë punën ashtu siç duhet.

Ai ka thënë se shpreson që BE-ja ta emërojë një përfaqësues special që do ta udhëheqë më mirë dialogun Kosovë-Serbi, por edhe politikën e jashtme të BE-së, transmeton lajmi.net.

“Në momentin kur Kosova vendosi taksa ndaj Serbisë, Mogherini është dashur të udhëtojë atje dhe ‘të godasë tryezën’”, ka thënë ai. “E mbaj mend Borrel kur ishte kryetar i Parlamentit Evropian. Emërtimi i tij më befasoi, pasi spanjollët kanë politikanë shumë më dinamikë dhe më të rinj”, tha Kukan.

Sipas tij, emërimi i Borrellit në krye të diplomacisë evropiane e sidomos si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, është i favorshëm, transmeton më tutje lajmi.net.

Mirëpo Kukan thotë se, ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila ishte aktualizuar vitin e kaluar, nuk ka qenë thjeshtë një strategji në fushatë.

“Çështja e njohjes së Kosovës me shkëmbimin e territoreve me Serbinë do të aktualizohet përsëri”, ka deklaruar Kukan, i cili shtoi se nëse ndodhë një gjë e tillë, kjo mund të destabilizojë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Lajçak kritikon Serbinë, jep sinjale se mund të shqyrtojnë njohjen e Kosovës

Në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki është duke marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirsollav Lajçak. Në këtë takim ai ka bërë thirrje që Prishtina të heq vendimin për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

Përveç kësaj, Lajçak para gazetarëve ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke pikëtuar si problem faktin që Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende të BE-së.

“Kosova është problem, sepse ajo ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. Ky është realiteti i Kosovës”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

I pyetur rreth mundësisë së ndryshimit të pozicionit të Sllovakisë si një prej shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Lajçak ka thënë se fillimisht dëshirojnë të shohin një Kosovë që është vetvetja.

“ Ndryshimi i parë që dua të shoh në zhvillimin pozitiv për Kosovën, është fillimisht heqja e taksës”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak, shkruan blic.rs, transmeton Gazeta Express.

Sipas shefit të politikës së jashtme të Sllovakisë në rast se dëshiron të jesh pjesë e Bashkimit Evropian atëherë marrë vendime të cilat të sjellin më afër një synimi të tillë. Këto deklarime Lajçak i ka bërë teksa ka folur për marrëveshjen e Serbisë për tregti të lirë me Unionin e Euro Azisë.

Ai ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje tregtie me një grup ‘Pro-rus’ nga Serbia është një vendim ‘konfuz’, dhe sipas tij një shtet ‘nuk mund të shkojë në drejtime të ndryshme në të njëjtën kohë”.

Serbia ka vendosur që të nënshkruaj një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonomik të Euro Azisë më 25 tetor. Ndërkohë një marrëveshje për tregti të lirë mes Rusisë dhe Serbisë ekziston që nga viti 2000./GazetaExpress/

Të rinjtë gjermanë “janë trajtuar si skllevër” në Rumani

Zyrtarë policorë rumunë.

Fëmijët gjermanë të dërguar në Rumani, në kuadër të një programi për t’iu ndihmuar të rinjve problematikë, janë mbajtur në kushte “sikur të skllevërve”, kanë thënë prokurorët.

Tetë të dyshuarit, duke përfshirë një çift gjerman dyshohet se kanë trafikuar dhe abuzuar me të rinjtë, përmes programit të financuar nga shteti gjerman, Projekt Maramures.

Prokurorët rumunë dyshojnë se të rinjtë janë trajtuar në “mënyrë poshtëruese”.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë në kontakt me autoritetet rumune.

Në faqen zyrtare të Projekt Maramures, thuhet se qëllimi tij është që të “rehabilitojë” të rinjtë problemtikë.

Aty po ashtu përmendet se përmes këtij projekti u ofrohet ndihmë të rinjve, që kanë çrregullime në sjellje, probleme me drogë, në një fermë në rajonin, Maramures të Rumanisë.

Mirëpo hetuesit rumunë kanë thënë se të rinjtë e moshës nga 12 deri në 18 vjet, janë trajtuar si skllevër, janë goditur dhe janë detyruar të “kryejnë punë të rënda fizike”.

Të rinjtë nuk janë ushqyer, nuk u janë dhënë ilaçet dhe nuk kanë pasur kontakt me botën, duke qenë subjekte të “metodave brutale të të ashtuquajturit riedukim”, është thënë në deklaratë.

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar të mërkurën se diplomatët gjermanë në Rumani, kanë qenë në kontakt me autoritetet për të ofruar këshilla.

“Ky është projekt që ka ekzistuar për gati 20 vjet, dhe në 20 vjetët e fundit nuk ka pasur probleme të tilla, si për këto që është duke u raportuar në media”, është cituar të ketë thënë zëdhënësja sipas agjencisë së lajmeve, The Associated Press.

Burimet brenda gjyqësorit i kanë thënë agjencisë AFP se autoritetet kanë ndalur disa punëtorë të kësaj qendre.

Prokurorët nuk kanë treguar se sa fëmijë saktësisht janë prekur nga abuzimet, që supozohet të kenë nisur më 2014.

Bërnabiq: Borrell e mbështet qëndrimin e Spanjës për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell e mbështet qëndrimin e Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës.

Bërnabiq i bëri komentet gjatë një vizite në qytetin Santander të Spanjës.

Sipas Bërnabiqit, Borrell, i cili është kandidat për shef të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, “do të ketë një qëndrim të balancuar dhe objektiv”, derisa një nga prioritetet e tij do të jetë çështja e Kosovës.

“Qëndrimi i BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës është neutral. Ajo nuk ka qëndrim sepse nuk ka konsensus. Ka anëtarë që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka që nuk e kanë njohur”, tha Bërnabiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për dialogun Kosovë-Serbi?

Bërnabiq po ashtu tha se Borrell ka tërhequr vëmendjen “për dy gjëra të rëndësishme”: që BE-ja është garantuese e marrëveshjes së Brukselit (v.j. midis Kosovës dhe Serbisë) dhe që Kosova me taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia shkel direkt Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Spanja së bashku me Rumaninë, Greqinë, Sllovakinë, dhe Qipron janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Kufijtë – Angela Merkel “ultimatum” Vuçiçit: Do ndëshkoheni rëndë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Media ‘Espreso.rs’ shkruan se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Merkel

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

Liderët e G7-ës mblidhen në Francë për të diskutuar Iranin, Rusinë dhe Amazonën

Presidenti francez Emmanuel Macron.

Liderët e kombeve të fuqishme në botë janë duke u mbledhur të shtunën në jugperëndim të Francës në Samitin G7, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e inkuadrimit të Rusisë në këtë grup.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson, janë në mesin e liderëve që pritet të marrin pjesë në samitin dy ditor, nën patronatin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Para nisjes nga Uashingtoni, Trump u tha gazetarëve se pret një diskutim shumë të dobishëm me anëtarët e tjerë të G7-ës. Ai po ashtu bëri thirrje që Franca të tërhiqet nga plani për të vendosur taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë në SHBA, Google dhe Facebook.

Macron tha se do të provojë të bindë Trumpin për të nënshkruar një dokument që siguron mbrojtjen e natyrës pas zjarrit të vazhdueshëm dhe shkatërrues në Amazonë.

Të gjithë sytë do të jenë nga marrëdhënia e Trumpit me pjesën tjetër të grupit. Këtë vit, Uashingtoni ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj Bashkimit Evropian , për të detyruar Teheranin të diskutojë për programin bërthamor.

Trump po ashtu pritet të përballet me kundërshtime nëse vazhdon të insistojë se Moska duhet të kthehet në grup që më parë quhej G8. Rusia ishte përjashtuar nga formati G8 pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014.

Anëtarët e tjerë të G7-ës kishin vendosur sanksione ndaj veprimeve të Moskës kundrejtë Ukrainës.

Malta lejon ankorimin e anijes me 356 emigrantë

Malta pranoi të lejojë ankorimin e një anijeje shpëtimi me 356 emigrantë kryesisht nga Sudani, mes tyre më shumë se 100 të mitur.

Malta i dha leje anijes Ocean Viking me flamur norvegjez të ankorohet në brigjet e saj, pasi gjashtë vende evropiane arritën marrëveshje për të pranuar emigrantët.

Anija kishte qëndruar në Mesdhe prej dy javësh, në pritje të hyrjes në port.

Emigrantët po merren nga Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Rumania. Agjensia franceze e lajmeve tha se asnjë prej emigrantëve nuk do të qëndrojë në Maltë.

Mjekët në bordin e anijes së shpëtimit, thanë se emigrantët janë të traumatizuar dhe pritja në mjediset e mbyllura të anijes e ka rënduar gjendjen e tyre psikologjike.

Ndërkaq, Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Britania do të kthejë mbrapsht emigrantët që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme La Manshin nga Franca. “Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të shihet si vendi ku ata mund të thyejnë ligjin duke kërkuar të arrijnë në mënyrë të paligjshme,” tha ai.

Mori telefonin e punës në pushime, ministri norvegjez jep dorëheqjen

Ministri i peshkimit të Norvegji, Per Sandberg, ka dhënë dorëheqjen.  Arsye për këtë është bëri fakti se ai kishte thyer protokollet e sigurisë, duke marrë me vete telefonin zyrtar në pushimet e tij në Iran.

Menjëherë pas kthimit nga pushimet, kryeministrja e Norvegjizë i ka kërkuar Sanders, që e ka pranuar publikisht se e kishe pasur me vete celularin në Iran, t’i dorëzojë telefonin organeve të sigurisë.

Sandberg, 58 vjeç, është kreu i partisë Napredak, dhe ai është kritikuar edhe brenda kësaj force politike se solli në vend edhe të dashurën e tij, 28-vjeçaren Bahareh Letnes, e lindur në Iran, të cilës iu dha shtetësia norvegjeze. Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik.

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaron dorëheqjen

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi dorëheqjen të martën, në një fjalim gjatë të cilit denoncoi ashpër Ministrin e tij të Brendshëm, Matteo Salvini duke e akuzuar se kishte fundosur koalicionin qeverisës dhe kishte vënë në rrezik ekonominë për përfitime personale dhe politike.

Kryeministri Conte, duke folur para parlamentit të thirrur nga pushimet e verës për një votëbesim të qeverisë së formuar më pak se një vit më parë, e akuzoi kryetarin e partisë Lega, Salvini se donte të përfitonte nga rritja e popullaritetit të tij.

“(Salvini) ka treguar se po ndjek interesat e tij dhe ato të partisë së tij”, tha zoti Conte në sallën e mbushur plot të Senatit, ndërsa zoti Salvini ishte i ulur pranë tij, me një fytyrë të ngurtë.

“Vendimet e tij paraqesin rreziqe serioze për këtë vend “.

Ai i përshkroi veprimet e zotit Salvini si “papërgjegjshmëri serioze institucionale, duke treguar mbi të gjitha mungesë respekti ndaj parlamentit dhe përgjegjëse për futjen e vendit në një spirale pasigurie politike dhe paqëndrueshmëria financiare “.

Zoti Conte, i cili nuk i përket asnjë prej dy partive të koalicionit, do ta dorëzojnë dorëheqjen e tij më vonë gjatë ditës, duke i hapur rrugën kreut të shtetit që të fillojë konsultimet zyrtare me partitë për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri.

Në rast të kundërt, Presidenti Sergio Mattarella do të shpërndante Parlamentin.

Zoti Salvini herë pas here tundte kokën, rrotullonte sytë me tallje, ose u tundte kokën senatorëve të Legës, ndërsa kryeministri shpalosi kritikat e ashpra ndaj veprimeve të Salvinit gjatë dy javëve të fundit.

Zoti Salvini, i cili u ul pranë senatorëve të partisë së tij për të dhënë përgjigjen, hodhi poshtë komentet e zotit Conte, duke thënë se partitë e tjera kishin frikë të shkonin në zgjedhje dhe të humbnin postet e tyre.

Ai tha se qëllimi i tij politik ishte të sfidonte rregullat fiskale të Bashkimit Evropian, të cilat ai i ka fajësuar për varfërimin e vendit.

Roma duhet të shpenzojë të paktën 50 miliardë për të stimuluar ekonominë e dobët kronike, shtoi ai.

“Unë nuk kam frikë,” tha zoti Salvini.

Në anën tjetër të zotit Conte ishte ulur Luigi Di Maio, kreu i Partnerit tashmë të padëshiruar të koalicionit tani, Lëvizja 5 Yje, të cilën zoti Salvini e kishte e quajtur si obstruksioniste nga Salvini gjatë 12 ditëve të kaluara, pasi ai doli nga aleanca.

Zoti Salvini ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme, 3-1 / 2 vjet përpara ciklit normal, i bindur se popullariteti i tij në rritje do t’i sigurojë postin e kryeministrit dhe se lëvizja 5 yjet do të kalojë në opozitë. za

Lituania blen 4 milionë pilula jodi

Ilustrim.

Lituania ka thënë se pret që të pranojë më shumë se 4 milionë pilula jodi, teksa shteti fqinj, Bjellorusia, është duke planifikuar të funksionalizojë centralin e parë bërthamor më vonë gjatë vitit.

Qeveria lituaneze ka thënë se pilulat, që vlerësohet se kanë vlerën e 1 milion dollarëve, do të prodhohen brenda një muaji, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Associated Pres.

Ato më pas pritet t’iu dorëzohen qytetarëve në rast të rrezatimit, që mund të rrjedhë nga centrali bërthamor, Astravets, i cili është ndërtuar me ndihmën e Rusisë, vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit lituanez, Vilnius.

Jodi zakonisht përdoret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga disa lloje të rrezatimit.

Reaktori i parë i centralit bëthamor pritet t’i shqyrtohet procesit vlerësues në fund të vitit, derisa i dyti më 2020.

Qeveria e Lituanisë ka rritur shqetësime për sigurinë e kësaj zone bërthamore dhe ka njoftuar se planifikon të blejë pilula të jodit, si shenjë përgatitjeje për testimet e ardhshme.

Ministria e Brendshme e këtij shteti ka thënë se janë duke formuar planet për evakuim dhe janë duke testuar alarmet për urgjencë.

Ky shtet baltik me 2.8 milionë banorë, ka mbyllur centralet bërthamore 10 vjet më parë.

Çështja e emigrantëve në bordin e anijes “Open Arms”

Drejtuesit e anijes spanjolle me mision bamirësie e shpëtimi “Open Arms” njoftuan të hënën se Madridi dhe Roma duket se kanë arritur një marrëveshje që emigrantët në bordin e saj, të zbarkojnë në ishullin Majorka të Spanjës, por qeveria spanjolle mohoi arritjen e një marrëveshje të tillë.

“I vetmi informacion i saktë është se qeveria spanjolle i ka bërë një ofertë anijes “Open Arms” të udhëtojë drejt portit më të afërt spanjoll dhe se qeveria italiane po shkel ligjin duke mos lejuar që emigrantët të zbarkojnë në Lampedusa”, thuhej në një deklaratë të qeverisë.

Prej 18 ditësh, të 107 emigrantët, shumica e tyre afrikanë, qëndrojnë në anije pranë ishullit italian të Lampeduzës. Ministri i Brendshëm përfaqësues i së djathtës italiane Matteo Salvini, ka urdhëruar zyrtarët që të mos lejojnë zbarkimin e emigrantëve. Ndërkohë të shtunën ai urdhëroi që të lejohet zbritja nga anija e vetëm 27 të miturve.

Qeveria spanjolle, e cila e përsëriti të hënën ofertën e saj njoftoi se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga anija “Open Arms” se çfarë do të bëjë. Zëvendës Kryeministrja në detyrë Carmen Calvo tha për një radio vendase (Cadena Ser) se qeveria kishte “shpenzuar gjithë fundjavën duke biseduar me qeverinë italiane, e duke u kërkuar atyre që të përgjigjen”.

Drejtuesit e anijes “Open Arms” thonë se lundrimi i mëtejshëm larg ishullit të Lampeduzës do të ishte “i pakuptimtë” duke marrë parasysh përkeqësimin kushteve në anije.

Merkel dhe Orban shënojnë 30 vjetorin e rënies së Perdes së Herkurt

Kancelarja gjermane, Angela Mekel dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mirëpritur kancelaren gjermane, Angela Merkel në qytetin hungarez, Sopron për të shënuar 30 vjet nga rënia e Perdes së Hekurt.

Orban dhe Merkel janë duke shënuar atë që njihet si “Pikniku Pan-Evropian”, në afërsi të kufirit hungarezo-austriak, përmes së cilit, të paktën 600 gjermanë lindorë kanë kaluar kufirin dhe kanë ikur në Perëndim.

Kjo datë kujton ikjen masive të gjermanëve lindorë atëbotë, si pasojë e Murit të Berlinit të krijuar më 1961 andaj ngjarjet e kësaj dite konsiderohen kyçe për vetë rënien e murit tre muaj më vonë.

Merkel dhe Orban kanë marrë pjesë në një ceremoni të kishës ekumenike në Sopron. Ata pritet që më vonë të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët.

Por pavarësisht pse Orban dhe Merkel janë duke shënuar rënien e ndalesës historike në Evropë, çështja e menaxhimit të kufijve ka tensionuar marrëdhëniet në mes të të dy liderëve.

Orban ka qenë kritik i ashpër i vendimit të vitit 2015 të kancelares Merkel për të hapur kufijtë gjermanë për migrantët nga zona e konfliktit në Lindje të Mesme.

Takimi i tyre i madh bilateral është zhvilluar në korrik të vitit të kaluar, kur Orban ka vizituar Berlinin për herë të parë në tre vjet.

Në atë takim ka pasur edhe situata të sikletshme, pasi Merkel ka akuzuar Orbanin për dështim të respektimit të “njerëzimit” me politikat e tij të ashpra kundër emigrimit. rel

Betimi prekës që William i bëri dikur të ëmës, princeshës Diana

Princi William ishte vetëm 14 vjeç kur martesa e prindërve të tij mori fund. Asokohe për të miturin ishte e vështirë të përballonte ndarjen në fjalë, në një kohë kur mbarë bota po monitoronte historinë mbretërore. Teksa procedurat e divorcit vazhdonin, Diana dhe princi Charles duhet të vendosnin se çfarë do ndodhte me titullin e saj mbretëror. Mbretëresha ishte mëse dakord që Diana të vazhdonte ta mbante titullin e saj të Lartësisë Mbretërore, por Charles këmbënguli që ajo të hiqte dorë dhe kështu ndodhi.

E gjitha kjo e mbajti princeshën akoma më larg familjes, çka nënkuptonte se Diana duhet të përulej edhe përpara vetë fëmijëve të saj. Princi William, i cili studionte në kolegjin Eton u sigurua t’i gjendje së ëmës pranë në ato kohëra të vështira. Madje, i dha edhe një premtin!

Në librin e Paul Burrell- it mësohet se i riu William iu betua të ëmës se një ditë do t’ia rikthente titullin:

“Mos u mërzit mamush, do të ta kthej titullin mbrapsht një ditë kur të bëhem mbret.”

Sidoqoftë, i biri nuk mundi dot ta mbante fjalën. E ëma vdiq pak vite më vonë, më 31 gusht 1997.

BERZH-i ofron 25 milionë euro kredi për investime në Ferronikel

Fotografi nga arkivi.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë, NewCo Ferronikeli.

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Hidrocentralet kryesojnë në prodhimin e energjisë në Norvegji

Hidrocentralet kanë prodhuar 93.4 për qind të energjisë elektrike të Norvegjisë në qershor, që është i barasvlershëm me 9.47 teravat-orë (TWh), sipas Zyrës Norvegjeze të Statistikave (SSB) të enjten, raporton AA.

Përveç hidrocentraleve, vendi ka prodhuar 3.7 për qind të energjisë elektrike të tij nga mullinjtë e erës dhe 2.9 për qind nga energjia termike.

Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, si dhe prodhimi intensiv i energjisë përbëjnë pjesën më të madhe të konsumit.

Konsumi i energjisë elektrike i vendit nordik u rrit me 1.7 për qind në qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtohen akuzat ndaj të dyshuarve për vrasjen e gazetarit sllovak

Pllakë përkujtimore për gazetarin sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurën e tij.

Katër nga pesë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova një vit më parë, po përballen edhe me akuza për urdhërim të vrasjes së dy prokurorëve dhe një avokati, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar policinë kombëtare të këtij shteti.

Jan dhe e dashura e tij janë vrarë në shkurt të vitit të kaluar. Ai ka qenë gazetari i parë i vrarë në Sllovaki, prej pavarësisë së këtij shteti.

Kjo vrasje pati nxitur protesta masive, që kanë rezultuar me largim të Robert Ficos nga pozita e kryeministrit.

Në rastin e fundit, Prokurori i Përgjithshëm, Jarslav Ciznar, ka thënë në muajin shkurt se ka ekzistuar një plan për vrasje të Peter Sufliarsky, që atë kohë ka qenë zëvendës-prokuror i përgjithshëm, Maros Zilinka, prokuror special, dhe ish-ministri i Brendshëm, që më vonë ka punuar si avokat i familjes, Kuciak, Daniel Lipsic.

Në deklaratën e policisë, inicialet e katër të dyshuarve janë lidhur me emrat e personave të akuzuar për vrasje të gazetarit.

Më 14 mars, biznismeni me ndikim, Marian Kocner është kthyer në të dyshuarin e pestë për vrasjen e gazetarit Kuciak dhe të dashurës së tij, duke u akuzuar për udhërim të vrasjes së dyfishtë.

Kocner dhe tre të dyshuar tjerë kanë mohuar pretendimet, derisa i pesti ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri.

Para arrestimit të tij, Kocner ka qenë në burg nga viti 2018, për shkak të disa lidhjeve me krime financiare, për disa prej të cilave kishte shkruar Kuciak.

“Brexit paraqet rrezik për perspektivën e rritjes së Irlandës”

Londër

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditimit Moody’s, njoftoi se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) paraqet rrezik të jashtëm për perspektivën e rritjes së Irlandës, transmeton AA.

“Pamja ekonomike e Irlandës është në gjendje të fuqishme për arsye se është nikoqire e kompanive ndërkombëtare dhe fitimet konkurruese. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE, përbën rrezikun më të madh të jashtëm në lidhje me rritjen e Irlandës në aspektin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Moody’s.

Në njoftim më tutje theksohet se Irlanda është ekspozuar rreziqeve që vijnë nga procesi i Brexit-it, duke u pohuar se ndryshimi i tarifave doganore globalisht dhe ngadalësimi i tregtisë globale bën shtypje mbi ekonominë irlandeze.

“Financimi publik në Irlandë u rikuperua me shpejtësi me rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu edhe sektori privat pakësoi nivelin e borxheve. Edhe sektori bankar tashmë nuk është një detyrim urgjent për qeverinë”, thekson zëvendëskryetarja e Moody’s, Sarah Carlson.

Itali: Matteo Salvini synon postin e kryeminisrit

Nuk ndodh shpesh që senatorët italianë të ndërpresin pushimet e tyre verore por falë populistit të zjarrtë Matteo Salvini, zv / kryeministrit të vendit dhe kreut të partisë Lega, atyre iu desh të ktheheshin të martën në një Romë të përvëluar nga i nxehti për të diskutuar se kur do të mbanin një votëbesim për qeverisjen e trazuar 4 mujore të koalicionit.

Politikanët e Italisë tradicionalisht çështjet e rëndësishme politike gjatë javëve të pushimeve të verës në gusht, kur pjesa më e madhe e vendit shkon në plazh për pushime të gjata. Por zoti Salvini, një mjeshtër i populizmit përçarës, zgjodhi pikërisht javën e kaluar, për të njoftuar se ai nuk mund të vazhdonte më të qeveriste në koalicion me Lëvizjen “Pesë Yjet”.

“Jo të gjitha martesat funksionojnë”, ishte batuta e ish-këshilltarit tëDonald Trumpit, Steve Bannon,i cili ka shërbyer si këshilltar informal për zotin Salvini.

“Unë mendoj se martesa midis Salvinit dhe Di Maios ishte një eksperiment fisnik,” i tha zoti Bannon gazetës “Corriere Della Sera”, duke iu referuar Luigi Di Maios, kreut të Lëvizjes Pesë Yje.

“Divorci” ishte i parashikueshëm që pas zgjedhjeve parlamentare evropiane të majit kur Lega dyfishoi mbështetjen e saj nga 17 përqind në 34 përqind, duke sjellë si rezultat jo vetëm entuziazmin e Salvinit, por edhe parashikimet e shumicës së analistëve se ai ka të ngjarë të rrëzonte qeverinë e koalicionit që ishte përfshirë nga grindjet dhe të synonye përzgjedhje të parakohëshme për të përfituar nga mbështetja e tij në rritje e publikut.

Që nga maji, zoti Salvini, i cili mendohet gjerësisht se ka sabotuar partnerin dhe rivalin e tij, Di Maio vazhdimisht që kur u krijua koalicioni, duke përdorur me mjeshtëri mediat sociale për ta bërë këtë, ishte bërë edhe më agresiv në këto përpjekje. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, një avokat relativisht i panjohur që ishte pothuajse i panjohur kur u caktua për drejtimin e qeverisë, nuk e pëlqen zotin Salvini.

Dhe ndërsa shumë politikanë të tjerë kanë reduktuar aktivitetet e tyre këtë muaj, zoti Salvini ka zhvilluar një fushatë zgjedhore jozyrtare në plazhet italiane, duke përshkuar gjithë vendin.

Javën e kaluar, në Sabaudia, në jug të Romës, ai vuri re se ishte pranëpranë një monumenti të diktatorit fashist Benito Mussolini.

“Do të më shkaktoni probleme”, u tha ai përkrahësve që po nënqeshnin. Nuk flas më. Do të më arrestojnë,”shtoi ai.

“Ekuilibri i pushtetit, në thelb u përmbys mes në maj mes partnerëve të koalicionit, ndërsa Lega fitoi një numër shumë të madh votash”, thotë Cecilia Sottilotta, profesore e shkencave politike në Universitetin Amerikan në Romë.

“Salvini është jashtëzakonisht i zgjuar, është shumë i përgatitur për sa i përket strategjisë dhe në të kuptuarin e ndryshimeve të opinionit publik. Partia e Salvini ka të ngjarë të marrë 35 deri në 36 përqind të votave në zgjedhje në pothuajse çdo skenar, që do të thotë se ai mund të sigurojë një shumicë të ndjeshme, duke formuar një aleancë me partitë e tjera të krahut të djathtë, siç janë ‘Vëllezërit e Italisë’”, thotë ajo.

U deshën 88 ditë të krijohej qeveria e koalicionit të vështirë të Italisë pas zgjedhjeve parlamentaretë marsit 2018 rezultati i të cilave ishte i qartë dhe në të cilat e majta tradicionale pësoi një humbje të thellë.Salvini mori rolin e zv / kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, duke u zotuar se do të merrte masa të rrepta kundër imigrantëve pa dokumente dhe të zmbrapste përpjekjet e Brukselit për të kontrolluar shpenzimet publike në Itali. Edhe Di Maio u emërua zv / kryeministër dhe ministër i punës.

Problemet u shfaqën pothuajse menjëherë kur partnerët u përplasën rreth planit të Lëvizjes Pesë Yje për një skemë të ardhurash për të trajtuar problemin e varfërisë. Udhëheqësit debatuan gjithashtu rreth një plani të Lega-s për të vendosur një taksë fikse. Si edhe mbi imigracionin dhe vendimin e Salvinit për të mos lejuar anijet humanitare të shpëtimit të ankoroheshin në portet italiane për të shkarkuar migrantët e kapur në brigjet e Libisë.

Mosmarrëveshja e fundit e madhe erdhi vetëm disa ditë para se Salvini të njoftonte të enjten e kaluar mbi synimin e tij për t’u tërhequr nga koalicioni. Pesë ministra të Lëvizjes së Yjeve kundërshtuan planet për një lidhje hekurudhore alpine me shpejtësi të lartë midis qytetit italian të Torinos dhe qytetit francez të Lionit. Por shumë komentues thonë se Salvini ka përdorur mosmarrëveshjen si një justifikim për t’i dhënë fund koalicionit.

Lega tha në një deklaratë se ishte “e padobishme të vazhdohej me grindjet e përditshme”, dhe javën e kaluar Salvini i tha një turme entuziaste përkrahësish në një miting në qytetin bregdetar të Pescaras se “Italia nuk mund të vazhdojë më me ‘jo-të’, ne kemi nevojë për ‘po’, duhet të zhbllokojmë, të ndërtojmë, të punojmë – mjafton, duhet të shkojmë në zgjedhje.”

Pas votëbesimit, zgjedhjet do të duhet të mbahet brenda 70 ditësh, dhe gjasat më të mëdha për votim janë në tetor. Italianët tradicionalisht zhvillojnë zgjedhje në muajt e pranverës, dhe hera e fundit që u zhvillua një votim në vjeshtë italiane, 1919-a.

Ato zgjedhje i hapën rrugën tre vjet konflikti të dhunshëm politik dhe shoqëror, duke sjellë ngritjen e Benito Mussolinit. Kundërshtarët e Salvinit, të cilët e portretizojnë 46-vjeçarin, si Musolinin e rilindur, e kuptojnë rëndësinë e atyre zgjedhjeve.

Partia me të cilën ai ka të ngjarë të krijojë një qeveri koalicioni, nëse gjithçka shkon sipas planeve të tij, është “Vëllezërit e Italisë”. Kritikët vërejnë se kjo parti i ka rrënjët tek partia fashiste e Musolinit. Krahasimet me Musolini janë hedhur poshtë nga Salvini.

Por ai shpesh ka përmendur në Twitter shprehjen “Sa shumë armiq, sa nder i madh”, një perifrazim i sloganit të Musolinit. Megjithatë të paktë janë analistët neutral që besojnë se Salvini ka ndërmend të shpërbëjë demokracinë italiane.

Ndërkohë, Salvini, ka hedhur poshtë akuzat se partia e tij populiste kërkonte fonde sekrete ruse dhe po instensifikon qëndrimin se ai po mbron “kulturën e krishterë” dhe po ngulmon tek çështja për të cilën ai është bërë më popullor: emigracioni.

Kritikët e Salvini thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat e Rusisë dhe ekonomia e vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Partneri i tij i tanishëm i koalicionit, Di Maio, ka thënë se nxitja e një krize të qeverisë tani është “marrëzi dhe e rrezikshme”. Një ish-kryeministri italian, centrististi Enrico Letta, e quajti Salvini një “oportunist” që nuk ka “asnjë parim”, dhe paralajmëroi se shefi i Lega-s mund ta nxirrte vendin jashtë Bashkimit Evropian – duke thënë se një Brexit Italian “nuk ishte i pamundur”.

Por Salvini – i cili ka zbutur euro-skepticizmin e tij gjatë muajve të fundit – e hedh poshtë paralajmërimin e Letta-s për BE-në si “fantazi”. “Ideja e largimit nga Europa, braktisja e Euros nuk ka qenë kurrë një alternativë”, u tha Salvini gazetarëve gjatë një tubimi pranë Materas, në Italinë e Jugut.

Zoti Salvini përballet me një pengesë të mundshme në rrugën drejt zgjedhjeve të reja. Lëvizja “Pesë Yje” mund të bashkohet me partitë e opozitës për të formuar një qeveri të re të koalicionit, me inkurajimin presidentit i vendit, Sergio Mattarella, i cili është i vetmi që ka fuqinë të shpërndajë parlamentin, madje edhe për të emëruar një qeveri teknike. za

Qindra emigrantë të mbijetuar kanë mbetur në Detin Mesdhe, asnjë vend nuk po i pranon

Foto ilustruese

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t’i marrë ata.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se “kjo është një garë me kohën” dhe shtoi se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”.

Emigrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.

Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.

Politikanët italianë synojnë bllokimin e zgjedhjeve të parakohshme

Matteo Salvini.

Udhëheqësit e grupeve politike në Itali do të vendosin të hënën për datën e mbajtjes së një vote mosbesimi ndaj qeverisë, pasi lideri nacionalist, Matteo Salvini ka bërë të ditur se dëshiron zgjedhje të reja.

Ish-kryeministri, Matteo Renzi, ka bërë thirrje për një qeveri të përkohshme.

Ai është kthyer në skenën politike, duke kërkur që të ndalet thirrja e “çmendur” e Salvinit për zgjedhje të reja.

Vendimi final për hapat e ardhshëm varet nga presidenti i shtetit.

Partia nacionaliste e Salvinit, Liga është në qeveri bashkë me partinë populliste, Lëvizja Pesë Yjet, në 14 muajt e fundit, mirëpo marrëdhëniet në mes të partive janë tensionuar kohën e fundit.

Lideri i partisë Pesë Yjet, Luigi di Maio, ka thënë se nuk dëshiron zgjedhje të reja, duke insistuar se reforma për parlament duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Përplasjet politike kanë nisur për një projekt të një autostrade që do të lidhte qytetin italian, Torino dhe atë francez, Lion.

Kjo lidhje që do të kushtonte disa miliarda euro, përfshin edhe hapjen e një tuneli 56 kilometra nën Alpe.

Mbështetësit e planit kanë thënë se kjo rrugë do të shkurtonte në dy orë udhëtimin mes dy qyteteve.

Ky tunel, po ashtu, do të mundësonte udhëtimin nga Parisi në Milano për katër orë, për dallim nga rreth shtatë sa është tani.

Kievi proteston ndaj vizitës së Presidentit rus Putin në Krime

Ministria e Jashtme e Ukrainës protestoi ndaj vizitës së fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Krimesë së Ukrainës, duke e cilësuar atë një “shkelje të rëndë” të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Përpjekjet nga pala ruse dhe media për të përshkruar ‘vizita’ të tilla si ‘udhëtime të zakonshme’ të brendshme nga zyrtarët rusë janë të padobishme”, tha ministria në një deklaratë të 11 gushtit, duke shtuar se Krimea është “pjesë integrale” e Ukrainës .

Më 10 gusht, presidenti Putin u shfaq në televizionin shtetëror me një xhaketë lëkure në një shfaqje motoçikletash organizuar nga klubi “Ujqit e Natës” motorësh në Sevastopol, një qytet në Gadishullin e Krimesë që Moska e mori nën kontroll në vitin 2014.

Klubi “Ujqit e Natës” është i njohur për besnikërinë e tij ndaj Kremlinit.

Rusia aneksoi Krimenë në Mars 2014 pasi presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, që ishte i afërt me Moskën, u rrëzua nga pushteti si pasojë a lëvizjes së protestave pro-evropiane Maidan, një muaj më herët.

Moska gjithashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur separatistët në Ukrainën lindore, ku që nga viti 2014 më shumë se 13,000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin që pasoi.

Vizita e zotit Putin në Sevastopol u bë ndërsa dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Moskë për të kërkuar zgjedhje të ndershme komunale. Më shumë se 250 persona u ndaluan nga policia. za

Sulm në një xhami në Oslo

Policia në Norvegji arrestoi autorin e një sulmi, i cili hapi zjarr në një xhami në Oslo të shtunën, duke lënduar një person që e frenoi atë. Sipas policisë, personi është një norvegjez në të 20-tat dhe se jeton në afërsi të xhamisë ku e kreu sulmin që po hetohet si një sulm i mundshëm urrejtjeje. Më pas në shtëpinë e tij, u gjet trupi i një gruaje të re. Deri tani i dyshuari ka refuzuar të flasë rreth motieve të sulmit.

Kryeministrja norvegjeze Erma Solberg, mori pjesë në lutjet e së dielës në një ambient të improvizuar të një xhamie në një hotel në Oslo, një ditë pas sulmit.

“Mendoj se duhet të vazhdojmë përpjekjet për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Kemi një plan të veçantë veprimi, jo vetëm për islamofobinë por gjithashtu edhe shumë çështje tjera ku kemi gjuhë urrejtjeje. Duhet të punojmë në shkolla, që të rrisim ndjeshmërinë e tyre, të kuptojmë njëri-tjetrin. Më vjen keq ta them, por nëse shoh faqen time në Facebook, nuk janë të rinjtë problem, janë të moshuarit që kanë mendime dhe pikëpamje që janë ekstreme kundër islamit. Ne po mundohemi ta luftojmë këtë, por është e vështirë. Është sfidë jo vetëm për ne, por gjithandej në botë”, tha kryeministrja Solberg.

Një zëdhënës policie tha se i dyshuari jeton në afërsi të xhamisë që e sulmoi.

Policia njofton se personi që u lëndua lehtë nga sulmi në xhami, po përpiqej që ta ndalonte sulmuesin, gjë që edhe e kishte arritur.

75 vjeçari po lexonte Kuranin kur sulmuesi hapi zjarr.

“Sulmuesi hyri nga dera e pasme. Filloi të gjuante dhe pastaj unë kërceva mbi të. Ia mora pistoletën dhe e hodha. Ai më lëndoi pasi më futi gishtin në sy.”

Pastaj reagoi edhe udhëheqësit fetarë të xhamisë, i cili e mbajti sulmesin të shtrirë në tokë derisa erdhi policia.

“Unë isha ulur mbi sulmuesin. Pashë bluzën e tij me mbishkrimin NATO. Kishte veshje ushtarake dhe këpucë të zeza. Në rrip kishte shumë plumba. Ishte i përgatitur. Kishte veshur një jelek anti-plumb. Pashë shumë gjak në tokë dhe isha i shqetësuar për heroin tonë, i cili arriti ta pengojë sulmuesin dhe të shpëtojë shumë jetë”, tha njëri nga udhëheqësit e kësaj xhamie, Irfan Mushtaq.

Ai kërkon marrjen e masave që sulme si këto të mos përsëriten dhe thotë se Islami nuk është problem për shoqërinë, ndonëse sot perceptohet si i tillë.

“Për shumë vite, është thënë se myslimanët janë rreziku më i madh për vendin, por nëse i shikon dy incidentet e fundit terroriste, nuk janë kryer nga myslimanët. Kjo po ndikon në jetët e fëmijëve tanë. Çdo ditë na bien në qafë”, tha njëri nga udhëheqësit e kësaj xhamie, Irfan Mushtaq.Policia njofton se deri tani, i dyshuari për sulmin ka refuzuar të flasë mbi motivet që e kanë shtyrë të sulmojë në xhami.

Pasditen e së dielës, autoritetet e sigurisë kanë gjetur trupin e një gruaje të re në shtëpinë e tij, por nuk kanë dhënë më shumë hollësi lidhur me këtë. za

Shtetet baltike rrisin përpjekjet për të identifikuar spiunët rusë

Vendet e Baltikut po shtojnë përpjekjet e koordinuara për të identifikuar njerëzit e rekrutuar nga agjencitë ruse të zbulimit, thanë zyrtarët.

Shefat e sigurisë në Estoni, Letoni dhe Lituani shqetësohen se Kremlini ka rritur rekrutimin jo vetëm të njerëzve të ngarkuar me aktivitetin klasik të spiunazhit, siç është mbledhja e informacioneve të ndjeshme, por mundësisht edhe për të hedhur bazat për sabotime dhe subversion, sipas zyrtarëve të Balltikut.

Të tre vendet po përpiqen të përgatiten më mirë për një luftë hibride, në rast se fqinji i tyre i madh vendos të fillojë llojin e fushatës së destabilizimit hibrid që zhvillon prej vitit 2014 në Ukrainë. Brenda këtij viti, një njësi speciale e koordinuar do të fillojë punën me ndihmën e SHBA.

Të enjten, bankat letoneze morën pjesë në një stërvitje që simulon një krizë të nxitur nga Rusia për të provuar rezistencën e tyre.

“Aftësia e sektorit financiar për të punuar gjatë luftës hibride është një pjesë thelbësore e sistemit gjithëpërfshirës të mbrojtjes kombëtare,” tha Ministri i Mbrojtjes i Letonisë Artis Pabriks. Ai shtoi, “Për këtë arsye, ne organizojmë ushtrime të tilla me banka dhe institucione të tjera kryesore të këtij sektori.”

Testet e qëndrueshmërisë së bankave, të cilat synojnë të sigurojnë se sa janë në gjendje t’i rezistojnë hakerimit dhe sabotimit, u zhvilluan pasi Rusia përfundoi një stërvitje detare masive në Detin Baltik. Stërvitja, e cila u zhvillua nga 1 deri në 9 gusht, përfshinte 49 anije luftarake, 20 anije mbështetëse dhe më shumë se 10,000 personel ushtarak dhe ishte më e madhe se një stërvitje detare vitin e kaluar në Detin Mesdhe, thonë ekspertët perëndimorë të mbrojtjes.

Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, që nga viti 2014 spiunët rusë dhe agjentët e tyre janë kapur në një numër më të madh se zakonisht në shtetet baltike. Afërsia e këtyre vendeve me Rusinë, trashëgimia dhe e kaluara e tyre sovjetike si dhe komunitetet e konsiderueshme etnike ruse i bëjnë shtetet baltike veçanërisht të rrezikuara nga aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit, thonë analistët. za

SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara përveçse të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë.

Komentet e Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Gjermani, janë një sinjal rreth padurimit të zotit Trump për shkak të dështimit të zonjës Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto siç përcaktohet nga NATO.

Është fyese të supozosh se taksapaguesit amerikanë do të vazhdojnë të paguajnë më shumë se 50 mijë amerikanë në Gjermani, ndërsa gjermanët e shpenzojnë atë pjesë që i detyrohen aleancës për programet vendase“, tha zoti Grenell për agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Planet fiskale të Gjermanisë, anëtari i dytë më i madh i NATO-s, parashikojnë rritje të buxhetit të mbrojtës në 1.37 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm përpara se të pësojnë një ulje në 1.24 për qind në 2023-n.

Vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Letonia, që i druhen Rusisë pas aneksimit të Krimesë në 2014-n, i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në nivelin e objektivit të vendosur nga aleanca, 2 për qind, gjë që është vlerësuar nga zoti Trump i cili kërkon që Gjermania të bëjë të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara janë ankuar lidhur me buxhetin e Gjermanisë përpara administratës Trump, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga koha kur ai u bë president.

Të dy aleatët kanë mosmarrëveshje për një varg çështjesh si Irani, tarifat tregtare si dhe linja e trasmetimi të gazit NordStream 2 nga Rusia në Gjermani.

Zoti Trump tha në qershor se do të zhvendosë 1 mijë trupa amerikane nga Gjermania në Poloni. Kjo e fundit e sheh masën si parandalim ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Ambasadorja amerikane në Poloni Georgette Mosbacher ka bërë kritika të ngjashme rreth ngurimit të Gjermanisë për të ofruar më shumë burime financiare për NATO-n.

Polonia e ka përmbushur detyrimin e saj ndaj NATO për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrotjen. Gjermania jo! Ne do t’i mirëpresim trupat amerikane që do të vijnë nga Gjermania në Poloni“, shkruante ajo në një postim në Twitter të enjten.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 33 mijë ushtarë në Gjermani dhe një kontigjent prej 17 mijë punonjësish civilë amerikanë në mbështetje të tyre. Besohet se Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një arsenal bërthamor në Gjermani.

Presidenti Trump ka të drejtë, sikurse Georgette Mosbacher“, i tha zoti Grenell agjencisë së lajmeve dpa.

Presidentë të shumtë i kanë kërkuar vendit me ekonominë më të madhe në Evropë të paguajë për mbrojtjen e vet. Kjo kërkesë është bërë përgjatë shumë vitesh, e nga shumë presidentë“, tha ai. Zoti Grenell shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të reagojnë nëse Gjermania vazhdon të injorojë kërkesën e Presidentit Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Këtë muaj Presidenti Donald Trump udhëton drejt Francës për takimin e Grupi të 7-s, ku Irani pritet të jetë një temë kryesore. Zoti Trump do të vizitojë gjithashtu Poloninë dhe Danimarkën. Në fillim të këtij muaji ambasadori Grenell kritikoi Gjermaninë për hezitimin e treguar për t’iu bashkuar një misioni detar amerikan në ngushticën e Hormuz, pranë Iranit. za

Austri, gjenden 2 këlyshë tigri brenda një vaske në një banesë

Policia në Austri ka zbuluar dy këlyshë tigri në një vaskë të një banese ku jeton një grua sllovake.

Pas një paralajmërimi që ka marrë nga një grup për mbrojtjen e kafshëve, policia e rajonit të Austrisë së poshtme ka zhvilluar bastisje ndaj një banese në qytezën Hainburg në afërsi të kufirit me Sllovakinë, ku brenda një vaske kanë zbuluar dy këlyshë tigri.

Zëdhënësi i Policisë, Edmund Tragschitz, në deklaratën e tij theksoi se gruaja 34 vjeçare punon në një qendër për mbrojtjen e kafshëve në Sllovaki dhe se këlyshët i ka sjellë prej atje.

Tragschitz tha se gruaja mund të ketë sjellë kafshët në shtëpi me qëllime të mira për të vazhduar ofrimin e “kujdesit intensiv” të cilën e kanë nevojë.

Këlyshët janë dërguar në një klinikë veterinari për t’u kontrolluar, ndërsa zyrtarët lokalë do të trajtojnë çështjen për vendosjen e kafshëve në një vend të përhershëm. aa

Salvini kërkon zgjedhje të parakohshme në Itali

Lideri i Partisë italiane, Lega, Matteo Salvini, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se dallimet brenda partnerëve të koalicionit, nuk mund të tejkalohen.

Një tentim i dështuar i Lëvizjes Pesë Yjet për të prishur planet rreth një autostrade, ka treguar se ky koalicion nuk mund të qeverisë më, ka shtuar ai.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio, ka thënë se partia e tij nuk frikësohet nga zgjedhjet e reja.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio.

Bazuar në sondazhe, partia e Salvinit gëzon dukshëm më shumë përkrahje, kryesisht për shkak të qasjes së tij kundër emigrimit ilegal.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Lëvizja Pesë Yjet ka fituar dy herë më shumë vota sesa Partia Liga, mirëpo sondazhet parashikojnë se gjendja tani është ndryshe.

Giuseppe Conte, profesori apartiak që shërben si kryeministër i koalicionit, ka thënë se Salvini duhet ta arsyetojë para Parlamentit thirrjen e tij për zgjedhje.

Përplasjet politike për një projekt të një autostrade që do të lidhte qytetin italian, Turin dhe atë francez, Lion, kanë shtyrë kryeministrin Conte që të pezullojë për pak kohë tenderët.

Kjo lidhje që do të kushtonte disa miliarda euro, përfshin edhe hapjen e një tuneli 56 kilometra nën Alpe.

Tuneli i hapur më 1905, që lidh Zvicrën me Italinë.

Andaj, ky plan është kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Pesë Yjet si për shkak të çështjeve të lidhura me ambientin, ashtu edhe ato financiare.

Mirëpo, Partia Liga, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt do të stimulonte vendet e punës dhe rritjen ekonomike.

Përveç kësaj, mbështetësit e planit kanë thënë se kjo rrugë do të shkurtonte në dy orë udhëtimin mes dy qyteteve.

Ky tunel, po ashtu, do të mundësonte udhëtimin nga Parisi në Milano për katër orë, për dallim nga rreth shtatë sa është tani.

Ky projekt është thënë të jetë nisur 20 vjet më parë dhe një pjesë e tunelit tashmë është gërmuar, por punimet janë planifikuar të zgjasin deri më 2025.

Shpenzimet fillimisht ishte planifikuar se do të arrinin në 8.6 miliardë euro, mirëpo ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, anëtar i Lëvizjes Pesë Yjet, ka thënë se shpenzimet do të arrijnë shifrën mbi 20 miliardë euro.

Bashkimi Evropian ishte zotuar për të financuar 40 për qind të shpenzimeve.

“Le të shkojmë drejt në Parlament dhe të themi se nuk ka më shumicë e t’iu kthehemi votuesve”, ka thënë Salvini, i cili ka pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Mirëpo, Di Maio, që po ashtu është zëvendës-kryeministër i është përgjigjur shpejt duke thënë, “Ne jemi gati, ne nuk jemi të interesuar për të zënë pozitat qeveritare sepse nuk kemi qenë kurrë”.

Ndonëse Partia Liga është parti e vogël në koalicion, ajo ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet evropiane në muajin maj, duke fituar më shumë se një të tretën e votave në Itali.

Megjithatë, kërkesa e Salvinit për zgjedhje të reja nuk nënkupton se ato do të mbahen në një të ardhme të afërt.

Presidenti Sergio Mattarella ka mundësi që të formojë një qeveri teknike dhe të shtyjë zgjedhjet e reja për në vitin e ardhshëm.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Nobelistja austriake në Letërsi Elfriede Jelinek firmos për mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka deklaruar se ka nisur në Vjenë më 24 korrik 2019 një peticion për Teatrin Kombëtar, ku shumë artistë e shkrimtarë kanë firmosur për mbrojtjen e saj.

Nënshkruesit e parë janë: Gerhard Ruiss, Gabu Heindl, Elfriede Jelinek, Händl Klaus, Uwe Mattheiß, Sabine Mitterecker.

Suprizues është fakti që në listën e nënshkruesve të huaj është edhe nobelistja austriake Elfriede Jelinek.

Shkrimtarja Elfriede Jelinek është fituese e Nobelit për Letërsi më 2004 me motivacionin për  “rrjedhën muzikorë të zërave dhe kundër-zërave në romane dhe shfaqje që, me një zell të jashtëzakonshëm gjuhësor, zbulojnë absurditetin e klisheve të shoqërisë dhe fuqinë e tyre nënshtruese”.

PETICION

Të nderuar përfaqësues të qeverisë,

Të nderuar deputetë të parlamentit,

Të nderuara zonja dhe të nderuar zotërinj!

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është vënë në shënjestër për t’u shembur.

Të solidarizohemi me koleget e kolegët tanë shqiptarë.

Apel drejtuar klasës politike europiane dhe austriake

Teatri Kombëtar në Tiranë është vënë në shënjestër për t’u shembur. Në truallin e Teatrit Kombëtar synohet të realizohet një projekt në kuadrin e një partneriteti publik-privat (planifikimi: studioja daneze e arkitekturës BIG Architektur). Projekti parashikon ndërtimin e kullave private dhe një ndërtesë të re teatri si pjesë e një qendre tregtare. Braktisja e Teatrit Kombëtar në godinën e tij të deritanishme duket një çështje e mbyllur. Njerëz të artit e kulturës dhe qytetare e qytetarë të angazhuar të Tiranës protestojnë që prej një viti kundër këtyre planeve, dhe mbrojnë Teatrin Kombëtar nëpërmjet marrjes në kontroll të mjediseve të tij. Pas aksioneve të para të policisë kanoset zbrazja e dhunshme e Teatrit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e kanë kritikuar disa herë praktikën e partneritetit publik-privat (PPP) në Shqipëri, sepse shpërndarja e kostove dhe riskut që lidhet me të nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparente të vendimmarrjes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë.

Shqipëria përpiqet që, krahas të tjerash, edhe me mbështetjen e fortë austriake, të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderat, transparencën e prokurimit nuk respektohen, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor. Gjithashtu, nuk bën aspak përshtypje të mirë fakti se një firmë nga një vend i Bashkimit Europian vepron me rregulla të tjera krahasuar me ç’do të bënte në hapësirën e BE-së në një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Koleget dhe kolegët në Tiranë kanë nevojë urgjente për mbështetjen tonë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e politikës europiane, ata kanë nevojë për mbështetjen e politikaneve e politikanëve austriakë që mbështesin hyrjen e Shqipërisë në BE. Lufta e shoqërisë civile kundër shpërdorimit të pasurive publike përballë investuesve privatë dhe kundër shitjes së kulturës teatrore shqiptare meriton solidaritetin tonë të pakufishëm. U bëjmë apel grupeve të personave të adresuar si më lart të mbështesin fuqishëm qëndresën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë kundër sakrifikimit të interesit publik përballë interesave të investuesve dhe politikanëve të gatshëm të bashkëpunojnë me ta.

Ndihmoni edhe ju, jepni edhe ju kontributin tuaj që Teatri Kombëtar në Tiranë të mos shembet. Shfrytëzoni kontaktet tuaja, siguroni vëmendje dhe mbështesni njerëzit e artit dhe kulturës në Shqipëri në luftën e tyre për mbajtjen në këmbë të Teatrit Kombëtar, kudo e kurdo që keni mundësi ta bëni.

Nënshkruar:

Gerhard Ruiss, Përfaqësues i Komunitetit të Autorëve, Republika e Austrisë

Gabu Heindl, Arkitekte

Instituti Ndërkombëtar i Teatrit (ITI) Republika Federale e Gjermanisë

Elfriede Jelinek, Shkrimtare

Händl Klaus, Shkrimtar

Uëe Mattheiß, Gazetar

Sabine Mitterecker, Regjisore

Deklaratat për mbështetjen e kësaj kauze dërgohen tek: [email protected] (Gerhard Ruiss)

Vjenë, 24.7.2019

21-vjeçari nga Kosova vritet me pesë plumba në Gjermani

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në Kassel të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, një 26 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.

Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktin e vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de.

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26 vjeçarin ta vrasë shqiptarin duke e goditur me pesë plumba në trup.

Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit./Telegrafi/

Ukraina konfiskon një tanker rus pranë qytetit Odesa

Moskē

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka ndaluar një tanker rus në portin Izmail pranë qytetit ukrainas Odesa gjatë konfrontimit në Ngushticën Kerch.

Në fund të nëntorit të vitit 2018, Rusia konfiskoi dy anije të marinës ukrainase dhe një rimorkio detare, së bashku me 24 anëtarë të ekuipazhit, pasi hynë në ujërat e saj në Ngushticën Kerch.

Tankeri rus “Nika Spirit” u identifikua nga shërbimi i posaçëm ukrainas si tankeri Neyma, i cili pretendohet se bllokoi anijet ukrainase në Ngushticën Kerch vitin e kaluar.

“Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës së bashku me Prokurorinë Ushtarake ndaluan Neyma-n, e cila kishte bllokuar anijet ushtarake të Ukrainës në Ngushticën Kerch”, tha SBU në një njoftim me shkrim.

“Tankeri i konfiskuar konsiderohet një element dëshmie pasi SBU po përgatit një peticion në gjykatë për ndalimin e saj”, shtoi SBU.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha se ambasada e vendit po heton rrethanat e incidentit.

“Nëse bisedohet për marrjen e rusëve si peng, ajo do të kualifikohet si një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe pastaj do të ketë pasojat e saj së shpejti”, u tha një burim i ministrisë ruse gazetarëve në Moskë.

Burimi po ashtu shtoi se ngjarja nuk do të kontribuojë në lirimin e detarëve ukrainas të cilët aktualisht janë në një qendër paraburgimi në Moskë.

Rusia dhe Ukraina kanë mbetur mes mosmarrëveshjeve që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), përfshirë edhe Turqinë, aneksimin e konsideruan si të paligjshëm.

Ukraina poashtu fajësoi Kremlinin për dhunë separatiste në lindje të Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë.

Situata u rëndua më tej pas rrëzimit të avionit të pasagjerëve të MH17 të “Malaysian Airlines” në lindje të Ukrainës, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

Kievi e hodhi përgjegjësinë ndaj militantëve pro-rusë në Donbas. Nga ana tjetër, Moska akuzon Ukrainën për rrëzimin e avionit të pasagjerëve. aa

Gjermani, 17.3 milionë njerëz jetojnë vetëm

Berlin

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Sipas Byrosë Federale të Statistikave, rreth 17.3 milionë njerëz jetojnë vetëm në vend, që do të thotë se vitin e kaluar në Gjermani çdo i pesti person jeton i vetëm.

Që nga ribashkimi i vendit në vitin 1991, numri i familjeve me një anëtar është rritur me 46 për qind.

Në të njëjtën periudhë, numri i familjeve me 3 ose më shumë persona, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lidhje familjare ose partnerë, është zvogëluar me 20 për qind.

Ndër arsyet pse shkon gjithnjë në rritje numri i “të vetmuarve” janë të rinjtë që largohen shpejtë nga shtëpia e prindërve, martesa në një moshë më të vonshme apo fare si dhe shkurorëzimet e shumta.

Gjithashtu, një nga arsyet është problemi i plakjes, sepse në Gjermani ekziston një numër në rritje i të moshuarve që jetojnë vetëm.

Sipas të dhënave të portalit gjerman statistikor “Statista”, një nga arsyet është numri i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë partnerë.

Në vitin 2019, në Gjermani janë regjistruar 64.7 për qind e meshkujve të pamartuar nën 49 vjeç, ndërsa numri i grave në këtë grupmoshë ishte 35.3 për qind.

“Bëhet fjalë për njerëz që janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të kenë një partner”, raporton “Statista”.

Megjithatë, sipas raportit të njëjtë, vetëm 14 për qind e meshkujve të vetmuar në Gjermani thanë se ndiheshin “shumë të vetmuar”. aa

Jemi me Angela Merkel dhe me Ramushin!

Jemi me Angela Merkel dhe me Ramushin!

-Për Ramush Haradinajn kjo është hera e dytë që jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Herën e parë Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 Mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës nga Tribunali i Hagës.

Pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës!

Sot thirrja e Ramush Haradinajt nga Haga e kthen Haradinajn në Hero të të gjithë shqiptarëve, ndërsa Hagën një karikaturë!

Sepse Haga nuk mund ta gjykojë dy herë Haradinjan!

Shqiptarët e kanë kuptuar se Haga ka marrë anën e gabuar, të atyre që e kanë kërcënuar deri më tani Haradinajn për taksën 100%!

Haga nuk përfaqëson sot drejtësinë as vlerat  e Perëndimit!

Vlerat e Perëndimit i përfaqëson Angela Merkel dhe aleatët e saj.

Angela Merkel është me shqiptarët dhe vlerat e lirisë dhe Perëndimit!

Ndërsa shqiptarët janë me Angela Merkel dhe me Ramushin!

 

Gjykata vendos: Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës

Forcat holandeze në Potoçari të Srebrenicës, 12 korrik 1995

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra boshnjakë myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen. rel

Merkel: Komentet e Trumpit, në kundërshtim me madhështinë e Amerikës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dënoi sulmet verbale të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër katër kongresisteve me ngjyrë, duke thënë se ato “janë në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore”.

“Unë distancohem fuqishëm nga sulmet dhe shpreh solidaritet me gratë”, tha Merkel në një konferencë për gazetarët në Berlin.

“Sipas mendimit tim, forca e Amerikës qëndron në atë se njerëzit me origjina të ndryshme kontribuojnë në madhështinë e vendit”, shtoi Merkel.

Të dielën, Trump u tha katër kongresisteve amerikane – që të gjitha qytetare të SHBA-së – “të kthehen” në vendet e tyre të origjinës.

Edhe pse komentet e tij janë cilësuar si raciste dhe janë dënuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, Trump i ka përsëritur deklaratat e tij.

“Nëse nuk jeni të lumtura këtu, ju mund të largoheni”, ka thënë Trump të martën.

Deklaratat e tilla kundër kongresisteve: Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib kanë nxitur edhe reagim ndërkombëtar.

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka cilësuar ato si “krejtësisht të papranueshme”.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se ajo “absolutisht nuk pajtohet” me Trumpin.

Trump ka shkruar në Twitter se “nuk ka kockë raciste” në trupin e tij. rel

Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një botë me më shumë raketa ruse

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se koha për të shpëtuar një marrëveshje të rëndësishme për kontrollin e armëve me Rusinë po kalon.

“Kjo është serioze. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ka qenë i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada të tëra dhe tani po shohim vdekjen e tij”, tha Stoltenberg në një intervistë për BBC-në.

“Duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse”, shtoi ai.

Traktati i vitit 1987, i nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik, ka ndaluar raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në këtë traktat, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel atë.

Rusia i mohoi akuzat, por po ashtu e pezulloi pjesëmarrjen në traktat dhe njoftoi se ka plane për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve.

Stoltenberg premtoi një përgjigje “të matur dhe mbrojtëse”, nëse Rusia nuk i kthehet zbatimit të traktatit deri në afatin e 2 gushtit.

Policia italiane dhe FBI-ja, operacion për policë të dyshuar për lidhje me Mafian

Policia italiane dhe FBI-ja kryen të mërkurën një operacion të përbashkët në shkallë të gjerë që përfshinte më shumë se 200 oficerë policie, pas hetimeve në të cilat u zbuluan lidhje midis Cosa Nostra-s së Sicilisë dhe familjes së krimit Gambino të Nju Jorkut.

Hetimi i koduar “New Connection” fliste për një lidhje të fortë të rivendosur në mes të krimit të organizuar amerikan dhe atij italian. Gjatë operacionit u arrestuan 19 persona.

Operacioni ndërmjet policisë së Italisë dhe FBI-së filloi të mërkurën në mëngjes dhe kishte në shënjestër klanin Inzerillo në kryeqytetin sicilian Palermo dhe familjen e krimit Gambino në Nju Jork.

Të dyshuarit akuzohen për krime përfshirë aktivitete mafioze, shantazhe për të nxjerrë para dhe mashtrime.

Familja Inzerillo ishte dëmtuar mjaft nga bosi i bosave Toto Riina në një luftë mes klaneve mafioze në vitet 1980 dhe ishte detyruar të mërgonte në Shtetet e Bashkuara. Por që nga viti 2000, dhe me vdekjen e Riinës në burg në vitin 2017, familja Inzerillo kishte kërkuar të rimerrte biznesin e saj të vjetër në Sicili, e ndihmuar nga aleatë të fuqishëm në Nju Jork.

Policia bëri përgjime të anëtarëve të familjes Inzerillo duke zbuluar lidhje të forta mes Cosa Nostras në Sicili dhe krimit të organizuar në Nju Jork. Aktivitetet e tyre përfshinin një gamë të gjerë biznesesh, si furnizimet ushqimore me shumicë, lojërat e fatit dhe bastet në internet.

Anëtarët e familjes Inzerillo kishin rindërtuar kështjellën e tyre në zonën e Palermos në Passo di Rignano. Ndër të arrestuarit ishin Francesco dhe Tommaso Inzerillo, përkatësisht vëllai dhe kushëri i Totuccio Inzerillos, një ish-bos i vrarë nga grupi Corleonesi i Riinas në vitet 1980.

Kryebashkiaku i Torretta-s, Salvatore Gambino, u arrestua gjithashtu me akuzën e pjesëmarrjes në veprimtari mafioze. Operacioni përfshinte edhe sekuestrimin e pasurive, me vlerë rreth 3 milionë euro, që u përkisnin të dyshuarve.

Franca feston Ditën e Bastijës, paradë me temën e bashkëpunimit europian

Të dielën në Francë u festua Dita e Bastijës, me një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e mijëra trupave që marshuan në Shëtitoren Champs Elysee. Udhëheqës evropianë, në mesin e tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ju bashkuan presidentit francez Emmanuel Macron gjatë paradës tradicionale, që këtë vit ishte me temën e bashkëpunimit ushtarak evropian. Në paradë ishin 4,300 ushtarë, rreth 200 automjete dhe mbi 100 avionë, një pjesë e tyre nga vendet e tjera evropiane. Në mesin e udhëheqësve të huaj që ndoqën paradën ishin edhe kryeministri holandez Mark Rutted dhe Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Parada këtë herë ishte një ekspozim i pajisjeve ushtarake të teknologjisë së lartë, si drone, automjete autonome në miniaturë, ushtarë me pushkë anti-dron dhe një “ushtar fluturues”, një person që qëndronte në ajër mbi një platformë fluturuese, që u duartrokit më shumë nga spektatorët.

Dita e Bastijës përkujton marrjen e kontrollit të Kështjellës-burg të Bastijës nga populli në Paris, në vitin 1789, një nga ngjarjet kryesore të Revolucionit Francez. Kjo ditë është sot festa kombëtare e Francës. Në një mesazh drejtuar popullit francez, Presidenti Macron theksonte angazhimin e parevokueshëm të Francës ndaj sigurinë së vendit dhe asaj evropiane.

Nisma e Ndërhyrjes Evropiane është një koalicion ushtarak i 10 shteteve, të gatshme për të reaguar ndaj krizave. Kjo nismë e filluar vitin e kaluar dhe e udhëhequr nga Franca, përfshin Gjermaninë, Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Estoninë, Hollandën, Spanjën dhe Portugalinë.

Donika Gërvalla: Mbeturinat dhe Gani Koci – ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së turpërohen nga Thaçi, Veseli, Krasniqi, Haradinaj e Syla

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për deklaratën e Gani Kocit ndaj Jusuf Buxhovit.

Ajo thotë se kur njerëz si Gani Koci, si reagim ndaj një deklarimi publik, fillojnë të sulmojnë dhe të etiketojnë njerëz si mbeturina, të cilat qenka dashur të pastrohen, nuk të mbetet tjetër përveç se të ulërish me të madhe nga neveria.

Gërvalla me tej thekson se ka kërkuar me mirësjellje nga Gani Koci që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij.

“Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh”, shkruan ajo.

Ja shkrimi i saj:

Mbeturinat dhe Gani Koci

Kur njerëz si Gani Koci, si reagim ndaj një deklarimi publik, fillojnë të sulmojnë dhe të etiketojnë njerëz si mbeturina, të cilat qenka dashur të pastrohen, nuk të mbetet tjetër përveç se të ulërish me të madhe nga neveria. Të ndërgjegjshëm që fjala e tyre nuk vlen as deri tek qoshja e rrugës, njerëz si Gani Koci nuk kursejnë emra të respektuar nga qytetarët e Kosovës, për t’i bërë më të besueshme pallavrat e tyre.

Kërkova me mirësjellje nga Gani Koci që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij. Aq më tepër kur deklarata të tilla bazohen vetëm në spekulime dhe në asnjë fakt objektiv. Përgjigje e tij ishte thjesht retorikë boshe. Qeveritë e ndryshme të Kosovës, pra as miqtë e Gani Kocit dhe as ata të LDK-së ose të partive të tjera, gjatë 20 viteve të fundit as edhe një fakt objektiv nuk kanë marrë mundimin të gjurmojnë rreth atentatit të 17 janarit 1982. Nuk ka pasur as përpjekjen më të vogël për hedhur dritë në këtë ngjarje. Po të doja edhe unë të spekuloja, do të thoja se kanë arsye t’i mbajnë gjërat të fshehura. Por unë nuk jam Gani Koci dhe nuk spekuloj e nuk luaj me dinjitetin e tjetërkujt.

Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh. Keqpërdorimi i ushtarit të virtytshëm, trim dhe të urtë, i cili kishte dalë të mbronte pragun e shtëpisë dhe të luftonte për lirinë e Kosovës duhet të marrë fund. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së.

Dhe në fund më lejoni të shtoj edhe këtë: A pajtohem unë gjithmonë dhe me gjithçka që thotë dhe bën apo ka bërë Jusuf Buxhovi? Jo!

Vlerësoj shumë prej qëndrimeve të tij dhe në të njëjtën kohë jam skeptike ndaj një pjese të shkrimeve të tij, dhe sidomos atyre që përshkruajnë një LDK të viteve ’90 si një LDK krejt tjetër nga ajo që e kam përjetuar vet nga shumë afër dhe nga brenda.

Media amerikane: Salvini është financuar nga Rusia, kreu i Legas mohon

VOAL – Korrupsion ndërkombëtar: kjo është hipoteza e një krimi të formuluar nga Prokurori Publik i Milanos lidhur me fondet e pretenduara ruse të premtuara për të financuar fushatën elektorale të Legës.

Dosja u hap muaj më parë (por u bë e ditur vetëm tani) pasi javën e fundit L’Espresso kishte thënë për një takim që u zhvillua në tetor në Moskë midis Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardi-Rusi e njeri i Matteo Salvinit, dhe njerëzve të Kremlinit.

Buzzfedd në SHBA gjithashtu kishte folur për këtë takim, duke botuar pjesë ekstensive të disa regjistrimeve në të cilat Savoini do të kishte negociuar “kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë në Lega”. Salvini menjëherë mohoi duke thënë se kurrë nuk kishte marrë një ruble të vetme. ansa

https://www.repubblica.it/esteri/2019/07/10/news/russia_come_putin_ha_versato_milioni_di_dollari_alla_lega_di_salvini_-230866514/?refresh_ce

 

Media amerikane: Salvini është financuar nga Rusia, kreu i Legas mohon

VOAL – Korrupsion ndërkombëtar: kjo është hipoteza e një krimi të formuluar nga Prokurori Publik i Milanos lidhur me fondet e pretenduara ruse të premtuara për të financuar fushatën elektorale të Legës.

Dosja u hap muaj më parë (por u bë e ditur vetëm tani) pasi javën e fundit L’Espresso kishte thënë për një takim që u zhvillua në tetor në Moskë midis Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardi-Rusi e njeri i Matteo Salvinit, dhe njerëzve të Kremlinit.

Buzzfedd në SHBA gjithashtu kishte folur për këtë takim, duke botuar pjesë ekstensive të disa regjistrimeve në të cilat Savoini do të kishte negociuar “kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë në Lega”. Salvini menjëherë mohoi duke thënë se kurrë nuk kishte marrë një ruble të vetme. ansa


Send this to a friend