VOAL

VOAL

Gjermania do të lejojë hyrjen e punëtorëve sezonalë bujqësorë

Gjermania do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma, njoftoi qeveria gjermane.

Ministria gjermane e bujqësisë njoftoi se ata kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për të lejuar hyrjen për 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.

“Punëtorët duhet të mbërrijnë me aeroplan dhe jo me autobus për të mbrojtur veten nga kërcënimi i koronavirusit”, tha ministria e Bujqësisë në një deklaratë.

Sipas kushteve të vendosura, punëtorët sezonalë, duhet të bëjnë një ekzaminim mjekësor dhe të mbajnë distancën nga njëri-tjetri gjatë punës.
Shumë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, po zbatojnë kontrolle kufitare për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Fermerët gjermanë dhe përpunuesit e frutave kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të parandalojnë hyrjen e mijëra punëtorë sezonalë nga Evropa, por edhe në rritjen e çmimeve.

Shumica e punëtorëve sezonalë janë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.

Në fillim të javës, Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit. rel

Italia i fut të gjithë në listë, Franca s’llogarit ata nga shtëpia: Ja pse ka kaq dallime në rastet e vdekshmërisë

Dallimet e mëdha mes rasteve të vdekshmërisë nga Covid-19 në vende të ndryshme të botës, lënë shumë pyetje për të shtruar, kryesisht mbi mënyrën se si po e ndjekin këtë pandemi.

Në rrjetet sociale por edhe ekspertë kanë kritikuar mbi mënyrën se si vende si Gjermania dhe Holanda nuk po tregojnë shifra reale të viktimave, shumë prej tyre duke mos i futur në listën e viktimave të koronavirusit, ndërsa flitet se Anglia u merr leje të afërmve të viktimës nëse duan ta shtojnë në listën e viktimave nga Covid-19.

Ekspertët e epidemiologjisë thonë se qeveritë nuk po e ndjekin si duhet situatën.

Për shembull, në Spanjë sipas tyre, nuk po përfshihen tek lista e viktimave të moshuarit që nuk janë shtruar në spital por që kanë ndërruar jetë nga virusi.

Për të mos folur më pas për numrin real të të infektuarve me virusin. Ka shumë pak njerëz që po testohen nëpër botë, siç është rasti në Spanjë ku ka mungesë të theksuar të testeve.

Ndërsa Italia po i liston të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv e ndërruan jetë, pavarësisht historikut të tyre klinik.

Në Francë, autoritetet llogarisin vdekjet vetëm në 600 spitalet e vendit, duke lënë jashtë skemës të moshuarit që vdesin në shtëpi, ose në një nga 7000 azilet. Por duke parë numrin e lartë të rasteve të vdekjeve nga shtëpia, presidenti Macron njoftoi se nga kjo javë do të procedohet ndryshe dhe do të futen të gjithë në një skemë.

Në Gjermani, ku shkalla e fatalitetit është vetëm 0.72%, ka pasur disa polemika në lidhje me faktin se shifrat e raportuara çdo ditë nga Instituti Robert Koch (RKI) tregojnë vonesë mbi ato të lëshuara nga Universiteti Johns Hopkins, që i jep shifrat në kohë reale.

Një tjetër shqetësim mbeten ata që kanë ndërruar jetë por që nuk e kanë bërë testin për koronavirus, edhe për të mos harxhuar testet.

Në Holandë, testet bëhen vetëm për pacientët e shtruar në spital. Numri real ka gjasa të jetë më i lartë sesa raportimi zyrtar.

Megjithatë rëndësi në këtë kohë ka vaksina.

Në nivel global janë 873,008 të infektuar, 43,275 viktima dhe 184,596 të shëruar./ Tiranapost

Më 2 prill Lajçak fillon punën si i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçak do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.

Sipas dokumentit, detyra e parë e Lajçak është të arrijë “normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” midis Serbisë dhe Kosovës.

Kjo duhet të bëhet përmes përfundimit të një “marrëveshjeje juridikisht detyruese që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis palëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal”, thuhet në dokument.

Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja u ndërprenë në vitin 2018 pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind për importet serbe.

Emërimi i pritshëm i Lajçakut është pritur me skepticizëm në Kosovë, ku presidenti Hasim Thaçi ka thënë disa javë më parë se “misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”.

Dokumenti i BE-së i parë nga Radio Evropa e Lirë, thotë se mandati i Lajçakut gjithashtu do të konsistojë në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe pajtimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, rritjen e prezencës së BE-së përmes diplomacisë publike, dhe kontributin për unitetin, konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në rajon.

Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetë vjeçare. rel

Spanja njofton 812 vdekje nga COVID 19

Spanja njoftoi të hënën 812 vdekje të reja nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 6 000 rastet e reja të konfirmuara të infektimeve e bëjnë atë vendin e tretë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Italinë, që tejkalon totalin e Kinës.

TOPSHOT - Mortuary employees wearing face masks burry the coffin of a COVID-19 coronavirus victim at Fuencarral cemetery in Madrid on March 29, 2020. - Spain confirmed another 838 deaths in 24 hours from coronavirus , a new daily record bringing the…

TOPSHOT – Mortuary employees wearing face masks burry the coffin of a COVID-19 coronavirus victim at Fuencarral cemetery in Madrid on March 29, 2020. – Spain confirmed another 838 deaths in 24 hours from coronavirus , a new daily record bringing the…

Autoritetet spanjolle e vendosën vendin në izolim dy javë më parë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e shpejtë të virusit.

Taktika është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, përfshirë kufizimet e reja të hënën në Moskë duke lejuar njerëzit vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre për punë thelbësore, pazar për ushqim ose ilaçe ose për urgjencë mjekësore.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhariann njoftoi urdhrat për qëndrimin në shtëpi në kryeqytetin e vendit, Abuja, dhe qytetin më të madh, Lagos dhe tha se udhëtimet në pjesë të tjera të vendit duhen shmangur.

Autoritetet në Zimbabve urdhëruan një bllokim tre-javor duke filluar nga e hëna, ndërsa masa të ngjashme në Nepal, Slloveni dhe Argjentinë janë duke u zgjatur.

Në Shtetet e Bashkuara, që kanë numrin më të lartë të infektimeve në të gjithë botën, shteti i Nju Jorkut ka kaluar shifrën e zymtë të 1,000 vdekjeve.

Spitalet në qytetin e Nju Jorkut do të marrin ndihma me ardhjen e anijes spitalore

U.S. President Donald Trump salutes the crew of the Navy hospital ship USNS Comfort at Naval Station Norfolk, in Norfolk, Virginia, U.S. March 28, 2020.

U.S. President Donald Trump salutes the crew of the Navy hospital ship USNS Comfort at Naval Station Norfolk, in Norfolk, Virginia, U.S. March 28, 2020.

të marinës amerikane, e cila do të lejojë spitalet të lirojnë hapësirën për pacientët me koronavirus duke marrë ata që kanë nevojë për kujdes jo nga virusi. Anija e saj motër, USNS Mercy, filloi të merrte pacientët të dielën në portin Long Beach, pranë Los Anxhelesit.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se udhëzimet për distancimin social do të shtrihen deri në fund të prillit për të parandaluar përhapjen e virusit.

Italia, e cila ka padyshim numrin më të lartë të vdekjeve deri më tani dhe ka qenë në izolim të rreptë për javë të tëra, njoftoi më shumë se 750 vdekje të tjera të dielën, por pa shenja shpre me një ngadalësim të infeksioneve të reja.

Një zyrtar i qeverisë italiane tit ha televizionit Sky TG24 të Italisë se ndërsa të gjithë duan të rikthehen në jetën normale, të flasësh për një veprim të tillë në këtë pikë është e papërshtatshme, dhe se masat e izolimit të vendosura për të skaduar të premten do të shtyhen në mënyrë të pashmangshme.

Disa udhëheqës botërorë janë përqendruar tek ndikimi ekonomik i krizës, duke tërhequr shpesh kritika ndërsa rriten infektimet dhe shifrat e vdekjeve.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro shkeli rregullat e Twitterit me disa postime ku shfaqen video në të cilat ai është takuar me grupe njerëzish ndërsa vuri në dyshim nevojën për të mbyllur bizneset dhe për t’i mbajtur njerëzit larg grumbullimeve.

Twitter tha se do të ndalonte postimet që janë kundër rekomandimeve të shëndetit publik dhe inkurajojnë teknikat joefektive të parandalimit që mund të rrisin mundësinë që njerëzit të sëmuren. Platforma e mediave sociale fshiu dy prej postimeve të Bolsonaros, duke thënë se shkelnin rregullat.

Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins në fillim të së hënës, në të gjithë botën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ishte rreth 737,000 me 35,000 vdekje.

Viktimat përfshijnë komedin e njohur japonez Ken Shimura, vdekja e të cilit u raportua të dielën vonë. 70-vjeçari u shtrua në spital në 20 Mars me ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Qeveria e Kinës ka filluar të inkurajojë bizneset të rihapin dyert pasi zyrtarët shëndetësorë po e përqëndrojnë vëmendjen ndaj kërcënimit të rasteve të importuara pasi kanë bërë përparim të gjerë në eliminimin e rasteve të transmetuara në vend.

Kina ishte vendi i parë që raportoi raste të koronavirusit të ri dhe vendosi izolime të rrepta, veçanërisht në qytetin e Wuhan, i cili kishte numrin më të madh të më shumë se 81,000 infeksioneve në Kinë.

Me spitalet në të gjithë botën që po përballen me një fluks të pacientëve dhe mungesë të furnizimeve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi kontributet e tyre përmes një postimi të dielën në Twitter.

“Punonjësit e shëndetësisë në të gjithë botën vazhdojnë të ofrojnë ndihmë kritike për ata që preken nga pandemia e COVID-19, shpesh duke bërë sakrifica personale. Unë jam mirënjohës për guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre”, tha zoti Guterres.

Ministri i Shëndetësisë i Francës: Pandemia COVID-19 u përhap nga Kisha Evangjeliste

Paris

Ministri i Shëndetësisë i Francës Olivier Veran, prendoi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është përhapur nga ritualet fetare që janë bërë në Kishën Evangjeliste në qytetin Mulhouse muajin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Veran në deklaratën për gazetën javore Le Journal du Dimanche, bëri vlerësime rreth COVID-19 që e ndikoi vendin.

“Pika e kthesës ishte mbledhja e mbajtur në Kishën Evangjeliste në Mulhouse. Pandemia në mbarë vendin me të vërtetë u përhap prej këtu”, u shpreh ai.

Ai pohoi se nuk janë vonuar me masat kundër COVID-19.

Ndërkohë në lajmin e gazetës Le Monde, virusi nga Kisha Evangjelike në Mulhouse është përhapur në në Austri.

Sipas lajmit një familje që jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, më 17-21 shkurt ka marrë pjesë në rituale e kishës, të cilët më pas përmes Belgjikës janë kthyer në Vjenë. Testi i tyre ka rezultuar pozitiv.

Në lajm gjithashtu u pohua se këto rituale kanë shkaktuar që virusi të përhapet edhe në Burkina Faso, një shtet afrikan.

Të paktën 1000 persona pjesëmarrës në rituale ishin diagnostikuar me virus

Në lajmin e France Info, televizioni shtetëror, kishte njoftuar se të paktën 1000 persona pjesëmarrës në rituale në Kishën Evangjeliste në Mulhouse, mes 17-21 shkurt, ishin diagnostikuar me koronavirus.

Në këto rituale fetare kishin marrë pjesë shumë persona nga qytete të ndryshme të Francës, si rezultat i së cilës pandemia ishte përhapur në mbarë vendin.

NË AUSTRI MBAJTJA E MASKAVE ËSHTË E DETYRUESHME

VOAL.CH – Një ndër masat kryesore që Austria ka marë për mbrojtjen nga koronavirusi është mbajtja e maskave.

Prej së mërkurës, në hyrje të të gjithë supermerkateve, do të ndahen maskat mbrojtëse.

Ky lajm u dha nga kryeministri Sebastian Kunz. Mbajtja e maskave është një masë kryesisht për mbrojtjen e personelit të supermekarteve.

“Për kulturën tonë, thotë Kunz, kjo është diçka e huaj. Por është e detyrueshme. Qëllimi është që maskat të mbahen jo vetëm në supermerkate, por kudo.”/heute.at/20minuten/EB

Itali, 101-vjeçari që i mbijetoi gripit spanjoll mposht koronavirusin

Një italian 101-vjeçar që mbijetoi nga pandemia e gripit spanjoll një shekull më parë, është shëruar me sukses nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Italiani, i identifikuar vetëm si z. P., lindi në qytetin Rimini në bregdetin veriperëndimor të Detit Adriatik në vitin 1919, ndërsa është rritur midis dy luftërave botërore.

Javën e kaluar, ai shkoi në një spital në Rimini pasi rezultoi pozitiv në COVID-19.

Kjo nuk ishte hera e parë që z. P u prek nga një pandemi. Ai është një nga të mbijetuarit e pandemisë së gripit spanjoll që filloi në vitin 1918, i cili shkaktoi vdekjen e 600.000 italianëve.

Sipas Gloria Lisi, nënkryetares së Komunës së Riminit, stafi mjekësor në spital ishte i pashpresë për 101-vjeçarin, pasi njerëzit më të vjetër se 65 vjeç kanë tendencë të përjetojnë simptoma më të rënda të COVID-19.

Pasi filloi të shërohej nga sëmundja, ai është liruar nga spitali.

Z. P thuhet të ketë sjellë dritë shprese tek pacientët e tjerë me koronavirus, kurse mbijetesa e tij ka shërbyer për të kujtuar se edhe personat e moshuar mund ta mposhtin sëmundjen.

Gjermani, synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin

Berlin

Në Gjermani synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e revistës “Der Spiegel”, bëhet e ditur se në raportin sekret të Ministrisë së Brendshme që i është paraqitur kancelares Angela Merkel, theksohet rëndësia e kufizimeve që vazhdojnë prej dy muajsh në jetën publike dhe sugjerohet të kryhen një numër i madh i testeve të koronavirusit si Koreja e Jugut për të parandaluar skenarin e situatës më të keqe.

Në raportin e përgatitur nga ekspertët, kërkohet që duke filluar nga 13 prilli të kryhen të paktën 100 mijë teste në ditë dhe më pas kjo të rritet deri në 200 mijë deri në fund të muajit prill.

Më tej në raport thuhet se 70 për qind e popullatës do të infektohet në rast se nuk vendosen kufizime të rrepta në jetën publike, nëse personat e infektuar me virus nuk përcaktohen me teste dhe nëse ata nuk izolohen.

Me infektimin e 70 për qind të popullatës mund të ndodhë skenari i situatës më të keqe, gjë e cila nënkupton mbingarkesë në spitale dhe që mund të shkaktojë mbi 1 milion vdekje nga koronavirusi.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një deklaratë ditë më parë shprehu mundësinë për të kryer 300 deri në 500 mijë teste në javë.

Holanda do t’i kthejë 600 mijë maskat e importuara nga Kina

Amsterdam

Me arsyetimin se nuk i plotësojnë standardet e mjaftueshme, Holanda ka vendosë mbledhjen e 600 mijë nga 1.3 milionë maskat që ka importuar nga Kina me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja e internetit të Institucionit Transmetues Publik (NOS) thuhet se Ministria e Shëndetësisë, mirëqenies dhe sportit vendosi ndalimin e importimit të maskave nga Kina dhe mbledhjen e 600 mijë maskave të shpërndara. Gjithashtu bëhet e ditur se pas kësaj maskat që do të importohen do t’u nënshtrohen testeve.

Disa spitale dyshuan për cilësinë e maskave të shpërndara dhe iu drejtuan për kryerjen e ekzaminimit Organizatës së Kërkimit Shkencor të Aplikuar (TNO) të Holandës, thuhet në deklaratë. Shumë spitale nuk kanë përdorur maskat në fjalë që “TNO ka përcaktuar se maskat të cilat nuk përmbajnë standardet e nevojshme të sigurisë dhe shëndëtësisë, nuk pengojnë bartjen e koronavirusit nëpërmjet frymëmarrjes”.

Gjithashtu pasi thuhet se nuk ka informacione të sakta nëse janë përdorur apo jo maskat me probleme, bëhet e ditur se disa spitale pas dezinfektimit kanë ripërdorur masakat e vjetra për arsye se nuk ka pajisje të mjaftueshme.

Ish-ministri francez vdes nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes. Vetëm para tri ditëve, ai kishte shkruar në Tëitter se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabël.

Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar. Nuk ka qenë e ditur që ai vuante nga sëmundje të tjera.

“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.

Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.

Ky ministër vinte nga një familje që kishte ikur nga gjenocidi ndaj armenëve, që kishte ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, nga viti 1914 deri në vitin 1924.

Di Maio pret mjekët shqiptarë: BE lindi nga solidariteti, Shqipëria ua kujtoi sot këtë gjë!

Mbërrin në Itali ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Për ti pritur në aeroport ka shkuar vetë ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

Ai gjeti rastin të falenderonte popullin shqiptar, qeverinë dhe kryeministrin Rama si dhe shtoi se Shqipëria me solidaritetin e treguar sot u tregoi vendeve të tjera të BE-së arsyen pse u krijua BE-ja.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe popullin për solidaritetin e madh që po na tregojnë. Para se këta mjekë hypnin në avion, kryeministri shqiptar mbajti atje një fjalim mallëngjyes, tha se edhe ata po përballen me luftën kundër koronavirusit por se atje s’mund të mbanin rezerva në një kohë që neve këtu në Itali, miqëve të tyre po na mbarojnë rezervat. Solidariteti i tyre tregon një arsye më shumë që Shqiëpria të hyjë sa më parë në BE. Shpirti i solidaritetit është ajo vlerë që e bëri të lindë BE dhe që po ua kujton Shqipëria vendeve të BE sot. Faleminderit Shqipëri, faleminderit qeveria”.

Di Maio shtoi se mjekët shqiptarë do të ndihmojnë në zonën më të nxehtë të përhapjes së sëmundjes së koronavirusit në Itali, në atë të Lombardisë.

“ Nesër këta mjekë dhe infermierë do shkojën në Lombardi aty ku është vatra më e nxehtë e virusit. Njerëzve tanë po iu shkon ndihmë dhe për këtë jemi të lumtur”,- vijoi ai. bw

Mattarella: “Evropa duhet të kuptojë seriozitetin e kërcënimit ose do të jetë vonë. Ne kemi nevojë për veprim të përbashkët “

voal.ch – Pas gjendjes shumë të rënduar në Itali prej pandemisë të Covid 19, ku vetëm sot kanë humbur jetën 919 njerëz, ka reaguar Papa Françesku duke u lutur në sheshin e Shën Pjetrit bosh.

Ka reaguar gjithashtu edhe Presidenti i Italisë Sergio Mattarella me një apel për Europën:

Presidenti italian Sergio Mattarella ka paralajmëruar : “Evropa ose e kupton seriozitetin e kërcënimit ose nesër do të jetë vonë. Ne kemi nevojë për veprim të përbashkët “.

Presidenti Mattarella pasi ka falenderuar popullin italian dhe veçanërisht profesionistët e shëndetit, mjekët, infermierët, forcat e rendit dhe të gjithë ata që janë në vijat e para për t’u përballur me “një faqe të trishtuar në historinë tonë”.

Presidenti Mattarella nisur nga situata shumë e rëndë ka mbajtur i ka bërë apel Europës duke mbajtur qendrim të qartë kritik : “Në Bashkimi Evropian, Banka Qendrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian,  por Këshilli i krerëve të qeverive kombëtare nuk e ka bërë ende këtë. Kjo pritet të ndodhë konkretisht në ditët në vijim “. Një mesazh i ashpër, ndaj “skifterëve” të Evropës, shkruan Corriere.it duke komentuar fjalën e Mattarella-s

Për kreun e shtetit italian, “modelet e vjetra” duhet të tejkalohen, përndryshe mbi kokë rreziku është ai i shpërbërjes: “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, serioziteti i kërcënimit për Evropën. Solidariteti nuk kërkohet vetëm për shkak të vlerave të përbashkëta me Bashkimin Europian, por edhe të interesit të përbashkët “. Ky ishte një nga thekset kryesore të fjalës të Mattarella-s drejtuar sot përmes televizionit popullit italian.

Lutja e Papës për fundin e pandemisë: “O Zot mos na braktis në mëshirën e stuhisë”

Në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, para sheshit bosh, në një ditë që do të mbetet në histori, Papa Françesku i kërkoi Zotit ta dëgjojë lutjen e gjithë burrave e grave, në këto kohë pandemie nga koronavirusi. Pas bekimit “Urbi et Orbi”, të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës.

R.SH. – Vatikan

E premte e veçantë Kreshmësh, ky 27 mars. Udhën e Kryqit, që zakonisht besimtarët e ndiqnin në famullitë e kishat e tyre, sot, po e bëjnë sa e sa të sëmurë me koronavirus, sa e sa njerëz që vuajnë për viktimat, të cilët mund të jenë familjarë, miq, ose të njohur. Duket dhimbje pa fund, por të krishterët kanë shpresën në Zotin, i cili ka premtuar se nuk do t’i braktisë kurrë. Në këtë të Premte Mëshire, Kisha i ka këshilluar ata ipeshkvij që munden, të shkojnë të vetëm në varrezën e dioqezës së tyre, për një çast lutjeje e bekimi, për të shprehur afërsinë me ata, që kanë ndërruar jetë e, me ata që vajtojnë.

O Zot, shikoje gjendjen tonë të dhimbshme

Edhe Papa Françesku u lut sot në orën 18, nga tremja e Bazilikës së Shën Pjetrit, me sheshin bosh, por në bashkim shpirtëror me gjithë të krishterët e botës, të të gjitha traditave. Ati i Shenjtë, në praninë e fugures së Zojës “Salus Populi Romani” e të kryqit të Shën Marçelit, që ndali murtajën në Romën e vitit 1522, iu lut Zotit të Mëshirës të ketë mëshirë për burrat e gratë e kësaj kohe pandemie. “O Zot i Gjithpushtetshëm e i mëshirshëm, – u përgjërua Papa në fillim të kremtimit – shikoje gjendjen tonë të dhimbshme: ngushëlloji bijtë e tu e hapi zemrat tona për shpresën, që ta ndiejmë mes nesh praninë e Atit Qiellor”.

Më pas u lexua Ungjilli sipas Markut, pjesa në të cilën Jezu Krishti, në barkë me dishepujt e vet, ndal stuhinë e i bën të heshtin erërat e valët. Duke marrë shkas nga fjalët e para të Ungjillit, ku thuhet “erdhi mbrëmja”, Papa, gjatë homelisë, komentoi: “Që prej javësh duket se ka zbritur mbrëmja. Re të errta janë dendësuar mbi sheshe, rrugë e qytete; kanë marrë në dorë jetën tonë, duke e mbushur gjithçka me një heshtje shurdhuese e me një boshllëk dëshpërues, që paralizon çdo gjë kur kalon: ndihet në ajër, shihet në gjeste, na e thonë vështrimet. Ndihemi të frikësuar e të humbur. Si dishepujt e Ungjillit, u kapëm të papërgatitur nga një stuhi e papritur dhe e furishme. E kuptuam se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, të gjithë të brishtë e të çorientuar, por njëkohësisht, të rëndësishëm e të nevojshëm, të gjithë të thirrur për t’u dhënë rremave së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin. Mbi këtë barkë… jemi të gjithë”.

O Zot, “nuk po pyet për ne?”

Papa Françesku komentoi qëndrimin e Jezusit, që, në barkë me dishepujt, kishte besim të patundur në Atin Qiellor, pavarësisht nga stuhia, pavarësisht se ndodhej në atë pjesë, që mund të mbytej e para. E me një paralelizëm, që sot është më se i qartë, vuri në dukje frikën e dishepujve, që i thonë Zotit: “nuk po pyet për ne?” Edhe ata, ashtu si ne sot, tregohen të brishtë, të paaftë të kapen pas besimit në Hyjin, pas gjithë atyre qëndrimeve, që edhe sot, na i mësojnë të moshuarit, duke na treguar udhën e lëshimit të vetvetes në dorën e Zotit. Jemi të shqetësuar për vetveten, denoncoi Papa, jemi kthyer në egoistë e vëmë në plan të parë dukjen, duke e lënë të zbuluar nervin e vetëdijes se i përkasim njëri-tjetrit si vëllezër. Ecim me shpejtësi nëpër udhët e botës, me etje për para e pushtet e nuk ndalemi para thirrjes së Zotit për të parë ç’ndodh përreth nesh, për të parë luftrat e padrejtësitë, të varfërit, planetin e sëmurë rëndë.

“Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?”

E tani i drejtohemi Zotit, si dishepujt e atëhershëm: “Nuk pyeske për ne?” Për të marrë prej Krishtit përgjigjen: “Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?” Kjo është kohë Kreshmësh, nënvizoi më tej Papa Françesku, kohë për të kuptuar ç’vlen vërtet e për të ndarë gjithçka është e nevojshme nga gjërat, që të tilla nuk janë. Është koha për t’u kthyer te Hyji e për ta lënë Shpirtin Shenjt të veprojë, ashtu siç e lanë sa e sa mjekë e infermierë këto ditë, të cilët, megjithë frikën, dhanë edhe jetën për shpëtimin e të tjerëve. E Papa nuk harroi edhe gjithë punonjësit e tjerë, që e bëjnë shoqërinë të funksionojë, duke shërbyer, me kokën në rrezik.

Zoti nxjerr të mirën nga e keqja

Fillojmë të kemi fe, vërejti Ati i Shenjtë, kur e kuptojmë se kemi nevojë të shpëtohemi. Le t’i drejtohemi Zotit, t’ia dorëzojmë Atij të Lumit frikën tonë, ta ftojmë Jezu Krishtin në barkën e jetës sonë e, ashtu si dishepujt, nuk do të mbytemi. “Sepse kjo është forca e Zotit – ngriti zërin Françesku – të “Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?”. Ai i heshton stuhitë tona, sepse me Zotin, jeta nuk vdes kurrë… E kemi një spirancë: nëpër kryqin e Tij jemi shëlbuar. E kemi një timon: nëpër kryqin e Tij jemi shpërblyer. E kemi një shpresë: nëpër kryqin e tij jemi shëruar e përqafuar, që askush e asgjë të mos na ndajë nga dashuria e Tij shëlbuese. …Ai u ngjall e jeton krah nesh”.

Lutja e Papës Françesku

E duke i ftuar të gjithë ta përqafojnë kryqin e Krishtit me jetën e tyre, sepse vetëm kështu do të përqafojnë shpresën, Papa Françesku u lut:

“Të dashur vëllezër e motra, nga ky vend, që dëshmon fenë shkëmbore të Pjetrit, sonte, dua t’ju besoj të gjithëve në duart e Zotit, përmes ndërhyrjes së Zojës, shëndeti i popullit të vet, ylli në detin e stuhishëm. Nga ky kolonat, që përqafon Romën dhe botën zbrittë mbi ju, si përqafim ngushëllues, bekimi i Hyjit. O Zot, bekoje botën, dhuroju shëndet trupave dhe ngushëllim zemrave. Ti na kërkon të mos kemi frikë. Por feja jonë është e dobët e ne kemi frikë. Por Ti, o Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë. Na thuaj prapë: ‘Mos kini frikë’. E ne, bashkë me shën Pjetrin, ‘ta lemë Ty çdo shqetësim, sepse Ti kujdesesh për ne’ (shih 1 Pjt 5,7)”.

Bekimi “Urbi et Orbi” e Ndjesa e Plotë

Në fund, pas litanive të Zojës, Papa Françesku lartoi të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin bekoi Romën e botën. Të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës. Pra, të gjithë atyre, që, në këto kohë emergjence, janë rrëfyer shpirtërisht për mëkatet, janë kunguar shpirtërisht e tani, u lutën sipas ndjetit të Papës. Kërkohet gjithashtu edhe një vepër tjetër “ndjese”, siç mund të jetë thënia e Rruzares, e Besojmës, e Atynës, pjesëmarrja virtuale në meshë, një lutje për Zojën, leximi i Shkrimit Shenjt për të paktën gjysëm ore e të tjera si këto, që mund t’i lexoni në dekretin e fundit të Pendestarisë Apostolike./RV

Itali, deri tani 8215 të vdekur nga koronavirusi, mbi 80 mijë të prekur

Italia vazhdon që të jetë shteti me më shumë vdekje, për shkak të koronavirusit.

Në shtetin italian, koronavirusi ka shkaktuar gjithsej 8215 viktima, deri në këto momente.

Ndërsa, të prekur nga Covid-19 numërohen 80 589 persona.

Italia është shteti me më shumë të prekur nga koronavirusi, ndërsa SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarve.

Francë, koronavirusi shkakton 365 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi ka nisur të shkaktojë viktima të shumta në shtetet perëndimore e europiane.

Në Francë, në 24 orët e fundit, janë shënuar 365 viktima. Në shtetin francez, kanë vdekur gjithsej 1696 persona nga koronavirusi.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 29 155 vetë.

Janë shëruar gjithsej 4948 persona të infektuar me koronavirus.

Shifër e frikshme nga Italia, mbi 5 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar me COVID-19

Një tjetër shifër alarmante vjen nga Italia, sa i takon stafit mjekësor të infektuar me COVID-19.

Duke cituar sindikatën “Assomed Anaao”, agjencia italiane e lajmeve “ANSA” raporton se janë infektuar deri më tani  5000 punonjës shëndetësorë.

Kjo sindikatë bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Kujtojmë se deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.

Gjermania i bën thirrje Kosovës: Përqëndrohuni te beteja me koronavirusin

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, me apel ndaj Kosovës: Korona nuk pyet për grindjet mes politikanëve!

Nisur nga kriza aktuale në politikë e brendshme të Kosovës, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, i është drejtuar me në apel Kosovës dhe lidershipit kosovar.

Në një deklaratë për media që e ka DW, ai kërkon nga këta që të përqendrohen në përballjen me sfidën e pandemisë së koronavirusit.

“Po e ndjek me shqetësim të shtuar situatën e brendshme politike në Kosovë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend po rritet, dhe tashmë ka edhe një rast vdekjeje. Ndërkohë, disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Ata madje shkojnë aq larg sa të deklarojnë publikisht që kufizimet e daljes së qeverisë nuk duhet të respektohen. Mund t’u bëj thirrje vetëm qytetarëve të Kosovës: Mbroni veten dhe njerëzit, qëndroni në shtëpi, “#stayhome”. Dhe unë u them atyre që janë përgjegjës për politikën: Corona nuk pyet për grindjet dhe ndjeshmëritë në politikën e brendshme! Tani është koha të merret përgjegjësi, të qëndrohet së bashku dhe të mbrohet popullsia. Po rrezikohet shumë! Vetëm duke punuar së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë krizë shëndetësore të paparë”, tha ai.

Të martën pasdite, në një konferencë shtypi, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë të njohur vendimin e kryesisë së parlamentit për të mbajtur votën e mosbesimit kundër qeverisë aktuale të kryesuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes. Vjosa Osmani vetë ishte kundër këtij mocioni votëbesimi.

Më parë edhe Shtetet e QUINT-it u kishin bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që në këtë periudhë si prioritet të kenë përballimin e sfidës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që ajo iu siguron atyre.

Martti Ahtisaari i infektuar me koronavirus

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, njëherësh ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze.

“Infektimi është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë, marrë parasysh situatën”, thuhet në njoftim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i Ahtisaarit, Marko, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se tre ditë më herët, edhe nëna e tij është konfirmuar si rast me koronavirus.

Ahtisaari, i cili i ka 82 vjet, ka qenë në krye të Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.

Më 2008 ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për kontributin shumëvjeçar në ndërmjetësimin e paqes.

Në Finlandë janë konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë. rel

Italia vijon me shifrat alarmante të vdekjeve- 601 viktima në 24 orët e fundit

Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandemia që mban emrin COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 48 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793


Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.

Gjermania gati të presë pacientë italianë të prekur me COVID-19, shteti i parë në botë që e bën

Gjashtë pacientë me Covid-19 do të transferohen nga Lombardia në Saksoni. Kjo është ajo që Gjermania ka ofruar të bëjë në ndihmë të popullit italian.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer. Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar me koronavirus në spitalet e tyre.

Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës nga Italia. “Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai. Ndërsa është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE shkruan TG.com 24.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.

Në traktatin e miqësisë së Aachen (një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë) ekziston gjithashtu një i mbështetjes së ndërsjellë në sektorin e shëndetësisë. bw

Merkel rezulton negative në testin e parë të koronavirusit

Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit.

Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Steffen Seibert, e cila ka thëne se kancelja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19.

Itali, dy reanimatorë krijojnë dopio ventilatorin që i jep jetë dy pacientëve njëherazi

Kur krijimtaria, shkathtësia dhe mençuria e italianëve mblidhen bashkë për të përballuar një problem serioz, lindin zgjidhje të cilat, edhe në krizën më të madhe të pas periudhës së pasluftës si ajo që po përjeton Italia, mund të japin frymë dhe lehtësim, për pacientët dhe mjekët që po përballen me mungesën e respiratorëve për shkak të numrit të madh të të infektuarve nga infeksioni i koronavirusit.

Në Itali, dy profesorë reanimatorë të shkencave Mjekësore të Universitetit të Bolonjës kanë krijuar një qark, i aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë në vend të një dhe brenda 48 orësh kompania Mirandola e realizojë atë dhe furnizoi spitalin e qytetit me modelin mekanik të prototipit të parë, të testuar me sukses në spitalin e Sant’Orsola në Bolonjë.

Respiratori mekanik për të furnizuar dy pacientë tani ka hyrë në prodhim dhe do të dërgohen në provincat më të prekura nga infeksioni i koronavirusit.

Komisioneri për emergjencën e Koronavirusit, Sergio Venturi është shprehur se kjo u realizua fal bashkëpunimit të suksesshëm mes mjeksisë dhe industrisë, gjë e cila do të vërë në dispozicion të sistemit shëndetësor një pajisje shumë të çmuar, e aftë të dyfishojë vendet në kujdesin intensiv.

Protagonisti kryesorë i mekanizmit është Profesori Marco Ranieri, drejtor i Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv në spitalin e Sant’Orsola si dhe profesori Antonio Pesenti që duke u këshilluar edhe me kolegë të tjerë, krijuan qarkun që shpëton jetë.

Porosia e bërë te kompania Mirandola është për rreth 1000 copë të cilat fillimisht do të shpërndahen në Emilia-Romagna dhe Lombardi ku nevoja është edhe më e madhe

Sidoqoftë, ka situata në Emilia-Romagna të cilat përkundër përpjekjeve të bëra janë në kufijtë e fundit përsa i takon numrit të shtretërve në kujdesin intensiv. Plani i Rajonit është për të rritur numrin e shtretërve shtesë për pacientët me Covid-19. Në Parma numri i tyre është shtuar me 3.023 vende nga të cilat 416 në kujdes intensiv. Konkretisht, në Piacenza ka 578 shtretër (nga të cilët 40 për kujdes intensiv), 675 në Parma (58 kujdes intensiv), 550 në Reggio Emiglia (48 kujdes intensiv), 280 në Modena (74 kujdes intensiv), 453 në zonën metropolitane të Bologna dhe Imola (105 në kujdesin intensive), 58 në Ferrara (22 në kujdesin intensive) etj etj.

Edhe spitale private kanë vënë në dispozicion të Ministrisë së Shendetësisë shtretërit e tyre që tashmë janë pjesë e rrjetit të spitaleve dhe reparteve për pacientët me Covid. Në Piacenza, zona më e prekur nga koronavirusi, ushtria dhe Mbrojtja Civile po përfundojnë ndërtimin e një spitali në terren, ku personeli mjekësor ushtarak do të punësohet dhe do të ketë 40 shtretër shtesë. Gjithashtu në Piacenza do të punësohen mjekë dhe infermierë shtesë, përfshirë ata që do diplomohen në javët e fundit dhe që kanë shprehur gadishmërinë e tyre për t’u thirrur në shërbim.

Itali, rënie e madhe e konsumit të energjisë elektrike për shkak të koronavirusit

Konsumi i energjisë elektrike në një numër vendesh evropiane ka shënuar rënie dramatike për shkak të përhapjes së pandemisë globale të koronavirusit (COVID-19), ku Italia është njëra nga vendet më të goditura me një rënie të kërkesës prej 19.5 për qind javën e kaluar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Anadolu Agency (AA).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e virusit që tani është përhapur në 159 vende dhe territore një pandemi.

Masat për parandalimin e përhapjes së virusit përfshirë mbylljen e dyqaneve, objekteve, restoranteve, qendrave tregtare dhe uljen e aktiviteteve ekonomike, të cilat çuan në një rënie dramatike të konsumit të energjisë.

Për më tepër, një numër vendesh që sollën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme në Itali, dhe kufizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në Francë dhe Spanjë gjithashtu ndikuan në konsumin e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E) në javën 12 që mbulon 16 deri 20 mars të vitit 2020, konsumi i energjisë në Itali pati një ulje prej 19.5 për qind me një mesatare në orë prej 28.7 gigavat në krahasim me të njëjtën javë të vitit të kaluar.

Konsumi kishte në një mesatare në orë prej 35.2 gigavat në të njëjtën javë të vitit 2019, tregojnë të dhënat.

Deri më 20 mars, numri i rasteve me COVID-19 në Itali ishte 41.035 me një numër vdekjesh prej 3.405 personash.

Poashtu konsumi i energjisë ishte më i ulët edhe në Francë me 16.5 për qind gjatë së njëjtës periudhë, veçanërisht pasi vendi filloi të kufizojë lëvizjet më 17 mars.

Deri më 20 mars, numri i rasteve në Francë kishte arritur në 12.612, me 450 të vdekur.

Spanja, si një nga vendet evropiane me rastet më të larta të COVID-19, pati një rënie prej 7.8 për qind të konsumit të energjisë elektrike për të njëjtën periudhë.

Konsumi i energjisë në vend qëndroi mesatarisht në orë prej 27 gigavat midis 16 dhe 20 marsit të vitit 2020.

Në vend u raportuan 18.077 raste të COVID-19 deri në të njëjtën datë.

Gjermania, Belgjika dhe Zvicra pritet të shohin uljen e konsumit të energjisë duke filluar nga kjo javë me futjen e masave më të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kancelarja gjermane vetizolohet pas kontaktit me një mjek të prekur nga COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë vendimin për të qëndruar në karantinë në shtëpinë e saj, pasi ka pasur kontakte me një mjek që më vonë u testua pozitiv për koronavirus.

Zonja Merkel u informua pas një konference për shtyp të dielën se një mjek që i kishte bërë asaj një vaksinë të premten pasdite kishte rezultuar si bartës i virusit bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Zonja Merkel vendosi që menjëherë të qëndrojë e izoluar brenda shtëpisë e saj shtoi zoti Seibert. Ajo do të testohet rregullisht gjatë ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj si kancelare nga shtëpia tha ai.

Në Gjermani po ndërtohen spitale të përkohshme për t’i bërë ballë pandemisë. Autoritetet po përpiqen të ngrenë qendra të terapisë intensive që aktualisht kanë një kapacitet prej 28 mijë shtretërish. Të dielën në Gjermani u regjistruan më shumë se 23,129 raste personash të prekur nga virusi dhe 92 të vdekur. Zyrtarët gjermanë paralajmëruan se koronavirusi mund të godasë deri në 10 milionë persona në rast se nuk merren masat e duhura, përfshirë ajo që njihet si distancim shoqëror.

Italy Virus Outbreak

Italy Virus Outbreak

Italia vendosi të mbyllë të gjitha bizneset që nuk kanë rëndësi thelbësore ndërsa numri i vdekjeve në vend nga koronavirus u rrit të shtunën me 793 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 4.825.

Europa tashmë është epiqendra e shpërthimit dhe virusi vazhdon të përhapet. Rastet e reja në Kinë, atje ku e ka zanafillën shpërthimi, kanë nisur të bien.

Të shtunën Italia njoftoi shifrën më të madhe një ditore në viktima si pasojë e virusit që prej shpërthimit të tij, në muajin dhjetor. Në Itali janë më shumë se 53,578 raste të prekurish me COVID-19 që rendisin këtë vend të dytin në botë pas Kinës për nga përmasat e përhapjes së sëmundjes.

Spanja, vendi i tretë në botë më i goditur, raportoi gjithashtu të shtunën numrin më të madh të vdekjeve brenda 24 orëve, 324 raste të reja, duke e rritur totalin në 1.375. E diela shënoi një tjetër rritje të madhe për këtë vend, sot njoftohen 1720 të vdekur dhe 28,572 të prekur nga koronavirusi. Zyrtarët spanjollë paralajmëruan se së shpejti sistemi i kujdesit shëndetësor në vend nuk do të jetë në gjendje të përballojë fluksin e të prekurve. Ata njoftuan gjithashtu planet për të shndërruar një qendër konferencash në Madrid në një spital të improvizuar. Në fillim të kësaj jave, një hotel me katër yje po në Madrid, u shndërrua në spital.

Në Britani kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar mbylljen e restoranteve lokaleve e biznese të tjera për argëtim.

Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan dy vdekje të shtunën, viktimat e tyre të para nga koronavirusi. zëri i amerikës

Italia 651 viktima të koronavirusit 24 orët e fundit

ITALI

Italia vijon me rritjen e shirave sa i përket pacientëve të koronavirusit teksa janë 5 mijë e 476 viktima deri më 22 mars.

Po ashtu numri i të prekurve pritet të shkojë në 60 mijë teksa deri më sot shënon 59,138. Italia pësoi një rritje përsëri me 651 viktima sa i përket 24 orëve të fundit por numri i të rekuperuarve shënoi më i lartë 952, ndërsa në total 7024.

Por numri i të infektuarve vijon me hapa të mëdhenj teksa vetëm në 24 orët e fundit 5,560 rezultuan pozitivë.

Koronavirusi, Merkel jep shembullin e mirë, mban radhë në supermarket. Blen edhe verë italiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel jep një shembull të mirë në supermarket. Ajo u fotografua dje nga Bild Zeitung, tabloidi gjerman më i shitur, rreth orës 5 të pasdites, me të njetin kostum blu, pak pasi kishte mbajtur një fjalim para kombit të saj: “Gjithçka, tani, do të provohet”.

Kancelarja ia ka dalë të japë një shembull të mirë duke zbatuar rregullin e rreshtimit në supermarket. Ajo ka qëndruar në rresht deri sa I ka ardhur radha për të bërë pagesën në kasë.

Edhe kësaj here Merkel ka zgjedhur një market afër shtëpisë së saj për të bërë Pazar, në rrethin Mitte, në Berlin. Në karrocën e saj përvec disa ushqimeve ka edhe disa shishe me verë.

Të dhënat shokuese nga Italia, rreth 800 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia po trondit botën me të dhënat nga COVID-19. Autoritetet kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.

Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.

Rritet në mënyrë dramatike numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani, 47 të vdekur

Është rritur në mënyrë dramatike numri i personave të prekur nga koronavirusi në Gjermani.

Mediat botërore raportojnë se numri i të prekurve në vetëm pak kohë ka shkuar nga 2705 në 12 662 persona. Instituti Robert Koch tha se shtimi i rasteve në të tillë mënyrë është një alarm për vendin.

Autoritetet kanë thënë se numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 47 vetë, duke u rritur me 16 persona nga 31 që u njoftuan të premten. bw

Italia merr masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Romë

Italia ka marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të një udhëzimi të nënshkruar nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në të gjithë vendin është ndaluar frekuentimi në parqe dhe lulishte si dhe të gjitha aktivitetet publike.

Në udhëzimin e ri, parashikohet që qytetarët të bëjnë aktivitete sportive individuale vetëm në afërsi të shtëpive dhe ruajten e distancës prej 1 metër mes personave.

Sipas udhëzimit të ministrit Speranza ndalohen edhe udhëtimet drejt shtëpive të dyta dhe atyre verore, mbyllen bufetë që shesin ushqime dhe pije përgjatë hekurudhave dhe buzë liqeneve, me përjashtim të bufeve që ndodhen nëpër autostrada, në spitale dhe aeroporte.

Masat në fjalë do të jenë të vlefshme deri më 25 mars dhe nëse do të jetë e nevojshme do të zgjaten.

Sipas lajmeve në shtypin italian, thuhet se disa ekspertë presin që mes 23 dhe 28 marsit të arrihet kulmi në numrin e personave ku virusi do të përhapet.

Sipas një dekreti të firmosur më 9 mars nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, u vendos ndalesa deri më 3 prill e lëvizjes së lirë në të gjithë vendin, zbatimin e masave të karantinës së rreptë që kufizon hyrjet dhe daljet nga shtëpia përveç nevojave të detyruara si dhe pezullimin e arsimit në të gjitha nivelet e shkollave, përfshirë edhe universitetet si dhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive.

Për shkak të koronavirusit në Itali kanë vdekur 4.032 persona ndërsa 37.860 të tjerë janë në trajtim.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Itali është rritur për 627 duke arritur në 4.032

Vijon me ritme të larta bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali. Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj mbërriti në 4.032 brenda katër javësh.

Në konferencën për shtyp të së premten, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032. Gjithashtu janë edhe 4670 të prekur të rinj duke cuar numrin në total 37.860 nga virusi me origjinë nga Kina. Vetëm në Lombardi, e cila është provinca me e prekur nga COVID -19 kanë ndërruar jetë brenda 24 oreve 381 persona.

 

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

 

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar, thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”.

Spanjë, numri i të vdekurve nga koronavirusi tejkalon shifrën 1.000

Madrid

Me 235 vdekjet e reja që janë shënuar në 24 orët e fundit në Spanjë numri i të vdekurve është rritur në 1.002 ndërsa në 19.980 numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë për koordinimin e paralajmërimeve dhe shërbimeve emergjente shëndetësore, Fernando Simon, në një konferencë për media lidhur me Covid-19 tha se me një rritje me 235 vdekje të reja, në krahasim me dje numri i të vdekurve është rritur në 1.002, ndërsa ka arritur në 19.980 numri i personave të infektuar me shtimin e 2.833 rasteve të reja.

Simon tha se nga të sëmurët e përcaktuar me Covid-19 nën kujdes intensiv janë 1.141 persona.

“Vdekja është një realitet tek të sëmurët në situatë serioze. Po përpiqemi të garantojmë mbijetesën në masën më të madhe. Në disa raste ne nuk mund ta garantojmë këtë. Aktualisht numri i të sëmurëve që trajtohen në spitale është 10.542”, tha Simon.

Sipas të dhënave, në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, i cili është rajoni më i prekur, numri i vdekjeve ka arritur në 590 ndërsa numri i personave të prekur në 7.165.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së spitaleve në Madrid, dhomat e disa hoteleve të mëdha janë shdërruar në dhoma për të sëmurët dhe rastet e reja të Covid-19 kanë filluar të transferohen në këto vende.

Shtypi spanjoll ka shkruar se dy varreza të mëdha në Madrid kanë filluar të ofrojnë shërbim 24 orë dhe se personat që humbin jetën nga koronavirusi varrosen brenda 24 orëve.

Në Spanjë ku janë mbyllur kufijtë, janë angazhuar më shumë forca policore dhe ushtarake për të parandaluar daljen e njerëzve jashtë shtëpive gjatë fundjavës.

Pas Covid-19 ka shqetësime për krizë ekonomike

Epidemia e Covid-19 ka shkaktuar krizë ekonomike një Spanjë, e cila tashmë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.

Përderisa shumë kompani kanë larguar punonjësit nga puna, sipas një anketimi të publikuar në gazetën “El Pais” thuhet se gjysma e spanjollëve kanë frikë se do të humbin vendin e punës.

Ndërkohë edhe Banka Qendrore e Spanjës ka bërë paralajmërimin se “ekonomia e vendit mund të përballet me një situatë të paparë më parë”.

Kreu i Bankës Qendrore, Pablo Hernandez bëri thirrje për “më shumë masa financiare”. “Një ndërhyrje më gjithëpërfshirëse dhe më e koordinuar e Bashkimit Evropian nuk është më një altenativë, por një domosdoshmëri”, tha ai.

BE mesazh të prerë Prishtinës: Në kohën e krizës së pandemisë kërkohet unitet!

Në një intervistë për Telegrafin, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke bërë thirrje që në situatën pas pandemisë COVID -19 të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën.

Ambasadorja Apostolava ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në vazhdim në Kosovë. Situata aktuale e pashembullt e shpërthimit të COVID-19 bën thirrje për konsensus, unitet politik dhe qëllim të përbashkët në krizë” ka thënë Apostolova për Telegrafi.

Sipas saj, në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit.

“Partitë politike duhet të kujdesen para së gjithash për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak” ka thënë Apostolova.

Ndryshe, në kohën kur krejt bota edhe shtetet individuale po merren me çështjen e menaxhimit të situatës pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, në Kosovë ka shpërthyer kriza politike ndërmjet partnerëve të koalicionit Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo erdhi pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliu për të cilin tha pos tjerash se ka shpërndarë panik te qytetarët me deklaratat për coronavirusin.

Ndryshe, LDK ka prezantuar largimin nga Qeveria dhe ka nisur një mocion i cili është përkrahur deri tash nga AAK dhe NISMA Socialdemokrate për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Itali, kalohet rekordi kinez – 475 vdekje të reja nga COVID-19, shifra totale shkon në 2.978

Romë
Itali, 475 vdekje të reja nga COVID-19, shifra totale shkon në 2.978.

Urgjenca e koronavirusit dhe të dhënat ditore të Mbrojtjes Civile. Ekzistojnë gjithsej 28.710 pacientë në Itali, me një rritje krahasuar me të martën prej 2.648. Numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – arriti në 35713. Por të dhënat nga Campanja mungojnë. Ka 2978 viktima, një rritje nga e marta e 475. Dje rritja kishte qenë 345.

“Ka 1084 më shume të shëruar sot, një numër me të vërtetë i rëndësishëm, i cili i sjell ato në 4025, 37% më shumë se dje,” tha Komisioneri Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp në Mbrojtjen Civile. “Ka 2648 më shumë pozitivë për një prirje të qëndrueshme këtë javë,” shtoi ai.

Vendet evropiane të ndërmarrin veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprime të guximshme, në të gjitha vendet evropiane kundër pandemisë së koronavirusit.

Duke e përshkruar Evropën si “epiqendrën” e re të shpërthimit global, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge tha më 17 Mars se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të ndërmarrë veprimet e tij më të guximshme për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.

Ai tha se bota po përballet me “kohë të paparë” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”.

Vërejtjet e Kluge erdhën ndërsa më shumë vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, udhëzimet janë shpallur nga presidenti, Donald Trump dhe kryeministri, Boris Johnson. Ata rekomandojnë që njerëzit të praktikojnë “distancimin shoqëror” – duke qëndruar të paktën dy metra nga njerëzit e tjerë në publik.

Por as Trump dhe as Johnson nuk kanë imponuar llojin e rregullave të detyrueshme të mbylljes mbarëkombëtare që tani janë në fuqi në vende si Italia, Spanja, Franca dhe Çekia. rel

“Nuk më plas për paratë”, guvernatori i Venetos: Do iu bëjmë tamponë të gjithëve

Rajoni i Venetos për të frenuar përhapjen e koronavirusit, synon modelin e “tamponëve në tapet”, ose ndryshe tamponë të gjithëve, mbi të gjithë njerëzit. Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. “Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv – shpjegon guvernatori i Rajonit, Luca Zaia – do të thotë që do të kem 10 më pak të infektuar”.

Strategjia e tamponëve tapetë duket se ka funksionuar në Korenë e Jugut, ku autoritetet kanë testuar qindra mijëra njerëz, përfshirë kontrollimin e lëvizjeve të tyre përmes telefonave celularë dhe teknologjisë satelitore. Zaia, i cili të paktën tani për tani hedh poshtë polemikat “me autoritetin qendror dhe pretendimet për autonomi”, i tha “Il Corriere della Sera” se dëshiron të paguajë gjithçka me paratë e Rajonit.

“Nuk më intereson shumë buxheti – thotë ai – vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.

 

Në mbështetje të linjës së tij, i ndryshëm nga ai i rajoneve të tjera, ai thotë se “nëse nuk do t’i kishim bërë tamponët të gjithëve, Vo ‘Euganeo do të kishte pasur një epidemi. Nëse për absurditet i bëni testin një popullatë të tërë, të paktën ju keni një rezultat kë duhet të izoloni”. Ajo që ndodh në Veneto është një rikonstruksion “i kontakteve të një personi të gjetur pozitiv dhe simptomatik dhe pastaj iu bëjmë të gjithëve me radhë tamponin. Jemi në një kuotë prej 40 mijë në të gjithë rajonin: 2.700 pozitivë pa simptoma, dhe kemi izoluar edhe 7 mijë të tjerë që kanë pasur kontakte me ta”.

 

Për disa anëtarë të komunitetit shkencor, a është bërja e tamponëve për të gjithë një lloj “rrjete fundore”? Zaia përgjigjet: “Respekt maksimal për të gjithë, me të vërtetë. Por është e njëjta botë që nuk na dha asnjë indikacion ndërsa po vinte koronavirusi. Shumë nga ata thanë se ishte një grip i thjeshtë. Të tjerët që maskën duhet ta vendosë vetëm personi i sëmurë” . bw

Franca mobilizon 100 mijë policë për shkak të koronavirusit

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner, ka njoftuar se janë mobilizuar 100 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë për të kontrolluar lëvizjet e qytetarëve për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Castaner tha se ata që nuk respektojnë rregullat e reja do të dënohen deri në 135 euro.

Presidenti Emmanuel Macron dje njoftoi se lëvizja do të kufizohet për 15 ditë, duke filluar nga sot.

Deri dje, Franca raportoi për 6.633 të infektuar dhe 148 të vdekur, një rritje prej 21 të vdekurve dhe 1.210 raste të reja nga virusi i njohur si Covid-19.

Virusi u shfaq fillimisht në dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi botërore.

Në Itali shkon në 2158 numri i viktimave, 349 vetë ndërruan jetë 24 orët e fundit

Në Itali, ka shkuar në 349 numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Numri i të vdekurve ka shkuar deri tani 2158 . Ndërsa, 349 pacientë nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Italia vazhdon të ketë numrin e të prekurve nga koronavirusi më të lartin në Europë dhe të dytin në botë, pas Kinës. Numri i viktimave tashmë thuajse është dyfishuar që nga dita e enjte, pikërisht për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat botërore.

Italia deri tani ka shënuar 27.980 të infektuar, krahasuar me 15 113 katër ditë më parë. Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se numri i vdekjeve është rritur me 19.2 përqind.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, vendi evropian i goditur më së shumti nga virusi, u rrit në 27.980 nga një 24747 rastet e mëparshme.

Itali, bilanc i frikshëm nga Covid-19, vetëm sot vdesin 368 persona, shkon në 1809 numri i përgjithshëm i viktimave

Rritet frikshem bilnaci i viktimave nga Covid-19 në Itali. Gjatë konferencës për shtyp të orës 18-00 Mbrojtja Civile deklaroi që numri I të vdekurve vetëm sot ka qenë 368, duke e cuar kështu numrin e viktimave gjithsej në të gjithë italinë me 1809.

Numri i personave pozitivë ka shkuar në 20603. Nga dje numri I të infektuarve është rritur me 2853, ndërsa numri I përgjithshëm I të infektuarve përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur 27.747.

Personat e shëruar janë 2335, 369 më shumë se dje. bw

Franca hyn në fazën e tretë vendimtare të betejesë kundër koronavirusit

Paris

Kryeministri francez Edouard Philippe dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Jerome Salomon njoftuan masat e reja paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Salomon tha se Franca do të hyjë në fazën tretë të gatishmërisë emergjente për të luftuar virusin e njohur si COVID-19.

“Tani duhet të bëjmë gjithçka për ta penguar, për ta ngadalësuar, për ta këputur këtë shtrirje të epidemise”, tha ai.

Ndërkaq, Philippe deklaroi se nga mesnata e së shtunës, të gjitha “vendet publike” që nuk janë “thelbësore për jetën e vendit” do të mbyllen deri në njoftimin e mëtejshëm. Restorantet dhe kafenetë dhe objektet e kulturës franceze do të duhet të mbyllen, së bashku me kinematë dhe klubet e natës.

“Kjo është urgjente, tani është koha kur ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë”, tha ai.

Statistikat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë 4.499 raste të raportuara dhe 91 vdekje në Francë. Trembëdhjetë vdekje kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Transporti publik do të funksionojë në gjithë Francën, por Philippe kërkoi që të përdoret në një kapacitet të kufizuar, për punë dhe vetëm në raste të domosdoshme.

Philippe mendon se publiku duhet ta marrë më seriozisht frenimin e sëmundjes në sjelljen e tij të përditshme, duke i kërkuar kombit të “shmangë tubimin sa më shumë që të jetë e mundur, të kufizojë tubimet miqësore dhe familjare” dhe të largohet nga shtëpia vetëm për blerjen e sendeve kryesore.


Send this to a friend