VOAL

VOAL

Shefi i NATO-s: Asnjë vendi tjetër nuk i takon të diktojë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një interviste ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen dhe jo një vend apo organizatë tjetër ta diktojë atë.

Ai e quan rezultat të mirë rifillimin e bisedimeve për një zgjidhje politike, por sipas tij zgjidhja nuk i takon as NATO-s dhe askujt tjetër veç dy vendeve që e kanë problemin.

”Rezultati i mirë do të jetë që ata të pranojnë të rifillojnë me të vërtetë dialogun Prishtinë-Beograd dhe të bien dakord që me të vërtetë të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për situatën në Kosovë. NATO është e pranishme në Kosovë, ne kemi misionin tonë KFOR atje me rreth mijëra trupa për të mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë.

Serbia është partner i NATO-s. Kam vizituar Serbinë disa herë. Ne në fakt kemi bërë një stërvitje së bashku me Serbinë jo shumë kohë më parë, mbi gatishmërinë civile. Dhe NATO ka një histori në Ballkan, duke ndihmuar në përfundimin e dy luftërave në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Dhe, sigurisht, ne do ta mirëpresim fuqishëm rifillimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës për t’u përpjekur për të gjetur një zgjidhje. Nuk është për NATO apo ndonjë vend tjetër që të diktojnë rezultatin, por fakti që ata takohen është të paktën inkurajues. Shpresojmë që një hap i parë për të rifilluar bisedimet e vërteta midis Prishtinës dhe Beogradit.”- tha Stoltenberg.

Por në fakt SHBA dhe BE janë përfshirë në dialog si ndërmjetësuesë edhe pse nuk kanë bërë të qarta një platformë zgjidhjeje. Madhe as dy vendet Kosova dhe Serbia nuk kanë një zgjidhje dypalëshe, por e para i ka bërë të qarta synimet se do njohje reciproke.

Pas Rezolutës të 15 kushteve të BE – Edi Rama merr sot një tjetër grusht nga Il Giornale, gazeta e Berlusconit

BE ia ka shtrënguar rripat Edi Ramës. Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë, 15 kushtet, vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. 15 kushte, me qëllim avancimin e hapjes së kapitujve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Nga një verifikim i shtypit të Tiranës, rezulton se 9 prej këtyre kushteve nuk janë përmbushur, ndërsa pjesa tjetër has në problematika të shumta në zbatueshmëri.

BE ka humbur durimin ndaj kryeministrit Edi Rama që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Një “grusht” tjetër kundër Edi Ramës vjen sot edhe përmes një artikulli nga Il Giornale, gazeta liberale konservatore ku ka dhënë kontributin e tij Indro Montanelli, e cila është e familjes të Silvio Berlusconit, partia e të cilit ka një përfaqësim të fuqishëm në Parlamentin Europian.

Lexuesit po ia sjellim më poshtë artikullin nga Marco Valle që ka botuar sot Il Giornale të titulluar:

“Spekulimet dhe respresioni e largon Tiranën nga BE

Prishja e Teatrit Kombëtar për të bërë një qendër tregtare është akti më i fundit i pushtetit pa kufi të Edi Ramës

Çfarë është duke ndodhur në Tiranë? Në agimin e së djelës të 17 majit, për të qenë saktë në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi një mijë policë që kishin bllokuar të gjitha këndet, rrënuan në kohë rekord Teatrin Kombëtar, simbol i një proteste të ashpër që zgjati 27 muaj.

Pasditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe në kundërshtim me ndalimet e autoriteteve dhe rregulloret antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, sheshin Skënderberg dhe bulevardin ngjitur Deshmoret dhe Kombit, për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Fuqimisht. Me zemërim. Policia i ka sulmuar fizikisht vazhdimisht protestuesit dhe arrestoi 64 persona, duke përfshirë Monika Kreymadhin, gruan e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe një drejtues nga të opozitës. Bilanci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba me tym, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër plus shtatë arrestime të tjera për “shkelje të dhunshme të rendit publik”, njëzet e një ankesa për “tubim të paligjshëm” dhe 36 gjoba për “shkelje të karantinës ». Ndërsa në spitale dhjetra të plagosur.

Një e dielë e keqe që bëri debatin tashmë të mbinxehur (ose më saktë, përplasjen) midis shumicës së Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rigjallëroi sfidën midis vendimmarrësit kryeministër dhe protestuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziastë ( ta themi butë) nga metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij “të modernizuara” të paskrupullta.

Rasti i kompleksit teatror është emblematik. Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Giulio Bertè e ndërtuar në Milano në 1938 dhe e realizuar disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikatave në histori por ishte edhe një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Evropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e panoramës së ngushtë monumentale të qytetit.

E shndërruar në epokën komuniste së pari në një gjykatë revolucionare për ritet staliniste të diktatorit Enver Hoxha dhe gjykatën e tij e më vonë në Teatrin Kombëtar, pas rënies së regjimit në 1990 ndërtesa ishte në pritje të rikonstruksionit, për të mbetur si qendër kryesore e kulturës dhe artit shqiptar. Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëmbajtjen e dobët në periudhën enveriste dhe rregullat e reja të sigurisë, të gjithë (ose pothuajse) dëshiruan një ristrukturim rrënjësor në përputhje me projektin e Berté-s. Të gjitha ishin iluzione.

Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të njëqindvjetorit të kryeqytetit të Tiranës, Rama dhe Erion Veliaj, kryetar i bashkisë dhe delfini i paracaktuar, vendosën të shkatërrojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e «Teatrit Kombëtar». Në vend të tij u vendos të ngrihet “papijoni i harkut”, një pseudonim i lezetshëm për të pagëzuar një mastodon prej betoni të përforcuar: një strukturë masive prej katër kullash të projektuar nga studiot daneze Big dhe nënshkruar nga arkitekti Bjarke Ingels i cili do të presë qendra tregtare, apartamente, etj. hotele me një hapësirë ​​të destinuar për aktivitete teatrale. Vlerësimi kushtoi 30 milion euro, një shumë e madhe sipas standardeve shqiptare.

Sa u mor vesh lajmi gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke e denoncuar për një spekulim gjigand në fushën e ndërtimit. Në mbrojtje të kompleksit, që nga korriku i vitit të kaluar dolën artistët dhe intelektualët që i përkisnin “Aleancës për mbrojtjen e teatrit” të cilët u vendosën atje menjëherë. Në mbështetje të tyre doli edhe Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike dhe Znj. Kreymadhi, nga ana e tyre të mbështetur edhe nga bashkëshorti i saj Presidenti i Republikës që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese: një veprim i fortë por i kotë pasi Gjykata Kushtetuese prej kohësh është ngrirë për dështimin e emërimit të 5 gjyqtarëve nga 9 të parashikuar. Kundër shembjes të Teatrit Kombëtar ishte edhe Confindustria Albania, partneriteti që përfaqësojnë ndërmarrjet italiane në vend. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: «Është sikur për të ndëruar një teatër më me shumë vende dhe të rehatshëm u vendos që të rrënohej Arena e Veronës apo Koloseu. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës italiane ». Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): “Unë mendoj se në një vend demokratik duhet që për këto vendime të rëndësishme duhet të merren mendime sa më shumë që të jetë e mundur, sepse pasi të merren, nuk është e mundur të ktheheni mbrapa”. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Ndërsa nga ana e Institutit Kulturor Italian, heshtje absolute.

Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë shprehu kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohës dhe Presidenti i PPE Donald Tusk dënoi haptas prishjen, një veprim “i cili shkon kundër vlerave evropiane të mbrojtjes të e trashëgimisë kulturore, shtetit të së drejtës dhe dialogut transparent ». Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Peter Zingraf shtoi: “Rënia e Teatrit Kombëtar në agim, në formën që kemi parë, është e vështirë të kuptohet”.

Denoncimet dhe ankesat do të reflektohen në mënyrë të pashmangshme në negociatat e vazhdueshme për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një rrugë e vështirë bërë edhe më e komplikuar nga dispozitat e fundit të Ramës, midis të cilave edhe ligjit vrastar “kundër shpifjes” të miratuar dhjetorin e kaluar, një sërë rregullash për të kontrolluar informacionin përmes “Autoritetit të Mediave Audiovizive”, me të emëruar të gjithë nga qeveria. Brenda 72 orëve, në diskrecionin absolut të Agjencisë, çdo lajm i botuar, i pretenduar shpifës do t’i kushtojë gjoba shumë të larta për gazetarin dhe botuesin e tij. Përveç kësaj, është e detyrueshme të paguhet gjoba për t’u bërë pastaj i mundur apelimi në gjykatë. Për shëndetin e lirisë të mendimit dhe shtypit.”/Përkth.&përg. për botim Elida Buçpapaj)

Cramon-Taubadel: Pyesni Macronin pse ngurron që të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se Kosova duhet të pyes presidentin e Francës, Emmanuel Macron se pse ai ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë ajo në një përgjigje që i ka kthyer në Twitter, ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga BE-ja që të liberalizojë vizat për Kosovën, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni Evropian.

“Siç ja kam shpjeguar edhe zotit Richard Grenell, është në dorën e Këshillit të Evropës që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për këtë çështje, thërrisni në telefon dhe pyeteni presidentin e Francës, Emmanual Macron se pse ai nguron që të ofrojë liberalizim të vizave për Kosovën. Do të befasoheni nga përgjigja e tij”, ka shkruar Cramnon- Taubadel.

Edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar për çështjen e liberalizimit të vizave, duke kërkuar nga raportuesja për Kosovën që të mos e kritikojë administratën amerikane për çdo gjë, por të koncentrohet në liberalizimin e vizave.

“Viola, në vend se të kritikoni çdo gjë që bën administrata Trump për të ndihmuar në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, pse nuk koncentrohesh vetëm në një gjë që duhet ta bësh: liberalizimin e vizave për Kosovën. Jeni ankuar për të tjerët për më shumë se 20 vjet. Bëni pjesën tuaj”, ka shkruar Grenell.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe presin që edhe BE-ja tash të mbajë fjalën dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. rel

Parlamenti Europian miraton amendamentin me 15 kushtet për negociatat e Shqipërisë në BE

Parlamenti Europian miratoi mbrëmë amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim, ndërsa u firmos nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e reporterit për Shqipërinë, David Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Mësohet se pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta.

Lajçak: Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog

Prishtinë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në ditën e fundit të vizitës së tij në Prishtinë, ka përmbledhur në një konferencë për media atë se çfarë ka diskutuar me udhëheqës të institucioneve të larta, liderë politikë si dhe diplomatë ndërkombëtarë në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

I dërguari evropian theksoi se “pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rifillojë së shpejti” dhe të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Siç tha ai, kjo marrëveshje do të jetë e pranueshme për Kosovën dhe Serbinë, për rajonin si dhe për BE-në.

“Mandati im është shumë i qartë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Dialogu ka një histori 10 vjeçare, disa marrëveshje janë zbatuar, disa janë arritur, por nuk janë zbatuar, pra do të shkojmë në fund të këtij procesi për t’i zgjidhur dhe adresuar të gjitha çështjet, për këtë unë e kam fjalën kur flas për marrëveshje gjithëpërfshirëse ”, theksoi Lajçak.

Ai tha se “ka pasur takime shumë konstruktive dhe të dobishme” me udhëheqësit politikë në vend, ndërsa tha se në këto takime ka theksuar se “Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog”.

“Ne diskutuam se si të ecim përpara për të rifilluar shpejt dialogun, përfshirë hapa konkrete, në të dhëna, metodologji, modalitete, prioritete dhe mbi të gjitha pritje të përgjithshme. Dhe, jam shumë i lumtur të shoh se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është përparësi për qeverinë”, tha Lajçak.

I dërguari evropian për dialogun tha javën e ardhshme do ta vizitojë Beogradin, ndërsa pas vizitës atje do të përcaktojë datën e saktë se kur do të rifillojë dialogu në Bruksel, megjithëse tha se një gjë e tillë “do të ndodhë së shpejti”.

Lajçak vlerësoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja gjatë 10 viteve ka sjellë rezultate konkrete dhe të rëndësishme për qytetarët, mallrat të cilat tani lëvizin lirshëm, integrimi i policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e Kosovës, kodin telefonik ndërkombëtar për Kosovën e të tjera.

“Kosova është pjesë e Evropës. Problemet tuaja janë problemet tona. Suksesi juaj është suksesi ynë. Dhe e ardhmja juaj është evropiane. Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian shkon nëpërmjet këtij dialogu dhe kjo theksohet me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në 2010 dhe në të gjitha konkluzionet e Këshillit të Evropës”, theksoi Lajçak.

Ai përsëriti se bashkëpunimi BE-SHBA në Ballkan ka qenë gjithmonë i suksesshëm, por nuk e komentoi thirrjen e dy qeverive për një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet kosovare patën vendosur tarifë 100 për qind për mallrat e Serbisë si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe për tërheqje të njohjeve të pavarësisë dhe pengim në anëtarësimin e saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Peter Beyer: Ekziston vetëm një proces i dialogut Kosovë-Serbi dhe atë e drejton BE-ja

Deputeti gjerman ,Peter Beyer, i cili është edhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel, ka folur sot për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili aktualisht gjendet në rrethana të paqarta.

Në njërën anë emisari i Trump, Richard Grenell, ka organizuar një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, derisa sllovaku Lajçak të cilit ia ka deleguar Borell punët rreth dialogut gjendet në Kosovë për të përgatitur terrenin për bisedime në Bruksel.

Për deputetin gjerman, Peter Beyer, i cili ka mbajtur sot një fjalim në parlamentin gjerman ku është diskutuar rreth vazhdimit të mandatit të KFOR-it gjerman në Kosovë, ka thënë se ekziston vetëm një proces i dialogut të cilin e drejton Bashkimi Evropian dhe që dërgon procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“ BE si e vetme është një partner serioz politik dhe ekonomik për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Beyer. Express

Qeveria Gjermane: Mirëpresim një koordinim Grenell – Lajçak

Qeveria gjermane, që drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, gjithmonë kanë pasur sukses në rajonin e Ballkanit kur kanë punuar së bashku drejt gjetjes së një zgjidhjeje, prandaj ajo thotë se do ta mirëpresë një bashkëpunim mes emisarit të Trumpit, Richard Grenell, dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, sa i përket problemit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ndërmjetësim të dy njerëzve të Trumpit, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, do të zhvillohet një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo iniciativë e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë vjen në kohën kur emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka filluar tashmë vizitat e tij në rajon për të informuar palët rreth datave dhe modalitetit të vazhdimit të dialogut në Bruksel.

Lidhur me dy proceset paralele që po zhvillohen aktualisht nga Washingtoni dhe Brukseli rreth dialogut Prishtinë-Beograd kanë shkruar sot edhe mediat prestigjioze gjermane. Sipas shtypit gjerman, emisari amerikan, Richard Grenell, ka anashkaluar në tërësi BE-në në iniciativën e tij për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Për këto përpjekje të ndara të Washingtonit në njërën anë dhe të Brukselit në anën tjetër sa i përket dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë – Serbi, Gazeta Express ka kontaktuar qeverinë e Gjermanisë, si një prej shteteve anëtare më të fuqishme, për të pyetur nëse kancelarja gjermane Merkel do të ndërmarrë ndonjë iniciativë për të njësuar procesin.

Nga Berlini thonë se problemet në Ballkan janë zgjidhur gjithmonë me sukses kur ka pasur koordinim në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë pasur gjithmonë sukses në Ballkan kur kanë punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë që drejtohet nga Angela Merkel.

Ndërkohë, ai thotë se si Gjermani do të mirëpresin një koordinim në mes të sllovakut Mirsolav Lajçak, dhe emisarit të Trumpit, Richard Grenell, sa u përket përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Derisa e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv faktin që emisari i BE-së tashmë ka filluar vizitën e tij në rajon.

“Është mirë që Përfaqësuesi special i BE-së Lajçak tani është në rajon. Ne do ta mirëprisnim një koordinim midis tij dhe Përfaqësuesit Special Grenell”, kanë potencuar ai nga Berlini për Gazetën Express.

Derisa ka treguar që Lajçak pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Serbi pasi të kenë përfunduar zgjedhjet atje.

Për procesin e negociatave që po udhëheq administrata e Trumpit, dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ka thënë se për çfarëdo marrëveshje eventuale që Kosova dhe Serbia mund të pajtohen në Washington duhet të inkorporohet brenda procesit të dialogut që udhëheq Brukseli.

Shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht Gjermania, në mënyrë të vazhdueshme ka potencuar se ka bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa ka thënë se mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Lajçaku.

Përpara se Grenell të bënte publike iniciativën e tij për takim në Washington, nga Gjermania dhe Franca kishin shprehur gatishmërinë për organizimin e një samiti në Paris si vazhdimësi e takimit të fundprillit 2019, që ishte mbajtur në Berlin.

Të hënën, emisari i Trumpit për dialogun, Richard Grenell, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova janë pajtuar për një takim në Shtëpinë e Bardhë, që do të mbahet më 27 qershor. Për ta mundësuar këtë takim, Serbia është zotuar se do ta pezullojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, derisa Kosova ka bërë edhe një kompromis shtesë, duke u zotuar për pezullimin e përpjekjeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Lidhur me këtë kompromis ka folur sot kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se Kosova do të pauzojë deri më 27 qershor dhe nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kreu i ekzekutivit ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë si shenjë e vullnetit të mirë dhe me qëllimin për të mos i lënë Serbisë arsye që ta shmangë procesin e dialogut.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se ka marrë garanci nga ndërkombëtarët se në Washington nuk do të ofrohet ndonjë marrëveshje e gatshme dhe ka shtuar se si kryeministër do të jetë përgjegjës për procesin, pavarësisht se kush udhëton me të drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /GazetaExpress/

Zyra e BE-së: Lajçak nesër sjell data për rinisjen e dialogut

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që të komentojë njoftimin se më 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival tha se të martën në Prishtinë pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili, do të diskutojë për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë data për rinisjen e këtij procesi.

“Ne nuk komentojmë aktivitetet e të tjerëve. I dërguari i posaçëm Lajçak do të arrijë në Prishtinë nesër (e martë), për të diskutuar rreth modaliteteve dhe ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur”, tha për REL, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival.

Lajçak ishte paraparë që të arrinte të hënën në Prishtinë, por fluturimi nga Zvicra drejt Shqipërisë – prej ku më pas do të vinte në Kosovë – është anuluar.

Por ndërkohë Grenell publikoi në Twitter se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. SHBA-ja emëroi Richard Grenell si të dërguar të saj në këtë proces në tetorin e vitit 2019.

Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë u pasua me reciprocitet, por në fillim të muajit qershor, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans rinisjes së dialogut.

Lajçak mund të mos arrijë as të martën në Prishtinë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak nuk do të arrijë në Prishtinë të hënën, siç është paralajmëruar nga zyra e BE-së në Kosovë, sepse i është anuluar fluturimi, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet e saja.

Sipas informatave, Lajçak me delegacionin e tij gjendet në Zyrih të Zvicrës, prej ku ishte planifikuar që të udhëtonte drejt Tiranës, e më pas në Prishtinë.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se fluturimi i Lajçakut është anuluar.

Megjithatë, ata thanë se po punohet që Lajçak të arrijë në Prishtinë të martën, që të bisedojë me krerët institucional për rifillimin e shpejt të dialogut.

“Fatkeqësisht, fluturimi i zotit Lajçak nga Zyrihu është anuluar. Ne po punojmë që të sigurohemi që ai të vijnë në Kosovë sa më parë që është e mundur. Lajçak është i përkushtuar që të jetë në Kosovë nesër (e martë). Sapo të arrijë, ai do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të biseduar për kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejt të dialogut”, tha për REL, zyra e BE-së në Kosovë.

Vizita e paralajmëruar e Lajçakut në Kosovë, pritej që të zgjaste deri të enjten, më 18 qershor.

Lajmi për shtyrjen e vizitës së Lajçakut në Prishitinë vjen në ditën kur Shtëpia e Bardhë, përmes të dërguarit të saj për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bëri të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Lajçak u emëruar afro tre muaj më parë si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja dhe SHBA-ja po inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut, me qëllim që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova do të ketë oficerë ndërlidhës në EUROPOL

Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Bashkimit Evropian, EUROPOL, miratoi marrëveshjen e punës me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, njoftoi të premten Ministria e Brendshme e Kroacisë – vendit që aktualisht kryeson Këshillin e BE-së.

Vendimi u mor në seancën e 115-të të këtij bordi, që u mbajt në format të video-konferencës më 9 dhe 10 qershor.

Bëhet e ditur se marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorja ekzekutive e EUROPOL-it dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës.

Marrëveshja, e miratuar nga bordi drejtues, parashikon bashkëpunim midis EUROPOL-it dhe Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës, Administratës Tatimore dhe njësive për parandalimin e pastrimit të parave.

Sipas njoftimit, me këtë marrëveshje, Kosovës “i jepen mundësi të reja në bashkëpunimin ndërkombëtar policor”.

Kosova, deri tani, ka qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Bazuar në këtë marrëveshje pune, e cila do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in dhe do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit të EUROPOL-it, si dhe mundësinë e dërgimit të oficerëve ndërlidhës në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Përveç bashkëpunimit me EUROPOL-in, “Kosova, në këtë mënyrë do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në mesin e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë oficerë ndërlidhës në EUROPOL.

Ministria e Brendshme kroate tha se marrëveshja me Kosovën “është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me partnerët në Evropën Juglindore, në përgjigje të sfidave të sigurisë dhe promovimit të vlerave evropiane”.

Rruga e pasuksesshme e Kosovës drejt INTERPOL-it

Kosova, qysh në vitin 2010, ka bërë disa përpjekje për t’u anëtarësuar edhe në agjencinë ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, por është penguar nga Serbia, e cila ka bërë fushatë kundër Kosovës.

Herën e fundit, në nëntor të vitit 2018, ajo nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, për t’u bërë anëtare e këtij mekanizmi.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e atëhershme e Kosovës e ka tërhequr kërkesën për anëtarësim, duke e shtyrë për këtë vit.

Mara Carfagna ia vë këmbët në një këpucë Vittorio Sgarbit: Ne nuk jemi 629 idiotë dhe ti je i vetmi inteligjent

voal.ch – Në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian nënkryetarja Mara Carfagna i kërkon Vittorio Sgarbit të respektojë rregullat dhe të qendrojë me maskë:

“Vër një maskën, ne nuk jemi 629 idiotë dhe ti je i vetmi inteligjent”

Nënkryetarja e Parlamentit Mara Carfagna ka reguar kur deputeti Vittorio Sgarbi ka refuzuar vazhdimisht të verë maskën. Sgarbit i është përsëritur kërkesa nga Carfagna dhe kur ai i është afruar zonës në Parlament të destinuar për ministrat.

Më pas Carfagna i bëri apel Vittorio Sgarbit se nëse nuk do të respektojë rregullat do të thërrasë personelin e sigurisë dhe do ta largojë  nga salla e Parlamentit.

“Është në diskutim respekti ndaj kolegëve, janë ata që kërkojnë respektimin e rregullave”, nënvizoi Carfagna.

Kur nënkryetarja e parlamentit Mara Carfagna kërkoi ndihmën e personalit të sigurisë, Sgarbi vendosi maskën./EB

Macron i shkruan Hotit: Dialogu Kosovë-Serbi do të rifillojë në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar letër kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hotit, në të cilën e ka uruar për detyrën e marrë si shef i ekzekutivit të Kosovës.

Macron ka rikujtuar mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, derisa ka shprehur solidaritetin e tij me popullin e Kosovës rreth përballjes me pandeminë COVID-19.

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë pashmangshëm temë e kësaj letre të Macron. Kreu i shtetit francez ka shprehur gatishmërinë e tij për të organizuar një Samit në Paris sa i përket negociatave Prishtinë-Beograd.

Macron ka thënë se beson në pjesëmarrjen e kryeminisrit Hoti në një Samit në Paris, duke i thënë se shpreson që të takohen sëshpejti.

Ai gjitahshtu ka thënë se Serbia duhet të bëjë punën e saj për të krijuar një terren të përshtatshëm për vazhdimin e negociatave.

Letra e plotë:

Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

Në emrin tim dhe në emër të popullit francez, ju dërgoj përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të reja si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Franca, e cila ishte vendi i dytë që njohu Kosovën si një shtet i pavarur një ditë pasi ajo shpalli pavarësinë dymbëdhjetë vjet më parë, ka qëndruar në anën e saj që nga ajo kohë.

Unë do të doja t’ju shpreh gjithë solidaritetin tim dhe atë të popullit francez me  popullatën kosovare, e sprovuar po ashtu nga pandemia COVID-19. Duke mobilizuar më shumë se 3 miliardë euro për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar këtë krizë të paparë, Bashkimi Evropian ka treguar përkushtimin e tij të plotë për rajonin tuaj.

Qeveria juaj e merr detyrën në një moment kyç për Kosovën. I takon asaj të ndërmarrë reforma thelbësore: konsolidimin e shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Franca do t’ju mbështesë në këto reforma në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përafrimit evropian të venit tuaj.

Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese.

Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim.

Duke shpresuar që t’ju takoj së shpejti dhe duke ripërtërirë urimet e mia më të mira për suksese në përgjegjësitë tuaja të reja, ju lutemi të pranoni zoti Kryeministër sigurinë e vlerësimit tim shumë të lartë.

Me respekt, Emmanuel Macron

Francë, Kulla Eiffel do të rihapet më 25 qershor

Paris

Simboli kryesor i Francës, Kulla Eifel, do të rihapet për vizitorët më 25 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kulla e vendosur në Arrondissement Shtatë të Parisit është mbyllur për tre muaj që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që goditi fuqishëm rajonin Ile-de-France.

Franca ka raportuar 29.299 viktima nga fillimi i pandemisë me 191.523 raste të konfirmuara me COVID-19 deri sot.

Rreth 7 milionë turistë në vit vizitojnë strukturën ikonike, tre të katërtat e të cilëve janë nga vendet e tjera. Akoma nuk është hapur zyra e biletave në internet.

Vizitorët normalisht mund të hipin në ashensor në nivelin e parë dhe më pas të ngjiten në majë, të dyja ofrojnë pamje spektakolare të qytetit.

Por, duke filluar nga 25 qershori, turnet do të mundësohen vetëm për nivelin e parë dhe vetëm nga shkallët për një të ardhme të papërcaktuar, ndërsa ashensori, një hapësirë ​​e vogël, do të mbetet e mbyllur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Për të penguar më tej përhapjen e COVID-19, turistët mund të ngjiten vetëm nga shtylla lindore dhe të zbresin nga shtylla perëndimore, me një numër të kufizuar turistësh në vazhdimësi.

Në kullë do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i përditshëm si dhe shenjat e vendosura në dysheme për të zbatuar masat e distancës shoqërore.

E përfunduar në vitin 1889 dhe e emëruar sipas inxhinierit, Gustave Eiffel, i cili projektoi ikonën e famshme, Kulla Eifel u ndërtua në përputhje me Panairin Botëror të vitit 1889, që shënoi edhe 100-vjetorin e revolucionit francez.

Kurir: Franca e Gjermania e kthejnë dialogun Kosovë-Serbi në shtator

Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë angazhimin për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e dialogut. Një samit mes Prishtinës dhe Beogradit do të zhvillohet në tre muajt e ardhshëm, ka bërë të ditur Kurir serb nëpërmjet burimeve diplomatike.

Një prej opsioneve ishte që takimi mes përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë të mbahet nën kryesimin e BE-së dhe të zhvillohet në korrik, transmeton Lajmi.net.

Mirëpo, për momentin është e vështirë që kjo të ndodh për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe vazhdimit të ndalesës së fluturimeve në shtete të ndryshme.

“Evropa do ta kryesojë atë dialog, në fakt Gjermania dhe Franca. Këto dy shtete dëshirojnë të luajnë rol kryesor në organizimin e samitit që është duke u vonuar që një vit. Gjermania dhe Franca dëshirojnë të kenë ndikim”, tha një burim i Kurir.

 

“Sipas gjitha gjasave ky samit do të mbahet në tre muajt e ardhshëm. Të gjithë tani do të mundohen të ushtrojnë preson. Nëse SHBA-të e kryesojnë dialogun, theksi do të ishte tek korrigjimi i kufijve. Po, SHBA do të jenë të përfshira, por ata tani i kanë problemet e tyre. Priten negociata më intensive pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, do të thotë pas 21 qershorit”, shtoi ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka porositur se Prishtina është e gatshme për dialog me Beogradin dhe beson se një marrëveshje mund të arrihet brenda këtij viti.

 

Ceremoni në Francë në përkujtim të zbarkimit në Normandi

Isabela Çoçoli

Një ceremoni për të nderuar sakrificën e atyre që humbën jetën në atë që njihet si “D-Day” në vitin 1944 u zhvilluar në “Saint-Laurent-Sur-Mer” në Francë të shtunën.

Si rezultat i kufizimeve nga pandemia, ceremonia ishte shumë më e vogël se gjatë viteve të kaluara, kur dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në plazhet veriore franceze të Normandisë.

Franca, megjithatë nuk do ta linte këtë ditë pa u vënë re, tha kryebashkiaku i qytetit Philippe Laillier, ndërsa udhëhoqi ceremoninë pranë monumentit në plazhin Omaha.

“Ishte e paimagjinueshme që të mos bënim asgjë. E kuptuam se të kishte njerëz në plazh këtë mëngjes edhe nëse nuk do të kishte ndonjë organizim. E dinim sepse është ritual, dhe kur themi se nuk do të harrojmë, e kemi fjalën për këtë, ne nuk harrojmë. Mbrëmë shkëmbeva mendimet me amerikanët që nuk mund të ishin këtu. Ne nuk mund të harrojmë atë që ndodhi me 6 qershor në Normandi.”

Një ceremoni më e madhe dhe më e zjarrtë mund të kishte përbërë kërcënim për shëndetin e veteranëve që mbijetuan nga beteja e zbarikimit në atë që njihet si “D-Day”. Shumica e të mbijetuarve aktualisht janë mbi 90 vjeçarë. Po ashtu pandemia përbën rrezik edhe për të moshuarit e tjerë që kanë marrë pjesë në ceremonitë e viteve të shkuara.

D Day Landing

D Day Landing

Ushtarët francezë u bashkuan me rreth 160 mijë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe vende të tjera, të cilën zbarkuan në bregdetin e Normandisë me 6 gusht të vitit 1944, duke vazhduar luftën kundër forcace naziste dhe detyruar dorëzimin e tyre pothuajse një vit më vonë.

Ambasadori italian Paolo Foresti Komisionit të Venecias: Teatri Kombëtar u rrënua në 4:30 gjatë natës sikur njerëzit pa skrupuj veprojnë kur kryejnë krimet e tyre

Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo Foresti, mik i njohur i shqiptarëve i drejtohet Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në Shqipëri. Voal.ch po e përcjell letrën e plotë si më poshtë në shqip dhe italisht:

 

“Zonja dhe zoterinj,

po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike.  Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë. Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë.

Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,

Paolo Foresti

Komisionit të Venecias”

 

—————-

 

4 giugno 2020

Gentili Signori,

vi scrivo anche in nome di tanti cittadini che seguono ed amano l’Albania, molti dei quali di origine albanese, che hanno aderito in questi ultimi mesi ad associazioni e gruppi riunitisi per la difesa del Teatro Nazionale di Tirana. Come noto il teatro è stato abbattuto dalle ruspe alle 4,30 di notte, come fanno usualmente i lestofanti quando commettono i loro crimini, mentre alcuni intellettuali ancora all’interno cercavano di opporsi alla violenza rischiando persino la loro incolumità personale. Un pezzo di storia, cultura ed arte è stato distrutto negando a tanti cittadini le proprie radici così come era già avvenuto per altri simboli del passato a Tirana. Alla fine degli anni Trenta del secolo scorso il teatro e la nuova Tirana modernista erano state progettate e realizzate nel più assoluto rispetto della vecchia Tirana balcanica. Ora un’altra biasimevole speculazione edilizia ha determinato la scomparsa di un altro pezzo del centro direzionale della capitale che in gran parte era stato risparmiato persino dal dittatore Enver Hoxha. Pensate se a Roma venisse distrutto il foro italico con il suo stadio dei marmi per far posto ad un moderno Centro commerciale!

Questo grave episodio si inserisce in una situazione generale estremamente preoccupante: un parlamento incompleto; amministrazioni locali in mano ad una sola forza politica; una corte costituzionale da ormai troppo tempo incompleta e inattiva; una stampa sottoposta ad ogni genere di coercizioni; un conflitto istituzionale che non lascia ben presagire. Ormai manca qualsiasi dialogo tra le varie componenti del Paese con una gestione del potere molto preoccupante nel momento in cui l’Albania dovrebbe invece avvicinarsi nelle sue strutture politiche e giuridiche nonché nell’organizzazione amministrativa all’Unione Europea.

Ho vissuto i periodi difficili del primo periodo post dittatura fino alla drammatica svolta del 1996-1997 quando contribuimmo sostanzialmente ad arrestare la pericolosa guerra civile che stava prendendo corpo.

Certo oggi l’Albania fortunatamente non è più quella di allora, ma è inaccettabile che dopo più di 20 anni si assista al riprodursi di situazioni gravi come l’attuale invece di camminare verso la progressiva integrazione all’Europa. E’ compito, direi obbligo, delle istituzioni europee e dei singoli paesi membri, soprattutto quelli tradizionalmente più vicini, impegnarsi seriamente insieme agli albanesi di tutte le tendenze a creare rapidamente le condizioni per la definitiva adesione di questo piccolo ma importante Paese all’Europa. I Balcani sono una parte essenziale del nostro Continente, come dimostra significativamente la storia degli ultimi due secoli, e non possono continuare a costituire motivo di destabilizzazione politica e non soltanto.

Grazie a nome dei tanti concittadini di cui interpreto le preoccupazioni.
Buon lavoro,

Paolo Foresti

Alla Commissione di Venezia

(Tekstin e përktheu Elida Buçpapaj)

Raportuesja për Kosovën në PE: Deputetët ishin nën presion të madh nga udhëheqja e LDK dhe Thaçi

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Në një deklaratë për media, ajo ka thënë se shpreson që qeveria e re do të mund të zbatojë reforma të reja dhe të “punojë për një Kosovë më të mirë”.

Megjithatë, Cramon-Taubadel ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë “nën presion të madh” nga udhëheqësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi për të votuar pro qeverisë së re.

“Disa burime kanë thënë se presidenti (v.j. Hashim Thaçi) ka vizituar personalisht disa deputetë të kuvendit, pa votat e të cilëve nuk do të mund të zgjidhej qeveria. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ky është një sinjal i keq që tregon se roli i parlamentit është minuar, e që një gjë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Si një pjesëtare e parlamentit, për mua është e papranueshme që anëtarëve të parlamentit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, t’iu bëhet presion”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se është bazë e demokracisë që deputetët të votojnë në bazë të vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për qeverinë e re, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë Hoti me 61 vota për derisa vota e deputetit Shala po konsiderohet vendimtare për formimin e ekzekutivit të ri. rel

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel, ka thënë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion të pa parë për t’u arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë.

“Lajm i keq për të gjithë ata që kanë shprehur interes të sinqertë për një marrëveshje afatgjate ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të pistë përpara nëntorit është shumë i madh”, ka shkruar Vogel.

I gjithë ky debat është nxitur nga gazetari amerikan, Casey Michel, i cili ka shkruar për dorëheqjen e Richard Grenellit, nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjermani.

Michel ka thënë se Grenell duket që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur deri tani (Ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencive të Inteligjencës, ambasador në Gjermani), vetëm për të shtyrë përpara një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Duket se kjo ishte edhe arsyeja e vetme pse ai mbeti në pozitën e emisarit, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tjera. Lajme të këqija mbi lajme të këqija”, ka shkruar gazetari amerikan Michel.

Toby Vogel, pjesë e DPC ditë më parë në një intervistë për REL kishte thënë se SHBA-ja do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallë misionin e përfunduar dhe të tërheqë trupat nga Kosova./GazetaExpress/

BE: Trumpi s’mund të ndryshojë formatin e G7-ës

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka fuqinë për të ndryshuar formatin e samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Trump ka thënë të shtunën se do të shtynte samitin e planifikuar për këtë muaj dhe se do të ftonte edhe vende të tjera, përfshirë Rusinë, për të marrë pjesë në takim.

Moska është përjashtuar nga grupi në vitin 2014, pasi ka aneksuar Krimenë nga Ukraina, por Trump ka thënë se anëtarësia aktule “është e vjetëruar”.

Borrell tha të martën se Rusia nuk e ka ndryshuar qasjen qysh në vitin 2014, andaj nuk duhet të ripranohet.

“Privilegji i kryesuesit të G7-ës, në këtë rast i SHBA-së, është të bëjë ftesa për mysafirë. Ftesat për mysafirë pasqyrojnë përparësitë e mikpritësit”, tha Borrell.

“Por ndryshimi i anëtarëve, ndryshimi i formatit në baza të përhershme, nuk është përparësi e kryesuesit”, shtoi ai.

Udhëheqësit e G7-ës – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë – pritet të takohen përmes video-konferencës, pasi pandemia e koronavirusit i ka prishur planet për t’u takuar personalisht në Kamp Dejvid, afër Uashingtonit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e ka hedhur poshtë idenë për të ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke përmendur “mosrespektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe normave ndërkombëtare” nga ana e tij. rel

Merkel refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7-ës në Uashington

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në Shtetet e Bashkuara.

“Kancelarja federale falënderon presidentin Trump për ftesën e tij në Samitin e G7-ës në fund të muajit qershor në Uashington”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, sipas mediumit Politico.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë mes tjerash Seibert.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 26 maj se Trump beson se nuk mund të ketë “shembull më të mirë të rihapjes” së ekonomisë, pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi, sesa mbajtja e Samitit G7, në Shtetet e Bashkuara, në fund të muajit qershor.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 5.9 milionë persona janë infektuar me koronavirus, prej tyre mbi 360,000 kanë vdekur. rel

VOA – Emërimet në Kushtetuese, Venecia i jep prap të drejtë Metës, betimet vetëm tek Presidenti

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias, lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutës, i jep të drejtë, ashtu si dhe në variantin e parë të muajit mars, pozicionit të mbrojtur nga Kreu i Shteti. Teksti kundërshton gjithashtu propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës, vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë.

Përplasjet për emërimet u provokuan nga numri i vogël i kandidatëve që mund të kualifikoheshin, për gjashtë vende vakante (tre që duheshin emëruar nga Presidenti dhe 3 nga Parlamenti). Emrat në garë figuronin njëkohësisht në listat e të dy institucioneve.

Ndërsa presidenti Meta emëroi një nga tre kandidatët e listës së parë të tij, ai vendosi pezullimin e emërimit të kandidatit të listës së tij të dytë, duke e motivuar këtë me faktin se secili nga institucionet duhet të bënte emërimet me radhë. Dhe sipas Kreut të Shtetit, do të duhej që parlamenti të zgjidhte kandidatin e radhës nga lista e tij e parë. Nga ana e saj, shumica pati një interpretim tjetër. Sipas saj, dispozita kushtetuese, më shumë se sa rendin e emërimeve, përcakton sekuencën e të drejtës për të emëruar, duke qenë se Gjykata rinovohet çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve të saj.

Për këtë arsye, Parlamenti e konsideroi automatikisht të emëruar kandidaten Arta Vorpsi, e para në listën e dytë të presidentit, dhe vetë zgjodhi në një seancë të vetme, dy emra nga dy listat e veta, ndonëse, në të dyja rastet nuk pati tre kandidatë, siç përcakton Kushtetuta.

Sipas Komisionit të Venecias “në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosura nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës. Për më tepër, nëse Presidenti do të kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët minimale të kërkuara nga Kushtetuta. Rezervat për shkak të kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara”, shprehet Komisioni i Venecias, duke shtuar se “pavarësisht se cili interpretim ishte i saktë, të dy organet emëruese duhej të ishin mbledhur dhe të kishin arritur një pozicion të përbashkët përpara se të vazhdonin procedurën”.

Ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit për vendimin e tij për të pezulluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit të tij nga lista e dytë, ndërkohë që socialistët e cilësuan si shkelje dhe vlerësuan të emëruar automatikisht zonjës Vorpsi. “Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij për një kandidat menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Parlamentit. Në këto rrethana, duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi betimin e gjyqtarit që u konsiderua i emëruar automatikisht”, vlerëson Komisioni i Venecias.

Rasti i zonjës Vorpsi, e cila sipas shumicës duhej konsideruar e zgjedhur automatikisht pasi Presidenti nuk pranoi betimin e saj, bëri që socialistët të ndërmerrnin një nismë ligjore për të anashkaluar betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm para Kreut të Shtetit. Por dhe për këtë ekspertët e Venecias janë shprehur kritikë. “Sipas mendimit të Komisionit, kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të jepet “para” Presidentit. Për më tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë. Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, një dispozitë e formuluar më qartë mund të miratohet në nivelin kushtetues”, vlerëson draft opinion.

Përplasja për emërimet i shtyu socialistët që këtë temë ta shtonin në argumentat e Komisionit të posaçëm parlamentar që po shqyrton prej më shumë se 10 muajsh shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ngritur fillimisht për shkak të vendimit të tij të qershorit të vitit të kaluar për të anulluar zjedhjet vendore, duke dekretuar më pas një tjetër datë për votimin. Por sipas Komisionit të Venecias “sjellja e Presidentit , nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Në përfundimet e tyre ekspertët e Venecias e shohin tejet probelmatike situatën e krijuar në Shqipëri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë nuk janë plotësisht funksionale. Sipas tyre “kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve” duke vlerësuar se “procedura e nevojshme e vettingut pati efekte më të gjera nga sa parashikohej fillimisht. Si pasojë, ndër të tjera, të procedurës gjithëpërfshirëse të verifikimit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese janë bërë jofunksionale”, apo dhe se “problemet në zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë përkeqësuar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti që procedura është bërë objekt i luftës ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit”.

Draft opinion jep dhe disa rekomandime lidhur me çështjen e emërimeve. “Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KED duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emërues do të rrezikojë të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje midis 3 kandidatëve siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të merret me këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos jetë prononcuar, KED-ja duhet t’i dërgojë listat në Kuvend, sapo Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij / saj, ose pas 30 ditësh nëse ai / ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim”.

Rekomandime jepen dhe lidhur me rolin e KED-së, një institucion ndaj të cilit Komisioni ka shprehur kritika për mungesë transparence, duke kërkuar që “Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues për hir të transparencës dhe besimit të publikut në procedurat e verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve”.

Po ashtu, sa i përket vettingut , Komisioni vlerëson se “ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të ecin drejt përmbylljes, duhet të vlerësohet nëse rregullat e zbatuara janë të përshtatshme dhe lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit, veçanërisht në rast se vettingu i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, sidomos të atyre të niveleve të larta”.
Draft opinion mbyllet me një thirrje për “nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim besnik midis institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të respektohen në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmonë duke kërkuar përfitimin më të mirë për qytetarët e Shqipërisë”.

Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Bruksel ambasadorët e shteteve të rajonit.

Lajçak shkoi në Bruksel dy muaj pasi u emërua në këtë post, pasi, deri tash, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është detyruar të punojë nga shtëpia e tij në Bratisllavë.

Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë njoftoi vetë për takimin me ambasadorët, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “ishte mirë të fliste me të gjashtë ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në ditën e tij të parë në Bruksel”.

“Patëm një diskutim konstruktiv rreth situatës në rajon dhe procesit të integrimeve në Bashkimin Evropian. I njoftova ata me planet e mia në lëvizjet përpara”, tha Lajçak.

Gjashtë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë atë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Burimet në Bruksel thanë se Lajçak ka folur edhe për planet për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është detyra e tij parësore si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Por, për këtë, thanë burimet diplomatike, duhet të sqarohet situata politike në Kosovë.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar bashkërisht nga Kosova dhe Serbia që të jenë gati për të rifilluar dialogun për normalizim marrëdhëniesh, të cilin, sipas tyre, duhet ta lehtësojë Bashkimi Evropian.

Këto dy vende kryesore të BE-së i kanë shprehur mbështetje të plotë përfaqësuesit të posaçëm, Lajçak.

Por, disa diplomatë në BE pranojnë se në këtë moment nuk ka kushte për një rifillim të mirëfilltë të dialogut.

Për këtë gjë, sipas këtyre burimeve, është e nevojshme që të ketë një qeveri me fuqi dhe kapacitete të plota në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është në detyrë, pasi më 25 mars Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e mosbesimit kundër saj.

Po ashtu, sipas burimeve, duhet pritur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat janë paraparë për fund të muajt të ardhshëm.

Por të gjithë në BE pajtohen se status quo-ja në dialog, e cila po zgjat më shumë se një vit, nuk është e qëndrueshme, prandaj edhe dialogu duhet të rifillojë sa më parë. rel

Franca dhe Gjermania kundër një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

Deklarata e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, se të gjitha palët janë të gatshme për dialog është pasuar me një qëndrim të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe asaj të Francës.

Kryediplomati gjerman, Heiko Masss, dhe Jean Yves Le Drian, përmes një qëndrimi të përbashkët kanë kërkuar rinisje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre emisarit të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Në këtë qëndrim të përbashkët të Parisit dhe Berlinit thuhet se janë të vetëdijshëm për çështjet e shumta që duhet të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë përpara se të arrihet një marrëveshje finale.

Por thonë që duhet që negociatat të jenë të strukturuara mirë dhe të ketë një qasje serioze. Dy kryediplomatët kanë dalë kundër një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për çështjet e shumta të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe asnjë zgjidhje të shpejtë. Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si një ndërmjetës. Nevojiten më shumë ndërmjetësim dhe vendosmëri politike – diçka që mund të prisni nga Mirosllav Lajçak dhe ekipi i tij – me mbështetjen e Përfaqësuesit të Lartë Borrell, si dhe të Berlinit dhe Parisit”, thuhet në letër.

Gjithashtu në këtë letër të përbashkët është përmendur gatishmëria e Francës për të  organizuar një Samit të dytë për dialogun, por thonë se për një gjë të tillë është e nevojshme të ketë gatishmëri për kthim në procesin e negociatave.

Dialgou në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 kur Ramush Haradinaj si kryeministër kishte vendosur taksë 100  % për Serbinë.

Përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zhbllokim të situatës iu është bashkuar edhe SHBA’ja, derisa në Kosovë aktualisht ka ndasi rreth asaj se kush duhet të drejtojë dialogun.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian s’mund të zëvendësohet me asnjë kontinent tjetër, derisa presidenti Hashim Thaçi, është i prerë në atë se Amerika duhet të ketë rolin udhëheqës në arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Derisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës që aktualisht është në pritje të marrjes së pushtetit, thonë se qasja e presidentit ndaj BE’së dhe e Kurtit ndaj SHBA’së është e dëmshme. Sipas tyre, Kosova duhet të ruajë partneritetin me Washingtonin dhe Brukselin./Express/

MJEDIS I NDOTUR MORALISHT Fjalimi i mbajtur më 1 janar 1990, rastin e zgjedhjes President i Çekosllovakisë! Nga VACLAV HAVEL

Jetojmë në një mjedis të ndotur moralisht. E ndotëm moralin duke thënë diçka të ndryshme nga ajo që mendonim. Mësuam të mos i besonim asgjëje, të shpërfillnim njëri-tjetrin, të kujdeseshim vetëm për veten tonë. Koncepte të tilla si dashuria, miqësia, dhembshuria, përulësia apo falja e humbën thellësinë dhe dimensionin e tyre, dhe për shumë prej nesh ato përfaqësonin vetëm veçanti psikologjike, apo i ngjanin përshëndetjeve që e kishin humbur rrugën që nga kohët e lashta, paksa qesharake në epokën e kompjuterëve dhe anijeve hapësinore. Vetëm pak prej nesh ishin në gjendje të bërtisnin me të madhe pushtetet nuk duhet të kishin kaq pushtet, dhe se ajo fermë e veçantë, që prodhon ushqim ekologjikisht të pastër dhe cilësor vetëm për ata, duhet ta dërgojë ushqimin në shkolla, jetimore dhe spitale, nëse nuk mund të prodhohej për të gjithë. Regjimi i mëparshëm, i armatosur me ideologjinë arrogante dhe të patolerueshme, e zvogëloi njeriun duke e bërë një forcë dhe mjet prodhimi. Duke bërë këtë, sulmoi substancën dhe marrëdhënien e ndërsjellë. Uli njerëzit me dhunti dhe autonomi, të cilët punonin me mjeshtri në vendin e tyre, dhe i thërrmoi në makinën e zhurmshme e gjigande, kuptimi i së cilës nuk ishte i qartë për askënd. Nuk mund të bëjë më shumë se sa ta lodhë dalëngadalë veten.

Kur flas për ndotjen e atmosferës morale, nuk flas vetëm për zotërinjtë që hanë perime organike dhe nuk hedhin sytë poshtë nga dritaret e aeroplanëve. Po flas për të gjithë ne. Jemi mësuar të gjithë me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atë si një fakt i pandryshueshëm dhe kemi ndihmuar në përjetimin e tij. Me fjalë të tjera, të gjithë jemi, edhe pse në masa të ndryshme, përgjegjës për operacionin e makinerisë totalitare; askush prej nesh nuk është një viktimë e thjeshtë: jemi njëkohësisht edhe krijuesit e tij.

Përse e them këtë? Do të ishte e paarsyeshme të kuptoje ligjshmërinë e trishtë të dyzet viteve të fundit si diçka të huaj, të cilën na e la trashëgim një kushëri i largët. Përkundrazi, duhet ta pranojmë këtë trashëgimi si një mëkat kundër vetes sonë. Nëse e pranojmë si të tillë, do të kuptojmë se është në dorën tonë, dhe vetëm në dorën tonë, të bëjmë diçka për të. Nuk mund t’ua vëmë fajin sunduesve të mëparshëm për gjithçka, jo vetëm sepse do të ishte e pavërtetë, por gjithashtu do të zbehte detyrën me të cilën përballemi sot, pra, detyrimin për të vepruar me pavarësi, në liri, në logjikë dhe me shpejtësi. Le të mos gabojmë: qeveria më e mirë në botë, Parlamenti më i mirë dhe Presidenti më i mirë, nuk mund të bëjnë shumë vetëm me veten e tyre. Do të ishte gjithashtu gabim të prisje një ilaç të menjëhershëm vetëm prej tyre. Liria dhe demokracia përfshijnë pjesëmarrjen dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Nëse e kuptojmë këtë, atëherë e gjithë frika se demokracia e Çekosllovakisë së re do të zhduket. Nëse e kuptojmë këtë, shpresa do të kthehet në zemrat tona.

Në konkluzion, do të doja të thoja se dua të jem një President që flet pak dhe bën shumë. Dua të jem një President i cili jo vetëm që do të shohë jashtë dritareve të avionit, por i cili, do të jetë i pranishëm mes popullit të tij dhe do t’i dëgjojë ata.

Ju mund të pyesni se çfarë republike ëndërroj unë. Më lejoni të përgjigjem: Unë ëndërroj një republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike, një ekonomi të begatë dhe shoqëri të drejtë, me pak fjalë, një republikë humane e cila i shërben individit dhe shpreson se edhe individi do t’i shërbejë. Për një republikë me njerëz të harmonishëm, pasi përndryshe do të ishte e pamundur të zgjidhnim problemet tona, njerëzore, ekonomike, ekologjike, sociale dhe politike.

Më i njohuri nga pararendësit e mi e hapi fjalimin e parë me një citim nga Comenius-i çek. Më lejoni ta përmbledh fjalimin tim të parë me parafrazimin tim të të njëjtit pohim:
Popull, qeveria juaj është kthyer nga ju

NATO takim pas vendimit të SHBA për tërheqje nga Traktati i Qiejve të Hapur

Bruksel

NATO-ja njoftoi se ka vendosur të mblidhet pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i NATO-s tha në një deklaratë për AA se vendet anëtare pajtohen që marrëveshjet e kontrollit të armatimit dhe çarmatimit kontribuojnë ndjeshëm në sigurinë e aleancës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar që Rusia do të kufizojë fluturimet në disa zona”, tha zyrtari i NATO-s, duke theksuar se në Samitin e NATO-s 2018 në Bruksel, aleatët kishin shprehur shqetësime për zbatimin e pjesshëm të Traktatit të Qiejve të Hapur nga ana e Rusisë.

Zyrtari i NATO-s deklaroi se Këshilli i Veriatlantik i NATO-s, organi më i lartë vendimmarrës i aleancës, do të takohet sot për të diskutuar të ardhmen e Traktatit të Qiejve të Hapur.

Ndryshe, Trump dje tha se do të tërhiqen nga marrëveshja “derisa Rusia të zbatojë përgjegjësitë e saj”.

Rusia dhe SHBA janë ndër 34 vendet nënshkruese të Traktatit të Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën e aktiviteteve ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1992 shërben si masë shtesë për sigurinë në kufijtë e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), ndërsa pjesëmarrëse në të është Turqia.

Nurenbergu i komunizmit. In memoriam Vladimir Bukovskij – korrespondenca romane Nga Profesor Renato Cristin Shqipëroi Elida Buçpapaj

Në foto Vladimir Bukovskij (1942-2019)

 

Pikërisht katër muaj më parë, më 27 tetor 2019, u ndërpre rruga e jetës e Vladimir Bukovskij, fatkeqësisht u ndërpre nga një sulm në zemër, vetëm rreth dhjetë ditë para tridhjetë vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, data në të cilën kishim menduar të iniconim nismën për të cilën ne kemi punuar së bashku në ato që fatkeqësisht janë bërë muajt e fundit të jetës së tij.

Në fakt, unë i kisha shkruar atij, në verën 2019, duke i kujtuar idenë që më kishte thënë në 2005 në Berlin, për të krijuar një Nuremberg për komunizmin. Ai ishte entuziast për këtë dhe ne vendosëm të hartojmë një dokument së bashku (u bë publik në 7 nëntor në një konferencë për shtyp që u mbajt në Romë në Senatin e Republikës, dhe brenda disa javësh morëm aderimin e rreth qindra personaliteteve nga e gjithë bota botë, eksponentë të partive të ndryshme politike dhe madje edhe njerëz të palidhur me politikën, muzikantë dhe shkrimtarë, akademikë dhe pedagogë në universitete, gazetarë dhe intelektualë, sipërmarrës dhe menaxherë, njerëz të profesioneve të ndryshme. Tani, në kujtim të Vladimir Bukovsky, largimi i tij nga kjo botë na shkakton dhimbje por edhe na përkushton, ta vazhdojmë në atë rrugë, duke nderuar rrugën e lirisë dhe të vërtetës.

Gjithë jeta e tij intelektuale dhe politike në fakt shënohej gjithnjë nga nevoja e së vërtetës, që ai moment i cili, edhe para se të jetë shkencor apo kulturor, është etik, veçanërisht në rastin e tij, kur vendosi ta denoncohet, ndërsa ishte i vetëdijshëm për hakmarrjen ndaj çfarë do të ekspozohej, nga ai sistem i tmerrshëm i nënshtrimit dhe dhunës, i mohimit të lirisë që kishte restauruar regjimi sovjetik. Nga kur u arrestua nga KGB-ja, sapo kishte mbushur të njëzetat e tij në vitin 1963, deri në lirimin-dëbimin e tij në 1976, filloi për të tragjedia e burgosjeve të vazhdueshme, rruga e kryqit e burgjeve, ku burgjet klasike i alternonin me spitalet psikiatrike, si çmendina kriminale të konceptuara me sadizëm ideologjik për të mos vuajtur një dënim apo për tu rehabilituar, por për t’i asgjësuar mendërisht të dënuarit. Por Vladimiri nuk ishte as i çmendur dhe as delikuent, por vetëm një njeri i lirë, i cili dëshironte të jetonte si një njeri i lirë, brenda një aparati i cili i frikësohej edhe fjalës “liri”, sepse ishte e kombinuar me fjalën tjetër të tmerrshme dhe të pashqiptueshme për ta: “E vërteta”. Liria dhe e vërteta ishin për Bukovsky si armë, por në duar tepër të brishta për të kapërcyer kontrollin e gjithëpranishëm të gjuhës dhe shtypjen e çdo kritike, shumë njerëzore për të kundërshtuar fuqinë shnjerëzore sovjetike. Prandaj ai u dënua për përdorimin që regjimi e konsideronte të papërshtatshëmhijshëm, por në të vërtetë ishte shumë i duhur, sikur është liria dhe e vërteta.

Stoikisht dhe, le ta themi, heroikisht, ai kundërshtoi atë regjim kriminal me të gjithë rezistencën që forca e tij mendore dhe morale mund t’i siguronte, por ne nuk e dimë se sa më gjatë ai mund të përballonte atë presion të tmerrshëm psiko-fizik, deri kur një lëvizje e providencës kryqëzon metaforikisht Bukovsky antikomunist me Pinochet antikomunist: një intelektual i burgosur në Gulagun Sovjetik për të dëshmuar të vërtetën, dhe një ushtarak i përbuzur nga intelektualët perëndimorë për ndërmarrjen e detyre të tmerrshme atë të mbrojtjes së lirisë së vendit të tij nga agresioni i ndërkombëtarizmit komunist i nxitur dhe i ndihmuar kryesisht nga Bashkimi Sovjetik. Në fakt, marrëveshja midis sekretarit të përgjithshëm të PKBS Brežhnev dhe gjeneralit Pinochet për një shkëmbim të barabartë çoi në lirimin e Bukovsky. Bukovsky u ndërrua për Luis Corvalán, një disident disi gjithnjë e më i pakëndshëm për kreun e komunistëve kilianë, i mbajtur në burg dy vjet e gjysmë me akuzën për kryengritje të armatosur. Shkëmbimi u zhvillua në dhjetor 1976 në Zyrih, nga ku menjëherë Bukovskij u nis me destinacion në Angli dhe u vendos qytetin e Kembrixhit, një qendër antike universitare dhe një simbol i asaj lirie dhe të vërtete që më në fund rigjetën sensin e tyre origjinal: semantik dhe filozofik, historik dhe shkencor, pragmatik dhe etik.

Për atë botë kokëposhtë dhe infernale që Solženicyn e quajti “arkipelagu i Gulagut”, Bukovsky ishte në të vërtetë një viktimë dhe një nga akuzuesit e shkëlqyer, një nga studiuesit më të mëdhenj nga përvoja personale: i internuar për dymbëdhjetë vjet (megjithëse jo pa ndërprerje) në burgjet psikiatrike, grupe jo imagjinare si ato të Ferrit të Dantes, por mizorisht dhe mizorisht të vërteta, në të cilën jeta ishte një makth nga i cili nuk zgjohej njeri, nuk mund të zgjohej, sepse ishte i tillë ishte vetë realiteti.

Ajo që Bukovsky e quajti “sistemi i kriminalizimit të çdo opinioni që ndryshonte nga ai dominues” ishte mekanizmi për shkatërrimin sistematik të çdo energjie që mund të kërcënonte fuqinë komuniste, një instrument i asgjësimit radikal dhe total, siç ai e pohoi me qartësinë më tronditëse në një konferencë të paharrueshme në Berlin në 2005: sistemi komunist dhe krahu i tij vdekjeprurës, Gulag, ishin “mënyra për të riformuar të gjithë strukturën e shoqërisë; të gjitha shtresat e popullsisë u asgjësuan dhe u ripërpunuan deri në vdekje në Gulag. Dhe normalisht ata ishin njerëzit më të mirë: kështu, si rezultat i diktaturës komuniste, ne humbëm fermerët më të mirë, punëtorët më të mirë, zejtarët më të mirë, intelektualët më të mirë, më të mirët në çdo profesion, në çdo fushë të punës dhe jetës. Ishte një genocid; nuk ka asnjë emër tjetër për këtë “.

Duke përdorur fjalën gjenocid, Bukovskij dëshiron të tregojë vullnetin për asgjësimin e ndërgjegjes, përveç të njerëzve me mish dhe gjak, sepse një popull eliminohet gjithashtu duke i shkatërruar ndërgjegjen e tij, duke i shkatërruar identitetin e tij. Ky është kuptimi origjinal i gjenocidit komunist, e keqja që ushqen dhe ka folenë e vet që në lidhjen e parë në zinxhirin gjenetik të ideologjisë së saj. Ky është kuptimi autentik i Gulag. Kjo është e keqja që Bukovskij ka zbuluar dhe luftuar, dhe në përpjekjen e tij titanike qëndron madhështia morale përpara asaj kulturore apo politike e angazhimit të tij civil, e tërë ekzistencës së tij. Në këtë ai ishte sokratik dhe njëkohësisht realist: e mira nuk arrihet thjeshtë vetëm duke e praktikuar atë, por edhe duke kundërshtuar të keqen, dhe duke qenë se kjo e fundit nuk ka skrupuj morale, lufta ndaj saj është një veprim i moralit suprem, sepse është shprehje e drejtësisë universale e cila, nga ana tjetër, shpreh thelbin ideal të jetës shoqërore dhe të qenies njerëzore në përgjithësi.

Ata jo pak intelektualë të lerosur, të cilët ende sot glorifikojnë mirësinë e brendshme të synimeve të komunizmit dhe mbi rezultatet negative të pavullnetshme të eksperimenteve të aplikimit të tij, mbi qëllimin pozitiv të idesë komuniste dhe mbi pashmangshmërinë e mjeteve të dhunshme për ta arritur atë, duhet të jetojnë përvojat e Bukovskij ose të paktën të lexojnë veprat e tij, së bashku me ato të shumë disidentëve të tjerë dhe të persekutuar nga regjimet e ndryshme komuniste, ato të zhdukur nga skenë dhe ato që janë ende gjallë në të gjithë botën.

I ashtuquajturi “real socializëm i vërtetë” nuk është, siç pretendojnë ata intelektualë, një abort i teorisë marksiste-leniniste ose forma institucionale e karakterit diktatorial të stalinizmit, por është forma politike-shtetërore me të cilën kjo teori duhej të materializohej logjikisht dhe domosdoshmërisht. Prandaj, kritika ndaj real socializmit, domethënë Bashkimit Sovjetik, shteteve të satelitore (por edhe të gjitha qeverive, madje edhe atyre aktuale, të frymëzuara nga kjo teori), duhet të nënkuptojnë, që nga fillimi dhe deri në fund, kritikën e ideologjisë komuniste.

Vladimir Bukovskij ishte aq i bindur për të gjitha këto sa, pikërisht gjatë asaj konference në Berlin në 2005, kushtuar totalitarizmit (dhe që ishte edicioni gjerman i Memento – Kujtesës të Gulag krijuar nga Dario Fertilio dhe vetë Bukovskij), ai më tregoi idenë për krijimin e një Nurenbergu të komunizmit, i cili mund të çojë në një gjykim historik dhe moral të dënimit, i ngjashëm me atë që me të drejtë ka dënuar dhe e ka ndaluar përfundimisht nazizmin nga bota e civilizuar. Një iniciativë e domosdoshme për të pastruar ndërgjegjen historike kolektive të toksinave që ideologjia komuniste ka përhapur kudo dhe për të ribalancuar ndërgjegjen morale të botës perëndimore, të asaj bote të lirë që shumë shpesh, prej dembelizmit ose besimit të keq, fsheh të vërtetën e komunizmit, etj. duke fshehur thelbin kriminogjenik të një ideologjie që është akoma aktive dhe vdekjeprurëse.

Këtu është motivimi, etik përpara se historik dhe politik, i Nurenbergut të komunizmit, i cili tani bëhet një detyrim moral edhe ndaj krijuesit të tij.

Faqja e internetit për ta nënshkruar Apelin është https://nuremberg.vladimirbukovsky.com

 

Presidenti i PPE dënon shembjen e Teatrit: Intimidimi dhe dhuna ndaj protestuesve, e papranueshme

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

“Moment historik” në Danimarkë, asnjë viktimë nga koronavirusi

Randers, Danimarkë

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin – për herë të parë qysh më 13 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137.

Numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537.

“Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve.

Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virus, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.

“Kjo pasqyron faktin se epidemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus.

Deri tash, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë, janë shëruar.

Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç. rel

Në Francë 2.8 milionë persona mund të jenë infektuar me COVID-19

Paris

Në Francë numri i rasteve të koronavirusit të ri (CVODI-19) mund të jetë 2.8 milionë, sipas të dhënave të një hulumtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i një hulumtimi të zhvilluar nëpërmjet sistemit të llogaritjes model të Institutit Pasteur i cili kryen hulumtime rreth të sëmurëve dhe vaksinave, vihet në dukje se më 11 maj në vend mund të jenë 2.8 milionë njerëz të infektuar me COVID-19.

Sipas këtij hulumtimi, mund të jenë infektuar 9.9 për qind e atyre që jetojnë në rajonin Ile-de-France që përfshin edhe Parisin dhe 9.1 për qind e atyre në rajonin Grand-Est.

Gjithashtu njoftohet se rreth 65 për qind e popullsisë duhet të fitojë imunitet kundër virusit në mënyrë që pandemia të kontrollohet dhe se imuniteti pa një vaksinë nuk do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar valën e dytë të pandemisë.

Falë masave të marra në vend, norma e transmetimit të virusit nga personi në person u ul nga 2.9 në 0.67 për qind.

Në Francë numri personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 ka arritur në 27.074, ndërsa numri i rasteve në 214.169.

Merkel thotë se ka qenë e shënjeshtruar nga hakerët rusë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se posedon prova konkrete që dëshmojnë se ka qenë e shënjestruar nga ana e hakerëve rusë.

Ajo shprehu zhgënjimin e saj “për këtë përpjekje të egër spiunimi nga ana e Rusisë”, raporton AFP.

“Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova kaq të forta që forcat ruse po e bëjnë këtë”, i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke i quajtur sulmet e tilla kibernetike “më shumë se të pakëndshme”, Merkel paralajëmroi sanksione të ashpra ndaj Moskës, nëse një aktivitet i tillë nuk ndalet.

Shërbimi i inteligjencës së Gjermanisë ka njoftuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e hakerëve rusë, për të spiunuar ligjvënësit ose politikanët kryesorë gjerman.

Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e informacioneve të kopjuara nga hakerët në vitin 2015 ishin edhe të dhënat nga llogaria e postës elektronike të kancelares Merkel.

Ai sulm kishte shënjestruar edhe parlamentin gjerman.

Merkel tha se hetuesit për sulmin kibernetik të vitit 2015 kishin identifikuar një të dyshuar specifik.

Mediat gjermane kanë emëruar të dyshuarin si Dmitry Badin, i cili gjithashtu kërkohet nga Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara, për sulme të tjera kibernetike, përfshirë ato që pretendohen se kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së më 2016.

Merkel ka theksuar gjithmonë rëndësinë e dialogut me Rusinë, por duke e bërë të qartë kundërshtimin e saj për veprimet e Moskës në fusha të ndryshme – nga aneksimi i Krimesë në Ukrainë, deri tek ndërhyrjet në zgjedhje dhe mbështetja e Moskës ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit në Siri. rel

Gjermanët s’i duan rusët në dialogun Kosovë-Serbi, thonë se BE-ja është përgjegjëse për procesin

Nga Berlini i kanë rikujtuar Moskës zyrtare se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Kështu ka thënë për Gazetën Express një burim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i pyetur rreth gatishmërisë së Rusisë për t’u përfshirë në dialogun Prishtinë-Beograd nëse një gjë e tillë i kërkohet nga Serbia.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se Moska është e gatshme që të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Serbia. Për një qëndrim të tillë të Moskës kanë folur edhe nga zyra e emisarit të Trumpit të cilët kanë thënë se “ kushdo që mund të kontribuojë me ide që ndihmojnë stabilitetin, paqen dhe të ardhmen e Kosovës e Serbisë është i mirëseardhur”.

Megjithatë, Gjermania si një prej shteteve anëtare më të fuqishme, rikujton që normalizimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është përgjegjësi e Bashkimit Evropian.

Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e ka thënë një burim zyrtar brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë është i rregulluar nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian’, ka thënë ky burim zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Për një gatishmëri të tillë të Moskës zyrtare ka folur edhe zëdhënësi i emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Dick Custin zëdhënës i zyrës së Richard Grenell ka thënë se “kushdo që mund të kontribuojë me ide që ndihmojnë stabilitetin, paqen dhe të ardhmen e Kosovës e Serbisë është i mirëseardhur”.

Një kërkesë dhe dëshirë e tillë e Rusisë për përfshirje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e kamotshme. Ambasadori rus në Beograd një gjë të tillë e ka përsëritur disa herë. Para pak ditëve madje ai ka thëne se fjalën finale për dialogun Kosovë-Serbi duhet ta thotë Këshilli i Sigurimit.

Megjithatë në Kosovë përfshirja e Rusisë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi kundërshtohet fuqishëm. Ish-kryengociatorja, Edita Tahiri, kohë më parë për Express kishte deklaruar se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që Moska të bëhet pjesë e dialogut, pasi sipas saj një gjë e tillë vetëm do të bllokonte negociatat.

“Rusia nuk duhet të jetë pjesë e Dialogut të Brukselit sepse do ishte një faktor pengues për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu sikurse ishte në Konferencën ndërkombëtare të Rambujesë dhe bisedimet për statusin në Vjenë”, kishte thënë Tahiri për Express kur kishte folur rreth çështjes së përfshirjes së Rusisë në procesin e negociatave Prishtinë-Beograd.

Lajcak e rikthekson me forcë qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve

Miroslav Lajcak, i angazhuar speical nga Bashkimi Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë nuk jep rezultat stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Pas një interviste për agjencinë e lajmeve APA, i emëruar special i BE’së ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të dialogut. Të njëjtën e ka thënë edhe në profilin e tij në Twitter.

“Javën e kaluar kam folur për APA për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në linjë me të drejtën ndërkombëtare dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Ideja e korrigjimit të kufijve e bën të kundërtën”, ka shkruar Lajcak, transmeton Gazeta Express.

Lajcak ka thënë për APA se nuk është në agjendë shkëmbim i territoreve mes dy vendeve.

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak. Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediet kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se BE-ja nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se BE-ja është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme, tha Lajçak.

Infektologu suedez: Masat e izolimit vetëm po e vonojnë atë që është e pashmangshme

Ish-kryeinfektologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.

Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendjet një trajtim, që do të thotë se të gjitha shtetet do të përfundojnë në pozita të ngjashme, pavarësisht masave që i kanë marrë.

Giesecke parashikon se numri i infektimeve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – të cilat janë izoluar plotësisht – do të rritet dhe do të jetë i krahasueshëm me shifrat e Suedisë që nuk u izoluar, në momentin që ato ende t’i largojnë masat kufizuese në javët e ardhshme.

Sipas tij, është më mirë që virusi të lejohet që të përhapet me rrjedhën e vet pasi që infektimet mund të parandalohen në atë masë sa të mos stërngarkohen spitalet, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Suedia deri tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 viktima. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Stokholm ka thënë se këto shifra janë një dështim i madh.

Koronavirusi lë në hije ngjarjet për Ditën e Fitores në Evropë

Berlin, 8 maj, 2020.

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbi 146 000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë.

Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë të shtetit vunë kurora me lule në memorialin e viktimave të luftës dhe të dhunës në Berlin.

“Pandemia e koronavirusit po na detyron t’i mbajmë përkujtimet vetëm, larg atyre që janë të rëndësishëm për ne dhe të cilëve u jemi mirënjohës”, tha Steinmeier.

Ai u bëri thirrje gjermanëve “të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë si evropianë” në kohën e krizës së koronavirusit.

Gjetkë në Evropë, ngjarjet për Ditën e Evropës janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime online.

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i drejtohet kombit përmes një adresimi televiziv.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron mori pjesë në një ceremoni në Paris, të mbyllur për publikun.

Në anën tjetër të kontinentit, Rusia ka planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Moskë, por ajo është anuluar për shkak të koronavirusit. rel

ARD dhe SFR shfaqin një film televiziv për mafian shqiptare, ndiqet nga miliona shikues

Mbrëmë nga ora 20:15 në televizionin e parë gjerman ARD, dhe atë zviceran SFR është shfaqur premierë filmi televiziv “Der Zürich Krimi- Bochert und der tote im see”

Filmi është një film që për ngjarje kryesore ka luftën e policisë zvicerane me mafian shqiptare. Në film po ashtu flitet për shqiptarët, për bizneset, traditat, konfliktet, etj.

Në përgjithësi filmi flet për disa grupe dhe familje të pasura shqiptare në Zvicër të përfshira në tregtinë e lendeve narkotike, dhe lidhjet e tyre me Shqipërinë, janë shkas i ndjekjes nga policia zvicerane.

Aktori kosovar Ilir Rexhepi, në njërin nga rolet kryesore

Seriali filmik është realizohet nga Graf Film Produktion dhe Mia Film për televizionin e parë gjerman ARD, ndërsa transmetohet në shumë televizione të ndryshme europiane duke pasur një shikueshmëri të lartë.

Ilir Rexhepi

Regjine e ka bërë regjisori zviceran Florian Froschmayer, ndërsa drejtor i fotografisë i Jörg Widmer.

Një rol bartës në këtë film e ka tashmë aktori i njohur kosovar në Gjermani, Ilir Rexhepi, kurse në rolet tjera paraqiten aktorë të njohur në Europë si; Christian Kohlund, Inna Paule Klink, Pierre Kiwitt, Peter Davor, Thomas Limpinsel, Marie Anne Fiegel, Lea Freund, Nicola Perot, Emma Drogunova etj. /GazetaExpress/

Ilir Rexhepi

Zbardhet axhenda e Samitit të BE-së në Zagreb, fokusi kryesor lufta ndaj COVID-19

Krerët e shteteve ose qeverive të BE-së dhe krerët e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova do të mblidhen më 6 maj 2020 për një Samit të BE-Ballkanit Perëndimor të Zagrebit. Fillimisht e parashikuar të zhvillohet në Zagreb, takimi tani do të marrë formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19. Ajo do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, gjithashtu do të marrin pjesë në samit. Partnerët e mësipërm do të përfaqësohen nga Edi Rama, Sefik Dzaferoviç, Hashim Thaçi, Milo Đukanovic, Oliver Spasovski, dhe Aleksandar Vuçiç.

Do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Samiti do të riafirmojë perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të rajonit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Për shkak të situatës aktuale, samiti do të diskutojë mbështetjen dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit dhe pasojave të tij socio-ekonomike. Drejtuesit e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë një deklaratë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të rreshtohen me këtë deklaratë.

Përgjigja ndaj COVID-19 dhe planit të rikuperimit

Udhëheqësit do të diskutojnë se si BE dhe Ballkani Perëndimor janë bashkuar dhe po bashkëpunojnë në një frymë solidariteti të ndërsjellë për të trajtuar krizën aktuale shëndetësore dhe pasojat e saj socio-ekonomike. BE-ja tashmë ka konfirmuar solidaritetin e saj me rajonin duke mobilizuar shpejt një paketë të konsiderueshme financiare prej 3,3 miliardë eurosh dhe duke lejuar qasje të privilegjuar në instrumentet e BE-së, duke shkuar përtej asaj që çdo partner tjetër i ka dhënë rajonit. Kjo përfshin mbështetje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë, veçanërisht përmes ofrimit të furnizimeve thelbësore për të shpëtuar jetë dhe mbështetje të konsiderueshme për nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike të partnerëve tanë, si dhe një paketë prej 750 milion € të Ndihmës Makro-Financiare dhe 1.7 miliardë € paketë ndihme nga Banka Evropiane e Investimeve. Udhëheqësit e BE-së gjithashtu do të pranojnë mbështetjen e vlefshme që Ballkani Perëndimor i ka dhënë gjatë pandemisë fqinjëve të tyre të afërt dhe BE. Drejtuesit do të bien dakord që bashkëpunimi dhe koordinimi duhet të vazhdojnë gjatë gjithë fazës së daljes dhe rimëkëmbjes. Ata do të diskutojnë për përkrahjen afatgjatë të BE në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Perspektiva evropiane

Samiti do të jetë një mundësi për liderët të riafirmojnë mbështetjen e tyre të paanshme për perspektivën evropiane të rajonit. Në të njëjtën mënyrë do të jetë një rast për partnerët e Ballkanit Perëndimor të rekomandojnë veten në këtë perspektivë dhe procesin e reformës transformuese që vjen me të si zgjedhja e tyre e qartë strategjike. Besueshmëria e këtij angazhimi varet gjithashtu nga komunikimi i qartë publik dhe zbatimi i reformave të nevojshme. Më 26 Mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian miratuan hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sidoqoftë, procesi i zgjerimit dhe stabilizim asocimit nuk do të diskutohet gjatë samitit. Përkundrazi, ai do të vlerësohet në përputhje me praktikën e vendosur. Këshilli i çështjeve të Përgjithshme pritet të miratojë konkluzione mbi zgjerimin dhe stabilizimin dhe procesin e asociimit në qershor.

Drejtuesit do të pranojnë që kriza aktuale nuk duhet të heqë vëmendjen nga reformat kryesore. Rimëkëmbja nga kriza e tanishme do të funksionojë vetëm nëse partnerët vazhdojnë të zbatojnë angazhimet e tyre për reformë dhe të prodhojnë rezultate të prekshme në zbatimin e tyre.

Për partnerët e Ballkanit Perëndimor, samiti është një mundësi e mëtejshme për të konfirmuar përsëri angazhimin e tyre për të kryer reforma të nevojshme dhe për të mbështetur vlerat dhe parimet evropiane, megjithë prezantimin e masave speciale dhe të jashtëzakonshme për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa forcojnë bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe fqinjësinë marrëdhënieve. Përveç reformës së vazhdueshme ekonomike, kjo kërkon një përqendrim më të fortë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike.

Udhëheqësit do të trajtojnë gjithashtu çështjen e dezinformimit dhe aktiviteteve të tjera hibride që burojnë veçanërisht nga palët e treta që kërkojnë të minojnë perspektivën evropiane të rajonit. Ata do të diskutojnë ndërtimin e qëndrueshmërisë, sigurinë në internet dhe komunikimin strategjik. Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të adresojnë sfidat e zakonshme të sigurisë, duke përfshirë kundërveprimin ndaj terrorizmit, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj.

Theks i veçantë pritet të vihet në nevojën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, kultivimin e drogës dhe kontrabandën e qenieve njerëzore, drogës dhe armëve.
Kontributi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së mund të diskutohet gjithashtu.

Merkel: Për vaksinën kundër COVID-19 nevojiten rreth 8 miliardë euro

Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel beson se për zhvillimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusi duhet të grumbullohen rreth tetë miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh të përjavshëm, Merkel tha se të gjithë mund të infektohen me koronavirusin, andaj, sipas saj, nevojitet veprim i përbashkët.

Ajo gjithashtu iu referua Konferencës së Donatorëve të Bashkimit Evropian (BE) që do të mbahet më 4 maj.

“Edhe Gjermania do të japë një kontribut të rëndësishëm financiar. Nuk dua të njoftoj sot, por mund të them që ngjarjet që pasojnë do t’i ndjekim në mënyrë aktive”, tha Merkel.

Merkel bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në shpikjen e ilaçit dhe vaksinës kundër COVID-19.

“Duhen rreth tetë miliardë euro për të zhvilluar vaksinën”, tha Merkel.

Ajo shtoi se të gjithë do të përfitonin pasi të gjendet vaksina.

Kancelarja gjermane rikujtoi pasojat që COVID-19 shkaktoi në planin ekonomik dhe shoqëror.

“Prandaj duhet të punojmë shpejt dhe me përqendrim të madh për zhvillimin e vaksinës dhe për të ndaluar dhe mposhtur virusin. Kjo është një nga detyrat më të rëndësishme për të shpëtuar miliona jetë në mbarë botën”, tha Merkel.

Merkel gjithashtu theksoi se në këtë drejtim do të arrihet bashkëpunim i ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila luan një rol kyç.

Politikani austriak: Pas heqjes së vetos, Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kroacia si drejtuese e presidencës së BE’së më 6 maj do të organizojë Samitin për Ballkanin Perëndimor ku do të marrë pjesë edhe Republika e Kosovës.

Një Samit të tillë që do të realizohet përmes një video-konference nuk do ta bojkotojë Spanja edhe përkundër faktit se Madridi zyrtar vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e Repblikës së Kosovës.

Kjo heqje e ‘veto’-s nga Spanja për Kosovën po shihet si një lajm shumë i mirë nga deptuetët e Parlamentit Evropian.

Eurodeputeti dhe politikani austriak thotë se një vendim i tillë nga Spanja është i mrekullueshëm.

“Shumë mirë që Spanja hoqi veton për pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare”, ka shkruar eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Ai thotë se pas heqjes së vetos, tashmë është radha që Spanja ta njohë plotësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Tashmë një veprim i tillë duhet të ndiqet nga njohja e plotë”, ka shtuar tutje ai.

Mandll thotë se Evropa duhet të flas njëzëri dhe se çështjet e brendshme nuk duhet të jenë pengesë për rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./GazetaExpress/

Charles Smith III zgjidhet nënkryetar i Gjykatës Speciale

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë zgjedhur gjykatësin Çarls Smith III nënkryetar të ri.

Në një komunikatë për media është thënë se kryetarja e këtyre Dhomave, Ekaterina Trendafilova ka uruar gjykatësin Smith për pozitën në të cilën është emëruar.

Më 28 prill në këtë Gjykatë është paraqitur edhe një aktakuzë e re.

Në njoftimin e këtij institucioni, me seli në Hagë, është thënë se kryetarja e trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake “për të shqyrtuar një aktakuzë të re, të paraqitur nga një prokuror i specializuar”.

“Përmbajtja e aktakuzave mbahet konfidenciale derisa ato të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake”, është thënë në njoftim.

Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Prokurori i specializuar, Jack Smith, ka paraqitur edhe një aktakuzë në shkurt, e cila është në proces të konfirmimit.

Kryetarja, edhe për procedurën e parë paraprake, edhe për të dytën, ka caktuar gjykatësin Nicolas Guillou.

Gjykata Speciale – me emrin Dhomat e Specializuara – funksionon me ligje të Kosovës, por selinë e ka në Hagë.

Gjatë vitit 2019, mbi 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në mesin e tyre ka pasur edhe ish-figura të larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. rel

 


Send this to a friend