VOAL – Kështjella e rërës, më e lartë e rërës në botë, ndërtohet në Danimarkë.Ajo arrin 21 metra dhe ndodhet në qytetin e vogël bregdetar të Blokhus, në jug të vendit.Struktura trekëndore, me peshë gati 5,000 tonë, mbi të cilën punuan tridhjetë skulptorë nga e gjithë bota, drejtuar nga artisti hollandez Wilfred Stijger, përfaqëson koronavirusin si një mbret që sundon jetën tonë.
Me një lartësi prej 21.16 metra, ndërtesa është 3 metra më e lartë se ajo e ngritur në Gjermani në vitin 2019, e cila më parë mbante titullin, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Për ta bërë atë më kompakte, u shtua rreth 10% argjilë dhe, në fund, u vendos një shtresë zam në mënyrë që të përballonte erën dhe të ftohtin e vjeshtës dhe dimrit.Pritet që kalaja të rezistojë derisa të mbërrijë acar i fortë, ndoshta shkurtin ose marsin e ardhshëm. rsi-eb
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike dhe asgjë nuk është teknike”.
Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin twitter në fillim të takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili drejton delegacionin e Prishtinës që të mërkurën takohet me delegacionin e Beogradit për të përgatitur raundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji, u takuan për herë të parë në Bruksel me 15 qershor në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve.
Nuk pati ndonjë përparim në takimin e parë përgjatë të cilit kryeministri Kurti tha se hodhi në tryezën e bisedimeve katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”.
Më tej ai tha që pas njohjes së ndërsjellë, të dyja vendet duhet të zbatojnë reciprocitet dypalësh, duke krijuar për serbët në Kosovë këshillin e tyre kombëtar siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
Pala serbe refuzoi propozimet e kryeministrit Kurti dhe presidenti serb Vuçiç tha se zoti Kurti “erdhi duke mos u pajtuar për asgjë”.
“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që i kanë nënshkruar shqiptarët, pra nuk duan fare të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
“Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar, pra ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ndërkaq kryeministri Kurti.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.
Djali i Ritmit të Rrugës, figurë urbane e Prishtinës në PDK, ministër i Kulturës, Memli Krasniqi, sot është ngjitur në skenë si kryetar i PDK-së, partisë që zor mendohej se do të dilte prej duarve të themeluesve të saj, që ishin edhe ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Memli Krasniqi tanimë zyrtarisht është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të partisë. Ai në Konventën e PDK-së, që është mbajtur sot ka marrë besimin e delegatëve për ta drejtuar partinë, shkruan Gazeta Express.
Por kush është Memli Krasniqi?
Memli Krasniqi ka lindur në Prishtinë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës
Krasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).
Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.
Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”, shkruan Gazeta Express.
Nga viti 2004 ka filluar rrugëtimi politik i tij. Ai ishte angazhuar aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.
Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 – 30 vjeç.
Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së. Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur Nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.
Nga viti akademik 2006/2007 është angazhuar për disa semestra si ligjërues i lëndëve nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Victory dhe në Kolegjin Iliria. Po ashtu, Krasniqi është anëtar i rregullt i Shoqatës Amerikane për Shkenca Politike dhe i Shoqatës Britanike për Studime Ndërkombëtare.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan më tutje Gazeta Express.
Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.
Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkombëtarizimi i sportit dhe kulturës, si dhe rritja e buxhetit për këto dy sektorë ishin dy nga vlerësimet që ai mori për punën e tij në MKRS. Në MBPZHR ndërkaq, është vlerësuar puna e tij në rritjen e buxhetit për bujqësinë, që ka ndikuar direct në një mbeshtetje më të madhe për fermerët kosovarë.
Në të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë, që nga vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur 6 herë deputet, duke qenë përherë̈ nder 10 njerëzit më të votuar në PDK.
Në legjislaturën 2017-2019, të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Ndërkaq në legjislaturën 2020-2021 ai është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Memli Krasniqi është 41 vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Meliza, kanë tre fëmijë: Borën, Malin dhe Verën.
Memli Krasniqi sot është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me shumicën e votave të delegatëve. Por, sa është pasuria e tij?
Në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korripsionit, Krasniqi ka deklaruar se posedon një apartment me sipërfaqe 105 metra katrorë, që thotë se kushton 100 mijë euro. Këtë apartment, ai ka deklaruar se e ka blerë nga shitja e apartmentit paraprak dhe kursimet.
Përveç këtij apartment, ai ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 155 mijë euro, që thotë se është në pronësi të përbashkët.
Tek pasuritë e luajtshme, ai ka deklaruar një bibiliotekë personale në vlerë 12 mijë e 500 euro, piktura dhe vepra arti në vlerë 6 mijë euro dhe një veturë të bashkëshortes në vlerë 25 mijë euro.
Krasniqi posedon edhe aksione në një kompani. Ai ka 35 përqind të aksioneve, në vlerë 5 mijë euro.
Shuma e parave të gatshme që ka nëpër banka sillet rreth 7 mijë e 500 euro, derisa ka borxhe në vlerë 95 mijë euro.
Të hyrat vjetore të Krasniqit sillen rreth 31 mijë euro, të cilat i merr nga Kuvendi i Kosovës.
Në fund të deklarimit, Krasniqi ka treguar se posedon edhe disa lloje të kriptovalutave.
“Ne pajtim me pergjigjjen e marre nga AKK per deklarimin e “kripto-valutave” ju njoftoj se une posedoj sasine dhe llojet e te njejtave, si vijon: 1.5 BTC, 100 ETH, 100 BNB, 400 DOT, 1000 ETC, 50 LTC, 500 CAKE, 300 LINK, 50 EGLS, 10000 XRP, 20 XMR, 1000 XTZ, 4000 BAKE, 500 QTUM, 20 DASH, 10000 XLM, 10000 MATIC, 2500 IOTA, 1000 CRV, 50000 TRX, 250 SNTVT, 20 ZEC, 100 UNI, 4000 NËC, 2000 ALGO, 500 EOS, 30 BLZD, 20000 RSR, 200 HYPR, 500 SXP, 20 ACS, 1000 ALLOY, 200 SLME, 2000 POËR, 20000 XVG”, thuhet në deklarim./Gazeta Express
Në Bashkimin Evropian (BE) sot hyri në fuqi ligji i cili ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.
Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.
Sipas KE-së, 80 për qind e ndotjeve në detërat e botës e përbëjnë produktet plastike. Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.
E djathta ekstreme në Francë, e udhëhequr nga Marine Le Pen, nuk arriti të fitojë asnjë rajon në rundin e dytë të zgjedhjeve rajonale, që u mbajt të dielën, tregojnë rezultatet paraprake.
Ngjashëm dobët doli edhe partia në pushtet e presidentit Emmanuel Macron.
Në shënjestër të partisë së Le Penit, Tubimi Kombëtar, ishte rajoni Provons (Provence), por kandidati i partisë së saj, Thierry Mariani, humbi kundrejt kandidatit republikan, Renaud Muselier.
Partia e Macronit, Republika në Marshim, po ashtu nuk arriti të fitojë asnjë rajon. Ajo performoi dobët edhe në rundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajt javën e kaluar.
Kjo është hera e parë që partia e Macronit merr pjesë në zgjedhje rajonale, pasi herën e fundit kur janë mbajtur ato, më 2015, ajo nuk ka ekzistuar.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët – vetëm një e treta e qytetarëve me të drejtë vote, votuan.
Zgjedhjet u vëzhguan nga afër, pasi zgjedhjet presidenciale mbahen pas më pak se një viti.
Macron dhe Le Pen u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Sidoqoftë, rezultati i zgjedhjeve rajonale solli fitore për Republikanët, që janë konservatorë tradicionalë, dhe Partinë Socialiste, pasi arritën të ruajnë kontrollin në disa rajone.
Bashkimi Evropian (BE) mbase nuk do ta miratojë kurrë përdorimin e vaksinës së Rusisë, Sputnik-V, kundër koronavirusit, tha kryeministri i Italisë, Mario Draghi.
Italia është vend anëtar i BE-së.
“Sputnik, ende nuk ka arritur të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe mbase nuk do të ndodhë kurrë”, tha Draghi. Kryeministri Italian hodhi dyshime edhe për vaksinën e Kinës, Sinovac, kundër koronavirusit.
“Vaksina kineze ka treguar se është e pamjaftueshme, shikoni përvojën në Kili”, shtoi udhëheqësi Italian, transmeton AFP.
Kili e ka mbështetur shumë procesin e imunizimit te vaksina kineze, mirëpo autoritetet atje kanë thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të shtojnë edhe një dozë të tretë për të rritur mbrojtjen ndaj varianteve të reja të koronavirusit.
Draghi i bëri komentet pas përfundimit të një samiti të vendeve të BE-së në të cilin udhëheqësit evropianë patën një diskutim të përgjithshëm mbi gjendjen e pandemisë. Të dyja vaksinat, Sputnik V dhe Sinovac, janë nën një proces shqyrtimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Pandemia nuk ka mbaruar, ne ende nuk kemi dalë prej saj”, tha udhëheqësi italian, duke përmendur përhapjen e variantit më të transmetueshëm Delta në Britani të Madhe.
Dy vende anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia e përdorin edhe vaksinën ruse Sputnik V.
Sipas raporteve në media, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë është caktuar për t’u mbajtur në muajin prill të vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
‘FranceTVInfo’ raportoi se raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 10 prill, ndërsa raundi i dytë më 24 prill.
Presidenti Emmanuel Macron, që u zgjodh më 14 maj të vitit 2017, përfundon mandatin e tij 5-vjeçar më 13 maj. Sipas kodit zgjdhor, zgjedhjet duhet të kryhen para përfundimit të mandatit të presidentit.
Një njoftim zyrtar pritet pas takimit të nesërm të këshillit të ministrave.
Disa sondazhe kanë parashikuar se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ngushtë midis presidentit Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine le Pen, nga partia Mitingu Kombëtar (RN).
Partia e presidentit ‘La Republique en Marche’ (LREM) dhe RN pritet të përplasen në zgjedhjet rajonale në vazhdim. Megjithatë, të dy partitë dolën dobët në raundin e parë, i cili pa abstenim rekord të votuesve të rinj.
Raundi i dytë në 27 qershor është një moment i rëndësishëm për partinë e presidentit Macron, e cila do të vendos tonin për performancën e tij në zgjedhjet presidenciale.
Ndërsa Le Pen ka deklaruar kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, Macron akoma nuk ka bërë një njoftim zyrtar.
Gjatë votimit në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale franceze (20 qershor 2021)
Lisa Bryant
E djathta ekstreme në rritje e Evropës ka humbur rishtazi terren në proceset zgjedhore, siç u vu re në landin lindor gjerman Saksoni, ku fituan konservatorët e Kancelares Angela Merkel, si dhe në Francë, ku Partia Bashkimi Kombëtar doli më dobët se ç’pritej të dielën, në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale. Siç njofton nga qyteti francez Montbeliard, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, pjesëmarrja e votuesve vetëm një vit përpara zgjedhjeve presidenciale është në nivelin më të ulët historik.
Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen shpresonte të festonte këtë javë. Anketimet i ofronin partisë së saj Bashkimi Kombëtar, shansin që të kontrollonte për herë të parë të paktën një nga 13 rajonet e Francës.
Disa i shohin këto zgjedhje si një test për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, në të cilat zonja Le Pen mund të përballet sërish me kryeministrin Emmanuel Macron.
Por, rezultatet e së dielës i zhgënjyen të dyja palët. Partia e qendrës e zotit Macron pati rezultate të dobëta. Dhe e djathta ekstreme është në avantazh vetëm në rajonin jugor Provence-Alpes-Cote d’Azur, me kandidatin e saj Thierry Mariani.
“Sfida e tij do të jetë raundi i dytë. Abstenimi do të jetë i lartë dhe pjesëmarrja e votuesve do të përcaktojë fatin e rivalëve të tij. Vazhdon të jetë e komplikuar për Bashkimin Kombëtar që të fitojë përballë kandidatit të së djathtës tradicionale”, thotë Christele Lagier, profesore e shkencave politike në Universitetin Avignon.
Në rajonin lindor Bourgogne-Franche-Compte, kreu rajonal i Bashkimit Kombëtar, Julien Odoul, radhitet pak pas kandidates socialiste në pushtet Marie Guite Dufay. Me një mospjesëmarrje rekord prej dy të tretash në rang vendi, zoti Odoul po u bën thirrje mbështetësve të votojnë në balotazhin e së dielës. Qëndrimi në shtëpi, thotë ai, është një votë për Kryeministrin Macron.
Zoti Odoul kandidon në një rajon kyç industrial dhe njëkohësisht rural, i mirënjohur për prodhimet e verës, lopët dhe djathin.
“Mendoj se shumica e francezëve kuptojnë se Marine Le Pen dhe Bashkimi Kombëtar kishin të drejtë për shumicën e temave. Kishim të drejtë për emigracionin, pasigurinë, islamizmin dhe në nivel lokal për ndasitë dhe mungesën e shërbimeve mjekësore. Sot është plotësuar gjithçka që kemi parashikuar”, thotë zoti Odoul.
Rivalët e tij pretendojnë se Bashkimi Kombëtar po i keqpërdor votuesit, duke bërë fushatë për çështje si kriminaliteti dhe emigracioni, të cilat nuk janë ndër kompetencat e autoriteteve rajonale.
“Po bëjnë fushatë me këtë tematikë për shkak se kemi patur periudha të vështira ekonomike këtu në Montbeliard. Firma Peugeot kishte 42 mijë punëtorë 40 vite më parë. Tani fabrika ka vetëm rreth 5 mijë”, thotë Eric Lancon, deputet i Partisë Socialiste.
Zoti Odoul ka ngjallur debat edhe për arsye të tjera. Në vitin 2019, ai e urdhëroi një grua myslimane të heqë shaminë gjatë një takimi të këshillit rajonal. Disa njoftime më të fundit, të cilat ai i mohon, sugjerojnë se përqeshi rastet e vetëvrasjes së fermerëve.
“Nuk jam dakort me Bashkimin Kombëtar. Nuk do të votoj për ta”, thotë Emilien Debrosse, votues në Montbeliard.
Rezultatet që do të marrë Bashkimi Kombëtar në balotazhin e 27 qershorit do të ndiqen me vëmendje. Megjithatë, rezultatet ndoshta nuk do të ofrojnë detyrimisht një mësim për atë çfarë pritet në zgjedhjet më të rëndësishme kombëtare vitin e ardhshëm.
Një stuhi me intensitet të lartë goditi gjatë të shtunës pasdite veriun e Francës duke e “kthyer” ditën në natë.
Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë, Meteo Francë e cilësoi ditën si më të errëtën e vitit ndërsa retë e zeza mbuluan qiellin.
Të total, u regjistruan më shumë se 44,000 goditje rrufesh.
Reshje të dendura shiu pati në disa zona si në qytetin e Reims, ndërsa Meteo France paralajmëroi kushte të vështira moti në më shumë se 20 zona në Francën veriore dhe lindore.
Autoritetet e Gjermanisë njoftuan se kanë arrestuar një shtetas rus nën akuzat se ka dërguar informacione të ndjeshme nga një universitet gjerman në Moskë.
I dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur N. dhe sipas njoftimit ai këtë veprim e ka bërë në këmbim të një pagese. Zyra e Prokurorit Publik Federal përmes një deklarate më 21 qershor tha se “i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”.
Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim.
Njoftohet se ai ka punuar si asistent i hulumtimeve në një universitet gjerman, emri i të cilit nuk u bë i ditur. I dyshuari është takuar me një anëtar të një shërbimi sekret rus të paktën tre herë midis tetorit 2020 dhe qershorit 2021. Sipas prokurorëve, në këmbim të një pagese, ai ka dorëzuar informacione në të paktën dy prej këtyre takimeve.
Në pritje të një padie të mundshme, një gjykatës në Gjykatën Federale ka urdhëruar masën e paraburgimit për të dyshuarin.
Italia, Belgjika e Hollanda, tashmë pas fitoreve të dyta në grupe janë tre të kualifikuarat e para të sigurta dhe kanë nisur të mendojnë për kundërshtarin e radhës në 1/16 …
Turqia, Maqedonia e Veriut e Danimarka pothuajse 99% i kanë thënë që tani lamtumirë europianit, pasi janë tre ekipet që pësuan humbjen e dytë
Nga ekipet e mëdha e me emër, rrezikojnë ose me saktë nuk e kanë ende të sigurtë kualifikimin Kroacia, Anglia, Spanja, por edhe Franca, Gjermania e Portugalia, të cilat do të duhet t’i bëjnë mirë llogaritë e tyre, por edhe të të tjerëve në ndeshjet e treta në grupe, ku më së shumti, e për të qenë të sigurt duhet të fitojnë ose minimumi të barazojnë e të mos humbasin, ndryshe Good bye Euro 2020.
Në ndeshjet e dyta në grupe ranë në sy e spikatën forca e grupit tek Italia, dëshira e Uellsit për lojë e rezultat pozitiv, Belgjika që nuk bën pazar me askënd, Hollanda në rritje, Ukraina e këndshme për t’u parë, Anglia e privuar nga fitorja me një nga rivalët e vet historikë, Skocinë, vetëm në sajë të atij topi goditur në mënyre fenomenale me kokë nga Stouns, e që në vend që të ndalej në rrjetë preku shtyllën, Kroacia e plakur, e lodhur e zhgënjyese, Spanja – hija e vetvetes dhe as gjysma e asaj që ka qenë deri dje, Suedia që mund t’i prishë punë kujtdo, rizgjimi i Gjermanisë, shpirti i garës tek Hungaria që frenon Kampionët e Botës – Francën dhe Portugalia që këte radhë mundi veten.
Ç’pritet nga ndeshjet e fundit në grupe dhe ç’mund të ndodhë? Kush mund të eliminohet e kush do t’u bashkangjitet Italisë, Hollandës e Belgjikës, e kush do t’u bëjë shoqëri post-europiane Turqisë, Maqedonisë së Veriut e Danimarkës?
Në grupin A – Zvicra mund e duhet ta mundë Turqinë, në mënyrë që të shpresojë për të qenë një nga 4 ekipet e tretë më të mirë që do të mund të kualifikohen, ndërsa ndeshja mes Italisë e Uellsit luhet më shumë për të parën e grupit e për prestigj kombëtar.
Në grupin B – Finlanda do ta ketë tepër të vështirë përballë Belgjikës ndërsa Rusia disi më ndryshe ndaj Danimarkës, tashmë të rënë moralisht, aq më shumë që edhe një barazim është mëse i mjaftueshëm për rusët për të kaluar më tej.
Në grupin C – Kryendeshja është Ukrainë-Austri dhe unë personalisht parashikoj një fitore të skuadrës së Shevçenkos, por vetëm nëse luan siç luajti në pjesën e parë kundër Maqedonisë së Veriut, aq më shumë që ukrainasve iu mjafton edhe barazimi për të qenë ata të kualifikuar. Ndeshja mes Hollandës e Maqedonisë së Veriut ma do mendja se do t’iu vlejë Tulipanëve thjesht për të bërë spektakël.
Në grupin D – Situata është disi e nderlikuar, pasi Anglisë i duhet të mos humbasë ndaj Çekisë, ndryshe nëse fiton Kroacia me Skocinë, llogaritë do të duhet të bëhen ndryshe, por një barazim mes Anglisë e Çekisë zhvleftëson fitoren e kroatëve, të cilët mund të kualifikohen pastaj vetëm nëse hyjnë tek 4 të tretët më të mirë të grupeve. Pak besoj tek ndonjë mrekulli e skocezëve.
Në grupin E – Spanja me vetëm 2 pikë rrezikon së tepërmi, aq më shumë që nuk e shoh të lehtë ndeshjen e saj të radhës kundër Sllovakisë, ndërkohë që Suedia duket disi më e qetë dhe i mjafton edhe barazimi me Poloninë për të qënë ajo e para e grupit. E megjithate, në këte grup gjithçka mund të ngjasë, sepse pyetja shtrohet: A është dakord Levandovski me shokë të ikin kaq shpejt nga europiani?
Në grupin F – Matematikisht të katër ekipet janë në lojë, madje edhe Hungaria me 1 pikë e që do perballet me Gjermaninë, ndërkohë që pritet një ndeshje zjarr mes Francës e Portugalisë. Personalisht, përfshirë edhe opsionin e të tretëve më të mirë në grupe, mendoj që Franca, Gjermania e Portugalia do të mund të kualifikohen për më tej.
Cilët ekipe kualifikoj unë direkt nga grupet e për cilët ekipe mendoj se do jenë në 4-shen e të tretëve më të mirë?
Italinë e Uellsin dhe Zvicren si e treta e grupit. Belgjikën e Rusinë, Hollandën dhe Ukrainën, e ndoshta edhe Austrinë si e treta e grupit. Anglinë e Kroacinë dhe Çekinë si e treta e grupit. Suedinë dhe Spanjën, e ndoshta edhe Poloninë si e treta e grupit. Francën e Gjermaninë dhe Portugalinë, e renditur pas tyre.
Megjithatë, gjithçka mund të ngjasë, pasi parashikimet, jo vetëm të miat, që e njoh mjaft mirë futbollin dhe kam një jetë të tërë me të, por edhe të specialistëve më të mirë të botës, në jo pak raste, e veçmas në evenimente të tilla nuk kanë rezultuar plotësisht ashtu siç kanë thenë ata, sepse futbolli shpesh e përjashton logjikën, traditën e deshirën, e aq më shumë që është një lloj sporti e loje ku në historinë e tij mbi 100 vjeçare të gjitha kanë ngjarë, e aq më shumë që nuk hyn tek shkencat egzakte.
Ju kujtohet viti 1950, kur Kampion i Botës u bë Uruguaji, e Brazili shpërtheu në lot? Po viti 1954, kur Gjermania e panjohur në futbollin botëror deri atëherë, mundi Hungarinë e famshme të Pushkashit me shokë? Po Hollanda e viteve 70, që nuk mundi të fitojë dot asnjë trofe madhor europian e botëror? Po Italia e vitit 1982 që mundi Brazilin më të mirë të të gjitha kohërave? Po Çekosllovakia e Danimarka, kampione të Europës në 1976 dhe 1992 ju kujtohen? Po Greqia kampione e Europës në 2004 etj. etj.?
Liderët e vendeve anëtare të NATO-s, sot mblidhen në selinë e NATO-s nën masa shumë të rrepta të sigurisë dhe nën masa të marra kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Selia e NATO-s në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel pret krerët e 30 qeverive dhe shteteve aleate të cilët do të mblidhen me një axhendë intensive.
Në mesin e temave kryesore të Samitit të NATO-s, janë vendimet rreth udhërrëfyesit që do të drejtojnë në 10 vitet e ardhshme aleancën, koncepti strategjik i NATO-s, rritja e Rusisë dhe Kinës, ndikimi i ndryshimit të klimës mbi sigurinë, kërcënimet kibernetike dhe teknologjitë shkatërruese dhe përfundimi i misionit të NATO-s në Afganistan.
Për takimin me këtë axhendë intensive i cili zhvillohet për herë të parë pas takimit të Samitit të fundit të NATO-s që u mbajt më 3-4 dhjetor 2019 në Britani, kanë ardhur mijëra punonjës dhe gazetarë nga 30 vende. Delegacionet do të zhvillojnë në selinë e NATO-s takime nën masa të rrepta të sigurisë dhe kundër pandemisë.
Për shkak të samitit janë mbyllur shumë rrugë në destinacionin e vajtjes së liderëve për në selinë e NATO-s. Forcat belge të sigurisë kanë marrë masa të gjera të sigurisë edhe në hotelet ku do të akomodohen liderët dhe delegacionet si dhe në zonat përreth selisë së NATO-s. Zyrtarët belgë kanë njoftuar se me këtë qëllim janë mobilizuar të paktën 2 mijë forca sigurie. Po ashtu në kuadër të kësaj janë bërë ndryshime edhe në disa destinacione të transportit publik.
Janë vaksinuar punonjësit e NATO-s
Për samitin në selinë e NATO-s janë rritur edhe masat kundër COVID-19. Nga anëtarët e delegacioneve që do të marrin pjesë në samit dhe takimet në këtë drejtim, është kërkuar që të kryejnë testet e PCR.
Për punonjësit në selinë e NATO-s vaksinimet kanë filluar disa javë më parë. Vaksinat janë siguruar nga Polonia, një prej vendeve anëtare. Rreth 3.500 punonjës në selinë e NATO-s janë vaksinuar që nga muaji mars nga dhjetëra punonjës të shëndetësisë që kanë ardhur nga Polonia për vaksinimin.
Po ashtu për shumë persona që do të jenë prezent në selinë e NATO-s gjatë takimeve është kërkuar të përdorin maska të prodhimit special të tipit FFP2. Në shumë vende në ambientet ku do të mbahen takimet janë vendosur dezinfektues për duart. Në hyrjet e ndërtesave janë vendosur punonjës për matjen e temperaturës.
Numri i gazetarëve të akredituar është i kufizuar
Samtit i NATO-s ndiqet nga rreth 600 gazetarë të ardhur nga shumë vende të botës. Pavarësisht se kjo shifër është më e lartë se në samitet e mëparshme, këtë herë numri i gazetarëve të akredituar është i kufizuar në kuadër të masave për pandeminë.
Për punonjësit e medias është ndarë një vend pas ndërtesës së selisë. Në qendrën e gjerë të medias janë përgatitur hapësira të punës duke pasur kujdes distancimin social.
Nga gazetarët është kërkuar të paraqesin testin PCR me rezultat negativ të kryer jo më shumë se 4 ditë më parë. Është theksuar nuk do të jepen akreditime për ata që nuk kanë test negativ. Për gazetarët është vendosur kushti që të përdorin maskat FFP2 përgjatë kohës që ndodhen në seli gjatë samitit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga organizata amerikane Atlantic Council që merret me çështje të sigurisë ndërkombëtare tha se Kosova do të ulet në dialog me Serbinë për të arritur marrëveshje që përmbyllet me njohje reciproke, raporton Gazeta Express.
Osmani tha se përveç njohjes reciproke, Serbia duhet të hap arkivat e saj për të kthyer të zhdukurit e luftës.
“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog, dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë. Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.
Ajo foli edhe për prioritetet e Kosovës siç janë anëtarësimi në Interpol dhe NATO.
“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një nga prioritetet më të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar që tejkalon përmasat lokale”, tha Osmani, duke shtuar se është e rëndësishme që të punohet me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se anëtarësimi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për rajonin.
“Për të punuar individualisht me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se pse anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. FSK-ja që është ushtria jonë është duke u bërë shumë më profesionale me mbështetjen e NATO-s dhe totalisht me standarde të NATO-s. FSK tani së fundi ka marrë pjesë në ushtrimin e NATO-s “Defender Europe 21””, ka thënë presidentja Osmani.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë në fytyrë. Ai u afrua për të takuar mbështetësit, por befas një prej tyre i dha shuplakën e papritur Presidentit.
Dy persona janë arrestuar deri më tani në Drome, rajoni juglindor të Francës. Menjëherë forcat e sigursë ndërhynë dhe e vunë poshtë autorin që qëlloi Macronin. Nuk dihet kush është personi tjetër i arrestuar.
Nga video dallohet se autori i incidentit është një djalë me bluzë jeshile, maskë dhe syze. ”Poshtë Makronizmi”, dëgjohet të thuhet në sfond.
Unioni Demokristian (CDU) i kancelares gjermane, Angela Merkel ka shënuar fitore më të madhe se sa ishte parashikuar në zgjedhjet rajonale të 6 qershorit, duke i dhënë partisë konservatore një shtytje për zgjedhjet federale të muajit shtator.
Kjo parti ka siguruar 37.1 për qind të votave në landin Saxony-Anhalt, çka përfaqëson rritje substanciale të rezultatit për këtë parti, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016, sipas rezultateve preliminare.
Fitorja e CDU-së në këtë land konsiderohet nxitje për Armin Laschet, kandidatin e partisë për kanclear, i cili ka pasur vështirësi të rrisë popullaritetin e tij, prej kur është zgjedhur në muajin prill si kandidat për fushatën zgjedhore.
Laschet synon të zëvendësojë Merkelin dhe të bëhet kancelar gjerman për herë të parë në 16 vjet.
Merkel ka thënë se do të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të 26 shtatorit.
Kryetari i landit Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff, u është bashkuar liderëve të CDU-së që kanë pretenduar se fitorja e kësaj partie shënon fillim të mbarë për zgjedhjet e shtatorit.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve po ashtu ka treguar rënie të mbështetjes për Alternativën për Gjermaninë (AfD), me 20.8 për qind, ndonëse do të vazhdojë të jetë blloku i dytë më i madh në parlamentin e ri.
Rezultati ka “dërguar mesazh të qartë për botën e jashtme”, rreth rolit të së djathtës ekstreme në jetën politike të Gjermanisë, ka thënë Haseloff për transmetuesin ARD.
Mirëpo, rezultati i AfD-së tregon edhe njëherë se lindja e Gjermanisë është bastion i kësaj partie. Mbështetja prej 20.8 për qind është më shumë se dyfish përkrahje, në krahasim me parashikimet për këtë parti në zgjedhjet kombëtare.
Të gjitha partitë tjera në Saxony-Anhalt kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me AfD-në, e cila ka tentuar të kthejë në pikë të fushatës, izolimet e ashpra për luftim të pandemisë.
Mirëpo ulja e rasteve të infektimit dhe rritja e shkallës së vaksinimit duket se i ka ndihmuar CDU-së.
Partia e Gjelbër, e cila ka ngecur në pjesën lindore të vendit, në krahasim me mbështetjen në zonën perëndimore, ka shënuar rritje modeste në Saxony-Anhalt, përkatësisht nga 5.3 në 5.9 për qind.
Sfiduesja më e madhe e partisë së Merkelit për pozitën e kancelares është Annalena Baerbock nga Partia e Gjelbër.
Nëpër sondazhe, përparësia e CDU-së ndaj Partisë së Gjelbër, ka rënë nga dy shifra – sa ka qenë në fillim të vitit – në rreth 2 për qind në fillim të qershorit.
Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Normandisë në Francën veriore ku zbarkuan 77 vjet më parë forcat aleate për një betejë vendimtare për Luftën II Botërore.
Për të dytin vit radhazi, ceremonitë ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, duke mos lejuar pjesëmarrjen e shumë familjarëve të të rënëve dhe banorëve të zonës që tradicionalisht vijnë për nderime.
Në fshatin Ver-sur-Mer u zhvillua përurimi i një vepre përkujtimore që nderon sakrificën e ushtarëve që luftuan nën komandën brikanike në këtë betejë.
Përmendorja Britanike e Normandisë, siç quhet vepra, mban emrat e mbi 22,000 burrave e grave, kryesisht ushtarë britanikë, që u flijuan në këtë operacion.
Më 6 qershor 1944 më shumë se 150,000 trupa të forcave aleate të transportuara nga 7,000 mjete lundruese zbritën në bregdetin e Normandisë në zona të njohura me emrat e koduar Omaha, Utah, Juno, Sword dhe Gold. Beteja në Normandi ishte vendimtare në çlirimin e Francës nga nazistët, dhe si rrjedhojë edhe në fitoren e forcave aleate në Frontin Perëndimor dhe më pas në kapitullimin e Gjermanisë. VOA
Presidenti Joe Biden pritet të bëjë një turne në Evropë gjatë këtij muaji, në atë që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës.
Në një njoftim të enjten Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se zoti Biden, do të takohet me udhëheqës botërorë në Britani, Belgjikë dhe Zvicër gjatë turneut të tij evropian nga data 10 deri në 16 qershor.
“Ky udhëtim do të nxjerrë në pah angazhimin e SHBA-së për të rivendosur aleancat tona, për të ringjallur marrëdhëniet transatlantike dhe për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë dhe partnerët e shumëanshëm për të zgjidhur sfidat globale dhe për të garantuar më mirë interesat e Amerikës“, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
Më 10 qershor Presidenti Biden pritet të takohet me Kryeministrin Britanik Boris Johnson si dhe do të marrë pjesë në samitin e G-7-s që mbahet në datat 11 deri 13 qershor në qarkun Cornwall në Anglinë jugperëndimore.
Zoti Biden do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth më 13 qershor përpara se të niset drejt Brukselit në Belgjikë, për samitin e NATO-s që mbahet më 14 qershor. Gjatë samitit ai do të “konfirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, sigurisë transatlantike dhe mbrojtjes kolektive”, tha zonja Psaki.
Gjatë qëndrimit në Bruksel zoti Biden pritet të takohet gjithashtu me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan “për të diskutuar rreth një game çështjesh bilaterale dhe rajonale” si dhe për të marrë pjesë në Samitin SHBA-BE më 15 qershor. Gjatë këtij samiti pritet të diskutohen ndër të tjera çështje të sigurisë shëndetësore, rimëkëmbjes ekonomike globale si dhe ato të ndryshimeve klimatike.
Presidenti Biden do të takohet gjithashtu me Mbretin e Belgjikës Philippe dhe Kryeministrin Alexander De Croo.
Gjatë udhëtimit të tij evropian Presidenti amerikan Biden do të ndalet edhe në Gjenevë te Zvicrës “ku pritet të zhvillojë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin më 16 qershor”, tha zonja Psaki.
Gjithashtu zoti Biden do të takohet me Presidentin zviceran Guy Parmelin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi Ignazio Cassis.
Deputeti hungarez Andor Deli ka konfirmuar ekzistencën e një tjetër “non-paper”-i të hartuar nga vendet e Grupit të Vishegradit dhe Austrisë, i cili bën thirrje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në bisedimet mbi të ardhmen e BE-së, transmeton Gazeta Express.
“Nga ky “non-paper” dhe e gjithë iniciativa është absolutisht e qartë se sa e rëndësishme është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor për Hungarinë, si dhe për dëshirat e tjera të vendeve të Vishegradit dhe Austrisë”, tha Deli për Tanjug.
Ai deklaron se qëllimi i dokumentit jozyrtar të destinuar për institucionet e BE-së është përfshirja strategjike e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset që do të ndikojnë në të ardhmen e BE-së, siç është Konferenca për të Ardhmen e Evropës.
“Personalisht, unë mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se do të ishte një mesazh jashtëzakonisht i mirë për qytetarët e rajonit, sepse ashtu si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, ata mund të shprehnin mendimin e tyre dhe do të përfshiheshin aktivisht në krijimin e drejtimit të zhvillimit për të ardhmen e BE-së”, tha Deli.
Burime diplomatike thanë më parë se një dokument jozyrtar i hartuar nga ministrat e jashtëm të Hungarisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Austrisë është dërguar në Bruksel, duke përfshirë Komisionin Evropian dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhei.
Ndryshe nga “non-paper”-at e mëparshëm të cilët propozuan ndryshimin e kufijve të rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, ky dokument mbështet integrimin më të shpejtë dhe më të madh të rajonit në BE.
Giovanni Brusca është liruar nga burgu pas 25-vjetësh heqje lirie.
Ai njihet si një nga personat më besnik të Toto Rinos, kreut të bandës famëkeqe të Cosa Nostra-s. Brusca akuzohet për qindra vrasje, por ndër ato që bëri më shumë bujë, ishte atentati ndaj ish-gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo.
Brusca ishte arrestuar në vitin 1996, e më pas, shprehu pendesën, duke bashkëpunuar me policinë. Lirimi i ish-mafiozit ka tronditur mbarë opinionin italian.
“Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon aspak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?” Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza , shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.
Kujtojmë se Giovanni Flacone u vra më 23 maj të 1992, në atë që njihet ndryshe si masakra e Capaci-t. Makina me të cilën ai, gruaja dhe tri truprojat e tij personale po udhëtonin shpërtheu pasi i ishte vënë një gjysmë toni eksploziv.
Falcone edhe ditët e sotme kujtohet, duke u kthyer në simbolin e drejtësisë italiane në luftën kundër mafias.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pranoi rolin e vendit të tij në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Pas tre dekadash të tensioneve diplomatike, Macron shkoi për vizitë në Ruandë, që po vlerësohet të jetë më shumë simbolike.
Ai bëri homazh në Memorialin e Gjenocidit në Kigali, ku ishin vrarë rreth 800.000 tutsi.
“Duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përkrah jush, unë njoh përgjegjësitë tona”, tha Macron gjatë fjalimit.
Fjalimi i tij nuk përmbante një falje formale, por ai tha se vetëm ata që kishin mbijetuar tmerret “ndoshta mund të dhurojnë faljen”.
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, përshëndeti fjalimin e Macronit.
“Fjalët e tij ishin diçka më e vlefshme se falja. Ato ishin e vërteta”, tha Kagame.
Macron është udhëheqësi i parë francez që nga viti 2010 që viziton kombin e Afrikës Lindore, i cili ka akuzuar prej kohësh Francën për bashkëpunim në vrasjet. Macron tha se Franca “nuk ishte bashkëpunëtore” në gjenocid.
Gjenocidi në Ruandë filloi midis prillit dhe korrikut të vitit 1994 pasi presidenti i Ruandës, Hutu Juvenal Habyarimana, me të cilin Parisi kishte kultivuar lidhje të ngushta, u vra kur avioni i tij u rrëzua mbi Kigali më 6 Prill.
Brenda disa orësh milicia ekstremiste hutu filloi të vriste pjesëtarët e pakicës tutsi dhe disa hutis të moderuar.
Franca kishte mbështetur politisht dhe në aspektin ushtarak Kigalin gjatë një lufte civile që i parapriu gjenocidit. Franca, është akuzuar prej kohësh për injorimin e rreziqeve të paraqitura nga ekstremistët Hutu.
Më 2015, François Hollande, atëbotë president i Francës, pati njoftuar se arkivat për Ruandën do të deklasifikoheshin mirëpo dy vjet më vonë, Këshilli Kushtetues në Francë ka marrë vendim se arkivat duhet të mbeten sekrete.
I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, raporton Gazeta Express.
Lajçak ka shkruar në Twitter se ka mirëpritur shokun e mirë Palmer me të cilin ka folur për dialogun.
“I gëzuar që mirëprita shokun tim të mirë, Mattheë Palmer në Bruksel sot. S’ka qenë surprizë që ne biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak.
Eklipsi i parë i plotë i hënës në më shumë se dy vjet përkon me një super hënë këtë javë për një shfaqje mjaft kozmike. Kjo hënë super “e përgjakshme” do të jetë e dukshme të mërkurën, 26 maj përgjatë Paqësorit – duke ofruar shikimin më të mirë – si dhe në gjysmën perëndimore të Amerikës së Veriut, pjesën e poshtme të Amerikës së Jugut dhe Azinë Lindore.
Shumica e Amerikës së Veriut dhe Jugut do të jenë në gjendje ta shohin atë në orët e para të mëngjesit ndërsa Azia Lindore dhe Australia do ta shohin atë në mbrëmje.
Eklipsi total do të zgjasë rreth 15 minuta ndërsa Toka kalon direkt midis hënës dhe diellit. Por e gjithë shfaqja do të zgjasë pesë orë, pasi hija e Tokës gradualisht mbulon hënën, pastaj fillon të bjerë. Ngjyra e kuqe-portokalli është rezultat i të gjitha lindjeve të diellit dhe perëndimit të diellit në atmosferën e Tokës që projektohen në sipërfaqen e hënës së eklipsuar. Hëna e plotë quhet “hëna e luleve” në maj.
“Hawai ka pozicionin më të mirë dhe më pas do të jetë Kalifornia dhe Paqësori në veri-perëndim”, tha Noah Petro i Nasa, shkencëtari i projektit për Lunar Reconnaissance Orbiter. Zelanda e Re dhe Australia gjithashtu do të kenë shikimin më të mirë. Evropa, Afrika dhe Azia Perëndimore nuk do mund ta shohin.
Sidoqoftë, të gjithë kudo, ende mund të soditin hënën më të ndritshme se zakonisht, nëse e lejon moti.
Hëna do të jetë më se 220,000 milje (357,460 km) larg në plotësinë e saj. Është kjo afërsi, e kombinuar me një hënë të plotë, që e kualifikon atë si një superhënë, duke e bërë atë të duket pak më e madhe dhe më e ndritshme në qiell. Ndryshe nga eklipsi diellor, nuk ka probleme në shikimin e një hëne të eklipsuar.
Eklipsi i fundit i hënës ishte në janar 2019.
12 persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur rëndë pasi një teleferik që lidh liqenin Maggiore të Italisë me një mal pranë tij u këput të dielën, tha shërbimi kombëtar i shpëtimit alpin përmes një postimi në rrjetin Twitter.
Teleferiku Stresa-Mottarone çon turistët dhe vendasit nga qyteti i famshëm Stresa, në liqenin Maggiore, gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.
“Është një aksident shumë i rëndë”, tha Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit kombëtar të shpëtimit alpin për televizionin RaiNews24.
Ai tha se dy fëmijë ishin transportuar me helikopter në një spital pediatrik në Torino.
Thirrja për shpëtim erdhi menjëherë pas mesditës. Kabina e teleferikut kishte rënë nga një lartësi e madhe dhe tani qëndron i shkatërruar në pyjet poshtë, shtoi zoti Milan. Shërbimi me teleferik sapo ishte rihapur pas heqjes graduale të kufizimeve të koronavirusit. VOA
Ata nuk e dinë se për çfarë po flas
Rroba të ndyra, të baltosura
Puro e verdhë midis gishtërinjve
Unë me puro duke ecur
Më vjen keq, por besoj shumë
Se mund ta marr këtë hop
Edhe nëse rruga është e përpjetë
Prandaj jam duke u stërvitur tani
E pra mirëmbrëma zonja dhe zotërinj
Jashtë të dalin aktorët
Më mirë ju intereson të prekni topat tuaj
Më mirë ju intereson të rrini gojë mbyllur dhe sus
Njerëzit këtu janë të çuditshëm, si shitësit e drogës
Shumë net qendrova i mbyllur jashtë
Për t’i marrë me shkelma këto dyer
Vështrimin lart, si alpinistë
Më vjen keq nënë që jam gjithmonë i çartur, por
Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo
Kam shkruar pafund faqe dhe faqe
Kam parë kripë, pastaj lot
Këta burra në makinë
Mos ngjitni shpejtësitë
Mbi një gur varri shkruhet
“Në shtëpinë time nuk ka Zot”
Por nëse gjen kuptimin e kohës
Ju do të dilni nga harresa juaj
Dhe nuk ka erë që ndalet
Fuqia natyrore
Nga këndvështrimi i duhur
Ju e ndjeni tronditjen e erës
Me krahë dylli mbi shpinë
Do ta kërkoj atë lartësi
Nëse doni të më ndaloni, provoni përsëri
Mundohuni të ma prisni kokën
Pse
Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo
Njerëzit flasin, për fat të keq
Flasin, por nuk e dinë se për çfarë flasin
Ti më ço atje ku jam në sipërfaqe
Se këtu më mungon ajri
Dhe njerëzit flasin, për fat të keq
Flasin dhe nuk dinë se përçka flasin
Ti më ço atje ku jam notoj
Se këtu më mungon ajri
Njerëzit flasin, për fat të keq
Flisni, dhe nuk e di se për çfarë dreqin flasin
Ti më çon atje ku jam në sipërfaqe
Se këtu më mungon ajri
Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo
***Gjatë konkurimit nga teksti u hoqën dy fjalë të pista sharjes, por në daljen e fundit si fitues, kënga u këndua pa censurë.
Zitti e buoni
Damiano David
Ethan Torchio
Thomas Raggi
Victoria De Angelis
Loro non sanno di che parlo
Vestiti sporchi, fra’, di fango
Giallo di siga’ fra le dita
Io con la siga’ camminando
Scusami, ma ci credo tanto
Che posso fare questo salto
Anche se la strada è in salita
Per questo ora mi sto allenando
E buonasera signore e signori
Fuori gli attori
Vi conviene toccarvi i coglioni
Vi conviene stare zitti e buoni
Qui la gente è strana, tipo spacciatori
Troppe notti stavo chiuso fuori
Mo’ li prendo a calci, ‘sti portoni
Sguardo in alto, tipo scalatori
Quindi scusa mamma se sto sempre fuori, ma
Sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
No
Io ho scritto pagine e pagine
Ho visto sale, poi lacrime
Questi uomini in macchina
Non scalare le rapide
Scritto sopra una lapide
“In casa mia non c’è Dio”
Ma se trovi il senso del tempo
Risalirai dal tuo oblio
E non c’è vento che fermi
La naturale potenza
Dal punto giusto di vista
Del vento senti l’ebrezza
Con ali in cera alla schiena
Ricercherò quell’altezza
Se vuoi fermarmi, ritenta
Prova a tagliarmi la testa
Perché
Sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cosa parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria
E parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cosa parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria
Parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cazzo parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria
Ma sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Personat që vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të lejohet të hyjë në Spanjë nga 7 qershori, njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo përfshin udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së si Turqia dhe SHBA-ja, megjithëse Spanja do të pranojë vetëm ata që kanë marrë një vaksinë të njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Agjencia Evropiane e Barnave.
Sanchez gjithashtu njoftoi se pasagjerët e Britanisë së Madhe dhe Japonisë do të lejohen të hyjnë në vend nga e hëna pa pasur nevojë të paraqesin test negativ për COVID-19. Ata bashkohen në listën e vendeve të sigurta që përfshin Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ruandën.
E ashtuquajtura pasaportë e vaksinës e BE-së që synon të lehtësojë udhëtimet brenda Evropës do të hyjë në fuqi më 1 korrik, tha Sanchez.
“Jemi të bindur se certifikata digjitale COVID e BE-së dhe relaksimi i kufizimeve në vendet e tjera do të na lejojnë të kemi një verë shumë më të mirë se 2020”, tha Sanchez.
Deri në fund të vitit 2021, Spanja pret që numrat e turizmit të arrijnë 60-70 për qind të asaj që ishin para pandemisë, sipas Sanchez.
“Turizmi do të jetë trampolina që do të na nxjerrë nga kjo krizë dhe në rrugën e rimëkëmbjes”, tha ai.
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.
Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.
“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.
Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.
NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh më 24 mars të vitit 1999 e cila vazhdoi deri më 10 qershor duke u dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.
Nëntë vjet pas asaj ndërhyrjeje Kosova shpalli pavarësinë e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.
Republika Çeke e njohu Kosovën në maj të vitit 2008.
Më 11 shtator të vitit 2019 presidenti çek, Zeman tha në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.
Pak kohë më pas zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e tij.
Ministria çeke e punëve të Jashtme tha atëbotë se njohja e Kosovës ishte “njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”.
Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.
Konsiderohet se ai kontrollonte rrugët e kokainës brenda Evropës. Giuseppe Romeo, 35 vjeç, arriti në Aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten mbrëma, pas arrestimit të tij më 11 mars përmes një urdhër arresti evropian, tha policia përmes një deklaratë, raporton AFP.
Ai akuzohet si anëtar i lartë i një rrjeti ndërkombëtar droge të drejtuar nga “Ndrangheta” me qendër në zonën e Kalabrisë në Itali. Ndrangheta është grupi mafioz më i fuqishëm i Italisë, i përfshirë në pothuajse të gjitha fushat e veprimtarisë kriminale, operacionet e të cilit shtrihen në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Sipas një deklarate të policisë italiane, Romeo, “kishte rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë”.
Në vitin 2018, ai arriti t’i shpëtonte operacionit të kryer nga autoritetet italiane, gjermane, holandeze dhe belge që kishte në shënjestër rreth 90 persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkufitar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në nëntor, Romeo u dënua në mungesë me 20 vjet burg për akuza në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në organizatë mafioze, posedimin e drogës dhe pastrimin e parave.
Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë shërbimet sekrete të Italisë.
Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se ish-ambasadorja Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.
Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë italiane.
E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz – dhe dikur ekskluzivisht vetëm për meshkuj – Massimiliano Massimo në Romë, ku ka studiuar edhe kryeministri Draghi.
Pasi ka shërbyer si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo ka drejtuar njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane nga viti 2004 deri më 2008.
Gjatë asaj kohe, ajo është marrë me shtetasit italianë të vrarë ose të plagosur jashtë vendit, përfshirë kidnapimet në Afganistan dhe Irak, dhe ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit të italianëve të prekur nga cunami shkatërrues në Oqeanin Indian, në vitin 2004.
Emërimi i saj në pozitën e re u mirëprit nga politikanët italianë.
“Një grua e guximshme”, tha kryetari i partisë Lega Nord, Matteo Salvini. rel
Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.
Media dhe politika u dominua gjatë javës së kaluar nga pasojat e një letre të hapur hartuar nga një ish-kapiten xhandarmërie, që pretendon se Franca po përballet me “rreziqe me pasoja të rënda” duke paralajmëruar se ai dhe disa ish-ushtarakë, “nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”.
Letra është nënshkruar nga më shumë se 2,000 ish-ushtarakë mes tyre gra, si dhe një numër gjeneralësh në pension. Ata paralajmërojnë se Franca ndodhet në “rrezik” nga “islamizmi dhe grupe të mëdha e të paorganizuara në periferi”. Nënshkruesit thonë se “ata që drejtojnë vendin duhet të gjejnë guximin e nevojshëm për t’i zhdukur këto rreziqe”.
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përqafoi menjëherë këtë qëndrim. Të dielën ajo akuzoi Presidentin francez Emmanuel Macron se po e çonte Francës drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike.
Zhurma politike e nxitur nga letra publike, e cila u botua në përvjetorin e gjashtëdhjetë të përpjekjes për grusht shteti të vitit 1961 kundër Charles De Gaulle-t, po hedh bazat për zgjedhje problematike presidenciale vitin e ardhshëm.
Zonja Le Pen, e cila ndodhet në pozita te forta për të mposhtur zotin Macron në zgjedhjet e vitit 2022, u ka kërkuar nënshkruesve të letrës të mbështesin kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale, gjë që ka nxitur një ministre të qeverisë, Marlène Schiappa, ta akuzojë atë (Le Pen) “se po mbështet një puç të mundshëm”.
Sipas një sondazhi të kompanisë “Harris Interactive” 58% e popullsisë franceze ndajnë pikëpamjet e shprehura nga ushtarakët e pakënaqur. Po sipas sondazhit, 49% besojnë se do të ishte e drejtë që ushtria të ndërhynte për të ruajtur rendin në rrethana të caktuara “edhe nëse qeveria nuk e kërkonte një gjë të tillë”.
Sipas shefit të shtabit të forcave të armatosura të Francës, tetëmbëdhjetë ushtarë në shërbim që mbështetën paralajmërimin për rrezikun e një “lufte civile” në Francë do të përballen me ndëshkime për shkelje të rregullave të ushtrisë që kanë të bëjnë me të qenit politikisht asnjanës.
Gjenerali François Lecointre thotë se do të ketë gjithashtu ndëshkim shembullor për gjeneralët dhe oficerët e tjerë në pension që kanë nënshkruar letrën, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të veshjes së uniformave në raste ceremoniale dhe madje ulje të pensioneve të tyre.
Kritika politike
Disa nga nënshkruesit e letrës, e cila paralajmëronte se “Franca ndodhet në rrezik”, kanë lidhje me lëvizjet kundër imigratëve. Nënshkruesit pretendojnë se disa qytete franceze janë shndërruar në zona të “paligjshmërisë” që po lëkundin themelet e Republikës Franceze dhe ata qortuan politikanët se po tregojnë drojë ndaj situatës.
Përplasjet mbi ndërhyrjen e rrallë në politikë nga figurat ushtarake shërbyen si sfond për festimet e dhunshme me rastin e 1 Majit kur sindikalistët u sulmuan nga protestues të maskuar, disa prej të cilëve besohet se i përkisnin grupeve anarkiste. Më shumë se 20 sindikalistë dhe një oficer policie u plagosën gjatë përplasjeve të dhunshme.
Fjalimi i zonjës Le Pen gjatë ditës së 1 Majit u përqëndrua në tema për të cilat fliste letra e hapur. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë denoncoi publikisht “krimin e trazirat urban” dhe paralajmëroi kaos, që siç tha ajo do të përkeqësohej nëse zoti Macron rizgjidhej. Ajo u doli në mbrojtje të nënshkruesve të letrës, duke thënë se ata nuk kishin bërë asgjë të keqe përveçse kishin “dhënë alarmin pasi kanë shpenzuar”, siç tha ajo, “një jetë të tërë në shërbim të kombit”.
Partitë kryesore të Francës e denoncuan menjëherë letrën. Kryeministri Jean Castex tha se ndërhyrja politike nga figurat ushtarake shkel parimet e republikës si dhe “nderin e detyrën” e ushtrisë. Benoit Hamon, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit presidenciale, thotë se letra përbën një “kërcënim për grusht shteti”.
Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se dy “parime të pandryshueshme” duhet të drejtojnë veprimet e anëtarëve të ushtrisë në lidhje me politikën: “neutraliteti dhe besnikëria”.
Identiteti
Përplasjet politike në vend kanë nxitur akademikun e shquar Pascal Perrineau të paralajmërojë se, “Franca ndodhet në një situatë të rrezikshme”. Në një intervistë për gazetën “Les Echos”, eksperti i njohur i shkencave politike tha se Franca po përfshihet nga tre kriza, ajo socio-ekonomike, kriza shëndetësore si dhe ajo që ka të bëjë me vlerat kulturore dhe se çfarë do të thotë të jesh francez.
“Francezët nuk bien më dakord rreth asaj se çfarë e bën Francë ajo që është“, thotë ai. “A besojmë ende tek një republikë e organizuar sipas parimit të laicitetit (parimit të ndarjes së qeverisë nga feja)? A po përshtatemi në një shoqëri në të cilën bashkësi të ndryshme bashkëjetojnë? Ky është një debat i thellë, një çarje tejet e thellë mbi vetë karakterin e Francës”.
Letra e hapur e ushtrisë ka nxitur debatin, ndërkohë të nxehtë e të vazhdueshëm, rreth asaj që do të thotë të jesh francez. Nënshkruesit identifikuan tre prirje të cilat, siç thonë ata, do të çojnë në shpërbërjen e Francës, anti-racizmin, islamizmin dhe sulmet ndaj policisë. Autorët thonë se lëvizjet anti-racizmit paraqesin një kërcënim sepse “ato fshehin fanatikët e urryer që duan të fillojnë një luftë raciste”.
Zoti Macron nuk është udhëheqësi i vetëm evropian që është bërë subjekt i kërcënimeve nga ushtria. Vitin e kaluar ish-anëtarët e forcave të armatosura të Spanjës botuan gjithashtu një letër të hapur duke akuzuar qeverinë e pakicës të udhëhequr nga socialistët se po kërcënonte unitetit kombëtar. Letra e nënshkruar nga 271 ish-ushtarakë, mes tyre dy ish-gjenerale dhe një admiral, u publikua disa ditë pasi ishte zbuluar se dhjetëra oficerë në pension, që kishin shpërbyer në forcën ajrore, kishin diskutuar për nxitjen e një grushti shteti.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.
Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.
“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.
Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Italian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans“.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në vendet e Bashkimit Evropian (BE) deri më tani janë administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vaksinimi po arrin shpejtësi në të gjithë BE-në. sapo kemi kaluar 150 milionë vaksinime”, shkroi në twitter von der Leyen.
Shefja e Komisionit Evropian po ashtu shpjegoi se një e katërta e popullsisë së bllokut evropian prej 450 milionë banorësh tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19.
“Ne do të kemi doza të mjaftueshme që deri në muajin korrik të vaksinojmë 70 për qind të të rriturve të BE-së”, shtoi von der Leyen, duke e përmirësuar vlerësimin e mëparshëm të Komisionit Evropian se imunitetin e tufës mund ta arrijë deri në fund të muajit shtator.
Të dhënat tregojnë se blloku evropian arriti të përshpejtojë fushatat e vaksinimit, pavarësisht pengesave fillestare për shkak të vonesave në dërgesat e vaksinës.
Për blerjen e rreth 2.6 miliardë dozave të vaksinës, BE-ja nënshkroi marrëveshje të hershme të blerjes me gjashtë prodhues të vaksinave, respektivisht me kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline.
Në muajin mars, Komisioni Evropian filloi negociatat me kompaninë farmaceutike Pfizer/BionTech për të blerë edhe 1.8 miliardë doza të tjera për vitin 2022 dhe 2023.
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vijon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor teksa një prej temave kryesore të takimeve të tij duket të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Vendi i parë që ai vizitoi ishte Beogradi, teksa ka garantuar se BE do të investojë me kapacitetet e saj që dialogu Kosovë-Serbi të bëhet histori suksesi.
“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha Varhelyi. bw
Festivali i birrës Oktoberfest, nuk do të mbahet për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ky festival mbledh rreth 6 milionë vizitorë në Mynih çdo vit.
Kryetari i Bavarisë Markus Soeder u ka thënë gazetarëve se është e nevojshme të anulohen ngjarje të mëdha si Oktoberfesti, sepse kërkojnë investime të mëdha, por edhe për shkak se rreziku është tejet i madh, marrë parasysh pasigurinë me pandeminë, e cila nuk dihet nëse mund të përshkallëzohet deri atëherë.
“Në hapësirat klasike për festë të birrës, masat si distanca fizike dhe vendosja e maskës nuk mund të respektohen”, ka thënë Soeder.
Gjermania ka vaksinuar më shumë se 28 për qind të popullsisë deri më tani.
Ndërkohë që rritet shkalla e vaksinimit dhe bie numri i të infektuarve, janë rritur shpresat për heqje të masave kufizuese, të cilat janë duke u zbatuar nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor. rel
Një ditë pasi refuzoi rifillimin e bisedimeve më Serbinë më 11 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtua të enjten me shefin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që takimi të mbahet para fundit të muajit qershor.
Mundësia e një takimi të tillë u bë publike në një konferencë të përbashkët me gazetarë ne të cilën zoti Borrell tha se rruga evropiane e Kosovës kalon nëpërmjet bisedimeve dhe nuk ka rrugë tjetër. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha ai, është thelbësore për të ecur drejt ardhmërisë evropiane.
“Pa këtë rruga do të bllokohet. Për këtë arsye e inkurajova zotin Kurti që të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë proces”, tha ai duke theksuar se nuk do të jetë e lehtë por procesi duhet të rifillojë shpejt dhe pritet që kjo të ndodhë para fundit të muajit qershor.
Kryeministri Kurti tha se bisedimet nuk do të lihen anash nga Kosova. Por gjatë muaji maj tha ai, do të debatojë me opozitën për këtë çështje si dhe është në pritje të mbledhjes së informatave dhe dokumenteve nga procesi i bisedimeve në të kaluarën.
“Ne duam bisedime parimore dhe të përgatitura mirë. Nuk mendoj që mund të lejojmë gabime e dështime të reja. Prandaj përgatitja e mirë nënkupton që ato të trajtohen seriozisht”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se në qershor mund të fillojë kapitulli i ri i bisedimeve.
Kryeministri Kurti, tha se Kosova është e përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, një qëndrim që e theksoi më herët gjatë ditës edhe pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nga ana e tij tha se mbështetë përpjekjet për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Debatet për mundësinë e rifillimit të bisedimeve ndodhin në një periudhë diskutimesh të nxitura nga dy dokumente të përfolura ditëve të fundit për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan si dhe për rrugët e përmbylljes së bisedimeve Kosovë-Serbi përmes krijimit të një distrikti në veriun Kosovës.
Kryeministri Kurti ritheksoi sot se qasja më e mirë ndaj dokumenteve joformale është që të mos komentohen fare, ndërsa zoti Borrell tha se nuk ka njohuri për dokumente të tilla që krijojnë një mjedis të dëmshëm.
Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si “spekulime të panevojshme që kërcënojnë të nxisin destabilitet në rajon dhe të zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme”, ndërsa kanë ritheksuar mbështetjen ndaj përpjekjeve për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjellë”.
Diplomatët janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve me shpresën për të arritur një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale.
Por, profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins, i tha Zërit të Amerikës se nuk pret ndonjë rezultat të madh para atyre zgjedhjeve.
“Mendoj se zoti Vuçiç e ka bërë shumë të qartë se nuk është i përgatitur të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, që për amerikanët nënkupton njohje të ndërsjellë, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale serbe. Dhe as pala e Kosovës nuk është e gatshme për ndonjë kompromis në çështje më të mëdha para asaj kohe”. Ajo çfarë mund të bëhet është të përgatitet terreni, tha zoti Serwer duke theksuar se ka shumë çështje të jashtëzakonshme si çështja e të zhdukurve që duhet të zgjidhen ndërmjet dy shteteve fqinje.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por të dyja palët janë të detyruara të kërkojnë një marrëveshje normalizimi si kusht për integrimet evropiane.
Ka reaguar Ambasadori i për situatën pas zgjedhore në Shqipëri.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.
“Inkurajojmë institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin” ka nënvizuar ai.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.
Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbsië Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.
Republika Çeke u ka kërkuar më shumë diplomatëve rusë që të largohen nga ky vend, pasi tensionet në mes të të dyja vendeve përshkallëzohen rreth rolit të dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës të 2014-ës në një depo armësh në tokën çeke.
Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek ka thënë më 22 prill se Rusia nuk do të lejohet të ketë më shumë diplomatë në Pragë, sesa numri i zyrtarëve çekë që aktualisht janë në ambasadën e saj në Moskë.
Ai nuk ka përmendur sa zyrtarë të ambasadës ruse do të preken nga ky vendim, mirëpo në një intervistë për gazetën online Lidovky.cz, të publikuar më 21 prill, ai ka thënë se rreth 60 zyrtarë të ambasadës ruse do të dëbohen, nëse Moska injoron afatin e fundit – apo 22 prillin -të vendosur nga Çekia për të lejuar kthimin në punë të diplomatëve çekë.
Moska, e cila ka marrë vendimin për dëbim të diplomatëve në shenjë hakmarrjeje, ka thënë se ultimatumi i vendosur nga Republika Çeke, është “i papranueshëm”.
“Ne do të zvogëlojmë numrin e diplomatëve në ambasadën ruse në Pragë, për të barazuar numrin e stafit tonë në Moskë”, ka thënë Kulhanek, në një konferencë për media, pas kalimit të afatit të fundit.
“Vendimi do të zbatohet nga sot. Rusia ka kohë deri në fund të majit për të kthyer stafin”, ka shtuar ai.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të përgjigjet “shpejt” ndaj njoftimit çek.
Vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje të plotë për Çekinë në mosmarrëveshjen e saj me Rusinë, por nuk treguan gatishmëri për veprime të përbashkëta kundër Moskës.
Tensionet janë rritur midis dy vendeve, pasi Praga akuzoi inteligjencën ushtarake ruse se qëndron pas një shpërthimi vdekjeprurës më 2014 në një depo municionesh. Nga shpërthimi kishin mbetur të vdekur dy persona.
Ministri i Jashtëm i Çekisë i informoi anëtarët e tjerë të NATO-s të enjten se Praga kishte fajësuar për shpërthimin dy agjentë rusë të cilët njëherësh janë të dyshuar edhe për helmimit e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani më 2018.
“Aleatët shprehin shqetësim të thellë mbi veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, dhe qëndrojnë në solidaritet të plotë me Republikën Çeke”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja.
Praga të martën u bëri thirrje vendeve të BE-së dhe NATO-s që të dëbojnë diplomatët rusë si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar e cila do të ishte e ngjashme me atë që ndodhi pas sulmit ndaj Skripalit në Britani të Madhe.
Aleatët e NATO-s deri tani kanë hezituar të marrin masa të përbashkëta ndëshkuese kundër Moskës në një kohë të tensioneve në rritje me Kremlinin për shkak të grumbullimit të trupave të saj në kufirin me Ukrainën dhe shëndetin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili gjendet në burg.
Praga ka dëbuar 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthimin e vitit 2014 dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë.
Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, ka thënë se dhjetëra anëtarë të stafit të ambasadës Ruse në Pragë do të dëbohen nëse Moska nuk lejon punonjësit çekë të kthehen për të punuar në ambasadën në Moskë.
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se një veprim i tillë do të nxisë hakmarrje. rel
Armin Laschet, kryetar i Unionit Demokristian në Gjermani.
Kreu i landit më të populluar të Gjermanisë do të jetë kandidat për të pasuar kancelaren Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.
Armin Laschet, kryeministër i landit Norderhajn-Vestfallen, është kryetar i Unionit Demokristian (CDU) – partisë nga vjen Merkel.
Ai ishte në garë me Markus Soederin, i cili është kryetar i partisë simotër të CDU-së, CSU.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se në takimin e udhëheqjes së CDU-së, 31 anëtarë votuan për Laschetin, nëntë për Soederin dhe gjashtë abstenuan.
Soeder e pranoi humbjen dhe tha se Laschet “do të jetë kandidat për kancelar nga Unioni”.
“Do ta mbështesim pa inat, me gjithë forcën tonë”, u tha Soeder gazetarëve në Mynih.
Unioni i tyre është forca e fundit politike në Gjermani që emëron kandidatin për kancelar në zgjedhjet e 26 shtatorit.
Partia e të Gjelbërve ka nominuar më 19 prill Annalena Baerbockun si kandidate për kancelare, ndërsa disa muaj më herët, Social-Demokratët kanë nxjerrë ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidat të tyre për kancelar.
Merkel, gati 16 vjet në pushtet, nuk do të garojë për mandatin e pestë.