VOAL- Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur mbështetjen publike në Finlandë për anëtarësimin në NATO në nivele rekord. Këtë e ka zbuluar një sondazh i porositur nga transmetuesi publik Yle dhe i publikuar sot. Sipas sondazhit, 62% e të anketuarve në vendin nordik mbështesin kërkesën për anëtarësim në NATO, krahasuar me 53% në të njëjtin sondazh dy javë më parë. 16% thanë se ishin kundër, ndërsa 21% e mbetur nuk janë të sigurt. Një total prej 1,378 personash mbi moshën 18 vjeç u intervistuan në internet nga anketuesit e Taloustutkimus midis 9 dhe 11 marsit, me një diferencë gabimi prej 2.5 pikë përqindjeje, tha Yle. Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë tokësor të Bashkimit Evropian me Rusinë, ka mbetur ushtarakisht e palidhur që nga fundi i Luftës së Ftohtë për të shmangur provokimin nga Moska. rsi-eb
VOAL. “Është Rusia ajo që ka vendosur të veprojë jashtë ligjit ndërkombëtar”. Këtë e tha ministri i Jashtëm polak dhe presidenti i OSBE-së, Zbigniew Rau, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar megjithatë se dera e diplomacisë mbetet e hapur. rsi-eb
Rusia ka pranuar se ka humbur spiunin e parë të inteligjencës ushtarake GRU gjatë luftimeve në Ukrainë.
Kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Siberia, vdiq gjatë luftimeve në qytetin port të Mariupolit.
Rusët nuk kanë dhënë detaje se si u vra, duke thënë se operacioni ishte sekret.
Në median ruse janë publikuar foto nga varrimi i Glushchak.
Sipas Daily Mail, Putinit i janë vrarë deri tani të paktën 12 figura të larta ushtarake në Ukrainë, përfshi tre gjeneralë.
Ditën që u vra, oficeri i inteligjencës ushtarake kishte folur me nënën dhe gruan e tij. Por në mbrëmje u mësua se ai ishte vrarë.
Putinit i janë vrarë edhe dy oficerë elitarë të inteligjencës paraushtarake, raporton DM.
Javën e shkuar u vra gjeneral majori Andrei Koesnikov, duke u bërë gjenerali i tretë që vritet në betejë në Ukrainë. syri.net
Qeveria gjermane lajmëroi se do të përmirësojë flotën e saj ajrore me avionë amerikanë F-35 që nuk pikasen nga radarët.
Më shumë se 35 avionë nga Lockheed Martin do të zëvendësojnë flotën e Tornadove, të prezantuar më shumë se 40 vite më parë.
Në listën e blerjeve të qeverisë gjermane janë edhe 15 Eurofighters, që prodhohen nga Airbus.
Avionët F-35 konsiderohen si avionët më modernë luftarakë në botë. Për shkak të formës speciale dhe mbulesës së jashtme, ata nuk pikasen nga radarët e armiqve.
Përveç kësaj, F-35 mund të mbajë edhe armë bërthamore, duke siguruar se Gjermania mund të hedhë bombat bërthamore amerikane në rast mbrojtjeje, shkruan BILD.
Zyrtarisht nuk është konfirmuar por ky është sekret i hapur: 20 bomba termobërthamore gravitacionale B61 të forcave amerikane ruhen në Buechel të Gjermanisë.
Pas sulmit rus në Ukrainë, Gjermania ka ndryshuar politikën dhe të gjithë qasjen e saj ndaj armatosjes. syri.net
Të tjera pamje tregojnë se si ushtria ukrainase shkatërroi një qendër komande ruse duke shkatërruar shumë mjete të blinduara.
Videoja tregon momentin kur raketat ukrainase godasin mbi forcat ruse në qytetin e Mariupolit.
Pamjet vijnë në kohën kur konflikti ka hyrë në ditën e 18-të.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se ka shkatërruar 362 tanke, 58 avionë, 83 helikopterë dhe 1205 mjete të rënda transporti të ushtrisë ruse. Gjithashtu ka arritur të shkatërrojë edhe 135 sisteme artilerie, 62 raketahedhëse, 33 sisteme mbrojtëse antiajrore, 585 mjete transporti, 3 anije luftarake dhe 7 dronë. syri.net
RFE/RL
Republika Çeke do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, tha të dielën ministrja e Mbrojtjes, ndërkaq shteti fqinj, Sllovakia tha se po e shqyrton mundësinë e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev.
Ministrja e Mbrojtjes së Çekisë, Jana Cernochova, tha se shteti i saj, që është në NATO, veçse ka dërguar ndihmë ushtarake në vlerë prej 31.55 milionë dollarësh.
“Mendoj se, të paktën, do ta dyfishojmë këtë shifër”, tha ajo, duke mos dhënë detaje të tjera për dërgesat pasi u thirr në shqetësime të sigurisë.
Muajin e kaluar Çekia ka dërguar në Ukrainë mitraloza, pushkë, municion dhe disa armë të tjera të paspecifikuara.
Ndërkaq, në Sllovaki, anëtar i NATO-s, më 16 mars do të qëndrojë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha të dielën se gjatë kësaj vizite me gjasë do të diskutojnë për mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-300, që Sllovakia i ka në pronësi. Këto sisteme janë të prodhuara në kohën sovjetike.
“Mendoj se kjo temë [dërgimi i sistemeve S-300 në Ukrainë] do të diskutohet. Por duhet ta kuptoni se siguria e territorit është qenësore dhe ju thjesht nuk mund t’i dërgoni pajisje dikujt tjetër, nëse nuk keni pajisje për të mbrojtur veten”, tha ai.
“Kjo është për të mbështetur dhe forcuar Ukrainën, edhe në aspektin moral… Dhe në të njëjtën kohë për t’i ofruar ndihmë shtesë, nëse është e mundur”, shtoi ai.
Deputetja ukrainase: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”
Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën sot nga një sulm rus me raketa. Moska lëshoi rreth 30 raketa kruz në drejtim të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë. Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.
Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.
“Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.”
Ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s.
Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.
Të shtunën, një diplomat i lartë rus tha se Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva ‘legjitime për t’u goditur’ nga ana a saj.
Në bazën ushtarake, që ndodhet jo shumë larg Lvivit, NATO ka zhvilluar në të kaluarën stërvitje ushtarake me trupat ukrainase dhe ka dislokuar instuktorë ushtarakë për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës.
“Sot rajoni i Lvivit u godit me raketa. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 30 raketa u lëshuan në drejtim të zonës. Sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi dhe arriti të interceptonte disa raketa. Qendra e trajnimit në Yavoriv ishte në shënjestër të sulmit”, tha guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksym Kozytskyi.
Ai tha se ky sulm rus është një dëshmi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e NATO-s për mbrotjen e hapësirës së saj ajore.
“Për këtë arsye ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje NATO-së që të mbyllë hapësirën tonë ajrore, sepse për të luftuar një armik që nuk sulmon vetëm me trupa por edhe me raketa kruz, është shumë e nevojshme të kemi një sistemi të mirë të mbrotjes ajrore”, tha ai.
Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.
Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.
Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.
“Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s”, tha deputetja e parlamentit ukrainas.
Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.
Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.
Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën.
RFE/RL
Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të nxisë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos intervenuar në konflikt, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për transmetuesin britanik, BBC.
I pyetur nëse beson se presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike, Duda ka thënë se “kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë prej Luftës së Dytë Botërore”.
“Nëse më pyesni nëse Putin mund të përdorë armë kimike, mendoj se Putin mund të përdorë gjithçka tani, sidomos kur është në këtë pozitë të vështirë”.
“Politikisht ai e ka humbur këtë luftë, dhe në aspektin ushtarak, ai nuk po e fiton atë”.
I pyetur nëse përdorimi i armëve të tilla mund të nxisë intervenim të NATO-s, ai ka thënë: Natyrisht, secili shpreson që ai nuk do t’i përdorë ato.
“Mirëpo… nëse ai përdor armë të shkatërrimit masiv, kjo do të ndryshonte rregullat e lojës”.
“Natyrisht, (NATO) do të duhej të ulej në tavolinë dhe të mendonte seriozisht si të vepronte, sepse atëherë fillon që situata të bëhet e rrezikshme, jo vetëm në Evropë, por në gjithë botën”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Ushtria ruse ka nisur tetë raketa në bazën ushtarake ukrainase afër kufirit me Poloninë në orët e hershme të 13 marsit, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar forcat ruse se përballen me luftime deri në vdekje nëse tentojnë të pushtojnë kryeqytetin Kievin, banorët e të cilit janë zgjuar nga sirenat.
“Pushtuesit kanë nisur sulme ajrore në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtje të Paqes dhe Sigurisë” në Javoriv, ka thënë administrata ushtarake e rajonit të Lvivit, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
“Sipas të dhënave preliminare, ata kanë hedhur tetë raketa”.
Raportimet fillestare sugjerojnë se “nuk ka të vdekur, mirëpo informacioni për të plagosurit është duke u verifikuar”, ka thënë Anton Mironovich, zëdhënës i Akademisë për Forcat Tokësore në ushtrinë ukrainase, ka raportuar agjencia e lajmeve, Interfax Ukraine.
Objekti 360 kilometra katrorë është më pak se 25 kilometra larg kufirit polak dhe një prej qendrave më të mëdha në pjesën perëndimore të Ukrainë.
Ukraina mban aty shumicën e stërvitjeve me vendet anëtare të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, ka thënë se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në një bazë ushtarake në Ukrainë, e cila është goditur nga Rusia.
“Informacioni për viktima është duke u verifikuar”, ka thënë Reznikov.
Një dëshmitar ka thënë për agjencinë e lajmeve, Reuters, se ka parë 19 ambulanca me sirena të lëshuara duke lëvizur nga drejtimi i bazës ushtarake.
“Ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Reznikov në Twitter.
Ndaras këtij njoftimi, kryetari i qytetit Ivano-Franvisk në perëndim të Ukrainës, ka thënë se aeroporti i qytetit është shënjestruar nga sulmet.
“Sipas informacionit preliminar, shpërthimet e këtij mëngjesi janë dëgjuar pas sulmeve në aeroport”, ka thënë kryetari i qytetit, Ruslan Martsinkiv në një postim në Facebook.
Zelensky ka thënë më 12 mars se disa qytete të vogla nuk ekzistojnë më, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë.
Më shumë se 2.5 milionë persona kanë arritur të ikin nga Ukraina prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt, derisa mijëra të tjerë mbesin të bllokuar në qytetet e rrethuara nga forcat ruse.
Shtatë civilë ukrainas, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur më 12 mars, pasi Rusia ka bombarduar një konvoj humanitar të refugjatëve dhe i ka detyruar ata të kthehen mbrapsht, ka thënë Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Shtatë viktimat kanë qenë në mesin e qindra personave që kanë tentuar të ikin nga një fshat rreth 20 kilometra në verilindje të Kievit.
Moska ka thënë se do të krijojë korridore humanitare në zonat e konfliktit, mirëpo zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se po sulmon civilët nëpër këto rrugë.
Zelensky ka thënë se Moska është duke dërguar trupa shtesë, pasi forcat ukrainase kanë shkatërruar 31 grupe taktike të batalionit të Rusisë.
Sipas tij, Rusia është duke u përballur me humbjet më të mëdha ushtarakë në dekada.
Sipas presidentit ukrainas, më shumë se 1,300 ushtarë ukrainas kanë vdekur në luftë.
Në adresimin e tij më 12 mars, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit të përfshihet më shumë në negociatat për paqe.
Ai ka diskutuar për pushtimin rus me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili i ka bërë thirrje presidenti rus, Vladimir Putin që të japë urdhër për armëpushim.
Në deklaratën e Kremlinit për bisedën telefonike 75-minutëshe nuk është përmendur armëpushimi.
Në deklaratën franceze është thënë: Ne nuk kemi vërejtur gatishmëri të Putinit për t’i dhënë fund luftës”.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përshkallëzim të tensioneve dhe ka thënë se situata është komplikuar nga konvojet me armë të Perëndimit që po dërgohen në Ukrainë.
Ai ka thënë se këto konvoje konsiderohen “shënjestra legjitime” nga forcat ruse, transmeton agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Përgatiti: Krenare Cubolli
Një oficer i lartë rus është vrarë nga forcat ukrainase, sipas ushtrisë ukrainase.
Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov ishte komandanti i ushtrisë së 29-të të distriktit ushtarak lindor të Rusisë, sipas Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.
Detajet e vdekjes së tij nuk dihen dhe nuk ka asnjë koment nga pala ruse.
Të paktën dy oficerë të tjerë të të njëjtit gradë thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës dy javë më parë.
Zyrtarët perëndimorë kanë thënë më parë fakti që oficerë të tillë të lartë rusë janë ekspozuar ndaj rrezikut mund të jetë një shenjë e zhgënjimit që përparimet e tyre kanë ngecur. bw
VOAL- Forcat ruse në Ukrainë deri tani kanë vrarë më shumë civilë sesa personel ushtarak, sipas ministrit ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov. “Unë dua që kjo të bëhet e njohur jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën”, tha Reznikov.
Sipas shifrave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, 549 civilë ukrainas u vranë më 9 mars dhe 957 prej tyre u plagosën. rsi-eb
Ushtria ukrainase ka mundur t’i bëjë ballë dhjetëra tankeve ruse, që ishin drejtuar për në Kiev.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si dhjetëra tanke dhe mjete të blinduara të ushtrisë ruse, bombardohen nga mbrojtja ukrainase, që përdori artileri, bomba e mina për t’i neutralizuar.
Pamjet shfaqin mbi 35 tanke ruse dhe mjete tjera të blinduara, që po lëviznin drejtë Brovary në lindje të periferisë së Kievit.
Kolona ushtarake ruse u ndal për shkak të shpërthimeve në rrugë, duke tentuar të rikthehen, por që ishte tepër vonë.
Ushtria ukrainase fillimisht goditi tankun e parë dhe të fundit të kolonës me qëllim që të tjerat t’i bllokojë dhe të mos munden të lëvizin. Më pas filloi shkatërrimi edhe i tankeve tjera. bw
Piloti ukrainas pa emër, që po kryeson operacionet ajrore të vendit të tij kundër pushtimit rus, i ka dërguar një “përshëndetje” nga ajri, pushtuesve të vendit të tij tek fluturon sipër tyre si një fantazmë, ashtu siç e shikon me adhurim për këtë mision, populli i tij.
“Përshëndetje, rusë çnjerëzorë, unë fluturoj për shpirtin tuaj!” – i paralajmëron ‘Fantazma e Kievit’.
Qindra komente kanë vërshuar pas këtij mesazhi të Shtabit Ushtarak të Ukrainës për pilotin e tyre:
“Zoti të ndihmoftë dhe të ruajt! Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve!”
“Engjëjt fluturojnë me ty. Lavdi heronjve!”
“Ti je super heroi ynë! Ju lutemi, kujdesuni për veten! Ne besojmë shumë te ju!”
“Zoti i ruajtë mbrojtësit tanë! Forcë për ju dhe durim.”syri.net
Forcat speciale ukrainase kapën një pajisje ushtarake anti-ajrore ruse me vlerë rreth 15 milionë dollarë, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Në një mesazh në Twitter, ministria e quajti sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir-CI “një tjetër trofe “special” i marrë nga ushtria ruse.
Një foto tregon gjithashtu një ushtar me pajisje luftarake dhe duke mbajtur një pushkë – por fytyrën e kishte të mbuluar – duke pozuar para grupit të frikshëm të armëve të montuara në kamion në atë që duket të jetë skaji i një fushe.
Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mburr se mbrojtësit e vendit “kanë arritur të rimbushin arsenalin e tyre për shkak të pajisjeve të shumta që morën në fushën e betejës. Ne do ta mundim armikun me armët e tij”.
Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, DC, sistemet Pantsir janë të pajisura me deri në dymbëdhjetë raketa dhe dy topa që i lejojnë ata të synojnë katër aeroplanë në të njëjtën kohë.
Javën e kaluar, u shfaq një video e një tjetër Pantsir-C1 që digjet në një fushë pranë qytetit ukrainas të Bashtanka, ku fermerët vendas thuhet se i vunë flakën. bw
VOAL- Gjysma e popullsisë së zonës metropolitane të Kievit është larguar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Kështu deklaroi të enjten kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko. “Sipas informacioneve tona, një në dy banorë të Kievit janë larguar nga qyteti. Sot, pak më pak se dy milionë njerëz janë në qytet, “tha ai për televizionin ukrainas. rsi-eb
RFE/RL
Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban, në postin e të parit të shtetit, vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE).
Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi zgjedhjen e saj për presidente si një fitore për gratë.
Ajo u zgjodh në këtë pozitë kryesisht ceremoniale, me 137 vota për dhe 51 kundër në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.
“Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, bëjmë punën e dy njerëzve nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret”, tha Novak gjatë fjalimit para se të votohej.
“Ne e dimë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtim dhe të dëgjojmë nëse duhet, dhe të mbrojmë familjet tona”, tha 44-vjeçarja.
Më herët ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të saj, bashkëshortit dhe tre fëmijëve, duke thënë se “për mua do të thotë shumë që familja ime është këtu me mua”.
RFE/RL
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, deklaroi të enjten në Poloni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.
“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht faktin se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”, tha Harris.
Këto komente Harris i bëri pas takimit në Varshavë me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Edhe pse Harris nuk i quajti drejtpërdrejt krime lufte të Rusisë ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, ajo tha se “çdo sulm ndaj civilëve përbën shkelje” dhe se për këtë mbështeti idenë e një hetimi ndërkombëtar.
Imazhet nga Ukraina treguan qartë mizoritë që po ndodhin, tha Harris, edhe para se një hetim të përcaktojë se si t’i quajmë ato.
“Absolutisht, duhet të ketë një hetim dhe ne të gjithë duhet ta vëzhgojmë”, deklaroi Harris, duke vënë në dukje se Kombet e Bashkuara kanë filluar tashmë një proces për të shqyrtuar akuzat.
“Nuk kam dyshim se sytë e botës janë te kjo luftë dhe çfarë ka bërë Rusia në lidhje me këtë agresion dhe këto mizori”, theksoi Harris.
Ajo tha se nuk do të mungojë mbështetja financiare, humanitare, si dhe mbështetja në fushën e sigurisë për Ukrainën.
Ndërkohë, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se “është e qartë që në Ukrainë rusët po kryejnë krime lufte”.
Ai tha se pushtimi rus i Ukrainës bart më vete “elemente të gjenocidit dhe synon eliminimin dhe shkatërrimin e një kombi”.
Ndërkaq, Harris lavdëroi popullin polak, i cili, sipas saj, ka hapur dyert për refugjatët ukrainas.
Tashmë, më shumë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe më shumë se gjysma prej tyre kanë arritur në Poloni, ndërsa pritet që edhe më shumë të ikur pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.
Duda paralajmëroi për një “katastrofë refugjatësh” nëse Polonia nuk merr më shumë ndihmë për të ndihmuar në strehimin dhe ushqyerjen e ukrainasve që ikin nga luftimet.
16 miliardë euro për të përballuar rritjen e çmimeve, redukton taksën e gazit
Agjensia Kombëtare Italiane për furnizimin me hidro karbure, ENI, me një notë zyrtare ka informuar ndërprerjen e furnizimit me naftën ruse e derivatet e saj.
Agjensia italiane ka vendosur pezullimin e të gjitha kontratave në fuqi me Rusinë, për furnizmin me naftën bruto e produktet e saj, si dhe ka informuar se po ndjek me vëmendje procesin e furnizimit me gazin nga Rusia.
Kryeministri italian Mario Draghi ka informuar në Parlamentin italian mbi masat konkrete që qeveria po ndërmerr për të përballuar krizën energjitike që ka përfshirë vendin.
Qeveria italiane do të reduktojë në 5% taksën mbi konsumin në faturat e gazit e ka lëvruar një fond prej 16 miliardë euro për të ndihmuar familjet nga rritjet e çmimit të furnizimit me gaz.
Gjithashtu janë përcaktuar bonuese sociale për të përballuar rritjen e çmimeve të gazit e energjisë për familjet në nevojë e me të ardhura të ulëta, e familjet me persona të sëmurë.
Kryeministri italian ka informuar se ekzekutivi i tij po punon për të eleminuar varësinë nga gazi rus, e ka si objektiv të ndërmarrë një aksion të fortë e konkret ndaj Rusisë me pezullimin e furnizimit nga ku vend.
Tre janë rrugët e shpejta të identifikuara për të zëvendësuar gazin rus; rritja e kërkesës së furnizimit me gaz nga Algjeria e Libia, shtimi i prodhimit vendas i cili për momentin furnizon vetëm një përqindje të ulët të nevojës kombëtare, baraz me 3.l miliardë metra kub në vit, si dhe rritja e rezervave kombëtare të gazit për të përballuar cdo të papritur.
Ndaj krizës energjitike e të gazit, qeveria italiane po punon dhe për forcimin e sektorit të energjisë së rinovueshme e riaktivizimin e centraleve me karbon.
Gjatë një viti Italia furnizohet mesatarisht me 70 miliardë metra kub gaz, ku 30 miliardë eksportohen nga Rusia e që janë baraz me 40% të sasisë totale.
Ministri italian i Tranzicionit Tekonologjik ka informuar gjithashtu se brenda 30 muajve, Italia do të evitoj varësinë nga gazi rus, e se qysh në pranverën e këtij viti, 15-16 miliardë kub gaz që do të mbërrij në Itali, do të kenë një tjetër vend furnizues e jo më Rusinë.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se vendi i saj ka “një përgjegjësi historike” për të mbrojtur paqen në Ballkan, pasi bëri një paralelizëm mes shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës.
“Jam e vetëdijshme se shumë njerëzve këtu u kujtohet periudha e tmerrshme e viteve 1990 kur shohin pamjet nga Kievi, nga Mariupoli,” tha zonja Baerbock të enjten në Sarajevë, duke iu referuar qyteteve ukrainase që janë vënë një shënjestër të sulmeve ruse.
Kryediplomatja gjermane shtoi se brezi i saj i politikanëve u rrit në krah të 350,000 refugjatëve boshnjakë të strehuar në Gjermani dhe se kjo ndikoi në formimin e tyre.
“Ne duam të jetojmë së bashku në shtëpinë evropiane,” tha zonja Baerbrock në ditën e parë të turneut të saj katër-ditor në Ballkanin Perëndimor që do të përfshijë gjithashtu ndalesa në Serbi, Kosovë dhe Moldavi.
VOA/Marrë nga Reuters
Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO, tha të enjten Presidenti i vendit Sauli Niinisto.
Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.
“Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime”, u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.
Zoti Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten.
Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.
Po të enjten, autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksky u shpreh se janë të vendosur në mbrojtje të shtetit, duke theksuar se ushtria ukrainase ka bërë të mundur zmbrapsjen e forcave ruse në zonat kryesore në Ukrainë.
“Falë ushtrisë tonë, falë Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar mbrojtjes së vendit , ne nuk u bëmë kurrë skllevër dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë, sepse ky është shpirti ynë , ky është fati ynë”, ka thënë Zelensky.
Sa i përket deklaratës së Lavrov se spitali i Mariupol nuk kishte gra dhe se ishte kthyer në një bazë për forcat ukrainase, Zelensky tha se kjo është ajo që Rusia di të bëjë më mirë të besojë gënjeshtrat e saj. bw
Fotot dramatike të publikuara nga mendiat ndërkombëtare, tregojnë momentin kur një kolonë tankesh ruse shkatërrohet nga një pritë ukrainase pranë Kievit. Sulmi thuhet se i ka marrë jetën një komandanti tjetër të lartë rus, ndërsa forcat e Vladimir Putinit po bëjnë presion mbi kryeqytetin e Ukrainës.
Ukrainasit tani kanë pohuar se kanë vrarë mbi 12,000 rusë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të hynin në vendin e tyre. Rusia priste të ishte një fitore e shpejtë kur ai urdhëroi pushtimin dy javë më parë, por forcat e tij janë bllokuar dhe tani rregullisht godasin civilët.
Forcat e Moskës thuhej se po bënin përparime të shpejta drejt Brovary, një periferi e madhe lindore e Kievit, në atë që besohet të jetë fillimi i një përpjekjeje për të pushtuar qytetin.
Por video e marrë nga një dron ukrainas tregon tanket të bombarduara me artileri në pritën shkatërruese dhe të detyruar të kthehen prapa, pranë periferisë.
Gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainë, Dmytro Marchenko ka reaguar ashpër ndaj ushtarëve rusë, të cilët prej 15 ditësh nuk i kanë ndalur sulmet në Ukrainë, ndërsa janë bombarduar edhe civilë. Mi nisjen e pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk e kishte menduar se do të përballej me një rezistencë të fortë nga ana e Ukrainës.
Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi, ndërsa kishtin pretenduar edhe realizimin e një sulmi përfundimtar në Odesa, porti më i madh ky i Ukrainës.
Por duket se tashmë shpresat e tyre janë shuar.
Ata ndeshën në një rezistencë kokëfortë, tipike për vendosmërinë e vendit për të mbizotëruar.
Banorët e qytetit historik kanë luftuar duke detyruar trupat e presidentit Putin që tq tërhiqen nga aeroporti që ata pushtuan gjatë fundjavës.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme predhat nuk u ndalën mbi qytetet ukrainase.
Gjenerali Dmytro Marchenko, i Forcave të Armatosura të Ukrainës,tregon se nuk është trembur nga forcat ruse
Ai tha se armiku po i linte trupat e të vdekurve aty ku ata u vranë.
“Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë,” tha ai në një intervistë për The Times .
“Ne nuk jemi në gjendje t’i marrim ata për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në ato zona.”
Ai u zotua se njerëzit e tij do të vrisnin dhjetë rusë për çdo civil të vrarë në betejën për Mykolaiv , në verilindje të Odesës.
“Ne e dimë se cilët janë këta njerëz. Ne kemi një sasi të madhe inteligjence, duke përfshirë edhe partnerët tanë amerikanë. Ne garantojmë se nuk do të qëllojmë asnjë ushtar rus që dorëzohet. Gjithashtu, ne garantojmë që ekuipazhet ruse të tankeve nuk do të kenë asnjë dëm nëse ata vijnë në linjat tona me armët e tyre kryesore të kthyera nga ne. Nëse kanë kryer krime, do të gjykohen, por do të jenë të gjallë. Pjesa tjetër do të bëhet ushqim për qentë.”, tha më tej ai.
Zyrtarët në Mykolaiv, të udhëhequr nga Vitaliy Kim, guvernatori karizmatik i rajonit, kanë thënë se presin një sulm brenda disa orësh.
Ata kanë frikë se rusët do të përpiqen të sulmojnë qytetin dhe marrin urën Varvarivskyi mbi lumin Pivdennyi Buh, e cila do t’u jepte atyre një rrugë të lehtë drejt Odesës.
Kim, 41 vjeç, i cili u zgjodh në vitin 2020, ka frymëzuar popullatën e Mykolaiv-it për të marrë armët në mbrojtje të lirisë dhe vendit të tyre.
“Mykolaiv dëshiron që bota të dijë se ne jemi një qytet shumë i bukur me njerëz shumë të mirë. Dhe kur të përfundojë lufta, ne duam që turistë – jo rusë me armë – por njerëz nga e gjithë bota të vijnë këtu. Ne duam t’u tregojmë atyre se jemi një qytet krenar dhe kjo është arsyeja që nuk do ta lëmë kurrë armikun të hyjë këtu”, tha ai ndër të tjera.
Ndër të tjera tregoi se gjatë të martës 28 rusë ishin dorëzuar dhe se ishin të uritur
“Ata janë të uritur, të pistë, të ftohtë. Ata kërkojnë ushqim dhe ujë. Ne do të kemi nevojë për ndihmë dhe autobusë për t’i larguar ata nga këtu. Ata po dërgohen nën shoqërimin e policisë në Kiev, Vinnytsia dhe qytete të tjera. Shumë prej tyre janë 19-vjeçarë ose 20-vjeçarë të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre. Ata thjesht po dërgohen këtu si mish për top. Mesazhi im për prindërit e tyre në Rusi është që të largojnë fëmijët e tyre nga këtu. Ne nuk kemi nevojë për to.”, ka thënë ai.
Koloneli Roman Kostenko, një veteran i Donbasit ka ndihmuar në mbrojtjen e Mykolaiv që nga dita e dytë e luftës.
“Me çdo ditë që kalon morali dhe qëndrueshmëria psikologjike e ukrainasve dhe këtij qyteti po rritet. Kam punuar me agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe mund t’ju them se morali dhe qëndrueshmëria e forcave të armatosura ruse po bien me çdo goditje që forcat tona godasin kundër tyre. Ne do t’i shtojmë goditjet tona në atë masë sa që gjithçka që ata do të mendojnë të ikin sa më shpejt që të munden.”
Kostenko tha se zyrtarët ukrainas po përdornin informacione nga sendet e gjetura në automjetet ruse të braktisura ose të kapura dhe mjete të tjera për të përpiluar një listë me emra dhe adresa të shtëpive të kujtdo që kishte sulmuar civilët ose kishte kryer krime lufte.
“Unë i siguroj ata se pasi të përfundojë kjo luftë, ne do të veprojmë siç bëjnë izraelitët dhe ne do të ndjekim secilin prej tyre dhe do t’i ndëshkojmë ata.
Kim kishte një mesazh të thjeshtë për rusët teksa qëndronte jashtë zyrës së tij.
“Ne nuk do të heqim dorë nga qyteti ynë,” u zotua ai, “Nëse arrijnë të hyjnë, do të sulmohen nga çdo drejtim. Ne kemi një sistem rrjeti rrugësh me shumë ndërtesa të larta dhe do të jetë e lehtë të përdoren koktejet molotov nga çatitë. Ata do të digjen.”, paralajmëroi ai.
(BalkanWeb)
Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.
Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqen të largohen nga zona e luftimeve.
OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve. bw
VOAL- Një bombardim natën e së enjtes nga forcat e armatosura ruse goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër, përfshirë dy fëmijë. Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. Sulmi goditi fshatin Slobozhanske, në juglindje të vendit. Shërbimet e urgjencës shtetërore thonë se nga sulmi është plagosur një vajzë pesëvjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital. Ekipet e shpëtimit kryen operacione kërkimi për orë të tëra për të nxjerrë trupat nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga rusët. rsi-eb
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë Poloninë dhe Rumaninë për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm për t’iu përgjigjur agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe për t’i siguruar këto vende mbi mbështetjen e Uashingtonit. Zonja Harris do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve duke filluar nga dita e enjte.
Polonia dhe Rumania kanë qenë tejet të shqetësuara mbi agresionin e Rusisë në rajon. Ato ndodhen në kufi me Ukrainën dhe po përballen me vërshimin e mijëra refugjatëve drejt territorit të tyre.
Zyrtarë të lartë të administratës thanë se zonja Harris do të përqendrohet tek mënyrat se si anëtarët e NATO-s mund të zbatojnë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës dhe se si ata mund të qëndrojnë në një linjë e të bëjnë përpara së bashku.
Sipas të njëjtëve zyrtarë zonja Harris pritet gjithashtu të takohet me refugjatë ukrainas në Poloni, si dhe të diskutojë rreth vazhdimit të ndihmës humanitare e mbi sigurinë, për Ukrainën dhe rajonin. Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit i ka kaluar të 2 milionët.
Nënpresidentja pritet të diskutojë mbi këto çështje në Varshavë edhe me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili gjithashtu po viziton rajonin.
“Shumë nga diskutimet tona në këto dy kryeqytete do të jenë për caktimin e hapave të ardhshëm… dhe si të bëjmë përpara“, tha një nga zyrtarët.
Vizita në Evropën Lindore vjen pas udhëtimit të zonjës Harris në Gjermani ku mori pjesë në konferencën e Mynihut mbi sigurinë. Ajo u takua atje me aleatë e partnerë të SHBA-ve, mes tyre Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiyy, në një përpjekje për t’i mbajtur aleatët evropianë të bashkuar ndërsa agresioni rus ndaj Ukrainës po bëhej i pashmangshëm.
Vizita e zonjës Harris në këto vende është një shenjë e besimit në rritje të Presidentit Joe Biden në aftësitë diplomatike të zonjës Harris për çështje me ndjeshmëri të madhe. Kjo është gjithashtu një përpjekje e administratës për të menaxhuar nervozitetin mes disa vendeve aleate si dhe për të vazhduar fushatën e Uashingtonit për të izoluar Moskën ndërkombëtarisht, edhe pse Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shmangin konfliktin e drejtpërdrejtë me Rusinë.
Të martën, Shtetet e Bashkuara refuzuan një ofertë të papritur nga Polonia për të dërguar avionët e saj luftarakë MiG-29, prodhim rus, në një bazë amerikane në Gjermani, e më pas në Ukrainë, për të përmbushur nevojat e këtij vendi për t’u përballur me agresionin rus.
Zyrtarët e administratës amerikane thanë se dialogu do të vazhdojë për të gjetur mënyrën më të mirë për të ofruar ndihmë për sigurinë në Ukrainë, por ata nuk dhanë detaje se si nënpresidentja planifikon ta trajtojë situatën me Poloninë.
Zonja Harris do ta përdorë udhëtimin për të përsëritur mesazhin se “Putini ka bërë një gabim që do të rezultojë në disfatë strategjike të fuqishme për Rusinë”, tha një nga zyrtarët e administratës.
Kremlini e quan sulmin ndaj Ukrainës një “operacion special” për të çarmatosur Kievin dhe për të rrëzuar ata që i quan, udhëheqësit neo-nazistë të saj.
Gra shtatzëna të gjakosura, fëmijë të plagosur, pamje nga spitali i sulmuar me bomba nga rusët në Mariupol
Forcat ruse kanë bombarduar këtë të mërkurë një spital për fëmijë në Mariupol, sulm ky i përshkruar nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky si mizori.
Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe, për të lejuar refugjatët të evakuoheshin.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të.
“Shkatërrimi është i madh,” tha këshilli. “Ndërtesa e objektit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët së fundmi është shkatërruar plotësisht.
Vlen të përmendet se në një deklaratë Zelensky përsëriti thirrjen që NATO, duhet të shpallë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.bw
Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.
“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Scholz po ashtu u pyet nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse dhe tha se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.
Ndryshe, SHBA-ja ka refuzuar ofertën e Polonisë për të transferuar avionët luftarakë MiG-29 në një bazë amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa ky shtet përballet me pushtimin rus.
SHBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.
Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.
Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.
“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.
Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni us ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar.
Operatori ukrainas i rrjetit tha se pa energji, “parametrat e sigurisë bërthamore dhe rrezatimit” nuk mund të kontrollohen.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha në një deklaratë se humbja e energjisë në central nuk ka ndonjë ndikim kritik mbi sigurinë.
“Vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për ftohje”, tha agjencia e OKB-së.
RFE/RL
Polonia ka njoftuar se është e gatshme të dorëzojë të gjithë aeroplanët ushtarakë MiG-29 në bazën ajrore amerikane në Gjermani, dhe u ka bërë thirrje vendeve tjera anëtare të NATO-s, që kanë aeroplanë të tillë të prodhuar nga Rusia, që ta bëjnë të njëjtën gjë, ka thënë Ministria e Jashtme polake përmes një deklarate më 8 mars.
Ligjvënësit amerikanë kanë shtyrë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden më 7 mars që të ndërmjetësojë transferimin e aeroplanëve nga Ukraina në Poloni, pas një kërkese që ka bërë më 5 mars, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
“Autoritetet e Republikës së Polonisë janë të gatshme të dorëzojnë – menjëherë dhe pa kosto shtesë – të gjithë aeroplanët MiG-29 në bazën ajrore Rammstein dhe t’i vendosin në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Ministria.
“Në të njëjtën kohë, Polonia i kërkon SHBA-së që t’i ofrojë aeroplanë të përdorur me kapacitete të ngjashme operacionale. Polonia është e gatshme që menjëherë të diskutojë për kushtet e blerjes së aeroplanëve”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar gjatë fundjavës se janë duke punuar në një marrëveshje me Poloninë për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë.
Është raportuar se Polonia do të dorëzojë aeroplanët MiG-29 në këmbim të aeroplanëve ushtarakë amerikanë.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
“Hakmarrje për çdo fëmijë të vrarë”, gratë e Ukrainës kërcënojnë ushtrinë e Putinit: Do t’ju shkatërrojmë
Gratë ukrainase kanë dërguar një mesazh rrëqethës për Ditën e Gruas, në të cilin thonë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus të vendit të tyre.
Duke postuar një video në TikTok, gjashtë gratë që mbajnë mitralozë dhe pushkë sulmi dhe të veshura me veshje luftarake në sfondin e një flamuri ukrainas thonë se do të “shkatërrojnë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase”.
Videoja fillon me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar nga një shall lufte duke thënë: “Ne jemi gratë e Ukrainës. Ne i kemi bekuar njerëzit tanë për të mbrojtur tokën tonë.
“Tashmë i kemi çuar fëmijët tanë në vend siguri, i bashkohemi burrave dhe ushtrisë ukrainase”.
Videoja, e cila ka titra në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se tashmë kanë pasur përvoja lufte, se nuk do të qëndrojnë më pasive dhe do ta mbrojnë vendin e tyre nga armiku.
Gratë që vendosën të qëndrojnë dhe të luftojnë në vend që të largohen shtuan: “Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase.
“Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – ne do t’ju qëllojmë si qentë e tërbuar.’
Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.
Mesazhi vjen pasi më shumë se një milion refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi në atë që është kriza më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore. bw
VOAL- Të paktën 12 000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të vendit nga forcat e Moskës, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një postim në Twitter. Gjithashtu sipas Kievit, deri tani Rusia ka humbur 48 avionë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1036 automjete të blinduara, 120 copë artileri dhe 27 sisteme raketore kundërajrore. rsi-eb
Tre komandantë rusë janë vrarë në një qytet të Ukrainës, ndërsa tanket me shenjën Z u braktisën gjatë një pushtimi të mbetur në tentativë.
Ajo vjen pasi forcat ukrainase kanë rimarrë Chuhuivin teksa zyrtarët e mbrojtjes pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.
Gjeneral lejtënant Serhiy Shaptala tha se trupat e tij kishin marrë Chuhuiv nga kontrolli rus, duke vrarë një numër të madh të njerëzve të Putinit.
Dy komandantë të rangut të lartë rusë thuhet se u vranë në betejë.
“Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje. Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse, dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë”, vazhdoi më tej shtabi i ushtrisë ukrainase.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet ushtarak me shenjën “Z” me flamurin ukrainas, ndërsa dëgjohet brohoritja.
Chuhuiv, një qytet i vogël me 30,000 banorë 22 milje në juglindje të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, ishte një nga të parët e pushtuar nga rusët.
Një javë më parë, një djalë i ri u vra në qytet pasi granatimet e forta goditën një bllok apartamentesh.
Imazhi i një gruaje me një fytyrë të fashuar dhe të gjakosur pas granatimeve në Chuhuiv u bë një nga imazhet përcaktuese të konfliktit deri tani. bw
Zelensky paralajmëron se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë: Ne do të jemi të parët. Ju do jeni të dytët
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi vendet perëndimore se lufta nuk do të ndalet në Ukrainë – dhe një sulm ndaj lirive atje do të prekë pjesën tjetër të botës.
Gjatë një interviste në ABC World News Sonte me David Muir të hënën, Zelensky përsëri theksoi nevojën për të siguruar hapësirën ajrore të Ukrainës – diçka që ai i ka kërkuar SHBA-së dhe NATO-s të ndihmojnë për ta bërë, pa dobi.
“Ne nuk mund ta lejojmë Rusinë të jetë aktive vetëm atje, sepse ata po na bombardojnë, po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, helikopterë, avionë luftarakë – shumë gjëra”, tha Zelensky. “Ne nuk e kontrollojmë qiellin tonë.”
Ai shtoi se beson se presidenti amerikan Joe Biden “mund të bëjë më shumë” për të ndalur luftën. “Unë jam i sigurt se ai mund dhe unë do të doja ta besoja këtë. Ai është i aftë ta bëjë këtë,” tha Zelensky.
Qëndrimi i SHBA: SHBA dhe NATO kundërshtojnë krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në “luftë të plotë në Evropë”. Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se vendet që vendosin një zonë të tillë ndalim-fluturimi do të konsideroheshin si pjesëmarrëse në konflikt.
Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Biden mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të mbajtur trupat amerikane jashtë konfliktit.
Përgjigja e Zelensky: Presidenti ukrainas tha se raketat po goditnin strukturat civile, duke përfshirë universitetet dhe klinikat pediatrike. Nëse një raketë fluturon lart, “Unë mendoj se nuk ka përgjigje tjetër… ata duhet të rrëzohen. Ju duhet të ruani jetët,” tha ai.
Dhe ai paralajmëroi se lufta do të prekte pjesën tjetër të botës:
“Të gjithë mendojnë se jemi shumë larg Amerikës apo Kanadasë. Jo, ne jemi në këtë zonë lirie. Dhe kur kufijtë e të drejtave dhe lirive shkelen dhe shkelen, atëherë ju duhet të na mbroni. Sepse ne do të jemi të parët. Ju do të vini i dyti. Sepse sa më shumë të hajë kjo bishë, ai do më shumë, më shumë dhe më shumë.” bw
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pohuar në një notë se energjia ruse thelbësore për Evropën.
Importet e energjisë nga Rusia janë “thelbësore” për furnizimin e Evropës.
Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz. Evropa me vetëdije ka përjashtuar furnizimet e energjisë nga Rusia nga sanksionet.
Furnizimi i Evropës me burime energjie për ngrohje, për lëvizje, për furnizim me energji elektrike dhe për industri nuk mund të garantohet ndryshe”, tha Scholz.
“Për këtë arsye është e një rëndësie thelbësore për furnizimin e përditshëm dhe për jetën e përditshme të qyteteve dhe qytetarëve tanë”, lexohet sërish.
“Qeveria gjermane punon së bashku me partnerët e tjerë të BE-së nën presion të madh për të zhvilluar alternativa ndaj energjisë ruse,” përfundon ai./rsi.ch/eb
VOAL- Rusët vranë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet afër Kievit dhe në vendin e aeroportit strategjik Antonov, tashmë skenë e përleshjeve. Këtë e raportojnë autoritetet e qytetit. “Kryetari i bashkisë së Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq teksa shpërndante bukë për të uriturit dhe ilaçe për të sëmurët në qytetin e tij”, shpjegon Bashkia në Facebook. Prylypko u qëllua së bashku me dy burra të tjerë, shton ai, pa specifikuar se kur ka ndodhur ngjarja. “Askush nuk e detyroi të hynte nën plumbat e pushtuesit, por vdiq për njerëzit e tij, për Gostomelin. Vdiq një hero”, vijon postimi. rsi-eb
VOAL- “Ndërsa bota sanksionon Rusinë për mizoritë e saj barbare në Ukrainë, disa preferojnë të fitojnë para të zhytura në gjakun ukrainas. Linja ajrore El Al po pranon pagesa duke përdorur sistemin bankar rus “Mir” të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve. Një fakt imoral dhe një goditje e rëndë për marrëdhëniet ukrainas-izraelite”. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Twitter. rsi-eb
VOAL- “Sa të vdekur ju duhen për të siguruar qiellin tonë?” Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pyet, sipas raporteve nga Kyiv Independent. “Ne jemi duke pritur për këtë vendim, ose me forcat që keni ose duke na ofruar sisteme avionësh dhe kundërajrore që do të na japin forcën për ta bërë këtë,” përsëriti Zelensky. “Gjatë natës, Rusia goditi Mykolayv, zonat e banuara, duke përdorur raketa dhe artileri. Ata goditën Kharkivin, lagjet fqinje dhe goditën edhe qytete të tjera”, tha Zelensky, duke theksuar se “kjo nuk ka kuptim nga pikëpamja ushtarake, është thjesht terror”. “Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk ndalet, nevojitet një paketë e re sanksionesh”, vazhdoi ai. Udhëheqësi ukrainas propozon “një bojkot të eksporteve ruse, refuzimin për të blerë naftë dhe produkte nafte ruse. Mund ta quash një embargo ose një gjë morale kur refuzon t’u japë para terroristëve”. rsi-eb
Ministrat e jashtëm, ai rus Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen për bisedime paqeje të enjten në Antalia, Turqi. Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.
Çavushoglu njoftoi se më 10 mars do të takohet me homologët rusë dhe ukrainas në një format trepalësh në Forumin e Diplomacisë në Antalia.
rsi-eb